ushtria 1 E prEmtE, 6 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · ushtria 2 E prEmtE, 6 maj 2011 intervista...

16
E premte, 6 maj 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 15 (8068) USHTRIA faqe 3 faqe 10-11 HOMAZH TERRORIZMI DEMILITARIZIMI, OBJEKTIV MADHOR I QEVERISË SHQIPTARE Afganistan, kontribut për paqen dhe shkollë aftësimi Nga data 24 deri në datën 29 prill 2011, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Maksim Malaj në përbër- je të një delegacioni nga FASH, zhvilloi një vizitë në Afganistan. Gatë kësaj vizite delegacioni nga FASH u takua me shumë ushtarakë, komandantë misionesh, por edhe me ata pjesëtarë të FA që punojnë në shtabe të ndryshme në Afganistan. Disa mendime dhe përshtypje të tyre, lidhur me detyrat që ata kryejnë, si dhe vizitën e delegacionit të FA, do të botohen në faqet e shtypit tonë në këtë numër dhe në vijim. Ma- teriali u përgatit nga nënkolonel Besnik Gjonbrati, oficer ekzekutiv në kabinetin e SHSHPFA, i cili ishte pjesëmarrës në vizitën e zhvilluar në Afganistan. Prej vitesh Forcat e Armatosura shqiptare janë bërë... CEREMONIA Ushtaraku, profesion me standarde dhe kërkesa të pazëvendësueshme Nuk është e habitshme që, trendi i profesionalizmit ush- tarak ka qenë në rritje dhe me një ritëm të qëndrueshëm që prej Luſtës së Dytë Botërore. Kërcënimet e vazhdueshme nga Lufta e Ftohtë, përf- shirë edhe Luſtërat në Kore, Vietnam e deri në Irak e Afganistan, por dhe am- plituda e mëvonshme, në rritje, e krizave rajonale, por edhe të terrorizmit global, kanë shtruar rrugën për një vëmendje të përhershme në çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, në psikologjinë kombëtare. Duke e parë në këtë vështrim, profesioni i ushtarakut ndodhet përherë në një vlerësim objektiv dhe të qëndrueshëm. Trans - formimet e thella gjeopoli- tike, të cilat filluan më 1989, çuan në uljen e perceptimit të kërcënimit në perëndim për disa vjet (ashtu si dhe të tjerët gjithashtu) që... ARSIMIMI DEMONTIMI www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] faqe 8-9 faqe 2-4 FORCAT DETARE NATO/ KOSOVA “FESTIVALI I NATO-S” DOSSIER Një raport mbi mënyrën e zhvillimit të pro- pagandës komuniste me botën e jashtme. Një material me nënshkrimet e 4 personave të njohur, ndër të cilët edhe Hysni Kapo e Ramiz Alia, ishte një analizë mbi... Zhytësit e tre vendeve fqinje masin thellësinë e Jonit Forcat Ajrore shqiptare në provën e parë të konfliktit Parada, Shqipëria parakalon denjësisht Radio Londra bën politikë të rafinuar faqe 15 faqe 5 faqe 7 faqe 14 PAQERUAJTËSIT Asgjësimi domosdoshmëri për sigurinë njerëzore Në 5 maj 2011 Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, Ko- mandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, ushtarakë së Forcës Ajrore, Shoqata e Familjeve të Dësh- morëve të Aviacionit, familjarë dhe të afërm të Dëshmorëve të Aviacionit bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule për nder të punës dhe veprës së tyre. Pjesëmarrësit në homazhe shprehën respekt e nderim për 37 Dëshmorët e Aviacionit, të cilët me përkushtimin dhe vetëmohimin e tyre nuk kursyen as jetën në shërbim të konsolidimit të mbrojtjes së vendit. Ata janë shembull frymëzimi për mënyrën se si i duhet shërbyer vendit, ndaj ata kanë e do të kenë gjithnjë respektin e familjarëve, të shtetit tonë, të personelit të Forcës Ajrore, si dhe të gjithë brezave që do të... faqe 12-13 faqe 16 Kol. KRISTAQ XHARO Misioni i demontimit objektiv madhor Trupi i rreshterit Agim Mekollari përcillet për në banesën e fundit Osama bin Laden, cili ishte njeriu më i kërkuar në botë? faqe 4 INTERVISTA Komandanti i Brigadës Logjistike Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi konfirmon se misioni i demontimit është një objektiv... Nënkolonel BESNIK GJONBRATI Homazh Dëshmorëve të Aviacionit

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 6 maj 2011 ushtria - mod.gov.al · ushtria 2 E prEmtE, 6 maj 2011 intervista...

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 1

E premte, 6 maj 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 15 (8068)

ushtria faqe 3 faqe 10-11

homazh terrorizmi

Demilitarizimi, objektiv maDhor i Qeverisë shQiptare

Afganistan, kontribut për paqen dhe shkollë aftësimi

Nga data 24 deri në datën 29 prill 2011, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Maksim Malaj në përbër-je të një delegacioni nga FASH, zhvilloi një vizitë në Afganistan. Gatë kësaj vizite delegacioni nga FASH u takua me shumë ushtarakë, komandantë misionesh, por edhe me ata pjesëtarë të FA që punojnë në shtabe të ndryshme në Afganistan. Disa mendime dhe përshtypje të tyre, lidhur me detyrat që ata kryejnë, si dhe vizitën e delegacionit të FA, do të botohen në faqet e shtypit tonë në këtë numër dhe në vijim. Ma-teriali u përgatit nga nënkolonel Besnik Gjonbrati, oficer ekzekutiv në kabinetin e SHSHPFA, i cili ishte pjesëmarrës në vizitën e zhvilluar në Afganistan. Prej vitesh Forcat e Armatosura shqiptare janë bërë...

ceremonia

Ushtaraku, profesion me standarde dhe kërkesa të pazëvendësueshme

Nuk është e habitshme që, trendi i profesionalizmit ush-tarak ka qenë në rritje dhe me një ritëm të qëndrueshëm që prej Luftës së Dytë Botërore. Kërcënimet e vazhdueshme nga Lufta e Ftohtë, përf-shirë edhe Luftërat në Kore, Vietnam e deri në Irak e Afganistan, por dhe am-plituda e mëvonshme, në rritje, e krizave rajonale, por edhe të terrorizmit global, kanë shtruar rrugën për një vëmendje të përhershme në çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, në psikologjinë kombëtare. Duke e parë në këtë vështrim, profesioni i ushtarakut ndodhet përherë në një vlerësim objektiv dhe të qëndrueshëm. Trans-formimet e thella gjeopoli-tike, të cilat filluan më 1989, çuan në uljen e perceptimit të kërcënimit në perëndim për disa vjet (ashtu si dhe të tjerët gjithashtu) që...

arsiMiMi

demontimi

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

faqe 8-9 faqe 2-4

forcat detare

nato/ kosova

“festivali i nato-s”

dossier

Një raport mbi mënyrën e zhvillimit të pro-pagandës komuniste me botën e jashtme. Një material me nënshkrimet e 4 personave të njohur, ndër të cilët edhe Hysni Kapo e Ramiz Alia, ishte një analizë mbi...

Zhytësit e tre vendeve fqinje masin thellësinë e Jonit

Forcat ajrore shqiptare në provën e parë të konfliktit

Parada, shqipëria parakalon denjësisht

radio Londra bën politikë të rafinuar

faqe 15

faqe 5

faqe 7

faqe 14

pAqerUAjtësit

Asgjësimi domosdoshmëri për sigurinë njerëzore

Në 5 maj 2011 Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, Ko-mandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, ushtarakë së Forcës Ajrore, Shoqata e Familjeve të Dësh-morëve të Aviacionit, familjarë dhe të afërm të Dëshmorëve të Aviacionit bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule për nder të punës dhe veprës së tyre. Pjesëmarrësit në homazhe shprehën respekt e nderim për 37 Dëshmorët e Aviacionit, të cilët me përkushtimin dhe vetëmohimin e tyre nuk kursyen as jetën në shërbim të konsolidimit të mbrojtjes së vendit. Ata janë shembull frymëzimi për mënyrën se si i duhet shërbyer vendit, ndaj ata kanë e do të kenë gjithnjë respektin e familjarëve, të shtetit tonë, të personelit të Forcës Ajrore, si dhe të gjithë brezave që do të...

faqe 12-13

faqe 16

kol. kristaq Xharo

Misioni i demontimit objektiv madhor

trupi i rreshterit Agim Mekollari përcillet për në banesën e fundit

Osama bin Laden, cili ishte njeriu më i kërkuar në botë?

faqe 4

intervista

Komandanti i Brigadës Logjistike Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi konfirmon se misioni i demontimit është një objektiv...

nënkolonel Besnik GjonBrati

Homazh Dëshmorëve të Aviacionit

ushtriaE prEmtE, 6 maj 20112 intervista

intervistë me zëvendësministrin e mBrojtjes ekrem spahiu

Demontimi, proces i pandalshëm për arritjen e sigurisë kombëtare

Demontimi i municioneve një operacion i vështirë dhe shumë i komplikuar. Cili është komenti juaj?

Misioni i asgjësimit dhe de-montimit të municioneve është një proçes që po vazhdon me shumë përkushtim në tërë uzi-nat dhe poligonet e demontimit. Ai është një objektiv madhor që po kryhet sipas objektivave të caktuara. Ngjarja e Bigasit është analizuar me shumë kujdes dhe janë nxjerrë mësime shumë të vlefshme për vazhdimësinë e procesit që ky aksident të mos përsëritet më në të ardhmen. Demontimi është n jë proces që ka vite që ka filluar dhe të gjithë e dimë se sa proçes delikat është. Kemi të bëjmë me shumë të panjohura të cilat ushtarakët dhe personeli i specializuar i uzi-nave ja kanë dalë mbanë. Kemi të bëjmë me municione të vjetra të cilat kanë një rrezikshmëri të madhe. Asnjëherë nuk e kemi nënvleftësuar këtë rrezikshmëri dhe nuk do ta nënvleftësojmë. Kemi vlerësuar shumë punën dhe përkushtimin e të gjithëve atyre që punojnë në demontim dhe në operacionet e demontimit me plasje. Ngjarja e jashtëzakon-shme u analizua dhe viktimës ju bënë të gjitha vlerësimet dhe nderet për përkushtimin e tij. Po ashtu dhe për tre të plagosurit u morën të gjitha masat që tua lehtësojmë plagët dhe me të vërtetë u bë një punë shumë e mirë.

Cili është bilanci i asgjësimit të municioneve dhe cilat janë objektivat madhore që po re-alizohen?

Në bazë të përllogaritjeve të kryera dhe të dhënave sipas inventarit të municioneve që dispononin FA, në fund të vitit 2008, janë vlerësuar g jendje rreth 100,000 ton municione të

Intervista e mëposhtme me zëvendësministrin e Mbrojtjes Eqrem Spahiu, jep një panoramë të punës dhe standardeve të demon-timit të municioneve, një nga misionet prioritare dhe më të vështira të Forcave të Armatosura shqiptare

kalibrave të ndryshëm. Në fund të vitit 2009, janë përcaktuar tepër dhe për asgjësim 85,000 ton municione. Gjatë vitit 2010 është bërë një punë e shkëlqyer për demilitarizimin e municio-neve të tepërta. Janë asgjësuar në poligone, demontuar në rrugë industriale në uzinat ushtarake si dhe janë eksportuar, rreth 20,653 ton municione dhe lëndë plasëse të llojeve të ndryshme. Edhe për vitin 2011 kemi një fil-lim të mbarë për këtë proces. Për muajin prill janë demilitarizuar 2358 ton, ndërsa si 4 mujor 6878 ton, nga 3828 ton në 4 mujorin e vitit 2010.

Cilat janë metodat kryesore që aplikohen në asgjësimin e municionit?

Metodat kryesore të asgjësimit të municioneve mbeten ato që janë parashikuar edhe në Planin e Veprimit të përgjithshëm për asgjësimin e municioneve, sa vijon: asgjësim me demontim në rrugë industriale; asgjësim me detonim dhe djegie të hapur në poligone; reduktim të sasisë së municioneve nëpërmjet qitjes; eksport nëpërmjet shitjes ose dhurimit të municioneve. Për asgjësimin industrial të muni-cioneve janë ngritur dhe vënë në punë 8 linja të demontimit indus-trial dhe përkatësisht: Në uzinën e Mjekësit katër linja demontimi, në uzinën e Gramshit një linjë

demontimi dhe në Kombinatin e Poliçanit tre linja demontimi.

Si bëhet asgjësimi me demon-tim me plasje dhe si janë marrë masat që të mos ndodhin ngjarje të tilla?

Bazuar në eksperiencën e fituar gjatë procesit të asgjësimit të municioneve me detonim në poligone gjatë vitit 2010, llojet dhe sasitë e municioneve që janë tepër dhe për asgjësim, kapacitetet e demontimit indus-trial të municioneve në uzinat ushtarake, impaktin që ka në mjedis asgjësimi i municioneve me detonim, por edhe në një sërë faktorësh të tjerë, lista e municioneve që janë planifikuar të asgjësohen në poligone gjatë viteve 2011-2013 është rreth 20,000 ton municione. Asgjësimi i municioneve me plasje kryhet në pol igonet e asgjësimit të miratuar me Ligjin Nr. 10017, datë 13.11.2008 “Për miratimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Arma-tosura” dhe Ligjit Nr. 10293, datë 01.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.10017, datë 13.11.2008 “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të mu-nicioneve të Forcave të Armato-sura të RSH”, sipas kapaciteteve të asgjësimit, në poligonet e Zgarës Librazhd, Voskopoj Korçë, Bigaz Skrapar, Jub Sukth Durrës, Bizë Tiranë, Livadhet e

Hamzit Pukë, Trajlarit Përmet, Kepi i Skënderbeut Mat, Zharrë Tepelenë, Mali i Tërpanit Berat, Qafa e Barit Labinot Mal Procesi asgjësimit me plasje në poligone të municioneve konsiderohet si një operacion që paraqet rr-ezikshmëri dhe për këtë MM dhe Forcat e Armatosura kanë marrë masa të rëndësishme si: Janë angazhuar në Qendrën e AME personel me eksperiencë dhe i kualifikuar si ish oficerë të shërbimit të municioneve dhe xhenios. Gjithë personeli është trajnuar me procedurat e punës për asgjësim. Janë hartuar dhe miratuar procedura të plota për kryerjen e operacioneve në poligone bazuar edhe në ek-speriencën e fituar. Poligonet janë përzgjedhur në zona larg qendrave të banuara për të mini-mizuar impaktin dhe shmangur rrezikun për popullsinë. Sasia e municioneve që asgjësohen në çdo poligon është e përcaktuar me ligj dhe zbatohet në të gjithë rastet Si në poligone dhe në uzi-nat e demontimit është synuar që edhe në rast incidentesh ato mbeten të izoluar pa shkaktuar dëme të mëdha.

Si e komentoni ju ngjarjen që ndodhi në Bigas të Skraparit?

Ngjarja që ndodhi në poligonin Bigas-Skrapar më datë 28 Prill 2011, nga ku mbeti i vdekur ushtaraku Agim Mekollari dhe

u plagosën tre të tjerë, duhet të trajtohet me shumë kujdes ma-turi dhe pjekuri. Municionet e dërguar për asgjësim në poligon nuk mund të demontoheshin në rrugë industriale dhe asgjësimi me plasje ishte e vetmja rrugë. Përballja me rrezikun e z. Mekol-lari dhe plasja e pavullnetshme e municionit ishte me pasoja fatale, por masat e marra dhe procedurat e përcaktuar për kry-erjen e operacioneve të tilla ishin të tilla që ngjarje të izolohej dhe nuk u dëmtua personeli tjetër që ishte në poligon.

Ndërkohë, masat e marra dhe procedurat standarde të miratu-ara nga FA dhe që u ndoqën men-jëherë pas ndodhjes së aksidentit ishin efikase dhe të plota, kështu; Të plagosurve ju dha menjëherë ndihma e shpejtë në poligon dhe u transportuan me ambulancën që kishte ekipi i AME në poligon. Për një ndihmë më të shpejtë dhe të specializuar u evakuuan të plagosurit në Spitalin Ushtarak me helikopter. Shtabi Përgjith-shëm i FA dhe Brigada e Logjis-tikës mori të gjitha masat për nderimin e të ndjerit Mekollari sipas të gjitha rregullave të cer-emonialit ushtarak. Në nderim të viktimës, bënë homazhe au-toritetet më të larta të shtetit, si Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe Kryeministri z. Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, ushtarakë të lartë etj. Ministria e Mbrojtjes tregoi përkujdesje maksimale për familjen e viktimës dhe do të mbështesë atë me të gjitha mundësitë. U dërgua nga MM në Këshillin e Ministrave pro-jektvendimi “Për dhënie ndihme financiare familjes së të ndjerit Mekollari, i cili humbi jetën në krye të detyrës” Në respekt të të ndjerit, u ndërpre menjëherë puna në poligonet e asgjësimit dhe në uzinat e demontimit. Janë marrë masa për të analizuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje, me qëllim nxjerrjen e mësimeve të nevojshme për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe minimizimin e shkallës së rrezi-kut. Asgjësimi dhe eliminimi i gjithë sasisë së municioneve të tepërta, mbetet një sfidë për Forcat e Armatosura dhe MM. Rreziku që ato paraqesin është i madh jo vetëm për personelin që është angazhuar për asgjësimin e tyre por në mënyrë të veçantë për popullsinë. Ne e njohim këtë rrezik dhe kemi mundur tja dalim mbanë dhe operacio-net do të vazhdojnë me shumë përgjegjësi.

Intervistoi B.Malo

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 3zyrtare

në ceremoninë e varrimit morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore

Trupi i rreshterit Agim Mekollari përcillet për në banesën e fundit

U zhvillua në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të

Mbrojtjes, ceremonia mortore në nder të Rreshterit Agim Mekollari, i cili një ditë më parë humbi jetën ak-sidentalisht në Poligonin e Asgjësimit të Municioneve në Bigas-Skrapar.

Në Homazhet që u zhvilluan në nder të Rreshterit Mekollari, morën pjesë: Presidenti i Republikës, një-kohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Z. Bamir Topi, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Sandër Lleshi, gjeneralë, drejtues Forcash në FA, drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjith-shëm, oficerë, nënoficerë, ushtarakë, familjarë, miq dhe të afërm të të ndjerit. Trupi i pa jetë i Rresh-terit Mekollari, i cili qëndroi përreth tre orë në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, ku ju bënë edhe homazhet e fundit, u përcoll për në banesën e fundit, pasditen e së premtes, mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve, miqve e shokëve që kishin ardhur për të bërë nderimet e fundit. Në tele-gramin e ngushëllimit që Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami i dërgoi familjes së të ndjerit, Agim Mekollari, thuhej: “Të dashur familjarë të ush-tarakut Agim Seit Mekollari. Me hidhërim të thellë, mësuam për humbjen e jetës të të dashurit Tuaj, ushtarakut Agim Mekollari. Lajmi për rënien në krye të detyrës të të dashurit tuaj, ushtarakut Agim Mekollari, na ka prekur të gjithëve. Humbje të tilla mes njerëzve që kanë lidhur jetën me uniformën ushtarake janë kurdoherë të hidhura. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe të të gjithë person-elit të Forcave të Armatosura, ju shpreh ngushëllimet më të thella. Njerëz si ushtaraku Agim Mekol-lari me vetitë dhe virtytet më të shquara të tyre janë gjithmonë një shembull, një pikë referimi, një burim frymëzimi për ne dhe për brezat që vijnë. Të gjithë ne i lutemi Zotit që t’ju japë forcë dhe besim në këto momente të vështira dhe ndajmë me ju dhimbjen për humbjen e jetës të shokut tonë Agim Mekollari. Me rastin e kësaj humbje të madhe për familjen Mekollari dhe për Forcat e Armatosura, Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mija më të thella dhe të sinqerta”, thuhet në mesazhin ngushëllues që ministri Imami ia dërgon familjarëve të rreshterit Mekollari. Po ashtu edhe Presidenti Bamir Topi, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Rreshterit Agim Mekollari, duke e cilësuar ndarjen e parakohshme nga jeta të Rreshterit Mekollari, humbje të madhe jo vetëm për familjen e tij por

për të gjithë Shqipërinë. Agim Mekollari humbi jetën gjatë kryerjes së opera-cionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigasit në Skrapar, ku mbetën të plagosur (lehtë) edhe tre persona të tjerë.

Njoftim për shtyp

Më datë 28 Prill 2011, rreth orës 12:50, në Poligonin e Asgjësimit të Municioneve në Bigas-Skrapar, gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje nga Qendra e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave të FA, ka ndodhur kjo

ngjarje:Si rezultat i shpërthimit të pavullnetshëm të një predhe, gjatë procesit të asgjësimit, ka humbur jetën, Rreshter Agim Mekollari, i datëlindjes 12.08.1958, lindur në Ti-ranë dhe banues në Tiranë. Rreshter Mekollari ka shërbyer në FA prej

vitit 1982 deri në vitin 1989 si oficer i specialitetit xhenio. Prej vitit 2009 Zoti Mekollari ka qenë riaktivizuar në shërbimin aktiv si nënoficer.

Janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën: Ilir KURTI Drini TIKO Jetmir DEDJA

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes strukturat e Forcave të Armatosura kanë marrë këto masa:

Në ndihmë të plagosurave janë dër-guar helikopterë të FA dhe është bërë evakuimi për në Spitalin Ushtarak. Janë marrë të gjitha masat për nder-imin e të ndjerit sipas rregulloreve përkatëse ushtarake. Janë marrë masa për fillimin e përkujdesjes ndaj famil-jarëve të prekur nga kjo ngjarje. Janë marrë masa për fillimin e hetimit të plotë të ngjarjes nga strukturat për-katëse të FA, të cilat ndërkohë kanë mbërritur në vendngjarje.Është ndaluar deri në një urdhër të dytë procesi i asgjësimit të municioneve në poligonet e asgjësimit. Sqarojmë opinionin publik, se asgjësimi i municioneve është një proces i rr-ezikshëm për shëndetin dhe jetën e personelit që angazhohet. Forcat e Armatosura kanë marrë të gjitha masat për minimizimin e shkallës së rrezikshmërisë dhe parandal-imin e ngjarjeve të jashtëzakon-shme. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, shprehin ngushëllimet më të thella për familjarët dhe të dashurit e të ndjerit Agim Mekollari, ndërkohë që të plagosurve nga ky aksident, ju urojmë shërim të shpejtë. Min-istria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, do të marrin të gjitha masat për nderimin e thellë ndaj ushtarakut Agim Mekollari, të rënë në përmbushje të misionit si dhe për përkujdesjen e plotë ndaj të plagosurve dhe familjarëve të prekur prej kësaj ngjarje.

“Të dashur familjarë të ushtarakut Agim Seit Mekollari.

Me hidhërim të thellë, mësuam për humbjen e jetës të të dashurit Tuaj, ushtarakut Agim Mekollari. Lajmi për rënien në krye të detyrës të të dashurit tuaj, ushtarakut Agim Mekollari, na ka prekur të gjithëve. Humbje të tilla mes njerëzve që kanë lidhur jetën me uniformën ushtarake janë kurdoherë të hidhura. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe të të gjithë personelit të Forcave të Armatosura, ju shpreh ngushëllimet

më të thella. Njerëz si ushtaraku Agim Mekollari me vetitë dhe virtytet më të shquara të tyre janë gjithmonë një shembull, një pikë referimi, një burim frymëzimi për ne dhe për brezat që vi-jnë. Të gjithë ne i lutemi Zotit që t’ju japë forcë dhe besim në këto momente të vështira dhe ndajmë me ju dhimbjen për humbjen e jetës të shokut tonë Agim Mekollari. Me rastin e kësaj humbje të madhe për familjen Mekollari dhe për Forcat e Armatosura, Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mija më të thella dhe të sinqerta”, thuhet në mesazhin ngush-

ëllues që ministri Imami ia dërgon familjarëve të rreshterit Mekollari.

Po ashtu edhe Presidenti Bamir Topi, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Rreshterit Agim Mekollari, duke e cilësuar ndarjen e parakohshme nga jeta të Rreshterit Mekollari, humbje të madhe jo vetëm për familjen e tij por për të gjithë Shqipërinë.

Agim Mekollari humbi jetën gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të mu-nicioneve me plasje, në Poligonin e Bigasit në Skrapar, ku mbetën të plagosur (lehtë) edhe tre persona të tjerë.

Në telegramin e ngushëllimit që Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami i dërgoi familjes së të ndjerit, Agim Mekollari, thuhej:

IN MEMORIAM Pedagoge Donika Murataj: “qiriu” që ndriçoi brezat e ushtarakëve

Një mësues i mirë është si qiriu, tret vetveten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. Një nga këta “qirinj” që tretën jetën e tyre në profesionin e mësimdhënies ishte dhe pedagogia e gjuhës angleze Donika Murataj e mbetur përjetësisht në kujtesën e dhjetëra brezave të kadetëve, oficerëve dhe nënoficerëve të Forcave tona të Armato-sura. Pedagogen Donika Murataj e kujtojnë ata që kanë qenë nxënës të saj para disa vitesh, por edhe ata që kanë qenë nxënës të saj para shumë dekadash, sepse mësuesit shërbejnë si busulla drejtuese në jetën e studentëve, pasurojnë personalitetin e tyre me njohuri etike dhe akademike duke mbetur në këtë mënyrë të paharrueshëm në memorien kolektive të shoqërisë.Pedagogia Donika Murataj kujtohet në përvjetorin e parë të ndarjes prej nesh prej kolegëve të saj, me respektin më të thellë për dashurinë e saj të madhe për profe-sionin. Mendja e një kombi është arsimi, ka thënë Sami Frashëri, por mendja dhe zemra e një mësueseje, si Donika është modeli për brezat e rinj të pedagogëve që vijojnë sot në gjurmët e saj për realizimin e politikës së arsimit në gjuhë të huaj në FA. Donika Murataj ishte një shembull se si mund të shërbesh me humanizëm, vetëdije qytetare dhe atdhetare në “shtëpinë e dijes” duke mbetur njëherësh frymëzim për të rinjtë dhe të rejat, djemtë dhe vajzat që zgjodhën rrugën e gjatë e të bukur të ush-tarakut, një rrugëtim në të cilin gjuha angleze është një “armë” bashkëkohore që siguron suksesin në përvetësimin e njohurive të përditësuara sot dhe shkëmbimin

e përvojave me kolegë ushtarake të vendeve të tjera.Përkushtimi i kësaj kolegeje të shquar ka lënë gjurmët e veta në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, KDS, institucion ku ajo shërbeu si pedagoge e gjuhës angleze për vite me radhë. Duke qenë pjesë e një familje ushtarakësh ajo e kishte në zemër përgatitjen dhe devotshmërinë për kryerjen e detyrës fisnike të mësimdhënëses të cilën ajo e kreu me vendosmëri deri në ditët e fundit, atëherë kur shikimi po e linte dhe errësira po i kanosej pa arritur që të çonte deri në fund misionin e saj të jetës. Donika Murataj, fatkeqësisht u nda para kohe nga jeta, por ne kemi obligim ta kujtojmë çdo 9 maj, sepse ishte një mësuese e shkëlqyer e cila e fitoi për-jetësinë me veprën e saj humaniste të mësimdhënies që shtrihet në shumë dekada, ashtu si gjithmonë, “e thjeshtë deri në madhështi”, plot fisnikëri, virtyte të arrira, profesionalizëm që përbëjnë një kontribut të shquar në fushën e arsimimit në Forcat tona të Armatosura. Drita që ajo përçoi në shpirtin dhe zemrat e ushtarakëve shqiptarë, ishte drita e vokacionit të saj profesional e cila ndriçoi rrugën e dijes dhe edukimit të fëmijëve, nxënësve, studentëve, dhe ushtarakëve duke mbrojtur me përpikmëri kauzën e dijes, kauzën kryesore të zhvillimit të një kombi. Ndaj edhe ne, kolegët e stafit akademik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja, pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Misiu” duke shfrytëzuar rastin e njëvjetorit të ndarjes së saj të parakohshme nga jeta, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për kolegen tonë të shquar duke u përkulur me respekt përpara shembullit të shkëlqyer që la pas.

(Stafi i QGJH)

ushtriaE prEmtE, 6 maj 20114 intervista

Misioni i demontimit objektiv madhor

Komandanti i Brigadës Logjis-tike Gjeneral Brigade Xhe-mal Gjunkshi konfirmon se

misioni i demontimit është një objek-tiv madhor i Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të vazhdojë me shumë sukses. Aksidenti i Bigasit është analizuar me shumë kujdes dhe është vlerësuar puna dhe përkushtimi jo vetëm i të aksidentuarve në Bigas por dhe i tërë specialistëve dhe personelit teknik dhe ushtarak që merret me këtë pro-ces të vështirë delikat dhe mjaft të komplikuar.

Ngjarja e Bigasit ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që përcolli një dhembje të madhe tek të gjithë ushtarakët.

Procesi i demontimit është një pro-ces shumë i vështirë dhe delikat që kërkon një përqendrim dhe përkush-tim të jashtëzakonshëm. Ky mision shumë i vështirë dhe shumë kompleks është realizuar më së miri dhe do të realizohet sipas objektivave të përcak-tuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Humbja e jetës në poligonin e Bigasit ishte një humbje e madhe për familjen, për efektivin e QAME, për personelin e Brigadës Logjistike, e cila është angazhuar totalisht në këtë proces të vështirë e mjaft delikat, por të domosdoshëm në interes të ruajtjes dhe garancisë së jetës së qytetarëve. Humbja e jetës së ushtarakut Agim Mekollari do të mbetet në mendjet dhe zemrat e të gjithë personelit të Brigadës Logjis-tike, si humbje e shokut, e mikut, e kolegut dhe e profesionalistit.

Katër ushtarakët e Bigasit ishin njerëz të përkushtuar, punëtorë të ndershëm e fjalëpake, Si i vlerësoni ju?

Ju siguroj se personeli i asgjësimit të municionit është një personel tepër i përkushtuar e i përgjegjshëm që i gëzon të gjitha virtytet më të mira njerëzore si punëtorë e të ndershëm, por dhe cilësitë e spikatura si ush-tarakë të disiplinuar dhe me shpirt sakrifice, kjo për faktin se përballen me rrezikun që i kanoset jetës. Ata kanë përmbushur më së miri detyrat për asgjësimin e municioneve të tepërta që në zbatim të urdhrave të Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandantit të BrL. Me personelin e Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Ek-

splozivave dhe strukturat e tjera të BrL, për vitin 2010 u asgjësuan mbi 16000 ton municione të rrezikshme, ndërsa për vitin 2011 objektivi është 25000 ton. Ky është një tregues i qartë i punës së bërë dhe asaj që po behët. Këtu kemi të bëjmë me një punë të kryer nga specialistë të mirëfilltë e me përvojë mjaft të madhe. Për më shumë se 10 vjet specialistët e kësaj qendre kanë marrë pjesë në pastrimin e shumë rajoneve të infektuara me municione në shumë zona të vendit, po ashtu janë pjesëmarrës në misione jashtë vendit apo në misione të për-bashkëta me partnerët tanë, duke u trajnuar bashkë më ta. Pjesë e kësaj qendre janë dhe këta katër efektivë të poligonit të Bigasit.

3. Për të respektuar përkushtimin e tyre ju bënë të gjitha nderet, de-tyrimet, homazhet dhe vlerësime të punës së tyre.

Menjëherë u ngrit grupi i punës në zbatim të urdhrit të MM “ Për organizimin, drejtimin dhe zbatimin e ceremonisë mortore në nderim të ushtarakut të rënë në krye të detyrës”. Për këtë u morën të gjitha masat në koordinim të plotë me të gjitha struk-turat e përfshira në organizimin e ceremonialit. Vlerësimi për këtë ishte maksimal edhe për faktin e marrjes

pjesë në të e krerëve më të lartë të shtetit Kryeministri i Republikës Z. Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes. Ar-ben Imami, Zv/Ministrat e Mbrojtjes Z.Ekrem Spahiu dhe Z. Arjan Starova, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, ush-tarakë të lartë, kolegë, miq e të afërm. Mënyra e realizimit të ceremonialit shprehu edhe njëherë vlerësimin në nderim të ushtarakut të rënë në krye

të detyrës si shprehje në nderim të aktit sublim.

Për familjarët e tyre u tregua kujdes i veçantë dhe për tre të plagosurit ku-jdesi mjekësor ishte shume intensiv, si u përkujdes Komanda Logjistike dhe ndihma e MM.

Në ndihmë të të dëmtuarve u vunë në veprim te gjitha mundësitë e mjeteve për tu gjendur pranë që në momentin e parë. Dhënia e ndihmës mjekësore, transportimi në spitalin më të afërt rajonal dhe më pas trans-portimi drejt SUQU me helikopter në Tiranë. Për këtë falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në momentin më të parë. Angazhimi ishte i madh, strukturat më të larta të shtetit u ndodhën pranë të dëmtuarve në SUQU. Presidenti i Republikës u interesua për shëndetin e tyre. Min-istri i Mbrojtjes, Komandanti i BrL, u ndodhën pranë familjes së ushtara-kut që humbi jetën duke i ngush-ëlluar për dhimbjen e thellë dhe duke garantuar se do të mbështesë financiarisht në nderim të punës dhe veprës. Komandanti i BrL i propozoi dhënien e medaljes “Për shërbime te shquara”.

Janë marrë të gjitha masat që të nxirren detyra, që të minimizohen gabimet njerëzore dhe po bëhet një punë e madhe trajnuese dhe

sqaruese.Ngjarje të tilla sigurisht që kanë

ndikime të drejtpërdrejta në op-eracione të tilla kaq delikate, krahas efekteve psikologjike shërbejnë dhe si moment refleksioni qe të bëjnë të shikosh më thellë punën dhe mënyrën se si e ke realizuar atë Ni-sur nga kjo vlerësoj urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për ndër-prerjen e procesit të transportimit, asgjësimit të municioneve për një periudhë disa ditore. Kjo periudhë do të jetë intensive në drejtim të masave, rishikimit të gjithë veprim-tarisë zbatuese dhe praktike, si dhe instruktimit e trajnimit të të gjithë strukturave pjesëmarrëse. Duke i bërë analizë rreziqeve gjatë trajtimit të municioneve sipas vlerësimit të kompanisë Amerikane DITRA, faktorët (arsyet) klasifikohen si më poshtë : zjarri 20%, elektrike 3%, lëvizje trajtime të ndryshme 14%, vetëndezje baruti 5%, sabotazhe 14%, shkarkesa atmosferike (rrufe) 5%, të panjohura /pa konfirmuara 34%, të tjera 5%. Pra këto janë shprehje e qartë e rrezikshmërisë së lartë që bartin në vetvete trajtimi i këtyre municioneve. Efektivat tonë që merren me trajtimin e municioneve i janë nënshtruar një sërë trajnimesh jo vetëm nga specialistët tanë por dhe nga partneret tanë amerikanë, italianë,kanadezë, anglezë. Programet e realizuara me ta kanë qenë pjesë e mësimeve të nxjerra dhe ashtu siç dhe më lart e përmenda do të ri-trajtohen intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe në vazhdim.

Demontimi është proces madhor që do të vazhdojë deri ne 2013.Detaje se si do te behet, si do te realizohet.

-Demitalirizimi si një objektiv mad-hor i Qeverisë Shqiptare , i Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë dhe Brigadës Logjistike, që e realizon konkretisht do të vazhdojë deri në vitin 2013. Ky ka të bëjë me rritjen e sigurisë së jetës së njerëzve jo vetëm në strukturat e FA, popul-latën pranë rajoneve të dislokimit, por edhe më gjerë në rajon.

Ky objektiv realizohet nëpërmjet demontimit industrial në rreth 75% ku kushtet janë në nivele të larta, pjesa tjetër që nuk mund të demontohet, asgjësohet me plasje në poligonet e asgjësimit të municioneve të tepërta të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

E përmenda edhe më lart punën që është bërë në drejtim të asgjësimit të municioneve të tepërta që janë klasifikuar njëkohësisht të rrezik-shme për vitin 2010, u asgjësuan mbi 20000 ton municione të rrezikshme, ndërsa për vitin 2011 objektivi është 25000 ton , deri tani ritmet e këtij procesi janë mirë, ku janë asgjësuar rreth 9000ton.

Mbeten për tu asgjësuar deri në fund të 2013 rreth 56000 ton.

Brigada Logjistike si një strukturë ushtarake e konceptuar sipas stan-dardeve të një vendi anëtari të NA-TOs, është plotësisht e motivuar për të përmbushur misionin e saj.

Personeli ynë është i ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha të cilat mund të përballojë. Ne jemi në gjendje që sfi-dat të mos i shohim si probleme që na pengojnë për të përcaktuar vizionin tonë në përmbushjen e misionit.

Intervistoi Bejdo Malo

Demilitarizimi si një objektiv madhor i Qeverisë Shqiptare , i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Brigadës Logjistike, që e realizon konkretisht do të vazhdojë deri në vitin 2013

intervistë me komandantin e BriGadës loGjistike Gjeneral Xhemal Gjunkshi

Personeli i asgjësimit të municionit është një personel tepër i përkushtuar e i përgjegjshëm që i gëzon të gjitha virtytet më të mira njerëzore si punëtorë e të nder-shëm, por dhe cilësitë e spikatura si ush-tarakë të disiplinuar dhe me shpirt sakri-fice, kjo për faktin se përballen me rrezikun që i kanoset jetës

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 5

Në ceremoninë e zhvillu-ar me këtë rast merrte pjesë Ambasadori i Holandës, Henk v.d.Dool, Komandanti i FD, K/Admiral Kudret Cela, zv/shefi i FS Kos-ovës, gjeneralmajor Rahman Rama, si dhe përfaqësues ushtarakë të SHBA, Ho-landës, Rumanisë, ish RF e Maqedonisë, etj.

Më datën 27 Pril l , në Qendrën tonë të Zhytjeve në Pashaliman u zhvillua ceremonia mbyllëse e trajnimit të një kontingjenti zhytësish nga Forcat tona Detare, të Forcave të Sig-urisë në Kosovë dhe Ushtrisë maqedonase. Stërvitja e këtij kontingjenti filloi më 18 prill dhe përfundoi këtë javë, duke përfshire orë mësimi teorike dhe praktike, zhytje në thellësi të vogla, të mesme, orientimi me busull, zhytje natën, ndihma e njeriut në det, etj. Duhet theksuar se ky është kontingjenti i dytë që për-gatitet për zhytës në QZHK, pasi dhe në Maj të vitit të kaluar u përgatiten disa ushtarakë të FSK dhe Qen-drës sonë në këtë profesion të vjetër të marinarit. Këta zhytës do marrin pjesë në operacionet e emergjencave civile apo të kërkim-shpëtimit në vendet respek-

Përfundon me sukses trajnimi i një kontingjenti zhytësish nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Ceremonia

tive dhe përgatitja e tyre zhvillohet nën drejtimin e instruktoreve holandezë, të cilët kanë siguruar dhe bazën materiale për këtë trajnim të veçantë. Zv/Shefi i Shtabit të FSK, gjen-eralmajor Rahman Rama, falënderoi komandën e FD dhe ushtarakët holan-deze për ndihmën e dhëne deri tani në përgatitjen e zhytësve kosovarë dhe vlerësoi përpjekjet e ush-

tarakëve pjesëmarrës në zotërimin e këtij specialiteti. Ndërsa k/Admiral Cela theksoi se si drejtues i FD, mbështesim dhe inkurajojmë çdo trajnim apo stërvitje që i shërben kualifikimit të ushtarakëve tanë dhe të huaj në profesione të ndryshme të marinës dhe se kjo bazë e ka portën e hapur për ushtarakët e NATO-s, partnerët e saj, duke i shërbyer jo vetëm përgatitjes si zhytës por dhe forcimit të miqësisë e bashkëpunimit me vendet fqinje.

Mbas shpërndarjes së certifikatave Ambasadori Dool dhe ushtarakët e lartë vizituan ambientet e bazës së Pashalimanit dhe kantierin e ndërtimit të anijeve.

forcat detare

Zhytësit e tre vendeve fqinje masinthellësinë e ujërave të Jonit

Në zbatim të urdhrit të Shefit të Shtabit të FA për trajnimin e zhytësve

të Qendrës sonë të zhytjeve në Pashaliman, zhytësve të FSK dhe maqedonas, në bashkëpunim me palën holandeze sipas marrëveshjes “Mbështetje me kurse trajnimi kom-bëtare/ndërkombëtare për zhytës të Shqipërisë”, nga data 18 deri me 26 Prill 2011, në Qendrën tonë të Zhytjeve (QZHK) në Pashaliman u zhvillua me sukses trajnimi me zhytësit e tre vendeve fqinje. Ko-mandanti i kësaj qendre, n/kolonel Arif Curaj, informon për gazetën “Ushtria” se për zhvillimin me sukses të këtij aktiviteti nga ana jone u morën të gjitha masat paraprake në përputhje me rregulloret në fuqi, si përgatitja e bazës materiale, pajisjeve mësimore, ambienteve për fjetje, ushqim, transportin e person-elit dhe përgatitjen e zhytësve tanë sipas standardeve të kërkuara. Prob-lemi kryesor i yni, ishte që vëllezërit kosovarë dhe fqinjët tanë lindore të ndjeheshin si në shtëpinë e tyre dhe ne ja arritëm kësaj përgjatë këtyre dy javëve,- thotë n/koloneli. Në sajë të këtyre masave me datën 18 Prill, grupi stërvitor i FSK, bashkë me grupin maqedonas dhe zhytësit tanë filluan normalisht stërvitjen në kabinetet e pajisura më së miri dhe vendin e zhytjeve të bazës.

Zhytësit me përvoje Lacja, Hairi, Sazani, Ermali, Meti, Renato dhe Floriani e gjeten shpejt gjuhën me ushtarakët miq. Po këtë ditë ush-tarakët e tre vendeve praktikuan sinjalet e kërkimit nën ujë, teori dhe praktikë, si dhe përgatitje për zhytje natën.

Të përgatitesh si zhytës nuk është e lehte, do një karakter të fortë bashkë me përgatitjen psikologjike dhe profesionale të shkallës më të lartë si detarë. Në ditët pasardhëse u zhvilluan teste me shkrim për njohuritë e përfituara vitin e kaluar, (i kujtojmë lexuesve tanë se në Maj të 2010, po në QZHK u trajnuan dhjetëra zhytës shqiptarë dhe ko-sovarë), për skemën e qarkullimit të oksigjenit në gjak, kontrolli i pa-jisjeve dhe rimbushja e bombolave para zhytjes, u praktikuan sinjalet e kërkimit nën ujë, përcaktimi dhe pastrimi i vendit ku behet trajnimi i zhytësve, zhytje në grup, nga thellësia 12- deri 15 m, për kohën deri në 30 minuta, operimi nën ujë,

ndërrimi i aspiratorit, procedurat për plotësimin e dokumentacionit, zhytje në thellësi dhe kërkimi nën ujë, procedurat standarde të zhytjes, orientimi nën ujë me anë të busullës, tërheqja e njeriut të rrezikuar në det, etj. Pra, e gjithë tematika e stërvitjes ishte jo vetëm përgatitje e këtij personeli si zhytës, por orientimi i tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në lumenj, liqene dhe det.

Madje shumica e ushtarakëve të këtij trajnimi kanë marrë pjesë në operacione kërkim-shpëtimi, si

zhytësit tanë që kanë marrë pjesë në operacione humanitare në katër anët e vendit, ata kosovare në çdo operacion në vendin e tyre, si dhe në operacionet e zonave të rrezi-kuara në Shkodër, apo ata maqe-donas në Ohër. Ndaj ky trajnim i shërbeu më së miri kualifikimit dhe përgatitjes profesionale për zhvillimin me sukses të këtyre operacioneve.

Jo vetëm kaq, por kapiten Lodewyk de Waard, instruktori kryesor i këtij kursi, theksoi se ky trajnim do pasohet dhe me një

operacion të veçante për pastrimin e thellësive të bazës së Pashali-manit nga mbetjet e predhave, silurëve dhe minave të ndryshme të ngelura në vite, një operacion që po zhvillohet këto ditë në bash-këpunim me grupin EOD të FA.

Komandanti i grupit të FSK, kapiten Ali Selimi, shprehu mirën-johjen për pritjen e organizuar nga QZHK, komandën e Flotiljes Jugore, mundësitë e krijuara për stërvitje dhe akomodim, gjë e cila siguroi përmbushjen e objektivave të këtij kursi.

Mua dhe efektivit tim më pëlqen bregdeti i Vlorës, jo vetëm prej pastërtisë së ujit por dhe maleve që rrethojnë Vlorën, ashtu si bjesh-kët tona në Kosovë,-tha kapiten Aliu.

Gjate ditëve të kursit zhytësit e tre vendeve provuan dhe një

kujdes shëndetësor të kualifi-kuar non stop për 24 ore, si nga mjeket tona n/kolonele Shpresa Gjini, mjekja Miranda Cami, infermierët Ibrahim Gjomemo si dhe personelit mjekësor te FSK, Dr.Enver Hoxha dhe Naser Bardhi. Duhet theksuar se gjatë ditëve të trajnimit personeli i zhytësve u njoh dhe me objektet muzeale dhe historike të qytetit të Vlorës, ku në veçanti muzeu i pavarësisë i dhuroi miqve plot kujtime dhe mbresa.

Shefqet Kercelli

Zhytësit me përvoje të qendrës sonë të zhytjeve e gjeten shpejt gjuhën me ushtarakët miq. Po këtë ditë ushtarakët e tre vendeve praktikuan sinjalet e kërkimit nën ujë, teori dhe praktikë, si dhe përgatitje për zhytje natën

përfundon me sukses trajnimi 2 javor i zhytësve të fd, fsk dhe fa maqedonase

ushtriaE prEmtE, 6 maj 20116 demontimi

Uzinat tona kanë teknologji moderne

Procesi i asgjësimit të municioneve po kryhet në bazë të

Planit të Veprimit për As-gjësimin e Municioneve të Tepërta në FA, të Miratuar nga Ministri i Mbrojtjes. Duke asgjësuar deri në fund të vitit 2013 të gjithë sasinë e municioneve të tepërta që ndodhen në depot e municioneve në afërsi të komunitetit civil, ky plan synon të eliminojë rreziqet e mundshme që vijnë për shkak të sasisë së muni-cioneve të tepërta dhe të krijojë një mjedis më të sigurt për komunitetin civil dhe popullsinë në tërësi. Organizimin dhe drejtimin në baza shkencore i të gjithë veprimtarisë në fushën e as-gjësimit të municioneve me djegie, me betonim të hapur si dhe ngritja e linjave të demontimit të municioneve në rrugë industriale është mundësuar nga ngritja e bordit drejtues në MM për asgjësimin (Demontimin ) e municioneve të tepërta në FA.

Për asgjësimin e municio-neve po përdoren më sukses metoda me djegie në furra (insinerator), me betonim të hapur, me demontim në rrugë industriale. Në U.L.P.Mjekës Elbasan është ngritur linja për asgjësimin me djegie (Insineratori) të fishekëve; Njëherazi për demontimin e municioneve në rrugë industriale janë angazhuar U.L.P.Mjekës; K.M.Polican; U.M.Gramsh. Ngritja e linjave të demon-timit në rrugë industriale të municioneve kryhet në bazë të projekteve, duke zbatuar standardet e sigurisë, mje-disit, teknologjisë e cila duhet të siguroje që proce-set e rrezikshme të kryhen pa praninë e punëtorit dhe monitorimi të bëhet me kamera në distance. Gjatë procesit të demontimit në

i asgjësimit të municioneve jo vetëm që nuk duhet ndër-prerë, por duhet të vazh-dohet që deri në vitin 2013 të realizohen objektivat e Planit të Veprimit dhe të përfundojë plotësisht as-gjësimi i municioneve.

Prof. Asc. Ismet Drenova

rrugë industriale të mu-nicioneve janë hasur dhe vështirësi. Kjo për shkak të pranisë së lëndëve plasëse, materialeve toksike, bar-uteve etj. Këto vështirësi janë tejkaluar nga personeli inxhinier-teknik i Uzinave në bashkëpunim me ISPMb, LQ të FA.

Vetë natyra e punës me municionet kërkon zba-timin me përpikëri të rregul-lave të sigurimit teknik. Me gjithë punën e bërë vihen re dhe raste të shkëputura të aksidenteve të lehta si gërvishtje të dorës apo ndo-dhia e kohëve të fundit në K.M.Polican ku u dëmtua një punonjëse. Këto dëm-time vijnë kryesisht nga mos zbatimi i rregullave të procesit teknologjik, stan-dardeve të sigurisë apo nga nënvlerësimi i rrezikut të

mundshëm.Nisur nga sa më sipër

del, se zbatimi i SOP-pive duhet të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes të per-sonelit inxhinier-teknik dhe asnjëherë nuk duhen negli-zhuar. Çdo neglizhence sjell pasoja. Rol të veçantë për të

parandaluar çdo shkelje apo mos zbatim të standardeve të sigurisë kanë dhe struktu-rat e mbikëqyrjes së procesit të demontimit të municio-neve nëpër uzina.

Pamje: Dhoma e koman-dimit të insineratorit të asgjësimit të fishekëve në U.L.P.Mjekës Elbasan

Në Planin e Veprimit të asgjësimit të municioneve janë evidentuar edhe disa lloje municione të cilat nuk mund të demontohen në rrugë industriale pasi janë të pa çmontueshme, të rr-ezikshme apo me defekte e tjera. Për asgjësimin e këtyre municione përdoret gjerë-sisht metoda e asgjësimit me betonim të hapur, por pa dyshim duke zbatuar të gjitha procedurat e stan-dardet e sigurisë.

Vlen të përmendet puna e

bërë nga Brigada Logjistike, AME për asgjësimin e mu-nicioneve me betonim që në bazë të një plani të studiuar mirë ka arritur të realizoje dhe tejkalojë objektivat. Me këtë metodë deri tani janë asgjësuar mbi 8000 ton municione. Pranë uzinave

ushtarake Kompania e as-gjësimit të municioneve me betonim të hapur me ekspe-riencën e vet ka ndikuar në përgatitjen dhe trajnimin e operatoreve të asgjësimit të elementëve që del nga demontimi si baruti, fisheku bazë, amatol etj.

Pamje: Nga operacionet e asgjësimit të municioneve me betonim të hapur

Praktika e përditshme tre-gon se procesi i asgjësimit të municioneve shoqëro-het edhe me ngjar je të padëshirueshme siç ndodhi kohët e fundit në poligonin e asgjësimit të municioneve në Bigas të Skraparit. Këto ngjarje të padëshirueshme vijnë nga gabimet njerëzore të operatorëve gjatë procesit të punës apo faktorëve të tjerë. Por për fat të keq dëshmitari kyç i ngjarjes normalisht është viktima e parë e pasojave violente të një eksplozioni muni-cioni, djegores etj. Kësisoj çdo investigim për ngjarjen përqendrohet kryesisht në praktikat dhe rregullat në fuqi në kohë e shpërthimit.

Procesi i asgjësimit të municioneve është i domo-sdoshëm. Ai duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i pan-dërprerë sepse në radhë të pare ka të bëjë me sigurinë njerëzore. Se dyti municio-net që disponojmë sot janë të moshës mbi 40 vjeçare me përbërje kimike-fizike (të barutit) që me kalim-in e kohës bëhet e paqën-drueshme. Mbajtja e mëte-jshme e këtyre municioneve paraqet kërcënime dhe rr-eziqe të pallogaritshme. Së treti lëvizja demografike e pakontrolluar e popullsisë, ka bërë që pranë objekteve

me municione të ndërtohen ndërtesa banimi. Kështu kanë shkelur distancat e sigurisë e për pasojë është rritur rreziku për banorët përreth.

Mbështetur në sa më sipër, pavarësisht ngjarjeve të padëshirueshme, procesi

Vlen të përmendet puna e bërë nga Brigada Logjis-tike, AME për asgjësimin e municioneve me betonim që në bazë të një plani të studiuar mirë ka arritur të realizoje dhe tejkalojë objektivat. Me këtë metodë deri tani janë asgjësuar mbi 8000 ton municione.

vijushmeria e procesit të asGjësimit të municioneve domosdoshmeri për siGurinë njerëzore

Organizimin dhe drejtimin

në baza shkencore i të

gjithë veprimtarisë në

fushën e asgjësimit të

municioneve me djegie, me

betonim të hapur si dhe

ngritja e linjave të de-

mont imit të munic ioneve

në rrugë industr ia le është

mundësuar nga ngr i t ja

e bordi t dre j tues në MM

për asg jës imin (Demon-

t imin) e munic ioneve të

tepërta në FA .

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 7aleanca

Lufta e NATO-s në Serbi përbën rastin e parë dhe të vetëm të arritjes së qël-

limeve të luftës, vetëm nëpërm-jet operacioneve ajrore dhe pa përdorimin e forcave tokësore. Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë, janë pjesë nga operacioni më i madh i forcave të NATO-s që nga krijimi i kësaj strukture Euro-atlantike. Shqipëria vuri në dispozicion të NATO-s aeroportet dhe hapësirën ajrore. Detyrat që diktoi kjo situate ishin të shumta, por Forcat e Mbrojtjes Ajrore u integruan natyrshëm brenda misionit kushtetues me aktivitetin e forcave të Aleancës me të njëjtat ritme. Kriza e Kosovës filloi që në 1997-ën dhe arriti kulmin në vitit 1999. Kjo krizë kërkonte zgjidhje, sepse kërcënonte paqen e stabilitetin në Kosovë, dhe në gjithë rajonin. Një zgjidhje që plotësonte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës. Vitet 1998-1999 ishin të mbushura me ngjarje të rëndësishme, ndërsa ushtronte veprimtarinë e saj edhe UÇK-ja, e cila që në vitin 1997, kishte arritur të bëhej një faktor dominues. Shq-ipëria, që i ndiqte nga afër ngjarjet, mori masat e nevojshme dhe të shumanshme dhe u kthye në një faktor të rëndësishëm mbështetës të kauzës së Kosovës për të ndalur gjenocidin dhe dhunën serbe.

Ndërhyrja e NATO-s, në 24 mars të vitit 1999 për të ndalu-ar gjenocidin serb në Kosovë, pati edhe kontributin e madh të Shqipërisë, që jo vetëm vuri në dispozicion të aleancës gjithçka, por edhe u bë streha e rreth 500 mijë shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Kosovë. FA kishin marrë të gjitha masat dhe vuri në dispozicion të NATO-s të gjitha mjetet e mundshme të karakterit logjistik, portet, aero-portet, hapësirën ajrore, me qëllim që operacioni i NATO-s të ishte sa më i suksesshëm. Shqipëria që prej vitit 1994, bënte pjesë në programin e “Partneritetit për Paqen”, dhe kishte filluar përpjekjet për anëtarësimin në NATO. Për Forcat Ajrore kjo situatë diktoi detyra të shumta, të cilat u integruan natyrshëm dhe brenda misionit kushtetues me aktivitetin e forcave të Aleancës dhe me të njëjtat ritme.

Demonstrim me vlera të çmuara luftarakeForcat e Mbrojtjes Ajrore në

këtë periudhë arritën të demon-strojnë elementet e një përvoje të çmuar luftarake me vlera të pallogaritshme, për kryerjen e misionit të rëndësishëm kush-tetues, kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit. Vënia në dispozicion e aerodromeve në dobi të fushatës ajrore të NATO-s mbi Serbi; shfrytëzimi efikas i

të hapësirës ajrore, lehtësitë aeroportuale për NATO-n dhe koordinimi me strukturat e saj ishin një eksperiencë me vlerë për Forcat Ajrore. Dislokimi i trupave të NATO-s pranë baza-ve tona të mbrojtjes ajrore krijoi avantazhe të rëndësishme për rimodelimin e procedurave të bashkëveprimit. Një plan bash-këveprimi i komandës së FMA-së i ofruar për kontingjentet ajrore të Aleancës ka gjetur pa hezitim miratimin e saj. Avia-torët tanë mundën të “prekin” lehtësisht sekretet e teknikës së sofistikuar, të shkëmbenin eksperiencat e fluturimeve e të studionin bashkërisht përvojat e goditjeve mbi objektivat ser-be. Hapat e parë të bashkëvep-rimit u hodhën të sigurt. Pilotët e Aleancës vlerësonin kolegët shqiptarë në ato ditë, sipas tyre “aviatorët shqiptarë kapin me lehtësi të admirueshme param-etrat taktike-teknikë të avion-ëve e helikopterëve tanë dhe çka është më e rëndësishmja, kanë përparësi për sa i përket teknikës fluturuese”.

Duke nxjerrë mësime nga karakteri specifik i terrenit shq-iptar, plani i bashkëveprimit fokusoi si çështje qendrore ele-mentet e drejtimit me dinamikë të madhe, të “kudogjendshëm” për orientimin e fluturimeve të përbashkëta e që shmangin navigacionet në përzgjedhjen e korridoreve të terrenit. GDL-të mundësuan marrjen nga avia-cioni ynë të rolit “terren treg-ues e shenjë tregues”; lidhjen organike ndërmjet misioneve ajrore me misionet tokësore; integrimin me avionët aleat në një kontekst real veprimesh luf-tarake; mundësimin prej këtyre avionëve super modern, të avia-cionit tonë për të kompensuar disavantazhet në shpejtësi, në manovrueshmëri e në probabi-litet të goditjeve. Mbi të gjitha një “aleancë ajrore” në të gjitha hapësirat e mundshme të frontit tokësor dhe për të gjitha llojet e operacioneve luftarake.

Pavarësisht nga intensiteti i fluturimeve të avionëve të NATO-s, mbi hapësirën tonë ajrore, fluturimet e aviacionit shqiptar vazhdonin rregullisht. Baza ajrore e Kuçovës realizoi detyra shumë të rëndësishme për përgatitjen e pilotëve. U zh-villua një qitje provë me Mig-19, me masa të rrepta sigurie në bashkëpunim e në bashkëveprim me trupat e NATO-s dhe me repartet tona, në favor të cilëve u realizuan këto detyra. Këto qitje të zhvilluara në kushte nor-male u ndoqën nga ushtarake të NATO-s, nga shtabi i FMA-se dhe nga drejtuesit e njësive. Një ndihmesë të çmuar në zhvillimin e qitjeve dhe kryerjen me sukses te fluturimeve dha personeli inxhini-er-teknik i kësaj baze.

hapësirës ajrore dhe kontrolli i pandërprerë i saj me mjetet e zbu-limit tonë radiollokativ; kryerja e fluturimeve të shumta ushtarako – humanitare të helikopterëve tanë në kushte të vështira dimri, terreni e të situatës ajro tokësore në veri; drejtimi luftarak nga VKQ-ja; kalimi e mbajtja në gatishmëri të plotë e tërë kompleksit luftarak e logjistik të forcave ajrore në mbështetje të njësive tokësore e të forcave të ushtrisë në frontin verilindor; menaxhimi intensiv e me profesionalizëm i kësaj situate kritike etj, të gjitha këto ndikuan, që komandat e shtabet e çdo njësie, personeli fluturues e teknik i aviacionit, efektivat e radarëve, të artilerisë e raketave kundëra-jrore ta ndjejnë veten në frontin verilindor duke zbatuar detyrat me përgjegjësi e zotësi.

Kriza kosovare për Forcat Ajrore shqiptare ishte prova e parë e kthimit nga gjendja e paqes në atë të konfliktit. Shumë ushtri kanë humbur sepse s’kanë qenë në gjendje ta bëjnë ketë. Për FA vlerësimi i detyrës ishte maksi-mal. Mjafton të kujtojmë sa mini-male ishte koha e stacionimit të trupave të NATO-s në Bazat tona ajrore, sa minimale ishte koha e kalimit të 70 % të fluturimeve të aviacionit dhe helikopterëve në verilindje, sa shpejt zbulimi ynë ajror e mori nën kontroll hapësirën verilindore, dhe bëri rikthimin në gjendjen normale. Vështirësitë ishin të shumta. De-

tyrat dhe masat e planëzuara për vitin 1999 iu përshtaten që në fil-lim të vitit situatës së re për shkak të konfliktit në Kosovë. Pilotët e helikopterëve kryen 487 fluturime me kohë 107 orë për transportim të plagosurish, shpërndarje të ndihmave humanitare, transport personalitetesh dhe përfaqësues të medies. Me gjithë vështirësitë e njohura, si Forcë Ajrore u kryen 1875 fluturime me kohë 326 orë, ose sa dyfishi i vitit 1998. Efektivi i kontrollit të hapësirës ajrore, me vrojtim e zbulim radiollokativ, si pjesë e rëndësishme e misionit përballoi me sukses një intensitet dy herë më të larte se në situata të zakonshme ose krahasuar me vitin 1998 , me një rritje 22 %.

Suksesi historik i NATO-s në zgjidhjen e krizës kosovare ishte një provë e pakundërshtueshme që vërtetoi drejtësinë dhe racio-nalitetin e veprimeve të saj ush-tarake në planin humanitar dhe në aspektin e rivendosjes së stabi-litetit rajonal. Në këtë këndvësh-trim është e padiskutueshme se prova e NATO-s ishte edhe provë për FA shqiptare si partnerët dhe ndihmuesit e saj të afërt, ishte provë që konfirmoi se suksesi i aleatit ndikon fuqimisht edhe tek bashkëpunëtori, tek Forcat Ajrore konkretisht.

Përfitimet e trupës së oficerëve ishin disa planesh. Nga pikë-pamja hapësinore ato përfshinë periudhën para, gjatë dhe pas për-fundimit të fushatës ajrore, ndërsa

nga pikëpamja ushtarake sollën elemente të panumërt përfitimi në rrafshin psikologjik, organi-zativ, moral, logjistik të zbulimit ajror, të udhëheqjes ushtarake, të taktikës sulmuese e goditëse të aviacionit, të ndërveprimit e harmonizimit front-para front etj. Përfitimi më i madh ushtarak ishte se aviatorët dhe specialistët tanë të radiolokacionit, raketave, AKA-së, panë me sytë e tyre organizimin dhe funksionimin e një beteje reale.

Bashkëpunim dhe përvojë e fituarBashkëpunimi u shtri në katër

rajone, duke mundësuar zbu-limin, kontrollin e trafikut ajror dhe përgatitjen e armëve tona me të dhëna reale të fluturimit të aviacionit në të gjitha kor-ridoret ku bashkëpunimi ishte veçanërisht intensiv, në kor-ridoret Farkë-Verilindje, Ri-nas-Verilindje (Kukës, Tropojë, Has), Kuçove-Dibër-Tetovë. Bashkëpunimi përfshiu shumë elemente. Forcat tona Ajrore arritën të shkëmbenin përvojë për organizimin e rikonicioneve për stacionimin e trupave, për prezantimin e avantazheve e të disavantazheve të terrenit, për funksionimin e grupeve të lëvizshme të drejtimit ajror etj. Ne s’kishim mjetet e sofistikuara të aleatëve, por kishim njerëz të kualifikuar. Koordinatorët e palës sonë ishin përfaqësuesit

më të lartë të Forcave Ajrore Shqiptare, në aspektin intelek-tual ishin të gjithë oficerë të shkolluar në perëndim, duke njohur gjithë procedurën tak-tike- teknike të cilën aleatet e bënë pa asnjë rezervë. Gjatë krizës kosovare mesazhet e ndërsjella ushtarake kaluan në një pikë të re e cila çoi në krijimin e lidhjeve të fuqishme shpirtërore. Tonet shoqërore e vëllazërore të kolegëve ush-tarakë perëndimorë, reciproc-itet i zbritur deri në shkallën e intimiteteve personale ishin disa nga mesazhet që u transmetuan gjatë kësaj periudhe. Ushtritë kurrë nuk mund të jenë aleate të mira në qofte se kjo nuk do të jetë pikësëpari dhe, para së gjithash, një aleancë shpirtërore. Mediet e huaja shkruanin se “pilotët e reparteve të gjuajtësve shqiptarë filluan të fluturojnë dhe Forcat Ajrore Shqiptare, çdo ditë po arrijnë të realizojnë një model të njëjte me standardet e NATO-s”.

Fillimi i fluturimeve të avia-cionit shqiptar edhe në kush-tet kur hapësira jonë ajrore kontrollohej nga NATO, dhe mbi qiellin shqiptar fluturonin me dhjetëra e qindra avionë të tipave të ndryshme bëri që të eliminoheshin periudhat e gjata pa fluturim, që dihet janë të dëmshme si për pilotët ashtu edhe për teknikën fluturuese. Mbajtja nën kontroll të plotë

Forcat Ajrore shqiptare në provën e parë të konfliktit

nga mimoza Golikja

Përpjekjet për krijimin e Ushtrisë shqiptare të ajrit janë bërër për herë të parë në vitin 1918. Për shkak të Luftës së Parë Botërore, avionët u morën nga Austria. Kështu Shq-ipëria nuk pati armë ajri të përshtatshme deri në 7 gusht 1946 . Në 9 shtator të vitit 1921, ministri i Luftës Selaudin S. Shkoza propozonte që, pranë Ushtrisë shqiptare të “krijohet dega e aeroplanëve dhe për këtë qëllim duhet të dërgohen 3 oficerë në Evropë, për t’u aftësuar në përdorimin e tyre”. Disa avionë austro- hungarezë dhe italianë të mbetur në vend që nga Lufta e Parë Botërore u bënë zanafilla e krijimit të aviacionit shqiptar. Oficeri Faik Quku, i sapo diplomuar në Akademinë Ushtarake të “San Sirit” në Paris të Francës bëri përpjekjet e para për të ngritur avionët e mbetur nga Lufta e Parë Botërore në vitet ‘20 të shekullit të kaluar. Për të drejtuar avionët ai vendosi pilotët shqiptarë të përgatitur në ushtri të huaja.

Avni Xhelili ishte një nga pilotët e parë shqiptarë që ngriti në fluturim avionët e mbetur. I lindur në Lesko-vik, Xhelili përfundoi shkollën për pilot në Gjermani për interes të Turqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë të aviacionit ushtarak turk. Ai u kthye në Shqipëri pas përfundimit të luftës dhe gjatë asaj kohe ai mbahet mend për fluturimet që kryente me 2 avionët italianë të mbetur në Vlorë që në vitin 1920. Por, me gjithë përpjekjet, aviacioni ushtarak nuk u ngrit dot pasi qeveria shqiptare e asaj kohe ishte shumë e dobët dhe nuk kishte mundësi për të krijuar as edhe një hangar ku mund të qëndronin avionët. Këtë fakt e tregon edhe një dokument zyrtar i datës 9 shtator 1921, ku ministri i Luftës, Selaudin Shkoza, shprehte shqetësimin se “tash për tash s’mundena me ble aeroplana...”.

Historik i shkurtër i përpjekjeve për krijimin e aviacionit shqiptar

ushtriaE prEmtE, 6 maj 20118 reportazh

Aktualisht FA kanë të angazhuar në mi-sione jashtë vendit një numër të kon-siderueshëm ush-tarakësh, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në rajonin e Afganistanit

Nga data 24 deri në datën 29 prill 2011, Shefi i Shtabit të

Përgjithshëm të FA, gjeneralma-jor Maksim Malaj në përbërje të një delegacioni nga FASH, zh-villoi një vizitë në Afganistan. Gatë kësaj vizite delegacioni nga FASH u takua me shumë ush-tarakë, komandantë misionesh, por edhe me ata pjesëtarë të FA që punojnë në shtabe të ndry-shme në Afganistan. Disa men-dime dhe përshtypje të tyre, lid-hur me detyrat që ata kryejnë, si dhe vizitën e delegacionit të FA, do të botohen në faqet e shtypit tonë në këtë numër dhe në vijim. Materiali u përgatit nga nënkolo-nel Besnik Gjonbrati, oficer ekze-kutiv në kabinetin e SHSHPFA, i cili ishte pjesëmarrës në vizitën e zhvilluar në Afganistan.

Prej vitesh Forcat e Armato-sura shqiptare janë bërë pjesë e angazhimeve në misionet paqeruajtëse duke kontribuar me forca në shumë rajone, ku liria, demokracia dhe siguria e popujve ka qenë në rrezik, si në Bosnje & Hercegovinë, Irak, Çad dhe në Afganistan. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO bëri që Forcat e Armatosura këto kon-tribute t’i shtojnë nga viti në vit. Rritja e kapaciteteve tona në këto misione nuk ka qenë vetëm sasi-ore, por edhe cilësore, pasi është zgjeruar spektri i pjesëmarrjes në operacione, nga forca mbrojtëse në forca luftimi. Aktualisht FA kanë të angazhuar në misione jashtë vendit një numër të kon-siderueshëm ushtarakësh, ku pjesa më e madhe e tyre ndod-hen në rajonin e Afganistanit, rajon ky që bart një nivel të lartë rrezikshmërie.

Për të parë nga afër punën dhe kontributin e tyre, nga data 25 deri në 28 prill 2011, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Maksim Malaj, në krye të një delegacioni ush-tarak, zhvilloi një vizitë pune në Afganistan. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral bri-gade Viktor Berdo, drejtori i Operacioneve dhe Stërvijes, kolonel Vladimir Avdiaj, drej-tori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes, kolonel Jeronim Bazo, si dhe oficeri për Operacionet në Për-faqësinë Ushtarake Kombëtare në SHAPE, nënkolonel Ilir Pujo.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me ecurinë e kontributeve kombëtare në misionin e ISAF-it, takimi me drejtuesit më të lartë të ISAF-it, me komandantët e Komandave Rajonale ku ve-projnë kontingjentet tona, si dhe zhvillimi i takimeve me person-elin oficer e nënoficer të FA që punojnë në Shtabet Ndërkom-bëtare të ISAF-it, personelin e kontingjenteve tona në Kanda-har, Herat dhe Kabul.

Në takimin me Gjeneral Pe-traeus, Komandant i ISAF-it,

Gjeneral Malaj e falënderoi atë për mbështetjen që u ka dhënë kontributeve të FA shqiptare në Afganistan, si dhe i shpre-hu mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme që po bën për përmbushjen me sukses të këtij misioni të vështirë. Në fjalën e tij, gjeneral Malaj shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare, të ministrit të Mbrojtjes dhe të SHPFA që ai drejton për vijimësinë e kontrib-uteve të FA shqiptare në ISAF. Ai theksoi se, FA shqiptare jo vetëm do të vijojnë ruajtjen e këtij niveli kontributesh, por brenda pak muajve kontributi ynë do të zgje-rohet edhe me një ekip trajnue-sish (OMLT), një ekip mjekësor

dhe grup trajnues të Policisë së Shtetit. Sipas gjeneral Malaj ky është një tregues i qartë i vullnetit dhe vendosmërisë së Republikës së Shqipërisë për të qenë një aleate e denjë e NATO-s.

Në përfundim të fjalës së tij gjeneral Malaj theksoi se, pjesë-marrja në misionet jashtë vendit, përveç se kontribut për paqen, është edhe eksperiencë. Kjo pjesëmarrje është një shkollë e vërtetë për aftësimin e forcave tona dhe në këtë drejtim, kjo ek-speriencë do të pasqyrohet edhe në trajnimin dhe profesional-izmin e të gjithë forcave tona të armatosura, nëpërmjet procesit të mësimeve të nxjerra direkt nga

pjesëmarrja në operacione. Gjeneral Petraeus shprehu

kënaqësinë e tij për takimin me SHSHP të FA, gjeneral Malaj, duke e falënderuar për prezan-timin e bërë. Ai theksoi se e njihte nga afër kontributin e FA shqiptare që prej kohës kur drej-tonte misionin “Enduring Free-dom” në Irak dhe ishte i mirë in-formuar për punën dhe detyrat që kryejnë FA shqiptare në mi-sion e ISAF-it. Gjeneral Petraeus theksoi edhe njëherë opinionin e tij për performancën dhe realiz-imin e detyrave të personelit të FA shqiptare në ISAF, për të cilat ai e kishte informuar edhe Min-istrin e Mbrojtjes z. Arben Imami në takimin janarit të këtij viti. Ai mirëpriti me kënaqësi rritjen e kontributeve kombëtare, sido-mos në fushat më të nevojshme si Forca Speciale, trajnues policie dhe trajnues në OMLT.

Më tej nëpërmjet një brifingu ai e njohu delegacionin me situ-atën e sigurisë në Afganistan, misionin dhe operacionet e re-alizuara nga forcat nën drejtimin e tij për të sjellë paqen në këtë vend, si dhe ecurinë e fazës së parë të tranzicionit për kalimin e kompetencave të sigurisë dhe qeverisjes nga ISAF-i tek Forcat Afgane. Në vijim të vizitës gjen-eral Malaj dhe delegacioni që e shoqëronte, zhvilluan takime të veçanta me komandantët e Ko-mandave Rajonale Qendrore, Jugore dhe Perëndimore (RC-C, RC-S, RC-Ë). Gjatë këtyre taki-meve biseda u përqendrua tek puna e bërë nga personeli oficer, nënoficer dhe me ushtarë profe-sionist i FA shqiptare.

Gjatë takimeve në Kandahar me komandantin e Komandës Rajonale Jugore (RC-S), gjeneral Terry, gjeneral Malaj u interesua dhe u njoh me misionin dhe de-tyrat që kryejnë Forcat Speciale, situatën e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së FS shqiptare dhe kushtet e akomodimit dhe mbështetjes logjistike të tru-pave. Në fjalën e tyre koman-danti i RC-S gjeneral Terry dhe komandanti i brigadës, kolonel Edwards, vlerësuan përgatitjen e FS shqiptare. Ndërsa nga ana e tij gjeneral Malaj shprehu mbështetjen e pakursyer të Min-istrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA për FS shqiptare në drejtim të modernizimit të armatimit dhe

nënkolonel Besnik GjonBrati

Afganistani, kontribut për paqen dhe shkollë aftësimi për FASH

pjesëmarrja në misionet jashtë vendit, përveç kontriBut për paqen, ato janë dhe eksperiencë, një shkollë e vërtetë për aftësimin e forcave tona

Nga vizita e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Maksim Malaj në Afganistan

SHSHpFa dhe gjeneral petraeus, komandanti i Komandës në ISaF (ditët e fun-dit u emërua nga Obama, Drejtor i CIa-s)

Gjeneral Petraeus shprehu kënaqësinë e tij për takimin me SHSHP të FA, gjeneral Malaj, duke e falënderuar për prezan-timin e bërë. Ai theksoi se e njihte nga afër kontributin e FA shqiptare që prej kohës kur drejtonte misionin “Enduring Freedom” në Irak dhe ishte i mirë informuar për punën dhe detyrat që kryejnë FA shqiptare në mision e ISAF-it.

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 99reportazh

pajisjeve, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të mbështetjes logjistike me qëllim realizimin me sukses të detyrave të tilla të këtij lloji.

Siç dihet, rajoni i Kandaharit vazhdon të jetë një nga rajonet më të nxehta nga pikëpamja e sigurisë. Për vetë historinë dhe pozicionin gjeografik të vendosjes, Kandahari ka qenë një nga qendrat e grupit ter-rorist të al Kaedës. Ai vlerë-sohet si një mjedis jomiqësor për forcat e koalicionit dhe një rajon ku aktiviteti kryengritës, përgjithësisht talebanët, gë-zojnë përkrahje. Nisur nga këto vlerësime Komanda e ISAF–it, ka përqendruar një numër të lartë forcash, të cilat janë me një nivel shumë të lartë opera-cional. Në këtë rajon veprojnë edhe një pjesë forcash të bata-lionit special, të vetmet forca shqiptare që marrin pjesë si forcë luftimi. Ashtu si edhe në rotacionin e parë edhe forcat aktuale, që ndodheshin në de-tyrë në këtë rajon, vijonin të tregonin përkushtim dhe pro-fesionalizëm të lartë në realiz-imin e detyrave.

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA duke u takuar me këto forca ndër të tjera thek-soi: “Është kënaqësi e veçantë për mua dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të ekipit që sot jemi midis jush në Kandahar, për t’ju parë nga afër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për sakrifi-cat dhe arritjet tuaja në kryerjen e detyrave luftarake. U ndjeva veçanërisht i kënaqur kur mës-ova se keni marrë, jeni trajnu-ar dhe po përdorni me sukses mjetet e reja të blinduara, pasi me to do të ndjeheni më të sig-urt në kryerjen e detyrave luf-tarake në këtë terren të vështirë. Para takimit me ju zhvillova ta-kime të veçanta me komandan-tin e ISAF-it, gjeneral Petraeus, komandantin e Komandës Ra-jonale Jugore, gjeneral brigade Jeffrey B. Kendal dhe koman-dantin e brigadës ku ju veproni, kolonel Edwards, të cilët shpre-hën fjalët dhe vlerësimet më të mira për punën, guximin dhe sakrificat tuaja në emër të një angazhimi madhor global për ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Afganistan.” Duke përfun-duar, gjeneral Malaj, falënderoi edhe njëherë forcat speciale për përkushtimin dhe vendosmëri-në në realizimin e detyrave dhe i uroi ata që në përfundim të misionit të kthehen shëndosh e mirë pranë familjeve të tyre.

Fjala e mirëseardhjes të ko-mandantit të Forcave Speciale shqiptare në Kandahar, nënkol-onel Agim Kuçanës dhe bri-fingu i mbajtur nga zëvendës komandanti, kapiten Kurti, njohën delegacionin me punën, përpjekjet dhe vështirësitë e ha-sura në realizimin me sukses të shumë operacioneve të vështira. Ata folën për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të frytshëm me palën amerikane, si dhe për bashkëpunimin me kryepleqtë

dhe drejtuesit e fesë në zonën e përgjegjësisë së ngarkuar nga komanda eprore. Ata e njohën gjithashtu gjeneral Malajn edhe me punën e bërë për njohjen e përdorimin e mjeteve të reja të luftimit, si dhe pajisjet e tjera speciale, në njohjen e tradi-tave të zonës e në veçanti ato fetare dhe respektimin e tyre, në klasifikimin dhe njohjen e elementëve terroristë dhe

pjesës tjetër të popullit të pafa-jshëm etj. Duke vepruar në një zonë të vështirë së bashku me forcat amerikane, ata shprehën ambiciet e tyre, që Forcat Spe-ciale shqiptare në të ardhmen të kenë mundësinë të pajisjen me teknikë e armatim edhe më modern e të kohës. Gjatë takimeve në Herat me koman-dantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-Ë), gjeneral brigade Carmine Maseilo dhe në Kabul me komandantin e

rimet e ministrit të Mbrojtjes, zo-tit Arben Imami dhe drejtuesve të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA për punën dhe përkushtimin e treguar nga të gjithë paqeruajtësit shqiptarë që shërbejnë aktualisht në Afganistan.

Gjeneral Malaj në mënyrë të veçantë i porositi ushtarakët pjesëmarrës në misionet në Af-ganistan për forcimin e disipli-

nës në realizimin e detyrave, për komunikimin me familjet e tyre, mbajtjen e marrëdhënie të shën-dosha me njëri-tjetrin dhe me personelin homologë të vendeve Aleate. Ai këshilloi se profesion-alizmi dhe marrëdhëniet janë cilësitë kryesore që duhet të man-ifestojë i gjithë personeli shqiptar, të një vendi anëtar dhe të denjë të NATO-s në misionin e ISAF-it në Afganistan.

Gjithashtu Shefi i Shtabit ngushëlloi edhe ushtarin profe-

sionist, Zusi nga Shkodra, të cilit pak ditë më parë kishte humbur fëmijën e tij 9 mua-jsh. Ai e njohu për interesimin direkt të ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben Imami, të tijin si Shef Shtabi, të Komandës së Forcës Tokësore dhe mjekëve ushtarakë për shpëtimin e jetës së fëmijës së tij, por që rezultoi e pamundur. Po kësh-tu ngushëllime iu bënë edhe nënoficerit Xhevair Popshi-ni, të cilit pak ditë më parë i kishte vdekur nëna e tij. Të dy ushtarakët, Zusi dhe Popshini, falënderuan drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA për ngushëllimet dhe interesimin e tyre, si dhe shprehën gatishmërinë për vijimin e misionit në Afgani-stan pavarësisht fatkeqësisë së ndodhur.

Duket theksuar se vizita i shërbeu njohjes nga afër të punës së bërë nga kontingjen-tet tona në Afganistan, njohjes dhe vlerësimit të vështirësive, evidentimit të mësimeve të nxjerra, nevojës për reflek-time në programet e stërvitjes, forcimit të marrëdhënieve me aleatët pjesëmarrës në këto misione, ngritjes dhe forcimit të moralit të trupave etj. Parë në këtë këndvështrim men-doj se drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm të FA, komanda e Forcës Tokësore, por edhe komandat e tjera duhet të evi-dentojnë problemet e nxjerra nga kjo vizitë, të reflektojnë në zbatimin dhe ndjekjen me korrektësi të përzgjedhjes dhe përgatitjes së kontingjenteve në misionet paqeruajtëse, më qëllim që ato të tregojnë vlerat më të larta morale dhe të profesionalizmit ushtarak të Forcave të Armatosura shq-iptare përkrah forcave të tjera të Aleancës së NATO-s.

(Pjesëmarrës në vizitën në Afganistan)

Komandës Qendrore (RC-C), gjeneral brigade Shashmaz, u shkëmbyen mendime për kry-erjen e detyrave të kontingjentit shqiptar në ruajtjen e bazave. Komandanti i kontingjentit shqiptar në Herat, nënkolonel Tefik Çepa e njohu delegacionin me punën dhe përkushtimin në realizimin e detyrave që kanë treguar personeli i këtij kon-tingjenti, bashkëpunimin e mirë që ekziston me komandën dhe trupat Italiane, pranë të cilave ky kontingjent është atashuar dhe siguroi drejtuesit e FA për vijimin e realizimit të misionit me të njëjtin nivel përkushtimi dhe përgjegjshmërie.

Pjesa dërmuese e personelit ushtarak, pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse në Afganistan janë të Komandës së Forcës Tokësore, prandaj me të drejtë komandanti i saj, gjeneral brigade Viktor Ber-daj, përveç vlerësimit të punës së bërë nga këto kontingjente, këm-bënguli në zbatimin më rigoroz të disiplinës, forcimin e marrëd-hënieve me njëri-tjetrin, aleatët etj.

Duke përfituar nga kjo viz-itë, drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Av-diaj dhe Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në SHPFA, kolonel Je-ronim Bazo, në takimet dhe bise-dat e zhvilluara u interesuan në mënyrë të veçantë për përvojën dhe mësimet e nxjerra me qëllim reflektimin e tyre në të ardhmen në programet e stërvitjes para dislokimit, përzgjedhjen e per-sonelit, pajisjen e kontingjenteve me teknikën, armatimin dhe pa-jisjet logjistike të nevojshme për realizimin e misionit.

Gjatë kësaj vizite gjeneral Malaj dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan takime të veçanta me personelin në shtab, Kabul; kon-tingjentet e FS në Kandahar, kontingjentin e Forcave Tokë-sore në Herat dhe Kabul, të cilëve iu shprehën urimet dhe falënde-

Gjeneral Malaj në

mënyrë të veçantë i po-

rositi ushtarakët pjesë-

marrës në misionet në

Afganistan për forcimin

e disiplinës në realiz-

imin e detyrave, për ko-

munikimin me familjet

e tyre, mbajtjen e mar-

rëdhënie të shëndosha

me njëri-tjetrin dhe me

personelin homologë të

vendeve Aleate.

” Siç dihet, rajoni i Kan-daharit vazhdon të jetë një nga rajonet më të nxehta nga pikëpamja e sigurisë. Për vetë his-torinë dhe pozicionin gjeografik të vendosjes, Kandahari ka qenë një nga qendrat e grupit terrorist të al Kaedës. Ai vlerësohet si një mjedis jomiqësor për forcat e koalicionit dhe një rajon ku aktiviteti kryengritës, përgjithësisht talebanët, gëzojnë përkrahje.

ushtriaE prEmtE, 6 maj 201110 terrorizmi

Osama bin Laden

Ai ishte diplomuar në ekonomi në Universitetin e

Jeddah dhe gjithashtu mori edhe një diplomë në inxhin-ieri civile dhe pikërisht në vitet e universitetit ai u vu në kontakt me ekstremizmin islamik.

Osama bin Muhammad bin Awad bin Laden, i njohur dhe si Osama bin Laden, është konsideruar si lideri historik i Al Kaidës dhe si i tillë ka qenë njeriu më i kërkuar në botë në dhjetë vitet e fundit. Për FBI-në ai ishte njeriu kryesor përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Kullave Binjake në Nju Jork, të cilat u goditën nga dy avionë dhe kundër Pentago-nit në Uashington ku bilanci ishte monstruoz. Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për disa nga sulmet më vdekjeprurës të kryera kundër qytetarëve amerikanë.

Osama bin Laden, pasi e mohoi në fillim, duke thënë se nuk ishte i përfshirë në këto sulme, më pas mori përgjegjësinë e tyre. Ai e pranoi përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë vetëm më 29 tetor të viti 2004, me një video të transmetuar nga emisioni i Qatarit, Al Jazira, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presi-denciale të SHBA-së që do të konfirmonin presidentin e asaj kohe, Xhorxh W.Bush, në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Bin Ladeni tha se amerikanët po mblidhnin frytet e politikave të tyre në Lindjen e Mesme. Në një video tjetër, pas disa muajsh, ai është parë duke diskutuar detajet e opera-cioneve me një prej njerëzve të tij. Përgjigja e Xhorxh W. Bushit ishte e menjëher-shme: “Dua drejtësi. Është

Kandahar, në Afganistan. Më pas, midis sinjaleve kon-tradiktore, gjurmët e tij kishin humbur. CIA e ka konsid-eruar gjithmonë faktin se kreu i Al Kaidës fshihej midis Afganistanit dhe Pakistanit, sidomos në rajonin malor të Tora Borës.

Bin Ladeni mendohet se është përgjegjës për sulmet në ambasadat amerikane në Dar es Salaam, Tanzani dhe Nairobi në Kenia në vitin 1998, për arsye të së cilëve vdiqën mbi 200 persona.

Në disa raste gjatë viteve të fundit janë transmetuar nga televizionet arabe ose nga interneti mesazhe të Bin Ladenit, të cilat CIA pasi i ka ekzaminuar i ka konsideruar gjithmonë autentike. Në vitin 1999, Bin Ladeni ishte në listën e dhjetë prej personave më të kërkuar nga FBI-ja.

Sot kapitulli i fundit. Një blic në Abbottabad, një zonë shumë pranë kryeqytetit pakistanez, bëri të mun-dur zbulimin e strehës së fundit të Bin Ladenit dhe vrasjen e mbretit të terrorit së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij të madhe. Më në fund, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ba-rack Obama, dha lajmin historik: “Osama bin Laden vdiq”. Ai njoftoi se Shtetet

e Bashkuara kanë trupin e njeriut, i cili sipas FBI-së ishte konsideruar terror-isti numër një në botë. Nga Shtëpia e Bardhë arri t i njoftimi i Obamës, ai që dy paraardhësit e tij nuk kishin mundur ta shpallnin: “Drejtësia u vu në vend”.

përgatiti: alBa musaraj

një thënie e vjetër amerikane “gjejeni të vdekur ose të gjallë”. Uashingtoni i shpall luftë terrorizmit ndërkom-bëtar, bota ndryshon pamjen e tronditur nga kjo luftë.

Ai kishte lindur në Rijad më 10 mars të vitit 1957, ishte biri i një jemenasi, M u h a m m a d b i n Awa d bin Laden dhe i një gruaje siriane, Hamida al Attas, gruaja e tij e dhjetë. Ai ishte fëmija i shtatëmbëdhjetë i 52 vëllezërve dhe gjysmë vëllezërve të tij. I ati i tij, një ndërtues i pasur, kishte marrëdhënie të ngushta me familjen mbretërore saudite. Fati i Osamës ishte ai për t’u bashkuar me kompaninë e babit të tij, Grupi Saudi Bin-ladin, që ishte i specializuar në ndërtimin dhe zbatimin e infrastrukturave të mëdha dhe të bënte në këtë mënyrë një jetë të pasur.

Megjithatë, Osama bin Laden nuk u rrit nga i ati (i cili u divorcua me të ëmën e tij menjëherë pas lindjes), por nga e ëma, e cila u rimar-tua në Arabinë Saudite me Muhammad al-Attas, me të cilin bëri tre djem të tjerë dhe një vajzë. Ndoshta vdekja e të atit në një aksident ajror, faji i të cilit ra mbi një pilot amerikan, ndryshoi diçka

tek ai djalosh që atëherë ishte vetëm dhjetë vjeç. Ka qenë një marrëdhënie e veçantë ajo midis Osamës dhe Muham-madit, e përbërë nga dashuri dhe urrejtje.

Shtypi britanik ka pub-likuar fotografitë e tij kur, vizitoi për një farë periudhe Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Sipas CNN, Bin Ladeni ka pasur katër gra dhe ka sjellë në jetë 25 ose 26 fëmijë. Kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, ai u martua me një vajzë siriane, e para nga gratë e tij.

Kur ai ishte 22 vjeç, në vitin 1979, iu afrua muhaxhidinëve afganë, të cilët në atë kohë ishin në luftë me qeverinë e tyre që mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. Pas kësaj eksperience, Osama bin Laden pati mundësinë të or-ganizonte Mak-un (Maktab al-Khidamat), lëvizje e cila kishte si qëllim të siguronte burime, armë e luftëtarë në mbështetje të rebelëve afganë. Sipas versionit zyr-tar, Bin Laden i ndërpreu raportet me qeveritë ameri-kane dhe arabe për shkak të Luftës së Gjirit.

Në fund të fundit, Ir-aku është një vend arab

dhe vetë Bin Ladeni është arab. Megjithatë, Iraku dhe Arabia Saudite ndryshojnë shumë. Arabia Saudite ishte dhe vazhdon të jetë një vend nën tiraninë e sek-tit Wahhabi, fanatik dhe fundamentalist, i cili është mbështetur si nga “familja mbretërore”, ashtu dhe nga familja e pasur Bin Laden. Përkundrazi, Iraku ishte një qendër e rëndësishme e kul-turës shekullore arabe. Bin Ladeni i kaloi vitet 80 duke luftuar një qeveri shekullore (e mbështetur nga trupat sovjetike) në Afganistan.

Kur Osama la këtë lëvizje, katër vjet më pas iu afrua organizatës të sapolindur të Al Kaidës dhe në atdhe, në Arabinë Saudite ai u përshëndet si një hero, por raportet me monarkinë sau-dite u plasaritën shpejt. Ai akuzoi monarkinë saudite se i ishte gjunjëzuar ameri-kanëve. Thyerja erdhi me Luftën e Gjirit. Në këtë pikë, Osama vendosi të krijojë në Sudan bazën e tij operative dhe jemi në vitin 1991.

Atje filloi një veprimtari terroriste më të organizuar dhe efikase, duke e zgjeruar gradualisht rrezen e saj të veprimit, deri sa i siguroi Al Kaidës epërsinë e një orga-

nizate ndërkombëtare, me aktivitete në mbarë botën, nga Afrika në Evropë dhe deri tek Shtetet e Bashkuara. Pa përmendur Azinë, natyr-isht. Sipas ekspertëve të shërbimit të fshehtë, opera-cioni i parë i Al Kaidës ishte ai i 29 dhjetorit i vitit 1992, kur një bombë shpërtheu në një hotel në Aden, ku ishin vendosur trupa amerikanë gjatë udhëtimit për në So-mali. Në atentat nuk vdiqën ushtarë amerikanë, por dy turistë austriakë. Prej këtej, filluan një seri atentatesh që arritën kulmin më 11 shtator të vitit 2001.

Më 23 shkurt të vit i t 1988, së bashku me katër nënshkrues të tjerë, midis të cilëve Emiri Ayman al-Zawahiri, Bin Laden nën-shkroi “fatwën” e parë, një dekret fetar i cili pohonte se “të vrasësh amerikanët dhe aleatët e tyre, civilë e ush-tarakë, është një detyrë in-dividuale për çdo mysliman dhe mund ta bëjë këtë gjë në çdo vend që është e mundur në emër të Islamit”.

Presidenti i parë amerikan që veproi kundër tij ishte Bill Klintoni, i cili urdhëroi ngrirjen e pasurive të tij. Për kokën e tij u vendos një shpërblim prej 25 milionë dollarësh (i pari që u vendos

për kokën e tij) nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Tre vjet më vonë ndodhën sulmet e 11 shtatorit.

Lokalizimi i fundit i Bin Ladenit rreth të cilit shër-bimi sekret ka nxjerrë prova i përket dhjetë viteve më parë, pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Bin Ladeni në atë periudhë ishte sigurisht në

Cili ishte njeriu më i kërkuar në botë? Përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit, kreu i Al Kaidës ishte 54 vjeç. Departamenti i Shtetit amerikan kishte vendo-sur një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për kapjen e tij “gjallë ose vdekur”.

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 11terrorizmi

Pas disa momentesh ank-thi dhe pritje, Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët

e sigurisë kombëtare u njohën me më shumë detaje rreth op-eracionit që kishte lokalizuar Osama bin Ladenin në një bazë të tijën në Abbottabad, Pakistan dhe që kulmoi të dielën me sul-min e komandove të SHBA-së të cilat realizuan vrasjen e ter-roristit më të kërkuar në botë. Të mbërthyer për 40 minuta para aparaturave në Situation Room (Dhoma e Situatës), presidenti Obama dhe stafi i tij morën më në fund lajmin e përfundimit të operacionit: “We’ve IDed Geronimo”. Ky ishte emri në kod i Osama bin Laden. Kishte përfunduar ndjekja e terroristit më të njohur në botë. Geronimo kishte vdekur.

Korrikun e kaluar ndodhi edhe ndryshimi i shumëpritur në ndjekjen e bin Ladenit, kur CIA identifikoi një makinë që drejtohej prej korrierit më të besuar të Osamas, në Peshawar, Pakistan. Ndjekja e tij do t’i çonte ata në bazën e Abbottabad. Ko-mandanti i Forcave Speciale të Bashkuara (Joint Special Opera-tions Command) zëvendësad-mirali William McRaven mori detyrën që të kryente planin për sulmin ushtarak. Ai solli para vendimmarrësve tre mundësi: një sulm me helikopter që do të çonte specialët amerikanë në tokë, një bombardues B-52 që do të shkatërronte banesën dhe një sulm të përbashkët me oficerët pakistanezë të inteligjencës. Në 29 prill, presidenti Obama vendosi që të kryhej sulmi me helikopter, i cili do të përdorte një skuadër me Navy SEAL të cilët ishin trajnuar në SHBA, në një ambient që imitonte në

thuajse duke i zhdukur fare ata. Mbetjet e grupit përfun-duan në Jemen, ku me shumë gjasa u bashkuan me dy gru-pet terroristë të Jemenit duke formuar atë që u njoh si al Kaeda në gadishullin Arabik (AKGA). Ata janë më dina-mikët nga grupet ekskluzive. Kanë adoptuar filozofinë e të qenit transnacional dhe të goditjes së SHBA-së në zemër. Për këtë shkak, bazuar në këto informacione që nxjerrin një profil të kësaj organizate, besohet se vitet e fundit kjo e ka kaluar rëndësinë dhe peshën që ka al Kaeda. Krahas fushës së betejës fizike, AKGA e ka tejkaluar dhe marrë rolin e al Kaedës edhe në fushën e propagandës. Ata janë bërë vërtet drejtuesit ideologjikë të lëvizjes xhihadiste, pikër-isht në këtë moment, duke vënë në punë ideologë si Imami Anwar al-Awlaki si dhe revistat e tyre të shumta online. Ata po tentojnë që të kryejnë frymëzim, të radika-lizojnë dhe të drejtojnë sulme nëpërmjet atyre njerëzve që ndodhen në Perëndim. Grupe të tjera ekskluzive të cilët janë mbajtur nën një vë-zhgim të rreptë, janë al Sha-baab në Somali, edhe pse ata nuk kanë qenë aq agresivë në zhvillimin e planeve transna-cionale sa çka qenë AKGA. Pra ata janë i një lloj niveli më të ulët. Një tjetër grup ekskluziv është edhe Islamic Maghreb, i cili operon në Algjeri, Mali dhe Mauritani. Nëse flitet për grupe eksk-luzive, nuk mund të lihet pa përmendur edhe rajoni kufitar Afganistan-Pakistan, i cili ka qenë shumë pranë me qendrën e al Kaedës. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për talebanët e Pakistanit. Edhe pas vdekjes së bin Ladenit, linja ideologjike e xhihadit vazhdon. Kjo ideologji vazh-don të krijojë radikalizim të individëve dhe i shtyn ata që të ndërmarrin veprime. Kjo do të thotë që agjencitë e sigurisë e të inteligjencës duhet të mbajnë nën presion jo vetëm të mbe-turit kryesorë të al Kaedës, por edhe grupet e tjera ekskluzive dhe me rrënjë të forta xhihad-iste. Vdekja e bin Ladenit ka shumë mundësi që të sjellë implikime të reja, por se çfarë mund të jenë ato, vështirë se mund të thuhet.

mënyrë të njëjtë banesën që do të sulmonin.

Skuadra amerikane hyri në Pakistan natën, me qëllim kry-erjen e operacionit para se të merrej vesh ardhja e tyre duke u përpjekur të shmangnin në këtë mënyrë një përplasje me ushtarakët pakistanezë. Skuadra hasi dhe vrau të birin e bin Ladenit dhe korrierin e besuar bashkë me vëllanë e tij, teksa hynë në ndërtesë. Gjatë kësaj përplasje, u vra edhe një grua e cila u për-dor si mburojë njerëzore. Bin Laden u gjet në katin e tretë të banesës. Specialët amerikanë patën një ndryshim në plan, pasi një prej helikopterëve të tyre doli jashtë përdorimit dhe nuk mund të ndizej. Ata e shkatërruan helikopterin dhe të gjitha pajiset që ndodheshin në të, duke bërë të papërdor-shëm kompjuterët dhe duke eliminuar dokumentacionin në disqet e tyre. U larguan nga vendi nëpër natë, para se të ar-rinin ushtarakët pakistanezë.

Kjo skuadër e Navy SEAL, është raportuar se erdhi nga një bazë në Dam Neck, Vir-ginia, pjesë e Naval Special Warfare Development Group, ose “DEVGRU.” Ata e quanin veten “të heshturit”.

Një vdekje që sjell ndryshimeBin Laden ishte bërë dhe qën-

dron akoma edhe pas vdekjes si një simbol i al Kaedës, edhe pse shkalla në të cilën ai kishte kon-troll dhe komandimi mbi orga-nizatën është e diskutueshme. Ajo që është e qartë, mund të thuhet pa frikë se është vlera simbolike e vdekjes së tij. SHBA mund ta konsiderojë këtë gjë, si një fitore të madhe, ndërsa nga ana tjetër, al Kaeda synon në martirizimin e figurës së bin Ladenit.

Është e vështirë që të bëhet një analizë dhe të kuptohet rëndësia e asaj që ka ndodhur, por gjithsesi kjo ngjarje i jep të gjithë të drejtën e mundshme administratës Obama që të shpallin deri diku – edhe pse momentalisht – një fitore të pjesshme mbi al Kaedën. Nga ana tjetër, kjo fitore hap edhe derën për një tërheqje nga Af-ganistani, pavarësisht impaktit të vrasjes së bin Ladenit. Mis-ioni në Afganistan ishte që të shkatërrohej al Kaeda dhe me vdekjen kryeterroristit, mund

të arrihet edhe në përfundimin se ky mision është realizuar. Nisur nga kjo gjë do të ishte interesante të shihej se si do të zhvilloheshin pozicionimet strategjike amerikane në rajon.

Po kaq peshë, ka në anën tjetër edhe lëvizja e palës së kundërt, al Kaedës. Nuk dihet me saktësi se sa e fuqishme është akoma kjo organizatë apo se sa është e përfshirë akoma në veprime. Do të ishte disi e pabesueshme që al Kaeda të mos ndërmerrte veprime të reja dhe që çdo gjë të mbyllej me vdekjen e bin Ladenit. Nëse baza e bin Lad-enit ishte kaq e padepërtueshme dhe e pazbulueshme, sa baza të tjera të kësaj natyre mund të ketë pasur?

Pavarësisht rëndësisë që ka vdekja e tij, nuk mund të men-dohet që kjo do të jetë diçka pa ndikime, cilat do qofshin ato, si pozitive edhe negative. Për SHBA kjo ishte një arritje e suk-sesshme në luftën dhe përpjekjet e saj, ndërsa për kundërshtarët kjo gjë ishte një tentativë tjetër false amerikane, për të treguar triumfin e arritur. Ka edhe nga ata që mendojnë se kjo ngjarje

është një sinjal për luftë. Dihet pak ose aspak se sa rëndësi ka kjo vdekje, por ajo që dihet mirë, është se kjo vdekje ka rëndësi dhe do sjellë ndikime.

Kush e ka radhën?Pyetja që vjen natyrshëm në

mendjet e të gjithëve është se cili do të jetë hapi i mëtejshëm. Në këtë moment, pas vdekjes së Osama bi Laden, një nga gjerat më të rëndësishme për tu mbajtur mend është se xhihadi është më i madh se bërthama e grupit al Kaeda. Në fakt, në vitet e fundit janë parë grupe të tjera ekskluzive të cilat e kanë eklipsuar grupin qendror, për sa i përket betejës ideologjike dhe asaj fizike. Shumë persona kanë menduar – gabimisht – se me vdekjen e bin Laden, është zhdukur edhe terrorizmi dhe al Kaeda nuk do të sulmojë më ose nuk do të ekzistojë më, duke i dhënë në këtë mënyrë, fund një luftë të gjatë kundër terrorizmit. Por ajo që duhet të bëhet, është një analizë më e thelluar për të parë se çfarë është al Kaeda dhe nga çfarë shtysash, mjetesh, ideologjie

etj është mbështetur ajo në tërë këtë kohë.

Për faktin se terrorizmi është një fenomen më i zgjeruar se al Kaeda, bien dakord të gjithë studiuesit e këtij fenomeni. Më poshtë jepet një shikim i shkurtër që jep më qartë këtë mendim dhe lëvizjet xhihad-iste dhe me ato grupe që janë më kryesoret në këtë drejtim. Këto grupe përbëhen nga per-sona të radikalizuar që kanë adoptuar një ideologji xhihad-iste, por që nuk kanë një lidhje të vërtetë me al Kaedën.

Në mes të të parëve, ndoshta do të mund të vendoseshin pjesëtarët e grupit Jemaah Islamiyah në Indonezi. Vitet e shkuara ata janë goditur rëndë, por janë spostuar nga zona në zonë duke përdorur emra të ndryshëm të rremë. Ata janë fragmentizuar shumë dhe janë vetëm një hije e asaj që kanë qenë dikur, diku aty nga viti 2001-2002.

Grupe të tjera janë ato të Arabisë Saudite dhe të Irakut. Sauditët kanë bërë një punë të mirë duke i goditur rëndë pjesëtarët e grupeve saudite

Fundoset bin LadenPavarësisht rëndësisë që ka vdekja e tij, nuk mund të mendohet që kjo do të jetë diçka pa ndikime, cilat do qofshin ato, si pozitive edhe negative

“IDeD GeronImo”

nga alBert hitoaliaj

Osama bin LadenBin Laden, “trofeu” i gjahut apo hapi i radhës?

ushtriaE prEmtE, 6 maj 201112 arsimimi

Ushtaraku, profesion me standarde dhe kërkesa të pazëvendësueshme

Nuk është e habitshme që, trendi i profesionalizmit ushtarak ka qenë në rritje

dhe me një ritëm të qëndrueshëm që prej Luftës së Dytë Botërore. Kërcënimet e vazhdueshme nga Luf-ta e Ftohtë, përfshirë edhe Luftërat në Kore, Vietnam e deri në Irak e Afganistan, por dhe amplituda e mëvonshme, në rritje, e krizave ra-jonale, por edhe të terrorizmit global, kanë shtruar rrugën për një vëmendje të përhershme në çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, në psikologjinë kombëtare. Duke e parë në këtë vësh-trim, profesioni i ushtarakut ndodhet përherë në një vlerësim objektiv dhe të qëndrueshëm.

Transformimet e thella gjeopoli-tike, të cilat filluan më 1989, çuan në uljen e perceptimit të kërcënimit në perëndim për disa vjet (ashtu si dhe të tjerët gjithashtu) që menjëherë u ndoqën nga pakësimi i numrit të FA dhe buxheteve ushtarake. Por, iluzioni i ‘fundit të historisë’ dhe asaj të ‘dominimit të paqes’, nuk zgjati shumë dhe shpejt ja la vendin një realiteti global shumë më të paqartë, se sa në të kaluarën, që kulmoi në ngjarjet e shtatorit të 2001 dhe që jo pak po ri-sillet në vëmendje në ditët e sotme [Eurobarometër 2008, fq.8].

Perceptimi i kërcënimeve të sig-urisë dhe të mbrojtjes ishin një treg-ues, me një interes shumë të vogël, pas 1989, çështje, të cilat në surve-jimet e Euro-barometrit, në vitet 1990 deri në 2002, nuk e përfshinin në pyetësorët e tyre. Sulmet e shtatorit të 2001 shënuan një pikë kthese në rritje, për sa i përket shqetësimeve të regjistruara nga survejimet në opin-ion, të cilat zbuluan një ndjeshmëri për sa i përket kërcënimeve indi-viduale dhe orientimet sipas tyre në vendet e Komunitetit Evropian. Pas vitit 2001, qytetarët e vendeve perën-dimore provuan në këto survejime se duken të shqetësuar nga ajo të cilën e etiketojnë me termin ‘kërcënimet e reja për sigurinë’, në mënyrë specifike: terrorizmi ndërkombëtar, përhapja e ADM, krimi i organizuar,

aksidente në centralet bërthamore, konfliktet etnike dhe lufta botërore. Këto janë të gjitha kërcënime (4 nga 6) të cilat përveç ‘krimit të organizuar dhe aksidenteve nukleare – vlerëso-het se janë çështje të cilat shtrihen në kompetencat e FA. Të paktën, edhe sipas një analize afat-shkurtër duket se ato janë në rritje.

Profesioni i ushtarakut dhe opinioni publikSiç përmendëm më sipër, sjelljet

kundrejt profesionit ushtarak janë ndjekur nga prirje pozitive dhe janë treguar përmes rritjes së besimit, shfaqur nga opinioni publik në ven-det perëndimore, tashmë duke i parë

Viti 2010 mund të konsid-erohet me të vërtetë si nga më të rëndësishmit për ar-simimin ushtarak. Rëndësia zmadhohet edhe më tepër kur ushtarakët duket se përfundojnë dilemën e tyre për t’u ndjerë po aq krenar sa gjithë profesionet e tjera. Çfarë ndodhi në 2010?

FA, si një subjekt. Kjo dukuri është e testuar jo vetëm nga sondazhe të ndryshme në opinion, të kryera gati në të gjitha vendet e BE, por, gjithashtu, dhe nga trendi i numrit të aplikimeve për hyrjen në akademitë e ndryshme ushtarake. Fytyra në ndry-shim e profesionit të ushtarakut, pas 1990 duket se është e përcaktuar në 3 shkaqe. E para, në praktikën e sotme oficeri po thirret në më të shumtën e rasteve në misione të Operacioneve Ushtarake, të ndryshme nga konflik-tet klasike dhe mes tyre ka një rritje të Operacioneve në Mbështetje të Paqes. E dyta, kontingjente të vendosura në këto lloj misionesh po bëhen gjith-monë e më shpesh multinacionale në karakter, me tendencën që oficerët duhet të përshtaten me probleme të mëdha të ndërveprueshmërisë me formacionet e vendeve të tjera. Shkaku i tretë është se në veçanti ush-tarakët në OMP kanë marrë role edhe të një natyre publike e diplomatike në rritje, për të cilën ata më parë nuk kanë qenë të angazhuar, duke përf-shirë ruajtjen e marrëdhënieve me komunitetet lokale, me komunitetet fetare, me trupat ndërkombëtare, me organizatat jo-qeveritare etj.

Në këto kushte, për të përgatitur profesionistët e rinj ushtarakë për këto aspekte të reja të profesionit të tyre, sot ndërmerren ndryshime sub-stanciale si në programe arsimimi, por edhe në theksin e proceseve trajnuese në akademitë ushtarake në të shumtën e vendeve evropiane, gjë e cila ka çuar në momente të rëndë-sishme. Në këtë, tërheq vëmendjen së pari, përafrimi i programeve të akademive ushtarake. Sot programi

“Military Erasmuss” nuk është një dëshirë, por rezoluta 2903 e datës 10-11 nëntor 2008 e Parlamentit Evropian. Së dyti përpilimi i pro-grameve në të njëjtat standarde me universitetet civile, veçanërisht të fakulteteve të shkencave sociale dhe politike, ku procesi i Bolonjës është në themel të gjithë Akademive ush-tarake të Perëndimit. E gjitha kjo ka çuar në fenomenin e konvergjencës së FA, si institucion në raport me shoqërinë civile, një konvergjence e cila me shumë se kudo në Evropë e ka bërë profesionin e ushtarakut më të kuptueshëm (më mirë të çmuar) se sa në periudhën e Luftës së Ftohtë, ku funksioni kryesor i FA ishte ai i paran-dalimit apo bërjes së Luftës.

Profesioni i ushtarakut si disiplinë akademikeDinamika e kurrikulës së oficerit

ose refleksione në shkrimin “Arti dhe shkenca ushtarake një disipline akademike” të gjeneralmajor Eduard Atkeson, Ph.D; 05/2005.

Pothuajse tre dekada më parë pro-fesor Samuel Huntington publikoi traktatin e tij historik “Ushtaraku dhe Shteti” ku në mënyrë të veçantë argumentoi “Teorinë dhe Politikën e Marrëdhënieve civile-ushtarake”. Në më shumë se pesëqind faqe, ky gjigant i mendimit politik, për fat të mirë edhe ushtarak, argumentoi dhe mbështeti fuqishëm mendimin për njohjen e karrierës ushtarake si një profesion. Duke u mbështetur kryesisht mbi themeluesin e shkencës ushtarake Karl von Clausvic, Hunt-igton nënvizoi: “Fakti se lufta ka gra-matikën e vet kërkon që ushtarakët si

profesionistë të lejohen të zhvillojnë artin dhe shkencën e vet me sa më pak ndërhyrje. Virtyti profesional i ushtarakut (term i Clausevic) gjendet në natyrën e fushës ku ai vepron, po aq sa dhe çdo profesion tjetër...”

Huntington e bazon argumentin e vet në shembuj dhe eksperienca të shumta që sjell nga pothuaj të gjitha llojet e armëve: tokësore, ajrore dhe detare. Më tej, nëpërmjet një aparati të mahnitshëm konceptual, Huntig-ton vazhdon ta bazoj argumentin e tij të “rëndë” në veçori dhe ngjashmëri të përbashkëta me gjithë profesionet e tjera. Ai jo vetëm që beson, por edhe sjell në përfundimin që profesioni i oficerit tejkalon të gjitha karakteris-tikat dhe elementet që referohen edhe aktivitetet e tjera për tu quajtur profe-sione. Është mahnitëse thjeshtësia se si Huntigtoni i jep argument “dilemës së kohës”. Ai nga larmia kap thel-bin, nga e përgjithshmja shkon te konkretja dhe nga fakti kalon tek domosdoshmëria. Ndërsa pranon se “kapiteni i një anije, komandant i një njësie këmbësorie apo drejtuesi i një formacioni ajror duket të jenë të përballur me shumë probleme që kërkojnë aftësi shumë të ndryshme”, ai vazhdon të vinte në dukje se pavarësisht prej tyre ka edhe një të përbashkët dhe ajo gjendet në “sferën e kompetencave ushtarake” [Hunt-igton “Soldier and State” pg.276]. Kjo disiplinë e përbashkët përfshin arsimimin, organizimin, pajisjen dhe trajnimin e forcave, planifikimin e operacioneve, dhe drejtimin e menax-himin e tyre para, gjatë, pas, brenda dhe jashtë konfliktit. Aftësitë me të cilat përballet ushtaraku bindin se

kol. kristaq Xharo (prof. dr. asc)

Një tjetër zë i fuqishëm, në favor të njohjes më të gjerë të nocionit ushtarak si një disiplinë profesionale vjen nga Kolonel Lloyd J. Mattheus më vonë “doktor” në Universitetin Visconsin. Mattheus dha një detajim të shkëlqyer të kësaj çështje në debatet intelektuale. Ai e balancoi veprën e tij me një përmbledhje të argument-eve ndaj kritikave të kundër-shtarëve, por edhe në mënyrë mjaft bindëse e çoi opinionin publik, përmes debateve, në përfundime dërrmuese logjike.

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 13arsimimi

përbëjnë thelbin e profesionalizmit ushtarak, pavarësisht nga shërbimi apo specialiteti me të cilën ata iden-tifikohen.

Duke cituar fraza të paharrueshme të Harold Lassuell, Huntington ku-rorëzon çështjen e tij me pohimin se profesioni ushtarak është unik dhe vlera intelektuale buron nga fokusi i tij mbi “ artin dhe shkencën ushtar-ake” [Huntigton “Soldier and State” pg.276]. Pra, ashtu si shumë vëzhgues të tjerë mund të gjejmë tek argumenti i Huntingtonit, faktin e identifikimit të këtij profesioni si një disiplinë akademike duke i dhënë fund debatit për njohje të këtij profesioni jo më pak se gjithë profesionet e tjera. Ai me bindje dhe argumente e konsideron ushtarakun si nga profesionet më të fuqishme i cili ka ecur nëpër një proces të specifik, por me ambicien për të fituar njohje të plotë.

“Disa opinionistë, thekson Atkin-son, e kanë nënvleftësuar këtë arritje dhe preferojnë ta shohin aktivitetin e ushtarakut si një shërbim/biznesi, gati në nivelin aplikativ e empirik sesa në krahasim me fushat më të spikatura të dijes: të ligjit, të filozofit, të mjekësisë apo të financës etj. Dhe për fat të keq, vazhdon ai, pikëpamjet e tilla nuk kanë qenë të kufizuara dhe jo rrallë përfaqësues të këtij mendimi janë gjendur edhe në fusha zyrtare apo akademike. Por, për çudi, dhe ndoshta në mënyrë ironike, jo pak, edhe figura të shquara në uniformë, herë pas – here nuk kanë qenë shumë optimist dhe nuk kanë arritur të kundërshtojnë një përcaktim të tillë të profesionit të ushtarakut. Ndoshta, kanë shprehur edhe pasiguri, se një njohje e tillë do të dobësonte konceptin “tradicional-praktik”. Të “trembur” se përcaktime jashtë këtij formati, pra që kërkesat intelektuale për studim dhe shkrim nuk shkonin në vijën e mëparshme dhe ndoshta edhe më tej, do të çonin deri në venitje ndjenjën e krenarisë dhe të shërbimit për t’ju përgjigjur urdhrave dhe kodeve specifike për pjesëtarët e FA.”[ Shih Atkinson 2011]

Përballë kësaj rryme, shkolla/revo-lucioni në ratifikimin e ushtarakut me profesionin, kryesohej nga filozofi dhe mendimtari më i madh i këtij shekulli Samuel Huntington. Dhe jo vetëm për kauzën që frymëzonte, por edhe për emrin që kish, kjo lëvizje u vesh me mbështetje edhe nga figura të tjera të fuqishme intelektuale, akademike dhe politiko-ushtarake. I

shquar midis këtyre ithtarëve në këtë kohë ishte gjenerallejtënant Deitt C. Smith, komandant i Kolegjit të Luftës në 1975, i cili pati meritën se demon-stroi një argumentim të fuqishëm për bazat ku mbështetet arti dhe shkenca ushtarake. “Kolegji i Luftës është i dedikuar për arsimin më të lartë profesional ushtarak. Disiplina akademike që është në themel të pro-grameve tona buron nga qëllimi dhe misioni ynë. Ajo përfshin studime në ato fusha të kërkimeve akademike të cilat përbëjnë profesionin ushtarak dhe që nuk janë më pak se fushat e tjera profesionale, kërkimore e shken-core. Ky informacion i dijes, një nga më të gjerët, mund të quhet me plotë gojën “arti dhe shkenca ushtarake.” [Gjenerallejtënant Deuitt C. Smith “Military profesionalist”]

Një tjetër zë i fuqishëm, në favor të njohjes më të gjerë të nocionit ush-tarak si një disiplinë profesionale vjen nga Kolonel Lloyd J. Mattheus më vonë “doktor” në Universitetin Vis-consin. Mattheus dha një detajim të shkëlqyer të kësaj çështje në debatet intelektuale. Ai e balancoi veprën e tij me një përmbledhje të argumenteve ndaj kritikave të kundërshtarëve, por edhe në mënyrë mjaft bindëse e çoi opinionin publik, përmes debateve, në përfundime dërrmuese logjike. Në një prej këtyre debateve të fuqishme, Mattheus, pasi mbështet Huntigton, në kriteret themelore të ligjshmërisë së një profesioni, i drejtohet Profe-sor Allan R. Millett me afrimin në një konceptimin logjik të gjashtë kritereve të tjera themelore, që një aktivitet të konsiderohet profesion i ligjshëm.

Këto kritere ishin: 1) punë e qën-drueshme, e përhershme, me kohë të plotë; 2) përgjigje ndaj nevojave të vazhdueshme të shoqërisë; 3)një pamje e përhershme e të angazhua-rve, të cilët identifikojnë personalisht veten me profesionin e tyre të punës, 4) një organizatë që për kontrollin e standardeve të performancës dhe të kandidimit mbështetet në një arsimim të plotë formal teorik; 5) një orientim të shërbimit dhe të besnikërisë ndaj kërkesave të klientëve duke ofruar standarde, dhe kompetenca 6) një autonomi kolektive e dhënë nga ana e shoqërisë, që i shërben, sepse ushtruesit kanë provuar etikë dhe besueshmëri në standardet më të larta të tyre dhe që nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër.

Kongresi i SHBA nuk kishte asnjë vështirësi në njohjen e vlefshmërisë

së aktit kur, në vitin 1963, autorizoi Kolegjin e Komandave dhe Shtabit për të kërkuar akreditim nga Agjencia e Kolegjeve dhe Universiteteve të Amer-ikës Qendrore dhe Veriore në nivelin Master. Pika më e rëndësishme këtu, nuk ishte vetëm njohja e standardit dhe ekuivalentit për anëtarësim e bashkëpunim me institucionet ho-mologe universitare në zhvillimin e programeve të bashkëpunimit. Pika më e rëndësishme ishte se vetë insti-tucioni u njoh për vlerën e kurirkulës dhe programit e cila meritonte të

shihej e të reflektonte në mesin e atyre standardeve që Agjencia e Lartë e Akreditimit përfaqësonte. Në thelb, arti dhe shkenca ushtarake kishin gjetur pozicionin e tyre.

Por modeli ishte ende i pakompl-etuar. Akademitë ushtarake në nivel “bachelor” (West Point etj) ishin ende larg një përqasje të tillë. Ato e kishin mjaft të vështirë një lidhje të drejtpër-drejtë midis programeve që ofronin me atë ç’ka ofrohej në Fort Leavenworth apo edhe në nivelin më të lartë, në Kolegjin e Luftës apo Universitetin e Mbrojtjes. Në këto kushte u desh thuajse, kryerja e një revolucioni për kalimin e studimeve në nivelin e dok-toraturës. Për më shumë se një dekadë, West Point ka ofruar programe në “artin dhe shkencën ushtarake,” duke formuar një lidhje të përafërt në mes të programeve të rregullta akademike dhe ushtarake. Por tani, pamja ka ndryshuar. Duke filluar me “Class of 2007”, kadetët mund të zgjedhin në këtë fushë dhe të marrin diplomat e tyre në nivel Master e Doktoraturë me studime të mirëfillta shkencore (Shih

Atkinson 2011) në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Kjo provon faktin që ushtarakët mund të gjejnë dhe të luajnë në të gjithë spektrin e kualifi-kimit akademik ushtarak me të njëjtat mundësi si dhe të gjitha fushat e tjera të dijes.

Forcat e Armatosura mund të përfi-tojnë nga inkurajimi i oficerëve - në veçanti i më të spikaturve - për të ushtruar aftësitë e tyre në zhvillimin e studimeve të fokusuar në tema të mirëfillta të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Pra, “topi” është hedhur në oborrin e

atyre që janë përgjegjës për zhvillimin e talenteve dhe mendimtarëve në FA, që janë përgjegjës për identifikimin e fushave të mëdha në të cilat gjatë ushtrimit të aftësive ushtarake in-telektuale mund të prodhojë efekte dhe dobi më të mëdha.

Paralele në Arsimimin Ushtarak të vendit tonëViti 2010 mund të konsiderohet me

të vërtetë si nga më të rëndësishmit për arsimimin ushtarak. Dhe duke parë lidhjen e tij me vetë profesionin e oficerit, rëndësia zmadhohet edhe më tepër dhe ushtarakët duket se përfundojnë dilemën e tyre për tu ndjerë po aq krenar sa gjithë pro-fesionet e tjera. Çfarë ndodhi në 2010? Parë në mënyrë retrospektive, mund të thuhet se ky vit kurorëzoi punën disavjeçare të stafeve aka-demike dhe të autoriteteve më të larta të FA.

Në 17 korrik 2010, Komisioni Par-lamentar i Arsimit dhe Shkencës në mënyrë unanime përfshiu Arsimin profesional Ushtarak në Ligjin e Arsimit të Lartë. Në 22 korrik 2010, Parlamenti shqiptar miratoi Ligjin e Arsimit të Lartë, ku arsimi ush-tarak, me ligj, njihet, pranohet dhe vendoset në të gjithë hapësirën e arsimimit të lartë në RSH (rëndësia e kësaj ngjarje meriton një trajtesë të veçantë). Në 10 shtator 2010, Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë shpall përfundimin e Procesit të Plotë të Akreditimit ku Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” njihet zyrtarisht si institucion i Arsimit të Lartë për lëvrimin e programeve Master (i pari institucion publik i arsimit të lartë në vendin tonë) [shih faqen zyrtare të MASH].

Në 10 tetor 2010, qeveria shqiptare nëpërmjet VKM nr. 896, autorizoi lëvrimin e programeve Master në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes dhe miratoi kuotat përkatëse për pro-

gramet Master. Në 15 dhjetor 2010, qeveria shqiptare nëpërmjet Ven-dimit nr 1076. autorizoi Akademinë e Mbrojtjes për lëvrimin e programeve të ciklit të tretë “Doktoraturës në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes dhe miratoi kuotat përkatëse për këto fusha.

Me sa thamë më sipër, vijmë në përfundimin se formalisht, prak-tikisht dhe juridikisht profesioni i ushtarakut në vendin tonë mbylli me sukses procesin e vlerësimit, pranimit dhe njohjes së tij krahas profesion-

eve më të spikatura në vendin tonë. Ndoshta edhe formalisht mbërritëm aty ku Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit të Profesioneve në Gje-nevë e kishte vendosur profesionin e ushtarakut pra në nivelin 1-4 [Orga-nizata ndërkombëtare e profesioneve ILO Gjenevë 08]. Niveli “1” nënkup-tonte që oficeri vendosej në të njëjtën kolonë me ligjvënësit, me mjekësinë dhe jurisprudencën. Ndërsa niveli “4” përcaktonte që Arsimimi i Lartë (universitar dhe pas-universitar për këtë profesion kërkonte kohë më të gjatë (4-6 vjet) [Agjencia Kombëtare e profesioneve broshurë nr.4, 2009]. Ky është stadi më i lartë që kërkohet për një profesion dhe ky është stadi i merituar për profesionin e ushtara-kut. Është detyra jonë që ta mbajmë me respekt e krenari këtë pozicion. Dilema nuk duhet të vazhdojë!

Si mbyllje, “përse kritikohet Huntington?!”Sot duke analizuar veprën mad-

hore të Samuel Huntigton, vlerë-sohet kontributi vendimtar që ai dha për vendin dhe rolin e profe-sionit të oficerit. Nuk ka kolegj në Perëndim dhe në Lindje që nuk e studion dhe që nuk i referohet veprës së këtij mendimtari të shquar. Megjithatë si çdo vepër e madhe ajo ka edhe “kritikat” e veta - dhe ndoshta me të drejtë. Ai kritikohet për atë që nuk tha. Sot nuk kërkohet që t’i jepet vendi që i takon dilemës për oficerin si profe-sion – pasi kjo gjë nuk vihet në dis-kutim – por kërkohet t’i jepet vendi që i takon ushtarit profesionist. Dhe vërtetë, në modelet e sotme të ush-trive, veçanërisht të NATO-s, ush-tari konsiderohet profesion me të gjitha atributet që kërkon kategoria e profesioneve. Dhe kjo bëhet duke vendosur raporte sa më të drejta midis trajnimit dhe arsimimit. Edhe ne, në këtë rrugë jemi.

ushtriaE prEmtE, 6 maj 201114

nATO-nORFOLK FESTIVAL 2011

Shqipëria parakalon denjësisht

“festivali i nato-s”

Më 30 Prill 2011 në qytetin Norfolk ( k u n d o d h e t

Komanda e Aleancës për Transformimin) u zhvillua “Festivali i NATO-s”. Ky festival ka një histori të gjatë, që daton në vitin 1951. I konceptuar në fillim si par-adë për të promovuar florën e zonës përreth Norfolk-ut, nën emrin “Azalea Festival”, pak vite më vonë (1954), duke ndryshuar dhe emrin në “International Azalea Festival”, u transformua në një ngjarje, për të përshën-detur praninë e Komandës Strategjike të NATO-s në Norfolk. Që prej vitit 2009, aktiviteti quhet “Festivali i NATO-s në Norfolk”.

Komandanti ACT ,Gjen-eral Stephan Abrial respek-ton flamurin shqiptar dhe bën një vizitë në tendën ku u paraqitën aspekte nga Shqipëria. Ndër të tjera Gjenerali shprehet “ Është kohë e shkurtër nga vizita shumë e bukur që pata në vendin tuaj të mrekul-lueshëm, ku pata rastin të takohem me nivelet me të larta të vendit tuaj dhe drejtuesit tuaj civil dhe ushtarak, ku pavarësisht kohës së shkurtër arrita të shoh Shqipërinë nga ajri dhe nga toka kur zbrita nga avioni dhe sot dua t’ju falënderoj për paraqitjen e Shqipërisë kaq bukur, kaq interesante me plat-formën tuaj , ju përgëzoj, suksese”

Gjeneral Abrial merr me kënaqësi si dhurata nga tenda jonë, një stilolaps me flamurin shqiptar dhe një kalendar me foton e Nënë Terezës, ku thotë “Ajo ishte një njeri i bekuar !”.

F e s t i v a l i , p ë r v e ç s e shpreh mbështetjen e ko-munitetit për personelin ndërkombëtar në ACT, shërbeu edhe si një mundësi për promovimin e historisë, traditës dhe vlerave kom-bëtare të shteteve anëtare

Ana dhe Kleant Marku që jo vetëm ndihmuan në ndërtimin e platformës, por me një emocion të madh shprehen dëshirën të prezantonin traditën e Shqipërisë duke u veshur me kostume kombëtare të larmive të ndryshme dhe duke parakaluar para makinës. Dua të theksoj praninë e fëmijëve të ush-tarakëve shqiptar u bash-kuan në këtë parakalim me kostume kombëtare dhe emigrant shqiptar të Kos-ovës dhe të Shqipërisë, Lila dhe Nathan Olson, Kristi-ana Kuqi, Nosh Huba dhe familja e tij.

Na nderoi me prezencën e tij Atasheu ynë Ushtarak në Washington D.C, Kolonel Idriz Haxhiaj me familjen.

Një paraqitje serioze u realizua nga Youth Am-basador Klementina Marku, e cila e përzgjedhur nga

bordi drejtues i paradës si përfaqësuese e Shqipërisë në këtë festival, realizoi detyrimet në të gjitha aktiv-itetet vullnetare në ndihme të komunitetit të Virgin-ia Beach dhe Norfolk, ku dhe u vlerësua në fund me çmimin “One Star Youth Ambasador”

të aleancës.Nga aktivitetet e më-

sipërme, dy janë ato që kërkuan dhe angazhimin më të madh dhe resurse për përfaqësim të denjë, “Parada vjetore e Shteteve” dhe “Festivali i NATO-s”. “Parada vjetore e Shteteve” është një aktivitet që kon-sistoi në përgatitjen e një platforme të lëvizshme, të ideuar e realizuar për të përcjellë gjithçka që syno-het të përcillet rreth vendit tonë tek publiku, në rastin konkret ndërkombëtar. Për këtë nga ana e Zyrës së Përfaqësisë Kombëtare në ACT u vlerësua si një ak-tivitet mjaft i rëndësishëm dhe u kërkua angazhimi i krijuesve në Forcat e Ar-matosura (QKFA), për të ngritur idenë e platformës dhe mbi këtë bazë të bëhet mbështetja financiare, ku sigurisht për realizimin e saj do të kontribuonte personeli i ZPKK dhe familjarët.

N d ë r s a “ F e s t i v a l i i NATO-s” ishte i koncep-tuar si një ekspozitë, ku vendet mund të ekspozojnë gjithçka ata kanë mundësi, për të promovuar historinë, traditën, kulturën dhe arrit-jet e vendit, për këtë nga ana e Zyrës së Përfaqësisë Kom-bëtare në ACT u përgatit një program i detajuar dhe një informacion i hollësishëm

në drejtim të drejtorive për-katëse në SHP dhe në MM, pse duhej mbështetur ky program dhe me një MEMO të veçantë ju drejtuam Min-istrit të Mbrojtes zotit Arben Imami, nga ku dhe morëm miratimin e zhvillimit të këtij aktiviteti. Duam të theksojmë angazhimin se-rioz të Drejtorit të Drej-torisë së Përgjithshme të Pol i t ikave të Mbroj t jes Adriatik Mema, të Drej-torisë së Përgjithshme të Shërbimeve me Drej tor Sh. Berisha, të Drejtorit të Administratës dhe Shër-bimeve L.Cuci në MM, për mbështetjen që dhanë Zyrës së Përfaqësisë Ush-tarake për realizimin me sukses të pjesëmarrjes në aktivitet.

Puna e përfaqësisë vijoi me realizimin e këtij pro-grami që kishte të bënte me ndërtimin e platformës që do të vendosej në baza-mentin e një makine me përmasa 7m x 2.5m, që do parakalonte në paradë dhe në skicimin e ndërtimin e tendës, ku do ekspo -zoheshin e lemente nga kultura, tradita, historia, turizmi e arritjet e Shq-ipërisë dhe FA gjatë këtyre viteve. Për këtë u desh të bashkëpunonim me QK-MBM , ku Drejtoresha Znj Zerina Kuke me stafin e

saj na dërgoi disa skicime. Në ndërtimin e kësaj plat-forme u desh të jepnin kontributin e tyre jo vetëm personeli ushtarak i për-faqësisë, si kolonel Tonin Marku, n/kolonel Bilbil Bitri, oficeri shtabit në ACT n/kolonel Neshet Shena por dhe fëmijët e bashkëshortet e tyre.

Mund të themi se demon-strimi i realizuar me 30 prill ishte plotësisht i suksesshëm jo vetëm nga paraqitja, por edhe nga përmbajtja e plat-formës dhe ekspozimi i ma-terialeve promovuese që u bënë në tendën e Shqipërisë.

Flamuri i Shqipërisë u valëvit i pari në qendër të Norfolkut pas flamurit të Komandës së NATO-s, ACT. Ishte shume emo-cionuese kur komentatorja e paradës përmend emrin e Shqipërisë, komenton logon “The land of sun and hospitality” e vendosur në anët e makinës dhe logoja tjetër “ The new Mediterra-nean love”. Në platformën e paraqitur ne arritëm të ekspozonim një kala që sim-bolizon qëndresën në shekuj të burrave e grave të Shq-ipërisë, që sjell në memorie ng jar je të rëndësishme si Kuvendin e Lezhës ku heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) bëri bashkimin e Principatave

Shqiptare, momentet histo-rike kulmore të shpalljes së Pavarësisë 1912 nga burri i mençur i Vlorës Ismail Qemali etj. Pjesa tjetër një pamje anije që simbolizon ecurinë, zhvillimin, arrit-jet, turizmin, pra tregon një vend që lëviz e zhvillohet në dre j t im të progresi t dhe standardeve Evropi-ane dhe me orientim nga qytetërimet dhe demokrac-itë perëndimore.

Si drejtues i Zyrës së Përfaqësisë Kombëtare në ACT shpreh falënderim për të gjithë mbështetësit e këtij aktiviteti të rëndë-sishëm, duke fi l luar që nga drejtuesit me të larte të MM, SHP, drejtues të drej-torive përkatëse dhe stafet e tyre në MM,SHP, QK-MBM. Shpreh vlerësimet më të larta për të gjithë per-sonelin ushtarak shqiptar në komandën e ACT-së dhe

veçanërisht të familjareve të tyre që me punën e tyre konkrete bënë të mundur realizimin me sukses të kësaj paraqitje serioze, ju jam mirënjohës të gjithë fëmijëve të ushtarakëve, konkretisht Glenard dhe Briana Bitri, Kreshnik dhe Nerin Shena, Klementina,

parada

ushtriaE prEmtE, 6 maj 2011 15dossier

Nj ë r a p o r t m b i mënyrën e zhvil-l imit të propa-

gandës komuniste me botën e jashtme. Një material me nënshkrimet e 4 personave të njohur, ndër të cilët edhe Hysni Kapo e Ramiz Alia, ishte një analizë mbi gjendjen e propagandës dhe asaj që cilësohej kundërpropagandës. Raporti përmbledh pjesën e parë për mjetet e informacionit që përhapnin informatat e tyre në Shqipëri si dhe në pjesën e dytë të mjeteve që kishte PPSH-ja për botën e jashtme në përhapjen e propagandës së saj. Në pjesën tjetër të raportit thuhet se pasi revizionistët nuk kishin arritur të bindnin dot, kishin përhapur disku-timet se me shqiptarët nuk bisedohej dot, të injorohej bisedimi me ta, pasi përhapej dendur fjala se ata ishin “tel-lallë të kinezëve”.

Mjetet e format e përdorura nga mjetet komuniste të pro-pagandës ishin disa. Në bazë të vendimit të Sekretariatit të KQ të PPSH-së, u zgjeruan mjetet dhe format e propagan-dës, por vërehej se mungonte një punë e studiuar. Mjetet më të fuqishme ishin Radio Tirana dhe ATSH. Radio Tirana jepte emisione 3 herë në javë në rusisht, bullgarisht, serbok-roatisht, italisht, anglisht, arabisht, greqisht, ndërsa 2 herë në javë gjermanisht, hungarisht dhe italisht. Çdo emision zgjaste 30 minuta në ditë. ATSH-ja jepte dy emi-sione me 4 – 6 orë në ditë. Por ATSH-ja kishte mungesë të vërtetë dhënie informacioni, pasi ai qarkullonte shumë ngadalë. P.sh fjalimi i min-istrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në OKB botohej pas 4 – 5 ditësh. Botimet për jashtë shtetit kishin organ kryesor revistën “Shqipëria e Re” e cila botohej në Tiranë në rusisht, frëngjisht, ara-bisht me nga 3 mijë copë, në kineze me 20 mijë copë dhe në anglisht me 4 mijë copë. Vetëm 1/5 e revistës shpërn-dahej në bazë të pajtimeve, pjesa tjetër jepej falas. Cilësia vlerësohej e dobët, tematika ishte ngushtë, përmbajtja duke u përmirësuar. Përk-thimi kishte shumë gabime. Në propagandë rol të rëndë-sishëm luanin edhe buletinet e ambasadave shqiptare si atë të Pekinit, Varshavës, Buku-

armikut dhe anasjelltas. Nga ana tjetër duhet të

bëjmë edhe kundërpopagan-dë d.m.th. duke e studiuar propagandën e armikut. Të përcaktojmë kundërvep-rimin tonë. Kështu, shtypi të polemizojë indirekt, ndon-jëherë edhe drejtpërsëdrejti me tezat e propagandës së armikut. Sidomos në propa-gandën me gojë kjo mund edhe duhet bërë më mirë. Lektorët, konferencierët, çdo komunist dhe agjitatorët, nuk duhet të mbahen në kufijtë e atyre që thotë shtypi, ata duhet të luftojnë hapur me parullat dhe propagandën e armikut. Disa herë kjo bëhet, por duhet bërë më mirë.

Për të bërë këtë: - Nga njëra anë, drejtoria e

agjitacionit dhe propagandës të studiojë me vëmendje pro-pagandën e armikut dhe të përcaktojë mënyrat e mjetet e kundërpropagandës, të ndi-hmojë bazën me orientimet dhe materialet e ndryshme. Bashkëpunimi me komitetet e partisë së rretheve dhe min-istrisë së punëve të brend-shme është i domosdoshme për këto çështje.

- Nga ana tjetër komitetet e partisë në rrethe duhet të ndjekin parullat e armikut, të përcaktojnë mënyrat e mjetet e kundërveprimit të tyre.

2. Propaganda e armikut me objekt botën e jashtme dhe detyrat e kundërpropa-gandës dhe të propagandës për jashtë vendit. P

Propaganda që bëhet me anë të shtypit, radios, TV, botime të ndryshme dhe dip-lomatë dhe personalitete të tjera shtetërore është drejtimi i punës së imperialistëve dhe revizionistëve.

Synimi është të krijojë këto opinione në gjithë Shqipërinë:

a) Shqiptarët janë një popull bari dhe malësor, pra nuk ia përtojnë sherrit. Përfundimi: prandaj ngrihen me të gjithë dhe me Hrushovin.

b) Shqipëria është vendi më i prapambetur i Evropës dhe një vend i varfër. Përfundimi: Nuk ka ndonjë rëndësi dhe nuk meriton ndonjë vëmendje edhe për ato që thotë.

c) Shqipëria është një vend stalinist. Përfundimi: staliniz-mi është baras terror, diktaturë e egër, mungesë demokracie etj, pra gjendja në Shqipëri është mos më keq.

Radio Londra bën politike të rafinuar

reshtit, Vjenës, Romës, Hava-nës, Algjerit, Kajros, Ankarasë e Parisit. Këto dilnin 8 herë në vit me 20 – 40 faqe.

Ishin botuar 71 broshura me artikuj kundër revizionizmit me një tirazh prej 220 mijë copë. Shpërndarja ishte falas. Më 1964 ishin eksportuar mbi 68 mijë copë libra në Kinë, Kore, Itali, Francë, Suedi, Su-dan, Austri, Belgjikë, RFGJ, SHBA, Rumani, Vietnam, Poloni, etj. Ishin bërë 1712 pa-jtime jashtë vendit për shtypin shqiptar.

*** Raport: Mbi propagandën

e armikut, detyrat e kundër-propagandës dhe forcimin e propagandës në botën e jashtme.

Sikurse dihet, ditët e fundit është shtuar propaganda e armikut kundër vendit tonë, është zgjeruar edhe lufta jonë në fushën ndërkombëtare prandaj edhe puna që duhet bërë për kundërpropagandën brenda dhe jashtë vendit, si dhe propaganda në botën e jashtme, merr një rëndësi të veçantë.

Propaganda e armikut ka pasur kurdoherë dhe ka si objekt:

- Popullin shqiptar, domethë-në përpunimin e opinionit publik brenda vendit, krejt në kundërshtim me vijën e partisë sonë.

- Botën e jashtme, domethë-në krijimin e një opinioni botëror, krejt në kundërshtim me të vërtetën dhe politikën e shtetit tonë.

Prandaj edhe kundërpropa-ganda duhet të ndërtohet në mënyrën që të veprojë në të dy këto objekte, d.m.th. edhe brenda edhe jashtë vendit. Nga studimi që iu bë kësaj çështjeje, gjendja paraqitet si më poshtë:

1. Propaganda e armikut më objekt popullin shqiptar dhe detyrat e kundërpropagandës brenda vendit.

a) Gjendja: Propaganda e armikut me objekt popullin shqiptar është shtuar shumë, sidomos në këto vitet e fundit. Mjeti më i fuqishëm në kushtet e tanishme është radio. Sot, 10 radiostacione të huaja japin emisione në gjuhën shqipe, gjithsej 8 orë në ditë (me për-jashtim të Radio Prishtinës, e cila flet me orë të tëra shqip). Kështu, “Zëri i Amerikës” jep 2 emisione në ditë, nga 30 minuta, në 4 valë, Radio Beogradi 4 emisione, 2 nga 30 minuta dhe 2 nga 15 minuta në 3 valë.

Për sa i përket përmbajtjes të gjithë rrahin në një drejtim, shpifin kundër partisë sonë dhe propagandojnë qëllimet e tyre. Por në propagan-dën e armiqve ndaj vendit tonë ka edhe veçori: nga sa del, propagandën më

të zgjuar dhe më të hollë vazhdon ta bëjë Radio Lon-dra, duke bërë më shumë komente dhe për çështjet më të rëndësishme si dhe duke lënë përshtypjen e njëfarë objektiviteti në komentimin e ngjarjeve. Zëri i Amerikës është më agresiv dhe bën një propagandë shumë të hapur. Radio Athina, Janina dhe Spanja nacionaliste kanë shumë sharje. Kurse Radio Roma dhe Vatikani mer-ren shumë me të kaluarën, historinë dhe lidhjet e vjetra midis Italisë dhe Shqipërisë. Nga ana tjetër, Beogradi dhe Radio Moska kanë në mes të tyre një ngjashmëri koor-dinimi dhe veprimi, që bien në sy qoftë në sulmet kundër udhëheqjes së Partisë dhe në shtrembërimin e fakteve të historisë së partisë dhe të vendit tonë, qoftë edhe në përhapjen e ideve të tyre revizioniste. Radio Moska ka qenë dhe vazhdon të jetë e papërcaktuar, me mjaft lëkundje, herë është bërë më agresive dhe është ngarkuar me sharje, herë të tjera është përmbajtur.

Sa dëgjohen dhe sa ndikoj-në ato në njerëzit tanë? El-ementi unik dhe disa rrethe të tjera, të cilat për çështje të caktuara vihen në opozicion me vijën e partisë, i ndjekin dhe i përhapin idetë e par-ullat e këtyre radiove. Kjo

del edhe nga shumë mate-riale që mbledhin shokët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrugën e tyre. Masat nuk i dëgjojnë këto radio. Pra, ky nuk përbën ndonjë prob-lem shqetësues, aq sa nuk duhet nënvlerësuar. Është parë mundësia për t’u bërë zhurmë këtyre radiove, por del të jetë e pamundur të paktën tani për tani. Par-tia ka mundur të krijojë një situatë bojkotimi ndaj dëgjimit të këtyre radiove, duke krijuar bindjen se nuk duhen dëgjuar, por edhe duke u shtruar në farë pre-sioni ndaj elementeve jo të mirë. Kjo sigurisht duhet vazhduar sidomos në disa zona të caktuara. Mjete të tjera të propagandës së ar-mikut me objekt popullin shqiptar janë letrat, pakot, dollarët, turistët, ekipet sportive etj. Çdo vit vijnë në Shqipëri rreth 250.000 letra, mbi 2 milionë dollarë, rreth 15 mijë pako dhe deri në 1 mijë turistë. Roli i tyre dhe ndikimi që ushtrojnë gjithashtu nuk mund të nënvlerësohet. Vetë fakti që disa njerëz rrojnë me të ardhura, të cilat nuk burojnë nga puna e tyre, le të kupto-het se tek ata ushqehet dhe mund të lindin tendenca parazitizmi, shfaqje të huaja etj. Sigurisht nuk shtrohet të ndalojnë ardhjen e dol-larëve, letrave dhe pakove, por propaganda që synon të bëjë armiku, me anë të tyre ka pasoja, prandaj me këta njerëz duhet bërë një punë e veçantë.

Propagandë të huaj jo të drejtpërdrejtë kundër partisë dhe shtetit tonë por që sjell një ideologji të huaj, derdhin tek ne edhe kanale të tilla si Radio, TV, gazeta e librat që vijnë nga jashtë, filmi etj. Me gjithë kufizimet që janë bërë duhet parë ç’mund të bëhen të tjera.

b) Detyrat: Në radhë të parë vetë puna e gjerë politike me masat me anë të shtypit dhe me gojë, e neutralizon dhe e bën të pafuqishme propagandën e armikut. Sa më e nivelit të lartë të jetë propaganda jonë, aq më pak vend ka për propagandën e armikut. Çështja shtrohet: ku është e dobët propaganda jonë? Zë vend propaganda e

1964/propaGanda komuniste kundër Gjithë Botës

ushtriaE prEmtE, 6 maj 201116 ceremonia

Në 5 maj 2011 Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, ushtarakë së Forcës Ajrore, Sho-qata e Familjeve të Dëshmorëve të Aviacionit, familjarë dhe të afërm të Dëshmorëve të Aviacionit bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule për nder të punës dhe veprës së tyre.Pjesëmarrësit në homazhe shprehën respekt e nderim për 37 Dëshmorët e Aviacionit, të cilët me përkushtimin dhe vetëmo-himin e tyre nuk kursyen as jetën në shërbim të konsolidimit të mbrojtjes së vendit. Ata janë shembull frymëzimi për mënyrën se si i duhet shërbyer vendit, ndaj ata kanë e do të kenë gjithnjë respektin e familjarëve, të shtetit tonë, të personelit të Forcës Ajrore, si dhe të gjithë brezave që do të shërbejnë në këtë Forcë.Pas homazheve të pranishmit bënë vizita në familjet e disa dëshmorëve, ndërsa pasdite në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes u promo-vua filmi dokumentar kushtuar Dëshmorëve të Aviacionit “Gra në Dritare”, një prodhim ky i Qendrës Kombëtare të Kine-matografisë. Nga Arma e Aviacionit Shqiptar kanë rënë në krye të detyrës 37

5 MAJ Homazh Dëshmorëve të Aviacionit

Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan dje me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për atdheun, pikërisht në ditën kushtuar atyre, 5 Maji, duke zhvilluar homazhe në Varr-ezat e Dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”. Fillimisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kanë kryer homazhe drejtues të lartë të shtetit, si kryeministri Berisha, Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, kryetari i opozitës Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Zv/Shefi i Shtabit Sander Lleshi, etj. kryeministri Berisha, i shoqëruar dhe

nderim për idealet e lirisënga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar vendosën kurora me lule në momentin “Nëna Shqipëri”. Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se sot është dita e përuljes para të gjithë atyre që flijuan jetën, rininë për të fituar pavdekësinë në altarin e kombit. “Sot i nderojmë me ndjenjë krenarie të veçantë sepse kurrë ndon-jëherë idealet e lirisë nuk kanë qenë më të sigurta si në ditët e sotme”- tha Berisha duke kujtuar se sot Shqipëria është vend anëtar

në NATO se shqiptarët lëvizin të lirë në vendet e BE-së, dhe se Shqipëria është më afër realizimit të ëndrrës së integrimit në BE. Gjithashtu kryeministri kujtoi se më 8 maj, shqiptarët do të votojnë si qytetarë europianë dhe janë të lirë të përzgjedhin kandi-datin e forcën politike që ata duan dhe shtetit do japë kontributin për një proces zgjedhor sipas standardeve”. Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të 28 mijë dëshmorët, ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.

ushtarakë të cilët janë shpal-lur “Dëshmorë të Atdheut” dhe prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe në rrethe. Aviatorët janë vlerësuar gjithnjë nga shoqëria për ndjenjën e lartë

të sakrificës që i karakterizon, për gatishmërinë në realizimin e detyrave për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë dhe ndihmën e pakursyer që u kanë dhënë njerëzve në nevojë. Vepra e tyre ka shërbyer gjithnjë

si shembull edukimi dhe frymëzimi për brezin e ri dhe për të gjithë efektivat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë ditë përkujtimore i gjithë efektivi i Forcës Ajrore shpreh respekt dhe nderim për jetën dhe veprën e tyre.

Njerëzit që bien për idealet e larta të lirisë e të përparimit, për mbrojtjen e interesave të kombit e të mbrojtjes së vendit, historikisht kanë merituar respektin e brezave pasardhës, pasi ata janë pjesë e krenarisë kombëtare.