ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla...

16
101 vjet FA, një histori plot angazhime, suksese, vështirësi dhe sfida E premte, 6 dhjetor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 45 (8198) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] EKIPI AMERIKAN, U PRIT NGA GJENERALBRIGADE HOXHA DHE KOLONEL AHMET LEKA Anija e Rojës Bregdetare Turke “TSG UMUT” vizitë në portin e Durrësit Bashkëpunimi i frytshëm i Qendrës së Doktrinës me Agjensinë e Zhvillimit të Doktrinës së SHBA Ministrja Kodheli mesazh falënderimi për Forcat e Armatosura Shqiptare Prezantohet zv/komandanti i KDS-së kolonel Rruzhdi Kuçi PËR ANGAZHIMIN NË NISMËN “TA PASTROJMË SHQIPËRINË NË NJË DITË” faqe 5 faqe 7 EDITORIAL SHEFI I SHP: EMËRIMI I KOLONEL KUÇIT VJEN NË NJË KOHË KUR PO PËRPIQEMI T’I JAPIM NJË IMPULS TË RI PROFILIT TË FARSH BRIGADA LOGJISTIKE PRET KLSM Mbyllet sot kursi i pestë i KLSM-së faqe 6 Komandanti i anijes Turke, kapiten i Rangut të III-të Cuneyt Kara, i shoqëruar nga oficeri i Shtabit të Rojes Bregdetare Turke, Kap. i Rangut të I-rë Ertan Balci dhe kuadro kryesorë të anijes zhvilluan takime me Komandantin e Forcës Detare, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe kryetarin se qarkut Durrës si dhe ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri MBUSHET NJË VIT NGA HAPJA CEREMONIA INSPEKTIMI Muzeu i FA, institucion i vlerave edukative të trashëgimisë ushtarake shqiptare Përfundon Kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar, specialiteti PU Shefi i SHP të FARSH-së, inspektoi batalionin e Këmbësorisë në Vaun e Dejës faqe 8-9 faqe 12 faqe 10 Data 4 dhjetor e vitit 1912, shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, atë të krijimit të Ushtrisë Kombëtare Festohet 101 vjetori i FA, Kodheli: Në NATO, siguria e garantuar Ministrja e Mbrojtjes Kodheli: Mbetem besimplotë se të gjithë gratë dhe burrat me uniformë, kudo ku ata shërbejnë, nuk do të reshtin asnjë çast përpjekjet për të arritur standardet më të larta, për ta bërë Forcën tonë të Armatosur pjesë dinjitoze të Aleancës faqe 3 faqe 11 NGA GJENERALMAJOR JERONIM BAZO (Shefi i SHP të FARSH-së) GJENERALMAJOR JERONIM BAZO VIZITON ANIJEN TURKE faqe 13 Nga data 02-06 dhjetor 2013, ekipi amerikan i Agjencisë së Zhvillimit të Doktrinës, në ambientet e Qendrës së Doktrinës në KDS, zhvilloi seminarin me temë: “Zhvillimi i Doktrinës Ushtarake në Forcat e Armatosura” Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut Ceremonia e 69-vjetorit të çlirimit të atdheut Nderuan kujtimin e përjetshëm dhe veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe në mbrojtje të interesave kombëtare “Në aksionin kombëtar me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, strukturat e Forcave të Armatosura angazhuan 4089 forca dhe 111 mjete, nga të cilat 1182 forca dhe 88 mjete në ndihmë të organeve të pushtetit vendor dhe 2907 forca dhe 23 mjete për pastrimin e mjediseve të vetë strukturave” Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Bazo takim me pjesëmarrësit e “KLSM 2013” Gjeneralmajor Jeronim Bazo: Performanca e kolonel Kuçit i ka justifikuar më së miri detyrat ndër vite që ai ka kryer, si brenda vendit dhe jashtë vendit, duke ndikuar jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimit të FA, por edhe... faqe 5 faqen 2-3

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 1

101 vjet FA, një histori plot angazhime, suksese, vështirësi dhe sfida

E premte, 6 dhjetor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 45 (8198)

ushtriA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Ekipi amErikan, u prit nga gjEnEralbrigadE HoxHa dHE kolonEl aHmEt lEka

Anija e rojës Bregdetare turke “tsG uMut” vizitë në portin e Durrësit

Bashkëpunimi i frytshëm i Qendrës së Doktrinës me Agjensinë e Zhvillimit të Doktrinës së SHBA

Ministrja Kodheli mesazh falënderimi për Forcat e Armatosura Shqiptare

Prezantohet zv/komandanti i KDS-së kolonel Rruzhdi Kuçi

P ë r a n g a z h i M i n n ë n i s M ë n “ Ta Pa s T r o j M ë s h Q i P ë r i n ë n ë n j ë d i T ë ”

faqe 5

faqe 7

EDitOriaL

shefi i shP: eMëriMi i kolonel kuçiT vjen në një kohë kur Po PërPiQeMi T’i jaPiM një iMPuls Të ri ProfiliT Të farsh

BrigaDa LOgjistikE prEt kLsMMbyllet sot kursi i pestë i KLsM-së

faqe 6

Komandanti i anijes Turke, kapiten i Rangut të III-të Cuneyt Kara, i shoqëruar nga oficeri i Shtabit të Rojes Bregdetare Turke, Kap. i Rangut të I-rë Ertan Balci dhe kuadro kryesorë të anijes zhvilluan takime me Komandantin e Forcës Detare, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe kryetarin se qarkut Durrës si dhe ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri

MBushEt një vit nga hapja

cErEMOnia

inspEktiMi

Muzeu i FA, institucion i vlerave edukative të trashëgimisë ushtarake shqiptare

Përfundon Kursi i stërvitjes individuale të Avancuar, specialiteti Pu

Shefi i SHP të FARSH-së, inspektoi batalionin e Këmbësorisë në Vaun e Dejës

faqe 8-9

faqe 12

faqe 10

Data 4 dhjetor e vitit 1912, shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, atë të krijimit të Ushtrisë Kombëtare

Festohet 101 vjetori i FA, Kodheli: Në NATO, siguria e garantuar

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli: Mbetem besimplotë se të gjithë gratë dhe burrat me uniformë, kudo ku ata shërbejnë, nuk do të reshtin asnjë çast përpjekjet për të arritur

standardet më të larta, për ta bërë Forcën tonë të Armatosur pjesë dinjitoze të Aleancës

faqe 3

faqe 11

nga gjEnEraLMajOr jErOniM BazO(Shefi i SHP të FARSH-së)

gjEnEraLMajOr jErOniM BazO vizitOn anijEn turkE

faqe 13

Nga data 02-06 dhjetor 2013, ekipi amerikan i Agjencisë së Zhvillimit të Doktrinës, në ambientet e Qendrës së Doktrinës në KDS, zhvilloi seminarin

me temë: “Zhvillimi i Doktrinës Ushtarake në Forcat e Armatosura”

Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo homazhe në

nderim të Dëshmorëve të Atdheut

Ceremonia e 69-vjetorit të çlirimit të atdheut

Nderuan kujtimin e përjetshëm dhe veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe në

mbrojtje të interesave kombëtare

“Në aksionin kombëtar me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, strukturat e Forcave të Armatosura angazhuan 4089 forca

dhe 111 mjete, nga të cilat 1182 forca dhe 88 mjete në ndihmë të organeve të pushtetit vendor dhe 2907 forca dhe 23 mjete

për pastrimin e mjediseve të vetë strukturave”

Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Bazo takim me pjesëmarrësit e “KLSM 2013”

Gjeneralmajor Jeronim Bazo: Performanca e kolonel Kuçit i ka justifikuar më së miri detyrat ndër vite që ai ka kryer, si brenda vendit dhe jashtë vendit, duke ndikuar jo vetëm në

ecurinë pozitive të zhvillimit të FA, por edhe...

faqe 5

faqen 2-3

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Paraditen e së mërkurës, në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një konferencë

solemne me rastin e 101-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Më 4 dhjetor të vitit historik 1912, pak ditë pasi patrioti i madh Ismail Qemali shpalli më 28 nëntor 1912 në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, u krijua edhe Ministria Kombëtare e Luftës, duke shënuar kështu edhe krijimin e Forcave të Arma-tosura Shqiptare. Në këtë veprim-tari ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë të drejtorive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Ar-matosura. Gjithashtu ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe ish-ministra të Mbrojtjes ndër vite, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, ushtarakë veteranë, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni të kremtimit të 101-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shq-iptare, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH gjeneralmajor Je-ronim Bazo pasi vlerësoi historinë plot angazhime dhe suksese, hera herës me vështirësi të mëdha dhe sfida të FA shqiptare, nënvizoi faktin se ajo mbart në vete gjithë historinë e luftës së armatosur të popullit tonë, për mbijetesë, për zhvillim e prosperitet, duke na dhënë mundësinë të jemi krenarë ashtu si historia e popullit dhe e shtetit shqiptar në këto 101 vjet. “Forcat e Armatosura sot kujtojnë me respekt gjithë kontributet dhe sakrificat e bëra gjatë ekzistencës së vet. Ne kujtojmë ata që e drej-tuan këtë forcë, duke filluar nga ministri i parë i Luftës Mehmet Pashë Dërralla e shefi i Shtabit Madhor Ali Shefqet Shkupi, si dhe gjithë të tjerët, të cilët përgjatë një shekulli punuan me përkushtim

Festohet 101 vjetori i FA, Kodheli: Në NATO, siguria e vendit e garantuar

4 Dhjetori 1912, shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, atë të krijimit të ushtrisë Kombëtare

Ministrja Kodheli: Mbetem besimplotë se të gjithë gratë dhe burrat me uniformë, kudo ku ata shërbejnë, nuk do të reshtin asnjë çast përpjekjet për të arritur standardet më të larta, për ta bërë

Forcën tonë të Armatosur pjesë dinjitoze të Aleancës

për Forcat e Armatosura. Por me nderimin më të madh ne kujtojmë ata që sakrifikuan edhe jetën, në kulmin e moshës, që nga fillimet e shtetit shqiptar e deri tek dësh-mori më i ri, Kapiten Feti Vogli”

u shpreh gjeneral Bazo. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duke përshën-detur në këtë përvjetor theksoi, se është një kënaqësi e veçantë, por njëkohësisht edhe privilegj për mua, t’u drejtohem sot në cilësinë

e ministres së Mbrojtjes, me rastin e 101-Vjetorit të krijimit të Forcave tona Armatosura. Pas 28 nëntorit 1912, dita kur Ismail Qemali së bashku me patriotët e tjerë themel-ues të shtetit të ri shqiptar, shpallën

pavarësinë e Shqipërisë, 4 Dhjetori 1912, është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, atë të krijimit të Ushtrisë Kombëtare. “Ne jemi të vetëdijshëm se çdo ditë që kalon e

Duke evakuar rrugën historike më se

një shekullore të Ushtrisë Shqiptare,

znj. Kodheli theksoi: “Në një shekull

me histori të trazuar, ashtu si të gjitha

institucionet e shtetit shqiptar, edhe

ushtria është përballur me sfidat që ka

ofruar koha. Në këtë ditë të veçantë, të

gjithë shqiptarët bashkohen në falënder-

imin dhe mirënjohjen ndaj kontributit

të gjithë atyre të cilët hodhën themelet

dhe hapën rrugën e krijimit të ushtrisë

moderne, që sakrifikuan gjithçka që shq-

iptarët sot të jetojnë të lirë, të barabartë

mes të barabartëve”

Promovimi i nënoficerit më të mirë për vitin 2013

Nënoficeri më i mirë për vitin 2013 u shpall rreshter Albert Kuçaj, efektiv i Batalionit të Operacioneve Speciale ne FT ku

ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i dorëzoi nënoficerit Albert Kuçaj certifikatën “Nënoficeri më i mirë i vitit 2013”

Në fund të këtij takimi, u bë promovimi i nënoficerit më

të mirë për vitin 2013. Për herë të parë këtë vit trupa e nënofi-cerëve prej më se 2700 vetësh, iu nënshtrua një procesi rigoroz përzgjedhjeje, ku në fund u përcak-tuan 10 nënoficerët më të mirë nga të gjitha forcat dhe njësitë e tjera mbështetëse të FA. Nënoficeri më i mirë për vitin 2013 u shpall rreshter Albert Kuçaj, efektiv i Batalionit të Operacioneve Speciale. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i dorëzoi nënoficerit Albert Kuçaj certifikatën “Nënoficeri më i mirë i vitit 2013”.

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

3ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013zyrtare

101 vjet FA, një histori plot angazhime, suksese, vështirësi dhe sfida

Vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar erdhi 4 Dhjetori i vitit 1912, ku ata burra trima e patriotë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë, i dhanë jetë edhe krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar.

Forcat e Armatosura Shqiptare u themeluan në flakët e kryengritjeve të mëdha, ku vendosej fati i kombit tonë, si garanti kryesor për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare. Ishte ndoshta kjo zanafilla, që gjatë gjithë historisë së tyre, Forcat e Armatosura u rritën, u konsoliduan dhe u zhvilluan si misionarë të mbrojtjes së sovranitetit, duke mbartur kurdoherë në vetvete vlerat më të mira të traditës kombëtare të popullit tonë. Forcat e Armatosura mbushin sot 101 vjet. Është një histori plot angazhime, suksese, herë - herë me vështirësi të mëdha e sfida, por kjo është historia jonë, që na jep mundësinë të jemi krenarë ashtu si historia e popullit dhe e shtetit shqiptar në këto 101 vjet. Historia e FA, mbart në vete gjithë historinë e luftës së armatosur të popullit tonë, për mbijetesë, për zhvillim e prosperitet. Forcat e Armatosura, sot, kujtojnë me respekt gjithë kontributet dhe sakrificat e bëra gjatë ekzistencës së tyre. Ne kujtojmë ata që e drejtuan këtë forcë, duke filluar nga ministri i parë i Luftës Mehmet Pashë Dërralla e shefi i Shtabit Madhor Ali Shefqet Shkupi, si dhe gjithë të tjerët, të cilët përgjatë një shekulli punuan me përkushtim për Forcat e Armatosura. Por me nderimin më të madh ne kujtojmë ata që sakrifikuan edhe jetën, në kulmin e moshës, që nga fillimet e shtetit shqiptar e deri tek dëshmori më i ri, kapiten Feti Vogli. Forcat tona të Armatosura janë në reagim të menjëhershëm dhe dinamik në ndihmë të popullsisë, në emergjenca civile dhe fatkeqësi natyrore. Përkushtimi dhe profesionalizmi i demon-struar nga FA në rast vështirësish natyrore si përmbytje, zjarre apo situata reshjesh, kanë vlerësimet më të mira nga qytetarët dhe autoritetet vendore e qendrore. Sot dua t’ju kujtoj të gjithëve se burrat dhe gratë në uniformën e FASH kalojnë dy apo tri dekada të jetës së tyre duke ju përgjigjur çdo thirrjeje, në çdo kohë, vend, e kushte moti. Ata kryejnë detyra nga më të vështirat, ju duhet të marrin vendime që herë-herë mund t’i vendosin njerëzit që drejtojnë në kufijtë e rrezikut ekstrem. Ky është profesioni që kanë zgjedhur të bëjnë në jetë, t’i shërbejnë atdheut me vetëmohim, pa u ankuar e kërkuar privilegje, dhe po të huazoja Kadarenë, “në heshtje e të thjeshte gjer në madhështi”. Dhe pikërisht për këtë, ata meritojnë dhe kanë gjithë respektin emirënjohjen e popullit dhe qeverisë shqiptare. Forcat tona të Armatosura janë anëtarë të NATO, të barabartë në profesionalizëm, pjesëmarrës në misione të Aleancës Euroatlantike në ruajtje të paqes, duke qëndruar denjësisht përkrah partnereve në misione të përbashkëta në Afganistan, Kosovë dhe Bosnjë - Hercegovinë. Ndaj, gjej rastin sot që t’i përshëndes të gjithë ata ushtarakë që gjenden në misionjashtë atdheut. Të nderuar pjesëmarrës, Forcat e Armatosura sot janë në një periudhë re-formash e transformimesh, që vijnë si kërkesë e kohës dhe sfidë e angazhimeve si anëtarë të NATO-s, ku sapo përfunduan procesin e integrimit të plotë në këtë Aleance vlerash. Në rrugën e pandalshme të transformimit, çdo pjesëtar i Forcave të Armatosura duhet të shoqërohet patjetër nga “Kodi i Nderit”. Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të cilit i janë betuar solemnisht. Akti i dhënies së besimit që taksapaguesit shqiptarë kanë bërë ndaj ushtarakut, e ka pajisur këtë të fundit me një sasi informacioni e fuqie luftarake, që nuk mund t’i lihet në përdorim pub-likut të gjerë. Por nga ana tjetër, shoqëria shqiptare ka vendosur edhe një “gardh moral”, si garanci që fuqia dhe besimi i dhënë të përdoren kur ajo ka nevojë, në kohën, sasinë dhe mënyrën e duhur. Shoqëria jonë për t’u ndjerë me e sigurt, këmbëngul me të drejtë, që Forcat e Armatosura të mbajnë standardet më tëlarta morale dhe etike. Pikërisht për të arritur këtë pritshmëri të shoqërisë shqiptare, Forcat e Armatosura kanë për detyre t’i qëndrojnë besnik “Kodit të Nderit” të ushtarakut, si motivi kryesor i vetë ekzistencës sonë.Duke përfunduar do të dëshiroja që nga kjo foltore t’u uroj edhe një herë suksese e mbarësi Forcave tona të Armatosura, ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve shqiptarë, përfaqësues të brezave të ndryshëm, të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve, personelit civil, si dhe gjithë familjeve të tyre.Përfitoj nga ky rast të siguroj ministren e Mbrojtjes dhe gjithë zinxhirin më të lartë të ko-mandimit, se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, do tëpërgatiten e stërviten për të kryer me nder e përkushtim misionin e tyre kushtetues në mbrojtje të atdheut, sigurisë e paqes, flamurit dhe vlerave të lirisë. Gëzuar 101 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura! Faleminderit!Fjala e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërinë në ceremoninë e 101-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare.

Nga gjeneralmajor Jeronim Bazo(Shefi i SHP të FARSH-së)

lartëson edhe më tepër atë akt patriotizmi, vendosmërie dhe mençurie në kujtesën tonë kombëtare, lartëson atë gjeneratë atdhetarësh, të cilët në rrethana tepër të vështira, ndërsa interesat jetike të kombit shqiptar ishin të kërcënuara, me besim të patundur në atdhetarizmin e tyre krijuan shtetin e ri shqiptar, ngritën Qeverinë e parë dhe Ministrinë Kombëtare të Luftës, duke i dhënë kësisoj kombit shqiptar, shtetin e tyre të lirë, qeverinë dhe ushtrinë e tij”, nënvizoi znj. Kodheli.

Më tej, ministrja Kodheli vlerësoi lart rolin dhe kontributin e patriotëve të mëdhenj shqiptarë, duke theksuar se, burra shteti si Ismail Qemali, Mehmet Pashë Dërralla e shumë të tjerë, me viz-ionin dhe largpamësinë e tyre përcaktuan mbrojtjen dhe sigurinë si një çështje me rëndësi jetike për shtetin e sapoformuar. Të vetëdijshëm për rëndësinë e krijimit të instrumenteve mbrojtës të shtetit, që në mbledhjen e parë të qeverisë, ata shpallën formimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Duke evakuar rrugën historike më se një shekullore të ushtrisë shqiptare, znj. Kodheli theksoi: “Në një shekull me histori të trazuar, ashtu si të gjitha insti-tucionet e shtetit shqiptar, edhe ushtria është përballur me sfidat që ka ofruar koha. Në këtë ditë të veçantë, të gjithë shqiptarët bashkohen në falënderimin dhe mirënjohjen ndaj kontributit të gjithë atyre të cilët hodhën themelet dhe hapën rrugën e krijimit të ushtrisë moderne, që sakrifikuan gjithçka që shqiptarët sot të jetojnë të lirë, të barabartë mes të barabartëve”. 101 vjet më pas, ka vijuar më tej ajo, dita e Forcave të Armatosura përkujtohet në kushte krejt të ndryshme. Mbrojtja dhe siguria e vendit për herë të parë në histori është e garantuar. Që nga prilli 2009, Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohëve moderne, NATO-s. Shqipëria, me politikat e saj largpamëse është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të stabilitetit, paqes e sigurisë në rajon e më gjerë.

Në vijim, ministrja e Mbrojtjes Kod-heli është ndalur në punën e bërë, për-pjekjet dhe përkushtimin e vazhdueshëm gjatë këtyre 23 viteve të fundit në pro-cesin e reformave për të ndërtuar një Forcë të Armatosur, të vogël në numër por profesioniste dhe efiçente, e aftë për të përmbushur misionin e saj kushtetues,

përpjekje të cilat u kurorëzuan këtë vit me integrimin e plotë të tyre në strukturat e Aleancës. Në këtë kontekst, ajo ka vlerë-suar rolin dhe kontributin e pazëvendë-sueshëm dhe u ka shprehur mirënjohjen e thellë qeverisë së SHBA-së dhe të gjithë aleatëve e partnerëve që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për ristruktu-rimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Gjithashtu një përshëndetje dhe mirënjohje të veçantë znj. Kodheli u ka drejtuar kontingjenteve të FA, të cilët kanë shërbyer dhe shërbejnë me përkushtim e dinjitet në operacionet e drejtuar nga NATO, ISAF në Afgani-stan dhe në KFOR Kosovë, si dhe në operacionin e drejtuar nga BE, Althea në Bosnje-Hercegovinë, duke i siguruar edhe njëherë se kjo qeveri do të bëjë të gjitha përpjekjet, si asnjë herë më parë në politikën shqiptare, që ata të kenë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të qenë në lartësinë e misionit të tyre fisnik, në lartësinë e shërbimit dhe nderit që i bëjnë vendit.

Më tej, ministrja Kodheli ka theksuar se, mbetem besimplotë se të gjithë gratë dhe burrat me uniformë, kudo ku ata shërbejnë, nuk do të reshtin asnjë çast përpjekjet për të arritur standardet më të larta, për ta bërë Forcën tonë të Ar-matosur pjesë dinjitoze të Aleancës. Ky angazhim yni do të mundësojë kryerjen e një reforme të thellë në Forcat e Armato-sura nga pikëpamja doktrinore, koncep-tuale dhe strukturore, me qëllim rritjen e profesionalizimit dhe depolitizmin e saj. Kjo reformë do të përfshijë rishi-kimin dhe rregullimin e legjislacionit dhe procedurave, zhvillimin profesional të shtabeve për të promovuar praktikat më të mira. Po ashtu, edukimi dhe trajnimi janë kyç për të ndërtuar kapacitete dhe transformuar institucionin e mbrojtjes. “Megjithë vështirësitë financiare të trashëguara, Qeveria e re ka vullnet të palëkundur politik për të mbështetur këtë reformë të domosdoshme për Forcat tona të Armatosura. Vetëm në këtë mënyrë, historia e tyre në vitet e ardhshme do të jetë një histori suksesi, do të jetë historia e gjeneratës tjetër. Ky është nderimi më i madh që ne u bëjmë të gjithë atyre që kanë kontribuar për t’i sjellë Forcat e Armatosura këtu ku janë sot”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 20134 zyrtare

Trajtimin financiar i punonjësve, MM: Jo për sjellje armësh kimike në shqipëri

Ministria e Mbrojtjes bën me dije opinionit publik se shkrimi i botuar ne një të përditshme sipas të cilit “Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur projektvendimin për armët kimike, por që nuk u miratua në qeveri pas “JO” së kryeministrit Rama”, nuk është i vërtetë. Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 997, datë 10.12.2010 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”, i ndryshuar”, nuk flet në asnjë moment për përgatitje për sjellje armësh kimike në Shqipëri.Propozimi ka të bëjë me trajtimin e njëjtë dhe të barabartë të punonjësve të FA, me pjesën tjetër të administratës, siç edhe

sqaron relacioni përkatës. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur këtë projektvendim nisur nga fakti që një pjesë e depove me kimikate stoqe, janë vendosur në zona të cilat ndodhen në një distancë nën 100 km larg nga qendra e punës, si edhe në kuadër të vështirësisë së lartë që paraqet kryerja e një shërbimi të tillë nga personeli ushtarak i FA. Ministria e Mbrojtjes sqaron se projektvendimi ende nuk ka shkuar në qeveri, por i është dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Gjithashtu, bëjmë më dije se një propozim i ngjashëm është bërë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, për të gjithë punonjësit që u angazhuan në procesin e asgjësimit dhe demontimit të municioneve të tepërta të FA. Projektvendime të së njëjtës natyre kanë përgatitur edhe ministri të tjera.

Propozimi ka të bëjë me trajtimin e njëjtë dhe të barabartë të punonjësve të FA, me pjesën tjetër të administratës, siç edhe sqaron relacioni përkatës. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur këtë projektvendim nisur nga fakti që një pjesë e depove me kimikate stoqe, janë vendosur në zona të cilat ndodhen në një distancë nën

100 km larg nga qendra e punës, si edhe në kuadër të vështirësisë së lartë që paraqet kryerja e një shërbimi të tillë nga personeli ushtarak i FA

Në datat 3-4 dhjetor, në Bruksel u zhvillua takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të

NATO-s, në të cilin merr pjesë një Delegacion i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Gjatë takimit në fjalë, Ministrat e Punëve të Jashtme të Aleancës, traj-tuan një gamë të gjerë tematikash, që nisin me identifikimin e objektivave që synohen të arrihen nga Samiti i ardhshëm i Aleancës, planifikuar për t´u mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim, Ministrat e Punëve të Jashtme të Aleancës, do të diskutojnë gjerësisht mbi të ardhmen e Aleancës, duke u fokusuar në çështjet e rëndësishme të axhendës së saj si Afganistani, partneritetet, forcimi dhe përmirësimi i kornizave ekzis-

tuese të tyre, si dhe në këtë kontekst, përmirësimi i ndërveprueshmërisë me partnerët dhe kapaciteteve ush-tarake. Ndërkohë, ministri i Punëve

Ministri Bushati merr pjesë në ministerialin e NATO-s

Ministrat e Punëve të Jashtme të Aleancës, trajtuan një gamë të gjerë tematikash, që nisin me identifikimin e objektivave që synohen të arrihen nga Samiti i ardhshëm i Aleancës,

planifikuar për t´u mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar

Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit

Ministri i Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, nderuan

kujtimin e përjetshëm dhe veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe në mbrojtje të interesave kombëtare. Gjithashtu, në këto homazhe morën pjesë edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri

i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe veteranë dhe familjarë të dëshmorëve. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në “Varrezat e Dëshmorëve”, ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, në shenjë respekti për veprën dhe sakrificat e të rënëve.

të Jashtme, z. Ditmir Bushati zhvil-loi një sërë takimesh dypalëshe me homologë të tij europianë, ndër të tjerë, Ministrin e Jashtëm belg, Di-

dier Reynders; ministrin e Jashtëm rumun, Titus Corlatean; ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo, në të cilat do të

diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, çështja e Integrimit të Shqipërisë në BE dhe zhvillimet në rajon.

Leonard Quku

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 5mesazhi

Ministrja Kodheli mesazh falënderimi për Forcat e Armatosura Shqiptare

Për angazhimin dhe nismën “ta pastrojmë shqipërinë në një ditë”

Ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, me anë të një mesa-zhi, drejtuar efek-

tivave të strukturave të Forcave të Armatosura për pjesëmarrjen në aksionin kombëtar, “Ta pas-trojmë Shqipërinë në një ditë”, i ka falënderuar për kontributin e dhënë për një Shqipëri më të pastër. Ministrja Kodheli, ndër të tjera në mesazhin e saj shpre-het: “Në aksionin kombëtar me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, strukturat e Forcave të Armato-sura angazhuan 4089 forca dhe 111 mjete, nga të cilat 1182 forca dhe 88 mjete në ndihmë të orga-neve të pushtetit vendor dhe 2907 forca dhe 23 mjete për pastrimin e mjediseve të vetë strukturave.Strukturat që punuan në ndihmë të organeve të pushtetit vendor vepruan në 10 rrethe, në Malësinë e Madhe, Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë dhe kryen një volum të konsiderueshëm pune. U pas-truan 234 km rrugë kombëtare dhe 12 ha sipërfaqe në bregdet, u grumbulluan dhe transportuan për në pikat e depozitimit 264 ton mbetje urbane dhe 552 ton mbet je iner te, u zhvendosën 960 m3 dhera, u niveluan 3350 m2 rrugë dhe dhera. Forcat dhe mjetet që punuan për pastrimin e mjediseve të strukturave të FA grumbulluan dhe transportuan në pikat e depozitimit 87 ton mbetje urbane, 20 ton mbetje inerte dhe pastruan një sipërfaqe territori 14 ha. Puna e kryer, disiplina dhe përkushtimi i lartë që treguat rritën respektin, mirënjohjen dhe forcuan bashkëpunimin e struk-turave të Forcave të Armatosura me organet e pushtetit vendor. Ky aksion tregoi vlerësimin që ju keni për mjedisin ku punojmë e jetojmë, aftësinë për të kryer detyra në ndihmë të komunitetit dhe dashurinë për vendin tuaj. Për rezultatet e larta të arritura gjatë këtij aksioni, për organizimin dhe zhvillimin me përgjegjësi dhe niv-el të lartë të tij falënderoj të gjithë efektivat e strukturave të Forcave të Armatosura Shqiptare që morën pjesë në aksion, dhe veçanërisht ato të Forcës Tokësore dhe të Brigadës së Mbështet jes Ra-jonale, të cilat patën angazhimin më të madh dhe arritën rezultate më të larta. Mbrojtja e Mjedisit është një nga prioritetet e Min-

istrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast kërkoj nga komandantët dhe drejtuesit e strukturave në të

gjithë nivelin e komandimit dhe drejtimit që aksioni i nisur të vazhdojë, që të punohet çdo ditë

për përmirësimin e mjediseve të strukturave të Forcave të Arma-tosura, me qëllim që të krijojmë

një mjedis bashkëkohor ku ja vlen të jetosh dhe të punosh. Ju uroj punë të mbarë. Ministri

Prefekti i Beratit letër mirënjohjeje ministres Kodheli dhe gjeneralmajor Bazos

Prefekti i Qarkut të Beratit, z. Selfo Ka-pllani, me anë të një letre mirënjohjeje

drejtuar ministrit të Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin insti-tucional dhe kontributin e batalionit të tretë, Poshnjë, Berat, në aksionin kombëtar “Ta

pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Në letër ndër të tjera shkruhet:…nisma “Ta pas-trojmë Shqipërinë në një ditë”, u krye me sukses. Zyrtarisht Ju përcjell konsideratë të lartë për angazhimin serioz, mobiliz-imin dhe përfundimin me sukses të procesit të pastrimit të zonave të përcaktuara nga forcat ushtarake të batalionit të tretë në

Poshnjë, Berat, drejtuar nga nënkolonel Gëzim Marku. Vlerësoj maksimalisht bashkëpunimin institucional dhe kon-tributin e Batalionit në këtë proces të rëndësishëm për Qarkun Berat dhe më gjerë. Duke ju falënderuar për bash-këpunimin, Prefekti i Qarkut, Selfo Kapllani”. L.Q

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 20136 klsm

Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Bazo takim me pjesëmarrësit e “KLsM 2013”

Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, zhvilluan në mjediset e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes, një takim me

SHSHPFA gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në këtë takim, gjeneral Bazo, shoqërohej nga komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Gjeneralmajor Bazo ka shkëmbyer mendime me pjesëmarrësit e KLSM, si dhe është njohur nga afër me programet akademike të këtij kursi të lartë, i cili ka për qëllim krijimin e marrëdhënieve sa më të mira të vendeve të rajonit, si dhe zhvillimin e përqasjeve sa më objektive sa u takon sfidave të paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë. Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes është i pesti radhazi që është duku u zhvilluar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura, me pjesëmarrje të përfaqësuesve ushtarakë nga Azerbajxhani, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Rumania, Turqia dhe Shqipëria.Gjatë takimit, SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vlerësoi ecurinë pozitive të zhvillimit të kursit, vlerësoi e përgëzoi pjesëmarrësit për performancën e treguar gjatë ndjekjes së tij. Në veçanti, ai u ndal tek pjesëmarrësit nga vendet e rajonit,duke theksuar; “Ju jemi mirënjohës për pjesëmarrjen në kurs, ashtu sikundër një falenderim e mirënjohje e veçantë dhe për vendet tuaja respektive, për bashkëpunimin pozitiv e të suksesshëm, në krijimin e mundësive për ndjekjen nga ana juaj të kursit më të lartë të sigurisë e mbrojtjes në nivel rajonal. Gjithashtu, Gjeneralma-

jor Bazo, bëri një rezyme të objektivave e synimeve të së ardhmes, duke u fokusuar në fushat e arsimim-stërvitjes, modernizimit e logjistikës në FA, si dhe angazhimin në përmbushjen e objektivave të forcës dhe përdorimin me efikasitet të burimeve të mbrojtjes, për të qenë një partner dinjitoz i NATO-s. Nga ana e tij, komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, shprehu angazhimin e tij për përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij kursi në të ardhmen nëpërmjet shtimit të fushave të bashkëpunimit, por dhe rritjes cilësore të masave organizative e administrative, në funksion të mbarëvajtjes efikase të KLSM, si kursi më i lartë institucional arsimor ushtarak. Takimi u mbyll me një foto të përbashkët. Në zbatim të programit akademik që zhvillohet në Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA), Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen zhvilloi një vizitë në Brigadën Logjistike. Kursi i Lartë i Oficerëve i përbëre nga 18 vetë nga të cilët 10 janë nga vendet partnere si Azerbajxhani, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Turqia, si dhe Kosova u prit nga zv/komandanti i Brigadës Logjistike kolonel Besnik Sylaj si dhe shefat në shtab. Kolonel Sylaj i falenderoi për vizitën dhe më pas nëpërmjet një brifingu i njohu kursantët me misionin, strukturën dhe synimet e Brigadës Logjistike në të ardhmen. Brifingu u realizua në formën e një bashkëbisedimi mbi mbështetjen logjistike, kapacitetet dhe synimet për të ardhmen. Kursantët falenderuan zv/komandantin për pritjen e organizuar dhe informacionin e ofruar.

Brigada Logjistike pret Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen

Mbyllet sot kursi i pestë i KLSM-së Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen me “aromë rajonale”, që zhvillohet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Sot mbyllet Kursi i Lartë për Sig-urinë dhe Mbrojtjen (KLSM) për vitin 2013, i cili është një kurs me “aromë rajonale”, i cili

zhvillohet në gjuhën angleze dhe zgjat në një periudhë 13 javë. Ky është kursi më i lartë institucional në hierarkinë e arsimimit të Forcave të Armatosura. Ky kurs synon të trajnojë ushtarakë me gradën kolonel/nënkolonel ose civilë ekuivalentë me ta, jo vetëm nga institucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit tonë, por edhe nga vendet e rajonit, në tre fusha themelore: Së pari, shkëmbimin e eksperiencës midis vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe reformave të mbrojtjes. Së dyti, të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvil-limin dhe prosperitetin e rajonit. Së treti, të promovojë përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të integrimit Euro Atlantik. KLSM është hapur për herë të parë në shtator 2007, dhe aktualisht është duke u zhvilluar kursi i pestë që prej datës 9 shtator deri më 6 dhjetor 2013. Që prej 1 nëntorit 2012 ky kurs është në procesin e akreditimit nga Komanda e Aleancës për Transformim, Norfolk të SHBA. Bazuar në Direktivën e Arsimimit dhe Pranimit Individuale Bi-SC 75-7 (Maj 2009, e Rishikuar në Korrik 20010) të NATOS të dhe statusi i aktual i këtij kursi është “NATO LISTED”. Për realizimin dhe zhvillimin e KLSM në Akademinë e Forcave të Armatosura krahas kontributit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të

Që prej 1 nëntorit 2012 ky kurs është në procesin e akreditimit nga Komanda e Aleancës për transformim, Norfolk të shBA

Armatosura, ka qenë ndihma dhe asis-tenca e partnerëve tanë ndërkombëtarë si ai i Institutit për Studimet në Fushën e Mbrojtjes (CASD) Romë Itali, Qendrës “George Marshall Center” Gjermani, Universitetit të Kolorados i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Studi-meve Globale Itali si dhe institucioneve ndërkombëtare të vendosura në vendin tonë. Këto institucione kanë krijuar kush-tet e nevojshme për shndërrimin e plotë të këtij kursi në një kolegj rajonal.Programi akademik i KLsMNë funksion të realizimit të misionit dhe të programit akademik të këtij kursi, përveç marrjes në konsideratë të këshillave dhe sugjerimeve të insti-tucioneve dhe lektorëve pjesëmarrës

në kurse, si dhe përvojës së fituar nga stafi KLSM, janë ri studiuar programet e disa kolegjeve të huaja, si ato të Qen-drës Marshall, Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Qendrës së Studimeve të Larta për Mbrojtjen në Itali, Kolegjit të Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj. Bazuar në këto eksperienca, programi i KLSM është konceptuar dhe ndërtuar në katër Module kryesore, ku përfshihen: Moduli I: Mjedisi i Sigurisë dhe Procesi i Sigurisë Kombëtare, Moduli II: Çështje të Sigurisë Bashkëkohore, Moduli III: Siguria Bashkëpunuese, Moduli IV: Reformat në Sektorin e Sigurisë. Pjesë e rëndësishme e programit akademik janë edhe vizitat studimore në institu-cionet më të larta të sigurisë brenda

Republikës së Shqipërisë dhe në ato të rajonit, si në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, në Kolegjin e NATO në Romë, në Shtabin e NATO-s, BE dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës. Këto praktika mësimore plotësojnë më mirë njohuritë e fituara nga pjesëmarrësit gjatë zhvillimit të programit akademik. Koha e zhvillimit të kurseve dhe pjesëmarrësit në KLSM. Kursi i parë i KLSM ka filluar më 17 Shtator dhe përfunduar më 14 Dhjetor 2007. Kursi i dytë ka filluar më 15 Shta-tor dhe përfunduar më 12 Dhjetor 2008. Kursi i tretë ka filluar më 13 Shtator dhe përfunduar më 10 Dhjetor 2010. Kursi i katërt ka filluar më 10 Shtator dhe për-funduar më 7 Dhjetor 2012. Kursi i Pestë

është në proces ka filluar 9 Shtator dhe përfundon më 6 Dhjetor 2013. Pjesëmar-rësit në kurs janë, ushtarakë me gradën kolonel/nënkolonel ose civilë ekuivalentë me ta, nga Institucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, si dhe ushtarakë me gradën kolonel/nënkolonel nga vendet e rajonit. Numri i pjesëmarrësve në këto katër kurse ka qenë 63 vetë. Nga të cilët 3 kanë qenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 19 ushtarakë nga Forcat e Armatosura, 19 pjesëmarrës nga Institucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, 21 oficerë nga vendet e rajonit, të cilët sipas kurseve kanë qenë: Kursi I-re i KLSM 2007: Itali, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë; kursi II-te i KLSM 2008: Itali 2 vetë, Mali i Zi, Bosnja

LEOnarD Quku

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 7kds

Hercegovina, Kosova 2 vetë; kursi III-te KLSM 2010: Itali, Bosnja Hercegovina, Serbi, Turqi, Kosova 2 vetë; Kursi i IV-et. KLSM 2012: Kroaci, Greqi, Gjeorgji, Kosova 2 vetë. Kursi i Pestë i KLSM mbyllet sot. Në këtë kurs kon-firmohet një rritje e ndjeshme e vendeve pjesëmarrëse jo vetëm nga rajoni por edhe më gjerë, si dhe numrit të përgjithshëm të tyre. Kursin e kane ndjekur 18 vetë nga të cilët 10 prej tyre janë nga vendet partnere. Shtetet që marrin pjesë në këtë kurs janë: Shqipëria, Azerbajxhani, Kroacia, Greqia (dy kolonel), Maqedonia (një kolonel dhe një major), Rumania, Turqia (një kolonel dhe një major), si dhe Kosova.Stafi mësimdhënësNë stafin mësimdhënës në këtë kurs

është punuar që të përzgjidhen lektorët më të mirë të fushave si ata vendas dhe nga vendet partnere. Duhet theksuar se peshën kryesore të lektorëve të huaj e kanë pasur lektorët nga Instituti i Stu-dimeve të Mbrojtjes (CASD) Itali, si dhe nga Qendra Marshall, Gjermani., Instituti i studimeve Globale Romë, Akademia Ushtarake e Hamburgut, Gjermani. Krahas tyre, lektorë në këtë kurs kanë qenë dhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri. Për kursin e pestë të KLSM, krahas lektorëve nga vendi ynë si Prof. Dr. Rexhep Mejdani, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralmajor Zyber Dushku, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Qir-jako Qirko, etj, pjesë e stafit pedagogjik

janë bërë dhe lektore nga Institucione ndërkombëtare si: Qendra Marshall Prof Tamir Sinai, dhe Dr.Valbona Zeneli, Kolegjit të Luftës i Francës, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë kol. Stephan Samaran, Kolegji i Luftës së Turqisë major Shtabi Alper KAYAALP, Dr Arnold Dupuy nëpërmjet video kon-ferencës nga SHBA, shefi i CUBIC Dr.Louis L. BOROS, Dr. Xhemali Ademaj nga Kosova (DPP), dy lektor nga FYRO Maqedonisë nga Akademia Ushtarake dhe Qendra e Emergjencave Civile Shkup etj. Gjithashtu kanë lektuar Ambasadorët e akredituar në vendin tonë nga shtetet: Gjermani, Anglia, Franca, Polonia, Rumani, Kroacia, Greqia dhe Turqia.

Prezantohet zv/komandanti i KdS-së kolonel Rruzhdi KuçiGjeneralmajor Jeronim Bazo: Performanca e kolonel Kuçit i ka justifikuar më së miri detyrat ndër vite që ai ka kryer, si brenda vendit dhe jashtë vendit, duke ndikuar jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimit të FA, por edhe në rritjen e

bashkëpunimit bilateral midis vendit tonë dhe Gjermanisë, në periudhën e kryerjes së detyrës si atashe ushtarak

Zv/komandanti i ri i Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Rruzhdi Kuçi, u pr-

ezantua para personelit koman-dues të institucioneve dhe shtabit të KDS. Prezantimi i tij u bë nga SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili shoqërohej nga komandanti i KDS, gjener-albrigade Bardhyl Hoxha, si dhe drejtori i Planifikimit në SHP kolonel Nazmi Cahani. SHSH-PFA, gjenera lmajor Jeronim Bazo, u shpreh gjatë fjalës së tij se: -“Emërimi i kolonel Ruzhdi Kuçit, bëhet në vigjilje të ditës së FA. Kjo e bën të veçantë këtë emërim. Performanca e kolo-nel Kuçit i ka justifikuar më së miri detyrat ndër vite që ai ka kryer, si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, duke ndikuar jo vetëm në ecurinë pozit ive të zhvil-limit të FA, por edhe në rritjen e bashkëpunimit bilateral midis vendit tonë dhe Gjermanisë, në periudhën e kryerjes së detyrës si atashe ushtarak. Kolonel Kuçi ka dhënë kontributin personal për çuarjen para të Akademisë së Nënoficerëve, në periudhën kur ka shërbyer si drejtues i këtij institucioni, si profesionist, njeri mbështetës, i mirëkuptueshëm e mbi të gjitha lider i mirë njerëz-ish. Emërimi i tij vjen në një kohë kur po përpiqemi t’i japim një impuls të ri profilit të FARSH, si dhe oficerëve të rinj në veçanti’’ – ka theksuar gjeneral Bazo. Ai e

shefi i shP të FArsh-së: Emërimi i kolonel Kuçit vjen në një kohë kur po përpiqemi t’i japim një impuls të ri profilit të FArsh, si dhe oficerëve të rinj në veçanti

përfundoi fjalën e tij, duke i uruar suksese në detyrën e re. Gjeneral-brigade Bardhyl Hoxha, në cilësinë e Komandantit të KDS, e quajti vlerësim për të gjitha strukturat e KDS emërimin e Kolonel Kuçit në pozicionin e zv/komandantit të këtij institucioni. Ndër të tjerash, ai veçoi eksperiencën e Kolonel Kuçit në disa prej detyrave krye-sore të kryera prej tij, me impakt pozitiv në ecurinë e realizimit të tyre, si; detyrën e Komandantit të Forcave Speciale, Komandantit të ANO si dhe detyrën e atasheut ushtarak të vendit tonë në Gjer-mani. “Është ky bagazh, njohja e vjetër me institucionet arsimore,

mbështetja e përbashkët, që do ta orientojnë kolonel Kuçin në kryerjen më sukses të detyrës së tij si zv/komandanti i KDS”- përfundoi gjeneral Hoxha, duke i uruar njëkohësisht dhe suksese të mëtejshme. Nga ana e tij, Kolonel Ruzhdi Kuçi, shprehu falenderime dhe vlerësim për besimin e dhënë nga lidershipi civil e ushtarak, duke i ngarkuar detyrën e zv/ko-mandantit të KDS, si institucioni i vetëm i lartë arsimor ushtarak. Kolonel Ruzhdi Kuçi u angazhua se detyrat e ngarkuara do t’i reali-zojë jo vetëm në kohë e me cilësi, por duke sjellë risi të reja e duke i çuar ato më përpara.

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 20138 muzeu

BEjtash DuDuMi(Specialist në muzeun e FA-së)

Muzeu i Forcave të Armatosura i inau-guruar në 4 Dhjetor 2012, për afro një

vit ka pritur e përcjellë mysafirë të shumtë nga vendi dhe bota, ku ka marrë vlerësimet maksimale për nga konceptimi dhe funksionimi i tij në interes të shpalosjes së vler-ave edukative dhe trashëgimisë të Ushtrisë Shqiptare në shekuj. Muzeu i FA-së i konceptuar me dy pavijone historike në periudha të ndryshme (1470-1945; 1945-1990) në pjesën e brendshme të godinës, si dhe parkun e teknikës luftarake muzeale në pjesën e jashtme të tij pasqyron një pjesë të vlerave his-torike të Forcave të Armatosura e cila në periudhën në vazhdim jo vetëm do të pasurohet, por do të ketë një zhvillim konceptual për t’iu përqasur sa më afër realitetit historik, duke i dhënë prioritet dhe eksperiencave të ushtrive simotra të vendeve të NATO-s. Gjithsej në këtë Muze janë ekspozuar 3650 objekte me vlera muzeale, të cilat ruajnë origjinalitetin e kohës dhe bëjnë historinë e funksionit dhe përdorimit të tyre në betejat dhe luftërat shekullore të popullit shq-iptar. Prania në Pavijonin e Epokës të frymëzon dhe të jep risi të asaj kohe, ku me krenari kujtojmë vlerat e armëve, teknikës së përdorur nga Ushtria Shqiptare në periudhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kas-trioti Skënderbeu.Shpata “Ujku që turet”, “Shpata Veneciane” topuzi i drurit dhe i hekurit, heshtat tregojnë vlerat origjinale të armatimit të asaj kohe dhe janë një pasuri historike të shpalosura në betejat e Skënderbeut dhe të pasqyruara në ekspozitën për këtë qëllim. Impresionuese janë gjylet e gurit të asaj periudhe të cilat jo vetëm ruajnë origjinalitetin, por ato shprehin qartë funksionin e tyre në teknikën luftarake të artil-erisë së asaj kohe “katapultë”, si dhe kulturën e teknikën në mënyrën se si janë ndërtuar. Mjaft tërheqëse është periudha e mesjetës në të cilën janë ekspozuar objekte me vlera muzeale sa luftarake, aq dhe artistike. Të tilla mund të për-mendim duke filluar nga pushkët

“Karafilje” me strall me mbushje nga lartë, pushkët me barut me mbushje nga lartë, shpatat luftarake e ceremoniale, pisqollat, jataganët, e deri tek topat mesjetarë dhe el-ementë të tjerë të kësaj periudhe të pasqyruara shumë bukur e në kohë në fotot e Marubit. Kanë vlera historike e ushtarake, por kanë dhe vlera artistike pasi kemi mjaft objekte ku dora e artë e artizanit shqiptar e ka bërë koburen apo pushkën shumë tërheqëse në syrin e vizitorit. Periudha e rilindjes përbën një epokë më vete ku faktet historike tregojnë zhvillim të arma-timit, pasi është kaluar nga stralli e baruti në lindjen e fishekut. Kur kalon në ekspozitorët e Periudhës

së Pavarësisë, na kujtohen për-pjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi, të shprehura këto si në organizimin e ushtrisë shqiptare të asaj kohe, por edhe në armatosjen e saj me armët dhe pajisjet luftarake. Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore përbën një epokë të veçantë për gjithë botën, por që në kujtesën e popullit shqiptar ka lënë mbresa për vetë zhvillimin e armatimit dhe teknikës luftarake, e cila kaloi në një stad më të lartë në përdorim, precizim dhe efikasitet në lloje të ndryshme arme e shërbimi. Këtë e tregojnë dhe objektet konkrete që ne kemi të cilat pasqyrojnë hap pas hapi vlerat historike të përdorimit të tyre në kushtet e vendit tonë

pjesëmarrës në këto luftëra, duke filluar nga topi KA 20 mm, topi AT 100mm , mortaja, mitralozë, GHLKT, pushkë KTHyrja në pavionin e viteve 1945-1990 të krijon menjëherë idenë e funksionimit të FA në mënyrë më të organizuar, me armatim, aparaturë, pajisje e teknikë luftarake moderne duke filluar nga pistoletat, pushkët, automatikët, mitralozat të rëndë e të lehtë, GHLKT, mortajat për të vazhduar me elementë logjistike, MKK, xhenio, FLD, FA, ndërlid-hje, radiozbulimi e deri tek arkat origjinale të magazinimit të muni-cioneve të kalibrave të ndryshëm. Është sadisfaksion fakti që kur e shikon gjithë këtë arsenal ushtarak

të kujtohen momentet më të bukura të jetës dhe aktiviteteve të FA në këto vite, të cilat janë karakterizuar nga disiplina dhe përgatitja e lartë ushtarake që konkretizoheshin me elementë stërvitor në fushat e stërvitjes dhe në kazermë. Pjesë e rëndësishme e muzeut janë dhe hollet në katin e parë e të dytë, të në cilat janë shpalosur vlerat histo-rike në dokumentacion, rregullore, flamuj historik e luftarak të njësive, maket topografik, uniforma etj. E veçanta e funksionimit të kësaj periudhe është se grupet mësi-more të Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm kanë zhvilluar mësim akademik në këtë muze duke pasur për bazë elementë të këtij muzeu, si

Muzeu i FA, institucion i vlerAve edukAtive të trAshëgiMisë ushtArAke shqiptAre

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 9fa

toporelievi që ka shërbyer si pjesë integrale e zhvillimit konceptual të ushtarakëve të lartë. Me shumë in-teres ka qenë dhe dhoma e improvi-zuar e ushtarit, ku çdo ish ushtarak në rezervë, apo në pension sa herë që e viziton atë ka nostalgjinë e asaj që ka kaluar si pjesë e rëndësishme e jetës dhe shumë prej tyre janë ndjerë krenarë. Vlerat historike të FA-së pasurohen akoma më tej në ekspozimin e teknikës luftarake që ka përdorur FA, duke filluar nga teknika e AT të kalibrave 75 mm-152mm, AKA të kalibrave 14.5mm-100mm, avionë luftarakë e mësimorë, HK, tank, TRBL, veturë e motor e deri tek raketa KA dhe elementë fortifikues (QZ).

Gjatë kësaj periudhe Muzeun e FA-së e kanë vizituar rreth 8000 vetë, (personalitete të larta të vendit dhe nga Kosova, ushtarakë aktivë e në rezervë, studentë e nxënës shkol-lash të Tiranës dhe mjaft qytetarë të thjeshtë. Ushtarakët aktivë dhe veçanërisht ata në rezervë kanë gjetur një pjesë të jetës së tyre në këtë muze dhe nostalgjia i ka pushtuar duke shprehur interesin dhe vlerësimin maksimal për punën që sapo ka filluar, si dhe kanë qenë të gatshëm për të dhënë sadopak kontributin e tyre në ngritjen dhe zhvillimin e këtij guri themeli të historisë së Ushtrisë Shqiptare në shekuj. Ka pasur mjaft interes edhe nga Universitetet dhe nxënësit e

shkollave në Tiranë, ku janë rreth 2000 studentë e nxënës që e kanë vizituar këtë muze. Por edhe shumë qytetarë janë të interesuar dhe i kanë kthyer vizitat familjare në rite për të mësuar nga i vogli deri tek më i vjetri historinë shekullore të Ushtrisë Shqiptare. Gjithashtu një vend të veçantë gjatë kësaj historie një vjeçare kanë zënë vizitat e ush-tarakëve dhe civilëve të delegacio-neve të huaja, të cilët përbëjnë rreth 1200 vizitorë, ndër të cilat përmen-dim, delegacionin e nënoficerëve dhe civilëve të KFOR-it, vizitorë ushtarakë amerikanë me familjet, Shoqata e Atasheve Ushtarake në Shqipëri, pjesëtarë të orkestrës së bandave të Turqisë, Kosovës,

Greqisë, vizitorë nga Maqedonia, vizitorë azerbajxhanas, grupi Ka-nadez i Atlantikut të Veriut etj. Mbresëlënëse kanë qenë vizitat e disa personaliteteve të larta ush-tarake të vendeve në rajon dhe ata të NATO-s si, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së së Greqisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Turqisë, komandanti i FT të NATO-s, komandanti i TRADOC të Kosovës etj, të cilët kanë shprehur konsideratat dhe vlerësimet maksimale për punën e bërë dhe njëkohësisht kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim. Muzeu i FA-së ka shërbyer edhe si qendër edukimi dhe zhvillimi aktivitetesh të ndryshme, siç ishte Organizimi

i Ditës së Hapur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve (18 Maj), Ditën e Trashëgimisë Kultu-rore (29 Shtator), me pjesëmarrje të gjerë ku morën pjesë ushtarakë aktivë, pensionistë e në rezervë, nxënës shkollash, personalitet e larta të MM, ku u shpalosën aktivitete të shumta e të larm-ishme. E rëndësishme është që puna filloi dhe është shumë prem-tuese, por projektet e së ardhmes për zhvillimin e Muzeut të FA-së bazohen në konceptet e qarta për të arritur nivelet e larta të baraz-vlefshme me vendet e NATO-s, duke bërë të mundur evidentimin e plotë të historikut të Ushtrisë Shqiptare në shekuj.

Muzeu i FA, institucion i vlerAve edukAtive të trAshëgiMisë ushtArAke shqiptAre

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 201310 ft

Shefi i SHP të FARSH-së, inspektoi batalionin e Këmbësorisë në Vaun e dejës

Gjeneralmajor Bazo: Krijimi i praktikës së performancës për çdo ushtarak, rrit cilësinë e përzgjedhjes së personelit në FA

Me datë 27 nën -tor 2013, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave

të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilloi një ins-pektim në Batalionin e I-rë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës (b1k), Shkodër, strukturë vartëse e Forcave Tokësore, me qëllim evidentimin e gatishmërisë së këtij reparti në prag të stinës së dimrit. Në këtë vizitë, gjeneralm-ajor Jeronim Bazo shoqërohej nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ko-mandanti i Brigadës Mbështetjes Rajonale, gjeneralbrigade Mu-hamet Buçpapa dhe komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Xhevdet Zeneli. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pati një takim me kryetarin e bashkisë Vau-Dejës, Gjon Marku, nga i cili u njoh me kontributin e dhënë nga Forcat e Armatosura dhe kryesisht nga batalioni i parë i këmbësorisë, në emergjenca civile në përmbytje, në shuarje zjarri, në pastrimin dhe heqjen e mbetjeve, sidomos në aksionin “Të pastrojmë Shq-ipërinë në një ditë”. Nga ana e tij kryetari i bashkisë i shprehu falenderimet për punën e mirë të bërë nga strukturat e FA. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm e garantoi kryetarin e bashkisë se FA do jenë të pranishme në çdo situatë emergjente që do të kenë nevoje komuniteti, duke vënë në dispozicion të tyre resurse njerë-zore dhe teknikën e nevojshme. Më pas nënkolonel Nikolin Lazri, komandanti i Batalionit të parë të Këmbësorisë, nëpërmjet një brifingu prezantues njohu shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të pranishmit me misionin, struk-turën, vizionin dhe zhvillimin e

Me rastin e festave të Nëntorit dhe 101-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ambi-

entet e Garnizonit të Zall-Herr-it, Vau-Dejës, Shkodër, dhe Poshnje, Berat, u organizuan aktivitete sportive ndërmjet reparteve dhe nën-reparteve të Forcave Tokësore. Ekipet e reparteve dhe nënreparteve të FT konkurruan ndërmjet tyre në katër gara, Futboll, Volejboll (ekipe për femra dhe meshkuj), Ping-Pong dhe Shah nga data 25 Nëntor 2013 deri në datën 04 Dhjetor 2013. Juria, mbi bazën e rezultateve të arritura, bëri vlerësimin e ekipeve për çdo disiplinë. Batalioni i II-të i Këmbësorisë, u rendit i pari në futboll, Batalioni i Forcave Speciale u rendit i pari në volejboll (meshkuj) dhe shah, Batalioni komando u rendit i pari në volejbollit(femra) dhe ping-pong. Me datë 4 Dhjetor 2013, në Komandën e Forcave Tokësore u zhvilluan finalet në të katër disiplinat. Për ekipet dhe individët

Komanda e Ft aktivitete sportive për festat e Nëntorit dhe ditës së krijimit të FA

fitues u organizua ceremonia e dhënies së kupës dhe certifikatave. Kapiten Haxhi Shira, specialisti i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Batalionin e II-të të Këmbësorisë, përfaqësuesi i ekipit tek merr kupën fituese të b2k në këto gara, shprehet për gazetën “Ushtria” se “Batalioni ynë vjen në këtë event, pas një përgatitje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Gara të kësaj natyre ne zhvillojmë vazhdimisht, këto edhe të programuara. Dua të them, se “rrëmbimin” e kupës nuk e patëm të lehtë pasi, kishim përballë ekipe të përgatitura në katër disiplinat si i batalionit special, batalionit komando. Por, natyrisht na vjen mirë që jemi fitues dhe men-doj se aktivitete të tilla ja vlen të zhvillohen edhe në të ardhmen...” Në emër të komandantit Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, për pjesëmarrjen në këto aktivitete sportive, ekipet dhe individët fitues i përshëndeti shefi i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes në FT, n/kolonel Beqir Tafili.

këtij batalioni. Ai u ndal në disa aspekte të veprimtarive kryesore si; eksperiencën e fituar në anga-zhimet në misionet e mbështetjes së paqes në Bosnje-Hercegovinë, Kabul dhe Herat, Afganistan. Një vëmendje të veçantë i kushtoi punës së bërë në ndihmë të ko-munitetit, në emergjencat civile, si dhe përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve operacionale të

batalionit, nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vlerësoi dhe fal-enderoi efektivin e b1k për punën e bërë në përmbushje të misionit që ka batalioni, kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit, për pastrimin e ambienteve dhe heqjen e mbetjeve të ndryshme, si dhe bashkëpunimin e mirë me organet e pushtetit vendor. “Ne

jemi ushtria e NATO-s dhe për-gatitemi çdo ditë si të tillë. Ndaj duhet të justifikohemi para tak-sapaguesve shqiptarë për perfor-mancën në disiplinë, paraqitjen publike, sjelljen shembullore...”, tha ndër të tjera shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë takimit kërkoi rritjen e cilësisë në stër-vitje, një menaxhim më të mirë të personelit, krijimin e praktikës së

performancës etj. Gjeneral Bazo pasi ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga efektivat e b1k të Vaut të Dejës gjatë viteve të fundit në përballimin e situat-ave të emergjencës të krijuara nga reshjet e shiut në Qarkun e Shkodrës, ka kërkuar që të puno-het në mënyrë intensive për rritjen e kapaciteteve operacionale, me qëllim që Forcat e Armatosura të jenë gjithmonë në mbështetje të popullsisë, sa herë që të kërkohet në situata emergjent. Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralma-jor Dushku pasi e falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vizitën e konsideroi prezencën e tij si një vlerësim dhe ndihmesë për ecurinë e punës në të gjitha strukturat e Forcës Tokësore. Më pas u inspektuan ambientet e ako-modimit dhe trajtimit me ushqim, fjetje, laboratori i gjuhës së huaj, etj, si dhe punimet e kryera nga b1k dhe struktura të tjera të FA , në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, për heqjen e mbeturinave dhe mbetjeve inerte.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 11 fd

Anija e Rojës Bregdetare Turke “TSG UMUT”, vizitë në portin e durrësit

Komandanti i anijes Turke, kapiten i Rangut të III-të Cuneyt Kara, i shoqëruar nga oficeri i Shtabit të Rojes Bregdetare Turke, Kap. i Rangut të I-rë Ertan Balci dhe kuadro kryesorë të anijes zhvilluan takime me Komandantin e Forcës Detare, gjeneral-brigade Qemal

Shkurti, me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe kryetarin se qarkut Durrës si dhe ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri

Në zbatim të programit të bashkëpunimit dy-palësh midis Forcës sonë Detare dhe Flotës

Detare të Republikës së Turqisë, në datën 3 dhe 4 dhjetor zhvilloi një vizitë portuale në portin e Du-rrësit, Anija e Rojes Bregdetare Turke “TSG Umut”. Fillimisht “TSG UMUT”, u prit në ujërat tona territoriale nga anija jonë patrulluese, P-133, “Lissus” me komandant Kap.lt.Silvan Boni. Mbas bregëzimit në molin nr.4 të portit të Durrësit, Koman-danti i anijes Turke, kapiten i Rangut të III-të Cuneyt Kara, i shoqëruar nga oficeri i Shtabit të Rojes Bregdetare Turke, Kap. i Rangut të I-rë Ertan Balci dhe kuadro kryesorë të anijes zhvil-luan takime me Komandantin e Forcës Detare, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe kryetarin e qarkut Durrës. Gjatë takimit në komandën e FD, gjeneral Shkurti i uroi mirëseardhjen anijes së I-rë të Rojes Bregdetare Turke që viziton vendin tonë. Të njëjtin fakt nënvizoi dhe kapiten Ertan Balci, pasi anija më e madhe e Rojes Bregdetare turke, e zhvil-loi lundrimin e parë më të gjatë jashtë ujërave turke, konkretisht në portin e Durrësit. Në vijim ushtarakët e dy vendeve thek-suan domosdoshmërinë e bash-këpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si vizita e stërvitje të përbashkëta, asistencë e ndihmë logjistike, trajnim e arsimim të kuadrit oficer e n/oficer sipas përvojës së krijuar, projekte në fushën e hidrografisë, etj. Për këtë u la detyrë që në çdo dy vjet,

komisionet e dy flotave të zhvil-lojnë takime të përbashkëta për të përcaktuar drejtimet e duhura të bashkëpunimit dypalësh. Miqë-sia tradicionale midis popullit shqiptar e atij turk, shkëmbimet turistike dhe tregtare midis dy vendeve, investimet e biznes-menëve turq në prefekturën e Durrësit e më gjerë, zhvillimi i teknologjisë së ndërtimit të ani-jeve, thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me shtetin turk si prioritet i qeverisë së re, -ishin temat kryesore të takimeve që ushtarakët turq zhvilluan me kryetarin e bashkisë, z.Vangjush Dako, me prefektin e Durrësit, z.Roland Xhelili dhe kryetarin

e qarkut Durrës, z.Alfred Mul-laraj. Madje prefekti dhe kryetari i qarkut, vlerësuan kontaktin e tyre të parë zyrtar me ushtarakë të NATO-s, si drejtues të rinj në Durrës, dhe shfaqën interes për vizitën e kësaj anije në portin më të madh të vendit. Anijen “TSG UMUT” e vizituan Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, Shefi i Shtabit te FA, gjeneral-major Jeronim Baze, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, drejtues të pushtetit qen-dror e vendor, etj. Gjatë kësaj vizite si Ministri Tahiri ashtu dhe Shefi i Shtabit i FA, gjen-eral Baze, theksuan rëndësinë

e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si në as-pektin ekonomik, të luftës ndaj trafiqeve e krimit të organizuar, bashkëpunimin ushtarak, etj. Të njëjtat konsiderata shprehu dhe ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në vendin tonë. Ndërkohë në këto dy ditë ekuipazhi i anijes zhvilloi vizita në qytetin e Durrësit dhe Tiranës, ndërsa paraditen e datës 4 dhje-tor, dhjetra qytetarë të Durrësit ishin miq në bordin e anijes “TSG UMUT”. Në mesditën e datës 4 dhjetor pjesëtarë të grupeve të bordimit të anijeve tona dhe të asaj turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët, ku morën pjese dhe

Gjeneralmajor Jeronim Bazo viziton anijen turke të kërkim-shpëtimit, të ankoruar në Durrës

efektiv të policisë së sigurisë në portin e Durrësit. Gjatë stërvitjes u demonstruan elementë të rinj në detyrat e grupeve të bordimit dhe u shkëmbye eksperienca midis pjesë-marrësve. Sic informon kordinatori i programit Kap.lt. Blerim Hoxha, specialist në degën e planifikimit të FD, para largimit nga ujërat tona, anija “TSG UMUT” dhe anija jonë “Lissus”, bashkë me ekuipazhet e tyre zhvilluan stërvitje të përbash-kët {PASSEX), ku u përpunuan elementë të bordimit, manovrim taktik, eliminimi i fatkeqësive në anije, furnizim i anijes në det, etj. Pasditen e datës 4 dhjetor anija turke u largua nga ujërat tona.

Shefqet Kërcelli

AnijA “TSG UMUT”

Anija “TSG UMUT” është anija më e madhe e rojës Bregdetare turke prodhua në vitin 2012 në turqiPërmasat (gjatësi-gjerësi-zhytje) 88.60 m - 12.20 m - 5.40 m.Tonazhi 1750 tonmotorët 6973 hp x2Shpejtësia maksimale 22 NyjeShpejtësia ekonomike - autonomia 15 KtS - 3000 milje.

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 201312 pu

Përfundon Kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar, specialiteti Polici Ushtarake

Në Depar tament in e Mbështetjes së Shkollës së Trupës Bunavi, u zhvillua ceremonia e

përfundimit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar, special-iteti Polici Ushtarake.Në këtë ceremoni merrnin pjesë, komandanti i Shkollës së Trupës, kolonel Agim Shahu, zv/koman-danti i Policisë Ushtarake, n/kolonel Etor Shehu, pedagogë dhe kursantë. Në fjalën e përshëndetjes, komandanti i SHT Bunavi, ndër të tjerash theksoi se; - “Funksionimi i bashkëpunimit me komandën e PU përbën modelin e duhur të bashkëpunimit. Baza e këtij bash-këpunimi, nuk qëndron vetëm në detyrimet reciproke të përcaktuara në Procedurën Standarde të Vep-rimit të funksionimit të integruar të seksioneve/departamenteve të SHT në njësitë dhe repartet e FARSH, por edhe në mirëkuptimin e vazhdueshëm, sensin e ndihmës, mbështetjes dhe kujdesit të veçantë që ka treguar Komandanti i PU ndaj funksionimit të Seksionit të PU . Vlerësime për atë që është reflektuar gjatë këtyre 10 javëve, në Seksionin e Policisë Ushtarake të SHT-së, duke shprehur bindjen se aftësitë e fituara në kursin SIA, do të vihen në shër-bim të kryerjes me profesionalizëm të detyrave funksionale, duke rritur më tej potencialin dhe dinjitetin e policisë ushtarake të FA”. Zv/komandanti i Policisë Ushtarake, n/kolonel Etor Shehu përshëndeti kursantët e certifikuar, duke ju uruar suksese e në të njëjtën kohë duke theksuar që të certifikuarit të vijojnë më tej përgatitjen e tyre individuale, forcimin e rregullit, disiplinës etj, për zbatimin e detyrave të misionit të

Në Departamentin e Mbështetjes së Shkollës së Trupës Bunavi, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar, specialiteti Polici Ushtarake

Në Forcën Ajrore zhvillohet takimi për zbatimin e procedurave standarde në operacionet sAr

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, më 3 dhjetor në Komandën e Forcës Ajrore zhvilloi vizitë

pune një delegacion i Forcës Ajrore italiane. Qëllimi i zhvil-limit të kësaj vizite ishte përgatitja e draft-SOP për operacionet SAR, si dhe koordinimi i punës për zbatimin e procedurave për mbështetjen e Air Policing të hapësirës ajrore shqiptare me NATO. Delegacioni italian përbëhej nga kolonel Giovanni Franchini dhe nënkolonel Guido Maule. Në takim mori pjesë edhe atasheu ushtarak italian në vendin tonë gjeneral brigade Vitto Dell`Edera. Delegacioni italian u prit në takim nga ko-

mandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja, i cili vuri theksin në domosdoshmërinë e përgatitjes dhe standardizimit të procedurave SOP për realizimin me sukses të kësaj detyre midis dy vendeve. Më tej u zhvillua takimi i përbashkët midis ekspertëve italianë dhe drejtuesve të Forcës Ajrore Shqiptare, ku u diskutua dhe u punua në detaje draft-SOP për zbatimin e procedurave stan-darde në operacionet SAR në mbështetje të NATO Air Policing. Përgatitja dhe miratimi i draft-SOP do të ketë ndikime pozitive në standardizimin e rregullave të Air Policing, në rritjen e sigurisë së fluturimit dhe në menaxhimin e situatave të kërkim-shpëtimit.

Në Komandën e Forcës Ajrore zhvilloi vizitë pune një delegacion i Forcës Ajrore të Italisë .Qëllimi i zhvillimit të kësaj vizite ishte përgatitja e draft-SOP për operacionet SAR, si dhe koordinimi i punës për zbatimin e procedurave për mbështetjen e Air Policing të hapësirës ajrore shqiptare me NATO

PU në të ardhmen. Në fund ceremo-nia u mbyll me në foto të përbashkët me të certifikuarit. Seksioni i PU, gjatë këtij viti trajnoi e certifikoi 45 kursantë (n/oficerë dhe UP) në kursin KBN/Of me 12 n/tetarë dhe 33 UP në kurset SIA. Oficerët dhe nënoficerët e Policisë Ushtarake, me profesionalizmin e tyre të lartë, u angazhuan direkt në mësimdhënie

me kursantët, në mbështetjen me bazë materiale dhe teknikë luftar-ake, dhanë ndihmë dhe koordinuan me Seksionin për të bërë më të mirën e mundshme në interes të re-alizimit të kursit. Përmes stërvitjes 10 javore të zhvilluar në Sauk, janë fituar aftësi të plota për të plotësuar rolin individual në operacione të ndryshme që ka për mision policia

ushtarake, Në këtë kurs, kursantët që bënë diferencën në krahasim më të tjerët ishin Pr.II Erisa Pushi dhe Pr.II Gazmend Gashi. Gjithashtu, tetar Elton Lleshi, u identifikua si më i angazhuari e me mjaft profesionalizëm në detyrën e in-struktorit. Për seksionin e policisë ushtarake, përfundimi i këtij kursi, ishte një moment vlerësimi, analize

dhe reflektimi, jo vetëm për të rishikuar cilësinë e realizimit të detyrave, mungesat e konstatuara, por edhe për të nxjerrë mësime, rishikuar programet në konsultë me specialistët më të mirë të PU, duke marrë në konsideratë nevojat që kanë strukturat e PU, për përf-shirje në programe të moduleve dhe temave te veçanta.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 13kds

Bashkëpunimi i frytshëm i Qendrës së doktrinës me Agjensinë e Zhvillimit të Doktrinës së SHBA

Ekipi amerikan, u prit nga shefi i Qendrës së Doktrinës, kolonel Ahmet Leka, i cili nëpërmjet një brifingu njohu palën amerikane me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Qendrës së Doktrinës

Nga data 02-06 dhjetor 2013, ekipi amerikan i Agjencisë së Zhvillimit të Doktrinës, në ambientet e Qendrës së Doktrinës në KDS, zhvilloi seminarin me temë: “Zhvillimi i Doktrinës Ushtarake në Forcat e Armatosura”

Në vijim të veprim-tarive të zhvilluara në kuadër të planit të bashkëpunimit ush-

tarak dypalësh, ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 02-06 dhjetor 2013, ekipi amerikan i Agjencisë së Zhvillimit të Doktrinës, në am-bientet e Qendrës së Doktrinës në KDS, zhvilloi seminarin me temë: “Zhvillimi i Doktrinës Ushtarake në Forcat e Armatosura”.Ekipi amerikan, i përbërë nga zoti Michael Waller dhe zoti Clinton Ancker, u prit në një takim kortezie nga komandanti i KDS gjeneral-brigade Bardhyl Hoxha. Gjeneral Hoxha pasi ju uroi mirëseardhjen, bëri një retrospektivë të shkurtër në lidhje me Qendrën e Doktrinës, si institucioni i vetëm kërkimor-shkencor i FARSH, në zhvillimin dhe ekspertizën e dhënë për për-gatitjen e doktrinave e manualeve. Më pas ekipi amerikan, u prit nga shefi i Qendrës së Doktrinës, kolo-nel Ahmet Leka, i cili nëpërmjet një brifingu njohu palën amerikane me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Qendrës së Dok-trinës, punën e bërë për hartimin e dokumenteve doktrinar, duke thek-suar rolin e Qendrës së Doktrinës si një strukturë kryesore në hartimin dhe menaxhimin dokumenteve të këtij lloji. Në takim u theksua se zhvillimi i koncepteve dhe hartimi i doktrinave është një proces i vazhdueshëm, ciklik dhe shumë i nevojshëm për stadin aktual të reformimit, në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura shqiptare.Gjithashtu në këtë takim u theksua se Doktrina Ushtarake e FARSH, e miratuar këtë vit, është hartuar duke u bazuar te politika zyrtare e shtetit shqiptar, e materializuar në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar dhe Strategjinë Ushtarake të FA, si dhe te doktrina e NATO-s.Në përfundim shefi i QD, kolonel Ahmet Leka, falënderoi ekipin amerikan, duke ju uruar punë të mbarë në zhvillimin e seminarit dhe se eksperienca e marrë në këtë seminar do na shërbejë për hartimin sa më mirë të dokumenteve doktri-narë në të ardhmen.

Zhvillimi i seminaritQëllimi i këtij seminari ishte tra-jnimi i personelit mbi proceset e përgatitjes dhe zhvillimit të doktri-nave në Forcat e Armatosura, hapat që ndiqen dhe zbatimi i tyre në procesin e trajnimit dhe stërvitjes si dhe shkëmbimi i përvojës në përcaktimin dhe institucionalizimin e procesit të përgatitjes dhe zhvil-limit të dokumenteve doktrinarë.Në këtë aktivitet morën pjesë shefat e degëve operacionalë të forcave, njësive e reparteve, pedagogë nga departamenti i operacioneve në AFA, Akademia e Nënoficerëve dhe Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes në SHP.Seminari u fokusua në trajtimin e çështjeve të mëposhtme si kuadri hi-erarkik për hartimin dhe zhvillimin dhe mbajtjen e doktrinës; filozofia e zhvillimit të doktrinës, hapat dhe proceset; kush është autoriteti që duhet të zhvillojë doktrinën; si i përdorin drejtuesit sugjerimet e doktrinës dhe si i përfshijnë në procesin e trajnimit dhe stërvitjes dhe mësimet e identifikuara nga zhvillimi i doktrinës, etj.Mjaft interes pati trajtesa për pro-cesin e hartimit të doktrinave dhe botimeve ushtarake duke filluar që nga identifikimi i nevojës së një dokumenti doktrinar deri në përgatitjen dhe botimin e tij. Ky proces u theksua në seminar është i gjatë dhe kalon nëpër disa hapa të rëndësishëm si: hartimi,

vlerësimi dhe miratimi i projekt-propozimit dhe projekt- direktivës për hartimin e këtij dokumenti; hartimi i projektit të materialit dok-trinar, qarkullimi i tij për mendime dhe grumbullimi i mendimeve dhe komenteve; vlerësimi i mendimeve dhe pasqyrimi i tyre në projektin përfundimtar i cili kalon për botim. Materialet doktrinore pavarësisht se janë miratuar e botuar ato kanë nevojë për rishikim e ripunim pe-riodik. Ka një numër faktorësh që mund të diktojnë ripunimin e një dokumenti doktrinar. Kur një fak-tor i veçantë ndryshon në mënyrë domethënëse, doktrina që është në zbatim duhet rishikuar për të parë se çfarë është e nevojshme të ndryshojë.

Ekipi amerikan gjatë seminarit i kushtoi një vëmendje të veçantë standardeve e formateve që duhen mbajtur parasysh gjatë hartimit të materialeve doktrinore si: hierarkia doktrinore, formati i projekt-propozimit, formati i projekt - direktivës, formati i botimit dok-trinar, tabelat e standardizuara për dhënien e mendimeve etj.Ekipi amerikan gjatë seminarit solli eksperiencën e ushtrisë ameri-kane në hartimin e dokumenteve doktrinarë, si dhe u dha mundësi pjesëmarrësve për shkëmbim eks-perience në këtë drejtim. E veçanta e këtij seminari ishte gatishmëria e ekipit amerikan për të trajtuar tema dhe çështje të kërkuara nga special-istët tanë, kjo falë eksperiencës dhe

njohurive të tyre për këtë problem. “Jemi këtu për t’u ofruar ndihmën tonë në çdo drejtim, duke bërë më të mirën” – u shpreh zoti Clinton Ancker, gjatë takimit me Gjeneral Hoxhën.Duke u nisur edhe nga niveli i pyetjeve dhe përgjigjeve të dhëna nga pjesëmarrësit, ekipi vlerësoi si mjaft pozitiv nivelin e njohurive të tyre dhe dëshirën për të përfituar sa më shumë nga temat e trajtuara në seminar dhe gatishmërinë për bash-këpunim të mëtejshëm. Në përfun-dim të seminarit pjesëmarrësve ju vu në dispozicion në formë elektronike të gjitha materialet e seminarit, akses për përdorimin e website të tyre dhe pikat e kontaktit.

Ermal Kaçaniku

Qëllimi i këtij seminari ishte trajnimi i personelit mbi proceset e përgatitjes dhe zhvillimit të doktri-nave në Forcat e Armato-sura, hapat që ndiqen dhe zbatimi i tyre në procesin e trajnimit dhe stërvitjes si dhe shkëmbimi i përvojës në përcaktimin dhe institu-cionalizimin e procesit të përgatitjes dhe zhvillimit të dokumenteve doktrinarë

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 201314 nato

Zhvillohet Ministeriali i Jashtëm i NATO-s në Bruksel

Ministeriali i Jashtëm i NAtO-s u fokusua tek Afganistani dhe rritja e lidhjeve me partnerët

Afganistani, partneriteti me Rusinë e Gjeorgjinë si dhe përgatitjet për samitin e vitit të ardhshëm të ud-

hëheqësve aleatë ishin çështjet krye-sore që u diskutuan gjatë ministerialit të Jashtëm dy-ditor të NATO-s, i cili filloi më 3 dhjetor 2013. Ministrat e Jashtëm e nisën takimin e tyre të Këshillit së Atlantikut të Veriut me një diskutim rreth objektivave dhe ax-hendës të samitit së vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ky samit pritet të përqen-drohet mbi Afganistanin, partneritetet dhe përmirësimin e operacioneve ush-tarake. Ministrat e Jashtëm e vazhduan takimin e tyre me një diskutim rreth mënyrave të forcimit së partneriteteve që ka NATO me vendet e tjera të botës. Dita e dytë e këtij ministe-riali filloi me një sesion të Këshillit NATO-Rusi (NRC). Takimi ishte një mundësi për 29 ministrat e Jashtëm, të cilët shkëmbyen pikëpamje rreth Sirisë, Afganistanit, mbrojtjes raketore dhe transparencës. Gjithashtu, NRC rishikoi bashkëpunimin praktik dhe mënyrat për avancimin e tij në vitin 2014. NRC u pasua nga një takim i ministrave të Jashtëm së vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere që kontribuojnë në misionin e ISAF-it. Ministri i Jashtëm afgan, Zarar Ah-mad Osmani dhe ministri i Brendshëm afgan, Umar Daudzai, morën pjesë së bashku me përfaqësuesin e posa-çëm së Sekretarit të Përgjithshëm së Kombeve të Bashkuara, Jan Kubis. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton ishte gjithashtu e ftuar së bashku me ambasadorin japonez përgjegjës për çështjet e NATO-s. Ministri i Brend-shëm afgan informoi takimin rreth përgatitjeve të sigurisë për zgjedhjet presidenciale së vitit të ardhshëm. Në këtë takim u diskutua gjithashtu rreth progresit së misionit të ISAF-it. Ky ministerial dy-ditor u mbyll me një takim të Komisionit NATO-Gjeorgji, ku ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan me homologen e tyre gje-orgjiane, znj. Maia Panjikidze, ku u diskutuan planet dhe perspektivat e reformave të vendit për bashkëpunim më të thellë, në prag të zgjedhjeve të fundit kombëtare.Deklarata e ministrave të Jashtëm të NAtO-s mbi ukrainënKëshilli i Atlantikut të Veriut dis-kutoi zhvillimet në Ukrainë. Ne e ndjekim nga afër situatën në vend. Ne e dënojmë përdorimin e tepruar të forcës kundër demonstruesve paqësorë në Ukrainë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që te frenojnë provokimet dhe dhunën. Ne nxisim Ukrainën, si mba-jtëse e Kryesisë në Zyrën e OSBE-së,

Afganistani, partneriteti me Rusinë e Gjeorgjinë si dhe përgatitjet për samitin e vitit të ardhshëm të udhëheqësve aleatë ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë ministerialit të Jashtëm dy-ditor të NATO-s, i cili filloi më 3 dhjetor 2013

të veprojë në përputhje të plotë me angazhimet e saj ndërkombëtare dhe të mbështesë lirinë e shprehjes dhe tubimit. Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe opozitës që të angazhohen në dialog dhe të nisin një proces të reformës. Një Ukrainë sovrane, e pavarur dhe e qëndrueshme, e përkushtuar në mënyrë të vendosur ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës, është çelësi për sigurinë euroatlantike. Ukraina mbetet një partnere e rëndësishme e NATO-s dhe Aleanca e vlerëson shumë kontributin e Ukrainës në sig-urinë ndërkombëtare. Partneriteti ynë do të vazhdojë mbi bazat e vlerave të demokracisë, të së drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. NATO mbetet e angazhuar të mbështesë procesin e reformave në Ukrainë.Ministrat e Jashtëm ranë dakord së partnerët janë çelësi i të ardhmes së AleancësNë ditën e parë të takimit të tyre në Bruksel, ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutuan prioritetet në lid-hje me samitin e vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ata ranë dakord se Aleanca duhet të investojë në aftësitë e duhura dhe në partneritetet e forta në mënyrë që të mbetet e fuqishme dhe e gatshme për t’ju përgjigjur sfidave të ardhshme të sigurisë. Gjithashtu, ata u angazhuan për të përforcuar lidhjen transatlantike dhe për të hapur një kapitull të ri në an-gazhimin e NATO-s me Afganistanin. “Në ISAF, ne kemi ndërtuar një nga koalicionet më të mëdha në historinë e kohëve të fundit, duke përfshirë një të katërtën e kombeve të botës”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Kjo tregon se sa të rëndësishëm janë bërë partnerët gjatë dy dekadave të fundit për suksesin tonë si një Aleancë. Ata shtojnë vlerë për operacionet tona. Ata sigurojnë informacion për konsultimet tona dhe ata e nxisin NATO-n për ndryshime si dhe në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Europë dhe më gjerë. Le ta themi thjesht: Ne kemi nevojë për partnerë dhe partnerët kanë nevojë për NATO-n”, shtoi ai.Ministrat e Jashtëm diskutuan se si të mbajnë lidhje të forta politike dhe konsultime të rregullta

me partnerët që duan të konsultohen me NATO-n dhe që janë të aftë të veprojnë së bashku me Aleancën. Ata vunë në dukje se përvoja njëzet-vjeçare e NATO-s në operacione tregon se ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes në pjesë të paqëndrueshme të botës, është një mënyrë për të rritur sigurinë dhe për të projektuar stabilitetin nëpërmjet bashkëpunimit.“Tashmë, ne po punojmë me një numër vendesh në mënyrë që t’i ndihmojmë të ndërtojnë demokracinë dhe struktura të përgjegjshme sigurie për të pastruar dëmet e shkaktuara nga konflikti si dhe të forcojnë transparencën dhe qever-isjen e mirë. Libia është një shembull kryesor ku kjo mund të jetë e dobishme dhe përpjekjet tona në përgjigje të kërkesës së qeverisë libiane për mbështetje po marrin formë, në koor-dinim të ngushtë me ato të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë”, tha Rasmussen. Ministrat e Jashtëm ranë dakord për të vazhduar diskutimet se si të ndihmojnë vendet përtej Aleancës në mënyrë që të ndërtojnë kapacitetet e tyre, ndërkohë që Aleanca përgatitet për samitin e Mbretërisë së Bashkuar.Këshilli NAtO-rusi miraton pla-nin e bashkëpunimit ambicioz për vitin 2014Ministrat e jashtëm të NATO-s, së bashku me homologun e tyre rus, Sergey Lavrov, ranë dakord të nisin një projekt së një fondi të përbashkët besimi për shkatërrimin e municioneve të vjetruara në rajonin e Kaliningradit dhe diskutuan çështjet e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë, me një fokus mbi Afganistanin, Iranin dhe Sir-inë. “Sot, ne ramë dakord të nisim një projekt për asgjësimin e municioneve të vjetruara, në një mënyrë të sigurt, efikase dhe miqësore me mjedisin. Në këtë mënyrë, do ta bëjmë më të sigurt mjedisin për të gjithë ata që jetojnë pranë këtyre stoqeve municionesh të rrezikshme si dhe do të krijojmë kushtet për ish-sitet ushtarake që të konvertohen për përdorim civil”, tha Sekretari i Përgjithshëm. NATO dhe Rusia do të nisin një projekt pilot për asgjësimin e municioneve të vjetruara e të rrezikshme në rajonin e Kaliningrad

të Rusisë. Projekti do të paguhet me anë të një fondi të ri besimi. Kostoja totale e të gjithë përpjekjeve është vlerësuar tek rreth 50 milionë euro dhe është projektuar të vazhdojë për 5 vjet. Gjithashtu, NRC miratoi një deklaratë në mbështetje të punës së misionit të përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndal-imin e Armëve Kimike (OPCW), i cili mbikëqyr shkatërrimin e stoqeve së armëve kimike të Sirisë dhe objektet e prodhimit. Ministrat e Jashtëm i bënë thirrje “të gjitha partive siriane të bash-këpunojnë” me misionin e përbashkët të OKB-OPCW. Ministrat i kërkuan të gjitha partive siriane të sigurojnë qasje të lirë dhe një mjedis të sigurt për misionin e përbashkët. Deklarata shtoi se shtetet anëtare të NRC të qëndrojnë të gatshme që të marrin në konsideratë ndihmë të mëtejshme për misionin, nëse kërkohet. Gjithashtu, ministrat bënë të qartë se e vetmja zgjidhje për krizën siriane ishte një proces politik përfshirës dhe i udhëhequr nga Siria dhe ata e mirëpritën vendimin për të thirrur Konferencën Ndërkombëtare mbi Sirinë, në Gjenevë në janar të vitit 2014. Në këtë takim, NRC ra dakord rreth një programi ambicioz për aktivitetet e bashkëpunimit të përbashkët për vitin 2014. NATO dhe Rusia tashmë bashkëpunojnë në luftën kundër narkotikëve, terrorizmit dhe piraterisë. Rasmussen tha se NATO dhe Rusia do të shqyrtojnë mundësinë për bashkëpunim në fusha të reja, sidomos në përfundimin e çminimit në Afganistan dhe në luftën kundër bombave në anë të rrugës. “Nga kjo do të përfitojë siguria jonë e përbashkët. Kjo do të na lejojë të promovojmë sta-bilitet në Afganistan e në këtë mënyrë në rajonin euroatlantik si dhe do të na lejojë të përmirësojmë mbrojtjen që ne japim për trupat e qytetarët tanë dhe të gjithë ata që kërcënohen nga bombat që bëhen në vendin e tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm.Ministrat e Jashtëm lëvdojnë përpjekjet e reformës gjeorgjianeMinistrat e Jashtëm të NATO-s u takuan me homologun e tyre gjeorgjian për herë të parë që prej inaugurimit të

presidentit të ri gjeorgjian. Ata ranë dakord së është arritur shumë që prej krijimit të Komisionit NATO-Gjeorgji, 5 vjet më parë. “Gjeorgjia është një partner unik dhe shumë i çmuar për NATO-n dhe ka shumë për të cilat populli gjeorgjian të krenohet. Zgjed-hjet e këtij viti dhe zgjedhjet parlamen-tare së vitit të kaluar, ishin të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Procesi demokratik i Gjeorgjisë vazhdon të piqet dhe në këtë mënyrë, Gjeorgjia shërben si një model për më gjerë në rajon”, tha Rasmussen. Gjeorgjia ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë në misionin e Aleancës në Afganistan dhe është angazhuar të kontribuojë në misionin e NATO-s të trajnimit, këshil-limit dhe asistencës për forcat afgane pas vitit 2014. “Ushtarët gjeorgjianë po i shërbejnë vendit të tyre dhe po ndajnë vlerat tona të përbashkëta në Afgani-stan, krah për krah me trupat aleate dhe Gjeorgjia ka ofruar të kontribuojë në Forcën e Reagimit të NATO-s, në mënyrë për të mbajtur trupat tanë të lidhur për të ardhmen. Në 5 vitet e krijimit të Komisionit NATO-Gjeorgji, ajo është afruar më pranë NATO-s dhe ne e kemi bërë Gjeorgjinë dhe rajonin më gjerë një vend më të sigurt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ministrat inkurajuan qeverinë e re që të vazhdojë të forcojë demokracinë dhe vunë në dukje se bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës do të mbetet thel-bësor për të vazhduar reformat. “Ne i njohim arritjet e Gjeorgjisë për ta bërë demokracinë e saj më të fortë, gjyqësorin e saj më të pavarur dhe sektorët e saj të mbrojtjes e sigurisë më transparentë dhe të përgjegjshëm. Gjithashtu, ne presim që autoritetet gjeorgjiane të mbështesin sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët dhe të shmangin perceptimin e drejtësisë selektive”, tha Rasmussen. Ministrat e mirëpritën angazhimin e vazhdueshëm e të durueshëm të Gjeorgjisë për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe riafirmuan mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetin brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, ata shprehën shqetësime të mëdha në lidhje me rifillimin e aktiviteteve për të ngritur gardhe dhe pengesa të tjera përgjatë vijave kufitare administra-tive brenda Gjeorgjisë. Ministrat bënë thirrje për heqjen e tyre, pasi ato ndikojnë në jetët e njerëzve dhe pengojnë zgjidhjen e konflikteve, nënvizoi Rasmussen. “Axhenda e reformës ambicioze gjeorgjiane ka një qëllim ambicioz: Integrim në familjen në familjen euroatlantike, ku Gjeorgjisë i takon nga natyra. Kështu që jam i bindur se qeveria e re do t’i sjellë një energji të re dhe një vrull të ri bashkëpunimit tonë dhe ne i qëndrojmë fort vendimeve tona të samitit të Bukureshtit e do të vazhdojmë të mbështesim popullin gjeorgjian në përm-bushjen e synimit të tyre për anëtarësim në NATO”, shtoi ai. Alba Musaraj

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 2013 15sport

NJOFtiMNë Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes do të

fillojnë kurset e edukimit artistik në degët:

1. Arte Pamore (Pikturë) Specialist Ilir Xhaxhiu

2. Muzikë (Këngë ) Specialist Ervin Bushati

3. Aktrim Specialiste Natasha Sela

4. Muzikë (Piano) Specialist Genti Rrushi

5. Kitarë Specialist Redon Makashi

6. Balet Specialiste Lorenca Gjonaj

Ftohen të gjithë efektivët ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të

Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të

paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

prane ambienteve të KDS-së .

Rregjistrimet fillojnë çdo ditë:

Nga datë 16 Shtator 2013 nga e hëna-në të premten, ora 09:00-15:00.

Ju ftojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistiko-

kulturor të fëmijëve tuaj.

Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin:

Cel: 069 2570146; 066 4090580

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE

MAREDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

NJOFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MBROJTJES

QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE

TË MBROJTJES DREJTORIA E AKTIVITETEVE

DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë

07.02.2013,

“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës,

fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda

radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e

Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin

e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013.

Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs.

Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorë-

zoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën:

[email protected].

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE

MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

SEKTORI I AKTIVITETEVE

LAJMËriMNga data 2 shtator 2013 në ambientet sportive të KDS filluan stërvitjet e ekipeve sportive me fëmijët e ushtarakëve për moshat 8-13 vjeç

Futboll, Basketboll, Volejboll, Karate, Atletikë, Boks

Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0664090636Ose çdo ditë të hënë-premte në QKMBM në KDS

DREJTORIA E AKTIVITETEVE SPORTIVE

4 dhjetori, mbahet kupa “dardania 2013” në Volejboll për fëmijë

Me rastin e festës së 4 dh-jetorit ditës së formimit të FA, Drejtoria e Ak-tiviteteve Sportive e

QKMBM-së në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe KDS; organizuan aktivitetin sportiv ‘’Kupa Dardania 2013’’në Vole-jboll për fëmije. Në këtë aktivitet sportiv ishin të ftuar të gjitha klubet dhe shoqatat sportive nga e gjithë Shqipëria, të grupmoshave 12-15 vjeç. Ju përgjigjën këtij aktiviteti me pjesëmarrjen e tyre ; SHOQATA TIRANA, PARTIZANI, KLUBI SPORTIV TIRANA, FARKA VOL-EY. Ekipi ynë Dardania u paraqit me ekipet e djemve dhe vajzave, të fëmi-jëve të ushtarakëve, të cilët kishin

kohë që stërviteshin sistematikisht 3 herë në javë për këtë eveniment. Stërvitja vjetore e ekipeve tona nuk ka si objektiv dhe qëllim “Kampi-onatizmin’’, por edukimin, zhvillimi fizik, dhe argëtimi e fëmijëve tanë për t’u rritur edhe ata fizikisht dhe psikologjikisht si bashkëmoshatarët e tyre që stërviten në ekipet e tjera sportive kundrejt pagesave mujore. Tashmë po e bëjmë traditë organiz-imin e kësaj kupe çdo vit në muajin dhjetor me fëmijët e ushtarakëve (një vit më parë këtë aktivitet e quajtëm ‘’Kupa Petrit Murzaku’’ për nder të kësaj figure së shquar të volejbollit Shqiptar). Dhe Ekipet tona çdo vit e më tepër po tregojnë një përgatitje të mirë tekniko-taktike, dhe këtë vit,

megjithëse u ndeshën me ekipe të konsoliduara të Kampionatit Kom-bëtar të Volejbollit për këto mosha, treguan se kanë mundësi dhe aftësi të ndeshen denjësisht me bashkë-moshatarët e tyre. Në përfundim të këtij aktiviteti ekipet tona u renditën në vend të dytë. Kupën e këtij aktiv-iteti e mori ekipi i Shoqatës Tirana si për djem dhe për vajza. Aktiviteti tregoi, se ekipet tona në sajë punës me përkushtimin të trajnerëve por dhe të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA-së, mund të konkurrojnë dhe në aktivitetet kombëtare të federatës shqiptare të volejbollit.

Koordinatorë Sportiv Arben SAKO, Andi Lundra

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 6 dhjEtor 2013 ushtriA - mod.gov.al · Nëpërmjet këtij kodi, rritet shkalla e përgjegjësisë morale të ushtarakëve tanë përpara popullit shqiptar, të

ushtriaE prEmtE, 6 dhjEtor 201316

Festa e Çlirimitministrja Kodheli bën homazhe në nderim të Dëshmorëve të atdheut