Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 26 qershor 2015 Ministeriali AFA Zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi ndodhet në Bruksel ku po zhvillohet minis- terial i radhës i vendeve anëatrë të NATO-s. Punimet e këtij ministeriali janë të fokusuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët diskutuan... Për të mbërritur te biblioteka e Akademisë së FA të duhet të kalosh mes për mes sheshit kryesor të garnizonit “Skënderbej”. Pothu- ajse të gjitha ndërtesat e këtij garnizoni janë të “heshtura”, pak hijerënda, por për bibliotekën kjo përshtypje bëhet më... Deklarata, Shqipëria në forcën pararojë të NATO-s, 2016-2018 Që Biblioteka e AFA të bëhet pararojë e shërbimit dhe edukimit shkencor http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] BATALIONI SPECIAL I FT BASHKëSTëRVITET ME FORCAT SPECIALE AMERIKANE DHE FORCAT “RENEA” Dy ditë më parë, në ambientet Batalionit të Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore në Babru zhvillua ceremonia e përfundimit të stër- vitjes së përbashkët “JCET-2015” midis Forcave Speciale Shqiptare, Grupit të XIX-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komisariatit Special “RENEA”të Ministrisë së Punëve të Brëndëshme. Stërvitja e përbashkët “JCET-2015”, e cila filloi që me datë 25 maj dhe deri më 23 qershor 2015 kishte si qëllim kryerjen e operacioneve të për- bashkëta ndaj një sfide të përbashkët siç është terriorizmi. Në këtë stërvitje një mujore morën pjesë 50 forca nga të cilët 10 ishin amerikanë, 15 të forcës RENEA, ndërsa pjesa tjetër nga Batalioni i Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Me këtë rast ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjith- shëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore... faqe 4 » faqe 3 » KONTRIBUTI Në AFGANISTAN faqe 4 » “Resolute Support Mission”, kthehet në Atdhe Kontigjenti i Parë Paqeruajtës Ekipi i FA Shqiptare në stërvitjen “IPA CAMPEX 2015” në Shkup Bruksel: 24-25 qershor 2015 takim i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s faqe 6-7 faqe 12 BASHKËPUNIMI NATO Përfundoi stërvitja e përbashkët “JCRT- 2015” faqe 8-9 » ZALL-HERR Minstrja Kodheli homazhe pranë trupit të Dëshmorit të Atdheut, Ibrahim Basha faqe 2 » faqe2 »

Transcript of Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa...

Page 1: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 �

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 26 qershor 2015

Ministeriali

afa

Zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi ndodhet në Bruksel ku po zhvillohet minis-terial i radhës i vendeve anëatrë të NATO-s. Punimet e këtij ministeriali janë të fokusuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët diskutuan...

Për të mbërritur te biblioteka e Akademisë së FA të duhet të kalosh mes për mes sheshit kryesor të garnizonit “Skënderbej”. Pothu-ajse të gjitha ndërtesat e këtij garnizoni janë të “heshtura”, pak hijerënda, por për bibliotekën kjo përshtypje bëhet më...

Deklarata, Shqipëria në forcën pararojë të NATO-s, 2016-2018

Që Biblioteka e AFA të bëhet pararojë e shërbimit dhe edukimit shkencor

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

BatalioNi spEcial i ft BashkëstërVitEt ME forcat spEcialE aMErikaNE dhE forcat “rENEa”Dy ditë më parë, në ambientet Batalionit të Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore në Babru zhvillua ceremonia e përfundimit të stër-vitjes së përbashkët “JCET-2015” midis Forcave Speciale Shqiptare, Grupit të XIX-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komisariatit Special “RENEA” të Ministrisë së Punëve të Brëndëshme. Stërvitja e përbashkët “JCET-2015”, e cila filloi që me datë 25 maj dhe deri më 23 qershor 2015 kishte si qëllim kryerjen e operacioneve të për-

bashkëta ndaj një sfide të përbashkët siç është terriorizmi. Në këtë stërvitje një mujore morën pjesë 50 forca nga të cilët 10 ishin amerikanë, 15 të forcës RENEA, ndërsa pjesa tjetër nga Batalioni i Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Me këtë rast ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore...

faqe 4»

faqe 3»

koNtriButi Në afgaNistaNfaqe 4»

“Resolute Support Mission”, kthehet në Atdhe Kontigjenti i Parë Paqeruajtës

Ekipi i FA Shqiptare në stërvitjen “IPA CAMPEX 2015” në Shkup

Bruksel: 24-25 qershor 2015 takim i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

faqe 6-7

faqe 12

bashkëpunimi

nato

përfundoi stërvitja e përbashkët “Jcrt- 2015”

faqe 8-9»

zAll-herr

Minstrja Kodheli homazhe pranë trupit të Dëshmorit të Atdheut, Ibrahim Basha

faqe 2»

faqe2»

Page 2: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015� zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita hySAj

redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOlIKjA

Albert ZhOlI

Gazetarë:saimir AlIjAetleva SMAçI

Kthehet në atdhe Kontigjenti i Parë Paqeruajtës në kuadër të operacionit “Resolute Support Mission” në Afganistan

Në ambientet e pjesës ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas u zh-villua ceremonia e pritjes së Kontigjentit të Parë Paqeruajtës, i cili kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO-s “Resolute Sup-port Mission”. Ky kontigjent shërbeu për më se 6 muaj rresht së bashku me ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Ceremoninë e mirëseardhjes së tru-pave paqeruajtës e përshëndeti ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila ndër të tjera, tha: “Kemi ndjekur çdo moment të kryerjes së misionit tuaj në Afganistan dhe tani në fund ju na bëtë krenar me përmbushjen me sukses të plotë të kësaj detyre luftarake të rëndë-sishme dhe të rrezikshme. Por sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar dhe për ju të nderuar komando në veçanti, pasi ne sot përcjellim për në banesën e fundit dëshmorin më të ri të atdheut, shokun, mikun, kolegun tuaj të deri para disa muajve, tetar Ibrahim Ba-sha, i cili dha jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e jetës dhe të rendit në Shq-ipëri. Ky është një moment i cili na bën të reflektojmë sesa e rëndësishme është siguria e vendit ku ne jetojmë, sesa i rëndësishëm është siguria e të ardhmes, sesa e rëndësishme është ekzistenca e shtetit dhe e ligjit dhe sesa i rëndësishëm është misoni që ju kryeni”.

Më tej, ministrja Kodheli, duke iu drejtuar edhe njëherë trupave ko-mando të Kontingjentit Paqeruajtës u shpreh: “Ju falënderoj nga zemra për mënyrën sesi keni ditur të mbani lart krenarinë dhe flamurin e Republikës së Shqipërisë, flamurin më të bukur që një komb ka provuar, që është ai i shqiponjës dykrenare”. Në fund të fjalës së saj znj, Kodheli ka siguruar gjithashtu se mbështetja e Qeverisë Shqiptare, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm r për FA dhe sidomos për trupat tona që shko-jnë me misione paqerujatëse do jetë gjithmonë prezent. Kontigjenti i Parë Paqeruajtës në kuadër të operacionit të NATO-s “Resolute Support Mis-sion” (RSM) përbëhej nga 30 trupa, efektivë të Batalionit Komando të Forcës Tokësore, të cilët shërbyen me profesionalizëm dhe disipilinë të lartë për një periudhë 6 mujore në

Aeroportin e Kabulit. Kontingjentet që vendi ynë po dërgon në kuadër të RSM janë vazhdimësi e kontributit që Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura japin me trupa paqeruajtës në kuadër të angazhimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në luftën kundër terrorizmit në Afganistan.

Të pranishmëm në këtë ceremoni ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i

Minstrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, mori pjesë në ceremoninë e organizuar dje në mjediset e Pallatit të Brigadave në Tiranë, me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të dësh-mortit më të ri të Atdheut, teter Ibrahim Basha, i cili dha jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e jetës dhe të

rendit në fshatin Lazarat të Gjirokastrërs. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Kod-heli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, vendosën një kurorë me lule pranë arkivolit ku prehej trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, tetar Ibrahim Basha.

Minstrja kodheli homazhe pranë trupit të dëshmorit të atdheut, ibrahim Basha

FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ko-mandanti i Forcës Tokësore, gjeneralma-jor Zyber Dushku, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Tokësore, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve të sapokthyer nga misioni në Afganistan etj. Ndodhej gjithashtu edhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tone, kolonel Nizamettin Dogar.

Page 3: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 �zyrtare

Zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi ndodhet në Bruksel ku po zhvillohet ministerial i radhës i vendeve anëatrë të NATO-s. Punimet e këtij ministeriali janë të fokusuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët dis-kutuan për mjedisin aktual të sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga Lindja dhe Jugu. Gjatë sesionit të parë të ditës së djeshme u diskutua lidhur me vep-rimet agresive të Rusisë në Lindje të Aleancës, si dhe paqëndrueshmërisë në rritje në kufijtë jugor, shkaktuar nga aktivitetit në rritje i ISIL. Për të

përballuar gjithë këto sfida, ministrat e Mbrojtjes së vëndeve anëtarë të NATO-s ranë dakort për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbro-jtjes së çdo vendi anëtar.

Shqipëria deklaroi pjesëmarrjen në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, kontribut ky që u cilësua si mjaft pozitiv. Në këtë kuadër Shqipëria do të bashkëpunojë

me Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Italinë në përmbushje të angazhimeve të përbashkëta ushtarake gjatë tre vjeçarit të ardhshëm. Zëvëndësminis-tri i Mbrojtjes, z. Petro Koci, theksoi

mbështetjen e Shqipërisë për integ-ritetin territorial të Ukrainës, si dhe nënvizoi kontributin e vendit tonë me fonde, veshje ushtarake dhe vëzhgues në kuadër të OSBE-s.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s diskutuan edhe për misionin “Resolute support” në Afganistan. Shqipëria është prezente në Afganistan që nga viti 2002. Zëvëndësministri i Mbrojtjes Koçi mori pjesë gjithashtu në një takim të vendeve që kontribuojnë me trupa në Mazar-I-Sharif në Afganistan nën kryesimin e Gjermanisë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar ceremonia e dhënies së Certifikatës së Mirën-johjes shefit të Zyrës së Bashkëpunimit me SHBA (ODC), major Kristopher S. Mitchell, i cili përfondon misionin e tij në vendin tonë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, atasheu ushtarak amerikanë në Tiranë, nënkolonel Ralph Shield, si dhe përfaqësues të tjerë të Zyrës së Bashkë-punimit me SHBA në Ministrinë e Mbrojtjes.

Zv.ministri i Mbrojtjes Koçi i dorëzoi ushtarakut amerikan Certifikatën e Mirën-johjes akorduar nga ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, me këtë motivacion: “Për profesionalizmin e shquar gjatë qëndrimit të tij si shef i Zyrës së Bashkëpunimit (DOC) në Shqipëri, mirëzbatimin e asistencës së Qeverisë së SHBA parashikuar për FASH dhe Qeverinë Shqiptare dhe kontributin e tij të shkëlqyer për të rritur më tej bashkëpunimin mes vendeve tona”. Zv.ministri Koçi vlerësoi kontributin e major Kristopher Mitchell gjatë kohës që kreu

detyrën e shefit të Zyrës së Bashkëpunimit me SHBA në Tiranë, bashkëpunimin e tij të shkëlqyer me strukturat e Ministrisë së Mbro-jtjes të Republikës së Shqipërisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij në të ardhmen.

Ndërsa major Kristopher Mitchell falën-deroi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për vlerësimin që i bëjnë punës së tij si shef i Zyrës së Bashkëpunimit (DOC) në Shqipëri. Ai ka vlerësuar me nota mjaft pozitive mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë e të vazhdueshëm që ka pasur me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura Shqiptare për realizimin me sukses të detyrave dhe programeve të përbashkëta.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i dhuroi major Kristopher Mitchell një dhuratë simbolike me hartën e Shqipërisë të gdhenduur dhe stemën e Shtabit të Përgjithsëm të FA Shqiptare. Ndërkaq, atasheu ushtarak i SHBA-së në Tiranë, nënkolonel Ralph Shield, i dorëzoi majorit Mitchell një medalje të akorduar nga Komanda Amerikane për Europën për shërbim të shquar në Shqipëri.

certifikatë Mirënjohje për major kristopher Mitchell

Deklarata, Shqipëria në forcën pararojë të NATO-s, 2016-2018

Zëvëndësministri Petro Koçi në Ministerialin e vendeve të NATO-s në Bruksel

Page 4: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015� forca tokësore

Në ambientet e Qëndrës Stërvitore të Komandës Mbështetëse pra pak ditësh zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë dhe Kursit të Avancuar të Nënoficerit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjener-almajor Jeronim Bazo, komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral Brigade Ylber

Dogjani, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm kolonel Nazmi Cahani, zv/komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Ruzhdi Kuçi, drejtorë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe të ftuar të tjerë nga njësi dhe reparte të ndryshme.Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani, i cili pasi bëri nje përmbledhje të periudhës dy mujore për trajnimin e kursantëve, theksoi se, fillimi dhe mbarimi me sukses nga 13 kursantët të Kursit Bazë dhe 14 kursantët e Kursit të Avancuar, evidenton më së miri përgjegjëshmërinë e drejtuesve dhe të trupës mësimore të kësaj Qëndëre në realizimin e misionit. Në emër të kusantëve që përfunduan këto kuse, përshëndeti kursant tetar Fation Kacaj, i cili falënderoi stafin e instruktorëve, si dhe komandantin e Qëndrës Stërvitore, kolonel Shkëlqim Çela, për punën dhe kujdesin e treguar për mbarëvajtjen e këtyre kurseve. Në falënderim të veçantë ai bëri edhe për shefin e Shtabit të Përgjithshaëm të FA dhe komandantin e KM, që falë kujdesit të tyre, u bë e mundur realizimi në kohë e me cilësi i programit mësimor.

Më pas, fjalën e mori shefi i Shtabit të Përgjithshaëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili falënderoi komandantin e KM-së, gjeneral brigade Ylber Dogjanin, komandantin e Qëndrës Stërvitore dhe instruktorët e kësaj Qëndre për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe i uroj kursantëve suksese në karrierën e tyre ushtarake dhe që dijet e përfituara t’i përdorin me efiçencë dhe profesionalizëm në të mirën e të gjithëve. “Është privilegj të jesh mes jush pasi kemi çfarë t’i urojmë njëri-tjertit, por ajo që më gëzon më shumë ështe disiplina e lartë e kursantëve dhe fakti që tashmë përgatitja e nënoficerëve po kalon në drejtimin e duhur dhe po jep rezultate konkrete dhe të prekshme në njësitë dhe repartet e FA-së. Një falënderim të veçantë bëri për kursantët që vijojnë kurset e tjera të trajnimit në Qëndrën Stërvitore të Komandës Mbështetëse. Kjo ceremoni përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për disa nga kursantët me rezultate të larta, si dhe me një foto të përbashkët. Rreshter Bledar Blaceri

Përfundoi Kursi Bazë dhe Kursi i Avancuar i Nënoficerit

Batalioni Special i FT bashkëstërvitet me Forcat Speciale Amerikane dhe forcat “RENEA”

Dy ditë më parë, në ambientet Batalionit të Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore në Babru zhvillua ceremonia e përfundimit të stërvitjes së përbashkët “JCET-2015” midis Forcave Speciale Shqiptare, Grupit të XIX-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komis-ariatit Special “RENEA” të Ministrisë së Punëve të Brëndëshme. Stërvitja e përbashkët “JCET-2015”, e cila filloi që me datë 25 maj dhe deri më 23 qershor 2015 kishte si qëllim kryerjen e opera-cioneve të përbashkëta ndaj një sfide të përbashkët siç është terriorizmi. Në këtë stërvitje një mujore morën pjesë 50 forca nga të cilët 10 ishin amerikanë, 15 të forcës RENEA, ndërsa pjesa tjetër nga Batalioni i Forcave Speciale të Forcës Tokësore.

Me këtë rast ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralëmajor Zyber Dushku, ushtarakë të të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armato-sura, komandanti i Komisariatit Special “RENEA” Drejtues Sokol Poçari etj. Gjithashtu në këtë ceremoni mori pjesë ambasdori SHBA-së në Tiranë, z. Donald Lu, atasheu ushtarak amerikanë nënkolonel Ralph Shield, si dhe për-faqësues të Zyrës së Bashkëpunimit me SHBA në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fillimisht të pranishmit ndoqën nga afër një mësim tregues me demonstrime të organizuar nga efektivat pjesëmar-rëse në “JCET-2015”. Skenari i demonstrimit krishte në thelb goditjen e bazës së një grupi kriminal trafikantë armësh. Gjatë këtij demonstrimi në të cilin vepruan së bashku trupat e BFS, Forcave Speciale Amerikane dhe atyre RENEA, u manifestuan me profesion-alizëm dhe disiplinë të lartë të gjithë

veprimet taktike të cilat këta efektiva i praktikuan për afro një muaj të ko-hëzgjatjes së stërvitjes “JCET-2015”. Në këtë demostrim trupat pjesmarrëse planifikuan dhe zhvilluan një operacion kompleks dhe gjithpërfshirës bazuar në skenarë real, për realizmin e oper-cioneve të përbashkëta midis njësive ushtarake dhe atyre të agjencive të tjera ligjzbatuese në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Stërvitja e përbashkët “JCET-2015” ishte stërvitja e parë midis Forcave Speciale Policore dhe atyre ushtarake dhe pati si synim shkëmbimin e eks-periencave më të mira midis njësive në mënyrën e planizmit dhe ekzekutimit të misioneve special, si dhe rritjen e aftësive ndërvepruese të dy njësive në kuadër të relizmit të operacioneve të përbashkëta. Kjo stërvitje evidentoi edhe njëherë nevojën për bashkpunim

dhe ndërveprim institucional për të ndërmarrë masat dhe veprimet efikase në rastet e një kërcënimi real në kuadër të luftës kundër terrorizmit, duke kryer detyra të nivelit taktik, por me një impakt më të gjërë. Forcat Speciale Shqiptare kanë treguar se kanë shërbyer me devotshmëri në shërbim të paqes në zonat më të nxehta anembanë globit, ato kanë treguar përgatitje, kurajo dhe vetmohim në zbatimin e detyrave të ngarkuara. Por zhvillimet e fundit në arenën mbarë botërore, si dhe sfidat e reja në kuadër të luftës kundër ter-rorizmit kërkojnë më tepër angazhim jo vetëm jashtë kufijve të vendit tonë, por edhe brënda territorit te Republikës së Shqipërisë. Kjo sfidë detyrimisht që nuk mund të përballohet e vetme nga agjencitë ligjzbatuese të Ministrisë së Brëndëshme, pasi ky lloj kërcënimi i kalon përma-sat e kapaciteteve të tyre. Nisur nga specifikat që shfaq ky lloj kërcënimi, kërkohen asete të mirë trajnuara dhe të ndërveprueshme institucionalisht për t’i bërë ballë. Këtë detyrim konstatoi dhe zv/ministri i mbrojtjes Petro Koçi, i cili theksoi se për herë të parë stërvitjes së përbashkët mes efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale dhe Grupit të XIX të Forcave Speciale amerikane iu bashkua dhe Komisariati Special “RENEA”, duke ngritur në një nivel edhe më të lartë bashkëpunimin ndërinstitucional mes strukturave të sigurisë brenda vendit, si dhe bashkëpunimin me aleatët tanë nga SHBA. “Ne e dimë mirë çmimin e shtrenjtë që lufta për paqen kërkon prej njerëzve me uniformë dhe jo vetëm. - vijoi më tej z. Koçi. - Pavarësisht se flasim gjuhë të ndryshme, ne e kuptojmë shumë mirë gjuhën e përbashkët që lind nga bashkimi i mendjeve dhe vullneteve tona për stërvitje dhe aksione të për-bashkëta. Ne flasim gjuhën e njëjtë të aspiratave tona dhe vendosmërisë për ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë, mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe të Ale-ancës Euroatlantike ku aderojmë”.

Kështu që bashkërendimi i të gjithë institucioneve ligjëzbatuese dhe bashkë-punimi me aleatët tanë ndërkombëtarë është i domosdoshëm. Në këtë strëvitje gjithashtu u konsoliduan edhe njëherë

procedurat standarde të veprimit duke ndërthurur taktikat, teknikat dhe proce-durat e fundit që përdoren nga Forcat Speciale Amerikane me qëllimin që kundër përgjigja ndaj kërcënimit të jetë si një forcë e vetme. “Jemi këtu prej një muaji për të parë e mësuar se si kolegët tanë shqiptarë të Forcave Speciale e “RENEA”, planëzojnë e ekzekutojnë

operacionet, por edhe për të treguar se si i planëzojmë e ekzekutojmë ne ato. Sfidat e sotme, por dhe ato të ardhme e bëjnë të nevojshme njohjen e kulturës së popullsisë në zonën e operacionit, por bëjnë të domosdoshme ndërvepruesh-mërinë, pasi mjedisi operacional është një mjedis që e ndajmë me aleatë e partner që kanë të njëjtin qëllim”, – u shpreh kapiten Davis, drejtues i grupit të forcave amerikane, duke përgëzuar edhe efektivat pjesëmarrës për rezultatet e arritura.

Në këtë kontekst, nuk mund të lë pa përmendur dhe fjalët e ambasadorit amerikan i SHBA në vendin tonë z.Donald Lu, i cili ndër të tjera tha: “...nga ky trajnim përfituan shumë forcat speciale amerikane, forcat speciale shqiptare dhe ato RENEA. Ne e dimë që në skenarë realë, forcat shqiptare dhe amerikane duhet të punojnë së bashku. Ne shpresojmë që ky aktivitet të ketë shërbyer për të dyja palët. Përgëzime të gjithë ekipeve, për punën e mirë të bërë sot”. Në përfundim, duhet theksuar edhe njëherë se Forcat Speciale janë aseti më i vlefshëm që një shtet mund të ketë dhe si të tilla ato punojnë, stërviten dhe janë gati të sakrifikojnë gjithçka deri në vetmohim me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë. Kështu edhe Forcat tona Speciale mbeten një aset i çmuar dhe një elitë e patjetërsueshme jo vetëm për Forcën Tokësore, por për të gjithë Forcat e Armatosuara dhe të gjithë popul-lin tonë, të cilit i shërbejnë me aq shumë devocion, përkushtim dhe besnikëri.

Forcat tona Speciale mbeten një aset i çmuar dhe një elitë e patjetërsueshme jo vetëm për Forcën Tokësore, por për të gjithë Forcat e Armatosuara dhe të gjithë popullin tonë, të cilit i shërbejnë me aq shumë devocion, përkushtim dhe besnikëri

nënkolonel Qazim hoxha komandant i batalionit të

Forcave speciale

Page 5: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 �afa

në mënyrë të veçantë orientimi i Forcave të Armatosura drejt modelit më të mirë të organizimit të ushtrisë, si dhe përfshirja e tyre në NATO, çuan domosdoshmërisht në nevojën e rikonceptimit të bibliotekës së AFA, strukturës së saj arkitekurore, si dhe vendndodhjes. Në vitin 2004 me fon-det e DIE (Delegazione Italiane Esperti) filluan ndryshimet e para në krijimin e ambjenteve të përshtatshme. Dikur me një sipërfaqe 100 m2, sot e gjithë sipërfaqja e bibliotekës është gjashtëfishuar në 650 m2. Për lexuesit dhe studiuesit sot janë në dispozicion dy salle fondesh, dy salla leximi me 25 vende, një sallë me akses interneti me 12 vende dhe padyshim nuk mungon edhe salla e leksionit, pasi kjo bibliotekë është pjesë integrale e natyrshme e gjithë procesit akademik që zhvillon Akademia e Forcave tw Arma-tosura. Kur hyn në sallat e fondeve bie menjëherë në sy puna e kujdesshme për të krijuar një koleksion të larmishëm. Numri i titujve ka ardhur duke u rritur në vite, megjithëse asnjë bibliotekë, nuk do të kishte tituj mjaftueshëm, në botën e pafund të librit. 7500 tituj përmban bib-lioteka e AFA ose ndryshe 35000 kopje, të cilat për kureshjen e lexuesit po i japim më poshtë sipas fondeve përkatëse. Fondi i literaturës ushtarake, përfshin 800 tituj (13437 kopje). Një tjetër fond që dallon për numrin e titujve është ai i literaturës në gjuhë të huaj arkiv me 2000 tituj ose 2350 kopje. Shumë i larmishëm paraqitet fondi i literaturës joushtarake në gjuhën shqipe, që përbën dhe gati gjysmën e titujve të të gjithë bibliotekës, rreth 3657 tituj ose 13306 kopje. Ky numër lidhet me trashgiminë e titujve që biblioteka ka pasur që prej fillimeve të saj, por po të kemi parasysh zhvillimet letrare e joletrare në vend, mund të ishte edhe më i madh. Kurse literatura në gjuhë të huaj ka 560 tituj ose 3305 kopje.

E përmendëm edhe më lart faktin se kjo bibliotekë ëshë pjesë e pandarë e veprimtarisë akademike të AFA, ndaj është e natyrshme që leksionet, dispen-sat si dhe punimet shkencore ku hyjnë masterat dhe doktoraturat të kenë fondet e tyre. Përsa u përket leksioneve dhe dispensave numërohen rreth 150 të tilla,

Historiku i bibliotekës së AFAPër të mbërritur te biblioteka e

Akademisë së FA të duhet të kalosh mes për mes sheshit kryesor të garnizonit “Skënderbej”. Pothuajse të gjitha ndërte-sat e këtij garnizoni janë të “heshtura”, pak hijerënda, por për bibliotekën kjo përshtypje bëhet më e fortë, sapo mbër-rin në dyert e saj të mëdha, që aq sa të ftojnë me kureshti të hysh brenda, aq edhe të stepin. Sapo bën hapin e parë, qetësia të bind se ke hyrë në vendin e duhur, kurse ajo që sytë rrokin janë raftet e e pafund tw librave, me atë rregullsinë, që në një farë kuptimi është rutinë në një vend të tillë. Era karakteristike e librave, që zakonisht nuk pëlqehet nga të gjithë (vetëm ata që janë miq të librit, e njohin një aromë të tillë), të shpon hundën dhe kupton se kjo bibliotekë që shndrin, nuk është kaq e re në kohë. Datëlindja e saj e ka kaluar gjysmë shekullin. Ajo daton më 10 maj tëi vitit 1958, viti i themelimit të Akademisë Ushtarake “Spiro Moisiu”, që do të shoqërohej me lindjen edhe të kësaj biblioteke modeste në atë kohë, ashtu si vetë Akademia Ushtarake, e cila i ngjante “një fëmije të sapolindur”. Që prej asaj dite, ku edhe vetë vendi ynë nuk kishte traditë në rrjetin e bibliotekave, kjo bibliotekë është rritur duke pasur si parim bazë të punës së saj jo vetëm shërbimin, që ka qenë specifik për Forcat e Arma-tosura, por edhe edukimin, pasi breza të tërë ushtarakësh kanë pasuruar botën e tyre shpirtërore, artistike e shkencore, pikërisht në sallat e kësaj biblioteke, me literaturën e saj tw bollshme dhe shërbimin model që ka ofruar. Për të gjithë nostalgjikët, nga ushtarakët e karrierës e deri tek ushtari më i thjeshtë që ka shërbyer në garnizonin “Skëndërbej”, kjo bibliotekë ka qenë një strehëz e ngrohtë, por edhe “tempulli” ku i faleshin librit. Ajo vazh-don ta ruajë këtë imazh, por sigurisht në kohë të ndryshme, edhe pasuria që ajo ka ofruar dhe ofron ka qenë e ndryshme. Kur u themelua, baza e literaturës së saj, ku përfshiheshin edhe periodikët, ishte në gjuhën ruse. Jo në pak dokumente të AFA dhe MM në vitet 60, të cilat ruhen me shumë skrupulozitet në Arkivin e Forcave tona të Armatosura, gjen urd-hëra, informacione dhe plot dokumente të tjera mbi literaturën që vinte asokohe nga Bashkimi Sovjetik për ushtrinë shq-iptare. Prirja për të marë literaturë nga perëndimi ka qenë pothuajse e pakonsi-derueshme gjatë viteve të komunizmit, por edhe në ato pak raste që ndodhte, kjo konsiderohej si një literaturë e klasifikuar sekret dhe nuk mund të shfrytëzohej nga kushdo. Pjesa më e madhe e literaturës lidhej me artin ushtarak dhe si shumë gjëra të tjera, edhe zgjedhja e literaturës ishte e komanduar nga partia-shtet. Kështu që detyra e parë që iu doli bibliotekarëve dhe drejtuesve të saj pas viteve 90-të ishte pasurimi i bibliotekës me literaturë të gjithanshme, e në mënyrë të veçantë atë të vendeve të përparuara demokratike të perëndimit. Përfundoi njëherë e përgjith-monë dukuria famëkeqe e censurimit të titujve dhe natyrshëm literatura e politizuar për qëllime demagogjike u shmang. Vitet 90-të e gjetën këtë bibliotekë me 1400 tituj, ku përfshiheshin edhe periodikët. Është interesant se raporti i periodikëve që merreshin nga lindja e perëndimi ishte pothuajse në raporte të barabarta, 17 tituj periodikësh vinin nga vendet lindore dhe 16 nga perëndimi. Por jo gjithçka që hynte në raftet e bibliotekës mund të vihej në dispozicion të lexuesit në këtë kohë. Shumë prej librave që konsidero-heshin të “papërshtatshëm” apo sekret kalonin për përkthim në Drejtorinë e Zbulimit dhe ishin të klasifikuara. Pro-cesi i klasifikimit vazhdon edhe sot për atë pjesë të literaturës siç janë punimet shkencore të mbrojtura në AFA që kanë të drejtën e autorit dhe mbrohet sipas legjislacionit shqiptar.

Rikonceptimi dhe ristrukturimi i bibliotekës me standarde bashkëko-hore

Ndryshimet që ndodhën në vend dhe

kurse punimet shkencore të skeduara në fondin e bibliotekës janë rreth 250 tituj. Çdo fond për bilbiotekarët dhe lexuesit është i vyer, por për punonjësit e bib-liotekës së AFA, një pasuri që e çmojnë shumë është fondi i enciklopedive, ku bëjnë pjesë enciklopeditë e Britanisë, Francës, Italisë, Rusisë, Greqisë, Jugo-sllavisë etj. Dhe fondi i fundit, por jo më pak i rëndësishmi që lexuesi ka në dispozicion në këtë bibliotekë, është ai periodikëve (revista, gazeta, buletine) me rreth 30 tituj. Për këtë fond vlen të theksohet se prej disa vitesh mungojnë numrat e rinj, pasi biblioteka nuk ka mundur të bëjë pagesën për blerjen e tyre. Pasurimi i bibliotekës, përveç se është domosdoshmëri është edhe përgjegjësi përpara lexuesit, pavarësisht zhvillimeve teknologjike edhe në fushën e leximit. Në këtë drejtim punonjësit e bibliotekës së AFA me mbështetjen e kësaj të fundit, kanë ndërtuar politika të qarta dhe efektive. Së pari, në kon-taktin e tyre të përditshëm me lexuesit, punonjësit grumbullojnë informacionin e nevojshëm mbi kërkesat e lexuesvesve që janë brenda dhe jashtë institucionit. Një vëmendje të veçantë i kushtojnë bashkëpunimit me stafin pedagogjik, duke pasur parasysh kërkesat që lindin gjatë procesit mësimor, si dhe anketimit të studentëve në auditorët e AFA, që bënë pjesë në detyrat e punonjësve të bibliotekës.

Rrugët e pasurimit të bibliotekës ndër vite kanë qenë sa të larmishme, aq edhe inovative. Kështu krahas blerjeve, apo botimeve të Ministrisë Mbrojtes, si dhe KDS dhe AFA, nuk kanë munguar dhurimet për bibliotekën. Kjo ka bërë që interesi i lexuesve dhe studiuesve të vijë gjithmonë edhe në rritje.

Shërbimi në bibliotekëTë jesh një bibliotekar i mirë nuk

mjafton vetëm të njohësh titujt e njësive bibliotekare. Një punonjës i mirë i bib-liotekës duhet të ngjallë interesin te lexuesi për bibliotekën dhe leximin. Pikërisht kjo është motoja e punonjësve të bibliotekës së AFA. Jo vetëm t’u shërbejnë me korrektesë, shpejtësi e saktësi lexuesve dhe studiuesve, por ta bëjnë bibliotekën

shtëpinë e tyre të dytë. Disa prej punon-jësve janë rritur bashkë me bibliotekën, kanë përjetuar transformimin e saj si në infrastrukturë ashtu edhe në konceptin e shërbimit, duke mbartur nga kjo kohë e gjatë eksperiencën më të mirë. Në kujtesën e shumë prej ushtarakëve të kar-rierës, që sot mbajnë pozicione dhe grada shumë të larta në ushtrinë shqiptare, por edhe të punonjësve civilë që kanë qenë pjesë e FA, kanë zenë një vend mirënjohje punonjëset e biblioteksë si p.sh, Donika Plaku, tashmë në pension, apo Egla Strazimiri, që është sot punonjësja më e vjetër e më me eksperiencë e saj, që prej vitit 1981. Nën vrullin e shpejtë të teknologjisë, kur gjithçka synohet të informatizohet dhe të digjitalizohet, përparësi ka qenë dhe ngelet trajnimi i këtyrë punonjësve. Pjesa më e madhe i janë nënshtruar kualifikimeve në fush-ën e bibliotekonomisë për të përpunuar me profesionalizëm literaturën. Vetëm në këtë mënyrë mund të skedohet literatura që hyn në bibliotekë për të nxjerrë në pah librin dhe të mund ta klasifikojnë sipas fushës që i përket. Në bashkëpunim me Bibliotekën Kom-bëtare, ata kanë ndjekur shkollën 2 vjeçare për bibliotekonomi pranë saj, si dhe tranjnime të ndryshme. Bash-këpunimet nuk kanë munguar edhe me bibliotekat e tjera, madje duke kapërcyer edhe kufijtë e Tiranës, siç është rasti i bashkëpunimit me bib-liotekën e Shkodrës. Edhe pse lexuesi i kësaj biblioteke është specifik, pra përfshin në përgjithësi studentët dhe studiuesit ushtarakw, dyert e saj nuk janë të mbyllura për askënd, përfshi këtu edhe punonjësit civilë në Forcat e Armatosura. Por për një mirëmbajtje dhe menaxhim sa më të mirë të njësive bibliotekare që fondet e lartëpërmen-dura kanë, edhe këtu rregullat e leximit në sallë apo jashtë saj, janë të “forta” dhe punonjësit specialistw nuk lëshojnë aspak pe, pavarësisht mikpritjes e qën-drimit dashamirës. Ata presin çdo ditë një numër të madh të interesuarish duke i orientuar përmes skedarëve për një kërkim sa më të mirë të informacionit. Por nuk janë vetëm skedarët me numrin

e klasifikimit që i vijnë në ndihmë një lexuesi që i ndodh të vijë për herë të parë në këtë bibliotekë. Mjaft të qarta e të sakta shkencërisht janë ndërtuar edhe biblio-grafitë, ku gjenden së bashku burimet e informacionit të renditura sipas subjektit, sipas periudhës kohore etj. Kështu stafi i bibliotekës ka ndërtuar së fundmi dy bibliografi me anotime për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, apo për artin ushtarak në epokën e Skënderbeut.

“Një ndër synimet e punës së Aka-demisë së Forcave të Armatosura për vitin 2016 është informatizimi i bib-liotekës, pasurimi i fondit të saj më libra të rinj, përmirësimin e ambienteve për t;i shërbyer më mirë kursantëve, trupës pedagogjike si dhe studjuesve në Forcat tona të Armatosura”.

Biblioteka digjitale e së nesërmesNgjan se edhe për veprimtarinë e

përditshme në bibliotekë ka “perënduar” epoka manuale, aq më tepër se tashmë pas më shumë se gjysmë shekulli gjithë kjo veprimtari ka ardhur duke u përsosur e finalizuar. Andaj, si në mbarë botën, apo në Bibliotekën Kombëtare, edhe në bibliotekën e AFA është ora e duhur për të hartuar katalogun elektronik të saj. Ky akses është qartësisht më i lehtë për t’u arritur nga lexuesi, edhe nga kushtet e zyrës, apo shtëpisë. Por efektiviteti do të demonstrohej edhe në ekonomizimin e kohës së studimit e leximit, sidomos për studentët që janë targeti grupi më i rëndë-sishëm i saj. Duket se në këtë drejtim hapat e para janë hedhur me projektin që synon së pari të krijojë bazën e të dhënave, pra shumë shpejt biblioteka e AFA do të nisë procesin e informatizimit të saj. Por sfida e së nesërmes për këtë bibliotekë lidhet me shumë synime të tjera të rëndësishme. Një ndër synimet e punës së Akademisë së Forcave të Armatosura për vitin 2016 është informatizimi i bibliotekës, pasurimi i fondit të saj më libra të rinj, përmirësimin e ambienteve për t;i shërbyer më mirë kursantëve, trupës pedagogjike si dhe studjuesve në Forcat tona të Armatosura. Ashtu si përmendëm më lart faktin se janë tashmë të qënësishme lidhjet e bashkëpunimit mes bibliotekës së AFA me Bibliotekën Kombëtare, atë të Akademisë së së Shkencave, me bibliotekat e univer-siteteve të kryeqytetit, apo bibliotekat e qyteteve të ndryshme, ashtu është domosdoshmëri që ky bashkëpunim të realizohet online me qendra të rëndë-sishme studimore të aleancës, si Qen-dra Marshall në Gjermani apo të tjera qendra të ngjashme me të në vendet partnere. Një metodologji e re pune në bibliotekë që kërkon përkushtim e pa-sion, që nuk mungon në radhët e stafit të saj, lidhet domosdoshmërisht edhe me një mbështetje më të gjerë finan-ciare për të siguruar një shërbim dhe edukim me standarde bashkëkohore. Tashmë, kur garmizoni “Skënderbej” është rritur e zgjeruar nga pikëpamja numerike e institucioneve ushtarake që janë vendosur këtu, duke filluar që nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Qendra e Kulturës, Medias, Botimve Ushtarake, Muzeve dhe Shtëpive të Pushimit etj, lind e nevojshme që vëmendja ndaj bibliotekës së AFA-së, e cila tanimë mund të quhet edhe si biblioteka e Forcave të Armato-suar, duhet të shtohet. Dhe në radhë të parë me më shumë financime, çka do ta bëjë këtë institucion shumë më tërheqës dhe pararojë e shërbimit dhe edukimit shkencor

Vitet 90-të e gjetën këtë bibliotekë me 1400 tituj, ndërsa sot ka 7500 tituj ose ndryshe 35000 kopje. Dikur me një sipërfaqe 100 m2, sot e gjithë sipërfaqja e bibliotekës është gjashtëfishuar në 650 m2

Që Biblioteka e AFA të bëhet pararojë e shërbimit dhe edukimit shkencor

etleva smaçi

Page 6: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015� stërvitja

Në kuadër të trajnimit në fushën e emergjencave civile, në periudhën 15 – 19 qershor 2015, në Shkup, Maqe-doni, u zhvillua stërvitja ndërkombëtare në terren me skenar “Ndërtim dhe menaxhim kampingu”, “IPA CAM-PEX 2015”. Bashkëpunimi i vendeve të rajonit në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile (IPA CP) me vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për në Bashkimin Europian, është vazhdim i projekteve të mëparshme në fushën e Mbrojtjes Civile. Ndi-kimi i rritjeve të fatkeqësive natyrore dhe atyre të krijuara vetë nga dora e njeriut mbi individët, komunitetet dhe ekonominë, bëjnë thirrje për masa më koherente dhe efektive në zbutjen e ndikimit nga katastrofat. Përmbytjet, zjarret në rajon kërkojnë nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe bash-këpunimit rajonal, ndërkombëtar. Me qëllim përmirësimin e koordinimit të ndërhyrjeve të asistencës së mbrojtjes civile, duke siguruar ndërverpruesh-mërinë ndërmjet shteteve pjesëmar-rëse, Bashkimi Europian nëpërmjet Mekanizmit të Mbrpjtjes Civile ka hartuar programe trajnimi, të cilat përfshijnë kurse trajnimi, organizimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe një sistem të shkëmbimit të ekspertëve të shteteve pjesëmarrëse në këto projekte. Programi i Parë i Bashkëpunimit Ev-ropian për Mbrojtjen Civile, (dhjetor 2010 – nëntor 2012) u ofroi vendeve mundësi për pjesëmarrje në dy ushtrime rajonale, me skenarë realë të fatkeqë-sive, të cilët mund të ndodhin në rajon. Ushtrimi i parë rajonal ishte me skenarë tërmeti “IPA SI-QUAKE-2011” dhe u organizua gjatë vitit 2011. Ky ushtrim filloi me trajnimet në tavolinë më 14-15 qershor 2011, në Bled, Slloveni dhe stërvitja fushore u zhvillua në peri-udhën 19-22 tetor 2011 në Slloveni, ku mori pjesë edhe Shqipëria (me 25 vetë dhe 5 mjete me pajisjet e kërkim shpëtimit). Në këtë ushtrim Forcat e Armatosura u përfaqësuan me 10 vetë, kryesisht me ekipe kërkim shpëtimi nën rrënoja.Ushtrimi i dytë me skenar përmbytjet “IPA CRO FLOODS 2012” u zhvillua në Kroaci. Ky ushtrim filloi në tavolinë më 14-15 shkurt 2012 në Tuhejl, Kro-aci, ndërsa ushtrimi praktik u zhvillua në periudhën 21-25 maj 2012, në Za-greb, Kroaci. Ekipi shqiptar përbëhet prej 25 vetësh dhe 5 mjete me pajisjet e kërkim shpëtimit. Edhe në këtë ush-trim, Forcat e Armatosura u bënë pjesë e ekipit shqiptar për kërkim shpëtimin në zona të përmbytura. Programi i Dytë i Bashkëpunimit Ev-ropian për Mbrojtjen Civile (5 nëntor

2013 – 4 nëntor 2015) . Gjatë këtij programi u planifikuan të zhvillohen 2 ushtrime në terren duke i paraprirë me takimet në tavolinë TTX. Gjatë këtij programi vijoi përgatitja për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato kandidate, IPA (Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit), duke kombinuar disa aktivitete dhe gjithashtu dy ushtrime praktike.Ushtrimi i parë në terren për termetet, IPA MNE QUAKE 2014, u zhvillua me 20-24 tetor 2014 në Mal të Zi. Pjesëmarrja i ekipit nga strukturat e kërkim shpëtimit u realizua nëpërmjet kërkim shpëtimit dhe evakuimit të për-sonave të mbetur nën rrënoja (SAR). Ushtrimi i dytë praktik për strehim të përkohshëm të popullsisëKy u zhvillua 15-19 qershor 2015 në Maqedoni. Për këtë ushtrim u reali-zuan ushtrime në tavolinë për ndërtim menaxhim kampingjesh, në Sarajeve, B&H; Beograd dhe në Ankara, Turqi. Për zhvillimin praktik të ushtrimit fushor ekipi Mbrojtjes Civile Shqiptare u kompozua me një personel prej 15 vetësh, 5 mjete, materialet e mjetet e nevojshme për ndërtim kampingu dhe dhënien e ndihmës së parë shëndetë-sore. Përveç Shqipërisë në këtë ushtrim morën pjesë edhe shtetet të cilat janë pjesë e këtij programi, si: vendet e konsorciumit (Sllovenia, Italia, Gjer-mania, Kroacia, Suedia, Austria) dhe vendet tjera kandidate për në BE, si: Bosnja & Hercegovina, Serbia, Kosova, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si vendi pritës, u angazhuan në stërvitjen

e përbashkët; ndërsa në aspektin koor-dinativ dhe menaxhues ishte vetë Ekipi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian (EUCPT), pra u aktivizua Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së. Nisur nga ky aktivizim i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së, nëpërm-jet saj u dërguan nga vendet pjesëmar-rëse ekipet e mbrojtjes civile. Vendi ynë është përfshirë si një vend kandidat për në BE. Përgjigja ishte shumë efektive duke iu afruar kushteve të një emergjen-ce reale dhe aftësisë për bashkëpunimin në mes të ekipeve ndërkombëtare, si një nga elementet kryesore që mund të ndihmojnë për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ushtrimi, i zhvilluar më 15-19 qershor 2015, është i pari i këtij lloji në Maqedoni dhe është i bazuar në një skenar të ndërhyrjes pas një tërmeti të fuqishëm, me vëmendje të veçantë në menaxhimin e disa zgjidhjeve për strehimin e njerëzve të pastrehë. Si rezultat i dëmeve të shaktuara nga një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë, në Shkup, Maqedoni, u shkaktuan dëme të mëdha, shtëpi të shkatërruara dhe pjesërisht të dëmtuara, njerëz të vdekur, të plagosur, të humbur dhe një pjesë e madhe pa strehim. Pas përdorimit të aseteve të vendit të dëmtuar (Maqedo-nia), nëpërmjet Qendës së Kooridnimit Europian në Përgjigje të Fatkeqesive (ERCC) u kërkua ndihmë nga vendet e rajonit. Për këtë, u aktivizuan ekipet e ndërhyrjes së mbrojtjes civile nga nëntë vende pjesëmarrëse të rajonit të Europës Juglindore dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor për kërkim dhe shpëtim në mjedisin urban dhe ndërtim menaxhim

kampingu. Në total në këtë stërvitje morën pjesë 95 vetë personel për ndërtim e menax-him kampingu dhe një numër i madh vëzhguesish, mjete të ndryshme e pa-jisje akomodimi për të pastrehët. Për këtë, në periferi të Shkupit, në vend-pushimin Vizbegovo, u ngrit një kamp për 250 persona të zhvendosur, duke siguruar mundësinë për të provuar, në një kontekst të intervenimit ndërkom-bëtar, metodat e koordinimit në mes të ekipeve të shpëtimit nga vende të ndryshme pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Turqia, Gjermania dhe Italia. Aktualisht duhej ndërtuar dhe menaxhuar kampingu prej 250 vetësh. Përvec ekipive morën pjesë: vëzhgues, vlerësues, instruktorë, lojtarë (rol simuluesi), kontrollues të stërvitjes dhe përsonel tjetër mbështetës nga vende të Europës.Metodologjia e dhënies së asistencës Pas rënies së tërmetit Maqedonia kërkoi ndihmë BE dhe vendeve të ra-jonit. Si vendet e tjera edhe vendi ynë ofroi asistencën e saj dhe nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile ofroi ndihmë vendit të prekur, Maqedonisë, me një ekip të kompozuar, si më poshtë: - Drejtues ekipi, Arben Mollaj, me detyrë specialist i Emergjencave Civile në Forcat e Armatosura; zv.drejtues ekipi, Ruzhdi Baxhaku me detyrë shefi i Zyrës së Emergjencave në Bashkinë Tiranë; koordinator, toger Julian Sule-jmani nga Batalioni i Mbeshtetjes Rajonale, KM; koodinator për logjis-tikën, Nebi Mucaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile. - Ekipi i ndërtim menaxhim kamping-ut përbëhej nga njësia kryesore e

mbështetjes rajonale, BMR dhe konkre-tisht Artan Tafani, Astrit Lala, Arsen Osmani, Flogert Caushi, Erion Mu-raku. - 2 ekipe shëndetësore nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile.Në kuadër të trajnimit në fushën e emergjencave civile, IPA (Instrumenti i para-aderimit), bazë ishin politikat e bashkëpunimit me vendet partnere për bashkëpunim me qëllim mbrojtje më të mirë për njerëzit, mjedisin, pronën dhe trashëgiminë kulturore në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, që ndodhin si brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Qëllimi i aktiviteteve mbro-jtëse të BE-së nuk është vetëm unifikimi i sistemeve të ndryshme kombëtare, por edhe mbështetja e shtimi i përpjekjeve

Ekipi i FA Shqiptare në stërvitjen “IPA CAMPEX

2015” në Shkuparben mollaj

Page 7: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 �“iPa caMPeX 2015”

në nivel kombëtar, rajonal dhe nivel lokal, që lidhen me parandalimin e fat-keqësive, gatishmërinë e atyre që janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarit dhe në ndërhyrjen në rast fatkeqësie. Gjatë lëvizjes u zbatuan masat e sigurisë për lëvizjen në kolonë, sipas planit të lëvizjes. Ekipi veproi konform me procedurat e tjera stërvitore, sipas mar-rëveshjeve të nënshruara dhe bazuar në manualin e INSARAG-ut. Në pjesën praktike u demonstrua mbi procedurat që përdoren në raste të kërkesës së ardhur nga vendi i prekur, si dhe vep-rimet nga ekipi që jep ndihmën në raste të ndryshme të EC sipas skenarit, si: metodat për ndërtim kampingu, masat e sigurisë, metoda të përdorimit të komunikimit, menaxhimi i kampingut,

dhënien e ndihmës emergjente mjekë-sore gjatë kontrollit në procesin e rregjistrimit të personave të ardhur në kamp dhe në spitalin fushor. Profesionalizmi i ekipit të FA Shqiptare pas ndërtimit të kampingut drejtuar nga toger Sulejmani dhe eksperti Artan Ta-fani duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me ekipin e Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinë, tre-goi qartë se duke aplikuar procedurat përkatëse për situata të ndryshme në ndërtimin e çadrave të llojeve të ndryshme, gjithçka shkon mirë dhe sipas standardeve të përcaktuara. Pas ndërtimit, duke koordinuar veprimet me qendrën e menaxhimit të kampingut dhe qendrën e koordinimit të veprimeve ECCPT, detyra vijoi për sigurinë dhe

menaxhimin e kampingut me ekipin austriak.Gjate ditëve të zhvillimit të stërvitjes fushore ekipi ynë mori edhe detyra të tjera, që u zbatuan nga ekipet mjekë-sore, si: kontrolli mjekësor i personave gjatë procesit të rregjistrimit me Kry-qin e Kuq Maqedonas, si dhe vizitat e shumta në bashkëpunim me ekipin italian në spitalin fushor. Edhe ne, si ekipet e tjera pjesëmarrëse, sipas fushave përkatëse treguam kapacitete të mjaftueshme, bashkëpunimi për mbështetjen në operacione të ndryshme, bashkërendimin e aftësive tona për problemet e sigurisë, kapacitetet për të ofruar forca vendeve në rrezik sipas skenarëve me mënyrat dhe mjetet më të shpejta e të sigurta. Adoptimi me pro-

cedurat sipas këtyre skenarëve tregoi sa më me realizëm dhe sa më cilësor bëhej vlerësimi nga ky ekip, për të mundur realizimin e hapave sipas skenarëve të mundshëm në bashkëpunimin me BE-në. Kjo përgatitje krijoi mundësi të mira praktike për bashkërendimin rajonal e ndërkombëtar, ku vepruam në mënyrë shumë të shpejtë duke u krahasuar dhe me vendet e tjera partnere.Përfaqësuesja për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare të Komisionit Evropian u shpreh se, ushtrimi ka një dimension ekonomik. Ngritja e nivelit të mbrojtjes civile krijon një klimë të mirë për investime dhe siguri, tërheq investitorët. Ajo shtoi se asnjë anëtar i BE-së nuk është i përkryer dhe kjo është arsyeja pse shtetet duhet të mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Jolevski u shpreh se, rrezikimi i jetës së civilëve dhe të mirave materiale nga sëmundjet naty-rore, katastrofave dhe aksidente mund të jetë edhe më shkatërrues se kërcëni-met ushtarake dhe këto kërcënime nuk i njohin kufijtë mes vendeve.Gjatë zhvillimit të situatave të ndry-shme ekipet sipas fushave përkatëse treguan kapacitete të mjaftueshme, bashkëpunimi për mbështetjen në op-eracione të ndryshme, bashkërendimin e aftësive tona për problemet e sigurisë, kapacitetet për të ofruar forca vendeve në rrezik sipas skenarëve me mënyrat dhe mjetet më të shpejta e të sigurta. Adaptimi me procedurat sipas këtyre skenarëve tregoi se sa me realizëm dhe se sa me cilësi bëhej vlerësimi nga ky ekip për të mundur realizimin e hapave sipas skenarëve të mundshëm në bash-këpunimin me BE-në. Kjo përgatitje krijoi mundësi të mira praktike për bashkërendimin rajonal e ndërkom-bëtar, ku vepruam në mënyrë shumë të shpejtë duke u krahasuar dhe me vendet e tjera kontribuese.Stërvitja evidentoi ekipet dhe përmirë-soi procedurat e njoftimit, mobilizimin dhe dërgimin e skuadrave të ndërhyrjes të mbrojtjes civile të vendeve partnere. Thelbësore në ushtrim ishte integrimi i nivelit të shtabit të vendeve partnere në stërvitje. Kjo u realizua nëpërmjet bashkëpunimit me Qendrën e Koordin-imit të Reagimit të Emergjencave në BE gjatë ushtrimit. Qasja e përgjithshme për ushtrimet në terren siguroi një platformë optimale dhe të sigurtë për ekipet e vendeve partnere për të ushtruar procedurat, vendosjen e ndërhyrjes dhe koordinimin e tyre kur vendosen në një mjedis ndërkombëtar brenda ose jashtë BE-së. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte nxitja e bashkëpunimit dhe mbështetja e zhvil-limit të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale kandidate me kapaciteteve në fushën e mbrojtjes civile.Vendi ynë, njëlloj si vendet e tjera të rajonit, u angazhuar vazhdimisht në koordinimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive që merren me emergjencat civle apo fatkeqësitë natyrore, katastrofat dhe fatkeqësitë në baza kombëtare dhe rajonale. Nevoja për reagim të përbashkët rajonal të emergjencave, është përgjigje e drejtë dhe mënyra më e mirë për të kapërcyer të gjitha sfidat, pasi vendet përballen me fatkeqësi të tilla të mëdha natyrore. Bashkëpunimi rajonal gjithashtu i referohet angazhimit të BE-së për të ardhmen evropiane të rajonit të Evropës Juglindore, duke përfshirë përpjekjet e integrimit europian të vendit tonë.Si mjeti më i rëndësishëm në fushën e

mbrojtjes civile në nivel evropian, Me-kanizmi i Mbrojtjes Civile, luajti rolin kryesor për të lehtësuar bashkëpunimin dhe ndihmesën në rast të emergjencave të mëdha që mund të kërkojnë veprime urgjente. Në bazë të parimit të ndihmës, kjo mund t’i sjellë vlerë të shtuar mbro-jtjes civile, duke ofruar mbështetje të dis-ponueshme, sipas kërkesave nga vendet e prekura. Ky mekanizëm ka një numër mjetesh për të reaguar ndaj katastrofave në nivel evropian. Qendra Koordinuese në Përgjigje të Emergjencave (ERCC), që vepron në kuadër të Ndihmës Humanitare të Komisionit Evropian dhe të departa-mentit të Mbrojtjes Civile (ECHO), u ngrit për të mbështetur një përgjigje të koordinuar dhe të shpejtë për fatkeqësitë si brenda dhe jashtë Europës duke për-dorur burimet nga vendet pjesëmarrëse në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE. Kjo është zemra e funksionimit të këtij mekanizmi, ku luan një rol të rëndësishëm në bashkërendimin nëpërmjet krahasimit të ofertave për ndihmë të paraqitura nga vendet anëtare për nevojat e vendit të goditur nga fatkeqësia.Risi e kësaj stërvitje për vendin tonë është angazhimi për të dytën herë e Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, me ekipe mjekësore të kompozuar me staf mjekësor dhe ndihmës mjekë shume të aftë. Me aftësinë e tyre dhe në bashkëpunim me ekipin maqedonas dhe italian, zgjidhën një sërë situatash për kontrollin shëndetësor gjatë rregjistrimit dhe dhënien e ndihmës shëndëtësore në spitalin fushor. Bashkëpunimi dhe koor-dinimi me autoritetet lokale të vendit të prekur ishte gjithashtu pjesë përbërëse e stërvitjes.

Disa mësime të nxjerra Vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të bashkëpunojnë me BE-në në fusha të caktuara edhe para anëtarësimit të plotë të tyre. Kjo përfshin gjithashtu mbrojtjen civile me misionin e vet humanitar, duke e bërë bashkë-punimin rajonal dhe perspektivat e BE-së, më të prekshme për qytetarët. Disa nga mësimet që dolën në këtë stërvitje mund të përmblidhen si më poshtë: - Përpjekjet tona për të zhvilluar kon-ceptin e fushës së stërvitjeve të përbash-këta për marrjen e masave në dhënien e ndihmës së parë vendeve të prekura nga fatkeqësia, për të përballuar sfidat drejt integrimit; - Zbatimi i koncepteve, standardeve, modeleve, bën të mundur çdo gjë, si një proces që ecën përmes institucioneve, njësive dhe vetëpërgatitjes; - Media, si një faktor kryesor mbi dhënien informacionit dhe masat e vep-rimet e ekipeve pjesëmarrëse në mënyrë periodike; - Aktivitetet në përgatitjen dhe zbati-min e ushtrimit ishin në përputhje me konceptin e mbështetjes së vendit pritës (Host Nation Support) dhe standardet e ndërtim menaxhim kampingut, sipas INSARAG; - Zbatimi i procedurave standarde nga ekipi shqiptar duke përgatitur dokumen-tacionin përkatës, si: akt marrëveshjen për procedurat e kalimit të kufirit në mënyrë të përshpejtuar ku përfshihej: lista e personelit pjesëmarrës me të dhënat e sakta, listën e materialeve që do të ketë ekipi për stërvitje, listën e mjeteve të lëvizjes (përfshirë edhe ko-hën e kalimit të kufirit), llojet e radiove të komunikimit me frekuencën e lejuar, si dhe planin e sigurisë gjatë lëvizjes.

Page 8: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015� intervista

Xhemal Imeri është një nga peda-gogët e parë të Akademisë Ushtarake. Ka mbaruar studimet e lartë në Kiev të Ukrainës për oficer ndërlidhës, për radio-telegrafist. Pas përfundimit të studimeve ka shërbyer në Regjimentin e Ndërlidhjes që nga komandant toge, komandant kom-panie, komandant batalioni, komandant i Shkollës për Nënoficerë për të gjitha specialitete e ndërlidhjes të ushtrisë. Më pas e caktuan shef i Ndërlidhjes së Kor-pusit të Burrelit dhe me kërkesën e tij në vitin 1963 u emërua pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve për ndërlidhjen ku jepte lëndën Radioteknikë dhe Elek-troteknikë. Në fundi e çuan në Akademinë Ushtarake ku dha teknikën e ndërlidhjes dhe taktikë ndërlidhje. Kq qenë mjë oficer i rregullt dhe me aftësi profesionale, ka shërbyer si i tillë nga janari 1952 deri në vitin 1975, ku ka marë shumë dekorata dhe medalje.

Si dhe kur lindi shërbimi i ndërlid-hjes në vendin tonë ?

Unë kam qenë skënderbegas. Kisha shumë ëndrra. Pikërisht në këtë shkollë mendoja të bëhesha tankist, aviator, oficer marine dhe kurrë nuk e mendoja të bëhesha ndërlidhës, ose thënë troç nuk e preferoja këtë degë. Ndërsa kur shkova për të studiuar në Kiev, e dashurova mar-rëzisht këtë shërbim, pasi e pashë veten ndryshe, pashë zhvillime interesante dhe mësimet i përpija. Këtu mendova se ky shërbim i duhej jo vetëm atdheut por mbarë njerëzimit. Ne shpesh herë e ngatërrojmë ndërlidhjen e ushtrisë me ndërlidhjen në përgjithësi në të gjitha aspektet e jetës. Edhe kur lind fëmija, që qan apo bën “uaaaa”, ai kërkon të lidhet me dikë, të lidhet me diçka. Kërkon gji dhe kur afrohet tek gjoksi i nënës. Fillesat e ndërlidhjes përkojnë që në kohën e Maratonomakut, që solli me pishtar lajmin e fitores. Në fakt ndërlidhja në Shqipëri ka shumë më para, por në mënyrë sim-bolike kjo ditëlindje është më 22 qershor 1944. Ishte koha kur Ushtria Nacional Çlirimtare ishte në kulmin e veprimtarisë së saj luftarake, kur u bë lidhja e parë mes Shtabit të Përgjithshëm dhe Divizionit që sulmonte në veri. Pas vitit 1992, me ardhjen e demokracisë data e lindjes së ndërlidhjes u caktua 30 qershori i 1931, kur Mbreti Zog kishte filluar organizimin e ndërlidhjes. Kur erdhi më pushtet, Zogu në vitin 1932 formoi një batalion xheniero-ndërlidhës. Në këtë batalion u krijua një kompani ndërlidhjeje duke marë eksperiencën italiane. Në vitet 1931-1933 në Tiranë ka pasur një kurs 3 vjeçar për radiotelegrafist, ku kishte mësuar ish-drejtori i ndërlidhjes, Kadri Brahimaj, atje ka mësuar edhe Sali Ormëni etj..Pra këtu janë fillimet e këtij shërbimi.

Pra ju thatë se data 22 qershor 1944 u caktuar pas luftës si dita e këtij shërbimi, më konkretisht çfarë u bë në këtë ditë?

Në këtë ditë është bërë lidhja e parë e UNÇL midis Divizionit të Parë që ndodhej me detyra luftarake në Dibër dhe Shtabit të Përgjithshëm që ndodhej në Vithkuq të Korçës. Radisti i Divizionit ishte radisti i vjetër Mufit Poçari, ndërsa në Shtab ishte Servet Xama, i cili shkëlqeu pas çlirimit si komandant i Regjimentit të Ndërlidhjes. Radiot e saj kohe ishin VER-ELES anglez ose TORRNOBI gjermane. Këto ishin radiot më të përhapura dhe më të sigurta të asaj kohe. Këto radio u përdorën edhe pas çlirimit në Regjimentin e Parë të Ndërlidhjes që u formua pas çlirimit.

Kur u formua Regjimenti i Ndër-lidhjes?

Regjimenti i Ndërlidhjes u krijua në vitin 1950 me komandant Rako Gjermëni, jo ndërlidhës, por shumë organizator dhe komunikues. Ky regjiment u vendos brenda ambienteve të ish-Shkollës “Skën-derbej”. Atëhere ato ishin kabinete shumë të mira, komode për kohën dhe kërkesa ishte shumë e madhe. Ne i mbanim radiot si sytë e ballit dhe kujdeseshim në mënyrë shembullore

Kush ishin drejtuesit apo oficerët e parë të ndërlidhjes?

Ata më vonë ishin shumë, por në fil-limet e shërbimit unë mund të përmend: Kadri Brahimi, Nagrip Mehmeti (shef i Shtabit të Regjimentit), Asllan Llamaj, Servet Xama, Mufit Poçari, Andrea Moisiu, Todo Bogdani, Isak Lila, Perikli

Pano etj. Guri Kona ishte një specialistë mjaft i mirë. Këta janë brezi i parë i ndërlidhësve. Pastaj vijnë brezi i dytë që janë:, Selam Karashi, Muharrem Gaziu, Pavllo Deda, Damian Xahferi , Abaz Thana, Latif Xhakollari, Mane Hadëri, Gëzim Jashari...Disa prej tyre ishin për-gatitur që në kohën e Zogut, por që më vonë studiuan dhe në ish- BS. Disa të tjerë u arsimuan në shkollat dhe akademitë tona dhe u bënë ndërlidhës të shkëlqyer që i hapën rrugën shërbimit të ndërlidhjes që më vonë u bë model.

Kur shkuat për studime në Kiev dhe sa studentë ishit për ndërlidhje?

Ne shkuam në Kiev për studime nga viti 1948 deri në vitin 1952 dhe në këtë vit mbaruam shkollën plot 37 vetë, nga të

katër anët e Shqipërisë. Të gjithë mbaru-am shumë mirë. Pasi mbaruam studimet 17 prej nesh i mbajtën në Regjimentin e Ndërlidhjes.

Cilat ishin të veçantat e këtij regji-menti?

Kishte kuadro shumë të përgatitur, të përgjegjshëm, organizatorë, kërkues ku veçohej disiplina e lartë. Ne e bëmë atë Regjiment të dalluar ku konkurronte në çdo drejtim me Shkollën e Bashkuar, e cila kishte disa vite që ishte hapur. Ne përgatiteshim dhe studionim çdo literaturë që na binte në dorë në atë kohë. Bënim dhe studime individuale, kryesisht kishim literaturë ruse.

Cilat ishin radiot që ju përdornit në këto vite?

Ne tashmë filluam të përdornim aparatura sovjetike. Më e përhapura ishte RBM, radio që u vu në përdorim në Luftën e Dytë Botërore. Njëkohësisht kishim në përdorim dhe radion A7A e përdorur po në luftë. Kishim dhe një radiostacion të fuqishëm marrës-dhënës, që ishte instaluar në makina. Ky ishte stacion shumë i fuqishëm për kohën. Në vitet 1952-53 erdhi dhe teknika e re nga BS. Këtë teknikë e shoqëruan një kapi-ten dhe një toger, specialistë sovjetikë të cilët ndenjën këtu tre vjet për të na mësuar përdorimin e tyre. Aparaturat e re ishte R-104, telegrafike, R108, R109, radioreleja, si dhe aparate të reja të telegrafonisë, që ishin me tastiera, BB. Njëkohësisht erdhën dhe centrale të fuqishëm, mbi 40 numra. Në vitet e para instruktorët ishin të gjithë rus, ku ne që kishim mbaruar shkollën aty bënim përkthimin. Kryesisht përkthente Pavllo Dedja dhe Reis Nika.

Këto aparatura a krahasoheshin me ato të ushtrive perendimore?

Ndoshta nuk kishin atë cilësi, por në kushtet e vendit tonë dhe në kushtet në të cilën ndodhej vendi ynë, pra për kohën ishin shumë, shumë të mira. Ne u mësuam me to dhe ato nuk na lanë asnjëherë në baltë, madje mund të them se nuk kishim defekte të shpeshta.

Kur lëvizi Regjimenti nga ambientet e shkollës “Skënderbej”?

Në vitet 1954 Regjimenti kaloi tek Rrapi i Treshit dhe më vonë u shndërrua në Brigadë Ndërlidhje. Komandanti i parë i Brigadës ishte Servet Xama (radisti që punoi pranë Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës dhe që bëri lidhjen me Divizionin e Parë). Ai ishte një oficer korrekt, i zgjuar dhe shumë i disiplinuar. Kur ka ardhur Enver Hoxha në një vizitë në këtë Brigadë, tek Rrapi i Treshit në vitin 1957, na tha se keni një komandat trim dhe të zgjuar, ndaj vlerësojeni dhe mësoni prej tij. Më vonë komandant ka ardhur Damian Xahferi, pastaj Pavllo Dedja dhe kështu

me radhë.Brigada eNndërlidhjes mbeti e tillë

deri në fund?Po, deri në vitin 1990 e tillë mbeti.

Një Brigadë e shkëlqyer, me reparte dhe pika ndërlidhjejej të shtrira në të gjithë vendin, me rregull dhe disiplinë, me arritje të shkëlqyera, që kurrë nuk solli shqetësime. Me ardhjen e teknikës ë re modernizimi ishte në një shkallë më të lartë.

Kur filloi dega e ndërlidhjes në Shkol-lën e Bashkuar?

Në vitin 1950. Pra, shumë prej nesh që kishin studiuar në BS filluan të jepnim mësim në këtë shollë. Në fillim shkolla ishte njëvjeçare, pastaj dyvjeçare dhe më vonë tre vjeçare. Ata që ishin skën-derbegas dhe ishin kuadro lufte shkonin për studime në BS, të tjerët studionin në Shkollën e Bashkuar. Ne filluam të shkonim në grupe për studime që në vitin 1947 në Jugosllavi dhe në BS.

Kur u prishëm me BS ku i merrnim aparaturat?

Filluam t’i merrnim nga Kina. E gjithë teknologjia ishte ruse, e njëjtë, ko-pje. Madje shumë prej aparaturave ishin të ngjyrosura, ndoshta të përdoruara në luftë në Vietnam apo Kamboxhia dhe na i sillnin ne. Por punonin mirë dhe ishin të mirëmbajtura. Gjithë teknika kineze ishte prodhim rus, ose më mirë të themi kopje e tyre. Por më vonë filluan të na sillnin aparatura të reja, më të mira.

Si ishte ndërtuar struktura e shërbimit të ndërlidhjes dhe çfarë rendësie kishte ky shërbim?

Çdo Korpus kishte nga një batalion ndërlidhje, çdo Brigadë apo Regjiment nga një kompani dhe çdo batalion nga një togë ndërlidhje. Kjo ishte struktura ku ndërlidhja ishte me vete. Ndërsa për rëndësinë nuk kam ç’të flasë sepse dihet që nuk mund të ketë komandim pa ndërlid-hje. Kuptohet, atëhere nuk kishte celularë (qesh). Atëhere thuhej se pas ushqimit (prapavijës) dhe pas zbulimit, vinte ndër-lidhja. Pa prapavijë dhe pa ndërlidhje nuk ka ushtri dhe fitore.

Po aparatet e telefonit çfarë tipi ishin?

Vetëm tek këto aparate mund të them se diçka stononte. Aparatet në përgjithësi ishin prodhim rus (TAI-43). Ishin prod-him i Luftës ë Dytë, pra prodhim i vitit 1943. Në fillim ishin me kasë druri dhe më vonë me kasë ebaniti. Ishin shumë të fortë, nuk kishin defekte, por nuk ishin të sofistikuar. Ata hidheshin krahaqafë dhe peshonin 1.2 kg.

Dhe së fundi, kur u larguat nga ushtria?

Nga ushtria u largova në vitin 1975, pas dënimit të Beqir Ballukut. Në këtë kohë isha pedagog në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe motivacioni ishte për miqësi me Beqir Balluku. Të paktën nuk më dënuan. Më çuan në prodhim në fer-mën “Gjergj Dimitrov”. Në fillim donin të më çonin mësues në Librazhd, por fati ishte se gruaja ime kishte studiuar në BS për të verbërit dhe profesioni i saj duhej shumë. U largova me gradën nënkolonel që e mora që në vitin 1966, por atëhere u hoqën gradat. Në vitin 1993 mora gradën kolonel në pension. Kam qenë dhe mbetem një ndërlidhës i vjetër dhe i pat-jetërsueshëm. Si i tillë uroj dhe shpresoj se ndërlidhja do të vlerësohet gjithnjë si një shërbim mjaft i rëndësishëm për Forcat e Armatosura dhe që në strukturat e saj do të vijnë gjithnjë vajza dhe djem të zotë dhe të përkushtuar. Kjo sepse shërbimi i ndërlidhjes në FA Shqiptare është një histori e lavdishme.

Me rastin e 84-vjetorit të Shërbimit të Ndërlidhjes

Shërbimi i Ndërlidhjes në FA Shqiptare një histori e lavdishmeFlet ish-pedagogu i ndërlidhjes në

Akademinë Ushtarake kolonel (R) Xhemal Imeri

albert z. zholi

Regjimenti i Ndërlidhjes u krijua në vitin 1950 me ko-mandant Rako Gjermëni, jo ndërlidhës, por shumë or-

ganizator dhe komunikues. Ky regjiment u vendos brenda ambienteve të ish-Shkollës “Skënderbej”. Atëhere ato ishin kabinete shumë të mira, komode për kohën dhe

kërkesa ishte shumë e madhe. Ne i mbanim radiot si sytë e ballit dhe kujdeseshim në mënyrë shembullore.

Page 9: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 �intervista

albert z. zholi

Kujtimet e tij janë detaje të bukura nga jeta dhe puna e tij shumëvjeçare në repartet ush-tarake tankiste, të mbushura

plot nostalgji dhe ngarkesë emocionale. Në repartet e tankeve kishte një gatish-mëri perfekte dhe armatimi ruhej si sytë e ballit, shprehet komandant Izeti. Sipas tij “Ushtria shqiptare në fund të vitit 1980 dispononte më shumë se 1200 tanke e mjete të blinduara lëvizëse në arsenalin e saj ushtarak”. Ai thotë se, pas çlirimit, kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me tanket e mbetura si trofe nga Lufta e Dytë Botërore, ku binte në sy kryesisht tanku i prodhimit italian tip “Spali”. Ndërsa në prill 1948 u krijua Regjimenti i Parë i Tankeve me emrin “Vojo Kushi”. Në këtë regjiment u përfshinë tipet e tankeve T-34 dhe AVL-76 m/m, të cilat ishin një prodhim i viteve të luftës, por këtë herë të ardhura nga-ish Bashkimi Sovjetik. Më pas, kjo armë mori përmasa më të mëdha dhe u shtri pothuajse në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ku u krijuan 12 Brigada Tankesh dhe mjaft reparte autonome tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara.

Flitet shumë për tanket, mund të na përcillni një historik të shkurtër të kësaj arme, kur dhe si lindi ajo?

Historia e tankut zë fill në shekullin e XX. Për herë të parë u përdor nga ushtria angleze në betejën Sana, në vitin 1916. Në ushtrinë shqiptare, pavarësisht se më shumë si simbolikë, arma e tankeve daton me 24 qershorin 1928, me disa autoblinda tip SPA të ardhura nga shteti italian. Ato u përdorën për herë të parë në paradën që u organizua për nder të 1-vjetorit të shpal-ljes së Mbretërisë. Këto mjete parakaluan para mbretit Zogu I. Gjatë LNAÇl nga forcat partizane u kapën disa nga këto autoblinda si në Dibër, Mallakastër, të cilat u vunë në gatishmëri dhe u përdorën mbas rënies së Italisë, kundër forcave gjermane. Rritja dhe zhvillimi i armës së tankeve ka kaluar në dy periudha.

E para, ka qenë mbas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946-1962 dhe, periudha e dytë, në vitet 1946-1990. Pas çlirimit, në 1 prill 1946 u keijua Kom-pania e Parë e Tankeve, datë e cila në sistemin e kaluar, u quajt data ekrijimit të kësaj arme. Kjo kompani përbëhej nga 3 toga, nga këto 2 toga ishin me tanke dhe 1 ishte me AVL (artileri vetëlëvizëse). Çdo togë kishte tre tanke AVL ishin të tipit SPA. Efektivi i kësaj kompanie përbëhej nga: 6 oficerë, 4 nënoficerë e 18 ushtarë. Komandanti i kësaj kom-panie u përzgjodh toger Kamber Cerova. Batalioni i Parë i tankeve u formua në Krasë të Elbasanit, më 16 korrik 1946, me komandant batalioni Mane Islami nga fshati Çorrush i Mallakastrës. Teknika ishte tanke SPA, që i ishin kapur armikut gjatë luftës. Batalioni kishte 21 tanke, nga këta 6 tanke ishin të lehtë 7 tonë, 15 tanke ishin të mesëm nga 15 tonësh. Efektivi i batalionit ishin 24 oficerë, 35 nënoficerë dhe 88 ushtarë, gjithsej 147. Pas këtij batalioni u formuan dhe 2 batalione të tjerë: në Berat dhe në Vlorë. Mbi këto 3 batalione u formua Regjimenti Autonom i Tankeve, i cili mori emrin e Heroit të Popullit Vojo Kushi. Regjimenti përbëhej nga dy batalione tankesh T34-35 dhe një batalion me tanke SPA dhe një grup AVL 76 mm. Në periudhën e dytë në vitet 1963-1964 e në vazhdim ardhja e tankeve mori një rritje të dukshme, ku burim kryesor u bmë ndihmat nga Kina dhe si rrjedhojë gjatë kësaj periudhe u krijuan 12 brigada tankeshe, 4 batalione autonomë dhe 1 regjiment riparimi. Ato u vendosën në disa rajone të vendit si në Tiranë, Gjirokastë, Korçë, Shkodër, Fier, Laç, Elbasan etj. me destinacion

mbrojtjen e qyteteve, porteve, aerodrom-eve dhe rajoneve të tjera mundshme nga sulmet tokësore, ajrore dhe detare.

A mund të ndalesh më gjërë te llojet e tankeve dhe burimet nga vinin ato?

Duhet theksuar se pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria u pajis me tanke dhe artileri vetëlëvizëse në vijimësi. Kështu në vitin 1946 erdhën tanket e parë nga Bashkimi Sovjetik të tipit: T34 dhe T85. Kjo ishte arma e cila u ndesh në Luftën e Dytë Botërore me ushtrinë hitleriane dhe doli fitimtare. Tip tjetër i kësaj periudhe ishte AVL 76 ml. Dua të them se tanket tona morën pjesë edhe në provokacionet e Gushtit 1949 kundër monarko-fashiste grekë. Pas prishjes me Bashkimin Sovje-tik, qeveria shqiptare mori masa serioze për mbrojtjen e vendit dhe fuqizimin me aramatim e teknikë te re, ku natyrisht tanket ishin ndër kryesorët. Burim u bë Republika Popullore e Kinës. Nga Kina erdhën tanke të tipave: T59 100mm me stabilizator, T62 85mm me stabilizator dhe këto ishin tanket më moderne të ko-hës. Pajisja me këto mjete filloi në vitin 1964 dhe arriti kulmin në vitin 1973. Në këtë periudhë ne kishim tanke T34, T85, gjithsej ishin 132 copë; tanket të tipit T59 100mm, gjithsej 722 copë; tanke të lehtë T62 85 mm, 22 copë, pjesa dërmuese të ardhur nga Kina. Organika e tankeve ishte: toga kishte 3 tanke, kompania kishte 3 toga dhe 1 tank komandanti i kompanisë. Batalioni kishte 3 kompani gjithsej 30 tanke, 1 diagaç, 1 karrofiçinë (riparues tankesh). Brigada kishte 3 batalione me 30 tanke, 1 diagaç dhe 1 transportues për shtabin e brigadës. AVL76 dhe AVL 100mm, 40 copë, erdhën nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’46-’47. Më pas 110 transportues të blinduar erdhën nga Kina. Gjithashtu dhe tërheqës të blinduar 25 copë po në këto vite etj. Pra, në ushtinë shqiptare në atë kohë kishte rreth 1200 tanke dhe transportues të blinduar.

Një armatim i fuqishëm, si mba-heshin dhe si kujdeseshit për tan-ket?

Eh, si kujdeseshim! Ruajtja e

teknikës dhe e armatimit të tankeve bëhej me shumë seriozitet. Krahasohej me njeriun. Shërbimi bëhej çdo ditë të shtunë të javës, duke kontrolluar çdo detaj dhe probleme të gatishmërisë. Pjesëmarrja e efektivit ishte 100% duke marrë pjesë që nga komandantët dhe eprorë më të lartë. Kontrollohej ndërlidhja, stabilizatori dhe gjithë aparatura tjetër e tankut. Kjo ditë ishte e rëndësishme për t’i shërbyer teknikës së tankut. Konservimi dhe çkonservimi i mjeteve të tankut bëhej dy herë në vit. Ushtarët dhe kuadrot efektiv ishin të in-teresuar për t’i mirëmbajtur këto mjete. Tanket ruheshin në tunele të fortifikuara duke përfshirë dhe tanket mësimorë. Këto tunele ishin ndërtuar afër rajoneve të mbrojtjes ku pritej armiku detar, ajror dhe tokësor.

Thatë se ishim tanke bashkëkohor, a kishin mundësi ato të përballeshin me kundërshtarët?

Po! Organizimi dhe shpërndarja strategjike në drejtime kryesore dhe ru-ajtja në strehime, tunele nga goditja fill-estare ku mund të pritej armiku, bënte të mundur ruajtjen e këtyre mjeteve në gatishmëri të plotë. Në atë kohë me këto mjete ishim në gjendje ta përbal-lonim armikun. Për shkak të njohjes së terrenit nga mbrojtja që një tank i yni asgjësonte 5 deri në 10 tanke të armikut. Mbrojtja organizohej në rajonet e mund-shme që parashikohej të vinte armiku.

Ato ndërtoheshin të fortifikuara. Këto rajone mbroheshin dhe nga artileria tokësore që ndodhej në tunele, të cilat ndërtoheshin duke marrë pjesë edhe mbrojtja kundërtanke, granatahedhës e flakëhedhës kundër tank. Gjatë sulmit të armikut ajror, tokësor, detar artileria e vendosur në këto tunele mbështeste tanket gjatë sulmit dhe gjatë mbrojtjes. Gjithashtu këto kombinoheshin dhe me aviacionin dhe me të gjitha forcat e tjera që mbronin këto vende si: ar-tileria, batalionet artmitraliere, të cilat përgatiteshin më parë.

Të vijmë sërish te historiku i zh-villimit të kësaj arme, tek potenciali luftarak që disponohej.

E thashë edhe më lart, ushtria shq-iptare në fund të vitit 1980 dispononte më shumë se 1200 tanke e mjete të blinduara lëvizëse në arsenalin e saj ushtarak. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me tanket e mbetura si trofe nga Lufta e Dytë Botërore, ku binte në sy kryesisht tanku i prodhimit italian tip “Spali”. Ndërsa në prill 1948 u krijua Regji-menti i Parë i Tankeve me emrin “Vojo Kushi”. Në këtë regjiment u përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të cilat ishin një prodhim i viteve të luftës, por këtë herë të ardhura nga Bashkimi Sovjetik. Ndërsa Brigada e Parë e Tankeve u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tan-

ket tip T-59 të prodhimit kinez. Kjo brigadë u bë burimi i furnizimit të brigadave të tjera tankiste të ushtrisë shqiptare, të ngritura në vitet 1965-1980. Në vitet ‘70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara dhe me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Përveç tankeve, ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar, të gjitha të prodhimit kinez. Repartet dhe njësitë tankiste zhvillonin stërvitje e përgatitje intensive të nive-leve të larta, të gatshme për të kryer veprime luftarake në të gjitha llojet e luftimeve, të terrenit e motit, në zona bregdetare e deri në lartësitë 2000 me-tra. Si shembull mund të merren stër-vitjet e mëdha “Bodeja-68” , “Kaptina-73”, “Shebreniku-80”, Myzeqeja 80”, etj., ku njësitë dhe repartet e tankeve përbënin pjesën më dinamike dhe më të pathyeshme të tyre.

Ky potencial i madh dhe modern tankesh kërkonte edhe oficerë të zot për t’i njohur dhe drejtuar.

Padiskutim që po. Dua të them se në armën e tankeve kanë punuar dhe drejtuar me qindra dhe mijëra oficerë dhe nënoficerë, të cilët ishin ajka e ush-trisë shqiptare. Në shkollën ushtarake tregohej vëmendje veçantë tankistëve, madje nga fundi i viteve ’60 dhe fillimi i viteve 70-të dega e tankeve u krijua dhe fuksionoi si shkollë më vete me venvendosje në Zall-Herr, çka fl;et për rëndësinë që kishte kjo armë në atë kohë. Siç e thashë më lartë që me krijimin e Regjimentit të Parë Tankistë në krye të tij u përzgjodhën oficerë të zot dhe me emër siç ishte Heroi i Popullit Myslym Keta, Koli Mborja, Adnan Qatipi,t Rexhep Doda, Andrea Ziu, ndërsa drejtuesit e Brigadës së Parë kanë qenë, respektivisht kolonel Adnan Qatipi, gjeneralmajor Abaz Fejzo dhe më pas Estref Musabelli, Kujtim Dajlani etj. Në ditën e armës së tankeve kujtojmë me respekt jo vetëm emrat e tyre, por edhe Aleko Koka, Skënder Idrizi, Servet Demiri, Demo Liçaj, Faik Paja, Dervish Ali-kaj, Koli Koçollari, Eduard Shehu, Mërkur Ruli, Myrteza Gripshi, Rifat Gjyzeli, Budjon Arapi, Petrit Asl-lani, Haxhi Bendo, Abedin Shkurta, etj, inxhiniro-teknikët Filip Marku, Luan Hakani, Spiro Gjoni, Rexhep Alimema dhe qindra oficerë të tjerë të talentuar tanikistë që drejtuan me aftësi dhe priofesionalizëm të lartë njësitë dhe repartet tankiste, si dhe shërbyen me devotshmëri në këtë armë sa burrëore aq edhe heroike të ushtrisë shqiptare.

Si do ta komentoni fundin e ar-mës së tankeve?

Popullit shqiptar iu desh të sakri-fikonte për krijimin e këtyre njësive tankiste dhe këtë sakrificë e bëri po-pulli dhe ai duhej të pyetej për këtë. Natyrisht, tashmë shumë gjëra kanë ndryshuar, po kështu edhe konceptet ushtarake, të mbrojtjes dhe sigurisë. Tashmë jemi në NATO, në këtë aleancë të madhe të paqes në botë, por besoj se tanket brenda aleancës janë ende shumë efektivë, ndaj dhe mua më dhëmb shpirti për ish-armën tonë. Gjithsesi, për ne takistët e vjetër koha e lavdisë së tankeve shqiptarë mbetet e paharruar dhe pse jo e lavdishme. Tashmë, falë iniciativës së përvitshme të inxhinierit të mirënjohur të mjeteve të bliduara, Filip Marku dhe të ndonjë tjetri, ne takohemi çdo 1 prill në lokalin e mirënjohur në Tiranë “1 Maji” dhe atje çmallemi me njëri tjetrin dhe kujtojmë me nostalgji vitet që kaluam në këtë armë të fuqishme.

Me rastin e 87-vjetorit të Armës së Tankeve

Arma e tankeve, domosdoshmëri për

kohën që jetuamFlet Izet Kuraj, ish-shef shtabi Brigade

dhe komandant Batalioni të Tankeve

Page 10: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015�0 analizë

Si rezultat i kërcënimeve të reja në zhvillim ndaj sig-urisë globale, të krijuara nga ekzistenca e një lloji të ri të

luftërave në afërsi të krahut lindor, NATO synon të rrisë ndjeshëm ka-pacitetin e specializuar të saj. NATO kërkon arritjen e këtij qëllimi duke vendosur një forcë me gatishmëri shumë të lartë Task Force e Përbash-kët (VJTF),(Forcat e Gatishmërisë së Lartë, “Joint Task Force”). Kjo është një forcë e re operacionale, e aftë për t’u zhvendosur në vetëm disa ditë, për t’iu përgjigjur kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e përbashkët, sido-mos në periferi të Aleancës. Brenda këtij koncepti dhe përgjegjësie është edhe vendi i cili ndjenë përgjegjësinë e tij si vend aleat për sot dhe të ardh-men.

Shpejtësia e vendosjes - një ele-ment kyç i strategjisë së NATO-s, koncept ky i lindur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, propozuar për herë të parë në vjeshtë të vitit 2002, si një koncept i Reagimit të Shpejtë të Forcës së NATO-s (NRF). Në fakt, koncepti i paraqitur nga ish- Sekre-tari i Shtetit për Mbrojtjen, Donald Rumsfeld, së pari i referohet krijimit të një force të përbashkët, në nivelin e Aleancës, të përshtatur si një brigadë të fuqishme, me një shkallë të lartë tra-jnimi, të shpejtë dhe të dislokueshme. Këto forca duhet të kenë shtrirje për veprimtari më të gjerë për arritjen e ndërveprimit. Në këtë kontekst, del qartë se vendit ynë, si pjesë e Ale-ancës, i nevojiten aftësitë luftarake dhe mbështetëse për t’iu përshtatur shpejtësisë së reagimit të forcave për të qenë të gatshëm për të marrë pjesë në këto operacione.

Koncepti Strategjik i Aleancës 2010 shprehet se NATO “do të mbajë aftësi për të kryer operacione të njëkohshme të mëdha, si dhe disa operacione të tjera më të vogla për mbrojtjen kolektive dhe në përgjigje të krizave, përfshi ato në distancë strategjike”1. Por synimi dhe objek-tivat tona mbeten brenda kontekstit të nivelit të ambicies të BE “…t’i përgjigjen me veprime vendimtare të gjithë spektrit të operacioneve të menaxhimit të krizave që mbulohen nga Traktati i BE-së. Kjo përfshin detyra humanitare dhe të kërkim-shpëtimit, detyra të paqeruajtës, detyra të forcave të luftimit gjatë menaxhimit të krizave, përfshi edhe paqebërjen; po ashtu edhe detyra të tjera si operacione të çarmatimit, mbështetje të vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe reformat në sektorin e sigurisë”.

Ndër vite, Aleanca po i jep për-parësi rritjes së numrit të forcave të cilat mund të përdoren në mënyrë

efektive, duke krijuar kështu një forcë të reagimit të shpejtë. Kjo forcë e përbashkët, d.m.th. tokësore, detare, ajrore dhe e forcave të operacioneve speciale, e lejon NATO-n të vendosë shpejt, në jo më shumë se 30 ditë, një sasi të konsiderueshme trupash kudo në botë, në menaxhimin e krizave apo misione të mbrojtjes kolektive.

Forca e Reagimit të NATO-s (NRF) është një forcë e gatshme dhe e avancuar teknologjikisht, e cila ka tre komponentë: elementin e komandim-kontrollit (C2) të NATO-s, Forcën e Reagimit të Menjëhershëm (NRF) - një paketë të forcave të përbashkëta, të vëna në dispozicion nga aleatët.

Ambienti i ri i sigurisë me ngjarjet në prill 2014 ka çuar në një qasje të re në çështjet e reagimit të NATO-s. Në këtë periudhë, pas një shkeljeje të qëllimshme të ligjit ndërkombëtar, Ru-sia, në mënyrë të njëanshme, vendosi për të aneksuar Krimenë, një rajon autonom me popullsi rusisht folëse. Pas kësaj, filloi një luftë e dhunshme civile, e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën Lindore në mes të forcave të armatosura ukrainase dhe rusëve pro rebelëve. Pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit të nënshkruar në Minsk, më 5 shtator 2014, nën ndërm-jetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE, Rusia vazhdon të mbështesë veprimet e saj në Ukrainën

Lindore si një sulm ndaj sovranitetit territorial të një shteti që kufizohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Kjo krizë tërheq vëmendjen për gjendjen jo të mirë të komunitetit, si edhe për rreziqet në kufijtë e vendeve evropiane dhe të Aleatëve. Gjithashtu, nxjerr në pah domosdoshmërinë e për-shtatjes së sjelljes ushtarake të NATO-s në luftën hibride, mbi bazën e vep-rimeve ruse të kryera në Ukrainë, ku mjetet e tërthorta të luftës, propaganda

masive, sfida apo stimulimi i grupeve nga jashtë vendit, janë përdorur dhe përdoren gjerësisht.

Tashmë është e njohur që ngjarjet në Ukrainë kanë çuar në krizën më të keqe mes Moskës dhe Perëndimit pas Luftës së Ftohtë, sidomos me shqetë-simet në të gjitha vendet që kanë kufi të përbashkët tokësorë apo kufij detarë me Federatën Ruse. Siç pritej, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e Ukrainës dhe akuzon Perëndimin

për nxitjen e Kievit në udhëheqjen e një fushatë shtypjeje kundër Ukrainës Lindore . Pas aneksimit të Krimesë në Federatën Ruse, Polonia, NATO dhe shtetet tjera anëtare të Baltikut e të Ev-ropës Lindore i bëjnë thirrje vendeve të Aleancës të luajnë një rol më aktiv për të mbrojtur territorin e tyre. Ngjar-jet në Ukrainë u zhvilluan gjatë krizës më të rëndë ekonomike me të cilën aleatët dhe vendet e BE ishin përbal-lur ndonjëherë. Buxhetet e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s ishin ulur, madje disa prej tyre vijojnë të ulin numrin e trupave ushtarake.

Analisti i njohur në Shtetet e Bashkuara për politikën e jashtme, Zbignieë Brzezinski, ish- këshilltar për Sigurinë Kombëtare i presiden-tit amerikan Carter, rekomandon projektin e trupave evropiane dhe amerikane në shtetet baltike (Baltic Times, arrihen 30 janar 2015, në http://www.baltictimes.com/brzezin-ski). Përfshirja në veprimtari konkrete mund të kishte të bënte me vendosjen e një numri më të madh të trupave në Evropën Lindore, por edhe me kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta. Gjatë kësaj periudhe të tensionuar, kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, në lidhje me përgjigjen e Aleancës për situatën në Ukrainë, ka deklaruar se në rast agresioni kundër çdo anëtari të NATO-s do të veprojë në bazë të nenit 5 të Traktatit. Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit shprehet se “….Palët bien dakord se një sulm

Refleksione rreth koncepteve të reja të sigurisë

Koncepti i NATO-s për një Forcë të Gatishmërisë së Lartë-sfidë për Forcat tona të Armatosura

nën/kol (r) msc kanan himajQendra e Doktrinës dhe kërkimit

Page 11: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 ��analizë

i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si sulm kundër të gjitha Palëve, dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, në ushtrim të të drejtës së vetëmbrojtjes kolektive apo individuale të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën apo Palët e sulmuara, duke ndërmarrë menjëherë, individu-alisht dhe në bashkërendim me Palët e tjera, ato veprime që vlerësohen si të nevojshme, përfshi këtu përdorimin e forcave të armatosura, për të riven-dosur dhe ruajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut “.

Në Samitin e Uellsit në vitin 2014, aleatët e NATO-s ranë dakord për të rritur kapacitetet e Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF), në mënyrë që t’i përgjigjen zhvillimit të sfidave të sigurisë që vijnë nga Rusia, si dhe rreziqeve që burojnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Kjo forcë tani është në tranzicion, në fazën e konceptit të një gatishmërie shumë të lartë Task Force së Përbashkët (VJTF) në strukturën e përgjithshme NRF. Duke i cituar zyrtarët amerikanë dhe shtetet aleate, e përditshmja Neë York Times thotë se Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme të vendosin tanke dhe makina luftarake të këmbësorisë dhe armatim tjetër të rëndë, për afro 5 mijë ushtarë amerikanë, në disa vende baltike dhe të Evropës Lindore”. Ajo raporton se propozimi, nëse mirato-het, nënkupton se “për të parën herë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur pajisje të rënda ushtarake në vendet më të reja anëtare të NATO-s në Ev-ropën Lindore, që dikur ishin pjesë e ndikimit të sferës ruse”. Gjithashtu, sugjeron “se pajisja e vlefshme për një kompani, e mjaftueshme për afro 150 ushtarë, do të vendoset në tri shtete baltike: Lituani, Estoni dhe Letoni” dhe shton se pajisje “që mjafton për një kompani ose një batalion, me afro 750 ushtarë, do të vendoset në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe në Hungari”.

Trupat që do të përfshihen në forcën VJTF do të jetë e vogël në numër, por e fuqishme dhe e aftë për goditje të fortë. Në 5000 trupa si pjesë e VJTF, si një formë e re në përgjigje të shpejtë të situatës që u vendos në Samitin e Mbretërisë së Bashkuar,

kërkohet të jetë operacionale në vitin 2016. Përdorimi i burimeve të mbro-jtjes në Forcat e Armatosura do të bëhet në mënyrë të balancuar ndërmjet tre kategorive kryesore të shpenzimeve (për personelin, për operacionet dhe mirëmbajtjen, si dhe për investimet), për të siguruar një zhvillim harmonik e të integruar të gjitha fushave të mbro-jtjes. Në dhjetë vitet e ardhshme do të synohet që shpenzimet për investime dhe pajisje e armatim të rriten deri në 20% të buxhetit të mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit .

Me interes është vendosja në gatishmëri e forcës që duhet të ar-rijë në zonën e krizës nga 5 deri në 7 ditë, që tregon praninë e NATO-s në krahun e saj lindor. Në samitin e mbajtur në Neëport, Uells, u vendos rikonfigurimi i disa elementëve në përshtatje me situatën. Kjo është arsyeja dhe objektivat e Aleancës, vendeve të BE, OSCE, të cilat po ndjekin me vëmendje situatën në lid-hje me kërcënimet e herëpashershme që vijnë nga taktikat e pazakonta të Rusisë ndaj Ukrainës. Brenda planit të veprimit të NATO-s është artikuluar edhe qëndrimi i qeverisë shqiptare për kontributin e FA. Nisur nga sa më lart, ambicia jonë ka të bëjë me pjesëmar-rjen dhe angazhimin e kapaciteteve

dhe forcave ushtarake dhe civile. Nëse shprehemi për pjesëmarrje dhe anga-zhim kuptojmë se kapacitetet që duhet të kemi në dispozicion duhet të jenë të një cilësie tjetër për të garantuar vazhdueshmërinë e pjesëmarrjes nëse kjo kërkohet nga Aleatët.

Duke mbajtur në vëmendje Samitin e Uellsit, ndarja e kontributeve për të përmbushur objektivat e Aleancës arrihet nëpërmjet shumës së kontrib-uteve të vendeve Aleate. Siç është thënë edhe më sipër, ai bëhet mbi bazën e një “...ndarjeje të arsyeshme midis vendeve aleate...”. Ashtu si të gjitha vendet aleate, edhe Shqipëria, në përcaktimin e pjesës që i takon ka pjesën e saj dhe ka rënë dakord për përgjegjësinë në mbrojtjen kolektive, por edhe në dhënien e alternativave të tjera në përputhje me parimet themelore të Aleancës.

Niveli i Ambicies për FA është vlerësuar si kontribute civilo-ush-tarake për organizmat e sigurisë ndërkombëtare (NATO, BE, OKB, OSBE dhe Koalicione). Ai shprehet në angazhimin e njëhershëm që re-zulton në njësi të vogla dhe grupe me kapacitete cilësore që mund të marrin përsipër kryerjen e detyrave në kuadër të operacioneve të NATO-s. Për sa më sipër, kontributet aleate për kapacitete jepen nëpërmjet kërkesave specifike të

forcës, që gjithmonë e më shumë po tentojnë të gjenerojnë, krahas kapac-iteteve ushtarake, edhe kapacitete ci-vile. Në këtë këndvështrim, kontributi ynë me forca ushtarake për mbrojtjen kolektive të territoreve të Aleancës, mund të jetë 1 njësi e vogël taktike speciale ose njësi mbështetëse.

Vendi ynë prej vitesh vijon të kontribuojë në pjesëmarrjen në op-eracione në përgjigje të krizave të drejtuara nga NATO/BE/OKB/ apo

Koalicione. Kjo larmi pjesëmarrjeje ka krijuar fizionominë dhe bazën e mirë për të zhvilluar kapacitetet dhe koor-dinim racional të përdorimit të tyre në kohën e kërkuar. Normalisht ambicia për të kontribuar me këto kapacitete dhe forca deklarohen periodikisht nga Aleanca, BE si dhe OKB.

Gjatë samitit, aleatët vendosën të kryejnë ushtrime të përbashkëta me 25,000 trupa, përfshirë NRF, të cilat do të ishin të organizuara nga disa vende të NATO-s. Përveç kësaj, u ra dakord që, duke filluar nga viti 2016, në një kohë tjetër dhe më ambicioze për kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta, duke pasur NRF si një element kyç, brenda Aleancës. Tërheq vëmendjen si një shtysë rënia dakord e përfaqësuesve shtetërorë se gjatë këtij viti do të vijojë procesi me masa konkrete për të siguruar transformimin dhe rritjen e kapac-itetit reagimi NRF, skema e forcës së gatishmërisë së lartë (VJTF) - si një element qendror i NRF, si dhe krijimi i njësive të tjera të NATO-s.

Ne e njohim modelin dhe forcën e NATO-s, për shkak se jemi vend anëtar i saj. Tashmë ajo ka NRF, një model i fortë i forcës reagimit të shpe-jtë. Megjithatë, pas situatës në Ukrainë dhe shqetësimeve serioze mbi sigurinë, për anëtarët e Aleancës krijimi i një lloji të ri të Forcës së Reagimit të

Shpejtë do të mund të zbatohet në një kohë relativisht më të shkurtër.

Samiti i Uellsit është një pikë kthese në evoluimin e NATO-s. Ale-atët kanë rënë dakord për të krijuar një forcë brenda NRF - një Joint Task Force të Gatishmërisë së Lartë (VJTF), e cila do të jetë e gatshme të veprojë në një kohë të shkurtër me “njoftim për të lëvizur”, sidomos në periferi të territorit të NATO-s. VJTF do të përbëhet nga elementë strukturorë të forcës tokësore, me komponentët e duhur ajrorë, detarë dhe me forca të operacioneve speciale.

Plani i Veprimit demonstron anga-zhimin e Aleancës për të konsoliduar mbrojtjen tonë kolektive, por, brenda angazhimeve ku kemi rolin tonë me objektivat konkrete në planin e vep-rimit të saj. Krijimi i forcës VJTF do të ketë një efekt parandalues për ata të cilët do të synojnë të destabilizojnë rajonin. Shkalla e lartë e reagimit të VJTF krijon avantazhin që të vepro-het si një forcë e veçantë duke dhënë përgjigjen e parë kundër një sulmi të mundshëm.

Siç njihet, përvoja dhe forca reaguese e forcave të reagimit të shpejtë të NATO-s do të jetë një sfidë edhe për ne. Së pari, niveli i lartë i trajnimit, më i lartë se ai njësive të reagimit të shpejtë, me siguri do të kërkojë shpenzime më të larta. Nga ana tjetër, forcat do të trajnohen me stër-vitje të përbashkëta, të cilat do të sjellin uljen e shpenzimeve të vendeve aleate. Natyrisht, kur është përcaktuar qëllimi

kryesor i krijimit VJTF, për aleatët që po përpiqen për të gjetur një ekuilibër të drejtë mes sigurisë së mbrojtjes për vendet e Evropës Lindore dhe për ta bërë VJTF një mjet mbrojtës për të gjithë Aleancën, kjo është një sfidë e vazhdueshme. Por, këto qasje të reja të forcës së reagimit të shpejtë na bëjnë që të mendojmë më shumë, edhe pse nuk jemi në përgjegjësi të drejtpërdre-jtë për vendosjen e gatishmërisë në ter-ritorin tonë, por na duhet të vazhdojmë përgatitjen e forcës për t’i shërbyer perspektivës për një kontribut të rëndësishëm cilësor në NATO. Literatura:• Deklarata e Samitit të Uellsit, lëshuar nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Uells, 5 shtator 2014, botuar http://ëëë.nato.int/cps/en/na-tohq/official_texts_112964.htm• Koncepti Strategjik për Mbrojtje dhe Siguri i Traktatit të Atlantikut 2010, botuar në http://ëëë.acronym.org.uk/sites/default/files/docs/1011/NATO-strategic-concept-2010.pdf• Deklaratë e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Planin e Veprimit të Gatishmërisë: shtator 2014: http://www.nato.int/cps/en/natohq/offi-cial_texts_112964.htm• Weekly IHS Jane Defense, vol. 51/2014, vol. 52/2015• www.nato.int

iveli i Ambicies për FA është vlerësuar si kontribute civ-ilo-ushtarake për organizmat e sigurisë ndërkombëtare

(NATO, BE, OKB, OSBE dhe Koalicione). Ai shprehet në angazhimin e njëhershëm që rezulton në njësi të vogla dhe grupe me kapacitete cilësore që mund të marrin përsipër kryerjen e detyrave në kuadër të operacioneve të NATO-s

Page 12: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015�� nato

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u takuan në Bruksel më 24 dhe 25 qer-shor 2015, në dy ditë bisedime mbi përshtatjen e vazhdueshme të Aleancës përballë sfidave të reja të sigurisë. Më datën 24 qershor ditën e mërkurë, minis-trat diskutuan mbi vendimet e marra për rritjen dhe aftësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s, e cila do të arrijë deri në 40.000 trupa nga 13.000 që ishte më parë. Diskutimet ishin mbi përmirësi-min më tej të planifikimit paraprak të Aleancës, dhe përshpejtimin e vendim-marrjes politike dhe ushtarake. Aleatët gjithashtu rishikuan shifrat e investimeve të mbrojtjes, si dhe miratimin e një pakete ndërtimi të kapaciteteve të mbrojtjes për Moldavinë.

Në ditën e parë të takimit, minis-trat e Mbrojtjes, morrën vendime të rëndësishme në forcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke përfshirë dhe rritur forcën dhe aftësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s. “Ne kemi marrë një hap tjetër përpara, në përshtatjen e NATO-s për mjedisin tonë të ndryshuar dhe më sfiduese të sigurisë” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se “ne në mënyrë të qartë jemi duke bërë shumë progres”. Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s vendosën lidhur me komponentët e tjerë të veçantë në ajrër dhe det të Forcës së Reagimit të zgjeruar të NATO-s (NRF). NRF tani do të përbëhet deri në 40.000 perso-nel, një rritje e madhe kjo nga niveli i mëparshëm që ishte prej 13.000 trupash. Ministrat më tej morrën masa për të përshpejtuar vendimmarrjen politike dhe ushtarake, duke përfshirë autoritetin për Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë të NATO-s për të përgatitur trupat për veprim sa më shpejt të një vendimi të bërë politik. Aleatët gjithashtu miratuan një koncept të ri të planifikimit paraprak. Aleatët finalizuan detajet në gjashtë selitë e vogla si p.sh në Bullgari, Estoni, Letonia, Lituania, “Ne jemi duke vlerësuar me kujdes pasojat e asaj që Rusia është duke bërë, duke përfshirë aktivitetet e saj bërthamore” tha Sekre-tari i Përgjithshëm. Ai shtoi se NATO është duke punuar me atë se si të merret me kërcënimet hibride, përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian. “Ne nuk kërkojmë konfrontim dhe nuk duam një garë të re armatimesh”, tha Stoltenberg. Ai theksoi, “ne duam të mbajmë vendet tona të sigurta ... kjo është puna jonë”.

Sekretari i Përgjithshëm e mirëpriti forcën e gatishmërisë shumë të lartë të NATO-s, “tani ajo është operacionale”, ndërsa vitin e ardhshëm, ajo “do të jetë në dis-pozicion për t’iu përgjigjur me shpejtësi çdo paparashikimi”. Ai përshëndeti më tej njoftimin nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter lidhur me para-pozicionimin e pajisjeve dhe fasilitatorët në Evropë, duke e quajtur atë dëshmi e “një përpjekje të vërtetë transatlantik për të përforcuar mbrojtjen tonë kolektive”. Ministrat shqyrtuan shifrat e shpenzimeve të mbrojtjes, në dritën e angazhimit të bërë nga udhëheqësit e Aleancës në shtatorin e kaluar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme. “Pamja është e përzier’’, tha Sekretari i Përgjithshëm, duke shtuar se “derisa është bërë një përparim, ne kemi nevojë për të bërë më shumë”.

Ministrat e mbrojtjes gjithashtu miratuan një paketë mbi ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes për Moldavinë. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se aleatët shikojmë përpara për të finalizuar një paketë të mbrojtjes Ndërtimi të kapac-

iteteve për Irakun “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ditën e dytë të takimit, më 25 qershor 2015, ministrat u takuan me homologët e tyre ukrainas dhe afgane për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për të dy kombet.

Ministrat e Mbrojtjes aleate ripo-huan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në takimin e Komisionit NATO-Ukrainë. Në bisedimet e tyre me ministrin e Mbrojtjes Stepan Poltorak, ministrat diskutuan për situatën e sigurisë në Ukrainë, dhe shqyrtuan ndihmën e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg theksoi se Ukraina vazhdon të “ballafaqohet me separatistët e armatosur rëndë, të mbështetur, të trajnuar dhe të pajisur nga Rusia” dhe gjithashtu është duke ndërmarrë reforma pavarësisht nga kriza e rëndë ekonomike. “Ukraina është duke bërë përparim kundër të gjitha këtyre sfidave, dhe kjo është e shquar”, tha ai. Ministrat vlerësuan angazhimin e Ukrainës ndaj reformave të gjera në sektorët e saj të mbrojtjes dhe të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm tha se kjo do të

marrë “durim dhe vendosmëri”, ai theksoi se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në dy mënyra politike dhe praktike, duke përfshirë fondet e mirëbe-simit të NATO-s. Stoltenberg mirëpriti “përparim real” në fondet e besimit, duke thënë se “në ditët e fundit, ne kemi nisur projekte për komunikime të sigurta dhe të sigurisë rajonale të hapësirës ajrore”. Ai shtoi se Aleanca ka “rënë dakord në parim për të krijuar një fond të ri të be-simit” në çminimin dhe në luftën kundër pajisjeve plasëse të improvizuara. “Kjo është jetike për të shpëtuar jetë”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm më tej vuri në dukje se NATO është duke bashkë-punuar me Ukrainën në planifikimin e emergjencës civile dhe menaxhimit të fatkeqësive, dhe do të kryejë një stërvitje të përbashkët në këtë fushë këtë vjeshtë. Sekretari i Përgjithshëm përsëriti se të gjithë aleatët “qëndrojmë të vendosur në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” dhe vazhdojnë të kërkojnë nga Rusia për të ndaluar destabilizimin e vendit. “Populli i Ukrainës meriton mbështetjen tonë, dhe

ne jemi të përkushtuar për partneritetin tonë me Ukrainën”, tha ai.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s konfirmuan mbështetjen e qëndrueshme për Afganistanin në një takim ministror të kombeve të misionit Resolute Sup-port më 25 qershor 2015. Në takimin me ministrin aktual afgan të Mbrojtjes, Masoom Stanezkai, ministrat shqyrtuan situatën e sigurisë dhe gjashtë muajt e parë të misionit Resolute Support. Ndërsa vuri në dukje se “kjo ka qenë një kohë e vështirë”, Stoltenberg, theksoi se forcat afgane “e kanë trajtuar këtë në mënyrë efektive”, demonstruar “kurajo shembullore, vendosmëri dhe angazhim”. Sekretari i Përgjithshëm rikonfirmoi se Aleanca do të vazhdojë të të mbështesë Afganistanin në vitet në vijim, duke thënë se “NATO dhe partnerët tanë do të qëndrojnë me Afganistanin”. Min-istrat mirëpritën programin ambicioz të reformave të qeverisë afgane dhe e inkurajuan ata për të zbatuar ato shpejt dhe tërësisht. “Ata janë të vendosur për të sjellë paqe në vendin e tyre”, tha Stol-tenberg, duke shtuar se “ne mbështesim fuqimisht qeverinë afgane në përpjekjet e tyre”. “Forcat tona do vazhdojnë të ofrojnë trajnime, këshilla dhe ndihmë”, tha Sekretari i Përgjithshëm, duke shtuar se “ne jemi duke filluar të planifikojmë për fazën e ardhshme të misionit tonë të Resolute Support”. Duke kujtuar vendimin e marrë nga ministrat e Jashtëm në maj për të mbështetur institucionet e sigurisë të Afganistanit pas përfundimit të misionit Resolute Support, Stoltenberg tha: “ne kemi konfirmuar angazhimin tonë për një prani civile të udhëhequr”, në mënyrë që “të zhvillojmë më tej insti-tucionet afgane të sigurisë”.

Duke e quajtur këtë një “kohë të ndryshimeve dhe sfidave”, ai përfundoi se “së bashku, ne do të rritemi në sfidat dhe do të qëndrojmë të bashkuar”.

1. Ne, ministrat e Mbrojtjes aleate, u takuam dje dhe sot, ndërmjet dy Samiteve të NATO-s, samitit në Uells në vitin 2014 dhe në Varshavë në vitin 2016, për të shqyrtuar zbatimin e vendimeve të rëndësishme të marra në Uells dhe për të drejtuar punën e mëtejshme. Ne vumë në dukje përparimin e rëndësishëm që kemi arritur, në mënyrë të veçantë në zbatimin e Plan Veprimit të Gatishmërisë.

2. Ne diskutuam mjedisin aktual të sigurisë. Rusia po sfidon sigurinë Euro-Atlantike nëpërmjet veprimit ushtarak, detyrimit dhe frikësimit të fqinjëve të saj. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar në lidhje me veprimet agresive të Rusisë të cilat ne i dis-kutuam gjithashtu në një takim me kolegun tonë të Ukrainës, ministrin Poltorak, ku ne riafirmuam angazhimin tonë të fortë për një Ukrainë të pavarur, paqësore dhe të begatë dhe mbështetjen tonë të fortë për integritetin e saj territorial në kuadër të kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë rajonale në rritje në jugun tonë, shkaktuar nga kombinimi i sfidave të ndryshme dhe kërcënimeve, përfshirë kërcënimin që vjen nga Isil / DAESH. Për të adresuar të gjitha këto sfida në lindje dhe në jug, NATO vazhdon të sigurojë një qasje në 360 gradë për të sprapsur kërcënimet dhe, nëse është e nevojshme, të mbrojë aleatët kundër çdo kundërshtari.

3. Masat e sigurimit të filluara në maj të vitit të kaluar vazhdojnë të demonstro-jnë solidaritetin dhe zgjidhje kolektive të

Deklarata e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

NATO-s. Si pjesë e Plani Veprimit të Gatish-mërisë, të gjithë aleatët kanë kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme në Lindjen e Aleancës në terren, në det dhe në ajër, 28 për 28. Ne diskutuam edhe masat adaptuese. Mbrojtëse në natyrë, ato sigurojnë që NATO i ka forcat e duhura në vendin e duhur në kohën e duhur, dhe se NATO mbetet një Aleanca e gatshme, e fuqishme dhe e përgjegjshme, e aftë për të përmbushur sfi-dat aktuale dhe të ardhshme nga kudo që ato shfaqen. Ne jemi duke punuar për të siguruar që forcat tona të jenë plotësisht të trajnuara, pajisura dhe mbahen në nivelet e larta të gatishmërisë, koherencës dhe fleksibilitetit të nevojshmë për të kryer gamën e plotë të misioneve të NATO-s, duke përfshirë frenimin e agresionit kundër aleatëve dhe duke treguar gatishmërinë për të mbrojtur territorin e NATO-s.

4. Puna në Forcën e Zgjeruar të Reagimit të NATO-s (NRF) ka përparuar ndjeshëm. NRF në të ardhmen do të jetë dukshëm më e madhe dhe më e aftë. Ajo do të jetë në një nivel më të lartë të gatishmërisë, më e përgjegjshme dhe më e ndërveprueshme. Gatishmëria e Përkohshme, Shumë e Lartë e Task Forcës

së Përbashkët (VJTF), e udhëhequr nga Gjermania, Holanda dhe Norvegjia, me aleatët e tjerë që marrin pjesë, tani është operacionale. NATO është e angazhuar në një seri ushtrimesh të rëndësishme në Lindjen e Aleancës, dhe ne kemi vërejtur me kënaqësi suksesshëm vendosjen e suksesshme të Ushtrimit Noble Jumb të drejtuara nga VJTF e përkohshme në Poloni javën e kaluar.

5. Nga 2016, brigada VJTF, e ud-hëhequr nga Spanja, me aleatët e tjerë që marrin pjesë, do të jenë në dispozicion për t’iu përgjigjur me shpejtësi çdo pa-parashikushmërie. Këtë vjeshtë, si pjesë e trajnimit dhe përgatitjes të saj, ajo do të marrë pjesë në Ushtrimin TRIDENT JUNCTURE 2015 e cila do të zhvillohet me mbi 30.000 trupa kryesisht në Itali, Portugali dhe Spanjë. Ne mirëpresim deklaratën nga Turqia për të marrë rolin e kombit kornizë për një rrotacion të ardhshëm të VJTF, përveç Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

6. Krijimi i gjashtë komandave të para multinacionale dhe elementeve të kontrollit, Njësitë e Integrimit të Forcës

të NATO-s, në territoret e Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë, është duke shkuar mirë. Ato do të lehtësojnë vendosjen e shpejtë të forcave aleate në rajon ashtu si kërkohet; mbësh-tesin planifikimin e mbrojtjes kolektive; dhe ndihmojnë koordinimin e trajnimit dhe stërvitjeve shumëkombëshe. Duke marrë në konsideratë këshillat ushtarake për krijimin e NFIUs shtesë e cila është duke u zhvilluar, ne do të marrim një vendim në takimin tonë në tetor.

7. Për të rritur aftësinë për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive për çdo paparashikeshmëri, ne kemi përshtatur në mënyrë të konsiderueshme planifikimin tonë të avancuar. Ne gjithashtu kemi përshtatur vendimet tona duke i bërë procedurat të mundësojnë vendosjen e shpejtë të trupave tanë. Ne kemi vendosur elementet kryesore për një përgjigje efektive ndaj kërcënimeve hibride. Ne do të kërkojmë koordinim dhe koherencë të ngushtë me përpjekjet e Bash-kimit Evropian në këtë fushë. Ne gjithashtu kemi rënë dakord mbi hapat konkretë për përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave në rritje dhe kërcënimeve që vijnë nga jugu.

8. Zbatimi i Plan Veprimit të Gatish-

mërisë është duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në një adaptim thelbësor, largpamës të rolit strategjik ushtarak të NATO-s, i nevojshëm për t’iu përgjigjur situatës së ndryshuar të sigurisë. Ne kemi nxjerrë udhëzime të reja politike për planifi-kuesit tanë të mbrojtjes për të ruajtur aftësinë tonë për të përmbushur të treja detyra krye-sore e Aleancës, me një theks të përtërirë për parandalimin dhe aftësitë e mbrojtjes kolektive dhe për të ruajtur aftësinë tonë për t’u marrë në mënyrë efektive me çfarëdo sfide në të ardhmen.

9. Ne e pranojmë se transformimi i for-cave dhe aftësive tona dhe mënyra se si ne i punësojmë ata kërkon fonde të mjaftueshme nga të gjithë aleatët. Ne riafirmojmë rëndësi-në e Garancisë së Investimeve të Mbrojtjes miratuar në Samitin e Uellsit. Prandaj, ne jemi duke punuar për të përmbysur trendin e rënies së fondeve për mbrojtjen dhe ne do të të bëmjë më efektiv përdorimin e buxheteve tona të mbrojtjes.

10. Diskutimet tona kanë përfshirë të gjithë punën e rëndësishme të lidhur me mbrojtjen që do të formojnë pjesë të thelbit të Samitit të NATO-s në Varshavë në vitin tjetër, duke përfshirë edhe elementet e një përshtatje të plotë afatgjatë të NATO-s. Pro-gresi i arritur sot tregon se NATO ka rritur gatishmërinë e saj dhe përgjegjshmërinë për të gjitha kërcënimet e mundshme ndaj Aleancës, dhe për çdo paparashikueshmëri që mund të lindë.

Mimoza GolikjaNato.int

Bruksel: 24-25 qershor 2015 takim i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

NATO merr vendime të rëndësishme në forcimin e mbrojtjes kolektive

Page 13: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 ��nato

“Sot, ne do të marrim vendime për të forcuar mbrojtjen tonë kolektive dhe do ta bëjmë këtë për shkak se NATO ka të bëjë me një mjedis të ri dhe më sfidues të sigurisë.

Unë pres që ne të rrisim më tej forcën dhe aftësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s, duke përfshirë ajrin e saj, detin dhe forcat komponente të veçanta. Të gjithë së bashku, ne presim që kjo forcë të jetë deri në 40.000 trupa. Kjo është rritje e konsiderueshme krahasuar me nivelin e mëparshëm të saj prej 13.000 trupash. Ne gjithashtu do të përmirësojmë planifikimin tonë. Do të përshpejtojmë vendimmarrjen politike dhe ushtarake. Kjo do të na mundësojë që të vendosim forcat tona sa më shpejt që ne kemi nevojë kur lindin krizat, duke ruajtur kontrollin e plotë politik. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë shifrat e investimeve të mbrojtjes. Ato tregojnë se këtë vit pesë aleatët pritet të kalojnë dy për qind ose më shumë të PBB-së, në mbrojtje. Tetëmbëdhjetë Aleatët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, por investimi i përgjithshëm i mbrojtjes i NATO-s pritet të bjerë në vitin 2015. Pra, ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur investimet në mbrojtjen tonë kur sfidat ndaj sigurisë sonë janë rritur. Ne nuk do të tërhiqemi zvarrë në një garë armësh, por ne duhet të mbajmë vendet tona të sigurta. Ne gjithashtu do të pu-nojmë shumë ngushtë me partnerët, për të ndihmuar në mbajtjen e rajonit tonë të qëndrueshëm. Pres që ne të miratojmë një paketë për ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes për të ndihmuar Moldavinë të përmirësojë institucionet e saj të mbro-jtjes dhe të sigurisë. Ne do të takohemi me ministrin e mbrojtjes së Ukrainës për të shqyrtuar sfidat me të cilat bal-lafaqohet vendi. Në të njëjtën kohë, ne do të shqyrtojmë mbështetjen, jemi për të siguruar një Ukrainë të fortë dhe sovrane. Gjithashtu do të takohemi me ministrin afgan të mbrojtjes për të dis-kutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Afganistanin tani, dhe në një afat më të gjatë”.

Në vazhdim Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve

Të hënën, Shtetet e Bashkuara njoftuan një sërë masash mbështetëse për VJTF, çfarë do t’i mundësojë forcës për të bërë atë që nuk do kishte qenë në gjendje të bënte. Sa e rëndë-sishme është kjo? Çfarë ndryshimi do të bëjë?

Shpallja që ka bërë SHBA është vlerësuar shumë dhe unë e mirëpres atë shumë, për shkak se ajo është e një rëndësie të madhe, shpallja që SHBA ka bërë nga Sekretari Carter këtë javë ka rëndësi të madhe, sepse ajo rrit aftësinë dhe gatishmërinë e forcave tona. Si fakti që Shtetet e Bashkuara tani do të na japin në aftësinë kyçe për gatishmërinë e lartë në Task Forcën tonë të përbashkët, në Forcën majë shtize, për shembull në aspektin strategjik në ajër ose për forcat e operacioneve speciale. Kjo është me rëndësi të madhe për forcat tona të larta të gatishmërisë. Përveç kësaj ne e kemi mirëpritur shumë, lidhur edhe pajisjet e rënda. Kjo është e rëndësishme për ushtrimet, për të bërë më shumë ushtrime me trupat amerikane dhe mendoj, se ajo që ju tani shihni është një përpjekje transatlantike e bashkuar, për të zgjidhur kur është fjala për forcimin e mbrojtjen tonë kolektive. Aleatët evropianë po rrisin kontributin e tyre dhe ata janë duke ofruar ekipet e tyre, kështu shtatë aleatët evropianë kanë tani pjesëmarrjen e tyre në forcën e gatishmërisë së lartë, Forcën majë shtize, Shtetet e Bashkuara sigurojnë aftësitë kryesore dhe gjithashtu predispozicionin e pajisjeve. Të gjitha së bashku dhe ky, është një shembull i fuqishëm se si NATO është e përshtatur për një mjedis të sigurisë që kërkon më tepër.

Ju jeni duke thënë se nuk do të tërhiqeni zvarrë për garën e armëve. Por Rusia argumenton të kundërtën. Rusia argumenton për para-pozi-cionim të armëve të rënda në kufij,

rritjen e NRF, ushtrimet, se ato janë provokime dhe se NATO po e zvarrit Rusinë në garën e armëve. Përgjigja juaj?

NATO është një aleancë mbrojtëse. Ajo që ne bëjmë është mbrojtëse. Ne jemi duke iu përgjigjur një mjedisi të ri dhe më sfidues të sigurisë. Por çdo gjë që bëjmë është mbrojtëse, ajo është proporcionale dhe kjo është plotësisht në përputhje me angazhimet tona ndërkom-bëtare. NATO duhet të përgjigjet, kur ne shohim sfida të reja, dhe ne kemi parë sfida të reja që dalin si në jug, me dhunën, trazirat, në Irak, Siri, Afrikën e Veriut, Isil. Por gjithashtu shohim sfidat që vijnë nga lindja dhe ajo që ne bëjmë është për tu përshtatur. Unë mendoj se kur ne shohim këto ndryshime themelore në mjedisin e sigurisë përreth NATO-s dhe në qoftë se ne nuk do të kishim bërë asgjë, atëherë kjo do të ishte një arsye për shqetësim. Ne kemi angazhimet tona ndërkombëtare; jemi duke respektuar marrëveshjen për kontrollin e armëve; dhe vazhdojmë të përpiqemi për një marrëdhënie më bashkëpunuese dhe kon-struktive me Rusinë. Të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar në pikëpamjen tonë të përbashkët që kontrolli i armëve është i rëndësishëm. Ne nuk kërkojmë një garë të re armatimesh, por duhet të mbajnë kombet tona të sigurta dhe duhet të përshtatemi kur bota po ndryshon.

A është shpallja e Shteteve të Bash-kuara për instalimin e armatimit të rëndë në vendet baltike një provokim i ri dhe një hap i ri në përshkallëzim ndaj Rusisë?

Këto janë armë të rënda për ushtrime. Ne vendosëm vjeshtën e kaluar të rrisim numrin e ushtrimeve, sepse ne kemi për të rritur aftësinë dhe gatishmërinë e forcave tona. Unë e mirëpres vendimin e Shteteve të Bashkuara në të dy drejti-met, në pajisje, por edhe për të siguruar aftësitë kyçe si për shembull, të karbu-rantit ajër-ajër, forcat speciale operative, transportin ajror strategjik. Siç thashë kjo është mbrojtëse, kjo është diçka që

është përgjigje e matur dhe e nevojshme për atë që kemi parë nga Rusia për një periudhë të gjatë kohore. Rusia ka shumë vite që ka investuar shumë në mbrojtje, ata kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes gjatë shumë viteve, në të njëjtën kohë aleatët e NATO-s kanë rënë në shpenzi-met e mbrojtjes, ata kanë kryer shumë ushtrime të parakohshme dhe ata i kanë përdorur këto ushtrime të parakohshme si një maskim për shembull duke shkuar forcat në Krime, duke destabilizuar Ukrainën lindore dhe gjithashtu ata janë duke përdorur retorikën tani bërthamore dhe më shumë ushtrime bërthamore si pjesë e pozës të tyre të mbrojtjes. E gjithë kjo krijon një mjedis të ri të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi duke iu përgjigjur në një mënyrë të përgjegjshme, mbrojtëse, ne vazhdojmë ta bëjmë shumë të qartë, se do ta bëjmë këtë në mënyrë të balancuar dhe se ne të vazhdojmë të përpiqemi për një dialog me Rusinë, nuk ka asnjë kontradiktë mes mbrojtjes të fortë dhe dialogut. Në fakt unë besoj se mbrojtja e fortë, parashikue-shmëria, transparenca është çelësi për të pasur themelet që ne kemi nevojë që të ketë një dialog politik me Rusinë.

Duke folur për dialogun me Rusi-në, plane për dialog me Rusinë? Tani ai është tharë praktikisht deri, të paktën në nivelin e NATO-s. Ndoshta nuk ka dialog dypalësh me vendet anëtare të NATO-s dhe Moskës, por nuk ka dialog në të gjitha nivelet në mes të NATO-s si një organizatë dhe Moskës. Të dyja palët janë lloj i thënë i sjelljes mbrojtëse dhe jo duke folur me njëri-tjetrin. Kjo duket e rrezikshme. Është në plan të fillojë ose të rinisë dialogu?

Më lejoni së pari theksoj se ajo që Rusia ka bërë në Ukrainë nuk është mbrojtëse. Aneksimi i një pjese të një vendi tjetër nuk është mbrojtëse. Ky është një akt agresioni. Kjo është hera e parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, që një vend në Evropë, merr apo grabit një pjesë të një vendi tjetër. Kjo nuk është

mbrojtëse. Rusia vazhdon të dërgojë trupa, forca, furnizimet në Ukrainën lindore dhe destabilizon Ukrainën lin-dore. Kjo nuk është mbrojtëse. Pra, nuk mund të ketë asnjë dyshim se Rusia është përgjegjëse për veprimet agresive në Ev-ropë. Kjo është arsyeja pse ne, NATO, është përgjigjur në një mënyrë mbrojtëse gjithashtu për këtë shkak përgjegjësia jonë kryesore është që ne të vazhdojmë të jemi shkëmb të fortë kur është fjala për aftësinë tonë për të siguruar dhe mbrojtur të gjithë Aleatët kundër çdo kërcënimi. Ne vendosëm pranverën e kaluar të pezullojmë bashkëpunimin praktik me Rusinë, por të mbajmë të hapur kanale për dialog politik. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme. Ka dialog politik në nivele të ndryshme mes zyrtarëve të NATO-s dhe homologëve rusë. Unë kam takuar ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dy herë dhe mendoj se është e rëndësishme që ne të zbatojmë këto kanale të hapura për dialog politik. Ne gjithashtu mbajmë kanale të hapura për ushtarakët, në kontaktin ushtarak. Men-doj se kjo është gjithmonë e rëndësishme, por veçanërisht në kohët e tensioneve me të të rritura dhe rritjen e aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve. Unë mendoj se është edhe më e rëndësishme tani, për të shmangur incidentet, aksidentet, situatat të dalin jashtë kontrollit dhe krijimin e situatave të rrezikshme.

Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi shumë të fokusuar në parashikueshmërinë, transparencën, në anën e NATO-s, kur është fjala për raste për stërvitje ushta-rake. Ne ftojmë vëzhgues, jemi duke bërë ushtrime në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi të shqetësuar për ushtrimet e parakohshme të kryera nga Rusia. Për shkak se ata janë në reduktimin e transpar-encës, reduktimin e parashikueshmërisë dhe rritjen e sfidave të reja në Evropë. Ne kemi dialog, po, ne duhet të vazhdojmë të kemi dialog. Por dialogu duhet të jetë i bazuar në një lidhje dhe një nga rregullat më themelore nga e cila është bazuar

siguria jonë është sigurisht respektimi i kufijve. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përgjigjemi kur ne shohim se Rusia nuk respekton kufijtë e fqinjëve të saj.

Me përjashtim të përgjigjeve ushta-rake, si përgatitjen e forcave majë shtize dhe të tjera, për të cilat kemi një kohë të gjatë që jemi të vetëdijshëm. Çfarë themi për përgjigjet asimetrike ose simetrike në luftën hibride ruse, si propaganda, krijimi i OJQ-ve dhe korruptimi i politi-kanëve që përpiqen të çekuilibrojnë situ-atën në vendet evropiane që kanë pakica ruse që kanë mundësi për përfshirjen e Rusisë? A sugjeroni dhe diskutoni këto ditë ? Dhe pyetja e dytë, a keni diskutuar për përfshirjen e mundshme të Rusisë në aktivitetet kryengritëse islamike si ISIS, Isil apo në shtete të tjera të ndryshme të Irakut që po ndodhin nëpër botë në këto momente?

Mund ta nis nga pyetja e fundit. NATO ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin prak-tik me Rusinë. Por natyrisht shumë aleatë të NATO-s vazhdojnë ta kenë dialogun dhe të bashkëpunojnë me Rusinë në fusha të ndryshme. Për shembull, në lidhje me përpjekjet që tani janë në vazhdim e sipër, përpjekjet për të arritur një mar-rëveshje me Iranin për armët bërthamore, përpjekjet politike, përpjekjen për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Libi dhe gjithashtu të krizës në Siri. Sigurisht Rusinë, të qenit anëtar i Këshil-lit të Sigurimit në OKB, e bën të jetë një aktor global, ku disa aleatë të NATO-s në kapacitete të ndryshme dhe korniza të ndryshme janë duke punuar me Rusinë mbi këto çështje. Kjo është edhe në një pjesë në rrugën e dialogut i cili është në vazhdim e sipër jo vetëm ndërmjet NATO-s si e tillë, por në mes të aleatëve të ndryshme të NATO-s dhe Rusisë. Lufta hibride është një çështje mbi të cilën ne tani jemi me të vërtetë duke u fokusuar, jemi duke zhvilluar strategjinë tonë dhe unë mendoj se ne duhet të kuptojmë se lufta hibride është kombinimi i forcave ushtarake dhe mjeteve jo ushtarake të operacioneve të fshehura dhe të zbuluara. Një gamë e gjerë e saj me mjete të ndryshme, të cilat janë përdorur në luftën hibride. Për këtë arsye ne duhet të kemi një përgjigje të plotë dhe të punojmë edhe me organizata të tjera, për shembull me Bashkimin Evropian për të rritur aftësinë dhe kapacitetin tonë për të kundërshtuar luftën hibride. Ne kemi zbatuar tashmë disa masa të cilat janë shumë të rëndësishme për luftën hibride. Rritja e inteligjencës, rritja e mbikqyrjes, çdo gjë në lidhje me ndërgjegjësimin e situatës është e rëndësishme për shkak se një nga sfidat me të mëdha të luftës hibride është se kundërshtari do të donte ta bënte atë në një mënyrë të tillë që të na jepte pak kohë paralajmërimi, ose redukton kohën e paralajmërimit sa më shumë që të jetë e mundur. Pra inteligjenca, survejimi është çelësi. Forcat speciale të operacioneve janë të rëndësishme dhe ne kemi gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive tona, kur është fjala për mbrojtjen kiber-netike. Pra, ne kemi tashmë të adresuara disa aspekte që lidhen me luftën hibride. Përveç kësaj unë do të them atë që ne bëjmë për shembull, kur bëhet fjalë për rritjen e ndërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes, reformat, elasticitetin e fasili-tatorët është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë, kur është fjala për të bërë vendet më pak të prekshme nga lufta hibride.

Mimoza GolikjaNato.int

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

NATO, aleancë mbrojtëse në mjedisin e ri dhe sfidues të sigurisë

Page 14: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015�� Histori

e Përmetit. Duke zhvilluar mësymjen me forcat kryesore në brezin e fshirjes në vija Pogradec-Korçë, të coptonte dhe asgjësonte forcat e UNÇSH-së. Drejtimet kryesore të mësymjes ishin Berat-Qafë e Kiçokut-Këlcyrë; Elbasan-Gramsh; Maliq-Çorovodë-Përmet dhe Elesa-Ura e Beratit-Përmet.

Etapa e dytë parashikohej të zhvil-lohej në zonën e Mesaplikut, Kurveleshit e të Bregdetit në një sipërfaqe rreth 3500 km2, duke sulmuar në mënyrë bash-këqendrore nga disa drejtime.

Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL në kuadrin e planit strategjik për mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Përmetit, të fillimit të mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së dhe të gadishmërisë për të përballuar ndonjë operacion armik të mundshëm, i kishte mbyllur me forcat e një brigade në bashkëveprim me forcat e zonave përkatëse. Drejtimin Berat-Përmet e mbronin forcat e Br. VII S në bashkëveprim me forcat e qarkut të Beratit; drejtimin Elbasan-Gramsh-Mo-glicë, forcat e Br. I S në bashkëveprim me qarkun e Elbasanit; në vijën Pogra-dec-Korçë mbroheshin forcat Br. V S dhe të Br. VI S, në zonën e Gjirokastrës vepronin forcat e Zonës së Parë Opera-tive. Në brendësi në zonën e Dangëllisë forcat e Br. II, III S, ndërsa Br. XII S e sapokrijuar ishte përqëndruar në Sukë të Përmetit, në rezervë të Shtabit të Përgjithshëm.

Komanda e Përgjithshme e UNÇSH-

Rezultatet e arrritura gjatë mësymjes pranverore dhe zgjerimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare po shqetë-

sonin komandën gjermane në Shqipëri. Ajo në relacionet e saj pohonte se në Shqipërinë e Jugut sundimi i çetave ka hyrë në një fazë të rrezikshme dhe kryeura e zbarkmit të armikut është e gatshme, po të merret parasysh afërsia e Barit, e Brindizit dhe e Otrantos. Kjo kryeurë jep mundësi për një zbarkim të tillë dhe më tej theksonte se, sulmet dhe pritat janë shtuar kaq shumë sa na bëjnë të mendohemi seriozisht. Komanda gjermane, nisur nga kjo situate, u detyrua të nisë një mësymje tjetër me përmasa strategjike. Ajo kishte si qëllim asgjësi-min e UNÇSH-së, për të krijuar situatë të qetë në Shqipëri dhe forcat gjermane të manovronin dhe të lëviznin lirisht nga thellësia e Ballkanit në drejtim të bregdetit shqiptar, pra të kishin të sig-urtë rrugëkalimet e tyre gjatë tërheqjes për në Veri.

Në Shqipërinë e Jugut mësymja u zhvillua sipas planit të operacionit “Gemsbock” (Kaprolli). Ajo nisi nga brigjet e lumit Shkumbin dhe vazhdoi deri në jug të vendit. Komanda gjermane zhvilloi dhe operacione plotësuese në krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në këto operacione mobilizuan forcat e katër divizione (Div. I Malor, Div. 104, 297 e 181), disa reparte të Korpusit XXI e XXII Malor, si dhe forca xhandaro-balliste shqiptare me një efektiv të përgjithshëm rreth 50.000 veta, me armatim si: topa, mortaja, tanke, aeroplanë dhe anije. Në Shqipërinë e Jugut njësitë e repartet e UNÇSH-së përbëheshin nga rreth 25.000 luftëtarë, si dhe pak armatim, kryesisht mortaja. Raporti në forca shkonte në 2:1, ndërsa teknika luftarake ishte e padiskutueshme për pushtuesin. Gjithsesi, duhet thënë se UNÇSH-ja për thyerjen e mësymjes së përgjithshme të Qershorit të vitit 1944, ishte në kushte e tregues më të favorshëm se gjatë dimrit të vitit 1943-1944.

Komanda e Korparmatës XXII Malore që drejtonte operacionin

mësymës, i vlerësoi forcat e veta si të pamjaftueshme për të vepruar njëherësh në të gjithë Shqipërinë e Jugut, ndaj e parashikoi dy etapa për të kryer operacio-nin. Në etapën e parë armiku i zhvilloi ve-primet luftarake në hapësirën gjeografike lumi Shkumbin-lumi i Vjosës. Kryesisht u përfshinë zonat Korçë, Elbasan, Berat,

Përmet, në një sipërfaqe që shkonte në 7000 km2. Në idenë e komandës gjer-mane parashikohej kalimin në mësymje me krahëmarrje nga Veriperëndimi dhe Juglindja me qëllim ngjeshjen e forcave të UNÇSH-së në brezin e fshirjes të kufizuar në vijat: Pogradec-Lozhan, Mazrek-Këlcyrë dhe Korçë-Ersekë-Ura

së, me fillimin e mësymjes së armikut përpunoi planin e ri, ku theksonte se njësitë dhe repartet në drejtimet e kër-cënuara, të organizonin e të zhvillonin luftime sipas taktikës së mbrojtjes së manovruar e tepër aktive, të shmangnin luftimet ballore me forca të mëdha të armikut, me kundërsulme e goditje të befasishme nga vija të përshtatshme të terrenit, të çoroditin armikun dhe të pengonin përparimin e tij në thellësi të zonave të çliruara. Por në rast se armiku do futej në thellësi të territorit, forcat partizane, duke shfrytëzuar me mjeshtëri masivet malore, të manovronin në krahë e në shpinë të forcave armike, të dilnin në prapavijat e tyre, duke ruajtur forcat, aftësinë luftarake dhe të bashkëvepro-nin me forcat e vendit për të goditur pareshtur armikun. Ndërsa me rezervën e Shtabit të Përgjithshëm (Br. XII S) të goditej armiku në drejtimet e rëndë-sishme, t’i shkaktohej humbje, t’i prishej plani komandës gjermane, duke krijuar kushte të përshtatshme që të kalohej në kundërmësymje e më vonë në mësymje të përgjthshme.

Gjatë etapës së parë, veprimet luf-tarake ishin intensive dhe u zhvilluan në disa vija, duke shfrytëzuar lartësitë e terrenit e duke i zënë ato me fshehtësi. Kështu forcat partizane i lodhën dhe i konsumuan armiqtë. Tipar dallues u bënë kundërsulmet, të cilat rritën së tepërmi qëndrueshmërinë e mbrojtjes. Në këto rrethana, tempet e mësymjes së armiqve ishin të ngadalta, jo më tepër se 2,5-3 km në ditë. Në drejtimin e Beratit, forcat e grupit “Burgmaester” e pushtuan Këlcyrën pesë ditë më vonë nga afati i planëzuar.

Dështimi i armikut ishte më i plotë në drejtim të Gramshit. Forcat armike mbasi u pykëzuan në rreth 25 km në thellësi, u detyruan të ndalen dhe më pas të tërhiqen. Drejtimi Maliq-Çorovodë-Përmet, përf-shinte një brez me përmasa më të mëdha, gjerësia e të cilit arrinte 30-40 km, duke filluar nga vija Pogradec-Korçë, e thellësia rreth 75 km. Në këtë brez, i cili sipas idesë së përgjithshme të operacionit, përbënte dhe brezin e fshirjes, armiqtë hodhën forcat kryesore të Div. I Malor, si dhe forcat kolaboracioniste të qarkut të Korçës, gjithsej rreth 20.000 vetë.

Br. IV S dhe forcat e qarkut të Ko-rçës, shkonin në një efektiv deri 2.500 luftëtarë. Ata organizuan një mbrojtje në një hapësirë të gjerë përballë forcave armike me epërsi të lartë, ku raporti i forcave shkonte deri 8:1 për armikun. Komandat partizane i vendosën forcat në një vijë me qëllim për të mbyllur rrugët, qafat e shtigjet më të rëndësishme, duke i kushtuar kujdes të veçantë Luginës së Devollit. U zhvilluan luftime të ashpra që shkuan deri 3-4 ditë rresht në disa pika. Në përfundim, armiku kishte mundur të depërtonte në thellësi të zonës së lirë rreth 20-25 km. Forcat e Br. IV S dhe forcat partizane të qarkut, në tërësi e humbën kompaktësine luftarake, një pjesë e tyre manovruan brenda zonës, ndërsa pjesa më e madhe u tërhoqën në thellësi të maleve të Dusharit, Oparit e të Frashërit e ndonjë nënrepart arriti deri

Histori nga Lufta Antifashiste NÇL

Operacioni nazist i Qershorit 1944 dhe lufta e paepur

e forcave partizanePas dështimit të operacionit të Qershorit 1944 pushtuesit

nazistë gjermanë nuk mundën të ndërmerrnin më operacione të përmasave të tilla dhe tërheqja e tij u bë e pashmangshme

Në këtë operacion forcat gjermane dhe xhandaro-bal-liste shkonin deri në 50000 vetë, me armatim modern të kohës si topa, mor-taja, tanke, aero-planë etj. Ndërsa njësitë e repartet e UNÇSH-së për-bëheshin nga rreth 25.000 luftëtarë, me më pak armatim të lehtë dhe mortaja.

prof. asoc. Dr. bernarD zotaj

Page 15: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015 ��Histori

në Kurvelesh. Shpërndarje e madhe e for-cave partizane, veç epërsisë së armikut, diktoi dhe disa mangësi në drejtimin e reparteve partizane në mbajtjen e bash-këveprimit ndërmjet tyre. Në këtë gjendje të rëndë, formacionet partizane i vijuan veprimet luftarake gjatë gjithë periudhës së mësymjes armike të Qershorit.

Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm në këtë situatë ndoqën ecurinë e lufti-meve dhe bënë vlerësimin e gjendjes. Në përshtatje me kushtet i vunë detyra luftarake konkrete komandës së Div. I S dhe komandave të brigadave. Në përballimin e situatës së rëndë të krijuar në boshtin e mësymjes Maliq-Përmet, Shtabi i Përgjithshëm urdhëronte Br. III S t’i manovronte batalionet në drejtim të Panaritit, të Kaltanjit e të Shtyllës, për t’i goditur armiqtë mbas shpine e anash, duke synuar që të lehtësojnë presionin e tyre në shpinën e forcave tona.

Shtabi i Përgjithshëm rezervat op-erative i përdori me efektivitet. Futja në luftim e rezervave në momente kritike e në drejtime të kërcënuara, rriti mjaft qën-drueshmërinë dhe aktivitetin e mbrojtjes. Ndalimi i përparimit të armikut dhe për 3-4 ditë të tjera, rritja e fuqisë goditëse të forcave partizane në drejtimin Berat-Këlcyrë, bëri të mundur futjen në luftim të Br. XII S, e cila në bashkëveprim më Br. VII S morën detyrë nga Kom-andanti i Përgjithshëm t’i presë armikut rrugën që të çon në Berat dhe të fusë pyka në rreshtat e tij. Po në drejtimin Elbasan-Gramsh, në një moment kritik, Komandanti i Përgjithshëm urdhëroi Br. V S të sulmojë në drejtim të Sulo-vës dhe të manovrojë djathtas e majtas për të lehtësuar presionin mbi Br. I S. Batalione të kësaj brigade, në bashkëve-prim me forcat e Br. I S dhe dy kompani të Br, IV S, organizuan kundërsulmin në rajonin e Qafës së Gjarpërit dhe Gurit të Prerë. Për herë të parë forcat e UNÇSH-së zhvilluan një kundërsulm gjatë natës, me pjesëmarrjen e rreth 6 batalioneve e në një kohëzgjatje prej 10 orë. Në këtë kundërsulm, forcat e grupit “Hirshfeldt” të Div. I Malor gjerman që kishin dalë në rajonin e Dusharit, morën goditje shkatërruese. Kapja me shpejtësi e lehtësi prej tyre e Qafës së Gjarprit e Gurit të Prerë, do t’u kishte krijuar kushte të përshtatshme për të rrethuar forcat e UNÇSH në pellgun e Tomorricës. Por rezultatet e kundër-sulmit të Div. I S, pati vlerat e një kundërgoditjeje, që e detyroi komandën gjermane të heqë dorë nga ky plan. Pohime të armikut theksojnë se, që prej Harkovit, në frontin e Lindjes, nuk ishte zhvilluar asnjë luftim i tillë natën dhe nuk ishte vërejtur një pamje e tillë shkatërrimi përsa u përket të vrarëve.

Forcat e Div. I Malor gjerman pas përfundimit të kundërsulmit, dolën në Qafën e Gjarprit e të Gurit të Prerë dhe vazhduan lëvizjen drejt Jugperëndimit. Ndërsa forcat e Div. I S mbeten në shpinë të armikut në gadishmëri.

Shtabi i Përgjithshëm për të shfrytë-zuar rezultatet e arritura me dështimin e etapës së parë të operacionit armik, u vë detyra urgjente shtabeve të njësive

të godasin pas shpine kolonat armike. Duke vlerësuar drejt synimet e armikut për të dalë me forcat kryesore në Za-gori, Tepelenë, Kurvelesh e Mesaplik, ndërsa me një pjesë të forcave të dalë në shpinë të Br. VII, XII S që ndodheshin në rajonin e Beratit, më 10 qershor urdhërohet Br. II S të marshojë mbrapa shpinës së kolonës armike, i cili lëviste drejt Beratit për rrethimin e Br. VII, XII S, që të merrte kontakt me çdo kusht me armikun dhe ta godiste mbas shpine. Br. III S urdhërohet të godasë forcat armike në të djathtë të lumit Osum. Në këto vep-rime Shtabi i Përgjithshëm kritikon dhe gabimet e bëra, si dhe jep udhëzime për grumbullimin e elementëve dhe të formacioneve të shpërndara. Në një udhëzim që Kryetari i Shtatmadhërisë, Spiro Moisiu, i dërgon komandës së qarkut të Korçës, theksohet se është gabim “heqja e partizanëve të prapavijave larg qarkut, me këta ju duhej të organizonit rezistencën dhe të goditnit vazhdimisht armikun mbrapa shpine”. Të gabuar e vlerësonte Shtabi i Përgjithshëm edhe tërheqjen e disa batalioneve në drejtim te boshtit të mësymjes së forcave kryesore të armikut, gjë që çoi në grumbullimin e një grupi të konsiderueshëm forcash në zonën Mesaplik, Kurvelesh, Breg-det, ku komanda gjermane kishte pla-nëzuar etapën e dytë te operacionit.

Shtabi i Përgjithshëm duke nxjerrë mësime nga këto mangësi, në një qa-rkore dërguar shtabeve të njësive të UNÇ-së, pasi vinte theksin në rrezi-kun që paraqet “...tërheqja në drejtim të përparimit të armikut...” i porosiste ato në manovrimet që duhet të bëjnë për t’i marrë armikut iniciativën nga dora... nëpërmjet kundërsulmeve e goditjeve në shpinë apo anash. Në urd-hërat e dhëna, veç detyrave që u vihen komandave të brigadave për manovrim, goditje e bashkërendim të veprimeve luftarake, kërkohej prej tyre të raportojnë mbi situatat e krijuara. Për komunikim u përdor gjerësisht ndërlidhja telefonike, fonogramet filluan të jepen të koduara, çka ndikoi në sigurimin e sekretit dhe rritjen e efektivitetin të drejtimit.

Gjatë zhvillimit të etapës së dytë forcat gjermane mundën të bllokojnë në zonën Mesaplik, Kurvelesh, Bregdet disa formacione të UNÇSH-së me një efektiv 3.000 partizanë, bashkë me 2.000 luftëtarë të batalioneve vullnetarë territo-rial. Në këtë zonë armiqtë, duke menduar se kishin mbyllur forcat kryesore të UNÇ, hodhën në mësymje rreth 30.000 vetë. Me këtë epërsi të lartë 6:1, duke mësyrë në mënyrë bashkëqendrore nga shtatë drejtime, e ngushtuan gradualisht unazën e rrethimit. Mbas disa ditë luftimesh, forcat partizane, nën trysninë e forcave armike, u detyruan të grumbullohen në një rajon prej rreth 70 km në malet e Bo-lenës, Kunjovës dhe ne malin e Kënder-vicës. Një pjesë e forcave mundën të gjejnë shtigje e ndërhapësira dhe të dalin në shpinë të kolonave gjermane, ndërkohë që forcat e Br. VI, XII S me efektiv rreth 1500 partizanë, në pamundësi të manovrojnë, u mbyllën në rrethim taktik,

në një zonë të ngushtë rreth 8 km2, në Grykën e Kuçit. Dalja nga rrethimi e këtyre forcave, përmes formacioneve të ushtrisë naziste e duke gjarpëruar nëpër shtigje të vështira, përbën shembull të shkëlqyeshëm të taktikës partizane, që vulosi dështimin e mësymjes së përgjith-shme armike të qershorit 1944.

Komanda e Përgjithshme, ndërkohë që armiqtë zhvillonin etapën e dytë të operacionit në zonën e Mesaplik-Kurve-lesh-Bregdet, vlerësoi të përshtatshme hedhjen e njësive të tjera të UNÇSH-së në kundërmësymje. Plani i kundërmësymjes, parashikonte forcat e Div. I S (Br. I, IV, V S), si dhe Br. II, III, VII S dhe

batalionet partizane të qarqeve të jepnin goditje të fuqishme e të befasishme në drejtime të ndryshme për shparatallimin e forcave pushtuese dhe xhandaro-balliste në krahinat e qarkut të Korçës, Elbasanit, Beratit e në zonën e Përmetit. Me forcat e Br. VIII S dhe një pjesë të forcave të Zonës Parë Operative të goditeshin trupat gjermane që vepronin në Kurvelesh dhe kolonat e tyre që lëviznin gjatë luginës së Drinos dhe gjatë Grykës së Këlcyrës e të çliroheshin zonat që armiqtë kishin pushtuar përkohësisht. Komandanti i Përgjithshëm më 14 qershor lëshoi urd-hërin e kundërmësymjes, ku theksonte: “goditni pa mëshirë shtabet dhe forcat e gjalla të armikut, shkatërroni prapavijat e tyre dhe i ndaloni furnizimet, shkatërroni komunikacionet dhe urat, digjni kazermat dhe depot e tyre e i ndiqni këmba-këmbës deri në shfarosjen e tyre të plotë. Kështu nga dështimi i mësymjes së dytë të armi-kut dhe nga kundëmësymja e forcave partizane e rreptë varet shpejtimi i çlirimit të popullit tonë”.

Brenda pak ditësh të gjitha forma-cionet e UNÇSH-së realizuan me sukses detyrat, ndërsa Div. I S u përqëndrua në afërsi të Shkumbinit, në gadishmëri për të kaluar në Veri. Në këtë mënyrë dështoi plotësisht përpjekja e armikut për t’i rrëmbyer UNÇSH-së nismën operativo-strategjike, që ajo e kishte fituar në përfundim të mësymjes pranverore. Ru-ajtja e kësaj nisme ishte dhe mbeti gjatë gjithë operacionit një ndër piksynimet kryesore të Shtabit të Përgjithshëm. Pas dështimit të mësymjes së përgjith-shme të Qershorit 1944 pushtuesit nuk mundën të ndërrmerrnin më operacione të përmasave të tilla. Rezultatet e ar-ritura gjatë kryerjes së mësymjes së përgjithshme të armikut në Qershorin e vitit 1944, qenë shprehje e rritjes së mundësive luftarake të UNÇSH-së. Potenciali i fuqishëm luftarak që u manifestua në fushën e betejave bëri të mundur të shterojë aftësia mësymëse e

armikut brenda një kohe të shkurtër, afër një muaj. Për herë të parë gjatë LANÇ-it, veproi një njësi e shkallës operative si divizioni, i cili demonstroi forcë goditëse dhe vlerat për organiz-imin e drejtimin e operacionit. U përsos më tej aftësia drejtuese e komandave dhe shtabeve të të gjitha rangjeve. Shtabet e brigadave, shtabi i Divizionit dhe komanda e Shtabit të Përgjithshëm kishin fituar vizion më të qartë opera-tivo-strategjik. Ruajtja e informimit të ndërsjelltë dhe ndjekja në vijimësi e veprimtarisë luftarake, ndikoi në vlerësim më real të situatave, në re-alizimin e një manovre të gjerë dhe në një drejtim më të përqëndruar e më efektiv të luftimeve sipas drejtimeve operative. Një drejtim i sigurtë dhe i pandërprerë u arrit si rrjedhojë e ven-dosjes së Komandës së Përgjithshme në qendrën e zonës së operacioneve, duke manovruar kryesisht në rajonin Odriçan-Hotovë. Në këtë mënyrë u shmangën dhe disa mangësi që u vërejtën në pikpamje të drejtimit e të manovrës, gjatë thyerjes së mësymjes së përgjithshme të armikut në dimrin e vitit 1943-1944. Herman Frank, oficer gjerman dhe pjesëmarrës në këto luftime, në librin e tij kujton: Forcat partizane mundohen përherë t’i shmangen luftës së hapur ballore kur mbi të sulmojnë forca superiore gjermane…Ata dinë të mbrohen me zgjuarsi të madhe dhe të dalin nga situata të vështira, sepse i ndihmon njohja e mirë e vendeve.

Komanda dhe Shtabi i Përgjith-shëm, me të drejtë, vlerësojnë në këtë periudhë rolin e madh që luajti zbarkimi i aleatëve në Normandi të Francës më 6 Qershor 1944. Kjo ditë që shënoi hapjen e Frontit të Dytë në krahun Perëndimor, si dhe përparimi i ushtrisë sovjetike nga Lindja, e vunë komandën e Vermahtit dhe trupat naziste në situata tepër të vështira.

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë studentë për studime ush-tarake në Insti tucionet e Larta Arsimore Ushtarake të Italisë 1 (nje) te drejte studim, dhe të drejta studimi në Akademinë e Forcave Tokësore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë e Forcave Ajrore ne Turqi. Afati kohor për

dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së është deri në 02 korrik 2015.

1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:• Të ketë shtetësi shqiptare.• Të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë ose të jetë në vitin e fundit të studimeve parauniversitare.• Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.• Të jetë në moshë jo më pak se 18 vjeç dhe jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik. • Të mos jetë i martuar.• Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.• Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm nga të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen.• Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm për mesh-kujt dhe jo më pak se 160 për femrat.• Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike.• Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të ponteruar, si dhe notën mesatare për specialitetet jo më pak se 8 (tetë).• Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e stu-dimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit, në rast se:a) Zotërojnë diplomë ushtarake për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë;b) Kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak;c) Kanë qenë kontingjent i Forcave të Armatosura për ndjekjen e studimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit dhe nuk i kanë përfunduar studimet.• Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, skualifikohet.2. Dokumentet për regjistrim:Kandidatët për regjistrim duhet të paraqesin pranë Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

• Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për ndjekjen e studimeve ushtarake në Itali, ku të specifikohet institucioni arsimor dhe preferenca e degës për të cilën aplikohet.• Formular me të dhënat personale sipas formatit të për-caktuar, ANEX A.

• Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimit përkatës së bashku me listën e notave.• Fotokopje e kartës së identitetit.• Certifikatë familjare 1 (një) copë.• Fotografi për dokument (4x6), 2 (dy) copë.• Fotokopje të pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.• Dëshmi penaliteti.• Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.• Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.• Vërtetim nga përmbarimi.• Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Komandës Mbështetëse ku shprehet që kandidati është i aftë nga ana shëndetësore për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.• Vendimin e Komisionit Mjekësor mjekësore të SUKM, ku shprehet për aftësinë apo paaftësinë e kan-didatit për oficer, shoqëruar me ekzaminimet mjekësore nëse kandidati nuk është bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Tran smetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pul-monare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike.3. Datat e testimit: Testi Fizik: 06.07.2015 Testi Intelektual: 07.07.2015 Testi i Gjuhës së Huaj: 08.07.2015 Testi Psikologjik: 09.07.2015

Shënim: Të dhënat më të plota për kriteret dhe kërkesat për testimet i gjeni në faqen zyrtare të internetit të Min-istrisë së Mbrojtjes.

NjOFTIM

Page 16: Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i ... · ushtria E prEmtE, 26 qErshor 2015 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 25 (82626) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 26 qErshor 2015��

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

aaaa