Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1...

16
Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm E premte, 29 korrik 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) USHTRIA REPORTAZH ACADEMICUS SPORT VLERËSIMI FORCAT DETARE Kryeëgjëjt masin forcat e tyre me vështirësitë e shtuara të këtij viti Në kërkim të lidershipit për shekullin e XXI Nënkampioni i botës që stërvit specialët shqiptarë Anija ARCHANGEL-05 e Flotiljes Detare të Jugut shpëton velierën “Onir” faqe 5 faqe 7 faqe 14 faqe 15 Të fshehtat e shkencës së ushtarëve elitarë www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Konngjen Ushtarak Shqiptar, “ALTHEA” Organizohet në Sarajevë mbrëmja kulturore e ditës shqiptare Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e traditave, kulturës dhe folklorit të vendit organizator, e në këtë rast të vlerave më të mira kulturore, folklorike, turistike, gastronomike e atraktive të Shqipërisë Kryeministri Berisha ndjek koncertin etno-muzikal, në kalanë e Vil-Bashtovës Ministria e Mbrojtjes mbështet projektin ‘Shqipëria - Kulturë dhe Turizëm’ Berisha propozon emërimin në detyrë të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FASH XHEMAL GJUNKSHI REAGON QEVERIA SHQIPTARE ALEANCA “Kosovë-Serbi, të ulet tensioni në rajon” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon fuqishëm dhunën në Norvegji faqe 4 faqe 10 faqe 6 “Herat 9”, nis misioni në Bazën kamp Arena përkrah trupave italiane PAQERUAJTËSIT Kryeministri i propozon presidentit që gjeneralbrigade Maksim Malaj, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28 korrik 2011 të lirohet nga kjo detyrë dhe gjener- albrigade Xhemal Gjunkshi, të emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të FASH... aaaaaaaaa faqe 3 faqe 5 faqe 2 faqe 8-9 Zallherri ndodhet 12 kilometra në veri-lindje të Tiranës. Pasi gjarpëron nëpër një rrugë të asfaltuar para jo shumë kohësh por të mirëmbajtur me sukses të del para qyteza ushtarake e Zallherrit. Në një shtrirje prej disa dhjetëra hektarësh mes një gjelbërimi dhe jete të begatë ndodhet Komanda e Forcave Tokësore. Edhe pse ora është 06.55 postblloku është mbyllur, janë hapur të gjitha zyrat e punës dhe kudo mbizotëron gjallëria. Mikpritësi, kolonel Albert Bora, shef i Shtabit të Forcave Tokësore të krijon bindjen se këtu ku janë të dislokuara ato që quhen elita e Forcave të Armatosura. Korriku është një muaj i mbushur me stërvitje intensive dhe aktivitete të jetës së përditshme ushtarake. Koloneli sapo ka përfunduar analizën e mëngjesit me shtabin e Forcës dhe komunikon me gjeneralbrigade Viktor Berdaj... faqe 8-9

Transcript of Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1...

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 1

Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm

E premte, 29 korrik 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080)

ushtria

faqe 2reportazh academicus

sport

vlerësimi

forcat detare

Kryeëgjëjt masin forcat e tyre me vështirësitë e shtuara të këtij viti

Në kërkim të lidershipitpër shekullin e XXi

Nënkampioni i botës që stërvit specialët shqiptarë

anija arChaNGEL-05 e Flotiljes Detare të Jugut

shpëton velierën “Onir”

faqe 5

faqe 7

faqe 14

faqe 15

Të fshehtat e shkencës së ushtarëve elitarë

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Kontingjenti Ushtarak Shqiptar, “ALTHEA”

Organizohet në sarajevëmbrëmja kulturoree ditës shqiptare

Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e traditave, kulturës dhe folklorit të vendit organizator, e në këtë rast të vlerave më të mira kulturore, folklorike, turistike, gastronomike e atraktive të Shqipërisë

Kryeministri Berisha ndjek koncertin etno-muzikal, në kalanë e Vil-Bashtovës

Ministria e Mbrojtjes mbështet projektin ‘Shqipëria - Kulturë dhe Turizëm’

Berisha propozon emërimin në detyrë të Shefit të ri të Shtabit

të Përgjithshëm të FASH

xheMal gjunkshi

reagon qeveria shqiptare

aleanca

“Kosovë-serbi, të ulet tensioni

në rajon”

sekretari i Përgjithshëm i NatO-s dënon fuqishëm

dhunën në Norvegji

faqe 4

faqe 10

faqe 6

“Herat 9”, nis misioni në Bazën kamp Arena përkrah trupave italiane

paQeruajtësit

Kryeministri i propozon presidentit që gjeneralbrigade Maksim Malaj, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28 korrik 2011 të lirohet nga kjo detyrë dhe gjener-albrigade Xhemal Gjunkshi, të emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të FASH...

aaaaaaaaa

faqe 3

faqe 5

faqe 2

faqe 8-9

Zallherri ndodhet 12 kilometra në veri-lindje të Tiranës. Pasi gjarpëron nëpër një rrugë të asfaltuar para jo shumë kohësh por të mirëmbajtur me sukses të del para qyteza ushtarake e Zallherrit. Në një shtrirje prej disa dhjetëra hektarësh mes një gjelbërimi dhe jete të begatë ndodhet Komanda e Forcave Tokësore. Edhe pse ora është 06.55 postblloku është mbyllur, janë hapur të gjitha zyrat e punës dhe kudo mbizotëron gjallëria. Mikpritësi, kolonel Albert Bora, shef i Shtabit të Forcave Tokësore të krijon bindjen se këtu ku janë të dislokuara ato që quhen elita e Forcave të Armatosura. Korriku është një muaj i mbushur me stërvitje intensive dhe aktivitete të jetës së përditshme ushtarake. Koloneli sapo ka përfunduar analizën e mëngjesit me shtabin e Forcës dhe komunikon me gjeneralbrigade Viktor Berdaj... faqe 8-9

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 20112 “ALTHEA”

Organizohet në Sarajevëmbrëmja e ditës shqiptare

Kontingjenti Ushtarak Shqiptar në operacion-in e BE “ALTHEA”,

organizoi mbrëmjen e d i tës shqiptare në Butmir, Sarajevë. S ipas t rad i tës ku çdo sh te t k o n t r i b u u e s n ë E U F O R , s i -pas mundësive, organizon një mbrëmje në të cilën ftohen të marrin pjesë oficeret e shteteve që janë angazhuar me trupa në këtë mision, dhe Kontingjenti Ushtarak Shqiptar në opera-cionin e BE “ALTHEA” organi-zoi mbrëmjen e ditës shqiptare në Kampin Butmir, Sarajevë. Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e zv/komandantit të EUFORIT. Qëllimi i këtij aktiv-iteti është njohja e traditave, kulturës dhe folklorit të vendit organizator, e në këtë rast të vlerave më të mira kulturore, folklorike, turistike, gastrono-mike e atraktive të Shqipërisë. Gjatë muajit korrik, personeli i kont ingjent i t të 7- të EOD, u angazhua në organizimin, përgati t jen dhe menaxhimin sa më të mirë të mbrëmjes. Një ndihmesë të madhe u dha nga Ambasada Shqiptare në Bosnje, si dhe nga Komuniteti Shqiptar

që jeton dhe punon në Sara-jevë. Ansambli “Shqiponja”, i ardhur nga Tirana për një turne në qytete të ndryshme të Bosnjës, u ftua në këtë aktivitet për të dhënë koncert dhe i dha një performancë të shkëlqyer me një vlere të jashtëzakon-shme kësaj mbrëmje. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 100 oficerë të gradave nga gjeneral deri në kapiten, pjesëtarë nga 26 shtete të Komunitetit Ev-ropian dhe 4 vende jo anëtare të Komunitetit Evropian. Të ftuar ishin ambasadori shq-iptar në Bosnje Flamur Gashi së bashku me stafin e ambasa-dës, pjesëtarë nga Komuniteti Shqiptar që jeton dhe punon ne Sarajevë, si dhe ansambli artistik folklorik “Shqiponja” nga Tirana. Në orën 18:30 u

mbajt një koktej në Millennium Bar, në Kampin Butmir, dhe më pas në orën 19:00 filloi mbrëmja në njërën nga mensat e Kampit Butmir. Fjalën e hapjes e mbajti gjeneralbrigade Zoltan Gylas, zv/komandanti/shefi i Shtabit të EUFORIT dhe më pas fjalën për-shëndetëse e mbajti n/kolonel Liman Alku, përfaqësues i lartë ushtarak shqiptar në Shtabin e EUFOR. Ushqimi i përgatitur në mensën e Butmirit ishte tradi-cional shqiptar dhe të ftuarve ju servirën pije tradicionale shq-iptare. Një pjesë e ushqimit u sigurua nëpërmjet kontributit të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Sarajevë, pjesa t jetër nga mensa e EUFORIT (pijet tradicionale shqiptare u siguruan nga kontributi finan-ciar i ushtarakëve shqiptarë në

mision). Ansambli Shqiponja për rreth 30 minuta përformoi muzikë dhe valle nga treva të ndryshme të Shqipërisë duke i dhënë një larmi me ngjyrat e kostumeve popullore shqiptare

kësaj mbrëmjeje festive. Pro-grami vijoi me një video nga Shqipëria turistike, material e cila u shoqërua me shumë ma-teriale të tjera propagandistike si: broshura, postera dhe flamuj kombëtar që u siguruan nga Am-basada Shqiptare në Bosnje. Për argëtimin e të ftuarve u organi-zua dhe një loje ku në përfundim të saj pjesëmarrësit morën nga një dhuratë simbolike tradicio-nale shqiptare. Programi më tej vijoi me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, nga te gjitha trevat e vendit tonë, ku të gjithë të ftuarit u argëtuan me

nga Kontingjenti ushtaraK shqiptar në operacionin e Be “althea”

muzikën e larmishme të folklorit shqiptar. Një pjese e madhe e tyre u bashkua në valle të ndryshme duke i dhënë një larmi të zjarrtë atmosferës së kësaj mbrëmjeje.

Në përfundim fjalën mbyllëse

e mbajti gjenerabrigade Zoltan Gylas, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti punën e bërë nga ushtarakët e Kontingjentit Shqiptar për or-ganizimin dhe mikpritjen gjatë kësaj mbrëmjeje. Shumë urime u morën dhe nga of icerët e vendeve të ndryshme pjesë-marrës në këtë mbrëmje. Ata me mbresat dhe përshtypjet e kri juara shprehën dëshirën q ë n j ë d i t ë d o t ë m u n d t ë v i z i t o j n ë S h q i p ë r i n ë p ë r t ë njohur më nga afër traditat , vlerat dhe kul turën e kombit shqiptar.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e traditave, kulturës dhe folklorit të vendit organizator, e në këtë rast të vlerave më të mira kulturore, folklorike, turistike, gastronomike e atraktive të Shqipërisë

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 3zyrTArE

Ministria e Mbrojtjes mbështet projektin ‘Shqipëria - Kulturë dhe Turizëm’

Një mbrëmje unike tingu-jsh, efektesh ndriçuese dhe projeksionesh me

artistët më të mirë të baletit dhe valleve, këngëtarëve më të njohur popullorë dhe artistëve të teatrit kombëtar, shoqëruar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Kjo është ajo që ka ofruar për të gjithë spektatorët që e ndoqën nga afër por edhe nëpërmjet ekranit koncertin madhështor që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në një nga zonat më të bukura turistike të ven-dit tonë, në Kalanë e Vilë-Bashtovës të Komunës Gosë, Kavajë. Koncerti “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, i cili u mundësua nën kujdesin e veçantë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, si dhe nën mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ngjiti në skenën e improvizuar në brendësi të mureve rrethuese të ka-lasë, Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, të udhëhequr nga solisti i njohur i skenave kombëtare dhe ndërkombëtare, Rexhep Çeliku, të cilët përreth dy orë morën du-artrokitjet e spektatorit që kishte ardhur për të ndjekur nga afër këtë eveniment. Projekti për të shpalosur vlerat etno-muzeale dhe turistike të Shqipërisë, angazhoi stafin drej-tues nën udhëheqjen e mjeshtrit të madh, maestro Zhani Ciko, Qëndrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Komuna Gosë, Kavajë, solli për shikuesit një risi të veçantë duke na përcjellë emocionet e këngëve dhe valleve më të bukura të të gjitha trevave të Shqipërisë, të shoqëruara këto edhe nga vesh-jet tipike që karakterizon secilën krahinë të vendit tonë. Ky event i madh artistik u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve kulturore-artistike,

Radio Televizionit Shqiptar, Minis-trisë së Mbrojtjes, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, pushtetit vendor, etj., me qëllim të shpalosjes së idesë: “Shqipëria është kulturë

dhe turizëm”. Vizitorë, turistë të huaj dhe pushues vendas, për herë të parë në një mjedis atraktiv, nën muret veneciane të kalasë shekullore të Vilë-Bashtovës, ishin admiruesit e veçantë

në këtë vend buzë Adriatikut, që është vlerësuar si një nga magjitë e natyrës turistike shqiptare. “Rituali i Jetës”, ky muzikal me koreografi të Arian Suk-niqit është një sukses dhe një arritje

Kryeministri Berisha ndjeK Koncertin etno-muziKal, në Kalanë e vil-Bashtovës

e trupës së baletit të TOB-it dhe Ansamblit Popullor. Pjesëmarrja e Orkestrës Frymore të FA i dha even-tit jo vetëm madhështinë koncertale por dhe virtuozitetin artistik.

QKMBM, TOB,

RTSH, SHSHT, Komu-

na Gosë, së bashku në

koncertin: “Shqipëria

e traditave artistike

nga lashtësia në

ditët tona”

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshort-ja, zonja Liri Berisha, ndoqi dje në mbrëmje, koncer-tin etno-muzikal “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, që u performua nën muret veneciane të kalasë mesjetare të Vil-Bashtovës, në Kavajë, nga orkestra dhe artistë të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura. Kjo mbrëmje koncertale, një veprimtari krejt e veçantë muzikore e koreografike, u organizua nën kujdesin

Kryeministri Berisha ndjek koncertin etno-muzikal, në kalanë e Vil-Bashtovës

e kryeministrit, me synimin për të inkurajuar zhvil-limin e eventeve të tilla në monumente kulturore, atraktive për turizmin në vend. Koncerti shënoi ngjarjen e parë artistike në kalanë e Vil-Bashtovës, duke e lançuar atë si një destinacion për turizmin historik e kulturor. Për rreth 1.30 minuta, kryemi-nistri Berisha kaloi një mbrëmje unike, nën tingujt dhe efektin magjepsës të performancës së artistëve më të mirë të baletit, valleve dhe këngëtarëve më të njohur popullorë.

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 20114

Qeveria e Shqipërisë po ndjek me shqetësim provokimet e rrezikshme të bandave të serbomëdhenjve në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Duke mbështetur plotësisht të drejtën dhe vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës për garantimin e rendit kushtetues, integritetit dhe kontrollit të plotë të territorit të saj, qeveria e Republikës së Shqipërisë dënon aktet kriminale të fallangave të serbomëdhenjve në vendkalimet në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasjen e oficerit të forcave speciale të Kosovës, djegien e ndërtesave të doganave dhe sulmin e djeshëm të armatosur ndaj njësive tokësore dhe ajrore të KFOR-it në vendngjarje, të gjitha këto të mbështetura, të frymëzuara, të paguara nga qarqe ultra nacionaliste të Beogradit. Qeveria shq-iptare deklaron se flakët e zjarrit dhe tymi në ndërtesat zyrtare

“Kosovë-Serbi, të ulet tensioni”në vendkalimet kufitare, në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasja e oficerit të forcave speciale të saj, sulmi i armatosur ndaj njësive të KFOR-it në vendngjarje, dëshmojnë qartë se fantazma e Serbisë së madhe paraqet sërish rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Qeveria shqiptare mbështet plotësisht autoritetet dhe popul-lin e Kosovës, KFOR-in dhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, për vendosmërinë e tyre për garantimin e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe vendosjen në kontroll të plotë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit të të gjitha vendkalimeve kufitare të kësaj Republike. Ne jemi të bindur se çdo përpjekje për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës do të marrë përgjigjen e merituar. Qeveria shqiptare, ndonëse është për

lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe ideve dhe kundër çdo lloj embargoje, mbështet plotësisht vendimin e qeverisë së Ko-sovës, bazuar në parimin e reciprocitetit, për ndalimin e hyrjes se mallrave serbe në Kosovë, si vendim tërësisht i imponuar nga embargoja disa vjeçare serbe për mallrat e Kosoves. Ne jemi të vendosur t’i japim Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe të tjera, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj, me pasoja sa më të vogla. Qeveria shqiptare i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë të marrin të gjitha masat për uljen e tensionit dhe krijimin e kushteve për suksesin e dialogut dhe negociatave, në kuadrin e procesit të Brukselit, si proces midis palëve të barabarta, tejet i rendësishëm për vendet e tyre, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Reagon QeveRia shQiptaRe

rAjoni

Kosova kontrollon kufijtë e saj. Me zbatimin e një operacioni sekret, Njësia

Speciale e Policisë bëri të mundur që në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit të rivendosen kontrollet policore dhe doganore. Gjatë in-tervenimit një polic është plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur, kurse pesë të tjerë janë plagosur lehtë. Serbët e revoltuar kanë bllokuar rrugët drejt dy pikave kufitare. Kosova ka kthyer nën kontroll dy pikat e veta kufitare me Serbinë. Tri vjet pasi pikat 1 dhe 31 u dogjën nga serbët, policët dhe doganierët tashmë janë aty. Në njërën prej tyre, kontrolli u kthye duke udhëtuar me helikopterë, kurse në tjetrën përmes rrugëve tokësore. Pavarësisht ten-sioneve, gjithçka dukej se po shkon mirë, deri në mesditën e së martës, kur një polic i Njësisë ROSU dys-hohet se është qëlluar me snajper nga një nga serbët e revoltuar. Ai është plagosur kur konvoji me pjesëtarë të kësaj njësie ishte nisur drejt Zubin Potokut, saktësisht pikës kufitare 31 në Bërnjakë. Në fakt, pjesëtarët e Njësisë Speciale e kishte kthyer kontrollin në këtë pikë qysh të hënën në mbrëmje, pak pasi nisi aksioni. Por në këtë rast ata ishin duke shkuar për herë të dytë atje, për të bërë ndërrimin e kolegëve të tyre. Ata hasën në pengesa nga serbët lokalë. Të revol-tuar me praninë e tyre, serbët kishin bllokuar rrugën që nga Mitrovicas çon drejt pikës kufitare 31 në Zubin Potok. Magjistralja ishte e bllokuar me gurë, zhavorr, drunj e kamionë. Për këtë arsye, policia u detyrua që drejt pikës kufitare të përdor rrugë dytësore. Pikërisht në këtë kohë, dyshohet se polici Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrrisë është qëlluar nga largësia me snajper, duke u plagosur rëndë në kokë. Kjo ka bërë që Njësia Speciale të kthehet sërish drejt Mitrovicës, për t’ia dhënë ndihmën e parë pjesëtarit të saj. Gjendja shënde-tësore e Zymberit ka vazhduar të jetë e rëndë, ndonëse pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e qytetit në jug të Mitrovicës, ai është dërguar me helikopter të KFOR-it në Qendrën Klinike Universitare të

Kosovës, ku edhe ka ndërruar jetë mbrëmë vonë.

Ndërkohë, gjatë tërë ditës së mar-të, situata në Mitrovicë ishte shumë kaotike, pasi nga orët e mëngjesit kur në dy pikat kufitare me Serbinë u vendosen nën kontrollin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pati shumë informacione të cilat ishte vështirë të konfirmoheshin. Aksioni shumë sekret i Policisë së Kosovës, i urdhëruar nga Kryemi-nistri Hashim Thaçi, nisi në orët e vona të mbrëmjes të së hënës. Pika kufitare 31 në Bërnjak të Zubin Po-tokut ishte e para në të cilën u ven-dosën pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë. Në të njëjtën kohë, trupa të tjera të kësaj njësie ishin bllokuar në fshatin Rudare të Zvecanit, derisa ishin nisur drejt pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit, që të kthejnë edhe atje kontrollin kufitar. Serbët e revoltuar, gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës, në këtë fshat kishin bllokuar magjistralen me gurë, zhavorr, kamionë e traktorë duke penguar policinë që të shkojnë në Jarinje. Ndërhyrja e vetë koman-dantit të KFOR-it, Erhard Buhler që të gjejë zgjidhje dhe jogatishmëria e EULEX-it që të përkrahë këtë operacion, kanë bërë që tentimet të vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Nëpërm-jet një deklarate për media, trupat

e NATO-s në Kosovë kanë bërë thirrje për maturi dhe qetësi, kurse zyrtarët e EULEX-it vazhdimisht e kanë përsëritur se nuk kanë të bëjnë me këtë operacion. Duke mos u tërhequr, Njësia Speciale është dërguar me helikopter të KFOR-it drejt Leposaviqit, ku edhe ka marrë nën kontroll pikën kufitare 1. Gjatë këtij aksioni, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se pesë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë janë plagosur gjatë natës të së hënës, por asnjë rëndë. Ministri ka deklaruar se pjesëtari i Policisë është plagosur në këmbë, kur ndaj tyre në Zubin Potok është hedhur një mjet shpërthyes. Ndërkohë, katër të tjerët janë lënduar në fsha-tin Rudare të Zveçanit. Bashkë me vendosjen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale, atje janë vendosur edhe do-ganierët. Sipas Mimoza Kusarit-Lilës, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, vendosja e doganierëve në pikën 31 nuk ka qenë e mundur të bëhet, për shkak se policët janë sulmuar me armë zjarri në kohën kur ata shkonin atje. Borislav Stefanovic, udhëheqës i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, ka thënë se ka arritur marrëveshje me komandantin e KFOR’it, Erhard Buhler, që deri të mërkurën në mëngjes, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga postblloqet në Veri.

Kosova kontrollon kufijtë e saj

ngushëllohet familja e policit enver Zymberi

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe partitë politike i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes Zymberi nga fshati Dubovc, djali i së cilës, pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, humbi jetën gjatë aksionit të njësisë së cilës i përkiste për vënien e ligjshmërisë në pikat kufitare në pjesën veriore të vendit. “Me dhimbje të madhe morëm lajmin që polici i shtetit të Kosovës, Enver Zymberi, edhe përkundër përkushtimit të madh të ekipeve mjekësore, ndërroi jetë sonte, pas plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën”, thuhet në telegramin e kryeministrit Hashim Thaçi. Thaçi ka thënë se vdekja e Enver Zymberit është një humbje e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por për mbarë popullin dhe institucionet e vendit. “Falë Enverit dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën të vënë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat ku-fitare në veri të vendit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, përfundon telegrami i ngushëllimit. Edhe presidentja Atifete Jahjaga, i është drejtuar me një telegram ngushëllimi familjes Zymberi. “Enveri dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Re-publikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. Ne, kolegët e tij, si dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, do ta përkujtojnë përherë Enver Zymberin, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm”, thuhet në telegramin e presidentes. Sot, telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryeparlamentari Jakup Kras-niqi. “Me dhembje të thellë mora lajmin tronditës që polici i Republikës së Kosovës, Enver Zymberi, në krye të detyrës për të vënë ligjshmërinë në pikat kufitare në veri të Kosovës, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga grupet e dhunshme. Përkushtimi i Enverit dhe i kolegëve të tij në mbrojtjen e kufijve në veri të vendit, është një shembull i sakrificës dhe profesionalizmit të lartë në vendosjen e kushtetutshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Vdekja e Enver Zymberit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, dhe për mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës. Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentarit Krasniqi.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Zymberi. “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shkuarjen në amshim të më dashurit Tuaj, pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi. Enver Zymberi ra në krye të detyrës, në betejën e shenjtë të ruajtjes së rendit kush-tetues dhe të vënies së ligjit në çdo cep të Atdheut. Prandaj, jemi të bindur se shëmbëlltyra e tij njerëzore dhe përkushtimi i plotë profesional për kryerjen e detyrës do të kujtohen me nderim përgjithmonë nga qytetarët e Repub-likës së Kosovës, për lirinë dhe stabilitetin e të cilëve Enveri me vetëdije të lartë nacionale e shtetërore flijoi jetën e tij”, thuhet në telegram.

Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu, ka marrë me hidhërim lajmin për vdekjen e pjesëtarit të Njësitit Special të Policisë së Kosovës. “Por njëkohësisht vepra e tij na mbushi me shpresë. Enveri sakrifikoi më të shtrenjtën që mund të jepet për sovranitetin e atdheut. Ai ra në përpjekje të përmbushjes së lirisë sonë kolektive e cila mbeti në gjysmë në vitin 1999. Gatishmëria e tij e patrembur për t’ia sjellë Kosovës atë që i takon për krijimin e një atdheu të lirë dhe të sigurt për brezat që vijnë, e bën atë shembull që na inkurajon të gjithëve. Me aktin e tij heroik ai i bashkëngjitet radhës së gjatë të atyre që u flijuan për lirinë e plotë të Kosovës”, thekson VV.

Partia Aleanca Kosova e Re, vrasjen në krye të detyrës, të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, e vlerëson si akt terrorist të drejtuar ndaj forcave të rendit e të sigurisë në Kosovë. AKR mbështet veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e vendit, në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, dhe inkurajon forcat e rendit që të jenë të pakompromis në luftimin e krimit. “AAK bashkëndjen dhe ndan dhimbjen me familjen e Enverit, kolegët e tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. AAK e çmon guximin dhe sakrificën e policit Enver Zymberi dhe të të gjithë policëve të Kosovës, të cilët e kryen me nder, përkushtim e profesionalizëm detyrën e tyre”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 5forcAT dETArE

Kryeëgjëjt masin forcat e tyre me vështirësitë e shtuara të këtij viti

Anija ARCHANGEL-05 e Flotiljes Detare të Jugut shpëton velierën “Onir”

Çdo periudhë verore Forcat tona Detare shtojnë masat për t’ju përgjigjur situat-

ave të ndryshme në det, të cilat janë të lidhura dhe me fluksin e lëvizjes së mjeteve detare dhe njerëzve në st inën e nxehtë. 24 orë për 24, anijet e gatshme të vendosura në Kepin e Palit, ishullin e Sazanit dhe Palermo i përgjigjen çdo situate të krijuar për zbatimin e ligjshmërisë de-tare ose operacioneve të kërkim shpëtimit . Vetë detarët tanë ndjehen mirë kur janë në lun-drim, kur përballen me dallgët e detit në zbatim të misionit të tyre fisnik, ndërsa qëndrimi në spirancë i sjell veç monotoni këtyre njerëzve të sakrificës. Ras-tet ku ekuipazhet e Kryeëgjëjve të Adriatikut e Jonit po masin forcat e tyre me vështirësitë janë shtuar në verën e këtij viti. Kështu ndërsa para dy javësh ArchAngel-01 e Flotiljes Detare të Veriut shpëtoi Velieren Porto Korda, këtë javë një Archangel tjetër, ajo me numër 5, e Flotiljes

Detare të Jugut shpëtoi një tjetër velierë, velterën italiane “Onir”. Mesnatën e datës 19 korrik, Qen-dra e Bashkuar Operacionale e MM, informohet nga qendra SAR e Romës, se në Φ=40°47’ N dhe λ=19°03’ E, veliera “Onir” me 7 veta në bord ka marrë ujë brenda skafit dhe ka dhënë sinjalin “SOS”. Këtë lajm e kon-firmon dhe Kapiteneria e Portit Durres. Bazuar në këto të dhëna major Besim Kalaja me grupin e vet në QNOD, përcakton të dhënat e vendndodhjes së velt-erës, njëkohësisht informon dhe komandantin e FD për situatën e krijuar, i cili urdhëroi daljen e anijes së gatshme R-117 nga Kepi i Palit dhe Archangel-05 nga baza e Pashalimanit. Të dy anijet tona ju drejtuan menjëherë rajonit të

kërkim shpëtimit, mbi 20 milje nga derdhja e Vjosës.Për shkak të distancës me të afërt

dhe shpejtësisë më të madhe Archangel-05, e drejtuar nga kap/lt Spartak Shyti dhe motor-

istët e talentuar Artan Kojani dhe Bujar Imeri, brenda 1 ore u gjenden afër velierës “ONIR”. Në orën 4.00 të datës 20 kor-rik, Archangel-05 e rimorkioi velierën italiane dhe e bregëzoi atë në portin e Orikumit, ku ju dha dhe ndihma personelit të velierës, të cilët shprehen mirën-johje të veçante për detarët tanë. Me këto aksione të suksesshme kërkim-shpëtimi detarët tanë po e konfirmojnë veten konkretisht si zotër të ujërave tona territori-ale, ndërsa turistet brenda dhe jashtë vendit e ndjejnë veten të` sigurt në këto ujëra, pikërisht nga prezenca dhe gatishmëria operacionale e anijeve të Rojës Bregdetare, e Archangel që janë dhe engjëjt mbrojtës të tyre.

shefqet Kercelli

përsëri roja jonë Bregdetare në një operacion shpëtimi

Rastet ku ekuipazhet e Kryeëgjëjve të Adriatikut e Jonit po masin forcat e tyre me vështirësitë janë shtuar në verën e këtij viti. Kështu ndërsa para dy javësh ArchAngel-01 e Flotiljes Detare të Veriut shpëtoi Velieren Porto Korda, këtë javë një Archangel tjetër, ajo me numër 5, e Flotiljes

Berisha propozon emërimin në detyrë të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FASH

Kryeministri i propozon presidentit që gjeneralbrigade Maksim Malaj, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28 korrik 2011 të lirohet nga kjo detyrë dhe gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, të emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të FASHKryeministri Sali Berisha i propozoi dje presidentit të Republikës, Bamir Topi, lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralbrigade Mak-sim Malaj, për arsye të mbarimit

të mandatit, dhe emërimin në këtë detyrë të gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi. Më poshtë vijon i plotë propozimi përkatës: : -“Presidentit të Republikës z.Bamir Topi, Tiranë. Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, të Kushtetutës, të neneve 7, pika 5, 16, pikat 2 e 3, dhe 30, pika 3/a, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1/a, të nenit 22, të

ligjit nr.9171, datë 22.1.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, propozoj: - “Gjen-eral Brigade Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28.7.2011, të liro-het nga kjo detyrë. Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, të emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 20116

“Herat 9”, nis misioni në Bazën kamp Arena përkrah trupave italiane

pAqEruAjTësiTflet Komandanti i misionit 9-të, Kolonel soKrat prifti

Ka një javë që kontingjenti i 9-të paqeruajtës i përbërë prej 222 veta që kryen detyra

në Herat, Afganistan. Komandanti i misionit, Kolonel Sokrat Prifti, para nisjes në mision u prononcua për gazetën “Ushtria”, se trupat që ai drej-ton në këtë mision të rëndësishëm të paqes dhe sigurisë në Afganistan, janë të mirë stërvitur dhe mirë kompletuar. Ai theksoi se detyrat që ata do kryejnë atje kanë të bëjnë me ruajtjen dhe sigu-rimin e bazës, kryerjen e operacioneve siguruese dhe stabilizuese, ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurimin e personelit, infrastrukturës dhe pajisjeve të bazës ushtarake në Herat, Afganistan.

Gjatë ditëve të para efektivat pas akomodimit janë marrë me njohjen e detyrave të bazës. Nëpërmjet brif-ingjeve të ndryshme janë njohur me historikun dhe traditat e zonës, si dhe kanë zhvilluar rikonicione në zonat ku do të kryejnë detyra gjatë misionit 6 mujor përkrah trupave të Komandës Italiane. Komandanti i misionit, kolo-nel Prifti, shprehet se ky kontingjent përbëhet nga një komandë me shtab unik, dhe me nënreparte, ku secili ka një drejtues dhe mini shtab. Efektivat që përbëjnë kontingjentin vijnë nga dy reparte me eksperiencë në stërvitje dhe misione Batalionit të Këmbësorisë së Motorizuar dhe Batalioni i Transpor-tueshëm nga Ajri.

Efektivat e përbërjes të kontingjen-tit, shumica janë pjesëmarrës në shumë misione paqeruajtëse: Bosnje-Hercegovinë, në Kabul dhe Herat, Afganistan. Po ashtu edhe në stërvitje të përbashkëta dypalëshe e shumë-palëshe në Nju Xhersi të SHBA dhe në Hohenfels-Gjermani. Nënrepartet pjesëmarrëse në këto aktivitete stër-vitore në kuadër të angazhimeve të FA shqiptare si anëtarë i NATO-s, kanë marrë vlerësime pozitive nga drejtuesit e stërvitjes, ushtarakë të lartë amerikanë dhe të NATO-s. Për nivelin operacional në këtë repart janë bërë çertifikime të ndryshme nga ekipe vlerësuese të NATO-s, vlerësime të cilat kanë nxitur efektivat të rrisin standartet në të gjitha disiplinat.

Komandanti i misionit shprehet i sigurtë se me këto efektiva të për-gatitura garantojmë kryerjen e një misioni në standartet e ushtrive të NATO-s anëtarë të së cilës jemi ne. Për-gatitja dhe trajnimet si për drejtuesit e niveleve të ndryshme, ashtu dhe për trupën, kanë synuar në kohëzionin e grupit dhe kompaktësimin e trupës deri nivel kompanie. Arritjes së këtij objektivi shumë të rëndësishëm i kanë shërbyer rezultatet e larta të trajnimeve individuale dhe kolektive më të gjithë efektivat, si një motivim më tepër për detyrat në të ardhmen. Ky angazhim dhe kjo eksperiencë, shprehet koman-danti, e bëjnë këtë kontingjent më

Kolonel Prifti: “Trupat janë të motivuar për të përmbushur detyrimin kushtetues, përkrah trupave të Aleancës”

koherent dhe të ndërveprueshëm me aleatët e tjerë të NATO-s.

Komandanti, njëkohësisht nuk lë jashtë vëmendjes edhe përgatitjet dhe trajnimet për operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Vitin e kaluar Batalioni i Këmbësorisë së Mo-torizuar në kuadrin e Forcës Tokësore u angazhua në misione humanitare në ndihmë të popullsisë civile në fatkeqësitë natyrore, në përmbytjet Shkodër dhe mori nga komuniteti i zonave ku operoi falënderimet e përzemërta për kontributin e dhënë. Kjo tregoi qartë se kemi të bëjmë me një forcë profesioniste e aftë për të përballuar çdo lloj situate.

Përveç trajnimeve institucionale të drejtuesve, si brenda dhe jashtë vendit, një vëmendje e veçantë i është kush-tuar trajnimeve me efektivat për op-eracionet në mbështetje të paqes. Sot, shprehet kolonel Prifti trupat që unë drejtoj, kryejnë me sukses misionin e radhës që ju është ngarkuar në Herat, Afganistan duke treguar mature dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave që u janë ngarkuar për për-fundimin me sukses të misionit.

Të drejtosh trupa operacionale në operacione konkrete kërkon shtabe

të aftë për të zbatuar të gjithë proçe-durat dhe standartet e NATO-s. Një shembull i mire është stërvitja e fun-dit “Biza 2011” dhe “Poshnja 2011” që përfundoi me shumë sukses nga dy nënrepartet që aktualisht janë në mision. Një eksperiencë e mirë para nisjes së misionit ishte edhe stërvitja në një bazë amerikane në Gjermani. Komandanti e kompanisë “Puma”, Kapiten Eduart Avdaj, Kompania i Batalionit të Këmbësorisë Motorizuar, Zall Herr, shprehet nënreparti që ai drejton mbart një eksperiencë në misione dhe stërvitje të ndryshme me trupat e NATO-s. Qëllimi i stër-vitjes në Gjermani ishte familjarizimi me trupat e NATO-s dhe trajnimi i OMLT-ve. Kompania “Puma” shkon në këtë mision nga një periudhë e gjatë stërvitje, vlerësime, misione, trajnime e thënë shkurt, një kompani me eks-periencë të mjaftueshme dhe e aftë të zgjidhë detyra të ndryshme operacio-nale dhe të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me forca të ndryshme. E tillë është edhe kompania e Batalionit të Transportueshëm nga Ajri. Ndaj dhe komandanti i misionit, ndjehet i sigurtë në përgjegjësinë që ka marrë në Herat , Afganistan.

Ceremonia e përcjelljes së kontingjenteve 9-të për mision në Herat dhe “Eagle 3” në Kandahar, Afganistan, zhvilluar me datë 18 Korrik 2011, evidentoi një fakt mjaft domethënës rolin e femrës në Forcat e Armatosura dhe sidomos pjesëmarrjen e saj në misione jashtë vendit, përkrah burrave, si kontribuese për paqen në botë.

Në strukturat organike, gjejmë edhe gra, që u bashkëngjiten detyrave shumë të rëndësishme, në shërbim të efektivit në mision. Gjashtë muaj më parë, togere Blerina Breçani, ishte e vetmja femër që u nis në mision si psikologe në kontingjen-tin e 8-të , Herat Afganistan. Gjashtë muaj më pas, një grua tjetër, rreshtohet në njësinë e luftimit “Eagle 3”, përkrah burrave. Ajo quhet Leme Tola, është ndihmës mjeke dhe në mision në Kandahar, do të kryej të njëjtën detyrë.

Lemja ndjehet e qetë, e sigurtë dhe krenare në përgjegjësinë që ka marrë. Ajo para 10 vjetësh kryente detyra në shërbimin mjekësor civil në SQUU, Tiranë dhe e shtyrë nga motivi dhe dëshira për të shërbyer në ushtri, me 1 Mars 2001, rreshtohet si ushtarake aktive, ndihmës mjeke në strukturat e batalionit special në atë kohë i dislokuar në Farkë. Nga ajo periudhe është pjesë e Forcave Speciale. Ka 10 vjet që kontribuon si infermiere në këto forca. Është nënë e 3 djemve. Vitin e kaluar është bërë gjyshe, shtuar dhe me një nip, ndaj ndjehet shume e gëzuar dhe krenare. Ajo shprehet, se në këto 6 muaj në fakt, do ta ndiejë mungesën e familjes dhe në veçanti të nipit, por këtë boshllëk do ma mbushin me gëzim, familja ime e madhe ushtarake, me të cilët do të kryejmë bashkërisht detyra në mision.

Është familje ushtaraku. Bashkëshorti i saj Ismet Tola, nënkolonel, ka një kar-rierë të gjatë në ushtri, tani është pedagog në AM, dy djemtë Eltoni dhe Robert shërbejnë në radhët e FA. Eltoni në Batalionin Komando. Roberti në Batalionin Special dhe këto 6 muaj do të jetë nën kujdesin jo vetëm të eprorëve të tij, por edhe të nënës, e cila do jetë pjesë e misionit “Eagle 3” në Kandahar, Afganistan. Për forcat speciale, ky kontingjent ka një veçori në krahasim me kontingjentet e tjera, pasi për herë të parë në një mision luftimi prej 45 vetash, një është grua dhe kjo është një ndihmës mjeke për të cilën do të kenë shumë nevojë për përkujdesje dhe shërbim mjekësor. Është fat për ta se kjo ushtarake është jo vetëm një bashkëshorte e mirë, por edhe një nënë dhe gjyshe e përkushtuar, ndaj dhe efektivi special do të ndjehet nën një kujdes më të mirë.

Komandanti i kontingjentit, “Eagle 3”, nënkolonel Egland Dauti, njëkohësisht dhe zëvendëskomandant i Batalionit Special, shprehet se: “Lemja me punën e saj të palodhur ka fituar besimin e efektivave , është një grua e zonja dhe e përkushtuar për detyrën. Ndaj besoj se nisur dhe nga eksperienca e karriera e saj në FA, ne do të ndjehemi mirë nën kujdesin jo vetëm shëndetësor, por edhe prindëror, të saj.”

Në karrierën e saj ushtarake, ajo ka fituar një eksperiencë të mirë në punë. Në kontakt me eprorët e saj mëson se nuk i mungon, as profesionalizmi, as vullneti për punë, as gatishmëria për të shërbyer ku e kërkon misioni kushtetues. Kjo “CV” e pasur e saj plotësohet edhe pjesëmarrjen në shumë veprimtari të Batalionit Special, si në stërvitje e ndryshme ujore në Pashaliman etj, stërvitje malore alpine, në emergjencat civile në shumë zona të Shqipërisë dhe së fundi në mision luftimi në Kandahar Afganistan.

MaJoR neXhBeDin Basha

poRtRetInfermierja Leme Tola,

përkrah burrave, me mision në Kandahar, Afganistan

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 7AcAdEmicus

Në kërkim të lidershipitpër shekullin e XXI

Lufta dhe oficeri në epokën bashkëkohore

“Bota që vrapon” do ta quante so-ciologu Anthony Giddens, shoqërinë njerëzore në epokën e globalizmit. Në këtë kohë, të cilësuar edhe si epoka e informacionit apo pas-industriale, prej autoreve të ndryshëm, rregullat dhe mënyrat e të menduarit me të cilat jemi mësuar ndryshojnë vazh-dimisht. Konceptet si modernizmi, shteti-komb, sovraniteti etj., të cilat janë në themel të profesionit të oficerit dhe përbëjnë edhe raison d’etre të tij, janë vënë në pikëpyetje nga zhvil-limet në etapën e post-modernitetit. Zhvillimet me ritme të shpejta në teknologji, komunikim etj. e kane kthyer botën në një “fshat global”, ku krizat apo zhvillimet që ndodhin në një cep të botës, mund të kenë ndikim edhe në skajin tjetër, siç ishte rasti i krizës më të fundit ekonomike të vitit 2009. Për më tepër, shtetet të konsideruara si aktorët kryesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare që prej Paktit të Westphalisë, tashme nuk janë më gladiatorët e vetëm të arenës ndërkombëtare. Globalizimi i politikave botërore, ekonomisë dhe teknologjisë, ndryshe nga entuziazmi neo-liberal për “fundin e historisë”, nuk solli paqe apo më pak konflikte të armatosura, por një shtim të llojeve të rreziqeve jo-konvencionale që i kanosen shoqërive.

Përkrah ndryshimeve në sferat ekonomike, politike dhe kulturore edhe fenomeni i luftës cilësohet se ka pësuar ndryshime jo vetëm në karakteristikat e tij – fytyra e luftës shëmbëllen epokën në të cilën ajo zhvillohet, ishte argumenti i Klauzevitzit – por edhe në natyrën e tij, e konsideruar si e pandry-shueshme për një kohë të gjatë. Pyetja se kush lufton dhe vdes në konfliktet e armatosura sot në botë ka ftuar studiues nga fusha të ndryshme të reflektojnë mbi konceptin e luftës.

Sot, gjithnjë e më shumë, debatet mbi konfliktin ndërshtetëror (inter-state) të armatosur janë zëvendësuar nga ato mbi konfliktet e armatosura brenda shtetit (intra-state), luftën asimetrike, shtetet e dështuara, ter-rorizmin etj. Me futjen në skenën e luftës të aktorëve jo ushtarake si media, organizatat e ndryshme jo qeveritare etj., pa përmendur këtu numrin në rritje të kontraktuesve civile që i ofrojnë ushtrisë shër-bimet e tyre që nga ato logjistike deri tek edhe ato luftarake, teatri i luftimit është bërë tepër kompleks për t’u kuptuar nëpërmjet lenteve tradicionale që e ndanin luftën nga sferat e tjera të ndikimit. Për më tepër, vetë përdorimi i luftës si një mjet i politikës së jashtme, qasje e cila e konsideronte atë si vazhdim të politikës me mjete të tjera, ka pësuar ndryshim. Këto zhvillime, sidomos pas Luftës së Ftohtë, e nxorën më në pah nevojën për ta rimenduar konceptin e sigurisë. Një nga institucionet më të prekura nga zhvillimet e mësipërme, ishin akademitë ushtarake, të dizenjuara për t’u bëre ballë rreziqeve tradicio-nale, me mjete konvencionale, ku ekuacioni i luftës dominohej nga aktoret shtetërorë.

Oficeri profesionist që do të punojë në këtë ambient është i kushtëzuar ta kuptojë dhe analizoje drejt ndry-shimin. Të gjitha këto zhvillime nuk kanë sjellë një zbehje të akademive ushtarake, përkundrazi, pasurimin apo riformatimin e tyre për t’u bere ballë sfidave të reja.

Kadetët ushtarakë të cilët do të bëhen oficerët profesionistë të së ardhmes ndeshen me disa nga pyetjet dhe çështjet më të vështira të kohës, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare në veçanti dhe atë ndërkombëtare në përgjithësi. Drejtimi i dhunës së organizuar dhe

zgjidhja e konflikteve të armatosura në ambientin volatil të fillim shekullit të ri parashtron përpara oficerit të ri detyra që e kanë bërë të pamundur tashme të qenit i suksesshëm vetëm nëpërmjet një edukimi njëdimen-sional e teknik. Çdo ditë e më shumë, del në pah nevoja për të pasur një arsimim i cili do t’i mundësojë oficerit të operojë nën trysninë e faktorëve shumica e të cilëve janë jo tradicio-nale, pra jo ushtarake dhe ndonjëherë jo shtetërore. Shembulli i Akademisë Ushtarake të Turqisë, shërben si rast studimor për të kuptuar përpjekjet, nga një anë kah mbrojtjes së vlerave tradicionale të forcave të armatosura dhe nga ana tjetër për t’u përshtatur me nevojat që kushtëzohen nga ndryshimet e sipërpërmendura. I parë në këtë këndvështrim, arsimimi i oficerit është ridimensionuar për t’iu përgjigjur sfidave të kohës.

“Vlerësimi më i madh është të të besojnë, ndërsa suksesi më i madh ta meritosh këtë besim”

Citat i KHO

historiku i shkurtër i lindjes të akademisë Ushtarake të turqisë dhe struktura e saj

Nevoja për themelimin e aka-demive ushtarake ku do të formo-heshin oficerët profesionistë erdhi si rezultat i zhvillimeve ekonomiko-politiko-shoqërore që pasuan revolu-cionin Francez dhe atë industrial dhe që sollën edhe kalimin në mbajtjen e ushtrive të përhershme nga ana e shteteve të përbëra nga qytetarët. Rrënjët e përpjekjeve për modern-izim në perandorinë Osmane janë të lidhura me reformat e Tanzimatit, që kishin për qëllim qendërzimin e pushtetit dhe nxjerrjen e perandorisë nga prapambetja tekniko-ushtarake, pasi besohej se nëse arrihej barazia teknologjike me vendet e perëndimit

atëherë do të parandalohej rrënimi i mëtejshëm i perandorisë. Kjo mendësi çoi në hapjen e shkollave ushtarake, sipas shembujve franceze e gjermanë, ku u mundua të aplikoheshin meto-dat dhe teknikat më bashkëkohore. Këto shkolla ushtarake – ndryshe nga ç’pritej prej elitës Osmane që të nge-leshin të kufizuara me marrjen thjesht të teknikës perëndimore duke lënë mënjanë kulturën dhe idetë që i prod-huan – do të bëheshin qendrat ku do të konkretizoheshin idetë për krijimin e shtetit-komb Turk. Themeluesi i Re-publikës Turke, Mustafa Qemal Atat-urku, ishte njëherësh produkt i këtij ambienti dhe sistemi arsimor. Mod-ernizimi i shtetit Turk dhe shkëputja nga tradita Osmane erdhi kryesisht si rezultat i përpjekjeve të një elite ushtarake me në krye Ataturkun, të edukuar në akademinë ushtarake. Nëse do të kemi parasysh faktin që shumë nga oficerët shqiptarë që for-muan bërthamën e ushtrisë së parë kombëtare pas shpalljes së pavarë-sisë, kishin studiuar në këto shkolla, do ta kuptojmë më mire rolin e tyre në zhvillimet politiko-shoqërore të kohës. Edhe sot e kësaj dite, Aka-demia Ushtarake e Turqisë përpiqet të ruajë traditën e të qenit pararoje e modernizimit të shoqërisë, pishtari i saj ndriçues dhe mbrojtësi i vlerave të modernizimit si laiciteti, shteti-komb, republika dhe demokracia. Kjo ka bërë që institucioni i ushtrisë në shoqërinë turke të jetë më i besuari, duke lënë pas gjyqësorin të ndjekur nga qeveria.

Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore të Turqisë (Kara Harp Okulu në origjinal, shkurt KHO) e themeluar në vitin 1834 nën emrin Mekteb-i Harbiye (shkolla e luftës) u hap për herë të parë në Stamboll dhe u zhvendos përfundimisht në Ankara më 26 Shtator 1936. KHO, në varësi me kushtet dhe nevojat e kohës, që

një vështrim mBi sistemin arsimor të aKademisë ushtaraKe të ft të turqisë

prej vitit 1974 është organizuar për të dhënë arsimim të lartë ushtarako-akademik 4-vjeçar. Nga viti 1991 deri më sot aty aplikohet programi i inxhinierisë të sistemeve, që shërben si emërtim ombrellë dhe ju lejon kadetëve të ndjekin njëkohësisht arsimimin ushtarak dhe akademik në Drejtimet si në vijim:

1. Dega Menaxhim Administrim2. Dega Industri3. Dega Inxhinieri Elektronike4. Dega Inxhinieri MekanikeArsimimi në drejtimet e mësipërme

fillon në krye të vitit të tretë të stu-dimeve, pra ndërkohe që viti i parë dhe i dytë i referohet një edukimi ushtarako-akademik të përgjithshëm – por të përshtatur për nevojat e vitit të tretë dhe të katërt – dy vitet e fundit janë organizuar për t’u dhënë kadetëve njohuri të përqendruar në drejtimin akademik e përzgjedhur. Nga ana tjetër lëndët e përgatitjes ushtarake nuk mungojnë në asnjë vit. Arsimimi ushtarak deri në vitin e diplomimit e vë theksin tek formimi i oficerit “luftëtar”, pavarësisht armës ushtarake të zgjedhur që mund të jetë, Personel, Mirëmbajtje etj. Edhe arma ushtarake gjithashtu zgjidhet në vitin e tretë. Në vitin e katërt shtohet lënda e armës ushtarake të përzgjed-hur (këmbësori, aviacion tokësor, artileri, tank, xhandarmëri, xhenio, mirëmbajtje, personel etj.) që shërben si bazë për arsimimin që vijon pas diplomimit si oficer në shkollat e trupës. Gjatë gjithë viteve të studimit përveç lëndëve ushtarake studimi i gjuhës Angleze është i detyruar dhe nuk mund të merret diploma apo viti akademik pa u kaluar të gjitha fazat dhe detyrimet e gjuhës angleze.

Përveç këtyre, në programin ush-tarak bën pjesë edhe kampi ushtarak që zhvillohet në fund të çdo viti akademik dhe që zgjat përgjithësisht nga pesë deri në gjashtë javë. Kampi ushtarak zhvillohet në Mentesh (zonë e prefekturës së Izmirit), ku gjendja e terrenit malor dhe bregde-tar lejon të kryhen të gjitha llojet e operacioneve ushtarake, që nga ato konvencionalet deri tek luftimi në qendrat e banuara apo operacionet e improvizuara kundër terrorizmit. Gjatë këtij kampi kadetët gjejnë mundësinë për të zbatuar në kohë reale detyrat që kanë mësuar rreth drejtimit të trupave gjatë periudhës akademike. Nga ky këndvështrim periudha e kampit mund të quhet edhe një lloj stazhi apo sprovë që kalojnë kadetët. Viti i katërt në vend të kampit dërgohet nëpër reparte ushtarake në zonën perëndimore të Turqisë, për të zhvilluar stazhin 3-javor. Data 30 Gusht, është data simbolike e diplomimit të oficerëve si dhe të marrjes së gradave për oficerët në shërbim aktiv, për nder të datës së Sulmit të Madh (Büyük Taaruz) të ushtrisë turke ndaj forcave Greke më 30 Gusht 1922.

Vijon nr e kaluar...

Shtetet të konsideru-ara si aktorët krye-sorë të marrëdhënieve ndërkombëtare që prej Paktit të Westphalisë, tashme nuk janë më gladiatorët e vetëm të arenës ndërkombëtare.

n/toger msc. Klevis Kolasi

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 20118 rEporTAzH

Zgjimi i hershëm

Zallherri ndodhet 12 ki-lometra në veri-lindje të Tiranës. Pasi gjarpëron

nëpër një rrugë të asfaltuar para jo shumë kohësh por të mirëmbajtur me sukses të del para qyteza ush-tarake e Zallherrit. Në një shtrirje prej disa dhjetëra hektarësh mes një gjelbërimi dhe jete të begatë ndodhet Komanda e Forcave Tokë-sore. Edhe pse ora është 06.55 post-blloku është mbyllur, janë hapur të gjitha zyrat e punës dhe kudo mbizotëron gjallëria. Mikpritësi, kolonel Albert Bora, shef i Shtabit të Forcave Tokësore të krijon bind-jen se këtu ku janë të dislokuara ato që quhen elita e Forcave të Armatosura. Korriku është një muaj i mbushur me stërvitje in-tensive dhe aktivitete të jetës së përditshme ushtarake. Koloneli sapo ka përfunduar analizën e mëngjesit me shtabin e Forcës dhe komunikon me gjeneralbrigade Viktor Berdaj, komandanti i kësaj force. Komunikimi i tyre është prej ushtarakësh me shumë përvojë dhe që gjatë 24 orëve drejtojnë punë të vështira. Koloneli që ka mbi 30 vjet që shërben në ushtri konsiderohet si një nga burrat e papërtuar, plot energji dhe shumë korrekt. Ndërsa gjeneral Viktori klasifikohet tek njerëzit shumë egzigjentë, shumë praktikë që di tu japë shumë shpejt zgjidhje prob-lemeve të vështira. Që ta fitosh këtë duhet të jesh shumë i hapur në marrëdhënie me të, duhet ti thuash gjerat me emrat e tyre që kanë dhe të mbash fjalën për atë që premton. Komunikimi i këtyre dy ushtarakëve, por dhe i tyre me tërë komandën dhe shtabin e Forcës është shumë operativ, pasi dhe problemet që ata duhet të për-ballojnë janë shumë specifike dhe shumë koherente. Forcat Tokësore ndryshe konsiderohen dhe vër-tebra e Forcave të Armatosura.

Të fshehtat e shkencës së ushtarëve elitarë

Shtrirja gjeografike e dislokimit të përhershëm fillon nga Vau i Dejës në Shkodër, shtrihet në tërë qytezën e Zallherrit dhe përfun-don në Poshnjë të Beratit. Ndërsa dislokimi i detyrave paqeruajtëse stërvitore dhe luftarake është i një dimensioni shumë më të madh. Jo vetëm brenda kufijve të Shq-ipërisë por dhe në Afganistan, në Gjermani dhe atje ku ka paqerua-jtës shqiptarë. Kolonel Adriatik Hoxha shefi i stërvitjes së kësaj force i ka të panumërta shkresat dhe hartat e realizmit të stërvitjeve dhe detyrave luftarake, por dhe i plan stërvitjeve për emergjencat civile. Faza kryesore e stërvitjeve vjetore ka përfunduar dhe bilanci për vitin 2011 është një hop i madh cilësor në krahasim me një vit më parë, por dhe shumë afër standart-eve të kërkuara nga Komanda e Brukselit. Gjeneral Viktor Berdaj, një ushtarak deri në qelizë i njeh

më mirë se kushdo misteret dhe të fshehtat e punës në Forcë. Problemet e forcës janë 24 orësh me përsëritje të pandërprerë. Për batalionin e parë të këmbësorisë malore të drejtuar nga nënkolonel Ali Mali me dislokim në Shkodër të flasin të gjithë me respekt. Kolonel Bora sapo ka përfunduar komunikimin me Shkodrën dhe ka dhënë detyrat që duhet të ndiqen në ditën në vijim. Në veri të qytezës ndodhet Batalioni Komando i Zall-herrit, i komanduar nga nënkolonel Behar Mara i cili është dhe batalioni elitë që kryen stërvitjet më të vështira në Forcat e Armatosura. Shembulli më i qartë ishte stërvitja “Biza 2011” ku Batalioni Komando demonstroi dhe një herë se di të realizojë detyra shumë të vështira luftarake në kushte shumë specifike të terrenit dhe të motit. Por stërvitja në Batalionin Komando vazhdon edhe në këto ditë të nxehta korriku. Në qytezën e Ko-mandës së Forcës të gjithë efektivat e

Batalionit të dytë të Motorizuar të komanduara nga nënkolonel Ard-ian Bali përgatiten dhe stërviten çdo ditë. Gatishmëria e këtyre tre batalioneve është për tu ad-miruar thotë kolonel Albert Bora. Ky ushtarak di detaje dhe hollësi

nga tërë dinamika e punës së këtyre reparteve dhe mban kontakt të pandërprerë ditor. Koloneli flet me admirim për punën e Batalionit të Këmbësorisë në Poshnjë të Beratit. Komandant Arben Kingji, ky vet-eran i misioneve paqeruajtëse të Shqipërisë është njëkohësisht një ushtar, një nënoficer, një oficer dhe një nënkolonel i shkëlqyer që stërvitet, stërvitet dhe vetëm stërvitet. Ky batalion është në garë në Batalionin e Forcave Speciale të drejtuar nga nënkolonel Dritan Demiri. Të komandosh një forcë të tillë është një dimension që kërkon shumë përkushtim, këmbëngulje, sakrificë dhe punë në grup. Këtë sekret duket se e ka kuptuar dhe gjeneralbrigade Viktor Bërdaj, i cili theksin e realizimit të detyrave e vë tek përkushtimi njerëzor. Si qershia mbi tortë në këtë forcë konsiderohet Batalioni i Logjis-

Në një shtrirje prej disa dhjetëra hektarësh mes një gjelbërimi dhe jete të begatë ndodhet Komanda e Forcave Tokësore. Edhe pse ora është 06.55 postblloku është mbyllur, janë hapur të gjitha zyrat e punës dhe kudo mbi-zotëron gjallëria.

nga: Bejdo malo

viktor berdaj

Për batalionin e parë të këmbësorisë malore të drejtuar nga nënkolonel Ali Mali me dislokim në Shkodër të flasin të gjithë me respekt. Kolonel Bora sapo ka përfunduar komu-nikimin me Shkodrën dhe ka dhënë detyrat që duhet të ndiqen në ditën në vijim.

Klasifikohet tek njerëzit shumë egzigjentë, sumë praktikë që di tu japë shumë shpejt zgjidhje problemeve të vështira. Që ta fi-tosh këtë duhet të jesh shumë i hapur në marrëdhënie me të, duhet ti thuash gjerat me emrat e tyre që kanë dhe të mbash fjalën për atë që premton. Komunikimi i këtyre dy ushtarakëve, por dhe i tyre me tërë komandën dhe shtabin e Forcës është shumë operativ, pasi dhe problemet që ata duhet të përballojnë janë shumë specifike dhe shumë koherente.

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 99rEporTAzH

Zgjimi i hershëm

tikës. Ky batalion ka mundur të sigurojë tërë mbështetjen logjistike dhe nënkolonel Tefik Çepa ky oficer fjalëpakë dhe punë shumë përgjigjet për të gjitha problemet që dalin gjatë stërvitjes. Për shefin e stërvitjes kolonel Adriatik Hoxha, dy stërvitjet e fundit në Bizë dhe në Pashaliman dëshmuan dhe një herë për frymën e bashkëpunimit shumë të realizuar të Forcave Tokësore me Forcat Ajrore dhe me Forcat Detare. Ai thotë se tani koordinimi dhe bashkëveprimi meriton notë mak-simale. Jemi natyralizuar shumë mes nesh mbyll fjalën e tij zoti Hoxha.

“Arkitektë” të paqesVetëm këtë muaj në misione

paqeruajtëse ndodhen mbi 300 ushtarakë të dislokuar në Kanda-har, Herat dhe Kabul. Paqerua-jtësit janë dhe energjia e vërtetë që prodhojnë batalionet dhe

kompanitë përbërëse të Forcës Tokësore. Kësaj here më mision është edhe zëvendëskomandanti i Forcës kolonel Sokrat Prifti, i cili u shndërrua në ushtar të paqes për të përmbushur një mision të vështirë. Janë me dhjetëra emrat

e oficerëve që janë në misione dhe ata kanë dëshmuar se janë shumë të kualifikuar, shumë të disiplinuar sidomos profesion-alisht të kompletuar me gjuhë të huaja dhe dinë të bashkëveprojnë dhe bashkërendojnë trupat në terrenin e luftës dhe kanë përm-bushur të gjitha objektivat dhe detyrat. Ka një hop cilësor nga viti në vit në drejtim të mënyrës së si plotësohen misionet paqeruajtëse thotë kolonel Albert Bora. Për të përgatitur një kontingjent për një mision kontribuojnë të gjitha strukturat e komandës që nga gjeneral Viktor Bërdaj dhe deri tek ushtaraku më i thjeshtë. Përgatitja e një kontingjenti është një eveni-ment shumë i rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi. Kolonel Alberti thotë se përgatitja 20 ditore në Gjer-mani e kontingjenteve shqiptare paqeruajtëse është shumë efikase. Në ditarin e tij të punës gjen me dhjetëra punë për tu ndjekur, dhjetëra punë të realizuara, por vendin kryesor në dinamikën e punëve të tij e zë komunikimi me paqeruajtësit dhe me familjet e tyre. Është krijuar një bërthamë e cila mban lidhje të vazhdueshme si me terrenin në Afganistan apo kudo që ndodhen paqeruajtësit, por edhe me familjarët e tyre. Është krijuar një traditë shumë efikase dhe shumë dobiprurëse në këtë aspekt. Meritë kanë të gjithë pjesëtarët e komandës dhe të shtabit të Forcës. Koloneli sapo ka përfunduar komunikimin me 222 trupat që ndodhen në Herat, me 22 trupat që ndodhen në Kabul dhe me 45 trupat që ndodhen në Kandahar. Sistemon diapozitivin e raportit për gjeneralin për min-istrin e për familjarët dhe ndjehet i lehtësuar se punët shkojnë plot mbarësi. Në këtë qytezë takon shumë paqeruajtës që kanë shkuar për të disatën herë në misione dhe të sjellin mbresa dhe përshtypje të vërteta lufte që kanë akumuluar një përvojë shumë të admirueshme, që janë pjekur si ushtarakë, që janë formuar si misionarë të paqes, por që kanë dhe një vizion bashkëkohor për konceptet e mbrojtjes moderne. Duhet të djersish që të komunikosh me ta pasi dinë shumë gjera, dinë ti thonë bukur dhe dinë të të zënë mat me shumë pakë fjalë. Në çdo togë në çdo batalion dhe në çdo kompani takon djem misionarë të paqes që e kanë objektiv që të shkojnë përsëri. Ata nuk rreshtin së përgatituri dhe janë të gatshëm ta kryejnë me përkushtim detyrën. Një traditë që kalohet nga ushtaraku në ushtarak, nga funksioni në funksion, nga grada në gradë.

Të gjithanshmitTë gjithanshëm dhe sipas kritereve të shkencës së këmbësorisë

në luftim. Ky është thelbi i përgatitjes së këtyre ushtarakëve duke filluar nga grada më e ulët deri tek grada më e lartë. Ata i ngjajnë zinxhirit të reaksionit kimik që fillon nga ndërveprimi i dy qelizave dhe nuk përfundon asnjëherë. Dinamika dhe ritmi i punës së tyre funksionon sipas parimeve të tabelës së Men-delejevit. Të gjithë janë të vendosur sipas peshës së rëndesës të njësisë atomike dhe përafërsisë kimike. Shkenca e këmbësorisë e aplikuar në vendet anëtare të NATO-s ka në thelb kombinimin e ushtarit me veprimet e shokut të tij të skuadrës me pajisjet e tij personale të komanduara nga një kompjuter, i cili saktëson shumë detaje në fushën e luftimit. Nëpër këtë shteg kalon e tërë përgatitja e këtyre ushtarakëve elitarë. Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të shpjegon se si stërviten këta ushtarë elitarë. Si sh-embull të sjell metodën dhe mënyrën e punës së major Nazmi Çela. Vlen për të folur për mënyrën bashkëkohore të pu-nës së tij, për impenjimin që ka për të plotësuar me detaje dhe sipas standarteve të NATO-s të gjithë paqeruajtësit me pajisjet e ndërlidhjes. Një tjetër shkollë e shkencës së këtyre ushtarëve elitarë e sjell major Ardian Balla, i cili me kompaninë e tij të mortajave 120 mm përkush-tohet shumë, punon shumë, djersin shumë dhe merr mbi vete përgjegjësi. Puna dhe stër-vitja kanë dhe shumë probleme të mëdha, ato kanë dinamikën e tyre ngjyrë gri që duhet të kapërcehet. Nuk është shumë e lehtë të djersish në fushën e stërvitjes. Kompania e shtabit e drejtuar nga major Xhevahir Bani e njeh këtë lloj filozofie të punës. Ata e shikojnë të vërtetën në sy. Përplasen dhe përballen me problemet. Rëndësi ka që ata ja dalin mbanë. Të jesh këmbësor në vitin 2011 është një tjetër dimension. Kompania e kimisë që komandohet nga major Zaim Visha ka një barrë shumë të vështirë. Shkenca e kimisë ka një ritëm të llahtarshëm. Aq janë sofistikuar podi dhe antipodi i kimisë sa duhet që të djersish, të lexosh, të jesh mjeshtër i kompjuterit, por dhe të zhvillosh në terren stërvitje të kualifikuar. Një tjetër profesion i artë dhe i vjetër sa vetë lufta është zbulimi. Kompania e zbulimit që mban një peshë kryesore në misionet paqeruajtëse është në mënyrë të padiskutueshme dhe një nga arritjet e Komandës së Forcës. Ky sinkron i tërë punës dhe i përballimit të mbi 20 stërvitjeve të planëzuara me afate të shkurtra dhe të gjata në kushte të vështira terreni dhe moti, kjo përgjegjësi e madhe dhe e realizuar më së miri e tërë misioneve paqeruajtëse përballimi i shumë emergjencave civile nga këta ushtarë elitarë ka në fondament aftësinë e ushtarakëve që drejtojnë këtë Forcë.

Në këtë qytezë takon shumë paqeruajtës që kanë shkuar për të disatën herë në mi-sione dhe të sjellin mbresa dhe përshtypje të vërteta lufte që kanë akumuluar një për-vojë shumë të admirueshme, që janë pjekur si ushtarakë, që janë formuar si misionarë të paqes, por që kanë dhe një vizion bashkëkohor për kon-ceptet e mbrojtjes moderne.

Shkenca e këmbësorisë e aplikuar në vendet anëtare të NATO-s ka në thelb kombinimin e ushtarit me veprimet e shokut të tij të skuadrës me pajisjet e tij per-sonale të komanduara nga një kompjuter, i cili saktëson shumë detaje në fushën e luftimit. Nëpër këtë shteg kalon e tërë përgatitja e këtyre ushtarakëve elitarë.

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 201110 ALEAncA

Është e lehtë të sigurosh qiej paqeje, por kjo siguri nuk vjen falas. Gjatë pesë

dekadave të fundit, Mbrojtja e Integruar Ajrore e NATO-s ka mbrojtur popujt aleatë nga një gamë kërcënimesh të mundshme ajrore, duke iu përshtatur bal-lafaqimit me sfidat e reja. Këtë vit Mbrojtja e Integruar Ajrore e NATO-s (NATINAD) dhe Sistemi i Mbrojtjes Ajrore të Integruar të NATO-s (NATINADS) shënoi 50 vjet të mbrojtjes ajrore të qiejve të NATO-s.

Mbrojtja e popullatësMisioni i Mbrojtjes Ajrore të

NATO-s, për të arritur e për të ruajtur superioritetin e ajrit për t mbrojtur territorin e NATO-s gjatë kohë paqeje, krize e konflikti, mbetet aq relevant sot siç ishte gjatë vitit 1961 gjatë Luftës së Ftohtë. Për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore, burrat e gratë që punojnë pas NATINADS, na mbulojnë ne 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit. Ato i krijojnë mundësi komandantit suprem të aleatëve në Europë (SACEUR) që të kryejë misionin e tij kryesor në mënyrë që mbrojë territorin europian të NATO-s, popullsinë dhe forcat.

Një pjesë të madhe të mbrojtjes së ajrit, e zë patrullimi i ajrit, i cili përfshin mbikëqyrjen e radarëve dhe identifikimin e objekteve në ajër. Një fushë tjetër e rëndësishme është mbrojtja nga raketat. NATO po punon për të zgjeruar aftësinë e saj të mbrojtjes nga raketat, për të mbrojtur jo vetëm trupat e saj, por edhe popullsinë në territorin aleat europian.

NATINADS është një sistem sistemesh nën komandën opera-cionale të SAUCER që kombinon komandës e NATO-s dhe kontrol-lin e pasurive me sensorë dhe me sisteme armësh të ofruara nga kombet.

Një model i solidaritetit dhe partneritetit.

“Për pesë dekada, NATINADS ka kontribuar në një mënyrë mjaft efektive dhe efikase në sigurinë e Aleancës, si baza e mbrojtjes së NATO-s kundër kërcënimeve ajrore”, shpjegon gjeneralmajor Michael Bille, zëvendëskryetar ak-tual i Komitetit të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s.

“Për më tepër, ai ka qenë dhe vazhdon të jetë ende një “model” për NATON. Politikisht ai është një sinjal i qartë për kohezionin, soli-

daritetin dhe ndarjen e përgjegjë-sive të Aleancës. Ushtarakisht ishte një prej sistemeve që integron forcat e vendeve të ndryshëm (forcat e kombinuara) dhe shërbimet (forcat e përbashkëta) në një përpjekje të vetme dhe koherente për të gjithë”.

Teknikat e zakonshme, procedurat, trajnimet dhe terminologjia për të gjithë aleatët ka mundësuar mbrojtjen në mënyrë efektive të hapësirës ajrore si në shtëpi ashtu edhe në misionet jashtë territorit aleat.

NATINADS luan një rol kyç në bashkëpunimin me partnerët, tha gjeneralmajor Bille. Për ata që as-pirojnë për anëtarësim në NATO, integrimi në NATINADS ka qenë një prioritet, por edhe për ata që nuk kërkojnë anëtarësim dhe kërkojnë një bashkëpunim më të ngushtë. Programi i shkëmbimit të të dhë-nave për situatën ajrore, është një iniciativë që e ndihmon NATON

dhe partnerët e saj në monitorimin e hapësirës ajrore, veçanërisht gjatë kufijve të përbashkët.

Duke u përballur me kërcënime të rejaMegjithëse roli i NATINADS ka

mbetur konstant, ai ka evoluar për t’u përballur me sfidat e reja të sig-urisë. Një nga detyrat e tij kryesore në kohë paqeje ka qenë dhe vazh-don të mbetet mbrojtja e qiejve të NATO-s mbi territorin e Europës. Gjatë Luftës së Ftohtë, mbikëqyrja është mbështetur nga avionët luf-tarakë në gatishmëri të plotë për t’iu kundërvënë çdo akti agresioni nga kombet e Paktit të Varshavës. Kjo mbrojtje e linjës së parë siguron se NATO nuk do të gjendet e papër-gatitur dhe e pambrojtur kundër një sulmi të papritur.

NATINADS ndihmon në mbrojtjen kundër terrorizmit ajror, duke sigu-ruar që ngjarje si ato të Kullave Bin-jake të mos përsëriten më kurrë, por

“Për pesë dekada, NA-TINADS ka kontribuar në një mënyrë mjaft efek-tive dhe efikase në sig-urinë e Aleancës, si baza e mbrojtjes së NATO-s kundër kërcënimeve ajrore”, shpjegon gjen-eralmajor Michael Bille, zëvendëskryetar aktual i Komitetit të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s.

sekretari i përgjithshëm i nato-s mirëpret arrestimin e goran hadziç

Unë e mirëpres arrestimin e Goran Hadziç, të dyshuarin e fundit për krimet e luftës të akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e ish Jugosllavisë. Pas transferimit së Ratko Mlladiç në Hagë, ky arrestim do të lejojë që të mbyllet kapitulli më i dhimbshëm i historisë europiane të kohërave të fundit.

Unë përgëzoj hapin e ndërmarrë nga autoritetet serbe në përmbush-jen e detyrimeve të tyre ndërkombëtare. E ardhmja e Serbisë është një bashkëpunim konstruktiv me fqinjët e saj dhe me familjen euroatlantike. NATO mbetet e angazhuar të ndihmojë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës së integrimit euroatlantik.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të nato-s drejtoi ceremoninë e Komandës dhe Diplo-mimit të ndryshimit të Kolegjit të MbrojtjesAdmiral Giampaolo di Paola, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s,

pati privilegjin e mbajtjes së një fjalimi në Romë, në ceremoninë e ndry-shimit të komandës për komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s. Pas 3 vjet përsosmërie, NATO duhet t’i japë lamtumirën gjenerallejtënant Wolf Dieter Loeser dhe dhe të mirëpresë pasardhësin e tij, gjeneralle-jtënant Arne-Bard Dalhaug. Admirali Di Paola i dorëzoi gjenerallejtënant Loeser medaljen e Shërbimit të Merituar të NATO-s për arritjet e tij si komandant i komandant i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, i cili ka ndi-hmuar në rritjen e cilësisë së kurseve të këtij këshilli.

Në fjalimin e tij për klasën e diplomimit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, admirali Di Paola paraqiti detyrat kryesore të NATO-s marrë nga Samiti i Lisbonës 2010 dhe marrëdhëniet e tyre në lidhje me opera-cionet aktuale të NATO-s në Libi e Afganistan. Ai theksoi rëndësinë e të mësuarit nga ngjarje të tilla aktuale dhe pasjen e një institucioni siç është Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s për t’u mësuar oficerëve të lartë të ardhshëm të NATO-s dhe atyre të shteteve partnere të saj, shkathtësinë për t’u marrë me këto sfida të botës reale. Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s është institucioni akademik i Aleancës, i cili drejtohet nga Komiteti Ushtarak. Misioni i tij është të kontribuojë në efektivitetin dhe kohezionin e Aleancës duke zhvilluar rolin e tij si një qendër e madhe e studimit, arsimit dhe kërkimit në çështjet transatlantike të sigurisë dhe nxitjen e të menduarit në nivel strategjik mbi çështje politiko-ushtarake. Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s u themelua në vitin 1951 nga gjenerali Dwight D. Eisenhower.

Në emër të NATO-s, unë dënoj në termat më të ashpër që ekzistojnë aktet e neveritshme të dhunës në Norvegji. Unë do të doja t’u përcillja ngushëllimet e mija më të sinqerta qeverisë norvegjeze, popullit norvegjez si dhe familjeve e të dashurve të të gjithë atyre që vuajtën për shkak të këtyre akteve mizore. Solidariteti ynë me Norvegjinë mbetet i palëkundur. Vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër këtyre akteve të dhunës.

Shtabi i NATO-s mbajti një minutë heshtje mesditën e së hënës, më 25 korrik në nderim të viktimave të vrasjeve eks-tremiste më 22 korrik në Norvegji. Zyrtarë të lartë dhe per-soneli u mblodhën në hyrjen kryesore të NATO-s në Bruksel, për të treguar solidaritetin dhe simpatinë e tyre për popullin norvegjez në këtë kohë tragjike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon fuqishëm dhunën në Norvegji

Pesëdhjetë vjet duke mbrojtur qiejt e NATO-s

terrorizmi nuk është e vetmja sfidë me të cilën përballet NATINADS. Sfidat sot shkojnë nga avionët e pa-komanduar deri tek raketat e manovrueshme aerodinamike dhe ato balistike. Sistemet e integruara të mbrojtjes ajrore janë përshtatur për të përballuar këto sfida të reja. Gatishmëria është bërë më e rëndë-sishme në përballjen me sfidat e reja sa herë që ato shfaqen, brenda ose jashtë kufijve të NATO-s.

Më të lëvizshëm, më të shkallëzuarNdërkohë që dekadat fillestare të

NATINADS ishin një periudhë ku sistemet e ndryshme kombëtare u bashkuan në një tërësi koherente, ku shuma është më e madhe se sa pjesët e veçanta, një Sistem i Komandës Ajrore të Kontrollit të NATO-s (ACCS) më modern, i stan-dardizuar dhe i ndërveprueshëm

duhet të zbatohet. ACCS-ja do të përbëhet nga sisteme më të lëviz-shme dhe të shkallëzuara që mund të konfigurohen për të përmbushur nevojat specifike dhe misionin ose detyrën e komandës së kontrollit.

Përveç kësaj, kapacitetet po shto-hen për t’u përballur me kërcënimin potencial të sistemeve raketore dhe drejtojnë kërkesat e aftësive së mbrojtjes nga raketat e reja balistike. NATO ka vendosur të zhvillojë një sistem mbrojtjeje të integruar ajrore dhe raketore, duke përdorur si bazë NATINADS, shpjegoi gjen-eralmajor Bille. ACCS-ja do të jetë thelbi i sistemit të ri, duke përfshirë të gjitha aspektet e detyrat planifi-kimit ajror.

NATINADS mund të jetë 50 vjeç, por është gati për të rilindur si një mbrojtës më i aftë e modern për kombet e NATO-s.

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 11Arsimimi

Vijon nga numri i kaluar

teoRia e paRashiKiMit peR MotiviM – e përpunuar nga Viktor H Vroom bazohet në idenë se “Be-simi i punonjësit për lidhjet ndërmjet përpjekjeve, rendimentit dhe rezul-tateve që vijnë përcaktojnë nivelin e motivimit të tyre” Kjo teori pranon të mirëqënë faktin se niveli i moti-vimit të një punonjësi varet nga tre besime kryesore : parashikimi, dobia dhe valenca. Parashikimi nënkupton besimin e punonjësit se përpjekjet e tij do të cojnë në nivelin e dëshiruar të rendimentit. Dobia nënkupton be-simin e punonjësit se arritja e nivelit të dëshiruar të rendimentit do të cojë në disa rezultate.Valenca nënkupton besimin e punonjësit për vlerën e re-zultatit. TEORIA E PERFORCIMIT – e cila i atribuohet B F Skinerit ka si ide të përgjithshme se: “pasojat e sjelljes së tanishme të individit ndikojnë mbi sjelljet e tij të ardhshme”. Psh. sjellja që con në një pasojë pozitive ka të ngjarë të përsëritet, ndërsa sjellja që con në një pasojë negative nuk ka të ngjarë të përsëritet. Ekzistojnë 4 lloje përforci-mesh si rezultat i pasojave të sjelljes: përforcimi pozitiv, shmangia, shuarja dhe ndëshkimi.

1-Përforcimi pozitiv, quhet sigurimi i përfundimit pozitiv nga një sjellje e dëshiruar; 2- Shmangia, quhet shansi që i jepet një personi që sipas një sjellje të dëshiruar të shmangë një pasojë negative (Këto përforcime mund të përdoren për të rritur shpeshtësinë e sjelljes së dëshiruar);. 3-Shuarja, nënkupton mossigurimin e asnjë pasoje pozitive ose zhdukjen e atyre të siguruara më parë si rezultat i një sjelljeje të padëshiruar dhe 4-Ndësh-kimi, quhet sigurimi i një pasoje negative nga një sjellje e padëshiruar. (Këto përforcime mund të përdoren për të pakësuar shpeshtësinë e sjelljes së padëshiruar). Theksi vihet tek përforcimi pozitiv. Duhet të zgjidhen ata përforcues që janë afatgjatë dhe të fuqishëm për të vendosur sjelljen e dëshiruar. Në përdorimin e tij duhet të ndiqen disa hapa:

1. Mjedisi i punës të krijohet i atillë që të ngjarjet të përforcojnë sjelljen e dëshiruar.

2. Ti krijohet mundësia punonjësve që të shfaqin sjelljen e dëshiruar.

3. Kujdes me shpërblimet se ato janë çelësi i përfocimit të sjelljes pozitive.

4. Bashkëpunëtorëve u duhet thënë se çfarë sjellje jep rezultate të padëshiruara.

5. Qortimet nuk duhen bërë në

mënyrë publike,.6. Përforcimi pozitiv është më i

efektshëm se përforcimi negativ dhe ndëshkimi.

integRiMi i teoRive te Mo-tiviMit - të gjitha teoritë që trajtojnë motivimin përmbajnë konkluzionin se motivimi është sjellje për të arritur synim. Teoritë megjithëse mund të duken si të ndryshme nuk janë në konflikt me njera – tjetrën, përkundrazi ato japin këndvështrime të ndryshme duke plotësuar njera – tjetrën, duke na dhënë një tabllo më të plotë të procesit të motivimit dhe të rëndësisë që i duhet kushtuar. Asnjë teori e vetme mbi moti-vimin nuk i siguron të gjitha përgjigjet, por duke i bashkuar ato në një skemë principale do të krijohet një tabllo më e qartë për domosdoshmërinë dhe rolin e rëndësishëm të secilës.

aspeKte të MotiviMit në FaDuke u njohur me etiketimin e vep-

rimtarisë së FA si një “instuticion total” ku në aspektet jetsore të saj cfaqen të gjitha aspektet jetsore të njeriut, përf-shirë dhe sakrificën më sublime (rrezi-kimin e jetës); kuptohet që motivimi është dhe do të mbetet një nga pikat thelbësore të ekzistencës së FA, një nga vetitë më të domosdoshme që duhet të njohë, të zotërojë dhe të zbatojë cfarëdo drejtuesi që komandon (kuptohet nqs ai dëshiron që të ketë sukses).

Cdo drejtues duhet të kryejë sa më mirë atë që quhet “ funsioni lokomo-tiv ” me njerëzit që bashkëvepron. Ai duhet të motivojë jo një apo disa per-sona, por të gjithë grupin e njerëzve që drejton. Pra drejtuesi ushtarak duhet të menaxhojë një proces të plotë motivimi, bile një nga proceset më të vështirë të shoqërisë njerëzore. Historikisht, motivimi ka qënë dhe do të mbetet një nga celësat e arritjes së suksesit të cdo ushtaraku pa dallim rrangu dhe situate. Ai duhet të njohë e të zotërojë

Teoria e Motivimit mbyllje në vetvete, fiksime, lëshim i vetes, agresion, etj. mënyra të tilla qëndrimi janë sinjale ALARMI për cdo drejtues. Drejtuesi duhet të mer-ret personalisht me shqyrtimin e gjëndjes, me individin ose grupin për të ndryshuar menjëherë gjëndjen, në rast të kundërt ai nuk do të jetë më drejtues, por vëzhgues i pasojave tepër të rrezikshme.

Motivimi i njerëzve nuk është një proces i lehtë dhe përfundimtar, ky proces është jo vetëm është tepër delikat, por dhe kompleks. Një drej-tues ushtarak që të ketë sukses në veprimtarinë e tij duhet që në rradhë të parë të njohë teoritë e ndryshme të motivimit, të përpiqet që të përshtasë sa më shumë ato në kushtet e vep-rimtarisë së tij, dhe njëkohësisht të jetë i mirë informuar për gjëndjen e bashkëpunëtorëve të tij e për nevojat imediate e të perspektivës të tyre. Në rast të kundërt veprimtaria drej-tuese e tij nuk do të japë rezultatet e dëshiruara, qoftë edhe sikur të duket sikur arrin suksese, por që nuk mund të vazhdojnë sepse nuk do të jenë të sigurtë për vazhdishmërinë e tyre, përkundrazi do të kamuflohen pikat e dobëta të veprimtarisë grupale apo të bashkëveprimit për realizimin e detyrave. Kjo do të shfaqet menjëherë kur përpara të ketë detyra të vështira të cilat mund të kërkojnë sakrifica dhe mundime nga bashkëpunëtorët. Për të drejtuar vartësit dhe për të arritur rezultatet e kërkuara në kohë dhe në koston e lejuar ai duhet:

• të njohë mirë nevojat e vartësve dhe të bashkëpunëtorëve,

• të zotërojë situatën psikologjike të efektivit që drejton,

• të bëjë përputhjen e objektivave të misionit me nevojat aktuale

• të arrijë ti bëjë vartësit dhe bash-këpunëtorët të ndihen mirë për punën që kryejnë,

• të arrijë të bind vartësit se kanë arësye të punojnë dhe të sakri-fikojnë,

• të arrijë të krijojë një atmosferë interesi afatgjatë dhe dëshire gjatë punës,

• të nxitë dhe frymëzojë tek ata mo-tivet përparimtare dhe të suksesit,

• të jetë i drejtë dhe transparent gjatë motivimit të tyre.

Natyrisht që kjo nuk është rruga e vetme dhe përfundimtare e menax-himit të motivimit, por një ndihmesë për mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe kanalizimin e saj drejt misionit të ngarkuar.

Mos harroni: ka mbaruar koha e dënimeve kapitale, e mënyrave të forta dhe e sjelljeve të egra. Janë sistemi më i keq për të marrë maksi-mumin nga vartësit dhe bashkëpunë-torët. Sot ai që qëndron sipër, pra ai që drejton, për të marrë maksimumin e rendimentit nga njerëzit që ka nën vete, duhet jo vetëm ti njohë por dhe të vihet në nivelin e tyre, të shkrihet e ti bindë ata. Energjia është e domo-sdoshme, por është e nevojshme të përdoret me bindje, përzemërsi dhe sjellje të mira !

Mos harroni: ai që sot është poshtë jush, nesër pas një farë kohe do të jetë eprori juaj dhe do të ju vlerësojë si mik apo si armik, do të jetë mirën-johës apo hakmarrës.

për të përdorur sa më efikasitet këtë celes drejtimi :

• Drejtuesi duhet të njohë, kup-tojë dhe vlerësojë nevojat aktuale të vartësve të tij.

• Drejtuesi duhet të dijë të lidhë plotësimin e nevojave me objektivat e misionit.

• Drejtuesi duhet të shtyjë vartësit drejt motivimit të vetvetes.

Pra me motivim të ushtarakëve duhet kuptuar personifikimi i të gjitha arësyeve dhe lëvizjeve (motive) të cilat do ti shtyjnë ata drejt një qëndrimi konseguent për përmbushjen e de-tyrës. Kjo kërkon të mbahen parasysh tiparet kryesore të cdo qëndrimi apo sjelljeje të motivuar si: aktivizimi i sjelljes, përpjekje e orientuar, për-forcimi i sjelljes , etj.

Motivimi gjatë veprimtarisë ush-tarake duhet të përfshijë si drejtime kryesore :

• Motivimin bazë: që nënkupton gatishmërinë e përhershme për veprim të njerëzve , që mbështetet në vlera dhe norma të brendëshme shpirtërore, në karakterin e personit, në besimin e tij, në traditën dhe edu-kimin e tij, etj.

• Motivimin për veprim: që nënkupton gatishmërinë e për-kohshme për veprim si rrjedhojë e ndikimit të faktorëve të jashtëm :

a) një situatë konkrete (gjëndje rreziku, sakrificë, etj.),

b) një ngacmim material (shpër-blim, karrierë,tituj,etj.),

c) një shtysë e drejtpërdrejtë (urdhër,etj).

Motivimi duhet kuptuar si një proces psikik i një apo shumë perso-nave që punojnë bashkarisht, që kanë qëllim të përbashkët. Për këtë qëllim drejtuesi duhet të kuptojë dhe reali-zojë praktikisht përputhjen e qëllimit tek të gjithë, të arrijë ti angazhojë të gjithë në arritjen e qëllimit, të synojë që gjatë veprimtarisë të nxiten bash-këpunëtorët dhe vartësitnë një qën-

drim e sjellje të caktuar të përbashkët në funksion të detyrës që i është ngarkuar. Me motivim të ushtarakëve duhet kuptuar tërësia e të gjitha mo-tiveve që i shtyjnë ata drejt një sjelljeje të caktuar gjatë plotësimit të detyrës. Ato mund të jenë pozitive ose nega-tive, të natyrës biologjike, psikologjike por dhe të natyrës praktike shoqërore ose intelektuale. Drejtuesi duhet të përpiqet të shmangë sa më shumë të jetë e mundur ato negative për të mos u penguar vetëzhvillimi në mënyrë të vazhdueshme i efektivave të tij.

Duke patur parasysh teoritë e tra-jtuara, cdo drejtues duhet që vartësit dhe bashkëpunëtorët ti aktivizojë nëpërmjet nxitjes së impulseve për arritjen e nevojave përkatëse hap pas hapi. Njëkohësisht ai duhet të përpiqet që të aktivizojë sa më shumë të jetë e mundur faktorët motivues, duke mos nënvlehtësuar në asnjë rast faktorët higjenik. Prandaj detyra e drejtuesit të vërtetë është tepër e vështirë, prandaj jo të gjithë drejtuesit janë të suksesshëm. Prej tij kërkohet jo vetëm të shmangen pakënaqësitë, por dhe të krijohen kënaqësi gjatë punës, dhe të jepen shtytje për rezultate më të larta, bile dhe të arrihet të bëhet një sakrificë tepër e madhe në interes të një qëllimi të caktuar të përbashkët.

Motivimi i ushtarakëve duhet siguru-ar që në kohë paqe për kohën e vështirë të luftës, duhet imituar e kapërxyer në kohë paqeje situata e vështirë, për të arritur suksesin e kapërximit të saj në kohë lufte, më parë qëndron bindja për nxitjen - se veprimi i sukseshëm; më parë qëndron motivi - se qëllimi.

Gjatë veprimeve të tij motivuese drejtuesi ushtarak duhet të ketë parasysh dhe reaksionet psikike që lindin tek individë të ndryshëm kur u pengohet plotësimi i nevojave. Drej-tuesi duhet që menjëherë të nxjerrë konkluzion e të mbajë qëndrimin e duhur me shfaqien e tyre. Shfaqie të tilla si : justifikime, ndrydhje,

nga vasillaq Ballca

Të gjitha teoritë që traj-tojnë motivimin përmbajnë konkluzionin se motivimi është sjellje për të arritur synim. Teoritë megjithëse mund të duken si të ndry-shme nuk janë në konflikt me njera – tjetrën, përkundrazi ato japin këndvështrime të ndryshme duke plotësuar njera – tjetrën.

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 201112 psikoLogji

Duke theksuar natyrën e përgjithshme në vend të natyrës së veçantë të gjeo-

politikës, gjeopolitikanët kritikë bëjnë një dallim mes tre llojesh të gjeopoli-tikës.

1. Gjeopolitika formale, ose arsyetimi i kodifikuar gjeopolitik i intelektualëve të aparatit shtetëror në shoqërinë civile dhe në institucione të ndryshme të shtetit që kërkojnë të strukturojnë politikën botërore brenda një logjike hapësinore të caktuar të kuptuesh-mërisë (Dodds dhe Atkinson 2000).

2. Gjeopolitka praktike, ose arsyetimi gjeopolitik ad hoc i drejtuesve politikë dhe i vendimmarrësve të politikës së jashtme të angazhuar në politikën praktike të bërjes së politikës së jashtme (0 Tuathail 2002).

3. Gjeopolitika popullore, ose logjika gjeopolitike e identitetit dhe e difer-encës që lejon manifestimet e ndry-shme të kulturës popullore, që nga media vizuale deri te revistat e lajmeve dhe romanet (Dijkink 1996; GoGwilt 2000; Sharp 2000).

Ndërtimet e strukturave të realitetit nëpërmjet modeleve të ontologjisë ne mund t’i hasim në atë që shpesh herë bëhet në hapësirën e gjeografisë etnike, kulturore e pse jo edhe politike, shqiptare (të aplikuara nga faktorë të huaj). Këto modele synojnë dëmtimin e kundërshtarit (shqiptarëve në këtë rast) dhe fuqizimin e vetvetes. Shkatërrimi i “mitit” të Skënderbeut, apo akuza për trafik organesh serbe në luftën e Kosovës etj, janë modele (nuk do shumë lodhje për t’u kuptuar) të cilat fare mirë mund të vijnë nga një për-fytyrim gjeopolitik serb. Përfytyrimit gjeopolitik, për t’u realizuar plotësisht, i duhet që të ndërtojë një model të individit dhe të shoqërisë – ky mund të jetë edukim, por mund të jetë edhe “shpëlarje truri”. Thelbi i fuqisë është kontrolli i dijes në çdo formë të saj. Kontrolli mbi shoqërinë vjen nëpërm-jet kontrollit të mendimeve, kontrollit të skemave të cilat shërbejnë për të ndërtuar realitetin. Shpërndarja e tyre vjen kryesisht nëpërmjet informimit publik. Janë të shumtë instrumentet me të cilat krijohet opinioni publik dhe sistemi kombëtar / ndërkombëtar ndikohet jo pak nga ky i fundit, të cilin mund ta shohim të pasqyruar tek gjeo-

politika popullore dhe përfytyrimi i saj gjeopolitik. Në lidhje me përfytyrimin, Platoni thotë:

“Ne duhet të përfytyrojmë tre lloj gjërash: të parat, ato që lindin; të dytat, ato tek të cilat zhvillohet lindja dhe të tretat, modeli sipas të cilit gjërat e lindura janë konceptuar. Ne duhet ta krahasojmë parimin pritës me një nënë, modelin me një baba dhe produktin me një fëmijë.” Dhe duke shpjeguar më tej plotësisht modelet – baballarë, Format dhe Idetë e pandryshuara thotë: “Ka në fillesë një Formë të pashkatërrueshme, e cila është e pa krijuar dhe e pashkatër-rueshme… e padukshme dhe e paper-ceptueshme nga asnjë ndjenjë, e cila mund të soditet vetëm nga mendimi i dëlirë, i kthjellët.”

Imagjinata gjeopolitike është fëmija që lind nga modelet, konceptuesit. Nëse kjo imagjinatë mbështetet në mendimin e kthjellët nuk ka arsye që të mos krijojë një model sa më të përafërt me Formën e pashkatërrueshme. Shqiptarët janë të njohur historikisht si zbatues të një modeli shumë të lashtë (që kur u krijua njeriu, sipas religjioneve): besa/drejtë-sia. Një rikthim shqiptar, te modeli i dikurshëm i vlerës/fuqisë është i domo-sdoshëm. Ky model do të ishte boshti ideal për ndërtimin e përfytyrimit gjeopolitik mbarëkombëtar shqiptar me qëllimin që të kemi asgjë më shumë se sa ajo që është në mënyrë natyrale shqiptare: hapësirën shqiptare.

efekti i inkuadrimitNë vijim, për të kuptuar se çfarë

roli të rëndësishëm ka psikologjia dhe efektet psikologjike te informacioni, shoqëria dhe kësisoj edhe te zbatimi i koncepteve gjeopolitike, do të shohim një shembull të shkurtër të një efekti psikologjik: efekti i inkuadrimit.

Efekti i inkuadrimit, një nga ndikuesit e aftësisë njohëse, tregon se paraqitja e të njëjtit opsion në formate të ndryshme

Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

ZbatimetAnaliza e efektit të kornizimit apo

inkuadrimit, ka qenë një pjesë e rëndë-sishme e punës shkencore mbi tema si ato të lëvizjeve sociale dhe të formimit të mendimit politik, si në sociologji edhe në shkencat politike. Opsionet politike mund të jenë të përshtatura/kornizuara në atë mënyrë që promovon votuesit të preferojnë një alternativë të caktuar. Për shembull, njerëzit prefer-ojnë një axhendë ekonomike, kur jepen norma të larta të punësimit, por ata janë kundër kësaj agjende, kur thekso-hen normat plotësuese të papunësisë (Druckman, 2001b). Përveç kësaj, Rugg (cituar nga Plous, 1993) tregon një efekt inkuadrimi në një sondazh në të cilin i njëjti opsioni është shprehur ndryshe. Rugg (cituar nga Plous, 1993) zbuloi se 62% e njerëzve nuk ishin dakord me lejimin e dënimit publik në demokraci, por vetëm 46% e njerëzve binin da-kord për të ndaluar dënimin publik. Efekti i inkuadrimit llogaritet në një pabarazi prej 16% në këto vendime që janë efektivisht në harmoni (cituar nga Plous, 1993). Prandaj, inkuadrimi mund të ketë pasoja negative sociale dhe politike. Druckman (2001b) po-hon gjithashtu, se këto efekte mund të diskreditojnë opinionin publik, duke i bërë sondazhet si burime të dyshimta të informacionit.

Disa lloje të caktuara të mundësive të pagesës mund të jenë në gjendje që të krijojnë efektin e inkuadrimit për të inkurajuar njerëzit që të paguajnë në një datë më të hershme.

Një nga rreziqet e efekteve të inkuadrimit është se në realitet, njerëzit shpesh kanë mundësi të dhëna vetëm në kontekstin e një prej dy kornizave (Druckman, 2001a). Për më tepër, efek-tet e inkuadrimit mund të vazhdojnë edhe kur janë dhënë stimuj monetar (Tversky & Kahneman, 1981). Kështu, vendimet e individëve mund të jenë të lakueshëm nëpërmjet manipulimit me efekt të inkuadrimit, dhe pasojat e efekteve të inkuadrimit mund të jenë të pashmangshëm. Megjithatë, Druckman (2001b) thotë se efektet e inkuadrimit dhe implikimet e tyre shoqërore mund të theksohen më shumë se ata janë. Ky nocion jepet, pasi ai tregon se efektet e inkuadrimit mund të reduktohen, ose eliminohen madje, në qoftë jepet informacion i mjaftueshëm dhe i besueshëm për njerëzit (Druckman, 2001b).

Paragrafi i fundit jep edhe çelësin kryesor me të cilin zotërohet, kon-trollohet, ndikohet apo përparon shoqëria. Siç pamë gjatë gjithë këtyre shkrimeve që kishin lidhje me kon-ceptimet gjeopolitike, informacioni ka marrë rol kryesor mes elementëve me ndikim më të fuqishëm në ndërtimin dhe zbatimin e koncepteve gjeopoli-tike. Psikologjia është në thelb të gjithë strategjisë së informacionit, duke u bërë në këtë mënyrë një fuqi e cila qëndron pas mekanizmit(informacionit), por që e drejton këtë të fundit.

mund të ndryshojë vendimet e njerëzve. Në mënyrë të veçantë, individët kanë një tendencë për të përzgjedhur alter-nativa kundërshtuese, në varësi të faktit nëse çështja është e përshtatur për tu përqendruar te humbjet apo fitimet (Plous, 1993).

shembullNjë grup eksperimentesh mbi

inkuadrim të kryera nga psikologët Amos Tversky dhe Daniel Kahneman (1981) tregoi se manyra të ndryshme të foluri ndikonin përgjigjet e pjesë-marrësve ndaj pyetjes për një strategji parandalimi sëmundje. Problemi i parë i dhënë për pjesëmarrësit, ofronte dy zgjidhje alternative për 600 njerëzit e prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse hipotetike:

-Opsioni A i shpëton jetën 200 njerëzve

-Opsioni B ka 33% shanse për të shpë-tuar të 600 njerëzit dhe një mundësi prej 66% për të mos shpëtuar askush.

Këto vendime kanë të njëjtën vlerë të pritshme për të shpëtuar jetën e 200 personave, por mundësia B tregon rrezikshmëri. Në total, 72% e pjesëmarrësve zgjodhi alternativën A, ndërsa vetëm 28% e pjesëmarrësve zgjodhi mundësinë B.

Problemi i dytë, i dhënë për një një tjetër grup pjesëmarrësish, ofroi të njëjtin skenar me statistika të njëjta, por të përshkruara ndryshe:

Nëse zgjidhet opsioni C atëherë vdesin 400 njerëz

Nëse zgjidhet opsioni D, atëherë ka 33% mundësi që nuk do të vdesë njeri dhe një probabilitet prej 66% që të 600 do të vdesin.

Megjithatë, në këtë grup, 78% e pjesëmarrësve zgjodhi opsionin D (ekuivalent me mundësinë B), ndërsa vetëm 22% e pjesëmarrësve zgjodhi opsionin C (ekuivalent me mundësinë A).

Mospërputhja në zgjedhje mes këtyre mundësive paralele, është në thelb efekti i inkuadrimit, ku dy grupe favorizojnë opsione të ndryshme, sepse mundësitë janë shprehur duke përdorur gjuhë të ndryshme. Në problemin e parë, një kuadër pozitiv thekson jetët e fituara, në të dytin, një kuadër negativ thekson jetët e hum-bura. Ndryshimet në gjuhë krijojnë dallimet në preferenca.

shkaqetInkuadrimi ndikon njerëzit, sepse

individët e perceptojnë humbjen dhe fitimin në mënyrë të ndryshme, siç është ilustruar në teorinë e per-spektivës (Tversky & Kahneman, 1981). Vlera e funksionit, e themeluar në teorinë e perspektivës, ilustron një faktor të rëndësishëm themelor për efekt inkuadrim: një humbje është më shkatërruese se ç’është i kënaqshëm një fitim i njëjtë (Tversky & Kahneman, 1981).

Në këtë mënyrë, njerëzit tentojnë të shmangin rrezikun, kur jepet një kornizë pozitive, por kërkojnë rrezikun nëse jepet një kornizë negative e situ-atës (Tversky & Kahneman, 1981).

Përveç kësaj, vlera e funksionit merr një formë, e cila tregon se fitimet për vlerat e vogla janë psikologjikisht më të mëdha se rritja ekuivalente për sasi më të mëdha (Tversky & Kahneman, 1981). Një faktor tjetër i rëndësishëm që kontribuon për inkuadrimin është efekti siguri dhe efekti pseudo-siguri në të cilën një fitim i sigurt është më i favorizuar ndaj një fitimi të mund-shëm (Clark, 2009), por një humbje e mundshme është më e preferuar ndaj një humbje të përcaktuar (Tversky & Kahneman, 1981). Për shembull, në ek-sperimentin e Tversky dhe Kahneman (1981), në problemin e parë, varianti A, që shpëton me siguri 200 njerëz, u favorizua për shkak të efektit siguri.

ndiKimi dhe lidhja e analizave me sfond psiKologjiK, në çështjet e sigurisë dhe roli i tyre në ndërtimin e strategjive gjeopolitiKe

Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen;Kush kontrollon të ardhmen, kontrollon të tashmen;Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.

(Orwell)

alBert hitoaliaj

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 13

forcon arsyetimin e lidhjes së rëndë-sishme individ-shoqëri; ndikimi i Foucault i cili e gjen Fuqinë si një element të pandashëm të marrëd-hënieve shoqërore etj. Por natyrisht që Hobbes apo Machialveli, edhe pse nuk janë autorë bashkëkohorë, janë padyshim emra të njohur në studimin dhe dhënien e përcakti-meve në lidhje me Fuqinë.

Krahasimet dhe paraqitja e disa prej këtyre teorive do të jetë njëra

pjesë e punimit. Në këtë pjesë do të jepen disa prej teorive kryesore dhe do të zhvillohet një analizë e shkurtër me qëllim dhënien e një panorame që ka lidhje me konceptin e Fuqisë, ndërsa pjesa

siguriA

Fuqia shpesh është parë si ngjitje ose si zbritje. Me Fuqi në zbritje, kuptohet që influenca superiore e një kompanie nënsh-trohet. Kur një kom-pani ushtron Fuqi në ngjitje, është nënsh-trimi ai që influencon vendimmarrjen e drejtuesit.

Vijon nga nr i kaluarNë analizat e tyre, post-modern-

istët kanë tendencën për të bërë pyetjen ‘si’ dhe jo pyetjen ‘çfarë’. Në lidhje me temën e emancipimit, ajo duket kontradiktore, të paktën nga perspektiva e Foucault. Thelbi i qasjes së tij ishte që të arrihej liria për individin, veçanërisht nga çdo norma të paramenduara të lirisë. Argumenti është se duke mos lidhur idenë e lirisë me çdo normë universale të së drejtave të njeriut apo emancipimin, individi do të jetë në gjendje që të zbulojë për veten e tij, lirinë e vërtetë e cila nuk është e falsifikuar nga ndonjë nocion i formuar ose i bazuar në histori, apo në një rend të jashtëm shoqëror. Oksala nxjerr në pah, ndërsa është “argumentuar fuqi-misht nga shumë komentues se nuk ka liri në mendimet e Foucault, në të njëjtën kohë, dhe në dukje paradoksale, argumentimet e të tjerëve se motivi dhe tema kryesore në punën e tij është pikërisht liria (Oksala 2005: 2).

Gary, për shembull, shkruan se mendimi i Foucault është një kërkim për “të vërtetën që do të na bëjë të lirë” (Gary 1989: 1). Ndërsa Rajchman pretendon se Foucault është “filozofi i lirisë në një kohë post-revolucionare”(Rajchman 1985: 50).

Shkolla e UellsitFrymëzuar nga nocioni i eman-

cipimit të Shkollës së Frankfurtit, dhe i zhgënjyer shpjegimi i real-istëve pas Luftës së Ftohtë, Shkolla e Uellsit, dhe sidomos Ken Booth, e bën absolutisht të qartë se eman-cipimi, dhe jo Fuqia apo rendi, është qëllimi i studimit të sigurisë. “Siguri” do të thotë mungesë e kërcënimeve. Emancipim do të thotë çlirim i njerëzve (si individë edhe grupe) nga kufizimet fizike dhe njerëzore që i ndalojnë të re-alizojnë atë që ata do të zgjidhnin të bënin në kushte lirie.

Luftës dhe kërcënimi i luftës është një nga ato kufizime, së bashku me varfërinë, edukimin e dobët, shtypjen politike e kështu me radhë. Siguria dhe emancipimi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Prandaj emancipimi, dhe jo fuqia apo rendi, është ai që prodhon sig-urinë e vërtetë. Kësisoj, teorikisht, emancipimi është siguri. (Booth 1991: 319). Po çfarë është Fuqia? Në numrat në vijim do të shohim një analizë të thelluar konceptuale në lidhje me këtë përbërës kryesor të Sigurisë.

Fuqia, përbërësi thelbësor i SigurisëGjithmonë, ka arsye të mira po aq

sa edhe kontradiktore të cilat mund të gjenden dhe të të shtyjnë që të preferosh një qasje ndër të tjerat, në lidhje me teoritë e ndryshme të Fuq-isë. Në këtë punim janë përzgjedhur disa prej qasjeve më të rëndësishme në lidhje me Fuqinë, duke synuar që vlera e tyre të shërbejë si ele-ment metodologjik për kuptimin e një teorie mbi Fuqinë, e cila të shfrytëzohet për të kuptuar më mirë procesin e fuqizimit të një pale më shumë se sa të tjerët. Që të kuptohet fuqizimi duhen parë teoritë e Fuqisë dhe natyrisht duhet kuptuar ajo. Përpjekja për të kuptuar konceptin e Fuqisë ka qenë dhe vazhdon të jetë një përpjekje gjithë-kohore dhe e papërfunduar.

Disa nga teoritë më të studiuara mund të thoshim se janë, teoritë shumë të njohura të Clegg, të Mann apo të Gaventas që shërbejnë për të treguar sferat e Fuqisë, çfarë është pafuqia, ndikimin e organizatave te sistemet sociale dhe shfrytëzimin e burimeve strategjike fuqizuese; teo-ria e strukturimit të Giddens e cila

Shpeshherë, studimi i Fuqisë në një shoqëri është i përcaktuar si politikë. Përdorimi i Fuqisë nuk ka nevojë për përdorim e forcës apo kërcënimit të forcës. Në ekstrem, ajo i ngjan më shumë asaj që anglishtfolësit e përdit-shëm e quajnë “influencë”, edhe pse disa autorë bëjnë një dallim mes Fuqisë dhe influencës – qël-limit nëpërmjet të cilit është e përdorur Fuqia. (p.sh. Handy, C. 1993 “Understanding Organisa-tions”)

Pjesa më e madhe debateve bashkëkohore mbi Fuqinë, sillen rreth çështjes së mundësimit të një natyre të Fuqisë. Një shpjegim gj i thëpërfshirës mbi Fuqinë mund të gjendet në punimin e Steven Lukes, “Power: A Radical View”, ku ai diskuton në lidhje me tre dimensionet e Fuqisë. Në këtë mënyrë, Fuqia mund të shihet si forma të ndryshme shtrëngimi mbi veprimet njerë-zore, por gjithashtu si ajo që i bën veprimet e mundshme, edhe pse për një qëllim të kufizuar. Një pjesë e mirë e këtij debati është e orientuar te punimet e filozofit francez Michel Foucault (1926–1984), i cili e sheh fuqinë si “një situatë komplekse strat-egjike në një kuadër shoqëror të një shoqërie të dhënë.” Duke qenë thellësisht struktural, kon-ceptet e tij përfshijnë detyrimin dhe bërjen ligj. Për një koncept të Fuqisë, puro të përshtatur dhe vullnetar, duhen parë punimet e Anthony Giddens.

Fuqia politike është një lloj Fuqie e mbajtur prej një grupi në një shoqëri, i cili lejon admin-istrimin e disa apo të gjitha bu-rimeve publike, përfshirë punën dhe të mirat e tjera të përftuara. Ka shumë mënyra për të siguruar zotërimin e kësaj Fuqie. Në nive-let shtetërore legjitimiteti poli-tik për Fuqinë politike mbahet nga përfaqësuesit e sovranitetit kombëtar. Fuqitë politike nuk janë të kufizuara veç për krerët e shteteve dhe sidoqoftë emri i atyre që i zotërojnë, zotërimi i fuqive të tilla varet nga dhe është i lidhur nga influenca që këto fuqi kanë në mënyrë të gjerë në shoqëri, qoftë në mënyrë formale qoftë në mënyrë jo-formale. Ka shumë raste që kjo Fuqi nuk përqendrohet vetëm brenda një shteti dhe në këtë mënyrë kemi të bëjmë me Fuqinë ndërkombëtare. Shkencëtarët politikë bien dakord në përcaktimin e Fuqisë si “aftë-sia për të influencuar sjelljen e të tjerëve” me ose pa rezistencë.

Në analizën e tij I. C. MacMillan e ndan konceptin e Fuqisë dhe të Influencës: “Fuqia është aftësia për të rindërtuar situatat aktuale” ndërsa influenca “është kapaciteti për të kontrolluar dhe ndryshuar perceptimin e të tjerëve.”

tjetër do të jetë pjesa që ka lid-hje me sistemin ndërkombëtar, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën, sigurinë dhe ndi-kimin e Fuqisë në përcaktimin e raporteve të tyre përmes aktorit kryesor, shtetit, por edhe aktorëve të tjerë.

Ky punim përmban një shikim të përmbledhur mbi konceptin e Fuqisë duke u përqendruar në disa nga analizat bashkëkohore mbi këtë koncept. Në qendër të punimit qëndron përpjekja që këto analiza të shërbejnë për të kuptuar më qartë se si funksionon Fuqia dhe fuqizimi në sistemin ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat mund të konsiderohen si marrëdhënie Fuqie dhe ku Siguria, çështja më e ndjeshme e këtyre marrëdhënieve , ka si element thelbësor pikërisht Fuqinë.

Fuqia, qasje drejt konceptitFuqia është matja e aftësisë

së një entiteti për të kontrolluar mjedisin e vet, përfshirë edhe sjelljen e entiteteve të tjera. Termi autoritet është përdorur shpesh për perceptimin e Fuqisë si legjit-imitet në strukturat shoqërore. Fuqia mund të shihet si e keqe apo e padrejtë, por ushtrimi i Fuqisë është pranuar si diçka tipike për shoqërinë dhe për qeniet njerëzore. Në ambientet e korporatave, Fuqia shpesh është parë si ngjitje ose si zbritje. Me Fuqi në zbritje, kuptohet që in-fluenca superiore e një kompanie nënshtrohet. Kur një kompani ushtron Fuqi në ngjitje, është nënshtrimi ai që influencon ven-dimmarrjen e drejtuesit.

alBert hitoaliaj

Fuqia, përbërësi thelbësor i Sigurisë“Emancipim do të thotë çlirim i njerëzve (si individë edhe grupe) nga kufizimet fizike dhe njerëzore që i ndalojnë të realizojnë atë që ata do të zgjidhnin të bënin në kushte lirie… Siguria dhe eman-cipimi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Prandaj emancipimi, dhe jo fuqia apo rendi, është ai që prodhon sigurinë e vërtetë. Kë-sisoj, teorikisht, emancipimi është siguri”. (Ken Both, 1991)

emancipimi dhe studimet KritiKe në fushën e sigurisë

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 201114 inTErvisTA

Kur ka filluar interesi për artet marciale dhe cila është data në të cilën mund të thuhet se ju e keni nisur rrugën e trajnimit në këtë disiplinë luftarake?

Kam rreth 10 vjet në FA, që nga viti 2001 kur jam aktivizuar si ushtar aktiv te komandot, por me sportin lidhjet i kam shumë më të hershme. Kam ndjekur gjithmonë sportin dhe kam qenë aktiv në stërvitje. Në fillim komandanti i batalionit Komando i asaj kohe, Fatmir Loka, duke qenë se e tërhoqi dëshira ime për stërvitjen dhe përgatitjen fizike, më dha një hapësirë më të madhe për tu marrë me to duke më mundësuar në këtë mënyrë që të merresha me ushtrimin e arteve marciale dhe me trajnimin e pjesëtarëve të tjerë.

Nga ana tjetër nuk e kam ndërprerë asnjëherë edhe aktivizimin tim në aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me artet marciale duke arritur të bëhem edhe gjashtë herë kampion kombëtar në luftimin e llojit Tae Kwon Do.

Sportin e kam filluar që në vitin 1989, kur isha rreth 6 vjeç. Në atë kohë sporti që ushtroja ishte akrobacia, sport i cili kërkon që fillimin e ta bësh që në moshë të vogël për shkak të elasticitetit dhe të mësimit të figurave akrobatike. Deri në vitin 1993, pas një periudhe rreth pesëvjeçare, do të filloja mësimin e artit marcial Tong Li Mun Do, i cili është një art marcial që vjen nga bash-kimi i arteve Tae Kwon Do dhe Ju Jit Su. Pas kësaj periudhe, në vitin 1996 kam filluar ushtrimin e Tae Kown Do deri në marrjen e Brezit të Zi. Stërvitjen në atë kohë e kryeja më mjeshtrin Bujar Caushi, i cili kishte kaluar vite trajnimi në Kore për këtë sport.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, të Brezit të Zi, a pati ndonjë ndryshim, pasi ky vlerësim tregon një përgatitje të lartë sportive? Më konkretisht cilat ishin aktivitetet në të cilat u angazhove?

Pasi mora Brezin e Zi në këtë di-siplinë jam shpallur dy herë kampion Shqipërie. Në vitin 1999, ndryshoj

disiplinën dhe filloj stërvitjen në disiplinën Karate Do. Do të doja të përmendja edhe ndihmën që kam pasur nga librat e komandantit të tan-ishëm të Forcave Speciale, nënkolonel Dritan Demiraj, për artet marciale, i cili ka gradën 5-Dan në Karate, 2-Dan në stilin Ju Jit Su, 1-Dan në Ju Do etj, duke zotëruar në këtë mënyrë pesë arte marciale dhe duke merituar titullin Mjeshtër dhe pozicionin e instruktorit. Në Karate, arrita që të kem Brezin e Zi pas testimit të cilin e bëra me presidentin e federatës, Parid Dule në vitin 2000. Në Kick Box kam arritur titullin ‘fighter’ dhe në këtë disiplinë kam arritur të marr edhe me titullin Kampion Mesdheu. Në vitin 2002, në teknikën Tae Kwon do VTF, arrij të marr titullin kampion kombëtar me ekipin e Dinamos.

po në lidhje me garat ndërkom-bëtare, ç’mund të na thuash më shumë?

Në vitin 2004, kam dalë kampion kombëtar për të rritur në Tae Kwon do VTF; në 2008, në turneun mesdhetar Open Montenegro duke prezantuar Shqipërinë mes 20 ekipesh pjesëmar-rëse nga i gjithë Mesdheu e më gjerë, arrita të fitoj vendin e parë duke mundur konkurrentin çek, në stilin “free fighting”. Ndeshja nuk ishte me sistem pikësh dhe e fitova me “knock-out”. Këtë disiplinë luftimi, pra “free-fighting” e perfeksionova më shumë gjatë stërvitjes që zhvillova për disa kohë, me kampionin e Aus-trisë, i cili mban edhe titullin “Njeriu më i fortë në Austri”, Dritan Bajramaj. Ky mban edhe titull kampion Europe dhe garon për Austrinë në aktivitete ndërkombëtare pasi është me shtetësi austriake. Në vitin 2009 u futa në garat ndërkombëtare dhe me ekipin tim, atë që instruktoj, fitova vendin e parë. Pas këtij aktiviteti kam kryer edhe aktivitete të tjera në Ballkan, ku në kampionatin ballkanik dola

Nënkampioni i botës që stërvit specialët shqiptarë

në vend të tretë pasi u munda nga përfaqësuesi i Rumanisë.

Cili është vlerësimi më i lartë që ke arritur të marrësh në këto gara?

Në vitin 2010 në Alexandropulos, u zhvillua kampionati botëror, nga federata World Kick Boxing Associat-ing, e cila është nga më të njohurat në botë. Ky ka qenë një aktivitet shumë i rëndësishëm në të cilin merrnin pjesë rreth 6000 atletë që garonin në disiplina të shumta. Në këtë aktivitet unë arrita në vend të dytë në rang botëror, dhe u munda në ndeshjen ndaj kampionit të trefishtë të botës, përfaqësuesit të Algjerisë, Abdul Adurrahman. Ai kishte dalë tre herë rresht kampion bote dhe ishte aktualisht kampioni në fuqi. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe unë kryesoja me pikë. Në një moment, algjeriani bën ‘faull’ dhe më godet në momentin që po konsultohesha me gjyqtarin. Për këtë veprim ai nuk u ndëshkua dhe unë refuzova të vazhdoj ndeshjen për shkak se gjykimi kishte qenë gjithë kohës i njëanshëm edhe pse kryesoja unë, derisa në momentin e fundit kur u pa dhe nga gjithë të pran-ishmit një goditje plotësisht e parregullt nuk u ndëshkua. Në këtë mënyrë, pas mos marrjes parasysh të ankesës time të drejtë unë refuzova vazhdimin e ndeshjes. Spektatorët ishin vlerësuesit e vërtetë sepse mbështetja e tyre më bëri që të ndihem vërtet si kampioni i botës teksa e lashë ndeshjen. Isha një fitues moral do të thoja, edhe pse nuk e mora medaljen. Në një kohë me këtë kampi-onat zhvillohej edhe International Self-edeffence Federation, e cila ishte feder-atë ushtarake dhe në këtë garë kryhej një konkurrencë mes përfaqësuesve të forcave speciale ushtarake dhe atyre policore nga vende të ndryshme të botës. Në këtë kampionat përdoreshin stilet ekstreme të arrestimit të perso-nave, të vetëmbrojtjes së momentit, mbrojtjes së personave të tretë, kapje të ndryshme në disiplinat tradicionale etj.

Unë mora pjesë, gjatë konkurrimit në stilin modern të vetëmbrojtjes. Në këtë garë, pra në këtë kampionat botëror që merrnin pjesë përfaqësues ushtarakë nga e gjithë bota, me një përfaqësim prej rreth 120 shtetesh, zura vendin e tretë në botë. Lloji i konkurrimit në këtë kampionat bazohet te teknikat e përdorura dhe jo te përballja ndërmjet ndeshjeve individuale. Pra, nuk ke përballë një kundërshtar që duhet ta mundësh, por në sajë të teknikave që do tregosh në situata të caktuara, arrin të marrësh vlerësimin për njohuritë që ke në zotërim.

Shpresoj që në muajt e ardhshëm të prezantoj shtetin tim në Mix Mar-cial Arts, që është një përzierje artesh marciale në të cilën luftimi kryhet pa rregulla.

a mund të na flasësh pak më shumë për trajnimin në këtë drejtim në FS?

Kam një vit në FS ku mbaj pozi-cionin e instruktorit. Gjej rastin të vlerësoj komandant Dritan Demiraj për mbështetjen që më ka dhënë në këtë drejtim. Duke qenë se ai ka kryer edhe vetë sporte të tilla, vlerësimi dhe kuptimi i rëndësisë së tyre, prej tij, ka qenë vërtet maksimal. Gjatë kësaj kohe kam stërvitur rreth 45% të efektivave të FS duku u mësuar mënyrat e ndryshme të vetëmbrojtjes e të arrestimeve etj. Duke shpresuar që kjo stërvitje të ketë më shumë zgjerim, po punoj që të pasurohet me më shumë elementë të cilët do të jenë në shërbim të stërvitjes sa më efektive të trupave. Kjo stërvitje dhe këto mënyra luftimi mund të shër-bejnë për mbijetesën në misione të ndryshme, që nga ato në zona luftim e deri te ato që janë të gërshetuara me veprime në zona urbane, në veprime të sinkronizuara me forcat e rendit ku përzihet edhe elementi kriminal etj. Në këtë drejtim, për sa i përket stërvitjes, kam dhënë shembullin tim

Arjan Rizaj është një 29 vjeçar i cili prej më se një viti mban detyrën e instruktorit të stër-vitjes në Batalionin e FS. Ai ka një eksperiencë shumë të gjatë në ushtrimin e arteve marciale dhe mban disa tituj, ku më i larti është ai i nënkampionit të botës në një prej disiplinave që ushtron. Në intervistën e mëposhtme flitet për arritjet që ai ka kryer dhe për rëndësinë e këtij sporti edhe brenda struk-turave të FA.

personal, për të treguar në mënyrë konkrete se sa vlejnë artet marciale në profesionin tonë.

Mund të them se ka shumë djem të përgatitur në FS dhe unë u kam bërë stërvitje në disa disiplina të ndry-shme të gërshetuara si KickBox, Judo e dikurshme, “free fighting”, kapjet për thikën, për marrjen e armëve etj. Me pak fjalë kam gërshetuar stërvitjen fizike me atë teknike duke i dhënë edhe elementë të cilët janë të domosdoshëm për luftimin trup me trup dhe për arrestimet. Kam arritur që të studioj, të praktikoj edhe Kraf Maga, e cila është disiplina izraelite luftarake e mbrojtjes, e cila ka shumë mënyra të përdorimit të armës si mjet në luftimin trup me trup. Kam një përvojë prej 22 vitesh në drejtimi të këtyre sporteve dhe do të doja që këtë eksperiencë ta shpërndaja edhe në nivele të tjera të FA. Vendi i këtyre arteve marciale në shtete të ndryshme të botës, brenda strukturave të tyre ushtarake është shumë i respektuar dhe shumë i dallueshëm për cilësi edhe nga ambienti civil. Mjafton të përmend Rendi Kutu, i cili është kapiten në rezervë, një ushtarak që ka garuar në disiplina të ndryshme të arteve mar-ciale. Por ka edhe shembuj të tjerë që tregojnë se ushtarakët kanë dhënë rezultatet të larta në këto sporte.

Cili është synimi jot i ardhshëm?Në aktivitetin e ardhshëm të Fed-

eratës Word Kick Boxing and Karate Association, me qendër në Britani, do të përfaqësoj Shqipërinë dhe aktual-isht jam duke u përgatitur për këtë garë në rang europian. Shpresoj që të arrij vendin e parë, pasi ky është synimi im. Sukseset e mia shpresoj të jenë një shtysë për të gjithë ata që praktikojnë këtë sport. Në këtë mënyrë besoj se këto arritje mund të ndërtojnë edhe besimin se ne mund të përfaqësojmë FA shqiptare në aktivitetet sportive në arenën ndërkombëtare, me dinjitet dhe me një profesionalizëm të lartë. Këtë profesionalizëm të cilin e kam marrë falë trajnimeve të ndryshme me emra të njohur si: Azem Maksutaj, shqiptar nga Kosova që përfaqëson Zvicrën dhe që ka dalë 14 herë kampion bote; Xhavit Bajramaj, gjashtë herë kam-pion bote në Federatën International Sport Kick-box Asociation; Besim Ka-bashi, kampioni absolut i peshave të rënda në World Kick-Boxing Karate Association; Agim Abdullahu, Dritan Barjamaj, Pieter Aerts e shumë emra të tjerë me tituj ndërkombëtarë- do të dëshiroja ta shpërndaja edhe te të tjerët.

Do të doja që të gjitha arritjet e mia në ring të jenë një lloj vlerësimi e falënderimi për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur në rrugën time e që kanë pasur besim te unë

intervistoi: albert hitoaliaj

flet, rreshter arjan rizaj, një nënKampion Bote i arteve marciale dhe aKtualisht instruKtor i fs për përgatitjen fiziKe

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 2011 15vLErësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

Kolonel sinan MUsa BUngURiLindur më 1 Dhjetor 1956 në Fshatin Grevë, rrethi Dibër. Pas arsimit të mesëm në vitin 1976 ka vazhduar studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve, dega xhenio. Në vitet 1989-1991 vazhdoi studimet në Akademinë e Mbrojtjes.Pas diplomimit në vitin 1979 ka filluar karrierën si oficer duke kryer detyrat; komandant toge e më pas komandant kompanie në batalionin e xhenios në Tiranë, instruktor në degën operative, komandant batalioni xhenier në Bur-rel, shef i degës operative në Brigadën e Xhenios në Tiranë, shef shtabi në Divizionin e Xhenios në Tiranë, ko-mandant i Brigadës së Xhenios në Ti-ranë, shef xhenio Divizioni në Tiranë, pedagog për Xhenion në Akademinë e Mbrojtjes, komandant i Brigadës së Xhenios, komandant i Regjimentit të Infrastrukturës, drejtor i Drejtorisë Logjistike në SHP FA, komandant i batalioni xhenier Tiranë, Shef i QSM në KDS. Për punë të mire është vlerë-suar me medalje nga presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i Forcave Tokësore. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar me dy fëmijë. Kolonel sKënDeR aQiF KaDiU

Lindur më 28 Gusht 1956 në Skrapar. Pas arsimit të mesëm në vitin 1976 filloi studi-met në shkollën bashkuar të oficerëve dhe është diplomuar në vitin 1980. Në vitet 1987-1989 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Në vitet 1999-2000 ka kryer Kursin Superior të Shtabit të Përgjithshëm në Itali.

Pas diplomimit ka punuar në detyra të ndryshme: komandant baterie në Diviz-ionin e Këmbësorisë Berat, komandant i batalionit të artilerisë në Berat, instruktor për qitjen dhe përgatitje zjarri në SHP, pedagog në Akademinë e Mbrojtjes, shef zyre i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, zv/drejtor i drejtorisë së personelit në SHP, drejtor i drejtorisë së personelit në SHP, shef i departamentit të operacioneve në KDS, komandant brigade në Tiranë, shef i departamentit të operacioneve në KDS, shef i departamentit të operacio-neve KTHOSH në KDS. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcave. Ko-munikon në gjuhët anglisht, rusisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka një vajzë.

Kolonele sUsana halit JahollaRi

Lindur më 4 gusht 1957 në Elbasan. Pas përfundimit të shkollës së mesme në El-basan në vitin 1976 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Më pas ka kryer kursin themelor i oficerit të shtabit në Akademinë e Mbrojtjes, kursin e funksioneve në Shtab, kursin i oficerit të Shtabit të përgjithshëm, Akademia e

Mbrojtjes, Tiranë, programi i avancuar mbi studimet e sigurisë, niveli ekzeku-tiv, George Mareshall, Garmish Gjer-mani, kurs i avancuar për personelin në Institutin e Mbrojtjes Holandë etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandante kompanie në Tiranë, instruktore sektori i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, specialiste, shefe e rekrutimit në Degën e Mobi-lizimit të Tiranës, shefe dege Personel-Organizimi në Brigadën e Zbulimit në Tiranë, shefe Degës së Personelit në KDS, shefe degës së planifikimit në KFT, Durrës, shefe sektori rekrutimi në Drejtorinë e Personelit, përgjegjëse e sektorit të rekrutimit në Qendrën e

Personel Rekrutimit, Tiranë, drej-tore e Drejtorisë së Inspektimit, MM, komandante e Akademisë së Nënoficerëve, Tiranë.Për punë të mire është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcave. Ko-munikon në gjuhën angleze. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Kolonel thiMi Miti hUDhRa

Lindur më 19 janar 1955 në Vlorë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1975 filloi studimet e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1987-1989 kreu Akademinë Ushtarake në Tiranë. Gjatë karrierës ka ndjekur disa kurse kualifikimi Kurs për C-2, Florida, për oficer i shtabeve Ndërkombëtare, Hagë, Holandë, për Menaxhimin, SHBA, për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes Tiranë etj.Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1978 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant ba-terie në Shijak, shef Shtabi Grupi AT, komandant Grupi AT, shef Artilerie AT Brigade në Manzë, shef Artilerie AT Divizioni Shijak, shef i Degës së

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Arma-tosura. Kaluan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat, qytet, mal, fushë kodër,

lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqe-dashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

Shkencës në Divizion në Shijak, specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me jashtë në MM, specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes në SHP, shef i Sektorit të Integrimit në MM, drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes në SHP, këshilltar Ushtarak i Kryeministrit të RSH, shef Departamenti i Operacioneve në AM në KDS, drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes në SHP, shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes në KDS. Për kontributin e dhënë në FA është vlerësuar me Medaljen “Për Shërbime të Shquara” dhënë nga presidenti i Republikës, medalje e “Shërbimit” dhënë nga ministri i Mbrojtjes si dhe medaljen e “Karrierës” dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA. Zotëron gjuhët e huaja anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Kolonel vait BaJRaM goliKJa

Lindur më 27 Mars 1957 në Manastirec, Li-brazhd. Pas përfundimit të shkollës së mesme Pedagogjike në vitin 1975 filloi studimet e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Më pas ka kryer Akademinë Ushtarake në Tiranë, Kolegjin e Luftës në Akademinë e FA në Turqi. Pas përfundimit të arsimit të lartë ka kryer de-tyra të ndryshme: komandant Baterie AKA në Burrel, komandant Gr.AKA, Bulqizë, Instruk-tor për MKA dhe më pas shef i degës MKA në DK, Bulqizë, shef i MKA në BrK, Librazhd, pedagog për MKA në AM, Tiranë, inspektor në kabinetin e Ministrit, MM, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, shef i Zyrës së Komandantit të FT, shef i Degës Operacioneve, Tiranë, shef i Shtabit të KDS, Tiranë, komandant i Qendrës Operacionale të Mbrojtjes, shef i degës së op-eracioneve në Br.MR. Për rezultate të larta në punë dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave është vlerësuar me Medalje e Shërbimit Ushtarak, dhënë nga Kuvendi, Urdhër i Argjendë Naim Frashëri, dhënë nga president i Republikës, Med-alje për Shërbime të Shquara dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Medalje e Karrierës dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm si dhe Medalja e Karrierës dhe e shërbimit dhënë nga komandanti i Forcës. Njeh gjuhët e huaja rusisht, anglisht dhe turqisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kolonel RUZhDi petRit RUsteMiLindur më 12 dhjetor 1956 në Fier. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vi-tin 1976 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, specialiteti ndërlidhje. Në vitet 1999-2001 kreu Akademinë e Mbrojtjes. Gjatë karrierës ka ndjekur disa kurse, Kursi themelor i oficerit të shtabit, në Holandë, kursi i me-naxhimit të burimeve të mbrojtjes etj.Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1979 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: Komandant toge në Batalion Xhenier në Tiranë, komandant kompanie ndërlidhje në Tiranë, komandant Batalioni Ndërlidhje në Pukë, shef ndërlidhje divizioni, Tiranë, shef i Degës së Ko-

munikimit, në Divizion, Tiranë, drejtor i planifikimit të mbrojtjes, Tiranë, përgjegjës sektori në Drej-torinë e Ndërlidhjes SHPFA, drej-tor i drejtorisë së menaxhimit të burimeve të mbrojtjes, drej-tor i Drejtorisë së Programit të Mbrojtjes në SHPFA. Për kontributin e dhënë në FA është vlerësuar me Medaljen “Për Shërbime të Shquara” dhënë nga ministri i Mbrojtjes si dhe medaljen e “Karrierës” dhënë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA.

Komunikon në gjuhën angleze dhe italisht. Është i mar-tuar dhe ka dy fëmijë.

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 29 …...ushtria E prEmtE, 29 korrik 2011 1 Mirënjohje për ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 27 (8080) Botim

ushtriaE prEmtE, 29 korrik 201116 AkTiviTETi

kalaja e Vil-BashtoVës

koncerti “shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”