Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 tetor 2015 Forca Tokësore Intervista Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në këtë ceremoni ishin... Ylli Meçaj është një ish-oficer i njohur i Flotës Ushtarake Detare. Në vitet 1964-1668 ai mbaroi shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa në vite 1968-1971 kreu studimet e larta në Akademinë e Marinës. Në vitin 1971 filloi punë si oficer i Flotës sonë... “Trident Juncture-15”, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga viti 2002 “Kam 23 vjet i larguar, por shpesh më duket sikur jam në kabinën e katërit silurues” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] PREZANTOHET KOMANDANTI I RI FORCëS DETARE Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka prezantuar para personelit të shtabit të Forcës Detare komandantin e ri të kësaj Force, gjeneral brigade Ylber Dogjani. Në ceremoninë e orga- nizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, atashe ushatrakë të akredituar në vendin tonë etj. Në alën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, pasi ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Detare, theksoi se, misioni i fisnik i kësaj Force në mbrojtje të kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë është me të vërtetë një mision që duhet për çdo ditë dhe më tepër respektuar, për dinjitetin që karakterizon këtë forcë, për dinjitetin që karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Kufijtë e kaltër... faqe 10-11 » faqe 4-5 » ADRIATIK 5 - SHBA faqe 3 » Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike Në AFA hapet viti akademik 2015-2016 Industria e Mbrojtjes, thelbësore për të ardhmen faqe 7 faqe 13 KDS NATO faqe 8-9 » REPORTAZH Rritja e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës faqe 6 » faqe 2 » Dy studentë shqiptarë, krenaria e kursit në Kolegjin Mbretëror të Marinës Britanike

Transcript of Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa...

Page 1: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 tetor 2015

Forca tokësore

intervista

Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në këtë ceremoni ishin...

Ylli Meçaj është një ish-oficer i njohur i Flotës Ushtarake Detare. Në vitet 1964-1668 ai mbaroi shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa në vite 1968-1971 kreu studimet e larta në Akademinë e Marinës. Në vitin 1971 filloi punë si oficer i Flotës sonë...

“Trident Juncture-15”, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga viti 2002

“Kam 23 vjet i larguar, por shpesh më duket sikur jam në kabinën e katërit silurues”

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

PrEzaNtohEt koMaNdaNti i ri Forcës dEtarEMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka prezantuar para personelit të shtabit të Forcës Detare komandantin e ri të kësaj Force, gjeneral brigade Ylber Dogjani. Në ceremoninë e orga-nizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, atashe ushatrakë të akredituar në vendin tonë

etj. Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, pasi ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Detare, theksoi se, misioni i fisnik i kësaj Force në mbrojtje të kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë është me të vërtetë një mision që duhet për çdo ditë dhe më tepër respektuar, për dinjitetin që karakterizon këtë forcë, për dinjitetin që karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Kufijtë e kaltër...

faqe 10-11»

faqe 4-5»

adriatik 5 - shBafaqe 3»

Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike

Në AFA hapet viti akademik 2015-2016

Industria e Mbrojtjes, thelbësore për të ardhmen

faqe 7

faqe 13

kds

nato

faqe 8-9»

repOrTAzh

rritja e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisësë Kosovës

faqe 6»

faqe 2»

dy studentë shqiptarë, krenaria e kursit në kolegjin Mbretëror të Marinës Britanike

Page 2: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita hysAj

redaktore/Korrektore:Anila DoDA

Gazetarë:Mimoza GolIKjA

Albert ZholI

Gazetarë:saimir AlIjAetleva sMAçI

Në Dubrovnik të Kroacisë është zhvilluar Konfer-enca Rajonale e Kartës së Adriatik 5 - SHBA.

Në këtë konferencë morën pjesë ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnje -Her-cegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo kon-ferencë përfshin takimet e minis-trave të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të tri nismave rajonale, përkatësisht iniciativës A-5, të Ministerialit të Mbrojtjes të Evropës Juglindore dhe drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës së parë është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, nevojën për t’iu atdaptuar sfidave të reja dhe rreziqeve, mbështetjen dhe nevojën sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u vlerësua dhe u mbështet iniciativa e Shqipërisë për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj në kuadër të planit kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi disa takime bilaterale. Një takim ministrja Kodheli zhvilloi me znj. Evelyn Farkas, zëvendësasis-tente e Sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. Gjatë këtij takimi ministrja Kod-heli u ndal tek sfidat me të cilat po përballet sot Aleanca, sidomos në kufijtë jugorë dhe lindorë të saj. Znj Kodheli e njohu znj. Farkas dhe me kontributin që po jep Shqipëria në të gjitha angazhimet e Aleancës. Znj. Kodheli informoi znj. Farkas se këto ditë është nisur një kompani me trupa shqiptare në stërvitjen “Trident

juncture-2015”, e cila është ndër më të mëdhatë që ka zhvilluar NATO në këto 20 vitet e fundit.

Po kështu, ministrja Kodheli është takuar me ministrin e FSK-

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në takimin e Kartës së

Adriatik 5-SHBA në Kroaci

së, z. Haki Demolli. Dy ministrat diskutuan për mbështetjen që Shqipëria do të vazhdojë t’i jap Kosovës në rrugën drejt integrimit në strukturat euroatlantike, për

çështje të arsimimit të përbashkët etj. Gjithashtu, ministrja Kodheli është takuar edhe me ministren e Mbrojtjes të Bosnje-Hercegov-inës, znj. Marina Pendes, me të

cilën diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin bilateral, për projektin pilot për demontimin, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Page 3: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 3zyrtare

Kronologjia e zhvillimit të ceremonisë së emërimit të komandantit të Forcës Detare, gjeneralbrigade Ylber Dogjani

Prezantohet komandantii ri Forcës Detare

Ministrja Kodheli: I uroj shumë suksese gjeneral brigade Ylber Dogjanit në punën e tij fisnike, ashtu siç pretendoj dhe ju këshilloj që të gjithë ju bashkë të jeni me të dhe

në suport të tij në realizimin e detyrave kushtetuese që na janë ngarkuar

shefqet kërcelli

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kod-heli, ka prezantuar para personelit të shtabit të Forcës Detare komandantin e ri të kësaj Force, gjeneral brigade

Ylber Dogjani. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjith-shëm dhe Forcave tona të Armatosura, atashe ushatrakë të akredituar në vendin tonë etj.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, pasi ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Detare, theksoi se, misioni i fisnik i kësaj Force në mbrojtje të kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë është me të vërtetë një mision që duhet për çdo ditë dhe më tepër respektuar, për din-jitetin që karakterizon këtë forcë, për dinjitetin që karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Kufijtë e kaltër shqiptarë janë të paprekshëm, ashtu siç është i paprekshëm territori ynë, siç është e paprekshme siguria jonë. Shqipëria është pjesë e Aleancës NATO dhe si e tillë është pjesë e një mbrojtjeje kolektive që e bën territo-rin e Republikës së Shqiprisë të tillë, pra të pa prekshëm”, - është shprehur znj. Kodheli. “Por, - nënvizoi ajo, - projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti. Ndaj është në detyrimin tim kushtetues, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, të drejtuesit tashmë të ri të Forcës Detare dhe të gjithëve ju bashkë, që të jemi në një linjë dhe të punojmë me devotshmërinë për të cilën jemi betuar”.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i uroi edhe njëherë gjeneral brigade Dog-janit suksese në punën e tij fisnike, duke kërkuar njeherazi nga e gjithë trupa e kësaj Force që të jenë me të dhe në suport të tij për realizimin e detyrave kushtetuese që na janë ngarkuar.

Ndërsa gjeneral brigade Ylber Dogjani në fjalën e tij u shpreh se, unë vij në këtë pozicion të ri, i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për vendin dhe rolin që ka kjo komandë për sigurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të hapësirës detare të Repub-likës së Shqipërisë, zbatimin e ushtrimit të ligjsh-mërisë në det, duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e tjera të FA, si dhe me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare. Ai shpalosi më tej disa nga objektivat dhe synimet e tij për realizimin me sukses të detyrës që sapo ka marrë, si dhe garantoi ministren Kodheli se do ta ushtrojë detyrën e tij konformë ligjit.

konferencë Planëzuese për stërvitjen e përbashkët “durrës-sarex-2015”Në Forcën DetareMë datën 16 tetor 2015 në Bazën Detare të Kepit të Palit u zhvillua Kon-

ferenca Planëzuese e stërvitjes së përbashkët “Durrës-Sarex-2015”. Në këtë Konferencë morën pjesë ushtarakë të shtabit të Flotiljes Detare në Pashaliman, të Grupit të Dytë Patrullues në Bazën e Kepit të Palit, specialistë të Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale Detare, kordinatorë të Forcës Ajrore, të Policisë Kufitare, Antikontrabandës Detare, Kapitenerisë së Portit Durrës dhe Inspetoriatit të Peshkimit. Tema e kësaj stërvitje përmbledh veprimet e përbashkëta për kryerjen e operacioneve të zbatimit të ligjshmërisë detare dhe kërkim-shpëtimit. Ndërsa qëllimi i stërvitjes është organizimi i bashkëveprimit, kryerja e operacioneve të përbashkëta midis Flotiljes Detare dhe institucioneve që kanë interesa në det, në kuadër të operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë dhe kërkim-shpëtimit SAR, si dhe testimi i mjeteve e procedurave të komu-

nikimit për bashkëveprim në operacion. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë edhe mjete të Grupit të Dytë Patrullues, të Policisë Kufitare, Antikontrabandës Detare dhe helikopterë të Forcës Ajrore. Fillimisht komandanti i Grupit të Dytë Patrullues, kapiten i rangut të dytë Besnik Cami i njohu pjesëmar-rësit me tematikën, qëllimin, forcat pjesëmarrëse dhe skenarin e stërvitjes “Durrës-Sarex-2015”. Në vijim shefi Operacional i Flotiljes Detare, Kapiten i Rangut të Dytë Qerim Shkrepa prezantoi zonën e operacioneve, veprimet e pjesëmarrësve të çdo institucioni detar, rëndësinë e bashkëpunimit midis tyre etj. Më pas, kordinatorët e çdo strukture saktësuan vendosjen e mjeteve dhe kursin e lëvizjes së tyre për çdo skenar. Dokumentacioni i stërvitjes u përgatit nga shtabi dhe specialistët e Flotiljes dhe Grupit të Dytë Patrullues. Stërvitja do zhvillohet javën e ardhshme në rajonin e Kepit të Palit.

Shefqet Kërcelli

Më datën 20 tetor 2015, në ambientet e Komandës së Forcës Detare, u zhvillua ceremonia e emërimit të komandantit të ri të Forcës

Detare, gjeneral brigade, Ylber Dogjani. Në këtë ceremoni morën pjesë ushtarakë të Forcës Detare, të Shtabit të Përgjithshëm të FA, përfaqësues të pushtetit vendor Durrës, përfaqësues të institucioneve të tjera detare, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tone. Mbas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, të pranishmit i përshëndeti zv/komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I Adnand Agastra, i cili theksoi përkushtimin maksimal të efektivit të Forcës Detare në përmbushjen e misionit kushtetues. Më pas, në praninë e flamurtarëve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i dorëzoi Flamu-rin Luftarak të Forcës Detare, general brigade Ylber Dogjanit. Mbas marrjes së Flamurit, komandanti i ri i Forcës Detare, falenderoi min-istren e Mbrojtjes, SHSHP, kryeministrin dhe Presidentin e RSh për besimin e dhënë në emërimin e tij në këtë detyrë. Në vijim të fjalës së tij, gjeneral brigade Dogjani u shpreh se “unë vij në këtë pozicion të ri, i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për vendin dhe rolin që ka kjo Komandë në sigurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e ushtrimit të ligjshmërisë në det, duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e tjera të FA, si dhe me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare”. Më pas ai premtoi se, në punën e tij do ketë objektiv kryesor forcimin e aftësive operacionale dhe gatishmërisë luftarake të Forcës Detare për të përballuar

me sukses kërcënimet e rreziqet në hapësirën tonë detare. Pjesmarrësit e kësaj ceremonie i përshëndeti ministrja e Mbrojtjes,

znj. Mimi Kodheli, e cila i uroi shumë suksese gjeneral brigade Ylber Dogjanit në punën e tij fisnike dhe këshilloi personelin e kësaj force që ta mbështesin atë për realizimin e detyrave kushtetuese. Në vijim zonja Kodheli theksoi se misioni i fisnik Forcës Detare në mbrojtje të kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë është me të vërtetë një mision që duhet respektuar për çdo ditë dhe më tepër, për dinjitetin që karakterizon këtë forcë, për dinjitetin që karakterizon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Kufijtë e kaltër shqiptarë janë të paprekshëm, ashtu siç është i paprekshëm territori ynë, siç është e paprekshme siguria jonë. Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si e tillë është pjesë e një mbrojtjeje kolektive që e bën territorin e Republikës së Shqipërisë të tillë, pra të pa prekshëm”, u shpreh znj. Kodheli. Më tej, ministrja Kodheli nënvizoi se, projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti. Ndaj është në detyrimin tim kushtetues, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, të drejtuesit tashmë të ri të Forcës Detare dhe të gjithëve ju bashkë, që të jemi në një linjë dhe të punojmë me devotshmërinë për të cilën jemi betuar.

Më pas, pjesëmarrësit në këtë ceremoni bënë një fotografi të përbashkët me ministren e Mbrojtjes znj. Kodheli dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Page 4: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 20154 zyrtare

Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të

kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në këtë cer-emoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke iu drejtuar trupave pjesëmarrëse në stërvitjen “Trident Juncture 2015” u shpreh: “Ju ushtarakë të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë po merrni pjesë në një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që nga nisja e procesit të anëtarësimit në NATO-s”. Më tej, ministrja Kodheli është fokusuar tek rëndësia strategjike që ka për Aleancën kjo stërvitje. “Për ju, të nderuar ushtarakë, kjo stërvitje është një konfirmim i aftësive dhe kapaciteteve tuaja për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë. Nën moton “28 për 28” ju do t’i bashkoheni më shumë se 36 mijë trupave ushtarake të vendeve të Aleancës, por dhe të atyre partnere. Ndihem krenare që ju po merrni pjesë në këtë angazhim masiv, të pajisur sipas standardeve dhe modeleve më të mira të NATO-s”,- ka theksuar znj. Kodheli.

Në përfundim të fjalës së saj min-istrja e Mbrojtjes Kodheli u shpreh: “Po merrni pjesë në një angazhim historik të Aleancës. Prandaj ju kërkoj të tregoni më të mirën tuaj. Të jepni maksimumin për ta bërë si gjithnjë Shqipërinë krenare për ushtarakët që ka, për Aleancën që ka në gjirin e vet profesionistë të zotë, por dhe për famil-jet tuaja që kanë burra e djem trima e sypatrembur”.

Qëllimi i stërvitjes “Trident Junc-ture-15” është për të trajnuar dhe tes-tuar Forcën e Reagimit të NATO-s, një forcë shumëkombëshe e gatishmërisë së lartë dhe teknologjikisht e avancuar e përbërë nga komponentët e forcave tokësore, ajrore, detare dhe forcave speciale. Në këtë stërvitje do të përf-shihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga mëse 30 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zhvillohet në Itali, Portugali, Spanjë, Oqeanin At-lantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Stërvitja “Trident Juncture-15” është stërvitja më e madhe e NATO që nga viti 2002, pas stërvitjes “Strong Resolve 2002” në të cilën morën pjesë rreth 40 000 trupa. Ajo do të demon-strojë nivelin e ri të rritur të ambicies së NATO-s në luftën moderne dhe do të tregojë një Aleancë të aftë dhe të pajisur me aftësinë dhe kapacitetet e përshtatshme për të përmbushur sfidat e tanishme dhe të ardhshme të sigurisë.

Më tepër se 12 organizata ndërkom-bëtare, agjenci dhe organizata joqe-veritare, të tilla si BE dhe AU, do të marrin pjesë gjithashtu në këtë stërvitje, duke demonstruar përkushtimin dhe kontributin e NATO-s në një qasje gjithëpërfshirëse. Forcat Tokësore, Ajrore, Detare dhe Forcat Speciale do të marrin pjesë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme dhe në shtabe të ndryshme për t’u stërvitur në një mjedis kompleks për të përmirësuar kapacitetet e aftësive të Aleancës për të gjithë spektrin e operacioneve.

Trupat e kompanisë së parë të b2k me punën dhe sakrificat e tyre tashmë janë gati për t’u stërvitur krah për krah dhe me standarde të njëjta me ato të vendeve aleate dhe partnere. Për të arritur deri këtu puna e tyre ka filluar qysh në vitin 2013, vit në të cilin Shqipëria vendosi të kontribuojë në Forcën e Reagimit të NATO-s me një kompani këmbëso-rie. Kjo kompani u dizenjua qysh në muajin dhjetor të vitit 2013 në mënyrë që të përmbushë të gjitha kapacitetet që përcakton Kodi i Kapaciteteve të NATO. Falë mbështetjes së gjithan-shme të Forcës Tokësore, SHPFA dhe Ministrisë së Mbrojtjes kompania është pajisur me mjete dhe armatim të ri dhe është trajnuar brenda dhe jashtë vendit, në Qendrën Shumëkombëshe të Bashkuar të Gatishmërisë në Hohenfels, Gjermani.

Trupat e Kompanisë së Parë të b2k në Zall-Herr në stërvitjen “Trident Juncture-15”

“Trident Juncture-15”, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga viti 2002

Kodheli: Jepni maksimumin për ta bërë Shqipërinë krenare për ushtarakët që ka, për Aleancën që ka në gjirin e vet profesionistë të zotë, por dhe për familjet tuaja që kanë burra e djem trima e sypatrembur

Zotërinj gjeneralë,Oficerë, nënoficerë dhe

ushtarë,Të nderuar ushtarakë të

Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë,

Veprimet destabilizuese ushtarake në kufinjtë lindorë të NATO-s dhe pasiguria në rritje në Mesdheun jugor kanë sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, Siri, Irak dhe jo vetëm, demonstrojnë rëndësinë që ka NATO-s për të qenë e mirëpërgatitur në paran-dalimin e çdo agresioni të mund-shëm apo për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme. Stërvitja “Trident Juncture 2015” është me e madhja dhe më ambiciozja që Aleanca jonë ka organizuar që nga viti 2002.

Dhe ju, ushtarakë të Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë po merrni pjesë në një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që nga nisja e procesit të anëtarësimit në NATO-s. Kjo për faktin se kufinjtë e Aleancës sonë janë të kërcënuar, liria, pavarësia dhe vlerat tona demokratike po vihen në shënjestrën e armiqve që vijne nga lindja e jugu.

Pjesa e dytë e Stërvitjes “Trident Juncture” në të cilën ju do të merrni pjesë, ka si qëllim rritjen e gatishmërisë për t’ju përgjigjur një game të gjerë sfidash. Kjo stërvitje do të testojë edhe Task Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë, pjesë e së cilës është edhe batalioni juaj. Stërvitja ka një rëndësi strategjike për Aleancën. Shqipëria, me pjesëmarrjen e kom-panisë tuaj, por dhe të dy kompanive të tjera të batalionit të dytë, jep një shenjë të qartë solidariteti dhe vendoësmërie për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin Euro-Atlantik. Për ju, të nderuar ushtarakë, kjo stërvitje është një konfirmim i aftësive dhe kapaciteteve tuaja për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.

Nën moton “28 për 28” ju do t’i bashkoheni më shumë se 36 mijë trupave ushtarake të vendeve të Aleancës, por dhe të atyre

partnere. Ndihem krenare që ju po merrni pjesë në këtë angazhim masiv, të pajisur sipas standarteve dhe modeleve më të mira të NATO-s. Jemi në pa-rarojën e vendeve që kanë trashëguar armatim lindor, me një program të qartë e të shpejtë të zëvendësimit të arsenalit me standartet më të përparuara perën-dimore.

Të nderuar të pran-ishëm,

Rajoni në të cilin je-tojmë është krejtësisht i përfshirë në vorbullat që po krijohen në Lindje e në Jug. Ballkani Perëndimor është i influencuar si nga dimri i ftohtë rus, ashtu dhe nga nxehtësia përvëluese e radikalizmit. Valët e refug-

jatëve që po vijnë drejt Europës forcojnë nevojën për të gjetur një zgjidhje që prek rrënjët e problemit, e jo vetëm pasojat e tij. Njësia juaj përfshin edhe një grup ushtarakësh amerikanë të Gardës së Nju Xhersit. Angazhimi ynë i përbashkët me aleatët tanë strategjikë është sprova më e mirë e asaj lidhje të pazgjidhshme që kemi lidhur. Do të jemi kudo bashkë, në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të lirisë e demokracisë. Dhe për këtë nuk ka asnjë ngurim.

Kompania e Parë e Batalionit të Dytë po niset drejt Italisë, një tjetër vendi mik e aleat që ka dhënë e bërë shumë për ne në këtë transformim rrënjësor disa vjeçar të Forcave tona të Armatosura. Jo pa qëllim vendosëm të angazhoheshim në atë pjesë të skenarit të stërvitjes që zhvillohet në Itali. Urat e bashkëpunimit janë prezente prej vitesh. Ato thjesht duhen sprovuar e forcuar. Po merrni pjesë në një angazhim historik të Aleancës. Prandaj ju kërkoj të tregoni më të mirën tuaj. Të jepni maksimumin për ta bërë si gjithnjë Shqipërinë krenare për ushtarakët që ka, për Aleancën që ka në gjirin e vet profesionistë të zotë, por dhe për familjet tuaja që kanë burra e djem trima e sypatrembur.

Ju priftë e mbara!

Fjala e ministres së Mbrojtjes, Mimi kodheli

Page 5: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 5forca tokësore

Edhe këtë javë Forca Tokë-sore, strukturat, repartet, nënrepartet dhe efektivat e tyre kanë vijuar veprimtarinë

e tyre me përgjegjësi, përkushtim dhe disiplinë të lartë, duke realizuar në kohë dhe me cilësi detyrat e planifi-kuara dhe ato që kanë dalë përgjatë procesit ditor të punës. Padyshim, në fokus kryesor ishte përcjellja cer-emoniale që iu bë trupave të k1 të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë që do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s “Trident juncture 2015”, ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministrja e Mbrojtjes Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Bazo, si dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura. Po japin disa nga veprimtaritë kryesore të javës në FT.

Aleanca e NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi stërvitjen e saj më të madhe përgjatë këtyre 20 viteve të fundit, që pas stërvitjes “Strong Resolve 2002”. Në këtë stërvitje marrin pjesë mijëra trupa të shpërndara në të gjithë Evropën Jugore, ku do të vihen në provë aftësitë e reagimit të shpejte te saj. Stërvitja “Trident juncture 2015”, e cila përfshin një personel prej 36000 trupash, 140 avionë dhe 60 anije, nga më tepër se 30 vende anëtarë të NATO dhe vende partnere si, Finlanda, Suedia, Ukraina, Austria, Bosnjë-Hercegovina, Maqe-donia dhe Australi, do të zhvillohet përgjatë Italisë, Portugalisë, Spanjës, në Oqeanin Atlantik, në Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjer-mani, Belgjikë dhe Holandë. Stërvitje ka nisur në datën 19.10.2015 dhe do të vazhdoi deri në datën 06.11 2015. Nga vendi ynë për herë të parë pjesëmarrës në këtë stërvitje të madhe do të jenë 150 trupa. Ky efektiv në përbërje të k1k b2k do të jetë i pajisur me armatimin më të ri që FA kanë në përdorim kohët e fundit. “Trident Juncture-2015” do të demonstrojë nivelin e ri të rritur të ambi-cies së NATO-s në luftën moderne dhe do të tregojë një Aleancë drejtuese me kapacitetet dhe aftësi për t’u përballur me sfidat e sigurisë së tashme dhe ato të së ardhmes. Më tepër se 12 organizata ndërkombëtare, agjenci dhe organizata joqeveritare, të tilla si BE dhe AU do të marrin gjithashtu pjesë në këtë stër-vitje, duke demonstruar angazhimin e NATO dhe kontributin e saj në një qasje gjithëpërfshirëse. Objektivi kësaj stërvitje është që NATO të përgatisë forcat e saj reaguese për të vepruar në një zonë të mundshme operacioni shumëkombësh, ndërsa ka për qëllim trajnimin dhe testimin e këtyre trupave të cilët do të kryejnë veprime në tre

KëTë JAvë Në FOrcëN TOKëSOre

“Trident juncture-2015” test dhe për k1 të b2k të Forcës Tokësore

nënkolonel ediand elezi

komponentë: tokësor, detar dhe ajror, si dhe pjesëmarrja e forcave speciale.

Në ceremoninë e fillimit të kësaj stërvitje të madhe, e cila u zhvillua ne Bazën Ajrore të Trapanit në Itali, Zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershboë, u shpreh: “NATO është e gatshme dhe në gjendje të mbrojë çdo aleat kundër çdo kërcënimi në çdo formë. Kjo do të demonstrojë aftësinë tonë për të reaguar shpejt dhe me vendosmëri përtej kufijve tanë për të mbrojtur partnerët tanë dhe interesat tona”.

Si një ngjarje kulmuese për njësitë ushtarake dhe stafet civile që iu përkasin më shumë se 30 vendeve pjesëmarrëse, “Trident Juncture 2015” do të paraqesë një mundësi për ta, për të përmirësuar aftësitë e tyre operacionale. Forca Tokë-sore, Ajrore, Detare dhe Forcat Speciale do të marrin pjesë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme dhe në shtabe të ndryshme për t’u stërvitur në një mjedis kompleks për të përmirësuar të gjithë spektrin reargues të aftësive të

Aleancës. Në përfundim të “Trident Juncture-

2015”, shtabet nga Komanda e Forcës së Bashkuar (JFC), Bruksel do të certifikohen zyrtarisht për të drejtuar Forcën e Reagimit të NATO (NATO Response Force), që do të jetë gati në vitin 2016.

Me stërvitjen “Trident Juncture-2015” Forcat e Reagimit të NATO-s (NRF) testohen për herë të parë në një shkallë kaq të gjërë. Në vitin 2016 nga NATO është planifikuar si forcë e reagimit të shpejtë krijimi i një Takse Force e Gatishmerisë Shumë të Larte (VJTC). VJTC do të përbëhet nga një brigadë këmbësorie prej 5000 ushtarakësh që do të mbështetet nga e forcat speciale detare dhe ajrore, të cilave në rast nevoje do t’u shtohen dhe dy brigada të tjera të dislokimit të shpejtë që do të ofrohen me rotacion vjetor nga disa vende të Aleancës.

Zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Vershbow: Kjo sëtvitje do të demonstrojë aftësinë tonë për të reaguar shpejt dhe me vendosmëri përtej kufijve tanë për të mbrojtur partnerët tanë dhe interesat tona

Dita Botërore kundër urisë solidarizon efektivat e Forcës Toksore

Solidaritet i, ndihma dhe përkrahja për njerëzit në nevojë në Ditën Botërore Kundër Urisë, bëhet më evidentë. Me moton “Mendoni edhe për ata që nuk janë si ju” dhe thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, ashtu si gjithë institucionet dhe Min-istria e Mbrojtjes i është bashkuar fushatës për mbledhjen e ndihmave. Në këtë kuadër, efektivat e Forcës Tokësore, iu bashkuan nismës së ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli “Mendoni edhe për ata që nuk janë si ju” dhe e konsiderojnë kontributin e tyre për luftën kundër urisë dhe varferisë si një mundësi për të treguar se ata janë gjithmonë të gatshëm për mbështetur njerëzit në nevojë në çfarëdolloj situate.

Dega e Bashkëpunimit Civilo – Ushtarak (BCU) e Forcës Tokësore, prej ditësh ka filluar fushatën dhe sensibilizimin e efektivave të FT

në lidhje me këtë akt human. Janë shpërndarë postera, fletëpalosje, si dhe është bërë njoftim në median elektronike me qëllim tërheqjen e sa më shumë dhuruesve. Deri tani duke koordinuar punën me koman-dat e reparteve të varësisë, është bërë e mundur të grumbullohen një sasi e konsiderueshme kon-tributesh, kryesisht në ushqime dhe veshmbathje. Në fakt, Forca Tokësore me Kryqin e Kuq Shqiptar prej kohësh ka një bashkëpunim të frytshëm duke mbështetur të gjitha nismat e tij. Një aktivitet i rëndësishëm ka qenë dhurimi i gjakut në mënyrë periodike për njerëzit në nevojë dhe fëmijët talesemikë nga repartet dhe nënrepartet e Forcës Tokësore. Ndërkaq, mbledhja e kontributeve për njerëzit në nevojë vazhdon.

atashetë ushtarakë vizitojnë Forcën toksoreNë datën 21 tetor 2015, atashetë ushtarakë të akredituar

në vendin tonë bënë një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr. Kjo veprimtari ishte e bazuar në Matricën Vjetore të FA-së. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e atasheve ushtarakë të vendeve të huaja me struk-turën, misionin e Forcës Tokësore, ndryshimet e fundit dhe objektivat për të ardhmen. Grupi i atrasheve ushtarak u prit nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili në fjalën e mirseardhjes për përfaqë-suesit e huaj, bëri një rezyme të reformës dhe zhvillimeve të fundit në Forcat e Armatosura në përgjithësi dhe për Forcën Toksore në veçanti. Gjeneralmajor Dushku u ndal në misionin kryesor të Forcës Toksore, e cila është stërvitja për të përballuar krizat dhe kërcënimet eventu-ale. Ai përmendi stërvitjen “Trident Juncture-2015” që po zhvillohet në Sardenja të Italisë, ku Forca Tokësore

është e përfaqësuar me një kompani.Më pas, me anë të një birfingu që mbajti kolonel Adi

Ndoni, trupa e atasheve ushtarakë të akredituar në vendin tonë u njoh me misionin, strukturën, detyrat kryesore dhe trajnimet që kryejnë repartet dhe n/repartet e Forcës Toksore. Në brifing pati pyetje dhe interesim nga pjesë-marrësit, të cilave iu dha përgjigje nga përfaqësuesit e shtabit të FT-së. Më pas, grupi i atasheve ushtarak të huaj vizitoi ambientet e Komandës së Forcës Tokësore, qendrën e gjuhës angleze, palestrën etj.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkepunuese, ku atashetë ushtarakë nëpërmjet atasheut grek, i cili është dhe koordinatori i atasheve, u shprehën shumë të kënaqur për informacionin që morën dhe shkallën e bashkëpunimit që gjetën në shtabin e Forces Tokësore.

Page 6: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 20156

rritja e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës

fsk

infrastruktura e sigurisë në vend.

Ndërsa ministri i FSK-së Haki Demolli në përfundim të stërvitjes “Shqiponja 4’’ u shpreh i lumtur për realizimin e saj me sukses si aktiviteti më i rëndësishëm i FSK për vitin 2016. Ai përgëzoi gjeneral lejtënant Rrah-man Ramën për suksesin e FSK-së të treguar gjatë pesë ditëve të operacionit. Gjithashtu, kreu i FSK-së falënderoi edhe këshill-tarët ndërkombëtarë në kuadër të Ekipit Ndërlid-hës Këshillues të NATO-s (NLAT). Në fund ministri Demolli tha se MFSK-ja dhe FSK-ja janë duke ve-pruar aktualisht në kuadër të misionit, ndërsa procesi i transformimit, nënvizoi

ai, do të jetë plotësisht transparentë dhe do të bëhet në koordinim me partnerët tanë strategjik, si SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtënant Rrahman Rama shprehu jo vetëm kënaqësinë e tij, por edhe vlerësime të larta për përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave pjesëmarrëse, të cilat u manifestuan qartazi në në demonstrimet që ata kryen gjatë gjithë stërvitjes “Shqiponja 4’’.

Skenari i ushtrimit ishte reagimi i FSK-së në ndihmë të auto-riteteve lokale pas një tërmeti në rajonin e Ferizajt dhe pasojat që dalin nga tërmeti si: fatkeqësi natyrore, dëmtim të infrastrukturës, lëvizje të popullatës, deri edhe dalja në skenë e organizatave krimi-nale si pasojë e situatës së përkeqësuar. Për këtë qëllim FSK-ja angazhoi njësitë e specializuara të Mbrojtjes Kimike, Atomike, Biologjike, të EOD dhe Eliminimit të Mjeteve të Pashpërthyera, ekipin shëndetësor, kërkim shpëtimin urban, si dhe Brigadën e Reagimit të Shpejtë.

Objektivi kryesor i stërvitjes fushore “Shqiponja 4’’ ishte trajnimi i liderëve dhe njësive për Detyrat Kolektive me qëllim të realizimit të operacioneve komplekse në mbështetje të autoriteteve civile në fazën e planifikimit, ekzekutimit, si dhe të analizimit. Gjithashtu objektiv tjetër ishte mbajtja e nivelit të gatishmërisë operacionale dhe zhvillimit të aftësive ekzistuese, përmirësimi i koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë në operacion, dislokimi i forcave nga venddislokimi i përhershëm në zonën e operacionit dhe implementimi i sistemit të mësimeve të nxjerra.

Stërvitja fushore “Shqiponja 4’’ dhe rezultatet e larta të saj janë një tjetër dëshmi e qartë e punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme që bëjnë strukturat e FSK-së për të plotësuar gjithnjë e më mirë misionin e tyre kushtetues, si dhe për transformimin e tyre në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës.

kolonel fiqiri hoxha, atashe ushtarak i rsh në Prishtinë

Stërvitja fushore “Shqiponja 4’’ dhe rezultatet e larta të saj janë një tjetër dëshmi e qartë e punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme që bëjnë strukturat e FSK-së për të plotësuar gjithnjë e më mirë misionin e tyre kushtetues, si dhe për transformimin e tyre në Forca të Armatosura të Repub-likës së Kosovës.

Në datën 15-16 tetor 2015 në Prishtinë u zhvillua Kon-ferenca e Tretë “FSK dhe partnerët”. Në këtë veprimtari

të rëndësishme morën pjesë: ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjeneral lejtënant Rrahman Rama, ushtarakë të lartë të FSK-së, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s (NAT), drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në (NLAT), atashetë ushtarakë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i konferencës së përbashkët “FSK dhe partnerët” ishte rritja e ndërsjellë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes partnerëve me ekipet këshilluese të NAT dhe NLAT, si dhe me organizmat mbështetës të ministrisë për FSK-së dhe të FSK-së.

Në fjalën e hapjes që mbajti në konferencë ministri i FSK-së, z. Haki Demolli, vlerësoi shumë angazhimin e shteteve partnere në drejtim të rritjes së bashkëpunimit, ofrimit të ndihmës, si dhe gatishmërisë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve partnere me Ministrinë e FSK-së dhe me FSK-në. Min-istri Demolli vlerësoi gjithashtu angazhimin e atasheve ushtarakë të vendeve mike, si dhe të atasheve të Republikës së Kosovës të akredituar në vende të ndryshme. Më tej, në fjalën e tij ministri Demolli u shpreh se Ministria për FSK-në do të jetë transparente në procesin e transformimit nga FSK në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës si për faktorët vendor ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.

Po kështu edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejëtnant Rrah-man Rama tha se, e vlerësojmë lartë gatishmërinë e vendeve part-nere dhe vendeve pjesëmarrëse në Konferencë, për të qenë afër nesh dhe për të parë sukseset dhe njëkohësisht edhe nevojat tona për të ardhmen. Gjeneral lejtënant Rama u shpreh në vijim, se ne si FSK ju jemi shumë mirënjohës për angazhimin në përkrahje të profesionalizimit dhe gatishmërisë për të identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit në përputhje me nevojat e FSK-së.

Në vazhdim të Konferencës, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi prezantoi

temën: “Bashkëpunimi FSK dhe partnerët’’, duke informuar në detaje mbi marrëveshjet e bashkëpunimit të FSK me vendet e tjera, partneritetin me Gardën Kombëtare të Aioëa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) etj.

Në vazhdim të punimeve të Konferencës “FSK dhe partnerët” prezantuan dhe diskutuan shumë prej pjesëmarrësve, të cilët, ndër të tjera, theksuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Repub-likës së Shqipërisë prezantimin e mbajti, kolonel Fiqiri Hoxha, atashe ushtarak jo-rezident në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ndërkohë, në datën 16.10.2015 pjesëmarrësit në Konferencë ndoqën nga afër stërvitjen fushore “Shqiponja-4”, e cila u zhvillua në malin e Jezercës nga data 11 deri në datën 16 tetor 2015. Në këtë stërvitje morën pjesë 400 trupa dhe 65 automjete. Stërvitjen e ndoqi presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Ahtifete Jah-jaga, komandanti i KFOR-it, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Prishtinë, si dhe dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Me këtë rast, presidentja Jahjaga dhe njëherësh Komandantë i Përgjithshëm, pasi ndoqi nga afër demonstrimet e njësive të spe-cializuara të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, shprehu kënaqësinë e saj për performancën e pjesëtarëve të FSK-së gjatë zhvillimit të op-eracioneve, me motivim, disiplinë dhe përkushtim për të realizuar detyrat sipas skenarit të stërvitjes. Presidentja Jahjaga uroi minis-trin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, gjeneral lejtënant Rrahman Rama për profesionalizmin e treguar në këtë stërvitje ku u demonstruan aftësi, kompetencë, shkathtësi dhe profesional-izëm, për të qenë e gatshme për të ndërhyrë kurdo që kërkohet në situatë reale. Në fund presidentja e vendit tha se, ky përkushtim i këtyre djemve dhe vajzave, ky seriozitet dhe ky përparim është treguesi më i mirë që FSK-ja është e gatshme për tu transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës, më të cilin do të kompletohej

Page 7: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 7kds

pajisjen e tyre me njohuri të përgjithshme për nivelin operativ dhe strategjik, duke i bërë ata të aftë të veprojnë në operacione dhe misione në reparte në përbërje të strukturave të NATO-s e ato ndërkom-bëtare. Programi përfshin 4 fusha krye-sore: Operacionet, Udhëheqja Ushtarake, fusha e Strategjisë e Histori Ushtarake, si dhe teza e kërkimit shkencor. Në këtë kurs fusha e operacioneve zë 50% të programit.

Kursi i Lartë i Oficerit Në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO)

marrin pjesë 15 oficerë të gradës nënkolo-nelë të Forcave të Armatosura të RSH dhe 1 (një) nënkolonel i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK). Si kursi më i lartë në hierarkinë e arsimimit ushtarak profe-sional, synon përgatitjen e oficerëve të shtabit në nivel force, si dhe oficerë të nivelit operativ, të aftë për të vepruar në mjedise strategjike dhe operacionale, për të vlerësuar dhe trajtuar me efektivitet problemet komplekse dhe të paqarta që lidhen me sigurinë kombëtare, për të marrë vendime të drejta dhe për të dhënë këshilla të sakta. Programi i këtij kursi është përqëndruar në shqyrtimin e teorive, koncepteve dhe sistemeve që aplikohen

Akademia e Forcave të Armato-sura, si një nga institucionet më të larta të arsimimit ushtarak profesional, ka hapur këto ditë

siparin e kurseve institucionale të oficerit, duke shënuar kështu edhe fillimin e vitit akademik 2015-2016. Kështu është hapur Kursi i Lartë i Oficerit (KLO), Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) dhe Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit (KTHOSH).

Fillimit dhe realizimit me sukses të këtij viti akademik i ka paraprirë më së miri puna e bërë nga departamentet e Fakultetit, duke marrë masa të mira për planizimin në kohë të procesit mësimor, mbështetjen e tij, hartimin apo ripunimin e materialeve mësimore, mbështetjen me infrastrukturë e bazë materiale etj. Duke patur parasysh Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes për vitin 2015, Udhëzimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Konceptin e Ri të Arsimimit Ushtarak Profesional në FA, në fokus të punës për këtë vit akademik është transformimi thellësisht i procesit mësimor në interes të edukimit profesional të oficerëve të FA-së, ripozicionimi i drejtë si pjesë përbërëse dhe e pandarë e konceptit të Arsimimit Profesional Ushtarak duke rishikuar, ndërtuar e aplikuar modelet e programet më të përparuara e bashkëko-hore të akademive të vendeve të NATO-s, si dhe duke implementuar drejt metodat bashkëkohore të mësimdhënies, të të mësuarit dhe të vlerësimit të kursantëve, përgatitjen e një pakete të plotë (libër kursi) si udhërrëfyes kryesor për peda-gogët, kursantët dhe ushtarakë të tjerë të interesuar. Kurrikulat iu nënshtruan një procesi rishikimi të plotë, ku në funksion të objektivave të secilit kurs, u përcaktuan modulet dhe lëndët respek-tive. U rikonceptua metoda e vlerësimit të kursantëve, ka ndryshuan gjithashtu edhe koncepti i metodës së mësimdhënies, ku tashmë studentët do të jenë më aktiv gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Kursi Themelor i Oficerit të ShtabitNë Kursin Themelor të Oficerit të

Shtabit (KTHOSHP) që sapo ka nisur janë 30 kapitenë, të cilët janë përzgjedhur nga të gjitha forcat dhe strukturat e FAR-SH. Si një kurs bazë, KTHOSHP përbën një hap cilësor në karrierën e oficerëve të rinj, duke realizuar kalimin nga drejtues të nivelit togë/kompani në oficer shtabi. Kursi ka për qëllim kryesor të përgatisë oficerë në pozicionet e ndryshme të shtabeve të reparteve, si dhe në shtabe të reparteve e nënreparteve shumëkombëshe në përbërje të strukturave të NATO-s e ato ndërkombëtare. Programi, nëpërm-jet një perspektive vizionare mban në konsideratë kërkesat dhe perspektivat e mbrojtjes dhe të sigurisë në kuadër të NATO-s. Është programuar që kursantët, të cilët ndjekin kursin të marrin njohuri e aftësi të nivelit cilësor për t’u përballur me tematika komplekse të përgjegjësive e të detyrave të rëndësishme që i presin në të ardhmen për nivelin e repartit dhe si oficer shtabi. Programi përfshin 3 fusha kryesore: Operacionet që zënë 65% të programit, fusha e Strategjisë dhe Historisë, si dhe Udhëheqja Ushtarake. Në përfundim të kursit zhvillohet edhe një stërvitje me simulim në Qendrën e Simulimit, pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithsëm

Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithsëm (KKSHP) po ndiqet nga 12 oficerë të gradës majorë të përzgjedhur

nga Forcat tona të Armatosura dhe 2 majorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Si kurs i nivelit të ndërmjetëm të edukimit profesional ushtarak, ky kurs

synon përgatitjen e oficerëve nga niveli i shtabit të batalionit në komandant bata-lioni dhe anëtar shtabi brigade, kryerjen e detyrave në shtabe më të larta, si dhe

në sigurinë dhe strategjinë kombëtare, në vendimarjen e lartë dhe në analizën e konfliktit, duke u bazuar në përdorimin e mendimit kritik. Programi përfshin 3 fusha kryesore: fusha e Strategjisë, e cila zë 43% të programit, Operacionet 26%, fusha e Udhëheqjes Ushtarake, si dhe teza e kërkimit shkencor.

*Gjatë vitit akademik 2015-2016 me

studentët e Kursit të Lartë të Oficerit (KLO) dhe të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithsëm (KKSHP) është pla-nëzuar të zhvillohet edhe një stërvitje me simulim 2 shkallëshe në Qendrën e Simu-limit, pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Përzgjedhja e kursantëve për ndjekjen e kurseve u realizua nëpërmjet një procesi të mirëorganizuar përzgjedhës dhe testeve të zhvilluara në përgatitjen fizike, njohurive në gjuhën angleze, si dhe testit të inteligjencës.

Puna gjithëpërfshirëse dhe cilësore e departamenteve të FSM të AFA, shtabit të KDS, Degës së ASK, fryma e bash-këpunimit e diskutimi konstruktiv, do ndihmojnë më së miri në realizimin me sukses të objektivave për vitin e ri akade-mik 2015-2016 që sapo ka nisur.

nënkolonele alda sula

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

Në AFA hapet viti akademik 2015-2016

Në kuadër të kompletimit të objektivave të kursit për të siguruar një mjedis aktiv mësimor, grupi pjesëmarrës në Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen-2015 zhvilloi një vizitë mësimore pranë Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së. Kursantët e KLSM 7 u pritën në këtë vizitë nga drejtori

i Drejtorisë së SHPFA, gjeneral brigade Nazmi Cahani. Më pas, nëpërmjet një prezantimi të mbajtur nga përfaqësues të Drejtorisë së Planifikim-Programimit në Shtabin e Përgjithshëm, kursantët u njohën në vija të përgjithshme me misionin, historikun e zhvillimit të FA; rishikimin e dokumentave strategjike; organizimin e FA; zhvillimin e kapaciteteve të FA, kontributin që japin FA në operacionet e NATO-s, Bashkimit Evropian, Organizatës së Kombeve të Bashkuara; kontributin që japin edhe në projektet rajonale; bashkëpunimi rajonal dhe multinacional; modernizimin e FA; kontributin që japin FA në emergjencat civile, si dhe sfidat e së ardhmes të Forcat tona të Armatosura.

Këtij takimi me kursantët e KLSM-2015 iu bashkua edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili falënderoi në veçanti kursantët e huaj dhe ato të institucioneve të tjera të sigurisë në vend, për pjesë-marjen në këtë kurs, duke vlerësuar në të njëjtën kohë dhe performancën e treguar gjatë Kursit, shkëmbimin e eksperiencave për çështjet e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ku pjesëmarrësit e KLSM -7 bënë mjaft pyetje dhe ndanë eksperienca konkrete. Kjo vizitë plotësoi, përforcoi dhe stimuloi kursantët e KLSM 7 në zgjerimin e njohurive të tyre në drejtim të ndjekjes së problemeve e çështjeve të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare, sikundër dhe ushtrisë si një art dhe shkencë.

Në fund të takimit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, iu dhuroi studentëve nga një dhuratë simbolike.

Gjeneralmajor Bazo jep leksion në KlsM -2015Shefi i Shtabit të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në cilësinë e “Guest

Speaker” zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes-2015 lektimin me temë “Interesat kombëtare dhe dinamika e fuqisë kombëtare”. Gjeneralmajor Jeronim Bazo shoqërohej nga komandanti i AFA, komandanti/rektori i AFA, Prof. Asoc.Dr. kol.Idriz Haxhiaj.

Në fjalën e tij gjeneralmajor Bazo falënderoi studentët për pjesëmarjen në këtë kurs dhe theksoi se ishte privilegj që ndodhej me studentët e Kursit 7 të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjatë lektimit ai u ndal në disa prej çështjeve kryesore të strategjisë kombëtare si: procesi i formulimit të strategjisë; kategoritë dhe intesitetin e tyre; dinamikat e fuqisë kombëtare “hard”, “soft” dhe “smart”, hierarkia dhe terminologjia e interesave, nivelet e fuqisë kombëtare etj.

Në emër të pjesëmarrësve të KLSM-2015, kolonel Ardian Bali i dhuroi shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së “Certifikatën e Mirënjohjes”. Në përfun-dim të lektimit, gjeneralmajor Jeronim Bazo realizoi një foto të përbashkët me studentët e Kursit të 7 të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes 2015.

Ambasadori i Gjermanisë, hoffman, “Guest speaker” në KlsM Ambasadori i Gjermanisë, z. Hellmut Hoffman në cilësinë e “Lektorit

të nderit” zhvilloi me studentët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes -2015 leksionin me temë “Këndvështrimi i Gjermanisë në zhvillimet aktuale gjeopolitike në rajonin e Ballkanit në shekullin e 21”. Zoti Hellmut Hoffman shoqërohej nga zv/komandanti i KDS, kolonel Ruzhdi Kuçi, komandanti/rektori i AFA, Prof.Asoc. Dr. kol. Idriz Haxhiaj dhe atasheu ushtarak i Gjermanisë nënkolonel Guido Alterndorf.

Ambasadori Hoffman u ndal në trajtimin e këtyre çështjeve: ndryshimet që ka pësuar rajoni i Ballkanit pas vitit 1989 - shëmbjes së murit të Berlinit;

ndryshimet në Ballkan pas shpërbërjes së Jugosllavisë; zhvillimet në këto 25 vjet në rajonin e Ballkanit, si dhe konfliktet në rajon; situata e sotme në rajon e më gjerë etj. Gjatë lektimit ai u shpreh se: “Rajoni i Ballkanit do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s duke ndarë vlerat e demokracisë dhe të lirisë”. Po kështu ai vlerësoi marrëdhëniet pozitive midis vendeve të Ballkanit, si dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Në aspektin dy palësh, zoti Hoffman u ndal në mbështetjen e Gjermanisë ndaj reformave kryesore në vend, reforma që kanë të bëjnë synimet e objektivat që i duhen Shqipërisë për të hyrë në BE, si dhe reformat për konsolidimin e institucioneve demokratike në vend.

Në emër të pjesmarrësve të KLSM-2015, nënkolonel Hans Ëamsler, kursant në këtë kurs, i dorëzoi ambasadorit të Gjermanisë, z. Hellmut Hoff-man “Certifikatën e Nderit”.

Kurset në ANo gjatë vitit akademik 2015-2016Sipas programit të arsimimit të vitit 2015, edhe Akademia e nënoficerëve

(ANO) ka nisur vitin e ri akademik në përputhje me Konceptin e ri të Arsimit Ushtarak Profesional. Aktualisht po vijon procesin mësimor 3 (tre) kurse: Kursi Fillestar i Nënoficerit ku marrin pjesë 12 kursantë, Kursi Bazë i Nëno-ficerit me 37 kursantë, si dhe Kursi i Avancuar me 5 kursantë. Në total në këtë akademi janë duke u trajnuar rreth 54 kursantë. Në ndryshim nga zhvil-limi i kurseve paraardhëse, me fillimin e këtij viti të ri akademik, kursantët që janë duke ndjekur aktualisht kurset në ANO kanë ardhur si kursantë që kanë plotësuar të gjithë kriteret ligjore dhe administrative për të qënë pjesë e kurseve respektive dhe i janë nënshtruar testimeve dhe përzgjedhjes së tyre në repartet dhe njësitë ku ata shërbejnë. Lidhur me testimet, në ANO u realizuan vetëm testimet njohëse me synimin për të pare nivelin e kursantëve nëpërmjet testimit intelktual dhe atij fizik.

Kursi Bazë është kursi me kohëzgjatjen më të madhe, 12 javë, ku merren bazat e formimit të nënoficerit. Aktualisht kursantët e këtij kursi po vijojnë mësimin në ambjentet e ANO-së për të marrë njohuri dhe një formim të përgjithshëm mbi përgjegjësitë e komandantit të skuadrës dhe detyrave respektive me të. Gjithashtu, kursantët po zhvillojnë stërvitje në QS, stërvitje e cila ka për qëllim planizimin dhe ekzekutimin e standardizuar të procedurave të drejtimit të trupave në nivel skuadre, si dhe zhvillimin e urdhrit operacional dhe komandim-kontrollit në mjedis të stimuluar (VBS2) në mënyrë reale. Në këtë stërvitje javore kërkohet të rritet aftësia drejtuese dhe operacionale e kursantëve nëpërmjet aplikimit të planizimit,zhvillimit dhe vlerësimit të stërvitjes; si dhe aftësia drejtuese e instruktorëve të ANO-së, nëpërmjet trajnimeve individuale dhe kolektive.

Kursi i Avancuar zgjat 6 javë dhe është kursi i përgatitjes së tetarëve për të marrë detyrat të një niveli më të lartë, si ajo e zv/komandantit të togës. Ky kurs synon zhvillimin e elementeve themelor të personalitetit të rreshterit si zëvëndëskomandant toge metodist, zotërues i teknikave të punës në togë, ndihmës kryesor për stërvitjen e togës. Sipas programit mësimor të planëzuar, me këtë kurs është parashikuar dhe realizimi i një stërvitjeje natën, stërvitje që do të realizohet në bashkëpunim me Komandën e Forcës Toksore, në mjediset e rajonit të Zall-Herrit.

Kursi Fillestar është hallka më e rëndësishme që shërben për kalimin nga Ushtar Profesionist në Nënoficer dhe zgjat 5 javë. Ai synon hedhjen e bazave për karrierën e nënoficerit, si dhe afrimin e njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të. Aktualisht, trajnimi po realizohet në përputhje me programet e rishikuara në ambientet e ANO-së.

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes 2015 vizitë në SHPFA

Page 8: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 20158

Shëmbuj që na bëjnë krenar

Dy studentë shqiptarë, krenaria e kursit në Kolegjin Mbretëror

të Marinës BritanikeLorenc Demiri dhe Alban Halaj janë një vlerë e shtuar në ushtrinë shqiptare që

është pjesë e aleancës së madhe NATO dhe vepron sipas standardeve të saj

reportazh

të bëhej lider, edhe pse kaq i ri në moshë. Përgjigjen e pikëpyetjeve të tij do ta mer-rte disa muaj më pas, nga eprorët, të cilët do të vlerësonin pikërisht këmbënguljen për të bërë të mundur të integronte gjithë kompaninë drej një misioni të vetëm, shërbimit ndaj vendit.Një e panjohur sfiduese

Karriera në Forcën Detare tashmë ishte një vendim i pakthyeshëm. Në fund të vitit 2013 ambasada britanike përmes atasheut ushtarak britanik në

shok të një klaseKur u takuan për herë të parë në

shtatorin e vitit 2008, si student të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”, asnjëri prej të dyve nuk e dinte se shumë momente të karrierës së re ushtarake që po hidhnin do t’i lidhnin fort me njëri–tjetrin. Lorenc Demiri vinte nga Tirana, kishte ndjekur kolegjin turk, një dëshirë e të atit për ta frenuar nga çapkënllëqet e moshës, kurse Alban Halaj nga Shkodra që kish aq shumë gjëra për t’u ndier krenar, kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës, Bunën etj. Të përbashkët kishin faktin se ata i përkisnin atij grupi maturantësh të përzgjedhur mes qindrash që kishin dalluar për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por jo vetëm kaq. Ata ishin përzgjedhur si një elitë që gjatë formimit të tyre akademik do të ndërthurnin dijet, kulturën ushtarake me kulturën e përgjithshme dhe një specialitet civil më specifik. Albani do të ndiqte programin e Inxhinierisë Elektronike, kurse Lorenci programin e Menaxhim Biznesit. Me dy programe kaq të ndryshme dukej se shoqëria e fakultetit do të ishte e mjaftueshme për ta, por ndërsa ishin në pritje të specialiteve të tyre dhe shpresonin realisht që me titullimin oficer dhe gradimin nëntoger të emëroheshin si pjesë e strukturave gjitharmëshe të Forcave të Armatosura, për ta erdhi surpriza e parë: pas dy muajsh trajnimi në Shkollën e Trupës në Bunavi, do të niseshin drejt Pashalimanit. Për të dy baza detare e Vlorës ishte një vegim i përftuar qysh në fëmijëri nga filmi shqiptar “Ballë për ballë”, prej të cilit u kishte ngelur në mendje ndonjë batutë e famshme si “Do ta kërkojmë Vlorën, gjeneral!”. Por duket se Pashalimani me misteret e tij do të zgjonte jo thjesht kureshtje, por një pasion që ata vetë nuk e dinin: dëshirën për eksplorimin e zotërimin e mistereve të detit. Pashali-mani do të ishte hapi i pare, ndofta jo i vullnetshëm drejt botës së marinës, në Forcën Detare. Në Fregatën 496 (TCGF 496)

Vetëm një vit pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, të dy nëntogerët do të përjetonin një ekspe-riencë unike. Në shtator 2013 të dy do të niseshin drejt Stambollit, kjo falë një bashkëpunimi mes Forcave Detare dhe atasheut ushtarak turk në Shqipëri, për t’u bërë pjesë e stëvitjes vjetore të Flotiljes së Veriut, e cila kishte të gjitha llojet e mjeteve luftarake. Mbërritja në të i bëri të kuptonin se çfarë përfaqë-sonte në të vërtetë fuqia detare e një vendi. Por ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se në këtë stërvitje të dy ushtarakët e rinj shqiptarë nuk ishin thjeshtë në rolin e vëzhguesit, përkundrazi detyrat e tyre ishin të qarta e të përcaktuara mirë. Anija ishte një fregatë, rreth 150 m e gjatë dhe drejtimi i saj padyshim kërkonte zotërim të artit ushtarak të navigimit. Aq më tepër që ajo ishte anija e parë ushtarake e përmasave të tilla, krejt e ndryshme nga anijet që kishin ndeshur në baën e tyre në Pashaliman. Të pajetuara dhe të menduara më parë ishin edhe kushtet e jetesës në anijen luftarake. Akoma të shtangur kujtojnë njohjen me “traditën e detarisë”: në rast të humbjes së jetës në anije, trupi do prehej në det. Ky ishte ligji i pashkruar i marinarëve...

Fillesa: Vlora dhe DurrësiPikërisht kur të dy ushtarakët e

rinj mendonin se tani ishin të aftë të “drejtonin edhe një fregatë”, filluan

detyrat e para. Lorencit iu desh të rikthehej në Pashaliman. U bë pjesë e Grupit të Polumbarëve, edhe pse në atë kohë nuk e kishte idenë e vështirësive të zhytjes. Janë të paktë tri rastet e vështira të cilat i kanë ngelur në kujtesë nga kjo eskperiencë: rasti i mbytjes së një të riu në Sarandë, operacionet e shpëtimit të banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër dhe gjetja e trupit të një të riu es-kursionist, të mbytur në zonën e Shpellës së Pëllumbasit. Gjetja e trupave është sa e

vështirë si profesion, aq edhe human në të njëjtën kohë, pasi pavarësisht fatkeqësisë, ndihmon të afërmit e viktimave të bëjnë paqe me humbjen. Këtë Lorenci e mësoi shumë shpejt. Ndërsa për Albanin, në pamje të pare, fillimi i karrierës duket pak më i thjeshtë. Detyra e parë e tij ishte ajo e komandantit të togës logjistike në Durrës, në shtabin e Forcës Detare. Kompania që drejtonte përbëhej përafërsisht nga 20 veta dhe ai që sapo kishte mbaruar studimet ishte më i riu ndër ta. A do të mundej vallë

Shqipëri, njoftoi hapjen e procedurës së konkurrimit për Britania Royal Naval College. Në konkurrim ishin ftuar të merrnin pjesë të gjithë ushtarakët që i përkisnin dy breznive më të reja të Forcës Detare, që kishin përfunduar studimet ushtarake në Universitetin “Skëndebej”. Ishin plot 16 të tillë dhe në konkurs u paraqitën të gjithë. 8 i përkisnin viteve 2004-2008 dhe 8 të tjerë viteve 2008-2012. Testimi i parë ishe testimi fizik. Ndryshe nga testimet e kësaj natyre ku jemi mësuar që ato të kenë një normë fikse, në rastin e këtij konkurrimi fituesi ishte ai që i rezis-tone me gjatë sfidës. Por që të mund të bëheshe pjesë e një kolegji ushtarak me kaq famë sa BRNC nuk duheshin vetëm muskujt, por së pari një mendje inteligjente. Shkrimi i një eseje dhe një intervistë do të ishte pjesa tjetër e konkurrimit që do të përcaktonte edhe seleksionimin e pjesëmarrësve, duke e bërë më pak se gjymsa për ditën e dytë. Vetëm 5 mundën t’ja dilnin. Detyra e ditës së dytë do t’i “çorientonte” pak ushtarakët e rinj. Duke marrë rolin e lidershipit ata duhet të kalonin një fusha të minuar. Do të vlerësoheshin dhe do të fitonin të drejtën për të ndjekur studimet ata që do të menaxhonin më mirë kohën, burimet njerëzore dhe do të vlerësonin saktë rrezikun. Në përfundim fituesit do të ishin nëntoger Lorenc Demiri dhe nëntoger Alban Halaj.Fluturimi për në Dartmouth

Kolegji Britanik i Marinë Mbretërore daton prej 1905. Shumë breza profe-

etleva smaçi

Page 9: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 9reportazh

sionistësh janë formuar aty, por për ushtarakët shqiptarë Lorenc Demiri dhe Alban Halaj, do të ngelet gjithmonë si një tregues arritjeje, fakti që ishin të parët që çuan dhe ngritën flamurin kuq e zi në këtë Kolegj. Rrugëtimi jo vetëm profesional, por edhe ai fizik nuk ishte i lehtë. Kanë udhëtuar jo pak, por për gati 300 milje për të arritur në qytetin studentor që për nga madhështia të lë pa gojë. Tashmë që kanë kaluar jo pak por 16 muaj nga nisja, kujtojnë në formë batute bashkëbisedimin me taksistin anglez: “A duket shkolla nga rruga? – e kishin pyetur dhe taksisti i habitur iu përgjigj me humorin po an-glez: - “Shkolla duket edhe nga qyteti përballë”. Dhe kjo është mëse e vërtetë pohojnë dy ushtarakët shqiptarë, duke përshkuar me detaje vendosjen e kolegjit në kodrat e Dartmouth. Sipas parashiki-meve ata duhet të mbërrinin në kolegj rreth orës 7 të mbrëmjes. Përpikmëria ishte objektivi i parë që i vunë vetes. Pavarësisht të papriturave ata duhet të zbatonin me çdo kusht oraret. Edhe kur problemi mund të ishte shëndetësor, siç ndodhi me Albanin, që gjatë fluturimit nga Stambolli në Londër, për shkak të problemeve të shëndetit, u bë shkak që pilotët që drejtonin avionin të kërkonin një ulje të detyruar në Francë. Por si ushtarak që i kishte vënë vete orare ai nuk mund ta pranonte një zgjidhje të tillë. Udhëtimi vazhdoi dhe me mbër-ritjen në aeroportin e Gatëick, Albanit iu dha ndihma e parë.shok të rinj, kultura të ndryshme

Qyteza ushtarake gjigande (të cilën e vizituan me një makinë të stafit) nuk ishte e vetmja e papritur. Ata e dinin që ishin të vetmit shqiptarë deri në atë çast që ishin bërë pjesë e Kolegjit të Marinës Mbretërore, por nuk e dinin se shokët me të cilët do të ndanin dhomën vinin nga të tjera kultura, krejt të ndryshme e të panjohura për ta. Dy shtetas kuvajtian dhe dy shtetas nga Jemeni do t’i sho-qëronin në pjesën më të madhe të ditës. Përshtatja me kultura krejt të ndryshme nga ajo e jotja është një ndër misionet e vështira të BRNC. Kësaj pështatje vetë kolegji i ka caktuar një periudhë arsimi prej gati 15 javësh, baza e të cilit është studimi intensiv i anglishtes, program ky që realizohet vetëm me grupin e studentëve ndërkombëtarë. Krahas përvetësimit të terminologjisë ushtarake, pjesa tjetër lidhet me disku-timet mbi artin, kulturën, traditat etj. Pikërisht gjatë këtyre orëve mësimore Lorenci dhe Albani ideuan Ditën e Ndërkombëtarëve, përmes paraqitjes në stenda të vendit që përfaqësonin. Për Shqipërinë, ata tregojnë se pati një kuri-ozitet të madh. Jo vetëm sepse stenda u vlerësua si më e mira e aktivitetit, por edhe për shkak të bukurive dhe historisë që ajo ka. Battifield trip do t’i bënte të

përjetonin një ndër eksperiencat më të bukura të lundrimit drejt Francës, duke i bërë kështu të përjetonin në mënyrë imagjinare me qindra beteja detare të zhvilluara mes dy marinave rivale të përjetshme: asaj britanike e franceze. Në udhëtim ky tepër i rëndësishëm sa për rëndësinë operacionale e taktike aq edhe për vlerat kulturore përmes njohjes së monumenteve të ndryshme të kulturës.lovelyalbania guys

Për të gjithë kureshtarët ky është emri sekret, apo pseudonimi që stafi i Departamentit të Anglishtes së BRNC i vuri dy ushtarakëve shqiptarë, pikërisht për cilësitë më të mira që demostruan. Të ardhur nga një background ushtarak nuk e patën të vështirë t’i përshtateshin filozofisë së ndalimit dhe privimit në emër të disiplinës ushtarake. Një ndër gjërat që i bën të ndihen mirë, është fakti që kurrë nuk morën, apo nuk u bënë shkak për ndëshkimin e grupeve që përfaqësonin. Libraria gjigande e kolegjit u bë dritarja e botës së madhe e plot të panjohura për ta. Jo në pak raste har-roheshin aty deri në orët e vona. Më 9 shkurt 2015 në pikun e të ftohtit ata nisën stërvitjen e tyre të parë. Kjo ishte e veçanta e parë e kësaj stërvitje pas eksperiencave stërvitore të zhvilluara në kushtet e një moti të nxehtë në periudhat gusht–korrik. Fillimi i stërvitjes ishte tepër intenisv. Nisi me një brifing që zgjati për gati 3 orë. Secili prej ushtarakëve pjesëmar-rës kishte tashmë pranë shtratit të tij gjithçka të personalizuar që i duhej për stërvitje. Detyra e tij ishte të provonte pajimet dhe veshjet e vëna në dispozicion dhe brenda orës 5.45 të mëngjesit të raportonte nëse donte të kishte ndryshime. Gjatë gjithë natës u kryen përgatitjet e duhura dhe vetëm rreth orës 3 të mëngjesit duket se ata ishin gati, që për dy orë të fillonin stërvitjen që do të përcaktonte gjithë arritjen e synimeve të tyre të ardhshme. Dy javët e para të stër-vitjes duket se nuk i “ngjanin fare” një stërvitjeje ushtarake. Larja, hek-urosja, lustrimi i këpucëve, vendosja e këmishave me të njëjtin rregull për gjithë grupin u bënë moto, deri në faktin se në sirtarin e secilit numri i çiftit të çorapeve duhet të ishte i njëjtë për të 28 anëtarët e grupit. Për dikë që nuk e njeh këtë element të disipli-

çdo dëshirë në dukje banale, qoftë edhe provimi apo ngrënia e një karameleje. Në gjuhën ushtrake loja bazohej në Urdhërat Operacionalë të NATO-s. Karakteristikë ishin marshimet e gjata mbi 15 mijë milje, në kushte tepër të vështira, kalimi i lumit, fjetja në çadër, kryerja e shërbimit me uniformë të lagur dhe ajo që ishte më e rëndësishme demostrimi i aftësive për të qenë lider dhe bashkëpunues. Ishte arritur kështu te ushtrimi final.Misionet në Maltë e siçili dhe Edinburg

Secili nga ushtarakët shqiptarë që ndoqi shkollimin pranë Britania Royal Naval College pati një eksperiencë unike në realizimin e testimit final. Për Albanin të qënurit në helikoptermba-jtësen që do të zhvillonte operacionet amfibe në Maltë dhe Siçili do të ishte një moment që do të linte shumë gjurmë. Ishin jo pak por rreth 4 mijë emigrantët që u shpëtuan nga mbytja

në brigjet e Siçilisë, pikërisht nga anija ku ai zhvillonte testimin. Marrëdhënia njerëzore me emigrantët ishte pika më e rëndësishme e operacionit. Të mund t’u jepje shpresë pas ju kishe shpëtuar jetën ishte një mision po aq i vështirë. Rrëfimet e tyre ishin tepër tronditëse. Por ky mision e surprizoi ushtarakun shqiptar edhe në një tjetër aspekt. Shumë prej kolegëve të tij britanikë, që ndodheshin në të njëjtën helikop-termbajtëse kishin qenë në Shqipëri si pjesëmarrës të stërvitjes Albania Lion. Ata mbanin me krenari unifor-mat e kësaj stërvitje. Kurse për Lor-

encin testi do të zhvillohej në bazën më të madhe për përpunimin e anijeve me armatim në Edinburg. Anija ku ai u vendos do të bëhej gati për mision në Barein. Pikërisht testimi i anijes për të qenë e gatshme për të përballuar çdo detyrë ishte objektivi kryesor. Me një periudhë 1 javore mes tyre ushtarakët shqiptarë pritën rezultatet që do t’i çonin drejt diplomimit.Diplomimi dhe çmimet surprizë

Një ditë përpara diplomimit Kolegji Mbretëror i Marinës do të jepte çmimet surprizë. Të gjithë do të dëshironin të ishin fitues. Por djemtë shqiptarë, pa-varësisht modestisë që i karakterizon, e kishin merituar padyshim të ishin fitues të një çmimi unik si ai i “Ndërkombë-tarit më të Mirë”. Nënlejtnant Alban Halaj u shpall fitues i ndjekur nga nënlejnant Lorenc Demiri. Po kjo arritje ka hapur një tjetër mundësi, një tjetër ambicie, pasi fituesi i titul-lit “Ndërkombëtari më i Mirë i Vi-

tit”, garon për çmimi e kolegjit “Shpata e Mbretëreshës”. Do të ishte një arritje mad-hore jo vetëm për Al-banin si i nominuar, por për të gjithë Forcën Detare dhe Forcat e Armatosura të vendit tonë, nëse në prill të 2016 do të mbërrinim tek ky trofe. Në ditën e diplomimit një ditë pas dhënies së çmimeve, dy ushtarakët shqiptarë u shoqëruan në ceremoni nga atasheu ushtarak shqiptar në Londër, Ardian Lulja. Sigurisht do të kishin dashur të kishin edhe të tjerë për-faqësues të MM pasi ishte e para herë në historinë e kolegjit që diplomoheshin dy ush-tarakë shqiptarë dhe që rrëmbenin edhe trofeun e vitit. Në diplomat që ata i shtuan formimit të tyre ushtarak ishin ato

që lidheshin me luftën kundër zjarrit dhe ujit në anije, dhënien e ndihmës së shpejtë, licensa për scuba divin, si dhe marrjen e patent “Poëerboat level 2”.

Të kthyer prej një jave në atdhe, ata kanë gjithë entuziazmin dhe pasionin për t’iu bashkuar Forcave Detare dhe në mënyrë të veçantë të jenë pjesë e anijeve që kryejnë operacione në det, për të vënë një jetë shkollimin e tyre të gjatë, të vështirë e të sukseshëm për lidership në marinë. Ata janë një vlerë e shtuar në ushtrinë shqiptare që është pjesë e aleancës së madhe NATO dhe vepron sipas standarteve të saj.

nës ushtarake mund të duket për të qeshur e gjithë kjo pjesë rrëfimi. Por të dy ushtarakët që e përjetuan këtë dy javësh e dinë se çfarë ishte thelbi i saj: “një vendimarrje e përbashkët, një punë në grup”. Të papriturat e stërvitjes, për-ballja me dhimbjen

Të jesh ushtarak nuk je i paprek-shëm nga problemet e shëndetit apo dramat familjare. I pari që u vu në provë ishte Albani. Ju desh të ndër-priste fazën e parë të studimit për shkak të një ndërhyrje kirugjikale. Mungesën e familjarëve realisht nuk e ndjeu sepse pati gjithë përkujdesin e stafit të kolegjit. Kurse për Lorencin prova ishte akoma dhe e vështirë. Në javën e katërt të stërvitjes kur vendosej ecja përpara mori njoftim për humbjen e parakohshme të të atit. Një mirëkuptim që “shkeli” dhe rregullat u demostrua nga stafi i kolegjit, që nuk e penalizuan me një

përsëritje të periudhës stërvitore për shkak të mosrealizimit të saj në kohë. Të dy ushtarakët shqiptarë ja dolën të mbërrinin në javën e dhjetë për t’u përballur me një ndër testet më të vështira, testin e lidershipit. Edhe këtë herë detajet ishin të thjeshta në dukje, por zgjidhjet e vështira për një realizim të drejtë. Që nga përgatitja e çantës me pajime ku asgjë nuk duhet të mungonte, por nga ana tjetër asgjë nuk mund të ishte e tepërt. Stërvitja i ngjante një loje ku zbatimi i drejtë i rregullave të lojës ishte e vetmja siguri për t’ja dalë. Këtu përfshihej edhe mohimi i vetes nga

Page 10: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 201510 IntervIsta

periudhën që shërbyen i kishim mod-erne. Natyrisht që koha ecën përpara dhe bashkë me të përsoset edhe shkalla e teknikës luftarake. Megjithatë, për misionin që kryenin anijet tona e justi-fikuan veten. Them për misionin sepse ne në strategjinë tonë kishim mbrojtjen e vendit dhe një vend që mbrohet, ka dhe përdor të tjera mjete luftarake, në raport me vendin agresor. Kështu p.sh., ne kishim parim sulmin e befasishëm me silura dhe për këtë na duheshin katra silurues (anije shumë të shpejta që sulmonin befasisht me silura), ndërsa

Ylli Meçaj është një ish-oficer i njohur i Flotës Ushtarake Detare. Në vitet 1964-1668 ai mbaroi shkollën ushtar-

ake “Skënderbej”, ndërsa në vite 1968-1971 kreu studimet e larta në Akade-minë e Marinës. Në vitin 1971 filloi punë si oficer i Flotës sonë Detare, me detyrë komandant katri-silurues në Sazan. Në vitin 1978 u emërua në detyrë komandant skuadrilje, deri më 1982, ku filloi detyrën e shefi të shtabit të Regjimentit të Katrave Silurues. Në vitin 1984 u caktua në detyrën e komisarit të këtij Regjimenti. Në vitin 1988 u emërua shef operativ i Bazës Ushtarake Detare në Vlorë, ndërsa nga viti 1990 deri në 1992 kreu detyrën e komandantit të Kapitanerisë në Portin e Vlorës. Në vitin 1992 lirohet nga ushtria dhe deri në vitin 1998 pothuajse ishte i papunë. Në këtë vit Ylli Meçaj filloi punë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, nga ku së bashku me kolegët e tij dhe rektorin hapën Degën e Navigacionit (sepse Akademia e Marinës u shkri si shkollë ushtarake). Këtu punoi për shumë vite si përgjegjës i këtij departamenti. Në këtë intervistë po pasqyrojmë diçka nga profili i këtij detari të vjetër që ende ka mbetur si i tillë në shpirtë...

I nderuar Ylli, ju keni qenë oficer i Flotës Luftarake Detare dhe për mbi 20 vjet rresht keni shërbyer në detyra të rëndësishme, si funksion-onte sistemi i gatishmërisë në FLD?

Gatishmëria?! Një fjalë e madhe kjo për ne ushtrakët e marinës. Nuk të falej asgjë, asgjë. Gatishmëria ishte motoja e ditës, ajo që diskutonim çdo minutë. Rrinim dhe me muaj në bazë pa lëvizur fare. Nuk ju besohet? E vërtetë. Por nga ana tjetër, veç vështirësive të paimagjinueshme (që besoj nuk janë sot), ndihem krenar që shërbeva në këtë armë me të vërtetë të lavdishme. Them të lavdishme sepse ajo bëri epope në një kohë vërtetë të vështirë, kur bota ishte ndarë qartazi në dy kampe. Ne dhe brezi ynë, por edhe ç’do shqiptar e kuptojnë fare mirë se i shërbyem me nder e dinjitet, me përkushtim deri në sakrifica një çështjeje të madhe, që na bënte të ndiheshim krenar. Të tillë ndi-hemi edhe sot, sepse atdhedashuria nuk njeh ndarje epokash, nuk njeh breza, nuk njeh sisteme. Veçse në kushtet në të cilat ne i shërbyem Atdheut, kjo merr vlera të jashtëzakonshme. Prandaj dhe ne dolëm nga “Traktati i Varshavës” dhe jo vetëm kaq por e denoncuam atë botërisht. Pse e paktë është kjo?! E di ti se ç’bënë italianët kur ne shporrëm nga Vlora nëndetëset dhe anijet ruse dhe vite më vonë kur i denoncuam? Ata hoqën një pjesë të mirë të njësive, flotës apo armëve të tjera që kishin dislokuar përballë vendit tonë. Jo se trembeshin nga ne (sepse nga Shqipëria atyre nuk u vinte asgjë e keqe), por u trembeshin rusëve. Pra e shikon që paskemi bërë mirë që i denoncuam atë traktat dhe që larguam nga vendi ynë forcat e e tij ushtarake? Më thuaj sot, të lutem, një shqiptar që nuk mban qëndrim me natyrën agresive të Rusisë apo edhe të ndonjë vendi tjetër që hiqet mik, por që ka interesa të caktuara ndaj vendit tonë!

Thuhet se ne kishim ushtri të fuq-ishme, por a mund të mbroheshim ne në një situatë luftarake?

Këtu ka një ngërç. Duhen sqaruar disa gjëra. Ti marrim me radhë, sepse për sistemin tonë të mbrojtjes ka aq

shumë për tè folur sa duhen ditë e net, por unë po i prek ato shkurt. Natyrisht që nuk marr përsipër të flas për gjithë ushtrinë, por disa detyra që kam patur më kanë bërë të njoh në teori dhe në praktikë shumë gjëra. Ç’të të them më parë? Ne pikë së pari i kushtonim rëndësi të madh njeriut, luftëtarit të lirisë për të ruajtur me fanatizëm deri në sakrificë tërësinë territoriale të Republikës dhe këtë gjë e kishim të shenjtë. Shkalla e gatishmërisë luftar-ake ishte e tillë që u përgjigjej në kohë situatave kërcënuese apo edhe atyre te agresioneve të befasishme. Nuk kishte njësi në të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve që të mos kishte në gatishmëri të menjëhershme repartet e veta. Ja, p.sh.: Në Bazën Ushtarake Detare të Vlorës kishte në çdo kohë një nëndetëse të gatshme, një çift të katrave silurues (njëri nga këta i gatshëm dhe me silura luftarake), një gjuajtës apo dragaminë e gatshme për patrullim apo edhe minim të menjëhershëm; pika sinjalo-vrojtuese nè gatishmëri 24 orëshe që ruanin, vrojtonin dhe bënin zbulim në zonën tonë operative etj. Fola këtu vetëm për një bazë ushtarake, po brigadat dhe batalionet e këmbësorisë të skaloneve të para apo të dyta, po artileria, aviacioni, tanket, ndërlidhja...pa folur për mobilizimin e përgjithshëm të vendit . E di ç’do të thotë që të mos realizoje detyrën apo të dilje në det e të mos e kapje objektin që dyshohej? Duhej t’i bëje llogaritë mirë! Kjo nuk ishte aspak frikë, as presion apo pasion i komandës së lartë, por ishte kërkesë

e gjithë popullit. Jetonim në të tjera kushte, të rrethuar, nën presion të va-zhdueshëm. Ata filma që sheh rinia e sotme me Nëndetësen 105... apo edhe me ata që donin të rrëmbente anijen për të dëshmuar në gjyqin e Hagës ( filmi “Duel i Heshtur”) janë realitete sikurse është realitet dhe akti heroik i Heroit të Popullit, marinarit Spiro Kote. Gjërat duhen vënë në kohë, duhen të diskutohen sipas viteve. Baza Ushtarake e Nëndetëseve ka kryer detyra shumë të rëndësishme, duke dalë për zbulim edhe në Mesdhe. Anijet për kohën dhe

kundërshtarit nuk i duheshin këto, por kryqëzorë, aeroplanmbajtëse dhe mjete zbarkimi, sepse qëllimi i tyre ishte agresioni. Por duhet të them se erdhi nje kohë që një pjesë e anijeve tona filluan ”të plakeshin” dhe në disa elementë kundërshtarët tanë ishin më të avancuar. Ne këtë ë pranonim edhe në artin tonë ushtarak popullor. Ja p.sh., në një rast, aty nga tetori i vitit 1981, në Gjirin e Vlorës u fut një nëndetëse zbulimi e huaj. Dyshimet ishin ose për nëndetëse sovjetike ose amerikane, që në fakt nga analiza që u kam bërë unë ngjarjeve dhe situatave të asaj kohe ishte amerikane.

Le t’i kthehemi edhe një herë fuqisë së Flotës Ushtarake Detare, sa baza ushtarake kishim?

Nëse këtë pyetje do të ma bënit në kohën tonë do të të mendoja sikur të ishit agjent i ndonjë shërbimi sekret, sepse të dhëna të tilla kishin karakter tepër- tepër sekret (qesh). Por tash te ne nuk ka sekrete fare, gjë që më duket e pakuptimtë. Nejse. Ne kishim një flotë ushtarake detare të fuqishme lidhur me gjatësinë e vijës bregdetare të kufirit detar shqiptar sikurse edhe për misionin që kryenin. Çështjen e misionit e theksoj,sepse një vend që në strategjinë ë vet ka si mision kryesor mbrojtjen e vëndit ka dhe duhet të ketë në përbërje të flotës së vet ushtarake anije të tilla që ti shërbejnë mbrojtjes, pa harruar që edhe mbrojtja nuk duhet të jetë pasive, por aktive e duke sulmuar. Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne të kishim anije për të siguruar minimin e çminimin e rajoneve detare nëpër të cilat mendohej se do të ishin rrugëka-limet e armikut, të kishim anije patrul-limi, anije zbulimi dhe anije të cilat të jepnin goditje me silura sikurse janë katerat silurues dhe nëndetëset. Dhe ne këto i kishim të gjitha që nga Baza

Flet Ylli Meçe, ish-oficer i lartë i Flotës Luftarake Detare

“Kam 23 vjet i larguar, por shpesh më duket sikur jam në

kabinën e katërit silurues”

albert z. zholi

Page 11: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 11IntervIsta

e Shëngjinit e deri në atë të Sarandës. Jo vetëm kaq, por e gjithë flota jonë tregtare dhe ajo e peshkimit menjëherë dhe në kohë të shpejtë ktheheshin në anije me misione ushtarake. Ne kishim 4 nëndetëse në gatishmëri të plotë në Bazën e Pashalimanit, bazë kjo që të huajt e kanë vlerësuar si një nga më të fuqishmet e asaj kohe. Kishim gati 40 katera silurues që në kohë rekord të ishin gati të përdornin 80 silura (predha luftarake të nënujshme me fuqi të madhe shkatërruese). Kishim 2 dragamina të mëdha (një në Durrës e një në Sazan), 8 gjuajtësa detarë (4 të prodhimit rus dhe 4 kinezë) që në bashkëpunim me helikopterët dhe katerat silurues gjur-monin dhe bënin bombardim kundër nëndetëseve armike. Po kështu kishim dragamina të vogla, të cilat bënin minim në rrugëkalimet e mundshme të anijeve armike, por edhe çminonin zonat të cilat armiku mund t’i minonte për të penguar veprimet tona luftarake. Pra, me një fjalë kishim flotë të fuqishme. Po ju tregoj një rast. Ju e dini çështjen e “Kanalit të Korfuzit” që mbas inci-dentit të rënies në minë të luftanijeve britanike, Këshilli i Sigurimit Ndërkom-bëtar vendosi që kanalin ta çminonim ne dhe ushtria greke. Në vitin 1958, filloi çminimi. Anijet çminuese greke (dragaminat) ishin të vjetra, të kohës së Mbretit, ndërsa ne i kishim dragamina të reja. Thuajse gjithë çminimin me një sipërfaqe gati gjysmë milion metrash katrorë, që nga Kepi i Stillos e deri në Sarandë e bënin shqiptarët. Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë se minat e gjetura në kanal nga çminimi ishin të prodhimit gjerman dhe kjo hedh poshtë hamendësitë se minimin e kanalit e bënë shqiptarët. Unë kam pat rast të bisedoj direkt me një nga anëtarët dhe përfaqësuesit që patën marrë pjesë në këtë çminim, me kolegun e nderuar, një nga veteranët e flotës Seit Jonuzaj. Pastaj ku kishim ne anije ne vitin 1945-46 apo edhe mina? Ne edhe armët deri në atë kohë i kishim armë të kapura nga armiqtë nazi-fashistë. E shumta mund të kishim ndonjë barkë druri dhe nja dy anije të vogla dhe këto më duket se kanë qenë të Zogut! Jo,jo! Grekët, në këtë çminim, janë habitur jo vetëm me seriozitetin e palës shqiptare në këtë operacion delikat, por u habitën që e realizuam me shumë sukses këtë detyrë në kohë rekord. Kjo është e vërtetë dhe

nuk mund të mohohet. Po diçka nga jeta juaj si oficer

marinar, që e kujtoni mirë edhe sot?

Natyrisht që jeta e marinarit, sido-mos ajo në anijet luftarake, është e mbushur me plot ngjarje, por edhe me plot vështirësi. Kjo sidomos për brezin tim, që shërbyem në një kohë tjetër, ku detyra jonë njësohej në çdo mo-ment me atdheun, me mbrojtjen e tij, ku situtat luftarake ishin popthuajse të përditëshme. Sa e sa herë kam marrë pjesë (jo vetëm unë por me gjithë kolegët e mi oficerë e marinarë) në ndjekjen dhe dëbimin e kaq e kaq anije të huaja që shkelnin territorin tonë, kemi kapur por edhe dëbuar kontrabandistë, kemi shoqëruar paralel me vijën tonë kufitare detare me dhjetëra grup-anijesh të huaja luftarake, duke u lënë mesazhin se ky vend ka zot dhe për këtë jam shumë krenar. Nuk e harroj këshillën e mirë të një kapiteni turk, i cili lundronte me anijen e vet tregtare. Kishte det, shume det, gati 7 ballë dhe unë dhe anija ime lundronim me shpejtësi të madhe drejt asaj. Anija turke ishte futur brenda ujërave tona pikërisht për shkak të kohës së keqe. Për këtë u bindëm dhe i raportuam qendrës. Na dhanë urdhër ta linim të lirë...Dhe ashtu bëmë. Teksa largohesha për të shkuar në anijen time, kapiten turk më thotë: “Merre më shtruar në det të egër dhe mos ec shpejtë, sepse e egërson më shumë”. Ai ishte tip babaxhani dhe i shkëlqenin sytë nga sinqeriteti. E falënderova, por as sot nuk i harroj fjalët e tij, sikurse nuk harroj edhe rastin kur në ujërat tona verifikuam dhe kapëm në befasi një nëndetëse të huaj. Ishte viti 1974 kur na jepet “Alarm luftarak” sepse dyshohej për një nëndetëse të huaj në perëndim të Sazanit. Komandant skuadrilje kisha Ali Shehun nga Kuçi, por nuk harroj edhe operatorin e radarit, marinarin inteligjent Selam Veizi. Pra dolëm për të verifikuar të dhënën. Natyrisht duhet të iknim të maskuar pa drita lundrimi, me shpejtësi dhe në befasi. Por për dreq të njëjtën gjë bënte dhe nëndetësja e huaj. Kur i afrohemi shumë (me sy të lirë nuk e dallonim dot, bile as ai neve) raporton opera-tori: Objekti është në rrezen e vdekur, që do të thoshte se ishte 3 kabel larg (njësi e vogël lundrimi gati 500m).

me kohë marrëdhëniet me rusët dhe kishim dalë nga Traktati i Varshavës, Brigada e Nëndetëseve mori një detyrë speciale për të bërë një lundrim zbulimi, por edhe demonstrimi ne Mesdhe. Për këtë qëllim u përgatitën dhe dolën dy nëndetëse ku njëra mori drejtimin jugor, pra në ujërat rreth Greqisë dhe tjetra në drejtim të Italisë. Më vonë këto dy nëndetëse do të takoheshin bashkë aty diku në ujërat pranë ishullit të Maltës. Detyra u realizua me sukses, madje me sa di u shokuan edhe vetë amerikanët. Kjo ngjarje u takon kolegëve të mi ta tregojnë më mirë, por dua të them se ndihem shumë krenar për plejadën e oficerëve të tillë si Abdi Mati, Mark Plani, Aleko Pojani, Shefqet Pinari, Ziqiri Mero, Ndue Jaku, Tasim Meçaj,

Robert Bali, Bilbil Alia e sa e sa të tillë që ka patur flota jonë luftarake detare!

Ju keni shërbyer shumë vite me katrat silurues. A mund të japësh një informacion me të gjërë rreth tyre, të dhënat luftarake etj.?

Katerat silurues ishin mjete luftar-ake të vogla, mjaft të lëvizshëm dhe të shpejtë. Shpejtësia e tyre ishte e tillë, saqë për 1 orë mund të shkonim në Itali, pra 50-55 nyje në orë dhe rifurnizimin e bënin për 30-45 minuta me silura. Katrat siluruse ishin dy lloj prodhimesh, model sovjetik- model 123 “ bis” dhe model kinez. Pak a shumë kishin të njëjtin destinacion, por katerat silurues të prodhimit kinez ishin më të

avancuar nga pikëpamja teknologjike. Në çdo kater silurues ishin të istaluar dy aparate të lëshimit të silurave, që merrnin nga dy silura, 533m/m dhe që jepnin goditje me silurë. Kishin nga dy kështjella mitralozi për vetëmbrojtje nga sulmet e avionëve. Shpejtësia mak-simale e katrave sovjetike arrinte deri në 45 nyje në orë, ndërsa e katrave silurus kinez në 55 nyje. Autonomia e lundrimit shkonte deri në 500 milje lundrim. Kishin një ekuipazh prej 7 marinarësh, një komandant oficer dhe një nënoficer. Koka luftarake e silurës kishte 450 kg. tritol.

Tashmë keni vite i larguar nga detyra si oficer i Flotës Ushtarake Detare, si e përjeton këtë ndarje nga deti dhe nga kjo armë Ylli Meçe?

Nga deti nuk jam ndarë kurrë, sepse unë jam vlonjat dhe që prej disa vitesh jetoj në Itali, pra detin e kam ne mes të jetës sime. Ndërsa si ushtarakë, si detar, ndonëse kam 23 vjet që jam larguar, shpesh herë më duket sikur jam aty në kabinën e katërit silurues, sikur shoh dallgët e shkumëzuara dhe dëgjoj zhurmën që linte pas shpejtësia e këtij zgalemi detar teksa çante dallgët e detit për të kryer detyrat që na kishte ngarkuar atdheu. Këtu nuk ka asgjë po-etike, asgjë ëndërrimtare, por është ajo pjesë e jetës sime, më e bukura ndofta, që më rri përherë e ndezur në thellësi të shpirtit. Me siguri, kështu ndodh edhe më të gjithë shokët e mi detar.

Atëherë me një fishek shenjëdhënës të bardhë që lëshuam në drejtim të tij pamë dhe na u shfaq nëndetësja e huaj. Ata këtë nuk e prisnin fare, u kapën në befasi dhe i pamë shumë të alarmuar. Në fishekun shenjëdhënës të dytë pamë se nëndetësja kishte marrë pozicion zhytjeje dhe në të tretin ajo u zhduk. Me këtë desha të them se shiko se çfarë detyrash kryenim dhe si i kryenim ato. Në një rast tjetër disa luftanije amerikane shkelën dhe u futën 3 mil brenda ujërave tona, ata nuk e njihnin ratifikimin e konventës që Shqipërisë nga 12 mil i shkonte 15 mil kufiri detar, pra shkonte edhe 3 mil të tjera më shumë. Ata i shkelën ujërat dhe ne dolëm në det me një çift katrash silurues nga ku njëri prej tyre ish i gatshëm e me silura luftar-ake. Kur u afruam vumë re se ata e kishin shkelur kufirin. Jemi futur në ndërlidhje me ta duke u thënë: “Go out from our ëates”! (dilni jashtë nga ujërat tona!). Ata e morën radiogramin dhënë me drita, por nuk reaguan, përkun-drazi ngritën një helikopter mbi kokat tona. Unë dhashë urdhër të bënim gati silurat për qitje dhe t’i kishim gati. Në fakt në gatishmëri u ngrit aviacioni, artileria bregde-tare, komplet ishulli i Sazanit. Ata e kuptuan manovrën tonë dhe bënë mbrojtjen rrethore. Natyrisht që unë nuk do hapja zjarr pa urdhër edhe sikur ata të na goditnin, por ne bëmë detyrën. I shoqëruam ato deri në afërsi të Ulqinit dhe pastaj u kthyem në bazë. Kjo ngjarje ka ndodhur para shumë viteve, kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj, ndërsa sot jetojmë në kohë të reja dhe aleati ynë kryesor strategjik janë SHBA dhe kjo na bën krenar dhe më të fuqishëm...

Po detyra të tjera speciale të ndon-jë rëndësie të veçantë që nuk duhej ta merrte vesh askush a kishit?

Natyrisht që po! Unë nuk marr dot përsipër të flasë për nëndetëset tona, sepse nuk kam shërbyer atje, por de-tyrat speciale që kanë kryer ata kanë qenë mbresëlënëse që nga përballja me egërsinë e rusëve e deri te detyrat e zbulimit në det të hapur e në Mesdhe. Gjithsesi, po ju flas fare shkurt për diçka që lidhet me njësinë e nëndetësve. Aty nga viti 1968, kur ne i kishim shkëputur

Nga deti nuk jam ndarë kurrë, sepse unë jam vlonjat dhe që prej disa vitesh jetoj në Itali, pra detin e kam ne mes të jetës sime. Ndërsa si ushtarakë, si detar, ndonëse kam 23 vjet që jam larguar, shpesh herë më duket sikur jam aty në kabinën e katërit silurues, sikur shoh dallgët e shkumëzuara dhe dëgjoj zhurmën që linte pas shpejtësia e këtij zgalemi detar teksa çante dallgët e detit për të kryer detyrat që na kishte ngarkuar atdheu.

Page 12: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 201512 nato

Aleatët e NATO-s dhe kombet partnere, në një ceremoni të hapjes në bazën Trapani të Forcave Ajrore në Itali

më 19 tetor 2015, filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake të aleancës, “Trident Juncture 2015”. Stërvitja e trajnimit intensiv që do të zgjasë tre javë, do përfshijë 36.000 trupa nga më shumë se 30 vende në të gjithë Italinë, Spanjën dhe Portugalinë.

“Trident Juncture 2015” është stërvitja më e madhe e NATO-s për më shumë se një dekadë”, tha Zëvendësekretari i Përgjithshëm i NATO-s ambasadori Alexander Ver-shbow. “Trident Juncture do të rrisë gatishmërinë dhe aftësinë tonë për të punuar së bashku, duke përfshirë edhe punën me partnerët tanë. Kjo do të demonstrojë se NATO është e aftë për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga çdo drejtim”. Ambasadori Vershbow theksoi gjithashtu se stërvitja do të tregojë përkushtimin e aleancës ndaj transparencës dhe parashikueshmërisë. “Ne nuk kërkojmë konfrontim me askënd. Kjo është arsyeja pse ne kemi ftuar vëzhgues nga e gjithë bota, nga aq larg saç është Kolumbia dhe Me-ksika”, tha ai.

Zëvendës Sekretarit të Përgjith-shëm iu bashkua edhe nënsekretari italian i Shtetit për Mbrojtjen, Gioac-chino Alfano dhe ambasadorë e Këshil-lit të Atlantikut të Veriut në ceremoninë e cila përfshinte trupat pjesëmarrëse teknikën luftarake aleate, aeroplanë gjuajtës dhe të mbikqyrjes, si dhe helikopterë. Gjithashtu ndoqën cer-emoninë e hapjes kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate të Europës gjenerali Philip Breedlove, si dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Trans-formimin gjenerali Denis Mercier.

Stërvita Trident Juncture do të va-zhdojë deri në 6 nëntor 2015. Stërvitja do të garantojë selitë e vitit të ardhshëm të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe funksionet e reja të gatishmërisë shumë

të lartë të Forcës majë shtize.

standard i lartë, në përputhje me sfidat dhe masat e reja të sigurisë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel, ishte ndër të ftuarit e tjerë që morrën pjesë në ditën e parë të vizitorëve të shquar në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Trident Jucture 2015”, në Trapani, Itali më 19 tetor 2015.

Stërvitja Trident Jucture 2015 (TRJE15), është stërvitja më e madhe dhe më ambicioze e NATO-s në më shumë se një dekadë. Në këtë stërvitje marrin pjesë mbi 36.000 trupa, të ajrit, tokës dhe forcave detare, nga më shumë se 30 vende aleate dhe partnere dhe 12 vende ndërkombëtare. Organizata qe-veritare dhe joqeveritare janë së bashku në stërvitje, në 16 lokacione në Itali, Spanjë dhe Portugali, për tu trajnuar dhe për të mësuar nga njëri tjetri.

TRJE15 do të jetë kulmi i një serie ngjarjesh dinamike dhe kërkon në këtë dizajn të stërvitjes të trajnojë trupat e Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF), testin shumë të lartë të Gatishmërisë së Task Forcës së Përbashkët (VJTF) dhe

të rrisë gatishmërinë, fleksibilitetin dhe ndërveprimin e NATO-s në përgjigje të mjedisit të ndryshuar të sigurisë dhe sfidave të dala nga Jugu dhe Lindja.

Gjatë fjalës së hapjes, gjenerali Pavel falenderoi Italinë si vend bash-këpritës për ushtrimin më të madh të NATO-s dhe për përkushtimin e saj të vazhdueshëm në operacionet dhe misionet e NATO-s. “Italia, së bashku me dy vendet e tjera bashkëpritëse si Spanja dhe Portugalia, kanë treguar një përkushtim të madh për të akomoduar kërkesat e trajnimit të trupave të ardhur nga të gjitha vendet, gjë që nuk është diçka e vogël”, tha ai.

“Ju mund të pyesni, pse NATO ka stërvitje të tilla si Trident Junc-ture 2015,dhe kush është rëndësia e tyre?” tha para të pranishmëve gjenerali Pavel. “Arsyeja për planifi-

kimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve ushtarake, në përgjithësi, është që të përgatisë komandat dhe forcat për operacionet në kohë paqeje, krize dhe konflikti. Ushtrime të tilla si Trident Juncture, bëjnë të sigurt se forcat nga e gjithë aleanca mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive kurdo që nevojiten”. Kjo realizo-het nëpërmjet ushtrimeve si Trident Juncture, “ku forcat aleate të NATO-s dhe gjithashtu të kombeve partnere dhe organizatat bëhen së bashku për tu trajnuar, ushtruar dhe mësuar nga njëri-tjetri”.

Stërvitje të tilla rrisin nivelin tashmë të lartë të ndërlidhshmërisë dhe të ndërveprimit që kanë arritur në opera-cionet forcat aleate së bashku por dhe me të gjithë partnerët e NATO-s. Kjo shërben për të ndërtuar punën në të adhmen mbi mësimet e nxjerra gjatë operacioneve të tilla si ISAF dhe për të rritur ndërveprimin, e cila lejon për aleatët e NATO-s dhe partnerët të trajnohen me standarde të njëjta, për ta pasur më të lehtë bashkimin me fushatat ndërkombëtare të sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe sfidave të tjera të sigurisë globale.

Gjenerali Pavel gjithashtu gjatë fjalës së tij nxorri në pah rolin e Ko-mandës së Aleancës për Transformimin (ACT), Komandës së Forcave Aleate për Operacionet (ACO) dhe Komandës së Forcës së Bashkuar në Brunssum, të komandantëve dhe stafit të tyre të cilët ishin gjithashtu të pranishëm. “Ushtrimet e kësaj shkalle nuk ndod-hën vetëm brenda një nate. Ka pasur shumë përpjekje për këtë në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s për planifikimin, zhvillimin, përgatitjen dhe që nga 3 tetori, ekzekutimin e stërvitjes për t’u siguruar se ajo i plotëson nevojat e NATO-s”.

Përgatitja për këtë stërvitje ka fil-luar që më 3 tetor dhe stërvitja do të vazhdojë deri më në 6 nëntor 2015. Pjesa e parë e ksaj stërvitje që nga 3-16 tetori, testoi elementët e komandës dhe të kontrollit të NRF dhe ekspozoi aftësinë e NATO-s për të punuar me aktorët e jashtëm. Pjesa e dytë, e cila do të zhvillohet nga 21 tetor - 6 nëntor 2015, do të jetë stërvitje që do të reali-zojë ofrimin e mundësive të trajnimit,

të cilat nuk janë zhvilluar në shumicën e ushtrimeve kombëtare.

Stërvitja është e bazuar në një ske-nar fiktiv, që përfshin përdorimin e af-tësive ushtarake në një mision përgjigje të krizave jashtë zonës. Ngjarjet në stër-vitje do të demonstrojnë efekte sub-versioni dhe sulme terroriste të luftës konvencionale, sulme kibernetike, të luftës hibride dhe të krizës humani-tare. Shtrirja e stërvitjeve të NATO-s do të vazhdojë të jetë në përputhje me sfidat që aleanca mund të përballet dhe me masat e reja për tu përshatur. TRJE15 gjithashtu tregon përkushtimin e Aleancës ndaj transparencës dhe para-shikueshmërisë. Stërvitjet ushtarake të NATO-s kanë për qëllim për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Europë. “Çdo gjë e NATO-s është mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje me an-gazhimet tona ndërkombëtare. Prandaj, në përputhje me dokumentin e Vjenës, të gjitha vendet e OSBE-së janë të ftu-ara për të vëzhguar ushtrimin”, theksoi gjenerali Pavel.

Si pjesë e programit të ditës, të ftuarit ndoqën një ekran statik ku u shfaqën aeroplanë nga 16 vende aleate të NATO-s dhe nga 3 kombet partnere të NATO-s, si Finlanda, Suedia dhe Ukraina. Vizitorët gjithashtu patën kënaqësinë të ndiqnin një demonstrim ajror në kryerjen e shërbimit të fshehtë, zbulimit dhe vëzhgimit (ISR), të simu-limit të sulmit, Rimëkëmbjes së Per-sonelit, të misionit të Kërkim Shpëtimit etj. “Si Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe si një ushtar i cili ka marrë pjesë në shumë stërvitje kombëtare dhe ushtrime shumëkombëshe në të gjithë karrierën time, unë dua të përgëzoj për-pjekjet e të gjithë personelit që marrin pjesë në ditën e sotme të vizitoreve të nderuar dhe në gjithë stërvitjen Trident Juncture 2015. Forcat kombëtare dhe të vendeve anëtarëve të aleancës janë të gjitha të trajnuara për një standard të lartë”, theksoi gjenerali Pavel gjatë konferencës për shtyp.

Forca shumëkombëshe të ajrit, tokës, detit dhe operacioneve speciale janë shumë të ndërveprueshme dhe kanë provuar të jenë të afta për të kryer manovra komplekse ushtarake në të gjithë spektrin e plotë të operacioneve. “Fokusi ynë në NATO është që masat tona mbeten mbrojtëse, proporcionale dhe të përshtatshme, por ajo që ne gjithashtu bëjmë të qartë është se anga-zhimi i NATO-s për mbrojtjen kolek-tive është i fortë dhe solid” nënvizoi në fjalën e tij gjenerali i përgjithshëm Philip Breedlove Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s të Europës.

Në përfundim të stërvitjes TRJE15, Shtabi i Komandës në Brunsum do të certifikojë zyrtarisht Forcën e Re-agimit të NATO-s, duke i dhënë kështu mundësinë aleancës që të vazhdojë për t’iu përshtatur një mjedisi gjithnjë e në ndryshim të sigurisë.

Dita tjetër e vizitorëve të shquar të stërvitjes TRJE15 të NATO-s do të zhvillohet në Zaragoza në Spanjë, më 4 nëntor 2015 dhe në Troia në Portugali, në datën 5 nëntor 2015.

mimoza GolikJa

Trident Juncture 2015, stërvitje e përbashkët e aleancës dhe partnerëveMarrin pjesë: Mbi 36.000 trupa, nga ajri, toka dhe forcat detare, nga më

shumë se 30 vende aleate dhe partnere dhe 12 vende ndërkombëtare

Page 13: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 13nato

Forumi NATO-Industri 2015 ishte vendi kryesor për dia-log strategjik për industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, në

planifikimin e aftësive dhe të zhvillimit të NATO-s. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i perspektivave të in-dustrisë së NATO-s për të trajtuar me efikasitet sfidat aktuale të sigurisë së Aleancës. Forumi NATO-industri (NIF), adreson nevojën e njohur për një dialog strategjik të ngritur midis NATO-s dhe Industrisë, për të siguruar përfitimet e aleancës nga zgjidhjet më të mira për kërkesat ushtarake, brenda buxhetit të mbrojtjes.

Forumi NATO-Industri në Lisbonë më 20 tetor 2015, theksoi rëndësinë e dhënien e “më shumë dhe më mirë të aftësive”, për të siguruar që NATO të qëndrojë e aftë dhe e gatshme për të përmbushur çdo sfidë.

“Ne duhet gjithmonë të sigurojmë që kemi nivelin e duhur të investimeve, aftësitë e duhura dhe partneriteteve të drejta me vendet e botës, me or-ganizata të tjera ndërkombëtare dhe, e rëndësishmja, me industrinë”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Alexander Vershbow në fjalimin e tij në këtë forum. Kjo ngjarje mblodhi përfaqë-sues nga industria e mbrojtjes dhe e sigurisë, kombet aleate, ambasadorë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe komandat ushtarake të NATO-s, duke përfshirë Komandën e Aleancës për Transformim, si dhe përfaqësues nga bota akademike dhe think tank. Konferenca e këtij viti u përqendrua në ofrimin e aftësive dhe përforcimin e bashkëpunimit shumëkombësh për-para Samitit të Varshavës të vitit të ardhshëm. Ky takim mbahet çdo vit ku aleatët, industria dhe think tank, vijnë së bashku për të diskutuar trendet aktuale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në industri dhe në aftësitë e NATO-s. Ambasadori Vershbow hapi takimin së bashku me ministrin portugez të Mbrojtjes Jose Pedro Aguiar Branco dhe Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Transformimin gjeneralin Denis Mercier.

Që në fillim të fjalës së tij Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-Al-exander Vershbow,në Forumin NATO-Industri 2015, në Lisbonë, Portugali, falënderoi pjesëmarrësit dhe ministrin Aguiar Branco, si përfaqësues i qever-isë portugeze, Komandën e Forcave Aleate për Transformimin dhe shtabin Ndërkombëtar të NATO-s, për organiz-imin e këtij forumi. Ai tha se, “Vitin e kaluar në samitin tonë të NATO-s në Uells, ne i bëmë thirrje aleatëve për të rritur dhe ofruar atë që ne kemi nevojë, për të garantuar sigurinë tonë. Liderët tanë dëgjuan thirrjen dhe ishin të përkushtuar për të ofruar. Për të ofruar më shumë dhe më të mirën e investimeve, më shumë pajisje dhe më mirë, më shumë aftësi dhe më mirë”. Por ndërsa padyshim kombet janë ata që ofrojnë financimin, është industria ajo që jep mallrat. “NATO nuk mund të kishte siguruar, sigurinë Euro-Atlantike për më shumë se gjashtë dekada pa mbështetjen e ngushtë dhe partneritetin e industrisë”, tha ai. “Për çdo armë në terren, çdo aeroplan dhe anije, çdo sistem udhëzues e kontratë e shërbimit, çdo gjë që shkon për Forcat tona të Armatosura, është zhvilluar, projektuar dhe bërë nga dhe me industrinë”. Nuk

do të kishte forca ushtarake të NATO-s, “pa siguri, pa ju, partnerët tanë industri-ale. Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm është jetik për sigurinë tonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Dua t’ju falënderoj për punën jetike që ju të gjithë bëni”, tha Vershbow.

Forumi NATO-Industri është ng-jarja strategjike ku NATO dhe kombet, industria, akademia dhe think tank mund të vijnë së bashku për të disku-tuar situatën aktuale gjeopolitike dhe ndikimin e saj mbi aftësinë e industrisë për të ofruar atë që i duhet të NATO-s. “Na mundëson për të nxjerrë konkluzi-one vepruese dhe për të çuar punën tonë përpara. Ky takim nuk ka qenë kurrë më i rëndësishme dhe sidomos në kohën e duhur”.

Pas një periudhe të gjatë të Luftës së Ftohtë, çështjet e sigurisë evropiane janë gjithnjë e më në qendër të vëmendjes. Pamja është komplekse dhe duket se ndryshon çdo ditë. “Së pari dhe më kryesorja, tha Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në mendjen time, është sfidat që kanë të bëjë me një Rusi gjithnjë e më të sigurt dhe të paparashikueshme. Rusia tani zë pjesë të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës dhe është ende duke mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës me trupa, armë, komandë dhe kontroll. Tani ata kanë hyrë në luftë në Siri në anën e Asadit, duke i shtuar benzinë zjarrit në një situatë tashmë të ndërlikuar dhe shumë të rrezikshme”.

Sfidat në Lindje dhe në Jug të aleancës, lufta në Siri, rritja brutale i ISIS dhe grupeve të tjera terroriste dhe të shteteve të dështuara të botës arabe, pikërisht kjo dhunë dhe ky kaos, janë vetëm “disa qindra milje larg nga shumë prej aleatëve tanë jugorë. Aleatë që mer-ren me pasojat e këtij kaosi në formën e krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore”, nënvizoi ambasadori Vershbow. Mirëpo kjo tha ai përfshin edhe kërcënime të tjera me të cilat ne përballemi, të tilla si përhapja e raketave balistike dhe cyber-sulmet, që kanë të bëjnë me natyrën hibride të luftës moderne. Ndërsa këto ngjarje shpalosen dhe “ndërsa NATO dhe partnerët tanë merren me to, ne do të formësojmë

botën tonë për dekadat e ardhshme”. Përgjigja jonë fillestare tha ai “ka qenë Plani i Veprimit të Gatishmërisë, duke vënë në vend të asaj që ne kemi nevojë për të mbrojtur aleatët tanë nga çfardo lloj sulmi nga çdo drejtim”. Ai solli në vëmendje të pranishmëve Samitin e NATO-s në Uells, “ne ramë dakord për këtë plan në Samitin tonë në Uells verën e kaluar, dhe që atëherë ne kemi qenë të fokusuar në implementimin e atij plani”. Duke folur më tej për Planin e Veprimit të Gatishmërisë ai tha se “tash-më, ne kemi një forcë shumë të lartë të Gatishmërisë që është funksionale dhe në gjendje për të lëvizur brenda çështje ditësh. Ne kemi rënë dakord me minis-trat e mbrojtjes të dyfishojmë madhësinë e Forcës sonë të NATO-s në 40.000 trupa. Ne kemi hapur gjashtë selitë e reja në aleatët tanë lindorë, me dy më shumë në rrugë e sipër në hapje, për të ndihmuar me komandën dhe kontrol-lin, ushtrimet dhe logjistikën për forcat tona, kur ato të vendosen në lindje”. Ai tha se aleanca do të ecë me masat e sigurimit, “me më shumë aeroplanë në ajër, anije në det dhe çizme në terren në dhe rreth, aleatëve tanë lindorë”. Por ai tha se “kjo nuk është e mjaftueshme” dhe ndërsa aleanca ecën “drejt Samitit të liderëve tanë vitin e ardhshëm, në kor-rik në Varshavë, ne duhet të shikojmë në përshtatjen afatgjatë të aleancës sonë”. Në botën tonë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme, “ne kemi nevojë për të zhvilluar një strategji që siguron sigurinë tonë, çdo gjë që mund të ndodhë. Ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar më shumë, dhe të bashkëpunojmë më mirë”. Samiti do të jetë “një shans për të marrë veprime përballë asaj që Rusia po bën dhe për të vlerësuar të ardhmen e marrëdhënieve tona”. “Ne kemi nevojë për një strategji kohezive që pengon Rusinë në kursin e saj aktual dhe që e inkurajon atë për t’u kthyer në bashkësinë ndërkombëtare si dhe të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj”, tha Vershbow. Madje Rusia, tha ai “mund të jetë më e interesuar në këtë moment për të hedhur peshën e saj përrreth, por ne ende duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të rivendosur parashikueshmërinë dhe transparencën

në marrëdhëniet tona, për të shmangur aksidentet e panevojshme dhe konfron-timin”.

Lufta hibride është një aspekt tjetër të cilën solli në vëmendje Zëvëndës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ai tha se “ne gjithashtu duhet të zhvillojmë më tej aftësinë tonë ripërtëritëse kundër taktikave hibride. Kjo do të përfshijë pa-ra-pozicionimin e pajisjeve, fasilitatorët dhe, potencialisht stacionimin përpara të njësive luftarake në bazë rotacioni”. Kjo do të thotë ndarje më e mirë “e shërbimit të fshehtë, duke identifikuar dobësitë e mundshme, strategjitë më të mira për të mposhtur kiber-sulmet, dhe duke punuar më ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, Bashkimin Ev-ropian, në veçanti”. Mirëpo “natyrisht, e gjithë kjo kushton para”. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit e vendeve aleate ranë dakord gjithashtu në samitin e Uellsit për të ndaluar shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisin gradualisht shpenzimet në 2% të GDP-së gjatë dekadës së ardhshme. Tabloja nuk është e përsosur, por tashmë, shumë aleatë kanë filluar të kundërtën e prirjes së njëzet e pesë vjeve të fundit. “Po shohim tani se janë rritur shpenzimet e mbrojtjes nga një numër i kombeve dhe më shumë njoftime bëhen gjatë gjithë kohës”, theksoi Vershbow. Kjo ndih-mon në dy mënyra. “Së pari, natyrisht, kjo vë më shumë burime në dispozi-cion për të investuar në sigurinë tonë. Por ajo gjithashtu ka një dimension të rëndësishëm politik, duke treguar se ne jemi të gjithë në këtë së bashku, 28 për 28 dhe se jemi të gjithë të gatshëm për të bërë atë që është e nevojshme për të siguruar mbrojtjen tonë, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Argumenti për ndarjen e barrës, si brenda Europës dhe në mes Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër e aleatëve, është aq i vjetër sa vetë NATO. Por kur aleatët evropianë rrisin shpenzimet e tyre mbrojtës, kjo tregon se edhe ata janë të gatshëm për sigurinë e tyre dhe jo të thjesht mbështeten në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e tyre. Ky investim i buxhetit të Mbrojtjes përfshin gjithashtu një angazhim nga të gjithë aleatët për të shpenzuar 20% të buxhetit të tyre të mbrojtjes në pajisje

të reja, në hulumtim dhe zhvillim”. Ndërsa rritjen e buxheteve kombëtare, tha ai “ne e shikojmë kur kombet bëjnë investime në kapacitetet që kontribuojnë në objektivat e gjera të NATO-s.” Ky është vendi ku Industria “duhet të shohë mundësinë tuaj”. NATO është duke ecur nga të qenit “një NATO e vendosur, drejt një të qënit një NATO më e përgatitur dhe një NATO e pa-jisur më mirë”. Një organizatë që në mënyrë të barabartë është në gjendje të mbrojë aleatët në svendet e tyre, si për të mbrojtur interesat e NATO-s përtej kufijve të saj.

“Ne e dimë se çfarë janë nevojat tona më të menjëhershme. Në Uells kemi rënë dakord për një listë prej 16 të aftësive tona prioritare. Këto përf-shinin Raketat Balistike të Mbrojtjes; Inteligjencën, zbulimin dhe vëzhgimin; Përpikmërinë e Municioneve; dhe Lufta anti-nëndetëse”. Ai tha se Plani i Vep-rimit të Gatishmërisë gjithashtu është shtuar në këtë listë. Ai tha se “ tani jemi duke punuar drejt dërgimit të secilës nga këto prioritete, duke bërë kështu në një mënyrë që ajo të mos bjerë ndesh me as dyfishimin e përpjekjeve të Bashkimit Evropian”. Vershbow tha se është bërë përparim i mirë me Sistemin e aleancës në komandën dhe kontrollin, në terrenin e mbikqyrjes të aleancës,”si një pjesë e madhe e të ardhmes së Inteligjencës së Përbashkët të NATO-s, zbulimit dhe vëzhgimit”. Por procesi i përmirësimit dhe përshtatjes nuk është se ka përfun-duar. Identifikimi i kapaciteteve është ai që “do të duhet për të forcuar sigurinë tonë në të ardhmen, dhe për ta bërë këtë në mënyrë efektive dhe me kosto më efektive”.

Çështja e sigurisë globale sa vjen bëhet më kaotike për shkak të prob-lemeve rajonale, ose ajo është më e paparashikueshme. Por kombet e aleancës së NATO-s mbeten vende stabiliteti. “Për këtë ne duhet të vazh-dojmë gjithmonë të sigurohemi që kemi nivelin e duhur të investimeve, aftësitë e duhura dhe partneriteteve të drejta, me vende të botës, me organizata të tjera ndërkombëtare dhe, e rëndësishmja, me industrinë”. Gjasat janë të larta, tha am-basadori Vershbow. “pra, ka një arsye më shumë për të ofruar atë që ne kemi nevojë për të mbrojtur aleancën tonë. Një industri e fortë, e qëndrueshme dhe inovative e mbrojtjes është thelbësore për të ardhmen e sigurisë së popujve tanë dhe sigurinë e popullit tonë”. Industria e mbrojtjes në Evropë dhe Amerikën e Veriut është tashmë më të përparuara dhe më konkurruesja në botë. “Ne jemi të vendosur që ajo qën-dron në këtë mënyrë. Sa më afër dhe më produktive partneriteti ynë, aq më mirë është për të gjithë; për NATO-n, për industrinë dhe, në fund të fundit, për popullin tonë. Unë shpresoj se ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim të shkëlqyer në kuadër të këtij Forumi të Industrisë së NATO-s dhe të forcojë më tej partneritetin tonë”, me qëllim për të pasur një partneritet sa më konstruk-tiv dhe për të qenë pjesë e përshtatjes së NATO-s në këtë mjedis sfidues. Së bashku, sigurojmë kombet tona, rajonet tona dhe të ardhmen tonë.

Industria e Mbrojtjes, thelbësore për të ardhmen

mimoza GolikJa

Page 14: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 201514 lIbrI

vargjet e Çajupit: “Ca janë të pasur sa s’dinë se ç’kanë, ca janë të varfër që s’kanë ç’të hanë”. Nga poema e Emma Lazarus në Statujën e Lirisë janë gdhendur fjalët; “Mbajini tokat e lashta dhe historitë e lavdishme!”. Në valixhen ku dollarët po mbaronin dita-ditës dhe familja rr-ezikonte mbijetesën për mungesën e tyre, Petrit Demalia, përveç USD, kishte marrë me vete edhe një pasuri tjetër të çmuar që nuk e kishte “deklaruar” kur hyri në Amerikë: shpirtin shqiptar dhe “histo-ritë e lavdishme”, siç i quan ato Lazarus. “Shpirti shqiptar” do ta bënte Demalinë krenar për origjinën e tij e të familjes, do ta nxiste të vlerë-sojë, respektojë e të nxjerrë në pah gjithë ato gjëra që ka asimi-luar nga jeta, që nga dhomat e burrave të Malësisë, nga kul-tura shkodrane, nga rregulli ushtarak, nga korrektesia e ndersh-mëria e aviacionit, nga arësimimi brilant. Nuk duhej shumë punë për të hapur

thesarin e “historive të lavdishme”. Një fotografi e babait partizan, mjaftonte që t’i kujtonte fjalët e tij se, “një njeri që nuk lufton për lirinë e tij, nuk e meriton të jetojë”. E atëherë atij si mbetej gjë tjetër veç të thoshte: “Unë jam i biri i trimit”. Edhe një fotografi e nënës së tij e ulur në një minder të vjetër, do t’i kujtonte atij se sa të varfër ekonomiki-sht e kishin jetën prindërit e familja në Shqipëri dhe sa ballëlart e jetuan atë. E atëhere ai do thoshte me vete: “Unë jam i biri i të ndershmëve”. Edhe kur shikonte fotografitë e rreth njëzet viteve në ushtri dhe në aviacionin luftarak, do të ndjehej krenar për ar-ritjet e tij në drejtimin e kësaj arme. E atëhere mund të thoshte me vete: “Këtu ku punova kaq vite ishte normë të mos gënjeje, të ishe i drejtë, ta doje dhe të jepje gjithçka nga vetja për jetën e shokut, për jetën e pilotit dhe ruajtjen e teknikës, ku megjithese drejtoje e mbaje ne duar një teknikë me vlera monetare disa miliona dol-larëshe shpërbleheshe nga shteti me disa dollar në muaj”. Në këtë libër, në bisedat me Maksimilian Lafajet, Petriti ka thënë se: “Fjala “burrë” e “burrni” janë simbole të njeriut që ka një vështrim të hapur e të gjerë sa

Sapo ka dalë nga shtypi libri “Petrit Demaliaj, rrëfimet e nënkolonelit shqiptar dhe Ën-drra Amerikane”, shkruar nga

Maximillien de Lafayette. (“Petrit De-maliaj: Albanian Lt. Colonel Engineer Memoirs and the American Dream”, Times Square Press, New York, 2011). Me lejen e autorit përgatita botimin e tij në shqip, duke shtuar edhe një kapitull me mendime e opinione të ndryshme mbi personazhin e këtij libri, kryesisht nga ish-ushtarakë të Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Prej dyqint vitesh, njerëz nga e gjithë bota vërshojnë drejt tokës së ëndrave e shpresave të mëdha, drejt Amerikës. Me avulloret e fundit të shekullit të XIX-të apo me vaporët e fillimit të shekullit të XX-të, kur pas disa dhjetëra ditësh udhëtim, pas pritjes gjithë ankth e shpresë se, kush do të jetë i pari që do të thërrasë “Amerika”, kur të shohë portin e Nju Jorkut, mbi 100 milionë emigrantë hynë aty vetëm gjatë viteve 1824-1924. Kështu ka vazhduar edhe në njëqint vitet e fundit. Hyrja në Amerikë mbetet për të gjithë një eveniment i veçantë e i paharruar, pasi kontakti i parë me portin e Nju Jorkut lidhet me një diçka tepër të veçantë, me Statujën e Lirisë, ku janë gdhëndur fjalët: “Më jep të lodhurit, të pikël-luarit e tu. Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë. Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja. Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia. Unë ngre dritën, pranë derës së artë!”.

Petrit Demaliaj ishte kryeinxhin-ieri i Bazës Ajrore më të madhe në Shqipëri, detyrë të cilën kishte bërë përpjekje të mëdha për ta arritur në mënyrë të merituar, por edhe për ta mbajtur me lavdi. Në Bazë nuk ndodhi asnjëherë ngjarje e jashtëzakonshme për faj të shfrytëzimit të teknikës. Fillimet e viteve 90-të ishin vitet e shpresave të mëdha për shqiptarët, por në këto vite në ushtri nuk ishte një gjëndje e mirë. Ajo u politizua skajshëm, edhe gradimet u bënë mbi motive të tilla, humbi konkurrenca për gradën dhe vijueshmëria normale të karrierës. Ushtarakët nuk kishin ushqim, ujë, strehim ose veshje të mjaftueshme. Kjo situatë krize kulmoi me vitin 1997 kur ushtria “u thye”, u bë viktimë e drejtimit politik të gabuar nga strukturat shtetërore dhe politizimi i vetë ushtrisë. U fajësuan ushtarakët që nuk i shërbyen politikanëve në

zgjidhjen me forcë të një krize të thellë politike, që çoi Shqipërinë në pragun e një lufte civile. Kjo kohë tregoi se në ushtri kishin mbetur shumë njerëz, që e konsideronin të dështuar e të kotë, të padobishme kauzën dhe punën që kryenin. Ishte një periudhë që, kushdo kishte mundësi, largohej, ikte në kërkim të një jetë më të mirë, kudo në botë. Një milion e më shumë, një e katërta e shq-iptarëve, u larguan nga vendi në njëzet vitet e fundit. Me fatin Hirushes, Petrit Demaliaj, ky fat-madh apo fat-bardhë, fitoi llotarinë amerikane, llotarinë e parë që provoi në jetën e tij. Me 20 maj të vitit 1996, ai dhe familja e tij hynë në Amerikë, 483 vjet pas Juan Ponce de León, evropianit të parë që shkeli me 1513 në Florida. Me 7000 $ të deklaru-ara, me gruan e tij dhe dy djemtë, si një kryefamiljar e zot shtëpie që ka kurajon dhe duhet të marrë përsipër gjithçka, me ëndrra dhe shpresa të mëdha, ai zbriti i hutuar në aeroportin “J.F.Kenedi”, duke iu shtuar si një pikë uji në oqean popullsisë mbi 300 milionëshe të shtetit më të fuqishëm të botës. U largua nga një qytet si Lezha, ku deri pak vite më parë kishte gjithsejt tre taksi, dy nga të cilat ishin gjithënjë me difekt dhe po sistemohej në Amerikë ku kishte rreth

700 automobila për 1.000 amerikanë, në krahasim me rreth 400 në 1.000 banorë në Bashkimin Evropian. Iku nga vendi më i varfër në Europë për tu vendosur në një nga vendet ku mesatarja e të ardhurave është nga më të lartat në botë. U nis i përcjellë me shumë lot e dashuri nga Rinasi, i vetmi aeroport i Shqipërisë, për t’u ulur në Amerikë në një vend ku nuk e priste asnjën-jeri. Prej tridhjetë aeroporteve më të frekuentuara të botës, gjashtëmbëd-hjetë janë amerikane, njëri prej tyre është aeroporti “J.F. Kenedi” aty ku “zbarkoi” familja Demaliaj.

*** “Zbulimi” i parë i Demaliajve ka

qënë zhgënjimi për polaritetin e madh të Amerikës. Në Nju Jork, aty ku janë disa nga grataçielët më të mëdha e më të bukura të botës, ata panë se kishte apartamente që nuk mund t’i imagjinonin se ekzistonin në Amerikë, të pista, të palara, të mbushura me in-sekte e të amortizuara jashtë mase. Në qytetin e Nju Jorkut, qëndren botërore të financave, do të shikonin se shumë njerëz rrezikonin të mbeteshin pa bukë në kuptimin më origjinal të fjalës. E atëhere mbase do të kujtonin edhe

është vetë jeta... Ky nocion përfshinë qetësinë e duresën, papërkulshmërinë e pathyeshmërinë....

Nuk besoj se dikush tjetër mund t’i përshkruante se si i kaloi peripecitë Petriti, më mirë se sa koncepti që ka shpjeguar ai për një burrë e burrninë. Në një farë mënyre mund të thuhet se ëndrrat e mëdha i shohin njerëzit e mëdhenj. Demalia i pa këto ëndrra dhe i realizoi ato. Me fatin e Hirushes, me vuajtje si Sizifi.

*** Maximillien de Lafayette njihet si

një autor prodhimtar, dijetar dhe një nga mendjet më të ndritura të kohëve të sotme, një nga gjuhëtarët më të njohur botëror (të gjuhëve të vjetra dhe atyre moderne), si dhe një historian i qytetërimeve të lashta. Ai është i njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e tij në historinë dhe gjuhët e civilizimeve të lashta dhe për studimet social-juridike të Lindjes së Mesme, sidomos për ligjet fisnore, sistemet sociale krahasuese dhe ligjet e Islamit. Ai vjen në shqip me librin biografik “Petrit Demaliaj, rrëfimet e nënkolonelit shqiptar dhe Ëndrra Amerikane” përmes një përk-thimi të saktë nga Robert Kodra. Li-brat biografikë kanë problem kryesor besueshmërinë, pasi ndodh që autorët dhe protagonistët kanë tendencën për të zbukuruar pjesë të së shkuarës, duke i bërë asaj një vështrim retrospektiv të komentuara me “mëndjen e sotme”, duke “mashtruar” në një farë mënyre lexuesin. Libri “Petrit Demaliaj, rrëfimet e nënkolonelit shqiptar dhe Ëndrra Amerikane”, i autorit të mirën-johur Maksimilian Lafajet është një pasqyrë realiste e një bashkëbisedimi të sinqertë mes dy të porsanjohurish, dy burrave që zunë “miqësi me shikimin e parë”. Sinqeriteti i intervistave dhe tregimeve në këtë libër janë një vlerë reale e librit. Një nga mëndjet më të ndritura bashkëkohore ka gjetur kohën për të shkruar për Petrit Demalinë. Jo ka gjetur kohën, por i ndjen kënaqësi kohës që kalon me të. Çfarë ka parë Lafajet te Demalia? Mos vallë ka parë atë që sot globalizmi pothuajse e ka zhdukur, veçantinë e personalitetit të individit, ku shoqëria moderne ka uniformizuar personat, karakteret, idetë, shijet e gjithçka tjetër? Maxi-millien de Lafayette është një filozof, një mësues shpirtëror, shpesh i mbyllur në vetminë e tij, që nuk jep intervista, apo bën paraqitjet publike, por u njoh dhe zuri miqësi të madhe me “shqip-tarin” fisnik” Petrit Demalia. Kohët e fundit ai ka vuajtur mjaft me shëndetin e tij. Në qershor 2015, Maximillien de Lafayette kreu një operacion në zemër. E megjithatë, mesazhi i tij për dashurinë, dhembshurinë, mençurinë dhe lartësimin e shpirtit njerëzor mbetet më i fortë se vetë jeta. Edhe ky libër që nderon Shqipërinë e Demalinë është fund e krye me një frymë të tillë.

Faleminderit Maximillien de Lafayette!

aGustin z.GJinaJ ish-gazetar ushtarak

“Petrit Demaliaj, rrëfimet e nënkolonelit shqiptar dhe Ëndrra Amerikane”, një libër që nderon Shqipërinë dhe shqiptarët

Me fatin e Hirushes, me përpjekjet e Sizifit

Page 15: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 2015 15hIstorI nga lanÇ-i

Në këtë luftë mbetën të vrarë 52 ushtarë e oficerë armiq. U gjetën, shpërndarë andej-këtej, 8 mortaja, 5 mitralozë të rëndë e 14 të lehtë, qindra pushkë e automatikë, predha, fishekë e shumë material tjetër të braktisur, si dhe një numër mushkash. Nga forcat partizane ranë dëshmorë 5 luftëtarë dhe 15 të tjerë u plagosën.

Arbana në kohën e LANÇ-it ishte një nga bazat kryesore të Grupit të Pezës. Në luginën e Erzenit, afër Arbanës, ditët e para të tetorit të

vitit 1943, po grumbulloheshin forcat të cilat do të formonin Br. III S. Ndërsa tre batalione të Grupit të Pezës, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm kishin zënë pozicione në kodrat përballë Petrelës, Tiranës dhe Vaqarrit duke krijuar kështu një gjysmërreth me qëllim mbrojtjen e drejtimeve të lëvizjeve së mund-shme të armiqve. Batalioni i Tretë vendoset në pozicione në kodrat e Saukut, Batalioni i Dytë vendoset në pozicione në rrugën Tiranë-Elbasan, Batalioni i Parë vëzhgonte rrugën Tiranë-Ndroq, tek ura e Beshirit, dhe Batalioni i Katërt kontrollonte nyjen rrugore kyç të Vorës. Forcat partizane bëheshin afërsisht në këtë zonë rreth 1.000 luftëtarë.

Ndërsa në zonën e Vorës do të hynin në veprim edhe partizanë të batalionit “Krujë-Ishëm”, kurse në rrugën Tiranë-Elbasan, si vijë kryesore e lëvizjes së trupave hitleriane, do të jepnin goditje forcat e Br. I S dhe partizanë të batalionit “Dajti”. Zënia e këtyre pikave, afrimi i forcave partizane të Dibrës në Krujë, dalja e Br. I S në Kërrabë, grumbullimi i forcave partizane për krijimin e Br. III S në Arbanë dhe të Br. II S në Shëngjergj, tregonin se krijimi i kësaj njësie të re të Ushtrisë Nacionalçlirimtare përbënte një ngjarje shumë të rëndësishme për Frontin Antifashist Nacionalçlirimtarë. Ajo do të krijohej shumë pranë Tiranës dhe si e tillë kërkonte më tepër vëmendje dhe masa më të shumta sigurie. Prandaj dhe gjithçka u bë sipas planit strategjik të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH. Por në Arbanë, në këtë kohë ndodhej dhe Komanda e Shtabit të Përgjithshëm, për të ndjekur nga afër gjendjen e krijuar. Kështu që ajo mori pjesë në organizimin e Br. III S. Në zonën e Pezës, në Alltat, një katund i vogël rreth një orë larg Arbanës, ishte dhe vendqëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.suksesi i operacionit nazist, befasia

Vrojtues dhe zbulues të forcave të armikut kishin dhënë informacione të mjaftueshme për vendosje dhe lëvizje të partizanëve në zonën e Arbanës. Pk ditë më parë një nënrepart armik kishte hyrë në afërsi të Arbanës për zbulimin e pozicioneve të partizanëve. Ndërsa një nën-repart bëri përpjekje nga ura e Beshirit, por nuk përparoi se u sulmua dhe u largua ne shpejtësi. Më 8 tetor komanda gjermane urdhëroi fil-limin e operacionit. Rajoni që zgjodhi komanda naziste për këtë operacion të rrufeshëm ishte lugina e Erzenit, përreth fshatit Arbanë. Ko-manda e Korpusit XXI gjerman angazhoi në këtë operacion dy batalione me rreth 2.000 ushtarë dhe një kompani xheniere. Suksesin e operacionit ajo e mbështetit tek befasia. Ndërsa komanda e forcave partizane s’dinte gjë të saktë për operacionin. Dy batalionet gjermane, të urdhëruar për të kryer operacion, mbërritën në fshehtësi në afërsi të Arbanës. Luftimet nisën në mëngjezin e 9 tetorit. Nënrepartet pararojë të armikut u ndeshën në zjarrin e forcave par-tizane në afërsi të Arbanës. Armiqtë filluan të qëllonin mbi Arbanë dhe në kodrat përreth me artileri dhe mortaja. Ndërkohë futi në luftim dhe tanket e lehta.

Forcat naziste u përpoqën të shfrytëzonin përparësinë e befasisë dhe shpresonin të kapnin Arbanën dhe të shpartallonin partizanët. Na-zistët mendonin se partizanët nuk kishin kohë

e mundësi të organizonin një qëndresë. Ko-mandanti i batalionit nazist pjesëmarrës në këtë luftim do të shkruante se “qëllimi për të goditur armikun në befasi u arrit. Tani gjithë puna qën-dronte të shfrytëzohej përparësia e fituar, duke iu qepur pas kundërshtarit për të mos e lënë të ikte, por të detyrohej të luftonte e të asgjësohej. Mirëpo ndodhi krejt ndryshe...”.

Nazistët menduan se në Arbanë i kishin futur partizanët brenda në një darë, që nuk do të shpëtonin, por shfrytëzimi me mjeshtëri i terrenit dhe shpejtësia në kryerjen e veprimeve luftarake nga ana e luftëtarëve partizanë, bëri që gjermanët të binin në kurth. Batalioni i Parë i Grupit Partizan të Pezës u ndesh i pari me forcat armike. Në pamundësi për të ndaluar mësymjen e forcave naziste të shoqëruara nga tanket, forcat e këtij batalioni u tërhoqën dhe zunë pozicione në lartësitë e kodrave dhe nuk e lanë armikun të përparonte.Partizanët mbyllën të gjitha shtigjet

Komanda e Shtabit të Përgjithshëm mori menjëherë në dorë drejtimin e luftimeve. Ajo përpunoi me të shpejtë planin e veprimeve luf-tarake, në bazë të rrethanave të krijuara, duke u vënë detyrë forcave partizane të ndalohej çdo tërheqje jashtë zonës së luftimeve, të mbaheshin me çdo kusht kodrat përreth luginës së Erzenit, t’i mbylleshin armikut të gjitha shtigjet e daljes nga lugina dhe të asgjësohej ai me zjarr e me kundërsulme.

Në sektorin e luftimeve mbërritën dhe forcat e Br. III S, të cilat së bashku me forcat e Batalioni të Parë të Grupit të Pezës luftuan kundër forcave naziste që sulmonin gjatë bregut të lumit Er-zen, afër Arbanës. Ndërsa artileria e Br. III S u vendos në pozicione zjarri në kodrat e Arbanës dhe që andej me qitje direkte qëllonte tanket armike. “Dreqi e martë këtë punë, - do të shkruante në ditarin e vet komandanti i batalionit gjerman, - më duket se ne paskemi rënë në një grackë të vërtetë. Lugina formoka një kazan dhe ne ndodhemi në fund të tij. Nga pas lugina është e mbyllur krejt prej maleve. Para nesh luginën e mbyll armiku dhe nga faqet e maleve godet krahët tona prej lart-poshtë”.

Megjithatë gjermanët kishin shpresë se do të mund të dilnin nga kjo grackë dhe bënë përpjekje për t’u bërë ballë sulmeve të partizanëve. Luftime të ashpra, deri edhe trup me trup, zhvilloheshin në zonë, afër përroit të Zhullimës, te mulliri i Arbanës ku luftonin forcat e Br. III S. Sulmi i forcave partizane nën komandën e Kajo Karafilit nga Sauku e Picalli në shpinë të trupave gjermane ishte një manovrim në kohë, që i befasoi armiqtë dhe i detyroi të tërhiqen.

Forcat armike shpresonin shumë te tanket dhe autoblindat që qëllonin me zjarr të dendur krahët e partizanëve. Afër perëndimit të diellit, partizanët dhanë goditjen përfundimtare që e shpartalloi krejt armikun. Përsëri në ditarin e vet komandanti i batalionit gjerman shkruante se “prej rrjedhjes së ujit, dolën hije trupash që na afrohen dalëngadalë; partizanët po na sulmojnë gjatë Erzenit. Dëgjohet një zë parala-jmërues... Toka nën këmbë sikur po zien, ajri po dridhet, njerëzit me mundim marrin frymë. Gjendja paraqitet pa shpresë. Armiku ka marrë përforcime të tjera. Tani gjithë puna është të qëndrojmë sa të erret, sepse nuk është e mundur të bëhet shkëputja prej armikut me ditë... Por edhe po të presim sa të erret, ekziston mundësia tjetër, që armiku të na rrethojë plotësisht. Pra e kemi keq nga të dyja anët... Sot duket sikur dielli ka vendosur të mos perëndojë kurrë...”.

Në këtë luftë mbetën të vrarë 52 ushtarë e oficerë armiq. U gjetën, shpërndarë andej-këtej, 8 mortaja, 5 mitralozë të rëndë e 14 të lehtë, qindra pushkë e automatikë, predha, fishekë e

goditjes ata zhdukeshin sakaq pa lënë asnjë gjurmë. Këto goditje e çoroditën armikun. Lidhur me këtë gjermanët raportonin se kundërshtari, i “shpëndarë në grupe të vogla, është fshehur në një terren të pakontrol-lueshëm” dhe kërkonin dërgimin e trupave të tjera në një numër shumë më të madh për ta kontrolluar dhe për ta spastruar krejt zonën midis dy rrugëve Durrës-Tiranë. Në bazë të kësaj kërkese, komanda e Korpusit XXI gjerman vendosi të zhvillonte një operacion në këtë zonë me një regjiment të Divizionit të 297-të, të shoqëruar nga një grup artilerie dhe një grup tankesh të këtij divizioni. Pas këtij urdhri komanda e regjimentit përgatiti planin për të rrethuar dhe asgjësuar forcat partizane. Për t’i futur partizanët në kurth armiku në fillim do të bënte një rrethim të heshtur e të maskuar të zonës ku do të zhvil-lohej operacioni. Por manovra taktike që bëri Batalioni i Katërt i Grupit Partizan të Pezës i dha të kuptonte komandës gjermane se plani i saj jo vetëm ishte zbuluar nga ana e forcave partizane, por një rrethim i tillë kishte dështuar përpara se ai të realizohej. Atëherë, për t’iu shmangur rrezikut të sulmit partizan, forcat gjermane vendosën të hidhen në sulm frontal për asgjësimin e forcave të batalionit partizan që vepronte në zonën e Shijakut.

Operacioni filloi më 26 tetor. Armiku synonte të rrethonte batalionin partizan dhe çetat vullnetare të fshatrave që qenë ngritur në këmbë me thirrjen e komandës së batalionit. Për arritjen e këtij synimi, komanda gjermane hodhi në mësymje forca të shumta ushtarësh të stërvitur, të shoqëruara me tanke dhe autoblinda. Hitlerianët, në pamundësi për të rrethuar e asgjësuar forcat partizane në befasi e në një zonë të ngushtë, i sh-trinë vaprimet luftarake në përpjesëtime të gjera nga të katër anët. Sulmin e këm-bësorisë armiqtë e mbështetën me zjarrin e artilerisë dhe bombardime e mitralime me aviacion. Sulmit të fuqishëm gjerman forcat i’u përgjigjën me kundërsulme duke i detyruar armiqtë të gozhdoheshin në vend ose të tërhiqeshin. Por armiku hodhi në luftim forca të freskëta, të shoqëruara me artileri e tanke dhe e vazhdoi mësymjen. Kështu me sulme e kundërsulme nga të gjitha drejtimet u kaluan tri ditët e para të luftimeve. Megjithatë, komanda gjermane e operacionit donte me çdo kusht të rrethonte forcat partizane, për të arritur një fitore si ushtarake dhe politike në këtë operacion të parë kundër forcave të Grupit Partizan të Pezës. Ko-manda e forcave operuese kërkoi forca të tjera që të mund të vazhdonte më tej veprimet.

Të nesërmen, tok me forcat e Divizionit të 297-të mësynte edhe një batalion i diviz-ionit “Brandenburg”, që kishte mbërritur në Tiranë përpara disa ditëve nga Korça. Në këtë mënyrë numri i ushtarëve nazist që mësynin i kalonte të 3500 vetat. Mirëpo, tani që gjermanët e quanin të sigurt “asgjësimin e partizanëve të rrethuar”, batalioni i Pezës me çetat vullnetare kishin dalë jashtë zonës së operacionit nëpër shtigje që i njihnin vetëm ven-dasit. Armiqtë s’kishin fare dijeni për këtë dhe vepronin sikur të kishin përpara një kundërshtar të fuqishëm, duke mos e kursyer municionin. U habitën kur kishin përshkuar kryq e tërthor zonën pa parë me sy asnjë partizan. Për hak-marrje hitlerianët u vërsulën nëpër fshatra, e, sipas zakonit, dogjën, shkatërruan e grabitën sa mundën.

Për Luftën e Arbanës nga historiografia është shkruar në vijimësi dhe është përkujtuar si ngjarje e rëndësishme e LANÇ-it, por duke e lidhur këtë luftë dhe me formimin e Br. III S. Në fshatin Arbanë është ngritur prej shumë kohësh një lapidar që përkujton këto ngjarje: organizimin e Brigadës III Sulmuese, si dhe Luftën e Arbanës. Kjo luftë, si ndeshja e parë e madhe me pushtuesit nazistë gjermanë në qarkun e Tiranës ka zënë vend të veçantë edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.

Lufta e Arbanës, faqe e ndritur e LANÇ-itshumë material tjetër të braktisur, si dhe një numër mushkash. Nga forcat partizane ranë dëshmorë 5 luftëtarë dhe 15 të tjerë u plagosën. “Zëri i popullit” e cilësonte me të drejtë luftën e Arbanës një nga luftimet më të mëdha të zhvilluara deri në atë kohë në Shqipëri. Kështu përfundoi beteja e Arbanës, një betejë e ashpër, por që u kurorëzua me fitoren e partizanëve.Morali i luftëtarëve

Fitoren e luftës së Arbanës e vendosi morali i lartë luftëtarëve partizanë dhe i popullit të zonës. Rol të madh për arritjen e suksesit në luftën e Arbanës pati dhe drejtimi i Shtabit të Përgjithshëm, ku në një gjendje tepër kritike për luftëtarët, që u krijua nga befasia e goditjes armike, forcat partizane të komanduara prej tij, ditën të ruajnë rregullin e organizimin e reparteve dhe brenda një kohe të shkurtër të kalojnë nga mbrojtja në mësymje, duke ia rrëmbyer armikut iniciativën e veprimeve. Trupat gjermane dështuan plotësisht në orvatjen e tyre për të asgjësuar forcat partizane dhe nga sulmues u kthyen të sulmuar, nga rrethues u shndërruan të rrethuar. Me manovrime e lëvizje të shpejta, duke shfrytëzuar me zotësi terrenin, partizanët ia mbyllën shtigjet kryesore kundërshtarit dhe e vunë atë në një rrethim pa rrugëdalje. Shumica e mortajave dhe e mi-

tralozave të rëndë të armikut dolën shpejt jashtë përdorimit, sepse u kapën ose u shkatërruan nga forcat kryengritëse. Por edhe artileria gjermane që mbështeste trupat vepruese pothuajse u neu-tralizua. Vijat e luftimit ndërmjet partizanëve dhe nazistëve ishin të papërcaktuara sepse në disa pjesë të frontit këto vija ishin të pleksura me njëra-tjetrën. Çdo predhë e artilerisë armike në këto rrethana mund të dëmtonte njësoj si forcat çlirimtare ashtu edhe ushtarët nazistë. Kjo e detyronte komandën e artilerisë gjermane të mos qëllonte dot në shenjë në fushën e betejës, por t’i hidhte predhat më tepër në objektiva të papërcaktuar.

Nga luftimet në Arbanë komanda e Grupit të Pezës dhe Br. III S nxorën mësime për të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe mësimin për të mos rënë herë tjetër në befasinë e sulmeve të armikut. Pas luftës së Arbanës gjendja në zonat e Shqipërisë së Mesme mbetej njësoj kërcënuese për armiqtë. Komanda e lartë gjermane dha urdhër kategorik të mos lëvizte asnjë automjet natën gjatë rrugëve që lidhnin kryeqytetin me Durrësin, Elbasanin dhe Strugën, kurse ditën autokolonat të lëviznin me masa të forta sigurimi.

Nga ana e tyre, gjermanët pohuan se op-eracioni në rajonin e Arbanës “kishte dështuar plotësisht”. Komanda e Korpusit XXI ishte

tepër e shqetësuar. Zhgënjimi i komandës ishte tepër i madh sepse, sipas informacioneve, duhet të kishin përballë një “armik të dobët”, kurse kishte dalë që “armiku” paskësh qenë “i fortë”. Por, megjithëse trupat gjermane lëviznin me masa të forta sigurimi, forcat partizane i shtuan sulmet e tyre. Disa ditë më pas komanda e Kor-pusit XXI vërente se “në zonën Tiranë-Elbasan sulmet e befasishme po shtohen”.sulme të vijueshme në të gjithë zonën…

Gjatë muajt tetor 1943, përveç sulmeve gjatë rrugëve, partizanët ndërmorën edhe disa aksione në kryeqytet: shkatërruan në Tiranë dy posta xhandarmërie në afërsi të Varrit të Bamit; goditën me zjarr një repart ushtarësh nazistë në stërvitje brenda në kazermat e xhenios; në lindje të Tiranës kapën tre kamionë të një reparti armik që u orvat të çante rrugën e Priskës, të bllokuar nga batalionet e qarkut të Tiranës. Në këtë kuadër ishte edhe goditja me top, më 18 tetor 1943, nga artileria e Br. III S, e “asamblesë së tradhtarëve” e mbledhur në Tiranë. Me këtë rast komanda e Korpusit XXI gjerman shkruante në ditarin e vet: “Veprimtaria e çetave në Tiranë është bërë e padurueshme”, “gjendja përreth po bëhet gjithnjë e më kërcënuese. Kodrat e Tiranës janë mbushur me armiq”.

Për t’u hakmarrë ndaj partiza-nëve, nazistët ndërmorën një sulm të posaçëm duke hedhur në veprim forca më të mëdha, sidomos duke vënë në përdorim një grup të tërë artilerie dhe aviacionin luftarak. Partizanët e Br. III S dhe të Grupit të Pezës, të cilët kishin shkuar aty për t’u mbërthyer në luftë frontale me gjermanët kishin marrë me kohë masa për t’u larguar nga ky rajon. Me fillimin e tërheqjes, forcat partizane i bënë një rezistencë ushtrisë naziste që mësynte në tri kolona: nga ura e Farkës, nga kodrat e Saukut dhe nga ura e Beshirit. Armiku me këtë veprim kërkonte të rrethonte forcat partizane, por nuk ia arriti qëllimit. Kur kolonat armike kishin arritur të mbyllnin unazën e rrethimit, luftëtarët çlirimtarë që ndodheshin në këtë rajon, qenë larguar në bregun e majtë të lumit Erzen.

Forcat operuese gjermane u kthyen po atë ditë në Tiranë duke i raportuar komandës së eprore se “vetëm i dëbuan partizanët”, kurse për “asgjësimin e tyre nevojitet një operacion në shkallë të gjerë”. Më 20 tetor partizanët e Pezës e kapën prapë rajonin që kishin lëshuar një ditë më

parë. Ndërkaq, Br. III S e zgjeroi veprimtarinë luftarake drejt jugut në rajonin e Kërrabës e të Peqinit dhe mori detyrë për të mbrojtur rrugën Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Peqin. Ndërkohë partizanët e Grupit të Pezës sulmonin rrugët Rrogozhinë-Durrës dhe Durrës-Tiranë. Në mënyrë të veçantë hitlerianët u shqetësuan nga një goditje kundër një baterie të tyre bregdetare në Metallaj, në lindje të Shijakut, dhe nga një goditje afër fshatit Karpen (po në këtë rajon) kundër një autokolone që ud-hëtonte nga Durrësi në Tiranë, e cila pësoi shumë dëme. Sulmi i fundit i partizanëve filloi më 23 tetor. Ai s’kishte marrë fund plotësisht, kur mbërritën në ndihmë të të sulmuarve nga Vora e nga Durrësi disa qindra ushtarë nazistë, të cilët u hodhën menjëherë në sulm kundër 25 luftëtarëve që kishin kryer aksionin. Partizanët u ndodhën për një çast në një gjendje tepër të rrezikshme, por ata iu shmangën çdo dëmtimi. Njësiti, që njihte mirë çdo pëllëmbë të atij vendi, manovroi me shkathtësi, duke luftuar derisa u err e doli jashtë rrezikut.

Të nesërmen nazistët e rrahën rajonin me artileri, e kontrolluan me aeroplanë zbulimi, pastaj e përshkuan me këmbësori e me tanke. Partizanët u dhanë armiqve tri-katër goditje të rrufeshme me zjarr nga prita të fshehta. Pas

Prof. asoc. dr. bernard zotaJ

Page 16: Mbështetje sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në ... · E prEmtE, 23 tEtor 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 42 (82643) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 tEtor 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Në Shkollën e Trupës në Bunavi

janë rreth 300 djem dhe vajza, të cilët për herë të parë kanë veshur uniformën ushtarake dhe kanë nisur trajnimin në

Kursin e stërvitjes Individuale Bazë. Ky kurs do të vijojë për një peri-udhë kohore prej afro tre muajsh. rekrutët e rinj do të stërviten për tu aftësuar në njohjen e përdorimin me mjeshtëri të armëve, për të realizuar qitje me precizon, për kryerjen e veprimeve taktike, për të mbijetuar në operacione luftarake, për të përballuar ngarkesat e larta fizike dhe stresin në operacion, për të asgjësuar armikun dhe për të mos u asgjësuar prej tij. Të ardhur nga të gjitha krahinat e shqipërisë, këtu në Bunavi, rekrutët jetojnë e stërviten së bashku në të njëjtat ambiente e poligone, marrin e japin nga kultura e njëri-tjetri, nga individualiteti i njëri-tjetrit, duke konkretizuar ditë pas dite shoqërinë ushtarake. Në shkollën e Trupës Bunavi, Vlorë, ata do të më-sojnë të respektojnë veten, shokun, eprorin, të krijojnë dhe punojnë me frymën e grupit, frymën e besimit re-ciprok ndaj njëri- tjetrit, gjë që është shumë e rëndësishme për realizimin me sukses të detyrave në operacione ushtarake dhe jo ushtarake.

Toger Ervin Dorda seksioni i BCU në shT Bunavi