ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

16
“20% e Forcës sonë të Armatosur ka qenë në terren jashtë kufijve tanë” Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvil- limit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan më 5 prill, një marrëveshje bash- këpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit. Marrëveshja që ka për qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, u firmos nga ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe ajo e Zhvil- limit Ekonomik, Turizmit dhe... Ishulli i Sazanit hapet për turistët në sezonin veror TETE vjet Shqipëria në NATO Shqipëria është prezente në të gjitha misionet NATO-s USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 14 (82712) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 7 prill 2017 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 5 » Marrëveshja Ceremonia Në 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një nga lulishtet e garnizonit “Skënderbej”, u vendos një skulpturë e përkrenares së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Dhionis Dukoli. Gjatë zbulimit të kësaj vepre arti, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli... Përkrenarja e Skënderbeut në garnizonin Skënderbej” Eksporti i armëve sipas legjislacionit ndërkombëtar Forca Tokësore iu përgjigjet në kohë Emergjencave Civile faqe 5 faqe 6 MINISTRIA E MBROJTJES SQARON: EMERGJENCAT NATO PODGORICë: RAMA-MARKOVIç faqe 9 » NATO ka potencial për të bërë më shumë faqe 3 » Më 3 mars 2017, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u takua me homologun e tij malazesDushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët per shtyp, kryeministri Rama vlerësoi faktin që Mali i Zi do të jetë antari i 29-të i NATO-s, me një domethënie të rëndë- Shkolla e Trupës në Bunavi Betohen ushtarët e rinj të Forcave të Armatosura faqe 3 » sishme për Malin e Zi, rritjen e sigurinë ne rajon por edhe per vete strategjine e NATO-s. Nga ana e tij kryeministri i Malit të Zi vlerësoi rolin dhe mbeshtetjen e Shqipërisë për antarësimin e Malit të Zi në NATO.“Fqinji ynë i shtrenjtë, Mali i Zi, deklaroi në Podgoricë kryeministri Edi Rama, do të bëhet... faqe 2 » faqe 4 » Rama: Mali i Zi në NATO një arritje historike

Transcript of ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

Page 1: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 1

“20% e Forcës sonë të Armatosur ka qenë në terren jashtë kufijve tanë”

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvil-limit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan më 5 prill, një marrëveshje bash-këpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit. Marrëveshja që ka për qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, u firmos nga ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe ajo e Zhvil-limit Ekonomik, Turizmit dhe...

Ishulli i Sazanit hapet për turistët në sezonin veror

TETE vjet Shqipëria në NATOShqipëria është prezente në

të gjitha misionet NATO-s

uShTriAViti i 70-të i botimit Nr. 14 (82712) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 7 prill 2017

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Marrëveshja

Ceremonia

Në 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një nga lulishtet e garnizonit “Skënderbej”, u vendos një skulpturë e përkrenares së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Dhionis Dukoli. Gjatë zbulimit të kësaj vepre arti, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli...

Përkrenarja e Skënderbeut në garnizonin Skënderbej”Eksporti i armëve sipas

legjislacionit ndërkombëtar

Forca Tokësore iu përgjigjet në kohë Emergjencave Civile

faqe 5

faqe 6

Ministria e Mbrojtjes sqaron:

eMergjencat

nato

POdgOriCë: rAMA-MArkOViç

faqe 9»

NATO ka potencial për të bërë më shumë

faqe 3»

Më 3 mars 2017, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u takua me homologun e tij malazesDushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët per shtyp, kryeministri Rama vlerësoi faktin që Mali i Zi do të jetë antari i 29-të i NATO-s, me një domethënie të rëndë-

Shkolla e trupës në Bunavi Betohen ushtarët e rinj të Forcave të armatosura

faqe 3»

sishme për Malin e Zi, rritjen e sigurinë ne rajon por edhe per vete strategjine e NATO-s. Nga ana e tij kryeministri i Malit të Zi vlerësoi rolin dhe mbeshtetjen e Shqipërisë për antarësimin e Malit të Zi në NATO.“Fqinji ynë i shtrenjtë, Mali i Zi, deklaroi në Podgoricë kryeministri Edi Rama, do të bëhet... faqe 2»

faqe 4»

Rama: Mali i Zi në nato një arritje historike

Page 2: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 20172 zyrtare

stafiDED Kola

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADRESA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySaj

Redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert ZHoli

Gazetarë:Saimir alija

Ilir lamE

Më 3 mars 2017, Kryemi-nistri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Ma-lin e Zi, ku u takua me

homologun e tij malazesDushko Mark-oviç. Në konferencën e përbashkët per shtyp, kryeministri Rama vlerësoi faktin që Mali i Zi do të jetë antari i 29-të i NATO-s, me një domethënie të rëndë-sishme për Malin e Zi, rritjen e sigurinë ne rajon por edhe per vete strategjine e NATO-s. Nga ana e tij kryeministri i Malit të Zi vlerësoi rolin dhe mb-eshtetjen e Shqipërisë për antarësimin e Malit të Zi në NATO.“Fqinji ynë i shtrenjtë, Mali i Zi, deklaroi në Podgoricë kryeministri Edi Rama, do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s. Është një arritje për të cilën Shqipëria ka bërë gjithçka ka mundur në

mbështetje të Malit të Zi. Është një arritje historike jo vetëm për Malin e Zi, por për vetë rajonin tonë. Me futjen e Malit të Zi në NATO, e gjithë vija bregdetare e këtij krahu të Jonit dhe Adriatikut është zonë e NATO-s”.

Kryeministri Rama është ndalur edhe në rolin e shqiptarëve në Mal të Zi. “Jam shumë i inkurajuar për faktin se miku ynë dhe Kryeministri i Malit të Zi, sëbashku me forcat e tjera të këtij koalicioni qeverisës i ka dhënë një shtytje serioze përpara marrëdhënieve me shqiptarët këtu në Malin e Zi, në drejtim të përmbushjes së të drejtave të tyre legjitime të përfaqësimit, të drejtave administrative, ekonomike, kulturore, si dhe një përfshirje edhe më të mirë të tyre në shoqëri. Ne jo vetëm e kemi mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe veçanërisht, marrëveshjes me faktorin politik shqiptar, por kemi bindjen se inkurajimi i mëtejshëm i kësaj marrëdhënieje është edhe një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti për Malin e Zi. Ashtu sikundër i jemi mirënjohës, pasi ky është një diskutim që e kemi çelur prej disa kohësh, gjatë vizitës time të parë këtu në Podgoricë, lidhur me hapat e marra deri tani për marrëveshje të gjerë e me afate konkrete dhe dialogun demokratik me faktorin shqiptar, duke patur parasysh mira-timin e planit hapësinor të Komunës së Ulqinit dhe miratimin e ndryshimeve, plotësimeve, për të organizuar territorin në funksion të hapjes së rrugës së kri-jimit të Komunës së Tuzit, si komunë e pavarur. Shumë faleminderit për këtë ndjeshmëri”.

“Të jeni të bindur që shqiptarët e kuptojnë këtë ndjeshmëri, edhe si një detyrim për të qenë kontribuues të fuqishëm në rrugën e Malit të Zi si anëtar i NATO-s dhe drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Rama tha se “kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër në muajin tetor, si fillimin e një cikli të ri marrëd-hëniesh dhe e një përpjekjeje të re për të intensifikuar marrëdhëniet, në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë, duke shfrytë-zuar potencialet e përbashkëta që janë të mëdha dhe posaçërisht, duke i dhënë gjithë kësaj hapësire ndërkufitare një vëmendje më të madhe, të përbashkët,

Ministrat e Jashtëm të Aleancës në Bruksel

Bushati në NATO: Rritet buxheti për mbrojtjen 2016-2017

Rama: Mali i Zi në NATO një arritje historike

Podgoricë: rama-markoviç

në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore. Nuk ka diskutim se ne mbetemi fqinj të dashur dhe të afërt me njëri-tjetrin dhe se rruga jonë e përcaktuar qartë, për të qenë krahpërkrah në koalicion e shteteve të botës së lirë demokratike, është një rrugë pa kthim, ku ne jemi të vendosur të çojmë përpara këtë marrëdhënie që është strategjike, në funksion të ardh-mërisë së fëmijëve këtu në Malin e Zi dhe pak më tutje, në Shqipëri”.

Kurse Kryeministri malazez Dushko Markoviç duke falënderuar Ramën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euro-atlantike të vendit, tha se “Nuk ka çështje të hapura mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të qeverive në tetor. Dy vendet tona gëzojnë marrëdhënie të mira. Ne i përkasim botës së vendeve të lira”.

Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua më 31 mars në Bruksel.Punimet e Ministerialit i’u dedikuan përgatitjeve të Samitit Special të

NATO-s që do të mbahet në muajin maj të këtij viti në Bruksel. Përgjatë bisedi-meve, Ministrat e Jashtëm të Aleancës trajtuan një sërë tematikash të rëndësishme për sigurinë euro-atlantike, si nevojën për një angazhim të rritur të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, progresin e bërë në kuadër të rritjes së buxheteve të mbrojtjes të vendeve aleate, si dhe mënyrat për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë nga Lindja dhe Jugu.

Ministrat trajtuan gjithashtu situatën aktuale të sigurisë në rajonin tonë dhe rolin e aktorëve të tretë në Ballkanin Perëndimor. Në ndërhyrjet e tij, Ministri Bushati shprehu mbështetjen e Shqipërisë për një angazhjim të rritur të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, në bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Europian dhe vendet partnere, si dhe evidentoi hapat e ndërmarra nga vendi ynë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në kuadër të për-pjekjeve për një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive brenda aleancës, sidomos në rrafshin buxhetor, Ministri Bushati ilustroi hapat pozitivë që ka ndërmarrë vendi ynë duke vendosur rritjen e buxhetit të mbrojtjes në vitet 2016-2017, si dhe rritjen e investimeve për modernizimin e forcave të armatosura.

“Shqipëria vjen në këtë ministeriali një me një seri kontributesh konkrete

dhe në rritje, të cilat e rendisin vendin tonë në krah të aleatëve dhe partnerëve më aktivë në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë Afganistanin, Kosovën, detin Egje dhe së shpejti Letoninë” u shpreh Ministri Bushati.Në këtë kontekst, Minitri Bushati nënvizoi vlerën e shtuar që ofron kontributi i Shqipërisë në përballimin e sfidave të sigurisë në kufijtë e Aleancës, duke theksuar njëkohë-sisht rëndësinë që ka një vëmendje e shtuar e NATO-s në përgjigje të sfidave të sigurisë me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Ministerialit, Aleanca shprehu sërish përkrahjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe nënvizoi rëndësinë e një zgjidhje paqësore nëpërmjet zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Minskut. Në këtë Ministerial ishin të ftuar Ministri i Malit të Zi, vend i cili pritet të anëtarësoht zyrtarisht së shpejti, Përfaqesuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Finlandës dhe Sue-disë.

Në kuadër të punimeve të Aleancës, Ministri Bushati pati dhe një serë takimesh të vecanta me homolgët e Ka-nadasë, Christia Freeland, të Greqisë, Nikos Kotzias, dhe të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Zhvillimet e fundit në rajon dhe përkeqësimi i mjedisit të sigurisë në

Ballkanin Perëndimor ishin disa prej temave të trajtuara në takimet e Ministrit Bushati me kolegët Kotzias dhe Çavuşoğlu. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Komisionerin Johannes Hahn, me të cilin biseduan për rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, vecanërisht për ligjin e vetting-ut, si elementi thelbësor drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Page 3: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 3

por edhe për përmirësimin e kushteve të punës, stërvitjes, jetesës dhe pushimit, mjediseve sportive, ato stërvitore dhe i siguroi se mbështetja e saj personale apo e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e vijueshme jo vetëm për këtë strukturë, por për të gjithë Forcat e Armatosura. “Politikat mbështetëse të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për motivimin mbështetjen dhe përkujdesjen e personelit ushtarak dhe familjeve të tyre, krahas modernizimit të Forcave të Armatosura, intensifikimit të stërvitjes, pajisjes me teknikë dhe armatim të ri, dëshmon edhe një herë se kjo gjë që jemi duke bërë, është ajo e duhura. Shtesat e pagave sipas gradave dhe funksioneve, është një tjetër risi që nga ky moment do të prekë xhepat e gjithkujt në Forcat e Armatosura. Kjo ka bërë sot që kërkesat për t’u bërë pjesëtarë të Forcave Tona të Armatosura të vijë gjithmonë e në rritje dhe cilësia e atyre që futen në këtë trupë, të jetë gjithmonë e më e mirë, gjithmonë e më e lartë”,vlerësoi znj. Kodheli.

Komandanti i Shkollës së Trupës, kolonel Ilir Dauti, ia kushtoi ceremoninë ushtarëve të rinj të rreshtuar, të cilët siç tha ai “për 11 javë stërvitje në Bu-navi demonstruan zellin, sakrificat, durimin dhe motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin për të realizuar objektivat e programit të stërvitjes Bazë dhe asaj të Avancuar”. Shkolla e Bunavisë që prej krijimit të saj në vitin 2003, ka trajnuar me programin e stërvitjes Bazë dhe të Avancuar, por edhe ka testuar dhe certifikuar, mbi 20 mijë ushtarë aktivë, kadetë, nënoficerë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

zyrtare

Me rastin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Shq-ipërisë në NATO, min-istrja e Mbrojtjes znj.

Mimi Kodheli dhe ai i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati zhvilluan më 4 prill 2017, një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Shkencave So-ciale të Universitetit të Tiranës. Të dy ministrat e vunë theksin te rëndësia që ky anëtarësim ka për vendin tonë, por edhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli solli në vëmendje punën e Forcave të Armatosura, puna e përditshme e të cilave siç tha ajo, jo domosdosh-mërisht ndihet siç ndihen shërbimet e tjera që shteti sjell. Ajo përmendi praninë e Forcave të Armatosura pranë qytetarëve brenda vendit, por theksin e vuri te pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare që rrjedhin si detyrim i të qenit vend anëtar i NATO. “20% e Forcës sonë të Armatosur ka qenë në terren jashtë kufijve. Shqipëria është prezent në të gjitha misionet NATO, ka dyfishuar prezencën e saj në Af-ganistan, ka dyfishuar prezencën e saj në KFOR në Kosovë, është prezent në misionin e NATO në detin Egje, ku për herë të parë Shqipëria merr pjesë në një mision detar dhe është prezent në të gjitha strukturat komandë të NATO, kudo ku NATO me strukturat e saj është prezent.” - tha ministrja Kodheli.

Edhe ministri Bushati vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet e NATO gjatë këtyre viteve, por edhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit. “Shqipëria është një vend që ka marrë vlerësime të larta

Në mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi u zhvillua më 1 prill 2017, ceremonia e betimit të rekrutëve që sapo përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, si dhe u certifikuan ushtarët që

përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi

Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash, drejtorë, si dhe familjarë e të afërm të rekrutëve.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, në fjalën e saj u shpreh se ishte një kënaqësi krejt e veçantë të ishte e pranishme në këtë ceremoni, si dhe foli për transparencën dhe meritokracinë gjatë këtij procesi. “Para tre muajsh, falë rezultateve dhe meritave tuaja, u përzgjodhët për t’iu bashkuar Forcave tona të Armatosura. Për këtë proces nuk ka më emra të dalë nga fundi i listës në fillim të saj apo fitues anonimë që vijnë në Forcën e Armatosur të Republikës së Shqipërisë vetëm sa për të marrë rrogën. Ajo epokë ka mbaruar dhe tani secili prej nesh dhe secili prej jush merr atë që i takon, për t’u bërë anëtarë të denjë të Forcave të Armato-sura”,- u shpreh znj. Kodheli, e cila nuk la pa përmendur sfidat me të cilat ushtarët e rinj do të përballen. “Është e dukshme që ju tashmë jeni transformuar nga qytetarë të devotshëm edhe në ushtarakë të aftë dhe me karakter, që dinë të orientohen në mjedisin sfidues ushtarak, i cili vërtet ka problemet e saj, sakrificën, devotshmërinë, por njëkohësisht vërtitet rreth misionit dhe detyrave të mirëpërcaktuara. Ju tashmë certifikoheni jo vetëm si ushtarë të Forcave tona të Armatosura, por njëkohësisht dhe si ushtarë të Aleancës më të fuqishme ushtarake të globit, atë të NATO. Në të ardhmen, një pjesë e mirë e juaja do të kenë mundësinë për të shërbyer në angazhimet dhe operacionet e saj.”

Ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur edhe për përzgjedhjen gjinore ku 5 vajza dhe 182 djem përfunduan me sukses Stërvitjen Individuale Bazë dhe 6 vajza dhe 128 djem në Stërvitjen Individuale të Avancuar. Ajo gjithashtu përmendi edhe kandidatët për nënoficerë të sapocertifikuar. “Po ashtu shumëllojshmëria dhe cilësia e grupit rritet edhe nga prezenca e 7 kadetëve, prej të cilëve 5 vajza, që sot certifikohen si kandidatë për oficerë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Në fund të fjalës së saj znj. Kodheli përmendi edhe një herë punën dhe përkushtimin e kuadrove dhe gjithë efektivit jo vetëm për stërvitjen,

Shqipëria është prezente në të gjitha misionet NATO-s

TETE vjET ShqiPëria në naTo

“20% e Forcës sonë të Armatosur ka qenë në terren jashtë kufijve tanë”

Presidenti Bujar Nishani ka uruar 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku

shprehet se nga një vend i konsumimit të sigurisë, vendi ynë tashmë është prodhues i sigurisë.

“Tetë vite më parë, Shqipëria arriti të bëhej me meritë pjesë e Aleancës më të madhe politike-ushtarake që ka njohur njerëzimi, duke u shndërruar në saje të reformave të ndërmarra, edhe të mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që jo vetëm prodhon siguri, por jep kontributin e vet të qenësishëm në ruajtjen, lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

Për kreun e shtetit, anëtarësimi i Shq-ipërisë në NATO në 2009 është arritja më e madhe historike “dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim”.Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Nishani shpreh bindjes se ushtarakët e meritojnë plotësisht respektin e besimin e popullit.

Shqipëria, tani një vënd që prodhon siguri

ose të ashtuquajturit Shtet Islamik, ku përmendi ndihmën konkrete të vendit tonë me armatim për luftëtarët kurdë, e cila sipas saj përcaktoi fatet e betejës për Mosulin.Pjesë e bisedës ishte edhe buxheti i Mbrojtjes, për të cilën minis-trja Kodheli tha se Shqipëria është në nivelin mesatar të vendeve të tjera të NATO, por në rrugën e duhur për ta arritur detyrimin prej 2%.

Gjithashtu, ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të ftojë studentët për t’u bërë pjesë e Forcave të Ar-matosura dhe bashkë me ministrin Bushati iu përgjigjën pyetjeve të tyre, që kishin të bënin kryesisht me rolin e Forcave tona të Armatosura përkrah vendeve të tjera të NATO dhe me politikën e jashtme të Shqipërisë. Në takim morën pjesë edhe disa pjesëtarë të Forcave tona të Armatosura, pjesë-marrës në misione ndërkombëtare, të cilët treguan përvojën e tyre në këto misione dhe ndjesinë e të qenit pjesë e FA shqiptare.

përsa i përket jo thjesht disponimit poli-tik, por edhe disponimit konkret, me kontribute konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe pavarësisht se një gjë e tillë është bërë brenda apo jashtë kornizës së NATO, në çdo lloj rrethane

është bërë me partnerë kryesorë, që janë anëtarë kryesorë në Aleancë, çka në një farë mënyre apo në një tjetër, përllogaritet si kontribut që bën një vend në luftën kundër terrorizmit.” - u shpreh z. Bushati, i cili vlerësoi punën

e Forcave tona të Armatosura edhe në operacione apo probleme që në vendet e tjera zgjidhen nga komuniteti.

Në këtë kuadër, ministrja Kodheli foli edhe për kontributin e vendit tonë në koalicionin global kundër Daesh,

ShkollA e TrupëS në BunAvi

Betohen ushtarët e rinj të Forcave të ArmatosuraShkolla e Bunavisë që nga krijimi në vitin 2003, ka trajnuar mbi

20 mijë ushtarë aktivë, kadetë, nënoficerë dhe oficerë të FA

Page 4: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 20174

Ishulli i Sazanit hapet për turistët në sezonin veror

zyrtare

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zh-villimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipër-

marrjes nënshkruan më 5 prill, një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit. Marrëveshja që ka për qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, u firmos nga ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe ajo e Zhvillimit Ekono-mik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi.

Në fjalën e saj ministrja Ekonomi falënderoi ministren Kodheli për gatishmërinë e treguar për të kon-tribuar në rritjen e turizmit në ven-din tonë, duke vënë në dispozicion të tij, pronat që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes. “Falënderoj zonjën Kodheli pasi mundësuam një gjë shumë të mirë për turizmin gjithëvjetor shqiptar. Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik veror dhe tour operatorët shqiptarë, agjenci të turis t ike kërkojnë të kenë më shumë produkte tur-istike për turistët dhe një kërkesë e vazh-dueshme që kam bërë është aksesi që mund të kenë në ishullin e Sazanit. Fakti që ne lejojmë turistët të kalojnë në ishullin e Sazanit disa çaste tur-

istike kur konsumojnë turizëm në vendin tonë, padyshim që është një lehtësim i madh për turizmin vendas. Një nga kushtet që turistët kanë pasur vazhdimisht në vëmendjen e tyre, ka qenë siguria, kështu unë ju falënderoj shumë për këtë vëmendje të veçantë që bëtë për vënien në përdorim të ishullit të Sazanit dhe për të nxitur më tej përdorimin atraksionin turistik Sazan.” - tha ministrja Ekonomi.

Nga ana e saj ministrja Kodheli e konsideroi turizmin si një degë shumë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe për këtë shprehu gatish-mërinë për të vënë në dispozicion

të turistëve, asetet e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhen në vendet tur-istike, duke e vënë theksin te siguria. “Turizmi, përveçse është një pjesë shumë e rëndësishme të ardhurash për produktin mbarëkombëtar, sigurisht që duhet të reflektojë edhe një fytyrë që është fytyra e sigurisë që gjejnë turistët kur vijnë në vendin tonë. Sot bota, sidomos brigjet e Mesdheut janë të trazuara dhe të shqetësuara për shkak të gjithë ngjarjeve gjeopolitike në këtë zonë dhe shumë turistë sot preferojnë të mos frekuentojnë vende me një rrezikshmëri të lartë. Ajo çka ne duhet të sigurojmë është siguria e bregdetit tonë, gjë për të cilën ne punojmë çdo ditë. Por njëkohë-sisht për vetë faktin që shumë nga repartet ushtarake ndodhen në vende të spikatura të një bukurie të veçantë natyrore siç është bredeti shqiptar, ne duhet dhe mund të krijojmë mundës-inë e vizitimit të këtyre zonave edhe nga turistët, e cila e bën sigurisht më atraktiv të gjithë qëndrimin e tyre” - u shpreh ministrja Kodheli.

Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mundësohet lejimi i turistëve për kryerjen e vizitave turistike në ishullin e Sazanit, i cili është pronë në përgjegjësi të Minis-trisë së Mbrojtjes. Turistët lejohet të kryejnë vizita turistike në ishullin e Sazanit, gjatë sezonit turistik veror në periudhën 1 maj 2017 deri më 31 tetor 2017. Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe orarin dhe zonat që mund të vizitohen në këtë ishull.

kadetët e FSk-së shkëmbim përvoje në kdSNë ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stër-

vitjes Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu priti në takim një ekip me instruktorë dhe kadetë nga

Qendra e Studimeve Ushtarake të Forcës së Sigurisë të Kosovës me pjesëmarrje dhe të Komandantit të Akademisë së Forcave të Arma-tosura Kolonel Ru-zhdi Kuçi. Koman-danti i KDS Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu i uroi grupit të instruktorë dhe kadetëve të FSK mirëseardhjen në KDS dhe strukturat e saj, duke ju dhënë dhe mesazhin, se vetëm duke mësuar sa më shumë mund të arrini të keni suksese dhe ta çoni më për-para FSK dhe vendin tuaj.

Kapiten Blerim Cufaj me detyrë Zv.Komandant i Qendrës së Studi-meve Ushtarake përshëndeti në emër të grupit të instruktorëve dhe kadetëve duke i përsjellë falenderimet në emër të Komandantit të KDS Gjen-eral Brigade Enver Cikaqi, për mbështetjen dhe bash-këpunimin me KDS e FSK sidomos në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimim-stërvitjes. Koman-

danti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi, theksoi se: dhe pse është hera e parë që vini në këto ambjente, jeni të mirëpritur në çdo kohë dhe dyert e AFA janë të hapura dhe në të ardhmen për të mësuar dhe shkëmbyer përvojë në fushën e arsimimit

dhe stërvitjes. Vizita e ekipit me instruktorë dhe ka-detë nga QSU e FSK në vendin tonë kishte si qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me strukturat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Institucionet Arsimore të KDS dhe Komandat e Forcave.

TaKimi

Rishikimi i Konceptittë Arsimimit Ushtarak Profesional në FARSH

Grupi i punës për rishikimin e Konceptit të Arsimimit Ushtarak Pro-fesional në FARSH, organizoj takim me qëllim koordinimin e punës dhe procesit për rishikimin e Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional në FARSH në datën 30.3.2017 nën drejtimin e Gjeneral Brigade Manushaqe SHEHU, Komandante e KDS-së, njëkohësisht kryetare e këtij grupi. Në këtë takim ishin përfaqësues nga Qendrat Stërvitore të Forcës Tokësore, Detare, Ajrore, Komandës Mbështetëse, ASNI-së, Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollës së Trupës, Akademisë së Nënoficerëve, Drejtorisë së Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve (DAPSU), Drejtorisë së Personelit (SHPFA) dhe Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes (SHPFA). Gjatë takimit u vlerësua dhe analizua domosdoshmëria e përmirësimeve në konceptin aktual, bashkëpunimi i mëtejshëm nga ana e strukturave bazuar mbi referenca ligjore dhe ekspertizën profesionale të tyre duke synuar hartimin e propozimeve konkrete në një periudhë afatshkurtër dhe prezantimin e tyre përpara Komandantëve të Forcave dhe Zv/Shefit të Shtabit të FA-së në interes të formulimit të dokumentit përfundimtar për miratim nga Ministrja e Mbrojtjes brënda afatit të përcaktuar.

Page 5: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 5zyrtare

Në 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një nga lulishtet e gar-nizonit “Skënderbej”, u

vendos një skulpturë e përkrenares së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kas-trioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Dhionis Dukoli. Gjatë zbulimit të kësaj vepre arti, ishte e pranishme minis-trja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga, autori i veprës, skulptori Dhionis Dukoli dhe ushtarakë e civilë që punojnë në këtë garnizon.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli falënderoi skulptorin Dukoli për dhuratën duke theksuar edhe ditën e veçantë në të cilën ajo vendoset. “Vendosja e një vepre artistike, e cila është dhuruar nga një qytetar i nderuar, artist, i cili pak kohë më parë shprehu dëshirën që veprën e tij, përkrenaren e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, t’ia dhuronte Ministrisë së Mbrojtjes, veprim të cilin ne e mirëpritëm dhe, me shumë kënaqësi, e vendosëm në një nga vendet më të dukshme brenda garnizonit “Skënderbej”. I nderuar z. Dhionis, unë ju falënderoj nga zemra për përkushtimin, për bujarinë që keni treguar për dhurimin e kësaj vepre. Shpresoj që vepra juaj ka vendin e duhur, piedestalin e së cilës ne kemi ngritur dhe unë besoj fort që ju bashkë me ne të kujtoni për vite të tëra mbas kësaj dite, që ne jo vetëm e kemi vendosur emrin dhe do të vazhdojë të rri këtu, por e kemi bërë këtë në një ditë të shënuar siç është 8 - vje-

Ministria e Mbrojtjes reagoi për shkrimin e publikuar tek BIRN për shitjen në vitin 2015 të armëve tek kompania bullgare Alguns LTD. Në shkrim hidheshin dyshime se kjo kompani ishte e përfshirë në disa afera të dyshimta, pasi funksiononte si ndërmjetës për kalimin e armëve në duart e ISIS.

Por ka reaguar Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet deklaratës pë shtyp. Në këtë deklaratë bërë publike më 31 mars 2017, thuhet se “Min-istria e Mbrojtjes nëpërmjet ndër-marrjes “MEICO” që në vitin 2013 ka vendosur që të gjithë veprimtarinë e saj, përsa i për-ket e eksportit të stoqeve të arma-tim-municioneve, të trashëguara prej kohës së luftës së ftohtë ta kryejë me shtete që “end user” janë vende anëtare të NATO.

Kësisoj, kjo veprimtari është kryer në përm-bushje të plotë me legjislacionin ndërkombëtar, detyrimet që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO, si dhe angazhimeve, marrëveshjeve, traktateve të ndryshme ku vendi ynë është i përfshirë.

Ky proces është tejet transparent dhe i monitoruar nga

disa organizma ndërkombëtarë.Në lidhje me shkrimin në gazetat e sotme për shitjen e armëve ju informojmë se:Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, licenson eksportin e armëve vetëm në bazë të garancive shtetërore nga vendi importues.Gjithashtu çdo kompani e huaj apo shqiptare e përfshirë në një transferim armësh verifikohet nga Shërbimet e Inteligjencës si dhe nga organet e tjera që disponojnë informacione.

Në lidhje me shoqërinë “Al-gun s LTD”, ë s h t ë ma r r ë edhe informa-cion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licen-sat përkatëse për këtë lloj aktivite-ti, si dhe i kaluar kontrollet e sig-urisë.Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE dhe NATO, d h e k a n j ë sistem kontrolli eksportësh të

konsoliduar.In-formacioni mbi eksportet dhe importet e armëve, përgatitet çdo vit nga AKSHE dhe është i aksesueshëm për publikun në faqen:http://www.seesac.org/National-and-Regional-Reports-on-Arms-Exports/”.

tori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.” - u shpreh znj. Kodheli, e cila i dorëzoi një certifikatë mirën-johjeje skulptorit Dukoli, i cili u shpreh se ndihej i nderuar nga vendi që zuri vepra e tij dhe nga vlerësimi

i ministres Kodheli.“Përkrenarja e Skënderbeut” është

një vepër artistike e derdhur në beton dhe ka vlera monumentale. Ajo është e lartë 2.75 m, me një diametër prej 1.1 m dhe peshon afërsisht 1 ton.

Përkrenarja e Skënderbeut në garnizonin “Skënderbej”

Përkrenarja e Skënderbeut është e lartë 2.75 m, me diametër prej 1.1 m dhe peshon 1 ton.

Kontroll dhe reduktim i armëve të Vogla e lehta (aml)

Një konferencë mbi Armët e Vogla dhe të Lehta të organizuar nga UNDP-së i Kosovës në fillim të muajit që kaloi u mblodhën KFOR-in, UNDP Kosovë dhe përfaqësues SEESAC dhe mundësuar shkëmbimin e informacionit për aktivitetet e vazhdueshme, planet dhe praktikat më të mira të armëve të vogla dhe armëve të lehta të kontrollit.

Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP znj Alessandra Roccasa-lvo dhe komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Giovanni Fungo mirëpritën mbi 25 pjesëmarrës. Ata theksuan kërcënimin që i AVL-ve të paligjshme paraqesin për qytetarët dhe rëndësinë e punës së vazhdueshme në rajon për të luftuar përhapjen e tyre të paligjshëm dhe përdorim.

SEESAC paraqiti punën e tij të fundit në rajon për kontrollin e Armët e Vogla dhe të Lehta(AVL) me financim nga Bashkimi Evropian dhe informoi për aktivitetet e planifikuara në Evropën Juglindore në kuadër të ri Vendimin e Këshillit të BE-së (PPJS) 2016/235. Koordinatori Ms. Bojana Balon ka theksuar në prezantimin e saj se “problemet rajonale kërkojnë zgjidhje ra-jonale dhe se suksesi i arritur deri më tani në reduktimin e kërcënimit që vjen nga AVL është rezultat i bash-k ëpun im i t t ë shkëlqyer rajonal, shkëmbimin e in formacion i t dhe transferimin e njohurive në mesin e part-nerëve në rajon. “Z.Alain Lapon, Menaxher i Pro-jektit për “Armët e zjarrit, eksplozivët dhe minizimi i rrezikut” (FERM), prezantoi disa nga përvojat lidhur me posedim të paligjshëm në Kosovë dhe trafikimin e armëve të zjarrit. Ai paraqiti rezultatet e arritura gjatë zbatimit të projektit FERM dhe kontributin e dhënë drejt përmbushjes së kontrollit të AVL-ve në nivele kombëtare në kuadrin e objektivave strategjike.

Themeluar që nga viti 2002, në bazë të Paktit të Stabilitetit, dhe në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, të Evropës Juglindore dhe Lindore, “Kontrolli i Armëve të Vogla dhe të Lehta” është krahu ekzekutiv i Planit Rajonal të Zbatimit për Luftimin përhapja e Armët e vogla dhe të Lehta. Për këtë mbahen lidhje të drejtpërdrejtë me qeveritë dhe shoqërinë civile, duke siguruar të dhëna teknike, shkëmbim informacioni, koordinim dhe pasqyrim i përpjekjeve të tanishme dhe të ardhshme. Aktivitetet rajonale përf-shijnë qeveritë dhe shoqërinë civile në çështjet e armëve të vogla e të lehta, formulimin e strategjive kombëtare për kontrollin e AVL-ve dhe mbështetjen e aktorëve kombëtarë në ekzekutimin e këtyre strategjive, si dhe inkorporimin e çështjeve të armëve të vogla në planifikimin e zhvillimit të UNDP-së.

MiniSTriA e MBroJTJeS SqAron:

Eksporti i armëve sipas legjislacionit ndërkombëtarNë lidhje me shoqërinë “Alguns LTD”, është marrë edhe informacion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licensat përkatëse për këtë lloj aktiviteti, si dhe i kaluar kontrollet e sigurisë.Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE dhe NATO, dhe ka

një sistem kontrolli eksportësh të konsoliduar.

Page 6: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 20176 zyrtare

toger gerta elezitoger ledjan shkreta

Përgjigja ndaj Emergjen-cave Civile nga ana e Forcës Tokësore, ka qenë gjithmonë e shpejtë dhe

profesionale, si në rastet e përm-bytjeve gjatë stinës së vjeshtës, rreshjeve të dëborës gjatë dimrit, po ashtu edhe gjatë periudhës së verës, ku prania e zjarreve ka qenë një fenomen i pandarë vitet e fundit. E nëse flasim për zjar-ret, këtë vit dora dashakeqëse dhe mendja e papërgjegjshme e disa individëve, ka bërë që angazhimi i Forcës Tokësore për fikjen e tyre, të jetë me i hershëm se vitet e tjera. Kështu gjatë fundjavës së kaluar, dy batalionet kryesore të kësaj njësie elitë, u angazhuan për fikjen e disa vatrave zjarresh, në zonën e Shkodrës dhe atë të Krujës.

Batalioni i Parë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore, operacion për shuarje zjarri në Vaun e Dejës

Forcat e Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore, (b1kFT), i janë kundërpërgjigjur menjëherë flakëve të zjarrit të pa-pritur, që filloi të përpinte ditën e Enjte me datë 30 Mars në masivin pyjor në fshatin Tanush të Njësisë Administrative Vig-Mnelë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, Shkodër. Rreth 30 forca dhe 3 mjete u an-gazhuan në operacionin, që filloi rreth orës 17:00 të pasdites së të Enjtes, menjëherë pas marrjes së urdhërit për ndërhyrje.

Menjëherë pas mbërritjes në

Forcat e Armatosura kanë përfunduar punimet për përmirësimin e infrastrukturës në disa fshatra të Njësisë Administrative Komsi të Bashkisë së Matit.Në fshatin Muzhakë, Forcat e Armatosura kanë hapur një kanal kul-lues me qëllim shmangien e përmbytjeve të përvitshme të një pjese të këtij fshati dhe tokave bujqësore përreth tij. Kanali i gjatë rreth 1.3 km dhe i bllokuar prej thu-ajse 40 vitesh, ishte një kërkesë e hershme e banorëve të këtij fshati dhe Prefekturës së Dibrës.Në përfundimin e punimeve atje, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila vlerësoi punën e Forcave të Armatosura dhe rëndësinë që hapja e këtij kanali ka për banorët.

”Ministria e Mbrojtjes dhe FA kanë punuar pa reshtur që me marrjen e kërkesës për të hapur këtë kanal, i cili do të mundësojë mospërmbytjen e të gjithë kësaj zone këtu, nga shirat apo përmbyt-jet, që janë më shumë se frekuente në këtë zonë. Falë kësaj pune të jashtëzakonshme në kohë rekord, këto fshatra përreth, sidomos Muzhaka, do të kenë mundësinë që ujin ta përdorin për të mbjellat dhe jo për ta hequr nga shtëpitë e tyre kur bie me furi. Ndërkohë, FA kanë bërë edhe një rrugë rreth 1 km për të mundësuar lëvizjen e fshatrave përreth, me qëllim lehtësimin e çuarjes së fëmijëve në shkollë, e shkuarjes së njerëzve për nevoja të urgjencës në qendra shëndetësore, apo më shumë se kaq.”

tha ministrja Kodheli, e cila theksoi edhe vendosmërinë e Forcave të Armatosura për t’i çuar deri në fund punët që marrin përsipër.

Po në fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi, Forcat e Armatosura kanë hapur edhe një rrugë prej gati 1 km, e cila më parë ishte një shteg dhe përsh-kohej vetëm në këmbë. Gjithashtu, në këtë njësi adminis-

trative, Forcat e Armatosura bënë të mundur sistemimin dhe hapjen e rrugës prej rreth 3.5 km të fshatit Frankth, i cili shpesh izolohej për shkak të rrëshqitjes së dherave. Gjatë bisedës me banorët e këtij fshati, ministrja Kodheli i siguroi ata për gatishmërinë që Forcat e Armatosura do të vijojnë të kenë sa herë të jetë e nevojshme.

TaKimi

Vazhdon hapja e Zyrave të mobilizimit

Gjatë qëndrimit të në Mat, ministrja Kodheli mori pjesë edhe në hapjen e Zyrës së Mobilizimit në këtë zonë.Zonja Kodheli përsëriti nga Burreli nevojën që shoqëria ka për përvojën dhe aftësitë e ushtarakëve në rezervë, por edhe vlerësimin që Ministria e Mbrojtjes ka për ta, sidomos gjatë situatave të emergjencave civile. “Nevoja e qytetarëve për të pasur pranë sidomos në raste emergjencash, përmbytjesh, kërkim-shpëtimi, rrëshqitje dheu, rreziku për jetën, prezencën fizike të një numri gjithmonë e më të madh ushtarakësh, na e ka bërë të nevojshme kërkimin e ushtarakëve rezervistë, për të pasur më shumë prezencën e tyre, për të pasur më shumë pranë dijet e tyre, mënyrën se si ata e kanë ndarë eksperiencën me të tjerët, pse jo, për të qenë mësim për ushtarakët e rinj.”- tha ministrja Kodheli, e cila premtoi mbështetje të mëtejshme për strukturat ushtarake që përballen me rastet e emergjencave.Zyra e Mobilizimit në Burrel është e vendosur në mjediset e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale në këtë qytet, çka pritet të sjellë një bashkëpunim më të ngushtë mes ushtarakëve aktivë dhe atyre në rezervë gjatë situatave të emergjencave civile.

FA përmirëson infrastrukturën në fshtarat e Matit

Forca Tokësore iu përgjigjet në kohë Emergjencave Civile

Shpëtohet masivi pyjor në fshatin Tanush në Vaun e Dejës dhe pylli me pisha në Krastë të Krujës

vendngjarje, trupat e b1k nën drejtimin e major Latif Bajrak-tarit, pasi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor prezent në terren, kanë filluar menjëherë operacionin, për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit. Terreni i vështirë malor dhe dëndë-sia e bimësisë në zone, e bënë operacionin të vështirë për trupat ushtarake, por jo të pamundur. Falë profesionalizmit dhe ekspe-riencës së fituar ndër vite, efek-tivët e b1k, arritën që të vendosin nën kontrol l të menjëhershëm shpërndarjen e mëtejshme të va-trave të zjarrit, të cilat rrezikonin shtëpitë dhe pronat e banorëve të zones, si dhe të një kishë me vlera jo vetëm shpirtërore, por edhe monumentale në këtë zonë. Në datën 1 Prill 2017 rreth orës 11:00 një tjetër operacion u zh-villuan nga b1k në fshatin Qafë Qele, në Bashkinë Vau i Dejës për f ikjen e f lakëve që kishin përfshirë një tjetë masiv pyjor në këtë zonë. Në këtë operacion u angazhuan rreth 30 forca dhe dy mjete të cilat u drejtuan nga kapiten Ardit Behri. Pas rreth 8 orësh “lufte” me flakët e zjarrit vatra u arrit të vihej nën kontroll dhe zjarri të fikej totalisht.

Batalioni i ii-të i Këmbësorisë së Forcës Tokësore “luftë” kundër zjarreve

Efektivët e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore (b2kFT), janë angazhuar ditën premte pasdite me datë 31 Mars, në në fikjen e zjarreve që përfshinë masivin pyjor halor në zonën e Krastës, Krujë. Pas marrjes së urdhërit operacional në orën 15:50, zv/komandanti i kom-panisë së II-të të b2k, toger Hekuran Budani me një personel prej 34 ush-tarakësh, tre mjete, të kompletuar me te gjitha paisjet e nevojshme për mbarëvajtjen e operacionit, u nis për në zonën e Krastës. Në orën 16:30 trupat mbërritën në zonën e opera-cionit, morën takim me autoritete të pushtetit vendor dhe menjëherë filluan ndërhyrjen me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve si dhe shuarjen e vatrava ekzistuese. Pas një punë tepër efikase, u arrit neutralizimin i pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit. Profesionalizmi i efektivave ushtarakë të b2k, të angazhuar në këtë operacion, u vlerësua tepër pozitivisht, edhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të cilët shprehën fal-enderimet dhe mirënjohjen e tyre për këta djem dhe vajza, të cilët i gjenden gjithmonë pranë popullsisë civile në raste emergjencash civile.

Page 7: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 7reportazh

Në zbatim të planit të bash-këpunimit midis Forcës Detare Shqiptare dhe asaj të Turqisë, nga data 30

mars deri 2 prill 2017, zhvilloi një vizitë portuale në portin e Durrësit nëndetësja turke “TCG I.INONU”. Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëve-primi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës sonë Detare dhe Flotës Turke. Anija turke u shoqërua në ujërat tona territorial nga Motovedeta R-118, me Komandant Kap.Lt.Alket Cullhaj dhe “ARCHANGEL-0, me Komandant Lt. Preng Gjergji,me VB në Kepin e Palit. Në molin 4 të portit Durrës, “TCG I.INONU” u prit nga kuadro të Forcës e Flotiljes Detare, kryesuar nga Shefi i Shtabit të FD, Kapiteni Rangut të II-të Arsen Mullaj, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. Mbas bregëzimit të ND, Komandanti i Nëndetëses Turke Kapiteni Rangut të II-të, Ersoy Akca, i shoqëruar nga kuadro kryesorë të saj, zhvilloi vizita e takime me autoritetet e pushtetit vendor e qëndror të Durrësit.

Takimin e pare ushtarakët turq e patën me Drejtorin e Kabinetit të Bash-kisë Durrës, zotin Lavdosh Beqiraj, pastaj në Prefekturën e Durrësit, ku u pritën nga Prefekti zoti Roland Xhelilaj

Nëndetësja turke “TCG I. INONU”

në portin e DurrësitEshtë viti i pestë që një nendetëse turke

zhvillon vizitë portuale në Durrës

nga shefqet kërcelli

dhe stafi i tij dhe me zotin Alfred Mul-laraj, Kryetar i Këshillit të qarkut Dur-rës. Gjatë takimeve u evidentua miqësia tradicionale midis dy popujve, resurset ekonomike dhe turistike të Durrësit, rëndësia e bashkëpunimit ushtarak në kuadrin e NATO-s, përforcimin e paqes e sigurisë në rajon, etj.

Mbas këtyre takimeve me Au-toritetet Civile, Komandanti i anijes Kapiteni Rangut të II-të, Ersoy Ak-cai shoqëruar nga kuadro të “TCG I.INONU”, zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Drejtuesit e anijes turke u pritën nga Komandanti i Forcës Detare, Gjeneralmajor Ylber Dogjani, Zv.Komandanti i FD, Kapiten

i Rangut të I-rë Subi Zenelaj dhe Shefi i Shtabit i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të II-të Arsen Mullaj. Mbasi i uroi mirëseardhjen në Portin e Durrësit, Gjeneral Dogjani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy flotave dhe fushat specifike në të ardhmen, si arësimimi e trajnimi i personelit detar, stërvitjet e përbash-këta, etj.

Ushtarakët turq falenderuan për pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe theksuan se, mirëpresin çdo project bashkëpunimi me interes të dy palëve.

Në ditët e qëndrimit në port, nën-detësen turke e vizituan personalitete të larta Civile, diplomatike, ushtarake të Turqisë dhe Shqipërisë, Gjithashtu personeli i anijes vizitoi objektet muzeale dhe kulturore të Durrësit, Krujës, Shkodrës, etj. Krahas këtyre aktiviteteve nendetesja turke zhvilloi stërvitje të përbashkët me personelin dhe anije të Flotiljes Detare, gjithashtu dhe një ndeshje futbolli midis ekipit të FD dhe ND, ku fitoi ekipi ynë doli fitues. Nendetesja Turke “TCG I. IN-ONU” u largua ngaporti I Durrësit më 2 prill 2017.

Theksojmë se është viti i pestë që një nendetëse turke zhvillon vizitë portuale në Durrës.

Për 17 kursantë fillon kursi EOd niveli iNë mjediset e Qendrës Stërvitore të Komandës

Mbështetëse u zhvillua më 3 prill 2017, ceremonia e fil-limit të kursit EOD niveli I, si dhe kurset Furnizim dhe Transport - Mirëmbajtje. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendëskomandanti i Komandës Mbështetëse, kolo-nel Gaspër Lala, shefi i zyrës së ODC, nënkolonel Robert Johnston, si dhe komandantët e strukturave të KM.

Zëvendëskomandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Gaspër Lala në fjalën e tij falënderoi në mënyrë të veçantë shefin e zyrës së ODC nënkolonel Robert Johnston për bashkëpunimin e d e r i t a n i s h ëm m e K o m a n d ë n Mbështetëse, duke u ndalur në objek-tivat që do të arri-hen me Kompaninë EOD, si dhe thek-soi se “Kursi EOD niveli I është kurs funksional nëpërm-jet të cilit realizohet formimi profesional i ushtarakëve të FA duke i përgatitur pjesëmarrësit në rolin e operatorit EOD niveli i dhe ndëroperatorit EOD Niveli II në operacionet EOD për zgjidhjen e detyrave të ndryshme EOD brenda dhe jashtë vendit në operacione luftarake dhe jo luftarake”. Kolonel Lala u shpreh se angazhimet e Kompanisë EOD kanë sjellë si detyrim zhvillimin e

kapaciteteve operacionale të kësaj kompanie. Aktualisht Specialistë të kësaj kompanie janë të angazhuar në mi-sion ndërkombëtar në Mali si dhe pritet të marrin pjesë në përbërje të forcave të NATO në Letoni.

Në këtë kurs marrin pjesë rreth 17 kursantë nga të gjitha strukturat e Komandës Mbështetëse të përzgjedhur për t’u trajnuar për këtë lloj kursi. Ky kurs përfundon më datë 20 qershor 2017, ndërsa kurset e tjera profesionale janë me afate një mujore.

Gjithashtu nga Komanda Mbështetëse do të jetë pri-oritet përgatitja dhe kualifikimi i Kompanisë EOD dhe do të arrihet që në këtë nënrepart të mos ketë asnjë ushtarak që mos të ketë certifikatën e EOD në një nga tre nivelet të marra në kurset e Qendrës Stërvitore.

Nga afrika në veri të Europës

Specialistët EOD pas Malit pergatiten për Letoni

Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme (EOD) të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse ka vijuar angazhimin maksimal për eliminimin e materialeve me rrezikshmëri të lartë, pothuajse në gjithë territorin e vendit.

Për një periudhë të shkurtër kohe specialistët EOD janë angazhuar në 17 operacione të kësaj natyre duke identifikuar, grumbulluar e asgjësuar municione mjaft të rrezikshme që nga bomba aviacioni, predha artilerie të kalibrit të madh, granata, municione të kalibrave të ndryshëm etj. Harta e operacioneve fillon në Tiranë (Komisariati nr. 4, Kombinat, fshati Ibë, Shëngjergj), në Durrës (Porto - Romano, Komanda e FD), në Shkodër (fshati Golem, Laç, Vau i Dejës), në Krujë (fshati Nuaj), në Lezhë (Shëngjin), në Elbasan (fshati Gjegjan), në Korçë dhe në Gjirokastër (fshatrat Picarë, Kordhoc).Efektiv të kësaj strukture prej ditësh vijojnë punën në mbështetje të IKMT në qytetin e Vlorës si dhe të projektit të gazsjellësit TAP.Kjo strukturë është prioritet i KM dhe i FA dhe përveç angazhimit brenda vendit ajo kontribuon me përfaqësues në Mali, Afrikë dhe vijojnë përgatitjet për përfaqësimin në Letoni.

Page 8: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 20178 nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti kryem-inistrin moldav Pavel Filip në selinë e NATO-s më 30 mars

2017, ku zhvilluan bisedime mbi partner-itetin midis Aleancës dhe Republikës së Moldavisë. Sekretari i Përgjithshëm falën-deroi Kryeministrin Filip për kontributin e vendit të tij në misionin e NATO-s të KFOR-it, në Kosovë. Ai përshëndeti gjithashtu angazhimin e Moldavisë për afirmimin e vlerave të përbashkëta me të gjitha demokracitë europiane. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se NATO dhe Moldavia kanë rënë dakord bashkërisht në një kornizë çështjesh, për të punuar së bashku, dhe theksoi se të gjitha aktivitetet e bashkëpunimit me NATO-n janë kërkuar nga qeveria e Moldavisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbajti me kryeministrin e Republikës së Moldavisë, Pavel Filip, Stoltenberg, theksoi se “Takimi ka qenë shumë i dobishëm ndërsa kemi adresuar disa çështje që trajtojnë se si ne të zhvil-lojmë më tej partneritetin midis Moldavisë dhe NATO-s. Republika e Moldavisë është një partner i afërt me NATO-n. Unë ju falënderoj për kontributin tuaj të ndryshëm sidomos që ju kontribuoni në misionin tonë të KFOR-it në Kosovë. Kjo tregon se vendi juaj është një kontribues përgjegjës për sigurinë ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar për pavarësinë e Moldavisë, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe ne respektojmë plotë-sisht neutralitetin kushtetues të Mol-davisë, por neutralitet nuk do të thotë izolim. Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerë të tjerë që janë vende neutrale, të tilla si Zvicra dhe Austria.

NATO dhe Moldavia kanë rënë dakord bashkërisht për të punuar në një kornizë çështjesh së bashku, dhe të gjitha aktivitetet tona të bashkëpunimit kanë qenë të kërkuara nga qeveria e Moldavisë. Nga shumica e programeve tona përfitojnë njerëzit e zakonshëm mol-davë. Ne kemi ndihmuar të shkatërrojmë pesticide të rrezikshme, mina antipersonel, municionet e tepërta dhe lëndët djegëse të rrezikshme”.

Stoltenberg tha NATO po ndihmon Moldavinë me trajnimin e mbrojtjes kibernetike dhe çdo vit NATO, pret stu-dentë moldavë, “ne mirëpresim studentët moldavë në kurset e NATO-s për çështje të tilla si në logjistikë dhe sigurinë e kufi-jve”, shembuj të bashkëpunimit praktik, ku NATO ndihmon, arsimon dhe trajnon studentët moldavë, “për të cilët unë men-doj se do të jetë një përfitim për Moldavinë dhe për NATO-n. Sepse kur NATO është e qëndrueshme, ne jemi më të sigurt. Part-neriteti ynë gjithashtu mbështet Moldavinë në ndërmarrjen e reformave për të ndërtuar qeverisjen e mirë dhe institucione të forta. Duke përfshirë përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Ne jemi tani duke punuar në një program të ndërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes për të ndihmuar forcat e ar-matosura moldave të bëhen më efektive. Siç kërkohet nga qeveria moldave, ne së shpejti do të hapim një Zyrë Ndërlidhëse të NATO-s në Kishinau, që do të jetë një mision i vogël diplomatik me stafin e vetëm civil. Ashtu si në vende të tjera partnere si Gjeorgjia, Zyra jonë Ndërlid-hëse do të lehtësojë mbështetjen tonë për reformat e vazhdueshme të Moldavisë”. Pas fjalës të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Moldavisë, të dy udhëheqësve iu drejtuan pyetje nga gazetarët përgjigjet e të cilave po i sjellim më poshtë.

Z. Stoltenberg, sa e vështirë është që të ketë dialog efikas me shtetin e Moldavisë, kur udhëheqësit e ndry-

shëm promovojnë mesazhe shumë të ndryshme?

Jens Stoltenberg: NATO është një aleancë e 28 demokracive kështu që ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme, men-dime të ndryshme edhe brenda sistemit politik. Pra, kjo nuk është asgjë e re. Ajo që ne bëjmë, është ajo që ne bëjmë me qeveritë, parlamentet, me ata që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve dhe të gjitha përpjekjet tona, të gjitha projektet tona kur bëhet fjalë për partneritetin tonë me Moldavinë, është i bazuar në kërke-sat nga Moldavia, nga Qeveria moldave mbështetur nga Parlamenti moldav. Por sigurisht NATO nuk do të zbatojë asnjë aktivitet apo ndonjë program mbi një shtet që nuk e do atë. Është partneritet absolutisht vullnetar, ne i respektojmë kufizimet dhe natyrisht ne plotësisht e respektojmë neutralitetin e Moldavisë. Disa nga partnerët tanë më të ngushtë janë vende neutrale. Zvicra, Austria, Finlanda, Suedia janë vendet neutrale, por ne kemi një partneritet të gjerë dhe të fortë me ta. Dhe për këtë arsye ne mendojmë se është absolutisht e mundur për të forcuar edhe më tej partneritetin tonë me Moldavinë, totalisht duke respektuar plotësisht asnja-nësinë e Moldavisë dhe në fakt neutraliteti i Moldavisë është përmendur në mënyrë eksplicite në dokumentin që formon bazën për partneritetin tonë. Pra, nuk ka abso-lutisht asnjë kontradiktë në mes të qenit një vend neutral si Republika e Moldavisë është dhe në të njëjtën kohë duke punuar me NATO-n. Dhe ne duhet të kujtojmë gjithashtu se Zyra Ndërlidhëse e NATO-s në Kishinau është një zyrë civile, zyrë e vogël civile diplomatike, ne kemi këto lloj zyrash në vende të tjera, duke përfshirë edhe në Rusi në fakt, në Moskë. Pra, kjo nuk është një bazë ushtarake, kjo është një zyrë e vogël civile, e cila pastaj mund të ndihmojë për të lehtësuar partneritetin tonë praktik.

Z. Filip, në çfarë faze është në të vërtetë hapja e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s dhe çfarë do të jenë prioritetet e qeverisë moldave në lidhje me këtë bashkëpunim? Për shkak se përvojat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë tregojnë se Zyra Ndërlidhëse e NATO-s është e bazuar në domosdoshmërinë e vendit pritës.

Pavel Filip: Unë mendoj se ka ende ky mentalitet, mentaliteti sovjetik, i cili është ende i pranishëm në një pjesë të Moldavisë që NATO përfaqëson vetëm një bazë të madhe ushtarake dhe çdo gjë është e lidhur me ushtrinë dhe municio-neve ushtarake dhe të rënda. Le të mos harrojmë se ne jetojmë në epokën infor-mative të shekullit të 21-të. Ne biseduam sot për krijimin e një qendre për, reagim ndaj cyber-sulmeve. Ne biseduam sot rreth krijimit të një laboratori të tillë që të sigurohemi ose reagim të garantuar në sigurinë kibernetike. Pra, këto gjëra duhet të shihen në një mënyrë të gjerë. Bashkëpunimi ynë me NATO-n është, dhe unë mendoj se është normale, që

duam të mësojmë nga ata të cilët kanë ekspertizën e nevojshme. Republika e Moldavisë do të jetë një shtet modern dhe në qoftë se ne flasim për ushtrinë kombëtare ne duam të kemi një ushtri që është e trajnuar mirë. Lidhur me hapjen e zyrës ndërlidhëse, Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Kishinau, ne bëmë gjithçka të nevojshme kështu që çdo gjë po vjen dhe siç e përmenda unë shpresoj shumë që këtë verë kjo zyrë ndërlidhëse do të jetë funksionale. Një tjetër gjë shumë e rëndë-sishme është në lidhje me komunikimin, unë do të doja të përmend se në qoftë se ne do të flasim direkt, kjo për njerëzit nuk do të vijë me argumente frikshme, atëherë njerëzit do të kuptojnë se çfarë do të thotë NATO dhe përmes zyrës ndërlidhëse në Moldavi, shpresoj se do ta përfundojmë këtë qëllim.

Z. Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Çfarë prisni ju nga NRC e sotme? A shpresoni se mund të ketë një përparim kur është fjala për shembull, për zvogëlimin e rrezikut?

Jens Stoltenberg: Ne do të kemi një takim të Këshillit të Rusisë në NATO, sot, (30 mars 2017). E mirëpres faktin që ne ishim në gjendje të thërrasim tri takime vitin e kaluar dhe tani do të kemi takimin e parë të këtij viti dhe do të diskutojmë, adresimin e çështjeve të ndryshme me interes të përbashkët, si kriza në dhe rreth Ukrainës, Afganistanin përfshirë kërcënimin terrorist rajonal. Ne gjithashtu do të diskutojmë aktivitetet ushtarake, transparencën dhe zvogëlimin e rrezikut. Dhe unë e mirëpres takimin, sepse ne do të kemi informime reciproke në sjellje tonë ushtarak mbi tre divizione të reja në rrethin ushtarak perëndimor të Rusisë. Por gjithashtu edhe në katër grupet e betejës që NATO është duke vendosur në vendet e Balltikut, ose ne jemi në procesin e dërgimit në vendet baltike dhe Poloni. Dhe për mua ky është një hap i rëndësishëm drejt parashikueshmërisë, më shumë transparencë e cila është e nevojshme sidomos tani kur ne kemi rritur aktivitetin ushtarak përgjatë kufijve tanë. Unë shpresoj se kjo mund të forcohet më tej me më shumë brifingje, brifingje më reciproke në ushtrime, për aktivitetet ushtarake dhe gjithashtu një platformë e mirë për të diskutuar se si ne mund të lëvizim, kur është fjala për forcimin e linjave tona ushtarake të komunikimit dhe mekanizmave për reduktimin e rrezikut . Por, ajo që do të ndodhë sot, është se të paktën do të kemi një informacion recip-rok në sjelljen ushtarake si nga pala ruse dhe nga ana e NATO-s.

Z. Filip, a jeni i shqetësuar në lidhje me raportet që z. Dodon dëshi-ron të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik? A mendoni se kjo do të dëmtojë marrëdhëniet tuaja me Bashkimin Evropian, se kjo do të rrezikojë për shembull marrëveshjen e asocimit dhe besimin që partnerët tuaj perëndimore të tilla si NATO, që

ju keni në Moldavi?

Pavel Filip: Lidhur me këtë memo-randum me komunitetin euroaziatik ekonomik më duhet të përmend se ne kemi një pozicion shumë të fortë në këtë drejtim. Ajo është transmetuar tashmë nga Presidenti Dodon, më shumë nga që i kam kaluar atij një mendim të dokumentuar të përpunuar nga Minis-tria e Punëve të Jashtme, se kjo mar-rëveshje nuk ka asnjë fuqi juridike, ajo nuk mund dhe unë do të ju tregoj pse. Për fat të mirë Republika e Moldavisë ka një regjim parlamentar, në bazë të

kushtetutës së saj parlamenti është një organ përfaqësues, organi më i lartë në vend që miraton politikat e brendshme dhe të jashtme. Është e vërtetë se sipas kushtetutës presidenti, i cili nuk është pronar i shtetit, ai ka të drejtë për të negociuar dhe për të nënshkruar traktate ndërkombëtare. Por në bazë të, në bazë të ligjit për traktatet ndërkombëtare, dhe të këtij ligji supozon se çdo dokument, një memorandum apo traktat ndërkombëtar, në mënyrë që të ketë efekt juridik, duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Republikës së Moldavisë. Sigurisht Presidenti, kur ai nënshkruan traktatet ndërkombëtare nuk është i detyruar për të përfaqësuar pushtet të plotë. Por kjo nuk do të thotë që përfaqëson shtetin që ai mund të imponojë mendimin e tij apo vizionin e tij. Ai është i detyruar të konsultohet dhe ta paraqesë për ratifikim në frontin e Parlamentit moldav. Kjo është arsyeja pse ky memo-randum, edhe në qoftë se ai do të nënsh-kruhet, unë do të tregoj edhe një herë dhe gjithashtu Kryetarja e Kuvendit moldav, do të deklarojë se ky është një, një doku-ment më shumë zero, nuk ka asnjë fuqi juridike. Kjo është arsyeja pse Presidenti duhet të jetë i sinqertë në lidhje me ata që e nënshkruajnë këtë memorandum dhe për tu treguar atyre se ky dokument nuk ka një fuqi juridike.

Neutralitet nuk do të thotë izolim Msc. MiMoza golikja NATO, Zyrë Ndërlidhëse në Kishinau, Moldavi

Përmirësimet në balancën gjinore e bëjnë aleancën më efektive

Marriet Schuurman, përfundon mandatin e saj si Përfaqësues Special i NATO-s për gratë, paqen dhe sigurinë

Ambasadori Marriet Schuurman dha dorëheqjen si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për gratë, paqen dhe sigurinë, më 30 mars 2017, pas dy vjet e gjysmë në post. Ajo do të kthehet në një pozicion me Ministrinë Holandeze të Punëve të Jashtme. Në fjalën e saj të lamtumirës me ambasadorët e NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut, Schuurman theksoi rëndësinë e përfshirjes së më shumë grave në vendim-marrje dhe operacione. “Kjo nuk është vetëm gjëja e drejtë për të bërë, por edhe një gjë e mençur për të bërë, sepse ekipet e përziera janë më inteligjente dhe e kryejnë punën më mirë”. Ajo shtoi se përmirësimet në balancën gjinore do të bëjnë aleancën më efektive, sepse “ne thjesht nuk mund të largohemi nga çdo potencial i pashfrytë-zuar”. Ambasadorja Schuurman theksoi se NATO duhet të bëjë më shumë për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të grave në politikëbërje dhe emërime të larta, por vuri në dukje progresin e bërë. Ajo përshëndeti se NATO tashmë ka parë të parën femër, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Rose Gottemoeller, dhe komandantin e parë femër të një komande të madhe ushtarake, Admiralin e SHBA, Michelle Hoëard, në Komandën e Napolit. Ambasadorja Schuurman është një diplomate karriere dhe ka shërbyer më parë në një shumëllojshmëri të posteve në Ministrinë Holandeze të Punëve të Jashtme. Ajo mori postin e saj si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor 2014.

NaTo dhe japonia:

Ukraina me pishinë rehabilitimi për ushtarët e plagosur

Më 31 mars 2017, NATO në bashkëpunim me Japoninë, zyrtarisht hapën një pishinë të re të rehabilitimit në Institutin e Kërkimeve të Ukrainës për për-caktimin dhe ndërtimin e endoprotezave dhe të Rehabilitimit të aftësisë për punë në Kharkiv, Ukrainë. Pishina do të ndihmojë Ukrainën në përmirësimin e shërbimit të saj të rehabilitimit për ushtarakët dhe civilët e plagosur dhe me aftësi të kufizuara. Dorëzimi i pishinë shënon edhe suksesin e programit të parë të NATO-s dhe bashkëpunimit japonez në Ukrainë. Ndihma e NATO-s për pishinën e re të rehabilitimit është ofruar përmes Fondit të Mirëbesimit të Rehabilitimit Mjekësore për Ukrainën. Fondi i Mirëbesimit është i udhëhequr nga Bullgaria dhe mbështet Ukrainën në trajtimin e ushtarakëve të plagosur dhe gratë, nga konflikti i vazhdueshëm në Ukrainën lindore. Fokusi i veçantë për punën e Fondit të Mirëbesimit ka zhvilluar kapacitetin e sistemit të vet të rehabilitimit mjekësor, në dritën e nevojës kritike për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e kujdesit për personelin e plagosur të shërbimit. Kjo përfshin sigurimin e pajisjeve speciale të rehabilitimit në qendrat në të gjithë Ukrainën, si dhe trajnimin e rëndësishëm për profesionistët e rehabilitimit ukrainas, nga ana e NATO-s. Fondi i Mirëbe-simit të NATO-s gjithashtu mbështet kampet sportive rehabilituese për ushtarët e plagosur të Ukrainës, si dhe pjesëmarrjen e ekipit ukrainas në lojrat Invictus dhe Maratonën Detare të SHBA-së në Uashington.Fondi i Mirëbesimit i Reha-bilitimi Mjekësor është një nga shumë mënyrat që NATO ndihmon Ukrainën. Në Samitin e 2014 të Uellsit, NATO themeloi pesë fondet në mirëbesim për të dihmuar Ukrainën për sigurinë e saj. Fondet e Mirëbesimit tani janë pjesë e paketës ndihmë të plotë, të cilën 28 udhëheqësit e vendeve aleate miratuan në Samitin e Varshavës 2016. Paketa synon të konsolidojë dhe të rritë ndihmën e NATO-s për Ukrainën për të mundësuar që ajo të bëhet më elastike dhe për të kryer reforma thelbësore në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes.

Page 9: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 9nato

NATO përkujtoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave më 4 prill 2017, ku vërehet se çdo vit theksohet kërcënimi vdekjeprurës që minnat paraqesin për jetën e civilëve dhe zhvillimin e vendeve. NATO ka një rekord të fortë në rrugën e deminimit humanitar, duke punuar me partnerë që variojnë nga Ukraina në Afganistan, dhe nga Gjeorgjia në Egjipt. Deri më sot, Aleanca ka ndihmuar për të shkatërruar më shumë se 5 milionë minat antinjerëzore, si dhe 642.000 copë municione të paplasura. Gjatë viteve, NATO ka trajnuar edhe mijëra ekspertë në heqjen e pajisjeve shpërthyese dhe teknikat kundër-IED. Pas shpërthimit në mars në depon e armëve Balaklia, Programi i NATO-s i Shkencës të Sigurisë dhe Paqes,(SPS), ka siguruar mbrojtje personale të tilla,

si kostume dhe pajisje të deminimit të minave, si dhe sistemet e komunikimit në Shërbimin emergjent Shtetëror të Ukrainës. Programi i SPS i NATO- s, është gjithashtu duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me vendet partnere për të zhvilluar zbulimit e teknologjive të avancuara për të siguruar një proces më të sigurt dhe më efikas dhe më të mirë të çminimit. Shembujt përfshijnë: teknologjinë nënu-jore të radarëve në Ukrainë; pajisje të përshtatshme për çminimin në shkretëtirën egjiptiane; dhe teknika të përshtatura për zbulimin nënujot të minave në Mal të Zi. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar në vitin 2005 se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave dhe Ndihmës në Veprimin ndaj Minave.

dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj MinaveNATO përkujTON:

Ministrat e Jashtëm të NATO-s më 31 mars 2017, zhvilluan një takim në lidhje me ndar-

jen më të drejtë barrës në Aleancë, reagimin e NATO-s ndaj terrorizmit dhe qasjen e saj ndaj Rusisë. Pas takimit në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, theksoi se Aleanca ka bërë përparim në shpenzimet e mbrojtjes, me një rritje prej 10 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve evropianë dhe Kanadasë, vitin e ka-luar. Stoltenberg tha se aleatët duhet të mbajnë lart vrullin në shpenzimet e mbrojtjes dhe se një opsion është duke u parë në është planet kombëtare për aleatët për të arritur qëllimin e NATO-s të shpenzimeve 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu në rendin e ditës ishte reagimi i NATO-s për terrorizmin dhe se Aleanca ka projektuar stabi-litet përtej kufijve të saj. Sekretari i Përgjithshëm tha se “NATO ka potencial të pashfrytëzuar për të bërë më shumë. Një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit është trajnimi i forcave lokale”. Ndërsa Mi-sioni vazhdon në Afganistan, NATO është duke ndihmuar forcat lokale në Irak kundër ISIS, duke përfshirë edhe me trajnime për t’iu kundërvënë pajisjeve plasëse të improvizuara. Stol-tenberg tha se Aleanca do të zgjerojë programin e saj të trajnimit në Irak me kurset e mjekësisë ushtarake dhe me trajnim për të ndihmuar në ruajtjen nga tanket dhe automjetet e blinduara.

Ministrat po ashtu vlerësuan situ-atën në Ballkanin Perëndimor dhe Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Ev-ropian, si dhe ministrat nga Finlanda dhe Suedia, u bashkuan me takimin për të diskutuar qëndrimin e NATO-s në Rusi: mbrojtjen e fortë dhe paran-dalimin kombinuar me dialog. Takimi ministror përfundoi me një takim të Komisionit NATO-Ukrainë dhe bisedi-met për mbështetjen e fortë politike dhe praktike të Aleancës në Ukrainë.

Pas mbledhjeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stol-tenberg dha një konferencë për shtyp. Ai tha se ishte bërë përparim i mirë në përgatitjet për takimin e shefave të shteteve dhe qeverive që do të mbahet

NATO ka potencial për të bërë më shumë Lidhja transatlantike, jetike për Evropën dhe Amerikën e Veriut

më 25 maj këtu në selinë e NATO-s. Takimi në maj do të fokusohet në dy çështje kryesore:

“Së pari, ne do të diskutojmë se si ne mund të forcojmë lidhjen transatlan-tike përmes ndarjes së drejtë të barrës. Ne të gjithë jemi dakord se ne duhet të zbatojmë atë që ne kemi rënë dakord në vitin 2014 në investimet e mbrojtjes. Ne kemi bërë tashmë përparim, me një rritje prej 10 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve evropianë dhe Kanadasë, vitin e kaluar. Por ne duhet të mbajmë lart vrullin. Një opsion, që ne jemi duke shqyrtuar, janë planet kombëtare për të ofruar në anga-zhimet që kemi bërë. Këto plane kom-bëtare mund të kenë tre elementë: se si kombet mendojnë për të përmbushur vitin 2014, premtimin mbi investimin e mbrojtjes; se si për të investuar fonde shtesë në aftësitë ushtarake që ne kemi nevojë; dhe si kombet kanë për qëllim të kontribuojnë në operacionet e NATO-s, misione dhe angazhime të tjera. Pra, kjo ka të bëjë me të holla, aftësitë dhe angazhimin për vendosjen e trupave,

dhe që të treja janë të rëndësishme.Së dyti, kemi diskutuar reagimin e

NATO-s ndaj terrorizmit. Sulmi i javës së kaluar në Londër ku ka pasur të vrarë dhe të plagosur nga njëmbëdhjetë vende të ndryshme. Ai ishte një nga shumë sulmet që aleatët kanë parë në muajt e fundit. Ky ishte përsëri një sulm mbi të gjithë ne dhe një kujtesë se ne të gjithë duhet të rrisim përpjekjet tona.

NATO po ndihmon stabilizimin në rajonin tonë. Në Afganistan, Ballkan, Detin Egje, dhe në mbështetjen e part-nerëve tanë. Ne jemi gjithashtu duke krijuar një Qendër për Jugun në Napoli. Por NATO ka potencial të pashfrytë-zuar për të bërë më shumë. Një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit është trajnimi i forcave lokale, duke ndihmuar ata për të ndër-tuar aftësitë e tyre, për t’iu kundërvënë dhe përmbajtur kërcënimet terroriste. Në Irak, ne jemi duke ndihmuar forcat lokale, kundër ISIS, duke përfshirë edhe me trajnime për t’iu kundërvënë pajisjeve plasëse të improvizuara ose IED-s.

Në ditët e fundit, NATO furnizoi me 160 komplete të pajisjeve kundër-IED Ministrinë e Brendshme irakiane. Kjo pajisje do të ndihmojë për të shpë-tuar jetën. Dhe sot ne kemi vendosur të shtojmë përpjekjet tona brenda Irakut. Përfshirë me kurse të mjekësisë ush-tarake për trajnime të reja, dhe për të ndihmuar për të trajnuar për tu përballur me tanke dhe automjete të blinduara. Ne mund të sigurojmë ekspertizë të vërtetë që e bën një ndryshim të vërtetë. Kjo është e mirë për sigurinë e Irakut dhe kjo është e mirë për sigurinë e NATO-s.

Përpara takimit tonë në maj, ne do të shqyrtojmë një sërë ide të tjera të caktojmë potencialin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Ne gjithashtu vlerësuam situatën në Ballkanin Perën-dimor. Ne jemi dakord se ne duhet të ruajmë praninë tonë, fokusin tonë dhe angazhimin tonë në këtë rajon, i cili është kyç për sigurinë e Evropës.

Mali i Zi është gati të bëhet anëtari i 29 i Aleancës sonë dhe tashmë, ka një vend në tryezë. E mirëpres votën e ratifikimit të kësaj jave në Senatin amerikan. Anëtarësimi i Malit të Zi në familjen e NATO-s, të kombeve demokratike do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe në të gjithë Evropën, dhe unë pres të gjitha kombet për ratifikimin e plotë në qershor.

Përfaqësuesi i Lartë, Federica Mogherini, si dhe ministrat nga Finlan-da dhe Suedia, gjithashtu na u bashkuan sot për të diskutuar qasjen tonë të bash-kuar në Rusi. Mbrojtja e besueshme dhe parandalimi të sigurojë një bazë të fortë për dialogun tonë me Rusinë dhe mbledhja e zhvilluar e Këshillit NATO-Rusi ishte një demonstrim i qartë i angazhimit tonë për dialog.

Ne mbyllëm një takim ministror me një takim të Komisionit NATO-Ukrainë. NATO është duke ofruar përkrahje të fuqishme politike dhe praktike për Ukrainën. Nëpërmjet gjashtë Fondeve aktive të Mirëbesim-it, janë ndarë rreth 35.000.000 euro, duke ofruar trajnime dhe këshilla për më shumë se dy mijë personel civil dhe ushtarak ukrainas. Dhe vetëm sot, një objekt rehabilitimi për personelin e shërbimit të plagosur hapet në Kharkiv, paguar nga Fondi i Mirëbesimit të rehabilitimit mjekësor të NATO-s. Aleatët e NATO-s ofrojnë mbështetje të rëndësishme. I mirëpre, disa aleatët njoftuan sot se do të ofrojnë ndihmë për Ukrainën pas shpërthimeve në de-pon e armëve Balaklia. Ky është edhe një demonstrim i qartë i solidaritetit të NATO-s me Ukrainën”.

Siria, përgjegjëse për të siguruar detyrimet

Sekretari i Përgjithshëm i NaTo-s dënon sulmin e rapor-

tuar, me armë kimike në SiriMë 5 prill 2017, Sekretari i Përgjith-

shëm i NATO-s Jens Stoltenberg dha këtë deklaratë mbi sulmin e raportuar me armë kimike në Siri: “I dënoj sulmet tmerrshme në provincën e Idlib në Siri, që vranë dh-jetra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, thuhet se nga përdorimi i armëve kimike. Ky është raporti i tretë i përdorimit të këtyre armëve barbare në vetëm muajin e fundit. Të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari. Përdorimi i armëve kimike, të cilat përfshijnë kimikate që mund të shkaktojnë vdekjen ose dëmtim të përhershëm për njerëzit, janë të ndaluara në bazë të Konventës së Armëve Kimike, të cilën Siria e ka nënshkruar në vitin 2013. Kjo normë ndërkombëtare duhet të respektohet plotësisht dhe të lihet në fuqi. Siria si anëtar i Konventës është përgjegjës për të siguruar pajtueshmërinë e plotë me këto detyrime”.

Msc. MiMoza golikja

NATO dorëzoi dhe duke demon-struar 160 komplete të pajisjeve kundër-IED në Ministrinë e Brendshme të Irakut më 26 mars 2017. Financuar nga Fondi i Mirëbesimit i Mbrojtjes i ndërtimit të kapaciteteve, pajisja është një kontribut i rëndësishëm për përpjekjet e Irakut për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur civilët. Duke folur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s më 31 mars 2017, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti shpërndarjen, duke thënë se “një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit është trajnimi i forcave lokale ... kjo pajisje do të ndihmojë për të shpëtuar jetën”. Me kërkesën e Irakut, NATO ra dakord në korrik të vitit 2015 për të siguruar mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në një numër fushash, duke përfshirë edhe kundërvënien pajisjeve plasëse të improvizuara, heqjen e pajisjeve shpër-thyese dhe çminimin, reforma në sek-torin e sigurisë, mjekësisë ushtarake dhe planifikimit ushtarak civil. Në vitin 2016, NATO trajnoi mbi 350 oficerë irakianë në Jordani, dhe në Samitin e Varshavës, në korrik të vitit 2016, aleatët ranë da-kord për të zgjeruar këtë trajnim në vetë Irakun. Që nga janari 2017, këshilltarët e NATO-s kanë qenë duke punuar në vend, në mbikëqyrjen e aktiviteteve të trajnimit dhe duke punuar me autoritetet e Irakut për të reformuar institucionet e tyre të sigurisë. Prania e NATO-s në Irak përfshin një ekip bërthamë dhe ekipet mobile të trajnimit.

NaTo dorëzon pajisje kundër-iED në irak

Page 10: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 201710 kosova

“Janë pastruar nga minat mbi 50 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe shkatërruar 88,778 mina dhe mjete tjera të pashpërthyera, me këto kapacitete FSK-ja do të vazhdojë pastrimin e të gjitha pjesëve të minuara të Kosovës”.

Shkatërrohen 2177 mjete të pashpërthyera Ditën e martë, më 4 prill 2017, në

Poligonin e KFOR-it, në Zatriq të Rahovecit, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demin-

imit, u organizua një operacion për deminimin -shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera, i cili u realizua nga FSK-ja, KFOR-i, Policia e Kosovës dhe nga disa organizata joqeveritare.

Ishin të pranishëm zëvendësministri i FSK-së, z. Muhamet Latifi, zëvendëskoman-danti i FSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, Ahmet Sallova-shef i Qen-dra Koordinuese e Deminimit, si dhe përfaqë-sues të KFOR-it, Policisë së Kosovës, KFOR-i amerikan-Bonstill dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në Kosovë. Pas prezantimit të pa-jisjeve dhe aktivitetit të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës si dhe të organizatave joqeveritare, u mbajt edhe një takim i shkurtër me përfaqësues të mediave.Me këtë rast, zëvendësministri i MFSK-së, z. Muhamet Latifi tha: “Kemi ardhur këtu për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Deminimit dhe për të përcjellë nga afër përgatitjen profesionale dhe kapacitetet operacionale të pjesëtarëve të FSK-së.” Ne si Ministri duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm pastrimi i zonave të minuara, i kemi kushtuar rëndësi të madhe af-tësimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po japin kontribut të shkëlqyeshëm në këtë aspekt. Këtu ka ndodhur një luftë e cila ka lënë pasoja shumë të mëdha, ku janë minuar shumë fusha. Pastrimi i këtyre fushave është shumë më rëndësi për ne, sepse përveç se siguron jetën e qytetarëve dhe lëvizjen e tyre të lirë, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik, për arsye se shumë prona deri më tani nuk kanë pasur mundësi të shfrytëzohen nga qytetarët”.

Zëvendësministri Muhamet Latifi theksoi se Kompania e Deminimit, deri më tani ka pas-truar nga minat mbi 50 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe shkatërruar 88,778 mina dhe mjete tjera të pashpërthyera, me këto ka-pacitete FSK-ja do të vazhdojë pastrimin e të gjitha pjesëve të minuara të Kosovës. Në emër të Ministrisë, z. Latifi ka falënderuar KFOR-in amerikan, gjerman, zviceran, si dhe SHBA-të për ndihmën që ata kanë ofruar qoftë në pajisje të shumta, qoftë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Kompanisë së Deminimit. Ndërsa, shefi i Qendrës Koordinuese të Ministrisë së FSK-së, Ahmet Sallova pasqyroi aktivitetet e përgjithshme të Kompanisë së Deminimit të FSK-së. Ai shtoi se, FSK-ja që nga viti 2010 ka pastruar mbi 1.745,465 metra katrorë si dhe ka shkatërruar 2177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2136 raste dhe kanë demoluar 3150 mjete të ndryshme eksplozive. Në fund z. Sallova tha se përkundër kësaj pune të madhe të njësive të deminimit deri më tash, janë ende edhe 111 zona të afektuar nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive të pashpërthyera.

SHKURT

“Ndërtimi i integritetit për liderët e lartë“Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së

dhe FSK-së, nga data 27-30 mars 2017, për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë: “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Në ditën e parë të trajnimit, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë me MFSK-në dhe FSK-në. Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Ruairi O’Connell falënderoi ministrin Demolli për vlerësimin dhe premtoi ndihmë për FSK-në edhe në të ardhmen, duke theksuar se FSK-ja është institucioni më i besuar për qytetarët e Kosovës Në përmbyllje të këtij trajnimi, sot nën organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në hotelin SIRIUS, u mbajt cer-emonia e certifikimit për pjesëmarrësit e këtij trajnimi. Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur me këtë rast, veç tjerash vlerësoi lart ndihmën e pakursyer të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar që po jep për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Gjeneral Rama tha se këto trajnime janë me interes të veçantë për FSK-në, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me ngritjen e integritetit të saj. Ai, ndër tjera u shpreh se: “ Kurs i Zhvillimit të Integritetit për udhëheqës të lartë fokusohet tek kolonelët/nënkolonelët dhe më lart, në grada ekuivalente ushtarake dhe civile, nga sektori i gjerë i mbrojtjes dhe sigurisë, për të shqyrtuar aspektet kryesore të adresimit të rrezikut të korrupsionit në kuadër të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, në fushat e financave, blerjeve dhe prokurimit, menaxhimit të resur-seve njerëzore dhe tek operativa. Ne aspirojmë të jemi pjesë e NATO-s. NATO-ja tashmë ka një Politikë të Zhvillimit të Integritetit, e cila është nënshkruar nga 28 shtetet në Samitin e Varshavës, në korrik të vitit 2016, dhe është edhe një nder kriteret kryesore për të qenë pjesë e saj”, - tha gjeneral Rama.

Pjesëtarët e Kompanisë 2B të Batalionit të II-të të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, me realizimin e ushtrimit fushor 72 orësh “UJKU VIGJILENT 01 ” përfunduan trajnimin e brendshëm tremujor ,,Gjenerimi i Forcës”, i cili ka filluar më 16 janar 2017 dhe ka përfunduar më 30 mars 2017.Ushtrimi fushor i planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë, u realizua në fshatrat e Komunës së Rahovecit dhe Malishevës( konkretisht në fshatrat Mrasor dhe Llapqevë), i cili është mbështetur edhe nga vëzhguesit e NALT-it, KFOR-it dhe kontrollues-vëzhguesit e KDS-së.Gjatë këtij ushtrimi pjesëtarët e Kompanisë 2B-dëshmuan se janë të përgatitur profesionalisht në operacionet ushtarake, siç janë: rikoni-cion të terrenit, pika të kontrollit, patrullimet me blinda, reagim në kontakt, kordon-kërkim, sulm i planifikuar i bazës së armikut në nivel togu, prita, mbrojtje gjatë marshimeve rrugore, vetëmbrojte të afërt, perimetër të sigurisë, navigim, marshime kondicionale të shpejta me peshë, baza patrulluese 24 orësh, poligon taktik, qitje e avancuar me municion real luftarak dhe fusha tjera.Gjatë trajnimit janë realizuar tri teste, me qëllim të vlerësimit të shkathtësive grupore dhe individuale të pjesëtarëve, si: teste fizike, teste akademike mbi njohuritë taktike dhe teste të përgjithshme.Ushtrim fushor “Ujku Vigjilent 01”, ishte produkt i trajnimit tremujor të kompanisë, ku gjatë kësaj kohe pjesëtarët e kompanisë rifreskuan dhe realizuan tema të reja taktike profesionale-ushtarake.Këto trajnime kanë për qëllim mbajtjen në nivel të pjesëtarëve të FSK-së dhe rritjen e gatishmërisë së tyre.

Trajnimi tre mujor “Gjenerimi i Forcës”

Në Shkup të Republikës së Maqedonisë u mbajt takimi i drejtorëve për politika të mbrojtjes dhe drejtorëve të politikave të jashtme. Takimi u mbajt në kuadër të Kartës së Adriatikut A5-SHBA, nën kryesimin e Maqedonisë, për vitin 2017. Në këtë takim në emër të Ministrisë për FSK-në, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, z. Faruk Geci. Gjatë këtij takimi u diskutuan temat lidhur me situatën e sigurisë në rajon dhe sfidat e sigurisë globale. Gjithashtu në këtë takim u shtrua edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë iniciativë, pas kërkesës zyrtare të Kosovës për anëtarësim gjatë vitit të kaluar.

FSk-ja pjesë e kartës së Adriatikut A5-ShBA

Page 11: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 11mali i zi

Ambasadori Whitting: “Britania e Madhe është e përkushtuar në kultivimin e partneritetit strategjik me Malin e Zi, duke shprehur gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar sigurimin dhe mbështetjen me ekspertë që synojn forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi”.

Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq vizitoi më 29 mars fregatën e Britanisë së Madhe “Monmouth”,

e cila u ankorua në Portin e Barit dhe qëndroi deri më 31 mars 2017. Gjatë vizitës, ministri Boshkoviq u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Mal të Zi Ian Whitting dhe komandanti i Marinës Mbretërore Ian Feasey.

Ministri i Mbrojtjes Boshkoviq shprehu kënaqësinë e tij mbi vizitën e anijes që i përket një prej flotave më të mëdha në botë, duke theksuar se Mali i Zi edhe një herë demonstroi aftësinë e saj për t’u bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes kolektive. Ai gjithashtu shtoi se partnerët Veri-atlantik kanë besimin e tyre në Mal të Zi, duke theksuar se vizita do të krijojë një platformë të për-bashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive dhe anijet e tyre.

Ambasadori Whitting theksoi se Britania e Madhe është e përkushtuar në kultivimin e partneritetit strategjik me Malin e Zi, duke shprehur gatish-mërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar sigurimin dhe mbështetjen me ekspertë që synojn forcimin e mar-rëdhënieve bilaterale ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi.

Komandanti i Marinës Mbretërore Ian Feasey, tha se është një nder dhe privilegj për të vizituar Malin e Zi në një vit të anëtarësimit të saj të ardhshëm në NATO, duke shtuar se ajo do të forcojë në mënyrë të konsid-erueshme partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Dita e NaTo-s festohet në mal të Zi

“Festimi i 4 prillit, dita e themelimit të NATO-s, do të bëhet një traditë, për Ushtrinë e Malit të Zi. Kjo është një datë që do të bëhet pjesë e historisë së të ardhmes së Malit të Zi, siç dëshmon fakti se vendi ynë është duke menduar për veten, për të ardhmen e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij për herë të pare”, tha ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, z.Predrag Boshkoviq, në ceremoninë, me të cilin Min-istria e Mbrojtjes, kujtoi, festoi dhe evidentoi këtë datë historike, kur ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe 11 vendeve të Europës perëndimore nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut për themelimin e NATO-s në Uashington, DC në vitin 1949.

Ministri Boshkoviq theksoi se objektivat kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi, të cilat janë integrimi euroatlantik dhe anëtarësimi në NATO, po arrihet në mënyrën më të mirë. “Më e rëndësishmja, për Malin e Zi e që i ka munguar shpesh për shekuj me radhë, domethënë paqja, stabiliteti dhe siguria”, tha ministri malazez i Mbrojtjes.

Ministri Boshkoviq, kujton se “Mali i Zi, shteti më pak i zhvil-luar në ish-Jugosllavi, do të bëhet pjesë e bashkësisë së vendeve më të zhvilluara, vetëm 26 vjet pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, jo vetëm nga një këndvështrim ekonomik, por më tepër nga pika e respektimit të të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe çdo gjë që bëhet nga shoqëria moderne e sotme e begatë dhe e avancuar. Sot, këtë mëngjes, në fronin e Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi në Podgoricë, flamuri i NATO-s u ngrit solemnisht në krah të flamurit të Malit të Zi, dhe kjo ditë e këtij viti është me një rëndësi të veçantë, në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Malit të Zi në NATO.

Ministri i Mbrojtjes Predrag Boskovic dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjenerallejtënant Ljubisha Jokiç ndoqën demostrimet ceremoniale të anëtarëve të Ushtrisë Gardës së Nderit të Malit të Zi dhe përshëndetën dy flamuj në prani të anëtarëve të Ministrit dhe Shtabit të Përgjithshëm

ljubisha jokiç pret ambasadoren

amerikane UyeharaShefi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Malit

të Zi, gjeneral-nënkoloneli Ljubisha Jokiç ka pritur Am-basadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, znj. Margaret Ann Uyehara. General Jokiq i shprehu mirënjohjen ambasadores për ndihmën që SHBA kanë ofruar dhe për modernizimin e Forcave të Armatosura të Malit të Zi dhe për anëtarësimin në NATO duke u shprehur se bashkëpunimi i dy vendeve në fushën e sig-urisë ndaj kërcënimeve dhe sfidave bashkëkohore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Ambasadori Uyehara përgëzoi Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Ar-matosura të Malit të Zi, gjeneral-nënkoloneli Ljubisha Jokiç, për emërimin e tij në detyrë dhe shprehu deshirën për bashkëpunim nidis dy vendeve në periudhën e ar-dhshme. Ambasadori theksoi se SHBA do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë për Malin e Zi në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Boskovic ngushëllon kolegu britanik michael Fallon

Në një letër ngushëllimi drejtuar kolegut britanik Michael Fallon, për sulmin terrorist në Londër, më 22 mars 2017, Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka shprehur dënimin e akteve terroriste dhe solidaritet me popullin britanik

“Ajo ishte me pikëllim të madh kur kam mësuar në lidhje me aktin terrorist në Londër i cili ka ndodhur më 22 mars e mërkurë, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetës dhe duke lënë shumë civilë të pafajshëm u plagosën”, shkruan ministri Boshkoviq.

“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi dhe emrin tim personal, Unë shfrytëzoj këtë rast për të shpre-hur ngushëllimet më të sinqerta dhe simpatinë më të thella për Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe njerëzve të tyre të dashur”. “Ne, shkruan ministri Boshkoviq, dënojmë plotësisht egërsinë e këtij akti terrorist, duke i uruar shërim të shpejtë për ata që janë plagosur. Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, ne duhet të qëndrojnë së bashku në luftën kundër përpjekjeve që synojnë të rrezikojnë vlerat tona të paqes, sigurisë dhe standarteve demokratike”.

Fregata britanike “Monmouth” tre ditë

në Portin e Barit

Page 12: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 201712 maqedonia

Jolevski theksoi se Maqedonia po vazhdon të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të Armatës, dhe si shembull përmendi procesin e moderniz-imit që është duke u zhvilluar. Investimi i 317 milionë eurove për dhjetë vjet ka filluar të japin fryte–në rrjedhë është prokurimi i pajisjeve të reja, në përputhje me standardet e NATO-s për pjesëtarët e Regjimentit për Op-eracione Speciale, ndërsa procesi i riparimit të helikopterëve ka filluar dhe është duke ecur sipas dinamikës së planifikuar.

Më 4 prill 2017, në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, në bashkë-organizim të Ministrisë së Mbrojtjes

dhe Këshillit Euro-Atlantik, tradiciona-lisht, përmes një konference për shtyp u shënua 4 prill–Dita e NATO-s, apo ditën kur 68 vjet më parë u nënshkrua Traktati i Uashingtonit dhe u formua Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Në konferencën për shtyp, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqe-donisë, Zoran Jolevski u ndal në çdo gjë që NATO do të thotë për botën moderne dhe objektivat strategjik të Republikës së Maqedonisë, duke përfshirë anëtarësimin në NATO. “Aleanca Atlantikut të Veriut sot është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes në botë, promovimin e marrëd-hënieve midis popujve, parandalimin e luftërave, promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendeve”, theksoi ministri.

Ministri Jolevski tha se në vitin 2016 Maqedonia ka dëshmuar veten si një lider në bashkëpunimin rajonal në mbrojtje. Vitin e kaluar është marrë vendimi që komanda e SEEBRIG – Brigada Europiane Juglindore nga 2020 deri në 2027 të stacionohet në Maqedoni, ndërsa në Shkup u hap selia e Forcave Mjekë-sore Ballkanike, e cila është organizata e parë rajonale me seli të përhershme në Republikën e Maqedonisë. Ministri gjithashtu përmendi Qen-drën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, si qendër partnere e NATO-s. Akademia Ushtarake merr karakter rajonal – pothuajse 1/3 e kadetëve

vijnë nga rajoni. Përveç kësaj, këtë vit Maqedonia kryeson iniciativat A-5, në kuadër të cilave do të propozohet iniciativa të tilla si bashkëpunimi A-5 të mund të përdoret për koordinimin më të fortë të qendrave trajnuese rajonale, dhe kjo organizatë rajonale mund të përdoret për dërgim të përbashkët të paqeruajtësve në misionet e OKB-së.

Lidhur me Republikën e Maqedonisë, min-istri shtoi se kontributi i gjatë në operacionet e kryesuara nga NATO dhe përfshirja në meka-nizmat partneritare nga viti 1995 ka kontribuar në zbatimin e reformave të mbrojtjes dhe rritjen

e kapaciteteve kombëtare.” Ne kemi ndërtuar ushtri të denjë për respekt, një ushtri që është e gatshme në çdo kohë për të përmbushur detyrat e veta kushtetuese dhe një ushtri që në mënyrë të barabartë bartet me aleatët tanë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, tha ministri, duke shtuar se Armata e Republikës së Maqedonisë ka arritur ndërveprimin e kërkuar dhe plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO.

Jolevski theksoi se Maqedonia po vazhdon të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të Armatës, dhe si shembull përmendi procesin e modernizimit që është duke u zhvilluar. Investimi i 317 milionë eurove për dhjetë vjet ka filluar të japin fryte–në rrjedhë është prokurimi i pajisjeve të reja, në përputhje me standardet e NATO-s për pjesëtarët e Regjimentit për Operacione Spe-ciale, ndërsa procesi i riparimit të helikopterëve ka filluar dhe është duke ecur sipas dinamikës së planifikuar. Ministri theksoi se sa i përket buxhetit, 20% e fondeve për mbrojtje të këtij viti janë të destinuara për modernizimin.

“Maqedonia në të ardhmen do të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe do të marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë. Unë jam i bindur se përpjekjet tona do të vlerësohen siç duhet dhe se Maqedonia do të marrë vendin e merituar gjatë si anëtare e plotë e Aleancës, me çka shtetet anëtare do të tregojnë qasjen e tyre serioze për sigurinë në rajon,” konkludoi ministri Jolevski në fjalimin e tij.

Në konferencën për shtyp mes të tjerëve kanë marrë pjesë gjithashtu ambasadorët, amerikan Jess Bailey, kroat Danijela Barashiq dhe span-joll, Ramon Abaroa Carranza, si dhe Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani.

SHKURT

nATo mblidhet në ohër, situata kibernetike“Sikur rajonet e tjera nëpër

botë, edhe Evropa Juglindore bal-lafaqohet me sfida që kanë të bëjnë me radikalizim dhe terrorizëm në hapësirën kibernetike, për të cilën nevojitet reagim nga NATO dhe vendet partnere. Për ne me rëndësi të veçantë është të kuptojmë trendet globale lidhur me shfrytëzimin e hapësirës kibernetike nga ana e ISIS dhe organizatave tjera terroriste, si dhe aspektet politike, teknologjike, juridike dhe strategjike të këtij veprimi. Nuk është më pak e rëndësishme as ndërlidhja rajonale, bashkëpunimi, dhe me këtë edhe forcimi i vlerave euroatlantike në rajonin e Evropës Juglindore.“

Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në fjalën e tij para pjesëtarëve të pranishëm të shkollës së avancuar të NATO-s kushtuar luftës kundër ISIS-it nëpërmjet hapësirës kibernetike, e cila u hap në 3 prill 2017 në Ohër.

Profesori inordinar Zllatorog Minçev nga Akademia e Shkencave Bullgare e cila bashkë me Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo

Apostollski“ bashkëorgani-zojnë këtë ngjarje e cila është nën patronazhin e NATO-s, theksoi se ky është aktiviteti i tretë me rradhë kushtuar sig-urisë kibernetike, por këtë rradhë, ligjeratat janë direkt të lidhura me radikalizimin e hapësirës kibernetike, sfidë kjo me rëndësi të veçantë për rajonin, por edhe më gjerë.

Në shkollën e avancuar marrin pjesë mbi 45 pjesëmar-rës nga vendet e rajonit, ndërsa ligjerues do të jenë mbi 20

profesionistë nga NATO, SHBA, Izraeli dhe shtete të tjera. Gjatë pesë ditëve të punës, pjesëmarrësit në shkollë do të njoftohen me trendet globale lidhur me përdorimin e hapësirës kibernetike dhe teknologjive nga ana e organizatave terroriste, ndërsa do të bëhet edhe ana analizë e hollësishme të këtyre trendeve në rajon dhe Evropën Juglindore. Gjithashtu, pjesëmar-rësit do të kenë mundësi të ndërtojnë bashkëpunimin rajonal, i cili është еdhe komponenti thelbësor i ndërtimit të rezistencës kundër përdorimit të hapësirës kibernetike nga ana e organizatave terroriste.

Patriotizmi është forca lëvizëse për të gjithë

Anëtarët e brigadës së 1 të mekanizuar këmbësorike (1 MIB) të ushtrisë maqedo-nase zhvilluan një ceremoni dinjitoze në “Strasho Pinxhur”-Petrovac.Kjo brigade ka rezultate të larta ne vlerësime, stërvitje, mi-sionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, por edhe për ndihmën e dhënë për qytetarët Maqedonise, kur eshte nevoja.Komandanti i Brigadës së 1 të mekanizuarte këmbësorise, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski theksoi se patriotizmi është forca lëvizëse për të gjithë ne, përpjekja dhe përkushtimi në kryerjen e detyrave përfaqëson një garanci për pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë.Fjalë lavdërimi për angazhimin e suksesshëm të njësisë nuk munguan në fjalën e komandantit të Komandës së bashkuar operative, gjeneral brigade Zoran Mileski, i cili theksoi nevojën për angazhim te qëndrueshëm në ndërtimin e një ekipi ushtarak të përgatitur për të fituar të gjitha sfidat e sigurisë.

Sipas programit të ceremonisë ushtarake për njësinë më të mirë në brigadën u dhane stimuj dhe promovime. Në fund pjesëmar-rësit u njohen me pamje të mjeteve, armëve dhe pajisjeve në dispozicion të brigades. Në frymën e festimit të 25-vjetorit të Ushtrisë, ish komandanti i Parë dhe i Brigadës së Dytë të mekanizuar te këmbësorike, gjenerali në pension, u kujtoi të pranishmëve momente të rëndësishme që lidhen me historinë e brigadës.Përveç shefit të Shtabit, Gjen-erallejtënant Metodi Veliçkovski, morën pjesë edhe gjeneralët e ushtrisë, përfaqë-sues të Zyrës së Presidentit të Republikës së Maqendonisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e komandave vartëse dhe njësive të Shtabit të Përgjithshëm, ish-komandantëve të brigadës, gjeneralë në pension, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të ftuar të tjerë.

Sfida e Maqedonisë, anëtarësimi në NATOdiTa E naTo-s

Page 13: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 13bullgaria

Regjioni i Detit të Zi është një zonë, ku takohen interesat e Bash-kimit Evropian, NATO-s dhe Rusisë. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t’i kushtojmë një vëmendje më serioze. Kjo pjesë e Evropës gjithmonë ka tërhequr interesin gjeopolitik të Fuqive të Mëdha. Pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE para 10 vjetësh u shtua edhe interesi ekonomik ndaj rajonit.

Deri në qershor duhet të jetë gati projekti për pro-gramin kombëtar për kryes-inë bullgare të Këshillit të

Bashkimit Evropian. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministrja Denica Zllateva në një konferencë në Sofje, të organi-zuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, Shoqata Diplomatike Bullgare dhe In-stituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Varianti përfundimtar i dokumentit do të shpallet në vigjiljen e kryesisë, e cila fillon në janarin e vitit të ardhshëm. Një nga temat e rëndësishme për Bullgarinë është regjioni i Detit të Zi.

Regjioni i Detit të Zi është një zonë, ku takohen interesat e Bashkimit Evro-pian, NATO-s dhe Rusisë. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t’i kushtojmë një vëmendje më serioze. Kjo pjesë e Evropës gjithmonë ka tërhequr interesin gjeopolitik të Fuqive të Mëdha. Pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE para 10 vjetësh u shtua edhe interesi ekonomik ndaj rajonit.

Zëvendëskryeministrja Denica Zl-lateva, e cila përgjigjet për përgatitjen e Bullgarisë për kryesinë Evropiane të Këshillit Evropian, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Detit të Zi për BE: “Për asnjë nuk është sekret rëndësia strategjike e regjionit të Detit të Zi. Ajo u kon-firmua me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE në vitin 2007. Kështu Deti i Zi u bë një det “i brendshëm” për Bashkim.”

Kjo është e vërtetë edhe sipas de-putetit bullgar në Parlamentin Evropian Georgi Pirinski, i cili është ish ministër i punëve të jashtme i Bullgarisë. Si-pas fjalëve të tij gjithnjë e më shumë diskutohet një politikë e përbashkët mbrojtëse. Ajo është e domosdoshme, bashkë me planin e NATO-së për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje. Mirëpo sipas tij diplomacia duhet të jetë prijëse, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflik-teve në rajon.

“Në regjionin e Detit të Zi ka mjaft premise për zhvillimin e nismave diplomatike, të cilat synojnë qetësimin e tensionit në rritje dhe konfrontimit. Jam i bindur se tema për regjionin e Detit të Zi në agjendën e BE-së gjatë kohës së kryesisë bullgare nuk do të mbyllet me përfundimin e kryesisë sonë. Ajo do të vazhdojë të jetë aktuale edhe gjatë kryesisë austriake dhe pastaj gjatë asaj rumune, në fillim të 2019-ës. Sepse ka nevojë për analiza dhe diskutime të thelluara në lidhje me të.”

Rajoni i Detit të Zi gjithmonë ka qenë një pikë kryqëzimi e interesave në nivele të ndryshme, nënvizoi Ljubomir Kyçukov, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike dhe Ndërkombëtare në Sofje. Sipas tij në procesin e zgjidhjes së konflikteve diskutimi rrallëherë del jashtë kërkimit të fajtorit. Sipas fjalëve të tij, diçka karakteristike për rajon është:

“Ekzistenca e shumë konflikteve të ngrira dypalëshe, e shumë zonave të veprimeve reale ushtarake, e shumë armëve dhe para së gjithësh e linjës së

Rumen Vasilev emërohet sekretari i

ministrisë së mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë ka emëruar më 1 prill 2017 zo-

tin Rumen Vasilev, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Emërimi i Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes është bazuar në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura (LDAF), neni 79, paragrafi 3 që ka bëjë me zgjedhjen e Sek-retarit të Përhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes, cili zgjidhet në koordinim me Kryeministrin. Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Ar-matosura (LDAF) është një ligj i veçantë ku përjashtohet zbatimi i Aktit të Nëpunësve Civil lidhur me emërimin e Sekretarit të Përhershëm dhe në mënyrë të veçantë e përjashton një konkurs për postin e tij.

Kryerja e përzgjedhjes për postin e “Sekretarit të Përhershëm”, bëhet nga ministri i Mbrojtjes, i cili realizon një përzgjedhje që pranohet nga të gjithë punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe që plotëson kushtet e nenit 79, paragrafi 2 të Ligjit për Mbrojtjen dhe Forcave të Armatosura. Pas përfundimit të përzgjedhjes dhe propozimit për emërimin e Rumen Vasilev në pozitën e “Sekretarit të Përhershëm”, Kryeministri firmosi urdhërin për emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme.

drejtpërdrejtë të konfrontimit të llojit të Luftës së Ftohtë. Ndryshe nga shtetet, të cilat kanë kufij të përbashkët me Rusinë, shumica e shteteve të Evropës Juglindore kuptojnë rreziqet për sig-urinë e tyre, jo si një agresion direkt nga Lindja, por si një mjedis i keqësuar i sigurisë, i cili është rezultat i konfron-timit mes NATO-së dhe Rusisë. Kështu shtetet e Evropës Juglindore bëhen më të prekshme nga kërcënimet e drejtpër-drejta të sigurisë, siç janë terrorizmi,

islami radikal, transferimi i paqën-drueshmërisë nga Lindja e Mesme dhe fluksi i refugjatëve.” Sipas Ljubomir Kyçukovit, Rusia nuk disponon me një potencial të mjaftueshëm, për t’u of-ruar një alternativë shteteve të Evropës Juglindore. Këshilla e tij për liderët e sotëm evropianë është që t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe historisë, e cila tregon në mënyrë kategorike, se është më mirë të negociojnë me Rusinë, sesa të luftojnë më të.

Gjatë dy ditëve, më datat 6 dhe 7 prill 2017, u mbajt Konferenca dy-ditore mbi “Akademinë Ushtarake” Georgi Stojkov Rakovski “- 105 vjet njohuri në interes të sigurisë dhe të mbrojtjes”. Konferenca dy-ditore u hap nga Shefi i Mbrojtjes i Ushtrisë Bullgare, gjeneral-lejtnant Andrew Botsev. Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë Konferencë kishin të bënin me fushën e arsimit dhe trajnimin në fushën e sigurisë kombëtare, mbrojtjen dhe çështjet ushtarake. Në Konferencën dy-ditore mbi “Akade-minë Ushtarake” Georgi Stojkov Rakovski “- 105 vjet njohuri në interes të sigurisë dhe të mbrojtjes” u paraqitën studime teorike dhe praktike të kryera nga Fakulteti i Akademisë Ushtarake, studentët, të diplomuarit dhe mysafirët në çështje që konsiderohen të rëndësishme në aspektin ushtarak. Në Konferencë u paraqitën rreth 70 raporte. Puna e forumit shkencor u mbajt në disa panele si: Siguria Kombëtare dhe Mbrojtja; ushtarake; Sociale, ekonomike, ligjore dhe humane; shkencat natyrore dhe teknike, matematikë dhe informatikë.

Akademia Ushtarake “S.Rakovski” është shkolla e lartë ushtarake më e vjetër në Bullgari. Akademia është institucioni kryesor arsimor në vend në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëdhënieve civile-ushtarake, artit ushtarak dhe ndërveprimin me ushtritë aleate të NATO-s, si dhe një qendër për hulumtime mbi çështjet e sigurisë kombëtare.

Deti i Zi: Aty ku takohen BE, NATO-s dhe Rusia

nga jordanka ivanova

105 vjetori i akademisë Ushtarake “S. Rakovski “

Page 14: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 201714 opinion

Europa ime: Treni ecën përpara

Ballkani nuk duhet të na vijë si një befasi

Në rrethin e të njohurve të mi kohët e fundit vërej shumë lëvizje e shqetësim. Shumi-ca gjenden përpara dile-

mash të mëdha që diktojnë ndryshime rrënjësore në jetët e tyre: zhvendosje, ndarje, takime e ritakime. Po ndodh një thellim i ndërgjegjësimit-zbulime e gjetje të papritura bëjnë të mundur hapa të guximshëm që deri dje as që mund të mendoheshin. Për mua ka një ndërthurje të pamohueshme midis trazirave në jetën private dhe atyre në skenën politike e shoqërore. Pyetjet e mëdha që lindin tek kjo e fundit ndikoj-në në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët e njerëzve. Së pari pyetja, ç’është atdheu për mua? Ku i kam rrënjët? Kush më përkujdes e kush më mbron? Së dyti pyetja, cili është identiteti im? Kush jam unë, e çfarë më bën të veçantë? Ku është vendi im në këtë botë? Këto janë pyetje ekzistenciale, që papritur po na bëhen të gjitha njëherësh. Diçka po na mësyn, diçka e padëshiruar dhe e palejuar. Është një forcë e verbër mbi kokat tona, që s’do t’ja dijë për mbarëvajtjen e për fatet tona individu-ale. Dhe sigurisht që shkakton frikë e turbullim të thellë. Pa ndjesinë e të qenurit të rrënjosur diku në tokë, jemi të humbur në hapësirë. Pa identitet të konturuar qartë jeta s’ka kuptim e shije. Kudo ka nervozizëm, toleranca po bëhet e vështirë.

Katastrofë apo kapërcim?

Këto pyetje po e sfidojnë Evropën. Shtetet kombëtare po shkrihen pak nga pak, kufijtë po mjegullohen, ndjenja e atdheut dhe identitetet po shpërbëhen – siç thuhet, për hir të një qëllimi më të lartë: Evropën e Bashkuar. Por cila do të jetë trajta e saj konkrete, si do të ndjehemi aty, në ç’mënyrë do të ndikohen prej saj jetët tona vetjake, kjo ende s’dihet. Çka shihet ndërkaq me sy, është një zmadhim dhe ndërlikim i pamatë i botës. A mos do të jetë ai dër-rmues për ne? Dhe mbi të gjitha, a mos e kemi të gjithë fajin vetë? Fakt është se kemi dekada që punojmë për projektin e Evropës së Bashkuar. Arsyet e theme-limit të saj nuk i kemi harruar-ato ishin dhe vazhdojnë të jenë ekzistenciale: paqja dhe prosperiteti ndërevropian. Por tani kemi arritur në një pikë, ku përparimi i mëtejshëm i këtij procesi po na duket kërcënues për ndjenjat atdhetare dhe identitetet tona.

Kjo frikë është e përligjur, sepse kujtesa kolektive i ruan katastrofat historike për një kohë mjaft të gjatë. Njëkohësisht historia ka dhënë mjaft shembuj, kur kapërcimet e mëdha shoqërore e teknologjike kanë dalë me sukses. Kujtesa kolektive i ruan pra të dyja: si gjurmët e katastrofave ashtu edhe ato të suksesit. Këta kanë qenë muaj dhe vite të vështirë, plot tension e pasiguri. Por zhvillimet e javëve të fundit po tregojnë qartë se dyshimet dhe zhgënjimi i evropianëve nuk ngrenë aq peshë sa ankthi, se mos Evropa e Bashkuar shpartallohet. Sipas të gjitha gjasave kjo nuk është kohë katastrofash. Kjo është një kohe sprove, që po nxjerr në shesh gjithë pamjaftueshmëritë dhe gabimet e bëra deri tani.

lokomotiva drejt së ardhmes

Dalngadalë Evropa po e merr veten nga shoku. Po ndërmerren ndërkaq korrigjimet e nevojshme në kursin e saj. Çështjet lokale do t’u rikthehen kompetencës së administratave lokale.

Po çështja e identitetit? Siç thotë Papa Françesku, “Evropa do ta gjejë shpresën kur të hapet ndaj së ardhmes”. Dhe bartësja e së ardhmes është rinia-e cila e ka tashmë një identitet evropian. Edukimi i rinisë në shpirtin evropian ishte në dekadat e fundit qëllimi ynë i shpallur. Këtij qëllimi ia kemi arritur. Tani është rinia ajo, që mund të shër-bejë si model e si lokomotivë për gjithë shoqërinë-me zjarrin e saj, entuziazmin, ambicjen dhe dëshirën për shpëtuar botën. Rinia e sotshme është gjenerata e internetit, janë digital natives. Për ta është normale ta ndjejnë veten antarë të një familjeje të madhe virtuale, përtej asaj të afërt e të prekshme biologjike. Interneti dhe liria e udhëtimit e kanë mundësuar këtë gjë.

Teknologjia e informacionit po shndërrohet në një pasqyrë gjithnjë e më të plotë e më të saktë të ligjeve kozmike. Megjithëse bart mjaft rreziqe, asaj i

takon e ardhmja-së bashku me fizikën kuantike dhe atë bërthamore, astronau-tikën, mjekësinë integrale, psikologjinë e thellë dhe gjenetikën. Pasigurinë që shkaktojnë teknologjitë e reja mund ta luftojmë vetëm me iluminizëm radikal. Është dijenia e saktë mbi rendin e lartë kozmik ajo që i jep njeriut ndjesinë e të qenurit pjesë e një plani gjenial, kupt-implotë. Kështu bëhet e mundur zhven-dosja e ndjenjës atdhetare dhe identitetit kombëtar në rrafshin e mëtejshëm, më të lartë. Vështruar nga ky kënd, ngjarjet e kohëve të fundit duken krejt të logjik-shme: kthimi në padije dhe paragjykim nuk është i mundur, përveçse me dhunë. Unë jam rritur në një diktaturë dhe kam parë me sytë e mi sesi dhuna e mbyt zhvillimin shoqëror. Por Evropa është tepër e përparuar për këtë-ajo është një kontinent i dijes dhe urtësisë, i parashikuar për një rol të veçantë në familjen e njerëzimit. Evropa meriton respekt, besim, mbështetje, dhe gjithë dhembshurinë tonë.

Anila Wilms është shkrimtare shqiptare. Ajo jeton nga viti 1994 në Berlin. Në vitin 2012 u botua romani i saj në gjermanisht “Nafta shqiptare apo vrasje në rrugën e veriut”.

nga anila WilMs

Udhëheqësit e Bashkimit Euro-pian, janë zgjuar krejt papritur, përballë realiteteve të reja në

Ballkan. Në një samit të kohëve të fundit, ata vunë theksin mbi nevojën për një rritje të angazhimit të BE-së, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe për të sprapsur influencën e Rusisë.

Por situata gjeopolitike e vendeve të Ballkanit nuk duhet të na vijë si një befasi. Në fund të fundit, ndarjet post-otomane-që shtrihen nga Bihac në qoshen veriperëndimore të Bosnjes, deri në brigjet e Basras së Irakut në Gjirin e Persik-kanë qenë vazhdimisht burim paqëndrueshmërie rajonale dhe globale, qysh prej shembjes së perandorive të vjetra, një shekull më parë.

Kur Perandoria e Habsburgëve dhe ajo Otomane u shembën në fundin e Luftës së Parë, u bënë për-pjekje për krijimin e shteteve moderne në Ballkan, pavarësisht diversitetit kombëtar dhe kulturor të rajonit. Që atëherë, nacionalizmi është përplasur vazhdimisht me mozaikun e jetës civile në rajon, duke ndezur konflikte njëri pas tjetrit.

Jugosllavia, ashtu si shtetet që u krijuan në Levant dhe Mesopotami, u krijua për të kontrolluar këto kontradikta politike; por mizoritë-në Smirna, Srebrenicë, Sinjar dhe gjetkë-mbetën një tipar kon-stant i jetës post-perandorake.

Jugosllavia u shpërbë në fillim të viteve 1990, duke lënë pas një dekadë me luftëra brutale, nga Kroacia në Kosovë. Lindja e shtatë shteteve të rinj-dhe antagonistë mes tyre-bëri të qartë se stabiliteti rajonal do të varej nga një kuadër i ri: Bashkimi Europian. Për shkak të suksesit në zgjidhjen e konf-likteve të tjerë, BE-së iu ngarkua detyra e zbutjes së ndarjeve të vjetra nacionaliste dhe shuarjes së konflikteve etnike.

Gjatë samitit të BE në Selanik në vitin 2003,

delegatët u betuan solemnisht që të gjithë vendet e Ballkanit të anëtarësoheshin në bllokun europian. Ai premtim do të ishte po aq i vështirë të realizo-hej, sa ishte dhe i vështirë të bëhej. Kur problemet emergjente të Ballkanit ishin zbutur, udhëheqësit e BE-së supozuan se kishin sjellë paqe në rajon. Nga ai moment e tutje, qasja “business-as-usual” kundrejt Ballkanit, nënkuptonte ruajtjen e status quo-së.

Pasi Jean-Claude Junckeri u emërua President i Komisionit Europian në vitin 2014, ai konfirmoi status quo-në, duke shpallur se BE nuk do të zgjero-hej më tej, gjatë mandatit të tij 5-vjeçar. Deklarata e Junckerit ishte teknikisht korrekte, por politikisht shkatërrimtare. Me dritën që kish udhëhequr refor-mat dhe integrimin tashmë të shuar, nacionalizmi në rajon nisi të forcohet sërish. Dhe ndërkohë, BE u fiksua pas problemeve të veta financiare, si për shembull borxhet sovrane të shteteve anëtare.

Unë kam kaluar shumë kohë në Ballkan në pe-riudhën pas Luftës së Bosnjes. Kam qenë i dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit, Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Vitin e kaluar, kur u riktheva në Bosnje në një vizitë jozyrtare, dikush më pyeti nëse lufta po rikthehet në rajon. Në fillim, iu përgjigja: “Në asnjë mënyrë!” Por më pas, të tjerë

më përsërisnin të njëjtën pyetje; kur ma bënë për herë të pestë, nisa të shqetësohem.

Sigurisht që kisha të drejtë, kur thoja se luftërat e viteve 1990 nuk do të rikthehen: kushtet sot janë shumë ndryshe nga sa ishin atëherë. Por, siç e kemi parë shumë herë në të kaluarën, disa individë kokënxehtë mund të ndezin zjarre, që pastaj është e vështirë të kontrollohen. Një herë e një kohë në Sarajevë, një njeri i vetëm që quhej Gavrilo Princip, shkaktoi një luftë botërore, kur vrau Dukën Franz Ferdinand të Austrisë. Sot, rajoni po bëhet gradual-isht më i tensionuar, dhe një tjetër shkëndijë mund të ndizet, ndoshta këtë herë në Shkup.

Atëherë, çfarë duhet bërë? Për Europën, e vetmja rrugë për të ecur përpara,

është që të vërë theksin në forcën e saj të kontrollit, ndërkohë që përshpejton integrimin europian. Për të adresuar risqet në Ballkan, BE duhet të tregojë se ka vullnetin dhe mjetet për të vepruar, duke dër-guar Grupe Beteje të BE-së, që të kryejnë stërvitje ushtarake në rajon. Kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm, se forcat e saj ushtarake nuk janë tigra prej letre, dhe se është në gjendje të ofrojë më shumë se sa thjesht fjalë.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE është gjithashtu i de-tyrueshëm. Ndërkohë që vetëm Sllovenia dhe Kroa-cia janë futur në BE deri sot, sigurimi i anëtarësimit për vendet e mbetur të Ballkanit, është e qartë se do të kërkojë kohë. Por reformat që nevojiten për t’i bërë këta vende të kualifikueshëm për anëtarësim mund dhe duhet të përshpejtohen.

Për shembull, duhet të përsërisim Partneritetin Lindor të BE, me krijimin e një Partneriteti të Ball-kanit, ndërkohë që gjithmonë të lëmë anëtarësimin si opsion në tryezë. Në të njëjtën kohë, BE duhet të rrisë angazhimin e vet politik në rajon. Mund të fillojë duke ndërmjetësuar mosmarrëveshje të vogla kufitare, me qëllim që të mos i lërë të acarohen. BE ka një prob-lem: sfidat e saj janë shumëfishuar vitet e fundit, ashtu sikurse dhe samitet që mbledh për t’u marrë me këto sfida. Por në Ballkan, udhëheqësit europianë kanë një zgjedhje të qartë: ose të merren me problemin, ose të presin që problemi të merret me ta.

nga carl bildt

Page 15: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 2017 15opinion

Natyra e luftës në Shqipëri gjatë Luftës

së II-të BotëroreDukuritë që solli pushtimi fashist në natyrën e luftës shqiptare

Lufta e Dytë Botërore ishte lufta më e madhe e njerëzimit. Qëndresa që bëri populli shqiptar ndaj pushtuesit fashist, ishte e një natyre tjetër. Populli shqiptar pa se pushtuesi ishte i organizuar, i fuq-ishëm dhe me mjete moderne. Forcat që mund të organizonte kundër tij ishin të pakta. Rrymat politike në vend që mund të merrnin përsipër përgjegjësi ishin nacionalistët liberalë, intelektualë me kulturë perëndimore dhe luftëtarë antifashist; zogist që nuk pranuan të hynin në shërbim të administratës kuislinge dhe komunistët e organizuar në disa grupe.

Në Shqipëri u vendos pushteti i pushtuesit, ku u bë “bashkimi personal i Shqipërisë me Italinë” dhe bashkimi i të gjithë institucioneve shqiptare me ato italiane. Në këtë kuadër dhe bashkimi i Forcave të Armatosura Shqiptare në ato italiane. Nga ky proces bashkimi dolën në pah dy dukuri: krijimin e forcave ushtarake shqiptare të cilat u futën në përbërje të ushtrisë italiane dhe njëherësh krijimi e nisja e veprimtarisë së disa forcave luftarake, që u krijuan dhe vepronin në mënyrë të pavarur, si reaksion ndaj pushtuesit të huaj. Këto forca kishin dallime thelbësore nga misioni dhe pavarësinë e tyre, nga pikëpamja organizative dhe nga taktikat që përdornin. Këto shfaqën natyrën e tyre si dhe kishin veçori dalluese të dukshme midis njera-tjetrës.

Natyra e forcat ushtarake qeveritare

Në këtë forcë u organizuan ish ushtarakët shqiptarë të ish-ushtrisë mbretërore, të cilët pranuan të rivishen pas pushtimit dhe thirrjes së autoriteteve qeveritare italo-shqiptare. Mbi bazën e këtyre ushtarakëve u krijuan reparte ushtarake shqiptare deri në përmasat e batalionit. Këto u futën në përbërje të divizioneve dhe regjimenteve fashiste të vendosura kryesisht në Shqipëri. Ndërsa ushtarakë të veçuar shqiptarë u përfshinë në njësitë italiane jashtë Shqipërisë, si në Itali apo dhe në vende të tjera të pushtuara prej saj si në radhët e Divizionit italian “Julia” në Udine e deri në Etiopi etj.

Bashkimi i Shqipërisë me Italinë u publikua dhe u reklamua me zhurmë të madhe nga krerët pushtues të fashistëve të Shqipërisë. Kjo u quajt hapja e një “ere të re” në historinë e dy vendeve. Me vendosjen e regjimit, Komanda e Lartë e trupave italiane në Shqipëri mori udhëheqjen dhe kontrollin e gjithë forcave ushtarake të vendit. Bashkë me xhandarmërinë, Rojen Mbretërore të Kufirit e të Policisë pushtuesi kishte nën komandën dhe Forcat e Armatosura Shqiptare. U riorganizuan batalione me përbërje ushtarakë shqiptarë si “Tomori” në Krastë të Elbasanit, në përbërje të një regjimenti të Divizionit “Venecia”, batalioni 226 në Berat, batalioni “Taraboshi” në Shkodër etj. Disa nga këto batalione ishin në përbër-je të forcave që morën pjesë në Luftën

Italo-Greke të viteve 1940-1941. Bata-lioni shqiptar kishte 600-700 veta.

Në pikëpamje organizative, forma-cioni më i madh ushtarak shqiptar që kr-ijuan pushtuesit, në kuadrin e shkrirjes dhe bashkimit të forcave ushtarake, ishte batalioni. Ky repart përbëhej nga rekrutë shqiptarë, të cilët ishin mobili-zuar me këtë rast. Batalionet shqiptarë u futën në përbërje të njësive ushtarake fashiste italiane. Në çdo divizion u fut edhe nga një batalion shqiptar. Në krye të komandave të tyre u caktuan oficerë dhe nënoficerë italianë. Një veprim i tillë u bë me qëllim që të mos lejohej rreziku i përqëndrimit të reparteve dhe i ushtarakëve shqiptarë, si dhe të mos u lejohej oficerëve me kombësi shqiptare të komandonin në poste të rëndësishme në këto formacione. Nga janari i vitit 1943 u mundësua formimi i njësive ushtarake shqiptare me përmasat e një brigade. Ajo u emërtua Brigada e Gjuetarëve Shqiptarë, e cila do të vihej nën komandën e një gjenerali. Të gjithë repartet ushtarake shqiptare ishin nën varësinë dhe detyrimi për të zbatuar urdhrat dhe detyrat e vëna nga koman-dantë të njësive fashiste italiane.

Me kapitullimin e Italisë fshasite në shtator 1943, në Shqipëri erdhën push-tuesit e rinj, nazistët. Në këtë kuadër u krijua një “Komitet ekzekutiv provi-zor”, si dhe u krijua “Këshilli i Naltë i Regjencës” që kishte dhe Komandën e Përgjithshme të Fuqive të Armatosura, por qeveria nuk bëri dot asgjë për çështjen ushtarake. Në Shqipëri ekzis-tonin vetëm 2 regjimente shqiptare, dhe secili kishte nga 2 batalione.

Natyra e formacionet ushtarake joqeveritare

Tipare Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Me vendosjen e pushtimit fashist në vend nisën të lindin e të shfaqeshin for-macione luftarake atdhetare, të vegjël e të veçuar, që e godisnin me format tradicionale taktike pushtuesin. Kjo dukuri nis me çetën e Parë atdhetare të Myslym Pezës më 1940, por bëhet më masive në vitin 1942. Pas Konferencës plurariste të Pezës, në Shqipëri kishte nisur në të vërtetë Lufta Antifash-iste. Studimi i ecurisë organizative të Ushtrisë Nacionalçlirimtare tregon se

paraqet disa veçori nga njëra fazë në tjetra, që çuan në rritjen numerike e cilësore ushtarake, me organizim të mirë e të qëndrueshëm dhe me disiplinë të rreptë.

Në fazën e parë forcat luftarake të Lëvizjes Nacionalçlirimtare u organi-zuan nëpër formacione të vogla taktike luftarake, që nisën të emërtoheshin partizane. Këto ishin njësitet guerile, që zakonisht ngriheshin në qytetet, por dhe në fshatra. Nën drejtimin e PKSH, u organizuan çetat partizane ku gjeografia e tyre përfshin të gjithë vendin. Çetën e drejtonte komandanti e komisari politik, i cili për herë të parë u shfaq në çetën e Pezës. Në pikë-pamje organizative çeta përbëhej nga 3-4 skuadra, secili me 10-12 luftëtarë, por dhe më shumë, p.sh. 15-25 veta. Duke pasur manovrueshmëri të lartë dhe duke e njohur mirë terrenin çeta godiste në befasi duke çorientuar e duke dëmtuar armikun, rrëmbenin armë e municione. Çetat ndonëse ngriheshin në bazë fshati ose krahine, deri diku zotëronin një farë mëvetësie veprimi si dhe mundësi të dukshme kundërve-primi, duke e shndërruar në një fuqi të konsiderueshme. Krahas tyre u krijuan edhe çetat e batalionet vullnetare me karakter krahinor apo lokal, të cilët vepronin atëherë kur kërcënoheshin territoret përkatëse të tyre.

Kërkesat në rritje të luftës kundër pushtuesit sollën organizimin dhe kri-jimin e formacioni të batalionit partizan. Në përbërje numerike batalioni ishte më i madh se çeta. Në të përfshiheshin 3-5 çeta dhe një shtab drejtues. Batal-ioni ishte repart krahinor ose qarkor. Batalionin e drejtonte një shtab me në krye komandantin dhe komisarin politik. Batalioni si armatim kryesor kishte mitralozat dhe shumë pak pushkë kundratanke. Në pikëpamje luftarake mundësia e këtij formacioni ishin më të mëdha, ai mund të ndërmerrte vep-rime të përmasave të gjëra, të godiste e të dëmtonte forca të shumta armike. Ai mund të jepte goditje njëherezi në disa drejtime. Shtrirja e luftës në 2/3 e vendit, shtimi i formacioneve të shkallës taktike, nevoja e bashkërendimit të tyre, epërsia e dukshme e armikut në njerëz dhe mjete luftarake etj., kërkonin një konceptim të ri strategjik të luftës dhe

krijimin e një ushtrie të rregullt me for-macione të mëdha, të afta për ta dëmtuar sa më rëndë armikun. Për këtë në fillim të korrikut 1943 u mblodh KANÇ-i dhe në 10 Korrik u shpall krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.

Në ndarjen e dytë kohore përfshihet korrik 1943 maj 1944, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm si qendër ush-tarake e mirëfilltë drejtuese e organiza-tive, përpunuese operative-strategjike e planeve, të veprimtarisë luftarake dhe formimin e UNÇSH. Në këtë fazë kri-johen grupet partizane dhe formacioni bazë e më i sukseshëm i UNÇSH-së, brigadat sulmuese, 1 zonë operative dhe Pushteti Ushtarak i prapavijave. Gjithsej u krijuan 24 brigada sulmuese me një shtrirje nga Jugu, në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut, si dhe në njësi të mëdha operativo-strategjike si divizione dhe kompormata me një efektiv prej 70.000 luftëtarë.

Disa tipare të organizimit të forcave të Ballit Kombëtar. Pas Konferencës së Pezës nisi të përvijohej një forcë poli-tike, që dalngadalë krijoi forcat e veta ushtarake. Kjo ishte Organizata e Ballit Kombëtar (BK). Organizimi i këtyre forcave u shoqërua me veçoritë e tyre dalluese, të cilat janë të ndryshme nga njëra fazë tek tjetra. Në fazën e parë (nëntor 1942-shtator 1943) u formuan komitetet qarkore, këshillat krahinore si dhe çetat balliste, kryesisht në qarqet jugore të vendit. Këtë nivel formacioni gjatë kësaj faze e shikojmë në dy forma organizative, si çeta efektive d.m.th. me “… pjesëtarë të përhershëm…”, por edhe me çeta rezervë me anëtarë që duhej të ishin të gatshëm “… që në rast alarmi të ndodhen në krye të detyrës…”. Gjithsesi, brenda harkut kohor të fazës së parë forma e parë organizative, çetat efektive, arritën në shifrën 35 çeta me rreth 1880 veta. Kra-has tyre u krijuan edhe çetat rezervë me karakter lokal mbi bazën e 2-3 fshatrave në të cilën hynin vetëm banorët e këtyre fshatrave. Drejtimin ushtarak të çetës e kryente komandanti. Me grupin drejtues përfshihej edhe zëvendëskomandanti, përfaqësuesi politik por edhe itendenti, në qoftë se e kishte çeta. Komandanti në raste të shumta mund të kishte qenë edhe ushtarak ose përfaqësues me tra-dita patriotike, ndërsa përfaqësuesi poli-tik zgjidheshin intelektual me njohuri të ndryshme ndër to dhe politik.

Kështu, deri në fund të vitit 1943 u formuan 3 batalione dhe veçanërisht në gjashtë mujorin e vitit 1944 ishte kulmi i formimit të tyre duke e çuar në 10 numrin e tyre. Veçori dalluese e organizimit të brendshëm të këtyre for-macioneve ishte se ato ngjasonin shumë me batalionin ushtarak klasik. Ndonëse u përpoqën të viheshin në veprim për të realizuar drejtimin tërësor e të pjesshëm të forcave, ato vuanin nga paqartësi organizative dhe e përcaktimit të de-tyrave që duhej të kryenin. Mangësit e mësipërme e çuan në rënien cilësore të drejtimit dhe ndikuan ndjeshëm e nega-tivisht në veprimet luftarake të forcave

të Ballit Kombëtar në fushën e luftimit. Sipas raportit të njohur të dhjetorit 1943 të Maklinit forca ushtarake e Ballit Kombëtar mund të arrinte deri në 8.000 veta. Nga fundi i luftës, në periudhën shtator-tetor forcat ushtarake të Ballit Kombëtar duke parë bashkëpunimin e krerëve të saj me pushtuesin gjerman, u përfshinë nga rënia dhe shthurja e përgjthshme, kësisoj mjaft nga forma-cionet e saj u shpërbënë, dezertuan dhe një pjesë e tyre u bashkuan me atë të UNÇSH-së, në luftën e përbashkët.

Tipare të organizimit të forcave të Legalitetit. Një tjetër forcë luftarake, që u shfaq në teatrin shqiptar të luftës në Shqipëri, ishte dhe organizata politike e Legalitetit. Ithtarët dhe pasuesi kryesor i Mbretit Zog, Abas Kupi, qw kishte marrë pjesë në Konferencën pluraliste të Pezës dhe përqafuar programin, duke qenw anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së deri në dhjetor 1943 kur u shkëput përfundimisht.

Organizimi i forcave legaliste mbeti i gozhduar në nivelin e formacionit të çetës, të cilat ishin mjaft të përshtatshme për terrenin dhe për epërsitë që kishte në kushtet e luftës. Në këto formacione të vegjël krahas popullsisë vendase u futën edhe ish-ushtarë italianë që kishin nge-lur pas kapitullimit të ushtrisë fashiste italiane, por edhe robër rusë, taxhikë, turmenas, të dezertuar nga radhët e ushtrisë naziste që ndodheshin në ven-din tonë. Gjithsesi këto formacione nuk ishin të organizuar brenda për brenda ose të ekzistonin ndarje më të vogla me madhësi skuadre. Komandimi i këtyre çetave bëhej nëpërmjet një drej-tuesi, kryesisht civilë e me dhunti për drejtim e organizim. Forcat ushtarake legaliste bënë përpjekje për krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të Forcave Nacionaliste. Ky shtab përbëhej nga ish major të xhandarmërisë dhe kapiten të këmbësorisë. Në përgjithsi veprimtaria e formacioneve legaliste u kufizua në zonën e ndikimit të vetë Legalitetit, siç ishin zonat në Veri të Tiranës, të Krujës, të Matit, të Shijakut etj.

Në përfundim mund të thuhet se forcat legaliste, brenda harkut kohor të shkurtër, nga formimi deri në shpërbërjen e tyre, nuk mund të përvijoheshin e të kristalizoheshin dot sa e si duhet duke përfaqësuar nivel të ulët ushtarako-luftarak si në aspektin organizativ por edhe atë luftarak duke e merituar përkufizimin nga misionarët ushtarakë britanikë, si forca që nuk për-bënin imazhin e “një faktori ushtarak”. Këto forca ishin shumë më të pakta në rastin më të mirë, kurse në tërësi nuk vepruan pothuajse asnjëherë më shumë se 1.000 veta.

Fakt është se përzgjedhja që bëri mbarë kombi Shqiptar për të luftuar fashizmin me forcën e ideve dhe me forcën e armëve, rreshtimi qysh në fillim dhe gjatë tërë Luftës me kon-tribute reale e propocionale në krah të Koalicionit të Madh Antifashist, përbën një meritë historike që i bën nder Shqipërisë.

Major olger Mitrekursant në kkshP

Page 16: ushtria E prEmtE, 7 prill 2017 uShTriA - Ministry of Defence

ushtriaE prEmtE, 7 prill 201716

adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Shkolla e TrupëS në Bunavi

Betohen ushtarët e rinj të Forcave të ArmatosuraNë mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi

u zhvillua më 1 prill 2017, ceremonia e betimit të rekrutëve që sapo përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, si

dhe u certifikuan ushtarët që përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash, drejtorë, si dhe familjarë e të afërm të rekrutëve.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, në fjalën e saj u shpreh u shpreh e kënaqur për përzgjedhjen gjinore ku 5 vajza dhe 182 djem përfunduan me sukses Stërvitjen Individuale Bazë dhe 6 vajza dhe 128 djem në Stërvitjen Individu-ale të Avancuar. Ajo gjithashtu përmendi edhe kandidatët për nënoficerë të sapocertifikuar. Po ashtu shumëllojshmëria dhe cilësia e grupit rritet edhe nga prezenca e 7 kadetëve, prej të cilëve 5 vajza, që sot certifikohen si kandidatë për oficerë.

“Pol i t ikat mbështe tëse të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për motivimin mbështetjen dhe përkujdesjen e personelit ushtarak dhe familjeve të tyre, krahas modernizimit të Forcave të Armatosura, inten-sifikimit të stërvitjes, pajisjes me teknikë dhe armatim të ri, dëshmon edhe një herë se kjo gjë që jemi duke bërë, është ajo e duhura. Shtesat e pagave sipas gradave dhe funksioneve, është një tjetër risi që nga ky moment do të prekë xhepat e gjithkujt në Forcat e Armatosura. Kjo ka bërë sot që kërkesat për t’u bërë pjesëtarë të Forcave Tona të Armatosura të vijë gjithmonë e në rritje dhe cilësia e atyre që futen në këtë trupë, të jetë gjithmonë e më e mirë, gjithmonë e më e lartë”,vlerësoi znj. Kodheli.

Komandanti i Shkollës së Trupës, kolonel Ilir Dauti, ia kushtoi ceremoninë ushtarëve të rinj të rreshtuar, të cilët siç tha ai “për 11 javë stërvitje në Bunavi demonstruan zellin, sakrificat, durimin dhe motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin për të realizuar objektivat e programit të stërvitjes Bazë dhe asaj të Avancuar”. Shkolla e Bunavisë që prej krijimit të saj në vitin 2003, ka trajnuar me programin e stërvitjes Bazë dhe të Avancuar, por edhe ka testuar dhe certifikuar, mbi 20 mijë ushtarë aktivë, kadetë, nënoficerë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.