ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë),...

16
REPORTAZH Duke analizuar problemet, nis starti për realizimet e të ardhmes Një jetë të shkrirë mes oficerit dhe sportit Pensionet e ushtarakëve, ja 230 përfituesit e rinj Kolonel Bardhyl Hoxha komandant i Brigadës Logjistike E premte, 7 tetor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 37 (8090) USHTRIA KDS FLET RAMAZAN ZELIA 1-15 SHTATOR EMËRIMI faqen 6 faqen 14 faqen 7 faqen 7 Lundërtarët e netëve të gjata www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Rasmussen: Angazhim dhe dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës Zhvillohet konferenca për Demilitarizimin e Municioneve dhe Armatimit Ministri Imami: Demontimi i municioneve një histori suksesi faqen 3 Çdo mëngjes mbi Llogara lind dielli. Çdo mëngjes në një cep të Ilirisë së Poshtme lëshohen motorët e anijes “Oriku”. Emri i saj është i lashtë sa vetë qyteti ku ndodhet komanda e Flotiljes së Jugut, por ajo vetë si anije është shumë e re. Ka vetëm 25 ditë që motorët e saj sapo dielli shfaqet lëshohen. Katër oficerë nëntë nënoficerë dhe dy detarë profesionistë prej 25 ditësh kryejnë detyrat luftarake me këtë anije moderne me emër nga lashtësia. “Oriku” është anija më e madhe më e re dhe moderne e Forcave Tona të Armatosura, vijim i katër anijeve luftarake të patrullimit që kanë moshë më të re në Forcat Detare. Para 25 ditësh u bë lëshimi i saj në det ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të Shtetit Shqiptar. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka ndjekur me shumë konsistencë ndërtimin e kësaj anijeje... faqet 8-9 Imami: Beogradi të mos mbështesë strukturat paralele në Kosovë Kontigjenti 19-të paqeruajtës niset për mision në Kabul të Afganistanit FORCAT TOKËSORE BRIGADA LOGJISTIKE SHPFA Kontingjenti i VIII paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë Gjunkshi pret atashetë turk dhe rumun faqen 4 faqen 5 Orkestra e FA në 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA AKTIVITETI Gjeneral Berdo “Ju duhet jo vetëm të mbani lart emrin e mirë të paqeruajtësve tanë, por edhe të prezantoni standartin e ri të profesionalizmit të ushtarakut shqiptar...” Rajoni ku është vendislokuar Batalioni i Transportueshëm nga Ajri përfshin një territor shumë funksional me kapacitete të plota operacionale, me kushte të mira akomdimi e jetese dhe mjaſt i përshtashëm për trajnim dhe stërvitje të efektivit. 5 tetori 2011 ishte një ditë me e veçantë se ditët e tjera, pasi në këtë repart të Forcës Tokësore, Qarku Berat... faqen 4 faqen 6 faqen 2 Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mblidhen në Bruksel. Kreu i NATOS: KFOR-i nuk do ta tejkalojë mandatin e Kombeve të Bashkuara, në pjesën veriore të Kosovës veproi qartazi në vetëmbrojtje NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së. Ftohen të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë efektivat e FA-së. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM-së, ose mund ta dërgoni në adresën [email protected] Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte më datë 02.12.2011. DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE E MARRËDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE Ministria Mbrojtjes është e vendosur që brenda vitit 2013, ta çlirojë Shqipërinë nga barra e së shkuarës duke demilitarizuar të gjithë sasinë e municioneve të tepërta Në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” do të hapet “Kursi 1-vjeçar i oficerit” faqen 14

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë),...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 1

reportazh

Duke analizuar problemet, nis starti për realizimet e të ardhmes

Një jetë të shkrirë mes oficerit dhe sportit

Pensionet e ushtarakëve, ja 230 përfituesit e rinj

Kolonel Bardhyl Hoxha komandant i Brigadës Logjistike

E premte, 7 tetor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 37 (8090)

usHtria

kds Flet ramazan zelia

1-15 shtator

emërimi

faqen 6 faqen 14

faqen 7

faqen 7

Lundërtarët e netëve të gjata

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

rasmussen: angazhim dhe dialog politik mes

Beogradit dhe Prishtinës

Zhvillohet konferenca për Demilitarizimin e Municioneve dhe Armatimit

Ministri Imami: Demontimi i municioneve një histori suksesi

faqen 3

Çdo mëngjes mbi Llogara lind dielli. Çdo mëngjes në një cep të Ilirisë së Poshtme lëshohen motorët e anijes “Oriku”. Emri i saj është i lashtë sa vetë qyteti ku ndodhet komanda e Flotiljes së Jugut, por ajo vetë si anije është shumë e re. Ka vetëm 25 ditë që motorët e saj sapo dielli shfaqet lëshohen. Katër oficerë nëntë nënoficerë dhe dy detarë profesionistë prej 25 ditësh kryejnë detyrat luftarake me këtë anije moderne me emër nga lashtësia. “Oriku” është anija më e madhe më e re dhe moderne e Forcave Tona të Armatosura, vijim i katër anijeve luftarake të patrullimit që kanë moshë më të re në Forcat Detare. Para 25 ditësh u bë lëshimi i saj në det ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të Shtetit Shqiptar. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka ndjekur me shumë konsistencë ndërtimin e kësaj anijeje... faqet 8-9

Imami: Beogradi të mos mbështesë strukturat paralele në Kosovë

Kontigjenti 19-të paqeruajtës niset për mision në Kabul të Afganistanit

forcat tokësore

Brigada logjistike

shpFa

Kontingjenti i Viii paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë

Gjunkshi pret atashetë turk dhe rumun

faqen 4

faqen 5

Orkestra e FA në 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

aktiviteti

Gjeneral Berdo “Ju duhet jo vetëm të mbani lart emrin e mirë të paqeruajtësve tanë, por edhe të prezantoni standartin e ri të profesionalizmit të ushtarakut shqiptar...” Rajoni ku është vendislokuar Batalioni i Transportueshëm nga Ajri përfshin një territor shumë funksional me kapacitete të plota operacionale, me kushte të mira akomdimi e jetese dhe mjaft i përshtashëm për trajnim dhe stërvitje të efektivit. 5 tetori 2011 ishte një ditë me e veçantë se ditët e tjera, pasi në këtë repart të Forcës Tokësore, Qarku Berat... faqen 4

faqen 6faqen 2

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mblidhen në Bruksel. Kreu i NATOS: KFOR-i nuk do ta tejkalojë mandatin e Kombeve të Bashkuara, në

pjesën veriore të Kosovës veproi qartazi në vetëmbrojtje

njoftimQENDRA E KULTURËS, MEDIAS

DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJESShpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së. Ftohen të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë efektivat e FA-së. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM-së, ose mund ta dërgoni në adresën [email protected] Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte më datë 02.12.2011.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE E MARRËDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Ministria Mbrojtjes është e vendosur që brenda vitit 2013, ta çlirojë Shqipërinë nga barra e së shkuarës duke demilitarizuar të gjithë sasinë e municioneve të tepërta

Në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”do të hapet “Kursi 1-vjeçar i oficerit” faqen 14

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 20112 zyrtare

Imami: Demontimi një histori suksesi zhvillohet konFerenca me temë: “demilitarizimi i municioneve

dhe armatimit të trashëguar kontriBuon për sigurinë e shqipërisë”

Në kuadër të demilitarizimit të municioneve të tepërta në FA, eliminimit të teknikës, armatimit, pajisjeve dhe ma-

terialeve të tepërta si dhe menaxhimit e administrimit të pronave të tepërta, të martën u zhvillua konferenca me temë: “Demilitarizimi i Municioneve dhe Arma-timit të trashëguar kontribuon për sigurinë e Shqipërisë”.

Në konferencë morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, njëkohësisht kryetar i bordit drejtues të municioneve të tepërta, Ekrem Spa-hiu, zëvendësministrja Zana Xhuka, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Zyber Dushku, Ambasa-dori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ambasa-dorja e UNDP, Zineb Touimi Benjelloun, gjeneralë, drejtues forcash, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, ambasadorë të vendeve tjera si dhe atashetë ushtarakë të vendeve të ndryshme të akredituar në Tiranë, etj.

Duke folur në emër të qeverisë dhe institucionit që ai drejton, ministri i Mbrojtjes, Imami, në fjalën e hapjes ka falënderuar të gjithë aleatët, aktorët dhe grupet e interesit për besimin, përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë Minis-trisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armato-sura në realizimin e këtij projekti madhor, duke nënvizuar faktin se Ministria është e vendosur që brenda vitit 2013, ta çlirojë Shqipërinë nga barra e së shkuarës.

“Së pari më lejoni të shpreh ven-dosmërinë, përkushtimin dhe dedikimin e veçantë që ka treguar qeveria dhe kryemi-nistri në veçanti ndaj këtij procesi vital për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e vendit dhe më tej edhe për sig-urinë rajonale. Pastrimi i vendit nga këto municione të tepërta me rrezikshmëri të lartë për jetën e popullatës, përpos të tjer-ave, ishte një barrë e rëndë për qeveritë demokratike në Shqipëri, e trashëguar nga sistemi komunist, i cili një pjesë të madhe të pasurisë kombëtare e shfrytëzoi për qël-lime ushtarake. Municionet, armatimet, materialet e llojeve të ndryshme, të aku-muluara për një ushtri që kalonte shifrat e 120 mijë efektivëve, vazhduan të jenë për 20 vite me radhë një barrë e rëndë për zhvillimin, reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura. Në vitin 2009, periudhë kjo në të cilën unë u emërova si ministër i Mbrojtjes, mbi 106 mijë ton municione, armatime dhe pajisje e pavlerë ushtarake menaxhohej nga Forcat e Arma-tosura. Sasia e municioneve të asgjësuara janë impresionuese, duke u nisur me një sasi prej 6 540 ton në vitin 2009, mbi 20 mijë ton në vitin 2010, në përmbushje të synimit tonë për të asgjësuar 25 mijë ton në vitin 2011. Deri tani janar-shtator kemi asgjësuar mbi 18 500 ton municione. Me asgjësimin e municioneve është bërë e mundur edhe reduktimi i depove të mu-nicioneve, kështu deri tani janë reduktuar 12 grup depo municioni, ndërkohë mbeten për t’u reduktuar deri në vitin 2013 edhe 22 grup depo të tjera”.

Ministri i Mbrojtjes, Imami ka vijuar më tej duke shtuar se: “Aktualisht kemi identifikuar sasinë e materialeve të tjera të rrezikshme, që do të asgjësohen në

bashkëpunim me OSBE-në dhe ato që do të asgjësohen nga vetë FA, duke i elim-inuar ato plotësisht brenda vitit 2012. Për arritjen e synimit tonë ambicioz, por edhe tërësisht të realizueshëm, që brenda vitit 2013 të demilitarizojmë të gjithë sasinë e municioneve të tepërta, gjithë sasinë e armatimit, teknikës, dhe materialeve të tepërta, si dhe të heqim nga FA pronat e tepërta kemi akoma shumë punë për të bërë. Kështu, duhet të asgjësohen rreth 45 mijë ton municione. Ne jemi të vendosur për të çuar deri në fund këtë proces, shpre-sojmë që mbështetja edhe nga qeveritë e vendeve tuaja nuk do të mungojë, pasi kjo do të kontribuonte për rritjen e sigurisë në vend në rajon dhe më gjerë”.

Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, në fjalën e tij theksoi mbështetjen e dhënë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe që SHBA do të vazhdojë të mbështesë këtë proces të rëndësishëm që kontribuon në sigurinë jo vetëm të Shqipërisë por edhe më gjerë. Gjithashtu, ambasadori Amerikan Arvizu, i bëri thir-rje ambasadorëve të vendeve të tjera që të bëhen pjesë e këtij procesi duke kontribuar edhe vendet e tyre në këtë drejtim.

“Mendoj se ky është një program që funksionon, ndonjëherë është e lehtë dhe e kuptueshme që të ndihemi pak të lodhur apo të stresuar nga mungesa e progresit, por kur vjen puna tek çmilitarizimi, siç mund ta shihni ne jemi në gjendje që të matim, se si komuniteti ndërkombëtarë në punë të përbashkët të dedikuar nga qeveria

shqiptare, mund të arrijë në rezultate të mira. Regjimi i mëparshëm komunist mblodhi një numër të pabesueshëm armësh dhe municionesh të rrezikshme për një armik, që sinqerisht nuk ekzistonte dhe gabimet dhe keq llogaritjet e bëra nga ai regjim komunist vazhdojnë që të kenë ndërlikimet e tyre dhe sot. Pra ne të gjithë kemi një detyrim që të përpiqemi të punojmë me partnerët tanë shqiptarë për të adresuar gabimet nga e shkuara dhe të përpiqemi që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Siç e përmenda, për sa i takon anës tonë, ne në SHBA jemi krenarë për faktin që ndihmesa jonë në Shqipëri filloi së pari në vitin 1998 dhe në vitin 2001 ne vazhduam që të jepnim ndihmesë për shkatërrimin e armëve të vogla dhe armëve të lehta dhe kjo është përmendur edhe më parë. Duke shpresuar në mbështetjen e donatorëve, ne kemi besim, se Shqipëria është në rrugën për të bërë një hap të madh, për çmilitarizimin brenda vitit 2013”, nënvizoi ambasadori Amerikan Arvizu.

Ambasadorja e UNDP në Tiranë, Zineb Touimi Benjelloun në fjalën e saj theksoi rëndësinë e kësaj konference, duke u shprehur: “UNDP në vitin 2002 iu përgjigj pozitivisht kërkesës dhe nevojës së Forcave të Armatosura për të dhënë kontributin e saj në drejtim të demilitariz-imit të municioneve të tepërta dhe që prej asaj dite ne jemi një faktor i rëndësishëm në këtë proces. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe përkrahim këtë program

të FA duke dhënë kontributin tonë në eliminimin e municioneve dhe materialeve të tepërta me qëllim që Shqipëria të çliro-het përfundimisht nga kjo barrë e rëndë e së shkuarës”.

Në fokus të kësaj konference, ishte puna e bërë dhe progresi arritur deri tani nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, në këto drejtime:1. Asgjësimin e municioneve dhe ek-

splozivave të tepërta2. Eliminimin e armatimit, teknikës dhe

materialeve të tepërta3. Evidentimin, plotësimin e dokumen-

tacionit dhe eliminimin e pronave të tepërta.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, vlerësoi arritjet e deritanishme dhe punën e bërë nga strukturat e FA dhe MM, duke vënë theksin në:1. Vlerësimin e shkallës së rreziksh-

mërisë që paraqisnin municionet, eksplozivat, materialet e rrezikshme dhe depot e tyre që ndodheshin pranë qendrave të banuara.

2. Evidentimin e përcaktimin e prior-iteteve kryesore në këtë drejtim.

3. Hartimin dhe miratimin e Planeve të Veprimit për secilën fushë.

4. Ngritjen e 8 linjave industriale në uzi-nat e Poliçanit, Mjekës dhe Gramsh.

5. Vënien në përdorim të 10 poligoneve të asgjësimit në gjithë vendin

6. Asgjësimin e rreth 46 000 ton muni-cioneve gjatë viteve 2009-2011.

7. Eliminimin e 2 000 ton municioneve që përbënin rrezik gjatë vitit 2010.

8. Reduktimin e 12 grup depove të muni-cionit që janë konsideruar si prioritet për shkak të vendndodhjes së tyre pranë qendrave të banuara.

9. Eliminimin e mbi 150 ton kimikateve të rrezikshme dhe karburant raketash në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së në Tiranë.

10. Janë në proces të demilitarizimit edhe një sasi e konsiderueshme armatimi artilerie, teknike, pajisjesh dhe ma-teriale të tepërta dhe të panevojshme për FA.

Arritjet e mësipërme, kanë bërë që të eliminohet rreziku që vinte si rezultat i prezencës së municioneve që përbënin rr-ezik, reduktimit të depove të municioneve pranë qendrave të banuara dhe asgjësimit të një sasie të konsiderueshme muni-cionesh duke bërë të mundur që ulja e rrezikut që paraqesin municionet dhe rritja e shkallës së sigurisë të përmirësohen çdo ditë, muaj dhe vit, deri në asgjësimin e plotë të gjithë sasisë së municioneve të tepërta.

Vetëm gjatë muajit shtator 2011 janë demontuar rreth 3 036 ton municione të tepërta e cila është edhe shifra më e lartë e arritur deri më tani krahasuar me muajt që kemi lënë pas, ndërkohë gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti janë asgjësuar 18 778 ton municione. Referuar të njëjtës periudhë të vitit të shkuar FA kanë asgjësuar 4 487 ton municione më tepër.

Ministri Imami ndër të tjera theksoj se puna e bërë dhe arritjet e deritan-ishme janë realizuar falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së dhënë nga qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve të tjera partnere ku në mënyrë të veçantë falënderoj për mbështetjen e dhënë Qeverinë e SHBA, Gjermanisë, Danimarkës, Greqisë, Suedisë, Finlandës dhe organizmat Ndërkombëtarë si OSBE, UNDP si dhe Agjencinë e NATO-s dhe NAMSA.

Ndërkohë që ky proces do të vazhdojë dhe qeveria shqiptare është e vendosur për të eliminuar gjithë sasinë e municio-neve të tepërta, armatimit, teknikës dhe materialeve të tepërta, z. Imami kërkoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnere të vendit tonë, për të mbështetur vazhdimin dhe përfundimin me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për Shqipërinë dhe sigurinë në rajon.

Një prezantim të detajuar për ecurinë e procesit të demilitarizimit të municio-neve, eliminimit të armatimit, teknikës dhe materialeve të tepërta e mbajti zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralbrigade Zyber Dushku.

Në përfundim, z. Imami deklaroi se brenda vitit 2013, Forcat e Armatosura do të çlirohen përfundimisht nga barra e rëndë e municioneve te tepërta shumë të vjetra dhe që përbëjnë rrezik real, nga barra e madhe e armatimit, teknikës, pajisjeve dhe materialeve të tepërta si dhe nga mbi 1 000 prona të tepërta dhe që nuk nevojiten për FA, por që në fakt kanë një kosto të lartë për ruajtje, administrim dhe mirëmbajtje për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministria Mbrojtjes është e vendosur që brenda vitit 2013, ta çlirojë Shqipërinë nga barra e së shkuarës duke demilitarizuar të gjithë sasinë e municioneve të tepërta

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 3

Imami: Shqipëria do të japë një kontribut më cilësor në Afganistan

Ministrat e Mbrojtjes së NatO-s mblidhen në Bruksel

zyrtare

Rasmussen: Angazhim dhe dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës

Kreu i NATOS: KFOR-i nuk do ta tejkalojë mandatin e Kombeve të Bashkuara, në pjesën veriore të Kosovës veproi qartazi në vetëmbrojtje

Në fund të takimit të ministrave të mbrojtës të shteteve anëtare të NATO-s, shefi i aleancës euroatlantike vlerësoi se në

Kosovë është i nevojshëm përparimi në planin politik. “Qetësia, qasja moderuese dhe dialogu janë të domosdoshëm për dalje nga kriza”, u shpreh Ramussen duke precizuar se dialogu politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian është e vetmja zgjidhje për të gjithë banorët e Kosovës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kundërshtoi të mërkurën deklaratat se KFOR-i në ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ka tejkaluar mandatin që i është dhënë nga OKB-ja. “NATO beson se KFOR-i (në veri) ka vepruar me maturi, vendosmëri dhe në mënyrë të drejtë, duke respektuar mandatin e OKB-së”, tha Rasmusseni në konferencën e shtypit në Bruksel, ku u mbajt një takim i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. Rasmus-sen tha gjithashtu se dialogu politik midis Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin e BE-së, është e vetmja zgjidhje për të gjithë në Kosovë, pavarësisht nga origjina e tyre etnike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se Aleanca vazhdon t’i kushtojë mjaft rëndësi misionit në Kosovë. “KFOR-i është një shembull i mirë suksesi qëkur neutralizoi konfliktet e 12 viteve të fundit dhe nuk do të lejojë që të përsëritet dhuna”, tha ai duke shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij, duke garantuar një zonë të sigurt dhe një lëvizje të lirë. Rasmusseni shprehu kënaqësinë e tij me bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, duke thënë se është i domosdoshëm për sukses. “Megjithatë, një progres i freskët në nivelin politik është i nevojshëm”, tha ai. Rasmussen kujtoi se kohët e fundit ai ka biseduar lidhur me këtë çështje me ud-hëheqjen politike në Prishtinë dhe ai i dha të njëjtin mesazh presidentit serb, Boris Tadiç. Ai i bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë proces. Rasmussen tha se do të dëshi-ronte të shihte përparim në marrëdhëniet e të gjitha vendeve dhe komuniteteve në Ballkanin Perëndimor me strukturat eu-roatlantike, BE-në dhe NATO-n dhe për këtë qëllim duhet një dialog konstruktiv politik. Forcat e NATO-s do të përdorin gjithmonë forcën minimale të nevojshme, por ato kanë të drejtën e vetë-mbrojtjes. Kështu që unë i kërkoj të gjitha palëve të shmangin veprimet e njëanshme dhe deklaratat nxitëse. Unë i bëj thirrje të gjithëve t’i drejtohen dialogut dhe jo konfrontimit, sepse populli i Kosovës ka interes në një të ardhme të sigurt e të qëndrueshme dhe NATO mbështet aspi-ratat e të gjithë rajonit drejt integrimit në familjen euroatlantike. trupat e KFOr-it vepruan qartazi në vetëmbrojtje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha të hënën në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të veçanta për veprimin e pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. “I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake”, tha Rasmussen

dhe ka theksuar se “trupat e KFOR-it qartazi kanë vepruar në vetëmbrojtje”. Këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, raporton REL. Ai theksoi se ministrat do të diskutojnë për Kosovën dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve, që “t’u shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve ndezëse”. “I ftoj të gjithë që të angazhohen për dialog,

e jo për konflikte, pasi ardhmëria e sigurt dhe stabiliteti është në interes të të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Rasmussen. Duke u shprehur për praninë e KFOR-it në vendkalimet kufitare, në pjesën veriore të Kosovës, zoti Rasmussen ka shpjeguar se “për ne është e rëndësishme që të jemi atje për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë”. Më tutje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se “në harmoni me mandatin tonë, ne

jemi atje që të garantojmë siguri dhe liri të lëvizjes, dhe në lidhje me këtë ne ndihmojmë EULEKS-in” pastaj shtoi se kemi marrëveshje ku pikënisja është që “KFOR-i është i treti që kundërpërgjig-jet”. Sipas tij, e para kundërpërgjigjet policia e Kosovës, i dyti është EU-LEKS-i, ndërsa i treti është KFOR-i”. Por, “gjatë krizës, siç kemi parë, ishte e domosdoshme që KFOR-i të veprojë me aksion dhe tani kundërpërgjigjet i

pari”, tha Rasmussen. Ai ka theksuar se kriza më e re në Kosovë ka treguar se sa shpejt mund të shpërthejë dhuna “dhe sa është e rëndësishme që edhe më pas atje NATO-ja ta kryejë misionin e saj”. Rasmussen theksoi se “KFOR-i edhe në vazhdim do të “garantojë siguri dhe do t’i mbrojë të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kombësinë, tërësisht në mënyrë të paanshme, në harmoni me mandatin e OKB-së”.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur prej dy ditësh në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel për

të diskutuar për disa problematika që lidhen me për-dorimin më të mirë të buxhetit të mbrojtjes dhe zhvil-limin e kapaciteteve të NATO-s e deri tek operacionet aktuale në të cilat është e angazhuar Aleanca, si Libia, Afganistani dhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka ndjekur punimet e këtij ministeriali në datat 5 dhe 6 Tetor. Në kohë të vështira të krizës ekonomike, shumica e shteteve anëtare të NATO-s janë të detyruara të shkurtojnë fondin e tyre të mbrojtjes. Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar për një shkurtim prej 40 miliard dollarësh në vit të buxhetit të mbrojtjes. Por, Aleanca mobilizohet për të përdorur në mënyrë më efikase buxhetin që disponon. Një nga pikat më të rëndësishme për të cilën kanë rënë dakord ministrat e Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel ka të bëjë pikërisht me kontributin për mbarëvajtjen e sistemit të vëzhgimit tokësor. Shqipëria në këtë pikë jep kontributin e saj. Arben Imami, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë thotë se: “Ka probleme të ngushticës financiare për të gjithë. Shtetet e Bashkuara kanë një buxhet shumë të lartë të mbrojtjes, sigurisht që kanë edhe rolin e vendit lider, global dhe ju takon sigurisht të harxhojnë më shumë, por Aleanca nuk është vetëm anorike. E rëndësishme është që Shqipëria është e vendosur t’i shkojë kësaj rruge, të mbështesë siç vendosëm edhe në Ministerial së bashku, të gjithë ministrat, të mbështesë fjala vjen vëzhgimin tokësor dhe do të vazhdohet në këtë mënyrë,

sigurisht do të rriten kontributet, ky është një detyrim për shkak se ne, sigurinë tonë kombëtare e kemi të mbështetur tek kjo siguri kolektive”. Është fakt që Forcat e Armatosura Shqiptare vazhdojnë të jenë ndër kontribuueset më të mëdha në Afganistan. Tashmë Shqipëria do të japë një kontribut më cilësor dhe të diversifikuar në Afganistan. “Kemi çuar kompaninë speciale, ajo që është një kompani që kryen misione luftimi për herë të parë. Kemi çuar një grup OMLT, i cili do të ngrejë në këmbë një batalion të forcave afgane të sigurisë. Kemi çuar së bashku me vende të tjera të rajonit, personel për ngritjen e një shkolle të policisë ushtarake afgane. Do të çojmë në fillimin e vitit të ardhshëm një ekip trajnues, mjekësor dhe

shëndetësor. Po mendojmë për ngritjen e kapaciteteve të tjera të kësaj natyre” – thotë Imami. Ndërkohë në takimin e ministrave të Mbrojtës të shteteve anëtare të NATO-s, u diskutua dhe çështja e Kosovës. Ministri Imami thotë se “Fakti është se gjithë kësaj përpjekje të NATO-s, ushtarakëve të vendeve anëtare të buxheteve që harxhohen atje, harxhohen për shkak se, Beogradi mbështet pikërisht këto struktura paralele, në një mënyrë ose në një tjetër edhe grupet kriminale kanë fijet edhe lidhjet e tyre në Beograd. Sigurisht që ka nevojë për një zgjidhje politike, në këtë kuptim, besoj se zgjidhja politike në radhë të parë i takon Beogradit për të respektuar nevojat dhe interesat e Paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 20114

Misioni vazhdon, Kontingjenti i VIII paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë

Brigada Logjistike

FOrCa tOKËSOre

Kontigjenti 19-të paqeruajtës niset për mision në Kabul të Afganistanit

Gjeneral Berdo “Ju duhet jo vetëm të mbani lart emrin e mirë të paqeruajtësve tanë, por edhe të prezantoni

standartin e ri të profesionalizmit të ushtarakut shqiptar...”

Rajoni ku është vendislokuar Batal-ioni i Transportueshëm nga Ajri përfshin një territor shumë funksional me kapac-itete të plota operacionale, me kushte të mira akomdimi e jetese dhe mjaft i përshtashëm për trajnim dhe stërvitje të efektivit. 5 tetori 2011 ishte një ditë me e veçantë se ditët e tjera, pasi në këtë repart të Forcës Tokësore, Qarku Berat u përjetuan dy momente të rëndësishme; përcjellja e kontigjentit 19-paqeruajtës për mision në Kabul, Afganistan dhe nisja e stërvitjes 3 javore në kushte fushimi “Rreth Grethi 2011” në poligonin kom-bëtar të Forcave të Armatosura.

Në ceremoninë e përcjelljes të mis-ionarëve të paqes marrin pjesë koman-danti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo, atasheu ushtarak turk në Tiranë, kolonel Zafer Ugur, kryetari i këshillit të Qarkut Berat, z.Petrit Sina, kryetari i komunës Poshnje Meleq Lila, komunës Cukalat Justilian Zyka, ko-mandantët e reparteve dhe pëfaqësues nga shtabi i FT, familjar e të afërm të paqeruajtësve.

Batalioni i Transportueshëm nga Ajri, si një ndër repartet operacionale të Forcave të Armatosura, strukturë vartëse e Forcës Tokësore, ka kontribuar dhe va-zhdon të kontribuojë për paqen, sigurinë si në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kabul e Herat, Afganistan. Ky mision është va-zhdimi i 10 misioneve të kryera nga 460 efektiva oficerë, nënoficerë e ushtarë profesionistë të këtij reparti. Ashtu si dhe kontigjentet e mëparshme ky kontigjent do të vendoset në bazën ushtarake turke të “Kamp Degan” në qytetin e Kabulit në përbërrje të batalionit “Batle Group” të ushtrisë turke dhe do të angazhohet në vendosjen e ruajtjen e paqes së kërcënuar nga terrorizmi në këtë zonë.

Kontigjenti ka në përbërrje të tij 22 ushtarakë {oficer, nënoficer e ushtarë profesionistë}. Komandant i misionit toger Dolorez Behari. Si u shpreh në ceremoni e përcjelljes në fjalën e rastit komandanti i batalionit nënkolonel Arben Kingji, kontigjenti zotëron af-tësi operacionale për të përmbushur me sukses misionin, është i mirëkopletuar dhe mirëpajisur në përputhje me stan-dardet që kërkon misioni. Nënkolonel Kingji, përmend edhe disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e misionarëve, të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen dhe sigu-rimin e bazës “Kam Dogan”, ruajtjen e objekteve të rëndësishme ushtarake e civile, patrullimet në qytet, shoqërimin e konvojeve ushtarake, organizimin e pikave të kontrollit të trafikut, shoqërim personalitetesh, mbajtje në kontroll të rendit dhe qetësisë në qendrat e banuara, shpërndarrje ndihmash për popullsinë etj. Ai pohon, për gazetën “Ushtria” se për realizimin me sukses të misionit, kontigjenti është i mirëstërvitur mbi ba-zën e natyrës së misioneve paqeruajtëse, përvojës dhe eksperiencës shumë të mirë të fituar gjatë kryerjes së misioneve të mëparshme, duke gërshetuar më së miri njohuritë teorike me ato praktike. Në lid-hje me këtë përmend një sërë stërvitjesh e temash të kryera si në Gjermani dhe

Me datë 23.09.2011 Qendra e Asgjësimit të Municioneve zhvilloi ceremoninë e radhës për nisjen e Kontingjentit të VIII-të paqerua-

jtës në Bosnje-Hercegovinë.Në ceremoninë e zhvilluar në BrL morën pjesë

zv/SHSHP të FA-së gjeneralbrigade Zyber Dushku, drejtori i Logjistikës, drejtori i BCU-së në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabi i BrL-së dhe efektivë të Qendrës së Asgjësimit të Municioneve.

“Pjesëmarrja Juaj në këtë ceremoni na nderon dhe është një vlerësim për Brigadën Logjistike dhe Kon-tingjentin e VIII-të paqeruajtës i cili niset në misionin “ALTHEA” në Bosnje- Hercegovinë” – ishin këto fjalët e hapjes së ceremonisë nga zv/komandanti i BrL-së kolonel Ylber Dogjani.

Është rasti sot të kujtojmë me mirënjohje anga-zhimin, rezultatet dhe sakrificat e Forcave tona të Armatosura në misionet e mëparshme, mirënjohje e cila ju përket dhe familjeve të tyre për mbështetjen e dhënë, si dhe të krenohemi për misionet e realizuara me sukses dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja është se “Ne i kemi pritur me sukses ashtu siç i kemi nisur”. Duke qenë i bindur se Ju tashmë keni përgatitjen e duhur, eksperiencën e fituar, mbështetjen tonë të garantuar, dashurinë e familjeve tuaja nuk kam dyshim se ju do të përfundoni me sukses misionin dhe do të shënoni një kontribut të rëndësishëm në angazhimet e Forcave të Armatosura Shqiptare në Misionet Ndërkombëtare. Ju uroj suksese në misionin e ngarkuar, rrugë të mbarë dhe ardhshi të gëzuar pranë familjeve tuaja - vijon më tej në fjalën përshëndetëse kolonel Dogjani.

Fjalën e radhës të përshëndetjes së këtij kontingjenti e mori zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneralbrigade Zyber Dushku, i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit në këtë ceremoni ju drejtua Kontingjentit të VIII-të paqeruajtës me fjalët e tij. “ Është kënaqësi për mua sot, të marr pjesë në këtë ceremoni përcjelljeje dhe që kam rastin të përshëndes drejtpërsëdrejti ush-tarakët e këtij kontingjenti që do të nisen në Misionin Paqeruajtës “ALTHEA” në Bosnje- Hercegovinë. Jemi vërtet krenarë për profesionalizmin dhe dinjitetin me të cilët ushtarakët tanë pjesëmarrës në operacionet paqeruajtës në kuadër të NATO-s dhe BE-së përfaqë-

sojnë shtetin shqiptar.”…Këto arritje na rrisin përgjegjësinë për realizimin

me përgjegjësi dhe përkushtim të detyrave dhe misio-neve të tjera edhe më të rëndësishme. Mos harroni, ju jeni pararoja e këtij procesi historik, ndaj dhe ne kemi rast të krenohemi për këtë vijon më tej gjeneralbrigade Dushku.

Porosia e zv/shSHP të FA-së për kontingjentin e VIII-të paqeruajtës ishte: “Kryejeni misionin me disi-plinë e profesionalizëm, shfrytëzoni përvojën e grum-bulluar nga kolegët tuaj që do të zëvendësoni, respektoni kodin e sjelljes dhe etikës me popullsinë vendase, por dhe kujdesuni për ruajtjen e jetës tuaj dhe të partnerëve në rrethanat e këtij misioni. Kjo është shumë e rëndë-sishme për ju, për familjet tuaja dhe për neve. Ju uroj suksese në mision dhe dalshi faqebardhë”.

Pas dorëzimit të flamurit nga ana e zv/shSHP komandantit të Kontingjentit të VIII –të toger Klodian Nuredini, ky i fundit nëpërmjet fjalës së tij garantoi përkushtim maksimal dhe realizimin me sukses të detyrave gjatë kryerjes së misionit. “ Falënderoj min-istrin e Mbrojtjes, SHSHP për detyrën e besuar dhe si komandant Kontingjenti do të përmbush me sukses dhe profesionalizëm detyrën e ngarkuar nga ana Juaj” - tha në fjalën e tij toger Nuredini.

Por ku e ka zanafillën e saj toga EOD që është pjesë e misionit “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë?

Në Prill të Vitit 2008 niset kontingjenti i I-rë në

Misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë.I gjithë efektivi i këtij Kontingjenti është trajnuar,

përgatitur profesionalisht dhe i aftë për tu përballuar me çdo lloj detyre qoftë një operacion i thjeshtë përn-johje apo një operacion për asgjësimin e municioneve të improvizuara.

Që nga ajo kohë misionet kanë vazhduar dhe këto misione kanë si mision mbështetjen e Komandës dhe trupave të tjera të EUFOR-it me ekipe AME.

Kontingjenti numëron 10 veta në total, nga të cilët 1 oficer komandant Misioni, 7 n/oficerë, dhe 2 ush-tarë profesionistë. Efektivët e kësaj Qendre që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtës kanë zgjidhur disa detyra ku ndër to mund të numërojmë: ndërhyrje për hapjen e rrugëve të kalimit në fushat e minuara, kontroll banese pasi dyshohej për prezencë minash surprizë, zbulimin, identifikimin dhe asgjësimin e municioneve të improvizuara etj.

Me nivelin e përgatitjes që ka, eksperiencën e fituar në stërvitjet e përbashkëta të zhvilluara gjatë kësaj periudhe dhe gjatë zgjidhjes së detyrave luf-tarake, bazuar dhe në vlerësimet që kanë bërë për kontingjentet tona specialistët homologë dhe ushtarakë drejtues të EUFOR-it, kjo njësi e ka përmbushur dhe do ta përmbushë më së miri misionin e saj. Deri tani janë angazhuar rreth 90 ushtarakë të kësaj Qendre në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Këta efektivë janë vlerësuar nga Komanda e EUFOR-it si dhe për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse janë nderuar me medalje të ndryshme.

Kontingjentet gjatë kryerjes së misionit janë vizituar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, kryetarja e Parlamentit Shqiptar, kryeministri i Shqipërisë, zv/ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, komandanti i Brigadës Logjistike, dhe komandanti i kësaj Qendre.

Edhe kontingjenti i radhës është i përzgjedhur dhe i përgatitur për të kryer me sukses detyrat që do të jepen në mision.

Misioni i këtyre efektivave është i qartë, : “Të ofrojnë siguri për të tjerët nëpërmjet sakrificës, përkushtimit dhe përgatitjes së tyre individuale dhe kolektive”.

në repart me efektivat e kontigjentit, të quajtura stërvitja paradislokimit siç janë temat: “lufta në zona urbane, patrullime me mjete e në këmbë, neutralizim të elementeve terroristë, shoqërim vipash, konvoje, veprimet si forcë e reagimit të

shpejtëese...”, etj, tema mjaft të rëndë-sishme në luftën kundër terrorizmit.

Në ceremoni e përcjelljes së kon-tigjentit dhe hapjes së stërvitjes fushore “Rreth Grethi 2011” përshëndeti krye-tari i Qarkut të Beratit z.Petrit Sina, i cili

evidentoi bashkëpunimin e strukturave ushtarake me ato civile. Ai vlerësoi kontrobutin e batalionit të Poshnjes në ndihmë të komunitetit për situata emergjente, përfshi këtu edhe ndihmën e dhënë në shuarrje të vatrave të zjarrit në disa lagje të qytetit Berat dhe disa komuna si Ura Vajgurore, Velanisht, Atllak.

Në fjalën e tij përshendetëse, Ko-mandanti i Forcës Tokësore, gjeneral-brigade Viktor Berdo, dëshmoi edhe një herë mbështetjen e MM, SHPFA dhe FT, për repartin, paqeruajtësit dhe familjarët, duke i inkurajuar ata për suksesin në mision. Ai përmendi faktin se sot batalioni fillon një nga fazat më të rëndësishme të stërvitjes vjetore, kompaktësimin në nivel togë-kompani me dalje në fushim. Kjo stërvitje është vazhdim i stërvitjeve fushore që kanë kryer dhe po kryejnë të gjitha strukturat e Forcës Tokësore. Jam i bindur, theksoi gjeneral Berdo, se suksesi i arritur në rajonin e Bizës me batalionin e këmbësorisë së motor-rizuar dhe elementët e grup-batalionit,

me batalionin komando në bashkëveprim me struktura të tjera të FA-së, me batal-ionin e këmbësorisë malore në rajonin e Mnelës, si dhe me batalionin e forcave speciale në Bizë, nuk do të mungojë as në këtë stërvitje. Ky kontigjent, vijoi gjeneral Berdo, do të vazhdojë misionin e tij në Kabul, në mbështetje të Forcave të Ar-matosuara Turke, të cilat kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin Forcat tona të Armatosuara në proçesin e trajnimit, si dhe në rritjen e kapaciteve operacionale. Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për Komandën e Forcave Turke për gjithçka që kanë bërë në mbështetje të trupave tona. Në përfundim të fjalës shprehu edhe respekt dhe mirënjohje për familjarët, që mbështesnin bijtë e tyre në këtë angazhim jo të lehtë.

Më pas ju dorëzua flamuri i misionit komandantit të kontigjentit toger Dolorez Behari, i cili u shpreh se këtë flamur do ta mbajë me nder e faqe të bardhë dhe se do të përmbushë më së miri detyrimet kushtetuese në mbështetje të sigurisë, lirisë dhe paqes në Kabul.

Major Nexhbedin Basha

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 5ShpFa

Gjunkshi pret atashehët turk dhe rumun

Shtabi i Përgjithshëm ngre grup pune për monitorimin e asgjësimit me plasje

Kabineti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm njofton se Gjen-

eralbrigade Gjunkshi u njoh me shqetësimet shëndetësore të familjes së ushtarit profesionist T.Z. efektiv në Batalionin e Poshnjes, i cili aktualisht shërben në mision në Afganistan. Nën kujdesin e drejtpër-drejtë të shefit të Shtabit të Përgjith-shëm, strukturat respektive në SHP janë angazhuar për ti ardhur në ndihmë vajzës së ushtarakut duke ju ofruar gjithë mbështetjen e mund-shme. Nën këtë vëmendje, vajza ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe aktualisht shfaq shenja përmirësimi. Duke qenë nën kujdesin maksimal të mjekëve, janë porositur gjithë strukturat e specializuara shëndetësore të FA, për të dhënë gjithë mbështetjen për pacienten dhe familjen e ushtara-kut. Dhe më tej, Gjeneral Gjunkshi shpreh vëmendjen, angazhimin dhe solidaritetin e tij të veçantë dhe të strukturave respektive të FA, për nevojat dhe shqetësimet e familjeve të pjesëtarëve të FA.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pranë familjes

së ushtarit profesionist

Nisur nga disa ankesa të ban-orëve të Komunës Labinot Mal, Elbasan dhe Orenjë, Librazhd për disa shqetësime

që u kanë sjellë asgjësimet me plasje të municioneve në poligonet Qafë Bari, Elbasan dhe Zgarë, Librazhd, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralbrigade Xhemal Gjunkshi ngriti menjëherë grupin e punës .

Në përbërje të grupit të punës u caktuan specialistë të municioneve nga Shtabi Përgjithshëm i FA, nga Brigada Logjistike, nga Laboratori Qendror i FA, përfaqësues nga Drejtoria e Op-eracioneve e Stërvitjes dhe Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të FA, opera-torë të Qendrës Kulturore Medias dhe Botimeve etj.

Grupit të punës, nga shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi iu caktua detyra konkrete marrja e takimit me prefektin e Qarkut Elbasan, takim me kryetarin e Komunës Labinot Mal, Elbasan dhe me kryetarin e Komunës Orenjë, Librazhd, takim me kryepleqtë e fyshtrave Qeret e Kutërman, ku kufizohen poligonet e asgjësimit me plasje të municioneve Qafë Bari e Zgarë, Librazhd si dhe monitori nga afër së bashku me përfaqësuesit e Pushtetit Vendor të gjitha operacioneve të asgjësimit me plasje të municioneve në këto dy poligone, për të përcaktuar pasojat që mund të sjellë shpërthimi i municioneve në zonat përreth poligo-neve .

Monitorimi i asgjësimit me plasje të municioneve në poligonet Qafë Bari, Elbasan dhe Zgarë, Librazhd u bë nga grupi i punës në 5 tetor 2011. Puna e grupit të punës filloi me takimin e prefektit të Qarkut Elbasan zotin Shefqet Deliallisi. Prefekti i Qarkut, zoti De-liallisi theksoi se mbështet plotësisht procesin e asgjësimit të municioneve nga Forcat e Armatosura dhe do të

Shefi të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, priti në një takim

atasheun ushtarak turk dhe atë rumun. Në 3 tetor 2011, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi priti atasheun Ush-tarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, kolonel Zafer Ugur. Në takim Gjeneralbrigade Gjunkshi vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, veçanërisht ndihmën që Turqia ka dhënë në modernizimin dhe mbështetjen e FA në plan bilateral, por edhe në kuadër të NATO-s. Më tej shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehu bind-jen, dëshirën dhe vullnetin për forcimin e lidhjeve midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve duke vënë theksin në një numër projektesh të përbashkëta. Nga ana e tij, atasheu ushtarak turk pasi transmetoi urimet më të mira të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të Turqisë dhe urimet për detyrën e re si shef i Shtabit të Përgjithshëm, vlerësoi arritjet e FA të vendit tonë. Duke u ndalur në bashkëpunimin e shkëlqyer

mbështesë edhe në të ardhmen këtë proces, që është një detyrë kombëtare. Qëllimi është që të sjellim shqetësimet më minimale për komunitetin civil rreth këtyre poligoneve. Prefekti mori masa dhe caktoi grupin e punës të Prefekturës të Qarkut Elbasan, grup i cili iu bashkua grupit të punës të Shtabit të Përgjithshëm të FA, për monitorimin e asgjësimit të municioneve në poligonet Qafë Bari, Elbasan dhe Zagarë, Librazhd.

Në poligonin Qafë Bari, Elbasan monitorimin e asgjësimit të municioneve e ndoqi nga afër kryetari i Komunës La-binot-Mal, zoti Qani Xhafa, kryeplaku i fshatit Qeret, zoti Riza Cekja si dhe grupi i punës i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Ky grup ndoqi të gjitha operacio-net e asgjësimit të municioneve në këtë

poligon. Në fshatin Qeret, me 85 shtëpi banimi nuk kishte ankesa nga asgjësimi i municioneve me plasje në poligonin Qafë Bari, Elbasan. Grupi punës monitorimin e efektit të plasjes së municioneve në poligonin Qafë Bari e bëri në shtëpinë në distancën e sigurisë 1.4 km nga poligoni tek shtëpia e zotit Sali Çekja.

Nga shpërthimi i 10 gropave të plasjes me municion me kapacitet të lejuar 170-200 kg lëndë plasëse efektet e shpërthimit të municioneve ishin të papërfillshme. Në këtë distancë u dëgjua vetëm zhurma e plasjes, por jo mbi normat e lejuara. Nuk janë në rrezik banorët, shtëpitë, infrastruktura, institu-cionet lokale dhe ekonomia e tyre.

Banorët e fshatit Qeret me për-faqësuesit e tyre u shprehën se efektet

e shpërthimit të municioneve në fshatin Qeret janë të papërfillshme dhe u shpre-hën që të vijojë asgjësimi i municioneve me kapacitetet e lejuara. Banorët kërkuan që në asnjë rast në poligonin e Qafë Barit të mos tejkalohet kapaciteti ditor i lejuar i asgjësimit të municioneve.

Në poligonin e Zgarës, Librazhd monitorimin e asgjësimit të municioneve e ndoqi nga afër kryetari i Komunës Orenjë, zoti Ndriçim Lila, kryeplaku i fshatit Kutërman zoti Ibraim Gjikola, specialisti i emergjencave i rrethit Librazhd zoti Agron Frakulli dhe nga specialisti i emergjencave i Prefekturës Elbasan, zoti Mustafa Rrapisi dhe grupi i punës i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Ky grup ndoqi të gjitha operacionet e asgjësimit të municioneve në këtë poli-gon. Në fshatin Kutërman, ka pasur disa ankesa nga asgjësimi i municioneve në poligonin Zgarë, Librazhd dhe në për-fundim të monitorimit nga grupi i punës iu premtua se do të ulet sasia e lëndës plasëse në një gropë .

Edhe banorët e këtij fshati me për-faqësuesit e tyre u shprehën se efektet e shpërthimit të municioneve në fshatin Kutërman janë të papërfillshme dhe u shprehën që të vijojë asgjësimi i muni-cioneve me kapacitetet më të vogla se ato të miratuara.

Nga grupi i punës u premtua se bashkëpunimi me Pushtetin Vendor do të vazhdojë edhe në të ardhmen, do të mbështesë Komunitetin Civil për prob-lemet që mund të zgjidhen nga Forcat e Armatosura.staNDarDEt E POLiGONit Qafë Bari, Labinot Mal

- Poligoni Qafë Barit, Labinot Mal është poligon i miratuar me ligjin Nr. 10293, datë 01.07.2010.

- Distanca e sigurisë nga fshati Qeret 1.4 km.

- Distanca e sigurisë në vijë të drejtë nga rruga nacionale Elbasan-Librazhd, 4.3 km.

- Kapaciteti i asgjësimit për gropë 400 kg lëndë plasëse, nga SHPFA është ulur në 200 kg.

- Poligoni ka filluar të përdoret që nga muajin Nëntor i vitit 2010.

- Për vitin 2010 në këtë poligon janë asgjësuar 16 ton municione.

- Për periudhën Janar 2011 – Shtator 2011 në këtë poligon janë asgjësuar 759 ton municione.

- Total municione të asgjësuara për vitet 2010-2011 në poligonin Qafë Bari rreth 775 ton.

- Poligoni do të vijojë të përdoret për asgjësim municionesh deri në Qershor të vitit 2013. staNDarDEt E POLiGONit Zgarë, Librazhd

- Poligoni Zgarë, Librazhd është poligon i miratuar me ligjin Nr. 10017, datë 13.11.2008.

- Distanca e sigurisë nga fshati Kutërman 1.8 km.

- Distanca e sigurisë në vijë të drejtë nga rruga nacionale Elbasan-Librazhd, 6.07 km.

- Kapaciteti i asgjësimit për gropë 68 kg lëndë plasëse, nga SHPFA është ulur në 50 kg.

- Poligoni ka filluar të përdoret në vitin 2009.

- Për vitin 2009 në këtë poligon janë asgjësuar 333 ton municione.

- Për vitin 2010 në këtë poligon janë asgjësuar 1174 ton municione

- Për periudhën Janar 2011 – Shtator 2011 në këtë poligon janë asgjësuar 1075 ton municione.

- Total municione të asgjësuara për vitet 2009-2011 në poligonin Qafë Bari rreth 2582 ton.

- Poligoni do të vijojë të përdoret për asgjësim municionesh deri në Qershor të vitit 2013.

Kapiten i Rangut të Parë Arben DEMOLLARI

Drejtori i Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm FA

dhe vëllazëror ai shprehu besimin dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e vazhdueshëm të këtij bashkëpunimi. Ndërsa më 5 tetor 2011, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbri-gade Xhemal Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak të Rumanisë në vendin tonë kolonel Daniel Plescan, i cili kryen njëkohësisht edhe detyrën e Dekanit të atasheve ushtarak në vendin tonë. Në takim Gjeneralbrigade Gjunkshi uroi atasheun ushtarak për bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, dhe shprehu angazhimin e tij që niveli i

marrëdhënieve të jetë edhe më i lartë. “Tashmë Shqipëria e Rumania – u shpreh Gjeneralbrigade Gjunkshi nda-jnë mjaft fusha të përbashkëta interesi jo vetëm si anëtar të NATO-s por edhe si vende ballkanike. Një bashkëpunim i tillë i shkëlqyer është në kuadrin e SEDM-it dhe SEEBRIG-ut..”.

Më pas Gjeneralbrigade Gjunkshi falënderoi kolonel Plescan, në pozi-cionin e tij si dekan i atasheve ushtarak, për kontributin që ata japin në forcimin dhe nxitjen e marrëdhënieve reciproke si dhe në imazhin që transmetojnë për

Forcat tona të Armatosura. Nga ana e tij, kolonel Daniel Plescan pasi transme-toi urimet më të mira të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë dorëzoi letrën e urimit që ai dërgon Gjeneral-brigade Gjunkshit me rastin e detyrës. Duke u ndalur në bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura ai shprehu be-simin për forcimin e vazhdueshëm të nivelit të marrëdhënieve. Në fund atasheu ushtarak rumun, në emër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ru-manisë ftoi Gjeneralbrigade Gjunkshin për një vizitë zyrtare në Rumani.

Në poligonet e miratuara Qafë Bari, Elbasan, Zgarë dhe Librazhd, pas ankesave të banorëve

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 20116

Duke analizuar problemet, nis starti për realizimet e të ardhmes

aKtiviteti

Zhvillohet analiza e punës njëmujore në Komandën e Doktrinave dhe të Stërvitjes

Ndjekja e realizimit të detyrave dhe masave te deritanishme si dhe puna përgatitore dhe

masat e marra për fillimin e vitit te ri akademik nga institucionet, mblodhi në një analizë diskutimi e debati konstruktiv komandantët e institucioneve, shefat në shtab të drejtuar nga komandanti i KDS-së gjeneralbrigade Agim Lala. Në këtë takim krahas analizimit të punës së mirë dhe frytdhënëse të bërë deri tani nga shtabi dhe institucionet e KDS-së, vëmendje ju kushtua edhe problemeve të dala gjatë muajit Shtator, ku sikurse u paraqit edhe nga diskutantët, i përcaktuar si muaji me një volum të madh pune gjatë të cilit u bë e mundur krijimi i kushteve për jetesë, mësim dhe stërvitjeje e gati 2000 studentëve dhe kursantëve. Në ekspozenë e bërë para të pranishmëve nga shefi i shtabit të KDS-së kolonel Dedë Prenga, u paraqitën dhe analizuan në detaje të gjitha detyrat e kryera si: puna për përmirësimet strukturore dhe përshtatja e tyre në përputhje me draftin e ardhur nga MM e ShP me misionin e KDS-së. Masat për fillimin e vitit të ri akademik duke përfshirë dhe ceremoninë e fillimit të këtij viti. Implementimi i urdhrit të ministrit të Mbrojtjes për ndryshimin e formatit të shërbimit të ruajtjes e sigurisë në garnizonin e KDS-së. Puna për zbatimin e detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me kontrollin rreshtor me të gjithë efektivat e KDS-së. Detyra të tjera të rutinës së përgjithshme si. (inventarët vjetore, projekt mat-rica për 2012, projekt plani i arsimimit dhe trajnimit të personelit) etj. Krahas detyrave të mësipërme ai theksin e vuri dhe në punën përgatitore dhe masat e marra për fillimin e vitit të ri akademik nga insti-tucionet si: puna për implementimin e mësimeve të nxjerra për përmirësimin e programeve të të gjithë niveleve. Urdhrat e komandantit të KDS-së për fillimin e kurseve në të gjitha institucionet e saj. Ndjekjen dhe bashkëpunimin me komandën e Forcave Tokësore për vijimin e praktikes me trupa të studenteve të Akademisë Ushtarake Skënderbej. Puna e bëre në funksion të përmirësimit të kushteve për akomodim, arsimim e trajnim. Gatishmërinë e komandës së KDS për mbështetjen e veprimtarive të ndryshme ndërinstitucionale etj. Por krahas detyrave të mësipërme të mirërealizuara kolonel Prenga u ndal edhe në një sërë problemesh dhe anomalish të konstatuara gjatë kësaj pune inten-sive si: informacionet që vijnë nga institucionet në përgjigje te shkresave të ndryshme, zakonisht janë jashtë formatit të përcaktuar, si dhe afateve kohore të kërkuara. Mungesat e krijuara në personel si rezultat i kurseve brenda dhe jashtë vendit dhe pamundësia për zëvendësimin e tyre. Mungesa dhe shkurtimi i fondeve për realizimin e blerjeve për mbështetjen e procesit mësimorë. Moszgjidhja ende e statusit juridik të AUS-së. Mospërputhja e kuotave të planifikuara me urdhrat për kurset, kryesisht në AM, për Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Mungesa e furnizimit me karburant-lubrifikant, gjë e cila ndikon direkt e negativisht ne daljet mësimore e stërvitorë të kursantëve në terren. Mungesa e fondeve të nevojshme për rikonstruk-sion objektesh për funksionim normal të tyre. Pamundësia e menaxhimit të studenteve në lidhje me formimin ushtarak e veçanërisht disiplinën e tyre. Moszgjidhja përfundimtare e pronësisë mbi objektet dhe lirimi nga ato të cilat nuk ekzistojnë në planin e përhapjes. Vlerësimi më me përparësi i detyrave dhe rekomandimeve të dala nga takimi i 4-të i ACT-së nga komandantët e institucioneve. Angazhimi i shërbimit me sistemin 8-orarësh i cili ndikon në cilësinë e procesit mësimor deri tek disiplina formale dhe zhvillimi me cilësi e nivel i mësimit dhe stërvitjes.

Ishin pikërisht të gjitha këto mangësi mbi të cilat u diskutua gjerë e gjatë nga pjesëmarrësit mbi bazën e të cilave komandanti i KDS-së gjeneralbri-gade Agim Lala vuri detyra konkrete më vete për çdo komandant institucioni si dhe dege në shtab. Detyra këto që sipas traditës në këtë komandë shndërrohen në pjesë e programeve të punës apo matricës së muajit në vazhdim.

Në rend të dytë të këtij takimi, një vend të veçantë zuri edhe analizimi i situatës ekonomiko-financiare të deritanishme në KDS. Bilanci i kësaj situate si dhe përpjekjet për zbutjen e problemeve që krijohen nga shkurtimi i fondeve në disa zëra u prezantua nga shefi i financës i KDS-së nënkolonel Hamdi Cara. Nënkolonel Kasem SALIASI

Orkestra e FA në 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBAAmbasada amerikane në Tiranë ka organizuar një mori aktivitetesh festive për këtë përvjetor

Diplomatë dhe mijëra qytetarë u bashkuan në një mjedis fes-tiv, duke shkëmbyer urime dhe ndjekur koncertet e rastit. “Fes-

tojmë 20 vite miqësi të rilidhur mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Shqipërisë”, ishte lajtmotivi i aktiviteteve festive, që Am-basada Amerikane në Tiranë organizoi të dielën në rrugën pedonale “Murat Toptani”, në Tiranë, pranë Galerisë së Arteve, me rastin e 20 vjetorit të rihapjes së selisë së saj diplomatike pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Larg aktiviteteve protokollare, Ambasada Amerikane kishte menduar një festë ndryshe në këtë përvjetor, një festë që përgjatë gjithë ditës u shoqërua me panairin e rrugës, koncerte nga grupe të njohura shqiptare, ekspozita për fëmijë dhe të rritur, ekspozita dhe stenda informative mbi jetën amerikane, karaoke, etj. Aktiviteti u çel nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili tha para disa qindra kryeqytetasve, se “kjo është një festë për të falënderuar njerëzit e Tiranës, njerëzit në të gjithë Shqipërinë. Falënderoj stafin tim, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Policinë shqiptare, pa të cilin ky aktivitet nuk do të zhvillohej”. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i pranishëm në këtë ceremoni, tha se “në këto 20 vite partner-itet dhe miqësi ne kemi shumë arsye për të shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Basha veçoi mbështetjen e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, etj. Pas ekzekutimit të himneve kom-bëtare të të dy vendeve, në rrugën pedonale ka parakaluar dhe Banda e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e ardhur enkas për këtë aktivitet festiv. Ambasadori Arvizu, i shoqëruar nga stafi i tij dhe kryebashkiaku Basha, ka ecur përgjatë rrugës pedonale dhe është takuar me qytetarët e pranishëm.sHBa-shqipëri, 89 vjet miqësi

Marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë u rivendosën në 15 mars të vitit 1991, pas një shkëputje prej 52 vitesh. Pas disa muaj, në 1 tetor, do të rihapej dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. “Marrëdhëniet mes vendeve tona e kanë fillimin në vitet e para të shekullit të XX, kur Presidenti Willson zgjeroi mbështetjen amerikane për shtetin e ri shq-iptar. Marrëdhënia nuk u harrua asnjëherë nga disa mijëra amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët mbajtën lidhjet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve”, shkruante në 15 mars të vitit 1991, Raymond G.H. Setiz, zv/sekretari për Marrëdhëniet Evropiane dhe Kanadeze. Në fakt roli vendimtar që luajti presidenti Willson në Konferencën e Paqes në Paris për pavarësinë e Shqipërisë u shoqërua me pas me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Presidenti pasardhës i Willson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith. Smith është Ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri. Nga ajo kohë dhe deri tani misionin diplomatik në Shqipëri e kanë drejtuar 13 ambasadorë, i fundit ndër të cilët aktualisht është Aleksandër Arvizu. 4 Dhjetor 1922- 8 Shkurt 1925- Ulysses Grant

NJOFTIMMINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKIMIT TË PERSONELIT

Në kuadër të planit të bashkëpunimit me SHBA, në fushën e arsimimit, Ministria e Mbrojtjes ofron mundësinë e aplikimit për të ndjekur studimet ushtarake në SHBA për vitet akademike 2012-2016 në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtën e studimit në këtë Akademi, të paraqiten pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për regjistrimet të cilat fillojnë në datën 12.10.2011 ora 09:00 dhe përfundojnë më 04.11.2011 ora 13:00 Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lek.Për datat e zhvillimit të testimeve, kandidatët do të njoftohen ditën e regjistrimit në KDS.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:

1. Kandidati duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, si dhe një letër motivimi2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme3. Fotokopje e Pasaportës4. Çertifikatë familjare, 1 copë

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të jetë i pamartuar, dhe të mos ketë persona të tjerë në varësi. Të ketë rezultate të kënaqshme akademike, standarde të larta fizike dhe mjekësore.

2. Të ketë mbushur moshën 17 vjeç dhe të mos ketë kaluar moshën 23 vjeç deri më datë 1 Korrik të vitit 2012.

3. Të zotërojë leximin, shkrimin dhe të folurën në gjuhën angleze.4. Të jetë ne gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos vuajë nga sëmundje ngjitëse si

dhe të mos ketë probleme të shikimit si dhe probleme serioze dentare. 5. Kandidatët do t’i nënshtrohen testeve fizike:

Kandidatët e përzgjedhur si studentë ushtarakë, të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve nënshkruajnë kontratën në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” për vazhdimin e studimeve. Në kontrate parashikohet se studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 (gjashtë) vjet. Në rast të moszbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëm-shpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.

Smith. 1 Gusht, 1925 Charles C. Hart paraqiti letrat kredenciale si ambasador në Shqipëri dhe u riakreditua kur Shqipëria u shpall mbretëri. Ai prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor 1928 dhe e përfundoi misionin në 12 Dhjetor 1929. 28 Prill, 1930- 24 Shtator, 1933- Herman Bernstein. 8 Nëntor, 1935 - 27 Shta-tor, 1939. Hugh G. Grant. Rënia e mbretërisë do të shënonte dhe fundin e misionit diplomatik të amerikanëve në Shqipëri. Me marrjen e pushtetit nga komunistët marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA u ndërprenë plotësisht.

Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. Ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë. 21 Dhjetor, 1991- 13 Tetor, 1994 William E. Ryerson. 17 Tetor, 1994- 15 Mars, 1996 Jo-seph E. Lake. 4 Shtator, 1996- 20 Maj, 1999 Marisa R. Lino. 8 Shtator, 1999- 19 Maj, 2002 Joseph Limprecht. 22 Tetor, 2002- 2 Maj, 2004 James F. Jeffrey. 30 Tetor, 2004- 2007 Marcie B. Ries. 2007-2010- John Withers. 2010- Alexander Arvizu

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 7liSta/ emËrimi

Kolonel Bardhyl Hoxha emërohet komandant i Brigadës Logjistike

NR Emër Atësi Mbiemër1 Petraq Mark Bena2 Perparim Skender Zoto3 Pellumb Hysen Çelani4 Ali Hilmi(Ilmi) Keco(Keço)5 Edmond Rexhep Leka6 Agron Ristan Marku7 Vladimir Hilmi Memaj8 Kujtim Beçe Topollai9 Sadik Haredin Llanaj10 Kostandin Sotir Bako11 Qani Ibrahim Kryemadhi12 Tefik Qamil Koçi13 Luan Maksut Jashari14 Shefki Haziz Alla15 Sinan Myrto Shimi16 Nasi Stefan Qosja17 Sotiraq Thoma Grabocka18 Gjergji Dhimitraq Bardhi19 Spiro Llazar Dedja20 Llukan Jorgo Garo21 Ramadan Ismail Lleshi22 Kastriot Zyllyftar Tushe23 Gjon Gani Sulçaj24 Zihni Osman Brahimaj25 Jovan Dhimiter Kerthi26 Dervish Adem Haskjaj27 Marika Mihal Stefani28 Muharrem Isuf Mulgeci29 Selim Qazim Abdiu30 Muharrem Aldo Dyrmishi31 Ramazan Hamdi Xhaferri32 Bashkim Jaho Gjoliku33 Mulla Zeqir Muhallaj34 Paskal Kozma Çuko35 Vasil Mikail Vllahu36 Vullnet Njazi Muhameti37 Faslli Kamber Shehaj38 Kajmak Feti Hodo39 Theodhoraq Aristidh Bllani40 Fadil Abaz Pjeshka41 Petro Koli Kote42 Rifat Gani Belba43 Ylli Aqif Miftari44 Defrim Harun Qose45 Kamber Sadush Ajazi46 Jetnor Halim Tigno47 Mitat Izet Fesko48 Myzafer Reshat Hoxha49 Shefit Sabri Pepa50 Xhevahir Hysen Tice51 Andrea Servet Xhaxho52 Hysni Refat Leka53 Baftjar Hekuran Çala54 Bledar Teki Selimollari55 Kujtim Brahman Borici56 Misir Livan Shabani57 Ferim Zenel Serenllari58 Eduart Njazi Bejleri

59 Petrit Isuf Miraka60 Vladush Sulejman Aliko61 Çlirim Sulejman Vasku62 Ismail Zhyllal Bajrami63 Xhuvi Vangjel Filipi(Poda)64 Elez Vesel Çarku65 Rexhep Xhemal Pjeçi66 Hajro Mëno Limaj67 Bajram Mane Kumanaku68 Myzafer Haziz Çarçani69 Vasil Mitrush Prendi70 Çaush Islam Malaj71 Fahri Sali Meka72 Stavri Vasil Kosta73 Sadik Avduraman Shkembi74 Neshat Isuf Lleshi75 Lefi(Lefter) Naun Ziu76 Dylaver Hajrush Demeti77 Hajredin Hariz(haris) Hysenllari78 Xhemal Shefqet Haxhihasani79 Nefail Hysko Dyrmishi80 Faredin Alem Metaj81 Agim Baftjar Agara82 Astrit Veip Mollaj83 Kujtim Mustafa Lamcja84 Arqile Mite Veshi85 Shaqir Ali Elezaj86 Bajram Bilal Mana87 Ylber Teki Hyska88 Petrit Hamit Murtini89 Petref Riza Koci90 Janaq Andon Biqiku91 Hysni Reshit Bahiti92 Hamdi Nexhip Krasta93 Fatos Hekuran Suvarje94 Bashkim Sali Kullolli95 Amirov Jaho Haska96 Emin Dilaver Shpata97 Gramos Elmas Shehu98 Shyqyri Muharrem Berdellima99 Pertaq Pandeli Trushi100 Haki Bilal Gace101 Agim Jashar Llaho102 Ylli Esat Larashi103 Petrit Xhemali Likrama104 Alush Banush Rama105 Ardian Zenel Mullai106 Bedrije Shazivar Paja107 Edmond Ismail Malkja108 Valentina Vasil Kociaj109 Lazer Pjeter Ndreu( Mehilli)110 Fiqiri Meto Isufaj111 Laver Shefit Miraka112 Kurt Beqo Begollari113 Pelivan Yzeir Canaj114 Thanas Vasil Haxhiu115 Nuri Brahim Lushaj116 Demo Xhaferr Shametaj117 Dhionis Sotir Robo

118 Mexhit Halil Xhetani119 Ferdi Bajram Toro120 Petrit Mendu Tetova121 Sheme Ismet Kosova122 Agim Adem Baruti123 Vladimir Medi Ismolli124 Thoma Kosta Kardhash

125Eqerem ( Meqerem)

Ibrahim Gaba

126 Myrteza Shaqo Canaj127 Niko Visar Qirici128 Ali Metush Jaupi( Jaupaj)129 Eqerem Hysni Xhani130 Nesim Xhaferr Ajasllari131 Foto Mihal Gogo132 Mecan Qendro Ismailaj133 Qemal Hasan Tola134 Llazi Krati Mitre135 Banush Ali Metuka136 Mustafa Zenel Hasani137 Josif Mark Qosja138 Mithat Islam Arapi139 Latif Zyber Hasa140 Avni Qazim Haxhiaj141 Xhavit Alush Tocka142 Zef Mark Zefi143 Kristaq Petro Josifi144 Peco Stathi Ruci145 Abedin Sabri Dishnica146 Nafiz Sade Mertiri147 Hasan saqo Hysaj148 Kostandin Kovi Binjaku149 Kristaq Stefan Pano150 Namik Menduh Agolli151 Besim Riza Shyti152 Avni Halit Selenica153 Demir Avni Hasanbasha154 Muharrem Hysen Kokomani155 Lulzim Ali Qinami156 Margarita Tajar Shentolli157 Naim Sulejman Troplini158 Shefki Ferat Bahiti159 Agim Novrus Dragoti160 Ibrahim Ahmet Balla161 Petrit Shyqyri Sinani162 Ferdinand Sulejman Sula163 Kristaq Thoma Tomani164 Zija Musa Doci165 Bardhyl Jashar Ceci166 Bashkim Muharrem Bezati167 Ibrahim Zeqir Berisha168 Luan Harun Qose169 Merkur Miter Oga170 Besim Dane Braho171 Fadil Rahim Sinanaj172 Frederik Sallo Papadhima173 Shkelqim Qani Shehu174 Irani Irfan Zyka175 Aleksander Asllan Kermezo

176 Bashkim Riza Zyka177 Bajram Xhemal Shuka178 Filip Mihal Topuzi179 Mihallaq Jorgji Bicja180 Idari Fiqiri Marishta181 Petrit Ibrahim Shahini182 Sami Jaup Qosja183 Valter Hasan Kullolli184 Qazim Ismail Beqiri185 Vladimir Hydai Balleshi186 Agim Ferro Dervishaj187 Jorgji Koli Prendi188 Hamdi Sali Tabaku189 Avdyl Habil Hoxha190 Sotir Themi Zaka191 Tiko Rrapi Koci192 Kujtim Hysen Tafa193 Llambi Thoma Llupo194 Petraq Dhosi Salavaci195 Agron Sadullah Gerbaj196 Kostaq Miti Mitre197 Faik Dervish Guna198 Isak Brahim Perllaku199 Selman Gani Imeri200 Merkur Iftimi Cipi201 Ali Lame Ligaci202 Xhafer Fejzi Bekteshi203 Qerim Tahir Kociasi204 Jorgo Ziso Foto205 Nefis Zubo Proda206 Sulejman Shaban Topi207 Hekuran Sherif Zenelaj

208 Isa AloCerova (Cirongaj)

209 AgimMuim ( Nuim)

Aliraj ( Halili)

210 Nasi Llambi Nikolla211 Avdurraman Petref Cela212 Muharrem Dano Murataj213 Selim Bektash Kellici214 Alfonis Gani Abdurramani215 Edmond Hydri Shyti

216 Qazim Ismail Beqiri

217 Alush Idriz Ruda

218 Valter Hasan Kullalli219 Mitat Muharrem Shehu220 Gani Shaqir Vani221 Flamur Demir Demiraj222 Arian Myrteza Sinoimeri223 Enver Hasan Abazi224 Zeqiri Batjar Bylyku225 Guri Gani Skopeci226 Qani Arshim Ymerali227 Andrea Thoma Angjeliu228 Afrim Mirte Qyrdedi229 Baki Mete Kika230 Bashkim Gani Sina

Më datë 03.10.2011, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura, gjeneralbrigade Xhemal Gjunk-

shi, prezantoi para shtabit të Brigadës Logjistike kolonel Bardhyl Hoxha, i cili me urdhër nr. 1442 datë 12 09 2011, të ministrit të Mbrojtjes, është emëruar komandant i Brigadës Logjistike.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit gjener-albrigade Gjunkshi, duke vlerësuar punën e deritanishme që efektivi i Brigadës Logjistike ka kryer, shprehu besimin e tij se nën drejtimin e Komandantit të sapo emëruar kolonel Hox-hës, personeli i Brigadës Logjistike do të jetë shembull më pozitiv në Forcat e Armatosura në drejtim të realizimit të misionit të saj. Këtë besim gjeneralbrigade Gjunkshi e mbështet në profesionalizimin e vlerat e personelit të Brigadës Logjistike, të cilën ai vetë ka drej-tuar para se të emërohej në detyrën e lartë të

Lista nr.3 nga Drejtoria e Përkujdesjes Sociale në Ministrinë e Mbrojtjes, për periudhën 1-15 shtator

Pensionet e ushtarakëve, ja 230 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton lista e dytë, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve nga Drejtoria e Përkujdesjes Sociale gjatë periudhës

1-15 shtator 2011 dhe më pas janë dërguar për në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ja 230 përfituesit e rinj.

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Duke i uruar suksese në detyrën shumë të rëndësishme që i është besuar kolonel Bard-hyl Hoxhës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm e siguroi atë dhe të gjithë personelin e Brigadës Logjistike se ashtu si dhe deri më sot, kjo njësi do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes për realizimin e misionit të saj të vështirë, veçanërisht në realizimin e detyrave aktuale si asgjësimi i municioneve të tepërta që kanë disponuar Forcat e Armatosura gjatë viteve të shkuara si dhe menaxhimin e ish-pronave që kanë pasur Forcat e Armatosura Shqiptare, që me planin e ri të përhapjes ato përbejnë një sfide të vërtetë.

Duke falënderuar, ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave

të Armatosura për besimin e dhënë, kolonel Hoxha i siguroi se nën drejtimin e tij do të ruhen dhe përsosen me tej standardet e vendo-sura, dhe se profesionalizmi dhe përkushtimi i tij dhe personelit të Brigadës Logjistike do të jetë garancia më e mirë për një punë të suk-sesshme. Në fjalën e tij ai përcolli mesazhin personelit se profesionalizmi, përkushtimi, disiplina do të jenë treguesit bazë mbi të cilën ata do të vlerësohen në punën e tyre.

Kolonel Bardhyl Hoxha në detyrat e tij të mëparshme ka qenë një nga pjesëmarrësit më aktiv në hartimin e doktrinës e strukturave logjistike dhe të Forcave të Armatosura Shq-iptare dhe vjen në këtë detyrë si një specialist dhe drejtues me eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme në fushën e logjistikes si brenda dhe jashtë vendit në detyra e misione ushtarake në kuadër të strukturave të NATO-s.

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 20118 repOrtazh

Lundërtarët e netëve të gjata Bejdo malo

Çdo mëngjes mbi Llogara lind dielli. Çdo mëngjes në një cep të Ilirisë së Poshtme lëshohen motorët

e anijes “Oriku”. Emri i saj është i lashtë sa vetë qyteti ku ndodhet komanda e Flotiljes së Jugut, por ajo vetë si anije është shumë e re. Ka vetëm 25 ditë që motorët e saj sapo dielli shfaqet lëshohen. Katër oficerë nëntë nënoficerë dhe dy detarë profesionistë prej 25 ditësh kryejnë detyrat luftarake me këtë anije moderne me emër nga lashtësia. “Oriku” është anija më e madhe më e re dhe moderne e Forcave Tona të Armatosura, vijim i katër anijeve luftarake të patrullimit që kanë moshë më të re në Forcat Detare. Para 25 ditësh u bë lëshimi i saj në det ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të Shtetit Shqiptar. Ministri i Mbrojtjes Ar-ben Imami e ka ndjekur me shumë konsistencë ndërtimin e kësaj ani-jeje dhe anijes tjetër që është në ndërtim e sipër. Anija ka bërë rreth 10 udhëtime në Detin Adriatik dhe rreth 11 udhëtime në Detin Jon. Vendankorimi i saj është në një nga pozicionet më strategjike ush-tarake të vijës ku dy detet që lagin kufijtë e Shqipërisë përziejnë valët e tyre por dhe rrymat e nënujshme detare. Pashalimani dhe historia e tij janë fytyra e vërtetë e historisë së detarisë shqiptare. Por “Oriku” që ka marrë emrin nga një anije e vjetër me rrema që jo vetëm ka çarë detet, por dhe i ka dhuruar emrin qytetit përbën epokën e re të mari-nës shqiptare ushtarake. 15 ush-tarakët që drejtojnë atë janë detarë që e kanë adrenalinë gjaku detin, lundrimin dhe uniformën e bukur të marinarit. Nën komandën e kapiten lejtnant Olsi Avdulit, këtij detari plot pasion dhe virtualitet anija nis rrugën e saj detare dhe kthehet me detyra të plotësuara. Ndryshe këta djem të rinj i quajnë dhe lundërtarë të dallgëzimeve. Anija Oriku është anija e pare e ketij lloji e ndertuar në Kantierin Detar të Pashalimanit. Ajo është një anije e re, moderne dhe e kompletuar me pajisje e sisteme të teknologjisë më të fundit dhe standarteve më të larta dhe që kryen detyra dhe misione të shumta për zbatimin e ligjshmërisë në hapësirën detare Shqiptare’. Pas përfundimit në vitin 2002 të Akademisë Detare Turke në Stamboll, u ktheva në Shqiperi për ti shërbyer vendit tim duke u titulluar oficer në marsin e vitit 2003. Pra në karrieren time ushtar-ake unë kam afërsisht 9 vjet, thotë komandanti i kësaj anijeje Olsi Avduli”. Ai më tej sqaron se “Për sa i perket lundrimeve me anije, kam eksperienca të bukura nga të cilat kam mësuar shumë qysh në vitet e akademisë. Dy lundrime të gjata kam pasur mundësinë ti kryej

në vitet e shkollës, i pari në Detin e Zi, lundrim disa javor ku vizituam Gjeorgjinë, Portin e Burgasit në Bullgari, Konstancën në Rumani si dhe disa qytete të tjera të Turqisë. Lundrimi i dytë ishte lundrim disa javor në Detin Mesdhe, ku vizituam Splitin në Kroaci, disa porte në Itali dhe portin e Vlorës këtu në Shq-ipëri. Gjatë periudhës së punës kam kryer lundrime të shumta me anijet ku kam shërbyer. Këto lundrime i kam kryer gjatë gatishmërive, pa-trullimeve dhe stërvitjeve të ndry-shme të përbashkëta. Gjithashtu kam kryer edhe lundrime me anije të huaja këtu në ujërat tona dhe

në ujërat territoriale të shteteve të ndryshme partnere. Nëse do të hulumtosh nga afër efektivi i anijes “Oriku” përbehet nga një grup ofi-cerësh, nënoficerësh dhe detarësh profesionistë, të cilët janë dalluar për profesionalizmin e treguar në emërimet e mëparshme, për disi-plinën e lartë dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave. Të gjithë e kanë pritur me kënaqësi emërimin në këtë anije dhe nuk është e vështire të kuptosh nga vep-rimet dhe reagimet e tyre dëshirën e madhe për punë, përkushtimin dhe përgjegjësinë që ndiejnë për këto detyra që u janë ngarkuar. Këtë fakt

e vë re sapo shikon se si e zotërojnë ata detyrën e tyre funksionale në anije, se si e lëshojnë atë në det, si dalin në lundrim dhe aftësinë se si e kthejnë në bazë. Anija është bërë pjesë e jetës së këtyre 15 lundërtarëve të cilët vërtet janë nga djemtë që kanë sjellë një risi në Forcat Detare. Kundëradmirali i Flotës Kudret Çela, detari më me përvojë ushtarake ka bërë një punë shumë të admirueshme për mbarëvajtjen e punëve në kantier, po dhe për ndërtimin e katër anijeve të reja ushtarake. Ai jo vetëm që ka ndjekur çdo detaj të punës, por ka përzgjedhur dhe ekipin që do ta drejtonte këtë anije. Komandanti i Flotiljes, kapiteni i rangut të dytë Frederik Kreshpani e ndjek me konsekuencë përgatitjen luftarake të efektivit të kësaj anijeje por dhe gatishmërinë teknike. Komandanti i Flotiljes shprehet me nota të larta vlerësimi për ambientimin e shpejtë të ekuipazhit dhe sidomos për har-moninë që ekziston mes tyre. Janë si të njohur të vjetër thotë ai. Duket sikur kanë shumë kohë që punojnë bashkë. I kam ndjekur me shumë kujdes dhe më kanë befasuar me atë që kanë treguar në lundrim por dhe në parapërgatitjen e detyrave luf-tarake. Komandant Olsi duke për-gatitur efektivin thotë se “Së pari dua të shpreh falënderimet e mia për gjithë zinxhirin komandues, jo vetëm për faktin që më vleresuan duke më besuar këtë detyrë, por në mënyrë të veçantë për perzgjed-hjen dhe caktimin e një efektivi të kompletuar në të gjitha aspektet. Është bërë vërtet një përzgjedhje e duhur e efektivave të anijes së re, duke marrë në konsideratë aftësitë profesionale, eksperienca në punë si dhe ana disiplinore. Kjo perzgjedhje ka qenë rezultat i kesaj

Anija është bërë pjesë e jetës së këtyre 15 lundërtarëve të cilët vërtet janë nga djemtë që kanë sjellë një risi në Forcat Detare. Kundërad-mirali i Flotës Kudret Çela, ka bërë një punë shumë të admirueshme për mbarëva-jtjen e punëve në kantier

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 99repOrtazh

Efektivi i anijes Oriku përbehet nga një grup oficeresh, nënoficerësh dhe detarësh profesionist, të cilët janë dalluar për profesionalizmin e treguar në emërimet e mëparshme, për disiplinën e lartë dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave”

Lundërtarët e netëve të gjata “Oriku”: Teknologji dhe standarde bashkëkohore

Flet komandanti i anijes Olsi AvduliÇdo të thotë të jesh komandant i Orikut?

Të jesh komandant i anijes Oriku për mua së pari është një privilegj i madh dhe një vlerësim që më

është bërë nga komanda ime eprore. Në të njëjtën kohë është dhe një përgjegjësi e madhe kundrejt vendit tim, komandës dhe kolegëve. Të gjitha këto sëbashku, janë gjera të cilat me kanë vënë para një përgjegjësie shumë të madhe jo vetëm mua si komandant i anijes por të gjithë efektivin e anijes. Pas këtij vlerësimi që na është bërë, pas këtij privilegji dhe përgjegjësie që na është dhënë, në emër edhe te efektivit të anijes Oriku dua të siguroj të gjithë se ne do të punojmë me përkushtim, me forcë, denjësisht dhe të motivuar për realizimin me sukses të de-tyrave të ngarkuara.

Cilat janë detyrat që keni kryer, deri tani me anije?

Para caktimit në detyrën e komandantit të anijes Oriku, gjatë karrierës sime unë kam kryer edhe detyra të tjera brenda strukturave të Forcave Detare. Detyra ime e pare pas titullimit si oficer ka qenë detyra e komandantit të Kursit dhe ajo e instruk-torit të Lundrimit në ish – Akademinë e Detarisë Vlorë, e cila sot është transfor-muar në shkollë trupe. Kjo periudhë ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua dhe do të ngelet në memorien time jo vetëm si detyra e parë por edhe si detyra ku unë kam krijuar bazat e mia të karrierës. Ishte kënaqësi për mua të shër-beja në një institucion ku shpërndahej dije dhe përgatiteshin oficerët e rinj. Pas kësaj

detyre në vitin 2005 u emërova komandant i anijes Polumbare P-218 në Grupin e parë patrullues në Flotiljen Detare Jugore Pashaliman, ku shërbeva për rreth 3 vjet.

Në 16.08.2008 u emërova komandant i Gjuajtësit të Vogël Detar GJDV P-208 në Flotiljen Detare Jugore, detyrë të cilën e kam kryer për afro tre vjet, deri në mesin

e këtij viti, në momentin që u emërova si komandant i anijes Oriku P-132.

Keni më shumë se 9 vjet në karrierë si ka ju ka ecur ajo?

Pas përfundimit në vitin 2002 të Akade-misë Detare Turke në Stamboll, u ktheva në Shqipëri për ti shërbyer vendit tim duke u titulluar oficer në Marsin e vitit 2003. Pra në karrierën time ushtarake unë kam afërsisht 9 vjet. Në vitin 1997 konkurrova për të vazhduar Akademinë e Detarisë në Turqi. Në janar të 2003 u ktheva në Shqipëri ku u titullova oficer me gradën e nënlejtënantit. Gjate kësaj periudhe kam kryer detyra të ndryshme si komandant kursi në Akademinë e Detarisë Vlorë, dhe komandant anije në anije të ndryshme të Flotiljes Detare Jugore. Në përputhje me rregulloret dhe procedurat ushtarake gjatë kësaj kohe kam fituar të drejtën e lundrimit për vetëdrejtimin e anijeve të vogla e më pas të anijeve të mëdha. Për sa i përket lundrimeve me anije, kam eksperienca të bukura nga të cilat kam mësuar shumë qysh në vitet e akademisë.

Si janë raportet tuaja me efektivin? Efektivi i anijes Oriku përbehet nga

një grup oficeresh, nënoficerësh dhe de-tarësh profesionist, të cilët janë dalluar për profesionalizmin e treguar në emërimet e mëparshme, për disiplinën e lartë dhe përkushtimin e treguar në realizimin e de-tyrave. Të gjithë e kanë pritur me kënaqësi emërimin në këtë anije dhe nuk është e vështirë të kuptosh nga veprimet dhe re-agimet e tyre dëshirën e madhe për pune, përkushtimin dhe përgjegjësinë që ndiejnë për këto detyra që u janë ngarkuar.

vendimarrje të komandes dhe unë si komandant i anijes dua të shpreh edhe njëherë falënderimet e mia jo vetëm në emrin tim por në emër të gjithë efektivit të anijes Oriku. Një ditë lundrimi me kapiten lejn-tant Olsi Avdulin, me lejntatnt Erald Haskoçelaj dhe Altin Liçaj të dhuron shumë surpriza detare. Ti shikosh këta tre oficerë duke komanduar këtë anije futesh në traditën e vjetër dhe të pasur detare të kësaj treve. Kapter Myzafer Cenoaliaj dhe Vaso Jazo kanë një përvojë të madhe detare dhe janë trupëzuar me tekat dhe kapriçot e lundrimit, por dhe janë ambientuar me sekretet dhe misteret e anijes “Oriku”. Me shumë korrektesë e kryejnë detyrën dhe rreshterët Bardhyl Hyseni dhe Esat Xheli, tetarët Lavdrim Kokallaj, Gezim Mehmeti dhe Mirosh Leskaj. Këta kanë privilegjin se janë manovra-torët dhe ekuipazhi i një anijeje e

cila është shumë e re në moshë, por dhe shumë bashkëkohore. Mari-narët më shumë flasin me sinjale se sa me fjalë. Ata kanë zhargonet e tyre detare dhe kanë krijuar al-fabetin e tyre, i cili është një prej pjesëve më të bukura të botës së marinarëve. Pjesë e këtij stafi janë dhe Fatjon Hysaj, Arjan Hasimaj, Nertil Shehaj dhe Erlind Devolli, që nëse nuk do ti përmendim do të bënim një padrejtësi të madhe pasi janë një pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme për këtë anije. Çdo ditë mbi ishullin e Sazanit perëndon dielli, por kjo nuk do të thotë se anija “Oriku patjetër duhet të qën-drojë në ankorim. Këta 15 djem në shumë raste duhet ti lëshojnë mo-torët edhe në buzëmbrëmje edhe në të gdhirë, edhe në zenitin e yjeve. Përderisa anija “Oriku” është anija më profesioniste e patrullimit de-tar, i duhet të thyejë shumë tabu në përvojën detare ushtarake.

“Oriku” që ka marrë emrin nga një anije e vjetër me rrema që jo vetëm ka çarë detet, por dhe i ka dhuruar emrin qytetit përbën epokën e re të marinës shqiptare ushtarake. 15 ushtarakët që drej-tojnë atë janë detarë që e kanë adrenalinë gjaku detin, lundrimin dhe uniformën e bukur të marinarit

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 201110

rovena aliraj

aCaDemiCUS

Impakti i gjeokulturës në sistemin e sigurisë

Kjo trajtesë, pasi vë në dukje rëndësinë e pranisë së një modeli gjeokulturor në arenën ndërkombëtare,

përshkruan modelet e teorizuara mbi rendin e ri botëror pas rënies së botës dypolare dhe që, nën dritën e ngjarjeve të fundshekullit XX, bëhet gjithnjë dhe më e nevojshme nëse duam të përballemi me çështjet, problemet dhe rreziqet (lokale dhe globale) e vjetra dhe të reja që shekulli XXI nuk vonoi t’i vinte në dukje.

Në veçanti, debati mbi marrëd-hëniet ndërkombëtare i monopolizuar nga teoria e “Përplasjes së Qytetëri-meve” ka nxitur në fakt analiza mbi problematikat e mëdha në lidhje me sigurimin global me këtë teori dhe me interpretimin që kjo e fundit u jep aktorëve dhe dinamikave të arenës ndërkombëtare. Kjo teori, e vlefshme apo jo si teori, nuk e rrëzon faktin se kultura mbetet si gjithmonë një element i rëndësishëm gjeopolitik.

Në hulumtimin e marrëdhënieve etnike dhe fetare, qasje të ndryshme teorike janë aplikuar në shkencat moderne duke filluar nga riafirmimi i gjeopolitikës nëpërmjet qasjes kultur-ore dhe asaj sociologjike. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe struk-turën polivalente të nyjës përcaktuese në bazë të çështjeve të tilla, është e nevojshme të theksohen si mundësitë ashtu edhe kufijtë e qasjeve të veçanta teorike të aplikuara në analizat e këtyre marrëdhënieve.

Teoritë gjeopolitike që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet push-tetit shtetëror dhe hapësirës, u bënë të rëndësishme në shek. XIX dhe në gjysmën e parë të shek. XX – qëllime të tilla si ndarja e territoreve në sferat e interesit dhe zgjerimi territorial ishin në thelb të Luftës I dhe të II Botërore – dhe u konsideruan për një kohë të gjatë si një shkencë “fashiste”. Pas Luftës së Dytë Botërore bota u zhvendos drejt stabilitetit dhe qëllimeve të reja socialiste, kështu kemi një lëvizje nga gjeopolitika në gjeoekonomi, duke i dhënë rëndësi proceseve ekonomike, integrimit ekonomik ndërkombëtar, globalizimit dhe krijimit të një ekuilibri të ri botëror ekonomik. Me rënien e Murit të Berlinit në 1989, drejtimi kryesor i ndarjeve politike në botë nuk ishte më Lindje – Perëndim (socializëm – kapitalizëm), por më tepër Veri – Jug (të pasur – të varfër).

Në fund të shek. XX, studiuesit kanë theksuar rolin e gjeokulturës, në lidhje me rëndësinë mbizotëruese të kulturës dhe qytetërimit në ndryshimet shoqërore duke parashikuar se konflik-tet kryesore globale në shek. XXI do të zhvillohen ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme.

Gjeografia kulturoreVëmendja gjithnjë e më në rritje

që po i kushtohet gjeografisë kulturore nga studiuesit e çdo ane të botës, në pjesën më të madhe të rasteve lidhet me rëndësinë e saj si instrument i do-mosdoshëm për të kuptuar fenomenet gjeopolitike. Në anën tjetër, tentativa e vazhdueshme e gjeografisë kulturore

për të na dhënë interpretime të sakta për problematikat gjeopolitike i ka kushtuar një vëmendje të madhe një modeli të veçantë njohjeje e bazuar mbi imagjinatën, që mund të përcak-tohet si imagjinatë konjiktive.

Kontrastet gjeopolitike i kanë përgjithësisht rrënjët e tyre në bash-këjetesën e vështirë në të njëjtin territor të popullsive me kultura të ndryshme, asnjëra prej të cilave nuk toleron influencën dhe akoma më tepër kontrollin që tjetra në vetvete parashtron apo imponon. Distanca, shpesh nuk është aspak në rendin et-nik edhe pse është e lidhur ngushtë me kulturën (fetar, ideologjik apo vetëm zakon shoqëror). Ajo zmadhohet kur nga njëra anë rezulton e vështirë apo madje edhe e pamundur të percep-tohet një pikëpamje tjetër. Kështu, mungon ose refuzohet të kuptohen mënyrat e tjera të interpretimit të kuptimit të jetës dhe madje edhe ajo e komunitetit në të cilin jetohet.

Pra, gjeografia kulturore ka të bëjë me njohjen e karaktereve kulturore të lokalizueshme dhe të lokalizuar në territore specifike. Ata janë për nga vetë natyra e tyre dina-mikë, evoluojnë vazhdimisht në kohë, madje me shpejtësi.

Kultura si aktor dhe faktor i gjeopolitikës

Gjeopolitika analizon rëndësinë e faktorëve gjeografik në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, me ob-jektiva me synime strategjike: natyrë përshkruese. Ajo paraqet situatë në të cilat aktorët përballen dhe kërkojnë të arrijnë qëllimet e tyre: përafrim konk-ret, dhe kërkon të përcaktojë interesat nacionale në një kontekst internacio-nal (jo neutral). Gjeopolitika aspiron, nëpërmjet teorive të saj, të përcaktojë zgjedhjet e strategjisë politike.

Në erën aktuale të etnonacio-nalizmit, rëndësi të veçantë merr paraqitja e të “drejtave historike” të konceptuara nga grupe të ndryshme etnike dhe politike në konfrontim me njëri – tjetrin. Sipas Herderit, prirja e grupeve etnike për vetëvendosje

është e përgjithshme, po ashtu siç është e përgjithshme edhe prirja e shteteve për të përfshirë gjithë popullsinë që flet një gjuhë brenda kufijve të vet. Pra, kontradikta ndërmjet parimit të vetëvendosjes së popujve dhe mos dhunimit të kufijve, është baza e pjesës më të madhe të konflikteve aktuale. Kështu, gjykimi politik nuk mbështetet në boshllëk, por në përmbajtjen shken-core të të dhënave – fizike, njerëzore, statistike e kështu me radhë – që jepen nga gjeografia. Duke qenë e drejtuar tek një qëllim dhe duke qenë vetëm pjesërisht e përcaktuar nga kushtëzimet dhe mundësitë e jashtme, ajo qëndron jashtë dhe mbi të dhënat shkencore dhe objektive, duke i subjektivizuar ato dhe duke i ndërthurur me faktorë që nuk janë gjeografikë, p.sh me sistemet e vlerave, me vizionin e njeriut e të historisë, me marrjen në konsideratë të kulturës e të qytetërimit.

Kultura është një ndër faktorët gjeopolitikë të përhershëm dhe të qëndrueshëm në kohë. Ajo ndikon në elementët e fuqisë, të cilët janë kompo-nentë të rëndësishëm për realizimin e Interesave Kombëtare, të cilët nga ana e tyre shërbejnë për t’i dhënë formë skenarëve gjeopolitikë. Pas Luftës së Ftohtë kemi shfaqjen e shumë skenarëve të tillë, ku përmendim: përplasjen e qytetërimeve, bota pesë-polesh, bota tre-polesh, krijimi i pan – rajoneve dhe blloqeve të ndryshme, ekuilibri i forcave dhe së fundmi skenarët pas 11 Shtatorit (terrorizmi dhe ngrohja globale e nxitur nga ambjentalistët).

Kultura e çdo populli që është pjesë e përvojës së historisë, e vlerave, e miteve dhe e fesë së tij, është thelbë-sore. Ajo ndikon në mendimet dhe në përfytyrimet gjeopolitike. Në epokën e Kardinalit Rishëlje integrimi kulturor i Francës u bë mbi nevojat fizike të pop-ullit. Ai krijoi një Francë të bashkuar me identitet kulturor të pavarur i cili dominoi në Evropë për 300 vjet me gjuhën frënge si gjuhë ndërkombëtare, mënyrën e të veshurit dhe të të jetuarit, me artin dhe kulturën e tij. Shteti serb i identifikon interesat e veta me zgjerimin e kufijve në kurriz të fqinjëve duke

pretenduar se ai ka një kulturë superi-ore, dhe është detyrë e çdo populli të kulturuar të dominojë dhe të ndihmojë në përparim çdo popull inferior. Në të njëjtën linjë arsyetimi ecën edhe poli-tika greke, e cila në emër të kulturës së lashtë helene kërkon të shtrijë vektorët e ndikimit të saj sidomos në drejtim të hapësirave shqiptare. Myslimanët kanë një përfytyrim gjeopolitik të vetin për botën e cili rrjedh nga Kurani, ku në njërën anë qëndrojnë “ata” dhe në anën tjetër “bota e luftës”. Po kështu, edhe politika amerikane nuk mund të kuptohet pa pasur parasysh moralizmin puritan për misionet e SHBA – ve dhe të mitologjisë së “kufijve të rinj”. Amerikanët synojnë dominimin e hapësirave edhe përtej oqeaneve për të përmbushur interesat e veta, kjo mund të vihet re së fundmi me investimet amerikane në Ballkan apo ndërhyrjen në Irak. Përfytyrimet gjeopolitike të euroazistëve rusë rrjedhin drejtpër-drejtë nga miti i Romës së Tretë, nga feja ortodokse dhe nga vizioni i kësaj të fundit për Botën dhe për fatin e Rusisë, vizion që në të njëjtën kohë është mistik dhe perandorak. Si shembull mund të përmendim preten-dimet e Carit Nikolaj I në 1823 për të qenë paladin i të gjithë ortodoksëve që jetonin në perandorinë osmane dhe ata të gëzoni çdo lloj të drejte. Nëse osmanët do të pranonin kërkesën e parë të rusëve, politika e carit nuk do të ndalej më deri në marrjen e plotë të Konstandinopojës. Zelli i rusëve për luftë ishte më tepër fetar sesa politik. Feja ortodokse ishte një faktor i rëndë-sishëm që ndikonte fort në ashpërsimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. Kjo politikë i ka rrënjët që në kohën e Katerinës së Madhe.

Gjeopolitika në epokën e pas Luftës së Ftohtë - një Vizion i ri i botës

Pas rënies së murit të Berlinit, i cili shënoi fundin e botës dypo-lare, ndodhën ndryshime të thella. Megjithatë, pas shembjes së tij, në vitet në vazhdim janë ngritur mure të tjerë, ndoshta më pak të famshëm dhe më pak simbolikë por, që gjithsesi

mbeten mure dhe disa të ngarkuar me domethënie po aq dramatike siç ishte ai midis dy Gjermanive. Të tillë mund të përmendim atë që është ngritur ndërmjet Çisjodranisë dhe Palestinës, ai izraelit–palestinez, muri i ngritur kundër eksodit të të varfërve të Amerikës Jugore drejt Amerikës së pasur të Veriut dhe nuk duhet harruar muri ujor në Mesdhe që ndan Evropën e pasur nga Afrika e uritur. Nuk duhen lënë pa përmendur muret ndërmjet qytetërimeve, mes feve dhe kulturave që janë ngritur këto 20 vjetëve të fundit duke ndryshuar thellësisht aspektin gjeopolitik dhe gjeokulturor të botës pas Murit të Berlinit.

Me rënien e botës bipolare rish-faqen konfliktet lokale dhe rajonale. Bie kështu rëndësia e gjeostrategjisë dhe e gjeopolitikës nukleare ndërsa fitojnë terren dimensionet e tjera – so-ciale, kulturore ekonomike dhe politike – të gjeopolitikës. Kjo vërtetohet sepse Shtetet fitojnë sovranitet në sferën politike dhe janë të detyruar të përbal-lojnë një sërë faktorësh të rinj rreziku, tashmë më evidentë.

Përplasja e qytetërimeve e Hun-tington-it gjeti mbështetje gati në të gjithë botën perëndimore dhe trajton se si kjo përplasje do të përshkruajë botën bashkëkohore. Doktrina antike “përça dhe sundo” parashikon një kryqëzatë anglo – amerikane kundër Kinës dhe vendeve islamike. Kështu, adhuruesit e gjeopolitikës kanë rënë në kurthin e një obsesioni të thellë: në qendër të men-dimit të tyre është domosdoshmëria për të vënë në lëvizje botën perëndimore kundër atyre vendeve që po impenjo-hen në realizimin e Urës së Zhvillimit Euroaziatik. Bëhet fjalë për vendet që përbëjnë atë rajon që themeluesi i gjeopolitikës angleze, sir Halford Mackinder (1861-1947), e quajti rreth fundit të viteve 800 dhe fillimi të viteve 900, zemra territoriale euroaziatike (teoria e Heartland). Ai thoshte se kush kontrollonte këtë rajon kontrollon botën. Sot, pasuesit e gjeopolitikës së Mackinder-it mbështesin se Rusia, që më parë dominonte rajonin është neu-tralizuar nga vështirësitë e mëdha që po kalon dhe se është e nevojshme të luftohet Kina, Irani, India, Turqia dhe vendet e tjera për të vendosur kontrol-lin e elitave gjeopolitike mbi këtë rajon në të cilin janë vendosur tre të katërtat e popullsisë botërore.

Fundi i ballafaqimit ideologjik shënoi fillimin e konfrontimit midis qytetërimeve dhe feve. Këtë e tregoi prania e madhe në Bosnjë e vulln-etarëve islamikë në përkrahje të mus-limanëve boshnjakë dhe e ortodoksëve rus në përkrahje të serbëve. Gjeopoli-tika e fortë e mbështetur në faktorët fiziko – gjeografikë është zëvendësuar me gjeopolitikën e butë që llogarit më shumë ekonomitë, kulturat, fetë, organizatat shoqërore dhe politike, si dhe ndikimin e medias në qëndrimet e vendimet politike.

Për Samuel P. Huntington, fundi i Luftës së Ftohtë rivendosi në lëvizje historinë në të kundërt, duke modi-fikuar paradigmat e konkurrencës ndërkombëtare. Dialektika nuk do të përfundonte, sepse konfliktualiteti është universal dhe të urresh është njerëzore, edhe pse do të ndryshonte forma dhe arsyet.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 11Qpr

alBert hitoaliaj

Synimi, rekrutimi cilësor, jo justifikim sasior

Rekrutim cilësor i ushtarëve profesionistë

Rekrutimi i Ushtarëve Profe-sionistë është një nga detyrat kryesore për Qendrën e Per-sonel Rekrutimit. Qendra

e Rekrutimit tashmë synon rekrutim sa më cilësor, në funksion të këtij objektivi në fillim të këtij viti u hartua edhe plani i marketingut i cili vendos në epiqendër Rekrutuesin. Rekrutimi i ushtarëve profesionistë nga Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar në muajin Mars 2008. Kalimi në Ushtri Profesioniste si një nga objektivat për anëtarësim në NATO përbënte sfidë për strukturën e Qendrës së Personel Rekrutimit. Mungesa e eksperiencës në rekrutimin e ushtarëve profesionistë, shto këtu ngarkesën për realizimin e planit të mobilizimit të Ushtarëve të Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak Aktiv e vështirësonin mjaft procesin. Duhej krijuar koncepti për Ushtarin Profesionist së pari tek personeli ushtarak dhe më pas tek publiku. Në kushtet e mungesës së përvojës së rekrutuesve kërkohej rekrutim masiv strategjia e marketingut bazohej në zhvillimin e veprimtarive informuese dhe promovuese masive të organizuara dhe drejtuara nga Qendra e Personel Rekrutimit. Organizimi i veprimtarive masive “Ditë e Hapur” në qytete kryesore. Informimi dhe komunikimi nëpërmjet medias vizive dhe të shkruar intervista, spote publicitare, biseda në studio, artikuj informues në shtyp etj, fushata informimi në sheshe nëpërmjet ekipeve të lëvizshëm bënë të mundur që në shtator 2010 përmbushjen e objektivit “Forcë Profesioniste 2010”. Tashmë Forcat e Armatosura e kanë kapërcyer fazën ku kërkohej sasi për zëvendësimin e ushtarit të shërbimit të detyrueshëm me Ushtarë Profesionistë - sot kërkohet cilësi. Në funksion të këtij objektivi QPR në fillim të vitit rishikoi planin e marketingut i cili vendos në qendër dhe i jep rol parë-sor Rekrutuesit, si aktor kryesor që do të bëjë promovim dhe informimin e qytetarëve për t’u rekrutuar në FA. Trajnimet e organizuara dhe drejtu-ara nga sektori i rekrutimit edhe në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jerswey-it, përgatitja e ud-hëzuesit për procesin e promovimit kanë qenë disa nga masat për rritjen e rolit të rekrutuesit. Në ndryshim nga vitet e shkuara këtë vit nga rekrutuesit kërkohet që të jenë promotor për të nxitur interesin ndaj Forcave të Arma-tosura në zonën e tij të përgjegjësisë, ai kanë filluar të evidentojë, “të gjejë” personat që kanë dëshirën për t’u bërë ushtarak. Këtë e realizojnë nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me shtetasit e interesuar për rekrutim si dhe të mbështetur nga seksioni i marketingut me materiale informues dhe reklam-uese. Në takimet që organizojnë me grupe të rinjsh apo edhe individuale në mesazhin që përcjellin shpjegojnë se ç’farë ndodh në FA, çfarë të ofron për ta qenia anëtar i forcave të armatosura. Për t’ju ardhur në ndihmë rekrutuesve në procesin e rekrutimit të personelit në FARSH si dhe në promovimit të imazhit të Forcave të Armatosura nga sektori i rekrutimit u hartua Udhëzuesi

i Rekrutuesit. Në këtë dokument të unifi-kuar jepen njohuri të përgjithshme mbi Forcat e Armatosura, përfitimet që ka ushtaraku, kriteret dhe dokumentacionin për të aplikuar për ushtar profesionist, kushtet e punës të ushtarakut, detyrat që mund të kryejë etj. Përveç njohurive që duhet të ketë rekrutuesi në qendër të vë-mendjes të drejtuesve të Qendrave të Re-krutimit vijon të jetë kërkesa për pamje të jashtme dinjitoze dhe përmirësimi i aftësive komunikuese. Rekrutuesi është kontakti i parë që shumica e civilëve kanë me Forcat e Armatosura, për këtë arsye, përshtypja e lënë nga takimet apo prezantimet e çdo rekrutuesi është e rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja e individëve që nënshkruajnë kontratën, por ka gjithashtu edhe një ndikim të matshëm në opinionin e gjerë të pub-likut për FA. Rekrutuesit përfaqësojnë imazhin e Forcave të Armatosura në publik, pasi ata janë vazhdimisht në kontakt me njerëzit, në disa zona për shumë njerëz ata janë e vetmja mënyrë për të prezantuar imazhin. Përmirësimi i testit intelektual është një tjetër drejtim për të cilin po punohet në bashkëpunim të ngushtë edhe me Kompaninë CUBIC. Testi Kualifikues i Forcave të Armato-sura (TKFA) që aplikohet aktualisht për përzgjedhjen e kandidatëve për ushtarë profesionistë përbëhet nga 4 pjesë përl-logaritjeje, ku përcaktohet vetëm niveli I përgjithshëm i njohurive. Testi i ri, që do të aplikohet së shpejti së shpejti, përmban 9 pjesë përllogaritjeje. Kjo do të mundësojë jo vetëm përcaktimin e nivelit të përgjithshëm të njohurive, por edhe përcaktimin e specialitetit të kandidatit. Stadi në të cilin ndodhemi kërkon që rekrutuesi të gjejë personin

më të mirë dhe jo “ti gjejë punë një të papuni”, pra të afrohen në Forcat e Armatosura bijtë dhe bijat më të mirë që shfaqin interesin dhe meritojnë të bëhen pjesë e saj. Sipas asaj që mësojmë në QPR, tre drejtimet e punës, të cilësuara nga kolonel Drini Nikolla, koman-danti i QPR, si shtyllat në të cilat do të mbështet puna e ardhshme: Afrimi në Forcat e Armatosura i bijve dhe bijave më të mirë që shfaqin interes për t’u rekrutuar; punë e kujdesshme me dosjet e personelit të Forcave të Armatosura duke bërë digjitalizimin e tyre; shërbim me kulturë ndaj qytetarëve, ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve që kërkojnë të nji-hen me të dhënat e dosjeve. Në numrat në vijim do të sjellim një shtjellim më të detajuar të mënyrës se si do të zh-villohen këto drejtime dhe se si do të arrihen objektivat e synuara.shërbimet e vlefshme që ofron QPr

Vërtetimi për bazën e vlerësueshme dhe pagën neto mesatare, është një prej shërbimeve që ofron QPR. Vërtetimi përcakton pagën bruto të ushtarakut dhe pagën neto të tij për efekt llogaritje të pensionit të parakohshëm për periudhën 2 vjeçare ose për periudhën që sjell vërtetimin e argumentuar për ta njësuar me këtë vërtetim të shpërndarë në muaj si pagën referuese neto, bruto. Përfitues të shërbimit janë të gjithë ushtarakët që kanë dalë në reformë pas vitit 2001. Procedura dhe kushtet e përfitimit bazohen në veprimet e ish-ushtarakut, i cili për marrjen e vërtetimit për bazën e vlerësueshme dhe pagën neto mesa-tare duhet të aplikojë pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Dokumentacioni i nevojshëm është element i rëndë-

sishëm. Personi i interesuar duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit pranë Seksionit të Financës në Qendrën e Personel Rekrutimit. Shërbimi ofrohet brenda ditës pa pagesë, dhe kostoja për realizimin e shërbimit është zero. Një tjetër shërbim i QPR, është vërtetimi për ushtarakët në rezervë dhe në lirim të trajtuar me pagese kalimtare, sipas, Ligjit Nr. 8087 Datë 13.03.1996, Ligjit Nr. 9418 Datë 20.05.2005 Ligjit Nr. 10142 Datë 15.05.2009. Vërtetimi për-cakton datën e fillimit, datën e mbarimit si dhe pagën referuese të përfituar sipas ligjit. Përfitues të shërbimit janë të gjithë ushtarakëve që kanë dalë në reformë pas vitit 2001. Ushtarakët në Rezerve dhe në Lirim për marrjen e vërtetimit që janë trajtuar me pagese kalimtare aplikojnë pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Personi i interesuar duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit pranë Seksionit të Financës në Qendrën e Personel Rekrutimit. Shërbimi ofro-het brenda ditës pa pagesë. Një tjetër shërbim i QPR është, vërtetimi për tra-jtimin me pagesë kalimtare që ju jepet Ushtarakëve në Rezervë dhe Lirim që vijojnë të trajtohen me pagesë kalimtare nga Qendra e Personel Rekrutimit. Përfitues të shërbimit janë të gjithë ush-tarakëve që kanë dalë në reformë dhe që janë përfshirë në Urdhrat përkatës të Ministrit të Mbrojtjes. Ushtarakët në Rezerve dhe në Lirim për marrjen e vërtetimit që janë trajtuar me pagese kalimtare dhe për trajtim me pagesë kalimtare) aplikojnë pranë Qendrës së Personel Rekrutimit.shërbimet që ofrojnë qendrat e rekrutimit

Një prej shërbimeve që qendrat e

rekrutimit ofrojnë, është edhe vërtetimi për kryerjen shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv. Vërtetimi pasqyron repartin ku shtetasi ka kryer Shër-bimin e Detyrueshëm Ushtarak Aktiv, kohën e fillimit dhe kohën e mbarimit të shërbimit, specialitetin. Përfitues të shërbimit të ofruar janë të gjithë shteta-sit (meshkuj) që kanë kryer Shërbimin Detyrueshëm Ushtarak Aktiv në Forcat e Armatosura të RSH për periudhën 1945-2010. Qytetarët që kërkojnë vërtetime për kryerjen e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak Aktiv aplikojnë pranë Qendrave të Rekrutimit (ish De-gët Ushtarake) në qarkun ku janë me banim. Personi i interesuar duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit dhe duhet të japë informacion mbi kohën e fillimit dhe të përfundimit të Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak. Shërbimi ofrohet brenda ditës kundrejt një pag-ese prej 150 lekë. Vërtetimi për mos kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv, është po ashtu një shërbim i vlefshëm i këtyre qendrave. Vërtetimi pasqyron se shtetasi nuk ka detyrim për kryerjen e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak Aktiv, pasi sipas ligjeve është përjashtuar nga detyrimi për ta kryer atë. Përfitues të shërbimit janë të gjithë shtetasit (meshkuj) që për arsye të ndryshme sipas ligjeve janë përjashtuar nga detyrimi për kryerjen e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak Aktiv. Qytetarët që kërkojnë vërte-time për mos kryerjen e tij, aplikojnë pranë Qendrave të Rekrutimit (ish Degët Ushtarake) në qarkun ku janë me banim. Personi i interesuar duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit. Shërbimi ofrohet brenda ditës kundrejt një pagese prej 150 lekë. Qendra e Personel Rekrutimit për komunikim me publikun vendos në dispozicion adresën elektronike [email protected]ërbimi me kulturë ndaj klientit

Qendra e Personel Rekrutimit ofron shërbime për ish-ushtarakët në Rezervë dhe në Lirim, kryesisht për dhënien e vërtetimeve për kohën e shërbimit në FA si dhe për periudhën e trajtimit me pagesë kalimtare. Qendrat e Re-krutimit japin vërtetime për qytetarët që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vite. Kërkesa e komandës ndaj personelit të QPR është të ofrojë shërbim në kohën sa më të shkurtër dhe me kulturë. Qendrat e Rekrutimit në qarqe po punojnë për krijimin regjistrit elektronik të shtetasve që kanë kryer shërbimin ushtarak në vite. Për të krijuar një ide për volumin e kësaj pune mjafton të përmendim faktin se nga viti 1945 deri në vitin 2010 kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak rreth 1.341.563 shtetas. Nga qendrat e rekrutimit për një periudhë 10 mujore janë hedhur në database elektronik të dhënat për rreth 400.000 shtetas që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vite. Krijimi i database 2004. Krijimi i database të parë elek-

tronik në exel për ushtarakët në FA

2007. Krijimi i dosjeve të dyta për nënoficerët dhe ushtarët profe-sionist.

2009. Pasurimi i database të të dhënave të ushtarakut me elementët shtesë të arsimimit, kualifikimit etj.

2011. Krijimi dosjeve për punonjësit civilë në FA.

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 201112 SiGUria

Foucault: Fuqia, njohuria, disiplinaalBert hitoaliaj

Është pothuajse e pamun-dur sot, për t’u marrë me temën e Fuqisë, pa i bërë një lidhje asaj, me emrin

e Michel Foucault. Falë tij, mendimi për Fuqinë, i cili për shumë vite ishte i rëndë dhe i parashikueshëm, është bërë interesant dhe plot me surpriza.

Foucault nuk paraqet një doktrinë të rregullt të Fuqisë. Ai vetë jeton në paqe me kontradiktat dhe dialektikën që qasja e tij krijon, megjithatë, të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar qasjen e tij, përballen me shumë vështirësi. Foucault deklaron se kushdo që kërkon të përdorë dijen, mundet dhe duhet të japë fuqishëm citimin e saj, dhe të përdorë atë që ajo kërkon, pa e mbyllur veten tërë-sisht brenda gjithë teorisë. Në këtë frymë, do të përdoren këtu vetëm pikat kryesore të mendimit Foucault, në lidhje me subjektin e Fuqisë dhe të kërkimit të Fuqisë. Siç u tha më lart, puna e Foucault është e mbushur me kontradikta. Ai nuk ka një kuptim mbi disa të vërteta të thella e përfun-dimtare. Në vend të kësaj, ai e gjen shtresa që duhet të jetë hiqen.

Ai është i ndikuar nga teoria fenomenologjive, por nuk pajtohet me idenë e saj kryesore që qendra e kuptimit është një subjekt i pavarur. Punimet e tij shfaqin një element të fortë konstrukti, por ai kundërshton modelin që zhvillon në shkrimet e tij, dhe nuk pranon që të krijojë një model uniform me rregullat e veta. Foucault u ndikua nga Weber dhe Marx, por ndryshe nga ata, ai nuk ndjehet i angazhuar për një analizë gjithëpërfshirëse të organizatave apo të aspekteve ekonomike: ai zgjodhi çdo kohë për të analizuar një insti-tucion të ndryshëm social. Megjithë kërkesën e tij se ai preferon të përqen-drohet në mikro-politikat e Fuqisë, teoria e tij është e mbushur me parime makro-strukturore.

Foucault, ishte i ndikuar nga idetë e strukturalizmit, por për shkak se ai nuk përmbahet atyre dhe preferon një kombinim të konsideratave personale dhe atyre strukturore brenda një shpjegim të vetëm, ai është konsideru-ar si një post-strukturalist, edhe pse ka disa që e kontestojnë këtë (Walzer), përfshirë edhe vetë atë. Foucault është konsideruar edhe një post-modernist. Në qoftë se modernizmi është i lidhur me terma të tilla si, racionalitet, qël-lim, tërësi, sintezë, determinizëm, dhe post-modernizmi është një qasje e karakterizuar nga konceptet e kundërta, iracionaliteti, lëvizshmëria, dekonstruktimi, antiteza dhe paven-dosja, atëherë Foucault është me të vërtetë një post-modernist.

Fuqi/Njohuri. Foucault adoptoi idetë e Niçes, rreth lidhjes ndërm-jet dijes dhe Fuqisë. Ai pranon një lidhje Fuqi/njohuri e cila nuk mund

Fuqia, përBërësi thelBësor i sigurisë

të ndahet, madje as semantikisht. Në një përmbledhje të shkrimeve të Foucault, më shumë se një lexim të një libri të veçantë apo të një eseje, zbulon teorinë e tij të Fuqisë, dhe zbulon sidomos mënyrën se si është krijuar lidhja Fuqi/njohuri. Në librin e tij Disiplina dhe Dënimi: Lindja e Burgut (1979) ai diskuton periudhën ndërmjet viteve 1757 dhe 1830, kur praktika e torturimit të së burgosurve u zëvendësua nga mbikëqyrja e afërt e tyre me anë të rregullave të burgut. Foucault e interpreton këtë ndryshim jo si një humanizim të dënimit, siç është menduar shpesh, por si një ekonomi më të saktë të Fuqisë. Kup-timi i ndryshimit është zhvillimi dhe implementimi i një teknologjie të re, të cilën ai e quajti pushteti disiplinor. Mekanizmat kryesorë nëpërmjet të cilëve fuqia disiplinore zhvillohet dhe me anë të të cilëve ajo vepron janë:

1. Vëzhgimi hierarkik. Aftësia e atyre që janë përgjegjës, për të vëzh-guar tërë gamën e tyre të mbikëqyrjes nën një shikim të vetëm.

2. Gjykimi i normalitetit. Aftë-sia për të përcaktuar se kush është normal dhe kush nuk është, dhe për të ndëshkuar ata që shkelin normat, në tre dimensione: koha-nëse dikush vonohet; aktiviteti- në qoftë se dikush nuk është i vëmendshëm; sjellja- në qoftë se dikush nuk sillet siç duhet.

3. Ekzaminimi. Ky është, vëzh-gimi shqyrtues i njerëzve dhe gjykimi i tyre sipas normave. Ky mekanizëm mundëson kërkimin shkencor. Ai përdor vëzhgimin hierarkik dhe përdor shkencën për të përcaktuar standardet e normalitetit në të gjitha sferat e jetës. Me anë të këtij me-kanizmi rrethi Fuqi/njohuri, është i

kompletuar; njohuria e cila vjen me anë të ekzaminimit shkencor dhe gjy-kimit është e reflektuar në të kundërt, në mënyrë që të vendosë standardet e normalitetit në të gjitha sferat e jetës, dhe i jep shoqërisë (me anë të institucioneve të saja të ndryshme dhe regjimit të saj) lejen për të nxjerrë ligje për të përforcuar standardet dhe për të mbikëqyrur të gjithë qytetarët e shoqërisë disiplinore, me qëllim që të parandalohet devijimi nga këto ligje.

Pushteti disiplinor nuk është vetëm negativ; funksionimi i duhur i ushtrisë apo i industrisë, për shembull, është një shprehje e rezultateve pozitive të tija. Megjithatë, Foucault është i shqetësuar për zgjerimin e disiplinës në sistemin qeverisës dhe polici, organe për të cilat e gjithë shoqëria, është një fushë veprimi dhe një objekt i masave disiplinore. Edhe pse Fou-cault nuk beson se fuqia disiplinore shpërndahet në të gjithë shoqërinë në mënyrë sistematike, ai vlerëson se shumica e institucioneve kryesore sociale, tashmë, janë të infektuar nga ajo, dhe në këtë mënyrë ngjashmëria e madhe në strukturën e burgjeve, fab-rikave, shkollave, kampeve të arrestit dhe spitaleve. Kalimin nga tortura te rregullat, Foucault shpjegon, se është gjithashtu një tranzicion nga dënimi fizik te ndëshkim psikik i shpirtit dhe i vullnetit, dhe ky është gjithashtu edhe fillimi e diskutimit shkencor mbi nor-malitetin dhe moralin (Ritzer, 1988). Kombinimi i Fuqisë dhe dijes me sundimin e shtetit dhe mbikëqyrjen e normalitetit ka krijuar diçka përtej një teknologjie të sofistikuar; Foucault e quan këtë kombinim, i cili është tipik për shoqërinë bashkëkohore perëndi-more, shoqëri disiplinore.

Në librin e tij Historia e Sek-sualitetit (1980), Foucault përsh-kruan seksualitetin në veçanti, dhe interesohet për trupin e njeriut në përgjithësi, si një pikë veçanërisht e dendur transferimi, për marrëdhëniet e Fuqisë. Mjekësia, sipas tij, merret më shumë me moralin e seksualitetit sesa me shkencën e seksualitetit. Foucault e sheh mjekësi, së bashku me psikologjinë dhe psikiatrinë, si zëvendësuesit me maskë shkencore për konfesionet religjioze që i para-prinin atyre.

Mjekësia është më shumë një burim mbikëqyrje, se sa një instru-ment për hulumtimin e të vërtetës mbi seksualitetin. Në qoftë se para shekullit të 18-të shoqëria kërkonte mënyra për kontrollin e vdekjes, që atëherë ajo ka qenë e interesuar për kontrollin e jetës, dhe sidomos seksin. Bio-energjia u zhvillua në dy forma: 1. Anatomo-politike, e cila ka për qël-lim të disiplinojë trupin e njeriut (dhe seksualitetin e tij); 2. Bio-politike, e cila synon kontrollin dhe rregullimin e rritjes së popullsisë, shëndetin, jetëg-jatësinë e saj dhe kështu me radhë. Në të dyja rastet seksi ishte në qendër, dhe shoqëria erdhi duke e parë jetën si një objekt politik. Seksi ishte bërë më i rëndësishëm se sa shpirti, dhe pothu-ajse aq i rëndësishme sa vetë jeta.

supozime rreth FuqisëMarrëdhëniet e Fuqisë varen nga

kultura, vendi dhe koha, dhe që prej këtu, Foucault kryen diskutimin mbi Fuqinë, në kohët e sotme. Shoqërinë perëndimore, ai e karakterizon si më poshtë:

1. Fuqia nuk është një mall, një pozicion, një çmim apo një komplot.

Ajo është aktivizimi i teknologjive politike dhe bashkëshoqëruesve të saja me trupin shoqëror. Fuqia, jo vetëm që vepron në sferat e veçanta të jetës shoqërore, por shfaqet edhe në jetën e përditshme. Fuqia ndeshet në vendet e të gjitha llojeve dhe madhësive, duke përfshirë edhe më intimet, të tilla si trupi i njeriut.

2. Marrëdhëniet e Fuqisë janë të lëvizshme, të pabarabarta dhe asim-etrike. Ne nuk duhet të presim që të gjejmë një logjikë të qëndrueshme për Fuqinë, ose një mundësi ekuilibri në territorin e saj.

3. Që kur Fuqia, nuk është një gjë, nuk është kontrolli i një grupi insti-tucionesh, e as një model i fshehur historik, qëllimi i studiuesve të Fuqisë është që të zbulojnë se si funksionon ajo. Për të bërë këtë, duhet të izolo-het, të identifikohet dhe të analizohet rrjeti i marrëdhënieve të cilat kri-jojnë teknologjitë politike. Është e rëndësishme bëhet kërkim shkencor në nivelin e mikro-praktikave, nga të cilat dikush mund të mësojë se si funksionon Fuqia në një institucion social në nivelin më rutinor të së përditshmes.

4. Nga të gjitha supozimet e më-parshme rezulton se Fuqia nuk është e kufizuar tek institucionet politike, ashtu si mendohet zakonisht. Fuqia ka një rol të drejtpërdrejtë dhe kreativ në jetën sociale. Kjo është me shumë drejtime, dhe vepron lartë-poshtë e poshtë-lart. Edhe pse Fuqia është në kulmin e saj kur ajo është e vendosur brenda institucioneve të veçanta, të tilla si shkolla, burgje ose spitale, ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me identifikimin e teknologjive të Fuqisë me institucione të veçanta, sepse Fuqia nuk është as një super-strukturë e as një cilësi e një insti-tucioni.

5. Kur teknologjitë disiplinore krijojnë një lidhje të përhershme me një kuadër të veçantë institucional, ato bëhen produktive. Ky është aspekt pozitiv i Fuqisë – Fuqia Produk-tive. Kjo pikë thekson avantazhet e teknologjive efikase të Fuqisë në shumë fusha prodhuese – ekonomike, industriale dhe shkencore.

6. Fuqia është një matricë e përgjithshme e marrëdhënieve të Fuqisë në një shoqëri të dhënë në një kohë të dhënë. Askush nuk është jashtë kësaj logjike, dhe askush nuk është mbi të. Të burgosurit dhe rojet e burgut janë objekt i procedurave të njëjta të disiplinës dhe të mbikëqyrjes, të praktikuara në burg, dhe veprojnë në kuadër të kufizimeve aktuale për shkak të arkitekturës së burgut. Edhe pse të gjithë janë të bllokuar në rrje-tin e marrëdhënieve të Fuqisë, edhe atje ekziston gjithashtu sundimi dhe dominimi: rojet e burgut, prapë se prapë, kanë avantazhe të caktuara në përputhje me rregullat e burgut, ashtu si kanë ata që i drejtojnë dhe ata që dizenjuan burgun.

vijon

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13OFFa

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura performancë në rritje

nga azem parllaku

Pas gjurmës

Në përpjekjet për konsolidimin e identitetit të tij kombëtar, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë, krahas të tjerave dhe shijet kulturore të popul-

lit shqiptar u orientuan në formimin e bandave muzikore. Bandat e veglave prej tunxhi si grupe me vegla muzikore, kanë qenë të përhapura më së shumti sidomos në Gjermani dhe Europën Qendrore. Ato zakonisht përbëhen prej kornove, trombave, kornove tenor, bariton, flugelhornit, eufonit e tromboneve, bashkë me veglat me goditje. Historitë e tyre rrjedhin prej “sazeve” të vjetra të qyteteve, ose këngëtarëve shëtitës. Në Shqipëri bandat muzikore si organizime vullnetare u bënë pjesë e lëvizjes për pavarësi kombëtare. Në ato vite të zgjimit kombëtar dhe të luftës së popullit tonë për liri e pavarësi kishte një tingëllim kushtrimi e mobilizimi, e cila për-colli luftëtarët shqiptarë në luftërat për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një muzike të re në Shqipëri. Për herë të parë, populli i qytetit të Shkodrës do të shihte në rrugët e tij atë vit një grup bur-rash, të veshur njësoj, që ecnin nën ritmin e një muzike. Veglat që ata kishin në gojë nuk ishin buri të zakonshme, që deri atëherë përdoreshin nga banorët, por disa sende të çuditshme, nga të cilat përhapej muzikë, një muzikë që i bënte gratë të linin gatimin dhe të rendnin drejt portës në oborr. Formimi i orkestrave frymore më parë në Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë” i kompozuar nga Palokë Kurti më 1881. Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin 1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”. Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thel-lua më tej me periudhën e Pavarësisë. Shoqata Vatra në Boston të SHBA-së, krijoi Bandën e mirëfilltë të drejtuar nga Thoma Nasi në vitin 1916. Kjo Bandë muzikore ka meritën historike për institucionalizimin e rolit të përcjelljes e so-lemnitetit të evenimenteve shoqërore e politike. Banda muzikore Vatra dhe formacionet tjera muzikore të qyteteve si Shkodra, Elbasani, Korça e Vlora, përcollën mesazhin e edukimit patriotik, duke u shndërruar në vlerë e ngritjes kulturore kombëtare. Më 1924 Fan Noli, kryeministër, i bie flautit në Bandën e Tiranës, e cila më vonë u quajt “Banda Mbretërore”, e përbërë krye-sisht nga muzikantë të “Vatrës” të ardhur nga Amerika e të tjerë, që kishin studiuar kryesisht në Itali. Në vitet e Republikës 1925-1928, e sidomos të Monarkisë 1928-1939, kjo bandë muzikore kujtohet mbi baza profesionale e instuticionale si bandë mbretërore e xhandarmërie në shërbim të Ceremonialit shtetëror e atij ushtarak. Në vitet 1939-1944 ushtritë pushtuese përdorën bandat e tyre muzikore, por gjithsesi në këtë periudhë bie në sy kombinimi i elementit përbërës të këtyre formacioneve me muzikantë vendas e të huaj. Tetori i vitit 1944, shënon krijimin e Orkestrës

Frymore të Ushtrisë. “Burrat që zgjonin qytetet”, instrumentistët e kësaj kohe u mblodhën në Priskë të Tiranës për të krijuar këtë forma-cion muzikor, i cili inaugurohet në shoqërimin e Paradës së 28 Nëntorit të vitit 1944.

Pjesë e pandashme e performancës ushtarake.

Që nga ajo kohë Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është bërë pjesë e pandashme e performancës tonë shtetërore e ushtarake. Shoqëritë moderne në zhvillim me veprimtari të gjerë e të shumanshme në lidhje ndërshtetërore me karakter politik, diplomatik, ekonomik, kul-turor e sportive, e çmojnë rëndësinë e orkestrave frymore, si pjesë mbështetëse për realizimin e ceremonialit të protokolleve respektive. E tillë është dhe Orkestra Frymore e Forcave tona të Armatosura, e cila, që nga viti 1999 ka privi-legjin të jetë i vetmi institucion artistik në vend që mban titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” Ky titull asaj i është akorduar “për veprimtari të shquar në pritjet ceremoniale, presi-denciale, qeveritare, gjatë stërvitjeve të njësive dhe reparteve, për stërvitjet e përbashkëta me NATO-n, e për organizimin cilësor të koncerteve artistike” . Si trupë profesioniste e Forcave të Armatosura, Orkestra Frymore është elementi më sinjifikativ i mbështetjes së Ceremoni-alit shtetëror e ushtarak, i veprimtarive festive kombëtare, aktiviteteve kulturore, sportive, etj. Ajo është një trupë artis-tike, profesioniste ushtar-ake, që për nga misioni, funksioni e specifika rrok së miri statusin e një formacioni me vlerë të çmuar kombëtare. Vep-rimtaria e saj ka ndikuar e ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e krenarisë e dinjitetit kombëtar. Ajo është tregues i rregullit, disiplinës, përpikmërisë, gatishmërisë mikpritjes, respektit e kulturës sonë qytetare e ushtarake. Ajo edukon ndjenjën e ritmit me aftësitë ekze-kutuese e interpretuese, duke dhuruar emocion e atmosferë të veçantë. Jo vetëm kaq por në aktivitetin e saj, ky formacion e ka të pasur jetën koncertore në gjeografi, zhanër e gjini. Dirigjenti i kësaj trupe nënkolonel Halim Teqja, mes të tjerave thekson se “Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, mesatarisht në një vit angazhohet në mbi 80 veprimtari të ndryshme, ku viti me më shumë angazhim ka qenë viti 1999-2000, ku kemi qenë pjesë e mbi 120 veprimtarive shtetërore, ushtarake e shoqërore”. Ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, ka orientuar që kjo trupë të jetë më shumë prezent, nën kujdesin e Tij Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura ka realizuar veprimtari koncertore shumë të vlefshme. Në vitin 2009 për herë të parë kjo orkestër me rastin e 97-vjetorit të Forcave të Armatosura dha një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit, më vonë ky koncert u dha edhe për qytetarët e Shkodrës, ku u s’intonuan në një bashkëpunim të vyer Orkestra Frymore e FA-së me Bandën Muzikore të qytetit Shkodrës. Me

rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha, Orkestra Frymore e FA-së, interpretoi në mënyrë dinjitoze dhe profesionale në një koncert për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Po kështu në Prill të vitit 2011 ky formacion realizoi “Koncertin e Pranverës” në sallën e shfaqjeve të Akademisë së Arteve.

Specifikë e veçantë pse jo dhe status i tillë

I apasionuar dirigjenti i dytë i Orkestrës Fry-more Altin Babameto, komenton se, “në raport me Orkestrat Frymore të vendeve të NATO-s, nuk kemi diferencim sa i përket, përgatitjes profesionale, ndërsa synojmë të bashkëpunojmë vazhdimisht me bandat muzikore në Shqipëri”. Nënkolonel Teqja veçon ndër të tjera pjesëmarrjen në takimin e orkestrave frymore të disa ushtrive në Qershor të këtij viti i zhvilluar në Slloveni, “gjithsesi profesionalisht nuk kemi pse të ishim e

të jemi inferior, përkundër mbështetjes e përkujdesjes sa i përket trajtimit për specifikë e vështirësi shërbimi, e kompletimit me pajisje e uniformë sa më dinjitoze”. Duke iu referuar situatës aktuale vlen të theksojmë që ko-mandanti i Regjimentit të Mbështetjes nënkolonel Besnik Sylaj, e ka vlerë-suar dhe ka mbështetur në vijimësi Orkestrën Fry-more të Forcave të Ar-matosura, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e specifikën e misionit që kryen ky formacion muzikor. Gjithsesi jashtë fokusit të këtij vlerësimi, nuk mbetet pa u cilësuar roli mbështetës i DIE, e cila nëpërmjet një projekti në vitet 2005-2007, bëri të mundur kompletimin në masën 60% me instru-mente të Orkestrës Fry-more. Investimi së fundmi i infrastrukturës ku është dislokuar ky formacion, veçanërisht salla e provave

dhe studio e regjistrimit, janë pjesë e përkujdesjes dhe vlerësimit për këtë institucion. Krahas kësaj në vijueshmëri po institucionalizohet projekti për kompletimin 100% të trupës me vegla të reja muz-ikore. Janë një sërë detyrash në vijimësi të cilat kërkojnë mbështetje për të shndërruar Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura në “diaman-tin” e performancës së Ceremonialit shtetëror e ushtarak. Për vetë rëndësinë dhe specifikën e misionit, vlerën që mbart, të shkuarën e të ardh-men e saj, Orkestra Frymore e ka të nevojshme statusin specifik në trajtim e përkujdesje. Ndoshta është e nevojshme që të rekomandohet roli unik i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në realizimin e Ceremonialit shtetëror, e për këtë ajo duhet trajtuar më së shumti njëlloj si Orkestra e Radio-Televizionit, apo formacionet muzikore të Operës e Baletit. Kur e cilësojmë këtë fakt duhet të mbajmë parasysh vështirësinë e natyrën e veçantë të shërbimit të orkestrantëve të këtij formacioni. Orkestra Frymore nuk ka pse të mos quhet formacion elitë e performancës së Forcave të Armatosura, e në këtë kontekst ajo duhet të mbështetet dhe vishet me uniformë

sa më përfaqësuese. Aspak nuk duhet të ishim dorështrënguar nëse bëhej fjalë që ky formacion të posedonte disa lloje uniformash në sinkron me llojin e nivelin e ceremonive për mbështetje. E krijuar për të mbështetur veprimtaritë ushtarake si parada, manifestime, pritje të personaliteteve ushtarak, ceremoni të fillimit e finalizimit të stërvitjeve, përurimeve ushtarake, apo koncerte për ushtarakët, etj, roli unik i Orkestrës Fry-more të Forcave të Armatosura, ka mbetur dhe ai i mbështetjes së Ceremonialit shtetëror. E ricilësuam këtë fakt për të nënvizuar se është e nevojshme rivlerësimi i fushës së përgjegjësive të këtij formacioni, që gjithsesi defakto kryen detyrën e “Bandës Frymore Kombëtare”. Nisur nga ky fakt ky formacion artistik, kombëtar e ushtarak, duhet vlerësuar e trajtuar posaçërisht me resurset e nevojshme ligjore, morale e monetare që gëzojnë formacione të një rëndësie si të tillë. E këtu mund të rishikohen probleme që kanë të bëjnë me statusin e kësaj trupe, kompletimin më të mirë të saj me pajisje, veshjen me uniformë e simbole dinjitoze përfaqësuese si në aspektin kombëtar, ceremonial e ushtarak, uniformë të posaçme për stërvitje, për aktivitete kombëtare, për ceremoni shtetërore, ceremoni ushtarake për çdo kohë e stinë.

Botë emocionesh shprehur me frymë

Instrumentistë të talentuar Orjeta Nishani, Xhemali Murraj, Gëzim Fezolli, Edmond Grizja, Petrika Backa, Pëllumb Xhepi Sotiraq Nico, deri tek më të rinjtë Mirela, Klodiana, Joneli e Alba-na, u duhet që jo vetëm artistikisht por dhe ush-tarakisht të stërviten për të përmbushur detyrat e strukturës së tyre, kudo ata thirren në Aeroport, Presidencë, Kryeministri, Ministri të Mbrojtjes, sheshe qytetesh, reparte ushtarake, etj. Me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, intensifikimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, detyrat dhe kërkesat për Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura, kanë ardhur duke u rritur. Në këtë fokus veprimtarish performanca artistike e ushtarake e trupës synon përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm. Kjo më së miri arrihet përmes pretendimit të lartë profesional, artistik, veprimeve rreshtore estetike, për të demonstruar e interpretuar me nivel si trupë, si formacion apo si individë të veçantë. Njëzëri orkestrantët dhe artistët e trupës e pranojnë se “në nivel kombëtar Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, në vijimësi ka intensifikuar bashkëpunimin me Orkestrën e Radio-Televizionit Shqiptar, Te-atrin e Operës dhe Baletit, bandat muzikore të qyteteve, nëpërmjet të cilit synohet promovimi i nivelit artistik të tyre, si dhe pasurimi i repertorit muzikor të dyanshëm, në interes të pasurimit të vazhdueshëm të vlerës muzikore kombëtare, etj”. Orkestra Frymore jo vetëm ka qenë, është e do të mbetet pjesë mbështetëse e zhvillimeve mbresëlënëse në jetën tonë kombëtare, po kaq përçuese e emocioneve të fuqishme që dhurojnë evenimente të tilla si vizita të personaliteteve shtetërore, manifestime ushtarake, manifestime kulturore e sportive ku Himni i Flamurit tonë kombëtar këndohet me shpirt e zemër. Përveç sistematikës harmonisë dhe ritmit të çdo himni të një vendi tjetër të cilin e ekzekuton Orkestra Frymore, janë instrumentistët ata që përjetojnë emocionet që e bëjnë të ndryshojë Himnin e një kombi nga ai i një tjetri, sepse janë shumë el-ementë që formojnë këtë ndjeshmëri si jeta e atij kombi, besimi, filozofia, struktura shoqërore. E gjithë kjo ndjeshmëri tregon që misioni specifik i kësaj trupe është një artikulim i shumanshëm shumë dimensional dinamik e jetësor.

Tetori i vitit 1944, shënon krijimin e Orkestrës Frymore të Ushtrisë. “burrat që zgjonin qytetet”, instrumentistët e kësaj kohe u mblodhën në Priskë të Tiranës për të krijuar këtë formacion muzikor…

Është e nevojshme rivlerësimi i fushës së përgjegjësive të këtij formacioni, që gjithsesi defakto kryen detyrën e “Bandës Frymore Kombëtare”

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 201114 interviSta

Flet ramazan zelia, koordinator sportiv në qkmBm

Një jetë të shkrirë mes oficerit dhe sportit

Jeni me një përvojë të gjatë si oficer. Si ju lindi ideja për tu bërë ushtarak?

Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë tiranase, në rrugën e lagjes ku banoja çdo ditë kalonin të organizuar në kolonë skënderbegasit që bënin mësim në Politeknikumin 7 Nëntori dhe nga kjo mu zgjua dëshira që kur të mbaroja shkollën 8-vjeçare të regjistrohesha në atë shkollë. Dëshirën time e mbështeti edhe babai, në atë kohë nënoficer në ushtri. Në shtator të vitit 1969 u bëra skënderbegas duke u regjistruar në gjimnazin e asaj shkolle dhe jo në poli-teknikum ku dëshiroja .

Jeta në shkollën Skënderbej për mua si dhe për çdo skënderbegas kishte vështirësitë e veta, por falë drejtuesve tanë ajo bëhej më e lehtë për tu përbal-luar. Falë mësuesit të fiskulturës z. Bejkush Birçe fillova të merrem me sport, u inkuadrova në ekipin sportiv të gjimnastikës të klubit Partizani, me trajner Xhavit Xhani. Akademinë Ush-tarake e mbarova 1977 për specialitetin fizkulturë, në fakultetin gjitharmësh, e nga ky vit e deri në vitin 2002 kam dhënë kontributin tim në sektorin e përgatitjes fizike dhe sportet në ushtri.

Në përgjithësi asnjë nuk ju thër-ret në emër por profesori, pedagog, pse?

Nga viti 1980 deri në 2002 kam punuar si pedagog ë përgatitjes fizike në Akademinë Ushtarake Skënderbej me një ndërprerje 2 vjeçare, (kohë kur kam punuar në Shtabin e Përgjith-shëm si specialist për përgatitjen fizike dhe sportet), e gjatë kësaj kohe 20 vjeçare u kam dhënë mësim shumë studentëve, kështu që studentët e atyre viteve direkt apo indirekt më kanë pasur pedagog, sot ata janë kuadro drejtuese nga repartet e njësitë deri në Shtabin e Përgjithshëm. Mendoj se është edhe një vlerësim i punës time të atyre viteve, të cilën e kam bërë me përkushtim devotshmëri e ndërgjegje të lartë, duke dhënë gjithçka nga vetja, profesionale e fizike. Jam munduar të përçoj tek studentët dashurinë dhe respektin reciprok, këmbënguljen dhe ndihmën time të pakursyer për të arritur rezultate sa më të larta nga to, punë që nuk ka ngelur e pa shpërblyer me postet drejtuese të tyre, por dhe me respektin e tyre karshi meje.

Jeni rikthyer përsëri në ushtri, jo më ushtarak aktiv, por “civil”, në Drejtorinë e Aktiviteteve Sportive, të QKMBM çfarë mund të na thoni për punën tuaj në këtë drejtori?

Po, me nismën e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami është krijuar Drejtoria e Aktiviteteve Sportive, në QKMBM e cila i është besuar z. Murat Basha, i cili duke vlerësuar përvojën time në këtë sektor me ofroi të punonim së bashku për të dhënë ndihmësen tonë në këtë sektor, të cilën e pranova me kënaqësi.

Aktualisht jemi në fazën e parë të një projekti që do të realizohet me disa të tilla. Kemi ngritur e do të vazhdojmë të ngremë ekipe sportive me fëmijët e ushtarakëve. Aktualisht në ambientet sportive të Akademisë Ushtarake funk-sionojnë ekipet e fëmijëve në volejboll për djem e vajza dhe ekipi i karatesë për djem, të cilin e stërvit vetë (do të kisha dëshirë që ushtarakët të sillnin dhe vajzat e tyre për tu marrë me sportin e bukur të karatesë), jemi në proces për ngritjen e ekipeve të basketbollit, futbollit, xhudos, taekëondos duke bërë të mundur kështu funksionimin e dy

sektorëve në drejtori, atë të sporteve individuale dhe të lojërave.

Synimi ynë është që këta fëmijë të përfaqësojnë me dinjitet ushtrinë në kampionatet kombëtare në këto sporte, por dhe ngritjen e ekipeve të tjera të cilat varen nga dëshirat e fëmijëve dhe mundësitë reale që ka në dispozicion kjo drejtori.

Çfarë mund të na thoni për ekipin tuaj të karatesë?

Ekipi i fëmijëve në sportin e karatesë pas një sensibilizimi në reparte u krijua në fillim të këtij viti, me moshat nga 8 deri 12 vjeç, fillimisht me12 fëmijë e sot numëron 30 fëmijë, të cilët stërviten 3 herë në javë në ambientet sportive të KDS. Synojmë ti edukojmë këto fëmijë me cilësitë morale qytetare, disiplinën dhe rregullin, kolektivitetin, dashurinë e respektin reciprok, higjienën e pastërtinë individuale e kolektive, formimin e tyre

normal fizik, pjesëmarrjen e tyre në ak-tivitete e kampionate kombëtare që orga-nizon Federata e Karatesë Shqiptare. Në muajin qershor të këtij viti morëm pjesë në kampionatin kombëtar të fëmijëve dhe zumë disa vende nderi (1 në vend të parë, 2 në vend të dytë, 4 në vend të tretë, në pesha e mosha të ndryshme). Në fillim të shtatorit kemi rifilluar stërvitjen dhe jemi në periudhën përgatitore e synojmë që në kampionatin e ardhshëm kombëtar

ti shtojmë vendet e nderit, gjithashtu të rrisim cilësitë individuale teknike të tyre nëpërmjet testimeve në breza.

Çfarë mendoni për të ardhmen?Paralelisht me ekipet sportive të

fëmijëve po punohet në bashkëpunim me MM dhe SHP për hartimin e misionit që do të ketë kjo drejtori, detyrave dhe strukturës së saj të plotë, duke synuar që ajo të menaxhojë të gjithë aktivitetin sportiv dhe sportet e ushtrisë.

Mendojmë që qëllimin tonë ta reali-zojmë nëpërmjet një bordi për sportin pranë ministrit të Mbrojtjes, i cili do të ketë cilësitë e një këshilli legjislativ, e do të përcaktojë prioritetet në bazë të mundësive dhe buxhetit, si dhe detyrat për çdo dikaster. Drejtoria nëpërmjet sektorëve të saj do të jetë përgjegjëse për realizimin në praktikë të vendimeve të këtij bordi duke synuar ngritjen cilë-sore të aktiviteteve sportive në ushtri përfaqësimin dinjitoz të saj në aktivitetet kombëtare dhe në ato ndërkombëtare. Mendojmë se mundësitë dhe potencialet janë, por ato duhet të vihen në prioritete të drejtuesve duke u nxitur dhe nga men-dimi i specialistëve të sportit në Forcat e Armatosura.

Mundësia e krijimit të një apo dy qendrave stërvitore për stërvitjen dhe grumbullimin e ekipeve përfaqësuese. Mendoj se një qendër mund të ngrihet pranë KDS, për sportet olimpike dhe një pranë reparteve speciale në Zall-Her për sportet me karakter ushtarak. Prioritetet e stërvitjes dhe grumbullimit do të jenë në bazë të resurseve dhe kalendarit sportiv kombëtar e ndërkombëtar, kri-jimin e ekipeve permanente por dhe jo permanente.

Kush do të jene drejtuesit, tra-jnerët, anëtaret e këtyre ekipeve?

Ushtarët, nënoficerët, oficerët, civilët që punojnë në Forcat e Armatosura, por jo vetëm, mund të shihen hapësira që në FA të punojnë sportistë elitarë të Shqipërisë, të cilët të stërviten në këto qendra, por dhe të jenë trajnerë të ekipeve të fëmijëve, për të krijuar ekipet zinxhir në sporte, duke i dhënë një ndihmesë shumë të madhe sportit shqiptar, jo vetëm kaq, por mendoj që MM për të ndihmuar sportin shqiptar mund të marrë në juridiksionin e saj federata të veçanta që kanë lidhje me të, që aktualisht janë pak apo aspak efiçente si qitja, alpinizmi, ski, radioamatorizmi, zhytja etj, apo të sporteve të reja me të cilat FA merr pjesë në aktivitete ndërkombëtare në kuadër të C.I.S.M-it si volejbolli i plazhit etj.

Meqë po flisni për ndihmën që mund të japë MM për sportin shqiptar çfarë mendoni për rikthimin e ekipit të Partizanit në futboll?

Në momentin që ndodhemi marrja e ekipit është një sforco e madhe për MM, por shumë e domosdoshme për këtë emër të madh. Por që të menaxhosh një ekip profesionist për një kohë të gjatë ka nevojë për shumë gjëra që specialistët e sportit i dinë mirë, mendoj se drejtuesit tanë duan ta ngrenë këtë ekip nga kat-egoria ku ka rënë dhe pastaj ti gjejnë asaj hapësirat e nevojshme për të bërë që të rigjallërohen ndeshjet e bukura, derbit e dikurshëm e tifozët e saj të zjarrtë.

E të gjitha këto kërkojnë një strat-egji të qartë për sportin në ushtri, për gjallërimin e jetës sportive në të, në përfaqësimin me dinjitet të saj në arenat kombëtare e ndërkombëtare, në ndi-hmën dhe shembullin që duhet ti japë sportit shqiptar, federatave, shoqatave e klubeve sportive, institucioneve qen-drore e lokale që merren me sportin në Republikën e Shqipërisë. B.Malo

NJOFTIMDREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKMEVE TË PERSONELIT

Në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”do të hapet “Kursi 1-vjeçar i oficerit”, në periudhën 14.11.2011-27.07.2012.

Kandidatët që do të përzgjidhen për të shërbyer në FA do të kenë këto përfitime:• KarrierëtësigurteushtarakenëFA• Tëardhuratëkonsiderueshmefinanciare• Arsimidhekualifikimtëvazhdueshëmbrendadhejashtëvendit• MundësibashkëpunimidhendërveprimimeFAtëvendevealeatedhepartnere.• Trajtimshëndetësortëspecializuarbrendadhejashtëvendit

Regjistrimi në KDS fillon në datën 10.10.2011 dhe do të mbyllet në datën 28.10.2011.

Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë.

Kandidatët që do të aplikojnë të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS), ku do të njihen me udhëzimin mbi kriteret e pranimit dhe të testimeve.

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake

“Skënderbej”.2. Kopje e Diplomës së Shkollës Lartë e noterizuar ose vërtetim nga Dekanati i Shkollës Lartë të kryer në

të cilin vërtetohet përfundimi dhe diplomimi i aplikanitit, në rastet kur nuk e ka tërhequr Diplomën e Shkollës Lartë.

3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave të Shkollës së Lartë.4. Fotokopje të Kartës së Identitetit5. 2 copë fotografi6. Cerifikatë familjare7. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor8. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi9. Analiza e SIDA-s10. Vërtetime mjekësore që nuk është mbartës i virusit HIV dhe Hepatiti B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të

zemrës, veshkave mëlçisë dhe mushkërive.

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 2011 15vlerËSimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

N/Kolonel Sabri Can VUÇAJ

Lindur më 15 tetor 1960 në Ko-plik Shkodër. Pas përfundimit

të shkollës së mesme në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar, të oficerëve. Në vi-tin 2000 kreu shkollën e Luftës e Aviacionit në Greqi, më pas në

vitet 2004-2005 kryer studimet në shkolla e Bashkuar të Luftës në Greqi. Pas përfundimit të shkollës së lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: ko-mandant toge, komandant baterie, komandant grupi, komandant baterie në Fierzë Tropojë. Në vi-tin 1984 transferohet në Shkodër ku ka kryer detyrat: komandant baterie, shef operativ e stërvitjeje. Më vonë si oficer shtabi për plani-fikimin e operacioneve në FT në Durrës, përgjegjës sektori në sek-sionin e FB në QOM, përgjegjës i sektorit të operacioneve ajrore QBO në SHP. Për punë të mirë është vlerësuar me Medalje dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Komunikon në gjuhën e huaj greq-isht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

N/Kolonel Sami Hysen CENAJ

Lindur më 3 korrik 1958 në Gostil, Kukës. Pas përfun-

dimit të shkol lës së mesme në vitin 1979 filloi studimet e

larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Në vitet 1999-2001 kryen studimet në Akademinë e Mbrojtjes, në Tiranë. Gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndryshme kuali f ikimi: kurs për komandant batalioni në Gjermani, kurs për operacionet paqeruajtëse në Gjermani etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant toge në bk, shef shtabi batalioni, shef shtabi i shkollës përgatitjes kuadrove në Fushë Krujë , komandant i batalionit të gatshëm, shef operativ në Br.K, komandant i Br.K.Mek. Në Laç, pedagog në DPO, specialist në Qendrën e Përpunimit të Doktrinës në AM, shef i degës përpunimit të doktrinave, shef/pedagog në degën e zhvillimit të Dok-trinës në QD në AM. Ka dhënë kontribut për përgatitjen e disa manualeve në përdorim të FA. Është autor i “Manuali i Ofi-cerit të Shtabit”, bashkautor i draftit të Doktrinës së Përbash-kët Ushtarake, bashkautor i “Doktrinës së Përbashkët Ush-tarake” bashkautor i “Koman-dimi e Kontrolli e Procedurat e Punës së Shtab i t “ , bash-kautor i manualit “Teknikat e Procedurat e Komandimit të luftimit”. Për punë është vlerë-suar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe koman-danti i KDS. Komunikon në gjuhët e huaja gjermanisht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

N/Kolonel Shaban Jashar HAXHIU

Li n d u r m ë 1 4 n ë n t o r 1959, Kukës. Pas për-

f u n d i m i t t ë s h k o l l ë s s ë mesme ushtarake “Skën-derbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në v i te t 1990-1992 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kual i f ikimi . Pas përfun-dimit të ars imi t të lar të nga viti 1982 e në vazhdim ka kryer detyra të ndry-s h m e : k o m a n d a n t k o m -panie në dhe më pas shef shtabi në Kukës, instruktor në shkol lën e mesme në Kukës, shef zbulimi bri -gade, instruktor në Tiranë, shef shtabi në shkollën e zbul imit , në Tiranë , ko-mandant SHTKO, specialist planifikimi, shef i operacio-neve, komandant i SHTKO, shefi i trupës mësimore, shefi i seksionit DM-SHT,

N/Kolonel Shaban Besim HYSA

Lindur më 24 mars 1960 në Durrës. Pas përfun-

dimit të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të of icerëve. Më pas g jatë karrierës ka kryer kolegjin e drejtimit në Akademinë e Mbrojtjes si dhe ka ndjekur kurse të ndryshme kualifiki-mi si: kursi themelor i oficerit të shtabit, kursi i funksioneve në shtab, kursi i komandantit të batalionit të këmbësorisë. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga vit i 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant toge e më pas komandant kompanie në Ballenjë, shef shtabi bata-lioni, komandant batalioni, specialist gatishmërie bri-gade në Durrës, shef shtabi Br.K në Shijak, shef operativ dhe stërvitje në Tiranë, ko-mandant bk në Tiranë, zv. komandant b. logjistik, zv. komandant Br.RSH, oficer shtabi për operacionet në FT. Për punë të mirë është vlerësuar me medal je nga ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Komunikon në gjuhën an-gleze. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

N/Kolonel Roland Jorgji LLAZANI

Lindur më 28 gusht 1956 në Shijak. Pas përfundimit të

shkollë së mesme Në vitin 1976 fil-loi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tira-nës. Në vitin 1981 titullohet oficer nga kjo periudhe e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: shef plani furnizimi brigade në Kavajë, instruktor për statistikën, shef i degës së planit në divizion në Peqin, shef prapavije MKA, spe-cialist për ligjshmërinë, specialist kontabilitetin, shef dege proku-rimesh në drejtorinë e financës në MM, kryetar i grupit të kontrollit të dokumenteve të koordinimit në Portin Durrës, shef i degës së prokurimeve MM, shef i zyrës inventarizimit të pronave në MM. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA nga komandanti i forcës.

shef i departamentit tokë-sor në SHT në KDS.Pë r p u n ë t ë m i r ë ë s h t ë v l e r ë s u a r m e M e d a l j e n “Shërbimit” dhe atë të Kar-r ierës dhënë nga shef i i Shtabit të Përgjithshëm i FA. Komunikon në gjuhën Serbo-Kroatishte. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 7 tEtor 2011 usHtria - mod.gov.al · PDF file(poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së.

ushtriaE prEmtE, 7 tEtor 201116

Paqeuajtësit e kontigjentit 19 nisen Për në kabul