ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne...

16
E premte, 20 maj 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 17 (8070) USHTRIA faqe 4 faqe 10 RAJON “GRUPI I VISEGRADIT” Takim i Komandantëve të Forcave Detare të Europës (CHENS ), diskutohen strategjitë Rreth artikullit të shkruar në një të përditshme Më datë 19 Maj 2011, në një artikull të gazetës “Zëri i Popullit” me titull “Skandal/ Edhe 200 forca ushtrie të Zall-Herrit në KQZ, ...” aludohet përfshirja e disa trupave të Forcave të Armatosura të RSH në ruajtje të KQZ. Ju bëjmë me dije se: Forcat e Armatosura të RSH, dhe kryesisht ato forca që përgatiten për misione paqerua- jtëse në vende të ndryshme si Bosnjë, Afganistan, etj., gjithmonë janë në zbatim të Kushtetutës e Ligjeve të RSH, si dhe në mbrojtje të interesave të popullit Shqiptar e të aleancës së NATO-s, ku vendi ynë aderon. Deri më sot, në asnjë rast, ato nuk janë përdorur apo përfshirë jashtë misionit të tyre. Këto forca janë krenaria e popullit shqiptar dhe janë quajtur “Am- basadorë të Shqipërisë” kudo ku kanë kryer detyrën e ngarkuar.I kërkojmë medieve të shkruara dhe vizive të shmangin keqin- formimin e popullit shqiptar mbi aktivitetin e FA të RSH. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armato- sura, garantojnë popullin shqiptar dhe aleatët tanë ndërkombëtar se: Forcat e Armatosura të RSH nuk do të shmangen nga zbatimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Shtetit Shqiptar në asnjë rast. PJESA SHQIPTARE E AFGANISTANIT, FLASIN PAQERUAJTËSIT TANË ATJE Zbatimi i psikologjisë në FA është i pashmangshëm Në Direktivën e Mbrojtjes 2011 në pikën VI-të “Politikat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore” specifikohet si më poshtë: “Rehabilitimi psikologjik veçanërisht i ush- tarakëve në mision, përku- jdesja sociale ndaj familjeve të tyre, duhet të përbejnë një projekt të diferencuar të skemës së përkujdesjes sociale. Brenda muajit Mars të jetë punuar projekti për ngritjen dhe funksionimin e një Qendre Rehabilitimi dhe Këshillimi psiko-social për ushtarakët në misione” (Direktiva e Mbrojtjes 2011, Nr. 1076 Prot. Tiranë, më 07. 02. 2011). Kjo pikë dhe këto pak rreshta nuk mund të kalojnë pa u vënë re sepse në të vërtetë kjo gjë përbën një risi. Më në fund FASH po ndërmerr veprime konk- rete në drejtim të një fushe të pazëvendësueshme për zbatimin e shumë... PSIKOLOGJI www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] faqe 2 TERRORIZMI/ IRA KULTURË EKIPI I KARATESË DOSSIER Përpara se “grupi puçist” t’i jepej për “pro- cedim” organeve të drejtësisë, akuzat janë formësuar nga brenda radhëve të ushtrisë. Mbi personat kryesorë të akuzuar, janë përpiluar një kategori specifike akuzash... Organizatat terroriste, një analizë globale Tonin Tërshana, një ikonë e Estradës së Ushtarit Sporti si domosdoshmëri e ushtrimit nga fëmijët tanë Si u akuzuan “komplotistët” e ushtrisë faqe 13 faqe 12 faqe 14 faqe 15 PËRGËNJESHTRIMI Europa fokuson detet “Eksperienca e deritanishme e Forcave tona të Armatosura si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me trupa, por në të njëjtën kohë dhe plotësimi i standardeve në fushën e luſtimit. Eksperienca e vendeve të tjera anëtare të Aleancës, me vendosjen e Elementit Mbështetës Kombëtar – NSE (National Support Element) tregon jo vetëm vlerat politike dhe ushtarake të pjesëmarrjes, por është dhe një bosht kombëtar thelbësor mbështetës për trupat që veprojnë në Zonën e Luſtimit. Ky element, jo vetëm do të mbështesë me logjistikë forcat tona, por do të shërbejë si pikë-lidhje, si qendër koordinimi të gjithë lëvizjes së trupave të Forcave tona të Armatosura, duke përgatitur në kohë... faqe 11 faqe 6-7 ALBERT HITOALIAJ Uzina e Mjekësit, oazi i tavanëve fluturues “Skifteri i Ballkanit” stërvitja e përbashkët në Kosovë V4, krijohet një kompozim i ri gjeopolitik europian faqe 8-9 REPORTAZH Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka konsideruar uzinën e Mjekësit si lider i industrisë ushtarake. Uzina është në rikonstruksion... NSE, i domosdoshëm për trupat tona

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 1

E premte, 20 maj 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 17 (8070)

ushtria faqe 4 faqe 10

rajon “Grupi i ViseGradit”

Takim i Komandantëve të Forcave Detare të Europës (CHENS ), diskutohen strategjitë

Rreth artikullit të shkruar në një

të përditshme Më datë 19 Maj 2011, në një artikull të gazetës “Zëri i Popullit” me titull “Skandal/ Edhe 200 forca ushtrie të Zall-Herrit në KQZ, ...” aludohet përfshirja e disa trupave të Forcave të Armatosura të RSH në ruajtje të KQZ. Ju bëjmë me dije se: Forcat e Armatosura të RSH, dhe kryesisht ato forca që përgatiten për misione paqerua-jtëse në vende të ndryshme si Bosnjë, Afganistan, etj., gjithmonë janë në zbatim të Kushtetutës e Ligjeve të RSH, si dhe në mbrojtje të interesave të popullit Shqiptar e të aleancës së NATO-s, ku vendi ynë aderon. Deri më sot, në asnjë rast, ato nuk janë përdorur apo përfshirë jashtë misionit të tyre. Këto forca janë krenaria e popullit shqiptar dhe janë quajtur “Am-basadorë të Shqipërisë” kudo ku kanë kryer detyrën e ngarkuar.I kërkojmë medieve të shkruara dhe vizive të shmangin keqin-formimin e popullit shqiptar mbi aktivitetin e FA të RSH. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armato-sura, garantojnë popullin shqiptar dhe aleatët tanë ndërkombëtar se: Forcat e Armatosura të RSH nuk do të shmangen nga zbatimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Shtetit Shqiptar në asnjë rast.

Pjesa shqiPtare e afganistanit, flasin Paqeruajtësit tanë atje

Zbatimi i psikologjisë në FA është ipashmangshëm

Në Direktivën e Mbrojtjes 2011 në pikën VI-të “Politikat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore” specifikohet si më poshtë: “Rehabilitimi psikologjik veçanërisht i ush-tarakëve në mision, përku-jdesja sociale ndaj familjeve të tyre, duhet të përbejnë një projekt të diferencuar të skemës së përkujdesjes sociale. Brenda muajit Mars të jetë punuar projekti për ngritjen dhe funksionimin e një Qendre Rehabilitimi dhe Këshillimi psiko-social për ushtarakët në misione” (Direktiva e Mbrojtjes 2011, Nr. 1076 Prot. Tiranë, më 07. 02. 2011). Kjo pikë dhe këto pak rreshta nuk mund të kalojnë pa u vënë re sepse në të vërtetë kjo gjë përbën një risi. Më në fund FASH po ndërmerr veprime konk-rete në drejtim të një fushe të pazëvendësueshme për zbatimin e shumë...

psikologji

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

faqe 2

terrorizmi/ ira

kulturë

ekipi i karatesë

dossier

Përpara se “grupi puçist” t’i jepej për “pro-cedim” organeve të drejtësisë, akuzat janë formësuar nga brenda radhëve të ushtrisë. Mbi personat kryesorë të akuzuar, janë përpiluar një kategori specifike akuzash...

Organizatat terroriste, një analizë globale

tonin tërshana, një ikonë e Estradës së ushtarit

sporti si domosdoshmëri e ushtrimit nga fëmijët tanë

si u akuzuan “komplotistët” e ushtrisë

faqe 13

faqe 12

faqe 14

faqe 15

pëRgënjeshtRimi

Europa fokuson detet

“Eksperienca e deritanishme e Forcave tona të Armatosura si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me trupa, por në të njëjtën kohë dhe plotësimi i standardeve në fushën e luftimit. Eksperienca e vendeve të tjera anëtare të Aleancës, me vendosjen e Elementit Mbështetës Kombëtar – NSE (National Support Element) tregon jo vetëm vlerat politike dhe ushtarake të pjesëmarrjes, por është dhe një bosht kombëtar thelbësor mbështetës për trupat që veprojnë në Zonën e Luftimit. Ky element, jo vetëm do të mbështesë me logjistikë forcat tona, por do të shërbejë si pikë-lidhje, si qendër koordinimi të gjithë lëvizjes së trupave të Forcave tona të Armatosura, duke përgatitur në kohë...

faqe 11

faqe 6-7

albert hitoaliaj

Uzina e mjekësit, oazi i tavanëve fluturues

“skifteri i Ballkanit” stërvitja e përbashkët në Kosovë

V4, krijohet një kompozim i ri gjeopolitik europian

faqe 8-9

reportazh

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka konsideruar uzinën e Mjekësit si lider i industrisë ushtarake. Uzina është në rikonstruksion...

nse, i domosdoshëm për trupat tona

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 20112

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjen-eralmajor Maksim Malaj pati

një takim me shefin e Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura të Republikës Çeke gjeneral Vlastimil Picek. Takimi u zhvillua në kuadrin e vizitës së gjeneralmajor Maksim Malaj në panairin IDET(International Exhi-bition of Defence and Security Tech-nologies) 2011 që u zhvillua nga data 10 deri më 12 maj 2010 në Republikën e Çekisë. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin midis vendeve, mod-ernizimin e Forcave të Armatosura, interesin që paraqesin këto ekspozita në evidentimin e kompanive që mund të kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, modernizimin e Forcave të Armatosura, zgjidhjen e problemeve që kanë Forcat e Armatosura sot me trajtimin e materialeve të vjetra, kryesisht armatim-municione, etj. Për dy ditë në Brno të Republikës Çeke u organizua Panairi i 11-të Ndërkombëtar mbi Teknologjinë e Mbrojtjes dhe Sig-urisë i quajtur IDET 2011. Me ftesë të

zyrtare

shefi i shtabit të përGjithshëm Gjeneralmajor maksim malaj, mori pjesë në panairin e 11-të ndërkombëtar “idet”, në brno, të republikës Çeke

NATO prezanton teknologjinë e re

organizatorëve në këtë ekspozitë mori pjesë dhe një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Maksim Malaj. IDET

2011 është një ekspozitë alternative e ekspozitës më të madhe të Europës, Eu-rosatory Parisit, që është ekspozimi më i madh i teknologjive të mbrojtjes dhe të sigurisë në zonën e shteteve të reja anëtare të NATO-s. Në këtë ekspozitë

morën pjesë rreth 548 kompani nga 27 vende të ndryshme. Organizatorë të kësaj ekspozite ishin IDET dhe PYROS / ISET, me mbështetjen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Çeke.

Kjo ekspozitë ishte mbështetur në një koncept të ri, për të ofruar një pasqyrë të plotë të gjithë sferës së sigurisë ush-tarake dhe civile, për t’iu përgjigjur në kohë trendit aktual të integrimit dhe bashkëpunimit midis strukturave të mbrojtjes dhe të sigurisë. Ekspozita ishte projektuar me dy blloqe ekspoz-imi, i pari pasqyronte modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës Çeke, ndërsa i dyti, ku ishin kompanitë pjesëmarrëse, pasqy-ronte zhvillimet e reja të teknologjisë së mbrojtjes dhe të sigurisë.

Gjatë ditëve të ekspozitës delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë bëri shumë vizita në pavijonet e kompanive pjesëmarrëse në ekspozitë, duke u ndalur kryesisht në kompanitë që mund të ofrojnë pajisje dhe sisteme luftarake që janë prioritet në modernizimin dhe kri-

jimin e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura. Disa kompani Çeke shfaqën një interes të veçantë për armatimin dhe municionet që disponojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili ka dalë jashtë organikës apo përdorimit dhe ka si destinacion përfundimtar demontimin apo shkatërrimin. Këto kompani u ftuan të vijnë në Shqipëri për të prezantuar aktivitetin dhe in-teresin e tyre në këtë fushë, si dhe për të krijuar një vizion më të qartë të asaj që mund të ofrojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Panairi i 11-të Ndërkombëtar mbi Teknologjinë e Mbrojtjes dhe Sigurisë, IDET 2011, i zhvilluar në Brno të Republikës Çeke, ishte i rëndësishëm për mundësinë që krijoi në prezantimin e një nga problemeve më të mëdha që kanë sot Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atë të trajtimit të arma-timit dhe municioneve të dala jashtë përdorimit, si dhe ajo me kryesorja ajo e modernizimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Forcat Detare të Europës përcaktojnë strategjitëKomandanti i Forcave Detare të

Shqipërisë Kudret Çela gjatë ta-kimit të Komandantëve të Forcave Detare të Evropës në Paris më datat 5 dhe 6 maj 2011. Kundëradmiral Kudret Çela zhvilloi një takim me komandantin e Forcave Detare Ho-landeze, nënadmiral Borsboom, të cilit i shprehu falënderimet për tra-jnimin që i bënë zhytësit holandezë zhytësve shqiptarë, ndërsa gjatë takimit me komandantin e Forcave Detare të Britanisë së Madhe, ky i fundit falënderoi Komandantin e Forcës Detare Shqiptare për krijimin e mundësisë së zhvillimit të stër-vitjes të Forcave Detare Britanike në ujërat shqiptare gjatë këtij muaji. Kundëradmiral Kudret Çela tha se pjesëmarrja jonë në CHENS krijon jo vetëm një ambient të përshtatshëm për shkëmbim eksperience profe-sionale detare, por në të njëjtën kohë krijon mundësinë për takime dyp-alëshe dhe shkëmbim eksperience me komandantë të FD të vendeve partnere. Aktiviteti i CHENS arriti kulmin me mbledhjen e Pikave të Kontaktit (POC Meeting) që zhvil-lohet disa muaj përpara takimit të CHENS dhe Seminarin Europian për oficerët e rinj (ESYO), në Brest, France nga data 25-29 Qershor 2012. Qëllimi i këtij organizimi detar ёshtё arritja e mirëkuptimit ndërm-jet Forcave detare të Europës për çështjet detare, dhe dokumentet qё nënshkruhen atje janë të karakterit profesional dhe rekomandues, pa pasur fuqi detyruese për vendet anëtare. Forcat Detare Shqiptare janë bёrё anёtare me të drejta të plota nё këte forum të rëndësishëm nga maji i vitit te kaluar. Fillimisht më datën 5 Maj 2011, komandanti i Forcave Detare Franceze admiral Pierre Francois Forissier, organizoi

pritjen për nder të komandantëve të Forcave Detare të Europes. Gjatë darkës kundëradmiral Çela zhvil-loi një takim me komandantin e Forcave Detare Italiane, admiral Bruno Branciforte, i cili u interesua mbi gjendjen dhe reformat në Forcat tona Detare dhe theksoi mundësinë e një vizite në vendin tonë gjatë muajit shtator të këtij viti. Më 6 Maj, filloi punimet sesioni i mbyllur i CHENS ku morën pjesë koman-dantët e FD-ve të 25 vendeve anëtare të NATO-s, delegacioni i Stafit Ush-tarak të BE-së, delegacioni i Stafit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, delegacioni i Forum-it të Rojës Bregdetare të Atlantikut të Veriut dhe delegacioni i USNAVEUR, Komanda e NATO-s në Napoli, i kryesuar nga admiral Samuel Locklear. Admirali Pierre Francois Forissier bëri një përmbledhje të rezultateve të grupeve të punës gjatë periudhës së presidencës franceze dhe prezantoi radhën e punës të sesionit të CHENS, i cili i zhvilloi punimet në tre grupe pune:-Grupi i Punës për Dialogun Strategjik Detar (MSD), Grupi i Punës për Sigurinë e Operacioneve Detare (MSO) dhe Grupi i Punës për Bashkëpunimin Detar me Afrikën (MCA). Grupet e punës formuluan dhe publikuan konceptin operacional të CHENS dhe promovimin e dokumentit të Krijimit te Kapaciteteve Detare të Afrikës. Grupi i Punës për Dialo-gun Strategjik Detar (MSD) theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit midis Forcave Detare të CHENS-it me Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bash-kimin Evropian. E rëndësishme u konsiderua tema:- “Hapësira Detare Afrikane, Marrëdhëniet Ndërkom-bëtare dhe Kontributi i CHENS-it”.

Gjeneral brigade Baillaud, Këshill-tar Ushtarak pranë Kombeve të Bashkuara foli mbi perspektivën e ndërtimin e kapaciteteve detare në OKB, Ambasadori i Bashkimit Afrikan zoti Lamambra mbajti një referat mbi Strategjinë Detare të Bashkimit Afrikan, një shikim të përditshëm mbi përpjekjet aktuale në Afrike, ndërsa zonja Caballero,

kundëradmiral kudret Çela merr pjesë në takimin e komandantëVe të forcaVe detare të eVropës (chens )

përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme Franceze, foli mbi situatën e përafërt detare në Afrikën Perëndimore dhe Lindore nga pikëpamja franceze. Një tjetër diskutim ishte ai me temë “Ndërtimi i kapacitetit detar dhe vlerësimi i tij në kontekstin op-eracional”. Zoti Trelawny, përfaqë-sues i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) vlerësoi Iniciativën

Ndërkombëtare Detare në Afrikën Perëndimore, më pas kapiten i rang. I-rë Aaroe trajtoi çështjen e mësim-eve të nxjerra nga Iniciativa Detare e BE në Afrikë. Seksioni i tretë vijoi me temën “Operacionet e Sigurisë De-tare dhe sfidat e së ardhmes”. Drejtori i Zyrës Italiane të Politikës Detare kap. rang. I-rë Annuziata foli mbi “Imple-mentimin e Forcave Detare në Op-eracionet e Sigurisë Detare, mangësitë aktuale dhe zgjidhjet e mundshme”. Koloneli Spencer i Forcave Speciale Bri-tanike shpjegoi mësimet e nxjerra nga Operacionet antipirateri veçanërisht në Somali dhe në fund kap. rang. I-rë Yayci referoi temën “Forcat Detare Turke në hapësirën detare Afrikane,-mësimet e nxjerra nga këto operacione”. Në kryesor u trajtua tema:-“CHENS-i në të ardhmen”, ku komandanti i Forcave Detare Franceze referoi mbi “Fushat potenciale të interesit për CHENS-in e ardhshëm”, komandanti i Forcave De-tare Turke paraqiti tre tema:-1. Ndihma humanitare; 2. Lufta Siber–optike; 3. Siguria e energjisë, ndërsa komandanti i Forcës së Bashkuar të NATO-s në Na-poli, admirali Samuel Locklear trajtoi dy çështje:-zbatimi i operacioneve dhe roli drejtues i Forcave Detare të BE për problemet detare.

Pas sugjerimeve u caktua dhe tematika e mundshme për takimin e ardhshëm të C H E N S q ë d o zhvillohet në 10-11 Maj 2012 në Ostende, Belgjike, ndërsa semi-nari Europian për oficerët e rinj do të mbahet në Brest, Francë nga 25 deri 29.06.2012. Punimet e takimit të Komandantëve të FD të Europës (CHENS) u mbyllën me ceremoninë e dorëzimit të Flamurit të CHENS, kryetarit të radhës, komandantit të FD Belge kundëradmiral Robyns Jean-Poul.

Blerim Hoxha

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 3zyrtare

Batalioni Special, fitues i pesëgarëshit ushtarak në FT

Forca Tokësore, fituese e trofeut

Në poligonin e Batalionit Komando, të Forcës Tokësore u zhvillua

Kampionati i Pesëgarëshit Ush-tarak ndërmjet reparteve dhe nën-reparteve të FT-së. Në përfundim të kampionatit sipas vlerësimit të jurisë Batalioni Special u rendit në vend të parë, Batalioni Këmbësorisë Motorizuar në vend të dytë dhe në vend të tretë Batalioni Komando.

Ka pak ditë që ka përfunduar kampionati i Pesëgarëshit Ush-tarak në Forcat Tokësore ndërmjet reparteve e nënreparteve vartëse. Kapiten Armand Pashaj, specialist për stërvitjen në Degën e Operacio-neve dhe Stërvitjes në shtab të FT-së, ka qenë përgjegjësi kryesor për zh-villimin dhe ndjekjen e kësaj mase të rëndësishme të matricës vjetore të KFT-së për vitin 2011, shprehet për gazetën “Ushtria” se: “Gara ndërm-jet ekipeve ka qenë në nivel të lartë dhe ka mbizotëruar konkurrenca ndërmjet reparteve dhe individëve të veçantë. Ekipet pjesëmarrëse vinin nga të gjitha repartet e FT-së, nga Batalioni Special, Këmbësorisë së Motorizuar, Batalioni Komando, Batalioni i Poshnjës, Vau-Dejësit, si edhe Kompania e Zbulimit. Në këto gara u konstatua se ekipet e kishin vlerësuar maksimalisht këtë eveniment dhe kishin përzgjed-hur individët më të spikatur për të garuar me dinjitet ndërmjet reparteve dhe individëve përkatës. Kampionati nisi me datë 25 Prill dhe zgjati deri me datë 28 prill 2011, ku dhe u shpallën ekipet fituese. Ai u zhvillua në ambientet dhe

Ekipet pjesëmarrëse vinin nga të gjitha repartet e FT-së, nga Batalioni Special, Këmbësorisë së Motorizuar, Batalioni Ko-mando, Batalioni i Posh-njës, Vau-Dejësit, si edhe Kompania e Zbulimit.

poligonin e Batalionit Komando, ku siç rezultoi gjatë gjithë ditëve të aktivitetit nga ana e kësaj komande, kampionati ishte mbështetur me të gjitha masat për zhvillimin sa më normal të tij. Pjesëmarrësit u gjen-den në një terren komod dhe mjaft të përshtatshëm për zhvillimin e ak-tivitetit. Në dispozicion të tyre u vu e gjithë infrastruktura e nevojshme logjistike e stërvitore që nga: pritja, akomodimi, sigurimi i ambienteve stërvitore, poligone stërvitje, poli-

gone qitjeje, pishina etj. Ky vlerësim bëri që aktiviteti të zhvillohej sa më normal dhe interesant.

Në këtë kampionat sportiv-ush-tarak, konkurrimi u bë në këto disiplina sportive si: kalimi i brezit të kalitjes fizike, qitje me automatik në distancën 150m, hedhje granate në distancë dhe preçizion, notim me pengesa në distancën 50m dhe vrapim në distancën 8000m. Për ekipet pjesëmarrëse, ambientet stërvitore ishin në përputhje me

standardet e zhvillimit të ga-rave dhe disa prej garuesve, ishin pjesëmarrës për të disatën herë në këto gara. Kapiten Haxhi Shira, përgjegjësi i ekipit të Batalionit të Këmbësorisë së Motorizuar, u shpreh se: “Unë jam i angazhuar prej vitesh në garat e pesëgarëshit dhe këtë herë me të vërtet mund të them se konkurrenca ishte tejet e fortë dhe me vlerësimin e jurisë, ekipet u renditën sipas meritave. Në përfundim të aktivitetit u

zhvillua ceremonia mbyllëse, ku morën pjesë përfaqësues nga shtabi i Forcës Tokësore, Batalioni Special dhe Komando. Për ekipet dhe individët fitues në këtë aktiv-itet u shpërndanë diploma nderi. Në përfundim të kampionatit sipas vlerësimit të jurisë Batalioni Special u rendit në vend të parë, me përgjegjës ekipi toger Helton Mikeli, Batalioni Këmbësorisë së Motorizuar në vend të dytë dhe në vend të tretë Batalioni Komando. Në klasifikimin individual u rendit në vendin e parë, nёntetar Mariglen Gurthi, në vend të dytë nёntetar Aleksandër Peci, efektiv i Batalionit Special dhe në vendin e tretë nëntoger Erald Meçe, efektiv i Batalionit të Transportit nga ajri, të Poshnjës Berat. Nga përfaqë-suesi i FT-së u theksua se ekipi i Pesëgarëshit Ushtarak që do të për-faqësojë FT-në në garat në rang FA, do të përbëhet nga individët më të spikatur në pesë disiplinat e zhvil-luara. Në përfundim të këtij aktiviteti komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eral brigade, Viktor Berdo, nëpërmjet një Qarkoreje, ka përgëzuar ekipet fituese, komandantët e tyre dhe gjithë ekipet pjesëmarrëse që u angazhuan në këto gara, për demonstrim me nivel të lartë profesionalizmi, për vlerësim e seriozitet në përmbushje të objektivit që ato dhe komandat e tyre i kishin vënë vetes. “Zh-villimi i aktiviteteve të tilla me karakter ushtarako-sportiv, të planëzuara dhe të paplanëzuara, shprehet gjeneral Berdo, do të na shërbejnë nё të ardhmen për formimin dhe kalitjen e kara-ktereve ushtarake të trupave, për të ngritur më lart shpirtin e garës, ndjenjën individuale dhe kolektive në interes të repartit e nënrepartit, si dhe për përsosjen e aftësive profesionale dhe fizike, individuale dhe kolektive të reparteve dhe nënreparteve”. Njëkohësisht ai, porosit për ta vlerësuar pesëgarëshin, si ele-ment i rëndësishëm i stërvitjes, në funksion të shëndetit të gjith-secilit dhe ruajtjes së kondicionit fizik, psikologjik e shëndetësor të efektivave.

Këto ditë në ambientet e Batalionit Komando të Forcës Tokësore u zhvillua kampionati i pesëgarëshit ushtarak. Kolonel Adriatik Hoxha, shef i degës së opera-cioneve dhe stërvitjes, degë e cila e ka ndjekur nga afër këtë aktivitet u shpreh për gazetën“Ushtria”se: “ Në kampionatin e pesëgarëshit në shkallë FA, Forca Tokësore, tregoi edhe njëherë që di të zbatojë misionin e përcaktuar dhe ta realizojë atë plotë-sisht. Shpallja fituese e këtyre garave midis ekipeve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes e Policisë Ushtarake, nënkupton se në vizionin e saj edhe ky komponent i rëndësishëm i direktivës së ministrit të Mbrojtjes dhe udhëzimeve, matricës së shefit të shtabit të përgjithshëm të FA konsiderohet prioritet, pasi ka lidhje të drejtpërdrejtë

përfundoi kampionati i pesëGarëshit ushtarako-sportiV në forcat e armatosura

me plotësimin në mënyrë cilësore të standardeve në të gjitha fushat, përfshi këtu edhe kuadrin e operacioneve luftarake dhe jo luftarake, repartet e nënrepartet e FT-së, të cilat kanë arritur rezultate të larta operacionale si në zbatimin e koncepteve të trupave në luftim, trupave të mbështetjes në luftim dhe atyre të shërbimit të mbështetjes në luftim. Pesëgarëshi gjithëpërfshirës në zbatim të detyrës së SHASHP të FA tregoi edhe njëherë jo vetëm përgjegjësinë në marrjen e masave përgatitore, krijimin e mjedisit të favorshëm për zhvillimin konkret të tij, por dhe atë që meriton Forca Tokësore, daljen në krye të FA me rezultatin më të lartë, duke fituar trofeun e këtij aktiviteti të rëndësishëm të matricës së Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 20114 rajon

“Skifteri i Ballkanit” në Kosovë

Komandanti i KFOR-it fton FSK-në të marrë pjesë Komandanti i KFOR-it,

gjenerali Erhard Buhler në SHP të tij në Prishtinë ka dhënë urdhër sot të fillojnë përgatitjet për Ushtrimin e Përbashkët të radhës “Balkan Hawk” (Skifteri i Ballkanit). Ky ushtrim është një operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sig-urisë në Kosovë, në mënyrë që të jetë i përgatitur profesionalisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kos-ovë, duke përfshirë edhe kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe operacionet e shpëtimit.

Ushtrimi do të mbahet në fund të muajit qershor, 2011. Ushtrimet “Skifteri i Ballkanit” mbahen rregullisht dhe tradicionalisht zhvillohen nga njësitet e KFOR-it, Forcës së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës (PK).

Për shkak të integrimit të element-eve të operacioneve të shpëtimit, gjenerali Buhler ka ftuar dje minis-trin e FSK-së,Agim Çekun, koman-dantin e FSK-së gjeneral Sylejman Selimin dhe FSK-në që të marrin pjesë në Ushtrimin e integruar “Skif-teri i Ballkanit” dhe të sjellin tek ky ushtrim aftësitë e tyre thelbësore, si çminimin, evakuimin mjekësor, kër-kim-shpëtimin ose zjarrëfikjen. Kjo do të jetë një mundësi tjetër për të trajnuar planifikimin, komunikimin dhe operacionin e integruar të të gjitha forcave që janë përgjegjëse për sigurinë dhe për ndihmën ndaj katastrofave në Kosovë. Kështu, ky ushtrim do të rrisë efikasitetin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për rendin publik dhe mirëqenien e njerëzve. Skenari themelor i ush-trimit të radhës “Skifteri i Ballkanit” do të përmbajë mbrojtjen e një vendi të posaçëm kundër demonstratave të dhunshme dhe çdo rreziku, përfshirë këtu edhe rastësinë me katastrofa natyrore, thuhet në njoft-imin e Zyrës për marrëdhënie me publikun të KFOR-it.

Byhler ripërsërit se nuk do të ketë reduktim të trupave/ Të hënën në “Fshatin Italia”, koman-danti i deritanishëm i Brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it, Carlo Emiliano i ka dorë-zuar detyrën bashkëkombësit të tij Vincenzo Cipullo.

Në ceremoninë e pranim-dorëz-imit të detyrës të pranishëm ishin ambasadori italian, Michele Gif-foni, komandantit të KFOR-it, Erhard Byhler, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, gjeneralit Biagio Abrate.

I pari i KFOR-it, Erhard Byhler teksa lavdëroi punën e forcave të kësaj trupe, tha se trupat italiane të KFOR-it do të mbesin edhe më tutje në Kosovë. Kurse sa i përket reduktimeve të forcave të NATO-s në Kosovë, ai u shpreh se është përmbyllur me kohë hapi i radhës së reduktimeve, dhe sugjerimet e tija janë që për këtë vit të mos ketë më reduktime tjera të forcave të KFOR-it. “Reduktimet ndërlidhen

më përmbushjen e detyrave që kemi, dhe reduktimet tjera varen nga përmbushja e detyrave tona që kemi përpara. Gjatë këtyre 12 viteve, KFOR-i në mënyrë të suksesshme ka kontribuar për sigurinë, në mënyrë të drejtë për të gjithë njerëzit e Kosovës” u shpreh Bylher, mirëpo ai më tutje sugjeron që duhet të rritet bashkëpunimi me autoritetet e lokale të Kosovës, me komunitetin ndërkombëtar dhe me

Policinë e Kosovës. Për sa i përket gjendjes së sig-

urisë në veri të Kosovës, Byhler tha se çdokush duhet t’i kryejë me përgjegjësi detyrat që i ka të përcaktuara. “Nuk dua të mohoj shqetësimet e mia për disa tension-ime ekzistuese dhe gjendjen në veri të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se që disa kohë ka apeluar të bartësit e përgjegjësive në atë pjesë të vendit, që t’i përmbushin detyrat që i kanë.

“Ne e bëjmë këtë çdo ditë e çdo natë me Policinë e Kosovës, dhe natyr-isht që kisha dëshiruar që ky proces në veri të ecë me shpejtësi, sepse është në të mirë të gjithëve, si dhe do të nxiste edhe zhvillimin atje”, tha ai. Ndërkaq komandanti i de-ritanishëm, që qëndroi për gjashtë muaj në krye të forcave të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim, Carlo Emiliano i dëshiroi punë të mbarë komandantit të ri, duke ia kujtuar se detyra që ka pranuar kërkon anga-zhim dhe përgjegjësi të madhe.

“Unë i dëshiroi kolonelit Vin-cenzo Cipullo dhe ushtarëve të tij fat të mirë në misionin e tyre. Ne që nga nëntori i vitit të kaluar kaluam shumë sfida të ndryshme, dhe për shkak të situatës së përmirësuar në Kosovë, ne kaluam përgjegjësitë në policinë e Kosovës për mbrojtjen e manastireve të Goriokut, Budisalcit, dhe para pak ditësh edhe manastirit të Engjëllit të Shenjtë”, theksoi kolo-nel Emiliano. Kurse gjenerali Biagio Albrate, shefi Shtabit të Përgjith-shëm të Mbrojtjes italiane, detyrën e forcave të KFOR-it, e cilësoi si shumë të rëndësishme. “Detyra që e kanë zhvilluar këta ushtarë në këtë vend është shumë e çmueshme, dhe për ata shkon urimi i përzemërt”, u shpreh gjenerali italian. Albrate quajti vetën me fat pasi që kishte qenë komandant i Brigadës Shumëkombëshe Perën-dim në vitin 2000, duke parë dallimin që është bërë për të mirë sipas tij. “Një realitet që ka ndryshuar për të mirë dhe që jep shpresë për të ardhmen”, u shpreh Albrate.

Ushtrimet “Skifteri i Ballkanit” mbahen rregullisht dhe tradi-cionalisht zhvillohen nga njësitet e KFOR-it, Forcës së EULEX-it dhe Policisë sëKosovës (PK).

shkurtKosovë-Serbi, diskutohet për dëmet e luftësDiskutojnë për dëmet e luftës - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita

Tahiri, në vazhdën e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, priti Andras Ridlmajer, ekspert të trashëgimisë kulturore nga Universiteti amerikan i Harvardit, si dhe Edi Shukriun, kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ku temë qendrore e takimit ishte çështja dëmeve të luftës në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Me këtë rast, Tahiri falënderoi ekspertin nga shteti i Amerikës për kontributin e tij për Kosovën, i cili që nga viti 1999 ishte i angazhuar në Kosovë në çështjet e trashëgimisë kulturore. Ajo vlerësoi se ataku sistematik ndaj identitetit dhe trashëgimisë kulturore në kohë luftërash është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe politikat e civilizimit global. Nga ana e tij, Ridlmajer njoftoi zëvendëskryeministren Tahiri për studimet dhe gjetjet e tij në fushën e dëmeve që i janë bërë trashëgimisë kulturore dhe fetare gjatë periudhës së luftës, si dhe angazhimet për stabilizimin emergjent të dëmeve dhe restaurimin e disa prej monumenteve të rëndësishme në Kosovë.

Eksperti i Harvardit shprehu gatishmërinë për të dhënë këshillat dhe ekspe-riencat e tij të parezerva në fushën e trashëgimisë kulturore. Bashkëbiseduesit u pajtuan që edhe në të ardhmen të bashkëpunohet dhe këto këshilla të vlefshme të shfrytëzohen për qëllim që të zbardhet historia e luftës në Kosovë në fushën e trashëgimisë kulturore.

Sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-sëDrejtues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kanë

njoftuar se shtatë anëtarët e këtij këshilli nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë së EULEX-it për seancën gjyqësore, e cila pritet të mbahet të enjten, lidhur me protestat e 15 korrikut të vitit 2009, ku protestuesit patën hedhë koktej molotovi në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Kjo u bë e ditur të hënën gjatë një konferencë për media, ku është kërkuar që sa më shpejti të miratohet Ligji për vlerat e luftës, për ndryshe siç thanë ata, do të fillojnë me greva dhe demonstrata të dhunshme.

Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi ka thënë se ky vendim është marr pas konsultimit me gjithë përfaqësuesit e degëve. “Unanimisht kemi marr vendim që mos t’i përgjigjemi ftesës së Prokurorisë së EULEX-it dhe arsyet tona janë këto, edhe pse ne nuk kemi asgjë kundër EULEX-it, ne si këshill mendojmë se misioni i EULEX-it është ftuar në Kosovë për sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa nga ky mision po ndodhë e kundërta. Shihet qartë se ky mision, qëllim të vetin kryesor ka etiketimin dhe njollosjen e vlerave të luftës së UÇK-së

dhe ndjekjen penale - të padrejtë të ish-luftëtarëve”, ka thënë Selimi. Sipas tij, EULEX-i do të duhej të merrej me sundimin e ligjit në veri të vendit,

ku nuk funksionon asgjë dhe do të duhej të merret edhe me kriminelët serbë, të cilët vazhdojnë të lëvizin lirshëm nëpër Kosovë. Selimi po ashtu, kërkojë nga institucionet e Kosovës që mos të luhet me fatin e veteranëve, por të miratohet Ligji për vlerat e luftës. “Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kërkon nga institucionet e Kosovës që mos të luhet me fatin e veteranëve të luftës së UÇK-së, por sa më shpejt të merren hapat e duhur për miratimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht me ligj veteranit, invalidit e në veçanti familjes së dëshmorit, t’i kthehet dinjiteti dhe krenaria e dikurshme”, ka thënë ai. Anëtari tjetër i këtij këshilli, Xhevdet Ismaili, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ka humbur shikimin, ka thënë se kjo shlyerje e Ligjit të vlertat e luftës, është e paarsyeshme nga ana e institucioneve tona. Kurse, Hajrulla Shehu i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të mendojnë për kategoritë e dala nga lufta, pasi që siç tha ai, këto familje jetojë në kushte shumë të vështira. “Në vijim ne do të hymë edhe në grevë nëse është nevoja, por nëse është nevoja ne do të dalim edhe në demonstrata të dhunshme”, ka thënë ai. Ndryshe, shtatë anëtaret që kanë urdhër arrest nga Prokuroria e EULEX-it janë Xhevdet Qeriqi, Vesel Qiriqi, Sefedin Zhuka, Hyzri Salihu, Lirim Haxholli, Naim Gashi dhe Hyzri Musliu.

Turqit e duan Bondsteel-in?!Turqia në kuadër të kthimit të madh në Ballkan do të mund të hyjë në bazën

ushtarake amerikane afër Ferizajt ”Bondsteel”, e cila është më e madhja për nga sipërfaqja që është ndërtuar në Evropë, pas luftës së Vietnamit, nga e cila SHBA-ja do të tërhiqet. Shkuarjen nga baza në afërsi të Ferizajt e ka paralajmëruar nga fundi i marsit ambasadori amerikan në Prishtinë, Chris Dell, gjoja për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, shkruan gazeta e Frankfurtit “Veti”, duke u thirrur në burime diplomatike. Gazeta ka shkruar se teoricienët ushtarakë serbë dhe analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që në këtë kompleks ushtarak të vendosën pikërisht turqit.Ish komandanti i forcave të përbashkëta të sigurisë në jug të Serbisë Ninoslav Krstiq, ka thënë se një skenar i tillë nuk tingëllon si “rrëfim i thatë”, sidomos pas paralajmërimit zyrtarë amerikan se do ta lëshojnë “Bondsteel-in”. “Hyrja e banorëve të rinj nga Lindja do të ishte gjë e keqe për Serbinë, por edhe më keq për Kosovën. Do të zgjerohet ndikimi i islamit, kurse me këtë Ankaraja të kishte lidhje direkte territorial me Sanxhakun nëpërmjet Kosovës, që është rruga e transversales së gjelbër e cila nga ky shtet i Azisë së Vogël çon nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, derisa ta Sarajeva”, ka theksuar Krstiq, transmeton Epoka e Re.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 5

Ushtria e Pakistanit i parashtron një notë proteste NATO-sUshtria e Pakistanit i ka parashtruar një notë të forte proteste NATO-s, mbas asaj që Pakistani e quan një dhunim të hapësirës së tij ajrore nga dy helikopterë të Aleancës. Protesta e sotme vjen disa orë mbasi zyrtarët e Pakistanit thanë se një helikopter i NATO-s kaloi kufirin me Afganistanin dhe kreu një sulm ku mbetën të plagosur dy ushtarë të Pakistanit.NATO e ka konfirmuar se heklikoptetët e saj po fluturonin pranë kufirit, dhe tha se po heton mbi ngjarjen.Një zyrtar ushtarak perëndimor tha se dy helikopterët ishin në anën afganase të kufirit dhe janë qëlluar nga brenda kufirit. Ai tha se helikopterët iu përgjigjën zjarrit, mbasi u goditën dy herë. Incidenti duket se do të shtojë tensionet mes Islamabadit dhe Uashingtonit, pavarësisht një vizite të senatorit amerikan Xhon Kerri ditën e djeshme në Pakistan, me qëllimin riparimin e mar-rëdhënieve dypalëshe.Marëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit janë tendo-sur nga sulmi i paparalajmëruar i Shteteve të Bashkuara më qytetin Abotabad ku u vra udhëheqësi i Al Kaidës Osama Bin Laden në datën 2 maj.

Afganistan, 12 të vrarë në protestat kundër një sulmi të NATO-sAutoritet afgane thanë se të paktën 12 persona janë vrarë në protestat e dhunshme kundër një sulmi të NATO-s në veri të Afganistanit ku u vranë 4 njerëz.Më shumë se 2 mijë demonstrues u përleshën me policinë sot në qyte-tin Talokan. Protestuesit hodhën parrulla kundër qeverisë amerikane dhe asaj afganase dhe mbanin në duar trupin e njërit prej të vrarëve gjatë sulmit. Zyrtarët thanë se të paktën 80 njerëz u plagosën.Zyrtarët afganë thanë se 4 civilë u vranë gjatë një operacioni që NATO e ndërmorri gjatë natës në qytet. Por forcat e koalicionit thonë se të vrarët, mes tyre dy gra të armatosura, ishin kryengritës.Gjatë protestave të sotme, policia dhe forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë turmën, e cila godiste me gurë një bazë ushtarake gjermane atje pranë.Presidenti Hamid Karzai ka dënuar sulmin e koalicionit gjatë të cili sipas tij u vranë 4 pjestarë të një familje. Ai tha se operacioni nuk ishte i bashkërenduar me forcat afgane. Zoti Karzai kërkoi një shpjegim për këtë sulm nga komandanti i forcave të SHBA dhe NATOs në Afganistan, gjenerali David Petraeus.

aleanca

NATO po e shton presionin ndaj qever-isë libiane, përmes sulmeve ajrore dhe operacioneve luftarake psikologjike. Ko-mandanti Mike Bracken tha sot se NATO ka hedhur me avionë fletushka me mesa-zhe për trupat besnike të Muamar Kadafit, duke u kërkuar atyre “të kthehen tek bar-rakat dhe shtëpitë e tyre.” Goditjet ajrore të NATO-s kanë pasur në shënjestër dy ndërtesa qeveritare në qendër të Tripolit. Selia e Shërbimit për Siguri të Brendshme dhe ajo e Ministrisë së Inspektimit dhe Luftës kundër Korrupsionit janë përfshirë nga zjarret, ndërsa dyshohet për disa të lënduar.

NATO intesifikon sulmet ajrore në Libi

Avionët e NATO-s qëlluan ndërtesat qeveri-tare në qendër të Tripolit, ndërsa zyrtarë rusë përgatiteshin të takonin përfaqësues të qeverisë libiane në Moskë. Objektiv i sulmeve ajrore ishte një ndërtesë që përdorej nga shërbimet

e sigurisë së vendit, si dhe zyrat e agjencisë libiane kundër korrupsionit, të cilat u përf-shinë nga flakët.

Ndërkohë që ndodhën bombardimet, Rusia i bëri thirrje Libisë të veprojë sipas kërke-save të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe t’i tërheqë forcat e armatosura nga rajonet e banuara nga civilët. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me përfaqësues të qeverisë së Muamar Kadafit në Moskë. Zoti Lavrov tha se zyrtarët libianë shprehën gatishmërinë të marrin në konsideratë planin e paqes të Bashkimit Afrikan, në se NATO i jep fund fushatës së bombardimeve.

Avionët e NATO-s qëlluan ndërtesat qeveri-tare në qendër të Tripolit, ndërsa zyrtarë rusë përgatiteshin të takonin përfaqësues të qeverisë libiane në Moskë

Strategji e re e NATO-s në Afganistan

Operacionet luftarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara

në Afganistan janë gati të arrijnë kulmin. Ndërsa kontingjenti i parë i trupave amerikane prej rreth 100 mijë ushtarësh përga-titet të tërhiqet nga Afganistani, duke filluar nga korriku, NATO-ja po ndryshon strategjinë e saj. Në vend që të përpiqet të sig-urojë të gjithë Afganistanin nga kryengritësit talebanë, aleanca po i përqendron burimet e saj në rënie në një numër të vogël qendrash më të populluara.

Është një ditë e qetë në distrik-tin Baraki Barak të provincës Logar në Afganistanin lindor. Policia ushtarake e divizionit të 10 të ushtrisë amerikane pa-trullon këtë distrikt bashkë me policinë afgane. Banorët vendas i presin ushtarët amerikan. Ata janë edhe të shoqërueshëm, madje disa prej tyre duan të bisedojnë. Të tjerë dalin vull-netarë për të marrë pjesë në një grup të ri për mbrojtjen e distriktit. Edhe një ditë tjetër kalon në një prej komuniteteve, ku vazhdon prania e forcave të NATO-s dhe atyre të qeverisë afgane. Por disa kilometra më tutje, rrugët janë gati të paka-lueshme si pasojë e përdorimit të mjeteve shpërthyese të im-provizuara. Snajperët talebanë vënë në shën jes tër t rupat e NATO-s. 10 vjet pas fillimit të luftës në Afganistan, aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bash-kuara ka arritur numrin e saj maksimal prej rreth 150 mijë t rupash, ndërkohë që, s ipas planeve, forcat amerikane do të fillojnë tërheqjen në korrik.

Tani që ka arritur në përfun-dimin se nuk mund të patrullojë të gjithë Afganistanin, NATO-ja ka identifikuar 80 prej rreth 400 distrikteve të vendit si ditrikte kyçe, në të cilat do të qëndrojnë një pjesë e madhe e trupave si dhe do të shtohen projektet e ndërtimit dhe ndihma të tjera.

Baraki Barak, me rreth 80 mijë banorë, është i vetmi distrikt në provincën Logar, që përfshihet

“Përparësia jonë është të përqendrohemi në qen-dra të populluara sepse objektivi ynë kryesor është sigurimi i popullatës. Nëse ne mund të garantojmë siguri për popullsinë af-gane, ata do të mbështesin qeverinë afgane dhe Forcat e Sigurimit Kombëtar.

shkurt

në këtë kategori. Baraki Barak ka një pazar të madh, disa rrugë të rëndësishme dhe banorët kanë lidhje të forta me Kabulin.

“Ky distrikt është plot jetë”.Që prej dislokimit në Baraki

Barak në vitin 2009, NATO-ja ka përfunduar një numër projektesh rindërtimit, përfshirë edhe këtë baçe. Gjithashtu, zyrtarë të De-partamentit amerikan të Shtetit

kanë ndihmuar në krijimin e një qeverie të re.

Ana tjetër e strategjisë së dis-trikteve kyçe është se distrikteve të t jera u kushtohet më pak vëmendje, mes tyre edhe disa distrikte strategjike në kufi, që janë bërë bazë talebane.

Oficerët e ushtrisë amerikane e pranojnë se kjo strategji nuk është e përsosur, por është mënyra më

e mirë për të përdorur burimet e pakta dhe për t’i dhënë më shumë kohë qeverisë afgane dhe Forcave Afgane të Sigurimit Kombëtar.

“ Pë r p a r ë s i a j o n ë ë s h t ë t ë përqendrohemi në qendra të populluara sepse objektivi ynë kryesor është sigurimi i popul-latës. Nëse ne mund të garantojmë siguri për popullsinë afgane, ata

do të mbështesin qeverinë afgane dhe Forcat e Sigurimit Kombëtar. Dhe sapo të arrijmë këtë objektiv në zonat më të populluara, ne mund të shtrihemi në zonat më pak të populluara”.

Ndërsa nivel i i t rupave të NATO-s do të bjerë gradualisht, duke filluar nga korriku, nuk mbetet shumë kohë që kjo strat-egji të funksionojë me sukses.

Kontingjenti i parë i trupave amerikane prej rreth 100 mijë ushtarësh përgatitet të tërhiqet nga Afganistani, duke filluar nga korriku, NATO-ja po ndryshon strategjinë e saj. Në vend që të përpiqet të sigurojë të gjithë Afganistanin nga kry-engritësit talebanë, aleanca po i përqendron burimet e saj në rënie në një numër të vogël qendrash më të populluara.

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 20116 paqeruajtësit

Duke qenë se nuk është hera e parë e pjesëmarrjes tuaj në

misione paqeruajtëse, pasi keni qenë edhe në Bosnje & Herce-govinë, si e ndjeni veten tashmë në një vend më të vështirë e me më shumë probleme të sigurisë siç është Afganistani?

Është e vërtetë, pasi unë kam

qenë pjesëmarrës në dy mis-ione, në të parin në Gjeorgji si vëzhgues ushtarak, i cili ishte mision i Kombeve të Bash-kuara dhe më vonë në Bosnje & Hercegovinë si oficer pla-nëzimi në shtabin e EUFOR-it dhe në të dytin përfaqësues ushtarak për palën Shqiptare. Por është hera e parë që unë marr pjesë në një mision të NATO-s ku numri i shteteve që kontribuojnë arrin shifrën 49. Të them të vërtetën e ndjej veten të vlerësuar që jam pjesë e këtij koalicioni kaq të gjerë dhe që po jap kontributin tim për të pasur një botë të qetë, pa luftë, pa terrorizëm, pa armë, pa vrasje, pa trafikime.

Misioni ISAF në Afganistan është komplet ndryshe nga misionet e mëparshëm që unë kam marrë pjesë, misioni zhvillohet në një territor ku rreziku është i lartë dhe pr-ezent në çdo kohë. Talebanët dhe grupet e tjera terroriste që po e mbajnë këtë vend të pa stabilizuar dhe në luftë për fat të keq kanë mbështetje edhe të disa vendeve jo të stabilizuara në kufi me Afganistanin. Mba-jtja e këtij vendi për një kohë të gjatë në luftë ka prodhuar injorancë, varfëri masive dhe të tejskajshme, e cila është shfrytëzuar nga Talebanët për të shtuar radhët e tyre dhe për t’i përdoruar këta njerëz të pa-shpresë për vetë-shpërthime, vetëvrasje dhe për të bërë veprime terroriste nga më monstruozet kundër forcave të sigurisë Afgane dhe kundër forcave të koalicionit “gjoja në emër të Allahut”.

Ky mision këtu në Afgani-stan është shumë i vështirë sepse terroristët rekrutojnë dhe përdorin njerëzit e zakonshëm, ata veprojnë në zona të popul-luara, godasin dhe bëjnë terror në popullsinë civile, kështu për forcat e sigurisë Afgane dhe për forcat e koalicionit është shumë e vështirë të organizosh operacione luftarake në mje-dise të tilla ku popullsia civile është prezent në çdo kohë.

Ç’detyrë kryeni konkretisht në mision, si e vlerësoni atë dhe cili është bashkëpunimi

i kësaj vizite ishte se brenda një kohë shumë të shkurtër pa dhe shkeli me këmbë pjesën më të madhe të zonës operacionale, testoi konkretisht situatën në Afganistan, mori vlerësimin nga Komandanti i ISAF-it gjen-eral Petraeus për kontributin e trupave shqiptare në misionin e ISAF-it, u informua nga ai për zhvillimet e fundit në Afganistan, mori vlerësimin për performancën e trupave shqiptare nga komandat e tyre direkt, komunikoi direkt me trupat shqiptare, njohu problemet dhe shqetësimet që ata kishin, i falënderoi ata për profesionalizmin dhe punën e mirë që po bënin në interes të misionit.

A mendoni se do te ketë ndikim te paqeruajtësit shq-iptar për rritur më tej mora-lin e tyre në përmbushje të detyrës?

Dua të them që është me të vërtet vlerësim kur shefi i Shtabit të Përgjithshëm, duke sfiduar problemet e rënduara të sigurisë në këtë vend, duke sfiduar rr-ezikun e madh aktual, viziton trupat shqiptare në të gjithë Af-ganistanin, ndan me ta probleme, shqetësime, arritje, ngushëllon ushtarakët që kanë humbur pjesëtarë të familjes, shkurt sjell tek trupat shqiptare në misionin ISAF një moral dhe një inkurajim shtesë pothuajse të nevojshëm për rrethanat aktuale.

që keni arritur me homologët tuaj?

Unë jam pjesë e Divizionit të Stabilitetit në Komandën Qendrore në ISAF. Detyra ime është Koordinuese dhe Anga-zhuese në këtë divizion që do të thotë, bëj koordinimet e ta-kimeve midis drejtuesve krye-sore të Divizionit të Stabilitetit, që janë në lider si Gjeneral dhe Kolonel me drejtuesit e institucioneve afgane që mund të jenë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Drej-toria e Aviacionit, Ministria e Bujqësisë etj. Mbasi bëj koor-dinimet në kohë dhe në vende ku do organizohen, marr pjesë

në këto takime (mbledhje), pas mbledhjeve prodhohet një material që quhet “Rezultatet e Mbledhjes”. Këtë dokument unë e fus në një Website në (ISAF Secret Net).

Risku është evident pasi të gjithë institucionet Afgane janë objekte goditjeje. Por ajo që më ngarkon me më shumë përgjegjësi është pozicioni im si Përfaqësues më i lartë ushtarak në Afganistan. Unë komunikoj dhe mbaj kontakt me e-mail me të gjitha kon-tingjentet tona në Afganistan, ndaj me ta çdo problem, çdo shqetësim dhe çdo arritje. Komunikoj personalisht me

oficerë shqiptarë që kanë pu-nën vazhdimisht në terren dhe që kanë risk të lartë. Ndihem i qetë në mbrëmje vonë kur informohem që trupat janë kthyer në bazë dhe aktiviteti ditor është mbyllur pa asnjë problem dhe shqetësim.

Duke qenë në rolin e koor-dinatorit se bashku me Aidën për realizimin e vizitës së delegacionit ushtarak shq-iptar, si e vlerësoni këtë vizitë të nivelit të lartë ushtarak te FA?

Vizita e shefit të Shtabit ndodhi në një moment shumë të tensionuar kur trupat shq-iptare me të vërtetë kishin

nevojë për të. Siç dihet një muaj më përpara Presidenti Karzai deklaroi procesin e Tranzi-cionit, e cila bëri që të shtohet aktiviteti terrorist në të gjithë Afganistanin.

Shefi i Shtabit dhe delega-cioni që e shoqëronte realizoi një vizitë me risk të lartë, me axhendë shumë të ngjeshur, të lodhshme por shumë të suksesshme. Në një hark kohor prej 70 orësh arriti të realizojë një numër të madh takimesh pjesa me e madhe gjeneralë, komandantë të Komandave Rajonale, takime me koman-dantët e kontingjenteve, takime me trupat shqiptare etj. Suksesi

Pjesa shqiptare e Afganistanit flasin paqeruajtësit tanë atje

Vlerësime për situatën në afGanistan dhe Vizitën e shefit të shtabit të përGjithshëm të fa

Flet nënkolonel Emëror Hajdarasi, Oficer Shtabi në Komandën Qendrore në ISAF

NSE, Elementi Mbështetës Kombëtar, i domosdoshëm për trupat tonaVlerësime e mendime nGa nënkolonel ardian Gjoni

Nënkolonel Ardian GJONI me detyrë, zëvendësshef i Sektorit të Stërvitjes në Degën e Stërvitjes dhe Mësi-meve të Nxjerra në Departamentin e Mbështetjes së Luftimit në Komandën e Bashkuar të ISAF-it, pasi flet për pozicionin dhe eksperiencën e tij të fituar në Afganistan, hedh idenë e vendosjes së Elementit Mbështetës Kombëtar–NSE (National Support Ele-ment) të Forcave të Armatosura në Afganistan.

“Unë, aktualisht ndodhem në Afganistan, me de-tyre, zëvendësshef i Sektorit te Stërvitjes ne Degën e Stërvitjes dhe Mësimeve te Nxjerra ne Departamentin e Mbështetjes se Luftimit në Komandën e Bashkuar te ISAF-it, e cila drejton gjithë veprimtarinë operacionale luftarake në teatrin e luftimit. Në fushën e përgjegjë-sisë përfshihet hartimi, koordinimi, organizimi i stërvitjeve në teatrin e operacioneve për trupat që përfshijnë të gjithë zonën e luftimit në Afganistan. Në këtë kuadër hyjnë stërvitjet për drejtuesit kryesorë të Komandave Rajonale, për personelin në Shtabin e Komandës së Bashkuar të ISAF-it si dhe për person-elin ushtarak afgan që shërbejnë si oficerë ndërlidhës në këto Komanda. Kjo stërvitje realizohet nëpërmjet rikonicionit, brifingjeve, edukimit profesional ush-tarak dhe praktikave të punës në fushën e luftimit dhe

shtabe. Marrja pjesë edhe e oficerëve shqiptarë krahas atyre të Aleancës në procesin e hartimit, koordinimit, realizimit si dhe vlerësimit me sukses të gjitha stër-vitjeve që zhvillohen në ISAF, tregojnë nivelin e lartë të arritur për të punuar denjësisht përkrah kolegeve tanë të vendeve anëtare të NATO-s.”- tregon Ardiani.

Lidhur me eksperiencat e fituara deri tani, Ardiani shton: “Eksperiencat e përfituara deri tani nga pjesë-marrja me kontingjente, përfaqësues në Shtabet e Ko-mandës së ISAF-it, gjykoj se nxjerr në pah mundësitë e pjesëmarrjes në një shkallë më të lartë dhe shtron si detyrë që Forcat tona të Armatosura të ngrenë nivelin e përfaqësimit të tyre duke marrë pjesë apo duke zënë pozicione me përfaqësues në procesin ushtarak të vendimmarrjes në Shtabet e Komandave të ISAF-it. Shqyrtimi dhe marrja e pozicioneve të punës në këto ko-manda, jo vetëm do të ngrejë emrin dhe vlerat e Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu do të shërbejë si një shkollë për përgatitjen e ekspertëve ushtarakë të Forcave tona të Armatosura në procesin e vendimmarrjes ush-tarake, ekspert të cilët janë shumë të nevojshëm. Kjo është dhe një nga mënyrat që përdorin vendet anëtare të NATO-s për përgatitjen e ekspertëve të procesit të vendimmarrjes direkt në situatë luftarake. Marrja e një apo dy pozicioneve të tillë mundësojnë përgatitjen,

deri në vitin 2013, të 6-8 eksperteve me kushtet reale të luftimit dhe të vendimmarrjes, por në te njëjtën kohë kërkon që procesi mësimor i vendimmarrjes në institucionet tona arsimore ushtarake të jetë sipas standardeve të kërkuara të NATO-s.”

Ndërsa me eksperiencën e deritanishme të trupave tona në misionet e paqeruajtëse, Ardiani hedh idenë e vendosjes së Elementit Mbështetës Kombëtar–NSE (National Support Element) të Forcave të Armatosura në Afganistan.

Për këtë ai thotë: “Eksperienca e deritanishme e Forcave tona të Armatosura si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të do-mosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me trupa, por në të njëjtën kohë dhe plotësimi i standardeve në fushën e luftimit. Eksperienca e vendeve të tjera anëtare të Aleancës, me vendosjen e Elementit Mbështetës Kombëtar – NSE (National Support Ele-ment) tregon jo vetëm vlerat politike dhe ushtarake të pjesëmarrjes, por është dhe një bosht kombëtar thelbësor mbështetës për trupat që veprojnë në Zonën e Luftimit. Ky element, jo vetëm do të mbështesë me logjistikë forcat tona, por do të shërbejë si pikë-lidhje, si qendër koordinimi të gjithë lëvizjes së trupave të Forcave tona të Armatosura, duke përgatitur në kohë

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 7paqeruajtësit

Aktualisht Blerina Breçani ndodhet në përbërje të Kon-tingjentit të Tetë me mision në Herat, në funksionin e psikologes. Ajo së bashku me togeren tjetër, Aida Kërçuku, në Shtabin e Komandës së ISAF-t në Kabul, janë të parat femra ushtarake shqiptare që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ne Afganistan.

K u s h ë s h t ë B l e r i n a ? Vendlindja e Blerinës është Tropoja. Pas mbarimit të Shkollës së Mesme “Asim Vokshi” në Bajram Curri, ajo kreu Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Punë Sociale, më pas në vitin 2005-2006 ka kryer kursin pasuniversitar në UUS dhe në shtator 2006 është titulluar oficere me gradën nëntogere. Karriera e saj nis me emërimin e parë si komandante togës së zbulimit në Batalionin e Artil-erisë Kundërajrore, Marikaj. Më pas në të njëjtin repart, Shefe Personeli për rreth 1 vit e gjysmë. Në vitin 2008 emërohet në Batalionin e Artilerisë Tokë-sore në detyrën e specialistes së topografisë dhe rikonicionit në seksionin e zbulimit. Më vonë me ristrukturimin e Forcave të Armatosura emërohet spe-cialiste e menaxhimit të per-sonelit në degën e personelit të Forcave Tokësore, detyrë në të cilën vazhdon të jetë edhe sot. Flet anglisht, italisht dhe span-jisht. Me dëshira të mëdha për jetën dhe karrierën ushtarake. Bijë Tropoje, e martuar në jug, edhe pse bashkëshorti është

mendime lidhur me pjesëmar-rjen e tyre si femra në Forcat e Armatosura, por edhe në përgjithësi të rekrutuarit në ushtritë e tyre. Do të citoja mendimin e një kolegeje ameri-kane, e cila më tha: “Djali im zgjodhi të jetë pjesë e Forcave të Armatosura në vend që të shkojë në kolegj? Pse e py-eta unë? Ajo më tha: “Sepse ai beson në atë që ushtria jonë mëson dhe bën, beson në virtytet dhe vlerat që ushtria jonë formon tek njerëzit”. Kjo është ajo që unë dua që të jetë përgjigjja e qindra të rinjve tanë shqiptarë që drejtohen tek qendrat tona të rekrutimit, e qindra kolegëve të mi që janë tashmë pjesë e Forcave tona të Armatosura, e të gjithë atyre të rinjve që çdo vit duan të studiojnë për të qenë oficerët e ardhshëm, tregon Blerina.

Lidhur me pozicionin tim në mision si psikologe, edhe pse kam mbaruar studimet e larta civile për Punë Sociale, nëse mundeni do doja të dija se çfarë baze ligjore, doktrinë, apo çfarëdo gjëje tjetër kemi ne, që ka të bëjë me pjesëmarrjen e femrave në ushtrinë tonë, të drejtat për pjesëmarrje në misione, etj si këto, si p.sh studime nëse janë bërë për numrin e femrave të rekrutuara, atyre në mision, performanca e tyre. Janë zhvilluar konferenca, apo kanë ndërmend të zhvil-lohen me tema të tilla, për femrat, pjesëmarrjen e tyre në FA, misione etj ? Kemi ne struktura (drejtori, sektorë, zyra) që merren me çështjen e femrave në ushtri? Kemi SOP-e me përcaktimin e detyrave për funksionin e psikologut në strukturën e misionit, a ka bërë ndokush ndonjë përpjekje për të ndër-tuar një praktikë pune të tillë standard duke përfshirë (rolin e psikologut, detyrat, përgjegjësitë, kompetencat, metodat që do të përdorë, bazën ligjore brenda së cilës është e lejuar të zhvillojë ve-primtarinë) etj si këto?

Më falni nëse bëra shumë pyetje, por kam shumë gjëra të cilat dua t’i njoh në mënyrë që të arrij të bëj diçka për të sjellë sadopak ndryshim, përfundon Blerina.

Le të shërbejnë këto men-dime dhe pyetje të saj për drej-tuesit, studiuesit ushtarak, apo për qendrat e analizave të mbrojtjes për të plotësuar edhe këtë boshllëk të nevojës së psikologut në Forcat e Ar-matosura dhe në veçanti në misionet paqeruajtëse.

Nënkolonel Besnik Gjonbrati

inxhinier, ai njeh dhe kupton pasionin për punën që ajo bën. Dashuron librat, magjinë dhe mundësinë e pafundme eksploruese që të japin duke u zhytur në brendësinë e tyre.

Lidhur me atë, pse Blerina përzgjodhi profesionin e ush-tarakut, ajo gjatë takimit dhe bisedës që bëmë në Herat tregon:

Pas përfundimit të Univer-sitetit të Tiranës dhe pas një eksperience pune të shkurtër në disa OJF të ndryshme, pata mundësinë të dëgjoj për kursin pasuniversitar pranë UUS-së. Pasi mora informacionin e duhur dhe pasi diskutova me familjen time mendova se deri atëherë puna ime kishte qenë e bukur, por pa shume sfida dhe risi. Kështu aplikova dhe fitova konkursin duke u renditur ndër të parët. Asnjë nga familja ime më përpara s’kishte qenë pjesë e Forcave të Armatosura, përveç gjyshit tim, i cili ka luftuar në LANÇ. Kështu kur familja ime dhe në veçanti babai më shikoi ditën e diplomimit me uniformën e nëntogeres u mallëngjye dhe me tha: “Tani ke bërë gjënë më të mirë, tani je tamam aty ku duhet të jesh”. Çdo ditë gjatë kursit mësova të dua fort ndry-shimin, të dua disiplinën dhe të jem krenare për flamurin dhe vet figurën e ushtarakut. Mësova të dua uniformën time dhe kuptova se dua të shikoj larg drejt ndryshimit, përmirësimit, mundësisë për të ndërtuar një figurë ushtaraku

e cila të jetë simbol i krenarisë kombëtare, i disiplinës, kul-turës, sepse unë dua që kjo të jetë faqja dhe figura e ushtrisë tonë. Mendoj se edhe krahina nga vij më ka ndihmuar sa-dopak, sepse atje rritesh mes ajrit të pastër, mes njerëzve të cilët tërë jetën kanë luftuar pa u lodhur për të arritur diçka më të mirë, mes maleve të cilat të japin mbështetjen e tyre duke të bërë që të mendosh se gjithçka arrihet. Falënderimi më i madh padyshim i shkon familjes sime për atë çfarë unë jam dhe për mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë dhe vazhdon të më japë.

Njeriu duhet të jetë gjithnjë në kërkim të zhvillimit dhe të arritjes së nivelit më të mirë, në çdo gjë që bën. Ndryshimin e fillova duke qenë pjesë e kon-tingjentit 8-të, me mision në Herat. I gjithë mentaliteti jonë ka nevojë për një të shkundur, të zgjohet dhe të pranojë që ka ardhur koha që të njohë edhe mundësinë që kanë femrat për të qenë pjesë e strukturave të cilat operojnë në misionet e ndryshme paqeruajtëse. Është shumë e vërtetë që ato mund ta bëjnë këtë punë, bile edhe më mirë se shumë meshkuj, pasi femra nga vetë natyra është më intuitive, më këmbëngulëse dhe sistema-tike në punë. Pse të mos ta tregojmë edhe këtë pjesë pozitive të ushtrisë tonë, pse të mos të japim një imazh të tillë profesionalizmi dhe përkushtimi vendeve aleate. Unë jam e kënaqur nga kjo eksperiencë e plotë për mua nga shumë anë, këtu kam mundur të njoh mundësinë e organizimit dhe operimit të shumë ushtrive të tjera, kam mundur të arrij të shoh sesi femrat e Forcave të Arma-tosura të huaja e kanë bërë tashmë vendin e tyre në këto struktura. Kam arritur të njoh sado pak kulturën e punës të bazuar në përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive, mos paragjykimin dhe mos diskriminimin gjinor, të qenit profesionist dhe kompetent në atë që bën, etj.

Gjatë përgatitjeve për mi-sionin meraku i të gjithëve ishte të qenit vetëm, një femër larg familjes dhe të afërmve. Tani pas kaq muajsh jam e kënaqur që e gjithë sakrifica ime këtu ka qenë e shpër-blyer, pasi kam ndërtuar

marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi dhe miqësie me të gjithë kolegët, ndi-hmesa dhe mbështetja e të cilëve nuk ka munguar edhe në momentet e vështira. Per-soneli këtu në mision e shikon me një perspektivë tjetër rolin e psikologut. Tani ata e dinë që dikush është nëse ata kanë nevojë, tani ata janë më të hapur të flasin për shqetësimet duke pasur besim. Kjo eksperi-encë është ndër të parat, e cila dalëngadalë po ve bazat për një shërbim sa më të mirë dhe efikas për gjithë trupat tanë. Këtu punohet mbi njohjen e stresit, mënyrave të elimin-imit, njohjen e vështirësive që mund të hasin dhe mënyrat e reagimit të cilat janë normale dhe ndihmuese për përbal-limin e ngarkesës, mënyrat se si të mbajnë një komunikim të shëndetshëm me familjen, përgatiten trupat për rikthimin e tyre pranë familjeve duke ndihmuar në kuptimin dhe pranimin e ndryshimeve që mund të gjejnë tek fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, etj.

Mendoj se pasuria më e madhe që më intereson të marr këtu në mision është eksperi-enca, për të më ndihmuar të hedh bazat për gjëra të reja dhe ndryshe atje. Për këtë duhet ndihma dhe vullneti i struk-turave lart, për të mbështetur më mirë oficerët e rinj, të cilët nuk luftojnë vetëm për kar-rigen e karrierës, por për të bërë diçka ndryshe, për të qenë dhe për t’u ndjerë njëlloj me kolegët tanë të ushtrive tjera.

Gjatë misionit këtu në Herat na jepet mundësia të takohemi dhe të bisedojmë me mjaft kolege ushtarake të vendeve aleate me të cilat shkëmbejmë

“Eksperienca, pasuria më e madhe e këtij misioni”

flet psikoloGia e kontinGjentit të heratit, toGere blerina breÇani

NSE, Elementi Mbështetës Kombëtar, i domosdoshëm për trupat tonaVlerësime e mendime nGa nënkolonel ardian Gjoni

lëvizjet ajrore, tokësore si dhe hartimin, koordin-imin dhe përpilimin e çdo rotacioni të trupave në Afganistan. Gjithashtu, Elementi Mbështetës Kombëtar–NSE, shërben për të ndjekur çdo veprimtari të trupave tona, komunikimin dhe marrjen e urdhrave dhe udhëzimeve, pritjen dhe organizmin e vizitave nga delegacione të nivelit kombëtar.

Për më tepër, eksperienca e deritanishme për ar-ritjen e standardeve të NATO-s në fushën e luftimit dhe në operacione, si një vend anëtar i Aleancës, kërkon që dhe armatimi i Kontingjenteve apo për-faqësuesve të Forcave te Armatosura të mundëso-het të arrijë këto standarde. Kjo jo vetëm në pajisjet ushtarake por dhe në veshmbathje, gjë e cila nxjerr si të domosdoshme rishikimin e normave apo standardeve të pajisjes së personelit, përpara dislokimit të tyre në Zonën e Luftimit.”

Për sa i përket vizitës së fundit të autoriteteve më të larta ushtarake në Afganistan, Ardiani, vlerëson se: “Vizitat e drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm në Zonën e Luftimit tregojnë vlerësimin politik dhe ushtarak të Qeverisë Shqiptare, të përmbushjes së kërkesave dhe detyrimeve të

vendit anëtar të Aleancës së Veriut, në pjesë-marrjen aktive në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë kujdesin dhe vlerësimin për personelin ushtarak që përfaqëson në mënyrë dinjitoze Shqipërinë, vlerat e Forcave tona të Armatosura, duke u ndodhur larg vendit e familjeve të tyre dhe që çdo ditë ndeshen përballë rrezikut. Të tilla vizita i shërbejnë jo vetëm njohjes së aktivitetit dhe veprimtarisë së kontingjenteve dhe personelit ushtarak shqiptar në të gjithë Afganistanin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si moment inkurajimi për kryerjen sa më të mirë të detyrës dhe përfaqësimit me dinjitet të atdheut. Në këtë kuadër, e gjykoj të arsyeshme të shpreh se planifikimi që në këto vizita të realizohen shpërblime, dekorime, gradime për personelin në varësi të vlerësimeve të kryerjes së detyrës nga Komandat përkatëse të NATO-s, do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme në aktivitetin dhe veprimtarinë e përditshme të personelit të Forcave tona të Armatosura në Zonën Operacionale në Af-ganistan.”

Përgatiti: Nënkolonel Besnik Gjonbrati

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 20118 reportazh

Ministri i Mbrojtjes Ar-ben Imami e ka konsid-eruar uzinën e Mjekësit si lider i industrisë ush-tarake. Uzina është në rikonstruksion të plotë dhe objektet nga muaji në muaj kthehen nga ngrehina në miniuzina shumë moderne.

uzina e Mjekësit

Një oaz vetëm 6 kilo-metra larg qytetit të Elbasanit. Mëngjeset

e këtij maji kanë bërë pjesë të rit-ualit kërcitjen e dyerve të blin-duara të linjave të demontimit në uzinën e Mjekësit. Alarmin e parë duket se e ka dhënë au-tokolona e 20 makinave të tona-zhit të lartë të ngarkuara me municione. Kjo autokolonë vjen nga rreth 300 kilometra larg nga Mezhgorani. Një kompani shumë e specializuar me ush-tarakë me shumë vite shërbimi mbi supe e pret këtë autokolo-në nën rregullat e hekurta të disiplinës ushtarake. Dorëzimi dhe marrja e municionit është një ritual që bëhet njësoj si cer-emonitë e truprojës së nderit. Në krye të këtij operacioni, që është një prej hallkave të zinx-hirit të shkatërrimit të mu-nicioneve të dala jashtë për-dorimit vihet Daniel Karanxha. Ai është ngritur herët dhe me tërë stafin e tij ka organizuar tërë punët që ky municion të shkatërrohet dhe të kthehet në skrap. Mbi 60 përqind e volu-mit të demontimit të municio-neve shqiptare kryhet nga kjo uzinë. Pesë linja bashkëkohore të demontimit punojnë çdo ditë për të realizuar objek-tivin e vendosur nga Ministria e Mbrojtjes. Duke filluar nga linja e demontimit të fishek-ëve 14,5 mm të mitralozave kundërajrore duke vazhduar me linjat e demontimit të mi-nave kundërtanke, atë të de-montimit të predhave të mor-tajave 120 mm, të demontimit të shtimeve të topave 122 mm dhe duke përfunduar në lin-jën e eksplozive mbi 300 pu-nëtorë të kualifikuar kthejnë në skrap me mijëra municione në ditë. Drejtori i kësaj uz-

ine Daniel Karanxha thotë se: “Teknologjia me të cilën kry-het demontimi i këtyre muni-cioneve tepër të rrezikshme është shumë e sigurt dhe është projektuar nga stafi inxhinier-teknik shumë i kualifikuar i kësaj uzine. Ky staf ka mbi 20 vjet që punon në këtë uzinë dhe të gjithë i njohin në majë të gishtave të gjithë proceset teknologjike. Të drejtuar nga kryeinxhinieri Stavri Çipa, që për më shumë se 30 vjet zbaton njohuritë e tij në këtë uzinë gjashtë inxhinierë elek-trikë, kimistë dhe mekanikë kanë ndryshuar katërcipërisht funksionin e kësaj uzine. Inx-hinierët Luan Lila, Gëzim Pite, Robert Veshi, Argjir Parariti, Adriana Leka dhe Artan Topi janë autorët e tërë projekteve dhe vënies në punë e të gjithë linjave të reja të demontimit. Këto linja janë të standardeve të NATO-s dhe demontimi e trajtimi i barutit dhe skrapit kryhet me të njëjtat standarde. Drejtori i kësaj uzine thotë se: “Stavri Çipa ka një jetë të tërë që punon në këtë uzinë por jo vetëm ai të gjithë inxhinierët, specialistët dhe teknikët janë me shumë përvojë. Ata janë mësuar të kryejnë punë shumë delikate dhe shumë të rrezik-shme”. Këtë thënie të drejtorit Daniel Karanxhës e vërteton kur shkon në linjën e demon-timit të Minave kundërtanke. Mënyra se si ato pritën se si ndahet baruti nga bakeliti, si trajtohen mbetjet teknologjike

të bindin se rigoroziteti është absolut. Kronometrimi i çdo veprimi është domosdoshmëri.

Siguria e jetës parësoreTë gjithë specialistët dhe

punëtorët që punojnë në këtë uzinë janë të pajisur me certi-fikatë sigurie dhe të trajnuar për të kryer këto operacione të

vështira thotë zoti Karanxha. Kryeinxhinieri Stavri Çipa konfirmon se në këtë uzinë punohet me një precesion të lartë dhe para se të fillojë puna në mëngjes kryhet një trajnim i shkurtër i cili me të vërtetë ka dhënë shumë rezultat. Për zo-tin Karanxha të flasin të gjithë me respekt. Ai është një drejtor

që shkel vetë çdo mëngjes të 25 hektarët ku shtrihen të gjitha repartet e kësaj uzine. Ai është i prerë, kërkues bashkëpunues në staf dhe zgjidhjen e prob-lemeve e kërkon me afat dhe me korrektësi. Nëse një punëtor ka tensione apo shqetësime të cilat vijnë nga problemet e tij personale ai nuk lejohet të fil-lojë punë. Të gjithë ata që duhet të fillojnë punë duhet të jene të qetë dhe me mendje të kthjellët, aq e vështirë është puna në këtë uzinë.

Të gjithë e kanë jetën në fije të perit, por të gjithë e ruajnë jetën e tyre dhe të kolegut të punës si sytë e ballit. Drejtor Karanxha thotë për gazetën “Ushtria” se demontimi kry-het në sigurinë maksimale dhe ai të tregon me detaje se si janë të ndërtuara repartet në linjat e demontimit. Ai thotë se tërë linjat janë të monitoruara nga kamerat dhe gjatë gjithë kohës që kryhet operacioni i demontimit janë në vigjilencë maksimale sistemet e alarmit. Gjatë punës ka një rregull të hekurt që të mos ketë njerëz në zonën e rrethuar sepse kështu ne mbrojmë jetë njerëz-ish. Përgjegjësia është shumë e madhe. Të gjitha linjat dhe objektet e kësaj uzine janë larg njëra tjetrës dhe shpërthimi i njërës të mos këtë asnjë lidhje me objektin tjetër dhe të mos e rrezikojë atë. Mbi të gjitha në tërë linjat e objektet janë apli-kuar tavanet fluturues. Po ash-tu duke filluar që nga dorëzimi

nga bejdo malo

Oazi i tavanëve fluturuesNëse një punë-

tor ka tensione apo

shqetësime të cilat

vijnë nga problemet

e tij personale ai nuk

lejohet të fillojë punë.

Të gjithë ata që duhet

të fillojnë punë duhet

të jene të qetë dhe me

mendje të kthjellët, aq

e vështirë është puna

në këtë uzinë.

Demontimi kryhet në sigurinë maksimale dhe ai të tregon me detaje se si janë të ndërtuara repartet në linjat e demontimit. Ai thotë se tërë linjat janë të monitoruara nga kamerat dhe gjatë gjithë kohës që kryhet operacioni i demontimit janë në vigjilencë maksimale sistemet e alarmit.

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 99

Misioni i asgjësimit dhe demontimit të municioneve është një proces që po vazhdon në tërë uzinat dhe poligonet e demontimit. Demontimi është një ob-jektiv që po kryhet sipas afateve të për-caktuar në planin vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky mision delikat kryhet nga Brigada Logjistike dhe u është besuar specialistëve të mirëfilltë. objektivave të caktuara. Demontimi është një proces që ka vite që ka filluar dhe konsiderohet si një nga detyrat me afat të gjatë. Procesi do të përfundojë në vitin 2013 dhe kjo është një sfidë për Ministrinë e Mbrojtjes të cilën po e përballon me mjaft efikasitet. Kemi të bëjmë me shumë të panjohura të cilat ushtarakët dhe personeli i spe-cializuar i uzinave ja kanë dalë mbanë. Demontimit i rritet vështirësia për shkak se municionet janë të vjetra dhe kanë një rrezikshmëri të madhe. Por sipas statistikave asnjëherë nuk është nënvleftë-suar kjo rrezikshmëri dhe nuk do të nënvleftësohet pasi mu-nicionet që presin të demontohen kanë rrezikshmëri akoma më të lartë. Ekrem Spahiu zëvendësministër i Mbrojtjes që ka ndjekur procesin e demontimit thotë se:‘Kemi vlerësuar shumë punën dhe përkushtimin e të gjithëve ushtarakëve që punojnë në demontim dhe në operacionet e vështira të demontimit me plasje. Në tërë këtë operacion është puna dhe sakrifica e mbi 1000 shoferëve dhe ushtarakëve profesion-istë që merren me transportin e municioneve nga tunelet në uzinat ushtarake. Në bazë të përllogaritjeve të kryera dhe të dhënave sipas inventarit të municioneve që dispononin Forcat

Demontimi një operacion i vështirëe Armatosura , në fund të vitit 2008, janë vlerësuar gjendje rreth 100,000 ton muni-cione të kalibrave të ndryshëm. Në fund të vitit 2009, janë përcaktuar tepër dhe për as-gjësim 85,000 ton municione. Kjo sasi muni-cioni kërkonte që të rishikoheshin të gjitha strukturat që merreshin me të. Gjatë vitit 2010 është bërë një punë e madhe për de-militarizimin e municioneve të tepërta. Janë asgjësuar në poligone, demontuar në rrugë industriale në uzinat ushtarake si dhe janë eksportuar, rreth 20,653 ton municione dhe lëndë plasëse të llojeve të ndryshme. Edhe në pesë muajt e parë të vitit 2011 janë as-gjësuar sasi të konsiderueshme municioni me rreth 3000 ton për çdo muaj. Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi komandant i Brigadës Logjistike thotë se në demontimin dhe asgjësimin e municioneve aplikohen

metodat bashkëkohore. Sipas gjeneralit me një personel shumë të specializuar metodat kryesore të asgjësimit janë ato me as-gjësim demontim në rrugë industriale; asgjësim me detonim dhe djegie të hapur në poligone; reduktim të sasisë së municio-neve nëpërmjet qitjes; eksport nëpërmjet shitjes ose dhurimit të municioneve’.

Operacioni i demontimit ka një shtrirje shumë të madhe gjeografike dhe i shtrirë në kohë. Mjafton të kujtojmë sqaron gjeneral Gjunkshi se ‘Për asgjësimin industrial të municioneve janë ngritur dhe vënë në punë 8 linja të demontimit industrial dhe përkatësisht në uzinën e Mjekësit katër linja demontimi, në uzinën e Gramshit një linjë demontimi dhe në Kombinatin e Poliçanit tre linja demontimi.

‘Për asgjësimin industrial të mu-nicioneve janë ngritur dhe vënë në punë 8 linja të demontimit indus-trial dhe përkatësisht në uzinën e Mjekësit katër linja demontimi, në uzinën e Gramshit një linjë demontimi dhe në Kombinatin e Poliçanit tre linja demontimi.

reportazh

uzina e Mjekësiti minës kundërtanke dhe duke e ndjekur procesin me dyer të blinduara mbyllen automa-tikisht dhe e ndajnë procesin nga njëra tjetra në mënyrë që të minimizohet rreziku në rast aksidenti. Drejtori duke na treguar tërë procesin që kry-het në linjat e demontimit na thotë se rregullat e sigurisë teknike janë shumë rigoroze, punëtorët janë të pajisur me uniformë me mjete mbrojtëse. Kryejmë një demontim shumë cilësor dhe me rregulla shumë të përpikta dhe në fund të pro-cesit skrapi kalon në depot e uzinës dhe lënda plasëse sipas një inventari shumë të imët kalon në depot e ushtrisë. Nga tërë proceset e demontimit as-gjësohen në ditë mbi 30 ton municione.

Një demontim i sigurt do të thotë të shpëtosh jetë njerëzish

Për një demontim të sigurt dhe të plotë bëhen disa cikle dhe në tërë këtë proces të vështirë primare mbetet sigu-ria e jetës. Elementi i dytë i rëndësishëm është mbrojtja e mjedisit dhe kontrolli nga lab-oratorë të specializuar. Për të mbajtur parametra normale të mjedisit bëhet një punë e madhe dhe një investim i rëndësishëm. Një drejtim shumë efikas i pu-nës është dhe kushtet e punës së 300 punëtorëve të kësaj uzine që kryen punë shumë delikate dhe të rrezikshme. Në këtë uz-inë me mijëra zogj kanë ndër-tuar foletë e tyre në kopshtin e lulëzuar të ndërtuar me mbi 600 pemë frutorë. Nespulla, limona, portokalle, dardha, kumbulla dhe hurma përbëjnë një pjesë të parajsës së gjelbër të kësaj uzine. Pjesa tjetër e parajsës së gjelbër është një pyll i harlisur me lisa frashër, mështekna të cilat janë të domosdoshme sepse i japin mjedisit oksigjenin. Një harmo-nizim i përkryer i rrugëve, një mirëmbajtje që gëlon nga lulet. Kositësit e barit kanë një de-tyrë delikate në këtë uzinë. Zoti Karanxha thotë se në këtë detyrë ka rreth 18 muaj dhe në çdo tre muaj është hapur nga një linjë e re falë punës dhe përkushtimit të tërë personelit të kësaj uzine. Logjistika e uzinës është shumë delikate dhe drejtori konfirmon se nëse harron pa prerë dhe një ferrë atëherë “shejtani” do të fshihet në të sepse mund

të bëhet vatër zjarri dhe në të mund të qëndrojë një gjarpër. Vitin që shkoi ai thotë se kemi vrarë mbi 2000 gjarpërinj. Im-

ushtrisë shqiptare. Ritmet e punës nuk ndalen asnjëherë. Por edhe pas vitit 2013 kjo uzinë nuk do ta ndalojë ritmin e saj të punës. Më një destinacion krejtësisht të ri. Drejtori i kësaj uzine Daniel Karanxha thotë se: “Kalimi nga puna e dorës në au-tomatizim të plotë të demontimit është dhe objektivi kryesor i tërë drejtuesve të kësaj uzine. Ky drejtor shumë praktik dhe shumë komu-nikativ të shpjegon dhe se si do të realizohet ky automatizim në tërë repartet e uzinës. Ai thotë se: “Do të eliminojmë pjesëmarrjen e njeriut në procesin e demontimit shumë shpejt duke minimizuar rrezikun për të pasur aksidente dhe ngjarje të jashtëzakonshme. Në zyrën e tij të tregon një projekt që do të zbatohet për kontrollin virtual dhe elektrik

e të gjithë territorit të reparteve në kohë dhe hapësirë. Uzina do të kthe-het shumë funksionale në fund të vitit 2013 kur do të përfundojë dhe objektivi madhor i demontimit. Pas këtij procesi ajo do të shndërrohet në një uzinë mekanike shumë bash-këkohore që do të kryejë shërbime të rëndësishme në shumë fusha të mekanikës në Shqipëri. Kjo uzinë është ndërtuar dhe funksionon si-pas koncepteve të vendeve anëtare të NATO-s. NAMSA ka udhëhequr tërë investimin dhe tërë procesin e kësaj uzine. Ministri i Mbrojtjes Ar-ben Imami e ka konsideruar uzinën e Mjekësit si lider i industrisë ushtar-ake. Uzina është në rikonstruksion të plotë dhe objektet nga muaji në muaj kthehen nga ngrehina në miniuzina shumë moderne.

pianti i ujësjellësit dhe ai i zjar-rfikësve është bashkëkohor. Uzina ka ndërmarrjen e vet të ujësjellësit dhe uji në këtë uzi-në është shumë jetik. Të gjithë specialistët e huaj e vlerësojnë shumë teknologjinë, rregullin dhe kushtet e sigurisë së kësaj uzine. Dhe nëse do të përshkru-ash rrugët e saj e kupton që je në një oaz çudibërës.

Planet e së ardhmes Një uzinë që deri në vitin 2013

duhet të plotësojë një detyrë mad-hore si pjesë e një kompleksi uzi-nash dhe poligonesh të Forcave të Armatosura për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë rrezikut që vjen nga municionet e nxjerra jashtë për-dorimit, që mbipopullojnë depot e

Për një demontim të sigurt dhe të plotë bëhen disa cikle dhe në tërë këtë proces të vështirë primare mbetet siguria e jetës. Elementi i dytë i rëndësishëm është mbrojtja e mjedisit dhe kontrolli nga labora-torë të specializuar.

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 201110 siguria

Përparimi i së djathtave të reja nacionaliste, Danimar-ka që vendos të dalë nga

Traktati i Shengenit, pakënaqësitë e të ‘mëdhenjve’ të detyruar për të shpëtuar ekonomitë e të ‘vegjëlve’, ndarjet që dolën gjatë luftës në Libi, tregojnë një gjë: Bashkimi Evropian është duke kaluar një krizë serioze politike, ekonomike, identiteti dhe me të edhe organizatat si NATO, që dikur forconin së bashku më shumë shtete, të bashkuar nga vlerat dhe interesat e përbashkëta. Dëshmi për këtë është takimi i “Grupit të Visegradit” (V4) në 12 majin e shkuar, kur anëtarët e kësaj aleance të lirë, e përbërë nga Republika Çeke, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, kanë vendosur të krijojnë një “grup beteje” ( bashkim i këmbësorisë dhe tankeve, por edhe trajnimin në shkëmbimin e informacionit dhe teknologjisë), përkundër të gjithë atyre që ende ëndërrojnë e një ushtri të përbash-kët evropiane. “Grupi i Visegra-dit” ka lindur në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur ata katër shtete (në atë kohë tre, para ndarjes së Republikës Çeke dhe Sllovakisë), rënia e Murit të Berlinit dhe kur po shembej Bashkimi Sovjetik, vendosën të bien dakord për të përshpejtuar reformat politike dhe kalimin në një ekonomi tregu. Ideja funksiononte, por pak “rivaliteti”, pak ankthi për të shfrytëzuar zgjer-imin e vendosur nga Brukseli, dhe në fund dëshira për të qenë nën kapelën e atlantikut, kanë ngadalë-suar projektin e V4, në iluzionin se Rusia do të kishte qenë e larguar në

rolin e pushtetit “Seria B “, pas rë-nies së komunizmit. Gjërat shkuan ndryshe. Në një kohë të shkurtër, Moska është kthyer në oborrin e më-parshëm të shtëpisë së saj, por këtë herë për te ripërforcuar zonat e saj të influencës, në vend të forcës ushtarake ka zgjedhur armën e gazit. Duke pushtuar Gjeorgjinë, Putin ka dhënë një mesazh shumë të qartë për fqinjët e ti, kujdes sepse ne jemi kthyer në fushë dhe me ne nuk bëhet shaka. Ndërkohë,

por jemi tashmë në kohët më të fundit, kriza ekonomike e 2008-s ka vënë në gjunjë Evropën, Gjermania arriti në një pikë ku u lodh së bëri “motorin” Bashkimit Evropian dhe me të drejtë i ka bërë thirrje Brukselit për masa drastike në shpëtim të shteteve në mung-esë. Berlini ka filluar edhe një lojë të paskrupullt të afrimit me Krem-linin, i cili mund të përmblidhet në marrëveshjen mbi tubacionin North-Stream (Rryma e Veriut) të

gazit, si dhe në neutralitetin gjer-man ndaj konfliktit libian. Në këtë pikë V4 kanë pyetur veten se për çfarë hymë në një Bashkim të tillë ? Çfarë po bëjmë në një entitet të ndarë, pa vlera, që nuk arriti të na japë një kushtetutë të përbashkët, e cila është e bazuar në një tek-nokraci të ëmbël, por të shtrenjtë dhe ndjek një politikë “mistrece” të “eurabica” nën maskën e shumë kulturave dhe korrektësisë poli-tike? Çfarë ndodhi me miqtë tanë amerikanë, të cilët pasi mundën komunistët kryeneçë u fokusuan në botën islame? Çfarë tipi

NATO është kjo, që në dhjetë vjet, nga Afganistani në Libi, ka “tradhtuar” teatrin e saj origjinal të veprimit, duke e kaluar në vend të dytë Evropën Lindore? Çfarë ndodhi me argjinaturën që gjatë Luftës së Ftohtë i pengonte rusët që të hynin pa leje? Kjo është ar-syeja pse V4 u takuan përsëri, dhe pas hezitimeve dhe vonesave (por jo tërheqjeve) të viteve të fundit, ka vendosur që të ketë një ushtri të përbashkët, duke favorizuar një integrim më të madh në drejtim ju-ridik. Kryeministri Putin ka marrë tani një fluturim direkt në Sllovaki

(më i fundit është thembra e akilit e V4) për të premtuar shkëmbime të reja tregtare dhe shumë en-ergji me një çmim të mirë. Pas marrëveshjes ushtarake, Grupi i Visegradit ka para tij dy skenarë: i pari është, që të vazhdojë të jetë një aleancë e lirë nga angazhimet e shumta, edhe pse përbëhet prej shtetesh dhe popujsh që shtrihen në një traditë historike dhe kultur-ore të përbashkët, alternon faza të tjera ekstaze dhe qetësimi, në për-puthje me kritikat gjeopolitike të momentit, ose skenarin e dytë, që ka për qëllim që v4 të forcohet, për shkak të marrëveshjes së forcuar të ndjenjës së përbashkët anti-ruse, dhe duke u bërë një konkurrent i “motorit” gjerman dhe të vendeve të tjera të “mëdha” të Evropës. Për ta bërë këtë, Stratfor shkruan, “çelësi është Polonia.” Vendi që vlen i vetëm nga të tre partnerët vënë së bashku. Që rritet me një normë rritjeje të fuqishme, një ekonomi që zbuloi emocionin (dhe pengesat) të tregut të lirë. Dhe mbi të gjitha, nëse vijmë tek v4 do të lejonte një ngjitje ndërmjet bllokut të Evropës Qendrore me atë të Evropës Veriore, baltike dhe skandinave. Atëherë me të vërtetë Bashkimi Evropian, Shen-geni, planet e shpëtimit për ven-det në vështirësi, luftërat kundër diktatorëve të largët të afrikanë dhe afganë, do të bëheshin një barrë, duke përshpejtuar proces-et shkatërruese të BE-së. Aleanca me SHBA-në, natyrisht, për v4 do të mbetet e paprekur. Ndoshta kjo do të përforcohet. Dhe këtë herë do të ishte Moska e dëm-tuar: në takimin e V4 në të cilin është vendosur krijimi i një betejë grup gjithashtu ka marrë pjesë dhe Ukraina (tashmë mund të flasim për “4 +1”). Polonia është çelësi, por Varshava duhet të zgjedhë. Duke u vendosur përfundimisht në drejtimin e të “ fundit”, të ev-ropës lindore dhe vendeve të ball-kanit, për të drejtuar goditjen ndaj perëndimit gri të Brukselit dhe të mbajnë Moskën, ose të bëhet një nga “të parat”, të bashkohet me klubin e anëtarëve themelues, ulur, në të njëjtën kohë, në sallonin e mirë të NATO-s. Për sa kohë që Evropa dhe Aleanca e Atlantikut ekzistojnë ende.

12 majin e shkuar Repub-lika Çeke, Polonia, Hun-garia dhe Sllovakia, kanë vendosur të krijojnë një “grup beteje” ( bashkim i këmbësorisë dhe tankeve, por edhe trajnimin në shkëmbimin e informa-cionit dhe teknologjisë)

“Grupi i ViseGradit”V4, krijohet një kompozim i ri gjeopolitik europian

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 11psikologji

“Grupi i ViseGradit” Zbatimi i psikologjisë në FA është i pashmangshëm

albert hitoaliaj

Në Direktivën e Mbrojtjes 2011 në pikën VI-të “Poli-tikat e Menaxhimit të Bu-

rimeve Njerëzore” specifikohet si më poshtë: “Rehabilitimi psikologjik veçanërisht i ushtarakëve në mision, përkujdesja sociale ndaj familjeve të tyre, duhet të përbejnë një projekt të diferencuar të skemës së përkujdesjes sociale. Brenda muajit Mars të jetë punuar projekti për ngritjen dhe funksionimin e një Qendre Rehabilitimi dhe Këshillimi psiko-social për ushtarakët në misione” (Direktiva e Mbrojtjes 2011, Nr. 1076 Prot. Tiranë, më 07. 02. 2011).Kjo pikë dhe këto pak rreshta nuk mund të kalojnë pa u vënë re sepse në të vërtetë kjo gjë përbën një risi. Më në fund FASH po ndërmerr veprime konkrete në drejtim të një fushe të pazëvendësueshme për zbatimin e shumë pikave të tjera të strategjisë së zhvillimit të FA. Ndërtimi i një qendre të tillë është veç një hap mod-est, por gjithsesi i lavdërueshëm, pasi deri tani nuk ka ekzistuar. Në mis-ionet e fundit, pjesë e kontingjentit është edhe psikologu. Kjo është gjë e mirë, por ka një problem. Puna e psikologut, vëzhgimet, kërkimet, re-zultatet etj, po qe se nuk bëhen pjesë e një strukture më të gjerë atëherë e humbasin rëndësinë e tyre. Pra ajo që lind si domosdoshmëri nuk është thjesht nevoja për një qendër rehabilitimi (shumë e domosdoshme dhe kjo), por nevoja e krijimit të një qendre më të madhe e gjithëpërf-shirëse psikologjie, e cila të zbatojë teknikat e saja në të gjithë FA. Nga ky numër e në vijim në gazetën “Ushtria” do të rinisë një rubrikë mbi fushën e psikologjisë. Do të sillen që nga teoritë më të njohura deri të eksperimentet më të famshme dhe ndikimi i mundshëm që ato mund të kenë në FA apo institucione e shoqëri. Kjo rubrikë shpreson të vijë sadopak në ndihmë të ndërmarrjes së hapit pozitiv të Direktivës së Mbrojtjes 2011, në lidhje me psikologjinë. Gama e zbatimit të kësaj të fundit në ushtri është shumë më e gjerë sesa rehabilitimi. Le të shohim në vijim se çfarë roli e rëndësi ka psikologjia.Që të flasësh për psikologjinë ush-tarake, mund të shkruash pa fund dhe mund të flasim për këtë gjë (psikologjinë ushtarake) duke e sjellë atë para vëmendjes, jo si një fenomen apo diçka e rastësishme, por si një disiplinë dhe mënyrë pune të suksesshme (provat tregojnë se ka rezultuar e tillë), të cilën pjesa më e madhe e shteteve të zhvilluara e jo, e kanë në thelb të përmirësimit të elementit të tyre njerëzor ushtarak.SHBA është një prej atyre shteteve të cilët psikologjinë ushtarake (por

jo vetëm) e kanë mikun e tyre më të mirë për të arritur suksese në organiz-imin e njerëzve dhe në kapërcimin e vështirësive që sjell puna në grup. Do sjellim disa fragmente të historisë së psikologjisë ushtarake të ushtrisë së këtij shteti, për ta marrë si shembull, por jo për krahasim, por të paktën të kemi një ide e pikë referimi ndaj më të mirës së arritur. Psikologjia ush-tarake është kërkimi, konturimi dhe aplikimi i teorive psikologjike dhe ek-sperimentimi i të dhënave nëpërmjet kuptimit, parashikimit kundërzbu-limit të mënyrës së sjelljes për veten, shoqërinë apo edhe për forcat e armi-kut ose popullsinë civile e cila mund të sjellë rrezik apo kërcënim ndaj kryerjes së operacioneve ushtarake. Psikologjia ushtarake është e aplikuar nëpërmjet këshillimit dhe trajtimit të stresit apo lodhjes nga jeta ushtarake që ka personeli ushtarak.Një tjetër përdorim i psikologjisë ushtarake është edhe ajo pjesë që ka të bëjë me marrjen në pyetje e të burgosurve. Kjo gjë mund të sjellë rezultate të cilat kanë si synim mar-rjen e informacionit, i cili do të mund të ndihmonte operacionet. Një tjetër hap i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm ka qenë edhe ai i trajnimit të personelit të forcave të operacioneve speciale, të cilat krye-jnë operacione që sjellin më shumë shqetësime se të tjerat. SHBA kryen edhe disa operacione të cilët, psikologjinë e kanë “armën” kryesore, ku qëllimi i këtyre operacio-neve psikologjike (PSYOP), është që të forcojë apo dobësojë sjelljet njerë-zore ndaj operacioneve të caktuara që kryen ushtria amerikane. Këto të fundit mund të përdoren në nivel strategjik, operacional, gjithashtu të njohura edhe si lufta psikologjike apo edhe në nivele taktike. Operacione të specializuara strategjike psikologjike, janë të organizuara nga agjenci të specializuara të shtetit që shërbejnë për ushtrinë. Tashmë ato kanë nivele paraqitje shumë të larta dhe kjo falë një eksperience që ka dekada që

grumbullohet. Për të folur për këtë lloj lufte psikologjike, e cila gjen të përfshirë që nga mediat elektronike apo të shkruara, faqet e internetit e deri të fletushkat që shpërndahen nga ajri apo edhe “thashethemet e pafajshme” që shpërndahen në vende të caktuara, do të duhej që të paraqitej një studim i mirëfilltë. Në këtë shkrim do të mjaftohemi të njohim përciptazi disa prej hapave që janë kryer nga amerikanët në pothuajse një shekull, derisa arritën që të kenë nivelet e lakmueshme që kanë sot.

Një vështrim mbi fushën e psikologjisë Psikologjia është hetimi shkencor i sjelljes dhe proceseve mendore. Për-caktimi i psikikës mund të formulo-het në këtë mënyrë: I gjithë aktiviteti mendor është kuptimplotë dhe është i lidhur me përvojat e mëparshme të jetës. Asnjë aktivitet mendor nuk është aksidental apo i pakuptimtë. Në thelb të këtij aktiviteti qëndrojnë shtysat. Shtysa është motivimi prapa procesit mendor dhe sjelljes. Shfaqje të shtysave të pandërgjegjshme janë: dëshirat, fantazitë, impulset. Ka dy kategori të mëdha të shtysave: epshet (shtysat seksuale) dhe thanatos (shtysat agresive). Shtysat tentojnë të sjellin kënaqësi ose të shkarkojnë energji. Në foshnjëri dhe fëmijëri veprimet janë më të drejtpërdrejta dhe të hapura (proce-set primare). Pastaj, gradualisht fillojnë të përmbushin standardet shoqërore (proceset dytësore).Disiplinat bazë të psikologjisë janë: Psikologjia eksperimentale e cila përqendrohet në eksperimentimin lidhur me proceset themelore men-dore; psikologjia e zhvillimit, që përqendrohet te zhvillimi njerë-zor; psikologjia e personalitetit, që përqendrohet te ndërtimi i person-alitetit të njeriut dhe psikologjia sociale që, përqendrohet në natyrën e organizimit të marrëdhënieve njerë-zore ndërmjet personave.Disiplinat e zbatuara të kësaj shkence janë psikologjia ne shkollë dhe edu-

kim, psikologjia në punë e organizim dhe (ajo që na intereson më tepër edhe ne) psikologjia ushtarake. Psikologjia ushtarake përmban në vetvete studi-min dhe zbatimin e principeve dhe metodave psikologjike në mjedisin ushtarak. Ushtrimi i psikologjisë ushtarake kryhet kryesisht në kolegje dhe universitete, në lidhje me vetera-nët, spitalet ushtarake, kontraktorët e Mbrojtjes, laboratorët e Mbrojtjes, ak-ademitë ushtarake si dhe për këshil-lim ndaj drejtuesve dhe personelit. Objektivat kryesorë të psikologjisë ushtarake janë gatishmëria luftarake, seleksionimi dhe trajnimi, trajtimi, paraqitja dhe sjellja e burimeve njerë-zore.

Psikologjia ushtarake Kërkimet në fushën e psikologjisë brenda ushtrisë, gjatë periudhës së historisë kanë një gamë të gjerë. Disa prej tyre në po i përmendim në vijimi me qëllim që të kemi një ide më të saktë të praktikës së saj: rekrutimet, përzgjedhjet, vendosjen në vende pune, trajnimin, ruajtjen, mbajtjen /përmirësimin e gatishmërisë luf-tarake, faktorin njeri në dizajnin e sistemeve komplekse të armëve, trajnim për aftësim të veçantë, për-ballja/aftësitë në dhé të huaj, kushtet e kundërta, normalizim stresi, analizë të dhënash dhe kërkime mbi diver-sitetin e grupin.Fushat e psikologjisë ushtarake mund të jenë: selektimi, klasifikimi dhe funksionimi, faktori njerëzor, fak-torët e ambientit ushtarak, drejtimi, sjellja individuale dhe ajo në grup, psikologjia klinike dhe konsultative/organizative, trajnimi dhe edukimi, menaxhimi i personelit dhe asistenca për vendim-marrjen. Por psikologjia ushtarake mund të prekë edhe drej-time e tema të veçanta të cilat janë jo më pak të rëndësishme si p.sh: propaganda dhe luftimi psikologjik, negocimi për pengjet, roli i femrës në ushtri, trajtimi i të burgosurve / robërve të luftës etj.Psikologjia ushtarake në përzgjed-

hjen e personelit synon të ndalojë gabimet e përzgjedhjes. Cilat janë rreziqet e përzgjedhjeve të gabuara e të pambështetura të psikologjisë? Përzgjedhja false negative, e cila është që të refuzosh një kandidat i cili ishte i suksesshëm dhe përzgjedhja false pozitive, që është të pranosh një kandidat i cili dështoi në detyrë (më e kushtueshme). Përzgjedhja e personelit ushtarak mund të shihet e ndërthurur në aplikimin e shqyrtimin e rekrutëve, provimet, zgjedhjen e kontraktuesve në shërbim të ushtrisë dhe pranimin në FA (emërimi) etj.Një tjetër drejtim shumë i rëndë-sishëm i cili sjell si domosdoshmëri njohjen psikologjisë, është lufta psikologjike. Kjo e fundit ka si synim që të ulë gatishmërinë e kundërshtarit apo aftësinë e tij për të luftuar. Ajo mund të jetë e mbështetur në qël-lime pozitive ose negative. Natyrisht që këto teknika nuk kanë lindur me lindjen e shkencës së psikologjisë por janë shumë më të hershme – mjafton të përmendim taktikat mongole të luftës. Në këtë lloj lufte vendoset “tronditja dhe frika” kundrejt “zem-rës dhe mendjes”. Kërcënime të tilla si dorëzim ose masakër, paraqitja e iluzionit të një numri të madh trupa-sh, dritat ose zhurmat e përdorura në fushëbeteje, taktikat diversive etj janë disa prej elementeve të kësaj lufte.Teknikat e luftës psikologjike mund të shihen të zbatuara në mënyra të tilla si: informative, hedhje e pam-fleteve inkurajuese për bindje apo dezertim etj. Kjo luftë mund të jetë e bardhë, gri ose e zezë – në varësi të qëllimit që do të përdoret. Në lidhje me informacionin, i cili përdoret si pjesë e luftës psikologjike, mund të përmendim përdorimin e radios dhe të televizionit ku disa shembuj do të ishin: Radio Evropa e Lirë, VOA, etj. Edhe përdorimi i zhurmave me volum të lartë, nevrikosëse, kundër një popullsie nën rrethim është pjesë e këtyre teknikave të kësaj lufte. Përdorimi i dritave shumë të fuq-ishme krijon po ashtu të njëjtin efekt, konfuzioni dhe mos-përqendrimi. Stimulimi audio-vizual dhe shtimi i ndjenjës së kontrollit është një tjetër pikë në të cilën lufta psikologjike shihet e zbatuar.Por edhe sepse lufta psikologjike zba-ton teknikat e rafinuara psikologjike, të gjitha vështirësitë mund të tejkalo-hen përmes teknikave të trajnimit. Ek-spozimi ndaj stimujve kundërshtarë sjell domosdoshmërinë e llogaritjes së përgjigjeve ndaj rrezikut ose së paku dhënien e iluzioneve të kontrollit. Një element tjetër është edhe stresi në fushën e betejës. Ky është edhe el-ementi kryesor në të cilin, një Qendër e Rehabilitimit dhe Këshillimit psiko-social për ushtarakët në misione, e përmendur në fillim në Direktivën e Mbrojtjes së FASH për vitin 2011, do mbështesë punën e saj.

Vijon

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 201112 terrorizmi

Organizatat terroriste aktive në botën e sotme, sipas Departamentit të shtetit dhe Shërbimeve të Inteligjencës amerikane

Organizatat terroriste, një analizë globale

nga: nënkolonel hysni GjerGji

IRA, Ushtria Republikane IrlandezeÇfarë është Ushtria Republikane Ir-landeze? IRA është një organizatë që i dedikohet fundit të qeverisjes angleze në Irlandën e Veriut dhe unifikimit të provincës me Republikën fqinje të Ir-landës. Sinn Fein është dega e saj poli-tike. A është IRA një grup terrorist? Jo më, sipas Departamentit të Shtetit, i cili e konsideronte IRA-n si një or-ganizatë terroriste në fund të 2000-t. Në qershor 2002 në shpërthimet e “të premtes së përgjakur” IRA befasoi miqtë dhe armiqtë e saj duke u bërë “falje të sinqerta dhe ngushëllime” familjeve të civilëve të vrarë. IRA e konsideron akoma veten si një forcë e armatosur që i kundërvihet një pushtimi ilegal të huaj të vendit të saj; anëtarë të burgosur e quanin veten si “të burgosur politik”. Dhe dy grupe të vogla të IRA, REAL IRA Reale dhe IRA CONTINUITY praktikojnë akoma terrorizëm. Për çfarë bëhet konflikti në Irlandën e Veriut? Pas një revolte të vitit 1916 dhe viteve të luftës guerile të udhëhequr nga na-cionalisti legjendar irlandez Michael Collins, qeveria angleze vendosi ne 1920 të ndajë në dy Irlandën e cila ishte qeverisur si një koloni prej vitesh. Një shtet i pavarur u krijua në ishullin jugor, predominues nga katolikët, dhe një distrikt më i vogël i quajtur Ulster, me shumicë prot-estante mbeti pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Që prej atëherë shumë “republikanë” katolikë ( të njohur edhe si “nacionalistë” janë ankuar se ndjehen si qytetarë të klasës së dytë në Ulster dhe kanë mbështetur kërkesën e IRA për një Irlandë të Bashkuar të lirë nga qeverisja an-gleze. Në anën tjetër, “unionistët” (të njohur edhe si “luajalistë”) duan të mbeten besnik ndaj ku-rorës britanike. Të mbështetur nga paraushtarakët e tyre, unionistët i janë kundërvënë tentativave të IRA-s për të përzënë anglezët. Më shumë se 3200 persona kanë gjetur vdekjen nga të dyja palët, që kur irlandezët filluan “turbullirat” në vitin 1969. Si u bë IRA një forcë e rëndësishme në Irlandën e Ver-iut? IRA lulëzoi pas trazirave dhe shpërthimeve midis katolikëve dhe protestantëve në Ulster në verën e vitit 1969. Trupat britanikë kishin ndërhyrë për të vendosur rregull, por shumë katolikë nuk e duronin prezencën e britanikëve dhe mend-uan se forcat e sigurisë nuk mundën t’u vinin në ndihmë atyre. Grupi (i njohur më vonë si IRA rezervë) filloi të ndërmerrte operacione guerile kundër ushtrisë britanike dhe poli-cisë. Pas trazirave në Londër në 30

janar 1972 - e kujtuar tani si “e diela e përgjakur”- para-trupat britanike vranë 13 katolikë të pa-armatosur duke nxitur kështu dhunën e IRA-s, reprezaljet luajaliste dhe masat e sigurisë që vazhduan me disa ndalesa dhe rifillime për më shumë se tre dekada. Një moment historik në konflikt, ishte vdekja e dhjetë të burgosurve në vitin 1981 të IRA-s, të drejtuar nga Bobby Sands, të cilët vdiqën të gjithë gjatë grevës së urisë.Për ç farë sulmesh është bërë përgjegjëse IRA? Që prej fundit të vitit 1960 IRA vrau 1800 njerëz, përfshi këtu edhe 650 civilë. Fil-limisht si objektiv ishin trupat britanikë, policë, roje burgjesh, gjyqtarë - shumë prej tyre të mo-bilizuar në ushtri apo mbaruar atë – si dhe militantë paraushtarake rivalë, kontrabandues droge dhe informatorë të Ulster. Sulmet më të mëdha të tyre janë: vala e shpër-thimeve në korrik 1972 e njohur edhe si e premtja e përgjakshme, ku qendra e Belfastit u përfshi nga 22 shpërthime bombash në 75 minuta, duke lënë nëntë të vdekur dhe 130 të plagosur; vrasja në 1979 e lordit Mountbatten, xhaxhait të mbretëreshës Elizabeth II’; shpër-thimet e bombave në 1984 në një hotel në Brighton, ku ishin mbled-hur kryeministrja britanike Mar-garet Thatcher dhe kabineti i saj, ku u plagosën shumë zyrtarë bri-tanikë dhe të tjerë; një autobombë në 1993, në distriktin financiar të Londrës, ku u vranë një person dhe u shkaktua një dëm prej një bil-lion dollarësh; sulmi vdekjeprurës ndaj rezidencës së kryeministrit britanik në qendër të Londrës dhe në aeroportin Heathrow në fillimet e viteve ‘90 dhe shpërthimet e profilit të lartë ndaj objekteve civile duke përfshirë këtu Pub-et dhe stacionet

e “subways” në Irlandën e Veriut e në vetë tokën mëmë britanike që nga 1970, 1980, 1990, 2000 etj.A ka marrë pjesë IRA në bisedimet për paqe? Po ajo ka marrë pjesë në bisedime të tilla, ndonëse çështja që i bashkon, është sinqeriteti. Në prill 1998, ish-lideri i shumicës së senatit amerikan George Mitchel, në prill 1998, u bë ndërmjetës i marrëveshjes midis shumicës së partive politike në Irlandën e Veriut, duke përfshirë këtu edhe Sinn Fein dhe qeveritë e Britanisë dhe Irlandës. Nënshkruesit e saj refuzuan dhunën, vendosën një trup legjislativ të ri në Irlandën e Veriut, shtuan lidhjet kufitare dhe liruan të burgosurit. Në tetor 2001 IRA filloi “çmandatimin” e arsena-leve të saj – në fakt çarmatimi ishte një veprim i kërkuar prej kohësh nga unionistët si provë të premtimeve të IRA për paqe dhe në ndjekjen e një politike e strategjie të pastër. Mar-rëveshja e vitit 1998 u vu në rrezik në tetor 2002, kur unionistët akuzuan disa anëtarë të Sinn Feinit për përf-shirjen e tyre në rrjetin e spiunazhit të IRA-s. Qeveria britanike atëherë pezulloi bashkëqeverisjen e Irlandës së Veriut, pasi unionistët deklaruan se nuk do të qëndronin në qeverisje me Sinn Fein derisa IRA të mos përdorë armët e saj dhe të denon-cojnë dhunën. IRA kishte sugjeruar se do çarmatosej por nuk e kishte bërë këtë akoma. Duke reaguar nga akuzat e bëra nga qeveritë britanike dhe irlandeze për përfshirjen e IRA në grabitjet në bankë në Belfast në dhjetor 2004, anuloi ofertën e saj për çarmatim në shkurt 2005, por u zo-tua se do vazhdonte të respektonte marrëveshjen e ndalimit të zjarrit.

IRA, Grupet e mbeturaCilat grupe u ndanë nga Ushtria Republikane Irlandeze? Ekzistojnë tre grupe të mbetura nga ndarja:

Real Ira, Continuity IRA dhe Ush-tria Çlirimtare Irlandeze. Real Ira dhe Continuity IRA janë të futura formalisht në listën e grupeve ter-roriste, bërë nga Departamenti i Shtetit. Britanikët dhe autoritetet irlandeze konsiderojnë REAL IRA më të rrezikshmin e këtyre grupeve. REAL IRA u shkëput nga IRA për shkak të objektivave të saj në pro-cesin e paqes irlandeze. Ajo ishte krijuar në 1997 dhe i kundërvihej negociatave të ndjekura nga IRA dhe dega e saj politike Sinn Fein, që arriti kulmin me marrëveshjen e së premtes së mirë në prill 1998, një pakt paqeje që denonconte dhunën. Duke vazhduar aktivitetin e saj terrorist, Real IRA pretendonte të përçante procesin delikat të paqes në Irlandën e Veriut. Çfarë sulm-esh terroriste kanë ndërmarrë këto grupe? Pas një sërë incidentesh të vogla, në gusht 1998, REAL IRA kreu incidentin e vetëm vdekjeprurës në dekada të dhunës politike në Irland-ën e Veriut, kur vuri një autobombë me 500 pound eksploziv në një qytet irlandez Omagh që shkaktoi vrasjen e 29 vetave, duke përfshirë këtu edhe një grua shtatzënë me dy binjakë. Ky atak u dënua gjerësisht dhe pas kësaj REAL IRA u detyrua të ndërmarrë një armëpushim, por grupi rifilloi aktivitetin terrorist në fillimet e 2000. Që prej atëherë është përgjegjëse e më shumë se 30 sulmeve në Irlandën e Veriut dhe gjashtë në Londër, duke përfshirë edhe një tentativë të dështuar në River Thames dhe shpërthime të vogla në televizionin BBC dhe qen-drën e M16 të shërbimeve sekrete. Grupi u riorganizua kur Continu-ity IRA ndërmori një shpërthim të fuqishëm në 1987 në Irlandën e Veriut në qytetin e Enniskillenit, që vrau 11 protestantë, ekspertët thonë se lidershipi i IRA-s e konsideroi atakun si një gabim taktik. Që prej 1994, Continuity IRA ka ndërmarrë akte sporadike, shumica e të cilave kanë për objektiv protestantët. Më pak aktiv nga këto grupe të mbetura pas shkëputjes është Ushtria Çlir-imtare Irlandeze. Midis akteve të kryera kundër protestantëve, një pushkatar gjuajti për vdekje një lider terrorist besnik, Billy Wrigh në burgun e njohur të Maze në Irlandën e Veriut në dhjetor 1997. Sipas ek-spertëve, grupi njihet më shumë nga pjesëmarrja e tij në kontrabandën e drogës dhe në aktivitete të tjera kriminale si dhe për terrorizëm të drejtpërdrejtë. Ekspertët nuk janë të sigurt se sa të mëdha janë grupet, por sipas vlerësimeve të tyre, janë deri në 150 anëtarë aktiv në REAL IRA dhe rreth 100 anëtarë aktiv në Continuity IRA e ndoshta edhe 50 në Ushtrinë Çlirimtare Irlandeze. Çdo

grup është i vogël dhe i mjaftueshëm për të shpëtuar nga informatorët e forcave të sigurisë, si angleze ashtu edhe ato irlandeze. Çfarë armësh kanë këto grupe? Shumica armë të lehta, shpesh të blera në tregjet e Evropës Lindore. Militanti repub-likan Michael (Mickey) McKevitt, i cili ishte i ngarkuar me armatimin e IRA para se ai të largohej nga grupi, themeloi REAL IRA. Gruaja e tij, gjithashtu aktive në politikat republikane, është motra e Bobby Sands, të famshmit aktivist të IRA dhe anëtar i parlamentit, i cili vdiq në burg gjatë grevës së urisë në vitin 1981. McKevitt ishte arrestuar nga autoritetet irlandeze dhe është aktualisht në një burg irlandez në pritje të gjykimit në akuza për ter-rorizëm.

Lojalistët Paraushtarakë në Irlandën e Veriut Cilët janë “lojalistët” e Irlandës së Veriut? Lojalistët (besnikët) duan që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e UK dhe shumë prej tyre mbësh-tesin përdorimin e dhunës për të mbajtur provincën me shumicë protestante, të njohur ndryshe Ulster, nën qeverisjen angleze. Ata janë kundërshtarë me Ushtrinë Republikane Irlandeze dhe ndaj të tjerëve që janë në kërkim të një Irlande të unifikuar në dekadat e gjata të ndeshjes së dhunshme që vetë irlandezët i quajnë “trazira”. Një i ri protestant, nga zona më e tiranizuar e Ulsterit, u bë lider-shipi kryesor i bërthamës lojaliste paraushtarake, që efektivisht janë organizata pro-qeveritare ter-roriste. Historikisht ekzistonin dy organizata themelore: Forca e Vull-netarëve të Ulsterit (UVF) e krijuar në 1966 (dhe e quajtur me të njëjtin emër të një organizate të shekullit të njëzet me të njëjtin mision) dhe Shoqata më e gjerë e Mbrojtjes së Ulsterit (UDA), një rrjet grupesh vigjilente e krijuar në 1971. Anëtarët e saj përdorin emrin e luftëtarëve të lirisë së Ulsterit. UVF dhe UDA kanë bashkëpunuar nëpërmjet Ko-mandës Ushtarake të Kombinuar të Lojalistëve për pjesën më të madhe të vitit 1990, por kjo organizatë u shkri për shkak të një grindjeje të dhunshme në vitin 2001. Të tre degët që dolën nga ky grup në vitet e fun-dit janë: Forcat Vullnetare Lojaliste (LVF), në vitin 1996 dhe Mbrojtësit “Krah-kuq” e Vullnetarët portokalli në 1998. Autoritetet mendojnë se ato kanë përdorur emra të fshehur kur kanë kryer aktet terroriste. Në dhjetor 2001, Departamenti i Shtetit amerikan i futi në listën e grupeve terroriste të huaja katër nga këto organizata pa-raushtarake, të gjitha përveç Forcës Vullnetare Ulster, UVF.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 13dossier

Si u akuzuan “komplotistët”

e ushtrisë

Përpara se “grupi puçist” t’i jepej për “procedim” orga-neve të drejtësisë, akuzat

janë formësuar nga brenda radhëve të ushtrisë. Mbi personat kryesorë të akuzuar, janë përpiluar një kategori specifike akuzash. Hartimi i tyre në atë mënyrë, tregon edhe njëherë, luftën e brendshme në ushtri dhe përdorjen e ish-vartësve kundër ish-eprorëve të tyre. Të gjithë “shokët e partisë dhe ushtrisë”, pasi me urd-hër nga lart, kanë bërë “copë” Beqir Ballukun, kanë vazhduar ta bëjnë këtë gjë edhe me Hito Çakon. Ka vërshuar për pasojë, një lumë i madh pyetjesh mbi Çakon, që pasqyron më mirë se çdo gjë çështjen e unitetit të brendshëm në ushtri. Është mjaft interesante mënyra e transformimit të njeriut në socializëm, shndërrimi i tij si me buton në një njeri tjetër, kur partia ka vendosur për të plotë-suar skenarin për një njeri që do të dënohet. Përgjigjet e viktimës së radhës nuk kanë asnjë vlerë. Sado që ai mund të japë përgjigjjet më fantastike apo më të pëlqyeshmet, prapë vërshimi i pyetjeve do të jetë po ai i nivelit të mëparshëm, madje më i egër sa pyetja paraardhëse.

Kritika për Petrit Dumen -Petriti e kish për zakon e metodë

të tij të përhershme të merrte nëpër gojë e të përulte personalitetin e kuadrove që atij nuk i pëlqenin, t’u bënte karakteristikën me vend e pa vend, të shkelte normat e Partisë bile të mbyste organizatën e Partisë. Këtë e bënte në prezencë të kalamajve dhe grave përpara oficerëve, shoferëve, shoqëruesve të tij etj.

-Petrit Dume ka ndërhyrë për Gjergj Titanin si dhe për Meço Starjen, oficerët më të degjeneruar, pijanecë e xhambazë që u liruan para disa vjetësh dhe u rimuarёn përsëri në ushtri.

-Ka rekomanduar për të marrë në Ministri personalisht Ebehet Gorishtin, të cilin e konsideronte “Yllin e ushtrisë” ku e dërgoi në Gjermani për kurim. Pasi erdhi nga Gjermania e dërgoi për eksperiencë në RP e Kinës. Si Ebeherti dhe Mina Mishaxhiu janë me biografi të keqe, të për-jashtuar nga partia dhe kanë qenë me rininë e ballit.

-Petrit Dume e ka gënjyer dhe dezinformuar Komitetin Qendror se gjoja materiali i zi i Beqir Bal-lukut u fut në kasafortë. Kjo nuk është kështu. Ky material është lexuar dhe mjaft shokë, disa prej të cilëve si Aqif Ylli, Malo Harxhova etj, nuk ja kanë treguar partisë.

-I ka sjellë dëme të mëdha ushtrisë në drejtim të përgatitjes luftarake dhe nuk ka punuar sipas porosive të partisë, puna e tij të shikohet me imtësinë më të madhe nga plenumi i Komitetit Qendror.

-Fajet dhe gabimet e Petrit Dumes janë mjaft të rënda. Ai e ka dëmtuar punën e partisë dhe atë ushtarake në ushtri jo më pak se Beqir Balluku e Hito Çako.

-Petrit Dume ka qenë kundra Letrës së Hapur, kundra komiteteve të partisë dhe komisarëve politikë. Ai ka qenë për komandim unik dhe për gradat. Është arrogant, prepotent dhe ka futur frymën e komandimit në parti në mënyrë të veçantë në organizatën bazë të partisë ku bënte pjesë të cilën ai nuk e përfillte fare.

-Petrit Dume ka ngritur në përgjegjësi disa kuadro kryesore që i shkonin atij për shtat, kuadro kryesore që kishin huqet dhe veset e tij si Novruz Demirin, komandant Korpusi, Gjergj Titanin, Novruz Zeinatin, komandant i Brigadës I të këmbësorisë Tiranë, Hajrulla Hysi Ersekë, Hysen Helmesi Pogradec, Bajram Burhani Korçë të tre ko-mandant brigadash etj.

tij ishte që oficerët të përgatiteshin për të hapur zjarr kundër Partisë, qeverisë dhe organeve të punëve të brendshme.

-Hito Çako nënvleftësonte rolin e organizatës bazë të Partisë. Ai nga prilli i vitit 1973 deri në gusht 1974 ka munguar në organizatën 7 herë dhe kur u kritikua në mbled-hjen kur u punuan materialet e Plenumit të 5 të Komitetit Qendror thirri sekretarin e organizatës bazë e i bëri presion duke i thënë “ti xhani i vëllait a e di se kritika që më bëre në organizatë për mung-esat vajti tek Enver Hoxha”.

-Ai urdhëroi që të shkeleshin

orientimet e Byrosë Politike duke hequr nga Komiteti i Partisë të uzinave ushtarake anëtarët e Komitetit me gjendje punëtore dhe zgjodhi në komitetet drejtorët oficerë.

-Hito Çako nuk mori parasysh

vërejtjet e shokëve të Drejtorisë Politike dhe lejoi që Komiteti i Partisë i Ministrisë të përbëhet kryesisht nga drejtorë me lidhje familjare midis tyre.

-Ai është kundra unitetit me organizatat bazë dhe komitetet e partisë. Kur u prish uniteti në disa komitete partie si në Brigadën e I të këmbësorisë dhe në atë të Brigadës 4 të MBD

Durrës Hito Çakua nuk mori asnjë masë.

-Hito Çako i ka sjellë një dëm të madh politikës së kuadrit në ushtri. Ai në bazë të politikës së kuadrit nuk vuri normat dhe pa-rimet e partisë por familjaritetin, miqësinë, njohjen personale, miqë-sore krahinore etj. Mjaft njerëz të tij si Çobo Skënderin, Ali Laze, Perlat Çako etj ai i ngriti në përgjegjësi dhe i mbante në Tiranë. Hito Çako lejoi që në aparatin e Ministrisë të vijnë kuadro me përbërje klasore të keqe si Enver Begeja, Mina Mishax-hiu, Muharrem Qenaj Sadik Rama Mark Kovaçi etj.

-Ai bënte politikë kuadri me Beqir Ballukun e Petrit Dumen duke pasur mbështetjen kryesore të Luto Haxhiut. Ka përkrahur Irfan Moravën, të cilin kur doli nga burgu e veshi oficer dhe e solli në Tiranë.

-Hito Çakua ka mashtruar Komitetin Qendror duke mos i treguar karakteristikën re-ale të Elham Kondës, Novruz Dervishit, Gjergj Titanit etj. Ai ka përkrahur Milo Zamon ish-komisar i nëndetëseve dhe Xemal Zenelin.

-Hito Çako me porosi të Petrit Dumes nuk ia dërgoi Komitetit Qendror planin e qarkullimit të kuadrove kryesore të Ministrisë por e mbajti sekret.

-Ai qëndroi indiferent karshi pronës socialiste. Kur mjaft kuadro kryesore drejtor etj, shpërdor-onin pasurinë socialiste nuk merrte masa dhe nuk i bënte problem. Raportin e Komisionit të Kuvendit Popullor për shkeljen e ligjsh-mërisë në strehim në Tiranë nga ushtria nuk e mori parasysh.

-Hito Çakua kur erdhi nga Shkodra e Burreli në Tiranë solli në Ministrin e Tiranë mbi 30 kuadro kryesore dhe jepte premtime pa vend kuadrove të terrenit për t’i sjellë në Tiranë e në bregdet me qëllim që ata të mbanin mendjen ngritur.

-Hito Çako solli nga Erseka në Tiranë Neki Gjikën, i cili me të drejtë në aktivin e partisë të Korpusit Korçë u quajt njeri i degjeneruar, i cili jo vetëm për komisar brigade por edhe për anëtar partie nuk bën.

-Të gjitha këto e mjaft fakte të tjera vërtetojnë se Hito Çako është revizionist i gjallë dhe bashkëpu-nëtor i ngushtë i Beqir Ballukut.

-Petrit Dume në vitin 1971 ishte i deleguar në organizatën bazë të partisë të Drejtorisë Politike kur u punuan konkluzionet e Byrosë Politike të dhjetorit 1970. Në këtë mbledhje u kritikua Hito Çako se kishte thënë: “Lufta pa komitete partie është bërë, kurse pa shtabe jo “. Petrit Dume jo vetëm që se kri-tikoi Hito Çakon por e mbrojti atë duke thënë se ju shokët e Drejtorisë Politike jeni frikacakë. Hitua mirë jua e bën ju keni frikë nga

stërvitja. -Petrit Dume më 1964 i ka thënë

një komisari në Tepelenë i cili po zhvillonte pune politike me temën: “Kontradiktat e Toljatit me ne”.

-Ç’temë po zhvillon dhe kur komisari ja tha temën Petritit i tha:”Lëri kontradiktat e Toljatit me ne dhe vere temën:”Kontradiktat e Byrosë së partisë së Tepelenës me ushtrinë”.

-Petrit Dume ka qenë edhe kundër komiteteve dhe sekre-tarëve të partisë të rretheve. Ai u ka thënë disa kuadrove si në Korçë etj. Mos i dëgjoni sekretarët e partisë dhe komitetet ekzekutive, ju jeni komandantë, merrni rrogë më shumë etj. Ata duhet të bëjnë si thoni ju etj.

-Petrit Dume ashtu si dhe Beqir Balluku ka dëmtuar rëndë pasurinë ushtarake dhe të popullit për darka e dreka. Ai nuk pyeste për ligjet e shtetit por kërkonte t’i bëheshin të gjitha salltanetet.

-Puna e tij ka dëmtuar rëndë vi-jën e Partisë në ushtri. Duke pasur koncepte antimarksiste ka dashur të bëjë një shartim të parimeve të vijës ushtarake të Partisë me ato revizioniste sovjetike, prandaj nuk ka qenë mendjemadhësi dhe fudullëku i tij, mendon se ai është ushtaraku më i mirë në Shqipëri. Kjo shprehet me faktin se pa pr-ezencën e tij asnjë punë me rëndësi desh ai të fillonte në ushtri. Kjo ka ndrydhur iniciativën e kuadrove.

-Ka ndikuar poshtë në reparte me ofendimet e tij në përhapjen e

konformizmit dhe servilizmit.-Vendimi i Byrosë Politike për

t’u përqendruar në punën studi-more e ka neglizhuar hapur.

-Çështjet e Letrës së Hapur nuk i ka kuptuar kurrë.

*** Kritikat për Hito Çakon-Gjatë gjithë kohës në organi-

zatën bazë të Partisë nuk u njoha asnjëherë si punëtor partie, aq më keq si drejtor politik.

-Hito Çako nuk dëgjonte mendi-met e shokëve të Drejtorisë Politike, nuk i inkurajonte diskutimet por u ndërhynte atyre duke kërkuar që ata ti formulonin mendimet sipas oreksit të tij.

-Hito Çako i vishte me bujë aktivitetet dhe fjalimet e tij duke u hequr si njeri që shqetësohej për problemet e mbrojtjes jo vetëm brenda ushtrisë por dhe në të gjithë vendin.

-Hito Çako donte të dilte jashtë sferës së ushtrisë me qëllim që nga njëra anë të hiqej si kokë e madhe si njeri i së nesërmes dhe nga ana tjetër të mbulonte këmbët prej gjarpri e të fshihte të vërtetën.

-Ai në mbledhje të Drejtorisë Politike ka kërkuar nga shokët instruktorë të përgjithshëm që kur ata të shkojnë poshtë, të mar-rin të dhëna që ta informojnë me Komitetin Qendror mbi gjendjen në terren.

-Gjatë përgatitjes për aktivin e kulturës në ushtri ai për të spos-tuar vëmendjen e për të mos u thelluar në dobësitë tona brenda ushtrisë, kërkoi me insistim të futet në repart një pjesë me të dhëna nga aktiviteti që bëjnë institucio-net qendrore artistike e organet e shtypit, për problemet e mbrojtjes. Me këtë ai kërkonte edhe bujë edhe prekje të gjendjes.

-Hito Çako e ka injoruar, Drejto-rinë Politike si Drejtori e Komitetit Qendror. Konkretisht gjatë stër-vitjes së Shtabit të Përgjithshëm që u bë para 2-3 vjetësh në Krujë

ai urdhëroi që Drejtoria Politike të lozte jo në rolin e saj por në atë të degës së Drejtorisë Operative.

-Hito Çako në sistemin e punës së tij asnjëherë nuk ka udhëhequr ashtu si duhet ekipe të Drejtorisë Politike për problemet organiza-tive dhe të edukimit në ushtri. Instruktorët e Drejtorisë Politike gjithnjë shkriheshin me ekipet e Shtabit të Përgjithshëm. Kështu që problemeve të punës dhe jetës së partisë në ushtri u kalohej përciptazi.

-Hito Çako futi në parti frymën më të keqe, kudo grushtin kudo urdhrin, autoritetin e shefit, frymën teknike të problemit aq sa jo rrallë seminaret dhe mbledhjet e partisë ktheheshin në mbledhje mësimore ushtarake.

-Stili sabotues i tradhtarit Hito Çako ndikonte drejtpërsëdrejti si në mënjanimin e partisë nga prob-lemet kryesore të jetës së reparteve të jetës së gjithë popullit, ashtu edhe për të krijuar llustrën.

-Ekipet e kontrollit dhe të ndi-hmës të Drejtorisë Politike sipas orientimeve të Hito Çakos e nisnin punën jo nga organizatat bazë të Partisë dhe komitetet por nga mitralozi e trasheja.

-Hito Çako si drejtor politik,

ndërroi 5 zevёndёsdrejtorё politikë që po ta llogaritësh i bie çdo vit një dhe të gjitha këto mbuloheshin e u vihej kapaku me emrin e orga-nizatës dhe të

Komitetit të Partisë. -Hito Çako lironte dhe rithirrte

përsëri në ushtri kuadro pa pyetur organizatën bazë dhe komitetin e Partisë.

-Hito Çako ka ulur rolin para-rojë të organizatës bazë të partisë në ushtri. Ka vënë komandën mbi Partinë. Ka qenë një ndër kryesoret që nën urdhrat e tij botoheshin literatura të huaja revizioniste dhe këto shpërndaheshin në ushtri. Njeri i paekuilibruar i paqën-drueshëm, hakmarrës. Merrte në

mbrojtje njerëz me qëndrim të keq politik. Në një mbledhje të orga-nizatës bazë kur është diskutuar çështja e sekretit ai ka thënë, rrini

urtë se ju kam të regjistruar në gjithëve në xhep (shprehje armiqësore).

-Hito Çako në kundërshtim me vendimin e Sekretariatit të Komitetit Qendror për shfrytëz-imin e literaturës së huaj ka inkura-juar botimet e ndryshme në ushtri, ka shpërndarë me ndërgjegje ideologjinë revizioniste duke pa-sur përkrahjen e plotë të Ilo Priftit, sektorit të edukimit si dhe duke dhënë detyra direkt autorëve si Muhamet Merkurit etj.

-Hito Çako komprometoi komisarët e korpuseve dhe mjaft shokë të tjerë duke u dhënë atyre të shkruajnë materiale revizioniste me qëllim komprometimi.

-Hito Çako ishte njeriu më i apasionuar për shpërndarjen e literaturës borgjezo-revizioniste në ushtri. Për këtë qëllim ai ngarkoi me detyra edhe kuadro të de-gjeneruara si Muhamet

Mërkurin, Ebehet Gorishtin, Xhevat Alibalin etj.

-Hito Çako me qëllim i ka fshehur gjendjen reale të ushtrisë Komitetit Qendror të Partisë në raportet që i dërgonte.

-Ai ka qenë dakord me vijën armiqësore që ndiqte Beqir Bal-luku.

-Hito Çako ka qenë kundra Letrës së Hapur, kundra heqjes së komandimit unik, vendosjes të komiteteve të partisë dhe komis-arëve politikë.

-Ai ishte mendjemadh, arrogant dhe prepotent me vartësit. Nuk pranonte kurrë kritika. Mbyste zërin e komunistëve, kuadrove dhe vartësve dhe tërhiqej kur gjente rezistencë.

-Hito Çako ishte armik i betuar i Partisë dhe revizionist.

-Ai ishte për të komanduar Partinë dhe pushtetin në terren.

-Ai nuk bën asnjë punë, nuk dha asnjë orientim as në drejtori as në organizatë as me komisarët për zbërthimin e Tezave të Këshillit të Mbrojtjes.

-Hito Çakua ishte karrierist i tërbuar dhe intrigant. Kur u punua në konkluzionet e Byrosë Politike të vitit 1970 në mbledhjen e Drejto-risë Politike ai tha “E shikoni duhet informuar vazhdimisht Komitetin Qendror se ata të dy e hëngrën (Beqiri e Petriti) kurse

unë jo”. Hito Çako ka drejtuar Komite-

tin e Partisë të Korpusit të Burrelit e Korçës me rregullore ushtarake në dorë.

-Në vitin 1967 duke folur me kursantët e Shkollës Bashkuar ai u tha atyre “E dini ju çdo të thotë oficer. Po jua tregoj unë. Kur isha në Shkodër komandant divizioni kisha tre oficerë tankist, u dhashë alarm dhe ata me tanke zunë Komitetin e Partisë, Komitetin Ekzekutiv dhe Degën e Punëve të Brendshme shikoni çdo të thotë oficer”. Qëllimi i këtyre fjalëve të

Formulimi i akuzave për “grupin puçist në ushtri”

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 201114

Një ikonë e Estradës së Ushtarit

kulturë

“Artisti i Merituar” Tonin Tërshana është një nga emrat e shquar të muzikës së lehtë shqiptare dhe veçanërisht një emër i nderuar dhe ikonë e Estradës së Ushtarit. Me një karrierë të gjatë, që në mesin e viteve 60-të, mbi tre dekada jetë aktive muzikore, Tonin Tërshana është dhe mbetet një emër i madh në artin shqiptar. I larguar nga Shqipëria drejt Selanikut, në vitin e mbrapshtë 1997, me një jetë të vështirë, plot sakrifica e mundime, Tonin Tërshana ka mbetur me kokën kthyer pas nga Shqipëria, pasi mendjen dhe zemrën i ka në këtë vend, ku ka kënduar dhe ka marrë duartrokitje dhe emocione të fuqishme si askund tjetër.

Tonini u lind në Shkodër në 1 qershor 1949. Fillimet artistike i ka në vendlindje. Shkodra ka qenë gjithmonë djepi i kulturës shqiptare, që ka nxjerrë sa e sa artistë nga të gjitha fushat; një vend magjik që na ka dhuruar mjaft zëra të artë dhe siç thotë një studiues, Isa Alibali, “në Shkodër të gjithë këndojnë”. Si çdo fëmijë edhe Tonini këndonte që i vogël dhe zëri i tij i ra në vesh atyre që dinin ta vlerësonin dhuntinë e tij. “Kam ndenjur shumë pak në Shkodër, megjithatë e kujtoj shpesh fëmijërinë, e cila ka qenë pjesa më e bukur e jetës sime. Për të stërvitur zërin më kanë ndihmuar dy komshinjtë e mi që i binin kitarës, Paç dhe Ndoc Martini. Më dëgjonin kur këndoja në shtëpi gjith-monë dhe një ditë më thanë të më mësonin disa këngë italiane, të cilat i mësova për një periudhë të shkurtër, gjatë viteve 1962-1963. ” Filloi punë

bëjnë shoqatat, por këto janë aktivitete shumë të rralla.”.

Tonin Tërshana jeton prej vitesh në Selanik, me mallin për atdheun, për artin, për miqtë e shokët. Vjen herë pas here vetëm për ndonjë aktivitet, por jo përfundimisht. Këngët e tij dëgjohen gjithandej në valët e radiove e stacioneve të shumta televizive, ndërsa emri i tij përmendet me krenari si një artist i një plejade të shquar, që krijoi vlera të papërsërit-shme në kulturën shqiptare.

Sukseset e tij artistike kanë qenë të shumta, në kontrast me jetën e vërtetë. Ai është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar” në vitin 1985. Përveç sukseseve që ka pasur nëpër festivale, ku është nderuar disa herë me çmime të para, të dyta e të treta, ka bërë dy koncerte recitale, njërin në vitin 1974 dhe tjetrin në vitin 1985. Për kontributin e tij të çmuar në Estradën e Ushtarit, për gjallërinë dhe nivelin e lartë artistik e kulturor është vlerësuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

në turizëm, ku këndonte bu-kur e me pasion këngët e muz-ikës së lehtë, aq sa i doli nami si “djali i vogël që këndon bukur”. Kaloi një fëmijëri të vështirë. “Babi më vdiq shpejt dhe më la kur isha pesë vjeç. Kam çarë vetëm në jetë”. Një nga interpretimet e tij të para si profesionist që bëri bujë ishte

kënga “Kthjelltësi, lumturi” e kompozitorit Mark Kaptalli. Falë interesimit të kompozi-

torit dhe dirigjentit Ferdinand Deda, Tonin Tërshana anga-zhohet në anketat muzikore të Radios dhe në veprimtari të tjera. Më pas në vitin 1966 fiton çmimin e parë në Festivalin e IV të Këngës, me këngën “Të dua , o det” të Tonin Harapit. Ky ishte çmimi i tij i parë që do pasohej më vonë edhe nga tre

çmime të tjera në festivale, ku veçohet çmimi i parë në Festi-valin e XI të këngës në RTSH.

“Kam punuar më shumë me Pjetër Gacin dhe kam kënduar shumë këngë të tij. Një ndër bashkëpunimet me të është në Festivalin e 11, kur fitova çmimin e parë me këngën “Kur vjen pranvera”. Ishte një ndër kompozitorët e mi të preferuar.”

Në vitin 1968, duke qenë i angazhuar në Shkodër pranë Estradës profesioniste, Tonin e caktojnë ushtar aty dhe më pas po aty nis karrierën e tij si artist profesionist në Estradën e Ushtarit. “Bëra dy vjet ushtri, e më pas fillova atje me rrogë, deri në 1994, kur Estrada e Ushtarit u shkri. Ato kohë do të mbeten kujtime të bu-kura, sidomos disa koncerte të veçanta që kam bërë në Estradën e Ushtarit. Trupa jonë përbëhej nga 20 veta. Kishim vetëm 10 ushtarë si spektatorë, por megjithatë entuziazmi ishte sa për 200 spektatorë”,- kujton Tonini. Në vitet 60-70 kjo trupë pati sukses të madh me shfaqjet e shumta dhe premierat, të cilat bëheshin deri katër të tilla në vit, me një total shfaqjesh deri në 180 në vit, në të gjithë Shq-ipërinë, në reparte ushtarake, në pika kufitare, në marinë, në fshatra e qytete të ndryshme, sipas parimit “ushtri e populli ushtar. Gjithmonë pritja nga ana e spektatorit ka qenë e jashtëzakonshme”.

Në vitin 1965 Estrada e Ushtarit e kishte zgjeruar formacionin orkestral me in-strumentistë të talentuar. Në atë kohë kishin korrur mjaft sukses këngëtarë të talentuar si Vaçe Zela, Violeta Simoni, etj. Tonin Tërshana i shtohej kësaj liste të shquar, që do të pasohej nga Arta Babaramo, Sazan Meçani, Irma Gurakuqi, apo edhe këngëtarë ushtarë si Eduard Jubani, Luan Manhasa e shumë të tjerë, të cilët ia

shtuan shumë suksesin dhe famën kësaj trupe.

Në vitin 1994 Tonini e mb-yll karrierën e tij pranë kësaj trupe. “ Mbeta pa punë dhe u ktheva në Shkodër për nja dy vjet. U angazhova me Es-tradën e Shkodrës dhe këndoja në ndonjë klub në qytet, deri më 1996 kur erdha në Tiranë dhe mora shtëpi me qira. Pasi i humba të gjitha në firmat pi-ramidale, në korrik 1997 ika në Greqi, ku jam edhe sot”.

Në Greqi “Artisti i merituar”

Tonin Tërshana, la pas kar-rierën e shkëlqyer si këngëtar dhe nisi kalvarin e punëve të rënda. “Kam punuar çfarë-dolloj punësh, nga më të rën-domtat dhe të vështirat. Kjo kohë në Greqi është e mbushur vetëm me: vuajtje, halle, stres, depresion, pasi ne nuk e kemi vendin atje, por këtu. Kam bërë punë nga më të rëndomtat për ekzistencë: hamall, ndihmës, murator etj., por për një kohë të shkurtër, pasi s’i përballoja dot as nga mosha. Kam hum-bur zanatin tim, edhe pse marr pjesë në ndonjë aktivitet që

Shkëlqimi, kulmi dhe kalvari i vuajtjeve të artistit të shquar, që përfundoi hamall në Selanik, për “bukën e gojës”

flori slatina

Tonin Tërshana

Tonini u lind në Shkodër në 1 qershor 1949. Fillimet artistike i ka në vendlindje. Shkodra ka qenë gjithmonë djepi i kulturës shqiptare, që ka nxjerrë sa e sa artistë nga të gjitha fushat; një vend magjik që na ka dhuruar mjaft zëra të artë dhe siç thotë një studiues, Isa Alibali, “në Shkodër të gjithë këndojnë”

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 2011 15

Sporti si domosdoshmëri e ushtrimit nga fëmijët tanë

sport

Sporti në konceptin e sotëm, ka lindur e është zhvilluar qysh

nga kohët e hershme me qël-limin e argëtimit nëpërmjet lojës, ndeshjes apo garës mid-is individëve apo grupe indi-vidësh. Sot ai zë një vend të rëndësishëm në jetën social-kulturore e më gjerë, në sajë të vlerave që ai mbart në vet-vete për edukimin, argëtimin zhvillimin neurofizik deri në ekstremet e aftësive njerë-zore. Në shoqërinë e sotme sporti është pjesë e kulturës së saj dhe zhvillohet në sim-biozë me ndryshimet që e dallojnë atë, ai është pjesë aktive e ekonomisë, politikës, marketingut tregtar e media-tik të saj. Shoqëria e sotme investon shumë në drejtim të zhvillimit, përhapjes dhe zgjerimit të sporteve dhe ak-tiviteteve sportive, jo vetëm nga sa thamë më lart, por për faktin thelbësor të saj, atë të faktorit të edukimit e formimit fizik të fëmijëve e të rinisë së saj. Ky investim fillon qysh nga çerdhja, ko-pshti, shkolla dhe vazhdon dhe jashtë saj me shoqatat sportive, klubet e ekipet sportive në një larmi të pa-fundme sportesh që vazhdoj-në të zgjerohen vazhdimisht. Të ushtrohesh me sport do të thotë të investosh në aftësitë e tua fizike e mendore, në përmirësimin, ruajtjen e një gjendjeje të mirë të aparatit psikofizik, të argëtohesh e të ndjesh emocione pozitive, të edukohesh për t’ju larguar

e funksionimin e Drejtorisë së Aktiviteteve Sportive pranë Qendrës së Kulturës Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes është një ndihmesë për të inkurajuar vlerat praktike të sportit, për të kultivuar praktikat e shëndetshme me fëmijët e të rinjt tanë, larg ve-seve e fobive në dobi të jetës produktive. Në këtë kuadër lind e domosdoshme bash-këpunimi i ngushtë midis institucioneve në M.M për shfrytëzimin e resurseve po-tenciale në mënyrë që të reali-zojmë në praktikën sportive dëshirat e prirjet e fëmijëve tanë për llojet e ndryshme të sporteve, duke i plotësuar atyre dëshirat për sportin që dëshirojnë, e për të zhvilluar e forcuar te ata vetëdijen e baraspeshuar shoqërore të bazuar në aftësitë për tu in-tegruar në veprimtaritë lëvi-zore në grup kur ato sjellin produkt pozitiv.

Ramazan Zeliaspecialist në Drejtorinë

e Aktiviteteve Sportive në QKMBM

vesit të rrugës së drogës, pijes e të përqafosh rrugën e shën-detit, të performancës fizike e morale, cilësisht e kundërt me të parën duke i shërbyer kështu vetes, shoqërisë me të cilën jeton, vendit tënd, duke i dhëne atij gjak të ri të shëndetshëm. Ushtrimi i sportit nga fëmijët tanë bën të mundur që ti rrisim ata si individë normal pa de-formime fizike e lëvizore, me një zhvillim gradual trupor e mendor, i ndihmojmë ata që nëpërmjet tij tu krijojnë mundësi për të zbuluar e njohur, përjetuar dhe zhvil-luar pa ndërprerje aftësitë fizike të lidhura ngushtësisht me argëtimin e tyre. Të zhvil-lojmë tek ata aftësitë fizike e psikologjike mbi baza të drejta shkencore duke bërë të mundur përshtatjen me ngarkesat në bazë të moshës gjinisë e aftësive person-ale psikomotore. Ushtrimi i sportit nga fëmijët tanë bën të mundur pasurimin gradual të përvojës lëvizore me sh-timin e vëllimit të aftësive

fizike e lëvizore sportive i cili buron vetvetiu nga interesi i fëmijëve për sportin. Sporti i zgjedhur sipas dëshirës së fëmijës i pajis ato me njohuri të mjaftueshme për struk-turën lëvizore të llojit të sportit të zgjedhur e i bën ato të gatshëm që me rritjen e tyre ti shtojnë këto njohuri e të garojnë në kufijtë ekstreme të aftësive neurofizike që kanë duke na dhënë garues që do të na emocionojnë si

spektatorë, apo si bashkatd-hetarë për ngjyrat e flamurit kuq e zi. Pjesëmarrja në eki-pet sportive e fëmijëve tanë mundëson rritjen e aftësive të komunikimit në grup e në shoqëri, edukon frymën e kolektivitetit, e respektit reciprok, të tolerancës sport-ive e me gjerë, të garimit me kundërshtarin e jo me armi-kun, të ndihmës reciproke, të njohjes së vetes, të aftësive personale por edhe të të

tjerëve , të ndjekjes së modelit por edhe të modelit për të tjerët. Pjesëmarrja në ekipe sportive mundëson komuni-kimin me kulturat e vendeve të tjera, bën që fëmijët tanë nëpërmjet sportit të njohin vende e kultura të tjera, të lidhin miqësi e të afrohen me bashkëmoshatarët e tyre të vendeve të ndryshme të botës. E parë edhe në këtë këndvështrim nisma e min-istrit të Mbrojtjes për ngitjen

Në shoqërinë e sotme sporti është pjesë e kulturës së saj dhe zhvillohet në sim-biozë me ndryshimet që e dallojnë atë, ai është pjesë aktive e ekonomisë, politikës, marketingut tregtar e mediatik të saj.

ekipi i karatesë

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 20 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · si pjesëtare e Forcave të Koalicionit ne Afganistan, nxjerr në pah si të domosdoshme, jo vetëm pjesëmarrjen aktive me

ushtriaE prEmtE, 20 maj 201116 sport

ekipi i karatesë