ushtria 1 E prEmtE, 23 dhjEtor 2011 uShtria · të FA-së. Por si arrijnë ata të përmbushin...

16
KDS, promovohen botimet e vitit 2011 E premte, 23 dhjetor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 48 (8101) USHTRIA AKADEMIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Aleanca Euroatlantike përfundon misionin trajnues në Irak Realizohen objektivat për 2011 si dhe përcaktohen prioritetet për vitin 2012 Kalon në filtrin e analizës puna një vjeçare e Forcave të Armatosura faqen 4 Kontribu i FARSH në IRAK është 1385 ushtarakë nga 2003-2011 Festat, ShShPFA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi uron ushtarakët TAKIMI Gjunkshi, priti atasheun ushtarak të Republikës Popullore të Kinës faqen 2 Zhvillohet analiza vjetore në Policinë Ushtarake Ministri i Mbrojtjes: “Vazhdoni me këtë ritëm pune” ANALIZA “Të dashur, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe civilë që punoni në Forcat e Armatosura! Edhe pak ditë kanë mbetur nga viti 2011. Fishekzjarrët e festës në momentin e ndërrimit të viteve na lajmërojnë për fillimin e një viti të ri që e presim mes gëzimit duke uruar të gjithë të dashurit tanë për një vit të ri me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat. Siç është bërë zakon të gjithë ne në këto momente reflektimi bëjmë bilancet e punës sonë një vjeçare. Arritjet na japin të drejtën të gëzohemi dhe të urojmë njëri tjetrin për punën, angazhimin, sakri- ficat në përmbushjen e detyrimeve tona... faqen 2 faqen 7 faqen 3 Lufta në Irak nisi në vitin 2003, me pikësynim rrëzimin e diktatorit Sadam Hysein. Në kulmin e luftës më shumë se 170 mijë trupa ushtarake të vendeve aleate dhe partnere nga mbi 35 vende ishin stacionuar në Irak NJOFTIM Morën pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/ministrat Xhuka, Spahia dhe Starova, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Zyber Dushku, gjeneralë dhe drejtorë të drejtorive në MM dhe SHP si dhe komandantët e komandave të FA faqen 14 Me rastin e festave të fundvitit , Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, QKMBM organizon ditën e henë dt 26.12.2011 aktivitete festive: Koncert me këngë, recitime Shfaqja e pjesës teatrale për fëmijë ‘Ditëlindja e pulës pikaloshe’ Ekspozitë me krijime artistike artizanale të grave ushtarake Ekspozitë pikture me krijimet e fëmijëve të ushtarakëve Ftoheni të merrni pjesë Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes PËRSHËNDETJA OMLT/ MISIONI TRAJNUES NË AFGANISTAN Agim Çeku u prit nga ministri i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe Përfundoi me sukses, trajnimi dy javor në fushën e ndërlidhjes BASHKËPUNIMI OMLT 2 faqen 10 OMLT-ja shqiptare prezantim dinjitoz Detyra – Nderi – Atdheu është kodi moral i FARSH të cilin pjesëtarët e FA-së e kanë si motivues kudo që shërbejnë, brenda dhe jashtë Atdheut. OMLT-ja (Operational Mentor Liaison Team) e thënë shqip Grupi Operacional i Këshillimit dhe Koordinimit në Afganistan është duke kryer me sukses misionin pikërisht duke ndjekur dhe zbatuar kodin moral të FA-së. Por si arrijnë ata të përmbushin normat e kodit moral dhe të nderojnë FA? Përgjigjja është fare e thjeshtë: duke u prezantuar denjësisht. Rrjedhimisht lindin pyetje të tilla si: çfarë duhet bërë dhe cilat janë sfidat që ndeshen në realitet? Cilat janë detyrat, të drejtat dhe detyrimet me qëllim që të përmbushët me sukses misioni, të justifikohet besimi i eprorëve dhe të prezantohet ... faqet 8-9 faqen 13 Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në analizën vjetore SUQU faqen 7

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 23 dhjEtor 2011 uShtria · të FA-së. Por si arrijnë ata të përmbushin...

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 1

KDS, promovohen botimet e vitit 2011

E premte, 23 dhjetor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 48 (8101)

uShtria

akademia

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

aleanca Euroatlantike përfundon misionin

trajnues në irak

Realizohen objektivat për 2011 si dhe përcaktohen prioritetet për vitin 2012

Kalon në filtrin e analizës puna një vjeçare e Forcave të Armatosura

faqen 4

Kontributi i FARSH në IRAK është 1385 ushtarakë nga 2003-2011

Festat, ShShPFA gjeneralmajor Xhemal

Gjunkshi uron ushtarakët

takimi

Gjunkshi, priti atasheun ushtarak të republikës Popullore të Kinës

faqen 2

Zhvillohet analiza vjetore në Policinë Ushtarake

Ministri i Mbrojtjes: “Vazhdoni me këtë ritëm pune”

analiza

“Të dashur, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe civilë që punoni në Forcat e Armatosura! Edhe pak ditë kanë mbetur nga viti 2011. Fishekzjarrët e festës në momentin e ndërrimit të viteve na lajmërojnë për fillimin e një viti të ri që e presim mes gëzimit duke uruar të gjithë të dashurit tanë për një vit të ri me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat. Siç është bërë zakon të gjithë ne në këto momente reflektimi bëjmë bilancet e punës sonë një vjeçare. Arritjet na japin të drejtën të gëzohemi dhe të urojmë njëri tjetrin për punën, angazhimin, sakri-ficat në përmbushjen e detyrimeve tona... faqen 2

faqen 7faqen 3

Lufta në Irak nisi në vitin 2003, me pikësynim rrëzimin e diktatorit Sadam Hysein. Në kulmin e luftës më shumë se 170 mijë trupa ushtarake të vendeve aleate dhe

partnere nga mbi 35 vende ishin stacionuar në Irak

NJOFTIM

Morën pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/ministrat Xhuka, Spahia dhe Starova, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade

Zyber Dushku, gjeneralë dhe drejtorë të drejtorive në MM dhe SHP si dhe komandantët e komandave të FA

faqen 14

Me rastin e festave të fundvitit , Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, QKMBM organizon ditën e henë dt 26.12.2011 aktivitete festive:• Koncertmekëngë,recitime• Shfaqjaepjesësteatralepërfëmijë‘Ditëlindjae

pulës pikaloshe’• Ekspozitëmekrijimeartistikeartizanaletëgrave

ushtarake• Ekspozitë pikture me krijimet e fëmijëve të

ushtarakëve Ftoheni të merrni pjesë

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

përshëndetja

OMlT/ misioNi trajNuEs Në afgaNistaNagim Çeku u prit nga ministri i

Mbrojtjes të Britanisë së Madhe

Përfundoi me sukses, trajnimi dy javor në fushën e ndërlidhjes

Bashkëpunimi

Omlt 2

faqen 10

OMLT-ja shqiptare prezantim dinjitozDetyra – Nderi – Atdheu është kodi moral i FARSH të cilin pjesëtarët e FA-së e kanë si motivues kudo që shërbejnë, brenda dhe jashtë Atdheut. OMLT-ja (Operational Mentor Liaison Team) e thënë shqip Grupi Operacional i Këshillimit dhe Koordinimit në Afganistan është duke kryer me sukses misionin pikërisht duke ndjekur dhe zbatuar kodin moral të FA-së. Por si arrijnë ata të përmbushin normat e kodit moral dhe të nderojnë FA? Përgjigjja është fare e thjeshtë: duke u prezantuar denjësisht. Rrjedhimisht lindin pyetje të tilla si: çfarë duhet bërë dhe cilat janë sfidat që ndeshen në realitet? Cilat janë detyrat, të drejtat dhe detyrimet me qëllim që të përmbushët me sukses misioni, të justifikohet besimi i eprorëve dhe të prezantohet ... faqet 8-9

faqen 13

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në analizën vjetore

suQu

faqen 7

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 20112 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u është drejtuar me një mesazh urimi me rastin e festave të fundvitit të gjithë efektivave të Forcave të Armatosura të RSH, përfaqë-suesve ushtarak të Repub-likës së Shqipërisë në ACT, Norfolk, Virginia, SHBA dhe Atasheve Ushtarakë të RSH në vende të tjera si më poshtë:

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armato-sura, gjeneralmajor Xhemal

Gjunkshi priti atasheun ushtarak të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë. Atasheu ushtarak kinez, falënderoi gjeneralmajor Gjunk-shin për pritjen që i rezervoi dhe uroi për detyrën dhe promovimin në gradën e gjeneralmajor. Ai u shpreh se marrëdhëniet midis dy vendeve, respektivisht edhe për Forcat e Armatosura janë mjaft të rëndësishme dhe për këtë nga pala kineze do të shfaqet gjithë angazhi-mi i mundshëm. Gjeneral Gjunkshi, pasi falënderoi ushtarakët kinez, u shpreh se edhe pala shqiptare i vlerëson si të rëndësishme dhe tradi-

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA: Vlerësojmë si të rëndësishme dhe tradicionale marrëdhëniet mes dy vendeve

Gjunkshi, priti atasheun ushtarak të Republikës Popullore të Kinës

Atasheu Ushtarak kinez, falënderoi SHSHPFA për pritjen që i rezervoi dhe uroi për detyrën dhe promovimin në gradën e gjeneralmajor

“Të dashur, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe civilë që punoni në

Forcat e Armatosura! Edhe pak ditë kanë mbetur nga

viti 2011. Fishekzjarrët e festës në momentin e ndërrimit të viteve na lajmërojnë për fillimin e një viti të ri që e presim mes gëzimit duke uruar të gjithë të dashurit tanë për një vit të ri me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat. Siç është bërë zakon të gjithë ne në këto momente reflek-timi bëjmë bilancet e punës sonë një vjeçare. Arritjet na japin të drejtën të gëzohemi dhe të urojmë njëri tjetrin për punën, angazhimin, sakrificat në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj atdheut, ndaj Aleancës si dhe t’i urojmë gjithsecilit prej nesh shëndet e lumturi në familje e suksese në punë për vitin që vjen.

Gjatë 2011 ju të dashur kolegë ushtarakë që shërbeni në misionet paqeruajtëse jashtë vendit keni ditur të mbani lart emrin e vendit dhe të flamurit tonë përkrah emrit dhe fla-mujve të vendeve aleate dhe mike. Ju vazhdoni të mbeteni nderi dhe krenaria e kombit. Falë përkushtimit tuaj dhe të kolegëve që keni përkrah ne të gjithë gëzojmë sot një nivel më të lartë sigurie dhe qetësie. Për më tepër falë angazhimit dhe punës suaj ju keni ditur në të gjitha postet ku shërbeni si në fushëbetejat përballë rreziqeve por edhe në përballjet në sallat e mbledhjeve me diplomatë e kolegë ushtarakë të silleni denjësisht jo vetëm si ushtarakë por edhe si diplomatë duke arritur të përçoni më së miri imazhin pozitiv për atdheun dhe ushtarakun shqiptar.

Gjatë vitit 2011 ju të dashur ush-tarakë dhe civilë që shërbeni në çdo njësi të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë keni përm-bushur me nder dhe dinjitet detyrat tuaja, keni ditur t’i përgjigjeni të gjitha situatave duke e bërë vendin

Përshëndetja e ShShPFA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi me rastin e festave

Presidenti dekreton nxjerrjen në lirim të 4 ushtarakëve të lartë

cionale marrëdhëniet midis të dy vendeve. Është një vullnet i qeverisë shqiptare për zhvillimin edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst Forcat e Armatosura do të shprehin gjithë

angazhimin e mundshëm që niveli i marrëdhënieve të forcohet edhe më shumë në interes të të dy vendeve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

nëpërmjet atasheut ushtarak kinez ftoi shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Kinës për një vizitë në vendin tonë, ftesë e cila u mirëprit nga pala kineze.

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit

nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, presidenti i Republikës Bamir Topi

ka dekretuar nxjerrjen në lirim të gjeneralmajor Maksim Hamza Malaj, të gjeneralmajor Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes i cili është nxjerrë në rezervë si dhe shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të komandantit të Forcave Detar kundëradmiral Kudret Çela.

tonë më të sigurt për të gjithë fëmijët dhe bashkëkombësit tanë.

të dashur ushtarakë, Viti që presim është i mbushur

me sfida dhe detyra të ngjeshura të cilat unë jam i bindur se të gjithë së bashku do të arrijmë t’i përballojmë dhe t’i zgjidhim me sukses siç kemi bërë deri më sot.

Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në kuadër të misio-neve paqeruajtëse që drejtohen nga Aleanca por edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në këtë çështje ne jemi të vendosur të qën-drojmë përkrah aleatëve tanë deri në arritjen e qëllimit final që është garantimi i paqes dhe i stabilitetit jo vetëm në rajonin ku ju shërbeni por edhe më gjerë.

Ne do të vazhdojmë t’i përgjigje-mi me seriozitet dhe përkushtim në bashkëpunim me strukturat e specializuara si në nivel qendror dhe lokal përballimit të të gjitha vështirësive dhe problemeve që mund të hasin shtetasit tanë në ter-ritorin e vendit në të ardhmen.

Ne do të vazhdojmë ashtu si deri më sot të jemi shumë seriozë në realizimin e objektivave të ven-dosura nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes si dhe do të shpiem më tej reformën në të gjitha nivelet e strukturat e Forcave të Armatosura me qëllim përafrimin e mëtejshëm të tyre me standardet e Aleancës.

të dashur miq, Në këtë prag ndërrimi vitesh

unë jam i bindur se familjarët e

ushtarakëve tanë nënat, baballarët, fëmijët, bashkëshortet, vëllezërit, motrat por edhe të gjithë të afërmit dhe miqtë pikërisht të atyre ush-tarakëve që kapërcimin e viteve do ta presin në krye të detyrës si brenda ashtu dhe jashtë vendit për të garan-tuar qetësinë dhe paqen për shtetasit shqiptarë por edhe për shtetasit e vendeve ku ata shërbejnë, urimin e parë do ta ngrenë për shëndetin e tyre që ata të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre. Me këtë urim bashkohemi edhe ne të gjithë si drejtues të Forcave të Armatosura.

Prandaj, në përfundim të me-sazhit tim si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju siguroj dhe garantoj për mbështetjen time të pakursyer por njëkohësisht t’u uroj juve dhe familjeve tuaja:

Gëzuar Vitin e Ri 2012!

Lumturi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja !

Suksese në përmbushjen e de-tyrave gjatë vitit 2012 !

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi Shef i Shtabit të Përgjithshëm

të FA.

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 3zyrtare

U zhvillua analiza vjetore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura të Republikës së

Shqipërisë. Të pranishëm në këtë analizë ishin ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, zëvendësministrat e mbrojtjes përkatësisht Xhuka, Spahia, Starova, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade ZyberDushku,gjeneralëdhedrej-torë të drejtorive në MM dhe SHP si dhe komandantët e komandave të Forcave të Armatosura. Fjalën e hapjes në këtë analizë e mbajti shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi. Gjeneralmajor Gjunkshi, pasi falënderoi ministrin e Mbrojtjes për vlerësimin e bërë nga ana e Tij, duke marrë pjesë në këtë analizë vjetore të Shtabit të Përgjithshëm u shpreh: “ Kjo analizë zhvillohet pas përfundimit me sukses të analizave vjetore në komandat e forcave dhe njësive mbështetëse, ku e evidentuan arritjet e FA gjatë vitit 2011 në tërësi, dhe të çdo strukture në veçanti, si dhe u diskutuan prob-leme për të cilat kërkohet vëmendje e madhe për zgjidhjen e tyre në të ardhmen. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Shtabi i Përgjithshëm vijnë në këtë fundvitit me realizime të kënaqshme të objek-tivave dhe prioriteteve të përcaktuara nga qeveria dhe shteti shqiptar, në zbatimineDirektivëssëMbrojtjes,urdhrave dhe udhëzimeve të ministrit të Mbrojtjes. Arritjet janë të prek-shme, sidomos në drejtim të: Për-gatitjes dhe stërvitjes së efektivave në përputhje me kërkesat dhe standardet e Aleancës Rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve operacionale, nëpërmjet pjesëmarrjes në operacione. Ecurisë në procesin e demontimit të muni-cioneve të tepërta. Përballimit të situatave të Emergjencave Civile në vend. Modernizimit të mëtejshëm të FA.” Prezantimi i analizës mbi realizimin e objektivave dhe detyrave kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vitin 2011, u mbajt nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Zyber Dushku.Midis të tjeravegjeneralDushku nënvizoi: Puna eSHP si dhe e njësive gjatë vitit 2011 u bazua dhe u orientua në realizimin me efektivitet të objektivave e de-tyravetëpërcaktuaranëDirektivëne Mbrojtjes janar 2011, në misionin e Forcave të Armatosura, urdhrat e udhëzimet e MM dhe të SHSHPFA-së, Programin e Punës dhe Planin e Veprimtarive Kryesore të FA-së, Matricën e realizimit të FG-ve, planet e bashkëpunimit me strukturat dhe vendet e NATO-s, udhëzimet për arsimimin, kualifikimin dhe stërvitjet 2011, ligjet në fuqi dhe rregulloretbazë.Drejtimetkryesoretë punës kanë qenë menaxhimi, zh-villimi dhe kualifikimi i personelit; rritja e shkallës së gatishmërisë op-eracionale për realizimin e misionit; programimi i punës për përballimin e emergjencave civile; programimi

Kalon në filtrin e analizës puna një vjeçare e FA

Morën pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/ministrat Xhuka,

Spahia dhe Starova, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Zyber Dushku, gjeneralë dhe drejtorë të drejtorive në MM dhe SHP si

dhe komandantët e komandave të Forcave të Armatosura

dhe zbatimi i masave për materialet e tepërta, stoqe; evidentimi, regjistrimi dhe hipotekimi i pronave; stërvitjet brenda dhe jashtë vendit si dhe trajnimi i efektivave të forcave të armatosura; vijimi i procedurave dhe punës për programet e modernizimit; forcimi i rregullit dhe disiplinës; si dhe rritja e shkallës së sigurisë e ruajtjes. në të gjitha drejtimet janë ndjekur dhe zbatuar në vijimësi, në

kohë dhe me cilësi të gjitha detyrimet ndaj drejtorive në MM, sipas afateve tëpërcaktuara.Dukeundalurnëas-pekte të veçanta theksoi: Arritjet në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të personelit si: sigurimi i mbështetjes me personel që FA të RSH kryejnë brenda dhe jashtë vendit në funksion të kryerjes së misioneve paqeruajtëse të drejtuara nga NATO/BE, për-gatitja e Tabelave të Organizimit dhe

Pajisjeve në kuadër të implementimit të strukturës së re të FA, menax-himin e personelit n/oficer, ushtarë profesionistë dhe civil të Shtabit të Përgjithshëm dhe reparteve autonome Arritjet në fushën e sig-urisë dhe të ruajtjes duke theksuar forcimin e masave për administrimin e informacionit të klasifikuar, doku-mentacionin që duhet plotësuar për certifikim, sigurinë fizike, pajisjes së

personelit dhe mjeteve me fletë-hyrjet përkatëse, vendosjen e sinjalistikës së sigurisë në të gjitha repartet, rifres-kimin e dokumenteve të shërbimit, etj. Arritjet në fushën e gatishmërisë operacionale dhe të stërvitjes duke theksuar: forcimin e treguesve të gatishmërisë operacionale në për-puthje me nivelet e përcaktuara dhe realizimin e stërvitjeve. Këto detyr-ime janë reflektuar në planëzimin e masave për menaxhimin e situatave të emergjencës, realizimit të treguesve të stërvitjes, organizimit e kryerjes së shërbimit në të gjitha postet luf-tarake, si dhe realizimit të stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n dhe partnerët. Arritjet në fushën e Ko-mandim kontrollit dhe komunikimit duke theksuar: arritjet në mbështetjen me SNI si dhe përshtatja e tyre në përputhje me kërkesat në rritje të operacionalitetit të FA gjatë vitit 2011 dhe ato në fushën e implementimit të kërkesave të Objektivave të Forcës të ndërlidhjes për vitin 2011. Arritjet në fushën e mbështetjes logjistike, financiare dhe të infrastrukturës duke theksuar: arritjet në furnizimin dhe mbështetjen efektivit, pajisjeve dhe mjeteve për kryerjen e misionit të FA. Arritjet në fushën e planifikimit, modernizimit dhe bashkëpunimit duke theksuar: përcaktimin nga SHPFA të misioneve dhe detyrave për Koman-dat Kryesore, statusi i progresit në përgatitjen e Strategjisë Ushtarake, PAZH, Udhëzimet dhe Matrica me Aktivitetet Kryesore të FARSH-it për vitin 2012 dhe dokumenteve të tjerë të planifikimit, monitorimin e Objek-tivave të Forcës. Arritjet në fushën e BCU duke theksuar: arritjet për krijimin, përforcimin dhe aplikimin e koncepteve moderne në drejtim të doktrinës, planëzimit, stërvitjeve dhe aktivitete të fushës; në drejtim të koordinimit /përgatitjes/ndjekjes/ or-ganizimit të aktiviteteve dhe ndihmës së dhënë ndaj Komunitetit Civil. Pas njohjes me raportin kryesor diskutuan komandantët e njësive si: Gjeneral-brigade Viktor Berdo, komandant i FT;GjeneralbrigadeDhoriSpirollari,komandant i FA; gjeneralbrigade AgimLala,komandantiKDSgjen-eralbrigade Abaz Lleshi, komandant i BrMR dhe kolonel Bardhyl Hoxha, komandant i BL. Në përfundim të diskutimeve përshëndeti ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili krahas vlerësimit pozitiv që i bëri punës dhe aktivitetit 1-vjeçar të FA vuri theksin në disa detyra për vitin 2012 si:realizimi me sukses i misioneve jashtë vendit; përfundimi i procesit të demilitarizimit para përvjetorit të 100-të të pavarësisë; futjes së me-todave moderne të planifikimit dhe administrimit të gjithë aspekteve të veprimtarisë së FA; rritjen e trans-parencës së FA; etj. Në mbyllje të kësaj analize 1 vjeçare gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, shef i SHP të FA i premtoi ministrit të Mbrojtjes dhe të gjithë pjesëmarrësve angazhimin e pakursyer dhe në nivele më të larta të të gjithë personelit të FA për të realizuar të gjitha detyrat e ngarkuara.

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 20114 irak

Lufta në Irak nisi në vitin 2003, me pikësynim rrëzimin e diktatorit Sadam Hysein. Në kulmin e luftës më shumë se 170 mijë trupa ushtarake të vendeve aleate dhe partnere nga mbi 35 vende ishin stacionuar në Irak

NATO përfundon misionin në Irak

Kontributi i FARSH në IRAK është 1385 ushtarakë nga 2003-2011

Lufta ne Irak nisi ne vitin 2003, me pikësynim rrëz-imin e diktatorit Sadam Hysein. Në kulmin e luftës

me shume se 170 mije trupa ushtar-ake të vendeve aleate dhe partnere nga mbi 35 vende ishin stacionuar ne Irak (SHBA me 143 mijë trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155trupa,Danimarkame55trupa,Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa), në operacionin e “LIRIA E IRAKUT”, në kuadër të koali-cionit të luftës kundër terrorizmit, në më shumë se 500 baza ushtarake, të cilat që prej vitit 2008, u reduktuan ndjeshëm dhe deri para tre ditsh ato ishin me pak se 3 mije trupa amerikane dhe të NATO-s, të an-gazhuara në “NATO Training Mis-sion”, i cili shërbeu për ringritjen, mbështetjen dhe trajnimin e trupave dhe shtabeve të ushtrisë Irakene. Në kuadër të forcave të koalicionit në operacionin “Liria e Irakut”, në 14 prill 2003, Republika e Shqipërisë, ju bashkua koalicionit të vendeve aleate dhe partnere, duke angazhuar kontingjentin e parë paqeruajtës, në Mosul, të përbërë prej 70 ush-tarakësh nga strukturat e Regjimentit KOMANDO,trupatelitëtëForcavetë Armatosura. Pjesëmarrja në këtë operacion u mundësua me Ligjin Nr. 9025, datë 13.03.2003, “Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake Shqiptare ne rajonin e Gjirit Persik (Irak), në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit”. Për më shumë se dy vjet kontingjentet i parë deri te i katërti, përbëheshin nga një kompani me 70 ushtarakë, ndërsa duke filluar nga i kontingjenti i 5-të (pesë) deri te i 12-ti (dymbëdhjetë), kontributi u

rrit edhe me 50 trupa të tjerë duke e çuar në 120 ushtarakë, të përzgjed-hur nga strukturat e Regjimentit Komando, të cilët kryen detyra të ndryshme sigurie dhe paqeruajtëse në rajonin e Mosulit. Përveç kontingjen-tit prej 120 ushtarakësh, në 07 shtator 2008, Forcat e Armatosura, rritën nivelin e angazhimit në Irak, duke dërguar edhe një kontingjent shtesë prej 95 ushtarakësh, nga batalioni i Forcave Speciale, në Bagdad. Me përfundimin e operacionit të koali-cionit “Liria e Irakut”, si dhe me reduktimin e forcave të koalicionit Forcat e Armatosura, u tërhoqën nga Iraku, respektivisht nga rajoni i Mosulit, në 23 dhjetor 2008 dhe nga rajoni i Bagdadit në 20 dhjetor 2008. Angazhimi i FARSH, për pesë vjet e gjysmë në këtë mision ishte me 1377 ushtarakë, ku mbështetja financiare e kontingjenteve është përballuar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa mbështetja logjistike përfshirë edhe transportin strategjik për dërgimin e trupave, në rajonin e operacionit është bërë nga

SHBA. Largimi i trupave shqiptare nga Iraku u shoqërua me mirënjohje të madhe edhe nga forcat e ushtrisë amerikanë, të cilat zhvilluan në Mosul dhe Bagdad, me ceremoni të veçanta lamtumire për ushtarët tanë që shërbyen në frontin e Lindjes. Si-pas kreut të forcave ushtarake Amer-ikane në atë kohë në Irak, gjeneral Austin, “Forcat tona të Armatosura, kanë një ushtri që mund të përbal-lojë jo vetëm detyra të tilla, por edhe më tepër”, i cili bëri nderime për të gjitha kontingjentet ushtarake shqiptare që dhanë kontribut në Irak, si dhe theksoi se, “SHBA ka shumë miq të shkëlqyeshëm në Shqipëri, dhe se shqiptarët kanë demonstruar përmes veprimeve se ata mbështesin përpjekjet tona për të sjellë stabilite-tin dhe sigurinë në Irak. Ne iu jemi shumë mirënjohës shqiptarëve që siguruan një forcë mbrojtëse për ba-zën e Marezit, aeroportin e Mosulit dhe forcën shumëkombëshe. Unë dua të falënderoj popullin dhe qeverinë shqiptare për shërbimin e palëkundur për Irakun dhe koalicionin. Ju keni

sjellë siguri dhe shpresë për popullin irakian”, - u shpreh gjenerali Austin, shefi i forcave aleate në Irak”. Ish-presidenti i SHBA, Xhorxh W Bush, nëDhjetor2008,kashprehurmirën-johje dhe vlerësim për kontributin e dhënë, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në opera-cionin e koalicionit, “Liria e Irakut”, duke theksuar:“Tashmë kur forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kon-tribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhje-tor të 2008”. “Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shër-bejmë së bashku me kontingjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë”. “Eksperienca jonë e për-bashkët në Irak, tregon shembullin

më të mirë sesi partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit”, duke shprehur optimizmin se lidhjet e Shqipërisë do të forco-hen ndërkohë që zë vendin e saj si anëtare e NATO-s, duke rritur bash-këpunimit me qeverinë amerikane. Me përfundimin e operacionit “Liria e Irakut”, startoi një tjetër operacion por tanimë i drejtuar nga NATO, i koduar “NATO Training Mis-sion”, i cili për më shumë se 3 vjet shërbeu më së miri për ringritjen, mbështetjen dhe trajnimin e trupave dhe shtabeve të ushtrisë Irakene. Edhe në këtë mision trajnues të NATO-s, të përbëre prej 120 ush-tarakësh nga vende të ndryshëm anëtarë, edhe vendi ynë u angazhua me 2 ushtarakë, duke filluar nga 22 mars 2010, për 4 rotacione., duke angazhuar 8 oficerë dhe n/oficerë. Gjithsej kontributi i FARSH, ne te dy misionet ne IRAK, është 1385 ushtarak ne harkun kohor te viteve 2003-2011. Pavarësisht se Misioni Trajnues i NATO-s, në Irak kishte për qëllim ti ndihmonte vendit në zhvillimin e forcës së sigurisë, ai umbyllnëdatën20Dhjetor2011,pas prishjes së marrëveshjes së NATO-s me qeverinë aktuale Irak-ene. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e forcave të sigurisë së Irakut do të vazhdojë në rrugën e duhur, pasi i përket qeverise dhe popullit te Irakut, që të vazhdojnë te ecin ne drejtimin e duhur duke punuar së bashku, pasi mundësia është, dhe se nëse shfrytëzohet, ata mund te kthehen ne udhëheqës te rajonit dhe ne shpresojmë se gjerat do te ecin mirë”, shprehet ish – komandanti i fundit i forcave amerikane në Irak.

Përpunoi, N/Kolonel Etor SHEHU

Oficer Shtabi për Operacionet FT, në J3/7 SHPFA

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 5forcat tokësore

Kur viti 2011 ka hyrë në ditët e fundit të tij është koha për të bërë një bilanc të punës një

vjeçare të Forcave të Armatosura për të evidentuar punën e një viti, si arritjet krahasuar me angazhimet e marra përsipër, problemet e nde-shura rrugës me qëllim zgjidhjen e tyre si dhe sfidat për vitin pasardhës. Për Forcat e Armatosura po bëjnë bilancin e vitit që sapo mbyllim ku po kalohet në filtrin e analizës puna e çdo strukture në FA. Sikurse dhe forcat e tjera edhe Forcat Tokësore dhe Brigada Logjistike bënë një analizë të hollësishme të punës për vitin 2011 në praninë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/ministrit të Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu si dhe sekretari i përgjithshëm i MM, Edvin Kulluri.Forcat Tokësore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm morën pjesë në analizën vjetore që u zhvillua në Komandën e Forcës Tokësore. Fjalën e rastit e mbajti komandanti i Forcës Tokësore gjen-eralbrigade Viktor Berdo, i cili bëri një përmbledhje të angazhimeve dhe arritjeve kryesore për vitin 2011 si dhe ambiciet e kësaj force për vitin 2012. Shefi i shtabit të Forcës Tokë-sore kolonel Bora, mbajti referatin kryesor për aktivitetin e kësaj force për vitin 2011. Në emër të ministrit të Mbrojtjes përshëndeti zv/ministri Ekrem Spahiu, i cili krahas për-shëndetjes dhe vlerësimit nga ana e ministrit të Mbrojtjes Imami, solli në vëmendje edhe disa nga prioritetet që do të kenë FA për vitin 2012. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, pasi shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për aktivitetin, angazhimin, arritjet e forcave tokësore, bëri një panoramë të përgjithshme të gjithë Forcave të Armatosura. gjeneralmajor Gjunkshi theksoi se FA, ku forcat Tokësore përbëjnë një element thelbësor dhe

Në analizat vjetore morën pjesë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu dhe sekretari i përgjithshëm i MM, Edvin Kulluri

Forcat Tokësore dhe Brigada Logjistike analizojnë arritjet e 2011

mjaft të rëndësishëm po hyjnë në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe të krijimit të vetë FA u ndal në disa nga momentet kryesore. Gjen-eralmajor Gjunkshi përmendi faktin që FA sot janë pjesëtare dinjitoze të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe marrin pjesë suksesshëm pothuajse në të gjitha operacionet që zhvillon kjo Aleancë. Më pas gjeneralmajor Gjunkshi vuri theksin se: - ”duke reformuar vetveten dhe duke u kon-soliduar si një forcë gjithmonë dhe më efektive, kjo forcë jo vetëm që e ka përmbushur misionet përgjegjësitë dhe angazhimet po dhe vjen me një bilanc gjithmonë e më cilësor, por ajo është përherë dhe më e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu gjeneralmajor Gjunkshi në fjalën e tij vuri në dukje se mjedisi në të cilat po veprojnë aktualisht FA, kanë nevojë edhe për një vizion të ri të vlerësimit dhe të angazhimit për të plotësuar suksesshëm misionin e vet dhe në këtë kontekst po përpunohen doku-mente të rëndësishme si Strategjia e Sigurisë,Dokumenti Strategjik iMbrojtjes,DirektivaeMbrojtjes,etj.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po kalojnë në misione gjithmonë në spektër të plotë op-eracional, ku u ndal veçanërisht në misionet “EAGLE” dhe “OMLT”. Nga Forcat Tokësore u kërkua që nëpërmjet përgatitjes dhe ngritjes së nivelit të tyre të jenë gjithmonë e më të gatshme për te ju përgjigjur këtyre situatave. Në fund gjeneralmajor Gjunkshi u ndal edhe në një sërë objektivash dhe përgjegjësish konk-rete jo vetëm për Forcat Tokësore, por edhe për Forcat e Armatosura. Në përfundim të analizës duke vlerë-suar edhe njëherë interesimin dhe prezencën e përfaqësuesve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit Përgjithshëm, komandanti i Forcave Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo shprehu vendosmërinë që Forcat Tokësore si deri tani do të jenë kurdoherë në stadin e kërkesave të kohës.analiZa tE BriGaDa loGjiStiKE

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm

morën pjesë dhe në analizën vjetore që u zhvillua të hënën në Komandën e Brigadës Logjistike. Komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha, duke falënderuar gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi dhe zv. ministrin e Mbrojtjes Spahiu për pjesëmarrjen e tyre në këtë analizë, bëri një përm-bledhje të angazhimeve dhe arritjeve kryesore në Brigadën Logjistike për vitin 2011 duke vënë theksin se këto arritje i dedikohen personelit dhe ish-komandantit të Brigadës Logjistike, sot shef i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Shefi i shtabit të Brigadës Logjistike kolonel Perikli Tiko, mbajti referatin kryesor për aktivitetin e kësaj brigade për vitin 2011. Në emër të ministrit të Mbrojtjes përshëndeti zv/ministri Ekrem Spahiu, i cili ndër të tjera theksoi se: - “Brigada Logjistike ka realizuar në mënyrë të shkëlqyer detyrat e saj, ku një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë përqendrimi dhe asgjësimi i municioneve të tepërta, ku si plan për vitin 2011 ka qenë 2500 tonë, dhe në fakt është realizuar 26646 tonë, duke pasur parasysh dhe shkallën e

rrezikshmërisë që paraqet asgjësimi i municioneve të tepërta. Ju falënderoj edhe në emër të përfaqësuesve më të lartë të shtetit shqiptar të cilët janë krenar për këto arritje të Forcave tona të Armatosura, veçanërisht dua të vë theksin te arritjet dhe përkushtimin e gjithë personelit të kësaj brigade, ku merita kanë të gjithë, por do të veçoja ish-komandantin e kësaj bri-gade gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Kam bindjen që objektivin që i kemi vënë vetes të gjithë së bashku që më 28.11.2012, datë kjo që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë, të ketë përfunduar plotësisht procesi i as-gjësimit të municioneve të tepërta”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, nga ana e Tij falënderoi për punën e shkëlqyer të Brigadës Logjistike dhe të gjithë personelit të reparteve, përshëndeti zv.ministrin e Mbrojtjes Spahiu për vlerësimin që i bëri punës së kësaj brigade, që është vlerësuar jo vetëm nga faktori i brendshëm i shtetit shq-iptar por edhe nga ndërkombëtarët. gjeneralmajor Gjunkshi në fjalën e tij theksoi se: “ Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes po punojnë për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare me mbështetjen e fuq-ishme të SHBA-ve.

Forcat tona të Armatosura janë të vlerësuara maksimalisht nga Aleanca me kontributet që kanë dhënë me pjesëmarrjen e tyre në misione paqeruajtëse. Ne jemi ata që kemi pasur nevojë për siguri dhe sot jemi ne ata që prodhojmë siguri në rajon dhe më gjerë.

Në këtë kontekst dua tu bëj me dije se admiral Stavridis, i cili para pak ditësh mori pjesë në takimin e A-5, të organizuar në vendin tonë, në takimet që pati me kryeministrin dhe presidentin e vendit tonë vlerë-soi maksimalisht kontributin e FA shqiptare në misionet paqeruajtëse”. Në fund gjeneralmajor Gjunkshi u ndal edhe në një sërë objektivash dhe përgjegjësish konkrete jo vetëm për Brigadën Logjistike, por edhe për Forcat e Armatosura. Në për-fundim të analizës duke vlerësuar edhe njëherë interesimin dhe pr-ezencën e përfaqësuesve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit Përgjithshëm, komandanti i Brigadës Logjistike kolonel Bardhyl Hoxha shprehu vendosmërinë që Brigada Logjistike për vitin 2012 objektiv kryesor të saj do të ketë përfundi-min e asgjësimit të municioneve të tepërta, konsolidimin e Qendrës së Menaxhimit të Materialeve si dhe Batalioni i parë i furnizimit të jetë tërësisht operacional.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi pasi shprehu vlerësimin për angazhimin, ar-ritjet e Forcave Tokësore dhe Brigadës së Logjistikës theksoi se FA përbëjnë një element thelbësor dhe mjaft të rëndë-sishëm dhe po hyjnë në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 20116 forcat ajrore

Janë hedhur hapa para, por ka dhe shume detyra të rëndësishme që duhen të realizohen. Një vit ku kanë ndodhur ndryshime të mëd-

ha, por dhe që verifikoi punën dhe af-tësinë e tërë pjesëtarëve të kësaj force. Me përgjegjësi dhe me frymë kritike është analizuar tërë puna njëvjeçare e Forcave Ajrore. Viti 2011 ishte viti për të realizuar detyra me standarde të NATO-s cilëson për gazetën “Ushtria” komandanti i Forcave Ajrore gjeneral-brigadeDhoriSpirollari.Kryesorjaekëtij viti është së në të gjitha repartet e Forcës Ajrore është mbyllur sipas planëzimit të gjitha detyrat. Po analizë shumë e detajuar dhe me frymë shumë kritike është ndaluar tërë analiza edhe ne problematikën që është ndeshur gjatë këtij viti. Të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ky është konkluzioni përmbledhës i komandantit të kësaj force. Kemi hasur shumë vështirësi, është dashur shumë këmbëngulje dhe përkushtim për të realizuar shumë nga detyrat e këtij viti dhe ja kemi dalë mbanë. Në realizmin e këtyre detyrave ka ndikuar puna e tërë stafit por dhe e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në mënyrë të veçantë e ministrit Arben Imami që për Forcat Ajrore ka treguar një kujdes shumë të veçantë. Analiza u zhvillua më 16 dhjetor 2011 në Komandën e Forcës Ajrore dhe evidentua se në këtë vit janë realizuar mbi 200 aktivitete stërvitje dhe veprimtari të shtrira në 12 muajt e vitit. Në analizën e drejtuar nga komandanti i Forcës Ajrore gjen-eralbrigadeDhoriSpirollarimoripjesëzv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralbrigade Sandër Lleshi, zoti Helidon Bushati dhe zoti Baki Bala ngaDrejtoria eModernizimit, nënkolonel Luftim HoxhangaDrejtoriaeOperacioneve,komandantë të reparteve, shefat e de-gëve në Shtabin e Forcës Ajrore, si dhe shefat kryesorë të reparteve. Analiza trajtoi punën e bërë për realizimin e detyrave të vëna, treguesit kryesorë që janë arritur, si dhe përcaktoi drej-timet kryesore të punës për vitin 2012. Gjatë këtij viti puna e Komandës dhe Shtabit të Forcës Ajrore, si dhe e reparteve të vartësisë u bazua dhe u orientua në realizimin me efektivitet të objektivave e detyrave të përcaktuara nëDirektivëneMbrojtjes,misionineForcës Ajrore, urdhrat e udhëzimet e MM dhe SHPFA, Programin e Punës dhe Planin e Veprimtarive Kryesore të Forcës Ajrore, matricën e realiz-imit të FG-ve, planet e bashkëpunimit me strukturat dhe vendet e NATO-s, kualifikimin dhe stërvitjet, si dhe ligjet e rregulloret bazë të miratuara.

Raporti vjetor u mbajt nga shefi i Shtabit të Forcës Ajrore kolonel Mehmet Metko, ku u theksua se ndër drejtimet kryesore të vitit 2011 ka qenë menaxhimi, zhvillimi dhe kuali-fikimi i personelit të Forcës, rritja e shkallës së gatishmërisë operacionale për realizimin e misionit, programimi i punës për përballimin e emergjen-cave civile dhe ruajtjen e sovranitetit ajror në bashkëpunim me NATO-n, programimi dhe zbatimi i masave për materialet e tepërta, trajnimi i person-

Modernizim dhe rritje kapacitetesh

elit pilot dhe atij teknik, evidentimi dhe regjistrimi i pronave, si dhe forcimi i shkallës së sigurisë dhe gatishmërisë në repartet e Forcës Ajrore. Me prioritet është parë përgatitja e planeve dhe e programeve të ndryshme duke pasur si qëllim përgatitjen e personelit të aftë për të punuar me strukturat e NATO, përpilimin e programeve të stërvitjes e modernizimit të Bazës Ajrore Farkë, programit për shkëmbimin e pasqyrës ajrore me NATO, Air Policing, sistemin e vëzhgimit ajror, sistemeve të reja për QKR, realizimin e objek-tivave të partneritetit (PG), dhe rritja e nivelit operacional e Forcës Ajrore, bashkëpunimi dhe realizimi me cilësi i stërvitjeve të përbashkëta.Ku duhet të synojë gatishmëria dhe operacionaliteti

Gatishmëria dhe operacionaliteti janë dy shtyllat ku mbështetet tërë puna dhe veprimtaria e Forcave Ajrore. Sipas përmbajtjes së kësaj analize, gatishmëria dhe operacionaliteti i njësive e reparteve është ndjekur dhe monitoruar me përparësi duke synuar që nëpërmjet kontrolleve dhe inspek-timeve të sigurohet ruajtja e nivelit operacional në plotësim me personel (ku është synuar ulja e mospërputhjes gradë-funksion), me paisje teknike, armatim, municione, e aparatura. Stër-vitja ajrore është vlerësuar parësore për rritjen e aftësive operacionale të

përcaktuara dhe në forcimin e gatish-mërisë operacionale dhe stërvitjes. Përvoja e fituar nga emergjencat e janarit, si dhe pjesëmarrja në operacio-net humanitare, stërvitjet e përbashkëta të zhvilluara gjatë vitit, realizimi i programit fluturues për pilotët, kry-erja e detyrave speciale, janë tregues kuptimplotë të përkushtimit dhe rritjes së aftësive profesionale të efektivave fluturues të Bazës Ajrore, Farkë. Baza Ajrore Farkë ka punuar me përparësi për realizimin e detyrave. Objektivat kryesore të kësaj baze ishin rritja e operacionalitetit, përgatitja e personelit fluturues, rritja e standardeve të larta fluturuese, modernizimi me teknologji të re fluturuese, arritja e strukturave bashkëkohore dhe realizimi i PG-ve. Një vëmendje e veçantë gjatë këtij viti iu kushtua përgatitjes së pilotëve të rinj të kalimit në helikopterët BO-105 dhe AB-205, rritja e shkallës së gatishmërisë teknike në bashkëpunim me specialistët e firmave të huaja për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e teknikës ajrore. Zhvillimi i koncepteve operacionale ka ndikuar në rritjen e aftësisë fluturuese të pilotëve, të cilët duke iu përshtatur edhe STANAG-ëve të përcaktuara kanë rritur ndjeshëm nivelin e tyre profesional dhe numrin e fluturimeve. Gjatë këtij viti nga kjo Bazë me prioritet është parë realizimi i planit të fluturimit të pilotëve, ku u

arrit që 12 pilotë të kalojnë pragun e 180 orëve të fluturimit, 14 pilotë dolën vetëm në helikopterët AB-205 dhe BO-105, si dhe u përgatitën 4 instruktorë. Efektivi inxhiniero-teknik në mënyrë të vazhdueshme ka siguruar dhe punuar në kohë teknikën fluturuese për një punë normale e pa premisa për ngjarje të jashtëzakonshme. Përsa i përket sigurisë ajrore, ajo sot bazohet në parimet e mbrojtjes kolektive të NATO-s, të rritjes së efektivitetit të kundërveprimit të përbashkët e në kohë reale. Në Bazën Ajrore të Farkës spikat puna e kolonel Frederik Beltoja dhe tërë stafit të tij. Kjo bazë ka hedhur një hap shumë të madh para. Puna në grup analiza e përditshme përgjegjësia individuale dhe kërkesa për disiplinë të rreptë në punë ka sjellë dhe rezultate. Në Bazë ka kurajë dhe flitet hapur për çdo problem dhe vendosen objektiva të qarta. hapësira ajrore dhe përgjegjësia për policimin ajror

Policimi i hapësirës Ajrore të Shq-ipërisë tani është një realitet, por dhe një risi në Forcat Ajrore. Problemet dhe tërë punën i kemi konsideruar si një përgjegjësi e tërë stafit që drejtoj cilëson komandanti i kësaj Qendre nënkolonel Tomorr Mukaj. Qendra e Kontroll Raportimit të situatës ajrore, ka menaxhuar me profesionalizëm trafikun ajror në përgjithësi dhe

veçanërisht në përballimin e situatave emergjente apo edhe gjatë fluturimeve stërvitore të bëra gjatë vitit. Në qendër të vëmendjes nga ky personel ka qenë mbajtja në gatishmëri e sistemeve të komunikimit për realizimin e detyrave të komandim drejtimit të Komandantit të Forcës Ajrore dhe komunikimi për Policimin Ajror me strukturat e NATO-s. Për kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare është koordinuar puna midis strukturave përgjegjëse të Forcës Ajrore dhe strukturave të NATO-s, CAOC-5 dhe CAOC-7 në realizimin e Policimit Ajror, si dhe janë realizuar me sukses stërvitjet e planëzuara “Tango Screamble”. Si detyrë e rëndësishme e kësaj Qendre mbetet implementimi i programit për shkëmbimin i pasqyrave ajrore me NATO-n, programi i Air Policing, modernizimi me pajisje të reja, duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm me ANTA-n. Bashkëpunimi dypalësh në fushën ushtarake ka qenë sërish në planin vjetor të Forcës Ajrore. Fushat kryesore të bashkëpunimit me vendet e tjera të NATO-s ishin zbatimi i kontratës së blerjes së helikopterëve të rinj COUGAR, modernizimi i sistemit të vëzhgimit ajror, ngritja dhe funk-sionimi i komandim kontrollit QKR (CRC), përmirësimi i infrastrukturës në Bazën Ajrore Farkë, modernizimi i Bazës Ajrore Kuçovë për HNS, si dhe krijimi i infrastrukturës për realizimin e Policimit Ajror. Në përmbushje të standardeve të përcaktuar dhe FG, Forca Ajrore ka arritur të ratifikojë 6 STANAG dhe është në proces ratifi-kimi i shtati. Nga personeli i Forcës Ajrore është punuar dhe po punohet për implementimin dhe vënien në jetë të këtyre STANAG-ëve me qëllim përdorimin e të njëjtave procedura, kode dhe standarde si NATO. Profesionalizmi dhe stërvitjet e përbashkëta

Përsa u përket stërvitjeve të për-bashkëta, ato kanë qenë të shumta në numër dhe në çdonjërën prej tyre nga Forca Ajrore është treguar profesion-alizëm, përkushtim dhe koordinim i veprimeve në realizimin e detyrave me forcat e tjera pjesëmarrëse. Ndër to përmendim: Stërvitja me Forcat Tokësore, Forcën Detare, stërvitjame Batalionin Special, Batalionin Ko-mando, Policinë Ushtarake, stërvitja komando shtabi “Reagimi i Përbashkët 2011”, stërvitja me ribazim e teknikës ajrore në rajonin e Kukësit “Drini-2011” dhe stërvitje të tjera individuale. Gjatë analizës nuk mund të anashka-lohet edhe fakti që në disa raste ka pasur edhe vështirësi në përmbushjen e misionit dhe detyrave, por me maturi dhe pjekuri këto vështirësi nuk kanë penguar mbarëvajtjen e realizimit të detyrimeve. Këto vështirësi më tepër janë ndjerë në mbështetjen logjistike të reparteve të Forcës Ajrore, në evidentimin, pajisjen me dokumentat e pronësisë së disa objekteve të Forcës Ajrore, etj. Ku synojnë të arrijnë në vitin 2012

Për vitin 2012 mbetet si detyrë e rëndësishme rritja e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë stërvitjes ajrore në Bazën Ajrore

Bejdo malo

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 77policia ushtarake

Farkë, ku me prioritet do të jenë fluturimet treneruese për grupet e kalimit të pilotëve si në helikopterin BO-105 dhe AB-205, fluturimet në kushte të vështira meteorologjike, si dhe fluturimet natën. Një rëndësi e veçantë do ti kushtohet edhe grupit të pilotëve të cilët do të trajnohen për helikopterin e ri KUGAR, i cili pran-verën e vitit 2012 do të bëhet pjesë e Forcës Ajrore. Është fat e privilegj për brezin që punon në Bazën Ajrore Farkë, pasi është hera e parë që në radhët e Forcave Ajrore shqiptare vi-jnë helikopterë të prodhuar enkas për Shqipërinë. Po gjatë vitit që vjen do të vazhdojnë sërish përpjekjet për kuali-fikimin tekniko-profesional të efektivit teknik e specialist të mirëmbajtjes, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së mirëmbajtjes dhe rritjen e nivelit të riparimeve.

Përsa i përket monitorimit dhe shkëmbimit të pasqyrave ajrore, viti 2012 na vë përballë sfidës së moderniz-imit të Qendrës së Kontroll-Raportimit të situatës ajrore me pajisje e sisteme të reja me qëllim rritjen e ndërvepruesh-mërisë me vendet e NATO-s, imple-mentimi i programit për shkëmbimin i pasqyrave ajrore me NATO-n, si dhe realizimi i Air Policing-ut. Gjatë 2012 do të punohet për ristrukturimin i aero-dromit të Kuçovës, duke synuar përm-bushjen e standardeve dhe plotësimin e kushteve për një aerodrom ushtarak HNS e modern, i cili do të shërbejë për realizimin e aktivitetit të drejtim-kon-troll-komandimit të njësive e reparteve të forcës, për aktivitetin operacional të aviacionit, si dhe për bazimin e forcave ushtarake të huaja gjatë zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta. Në fjalën e tij zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Sandër Lleshi vlerësoi punën dhe angazhimin e personelit të Forcës Ajrore në përmbushjen e detyrave të tyre. Ai theksoi faktin se pavarësisht arritjeve të deritanishme dhe profesionalizmit të treguar në emergjencat e janarit, mbetet si detyrë që të rritet akoma më shumë fryma e bashkëpunimit dhe shkalla e ndërve-prueshmërisë me kolegët tanë si në Forcat e Armatosura Shqiptare, ashtu edhe në ato të NATO-s. Çelësi i suk-sesit për vitin 2012 për Forcën Ajrore do të jetë përcaktimi dhe dizenjimi sa më i qartë i objektivave të së ardhmes së Forcës Ajrore. Vetëm duke e ditur se ku duhet të shkosh, mund ti gjesh mënyrat dhe mjetet për t’ia arritur qëllimit të vënë. Në përfundim koman-danti i Forcës Ajrore gjeneralbrigade DhoriSpirollarifalënderoipersonelinetij për arritjet e treguara gjatë vitit dhe siguroi se ashtu si deri më sot personeli i Forcës Ajrore do të përmbushë me rigorozitet e përkushtim detyrat e vëna, me qëllim rritjen dhe konsolidimin e gatishmërisë operacionale për përm-bushjen e misionit të Forcës Ajrore, modernizimin e saj, si dhe integrimin në strukturat homologe të NATO-s. Viti 2012 është një vit jubilar për Forcat e Armatosura Shqiptare, pasi përkon me 100 vjetorin e krijimit të tyre, dhe si i tillë Forca Ajrore do të tregojë më së miri se ç’di të bëjë në përmbushje të misionit të tij kushtetues dhe urdhrave e udhëzimeve që do të dalin për këtë qëllim.

Të hënën në Policinë Ushtar-ake u zhvillua analiza e real-izimit të detyrave një vjeçare. Në analizë mori pjesë Arben

Imami ministër i Mbrojtjes. Në fillim të analizës, kolonel Xhevdet Zeneli, ko-mandant i Policisë Ushtarake, shprehu mirëseardhjen dhe falënderimin e tij për pjesëmarrjen në analizë të ministrit të Mbrojtjes duke e cilësuar një vlerësim më të madh të bërë për njësinë që drej-ton. Më pas n/kolonel Medi Kuçi shef i Shtabit dha një prezantim të shkurtër për “Punën e bërë dhe masat e marra për realizimin e detyrave për vitin 2011, problemet e konstatuara dhe mendime për përmirësimin e punës së Policisë Ushtarake në të ardhmen”. Në prezan-tim u trajtuan arritjet dhe problemet e ndjekura në zbatim të veprimtarisë kriminale në Forcat e Armatosura, zbatimit të ligjshmërisë, ndjekja dhe menaxhimi i veprimtarisë së personelit, arritjes së kapaciteteve operacionale dhe zhvillimit të stërvitjes, ndjekjes dhe implementimit të standarteve të ratifikuara apo në ndjekje, ndjekjes së realizimit të Objektivit të Forcës, mbështetjes logjistike dhe menaxhimit të burimeve financiare të dhëna në përdorim. Në prezantim një falënderim të veçantë u dha për mbështetjen që MM dhe SHPFA i ka dhënë Policisë Ushtarake për realizimin e detyrave dhe misionit të saj.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes u interesua për ecurinë e stërvitjes në Policinë Ushtarake dhe në mënyre të veçantë për stërvitjen dhe vlerësimin e togës NRF, arritjen dhe realizimin e objektivit të forcës që Policia Ushtar-ake është përgjegjëse, implementimi i

Zhvillohet analiza vjetore në Policinë UshtarakeMinistri i Mbrojtjes: “Jeni shumë mirë, vazhdoni me këtë ritëm pune”

STANAG-eve, arsimimi dhe ecuria në karriere e personelit oficer, n/oficer dhe ushtarëve profesionistë, mbështetja dhe sigurimi i procesit të demontimit të municioneve si dhe masat e marra për zbatimin e ligjshmërisë në Forcat e Ar-matosura. Policia Ushtarake gjatë vitit 2011, arriti objektivat e përcaktuara si dhe realizoj të gjitha detyrat e planëzuara dhe të ardhura duke arritur progres në përmbushjenmecilësitëDirektivëssëMbrojtjes dhe Udhëzimeve të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së në drejtim të rritjes së kapaciteteve operacionale, ndjekjes së veprimtarisë antiligjore, kontrollit të zbatimit të ligjit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të resurseve dhe realizimin me sukses të operacioneve të shoqërimit të kolonave me municion, të KFOR, të kontingjenteve, të ndihmave etj, si dhe sigurimin e poligoneve e Uzinave

Ushtarake në procesin e demontimit dhe asgjësimit të municioneve.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami “vlerësoj punën e bërë për vitin 2011 nga Policia Ushtarake dhe kërkoj që të vazhdohet me këtë ritëm pune. Ai u ndal në atë që edhe për vitin 2012 stërvitja do të jetë prioritet kryesor për Forcat e Armatosura dhe për Policinë Ushtarake do të jetë stërvitja e togës NRF. Gjithashtu rëndësi ti kushtohet procesit të demontimit të municioneve, lirimit të objekteve në pronësi të FA, si dhe falënderim të veçanta u dha për mbështetjen që Policia Ushtarake i ka dhënë sigurisë së këtij procesi. Ministri i Mbrojtjes tërhoqi vëmendjen që të punohet më shumë dhe më mirë për sigurimin dhe ruajtjen e poligoneve të asgjësimit, ndjekjes dhe rritjes së forcës zbuluese dhe parandaluese të veprim-tarisë antiligjore në FA, të punohet që

të kompletohet dhe stërvitet dhe një togë tjetër për të qenë e gatshme për mision etj”

Ministri i Mbrojtjes veçoj punën e bërë për thithjen e kontingjenteve të cilët kanë përfunduar arsimimin jashtë vendit për Policinë Ushtarake dhe punën e mirë që ky personel po kryen në implementimin e njohurive të mara. Kolonel Xhevdet Zeneli, komandant i Policisë Ushtarake, siguroi Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes se efektivat e Policisë Ushtarake do të angazhohen në realizimi e detyrave që do të për-caktohen nëDirektivën eMbrojtjes2012, Udhëzimeve të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe të gjitha de-tyrave që do të dërgohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së gjatë vitit 2012.

N/kolonel Medi Kuci, shef Shtabi i Policisë ushtarake

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në analizën vjetore të SuQu

Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), zhvilloi analizën vjetore për aktivitetin e 2011. Në analize morën pjese zv/ministrja e

Mbrojtjes Zana Xhuka dhe drejtori i Inspektoratit ShëndetësornëSHPtëFAkolonelDr.Shk.BajramBegaj. Analiza e SUQU-se vjen mbas analizave të kryera në çdo shërbim dhe blloqet e kryesore të spitalit si QKT, SU dhe IKMU. Ajo mbështetet kryesisht në analizën e të dhënave statistikore që përfshijnë periudhën 1 dhjetor 2010 deri 30 nëntor 2011 si dhe në informacionet e marra nga analiza e të njëjtës periudhe, prej shërbimeve dhe drejtorive të SUQU-së. Gjatë vitit 2011, SUQU, ka pasur impenjimin e të gjithë personelit mjekësor dhe ndihmës për të realizuar detyrat në plotësimin e misionit të Spitalit Ushtarak. Insistimi i vazh-dueshëmiDrejtorisësëPërgjithshmedhestafittëtij ka qenë përmbushja e misionit dhe detyrimet ndaj mbështetjes shëndetësore për FA dhe detyrimeve për pjesën tjetër të detyrimit, që lidhet veçanërisht me Politraumën si një moment ballafaques shume i rëndësishëm në sistemin shëndetësor në Shqipëri,

dhe konkurrencën për të evidentuar dhe nxjerrë në pah vlerat e Spitalit Ushtarak. SUQU vazhdon të mbaje peshën kryesore edhe në menaxhimin e urgjencave të politraumës në “epideminë e trau-mave automobilistike”, që venë në pikëpyetje çdo ditë jetën e njerëzve dhe gjithnjë kanë adresën dhe ndihmën mjekësore të mjekeve dhe personelit të Spitalit Ushtarak që kanë punuar dhe punojnë me përkushtim gjatë 24 orëve. Kjo evidentohet lehtë edhe në treguesit e përmbledhur të punës vjetore të SUQU që janë të krahasuara vetëm me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” por që në specifika të veçanta sikundër është trajtimi i traumës janë unike në Shqipëri. Në analize u theksua veça-nërisht dhe puna e shërbimit ambulator me mjaft vizita dhe ekzaminime mjekësore ku pjesën me të madhe mbi 80% janë ushtarake. Rëndësia e kujdesi në veçanti për kontrollin dhe certifikimin e ushtar-akeve nga ana shëndetësore dhe atyre që shkojnë me mision jashtë vendit.Po kështu u evidentua dhe puna e Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) i specializuar në fushën e mjekësisë paran-

daluese dhe që kryen aktivitet tërësisht në interes të FA në fushën e sigurisë ushqimore, ujit, kontrollet higjieno-epidemiologjike, certifikimin dhe vaksin-imin e ushtarakeve që shkojnë me mision jashtë vendit, organizimin e aktiviteteve dhe trajnimin e personelit mjekësor dhe ushtarakeve me mision në FA. Nga zv/ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka u theksua rëndësia që ka Spitali Ushtarak si qendër e vetme mjekësore ushtarake, por dhe si institucion i rëndësishëm mjekësor në rang kombëtar, e cila ka qenë dhe do të jetë në vëmendjen e drejtuesve ushtarake e civile të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FA, si dhe të shëndetësisë e qeverisë dhe që mbetet në monitorimin e vazhdueshëm publikut në marrjen e ndihmës mjekësore. Për vitin në vazhdim, SUQU do të ketë mbështetjen e duhur financiare dhe përmirësimin e bazës ligjore për përdorimin e të ardhurave dytësore për mirëmba-jtjen dhe rinovimin e aparaturave diagnostike apo nevoja të tjera të spitalit.

Kol.Dr.Shk.Luan NIKOLLARIEpidemiolog

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 20118

misioni trajnues në afganistanOMLT-ja shqiptare prezantim dinjitoz

omlt

Detyra – Nderi – Atdheu është kodi moral i FAR-SH të cilin pjesëtarët e FA-së e kanë si motivues

kudo që shërbejnë, brenda dhe jashtë Atdheut. OMLT-ja (Operational Mentor Liaison Team) e thënë shqip Grupi Operacional i Këshillimit dhe Koordinimit në Afganistan është duke kryer me sukses misionin pikërisht duke ndjekur dhe zbatuar kodin moral të FA-së. Por si arrijnë ata të përmbushin normat e kodit moral dhe të nderojnë FA? Përgjigjja është fare e thjeshtë: duke u prezantuar denjësisht. Rrjedhimisht lindin pyetje të tilla si: çfarë duhet bërë dhe cilat janë sfidat që ndeshen në realitet? Cilat janë detyrat, të drejtat dhe dety-rimet me qëllim që të përmbushët me sukses misioni, të justifikohet besimi i eprorëve dhe të prezantohet me dinjitet Shqipëria përkrah aleatëve në arenën ndërkombëtare? Nga aspekti operacional me gjithë kompletimin e veshjeve, pajisjeve dhe armatimit që kemi duke shtuar këtu edhe makinat që na ka siguruar ushtria amerikane jemi plotësisht të ndërveprueshëm në çdo vend dhe moment duke përfshirë dhe kushtet ekstreme atmosferike. Kësisoj mbetet të jepet impakti dhe kontributi ynë së bashku me kolegët amerikan në ndihmë të mbështetjes de fakto në operacion të batalionit afgan të cilin kemi në patronazh.

Si është i ndërtuar programi që ndjekim gjatë ditës dhe javës?Ditanismeshpërndarjennëdetyrë

tek batalioni afgan sipas organizimit për detyrë me në krye Komandantin i OMLT-së n/kolonel Arjan Hilaj, zëvendësi i tij major Keith Mackey që marrin pjesë në punën e përditshme të komandantit të batalionit afgan dhe zëvendësit të tij, gjithashtu shefat e seksioneve. Ndërsa komandantët e Kompanive shkojnë tek kompanitë me specialistët përkatës që kanë në për-bërje për të mbështetur çdo sektor dhe hallkë komandimi sipas specialiteteve në trupa. Për të ndihmuar sa më mirë kolegët afgan duhen marrë në kon-sideratë dhe madje zbatuar një sërë kriteresh p.sh: Puna në përputhje me ligjet dhe rregullat afgane, sistemin e tyre, pra ne nuk mundohemi dhe nuk kërkojmë të ndryshojmë sistemin e tyre, por ndihmojmë ata të kryejnë detyrat pikërisht në përshtatje me sistemin, rregulloret, pajisjet, arma-timin, natyrisht edhe me kufizimet që ata kanë. Procesi ynë nis që me sug-jerimet dhe këshillimet, planëzimin e përbashkët për programet javore dhe mujore të punës në përgjithësi, dhe të stërvitjeve në veçanti. Vlen për t’u theksuar se ne nuk marrim përsipër detyra komandimi, pasi kësisoj do

t’u hiqnim autoritetin komandantëve afgan, gjë e cila do të na çonte pro-cesin në regres. Procedura jonë në trajnimin dhe stërvitjen e shefave të shtabit të batalionit, kompanive dhe togave afgane ka si orientim parimin: “Train The Trainers” (stërvit tra-jnuesit) me qëllim që ata të stërvitin vetë efektivat e tyre kur ISAF në vitin 2014 do të mbyll misionin dhe Ushtria Kombëtare Afgane do të marri për-sipër sigurinë e Afganistanit duke e mbajtur atë një vend të stabilizuar në rajon të aftë të luftoj terrorizmin.

Një nga vështirësitë që kemi hasur është fenomeni i mungesës së bashkëpunimit të shefave të batalionit me njëri tjetrin si një organizëm. Në përgjithësi mbizotëron lidhja e linjës komanduese midis komandantëve të nivelit të lartë me komandantët e dy apo tre niveleve më poshtë duke anashkaluar kështu shtabet përkatëse

dhe komandantët e ndërmjetëm. Ne i inkurajojmë që të punojnë në grup si shtab batalioni. Një nga këto aspekte është takimi javor që ata kryejnë ak-tualisht - nën ndikimin tonë - ose janë gjithashtu planet javore të punës. As nën mëngë për të arritur qëllimin kemi edhe përkthyesit. Ata jo vetëm që përkthejnë me profesionalizëm edhe gjuhën teknike, por edhe na ndihmojnë për të ndërtuar sa më mirë raportet njerëzore me kolegët afgan duke e bërë më të thjeshtë përqasjen kulturore e zakonore të partnerëve afgan. Trajnimet që ne kryejmë i përmbahen parimit: Lead By Example (Udhëhiq Me Shembull Vetjak) dhe demonstrim praktik në terren se sa thjesht të flasësh. Edhe nëse mjetet, pajisjet dhe ambientet për mësim e stërvitje nuk janë më të dëshiruesh-met e mundshme ne jemi gjithnjë në gatishmëri dhe në gjendje të improvi-

zojmë. Nëse ke minimalisht 40% të auditorit analfabet, në vend që ti të shpjegosh edhe ata të lexojnë e mba-jnë shënime, duhet më shumë të bësh skema e makete dhe veprime praktike. Gjatë mësimeve dhe stërvitjeve ne i inkurajojmë dhe motivojmë ata duke nxjerrë ushtar e nënoficer shembuj nga të cilët spikasin dhe madje u japin pjesë mësimi vetë shokëve të tyre. Ne i respektojmë partnerët afgan në sjelljet dhe dëshirat e tyre si psh nëse ata lodhen nga mësimi, atëherë ne më mirë e ndërpresim bëjmë pushim, ose nëse kemi kuadro analfabet apo nuk dinë as gjërat më elementare siç është fare mirë leximi i hartës atëherë nuk iu kërkojmë që të dalin edhe demonstrojnë apo shpjegojnë para trupave të tyre pasi do të ndiheshin të ofenduar. Pra shpesh nuk duhet të jesh thjesht trajnues ose luftëtar, por edhe diplomat. Gjatë pushimeve

të shkurtra me qëllim që të afrohemi më shumë me efektivat bisedojmë me ta në mënyrë që mos të mendojnë se tregohemi superior ndaj tyre dhe nuk i respektojmë. Përkundrazi ne i inkurajojmë që ata të shprehen e tre-gojnë mbi veten e tyre si psh kur një ushtar tha se kishte dy gra dhe nëntë fëmijë, madje priste të dhjetin: “Unë dua të kem shumë fëmijë me qëllim që të kem mjaftueshëm për të luftuar”. Ndërsa një kolegun tonë e pyetën: “Përse ke vetëm dy fëmijë”? Vërejtja dhe argumentimi i tij ishin: “Nëse do të vriten të dy fëmijët e tu, atëherë ti do të mbetesh i vetëm dhe nuk do të jesh në gjendje të mbrosh vendin tënd”. Këtu del në pah shpirti i tyre luftarak dhe mentaliteti dhe natyrisht gatishmëria për të luftuar, të ndikuar natyrisht nga dekada të tëra luftërash. Në batalionin tonë ka shumë grupe etnike siç janë taxhik, hazara, pashtun etj, por në rast diskutimesh mes tyre ne nuk mbajmë asnjërën anë, por kur na kërkojnë mendimin argumen-tojmë se ata janë të gjithë afgan dhe ne jemi këtu pikërisht për të mirën eAfganistanit.Disangatrajnimetendryshme që zhvillojmë me kolegët afgan përmendim: Kurs për zbulimin ngaS-2kapitenDidoOmeri;kurspërnjohjen e kompjuterit me programet bazë sikurse edhe trajnimin me radio për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre sipas standardeve nga S-6 kapiten Lulzim Hopxha së bashku me kapter Gëzim Mata nënoficeri specialist i ndërlidhjes pranë togës së Ndërlid-hjes në KSH (Kompaninë e Shtabit); Leksione dhe trajnime në logjistikë për mirëmbajtje dhe menaxhim të aseteve logjistike nga S-4 kapiten Hysni Imeraj dhe oficeri i mirëm-bajtjes pranë Togës së Mirëmbajtjes në KSH Toger Andriçel Hoxhalli; Trajnimi i Togës Mjekësore të KSH-së nga doktori i kontingjentit toger Fatjon Çuko së bashku me kolegun e tij amerikan rreshter John Thomson; Kurs për leximin e hartave, orientim dhe navigim në terren Qendrës së DrejtimittëZjarrittëKSH-sësikurseedhe procedurat e drejtimit dhe ud-hëheqjes së kompanisë nga oficeri përgjegjës pranë kësaj Kompanie kapitenMiriDurodhenënoficerimeeksperiencë kapter Rrahman Saliasi; Kurs gjithashtu pranë Kompanisë së Rikonicionit për snajper, navigim në terren, dhe kontroll banesash nga toger Kliton Karaj dhe n/tetar Albert Kica; Natyrisht edhe trajnimet e kom-panisë xheniere mbi procedurat me municionetdhenëveçantimeIED-të(ImprovisedExplosiveDevices)ngatoger Anthony Ropberts, Kapiten Shkumbin Gjana dhe tetar Eris Qama. Pas ditës stërvitore në batalion Doktor Toger Fatjon ÇUKO duke udhëzuar injektimin për dhënien e serumit

Në mes Kapiten Dido OMERI dhe në të djathtë WarranN/Toger Adrian MENDOZA

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 9

misioni trajnues në afganistanomlt

kryejmë takimin ditor të grupit tonë ku raportojmë për aktivitetin ditor të zhvilluar, kryejmë analiza të shkurtra ku dalin në pah arritjet dhe aspektet ku duhet të vazhdojmë të punojmë në vijim në përputhje me nevojat e batalionit afgan. Koha e mbrëmjes mbetet për t’u përgatitur mbi ditën e nesërme dhe të ushtrohemi - sipas ud-hëzimeve të komandantit - çdo ditë në palestër, dhe gjejmë kohën gjithashtu për të vetmin “argëtim”: shfrytëzimi i internetit për t’u informuar mbi të rejat, dhe sigurisht komunikimi me të afërmit. Por për kapter G. Mata dita nuk përfundon me kaq pasi ai është ngarkuar me detyrën për të mundë-suar lidhjen me SHPFA mbi raportet ditore. Midis procedurave standarde që ne kemi është edhe shërbimi teknik javor në makinat dhe armatimin. Kujtoj nga shkrimet e mëparshme që OMLT-ja jonë ka 10 makina, 5 prej të cilave MATV (MRAP All Terrain Vehicle) i kanë kolegët amerikan dhe 5 MaxxPro i kemi ne pala shqiptare në administrim dhe përdorim. E diela është dita e caktuar për shërbimin teknik, mirëmbajtje kur kryejmë kontrollin e sigurimit teknik sipas katalogut përkatës të makinave dhe shërbimet e nevojshme. Stërvitje mbi procedurat e tërheqjes së makinave, procedurat e shpëtimit kur makina përmbyset apo në rast zjarri. Pasdite kryejmë pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjithë armatimit.

Ne vërtetë këshillojmë, orien-tojmë, trajnojmë dhe stërvitim batal-ionin afgan, por kjo gjë nuk nënkup-ton se ne nuk kërkojmë nga vetja të mbajmë nivelin fizik dhe operacional që kemi, përkundrazi stërvitemi edhe vetë në bazë të detyrave dhe ud-hëzimeve që çdo OMLT në ndryshim nga shumë kontingjente të tjera me detyra të ndryshme. Përveç detyrave të veçanta zhvillojmë edhe stërvitje rutinë siç janë përgatitje për qitje re-flektive kryer nga kapiten Ian Cairns dhe Rreshter Luis Morales, qitjet me të gjitha armët tona të lehta dhe të rënda të cilat janë planëzuar dhe drejtuar nga S-3 major Arjan Mullalli së bashku me Toger Redion Qirjazi. Me urdhër të veçantë nga komandant n/kolonel A. HILAJ me qëllim oper-imin në çdo kohë dhe kushte kryejmë edhe stërvitje natën ku përdorim dylbitë e natës, por edhe stërvitje për shpëtim të jetës siç është ndihma e parë e deri tek injektimi në rrugë transavenoze, e thënë ndryshe kryerja e procesit të serumit në mënyrë të pa-varur dhe sigurisht nën mbikëqyrjen edydoktorëvetanë.Duhettheksuarse një ndihmë e konsiderueshme për kompletime të veçanta i atribuohet palës amerikane për sigurimin dhe

mbështetjenmeto.Detyratëveçantapor jo të rralla që ne kryejmë janë daljet nga baza për qëllime adminis-trative tona ose takimet e shpeshta që komandanti i Misionit ka me ekipet OMLT të brigadës dhe divizionit, por natyrisht këto nuk janë një xhiro nga blloku, por çdo gjë është në përputhje me të gjitha masat e sigurisë pasi çdo dalje nga baza e çfarëdo lloji dhe karakteri qoftë, pavarësisht se ku dhe sa larg shkon konsiderohet operacion luftarak sepse mund të përballesh çdo moment me rrezikun. Misionet tona administrative nisin që nga urdhrat operacional të cilët azhurnohen sipas situatës së përgjithshme dhe të veçantë të sigurisë në zonën e operacionit dhe interesit, armatimi me municion luf-tarak, ndërlidhja, furnizimet 3 ditore me veshmbathje, ushqime dhe ujë – pavarësisht se misioni mund të zgjasë vetëm disa orë – procedurat e thirrjes

për evakuim dhe mbështetje me zjarr nga forcat e gatshme të reagimit të shpejtë. Shpesh dalim me detyrë në mbështetje të forcave afgane kur ata marrin detyra me mision si siguria e Këshillit të Loja Jirga, ruajtja dhe sigurimi i objekteve të rëndësisë së veçantë apo shpërndarje të ndihmave humanitare në zonën operacionale për të rritur popullaritetin dhe ndikimin e batalionit afgan në atë rajonin e tij. Ndër aspektet e veçanta këtu ka qenë organizimi dhe festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, dhe ardhja tre-ditore e përfaqësuesve të ekipit OMLT-2 në 15 tetor për rikonicion me në krye n/kolonelin Enver Lako dhe përfaqësues të SHPFA n/kolonel Etor Shehu. Ekipi u njoh gjerësisht me bazën tonë “BLACKHORSE”, me repartin dhe batalionin afgan ku u takuan edhe me komandantin e bata-lionit afgan n/kolonel Gul Gurbaz.

Ekipi gjithashtu vizitoi edhe trupat e batalionit ne detyrat e sigurisë që ata kryejnë në qendër të qytetit edhe në rrethina. Gjatë qëndrimit këtu ekipi pati fatin të provonte futjen dhe qëndrimin në bunkier, pasi jo rrallë herë ndodh që të bjeri alarmi dhe me shpejtësinë më të madhe duhet të shkojmë në bunker. Ndërsa pjesa tjetër e grupit tonë që ishte i gatshëm, menjëherë mori pajimet, armatimin dhe kompletimin luftarak dhe shkoi me shpejtësi rekord në pozicion, për-gatiti makinën për luftim dhe raportoi. Komandanti i ardhshëm i OMLT-2 n/kolonel Enver Lako u interesua dhe u njoh gjerësisht mbi detyrat dhe aktivitetet tona, rrjedhimisht mori mjaft informacione të cilat natyrisht do i shërbejnë efektivit të tij.

Në fund të muajit nëntor grupi ynë pati vlerësimin nga zyra e OMLT/POMLT i cili zgjati dy ditë të gjata.

Vlerësimi ishte i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës deri në detajet më të vogla duke filluar me prezantimin mbi OMLT-në tonë dhe pasuar nga një prezantim mbi batalionin afgan. Ekipi vlerësues vizitoi batalionin duke pyetur dhe kontrolluar të gjitha hallkat drej-tuese.Ditënedytëshkuamnëzonëne operacionit ku vlerësuesit inspektuan trupat në terren. Për hir së vërtetës duhet thënë se pavarësisht kontrolleve nga më të ndryshme dhe hollësishme më në fund u lehtësuam dhe gëzuam kur dëgjuam përfundimet e vlerësimit të cilat ishin me nota superlative. Nuk mund të mos dëgjohej deri në qytetin e Kabulit gjëmimi i topave të bater-isë së batalionit “tonë” me në krye kapitenDestanMuça,kapitenKlodianThanasi dhe toger John Law të cilët pas stërvitjeve disa mujore arritën të përgatisnin për qitje luftarake me topat D-30efektivatafgan.

Me datë 16 dhjetor që herët në mëngjes ishte momenti i së vërtetës për përgatitjen fizike pesë-mujore që jemi trajnuar e cila do të kulmohej me testimin fizik. Pikët maksimale ishin 300 gjithsej. Nga tre disiplinat klasike: Pompa <2’, Palosje <2’ dhe Vrapim standard 2 milje/3220 m personi i testuar duhej të arrinte kualifikimin në të tria disiplinat minimalisht nga 60 pikë për secilën dhe në total 180 pikë, përndryshe do të s’kualifikohej/do të konsiderohej mbetës. Nën prezencën kureshtare të ushtarakëve të ndryshëm aleat (pasi deri më tani vetëm Marinsat ameri-kan dhe kanadezët të cilët përbëjnë Forcat e Reagimit të Shpejtë të bazës asnjë kontingjent tjetër aleat nuk ka kryer testime fizike) ne zhvilluam testimin nën ftohtin e mprehtë por me entuziazëm dhe bindje në vetvete për arritjet tona të mundshme pas gjithë atyre muajve stërvitje të ndërthurur. Pompat dhe palosjet ishin të thjeshta, por sfida e vërtetë dhe prova e forcës psikologjike provohej në vrapimin e 3200 m. Madje edhe peshat e rënda si doktori toger F. Çuko arriti me sukses në finish. Por “gjethet e dafinës” i takojnë kryekapter Proletar Panxha këshilltari i SHSHP me detyrë këshill-tar për n/oficer dhe ushtar në OMLT i cili arriti pikët maksimale. Grupi i Koordinimit dhe Kontaktit të FARSH vazhdon misionin me ritme dhe përkushtim, të bindur në rëndësinë e kryerjes së detyrës dhe KRENAR që i shërbejmë Atdheut kaq larg dhe për një kohë të gjatë nën vështirësi, me shpresë se kontributi ynë është në dobi të stabilizimit të Afganistanit dhe mbarë rajonit.

Punoi: Kapiten Miri DUROAprovoi: N/Kol Arjan Hilaj

Kabul – Afganistan 20/12/2011Pala shqiptare e OMLT-së gjatë testimit fizik

Kapiten Destan MUÇA dhe Kapiten Klodian THANASI duke përgatitur partnerët afgan për qitje me D-30

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 201110 ndërlidhja

Komanda dhe shtabi i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes bën bilancin e punës për 2011Komanda dhe shtabi i Agjen-

cisë së Sistemeve të Ndër-lidhjes dhe Informacionit, zhvilloi analizën e volumit

të punës, që kjo Agjenci kreu gjatë një viti. Përveç personelit të shtabit dhe komandantëve të Qendrave të ASNI, në analizë asistoi dhe një grup i deleguar nga SHPFA, i përbërë nga drejtori i J-9 kolonel Vasillaq Balca me cilësinë edhe të kryetarit të grupit, drejtori i J6 kolonel Çesk Millja si dhe zv/drejtori i J9, n/kolonel Ylli Mecaj. Pas prezantimit të axhendës së analizës nga ana e komandantit të ASNI, n/kolonel Arben Hoxha, analiza vazhdoi më mbajtjen e prezan-timit të posaçëm nga zv/komandanti i ASNI-së n/kolonel Viktor Hysi. Ky i fundit, pasi bëri një rezyme shumë të saktë dhe profesionale të punës së kryer dhe rezultateve të arritura nga personeli i Agjencisë, do të ndalej më specifikisht në punën e mirë të bërë gjatë një viti nga seksionet në shtab.

Me përfundimin e prewzantimit të mbajtur nga n/kolonel Hysi, u kalua në pyetje dhe diskutime nga të pranishmit. “Si specialist të fushës, ne na ha meraku për punën dhe analiza vjetore është një mundësi e mirë, për të diskutuar në interes të përmirësimit të punës” - do ta hapte fjalën e tij, drejtori i J-6 kolonel Cesk Millja. Më tej gjatë diskutimit të tij, ai do të ndalej në disa problematika, ku forcën e rëndesës, do ta përbënin diskutimi për strukturën e Agjencisë, si dhe aftësitë operacionale të saj, të lidhura ngushtë më strukturën. Nga ana e tij n/kolonel Ylli Mecaj, zv/drejtor i J-6 në SHPFA, do të kishte në fokus të diskutimit të tij, pikat e ritransmetimit (PRT), në varësi të Agjencisë, dhe kryesisht fokusin e shqetësimit do ta përbënte niveli i përgatitjes së personelit, që punon në këto pika.

Interesit të të deleguarve të SHP-FA, iu përgjigj Komandanti i ASNI, n/kolonel Arben Hoxha, i cili në fjalën e tij, ndër të tjera do të thek-sonte nivelin e mirë të përgatitjes tekniko-profesionale, sidomos të oficerëve të rinj, të diplomuar në ish-UUS, por edhe në Akademitë perëndimore. gjithashtu ai përfitoi nga rasti që të siguronte jo vetëm zv/drejtorin e J-6,por të gjithë pjesëmar-rësit për nivelin e lartë dhe aftësitë mjaft të mira, që zotëron personeli që punon në pikat e PRT-ve,si një nga sektorët më nevralgjikë të ndërlidhjes së Forcave të Armatosura.

Kolonel Vasillaq Balca, si një nga oficerët që ndër të tjera mban mbi shpatulla edhe një përvojë të gjatë, në sektorin e menaxhimit të person-elit, do ta përqendronte diskutimin e tij, jo vetëm në problematikat që mund të kishte fusha e personelit në Agjenci, por interesi i tij u shtri edhe në punën e seksioneve të tjera të Agjencisë, si Financa, Logjistika,

OMLT 2, përfundoi me sukses, trajnimin gati dy javor në fushën e ndërlidhjes

Ditën e enjte kontingjenti i OMLT 2, për-fundoi me sukses, trajnimin gati dy javor në fushën e ndërlidhjes. Trajnimi i cili

u krye në Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, synonte t’i pajiste trupat e këtij kontingjenti me njohuritë e duhura dhe të domosdoshme, në lidhje me pajisjet dhe sistemet e ndërlidhjes, me të cilat ata do të operojnë gjatë kryerjes së misionit në Afganistan. Ky trajnim, do të përmbyllej me një testim të kontingjentit, në lidhje me njohuritë e fituara gjatë dy javëve. Nga ana e Seksionit të Operacioneve, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Seksionin e Ndërlidhjes së Agjencisë, u morën të gjitha masat për zhvillimin e një testimi, me standarde të larta profesionale. Për këtë qëllim u përgatitën në kohë ambientet, për zhvillimin e testimit, si dhe u përpiluan testet për efektivin e kontingjentit OMLT 2. Gjithashtu me urdhër të komandantit të ASNI-së, u ngrit edhe komisioni i posaçëm, që do të merrte në testim kontingjentin. Komisioni përbëhej nga: Shefi i Operacioneve toger Tefik Pajo, shefi i Ndërlidhjes kapiten Edvin Nure, me cilësinë edhe të kryetarit të komisionit, si dhe nga kapiten An-ton Legisi, i cili ka mbajtur edhe barrën kryesore të programit të stërvitjes së kontingjentit, përsa i takon ndërlidhjes. Nga ana e organizatorëve, testimi ishte konceptuar të zhvillohej në dy pjesë. Pjesa e pare, do të ishte pjesa teorike. Kjo pjesë parashikonte kontrollin teorik të kursantëve, në lidhje me njohuritë e marra prej tyre gjatë kursit, nëpërmjet zgjidhjes së alternativës së saktë, në fletën e testimit. Sipas kapiten Anton Legisit, kjo pjesë e testimit përmbante pyetje, në lidhje me njohjen e procedurave standarde të komunikimit të

NATO-s, bazuar ne manualin ACP-125; njohjen e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit, si dhe përdorimi i tyre në zonën e operacionit; llojet e kriptimit, futja dhe përdorimi i çelësave të kriptimit për sistemet e radiondërlidhjes. Pjesa e dytë e tes-timit, ishte ajo që kishte të bënte me përdorimin praktik të sistemeve te radiondërlidhjes. Në këtë pjesë, komisioni ishte treguar i vëmendshëm, për të parë aftësitë praktike të efektivit të kontingjentit OMLT 2, në lidhje me komunikimin ndërmjet përdorueseve të radiosistemeve, në gjuhën angleze dhe me standarde; programimin dhe konektimin e radiosistemeve, si dhe komunikimin e kriptuar dhe transmetimin e të dhënave ndërmjet radio-sistemeve. Gjatë zhvillimit të testimit, jo vetëm nga ana e komisionit të testimit, por edhe nga ana

e kursantëve u tregua disipline, korrektësi dhe përkushtim i admirueshëm. Sipas kapiten Edvin Nures, rezultatet e arritura nga kontingjenti i OMLT 2, ishin mjaft të kënaqshme, çka tregonte se ky trajnim i finalizuar me testimin përfundimtar, ishte vlerësuar maksimalisht nga i gjithë efektivi i këtij kontingjenti. Nga ana tjetër, sipas kapiten Nures, këto rezultate të larta, janë gjithashtu edhe një tregues, i punës së mire, që është bërë nga stafi i instruktorëve të ASNI-së, me në krye kapiten Anton Legisin. Si për t’i çliruar disi nga stresi dhe lodhja e testimit, në përfundim të kësaj dite me ngarkesë psikologjike për efektivin e OMLT 2, seksioni i BCU-së së ASNI, në bashkëpunim edhe me komandantin e OMLT 2, n/kolonel En-ver Lako, organizuan një ndeshje minifutbolli, në ambientet sportive të Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit. Të dyja ekipet, ai i OMLT 2, dhe ai ia ASNI do të tregonin vlerat e tyre më të mira, në një ndeshje fair play, ku do të spikatnin veçanërisht kapiten Florian Ruçaj, për OMLT 2, dhe kapiten Eugert Kruti për ASNI. Pas një loje të bukur dhe plot emocione, fati në fund të 60 minutave, do t’i buzëqeshte ekipit vendas të ASNI. “Miqtë” u larguan nga fusha e blertë, paksa të trishtuar nga kjo humbje, por me premtimin se nëpërballjentjetërfitorjadotëjetëetyre.Derinë shkurt të vitit tjetër, periudhë kur OMLT 2, planifikon të rikthehet në ambientet e ASNI-së në kuadër të stërvitjes familjarizuese, me palën amerikane, Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit ju uron suksese në stërvitje dhe mirë se vini sërish të dashur kolegë! (sigurisht me shpresën se do jeni më të stërvitur herën tjetër…..shaka miqësore)

BCU, etj. Interesit të kolonel Bal-cës, iu dhanë përgjigje të sakta dhe profesionale nga shefi i personelit të ASNI-së kapiten Eugert Kruti, shefja e Financës Xhezdije Gjolla etj. Në va-zhdim të fjalës së tij drejtori i J-9, do të kërkonte një detajim më specifik, të kërkesave dhe problematikave që dilnin nga prezantimi i analizës vje-

tore. Më tej kolonel Vasillaq Balca, do të vazhdonte fjalën e tij me disa këshilla përsa i takon prioriteteve të vitit 2012. Kështu sipas tij: “duhet që për vitin 2012, të eliminohen shfaqje të formateve shabllone, përsa i takon planëzimitvjetor.Duhettëelimino-het në mënyrë kategorike, çdo lloj fenomeni që ka të bëjë me disiplinën

formale, si keqmbajtja e uniformës, apo mungesat dhe vonesat pa arsye në punë. Një kujdes i veçantë, duhet t’i kushtohet ruajtjes së informacionit të klasifikuar, si dhe raportimi në kohë i aktiviteteve dhe problemeve në SHPFA”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kolonel Balca, duke falënderuar pjesë-

marrësit në analizë ndër të tjera do të thoshte: “Për mua ishte kënaqësi që isha sot pranë jush, dhe më lejoni që në emër të shefit të Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, por edhe në emrin tim personal t’iu shpreh përgëzimet komandantit të Agjencisë n/kolonel Arben Hoxhës, shtabit që ai drejton dhe nëpërmjet jush të gjithë personelit të ASNI-së, për punën tuaj të kënaqshme. Keni bërë përmirësime të dukshme, jo vetëm në pamjen e jashtme të Repartit, por edhe në drejtim të disiplinës së personelit. Edhe një herë urime dhe suksese”. Në përfundim të analizës vjetore ko-mandanti i ASNI-së n/kolonel Arben Hoxha, pasi falënderoi pjesëmarrësit dhe në veçanti grupin e të deleguarve nga SHPFA, për prezencën e tyre, përfitoi nga rasti t’i siguronte se be-simin që SHPFA ka pasur dhe vazh-don të ketë tek Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes, do ta shpërblejnë me më tepër përkushtim dhe rezultate të larta, në mënyrë që puna e mirë dhe e shkëlqyer që është bërë deri tani, të vazhdojë edhe më tej”.

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 11kds

Ky ishte lajtmotivi që përcolli analiza e punës një vjeçare nëKomandën eDoktri-nave dhe të Stërvitjes. Në

këtë analizë e cila u zhvillua këto ditë nëKDS,moripjesëgjeneralbrigadeZyberDushku,zëvendësshefiShtabittë Përgjithshëm të FA, kolonel Nex-hbedinShehudrejtoriDrejtorisësëMenaxhimit e Kualifikimit të Person-elit në MM, komandantët e institucio-neve, qendrave dhe shefat në shtabin e KDS-së.KomandantiiKDS-sëgjen-eralbrigade Agim Lala, pasi falënderoi përfaqësuesit e ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm, fillimisht ja la fjalën shefit të shtabit tëKDS-së kolonelDedëPrengaicilibërinjëekspozetëdetyrave kryesore të realizuara si dhe arritjet kryesore në harkun kohor të një viti. Fillimisht ai bëri një vlerësim të punës profesionale dhe kualitative të shtabit tëKDS nëmbështetje tëinstitucioneve arsimore e stërvitore. Ka qenë pikërisht ky shtab i cili ka organizuar mbështetur dhe koordinuar të gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e Institucioneve dhe Qendrave, për realizimin e unifikuar të detyrave në interes të misionit. Objekti kryesor i punës dhe aktivitetit të këtyre Institu-cioneve ka qenë dhe mbetet realizimi me cilësi dhe në afatet e përcaktuara të detyrave të planëzuara vjetore, duke u përqendruar me prioritet në realizimin e programeve mësimorë me të gjithë kurset e planifikuara në këto Institucione, duke filluar me kursin e Stërvitjes Individuale Bazë në QSI deri në Kursin e Lartë të Oficerit në Akademinë e Mbrojtjes. Si e tillë ajo realizoi më së miri detyrat themelore të misionit si arsimimi dhe stërvitja individuale të të gjithë personelit të Forcave të Armatosura, ripunimi i kolonës doktrinore, përmirësimi i infrastrukturës arsimore, realizimi i detyrimeve në kuadër të integrimit të plotë në NATO etj.

Më tej kolonel Prenga u ndal veças për çdo institucion dhe qendër, pjesë përbërëse e kësaj komande. Fillimisht me Akademinë e Mbrojtjes si i vetmi institucion i arsimit të lartë ushtarak pasuniversitar në vendin tonë. E veçanta e së cilës për këtë vit ishte angazhimi dhe puna intensive e strukturave të saj, në përgatitjen e kritereve të pranimit, kurikulave dhe infrastrukturës së nevojshme, duke arritur hapjen e programeve Master dheDoktoraturë si për ushtarakëtashtu edhe për një kontingjent të kon-siderueshëm kursantësh të ardhur nga universitetet civile. Realizimi i për-puthjes mes tematikës së programeve që zhvillon, me realitetin e misioneve aktuale e atyre të pritshme që kryejnë FA. Tematikë e re që kërkoi edhe

Zhvillohet analiza e punës një vjeçare ne Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

“Duke analizuar të shkuarën le të ndërtojmë më mirë të ardhmen”

Merr pjesë zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Zyber Dushku

metoda e modele të reja e moderne në realizimin e objektivave të arsimimit ushtarak duke i vendosur akademistët në një rol të ri, për t’i bërë ata pro-tagonistë të mirëfilltë të gjithë procesit mësimor. Puna e bërë nga Qendra e Gjuhëve të Huaja edhe për këtë vit i ka paraprirë procesit të kualifikimit të personelit në këto gjuhë si një nga faktorët e rëndësishëm të integrimit. Edhe për këtë vit ajo ka funksionuar me kapacitet të plotë sasior por edhe kualitativ. Akademia e Nënoficerëve “Thomson”, si përgjegjëse për ar-simimin dhe stërvitjen e nënoficerëve të të gjitha niveleve të FA dhe të per-sonelit të mesëm civil të administratës së mbrojtjes gjatë vitin 2011 realizoj plotësisht planin e kurseve institucio-nale e funksionale për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarëve profesionistë në nivelin e përgjegjësive në FA. Ajo ka trajnuar këtë personel në përputhje me kërkesat e funksionit organik të njësuara me detyrën e nënoficerit. Në planin organizativ ka ngritur nivelin e përfaqësimit dhe peshën specifike që zënë nënoficerët në raport me oficerët në strukturën e akademisë si dhe në strukturat e tjera të FA. Akademia Ushtarake “Skënderbej”, ka koordin-uar dhe mbështetur deri ne titullimin përfundimtar të të gjithë personelit prej 215 studentesh. Njëkohësisht ka bërë një sërë promovimesh të vizionit të ardhshëm të funksionimit të saj. Shkolla e Trupës, ka zhvilluar me sukses kurset në të gjitha llojet e specialiteteve për FA. Ka ripunuar të gjitha programet e Kurseve Institucio-nale dhe Funksionale që zhvillohen në të. Ajo ka zhvilluar një seri pro-gramesh trajnuese për repartet/ nën-

repartet e deklaruara në “NATO Pool Of Forces” si dhe ato që mbështesin Objektivat e Forcës, shtuar dhe kurset e OMLT. Programet e trajnimit për këto kurse janë hartuar nga Shkolla e Trupës, në bashkëpunim me Shtabin eKDS-sëAkademinë eMbrojtjes,Forcat Tokësore, Brigadën Logjistike etj. Në programet mësimore janë përfshirë edhe problematikat e dala nga mësimet e nxjerra dhe STANAG-ët. Qendra e Stërvitjes Individuale, si përgjegjëse për certifikimin e të gjithë personelit që rekrutohet në Forcat e Armatosura, për Stërvitjen individuale dhe atë të avancuar për këtë vit ka zhvilluar konceptet dhe programet bashkëkohore, në bashkëpunim me komandat e strukturave të FA. Qendra e Analizave të Mbrojtjes, ka punuar ndjeshëm për planifikimin dhe real-izimin e synimeve dhe objektivave të përcaktuara sidomos të “Udhëzime për Stërvitjen e Forcave të Armatosura për vitin 2011”. Rëndësi prioritare i ka kushtuar detyrave që kanë të bëjnë me sistemin e standardizimit të trajnimit ushtarak dhe mësimeve të nxjerra sidomos për misionet dhe operacionet e njësive të FA brenda dhe jashtë vendit, stërvitjet dhe aktivitetet stërvitore e trajnuese apo vlerësuese të tyre, si dhe konsolidimi, zbatimi dhe zhvillimi në praktikën e punës të të gjitha strukturave të FA-së i një sistemi sa më funksional e efektiv mbi baza shkencore në përgjigje të zhvil-limeve dhe ndryshimeve të ardhshme të veprimtarisë të strukturave të FA, për integrimin e plotë në Aleancën Euro-Atlantike. Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes, ka ngritur “Miniqendrën e Simulimit Konstruktiv”, e cila ka

mundësuar hapjen, konfigurimin, aktivizimin e liçensave të pajisjeve elektronike të blera të sistemit “Xhei-CATS” (Konfliktet e përbashkëta dhe Teknikat e Simulimit), si dhe përgatitjen e sistemit operues, sipas udhëzimeve dhe manualeve teknike të dërguara nga Qendra Laboratorike Kombëtare “Lawrence Livermore–LLNL USA”. Po vazhdon puna për kompletimin me personel të mirëpër-gatitur, sipas specifikave të kësaj qendre.NgaQendra eDoktrinave dhe

Manualeve është punuar intensivisht për ripunimin e kolonës doktrinore të FA. Është përgatitur, ndjekur dhe realizuar në vijimësi plani i botimeve tëKDS-së dheFA për vitin 2011.Po punohet me plane më ambicioze për vitin e ardhshëm. Edhe muzeu i FA-së, mbi bazën e dokumenteve të mësipërme ka përgatitur Rregulloren e Brendshme të Muzeut të FA-së si dhe platforma e funksionimit të këtij institucioni. Ka koordinuar me ko-mandat për evidentimin, klasifikimin dhe administrimin e 2000 artikujve që do të përdoren në funksion të Muzeut për armatim-municionin, teknikën luftarake aparaturat dhe gjithë pajisjet e tjera për të gjitha llojet e armëve e shërbimeve. Këto ishin në sintezë një pjesë shumë e vogël e arritjeve të kësaj komande për vitin 2011 pasi pjesën më të madhe të materialit të kësaj analize padyshim që e zuri pjesa për arsimimin dhe stërvitjen, pjesë që përbën edhe boshtin kryesor të punës nëKDS.Porjopaktërëndësishmeupërcaktuan; puna e bërë për realizimin e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit te plote në NATO etj.

Por analiza evidentoj edhe një sërë mangësish, që sikurse u theksua nga Gjeneral Lala, edhe pse nuk kanë ndikuar në realizimin e misionit të kësaj komande duhet kushtuar më tepër vëmendje për vitin e ardhshëm. Të tilla si; plotësimi me personelin e përshtatshëm mësimdhënës të in-stitucioneve arsimore, shtesat e pa planifikuara të numrit të kursantëve, financa të kufizuara për mbështetjen e programeve mësimore janë probleme të cilat duke gjetur një bashkëpunim më të ngushtë me instancat eprore në ShP do të shkojnë drejt zbutjes. Pas diskutimeve të të pranishmëve, kryesisht të komandantëve të institu-cioneve, e mori fjalën gjeneralbrigade ZyberDushku,zëvendësshefiShtabittë Përgjithshëm. “Ju falënderoj për punën që bëni – u shpreh ai, midis të tjerash. Në të gjithë botën çdo gjë fillon nga arsimimi. Aty projektohet e ardhmja dhe përcaktohet vizioni”. Më tej ai u ndal dhe tërhoqi vëmendjen në rritjen më tej të përpjekjeve dhe përkushtimit për punën dhe sidomos në kryerjen e vlerësimeve sa më reale të kursantëve dhe studentëve për kurset që ata kryejnë. Vlerësime që sikurse edhe ai theksoj, duhet të bëjnë më mirë diferencimin e personelit në karrierën etyre.KomandantiiKDS-sëdukeefalënderuar gjeneralDushkun, përpraninë në këtë analizë të rëndësishme u shpreh midis të tjerash se: Viti 2011 është një vit i rëndësishëm për të gjithë personelineKDS-së.Nëepilogunetij, ne hedhim vështrimin në arritjet dhe konsolidimin e këtyre arritjeve, në përpjekjet e përbashkëta, për përm-bushjen e reformave të rëndësishme, për shpejtimin e ritmeve të tyre me qëllim plotësimin e standardeve të kërkuara, vënien në jetë të mësimeve të nxjerra dhe integrimin e plotë të Forcave te Armatosura në mënyrë më dinjitoze dhe si të barabartë me vendet anëtare të aleancës. Jemi plotësisht të bindur se viti 2012 si viti i 100 vje-torit të krijimit të shtetit shqiptar dhe krijimit te Forcave te Armatosura do të jetë një vit i mbushur me aktivitete të shumta që kërkojnë një motivim, përgjegjësi e përkushtim i cili nuk do tëmungoj.Dukeshpalosurnëmënyrësintetike të gjithë këtë punë njëvjeçare për kapërcimin e sfidave kemi bind-jen se kemi arritur një përvojë të shëndetshme e pozitive për arritje të tjera.Dukeumbështeturtekëtoar-ritje ne kemi besim se janë të gjitha kapacitetet dhe rezervat e brendshme, intelektuale dhe krijuese, komanduese dhe menaxhuese për të arritur të gjitha objektivat dhe detyrat që rrjedhin nga direktiva e MM dhe udhëzimet e SHP për vitin 2012.

Nënkolonel Kasem SALIASI

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 201112 nato

Gjatë dy dekadave të fundit, partneriteti i NATO-s ka evoluar, duke iu përshtatur sfi-dave të reja të sigurisë në një botë të papara-shikueshme, të ndër-lidhur e që ndryshon gjithnjë e më shumë.

Deklaratë nga Rasmussen për vdekjen e Vaclav Havel

Njëzet vjet angazhimi nga ana e partnerëve

NATO krijoi Këshillin e Bashkëpunimit të Atlan-tikut Verior (NACC) si një forum për dialog me

ish kundërshtarët e saj të Paktit të Varshavës më 20 dhjetor të vitit 1991. Kjo shënoi fillimin e bashkëpunimit të politikës së sigurisë nga ana e aleatëve, që tashmë konsiderohet një nga tre detyrat kryesore të NATO-s. Gjatë dy dekadave të fundit, partner-iteti i NATO-s ka evoluar, duke iu përshtatur sfidave të reja të sigurisë në një botë të paparashikueshme, të ndërlidhur e që ndryshon gjithnjë e më shumë. Ndryshimi i mjedisit të sigurisë së detit rreth fundit të Luftës sëDytëBotërorehapimundësitërejabashkëpunimi. Krijimi i NACC-së ishte manifestim “i miqësisë”, në takimin e korrikut të vitit 1990 në Londër, ku udhëheqësit aleatë de-klaruan vendosmërinë e tyre për të punuar me të gjitha vendet e Europës në mënyrë “që të krijonin paqe të qëndrueshme në këtë kontinent”. Ne e kemi kapërcyer ndarjen e Europës. Ata që më parë ishin armiq, tani takohen si shokë dhe partnerë. Si një burim stabiliteti dhe si një agjente e ndryshimit, NATO ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë proces e do të vazhdojë ta bëjë këtë. I tillë ishte ritmi i ndryshimeve në kohën e inaugurimit NACC-së, që ishte dëshmitar i një ngjarjeje histo-rike si: firmosja e komunikatës për-fundimtare, ambasadori sovjetik bëri të ditur gjatë mbledhjes se Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë dhe se ai për-faqësonte vetëm Federatën ruse.

Përshtatja me mjedisin pas Luftës së Ftohtë

NACC-ja kontribuoi në ndërtimin e besimit. Bashkëpunime e konsulta politike filluan në shumë çështje të mbrojtjes e sigurisë. Sidoqoftë, pe-riudha pas së Luftës së Ftohtë solli sfidat e veta të sigurisë. Shpërthimi i konflikteve rajonale në ish-Jugosllavi e në disa pjesë të ish-Bashkimit Sovje-tik shpërdoroi shpresat për paqe. Mje-disi i paparashikueshëm i sigurisë bëri thirrje për një qasje bashkëpunuese ndaj sigurisë si dhe për zhvillimin e aftësive të nevojshme në lidhje me operacionet shumëkombëshe paqeruajtëse. Për më tepër, një siguri

më e gjerë euroatlantike dhe stabilitet nevojiten për të mbështetur promo-vimin e transparencës dhe reformës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bazuar në vlerat demokratike. Shumë vende, aleatë e partnerë të barabartë, kishin nevojë për të riformuar forcat e tyre ushtarake dhe strukturat e mbrojtjes për t’i bërë ato më të përballueshme e më të përshtatshme për sfidat e sigurisë të mjedisit të pas Luftës së Ftohtë. Aleatët panë një rol potencial të NATO-s për të punuar me partnerët, si në aspektin e zhvil-limit të aftësive dhe në mbështetjen e reformave dhe transformimit. Megjithatë, ndërsa NACC-ja ishte një

forum i dobishëm për dialog politik shumëpalësh, kishte pak mundësi për partnerët të zhvillonin marrëdhëniet individuale me NATO-n, në lidhje me nevojat e ambiciet e tyre përkatëse. Për të mbushur këtë boshllëk, në vitin 1994 nisi Programi i Partneritetit për paqe (PfP), duke i dhënë partnerëve mundësinë për të zgjedhur nga një meny të larmishme aktivitetesh për zhvillimin e bashkëpunimin bilateral me NATO-n.

Zgjerimi i rrjetit të partneritetitFtesa për anëtarësim në Partner-

itetin për Paqe nuk ofrohet vetëm për partnerët e NACC-së, por edhe për vendet neutrale të Europës Perëndi-

Gjenerali i ushtrisë afgane optimist për të ardhmen

“Unë do të doja të ofroja ngushëllimet e mia më të sinqerta për popullin e qeveritë e Repub-

likës ceke e Sllovakisë për vdekjen e ish presidentit Vaclav Havel. Si udhëheqës i rezistencës ndaj ko-munizmit, ai frymëzoi Revolucionin Kadife. Ai kishte kurajën, vizionin e përkushtimin për të luftuar për një të ardhme më të mirë për vendin e tij dhe si president i Çekosllovakisë së lirë dhe i Republikës ceke, ai i

udhëhoqi ato drejt së ardhmes, duke përfshirë dhe futjen e Republikës ceke në NATO në vitin 1999, në zgjerimin e parë të vendeve të ish Paktit të Varshavës. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm që e udhëhoqi vendin e tij në një kohë të lavdishme. Ai do të mbahet mend kudo në botë si një shkrimtar, vizionar dhe udhëheqës i madh që ndihmoi në ribashkimin e Europës pas gjysmë shekulli ndarjeje”.

more. Kjo çoi në zëvendësimin në vitin 1997 të NACC-së me Këshillin e Partneritetit Euroatlantik (EAPC), një forum më përfshirës i sigurisë për marrëdhënie gjithnjë e më të sofistikuara me partnerët e PfP-së. Paralelisht me Partneritetin për Paqe, Aleanca zgjeroi më tej rrjetin e saj të partneritetit duke ftuar vendet e Mesdheut Jugor për t’u bashkuar meDialogunMesdhetar. Vlera ekëtij bashkëpunimi u shfaq shpejt nga mbështetja aktive e shumë part-nerëve, duke përfshirë edhe Rusinë. Fillimi i shekullit XXI solli një seri të re sfidash të sigurisë komplekse. Si përgjigje, NATO mori masa për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin me partnerët e saj ekzistues si dhe zgjeroi rrjetin e saj të bashkëpunimit me Nismën e Bashkëpunimit të Stam-bollit me vendet e rajonit të Gjirit në vitin 2004 dhe me zhvillimin e bashkëpunimit me partnerë të tjerë nga i gjithë globi.Drejtpartneritetevemëefiçientë

e fleksibëlNjëzet vjet që kur u themelua

forumi i parë me partnerët, politika e NATO-s për partneritetin e sig-urinë bashkëpunuese i ka bërë ballë sfidave të kohës. Sot, partnerët janë të vendosur së bashku me aleatët në operacionet nga Ballkani deri në Af-ganistan dhe po punojnë me NATO-n për të trajtuar kërcënimin global të terrorizmit dhe sfidave të tjera të sig-urisë që shfaqen. Siguria euroatlantike është garantuar më së miri përmes një rrjeti të gjerë të marrëdhënieve partnere me vendet e organizatat rreth e rrotull globit. Me miratimin e një politike të re partneriteti në Berlin në prill të këtij viti, dialogu e bashkëpunimi me partnerët është bërë më përfshirës, fleksibël, kuptimplotë dhe i orientuar në mënyrë strategjike. “Paketa e partneritetit të Berlinit do të na japë mundësinë të punojmë rreth më shumë çështjeve, me më shumë partnerë, në më shumë mënyra”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Nga 14-16 dhjetori i vitit 2011, një del-egacion i zyrtarëve të rangut të lartë ushtarak në Afganistan, i udhëhequr

nga gjeneral Sher Karimi Mohammed (shef i Shtabit të Përgjithshëm të Afganistanit) vizitoi Shtabin e NATO-s për të diskutuar formatin e ISAF-it në Afganistan. Gjeneral Karimi u shoqërua nga katër komandantë të Trajnimit të Ushtrisë Kombëtare afgane dhe komandat e edukimit. Kjo vizitë u zhvillua nën rrethanat e favorshme të Partneritetit të Qëndrueshëm afgan.

Gjatë vizitës, gjeneral Karimi iu drejtua Komitetit Ushtarak të NATO-s. Përveç shkëm-bimit të përgjithshëm të pikëpamjeve, Karimi kujtoi Komitetin Ushtarak për progresin e bërë në Afganistan në trajnimin e sigurimin e forcave të tyre të sigurisë. Ai dhe delegacioni i tij u takuan gjithashtu me zyrtarë të lartë të stafit ndërkombëtar të NATO-s, stafit ndërkombëtar ushtarak dhe të SACEUR-it.

Gjeneral Karimi theksoi se: “Tranzicioni është në rrugën e duhur. Ne jemi të bindur se

në fund të vitit 2014 qëllimi për kompletimin e tij do të përmbushet dhe tranzicioni duhet të shihet si një “proces gjithëpërfshirës”.

Ai tha gjithashtu se forcat e sigurimit

kombëtar do të vazhdojnë të rriten si në sasi ashtu dhe në cilësi. “Sot, 80% e operacioneve të sigurisë në Afganistan udhëhiqen nga forcat afgane të sigurisë kombëtare me mbështetjen e ISAF-it”, tha ai. Asistenca e vazhdueshme ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe tra-jnimet, mbetet thelbësore për mbështetjen e Forcave të Sigurisë Kombëtare afgane.

Ambasadorja Grabar-Kitaroviç, ndih-mëssekretare e përgjithshme eDiplomacisëPublike të NATO-s, vuri në dukje rëndësinë e angazhimit afatgjatë të NATO-s drejt Af-ganistanit. Ajo tha: “Fundi i vitit 2014 do të thotë përfundim i një procesi tranzicioni për udhëheqjen afgane. Ai do të thotë gjithashtu fillim i një partneriteti të ri mes Afganistanit dhe Aleancës së Atlantikut”.

Gjenerallejtënant Walter Gaskin, zëvendë-sues i kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, rikujtoi rezultatet e konferencës së Bonit (5 dhjetor) dhe takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s (7 dhjetor) si një demon-strim të angazhimit të Komunitetit Ndërkom-

bëtar në Afganistan. Në fjalën e tij të hapjes, ai vlerësoi progresin e bërë deri më tani nga ana e ushtrisë kombëtare afgane dhe riafirmoi nevojën për të vazhduar mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit në Afganistan e më gjerë. Në kuadrin e Partneritetit të Qëndrueshëm, një pikë kyçe do të jetë paketa e masave së ndih-mës konkrete, për të cilën do të bihet dakord në samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago, në maj të vitit 2012. Në frymën e besimit dhe vlerësimit reciprok, gjeneral Karimi shprehu mirënjohjen e tij ndaj përpjekjeve të NATO-s në Afganistan. Ai theksoi përmirësimet e ar-ritura nga ushtria afgane, veçanërisht në fushat earsimitdhetrajnimitgjinor.Dukefalënderuaraleatët e partnerët e NATO-s, ai siguroi Komitetin Ushtarak se mbështetja e vlefshme që është dhënë nga kombet e tyre është mjaft e vlerësuar dhe sakrifica e tyre nuk do të shkojë dëm. Në të vërtetë, kjo është një bazë solide për të ndërtuar stabilitet për popullin afgan e më gjerë në rajon.

Alba Musaraj

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13kosova

Shtypi gjerman për vizitën e kancelares Merkel në Kosovë“nëna Merkel në Prishtinë”

Ministri dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Agim Çeku dhe gjen-

eralmajor Kadri Kastrati, gjatë qën-drimit zyrtar në Britaninë e Madhe, kanë pasur takime të shumta me personalitet më të Larta ushtarake dhe civile.Delegacioni i FSK-së,dje është pritur edhe nga ministri i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Gerarld Howarth. Gjatë takimit, të dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, në të gjitha lëmit. ministri Gerarld Howarth premtoi përkrahje në të gjitha drejtimet për FSK-në. Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua mundësia e angazhimit të FSK-së, në misione paqeruajtëse, së bashku me Ushtrinë e Britanisë së Bashkuar. Gjatë qëndrimit në Britani, ministri Çeku dhe komandanti, gjeneralmajor Kastrati, janë pritur edhe nga asis-tenti i shefit të Shtabit të Mbrojtjes, gjeneral James Everard. Me këtë rast ministri Agim Çeku e ka falënderu-ar gjeneralin James Everard, për bashkëpunimin shumë të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë. Gjenerali James Everard, ministrit të FSK-së, i premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe se do ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë të Kosovës, edhe me lobim, të ven-det e tjera anëtare të NATO-s, që të miratojnë sa ma shpejt rekomandimet e Komandantit të KFOR-it, gjeneralit ErhardDrews,përKapacitetePlotaOperacionale (KPO-të). Ministri i FSK-së, Agim Çeku, dje pasdite, ka mbajtur një ligjëratë, në Insti-tutin Mbretëror “RUSI” me temën “Zhvillimi i FSK-së, si kontribuues i stabilitetit” ku morën pjesë shumë personalitete të larta ushtarake. Delegacioni iFSK-së,podje,patinjë takim shumë të rëndësishëm, në Njësinë e Strategjisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ku u njoftuan për së afërmi me pro-cesin e Reformave. Gjithashtu edhe udhëheqësit e këtij Sektori për Siguri, delegacionit të FSK-së, ju premtuan ndihma me ekspertë në rishikimin e Sektorit të Sigurisë në Kosovës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në aeroportin e Prishtinës në Kosovë se Gjer-

mania dëshiron komunikim të hapur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që qeveria e Kosovës në bashkëpunim me misionin EULEX të angazhohet për rend dhe ligj dhe Serbia të shuajë strukturat paralele ne Kosovë. Gjatë një konference të shkurtër për media pas një takimi, që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gjermania është një ndër shtetet e para, që e ka njohur pa-varësinë e Kosovës dhe sipas saj, Kosova si një shtet demokratik dhe multietnik do të jetë një kontribut për të ardhmen e paqes në rajonin e Ballkanit.në Kosovë duhet të sundojë rendi dhe ligji

“Unë sot e thashë, se sa është i rëndësishëm zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që Kosova të bëhet shtet i fortë demokratik, ku sundon rendi dhe ligji dhe ku do të angazhohet për të luftuar fenomenet negative, si krimi i organi-zuar dhe korrupsioni. Bashkëpunimi me misionin EULEX është shumë i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim nuk duhet të mbetet vetëm në letër”, tha kancelarja Merkel. Kancelarja gjermane foli edhe për situatën në veri të Kos-ovës, ku ushtarët gjermanë të KFOR-it në përpjekje për të larguar barrikadat e

Ministri dhe kreu i FSK-së u pritën nga ministri i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe

Merkel: Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet

serbëve në rrugë u lënduan disa herë, madje së fundi dy ushtarë u plagosën me armë zjarri nga protestuesit. Serbia nuk duhet të ketë struktura paralele në Kosovë

“Në bisedat tona me Serbinë e kemi bërë të qartë se çfarë dëshirojmë në raport me Kosovën në kuadër të përmirësimittëmarrëdhënieve.Duhettë gjenden mundësitë për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të gjen-den mundësitë për një bashkëpunim ndërkufitar dhe jemi të angazhuar, që Serbia në Kosovë të mos ketë struktura paralele. Këtë e kam thënë në Serbi dhe sot e thashë këtu se çfarë presim nga Kosova, e cila duhet të angazhohet që të ketë komunikim të hapur me Serbinë”, tha kancelarja Merkel. Ajo tha se ka

akoma punë për t’u bërë në ndërtimin e një shteti ligjor në Kosovë, sikundër mbetet punë për t’u bërë për marrëd-hënie më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas kancelarës Merkel Gjermania dëshiron ta japë kontributin e saj dhe në këtë mes ajo falënderoi ushtarët gjermanë, që janë duke dhënë kontributin e tyre në Kosovë. “Lidhur me situatën në veri kam biseduar edhe me presidentin serb Boris Tadic dhe i kam kërkuar që të gjenden forma të normalizimit të marrëdhënieve me Kos-ovën. Në këtë linjë edhe palën kosovare e kam lutur që të japë angazhimin e saj në këtë drejtim, në mënyrë që mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me Serbinë dhe presidentin Tadic. Ne dëshirojmë që me ushtarët tanë në kuadër të

KFOR-it si dhe me përfaqësuesit tonë në misione civile të angazhohemi në mënyrë që Kosova të jetë më e sigurt. Angazhimi i ushtarëve gjerman në Ko-sovë nuk është i lehtë”, tha kancelarja Angela Merkel. Kryeministri Thaci, nga ana e tij, siguroi kancelaren Merkel, se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj, duke qenë e vendosur që të mbyllë historinë e konflikteve dhe të hapë kapitullin e zhvillimit. Sipas tij Kosova do të jetë e përkushtuar në dialog me fqinjët në këtë mes edhe me Serbinë dhe sipas tij, dialogu është zgjidhja e vetme për përmirësimin e raporteve me Serbinë, por që ky dialog të marrë vlerën e vërtetë, duhet të zba-tohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.thaçi: ”unë përulëm para ush-tarëve gjermanë, që i shërbejnë paqes në Kosovë”

“Unë sot përulem para ushtarëve gjermanë, që i shërbejnë paqes në Ko-sovë dhe u uroj atyre, që u lënduan në veri shërim dhe shëndet”, tha kryemin-istri Thaçi. Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në aeroportin e Prishti-nës afër orës 11:00 të së hënës. Ajo u prit nga kryeministri Hashim Thaçi me një ceremoni të lartë shtetërore me pran-inë e gardës ceremoniale. Kancelarja Merkel, e cila viziton Kosovën për herë të parë, zhvillon biseda edhe me shefin e misionit EULEX, Xavier Bout de Mar-hack dhe përfaqësuesin special BE-së në Kosovë Fernando Gentilini. Një takim të veçantë e ka rezervuar me koman-dantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman ErhardDreës.Të gjitha këto takimejanë të mbyllura për media. Gjatë rrugës nga aeroporti deri në kryeqytet perreth rrugës qëndronin nxënës të shkollave fillore, duke valëvitur famuj gjermanë dhe të Kosovës, në shenjë mikpritjeje dhe falënderimi për ndihmën e Gjer-manisë ndaj Kosovës. Po ashtu rrugët e Prishtinës janë mbushur me fotografi të kancelares dhe me flamuj gjermanë, duke krijuar kështu një atmosferë vërtetë mikpritëse për kancelaren gjer-mane Angela Merkel.

Marrë nga DW

Gjithashtu delegacioni i FSK-së, patinjëdrekëpunemeDrejtorinpërBallkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, zDanielFearn,kudiskutuanrrethsituatës aktuale në Kosovë dhe ku u konfirmua mbështetja e Ministrisë së Jashtme për Kosovën. Në mbrëmje, ministri Agim Ceku së bashku me delegacionin, patën edhe një darkë pune, me gjeneralin Mike Jackson. Ministri Agim Çeku, së bashku me komandant Kastratin, vizituan Kolegjin Mbretëror për Studime të

Mbrojtjes, ku nga udhëheqësit e Kolegjit, u njoftuan hollësisht me funksionimin e këtij kolegji. Min-istrit Çeku, ju premtua mundësia për ndjekjen e studimeve në këtë Kolegj edhe nga pjesëtarët e FSK-së. Ndërsa sot, Ministri dhe Komandanti i FSK-së, po marrin pjesë në Aka-deminë Ushtarake Sandhurst, ku do të zhvillohet një paradë solemne, me rastin e diplomimit të kadetëve të saj. Në mesin e të diplomuarve, është edhe Faton Bekteshi, pjesëtari i FSK-së.

Duhet të gjenden mundësitë për tregti

të lirë ndërmjet Kosovës dhe

Serbisë, të gjenden mundësitë për

një bashkëpunim ndërkufitar dhe

Serbia në Kosovë të mos ketë struktura

paralele

“Për kancelaren Merkel ishte para së gjithash një vizitë e trupave të stacionuara

atje. Por për Kosovën, posaçërisht për kryemin-istrin Hashim Thaçi, vizita është ditë feste. Shkol-lat janë mbyllur, fëmijët janë rreshtuar përgjatë rrugës nga aeroporti, duke valëvitur flamujt gjerman. Angela Merkel vjen në Kosovë vetëm pak ditë, pasi që Serbisë i është refuzuar statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, i dëshiruar aq shumë në Beograd. Në konferencën e shkurtër për shtyp pas takimit Hashim Thaçi e lavdëron shumë kancelaren për angazhimin e saj të përgjithshëm dhe premton se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet për të fituar “një të ardhme evropiane”. Thaçi po ashtu shpreh respekt për ushtarët e plagosur gjermanë. Merkel i pranon të gjitha këto e distancuar pa demonstruar miqësi. Ajo nuk dëshiron të krijojë

dyshime se është e njëanshme. Gjendja është e ndjeshme, një vizitë në Kosovë është delikate. Për udhëtimin e saj ajo ka zgjedhur një rrugë të tërthortë ajrore mbi Bullgari, në mënyrë që të mos ketë nevojë të pyesë serbët për lejen e fluturimit mbi hapësirën e Serbisë, thuhet ndër të tjera në Süddeutsche Zeitung lidhur me viz-itën e kancelares gjermane Angela Merkel në Kosovë. Ndërkaq nën titullin “Nëna Merkel në Prishtinë” në Frankfurter Allgemeine Zeitung

ndër të tjera lexojmë: - “Që prej se Angela Merkel si asnjë kryeministër tjetër i një vendi të BE-së e tha se Serbia nuk do të fitojë këtë vit statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ajo ndodhet në Kosovë në krye të të gjitha listave të personaliteteve të popullarizuara. Aq i madh është popullariteti i saj, saqë e përditshmja e Prishtinës “Koha Ditore” më e mira e Kosovës dhe një prej të rrallave në Ballkan së fundi botoi në një numër të saj një artikull redaksional eu-forik me titullin “Shumë mirë, Zonja Merkel” dhe atë në gjuhën gjermane. Përkthimin në gjuhën shqipe të artikullit lexuesit e gjetën në brendësi të gazetës. Në të ata lexonin se: Kancelarja Merkel po bën edhe më shumë, se ç’kemi të drejtë të presim nga ajo, si lidere e vërtetë evropiane në kohë të vështira për Evropën dhe rajonin tonë”. Marrë nga DW

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 201114 academicus

Rritja e tarifave të kontra-bandimit dhe të trafikimit kanë ndjekur të njëjtat tendenca, duke ofruar një

terren të përshtatshëm për krimin e organizuar, i cili duket se është kthyer në një prej mekanizmave për shpërndarjen e paligjshme të pa-surisë kombëtare në rajon,kërkesat e mëdha të tregut me rritjen e doganave i ka bërë me fluide këto grupe, arsyeja është tepër e qartë çmimi i ulët i ofruar në treg nga këto organizata dhe kërkesa e madhe për këto mallra. Ndryshimi i të drejtave pronësore nëpërmjet privatizimit, përbën një tjetër element kyç për krimin ekonomik, pasi mendohet se zhveshja dhe falimentimi i ndërmar-rjeve shtetërore, për të ulur çmimin e tyre gjatë shitjes duket se ka shkaktuar humbjen më të madhe të besimit të publikut tek institucionet qeveritare. Bashkë me humbjen e të ardhurave publike nga evazioni fiskal dhe doganor, mashtrimi me tenderët dhe mashtrimet në fushën e privatizimit janë një prej shqetësi-meve kryesore për disa prej shteteve në Ballkan edhe pse politikanët thonë që nuk është i vërtetë ky fakt por që duket qartë me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore me shuma qesharake në krahasim me koston e tregut. Globalizimi dhe asimetritë ekonomike

Janë të pashmangshme në rraf-shin global dhe ndihen edhe në Ballkan.Dinamikatekërkesësdheofertës ndikojnë njësoj si mbi tregun e ligjshëm, ashtu edhe mbi tregun e paligjshëm, dhe të dyja tregjet shfaqin sjellje të ngjashme me bizne-sin, kur hasin mundësi të mira për fitime. Procesi i globalizimit ekono-mik ndryshon konditat jo vetëm për aktivitetet e ligjshme, por edhe për aktivitetet e paligjshme. Globalizimi mund t’i theksojë më shumë asim-etritë, të cilat dyshohet se gjenerojnë krimin (kanë natyrë krimogjenike). Duke iu referuar indeksit të zhvil-limit njerëzor të Raportit të vitit 2010, të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD),në Europë gjenden 15 nga 20 shtetet më të zhvilluara të globit. Por, të gjitha vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë bëjnë pjesë në fashën e mesme të zhvillimit njerëzor. Vetëm Kroacia përfshihet në vendet me indeks të lartë të zhvillimit njerëzor (HDI), megjithëse diferenca mevendet e tjera fqinje nuk është shumë e lartë. Dhunadhefrikësimivazhdojnë

të përdoren si ‘modus operandi’tipik por gjithnjë e më shumë në një mënyrë më të kalkuluar dhe të kujdesshme. Frikësimi dhe dhuna kundër viktimave janë element i pandashëm i grabitjes, shanta-zhit dhe gjobëvënies. Këto janë gjithashtu metoda tepër të përhapura në tregun e drogës, si një mjet për zgjidhjen e pretendimeve ndërmjet grupeve rivale. Dhuna përdoret

Siguria komplekse në epokën e globalizimit

Efektet e reja të globalizimit, mbi

krimin e organizuar

ma ergys llanaj

për të shtrënguar disiplinën brenda vetë grupit të krimit të organizuar, ose kundër grupeve konkurruese. Sipas të dhënave, grupet shqiptare janë ndër më të dhunshmet në këtë drejtim, megjithëse shpërthime të dhunshme janë vërejtur edhe në Bosnje Hercegovinë.

Në lidhje me trafikun e qe-nieve njerëzore dhe shfrytëzimin e individëve, dhuna ka qenë me-toda kryesore për të garantuar “bashkëpunimin” me viktimat. Megjithatë, prirjet e fundit sugje-rojnë se dhuna mund të tërheqë vë-mendjen e padëshiruar të organeve tëzbatimittëligjitdhetë“Dëmtojëbiznesin”, duke i shtyrë kriminelët të gjejnë metoda alternative për të ga-rantuar bashkëpunimin e viktimave, të tilla si presionet psikologjike kundër familjarëve të tyre, që ato i kanë lënë prapa në vendin e tyre, martesa të detyruara, ofrimi i një pagese modeste dhe e kushteve të mira për jetesë, praktikohen nga trafikantët në Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë. Sidoqoftë, është vënë re një tendencë në rritje e ndi-kimit politik dhe ekonomik, krye-sisht nëpërmjet korrupsionit. Në shumë nga këto vende, dëshmitarët në rastet e krimit të organizuar dhe

sidomos nëse ata janë bashkëpunë-torë të drejtësisë mendohet se janë të rrezikuar. Ballkani është pjesërisht mbrapa vendeve të tjera evropiane, në zbatimin e programeve të mira për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke u përballur kryesisht me kufizime të natyrës financiare.

Praktika maskuese është bërë një‘modusoperandi’irëndësishëmi përdorur nga grupet e krimit të organizuar, për t’u mbrojtur nga organet e zbatimit të ligjit dhe për të ruajtur pozitën e tyre në tregjet evropiane kundër konkurrentëve të tyre. Ato janë një prej arsyeve kryesore të zgjatjes dhe tërësisë së ndërlikuar të hetimeve mbi krimin e organizuar. Praktikat maskuese më të zakonshme kanë për qëllim mbrojtjen e komunikimeve ndërm-jet kriminelëve, të cilët përdorin gjerësisht, telefonat celularë me kartë të ndërrueshme SIM, sikurse dhe mjete të tjera komunikimi të zëvendësueshme, të cilat i ndry-shojnë shpesh, si dhe mesazhe gojore ose të shkruara, kodimin e të dhënave, etj. Në kontekstin e Ballkanit , hendeku ndërmjet krimit të organizuar, i cili zotëron kapac-itete financiare, për të investuar në teknologjinë e komunikimit dhe të

vëzhgimit dhe agjencive të zbatimit të ligjit, të cilat kanë kufizime bux-hetore, është tepër i madh.

Fatmirësisht, në disa raste krim-inelët kanë kaq shumë besim në vet-vete dhe kaq pak e ndjejnë rrezikun e zbulimit, saqë ata caktojnë takime dhe e kryejnë “biznesin” në publik, për shembull, kalimi i paligjshëm të kufirit nga emigrantët. Një pasojë e kësaj është edhe lëvizja e lire po ashtu edhe globalizimi vete. Mas-kimi mbrojtës kundër autoriteteve publike mund të përfshijë kundër-survejimin, ryshfetin, krijimin e rrjeteve strategjike, blerjen e informacionit, ose survejimin e autoriteteve hetimore.

Metoda ofensive nuk përbën praktikë në këto vende, por mund të përfshijë gjurmimin aktiv të nëpu-nësve civilë dhe të përfaqësuesve të gjyqësorit, presionin mbi ata ose mbi familjet e tyre, krijimin e kushteve për shantazh ndaj tyre si dhe metoda të tjera, të cilat janë vërejtur shumë rrallë, mbështeten në të dhëna sporadike, dhe për të cilat ose ka pasur shumë pak, ose aspak raste të hetimit publik, apo dënimit. Dukepasurparasyshpozitëne

rëndësishme që krimi ekonomik dhe

pastrimi i parave ka për të gjitha llojet e krimit, përdorimi i struk-turave ligjore komerciale nga grupet e krimit të organizuar, është shumë i përhapur dhe realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me një ose më shumë punonjës të brendshëm të këtyre strukturave (zyrtare të bankës, ose të zyrave të regjistrimit, etj.) nëpërmjet blerjes ose investimit tek strukturat e ligjshme, ose nëpërmjet krijimit të kompanive fiktive. Një faktor tjetër, i cili është veçanër-isht i rëndësishëm në luftimin e pastrimit të parave është ekonomia e mbështetur në ‘cash’ (para nëdorë). Pavarësisht modernizimit të sistemeve bankare në këtë rajon, një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike dhe e transaksioneve financiare ende bëhen me para në dorë. Kjo e bën çdo hetim financiar, një sfidë të vërtetë.

Sektorë të tillë, si sektori i pa-surive të patundshme, shit-blerjes së makinave, industrisë së argëtimit, industrisë së basteve dhe të seksit, firmat e sigurimit, firmat ndër-tuese, stacionet e benzinës, trans-porti, kompanitë e import/eksportit, bankat dhe mundësitë e majme për privatizim, preferohen nga grupet e krimit të organizuar, meqenëse këto janë biznese që mbështetën fuqimishtnë‘cash’(paranëdorë).Dukeqenësegrupetekrimittëor-ganizuar, bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara dhe profesioniste. Çdo sektor është i përshtatshëm, duke filluar nga zotërimi i aksioneve në kompanitë e huaja, krijimi ose pjesëmarrja në zotërimet financiare, si dhe investimi dhe huadhënia për një kompani, me qëllim blerjen e saj).

Privatizimi i sigurisë është shpesh i rëndësishëm për sigurinë dhe besimin e publikut tek qeveria dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Privatizimi i sigurisë në rajon, në fillim të viteve 90, pasqyron një prirje globale, sipas së cilës rolet e sigurimit, të cilat tradicionalisht ishin ekskluzivisht domene të shtetit, gradualisht filluan të delegohen tek aktorë privatë. Një nën-kulturë veçanërisht e paqëndrueshme në kuptimin e krimit të organizuar e ka burimin pikërisht tek lidhja ndërm-jet kriminelëve dhe shërbimeve të sigurimit, të cilat u vendosën gjatë luftërave të viteve 90. Një numër faktorësh krijoi një kërkesë për sigurim privat në Ballkan gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, duke përf-shirë, nivelet e larta të krimit dhe korrupsionin publik, standarde të dobëta të policimit, shoqëruar me heqjen e mbrojtjes shtetërore mbi pronën e sapo-privatizuar. E gjitha kjo shkaktoi rritjen e fuqishme të sektorit privat të sigurimit. Në vitet e tij të hershme, kjo industri ishte e parregulluar dhe shfaqte problemet e vërejtura edhe në sektorët e tjerë ekonomikë që vinin nga një ekonomi e centralizuar dhe e komanduar. Disapjesëtëkësajindustrieulid-hën ngushtë me elemente të krimit të organizuar sikurse në rrethana të caktuara u lidhën ngushtë me poli-tikat e nacionalizmit ekstrem.

NJOFTIMGjatë gjithë vitit 2011, gazeta “Ushtria” ka pasqyruar shkrime të një spektri të gjerë analize dhe ekspertize në rubrikën “Academicus”. Si kujtesë për lexuesin po njoftojmë se kjo rubrikë do të vazhdojë edhe në vitin në vijim. Ajo që do të donim të theksonim është se në vijim do të ishte në interes të gjithë lexuesve që të zhvilloheshin tema të cilat janë të fokusuara kryesisht te rajoni dhe te vendi ynë. Fakti që viti i ardhshëm është 100 vjetori i krijimit të shtetit shqiptar, është një shtysë më e madhe në drejtimin e publikimit të analizave të ndryshme për të ardhmen e FASH dhe çështjeve të sigurisë.

SqarimInformojmëseshkrimiidatës25nëntornëgazetën“Ushtria”,metitull:“DenisMacShane:Kosova,perfor-mancë më të mirë, krahasuar me fqinjët”, ka si autore(përkthyer) znj. Migena Pengili.

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 2011 15rajon

haxhinasto: Shqipëria ka një kontribut në rritje për sigurinë e rajonit e përtej tij

Zv.kryeministri dhe ministri i

Jashtëm, Edmond Haxhinasto, priti një grup të Kursit

të Lartë të Oficerit të Akademisë së

Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Shqipëria ka një kontribut në rritje për sigurinë e rajonit e përtej tij”,

theksoi dje, zv/kryeministri dhe min-istri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në një ligjëratë për një grup oficerësh të lartë nga Akademia e Mbrojtjes, “Spiro Moisiu”. Ministri Haxhinasto mbajti para pjesëtarëve të këtij kursi, ligjëratën mbi Politikën e jashtme të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e saj në një botë multi-polare dhe gjithnjë e më globale. Ministri u shpreh se, “Shqipëria po përshtatet me sukses në mënyrë të vazhdueshme për të përballuar sfidat e reja si: terrorizmi, përhapja e armëve të dëmit në masë, siguria kibernetike, trafiqet e paligjshme etj”. Haxhinasto tha se, “Shqipëria

ka adoptuar një përqasje të gjerë për oficerët e sigurisë ku përfshihen institucionet demokratike, ekonomia e tregut të lirë, të drejtat e njeriut dhe elementet tradicionale ushtarakë të saj”. Më tej, kreu i MPJ-së, iu përgjigj pyetjeve të oficerëve të kursit të lartë të Akademisë së Mbrojtjes, lidhur me tema të nxehta të sigurisë në rajon, çështje të marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë me vende të tjera, por edhe për sfidat dhe rolin e Shqipërisë në Afganistan dhe misione të tjera. Ky aktivitet me Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” vendoset në kuadër të bashkëpunimit, gjithnjë e më efektiv të Ministrisë së Jashtme me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që veprojnë sot në politikën e jashtme.

Promovimi i botimeve të bëra nëKDS, gjatë vitit 2011,mblodhi në sallën e Audi-toriumit të kësaj komande,

dhejtra autorë dhe dashamirës të librit. Merrte pjesë në këtë veprimtari Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka, gjeneralë të FA, drejtues institucionesh dhe departamentesh, profesorë pedagogë, kursantë dhe dashamirës të tjerë të librit.

Ky aktivitet i organizuar dhe zhvilluar nga dega e BCU-së të kësaj komande, si vazhdim i aktiviteteve të shumta të organizuara prej saj gjatë këtij viti, hodhi më së miri dritë mbi botimet e kryera gatë këtij vitinëKDS.

Në fajalën që mbajtime këtë rast, komandanti i KDS,GjeneralBrigadeProf.iAsc.Dr.AgimLalanë fjalën e tij i kushtoi vëmëndje jo vetëmpunësqëbëhetnëKDS,përtë arritur botime cilësore dhe në interes të institucionit por edhe për rëndësinë që kanë këto libra në pro-cesin e arsimimit dhe të përgatitjes së brezave të sotëm dhe të ardhshëm të ushtarakëve.

Mbi punën e bërë gjatë këtëij viti nëKDS,përbotimetmëgjerësishtfoliShefi iQendrës sëDoktrinavedheManualeve në KDS, KolonelAhmet Leka. Për prezantimin e librit mësimor e akademik foli Kolonel Qetsor Orhani, zëvendëskomandant i Akademisë së Mbrojtjes. Ndërsa kryeredaktori i “Revista Ushtarake”, zoti Pano Hallko, foli për arritjet dhe vizionion e këtij botimi, që sikurse dihet është e vetmja revistë kërki-more e shkencore në radhët e FA.

E mori fjalën dhe përshëndeti botuesit dhe organizatorët e këtij promovimiDr.ZanaXhuka,ecilasi ish pedagoge definitive dhe autore e botimeve në vite tërhoqi vëmendjen e auditorit me këshillat dhe mendimet novative në fushën e botimeve.

Në diskutimet e lira meinteres u ndoq diskutimi i shefit të zyrës së përkthimeve në Qendrën e Gjuhëve të Huaja në AM, zotit Jaup Zenuni mbi rëndësinë e saktësisë së përkthi-

KDS, Promovohen botimet e vitit 2011

meve në botime. Fjala e komandantit të KDS,

Gjeneral Brigade Prof. iAsc.Dr.Agim Lala në promovimin e boti-meve2011nëKDS.

“Të diskutosh për librin gjithmo-në është një gjë shumë e këndëshme për çdo njeri, por kjo bëhet më e këndëshme kur diskuton në një ambi-ent arsimor sikurse është Komanda e DoktrinavedheeStërvitjes.

Të lexosh një libër është një dri-tare për të hapur botën përtej. Por kur flasim për botimin e librave të një institucioni arsimor kjo dritare është me përmasa edhe më të mëdha. E them këtë pasi botimet e bëra në KDSpërvitin2011,nukjanëbotimetë rastësishme por ato i shërbejnë një institucioni kaq solid tashmë që ka përgatitur dhe vazhdon të përgatisë qindra e qindra kursantë, ushtarak dhe civilë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Shpesh dëgjojmë të thuhet se ne shqiptarët e kemi zakon që më shumë flasim se sa shkruajmë, por kjo prurje e madhe e botimeve ushtarake tregon se pjesa më e mirë e elitës sonë ushtarake di jo vetëm të flasë por edhe të shkruaj bukur.

Janë mëse 25 libra të botuar këtë vit ngadegaebotimevenëKDS,qëpot’i shtojmë edhe librat e botuar me kontribut individual kjo shifër rritet akoma më tej.

Në të gjith këtë arsenal botimesh, janë trajtuar doktrinat ushtarake, rregulloret ushtarake, studime dhe kërkime të mirfillta shkencore. Janë trajtuar misionet paqeruajtëse dhe luftarake. Janë trajtuar figura ushtarake nga pikpamja historike. Janë trajtuar libra për çështjen kom-bëtare. Tema dhe disertacione, me të cilat janë mbrojtur titujt doktor e profesor. Tema që mbeten jo vetëm në kuadrin e thjeshtë studimor por edhe projekte të aplikueshme në të mirë të Forcave të Armatosura dhe të vendit, është botuar periodikisht Revista Ushtarake, me sens tashmë plotësisht kërkimor e shkencor. Ato rrokin një spektër të gjerë ndonjëherë edhe përtej sferave që studjohen në institucionet tona arsimore.

Libra të tillë, përveç punës së ku-jdesshme të personelit që përgjigjet për botimet, tregojnë njëkohësisht pjekurinë dhe rritjen intelektuale të ushtarakëve tanë që sot kanë në fondin e tyre kulturor, kulturën

profesionale, përvojën kombëtare dhe ndërkombëtare, shkëmbime midis kolegësh në vende të ndryshme duke u ngjitur dhe e rreshtuar veten në shkallët më të larta të statusit shoqëror.

Të gjitha këto tregojnë se; arsimi-mi ushtarak në vendin tonë, sistemi universitar e pasuniversitar ka arritur pikërisht në këtë orë të madhe të dijes etëprogresit.Dilplomaqëmerrsotnjë ushtarak, për kurset që zhvillon, është një pasaportë e përparimit, e zhvillimit, e integrimit dhe fuqizimit të vendit, pikërisht në këtë orë të madhe të dijes, kur ne jemi anëtarë të organizatës më të madhe të sigurisë në botë, NATO-s dhe po integrohemi denjësisht në Europë.

Vetë fakti që kërkesat e të rinjve për shkollat e larta ushtarake janë të shumta, është një tregues që Forcat tona të Armatosura janë përveç të tjerave dhe një auditor i madh mësimi, formimi por edhe një start suksesi.

Të nderuar të pranishëm, Forcat e Armatosura në vite, si në radhët e institucioneve arsimore ushtarake, por edhe jashtë saj kanë njohur ushtarak me aftësi e cilësi tepër të

larta. Ata me punën e tyre kanë qënë shembull frymëzimi dhe udhërrëfyes për dhjetra e qindra të tjerë, por mungesa e një libri nga ana e tyre ka bërë që ato vlera të mos trashëgohen siç duhet nga pasardhësit e tjerë. Edhe sot në radhët e FA, ka shumë teoricienë ushtarak dhe civilë por ata duhen evidentuar me kujdes dhe duhen afruar pikërisht pranë këtyre institucioneve arsimore për të dhenë kontributin e tyre të çmuar dhe për të transmetuar vlera.

Historia botërore e teoricienëve të luftës, ka treguar se që në kohët më të hershme lënia e mbresave apo të postulateve me vlerë kanë arritur t’ju shërbejnë brezave dhe ndonjëherë deri në ditët e sotme. Mbi bazën e tyre janë ngritur dhe funksionojnë sot teoritë më mod-erne të doktrinave ushtarake. Sun Xume “Arti i Luftës”, Doktrinae Perikliut e Epaminondës do të ishin pararendëse e doktrinave të Klauzeviçit, Napoleonit, Mek Artur, Ajzenauerit etj. Prandaj të shkruarit sot nuk përbën më një tabu por një vlerë që i shërben jo vetëm vetes por edhe institucionit, gjithë Forcave të Armatosura.

Puna e bërë këtë vit në drejtim të botimeve ushtarake, është vazhdim i një pune shumëvjeçare në historinë e Forcave tona të Armatosura. Kjo punë duhet inkurajuar dhe çuar më tej. Por ajo që duhet të na preokupojë më shumë është fakti që këto botime të luajnë rolin e tyre, rol të cilin e luajnë vetëm kur lexohen. Ndaj me këtë rast ju bëj thirrje jo vetëm kursantëve por gjith ushtarakëve dhe civilëve të FA, që ti lexojnë këto botime, të bëjnë edhe vrejtje e sugjerime, pasi vetëm kështu do të themi se ja kemi arritur qëllimit me botimet tona.

Unë i falenderoj gjithë autorët e botimeve të këtij viti, të gjithë ata që punuan për botimin e këtyre librave dhe ju uroj vepra edhe më të arrira në të ardhmen.

Suksese dhe me këtë rast Gëzuar edhe festat e fundvitit!

ushtriaE prEmtE, 23 dhjEtor 201116

Qendra e Personel Rekrutimit njofton të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në Qendrat e Rekrutim-Mobilizimit, se nga data 19 dhjetor deri më datë 27 dhjetor 2011 do të zhvillohen testimet për ushtarë profesionistë. Testimet do të zhvillohen pranë Qendrës së Personel Rekrutimit në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.Të gjithë aplikantët udhëzimet t’i marrin në Qendrat e Rekrutimit nëpër qarqe.

Telefon: +355 42 348 587 Celular: +355 69 41 26 826