ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1...

16
Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen- eral Brigade Tonin Marku priti më 15 qer- shor, në një takim pune atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Edward Melotte. Fokus i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësinë e zhvillimit të një kursi “Junior Command and Leadership Course”, në Shq- ipëri nga autoriteti ushtarak britanik ... Stoltenberg: “Unë dua të falënderoj Shqipërinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Spanjën, për sigurimin e trupave dhe pajisjeve për këto përpjekje shumëkombëshe” Më datë 16 qershor 2017 në ambjentet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Gani- zonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e Çertifikimit të 70 kursantëve të KTHOSH. Në ceremoni morrën pjesë: Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Dëdë Prenga, Komandanti/Rektori i AFA Kolo- nel Ruzhdi Kuçi, Dekani i FSM Kolonel Zaho Golemi, Komandanti i Qëndrës së... Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, çertifikohen 70 kursantë Baza ushtarake “Adazi” Toga shqiptare EOD dislokohet në Letoni USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 24 (82721) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 qershor 2017 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 2 » AFA Takimi Britanikët: Mbështetje për stërvitjen “Albanian Lion 2018” Studime në Shkollën e Oficereve të Infermierisë, Greqi Përballimi i Operacionit të Qershorit 1944 faqe 6 faqe 13 REKRUTOHEN KANDIDATËT HISTORI NATO STëRVITJA “COMBAT RESOLVE VIII”-HOHENFELS, GJERMANI faqe 9 » Stoltenberg: NATO do monitorojë me kujdes stërvitjen “Zapad 2017” faqe 5 » zbatim të kalendarit të stërvitjes të Batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore ( k3b2k FT), kompania e tretë e “Puma” e këtij batalioni, në periudhën 24 maj-16 qershor 2017, zhvilloi me sukses stërvitjen e koduar “Combat Resolve VIII” Kthehet nga Gjermania ekuipazhi i helikopterit “Cougar” faqe 3 » (CBR VIII) në Hohenfels, Gjermani. Edhe pse efektivi i këtij nënreparti, dominohet nga një personel relativisht i ri si në moshë, ashtu edhe në vite shërbimi, k3b2k arriti të realizojë me sukses të plotë këtë stërvitje. Një rol të veçantë për mbarëvajtjen... faqe 6 » Kompania “PUMA”, një hap më pranë certifikimit “CREVAL” Prof. Asoc. Dr. BERNARD ZOTAJ “Saber Junction 17” dhe “Combined Resolve VIII” faqe 5 »

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 1

Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më 15 qer-shor, në një takim pune atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Edward Melotte. Fokus i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësinë e zhvillimit të një kursi “Junior Command and Leadership Course”, në Shq-ipëri nga autoriteti ushtarak britanik ...

Stoltenberg: “Unë dua të falënderoj Shqipërinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Spanjën, për sigurimin e trupave dhe pajisjeve për këto përpjekje shumëkombëshe”

Më datë 16 qershor 2017 në ambjentet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Gani-zonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e Çertifikimit të 70 kursantëve të KTHOSH. Në ceremoni morrën pjesë: Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Dëdë Prenga, Komandanti/Rektori i AFA Kolo-nel Ruzhdi Kuçi, Dekani i FSM Kolonel Zaho Golemi, Komandanti i Qëndrës së...

Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, çertifikohen 70 kursantë

Baza ushtarake “Adazi”Toga shqiptare EOD

dislokohet në Letoni

ushtriAViti i 70-të i botimit Nr. 24 (82721) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 qershor 2017

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

AfA

takimiBritanikët: Mbështetje për stërvitjen “Albanian Lion 2018”

Studime në Shkollën e Oficereve të Infermierisë, Greqi

Përballimi i Operacionit të Qershorit 1944

faqe 6

faqe 13

rekrutohen kandidatët

histori

nATO

stërVitjA “CoMBAt rEsolVE Viii”-hohENfEls, GjErMANi

faqe 9»

stoltenberg: NAto do monitorojë me kujdes stërvitjen “Zapad 2017”

faqe 5»

Në zbatim të kalendarit të stërvitjes të Batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore ( k3b2k FT), kompania e tretë e “Puma” e këtij batalioni, në periudhën 24 maj-16 qershor 2017, zhvilloi me sukses stërvitjen e koduar “Combat Resolve VIII”

Kthehet nga Gjermania ekuipazhi i helikopterit “Cougar”

faqe 3»

(CBR VIII) në Hohenfels, Gjermani. Edhe pse efektivi i këtij nënreparti, dominohet nga një personel relativisht i ri si në moshë, ashtu edhe në vite shërbimi, k3b2k arriti të realizojë me sukses të plotë këtë stërvitje. Një rol të veçantë për mbarëvajtjen...

faqe 6»

Kompania “PUMA”, një hap më pranë certifikimit “CREVAL”

prof. Asoc. Dr. BErnArD ZotAJ

“Saber Junction 17” dhe “Combined Resolve VIII”

faqe 5»

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 20172 zyrtare

stafiDED KOLA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

AdREsA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOLIKjA

Albert ZHOLI

Gazetarë:saimir ALIjA

Ilir LAME

Britanikët: Mbështetje për stërvitjen “Albanian Lion 2018”

Gjeneral Brigade Tonin Marku priti atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar nënkolonel Edward Melotte

Drejtor i i Sh t ab i t t ë Përgji thshëm të FA, gjeneral Brigade Tonin Marku priti më 15 qer-

shor, në një takim pune atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bash-kuar, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Edward Melotte. Fokus i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësinë e zh-villimit të një kursi “Junior Command and Leadership Course”, në Shqipëri nga auto-riteti ushtarak britanik i Grupit të Trajnimit të Lëvizshme Ushtarak.

Gjeneral Marku, p a s i i k a u r u a r mirëseardhjen, e ka falenderuar nënkolo-nel Melotte për kon-tributin e dhënë për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Nga ana e tij, atasheu ushtarak britanik ka siguruar gjen-

Kompania e I-rë “Komando” e batalionit me të njëjtin emër të Forcës Tokësore, është bërë pjesë e stërvitjes “KFOR

23”, që po zhvillohet në Hohenfels, Gjermani. Janë rreth 100 trupa nga kjo kompani, të cilët të drejtuar nga kapiten Gersi Çocka, për një periudhë gati një mujore, do t’i nënshtrohen trajnimit në bazën multinacionale të Hohenflesit.

Kompania e I-rë “Komando”, do të jetë pjesë e e batalionit 319 të Brigadës 82 Airborn të Ushtrisë ameri-kane. Temat e trajnimit që do të përfshijë “KFOR 23”, do të jenë nga tematika aktuale e operacioneve që kryejnë

trupat paqerujtëse ndërkombëtare, në misionin “KFOR” në Republikën e Kosovës.

Përveç angazhimit të efektivave të kompanisë së I-rë “Komando” në terren, një pjesë mjaft e rëndësishme e “KFOR 23” për efektivat e batalionit “Komando” të Forcës Tokësore, është edhe integrimi i oficerëve të shtabit të këtij batalioni, në shtabin e batalionit 319 amerikan.

“KFOR 23”, paraqet për efektivat “Komando”, jo vetëm një sfidë për të treguar aftësitë e tyre operacionale, por gjithashtu është dhe një mundësi tepër e mire, për të rritur kapacitetet e njohurive të tyre në operacione të këtij lloji, si dhe rrit aftësitë e ushtarakëve tanë “Komando”, për tu integruar dhe punuar në shtabe ndërkombëtare.

forca tokësore/ “Komandot” në krah të amerikanëve në “Kfor 23”Major ervin hodo

Batalioni i Xhenios ndërton urë “bailey”, në fshatin Viçidol

Ura ka gjatësi 9 metra, peshëmbajtje 24 ton, u vjen në ndihmë rreth 3 mijë banorëve e 4 fshatrave

Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure “bailey”, në fshatin Viçidol, në Bashkinë e Tropojës, e cila prej rreth 30 vitesh kalohej me mjete primitive nga banorët.

Në përfundimin e punimeve për ndërtimin e kësaj ure ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila u shpreh se përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura erdhi në kohë rekord pas marrjes së kërkesës nga kryetari i bashkisë.

“I jemi përgjigjur pozitivisht një vit e gjysmë përpara ku pikërisht në këto treva, në këto zona ndërtuam një urë tjetër që ka ardhur në ndihmë të komunitetit. Ne kemi bërë pothuajse tashmë qindra ura në të gjithë Shq-ipërinë. Kemi katër vjet që po punojmë fort. Këtë po e bëjmë për dy arsye madhore. E para, Forcat e Armatosura duhet të kenë një aksesueshmëri për lëvizjen e tyre në të gjitha zonat e Shqipërisë kudo që ato ndodhen dhe e dyta, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe komunitetin, ju vijmë në ndihmë banorëve dhe këtë e bëjmë me dëshirën dhe besimin e plotë që jemi duke bërë gjënë e duhur”, u shpreh zonja Kodheli.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli shprehu gatishmëri për të vazhduar me ndihmën dhe mbështetjen ndaj banorëve, të cilët e falenderuan atë për urën, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishme për lehtësimin e lëvizjes së tyre. Ura e ndërtuar në fshatin Viçidol, me gjatësi 9 metra dhe me peshëmbajtje 24 ton, i vjen në ndihmë rreth 3 mijë banorëve dhe 4 fshatrave, kryesisht blegtorëve që çojnë bagëtitë në bjëshkë.

Me ftesë të koman-dantit të trupave ameri-kane në Europë, gjeneral Scaparrotti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral bri-gade Dedë Prenga, mori pjesë në Konferencën e Pro-gramit të Shteteve Partnere (State Partnership Program - SPP). Konferenca, e cila u mbajt në qendrën “Mar-shall” në Garmish të Gjermanisë, u zhvillua nën kujdesin dhe drejtimin e Komandës Amerikane në Europë (USEUCOM) dhe është pjesë e programit të bashkëpunimit dhe

Qendra “Marshall”: GarMish-GjerMani

Gjenerabrigade Prenga në Konferencën e Programit të Shteteve Partnere

Konferenca u organizua në, kujdesin dhe drejtimin e Komandës Amerikane në Europë (USEUCOM)

partneritetit midis gardave kombëtare të SHBA dhe vendeve të ndryshme në botë. Pjesë e këtij bashkëpunimi janë Forcat tona të Armatosura me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit (NJNG). Në

fokus të Konferencës së Programit të Shteteve Partnere ishte gjetja e rrugëve dhe mundësive për tejka-limin e vështirësive në forcimin e marrëdhënieve midis gardave kom-bëtare të SHBA dhe më shumë se 70 vendeve partnere, me synim rritjen e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit duke iu kundërpërgjigjur sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta me të cilat ballafaqohemi, si dhe të shërbejë si një mundësi e mirë

për pjesëmarrësit, për të ndjekur forume me përmbajtje të ndryshme, por njëkohësisht dhe për të krijuar marrëdhënie të reja bashkëpunimi me interes reciprok.

eral Markun për mundësinë dhe mbështetjen nga pala britanike për zhvillimin e Stërvitjes “Ushtari Eagle 2017”, stërvitjes “Cambrian Patroll”, si dhe për zhvillimin e

stërvitjes “Albanian Lion 2018”. Në përfundim të takimit të dy bashkë-biseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 3zyrtare

Stoltenberg: “Unë dua të falënderoj Shqipërinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Spanjën, për sigurimin e trupave

dhe pajisjeve për këto përpjekje shumëkombëshe”

Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në ceremoninë e dislokimit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO - eFP, në bazën ushtarake “Adazi” në Letoni

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga, mori pjesë në ceremoninë e

dislokimit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO - eFP, të zhvilluar më 19 qershor 2017, në bazën ushtarake të “Adazi” në Letoni. Në këtë aktivitet morën pjesë sekretari i Përgjithshëm i NATO, z.Jens Stoltenberg, autoritetet më të larta shtetërore dhe ushtarake letoneze si dhe shefat e shtabeve të vendeve kontribuese në eFP si Kanadaja (vend udhëheqës), Shqipëria, Italia, Poloni, Spanja e Sllovenia (si vende kontribuese).

Shqipëria në grup-batalionin që drejtohet nga Kanadaja, përfaqësohet me një togë EOD. Ky kontribut merr një vlerë të veçantë nisur nga anga-zhimi i drejtpërdrejtë i vendit tonë në mbështetje të vendimeve shumë të rëndësishme të Samitit të NATO i mba-jtur në Varshavë më 8-9 korrik të vitit të kaluar, në përgjigje të kërcënimeve dhe rreziqeve që vijnë nga krahu lindor i Aleancës. Gjithashtu kjo togë EOD, përfaqëson një nga strukturat më të përgatitura, trajnuara dhe pajisura të Forcave të Armatosura shqiptare me një eksperiencë të vlerësueshme, fituar në pjesëmarrjet në operacionet brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht në Republikën e Malit, Afrikë.

Pas paraqitjes së forcës nga koman-danti i grup-batalionit tek presidenti i Letonisë, ceremonia vijoi me fjalët përshëndetëse të presidentit Letonisë dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO, më pas me bekimin e trupave dhe është përmbyllur me një paradë të trupave pjesëmarrëse.

Krahas presidentit letonez Rai-monds Vējonis, Ministrit të Mbrojtjes së Letonisë Raimonds Bergmanis dhe Ministrit kanadez të Mbrojtjes Harjit Sajjan, z. Stoltenberg iu drejtua forcës shumëkombëshe, e cila do të shërbejë së bashku me trupat letoneze për të mbrojtur Aleancën dhe për të penguar agresionin. Forca kanadeze që udhëheq kampin ushtarak të Ādaži do të përf-shijë trupa dhe pajisje nga Shqipëria, Italia, Polonia, Sllovenia dhe Spanja. Sekretari i Përgjithshëm tha se të katër grupet luftarake dërguan një mesazh të fuqishëm se NATO qëndron e bashkuar. Z.Stoltenberg theksoi se grupet luftarake të NATO-s janë gjithashtu dëshmi e fuq-isë së qëndrueshme të lidhjes transatlan-tike, me ushtarë nga Amerika Veriore dhe Evropa që shërbejnë së bashku për ta mbajtur Aleancën të sigurt.

Më pas, shefat e shtabeve të vendeve kontribuese në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO dhanë një konfer-encë të përbashkët për shtyp.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneral brigade Dedë Prenga në fjalën e tij të mbajtur në konfer-encën për shtyp ndër të tjera theksoi se “Shqipëria, pavarësisht se është një vend i vogël, ka një kontribut dhe angazhim të madh në Aleancë, ku vlen të theksojmë dyfishimin e kontributeve në misionin “Resolute Support”, si dhe pjesëmarrjen në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-eFP. Mbetem i bindur, ka vijuar më tej gjeneral Prenga, se pjesëmarrja, trajnimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në këtë ambient të ri, do të ndihmojë që në një kohë të shkurtër ky grup-batalion të arrijë aftësitë e plota operacionale. Forcat e Armatosura dhe autoritetet më të larta shqiptare do të mbështesin trupat e angazhuara në këtë mision dhe ky kontribut do jetë vlerë e shtuar në kontributet e saj në misionet NATO”, u shpreh gjeneral Prenga në përfundim të fjalës së tij. Në përfundim

Toga shqiptare EOD dislokohet në Letoni

Baza uShtaRake “adazI”

të ceremonisë, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga u takua me per-sonelin e togës EOD, pjesëmarrës në

grup-batalionin kanadez dhe u uroi atyre shumë suksese.

Dislokimi i forcave shumëkom-bëshe të NATO-s në Letoni është njëra

Burra dhe gra nga forcat e armatosura të NATO-s, ju përshëndes. Shumë prej jush kanë ardhur në Bazën Ushtarake “Adazi” nga Evropa Jugore dhe Qendrore, dhe shumë prej jush kanë udhëtuar më shumë se 7,000

kilometra, nga Alberta, Kanada, për të shërbyer këtu, në pjesën lindore të Aleancës tonë. Ju mishëroni shpirtin unik dhe solidaritetin e NATO-s. Shumë njerëz, nga vende të ndryshme, me prejardhje të ndryshme, duke punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët: për të mbrojtur sigurinë e kombeve tona dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Çdo vendosje ka sfidat e veta. Nuk është e lehtë të ndaheni nga familjet dhe të dashurit tuaj, por duhet të dini se prania juaj këtu në Letoni është vlerësuar thellësisht. Ai dërgon një sinjal të fuqishëm, një mesazh të fuqishëm: Aleanca jonë qëndron si një e pandarë, dhe një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve. Ky është angazhimi i pandërprerë që ka mbajtur kombet tona të sigurta për gati 70 vjet.

Sot NATO përmbush premtimin që bëmë në samitin tonë në Varshavë vetëm një vit më parë. Një premtim për vendosjen e katër grupeve luftarake shumëkombëshe. Në Estoni, Lituani, Poloni, dhe pikërisht këtu në Letoni. Për të mbrojtur Aleancën tonë, për të penguar agresionin dhe për të ruajtur paqen. Që nga sot, vendosja është e plotë.

Unë dua ta falënderoj Kanadanë për udhëheqjen e këtij grupi beteje. Kjo është vendosja më e madhe e Kanadasë në Europë që nga Lufta e Ftohtë dhe një testament i lidhjes së fortë transatlantike të NATO-s.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Letoninë për pritjen dhe kontributin në këtë grup beteje.

Dhe unë dua të falënderoj Shqipërinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Spanjën, për sigurimin e trupave dhe pajisjeve për këtë përpjekje shumëkom-bëshe.

Nesër do të vizitoj Lituaninë, ku një grup beteje të udhëhequr nga Gjer-mania është vendosur, me mbështetjen e Belgjikës, Luksemburgut, Holandës dhe Norvegjisë. Unë gjithashtu dua t’i falënderoj Mbretërisë së Bashkuar për udhëheqjen e betejës sonë në Estoni me mbështetjen e Francës dhe të Dani-

“Së bashku, ne jemi NATO”

markës. Dhe Shtetet e Bashkuara për të udhëhequr betejën tonë në Poloni.Me mbështetjen e Rumanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.Së bashku, ne jemi NATO. Aleatë që punojnë si një. Si pjesë e përforcimit më

të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë.Prania juaj këtu tregon unitetin dhe solidaritetin e NATO-s. Uniteti në vlerat

e përbashkëta dhe qëllimin e përbashkët të NATO-s dhe solidaritetin që arrin anembanë Atlantikut.

Shërbimi juaj pasqyron vitalitetin e lidhjes tonë transatlantike.Edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve për atë që bëni ju për të mbrojtur paqen

dhe lirinë tonë. Faleminderit.

Përgatiti faqen: Mimoza Golikja

Presidenti Vejonis, Ministri Bergmanis, Ministri Sajjan19 qershor 2017

nga katër dislokimet, në katër shtete, në pjesën lindore të Aleancës në përgjigje të ndryshimeve në mjedisin e sigurisë. Kanadaja udhëheq betejat e NATO-s

në Letoni, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar në Lituani dhe Estoni, ndërsa Shtetet e Bashkuara komandojnë trupat shumkombeshe të NATO-s në Poloni.

Toga EOD, përfaqëson një nga strukturat më të përgat-itura, trajnuara dhe pajisura të Forcave të Armatosura shqiptare me një eksperiencë të vlerësueshme, fituar në pjesëmarrjet në operacionet brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht në Republikën e Malit, Afrikë.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 20174 zyrtare

Efektivat e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore (b3kFT), kanë reaguar menjëherë për fikjen zjarrit, të rënë në masivin e shkurreve, në pjerrësitë e fshatit Hink, të Bashkisë Ura Vajgurore, Berat. Me marrjen e udhërit për ndërhyrje, rreth 30 veta dhe 3 mjete janë angazhuar në këtë operacion. Trupat e drejtuar nga vetë komandanti i b3k n/kolonel Gëzim Marku, kanë mbërritur në vendng-jarje dhe kanë bërë menjëherë rrethimin e zonës dhe

lokalizimin e vatrave kryesore dhe më të mëdha të zjarrit. Operacioni i cili filloi në orën 15:30 të ditës së dielë përfundoi Brenda ditës, rreth orës 18:00, me fikjen totale të të gjitha vatrave të zjarrit. Ashtu sikurse edhe herët e tjera në raste tilla, ushtarakët e b3k, kanë treguar jo vetëm profesionalizëm të lartë në realizimin e detyrave, por edhe solidaritet të një niveli të lartë me popullsinë civile të zones, për mbrojten e ekonomisë pyjore.

operacion për fikjen e zjarrit në Berat

Çertifikata kursantëve që përfunduan “Kursin Bazë të Zhytjes”

Baza detaRe PaShalIman:

Në Bazën Detare Pashaliman Vlorë, u zhvillua më 16 qershor, ceremo-

nia dhënies së certifikatave të kursantëve të cilët përfunduan “Kursi Bazë i Zhytjes”, i cili u zhvillua nga data 29 maj deri në 16 qershor 2017 në Qendrën Kombëtare të Zhytjes. Në cer-emoni morën pjesë komandanti i Forcës Detare generalmajor Ylber Dogjani, komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman kapiteni rangut parë Ferdinat Kreshpani, efektivë të Shtabit të Forcës Detare si dhe personeli instruktor i Qendrës së Zhytjes. Kursi u realizua në dy faza krye-sore, në fazën e parë u trajtua pjesa teorike e përgatitjes për zhytje, ndërsa në fazën e dytë u praktikuan elementët praktikë të përgatitjes për zhytje deri në realizimin final të zhytjes në thellësi të ndryshme sipaspro-gramit dhe standarteve. Në fund të kursit u krye testimi i efekti-vave pjesëmarrës dhe certefi-kimi i tyre. Kurse të tilla që kanë për qëllim aftësimin e personelit zhytës, janë të domosdoshme, pasi realizimi i zhytjeve detare është proces tejet i vështirë, i cili kërkon si përgatitje dhe gjendje tepër të mirë fizike, ashtu edhe përgatitje teorike e praktike.

“Kursi Bazë i Zhytjes” u zhvillua nga data 29 maj deri në 16 qershor 2017 në Qendrën Kombëtare të Zhytjes

Në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen mjedisore dhe veçanërisht ujërat detare të vendit tonë, më 16 qershor në gjirin e Dukatit Vlorë, u zhvillua Stërvitja e Përbashkët “Antindotja 2017”.

Stërvitja me objektiv aftësimin për reagim sa më të shpejtë dhe marrje masash në rast ndotje detare, unifikoi përpjekje e disa njësive pjesëmarrëse të Forcës Detare dhe Forcës Tokësore të organizuara si task-forcë. Tre anije të Forcës Detare përfshirë ato antindotje, katër mjete transporti të Forcës Tokësore si dhe forca nga njësi të ndryshme u organizuan në përpjekjen e përbashkët me qëllimin final ujëra sa më të pastra përgjatë bregdetit shqiptar.

Të pranishëm gjatë zhvillimit të stërvitjes ishin komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani, përfaqësues të Prefekturës dhe Bashkisë Vlorë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të Delta Forcës Vlorë etj.

Komandanti i Forcës Detare u shpresh se “Stërvitje të tilla janë shumë të dobishme pasi arrijnë të kompaktësojnë grupin që duhet të reagojë dhe njëkohësisht përdoren kapacitetet në mënyrë më efiçente”.

Forca Detare zhvillon çdo vit stërvitje kundër ndotjes në detin Adriatik dhe Jon duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, mjedisit dhe ekosistemeve nga pasojat që mund të shkaktojnë ndotjet në det qofshin në thellësi apo në afërsi të bregut.

Zhvillohet stërvitja e përbashkët “Antindotja 2017”Morën pjesë tre anije të Forcës Detare përfshirë ato antindotje, katër mjete

transporti të Forcës Tokësore si dhe forca nga njësi të ndryshme të FA

Kurse të tilla që kanë për qëllim aftësimin e personelit zhytës, janë të domosdoshme, pasi realizimi i zhytjeve detare është proces tejet i vështirë, i cili kërkon si përgatitje dhe gjendje tepër të mirë fizike, ashtu edhe përgatitje teorike e praktike.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 5zyrtare

Në mjediset e Forcës Ajrore në Farkë, u zhvillua ditën e martë, më 20 qershor 2017, ceremonia e kthimit

të ekuipazhit të helikopterit “Cougar” të Forcës Ajrore, i cili ishte pjesë e stërvitjeve shumëkombëshe “Saber Junction 17” dhe “Combined Resolve VIII”, që u zhvillua në Gjermani nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forca Ajrore mori pjesë me një helikopter Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorë.

Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, drejtor i Shtabit të Përgjthshëm gjeneral brigade Tonin Marku, koman-danti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, drejtorë dhe ush-tarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe miq dhe të afërm të ekuipazhit të kthyer.

Fjalën e rastit në ceremoni e mbajti komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, i cili shprehu se: “Pjesëmarrja për herë të parë e Forcës Ajrore në dy stërvitje shumëkombëshe jashtë kufijve të Re-publikës së Shqipërisë tregoi shkallën e zotërimit të standardeve të ndërveprimit me Aleancën nga ekuipazhet fluturuese dhe ato mbështetëse, që Forca Ajrore ka dedikuar si kontribut për NATO, si dhe nivelin e kapaciteteve dhe aftësive operacionale që kjo forcë përmbush në interes të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes kolektive.” Gjithashtu gjen-eral Avdiaj theksoi se ndjehej krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga trupat pjesëmarrëse të Forcës Ajrore në stërvitje, performancë e cila është vlerësuar edhe nga orga-nizatorët dhe vlerësuesit e stërvitjes. Me anë të fluturimeve në interes të stërvitjeve u bë edhe identifikimi i nevojave për përmirësimin e pajisjeve në bordin e helikopterëve dhe mbajtjen e integrueshme të pajisjeve ekzistuese me standardet e Aleancës. Më tej, në fjalën e tij, komandanti i Forcës Ajrore tha: “Misionet fluturuese për të trans-portuar trupat në një terren të panjohur, misionet SAR, transport MEDEVAC, apo edhe operacione të tjera sipas rolit apo skenarëve të stërvitjes, janë tregues i përmbushjes të detyrimeve ndaj Aleancës, për të synuar në të ardhmen pjesëmarrjen në operacionet luftarake apo paqeruajtëse të drejtuara nga Aleanca.” Në përfundim të fjalës së tij komandanti i Forcës Ajrore falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes, Zyrën e Bashkëpunimit Amerikan ODC, Shtabin e Përgjithshëm të FA, Komandën e Forcës Ajrore dhe Bazën Ajrore Farkë, për mbështetjen e dhënë për realizimin me sukses të këtyre stër-vitjeve. Le të shërbejë eksperienca e marrë në këto stërvitje në përmirësimin e procesit të komandim-kontrollit, në stërvitjet dhe operacionet e drejtuara nga Forca Ajrore, si dhe nga ato të nivelit “joint”.

Zëvendësministri Koçi në emër të tij dhe të ministrit së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli shprehu kënaqësinë për kthimin shëndoshë e mirë të ek-uipazhit. Gjithashtu zoti Koçi shprehu vlerësimin për konsideratat më të larta që ekuipazhi mori nga pala organiza-tore dhe SHBA. Më tej, në fjalën e tij, theksoi se edhe këtë herë u dëshmua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner strategjik për Shqipërinë, me të cilin bashkëpunojmë jo vetëm me fjalë dhe letra, por edhe me vepra konkrete. Zëvendësministri i Mbrojtjes gjithashtu shprehu gatishmërinë që ky

bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, duke përfshirë tashmë edhe Forcën Ajrore. Z. Koçi gjithashtu falënderoi edhe vendin pritës, Gjermaninë, duke e cilësuar si një partner strategjik për Republikën e Shqipërisë, si dhe vlerësoi

kontributin dhe interesin në fushën e sigurisë. “Kemi treguar aftësitë tona për të bashkëpunuar me ato vende, me të cilat interesat i kemi të përbashkëta, pra një vend i rëndësishëm në NATO dhe një vend që është lider në Bash-

kimin Europian, një union në të cilin ne duam të antarësohemi sa më shpejt”, - u shpreh zoti Koçi. Kjo ishte stërvitja e parë ndërkombëtare jashtë kufijve të Shqipërisë në të cilën Forca Ajrore mori pjesë. Pjesëmarrja në këtë stër-

vitje i shërbeu drejtpërdrejt përgatitjes së FA në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës, për të vendosur në të ardhmen në gatishmëri të plotë dy helikopterë “Cougar” dhe për t’u bërë pjesë e operacioneve NATO.

Kthehet nga Gjermania ekuipazhi i helikopterit “Cougar”

“Saber Junction 17” dhe “Combined Resolve VIII”

Kjo ishte stërvitja e parë ndërkombëtare jashtë kufijve të Shqipërisë në të cilën Forca Ajrore mori pjesë

Në zbatim të kalendarit të stërvitjes të Batalionit të dytë të këmbësorisë së

Forcës Tokësore ( k3b2k FT), kompania e tretë e “Puma” e këtij batalioni, në periudhën 24 maj-16 qershor 2017, zhvilloi me sukses stërvitjen e koduar “Combat Resolve VIII” (CBR VIII) në Hohenfels, Gjermani. Edhe pse efektivi i këtij nënreparti, dominohet nga një per-sonel relativisht i ri si në moshë, ashtu edhe në vite shërbimi, k3b2k arriti të realizojë me sukses të plotë këtë stërvitje.

Një rol të veçantë për mbarëva-jtjen e saj, natyrisht që luajti drejtimi dinjitoz nga komandantët e të gjithë niveleve, duke aplikuar në mënyrë të shkëlqyer mesimet e artit ushtarak ,gjatë stërvitjes së djemve dhe vajzave të kompanisë për të përbal-luar ngarkesën si fizike ashtu edhe psikologjike në çfarëdo lloj vendi, kohe,e terreni.

Trupat tona në “Combat Resolve VIII”, ishin në vartësi të batalionit 4–10 i Rikonicionit të Brigadës së Tetë të Tankeve, Divizioni i Parë i Këmbësorisë së Ushtrisë Ameri-kane. Pas trajnimeve të shumël-lojshme, të zhvilluara në bazë, kulmi i stërvitjes, ishte dislokimi 12 ditor

stërvitja “CoMbat resolve viii”-hohenfels, GjerMani

Kompania “PUMA”, një hap më pranë certifikimit “CREVAL”

në kushte fushore, në alpet dhe pyjet e Hohenfelsit.

Efektivat u bënë pjesë e situatave të improvizuara, që ishin shumë afër me realitetin nga mënyra se si ishin konceptuar, me profesionalizëm tepër të lartë nga organizatorët e kësaj stërvitje. Falë edhe mbështetjes me paisje të teknologjisë së fundit “pumat” shqiptarë, u përfshinë në mënyrën më të mirë të mundshme, gjatë gjithë ushtrimeve stërvitore që përshinë 12 ditorshin e fushimit. E vecanta e “Com-bat Resolve VIII” ishte se për herë të parë, trupat e k3b2k, në stërvitjet

jashtë vendit, janë mbështetur nga një helikopter “COUGAR” i Forcave Ajrore Shqiptare si dhe nga një grup i Forcave Special të Forcës Tokësore, në realizimin me sukses të operacio-neve luftarake dhe ato të tërheqjes së trupave në fushën e luftimit.

Në këtë stërvitje trupat e k3b2k, forcat special shqiptare dhe forcat ajrore, treguan se ishin të aftë që krahas koordinimit perfekt midis tyre të realizonin dhe ndërveprushmërinë me trupat aleate në kohë reale. Në këtë stërvitje u realizuan operacione mësymëse dhe mbrojtëse kundrejt një

kundërshtari të improvizuar, i cili ishte i përforcuar me mjete të blindu-ara dhe kishte një fuqi tepër të lartë luftarake, duke demonstruar aftësi të larta profesionale në operacionet e pengim vonimit.

“Combat Resolve VIII” u ndoq hap pas hapi nga grupi i Vëzhguesëve dhe Trajnuesëve (OCT) të cilët, në përfundim të stërvitjes vlerësuan me rezultate shumë të mira efektivat e k3b2k FT.

Përgjatë kësaj periudhe trupat tona arritën, të rrisim aftësitë tona profesionale, duke treguar njëkohë-sisht se nga pikpamja taktike dhe operacionale, efektivat tanë, janë të aftë të realizojnë me sukses çdo mi-sion dhe detyrë të marrë pavarësisht rrethanave. Vlen për tu theksuar motivimi tejet i lartë i “shqiponjave” tona, që dhe në këtë stërvitje, “flu-turuan” lart në majat e Hohenfelsit duke na bërë të ndihemi krenarë. Tashmë në çdo hap që hedh kompa-nia e tretë e këmbësorisë “PUMA”, si n/repart manovre i b2k, po arrin të konfirmohet si n/repart dinjitoz i Task Forcës së Gatishmërisë shumë të lartë (VJTF) të NATO-s.

Toger Ledjan ShkretaSpecialist i BCU, b2k

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 20176 zyrtare

Më datë 16 qershor 2017 në ambjentet e auditori-umit “Gjeneral Enrico Tellini” të Ganizonit

“Skënderbej” u zhvillua ceremonia e Çertifikimit të 70 kursantëve të KTHOSH. Në ceremoni morrën pjesë: Zv/Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA Gjeneral Brigade Dëdë Prenga, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Ruzhdi Kuçi, Dekani i FSM Kolonel Zaho Golemi, Komandanti i Qëndrës së Simulimit Kolonel Dilaver Hoxha, shefat e degëve në Shtabin e KDS, shefat e departamenteve të FSM, stafi pedagogjik i Akademisë si dhe kursantët e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Në fjalën e hapjes Komandanti i AFA, Kolonel Ruzhdi Kuçi vuri në dukje se...”për tre muaj ne punuam që ju të merrni njohuritë bazë në lidhje me strukturën, funksionet dhe proçedurat e punës në shtab në nivel batalioni. Me qëllim realizimin e objektivave të Kursit, në tërësi u synua vënia e të gjitha lëndëve në funksion të operacioneve. Në këtë Kurs, modulet e departamentit të Operacioneve zunë 67% të programit duke ju dhënë njohuri të rëndësishme operacionale të gërshetuara me fushën e Lidershipit, Shkencave Shoqërore, Strategjisë dhe Historisë Ushtarake. Gjatë këtij kursi ju realizuat 3 de-tyra planëzimi në bashkëpunim me Qëndrën e Simulimit. Komandanti i AFA falënderoi Departamentin e Op-eracioneve, pedagogët përgjegjës të Kursit Major Gjuran Burnazi, Major Edvis Spahi dhe Major Sokol Prifti, Qëndrën e Simulimit, si dhe peda-gogët që dhanë mësim me kursantët”. Gjithashtu falënderoi për ndihmesën e dhënë për mbarëvajtjen e Kursit – Zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe ju uroj suksese kursanëve që sapo përfunduan Kursin.

Në emër të kursantëve të KTHOSH përshëndeti Kapiten Edval Zoto, i cili vlerësoi programin e përzgjedhur. Fal-enderoi Komandantin e AFA, stafin pedagogjik, Qëndrën e Simulimit dhe pedagogët përgjegjës për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë Kursit”.

Zv.Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, Gjeneral Brigade Dedë Prenga në fjalën përshëndetëse vuri në dukje se: ”Në emër të Ministres së Mbrojtjes ju sjell përshëndetjet më të mira dhe ju falënderoj për përfundimin me sukses të Kursit dhe rezultatet e shkëlqyera. Sot është një ditë e veçantë pasi përfundimi i Kursit shënon edhe ecurinë tuaj në karrierë. Ky kurs do të ndiqet nga kurse të tjerë që do pasojnë në funksion të detyrave që do t’ju ngarkohen si vend anatar i NATO-s që jemi. Akademia luan rolin kryesor në arsimimin e oficerëve të Forcave të Armatosura. Qëndra e Simulimit ka dhënë kontributin e saj, në trajnimin e kapiteneve të kursit të KTHOSH për tre javë rresht. Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm falënderoi gjithashtu Forcën e Sigurisë së Kos-ovës për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e arsimimit dhe trajnimit, bashkëpunim i cili njeh vetëm rritje. Kursi përbën një eveniment mjaft të rëndësishëm në karrierrën tuaj. Uroj

që interesi i juaj të vijoj për të rritur njohuritë në fushat që ju shërbeni me të njëjtin intesitet pune si këto tre muaj. Rezultatet që keni arritur duhet t’ju shërbejnë për tu motivuar në punën Tuaj. Ju falenderoj për rezultatet dhe ju uroj suksese në karrirën ushtarake dhe shëndet e lumturi në familjet tuaja”.

Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit (KTHOSH) ka filluar më datën 27 shkurt 2017 dhe u ndoq nga 68 kapitenë të FA të RSH dhe 2 kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kursi Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit zë një

vend të rëndësishëm në hierarkinë e arsimimit ushtarak që zhvillon Akademia e Forcave të Armatosura. Kursi përbën një hap cilësor në kar-rierën e oficerëve të rinj dhe ka për qëllim kryesor të përgatis oficerë në pozicionet e ndryshme të shtabeve të reparteve, si dhe në shtabe të reparteve e nënreparteve shumëkombëshe në përbërje të strukturave të NATO-s e ato ndërkombëtare. Kursi u zhvillua në 15 javë dhe pjesëmarrësit ishin të nivelit kapitenë.

Majore Merita Alimuçaj

Kursi u ndoq nga 68 kapitenë të FA të RSH dhe 2 kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ditën e martë, datë 20 qershor 2017, në ambjentet e Akademisë së Forcave të Armatosura u zhvillua ceremonia e dhënies së Medaljes së Mirënjohjes majore Luli Florini me motivacionin: “Për kontributin dhe

vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së femrës ushtarake në Forcat e Armatosura”. Të pranishëm në ceremoni ishin Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti/Rek-tori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi, Dekani i FSM

akademia e forcave të armatosura

Medalje Mirënjohje për majore Luli Florini Kolonel Zaho Golemi, she-fat e Departamenteve të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, stafi mbështetës i Akademisë së Forcave të Armatosura etj.

Komandantja e Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu i dorëzoi Majore Luli Florini “Med-aljen e Mirënjohjes”, akor-

duar nga Ministria e Mbrojtjes me motivacionin “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së femrës ushtarake në Forcat e Armatosura”. Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu vlerësoi punën dhe kon-tributin e Majore Luli Florini në Forcat e Armatosura si dhe kontributin e saj në drejtim të lartësimit të figurës së ushtarakes në Forcat e Armatosura.

Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi vuri në dukje kontributin që ka dhënë dhe jep Majore Luli Florini në përmbushjen më së miri të detyrave që shtrohen në Akademi në mbështetje të procesit mësimor dhe veprimtarisë së Akademisë. Major Luli Florini falenderoi Ministren e Mbrojtjes, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe Komandantin e Akademisë për vlerësimin për punën e bërë në shërbim të Forcave të Armatosura.

“Për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së femrës ushtarake në Forcat e Armatosura”

Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, çertifikohen 70 kursantë

akademIa e FoRCaVe të aRmatoSuRa

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Shkollën e Oficerëve të

Infermierisë, në Greqi, 1 (një) të drejtë studimi për vitin akademik 2017 - 2018. Kriteret të pranimit të kandi-datëve, dokumentet për regjistrim (formulari i aplikimit në formatin word), datat e testimit i gjeni në formatin elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Njëkosisht në datat përcaktuara do të kryhet edhe testimi fizik, intelektual, i gjuhës së huaj dhe ai psikologjik. Kurse ndër kriteretet mund të për-mendim: të ketë shtetësi shqiptare, të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë, të jetë në moshë jo më pak se 17 vjeç dhe jo më shumë se 24 vjeç, në ditën e fillimit të vitit

akademik apo të mos jetë i martuar, etj.Ndërsa për dokumentat për rregjistrim përmendim

nder te tjera: fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimit përkatës së bashku me listën e notave; fotokopje e kartës së identitetit; çertifikatë familjare 1 (një) copë; fotografi për dokument (4x6), 2 (dy) cope; fotokopje të pasa-portës e vlefshme për jashtë shtetit; dëshmi penaliteti, vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor, vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi apo vërtetim nga përmbarimi, etj.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 14 korrik 2017.

Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,

Tel: +355 42348588

rekrutohen kandidatët/ studime në shkollën e oficereve të infermierisë, Greqi

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 7zyrtare

Në mjediset e Qendrës Stërvitore të Komandës Mbështetëse u zhvil-lua ceremonia e përfundimit të kursit të Asgjësimit të Lëndëve Plasëse (EOD), niveli I. Të pranishëm në ceremoni ishin komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali, zëvendësshefi i zyrës së ODC major Justin Corner, drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO) të Policisë së Shtetit drejtues i Parë Sokol Bizhga si dhe të ftuar të tjerë nga repartet vartëse të Komandës Mbështetëse.

Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali në fjalën e tij falënderoi në mënyrë të veçantë instruktorët amerikane për asistencën e dhënë në ketë kurs dhe në mënyrë të veçantë zëvendësshefin e zyrës së ODC, major Justin Corner për bashkëpunimin e deritanishëm me Komandën Mbështetëse.

Duke u ndalur në objektivat që do të arrihen me Kompaninë EOD, kolonel Bali u shpreh ndër të tjera se: “Kompania EOD është një nga

prioritet e Komandës Mbështetëse dhe për këtë, nëpërmjet ndihmës ameri-kane, po vazhdon procesi i modernizimit të saj. Gjithashtu nga Komanda Mbështetëse do të jetë prioritet përgatitja dhe kualifikimi i Kompanisë EOD duke arritur certifikimin e gjithë personelit në një nga tre nivelet të marra në kurset e Qendrës Stërvitore”.

Më pas zëvendësshefi i zyrës së ODC majori Corner falënderoi komandantin e Komandës Mbështetëse dhe e quajti një sukses të padisku-tueshëm përfundimin e kursit. Ai theksoi se kjo ndihmë dhe eksperienca e dhënë nga pala amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në emër të kursantëve, fjalën përshëndetëse e bëri tetar Teuta Kërtuka kursante nga Komanda Mbështetëse. Në këtë kurs morën pjesë efektive nga Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit; instruktorët EOD u asistuan nga përfaqë-sues nga Garda e New Jersey. Me rastin e përfundimit të kursit, të ftuarit e nderit ndanë certifikatat për kursantët me rezultatet më të larta.

Komanda Mbështetëse/ Përfundon kursi i Asgjësimit të lëndëve Plasëse-niveli i

Guri Merkaj, ish-marinsi pilot: Ne stërviteshim si në kohë lufte

InteRVISta

Kompania EOD është një nga prioritet e Komandës Mbështetëse dhe nëpërmjet ndihmës amerikane, po vazhdon procesi i modernizimit të saj

Në vjeshtën e vitit 1958, kur ishte vetëm 18 vjeç e mobili-zuan për ushtar. Më datën 1 maj të vitit 1960, shkon për

pilot në qytetin e Borisoglebsit (ish-BS). 16 shtator të vitit 1961 i largojnë nga ish-BS dhe shkon për studime në Kinë. Të cilat i mbaron në vitin 1962. Në janar të vitit 1963, së bashku me; Agron Daci dhe Besnik Shahaj, u titulluan oficerë në Regjimentin e sapoformuar te aviacionit në Rinas. Më datën 1 prill të vitit 1965, shkon në Shkollën e Aviacionit, në Vlorë si pedagog. Në vitin 1975, Guri, së bashku me pilotin Vasil Kromidha, shkoi në Kinë, për të përvetësuar shfrytëzimin e aeroplanit të mesëm bombardues IL-28. Rikualifikimi në këtë tip avioni nuk i priu instruktor Gurit. Pa nisur nga fluturimet, ai u sëmur nga zemra e u shtrua në spi-tal, ku qëndroi 20 ditë. Pas terapisë, një komision mjekësh, specialistë e ndaluan Gurinë nga fluturimi, për gjashtë muaj e ai u detyrua të kthehet në Atdhe. Pas rrjedhjes të kohës së caktuar një komision tjetër me mjekë specialistë vendas i hoqën Gurit të drejtën e pilotimit në çdo tip aeroplani. Komanda e Shkollës së Lartë të Aviacionit, bazuar në vlerat e tij, e emëroi Guri Merkajn në detyrën e komandantit të kurseve ku dhe doli, në pension pleqërie, si pilot, në vitin 1989.

Keni një rrugëtim interesant si pi-lot, shkuat ushtar dhe kur nuk e besonit jeta juaj morri tjetër drejtim? Kur dhe si shkuat ushtar?

Në vjeshtën e vitit 1958, kur isha vetëm 18 vjeç më mobilizuan për ushtar, në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në bazën detare të Pashalimanit. Këtu më takoi shansi të kryeja shkollën e instruksionit të marinës, ku do të mësoja për t’u shërbyer motorëve të anijes. Kur isha ambientuar me këtë klimë ushtrie dhe po mësoja shumë nga motorët befas jeta ime mori drejtim tjetër. Ishim në klasë e më njoftuan se duhet të vishja uniformën e daljes së lirë dhe të shkoja me urgjencë në Tiranë. Do të nisesha për jashtë shtetit. Mendova se një e mirë më kishte zbritur nga qielli dhe shpejtova procesin e nisjes. Më 18 gusht të vitit 1959, ne një grup adoleshentësh, në përbërje të të cilit ishim 40 djem, na përcollën për në udhën ujore, për të shkuar në Harkov ( Ukrainë), dy hierarkë të lartë ushtarakë: Hetem Gji-nushi e Teme Sejko, nga porti i Vlorës. Në grupin tonë bënin pjesë: Perikli Teta; Muhamet Horieti; Hasan Islami; Minella Adhami; Agim Asqeriu; Viktor Jani; Vik-tor Nikolla; Pali Totoni; Ahmet Selvija; Abdurrahman Pilkati etj. Në qytetin e Harkovit, do të studionim në shkollën sovjetike të aviacionit, ku përgatiteshin teknikë e specialistë të aviacionit.

Kishe shprehur vetë dëshirë për pilot, apo ishte nëj rastësi?

Në fjetinë në Pashaliman, kisha pranë gjirokastritin Agim Asqeriu. Gjitoni im, me krevat pranë, kishte vënë re se unë, natën, në gjumë lëvizja këmbët e duart. Një ditë, gjirokastriti më kishte pyetur: ”Përse lëviz, ashtu, këmbët dhe duart, në gjumë”? Unë me çiltërsinë e adolesh-

albert Z. ZholiniaZi nelaj-ish aviator

entit iu përgjigja: ”Më duket sikur po ngas aeroplanin”! Në të vërtetë nuk ia kisha fare idenë për aeroplanët dhe për fluturimin e tyre. Kisha shumë dëshirë të bëhesha pilot dhe nuk di si më lindi kjo ide. Fati më erdhi në ndihmë”! Nga grupi i studentëve që mësonin për t’u bërë pilotë, në shkollën e aviacionit sovjetik të qytetit të Borisoglebsit, e cila mbante emrin e lavdimadhit “Valeri Çkallov”, tre studentë ishin deklaruar të paaftë e duheshin zëvendësuar. Komanda e shkollës na u drejtua neve, studenteve te profilit teknik dhe dolëm vullnetarë tre vetë: Besnik Varvarica; Nazmi Dautaj dhe unë.

Kur përkon nisja juaj për në shkollë?

Më datën 1 maj të vitit 1960, të tre, shkuam në qytetin e Borisoglebsit, ku nisëm mësimet që i takonin grupit të pilotëve. Ishim me gjashtë muaj vonesë. Për të kapur hapin e shokëve, na u desh të sforcoheshim mjaft dhe ia arritëm. U bashkuam në një grup me ata qe gjetëm në shkollën e pilotëve ku bënin pjesë: Harilla Rjepi; Vangjel Llazari; Vangjel Baba; Lutfi Mishkeri; Niko Lubonja; Andrea Toli; Bashkim Agolli; Luan Milori; Dhimo Masati; Skënder Shahini; Selman Habilaj; Agron Daci; Besnik Shahaj etj. Në muajin maj të vitit 1960, mbasi kishim kryer programin teorik, kaluam në aerodromin fushor të qytetit të Batajskut ku do të kryenim praktikën

fluturuese. Fluturuam në atë aerodrom, në avionët e lehtë mësimorë Jak-18A, deri në vjeshtën e atij viti. Pas kësaj etape, kaluam në qytetin e Krasnodarit, më në Jug, ku ishte qendra e shkollës së aviacionit, për të mësuar teorinë e aeroplanëve reaktivë. Në pranverë të vitit 1961, nisëm fluturimet me aeroplanin Mig 17, në aerodromin e Kushofkës. Atë vit, studentët për pilotë të grupit ku bëja pjesë, kryem në avionët Mig-17 programin e fluturimeve vetjake të studentit. Por, ende pa përfunduar programin e fluturimeve, ashtu si kolegët që fluturonin në aerodrome të tjerë, me një ultimatium, na larguan nga territoret sovjetike, si “persona non grata”!

Kur u kthyet nga BS dhe si vazhdoi shkollimi juaj?

Në 16 shtator të vitit 1961 ne mbër-ritëm në atdhe pasi na larguan nga ish-BS. Por ende nuk ishim përgatitur mirë. Pas një qëndrimi të shkurtër në vendlindje, studentët e grupit ku bëja pjesë në rrugë detare u nisëm për në Kinë, ku u sistemuan në qytetin Gao Mi. Pas një përgatitje teorike përshtatëse, nisëm fluturimet e përdorimit luftarak te avi-onit gjuajtës-bombardues Mig 15-Bis. Kësisoj kaloi viti 1962. Në janar të vitit 1963, unë së bashku me; Agron Daci dhe Besnik Shahaj, u titulluam oficerë e u emëruan pilotë, në Regjimentin e sapoformuar te aviacionit në Rinas. Ko-mandant i regjimentit ishte i lavdishmi, kolonel Niko Hoxha. U caktuan në

Skuadriljen e dytë të regjimentit ku ishte komandant piloti i talentuar, nga Vonoi, kapiteni i parë Kosta Dede. Unë u cak-tova në katërshen që drejtohej nga piloti mendjendritur, kapiteni i dytë Çobo Skënderi, nga Progonati. Së bashku me shokët e mi, të tre fluturuam dhe arritëm suksese në përdorimin luftarak të aeroplanit gjuajtës –bombardues Mig 17F, Në të gjithë ushtrimet e kursit të përgatitjes të pilotit. Në një ditë fluturimi, komandanti i regjimentit, i paharruari Niko Hoxha, i tha Haki Jupasit, (i cili, atë ditë drejtonte fluturimet), ti mbante, mbi aerodrom, pilotët Agron Daci dhe mua, që do kryenim pilotazh vertikal, me avionë të vetmuar. I gjithë regjimenti i kishte sytë tek pilotimi jonë, i pilotëve rishtarë të shkollës kineze të aviacionit. Të dy ne e kryem detyrën që na u ngarkua, me nivel të lartë. U kënaq koloneli dhe të gjithë ata që e vrojtuan pilotazhin tonë nga toka. Ndoshta kjo paraqitje cilësore e neve, dy pilotëve të shkollës kineze të aviacionit vulosi përfundimisht idenë e kolonelit për të na përfshirë, së bashku me shokun tonë Besnik Shahaj, nga Shijaku, në grupin e kalimit në avionin e sofistikuar Mig 19 PM, i cili, në atë kohë kryhej pa avion dyvendësh. Fluturimin provimin, para se të ngrihesha në ajër me Mig 19 PM, e kreva me kolonelin. Ai më kishte lëshuar në fluturime vetëm edhe në avionin Mig 17 F, një vit më parë.

Si vazhdoi karriera juaj më

vonë?Më datën 1 prill të vitit 1965, në

Shkollën e Aviacionit, në Vlorë kërko-heshin pilotë instruktorë të teknikës së pilotimit. Komandanti i Regjimentit-Niko Hoxha më bëri thirrje të shkoja e unë nuk refuzova. Kisha shumë dëshirë të vazhdoja fluturimet në avionin super-sonik por dhe nuk mund ti ktheja fjalën atij burri, i cili ishte njëri nga pionierët e aviacionit shqiptar dhe drejtues i rrallë, me autoritet të padiskutueshëm. Në Shkollën e Aviacionit më caktuan t’u mësoja teknikën e pilotimit në aero-planët Mig-15 studentëve: Sabri Toçi, ndjesë pastë, (Dëshmor i Atdheut); Stiljan Tanka, ndjesë pastë, (Dëshmor i Atdheut); Petrit Bebeçi e Lutfi Jaho. Ky, i fundit ishte caktuar përgjegjës i grupit të fluturimit. Gjatë vitit stërvitor 1965, studentët për pilotë kryen detyra ajrore të pilotimit individual kurse në vitin pasardhës bënë përdorimin luftarak të gjuajtës-bombarduesit të frontit Mig-15 Bis. Kur ishte në përfundim të programit të fluturimeve të përdorimit luftarak, studenti për pilot-Lutfi Jaho kreu një akt heroik, i cili nuk u propagandua sa e si duhet. Pas kthimit nga fluturimi në rrugëkalim, i ndjekur nga shoku i tij i grupit- Petrit Bebeçi, i cili praktikohej për ta sulmuar në rrafshin horizontal, kur Lutfiu ishte futur në “rreth”, madje kishte leshuar edhe rrotat e mori leje për t’u ulur, në lartësinë 500m. papritur iu fik turbina. Ishte mbaruar rezerva e karburantit në avion. Tiparet vetjake të studentit bënë të mundur që Lutfi Jaho, sikur të ishte pilot me përvojë të gjatë në fluturim, veproi, me iniciativë, kompe-tencë e qetësi dhe e uli avionin Mig-15 Bis, në skolinat e kripores të Akërnisë. Lartësia e fluturimit, nuk e lejonte ate të ulej në aerodrom, i cili ndodhej fare pranë. Studenti, falë uljes cilësore, nuk pësoi asgjë dhe disa shtypje e deformime të avionit u riparuan brenda ditës. Në fund të vitit 1966, të katër studentët që përgatita, u diplomuan pilotë gjuajtës -bombardues e u titulluan oficerë dhe u emëruan në repartet e aviacionit. Deri në vitin 1974, fluturova si instruktor, në Shkollën e Aviacionit, në Vlorë, me aeroplanët reaktivë Mig-15. Këtu u mësova teknikën e pilotimit, pilotëve gjuajtës-bombardues, disa pilotëve, të disa brezave ku mund të përmend: Budjon Tollkuçin; Roland Përmetin; Beqir Barx-hën; Lefter Yzon, i cili doli i paaftë e u bë mjek aviacioni; Maksim Gjerazin, ndjesë pastë; Vangjel Kitën; Mithat Gjinin; Petrit Dashin; Albert Kecon etj.

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 20178 nato

Gjenerali Petr Pavel, Kry-etar i Komitetit Ushtarak të NATO-s vizitoi Wellingtonin

dhe Aucklandin, në Zelandën e Re, më 14-17 qershor 2017. Gjatë qëndrimit të tij, Kryetari u takua me Sekretaren e Mbrojtjes, zonjën Helene Quilter; Ministrin e Mbrojtjes, Mark Mitchell; Shefin e Mbrojtjes të Forcave të Ar-matosura të Zelandës së Re, gjeneral-lejtnant Tim Keating; Komandantin e Aeroportit Mbretëror të Zelandës së Re (RNZAF) Bazë Auckland, Koman-duesin Ajror Darryn Webb; Shefat e Ushtrisë, Marinës dhe Forcave Ajrore, Zëvendësshefin e Ushtrisë, Christopher Parsons; dhe Komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale, Kolonel Rob Gillard. Gjenerali Pavel gjithashtu mori pjesë në një takim të Mbrojtjes të krye-suar nga Gjeneral Lejtnant Keating dhe mbajti një fjalim në Institutin e Zelandës së Re për Çështjet Ndërkombëtare në Universitetin Victoria.

Duke mbërritur në Wellington, Gjenerali Pavel u prit me ceremoninë tradicionale të “Mirëseardhjes”. Ndërsa në Përkujtim të Luftës, Gjenerali Petr Pavel, vuri një kurorë me lule te varri i “Luftëtarit të Panjohur”. “Është privi-legj të jem këtu dhe të nderoj ata burra dhe gra që kanë humbur jetën duke i shërbyer vendit të tyre”, tha gjenerali Pavel.

Diskutimet me zonjën Helene Quil-ter dhe Mark Mitchell u përqendrua në Zelandën e Re dhe në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit të NATO-s, Misioni

i Mbështetjes së Përhershme të udhëhequr nga NATO në Afganistan për të tra-jnuar, këshilluar dhe ndihmuar Forcat Afgane të Sigurisë dhe institucionet, si dhe kërcënimet dhe sfidat rajonale dhe globale. Kryetari falenderoi Zelandën e Re për angazhimin e saj të vazhdueshëm në Afganistan dhe nevojën për të vazhduar të punojnë së bashku për të luftuar ter-rorizmin. “Gjeografia dhe distanca nuk na mbrojnë më. Duke garantuar sigurinë tonë rajonale dhe duke punuar së bashku përballë kërcënimeve dhe sfidave tona të përbashkëta ne mund të rrisim paqen dhe sigurinë globale”, u shpreh gjenerali Pavel.

Duke marrë pjesë në një takim me Gjeneral Lejtnant Keating, Gjenerali

Pavel u informua për Operacionet dhe Misionet aktuale që Forcat e Armatosura të Zelandës së Re po ndërmarrin dhe pikëpamjen e tyre mbi sfidat e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Ai falënderoi gjeneralin Keating për anga-zhimin e vazhdueshëm të Zelandës së Re në operacionet, misionet dhe aktivitetet e drejtuara nga NATO, pasi të dy gjeneralët ranë dakord të kërkonin mënyra të mëte-jshme për të përmirësuar bashkëpunimin ushtarak-ushtarak që është në dobi të NATO-s dhe Zelandës së Re. “Zelanda e Re nuk mund të ketë një forcë të madhe mbrojtëse, por vazhdimisht kontribuon në atë që mundet për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. Kontributi juaj

gjithmonë konsiderohet dhe vlerësohet nga Aleanca”, theksoi Kryetari Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjenerali Petr Pavel.

Nga takimi me Komandantin e Kom-ponentit Ajror të Bazës së RNZAF, Kapitenin e Grupit, z.Tim Walshe, Gjen-erali Petr Pavel u informua për aftësitë dhe aktivitetet e Bazave Ajrore dhe vizitoi një P-3K2 Airbourne Surveillance Plane. Duke vizituar bazën SAS në Papakura, Kryetari Pavel u takua me kolonelin Rob Gillard, Komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale. Gjatë takimeve ai u informua mbi aftësitë dhe aktivitetet e tyre të trajnimit dhe vizitoi kampin e trajnimit të përfunduar kohët e fundit me shumë qëllime. Duke komentuar mbi këto vizita, gjenerali vuri në dukje: “Unë jam i impresionuar vazhdimisht me mënyrën se si Forcat e Armatosura të Zelandës së Re janë të angazhuara për rritjen e aftësitë e tyre me një cilësi të lartë, që shfrytë-zojnë më mirë burimet e tyre dhe mbajnë ndërveprimin me të gjithë partnerët për të ofruar shërbime reale vlera”.

Duke folur me akademikë dhe për-faqësues të qeverisë në Institutin e Ze-landës së Re për Çështjet Ndërkombëtare, Kryetari Pavel theksoi sfidat kryesore me të cilat përballet Aleanca, përshtatjen e saj aktuale, unitetin dhe solidaritetin e saj të vazhdueshëm përballë kërcënimeve nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë. Për-faqësuesit nga ana e tyre gjetën mirekup-timin e aryeshëm dhe të domozdoshëm me gjeneralin, lidhur me perspektivat e tyre mbi çështjet rajonale dhe botërore.

raporti i Parë i Progresit për bashkëpunimin nato-be

NATO dhe Bashkimi Evropian përforcojnë njëri-tjetrin

Raporti është shkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Federica Mogherini

NATO dhe Bashkimi Evropi-an përforcojnë njëri-tjetrin më mirë se kurrë dhe po bëjnë përparim thelbësor

në plotësimin e punës së njëri-tjetrit. Ky është përfundimi i Raportit të Parë të Progresit për Bashkëpunimin NATO-BE, i shkruar së bashku nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Raporti u publikua të hënën, më 19 qershor 2017 dhe u paraqit nga Përfaqë-suesi i Lartë Mogherini tek Ministrat e Jashtëm të BE të cilët ishin mbledhur në në Luksemburg. Për të diskutuar bashkëpunimin midis NATO dhe BE, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Rose Gottemoeller mori pjesë në takimin e BE. Sekretari i Përgjithshëm Stolten-berg do të ndajë raportin me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kur të mblidhen në Bruksel më 29 qershor.

Mbi bazën e Deklaratës së Var-shavës, të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Komisionit Europian dhe Presidenti i Këshillit Evropian në korrik 2016, NATO dhe Bashkimi Evropian u angazhuan të punojnë më ngushtë së bashku.

Të dy organizatat NATO dhe Bash-kimi Evropian janë duke zbatuar mbi 40 propozime për të thelluar bashkëpuni-mi, duke filluar nga elasticiteti ndaj kërcënimeve hibride, nëpërmjet një koherence më të madhe në zhvillimin e aftësive për të ndihmuar ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve partnere. Bashkëpunimi do të vazhdojë dhe të dy organizatat do të eksplorojnë mënyrat për ta zgjeruar atë në fusha të reja deri në fund të vitit.

NATO-Zelanda e Re, partneritet dhe interes të sinqertë

Bosnje dhe Herzegovina pjesë e Aleancës në Afganistan Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller priti më 20 qershor 2017, në Selinë e NATO-s në Bruksel, Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mladen Ivaniç; Kryetarin e Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq dhe min-istrin e mbrojtjes Marina Pendes ku shkëmbyen men-dime ne mirëkuptim të plotë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Rose Got-temoeller, falënderoi Bos-njën dhe Herzegovinën për kontributin e saj të vlefshëm në Misionin e Përkrahjes së Përhershme të Aleancës në Afganistan dhe përshëndeti përpjekjet e reformës së mbrojtjes së Bosnje dhe Herzegovinës, duke përfshirë miratimin e Revistës së Mbrojtjes vitin e kaluar. Ajo inkurajoi Bosnjë dhe Herzegovinën për të ruajtur momentin duke vazhduar të regjis-trojë prona të mbrojtjes në shtet në mënyrë që të ak-tivizojë Planin e Veprimit për Anëtarësim. Ajo tha se NATO do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Bosnje dhe Herzegovinën për të arritur këtë dhe qëllime të tjera në rrugën e integrimit euro-atllantik.

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 9nato

Në prani të personaliteteve më të larta të Lituanisë, në Ditën e Viz-itorëve të Shquar, Jens Stoltenber-Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s

ka ndjekur më 20 qershor 2017, Stërvitjen e Hekurt “Ujku 2017” dhe më pas ka dalë në konferencë shtypi së bashku me Dalia Gry-bauskaite-Presidente e Lituanisë. Në deklaratën para gazetarëve, Stoltenberg, ka falenderuar Presidentin Grybauskaitė, për udhëheqjen e saj personale dhe përkushtimin ndaj Aleancës për zbatimin e shpejtë të vendimeve që u morëm në Varshavë vitin e kaluar për krijimin katër bazave luftarake, një prej të cilave është në Li-tuani, për praninë e saj në ndjekje të Stërvitjes së Hekurt “Ujku 2017”, ku nga dhjetë aleatë të NATO-s u demostrua “profesionalizëm dhe përkushtim duke vepruar së bashku”. “Unë jam i impresionuar nga ajo që kam parë sot dhe unë do të doja të falënderoj Lituaninë për zhvillimin e kësaj stërvitjeje duke u krijuar aleatëve të NATO-s mundësinë për tu stërvitur dhe trajnuar së bashku”, tha Stoltenberg.

“Këtu në Lituani, tha Stoltenberg, bazën ushtarake e drejton gjermania, ku kontribon Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Nor-vegjia, së bashku me trupat lituaneze. Për herë të parë këto forca zhvillojnë stërvitje me bazën e NATO-s me seli në Poloni. Pra, kemi një bashkëveprim të vërtetë midis grupin në Lituani me grupin në Poloni, duke treguar se si mund të punojmë së bashku dhe të tregojmë vendosmërinë e NATO-s. Grupi ushtarak në Poloni është gjithashtu shumëkombësh, drejto-het nga Shtetet e Bashkuara me forca nga U.K dhe Rumania. Këto katër qëndra ushtarake të NATO-s, të ngritura në: Lituani, Letoni, Es-toni dhe Poloni, dërgojnë një mesazh të qartë: sulmi ndaj një vendi aleat është një sulm mbi të gjithë. Kjo tregon forcën e vazhdueshme të lidhjes transatlantike. Ushtarët nga Amerika Veriore dhe Evropa qëndrojnë së bashku, të gatshëm për të mbrojtur njëri-tjetrin. NATO është themeluar në lidhjen midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Një NATO e fortë është e mirë për Evropën, por është gjithashtu e mirë për Amerikën e Veriut”, tha Stoltenberg para gazetarëve. “Forcat shumëkombëshe që shohim sot këtu, vazhdoi Stoltenberg, kanë treguar se janë të afta dhe se janë gati të luftojnë. Ata janë këtu për të parandaluar konfliktet dhe për të rua-jtur paqen. Ata janë pjesë e reagimit tonë ndaj mjedisit të ndryshuar të sigurisë. Ne gjithashtu kemi trefishuar madhësinë e forcës së NATO-s për reagim, duke arritur në 40,000 trupa, me një forcë shtytëse gati për të lëvizur brenda disa ditësh. Avionët aleatë patrullojnë qiellin mbi vendet baltike si pjesë e misionit të NATO-s për policimin ajror. Anijet e NATO-s ndihmojnë në sigurimin e Detit Baltik. Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Evropë me më shumë trupa, më shumë investime në infrastrukturë dhe gjithashtu me më shumë ushtrime stërvitore”.

Në fund, Stolteberg, tha se: “Jam krenar për atë që kemi arritur. Kjo tregon se NATO mund të reagojë shpejt dhe me vendosmëri dhe se Aleanca jonë është e aftë të përshtatet për të përmbushur çdo sfidë, në çdo kohë, për t’i mbajtur kombet tona të sigurta”.

Më pas Stoltenberg dhe Grybauskaitė, u janë përgjigjur pyetjeve te gazetarëve.

Wall Street Journal: Z. Sekretari i Përgjithshëm, a i duhet NATO-s më shumë fleksibilitet për ti lëvizur këto forca të cilat janë në katër vende, për t’i bashkuar ato potencialisht për periudha më të gjata për të rritur ndikimin e tyre në parandalim e ndonjë veprimi?

-Ajo që kemi parë sot është një shfaqje e

jashtëzakonshme e shkathtësive dhe zgjidhjes së NATO-s dhe se aleatë të ndryshëm të NATO-s mund të punojnë së bashku. NATO gjithmonë do të shikojë se si mund të sigurohemi që ne të jemi në gjendje të lëvizim, të përshtatemi, të reagojmë dhe për këtë ne kemi krijuar këto katër baza apo komanda në katër vende, por kemi bërë edhe shumë më tepër gjëra. Ne kemi përmirësuar mënyrën se si po marrim vendime, po stërvitemi së bashku dhe po trajtojmë sfida të tjera, si për shembull kërcënimet kibernetike, kërcënimet hibride dhe po përmirësojmë forcat tona për mënyrën se si punojmë së bashku duke patur katër baza ushtarake të vendosura në tre vendet baltike dhe një në Poloni, po përmirë-sojmë vetëdijen tonë për situatës, po bëjmë më shumë përpjekje për sa i përket inteligjencës, etj. Të gjitha këto përmirësojnë mënyrën se si ne jemi në gjendje të vlerësojmë, kuptojmë dhe gjithashtu të jenë në gjendje të parashikojnë zh-villimet dhe kërcënimet në rritje. Një nga fushat ku kemi ende punë për të bërë është kur bëhet fjalë për logjistikën, infrastrukturën, aftësinë për të lëvizur forcat tona shpejt në Evropë dhe kjo është pikërisht një nga fushat ku ne tani punojmë së bashku me të gjithë aleatët, si në investimet fizike në infrastrukturë, por edhe në të gjitha çështjet ligjore dhe teknike që lidhen me mënyrën se si ne mund të bëjmë përforcime të shpejta nëse nevojitet në këtë fushë.

Televizioni Kombëtar i Lituanisë: Z.Sekretari i Përgjithshëm, a do ta rrisë më tej NATO praninë e saj në rajon dhe a do të ketë rritje të trupave të planifikuara gjatë stërvitjes “Zapad 2017” që do të zh-villohet nga forcat ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë?

Dalia Grybauskaitė, z.Stoltenberg falënderoi Lituaninë për zhvillimin e stërvitjes dhe për pritjen e forcave të NATO-s. Ai tha se katër grupet shumëkombëshe të vendosura tani në pjesën lindore të Aleancës ishin një shenjë e unitetit të NATO-s dhe forcës së vazhdueshme të lidhjes transatlantike, me “ushtarë nga Amerika e Veriut dhe Evropa që qëndrojnë së bashku, të gatshëm për të mbrojtur njëri tjetrin”.

Në Lituani, Gjermania udhëheq forcat nga Belgjika, Luksem-burgu, Hollanda dhe Norvegjia. Grupi i betejës do të shërbejë së bashku me trupat lituaneze për të mbrojtur Aleancën dhe për të penguar çdo agresion të mundshëm. Së bashku me tre grupet e tjera luftarake në Estoni, Letoni dhe Poloni, këto forca janë pjesë e përforcimit më të madh të parandalimit dhe mbrojtjes kolektive të NATO-s në një brez.

jens stoltenberg në lituani

Të martën, më 20 qershor 2017, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg arriti në Lituani ku ndoqi nga afër stërvitjen që

kishte si objektiv, kalimin e një lumi nga forcat aleate dhe pas për-fundimit ai u takua me trupat që morën pjesë në Stërvitjen së Hekurt “Ujku 2017”. Në këtë stërvitje e cila është më e madhja për vitin 2017 në Lituani, morën pjesë rreth 5300 ushtarë nga 12 vende anëtare të NATO-s.Ndërkohë Gjermania udhëheq trupat shumëkombëshe të NATO-s në Lituani dhe për herë të parë është trajnuar me grupin e betejës të udhëhequr nga SHBA me seli në Poloni. Të hënën 19 qershor 2017, Sekretari i Përgjithshëm i përshëndeti forcat kanadeze që po udhëheqin grupin e trupave ushtarake shumëkombëshe që u vendosën në Letoni. Kurse Mbretëria e Bashkuar komandon një forcë të ngjashme të NATO-s në Estoni. Krahas Presidentit të Lituanisë,

Stoltenberg: NATO do monitorojë me kujdes

stërvitjen “Zapad 2017”Konferencë shtypi në Lituani: Jens Stoltenberg-Sekretari i Përgjithshëm

të NATO-s dhe Dalia Grybauskaite-Presidente e Lituanisë

-Fokusi ynë tani është të zbatojmë atë që kemi vendosur, në forcimin e mbrojtjes tonë kibernetike, në forcimin e inteligjencës dhe gjithashtu në përmirësimin e logjistikës, infrastrukturës. NATO nuk ka pasur kurrë më parë ndonjë gjë të ngjashme kur është fjala për praninë në këtë pjesë të Aleancës. Dhe ne duhet të kujtojmë se katër bazat në katër vende janë vetëm një element i përforcimit më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ne kemi trefishuar madhësinë e forcës së reagimit të NATO-s, kemi krijuar forcën e re që është në gjendje të lëvizë brenda ditëve, gjithashtu kemi përmirësuar lidhjen midis forcave kombëtare të mbrojtjesi, për shembull ne jemi duke krijuar tetë shtabe të vogla në Vendet e Balltikut dhe Poloni, por dhe me disa aleatë të tjerë qendrorë dhe lindorë në NATO dhe duke i lidhur me forcat shumëkombëshe të NATO-s. Ne po forcojmë praninë tonë detare. Pra, ne po bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe pastaj do të vazhdojmë të vlerësojmë dhe të mësojmë dhe më pas të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme.

Zonja Presidente, Dalia Grybauskaite: Sipas gjykimit tuaj sa e vlerëson Aleanca rrezikun e kërcënimeve reajonale?

Batalioni shumëkombësh i NATO-s është bërë pjesë integrale e mbrojtjes së Lituanisë. Gatishmëria e lartë e trupave të batalionit dhe aftësia e tyre për t’u angazhuar në mbrojtje territoriale në shkallë të gjerë, së bashku me njësitë ushtarake të Lituanisë dhe Aleatëve, demonstrojnë aftësinë e Aleancës për të vlerë-suar me shpejtësi kërcënimet rajonale dhe për të siguruar masa efikase parandaluese. Bata-lioni i ardhshëm i NATO-s në Lituani është

grupi i parë shumëkombësh i betejës në Tre shtete baltike dhe Poloni që është plotësisht i formuar dhe ka arritur një kapacitet të plotë luftarak. Aktualisht, ajo përbëhet nga trupa nga katër vende anëtare të NATO-s. Vitin e ardhshëm, trupa nga pesë vende të tjera anëtare do të mbërrijnë në Lituani. Trupa dhe pajisje ushtarake nga njëzet vende aleate do të vendosen në të gjithë rajonin. Qëndrimi aktiv dhe vendosmëria e aleatëve të NATO-s për të siguruar sigurinë e vendeve balltike demonstron unitetin e Aleancës dhe angazhimin e fortë për mbrojtjen kolektive. Është dërguar një mesazh shumë i qartë se NATO është e pandashme, e shpejtë dhe aleanca më e fortë e mbrojtjes në botë. Agresioni kundër një anëtari tjetër të NATO-s do të kundërshtohet nga një reagim i fuqishëm i 29 vendeve anëtare të Aleancës.

Z.Sekretari i Përgjithshëm, a është marrë parasysh ndonjë kërcënim që mundet ti vijë NATO-s apo Europës, jo vetëm nga Rusia, por nga Bjellorusia gjatë stërvitjes “Zapad 2017”?

Do të ndjekim dhe mbikëqyrim ngush-tësisht zonën ushtarake të Zapadit. Të gjitha kombet kanë të drejtë të stërvisin forcat e tyre ushtarake, por është e rëndësishme që vendet, qoftë Bjellorusia apo Rusia, të stërvisin forcat e tyre ushtarake në përputhje me Udhëzimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare sipas dokumentit të Vjenës i cili përshkruan se si stërvitjet duhet të njoftohen dhe të jenë subjekt i inspektimeve ndërkombëtare dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë dhe Bjellorusisë që ta bëjnë këtë në përputhje me dokumentin e Vienës në mënyrë që të kemi transparencë, parashikueshmëri në lidhje me “Zapadin 2017”. Po punojmë edhe në kuadër

të Këshillit NATO-Rusi për të pasur më shumë transparencë, parashikueshmëri, të lidhur me qëndrimin ushtarak, por edhe stërvitjet, dhe kjo është gjithmonë e rëndësishme, por sidomos e rëndësishme tani kur shohim më shumë prani ushtarake përgjatë kufijve tanë në këtë rajon. Është e rëndësishme të kemi transparencë, vëzhgim ndërkombëtar të stërvitjes “Zapad 2017”. NATO tashmë i është përgjigjur një forcë të konsiderueshme ushtarake të Rusisë në këtë rajon. Kjo është arsyeja pse ne kemi katër baza ushtarake në katër shtete, pse kemi më shumë stërvitje dhe gjithashtu pse kemi, përveç trupave të NATO-s, grupe luftarake të NATO-s, gjithashtu ka një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara, një prani ushtarake dypalëshe amerikane në krye të pranisë së NATO-s. Pastaj ne do të vazhdojmë të ndje-kim situatën dhe do të monitorojmë ushtrimin “Zapad 2017” dhe pastaj do të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar nëse është e nevojshme.

Deutsche Welle: Z.Sekretar i Përgjith-shëm, nëse mund të komentoni shkurtimisht kontributin e Gjermanisë këtu dhe Baltik?

Dua të përgëzoj Gjermaninë për drejtimin e grupit ushtarak në Lituani dhe kjo konfirmon angazhimin e fortë të Gjermanisë në NATO, ndaj mbrojtjes tonë kolektive. Unë kam takuar me sot ushtarët gjermanë dhe kam parë se sa profesionistë dhe të të angazhuar janë, dhe ky është një shembull se si Gjermania kontribuon në NATO, në mënyra të ndryshme. Kam parë ushtarë gjermanë në Afganistan, në Kosovë. Unë i kam takuar ata në Detin Egje që ndihmojnë për t’u përballur me krizën e emigrantëve dhe refug-jatëve, kështu që Gjermania po kontribuon me të vërtetë në këtë Aleancë dhe kjo është diçka që ne e mirëpresim dhe tani gjithashtu ka një rol ud-hëheqës këtu në Baltik, në Lituani. Unë gjithashtu e mirëpres faktin se Gjermania tani po investon më shumë në mbrojtje sepse ne vendosëm në vitin 2014 që të ndalojmë shkurtimet në mbrojtje, ti rrisim gradualisht financimet në mbrojtje, për të arritur në 2% të PBB-së. Lituania do të arrijë 2% vitin e ardhshëm, Letonia do të bëjë të njëjtën gjë, Rumania njoftoi se do të arrijë në 2% këtë vit dhe ne mirëpresim që Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, ka filluar të rritë shpenzimet në mbrojtje duke mundësuar një rol më aktiv në misionet dhe operacionet si p.sh. grupi i betejës këtu në Lituani. Unë gjithashtu e mirëpres faktin që Gjermania ka një mesazh shumë të qartë se kur është fjala për rëndësinë e qasjes së dyfishtë të NATO-s ndaj Rusisë, kjo ka të bëjë me mbrojtjen, parandalimin dhe dialogun. Ne nuk po synojmë të izolojmë Rusinë, nuk duam një Luftë të Ftohtë të re, nuk duam një garë të re të armëve, Rusia është fqinji ynë, Rusia është këtu për të qëndruar, kështu që unë gjithashtu e mirëpres faktin se Gjermania ka mesazh të qartë se ne kemi nevojë për mbrojtje të fortë, parandalim të fortë, por në të njëjtën kohë dialog politik të forte me Rusinë.

Shërbimi i Lajmeve Balltike: Z Sek-retari i Përgjithshëm, flota detare kineze raportohet se po shkon drejt Detit Baltik për stërvitjen ushtarake me Rusinë. Si e shikoni praninë ushtarake kineze në Detin Baltik?

Po mbikëqyrim të gjitha aktivitetet ushtar-ake rreth territorit të NATO-s dhe po ashtu afër ujrave tona territoriale shumë afër dhe natyrisht do të ndjekim çdo ushtrim dhe prani ushtarake në Detin Baltik. Të gjitha vendet, përfshirë edhe Kinën, kanë të drejtë të stëvisin forcat e tyre ushtarake. Gjëja e rëndësishme për ne është që kjo të bëhet në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, rregullat dhe aranzhimet që kemi për stërvitjet ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm: “Ushtarë nga Amerika e Veriut dhe Evropa qëndrojnë së bashku, të gatshëm për të mbrojtur njëri tjetrin”

Përgatiti: MsC. MiMoZa Golikja

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 201710 kosova

“Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin qe është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do vazhdojmë më trajnime të ndry-shme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do t’i fusim në përdorim ”.

Drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjen-eral brigade Zymer Halimi, së bashku me shefin e Shtabit të Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, pritën më 14 qershor, në takim pune zëvendës ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, znj. Christina Gehlsen e cila shoqërohej nga koloneli gjerman Michael Gierse, këshilltar në Departamentin e Logjistikës të MFSK-së.

Takimi kishte në fokus vazhdimin e bashkëpunimit si dhe dhënien e një donacioni për mirëmbajtjen e autom-jeteve të FSK-së, në vlerë prej 50.000 euro nga Qeveria e Gjermanisë. Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit Gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Operacione në Min-istrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral

brigade Zymer Halimi, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Chrisitna Gehlsen, koloneli Gjerman Michael Gierse, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri si dhe eprorë të FSK-së. Me rastin e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, gjenerali Zymer Halimi, në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendës ambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e va-zhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në. “Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin qe është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do vazhdojmë më trajnime të ndryshme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do t’i fusim në përdorim ”.

Shteti gjerman dhuron donacione për FSK-në

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u organizua më 15 qershor, ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan kursin e gjuhës Turke. Në ceremoni prezent ishin: komandant i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, këshilltari i Ekipit Ndër-lidhës të NATO-s, nga radhët e ushtrisë Turke, kolonel Seyfi Altikanoglu si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe të ushtrisë turke që shërbejnë në Kosovë. Me këtë rast, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij tha se: “gjuha është një mjet komunikimi ndërmjet njerëzve dhe është shumë e rëndë-sishme për pjesëtarët tanë po kryejnë trajnime të ndryshme në Turqi. Në KDS krahas gjuhës angleze mësohet edhe gjuha turke, dhe kësisoj mendojmë që të hapim kurse edhe

për gjuhë të tjera në të ardhmen. Ushtria turke ka ndihmuar në trajnime të ndryshme si në KDS-së ashtu edhe në trajnime që ka ofruar në shkollat dhe akademitë e Turqisë, për çka ne jemi mirënjohës dhe falënderojmë kolegët tanë dhe shtetin turk për kontributin e dhënë në angazhimin për ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së”. Kursi i gjuhës turke ka filluar më 19 shtator 2016 dhe ka përfunduar më 15 qershor 2017, ku është mbajtur niveli bazik i gjuhës turke dhe e kanë ndjekur 16 pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së. Ndërsa përfaqësuesi i NALT-it nga ushtria Turke, kolonel Seyfi Altikanoglu tha se “bashkëpunimi mes FSK-së dhe ushtrisë turke ka qenë dhe do të mbetet i fuqishëm, ndërsa mësimi i gjuhës turke nga pjesëtarët e FSK-së do të jetë edhe një mundësi më shumë që ne të ndihmojmë me trajnime për pjesëtarët tuaj”.

FSK: 16 ushtarakë çertifikohen në gjuhën turke

Në partnership me Kampin Bondsteel

Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Brigadën Shumëkom-bëshe të Lindjes (KFOR-i Amerikan në Kampin Bondsteel), dhe bazuar në planin e stërvitjes, më 14 qershor 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes-Qendrën e Zhvillimit Profesional të Udhëheqësve në Ferizaj, u mbajt ushtrimi fushor; Kursi i Avancuar për Lider. Në këtë ushtrim janë realizuar me sukses temat, si: Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, Evakuimi i Viktimave me Helikopter, etj. Pjesa praktike e ushtrimit, Evakuimi i viktimave me helikopter, është realizuar falë bashkëpunimit dhe partnershipit me Kampin Bondsteel, të cilët dhanë mbështetje si në pjesën teorike, ashtu edhe në pjesën praktike, duke of-ruar edhe helikopterin për të demonstruar aftësitë e fituara nga pjesëtarët e FSK-së, gjatë ushtrimit. Pjesëtarët e kursit të avancuar për lider, morën njohuri për procedurat dhe veprimet; se si barten viktimat me barela, dhe viktimat të cilat kanë lëndime më të lehta. Ata, këto procedura dhe përvoja nga teoria i realizuan konkretisht në praktikë duke i ngarkuar viktimat në helikopter me ngritje dhe zbritje nga he-likopteri, dhe në të njëjtën kohë duke i marrë konsideratat për sigurinë, dhe pasojat që mundë të ndodhin gjatë evakuimit. Pjesëtarët e ushtrisë amerikane, demonstruan lëshimin individual me litar nga helikopteri; për tërheqjen e viktimave nga lartësia-mbi 100 metra me litar. Të kënaqur me realizimin e këtij ushtrimi me sukses, u shprehën Rreshter majori i Kampit Bondsteel, JEFFREY SCHUSTER si dhe Rreshter majori i KDS-së, Imri AZEMI, të cilët premtuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në këtë fushë.

Kursi i Avancuar për Lider: Stërvitja

“Evakuimi me helikopter”

Programi prestigjioz i shba-ve-fulbright Clinton

Mirënjohje për këshilltaren amerikane Jessica D.Olcot

Jessica D. Olcot punoi një vit në Departamentin për Politika dhe Plane në MFSK, në bazë marrëveshjes mes Ambasadës së SHBA-ve dhe Ministrisë për FSK-në

Ministri i FSK, zoti Haki Demolli, e priti sot në takim lamtumirës, znj. Jessica D. Olcot,

këshilltare amerikane e cila punoi për një vit në Departamentin për Politika dhe Plane në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bazë të një marrëveshje të mirëkuptimit në mes Ambasadës së SHBA-ve dhe Ministrisë për FSK-në, përfituar nga programi prestigjioz i SHBA-ve-Fulbright Clinton.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Faruk Geci-drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane.

Ministri Haki Demolli pasi e falënderoi znj. Olcot për anga-zhimin dhe kontributin e saj të dhënë në kuadër të MFSK-së, për bashkëpunimin e saj me të gjitha departamentet dhe në veçanti për punën e palodhur në Drejtorinë për Politika dhe Plane, në të cilin ka shër-byer gjatë këtyre muajve. Ministri Demolli, zonjës Jessica Olcott i dha mirënjohje me motivacionin; “Për punën e palodhshme, përkushtimin në afrimin e këshillave profesionale për MFSK/FSK-në”. Ndërkaq, znj. Jessica Olcot shprehu falënderimin e saj, për ministrin Demolli dhe stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së dhe bashkëpunëtorëve tjerë, me të cilët për një vit punoi së bashku.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 11maqedonia

Komandanti i GBR, kolonel Robert Malezanski në fjalimin e tij para të pranishmëve kujtoi fillimet 25 vite më parë, “kur anëtarët e GBR për herë të parë fluturuan mbi territorin e Republikës së pavarur të Maqedonisë, një fluturim historik ku filloi të shkruhet historia e për-jetshme e luftëtarëve të denjë, ditë që të mbush me respekt, entuzi-azëm dhe energji për t’i shërbyer vendit”.

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Armatës së Republikës së Maqe-donisë, në “Strasho

Pinxhur”-Petrovec, më 9 qershor 2017, u zhvillua ceremonia ushtarake për Brigadën e Aviacionit (GBR). Cer-emonia për GBR u ndoq nga ministri i Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm lejtnant Metodi Veliçkovski, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e koman-dave vartëse dhe njësive të Shtabit të Përgjithshëm, ish komandantë dhe anëtarë të njësisë ajrore dhe person-alitete të tjera.

“Dua të shpreh respektin tim dhe në emër të Qeverisë dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë, për të gjithë ju që keni punuar dhe për ato që keni arritur deri më sot, si pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë. Ajo që nuk duhet të harrohet është edhe roli juaj në trajtimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore që goditën Republikën e Maqedonisë vitin që kaloi, veçanërisht përfshirjen tuaj në shuarjen e zjarreve, por që kanë të bëjnë edhe me fatkeqësi të tjera. Qytetarët e Maqedonisë, mendojnë për sigurinë e tyre, kurse ju men-doni për sigurinë tonë”, tha ministrja Shekerinska.

Ministrja tha se “një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi ne është anëtarësimi në NATO”. Ajo shtoi se “ka një periudhë për reforma të forta që kërkojnë një pjesëmarrje aktive, të përgjithshme dhe të përgjegjshme të të gjithë ne, për të ruajtur dhe për të arritur të gjitha detyrat e caktuar dhe qëllimet që i kemi vënë vetes”.

Komandanti i “Operacioneve të

Ministrja Shekerinska- ambasadori i Sllovenisë jazbec

Në proceset integruese Sllovenia qëndron pranë Maqedonisë

Maqedonia dhe Sllovenia në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 1994

Maqedonia dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të gjatë intensiv në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të rritet, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe bazuar në partneritet dhe mbështetje, konkluduan në takimin e zhvilluar në 15 qershor, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Shekerinska dhe ambasadori i Sllovenisë, SH.T. Milan Jazbec.

Në takim ministrja Shekerinska u ndal në objektivin kryesor strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në NATO, për të cilin tha se qeveria është plotësisht e angazhuar për reforma urgjente që do të përshpejtojë integrimin në këtë organizatë të sigurisë. Ajo shprehu kënaqësinë që në Maqedoni, dy nga pozitat kyçe të BE-së dhe NATO-s, ambasadori Zbogar dhe shefi i Zyrës Ndër-lidhëse të Aleancës Marinës kapitenit Bartol vijnë nga Sllovenia.

Sllovenia në proceset integruese gjithmonë ka qëndruar pranë Maqedonisë, duke na bërë thirrje për veprim, dhe për këtë ne jemi mirënjohës-tha Shekerin-ska.

Ministrja theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm i ngushtë dhe koordinimi në lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, veçanërisht gjatë krizës së emi-grantëve, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Jazbec rikonfirmoi mbështetjen e tij të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shprehu gatishmërinë që takimet dhe kontaktet intensive të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai shtoi se momenti pozitiv ku ndjehet optimizëm i ri duhet të përdoret për integrimin e shpejtë në strukturat euroatlantike dhe në këtë rrugë Sllovenia do të japë mbështetje të plotë.

Maqedonia dhe Sllovenia në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 1994. Sllovenia ishte vendi i dytë me të cilin Maqedonia pas pavarësisë ka nën-shkruar marrëveshje bashkëpunimi. Plani për bashkëpunim bilateral për vitin 2017 përfshin një numër të aktiviteteve si përdorimi i objekteve të përbashkëta, trajnimi dhe shkollimi i pjesëtarëve të dy ushtrive, etj.

Parakusht për stabilitetin në Ballkan

Anëtarësimi në sistemet e sigurisë kolektive

Anëtarësimi i shteteve të rajonit në sistemet e sigurisë kolektive është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, konkluduan më 14 qer-shor, në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Austrisë, Sh.S. Renate Kobler.

Ministrja Shekerinska në takim theksoi se vendi dhe qeveria e saj është e an-gazhuar për reforma. Lidhur me vizitën në Bruksel, ministrja Shekerinska tha se ishte tepër e suksesshëm dhe se është bazuar në optimizmin e marrëdhënieve mes Maqedonisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Duke folur për bashkëpunimin në mbrojtje, Shekerinska theksoi rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e ndërveprimit dhe gatishmërinë mes dy ushtrive. Ministrja falënderoi për mbështetjen e Austrisë në trajtimin e krizës së emigrantëve që goditi rajonin dhe Evropën. Ambasadorja austriake Kobler shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral mbrojtës dhe vuri në dukje se edhe pse Austria nuk është anëtare e NATO-s, jep mbështetje pa kushte për integrimin e Maqedonisë në sistemet e sigurisë kolektive. Ajo shprehu gatishmërinë për zhvil-limin e vazhdueshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë mbrojtës dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur në të gjitha fushat e mbrojtjes.

Maqedonia dhe Austria në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë nga viti 2006, me nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim. Kjo marrëveshje përfshin fushat si shkëmbimi i përvojave në logjistikë, trajnimet ushtarake dhe në arsim, trajnime gjuhësore, kurse për operacione ushtarake.

Veliçkovski të Konferencës mbi Programet e Partneritetit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtnant Metodi Veliçkovski të marrë pjesë në konferencën dy ditore, në datat 14 dhe 15 qershor 2017, për programet partnere të organizuara nga komandën e Ushtrisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për Evropë (EUCOM), mbajtur në Garmisch-Parten-kirchen, Gjermani. Konferenca e Udhëheqësit ushtarakë me ndikim nga Garda Kombëtare e ushtrisë amerikane nga 22 shtetet dhe ushtritë e vendeve partnere diskutuar promovimin e një qasjeje të përbashkët të sfidave të sigurisë, aftësive ushtarake dhe për të përmirësuar ndërveprimin. Gjenerallejtnant Veliçkovski gjatë konferencës përveç takimit me Komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral major Stiven Cray, zhvilloi disa takime me gjeneralët dhe drejtuesit e pozita të larta në komandën e SHBA në Evropë dhe ushtritë e vendeve pjesëmar-rëse, ndërsa shkëmbimit të përvojave tregojnë praktika të ushtrive dhe identifikimin e fushave të tjera të bashkëpunimit.

Përbashkëta”, gjeneral brigade Com-mand Zoran Mileski duke uruar, ka shprehur besimin se “të gjithë efektivat janë të kualifikuar dhe të trajnuar për të kryer detyrat thelbësore që lidhen me misionin, duke ofruar mbështetje ajrore dhe transportin e njësive të vëzhgimit të Ushtrisë RM, elemente të mbrojtjes ajrore të njësive luftarake, mbulimin e objekteve të mëdha në territorin e ven-dit, si dhe pjesëmarrje në operacione në mbështetje të paqes jashtë vendit”.

Komandanti i GBR, kolonel Robert Malezanski në fjalimin e tij para të pran-ishmëve kujtoi fillimet 25 vite më parë, “kur anëtarët e GBR për herë të parë fluturuan mbi territorin e Republikës së pavarur të Maqedonisë, një fluturim historik ku filloi të shkruhet historia e

përjetshme e luftëtarëve të denjë, ditë që të mbush me respekt, entuziazëm dhe energji për t’i shërbyer vendit”.

Ligji për krijimin e Brigadën e Avi-acionit (GBR) është firmosur Presidenti në datë 10 prill 1992, mbi bazën e të cili u ngrit “Komanda e Aviacionit Ush-tarak dhe Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë”, në përbërje të të cilës përfshiheshin: Brigada e Aviacionit për transport dhe Skuadrilja Luftarake me Helikopter. Në vitin 2005 deri në vitin 2012, Brigada e Aviacionit transformohet në njësi më të vogël dhe më kompakte, e quajtur Aviacionit Wing (Force Air zbulues grup sulmuar), për të marrë organizimin e tanishëm, të ri-formuar “Brigada e Aviacionit” në përbërje të Komandës së Bashkuar Operative.

forcat ajrore të Maqedonisë

25 vite jetë në shërbim të vënditNë datë 10 prill 1992 krijohet “Komanda e Aviacionit Ushtarak dhe Mbrojtjes Ajrore”

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 201712 mali i zi

“ADRION LIVEX 2017”Marina e Malit të Zi nis

anijen P-34 drejt KretësNjë anije patrullë malazeze

është nisur dhe ka mbrritur në ishullin e Kretës, ku po merr pjesë në ushtrimet ADRION LIVEX 2017. Anija patrullë e Marinës së Malit të Zi P-34 lundroi më datë 16 qershor nga porti i Barit drejt për në ishullin e Kretës, të Republikës së Greqisë, ku merr pjesë më 2 korrik në ushtrimin ndërkombëtar ADRION LIVEX 2017.

Ekuipazhi u përshëndet nga zëvendës komandanti i Marinës së Malit të Zi, kreu i fregatës Vesko Tomanoviç, i cili ekuipazhit prej 65 marinarë u uroi një udhëtim të sigurt, det të qetë dhe, si më parë, përfaqësim dinjitoz të Malit të Zi në aktivitetet ndërkombëtare. Stërvistja “Adrion Livex 2917” ka për qëllim forcimin e ndërveprimit rajonal midis të gjitha vendet pjesëmarrëse, të cilat janë anëtare të NATO-s.

Aleatët vlerësojnë gatishmërinë, nivelin e trajnimit dhe vendosmërinë e ushtrisë malazeze dhe kështu u dërgua një mesazh i qartë: kur shoqëria malazeze në tërësi është e gatshme të përmbushë standardet e larta-Mali i Zi do të marrë një vend në organizimin ushtarak të shteteve më të fuqishme të botës: NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, përgëzoi më 14 qershor 2017, oficerët, nënofi-

cerët dhe ushtarët e Armatës së Malit të Zi për anëtarësimin në NATO duke thënë se ishte Arma e Malit të Zi që dha një kontribut të madh në arritjen e këtij objektivi kombëtar strategjik.

“Në mars të vitit 2010, trupat tona shkuan së pari në misionin paqeruajtës në Afganistan, nën ku-jdesin e forcave të NATO-s. Ishte një shenjë e qartë se aleatët vlerësojnë gatishmërinë, nivelin e trajnimit dhe vendosmërinë e ushtrisë malazeze dhe kështu u dërgua një mesazh i qartë: kur shoqëria malazeze në tërësi është e gatshme të përmbushë stan-dardet e larta-Mali i Zi do të marrë një vend në organizimin ushtarak të shteteve më të fuqishme të botës: NATO. Pra, ju jeni të parët që hapni derën e Aleancës për vendin tuaj”, tha kryeministri Dushko Markoviç në “Milovan Saranoviç”, të Da-nilovgradit. Kryeministri tha se për-pjekja ishte e vlefshme për rezultatet, sepse Mali i Zi siguroi vazhdimisht pavarësinë, paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe të gjitha supozimet për të drejtuar të gjithë energjinë sociale drejt progresit ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të qytetarëve.

“Ky është një fakt që shumë pak aleatë mund të jenë krenarë. Një ushtri e fortë jo vetëm varet nga mad-hësia e saj, por edhe nga gatishmëria e anëtarëve të saj për të kryer detyrat profesionale dhe në përputhje me standardet më të larta dhe doktrinat ushtarake “, tha Kryeministri.

Kryeministri shprehu besimin se do të jetë kështu edhe në të ardhmen, se pjesëtarët e Armatës së Malit të Zi do të mbrojnë emrin e vendit të tyre tani në cilësinë e anëtarit të plotë të Aleancës. “Le të jetë një stimul për ju në këtë detyrë të nderuar fakti se pjesëtarët e ushtrisë malazeze morën pjesë në

misionet ndërkombëtare paqeruajtëse 120 vjet më parë, në ishullin e Kretës! Gjithmonë në anën e lirisë, gjithnjë në anën e të pambrojturve, gjithmonë të

SHKURT

gatshëm për të mbrojtur paqen - ky është parimi udhëheqës i ngulitur në ushtrinë e Malit të Zi, “theksoi Kryeministri.

Protokoll bashkëpunimi me Shoqatën e

Pensionistëve Ushtarakë Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë në përputhje me mundësitë, të

ndajë disa burime financiare për të përmirësuar statusin socio-ekonomik të pensionistëve ushtarake në Mal të Zi.

Ky është mirekuptimi më i rëndësishëm i Protokollit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shoqatës së Pen-sionistëve ushtarake të Malit të Zi, porotokoll i cili u firmos nga Ministri i Mbrojtjes Z.Predrag Boskovic dhe kryetar i kësaj shoqate, kolonel në pension, Paul Bandović. Ky është Protokolli i pare i këtij lloji ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shoqatën e Pensionistëve ushtarake, e cila ka 1.890 anëtarë. Në Mal të Zi, ka rreth 2,300 pensionistët ushtarake.

Protokolli ka për qëllim përmirësimin e statusit socio-ekonomike të pensionistëve ushtarake në Mal të Zi dhe krijimin e një kuadri të për-shtatshëm të bashkëpunimit. Min-istri Boshkoviq theksoi se me këtë gjest Ministria e Mbrojtjes tregon shqetësim dhe është e hapur për bashkëpunim me ata që dikur ishin pjesë e sistemit të mbrojtjes. “Ministria e Mbrojtjes nuk e ka harruar pensionin e luftës. Ne jemi të njohur me problemet e tyre dhe ne do të bëjmë gjithçka që ata ti shijojnë ditët e tyre të daljes në pension”, tha ministry. Kolonel Bandović tha se me nënshkrimin e Protokollit për Bashkëpunim u bë një hap i madh në zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike të pensionistëve ushtarakë. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Malit të Zi vazhdimisht kanë ndihmuar punën dhe aktivitetet e Asociacionit. Sipas protokollit të nënshkruar, vendimi për shumën e ndih-mës financiare miratohen nga Ministri i Mbrojtjes, dhe për shfrytëzimin e mjeteve do të vendoset një komision prej tre anëtarësh i cili do të përbëhet nga përfaqësues të nënshkruesve. Fondet do të shpërndahen për anëtarët më të rrezikuar të Shoqatës, bazuar në të dhënat dhe dokumentacionin që do të ofrohen nga Shoqata. Ky është i pari i këtij lloji të protokollit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe OHR, e cila ka 1.890 anëtarë. Në Mal të Zi, ka rreth 2,300 pensionistët ushtarake.

“Mali i Zi ka provuar të jetë një aleat i besueshëm duke arritur qëllimin kryesor të politikës së jashtme. Si anëtar i NATO-s, ne do të përpiqemi të kontribuojmë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor “, tha Ministri i Mbrojtjes Predrag Boskovic gjatë takimit, më 9 qershor 2017, me znj. Alison Kemp, ambasa-dore e Mbretërisë së Bashkuar.

Boshkovic theksoi rëndësinë që ka bashkëpuni në fushën e mbrojtjes midis Malit të Zi dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai theksoi rëndësinë e projekteve aktuale, trajnimin e përbashkët dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ofron Minis-trisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Ar-matosura të Malit të Zi në përpjekjet për të forcuar kapacitetet e burimeve njerëzore dhe të marrëdhënieve me publikun, zhvillimin e aftësive të gjuhës angleze, si dhe modernizimi i përgjithshëm i Forcave të Armato-sura. Ministri theksoi se Ministria

e Mbrojtjes ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të aftësive profesionale të Forcave të Armatosura të Malit të Zi në institucionet arsimore të aleatëve të saj. Ai falënderoi për ofertën e ofruar që një oficer malazez të ndjekë Kolegjin prestigjioz Imperial në Londër.

Duke përshëndetur anëtarësimin në NATO, ambasadorja Kemp theksoi se “integrimi i suksesshëm euroatlantik

i Malit të Zi në NATO është i rëndë-sishëm për sigurinë e të gjithë rajonit”. Ajo shprehu mirënjohjen për përpjekjet që pala malazeze ka bërë për afirmimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes, duke shprehur gjithashtu besimin e saj se “Mbretëria e Bashkuar dhe Mali i Zi do të vazhdojnë të punojnë së bashku me sukses, si aleatë brenda NATO”.

Mali i Zi, anëtari i 29-të i aleancës

Gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur paqen

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq përgëzoi ushtarët e Armatës së Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

alison KeMP, aMbasadore e Mbretërisë së bashKuar

Tashmë jemi aleatë brenda NATO-s

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 13histori

Situata e përgjithshmenë prag të operacionitKongresi i Përmetit analizoi dhe

mori vendime të rëndësishme për ecurinë e LANÇ-it deri në çlirimin e plotë të vendit. Në fushën ushtarake me rëndësi ishin vendimet për forcimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e UNÇSH, njësimi i Komandës së Përgjithshme, vendosja e gradave në ushtri, si dhe gërshetimin e shërbimit vullnetar dhe të detyrave ushtarake që do të realizo-heshin nga KANÇ. Kongresi i Përmetit dha orjentimin që Ushtria Nacionalç-lirimtare të kthehej në ushtri të rregullt duke organizuar batalionet e grupet në brigada, brigadat në divizione dhe di-vizionet në korparmata. U shtrua detyrë para Komitetit Antifashist Nacionalçlir-imtar të kërkohej ardhja pranë Shtabit të Përgjithshëm i misioneve ushtarake amerikane dhe përfaqësues nga BS.

Shtabi i Përgjithshëm, që gjatë zhvil-limit të Kundërmësymjes Pranverore të UNÇSH-it, me qëllim që të mos lëshonte nismën operative, kishte hedhur idenë e kalimit në mësymje të përgjithshme për realizimin e objektivave vendimtare e strategjikë për çlirimin e gjithë vendit. Vendimet e Kongresit të Përmetit në fushën ushtarake mundësonin një de-tyrë të tillë që do të materializohej me çlirimin e krahinave të gjera, si dhe të qyteteve kryesore, duke kaluar në çlirimin e gjithë vendit. Kjo, sikurse u theksua edhe në Kongresin e Përmetit, mundësohej edhe nga zhvillimi i luftës në frontin e Lindjes e të Perëndimit, ku forcat gjermane kërcënoheshin të rrethoheshin në Ballkan (dalja e Frontit të Lindjes në kufijtë e Ballkanit dhe mundësitë e zbarkimit të aletëve në këtë hapësirë). Nisur nga këta faktorë, u kon-ceptua dhe u përgatit plani i mësymjes së përgjithshme. Por fillimi i saj u shty për më vonë, sepse komanda gjermane ndërmori një tjetër operacion të madh mësymës, si ai i dimrit për asgjësimin e UNÇSH-it, shkatërrimin e pushtetit të Këshillave NÇ dhe asgjësimin e shpinës së forcave në vijën bregdetare, por edhe për të liruar forca për t’i përdorur në Frontin e Lindjes.

Thelbi i idesë së komandës gjermane ishte që, duke dhënë goditjen fillestare me forca të kufizuara për bllokimin, shtyrjen në drejtim të jugut e perëndimit të forcave partizane, kryesisht me grupet e luftimit “Shatjer” dhe “Burgmaester”, t’u krijonte kushte forcave kryesore, pwr tw kaluar nw mwsymje, por dhe me drejtime e me kolona (hapësira në mes të kolonave do ta mbulonin forcat xhan-daro-balliste), të shtynte më tej forcat partizane, t’i detyronte ato të kalonin në krahun e majtë të lumit Vjosa dhe, në të pastajmen, me goditje bashkëqendrore nga drejtime të ndryshme, t’i asgjësonte ato në hapësirën Mesaplik-Kurvelesh-Bregdet. Në themel të operacionit u vu taktika kundërpartizane me metodën e fshirjes dhe të asgjësimit pjesë-pjesë.

Në këtë operacion, komanda gjer-mane, për arritjen e objektivave të caktuar, parashikonte të mbante një qëndrim të ashpër edhe ndaj “popullsisë paqësore” në qendrat e krahinat e push-tuara prej tyre. Prandaj, në pjesët e ven-det ku janë pikat nevralgjike të çetave partizane, e gjithë popullësia duhet të

konsiderohet e trajtohet si armike.

Mësymja gjermaneKomanda gjermane, për të garan-

tuar suksesin e goditjes vendimtare për copëtimin e asgjësimin e forcave partizane, vendosi që para fillimit të mësymjes përfundimtare të ndërmerrte disa veprime paraprake për të mbledhur në një zonë gjithnjë e më të ngushtë forcat partizane në zonën Mesaplik-Kurvelesh-Bregdet. Komanda e Br. VIII S dhe ZIOp. manovruan forcat e veta në krahë e në shpinë të armikut duke mos i dhënë atij beteja ballore në drejtimet e lëvizjes së tyre. Njw pjesw e forcave tw Br. VIII S ishte në territorin grek për të bashkëvepruar me Regj. 15 të ELAS-it nw dhënien e goditjes në shpinë të armikut. Forcat gjermane mësynë në mënyrë koncetrike nga disa drejtime për të dalë në Kurvelesh si epiqëndër e operacionit.

Sulmi i forcave gjermane u ndërmor në luginën e Shushicës nga mbi 4.000 forca gjermane. Forcat gjermane i de-tyruan forcat partizane të tërhiqeshin në thellësi, në një zonë gjithnjë e më të ngushtë në Kurvelesh dhe në Kuç. Forcat gjermane arritën të ngjiten në Kurvelesh, duke thyer kështu qëndresën e forcave partizane. Kishin ngelur ende të papushtuara nga gjermanët mbetën: një rrip i ngushtë malor, vargmali në lindje të Bolenës-Çipini-Vwrmikut dhe mali i Këndrevicës, gjithsej vetëm rreth 70 km2.

Gjendja e forcave partizane paraq-itej shumë kritike. Faktikisht komanda gjermane kishte arritur të realizonte ide-në e përqendrimit të forcave të shumta partizane në një hapësirë të ngushtë. Mbetej të jepej goditja vendimtare për copëtimin dhe asgjësimin e tyre. Në këtë hapësirë të vogël, forcat partizane nuk e kishin të lehtë të manovronin. Ko-mandat e njësive partizane, në këshillim me njëra tjetrën, morën vendimin më të drejtë të mundshëm për gjendjen: të shkëpusin kontaktin luftarak me ar-mikun duke dalë në krahë e në shpinë të tij e më pasë nëpër rajonet e tyre të veprimeve luftarake. U përcaktuan edhe sektorët e drejtimet nga mund të dilej nga rrehtimi për çdo formacion. Br. VI S të çante rrethimin në drejtimin e Gjirokastrës dhe pasi të kalonte në prapavijë, të përqëndrohej me batalione në rajonin mali i Kocunit, Babrushit,

Kaparjelit dhe të Zhulatit; Br. XII S të çante në verilindje dhe të delte në Golem e Cepo. Po kështu u caktuan hapësirat edhe për forcat e pakta të njësive të tjera. Forcat u vunë në lëvizje për të dalë nga rrethimi, por vetëm b3 Br. III S mundi të dalë pa u ndeshur me forca armike dhe u përqëndrua në Progjëri. Forcat e ZIOp manovruan në malet e Kurveleshit.

Përballimi i operacionit dhe rivendosja e gjendjesMe gjithë situatën e vështirë të kri-

juar në zonën e Kurveleshit e në Shur, forcat partizane, mbështetur në parimet e taktikës së luftës partizane dhe duke shmangur luftën ballore, kur ato viheshin në rrezik, arritën të dalin me sukses nga rrethimi. Por kishte edhe faktorë të tjerë, si ruajtja e qetësisë, njohja dhe shfrytëzimi me mjeshtëri i terrenit etj, që kushtëzuan daljen nga rrethimi.

Me daljen e forcave partizane nga rrethimi në grykën e Shurit, në fakt mbaroi edhe mësymja e përgjithshme gjermane. Forcat partizane të ZIOp dhe ato të UNÇSH në këtë zonë, nën trysninë e epërsisë së madhe të armikut dhe për ruajtjen e forcave të veta nga asgjësimi, lanë hapësira të konsid-erueshme. Komanda e Përgjithshme dhe ZIOp, mbështetur në konceptet e taktikës së luftës partizane e duke i zbatuar ato në fushat e betejave, në zhvillimet konkrete të veprimeve luftarake, vlerësuan e realizuan, si një element të pandarë të veprimeve mbrojtëse, sulmet, kundërsulmet e kundërgoditjet deri në kundërmësymje. Pikërisht nëpërmjet këtyre veprimeve

aktive dhe të pandërprera, koman-dat partizane rimerrnin hapësirat që pushtonte armiku gjatë mësymjes së përgjithshme. Në këtë kuadër forcat e ZIOp dhe të brigadave që vepronin në Zonë, ndërmorën një sërë goditjesh kundër forcave gjermane, që vëpronin në Kurvelesh, Mesapli e Bregdet, veçanërisht kundër atyre që lëviznin gjatë luginës së Drinos dhe në grykën e Këlcyrës. Br. VIII S dhe forca të ZIOp kaluan në mësymje në drejtimin Përmet-Këlcyrë dhe Çajup-Gjirokastër; Br. III S dhe forcat territoriale në Dangëlli. Forcat e tjera të ZIOp dhe të njësive të UNÇ, që gjendeshin në Zonë, vijonin veprimet luftarake kundër grupimit të forcave armike në Mesapli-Kurvelesh e Bregdet. Në këtë mënyrë, ndërsa në këto hapësira luftohej me këmbëngulje për përballimin e mësymjes së forcave kryesore gjermane në çastet më kri-tike, forcat e tjera të UNÇSH, të ZIOp

dhe ato teritoriale, me veprime aktive çliruan krahinat e Përmetit, Zagorisë, Lunxherisë, Pogonit dhe dolën në front të gjerë nga Libohova në Dragot të Tepelenës.

Komanda gjermane, duke mos u pajtuar me gjendjen e forcave të veta që vepronin në Mesaplik-Kurvelesh e Bregdet që kërcënohëshin nga shpina, urdhëroi Div. 1 Malor që, me forca të Regj. 99 Gjuajtës dhe bat. 3 Regj. 27, të viheshin në gatishmëri për të spastruar rishtas vargun malor në mes të lumenjve Drino e Vjosa. Tereni, vihej detyrë nga komanda eprore të spastrohej nga Veriu në Jug. Në kushtet e epërsisë së armikut, forcat e Br. VIII S si dhe ato të ZIOp dhe bat. 3 Br. III

S, edhe pse përparuan me vështirësi në drejtimet e mësymjes të armikut, ai mundi të dalë në Zagori. Gjithsesi nuk mundi të asgjësonte forcat partizane, spitalet, depot e puntoritë e ZIOp. Pasi shkelën territoret, forcat gjermane u tërhoqën dhe kaluan në tërsi në Greqinë e Veriut, ku do të merrnin pjesë në një operacion spastrimi në pjesën Veriore të saj. Në hapësirën e ZIOp në qendër të objektivit të operacionit u vu krahina e Mallakastrës, e cila u sulmua nga tre drejtime (Sinanaj, Drashovicë nga një kolonë dhe dy kolona nga Fieri) për në thellësi të krahinës së Mallakastrës. Në dispozicion të forcave në operacion u caktuan vetën tri ditë. Për të dalë në vijat e caktuara, forcat gjermane lëvizën me kolona dhe pa u përpjekur të ndeshen me forcat partizane. Forcat partizane, në kushtet e epërsisë së ar-mikut, manovruan në krahë të forcave gjermane. Në këtë mënyrë forcat par-tizane nuk u dëmtuan. Me largimin e forcave gjermane ato dolën sërish në rajonet e tyre. Në drejtimin e Sarandës, forca të Br. VI S, në bashkëveprim me forca të ZIOp dhe forcat territoriale, spastruan zonën e Rrëzomës së Delvinës nga mbeturinat e armikut. Po kështu forca të Br. VI S, ZIOp dhanë disa goditje kundër forcave gjermane në rrugën Sarandë-Himarë.

Gjatë të zhvillimit të veprimeve luftarake të forcave gjermane në Kurvelesh-Mesapl ik-Bregdet u angazhuan rreth 30.000 forca. Ve-primet luftarake aktive të forcave partizane në këtë zonë, si dhe ve-primet e mëparshme luftarake të ZIOp që vonuan 10-15 ditë ecurinë e operacionit armik, ishin të një ndihmese të vyer për Komandën e Përgjithshme, për të zgjeruar më-symjen e përgjithshme. Në urdhrin

përkatës për D1S të UNÇSH, duke kërkuar të kalohej me shpejtësi në Veri të Lumit Shkumbin, eviden-conte faktin që duhej përfituar nga angazhimi i forcave të shumta gjer-mane në Kurvelesh. Madje armiku u detyrua të organizonte dhe operacione plotësuese, duke mos lejuar atë të rigruponte forcat në drejtime të tjera. Herman Frank, oficer gjerman pjesë-marrës në këto luftime, në librin e tij kujton: Forcat partizane mundohen përherë t’i shmangen luftës së hapur ballore kur mbi të sulmojnë forca su-periore gjermane… Ata dinë të mbrohen me zgjuarsi të madhe dhe të dalin nga situata të vështira, sepse i ndihmon njohja e mirë e vendeve.

Përballimi i Operacionit të Qershorit 1944

Prof. asoc. dr. bernard Zotaj

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 201714 speciale

Kaliningrad është qytet në Rusi i cili ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik dhe ka një sipërfaqe 224.7

km2. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2016, qyteti ka pasur 459.560 banorë. Kaliningradi është një qytet që u shfaq në harta vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Paraardhësi i tij, i quajtur Konigsberg, ekzistoi për pothuajse 700 vjet, por u fshi nga faqja e dheut gjatë luftës. Kaliningradi u mohua krejtësisht, me një emër të ri, me banorë të rinj dhe me një identitet të ri. Megjithatë, qysh nga rënia e Bashkimit Sovjetik, dhe hapjes së kufirit me Poloninë, qyteti e gjen veten duke luftuar me identitetin e tij si “perëndimi rus”. Pas një shëtitje nëpër qytetin e Kaliningradit, njeriu vështirë mund ta besojë se sa e gjatë dhe sa e pasur është historia e këtij qyteti. Panorama është plot me blloqe të hirta pallatesh të ndërtuara në vitet Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë kur Leonid Brezhnjevi drejtonte Bashkimin Sovje-tik, në kulmin e Luftës së Ftohtë kur pak besonin se perandoria komuniste mund të shembej ndonjëherë. Fuqia e saj dukej se po rritej. Tanket dhe raketat e reja balistike përfaqësonin një vazhdimësi të politikës ekspansioniste së Stalinit që e çoi Bashkimin Sovjetik tek fitorja në 1945.

Teksa bënte pazare rreth fitimeve territoriale të reja, Stalini argumenton-te se fitorja u arrit me një çmim aq ta lartë sa të meritonte shpërblim. Mantra e tij ishte se Gjermania agresive milita-riste duhej të ndëshkohej për vdekjen e miliona qytetarëve sovjetikë dhe duhej të parandalohej nga ndërmarrja e çdo lufte të ardhshme. Aleatët perëndi-morë treguan goxha mirëkuptim për këtë arsyetim. Në një farë mënyre, kjo është ajo që çoi në sigurimin sovjetik e hapësirave të mëdha të Europës Qendrore, ashtu si edhe në fitimin më të famshëm të Stalinit: pjesën veriore të Prusisë Lindore, përfshi kryeqytetin e saj Konigsberg.

Konigsberg u themelua në 1253 gjatë një prej kryqëzatave kundër pru-sianëve balltikas paganë. Qysh atëhere, ka argumentuar propaganda sovjetike, ai ishte bërë një avampost i militarizmit gjerman, një shpatë e drejtuar kundër vendeve sllave dhe në veçanti Rusisë. Për pasojë, Konigsberg duhej t’i jepej Bashkimit Sovjetik në mënyrë që tragje-dia e luftës të mos e përsëriste kurrë veten. Si për ironi të fatit, sovjetikët plotësuan objektivin e Car Pjetrit të Madh që kishte ëndërruar një dalje të lirë dhe të papenguar në Detin Balltik për Rusinë. Kjo është arsyeja se pse për 45 vitet e ekzistencës sovjetike të saj, Oblasti i Kaliningradit i shëmbëlleu një baze ushtarake të madhe, me zemrën e flotës balltikase sovjetike në Gjirin Baltiysk.

Përpara Luftës së Dytë Botërore, Prusia Lindore ishte një entitet unik. Për mbi 100 vjet, ajo qe një shtet vasal

i Mbretërisë së Polonisë. Universiteti i Konigsberg-rëndom i njohur si Alber-tina- u bë universiteti ku studiuan shumë studiues, poetë dhe shtetarë të shquar me origjinë polake. Pjesa verilindore e Prusisë u bë gjithashtu djepi i zgjimit kombëtar lituanez të shekullit të XIX-të. Përderisa librat e shkruara në lituanisht qenë të ndaluar në Perandorinë Ruse e asaj kohe, ata shtypeshin në Prusi dhe më pas kontrabandoheshin në territoret lituaneze. Teksa rajoni ishte shumë i populluar nga fshatarësia lituaneze, ai shpesh quhej Lituania e Vogël.

Gjithashtu, Konigsberg ka një domethënie shkencore unike. Për shumë vite, 7 urat e Konigsberg për-bënin një enigmë shkencore në shkallë mbarëbotërore. Problemi ishte sesi të ecej nëpër qytet dhe ta kaloje vetëm një herë secilën urë. Më së fundi ajo u zgjidh nga Leonhard Euler. Duke provuar se enigma nuk kishte asnjë zgjidhje, Euler hodhi themelet për to-pologjinë bashkëkohore dhe teorinë e grafeve.

Konigsberg ishte edhe vendlindja

e një prej filozofëve më të shquar të periudhës së Iluminizmit, Immanuel Kant. I lindur në kryeqytetin e Prusisë Lindore, ai pothuajse nuk u largua asn-jëherë prej qytetit. Kant ishte i famshëm për shëtitjet e tij, në të cilat përsëriste të njëjtët rrugë. Këto shëtitje qenë aq të rregullta sa që fqinjët e Kant besonin se patën kurdisur orët për to. Kant qe një qytetar aq besnik i Konigsberg sa që bile i premtoi besnikëri Katerinës së Madhe pasi Rusia e kish marrë përkohësisht kontrollin e Prusisë Lindore pas Luftës 7 Vjeçare.

Megjithatë, pothuajse 140 vjet më vonë, shumë pak njerëz qëndronin në kryeqytetin e bombarduar egërsisht të Prusisë Lindore. Me qëllim që të ndërtohej një hapësirë për një rend krejtësisht të ri, trashëgimia e par-aluftës duhej të asgjësohej plotësisht.

Me vendim të Josif Stalinit, të gjithë banorët e paraluftës u depërtuan. Është vlerësuar se 130.000 prej atyre që nuk qenë larguar nga Prusia Lindore gjatë tërheqjes së Wehrmacht u larguan drejt Zonës Sovjetike të Pushtimit në Gjermani. Shumica e ndërtesave që i patën mbijetuar bombardimit të egër në përfundim të luftës do të shembeshin dhe do të zëvendësoheshin nga arkitek-tura sovjetike. Edhe vetë emri i qytetit duhej të ndërrohej. Vetëm një vit pas kapjes së Konigsbergut, qyteti pushoi së ekzistuari. Mbi gërmadhat e tij u ngrit Kaliningrad, i emërtuar pas Mikhail Kalinin, kreut nominal të Bashkimit Sovjetik, përgjegjës për terror masiv në vitet Tridhjetë.

Simbole të reja

Ripopullimi i Kaliningradit u krye në pjesën më të madhe të tij nga rusë, ukrainas dhe bjellorusë. Ata nuk e dinin çfarë të prisnin në perëndimin e largët të perandorisë. Disa u tërhoqën nga perspektiva e vendosjes në një zonë

gjermane të mirëmenaxhuar, por nuk ju treguan pasojat shkatërrimtare të luftës. Në sytë e autoriteteve sovjetike, emëruesi i përbashkët i banorëve të rinj të Kaliningradit nuk ishte origjina etnike e tyre. Shumica dërrmuese e banorëve kishin lindur pas Revolucionit të Tetorit dhe nuk mund t’i kujtonin kohët cariste; ata qenë rritur dhe formuar nga komu-nizmi dhe nuk mund të njihnin asnjë realitet tjetër përveç atij të Bashkimit Sovjetik të madh. Në fakt, ardhja e tyre në Kaliningrad qe një pjesë e një eks-perimenti social që rezultoi në krijimin e një qytetari akoma edhe më të rafinuar, “Njeriun e Ri sovjetik” apo “Homo Sovieticus”. Rrethanat për zhvillimin e konceptit “Homo Sovieticus”- bindje, indiferencë dhe pasivitet-qenë më shumë se të favorshme në Kaliningrad. Banorët e vjetër u zhdukën dhe një rend

i ri mund të paraqitej. Autoritetet sovje-tike synonin që të influenconin jetën e përditshme e qytetarëve të rinj dhe t’u kujtonin atyre se atdheu i tyre i ri ishte dhe do të ishte një pjesë e Bashkimit Sovjetik. Çuditërisht, shkatërrimi i disa simboleve të së kaluarës përpara lufte u shtynë.

Për shembull, rrënojat e Kështjellës

Konigsberg u lanë të paprekura deri në 1969. Vetëm atëhere Leonid Brezhnev vendosi që të hidheshin në erë, gjë që si për habi shkaktoi protesta nga ana e in-teligjencës dhe studentëve vendorë. Ata argumentuan se kështjella ishte një pjesë e pandashme e panoramës së qytetit. Në cepin lindor të ish kështjellës, autoritetet vendosën që të ndërtonin “Shtëpinë e Sovjetëve”. E konceptuar si një ndërtesë monumentale, synimi i saj ishte që të tërhiqej vëmendja nga kohët e vjetra dhe të bëhej kartëvizita e Kaliningradit të ri. Teksa ndërtimi filloi në 1970, vështirë se ndonjë njeri men-donte se ndërtesa do të jetonte më gjatë se ideologjia që qëndronte pas saj.

Sovjetikët nuk shkatërruan dhe nuk fakt nuk mund të shkatërronin ndonjë simbol tjetër të Konigsberg të vjetër. Mu në zemër të qytetit, në

ishullin Kneiphof ndodhej katedralja e cila kishte në të varrin e Immanuel Kant i cili vdiq aty në vitin 1804. Varri i ndërtua në 1924 për të përkujtuar 200 vjetorin e lindjes së qytetarit më të shquar të Konigsbergut. Pse u la i paprekur? Sepse me shkatërrimin e tij, autoritetet në mënyrë indirekte do të vinin në shënjestër babain themelues të komunizmit, Karl Marksin, vepra e të cilit ishte influencuar shumë nga Kant. Megjithëse varri i mbijetoi rindërtimit të tërbuar të qytetit, rrethinat e tij nuk i mbijetuan. Në përgjithësi, planet ko-muniste supozonin se shumë duhej të shkatërrohej, por pak duhej të ndërtohej në fakt. Gërmadhat e katedrales qën-druan, në kontrast me shumë kisha të tjera në qytet. Ato që nuk u bombarduan apo nuk u shkatëruan u transformuan në magazina, pishina apo muzeume. Ishulli Kneiphof, pjesa më dendësi më të madhe banorësh e qytetit përpara lufte, u mbulua me beton.

Ndryshime të shpejta

Në vitet Tetëdhjetë, Bashkimi Sov-jetik u godit nga një krizë e brendshme e thellë. Mikhail Gorbaçovi filloi per-estrojkën. Shtëpia e Sovjetëve mbeti e pambaruar teksa problemet financiare i bënë autoritetet që të ndërprisnin të gjithë punën ndërtimore. Megjithatë, muret e zhveshura të ndërtesës sim-bolizonin periudhën e ndryshimeve të shpejta që përjetoi Kaliningradi, përveç pjesëve të tjera të Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, Kaliningradi mori një prej goditjeve më të rënda me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Rajoni e gjeti veten të shtypur midis Lituanisë dhe Polonisë, duke u bërë një eksklavë passovjetike me Detin Balltin si lidhjen e vetme me prapatokën ruse. Pas rënies së komunizmit, fqinjët plotësisht të pa-varur të Kaliningradit i patën organizuar kurset e tyre për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian. Në mënyrë të pashmangshme, kjo e rriti ndjenjën e izolimit midis popullatës së Oblastit.

Pasiguria qe aq e fortë sa që shumë po sugjeronin se fundi i Kaliningradit rus qe i pashmangshëm. Qenë përhapur thashetheme rreth gjermanëve që po

Enigma Kaliningrad apo Konigsberger

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 2017 15speciale

ktheheshin për pretenduar pronat e tyre apo lituanezë dhe polakë që po komplo-tonin për ta ndarë rajonin. Edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi, disa politikanë nga Kaliningradi dhe Moska e shfrytë-zuan nocionin e një “fortese të rrethuar” për ta nxitur ankthin midis banorëve. Ndryshimet gjeopolitike evokonin një recesion, një që ishte shumë më shkatërrimtar për Kaliningrad sesa për Rusinë në tërësi. Ndërsa GDP-ja e Rusisë ndaloi së rëni në 1997 për herë të parë nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Kaliningradi vuajti për 2 vite të tjera më shumë. Sistemi bujqësor kolektiv joefikas, pa reforma të dhimbshme, mbetej një barrë e rëndë.

Rajoni duhej të mbështetej në im-portet ushqimore nga jashtë. Gjithashtu, Kaliningradi kishte trashëguar një in-frastrukturë ushtarake të fryrë me mijëra ushtarë të stacionuar në territorin e tij. Një kompleks i tillë i zgjeruar ushtarak e humbi në pjesën më të madhe arsyen e të qenit dhe Kaliningradi nuk mori asgjë në shpërblim. Dukshëm që asgjë nuk mund ta lehtësonte frustrimin.

Një Hong Kong i Europës Qendrore

Protestat kundër hedhjes në erë së gërmadhave të Kështjellës Konigsberg Castle në fund të viteve Gjashtëdhjetë nuk qenë rastësi. Pakënaqësia me zhdukjen e çdo gjurme të realitetit para lufte u rrit me gjeneratën e re të kaliningradasve, njerëz që qenë lindur e rritur në rajon. Teksa bëheshin gjithnjë e më shumë të pjekur, ata nisën të bënin pyetje rreth të kaluarës që vështirë se mund t’i përgjigjej njeri. Ata duhet ta kryenin këtë kërkim krejtësisht vetë. Megjithatë, nën komunizëm kishin shanse të pakta që t’ia arrinin. Vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik u shfaqën mundësi të reja. Njerëzit qenë të lirë të zbulonin zona që patën mbetur tabu për 45 vjet. Eksplorimi i së ka-luarës dikur zyrtarisht e urryer dhe e ndaluar kishte faqe të ndryshme.

Si gjithmonë, ishte politika. Ka-liningradi ishte ndoshta shembulli më i qartë i polarizimit midis fanatikëve të rinj reformistë demokratikë dhe be-

simtarëve të vjetër komunistë. Të parët argumentonin se rajonit i ishte dhënë një shans unik për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë diçka më shumë sesa një bazë ush-tarake. Ata kërkonin hapjen e gjirit të Kaliningradit me qëllim që ta bënin atë një Hong Kong të Europës Qendrore. Bashkë me një zonë ekonomike spe-ciale, ajo do të përmirësonte ekonominë rajonale. Të dytët mbronin trashëgiminë komuniste. Ata paralajmëronin se çdo përpjekje për ta hapur Kaliningradin ndaj fqinjve perëndimorë të tij do të rezultonte në humbjen e kontrollit mbi territor nga ana e Rusisë.

Nga fillimi i shekullit të XXI-të u bë e dukshme se kaliningradasit e per-ceptonin veten si jo plotësisht të afërm me bashkëpatriotët e tyre nga Moska, Kazani apo Vladivostoku. Ndjenja e identitetit rajonal të tyre është e fortë dhe, në rrethana të veçanta, më krye-sorja kur shikojnë se interesat e rajonit të tyre neglizhohen, ata menduan të ngrihen e të protestojnë. Ky qe sidomos rasti me Georgiy Boos, i cili u emërua si Guvernator i Oblastit të Kaliningradit nga Vladimir Putin në 2005. Mandati i parë i Boos u kujtua kryesisht si një periudhë vendimesh të marra në linjë me politikat e ndjekura nga autoritetet qendrore që shpesh patën një impakt

negativ mbi rajon. Ai miratoi taksa dhe tarifa shërbimesh publike më të larta. Gjithashtu, ai u akuzua për mbylljen e perspektivave të zhvillimit ekonomik. Në fillim të 2010, Boos shpalli si do të garonte sërish. Fjalët e tij, të thëna në një mbledhje të Këshillit të Qytetit, shkaktuan disa prej tensioneve më të thella në Kaliningrad qysh nga viti 1991. Pak ditë pas lajmërimit të tij, mbi 10.000 njerëz u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre, duke e bërë Boos që eventualisht të largohej nga gara.

Gjatë kohës sovjetike, qëndrime të tilla qenë thelbësore për lituanezët, letonezët dhe estonezët. Shpesh ata ref-eroheshin si “Perëndimi sovjetik” sikur ata nuk futeshin në sistemin komunist. Në mënyrë të ngjashme, Kaliningradi është quajtur nganjëherë “Perëndimi rus”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shumica e kaliningradasve do të donte të ishte i pavarur nga Rusia.

Një hapje ndaj Perëndimit

Oblasti i Kaliningradit u shkëput shumë nga Polonia dhe Lituani kur këto dy vende hynë në Bashkimin Europian dhe, më pas, në Zonën Schengen. Për shkak të kësaj, ata duhej të vendosnin

një regjim strikt vizash që solli disa rezultate pozitive. Krimi transkufitar dhe kontrabanda u reduktuan ndjeshëm. Megjithatë, ai erdhi me çmimin e kufiz-imit të trafikut kufitar, tregëtisë së vogël dhe kontakt ndërpersonal.

Ka qenë deri në korrik të 2012 që ky imtas është tejkaluar pjesërisht. Pas negociatash të gjata midis Polonisë, Rusisë dhe Komisionit Europian, Small Border Traffic Agreement (SBTA) hyri në fuqi. Me këtë, rezidentëve permanentë të Oblastit të Kaliningradit dhe rajoneve fqinje të Polonisë mund të siguronin leje që u lejonin kalimin e kufirit. Qytete të mëdha polake si Gdansk, Gdynia, Elbląg dhe Olsztyn përfshihen gjithashtu në marrëveshje. Në total, rreth 1.5 milion polakë mund të aplikojnë për leje dhe të udhëtojnë drejt “Krolewiec”-emri historik polak i Kaliningradit-dhe rreth 900.000 rusë kanë të njëjtat mundësi për të shkuar në Poloni.

SBTA-ja u bë një sukses i madh, kryesisht si pasojë e arsyeve tregtare. Kaliningradasit filluan të shkojnë në qytete të vogla polake për të blerë mish dhe produkte qumështi. Disa udhëtuan më tej deri në Gdansk apo Olsztyn me qëllim që të blinin mobilje apo elektron-ikë. Por ka më shumë se kaq. Njerëzit nga të dy anët e kufirit më së fundi mund të mësojnë më shumë rreth njëri tjetrit. Rusët u bënë grupi më i madh i turistëve të huaj që shkojnë në Gdansk dhe polakët mund ta shikonin vetë se Kaliningradi nuk është vetëm një bazë ushtarake. Gjithashtu, ai ka një histori të pasur dhe ka një interes në rritje për ta zbuluar atë.

Në fakt, polakët po mësojnë se ndryshimet passovjetike që prekën Ka-liningradin nuk qenë vetëm rreth poli-tikës, ekonomisë dhe luftës për një jetë të përditshme më të mirë. Për disa ka-liningradas, vetë mundësia e përdorimit ligjërisht të fjalës “Konigsberg” qe tashmë diçka e rëndësishme. Në mend-jet e tyre, ajo që një reklamë ngjitëse që mund të ishte fitimprurëse. Ndërsa disa biznesmenë të zgjuar anembanë Rusisë filluan të shisnin bluza me Leninin apo Marksin, ish kryeqyteti prusianolindor ia dha emrin e tij një shumëllojshmërie biznesesh. U bë e lehtë, bile në modë, të pije birrë “Konigsberg” apo të udhëtoje nëpër autobuzë “Konig”.

Më shumë sesa një markë

Megjithatë prapa kësaj qëndronte diçka më shumë sesa thjesht një mënyrë e bërjes para. Papritmas, emri i vjetër i qytetit u rishfaq në vetëdijet e ban-orëve. Me përdorimin e tij, shumë manifestonin krenarinë dhe afeksionin rajonal ndaj atdheut të tyre. Jo vetëm që fituan një markë lokale, por gjithashtu filluan të rimodelojnë identitetin e

tyre, diçka e paimagjinueshme përpara viteve Nëntëdhjetë. Për ta, “Perëndimi rus” nënkuptonte më shumë se një lloj ndryshe i të qënit rus. Në fund të vitit 2012 një grup aktivistësh socialë u mblodhën në Hotelin “Kaliningrad” dhe diskutuan mundësinë e ndryshimit të emrit sërish në Konigsberg. Pas diskutimesh të zjarrta, ata hartuan një peticion për parlamentin rajonal ku shpjegonin pikëpamjen e tyre. Ata argumentonin se ishte e turpshme për qytetin që të mbante emrin e një personi përgjegjës për terror masiv në vitet trid-hjetë. Gjithashtu, ata nënvizonin se emri Kaliningrad është një mishmash historik pasi fshin historinë para lufte të qytetit. Ishte në fakt kjo histori, pretendonin hartuesit e peticionit, në të cilën Rusia kishte një pjesë të konsiderueshme. Caresha ruse Katerina e Madhe e mori kontrollin e Konigsberg gjatë Luftës 7 Vjeçare. Në fakt, edhe që Immanuel Kant i premtoi besnikëri asaj e bënte atë një subjekt rus.

Peticioni ngjalli reagime kontradik-tore. Për disa, ai ishte një akt kurajoje civile dhe një iniciativë që meritonte mbështetje. Për të tjerë, ajo provë e një ndërhyrjeje të huaj në rajon, synimi i së cilës ishte që ta ndante Kaliningradin nga Rusia. Një grup zërash të moderuar u përpoqën që ta vendosnin propozimin në kornizën e një debati të vjetër. Ata sugjeruan një referendum në 2024, përvjetorin e 300-të e lindjes së Kant, kështu që qytetarët të mund të vendos-nin vetë. Megjithatë, iniciativa u bë një fiasko. Rezultoi se në Rusinë e sotme ekziston pak hapësirë për kryerjen e hapave të tilla. Peticioni u nënshkrua eventualisht nga vetëm 400 njerëz anembanë Rusisë.

Enigma të pazgjidhura

Megjithatë e kaluara passovjetike akoma po rritet në rëndësi. Univer-sitetit i Kaliningradit është emërtuar Immanuel Kant sërish. Ka pasur plane për të rindërtuar qendrën historike të qytetit, duke rikthyer kështu shpirtin e Konigsberg. Numri i njerëzve që e për-shkruajnë veten si “rusë perëndimorë” apo “konigsberger” gjithashtu është në rritje. Për më tepër, rajoni nuk është më një ishull plotësisht i izoluar, më së shumti falë marrëveshjes së vogël të trafikut me Poloninë. Megjithatë, ka edhe një anë tjetër të monedhës Kaliningrad. Konflikti ruso-ukrainas hedh hije tani mbi të ardhmen e bash-këpunimit të thelluar midis Oblastit dhe fqinjëve të tij. Flota balltikase ruse është ende e stacionuar në Baltik. Vendet e lëshimit të raketave balistike kanë qenë gjithmonë konstante në rajon. Kështu, perspektiva e kthimit të Kaliningradit në statusin e një bazë ushtarake të tipit sovjetik është akoma shumë e mund-shme. Sidoqoftë, Kaliningradi rus formon një enigmë eksituese të cilën kemi qenë në gjendje ta dëshmojmë. Enigma nga koha e Kant-Shtatë Urat e Konigsberg- rezultuan të jenë një nyje gordiane dhe u zgjidh vetëm nga katastrofa e luftës, gjatë së cilës dy ura u shkatërruan, duke e bërë shëtitjen nëpër Kaliningradin sovjetik dhe rus dhe kalimin e çdo ure të mundshëm vetëm një herë. Enigma bashkëko-hore rreth të ardhmes së identitetit të Kaliningradit dhe banorëve të tij duket më e vështirë për t’u zgjidhur. Çfarë rezultatesh do të sillte? Do të shfaqet një identitet rajonal i ri, i influenc-uar nga kultura ruse dhe trashëgimia prusiane e tij? Çfarë impakti afatgjatë do të kishte mbi Kaliningradin afërsia me Bashkimin Europian dhe integrimi balltikas? Për momentin, këto pyetje do të mbesin pa përgjigje.

New Eastern Europ

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 23 qErshor 2017 ushtriA - mod.gov.al · ushtria E prEmtE, 23 qErshor 2017 1 Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eral Brigade Tonin Marku priti më

ushtriaE prEmtE, 23 qErshor 201716

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

“SABER JUNCTiON 17” DhE “COMBiNED RESOLVE Viii”

Kthehet nga Gjermania ekuipazhi i helikopterit “Cougar” N

ë mjediset e Forcës Ajrore në Farkë, u zhvillua ditën e martë, më 20 qershor 2017, ceremonia e kthimit të ekuipa-zhit të helikopterit “Cougar” të Forcës

Ajrore, i cili ishte pjesë e stërvitjeve shumëkom-bëshe “saber Junction 17” dhe “Combined Resolve VIII”, që u zhvillua në Gjermani nën drejtimin e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forca Ajrore mori pjesë me një helikopter Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorë.“Pjesëmarrja për herë të parë e Forcës Ajrore në dy stërvitje shumëkombëshe jashtë kufijve të Republikës së shqipërisë tregoi shkallën e zotërimit të standardeve të ndërveprimit me Aleancën nga ekuipazhet fluturuese dhe ato mbështetëse, që Forca Ajrore ka dedikuar si kontribut për NATO, si dhe nivelin e kapaciteteve dhe aftësive operacionale që kjo forcë përmbush në interes të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes kolek-tive.” tha komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Vladimir Avdiaj. Ekuipazhi i helikopterit “Cougar” të Forcës Ajrore u angazhua me misionet fluturuese për të transportuar trupat në një terren të pan-johur, misionet sAR, transport MEdEVAC dhe operacione të tjera sipas rolit apo skenarëve të stërvitjes. Pjesëmarrja në këtë stërvitje i shërbeu drejtpërdrejt përgatitjes së FA në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës, për të vendosur në të ardhmen në gatish-mëri të plotë dy helikopterë “Cougar” dhe për t’u bërë pjesë e operacioneve NATO.