ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i...

16
REPORTAZH/ FLUTURIMI I SHQIPONJAVE 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit e Bazës Ajrore Farkë ndihmojnë në fikjen e zjarrit E premte, 25 nentor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 44 (8097) ushtriA IN MEMORIUM TREGU USHQIMOR Redon Makashi fitues i Festivalit “Kënga Magjike” Këngëtari pritet të dalë me një album dhe të japë një koncert SPEKTAKËL faqen 14 faqen 4 Elita e flotës ajrore me parametra Atlantike www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Zhvillohet në KDS simpoziumi ndërkombëtar për armë-kontrollin Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi të martën projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes Imami: Buxheti i mbrojtjes 2012, arrihen objektivat e parashikuara faqen 2 Fluturimin e parë njeriu e mëson teksa prindi e lëshon fëmijën e porsa lindur drejt qiellit, si shenjë e hershme e për- katësisë qiellore. Fluturimin e dytë ta mësojnë djemtë dhe vajzat e komandant Frederik Beltoja, në Bazën Ajrore në Farkë. Një bazë imponente që cilësi të parë ka pikëtakimin strategjik Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim. Nga redaksia e gazetës Ushtria, që ndodhet tek ish-Shtëpia e Oficerëve, për në bazën e Farkës duhet pak a shumë 10 minuta me makinë. Komunikojmë disa herë me komandantin Frederik Beltoja derisa arrijmë ta bindim për një reportazh “opera- tiv”, domethënë, pjesëmarrjen e dy gazetarëve në një orë fluturimi të Helikopterit BO 200. Dita e përcaktuar ishte e marta datës 22 nëntor, ora 08.00... Merr pjesë dhe ambasadori i OSBE-së dhe drejtori RACVIAC Gjeneralmajor Kadri Kastrati, komandat i ri i FSK CEREMONIA/JETËSHKRIMI TRAJNIMI DIE seminar për Mbrojtjen nga Armët e shkatërrimit në Masë, në Ft faqen 2 AKUSH, anëtare me të drejta të plota në EUROMIL NË CEREMONI MERR PJESË DHE SHSHPFA GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI Të martën, në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) u mbajt Ceremonia e ndër- rimit të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ku morën pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, Agim Çeku... faqen 5 faqen 4 faqen 3 Zëvendësministri i Mbrojtjes Arjan Starova: Shqipëria, seriozitet në përgjegjësitë e saj në fushën e kontrollit të armëve NJOFTIM Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria vitin e ardhshëm do të mbarojë procesin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve në poligone faqet 8-9 faqen 4 Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj LISTA faqen 10 Me rastin e festave të 28-29 nëntorit ju bëjmë me dije se në datën 26.11.2011, ora 12.00, në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, Teatri Kombëtar për fëmijë do të shfaqë pjesën me motive shqiptare ‘E bija e hënës dhe e Diellit’. QKMBM Drejtoria e Aktiviteteve dhe e Marrëdhënieve me Komunitetin

Transcript of ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i...

Page 1: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 1

reportazh/ Fluturimi i shqiponjave

22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona

Zjarrfikësit e Bazës Ajrore Farkë ndihmojnë në fikjen e zjarrit

E premte, 25 nentor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 44 (8097)

ushtriA

in memorium

tregu ushqimor

Redon Makashi fitues i Festivalit “Kënga Magjike”

Këngëtari pritet të dalë me një album dhe të japë një koncert

spektakël

faqen 14

faqen 4

Elita e flotës ajrore me parametra Atlantike

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Zhvillohet në KDS simpoziumi ndërkombëtar

për armë-kontrollin

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi të martën projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes

Imami: Buxheti i mbrojtjes 2012, arrihen objektivat e parashikuara

faqen 2

Fluturimin e parë njeriu e mëson teksa prindi e lëshon fëmijën e porsa lindur drejt qiellit, si shenjë e hershme e për-katësisë qiellore. Fluturimin e dytë ta mësojnë djemtë dhe vajzat e komandant Frederik Beltoja, në Bazën Ajrore në Farkë. Një bazë imponente që cilësi të parë ka pikëtakimin strategjik Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim. Nga redaksia e gazetës Ushtria, që ndodhet tek ish-Shtëpia e Oficerëve, për në bazën e Farkës duhet pak a shumë 10 minuta me makinë. Komunikojmë disa herë me komandantin Frederik Beltoja derisa arrijmë ta bindim për një reportazh “opera-tiv”, domethënë, pjesëmarrjen e dy gazetarëve në një orë fluturimi të Helikopterit BO 200. Dita e përcaktuar ishte e marta datës 22 nëntor, ora 08.00...

Merr pjesë dhe ambasadori i OSBE-së dhe drejtori RACVIAC

Gjeneralmajor Kadri Kastrati, komandat i ri i FSK

CereMonia/JetëshkriMi

trajnimi Die

seminar për Mbrojtjen nga Armët e shkatërrimit në Masë, në Ft

faqen 2

AKUSH, anëtare me të drejta të plota në EUROMIL

në ceremoni merr pjesë Dhe shshpFa gjeneralmajor Xhemal gjunkshi

Të martën, në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) u mbajt Ceremonia e ndër-rimit të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ku morën pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, Agim Çeku... faqen 5

faqen 4faqen 3

Zëvendësministri i Mbrojtjes Arjan Starova: Shqipëria, seriozitet në përgjegjësitë e saj në fushën e kontrollit të armëve

njoFtim

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria vitin e ardhshëm do të mbarojë procesin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve në poligone

faqet 8-9

faqen 4

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj

lista

faqen 10

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit ju bëjmë me dije se në datën 26.11.2011, ora 12.00, në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, Teatri Kombëtar për fëmijë do të shfaqë pjesën me motive shqiptare ‘E bija e hënës dhe e Diellit’.

QKMBMDrejtoria e Aktiviteteve dhe e Marrëdhënieve

me Komunitetin

Page 2: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 20112 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes po zhvillon punimet simpoziumi ndërkombëtar

për armë-kontrollin. Në këtë simpo-zium merr pjesë Zëvendësministri i Mbrojtjes Z. Arjan Starova, am-basadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ambasadori Nikola Todor-cevski, Drejtor i RACVIAC, si dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuojë për një dialog sa më konstruktiv në çështjen e masave të mirëbesimit dhe bashkëpunimit për sigurinë (CSBM) midis shteteve të rajonit dhe më gjerë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron fusha e armë-kontrollit, në bashkëpunim edhe me aktorët ndërkombëtarë OSBE, NATO etj. Kjo na jep një kuadër diskutimesh lidhur me Dokumentin e Vjenës 1999 me kryefjalë stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në fjalën e tij të mbajtur në këtë simpozium, Zëvendësministri i Mbrojtjes Z. Arjan Starova u shpreh: “Shqipëria ka treguar një vullnet të qartë politik për të marrë përsipër me seriozitet përgjegjësitë e saj në fushën

Zhvillohet në KDS simpoziumi ndërkombëtar për armë-kontrollin

Zëvendësministri Starova: Shqipëria, seriozitet në përgjegjësitë e saj në fushën e kontrollit të armëvee kontrollit të armëve. Është bërë shumë deri më tani, por mbetet ende shumë për të bërë. Ndër të tjera ai theksoi se: “Jam i sigurt se ne të gjithë jemi dakord që siguria është e pan-dashme, prandaj kontrolli i armëve mbetet i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si një çështje politiko-ushtarake. Sfida jonë e për-

bashkët është siguria dhe në mënyrë më të veçantë siguria bashkëpunuese. OSBE-ja zë një vend unik në gjirin e organizatave ndërkombëtare për sigurinë. Forca e organizatës vjen nga kapaciteti dhe rëndësia e saj në adresimin e kontrollit të armëve”, u shpreh Starova. Ndërkohë nga ana tjetër kreu i prezencës së OSBE-së

në vendin tonë Eugen Wollfarth, në fjalën e mbajtur në këtë simpozium theksoi se: “Të gjitha armët përbëjnë një rrezik të mundshëm. Ato vënë në rrezik sigurinë individuale dhe atë kolektive. Kjo është arsyeja pse OS-BE-ja që në fillimet e veta ka miratuar një sërë dokumentesh, që i ndihmojnë shtetet pjesëmarrëse të arrijnë një

Seminar për mbrojtjen nga armët e shkatërrimit në masë, në Forcat Tokësore

Ekspertë të DiE trajnojnë 32 ushtarakë të FA (oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë)

mjedis të sigurt përmes mjeteve dhe metodave të kontrollit të armëve. Përveç kësaj, në zonën e OSBE-së nuk mund të flitet për kontrollin e armëve pa përmendur dy mjete shumë të rëndësishme: Traktatin e vitit 1990 për Forcat e Armatosura Konvencio-nale në Europë dhe Traktatin e vitit 1992 për Qiejt e Hapur”, u shpreh Wollfarth”. Në përfundim të fjalës së tij ambasadori i OSBE-së Wollfarth tha: “Që prej hyrjes së saj në OSBE në vitin 1991, Shqipëria ka miratuar të gjitha dokumentet e OSBE-së që shtrojnë rrugën drejt një kontrolli më të madh të armëve dhe duke bërë këtë, Shqipëria ka treguar një vullnet të qartë politik për të marrë përsipër me seriozitet përgjegjësitë e saj në këtë fushë. Simpoziumi ndërkombëtar për kontrollin e armëve në Tiranë, është organizuar nga RACVIAC, “Qendra për bashkëpunim në fushën e sigurisë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Jashtme Gjermane dhe Institu-tin për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Në kuadër të bashkëpunimit midis FA shqiptare dhe FA Italiane dhe në kuadrin e mbështetjes të batalionit

të 2-të të Këmbësorisë së Motorizuar, Del-egacioni i Ekspertëve Italianë në Shqipëri nga data 21 deri 25 nëntor zhvilloi në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore seminarin për Mbrojtjen nga Armët e Shkatërrimit në Masë. Në këtë aktivitet u trajnuan 32 ushtarakë të FA (oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë). Qëllimi këtij seminari, ishte sigurimi i njohu-rive bazë për ASHM, njohja me pajisjet dhe instrumentet italiane, të cilat janë sipas standart-eve të NATO-s. Lidhur me këtë kapiten Simone Mançinelli, shprehet së në kuadër të NATO-s, para se të vijmë në Shqipëri, ishim në Kosovë, Republikën Çeke dhe në Turqi. Ky Regjiment i NATO-s, shprehet ai, vepron në Kosovë, Afganistan e Liban dhe pajisjet e teknologjia që përdor është e standarteve të NATO-s, ndaj edhe ne jemi këtu për të dhënë njohuritë

e duhura për Mbrojtjen nga Armët e Shkatër-rimit në Masë dhe njëkohësisht të shkëmbejmë eksperiencë me ushtrinë shqiptare.

Ai pohon se ky aktivitet zhvillohet për të vendosur një standard në të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Në projektin tonë kemi si qëllim që pas përfundimit të seminarit një pjesë të instrumenteve të tyre do t’i lihen për përdorim Forcave të Armatosura shqiptare.

Seminari nisi me marrjen e njohurive teorike, për njohjen e STANAG-eve, Politikat dhe Udhëzimet për MKK, Planifikimin Taktik dhe Operacional për MKK. Po kështu pjesëmarrësit morën njohuri për mbrojtjen e mjedisit për pajisje ATP-45-C, për ndryshimet ndërmjet sistemeve Warning dhe Reporting, për proce-durat e dekontaminimit (antindotjes), për pa-jimet dhe instrumentet e MKK, përshkrim për mbrojtjen, zbulimin dhe identifikimin e WMD dhe materialeve Toksike Industriale.

Në dy ditët e fundit u zhvillua program praktikë me pajimet dhe instrumentet e MKK dhe procedurat SIBCRA (nxjerrja e kampioneve dhe identifikimi biologjik, agjentët kimik dhe radiologjik). Në përfundim u dhanë udhëzime praktike për SIBRCA. I pyetur për gazetën “Ushtria” se si do ta vlerësonte nivelin e ush-tarëve shqiptarë, kapiten Mançinelli, shprehet se pjesëmarrësit në seminar janë të interesuar për të mësuar sa më shumë për Armët e Shkatërrimit në

Masë dhe jo vetëm për njohjen e teknologjisë dhe pajisjeve të reja, por edhe njohjes së STANAG-eve, për këto armë. Ndaj çmoj angazhimin e të rinjve që e kanë më të lehtë ta kuptojnë lëndën, po ashtu edhe të moshuarve që megjithëse e kanë të vështirë të asimilojnë programin, ata përpiqen për të marrë sa më shumë dije. Në lidhje me seminarin nëntogere Viola Hoxha shprehet se gjatë këtyre ditëve ne kemi mësuar nga metodika e punës dhe kemi marrë njohuri për instrumente të ASHM që sot përdorin ush-tritë e vendeve të NATO-s, anëtarë të së cilës jemi ne. Po kështu toger Ervin Çaushi, i cili jo vetëm është pjesëmarrës në këtë seminar, por edhe koordinator shprehet se; Këto ditë semi-nari ndonëse kanë qenë të ngjeshura me tema të shumta, na kanë shërbyer për t’u aftësuar si kimistë jo vetëm për dije teorike, por edhe për të vepruar praktikisht mbi bazën e situatave të dhëna nga ekspertët Italian.

Major Nexhbedin Basha

Page 3: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 3zyrtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi të mar tën me shumicë votash, projektbuxhetin e

Ministrisë së Mbrojtjes për vitit 2012. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, paraqiti për anëtarët e këtij komisioni, realizimin e objektivave dhe prior-itetet që kjo Ministri pati gjatë vitit 2011, si dhe i njohu ata me projektet dhe synimet e ministrisë dhe Forcave të Armatosura, për vitin 2012. Janë 20 miliardë e 259 milion e 446 mijë lekë, shuma e akorduar nga Qeveria shqiptare për vitin 2012, e cila do të përdoret për procesin e moderniz-imit të mëtejshëm të Forcave të Ar-matosura (si në blerjen e helikopterëve shumërolësh, misionet paqeruajtëse, demontimin e municioneve të tepërta, pagat e punonjësve, mirëmbajtjes së infrastrukturës, përballimin e emergjencave civile etj). Ky buxhet sipas ministrit Imami është 457 milion lekë më i madh se viti 2011, gjë kjo që tregon se në vitin 2012, kjo shifër do të jetë e mjaftueshme në arritjen e objektivave, për t’iu adresuar misio-neve dhe detyrave kryesore që kanë Forcat tona të Armatosura. “Projekt ligji i buxhetit për vitin 2012, për Forcat e Armatosura, sipas kuotave të përcaktuara në projektbuxhetin për ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2012, mbështet vijimësinë e zhvillimeve të reformave në fushën e mbrojtjes, ndërtimin e një force ushtarake në përputhje me strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Këtu mund të përmendim në mënyrë të veçantë sigurimin e objektivave të parashikuara për ndërtimin e një force profesioniste, duke ruajtur nivelin ekzistues dhe arritjen e niveleve të parashikuara në aftësinë operacionale për forcat e Armatosura e veçanërisht në strukturat prioritare. Do të gjejmë pra mbështetje buxhetore, financiare të gjitha ato reforma dhe nivele stan-darde të parashikuara për t’u arritur në bazën e një pune të gjerë që po bën aktualisht forca jonë e Armatosur”, nënvizoi ministri Imami gjatë seancës për shqyrtimin e projektbuxhetit, para anëtarëve të Komisionit për Sigurinë. Ministri Imami ka vijuar me një ek-spoze të arritjeve për vitin në vijim, duke theksuar: “Ky buxhet gjithashtu do të mbështesë një strukturë organ-ike e cila është në një proces re-formimi, sikurse edhe ju kam infor-muar edhe në takimin e kaluar që kemi pasur. Shtabi i Përgjithshëm, duke filluar që nga fillimi i vitit, duke u nisur nga një princip bazë po shqyr-ton të gjitha tabelat dhe pajisjet e të gjithë Forcave tona të Armatosura, në mënyrë që çdo punonjës, çdo

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi të martën projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes

Imami: Buxheti i mbrojtjes 2012, arrihen objektivat e parashikuara

ushtarak dhe çdo njësi e kësaj force do të jetë e përcaktuar për një produkt të caktuar dhe në këtë mënyrë ne masim efektivitetin e kësaj force. Nisur nga ky princip, ne jemi në ha-pat e fundit të shqyrtimit të të gjithë forcës dhe brenda vitit do të kemi miratuar tabelën e organizimit dhe të pajisjeve që do të përcaktojë numrin e personelit të Forcave tona të Ar-matosura për një afat të gjatë. Dua të theksoj këtu që reformat që janë kryer deri tani nga Forcat e Armato-sura kanë qenë përgjithësisht reforma që kanë synuar uljen e numrit, janë nisur nga buxheti, janë nisur nga konsiderata edhe sociale. Këtu flas për të gjitha qeveritë në këto 20 vjet dhe besoj që ka qenë e natyrshme të mendohet kësisoj dhe të punohet mbi këtë bazë, por tashmë mbas dy vitesh në NATO, ne duhet të përcaktojmë përfundimisht strukturën e Forcës tonë për një afat kohor të parashikue-shëm afatmesëm dhe ta konsolidojmë atë”, theksoi ministri Imami. Në lidhje me demontimin e municioneve të tepërta ministri Imami nënvizoi: “Lidhur me demontimin në poligone ajo që dua të njoftoj unë është se brenda vitit të ardhshëm përfundi-misht Shqipëria në vitin 2012 do të mbarojë procesin e shkatërrimit të armëve të municioneve në poligone. Kjo është çështje muajsh. Fakti është që nga 10, 12 poligone të cilat kanë qenë në efiçencë të plotë para një viti, sot funksionojnë tre - katër poligone më të rëndësishëm, që janë pranë magazinave, depove ku janë maga-zinuar këto municione. Ky është një program që do të mbyllet brenda vitit 2012. Sikurse ju kam informuar në vijimësi lidhur me këtë problematikë, e cila është themelore për sigurinë në vend, por një problematikë edhe për

Forcat tona të Armatosura. Plani i veprimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer për dy vjet janë shkatër-ruar dhe demontuar 50 mijë ton mu-nicione, ajo që doja të nënvizoja këtu zoti Kryetar është që ministria e Mbrojtjes përveç buxhetit të parashi-kuar nga Parlamenti e ka mbështetur dhe do ta mbështesë këtë program edhe me mjete financiare që krijohen nga shitja e nënprodukteve të muni-cioneve. Të kuptohemi që ky është një program i cili kushton shumë. Gjithashtu do të vijojë me plotësimin e detyrimeve financiare si vend anëtarë i NATO-s, të cilat në vi-jimësi vijnë duke u rritur”, nënvizoi ministri Imami. Duke parë edhe strukturën organike të FA-së, ministri Imami u shpreh: ky buxhet gjithashtu do të mbështesë një strukturë organ-ike e cila është në një proces re-formimi, sikurse edhe ju kam infor-muar edhe në takimin e kaluar që kemi pasur. Shtabi i Përgjithshëm, duke filluar që nga fillimi i vitit, duke u nisur nga një princip bazë, po shqyr-ton të gjitha tabelat dhe pajisjet e të gjithë Forcave tona të Armatosura, në mënyrë që çdo punonjës, çdo ushtarak dhe çdo njësi e forcave tona të arma-tosura të jetë e përcaktuar për një produkt të caktuar dhe në këtë mënyrë, ne masim efektivitetin e kësaj force. Nisur nga ky princip, ne jemi në hapat e fundit të shqyrtimit të të gjithë forcës dhe brenda vitit do të kemi miratuar tabelën e organizimit dhe të pajisjeve që do të përcaktojë numrin e personelit të Forcave tona të Armatosura në një afat të gjatë. Dua të theksoj këtu që reformat që janë kryer deri tani në Forcat e Armato-sura kanë qenë përgjithësisht reforma që kanë synuar uljen e numrit, janë nisur nga buxheti, janë nisur nga

konsiderata edhe sociale. Këtu flas për të gjitha qeveritë në këto 20 vjet dhe besoj që ka qenë e natyrshme të mendohet kësisoj dhe të punohet mbi këtë bazë, por tashmë mbas dy vitesh në NATO, ne duhet të përcaktojmë përfundimisht strukturën e Forcës tonë, për një afat kohor të parashi-kueshëm afatmesëm dhe ta konsoli-dojmë atë”, tha ministri Imami. Ndër të tjera kreu i Mbrojtjes theksoi se: - “Gjithashtu do të vijojmë me plotësimin e detyrimeve financiare si vend anëtarë i NATO-s, të cilat në vijimësi vijnë duke u rritur. Do të ruhet kontributi i Forcave tona të Armatosura në operacionet paqerua-jtëse si dhe detyrimeve dhe objekti-vave që së bashku ka përcaktuar Aleanca, por po ju njoftoj zoti Kryetar që ne jemi mbështetur në dy principe. Principi i parë është që forca jonë e Armatosur duhet të kontribuojë mbi bazën e planit të tranzicionit në Af-ganistan, jemi duke u përgatitur që ta ndryshojmë natyrën e misioneve, nga forcë ruajtje, në forcë mbrojtje etj, çka ka filluar që vitin e kaluar. Ky ndryshim, ky riformësim i kontrib-uteve tona duke ruajtur të njëjtin nivel do ti përshtatet natyrë së misio-neve që kërkohen tani në tranzicionin afgan, i cili ka si qellim kalimin e sigurisë tek forcat e sigurisë Afgane dhe tek policia Afgane. Gjithashtu këtu ka dhe një element tjetër që dua ta përmend, duke kontribuar me këto misione ne rrisim kapacitetet tona operacionale siç po ndodh faktikisht me Forcën tonë Speciale nëpërmjet OMLT-së. Ne do të vijojmë procesin e modernizimit të mjeteve, aparaturat dhe pajisjet të Forcave tona të Arma-tosura”, u shpreh ministri Imami. Lidhur me programin e moderniz-imit, ministri Imami bëri me dije se:

“Investimit për pajisjet e në FA-të tona mbetet një program kushtueshëm nga pikëpamja financiare. Vitin e ardh-shëm ne presim që të vijnë helikopterët e parë të cilët dhe do të paguhen . Do të vijojë plani për rimodernizimin e Flotës tonë Detare me dy anijet e tjera, po kështu do të vijojë program i mod-ernizimit të Forcës Tokësore. Në fushën e investimeve, buxheti i Min-istrisë së Mbrojtjes e mbështet në mënyrë të plotë, tërësore FA-në, për rritjen e kapaciteteve, jo vetëm afatsh-kurtër por flasim për kapacitetet që do të jenë afatgjata. Po kështu me këtë buxhet, mendohet se mund dhe do të përballojmë edhe emergjencat civile, sikurse i kemi përballuar dhe gjatë viti 2010-2011. Vlerat e përcaktuara për vitin 2012 për forcat e Armatosura janë të mjaftueshme për të siguruar realiz-imin e detyrave, misioneve dhe objek-tivave kryesorë që kanë FA-të. Ky është një buxhet i cili ka kaluar në të gjitha fazat e shqyrtimit të strukturave e FA-ve të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave dhe të Këshil-lit të Ministrave, për hatër të taksa-paguesve të cilat do të dedikohen për Ministrinë e Mbrojtjes”, u shpreh ministri Imami duke ritheksuar edhe njëherë se do të synohet që buxheti të përdoret me efektivitet të lartë për realizimin e këtij misioni për Forcat e Armatosura. Në përfundim të seancës për shqyrtimin e buxhetit ministri theksoi edhe njëherë se: “Buxheti 2012, do të rrisë më shumë përgjegjsh-mërinë e strukturave të FA-së, që merren me menaxhimin e fondeve buxhetore. Ky është edhe theksi i të gjithë administratës që punon në këtë fushë. Faza më e rëndësishme e Min-istrisë së Mbrojtjes është detajimi i kuotave të miratuara të njësive shpen-zuese duke mbështetur fillimisht strukturat e përcaktuara që janë pri-oritare dhe ato të lidhura direkt me misionet paqeruajtëse dhe angazhimet e marra në kuadrin e NATO-s”, për-fundoi ministri Imami. Pyetjes së de-putetëve të pranishëm në seancë, lidhur me pajisjen e Forcave tona të Arma-tosura me uniforma të reja, ministri Imami iu përgjigj duke theksuar se: “në vitin 2012 e gjithë ushtria shq-iptare do të jetë me uniformë të re, që do të jetë e kualitetit të lartë, e stan-dardeve dhe e cilësisë si të vendeve më të dalluara të NATO-s. Ka mba-ruar dizenjimi i uniformës së re dhe vitin e ardhshëm do të shikojmë një forcë ushtarake të pajisur me uni-formë të re, sipas standardeve të NATO-s. Jemi totalisht të angazhuar për këtë proces. E rëndësishme është se po përcaktojmë kualitetet dhe stan-dardet më të mira të veshjes së Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria vitin e ardhshëm do të mbarojë procesin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve në poligone

Page 4: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 20114 zyrtare

Me rastin e pranimit të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shq-ipërisë si anëtare me

të drejta të plota në Euromil, shefi Shtabit të Përgjithshëm gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga kjo sho-qatë. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, Ku-jtim Cako, pasi falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për pjesëmarrjen e tij, e njohu gjeneral Gjunkshin me organizimin dhe funksionimin e kësaj organizate. Duke vënë theksin në anëtarësimin e kësaj organizate në një organizatë ndërkombëtare të ushtarakëve europiane, në Euromil, nënvizoi se:“ Kjo është e vetmja organizatë që mbron të drejtat dhe liritë themelore të ushtarakëve dhe familjeve të tyre. Dhe pikërisht këtu listohet edhe Shqipëria, si një vend në mbrojtje të të drejtave të ushtarakëve. Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve (AKUSH), si një nga shtyllat e demokracisë, është një shoqatë e demokracisë, është një shoqatë e

Gjunkshi: Mbroni të drejtat dhe liritë si në forumet brenda vendit dhe në ballafaqimet në kuadër të Euromil-it

AKUSH, anëtare me të drejta të plota në EUROMIL

Në ceremoninë e rastit mori pjesë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Gjunkshi

Konferenca e 19-të e Ushtrive Europiane mblodhi me 20 shtator 2011 në Itali, gjithë

liderët ushtarak të Forcave Tokësore, të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit dhe partnershipit ushtarak Europian. Bashkëdrejtues të kësaj konference ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore Amerikane Gen Raymond Ordierno, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane gjeneralmajor Giuseppe Valotto dhe lit.gen Mark Hertling Usareur, komandant i Forcave Amerikane në Europë. Gjeneral Ordierno, vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të ushtrisë amerikane me aleatët dhe partnerët europianë. Gjeneral Hertling duke folur për sukseset e Forcave Amerikane dhe të SHBA gjatë luftimeve në Afganistan, u shpreh se 85% e Forcës Ndërkom-bëtare të Asistencës së Sigurisë (ISAF) ka ardhur nga ushtritë europi-ane dhe çdo njëra nga këto ushtri është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme pikërisht për arsye të eksperiencës me aleatët. Gjeneralmajor Volotto si bashkëdrejtues e quajti konferencën

Tragjedia e 22 nëntorit 1989, është tragjedia ajrore më e madhe dhe

më e dhembshme që ka ndodhur në Shqipëri, në të cilën humbën jetën një grup studentësh dhe pedagogësh të Institutit të Lartë Bujqësor, si dhe ekui-pazhi pilot dhe mjekësor që shkoi në ndihmë të tyre.

Për të nderuar kujtimin e të rënëve, ushtarakët e Forcës Ajrore u shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve të dësh-morëve, të cilët nuk kursyen as jetën në përmbushje të misionit të tyre.

Ata meritojnë respektin dhe nder-imin e të gjithë brezave, pasi janë shembull për tu ndjekur dhe pjesë e krenarisë kombëtare.

Personeli i Bazës Ajrore Farkë, gjithmonë ka shprehur gatishmëri të lartë dhe u është gjendur pranë menjëherë njerëzve në nevojë duke përmbushur kështu misionin e tyre human.

Pilotët karakterizohen nga ndjenja e lartë e sakrificës, për gatishmërinë në realizimin e detyrave dhe ndihmën e pakursyer që u kanë dhënë njerëzve në nevojë. Vepra e tyre ka shërbyer gjithnjë si shembull edukimi dhe frymëzimi për brezin e ri dhe për të gjithë efektivat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë ditë përkujtimore i gjithë efektivi i Forcës Ajrore shpreh respekt dhe nderim për jetën dhe veprën e tyre.

Nga ana e Forcës Ajrore ka një përkujdesje të veçantë për të kryer të gjitha detyrat që lidhen me nderimin dhe kujtimin e veprës së këtyre dësh-morëve.

Forca Ajrore bashkëpunon për këtë me bashkitë, organet e pushtetit lokal, me shoqata e institucione të ndryshme për përkujtimin e datave të ndryshme historike si edhe për ruajtjen e mirëm-bajtjen e lapidarëve apo memorialëve që u janë kushtuar atyre në nderim të veprës së tyre.

Një kontribut të shquar në këtë drejtim ka dhënë edhe Shoqata “Në ndihmë të familjeve të pilotëve të rënë në krye të detyrës”, me kryetar zotin Kujtim Serani, i cili ka edhe një motiv më shumë për ti përkujtuar e nderuar këta dëshmorë, pasi është vëllai i dëshmorit Hazbi Serani.

Ishte po kjo shoqatë nën financimin e Guardia di Finanza, e cila inicioi dhe ndërtimin e obeliskut në kujtim të gjashtë pilotëve dhe teknikëve të Farkës, të cilët ranë në krye të detyrës me 22 nëntor të vitit 1989.

Dhe sa herë që kalon në Llagara nuk ka sesi të mos të bjerë në sy me-moriali i këtyre dëshmorëve që janë nderi dhe krenaria e Forcës Ajrore. Të gjashtë ushtarakët e Farkës: Agron Galanxhi, Veledin Resuli, Enver Haka, Vangjel Postoli, Tafil Agai e Pandeli Zhupa, me Vendim të Këshillit të Min-istrave Nr 228, datë 22.04.1996 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut” dhe prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

Një skuadër zjarrfikëse e Bazës Ajrore Farkë ndihmon në fikjen e zjarrit të fuqishëm që përfshiu ditën e hënë në mbrëmje një magazinë me lodra

fëmijësh dhe fishekzjarrësh në tregun ushqimor pranë shkollës “Hoteleri Tur-izëm”. Si rezultat i gjendjes së rënduar që u shkaktua me qëllim shpëtimin e banesave, bizneseve dhe izolimit të zjarrit për mosafrimin e tij drejt karburantit që ndodhej afër zonës, menjëherë pas dhënies së urdhrit për ti ardhur në ndihmë forcave të shumta zjarrfikëse që ndodheshin në vendngjarje, skuadra zjarrfikëse u vu në gatishmëri. Ata u përballën me flakët e zjarrit por edhe rrezikun që u vinte nga shpërthimi i fishekzjarrëve që ndodheshin në magazinë deri në lokalizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Fatmirësisht pas gjithë këtij aksioni të vështirë nuk pati dëme në njerëz.

demokracisë së lirë mbarëkombëtare, ligjore, gjithëpërfshirëse, pluraliste, joqeveritare, jo politike dhe jofit-imprurëse. Kjo shoqatë pa orientim partiak ka vetëm një mision fisnik, pra bashkimin e të gjithë kategorive të ushtarakëve, në pension, në lirim, në rezervë, veteranë dhe aktiv, daljen me një zë në mbrojtje të të drejtave sociale dhe profesionale të ushtarakëve.“ Më pas këtë ceremoni e përshëndeti dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në përshëndetjen e tij, gjeneral Gjunkshi, duke falënderuar kryetarin dhe të

gjithë anëtarët e Shoqatës për ftesën dhe duke ju uruar suksese në punën e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të ushtarakëve theksoi se: „Si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, e pranova me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur këtë ceremoni të thjeshtë në formë por mjaft kupt-implotë në përmbajtjen e saj jo vetëm për ju anëtarët e shoqatës por edhe për të gjithë ne ushtarakët aktivë si dhe brezat e shumtë të ushtarakëve të Shqipërisë. Sot, shoqata e juaj ka të drejtë të krenohet me arritjen e një

prej objektivave themelore të saj, atë të anëtarësimit në një ndër institu-cionet dhe forumet më prestigjioze ku diskutohet dhe ndërtohen strategji në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të ushtarakëve. Jam informuar se realizimi i këtij objektivi nuk ka qenë rrugë e thjeshtë përkundrazi, ai është bërë i mundur falë punës, seriozitetit dhe angazhimit tuaj të vazhdueshëm në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të ushtarakëve. Por, nëse anëtarësimi në këtë institucion është gjysma e punës suaj unë do të kërkoja të jeni po kaq të vendosur për të përmbushur edhe gjysmën tjetër atë të të qenit aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të ushtarakëve si në forumet brenda vendit ashtu dhe në ballafaqimet e përballjet në kuadër të Euromil-it. Duke qenë i bindur për këtë më lejoni që në përfundim të fjalës sime të garantoj drejtuesit e shoqatës por edhe të gjithë ushtarakët si dhe të pranishmit në këtë aktivitet se MM dhe SHP do të vazhdojnë të jenë në krah të ushtarakëve shqiptarë për përmbushjen e realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore të cilat janë të sank-sionuara me ligj. Faleminderit !”

shefi i shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane, letër falënderimi për gjeneralbrigade Viktor Berdo, komandant i Forcës tokësore

Gjeneral Valotto: Bashkëpunim i suksesshëm,brenda “Konferencës së Ushtrive Evropiane”

një rast ideal për vendimmarrësit e vërtetë të ushtrive tona, të cilët do të diskutojnë, zhvillojnë e konsoli-dojnë partneritetet e marrëdhëniet e mëparshme si dhe marrëdhënie të reja të ardhura pas konferencës. Në konferencë diskutoi edhe komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo, i cili shpalosi vlerat dhe kontributet e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe në veçanti angazhimet dhe zhvillimin e Forcës Tokësore.

Letra“Kur nuk do ta harroj kohën e qetë,

produktive dhe edukuese që kaluam së bashku”, shprehet mes të tjerave në një letër falënderimi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, gjeneralmajor Giuseppe Valotto, dër-guar komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo. Nw letër thuhet: - “I dashur Viktor, “duke qenë se koha ime si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane për-fundon në 6 dhjetor, jam i lumtur që më jepet mundësia për të të falënderuar për mbështetjen tuaj si një partner gjatë gjithë mandatit tim. Në karrierën time të gjatë, vazhdon gjeneral Valotto, kam krijuar një vlerësim të thellë për përkushtimin dhe sakrificën që ndajnë të gjithë ushtarakët tanë, si dhe gjithashtu për bashkëpunimin e çmuar midis vendeve tona. Kjo përpjekje e përbashkët e forcuar nga marrëdhënia jonë e fuqishme, nënvizon shefi i SHP të Ushtrisë Italiane, ka rezultuar në ini-ciativa dhe aktivitete të shumta si p.sh. bashkëpunimi i suksesshëm brenda “Konferencës së Ushtrive Europi-ane”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm

In memorium22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën

jetën 22 persona

Një skuadër zjarrfikëse e Bazës Ajrore Farkë ndihmon në fikjen e zjarrit, tek tregu ushqimor

të Ushtrisë Italiane, gjeneral Valotto, në mbyllje të letrës së tij shprehet: “…. Pasardhësi im, gjeneralmajor Claudio Graziano, është një ushtarak i shkëlqyer me një karrierë të gjatë në drejtimin e ushtrisë. Kam besim që ai do të jetë në gjendje të forcojë më tej marrëdhënien midis ushtrive tona. Ai i shpreh mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e dhënë duke i uruar atij personalisht, familjes dhe vendit gjithë të mirat”.

Major Nexhbedin Basha

Page 5: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 5fsk

Të martën, në Kazermën “Adem Jashari” të Ko-mandës së Forcave Tokë-sore (KFT) u mbajt Cer-

emonia e ndërrimit të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ku morën pjesë: Presidentja e Repub-likës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, Sylej-man Selimi, gjeneralmajor Kadri Kastrati, ambasadori i SHBA-ve, Kristofer Dell, komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës, oficerë të FSK-së, oficer të KFOR-it, ambasadorët dhe atashetë e akredituar në vendin tonë, ministra dhe deputet të Kosovës, personalitet politike, kulturore dhe qytetarët e Kosovës. Ceremonia e ndërrimit të komandantit të FSK-së, dhe Dita e Forcës, filloi me ins-pektimin e kuadrateve të rreshtuara të FSK-së, nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe gjenerallejtënant Sylej-man Selimi si dhe me intonimin e Himnit të Kosovës. Fjalën e hapjes e së ceremonisë zyrtare e mori e bëri Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo përshëndeti të pranishmit, theksoi të arriturat e FSK-së, si dhe lavdëroi punën e deritanishme të gjenerallejtënant Sylejman Selimit, të oficerëve, nëno-ficerëve dhe ushtarëve të FSK-së. Presidentja me këtë rast, për merita të jashtëzakonshme e dekoroi gjen-erallejtënant Sylejman Selimin me Medaljen e Artë të Lirisë. Në fjalën e tij ministri i FSK-së, Agim Çeku, pasi përshëndeti të pranishmit presi-denten, kryeministrin, ambasadorin Dell, komandantin e KFOR-it, gjen-eral Selimin, gjeneral Kastratin, etj, tha se kam kënaqësinë e veçantë që t’ju uroj mirëseardhje dhe t’ju falën-deroj, që na jeni bashkuar në këtë Ceremoni me te cilën po shënojmë dy momente dhe ngjarje të rëndësishme për FSK-në: Pranim-dorëzimi i de-tyrës të komandantit të FSK-së, Dita e Forcës e cila është e lidhur ngushtë me një ngjarje të rëndësishme his-torike, Betejën e Parë frontale të UÇK-së dhe daljen e saj publike. Këto dy ngjarje të rëndësishme janë të lidhura pashkëputshëm me emrin e gjenerallejtënant Sylejman Selimi, i cili pikërisht në këtë Ditë ka vendo-sur të përfundojë misionin dhe karri-erën e tij, te bujshme prej ushtaraku. Nuk ka gjë më të lavdishme për një ushtarak sesa kur përfundon me nder dhe sukses misionin e tij. Arritjet e FSK –së në të gjitha fushat janë të shumta dhe të gjitha e mbajnë vulën dhe nënshkrimin e gjeneral Selimit. Sot Gjeneral Selimi po ja dorëzon pasardhësit të tij Gjeneralmajor Kadri Kastratit: FSK-në që funksion-on, FSK-në me kapacitetet e plota operacionale, FSK-në të ndërtuar me standard të larta të NATO-s, FSK-në me identitet kombëtar dhe FSK –në që është e gatshme për detyra të reja dhe mision të ri. Unë jam i bindur se edhe gjeneralmajor Kadri Kastrati i cili do të zëvendësoj gjeneral Selimin

do të jetë i suksesshëm sepse e ka edhe përvojën por edhe vizionin për të vazhduar punën aty ku e la gjeneral Selimi. Në Ceremoninë e ndërrimit të komandantit të FSK-së, përshëndeti edhe komandanti i KFOR-it, Edhard Drews, i cili foli për të arriturat e FSK-së, me në krye gjenerallejtënant Sylejman Selimin. Gjenerali Drews, deklaroi se, e ka nënshkruar letrën me të cilën njofton

Shtabin e NATO-s me përparimin e dukshëm, duke i rekomanduar që FSK-ja të deklarojë Kapacitet e Plota Operacionale. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Drews, ia ka përkujtuar detyrat dhe punët që e presin koman-dantin e ri të FSK-së, gjeneral Kadri Kastarti, të cilit i premtoi përkrahje të vazhdueshme nga Ai dhe KFOR-i. Ndërsa Ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Christopher Dell po

ashtu ka rikujtuar punën e mirë e me përgjegjësi të komandantit të FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, dhe ka shfaqur bindjen se gjeneralmajor Kadri Kastrati do ta çojë përpara këtë forcë. Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e suksesshëm të FSK-së, me SHBA-n. Ambasa-dori Dell, gjeneral Selimit i dhuroi një tablo (dhuratë) me simbolet e kombinuara të SHBA-ve, e të Ko-sovës. Gjenerallejtënant Sylejman Selimi, në fjalimin tij lamtumirës ndër të tjera u shpreh se: Në këto mo-mente ndihem shumë i emocionuar dhe i nderuar me këtë Ceremonie lamtumirës që keni organizuar, me rastin e përfundimit të detyrës sime, tha në fillim gjeneral Selimi. Procesi i themelimit të FSK-së, ishte i ndarë nga procesi i shpërbërjes se TMK-së, Procesi është udhëhequr nga NATO-ja, në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK) dhe me mbështetje të pakursyer të Qeverisë së Kosovës. Krahas procesit të ndërtimit te FSK-së, janë zhvilluar edhe prioritet bazë të zhvillimit të Doktrinës së nevojshme për funksionim, koman-dim dhe kontroll të FSK-së. Bash-këpunimi dhe koordinimi i mirë me ekspert të NATO-s dhe KFOR-it, në nivele nga më të lartat ishte nder faktorët kyç, që FSK-ja ka arritur ngritjen profesionale dhe plotësimin e nevojave logjistike dhe të pajisjeve të nevojshme për një funksionim normal të FSK-së. Shkalla e lartë e përgatitjes së organizimit dhe gatishmërisë u demonstrua edhe gjatë ushtrimeve fushore: “Paraqitja Dinamike 2010”, “Luani i shkathët -2, 3,4” etj, që dëshmuan ngritjen e nivelit profesional dhe praktik të FSK-së. Tani jam plotësisht i bindur se FSK-në, po e lë, në një gjendje shumë më të avancuar! Afër finalizimit të objektivave të saj, dhe këtë mision Ministri Agim Çeku dhe komandanti i ri, gjeneralmajor Kadri Kastrati do të dinë ta përmbyllin me sukses dhe do të udhëheqin FSK-në me sukses drejtë perspektivave të reja. Në fund, gjeneral Selimi, me një urim nga zemra, përshën-deti komandantin e ri dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës, me: ”Suksese komandant! Suksese FSK! Kryemi-nistri i Kosovës Hashim Thaçi, ka falënderuar komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimin për arritjet e FSK-së, dhe për punën e tij, si gjatë luftës, në ndërtimin e TMK-së dhe të FSK-së. Gjithashtu kryeministri shprehu besimin se gjeneral Kastrati mund ta qojë FSK-në, përpara dhe e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Pas dorëzimit të flamurit të FSK-së nga koman-danti i derisotëm gjenerallejtënant Sylejman Selimi te komandanti i ri i FSK-së gjeneralmajor Kadri Kastratit , para tribunës parakaluan kuadratet e njësive të FSK-së, me çka edhe përfundoi ceremonia e ndërrimit të komandantëve dhe shpalljes së Ditës së Forcës.

Kush është Komandanti i ri të FsK-së gjeneralmajor Kadri Kastratit: datëlindja: 15 mars 1960Vendlindja: Katunishtë – PodujevëKombësia: Shqiptar- Kosova edukimi dhe trajnimetShkolla e mesme ushtarakeFakulteti i Mbrojtjes –Sarajevëmagjistratura në vazhdim: Menaxhim i Emergjencave PërVoja

2009- aktualisht: Drejtor i Drej-torisë së Operacioneve në Min-istrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.2006-2008: Këshilltar special i koordinatorit të TMK-së1999-2002: Shef i Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së1998-1999: Zëvendës Koman-dant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit1991-1995: Shërbimi në Armatën Kroate, Pjesëmarrës në Luftën e Kroacisë që nga fillimi1981-1991: Shërbimi i Armatës Jugosllave si Nënoficer

trajnimet

2011: Qendra Marshall në Gjer-mani: State Partnership Progrm Conference2009: Ohrid-Maqedonia: Aspektet ligjore në luftimin e terrorizmit-Përgatitjet për Afganistan2009: Qendra Marshall në Gjer-mani: Interagensy simpozium: Ci Hosted with Bundeswehr’s jonit Operations Command2007: Qendra Marshall në Gjer-mani: Ndërtimi i institucioneve të Sigurisë në vendet post konf-liktuale.2006: Tiranë: Qendra Regjionale për studime diplomatike dhe politike Akademia diplomatike shqiptare2006: Prishtinë: Shkolla për inte-grime Evropianemaj 2002: Qendra Marshall në Gjermani: Seminar i lartë Ekzeku-tiv 2002 - Globalizmi dhe Siguria në të ardhmenBritani e Madhe: Diplomacia e Mbrojtjes: Menaxhimi i Sigurisë në DiplomaciMaribor-Sllovenia: Luftimi i Ter-rorizmit dhe Sfidat në Evropën Jug-Lindore

gjuhët e huaja

anglisht – shumë mirë, serbokroatisht – shumë mirë, gjermanisht – pak.

Gjeneralmajor Kadri Kastrati,

Komandant i ri i FSK-së

Page 6: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 20116 personazh

Është i njohur fakti që në çdo Forcë të Armatosur ele-menti njeri është kryesor, dhe në këtë institucion, dy

janë shtyllat kryesore:- personeli ushtarak dhe ai civil, madje për këtë kanë çfarë të shkruajnë sociologët dhe historianët ushtarakë. Sigurisht qe në këtë binom ushtarakët janë pjesë më e rëndësishme, por po aq vlera dhe dobi ka dhe personeli civil, ata njerëz që larg zhurmës se mediave, të syrit e veshit të drejtuesve, ashtu në heshtje, pa zhurmë e bujë, kane dhënë një kontribut të çmuar në ush-trinë tonë, duke punuar dhe mirëm-bajtur në vite inventarin e mjeteve të transportit, pa të cilat nuk mund të zgjidhej asnjë detyrë apo operacion në repartet tona. Një nga këta është dhe 57 vjeçari nga Durrësi, mekaniku dhe elektroauti duarartë, Skënder Mesiti, i cili para pak ditësh, mbas 30 vjet pune si mekanik ne ushtri doli ne pension. I rrethuar nga shokët dhe miqtë e shumtë, Skënderin këto ditë është e pamundur ta takosh, madje dhe si njeri modest e fjalëpakë, vështire t’i shkëpusësh dy gjera për jetën e vet. Ishte 20 vjeç atëherë Skënderi kur pasi mbaroi shkollën mekanike të Shkozetit dhe shërbimin ushtarak në Batalionin e Sigurimit ju bashkua radhëve të ushtrisë në një nga njësitë më të largëta të Durrësit, Brigadën e Këmbësorisë në Manzë. Në vitet 80, një Brigadë e tillë e ska-lionit të parë kishte me qindra mjete transporti të tipave të ndryshme, të cilat mbaheshin në gatishmëri nga një grusht specialistësh, për të cilët nuk kishte orar. Në një garazh të vogël, pranë Minierës së Manzës, me mjete të viteve 50-70, që nga Gazi-51, Zis-i, Zill-i, Diagaci dhe Tanku, djaloshi nga Durrësi praktikoi njohuritë e marra në shkollën mekanike duke u bëre një nga mjeshtrit më në zë të këtij reparti, por dhe më gjerë. Ç’mund të them, provat tona ishin të vështira, -thotë Skënderi, mendoji ato rrugë që ka pasur Manza, komuna e Ishmit, Shetaj, Rodoni, Gjurica, të ngushta dhe të pakalueshme, në mot të mirë e të keq, mjetet e brigadës sonë duhet të lëviznin ditën e natën, -një defekt të ndodhte ne ishim atje, do qën-dronim derisa ta riparonim me çdo kusht. Janë me qindra mjetet që i kam kaluar me duart e mia, riparime të lehta e të vështira, bashkë me shokët e mi, një jetë me pinca dhe çelësa në dorë, duke ndenjur me orë të tëra poshtë makinave me një copë ba-tanije apo mushama Lushnje. Por kur i rikthehem atyre viteve them me vete,-ka pasur raste që na kanë bërë mirë, qoftë në pjekurinë tonë ashtu dhe për zanatin. Mua dhe kolegëve të mi moshatarë na duket sikur toka, stereja, na ka bërë më të fortë, kemi fituar imunitet ndaj sëmundjeve atje duke ndërruar një gome, motor, një dinamo, një motorino, një biellë, etj.. Ne nuk mund të pretendojmë se jemi ante, por mekanikët dhe shoferët e Ushtrisë shqiptare kanë provuar në të vërtetë çdo të thotë i ftohti në dimër, lagështira e vjeshtës, vapa e verës, duke ndenjur për orë të tëra atje ne

Largohem me brengën e asaj shoqërie që s’do

ta kem më…

Me mekaniku duarartë që doli në pension pak ditë më parë...

tokë, derisa të riparonim defektin; atje kemi gjetur forcën, durimin, ngrohtës-inë, dhe falë rinisë apo përkushtimit kemi përballuar sëmundjet e këtij profesioni. Riparime të niveleve të para, të dyta, defekte nga më të ndry-shmet, si të mjeteve në lëvizje, ashtu dhe atyre të konservuara, i kishim si bukë me djathë, madje specialistët e ish-ndërmarrjes së Sukthit kishin xhelozi profesionale me ne. Ishim shokë me ta, por mekanikët e Brigadës së Manzës, shokët e mi, Demir Shera, Bajram Hushi, etj.. ishin më të kërkuarit në Kullë, Rushkull, Hamal-laj dhe Sukth. Punonim ditë e natë, dhe vaktin e bukës të marrë nga shtë-pia e hanim mbasi riparonim dhe “diagnostikimin” defektin, bënim profilaktiken e një mjeti ose përfun-donim ato ditë pune të stërzgjatura, që fillonin sapo dielli prekte valët e Gjirit të Lalzit, dhe zhdukej vonë pas pyjeve të kodrave Ishëm. Mbas refor-mave të viteve 90, fillova si specialist në ish-divizionin e Shijakut, ku puna jonë u shumëfishua, sepse u grumbul-luan mjetet e disa njësive të ushtrisë, kështu që një ofiçinë e thjeshtë në Shkozet, përballoi riparimet e qindra mjeteve të grumbulluara nga Vjosa në Drin, atë mot Divizioni i Shijakut ishte streha më e madhe për të gjithë ushtrinë. Njëlloj me kolegët në uni-formë kemi ndjekur hapat e re-formimit të ushtrisë shqiptare, era e

demokracisë i dha këtij divizioni një frymëmarrje të re, filluan stërvitjet e para paqeruajtëse, hynë mjetet e para:-“Shaverloti”, “Benzi”, “Fiati” etj, dhe ne si specialistë ndjemë erën e teknologjisë perëndimore. P.sh. në stërvitjen e parë me Korpusin e SHBA në Evropë, “Sarex-1”, unë provova krahas “Shaverlotave”,- “Hamerat” e parë, pasi me një kolegun tim, Jim Mekley, u ngjitëm për herë të parë në Malin e Robit, me një mjet të tillë, ku ishte qendra e drejtimit të kësaj stër-vitje. Ishte një mrekulli e vërtetë:- shiu që kishte rënë atë ditë vjeshte nuk e pengoi “Hamerin” tonë të ngjitet lehtas në atë majë, në një kohë që asnjë makinë e tipave të mëparshme nuk mund ngjitej atje, në ato kushte, kur balta e krijuar s’të lejonte të ecje më këmbë e jo me makinë. E kam të fiksuar në jetën time atë ditë, sepse ne mbasi çuam aparaturat e nevojshme në atë kodër që kavajasit e quajnë mal i Robit, me mikun tim amerikan ka-luam përgjatë plazhit, nga Golemi tek SHPU Durrës duke u përshëndetur nga njerëzit, dhe njëra gome ishte në det, ...kjo ditë fatlume më kujtoi makinat tona të tipi lindor që me zor i nxirrnim nga balta e Ishmit. E pra ishin ato vitet e pas ‘90 kur dhe ne si personel civil, hodhëm hapat e para për në NATO dhe e kemi shoqëruar atë hap pas hapi ashtu si ushtarakët, dhe tashmë ëndërroj kur FA shqiptare

do pajisen me këtë lloj makine cilë-sore dhe për çdo terren, ndaj si zanatçi i vjetër mendoj se me ato që kemi hequr më mirë pak dhe saktë. Për mesë 30 vjet kam parë të gjithë tipat e makinave që kanë përshkuar rrugët e thyera të vendit tonë, madje kemi shoqëruar kolonat e tyre në raste të veçanta qarkullimi dhe lëvizje për shkak të reformave, nga jugu në veri e anasjelltas, por mbaj mend një rast në Tropojë, kur ne ishim fatlumë. Ishte fundviti 1995... u nisëm në mëngjes herët nga Durrësi, një kolonë mjetesh dhe ushtarësh, në rrugën e vjetër të Tropojës na kapi nata, rruga ishte e pakalueshme, shiu i rrëmbyeshëm që kishte filluar një natë më parë kishte gërryer rrugën përgjatë malit dhe ne për të kaluar makinat mbushëm me degë peme gropat e shumta. Zbritëm ushtarët nga makinat dhe çdo makine kishte vetëm shoferin. Kështu për tre orë e kaluam atë rrugë të vështirë. Komandant Ylli Ismaili, i sapo emëruar në Tropojë dhe shefi i transportit Lulzim Thar-tori, e përshëndetën këtë veprim të specialistëve, ishte akt heroik. O zot, them me vete!-Si e kaluam atë rrugë! Shyqyr që ishte natë. Se kur u kthyem në mëngjes në dritën e diellit, pamë që atje ishte greminë, ma ha mendja se atë veprim s’do e kishim kryer ditën, pasi pamë se çfarë kishte poshtë në atë terren,-vetëm humnerë?! Si

këto raste kemi me dhjetëra. Ndaj i dua, i respektoj dhe s’do t’i harroj kurrë shokët e mi dhe ushtarakët, një jetë plot sakrifica dhe vuajtje. Por kur uleshim e hanim vaktin tonë të thjeshtë në çdo mjedis që hasnim, ajo na shijonte aq tepër, si mes vëllezër-ish. Me pas, në vitet e vështira 1997-2000, shërbeva për disa vite në Brigadën e Reagimit të shpejtë, një eksperiencë e re, dhjetëra mjete të kaluara në dorën e shokëve të mi, mekanikë, motoristë, elektroauto, elektricistë, ndërsa nga viti 2002 kam punuar në sektorin e teknikës të Forcave Detare, si elektorauto, ku gjeta plot miq të vjetër si Shef Rolan-din, kolegët, Luanin, Fatmirin, Bar-dhin, Veselin, Hilmiun, Pirron, Shpëtimin, etj. Zanati është zanat, unë po atë pune kam bërë kudo, po sho-qëria u shtua, dhe kjo është vlera më e madhe dhe kujtimi më i bukur që kam nga ushtria. Kemi mirëmbajtur mjetet e shumta që janë futur në in-ventar të ushtrisë në park dhe terren, kemi hasur vështirësi të panumërta profesionale, orar të tejzgjatur, mung-esë të pjesëve të këmbimit, por i kemi besuar fort shpirtit njerëzor, duarve dhe mendjeve tona,-këtu e ka bazën suksesi ynë, thotë me modesti Skën-deri. Për Skënderin të flasin me res-pekt të gjithë, që nga kolegët e tij te shumtë në Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, por dhe k/Admiral Ku-dret Çela, që vlerëson punën dhe af-tësitë e këtij specialisti në FD. E mbylla periudhën e jetës sime si ush-tar profesionist, por mendoj se spe-cialistët civilë i kanë dhënë dhe i japin ushtrisë mendjen dhe aftësitë e tyre të paarritshme, i kanë kursyer ushtrisë miliona, -unë po iki por mendoj se gjërat duhen peshuar mirë sidomos në këto kohë të vështira fi-nanciare. Më mirë një flori të lëmuar se të veshur me guaskë, thotë Skën-deri –të cilit vitet në ushtri i kanë shtuar thinjat dhe fisnikëruar shpirtin e zemrën e tij. Tashmë unë zanatin tim do e ushtroj me dy djemtë e mi Fatjonin dhe Florianin,-të cilët erdhën nga emigracioni në Itali, dhe me kursimet e tyre ngritëm një pikë servisi, por gjithmonë shokët e mi të ushtrisë janë të mirëpritur, sa herë që të kenë nevojë, unë jam i gatshëm dhe do i ndihmoj ata,-thotë Skënderi, ky ushtar i përhershëm, duke shprehur dhe një dëshirë të vetën për ta inte-gruar nipin e tij si ushtar profesionist në radhët e Forcave tona të Armato-sura. Kam kaluar 30 vite në FA, kam punuar e djersitur për të mbajtur mjetet e ndryshme të transportit, kam kujtime nga më të bukurat nga kjo jetë, por largohem vetëm me një brengë,-do më mungojë kjo shoqëri që kam pasur, shoqëria ushtarake, shokët e mi që s’do i kem pranë, dhe për mua s’ka vlerë paraja para asaj shoqërie të sinqertë të cilën do e mbaj përjetë në kujtesë. Dhe kolektivi i Forcave Detare organizoi një koktej të thjeshtë për ta uruar:-E gëzofsh pensionin kolegu, specialisti, miku dhe shoku ynë i paharruar Skënder Mesiti.

Shefqet Kercelli

SKënDER MESITI

Page 7: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 7nato

Di Paola i jep lamtumirën detyrës së tij si kryetar i Komitetit Ushtarak të nATO-s

Kanosëse mbi qytet, xhamia e famshme blu e Mazar-e-Sharif tërheq mjaft njerëz në mbarë

Afganistanin në këtë qytet verior. Krahas trashëgimisë së tij kulturore, qyteti është gjithashtu një qendër bi-znesi për Azinë Qendrore dhe është terminali i parë afgan për linjën e re të trenit nga Uzbekistani, por suksesi i fundit i Mazarit është siguria e tij. Ky është një qytet tërësisht në duart e forcave afgane, me forcat e ISAF-it që veprojnë në një rol mbështetës. Çfarë është veçori për këtë qytet, është se kur flet me njerëzit e tij, ata janë krejtësisht krenarë për forcat e sigurisë. Në qytete të tjera të vendit, vendasit janë të kujdesshëm e të matur në lidhje me besimin karshi policisë e ushtrisë së tyre, por në Mazar ata janë një zëvendësim i mirëpritur i forcave ndërkombëtare.

Mazar ishte një nga qytetet e para të Afganistanit, që kaloi tranzicionin që prej muajit mars të këtij viti. Që prej atëherë, qyteti ka qenë relativisht i

Admirali Giampaolo Di Paola i dha lamtumirën Komitetit Ushtarak të NATO-s, duke lënë kësh-

tu pozicionin e tij si kryetar për t’u rikthyer në Itali si ministri i ri i Mbrojtjes. Duke iu drejtuar anëtarëve të Komitetit Ushtarak, admirali Di Paola tha: “Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për miqësinë e mbështetjen tuaj gjatë këtyre tre vjet e gjysmë që kam pasur detyrën e kryetarit të Komitetit Ushtarak. Ne kemi kaluar kohë sfidash e kemi ar-ritur gjëra të mëdha për Aleancën dhe unë e kthej kokën prapa me kënaqësi e krenari për atë që ka arritur NATO. Meqë unë jam i kënaqur të jem në shërbim të kombit tim, largohem me dëshirë nga posti i kryetarit të Komitetit Ushtarak më herët se sa ishte planifikuar. Unë dua të përfitoj nga ky rast për të falënderuar secilin prej jush për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, bashkëpunimin e miqësinë që treguat karshi meje gjatë gjithë kohës time si kryetar. Së bashku ne kemi punuar shumë e kemi dhënë kohën e këshillat më të mira për Këshillin e Atlantikut të Veriut”.

Duke iu referuar detyrës së tij të re në Romë, ai shtoi: “Italia ka një rekord të madh të pjesëmarrjes në Aleancën e NATO-s si dhe në operacionet e misionet e saj, siç ka treguar gjatë viteve në Afganistan e Irak dhe që shfaqi kohët e fundit në operacionin Mbrojtësi i Unifikuar. Si një oficer ushtarak që jam, natyrisht, krenar për kontributin e ushtarëve tanë, marinarëve e pilotëve, unë do të vazhdoj të jem krenar ndërsa bëj detyrën time si ministër i Mbrojtjes për të siguruar se Italia do të vazh-dojë të luajë rolin e saj në Aleancë si në afatin e shkurtër ashtu dhe në atë afatgjatë. Unë i njoh sfidat dhe mundësitë që janë përpara nesh dhe mezi pres që të angazhohem person-alisht në to”.

Gjenerallejtënant Walter E. Gaskin do të veprojë si kryetar i Komitetit Ushtarak deri sa gjeneral Knud Bartels të marrë këtë pozicion në fillim të vitit 2012. Duke iu përgjigjur lamtumirës së admiral Di Paolas, në emër të Komitetit Ush-tarak ai tha: “Që prej qershorit të vitit 2008, përkushtimi juaj për këtë ekip, Aleancë e ushtarë, marinarë e pilotë është vlerësuar shumë dhe do t’ ja u ndjejmë mungesën. Ju keni pasur një interes të ngushtë në ax-hendën e plotë të Aleancës dhe keni luajtur një rol të madh udhëheqës për çështje aq të ndryshme nga ana strat-egjike e operative si dhe gjeografike e politike”.

Gjeneral Gaskin kujtoi më tej rolin kritik që ka pasur admirali Di Paola në zhvillimet e vendimeve të samitit të Bukureshtit në Lisbonë, në veçanti për Konceptin Strategjik dhe strukturës së re të Komandës së

“Unë kam marrë parasysh deklaratën e presidentit Medvedev mbi mbrojtjen raketore. Sistemi i raketave të mbrojtjes së NATO-s, të

cilin krerët e shteteve e qeverive të NATO-s ranë dakord të zhvillojnë vitin e kaluar në samitin e Lisbonës, është projektuar për mbrojtjen kundër kërcënimeve që vijnë nga jashtë Europës e nuk është projektuar për të ndryshuar bilancin e parandalimit. Unë e mirëpres gatishmërinë e Med-vedev për të mos mbyllur derën e dialogut të NATO-s e SHBA-së mbi mbrojtjen raketore si dhe për të marrë në konsideratë bashkëpunimin praktik në këtë fushë. Vitin e kaluar, krerët e shteteve e qeverive të NATO-s ftuan Rusinë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit si dhe për të zhvilluar marrëdhëniet NATO-Rusi në një partneritet strategjik. Kjo ofertë është akoma e vlefshme. Sugjerimi se vendosja e raketave në zonat fqinje të Aleancës është një përgjigje e përshtatshme për sistemin e NATO-s është shumë zhgënjyese. Një vendosje e tillë do të ishte e ngjashme me të kaluarën dhe është në kundërshtim me marrëdhëniet strategjike që NATO e Rusia kanë rënë dakord, duke përfshirë çështjet e mbrojtjes nga raketat, që ata zhvillojnë aktualisht. Bashkëpunimi mbi mbrojtjen raketore do të tregojë qartë se NATO e Rusia mund të ndërtojnë sigurinë së bashku e jo kundër njëra-tjetrës. Ai do të na lejojë të merremi me kërcënimet e reja e dyshimet e vjetra në të njëjtën kohë. Kjo do të tregojë se bashkëpunimi e jo konfrontimi, është rruga e duhur”.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bash-kuara miratoi Rezolutën 1325, e cila njohu ndikimin e pabarabartë

të luftës mbi gratë e fëmijët. Aleatët e NATO-s kanë bashkëpunuar mbi këtë çështje me partnerët e tyre euroatlantikë në Këshillin e Partneritetit euroatlantik, i cili ka zhvilluar një politikë për zabitin e kësaj rezolute.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, lëshoi raportin e tij të parë vjetor, i cili drejton punën e NATO-s për të mbështetur zbatimin e Rezolutës 1325. Raporti pasqyron angazhimin nga aleatët e NATO-s dhe partnerët për të bërë parimet e Rezolutës 1325 një pjesë integrale të biznesit së tyre të përditshëm, duke përfshirë strukturat e tyre politike, civile e ushtarake si dhe operacionet e misionet e tyre. Ai fokusohet në qasjen e trajektores së gjashtë që u realizua pasi udhëheqësit e Aleancës ranë dakord në samitin e vitit 2010 në Lisbonë për të nënvizuar punën e NATO-s në Rezolutën 1325.

Raporti tregon progresin e bërë në secilën prej gjashtë fushave: operacionet, integrimin e Rezolutës 1325 në politika, programet dhe do-kumentacionet, bashkëpunimin me organizatat e tjera ndërkombëtare, organizatat jo-qeveritare dhe shoqërinë civile, arsimin e trajnimin, diplomacinë publike dhe nismat kombëtare.

NATO-s. “Si udhëheqës ushtarak e diplomat, ajo që është me të vërtetë e shquar është aftësia juaj për të bash-kuar perspektiva të ndryshme e pozita për të gjetur terren të përbashkët”, shtoi ai duke theksuar udhëzimin e vazhdueshëm te admiralit Di Paola në lidhje me operacionet e NATO-s nga Afganistani në Kosovë, Në Bririn

Deklaratë e Rasmussen mbi mbrojtjen raketore

rasmussen lëshon raportin mbi femrat, paqen e sigurinë

Mazari pas tranzicionit

qetë dhe pse ka pasur disa sulme. Një ndërtesë e OKB-së dhe stafi i saj kanë qenë shënjestër gjatë një demonstrate në prill. Megjithatë, ka ende aktiv-itete kryengritëse në krahinën e gjerë të Balkh. Shefi i policisë, gjenerali Esmatullah Alizi, tha se ka pasur disa operacione të suksesshme dhe janë ndaluar një numër i madh sulmesh.

“Gjatë dy muajve të parë që nga tranzicioni, ne kemi pasur operacione mjaft të suksesshme. Ne kemi arres-tuar disa grupe, njëri prej tyre mjaft i fuqishëm, të cilët po planifikonin sulme vetëvrasëse si dhe sulme të

tjera terroriste brenda e jashtë vendit”, tha Alizi.

Pasi tërë krahina të jetë nën kon-trollin e forcave afgane gjatë fazës së dytë të tranzicionit, forcat e sigurisë do të ndalojnë xhepat e kryengritjeve që vijnë nga krahinat fqinje për t’u strehuar e për t’u fshehur nga opera-cionet afgane e ato të ISAF-it. Qëllimi është që mos t’i jepet mundësia për ta bërë këtë. “Kur operacionet janë kryer në këto provinca fqinje, ata ikën prej andej e u fshehën në krahinën tonë. Ne kemi plane me forcat e ISAF-it dhe shpresojmë se me koordinim të

mirë do të jemi në gjendje të përbal-lemi me të gjitha kërcënimet e në këtë mënyrë të jemi gati për fazën e dytë të tranzicionit”, shtoi Alizi.

Kjo është një detyrë ambicioze, por ka shenja të përparimit. Këtë javë, 20 luftëtarë talibanë u bashkuan me qeverinë si pjesë e procesit të ri-integrimit në Mazar. Policia thotë se kjo është një shenjë pozitive e aftësisë së tyre për të marrë përgjegjësinë e provincës. Në rrugët e Mazarit, duket qartë se patrullimi i forcave afgane të sigurisë preferohet më shumë se sa patrullimi i huaj. Marrja përsipër e sigurisë për një provincë të tërë, është mjaft ndryshe nga ajo e një qyteti të vetëm. Duket qartë se ka akoma sfida me të cilat forcat afgane duhet të përballen dhe kryengritësit do të shfrytëzojnë çdo çast për të diskredituar aftësinë e tyre. Kanali i NATO-s do të kthehet përsëri pas gjashtë muajsh për të parë se sa mirë ata janë përballur me këto sfida.

Alba Musaraj

e Afrikës, Mesdhe, Oqeanin Indian, Irak dhe kohët e fundit në Libi.

Admirali Di Paola e mbylli takimin duke falënderuar të gjithë Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar si dhe stafin e tij kombëtar, me mirën-johje të thellë, sidomos për gruan e tij, Roberta, për mbështetjen e saj të palodhur.

Page 8: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 20118 reportazh

Fluturimi i sh qiponjavelavdrim lita Bejdo malo

Elita e flotës ajrore me pa rametra AtlantikeFluturimin e parë njeriu e

mëson teksa prindi e lëshon fëmijën e porsa lindur drejt qiellit, si shenjë e hershme

e përkatësisë qiellore. Fluturimin e dytë ta mësojnë djemtë dhe vajzat e komandant Frederik Beltoja, në Bazën Ajrore në Farkë. Një bazë imponente që cilësi të parë ka pikëtakimin strategjik Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim. Nga redaksia e gazetës Ushtria, që ndodhet tek ish-Shtëpia e Oficerëve, për në bazën e Farkës duhet pak a shumë 10 minuta me makinë. Komunikojmë disa herë me komandantin Frederik Beltoja derisa arrijmë ta bindim për një re-portazh “operativ”, domethënë, pjesëmarrjen e dy gazetarëve në një orë fluturimi të Helikopterit BO 200. Dita e përcaktuar ishte e marta datës 22 nëntor, ora 08.00. Gjatës rrugës për në Bazën Ajrore të Farkës hasim shoqërinë e një autobusi, tip “Iveco”, ngjyrë jeshile, me balestra të lodhura nga koha e gjatë e për-dorimit, që pasagjerë ka një pjesë të mirë të oficerëve të bazës. Në orën 07. 55 minuta jemi brenda Bazës. Në metrat e para të Bazës pritemi nga specialistja e re e ndërlidhjes dhe kancelarisë, e njoftuar prej postbllo-kut, Suela Kaper, e cila përveç uni-formës perfekte lëshon një aromë të ëmbël parfumi, të padeshifrueshëm. Drejtohemi të tre për nga Komanda. Ndalojmë pak sekonda përballë një memoriali, në shenjë nderimi për ish-komandantin e Forcës Ajrore, Lulo Musai dhe shtatë dëshmorëve të regjimentit të helikopterëve. Ecim me hapa të kontrolluar. Sapo afro-hemi ne kryqëzohemi me shefin e Shtabit të regjimentit, Baza Ajrore Farkë, Altim Lama dhe prezanto-hemi pa humbur kohë. Gazetari Be-jdo Malo për të thyer akullin, e pyet për origjinën shefin e Shtabit Lama, i cili zbulon se është nga një fshat i Tepelenës. Dy tre batutat e para të shkëmbyera na japin një buzëqeshje reciproke, që në të vërtetë, na lejon neve të fshehim një farë tensioni të brendshëm. Ndjekim rreshtimin e parë të mëngjesit, ku Shefi i Shtabit, jep detyrat për të gjithë Oficerët. Detyrat janë të dhëna qartë, shkurt dhe prerë. Në veçanti ai kërkon nga kontrollorët e parapërgatitjes për fluturim një skrupolozitet të paparë. Ndjehet pa filluar ende profesionalizmi i pilotëve. Bejdo më thotë se pilotët janë të veçantë sepse kanë një formë solidare të komunikimit. Respekti mbizotëron çdo formë tjetër komunikimi verbal

dhe jo verbal. Asistojmë në chek-up e përgjithshëm, që teknikët e flutu-rimit i bëjnë helikopterit BO 105, markë Gjermane. Tre kontrollorët e prekin helikopterin në çdo pikë, çdo bulon të mundshëm, sikur të ishte një shtojzovalle… Në fund të kontrollit ngrenë gishtin e madh tregues për të thënë gjithçka OK.

Shefi i Shtabit ka përcaktuar pi-lotin profesionist major Sokol Feka dhe talentin e Forcës Ajrore togerin Taulant Preka, 23 vjeç, për të flu-turimin e parë të ditës, dhe të parin të jetës sime me helikopter. Përvoja e pilotit Sokol kuptohet direkt në “seancën e shpejtë përgatitore” për fluturim. Me dy fjali dëftore na bën të ndjehemi të pashqetësuar. Dy pi-lotët kryejnë ritualin e zakonshëm të përgatitjes, nën sytë e tonë hetues, që kërkojnë të zhbirilojnë çdo mister të fluturimit. Koha është pak e vrenjtur, ca pika shiu puthen me xhamin e parë të makinës. Temperatura 12 gradë Celsius. Helikat fillojnë të rrotullo-hen me shpejtësi marramendëse. Fijet e barit jeshil rreth e përqark heliodromit valëviten si një flamur në një stuhi. Ngritja është aq e butë, saqë zhgënjehemi për pak sekonda, ngase pritshmëria jonë për një ngritje rrëmbimthi ishte një iluzion i rremë. Metrat e para vertikale në

ajër sundojnë kënaqësinë dhe të pilotëve me më përvojë. Bulëzat e ujit në xhamin e helikopterit, sa për një arsye atmosferike po aq magjike, në vend që të bien poshtë ngjiten lartë. Një ndjesi frike e përzier me ngritjen e adrenalinës përshkon shq-isat njerëzore dhe prodhon një çlirim energjie të padeshifrueshme me fjalë brenda trupit të njeriut. Mësojmë se

frika është një gjë e “zakonshme” për profesionistët. Pilotët janë gux-imtarë, por jo trima, thotë Sokoli, sepse “asnjë trim nuk ka dëgjuar kurrë këngën e tij”. Këngën ia kanë kënduar të tjerët.

***Data 22 nëntor është një ditë e

mbushur me 6 orë fluturime. Ek-uipazhi i pare i drejtuar nga major Sokol Feka duhet të kryejë një detyrë taktike shumë të vështirë. Ai duhet të zbulojë pika ulje të emergjencës në kushte të vështira moti dhe terreni. Ajo që mbizotëron këtë fluturim është harmonia e plotë. Majori mjeshtërinë e tij ia transmeton me shumë durim dhe seriozitet pilotit të ri të diplomuar në akademinë prestigjioze të Aviacionit në Napoli, Taulant Preka. Kur helikopteri ka marrë lartësinë 400 metra dy pilotët zbulojnë një shesh ulje në majë të një kodre. Kjo kodër ka dominuar që prej vitit 1951 tërë hapësirën ajrore të Tiranës. Në këtë kodër ka qenë i vendosur Regjimenti i Raketave tokë-ajër SAM 2. Aty mes bazave dhe lëshuesve të raketave që kishin një rreze 24 kilometra, por kohët moderne i zhvleftësuan, helikopteri ulet në tokë si një dem i bindur në gjunjë. Majori dhe togeri kuven-dojnë gjatë, diskutojnë detaje dhe

hollësira. Është një shkencë shumë e komplikuar pilotimi dhe këtë mund ta perceptosh vetën nëse je në kabi-nën e në helikopteri luftarak i cili kryen detyra luftarake. Këtë dem këta dy pilotë e trajtojnë si një kone të zbutur. Prekin tokën si pupël dhe pastaj ngrihen në fluturim. Kryejnë manovra të vështira taktike, futen në pikiatë, ngrihen në kapratë kryejnë fluturim të pjerrët qëndrojnë pezull në ajër, ndjekin më maksimumin e shpejtësisë luginat nga Farka deri në hyrje të Elbasanit, zbulojnë çdo skutë të rrjedhës së sipërme të Erzenit por dhe një pikë ulje ku duhet të imitojnë evakuimin e një të plagosuri. Është një shesh shumë i vogël i rrethuar nga lisa të gjatë mbi 30 metra në buzën e një përroi të rrëmbyeshëm që mbledh ujërat e Malit të Dajtit. Ulet këmbëkryq i pari me helikopter ma-jor Sokol Feka, djali i Alush Fekës dhe ky pilot I MIG-19. Një stafetë shumë sinjifikative familjare. Pastaj stafetën e merr toger Taulanti, e uli dy herë si zogu në fole helikopterin tek ky livadh. Detyra e tyre taktike plotësohet me në vrojtim ajror të Tiranës dhe në ulje taktike në helio-drom. Për gati një orë kemi ndjekur të ngazëllyer këtë “valle” të helikop-terit të drejtuar nga këta dy pilotë. Stafeta ka vazhduar me ekuipazhin

Stërvitja për fluturime natën janë parësore për forcën, dhe komandant Beltoja thotë se “një pilot duhet të kryejë tre lëvizje në sekondë, porse beteja jonë e fluturimeve natën është lufta kundër iluzi-oneve, terreni në vetvete është kundër ndjesisë trupore ndaj në mënyrë absolute natën duhet ti besosh instrumentit”

”Komandant i Bazës Ajrore në Farkë,Frederik Beltoja

Page 9: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 99reportazh

Fluturimi i sh qiponjaveElita e flotës ajrore me pa rametra Atlantike

eDitoriallavdrim lita

Brenda vitit 2012 e gjithë ushtria shqiptare do të jetë me uniformë të re, që do të jetë e kualitetit të lartë, e standardeve dhe e

cilësisë si të vendeve më të dalluara të NATO-s. Ka mbaruar dizenjimi i uniformës së re dhe vitin e ardhshëm do të shikojmë një forcë ushtarake të pajisur me uniformë të re, sipas standardeve të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes është totalisht e angazhuar për këtë proces. Mirëpo, cilat janë raportet e ushtarakut me uniformën. Një pyetje e shtruar për përgjigje që me lindjen e perandorive. Uniforma ishte jo vetëm prestigj, jo vetëm dinjitet, por kishte dhe funksionin e shumëfishtë të ruajtjes së gatishmërisë për luftë të atyre që e mbanin. Uni-forma është rregulli numër një, një Abecedarium i disiplinës së një Force të Armatosur. Dhe jo pa qëllim shpenzohen shuma të mëdha nga të gjitha shtetet e botës për uniformën e ushtarakut. Në ushtritë moderne, uniforma, simbolet dhe shenjat konsiderohen si elementë të fuqisë “ush-tarake”, prezantojnë forcën e disiplinës, shkallën hierarkike të shtetit, të sjelljeve, të respektit për vlerat kombëtare e ushtarake, tradicionale dhe të kohës. Megjithatë në kohët moderne konceptet për uniformën janë reformuar shumë. Është tjetër uniforma ushtarake e punës dhe shërbimit dhe tjetër uniforma ceremoniale. Aktualisht në Forcat e Armatosura përdoren uniformat e punës dhe uni-format ceremoniale sipas llojit të forcës në të cilën shërbejnë ushtarakët. Nga një vështrim i përgjith-shëm konstatohet se për uniformën ceremoniale ka një vëmendje të posaçme dhe ushtarakët shqiptarë janë shumë skrupulozë në mënyrën se si e nderojnë uniformën ushtarake. Janë më qindra ata oficerë dhe ushtarë profesionistë të cilët prezencën e tyre e lidhin shumë me uniformën. Një punë shumë e kujdesshme është bërë në drejtim të kujdesit për uniformën nga të gjithë trupat paqeruajtëse shqiptare në tërë misionet. Një kujdes dhe një vëmendje për uniformën është e domosdoshme. Uniforma është pasqyra e kulturës jo vetëm este-tike të një ushtaraku. Por nëse do të ndjekësh një mëngjes shkuarjen e ushtarakëve në punë në shumë pika të Tiranës do të konstatosh shumë probleme në drejtim të kujdesit ndaj uniformës. Ka shumë ushtarë profesionistë dhe oficerë me grada të cilët nuk tregojnë asnjë kujdes për uniformën dhe që bëjnë një figurë jo të mirë në sytë e qytetarëve të cilët janë dhe taksapaguesit për uniformën e këtyre ushtarakëve. Në këto kushte detyrimet e ushtarakëve për një paraqitje sa më afër rregullores së uniformës është një detyrim ligjor. Po ashtu dhe për orarin e punës ka një rregullore uniforme se si duhet të jetë i veshur ushtaraku. Por krahas detyrimeve që ka një ushtarak ndaj uniformës një punë më të kujdesshme duhet të bëjë dhe drejtoritë përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes për të ndjekur të gjitha afatet e përcaktuara për normativat e uniformave që përdoren në Forcat e Armatosura. Në jo pak raste si në Forcat Ajrore pilotët e helikopterëve, tek Policia Ushtarake dhe në reparte të tjera shtrohet pajisja me uniformave sipas normave. Uniforma është Alfa dhe Omega e trajtimit të një ushtaraku dhe të raporteve të tij me profesionin që ka zgjedhur, ashtu siç janë dhe normat e ushtarakëve për trajtimin ushqimor dhe benefitet e tjera që burojnë nga sakrifica e profe-sionit të ushtarakut. Një ushtarak me uniformë të rregullt, të imponon respekt. Ai rrezaton kulturë dhe etikë qytetare, rrezaton disiplinë ushtarake, dashurinë dhe përkushtimin për detyrën që ai kryen dhe shpërblehet duke u vlerësuar jo vetëm në ambientin e punës ku shërben por edhe nga opinion i gjerë publik.

Uniforma si prestigj dhe dinjitet i ushtarakut

e dytë të drejtuar nga major Agim Sallaku dhe toger Ervin Çifliku. Ekuipazhi i tretë i drejtuar nga major Avni Gega dhe toger Hekuran Tresa e ka kryer detyrën taktike në kushtet e terrenit dhe mori shumë të vështirë. Mjegulla dhe shiu nuk ju është ndarë, por dhe ata kanë ditur ti sfidojnë ato. Ekuipazhi i katërt i drejtuar nga Julian Dulemeta dhe toger Marsel Xhamani ka shkuar më larg ka zbu-luar dhe pika të tjera uljeje. Major Sokoli dhe toger Taulanti janë në pritje të rigritjes së dytë. Gjatë pritjes për turn-overin ofrojnë një kafe të nxehtë, nga ku shkëpusin copëza nga misteret e fluturimeve dhe i rrëfejnë me gjeste të cilët i gjen vetëm tek ata që janë pilotë. Sokoli sjell gjatës bisedës përkushtimin e tërë pilotëve në operacionin e ndihmave për banorët e përmbytur në Shkodër në fillimin e vitit 2011. Tregon së kanë bërë mbi 12 orë fluturime në ditë dhe shumë e shumë ndodhi të tera prekëse por dhe që kërkojnë aftësi shumë të mira. Kurse Taulanti rrëfen për shkollimin në Napoli, ku nderimi dhe përkushtimi për elitën e forcës Ajrore është maksimale. Prandaj shpesh tundimet të studentët për të qëndruar në vendet ku studiojnë janë shumë të mëdha. Është vetëm 23 vjeç toger Taulant Preka, por në sytë e

tij rrezaton sinqeriteti, përkushtimi dhe serioziteti. E pyesim Taulantin pse nuk ka veshur një xhup meshini, si shenjë dalluese e pilotëve, ai nuk flet, buzëqesh. Kuptojmë nga heshtja se uniformat mungojnë për pilotët. Kërkojmë me ngulm të kuptojmë pse mungojnë, por sedra e tyre profesionale, i bën të heshtin. Më vonë kuptojmë se nuk janë vetëm uniformat që mungojnë. Megjithatë pilotët krenarë të komandant Bel-tojës kanë besim se gjërat do të ndryshojnë. Elita kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm. Komandanti i Regjimentit të helikopterëve kolonel, Frederik Beltoja dhe shefi i shtabit të regjimentit nënkolonel Altin Lama janë përgjegjësit kryesorë për tërë dinamikën një vjeçare të punës në këtë heliodrom. Ata janë historia e re e tij dhe kanë mundur të krijojnë një elitë të mrekullueshme pilotësh të cilët i kanë kursyer shtetit mil-iona euro dhe kanë kryer gjysmën e përgatitjes për helikopterët e rinj që do të vijnë nga Franca. Komandanti tregon se kanë realizuar objektivin vjetor duke kryer më shumë se 180 orë fluturime në vit nga të cilat 8 orë natën. Ky është një standard i NATO-s dhe një objektiv i forcës të cilën ata e kanë realizuar. Nuk më dridhet fare dora të firmos fluturimet

e tërë ekuipazheve konfirmon ko-mandanti. Edhe major Feka të sjell shumë detaje nga realizmi i këtij ob-jektivi. Detyrat taktike të komandant Frederikut dhe të shefit të shtabit Altin Lama kanë brenda interpre-time taktike shumë të vështira. Jemi krenarë se nuk kemi asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. Këtë e konstatuam në një orë fluturim ku helikopteri ishte si një lodër në duart e pilotëve ku ata e zotëronin absolutisht atë. Stërvitja për fluturime natën janë parësore për forcën, dhe komandant Beltoja thotë se “një pilot duhet të kryejë tre lëvizje në sekondë, porse beteja jonë e fluturimeve natën është lufta kundër iluzioneve, terreni në vetvete është kundër ndjesisë trupore ndaj në mënyrë absolute natën duhet ti besosh instrumentit”. Regjimenti sekretin e suksesit e ka dhe tek puna e 18 teknikëve dhe 26 mekanikëve. Ata bëjnë tërë atë punë të imët dhe me shumë përgjegjësi që helikopteri të funksionojnë në gjendje të përsosur. Komandanti thotë se “janë kryer mbi 4000 orë fluturime dhe është viti i dytë që realizojmë një objektiv të tillë të rëndësishëm”. Janë realizuar më shumë përgjegjësi të gjitha fluturimet taktike, fluturimet e emergjencave dhe fluturimet me personalitet. Po kështu kolonel Beltoja shprehet se “Jeni në finale përgatitjes së katër in-struktorëve të rinj të pilotazhit dhe të përgatitjes së 8 pilotëve të rinj të cilët janë të graduar togerë dhe nëntogerë duke drejtuar BO 105 dhe AB-205”. “Po ashtu ngritja e nivelit të zotërimit të gjuhës angleze këtë vit është e një dimensioni të ri”. Të gjithë ata që punojnë në regjiment kanë ka-luar nivelet e dyta dhe të tretat dhe shumë janë në proces. Një kuriozitet, komandant Beltoja është në mbyllje të doktorraturës për Menaxhim dhe Marketing, çka dëfton përkushtimin e tij për dijen dhe arsimin. Janë mbi 12 stërvitje të vështirësisë së shkallës së lartë të cilat janë kryer nga Forcat e Armatosura në vitin 2011 kur ak-tiviteti i regjimentit ka qenë i rëndë-sishëm. Komandant Frederiku veçon stërvitjen “Biza 2011”, “Shqiponja e lumtur”, “Durrësi 2011”, por dhe me dhjetëra operacione kërkim-shpëtimi. Veçohet ulja që u bë në bordin e anijes “Barbarosa” në një det me dallgë të mëdha dhe mjegull të dendur, shpëtimi i peshkatarit 72 vjeçar në Himarë, i cili kishte 48 orë që luftonte me dallgët e detit e shumë e shumë operacione të tjera. Ora është 12. 00. Largohemi nga Baza Ajrore Farkë me një ndjenjë pozi-tive. Edhe pse duhet shumë punë, e ardhmja e flotës Ajrore, duket, se është e garantuar.

”Regjimenti sekretin e suksesit e ka dhe tek puna e 18 teknikëve dhe 26 mekanikëve. Ata bëjnë tërë atë punë të imët dhe me shumë përgjegjësi që helikopteri të funksionojnë në gjendje të përsosur

Page 10: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 201110 listat

Lista e ish-ushtarakëve të cilët janë dërguar nga DPS në ISSH

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton listën, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve. Ja 360 përfituesit e rinj

NR Emër Atësi Mbiemër

1 Naqo Pilo Meleqi

2 Paqsor Asllan Hajdini

3 Sali Ibrahim Reka

4 Ramazan Besim Zelija

5 Zyhdi Rexhep Çanga

6 Skender Muharrem Gjini

7 Sami Laske Muça

8 Pellumb Xhafer Mehmeti

9 Kujtim Nuri Baholli

10 Kujtim Bilal Asllanaj

11 Bajram Halim Stafaj

12 Arjan Kamber Meçi

13 Nazif Eshref Çuçi

14 Skender Rushit Koçaj

15 Mane Boço Luçi

16 Dhori Stavri Pashko

17 Kastriot Dervish Bejkollari

18 Valter Laver Hasani

19 Lisimak Dhionis Theodhor

20 Syrja Rexhep Ruçi

21 Fatmir Syrja Topi

22 Arif Bajram Timçini

23 Maksim Ajdin Jaupi

24 Perparim Hasan Saliko

25 Viktor Enver Hoxhallari

26 Resmi Ramadan Bregu

27 Viktor Zoi Koroveshi

28 Xhevdet Neim Taullaj

29 Islam Ali Batalli

30 Llazaraq Krate Kristo

31 Mehmet Sali Hidri

32 Haki Asllan Kapaj

33 Petraq Miti Kolonjari

34 Liljana Pandi Mero

35 Bahri Syrja Ceka

36 Daut Zenel Zharri

37 Llazi Thimi Çuko

38 Pandeli Mihal Ristani

39 Perlat Ibrahim Dervishi

40 Tatjana Manxhar Çami

41 Kol Tom Vocaj

42 Gjergji Sotir Nani

43 Ylli Servet Bode

44 Çlirim Bajram Jaupaj

45 Nosi Vasil Boduri

46 Gezim Hysen Lila

47 Nazmi Bajram Alldervishi

48 Petro Lino Gropasi

49 Gezim Nasibi Hoxha

50 Xhevat Metan Hoxha

51 Besnik Kamber Llaha

52 Nikolin Preng Rajta

53 Dashamir Fiqiri Pulalia

54 Vangjel Thanas Qirici

55 Mark Kol Shabaku

56 Mikel Sotiraq Mone

57 Ajet Myrteza Nuellari

58 Shpetim Enver Kaçi

59 Tonin Marash Pjetri

60 Bajram Mehmet Pasha

61 Bujar Fiqiri Imami

62 Esat Faslli Buzi

63 Alfred Pandi Opari

64 Bashkim Hysen Laçi

65 Adem Seit Aliaj

66 Servet Xhevahir Koçia

67 Bashkim Ramazan Xhafa

68 Agim Ilia Mile

69 Spartak Petrit Vehbi

70 Qemal Besim Fisniku

71 Shero(Sheref Emin Hoxha

72 Nikollaq Spiro Prifti

73 Novruz Tafil Kashuri

74 Pandeli Grigor Llazari

75 Perlat Kadri Skenderi

76 Petrit Haxhi Feti

77 Dalan Namik Maliqaj

78 Engjellush Shefqet Haxhija

79 Kujtim Elez Dashja

80 Marko Pal Brozi

81 Andon Lili Andoni

82 Besnik Aqif Selami

83 Demir Myrte Majko

84 Kozma Todi Zaka

85 Vladimir Sejat Fejzo

86 Engjellush Izet Dervishaj

87 Kamber Gani Nano

88 Dallandyshe Dervish Dyrmishi

89 Jorgji Thanas Bendo

90 Enver Rapush Ajdari

91 Sakip Xhetan Cani

92 Gani Ali Sallaku

93 Myet Arif Memaj

94 Miti Pilo Kina

95 Agim Dem Rada

96 Astrit Kajmak Josullari

97 Luan Xhemal Talushllari

98 Mersin Sali Domi

99 Mirash Gjon Sokoli

100 Vasil Pilo Meleqi

101 Viljam Llambi Dhrami

102 Melsi Hysenj Arapi

103 Xhemali Sefer Boja

104 Shkelqim Nazim Sulejmanlli

105 Floreta Nebi Duka

106 Petrit Nazif Asllanaj

107 Hamdi Miftar Çera

108 Faik Islam sulçe

109 Sotir Rako Dhamo

110 Ibrahim Reshit Hasmadhi

111 Rustem Shaban Lami

112 Kastriot Veli Zenelaj

113 Rrahman Kodhel Xhaferllari

114 Pavli Josif Vogli

115 Astrit Shefqet Korbeci

116 Vath Muharrem Stafuka

117 Xhavit Sulejman Ruspi

118 Kastriot Zihni Hysaj

119 Qemal Idris Uka

120 Hamdi Nazmi Meta

121 Ambroz Mati Dodaj

122 Zydi Selami Bregu

123 Paç Zef Alimhillaj

124 Gjergji Ndoc Smaçi

125 Gjergji Preng Gjetaj

126 Selim Qazim Abdiu

127 Ded Mark Vladi

128 Mark Gjergj Lalaj

129 Çel Hasan Kasmi

130 Gurali Estref Hysenaj

131 Braho Refat Llapi

132 Kujtim Islam Proseku

133 Sotir(Hajdar) Qemal Gjokondi

134 Fatbardh Petref Alizoti

135 Nikollaq Thoma Pano

136 Shpetim Rapush Arapi

137 Sami Fali Murra

138 Bardhyl Kaso Rredhi

139 Mark Ndue Pica

140 Avni Jonuz Skenderaj

141 Bashkim Haredin Hajro

142 Lefter Avdi Nikaj

143 Hasaf Taip Mehmeti

144 Beqir Hasan Lika

145 Perparim Mat Zeneli

146 Ilirjan Muharrem Progonati

147 Gezim Resul Gjonaj

148 Gjergj Sadik Çela

149 Sotiraq Miti Teli

150 Ilir Hasan Musabelli

151 Maksim Jonuz Subashi

152 Liliana Simo Resulaj

153 Shaban Shamet Ligu

154 Esat Selim Lushaj

155 Panajot Vangjel Gjerasi

156 Agim Hasan Sulo

157 Arben Mero Muhameti

158 Avdyl Rraman Terpollari

159 Bashkim Alush Bega

160 Thoma Leku Niçka

161 Servet Pasho Myrtollari

162 Qerim Xhafer Poçi

163 Lirim Seladin Ago

164 Kristaq Dhionis Tite

165 Bujar Muhedin Shehu

166 Dan Osman Jeminaj

167 Gezim Idai Shehu

168 Xhemal Abdi Kuka

169 Kolec Marash Guri

170 Aqif Selim Muça

171 Bedri Arif Shkalla

172 Liman Ramazan Domi

173 Mihal Telo Kalluci

174 Shkelqim Novrus Gjonça

175 Kastriot Sadedin Borri

176 Xhelal Selim Sinokoli

177 Trifon Qamil Veliu

178 Trendafile Daut Gjergji

179 Natasha Bahri Zhupa

180 Ibrahim Xhemal Koxha

181 Hysen Mehmet Mehja

182 Rushit Asllan Plaku

183 Kadri Hysen Muka

184 Alban Zenun Ndreu

185 Gezim Skender Mucaj

186 Sami Kasem Koni

187 Shpresa Hysen Bardhi

188 Vladimir Hilmi Bame

189 Thanas Marko Kulo

190 Pellumb Gjençi Hajdini

191 Gjon Ndue Margjoka

192 Guri Avdullah Tanushi

193 Naim Reshat Limaj

194 Agim Ferit Alimani

195 Agostin Zef Gjini

196 Xhabir Tahir Sula

197 Besnik Maliq Sadushaj

198 Ilir Surja Spahiu

199 Mark Gjet Prenga

200 Haxhi Halim Asllani

201 Muharrem Abdyl Fejzo

202 Luan Xhevdet Çiraku

203 Vullnet Nazif Gjinaj

204 Rexhep Ahmet Bleta

205 Gazmend Asllan Hajdini

206 Shkelqim Bedri Lila

207 Violeta Nazif Kapo

208 Maksim Kiço Kllapi

209 Xhevit Luto Lalaj

210 Jonus Ali Murataj

211 Feti Haxhi Collaku

212 Fuat Mitat Spahiu

213 Ilir Rustem Curri

214 Bedri Demirali Mukaj

215 Qemal Bektash Çuka

216 Adem Bajram Shatri

217 Shkelqim Refat Zhupani

218 Bajram Hysen Hasa

219 Petraq Dhionis Ballabani

220 Naun Pilo Buzo

221 Petrit Myzafer Kokobobo

222 Rait Lime Haxhiaj

223 Bashkim Fetah Sulollari

224 Selami Asim Plepi

225 Nikoll Jani Stambolliu

226 Pellumb Haxhi Bekteshi

227 Shyqyri Kapo Lapa

228 Vendim Novrus Çela

229 Flamur Hilmi Shllaku

230 Pajtim Çerçiz Çela

231 Adriatik Fezit Sulçe

232 Kiço Neofit Pesha

233 Abaz Hasan Masha

234 Anesti Petraq Goga

235 Fejzi Hazis Bajrami

236 Bardhosh Nesim Kanaj

237 Nikoll Zef Zhuri

238 Bejo Karafil Ymeri

239 Sadik Luman Hysi

240 Preng Gjon Topallaj

241 Seit Shaban Lame

242 Stefan Jorgji Prifti

243 Shefit Guri Mero

244 Hasan Ali Kraja

245 Petraq Sotir Filto

246 Rezar Bujar Sula

247 Jorgji Llambri Shyti

248 Hektor Enver Toska

249 Alo Ramadan Mustafaraj

250 Enver Petref Leka

251 Andrea Llazar Stavre

252 Rexhep Bajram Hoxha

253 Hamdi Ibrahim Selba

254 Shyqyri(Sheqeri Hamdi Vezi

255 Muhamet Qazim Hoti

256 Luan Bilbil Kasaj

257 Ibrahim Muharrem Lluga

258 Flamur Hismet Hasani

259 Vladimir Safet Bala

260 Perlat Hamdi Hodaj

261 Jorgo Dhame Ndreko

262 Pal Gjok Kaçi

263 Shkelqim Vait Mataraku

264 Shpetim Tahir Boçi

265 Tomi Pandeli Petraj

266 Vasil Thimjo Qirici

267 Zenel Met Bitri

268 Selim Haxhi Shirokaj

269 Petrit Mynyr Braholli

270 Kristo Ligor Trajani

271 Gjergji Vasil Goga

272 Nikollaq Harilla Çali

273 Aleksander Thimi Milo

274 Veli Meçan Varfi

275 Gani Mehmet Sadiku

276 Selam Alush Alikaj

277 Nuri Bajram Balla

278 Thanas Petro Beleri

279 Ilo Sokrat Rizo

280 Niko Miti Gjeçka

281 Hysni Ejup Allaraj

282 Mark Gjin Gjini

283 Agim Bedo Merruko

284 Viktor Kozi Jani

285 Sasha Dule Hitaj

286 Muharrem Vrenos Zani

287 Zhak Ivan Niko Pilika

288 Sulejman Beqir Qose

289 Xhevit Feim Dafku

290 Maksim Tahir Ilirjani

291 Enver Sabit Hysnelaj

292 Izet Demir Kura

293 Xhoxhi Vangjel Çulli

294 Islam Zilfo Haxhiraj

295 Lavdosh Memo Pulaj

296 Halim Qazim Kurti

297 Selman Sali Bozho

298 Thanas Sinan Sheka

299 Roza Teki Tafani(Hysi

300 Tefta Thoma Yzeiraj

301 Selman Nebi Kasa

302 Bashkim Muharrem Toska

303 Fatmir Ahmet Uku

304 Isa Ali Lumani

305 Ferit Ramadan Aliaj

306 Themistokli Mihallaq Janaq

307 Xhemal Hysenji Merjo

308 Arshin Mersin Petritaj

309 Nasibi Xhelo Nunaj

310 Dilaver Abdi Koçi

311 Ali Arif Hakani

312 Idajet Shahin Kurti

313 Naim Abdylla Kolgjini

314 Avni Toli Xhafa

315 Luan Sejdin Durro

316 Kastriot Telo Musabelliu

317 Elez Isuf Oruçi

318 Jakup Sadik Matranxhi

319 Mehmet Muç Ramçaj

320 Pellumb Muharrem Goxhaj

321 Ramazan Rushan Hoxha

322 Vladimir Bektash Rama

323 Fitore Muharrem Xhelilaj

324 Adem Qazim Shehi

325 Julqezar Rexhep Goga

326 Iljas Novrus Lapi

327 Çelnik Aqif Tabaku

328 Ajet Sami Begolli

329 Ajaz Hysen Lila

330 Merko Emin Vaska

331 Nuçi Arqile Nune

332 Hyso Elmas Baka

333 Sulejman Kadri Abazi

334 Armand Skender Vinçani

335 Kujtim Qazim Kukunja

336 Ilir Vehip Abazi

337 Sazan Fejzi Sulaj

338 Vaso Hito Alimerko

339 Pajtim Ajas Dervishaj

340 Nezir Muharrem Shateri

341 Bajram Skender Hamzallari

342 Pandeli Dhimitraq Angjeli

343 Ymer Islam Sinani

344 Skender Abaz Fusha

345 Petrit Hasim Boka

346 Shaqir Hilmi Keco

347 Pajtim Ahmet Tefaj

348 Nuri Muharrem Goxhaj

349 Nevruz Ahmet Miloti

350 Elmaz Bilush Nuri

351 Seit Shaban Lame

352 Latif Nebi Kacbufi

353 Gezim Isuf Furtuna

354 Luftar Lamçe Dashi

355 Pajtim Tefik Ruçaj

356 Hajri Jonuz Thaçaj

357 Petrit Myrto Zanaj

358 Zalo Mesut Hoxha

359 Zeqir Idriz Shiqerukaj

360 Aleksander Rufet Rukaj

Page 11: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 11botimi

Këto ditë doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri “Teori të luftës dhe strategjisë”, nën kujdesin

e Shoqatës së Historianëve Ushtarakë dhe Qendrës “Hapësirë”. Ky botim përmban materiale mësimore të parashikuar për nxitjen e diskutimeve me pjesëmarrës në programin Master Profesional dhe Shkencor dhe në nivele të larta kursesh në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ai jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e këtyre institucioneve.

Libri mbi “Teori të luftës dhe strategjisë” (TLS), hedh bazat krye-sore për diskutimet profesionale të pjesëmarrësve duke gjeneruar gjuhën e përgjithshme, e për të lehtësuar ko-munikimin ndërmjet tyre. Ai siguron rrugët dhe mënyrat e të menduarit për çështjet përkatëse dhe të jep al-ternativa e sugjerime për zgjidhjen e problemit. Teoritë e mira nuk janë dogma, përkundrazi ato lejojnë dhe inkurajojnë debatin. Kur një teori e caktuar nuk shpjegon ose nuk i për-shtatet fenomenit atëherë është nevoja për një teori të re për të zëvendësuar atë. Kuadrot profesionist ose special-ist për sigurinë e mbrojtjen kombëtare duhet të përvetësojë dhe të mbështetet në teoritë e luftës dhe strategjisë për të qenë efiçent në nivelet e larta të hierarkisë të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.

Libri synon që pjesëmarrësi të jetë i aftë të përgjigjet këtyre py-etjeve kryesore: Ç’është strategjia? Si formulohet dhe vlerësohet strat-egjia? Cilat karakteristika të sistemit ndërkombëtar merren në konsideratë nga strategjistët? Ç’është lufta dhe pse ndodh? Si kryhen luftërat? Kufizimet e një lufte? Cilat forca tentojnë të zgjatin luftën? Si fitohet lufta? Ç’është fitorja kur arrihet ajo? Cila është e ardhmja e luftës dhe e strategjisë? Etj.

Modeli i strategjisë afron një mënyrë të menduari për strategjinë. Modeli shpjegon që strategjia është marrëdhënie e të tre elementeve: objektivit, mënyrës dhe burimeve. Nëse tre elementet janë në propor-cion të rregullt atëherë strategjia është e balancuar. Nëse elementet nuk janë të balancuar strategjia është në rrezik. Strategjistët duhet të vlerë-sojnë elementet për të vendosur mbi mundësinë e zbatimit të saj.

Libri është i organizuar në tri pjesë. Në pjesën e parë që titullo-het “Strategjia, lufta dhe sistemi ndërkombëtar” i jep pjesëmar-rësit njohuri bazë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe teorinë shken-core politike për vlerësimin sistemit të sotëm ndërkombëtar. Ai prezan-ton mënyra dhe mjete analitike të përgjithshme si realizmi, idealizmi dhe shkon më tej me interpetin e

Teoritë e mira nuk janë dogmaalBert hitoaliaj

koncepteve kryesore të interesave, fuqisë, luftës dhe strategjisë. Pastaj shpjegon ç’është shteti, konceptet e interesave vlerave me theks tek interesat kombëtare, se cilat janë ato dhe si është intensiteti i tyre.

Kjo pjesë trajton gjerësisht dhe

rolin e luftës në sistemin ndërkom-bëtar se ç’është lufta dhe përse ndo-dhin ato. Në përfundim pjesëmarrësit do të kenë kuptuar konceptet bazë duke u familjarizuar me teorinë e strategjisë dhe teorinë e marrëd-hënieve ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë që titullohet “Natyra e luftës dhe strategjia” merret me teoritë, natyrën dhe kara-kteristikat e luftës në përgjithësi dhe më me detaje shqyrton konceptet që ndryshojnë, moderojnë ose kufizojnë natyrën e luftës dhe strategjisë. Në

mënyrë specifike shqyrton se si çështjet ligjore dhe etike, të politikës së brendshme dhe asaj ndërkom-bëtare, formimi i koalicioneve, si dhe koncepti i luftës së kufizuar, ndikojnë në natyrën e luftës dhe janë kufizime strategjike.

Në pjesën e tretë që etiketohet “Teori të luftës dhe strategjia”, tra-jton mënyrën se si të përdoret fuqia ushtarake në mënyrë strategjike dhe në nivel të larta operative. Ajo paraqet teoritë e përdorimit të Forcave Tokë-sore, Ajrore, Detare, nukleare, si dhe kryengritjet e rebelime luftarake. Këtu përdoren shembuj të historisë për të ilustruar konceptet përkatëse. Në fund të pjesës pjesëmarrësit do të jenë familjarizuar me konceptet e luftimit dhe do të jenë në gjendje të analizojnë e vlerësojnë këto koncepte të aplikuara në të shkuarën dhe në të ardhmen e operacioneve ushtarake. Përfundimi i konfliktit dhe e ardh-mja ekzaminon çështje komplekse të shndërrimit të fitores në luftë në një fitore politike. Këtu shqyrtohet dhe efekti i revolucionit në çështjet ushtarake. Pjesa konkludon me shqyrtimin e perspektivës së luftës dhe të strategjisë.

Materialet e librit janë punuar nga një grup autorësh me përvojë në fushën e strategjisë, historisë ushtarake dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të cilët janë: Prof. Dr. Pajtim Ribaj, Prof. Dr. Proletar Hasani, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, MA Ardian Lulaj, MA Marenglen Kasmi dhe MA Muharrem Alba.

Libri është i pajisur më harta, skema, tabela, foto, këndi biografik që e ndihmojnë lexuesin të infor-mohet më mirë për të gjithë gjitha problemet e teorive të luftës dhe strategjisë.

Libri synon që pjesëmar-rësi të jetë i aftë të përgjigjet këtyre pyetjeve kryesore: Ç’është strategjia? Si formulohet dhe vlerësohet strategjia? Cilat karakter-istika të sistemit ndërkom-bëtar merren në konsid-eratë nga strategjistët? Ç’është lufta dhe pse ndodh? Si kryhen luftërat? Kufizimet e një lufte? Cilat forca tentojnë të zgjatin luftën? Si fitohet lufta? Ç’është fitorja kur arrihet ajo? Cila është e ardhmja e luftës dhe e strategjisë?

Page 12: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 201112 opinion

Papajtueshmëria e Serbisë për Kosovën do të thotë se nuk

do të bëhet asnjë përparim në dëshirën e saj legjitime për të ndjekur Kroacinë në BE. Ky

ngërc mund të zgjidhet vetëm nëse BE-ja do të mund të bash-kohej për njohjen e Kosovës, gjë që do t’i krijonte hapësira Presi-

dentit Tadic të bindë popullin e tij se ka ardhur koha të dalë

nga kurthi post-Milloshevic

Beogradi e pranon Kosovën si komb, por i kundërqën-dron njohjes si shtet. Kjo bëri që Tadic të hajë një “dru të shëndoshë” nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel kur ajo këmbënguli që Serbia të çmontonte strukturat paralele që ajo mban në veri të Kosovës. Serbia shpenzon 200 milion Euro për të subvencionuar në veri të Kosovës

Jo si shumica e fuqive të tjera ekonomike të botës, Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet. Por i duhet ta njohë,

përpara se të nisë rrugëtimin e saj për në BE. Ballkani, me shtrirje nga Alpet e deri në Egje, është rajoni më i trishtë i Europës. Njëzetepesë vjet më parë, Sllo-bodan Millo-shevici, shpalosi retorikën nacio-naliste, i cila zhyti popujt e re-publikave të ish-Jugosllavisë në një dhjetëvjecar konklifti. Dym-bëdhjetë vjet më parë NATO i b ë r i b i s h t me delikatesë OKB-së, për të kryer sulmin e “ndërhyrjes hu-manitare,” ndaj Serbisë. Sot nuk ka më luftëra, por ka populizma nacionalistë, klerikalë dhe etnikë që ende e djallëzojnë rajonin. Ndërsa Kroacia ka fituar çmimin e saj duke hyrë në BE, politika shqiptare gjen-eron urrejtje të dhunshme, e cila nuk duhet të ketë vend në politikat demokratike të Europës. Maqedonia nuk mund të pajtohet me regjistrimin e popullsisë, me qëllim që ta vejë në pikëpyetje qeverisjen dypartiake me minoritetin Shqiptar. Tre komunitetet në Bosnjë -Hercegovinë, refuzojnë bashkëpunimin. Disa Boshnjakë e Kroatë flasin për t’iu bashkuar gjeografikisht Kroacisë. Beogradi, mbron me vendosmëri të drejtat e serbëve në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Serbia do të dëshironte të niste rrugëtimin e saj për në BE. Ashtu si edhe shumë përkrahës të Tadicit në vende të ndryshme të Europës. Por së pari Serbia duhet të pranojë ekzistencën e Kosovës. Kosova deklaroi pavarësinë e saj në 2008. Serbia, me përkrahjen e Rusisë dhe disa vendeve të tjera të BE-së, injoroi pretendimin e Kosovës për të qenë një shtet-komb i ri, duke e quajtur këtë si të palidhur me realitetet dhe duke e njësuar me rastin e Osetisë së Jugut, Transnistrias dhe Qipron e Veriut. Por vitin e shkuar Gjykata Ndërkmbëtare e Drejtësisë lëshoi një vendim, me të cilin mbështeti të drejtën e Kosovës për të deklaruar pavarësinë. Në një nga gjyqet më të imta dhe më të gjata në kohë, Gjykata e Hagës rrëzoi një nga një të gjitha argumentet ligjorë ndërkombëtare të paraqitur nga Serbia.

Si rrjedhim, 85 vende, duke përf-shirë shumicën e demokracive më të mëdha, si dhe fuqitë më të mëdha ekonomike të botës, njohin Kosovën dhe kanë ambasadat e tyre në Kosovë.

Denis Mac Shane : Kosova, performancë më të mirë, krahasuar me fqinjët

Te gjitha linjat ajrore kryesore Euro-piane fluturojnë për në Kosovë. Në OKB, Rusia dhe Kina vazhdojnë të ushtrojnë veton e tyre për pranimin e Kosovës si anëtar i Kombeve të Bashkuara. Greqia refuzon të votojë që Kosova të bashkohet në Bankën Europiane të Rindërtimit dhe Zhvil-limit. Por gjithnjë e më shumë e më haptas diplomatë, madje konfidencial-isht edhe politikanë në Spanjë e Greqi – dy shtetet kryesore të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, pohojnë se, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, t’i mohosh Kosovës statusin si një shtet-komb i pavarur, është e kotë.

Në fakt Kosova ka një perfor-mancë më të mirë krahasuar me fqinjët e saj. Politikanët kosovarë janë i janë dorëzuar vullnetarisht Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës të Hagës, ndryshe nga cfarë u veprua fshehja dhe mbrojtja dhjetëvjecare që i bëri ushtria Serbe Ratko Mlla-dicit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, po bashkëpunon ngushtë me hetimet në lidhje me pandehmat - deri tani të paprovuara dhe pa një dësh-mtar të vetëm - të bëra nga politikani Zviceran tashmë në pension, Dick Marty. Financat publike në Kosovë funksionojnë me rregull, jo së paku se Qeveria nuk mund të harxhojë buxhetin e saj, ndryshe nga Serbia, e cila ka një borxh mamuth (tepër të madh) publik. Ndryshe nga Shkupi, ku sheshet e bukura të stilit Otoman, po mbushen me statuja të këqia të Aleksandrit të Madh për të ngjallur

pasionin patriotik, Prishtina është multikulturale me kishat ortodokse që po rindërtohen, me një Katedrale të bukur Katolike, si dhe me komunite-tin Mysliman më sekularin në botë. Popullsia është më e reja në Evropë, me universitete Anglishtfolëse në Prishtinë, të cilat përgatisin të rinj dhe të reja të zgjuara, për të cilët vitet e Milloshevicit nuk janë as në kujtesë. Nga cdo logjikë, Kosova dhe Serbia duhet të kenë një lloj marrëdhëniesh, të themi, si Anglia me Irlandën, apo më afër në kohë, si Republika Çeke me Sllovakinë, të modeluara pas ndarjes së komuniteteve që i përbënin. Në vend të kësaj zgjedhjeje, problemi më i mprehtë në Ballkan mbetet nyja Kosovë-Serbi.

Beogradi e pranon Kosovën si komb, por i kundërqëndron njohjes si shtet. Kjo bëri që Tadic të hajë një “dru të shëndoshë” nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel kur ajo këmbënguli që Serbia të çmontonte strukturat paralele që ajo mban në veri të Kosovës. Serbia shpenzon 200 milion Euro për të subvencionuar në veri të Kosovës. Serbët në rrethina të ndryshme të Kosovës jetojnë në paqë, edhe pse të ndarë nga fqinjët e tyre Kosovarë, ashtu si komunitetet katolike dhe protestante në Irlandën e Veriut janë të ndara, por jetojnë nën një ligj dhe nën një administratë.

E vetmja fushë ku ka bashkëpunim të ngushtë midis Serbëve dhe Shq-iptarëve në Kosovë është krimi. Kriminelët Serbë dhe ata Shqiptarë administrojnë kontrabandën e naftës

që sjell një xhiro vjetore prej 100 milion dollarësh në vit. Këto para përdoren për të paguar qeratë ndaj bandave kriminale që gjuajnë me gurë dhe me të tjera mjete edhe më të rënda zyrtarët e EULEX, BE dhe operacionet e drejtësisë, të cilat janë atje për të vendosur e mbajtur ligjin sipas standardeve të BE në të gjithë Kosovën.

Beogradi qetësohet me idenë e refuzimit të ujdisë me Kosovën, falë mbështetjes nga politikat Kineze e Ruse anti-Kosovë në OKB. Pesë shtete të BE-së refuzojnë gjithashtu njohjen e Kosovës si shtet. Secila nga këto kishte arsye të ndryshme, sipas këndshikimeve përkatëse dhe arsyeve të justifikuara për të mbajtur këtë qendrim. Por këto pesë shtete që nuk njohin Kosovën minojnë pretendimin e BE për një politikë të jashtme efek-tive zgjerimi. Kur BE nuk mund të flasë si një e vetme në çështje të tilla relativisht të vogla si Kosova, nuk ka të ngjarë që BRICS (Shkurtim që i referohet grupimit të shteteve: Brazil, Rusi, Indi, dhe Kinë, të cilat vlerëso-hen të jenë në një stad të ngjashëm të zhvillimit të avancuar ekonomik), apo madje edhe Uashingtoni t’i kushtojnë ndonjë vëmendje Europës.

Duke qenë viktima të shtypjes Serbe për dhjetëravjecarë në shekullin e njëzetë, Kosovarët shihen si push-tues nga komuniteti Serb që jeton në Kosovë. Nën vëzhgimin e nobelistit të paqes, Martti Ahtisaari, është një plan i balancuar që u jep të drejta dhe autonomi të konsiderueshme Ser-

bëve që jetojnë në Kosovë. BE është definitivisht unanime që në Kosovë nuk do të ketë më ndarje apo trans-ferim popullsie. Por si Tadic, edhe Thaci përballojnë presion politik nga radikalët nacionalistë dhe në Beograd, edhe nga media populiste që ndërsen

pasione anti-Kos-ovare. Në Prishti-në intelektualët luajnë me gjuhën e “Shqipërisë së Madhe”, apo nuk përfillin organiz-mat ndërkom-bëtare, pa kup-tuar se kësisoj ata i bëjnë jehonë dhe pasqyr im populizmit na-cionalist-etnik të Milloshevicit që shkaktoi të tilla tragjedi në rajon. Të rinjtë kosovarë energjike të Min-istrisë së Jashtme, të diplomuar në

Shkollat Politike në Londër, kritiko-hen sikur të jenë vetë Hashim Thaci nëqoftëse ata sugjerojnë më së shumti pajtim dhe kompromis me Serbinë, sesa përplasje të hapur me të.

Tashmë, të dyja, si Prishtina edhe Beogradi, ndodhen në ngërc. Papa-jtueshmëria e Serbisë për Kosovën do të thotë se nuk do të bëhet asnjë përparim në dëshirën e saj legjitime për të ndjekur Kroacinë në BE. Ky ngërc mund të zgjidhet vetëm nëse BE-ja do të mund të bashkohej për njohjen e Kosovës, gjë që do t’i krijonte hapësira Presidentit Tadic të bindë popullin e tij se ka ardhur koha të dalë nga kurthi post-Milloshevic, ku Serbia është ende. Qeveria e re Spanjolle mund të luajë një rol kon-struktiv duke dhënë sinjalin se njohja e Kosovës nuk do të ketë implikime për separatistët në gadishullin Iberik. Churcill ka pasë thënë dikur se Ball-kani prodhon më shumë histori se sa mund të konsumojë. Një lëvizje për të lënë Kosovën të jetë Kosovë dhe - siç e ka shprehur edhe William Hague në Dhomën e Komuneve – “për të lënë Serbinë edhe Kosovën të fillojnë udhëtimin e tyre për pranim në BE”, do të mund të transformonte për më mirë krejt rajonin.

Përshtati: Zeno Jahaj(Artikull i datës 7 nëntor

2011) Nga Denis Mac Shane, Ish Ministër në Ministrinë e Punëve

të Jashtme të Britanisë së Madhe, fillimisht për Ballkanin dhe pastaj

për Europën në vitet 1997-2010

Shënim: Më poshtë, njohjet aktuale ndërkombëtare të Kosovës,

ku mund të vihet re se vendet me qytetërim dhe demokraci më të zh-

villuar, e kanë njohur më herët!

Page 13: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13academicus

“Thellësia strategjike” - Strategic depth

Në mjedisin e tij politik, Erdogan ofroi edhe një sërë akademikësh, nga të cilët vlen të përmendet një nga

personat që ka themeluar doktrinën e re të politikës së jashtme turke Ahmet Davudoglu (Ahmet Davutoglu është një akademik dhe politikan turk. Pasi ka shërbyer si këshilltar i Kryeministrit, më 2009, ai u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme). Idetë e tij u përmblodhën në librin e botuar në vitin 2005, i cili pati një jehonë të gjerë “Thellësia strategjike”15. Ky koncept i referohet lidhjeve të vjetra historike dhe rëndësisë të madhe që ka gjeo-politika. Ai thekson se “Turqia nuk mund të lidhet vetëm me një grupim politik siç është BE, Linja e Mesme, Kaukazi apo Mesdheu”. Më tej ai shkruan:

“Politika e jashtme e Turqisë ka nevojë për një orientim të ri në dritën e zhvillimeve të reja rajonale dhe globale. Si një shtet i madh në mes të Afro-Euro-Azisë, Turqia është vend kryesor me shumë identitete rajonale që nuk mund të reduktohet në një të tillë – një kategori e njësuar. Për sa i përket sferës së influencës, Turqia është vend i Lindjes së Mesme, i Ballkanit, i Kaukazit, i Azisë Qendrore, i Kaspikut, i Mesdheut, i Gjirit dhe Detit të Zi – të gjitha së bashku. Ashtu si edhe Rusia, Gjermania, Irani dhe Egjipti, Turqia nuk mund të shpjegohet gjeografikisht apo kulturalisht duke e lidhur me një rajon të vetëm. Për pasojë, Turqia duhet të përshtatet me një pozicion të ri në rajon, duke krijuar siguri dhe stabilitet jo vetëm për veten, por edhe për fqinjët dhe rajonin. Përfshirja e Turqisë nga Afrika në Azinë Qendrore dhe nga BE-ja në Organizatën Islamike është pjesë e vizionit të ri të politikës së jashtme. Vetë Turqia duhet të thellojë dhe pasurojë demokracinë e brendshme, të ujdisë diferencat brenda shoqërisë së saj dhe të fuqizojë bashkëpunimin dhe ekuilibrin ndërmjet institucioneve...dhe në vitet në vijim. Këto iniciativa do ta shndërrojnë Turqinë në një aktor global teksa po i afrohemi vitit 2023 – 100 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë”.

Çfarë vihet re është se Turqia po kërkon legjitimitetin e vjetër të peran-dorisë otomane në zonat e saj gjeopoli-tike të influencës. Në fakt, deri tani, në shumë raste, Turqia ka luajtur “bukur” diplomatikisht, duke qenë urë lidhëse e tre kontinenteve. Ky orientim i ri është emërtuar nga shumë analistë me termin “neo-otomanizëm”.

Davutoglu mbështet qëndrimin se, për të fituar vendin që i takon në arenën politike botërore, Turqia duhet të ndjekë disa parime, pjesë të teorisë thellësia strategjike: 1. Asnjë problem me fqinjët; 2. Ndikimi mbi rajonin dhe më gjerë; 3. Politikë e jashtme shumë-dimensionale; dhe 4. Diploma-cia ritmike. Asnjë problem me fqinjët

Së pari, duhet të sigurojë pajtesë dhe qëndrim paqësor me të gjithë fqinjët më

Fuqizimi i Turqisë dhe impakti i saj në

arenën ndërkombëtare

turqia: ku po shkon?

ma BlenDi lami

qëllim që të arrihet dhe të ruhet integ-riteti territorial e Turqisë, veçanërisht në lindje dhe jug-lindje. Kjo politikë - “asnjë problem me fqinjët” – ka dhënë frytet e para, teksa janë arritur partner-itete thelbësore ekonomike, ushtarake dhe politike me Sirinë dhe Iranin, janë rivendosur lidhjet diplomatike të ndër-prera për shumë kohë me Armeninë, ka ndihmuar në rindërtimin e Irakut dhe ka njohur zyrtarisht provincën e Kurdistanit në Irakun e Veriut. Mund të përmendim edhe politikën që ka ndjekur ne lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë apo lidhjet ekonomike me Gjeorgjinë (ndërtimi i aeroportit të Batumit, projekti i hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars). Të gjitha këto zhvillime politike (apo ekonomike) e shndërrojnë Ankaranë në një aleat të besueshëm si për perëndimin ashtu edhe për lind-jen, duke i dhënë rol kyç Turqinë në ndërmjetësimin e konflikteve të nxehta si: Siri - Izrael, Armeni - Azerbajxhan apo edhe përfshirjen e saj në çështjen bërthamore të Iranit. Ndikimi mbi rajonin dhe më gjerë

Parimi i dytë i Davutoglut është zhvillimi i marrëdhënieve mbi rajonin. Turqia është e përqendruar të shkrijë ndikimin e saj mbi Ballkanin, Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë pjesë ak-tivisht në misionet e NATO-s në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, ka ndihmuar në rindërtimin e Libanit apo ka ndërhyrë në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve – ndër të tjera. Ky lloj angazhimi me rajone fqinje është kryer duke përdorur diplomacinë – “soft power”. Politikë e jashtme shumëdimensionale

Parimi i tretë është përfshirja turke

në një politike të jashtme shumë-dimen-sionale. Ky parim sjell një angazhim komplementar dhe jo rivalizues me fuqitë globale. Pra, Turqia po zbaton një qasje të ndryshme për çështje të ndryshme – gjithmonë duke aplikuar rregullat ekzistuese të diplomacisë ndërkombëtare. Në lidhje me këtë temë, Davutoglu thekson lidhjet strategjike të Turqisë me SHBA nëpërmjet mar-rëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe nëpërmjet bashkëpunimit brenda kuadrit të NATO-s. Kështu, Turqia shumë -dimensionale (dhe largpamëse) ka disa prioritete: hyrjen në BE, mar-rëdhënia të mira me Rusinë dhe sinkro-nizim të politikës së saj në Euro-Azi. Të gjitha këto lëvizje janë pjesë integrale dhe komplementare të një politike të qëndrueshme. Diplomacia ritmike

Parimi i fundit i këtij kuadri politik është “diplomacia ritmike”. Turqia ka organizuar takime të rëndësishme ndërkombëtare teksa ka ndjekur diplo-maci të kujdesshme me aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, duke përfshirë edhe Hamasin. Që më 2003, Turqia ka or-ganizuar samitin e NATO-s, takimin e Konferencës Islamike, Forume të ndry-shme ndër të tjerë. Këto aktivitete kanë kontribuuar në përzgjedhjen e Turqisë si një nga anëtarët jo-permanente të Këshillit të Sigurimit në OKB në vitin 2009, duke i dhënë vetes më shumë të drejta në ndjekjen e qëllimeve të poli-tikës së jashtme.Konkluzion

Duke u përpjekur për t’iu përgjigjur pyetjes së titullit të këtij shkrimi, në të cilin janë përshkruar qëndrimet e poli-tikës turke dhe asaj evropiane, si edhe ndërlikimet e shkaktuara, Turqia duket si një qelizë “e pavarur”që nuk do t’ia

dijë shumë për Evropën, por po ndjek një realpolitik – një politikë të re. U shpjeguan shumë arsye dhe parime që e kanë sjellë këtë situatë. A është kjo rruga e ardhshme e Turqisë? Mbetet për t’u parë në vitet në vijim.

Siç u përmend edhe më sipër, për më shumë se 80 vjet, Turqia ka aderuar pothuajse në të gjitha orga-nizatat ndërkombëtare, duke ndjekur në mënyrë rigoroze doktrinën pro-evropiane qemaliste. A është “vjetruar” kjo doktrinë? Dëshmitë po tregojnë se, edhe nëse nuk është vjetruar, politika turke ka ndryshuar.

Të gjithë këta skenarë rrjedhin faktikisht nga një kontekst historik – si ai i së kaluarës si ai aktual. Është e vërtetë se Turqia, si edhe në kohën e perandorisë otomane, ka ruajtur një status quo në rajonin e problemeve. Turqia është Ura e Qytetërimeve – një Urë që i ka shërbyer deri më tani Perëndimit për të zgjidhur shumë probleme. A e ndjen Turqia veten “të përdorur” dhe tashmë, synon të marrë një rol më dominant sesa thjesht një rol katalizator? Përsëri një skenar që do të na e zgjidhë e ardhmja. Sidoqoftë, situata e tanishme është krejtësisht e ndryshme. Turqia tashmë në udhëkryq të lindjes dhe perëndimit po fokusohet në të dy krahët.

Bazuar në gjithçka u tha më sipër, në fakt, dy skenarë të mundshëm duken shumë të sigurt se do të ndodhin:

Ndjekja e një realpolike turke strikte konsiderohet si opsioni më i mundshëm. Lidhjet me lindjen dhe në të njëjtën kohë edhe me perëndimin – një gërshetim i suksesshëm i kësaj lëvizjeje. Lindja ka nevojë për Turqinë. Turqia ka forcën e duhur ndërkombëtare për të qenë mbrojtës i të drejtave të myslimanëve

të nëpërkëmbur. Por, nga ana tjetër, roli aktiv në NATO, marrëdhëniet e mira me SHBA-në, plotësimi i kriter-eve për hyrjen në BE janë prioritete të njëkohshme - me vështrimin nga lindja. Problemi më i madh i evropianëve është: a do të sillte impakt negativ sh-trirja e kufijve të BE pranë vendeve të pastablizuara të tilla si vendet e Lindjes së Mesme? Kjo do të sillte një ndryshim strategjik jo vetëm në politikën evro-piane, por edhe në lëvizjet e NATO-s për të menaxhuar sigurinë evropiane. Për këtë, duhet marrë parasysh fati se Turqia është një ndër fuqitë më të forta të NATO-s – ushtria e nëntë më e fortë në botë, e aftë për të kryer misionin e menaxhimit të kufijve. Gjithashtu, është parë se Turqia mund të përdorë në avantazhin e saj “frikërat” e evro-pianëve për gaz. Kur Evropa e ka parë veten “ngushtë” në rastet e furnizimit me gaz nga Ukraina dhe Rusia, Turqia, e cila e ka garantuar furnizimin nga Rusia (nëpërmjet South Stream), si edhe e përfshirë në projektin Nabuko, po konsiderohet si alternativë “shpëtuese” evropiane. Gjithashtu, BE e konsideron mjaft të rëndësishëm faktin e përfshirjes së Turqisë si mediatore në proceset e paqes në rajon.

Pra, në këtë skenar, Turqia ndërmerr hapa që shërbejnë në favor të të dy krahëve të saj gjeo-politikë. Të gjithë duken se kanë nevojë për Turqinë. Kështu, në të njëjtën kohë, Ankaraja po plotëson Acquis Communitare dhe po ndërmerr një rol aktiv në rajon, duke u shndërruar në një aktor i fuqishëm.

Skenari i dytë parashikon një elitë të Turqisë së Re me qëndrime konser-vatore islame dhe me zhvendosje nga politika perëndimore. Nga shteti i parë mysliman që njohu Izraelin, tashmë me një politikë të re kundër Izraelit, me shumë bashkëpunime në disa plane me shtetet islame, përmirësimin e politikës me Sirinë dhe projektet e saj në disa shtete myslimane, Turqia po ndjek një kurs pro-islamik. Nën udhëheqjen e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, ky skenar duket si një largim ndaj Perëndimit. Ashtu siç bëri me afrimin e masave në përfshirje politike duke fituar kredo brenda Turqisë, Erdogani po përpiqet të mbrojë botën myslimane në arenën ndërkombëtare. Pra, duket si një vijimësi e politikës së brendshme në politikën e jashtme.

Pra, Turqia po kalon mes shumë trendeve politike. Ndryshimi i elitës politike brenda vendit - zhvendosja nga tradita qemaliste – laike dhe perën-dimore – drejt një tradite fetare dhe imperiale po sinjalizon një Turqi të Re. Koncepti i shpjeguar më sipër – thellësia strategjike – i përpunuar mjeshtërisht nga Ministri aktual i Punëve të Jashtme Davutoglu – i jep Turqisë atribute për një politikë më aktive në më shumë se një zonë influence. Megjithatë, part-neriteti me Evropën mbetet prioritar. Mirëpo, kjo politikë e re i ka bërë shumë evropianë të pyesin veten: a po largohet Turqia nga kampi evropian?

Në fakt, duken si lëvizje politike për të bindur se Evropa ka nevojë për Turq-inë më shumë sesa Turqia ka nevojë për Evropën dhe se Ankaraja ka përpara saj disa opsione për të ardhmen.

Page 14: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 201114 spektakël

Redon Makashi është fituesi i Festivalit “Kënga Magjike”. Me një dominim të dukshëm falë votave të dhënë prej vetë

kolegëve, Redon Makashi është fituesi i “Kënga Magjike 2011”. Kënga e tij “Më lër të fle” mori numrin më të madh të votimeve, duke lënë në vendin e dytë Pirro Çakon e Vedat Ademin ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Besa Kokëdhima. Do kishte qenë mrekulli sikur të mund të lexonim mendjet e njeri-tjetrit! Një ditë pas Festivalit “Kënga Magjike”, nuk i rezistoi dot tundimit për të mësuar, të paktën në faqet e rrjeteve sociale, se çmendonin të tjerët për fituesin e këtij edicioni. Këtë na e konstatoi vetë këngëtari i cili është pjesë i Forcave të Armatosura dhe punonjës i QKMBM. Me përjash-time të rralla, si ata që e kishin parë, por edhe ata që nuk e kishin parë, por vetëm e kishin marrë vesh, të gjithë ishin të kënaqur që çmimin e parë e fitoi kantautori Redon Makashi. Kjo, jo vetëm sepse kënga ishte vërtet e mirë, e ndier, por edhe sepse këngëtarë si Redoni nuk duhet t’i mungojnë skenës e të eklipsohen nga lloj-lloj këngëtarësh “me gjoja”. Kur grupi “Arb” këndonte 20 vjet më parë dhe i shkruanim tekstet e këngëve të tyre në copa letrash, ishim ende fëmijë. Edhe ata ishin të rinj. Tani që ne nuk jemi më fëmijë dhe ata janë burra, që kanë një jetë tyren, teksa i sheh në skenë, ku flokët iu shpupuriten nga një erë artificiale, të krijohet një ndjesi e mirë, pozitive, gati e pafjalë. Ka qenë po kaq emocionuese edhe për këngëtarin Redon Makashi të fitonte një çmim të parë pas 22 vjetësh, jo krijim-tarie, sepse krijimtaria e tyre fillon më thellë, përpara viteve ’90, në festivalet e këngës, ku kanë fituar edhe çmime, bashkë me kitaristin Bledar Sejko. Një ditë pas festivalit, duhet të jesh me fat që ta gjesh të lirë telefonin e Redon Makashit. Mesazhet dhe telefonatat janë pa fund… Por në një moment të lirë arrijmë t’i shkëpusim kantautorit përjetimet që të përcjell fitorja e një çmimi, por jo vetëm kaq, por edhe të gjitha lajmet e mira, që vijnë paskëtaj: albumi, videoklipi, një koncert në Pal-latin e Kongreseve… Një vit i mbarë po mbyllet, për t’i lënë vendin një tjetri edhe më të mbarë…

Pavarësisht versioneve të ndry-shme për këngën fituese, trofeun e fi-tores arritët ta merrni ju në “Këngën magjike”. Duket sikur është prishur “syri i keq”…

Edhe tani që flasim, nuk mund ta besoj. Një çmim i parë pas 22 vjetësh, në një festival të këtyre përmasave! Kam fituar edhe një çmim të parë në “Këngët e stinës” në vitin 1998, por nuk mund të krahasohet me këtë fitore, emocionet ishin të shumëfishta. Gjithmonë u jam qasur fitoreve nëpër festivale, por kam arritur deri te çmimi i dytë. Më është dukur vetja si Agim Krajka, i famshëm për çmimet e tij të dyta.

Ju shpesh keni thënë se nuk merrni më pjesë nëpër festivale, ç’ju bindi?

Kjo është e vërtetë. Unë gati kisha hequr dorë nga festivalet. Dhe pjesë-marrja tek “Kënga magjike” ishte thu-ajse rastësore. Kënga “Më lër të fle”, një bashkëpunim me artistin e ri, por

Redon Makashi fitues i Festivalit

“Kënga Magjike”

Pas çmimit këngëtari pritet të dalë me një album dhe të japë një koncert me “Tre musketierët”

shumë të talentuar Vullnet Ibrahimi, është pjesë e albumit tim të ri, i cili del në treg javën që vjen, si një prodhim i “Super Sonic,”. Kur Arditi e dëgjoi këtë këngë, më propozoi ta shtyja nxjerrjen e albumit e të paraqitesha në “Këngën Magjike” me këtë këngë. Nuk isha i sigurt deri në fund dhe kam marrë pjesë me shumë ngurrim…

Ua kishit frikën votimeve, lobin-gjeve të këngëtarëve?

Ishte e çuditshme. Të gjithë e dimë se si funksionojnë votimet…, nuk mungojnë hatëret apo lobingjet. Unë personalisht e pata shumë të vështirë, por 20 pikë ishin, edhe pse kishte shumë këngë të tjera të bukura. 20-pikëshin tim unë ia dhashë Devis Xherahut. Ajo që më ka bërë shumë përshtypje, ishte fakti që votimi ishte gati unanim. Diferenca ishte e madhe. Edhe ata këngëtarë që

unë nuk i kisha votuar, votuan për mua. Edhe atmosfera e krijuar, edhe gjithçka e thënë me zë të ulët… gjithçka ishte shumë pozitive… Nuk e di se çfarë ndodhi vërtet.

Çmimet janë gjithmonë të mirëpritura, por pas 22 vitesh pritje-je, fitorja është edhe më e ëmbël, apo jo?

Ishte një çmim që më erdhi në momentin e duhur. Ka periudha kur një artist nuk e gjen më veten në atë që shkruan, apo në mënyrën si perceptohet nga publiku. Unë isha në një periudhë të tillë. Marrja e këtyre trofeve më ka kthyer besimin tek vetja, te puna ime. Ky ishte karikimi që më duhej. Aq më tepër që ishte edhe një publicitet shumë i mirë për mua dhe për këngët e mia.

Kështu ju ktheu edhe shijen e mirë të konkurrimeve, keni ndrysh-

uar mendje për festivalet?Ndoshta unë nuk konkurroj më…

të paktën për një kohë të gjatë. Dua ta shijoj këtë festival, dy çmimet që mora në të, të parin, por edhe çmimin e kantautorit më të mirë, që është shumë i rëndësishëm..

Po festivalin e fundvitit në RTSH, e mendoni?

Do të marr pjesë në të vetëm si i ftu-ar, me rastin e 50-vjetorit të festivalit, por jo si konkurrent. Nuk më munguan ftesat nga ana e organizatorëve, që unë i vlerësoj shumë, por nuk mu duk mo-menti i duhur. Aq më tepër që tashmë festivali i fundvitit vihet i gjithi në shër-bim të një kënge të vetme dhe askush nuk kujdeset për krijimet e tjera, për investimet e krijuesve të tjerë. Madje nuk kanë më vlerë as çmimet e dyta e të treta. Askush nuk kujtohet më për këto

këngë, ato mbeten vetëm në skenën e festivalit. Nuk menaxhohen si duhet, ndërsa në “Këngën magjike” edhe këngët që nuk hyjnë në finale, kthehen në hite, për shkak të transmetimeve dhe bashkëpunimeve me stacionin muzikor “SuperSonic”. Ndoshta është momenti për të gjetur një formulë tjetër, për të gjetur këngën që do të na përfaqësojë në Eurovizion, e t’ua kthejnë festivalin krijuesve.

Të gjithë e kemi me merak të dimë, ka kënga juaj një dedikim real?

(Qesh) Jo, jo nuk ka… Por ajo është diçka ku të gjithë mund të gjejnë nga pak veten e tyre..

Tashmë dalja e albumit tuaj të ri nuk është më një surprizë, pasi ajo u dekonspirua qysh se morët trofeun, në prezantimin që i bëri Ardit Gje-brea. Na tregoni diçka më shumë për të, sa këngë do ketë, ç’rryma, do ketë bashkëpunime?

Ishte një surprizë për mua prezan-timi që Arditi i bëri albumit tim, përpara se unë të këndoja këngën fituese. Ishte si të thuash një “larje borxhi” për vonesën e daljes së tij në treg. Albumi ka 9 kri-jime të reja. Janë të të gjitha rrymave, që nga baladat tek rroku klasik, danc, por tek të gjitha ndihem unë, mënyra ime e të krijuarit. Asgjë nuk është jashtë natyrës sime, ndaj edhe e kam titulluar “Botën time”. Veç këngës fituese, kam një tjetër bashkëpunim me Vullnet Ibrahimin, kam edhe një duet me nënën time. Është një riorkestrim i këngës “Serenatë për nusen”.

Çdo album shoqërohet edhe me një videoklip, po punoni për ndonjë të tillë?

Momentalisht po punoj për për-gatitjen e një videoklipi, që del së shpejti. Nuk bëhet fjalë për këngën fituese, por për një tjetër krijim, që titullohet “Asgjë nuk ndalet”. Është një këngë që i kushtohet Tiranës dhe ka karakter social.

Të veçantë daljen tuaj e bëri edhe rikthimi i grupit “Arb”, ishte kjo ekskluzivisht për festivalin?

Përgjithësisht në modë është që grupet të ndahen, ndërsa unë tentoj ta bashkoj. Rikthimi në skenë me grupin “Arb” ishte një emocion më vete. Mu duk vetja si në vitin 1992. Dhe, nëse jam i kënaqur për këtë çmim, është edhe për djemtë e grupit, të cilët e për-jetuan me emocione edhe më të forta se unë këtë çmim, me lot në sy. Jam i kënaqur, sepse ishte si një çlodhje për ta. Tashmë ata kanë jetën e tyre, janë martuar, janë bërë me fëmijë. Dikush jeton në Londër, një tjetër në Elbasan dhe ky festival ishte si një grumbullim i “Kombëtares” për ne, ndonëse na ndodh që të bashkohemi edhe në raste aktivitetesh të tjera.

Do të ketë paskëtaj edhe ndonjë koncert recital tuajin?

Në muajin janar do të sjellim për publikun një koncert të veçantë. Është një rikthim i “Tre musketierëve” në Pallatin e Kongreseve. Është një koncert që po e përgatis së bashku me Elton Dedën dhe Aleksandër Gjokën. Në sytë tanë është një sipërmarrje gjigante. Po të isha supersticioz, ndoshta nuk duhej ta kisha thënë kaq shpejt, por ne po punojmë shumë për ta realizuar.

Page 15: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 2011 15vlerësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim a ësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

Major Ilmi Zylyf Kullafi

Lindur më 15 nëntor 1965 në Letëm, Librazhd. Pas përfun-

dimit të shkollës s ë mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse kual-ifikimi: kursi i themelor i oficerit të shtabit, kurs vlerësimi CREVAL (fusha logjistike Shkolla e Trupës, Tiranë) etj.

Pas përfundimit të shkollës së lartë nga viti 1988 ka kryer detyrat:

Major Janaq Vangjel Velo

Lindur më 4 mars 1966 në Fier. Pas përfundimit të shkollës së

mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë karrierës si oficer ka kryer kurse të ndryshme kualifi-kimi dhe ka marrë pjesë në seminare të ndryshme: kursi komandantit të kompanisë, kursin themelor të oficerit të shtabit në Akademinë e Mbrojtjes, kurs logjistik etj.

Pas përfundimit të studimeve

Major Hekuran Mane Ibrahimi

Lindur më 4 prill 1964 në Skrapar. Pas përfundimit të

shkollës së mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndry-shme: kursi bazë EOD, kursi themelor i oficerit të shtabit në AM etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1988 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: instruktor degës

Major Ibrahim Haxhi Beraj

Lindur më 5 shkurt 1966 në Tropojë. Pas përfundimit të shkollës së

mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të ofi-cerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme: kursi themelor i oficerit të shtabit në AM, kursi i funksioneve në shtab etj.

Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1988 emërohet në Bulqizë me detyrë komandant toge më pas ka kryer detyrat; komandant kompanie,

N/Kolonel Kastriot Hysen Garo

Lindur më 24 shkurt 1957 në Ti-ranë. Pas përfundimit të shkollës

së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1977 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi.

Pas përfundimit të studimeve të larta nga viti 1981 emërohet në Shkodër në detyrën komandant toge në vazhdim ka kryer detyrat: koman-dant kompanie, shef shtabi batalioni, shef zbulimi divizioni. Në vitin 1993 nxirret në lirim. Riemërohet në vitin 1999 në detyrën shef zbulimi më pas kryen detyrat; komandant kom-panie shtabi, shef operacionesh. Në vitin 2003 transferohet në Tiranë me detyrën shef zbulimi batalioni. Në vitin 2005 transferohet përsëri në Shkodër në detyrën shef zbulimi, shef operacionesh, shef i sektorit të zbatimit ligjeve në PU Shkodër, shef i seksionit të PU Shkodër.

Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga koman-danti i forcës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Major Hazis Ferik Celami

Lindur më 17 nëntor 1953 në fshatin Gurrë e Madhe, Mat.

Në vitet 1971-1973 kreu studimet në Fakultetin Ekonomik të UT, më pas në vitet 1982-1983 shkollën e Ministrisë së Punëve të Brend-shme.

Pas përfundimit të shkollës së MPM nga viti 1983 e në va-zhdim ka kryer detyra të ndry-shme: operativ në Degën e Punëve të Brendshme në Mat, punëtor operativ në Ulëz, Mat, kryetar i degës të policisë financiare, ins-pektor në degën e SHIK –ut Mat, shef finance, shef financës BrSH, specialist buxheti, shef sektori au-ditimi, oficer shtabi për analizën programimin e buxheti në FT. Për punë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

të larta nga viti 1988 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: zv. komandant baterie e më pas ko-mandant bateri në Sazan, shef shtabi grupi në Sazan, shef shtabi Gr. AT në Vlorë, komandant toge zjarri ABD, shef operativ dhe stërvitje ABD, komandant kompanisë së shtabit, specialist koordinator AOP në Vlorë, specialist stërvitje, zv. komandant BP Palermo Vlorë, specialist planëzimi ne D2D Vlorë, Shef Logjistike në D2D Vlorë, zv. komandant batalionit mbështetjes në Vlorë, shef i seksionit të zbulimit në shtabin e Flotës Detare Jugore.

Për punë është vlerësuar me med-alje “Nderi për Shërbimin Ushtarak”, dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, medaljet e “Karrierës”, “Shërbimit” dhe përsëri të “Kar-rierës” dhënë nga Komandanti i FB. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka një fëmijë.së armatimit Divizioni në B.

Curri, shef armatimi në B. Curri, shef armatimi në batalionin e Tankeve në B. Curri, shef objekti BFU Berat Gjerbës, shef objekti Berat, shef armatimi municioni, Berat, Specialist armatimi-mu-nicioni në Berat, shef seksioni logjistike në Berat, zv. koman-dant batalioni, zv. komandant rajoni grup-depot, Berat. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Ko-mandantët e Forcave. Ka njohuri në gjuhën e huaj Anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

komandant i batalionit të ndërlidhjes. Në vitin 1993 transferohet në Burrel me detyrë shef ndërlidhje divizionit të këmbësorisë. Në vitin 1995 trans-ferohet në Shkodër me detyrë shef ndërlidhej divizioni. Në vitin 1998 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat; shef ndërlidhje regjimenti në Rinas, specialist ndërlidhje koordina-tor, specialist koordinator në sektorin e mbështetjes, oficer koordinator në sektorin e koordinimit shpëtimit në QBO në SHPFA. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcave. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

shef ushqimi shef plan kazermimi në Peshkopi, shef veshmbathje, shef prapavije në DK Librazhd, shef logjistike intendent në Br.K Librazhd, shef logjistike batalioni, specialist karburanti në KFT, shef logjistike në Shkollën e Trupës, specialist statistike, specialist i mbështetjes me karburant në KFB, 2010 specialist për prokurimet në zyrën e komandantit në Forcën Ajrore . Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Komandanti i Forcave. Ka njohuri në gjuhën e huaj Anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Page 16: ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 ushtriA...ushtria E prEmtE, 25 nEntor 2011 1 reportazh/ Fluturimi i shqiponjave 22 vjet nga tragjedia e Llogarasë, ku humbën jetën 22 persona Zjarrfikësit

ushtriaE prEmtE, 25 nEntor 201116

Ba

za

ajr

or

e f

ar