ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013 · PDF filepërbashkëta për forcimin e...

16
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dekoron dy ekspertë amerikanë E premte, 31 maj 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 19 (8172) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] KONTINGJENTI OMLT (MAT) “STRIKING EAGLES-3” DREJT PëRFUNDIMIT Të MISIONIT Në AFGANISTAN! Në BFS, zhvillohen kurset ”Pashalimani 2013” dhe i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve Dekorohet në 7 mujorin e kryerjes së misionit kontingjenti OMLT (MAT) “Striking Eagles-3” Zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak “MAT Striking Eagle 4”, me mision në Afganistan Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi pritën shefin e SHP të FA të Turqisë CEREMONIA faqe 6 faqe 6 FJALA E MINISTRIT TË MBROJTJES NË KONFERENCËN E SIGURISË KONTRIBUAN PËR RSM-në Sfida e Adriatikut dhe Jonit kërkon qasje “të mençur”, bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale SHEFI I SHTABIT TË TURQISË TAKOI DHE PRESIDENTI NISHANI faqe 3 Stërvitja ”Pashalimani 2013”, filloi në muajin maj dhe përfundon në qershor, kurse kursi i ruajtjes dhe sho- qërimit të personaliteteve, u zhvillua nga data 15 prill deri në datën 15 maj, për një periudhë 4 javore nga grupi i instruktorëve të kurseve në Batalionin Special U EVIDENTUA ECURIA E AKTIVITETEVE NIS FESTIVALI I FORMACIONEVE MUZIKORE USHTARAKE-FFMU PËR VLERËSIMIN E NËNREPARTEVE TË NATO Gjeneralmajor Gjunkshi takim me komandantët e strukturave kryesore të FA Mirënjohje për artistët e ish-Ansamblit Artistik të Ushtrisë Në FT zhvillohet konferenca “Planëzuese për stërvitjen “Biza 2”, “Pool of Forces” faqe 9 faqe 4 faqe 10 faqe 12 Takim Plenar në Tiranë për Menaxhimin e Trafikut Ajror Kryeministri Berisha: Falë ndihmës se SHBA-së dhe Italisë për ngritjen e QNOD është bërë e mundur të forcohet vëzhgimi dhe kontrolli i ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare Zhvilloi punimet konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon” Morën pjesë 70 pjesëMarrës nga vendet anëtare të nato-s... faqen 2-3 Politikani i BE-së, z. Franco Fratini, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Adriatikut dhe Jonit, jo vetëm për vendet që lagen nga këto ujëra, por edhe më gjerë, arritjet e shënuara në fushën e vëzhgimit dhe të kontrollit të hapësirave detare të rajonit tonë, shfrytëzimin e këtij rajoni nga pikëpamja ekonomike, si dhe angazhimin e vendeve tona për ndërtimin e aksioneve të përbashkëta për forcimin e luſtës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj... Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi plenar është diskutimi dhe amendimi i politikave dhe udhëzimeve për një menaxhim sa më të mirë të trafikut ajror të NATO-s MINISTRI IMAMI: Turqia është një nga vendet që ka kontribuar më shumë për aftësimin e FA Shqiptare në këto 20 vite dhe për shndërrimin e tyre nga praktikat e vjetra dhe sigurisht ka qenë një vend mik që bëmë të mundur integrimin tonë në NATO. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë Necdet Özel zhvilloi një vizitë në KDS Në MM u organizuar një ceremoni e veçantë me rastin e dekorimit me medaljen “Për Shërbime të Shquara” të z. Robin Sakoda dhe z.Jaan Muruets faqe 8-9 faqe 10 faqen 5 FLET KOMANDANTI I BFS-së, KOLONEL DRITAN DEMIRAJ NGA ARBEN IMAMI MINISTËR I MBROJTJES Ushtarakët shqiptarë dhe amerikanë vlerësohen me med- alje për rezultatet e arritura. Historia e suksesit të 20 ushtarakëve shqiptarë dhe 12 amerikanë, të cilët vazh- dojnë kryerjen me përkushtim të detyrave të ngarkuara!

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013 · PDF filepërbashkëta për forcimin e...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 1

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dekoron dy ekspertë amerikanë

E premte, 31 maj 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 19 (8172)

ushtrIA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

KoNtiNgjENti oMLt (MAt) “StriKiNg EAgLES-3” drEjt përfuNdiMit të MiSioNit Në AfgANiStAN!

Në BFs, zhvillohen kurset ”Pashalimani 2013” dhe i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve

Dekorohet në 7 mujorin e kryerjes së misionit kontingjenti OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”

Zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak “MAT Striking Eagle 4”, me mision në Afganistan

Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi pritën shefin e SHP të FA të Turqisë

cereMonia

faqe 6

faqe 6

fjala e ministrit të mbrojtjes në konferencën e sigurisë

kontribuan për rsm-në

Sfida e Adriatikut dhe Jonit kërkon qasje “të mençur”, bazuar në zgjidhjet

ndërshtetërore dhe rajonale

Shefi i ShtaBit të turQiSë takoi dhe PreSidenti niShani

faqe 3

Stërvitja ”Pashalimani 2013”, filloi në muajin maj dhe përfundon në qershor, kurse kursi i ruajtjes dhe sho-

qërimit të personaliteteve, u zhvillua nga data 15 prill deri në datën 15 maj, për një periudhë 4 javore nga grupi i

instruktorëve të kurseve në Batalionin Special

u evidentua ecuria e aktiviteteve

nis festivali i formacioneve muzikore ushtarake-ffmu

për vlerësimin e nënreparteve të nato

Gjeneralmajor Gjunkshi takim me komandantët e strukturave kryesore të FA

Mirënjohje për artistët eish-Ansamblit Artistik të ushtrisë

Në Ft zhvillohet konferenca “Planëzuese për stërvitjen “Biza 2”, “Pool of Forces”

faqe 9

faqe 4

faqe 10 faqe 12

takim Plenar në tiranë për Menaxhimin e Trafikut Ajror

Kryeministri Berisha: Falë ndihmës se SHBA-së dhe Italisë për ngritjen e QNOD është bërë e mundur të forcohet vëzhgimi dhe kontrolli i ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare

Zhvilloi punimet konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”

Morën pjesë 70 pjesëMarrës nga vendet anëtare të nato-s...

faqen 2-3

Politikani i BE-së, z. Franco Fratini, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Adriatikut dhe Jonit, jo vetëm për vendet që lagen nga këto ujëra, por edhe më gjerë, arritjet e shënuara në fushën e vëzhgimit dhe të kontrollit të hapësirave detare të rajonit tonë, shfrytëzimin e këtij rajoni nga pikëpamja ekonomike, si dhe angazhimin e vendeve tona për ndërtimin e aksioneve të përbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj...

Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi plenar është diskutimi dhe amendimi i politikave dhe udhëzimeve për një menaxhim

sa më të mirë të trafikut ajror të NATO-s

MiniStri iMaMi: Turqia është një nga vendet që ka kontribuar më shumë për aftësimin e FA Shqiptare në këto 20 vite dhe për shndërrimin e tyre nga praktikat e vjetra dhe sigurisht ka qenë një vend mik që bëmë të

mundur integrimin tonë në NATO. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë Necdet Özel zhvilloi një vizitë në KDS

Në MM u organizuar një ceremoni e veçantë me rastin e dekorimit me medaljen “Për Shërbime të Shquara” të z. Robin Sakoda dhe z.Jaan Muruets

faqe 8-9

faqe 10

faqen 5

faqe 7

flet komandanti i bfs-së, kolonel dritan demiraj

nga arben imamiministër i mbrojtjes

Ushtarakët shqiptarë dhe amerikanë vlerësohen me med-alje për rezultatet e arritura. Historia e suksesit të 20 ushtarakëve shqiptarë dhe 12 amerikanë, të cilët vazh-dojnë kryerjen me përkushtim të detyrave të ngarkuara!

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Paraditen e së mërkurës, në mjediset e hotel “Tirana In-ternational” zhvilloi punimet konferenca me temë “Sfidat e

Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila u organizua nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) e Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Në këtë Konferencë ishin të pran-ishëm: Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrja e Jashtme, znj. Edit Harxhi, zëvendësminis-tri i Brendshëm, z. Arben Ristani, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura. Gjithashtu në konferencë morën pjesë: Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, politikani i Bash-kimit Europian, z. Franco Fratini, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, z. Talat Xhaferri, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Agim Çeku, zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë, z.Panagiotis Karampelas, përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje–Hercegovinës, si dhe përfaqë-sues nga organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe.

Në fjalën e tij drejtori i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, gjeneralmajor (R) Maksim Malaj, tha: -“Me cilësinë e drejtorit të Qendrës për Siguri dhe Mbrojtje të Ministrisë së Mbrojtjes, një qendër e themeluar kohët e fundit në Min-istrinë e Mbrojtjes. Është kënaqësi për mua dhe privilegj, të hap këtë sesion të parë të Konferencës. Siç jeni në dijeni, kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në bash-këpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kjo Konferencë është e nderuar të ketë folës të shquar, të tillë si kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Berisha; Ambasa-dori Amerikan, z. Arvizu, Kryetari i Këshillit të Atlantikut dhe (Brent Scowcroft) Qendra Ndërkombëtare mbi Sigurinë, z.Frattini. Shkëlqesi, ju falënderoj që dedikuat një pjesë të kohës suaj të çmuar në këtë kon-ferencë. Unë gjithashtu mirëpres pjesëmarrjen në këtë konferencë, të delegacioneve nga ministritë e

Zhvilloi punimet konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”

mbrojtjes të vendeve të rajonit, nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroa-cia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, të cilët do të paraqesin dhe do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi temën e kësaj konference. Gjithashtu, drejtues te ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme të Shqipërisë do të japin pikëpamjet e tyre nga perspektiva e Ministrive të tyre. Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për pjesëmarrjen në këtë konferencë, të ambasadorëve, përfaqësuesve dhe të atasheve ushtar-ake të vendeve të rajonit. Faleminderit për praninë tuaj në këtë konference, bashkë me personalitete të nivelit të lartë të përmendura tashmë”. Më tej në fjalën e tij gjeneral gjeneralmajor (R) Maksim Malaj shtoi se: -“Kjo konferencë gjithashtu, do të sjellë së bashku përfaqësues të shquar dhe organizata ndërkombëtare në fushën e sigurisë së gjerë ose detare, të tilla si: Qendra Marshall, SELEC, JIC TC, ICITAP etj. Ju faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj dhe përvojën që do të ndani me ne. Ne jemi të kënaqur që në ketë Konferencë ka pjesëmarrje nga 15 institucionet e ndërlidhura të sigurisë kombëtare, si institucionet qeveritare ashtu edhe jo-qeveritare. Një falënderim për përfaqësuesit e të gjitha organizatave tuaja”. “Tani, dy fjalë në lidhje me temën kryesore të Konferencës. Sot, ne do të diskutojmë mbi një çështje shumë të rëndësishme për vendet tona, qeveritë tona dhe gjithë rajonin.

Të gjitha vendet tona kanë qasje ose preken nga detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfi-dat, të tilla si: Terrorizmi, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, trafikimit ilegal të drogës, njerëzve dhe armëve, pirateria, ndotjes detare - janë të një natyre trans-kombëtare ose globale. Këto rreziqe mund të kalojnë kufijtë, pa nevojën për pasaportat dhe viza dhe ne nuk mund të injorojmë ato kaq lehtë. Në këtë kontekst, të gjithë biem dakord që këto sfida, kërkojnë më shumë se përpjekjet individuale, për tu menaxhuar me sukses. Zgjed-hjet e mençura dhe veprimet e për-bashkëta janë mëse të nevojshme. Kjo është arsyeja pse kjo konferencë është duke sjellë së bashku të gjitha vendet dhe qeveritë tona, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e sigurisë detare. E fundit por jo më pak e rëndësishme, unë besoj fuqimisht se, me kontributet tuaja dhe diskutimet e frytshme, konferenca do të gjenerojë ide të reja dhe të frytshme, zgjidhje dhe rekomandime për bashkëpunimin e vendeve tona, në të ardhmen” – përfundoi fjalën e tij drejtori i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, gjeneralmajor (R) Maksim Malaj.

Pas fjalës së hapjes që mbajti drejtori i Qendrës Kombëtare të Sig-urisë dhe Mbrojtjes, gjeneralmajor(R) Maksim Malaj, konferencën e për-shëndeti kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha. Në fjalën e tij kryemi-nistri Berisha theksoi –“Së pari,

dëshiroj përshëndes përzemërsisht or-ganizatorët e kësaj konference për një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me sigurinë e këtij rajoni, por edhe më gjerë se ky rajon. Detet e rajonit bashkojnë të gjitha vendet, nga veriu në jugun e Ballkanit dhe janë dete, në të cilat lundron një fluks i jashtëzakonshëm tregtar nga e mbarë bota, në drejtim të Evropës dhe nga mbarë Evropa në drejtim të kontinen-teve të tjera. Këto dete bashkojnë disa vende që kanë ndër potencialet më të jashtëzakonshme turistike të planetit. Trashëgimia historike i ka bërë këto vende të lakmuara nga e gjithë bota, për t’u vizituar për pasuritë mahnitëse kulturore që kanë. Detet e këtij rajoni janë ndër më të pasurat e planetit. Natyrisht, me shumë probabilitet, në nëntokën e tyre ka rezerva shumë të mëdha hidrokarburesh, por ky rajon ka edhe një specifikë tjetër të madhe dhe kjo specifikë është se si krahu juglindor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është direkt i kufizuar me zona, të cilat ende nuk kanë stabilitetin e duhur dhe në këtë kontekst janë më atakuara apo mund të shfrytëzohen më shumë nga organizata dhe rrethe terroriste si, baza për t’u nisur për të ndërmarrë veprime qoftë në këto dete, qoftë në vende të tjera të Evropës. Të gjithë këta faktorë së bashku bëjnë të domosdoshëm një përpjekje serioze të madhe. Pra gjithë kjo rëndësi e madhe dhe këto potenciale të këtij rajoni bëjnë të domosdoshëm sun-dimin e ligjit në detet tona, të ligjit

kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre. Kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe”. Më vijim të fjalës së tij kreu i ekzekutivit shtoi se: -“Unë ju garantoj se Shq-ipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zëro ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj ter-ritoriale. Në këtë kontekst, ne për vite të tëra ndaluam disa mjete lundruese të vogla, skafet, të cilat nuk ishin gjë tjetër përveç se industri e krimit të organizuar. U shpëtuan me qindra e qindra jetë, por u bë edhe një koor-dinim më i shkëlqyer i përbashkët me autoritetet italiane në luftën e krimit të organizuar. Sot, falë një ndihme shumë të çmuar që Roja Bregdetare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, ndihmës që Italia mike i ka dhënë Shqipërisë, për-pjekjes sonë për të prodhuar në vend anije bregdetare në një partneritet me autoritetet holandeze, ngritja e Qen-drës Ndërinstitucionale Operacionale të Detit, të gjitha këto së bashku kanë forcuar fibrën e kontrollit të ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare. Një koordinim në dy vendet fqinje funksionon dhe është i vazhdueshëm. Mendoj se edhe më shumë duhet të bashkërendojmë përpjekjet për të garantuar flukset e mëdha tregtare, për të garantuar rrugët energjetike që mesa duket shpejtë do të fillojnë të lëshojnë shtat. Dhe ky është vetëm fillimi”. “Ky projekt është projekti i parë i madh, po flukse të tjera të mëdha energjetike nga Mesdheu, nga rajoni, janë potenciale të mund-shme. Pra në këtë koordinim të për-bashkët vendet tona duhet të marrin përgjegjësi dhe marrin përgjegjësi për rajonin, për dete për të sigurta në rajon dhe më gjerë. Siç theksoi miku im Franko Frattini, ky është një rajon i madh evropian, rajon, i cili në Evropën e rajoneve duhet të ketë vendin, peshën, rëndësinë dhe pers-pektiven e tij. Ky është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme, por në qoftë se e vështron, ky është rajoni ku mungojnë më shumë se në çdo rajon tjetër projektet e mëdha evropiane. Konsolidimi i konceptit do të bindë vendimmarrësit se, zhvillimi i këtij rajoni është interesi jetik më i mirë i të gjitha rajoneve të tjera të Evropës, pasi këtu potencialet janë ndoshta më të mëdha se kudo, por këto janë për t’u

Kryeministri Berisha: Falë ndihmës se shBA dhe Italisë për ngritjen e QNOD është bërë e mundur të forcohet vëzhgimi dhe kontrolli i ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare

Politikani i BE-së, z. Franco Fratini, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Adriatikut dhe Jonit, jo vetëm për vendet që lagen nga këto ujëra, por edhe më gjerë, arritjet e shënuara në fushën e vëzhgimit dhe të kontrollit të hapësirave detare të rajonit tonë, shfrytëzimin e këtij rajoni nga pikëpamja ekonomike, si dhe angazhimin e vendeve

tona për ndërtimin e aksioneve të përbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj...

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

3ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013zyrtare

I nderuar z.Fratini, të nderuar am-basadorë, zonja dhe zotërinj! Falemind-erit për pjesëmarrjen në këtë konference rajonale për “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”.

Ne po zhvillojmë këtë konference me një qëllim të dyfishtë:

Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zonat detare në interes të zhvillimit rajonal dhe, së dyti, si të adresojmë dhe organizojmë një përgjigje rajonale ndaj sfidave që mund “të ndikojnë” këtë hapësirë barazisht jetike për të gjithë ne, që jemi ulur rrot-ull kësaj tavoline. Qoftë si vend anëtar ose partner i NATO-s, të gjithë jemi tashmë më të vetëdijshëm për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që mund të afrojnë vendet tona të vogla rajonale, përmes një bashkëpunimi më të fortë dhe kuptimplotë, të interesuar drejt-përdrejt në qasjen e “Smart Defence”. Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare të NATO-s, vende aspiruese ose vende partnere. Këto vende janë ose anëtarë të BE-së, ose vende kandidate ose gëzojnë statusin e kandidatit potencial. Sipas mendimit tim, në qëllimin tonë të përbashkët për një zonë detare më të sigurt dhe më të begatë, mund të përfitojmë nga sukse-set dhe arritjet e njëri-tjetrit, si edhe të mësojmë nga praktikat më të mira të njëri-tjetrit. Thuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë dalje, ose ndodhen afër detit Adriatik dhe Jon. Vendi im, Shqipëria, ndan një vijë bregdetare rreth 420 km, prej të cilave 270 km janë në Adriatik dhe 150 km në Jon. Gjithashtu, thuajse çdo vend në rajon, direkt ose indirekt, gëzon avantazhet dhe përfitimet e kësaj dalje në det. Duke pasur parasysh zonën detare si një aset i çmueshëm për qytetarët tanë, qeveria shqiptare e ka kthyer atë në një prioritet zhvillimi nëpërmjet: Rritjes së masave të sigurisë dhe mbrojtjes së zonës tonë detare, sido-mos në lidhje me Rojën bregdetare dhe vëzhgimin detarë; nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit ndërqeveritar, në

Sfida e Adriatikut dhe Jonit kërkon qasje “të mençur”, bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale

nga arben imami

lidhje me rruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të habitatëve dhe burimeve njerëzore; nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve; nëpërmjet krijimit të një klime më të favorshme në mbështetje të aktiviteteve të turizmit; nëpërmjet nxitjes të partner-iteteve të forta të politikave të fqinjësisë me vendet që ndajnë të njëjtat hapësira ujore. Këto masa ndihmojnë në kthimin e ujërave të Adriatikut dhe Jonit në hapësirë të mundësive të pakufishme për zhvillimin e vendit.

Të nderuar miq!Shqipëria dhe supozojë të gjitha ven-

det tona janë shumë të interesuara dhe të vendosura për të kapërcyer të gjitha rreziqet dhe sfidat në fushën detare, të cilat kanë treguar se janë komplekse dhe ndikojnë tek ne të gjithë, në të njëjtën mënyrë, si: Terrorizmi; krimi i organi-zuar; trafiku ilegal i qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve, materialeve të rrezikshme, kontrabanda detare, ndotja e ambientit, siguria e porteve, etj. Në këtë kontekst, sot mund të prezantojmë me krenari, një nga zgjidhjet më të mira që Qeveria e Shqipërisë përdori për një zonë detare më të sigurt: Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Krijimi i kësaj qendre ishte

rezultat e një qasje ndërinstitucionale për një qëllim të përbashkët: Rritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë de-tare nëpërmjet aktiviteteve të zbatimit të ligjit pa kompromis kundër gjithë aktiviteteve ilegale në det.

Ky ishte një qëllim i vlefshëm një-kohësisht për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financës, etj.

Bashkëpunimi i institucioneve të ndryshme në një Qendër, u bë e mun-dur nëpërmjet 3 kolonave kryesore të qasjes ndërministeriale: Ndërtimi i një strategjie të gjithanshme kombëtare; financimi i investimeve i vazhdueshëm; ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme në këto institucione. Nga ana tjetër kuadri ligjor, ndarja dhe koordinimi i përgjegjësive të veçanta të institu-cioneve përfshinte shumë përpjekje, në mënyrë që kjo qendër të jetë funk-sionale.Si e tillë, Qendra operacionale ndërministeriale kombëtare, u krijua me një ligj specifik, i cili shpreh detyrat dhe kapacitetet e secilit institucion në lidhje me misionin e tyre; IMOC ka kapacitete operacionale kontrolli të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, min-istrisë së Transporteve, ministrisë së Financave etj. Kjo qendër zotëron një

sistem kombëtar modern vëzhgimi, i bazuar në teknologjinë më të avancuar Lockheed Martin me pajisje hi-tech, me sisteme si TIMS dhe MEMEX; kjo qendër përdor kapacitete të Rojës bregdetare të ministrisë së Mbrojtjes, anije patrullimi të ndërtuara në Shqipëri me bashkëpunim me Duch Damen Shipyardl; kjo qendër përdor gjithashtu helikopterë të ministrisë së Mbrojtjes Cougar për operacione kërkimi dhe shpëtimi. Shfrytëzoj mundësinë për të falënderuar në mënyrë specifike, Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe ambasadën amerikane në Shq-ipëri për mbështetjen dhe trajnimet e shumta, stërvitjet e përbashkëta, si edhe për mbështetjen në modernizim. Përpjekjet e kësaj qasje të integruar kanë dhënë rezultate të rëndësishme. Do të përmend vetëm pak prej tyre: Mbi 60 operacione kërkim-shpëtimi në det janë kryer për të ndihmuar qytetarë vendas dhe të huaj si dhe turistë; mbi 10 ton lëndë narkotike janë bllokuar gjatë periudhës 2010-2013; janë kryer rreth 130 inspektime përafërsisht gjatë vitit 2012; përreth 2.9 ton lëndë narko-tike janë kapur në operacione kundër trafikimit; 6 pajisje dhe 14 njerëz janë bllokuar dhe janë kapur duke kryer

aktivitete të paligjshme;Kolegët e mi nga vendet rajonale do

t’ju njohin gjithashtu me eksperiencat e tyre në këtë drejtim. Ky është një këndvështrim i përpjekjeve kombëtare të Shqipërisë si praktika më e mirë për çështjet e sigurisë në hapësirën detare të Adriatikut dhe Jonit. Jemi të intere-suar në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe perspektivave tona kombëtare, si dhe mirëpresim shkëmbimin me njëri-tjetrin të praktikave tona më të mira, në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm. Në këtë pikëpamje, si për vendet anëtare të NATO-s ose të BE-së, për vendet partnere, kandidate ose kandidatë potencialë, është momenti i duhur për shkuar përtej organizimit vetjak dhe qasjeve kombëtare dhe të hapim rrugën e formateve më të zgjeruara të kundërveprimit. Sfidat ndërshtetërore dhe rajonale kërkojnë qasje “të mençura”, bazuar në zgjid-hjet ndërshtetërore dhe rajonale. Sfida e Adriatikut dhe Jonit është njëra prej tyre. Kemi biseduar shkurtimisht rreth këtyre çështjeve edhe në takime të tjera, si në takimet e A-5, bisedime dypalëshe dhe formate të tjera. Dua të rikujtoj se vende si Kroacia, Mali i zi, së bashku me Italinë kanë shprehur mjaft interes për një bashkëpunim të tillë.

Në këtë kontekst të përgjithshëm, më lejoni të inkurajoj më tepër për-pjekjet e përbashkëta, qoftë në for-matet dypalëshe, shumëpalëshe ose rajonale, të ndjekura nga një qasje “e mençur”. Së fundi, më lejoni të përfitoj nga rasti për të dhënë një mesazh promovues për qendrën e krijuar rishtazi të Studimeve të Sig-urisë dhe Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe drejtorin e kësaj qendre, gjeneral Maksim Malaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo konferencë është aktiviteti i parë i iniciuar dhe drejtuar nga kjo qendër. I uroj suksese kësaj qendre dhe ju ftoj të hapim fusha të reja bashkëpunimi në zhvillim e vendeve tona.

Fjala e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në Konferencën

për Sigurinë Detare

shfrytëzuar dhe për t’u zhvilluar. Prej 20 vitesh diskutohet Korridori 8-të, e cila është rruga natyrale e njerëzimit. Kur them njerizimin, domethënë 2 kontinenteve dhe të tjera. E vërteta është që ai Korridor është segment i Egnatias, por është në një mënyrë segment i rrugës së Mëndafshtë. Unë ftoj që të bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij. Qeveritë e vendeve tona, pavarësisht nga vështirësitë, duhet ta ndërtojnë atë korridor. Duhet ta ndërtojnë atë Korridor si një Kor-ridor zhvillimi, promotor zhvillimi të fuqishëm për vendet e tyre, por edhe për rajonin dhe më gjerë. Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe Kroacisë e ka bërë më të sigurt rajonin. Uroj dhe dëshiroj që vendet fqinje të rajonit, të ecin me hapa të shpejta dhe kanë mbështetjen e plotë të Shqipërisë

në rrugën e anëtarësimit të tyre në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka vetëm do ta bënte rajonin më të sigurt dhe do të ishte një hap i rëndësishëm në sigurinë e mëtejshme të krahut juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë konferencë që keni organizuar dhe, në emër të qeverisë, ju përcjell urimet më të mira”,- për-fundoi fjalën e tij kryeministri Sali Berisha.

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami duke marrë fjalën theksoi se, ne po zhvillojmë këtë konferencë me një qëllim të dyfishtë: Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zonat detare në interes të zhvillimit rajonal dhe, së dyti, si të adresojmë dhe organizojmë një përgj igje rajonale ndaj sfidave që mund “të

ndikojnë” këtë hapësirë barazisht je-tike për të gjithë ne që jemi ulur rrotull kësaj tavoline. Qoftë si vend anëtar ose partner i NATO-s, të gjithë jemi tashmë më të vetëdijshëm për rëndës-inë e projekteve të përbashkëta që mund të afrojnë vendet tona të vogla rajonale, përmes një bashkëpunimi më të fortë dhe kuptimplotë, të interesuar drejtpërdrejt në qasjen e “Smart De-fence”. “Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare të NATO-s, vende aspiruese ose vende partnere. Këto vende janë ose anëtarë të BE, ose vende kandidate ose gë-zojnë statusin e kandidatit potencial. Sipas mendimit tim, në qëllimin tonë të përbashkët për një zonë detare më të sigurt dhe më të begatë, mund të përfitojmë nga sukseset dhe arritjet e njëri-tjetrit, si edhe të mësojmë nga

praktikat më të mira të njëri-tjetrit”, - ka nënvizuar z. Imami. Në fjalën që mbajti politikani i BE-së, z. Franco Fratini, nënvizoi rëndësinë e rajonit të Adriatikut dhe Jonit, jo vetëm për vendet që lagen nga këto ujëra, por edhe më gjerë, arritjet e shënuara në fushën e vëzhgimit dhe të kontrollit të hapësirave detare të rajonit tonë, shfrytëzimin e këtij rajoni nga pikë-pamja ekonomike, si dhe angazhimin e vendeve tona për ndërtimin e ak-sioneve të përbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i orga-nizuar, trafiqet e ndryshme etj. Në këtë konferencë përshëndeti edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu. Gjithashtu në konferencë kanë diskutuar edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë,

z. Telat Xhaferri, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Agim Çeku, përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje–Hercegovinës etj. Konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, zhvillohet në kuadër të iniciativës së Adriatikut dhe Jonit, iniciativë e krijuar që në vitin 2000, në Ankona të Italisë. Aktual-isht Shqipëria ka marrë presidencën e radhës. Qëllimi i Konferencës për Sigurinë Detare ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të rajonit tonë në fushën e sigurisë detare, duke krijuar një mirëkuptim më të gjerë dhe një bashkëpunim më të mirë mbi rreziqet dhe sfidat për Sigurinë Detare që na presin në të ardhmen (në detin Jon dhe atë Adriatik).

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 20134 zyrtare

Certifikohen grup-depot në Qafë-Mollë, pas boshatisjes nga municionet

Në depot Qafë-Mollë 3, Tiranë, u zhvillua ceremonia e certifikimit të grup-depove, pas boshatisjes dhe pastrimit të tyre. Pjesëmarrës në ceremoni ishin zëvendësko-mandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Besnik Sylaj, përfaqësues të CUBIC në MM si edhe ushtarakë të tjerë të Brigadës Logjistike. Në grup-depot në Qafë-Mollë kanë qenë të magazinuara rreth 1200 ton municione konvencionale, xheniere të kalibrave të ndryshëm. Në bazë të planit të veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe në kuadër të reduktimit të grup-depove, municionet janë transportuar për as-gjësim në uzina ushtarake, poligone, për ndërmarrjen “MEICO” dhe për përqendrim. Procesi i boshatisjes të këtyre grup-depove ka filluar më 29

tetor të vitit 2012 dhe ka përfunduar brenda afateve të përcaktuara në datën 16 nëntor të vitit 2012. Në operacionin e ngarkimit, trans-portimit, shkarkimit dhe përqen-drimit të municioneve, morën pjesë rreth 32 efektivë të Brigadës Logjistike dhe rreth shtatë mjete transporti logjistik. Pas procesit të boshatisjes të depove të municion-it, specialistë EOD, të Qendrës së Asgjësimit të Municioneve kanë kryen kontrollin e depove dhe të territorit brenda perimetrit të rre-thimit. Pas kontrollit të kryer mbi bazën e proceduarve standarde, nga specialistët EOD u bë certi-fikimi i tyre, që do të thotë se në depo dhe në perimetrin e rrethimit nuk ka prani municionesh dhe mbetje të tyre.

takimi ndërmjet shtabit të Forcës Detare shqiptare dhe

shtabit të FD italianeMë datë 22 maj të vitit 2013, në ambientet e Komandës së Forcës

Detare, u zhvillua takimi me temë “Bisedime ndërmjet Shtabeve të Forcave Detare”

Në zbatim të planit të bashkëpunimit dyp-alësh me Forcën De-tare italiane, si dhe të programit të miratuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, me datë 22 maj të vitit 2013, në am-bientet e Komandës së Forcës Detare, u zhvillua takimi me temë “Bised-ime ndërmjet Shtabeve të Forcave Detare”. Ky takim u zhvillua ndërmjet Shtabit të Forcës Detare shqiptare dhe Shtabit të Forcës Detare italiane. Ky aktivitet është i pasqyruar në planin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve për vitin 2013. Në fillim të aktivitetit, komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade, Qemal Shkurti, i uroj mirëseardhjen delegacionit të Shtabit të Forcës Detare italiane. Gjatë fjalës së tij, komandanti i Forcës Detare shqiptare, theksoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht ndërmjet dy Forcave Detare. Gjithashtu, gjeneralbrigade, Qemal Shkurti, shprehu vlerësimet për rëndësinë e organizimit të këtij ak-tiviteti. Ai shprehu besimin e plotë të tij se, në fund të takimit nga të dyja palët do arrihet në përfundimet e duhura për t’i shërbyer bashkëpunimit në të ardhmen, ndërmjet dy Forcave Detare. Tematika e prezantimeve të mbajtura ishte: Prezantim i përgjithshëm mbi misionin, detyrat, strukturën si dhe vizionin e Forcave Detare reciproke; bashkëpunimi në kuadrin e shkëmbimit të informacionit mbi vëzhgimin e hapësirës detare. Bashkëpunimi në kuadrin e implementimit të dy kapaciteteve të mbrojtjes/CT të Forcës Detare shqiptare, M 6103N - MIO/Operacionet e Bordimit si dhe M 7204N - MSA/Njohja e Situatës Detare. Kontributi i përbashkët në kuadrin e iniciativës ADRION. Bashkëpunimi i mund-shëm në fushën e hidrografisë. Dy delegacionet vlerësuan pozitivisht zhvillimin e takimit dhe ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushat e mëposhtme. Bashkëpunimi në fushën e Operacioneve të Bordimit (MIO) me prioritet grupet e bordimit. Mbështetje e palës italiane në fushën e hidrografisë dhe sigurisë lundrimore. Bashkëpunimi në fushën e shkëmbimit të informacionit mbi vëzhgimin e hapësirës detare. Imbarkimi i oficerëve të Forcës Detare shqiptare në anijet italiane gjatë pjesëmarrjes në operacionet detare të NATO ose Bashkimit Europian.

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, u

zhvillua një takim pune mbi aktiv-itetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të Forcave të Armato-sura. Në takim merrnin pjesë koman-dantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse, si dhe drejtorët e drej-torive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Takimi u fokusua në vlerësimin e rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike për mirëmenaxhimin dhe ad-ministrimin e bazës materiale, si dhe për forcimin e masave të MNZSH, duke qenë se po afron stina e verës. Gjithashtu, gjatë takimit u evidentua ecuria e aktiviteteve të deritanishme nga strukturat e FA. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, vlerësoi punën e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të FA, për realizimin e detyrave të ngarkuara gjatë kësaj periudhe, sidomos të takimit të 7-të të shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit dhe të vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë në vendin tonë gjatë javës që sapo lamë pas. “Dëshiroj të theksoj se konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit, që u zhvillua në vendin tonë në datat 21-23 maj të vitit 2013, ishte një tregues i punës me përkushtim dhe i nivelit të lartë të bashkëpunimit rajonal. Zhvillimi me sukses i këtij evenimenti të rëndësishëm rajonal, u vlerësua me nota maksimale edhe nga gjeneral Patrick De Rousiers, kryetar i Komitetit Ushtarak të BE dhe gjenerallejtënant Ëalter Gaskin, zëvendëskryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, - ka theksuar ndër të tjera, gjeneralmajor Gjunkshi. Në përfun-dim të këtij takimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, bëri vërejtjet dhe rekomandimet e duhura në drejtim të forcimit të disiplinës dhe rregullit në punë, stërvitje dhe kudo. Gjen-eralmajor Gjunkshi, ka kërkuar nga

SHSHP i FA, gjeneralmajor Gjunkshi, takim me komandantët e strukturave kryesore të FA

Takimi u fokusua në vlerësimin e rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike për mirëmenaxhimin dhe administrimin e bazës materiale, si dhe për forcimin e masave të MNZSH, duke qenë se po afron stina e verës. Gjithashtu, gjatë takimit u evidentua ecuria e aktiviteteve të deritanishme nga strukturat e FA

“Iliria” dhe “Lissus” në “Open-Port-2013”

Është viti i tretë që Autoriteti Portual i Durrësit organizon ditët e një feste madhështore, për të promovuar asetet dhe mundësitë që afron ky port për transportin detar në vendin tonë. Tashmë ky aktivitet është kthyer në një ditë të hapur, jo vetëm për qytetarët durrsakë por dhe për shqiptarët e çdo treve. Në “Open-Port”, krahas programeve të larmishme kulturoro-artistike ekspozohen dhe ambientet, mjetet moderne të përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe ndryshimet infrastrukturore të portit në këto vite. Emigrantë të shumtë vlerësojnë ndryshimet pozitive që ka pësuar porti ynë. Duhet theksuar se pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti mbarëkom-

bëtar është pjesëmarrja e Forcës sonë Detare, me anijet më të reja të pajisura vitet e fundit. Kështu çdo vit në molin numër 5 të këtij porti, janë bregëzuar anijet “Iliria”, “Oriku” dhe në “Open-Port-2013”, “Iliria” dhe “Lissusi”. Ishin me qindra shqiptarë që vizituan anijet tona. Në të vërtetë ky aktivitet madhështor ngjante si një ditë e hapur për Flotiljen tonë Detare. Ndërkohë mjaft shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kishin ardhur enkas për të parë anijen “Lissus”, prodhim i anijendërtuesve tanë vlonjatë. Ata e preknin anijen në çdo pjesë të saj dhe ishin kureshtarë të dinin misionin dhe detyrat që kryen anija më e re e

Forcës sonë Detare. Kapiteni i “Lissusit”, Silvan Boni me ekuipazhin e anijes, për tre ditë rresht, (24, 25, 26 maj), i shpjegonin vizitorëve të pafund, anijen patrul-luese “Lissus”. Pra, “Open Port-2013”, ishte një ditë e hapur dhe për Forcën tonë Detare. Sepse natyrshëm, misioni humanitar dhe civilo-ushtarak i FD është pjesë organike e komunitetit. Me qindra qytetarë vlerësuan rolin e detarëve tanë në operacionet e zhvilluara dhe i gëzoheshin anijeve tona “Iliria” dhe “Lissus”, të cilat ishin “missi” dhe “misteri” i këtyre ditëve festive në portin më të madh të vendit. SH.K.

Është viti i tretë që Autoriteti Portual i Durrësit organizon ditët e një feste madhështore, për të promovuar asetet dhe mundësitë që afron ky port për transportin detar në vendin tonë

drejtuesit që në të gjitha njësitë e FA të punohet me seriozitet e përkushtim, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të punës, zbatimin e legjislacionit,

si dhe në realizimin e detyrimeve të planifikuara për përmbushjen me korrektësi të misionit kushtetues nga Forcat e Armatosura.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 5zyrtare

Në ambientet e hotel “Tirana In-ternational” ka nisur punimet, Takimi Plenar i Pranverës i Komitetit të NATO-s për Me-

naxhimin e Trafikut Ajror (ATMC). Ky është një takim që mbahet dy herë në vit dhe këtë radhë Shqipëria është vendi pritës për mbajtjen e tij. Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi është diskutimi mbi mundësitë dhe kapacitetet që Komiteti i Menaxhimit të Trafikut Ajror (Air Trafic Management Controll, ATMC) duhet të sigurojë për dialogun dhe bashkëpunimin me vendet e NATO-s, vendet PFP, organizatat e Aviacionit Civil, Eurokontrollit me përfshirjen dhe mbështetjen e partnerëve të Euroatlantikut, NATO dhe shteteve të dialogut të Mesdheut. Në takimin plenar të pranverës morën pjesë 70 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO, vendet e PFP, organizatat e Aviacionit Civil, Eurokontrollit, partnerëve të Euroatlan-tikut, NATO dhe shteteve të dialogut të Mesdheut. Shqipëria përfaqësohet në këtë takim me rëndësi, në fushën e menaxhimit të trafikut ajror, nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Frederik Beltoja, kolonel Mehmet Metko shef i Shtabit të Forcës Ajrore, specialistë të trafikut ajror në Forcën Ajrore, si dhe përfaqësues nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe autoriteti i Aviacionit Civil. Takimi plenar u drejtua nga z. Ludëig Decamps, kryetari i Komitetit të Menax-himit të Trafikut Ajror. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili në fjalën e tij, duke iu uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve në takim, vlerësoi si mjaft pozitive mbajtjen

e këtij takimi, në një kohë kur interesi për aviacionin dhe menaxhimin e trafikut ajror me qëllim rritjen e sigurisë ajrore është rritur ndjeshëm.

Në çeljen e këtij takimi ishte i pran-ishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtues të Forcës Ajrore, përfaqësues nga Agjen-cia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe autoriteti i Aviacionit Civil, ushtarakë nga Forcat Ajrore, etj. Gjithashtu në Takimin Plenar të Pranverës për Menax-himin e Trafikut Ajror ishin të pranishëm 70 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO, si dhe nga vendet e PfP. Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi plenar është diskutimi dhe amendimi i politikave dhe udhëzimeve për një menaxhim sa më të mirë të trafikut ajror të NATO. Në fjalën e përshëndetjes që mbajti shefi i Shtabit

Takim Plenar për Menaxhimin e Trafikut AjrorQëllimi i zhvillimit të këtij takimi plenar është diskutimi dhe amendimi i politikave

dhe udhëzimeve për një menaxhim sa më të mirë të trafikut ajror të NATO-s SAR, etj. “Iniciativa e fundit, Përqasja Rajonale Ballkanike për Mbrojtjen Ajrore (BRAAD), është një nga programet më sfiduese, të cilin ne e mbështesim fuqimisht, të bindur se do t’i shërbejë më së miri vendeve tona. Rruga përpara është e qartë, përdorimi me zgjuarsi dhe fleksibilitet i hapësirës ajrore, shërbime më të mira, hapësira ajrore më të sigurta për përdoruesit civilë dhe ushtarakë, nën frymën e partneritetit”, - ka përfunduar fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjatë sesioneve plenare që do të zhvillohen nga përfaqësuesit e delegacioneve zyrtare do të diskutohet për çështje të ngritura dhe të diskutuara në takimet e mëparshme si: Për mbështetjen e misioneve, operacio-neve, stërvitjeve të NATO dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja në këto misione, menaxhimin e trafikut ajror në kohë krize dhe konflikti, angazhimin e NATO për modernizimin e programit të menaxhimit të trafikut ajror, për komitetin e menaxhimit të trafikut ajror nën iniciativën “Smart De-fence”, etj. Pjesëmarrësit në Takimin Plenar të Pranverës së Komitetit të NATO për Me-naxhimin e Trafikut Ajror, do të bëjnë vizita edhe në ambientet e Agjencisë së Trafikut Ajror në Rinas, si dhe në Komandën e Forcës Ajrore, ku do të vizitojnë Qendrën e Kontroll-Raportimit të Forcës Ajrore, e cila është ngritur dhe funksionon sipas standardeve të NATO dhe menaxhon e kontrollon trafikun ajror në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrat e NATO dhe ANTA. Takimi Plenar i Pranverës së Komitetit të NATO për Menaxhimin e Trafikut Ajror përfundon punimet më 30 maj të vitit 2013.

të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, pasi i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në konferencë, u shpreh se, ndihem krenar që Shqipëria organizon dhe mirëpret këtë aktivitet. Mbi 20 vjet më parë, muret ndarëse të kufijve arrinin deri në horizont, duke ndarë edhe vetë qiellin, madje në disa vende ishte pothuaj e ndaluar edhe fluturimi i avionëve civilë mbi hapësirën e tyre ajrore. “Themelimi i Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror (ANTA) në fillimet e viteve ’90 shënoi një hap të rëndësishëm përpara, duke sjellë një faktor shumë të rëndësishëm në filozofinë e menaxhimit të hapësirës ajrore shqiptare. Forca Ajrore shqiptare, si përdoruesi më i madh deri në atë kohë, e mbështetur nga NATO dhe vendet partnere, iniciuan programe të ndryshme modernizimi, trajnime të personelit dhe

zhvilluan politika të reja, me qëllim implementimin e standardeve të NATO dhe ICAO”, - ka theksuar gjeneralmajor Gjunkshi. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009, ka vijuar më tej ai, shënoi sfidën e parë të rëndësishme për Forcën Ajrore shqiptare dhe ANTA. Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Forcës Ajrore dhe ANTA, me mbështetjen e fuqishme të komponentit ajror të NATO, në Izmir dhe SHAPE, sollën suksesin që ne përjetojmë sot, policimin ajror mbi qiellin shqiptar. Por kjo ishte vetëm fillimi i një sërë angazhimesh të tjera të rëndësishme, si prezenca e kontrol-lorëve ushtarakë në sallën operacionale të ANTA, të ulur përkrah kolegëve të tyre civilë, të trajnuar bashkërisht për çështje të shkëmbimit të informacioneve të marra nga radarët, mbështetjen e operacioneve

Është zhvilluar dje në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, cer-emonia e përcjelljes së Ekipit

Këshillues Ushtarak të koduar “MAT Striking Eagles 4”, për në mision në operacionin ISAF në Kabul, Afganistan. Në ceremoninë e rastit morën pjesë, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, koman-danti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, përfaqësues të zyrës së CUBIC, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP,etj. Në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “E veçanta e ekipit të katërt të përbash-kët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking Eagle 4”, është se gjatë kohës së misionit do të kalojë shkallë-shkallë nga stadi dhe detyrat e patronazhit, koordinimit dhe mbështetjes në stadin e kryerjes së de-

tyrave të drejtpërdrejta të këshilluesit dhe trajnuesit ushtarak. Kjo vjen në përgjigje të një prej ndryshimeve dhe prioriteteve të mëdha të vendit tonë ndaj Aleancës, për zbatimin e procesit të tranzicionit, me qëllim arritjen e suksesit dhe daljen nga lufta në Afganistan, i cili në vetvete do

Zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak “MAT Striking Eagle 4”, në misionin ISAF, Afganistan

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “E veçanta e ekipit të katërt të përbashkët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking Eagle 4”, është se gjatë kohës së misionit do të kalojë shkallë-shkallë nga stadi dhe detyrat e patronazhit, koordinimit dhe

mbështetjes në stadin e kryerjes së detyrave të drejtpërdrejta të këshilluesit dhe trajnuesit ushtarakvijon përmbushjen me sukses të misionit në Kabul për trajnimin e trupave afgane. Ekipi i përbërë nga 12 ushtarakë shqiptarë dhe 12 ushtarakë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, pas trajnimit disa mujor në vendin tonë do të vijojë stërvitjen e përbashkët në Qendrën e Vlerësimit dhe Certifikimit të NATO, në Gjermani. Pas certifikimit, për një periudhe nëntë mujore do të vijojë përmbushjen e misionit në Kabul, Afganistan. Aktual-isht, Forcat e Armatosura të RSH kanë të angazhuara në operacionin ISAF, Afganistan kontingjentin e 12-të, në Herat, kontingjentin Eagle 6, në Kan-dahar; ekipi Shëndetësor me specialistë/trajnues shëndetësie dhe ekipin OMLT “Striking Eagles 3” në Kabul me një numër të përgjithshëm 203 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Gjithashtu, Forca e Armatosur shqiptare ka përfaqësues në shtabe të ndryshme në operacionin ISAF, Afganistan, KFOR, Kosovë, misionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë

të gjejë zbatim me trajnimin dhe këshil-limin e ushtrisë dhe Policisë Kombëtare Afgane, duke konsistuar në uljen e numrit të trupave që Aleanca përdor në opera-cionin ISAF për operacionet luftarake dhe mbështetjes së luftimit (siguri dhe ruajtje), por duke shtuar ekipe trajnuese dhe këshil-

luese (NTM-A, MAT-A dhe PAT-A)”, - është shprehur gjeneral Bërdo. Më tej, gjeneral Bërdo nënvizoi në fjalën e tij përshëndetëse se kontributi i Forcave të Armatosura Shqiptare, me trajnues në operacionin ISAF, është një nga kërkesat primare të Aleancës, të cilës FARSH i janë përgjigjur duke vijuar pjesëmarrjen me këtë kontribut të ri, i cili u shtohet kontributeve tona me trupa në Afganistan. Në përfundim, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “Më lejoni t’u siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, gjatë kryerjes së detyrave tuaja në Afganistan, t’ju uroj një mision të suk-sesshëm dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe dhe pranë familjeve tuaja”. Ekipi i përbashkët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking-Eagles 4”është i katërti në radhë dhe zëvendëson atë të dërguar në muajin tetor të vitit të kaluar, i cili aktualisht po

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 20136 zyrtare

Paraditen e së premtes së kaluar, min-istri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka pritur në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të Turqisë, gjeneral Necdet Özel, i cili po bën një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ministri i Mbrojtjes Imami,duke iu drejtuar gjeneral Necdet Özel, u shpreh se, jam shumë i lumtur që ju po vazhdoni vizitën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe shpresoj që Tirana t’ju ketë pëlqyer dhe t’ju ketë pritur ngrohtë. “Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ushtrive tona janë të shkëlqyera. Bash-këpunimi shtrihet në të gjitha fushat dhe dua t’iu falënderoj për ndihmën e veçantë që ju keni dhënë në fushën e arsimimit me pajisjet teknike, por ushtarakët tanë, gjithashtu ndodhen së bashku në operacio-net e NATO-s dhe kjo është një shprehje e mirëbesimit reciprok”,- ka theksuar ministri Imami. Vizita juaj,ka vijuar më tej, z. Imami, vjen pas vizitës së ministrit të Mbrojtjes, e cila u prit me shumë vëmendje si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Turqia është një nga vendet që ka kontribuar më shumë për aftësimin e FA Shqiptare në këto 20 vite, dhe për shndërrimin e tyre nga praktikat e vjetra dhe sigurisht ka qenë një vend mik që bëmë të mundur integrimin tonë në NATO. Duke u ndalur në situatën në rajon, ministri Imami theksoi se, ne çmojmë shumë rolin e Turqisë për stabilite-tin e rajonit, ku edhe ne jemi përpjekur këto 20 vite dhe besoj se kemi treguar të gjithë vullnetin tonë për paqe dhe stabilitet. Jemi përpjekur dhe kemi instaluar marrëdhënie të mira me fqinjët tanë si Maqedoninë, Malin e Zi, po kështu kemi marrëdhënie shumë të mira me Kroacinë, jemi përpjekur t’i stabilizojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe nuk i kemi kushtëzuar këto marrëdhënie për shkak të Kosovës, duke menduar që çështja e Kosovës është një çështje që zgjidhet midis Prishtinës, Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi bërë çdo përpjekje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në tërësi jemi përpjekur që vendi jonë të bëhet jo vetëm një nga elementët e stabilitetit, por edhe të përpjekjeve për integrim, pikë së pari në NATO, ka nënvi-zuar z. Imami. Ministri Imami, duke folur më konkretisht për fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ushtrive tona, ka përmendur rritjen e numrit të studentëve për trajnime apo specializime gjatë dy viteve të fundit në Turqi, bashkëpunimin që kemi në Afganistan, ku ushtarakët tanë punojnë së bashku dhe ndihmojnë së bashku popullin afgan, ndihmën dhe bashkëpunimin për forcat e Batalionit Komando, të Policisë Ushtarake, etj. “Këto vite kanë qenë vitet e transformimeve të mëdha të FA. Fokusi ynë ka qenë transformimi. Ne po mbyllim një program demilitarizimi. Në shtator të këtij viti ne bëjmë konferencën e fundit të transformimit dhe besojmë që mbyl-lim fazën e integrimit të plotë në NATO të Forcave tona të Armatosura”, - është shprehur, ministri i Mbrojtjes Imami. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Turqisë, gjeneral Necdet Özel u shpreh se, kam bindjen e plotë që kjo vizitë do jetë një kontribut për të çuar përpara marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia për pritjen që më keni rezervuar. Ai theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë vëllazërore dhe bashkëpunimi të hershëm. Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që kemi nënshkruar që në vitin 1992, po implementohen projekte dhe aktivitete në fushën e trajnimit, specializim-

it, shëndetësisë dhe projekte të mbështetjes logjistike. Ne jemi të gatshëm për të dëgjuar kërkesat që ju keni dhe t’i vlerësojmë ato edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit, ka nënvizuar gjeneral Özel. Gjithashtu në këtë takim të rëndësishëm është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të tjera, siç është ai i Bazës De-tare në Pashaliman dhe aeroportit ushtarak të Kuçovës, etj.

SHSHP të FARSH, gjeneralmajor Gjunkshi priti homologun turk gjeneral Necdet Özel

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FAR-SH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në Shtabin e Përgjithshëm në një takim të veçantë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Necdet Özel dhe delegacionin që e sho-qëronte. Pas pritjes ceremoniale, të dy del-egacionet zhvilluan bisedime për çështje me interes reciprok që përfshinë çështje në mar-rëdhëniet bilaterale në kuadër rajonal dhe atë të Aleancës. Gjeneralmajor Gjunkshi,

pasi falënderoi homologun turk për nivelin e lartë të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet të dy vendeve tona, si dhe rolin e tij për forcimin e vazh-dueshëm të tyre, shprehu bindjen, dëshirën dhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. “Ky takim është një mesazh për forcimin e marrëdhënieve midis Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcave të Armatosura turke”,- është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi. Më tej, të dy homologët vlerësuan angazhimin e për-bashkët në misionet paqeruajtëse në Afgani-stan, si dhe në kuadër të nismave rajonale. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Turqisë, gjeneral Özel falënderoi për mikpritjen, si dhe u shpreh me nota maksimale gjatë Konferencës së 7-të të shefave të Shtabeve të Ballkanit që u zhvillua në vendin tonë në datat 21-23 maj të vitit 2013. Gjeneral Özel shprehu bindjen se dy vendet tona do të intensifikojnë marrëdhëniet, me qëllim zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen. Në fund të takimit, shefi i Shtabit

të Turqisë, gjeneral Özel la përshtypjet e tij më të mira në Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Özel i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura shqiptare, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u prit në një takim kortezie nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. Më pas gjeneral Özel me anë të një prezantimi,u njoh shkurtimisht me rrugën e transformimit dhe të reformave në Forcat tona të Armato-sura, si dhe me momentet kulmore të kësaj periudhe. Kreu i ushtrisë turke shprehu vlerësimet më të mira për zhvillimet që kanë shënuar Forcat e Armatosura shq-iptare. “Forcat e Armatosura shqiptare nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ne i shohim nga afër që kanë arritje të mëdha jo vetëm në realizimin e misionit dhe de-tyrave brenda vendit por japin kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, u shpreh ndër të tjera gjeneral Özel.

Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi pritën shefin e SHP të FA të Turqisë

Ministri Imami: Turqia është një nga vendet që ka kontribuar më shumë për aftësimin e FA Shqiptare në këto 20 vite dhe për shndërrimin e tyre nga praktikat e vjetra dhe sigurisht ka qenë një vend mik që bëmë të mundur integrimin tonë në NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë Necdet Özel zhvilloi në vizitë në KDS

Shefi i Shtabit të Turqisë gjeneral Necdet Özel viziton KDSPo të premten e kaluar në Komandën e

Doktrinës dhe Stërvitjes zhvilloi një vizitë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë Necdet Özel, i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Nizamettin DOGAR. Ekipi Turk u prit nga komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Gjithashtu i pranishëm në këtë vizitë ishte edhe ko-mandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Shefi i Shtabit i Turqisë Özel, u prit fillimisht me truproje nderi dhe më pas zhvilloi një takim në zyrën e komandantit të KDS-së. Komandanti i KDS-së i uroi mirëseardhjen gjeneral Özel dhe shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për këtë vizitë, të cilën e cilësoi si nder dhe privilegj. Gjeneral HOXHA, cilësoi dhe vlerësoi si të pazëvendësueshëm kontributin e Qeverisë Turke dhe veçanërisht Forcave të Armatosura për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kjo falë një bashkëpunimi të gjatë dhe të shkëlqyer. Turqia tashmë mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë dhe një partner zhvillimi për KDS-në, ku shumë studentë, të cilët kanë përfunduar studimet ushtarake në Turqi po japin kontributin e tyre intelektual në auditorët e kësaj ko-mande. Me bindje të plotë gjeneral Hoxha, shprehu besimin që ky bashkëpunim, në veçanti në fushën e arsimimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Aktualisht komandanti i KDS-së theksoi, në Turqi po ndjekin kurse të ndryshme për specialitete të veçanta të Oficerit, nxënës ushtarak dhe studentë në shkollën e lartë ushtarake. Kjo është një dëshmi e plotë për kontributin e Republikës së Turqisë, të cilët po përgatisin breza me kapacitete të larta profesionale, të cilët janë një aset i vyer për ushtrinë tonë. Gjithashtu vlen për tu përmendur që interesi i oficerëve dhe ushtarakëve të tjerë të FASH, për të ndjekur studime dhe kurse në Turqi, vjen në rritje pasi kjo duket qartë në kërkesat e shumta për të ndjekur kurset e turqishtes në QGJH. Një rëndësi e veçantë për gjeneral Hoxhën ishte dhe Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku i bëri ftesë direkt shefit të Shtabit të Turqisë për pjesëmarrje të kursantëve nga Turqia. Gjithashtu gjen-eral Hoxha kërkoi që në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes të ketë edhe lektorë nga Kolegji i Mbrojtjes së Turqisë. Gjeneral Necdet Özel, i shprehu falënderimin për mikpritjen e ngrohtë komandantit të KDS-së, në të njëjtën kohë, ai vlerësoi detyrën e komandantit të KDS-së si një nga detyrat më të rëndësishme dhe të vështira të kar-rierës së ushtarakut. Ky vlerësim vjen pasi detyra zëvendëskomandantit të TRADOC-ut ka qenë një nga detyrat, të cilat ka lënë më shumë mbresa në karrierën e tij. Gjeneral Özel cilësoi bashkëpunimin me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes si të suksesshëm dhe garantoi që bashkëpunimi do të vazhdoi të prodhojë kapacitete njerë-zore për ushtrinë Shqiptare. Mbas vizitës në zyrën e komandantit, gjeneral Özel u shoqërua për në Qendrën e Simulimit, ku u prezantua me një nga projektet më të rëndësishme të modernizimit të Ushtrisë Shqiptare ku tashmë ka dhënë frytet e para të saj në disa stërvitje të rëndësishme për FA-në. Nëpërmjet një prezantimi nga shefi i Qendrës së Simulimit, kolonel Idriz Haxhia, gjeneral Özel u njoh me misionin, detyrat dhe funksionimin e kësaj qendre. Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, përfundoi me një vizitë në Muzeun e FA-së.

Presidenti Nishani pret në takim Shefin e Shtabit të Turqisë, Necdet Ozel

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Turqisë, z. Necdet Ozel. Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona duke i kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.Presidenti Nishani, pasi falënderoi Turqinë për mbështetjen në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Forcat e Armatosura të Turqisë për mbështetjen që i kanë dhënë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e garantoi zotin Ozel se Shqipëria do të jetë një partner i besueshëm i Aleancës dhe i Turqisë. Më tej, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon e në botë dhe shtoi se partneriteti shqiptaro-turk dhe bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive tona ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë efektiv për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe më gjerë. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë vlerësoi kontributin e Shqipërisë, si faktor stabiliteti në rajon dhe garantoi se mbështetja për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e mbrojtjes do të zhvillohet edhe më tej përmes projekteve dhe stërvitjeve

të përbashkëta. Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se Shqipëria dhe Turqia si dy vende mike dhe aleate do të forcojnë bashkëpunimin dhe partneritetin, bazuar në një miqësi tradicionale dhe interesa të ndërsjella gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 77zyrtare

Në Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar një cer-emoni e veçantë me ras-tin e dekorimit me med-

aljen “Për Shërbime të Shquara” të z. Robin Sakoda dhe z. Jaan Muru-ets, dy ekspertë amerikanë që kanë kontribuar në procesin e hartimit të Dokumentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Arian Starova dhe znj. Arta Musaraj, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe gjeneralbrigade, Sandër Lleshi, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm të FA. Medalja “Për Shër-bime të Shquara” u është akorduar dy ekspertëve amerikanë nga min-istri i Mbrojtjes me këtë motiva-cion: “Për angazhimin profesional të treguar, për vlera të veçanta, si dhe kontribut të paçmuar në pro-cesin e Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes”. Ministri i Mbrojtjes Imami, duke marrë fjalën në këtë ceremoni theksoi se, është kënaqësi e madhe për mua sot që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të jap medaljen “Për Shërbime të Shquara” z. Robin Sakoda dhe Jaan Murumets. Procesi i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, ka qenë një nga arritjet më të mëdha të Forcave tona të Armatosura, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe përgjithësisht të komunitetit të sigurisë në këtë vend dhe u përfshinë të gjitha kapacitetet

më të mira të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe të institucioneve të tjera që kontribuojnë në fushën e sigurisë në Shqipëri, - nënvizoi z. Imami, - por duke qenë se ky proces kërkonte kapacitetet më të mira dhe të angazhuara në këtë punë, mbas Samitit të Lisbo-nës, i kërkova Departamentit të

Atashetë ushtarakë të akredituar në shqipëri, vizitë në batalionin komando të Forcës tokësore

Më datë 30 Maj 2013, Grupi i Atasheve Ushtarakë të SHBA-së, Italisë, Gjermanisë, Kinës, Turqisë, Hun-garisë, Rumanisë, Polonisë të akredituar në Shqipëri, vizitojnë batalionin komando, Zall-Herr, strukturë vartëse e Forcës Tokësore. Ekipi gjatë kësaj vizite kryesohej nga Dekani i Atasheve Rafal Jarnuzek, atashe ushtarak i Polonisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e Atasheve Ushtarakë me strukturën, detyrat, misionin dhe sfidat për të ardhmen e batalionit ko-mando. Në këtë vizitë atashetë u pritën nga Shefi i Shtabit të Forcës Tokësore Kolonel Adi Ndoni dhe komandanti i batalionit Komando, nënkolonel Besim Bala. Më pas komandant i batalionit nëpërmjet një brifingu i njohu shkurtimisht me historikun, misionin e këtij reparti, detyrat që ka kryer dhe që kryen në përm-bushje të misionit. Një vend të rëndësishëm në këtë prezantim zuri angazhimi i batalionit në operacionet e mbështetjes së paqes dhe sigurisë. Atashetë ushtarakë

treguan interes në planet e modernizimit të batalionit, angazhimin në emergjencat civile, raportin që zënë fem-rat ushtarake në personelin e batalionit dhe angazhimi ose jo i tyre në operacione. Efektivi i batalionit komando realizoi një demostrim për të pranishmit ku aktivitetet më kryesore ishin: patrullim me mjete, qitje me precizion dhe shpejtësi, qitje 5x25 me 7 veta, qitje me snajper, kontroll objekti, operacione në godinë, veprime në kullën e alpinizmit dhe zbritje nga helikopteri për kapje objekti. Pas përfundimit të demonstrimit atashetë ushtarakë fal-enderuan komandantin e batalionit për pritjen e ngrohtë dhe performancën e lartë të efektivit që ai drejton. Në emër të atasheve ushtarakë dekani Rafal Jarmuzek, vuri theksin edhe njëherë tek vlerat e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e organizimit të aktiviteteve të tilla me qëllim reklamimin e arritjeve të Forcave të Armatosura shqiptare ndaj partnerëve ndërkombëtar. Aktiviteti u mbyll me një foto të përbashkët.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dekoron dy ekspertë amerikanë

Në Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar një ceremoni e veçantë me rastin e dekorimit me medaljen “Për Shërbime të Shquara” të z. Robin Sakoda dhe z.Jaan Muruets, dy ekspertë amerikanë që kanë kontribuar në procesin e hartimit të Dokumentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

amerikanë, z. Robin Sakoda dhe Jaan Muremets, duke marrë fjalën pas dekorimit, shprehën falënde-rimet e tyre për vlerësimin që iu bë nga ministri i Mbrojtjes, duke theksuar se në Shqipëri ata gjetën miq të vërtetë dhe kolegë të mirë gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Mbrojtjes së SHBA-së, ndihmë dhe këshillim për këtë proces, ndihma e të cilëve na u dha men-jëherë. “Jam i sigurt që ky proces nuk do të ishte bërë i mundur dhe nuk do të kishte arritur këtë sukses të madh pa ndihmën e ekspertëve amerikanë, përkatësisht z. Sakoda dhe z. Murumets. Pavarësisht se

z. Sakoda thotë që ky proces ishte tërësisht shqiptar, këshillat e ek-spertëve amerikanë ishin shumë të vlefshme. Mirënjohja jonë dhe falënderimet e mia janë sepse ju nuk mbështetët thjeshtë një doku-ment, por një proces, i cili rriti kapacitetet tona” - ka përfunduar ministri Imami. Të dy ekspertët

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 20138

Historia e suksesit të 20 ushtarakëve shqiptarë dhe 12 amerikanëve të cilët vazhdojnë kryerjen me përkushtim të detyrave të ngarkuara!

reportazh

kapiten herald selmanaj

Ishte mesdita e datës 16 tetor kur nga pjesa ushtarake e aeroportit Nënë Tereza avioni Hercules C130 u ngrit së bashku me 20

ushtarakë shqiptarë dhe 12 ameri-kanë të kontingjentit OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”. Pas 8 ditësh, më datë 24 tetor, arritëm në Bazen Pol-e –Charkie, Kampi Blackhorse, për të marrë detyrën nga kontingjenti paraardhës. Detyrën e morëm në datë 30 tetor, ditë kur u përcoll për në atdhe ky kontingjent. Qysh atëherë e deri më sot kanë kaluar plot 7 muaj punë e aktivitet në kuadër të misionit e detyrave që kryen kontingjenti ynë në lidhje me këshillimin, asistencën dhe trajnimin e një batalioni Afgan. Pas vizitave të para dhe njohjes me shkallën e operacionalitetit, në bata-lion filloi edhe puna e përbashkët për përmirësimin e standardeve dhe treguesve operacionalë sipas nivelit të kërkuar. Prezantimi përpara koman-dantit të batalionit mbi kapacitetet e kontingjentit tonë solli menjëherë kërkesën e tij për këshillim dhe asis-tencë në disa trajnime,kurse e stërvitje në të gjitha strukturat e batalionit. Fil-limisht iu kushtua vëmendje e veçantë procesit planëzues të aktiviteteve sipas standardeve të kërkuara, me qëllim shfrytëzimin, menaxhimin dhe rritjen e aftësive të personelit, i cili ishte në nivel komandim-drejtimi në nivelet shtab-kompani. Në seksionet e bata-lionit u asistua për standardizimin e dokumentacionit dhe bashkërendimin e procedurave të punës në shtab. Në seksionin e personelit u asistua në menaxhimin e personelit mbështetur në Tabelën e Personelit, krijimin e da-tabaseve të kurseve dhe personelit për gradime si dhe hapjen e 2 kurseve për shkrim –lexim në gjuhën amtare prej gjithsej 80 vetash. Në përfundim të tyre u krijua një traditë e cila tashmë obligon pjesëmarrësit në kurset e tjera t’i përfundojnë ato me sukses. Në seksionin e zbulimit u bë një punë e mirë në drejtim të përvetësimit të teknikave bazë të mbledhjes, përpunimit dhe nxjerrjes së informa-cionit të vlefshëm për njohjen dhe vlerësimin e situatës për mbrojtjen e efektivit nga kërcënimet e mund-shme. Në seksionin e operacioneve u zhvillua një punë voluminoze në kuadër të standardizimit të urdhrave ditorë dhe atyre operacionalë duke bashkërenduar punën me sukses me të gjitha seksionet e tjera në shtab. Këtu më shumë se kudo ndjehej nevoja për këshillim dhe asistencë nisur nga një mori e madhe detyrash shërbimi dhe ruajtje që kryente batalioni afgan anembanë qytetit të Kabulit. Në seksionin e logjistikës u

asistua në planëzimin për mbështetje gjatë të gjithë aktivitetit brenda dhe jashtë garnizonit po ashtu edhe për trajnimet e zhvilluara. U forcuan më shumë lidhjet me Brigadën e 2-të në kuadër të bashkërendimit të punës për plotësimin e kërkesave dhe nevojave përkatëse. Në seksionin e ndërlidhjes u këshillua dhe asistua në drejtim të mbajtjes dhe rritjes së gatishmërisë së pajisjeve e mjeteve të ndërlidhjes si dhe rritjes profesionale të personelit operator në vend-shërbime. Kom-pania e shtabit nisur nga përbërja e saj paraqiti nevojën e një asistence, këshillimi dhe trajnimi specifik në kuadër të veprimtarisë së secilës prej togave të saj. Materialet, pajisjet, armatimi dhe teknika arritën një nivel më të mirë menaxhimi dhe gatishmërie. Kompania e artilerisë, e rëndësishme për funksionin e saj të mbështetjes në luftim, nën asistencën tonë kreu disa stërvitje paraprake dhe qitje duke aplikuar edhe metoda kompjuterike në matje dhe përcaktim distancash e objektesh. Kompania xheniere u fokusua në njohjen dhe përdorimin efektiv të mjeteve të rënda xheniere, u asistua në kompletimin me të gjitha materialet e nevojshme të vend-shërbimeve (postblloqe, pika vrojtimi, etj) jashtë garnizonit. Toga E.O.D kreu aktivitet të dendur në tra-jnimin dhe realizimin e procedurave të asgjësimit të mjeteve shpërthyese. Kompania e Rikonicionit i parapriu stërvitjeve e trajnimeve në kuadër të rritjes profesionale duke kryer shër-bime dhe ruajtje në objekte të rëndë-sisë së veçantë. Në çdo vend-shërbim të ngritur nuk ka munguar prezenca jonë, këshillimi dhe asistenca duke patur parasysh rëndësinë e detyrës. Duke u mbështetur në programin e stërvitjes dhe kërkesën e komandantit të batalionit afgan nisën disa trajnime

si: njohuri bazë të kompjuterit dhe programet Microsoft Office, njohja dhe përdorimi i hartave të NATO-s, kursi bazë i shpëtimit të jetës në fushën e luftimit, kontrolli teknik i automjeteve para daljes në detyrë, procedurat e drejtimit të trupave, përgatitja për qitje me artileri, njohja dhe shfrytëzimi i mjeteve të rënda xheniere, identifikimi dhe asgjësimi i mjeteve shpërthyese të improvizuara. Në kuadër të aktiviteteve stërvitore u asistua në qitje me armatimin personal e kolektiv në batalion, qitje me atrileri të tipit D30, çaktivizimi dhe asgjësimi i municioneve të kalibrit të madh të paplasura. Ndjekja me rigorozitet e zbatimit të planit të këtyre trajnimeve dhe aktiviteteve solli “frytet”e para të punës, ku trajnimet përfunduan sipas

afateve dhe duke arritur objektivat përkatëse. Në secilin prej tyre morën pjesë 10 deri 15 efektivë oficerë dhe nënoficerë të shtabit dhe të kompanive duke arritur rezultate relativisht të mira. Sipas një urdhri operacional të divizionit 111, batalionet e Brigadës së 2-të, do të merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët ku batalioni që ne asistojmë do të mbështeste trupat e njësive të tjera me bateritë e artilerisë. Procesi i planëzimit u asistua nga ne dhe për ndihmesën e vyer u falënderuam nga komandanti i Brigadës së 2-të, gjeneralbrigade Noor Aga. Aktiviteti në batalionin e 4-t afgan vazhdon dhe po ashtu edhe aktiviteti trajnues-këshillues i kontingjentit OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”. Respektimi i traditës dhe

kulturës afgane, respektimi i proce-durave të punës, mirëkuptimi në bash-këpunim për arritjen e standardeve më të larta qëndrojnë në themel të përpjekjeve të përbashkëta. Një vend të rëndësishëm në misionin dhe de-tyrat tona zënë edhe aktivitetet brenda kontingjentit. Me bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve amerikanë kemi arritur t’ia dalim mbanë për çdo gjë. Gjatë javës kryhen pastrimet e armatimit dhe teknikës, bëhet mirëmbajtja e automjeteve taktike, kontrolli i pajisjeve të ndërlidhjes, për të cilat raportohet, diskutohet dhe planëzohet në mbledhjet periodike ditore e javore. Janë kryer dalje të organizuara për në bazën mbështetëse “Phoenix” për shërbime logjistike. Kemi transportuar efektivat e kon-tingjenteve “MJEK”,”WËARDAK” për në vend-dislokimet e tyre duke koordinuar edhe me përfaqësuesin e lartë ushtarak shqiptar në komandën e ISAF. Një nga detyrat dhe misionet për të cilën kemi marrë falënderime të veçanta është organizimi i masave të sigurisë në bisedimet që kryhen në fshatin TANGI KELAY. Fshati që ndodhet pranë kampit tonë, i cili deri 2 vjet më parë manifestonte sjellje kundër trupave të koalicionit, sot është dashamirës me ta. Varfëria e madhe, kushtet e rënda të jetesës dhe infrastruktura e rrënuar sot janë përmirësuar falë investimeve të një projekti të veçantë. Gjatë bisedimeve me liderët e fshatit diskutohet ecuria e projekteve, perspektiva e tyre dhe shpërndahen ndihma në ushqime e veshmbathje për banorët e zonës. Pr-ezenca jonë për garantimin e sigurisë u lejon “aktorëve” të tjerë të bëjnë më së miri punën e tyre.

Misionit tonë pak nga pak po i vjen fundi! Por ushtarakët pro-fesionistë anembanë botës e dinë fort mirë se misioni përfundon me sukses kur ata arrijnë shëndosh e mirë në atdhe, pranë familjeve të tyre. Prandaj efektivat punojnë si nga përgatitja fizike dhe moral-psikologjike që ta përballojnë me sukses misionin deri ditën e fundit. Ne do të presim kolegët e misionit pasardhës që ti ndihmojmë ata në ako-modim dhe njohje me kushtet e bazës, me kushtet e punës brenda dhe jashtë saj në batalionin afgan, me qëllim që të arrijmë me sukses dorëzimin e de-tyrës në përputhje më të gjitha urdhrat e rregulloret përkatëse ushtarake. Vetëm pasi të kemi bërë edhe këtë “hap të fundit” ne do të përgatitemi për tu kthyer në atdhe duke marrë si kujtim marrëdhëniet e shkëlqyera në gjirin tonë, vështirësitë, arritjet e përbashkëta, respektin e ushtarakëve të huaj dhe atyre afganë.

Mirupafshim në Shqipëri!

Kontingjenti OMLT (MAT) “Striking Eagles-3” drejt përfundimit të misionit në Afganistan!

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 9

Ushtarakët shqiptarë dhe amerikanë vlerësohen me medalje për rezultatet e arritura

reportazh

Dekorohet në 7 mujorin e kryerjes së misionit kontingjenti OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”

Data 24 maj 2013 do të mbetet një ditë e veçantë në aktivitetet e Kampit “Blackhorse” dhe po ash-

tu në jetën profesionale të ushtarakëve të kontingjentit OMLT (MAT) “Strik-ing Eagles-3”. Strukturat eprore si Regional Command Capital RCC dhe Task Force “Centurion” nëpërmjet autoriteteve më të larta ushtarake vendosën të japin vlerësimet e tyre për përkushtimin në detyrë dhe përmbushjen me sukses të misionit. Në sheshin e flamujve u zhvillua ceremonia e dekorimit të këtyre efek-tivave, një ceremoni e thjeshtë dhe kuptimplote. Merrnin pjesë të ftuar ushtarakë amerikanë, kanadezë, turq dhe rumunë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin gjatë aktiviteteve të përbashkëta. Ceremonia vazhdoi me paraqitjen e forcës nga komandanti i kampit “Blackhorse” nënkolonel David Smith, komandanti i Task Force “Centurion”, gjeneralbrigade William Hall i cili ishte i shoqëruar edhe nga komandanti i kontingjentit OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”, kolonel Isuf Hamati. Ai përshëndeti trupat pjesëmarrëse dhe gjithë të pran-ishmit duke kaluar para tyre.

Në fjalën e tij kolonel Hamati falënderoi për prezencën e tij në këtë ceremoni të gjeneralbrigade William HALL. Në shenjë mirënjohje dhe respekti për ndihmesën e tij personale dhe mbështetjen e dhënë nga Task Force “Centurion”, ai i dhuroi një souvenir me emblemën e Forcës Tokësore. Në vazhdim të fjalës së tij Kolonel Hamati, përmendi punën e bërë për përgatitjen dhe stërvitjet paradislokuese. Ai theksoi se tra-jnimi kompleks në bazat ushtarake amerikane dhe të NATO-s në kushte moderne kompaktësoi grupin tonë duke bërë më të lehtë kuptimin e detyrave dhe organizimin e proce-

durave të punës. Arritja në zonën e orperacionit për marrjen e detyrës ishte një moment i rëndësishëm. Me ndihmesën e kontingjentit paraardhës, u bë njohja me çdo aktivitet që zhvil-lohej për realizimin e misionit, duke ndikuar në fillimin e mbarë. Puna e palodhur në grup mes kolegëve shq-iptarë dhe amerikanë për planëzimin e prioriteteve në trajnim, këshillim dhe asistencë për batalionin e 4-t afgan , të Brigadës së 2-të të Divizionit të 111-të, duke u mbështetur në misionin, detyrat dhe nevojat e tij, krijoi një klimë bashkëpunimi më të ngushtë me kolegët afganë. Realizimi një pas një i disa trajnimeve dhe aktiv-iteteve duke këshilluar dhe asistuar

me profesionalizëm solli arritje më të mëdha në rritjen e kapaciteteve operacionale të kësaj njësie. Më pas Kolonel Hamati shtoi: -”Duke mos konsideruar aspak diferencat kulturore apo gjuhësore ju ishit një shembull edhe për kolegët tanë afganë se si profesionalizmi mund të ngrihet mbi këto diferenca, madje edhe mbi ato fetare në interes të plotësimit të misionit. Sot kemi një batalion afgan më të aftë profesionalisht dhe kjo padyshim i dedikohet dhe punës suaj me përkushtim. Ne do të lemë pas edhe një miqësi të lindur, rritur dhe forcuar me kolegët afganë, si një ndjenjë për prosperitet e zhvillim, për këtë vend të zhuritur nga luftrat”.

Në çdo hap që kemi hedhur ne kemi ndjerë bashkëpunimin e Komandës Rajonale të Kryeqytetit, ndihmën e çmuar të Task Force “Centurion”, vëmendjen e përhershme të Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Prandaj falënderimi ynë në këtë ditë të veçantë shprehet me premtimin për përfundimin me sukses të misionit të ngarkuar”.

Pas përfundimit të fjalës së tij komandanti i kontingjentit OMLT (MAT) “Striking Eagles-3”, kolonel Hamati, u paraqit para komandantit të Task Force “Centurion”, gjeneralbri-gade Hall për marrjen e medaljeve. Pas tij dekorohen njëri pas tjetrit të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe ata

amerikanë. Në uniformën e tyre qën-drojnë 3 medalje: medalja “Non Ar-ticle 5 e NATO-s”, me motivacionin “Për shërbime me Nato-n në lidhje me operacionin e ISAF, në Afganistan në periudhën 16 tetor 2012 deri më 16 Tetor 2013, medalja “Për shërbime të shquara” me motivacionin “Për shërbim shembullor në bashkëpunim me Forcat Ushtarake të Teksasit” dhe “Medalja e Lavdërimit” nga shtetit i New Jersey me motivacionin “Për shërbime të merituara si një anëtar i ekipit këshillimor ushtarak Shqiptar dhe Gardës Kombëtare të New Jersey në mbështetje të operacionit Enduring Freedom, në Afganistan”. Në fund e mori fjalën gjeneralbrigade Hall, i cili theksoi arritjet dhe progresin e bërë në kuadër të kryerjes së misionit për trajnim, këshillim dhe asistencë për batalionin e 4-t afgan, të Brigadës së 2-të të Divizionit të 111-të. -“Ju keni bërë një punë të shkëlqyer për të cilën keni vlerësimet më të larta të mijat dhe të Komandantit të Divizionit të 111 Afgan, gjeneralmajor Kahdam Shah”, -shtoi gjenerali. Më pas ai përmendi se në themel të suksesit qëndroi bashkëpunimi mes kolegëve shqiptarë dhe amerikanë të cilët me profesionalizmin e tyre vazhdojnë të përmbushin me sukses detyrat e ngarkuara. Si një drejtues me përvojë në misione, gjeneral W. Hall kërkon nga efektivat të tregojnë kujdes gjatë ditëve të fundit të misionit dhe periud-hës së udhëtimit për kthimin në atdhe pranë familjeve.

Fotoja kolektive dhe më pas kokteji i përgatitur enkas për këtë ngjarje shënoi dhe përfundimin e ceremonisë së dekorimit të efektivave të kontingjentit.

Kapiten Herald SELMANAJ, Oficer i ndërlidhjes

së Kontingjentit

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 201310 forcat tokësore

Biza, poligoni më i frekuentuar nga uniformat ushtarake në këto vitet e fundit. Në dy javët e para të muajt maj të vitit 2013, një

formacion “luftarak” trupash mbi 700 veta, të armëve dhe shërbimeve të FA-së, janë stërvitur bashkërisht në të njëjtin terren, si dy vite më parë. Ky kamping fushimi mblodhi strukturat “elite” të FA-së; struktura nga Forca Tokësore, Brigada e Mbrojtjes Rajonale, Brigada Logjistike, Policia Ushtarake, ASNI, për zhvillimin e stërvitjes së planëzuar “Biza 13”. Kjo masë e matricës vjetore të FA-së, kulmoi më 17 maj me një stërvitje kompaktësuese me temë “Task Forca”, në një operacion pengim-vonimi”. Ajo u ndoq në ditën e vizitorëve të shquar, nga krerët më të lartë të FA-së, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i FT-së, udhëheqësi stërvitjes, komandantët e BrMR, BrL, KDS, drejtori Operacioneve dhe Stërvitjes në SHP FA, komandant të reparteve autonomeve,PU, ASNI etj, një vlerësim dhe inkurajim ky për gjithë trupat pjesëmarrëse në stërvitje. Demonstrimi stërvitor nisi me një sinjal “kushtrimi”. Jepet situata nga strukturat e specializuara të zbulimit se në afërsi të kufirit shtetëror, ka “afrim trupash”. Forcat pjesëmarrëse në operacion organi-zohen për detyrë. Kapiten Ervin Çaushi, “ciceroni” i stërvitjes shpjegon detajet e skenarit. Komandanti i Fushimit nënkolo-nel Ardian Bali, ndjehet i lehtësuar se gjithçka do shkoj mirë, këtë e bazon tek përgatitje bërë dy javë rresht, tek aftësitë personale dhe profesionale të efektivave pjesëmarrëse në stërvitje. Për realizimin e detyrës së operacionit të pengim vonimit, batalioni komando, me komandant batal-ioni nënkolonel Besim Balia, luan në rol të kundërshtarit, strukturat e tjera si: batal-ioni i dytë i këmbësorisë, batalioni kërkim shpëtimit, kompania xheniere, toga e MADM, toga EOD, Policia Ushtarake dhe toga e Mortajave 120mm e ASNI etj, luajnë në rol të “forcave tona”. Goditja me artileri nga “kundërshtari” në brendësi të territorit angazhoi strukturat për detyrë. Secila strukturë ka si “busull” orientuese udhëzimet e komandantit të fushimit, si kujtesë për të përmbushur më së miri de-tyrën. Në këtë situatë shihet një koordinim veprimesh midis strukturave mbështetëse dhe të luftimit, detyra, të cilat janë pla-nëzuar që në fazën parapërgatitore nga shtabi dhe komandantët e nënreparteve

“Task Forca në një operacion pengim-vonimi”- një teatër i vërtet luftimi

pjesëmarrëse në stërvitje. Në sinkroni veprohet nga të gjithë strukturat sipas një skenari të përbashkët të parapërgatitur. Kjo bëri që në të gjitha situatat të ketë një harmoni veprimesh. Këtë e vërejtëm në shumë elementë të luftimit përfshi këtu planëzimin, punën në hartë, veprimet në terren, në shfrytëzimin e elementit kohë, në përgatitjen e infrastrukturës mbrojtëse (çerdhe zjarri), maskimi i efektivit etj. Në teatrin e luftimit në bashkërendim kryhen veprimet në sinkron, si mbështetja me artileri, operacioni i kërkim shpëtimit për nxjerrjen e banorëve nga rrënojat, veprimet e Policisë Ushtarake për patrul-lim, evakuim, të popullsisë, veprimet e Qendrës Shëndetësore (personeli Spitalit Ushtarak të FT-së) për dhënien e ndihmës të plagosurve, koordinimi i veprimeve me Forcat Ajrore, për dhënie të ndihmës mjekësore me helikopter etj. Kryerja e detyrave të pengim vonimit nga efektivat e batalionit të dytë të këmbësorisë, vënia në përdorim e kompanisë xheniere për “mi-nosje rrugësh, ura”, përdorimi i MADM për kryerjen e ç’ndotjes së shpejtë në ra-jonin e luftimit, mbështetja me ndërlidhje e shumë situata të tjera të zhvilluara në vijat e pengim vonimit, bënë të mundur realizimin më së miri të kompaktësimit të veprimeve dhe rritjen e aftësive operacio-nale të reparteve e nënreparteve pjesëmar-rëse në stërvitje. Dinamika stërvitore në “fushë betejë”, të krijonte një imazh të një teatri të vërtetë luftimi, ku secili repart, nënrepart, togë, skuadër dhe individ vepron me profesionalizëm duke krijuar situata dinamike në përshtatje me terrenin. Tek shikon veprimet, ata shfrytëzojnë çdo mundësi rrethanore, përfshi kaçubet,

luginën, ndërtesat, rrugët në interes të realizimit sa më mirë të skenarit. Aplikimi i skenarëve në terren, si për elementet e luftimit, të mbështetjes gjatë situatave, si nga “forcat tona” dhe “të kundërshtarit” të krijonin imazhin se në poligonin e Bizës, po zhvillohet një “lufte reale”, situatë kjo e planëzuar sipas një skenari të përbashkët. Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e kanë vlerësuar stërvitjen “Biza 13” me nota pozitive. Gjeneralmajor Gjunkshi, ka theksuar se stërvitja nuk mbaron këtu, stërvitja vazhdon edhe në repart. Prandaj të jemi shumë kërkues ndaj vetes dhe shumë kërkues ndaj vartësve. Kjo stërvitje ti shërbej si Forcës Tokësore që mba-jti peshën kryesore të drejtim, por edhe BrMR, BrL, PU, ASNI etj. Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, njëkohësisht dhe udhëheqës i kësaj stërvitje, shprehet se kjo stërvitje i shërbej familjarizimit, aftësimit të efekti-vave për të kryer detyra në një skenar të përbashkët dhe shfrytëzimit të poligonit të Bizës nga të gjitha strukturat, në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale të tyre. Stërvitja e pengim vonimit, theksoi ai, ishte një risi, ku u testuan edhe pa-jisjet fushore logjistike, në funksion të modernizimit, eksperiencat e së cilës të shfrytëzohen edhe në stërvitje të tjera, me përmirësim skenarësh në të ardhmen.

Opinione dhe refleksione nga stërvitja “Biza 13”Performancë dinjitoze dhe bashkëren-

dim veprimesh mes strukturave. Në për-fundim të stërvitjes kompaktësuese, pati

edhe prononcime për gazetën “Ushtria”. Në këtë stërvitje, Brigada Logjistike për-faqësohej me togën EOD, të Qendrës së Asgjësimit të Municioneve. Komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade, Syrja Gjoka, para fillimit të ceremonisë përshëndeti efektivin e strukturës që ai drejton dhe që ishte pjesëmarrëse në stërvitje. Ai shprehet se,jam i mirinfor-muar për ecurinë e stërvitjes dhe vlerësoj performancën e saj, e cila ishte dinjitoze, vlerësoi përkushtimin e specialistëve të asgjësimit dhe rëndësinë e togës EOD, në ‘Biza 2013”. Ai u shpreh i kënaqur me realizimin e skenarit dhe vlerësoi profesionalizmin e treguar prej tyre gjatë demonstrimit në terren dhe e konsideroi atë një eksperiencë pozitive për shkëm-bim eksperience. Brigada e Mbështetjes Rajonale u përfaqësua në stërvitje me kompaninë e parë të kërkim- shpëtimit dhe kompaninë e mbështetjes së përgjith-shme xheniere. Të dy nënrepartet janë nënreparte prioritare për BrMR, shprehet komandanti i batalionit kërkim-shpëtimit, nënkolonel Luan Domi. Në këtë stërvitje kompania xheniere, kreu detyra në interes të Forcave Tokësore për operacionet e pengim-vonimit, si organizimi dhe kryerja e zbulimit xhenier, njohja dhe përdorimi i fitilit detonant për shkatërrime, ndërtimi i pengesave me mina dhe manovrimi i tyre, organizimi dhe zhvillimi i luftës me mina në pritë, ndërtimi i fushave të minuara të drejtuara, etj. Po kështu dhe kompania e kërkim-shpëtimit, krahas organizimit dhe zhvillimit të përgatitjes fizike dhe qitjeve me armët individuale, zhvilloi temave për alpinizmin dhe për tërmetet, dy nga detyrat më të kryesore që ky nënrepart, ka në listën e detyrave në përputhje me misionin e saj, detyra të cilat i demonstroi edhe në operacionin e pengim- vonimit. Batalioni Komando, shprehet nënkolonel Besim Bala, komandant i këtij batalion, vjen në stërvitjen “Biza 13”, i motivuar pas një sërë stërvitjesh kompaktësuese grup-skuadër, të zhvilluar në rajonin e disllokimit, Zall Herr. Në këtë stërvitje, sikurse e shikuat, ne luajtëm në rol të kundërshtarit në operacion mësymës. Ajo që theksoj është, megjithëse luanim në krahun e kundërt, ne rëndësi i kushtuam kompaktësimit të veprimeve të batalionit në interes të stërvitjes, ku mund të them se “Biza 13”, ishte një eksperiencë e mirë dhe u them se qenia në krye të fushimit, e nënkolonel Ardian Balit, si komandant, na ka ndihmuar për të bërë më të mirën e mundshme dhe bashkërisht ja dolëm mbanë për të prezantuar një stërvitje

cilësore. Kolonel Ahmet Leka, është shefi i Qendrës së Doktrinës në KDS. Ai shpre-het, stërvitja realizoi me sukses objektivin e saj, e cila ishte në akordancë të plotë me Doktrinën tonë Ushtarake dhe Direktivën e Stërvitjes DS7-1. Kjo stërvitje do jetë për Qendrën e Doktrinës, objekt analize dhe reflektimi, për mësimet e nxjerra me qëllim përmirësimin e standardeve. Nënkolonel Andrian Gjekoli, specialist në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes në SHP FA-së, për Forcën Tokësore, pohon se: “Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, ka ndjekur nga afër përgatitjet që efektivat kanë kryer në ditët e qëndrimit në Bizë. Gjatë investigimit është kon-statuar një shkallë e lartë mobilizimi nga të gjitha strukturat për të përmbushur me sukses objektivin e stërvitjes, kjo falë një panizimi konkret të bërë nga Komanda e FT-së. Synimi në këtë stërvitje ka qenë kompaktësimi në nivel batalioni i të gjitha strukturave. Çdo gjë u realizua në bazë të një skenari dhe plan metodikës, pjesë e së cilës ishte edhe skenari i stërvitje kompaktësuese, i cili synoi angazhimin e të gjitha elementeve dhe u realizua më së miri. Në ndërtimin e skenarit u mbajtën parasysh edhe vërejtjet e vitit të kaluar, të cilat do të vijnë në përmirësim edhe vitin e ardhshëm. Në interes ë stërvitjes, theksoi ai, janë zhvilluar më parë konfer-encat planëzuese, janë rrahur mendimet për përgatitjen e një skenari sa më real e profesional. Nënkolonel Albet Xhetani, është shefi i degës së logjistikës në Forcë Tokësore. Ai shpjegon se ngritjen e fush-imit sipas standardeve dhe mbështetjen logjistike të efektivit e kishin prioritet në këtë stërvitje. E këtu padyshim, kontributi i komandantit të fushimit nënkolonel Balit, ka qenë i dukshëm, i cili ka bashkëren-duar me ne për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë zhvillimin sa më normal të stërvitjes. E veçanta e kësaj stërvitje, thotë ai, është testimi i pajisjeve fushore bashkëkohore si, karraguzhinë, auto-dushe, lavanteri dhe gjenerator, të cilat sigurojnë operacionalitet dhe mbështetje logjistike për 1000 veta si ushqim, larje etj. Pajisjet janë të standardeve të NATO-s dhe shumë moderne. Dilaver Yzeiri, hidraulik i FT-së, ka 40 vjet që shërben në ushtri. Është bërë mjeshtër në zanatin e tij. Këtë vit mungesa e ujit në fushim nuk është ndjerë,falë edhe profesionalizmit të punës së tij. Punimet hidraulike, shtrija e tubacioneve të ujit e probleme të profe-sionit të tij në stërvitjen “Biza 13”, janë kryer nga dora e tij. Është i palodhur dhe kudo i ndodhur.

Mbresa nga “Biza 13”

major nexhbedin basha

Në Ft zhvillohet konferenca “Planëzuese për stërvitjen “Biza 2”, për vlerësimin e nënreparteve të NAtO “Pool of Forces”

Në datat 29-30 maj 2013, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore u zhvillua konferenca “Fillestare planëzuese në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e stërvitjes “Biza 2”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përgatitja e çështjeve për diskutim në lidhje me stërvitjen “Biza 2”, ngritja e strukturës së zhvillimit të stërvitjes, mësimet e nxjerra nga procesi i vlerësimit të vitit 2012, si dhe hartimi i një plani për të siguruar që konferencat e tjera planëzuese dhe zhvillimi i stërvitjes “Biza 2”, do të jetë i suksesshëm dhe konform Direktivës së Stërvitjes DS-1 dhe sistemit të vlerësimit SiVGI. Stërvitja “Biza 2” do të zhvillohet në datat 01-03 tetor 2013, stërvitje në të cilën kompania e parë e batalionit të dytë të këmbësorisë e Forcës Tokësore, toga e EOD dhe Grupi i Kontrollit të Lëvizjes (GKL), do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit kombëtar dhe certifikimit nga NATO.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Komanda e Komponentit Tokësor në Izmir (Command Component Land Izmir, CCLI), si pjesë përbërëse e Komandës së Bashkuar për Operacionet (Allied Command Operations, ACO), si dhe përfaqësues nga Forcat e Arma-tosura Shqiptare të reparteve dhe nënreparteve që do t’i nënshtrohen vlerësimit të NATO “Pool Of Forces”. Ekipi i NATO, prej 4 vetash i kryesuar nga nënkolonel Rune Sved u prit në një takim nga zëvendëskomandanti i Forcës Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, i cili pasi ju uroj mirëseardhjen i falënderoj për mbështetjen që i japin Forcës Tokësore dhe sidomos për vlerësimin dhe certifikimin e nënreparteve NATO “Pool Of Forces”. Më pas, konferenca vazhdoi me brifingje, diskutime dhe sugjerime për mbarëvajtjen e konferencave të tjera planëzuese në funksion të planëzimit dhe zhvillimit me sukses të stërvitjes.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 11 logjistika

Trasformimi, sfida e logjistikës

Pas një mbledhje të shkurtër ku të gjithë raportojnë dhe marrin detyrat e reja, gjen-eralbrigade Syrja Gjoka,

komandant i Brigadës Logjistike, duhet të marrë rrugën për në Qafë-Mollë, atje ku janë depot dhe duhet që të punohet shumë për të bërë certifikimin e tyre dhe më pastaj në Bizë, atje ku shtrihet Poligoni Kom-bëtar I “Shëna Nout” për asgjësimin e municioneve dhe predhave të Luftës së Dytë Botërore. Këtë muaj ai ka udhëtuar shumë sepse janë bërë shumë certifikime. Por para se ai të nisë udhëtimin duhet që të kontrollojë detyrat që ka lënë në shtabin e tij dhe detyrat në Batalionin e Armatimit, në AME, në Batalionin e Trans-portit dhe në Shkollën e Trupës së Brigadës Logjistike në Pezë-Helmës. Shtabi i tij pas orës tetë të mëngjesit shpërndahet në shumë drejtime me destinacione të largëta për të mbuluar detyra të vështira dhe që kërkojnë sakrifica. Nënkolonel Besnik Sylaj, zëvendëskomandant i kësaj Brigade, është dhe vizitori i parë i tërë detyrave të brigadës para se sa t’u vihet vula e realizimit nga ana e gjeneralit. Zoti Besnik Sylaj thotë se është piku i realizmit të detyrave dhe duhet që të ndjekin me shumë përpikëri kal-endarin vjetor. Punët venë mbarë shton më tej nënkoloneli dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të stafit të kësaj brigade dhe të kërkesës së llogarisë. Garnizoni i Pezë-Helëmsit ku janë grumbulluar tërë repartet e kësaj brigade ka një gjallëri shumë të madhe gjatë gjithë ditës. Janë tre kurse të Shkollës së Trupës së Brigadës Logjistike që kualifikohen jo vetëm për gjuhën angleze por dhe nga ana profesionale. Ka shumë rëndësi mënyra se si punohet. Gjen-eralbrigade Syrja Gjoka sqaron se:- “Transformimi i këtij garnizoni ishte një prej detyrave dhe sfidave të mia si komandant. Por pa mbështetjen e tërë stafit dhe pa mbështetjen e shtabit të Brigadës kjo detyrë do të ishte e dështuar. Në këto kushte ne filluam një proces transformimi që në fillim të vitit për shkak të amortizimit të madh të godinës qendrore të garnizonit dhe të aksesorëve të tjerë, duke filluar që nga ringritja e postbllokut, vendosja mbi bazën e rregulloreve ushtarake të gjithë mënyrës së funksionit të jetës së përditshme të kazermës”. Pas një pune disa mujore garnizoni është plotësisht i transformuar, duke filluar që nga kushtet e punës në zyra që nga ambientet dytësore, duke vazhduar më kabinetet dhe klasat për zhvillimin e mësimit. AME që është e vendosur në këtë garnizon ka dhe kabinetin më funksional në Forcat e Armatosura. Një kabinet që nuk i mungon asgjë. Destinacioni dhe objektivi i tij është të përgatitë ushtarakët e AME dhe të gjithë Forcave të Armatosura se si të

bëjnë asgjësimin, eliminimin e muni-cioneve dhe tërë armëve pa ndodhur asnjëherë ngjarje të jashtëzakonshme. Është një kabinet i standardeve të NATO-s. Ai të mëson që nga el-ementët e thjeshtë dhe didaktikë deri tek pajisjet më modern të deshifrimit të mistereve të municioneve të papla-sura dhe të prodhuara qoftë dhe një shekull më parë. Shefi I këtij kabineti të tregon shumë detaje se si është përgatitur, se si është ndërtuar, se si është trajnimi i tërë ushtarakëve që merren me asgjësimin dhe me elim-inim e mocioneve të Luftës së Dytë Botërore por dhe të municioneve të tepërta nëpër tunele. Vërtet ja vlen të shikosh se si këta ushtarakë kërkojnë që të mbrojnë jetën e tyre por dhe të të gjithë zonave urbane. Një kronologji dhe një rregull me shumë imtësira për tërë këtë proces të vështirë por dhe për të dhënë patenta dhe diploma të mjeshtërve të xhenios. Nënkolonel Luan Shaba, komandant i AME, është dhe udhëheqësi dhe drejtuesi i tërë këtij kabineti i cili vërtet është i standardeve të NATO-s. Është kuruar dhe kopjuar realisht ashtu siç e kanë vendet më të përparuara anëtare të NATO-s. Aty mëson gjithçka se si të jesh mes një fushe të minuar të mbjellë me tërë llojet e minave nga të cilat të rrezikohet jeta. Kanë grumbul-luar përvojën shumë vjeçare dhe e kanë materializuar. Zoti Luan Shaba shprehet se: “Operacionet ku është e angazhuar aktualisht Qendra AME janë: Në zbatim të Planit të Veprimit për Asgjësimin e Municioneve të tepërta e jashtë nevojave të FARSH për vitin 2013 Qendra AME duhet të asgjësojë rreth 130 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në datën 27 maj 2013 në poligonin kombëtar “Shën Noi Madh” Bizë, filloi operacioni për asgjësimin e kësaj sasie municioni, ku deri më datë 29 maj 2013 janë asgjësuar rreth 103 ton municione. Në këtë operacion janë të angazhuar rreth 17 specialistë EOD. Komandant operacioni është kapiten

Ilir Dhima dhe përgjegjës i sigurmit të poligonit është kapiten Roland Hysa”. Tre ditët e para ky operacion është ndjekur nga afër nga Komandanti Qendrës AME Major Luan Shaba.

Më tej këta drejtues sqarojnë se: “Po në zbatim të Planit të Veprimit për transportimin dhe përqendrimin e municioneve të komandantit të Brigadës Logjistike, një ekip EOD i Qendrës AME është duke asistuar transportimin dhe përqendrimin e municioneve të Grup Depove Qafë Mollë Ekipi EOD ka si detyre të evidentojë municionet e rrezikshme dhe të pa ambalazhuara që ndodhen në këto grup depo, t’i transportojë ato në mënyrë të sigurt dhe t’i asgjësojë në poligonin “Shën Noi Madh”, Bizë. Pas transportimit të plotë dhe boshatisjes së grup depove nga këto municione ekipi EOD do të bëjë edhe certifikimin përfundimtar dhe deklarimin e pastërtisë nga prezenca e municioneve të paplasura për këto grup depo. Gjeneral Brigade Syrja Gjoka sqaron se operacioni më i rr-ezikshëm I realizuar në këtë fillim viti ka qenë ai i asgjësimit të mu-nicioneve të zbuluara në Bërzhitë. Gjatë muajit Mars-Prill 2013 një ekip EOD I Qendrës AME ka punuar për kontrollin, pastrimin dhe asgjësimin e municioneve të zbuluara në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan pranë lumit Erzen në Bërzhitë. Gjatë punimeve që po kryente firma ”Joint Venture Copri Actor” në këtë segment ishte zbuluar një bombë aviacioni. Men-jëherë Qendra AME ka dërguar një ekip EOD i cili ka kontrolluar një sipërfaqe rreth 1 ha, ku do të kalonte gjurma e autostradës Tiranë-Elbasan. Gjatë kontrollit janë zbuluar rreth 8 bomba aviacioni të Luftës së II-të Botërore të prodhimit gjerman, si dhe disa municione të kalibrave të ndryshëm. Të gjitha këto municione janë transportuar dhe asgjësuar në Poligonin “Shën Noi Madh”, Bizë gjatë këtij muaji. Po zëvendësko-mandanti i kësaj brigade, nënkolonel

Besnik Sylaj thotë se i është vënë një rendësi e madhe dhe stërvitjes. Ai sqaron për gazetën “Ushtria” se gjatë muajve mars-prill 2013 në ambientet e Qendrës AME u zhvillua stërvitja Pezë-Helmes 2013. Në këtë stërvitje morën pjesë 10 specialistë të Njësisë Speciale Antieksploziv të Policisë së Shtetit dhe 10 specialistë EOD të Qen-drës AME. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit të këtyre strukturave të specializuara për parandalimin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione të paplasura (UXO) dhe Pajisje të Improvizuara Eksplozive (IEDs). Gjeneral Syrja Gjoka më tej sqaron se pika kulmore e stërvitjes është Biza. Në zbatim të Udhëzimit dhe Plan Kalendarit të Stërvitjeve të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjneralmajor Xhemal Gjunkshi, për vitin 2013, Toga EOD e Qendrës AME e de-klaruar në Njësitë e NATO-s “Pool of Forces”, gjatë muajit maj kreu një stërvitje fushore në rajonin e Bizës së bashku me disa reparte dhe nënreparte të tjera të FARSH. Toga EOD gjatë muajit Shtator 2013 parashikohet që të vlerësohet sipas Sistemit CREVAL (Combat Readi-ness Evaluation) nga vlerësuesit e NATO-s, duke përmbyllur kështu fazën e parë të vlerësimit sipas këtij sistemi që është AFIRMIMI. Për të arritur deri këtu efektivi i kësaj toge, në përbërje të së cilës janë 17 ushtarakë (komandanti, zëvendësko-mandanti dhe 3 skuadra me nga 5 specialistë EOD) kanë punuar dhe janë stërvitur shumë. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 kjo togë ka qenë pjesë e reparteve dhe nën-reparteve PfP dhe është vlerësuar sipas Sistemit OCC (Operational Capability Concept) po nga vlerësues të NATO-s. Me hyrjen e Shqipërisë në NATO vlerësimi i reparteve dhe nënreparteve të deklaruara në njësitë “Pool of Forces” bëhet sipas sistemit CREVAL. Kjo togë është përgatitur dhe trajnuar të zgjidhë detyra të një

shkalle shumë të lartë rrezikshmërie siç është asgjësimi i pajisjeve ek-splozive të improvizuara, asgjësimi i municioneve konvencionale të të gjitha llojeve dhe kalibrave, asgjësimi i raketave me dhe pa sistem drejtimi, kontrolli i banesave për prezencë kurthesh eksplozive etj. Zëvendësko-mandanti i AME, kapiten Artan Azizi me 9 vjet eksperiencë në EOD dhe me 4 kurse specializimi EOD në Itali, 2 kurse në Gjermani, 1 kurs në Bosnje-Hercegovinë dhe 10 kurse në Shqipëri, e vlerëson shumë nivelin e kësaj stërvitjeje dhe tërë punën e AME. Kemi arritur standarde dhe kjo falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë, që nga komandanti dhe deri tek ushtari profesionist më i thjeshtë në detyrë. Luan Shaba vlerëson pu-nën e shefit të Operacioneve, kapiten Lutfi Tocillës, specialistit të Op-eracioneve, kapiten Markeljan Kodra dhe specialistit të transportit, toger Ermal Radomi. Gjeneralbrigade Syrja Gjoka vlerëson shumë kabinetin e EOD. Në kuadër të procesit të stan-dardizimit të Forcave të Armatosura, Qendra AME ka ratifikuar rreth 12 STANAG/AP të sektorit EOD. Sipas detyrimeve për implementimin dhe zbatimin të 2 STANAG/AP dhe më konkretisht STANAG-ut 2294 dhe 2295, Qendra AME duhet të zhvillojë trajnimet C-IED me të gjithë trupat ushtarake të FA para dislokimit në teatrot operativë dhe të ngrejë një kabinet me municione konvencionale dhe të improvizuara. Ky kabinet do të shërbejë gjatë zhvillimit të kurseve EOD dhe C-IED që zhvillohen në Qendrën AME. Kabineti është kompl-etuar me disa lloje municionesh kon-vencionale të kalibrave të ndryshëm, mina kundër tanke, mina kundër këmbësorisë, submunicione, raketa pa sistem drejtimi etj. Puna në këtë brigadë fillon në Vaqarr dhe ka një shtrirje shumë të madhe gjeografike në shumë cepa të Shqipërisë dhe tërë këta ushtarakë janë shtegtarë të përjetshëm dhe të përkushtuar.

Një ditë punë nga Kabineti në Pezë helmes në Poligonin Kombëtar të “shena Nout” në Bizë

bejdo malo

Garnizoni i Pezë-Helëmsit ku janë grumbulluar tërë repartet e kësaj brigade ka një gjallëri shumë të madhe gjatë gjithë ditës. Janë tre kurse të Shkollës së Trupës së Brigadës Logjistike që kualifikohen jo vetëm për gjuhën angleze por dhe nga ana profe-sionale.

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 201312 forcë tokësore

Në BFS, ngarkesa vjetore dhe stër-vitjet janë të shumta duke zënë kështu gjithë hapësirën kohore gjatë një viti dhe çdo kompani e

aksioneve Speciale zhvillon në mënyrë të pa-varur dhe autonome stërvitjet e miratuara, në matricën e aktiviteteve kryesore të Batalionit Special duke koordinuar gjithashtu dhe me shtabin e Batalionit. Vetëm gjatë periudhës prill- maj, në BFS janë zhvilluar në mënyrë të njëpasnjëshme një sërë aktivitetesh mjaft të rëndësishme stërvitore,ku një pjesë e tyre janë në vazhdim, ku mund të përmendim kursin e zhytjes se luftimit 5 javore, e cila përfundon stërvitjen në muajin qershor, për ta kurorë-zuar më pas me një stërvitje komplekse 48 orëshe në det të hapur. Gjatë muajit maj janë zhvilluar mjaft aktivitete të rëndësishme. Në numrin e kaluar të gazetës, përcollën detaje rreth kursi i integrimit të Forcave Speciale si dhe kursi i avancuar i operacioneve speciale. Në këtë numër do të përcjellim informacion rreth mbylljes së programit të muajit maj më kursin e zhytjes së luftimit nënujor ”Pashalimani 2013”; si dhe kursi i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve, kursi i avancuar i oficerit (KAO); specialiteti zbulim i shkollës së trupës nga efektivi i BFS Eagle 7 etj. Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj thotë se, personalisht kam drejtuar drejtpërsë-drejti stërvitjen e zhytjes në Pashaliman, në mënyrë që të risim kapacitetet e detit, ti çojmë paralelisht me kapacitetet e tokës. Për këtë qëllim jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Komandën e Forcave Speciale të Evropës dhe të NATO-s. “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është rritja e nivelit operacional dhe për këtë arsye po zhvillojmë një numër të madh kursesh në bashkëveprim me ODC dhe vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme mbështetjen e qeverisë Amerikane, departamentit të Mbrojtjes për mbështetjen e vazhdueshme të Batalionit Special dhe për këtë po i kushtojmë vëmendje rritjes së kapaciteteve operacionale të të gjitha kompanive spe-ciale, veçanërisht në mënyrë të veçantë kam ndjekur dhe drejtuar personalisht stërvitjen e Kompanisë së Operacioneve Speciale Ujore në rajonin e Pashalimanit, e cila zhvillon kursin e zhytjes nënujore, me qëllim rritjen e kapaciteteve detare me ato tokësore” – thotë kolonel Demiraj. “Po punohet për arritjen e objektivit, për të siguruar Shteteve të Bashkuara dhe ush-trisë Amerikane një SOTG dhe për këtë po përdorim të gjitha mësimet e nxjerra që identifikohen nga misioni EAGLE-6, me të cilin jemi në kontakt të përditshëm, në mënyre që EAGLE-7 të jetë sa më e përgatitur. Vazhdon procesi i modernizimit me pajisje dhe armatim në të njëjtën kohë ne aftësohemi për rritjen e standardeve. Vlerë-soj në mënyrën më maksimale përkushtimin e jashtëzakonshëm të efektivave të kom-panive, grupeve speciale, që nga operatorët, kom e grupeve, kompanive dhe njëkohësisht mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe të pa kursyer të Ministrit të Mbrojtjes z.Arben Imami, shefit të SHPFA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit” – përfundon prononcimin e tij për gazetën “Ushtria” Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale.

Kursi i zhytjes së luftimit nënujorë ”Pashalimani 2013”Një vend të rëndësishëm në matricën e

aktiviteteve kryesorë të Batalionit të Forcave Speciale e zë dhe një stërvitje, e cila si çdo vit organizon dhe zhvillohet në rajonin e Pashalimanit. Kjo stërvitje është vazhdimësia e rrugës së gjatë të nisur në vite, dhe mjaft e rëndësishme për Batalionin e Forcave Speciale, sepse nëpërmjet saj, personeli i grupeve të kompanisë përkatëse përgatitet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke rritur nivelin e profesionalizmit dhe kapaciteteve opera-cionale, cilësinë e zgjidhjes se detyrave dhe kryerjen e Operacioneve Speciale nga uji që përcaktohet qartë në misionin e kompanisë ujore të Forcat Speciale. Kjo stërvitje filloi

në muajin maj dhe përfundon në qershor. Ndjekja e ecurisë së stërvitjes sipas programit të miratuar për kompaninë, përbën një pjesë të rëndësishme në plotësimin e programit të stërvitjes dhe dhënies së ngarkesës së plotë, për zhvillimin e operacioneve speciale në disa drejtime të mundshme:Infiltrim, zhvillimin e operacioneve të një spektri të gjerë nga Toka-Ajri dhe Uji. I gjithë kursi zhvillo-het sipas programit të kursit të zhytjes së luftimit që zhvillohet nga beretat e gjelbra të SHBA. Qëllimi i stërvitjes është: Për organizimin e zhvillimin e stërvitjes po zbatohet programi stërvitjes i FS ameri-kan, i cili zhvillohet në terrene malore në Ravene, Karaburun, fushore e në kushte të temperaturave të larta, në det të hapur, ku kryhet not, kalim i pengesave ujore, veprimet e grupeve speciale për zhytje në thellësi e distancë, veprimet për notim në distanca të mëdha, veprimet për notim në sistem “Buddy” dhe në bazë grupi, veprime për notim me uniformë e pajime ditën dhe natën, krijimi i grupit special për sulmet nënujore, veprimet e grupeve për operacionet speciale në anije, veprimet me gomone gjatë zbarkimit dhe imbarkimit, operacionet e kërkim-shpëtimit në det, operacionet e zbulimit nga deti, infiltrimi me tekniken Fast rope nga helikopteri Cougar dhe Bell, hedhja në det e zhytësve, mbarkimi dhe infiltrimi nga helikopterët, etj, kompaktësimit të nënrepartit e repartit, duke parashikuar edhe zhvillimin e stërvitjes natën, e cila zë rreth 30% të programit. Çdo ditë është zhvilluar 10 orë stërvitje dhe 1 orë përgatitje bazë fizike. Gjatë tre javëve të praktikës, efektivi arriti që të zhytet deri në thellësinë 20 metra, të lundrojë si dhe të kryej detyra të ndryshme. Gjatë 3 javëve të para, janë zhvilluar këto stërvitje si: Kërkim minash nënujore; navigim me busull; kërkim të mbyturish. Me pjesën tjetër të efektivit, u zhvilluan stërvitje të tipit: Operacion në anije; zbarkimi; zbritje nga helikopteri (fast rope); operacione në godinë; kryerja e operacioneve speciale në anije ën lëvizje dhe statike. Me të gjithë efektivin e kom-panisë është bërë stërvitje natën si dhe janë kryer ushtrime të ndryshme qitjeje.

Kursi i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteveËshtë zhvilluar ndërkohe dhe kursi i

ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve, me efektivin e kompanisë së aksioneve speciale ajrore në Batalionin e Forcave Speciale. Po çfarë është ruajtja dhe shoqërimi i personaliteteve, cilat janë zig-zaget nëpër të cilat është ngjitur përkryerja e këtyre shërbimeve të thjeshta në pamjen e parë por aq komplekse për

nga shkalla e mprehtësisë së vigjilencës dhe standardit të lartë të gatishmërisë, për tu përballur me të papriturën? Duke u bazuar në misionin e Batalionit të Forcave Speciale dhe listës kryesore të detyrave, një nga aktivitetet kryesore për majin prill-maj, ka qenë dhe zhvillimi i kursit të Shoqërimit të Personaliteteve nga Kompania e Aksioneve Speciale Ajrore. Ky kurs u zhvillua për herë të dytë brenda periudhës së 5 mujorit të parë të vitit 2013. Zhvillimi i këtij kursi u mbështet në temat kryesore të Rregullores së kursit të shoqërimit të personaliteteve si dhe programit të stërvitjes të miratuar nga komandanti i Batalionit të Forcave Speciale. Ky kurs u zhvillua nga data 15 prill deri në datën 15 maj për një periudhë 4 javore nga grupi i instruktorëve të kurseve në Batalionin Special. Gjatë zhvillimit të programit të kursit të “Ruajtjes dhe Sho-

qërimit të Personaliteteve”, nga efektivët pjesëmarrës në kurs është treguar mobi-lizim dhe përkushtim maksimal për marrjen e njohurive të dhëna nga Instruktorët gjatë zhvillimi të këtij kursi. Gjatë çdo dite janë kryer përgatitjet e duhura nga instruktorët që udhëhiqnin stërvitjen, janë organizuar dhe zhvilluar qitjet sipas programit, janë zhvilluar mësimet e programit me një seriozitet të plotë. Një rëndësi të veçantë gjatë zhvillimit të kursit i është kushtuar veprimeve teorike-praktike në rajonet e stërvitjes dhe tek poligonet e repartit ku me konkretisht janë realizuar këto tema kryesore: njohja e efektivit me principet e ruajtjes dhe të shoqërimit;

përbërja e Grupit të Shoqërimit, Teknikat dhe Taktikat që përdoren nga personeli; njohuri për Armatimin dhe pajisjet që nevojiten për shoqërim; cilësitë dhe veçoritë e personelit të shoqërimit; atentatet dhe kurthet ndaj personave VIP si edhe shmangja e tyre; mënyrat e kontrollit të mjetit,vendit të punës, pakove postare dhe vendbanimit të personalitetit. Të tjera tema kanë qenë;veprimet praktike në rast njoftimi për bombë; mënyrat e shoqërimit në këmbë, në ambiente të hapura, në cer-emoni, në vendbanim; veprime praktike të shoqërimit në këmbë me 1-6 persona; prak-tikimi i Metodave të Kundërvënies ndaj kërcënimeve gjatë Shoqërimit në këmbë; shoqërimi në mjete; makina e shër-bimit dhe shoqërimit të personaliteteve, mënyrat e hipjes dhe vendosjes në autom-jet; radha e daljes nga mjeti, ruajtja me eskorte të plotë dhe përdorimi i mjetit në situata të rrezikshme; shoqërim me au-tomjet me improvizim situatash; praktikë e Shoqërimit me Mjete, përgjegjësitë e shoferit, detyrat e truprojës, procedurat e automjetit; ruajtja dhe shoqërimi i V.I..P-it gjatë lëvizjeve me mjetet e ndryshme të transportit apo dhe veprimet e Grupit të Shoqërimit, veprimet e grupit të pararoje të shoqërimit. Të tjera tema të kursit të trajtuara janë; organizimi i një ekipi mbrojtjes dhe shoqërimit; veprime

praktike mbi ndërlidhjen dhe mënyrat e komunikimit; veprime praktike mbi mënyrën se si operon Qendra Operacio-nale e Shoqërimit. Është kryer Përgatitja Shëndetësore në rast emergjencave; grupi special i reagimit të menjëhershëm (CAT); veprime praktike të reagimit nga Grupi CAT; përgatitja e Planit të Rua-jtjes dhe Shoqërimit si dhe kundërmasat mbrojtëse dhe zbulimi mbikëqyrës. Në morinë e temave nuk munguan as ato që kanë të bëjnë me; pajisjet Shpërthyese të Improvizuara (IED) procedurat dhe mënyrat e kontrollit ndaj tyre; janë zhvil-luar qitje me armët personale dhe kolek-tive sipas programit të miratuar. Është zhvilluar njohuri armatimi për armatimin që përdoret aktualisht për shoqërimin e personaliteteve; veprime praktike dhe rifreskim i të gjitha temave të zhvilluara; provim me shkrim për Temat e Zhvilluara si dhe është kryer planëzim me zgjidhje detyre në rajonet e stërvitjes të BFS-së. Të gjitha këto veprime janë kryer me intensitet dhe disiplinë të lartë në vep-rimet taktiko-rreshtore, në këto veprime efektivi ka treguar me përkushtim për realizimin sa me të mirë të tyre. Pas përfundimit të kursit u zhvillua: Provim me shkrim për Temat e Zhvilluara si dhe planëzim dhe Zgjidhje Detyrë mbi Planin e Ruajtjes Në përfundimi të kursit u zhvil-lua një ceremoni e vogël ku komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj, shprehu falënderimet për seriozitetin e treguar dhe përgatitjen e lartë të manifestuar gjatë realizimit të këtij kursi, si dhe realizimin e objektivit kryesor që është fitimi i eksperiencave të reja si dhe rritja e profesionalizmit dhe kapaciteteve të personelit të kompanisë gjatë kryerjes së detyrave të një rëndësie të veçantë, gjatë Ruajtjes dhe Shoqërimit të Personaliteteve. Më pas kolonel Dritan Demiraj, shpërndau certifikatat për per-sonelin.

Kapiten Erion Shkëmbi, specialist i BCU-së në BFS

Në BFS, zhvillohen kurset “Pashalimani 2013” dhe i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve

Flet komandanti i Batalionit të Forcave speciale, kolonel Dritan Demiraj

Stërvitja ”Pashalimani 2013” filloi në muajin maj dhe përfundon në qershor, kurse kursi i ruajtjes dhe shoqërimit të personaliteteve u zhvillua nga data 15 prill deri në datën 15 maj, për një periudhë 4 javore nga grupi i instruktorëve të kurseve në Batalionin Special

Ditë mirënjohjesh në KDsU shpërndahen “Certifikata Mirënjohjesh“, disa prej të pranishmëve, të cilët e kanë filluar karrierën e tyre ushtarake por

edhe të tjerë të sferës civile, në këtë akademi dhe që e kanë pasur gjithmonë si detyrën më të privilegjuar, duke kontribuar dhe vënë një “tullë” në murin e lartë dhe madhështor të këtij institucioni dije

Një nga mbledhjet e fillim javës me komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, nuk ishte si ato që zakonisht jemi mësuar të bëjmë. Ishte disi e veçantë për tu mbajtur mend dhe mbetur në memorien tonë. Nuk ishte një takim për të kërkuar çfarë pune është bërë apo përse nuk është bërë, por një takim ku kishte vetëm fjalë të zgjedhura dhe vlerësime, arritje e kontribut. Në takim ishin të pranishëm, komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, zëvendëskomandanti, kolonel Dedë Prenga, shefi i shtabit,kolonel Riza ZAJA, komandantët e institucioneve të KDS, kolonel Agim SULA, komandant i AFA, kolonel Arben Toska, komandant i ANO, kolonel Ahmet LEKA, shef i Qendrës së Doktrinave, nënkolonel® Bernard Zotaj, Shef i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me informa-cion etj. Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, pasi prezantoi qëllimin për të cilin ishim mbledhur dhe duke vlerësuar si një eveniment shumë të rëndësishëm, 55-vjetorin e krijimit të AFA, tha se ky institucion bërthamë dhe baza e përgatitjes së ushtarakëve të FA është kontribut i vlerave të mëdha të elitës ushtarake për brezat në vazhdim, një pjesë e të cilëve kanë kontribuar për një kohë të gjatë, drejtpërsë-drejti në rritjen e vlerave të këtij institucioni dhe që disa prej tyre vazhdojnë akoma të shërbejnë në këtë institucion dhe ta rrisin më lart madhështinë e tij, si institucioni më i lartë arsimor ushtarak dhe ku shfaqet dinjitoz dhe me vlera të mëdha përkrah institucioneve më të larta arsimorë në vend. Kolonel Agim Sula, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura, ndihet i privilegjuar teksa me mirënjohje të thellë u shpërndan “Certifikatë Mirënjohje “, disa prej të pranish-mëve, të cilët e kanë filluar karrierën e tyre ushtarake por edhe të tjerë të sferës civile, në këtë Akademi dhe që e kanë patur gjithmonë

si detyrën më të privilegjuar duke kontribuar dhe vënë një “tullë” në murin e lartë dhe madhështor të këtij institucioni dije. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Akademia e Forcave të Armatosura, binom i pandashëm, plotësojnë më së miri njëra –tjetrën dhe rrisin me tej vlerat e tyre. E veçanta e këtij takimi ishte se, një mirënjohje të thellë për kontributin në mësimdhënie dhe mbështetjen e palodhshme për FA-në i shkoi vetë komandantit të KDS-së, i cili u ndje mjaft i privilegjuar këtë herë, jo si komandant i KDS-së, po si një pedagog, i cili ka filluar karrierën e tij në këtë akademi dhe vazhdon të japë dhe të ndajë dijet e tij në këtë auditor. Gjithashtu, nuk mund të liheshin pa përmendur edhe kontribuuesit e tjerë, të cilët kanë dhënë shumë për këtë akademi siç janë: Kolonel Dedë Prenga, kolonel Riza Zaja, kolonel Ahmet Leka, nënkolonel® Bernard Zotaj, civile Marjana Baholli, civil Ardian BUSHI. Kolonel Sula, shpërndau disa certifikata “Mirënjohje” me mo-tivacionin “Për Kontributin e dhënë në këtë Akademi”, sipas sferave ku ato kanë shërbyer në këtë institucion, në mësim-dhënie, punë shkencorë, administratë etj. Gjeneral Hoxha, e vlerësoi së tepërmi dhënien e kësaj certifikatë dhe e cilësoi atë si një fjalë që shpreh kulturë, dituri, respekt, kontribut dhe vlera. Në të njëjtën ditë por në një takim më të ngushtë pjesëmarrësish,komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, i akordoi kolonel Agim SULA, komandant/rektor i Akademisë së Forcave të Armatosura, medaljen “E shërbimit” me motivacionin: “Për arritje të merituara gjatë kryerjes së detyrës”.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 13kds

Seminar me punonjësit e bibliotekave të FA në KDSNë Komandën e Doktrinës

dhe Stërvitjes u organizuar seminari për punën me librin, bibliotekat, praktika të punës,

si dhe zbërthim të urdhrit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve. Qël-limi i seminarit kishte të bënte edhe me strukturat e KDS-së dhe me të gjitha njësitë e FA, për vënien në eficencë të QLMI-së, si institucion i specializuar për kujdesin, administrimin dhe përmirësimin e punës me librin dhe bibliotekat në Forcat e Armatosura. Në seminar morë pjesë punonjës dhe të ngarkuar nga komandat e FA që punojnë me librin dhe bibliotekat në FA, si dhe stafi i QLMI-së. Në semi-nar mori pjesë dhe komandanti i KDS-së gjeneralbrigade Bradhyl Hoxha, si dhe zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Dedë Prenga. Drejtori i QLMI-së, Ber-nard Zotaj, theksoi rëndësinë e strukturës së re të QLMI-së, si dhe rëndësinë e misionit të saj, por dhe të vëmendjes së vazhdueshme të dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe nga komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Më tej u bë prezantimi shkurt i misionit dhe përgjegjësive të QLMI-së dhe puna e saj për librin, bibliotekat dhe informa-tizimin e tyre. Në fjalën e tij, përshën-detëse, gjeneral Hoxha evidentoi punën dhe përpjekjet e bëra për punën me librin dhe bibliotekat në FA. Ai e përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroj punë të mbarë në këtë seminar që organizon QLMI, në zbatim të urdhrit të shefit të SHP të FA nr. 265, datë 6.5.2013, “Për përmirësimin e punës me Librin dhe Bibliotekat në Forcat e Armatosura”. Më tej theksoi se, tashmë të gjithë e dimë që Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes, në misionin e saj, ka prioritet organizimin e veprimtarive mësimore kualifikuese edhe në sektorë të tjerë, siç është dhe puna me librin dhe bibliotekat në FA. Këtij qëllimi i shërben dhe ky seminar, i një lloji të veçantë, pas strukturës së re të implementuar në vitin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Ky seminar ka përparësi, pasi theksin do ta vendos në vendin dhe rolin që ka e duhet t’i jepet librit dhe vendit e rolit të bibliotekave në strukturat e ushtrisë shqiptare. Punimet e këtij seminari i bëjmë në një kohë kur flitet për procese integrimesh e globalizimesh, kur diskutohet për përqasje në burime digjitale dhe bëhen përpjekje për krijime portalesh, ndërmerren nisma dhe projekte për përfshirje në rrjetin global jo vetëm të bibliotekave, por edhe të muzeve dhe arkivave. Seminari shënon një ngjarje jo të zakontë për zhvillimet e bibliotekonomisë në FA. Në këtë kuadër, janë ndërmarrë e vijojnë të ndërmerren nisma digjitale dhe dita-ditës koleksionet me vlerë kombëtare po pasqyrohen gjithnjë e më shumë në portale Euro-atlantike, në portale që flasin tashmë edhe shqip. Po ne ku jemi? Është një pyetje që vjen natyrshëm tek të gjithë. Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Librat kanë ruajtur dhe ruajnë në mes kopertinave të tyre pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli. Midis kopertinave të një libri ka të shkruara gjëra shumë të rëndësishme dhe shumë

Vazhdon procesi i përzgjedhjes së nënoficerit të vitit 2013 në KDS

Në zbatim të direktivës së Ministrit të Mbrojtjes, në lidhje me përzgjedhjen e nënoficerit më të mirë të vitit 2013, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po vazhdon puna për kurorëzim me sukses të këtij procesi. Ditën e mërkurë në ambientet sportive të KDS-së ka filluar procesi i testimit fizik të përzgjedhjes së nënoficerit të vitit, i cili do të pasohet me atë intelektual dhe njohurive në gjuhë të huaj. Testimi fizik konsistonte në tre disiplina në palosje-shpalosje, pompa toke dhe vrapim rezistencë 3000 metra. Të gjithë konkurrentët treguan angazhimin e tyre maksimal, e cila u pasqyrua dhe në rezultatet për-fundimtare të testimeve, të cilat përveçse treguan standard por edhe

disiplinë të lartë, e cila është një nga virtytet më kryesore të ushtarakut në përgjithësi. Ky proces është një nga prioritetet kryesore të koman-dantit të KDS-së për vitin 2013, e cila i hap rrugë një tradite të re jo vetëm në KDS por në të gjithë FA, ku secili nënoficer nga grada nëntetar deri në rreshter do të dijë vendin e tij në FA, nëpërmjet këtij procesi që është krejtësisht i hapur. Kjo nismë të shërbejë si motivim për të gjithë trupën e nënoficerëve dhe brezat e ardhshëm të tyre, të cilët do të kenë mundësi të konkurrojnë direkt me njëri tjetrin dhe të njohin aftësitë konkrete të secilit nëpërmjet testimeve të këtij lloji. Ditët në vazhdim do të zhvillohen testimet intelektuale dhe në gjuhë

të huaj, në të cilat pritet edhe gara edhe më e fortë. Nuk mund të përjashtohen nga vëmendja e komisionit edhe vlerësimet vjetore në dosjet e secilit efektiv, këto vlerësime dhe pikët e marra gjatë testimeve do të llogariten me një formulë të veçantë nga komisioni, i cili në këtë mënyrë do të mund të bëjë edhe listimin e të gjithë nënoficerëve që shërbejnë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Ky proces do të përfundojë në muajin gusht me zgjedhjen e 10 nënoficerëve më të mirë në KDS dhe do të kurorëzohet me përzgjedhjen e më të mirit prej tyre më 1 shtator të vitit 2013, “Dita e krijimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

në zbatim të direktivës së Ministrit të Mbrojtjes, në lidhje me përzgjedhjen e nënoficerit më të mirë të vitit 2013, në KDS po vazhdon puna për kurorëzim me sukses të këtij procesi

me vlera, të karaktereve të ndryshme le-trare, kulturore, shkencore, historike etj. Sa ne i japim sot një rëndësi të veçantë botimit të librit, leximit të tij, pajisjes së bibliotekave me libra vlen shumë për të dëshiruar. Sa kemi biblioteka të hapura në forca dhe njësitë e FA, sa është fondi i tyre dhe sa furnizohen me botime të reja. Shtrohet pyetja: Sa i kemi të hapura biblioteka në FA. Edhe këtu duhet ndalur dhe menduar shumë e shumë për të dhënë një vlerësim të duhur. Ajo që është më karakteristike dhe për t’u shqetësuar, është funksionimi ose mosfunksionimi, pajisja ose mospajisja, furnizimi ose mosfurniz-imi i bibliotekave.

Në njësi e reparte ekzistojnë bibliote-ka për të thënë, por ato janë në gjendje jo të mirë. Sa është i përshtatshëm ambienti ku është vendosur. Këtë të gjithë e dimë shumë mirë. Dhe tani: Duhet t’i rikthejmë bibliotekat në forca e njësi dhe t’i pajisim ato me libra. Libri duhet të jetë përsëri në duart e ushtarakëve tanë. Duhet t’i japim një rëndësi dhe kontribut të madh për botimin, ruajtjen dhe leximin e librit, sepse ai ka vlerën e vet shumë të madhe dhe të çmueshme. Ne brezi më i vjetër të angazhohemi për të vënë librin në vendin e merituar që ai e ka. Duhet të krijojmë kushte në biblioteka, ti pajisim ato me libra, ti lexojmë dhe të mbjellim dashurinë tek gjeneratat e reja ndaj librit, të leximit të tij. Nuk dua të them se gjenerata e re të ketë kohë të mirëfilltë ku të kalojë kohën në lokale dhe të mos jetë në biblioteka. Sa i përket bibliotekave dhe librit duke lexuar atë aq më tepër do të jemi më të pasur me dituri, sepse vetëm me lexim dhe dituri do të ecim përpara. Të afrojmë botues dhe dashamirës të librit që të na bëjnë dhurata me libra, për të cilin kemi të gjithë shumë nevojë të domosdoshme. Leximi është ushqim për trurin tonë. Li-brat na japin dituri. Librat na inspirojnë. Librat na dhurojnë guxim. Librat na mësojnë që të jemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Duke lexuar libra, ne besojmë, ne mësojmë nga përvojat, dituria dhe ngjarjet dramatike të jetës së shumë njerëzve. Ju lutemi shijoni botën e mrekullueshme të librave që kini para jush! Ne thellësisht dëshirojmë që në të ardhmen të gjendemi në një rrugë të paqes dhe të lumturisë për të gjithë.

Në fund të fjalës së tij, gjeneral Hoxha theksoi se, ky seminar është një ngjarje e veçantë, është jo vetëm eventi më i madh i Qendrës suaj, por do të thosha më i veçanti pas shumë vjetësh, në lëmin e librit, KDS ka dy shtylla; Strukturën Arsimore, dhe Strukturën e Librit. Ne jemi rritur me librin dhe jemi çdo ditë me të. Por me brezat më të rinj, nuk ndodh tamam kështu. Libri duhet të jetë përsëri në duart e ushtarakëve tanë. Personalisht do të mbështes çdo përpjekje për sistemim, pasurim dhe mirëmbajtjen e Librit. Ky vit, do të jetë viti i hedhjes së bazave të dixhitalizimit të Bibliotekave. Në materialin e mbajtur nga shefja e Sektorit të Bibliotekave të FA-së zonja Elisabeta Koka, u paraqit anatomia e gjendjes reale, në të gjitha strukturat, nga Pashalimani e deri në Vaun e Dejës, nga Durrësi e deri në Poshnjë. Në këtë studim u paraqitën edhe mundësitë reale të përmirësimit të gjendjes; sa duke grupuar bibliotekat dhe depot e librave, aty ku janë ush-tarakët dhe sipas natyrës së shërbimit të tyre, aq edhe duke përmirësuar kushtet e ruajtjes dhe të sistemimit të tyre në ambiente të përshtatshme.

Shefja e Bibliotekës së Akademisë së Forcave të Armatosura, zonja Nafie Lala, prezantoi një historik të shkurtër të rrugës së kësaj biblioteke, si dhe kon-tributin e dhënë ndër vite në edukimin, përgatitjen dhe shërbimin ndaj të gjithë kuadrove ushtarakë në vite. Kjo bibliotekë është ndër më të pasurat në FA dhe luan një rol qendror në të gjithë strukturën e këtij sistemi. Biblioteka i shërben gjithë procesit mësimor dhe është më e pasura me libra në gjuhën shqipe, por dhe në gjuhë të huaj. Kurse specialistja me përvojë në fushën e bibliotekave, zonja Florentina Shiroka, në studimin e saj për katalogimin, paraqiti arsyet dhe mënyrat e realizimit të tij. Ajo, ndër të tjera, solli në vëmendjen e pjesëmarrësve: Sot jetojmë në një periudhë që karakterizohet nga një sasi e madhe dhe e larmishme informacioni, gjë që është bërë e mundur nga përparimet e shpejta të teknologjisë së informacionit. Atëherë, një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet është si duhet të orientohet përdoruesi/lexuesi për marrë informacionin që atij i intereson. Për këtë bibliotekarit i del si detyrë të

organizojë dhe sistemojë të gjithë infor-macionin që mbartin njësitë bibliotekare. Kur flasim për njësi bibliotekare kemi parasysh se kemi të bëjmë jo vetëm me libra, por me një gamë më të gjerë, si CD, CD ROOM, harta, mikrofilma, mikrofisha etj. Tentativat për organizimin e informacionit gjenden që me fillimin e bibliotekave të para, si ajo e Aleksandrisë e deri në shek. XV. Por në këtë peri-udhë organizimi i informacionit bëhej në mënyrë manuale, ndërsa me zhvillimin e mjeteve dhe teknologjive të reja dhe të avancuara u krijuan mundësi për një përpunim të shpejtë, më cilësor dhe me sh-trirje më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje kanë për synim të përcaktojnë metoda, rregulla dhe procedura për orientimin e lexuesit/përdoruesit, në mënyrë që ai, jo vetëm të gjejë informacionin e kërkuar, por ta sigurojë dhe përdorë atë në një kohë sa më të shkurtër”. Specialistja Alma Canaj në studimin e saj për “Klasifimin e librave në Bibliotekë”, paraqiti një punim të kompletuar, i cili plotëson nevojat e personelit që merret me librin në FA. Ajo ndër të tjera tha: “Lexuesi mund të kërkojë revistë, video kasetë, apo hartë. Kërkesa të kësaj natyre bëjnë që materialet të grupohen sipas formës fizike. Lexues të tjerë kërkojnë informacion për gjuhët e programimit apo për ndotjen e mjedisit. Në këto raste informacioni duhet të jetë i grupuar sipas subjektit. Në sistemet mod-erne të klasifikimit bibliotekar, veçoria predominuese e grupimit të materialeve është subjekti. Ndaj klasifikimi bibliotekar përcaktohet si renditje sistematike sipas subjektit e librave dhe e materialeve të tjera, si dhe e përshkrimeve të tyre në katalog, në mënyrë sa më të përshtashme për ata që kërkojnë informacion për subjekte të caktuara. Qëllimi i këtij procesi është që burimet bibliotekare të informacionit të shfrytëzohen sa më mirë nga përdoruesit. Klasifikimi bibliotekar ka rol të dyfishtë; për vendosjen në raft të materialeve sipas një renditjeje logjike dhe për paraqitje sistematike të përshkri-meve bibliografike në katalogë bibliografi dhe indekse. Tërësia e këtyre simboleve formojnë skema ose tabela klasifikimi. Sistemet e klasifikimit më të përdorura janë: -Klasifikimi Dhjetor i Djuit (DDC-Dewey Decimal Classification), - Klasifi-kimi Dhjetor Universal (UDC-Universal Decimal Classification), -Klasifikimi i Bibliotekës së Kongresit (LCC-Library of Congress Classification). Në studimin e përgatitur nga specialistja Anita Pecani për dixhitalizimin, u nënvizua: “Digji-talizimi i kujtesës kombëtare është bërë domosdoshmëri, pasi mundëson ruajtjen e vlerave të rralla nga koha dhe përdorimi. Hedhja e tyre në Internet mundëson ar-simimin e popujve, promovon kulturën e identitetin e çdo kombi, mundëson akses të barabartë për të gjithë. Çdo person që ka një akses në Internet mund të ketë në pëllëmbën e dorës për një sekondë, me një të klikuar, kujtesën e të gjitha kohërave. Thelbi i krijimit të burimeve kombëtare digjitale është sigurimi i jetëgjatësisë dhe sigurisë. Bibliotekat Kombëtare kanë qenë pioniere të ngritjes së bibliotekave digjitale. Dhe pikërisht në këtë kontekst, bibliotekat e kanë kuptuar

tashmë që e ardhmja duhet planifikuar mirë. Krahas domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur nevojave imediate me strategji afatshkurtra, ato domosdoshmërish duhet të punojnë edhe për një perspektivë afat-gjatë, të sigurojnë që kujtesa kombëtare e shkruar të mblidhet pa paragjykime, të identifikohet, të ruhet edhe për brezat e ardhshëm”.

Ndërsa specialistja Elina Laçi, në temën e saj me titull: “Ndikimi i krijimit të bibliotekës dixhitale në koleksionin bibliotekar”, nënvizoi: -“Koleksioni i bibliotekës ka qenë një grup njësish të disponueshme për përdorim nga per-soneli i bibliotekës dhe përdoruesit, si brenda dhe jashtë bibliotekës. Sot një sasi shumë e madhe informacioni është në distancë, e depozituar në baza të dhënash kompjuterike dhe në internet, koleksioni i bibliotekës përbëhet nga dy pjesë: Njësitë dhe informacioni që gjen-det në bibliotekë dixhitale të depozituar në formë elektronike si të dhëna ose dokumente. Pra, siç shihet teknologjia ka ndihmuar në krijimin e një koncepti të ri të koleksioneve të bibliotekës, i cili lidhet edhe me aspekte të tjera, të cilat janë: Aspekti financiar ku përfshihen kostot për ndërtimin e software-ve, hardwer-ve të nevojshme për akses-imin e informacionit, apo të dhënave. Ndikon në zgjedhjen e informacionit për të pasuruar koleksionin e bibliotekës. Përmirëson kushtet për ruajtjen e informacionit. Sfida e ekzistencës së bibliotekës si, vend etj”. Në mbyllje të punimeve të Seminarit, zëvendëskoman-danti i KDS-së, kolonel Dedë Prenga, vlerësoi punimet e mbajtura dhe theksoi: “Cilësia e punimeve të këtij Seminari dhe serioziteti i përgatitjes së tij, na bindin se objektivat e vendosura do të realizohen patjetër. Ju, sot u keni dhënë ndihmën më të vyer njerëzve që mer-ren me Librin në Forcat e Armatosura. Kuptohet, ky proces sot nisi, e nuk mund të përfundojë këtu. Personeli që punon me librin në FA, nuk e ka nivelin, e as specializimin tuaj. Ata vazhdimisht do të kenë nevojë për të tilla seminare. Por më së pari ata dhe të gjithë njerëzit që punojnë me librin, kanë nevojë për një tjetër kon-ceptim nga ana e jonë. Janë shumë të mira idetë për dixhitalizimin. Por lind pyetja: Çfarë do të dixhitalizojmë? –Librin. Pra duhet më së pari të mirëmbajmë e të duam librin, të krijojmë kushtet për ruajtjen e tij. Edhe kur të arrihet dixhitalizimi, Libri,-ai fiziku-ai tradicionali që njohim sot, nuk do ta humbasë kurrë vlerën. Gjon Buzuku e botoi librin e parë shqip që ishte njëkohësisht fillimi i letërsisë së kultivuar, nocioni zanafillor universitar, i bibliotekës ende pa inventar, ende krejt bosh. Gjon Buzuku u duk dhe u zhduk, pikërisht si emër në veprën tipografike, por një emër gati pa trup, s’dimë asgjë për atë si një qenie njerëzore, ndonëse dimë diçka të pa-shlyeshme si një qenie shkrimore. Ky qe fati që e pranoi librin, por e la në terr autorin. Nuk ka vetëm flakë të dukshme, ka edhe flakë të padukshme”... përfundoi kolonel Dedë Prenga.... Pjesëmarrësit në seminar vizituan Bibliotekën e AFA, Muzeun e FA, si dhe ambientet e QLMI-së.

Dukate Dedndreaj

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 201314 kulturë

Mbështetur Urdhrit të Minis-trit të Mbrojtjes Nr 1000, datë 17.05.2013, “Për or-

ganizimin dhe zhvillimin e “Fes-tivalit të Formacioneve Muzikore Ushtarake-FFMU, të vendeve të NATO-s, për rajonin e Mesdheut, edicioni i I-rë”, Tiranë, 2 - 7 Qer-shor 2013; në zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve të artit, kul-turës dhe trashëgimisë për vitin 2013; Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizon aktivitetin “Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake- FFMU, të vendeve të NATO-s, për rajonin e Mesdheut, edicioni i I-rë”. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i muzikës, kulturës, traditës dhe turizmit në vendet pjesëmarrëse si dhe forcimi lidhjeve mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes përmes QKMBM synon të kthejë në një traditë të përvitshme organizimin e këtij festivali duke shtuar numrin e anëtarëve pjesëmarrës nga viti në vit. Në datën 03 qershor 2013, ora 11.00, në ambientet e QKMBM do

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), organizoi dje një aktivitet mjaft mbresëlënës të

titulluar “Mirënjohje për ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë”. Qëllimi i këtij ak-tiviteti ishte kujtimi dhe mirënjohja për të gjithë ata figura të shquara që formuan, krijuan dhe zhvilluan ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë, këtë institucion me emër dhe të mirënjohur prej dekadash në mbarë vendin tonë dhe që ka lënë gjurmë e bërë histori në botën e artit shqiptar. Salla e madhe e QKMBM-së ishte e mbushur plot me ish-drejtues, dirigjentë, regjisorë, këngëtarë, valltarë dhe artisë të tjerë që kanë punuar e shërbyer ndër vite në ish-Ansamblin Artistik të Ush-trisë. Ishte e pranishme edhe znj. Donika Çapi, drejtore e kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, ushtarakë dhe familjarë të tyre etj. Aktiviteti u shpalos nëpërmjet kujtimeve dhe bashkëbisedimeve mjaft të ngrohta që zhvilluan figura të njohura të këtij formacioni të njohur artistik, të cilët sollën kujtime dhe detaje të ndryshme nga jeta dhe veprimtaria e tyre shumëvjeçare në Ansamblin e Ushtrisë. Me shume interes u ndoq edhe një film dokumentar kushtuar këtij ansambli artistik, si dhe promovimi i dy librave kushtuar histo-rikut të Ansamblit Artistik të Ushtrisë, botime të Ministrisë së Mbrojtjes. Mjaft mbresëlënëse ishin kujtimet që shpalosën Bexhet Xhaferri, korist veteran, Norbert

Mirënjohje për artistët e ish-ansamblit artistik të ushtrisë

Nis festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake-FFMU, të vendeve të NATO-s

për rajonin e Mesdheut

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte kujtimi dhe mirënjohja për të gjithë ata figura të shquara që formuan, krijuan dhe zhvilluan ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë, këtë institucion me emër dhe të mirënjohur prej dekadash në mbarë vendin tonë dhe që ka lënë gjurmë e

bërë histori në botën e artit shqiptar

Ky edicion i I-rë” në Tiranë do të mbahet nga datat 2 – 7 qershor 2013

Krasniqi, artist i merituar, dirigjentët e mirënjohur Eno Koço dhe Alqi Lepuri, Fatmir Foçi, ish-drejtues dhe dirigjent etj. Në kujtimet e tyre ata veçuan rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë që në krijimin e Ansamblit Artistik të Ushtrisë, Artisti i Popullit Gaqo Avrazi, për kujtimin e të cilit të pranishmit në sallë mbajtën edhe një minutë heshtje.

Gjithashtu në rrëfimet e tyre u sollën me shumë respekt e ngrohtësi kujtime për figura të shquar të këtij ansambli si Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Agim Tomorri, Pandi Peleshi, Ligor Trebicka, Zina Zdrava, Tonin Tërshana, Arta Bababrama, Pandi Zguro dhe deri tek prezantuesja e mirënjohur Flutura Çangu. Më pas, znj. Donika Çapi ka

shpërndarë medaljen “Për shërbime të shquara”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, për një numër të konsiderueshëm artistësh të Ansamblit Artistik të Ushtrisë, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më si: Koço Uçi, ish-dirigjent, Pandi Peleshi, korist, Gjon Daka, regjisor, Kristaq Panduka, dirigjent etj. Në vijim të kësaj veprimtarie, Kuinteti

i Harqeve i Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura, ka ekzekutuar me mjaft mjeshtëri artistike pjesë nga krijimtaria e artistëve të ish-Ansamblit Artistik të Ushtrisë, ndërsa më pas të pranishmit ndoqën nga afër një fotoek-spozitë të vendosur në hollin e QKMBM-së, ku pasqyrohej historia mbi 50 vjeçare e ish- Ansamblit të Ushtrisë.

të zhvillohet konferencë për shtyp me mediat.

Rreth aktivitetitOrganizimi për të parën herë në

Tiranë i “Festivalit të Formacioneve Muzikore Ushtarake-FFMU, të vendeve të NATO-s të rajonit të Mesdheut”, Edicioni i I-rë”, nga data 3-6 qershor 2013 është një ngjarje kulturore shumë e veçantë, për vetë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë e po ashtu dhe për jetën kulturore të kryeqytetit tonë. Në këtë edicion të I-rë, marrin pjesë forma-cionet muzikore të:“Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura”, OKFKA-Shqipëri; “Orkestra Frymore e Aviacionit Ushtarak”-Greqi; “Orkestrës Frymore”-Turqi dhe përshëndet festi-valin “Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, OFFSK-Kosovë. Që të gjithë pjesëmarrësve, Ministria e Mbrojtjes e RSH-së ju uron mirëseard-hjen dhe ju shpreh falenderimet më të përzemërta institucioneve homologe për pranimin e ftesës, për të krijuar së bashku këtë aktivitet rajonal shumë domethënës. Festivali që organizohet nën kujdesin e veçantë të Z. Arben IMAMI, Ministër i Mbrojtjes i RSH-së është një tjetër për-

pjekje në rrugën e integrimit euro-atlantik të strukturave ushtarake. Simbolika e këtij festivali bëhet akoma më e qartë kur publiku i gjerë të njihet me muzikën më të spikatur të traditave muzikore të vendeve tona, kjo e gërshetuar me krijimet muzikore të kompozitorëve shqiptarë, grekë, turq, italianë, ameri-kanë etj, të sjella mjeshtërisht në skenë nga artistët e talentuar ushtarakë. Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komunikimit, me thelbin e tij ndikon akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Artistët muziktarë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, janë jo vetëm pjesë e krenarisë sonë të përbashkët por njëkohësisht edhe mbartësit e simbolikës paqësore se ushtarakët janë civilë të veshur me uniformë. Festivali i cili synon të kthehet në një traditë të përvitshme ka për qëllim që të pro-movojë muzikën si art dhe larminë e dimensioneve kulturore të saj, trashëgiminë kulturore shpirtërore tradicionale të vendeve tona, të nx-isë turizmin dhe të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s. Suksese!

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 2013 15aktivitete

NJOFTIM“Ekspozitë me krijimtarinë muzikore të Kujtim Laros

në hollin e QKMBM

NJOFTIMMINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJES

Shpall konkursin me krijimet me te arrira ne fushën e letërsisë (poezi , tregim, novele), si dhe konkursin për fotografinë me te mire te bere nga jeta dhe veprimtaria e FA-se. Ftohen te marrin pjese ne këtë konkurs te gjithë efektivat e FA-se. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo dite pranë QKMBM- se, ose mund ta dërgoni ne adresën: [email protected].

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRDHENIEVE ME KOMUNITETIN

I. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Min-istrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori një vend Akademia e Forcave Ajrore një vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon:• Akademia e Forcave Tokësore• Akademia e Forcave Detare• Akademia e Forcave Ajrore• Shkolla e Mesme Kuleli FT• Shkolla e Mesme Kuleli FD• Shkolla e Mesme Kuleli FAKandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj.Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë.Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit.Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Re-krutimit.Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik5. Të mos jetë i martuar.6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen.8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit.10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5.11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5.12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak.15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati.2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve).3. Certifikatë për TOEFL (nëse e ka).4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).5. Certifikatë familjare, 1 copë.6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12).7. Dëshmi penaliteti.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.11. Analiza e SIDA- s.12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($).Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet.Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit ëëë.mod.gov.alnë rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutim-it.Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.

KOLONEL YLBER DOGJANIKOMANDANT

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESSHTABI I PËRGJITHSHËM I FAQENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, një nga krijuesit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, ish-pjesëtar i radhëve të krijuesve brenda Forcave të

armatosura të rSH

Në zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve të artit, kulturës dhe trashëgimisë për vitin 2013; Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e J 9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Re-

publikës të Shqipërisë, organizuan “Ekspozitë me krijimtarinë muzikore të z. Kujtim Laro- “Artist i Popullit”, më 27 Maj 2013 në hollin e QK-MBM. Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, një nga krijuesit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, ish-pjesëtar i radhëve të krijuesve brenda Forcave të Armatosura të RSH. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti do të shikojnë ekspozitën me partitura origjinale të z. Kujtim Laro- “Artist i Popullit”, nga arkivi i Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura. Kujtim Laro lindi në qytetin bregdetar të Vlorës në 8 maj të vitit 1947. Bregdeti i Jonit, polifonitë dhe elegjitë e jugut, ishin frymëzimi i tij, andaj edhe muzika e tij tingëllonte aq ëmbël, aq shqip. Studimet e larta, ai i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1970. Më pas ai do të punonte, pranë Akademisë së Arteve, për vite të tëra si pedagog në degën e kompozicionit. Gjithashtu për disa vjet ai ka punuar si drejtor artistik pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Edhe pse i ka lëvruar të gjitha gjinitë muzikore, më të dashurat për të kanë qenë muzika e filmit dhe kënga. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të rreth 30 filmave të njohur artistikë, si “I teti në bronx”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha”, etj. Gjatë karrierës së tij, ka bashkëpunuar me regjisorët më të mirë shqiptarë, si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj. dhe të gjithë ndihen të nderuar prej këtij bashkëpunimi dhe të ngushëlluar prej faktit që muzika e tij do të mbetet e gjallë në filmat e tyre. Krijimtarinë e tij në këtë gjini e ka nisur me filmin “I teti në bronx” dhe e mbylli me kolonën zanore të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”, të shfaqur vetëm pak muaj më parë në kinematë e kryeqytetit dhe që u quajt prej kolegëve të tij, si “kënga e fundit e mjelmës”.

Për drejtorin e Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, muzika e krijuar prej Kujtim Laros, është në mënyrë të padiskutueshme më e mira në llojin e vet. “Ndihemi të nderuar kur filmat tanë shkojnë jashtë kufijve. Pavarësisht cilësisë kinematografike të filmit, muzika e krijuar nga Ku-jtimi është në nivelet botërore, përsa i përket ndjeshmërisë, ngjyrës dhe emocionit që përcjell”, - thotë Ciko. Por Kujtim Laro ka qenë edhe një kompozitor besnik festivalesh. Ndër krijimet e para të tij ka qenë kënga “Buka e duarve tona”, një bashkëpunim me poetin Xhevair Spahiu, e kënduar nga Alida Isku dhe Ema Qazimi, e cila në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1976, ka fituar çmimin e parë. Më tej kanë vijuar të tjera këngë, si “Mirëmëngjes!”, kënduar nga Irma Libohova, që ka marrë çmim të dytë, këngën “Të kisha pritur” kënduar nga Adriana Ceka, e shumë të tjera, për të mbërritur tek kënga e mrekul-lueshme “Zhgënjimi”, e kënduar në Festivalin e Këngës në RTSH të vitit 1996, nga këngëtarja Alma Bektashi. Në festivalin e 41-të, ai u nderua me trofeun e kompozitorit më të mirë, ndërsa në vitin 2001, u nderua me çmimin “Muza”, në konkursin me të njëjtin emër, për muzikën klasike. Edhe pse vuante nga një sëmundje e pashërueshme, madje para 6 muajsh i ishte nënshtruar edhe një operacioni në stomak, ai vazhdonte të punonte. Mbi pentagram kanë mbetur ende punë të papërfunduara. Sipas drejtorit të TOB-it, Zhani Ciko, së bashku ata po punonin për të vënë në skenë operën “Një vjeshtë me stuhi”, të kompozuar nga Dhora Leka, gjatë viteve të internimit të saj. Kujtim Laro po punonte për orkestrimin e kësaj vepre, por nuk arriti ta shihte në skenën e TOB-it, ku ishte parashikuar të shfaqej për festat e Nëntorit. Për kontributin që ka dhënë për kulturën shqiptare, kompozitori Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë, megjithatë është fare pak për njeriun që bëri histori në muzikën e filmit.

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 31 maj 2013  · PDF filepërbashkëta për forcimin e luftës kundër rreziqeve dhe sfidave detare si terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme etj

ushtriaE prEmtE, 31 maj 201316

Me studentët tanë ushtarakë në turqi

Grupi i xhirimit i QKMBM-së, kishte kohë që përgatitej për të shkuar e xhiruar në Stamboll një film doku-mentar kushtuar jetës e veprimtarisë

së njërit prej figurave të rëndësishme e me kon-tribute të mëdha në interes të çështjes kombëtare shqiptare, ish ministrit të parë të luftës së shtetit të pavarur shqiptar Mehmet Pashë Dërralla. Ndërsa hulumtonim për dokumentarin e Dërrallës, në institucionet më të rëndësishme arsimore ush-trisë turke, nuk mund të mënjanonim edhe një tjetër temë me interes për ne, atë të arsimimit e kualifikimit të studentëve shqiptarë në Akademitë turke. Ata ishin prezentë kudo, në të gjitha institu-cionet arsimore Turke. Gatishmëria dhe mikpritja bujare e drejtuesve turq të këtyre institucioneve dhe të gjithë atyre që takuam ishte e ndjeshme dhe mbresëlënëse. Vizita e pare ne Komandën e Akademive te Luftës te Shtabit te Përgjithshëm te Republikës Turke. Një institucion modern, me njerëz e ambiente të mrekullueshme. Komanda turke e kolegjeve të luftës është një nivel edukimi akademik pasuniversitar dhe institucion trajnimi në Forcat e Armatosura të Turqisë. Qemal Atat-urk, themeluesi i Republikës Turke si dhe shumë komandant dhe burra shteti kanë ndjekur këtë Kolegj. Dhe është dëshira e çdo oficeri turk të ketë këtë mundësi. Kolegji turk i luftës , u themelua në fund të gjysmës së parë të shekullit të 19. Në këtë Akademi, fillimisht na priti sekretari i përgjith-shëm i saj, kolonel Hasan Usyilmaz, një njeri me pamje të qetë, në fytyrën e të cilit shprehej qartë mirësi, sinqeritet e gatishmëri për të na ndihmuar sa më shumë në kryerjen e misionin tonë. Më pas një takim në zyrën e shefi të shtabit të akade-misë, gjeneral Major Mete SALT, i cili shprehu fjalët më të mira për të gjithë studentët tanë që kane studiuar në këtë akademi. Ky institucion i lartë arsimor përbehej nga; Akademia e Lartë e drejtimit dhe menaxhimit të FA të Republikës së

Turqisë, Akademia e Luftës Tokësore Akademia e Luftës Detare Akademia e Luftës Ajrore. Në të gjitha këto Akademi kanë studiuar me dhjetëra e dhjetëra student shqiptarë. Kjo gjë evidentohej edhe në Muzeun e kësaj Akademie, ku pasqyro-heshin me database emrat, periudha kohore, dhe niveli i kualifikimit. Që nga viti 1993 e deri më sot në këtë akademi kanë studiuar rreth 50 studentë e oficerë shqiptare, që më pas kanë marrë grada e funksione të larta në ushtrinë shqiptare. Ne hol-lin e Akademisë janë vendosur emrat e Shefit të shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e të mjaftë gjeneralëve të tjerë shqiptarë që kanë studiuar, keta si; V.Ismolli, K Cela, A.Lala, A.Jaupi. S.Gjoka, B.Shehu, A.Baruti, etj. Në sheshin e akademisë së Forcave Tokësore në patëm mundësinë të takonim një tjetër student që vazhdonte studimet që nga shtatori i vitit 2012 Major Gjuran Burnazi. “Është privilegj dhe kënaqësi të ndjekësh studimet në këtë Akademi prestigjioze,-na thotë Major Burnazi. Ndërkohë në Akademinë e Detarisë takojmë dy studentë të

tjerë. Kapitenin e Rangut të Dytë Bamir Liken i cili së shpejti përfundon trajnimin dy vjeçar, dhe Kapitenin e Rangut Besnik Thana, të cilët që nga ky moment nuk na u ndanë duke bërë edhe rolin e përkthyesit në gjuhen turke. Një tjetër impresion ishte vizita në Qendrën e Simulimit dhe e Kulturës “Ataturk, Një ndërtesë gjigande e bashkëkohore. Shefi i zyrës, Kol Bylent Furtuna na informon për punën e misionin e kësaj qendre për formimin e edukimin e ushtarakëve.

Në akademinë e Detarisë, TuzlaPasi lemë pas Komandën e Akademive të

Luftës së Shtabit të Përgjithshëm, udhëtojmë drejt Tuslës, ku ndodhet Akademia e Detarisë. Në hyrje të saj na pret, komandanti i regjimentit Kolonel Selçuk Solmaz i cili na uron mirëseardhjen. Aty takojmë Elis Arapi, student i vitit të 3 –të, Erdit Halimi viti dytë, Devison Allushi, Florino Krigu nga Burreli, Elison Srefi, Ali Saitaj nga Dibra, Enri Ziu, viti parë, Elison Sulku viti par, Gentian Rada etj. Komandant Selçuk Solmaz shprehet i kënaqur për studentët shqiptarë, për seriozitetin,

disiplinën dhe nivelin e tyre në procesin mësimor. Në këtë akademi studionin 14 studentë

Në shkollën e mesme ushtarake KuleliShkolla ndodhej në një vend nga më të bukurit

buzë brigjeve të Bosforit. E krijuar ne vitin 1845, ajo është një nga shkollat më të vjetrat në Turqi. Të shoqëruar nga Kolonel Hasan Usyilmaz, takojmë nxënësit tanë në këtë shkollë. Plote 18 nxënës nga Shqipëria studionin në këtë shkollë ushtarake si Klajdi Shafin nga Pogradeci, Urim Shehun nga Kuksi, Erdi Luca nga Durrësi, Ditmar Hoxha nga Elbasani, Jurgen Parllaku nga Tirana, Roland Plaka nga Tirana, Ergus Zollomaja nga Kuçova, Mirjan Cobaj nga Shkodra etj. Të gjithë shprehin falenderimet për mbështetjen për mundësinë që iu janë dhënë nga qeveria shqiptare e ajo turke për të ndjekur këtë shkollë e për t’u përgatitur oficere të aftë, për t’i shërbyer vendit tonë, sa më denjësisht.

Në muzeun e ushtrisë “Harbie”Kjo ndërtesë ishte në fakt shkolla ushtarake

ku kishte studiuar Ministri ynë i Pare i Luftës, Mehmet Pashë Derralla, Shefi i Shtabit Ali Shefqet Shkupi, por edhe krijuesi i Turqisë moderne, i madhi Qemal Ataturku. Pas një dite të lodhshme, dita tjetër nisi me një vizitë në muzeun e ushtrisë “Harbie. “Një nga muzetë ushtarakë më të mëd-henj e më të bukurit në botë. Me mijëra objekte të ekspozuara. Kjo ndërtese ishte në fakt shkolla ushtarake ku kishte studiuar Ministri ynë i Pare i Luftës, Mehmet Pashë Dërralla, Shefi i Shtabit Ali Shefqet Shkupi, por edhe krijuesi i Turqisë mod-erne, i madhi Qemal Ataturku. Drejtori i muzeut ushtarak Kolonel Zafer Kilic, na vë gjithçka në dispozicion, ndërsa majori Omer Faruk Arslan, na shpjegon gjithçka në këtë muze, ku ishte gati e pamundur ta vizitoje për pak orë. Mbresa e emocione të veçanta morëm tek klasa ku kishte studiuar Qemal Ataturku, por edhe mjaft ushtarakë të tjerë shqiptare. Ishin ambiente e pavione në in-teres të dokumentarit tonë dhe kjo falë mikpritjes e dashamirësisë së palës Turke që na shoqëroi kudo ku shkuam e vizituam.

agron goga