EkspErtë të Gardës së NEw JErsEy, traJNoJNë ushtarakë ... · ushtria E prEmtE, 4 tEtor 2013 1...

16
Zhvillohet stërvitja komplekse “Osumi 2013”, për Emergjencat Civile E premte, 4 tetor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 37 (8190) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] STËRVITJA, AKTIVITET I RËNDËSISHËM I FA. GJENERALMAJOR GJUNKSHIN NË TAKIMIN PARAPËRGATITOR Festohet “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore” “Biza 2”, teston nënrepartet e FA-së të deklaruara “NATO POOL OF FORCES” Gjunkshi në ceremoninë e përfundimit të kurseve trajnuese në FT Seminari Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë (ISES) EKSPERTë Të GARDëS Së NEW JERSEY, TRAJNOJNë USHTARAKë Të FA, PëR “LIDERIN LUFTëTAR” DHE “SHTABIN LUFTARAK” faqe 7 faqe 12 STËRVITJA U MBAJT Në QENDRëN “XHORXH C. MARSHALL” Në GARMISCH-PARTENKIRCHEN GJERMANI, Më 8-13 SHTATOR GJENERALBRIGADE BARDHYL HOXHA PRITI KOLONEL STEPHAN SAMARAN. JA ÇFARË DISKUTUAN Komandanti i KDS takoi Drejtorin e Çështjeve Ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës të Francës faqe 13 Bashkëshortja e dëshmorit të rënë në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli: “29 shtatori është një ngjarje e shënuar për trashëgiminë kulturore të vendit, e cila për mua ka një emocion të dyfishtë për faktin nuk përkujton vetëm aktin heroik të dëshmorit të monumenteve, major Kamber Bënja, i cili dha jetën për ruajtjen e identitetit kombëtar, por përkujton të gjithë atë plejadë njerëzish që ndër shekuj luftuan... NË HAPËSIRËN DETARE TË GJIRIT TË VLORËS STËRVITJA FITON TERREN NË STRUKTURËN E RM DELEGACIONI TURK, VIZITË NË FORCËN AJRORE Zhvillohet stërvitja “Shqiponja e Egërsuar” “Dajti 2013” udhërrëfyese për të planifikuar të ardhmen Modernizimi i Aerodromit të Kuçovës, drejt standardeve të NATO faqe 13 faqe 10-11 faqe 12 Ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Ministeriali gjithëpërfshirës i rajonit u zhvillua në Kroaci, në dy takime: Ministeriali i Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5), si dhe të vendeve të Europës Juglindore (SEDM) Ministrja e Mbrojtjes Kodheli Ministerialin SHBA (A-5) dhe SEDM Zonja Kodheli taKoi dhe homologun slloven, Z. Roman jaKič faqen 2-4 Në Ministerialin e Mbrojtjes, SHBA-Karta e Adriatikut ministrja Kodheli tha se, Shqipëria prej një kohe të gjatë është e angazhuar në Afganistan dhe do të vazhdojë të kontribuojë duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e tjera, për të mbështetur akoma më shumë qeverinë afgane në forcimin e sigurisë dhe rimëkëmbjen e institucioneve. Në ministerialin e vendeve të Europës Juglindore (SEDM), znj.Kodheli pohoi se politika e dyerve të hapura, që aq shumë promovojmë, humbet kuptimin e saj, nëse nuk bazohet në parimin gjithëpërfshirës Seminari ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë, është një përpjekje bashkëpunimi midis udhëheqësve të lartë komanduese të operacioneve të NATO-s, Komandës së bashkuar Aleate( ACO) dhe Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM)... Monitoruesit e NATO-s, Shtabit të Përgjithshëm, dhe grupi i vlerësimit të FA-së nga data 01-03 Tetor 2013, vlerësuan për certifikim kombëtar dhe aset të NATO-s, Kompaninë e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, strukturë e Forcës Tokësore, togën e EOD-së të Brigadës Logjistike dhe Grupin e Kontrollit të Lëvizjes në Qendrën e Bashkuar Operacionale faqe 5 faqe 3 faqe 8-9 U BË EDHE PREZANTIMI I BOTIMIT “HIMNI KOMBËTAR, PARTITURAT MUZIKORE”, I REALIZUAR NGA QKMBM faqe 6-7 Znj. Evelyn Farkas e cila e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si. Zonja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA duke theksuar se... Mbahet në KDS me ekipin e Gardës së New Jersey-it, Workshopi “Mbështetja Psiko-Sociale e Ushtarakëve” Kompania e dytë e batalionit të tretë të këmbësorisë, përfundoi stërvitjen kompaktësuese 48-orëshe, të koduar “Osumi- 2013...

Transcript of EkspErtë të Gardës së NEw JErsEy, traJNoJNë ushtarakë ... · ushtria E prEmtE, 4 tEtor 2013 1...

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 1

Zhvillohet stërvitja komplekse “Osumi 2013”, për Emergjencat Civile

E premte, 4 tetor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 37 (8190)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Stërvitja, aktivitet i rëndëSiShëm i Fa. Gjeneralmajor GjunkShin në takimin parapërGatitor

Festohet “Dita Kombëtare e trashëgimisë Kulturore”

“Biza 2”, teston nënrepartet e FA-së të deklaruara “NATO POOL OF FORCES”

Gjunkshi në ceremoninë e përfundimit të kurseve trajnuese në FT

Seminari Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë (ISES)

EkspErtë të Gardës së NEw JErsEy, traJNoJNë ushtarakë të Fa, për “LidEriN LuFtëtar” dhE “shtaBiN LuFtarak”

faqe 7

faqe 12

stërvitja

u MBaJt Në QENdrëN “XhorXh C. MarshaLL” Në GarMisCh-partENkirChEN GJErMaNi, Më 8-13 shtator

GjeneralbriGade bardhyl hoxha priti Kolonel stephan samaran. ja çfarë disKutuan

Komandanti i KDs takoi Drejtorin e Çështjeve Ndërkombëtare në

Kolegjin e Luftës të Francësfaqe 13

Bashkëshortja e dëshmorit të rënë në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli: “29 shtatori është një ngjarje e shënuar për trashëgiminë kulturore të vendit, e cila për mua ka një emocion të dyfishtë për faktin nuk përkujton vetëm aktin heroik të dëshmorit të

monumenteve, major Kamber Bënja, i cili dha jetën për ruajtjen e identitetit kombëtar, por përkujton të gjithë atë plejadë njerëzish që ndër shekuj luftuan...

në hapësirën detare të Gjirit të vlorës

stërvitja fiton terren në struKturën e rm

deleGacioni turK, vizitë në forcën ajrore

Zhvillohet stërvitja“shqiponja e Egërsuar”

“Dajti 2013” udhërrëfyese për të planifikuar të ardhmen

Modernizimi i aerodromit të Kuçovës, drejt standardeve të NatO

faqe 13

faqe 10-11

faqe 12

Ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmësasistenten e

sekretarit të Mbrojtjes të shBa

Ministeriali gjithëpërfshirës i rajonit u zhvillua në Kroaci, në dy takime: Ministeriali i Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5), si dhe të vendeve të Europës Juglindore (SEDM)

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në Ministerialin SHBA (A-5) dhe SEDM

Zonja Kodheli taKoi dhe homologun slloven, Z. Roman jaKič

faqen 2-4

Në Ministerialin e Mbrojtjes, SHBA-Karta e Adriatikut ministrja Kodheli tha se, Shqipëria prej një kohe të gjatë është e angazhuar në Afganistan dhe do të vazhdojë të kontribuojë duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e tjera, për

të mbështetur akoma më shumë qeverinë afgane në forcimin e sigurisë dhe rimëkëmbjen e institucioneve. Në ministerialin e vendeve të Europës Juglindore (SEDM), znj.Kodheli pohoi se politika e dyerve të hapura,

që aq shumë promovojmë, humbet kuptimin e saj, nëse nuk bazohet në parimin gjithëpërfshirës

Seminari ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë, është një përpjekje bashkëpunimi midis udhëheqësve të lartë komanduese të operacioneve

të NATO-s, Komandës së bashkuar Aleate( ACO) dhe Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM)...

Monitoruesit e NATO-s, Shtabit të Përgjithshëm, dhe grupi i vlerësimit të FA-së nga data 01-03 Tetor 2013, vlerësuan për certifikim kombëtar dhe aset të NATO-s, Kompaninë e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, strukturë e Forcës Tokësore, togën e EOD-së të Brigadës Logjistike dhe Grupin e Kontrollit të Lëvizjes në Qendrën e Bashkuar Operacionale

faqe 5

faqe 3

faqe 8-9

u bë edhe prezantimi i botimit “himni Kombëtar, partiturat muziKore”, i realizuar nGa QKmbm

faqe 6-7

Znj. Evelyn Farkas e cila e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si. Zonja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA duke theksuar se...

Mbahet në KDS me ekipin e Gardës së New Jersey-it, Workshopi “Mbështetja Psiko-Sociale e Ushtarakëve”

Kompania e dytë e batalionit të tretë të këmbësorisë, përfundoi stërvitjen kompaktësuese 48-orëshe,

të koduar “Osumi- 2013...

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Ndihmësasistentja e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, uron për detyrën znj. Kodheli

Ministeriali u mbajt në Brdo, Kranj, të sllovenisë. Ministrja Kodheli zhvilloi një takim edhe me homologun slloven, z. Roman Jakič. Ja çfarë u diskutua...

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një takim dypalësh me ndihmësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Evelyn Farkas e cila e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si. Zonja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e

shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria Shqiptare e konsideron SHBA si partnerin kryesor strategjik si në politikën e jashtme ashtu dhe në bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, prej datës 01 tetor 2013, ndodhet në Brdo,

Kranj, të Sllovenisë, për të marrë pjesë në Ministerialin Gjithëpërf-shirës të Rajonit 2013 (Compre-hensive Regional Ministerial), i cili konsiston në dy takime: Min-isteriali i Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5), si dhe Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore (SEDM).

takimi me ndihmësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes të shBaNë ditën e parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zh-villoi një takim dypalësh me ndihmësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Evelyn Farkas. Ndihmësasistentja e sek-retarit të Mbrojtjes të SHBA, Far-kas ka uruar znj. Kodheli për de-tyrën e re si ministre e Mbrojtjes, ndërsa ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës, duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria Shqiptare e konsideron SHBA si partnerin kryesor strategjik si në politikën e jashtme ashtu dhe në bash-këpunimin në fushën e Mbrojtjes. Ministrja Kodheli ka cilësuar mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka dhënë në procesin e reformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare duke i ndihmuar këto të fundit të arrijnë standardet e NATO në kapacitetet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak. Nga ana saj, znj. Farkas u ndal veçanër-isht në disa çështje që kërkojnë rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur këtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, trajnimit dhe kuali-fikimit të personelit të Forcave të Armatosura me synim rritjen e standardit profesional të ush-tarakëve. Gjithashtu ajo theksoi se fenomeni i korrupsionit dhe

lufta ndaj t i j mbetet një nga fushat që kërkon prioritet dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja Kodheli garantoi përfaqësuesen e lartë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, për vendosmërinë e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për angazhimin ndaj fenomeneve negative, duke vënë fokusin kryesor në luftën ndaj korrupsionit, rritjen e pro-fesionalizimit dhe depolitizimin

në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithashtu ministrja Kodheli renditi prioritet e Minis-trisë së Mbrojtjes duke përmendur këtu zbatimin e konstatimeve dhe rekomandimeve të Rishi-kimit Strategjik të Mbrojtjes, dokument i hartuar me ndihmën e Departamentit Amerikan të Mbro j t j e s , vazhd imin e r e -formimit të Forcave të Arma-tosura shqip tare, p lo tës imin

e të gjithë detyrimeve si vend anëtar i NATO. Ministrja Kod-heli siguroi ndihmësasistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan për sa kohë NATO dhe SHBA do të jenë atje, duke koordinuar çdo veprim në të ardhmen me SHBA. Shqipëria do të luajë rolin e saj brenda Iniciativës së Kartës së Adriatikut, si dhe iniciativave të

tjera duke promovuar vlerat dhe standardet e kërkuara nga shtetet e tjera drejt procesit të anëtarësimit në NATO, - theksoi ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

takimi me ministrin e Mbrojtjes së sllovenisë, Roman JakičMinistrja e Mbrojtjes Kodheli zhv i l l o i n j ë t ak im edhe me ministrin e Mbrojtjes së Sllo-

Ndihmësasistentja e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Evelyn Farkas u ndal veçanërisht në disa çështje që kërkojnë rritjen e nivelit të

bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur këtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, trajnimit dhe kualifikimit të personelit të Forcave të Armatosura me synim rritjen e standardit profesional të ushtarakëve

3ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes, SHBA-Karta e Adriatikut

Në këtë takim një rëndësie të veçantë iu kushtua rolit të shqipërisë, Kroacisë dhe shBa, si vende anëtare të NatO-s

Ministrja Kodheli: Shqipëria prej një kohe të gjatë është e angazhuar në Afganistan dhe do të vazhdojë të kontribuojë duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e tjera, për të mbështetur akoma më shumë qeverinë afgane në forcimin e sigurisë dhe rimëkëmbjen e institucioneve. Shqipëria do të jetë pjesë e nismave të ndërmarra nga A5 për

të ndihmuar Afganistanin në fushat e këshillimit ushtarak, policinë ushtarake, si dhe trajtimin mjekësor

venisë, Roman Jakič. Në këtë takim, z. Jakič e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si min-istre e Mbrojtjes, ndërsa ministrja Kodheli e përgëzoi pikë së pari për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë për të organizuar për herë të parë një Ministerial Gjithëpërfshirës të Rajonit, duke mbledhur kështu të gjithë ministrat e Mbrojtjes së

Europës Juglindore dhe më tej, në dy ministeriale me tematika të ndry-shme, por në të njëjtin kohë dhe vend duke theksuar më tej se dhe vendet e tjera të vazhdojnë këtë nismë të Sllovenisë. Ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Republikës së Shqipërisë dhe Sllovenisë. Të dy ministrat e Mbrojtjes ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes,

më konkretisht, bashkëpunimin në përballimin e emergjencave civile, duke marrë pjesë në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta, trajnime dhe shkëmbim eksperience në kuadër të stërvitjeve malore. Gjatë takimit nga ana e dy ministrave u vlerësua gjithashtu bash-këpunimi ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të iniciativave rajonale ku Shqipëria dhe Sllovenia bëjnë pjesë, siç janë SEDM dhe A-5.

Në kuadër të Ministeri-alit Gjithëpërfshirës të Rajonit 2013 (Compre-hensive Regional Minis-

terial), që po organizohet me Brdo, Slloveni, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes, SHBA-Karta e Adria-tikut (A-5). Ministeriali i Mbrojtjes Karta e Adriatiktu (A-5), u hap nga ministri i Mbrojtjes malazez, Milica Pejanovič Đurišič, kryetari i mbled-hjes së kësaj iniciative. Fillimisht, pjesëmarrësit u përshëndeten nga ministri i Mbrojtjes slloven Roman Jakič, i cili shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e të gjithë minis-trave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut. Ministrat e Mbrojtjes konfirmuan dhe njëherë rëndësinë e procesit të Integrimit Euro-Atlantik për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në vendet e Europës Juglindore. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të kësaj iniciative në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ky takim ishte një rast i mirë për të diskutuar rreth sfidave globale të sigurisë me të cilën

vendet tona po përballen. Në këtë takim një rëndësie të veçantë iu kush-tua rolit të Shqipërisë, Kroacisë dhe SHBA, si vende anëtare të NATO, në mbështetjen që po i japin vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë iniciativë në procesin e integrimit në NATO apo struktura të tjera rajonale. Ministrja Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes e Shq-ipërisë, Mimi Kodheli gjatë fjalës së

saj u shpreh se, Shqipëria prej një kohe të gjatë është e angazhuar në Afganistan dhe do të vazhdojë të kon-tribuojë duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e tjera, për të mbështetur akoma më shumë qeverinë afgane në forcimin e sigurisë dhe rimëkëmbjen e institucioneve. Znj. Kodheli garantoi se Shqipëria do të jetë pjesë e nismave të ndërmarra nga A-5 për të ndihmuar Afganistanin në fushat e këshillimit

ushtarak, policinë ushtarake, si dhe trajtimin mjekësor. Gjithashtu, min-istrja Kodheli diskutoi në lidhje me projektet e ndërmarra në kuadër të kësaj iniciative si mekanizim praktik i bashkëpunimit rajonal. Në vijim të fjalës së saj, ministrja Kodheli ka theksuar se, bashkëpunimi rajonal duhet të orientohet në konceptin e “Smart Defence”, si dhe në për-dorimin e aseteve të përbashkëta të

mbrojtjes në rast nevoje. Me këtë rast, ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë ka ofruar kontributin e saj në bashkëpunimin rajonal dhe ka ftuar vendet anëtare të A-5, por dhe vende të tjera të rajonit, të ndjekin kurse në Qendrën e Gjuhëve të Huaja apo Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri, duke nënvizuar se numri i pjesëmarrëseve ndërkombëtar në këtë kurs për vitin 2013 është rritur ndjeshëm. Në vijim, ministrja Kodheli i cilësoi stërvitjet e përbashkëta si një mjet i mirë për të rritur e forcuar më tej bashkëpunimin ushtarak në rajon e më gjerë, duke përmendur sidomos stërvitjen e për-bashkët të organizuar në vendin tonë në vitin 2013. Ministrja deklaroi më tej se, Shqipëria po përgatitet të orga-nizojë përsëri këtë stërvitje dhe për vitin 2015, në të cilën janë ftuar të marrin pjesë vendet e A 5, por dhe vende të tjera. Shqipëria në vitin 2014 do të marrë Presidencën e Iniciativës së A-5 SHBA-Karta e Adriatikut. Është hera e parë që Presidenca merret për një periudhë 1 vjeçare, pasi deri me tani u ndante ndërmjet shteteve çdo 6 muaj.

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 20134 zyrtare

hapet në aFa, sipari i procesit të zhvillimit të mbrojtjes së doktoraturave

Në mjediset e AFA, u hap sipari i procesit të mbrojtjes së dok-

toraturave për ciklin 2010-2014. E para që hapi këtë sipar ishte zonja Mimoza Xharo, me detyrë drejtore e Analizës në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, e cila zhvilloi mbrojtjen e disertacionit me temë : “Inteligjenca ushtarake drejt një paradigme të re, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse, në mbështetje të vendimmarrjes politiko-ushtar-ake, në mjedisin e ri të sigurisë dhe mbrojtjes”. Pjesëmarrës në mbrojtjen e disertacionit ishin komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, Komandanti i AIM, gjeneralbrigade Ylber Dogjani, komandanti/rek-tori i AFA, kolonel Dr.Agim Sula, personalitete të larta të arsimit dhe shkencës shqiptare, si Profesor Përparim Fuga, Profesor Ksenofon Krisafi, Profesor Mit’hat Mema, si ekspertë të fushës së sigurisë e marrëdhënieve ndërkombëtare, përfaqësues ushtarakë e civilë të institucioneve të ndryshme, si dhe

familjarë e të afërm të doktorantes. E ftuar me këtë rast, ishte dhe min-istrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Mbrojtja e doktoraturës nga zonja Mimoza Xharo, është mbrojtja e parë e disertantëve të ciklit 2010-2014, si dhe hapja e siparit të zh-villimit të procesit të mbrojtjes së doktoraturave në AFA, i cili do të vijojë dhe në ditët në vijim. Sezoni i mbrojtjes së doktoraturave ka sjellë mjaft risi për AFA, tematika mjaft të veçanta, qasje të reja në mjedisin e ri të sigurisë, ndërthurje të eksperiencës kombëtare me ato perëndimore në trajtimin e çështjeve aktuale e speci-fike, dhënien e mundësive të barabarta të dy grupeve të shoqërisë, burrave dhe grave, pavarësisht nga gjinia, c’ka tregon si për seriozitetin dhe standardet e larta të zhvillimit të pro-gramit të doktoraturës në Akademinë e Forcave të Armatosura, ashtu edhe për spektrin e gjerë të bashkëpunimit që ky institucion po zhvillon me in-stitucionet e tjera të arsimit të lartë më vend dhe në botë.

Në ditën e dytë të Ministe-rialit Gjithëpërfshirës të Rajonit 2013 (Compre-hensive Regional Ministe-

rial), që po mbahet në Brdo, Slloveni, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore (SEDM). I iniciuar në vitin 1996 në Tiranë, SEDM-i vazhdon të promovojë bashkëpunimin politiko–ushtarak, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe forcimin e kapac-iteteve të mbrojtjes, jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ajo që zë një vend kryesor në këtë iniciativë është Forca Shumëkombëshe e Paqes e Europës Juglindore (SEE-BRIG). Ministrja Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën që mbajti në këtë ministerial theksoi se, procesi 17 vjeçar i SEDM-it ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka ndikuar në dobi të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në rajon. Sot pas shumë vitesh që nga krijimi, ka theksuar ndër të tjera znj. Kodheli, vihet re një diversitet anëtarësimi në këtë iniciativë, shumë vende janë anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s, shumë vende të tjera po ndërmarrin hapa të shpejtë për t’u bërë pjesë e këtyre organizatave duke marrë si shembull eksperiencën e vendeve tashmë të integruar. Në vijim të fjalës së saj, ministrja Kodheli nënvizoi se, që nga krijimi i SEDM-it dhe SEEBRIG-ut shumë gjëra kanë ndryshuar, ambienti i sigurisë dhe mbrojtjes ndryshon në mënyrë konstante dhe për pasojë lind nevoja të përballemi me sfida të reja. Organizata jonë, shtoi ajo, duhet të ripërcaktojë prioritetet strategjike për të përballur dhe menaxhuar situatat që realiteti i ri na ofron. Duke marrë shkas nga sa më sipër, ministrja e Mbrojtjes Kodheli vlerësoi edhe punën që po bëhet për hartimin e dokumentit të Rishikimit Strategjik të SEDM-it dhe nënvizoi se, roli i SEDM-it mund të rritet, duke krijuar më shumë hapësirë për dialog politik për sigurinë dhe problemet që lidhen me rajonin tonë. Përballë sfidave që po përballet rajoni dhe partnerët tanë, koncepti i ri “Smart Defense” paraqet një agjendë të ngjeshur për të gjithë ne. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë te mbështesë çdo projektet të SEDM-it duke përfshirë dhe projektet e reja, të cilat i shërbejnë stabilitetit në rajon e më gjerë, ka theksuar znj. Kod-

SEDM, Kodheli: Politika e dyerve të hapura, të bazohet në parimin gjithëpërfshirjes

i iniciuar në vitin 1996 në tiranë, sEDM-i vazhdon të promovojë bashkëpunimin politiko-ushtarak, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë

Ministrja Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën që mbajti në këtë ministerial theksoi se, procesi 17 vjeçar i SEDM-it ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka ndikuar në dobi të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në rajon

heli. Në këtë kuadër znj. Kodheli shprehu mbështetjen e Shqipërisë për zhvillimin e “interoperability and deployability” të SEEBRIG-ut në mënyrë që të rrisë aftësinë e tij në dobi të paqes dhe sigurisë rajonale,

por edhe në dobi të misioneve ushtar-ake ndërkombëtarë të NATO-s. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli e vuri theksin edhe në një nga çështjet kryesore të SEDM-it, siç është zgjerimi i kësaj iniciative me

anëtarë të rinj. Më konkretisht, znj. Kodheli deklaroi se, politika e dyerve të hapura është konsideruar si një nga parimet madhore të zhvillimit të rajonit dhe për këtë arsye, Shqipëria qëndron thellësisht e angazhuar në

mbështetjen e kësaj politike për çdo vend që pranon parimet dhe kërkon të kontribuojë në kuadër të kësaj iniciative. Në këtë kontekst, theksoi ministrja Kodheli, bashkëpunimi rajonal nuk do të jetë i plotë pa pjesëmarrjen e të gjithë vendeve të rajonit, përndryshe politika e dyerve të hapura, që ne promovojmë aq shumë, do të humbte kontekstin e saj. Znj. Kodheli nënvizoi, se duke marrë në konsideratë marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë, në mua-jin prill, ku të dyja palët kanë dhënë angazhimin për të punuar së bashku drejt një të ardhme më të mirë drejt Bashkimit Europian, ftoj të gjithë vendet anëtare të kësaj iniciative të orientohen drejt të ardhmes për sa i takon implementimit të politikës së dyerve të hapura. Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli, në emër të qeverisë shqiptare dhe të institucionit që ajo drejton, garantoi këtë forum se, Shqipëria do të jetë e angazhuar për të mbrojtur sigurinë e Europës Juglindore dhe të ardhmen e saj.

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 5“Osumi 2013”

29 ushtarakë dhe civil të Batalionit Poshnje, dhurojnë gjak

Komanda e Batalionit të tretë të Këmbësorë, Poshnje, Berat në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe bankën e

dhurimit të Gjakut në Berat organizuan me datë 25 shtator 2013, dhurim vullnetar gjaku, për njerëzit në nevojë. Kryqi i Kuq dhe Qendra e Transfuzionit të Gjakut, herë pas here kanë bërë apel për dhurim gjaku për njerëzit që kanë nevojë për të jetuar, mungesa e të cilit ve në rrezik jetën e tyre. Ky shqetësim ka marrë përgjigjen e duhur nga efektivat ushtarakë dhe civile të Batalionit të tretë të Këmbësorisë. Nënkolonel Gëzim Marku, komandanti i këtij Batalioni, shprehet se efektivat e batalionit tonë i janë përgjigjur në vazhdimësi kërkesave të institucioneve përkatëse për dhurim vullnetar, çka tregon humanizmin e këtyre njerëzve për të dhënë kontributin e tyre në shpëtim të jetëve të njerëzve në nevojë. Kështu pas një procesi sensibilizimi nga specialistja e BCU-së nëntogere Marsida Musta në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore të Batalionit u morën masat e duhura për këtë qëllim duke organizuar takime sensibilizuese, me pjesëmarrje të personelit oficer, nënoficer, ushtarë profesion-istë e civil të batalionit. Si rrjedhojë e këtij sensibilizimi u bë e mundur që nga strukturat e batalionit 29 veta të jenë dhurues vullnetar të gjakut. Për këtë veprim human Kryqi i Kuq dhe banka e Gjakut në Berat shprehen konsideratat e tyre më të mira për personelin e këtij batalioni.

Major Nexhbedin Basha

Zhvillohet stërvitja komplekse “Osumi 2013”, për Emergjencat Civile

Kompania e dytë e Batalionit të tretë të Këmbësorisë, përfundoi stërvitjen kompaktësuese 48-orësh, të koduar “Osumi- 2013 me dalje në fushim në rajonin Poshnje, qarku Berat...

Në datat 23, 24 shtator 2013, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë Poshnje, Berat zhvilloi stërvitjen

kompaktësuese të koduar “Osumi 2013” me temë “Kompania e këmbë-sorisë në operacion për Emergjencat Civile, në rast përmbytje”. Kjo stërvitje u zhvillua me kompaninë e dytë të këtij batalioni në rajonin Poshnje dhe kryesisht tek rezervuari i kësaj zone, i cili krijojnë mundësinë e realizimit të temave për dhënin e ndihmës gjatë emergjencave. Sipas bisedës me komandantin e Batalionit nënkolonel Gëzim Marku mësojmë se stërvitja kishte për qëllim aftësimin praktik të aseteve të nënrepartit, gjatë marrjes së situatës, veprimet konkrete në terren të këtij efektivi në rast angazhimi në operacione për emergjencat civile sidomos në raste përmbytje, si dhe bashkëpunimi me autoritetet e pushtetit vendor. Ai shpje-gon se skenari dhe situatat e paraqitura gjatë stërvitjes në fokus kishin të bënin me angazhimin në përballimin e situ-atave emergjente, që ky batalion ka dhënë dhe do të japë në ndihmë të komunitetit për të qenë sa më pranë tyre për të lehtësuar dhimbjen në raste përmbytje, kërkim–shpëtimi, zjarre etj dhe kthimin në normalitet brenda një kohe sa më të shkurtër të situatave që mund të krijohen. Në lidhje me këtë stërvitje, nënkolonel Marku shprehet se në hartimin e metodikës dhe planizimin e stërvitjes kemi marrë në konsideratë edhe mësimet e nxjerra nga stërvitjet e më-parshme dhe angazhimin konkret të batalionit në këtë rajon që për hir të së vërtetës ka pasur disa raste situata emergjente, përfshi dhe përmbytje sikurse angazhimi ynë në rajonin e Komunës së Urës Vajgurore, në shuarje të vatrave të ndryshme të zjarrit, etj, për të cilat ne kemi dhënë kontributin tonë të menjëher-shëm dhe kemi marrë vlerësimi nga komuniteti i zonës dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Stërvitja u koncep-tua dhe u zhvillua në tre faza. Faza e parë nisi me dhënien e urdhrit komandantit të kompanisë, vijimin e planizimit, ngritjen e fushimit dhe organizimin e ruajtjes. Faza e dytë nisi me vijimin e skenarit të zhvil-limit të operacionit për përballimin e situatës emergjente të shkaktuara nga përmbytja, vlerësimi i situatës nga komandanti i nënrepartit, marrja e vendimeve, përgatitja e urdhrave për komandantët e togave dhe zhvillimi konkret i operacionit humanitar. Kjo fazë ishte nga më të rëndësishmet, pasi pa vlerësim të saktë të personelit dhe mjeteve në çdo kohë dhe për çdo situatë nuk do të kishim mar-rjen e një vendimi sa më të drejtë,

të saktë dhe të plotë. Faza e tretë përfshiu përfundimin e misionit, zhvillimin e analizës me personelin pjesëmarrës, për arritjen e objekti-vave të stërvitjes dhe evidentimin e mësimeve të nxjerra. Për zhvillimin normal të stërvitjes, komanda e bata-lionit hartoi një program të detajuar masash dhe plan metodik të veçantë në lidhje me objektivat që do të ar-rihen, skenarin e stërvitjes, rajonin e zhvillimit të saj, si dhe mbështetjen logjistike. Para daljes së kompanisë në stërvitje, komandanti dhe shtabi i batalionit zhvilluan një rikonicion për njohje të terrenin ku do zhvillohej stërvitja dhe njëkohësisht u përcak-tuan në detaje ngritja e qendrës op-eracionale, stacionet e stërvitjes dhe gjithë elementet e domosdoshme të fushimit. Shtabi i Batalionit, u njoh nga afër me masat e marra nga ko-manda e nënrepartit për zhvillimin e stërvitjes, si dhe masat e sigurimit teknik për parandalimin e premisave për ngjarje të jashtëzakonshme. Në këtë stërvitje shtabi i batalionit bëri vlerësimin e kompanisë në për-shtatje me skenarin dhe programin e zhvilluar. Kapiten Altin Hoxha, komandanti i kompanisë shprehet se gjatë dy ditëve të stërvitjes u zhvil-luan temat si: Kërkim dhe evakuim i personave të dëmtuar nga zona e përmbytur, dhënia e ndihmës së parë personave me trauma psikologjike dhe dëmtime fizike të ndryshme, ngritja e kampingut për problemet e popullsisë civile të dëmtuar nga përmbytjet, ngritja e një qendre shëndetësore për dhënien e ndihmës së pare, akomodimin dhe furnizimin e tyre etj. Ai shpreh vlerësime pozi-tive për gjithë efektivin e kompanisë

për performancën e treguar dhe një-kohësisht evidenton profesionalizmin e komandantit të togës n/toger Elton Sinomati, i cili eksperiencën e fituar në shkollën ushtarake në Turqi, po e aplikon edhe në stërvitjen kompaktë-suese. Zhvillimi i stërvitjes u bë me skenar vlerësimi real, pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe motit. Kapiten Gentian Kapa, spe-cialist për stërvitjen në seksionin e

operacioneve nënvizon faktin se gjatë monitorimit u panë veprime të unifikuara të kompanisë dhe një proces vendim marrje i saktë dhe i shpejtë nga komandanti i kompanisë dhe stafi i tij, si dhe reagim i shpejtë i efektivit së bashku me pajisjet për të realizuar misionin. Në përfundim të stërvitjes mund të themi që kjo stërvitje i realizoi më së miri qëllimin dhe objektivat si: perfeksionimi i ve-

primeve të kompanisë gjatë zhvillimit të dinamikës së stërvitjes, njohja dhe zbatimi i procedurave për drejtimin e trupave, aftësimi i komandantëve për përgatitjen e planeve dhe urdhrave, reagimi i trupës gjatë marrjes dhe zgjidhjes së situatës, menaxhimi i stresit dhe ngarkesës fizike në kushte të vështira terreni dhe moti, rritja e aftësive operacionale të forcave pjesëmarrëse në stërvitje.

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 20136 stërvitja

Gjeneralmajor Gjunkshi merr pjesë në takimin parapërgatitor të stërvitjes “Biza 2”

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, është zhvilluar takimi parapërgatitur

mbi masat e marra për organizimin, zhvillimin dhe mbështetjen e stërvitjes me trupa “Biza 2”, në in-teres të vlerësimit dhe certifikimit të nënreparteve të deklaruara në “NATO Pool of Forcës”. Në takim kanë marrë pjesë gjithashtu zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneralbrigade Pirro Ahmetaj, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade Syrja Gjoka, drejtorë të drejtorive në SHPFA, për-faqësues të strukturave të përfshira në stërvitje, etj. Gjeneralmajor Gjunkshi vlerësoi maksimalisht angazhimin e struk-turave pjesëmarrëse në këtë stërvitje, si dhe kërkoi një bashkëpunim dhe vlerësim sa më objektiv nga ana e certifikuesve të FA. “Stërvitja është kryefjala e përditshmërisë së Forcave të Armatosura, është çelësi i realizimit me sukses të misionit dhe detyrave të ngarkuara, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në kuadër të Aleancës. Si e tillë, kërkoj që procesi i planëzimit dhe i koordinimit të stërvitjes “Biza 2” të realizohet konform procedurave dhe standardeve të NATO”, ka nënvizuar SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Stërvitja

“Biza 2” do të zhvillohet në datat 1-3 tetor 2013, në rajonin stërvitor të Bizës, me pjesëmarrjen e kompanisë së parë të batalionit të dytë të këmbësorisë të Forcës Tokësore, togës EOD të Brigadës Logjistike, si dhe Grupit të Kontrollit të Lëvizjes (GKL). Stërvitja “Biza-2”, dhe certifikimi i saj do të kryhet në përputhje me sistemin e vlerësimit CREVAL, duke u bazuar në manualin “AFS volume VII,-CREVAL of Land HQ dhe unit”. Në programet stërvitore do të gjejnë pasqyrim Direktiva e Stërvitjes DS 7-1, BiSC 75-3, STANAG dhe sistemit i vlerësimit SiVGI, për secilin nënrepart që do të vlerësohet.

“Biza 2”, teston nënrepartet e FA-së të deklaruara “NATO POOL OF FORCES”

stërvitja “Biza 2” është një ndër aktivitet më të rëndësishme të Forcave të armatosura shqiptare të parashikuara në plan kalendarin vjetor 2013

Monitoruesit e NATO-s, Shtabit të Përgjithshëm, dhe grupi i vlerësimit të FA-së nga data 01-03 tetor 2013, vlerësuan për certifikim kombëtar dhe aset të NATO-s, Kompaninë e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, strukturë e Forcës Tokësore,

togën e EOD-së të Brigadës Logjistike dhe Grupin e Kontrollit të Lëvizjes në Qendrën e Bashkuar Operacionale

Monitoruesit e NATO-s, Shtabit të Përgjith-shëm, dhe grupi i vlerësimit të FA-së

nga data 01-03 Tetor 2013, vlerësuan për certifikim kombëtar dhe aset të NATO-s, Kompaninë e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, strukturë e Forcës Tokësore, togën e EOD-së të Brigadës Logjistike dhe Grupin e Kontrollit të Lëvizjes në Qendrën e Bashkuar Operacionale.Stërvitja “Biza 2” është një ndër ak-tivitet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare të parashi-kuara në plan kalendarin vjetor 2013. Kjo stërvitje e cila u zhvillua nga data 01-03 tetor 2013 kishte të bënte me vlerësimin kombëtar dhe certifikimin nga NATO të nënreparteve të FA-së, Kompaninë e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, strukturë e Forcës Tokësore, togën e EOD-së të Brigadës Logjistike dhe Grupin e Kontrollit të Lëvizjes në Qendrën e Bashkuar Operacionale, të deklaruara NATO “Pool of Forcës”. Nisur nga rëndësia e zhvillimit dhe vlerësimit të kësaj stërvitje gjatë gjithë vitit 2013, për të ardhur në fazën finale të zhvillimit të stërvitjes “Biza 2”, paraprakisht janë zhvilluar në muajt prill, maj, korrik dhe shtator, disa konferenca të cilat kanë trajtuar prob-lematika të specifikimeve teknike, për vlerësimin e këtyre nënreparteve. Kolonel Adi Ndoni, shefi i Shtabit të Forcës Tokësore, dhe njëkohësisht drejtori i Stërvitjes “Biza 2”, shpre-het për gazetën “Ushtria” se grupi i vlerësimit, monitoruesit janë ekspertë të fushave të ndryshme të përgjegjësisë në FA, njohës të mirë të gjuhës angleze dhe kanë eksperiencë si pjesëmarrës në disa konferenca dhe stërvitje në kuadrin e NATO-s, gjithashtu ata janë të certifikuar dhe të vlerësuar sipas sistemit CREVAL “Combat Readi-ness Evaluation”. Ai pohon se qëllimi i kësaj stërvitje është vlerësimi sipas standardeve të NATO-s, i kapaciteteve dhe aftësive operacionale bazë, proce-duriale, materiale dhe teknike të k1k si dhe afirmimi i elementëve mbështetës të luftimit të vlerësuar në vitin 2012, EOD dhe GKL (MOVCON). Në ditën e parë të certifikimit u prezantuan nëpërmjet disa brifingjeve historiku, struktura, misioni dhe aktivitetet e zhvilluara për nënrepartet që do ti nënshtrohen certifikimit. Nënkolonel Beqir Tafili, shefi i Operacioneve

dhe Stërvitjes në Forcën Tokësore, bëri një ekspoze të përgjithshme mbi skenarin, qëllimin dhe objektivat e kësaj stërvitje, si dhe masat e mara për mbështetjen logjistike. Kryetar i Grupit të Vlerësimit nënkolonel Etor

Shehu, prezantoi fushat e vlerësimit, grupet e monitorimit dhe grupet e vlerësimit për çdo nënrepart. Ai kërkoi nga ekipet vlerësuese të shi-kohen me kujdes njohja dhe zbatimi i procedurave të NATO-s, përdorimi

i hartave dhe simboleve, përdorimi sipas standardeve të kërkuara për mbështetjen shëndetësore, trajnimi dhe zhvillimi i personelit për dhënien e ndihmës së parë, zhvillimi dhe vlerësimi i planeve të inteligjencës

etj. Theksin gjatë këtij prezantimi e vuri tek vlerësimi objektiv dhe sipas proceduarave standarde si për veprimet në kazermë, gjatë kryerjes së marshimit dhe në operacionin e pengim vonimit. Më pas kryetari

U vlerësua maksimalisht angazhimi i strukturave pjesëmarrëse në këtë stërvitje, si dhe u kërkua një bashkëpunim dhe vlerësim sa më objektiv nga ana e certifikuesve të FA

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 77fOrcë tOkësOre

Gjeneralmajor Gjunkshi në ceremoninë e përfundimit të kurseve trajnuese në FT

Ekspertë amerikanë të Gardës Kombëtare të New Jersey, trajnojnë ushtarakë të Fa, për “Liderin luftëtar” dhe “shtabin luftarak”

Qëllimi i kurseve të “Liderit Luftëtar për nënoficerët” dhe i “Shtabit Luftarak”, ishte trajnimi dhe aftësimi për rritjen e njohurive teorike dhe praktike, thellimi i njohurive në procesin e vendimmarrjes ushtarake në operacionet mbrojtëse

dhe mësymëse, si elemente mjaft të rëndësishëm gjatë planëzimit dhe përmbushjes së misionit

Në kuadë r t ë b a sh -këpunimit dypalësh me SHBA (Garda Kom-bëtare e New Jersey)

dhe Forcave të Armatosura Shq-iptare nga data 16 deri 27 shtator 2013 në sallën e konferencave të Forcës Tokësore u zhvilluan dy kurse: - “Kursi i Liderit Luftëtar për nënoficerët” dhe “Kursi i Shtabit Luftarak”. Qëllimi i kurseve të “Liderit Luftëtar për nënoficerët” dhe i “Shtabit Luftarak”, ishte trajnimi dhe aftësimi për rritjen e njohurive teorike dhe praktike, thellimi i njohurive në procesin e vendimmarrjes ushtarake në opera-cionet mbrojtëse dhe mësymëse, si elemente mjaft të rëndësishëm gjatë planëzimit dhe përmbushjes së misionit. Temat u zhvilluan nga një ekip i lëvizshëm instruktorësh amerikanë të Gardës Kombëtare të New Jersey. Kurset janë ndjekur nga Dega e Operacioneve dhe Stërvitjes në FT dhe nga takimet e përditshme me instruktorët ameri-kanë është vlerësuar angazhimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i personelit të kursantëve. Programi i zhvilluar trajtoi njohuri teorike dhe veprime praktike. Paraditen e 27 shtatorit u zhvillua ceremonia e certifikimit të personelit pjesëmar-rës në të dy kurset. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të nënoficerëve, të cilët përfunduar kurset e kualifikimit në Komandën e Forcës Tokësore (FT), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me SHBA (Gardën Kombëtare të New Jersey). Në ceremoni merrnin pjesë gjithash-tu komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, shefi i zyrës së ODC, përfaqësues të

Gardës Kombëtare të New Jersey, si dhe drejtorë të drejtorive në SHP të FA. Gjeneralmajor Zyber Dushku e konsideroi prezencën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Gjunkshi si mbështetje për Komandën e Forcës Tokësore dhe bashkëpunimin me Gardën e New Jersey mjaft të suksesshëm. Për instruktorët Amerikanë, për punën e bërë, kontributin e dhënë, gjeneral Dushku dha certifikata vlerësimi. Në mënyrë të veçantë trajnuesit amerikanë vlerësuan kursantët kapter Rahman Saliasi, rreshter Gentian Meça, tetar Altin Hoxha, tetar Kujtim Basha dhe n/tetar Edlir Ahmetaj etj. Në fjalën e tij përshëndetëse me këtë rast, shefi i Shtabit Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vuri theksin tek rëndë-sia e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey, si dhe

shprehu bindjen e thellimit të mëtejshëm në të ardhmen. Një vlerësim të veçantë, gjeneral Gjunkshi ka adresuar në drejtim të trupës së nënoficerëve. “Sot Forcat tona të Armatosura duken më të kompletuara se kurrë; më shumë se 3400 meshkuj e femra shërbejnë si nënoficerë në radhët e FA, një forcë e përbërë tërë-sisht nga shër-bimi aktiv. Me bindje sot them se, asnjëherë më parë Forcat e Armatosura nuk kanë pasur një trupë nëno-f i c e r ë s h k aq mirë tra jnuar, edukuar, kuali-fikuar dhe që vazhdon të ar-

simohet në gjuhë të huaj, të paj-tueshme me NATO. Të njohur si “shtylla kurrizore e Ushtrisë”, këta nëntetarë, tetarë, rreshterë, kapterë, dhe kryekapterë janë vija e parë mbikëqyrëse për shumicën e punëve që kryejnë Forcat e Armatosura. Shanset janë të tilla që në çdo ak-tivitet, duke filluar që nga procesi

i rekrutimit, përgatitja, trajnimi dhe kujdesi shëndetësor janë duke u vëzhguar dhe ekzekutuar nga nënoficerët”, nënvizoi gjeneral Gjunkshi. Kursit i “Liderit Luftëtar për nënoficerët”, (Warrior Leader Course) trajtoi një sërë çështjesh që kishin të bënin me procedurat e drejtimit të trupave, trajnimit të lidershipit, procesit ushtarak të vendimmarrjes, hartimin e dokumentacionit për operacio-net mbrojtëse dhe mësymëse, motivimin e efektivit për përm-bushjen e misionit, historinë ush tarake, e lemente t e zbu-limit ushtarak, pikat e hapjes dhe doktrinat e lidershipit. Ky kurs u ndoq nga një personel ushtarak prej 25 ushtarakësh, pre j të c i lëve 17 nënof icerë dhe 8 ushtarë profes ionis të, efektivë të Forcës Tokësore, Komandës së Doktr inës dhe S t ë r v i t j e s , F o r c ë s D e t a r e , Brigadës Logjistike, Brigadës së Mbrojtjes Rajonale dhe Regji-mentit të Mbështetjes. Ndërsa në “Kursin e Shtabit Luftarak” (Battle Staff NCO Course) u trajtuan tema që kishin të bënin me operacionet dhe funksionet e përg j i thshme, prezant imin e s t a n d a r d e v e t ë u r d h r a v e dhe fo rma teve , pë rga t i t j a e inteligjencës për fushë-betejë, marrja dhe analiza e misionit, zhvillimi i kursit të veprimit dhe çështje që kishin të bënin me përp i l imin e dokumenta-cionit të planëzimit. Ky kurs u ndoq nga 19 ushtarakë, prej të cilëve 18 nënoficerë nga Forca Tokësore dhe një nënoficer nga Forca Ajrore. Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët.

N/kolonel Shpëtim Hysa

i ekipit të grupit të monitorimit të NATO-s i njohu ushtarakët shqiptar me ekipin dhe procedurat që do të ndiqen në vijim.Stërvitja “Biza 2” u konceptua dhe u zhvillua në tre faza. Në fazën e parë ishte familjarizimi dhe për-gatitja individuale e trupave, hartimi dhe përdorimi i dokumentacionit, teknika, armatimi njohja e tyre nga personeli, pajisjet individuale etj. Në këtë fazë grupet e monitorimit dhe të vlerësimit ndoqën nga afër punën

përgatitore të bërë nga komandantët kapiten Ervin Caushi i kompanisë së parë të Batalionit të dytë të Këm-bësorisë të FT, kapiten Vladimir Pica të togës EOD BrL dhe kapiten Daniel Harka, grupi i kontrollit të lëvizjes në QBO. Faza e dyte ishte faza e përgatitjes për zhvendosje në të cilën u përfshin elementët që kanë të bëjnë me veprimet e efektivit për në rajonin e dislokimit, kryerja e marshimit me situata taktike nga rajoni i dislokimit në Zall-Herr,

Tiranë, për në rajonin stërvitor Bizë. Finalizimi i kësaj stërvitje ishte faza e tretë e cila u realizua me kryerjen e një operacioni pengim-vonimi. Suksesi i kësaj stërvitje ishte koordinimi i veprimeve midis strukturave të nënreparteve NATO “Pool of Forcës” në krijimin e një infrastrukture stërvitore funksion-ale dhe mbështetje logjistike me të gjitha elementët e nevojshme sipas standardeve të kërkuara.

Major Nexhbedin Basha

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 20138 kulturë

alba musaraj

Festohet “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”

u bë edhe prezantimi i botimit “himni Kombëtar, partiturat muzikore”, i realizuar nga QKMBM Drejtoresha e J9, kolenele Manushaqe Shehu lexoi mesazhin e shefit të SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Gjunkshit

Bashkëshortja e dëshmorit të rënë në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli: “29 shtatori është një ngjarje e shënuar për trashëgiminë kulturore të vendit, e cila për mua ka një emocion të dyfishtë për faktin nuk përkujton vetëm aktin heroik të dëshmorit të monumenteve, major Kamber Bënja, i cili dha jetën për ruajtjen e identitetit kombëtar, por përkujton të gjithë atë plejadë

njerëzish që ndër shekuj luftuan dhe luftojnë akoma edhe sot për ruajtjen dhe pasurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore

Në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, Qendra e Kulturës, Medias

dhe Botimeve të Mbrojtjes, organizoi aktivitetin e radhës me rastin e kësaj dite në ambientet e Muzeut të Forcave së Armatosura, pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori Përgjith-shëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademiku Vasil Tole, sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, akademiku Salvator Bushati, drejtoresha e J9, kolonele Manushaqe Shehu, ushtarakë dhe punonjës të Forcave së Armato-sura, familjarë të tyre si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Aktivitetet e larmishme të kësaj dite i hapi pjesëmarrja e

Orkestrës Frymore të Forcave së Ar-matosura (OFKFA), që ekzekutoi këngë dhe marshe patriotike, të cilat u pritën me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit. Më pas, fëmijët e kurseve

sportive demonstruan lojëra popullore, pjesë e trashëgimisë kulturore shq-iptare. Gjithashtu, u zhvillua ekspozi-ta fotografike me foto të ndryshme nga monumente të ndryshme së kulturës

shqiptare të para nga ajri, realizuar nga z. Aleksander Çala (ushtarak). Në hapjen zyrtare të festimeve të kësaj dite, u interpretua himni kombëtar nga OFKFA dhe solisti Redon Makashi.

Më pas, drejtori i Përgjithshëm i Qen-drës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademiku Vasil Tole, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit e kësaj dite, theksoi dhe rëndësinë e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” për Forcat e Armatosura. Gjithashtu, me këtë rast u bë u bë edhe prezantimi i botimit “Himni Kom-bëtar, partiturat muzikore”, i realizuar nga QKMBM, botim i cili ju dhurua përfaqësuesve të institucioneve, di-rigjentit të Orkestrës Frymorë, z. Altin Babameto si dhe sekretarit të Përgjith-shëm të Akademisë së Shkencave, akademikut Salvator Bushati. Në fjalën e saj përshëndetëse kushtuar kësaj dite, bashkëshortja e dëshmorit të rënë në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli, u shpreh: “Sot, është një ngjarje e shënuar për trashëgiminë kulturore të vendit, një ditë e shënuar për identite-tin tonë kulturor. Data e 29 Shtatorit

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 9kulturë

është një datë e cila përveç të tjerash ka për mua një emocion të dyfishtë për faktin se ajo nuk përkujton vetëm aktin heroik të dëshmorit të monument-eve, major Kamber Bënja, i cili dha jetën për ruajtjen e identitetit kom-bëtar, por përkujton të gjithë atë ple-jadë njerëzish që ndër shekuj luftuan dhe luftojnë akoma edhe sot për rua-jtjen dhe pasurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Unë si bash-këshortja e një dëshmori i cili flijoi jetën e tij për paqen në një nga pikat e nxehta të globit, nuk kam si të mos ndjehem e emocionuar, por njëkohë-sisht edhe krenare që bashkëshorti im, dëshmori kapiten Feti Vogli ra në krye të detyrës kundër talebanëve në për-pjekje për ta bërë jetën e të tjerëve më të mirë dhe gjithashtu për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë kulturore nga invazioni taleban në Afganistan. Promovimi i vlerave të trashëgimisë si edhe festimi i kësaj date të shënuar përbën për të gjithë ne një detyrim moral, por edhe patriotik duke ush-qyer në brezat që vijnë respekt dhe dashuri të pafundme për këtë pasuri të paçmuar vlerash kulturore dhe shpirtërore të vendit tone. Një komb që nderon kulturën dhe heronjtë e tij nuk vdes kurrë, ashtu siç nuk do të harrohet edhe kjo datë e shënuar si edhe akti sublim i major Kamber Bën-jës. Integrimi i kulturës sonë në jetën e kulturës europiane është pazgjidhsh-mërisht një realitet pozitiv që na bën krenarë sa herë ballafaqimet e kësaj forme diplomacie kulturore rezonojnë me aspiratat për të cilat “Dëshmorët e Atdheut” dhanë jetën e tyre”. Përshën-detjen e radhës, në emër të shefit të Shtabit së Përgjithshëm të Forcave së Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit, e mbajti drejtoresha e J9, kolenele Manushaqe Shehu: “Si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave së Armatosura, në emër të gjithë ush-tarakëve tanë, shpreh krenarinë e

ligjshme për rëndësinë e misionit tonë të mbrojtjes së paqes, sovranitetit dhe vlerave tona kombëtare. Këtij misioni i ka paraprirë fakti se kjo ditë ka në themel përkushtimin, gjakun dhe jetën e ushtarakëve tanë, të cilët në vitin 1916, mbrojtën si askush tjetër më parë pasurinë arkeologjike të Parkut Kom-bëtar të Apolonisë nga vjedhja dhe trafikimi. Nder dhe respekt për major Kamber Bënjën, Abaz Taushanin, Bexhet Manastirliun, të cilëve populli i vendosi epitetin kuptimplotë “Dësh-morët e Monumenteve”. Përmes aktit të tyre, ata provuan se mbrojtja e atd-heut mori një dimension e kuptim të ri. Të mbrosh atdheun nuk do te thotë thjesht të mbrosh një kufi, një copë tokë, një llogore, mal, kodër, fshat apo qytet. Të mbrosh atdheun është një mision përtej mbrojtjes së sovran-itetit tokësor, është që të mbrosh njerëzit dhe mbarë popullin, të mbro-sh gjuhën, shtëpinë, pronën, kulturën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin kulturor shqiptar. Për këtë arsye, misioni i Forcave tona të Armatosura i aprovuar zyrtarisht edhe në doku-mentin e “Doktrinës së përbashkët të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, çmon se qëllimi i Forcave të Armatosura është i pan-dashëm nga “Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave kom-bëtare”. Prandaj jam sot këtu, së bashku me ju, me familjet e dësh-morëve, fëmijët dhe familjet e ush-tarakëve, me nxënësit dhe studentët, për t’ju dëshmuar se Forcat e Arma-tosura dhe institucionet e saj të kul-turës, muzeve, medias dhe botimeve do t’i bëjnë tej e mbanë të njohura këto vlera të së shkuarës dhe ato më bash-këkohoret tek radhët e tyre, tek pub-liku i gjerë. Ky është një detyrim për gjakun e derdhur për këtë vend nga “Dëshmorët e Atdheut”, por dhe një obligim për edukimin tonë përmes

vlerave të padiskutueshme të kësaj trashëgimie. Gëzuar “Ditën Kom-bëtare të Trashëgimisë Kulturore”! Më tej, në fjalën e tij përshëndetëse, sek-retari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, akademiku Salvator Bushati, u shpreh: “Kam kënaqësinë që ndodhem sot mes jush në një mjedis të respektuar dhe dëshiroj t’ju përcjell në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë urimet më të mira dhe gëzuar 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë sonë Kulturore”. Festimi i përvit-shëm i kësaj dite, që prej vitit 2003, ka sjellë krahas të tjerash, forcimin

e ndjenjës së identitetit kulturor, rritjen e respektit dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë në publikun e gjerë, integrimin e trashëgimisë sonë në jetën bashkëkohore të Shq-ipërisë dhe të shqiptarëve. 29 Shtatori është një datë e madhe, pasi në qendër të saj qëndron përkushtimi dhe sakri-fica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formësimin dhe studimin e trashëgi-misë kulturore e po aq edhe vepra e jeta e të tjerëve syresh që i janë përkushtuar apo edhe sakrifikuar drejt-përsëdrejti për të. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kontributin e studiuesve dhe shkencëtarëve tanë të albanologjisë, bartësve të folklorit, restauratorëve, arkitektëve dhe artizanëve e të gjithë njerëzve të njohur apo anonimë, të cilët i dhanë kuptim togfjalëshit: Trashëgimi kulturore. Kjo ditë shq-iptare e trashëgimisë, përmes aktit dhe gjakut të ushtarakut Kamber Bënja, i njohur si “Dëshmori i Monumenteve”, shënohet në festat europiane edhe si dita e identitetit

kulturor të shqiptarëve, e cila tashmë është mëse e mirëpritur nga të gjithë e si raste mund të përmendim mjaft emra nga lashtësia e deri në ditët tona, madje dhe ndërmjet nesh, këtu sot. 29 Shatori i këtij viti na kujton obligimet tona, se sa shumë duhet punuar për ruajtjen e pasurimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e vlerave të saj materiale për qytetet muze, zonat dhe parqet arkeologjike, ansamblet urbane, arkitekturore dhe historike, krijimet artistike të të gjitha llojeve dhe gjinive, dokumen-tet arkivore me rëndësi historike kombëtare, dorëshkrimet e botimet,

koleksionet e ndryshme filatelike e numizmatike të artit, pajisjet tradi-cionale të punës, mjeshtërinë e jetesës, teknologjive të prodhimit së produkteve të traditës, armët e ftohta e të zjarrit, të prodhimeve artizanale ose të fabrikuara përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, objekteve personale të figurave së shquara historike, etj. 29 Shtatori është dita e përkujdesjes edhe për vlerat jo-materiale të trashëgimisë kulturore si ato të mirë-përdorimit të gjuhës shqipe në veprat letrare, folklorit gojor të ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar, folklorit vokal, koreografik dhe instrumental, zako-neve dhe dokeve tradicionale, besi-meve dhe besëtytnive të traditës, zejeve të ndryshme tradicionale, etj. Të gjitha këto kontribuojnë në synimin madhor të zhvillimit, të merituar e të shëndetshëm, nga shq-iptarët në formimin e një shoqërie civile cilësore, me mentalitet demokratik, e aftë të përballojë sfidat e bashkëjetesës së Shqipërisë në

familjen e madhe europiane, rritjen e kualitetit të jetës, siç përkufizohet sot nga Programi Horizon-2020 i Bashkimit Europian edhe në fushën e shkencave shoqërore. Kjo datë është një moment reflektimi për më shumë njohje rreth saj që duhet të shprehet me punë dhe përkujdesje ndaj trashëgimisë në përgjithësi, për ngjizjen e ideve dhe zhvillimin e saj nëpërmjet projekteve të reja me prurje kreative. Sot, përjetojmë gjithashtu transformime të rëndë-sishme ekonomiko-shoqërore, të cilat janë sfida qëndrore edhe të shkencave shoqërore dhe humane. Këto sfida kanë të bëjnë me fusha sa të ndryshme aq edhe edukative, në aspektin gjinor, identitetin, dialogun ndërkulturor, median, sigurinë apo inovacionin shoqëror e tëcilat duhet të jenë në fokus të kërkimit shkencor. Po kështu, krahas kërkimeve shken-core, vetëm kërkimeve në fushën e shkencave shoqërore e humane, mund t’i adresohen shumë prej çelësave të ndryshimeve në sjellje e zhvillimeve kulturore, të cilat sig-urojnë kushtet e përqasjes aktuale drejt BE-së, me identitetin tonë për “Angazhimet e Mëdha në Sfidat Shoqërore”, siç janë përshembull ndryshimet e mentalitetit dhe mënyrës së jetesës, modelet për insitucionet, apo zhvillimin gradual që ka Europa në kontekstin global, ku ne duhet të udhëhiqemi nga identiteti ynë, trashëgimia kulturore e jona. Një mjedis kërkimor i shkencave sho-qërore dhe humane me një mentalitet të ndryshëm dhe europian, mund të ofrojë këto analiza, përqasje dhe mjete që janë të nevojshme për të eksploruar mundësitë dhe vlerësimin e rreziqeve që i shfaqen shoqërive të qëndueshme edhe në trashëgiminë kulturore të saj. Kjo datë është kujtesa më e mirë për të evidentuar njerëzit që prodhojnë, krijojnë, studiojnë dhe mbrojnë vlerat tona, por gjithashtu edhe një evidencë ndëshkuese për të gjithë ata që i lënë në harresë, i keqpërdorojnë apo shkatërrojnë‘‘. Më pas, në ambientet e kinemasë së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u shfaq filmi dokumentar kush-tuar Kamber Bënjës dhe “Dëshmorëve të Monumenteve”, realizuar nga QKMBM. Orkestra Frymore e Forcave të Armato-sura ekzekutoi këngë dhe marshe patriotike, ku mund të veçohet kënga popullore iso-polifonike “Mbeç more shokë mbeç”, in-terpretuar nga grupi i Skraparit, këngë kreshnike me lahutë interpretuar nga Lumturie Nonaj si dhe bënë përshëndetjen e tyre dhe fëmijët që ndjekin kurset në QKMBM.

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 201310 “Dajti 2013”

Stërvitja fiton terren në strukturën e Regjimentit të Mbështetjes

Stërvitja “Dajti 2013” udhërrëfyese për të planifikuar siç duhet në ardhmëri

E konceptuar si ngritje e vendkomandës fushore për Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, stër-

vitja “Dajti 2013” u finalizua vetëm para pak ditësh nga ana e batalionit të ruajtjes dhe mbështetjes. Qëllimi i kësaj stërvitje kish të bënte me testimin e elementëve të mbështetjes me shër-bime, furnizimi si dhe ruajtje e sigurisë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në vendislokimin e përkohshëm, duke zbatuar procedurat standarde të NATO-s. Në fazën plani-zuese gjatë ditëve të zhvillimit deri në finalizimin e saj u përfshinë të gjithë elementet e mbështetjes të batalionit si shtabi i batalionit, kompania e shërbi-meve, kompania e ruajtjes, e kompania e transportit. Gjithsesi pavarësisht realizimit me sukses të saj, stërvitja në fjalë evidentoi dhe probleme të cilat duhet të kihen parasysh për një planifikim sa më të saktë dhe efiçent në të ardhmen. Kështu për shembull u evidentua se në misionin dhe listën e detyrave themelore të batalionit të ruajtjes dhe mbështetjes, nuk është përcaktuar detyra e mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në vendislokimin e përkohshëm, në raste krizash dhe stërvitjesh të ndryshme. Po kështu në Tabelën e Organizimit dhe Pajisjeve, nuk janë parashikuar pajisjet për mbështetjen në vendislokimin e për-kohshëm të Shtabit të Përgjithshëm. Baza materiale e cila u përdor për këtë stërvitje rezulton të mos jetë e plotë, ndërkohë nuk përmbush siç duhet standardet e kërkuara. Vlerësuar në këtë pikëshikim duhet theksuar standardi dhe rëndësia për të pasur një vendkomandë të përkohshme dhe të parametrave të kohës për Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosu-ra. Përvoja në operacionet e përbash-këta me NATO-n, si dhe pjesëmarrja në stërvitje të ndryshme me ushtritë e huaja partnere vlen të theksohet përsa i përket trajtesës në fjalë. Kështu për shembull ushtarakët tanë që shërbejnë në shtabet e përbashkëta ushtarake në misionet e ndryshme, duhet të kenë vënë re se vendkomandat në fjalë nuk janë thjesht disa çadra për shtabin të pakompletuara, gjithsesi aty nuk bëhet fjalë për një vendkomandë me çadra. Është e arsyeshme të kuptojmë se planizuesit tanë duhet të planifikojnë kompletimin e një vendkomande të përkohshme jo më me çadra, por me kantionerë, të cilët kompletohen njëherë e përfundimisht me pajisjet dhe materialet e nevojshme, pajisje e materiale që rezistojnë në kohë, pasi administrimi dhe ruajtja e tyre do të kryhej në kushte më të përshtatshme, jo siç ruhen tashmë në kushte jo të favorshme dhe të shpërndara në disa objekte e përgjegjës material. Stërvitja “Dajti 2013”, sakaq evidentoi dhe do-mosdoshmërinë e disponueshmërisë të një Plani Operacional për zhvendosjen e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në rast krizash dhe detyra të ndryshme stërvitore. Disponuesh-mëria e këtij Plani, do të mundësonte studimin dhe planifikimin më të mirë të kapaciteteve për e të mbështetjes. Kështu nëse do të lind nevoja ngritja e vendkomandës do të bëhej më shpejt dhe masat për siguri, ruajtje e furnizim do të ishin më fleksible. Pavarësisht sa cilësuam më lart stërvitja tregoi se kompania e mbështetjes me shërbime disponon personelin e nevojshëm për detyrat mbështetëse, ndonëse pajisjet dhe baza materiale nuk janë parashikuar në Tabelën e Organiz-imit dhe Pajisjeve. Personeli drejtues

nGa azem parllaKu

i stërvitjes i kishte kushtuar rëndësi të posaçme sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme për mbështetjen me shërbime furnizimi, ruajtje e sigurie të Shtabit të Përgjithshëm. Zhvillimi i konceptit doktrinorë, zbatimi me efektivitet i elementëve të stërvitjes ishin mbajtur parasysh gjatë fazës së planizimit, zhvillimit dhe finalizimit të saj. Komandanti i Regjimentit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjith-shëm kolonel Ruzhdi Kuçi theksoi se; “Nga ana e personelit të kom-panisë së mbështetjes me shërbime të Shtabit të Përgjithshëm, duhet të mirëmbahen dhe të menaxhohen më mirë materialet në dispozicion për vendkomandën e përkohshme, gjithashtu kjo detyrë duhet të përfshi-jë dhe kompanitë tjera të batalionit, si kompania e mbështetjes me trans-port, si dhe kompania e shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë. Një rëndësi të veçantë vijoi më tej kolonel Kuçi duhet ti kushtohet aftësimit profe-sional të çdo individi që përfshihet në stërvitje të tilla, këtu bëhet fjalë për funksionet e furnizuesve, mjekëve, kuzhinierëve, elektricistëve, ndër-lidhësve, etj. Propozimet konkrete për kompletimin e kompanisë së mbështetjes me shërbime duhet të jenë në fokus për punën e shtabit të batalionit dhe shtabit të Regjimentit të Mbështetjes”. Komandanti i kom-panisë së mbështetjes me shërbime major Elton Kajo duke folur për stërvitjen cilëson se; “Ajo na shërbeu për të orientuar më mirë punën në të ardhmen, pavarësisht vështirësive për ngritjen e fushimit ne e kuptojmë rëndësinë që ka mbështetja e Shtabit të Përgjithshëm, e kështu personeli

që unë drejtoj është i motivuar në përmbushjen me sukses të detyrës së tij funksionale. Pas përfundimit të saj ne kemi planizuar një individualizim të saktë të bazës materiale, po kështu do të qëndrojmë fort në kërkesën për ta mirëmbajtur sa më mirë atë”. Batalioni i ruajtjes dhe mbështetjes si strukturë e rëndësishme për Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura e ka të përcaktuar qartë detyrën, kështu që; Përvoja flet se veprimet luftarake kanë nevojë për drejtim e komandim, ashtu sikurse organet drejtuese e komanduese janë ndër objektivat parësorë që synohen të mënjanohen, të neutralizohen, ose të shkatërrohen. Edhe në ditët e sotme, vendkomandat, venddrejtimet, shtabet dhe drejtuesit kryesorë ushtarakë apo shtetërorë, mbeten objekte parësore. Pikërisht kjo vlen për të definuar në lidhje me këtë mision të rëndësishëm që plotëson reparti në fjalë. Me një histori pothuajse 48-vjeçare, batal-ioni i ruajtjes dhe mbështetjes ose siç ndryshe quhet nga populli “batalioni i sigurimit”, ka të evidentuar në ecurinë e tij një sërë veprimtarish që kanë të bëjnë me sigurimin dhe mbrojtjen e personelit, infrastrukturës e in-stalimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, po kështu dhe me krijimin e kushteve normale për punë e jetesë në Vendkomandën e kohës së paqes dhe atë të kohës së veçantë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pikërisht duke e vlerësuar të rëndësishme këtë përgjegjshmëri duhet që në të ardhmen të planifikohen më drejtë nevojat për mbështetje, me qëllim përmbushjen e

detyrave të batalionit në parametrat e kërkuar.Nënkolonel arben Kingji e di çfarë duhet bërë Këtu gjithçka këtu lëviz, lëviz shumë shpejt, kërkesat për mbështetje me shërbimet që siguron ky repart janë të ngjeshura saqë koha rrëshqet pa u vënë re. Të gjithë ushtarakët që kanë shërbyer në këtë repart e dinë se këtu punohej 24-orë në shtatë ditët e javës, e kështu punohet dhe sot. Komandanti i batalionit nënkolonel Arben Kingji, një ushtarak dinamik dhe korrekt, i cili sapo ka marrë këtë detyrë, tregon se; “Stërvitja e trupës së ushtarëve profesionistë, aftësimi i mëtejshëm profesional i shtabit dhe oficerëve që punojnë direkt me trupën, do të jenë prioritet i punës së tij si komandant”. Ndërkohë vazhdon më tej ai se; “Duke mbajtur parasysh karakteristikat e shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes, konstatojmë me kënaqësi se nuk kemi të evidentuar asnjë ngjarje të jashtëza-konshme, apo premisë për një të tillë. Kryesisht puna e shtabit të batalionit të ruajtjes dhe mbështetjes, e ka plani-zuar dhe ndjekur me kujdes të veçantë përgjegjësinë e kryerjes së detyrave të shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes”. Në fakt është e dukshme se këtu është punuar me kujdes në përgatitjen e per-sonelit, në përzgjedhjen dhe motivimin e tij. Stërvitja “Lana 2013” e cila u zh-villua disa kohë më parë këtu shërbeu jo vetëm për të testuar nivelin e kry-erjes së detyrave nga ana e personelit të këtij reparti, por më së shumti për të orientuar punën në vazhdimësi, me të vetmin qëllim përshtatshmërinë dhe ecjen me trendin e kohës. Specifika dhe veçantia e kryerjes së detyrave të tilla

në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e bën më të ndjeshme këtë përgjegjësi, e përpos kësaj kërkon një përgatitje të vazhdueshme e të kujdesshme të personelit të angazhuar në këto detyra. Pikërisht këtij qëllimi i është kushtuar kohë e vëmendje e posaçme, po kaq ambicia mbetet që në vijimësi detyra e shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes të mbahet e vlerësuar si parësore në objektivat e së ardhmes. Ndërsa sa i përket mbështetjes me transport ajo është një drejtim tjetër i përditshmërisë së punës në këtë batalion. Po kështu, duhet pranuar se në lidhje me këtë detyrë kompania e transportit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, mbetet struktura më e kërkuar. Veprimtaritë e ngjeshura e kërkesat në rritje të va-zhdueshme për shërbime transporti, e drejtojnë vëmendjen në mirëkoor-dinimin e kësaj mbështetje, si dhe më kryesorja në mbajtjen e gatish-mërisë teknike të automjeteve. Nëse do të përmendnim vetëm një shifër, jemi në gjendje të bëjmë konkluzi-onin. Vetëm gjatë këtij muaji, nga ana e kompanisë së transportit është realizuar mbështetje me transport e 31 veprimtarive të delegacioneve ushtarake, stërvitjeve e aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n. Po thuaj çdo ditë kom-pania e transportit mesatarisht re-alizon dy deri në tre mbështetje me transport të programeve të aktiv-iteteve bashkëpunuese. Vlerësuar nga ky volum pune, konstatojmë se detyrat nga ana e personelit të këtij nënreparti janë kryer në kohë dhe pa asnjë ngjarje apo dëmtim të teknikës.

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 11 arsimim

Zhvillohet në KDS me ekipin amerikan të Gardës së New Jer-sey, Workshopi “Mbështetja Psiko-Sociale e Ushtarakëve” Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe

Gardës Kombëtare të New Jersey, në funksion të implementimit të projektit të nisur më parë, për zhvillimin e programeve arsimore e trajnuese, si dhe sistemin e rekrutimit të oficerëve të rinj, në mje-diset e KDS, një ekip lektorësh amerikanë të Gardës Kombëtare të New Jersey, zhvilluan Workshopi-in “Mbështetja Psiko-Sociale e Ushtarakëve”. Ky Workshop u zhvillua me audiencën e përfaqë-suesve nga Drejtoria e Përkujdesjes Sociale, Sektori i Monitorimit të Shërbimit Psikologjik në MM, si dhe personeli ushtarak i KDS, KFT, KFAj., KFD, BrMR, BrL,QPR, që mbulon shërbimin psiko-so-cial të ushtarakëve. Qëllimi i këtij Ëorkshopi, ishte njohja me struk-turën dhe organizimin e të gjithë shërbimit psiko-social në Gardën Kombëtare të New Jersey. Gjatë zhvillimit të tij, u bë prezent një tablo e detajuar rreth shërbimeve dhe programeve të ndërtuara, në mbështetjen që u jepet ushtarakëve gjatë dislokimit sipas speci-fikave të çdo faze, (para, gjatë dhe pas dislokimit), duke përfshirë të gjithë problematikat që personeli ushtarak ndesh gjatë gjithë këtyre fazave. Pjesë e kësaj ishte njohja me programin e riinte-grimit “Yellow Ribbon” (Fjongo e Verdhë), i cili pati në fokus ndihmesën që u jepet ushtarakëve dhe familjeve të tyre në të gjitha fazat e dislokimit të trupave. Workshopi ishte i ndërtuar në formën e një ndërveprimi interaktiv, ku pjesëmarrësit ishin të lirë të diskutonin rreth problematikave të hasura gjatë vep-rimtarisë stërvitore, gjë e cila u pa si e frytshme në shkëmbimin e eksperiencës dhe kuptimin sa më mirë të problematikave në fushën e mbështetjes psikosociale në FA, si dhe përqasjes sa më të mirë me kushtet dhe resurset në dispozicion. Shefi i Degës së Personelit në KDS, nënkolonel Leonard Coku, në përfundim të këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre trajni-meve, duke shtuar se këto lloj trajnimesh, shërbejnë si ura lidhëse në shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin sa më të mirë të mbështetjes psikosociale të ushtarakëve, jo vetëm të KDS dhe insti-tucioneve të varësisë së saj, por për të gjithë ushtarakët e FA.

Mbahet në KDS me ekipin e Gardës së New Jersey, Workshopi “Mbështetja

Psiko-Sociale e Ushtarakëve”

Në mbështetjen me transport nënkol-onel Kingji thekson se “Ne kemi dhe vështirësitë që kryesisht kanë të bëjnë me llojin e madh të tipit të mjeteve, mosfurnizimin në kohë me karburant, etj. Pavarësisht këtyre vështirësive është mbajtur në nivele të kënaqshme gjendja e gatishmërisë së teknikës, si dhe janë ruajtur me kujdes rezervat e karburantit për detyra emergjente të paparashikuara” Sfida e testimit të standardeve jo vetëm e motivon personelin e këtij reparti, por dhe e qas drejt vëmendjes dhe përku-jdesjes për t’i përmbushur në cilësi ato, e për t’i bërë tërësisht të inte-grueshme në parametra. Performanca në shërbimin e sigurisë dhe ruajtjes kërkon përkushtim e disiplinë të lartë ushtarake, veçanërisht përfaqësim e lartësim të imazhit të Forcave të Armatosura. Kjo dukshmëri është e rëndësishme, për faktin se efektivat e këtij reparti kryejnë detyra në objekte të rëndësisë së veçantë, aty ku nuk i shpëtojnë syve të miqve tanë të huaj dhe publikut vendas. Ndoshta ky ar-tikulim për batalionin e ruajtjes dhe mbështetjes, krahas promovimit dhe sjelljes në vëmendje të aktivitetit të tij, do të shërbejë dhe për një qasje të disa prej sfidave më kryesore me të cilat ballafaqohet reparti në fjalë.

Batalioni i ruajtjes dhe mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sfidën e tij të vërtetë e ka me detyrat specifike që ai plotëson, detyra të cilat kërkojnë personel të stërvitur mirë dhe të motivuar po aq mirë. Vizioni dhe njohja e rrugës së standardeve, ka bërë që në këtë repart të përcaktohen qartë pistat nga ku e ar-dhmja bëhet realitet. Një prej objekti-vave më madhor gjatë këtij viti ka qenë zhvillimi i Forcës Profesioniste, duke futur koncepte të reja në përgatitjen, përzgjedhjen dhe rritjen e numrit të ushtarëve profesionistë. Është punuar me kujdes në përzgjedhjen dhe për-gatitjen e personelit të kompanisë së ruajtjes me synimin e përzgjedhjes së individëve të motivuar, me aftësi profesionale që garantojnë cilësinë e kërkuar të kësaj trupe, kryesisht e specializuar në detyra shërbimi e ruajtje. Po të mbahet parasysh detyra e shërbimit e kësaj kompanie, detyrë kjo që kryhet kryesisht në qendra të banuara, do të ishte me vend të rivlerë-sohej kompletimi i saj me armatim më modern nga ai çfarë ka aktualisht në kompletim ky nënrepart. Avancimi në programet e stërvitjes, kryesisht duke u fokusuar tek treguesit etik, ushtarake e fizike, ka shtruar si domosdoshmëri një rivlerësim të këtyre programeve

Përfundon me sukses trajnimi operatorëve EOD nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Në periudhën maj-shtator 2013 janë organizuar 10 ditë trajnime për 10 grupe të ndryshme specialistësh asgjësimi, nga ku u pajisen me certifikatë 98 persona

100 operatorë të EOD Shqiptare të angazhuar në pastrimin e hotspoteve dhe demontimin e municioneve, u trajnuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, mbi kursin e “Dhënies së Ndihmës së Parë”

100 operatorë të EOD Shq-iptare të angazhuar në pastrimin e hotspoteve dhe demontimin e municioneve,

u trajnuan nga Komiteti Ndërkom-bëtar i Kryqit të Kuq, mbi kursin e “Dhënies së Ndihmës së Parë”. Gjatë periudhës maj-shtator 2013 janë organizuar 10 ditë trajnime për 10 grupe të ndryshme specialistësh asgjësimi, nga ku u pajisen me cer-tifikatë 98 persona. Komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade Syrja Gjoka priti të premten e kaluar në një takim kortezie përfaqësueset e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) znj.Lejla Susic dhe znj. Jelica Bogdanovic, me rastin e përfundimit të këtij bashkëpunimi. Prezent në takim ishte edhe zoti Arben Braha, drejtori i Zyrës së Koordinimit të minave dhe municioneve (AMMCO), i cili ka qenë i pranishëm në terren gjatë realizimit të kursit dhe certifikimit të personelit. Gjeneral Gjoka duke i falenderuar për vizitën, u shpreh:” Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe ndihmën që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ka dhënë në tra-jnimin dhe financimin e këtij kursi me rëndësi. Struktura EOD është

një nga më të rëndësishmet për Brigadën Logjistike dhe kualifikimi i personelit është primar për ne. Ne jemi të hapur për bashkëpunime të mëtejshme me ju, dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër, për dhurimin e gjakut nga personeli i Brigadës Logjistike” Përfaqësueset e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u shprehën të kënaqura lidhur me eksperiencën me spe-cialistët EOD dhe me personelin e Brigadës Logjistike në gatishmërinë që ka treguar gjithmonë për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjen së tyre për dhurimin e gjakut për njerëzit

që kanë nevojë për të. Organizimi i kursit për “Dhënien e Ndihmës së Parë” u realizua në mbështetje të kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Zyrës Amerikane në këtë ministri, dhe u vu në zba-tim në bazë të planit të përgatitur nga Komandanti i QAME(Qendra e Asgjësimit të municioneve dhe Eksplozivave), në koordinimin me zyrën e AMMCO. 100 efektivët e EOD shqiptare u trajnuan nga Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH), në bazë të kurrikulave të njohura e të miratuara sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

duke i unifikuar ato me parametrat e standardet bashkëkohore. Krijimi i një infrastrukture bashkëkohore që i përgjigjet kërkesave të zhvillimit të personelit, pajisjeve dhe stërvitjes, përbën një objektiv të rëndësishëm që ka gjetur pasqyrim të detajuar në projektet infrastrukturore. Ak-tualisht gjendja infrastrukturore i përgjigjet kapacitetit operacional të kërkuar. Disa nga problemet që ka infrastruktura, nuk janë të lid-hura me mungesën e projekteve, apo mundësitë e mbështetjes financiare të tyre nga ana e Forcave të Armato-sura, por janë dhe rrjedhojë e zhvil-limeve infrastrukturore të zonës ku dislokohet ky repart. Në kompaninë e transportit llojshmëria dhe disa tipe i automjeteve, ka kërkuar dhe kërkon kosto të lartë për mbajtjen e tyre në gatishmëri, ndërsa normat e shpenzimit të karburanteve dhe lubri-fikanteve janë të larta, gjë të cilën e kushtëzojnë vitet e prodhimit të automjeteve dhe amortizimi i vazhdueshëm i tyre. Edhe këtu pasqyrimi i detajuar në projektet e modernizimit të teknikës dhe infrastrukturës është kryer e kry-het vazhdimit, por për fat të keq gjendja reale tregon se ky planifi-kim do kohë të finalizohet.

Qëllimi i këtij Workshopi, ishte njohja me strukturën dhe organizimin e të gjithë shërbimit psiko-social

në Gardën Kombëtare të New Jersey

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 201312 ises

aerodromi i Kuçovës në rrugën drejt modernizimit sipas standardeve të NatO

Në kuadër të modernizimit të aeroportit ushtarak të Bazës Ajrore Kuçovë, nga datë 23 deri më datë 26 shtator 2013 zhvilloi

një vizitë pune në Forcën Ajrore një delegacion turk i kryesuar nga nënkolonel Ercΰment Erinçik. Qëllimi i zhvillimit të kësaj vizite pune në repartet e Forcës Ajrore ishte diskutimi me specialistët e Forcës Ajrore mbi përpilimin e master-planit për modernizimin e aerodromit të Kuçovës sipas standardeve që duhet të përmbushë një aerodrom ushtarak i NATO. Në interes të mbarëvajtjes së diskutimeve mbi master -planin e këtij aerodromi u ngrit edhe një grup pune, në përbërje të të cilit ishin specialistë të sigurisë së fluturimeve, logjistikës, infrastrukturës së Forcës Ajrore dhe specialistë nga Drejtoria e Institutit të Projektimeve të Mbrojtjes. Ditën e parë të qëndrimit në vendin tonë, delega-cioni turk, i shoqëruar edhe nga atasheu i Mbrojtjes i Turqisë në Shqipëri, kolonel Nizametin Dogar, u pritën në takim nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneralbrigade Frederik Beltoja. Gjatë këtij takimi gjeneral Beltoja e njohu delegacionin me prioritetet e Forcës Ajrore në drejtim të modernizimit infrastruk-turor, si dhe me kërkesat dhe misionin që duhet të përmbushë ky aerodrom. Më pas nga të pranishmit u bë një pasqyrim i punës së bërë deri tani nga pala

turke në aerodromin e Kuçovës, si dhe u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit dhe koordinimit të punës për përfundimin brenda afateve të punimeve, sipas kërkesave të parashtruara nga të dy palët. Ditët e tjera delegacioni turk, i shoqëruar nga grupi i punës i ngritur për këtë qëllim, vizitoi Bazën Ajrore Kuçovë, duke u përqendruar në punën në terren për inspektimin dhe diskutimin mbi atë çka duhet dhe çka ofron ky aerodrom, në përmbushje të standardeve si aerodromet e tjera të NATO. Në përfundim të vizitës së tyre, del-egacioni turk zhvilloi një takim përmbyllës në Komandën e Forcës Ajrore, ku me anë të një brifingu i prezantuan

komandantit të Forcës Ajrore punën e bërë gjatë ditëve të inspektimit në Bazën Ajrore Kuçovë, përfundimet e nxjerra dhe planet e hartuara për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së këtij aerodromi. Nga të dy palët u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm midis dy vendeve, si dhe u theksua fakti se si specialistët e Forcës Ajrore, ashtu edhe ata të palës turke do të jenë gjithmonë në mbështetje të zhvillimit dhe mod-ernizimit të Forcës Ajrore shqiptare në interes të përmbushjes së misionit të saj kombëtar dhe në kuadrin e aleancës së NATO.

Nënoficerë të vendeve anëtare të NATO-s, ven-det e Partneritetit për Paqe (PfP), dhe vendet

kyçe të kontaktit,morën pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Nëno-ficerët e Lartë (ISES), i cili u mbajt në Qendrën “Xhorxh C. Marshall” në Garmisch-Partenkirchen Gjermani, nga data 8 deri 13 shtator 2013. Seminari ndërkombëtar për Nëno-ficerët e Lartë, është një përpjekje bashkëpunimi midis udhëheqësve të lartë komanduese të operacioneve të NATO-s, Komandës së bashkuar Aleate( ACO) dhe Komanda Europi-ane e Shteteve të Bashkuara (USEU-COM) duke punuar në partneritet me Qendrën Marshall (GCMC). Ky aktivitet është zhvilluar me sukses për 9- vite duke sjellë NATO-n dhe vendet e Partneritetit për Paqe (PfP), Shefat e Mbrojtjes (ChoD) dhe Nëno-ficerët Lider në Komandat e nivelit të lartë (CSELs) së bashku. Si seminari më i lartë i NATO-s dhe USEUCOM, ISES kërkon të arrijë objektiva të shumta. Seminari zgjeron aftësitë profesionale të pjesëmarrëseve dhe rrit aftësinë e tyre për të shërbyer në nivelet më të larta të strukturave Kombëtare Komanduese Ushtarake, dhe po aq të rëndësishme si nënoficerë të Lartë në mbështetje të komandave të larta të NATO-s. Ky seminar gjithashtu përditëson pjesëmarrësit mbi tema që ndikojnë korpusin e nënoficerëve brenda NATO-s, vendet partnere dhe vendet kyçe të kontaktit. ISES gjithashtu shërben si një forum për udhëheqësit e lartë që përfaqë-sojnë NATO-n dhe vendet e PfP të mblidhen, të krijojnë marrëdhënie, dhe të angazhohen në grupet e punës e diskutime përkatëse për çështjet bashkëkohore, që kolektivisht prekin trupat tona që shërbejnë në operacio-net ndërkombëtare dhe në rajon. ISES 2013 trajtoj tema specifike të tilla si: misionet e NATO-s dhe Operacio-net në vazhdim; ISAF, operacionet aktuale dhe pas 2014 në mjedisin operativ; reforma në Strukturat e Ko-mandës së NATO; strategjia Zyrtar e Komandës së NATO-s, BI-Strategjia për nënoficerë dhe Udhëzimet e rekomanduara; misioni Trajnues i NATO-s në Afganistan; reforma e Mbrojtjes. ngritjen e Praktikave më të mira profesionale Ushtarake; Shkolla e NATO-s Programi i Zhvil-limit të nënoficerëve; Gatishmëria e përbashkët Shumëkombëshe, Ngjarje dhe Trajnimi; Forcave e Armatosura Zvicerane, Kurset Ndërkombëtare për nënoficerët; perspektivat gjinore

Seminari Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë

seminari u mbajt në Qendrën “Xhorxh C. Marshall” në Garmisch-Partenkirchen Gjermani, më 8-13 shtator

Seminari ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë, është një përpjekje bashkëpunimi midis udhëheqësve të lartë komanduese të operacioneve të NATO-s, Komandës së bashkuar Aleate( ACO) dhe Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara

(USEUCOM) duke punuar në partneritet me Qendrën Marshall (GCMC)

në operacione ushtarake. Së fundmi nëpërmjet një bashkëpunimi me Qendrën Marshall dhe përmbajtjen e seminarit të lartë ekzekutiv SES i cili ofron një mundësi për të eksploruar çështjet ndërkombëtare të sigurisë në thellësi, ISES rrit mirëkuptimin e secilit pjesëmarrës mbi çështjet strategjike dhe operacionale brenda zonave të përgjegjësisë të NATO-s dhe UESUCOM. Qëllimi i SES është

për pjesëmarrësit për të arritur një ndërgjegjësim më të thellë të çështjeve kyçe që ndikojnë në sigurinë kom-bëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, faktorët që formon strategjia e sigurisë dhe faktorët bashkëpunuese te sigurisë në një Bote të ndërvarur. Tema për SES e sivjetmë është Ndryshimi Global i pushtetit; sfidat, mundësitë dhe implikimet e sigurisë për SHBA, Evropë dhe në Botë. Menaxhimi i

procesit të trajnimit dhe kualifikimit të nënoficerëve duke bashkëpunuar për të pasur një sistem të përafërt edukimi dhe kualifikimi. Rritjen e bashkëpunimit për kualifikimet insti-tucionale në akademitë e nënoficerëve në Zvicër dhe shkollën e NATO-s Oberamergau Gjermani, dërgimin e ftesës dhe programin e kurseve që ofrohen. Përzgjedhja e personeli që planifikohet në kurse duke u bazuar

në kriteret që kërkohen për atë kurs. Ekuivalentimi i kurseve që zhvillohen në akademitë e vendeve respektive me ato të shkollës së NATO-s, shkollën ne Zvicër, 7-th USA NCO Academy, duke mos dërguar të njëjtën kan-didaturë për të njëjtin kurs që e ka bërë njëherë. Forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet nënoficerëve të lartë në komandë jo vetëm vendeve anëtare të NATO-s por dhe vendeve partnere (PfP) dhe të rajonit si dhe shkëmbimin e eksperi-encave në fushën e zhvillimit të trupës së nënoficerëve duke koordinuar e standardizuar programet e kurseve.

Rritjen e kërkesës për nevojat për kualifikim të ndërsjellë me vendet e rajonit duke u njohur me programet për kualifikim që ofrojnë këto vende, dhe pjesëmarrja në këto trajnime duke pasur në fokus bashkëpunimin dhe forcimin e lidhjeve dhe kulturës, ishin disa nga temat që u diskutuan nder të tjera në këtë seminar. Atmosfera e puni-meve të Seminarit tregoi sërish nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe mundësitë për ta thelluar atë në të ardhmen, për të njohur e shkëmbyer eksperiencat në fusha të ndryshme ushtarake, duke lënë të hapur temat për të diskutuar për Seminarin e ardhshëm të vitit 2014.

Kryekapter Arben AVDIAJKëshilltar për Nënoficerët i

SHSHPFA

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 13fa

Komandanti i KDS takoi drejtorin e Çështjeve Ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës të Francës Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha priti në një takim të veçantë drejtorin e Çështjeve Ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës në Francë, kolonel Stephan Samaran. Takimi ishte në kuadër të lektimit që kolonel

Samaran, do të zhvillojë me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sipas programit të miratuar

Në hapësirën detare të gjirit të Vlorës u zhvil-lua dje stërvitja e koduar “Shqiponja e egërsuar”,

me pjesëmarrjen e mjeteve dhe efektivave të Flotiljes Detare të Pashalimanit, Repartit Special “Delta Force”, forcave ajrore, policisë kufitare, kapitenerisë së portit të Vlorës. Për rreth 60 minuta, mjetet e përfshira në këtë stërvitje, mes të cilave edhe një helikopter i Forcave të Armato-sura, realizuan një skemë veprimi të llojit të operacionit të shpëtimit. Një mjet lundrues me 20 klandes-tinë në huaj në bord synon të hyjë në hapësirën detare të Shqipërisë. Me të marrë sinjalin, në drejtim të vendit të ngjarjes, shkuan anije të Flotës Detare, apo mjete të tjera më të vogla, duke përfshirë

Zhvillohet stërvitja “Shqiponja e Egërsuar” Për rreth 60 minuta, mjetet e përfshira në këtë stërvitje, mes të cilave edhe një helikopter i Fa, realizuan një skemë veprimi të llojit të operacionit të shpëtimit

Në hapësirën detare të gjirit të Vlorës u zhvillua stërvitjen e koduar “Shqiponja e egërsuar”, me pjesëmarrjen e mjeteve dhe efektivave të Flotiljes Detare të Pashalimanit, Repartit Special “Delta

Force”, forcave ajrore, policisë kufitare, kapitenerisë së portit të Vlorës

edhe helikopterin, të cilat reali-zuan bllokimin dhe imbarkimin e shtetasve të huaj. Komandanti i

Flotiljes Detare të Pashalimanit, kapiten i rangut të parë, Sybi Zenelaj, tha se kjo stërvitje zhvil-

lohet në zbatim të planit vjetor të stërvitor të Forcës Detare. Ai shtoi se pjesë e kësaj është edhe njohja dhe zbatimi i ligjshmërisë për ndë-rhyrje të kësaj natyre në hapësirën detare. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Forcave Detare të Shqipërisë, kapiten i rangut të dytë, Adnand Agastra, u shpreh se, përmes këtyre stërvitjeve, realizohen objektiva të caktuara ndëroperacionale dhe ndërveprimi midis institucioneve detare që kanë interesa në det, gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare, kundër akteve terroriste dhe operacioneve SAR. Në këtë operacion morën pjesë mjete të tilla lundruese ushtarake, si anija patrulluese “Oriku 132”, që është prodhuar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Qeverinë e Holandës.

Komandanti i KDS, gjen-era lbr igade Bardhyl Hoxha priti në një takim të veçantë Drejtorin e

Çështjeve Ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës në Francë, kolonel Stephan Samaran. Takimi ishte në kuadër të lektimit që kolonel Samaran, do të zhvillojë me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sipas programit të miratuar. Në takim morën pjesë ko-mandanti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula, shefi/dekan i Fakultetit të Arsimimit të Përgjithshëm në AFA, kolonel Dr.Edmond Braneshi si dhe shefi/dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes kolonel Dr. Gëzim Mustafa. Pasi i uroi mirëseardhjen, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, e njohu kolonel Samaran me misionin, strukturën dhe detyrat që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kryen në procesin e arsimimit dhe trajnimit për të gjitha nivelet e arsimimit dhe kualifikimit, për personelin oficer, nënoficer, ushtar profesion-ist e civil, që shërben në FA, dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Gjeneral Hoxha u ndal në rëndësi-në e bashkëpunimit midis FA të Francës dhe FA të RSH, duke theksuar rëndës-inë që ka pasur e ka ky bashkëpunim në drejtim të shkëmbimit dhe marrjes së eksperiencës, shkëmbimit të lektorëve etj. Komandanti i KDS, gjeneralbrigade

Bardhyl Hoxha, shprehu falenderimet e tij më të mira për gatishmërinë dhe angazhimin e Ambasadorit të Francës, për të qenë “Guest Speaker” në kursin më të lartë institucional, Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kolonel Sa-maran, u njoh më në detaje me atë çka

përfaqëson KLSM, ecurinë e zhvil-limit të tij, audiencën e pjesëmarrjes etj. Në fund të takimit, bashkëbise-duesit shprehën bindjen se marrëd-hëniet e bashkëpunimi dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, do të vazhdojnë të thellohen më tej.

Efektivat e Brigadës Logjistike gjithnjë e më shumë po i kushtojnë vëmendje përmirësimit të gjuhës angleze. Nën iniciativën e gjeneralit të Brigadës Syrja Gjoka dhe shefave në shtab ka startuar këtë jave kursi i gjuhës angleze, niveli i dytë në Brigadën Logjistike. Në këtë kurs marrin pjesë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profe-sioniste efektive të të gjitha reparteve të BrL. Ky kurs ka një shtrirje kohore tre mujore dhe efektivi pjesëmarrës merr njohuritë bazë sipas STANAG 6001. Ndërkohë në Pezë Helmes va-zhdon faza e tetë e nivelit të parë të gjuhës angleze.

Efektivët e Brigadës logjistike iu përgjigjën këtë të mërkurë thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gja-kut për fëmijët talasemik. Është bërë tashmë traditë që çdo vit në ambientet e Brigadës Logjistike, krijohet dhoma e dhurimit të gjakut të cilës i drejtohen një numër i madh i personelit të kësaj njësie. Si qenie humane, por edhe si ushtarak , ata e konsiderojnë si detyrim moral gatishmërinë për t’u bërë pjesë e iniciativave të tilla. Koordinatorja e Projektit për Kryqin e Kuq Shqiptar, zonja Antigoni Qystri dhe përfaqësuesi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, doktor Kristo Raca u shpre-hën të kënaqur me numrin e perso-nave që pranuan të dhurojnë gjak. “Si gjithmonë numri i dhuruesve në këtë njësi na ka surprizuar. Efektivët e Brigadës Logjistike gjithmonë i janë përgjigjur thirrjes sonë “Duke dhu-ruar gjak, shpëtoni jetë”. Vëmë re, që këtë vit përveç dhuruesve të përher-shmëve, kishte edhe dhurues të rinj, dhe kjo është diçka e mirë dhe shumë pozitive. Është ajo që në kërkojmë të ndodh kudo që shkojmë dhe presim njerëz për dhurimin e gjakut. Brigada Logjistike mbetet njësia shembull për dhurimin e gjakut.” Drejt dhomës së dhurimit të gjakut u drejtuan shumë efektivë oficer, nënoficer, ushtarë pro-fesionist, por edhe civil nga Shtabi BrL-së si edhe nga njësitë vartëse. Në këtë proces u angazhua edhe Sektori i Shëndetësisë në Brigadën Logjistike. Procesi i dhurimit të gjakut dhe ako-modimi i stafit dhe mjeteve të Kryqit të Kuq Shqiptar, u bë e mundur në sajë të koordinimit të veprimeve me këtë sektor. Infermieria e Kompanisë së Shtabit të BrL-së dhe i gjithë per-soneli i saj ndihmuan në procesin e dhurimit të gjakut deri në mbylljen dhe largimin e stafeve mjekësorë të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Efektivët e Brigadës Logjistike dhurojnë gjak

Vazhdon në Brigadën Logjistike kursi i gjuhës angleze

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 201314 fjala

Në gatishmëri, e fuqishme dhe e ribalancuar

Te falënderoj për prezantimin dhe hyrjen Jan, falënderoj edhe Carnegie për organiz-imin e seancës së mëngjesit.

Unë kam qenë në pritje të këtij takimi, në të cilin do të vijojmë me disa nga prioritetet kryesore të politikës së sigurisë. Siç dihet, ne po i afrohemi dy ngjarjeve më të rëndësishme të politikës së sigurisë: Samitit të BE-së mbi mbrojtjen dhe sigurinë, në muajin dhjetor dhe Samitit të NATO-s , vitin e ardhshëm.

Zonja dhe zotërinj, Ne jetojmë në një botë që është vazh-dimisht në tranzicion, i cili shpesh na çon në trazira dhe turbulenca. Por në kohë të tilla, ne kemi nevojë për diçka të fortë, të qëndrueshme dhe të sigurt. Për 28 kombet në Evropë dhe Amer-ikën e Veriut, kjo fuqi është NATO. Vetëm pak, përtej kufirit jugor-lindor të NATO-s, ne po shohim turbulenca dhe trazira tragjike. Kohët e fundit, ne kemi parë përpjekje të vazhdueshme nga Bashkësia Ndërkombëtare, për të ndalur gjakderdhjen e tmerrshme në Siri. Mirëpresim skemën për elim-inimin e armëve kimike siriane, një marrëveshje midis Shteteve të Bash-kuara dhe Rusisë. Por, për të siguruar zbatimin e saj, hapi i ardhshëm duhet të jetë një marrëveshje e shpejtë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Zgjidhja është: Eliminimi i shpejtë, i sigurt dhe i verifikueshëm i rezer-vave substanciale (kimike) të Sirisë. Është mese e qartë se ajo që ndodhi në Damask më 21 gusht, përben një krim lufte. Gjithashtu, Bashkësia Ndërkombëtare ka për detyrë të gjej përgjegjësit. NATO mbetet vigjilente dhe ne vazhdojmë të mbajnë nën shqyrtim të ngushtë situatën në Siri dhe vazhdojmë të mbrojmë kufirin jug-lindor të Aleancës. Ndërsa zgjidhja përfundimtare për krizën siriane mund të jetë vetëm politike, unë nuk kam asnjë dyshim se marrëveshja e fundit nuk mund të jetë arritur pa një opsion të besueshëm ushtarak. Kjo dëshmon edhe njëherë se ne kemi nevojë për aftësi të forta mbrojtëse, për të mbështetur përpjekje të forta diplomatike, të cilat i bëjnë ato më efikase. Rreth kësaj çështje do të diskutoj edhe në fjalimin tim: E ardhmja e NATO-s. Dihet se çdo krizë që përfshin botën nuk është e njëjtë dhe NATO nuk mund të jetë përgjigja e çdo krize. Por, unë besoj se NATO është themeli, mbi të cilën, çdo aleat apo grup aleatësh mund të ndërtojë reagimin ndaj çdo krize. Konsultimet tona politike, standardet e përbashkëta, procedurat, komanda ush-tarake dhe strukturat e kontrollit, për-vojat tona të përbashkëta në luftë dhe në ruajtjen e paqes në tre kontinente: Të gjitha këto e bëjnë NATO, unike. Kjo do të thotë se kombet aleate janë gati për të vepruar. Pra, kur ata veproj-në se bashku, mund të jenë më efikase. Sot, në shumë pjesë të botës, aleatët po veprojnë nën komandën dhe kontrollin e NATO-s, shpesh me vendet partnere: Për të ruajtur sigurinë në shtëpi dhe për ti ardhur në ndihmë stabilitetit dhe sigurisë në zonat e trazuara të botës: Afganistan dhe Kosovë, Mesdhe dhe Afrikë, shteteve baltike dhe në afërsi të kufirit të Turqisë. Kjo tregon qartë se NATO, mbetet një burim esencial i stabilitetit në ketë botë të paparashikue-shme. Së bashku, aleatët formojnë një komunitet unik të vlerave, të angazhuar

ndaj lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Bota do të ndryshojë, kërcënimet do të ndryshojnë, por vlerat tona kurrë. Pra, ne gjithmonë duhet të sigurojmë aftësitë ushtarake, për të mbrojtur ato vlera dhe vullnetin politik për ta bërë këtë. Kjo nënkupton një bazë të fortë, mbi të cilën të ndërtojmë e të bazo-hemi. Në Samitin e Lisbonës në vitin 2010, ne kemi miratuar Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s dhe që atëherë kemi arritur me sukses implementimin e tij. Me tërheqjen nga Afganistani dhe duke marrë parasysh njëzet vite opera-cionesh, ne kemi forcat më të afta dhe më të forta në histori dhe rrjetin më të gjerë të partnerëve. Unë nuk mund të parashikoj sot për misionin e ardhshëm të NATO-s, por cilado të jetë sfida e ardhshme, ne duhet të jemi të gatshëm për tu përballur me të. Për ta arritur ketë synim, unë shoh tre prioritete.•Së pari, ruajtja e mbrojtjes së fuq-ishme dhe frenimi • Së dyti, ri-konfirmimi i marrëd-hënieve me Evropën dhe Amerikën e Veriut dhe ri-balancimin e marrëdhë-nies sonë • Dhe së treti, forcimin e perspektivës globale dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët dhe për të mbrojtur vlerat tona, si në rajon dhe më gjerë.Më lejoni të analizoj secilën nga këto prioritete Së pari, duke siguruar një mbrojtje të fuqishme dhe frenimin e situatave të rënda.Mbrojtja kolektive dhe frenimi është përgjegjësia më e madhe e Aleancës sonë dhe kjo do të jetë gjithmonë një detyrë transatlantike, sepse siguria e Europës dhe siguria e Amerikën së Veriut janë të pandashme. Natyra e mbrojtjes kolektive nuk është e njëjtë, si atëherë kur NATO-ja u themelua, në vitin 1949. Kërcënimet nuk janë të njëjta dhe as mjetet për ti adresuar ato. Për të qenë i sinqertë, disa prej aftësive që kemi nuk na nevojiten dhe ato që kemi nevojë nuk i posedojmë. Disa nga këto raste janë: Patrullimi me tanke për të mbrojtur kufijtë tanë, i cili nuk është më i nevojshëm. Kërcënimet e sotme dhe të së nesërmes mund të vijnë dhe të shfaqen aty ku se presim, madje edhe nga hapësira kibernetike. Terrorizmi mund te shfaqet në forma të ndryshme. Për të ndaluar goditjen e tij në shtëpi, ne duhet të jemi të gatshëm ta shkatërrojmë atë që në rrënjë. Kjo është arsyeja pse Aleatët dislokuan tru-pat e tyre në Afganistan. Si drejtuesit e koalicionit më të madh në historinë moderne, NATO i ka mohuar strehën e sigurt terroristëve ndërkombëtarë atje.

Dhe me këtë veprim, ne kemi përmirë-suar sigurinë tonë në shtëpi. Unë besoj se kjo është mbrojtja kolektive mod-erne. Kërcënimi i raketave bërthamore është një tjetër shembull. Mbi tridhjetë shtete në mbarë botën kanë, ose janë duke zhvilluar, teknologjinë e raket-ave. Disa nga qytetet e Evropës janë të pozicionuara brenda rrezes, pra kundër këtyre kërcënimeve reale, ne kemi nevojë edhe për një mbrojtje reale. Kjo është arsyeja pse NATO është duke ndërtuar një sistem të mbrojtjes nga raketat, për të mbrojtur popullsitë dhe territorin Europian. Ky veprim përfshihet gjithashtu në mbrojtjen kolektive moderne. Në vitin 2007, Estonia u përball me sulmet kibernetike dhe ne pamë nga afër, sesi kjo situatë mund të dëmtojë ekonomitë dhe sig-urinë tonë. Ne kemi bërë përparime në përmirësimin e mbrojtjes sonë kiberne-tike. Për mua, hapi i radhës, i cili duhet marrë në konsideratë është asistenca jonë kundrejt aleatëve, të cilët ndodhen nën sulmin kibernetikë. Unë besoj se edhe asistenca ndaj aleatëve është pjesë e mbrojtjes kolektive moderne. Për më tepër, ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të përmirë-suar inteligjencën tonë të përbashkët, mbikëqyrjen dhe aftësitë zbuluese, duke përfshirë këtu edhe blerjen e avionëve vëzhgues dhe modernizimin e avionëve AWACS. Përvetësimi i aftësive dhe mjeteve tona moderne nuk është i lehtë për tu arritur, për më shumë, kur një pjesë e madhe e Aleatëve po përballen me uljen e buxheteve të mbrojtjes. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një frymë të re solidariteti dhe të bashkëpunimi brenda NATO-s. Në projekte shumëpalëshe, blerja dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake së bashku, nënkupton zhvillimin dhe kjo do të thotë prioritet, specializim dhe ndihmë e ndërsjelle. Kjo është Mbrojtja e Zgjuar. Për të përforcuar forcën tonë të Reagimit në NATO, për të mbrojtur ndonjë aleat, për tu vendosur kudo dhe për të penguar çdo kërcënim, ne na duhet të forcojmë lidhjen midis forcave tona, nëpër trajnimeve të përbashkëta, edukimit, etj. Pra, ky është edhe vetë qëllimi i Iniciativës së Forcave tona të Ndërlidhura. Të marra së bashku, këto hapa do të sigurojnë stabilitetin e NATO-s. Prioriteti ynë i dytë është ri-forcimi i marrëdhënieve transatlan-tike dhe ri-balancimi me Aleancën. Amerika e Veriut dhe Evropa do të mbetet partner i njëri-tjetrit me dëshirë dhe vetëm duke punuar së bashku, ne mund të jemi plotësisht efikas. Kjo është arsyeja pse të gjithë ne duhet të vazhdojmë të investojmë në Aleancën

tonë duke ndarë peshën e kësaj barre, ashtu siç ndajmë edhe përfitimet. An-gazhimi i Shteteve të Bashkuara, në sigurinë evropiane, mbetet ende shumë i fortë. Disa vite më parë, u largua nga Sardenja nëndetësja e fundit bërthamore amerikane. Por menjëherë pas largimit, anija amerikane Aegis, u vendos në Mesdhe, për të rritur mbrojtjen tonë kundër sulmeve ndaj raketave. Në fil-lim të këtij viti, tanku i fundit amerikan u largua nga Gjermania. Por muajin në vijim, Ekipi i Brigadës amerikane të luftimit do të vendosej në Evropë, si pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, për trajnimet në rajonin baltik. Në maj, pamë gjithashtu largimin e aeroplanit të fundit luftarak në Gjermani, por në qershor, avioni luftarak (transportues) amerikan, u dislokuar në Mbretërinë e Bashkuar, për të përmirësuar op-eracionet e forcave speciale. Këto janë të gjitha shenja të përkushtimit të vazhdueshëm të Amerikës së Veriut ndaj sigurisë transatlantike moderne. Evropianët janë duke dhënë kontrib-ute të rëndësishme. Për shembull, me vendosjen e forcave të NATO-s në Afganistan, Kosovë, Mesdhe dhe Oqeanin Indian. Por unë besoj se kombet evropiane mund dhe duhet të bëjnë më shumë që të përkojnë me angazhimin e Amerikës. Për shkak se një NATO e fortë ka nevojë edhe për një Evropë të fortë, e cila duhet të posedojë aftësi dhe mjete të forta në fushën e mbrojtjes dhe një angazhim të fortë politik. Unë do të doja ti shihja aleatët evropianë të luajnë pjesën e tyre, pra posedimin e më shumë avio-nëve te telekomanduar ose “skifterëve “, për të përmirësuar mbikëqyrjen ndaj rreziqeve. Gjithashtu, transporte më të mëdha nga ajri, për të rritur aftësinë e tyre në vendimet që do të marrin rreth operacioneve të ndryshme. Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe përmirësimi i radarëve mbi anijet e tyre duke u integruar edhe më shumë në mbrojtjen raketore të NATO-s. Për të ofruar një Evropë më të fortë, ne gjithashtu kemi nevojë për një bazë të fortë evropiane, atë të mbrojtjes industriale. Deri më tani, industria e mbrojtjes evropiane mbeten ende e kufizuara në kufijtë kombëtar dhe tepër e fragmentuar. Kjo është arsyeja pse unë i mirëpres propozimet e Komisionit Evropian, për të rritur efikasitetin dhe konkurrencën e industrisë dhe për të ndihmuar atë në financimin e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive të reja ushtarake. Së fundi, një Evropë e fortë do të kërkojë një vullnet të fortë poli-tik dhe kjo për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, në momentin kur ekonomitë tona të fillojnë të shërohen, siç edhe do të ndodhë së shpejti. Për të zhvil-luar kështu prokurimin afatgjatë dhe programet e investimeve dhe për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në fushën e sigurisë së Evropës. Unë u inkurajova nga debati që kishim në Ministerialin e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, në Vilnius. Kështu që, unë pres që Këshilli Evropian për Sigurinë dhe Mbrojtjen, gjatë muajit dhjetor të demonstrojë një angazhimin të fortë politik. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe për Evropën, për të forcuar partneritetin transatlantik dhe për ti ardhur në ndi-hmë ri-balancimit në NATO. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Së fundi, prioriteti ynë i tretë është zhvillimi i një perspektive të vërtetë globale të sigurisë dhe partneriteteve që të përkojnë me këtë perspektivë. Unë e mirëpres vëmendjen në rritje të Shteteve të Bashkuara, për rajonin

e Azi-Paqësorit. Kjo është edhe në interesin e Europës dhe sigurisht nuk është në kurriz të marrëdhënieve transatlantike. Përkundrazi, duke i kushtuar vëmendje të madhe çështjes së Azi -Paqësor, Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë për sigurinë edhe mirëqenien e Evropës. Në fillim të këtij viti, vizitova Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe mbeta i impresionuar nga konceptimi i këtyre partnerëve rreth ndërvarësisë sonë. Aktualisht, sigurimi mund të veprojë vetëm si një siguri bashkëpunuese. Dialogu dhe bashkëpunimi midis partnerë luan një rol integral, duke na e bere më të lehtë konceptimin e ngjarjeve botërore dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare. Pra, ne tani duhet të thellojmë marrëdhëniet tona dhe të zgjerojnë rrjetin tonë të bashkëpunimit. Në veçanti, besoj se ne duhet të hu-lumtojmë mënyra të ndryshme për të ndihmuar të tjerët në ndërtimin e ka-paciteteve të tyre të sigurisë. Ne e kemi arritur këtë me sukses, si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan. Ekspertiza unike e NATO-s dhe përvoja jonë, tregon se jemi të përshtatshme për të ndihmuar vendet dhe për të menaxhuar tranzicionet e vështira politike: Në modernizimin e sektorëve të tyre të sigurisë, në trajnimin e forcave së tyre, për të menaxhuar sfidat e brendshme dhe në asistimin e këtyre operacioneve, për të menaxhuar së bashku krizat. Projektimi i stabilitetit pa nevojën e planifikimit të forcave është gjë e mirë për partnerët tanë. Kjo është gjë e mirë për aleatët tanë gjithashtu. Kra-has Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe kombeve individuale, NATO është duke pritur një kërkesë nga ana e Kryeministrit libian, për të ofruar këshilla në zhvillimin e forcave të sigurisë kombëtare të Libisë. Dhe unë besoj se, vendet e tjera në atë rajon mund të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza e NATO-s. Unë do të doja te shihja zh-villimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bashkëpunuese të NATO-s, me orga-nizatat rajonale,të tilla si: Liga Arabe, Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe Unionit Afrikan. Të kontribuojnë në sigurinë rajonale, (duke u përfshirë, nëse ato dëshirojnë ) dhe duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të menaxhuar krizat e ardhshme. Të gjitha këto hapa nuk do ta transformojnë NATO-n, në një polic global, por do ta beje atë të ketë një kuptim më të mirë të gjendjes globale. Këto marrëdhënie janë thelbësore që NATO të jetë e gatshme për t’u marrë me sfidat e sigurisë së botës së sotme të globalizuar, Zonja dhe zotërinj, Përgjatë shumë dekadave të trazuara, NATO ka ofruar një bazë solide për lirinë, sigurinë dhe për stabilitetin e botës. Obligacionet politike dhe ushtarake të NATO-s, midis Evropës dhe Amerikës së Veriut; aftësitë tona të pakrahasueshme dhe rrjetit tonë të gjerë të partnerëve, kanë formuar një aleancë që është e fortë, fleksibel dhe në gjendje për të kryer një gamë të gjerë detyrash, si ato që mund të parashikohen ashtu dhe ato që ende nuk mund të imagjinohen.

Aktualisht, detyra jonë është: NJË NATO NË GATISHMËRI, E FUQISHME DHE E RIBALANC-

UAR PËR TË ARDHMEN.Pra në një botë të paparashikueshme, NATO mbetet një burim esencial i stabi-litetit, në të cilin mund të mbështeten të gjithë. Ju Faleminderit

Përgatiti: Elda Sinani

nga anders fogh rasmussen (Fjalimi i Sekretarit të përgjithshëm të

NAto-s, në takimin Carnegie, Europë)

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 2013 15

NJOFtiMNë Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes do të fillojnë kurset e edukimit artistik në degët:

1. Arte Pamore (Pikturë) Specialist Ilir Xhaxhiu2. Muzikë (Këngë ) Specialist Ervin Bushati3. Aktrim Specialiste Natasha Sela4. Muzikë (Piano) Specialist Genti Rrushi5. Kitarë Specialist Redon Makashi6. Balet Specialiste Lorenca Gjonaj

Ftohen të gjithë efektivët ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes prane ambienteve të KDS-së .Rregjistrimet fillojnë çdo ditë:

Nga datë 16 Shtator 2013 nga e hëna-në të premten, ora 09:00-15:00 .Ju ftojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistiko- kulturor të fëmijëve tuaj.Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin: Cel: 0664090584 Përgjegjëse Artemisa Çullhaj

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MAREDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

spOrt

LaJMËriMNga data 2 shtator 2013 në ambientet sportive të KDS filluan stërvitjet e ekipeve sportive

me fëmijët e ushtarakëve për moshat 8-13 vjeç

Futboll, Basketboll, Volejboll, Karate, Atletikë, Boks

Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0664090636

Ose çdo ditë të hënë-premte në QKMBM në KDS

DREJTORI I AKTIVITETEVE SPORTIVE

MURAT BASHA

Bekim Basha pjesë e ekipit “Dardania të Ministrisë së Mbrojtjes, më 29 shtator është shpallur për të tretën herë rad-hazi kampion kombëtar i Karatesë në

disiplinat Kadet, Junior dhe të rritur. Aktiviteti u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kampionati i 20-të. Në një intervistë për gazetën “Ushtria” ai flet për rezultatet, ndikimi i familjes në ushtrimin e kësaj disipline sportive si dhe pranon të flas dhe për vizionin e të ardhmes tashmë pjesë e një tjetri ekip.

Për të tretin vit radhazi, shpalleni kampion kombëtar në karate. Si kanë ardhur këto rezultate?Si çdo fëmijë, edhe unë i vogël nën ndikimin e filmave me arte marciale, kam dëshiruar që të bëhem si ata aktorë që shoh në këto filma. Kjo është dëshirë e çdo fëmije. Në të njëjtën kohë, dëshira për të qenë i fortë dhe i aftë për tu vetëm-brojtur në të gjitha situatat ku mund të ndodhesh në rrugë apo dhe në shkollë. Ishte fat për mua që babai im u caktua drejtor i Sporteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atje u krijua një ekip karateje nën drejtimin e profesor Ramazan Zelia. Me punën e tij profesionale, me mënyrën e tij të komunikimit dhe të sjelljes ndaj ne fëmijëve, ai na bëri që ta dashuronim edhe më shumë këtë sport. Nëse unë sot kam arritur këto rezultate modeste, detyrimin më të madh e kam ndaj profesorit tim të parë, Ramazan Zelia. Cili ka qenë ndikimi i familjes tuaj në ush-trimin e kësaj disipline sportive? Natyrisht ndikimi i familjes, veçanërisht i babait tim ka luajtur një rol të madh në angazhimin tim në veprimtari sportive. Ai më ka kërkuar që në moshë fare të vogël që unë të zgjedh vetë disiplinën sportive me të cilën do të merresha seriozisht. Por, edhe sot e kujtoj kur më ka thënë para 4-5 vitesh; “mendohu, zgjidh dhe vendos – se pastaj s’ka kthim mbrapa”. Ndryshe nga shumica e fëmijëve të tjerë të moshës time, unë nuk preferova futbollin dhe sidomos basketbollin të cilin e kam luajtur shumë me babain tim, duke qenë një nga pasionet e tij, por zgjodha karatenë dhe them që kam bërë zgjedhjen e duhur sepse unë e dua me pasion këtë sport.

Bekim Basha pjesë e ekipit “Dardania të MM, kampion kombëtar i karatesë

iNtErVistE/Flet kampioni kombëtar i karatesë: Pasioni dhe përkushtimi im për karatenë, së shpejti lojtar i “Partizanit”

U zhvillua në Tiranë në datën 29 shtator 2013, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kampionati i 20-të kombëtar i Karatesë në disiplinat Kadet, Junior dhe të rritur

Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen? Është shpejt që unë të flas për të ardhmen. Natyrisht, unë kam ëndrra, por ato akoma le të rrinë të mbyllura brenda meje. Unë i kam vënë detyrë vetes që përveç rezultateve shumë të mira në mësime, të stërvitem çdo ditë me pasion dhe përkushtim për të rritur nivelin tim sportiv. Dhe rezultateve të derisotme si brenda dhe jashtë Shqipërisë në aktivitete ndërkombëtare, t’i shtoj edhe rezultate të tjera pozitive. Sot për sot kjo është ambicia ime. Njëkohësisht, të jem një djalë korrekt me sjellje në shkollë, shoqëri dhe sport, sepse sporti ynë pavarësisht se është një sport luftarak, unë e konsideroj sport, jo një njeri që të stërvitet për të treguar forcën fizike në rrugë dhe epërsinë ndaj të tjerëve. Jo luftëtar rruge, por sportist në tatam dhe aty mbyllet gjithçka. Ju deri sot keni qenë pjesëtar i ekipit “Dar-dania” të Ministrisë së Mbrojtjes, po nesër ku e sheh veten? Unë kam dëshiruar që të vazhdoj dhe të jem pjesë e ekipit “Dardania”. Jam në dijeni që Drejtoria e Sporteve, pra babai im dhe profesor Ramazani, kanë paraqitur një pro-jekt të detajuar vite më parë, por edhe sot, duke kërkuar nga drejtuesit e Ministrisë që ekipet sportive të disiplinave të ndryshme, të mos ishin vetëm në nivelin e fëmijëve, por të ngriheshin ekipe edhe për të rinj dhe të rritur. Mesa më ka thënë im atë, deri më sot kjo nuk është arritur. Me dhimbje e them që unë jam i detyruar tashmë që, në fund të këtij viti të largohem nga ekipi “Dardania” dhe nga profesor Ramazani, të cilët më sollën deri këtu, dhe të bëhem pjesë e ekipit të “Partizanit”. Së bashku me mua do të vijnë edhe disa sportistë të tjerë, të cilët edhe ata janë të niveleve shumë të larta. Në fund të fundit, unë kam të drejtë të ndjek ëndrrën time, por nuk do ta harroj kurrë vendin dhe ekipin ku unë hodha hapat e parë në këtë sport të mrekullueshëm. Megjithatë ndjej shumë keqardhje që jam i detyruar t’i them “lam-tumirë” profesorit tim, Ramazan Zelia, ekipit “Dardania” dhe shokëve të këtij ekipi.

leonard QuKu

ushtriaE prEmtE, 4 tEtor 201316

In memorIam, DrIta PelInguIn memorIam, DrIta PelInguDrita PELiNGu (3 dhjetor 1926, Vlorë-2 tetor 2013, Tiranë), ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare, regjisore dhe pedagoge. Kreu shkollën e femrave “Nana Mbretneshë’’ në vitin 1944 dhe më pas vazhdoi shkollën e artit “Jordan Misja” për teatër ku ishte e vetmja femër. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhënë mësim mbi artin skenik në Akademinë e Arteve. Në vitin 1982 bëri debutimin në skenën e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës si regjisore me dramën “Pavdekësia”.

Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shq-iptar janë: “rrëshqitja”, “arturo ui”, “i çuditshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të uindsorit”, “artani”, etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958) e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpretoi rolin e Budës, “Va-jzat me kordele të kuqe”, “radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “shpresa”, etj.

Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga themelueset e Teatrit Kombëtar, ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare.

Për kontributet e saj të veçanta, Drita Pelingut iu akordua nga Presidenti i Republikës, urdhri “Mjeshtre e Madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “artiste e Merituar” (1986), çmimi “ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”.

Në teatrin Kombëtar, u zhvilluan dje homazhet për nder të aktores së mirënjohur, Drita Pelingu. Miq, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit aktores së madhe, Drita Pelingu, e cila ndërroi jetë më 2 tetor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. homazhet u zhvilluan deri në orën 13:00 në teatrin Kombëtar, ndërsa më pas u zhvillua ceremonia e var-rimit të aktores në Varrezat e sharrës. artistja e nderuar me titullin “artiste e Merituar” që nga viti 1986, u shua në moshën 87-vjeçare në tiranë, në banesën e saj. Në këto homazhe, nderoi aktoren e mirënjohur me kurorën e saj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të armatosura, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Po ashtu, një kurorë e veçantë u vendos nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, të drejtuar nga akademik Vasil s. tole. Drita Pelingu ka frymëzuar breza të tërë artistësh me fuqinë e saj skenike dhe njerëzore.

Në teatrin Kombëtar, u zhvilluan dje homazhet për nder të aktores së mirënjohur, Drita Pelingu. Miq, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit aktores së madhe, Drita Pelingu, e cila ndërroi jetë më 2 tetor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. homazhet u zhvilluan deri në orën 13:00 në teatrin Kombëtar, ndërsa më pas u zhvillua ceremonia e var-rimit të aktores në Varrezat e sharrës. artistja e nderuar me titullin “artiste e Merituar” që nga viti 1986, u shua në moshën 87-vjeçare në tiranë, në banesën e saj. Në këto homazhe, nderoi aktoren e mirënjohur me kurorën e saj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të armatosura, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Po ashtu, një kurorë e veçantë u vendos nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, të drejtuar nga akademik Vasil s. tole. Drita Pelingu ka frymëzuar breza të tërë artistësh me fuqinë e saj skenike dhe njerëzore.

Në teatrin Kombëtar, u zhvilluan dje homazhet për nder të aktores së mirënjohur, Drita Pelingu. Miq, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit aktores së madhe, Drita Pelingu, e cila ndërroi jetë më 2 tetor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. homazhet u zhvilluan deri në orën 13:00 në teatrin Kombëtar, ndërsa më pas u zhvillua ceremonia e var-rimit të aktores në Varrezat e sharrës. artistja e nderuar me titullin “artiste e Merituar” që nga viti 1986, u shua në moshën 87-vjeçare në tiranë, në banesën e saj. Në këto homazhe, nderoi aktoren e mirënjohur me kurorën e saj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të armatosura, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Po ashtu, një kurorë e veçantë u vendos nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, të drejtuar nga akademik Vasil s. tole. Drita Pelingu ka frymëzuar breza të tërë artistësh me fuqinë e saj skenike dhe njerëzore.