ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për...

16
Disa këshilla për stinën e nxehtë E premte, 22 korrik 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) USHTRIA DIMENSION VIZITA BASHKËPUNIMI SHËNDETËSIA MIRËNJOHJE Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Kaluan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët... QPR, drejt dixhitalizimit të plotë të të dhënave SEEBRIG, Shqipëria dorëzon ”skeptrin” Ushtarakë të përjetshëm faqe 15 faqe 11 faqe 10 faqe 7 Të pathënat e ushtarakëve www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Asgjësimi i municioneve Zëvendësministri i Mbrojtjes Spahiu: Poligoni i Jub-Sukthit, i sigurt për komunitetin Poligoni Jub-Sukth do të jetë në funksion të komunitetit dhe se nuk paraqet asnjë rrezik për ta. Spahiu: “Ky poligon ka asgjësuar municione të tepërta prej vitesh, por që nga muaji prill i kemi ndërprerë asgjësimet në këtë poligon dhe po vazhdojmë pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone. Nisen në Afganistan 222 misionarë të paqes, të Kontingjentit “Eagle 3” dhe “Herat 9” Malaj: Afganistani, misioni më i rëndësishëm në historinë 60-vjeçare të Aleancës Imami: Franca një partner i rëndësishëm strategjik DEKORIMI FLET KOLONEL KRISTAQ XHARO EDITORIAL AM, me programe të akredituara sipas standardeve të NATO-s Lufta e përjetshme për burimet faqe 12-13 faqe 7 faqe 6 Avdiaj: Ndryshime konceptuale për stërvitjen STËRVITJA Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dekoron me medalje “Për Shërbime të Shquara”, atasheun ushtarak Francez në Tiranë, kolonel Laurent Lherbee për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që ai dhe Republika Franceze i kanë dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare. Kjo medalje, atasheut Francez i jepet me motivacionin... aaaaaaaaa faqe 3 faqe 4 faqe 5 Nga LAVDRIM LITA faqe 8-9 Ali Mali thotë se “Vij nga një krahine e veçante siç është krahina e Martaneshit, me njerëz të ndershëm e punëtorë, liridashës dhe në shpirt kanë besnikërinë dhe bujarinë. Nuk mund të flas prerazi për një fëmijëri shumë të mirë apo me pak të mire pasi ka qenë e ndërthurur e mira me të keqen. Pse them me të keqen sepse bëhet fjalë për vitet 1980 ku Shq- ipërinë e kishte pllakosur varfëria e vetizolimi. Dhimbja më e madhe ishte vdekja e babait. Ai më vdiq kur unë isha vetëm 12 vjeç dhe e kam ndjerë shumë mungesën e tij. Qëllimi dhe ëndrra e babait ishte që të mësoja dhe të vazhdoja shkollën dhe kjo gjë u realizua në vitin 1983 kur mbarova shollën 8- vjeçare dhe pastaj vazhdova shkollën ushtarake Skënderbej në Tiranë më pas shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Pasi u titullova oficer u emërova në... faqe 8-9

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 1

Disa këshilla për stinën e nxehtë

E premte, 22 korrik 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079)

ushtria

faqe 2Dimension vizita

bashkëpunimi

shëndetësia

mirënjohje

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Kaluan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët...

QPr, drejt dixhitalizimit të plotë të të dhënave

seebrig, shqipëria dorëzon ”skeptrin”

ushtarakë të përjetshëm

faqe 15

faqe 11

faqe 10

faqe 7

Të pathënat e ushtarakëve

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Asgjësimi i municioneve

Zëvendësministri i Mbrojtjes spahiu: Poligoni i Jub-sukthit,

i sigurt për komunitetinPoligoni Jub-Sukth do të jetë në funksion të komunitetit dhe se nuk paraqet

asnjë rrezik për ta. Spahiu: “Ky poligon ka asgjësuar municione të tepërta prej vitesh, por që nga muaji prill i kemi ndërprerë asgjësimet në këtë poligon dhe

po vazhdojmë pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone.

Nisen në Afganistan 222 misionarë të paqes, të Kontingjentit “Eagle 3” dhe “Herat 9”

Malaj: Afganistani, misioni më i rëndësishëm në historinë 60-vjeçare të Aleancës

Imami: Franca një partner i rëndësishëm strategjik

DekoriMi

Flet kolonel kristaq xharo

editorial

aM, me programe të akredituara sipas

standardeve të NatO-s

Lufta e përjetshme për burimet

faqe 12-13

faqe 7

faqe 6

Avdiaj: Ndryshime konceptuale për stërvitjen

stërvitja

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dekoron me medalje “Për Shërbime të Shquara”, atasheun ushtarak Francez në Tiranë, kolonel Laurent Lherbette për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që ai dhe Republika Franceze i kanë dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare. Kjo medalje, atasheut Francez i jepet me motivacionin...

aaaaaaaaa

faqe 3

faqe 4

faqe 5

nga lavdrim lita

faqe 8-9

Ali Mali thotë se “Vij nga një krahine e veçante siç është krahina e Martaneshit, me njerëz të ndershëm e punëtorë, liridashës dhe në shpirt kanë besnikërinë dhe bujarinë. Nuk mund të flas prerazi për një fëmijëri shumë të mirë apo me pak të mire pasi ka qenë e ndërthurur e mira me të keqen. Pse them me të keqen sepse bëhet fjalë për vitet 1980 ku Shq-ipërinë e kishte pllakosur varfëria e vetizolimi. Dhimbja më e madhe ishte vdekja e babait. Ai më vdiq kur unë isha vetëm 12 vjeç dhe e kam ndjerë shumë mungesën e tij. Qëllimi dhe ëndrra e babait ishte që të mësoja dhe të vazhdoja shkollën dhe kjo gjë u realizua në vitin 1983 kur mbarova shollën 8- vjeçare dhe pastaj vazhdova shkollën ushtarake Skënderbej në Tiranë më pas shkollën e Bashkuar të Oficerëve.Pasi u titullova oficer u emërova në... faqe 8-9

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 20112 zyrtare

Ekspertë të Policisë së Shtetit në Misionin Trajnues të NATO-s në Afganistan

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të kontributit të

vendit tonë në NATO, do të dërgojë në Afganistan një grup ekspertësh të Policisë së Shtetit. Për herë të parë Policia e Shtetit do të jetë jo vetëm implementuese e standardeve dhe praktikave më të mira bashkëkohore, euroatlantike, por edhe përçuese e këtyre praktikave në organizatat policore të vendeve të ndryshme ku NATO shërben në kuadër të misionit të saj. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij evenimenti, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, u or-ganizua dhe zhvillua ceremonia e rastit për përcjelljen e 5 ekspertëve të Policisë së Shtetit Shqiptar, që do të shkojnë në Afganistan, përkatë-sisht: kryekomisar Bardhyl Hënaj, kryekomisar Biordi Shehu, komisar Ergys Lala, nënkomisar Artur Prifti dhe nënkomisar Fatmir Varfi. Në këtë ceremoni mori pjesë kryemi-nistri Sali Berisha, ministri i Brend-shëm Bujar Nishani, zv/ambasa-dorja e SHBA-së Deborah A Jones, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, përfaqësues të misioneve dhe organizatave që asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë Shqiptare, drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe familjarë të ekspertëve të policisë që do të dërgohen në Afganistan. Duke përshëndetur ceremoninë, kryeministri Sali Berisha, shprehu vlerësimet për punonjësit e Policisë së Shtetit, për punën dhe kontribu-tin e tyre madhor në shndërrimin e këtij vendi, në një vend të sigurt, si dhe për kontributin e tyre të madh për jetën, sigurinë, pronën e qytetarëve shqiptarë, funksionimin e ligjit dhe zbatimin e tij. Kryemi-nistri e cilësoi misionin e parë paqeruajtës të Policisë së Shtetit Shqiptar si një arritje madhore, e cila vjen si rezultat i një performance të shkëlqyer në rritje, të efektivit të policisë së shtetit në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës, veprimtarisë dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë. “Sot

ne përcjellim një grup prej 5 ofi-cerësh në një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, detyrën e trajnimit të policisë afgane. Ky është misioni i parë paqeruajtës i Policisë së Shtetit shqiptar dhe kjo përbën një arritje madhore. Kjo vjen si rezultat i një performance të shkëlqyer në rritje të efektivit të policisë së shtetit në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës, veprimtarisë dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Vjen si rezul-tat i një bashkëpunimi të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere dhe mike, shkëmbimit të eksperiencave më të mira, vendosjes në themel të veprimtarisë tuaj, të standardeve më të mira të punës së përditshme. Kjo vjen si rezultat në tërësi i një shkalle të re të përgjegjësive dhe të kualifikimit të policisë shqiptare.” – theksoi z. Sali Berisha. Kryemi-nistri shprehu falënderimet për policinë franceze, e cila kontribuoi në stërvitjen e efektivëve shqiptarë, si dhe qeverinë e SHBA-ve dhe forcat amerikane në Afganistan, nën komandën e të cilave do të kryejnë veprimtarinë oficerët shq-iptarë. Ndërkohë në përfundim të ceremonisë, kryeministri i dorëzoi flamurin kombëtar përgjegjësit të ekipit të ekspertëve. Ndërkohë zv/ambasadorja e SHBA-së Deborah A Jones, duke evidentuar rëndësinë e këtij procesi u shpreh: “Jam shumë e nderuar që marr pjesë në këtë pritje për të vlerësuar ekipin e parë trajnues të Policisë së Shtetit Shqiptar, që do të trajnojë e zhvil-lojë policinë në Afganistan, pasi trajnimi është një përbërës thelbë-sor i departamentit profesional të policisë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni drejtori i Përgjith-

shëm i Policisë së Shtetit, e cilësoi këtë eveniment si një ngjarje shumë e rëndësishme për policinë, pasi për herë të parë Policia e Shtetit merr pjesë në një mision trajnues jashtë vendit, duke u bërë kështu përçuese e standardeve dhe praktikave më të mira bashkëkohore në organizata policore të vendeve të tjera. “Mis-ioni dhe detyra e punonjësve tanë të policisë në Misionin Trajnues të NATO-s në Afganistan do të jetë këshillimi dhe trajnimi i punonjësve të policisë Afgane në drejtim të zh-villimit të koncepteve të drejtimit dhe menaxhimit të personelit, si dhe të komunikimit, në mënyrë që të zhvillohet një forcë policore kom-bëtare sa më profesionale. Ne jemi të bindur se punonjësit e policisë, që do të angazhohen në këtë mi-

sion të veçantë dhe rëndësishëm do të japin ndihmën dhe mbështetjen maksimale për zhvillimin e njohu-rive e aftësive të punonjësve afganë të zbatimit të ligjit. Jemi të bindur, gjithashtu, se me qëndrimin, kor-rektësinë dhe përkushtimin e lartë ndaj detyrës do të dinë të transme-tojnë cilësitë dhe vlerat tona më të mira, duke nderuar veten e familjet e tyre, policinë shqiptare, Shq-ipërinë” - vuri në dukje z. Burgaj. Po ashtu z. Burgaj falënderoi dhe të gjitha institucionet dhe organiz-mat që u përfshinë në realizimin dhe përfundimin me sukses të këtij procesi shumë të rëndësishëm, si dhe familjarët e këtyre punonjësve, të cilët i mbështetin në punën dhe karrierën e tyre, pavarësisht vendit ku do të shërbejnë. Gjatë misionit

Gjatë misionit 6-mujor do të ndihmojnë e mbështesin policinë aFGane për menaxhimin e personelit dhe komunikimin

të tyre 6-mujor këto ekspertë do të ndihmojnë e mbështesin policinë afgane për menaxhimin e personelit dhe komunikimin. Në përfundim të ceremonisë të pranishmit u për-shëndetën nga Përgjegjësi i grupit të ekspertëve, kryekomisar Bardhyl Hënaj, i cili e cilësoi këtë moment si mjaft të rëndësishëm jo vetëm për Policinë e Shtetit, por dhe për karrierën profesionale të secilit prej tyre. Në emër të të gjithë ekspertëve trajnues që do të shkojnë në Afgani-stan, kryekomisar Bardhyl Hënaj, shprehu angazhimin e tyre që çdo minutë të qëndrimit atje, do ta shfrytëzojnë për të dhënë rezultate sa më të larta në përmbushje të mi-sionit të tyre, duke qenë shembull për të gjitha grupet që do të vazh-dojnë në këtë rrugë.

Për herë të parë Policia e Shtetit do të jetë jo vetëm implementuese e standardeve dhe praktikave më të mira bashkëkohore, euroatlantike, por edhe përçuese e këtyre praktikave në organizatat policore të vendeve të ndry-shme ku NATO shërben në kuadër të misionit të saj

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 3zyrtare

Malaj: Afganistani, misioni më i rëndësishëm në historinë 60-vjeçare të Aleancës

Në kuadër të mbrojtjes kolektive për sigurinë, paqen në rajon dhe më

gjerë si anëtar i NATO-s, Shqipëria nisi kontingjentin e 3-të të paqerua-jtësve të përbërë nga kontingjenti “Herat 9” dhe “Eagle 3”, prej 222 trupash, efektivë të Forcës Tokë-sore. Ceremonia e përcjelljes së tyre u zhvillua në mjediset e Bata-lionit Komando në Zall Herr, ku të pranishëm ishin zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Mak-sim Malaj, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Bërdaj, atasheu ushtarak amerikan dhe italian të akredituar në Tiranë, gjeneralë, drejtorë, komandantë të forcave dhe reparteve autonome, shtabi i Forcës Tokësore, koman-dantë të reparteve, si dhe familjarë e të afërm të misionarëve të paqes. Në fjalën përshëndetëse shefi i Shtabit të Forcës Tokësore kolonel Albert Bora pasi falënderoi të pranishmit në këtë ceremoni, bëri një rezyme të arritjeve të Forcës Tokësore dhe veçanërisht u ndal tek rëndësia që po i kushton Forca Tokësore për-gatitjes dhe kompletimit të trupave me pajisjet, pajimet dhe armatimin më modern. Ai e vuri theksin tek puna me standardet dhe rritja e nivelit të kapaciteteve operacio-nale të reparteve e nënreparteve. Duke falënderuar Komandat e

ushtrisë amerikane dhe italiane në përbërje të së cilës kryejnë detyra trupat tona, kërkoi nga efektivat që nisen me mision që të rrisim më tej frymën e bashkëpunimit në përmbushjen me sukses të de-tyrave të përbashkëta në mision, si për kontingjentin e 9-të në Herat dhe “Eagle 3” në Kandahar. Mes të tjerave kolonel Bora u shpreh: “Të dy kontingjentet “Eagle-3” dhe “Herat-9” shkojnë në Afganistan pas një përgatitje profesionale seri-oze, të trajnuar dhe stërvitur inten-sivisht, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke pasur asistencën e vazhdueshme të partnerëve tanë. Të dy kontingjentet shkojnë në mision jo vetëm të trajnuar dhe stërvitur, por gjithashtu të kom-pletuar, me armatim dhe pajisjet më të mira”. Përveç saj, theksoi ai, kontingjentet kanë një trashëgimi përvoje të admirueshme, e cila vjen nga misionet e mëparshme. Gjithashtu secili prej misionar-ëve, në Afganistan do të prekë kontributet dhe vlerësimet për paraardhësit, duke i lartësuar ato”. Një vlerësim e mirënjohje të veçantë adresoj tek FA të SHBA-së dhe Italisë që na kanë asistuar në trajnimin e trupave tona, si dhe Komandat Operacionale në Kan-dahar dhe Herat, për besimin dhe partneritetin që na kanë ofruar për të operuar së bashku. Me pas një falënderim të veçantë shprehu për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë sidomos në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të tru-pave të luftimit dhe modernizimit në sisteme dhe pajisje moderne në standardet e aleancës, anëtarë të së cilës jemi ne. Po kështu një falënderim special bëri për famil-jarët e ushtarakëve të misionit, për mbështetjen dhe inkurajimin e dhënë për bijtë e tyre që kryejnë detyra të vështira si kontribuues të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë ceremoni fjalën e rastit

e mbajti shefi i Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralmajor Maksim Malaj, i cili jo vetëm përshëndeti trupat dhe të pranishmit, por shprehu një vlerësim mbi përgatitjen e tyre duke u ndalur veçanërisht tek puna me standardet dhe rritja e nivelit të ka-paciteteve operacionale. Duke folur mbi profesionalizmin e paqerua-jtësve tanë me mision në Afganistan

gjeneralmajor Malaj nënvizoi: “Sot, kur ne po përcjellim kontingjentin e 3-të, kemi jo vetëm eksperiencën e dy misioneve të mëparshme, por edhe vlerësimin e kolegëve tanë. Kjo na bën të jemi të bindur se ush-tarakët tanë të këtij kontingjenti do të dinë ta mbajnë me nder flamu-rin tonë dhe të përmbushin ashtu si deri më sot, me profesionalizëm e përgjegjësi detyrat e ngarkuara”. Në fund të fjalës së tij ai theksoi: “Afganistani është misioni më i rëndësishëm në historinë mbi 60 vjeçare të Aleancës dhe për këtë arsye, përfundimi me sukses i tij përbën një detyrim të madh për të gjithë ne”, u shpreh gjeneralmajor Maksim Malaj. Në fund të cer-

emonisë, duke ju uruar rrugë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre fisnik, gjeneralmajor Maksim Malaj i dorëzoi Flamurin Kom-bëtar, Komandantit të kontingjen-tit “Eagle 3”, nënkolonel Egland Dautaj, duke e porositur: “Ta mbani me nder këtë flamur, ashtu si na kanë nderuar të gjithë kon-tingjentet paqeruajtëse’’. Ndërsa

zëvendësministri Ekrem Spahiu i dorëzoi Flamurin Kombëtar kon-tingjentit “Herat 9”. Pas marrjes në dorëzim të Flamurit Kombëtar, komandanti i kontingjentit “Herat 9”, kolonel Sokrat Prifti u shpreh: “Ju jap fjalën se me nivelin, për-gatitjen dhe profesionalizmin e ekipit që unë drejtoj, ky flamur do të valëvitet më lart. Do të jemi krenar për këtë flamur dhe do të kthehemi shëndoshë e mirë pranë familjarëve tanë”. Nga ana tjetër nënkolonel Egland Dauti, bëri premtimin e tij si komandant i kontingjentit “Eagle 3” i cili u shpreh: “Ju premtoj se do të çoj më lart arritjet, do bashkëpunoj më ngushtë me kolegët tanë ital-

nisen në aFGanistan 222 misionarë të paqes, të kontinGjentit “eaGle 3” dhe “herat 9”

ianë dhe do të përmbushim të gjitha detyrimet për vendin dhe Aleancën”. Kontingjenti “Eagle 3” dhe “Herat 9”, do të përfaqë-sojë vendin tonë denjësisht në këtë mision mjaft të rëndësishëm. Në funksion të detyrës që do të kryejnë këto dy kontingjente në Herat, Afganistan, është zhvil-luar përgatitja speciale e 222 ush-

tarakëve, efektiva të Batalionit të Këmbësorisë së Motorizuar, Zall Herr, të Batalionit të Trans-portueshëm nga ajri, Poshnjë, Berat dhe përfaqësues nga shtabi i FT-së dhe kompania e shtabit. Kontingjentet para nisjes në mi-sion i nënshtrohen një programi special në përputhje me detyrat që ata kryejnë në mision. De-tyrat që kryen kontingjenti 9-të: në zbatim të misionit patrullim për sigurimin e rendit, ruajtja dhe shoqërimi i personaliteteve, sigurimi dhe ruajtja e konvojeve, sigurim dhe ruajtja e bazës dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, organizimi i pikave të kontrollit.

Major Nexhbedin Basha

Gjurmë e një tradite

të pasur përkrah

aleatëve amerikanë

dhe italianë. Kolonel

Bora: “Trupat janë

të mirëstërvitur dhe

mirëkompletuar”

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 20114 zyrtare

Ministri i Mbroj t jes Arben Imami deko-ron me medalje “Për

Shërbime të Shquara”, atashe-un ushtarak Francez në Tiranë, kolonel Laurent Lherbette për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që ai dhe Republika Franceze i kanë dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare. Kjo med-alje, atasheut Francez i jepet me motivacionin: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij, si atashe ushtarak në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fush-ën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës”. Në ceremoninë zyrtare e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralmajor Maksim Malaj, ambasadorja e Republikës së Francës Maryse Daviet, gjen-eralë, drejtues forcash në FA, drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, etj. Ministri Imami e cilësoi këtë cer-

emoni të thjeshtë, domethënëse dhe të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ai u shpreh se: “Marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Për ne Franca është një vend i rëndë-sishëm, një partner strategjik si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe në atë të Bashkimit Europian. Me këtë medalje ne shprehim edhe një ndjenjë mirënjohje për këto marrëdhënie të shkëlqyera që janë midis dy vendeve tona po ashtu edhe për kontributin personal të kolonelit Laurent Lherbette. Kemi

gjetur në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës mbështetjen më të madhe që mund të gjejë një vend part-ner, po ashtu dhe në Uashington, Romë dhe Berlin, për krijimin e një Force të Armatosur moderne Shq-iptare” nënvizoi ministri Imami. Duke e cilësuar si mjaft të rëndë-sishme mbështetjen që Republika Franceze i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, min-istri Imami theksoi gjithashtu se: “Jemi të ndërgjegjshëm për ndih-mën e vazhdueshme që Republika Franceze po i jep vendit tonë në

Imami: Franca një partner i rëndësishëm strategjik në kuadrin e NATO-s ashtu edhe në atë të BE

Dekorohet Atasheu Ushtarak i Francës, Laurent Lherbette

“Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij, si atashe ushtarak në drejtim të forcimit të marrëd-hënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Repub-likës së Francës”.

rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Më tej Minis-tri Imami u ndal duke theksuar se “Po kështu mbështetja për Forcën tonë të Armatosur ka qenë e gji-thanshme në të gjitha fushat, si në arsimim, në shëndetësinë ushtar-ake e kështu me radhë. Do të doja të nënvizoja të gjithë mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Re-publikës Franceze po jep dhe në vijimësi do ti japi Forcës tonë Ajrore, modernizimit të Flotës tonë Ajrore të helikopterëve”, për-fundoi ministri Imami. Ndërkohë, duke falënderuar përfaqësuesit e Forcave të Armatosura Shqiptare, jo vetëm për mikpritjen që iu rezervua në vendin tonë, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që patën gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri, kolonel Laurent Lherbette u shpreh: “Tre vjet më parë unë erdha në Shqipëri në një moment të veçantë për të përfaqë-suar vendin tim në detyrën time si atashe ushtarak në vendin tuaj. Me të vërtetë ishte një nder i madh për mua që të punoja këtu duke krijuar një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm midis dy Forcave tona të Armatosura. Tre vjet më vonë unë jam këtu me ju dhe them me bindje se kjo mundësi që mu dha, ishte një mundësi e madhe për të treguar punën tonë të për-bashkët në realizimin e detyrave tona ushtarake me qëllim rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve

mes dy vendeve dhe Forcave tona të Armatosura. Gjithashtu dua të theksoj se edhe nga pala juaj është bërë një punë jashtëzakonisht e shkëlqyer për të forcuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Francës. Më lejoni edhe një herë t’iu falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat ndaj meje dhe i uroj kolonel Henry Sowa, suksese në detyrën e re”, përfundoi kolonel Lherbette. Duke u ndalur në kontributin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Francës, Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Maryse Daviet u shpreh se: “Dua të them dy fjalë për marrëdhëniet tona ushtarake, të cilat kanë qenë profesionale dhe të frytshme. Falënderoj kolonel Laurent Lherbette për punën e tij si atashe ushtarak në Shqipëri dhe gjithashtu dua t’i uroj kolonel Sowa suksese në detyrën e re, përfundoi ambasadorja Daviet. Duke e konsideruar dhënien e medaljes si një koincidencë ministri Imami i shprehu zonjës Daviet dhe përfaqësisë Franceze këtu në Shqipëri urimet më të mira për Festën e tyre Kombëtare të Republikës Franceze. Kolonel Laurent Lherbette, shërbeu si Atashe ushtarak i Francës në vendin tonë që prej vitit 2009. Ai është vlerësuar maksimalisht për rolin dhe mbështetjen që ka dhënë si ndërmjetës në bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve tona. Në vend të kolonel Laurent Lher-bette, në këtë detyrë është emëruar kolegu i tij, kolonel Henry Sowa.

“Marrëdhëniet

midis Francës dhe

Shqipërisë janë

të shkëlqyera. Për

ne Franca është

një vend i rëndë-

sishëm, një part-

ner strategjik si në

kuadrin e NATO-s

ashtu edhe në atë

të Bashkimit

Europian”.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 5zyrtare

Zëvendësministri i Mbrojtjes Spahiu: Poligonii Jub-Sukthit, i sigurt për komunitetin

Zë v e n d ë s m i n i s t r i i Mbrojtjes Ekrem Spahiu ka inspektuar Poligonin

Jub-Sukth, ku që nga prilli i vitit 2011 është ndërprerë procesi i as-gjësimit të municioneve të tepër-ta në këtë zonë. Zëvendësminis-tri Spahiu gjatë inspektimit në këtë poligon, shoqërohej nga komandanti i Brigadës Logjis-tike, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, komandanti i Qendrës së Asgjësimit të Municioneve nënkolonel Shkëlzen Mhillaj, efektivë të Shtabit të Brigadës Logjistike, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal. Në fjalën e tij zëvendësministri Spahiu informoi se Poligoni Jub-Sukth do të jetë në funk-sion të komunitetit dhe se nuk paraqet asnjë rrezik për ta. Ndër të tjera zëvendësministri Spahiu u shpreh se: “Ky poligon ka as-gjësuar municione të tepërta prej vitesh, por që nga muaji prill i kemi ndërprerë asgjësimet në këtë poligon dhe po vazhdojmë pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone. Duke u nisur se qeveria shqiptare ka shpallur prioritet kryesor turizmin, duke parë se stoku i municioneve të tepërta po bie, dhe duke marrë në konsideratë kërkesat e banorëve të kësaj komune për të shfrytë-zuar plazhin e Jub-Sukthit, ne sot vijmë për të inspektuar pikërisht pastrimin e këtij poligoni. Dua t’ju them se qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e SH-BA-së me Fondin Ndërkombëtar të Besimit, me zyrat e PNUD-it në Tiranë po bashkëpunojmë për të filluar edhe një pastrim më të plotë deri në certifikimin e plotë të këtij poligoni”. Zëvendësmin-istri i Mbrojtjes i ka kërkuar banorëve të zonës se gjatë kohës së shfrytëzimit të zonës nga qytetarët në stinën e verës por edhe në vazhdimësi, nëse gjejnë

ose konstatojnë mbetje të el-ementëve të municioneve, janë të lutur të mos i prekin por të njoftoj-në menjëherë policinë dhe Forcat e Armatosura. Ndërkohë nga ana tjetër, komandanti i BrL, gjeneral Xhemal Gjunkshi gjatë fjalës së tij në këtë poligon u shpreh: “Është

një detyrë e rëndësishme për Forcat e Armatosura, një detyrë e cila duhet të përfundojë në fund të vitit 2013. Brigada Logjistike ka një detyrë shumë të rëndësishme në këtë drejtim, jo vetëm për përqendrimin dhe transportimin e sasisë së municioneve në uzinat

dhe poligonet e asgjësimit, por ajo është e angazhuar drejt për drejt në asgjësimin e tyre në 10 poligone të tjetra, duke mbajtur një peshë të rëndësishme në këtë proces. Ne kemi besim se misioni ynë do të përfundojë me sukses në afatin e përcaktuar nga Qeveria Shqiptare

dhe Ministria e Mbrojtjes, duke pasur në qendër të kujdesit tonë, jetën e njerëzve që marrin pjesë në këtë mision, por edhe të banorëve të zonave ku ne kemi ngritur po-ligonet. Në përfundim të të gjithë procesit të asgjësimit, siç kemi bërë me poligonin e Jub-Sukthit, do ti shndërrojmë poligonet në një vende të sigurt, të certifikuar dhe në gjendje për t’u shfrytëzuar nga banorët e zonës”, nënvizoi gjeneral Gjunkshi. Gjatë inspek-timit në poligonin e Jub-Sukthit, përshëndeti edhe deputeti i Par-tisë Demokratike në këtë zonë, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Osman Metalla, i cili ndër të t jera e konsideroi këtë proces si mjaft të rëndësishëm për rikthimin e zonës së rehabilituar në funk-sion të komunitetit. Poligoni i Jub-Sukthit ndodhet në territo-rin e Komunës së Jubës, rreth 15 km larg nga qyteti i Durrësit. Ky Poligon është në administrim të Forcave të Armatosura dhe është përzgjedhur si një ndër poligonet kombëtare për stërvitje dhe qitje luftarake. Në mbështetje të ob-jektivit të qeverisë për turizmin, reduktimit të sasisë së municio-neve që kanë mbetur për asgjësim me detonim, Ministria e Mbrojtjes ka miratuar mos përdorimin e këtij poligoni në të ardhmen për asgjësim municioni.

përFundon asGjësimi i municioneve të tepërta në poliGonin jub – sukth, durrës

Poligoni Jub-Sukth do të jetë në funksion të komunitetit dhe se nuk paraqet asnjë rrezik për ta. Ndër të tjera zëvendësministri Spahiu u shpreh se: “Ky poligon ka asgjësuar municione të tepërta prej vitesh, por që nga muaji prill i kemi ndërprerë asgjësimet në këtë poligon dhe po vazhdojmë pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone.

QPR, drejt dixhitalizimit të plotë të të dhënaveNë datën 21 korrik zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, ka kryer disa vizita në disa prej strukturave të Forcave të Ar-matosura. Z. Starova fillimisht është ndalur në Arkivin Qen-dror të Forcave të Armatosura, më pas në Qendrën e Personel Rekrutimit dhe së fundi në Qendrën e Sistemeve të Ndër-lidhjes dhe Informacionit.Në Qendrën e Personel Re-krutimit u prit nga n/kolonel Durim Beu, zv/ komandant i kësaj strukture. Zv/ministri Starova më pas mori takim me personelin oficerë të QPR ku u njoh me aktivitetin që kryen kjo strukturë e cila përfshin tre drejtime kryesore; rekrutimin e ushtarëve profesionistë, me-naxhimin e të dhënave të per-sonelit në dosje dhe në database elektronik si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe ushtarakëve në rezervë/lirim. Zv/ministri Starova interes të veçantë tregoi për procesin rekrutimit të ushtarëve pro-

fesionistë, mënyra përzgjed-hjes së tyre nëpërmjet testimit fizik dhe intelektual, procesi i promovimit për rekrutimin e elementëve sa më cilësorë në radhët e Forcave të Armato-sura. Interesi i z. Starova kalon edhe në detaje për sa i përket përmbajtjes të testimit intelek-tual dhe normat e testi fizik si elementë të domosdoshëm në përzgjedhjen e kandidatëve për ushtarë profesionistë. Në vijim të prezantimit n/kolonel Durim Beu theksoi se për Qendrën e Personel Rekrutimit aktivitet i rëndësishëm është menaxhimi dhe administrimi i të dhënave të personelit të FA në dosje dhe database elektronik, por aktualisht po punohet për krijimin e bazës së të dhënave në programin e ri “akses” i cili parashikohet të përfundojë brenda tre muajve. Ne synojmë të përmirësojmë shërbimet që ofrojmë ndaj publikut dhe ushtarakëve në rezervë/lirim. Shërbim në kohën sa më të

shkurtër dhe me kulturë – kjo është motoja jonë –theksoi në vijim n/kolonel Beu. Një nga këto shërbime është dhënia e vërtetimeve shtetasve që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vite. Për këtë Qendrat e Rekrutimit në qarqe po punojnë për krijimin regjistrit elektronik, duke dhënë edhe disa shifra mjaft domethënëse për volumin e pu-nës që kryet aktualisht në këto qendra. Nga viti 1945 deri në vitin 2010 kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak rreth 1.341.563 shtetas. Për një periudhë 9 mujore janë hedhur në database elektronik të dhënat për 337.324 shtetas që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vite.Edhe kjo çështje nuk i kalon vë-mendjes të zv/ministrit Starova. Në lidhje me shërbimet që ofrohen ndaj publikut dhe ushtarakëve në rezervë dhe lirim Ai theksoi se “gjithmonë i respektoni sa mundeni, sqaroni për çdo problem që qytetarët kanë, të jeni të bindur që do të gjeni

mirënjohjen e tyre, kjo është edhe detyra juaj”. Në fund të këtij takimi zv/ministri Starova falënderoi per-sonelin e Qendrës së Personel Rekrutimit, kësaj qendre të rëndësishme- siç u shpreh ai. “Shpreh vlerësimet më të mira për punën që bëhet në këtë ko-mandë e cila është vendimtare

për një ushtri profesioniste e një vendi anëtar të NATO-s si Shqipëria. Vlerësoj jo vetëm drejtuesit e QPR, por përgëzoj të gjithë ushtarakët dhe civilët që punojnë kudo në Shqipëri për rekrutimin e ushtarëve profesionistë” – përfundon falënderimin e tij z. Starova.Nga Major Faik SKOPECI

ZV/ MINISTRI I MBROJTJES Z. ARJAN STAROVA VIZITË NË QENDRËN E PERSONEL REKRUTIMIT

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 20116 stërvitja

intervistë me drejtorin e drejtorisë së operacioneve dhe stërvitjes, kolonel vladimir avdiaj

Në Doktrinën e Mbrojtjes 2011 Stërvitja e efektivave të FA ka marrë për herë të parë një hapësirë të vetën. E ngritur tashmë edhe në nivelin e vëmendjes politike, Stërvitja cilësohet si një prioritet i FASH. Ky prioritet vjen nga disa arsye, ku njëra prej tyre është edhe procesi integrimit të plotë në NATO. Për të vënë në jetë këtë planëzim ka punuar Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes e cila përcakton politikat stërvitore në fushën e Stërvitjes, harton strategjitë dhe konceptet bazë të stërvitjes, planëzon dhe menaxhon gjithë procesin stërvitor të FA, administron kërkesat dhe burimet e mbështetjes ashtu si kryen edhe menaxhimin e metodave të trajnimit dhe pajisjeve. Për të dhënë një informacion më të plotë në lidhje me këto ndryshime flet drejtori i Drejtorisë së Op-eracioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Avdiaj.

Nëse shohim Direktivën e Mbrojtjes 2011, do të shohim se stërvitjes i është vendosur një theks i veçantë. Si u arrit në këtë pikë?

Personalisht duke qenë se kam qenë një pilot prej më shumë se 20 vjetësh, mund të thuhet se kam një lidhje të hershme me stërvitjen pasi në këtë armë është stërvitja që përcakton nëse mbe-tesh gjallë apo jo. Eksperiencën në këtë drejtim unë e kam edhe nga pozicionet e mbajtura si ai i drejtorit të Stërvitjes në ish Komandën e Forcës së Bashkuar dhe vitin e shkuar u ktheva nga SHBA ku kreva Kolegjin e Luftës, i pajisur me shumë ide dhe me një vizion të përmirë-suar mbi stërvitjen. Pra stërvitja, parë në këndvështrimin tim e jo vetëm, ka një peshë shumë të rëndësishme.

Ndërkohë ekzistonte në këtë kohë një mendim thuajse i përgjithshëm, se stërvitja në Forcat e Armatosura duhej revolucionarizuar, duheshin bërë ndryshime të mëdha. Me këtë ide, me mbështetjen e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ky mendim u paraqit të ministri i Mbrojtjes. Normalisht, janë udhëzimet e shefit të Shtabit, në të cilat fokusohet Stërvitja, por u synua që të ngrihej në një nivel më të lartë orientimi dhe të përfshihej në nivelin politik. Për këtë arsye u kërkua që të përfshihej stërvitja në Direktivën e Mbrojtjes 2011. Në këtë mënyrë i shtohej rëndësia dhe Direktiva na dha krahë për të ecur ndryshe. Krahas kësaj u hartuan udhëz-imet e shefit të Shtabit nga Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes, e cila është një nga detyrat më thelbësore të SHP si dhe nga rëndësia, më kryesorja, duke përfshirë: stërvitjen për operacionet jashtë shtetit dhe stërvitjen e brendshme të FA.

Udhëzimet e SHSHP për stërvitjen e vitit 2011, po të shihet, janë me të qarta e më të ndryshme. Pra në këtë mënyrë këto ndryshime erdhën falë shtysës që erdhi nga analiza e procesit të stërvitjes në FA - që duhej ndryshuar -, me apro-vimin e SHSHP dhe me finalizimin e mbështetjes politike që erdhi nga ministri i Mbrojtjes, duke e futur Stër-vitjen në Direktivën e Mbrojtjes 2011. Duhet të them këtu që u dha mbështetja maksimale nga ministri i Mbrojtjes për këtë gjë.

Këto ndryshime që kërkoheshin, vinin nga një sërë shkaqesh ku p.sh njëri është largimi i njerëzve me eks-periencë si rezultat i reformës dhe në këtë mënyrë lind nevoja e plotësimit të boshllëqeve. Një arsye tjetër është edhe procesi i integrimit teknik në NATO, që realisht po e kryejmë. Për të bërë këtë gjë, për manualet stërvitore dhe direktivën e stërvitjes të prodhuar nga

“Ndryshime konceptuale për stërvitjen”kuar praktikisht. Për të arritur këto koncepte nuk është aq e thjeshtë sepse ne jemi një ushtri e vogël dhe kjo gjë kërkon kapacitete logjistike. Kjo gjë nuk është vetëm për ne por edhe për ushtri të tjera.

A mund të thuhet se edhe ritmi i stërvitjeve brenda vendit apo pa aleatët ka ecur në të njëjtin ritëm si këto që sapo përmendëm?

Mund të thuhet pa frikë se ka pasur ndryshime të dukshme. Sivjet pas një shkëputje disa vjeçare, stërvitjet fush-ore u bënë shumë herë më të organi-zuara. U përdor Biza, ku trupat tona kanë qenë në 2006 për pak kohë atje dhe që aty në 1996. Trupat vepruan atje në kushte më të mira stërvitore, në terren të thyer, dhe kanë mundësi për qitje, veprime alpine, veprime me he-likopter etj. Pra ato hapësira stërvitore që na mungojnë në reparte mendojmë ti zëvendësojmë maksimalisht.

Për stërvitjet e grupuara brenda vendit, stërvitjet kolektive mund të them se kanë marrë pjesë 2300 vetë brenda vitit. Po kështu, në Qendrën e Stërvitjes Individuale dhe Bazë në Bo-navi, e cila është një qendër që është përmirësuar shumë. Në udhëzimet e SHSHP është vendosur që asnjë ushtarak nuk duhet të hyjë në FA pa kaluar nga kjo qendër. Nëse dikur, bëheshin rekrutime, pastaj çoheshin për stërvitje tani ndodh e kundërta, bëhet stërvitja dhe më pas ai titullohet ushtar profesionist. Pra është futur një standard tjetër dhe komandantët e të gjitha niveleve janë ndërgjegjë-suar më shumë për stërvitjen dhe kjo është në vëmendjen e tyre kryesore. Duhet përmendur edhe fakti se bash-këpunimi mes forcave ka qenë shumë i mirë dhe po të shikosh FT, vë re se është revolucionarizuar mënyra e stërvitjes; FA ka kryer më shumë orë fluturimesh se vitet e tjera, duke ar-ritur standardet e NATO-s. Stërvitja e FS, është një pikë tjetër që pasqyron progres, pasi dy misionet EAGLE u trajnuan nga efektiva amerikanë, ndërsa në këtë kontingjent që do të shkojë tani, kemi trajnuar instruktorët tanë të cilët kanë bërë kontingjentin e tretë. Pra nga kryerja e përpunimit teorik deri te praktika është kryer një punë e mirë për arritjen e integrimit.

Operacionet e emergjencave kanë parë angazhimin e fuqishëm të FA. Ndikon kjo gjë në përgatitjen stër-vitore që planifikohet?

Në l idhje me operacionet e emergjencave mund të them se kanë qenë një prioritet për nxjerrjen e mësimeve për mënyrën e drejtimit, planëzimit dhe mbështetjes së këtyre operacioneve. Tashmë, stërvitjet për emergjencat nuk bëhen të përgjith-shme por bëhen të bazuara te këto mësime të nxjerra në këto operacione për të eliminuar të metat që kemi pasur. Këtu duhet të përmendet edhe diçka - kemi zhvilluar edhe takime me Ministrinë e Brendshme, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, e cila është përgjegjëse për këto, duke i shpjeguar më mirë misionin e FA.

Sa mund na kushton nga ana stërvitore, pjesëmarrja në misione ndërkombëtare?

FARSH është prezent në operacion-in ISAF, ALTHEA, kemi njëkohësisht prezencë edhe në Irak me dy oficerë si dhe në të gjithë komandat rajonale në Afganistan, ku gjendet flamuri shqiptar. Shqipëria për madhësinë e ushtrisë që ka, është nga vendet e para për pjesëmarrje në misione.

Ka një problem që shpesh harrohet: të mirëmbash rotacionet e të gjithë këtyre kontingjenteve duhet të kesh edhe tre kontingjente të tjera. Pra nëse ne sot kemi rreth 329 në operacion, 329 të tjerë sapo kanë ardhur, 329 po përgatiten për të shkuar dhe 329 të tjerë janë ata që po trajnohen nëpër shkolla e që kanë qenë të parët. Pra ideale është që të kesh katër kon-tingjente që të mirëmbash një. Pra nuk është vetëm shifra që merr pjesë, por janë mbi njëmijë që duhen për të mirëmbajtur ata që janë në operacion, pasi nuk mund të çosh në operacione kontingjente një po një jo.

Tashmë trupat tona në mision po marrin kredite edhe për ndërvep-rimin dhe tashme duke qenë vend i NATO-s kemi marrë përgjegjësi më shumë. Kur je këtu nuk para duken disa gjëra, por kur shkon atje ku shër-bejnë në shtabe ndërkombëtare, nuk i dallon dot nga të tjerët për punën që kryejnë. Do të doja të vlerësoja edhe rolin e pjesëmarrjen e femrave në misione si dhe rezultatet që ato kanë arritur.

Mund të f l i te t për ndonjë drejtim të veçantë që ka nevojë për përmirësim?

Duhet përmirësuar disi stërvitja e armëve speciale, sidomos e flotës. Kjo gjë kërkon fonde dhe prandaj ka vështirësi. Deklarimi për të operuar me avionë dhe anije në operacionet e NATO-s është një deklarim që do të kërkojë kohë. Parashikoj që do të na duhen dy-tre vjet derisa të deklarojmë aftësi të tilla, por edhe për këtë gjë kemi disa plane. Presim që vitin tjetër të na vijnë helikopterët Cougar dhe me marrjen e tyre futemi në të njëjtat standarde që kanë ushtritë e vendeve të zhvilluara, duke mos harruar edhe faktin e madhësisë së ushtrisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër do të për-fundojë edhe ndërtimi i anijeve dhe shpresojmë që nga fundi i vitit tjetër të përfundojnë ndërtimi i tyre. Në këtë mënyrë pajisemi me një teknikë moderne dhe do të vazhdojnë planet për modernizimin e armatimit.

Cila është lidhja mes ndryshimit aktual në fushën e Stërvitjes dhe procesit të integrimit?

Në planin e kulturës së planëz-imit afatgjatë, mund të themi se ka pasur një planëzim të tillë si p.sh për logjistikën, modernizimin etj, por në fushën e stërvitjes ato kanë qenë thjesht njëvjeçare. Tani kemi filluar që të prezantojmë plane afatgjata edhe për stërvitjen. Sivjet, në repartet e deklaruara për NATO-n, kemi bërë një plan vetëvlerësimi dhe vitin tjetër do kalojmë në vlerësimin e këtyre reparteve. NATO kërkon që të kemi një batalion të motorizuar të çertifikuar dhe afirmuar dhe ky është kontributi maksimal që na kërkohet. Nuk ka një afat kohor të vendosur për këtë gjë, por është shtyrë disi për shkak të mjeteve që duhen. Pra këto janë katër hapat në të cilin do ecë ky proçes: vetëvlerësim, vlerësim, çertifikim dhe afirmim, për të cilat ne kemi përgatitur planet tona. Ky planëzim, për hir të së vërtetës, nuk ka ekzistuar më përpara, por është bërë sivjet. Është si një koncert – po qe se do të bënim një krahasim – ku fillon që me stërvitjen individuale, me “grupe të vogla instrumentesh”, deri sa të ar-rihet në një bashkëpunim total të gjithë “instrumenteve”. Pra e kemi të qartë atë që kemi përcaktuar dhe si do të shkojmë deri atje.

Intervistoi: Albert Hitoaliaj

Stërvitja, me koncepte të reja të NATO-s dhe me objekt konkret - jo stërvitje për hir të stërvitjes

drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes, është përkthyer Direktiva e Stërvitjes e NATO-s dhe ajo është çuar në të gjitha repartet, që ato ta kenë si standard. Krahas kësaj, udhëzimet dhe manu-alet tona janë plotësisht të standardeve të NATO-s. Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes ka prodhuar tetë doku-mente kryesore, me të cilët, të paktën teorikisht, piramidën e koncepteve mbi stërvitjen i kemi njësoj me shtetet më të përparuara të Aleancës. Këto dokumente konsistojnë në programet që duhen përdorur nga forcat, në planet e stërvitjeve etj, pra ‘skeleti’ i stërvitjes. Pra, përgatitja e këtyre dokumenteve stërvitore, ka mbyllur ciklin e kon-cepteve dhe atë doktrinar. Këto janë do-kumente që prodhohen për herë të parë në këtë cilësi, por të paktën tani kemi mbi 90% ato dokumente që përdoren edhe nga vendet e Aleancës. Kjo ishte për sa i përket fushës dokumentare.

Centralizimi i planëzimit dhe decen-tralizimi i ekzekutimit – kjo është me pak fjalë ajo që është arritur falë ndry-shimeve konceptuale të bëra. Pra është përmirësuar metoda e planëzimit.

A ndikojnë operacionet jashtë ven-dit te stërvitjet që kryhen, pasi është fakt që natyra e misioneve që tashmë kryen FARSH ka ndryshuar?

Nëse do të shkojmë te prioritetet e stërvitjes, u munduam të sjellim një koncept të ri, për të mos u stërvitur thjesht për hir të stërvitjes, por të kemi një stërvitje vërtet reale. Tashmë FA kanë një pjesë të tyre si pjesëmarrës në luftë. Kur je në korridoret e ministrisë, nuk e ndjen shumë këtë atmosferë, por kur shkon në Afganistan dhe e sheh se ç’do të thotë të operosh në një situatë të vështirë e të marrësh vendime nën stres, të luftosh nën vështirësinë e kushteve ekstreme atmosferike dhe atyre kushteve të paparashikueshme. Atëherë duhet patjetër që stërvitja të realizohet në standarde shumë të larta. Do të doja të shtoja edhe diçka në këtë rast. Thuhet shpesh “është fat që nuk ka pasur situata të rënda”. Unë do të thoja se nuk është vetëm fat, por është edhe përgatitje e lartë, pasi në Afganistan operojmë krah amerikanëve në zona luftimi. Performanca e tyre operacio-nale është e lartë dhe ky është fakt. Për

herë të parë këtë vit, në misionin OMLT i besohen një komandanti shqiptar 12 amerikanë dhe kjo është tregues. Përgatitja ekipit për OMLT, ishte vërtet sipas standardeve të NATO-s.

Si janë realizuar stërvitjet në terren? A mund të kemi një pasqyrë pak më të zgjeruar të angazhimit të efektivave në stërvitje?

Kemi pasur shumë stërvitje të për-bashkëta me NATO-n dhe partnerët. Deri tani, në gjashtë mujorin parë, kemi 900 vetë të angazhuar me stërvitje të FA, që kanë marrë e dhënë eksperi-encë me të huajt. Mund të përmendet stërvita “Albanian Lion”, ku në fund pala britanike u shpreh me superlaitva. Gjithashtu kemi çuar për trajnim para dislokimit në Gjermani, në qendrat më të mira që ka NATO, 300 vetë që të stërviten. Kjo është një sasi shumë e madhe trupash e cila stërvitet në një bazë me standarde shumë të larta, nga më të mirat që ka Aleanca. Kjo gjë na ka dhënë dorë sepse ne nuk kemi qendra të këtij lloji dhe këta njerëz marrin atje trajnimin para se të shkojnë në mision. Muajin tjetër do të çojmë edhe 100 persona të tjerë. Kjo gjë është arritur nga kërkimet tona për atë që ofron Aleanca me qëllim që të mund të marrim diçka të mirë prej saj. Në këtë mënyrë pamë ofertat se nëse do të bënim një lloj shërbimi me këta trupa gjatë stërvitjeve, ku këta të kishin një rol imitues në gjysmën e stërvitjes, rol që do t’i shërbente stërvitjes, gjysmën tjetër, në shkëmbim do të kryenim gjysmën e dytë të stërvitjes gratis, për luftën kundër minave. Pra ofrohet një shërbim për një shërbim pa paguar, shërbim i cili do të paguhej shumë nëse nuk gjenim ndonjë mënyrë të tillë.

Kjo ka qenë edhe një shfrytëzim i aftësive. Gjeografia e pjesëmarrjes tonë në stërvitje fillon që nga Oqeani Indian, në operacionin Atlanta, me statusin e trajnuesit, pra që të marrin trajnim se si funksionojnë këto lloj stërvitjesh, duke vazhduar me stër-vitjet në Gjermai, Kroaci që kemi çuar anije, Mal të Zi etj. Pra kemi dalë nga kufijtë tanë dhe konceptet e Aleancës të tilla si ndërveprimi, aftësia për të vepruar lartë nga bazat etj janë apli-

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 7op-ed

luFta e përjetshme për burimet

nga lavdrim lita

Jo vetëm etja për liri dhe demokraci, por kryesisht mungesa në ushqime kanë qenë një faktor kyç që ndikoi në trazirat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, trazira të cilat shkaktuan paqëndrueshmëri në tregjet botërore të energjisë. Dhe në vende të tjera në botë, konflikte kanë shpërthyer për ujin, tokën, apo burimet minerale. Betejat për burimet natyrore kanë një histori të gjatë; toka, uji dhe mineralet vazhdimisht kanë qenë shkaqe të përhershme konfliktesh anembanë botës. Burimet natyrore luajnë një rol të shumëfishtë. Nga njëra anë janë grupet që luftojnë me njëra-tjetrën për kontrollin e këtyre burimeve.

Mineralet dhe burimet natyrore janë në themel të konflikteve të vazhdueshme që nuk përfundojnë asn-jëherë. Afganistani mund të jetë një shembull i mirë i kësaj, ku lëndët narkotike shërbejnë si burim financiar i kryengritjes duke e bërë më të vështirë dhënien fund të këtij konflikti. Së fundmi, sipas një lajmi botuar në gazetën amerikane New York Times, gjeologët ameri-kanë dhe zyrtarët e Pentagonit kanë zbuluar në Afgani-stan depozita minerale në vlerë prej 1 mijë miliardë dollarë. Raportet thonë se depozitat janë kryesisht nga hekuri dhe bakri, por gjeologët gjithashtu kanë zbuluar metale industriale si litiumi, dhe një sasi substanciale të arit. Zyrtarët thanë se mundësitë e shfrytëzimit të pasurisë së minierave në Afganistan mund ta ndih-mojnë vendin që të dalë nga varfëria.

Një shembull tjetër ishte pushtim kapilar Serb i Kosovës, që më shumë se gjithçka tjetër shfrytëzonte nëntokën e pasur më minerare të Kosovës.

Pasuritë nëntokësore të Kosovës kanë qenë ato që gjithnjë këtë vend e kanë mbajtur në luftëra kundër pushtuesve apo nën sundime të huaja gjer më sot. Per fat të mirë pasuritë e saj, sidomos ato të Trepçës pas vitit 1971 (kur u skadoi kontrata me një Shtet europian që kishin bërë me Serbinë më 1919 për të marruar 70 % të prodhimit të Trepçës, në këmbim të verifikimit të dokumentit të Paqes së Versajit dhe Mbledhjes së Parisit ku Kosova i ishte aneksuar Serbisë) nuk janë shfrytëzuar me aq me vrull

Një sërë elementesh të çojnë në përfundimin se burimet natyrore kanë dalë në krye të çështjeve që lidhen me sigurinë. E para, burimet e pamjaftueshme. Shqetësimet për sigurinë e ushqimit, ndonëse jo shkaku, ishin fitili që ndezi trazirat e fundit në Tunizi, të cilat çuan në rrëzimin e pushtetit të gjatë të ud-hëheqjes së vendit. Ushqimi luajti një rol në shtimin e pakënaqësisë popullore në vende të tjera nëpër botë.

E dyta, burimet e pamjaftueshme janë një shqetësim në rritje si pasojë e rritjes së ekonomive në zhvillim, ku spikat Kina dhe India. Teksa këto vende bëhen më të pasura, tensionet për burimet natyrore do të shtohen. Të dy problemet e sipërpërmendura komplikohen nga një çështje e tretë; ndryshimet klimatike. ndryshimet klimatike po shkaktojnë rritjen e temperaturave në zona të ndryshme të botës që janë tashmë nën stres, duke krijuar probleme madhore të sigurisë në këto vende. Në zona të Afrikës që tashmë janë të destabi-lizuara, po t’u shtosh edhe ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e temperaturave, atëherë në këto zona ndodh fenomeni i migracionit masiv. Dhe kur ka migrime masive nga një vend në tjetrin, aty ka potencial për konflikt. Shumë shkencëtarë mendojnë se temperaturat në botë po rriten, kryesisht në disa zona të caktuara, si pasojë e konsumimit të lëndëve djegëse si qymyri dhe nafta.

Megjithatë migrimi nuk është i vetmi problem i shkaktuar nga ngrohja globale. Po të shohësh për shembull zona ku ka konkurrencë për ujë dhe toka pjellore, kur temperaturat rriten, kjo i shton më tej kërkesat për ujë e tokë pjellore, çka shton mundësinë për konflikt. Ndonëse sfidat duken të panumërta, specialistë thonë se zgjidhjet janë përpara. Shumë analistë mendojnë analistë se një mënyrë për të kufi-zuar ndikimin e burimeve natyrore tek siguria, është bashkërendimi në nivel botëror. Shtetet prodhuese e konsumatore, industria dhe shoqëria civile duhet të punojnë së bashku, për t’ia dalë problemit të menax-himit të burimeve natyrore.

Pushimet mbeten g j i th -një një rast i mirë për të rimarrë veten dhe për tu

çlodhur nga stresi i punës. “Dielli lufton depresionin”, theksojnë disa shkencëtare, por kujdes, sepse i nxehti mund të s jel lë shumë shqetësime: fillon me pak dhimbje koke, dhimbje fyti deri në atë që në gjuhën mjekësore dhe popul-lore njihet me emrin “goditje nga i nxehti”. Si të mbrohemi atëherë nga i nxehti? Ja disa këshilla prak-tike: Kujdes me ushqimin. Janë të preferueshme perimet, frutat e freskëta dhe të jeshiltat. Të evito-hen ushqimet e yndyrshme ose me shume kalori të cilat e detyrojnë organizmin të konsumojë shumë energji për ti metabolizuar. Për-dorni shumë vitamina: Vitamina A, e pranishme në perimet ngjyre të verdhë ose portokalli ose në sal latën jeshi le apo perime të ndryshme jeshile. Është e rëndë-sishme sepse është antioksidues, ndihmon në ruajtjen e strukturës së qelizës dhe lufton tharjen e lëkurës. Vitamina C mbron kapilarët e hollë të gjakut duke rritur fortësinë e tyre, gjendet në agrumet, luleshtry-dhet, kivit, etj. Vitamina E, lufton radikalet e lira, gjendet në vajrat e ndryshme vegjetale. Pini shume lëngje. Djersitja është një proces i dobishëm për organizmin sepse largon helmet e ndryshme, por të djersish shumë pa i kompensuar lëngjet që harxhon është e rrezik-shme. Si gjithnjë këshilla kryesore është të pihet shumë ujë, lëngje frutash jo të sheqerosura, për të zëvendësuar kripërat minerale të cilat humbasin së bashku me djersën. Të evitohen pijet alkoolike dhe kafeja sepse nuk lejojnë të thithet kaliumi, i cili luan një rol të rëndësishëm në organizëm kundër lodhjes. Kaliumi gjendet krye-sisht në kompostot e kumbullës, banane, frutat e detit dhe peshqit. Të përdoren sa më pak lëngjet e gazuara sepse fryjnë sistemin gas-trointestinal dhe shpesh janë tepër të sheqerosura. E këshillueshme është të përdoret një litër ujë në të cilën të jetë hedhur një lugë e vogël me mjaltë, sepse është e pasur me kalium. Jo dushit me ujë të ftohte.

jashtë të mos i kalojë pesë gradët sepse në të kundërt ekziston rrezi-ku për fillimin e sëmundjeve të fytit shoqëruar me temperaturë. Kujdes duhet të bëjnë moshat e vjetra, të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskulare dhe fëmi-jët. Evitoni ne maksimum daljet ne periudhen e pikut të të nxehtit. Kur lëvizet në periudhën e pikut të të nxehtit rekomandohet ecja gjithnjë në hije.

Major Dr. Elton Reso, Inspektorati Shëndetësor

Disa këshilla për stinën e nxehtë

“Dielli lufton depre-sionin”, theksojnë disa shkencëtare, por kujdes, sepse i nxehti mund të sjellë shumë shqetësime: fillon me pak dhimbje koke, dhimbje fyti deri në atë që në gjuhën mjekësore dhe popullore njihet me emrin “goditje nga i nxehti”.

Mendohet që jep një gjendje qetësie por, pas efektit pozitiv, uji i ftohte jep zgjerimin e enëve të gjakut dhe trupi absorbon më shumë nxehtësi. E mira është që të bëhet dush me ujë të vakët.

Kujdes në ambientet që kanë temperaturë të ulët dhe korente ajri. Nxehtësia e madhe shpesh na shtyn të përdorim kondicionerët në temperatura të ulëta dhe ven-tilatorët të cilët duhet të përdoren me kujdes. Duhet të kemi parasysh që diferenca e temperaturës me

Më 18 korrik qeveria e Britanisë vendosi të shkurtojë numrin e trupave ushtarake nga 101 000 në 84 000 që prej vitit 2020. Aktu-alisht , Britania – përfshirë dhe forcat rezervë – numëron 178 000 trupa ushtarake duke u renditur në vendin e 28-të në botë si vendi më i armatosur. Sa i takon vendeve evropiane Gjermania dhe Franca aktualisht janë vendet me forcën ushtarake më të madhe respektiv-isht me 251 000 dhe 238 000 trupa. Në shifra absolute, Kina, SHBA-te dhe India mbajnë vendet e para me ushtrinë më të madhe. Ndërsa ven-di më shumë i militarizuar është Koreja e Veriut e cila ka 49 persona për 1 000 janë pjesë e ushtrisë.

12 vendet më të militarizuara të planetit

Vendi Ushtarë në 1000 persona

Koreja e Veriut 48.8Izrael 23.3Koreja e Jugut 13.5Rusia 7.3Iran 7.0Turqi 6.9Egjipt 5.7Vietnam 5.4SHBA 5.0Pakistan 3.5Kina 1.7Indi 1.1

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 20118 dimension

Vazhdues i denjë i traditës familjare

Ali Mali thotë se “Vij nga një krahine e veçante siç është krahina e Martaneshit, me

njerëz të ndershëm e punëtorë, liri-dashës dhe në shpirt kanë besnikërinë dhe bujarinë. Nuk mund të flas pre-razi për një fëmijëri shumë të mirë apo me pak të mire pasi ka qenë e ndërthurur e mira me të keqen. Pse them me të keqen sepse bëhet fjalë për vitet 1980 ku Shqipërinë e kishte pl-lakosur varfëria e vetizolimi. Dhimbja më e madhe ishte vdekja e babait. Ai më vdiq kur unë isha vetëm 12 vjeç dhe e kam ndjerë shumë mungesën e tij. Qëllimi dhe ëndrra e babait ishte që të mësoja dhe të vazhdoja shkollën dhe kjo gjë u realizua në vitin 1983 kur mbarova shollën 8- vjeçare dhe pastaj vazhdova shkollën ushtarake Skënderbej në Tiranë më pas shkollën e Bashkuar të Oficerëve.

Pasi u titullova oficer u emërova në Shkodër u lidha shumë me këtë qytet të bukur dhe të veçantë dhe kam 16 vjet që punoj në këtë qytet. U dashurova dhe u martova me një vajzë shkodrane dhe sot jemi shume të lumtur së bashku me 2 fëmijët tanë një vajzë e një djalë.

Bashkëshortja ka qenë një ndi-hmesë e madhe për mua se bashku me dy fëmijët e mi sepse detyra jonë e ushtarakut është e vështire, ne jemi shume të lidhur me punën për mua puna s’ka orar.

të pathënat e ushtarakëve

Djalë oficeri. Ka ditur të vazhdojë më se miri karri-erën e babait të tij. Kapiteni i Rangut të I I I - të Engje l l Sinana j me detyrë shef i Shtabit të Flotil jes Detare Jugore thotë se: Babai im ka shërbyer rreth 30 vjet si ofi-cer në radhët e FA, njeri vëlla po ashtu ka shërbyer si oficer në Forcat e Armatosura. S’ka krenari më të madhe dhe kënaqësi të veçantë thotë detari i c i l i e konsideron ve t en pazg j idhshmër i sh t të lidhur me botën detare. Në vitet 1971 u regjistrova në shkollën 8 vjeçare “ Is-mail Qemali” e më pas në shkollën “ Lef Sallata”, dhe kurrë nuk mund ta harroj mësuesen e klasës së parë Rukie Kollozi. Në vitet 1983 kam përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin “ Halim Xhelo” Vlorë dhe me mbarimin e gjimnazit ëndrra ime ishte shkolla e marinës. Të siguro-ja këtë shkollë në vitin 1983 ishte paksa vështirë por falë “pasaportës” së babait dhe vëllait tim unë isha student i detarisë ushtarake. Një nga momentet më kulmore të jetës time është kur unë në vitin 1988 kam përfunduar Shkollën e lartë të Marinës “ Hysni Kapo” në Vlorë. Taki-mi me detin dhe uniformën e oficerit është i pa harruar. Por studimet e mia i plotës-ova në Turqi. Në vitet 2008 kam përfunduar Akademinë e Luf tës së Detar i së dhe Master në fushën “Drejtimi Strategjik i Sigurisë Kom-bëtare dhe Ndërkombëtare dhe Udhëheqje.” në Turqi. Një karrierë e gjatë shkollimi me shumë mund e me shumë djersë, me një përkushtim studimi ditë e natë. Që nga dita e diplomimit ai vazhdon të jetë detar dhe komandant i arrirë. Dita e parë e punës thotë ai “Ka qenë një nga ditët më të emocionueshme të mia edhe për faktin se u emërova si shef i Organit Luftarak të Lundrimit në Nëndetësen e 4 të Brigadës së Nëndetëseve. Është një nga gjërat më të bukura të jetosh dhe të punosh pranë detit. Ai flet me shumë pa-sion dhe respekt për familjen e tij. I ka orientueset orbit-ale në jetën e ti j . Jetoj me nënën time që është në pen-sion, bashkëshortja punon

enGjell sinanajTitulluar oficer më 1988.1988-1992- Shef Organi Luftarak të Lundrimit në Nëndetësen e katërt të Brigadës së Nëndetëseve, Palermo.1992-1993, zv/kom Gjuajtësi Detar i Vigel, Sarande,1993-1995- Komandanti i Grupit të Gjuajtësve të Vegjël, Sarandë,1998-2004 kam punuar dy vjet zv/kapiten dhe me pas kapiten në anijet tregtare shqiptare.2005- titulluar përsëri oficer dhe emëruar specialist i Lundrimit në Distriktin e Vlorës,2006-2008- Përfunduar Akademinë e Luftës së Detarisë në Turqi,2008-2010, emëruar shef Seksioni i Lundrimit dhe më pas zv/shef i Departamentit të Detarisë, pranë Shkollës së Trupës.Shtator 2010- emëruar shef Operacional në FDJ,Maj 2011- emëruar shef Shtabit të FDJ detyrë të cilën kryen aktualisht.

si Pedagoge në Fakultet in e Infermierisë, Universitetin “ Is-mail Qemali”, Vlorë dhe kam dy fëmije, djali përfundoi klasën e 4-ët fillore, vajza mbaroi klasën e parë fillore. Kam lexuar shumë libra të ndryshëm letrarë dhe të fushës ushtarake. Jam bashkautor në tekstet mësimore “ Drejtim Anije” dhe “ Lundrimi Detar” të punuar në periudhën 2008-2010 dhe të dorëzuar për botim në vitin 2010. Më shumë më pëlqen muzika popullore shqiptare. Gjatë periudhës së Akademisë në Turqi kam studiuar nga strateget e mëdhenj Carl Von Clausewitz dhe

Sun Tzu. Të jesh oficer më tepër në periudhën e sotme është një krenari e ligjshme edhe për faktin që vendi jonë është anëtar i NATO-s dhe shërbimi në FA kërkon më shumë përgjegjësi për kryerjen e detyrës. Të shërbesh në radhët e Forcës De-tare si oficer marine është një gjë që të sjell emocione dhe kënaqësi shumë të madhe për vet faktin që çdo pune është e lidhur me detin. Momenti më i bukur ka qenë dita e lindjes së djalit tim dhe më i vështiri si për të gjithë humbja e babait. Raportimi në Komandën e Forcës Detare është një ndjenjë e lartë përgjegjësie. Raportimet e vartësve

për mua kanë qenë në radhë të parë një ndjenjë e lartë respekti reciprok dhe më kryesorja ndjenjë e lartë përgjegjësie për kontrollin e zbatimit të de-tyrave të ngarkuara. Një oficer që ka lindur atje ku deti është i përjetshëm që është shkolluar po atu vazhdon të shërbejë dhe në vitin 2011 po aty. Për të Pashalimani dhe 17 anijet e Flotiljes së Jugut janë jeta e tij. Ai shërben aty me përkushtim se është i bindur se jeta e tij nën uniformën e bukur të oficerit marinar është një sakrilegj.

Oponencë e Tekstit “Drejtim Anije”, për-gatitur nga autorët Lutfi Gjika, Ferdinand Kreshpani dhe Engjëll Sinanaj.

Nga autorët është punuar me saktësi për përgatitjen e këtij projekt-teksti mësimor, i cili për vetë strukturën e ndërtimit dhe prob-lemet që trajton është shumë i domosdoshëm jo vetëm për naviga-torët dhe kapitenët e anijeve të Forcës Detare por edhe për kursantët e të gjitha niveleve që trajnohen në Departa-mentin e Detarisë. Nga ana e autorëve krahas trajtimit të problemeve duke u mbështetur në përvojën e tyre në drejtimin e anijeve, është shfrytëzuar edhe literatura përkatëse në gjuhët e huaja e për rrjedhojë ky libër mësi-mor i plotëson kërkesat dhe standardet të një teksti mësimor për stu-dentët apo kursantët e Kursit Bazë të Oficerit si dhe për navigatorët e anijeve të çdo tipi dhe tonazhi.

Kundëradmiral Kudret ÇELA

konkluzion

Jeta “shkodrane” e një nënkoloneli

ali maliNënkolonel Ali Mali, komandant i Batalionit Malor Vau i Dejës në Forcat Tokësore.Titullohet oficer në vitin 1991 dhe emërohet komandant toge në Divizionin e Shkodrës.Në vitin 2001 komandant i Batalionit Komando në Shkodër. Qershor 2003 zv/komandant i Batalionit të parë Komando në Zallherr.Tetor 2006 deri në mars 2007 në Irak si komandant i kontingjentit të tetë paqeruajtës në Mosul.Shtator 2007 në kursin e komandës së Shtabit të Përgjithshëm në AM.Shtator 2008 komandant Batalioni Shkodër në V. Dejës.

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 99dimension

I lidhur pazgjidhshmërisht me detin

të pathënat e ushtarakëve

Kapiteni i rangut të dytë Bamir Likaj është zëvendëskomandant i Flotiljes Detare të Jugut. Ky oficer detar i pjekur nga kripa e detit është kompetent në detyrën e tij. Koman-danti i Flotiljes Ferdinat Kreshpani thotë se Bamiri është një ushtarak korrekt dhe i butë. Ai di të përbal-lojë tensione të vështira të punës dhe nuk do ti ndihet zëri. Bamiri është nga ata lloj oficerësh që di të shkruajë mirë. Ai e njeh profesionin e detarit në hollësi dhe është autor i librave dhe rregulloreve ushtarake. Për hir të së vërtetës në Flotiljen Detare të Jugut ka një bërthamë detarësh të cilët tërë përvojën ush-tarake të grumbulluar në detari e kanë përjetësuar në një libër i cili është miratuar dhe pret botimin. Bamiri ka shumë vite që del në det dhe i njeh me shumë hollësi të gjitha befasitë dhe të fshehtat e detit. Ai thotë se ëndrra për tu bërë detar është një ëndërr e prerë në mes e babait tim. Babai u nis për ushtarak dhe ju ndërpre ëndrra në mes. Ai bëri dy vjet Akademi Ushtarake dhe kërkonte që të ishte një ushtarak karriere. Për arsye shëndetësore u detyrua ta ndërpresë. Duke qenë nga Vlora isha i njehsuar me detin dhe mësuesja e klasës së parë Ane Metaj na ka shpjeguar me shumë durim dhe dashamirësi misteret e detit. Por unë mendoj thotë ai se çdo vlonjat në thelb është pak lundërtar detesh. Vlonjatët janë në simbiozë me detin. Dita më e shenjtë për mua është dita kur u diplomova oficer marine duke i shtuar këtu faktin se u emërova si komandant Katër Silurues në Regjimentin e Ka-trave Silurues “Sazan Budi”, Vlorë. Shumë mbresa të këtyre viteve unë i kam mbajtur në ditarin tim dhe i kam hedhur në një libër që pres të botohet. Karriera e këtij detari ka qenë e begatë. Ai shpjegon se më pas jam emëruar komandant Skuadrilje i Katrave Silurues, shef Shtabi i Flotiljes Detare, Distrikti i Dytë Detar, Vlorë, zëvendësko-mandant i Shkollës së Trupës së FD, Vlorë, shef Arsimimi i SHTFD, specialist stërvitje për FD në J3/7, SHPFA, Tiranë dhe deri tek detyra aktuale. Lidhjen e pazgjidhshme që ka me detin ai e shpjegon me fjalë të dala nga shpirti. “Është një nga gjërat më të bukura të jetosh dhe të

bamir likajNë vitin 1983 mbaron 8 vjeçaren në shkollën “Xhemil Bregu” Panaja, Vlorë. Në vitin 1987 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë.Në vitin 1991 mbaron Shkollën e lartë të Marinës në Vlorë.Në vitin 2003 mbaron Akademinë e Luftës së Detarisë në Turqi.

punosh pranë detit, nuk do ta kuptoja kurrë veten time larg detit, larg atyre mistereve që e shoqërojnë atë qoftë në sipërfaqe qoftë në thellësi. Familja tek ky detar zë një vend të rëndësishëm. “Jetoj me familjen e përbërë nga gruaja dhe 2 djemtë e mi, i madhi Francesko 17 vjeç, i dyti me emrin Nereo 11 vjeç, të dy në shkollë, i madhi mbaroi vitin e dytë në gjimnazin “Ali Demi” thotë ai. Një mbresë të veçantë i kanë lënë studimet në Turqi ku ai thotë se “Gjatë

periudhës së Akademisë në Turqi kam studiuar nga strateget e mëdhenj Carl von Clausewitz dhe Sun Tzu. Dhe me tej sqaron se “Të jesh oficer për më tepër në periudhën e sotme është një krenari e ligjshme edhe për faktin që vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe shërbimi në FA kërkon më shumë përgjegjësi për kryerjen e detyrës dhe të shërbesh në radhët e Forcës Detare si oficer marine është një gjë që të sjell emocione dhe kënaqësi shumë të madhe për vetë

faktin që çdo punë është e lidhur me detin. Jeta e këtij detari është e mbushur dhe me det të qetë dhe pa dallgë por dhe me fortunale dhe ai thotë se: “Momenti më i bukur i jetës sime ka ndodhur në përfundim të Akademisë së Luftës në Turqi ku u diplomova në Akademinë Detare të Luftës dhe dorëzimi i diplomës mu bë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, në prezencë të familjes time”. Por në jetë njeriu ka dhe shumë e shumë momente të bukura ashtu si jeta ka dhe thyerjet e veta. Detarët hyjnë tek kategoria e njerëzve që më shumë merren vesh me sinjale dhe janë të ndjeshëm nga veshët. Ai thotë se raportet me miqtë dhe me shokët e punës i ka tepër special. Ai shërben në një prej porteve antike të Shqipërisë në Pashali-man dhe udhëtimi i përditshëm nga Vlora në Pashaliman është një prej kënaqësive të veçanta. I lidhur pazgjidhshmërisht me detin ku ky oficer marine di ti bëjë gjerat me butësi dhe me siguri.

Oponencë “Lundrimi De-tar”, përgatitur nga autorët Lutfi Gjika, Engjell Sinanaj dhe Agron Dukaj.

Në strukturë teksti tani paraqitet në dy pjesë, në Lundrimin Bregdetar dhe në Lundrimin Elektronik, ndërsa teksti i mëparshëm përbëhej nga gjashtë pjesë. Struktura e re i grupon dhe i bënë më të lidhura dhe me një renditje më logjike. Nga autorët është punuar me saktësi për përgatitjen e këtij projekt-teksti mësimor, shumë i domosdoshëm për vetë nevojën që navigatorët kanë për të, në mënyrë që përveç një teksti mësimor të jetë edhe një libër referimi mjaftë i rëndësishëm për lun-drimin e anijeve detare.

Kundëradmiral Kudret ÇELA

konkluzion

Mendoj se Forcat e Armatosura kane arritur standarde mjaft të larta në procesin e zhvillimit dhe të modernizmit të saj. Ushtarakët tanë që shërbejnë në operacione të përbashkëta me vendet tjera anëtare të NATO-s mendoj se janë përshtatur plotësisht dhe e ndjejmë veten total-isht të barabarte me ta. Mendoj se Forcat tona te Armatosura kanë bërë ndryshime rrënjësore si në çështjet doktrinore, stërvitjes e trajnimit dhe në mënyrën e përdorimit të tyre tërësisht në shërbim të sigurisë kom-bëtare, vendit e shoqërisë. Mendoj se kemi akoma për të bërë për të qenë në nivelet dhe standartet e kërkuara nga NATO edhe pse në këto dy vjet janë bërë shumë përparime.

Kur vjen fjala për miqtë e tij më të afërt ai thotë se: “Kam shume miq e shokë që mund ti ndaj në dy kat-egori, ato të shkollës dhe shoqërinë e punës, gjithsesi po veçoj disa si Astrit Kote, Ardian Myslymi ,Dritan Demiraj, Bardhyl Nuredini, Fatmir Lleshi të gjithë skënderbegas …ka dhe shume të tjerë. Nga shoqëria e punës do të veçoja Selim Troci, Luftim Dema, Eduart Seferi, Ilirian Zeqo, Naim Dani, Dritan Veroshi etj. Çelësi i suksesit të një komandanti është puna në grup, bashkëpunimi, harmonia dhe respekti reciprok. Kam udhëhequr gjithmonë me shembullin personal, kam qene i

drejte dhe i barabartë me vartësit e mi, nuk kam bërë kurrë dallime, kam dëgjuar dhe respektuar dhe mendi-met ndryshe, ashtu siç kam zgjidhur dhe hallet e shqetësimet që kanë pasur vartësit e mi. Jam udhëhequr gjithnjë nga një motiv që s’do t’ju bëja kurrë vartësve të mi një gjë që s’dua të ma bënin mua eproret e mi. Punoj më një staf shumë të mirë ku kemi ndërthurur metodat e reja të punës me përvojën, punojmë në harmoni dhe ndjejmë kënaqësinë e punës. Kemi qenë të bashkuar dhe të motivuar për të realizuar detyrat dhe arritur synimet që

kemi pasur. Të punosh në batalion do të thotë të sfidosh kohën, pse them kështu, sepse batalioni ka shume dinamikë, sepse ke të bësh me gjëra konkrete reale që kërkojnë zgjidhje dhe këto zgjedhje duhet të jenë shumë të sakta dhe të merren në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Shtabi i batalionit punon në përputhje të plotë me standartet që kërkohen, kemi hartuar programe bashkëkohore për trajnime të trupës, për çdo vit ne trajnojmë dhe dërgojmë në operacione paqerua-jtëse 1 kompani dhe 1 togë, po kështu na ka takuar që çdo vit

të menaxhojmë dhe drejtojmë nëpërmjet qendrës operacionale të batalionit e cila është bashkëko-hore një apo dy emergjenca civile në Shkodër, e shumë stërvitje të tjera e detyra të tjera. Jam shumë korrekt në zbatimin e detyrave nga vartësit e mi, kam kërkuar që gjith-një raportimet të bëhen të sakta dhe në kohën e duhur. Nëse ke vendosur një detyrë duhet me çdo kusht të besh kontrollin e zbatimit të saj, ne se nuk e bën është më mirë që këtë detyrë të mos e vendosësh fare. Unë jam nënkolonel dhe ra-portoj përpara një gjenerali, kështu

që përgjegjësia ime është shumë e madhe. Jam shumë korrekt në atë që bëj dhe në atë që raportoj.

Kam preferuar librat me auto-biografi ku mund të veçoja atë të Kolin Pauellit, Zhvarstkopit, B.Klintonit etj. Njeriu në jetë ka disa momente të bukura, lindja e dy fëmijëve padyshim që është një nga momentet më të bukura në aspektin personal. Pasi ka dhe momente të bukura në aspektin profesional apo të karrierës, mund të veçoj kthimin nga misioni në Irak, gradimin si nënkolonel.

Përgatiti: Bejdo Malo

Jeta “shkodrane” e një nënkoloneli

ali maliNënkolonel Ali Mali, komandant i Batalionit Malor Vau i Dejës në Forcat Tokësore.Titullohet oficer në vitin 1991 dhe emërohet komandant toge në Divizionin e Shkodrës.Në vitin 2001 komandant i Batalionit Komando në Shkodër. Qershor 2003 zv/komandant i Batalionit të parë Komando në Zallherr.Tetor 2006 deri në mars 2007 në Irak si komandant i kontingjentit të tetë paqeruajtës në Mosul.Shtator 2007 në kursin e komandës së Shtabit të Përgjithshëm në AM.Shtator 2008 komandant Batalioni Shkodër në V. Dejës.

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 201110 bashkëpunimi

Në datën 14 korrik 2011, në SCHINA CAMP në Tyrnavos, Larissa, në

Greqi, në praninë e delegacioneve të vendeve anëtare në Forcën Ndërkombëtare të Europës Juglin-dore (MPFSEE) dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, u organizua ceremonia e dorëzimit të detyrës së komandantit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), gjeneral Brigade Zyber Dushku, përfaqësues i Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë dhe marrjen e komandës nga gjen-eralbrigade Zdravko Popovski.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të vendeve anëtare në MPFSEE, gjeneral Dushku i dorë-zoi flamurin e simbolet e brigadës gjeneralbrigade Popovskit. Me këtë rast të dy komandantët mbajtën fjalët e rastit.

Më pas ceremonia vijoi me dorëzimin e detyrës së drejtimit të Sekretariatit të Komitetit Politiko-Ushtarak (PMSC) e cila drejtohej

nga zonja Augustina Tzvetkova, zëvendësministre e Republikës së Bullgarisë dhe marrjen e kryesimit nga zëvendësministri i Mbrojtjes se Republikës së Italisë Giuseppe Cossiga.

Periudha 2 vjeçare korrik 2009 - korrik 2011, nga të gjithë të pran-ishmit u vlerësua si një hap i sigurt në drejtim të forcimit të paqes e stabilitetit politik në rajonin e Europës Juglindore e njëkohësisht një shprehje e vullnetit për bash-këpunimin të mëtejshëm politik e ushtarak të vendeve pjesëmarrëse në nismën e vendeve të Europës Juglindore (SEDM) jo vetëm në rajon por edhe me gjerë.

Të pranishmit vlerësuan në mënyrë të veçantë rolin dhe kon-tributin e dhënë nga gjeneralbri-gade Zyber Dushku në përsosjen

Shqipëria dorëzon ”skeptrin” kuadrin e PpP dhe qëllimi i saj është forcimi e thellimi i mëte-jshëm i bashkëpunimit brenda kornizave të OKB-së, NATO-s, OSBE-së, dhe BE-së.

Iniciativa e MPFSEE është një nismë transparente dhe e hapur për të gjithë vendet e NATO-s dhe PpP në rajon që kanë dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar kon-struktivisht në çdo hap të mëte-jshëm të projektit të SEDM.

SEEBRIG-u është një mjet ush-tarak kryesor e i rëndësishëm në iniciativat e SEDM-it, veçanërisht si pjesëmarrës aktiv në stërvitjen SEESIM.

Nga pikëpamja politike e ush-tarake, ngjarjet më të rëndësishme të SEEBRIG-ut kanë qenë:

1. N ë n s h k r i m i i M a r -rëveshjes se MFPSEE në 26 Shtator 1998.

2. Ngritja dhe aktivizimi i shtabit të përhershëm në 31 Gusht 1999, në Plovdiv, Bullgari.

3. Në 1 Maj 2001, Drejtuesja e Komitetit Politiko-Ushtarak de-klaroi në OKB, OSBE, NATO dhe BE që SEEBRIG është e gatshëm për dislokim në Operacionet në Mbështetje të Paqes.

4. Në Qershor 2003, shtabi i SEEBRIG-ut u ridislokua nga Plovdiv, Bullgari në Konstanca, Rumani.

5. Në 30 Prill 2004, u deklaruan Kapacitetet Operacionale Fill-estare.

6. Në 29 Tetor 2004 u deklaru-an Kapacitetet Operacionale të Plota.

7. Në Shkurt 2006 deri në Gusht 2006, me mision në Kabul nën komandën e ISAF.

8. Në Korrik 2007 shtabi i SEE-BRIG-ut u ridislokua nga Konstan-ca, Rumani në Stamboll, Turqi.

9. Në Korrik 2011, shtabi I SEEBRIG-ut u ridislokua nga Stambolli, Turqi në Larisa Greqi, bazim në të cilin do të qëndrojë 4 vjet.

Struktura e brigadës konsiston në 4 Batalione të Këmbësorisë së Mekanizuar, Një Regjiment të Këmbësorisë së Mekanizuar i përforcuar me një Kompani të Këmbësorisë dhe një Kompani të Mekanizuar. Krahas tyre, brigada ka edhe njësitë e Mbështetjes Luftarake dhe të Mbështetjes me Shërbime Luf-tarake, si dhe një Task Forcë Xheniere me 6 Kompani dhe 1 Togë.

Përgatiti: Nënkolonel Kujtim HASANI

e vlerave më të mira që trashëgon kjo brigadë si dhe në përpjekjet e vazhdueshme të Tij në rritjen e aftësive operacionale me qëllim që kjo brigadë të jetë e aftë për të dhënë kontribut real në operacionet në mbështetje të paqes, operacione humanitare dhe ato në rast të fat-keqësive natyrore.

Delegacioni shqiptar që kryesohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes Arian Starova mori përgëzimet më të mira nga drejtues të lartë politik e ushtarak pjesëmarrës në ceremoni për kontributin e dhënë nga gjeneral Dushku gjatë 2 vjetëve të drejtimit të SEEBRIG-ut. Gjatë qëndrimit të tij, zoti Starova u takua edhe me ushtarakët shq-iptarë pjesëmarrës në Shtabin e Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG) dhe njësinë e ardhur

posaçërisht nga Tirana për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Zoti Starova përgëzoi ushtarakët tanë për kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të frymës së bashkëpunimit me ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse dhe shprehu kënaqësinë që kjo frymë dhe përvojë e fituar në këtë Shtab Ndërkombëtar do të transmetohet edhe në njësitë e Forcave tona të Armatosura.

SEEBRIG, një kontribut i rëndë-sishëm për paqen

SEEBRIG-u është një brigadë rajonale shumëkombëshe me pjesë-marrjen e forcave ushtarake të Europës Juglindore. Qëllimi i kësaj strukture shumëkombëshe është për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të forc-uar marrëdhëniet ndërmjet vendeve fqinje të Europës Juglindore nën kontekstin e procesit të takimeve të Ministrave të Mbrojtjes të Vendeve të Europës Juglindore (SEDM), nën kujdesin e Këshillit për Partnerite-tin Euro-Atlantik dhe nën frymën e Partneritetit për Paqe.

Struktura e SEEBRIG-ut si njësi shumëkombëshe përbëhet nga 7 vende anëtare: Shqipëria, Bull-garia, Greqia, Italia, Ish Republika e Maqedonisë (FYROM), Rumania dhe Turqia. Si vende vëzhgues janë: Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo iniciativë rajonale është në përputhje me parimet dhe qëlli-met e Kartës së Kombeve të Bash-kuara, është mbështetëse e pro-grameve të PpP për përmirësimin e bashkëpunimit ra jonal në

Të pranishmit vlerësuan në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e dhënë nga gjener-albrigade Zyber Dushku në për-sosjen e vlerave më të mira që trashëgon kjo brigadë si dhe në përpjekjet e vazhdueshme të Tij në rritjen e aftësive operacio-nale me qëllim që kjo brigadë të jetë e aftë për të dhënë kon-tribut real në operacionet në mbështetje të paqes

SEEBRIGCeremonia e dorëzimit të detyrës nga komandanti i Brigadës së Europës Juglindore, gjeneralbrigade, Zyber Dushku

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 11rajon

Ne kemi pasur vetëm një takim jo zyrtar ndërmjet Këshillit të Atlantikut të Veriut, partnerëve kon-tribuues në operacionin Mbrojtësi i Unifikuar dhe anëtarëve të Këshillit Tranzitor Kombëtar të Libisë, për të diskutuar rrugën që duhet të ndiqet në Libi.

Aleatët e NATO-s dhe partnerët informuan mbi pro-gresin e misionit tonë ushtarak në mbrojtje të civilëve. Anëtarët e Këshillit Tranzitor Kombëtar na falënderu-an ne për rolin e domosdoshëm të misionit humanitar. Gjithashtu, ata na informuan për vizionin mbi të ardh-men e vendit të tyre, të bazuar në demokracinë, sun-dimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ata kanë një përgjegjësi të madhe për tranzicionin e butë dhe të një ardhmeje demokratike në Libi.

Deklaratë e Rasmussenit pas takimit me delegacionin e Këshillit Tranzitor Kombëtar të Libisë

Ne ramë dakord në tre gjëra: Së pari, operacionet e NATO-s në mbrojtje të civilëve

do të vazhdojnë. Forcat e Gedafit po sulmojnë akoma

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitoi Stambol-lin më 15 korrik 2011 dhe

mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit Ndërkombëtar për Libinë. Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO është mbështetëse e të gjitha përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike të krizës në Libi dhe përgëzoi inicia-tivën për të zhvilluar një plan.

“Unë duhet të theksoj se çdo armëpushim mes palëve duhet të jetë i besueshëm, i verifikueshëm dhe me kushte të qarta”, tha Sek-retari i Përgjithshëm. “Përndryshe, ne do të rrezikojmë një kthim mbrapsht të dhunës”.

Rasmussen theksoi se NATO mbetet e angazhuar për të mbroj-tur popullin libian dhe kjo është ajo që Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Aleancës që të bëjë. Ai nënvizoi se për aq kohë sa regjimi i Gedafit do të vazhdojë sulmet dhe kërcënimet ndaj popullit të tij, misioni i NATO-s do të vazhdojë. Sekretari i Përgjithshëm u takua gjithashtu me kryeministrin Recep Tayip Erdogan dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Davu-toglu. Ai përgëzoi Turqinë për për-pjekjet e saj për të gjetur një zgjid-hje politike të konfliktit që strehon aspiratat legjitime të popullit libian. Sekretari i Përgjithshëm

gjithashtu dënoi ashpër sulmin terrorist në provincën Diyarbakir, në të cilin 13 ushtarë turq humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Sulme të tilla monstruoze nuk kanë

justifikim. Ai i shprehu ngushël-limet e tij të sinqerta familjeve të atyre që u vranë. Aleatët e NATO-s kanë solidaritet të plotë kundër të keqes së terrorizmit.

SOM “Unë duhet të theksoj se çdo armë-pushim mes palëve duhet të jetë i be-sueshëm, i verifikue-shëm dhe me kushte të qarta”, tha Sekre-tari i Përgjithshëm. “Përndryshe, ne do të rrezikojmë një kthim mbrapsht të dhunës”.

Forcat e NATO-s vazhdojnë të mënjanojnë sulmet kundër civilëve

Forcat e NATO-s kanë vazhduar të godasin komandat kyçe dhe nyjet e kontrollit, strukturat ushtarake të furnizimit, automjetet e blinduara dhe magazinat ushtarake në të gjithë Libinë. Forcat e NATO-s janë duke vë-zhguar situatën dinamike në të gjithë vendin, duke përfshirë zonën rreth Bregës, nëpërmjet raporteve të shumta të forcave kundër Gedafit në këtë zonë. Në mëngjesin e 17 korrikut, avionët e NATO-s goditën një zonë të madhe ushtarake të ruajtjes së automjeteve në Tajura, 30 kilometra në lindje të Tripolit. Objekti ushtarak, i përbërë nga disa magazina të konsiderueshme, përfshin automjete të ndryshme ushtarake, ndër të cilat disa tanke luftimi, transportues të blinduar dhe municione.

Kjo strukturë ishte e militarizuar me qëllim mbështetjen e forcave të pro Gedafit dhe sulmi ndaj saj ka degraduar aftësinë e regjimit për të nisur sulme kundër civilëve. Forcat e NATO-s po e vazhdojnë presionin dhe vazhdojnë të godasin objektivat ushtarake në ato zona të vendit ku jeta e civilëve është e kërcënuar.

Pas zbulimit, mbikëqyrjes, inteligjencës që zbuluan se forcat e Gedafit për-dornin sitin, forcat e NATO-s përcaktuan se pajisja ushtarake e pozicionuar nga ky objekt, përdorej për të ri-furnizuar forcat e pro Gedafit, në mënyrë që ato të nisnin sulmet ndaj civilëve.

Operacioni i NATO-s, Mbrojtësi i Unifikuar, po zhvillohet në bazë të Rezolutës 1973 të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje të menjëhershme për përfundimin e të gjitha sulmeve kundër civilëve dhe autorizon të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët dhe zonat e populluara nga kërcënimet e sulmeve në Libi.

NATO kryen sulme të koordinuara në Tripoli

NATO vazhdon të jetë e angazhuar në objektivat kryesorë ush-tarakë lidhur me sulmet e koordinuara kundër civilëve nga forcat e pro Gedafit në të gjithë vendin. Në mëngjes herët të datës 18 korrik, forcat e NATO-s goditën një sistem antenë radar, i cili po përdorej për qëllime ushtarake në aeroportin kryesor të Tripolit. Antena, e cila ishte përdorur më parë për kontrollin e trafikut ajror civil, po përdorej nga forcat e pro Gedafit për të gjurmuar mjetet ajrore të NATO-s në hapësirën ajrore mbi Tripoli. Ky informacion i siguronte forcave të pro Gedafit koordinimin e operacioneve taktike kundër vlerave ajrore të NATO-s dhe popullit libian. Që nga zbatimi i zonës së ndalim flu-turimit nga forcat e NATO-s nën Rezolutën 1970, NATO ka ushtruar kontroll mbi hapësirën ajrore të Libisë dhe ajo vazhdon ta kontrollojë këtë hapësirë për të siguruar hyrjen e sigurt të të gjitha fluturimeve humanitare të ligjshme apo humanitare që hyjnë në Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në dorëzimin e Komandës së ISAF-it

Unë do të doja të falënderoja gjeneral David Petraeus për kontributin e jashtëzakonshëm që ai ka bërë për misionin tonë në Afganistan. Gjeneral Petraeusi e mori komandën e ISAF-it në një moment kyç. Ai u angazhua për rritjen e forcave ndërkombëtare që morën luftimet e kryengritjes dhe përgatitën terrenin për tranzicionin e udhëheqjes afgane të sigurisë. Ai e la Afganistanin një vend më të fortë se sa e gjeti. Unë e falënderoj atë për angazhimin e tij të palodhur në misionin tonë.

Gjeneral John Allen do të marrë tani komandën e ISAF-it. Kur unë e takova gjeneralin në fillim të këtij muaji, ne ramë dakord se po ndjekim strategjinë e duhur dhe kemi vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund. Unë i uroj gjeneralit sukses në të gjithë misionin e tij dhe mirëpres që të punojmë së bashku në muajt e ardhshëm. Me dorëzimin e provincës së Bamiyan, tranzicioni ka filluar tashmë në mënyrë efektive. E ardhmja e Afganistanit është e qartë: një vend i udhëhequr dhe i mbrojtur nga afganët, të cilët punojnë për të mirën e Afganistanit dhe të popullit të tyre. Kryengritësit mund të përpiqen ta pengojnë këtë proces, por nuk mund ta shkatërrojnë atë.

Rasmussen diskuton operacionet e NATO-sme kryeministrin holandez në Hagë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen, vizitoi Hagën ditën e enjte, më 14 korrik dhe u takua me kryeministrin holandez, Mark Rutte, ministrin e Jashtëm, Uri Rosenthal dhe ministrin e Mbrojtjes, Hans Hillen.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi kontributet e Holandës në operacionet e Aleancës dhe theksoi se përpjekjet holandeze janë duke bërë një ndryshim mjaft të madh.

“Holanda është një kontribuuese e rëndësishme në operacio-net e NATO-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Në Afganistan, në Kosovë dhe tani në Libi, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ruajtur paqen e sigurinë”. Rasmussen bëri të qartë se NATO do të vazhdojë operacionet e saj në Libi për aq kohë sa duhet për të përmbushur mandatin e OKB-së në lidhje me mbrojtjen e civilëve.

Kryeministri Rutte e përsëriti angazhimin e vendit të tij në NATO. “Holanda ka luajtur gjithmonë rolin e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë”, tha ai. Gjithashtu, kryeministri shprehu mbështetje të plotë për axhendën e reformës së Sekretarit të Përgjithshëm.

njerëz të pafajshëm dhe për sa kohë kjo gjendje do të vazhdojë, ne duhet të merremi me të.

Së dyti, regjimi i Gedafit e ka humbur te gjithë legjitimitetin e tij.

Së treti, duhet të ketë një zgjidhje politike të ud-hëhequr nga libianët mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar dhe plotësimin e kërkesave të popullit libian, ashtu siç kërkoi Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Tani është koha për të gjetur një zgjidhje për popullin libian, të cilët kanë të drejtë të jetojnë pa dhunë e frikë, të drejtën për të planifikuar të ardh-men e tyre dhe aspiratat legjitime të të cilëve duhet të përmbushen.

Rasmussen: NATO mbetet e angazhuar në mbrojtjen e Libisë

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 201112 intervista

INTerVISTë Me KOONeL KrISTAQ XHArO (PrOF.ASc) KOMANDANT I AM

Intervista e mëposhtme me kolonel Kristaq Xharo (Prof.Asc) komandant i AM, ka si qëllim që të sjellë një pan-oramë të zhvillimeve që kanë ndodhur në këtë vit akademik në Akademinë e Mbrojtjes. Ky vit shënon disa ndry-shime të rëndësishme në mjedisin arsimor të cilat do të kemi mundësi t’i shohim edhe më poshtë. Falë një vëmendje të veçantë nga ministri Mbrojtjes dhe shefi Shtabit të Përgjith-shëm për arsimin, mund të thuhet se AM po shndërrohet në institucion elitar në ambientin akademik shqiptar. Rezultatet janë të dukshme dhe rruga e nisur është ajo e mbara.

Sapo organizuat një ceremoni diplomimi, një ceremoni e mirë organizuar, mjaft e vlerësuar, me pjesëmarrjen më të lartë të auto-riteteve dhe që përcolli mesazhe mjaft të rëndësishme jo vetëm për arsimimin e kualifikimin e pjesëtarëve të FA, por duket që mbulonte gjithë hapësirën e anga-zhimit të FA. Si ndjeheni pas kësaj ceremonie?

Do të dëshiroja edhe një herë, që në emër të Akademisë së Mbrojtjes (akademistëve që u diplomuan, stafit pedagogjik, por edhe gjithë personelit akademik), t’i shpreh mirënjohjen e thellë për vlerësimin që i bënë këtij evenimenti: Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ministrit të FSK Agim Çeku, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Malaj, komandantit të FSK gjeneral Selimit, përfaqësues së Ministrisë së Arsimit, rektorëve, profesorëve dhe gjeneralëve, përfaqësuesve të CUBIC, familjarëve dhe të ftuarve si dhe përfaqësuesve të medias. Nivele të tilla të prezencës shprehnin vlerësim, mbështetje dhe inkura-jim për procesin e arsimimit dhe

AM, me programe të akredituara sipas standardeve të NATO-s

2010 nga Qendra “Marshall”

Duket sikur AM është kthyer në një auditor të madh, ku duket sikur brenda një viti, qarkullojnë pothuajse të gjitha kapacitetet e FA. Sa është numri i këtij fluksi?

Më këta të diplomuar, numri i përgjithshëm i akademistëve që kanë kryer studime (afat-shkurtër, afat mesëm dhe afat-gjatë), në këtë vit akademik në AM, shkon në rreth 600 akademistë. Ky numër mendoj që pasqyron dinamikën dhe ka-pacitetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA. Edhe pse na është dashur në mjaft raste të “modifikojmë” planet fillestare.

Nëse mundeni, a mund të jepni një pamje të kurseve kryesore që zhvillohen aktualisht në AM?

Kurset, që do të më pëlqente më mirë ti quaja programe kapin një hapësirë dhe një dinamikë të gjerë. Në nivelin e Kolegjit – një citimi im ky-, për ta përafruar me kolegjet homologe në NATO, të komandës dhe të shtabeve radhiten: kursi i avancuar i oficerit, dhe kursi i ko-mandës dhe i shtabeve; në nivelin e Kolegjit të Mbrojtjes: kursi i lartë i oficerit, kursi rajonal për Sig-urinë dhe Mbrojtjen dhe Kolegji i Mbrojtjes. Në nivelin e Kolegjit të gjuhëve renditen: kurset për gjuhët operacionale në anglisht (disa

nivele), kurset për gjuhët e dyta (frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, greqisht etj) me standarde për të vazhduar studime në kolegje homologe.

Në AM, zhvillohen rregullisht kurse lidershipi, Kursi i Lartë i Inteligjencës, i cili ka kurrikul, module dhe kredite në nivel KKSH dhe KLO. Për vitin 2011-2012, është planifikuar dhe po punohet nga de-partamentet respektive për një kurs kualifikimi në nivel gjeneralësh.

Në përputhje me standardet e Ligjit të Arsimit të Lartë, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes zhvillohen edhe programe të plota, të akreditu-ara, dhe të kuotuara nga VKM edhe programet :Master (profesional dhe shkencor); Doktoraturë. Kujtojmë që këto programe të licencuar që në vitin 1973, këtë vit mbushin 38 vjet që zhvillohen dhe për nga historia vetëm Universiteti Tiranës renditet në të njëjtin pozicion. Me siguri që kjo i bën nder FA.

Sot Ligji i Arsimit të Lartë, ku që nga 23 Korrik 2010, është përfshirë edhe arsimimi ushtarak, ka për-caktuar kërkesa specifike për pro-gramet mësimore. A ka vështirësi AM në plotësimin e standardeve të këtyre programeve?

Programet që zhvillon sot AM, janë programe që renditen dhe plotësojnë standardet e ciklit të dytë dhe të tretë të arsimimit. Vetë AM, që nga data 3 shtator 2010, është institucion i akredituar, për këto cikle, edhe programet plotë-sojnë standardet më cilësore të ar-simimit, trajnimit dhe kualifikimit. Jemi institucioni i parë publik që ka përfunduar procesin e akredit-imit. Akademistët që diplomohen në këto nivele plotësojnë të gjitha standardet në programet Master dhe Doktoraturë. Departamentet, Këshilli i Profesorëve dhe drejtuesit e moduleve përgjigjen direkt për zhvillimin e këtyre programeve. Nga ana tjetër, ato janë programe në standardet e kolegjeve të vendeve të NATO-s. Por duhet të shtoj që pavarësisht se përfshirja në ligj, akreditimi, kuotimi për ciklin e dytë dhe të tretë dhe certifikimi i niveleve të gjuhës ndodhën gjatë vitit 2010-2011, ato janë fryt i disa viteve angazhim të stafit të Akade-misë, të drejtuesve të mëparshëm dhe mbështetjes së ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Si i përgjigjet stafi akademik kërkesave të arsimimit, që siç

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, në kuadrin e përmbylljes së vitit akademik, një histori sfidash dhe realizimesh

kualifikimit, që aq qartë e shprehu ministri ynë i Mbrojtjes. Nga ana tjetër kjo ceremoni për ne shënoi edhe mbylljen me sukses të një prej viteve më dinamikë, por edhe më cilësorë, mbushur me ngjarje dhe arritje, për të cilat besoj se do vazh-dojmë të kemi hapësirë diskutimi edhe në faqet e gazetës suaj.

Në një vështrim dukej se ata përfaqësonin një peizazh nga më të larmishmit që janë parë ndon-jëherë në auditorët e AM. Çfarë përfaqësonin të diplomuarit, a mund të njohim më tepër për “gjeografinë” e tyre?

Është e vërtetë që peizazhi i kishte të gjitha “ngjyrat”. Është një produkt që pati për gjithë kohën vëmendjen e ministrit dhe shefit të Shtabit, por që ka në themel edhe kontributin e drejtuesve të mëparshëm të AM dhe KDS. Megjithatë për tu kthyer tek pyetja, mendoj se përfaqësimi shprehej saktësisht ditën e diplo-mimit, kur u diplomuan:

-Akademistë në Kursin e Lartë, i cili zhvillohet në kontekstin e Kolegjit të Mbrojtjes, dhe që është programi më i lartë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Të diplomuarit janë pjesëtarë të FA, nga Shqipëria e Kosova, por edhe përfaqësues nga institucionet e tjera të sigurisë, Ministria e Brendshme, SHISH, si dhe nga institucione civile. Programi që zhvillohet në

këtë kurs është i ngjashëm me pro-gramet e Kolegjeve të Luftës, apo Kolegjeve mbretërore në vendet e NATO-s, veçanërisht ai është me kurrikula, module, kredite dhe tra-jtesa mjaft të përafërta me Kolegjin e Luftës në SHBA (në mbi 85%). Programi është tërësisht i akredi-tuar (bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë) dhe kreditet e tij integrohen në Master Shkencor.

-Akademistë në Kursin e Ko-mandës dhe të Shtabeve, i cili përbën nivelin më të lartë të pro-grameve të përgatitjes profesionale të ushtarakëve në nivel komandash e shtabesh, veçanërisht në fushat operacionale (të diplomuarit janë pjesëtarë të FA, nga vendi e Kosova, por gjithashtu edhe përfaqësues nga institucionet e tjera të sigurisë). Pro-grami që zhvillohet është homolog me kolegjet respektive të vendeve të NATO-s, dhe më konkretisht i përafruar me Kolegjin e famshëm të Leavenuorth. Edhe ky program është i akredituar( bazuar në ligjin e arsimit të Lartë) dhe kreditet e tij integrohen në Master Profesional.

- AM certifikoi, gjithashtu, aka-demistë për gjuhët operacionale, jo vetëm për anglisht, por edhe për gjuhë të dyta. Falënderimet më të mira këtu i shkojnë padyshim Qendrës së Gjuhëve të Huaja, që vërtetë me stafin e saj është kthyer në një qendër ekselence, edhe kjo e akredituar që në muajin dhjetor

Intervistoi: albert hitoaliaj

Numri i përgjithshëm i akademistëve që kanë kryer studime (afat-shkurtër, afat mesëm dhe afat-gjatë), në këtë vit akademik në AM, shkon në rreth 600 akade-mistë. Ky numër mendoj që pasqyron dinamikën dhe kapacitetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 13intervista

e ka theksuar edhe ministri i Mbrojtjes, duhet të thellohet, për-shpejtohet dhe mbyllë ciklin e tij të reformimit?

Për arsimimin e të diplomuarve, sot është angazhuar një staf dhe personel akademik, i kualifikuar dhe me eksperiencë. Të drejtuar nga Departamentet dhe Këshilli i Profesorëve ata plotësuan cilësisht të gjitha standardet e programeve akademike, por edhe standardet e kualifikimit pedagogjik. Sigurisht që ky proces nuk mund të mbyllet asnjëherë, sepse është në natyrën e vet institucionit: kërkesa për vet-kualifikim. Nga ana tjetër këtij stafi dhe në këto auditorë gjatë këtij viti ju shtuan në lektime edhe 25 pro-fesorë të huaj (nga SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, etj). Ftesave të AM ju përgjigjën gjithashtu edhe 13 ambasadorë të vendeve të NATO-s, në Tiranë. Ndërkohë mbi 20 “të ftuar nderi”, si dhe deputetë, ministra, komandantë të shtabeve të NATO-s ishin lektues në këtë vit akademik. Kjo prani, dha mundësinë që akademistët nga njëra anë të njihen me arritjet më të mira perëndimore, por edhe me tendencat e zhvillimit rajonal e më gjerë, por kjo ka dhënë mundësinë që edhe vetë institucioni të pasqy-rojë imazhin më të mirë të FA. Gjatë këtij viti akademik, në realizuam porosinë e ministrit të Mbrojtjes për ti parë dhe trajtuar programet mësimore, në harmoni me kërkesat operacionale të angazhimit të FA në misionet, por veçanërisht edhe me Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s. Gjithashtu në përputhje me direktivën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, janë bërë pjesë e punës kërkimore në programe aka-demike më shumë se 40 tematika të orientuara. Një ndihmesë në këtë drejtim ka dhënë edhe Qendra e Analizave në KDS dhe veçanërisht kolonel (r) Hudhra.

Ka qenë një kërkesë e vazh-dueshme nevoja që programet mësimore të përfarohen sa më shumë me situatat dhe kërkesat operacionale aktuale të FA. A keni ju vështirësi për t’ju përgjigjur një kërkese të tillë?

Ne mendojmë që viti akademik që po përfundojmë ka vërtetuar që Akademia e Mbrojtjes - pedagog dhe akademistë kanë të gjitha ka-pacitetet cilësore për të realizuar detyra direkt, apo projekte të pers-pektivës që mund t’i ngarkohen në fushat e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, në interes të FA apo në interesa kombëtare e më gjerë. Dhe në këtë kuadër, AM beson që nga njëra anë angazhime të tilla do të shërbejnë për të lehtësuar shtabet e forcave dhe strukturat e tjera nga punë të mirëfillta kërkimore dhe studi-more, dhe nga ana tjetër krijojnë mundësinë që edhe programet aka-demike të jenë sa më pranë prob-lematikës së angazhimit në fushat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë. Gjatë këtij viti në procesin e rifreskimit të programeve ne morëm komente, propozime dhe vërejtje jo vetëm nga akademistët që përfunduan programet por edhe nga strukturat e SHP, KFT, KFA, KFD, KLL etj. Për herë të parë komente dhe sugjer-

ime erdhën edhe nga Përfaqësitë tona Ushtarake në Mons, Napoli, Norfolk etj. Ky bashkëpunim do të thellohet, sepse kjo shihet si një rrugë efektive që në të jemi pranë aktualitetit dhe problematikës, por edhe këto struktura të jenë pranë auditorëve akademike.

Një vend të veçantë në kon-tingjentet tuaja zënë akademistët nga Kosova. Cilat janë disa nga vlerësimet reciproke?

Ne kemi informuar autoritet e FSK, veçanërisht ministrin Ceku dhe gjeneral Selimin, se pjesëmarrja e akademistëve nga Kosova ka qenë privilegj, kontribut dhe eksperiencë për Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Këta akademistë kanë reflektuar cilësitë më të vyera. Ata plotësuan maksimalisht të gjitha standardet akademike, dhe arritën rezultate të shkëlqyera. Shpresojmë, që ata të kenë mundësi dhe hapësirë që t’i shfaqin këto vlera në FSK apo institucione të tjera të Kosovës. Ndërkohë, Akademia e Mbrojtjes, sipas porosisë së ministrit Imami, do të vazhdojë të ruajë dhe të forcojë lidhjet me akademistët shqiptarë kosovarë edhe pas zhvendosjes së tyre nga auditorët akademike.

Në Akademinë e Mbrojtjes si rrallë ndonjëherë ju patët për-faqësues pothuaj nga të gjithë institucionet e Sigurisë: të Min-istrisë së Brendshme, SHISH, RTV, institucionet e Kosovës etj. A e vështirësoi kjo pjesëmarrje punën tuaj?

Më lejoni, t’ju informojmë që studentët që ju përmendët më lartë krijuan një eksperiencë të re për institucionin tonë që do të jetë ndër pasuritë e kësaj akademie. Ata ndër-kohë arritën rezultate të shkëlqyera dhe plotësuan të gjitha standardet akademike. Ata na dhanë gjithashtu një qasje të re, një përvojë të veçantë të cilën ne do ta vlerësojmë përherë në ngritjen e dimensioneve të pro-cesit te arsimimit. Ne urojmë që ata të kenë marrë më të mirën nga institucionet tona.

A mund të shtonit edhe diçka për Kolegjin rajonal në këtë rast?

Plotësisht e drejtë - për të mund

të themi “qershia mbi tortë”. Kolegji Rajonal, tashmë është një histori e suksesshme që po përsëritet viti për vit. Edhe pse i alternuar, ai ka arritur të mirë-plotësojë të gjitha objektivat e veta. Ne patëm përfaqë-sues nga gjithë rajoni, të cilët dhanë dhe morën më të mirën. Organi-zuam gjithashtu edhe programin e “sponsorshipit”. Ndoshta një vit më para se ta bënte diplomacia, nën kujdesin direkt të ministrit Imami dhe gjeneral Malaj, në AM u ulën në një tavolinë përfaqësues nga Ko-sova dhe përfaqësues nga Serbia. A Nuk duket kjo një sfidë, që tashmë që ka përfunduar, të konsiderohet një sukses për të cilën merita i takon FA? Zëri i Amerikës, BBC, Deutche Velle e një numër organesh me autoritet botëror i bënë jehonë Kolegjit Rajonal me emisione mjaft specifike. Kolegji i Mbrojtjes ka fil-luar aktivitetin që në vitin 1996 dhe këtë vit ne do të festojmë 15-vjetorin e hapjes.

AM është e angazhuar edhe në programet Master dhe Dok-toraturë, çfarë përfaqësojnë këto programe dhe a janë ato të bazuara në standartet më të mira?

Programet Master dhe Dok-toraturë, të cilat në bazë të ligjit përfshihen në ciklin e dytë dhe të tretë të arsimimit kanë ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat për realizimin e standardeve të këtyre programeve sic përcaktohen në urdhrin respektiv.

Është edhe një herë vendi për të shprehur kënaqësinë që qeveria, me një VKM i dha ekluzivitetin e këtij programi vetëm AM. Kjo gjë, nuk mund të themi se s’ka bërë xheloz një numër universitetesh private, pasi AM është një institu-cion prestigjioz i kësaj fushe. Edhe kuotimi për Master e Doktoraturë ju la vetëm këtij institucioni. Roli i ministrit të Mbrojtjes ka qenë thel-bësor në këto VKM.

Pjesëmarrja në këto programe është mjaft e gjerë, ku mbi 65% janë nga FA, rreth 15% nga institucione të tjera të sigurisë (AM është i vetëm institucion ku këta kandidatë gjejnë hapësirën e vetme institucionale), rreth 15 % janë nga Kosova dhe pjesa tjetër nga shoqëria civile.

A janë programet e ciklit të tretë në misionin e AM dhe a mund të dinim disa specifika?

Që nga viti 1973, ky program, në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes është pjesë e programeve akade-mike. Këto programe janë nxitëse, nuk janë detyruese, dhe pjesëmar-rësit afrohen apo edhe largohen, në përballje me angazhimet intelek-tuale. Ka disa specifika për këtë program, veçanërisht sipas Ligjit të ri të Arsimit. Programi i ciklit të tretë mund të zgjasë 3-4 vjet. Deri në fund të vitit të parë të gjithë të regjistruarit që plotësojnë kriteret, konsiderohen vetëm kandidatë dhe vetëm pas këtij viti fillon selek-timi. Për shembull, aktualisht janë regjistruar mbi 120 vetë, nga këta plotësojnë kushtet rreth 85 vetë. Përballja e numrit të kandidatëve me kuotimet vlerësohet deri në vitin 2015, kur mbyllet cikli. Deri në këtë periudhë, për shkak të kërkesave, por edhe për arsye të tjera janë tërhequr gati 15 vetë. Selektime do të ketë edhe në vitin e dytë e të tretë. Detyrimet janë aq rigoroze sa që pothuajse shmangin çdo lloj subjektiviteti. Ne do të dëshironim, që sa më shumë nga këta kandidatura të plotësonin këto kritere, pasi vërtet përbëjnë vlera mjaft cilësore kombëtare. Nga ana tjetër tematika që po ten-tohen shkojnë direkt në projekte apo zgjidhje të rëndësishme që kërkohen në nivel kombëtar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Publikimi dhe pasqyrimi i këtyre çështjeve ka rëndësi të theksuar – si në çdo vend – edhe në vendin tonë.

Mos ndoshta kjo sjellje në vëmendje, për publikimet, është edhe një “kritikë” për median tonë?

Përkundrazi (qesh). Unë pohoj me bindje, që media jonë (ush-tarake) ka qenë mbështetësja me e afërt për këto objektiva. Gazeta juaj, mendoj vërtet se është në pararojë në këtë drejtim, ose thënë ndryshe ju jeni ashtu siç duhet të ishte një gazetë e tillë. Keni hapur mjaft rubrika ku unë së fundi do të veçoja edhe “academicus”, si

një hapësirë në të cilën bota stu-dimore them se do e gjejë veten të pasqyruar dhe gjej rastin, nisur nga sa thashë, që të shfaq një vlerësim serioz për shkrimin botuar në këtë rubrikë nga dr. Simon Gega. Por në gazetën tuaj janë ngritur edhe mjaft rubrika të tjera që sjellin in-formacion shumë interesant. Një vërejtje...shtoni tirazhin. Por për t’iu përgjigjur pyetjes me pak fjalë, ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Qendrën e Kulturës Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes.

DISA PyETjE “jASHTë” INTERVISTëSCilën vlerëson situatën më të

vështirë?Ditën kur - nga trafiku dhe një

shi i jashtëzakonshëm - për lek-tim u “përplasën” 3 ambasadorë: francezja, kroati dhe greku. Ju dha prioritet ambasadores sepse, ajo atë ditë kish anuluar edhe një takim me një personalitet shumë të lartë.

Cilin keni profesorin e prefer-uar?

Janë shumë, nga vendi dhe bota por midis tyre Nicola Pede.

Çfarë konsideroni sfide për 2011-2012?

Ka shumë, por realizimi i video-konferencave do të na sillte lektorë nga gjithë bota, brenda auditorëve tona akademike.

A i keni ulur gjeneralët në klasë?

Shpresoj këtë vit, në një kurs lidershipi...të gjithë. Mund të jenë të rreptë, por auditorët i tërheqin. Megjithëse një pjesë të mirë i kemi në programin e Doktoraturës, janë më korrektët....(buzëqesh)

Jemi informuar që jeni ud-hëheqës shkencor për ministrin Ceku në programin e Doktoraturës. A është student i vështirë?

Është nga më korrektët, mjaft i thjeshtë, dhe mirëpret çdo sug-jerim.

Cila është moto juaj e punës? S’ka tjetër: Puna në grup.Ç f a r ë d o t ë v l e r ë s o j e t ë

kolegët?Sinqeritetin dhe guximin për të

shprehur në çdo rast mendimin e vet. Kjo është liria akademike. Pa liri shprehje nuk ka liri, nuk ka botë akademike.

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 201114 arsimimi

Vijon nga numri i kaluar

EMOCIONET SI MOTIVE – teoritë për emocionet janë të shumta. Ndër më kryesoret le të përmendim disa: Teoria James–Lange thotë që emocioni vjen përpara se të veprojmë; ja mbathim me vrap se jemi të frikësuar, zihemi se jemi të zemëruar, etj., që do të thotë se trupat reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisorë dhe ne bëhemi të vetëdijshëm se këto reagime (fiziologjike dhe sjellore) formojnë një emocion të caktuar. Teoria Cannon–Brad thotë që kur një person percepton një ngacmues nga mjedisi, atij në tru i reagon talamusi dhe kontrollon proce-set fiziologjike të trupit, pra emocioni dhe veprimi fiziologjik ndodhin në të njëjtën kohë. Teoria Schachter–Singer (ose e eksitim–kognicionit) që thotë se kur përjetojmë emocion, para së gjithash ne jemi të eksituar fiziologjikisht, më pas e interpretojmë kognitivisht situatën dhe e emërtojmë si emocion përkatës. Teoria Plutchik (ose funksionale) që thotë se emocioni është një zinxhir rea-gimesh që vijnë njëri pas tjetrit: Ngjarja ngacmuese (stimuluese) – Kognjicioni-Ndjenja-Sjellja për të mbijetuar. Emocioni siguron mbijetesën e individit, individi mund të parashikojë të ardhmen duke përdorur mendimin. Teoria Solomon që i trajton emocionet si çifte polare (frikë-mungesë frike, kënaqësi-dhimbje, etj) Kur përjetohet një emocion, emocioni i kundërt me të ndrydhet, nuk aktivizo-het. Por vitet e fundit, në përdorimin e përditshëm termi “emocion” ka marrë kuptimin e shprehjes së gjendjes së përgjithshme shpirtërore të individëve, të forcës shtytëse që i vë ata në lëvizje, që nxit veprime apo sjellje të caktuara. Në këtë kuptim emocionet mund të identifikohen si motive, si faktor moti-vimi. Karakteristikat e emocioneve janë të shumta, por ato mund të klasifikohen në tetë emocione bazë: gëzimi, pranimi, frika, habia, trishtimi, neveria, zemërimi, dhe kundërveprimi. Këto emocione parësore mund të kombinohen për të formuar emocione sekondare (p.sh. frika dhe pranimi formojnë përuljen; gëzimi dhe pranimi formojnë dashurinë). Përveç kombinimit ato ndryshojnë dhe në intesitet (p.sh. lebetitje–frikë–ndrojtje; mjerim–trishtim–melankoni, etj.). Kër-kimet në këtë fushë vazhdojnë. Mësimet që nxjerrim në kuadrin e motivimit nga emocionet janë të shumta: njerëzit priren tu shmangen emocioneve negative, ndaj me ta nuk duhen krijuar rrethana

që i sjellin ato emocione gjatë aktivitetit jetësor; njerëzit duhen përgatitur për të shmangur pasojat e forta të emocioneve që mund të sjellin situata të vështira; lloje të caktuara sjelljesh japin sinjalet e tyre paralajmëruese me emocionet përkatëse, njerëzit i përjetojnë në mënyra të ndry-shme emocionale situata të njëjta,

emocionet lidhen në një masë të konsiderueshme me njohuritë tona mbi realitetin, etj.

MOTIVACIONI – megjithë teoritë e shumta për të si: teoria biologjike, teoria motivacion-impuls, teoria motivacion-shtysë, teoria motivacion-nxitshmëri, teoria humanistike dhe kongnitive ar-rijmë në një konkluzion të përgjithshëm se quhen ato “forca që fillojnë e drejtojnë sjelljen, si dhe variabilet që përcaktojnë intensitetin dhe qëndrueshmërinë e asaj sjelljeje”. Sjellja njerëzore është jashtëza-konisht komplekse dhe prandaj nuk është e vështirë të kuptohet përse secila nga teoritë e motivimit nuk mund të shpje-gojnë të gjitha gjërat që ne bëjmë. Studime të shumta vazhdojnë të bëhen për këto fusha, që nga funksionet biologjike të të ngrënit apo të të pirit, deri tek ato të bash-këveprimit social e të suksesit personal. Le të shohim disa nga teoritë më kryesore në interes të punës tonë.

TEORITE MBI MOTIVIMINNë veprimtaritë ushtarake të çfarëdo

situate qofshin ato, problemi i motivimit është edhe më i komplikuar, edhe më i dallueshëm, edhe më i rëndësishëm. Situatat luftarake janë të paimagjin-ueshme dhe tepër të papëlqyeshme për këdo pjesëmarrës. Proceset fiziologjike dhe psikologjike arrijnë kulmet e tyre. Pyetje kryesore që bëjmë vazhdimisht ne: Përse disa punojnë më shumë dhe disa më pak?, Përse me disa gjëra njeriu nuk kënaqet asnjëherë? Në çfarë pozicion ndodhem dhe si duhet të veprojë për të ardhmen? Cilat janë disa nevoja të domo-sdoshme për njeriun, si mund të motivo-hen njerëzit në çdo situatë, çfarë duhet të ketë parasysh një drejtues për të motivuar bashkëpunëtorët e tij. Le të shohim disa teori për të siguruar një këndvështrim më të qartë në vijimësi. Që në fund të viteve 1800, Uilliam Xhejms evidentoi rëndësinë e motivimit në punë. Ai konkludoi se punonjësit e motivuar mund të sjellin rritje të konsiderueshme të rendimentit të punës dhe ulje të problemeve si: mung-esa, vonesa, largime, ankesa, etj. TEORIA E IMPULSIT – e Clark Hull: Motivacioni është një impuls i brendshëm dhe orga-nizmi është i motivuar të ruajë ekuilibrin. Nevojat që lindin si rezultat i mungesave (pra prishet ekuilibri p.sh: etje, uri, etj.) krijojnë impulse, një nxitje psikologjike. Pasi arrihet qëllimi (pihet ujë, merret ushqim, etj. pra rivendoset ekuilibri)

është e dobishme, nuk duhet harruar se sjellja njerëzore është aq komplekse saqë rruga më e mirë për ta studiuar atë mbetet një trajtim tërësor shumplanësh. Ajo shërben dhe si bazë për ngritjen e teorive të tjera mbi motivimin. TEORIA E NEVOJAVE PER ATASHIM (për Ar-ritje, Pushtet dhe Lidhje) – e trajtuar së pari nga David McClelland ka si bazë arsyetimin se “Njerëzit kanë dëshira për të kërkuar dhe formuar lidhje me njerëz të tjerë”. Ndërsa Maslovi i shihte nevojat të pavarura nga njerëzit, kjo teori supozon se nevojat duhen mësuar. Nevoja për arritje (suksesi, karriera) quhet dëshira për të bërë diçka më mirë ose më të efektshme se sa është bërë më parë. Sa më e lartë kjo nevojë, aq më i madh predispozicioni i individit për përgjegjësi, për predispozicion në zba-timin e detyrave, të angazhimit dhe të preokupimit në kryerjen e detyrave. Me të lidhet suksesi dhe mossuksesi. Më pas Atkison- përpunoi modelin e kup-timit të motivacionit: T = M x P x SH (T = tendenca për të arritur sukses, M = motivi për sukses, P = propabiliteti për të pasur sukses, SH = vlera shtytëse). Nevoja për pushtet quhet interesimi për të ndikuar mbi njerëzit, për të pasur fuqi dhe kontroll mbi ta, dëshira për të drejtuar të tjerët. Ky motiv ka prirje të veprojë njëlloj si për burrat dhe për gratë. Nevoja për lidhje quhet dëshira për të qenë i pëlqyeshëm nga të tjerët, të pranohesh prej tyre dhe të kesh mar-rëdhënie të ngrohta e miqësore. Studi-met kanë vërtetuar se “njerëzit që duken më të pavarur janë ata që kanë pasur në fëmijërinë e tyre mbështetjen më të madhe sociale”. TEORIA E MO-TIVIM - HIGJENES (ose Herzberg) – e cila shpjegon kryesisht motivimin dhe kënaqësinë në punë (njihet dhe me emrat: e faktorëve të dyfishtë ose e motivim – mirëmbajtjes). Kjo teori dal-lon dy nevoja kryesore: nevojat për përparim (si: përgjegjësinë, natyrën e punës, shanset për përparim, mundës-inë për arritje dhe njohjen e tyre) të cilësuara si faktorë që sjellin kënaqësi; dhe nevojat për higjienë (si politika e kompanisë apo e drejtuesit, paga, kon-trolli, kushtet e punës, marrëdhëniet ndërpersonale, statusi, sigurimi në punë) të cilësuara si: faktorë që sjellin kënaqësi të përkohshme dhe pak-ënaqësi (apo faktorë higjenik). “Nëse plotësohen faktorët higjenik, nuk është e thënë të krijohen kënaqësia e punës patjetër, por në rast se nuk plotësohen, ato do të krijojnë pakënaqësi”. Pra sipas tij ka dy sisteme motivimi për bash-këpunëtorët: nevoja për rritje personale (kënaqësia e punës) dhe nevoja për të shmangur pakëndshmërinë (pakënaqës-inë e punës). Grupi i parë i faktorëve quhen “motivues” sepse ato sigurojnë motivim të drejtpërdrejtë , ndërsa grupi i dytë quhen “higjiene” ose “mirëmbajtje” sepse ato nuk sigurojnë motivim të drejt-përdrejtë, por kanë natyrë parandaluese, pra mund ta parandalojnë motivimin. Kjo teori bëri të qartë përse njerëzit nuk kënaqen asnjëherë plotësisht me rrogën që marrin, përse vazhdimisht bëjmë kritika për organizimin e punës apo për kushtet e saj, përse është vështirë të pëlqe-het maksimalisht drejtuesi etj. Anasjelltas duke i pasur këto njohuri, të dimë si të sillemi me bashkëpunëtorët tanë dhe të ndjekim praktika pune që të ulim sa më shumë faktorë higjenik dhe të ngremë faktorët motivues. Në punën tonë duhet që të sigurojmë: angazhim, arritje, përparim dhe rritje të arsyeshme të cilat quhen “çelësat e pasurimit të punës”.

impulsi pakësohet dhe lind gjendja e pushimit (sepse tentohet të ruhet gjendja), më pas lind një nevojë e re. Më 1952 përpunoi një model shumë ndikues, i cili shpjegonte se: forca (intensiteti) i një sjelljeje është e lidhur me të mësuarit dhe motivacionin me formulë: E = Z x I x SH (E – reagimi, Z – forca e një zakoni të mësuar, I – forca e impulsit motivues SH – shtysë e jashtme). Ai doli në përfundi-min se motivacioni si një forcë tërësisht e brendshme mund të mos mjaftonte, dhe shtoi konceptin e një shtyse të jashtme. Ky koncept më tej u përpunua dhe sot trajtohet si teori më vete. Impulset janë të brendshme, shtysat janë të jashtme, të mësuara. TEORIA E MENAXHIMIT SHKENCOR – lindi në fund të shekullit të kaluar me përfaqësues kryesor Fred-eric W Taylor. Thelbi i kësaj teorie është se: kur njerëzit shumë produktivë kon-statojnë që shpërblehen pothuaj njëlloj me njerëzit më pak produktivë, atëherë prodhimtaria e atyre shumë produktivë do të ulet. Sipas tij zgjidhja do të ishte që punonjësit të shpërblehen sipas pro-dhimit individual. Për këtë arsye ai ven-dosi kronometrimin e kohës së realiz-imit të një produkti dhe të përcaktimit shkencërisht të pagesës sipas njësisë së prodhimit duke caktuar një normë pag-ese standarde. Me tu arritur norma e caktuar rritet dhe pagesa për çdo tejkalim të sasisë së përcaktuar. Me sistemin Tay-lor, punonjësit janë të interesuar të punojnë më shumë për një shpërblim më të mirë dhe rritet sasia e prodhimit. Kjo teori ka për bazë konceptin se “paraja është motivuesi kryesor”, se shpërblimet financiare lidhen drejtpërdrejt me rendi-mentin dhe sasinë e prodhimit, se kjo i bën punonjësit që të punojnë më shumë. TEORIA E DREJTESISE – e trajtuar nga J Stacey Adams u bazua në idenë se: “njerëzit dëshirojnë të trajtohen ndersh-mërisht në raport me të tjerët”. Njerëzit kur arrijnë të ndjejnë se përfitimet, rezul-tatet e punës së tij janë më të vogla se ato të një tjetri (duke u bazuar tek inputet që ai jep për aktivitetin), tek ai lind ndjenja e “padrejtësisë ”. Interesant është fakti se kjo nuk lidhet me vlerësimin real të re-zultateve, por me vlerësimin që individi u bën atyre, pra sipas një gjykimi subjek-tiv i cili nuk bëhet vetëm brenda ambien-tit ku jeton, por edhe me ambiente të tjera larg tij, me një fjalë dhe me njerëz të tjerë që nuk kanë lidhje pune me atë. Është forcë motivimi me kah të padëshiruar, me qëllim rivendosjen e drejtësisë (ose pakësimin e saj). Në praktik kjo teori të afron disa sugjerime të vlefshme: 1– Në shpërblimin e bashkëpunëtorëve. 2–Drejtësi në shpërblime (domethënë jo favorizime, jo miqësira, jo korrupsion, etj.) 3–Qëndrimet negative që shfaqen nga bashkëpunëtorët nga vlerësimi subjektiv

që ata i bëjnë inputeve dhe përfitimeve duhen trajtuar me qetësi dhe zgjuarsi, në asnjë rast të mos nënvleftësohen. TEORIA E MASLLOVIT (Hierarkia e Nevojave) – bazohet në supozimin se individët motivohen për të plotësuar një numër nevojash dhe se shpërblimi me para nuk mund ti plotësojë të gjitha, por disa prej tyre. E quajtur ndryshe “teoria human-iste” ku Abraham Masllovi (1908-1970) deklaroi se “Çdo teori mbi motivacionin duhet ta shohë individin si një të tërë dhe duhet të bazohet në një hierarki nevojash, të cilat, nëse plotësohen në mënyrë të kënaqshme bëjnë që njeriu të realizojë plotësisht potencialin e vet”. Sipas tij nevojat shkallëzohen në disa nivele që lidhen me njëra – tjetrën në formë hier-arkike. Nevojat fiziologjike – të cilat përfshijnë motive të tilla si: uria, etja, seksi, të ushtruarit dhe pushimi. Njeriu ka nevoja të këtilla deri në momentin kur ato të jenë të plotësuara qoftë edhe pjesër-isht. Pasi këto plotësohen njeriu motivo-het nga nevojat për siguri. Nevojat për siguri – të cilat përfshijnë motive të tilla si: mosrrezikimi, qëndrueshmëria, varë-sia, mbrojtja, liria nga frika dhe ankthi, rregull dhe strukturë. Me arritje e tyre lindin nevojat sociale. Nevojat sociale (ose për përkatësi dhe dashuri) – të cilat përf-shijnë motive si: afeksioni (kontakte shoqërore dhe miq), dashuria, familja, grupi shoqëror. Nëse nuk plotësohen këto nevoja lindin probleme psikologjike. Më pas njeriu kërkon vlerësim. Nevojat për vlerësim – që konsiderohen ato si: suksesi, besimi, respekti, fama, prestigji, kompetenca, inteligjenca, lidershipi. Me plotësimin e tyre, njeriu synon të vetak-tualizohet. Nevoja e vetaktualizimit – ka të bëjë me realizimin nga njeriu të potencialit të vetë të veçantë, me atë që individi bëhet çfarë është i aftë ai të bëhet. Vetaktualizimi arrihet rrallë, është individuale sepse çdo njeri ka aftësi të veçanta. Në pamje të parë të krijohet ideja se kjo renditje është e saktë, por në praktikë nuk ndodh vetëm kështu, renditja e këtyre nevojave shpesh herë tejkalon shkallët dhe prishet renditja. Në jetën e përditshme renditja e nevojave do të varet edhe nga kultura e shoqërisë në të cilën jetojmë, edhe nga tradita e edukata që në kemi marrë, edhe nga situata faktike në të cilën do të ndodhemi. Gjithashtu sjelljen e një individi e kushtëzon dhe niveli ekonomik në të cilën ai merr pjesë apo jeton. Nga ana tjetër çdo individ mund të ndjekë rrugë të ndryshme për të realizuar nevojat e tij, mund të ndjekë metoda të ndryshme dhe në jo pak raste disa nevoja lihen pa plotësuar në interes të arritjes së disa të tjerave më parë, pra tejkalohen shkallët. Kjo teori ka ndikuar shumë në psikologji dhe

nga vasillaq balca

Teoria e Motivimit “Ai Oficer që nuk e kryen detyrën i shtytur nga ambicia e brendshme, por përkundrazi e mbajnë me zor në detyrë, nuk e meriton të jetë Oficer ” (Fridrih Vilherlm I 1726). Shumë prej nesh në diskutime rutinë, duke pirë një kafe apo duke pushuar në një karrige, shprehemi: “Nuk jemi të motivuar për të punuar” “Sikur të motivo-heshim ne, do të bënim namin në rezultate” “Me këtë pagë nuk mund të punosh” etj.- etj.

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 2011 15vlerësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

KOLONEL ASTRIT KAREMAN ALIAJ

Lindur më 7 prill 1956 në Burrel. Pas për-fundimit të arsimit të mesëm në shkollën ushtarake “Skënderbej” në vitin 1975, një vit më pas filloi studimet e larta në shkollën e Marinës në Vlorë.Gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndry-shme kualifikimi: kursi i SHFD në Institu-tin e Luftës Detare, kursi i SHP Interforcë në Institutin e Lartë SHP, kursi i Lartë i Studimeve të Mbrojtjes në Itali, kursi i Kryqit të Kuq në Akademinë Detare, Vlorë etj. Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 1980 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant i katërit silurues e më pas komandant skuadre të katrave silurues BUD në Sazan, koman-dant skuadrilje i katrave silurues BUD në Durrës, pedagog e punonjës shkencor në Akademinë Detare Vlorë e më pas shef i degës mësimore, shef shtabi i Fakultetit të Detarisë, komandant grupi mësimor, komandant i Akademisë Detare, Vlorë. Në vitet 2003-2009 Atashe Ushtarak i RSH në Itali, më pas shef i degës operacionale dhe stërvitjes në Durrës, shef i sektorit të protokollit të MM. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen për “Shërbime të shquara shtetërore e sho-qërore”, nga ministri i Mbrojtjes me med-aljen e “Shërbimit Ushtarak”, me Urdhrin e Agjendë “Naim Frashëri”, medaljen për “Shërbime të shquara”. Komunikon në gjuhët anglisht, italisht dhe rusisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

KOLONEL BAKI ZEqO BALADOKTOR I SHKENCAVELindur më 24 qershor 1956 në Prongji, Gjirokastër. Pas përfundimit të arsimit të

mesëm në shkollën ushtarake “Skënderbej” në vitin 1975 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve, specialiteti ndërlidhje. Në vitet 2000-2002 ka kryer Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi; kursi themelor të shtabit në Turqi, Arkitektura CIS për kooperim ndërmjet partnerëve në Itali, forumi i industrisë globale, vëzhgimi bregdetit në Singapor etj. Pas përfundimit të studimeve të larta ka kryer detyra të ndry-shme: komandant toge Br.K në Delvinë, komandant kompanie Br.K Sarandë, shef ndërlidhje Brigade Br.K Delvinë, koman-dant batalioni ndërlidhje në D.K. Delvinë, shef ndërlidhje në D.K. Delvinë, instruktor Drejtorie në Drejtorinë e Ndërlidhjes në SHP, komandant i brigadës Ndërlidhjes në Tiranë, drejtori i Drejtorisë së Ndërlidhjes në SHP, shefi i shtabit i FB, Durrës, drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Projekteve të Modernizimit në MM, drejtor i Drejtorisë së Modernizimit në DPBM të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë karrierës është vlerë-suar me medalje nga presidenti i Repub-likës, ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandantët e Forcave. Komunikon në gjuhët anglisht, rusisht dhe frëngjisht. Është i martuar dhe ka tre vajza.

KAPITEN I RANgUT Të I-Rë HARILLA JORgJI DAFALindur më 9 maj 1956 në Vlorë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1976 filloi studimet e larta në Shkollën e Marinës, Vlorë. Më pas ka kryer Kolegjin e Shtabit të Forcave Detare K5, SHBA, Kolegji i luftës të Forcave detare, SHBA. Ka ndjekur disa kurse kualifikimi për procedurat e reja të vendim-marrjes, kursi i oficerëve të shtabit operacional NATO/PFP, kursi për planifikimin në Shtabin e Bashkuar, kursi i Operacioneve të NATOS në

mbështetje të paqes. Pjesëmarrës në seminare të ndryshme zhvil-luar brenda dhe jashtë vendit si: për Ligjin e Luftës detare, gjuha operacionale etj. Pas përfundimit të studimeve të larta nga viti 1979 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant anije Polumbare, komisar i Grupit të Anijeve Ndihmuese, Vlorë, komandant i grupit avari shpëtues, ko-mandant i grupit të gjuajtësve detarë, Vlorë, shef operacio-nal në shtabin e D2D, Vlorë,

zëvendëskomandant i D2D, Vlorë, shef i degës së planifikimit në Shtabin e FD, Durrës, shef Shtabi i D2D, Vlorë, komandant i D2D, Vlorë, drejtor i Drejtorisë së BCU në KFB, Durrës, drejtor i Kantierit të Ndërtimit të Anijeve në Forcën De-tare. Gjatë karrierës është vlerësuar me Medaljen e Shërbimit Ushtarak, dhënë nga presidenti i Republikës, medaljen e Karrierës, dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Komunikon në gjuhën angleze. Është i martuar me dy fëmijë.

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Arma-tosura. Kaluan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat, qytet, mal, fushë kodër,

lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqe-dashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

KOLONEL RAqI PETRO qARRI

Lindur më 5 dhjetor 1956 në Poro, Vlorë. Pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën ush-tarake “Skënderbej” në vitin 1975 filloi studimet e larta në Shkollën e Aviacionit dhe u diplomua në vitin 1978. Në vitet 1999-2001 kreu studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të FA. Pas diplomimit ka kryer detyra të ndryshme: pilot gjuajtës në Regjimentin e Aviacionit Lezhë, komandant çifti e më pas komandant katërshe në Regjimentin e Aviacionit në Lezhë, zëvendësko-mandant Skuadriljeje Tiranë, shef taktike qitje në repartin 4010 Tiranë, komandant i Bazës Ajrore në Gjadër, shef Sektori në Forcën Ajrore, shef Shtabi në Forcën Ajrore, komandant i Regjimenti i Helikopterëve, shefi i Qendrës së Bashkuar Op-eracionale në KFB, shef Shtabi në Brigadën Ajrore, zëvendëskomandant i Forcave Ajrore. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i Forcave Ajrore. Komunikon në gjuhën angleze. Është i martuar dhe ka 2 vajza.

KAPITEN RANg I I-Rë ROLAND PEÇI NASTOLindur më 18 korrik 1956 në Durrës. Pas përfun-dimit të shkollës së mesme në vitin 1976 filloi stu-dimet e larta në Shkollën e Marinës në Vlorë. Më pas ka kryer Akademinë e SHP në Turqi, Kolegjin e Mbrojtjes në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë si dhe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme për PfP zhvilluar në Kanada, për çështjet civile-ushtarake, Kaliforni, drejtimin e brendshëm, Gjermani, termi-nologjinë ushtarake, SHBA etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1980 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant i katërit silurues, komandant skuadriljeje dhe më pas shef Shtabi në Durrës, shef operativ dhe zv/shef Shtabi e më pas shef Shtabi, Komanda e FMD, Tiranë, komandant i AU Skënderbej, Tiranë, komandant i Distriktit të I-rë, Durrës, shef Shtabi Brigadës Detare, Dur-rës, shef Shtabi i Forcës Detare. Për punë të mirë është vlerësuar me Medaljen Shërbimit Ushtarak dhe Urdhrin e Shërbimit Ushtarak KI.III dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Medaljen e Mirënjohjes dhe Medaljen e Karrierës. Komunikon në gjuhët e huaja anglisht dhe turqisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

KOLONEL KUJTIM MAL RUSTEMAJ Lindur më 23 janar 1953 në Kaçanaj, Tropojë. Pas përfundimit të arsimit të mesëm në vitin 1974 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Ofi-cerëve, dega radio-lokacion. Në vitet 1994-2001 kryen studimet juridike në Universitetin e Shkodrës. Në vitin 2003 përfundon Akademinë e Mbrojtjes. Ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes si dhe ka ndjekur kursin pasuniversitar mbi mar-rëdhëniet ndërkombëtare dhe diplo-maci. Pas titullimit oficer në vitin 1977 e në vazhdim ka kryer detyra të ndry-shme: komandant toge në Regjimentin e AKA në Shkodër, komandant toge në Korpusin e Pukës, komandant toge në R/Teknik në Pukë, instruktor në Divizionin 17 B. Curri, instruktor kulture në Divizionin e B. Currit, shef edukimi në

batalionin mitraljer D1K Tiranë, zv/kryetar i Degës Ushtarake të Rrethit Tiranë, shef plotësimi në Degën Ushtarake i Bashkisë Tiranë, zv/kryetar i Qendrës së Mobilizimit Tiranë, zv/drejtor në Drejtorinë e Personelit, drej-tor i Drejtorisë së Personelit në MM, shef i qendrës së arsimim-it në KDS, zv/komandant i Ko-mandës Mbështetëse, koman-dant i Regjimentit Mbështetjes, komandant i Regjimentit të Mbështetjes SHP. Për punë është vlerësuar me medalje nga

presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandantët e Forcave. Njeh gjuhët e huaja rusisht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 22 korrik 2011 ushtria...ushtria E prEmtE, 22 korrik 2011 1 Disa këshilla për stinën e nxehtë Viti i 66-të i botimit Nr. 26 (8079) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 22 korrik 201116 afganistan

“EaglE 3” & “HErat 9”Në kuadër të mbrojtjes kolektive për sigurinë, paqen në rajon dhe më gjerë, si anëtare e NATO-s, Shq-ipëria nisi kontingjentin e 3-të të paqeruajtësve të përbërë nga kontingjenti “Herat 9” dhe “Eagle 3”, prej 222 trupash, efektivë të Forcës Tokësore. Ceremonia e përcjelljes së tyre u zhvillua në mjediset e Batalionit Komando në Zall Herr, ku të pranishëm ishin zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Maksim Malaj, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Bërdaj, atasheu ushtarak amerikan dhe italian të akredituar në Tiranë, gjeneralë, drejtorë, komandantë të forcave dhe reparteve autonome, shtabi i Forcës Tokësore, komandantë të reparteve, si dhe familjarë e të afërm të misionarëve të paqes.