ushtria 1 E prEmtE, 28 tEtor 2011 ushtRiA...ushtria E prEmtE, 28 tEtor 2011 1 reportazh/ Brigada e...

16
REPORTAZH/ BRIGADA E MBËSH TETJES RAJONALE Pensionet e ushtarakëve, ja 357 përfituesit e rinj Presidenti Obama mbështet aksionet e KFOR në veri të Kosovës Agim Çeku në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë E premte, 28 tetor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 40 (8093) USHTRIA LISTA REAGIMI VIZITA/ MINISTRI I FSK-së faqen 12 faqen 6 Një betejë e fituar me zjarret dhe përmbytjet www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] DIE ndërron kreun, ikën kolonel Regali, vjen kapiteni i Rangut të I, Pellegrini Panairi ALMEX 2011, fushëpamje e teknologjisë dhe industrisë ushtarake Imami:Brenda2018modernizimiplotë i FA me mjete dhe pajisje ushtarake faqen 2 Mbi 53 operacione për shuarjen e zjarreve, mbi 120 kilometra rrugë të kategorisë së parë, rreth 10 ura Beli, një operacion i organizuar në përsosmëri për përballimin e përmbytjeve në Shkodër si dhe rreth 50 operacione në ndihmë të Forcave të Armatosura është bilanci i veprimtarisë së Brigadës së Mbështetjes Rajonale për vitin 2011. Gjeneralbrigade Abaz Lleshi thotë se: Për vitin 2011 kemi arritur standarde shumë të larta dhe Brigada ka treguar një fleksibilitet dhe një aftësi shumë të madhe në përballimin e fatkeqësive natyrore. Brigada është specializuar dhe është e aftë të mposhtë fatkeqësi të përmasave të mëdha, si janë përmbytjet, zjarret masive në çfarëdo lloj terreni si dhe të ndërtojë ura dhe rrugë në ndihmë të komunitetit. Ballafaqimi me punën e bërë... Ceremonia u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes NATO zhvillon stërvitjen CMX ‘11 CMX (CRISIS MANAGEMENT EXERCISE) 2011 ORGANIZOHET KONFERENCA E VENDEVE TË A5 A5, Karta e Adriatikut, ndryshime epokale në Ballkan faqen 5 Gjunkshi, viziton ekuipazhin e anijes operacionale turke “TCG “Barbarosa” VIZITA Nga data 19 tetor deri në datë 26 tetor 2011, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja e NATO-s, për menaxhimin e krizave, e quajtur “CMX ’11 (Crisis Management Exercise)”. Kjo stërvitje, me pjesëmarrjen institucionale nga Presidenca, Këshilli i Ministrave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Siguruar, Min- istria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, kontribuoi mes të tjerash për të rritur më tej aftësitë e institucioneve shqiptare përgjegjëse, në funksion të praktikave dhe procedurave të punës të Aleancës së Atlantikut të Veriut ... faqen 4 faqen 4 faqen 3 Në përfundim të mandatit të tij tre vjeçar në vendin tonë, shefi i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), kolonel Diego Regali, është nderuar nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami me medaljen “Për shërbime të shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në mbështetje të modernizimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” PROMOVIMI Ky panair synon të prezantojë Forcat e Armatosura Shqiptare, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend, nën dritën e këtyre proceseve modernizuese faqet 8-9 Kur ëndrra bëhet realitet Promovohet në Prishtinë libri i gjeneral Rrahman Parllakut “Kosova e Lirë, ëndrra e jetës sime” faqen 12 faqen 6 Së afërmi harta të reja për portin e Durrësit HIDROGRAFIA faqen 10

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 28 tEtor 2011 ushtRiA...ushtria E prEmtE, 28 tEtor 2011 1 reportazh/ Brigada e...

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 1

reportazh/ Brigada e MBësh tetjes rajonale

Pensionet e ushtarakëve, ja 357 përfituesit e rinj

Presidenti Obama mbështet aksionet e KFOR në veri të Kosovës

Agim Çeku në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë

E premte, 28 tetor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 40 (8093)

ushtRiA

lista

Brigada detare durrës

reagimi

vizita/ ministri i FsK-së

faqen 12

faqen 6

Një betejë e fituar me zjarret dhe përmbytjet

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

DiE ndërron kreun, ikën kolonel Regali, vjen kapiteni

i Rangut të i, Pellegrini

Panairi ALMEX 2011, fushëpamje e teknologjisë dhe industrisë ushtarake

Imami: Brenda 2018 modernizim i plotë i FA me mjete dhe pajisje ushtarake

faqen 2

Mbi 53 operacione për shuarjen e zjarreve, mbi 120 kilometra rrugë të kategorisë së parë, rreth 10 ura Beli, një operacion i organizuar në përsosmëri për përballimin e përmbytjeve në Shkodër si dhe rreth 50 operacione në ndihmë të Forcave të Armatosura është bilanci i veprimtarisë së Brigadës së Mbështetjes Rajonale për vitin 2011. Gjeneralbrigade Abaz Lleshi thotë se: Për vitin 2011 kemi arritur standarde shumë të larta dhe Brigada ka treguar një fleksibilitet dhe një aftësi shumë të madhe në përballimin e fatkeqësive natyrore. Brigada është specializuar dhe është e aftë të mposhtë fatkeqësi të përmasave të mëdha, si janë përmbytjet, zjarret masive në çfarëdo lloj terreni si dhe të ndërtojë ura dhe rrugë në ndihmë të komunitetit. Ballafaqimi me punën e bërë...

Ceremonia u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

NATO zhvillon stërvitjen CMX ‘11

CMX (Crisis ManageMent eXerCise) 2011

OrganizOhet KOnFerenca e vendeve të a5

A5, Karta e Adriatikut, ndryshime epokale në Ballkan

faqen 5

Gjunkshi, viziton ekuipazhin e anijes operacionale turke “TCG “Barbarosa”

vizita

Nga data 19 tetor deri në datë 26 tetor 2011, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja e NATO-s, për menaxhimin e krizave, e quajtur “CMX ’11 (Crisis Management Exercise)”. Kjo stërvitje, me pjesëmarrjen institucionale nga Presidenca, Këshilli i Ministrave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Siguruar, Min-istria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, kontribuoi mes të tjerash për të rritur më tej aftësitë e institucioneve shqiptare përgjegjëse, në funksion të praktikave dhe procedurave të punës të Aleancës së Atlantikut të Veriut ...

faqen 4

faqen 4faqen 3

Në përfundim të mandatit të tij tre vjeçar në vendin tonë, shefi i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), kolonel Diego Regali, është nderuar nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë,

z. Arben Imami me medaljen “Për shërbime të shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në mbështetje të modernizimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

proMoviMi

Ky panair synon të prezantojë Forcat e Armatosura Shqiptare, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend, nën dritën e këtyre proceseve modernizuese

faqet 8-9

Kur ëndrra bëhet realitet Promovohet në Prishtinë libri i gjeneral Rrahman

Parllakut “Kosova e Lirë, ëndrra e jetës sime”

faqen 12

faqen 6

së afërmi harta të reja për portin e Durrësit

hidrOgraFia

faqen 10

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 20112 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në përfundim të mandatit të tij tre vjeçar në vendin tonë, shefi i Delegacion-it Italian të Ekspertëve

(DIE), kolonel Diego Regali, është nderuar të premten e kaluar nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami me medaljen “Për shërbime të shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në mbështetje të modernizimit të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë”. Medalja e akor-duar iu dorëzua nga zv/ministrja e Mbrojtjes, znj. Zana Xhuka, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, ambasadori Italian, Sabba D’Elia, zv/shefi i Departamentit të Opera-cioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, k/admiral Paolo Sandalli, komandantë Forcash, drejtorë Drejtorish në MM dhe SHP. Fjalën e hapjes e mba-jti shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, i cili duke shprehur konsideratat më të larta për kolonel Regalin, falënderoi qeverinë Italiane, Min-istrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA Italiane, për të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë FA Shqiptare në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO. “Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj të përsëris vlerësimet e mija për punën që ka bërë dhe vazhdon të bëjë Delegacioni Italian i Ekspertëve në Shqipëri në kuadër të ndihmës e bashkëpunimit me Forcat tona të Armatosura. Ky është një kontribut i çmuar që vazhdon të forcojë mar-

DIE ndërron kreun, ikën kolonel Regali, vjen kapiteni i Rangut të I, Pellegrini

Zhvillohet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ceremonia e ndërrimit të shefit të Delegacionit Italian të Ekspertëve

rëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë miq. Në arritjet e Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre viteve të fundit, një kontribut të veçantë ka dhënë kolonel Regali si dhe stafi i tij. Me përfundimin e misionit të tij në Shqipëri, i uroj Diegos një kthim të lumtur në familje dhe në atdheun e tij të dashur, suk-sese të mëtejshme në karrierë dhe në jetë, dhe e falënderoj edhe një herë, për angazhimin e treguar gjatë tre viteve intensive të detyrës së tij në Shqipëri”. Ndërkohë zv/ ministrja, znj Xhuka përshëndeti në emër të

ministrit të Mbrojtjes, z. Imami duke u shprehur se: Kjo ceremoni përfaqë-son një moment të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në Sektorin e Mbrojtjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Forcat e Armatosura Shqiptare janë sot pjesë e NATO-s dhe janë të kuadruara plotësisht në kuadrin e misioneve operacionale Ndërkombëtare, veçanërisht falë kontributit të dhënë nga Italia dhe nga DIE, nëpërmjet Shefit të Delega-cionit Italian të Ekspertëve që i ndoqi me kujdes të gjithë problematikat që lidhen me zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke nxitur

edhe më shumë e duke i dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm atd-heut tonë të dashur”, nënvizoi znj. Xhuka. Nga ana tjetër Ambasadori i Italisë Sabba D’Elia gjatë fjalës së tij theksoi se: “Vendosmëria e jashtëza-konshme e treguar nga kolonel Regali së bashku me një profesionalizëm të pazakontë për të përmbushur objek-tivat e përcaktuara dhe entuziazmi i treguar për të drejtuar Delegacionin, i kanë mundësuar dy vendeve tona që t’i përforcojnë edhe më tepër, sa herë që ka qenë nevoja, raportet e shkëlqyera ekzistuese”, theksoi ai. “Nuk e fsheh që po e lë “vendin e

shqiponjave” me njëfarë trishtimi në zemër sepse di që po lë miq e të njohur që më kanë mbështetur vazh-dimisht në punën time. E gjithë jeta ime është fokusuar në përmbushjen e objektivave të përcaktuara gjith-monë në përputhje me institucionet e tjera dhe organizmat kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë këtu në Shqipëri. i uroj vendit të shqiponjave dhe Forcave të Armatosura shqiptare të fluturojnë gjithnjë e më lart dhe të përmbushin objektivat e kërkuara ndërkombëtare”, kështu u shpreh kolonel Regali në përfundim të de-tyrës së tij në vendin tonë. Në fjalën e tij, komandanti i sapo emëruar i Delegacionit Italian të Ekspertëve, kapiteni i Rang. I, Massimo Pel-legrini duke falënderuar të dy vendet mike për vlerësimin që i bën në krye të Delegacionit Italian të Ekspertëve u shpreh: “I siguroj kolegut tim, kolonel Regalit dhe të gjithëve ju an-gazhimin tim maksimal për të vazh-duar më mirë punën e kryer deri tani nga Delegacioni, i sigurt se mund të mbështetem në profesionalizmin e personelit tim dhe në bashkëpunimin e të gjithëve”. Delegacioni Italian i Ekspertëve prej më shumë se një dekade, ka pasur një bashkëpunim me Forcat e Armatosura Shqiptare, e cila është shtrirë në të gjithë sektorët e Mbrojtjes, nga formimi i personalit, në kompletimin dhe pajisjen e njësive, nga ristrukturimi dhe realizimi i infrastrukturës deri në dhënien e mjeteve dhe materialeve në kuadër të Forcave Tokësore, Detare si dhe Forcave Ajrore dhe të Policisë Ushtarake. M. Hysa

Zv/ ministrja, znj Xhuka përshëndeti në emër të ministrit të Mbrojtjes, z. Imami duke u shprehur se: Kjo ceremoni përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në Sektorin e Mbrojtjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 3aLMeX 2011

Imami vlerësohet me Certifikatën e Mirënjohjes

Në ceremoninë e hapjes së Panairi për Mbrojtje dhe Siguri, “ALMEX 2011” ministri i Mbrojtjes u vlerësua nga Presidenti i KLIK EKSPO GROUP z.Luan Muhametaj

me “Certifikatën e Mirënjohjes” me motivacionin “Për mbështetjen e çmuar të “ALMEX” si kontribut i zhvillimit e modernizimit të institucioneve të mbrojtjes dhe Sigurisë. Ky vlerësim për kreun e Ministrisë së Mbrojtjes u dha para mbajtjes së fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së “ALMEX 2011”.

Imami: Brenda 2018 modernizim i plotë i FA me mjete dhe pajisje ushtarakePanairi ALMEX 2011, fushëpamje e teknologjisë dhe industrisë ushtarake

Hapi të enjten dyert Panairi për Mbrojtje dhe Siguri, “ALMEX 2011”. Për te dytin vit radhazi, KLIK EKSPO GROUP sjell ne Shqipëri prodhuesit

dhe tregtaret me te njohur ne bote qe operojnë ne industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. Nga data 27 deri me date 29, ne pavijonet e kompanive, institucioneve dhe shteteve te ndryshme, do te mund te shihen armatimet, mjetet logjistike, ato lëvizëse dhe pajisjet me moderne ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes civile e ushtarake. Në ceremoninë e Hapjes se “ALMEX 2011” ishte ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, ministri i TIK, Pollo, zv/ministri i Brendshëm Ferdinant Poni, ambasadorë etj.imami

Në fjalën e tij në hapje të panairit ministri Mbrojtjes së Shqipërisë Arban Imami tha: - “Eshtë kënaqësi për mua që në emër të minis-trisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të përshëndes në Ceremoninë e çeljes së panairit të Dytë Ndërkombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë”. Shkalla e lartë e pjesëmarrjes dhe interesi në rritje i delegacioneve zyrtare për këtë event, janë tregues të cilët konfirmojnë faktin që Domeni i Sigurisë së Mbrojtjes është gjithëpërfshirës dhe në dinamikë të vazhdueshme. Pavarësisht se FA kanë rol thelbësor në mjedisin e sotëm të sigurisë, aktorë dhe faktorë të tjerë të shumtë janë bërë aktualisht të pranishëm në këtë situatë gjithmonë në ndryshim. Prioritete e reformave të në Forcat e Armatosura, refleksion i ambientit global por dhe kombëtar janë në dinamikë të vazhdueshme. Ndryshojnë realitetet, ndryshojnë konceptet, ndry-shojnë teknologjitë. Në funksion të modernizimit, Forcat e Armatosura kanë pasur mbështetjen e fuqishme të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha. Duke synuar rritjen e operacionalitetit të Forcave të Armatosura në planin afatshkurtër dhe afatgjatë (brenda vitit 2018) një prej prioriteteve të zhvil-limit të Forcave tona të Armatosura është rritja e aftësive operacionale edhe përmes modernizimit të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake”. Në vijim të fjalës së tij ministri i Mbrojtjes tha se: - “Tashmë Forcat tokësore, Detare dhe Ajrore janë në një stad të ri modernizimi. Më lejoni të përmend faktin që modernizimi i Forcave Tokësore në përmbushje të misioneve paqeruajtëse apo luf-tarake, kanë pasur në fokus pajisjet individuale të ushtarit, në mjetet e komunikimit taktik apo të komandimi-kontrollit, por edhe armatimin etj., në modernizimin e Forcave Ajrore me helikopter shumë-rolesh dhe në modernizimin e Forcës De-tare me pajisje me anije nga më modernet. Më lejoni t’ju kujtoj po ashtu që ky panair zhvillohet në kohën kur përherë e më shumë në NATO flitet për “Smart Defense”. Është një koncept që në mënyrë mjaft të qartë kërkon një koordinim jo vetëm në nivel partnerësh, por edhe brenda vetë ambientit tonë të gjejmë zgjidhe inteligjente për të realizuar prioritetet me sa më pak kosto. Unë besoj që ky eveniment është një mënyrë për të shprehur pikërisht këtë angazhim dhe për këtë do të falënderoja të gjithë ata që punuan për realiz-imin e kësaj iniciative e veçanërisht organizatorin Klik Ekspo Group”. “Gjej rastin të falënderoj në mënyrë të posaçme të gjitha ato kompani dhe biznese të rëndësishme ndërkombëtare që bënë të mundur realizimin e këtij panairi. Shqipëria, siç e theksova edhe më lart, ka nisur këtë proces modernizimi të pajisjeve ushtarake, jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në fusha të tjera të sigurisë. Ajo do të rrisë kapacitetet e saj si

për të përmbushur nevojat e shtetit shqiptar për mbrojtje, por edhe për t’u përfshirë në misione në bashkëpunim me aleatët. Do të mund po-honim që ky është një dialog i krijuar tashmë rishtas midis shtetit shqiptar dhe sipërmarrësve në fushën ushtarake, por ky është një biznes që ka të ardhshme edhe në këtë vend. Parë në këtë kontekst, ky panair synon të prezantojë Forcat e Armatosura Shqiptare, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend, nën dritën e këtyre proceseve modernizuese, të avancimit të teknologjisë, dhe të pritshmërive përsa i takon Forcave tona në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë sa territorial aq dhe kolektive. NATO kërkon ve-prim unik e të koordinuar, në shërbim të sigurisë globale, mision të cilin Forcat tona të Armatosura shumë seriozisht synojnë ta përmbushin tërësisht. Organizimi i këtij panairi, përveçse një tregues i arritjeve e synimeve të të gjitha këtyre institucio-neve, është një tregues i interesit të përbashkët që të gjitha industritë e Mbrojtjes kanë në shërbim të forcimit të Sigurisë. Falënderoj organizatorët dhe mbështetësit e këtij aktiviteti, duke u uruar të gjithë të pranishmëve suksese dhe vazhdimësi të kësaj nisme” – përfundoi fjalën e tij ministri Imami.Panairi

Në sfondin e Muzeut Historik Kombëtar, ALMEX është Ekspo më e plotë e risive teknologjike, produkteve, sistemeve dhe zgjid-hjeve “futuristike” më efikase në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, po aq sa është samiti më energjik për sipërmarrësit më aktivë të sektorit, për blerësit kyç dhe head hunters me synim tregje që premtojnë zhvillim si Ballkani Perëndimor dhe Europa Juglindore. Industria e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndryshon dhe formësohet për t’iu përshtatur kërkesave të profesionistëve të sektorit anekënd; ndaj dhe ALMEX do të jetë shtegu nëpër të cilin ekspozuesit do të njihen me nevojat e autoriteteve për Mbrojtjen dhe Sigurinë si në Shqipërinë anëtare të NATO-s ashtu dhe më

thellë në Ballkan, për të qenë kështu furnizuesit në “frontin” e parë. Me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe bashkëpunimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ALMEX kthehet në një gjenerator partnershipesh si për pjesëmarrësit ashtu dhe për vizitorët e motivuar.trendet & tematikat: Nëse synon tregun shqiptar

Fermentimi mes kërkesës lokale dhe ofertës ndërkombëtare në teknologji e sisteme inovative të mbrojtjes dhe sigurisë, i garanton ALMEX 2011, statusin e një pikëtakimi të veçantë nga ku shpalos-et progresioni i një tregu rajonal në zhvillim, që mbetet një ruletë mundësish për investitorët e huaj. Një industri e hershme ushtarake shtetërore, armatim&municione, uniforma&pajime, lëndë plasëse etj. është në pritje të restaurohet dhe të rimëkëmbet me risi teknologjike, qoftë edhe përmes dhënieve me koncesion të segmenteve të veçanta, për të qenë efikase dhe t’i shërbejë jo vetëm tregut të brendshëm të një shteti anëtar të NATO-s, por edhe të ndërveprojë e eksportojë në një të ardhme të afërt. Industria e demontimit dhe demilitarizimit ka formuar tashmë fizionominë e saj, duke mbetur e gatshme për të mirëpritur investime dhe konsulencë të vlefshme nga përvoja ndërkombëtare. Kjo trajektore e gjatë rimëkëmb-jeje dhe projektet e reja të zëvendësimit të stokut me prodhime të reja, pritet të prekë tangent dhe industri të tjera si ajo metalurgjike, përpunimin e mallrave ushtarakë për përdorim industrial, transporti i sigurisë së lartë, etj. Për ekspozuesit e një edicioni më parë, rikthimi në ALMEX 2011, do të thotë të përforcojnë njohjen me tregun e hapur rishtas përpara tyre, dhe të orientohen të sigurt në të. Nëse synon tregun eBallkanit Perëndimor

Shqipëria shpesh përkufizohet si “porta natyrale drejt Ballkanit”, dhe me të njëjtin pozi-cion udhëheqës do të shfaqet nëpërmjet edicionit te

dytë të ALMEX, një ngjarje e cila do të përfshijë të gjithë Ballkanin dhe Evropën Juglindore, për t’u bërë së shpejti pikë referimi në këtë kënd të Evropës. ALMEX 2011, do të tatojë trendet dhe të rejat në industrinë e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropës Juglindore, duke vlerësuar se disa nga këto vende janë në prag të anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE, dhe buxhetet e pasura në zërat e reformave të Mbrojtjes dhe Sigurisë, do të tërheqin vëmendjen e investitorëve nga bota mbarë. Pjesëmarrësit në ALMEX do ta gjejnë veten të pozicionuar qartazi në rrethin e aktorëve dhe operatorëve të një tregu të zgjeruar të përbërë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina.

ALMEX 2011: Aksion dhe “Ndërlidhje”Ekspozuesit përmes agjendave të pasura do

të kenë mundësinë të ndërveprojnë me vizitorë të specializuar dhe vendimmarrës të sektorit: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: nivel i lartë përfaqësues nga Drejtoria e Modernizimit (për informacione të detajuara mbi tenderët dhe ofertat që do të lançohen në të paktën 5 vitet e ardhshme, në kuadrin e standardizimit sipas NATO-s); Ministritë e Mbrojtjes që përfaqësojnë tregun rajonal: Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, etj. Përfaqësues të lartë të Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rajonit; Ministria e Brendshme e Shqipërisë: vendimmarrës të nivelit të lartë nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit etj. Delegacionet e vendim-marrësve nga vendet rajonale, të tilla si Kosova (një treg për të cilin shquhet po ashtu një interes i veçantë), Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroaci, Bosnje&Hercegovinë, etj; Agjencitë Private të Sigurimit: interesuar për blerjen e mallrave ushtarake dhe sistemeve të sigurisë dhe ruajtjes; sipërmarrës ndërkombëtarë që veprojnë në sek-torin e sigurisë dhe mbrojtjes të gatshëm për të hyrë në ndërveprim me ekspozuesit; institucionet Akademike Ushtarake (shqiptare dhe ndërkom-bëtare), Institucionet Ushtarake Mjekësore.

Demostrime livePerformancë e prekshme nga afër, ka qenë

dhe karakteristika tjetër e ALMEX: poligonet dhe qytetet taktike ushtarake do të jenë sfondi natyral për demonstrime të armatimeve, automjeteve, e pajimeve ushtarake të ekspozuara në ALMEX. Shoë instruktivë me qitje, automjete ushtarake, shërbime ndërlidhjeje e simulime luftarake, së bashku me të tjera kureshti si Ekspozita e Uni-formave dhe Armatimeve Trofe, do të mirëpresin jo vetëm vizitorin profesional por edhe publikun e përgjithshëm civil, edhe këtë edicion të dytë. Në edicionin e parë të ALMEX, vizitorë të spe-cializuar dhe delegacione zyrtare ndërkombëtare ndoqën drejtpërdrejtë demonstrimet dinamike të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe të vetë kompanive pjesëmarrëse në testime live të produkteve të tyre si uniforma, teknologji dhe sisteme komunikimi, armatime dhe automjete të blinduara, etj: Forcat Detare në Operacione Shpëtimi dhe Luftën kundër Terrorizmit; Forcat RENEA (Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur) simuluan suksesshëm një Operacion të Luftës kundër Krimit dhe Terrorizmit, dhe në Batalionin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr, një live-show me automjetet e blinduara, sistemet e ndërlidhjes, uniforma e armatime.

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 20114 aLeanca

Gjunkshi, viziton ekuipazhin e anijes operacionale turke “TCG “Barbarosa”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak turk i akredituar në Shqipëri, kolonel Zafer Ugur

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-brigade Xhemal Gjunkshi, ka vizituar ekuipazhin e anijes ushtarake të Forcave të Armatosura turke TCG “Barbarosa”,

e cila prej dy ditësh gjendet në vendin tonë për të kryer operacionin e kërkim-shpëtimit të mari-narëve që humbën jetën gjatë aksidentit tragjik që ndodhi ditën e enjte, 20 milje larg portit të Durrësit. I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak turk i akredituar në Shqipëri, kolonel Zafer Ugur, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Gjunk-shi, është takuar me kapitenin dhe ekuipazhin e anijes luftarake turke TCG “Barbarosa”, me të cilët ka shkëmbyer mendime lidhur me mënyrën se si do të procedohet për operacionin e gjetjes së trupave të 8 marinarëve të humbur. Duke shprehur keqardhjen e tij për marinarët e zhdu-kur, gjeneralbrigade Gjunkshi, ritheksoi edhe një herë gatishmërinë që kanë Forcat e Armatosura Shqiptare, për gjetjen e tyre sa më parë të jetë e mundur. “Shpreh keqardhjen time personale, por edhe të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe dikasterit që unë drejtoj, për këtë tragjedi që tronditi jo vetëm Turqinë, por edhe vendin tonë. Ndihem i shokuar nga kjo ngjarje e hidhur dhe tronditëse, por uroj që trupat e humbur të marinarëve të anijes tregtare “Reina 1”, të gjenden sa më parë të jetë e mundur, pasi për të gjithë ne kjo është parësore. Ne jemi të gatshëm

të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen tonë, qoftë me mjete logjistike, po kështu edhe me Forca Speciale, në mënyrë që operacioni i nisur për gjetjen e më pas nxjerrjen e trupave të humbur të përfundoj sa më parë”. Nga ana e tij, Atasheu turk në Shqipëri, kolonel Zafer Ugur, falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, për gatishmërinë që FA kanë

treguar që në momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke thënë se kjo gatishmëri tregon jo vetëm ndjenjën njerëzore që karakterizon shqiptarët në momente të tilla, por njëkohësisht dëshmon më së miri miqësinë që ekziston mes dy vendeve tona mike. “Në emër të shtetit tim dhe Forcave të Armatosura Turke, ne ju falënderojmë përzemër-sisht, për gatishmërinë që FA Shqiptare treguan dhe po vazhdojnë të tregojnë edhe sot, duke na ofruar të gjithë ndihmën e mundshme, për gjetjen e trupave të marinarëve të anijes “Reina 1”. Ne ju jemi me të vërtetë mirënjohës që kjo ndjenjë vëllazërore që na ka lidhur prej vitesh, vazhdon të përforcohet çdo ditë e më shumë. Urojmë që trupat e marinarëve të humbur t’i gjejmë sa më parë dhe që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten më”, nënvizoi gjatë takimit Atasheu Ushtarak turk, kolonel Ugur. Më pas, gjeneralbrigade Gjunkshi, është njohur nga afër me ekuipazhin e anijes, si dhe me të gjitha aparaturat dhe kapac-itetin që anija luftarake turke ka.

Anija ushtarake turke TCG “Barbarosa”, e cila ka prekur ujërat e detit Adriatik mëngjesin e ditës së premte, është e destinuar për të realizuar në det të hapur kërkime të karakterit të vështirë. Ajo është e pajisur me aparatura moderne të kër-kimit në sipërfaqe, por edhe në thellësi të detit. Anija ushtarake e Forcave të Armatosura turke TCG “Barbarosa”, ka një gjatësi prej afro 110 m

dhe është e pajisur me teknologji mjaft moderne, e cila mundëson kërkime në brendësi të ujërave detare. Në bordin e anijes ndodhet një ekuipazh prej gati 20 marinarë ushtarak të mirëstërvitur, të kualifikuar dhe të certifikuar për operacionet e kërkim-shpëtimit në det. Po kështu, në bordin e saj ndodhet edhe një robot, i cili shërben për të eksploruar thellësinë e detit, si dhe reliket që gjenden në tabanin e tij. Qëllimi i mbërritjes së anijes ushtarake turke, është kërkimi i trupave të marinarëve civilë të mbytur tre ditë më parë, 20 milje larg portit të Durrësit, pas tragjedisë ku anija tregtare turke “Reina 1” u përplas me tragetin “Ankara” të linjës Durrës-Bari.

Operacioni për kërkimin e marinarëve fil-limisht është përqendruar në vendin ku ndodhi tragjedia dhe ku mendohet të jetë anija e mbytur, duke përcaktuar në këtë mënyrë edhe thellësinë e detit. Ai është kryer në koordinatat ф 4140 Veri dhe ф 1857 Lindje, në një rajon detar rreth 30-40 milje katror. Në bazë të të dhënave që do të nxirren nga këto kërkime më pas do të vendoset edhe se si do të ndërhyhet për të nxjerrë nga fundi i detit marinarët e zhdukur. Në ndihmë të anijes turke është vënë anija e Flotës sonë Detare P-131 “Iliria”, anija A-01 dhe anija R-215. Po kështu, në dispozicion të operacionit për kërkim-shpëtimin e marinarëve të zhdukur, është vënë edhe helikop-teri BO-105 i Forcave tona Ajrore.

Nga data 19 tetor deri në datë 26 tetor 2011, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja e

NATO-s, për menaxhimin e krizave, e quajtur “CMX ’11 (Crisis Manage-ment Exercise)”. Kjo stërvitje, me pjesëmarrjen institucionale nga Presi-denca, Këshilli i Ministrave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, Shër-bimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Siguruar, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Pub-like dhe Transportit, kontribuoi mes të tjerash për të rritur më tej aftësitë e in-stitucioneve shqiptare përgjegjëse, në funksion të praktikave dhe procedurave të punës të Aleancës së Atlantikut të Veriut në raste krizash të karak-terit politiko-ushtarak. Stërvitja i arriti plotësisht objektivat e saj. Mësimet e nxjerra do të shërbejnë për përgatitjen e stafeve të ardhshme të angazhuara në menaxhimin e krizave.

Stërvitja ishte projektuar me qëllim ushtrimin e procedurave të Aleancës, në nivelin strategjik e politik për menaxhimin e krizave, dhe pa të përfshirë shtabe civile dhe ushtarake të kryeqyteteve aleate, në Shtabin e NATO-s dhe në të dy Komandat Strat-egjike. Ndryshe nga stërvitjet e tjera, kjo stërvitje nuk ka forca të cilat të jenë

NATO zhvillon stërvitjen CMX ‘11CMX (Crisis Management Exercise) 2011

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua stërvitja e NATO-s, për menaxhimin e krizave “CMX’11”

të dislokuara për qëllim të saj.Fillimisht kjo stërvitje ishte plani-

fikuar që të zhvillohej nga data 23 deri në 30 mars 2011, por stërvitja u shty në tetor 2011 për shkak të krizës së Libisë pasi NATO, më 31 mars 2011, mori kontrollin e të gjitha operacioneve ushtarake në lidhje me Libinë, bazuar te rezolutat 1970 dhe 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo shtyrje siguroi gjithashtu, se Aleanca do t’i kushtonte vëmendje të plotë si opera-cioneve edhe stërvitjes për menaxhimin e krizave.

Skenari i stërvitjes ishte tërësisht

fiktiv. Kriza e portretizuar në zhvil-lim, bazohej në një skenar, duke u fokusuar në përgjegjësinë e NATO-s për mbrojtje kolektive e duke përf-shirë konsultime bazuar të neni 4 dhe një kërkesë të mundshme për nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, në për-puthje me Konceptin e ri Strategjik të NATO-s të miratuar në Samitin e Lisbonës në nëntor 2010. Skenari përmbante gjithashtu aspekte të lidhura me disa prej kërcënimeve të reja të sigurisë të identifikuara në Konceptin e ri Strategjik.

E sponsorizuar nga Sekretari

i Përgjithshëm i NATO-s, CMX 2011 u drejtua bashkërisht nga Shta-bi Ndërkombëtar, Shtabi Ushtarak Ndërkombëtar dhe dy Komandat Strat-egjike të NATO-s, Komanda e Forcave Aleate për Operacionet dhe Komanda e Aleancës për Transformim. Kjo stër-vitje e këtij lloji, CMX, është e 17-ta për NATO-n, që nga viti 1992.

Të 28-të aleatët e NATO-s kanë qenë të përfshirë në planifikimin e CMX 2011 dhe partnerët EAPC kanë qenë të informuar në lidhje me të. Përveç kësaj, për shkak se stërvitja ishte e vendosur në zonën Euro-Atlantike Veriore, Fin-

landa dhe Suedia ishin ftuar të ishin të përfshira në këtë stërvitje dhe shtabe Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) kanë qenë të ftuar për të vëzhguar aspekte të rëndësishme të stërvitjes.

E veçanta e kësaj stërvitje për vendin tonë, është se për herë të parë ishim të përfshirë në të, si një vend i anëtar NATO-s. Synimi kryesor i stër-vitjes dhe ajo që synonim ishte testimi i aftësive tona të vendimmarrjes në raste krizash të cilat shohin të ndërthurur elementë kompleks, që nga sulmet kibernetike deri te sulmet terroriste. Një tjetër tipar i rëndësishëm i kësaj stërvitje është se stërvitja kryhej nga të gjithë institucionet që janë aktorë kryesorë për zgjidhjen e krizave edhe pse stërvitja nuk parashikonte situata në territorin shqiptar. Nga pikëpamja jonë, mund të theksojmë se është rritur bashkëpunimi institucional dhe ky është një zhvillim pozitiv. Në këtë stërvitje testuam jo vetëm aftësitë ven-dimmarrëse por edhe vlefshmërinë e kapaciteteve të ofruara ndaj NATO-s. Ajo që është më e rëndësishme për tu theksuar është arritja e reduktimit të kohës së vendimmarrjes, një element tejet i rëndësishëm në raste krize.

A.H

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 5a5

Kuvendi i Shqipërisë, nën angazhimin e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilloi në Ti-

ranë konferencën dy ditore të vendeve të Kartës së Adriatikut, “Integrimi Eu-roatlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ball-kanin Perëndimor”. Në këtë aktivitet, i cili tashmë është i përvitshëm merrnin pjesë, kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, delegacione të parlament-eve të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, anëtarë të komisioneve të sigurisë të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, zoti Aleksandër Arvizu, përfaqësues të trupit diplomatik, për-faqësues të institucioneve që lidhen me sigurinë dhe aktorë joshtetërorë, etj. Qëllimi i konferencës është inkurajimi dhe bashkëpunimi konkret ndërparla-mentar mes komisioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të agjendave të përbashkëta të Kartës së Adriati-kut, sipas konceptit të ri strategjik të NATO-s “Smart Defense”. Në hapje të punimeve të konferencës, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi theksoi se “zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, (NATO) është një proces historik, që ka krijuar stabilitet në rajon dhe ka rritur bashkëpunimin mes këtyre vendeve, në mbrojtje të vlerave të përbashkëta”. Berisha

Kryeministri Berisha përshëndeti konferencën “Integrimi Euroatlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, në kuadrin e Kartës së Adriatikut. Duke marrë fjalën, kryemi-nistri Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë, ndaj të gjithë atyre që ideuan dhe themeluan në Tiranë, Kartën e Adriatikut, si një instrument të ri, në ndihmë të vendeve pjesëmarrëse, drejt anëtarësimit të tyre në NATO. Kryemi-nistri falënderoi gjithashtu qeverinë e SHBA-ve, ish-sekretarin e Shtetit Colin Powell, si dhe qeverinë e presidentit Obama për themelimin dhe interesin e tyre konstant për funksionimin e kësaj nisme, e cila ia doli të shënojë ndryshime epokale në rajonin e Ball-kanit, duke i bërë kombet e këtij rajoni më të sigurta se kurrë. Kryeministri theksoi se Nisma, Karta e Adriatikut menjëherë pas themelimit u shndër-rua në një mekanizëm të fuqishëm të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, në çështjet më sensitive të vendeve dhe kombeve që janë, çështjet e sigurisë. Në këtë kontekst, kryeministri siguroi se Shqipëria është dhe do të mbetet e hapur për bashkëpunimin me të ngushtë me këto vende dhe se do të mbështesë plotësisht aspiratën e kombeve të tyre, për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si e ardhmja më e shkëlqyer e lirisë së tyre dhe rajonit në tërësi. Më tej në përshëndetjen e tij,

A5, Karta e Adriatikut, ndryshime epokale në Ballkan

Organizohet konferenca e vendeve të Kartës së Adriatikut: “Integrimi Euroatlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”

Berisha: Kosova është “defakto” anëtare e NATO-s

kryeministri Berisha u shpreh: - “Ishte kjo nismë, Karta e Adriatikut, e cila u shndërrua në një proces që bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë, Kroacisë, de fakto, dhe të Maqedonisë de juro, për shkak të prob-lemit të emrit, ende jo. Është kjo nismë, e cila mirëpriti dhe mirëpret vende të tjera, si Malin e Zi, Bosnjën, mbetet e hapur plotësisht dhe funksionon me Serbinë dhe Kosovën. Nisma, “Karta e Adriatikut 5” sot, menjëherë pas themelimit u shndërrua në një meka-nizëm të fuqishëm të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal në çështjet më sensi-tive të vendeve dhe kombeve që janë, çështjet e sigurisë. Kjo Kartë shërbeu për ndërtimin me shpejtësi të urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve që më parë nuk e kishin parë me sy të mirë njëri-tjetrin dhe sot grupon vende, që deri dje kanë qenë armiq të egër ndaj njëri-tjetrit, por që kanë vullnetin për të shkruar një kapitull të ri në historinë e paqes, sigurisë, bashkëpunimit ndërmjet tyre”. “Karta e Adriatikut 5 është unike në llojin e vet, ndaj dhe unë përshëndes të gjitha anëtaret, vëzhguesit, në këtë Kartë. Dua të përshëndes kryesimin që i bëri Mali i Zi, Kartës dhe i konsolidoi më tej, rolin e saj në rajon. Jam i bindur se Kosova, e cila është këtu në rajon, në disa aspekte është “de fakto” anëtar i NATO-s, ndërsa “de juro” nuk është. Me të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me KFOR-in, Kosova është një vend i garancisë, stabilitetit dhe paqes në rajon, me një rol të veçantë. Jam i bindur se pas kapërcimit të një problematike në veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon, në interesin më të mirë të së ardhmes së vendit të saj, kombit serb” – tha kryeministri Berisha. Në vijim të fjalës së tij kreu i ekzekutivit shtoi se: - “Samiti i Lisbonës ishte një Samit historik për Aleancën. Ky samit përcaktoi konceptin e ri strategjik të saj dhe në këtë koncept shtylla kryesore të saj janë, mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave, siguria dhe bashkëpunimi. Vendet tona gjejnë veten shkëlqyer në konceptin e ri strategjik të Aleancës. Shqipëria është e vendosur të japë çdo kontribut në sigurimin kolektiv, pasi ai përbën formën më të lartë të sigurisë për

secilin vend. Siguria kolektive faktohet sot, si forma më jetike e sigurisë së çdo vendi të veçantë. Siguria kolektive është në thelb gjithashtu edhe rendi ndërkom-bëtar i vendeve të lira dhe ky është avantazhi më absolut i qytetarëve te këtyre vendeve. Edhe ne vendet anëtare të NATO-s, lindin dukuri dhe fenomene kërcënuese ndaj lirive dhe të drejtave të tyre, krijohen ekstremizma të llojeve të ndryshme, por fati i madh i qytetarëve të këtyre vendeve është se rendi ndërkom-bëtar garanton liritë e tyre dhe se garanti kryesor është NATO-ja , Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila për këto liri dhe të drejta ndërmori sulmin ajror në Kosovë, për këto liri dhe të drejta bëri në operacionin e fundit, që dje kombi libian të festojë lirinë e tij, të shpallë të çliruar territorin nga një regjim barbar, i cili në qoftë se nuk do të ishte ndërhyrja efiçente e fuqisë ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut do ta shndërronte në shkretëtirë dhe në territorin e madh të atij vendi do të gjendeshin vetëm fisi i Gedafëve” – tha zoti Berisha.topalli

Kryetarja e Kuvendit, në përshën-detjen drejtuar delegacioneve pjesëmar-rëse theksoi se, “Shqipëria, si anëtare e NATO-s ka kontribuar dhe po vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në sig-urinë e rajonit, dhe më gjerë për siguri-në globale. “Shqipëria në NATO është garancia e lirisë. Shqipëria në NATO është garancia sigurisë, është garancia e zhvillimit në tërësi. Shqipëria, anëtare e NATO-s ka kontribuar edhe në rritjen e numrit të investitorëve të huaj” tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në vijim të fjalës së saj në këtë konfer-encë zonja Topalli tha se: - ““Shqipëria është e rrethuar nga vende që po kalojnë krizë. Kriza në shkallë globale është serioze. Natyrisht që ndihem mirë që Shqipëria nuk ka kaluar në recesion. Ndihem mirë që Shqipëria është me 4% rritje ekonomike. Shqipëria vazhdon me rritje të eksporteve dhe investimeve, ndonëse e rrethuar nga një krizë globale ekonomike serioze. Ky është një tjetër dimension i sigurisë së Shqipërisë në NATO. Më tej në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit tha: - “Shqipëria, si vend i NATO-s po kontribuon për sigurinë

globale bashkë me vendet e tjera. Më 16 shtator, në Kuvend, ne kemi miratuar dërgimin në Afganistan të një kompanie tjetër shtesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Procesi i zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor përbën një sukses historik. Historik se ka ndihmuar në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal drejt një të ardhmeje plotësisht të in-tegruar në institucionet euroatlantike. Aderimi i Bosnjë - Hercegovinës dhe Malit të Zi në Planin e Veprimit për Anëtarësim dhe në Kartën e Adriatikut krijon mundësinë që, së bashku, të forcojmë partneritetin për shpejtimin e reformave demokratike, politike, ekonomike, të sigurisë e të mbrojtjes, kulturore dhe të mjedisit. Ne, si vende të Ballkanit Perëndimor, synojmë të mbështesim agjenda të përbashkëta sipas drejtimeve të Konceptit Strategjik të miratuar në Lisbonë, duke u fokusuar në atë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e quan “Smart Defense”: Kapacitetet prioritare, të specializohemi për atë që mund të bëjmë më mirë dhe të punojmë për të zgjidhur së bashku prob-lemet e përbashkëta rajonale. Aleanca mendon për rolin e saj në kohën e glo-balizmit, kur adresohen kërcënimet të reja simetrike kundër paqes e sigurisë ndërkombëtare, bazuar ne Konceptin i ri strategjik të NATO-s”.

“Sfidat e reja të sigurisë: ripro-dhimi i armëve, pirateria, energjia, terrorizmi, ndryshimet klimatike, natyrisht, lufta kundër krimit të orga-nizuar dhe mafies, për të cilat Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshje të rëndësishme, por në kohen e sotme të krizës se borxheve në Europë e në botë, përqendrimi në këtë të fundit është po aq i rëndësishëm. Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon dhe perspek-tiva europiane ka gjeneruar progres të dukshëm. Shqipëria anëtare e NATO-s ka kontribuar edhe në rritjen e numrit të investitorëve të huaj.

Shqipëria mbetet e angazhuar për t’i qëndruar detyrimeve të saj dhe për të kontribuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake të Aleancës, si dhe për të kon-tribuar në misionet e saj. Si anëtarë të NATO-s, ne kemi përfituar një vlerësim më të mirë të faktit “se privilegji” i të qenit pjesë e “grupit” mbart me vete shumë përgjegjësi dhe obligime. Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar” – tha zonja Topallit. “Karta e Adriatikut mbetet një forum gjithëpërfshirës dhe si i tillë në të duhet të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. Diferencat që mund të ekzistojnë midis vendeve të rajonit duhet të konsiderohen nën optikën dhe parimin se të gjithë ne ndajmë një të ardhme të përbashkët, e cila duhet të jetë me më tepër stabilitet, bashkëpunim, zhvillim dhe përparim. Ne duhet ta shfrytëzojmë A5 për të zhvilluar projekte të përbash-këta në të ardhmen” – përfundoi fjalën e saj kryeparlamentarja Topallit.

M.Hysa

Ambasadori amerikan Alex-ander Arvizu tha se “SHBA

ndihen krenarë që i janë bashkuar Kartës së Adriatikut, ku kanë qenë të pranishëm që në fillim”. “SHBA janë të përkushtuara të punojnë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor përmes Kartës së Adriatikut, sepse ne besojmë se rruga e integrimit Euro-Atlantik është shtegu drejt një rajoni të qëndrueshëm, të sigurt e të be-gatë. Integrimi euroatlantik është një qëllim kombëtar, që kërkon përpjekje dhe sakrifica nga tërë popujt”. Ambasadori amerikan ndër të tjera vlerësoi dhe inkurajoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e reformave për integrim euro-atlantik.

Karta e Adriatikut, në të cilën aktualisht janë 5 vende, është

themeluar në 2 maj 2003, kur sekretari i Shtetit Amerikan të aso-kohe, Kolin Pauell, së bashku me kolegët e tij Ministrat e Jashtëm Meta, Pikula dhe Mitreva, nën-shkruan Kartën e Adriatikut në Tiranë, Shqipëri. Karta e Adriati-kut, një nismë në frymën e Kartës Sh.B.A.-Balltik të vitit 1998, iu propozua bashkërisht Presidentit Bush nga presidentët e Shq-ipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Pragë në nëntor 2002. Presidenti Bush e mirëpriti nismën e Adriatikut si një kontribut të fortë drejt vizionit të tij për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Karta ndërton mbi arrit-jet e Samitit të NATO-s në Pragë duke ritheksuar mbështetjen e vazhduar të Sh.B.A. për “Derën e Hapur” të Aleancës, duke vënë në dukje synimin e integrimit të plotë eventual të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO dhe në institucionet euro-atlantike. Ajo u zgjerua në 2006 dhe sot në kartën e Adriatikut bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqe-donia, Malit i Zi dhe Serbia. Vendi ynë, së bashku me Kroacinë u bën pjesë të NATOS, më 4 prill të 2009-ës, ndërkohë që Maqedonia nuk u gëzoi këtë status si pasojë e konfliktit me Greqinë në lidhje me emrin e saj.

Arvizu: “shBA ndihen krenarë që i janë bashkuar

Kartës së Adriatikut

historia e Kartës së Adriatikut

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 20116 rajon

serbët i largojnë vetë barrikadat

Besimi-Ceku: Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim në kuadrin e proceseve veri-atlantike

Ministri i FSK-së Agim Çeku vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku më 21 tetor 2011 ishte,

për një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqe-donisë. Në Shkup, Ministri Çeku u takua me ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me të cilët realizoi takime të veçanta, për çështje me rëndësi në kuadër të bashkëpunimit të dy ministrive dhe dy vendeve. Ministri i FSK-së Agim Çeku e njoftoi ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi mbi zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së deri në këtë fazë si edhe e falënderoi ministrin Besimi për bash-këpunimin e deritanishëm ndërmjet dy ministrive tona. Po ashtu, ministri Çeku u shpreh se bashkëpunimi i Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë është në nivel të lartë, si edhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në identifikimin e fushave me interes reciprok te dy vendeve dhe të rajonit në përgjithësi, në aspektin e sigurisë. Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Be-simi, e vlerësoi lart vizitën e ministrit Agim Çeku, si edhe bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast ministri Fatmir Besimi premtoi edhe më tutje ngritje të cilësisë së koor-dinimeve dhe vazhdim të thellimit të bashkëpunimit. Vizita e ministrit Çeku në Maqedoni u realizua me

Gjenerali amerikan Craig R. McKinley gjatë një vizite që ka

bërë të martën në kampin Bondsteel në Ferizaj ka sjellë edhe përkrahjen e presidentit të SHBA-së, Barack Obama për përpjekjet e forcave të KFOR-it në vendosjen e lirisë së lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës. Ai bëri të ditur se presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profe-sional të ushtarëve amerikanë atje.

ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Re-publikës së Maqedonisë dhe në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy ministrive të të dy vendeve tona, në fusha me interes reciprok. Dy minis-

trat e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se gjatë takimit kanë shtruar mundësitë e bashkëpunimit në sferën e proceseve veri-atlantike. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir

Besimi, ka thënë se bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave lehtëson në masë të madhe rrugëtimin e dy vendeve në strukturat veri-atlantike. “Bashkëpunimi do të vijojë në drejtim të këmbimit të përvojave dhe mundë-sive që Maqedonia ta mbështesë Kosovën me stërvitje në Qendrën ushtarake-medicinale, Qendrën ra-jonale për komunikim, Akademinë ushtarake dhe poligonin Krivollak”, ka thënë Besimi. Ndërkaq, ministri i Forcave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku, duke u përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën në veri tha se: “veprimet në veri kurrsesi nuk mund të reflektojnë as në pjesët tjera të Kosovës, e aq më pak në Maqedoni dhe rajon“. “Këto zhvillime, jo që nuk do të reflektohen në Maqedoni, por ato nuk do të reflektohen as në pjesën më të madhe të Kosovës. Këto ngjarje kontrollohen në mënyrë legjitime nga ana e KFOR-it”. “Jemi të ballafaquar me përpjekjen e Ser-

bisë që vazhdimisht ta mbajë peng Kosovën përmes veriut. Por, mendoj se tani janë krijuar edhe rrethanat politike, njëherësh edhe një unitet i gjithë faktorit ndërkombëtar, që ky problem duhet zgjidhur, që kjo pjesë të jetë pjesë integrale e Kosovës dhe që Kosova duhet t’i kontrollojë të gjithë kufijtë e saj shtetërorë”. “Pra, mendoj se nuk ka asnjë rrezik që ky problem të reflektojë në pjesët tjera të Kosovës, e aq më pak në Maqe-doni ose vendet tjera të rajonit”, ka deklaruar Çeku. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë ka theksuar se vendet e rajonit duhet të angazhohen për inten-sifikimin e dialogut, si rruga e vetme që çon në zgjidhjen edhe të çështjeve më të ndjeshme. “Paqja dhe stabiliteti i rajonit janë me një rëndësi vitale për zhvillimin dhe progresin e rajonit. Integrimet euroatlantike mbeten pri-oritetet kryesore dhe alternativa më e mirë e vendeve të rajonit”, është shprehur Besimi.

Presidenti Obama mbështet aksionet e KFOR-it në veri “Lajmet lidhur me trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigja profesionale e forcave ushtarake të SHBA-ve kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve”, u ka thënë ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel, gjenerali McKinley. Ai ka shtuar se krerët e forcave të ar-matosura amerikane dhe Presidenti Barack Obama janë të kënaqur me punën e KFOR-it dhe kanë shprehur përkrahje për përpjekjet e forcave paqeruajtëse në veri të Kosovës. “Ata

të gjithë janë të kënaqur me mënyrën me të cilën ushtarët kanë reaguar dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e KFOR-it për të penguar eskalimin e tensioneve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë”, ka thënë McKinley. Kjo është mbështetja e radhës që zyrtarë dhe ushtarakë amerikanë kanë dhënë ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, misioneve tjera ndërkombëtare dhe autoriteteve vendore për të vënë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës.

Banorët serbë të veriut të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë mbajtur të

bllokuara shumë rrugë që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, kanë nisur me vetiniciativë t’i largojnë disa nga barrikadat. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Janë duke u larguar barrikadat nga vetë banorët. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim se a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të intervenojë në largimin e atyre që janë pengesa në rrugë. Por, me rëndësi është që me vetiniciativë, banorët kanë filluar t’i lëvizin disa nga bar-rikadat”, tha Hoti.

Mbrëmjen e kaluar, përfaqësuesit e ash-tuquajtur të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë deklaruar se i kanë ofruar KFOR-it një plan të lëvizjes, me qëllim të furnizimit me ushqim të ushtarëve paqeruajtës, që ndodhen në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë.

Por, kjo lëvizje, siç është thënë, duhet të bëhet në rrugë të caktuara dhe vetëm gjatë ditës. Largimin e një barrikade dhe fillimin e lëvizjes në veri të Kosovës në drejtim të

vendkalimit kufitar Bërnjak, e konfirmoi edhe zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin.

“Në fshatin Zupç është bërë lirimi i një pjese të rrugës dhe ne kemi filluar të lëvizim këtë mëngjes. Për momentin, KFOR-i ka shfrytëzuar këtë linjë dhe ka filluar lëvizjen në drejtim të vendkalimit kufitar”, deklaroi Martin, për të shtuar se misioni që ai përfaqë-son, është në pritje të zhbllokimit të të gjitha rrugëve. “Ne ende kemi nevojë për lirinë e

lëvizjes për të gjithë, që nënkupton për KFOR-in, për EULEX-in... Do të shohim nëse do të ecim përpara në këtë pikë”, tha Martin.

Sa u përket mosmarrëveshjeve rreth veprimtarisë së EULEX-it në veri të Kosovës, të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve në veri, në mbledhjen e mbajtur dje, kanë reko-manduar drejtuesit e këtij misioni të Bashkimit Evropian që të bisedojnë me qeverinë dhe institucionet tjera të Serbisë.

Barrikadat –barrikadë për Serbinë për në BE Jam i bindur se zgjidhja për doganën në

veri të Kosovës mund të gjendet nëse të gjitha palët tregojnë vullnet të mirë. Megjithatë, zgjid-hja sipas të gjitha gjasave, duhet kërkuar në ndonjë forum tjetër pasi që dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit nuk ka mandat ta shqyr-tojë këtë, ka thënë për gazetën “Blic” Michael Spindelegger, zëvendëskanceral austriak dhe ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd.

Në pyetjen nëse Serbia do të marrë reko-mandimin e Komisionit Evropian për status të kandidatit në dhjetor po qe se nuk hiqen barrikadat, Spindelegger është përgjigjur:

“Rekomandimi i KE-së inkurajon fuqimisht Serbinë. Ne austriakët e përkrahim këtë dhe shpresoj se këtë do ta do ta bëjë edhe Këshilli i Evropës. Por, si do që të jetë, Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se BE nuk do të mbyllë sytë në marrëdhëniet e Kosovës dhe të Serbisë. Është në interes të të dy palëve që barrikadat të hiqen sa më shpejt dhe kjo jo për shkak të marrjes së statusit, por për shkak se ato rrezikojnë zhvillimin e qetë për serbët në veri të Kosovës.

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 7bota

NYT: Libia e pas-Gadafit

Liderët e Lib isë për-shëndesin kaptinën e re për këtë vend, pas vrasjes

së kolonel Muamer Gadafit, i cili ka sunduar Libinë me grusht të hekurt për 42 vjet. Ai praktikisht ishte përmbysur në muajin gusht. Kryeministri i qeverisë së për-kohshme të Libisë, Mahmud Xhibril, konfirmoi se Gadafi, 69-vjeçar, ishte vrarë në bazën e tij të fundit, në qytetin Sirte, pas betejës për këtë qytet, e cila zgjati më tepër se një muaj. Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar Tranzicional, Abdel Gogha, në një konferencë për shtyp, në qytetin lindor të Bengazit, shpalli vrasjen e Gadafit: “E shpallim për botën se Muamer Gadafi është vrarë në duart e revolucionarëve. Tirania dhe diktatura e Gadafit përfundimisht janë mbyllur. Kaptina e tij ka përfunduar për Libinë dhe për gjithë botën”, tha Gogha. Pamjet televizive kanë treguar banorët e qytetit Sirte duke festuar në rrugë, pas raporteve për vrasjen e Gadafit dhe rënien e qytetit te forcat lojale të liderëve të rinj të këtij vendi. Banorët kanë dalë po ashtu në rrugët e Bengazit dhe të Tripolit, duke ngritur flamuj dhe duke brohoritur. Ka pasur raporte kundërthënëse lidhur me momentet që kanë çuar në vrasjen e ish-liderit Gadafi, por shumica pajtohen se ai ishte zënë i gjallë nga luftëtarët kry-engritës. Kanalet televizive arabe kanë transmetuar pamje të një individi të plagosur dhe të përg-jakur, për të cilin besohej se ishte Gadafi, i rrethuar nga njerëz me armë. Pamjet tregonin luftëtarët duke e tërhequr trupin e pajetë nëpër trotuar, i zhveshur deri në bel dhe me një rrëke gjaku nën kokën e tij. Televizioni al-Arabia ka transmetuar video ku shihej trupi i Gadafit në një makinë në rrugët e Misratës, i rrethuar nga turma e madhe, e cila brohoriste: “Gjaku i martirëve nuk ka shkuar huq”. Një luftëtar kryengritës, që i dha deklaratë agjencisë Reuters, tha se ish-lideri ishte gjetur duke u fshehur në një vrimë në tokë. Këshilli Tran-zicional Kombëtar tha se trupi ishte transferuar në një xhami në qytetin Misrata, ndërmjet Trip-olit dhe Sirtes. Raportet po ashtu theksojnë se besnikët e Gadafit, si dhe municione dhe armatime të ngarkuara në kamionë, janë zënë gjatë sulmit të kryengritësve. Një numër i ndihmësve të Gadafit, përfshirë djalin e tij, Muta-simin, ish-këshilltar për siguri kombëtare, po ashtu janë vrarë. Ministri i Informatave, Mahmud

Obama: Në fund të 2011, tërhiqemi nga Iraku

Ushtarët e fundit amerikanë do të kalojnë kufirin me Irakun, duke i mbajtur duart lart - krenarë për suksesin e tyre

Presidenti i Shteteve të Bash-kuara, Barak Obama, e bëri paralajmërimin befasues për tërheqjen e tërësishme

të trupave amerikane, të premten në Shtëpinë e Bardhë. “Sot mund të njoftoj se, siç kemi premtuar, trupat tona të mbetura do të kthehen në shtëpi në fund të këtij viti. Pas afro nëntë vjetësh, lufta e Amerikës në Irak do të përfundojë”, tha Obama. Deklarata e tij u dha fund debateve disamujore lidhur me atë se a do të duhej të mbeteshin disa mijëra trupa amerikane në Irak edhe përtej vitit 2011, si forcë trajnuese dhe paran-daluese ndaj ndërhyrjeve të Iranit apo forcave të tjera të huaja. Qeveria e Irakut ka zhvilluar debate të ashpra me Uashingtonin zyrtar -bisedime këto që çuan në refuzimin e Bagdadit për të vazhduar garantimin e imu-nitetit nga ndjekja penale për trupat amerikane. Në komentet e shkurtra, pas të cilave nuk pranoi pyetjet e gazetarëve, Obama theksoi se Amer-ika ka mbajtur premtimet e veta ndaj Irakut, të cilin ai e cilësoi si të “sigurt në vetvete”. Por, në përgjithësi, ai u përqendrua në përshkrimin e ndikimit që do ta ketë përfundimi i luftës së Shteteve të Bashkuara në Irak, duke thënë se me këtë, Uashingtonit do t’i mundësohet t’i kushtojë më shumë vëmendje ndërtimit të ekonomisë së brendshme dhe ribashkimit të mijëra familjeve të ushtarëve. “Gjatë dy muajve të ardhshëm, trupat tona në Irak, dhjetëra-mijëra nga to, do t’i paketojnë gjërat e tyre dhe do t’iu bashkëngjiten varganëve në rrugën për kthim në shtëpi. Ushtarët e fundit amerikanë do të kalojnë kufirin me Irakun, duke i mbajtur duart lart - kre-narë për suksesin e tyre, duke ditur se populli amerikan është i bashkuar në mbështetjen për trupat tona”, u shpreh Obama. “Pas një dekade të luftës, kombi të cilin duhet ta ndërtojmë dhe kombi të cilin do ta ndërtojmë, është i yni - një Amerikë që do të ketë rifuqizim ekonomik - ashtu siç e kemi rivënë aftësinë tonë udhëheqëse në botë”, tha presidenti amerikan. Më pak se 40 mijë trupa amerikane kanë mbetur në Irak - përbërje ushtarake kjo që dikur numëronte 165 mijë sosh. Në vitin 2002, kur ishte ende senator për shtetin Ilinois, Obama pati kundërshtuar në një fjalim propozimin e atëhershëm për ndërhyrjen në Irak. “Nuk e kundërshtoj luftën në çdo rre-thanë dhe kur e shikoj këtë turmë sot, e di se nuk mungojnë patriotët ose patriotizmi. Por, ajo që kundërshtoj është një luftë e pamend”, pat thënë Obama. Gjatë fushatës presidenciale në vitin 2008, Obama e pozicionoi veten si kandidat kundër luftës, duke

theksuar vazhdimisht se ka votuar në Senat kundër ndërhyrjes së vitit 2003. Pasi mori detyrën në vitin 2009, ai përshpejtoi përfundimin e konfliktit, ndërsa në gusht të vitit 2010, Obama e shpalli të përfun-duar misionin luftarak të Shteteve të Bashkuara. Më shumë se 4,400 pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë që nga fillimi i luftës. Numri i të vdekurve nga radhët e civilëve irakianë vlerësohet të jetë diku 103 mijë. Presidenti amerikan mbajti një video-konferencë private me kryemi-nistrin irakian, Nuri Al Maliki, të premten. Pas bisedave me të, Obama siguroi se vendimi për tërheqjen e trupave amerikane është arritur në baza konsensusi. Lidershipi i Irakut, për një kohë të gjatë, ka qenë i ndarë

lidhur me qëndrimin e trupave ameri-kane në Irak, përtej marrëveshjes së negociuar nga ish-presidenti Xhorxh Bush, në vitin 2008, me të cilën parashihej tërheqja e plotë deri në fund të vitit 2011. Zyrtarët ameri-kanë dolën me ide të ndryshme gjatë këtij viti për mbajtjen e një numri të vogël të trupave amerikane në Irak, por palët nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth mbrojtjes ligjore të trupave amerikane. Megjithatë, vlerësohet se nga vendimi i publikuar të premten, përfitimet e tyre do t’i nxjerrin edhe kryeministri Al Maliki, duke riparuar sovranitetin e Irakut, por edhe Obama, i cili do të ballafaqo-het me një fushatë të ashpër elektorale për rizgjedhjen si president.

A. Musaraj

Kolonel Muamer Gadafi ka vdekur ashtu si edhe ka jetuar – dhunshëm. Tani, çdonjëri bashkëndjen me libianët, të cilët kanë vuajtur shumë

kohë nën duart e diktatorit të pamëshirshëm. Por, pamjet e tmerrshme që transmetoi Al Xhazira – të cilat, siç dukej paraqisnin Gadafin teksa tërhiqej zvarrë, rrihej, për t’u qëlluar më pas për vdekje nga persona të armatosur – janë thellësisht shqetësuese nëse janë të vërteta. Libianët duhet t’i rezistojnë hakmarrjes së mëtejshme dhe të drejtojnë pasionin e tyre në ndërtimin e një vendi të lirë, të bashkuar dhe produktiv. Në të kundërtën, ata rrezikojnë edhe më shumë kaos e vuajtje. Kolonel Gadafi mund të kishte zgjedhur një tjetër fund. Pasi Pranvera Arabe preku Libinë në muajin shkurt, ndërsa forcat kryengritëse – të mbështetura nga fuqia ajrore e NATO-s – luftuan kundër tij, udhëheqësit evropianë dhe afrikanë bënë përpjekje të negociojnë largimin e Gadafit. Por, ata u refuzuan. Kur qeveria e tij u rrëzua dy muaj më parë, ai po ashtu refuzoi të dorëzohej. Ai u largua në vendlindjen e tij – Sirte – dhe mblodhi mbështetësit e tij për të vazhduar luftën, ndonëse ishte e qartë se e gjitha çfarë do të ndodhte, do të ishte më shumë vdekje dhe shkatërrim. Rebelët morën përfundimisht kontrollin e qytetit të enjten. Qeveria e përkohshme, përkatësisht Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, ka premtuar se do të ndërtojë demokracinë në vendin që kurrë s’e ka pasur një të tillë. Për këtë, ka shumë punë për t’u bërë dhe nuk ka kohë për të humbur. Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, duhet ta bëjë të qartë se xhelatët e Gadafit do të dorëzohen në Hagë ose do të përballen me gjykim të drejtë në Libi. Ata që nuk kanë kryer krime të rënda, duhet të inkurajohen për t’u bashkuar në ndërtimin e një Libie të re. Qeveria duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për krijimin e ushtrisë dhe të policisë, që do të ofronin rend dhe siguri. Ajo duhet t’i bindë milicitë e fuqishme rajonale që të shpërndahen apo të futen nën kontrollin e qeverisë qendrore. Ajo po ashtu duhet të kthejë në funksion industrinë e naftës, si dhe të nisë ndërtimin e një sistemi funksional gjyqësor. Zoti Xhibril ka thënë se me vdekjen e kolonel Gadafit, vendi mund të fillojë të përgatitet për zgjedhjet e para reale dhe për një këshill kombëtar brenda tetë muajsh. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë vizitës që i ka bërë Tripolit këtë javë, ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 40 milionë dollarë për të ndihmuar sigurinë e armëve në Libi. Britania dhe Franca kanë premtuar po ashtu ndihma. Më shumë se për para – meqë falë naftës, është e pasur – Libia do të ketë nevojë për këshilla të qëndrueshëm dhe angazhim të plotë. Kjo ka qenë gjithmonë lufta e popullit të Libisë, por Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë qenë po ashtu viktima të terrorizmit të Gadafit. Tani, ato mund të ndjejnë lehtësim dhe kënaqësi për rolin e tyre mbështetës për t’i dhënë fund terrorit. Por, ato duhet të ndihmojnë dhe të nxisin Libinë në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe paqësore.

Marrë nga New York Times”

Fundi i despotizmit dhe diktaturës

Shamam, i tha agjencisë AP se Mutasim Gadafi është vrarë në Sirte. Abdel-Aziz, mjeku që e ka shoqëruar trupin në ambulancë, tha se Mutasimi ishte qëlluar në qafë. Në muajin shkurt, në fillim të revolucionit në Libi, Gadafi thoshte se kryengritësit, që synojnë përmbysjen e regjimit të tij, janë terroristë ndërkombëtarë. Ai tho-shte se libianët do ta mbështesin atë. “Ata më duan mua. I gjithë populli im është me mua. Ata të gjithë më duan. Ata do të vdesin për të më mbrojtur”, thoshte Gadafi. Liderët botërorë e kanë mirëpritur vrasjen e Gadafit si fund të despotizmit, të diktaturës dhe të luftës në këtë vend të Afrikës Veriore. Presidenti amer-ikan, Barak Obama, që e udhëhoqi nxitjen për intervenim të NATO-s në muajin mars të këtij viti, tha se ky është fundi i një kaptine të dhembshme. “Qeveria e Libisë ka shpallur vrasjen e Muamer Gadafit. Kjo shënon fundin e një kaptine të gjatë dhe të dhembshme për popul-lin e Libisë, që tani ka mundësi për ta përcaktuar fatin e vet në Libinë e re dhe demokratike”, tha Obama, duke e quajtur moment historik vrasjen e Gadafit. Kjo është ditë e rëndësishme, historike për Libinë. Hija e zezë e tiranisë është larguar. Tash, populli i Libisë ka përgjegjësi të madhe për ndërtimin e Libisë demokratike, gjithpërfshirëse dhe tolerante”, tha Obama. Sipas tij, fati i Gadafit duhet të shërbejë si mesazh për sunduesit e tjerë në botën arabe, pasi “sundimit me grusht të hekurt pashmangshëm i ka ardhur fundi”. Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, tha se vrasja e Muamer Gadafit shënon fundin e despotizmit. “Kjo shënon fundin e një epoke të despotizmit dhe besoj se ishte koha që kjo periudhë të përfundonte, sepse populli i Libisë ka pësuar për një kohë të gjatë”, tha Baroso. Ai shfaqi shpresën se populli i Libisë do ta përqafojë liri-në, duke e ndërtuar një të ardhme të re demokratike. Sekretari i përgjith-shëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, vlerësoi se vrasja e Muam-er Gadafit paraqet tranzicion histo-rik në Libi. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se “është dita për t’i kujtuar të gjitha viktimat e kolonel Muamer Gadafit. Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tha se vrasja e Gadafit është “hap madhor në luftën mbi tetëmuajshe të popullit të Libisë për çlirimin e vetvetes nga regjimi diktatorial dhe i dhunshëm, i imponuar ndaj tyre për më tepër se 40 vjet”. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca, së shpejti, do ta përfundojë misionin e saj në Libi, tani kur sundimi i Gadafit “përfun-dimisht ka përfunduar”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca, së shpejti, do ta përfundojë misionin e saj në Libi, tani kur

sundimi i Gadafit “përfundimisht ka përfunduar

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 20118 reportazh

Brigada e MBësh tetjes rajonale Bejdo malo

Ajo që dua të veçoj është se kontributi i forcave dhe mjeteve të Brigadës për këtë periudhë ka qenë i gjerë dhe i larmishëm dhe me një shtrirje të gjerë nga Veriu në Jug të vendit”. Gjenerali sqaron se çelësi i suksesit të realizmit të një bashkëpunimi sa më efi-kas dhe i zgjidhjes së detyrave të vështira është planifikimi, ndjekja dhe mbajtja në kon-troll e angazhimit të forcave dhe mjeteve të Brigadës

Një betejë e fituar me zjarret dhe përmbytjet

Mbi 53 operacione për shuarjen e zjarreve, mbi 120 kilometra rrugë të kategorisë së

parë, rreth 10 ura Beli, një operacion i organizuar në përsosmëri për përbal-limin e përmbytjeve në Shkodër si dhe rreth 50 operacione në ndihmë të Forcave të Armatosura është bi-lanci i veprimtarisë së Brigadës së Mbështetjes Rajonale për vitin 2011. Gjeneralbrigade Abaz Lleshi thotë se: Për vitin 2011 kemi arritur standarde shumë të larta dhe Brigada ka treguar një fleksibilitet dhe një aftësi shumë të madhe në përballimin e fatkeqësive natyrore. Brigada është specializuar dhe është e aftë të mposhtë fatkeqësi të përmasave të mëdha, si janë përm-bytjet, zjarret masive në çfarëdo lloj terreni si dhe të ndërtojë ura dhe rrugë në ndihmë të komunitetit. Ballafaqimi me punën e bërë, realizimin e objekti-vave dhe detyrave të përcaktuara këtë vit vërteton dhe një herë se Forcat e Armatosura kanë një fizionomi krejtësisht të re. Nuk ka cep të Shq-ipërisë ku nuk ndihet dora e rreth 1500 trupave të kësaj brigade të cilat kanë përballuar operacione shumë të vështira. “Parë në këtë kënd, në Brigadën e Mbështetjes Rajonale, dua të evidentoj faktin se njësia që unë drejtoj, thotë gjeneralbrigade Abaz Lleshi ka plotësuar misionin e saj kushtetues dhe detyrat që rrjedhin nga ky mision. E them këtë pasi në strukturat e të gjitha niveleve kemi siguruar kapacitetet e nevojshme për kryerjen e operacioneve në dhënien e ndihmës së popullsisë, eliminimin e pasojave në rast emergjencash civile, si dhe ndërtimin e përmirësimin e infrastrukturës së FA dhe në interes të komunitetit civil. Ajo që dua të veçoj është se kontributi i forcave dhe mjeteve të Brigadës për këtë periudhë ka qenë i gjerë dhe i larmishëm dhe me një shtrirje të gjerë nga Veriu në Jug të vendit”. Gjenerali sqaron se çelësi i suksesit të realizmit të një bashkëpunimi sa më efikas dhe i zgjidhjes së detyrave të vështira është planifikimi, ndjekja dhe mbajtja në kontroll e angazhimit të forcave dhe mjeteve të Brigadës. Për t’i paraprirë realizimit të detyrave në tërësi dhe atyre që trajtova më lart në veçanti, rëndësi i kemi bërjes së një planifikimi konkret, specifikimit dhe detajimit të masave, detyrave dhe përgjegjësive, të strukturave vartëse dhe drejtuesve të tyre. Kjo si të thuash është njëra anë e punës sonë të mirë, por shumë e rëndësishme për ne ka qenë dhe mba-jtja e kontakteve dhe bashkëpunimi konkret me drejtuesit e strukturave vendore. E them me bindje se të dyja këto anë të të njëjtit problem e qëllim

i kemi realizuar mirë dhe shumë mirë. Në funksion të detyrave vjetore që në fillim të vitit në përputhje të plotë me objektivat e Direktivës së minis-trit të Mbrojtjes për vitin 2011 dhe detyrat e dërguara nga SHPFA, ne bëmë planifikimin dhe parashikimin e detyrave vjetore dhe në këtë kuadër dhe të atyre që lidheshin me masat për përballimin e emergjencave civile dhe dhënien e kontributit në interes të komunitetit civil dhe strukturave të FA. Parë dhe vlerësuar në këtë kënd rëndësi i kushtuam hartimit të planeve e programeve të detajuara për t’iu përgjigjur emergjencave të pritshme në gjithë elementët përbërës të saj. Në këtë planifikim pasqyruam apo vlerësuam dhe përvojën e fituar në këtë fushë gjatë vitit të kaluar, ashtu sikurse kemi reflektuar dhe për problemet e mangësitë që kemi hasur në punë e sipër. Të gjitha këto që përmenda më lart i kemi parë me një

qëllim të vetëm e synim që Brigada e Mbështetjes Rajonale, të zërë vendin që i takon dhe të kthehet në strukturë drejtuese e FA në rastet e emergjen-cave civile. Ajo që më vjen mirë dhe që dua të konfirmoj është se këtë objektiv e kemi arritur dhe për këtë treguesi më i mirë është angazhimi i forcave dhe mjeteve të Brigadës edhe për këtë 10-të mujor. E theksova edhe më lart angazhimi dhe kontribut i forcave dhe mjeteve të BrMR-së, është i shumtë, konkret dhe i duk-shëm. Por për të qenë më konkret po jap një tablo të angazhimeve dhe kontributeve kryesore të Brigadës për periudhën janar-tetor 2011. Ky anga-zhim filloi Për përballimin e përm-bytjeve (dhjetor 2010-janar 2011) dhe gjenerali sqaron se: “Jemi angazhuar me forcat dhe mjetet e BrMR-së, për kthimin në normalitet të situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër, Dajç, Velipojë, Bërdic, Bushat, Rre-

thinat Shkodër, Torovicë, Postribë, Kelmend, Laç, Berat etj. Një ndër detyrat më të rëndësishme për bash-këpunimin me komunitetin janë dhe operacionet shumë të suksesshme për zjarret: Gjeneral Abaz Lleshi thotë se: “Forcat dhe mjetet e Brigadës janë angazhuar në operacionet për shua-rjen e zjarreve, në Qarkun Korçës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit,Tiranës, Peshkopisë dhe Gjirokastrës. Në këto qarqe janë kryer 53 operacione dhe janë angazhuar 1458 forca dhe 78 mjete, dhe konkretisht në rajonet: Ull-ishtja e Qytetit, Kodër Krastë, Uzina Mjekes, Shushicë, Griqan Labinot, Paulesh Pajovë Peqin Elbasan; Qafë Murrë, Selishtë Peshkopi, Suç Bur-rel; Hoçisht Mali Moravës, Gorricë e Madhe, Baban, Gracë Devoll, Krush-ovë Voskopojë, Liqenas Korçë; Pesh-këpi Dropull, Libohovë Gjirokastër; Zapot Kukës, Pakisht, Surroj Qafa e Kombit, Qafa e Zbinecit Surroj, Zbinec, Kukës; Kastor Delvinë, Mamel Gracen, Vaqarr, Ullishtet e Brarit Tiranë, Kosinë Permet, Kam i Epërm, Bytyç, Tropojë, Mali Zgarë dhe Qendër Librazhd; Mali Mlokut, Stanet e Gjegjanit Pukë etj. Në këto operacione janë angazhuar forcat dhe mjetet e KMR-ve, Elbasan, Korçë, Burrel, Gjirokastër, Kukës dhe batalioni i kërkim-shpëtimit. Po ashtu shumë i rëndësishëm kanë qenë dhe operacionet për ndërtim, rikon-struksion rrugësh dhe ambientesh: Zoti Lleshi thotë se: “Në Brigadën e mbështetjes Rajonale, çdo repart ka misionin, detyrat e dhe peshën e vet në plotësimin e detyrave specifike që këto reparte kryejnë. Dua të nënvizoj se në ndërtimin, rikonstruksionin e rrugëve, ndërtimin e urave”Bejli”, angazhimin kryesor e ka pasur dhe e ka Batalioni i Xhenios. Disa nga an-

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 99reportazh

Brigada e MBësh tetjes rajonale

Në bashkëpunim me mediat lokale e private, në Gjirokastër është përgatitur dokumentari televiziv, mbi punën e strukturave ushtarake të Gjirokastrës, në ndihmë të komunitetit civil për shuarjen e zjarreve

Është vlerësuar maksimalisht bashkëpunimi me konstruktiv dhe i frytshëm i strukturave vendore me ato ushtarake edhe në qarkun e Kukësit. Nga ana e tyre është përgatitur një reportazh, i shfaqur në kanalin lokal “TV-Kukës” për këtë qëllim

gazhimet në këtë fushë kanë qenë: Në komunën Lazarat, Gjirokastër është punuar për hapjen e trasesë së rrugës me gjatësi 5.2 km dhe gjerësi 5m. Në Bashkinë Shkodër është punuar për përmirësimin e sheshit të mbetjeve urbane me sipërfaqe 2000 m2. Në Ko-munën Farkë, Tiranë është punuar për hapje rruge dhe transportim inertesh. Në Komunën Fierzë, Barjam Curri është punuar për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor të Komunës. Në Komunën Margegaj, Tropojë, është punuar për hapje të rrugëve të kësaj komune. Në Komunën Luftinjë, Tepelenë, është punuar për rehabilitimin e segmenteve rrugore të kësaj komune. Në Komu-nën Fshat, Memaliaj Tepelenë është punuar, për rehabilitimin e segment-eve rrugore të komunës.

Kanë përfunduar punimet në Fshatin Kutërman e Marinaj, Libra-zhd për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor të Komunës me gjatësi 5 km. Në Komunën Derjan, Mat, u punua për rehabilitimin dhe zhbllokimin e aksit rrugor që lidh Burrelin me komunat Derjan dhe Macukull të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave, si dhe përmirësimin e segmentit rrugor Qafë Shënkoll-Prelë me gjatësi 1.5 km. Në Komunën Pogon, Gjirokastër, janë kryer punime për hapjen e trasesë së rrugës. Në Komunën Zall-Bastar, Ti-ranë është vënë në dispozicion 1 mjet dhe gërmues me zinxhir për rehabili-timin e akseve rrugore të kësaj Ko-mune. Në Komunën Piskovë, Përmet është vënë në dispozicion 1 mjet për hapje rruge dhe lidhjen e urës “Bejli” të ndërtuar. Në Komunën Markat, Sarandë kanë përfunduar punimet për rehabilitimin e rrjetit rrugor të Ko-munës me gjatësi të përgjithshme në segmentin Janjar-Markat 25 km dhe në segmentin Vervë - Shalës 15 km. Në Bizë -Ballenjë Teqe, u angazhuan janë kryer punime në një segment rrugor me gjatësi prej 15 km Në Ko-munën Pajovë Elbasan, janë venë në dispozicion, mjete për rehabilitimin e akseve rrugore të kësaj komune me gjatësi të përgjithshme 12 km. Në këtë lloj operacioni janë angazhuar 57 forca dhe 53 mjete si dhe janë ndërtuar 114.7 km rrugë. Një drejtim shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit kanë qenë dhe angazhimi për këto veprimtari ka i batalionit të kërkim-shpëtimit. Ja disa prej këtyre anga-zhimeve: Në rajonin Sauk i Vjetër “Për mbështetje me personel dhe shërbime, për përmirësimin e kush-teve të infrastrukturës të aktivitetit sportiv, të Kampionatit Botëror të Atletikës Malore që u zhvillua në këtë rajon, BrMR-ja vuri në dispozicion të Federatës së Atletikës, Tiranë, 1 mjet Iveko dhe 20 vetë, për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës. Në interes të këtij aktiviteti gjithashtu u vunë në dispozicion 5 çadra të kompletuara me shtretër portative, personel shër-bimi dhe një automjet zjarrfikës me personelin përkatës. Në Apolloni e Bylis Fier, u bë mbështetje e aktiv-iteteve kulturore duke mbështetur

me personel, 20 çadra të ndryshme, dhe 1mjet iveko, 1 benz, 1 shevrolet e për transport materiale. Një prej operacioneve më potenciale është dhe ndërtimi dhe rikonstruksioni i “Urë Bejli”. Kështu janë realizuar ndërtimi i këtyre urave në Komunën Hotolisht, Librazhd u ndërtua një urë “Bejli” me gjatësi të përgjithshme 54 ml, me seksion 2x1 dhe peshëmbajtje 30 ton. në Komunën Vig, Mnelë, Shkodër, kanë përfunduar punimet për ripa-rimin e së dëmtuarës nga reshjet. Në sheshin Nënë Tereza, u punua për ndërtimin e “Urës së startit” të garës Ndërkombëtare Moto Rally Albania

2011” me gjatësi bejli 45 ml. Brigada e Mbështetjes Rajonale ka kryer punime të realizuara në interes të FA. Në Komandën e FT, Zall-Herr është punuar në grup- depot Mëlçizë për rregullimin e segmentit rrugor në këtë garnizon. Në Jubë Sukth është punuar për hapjen e 300 ml rruge. Në këtë objekt është angazhuar. Po kështu pranë komandës së FT,është vënë në dispozicion një automjet tip autobot uji, për furnizimin me ujë të shtabit të Forcës Tokësore, Zall-Herr Tiranë. Në Forcat Ajrore Rinas, u punua për pastrimin e kanaleve kulluese. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,

janë kryer punimet për rregullimin e infrastrukturës. Në dispozicion të Brigadës Logjistike, është punuar në Poligonin e Bizës, në dispozicion të kompanisë AME, në Voskopojë për sistemimin dhe pastrimin e poligonit, në poligonin Qafë Bari për sistemimin dhe pastrimin e këtij poligoni. Në po-ligonin Trajlar, Përmet është punuar për kryerjen e punimeve në këtë poligon. Në Shtëpinë e Pushimit në Durrës është punuar për përmirësimin e ambienteve. Në Shtëpinë e Push-imit të Ushtarakëve, Jalë, u vunë në dispozicion 1 mjet autobot uji i Kom-panisë së Mbështetjes dhe 1 pompë uji e bksh, për furnizimin e kësaj shtëpie. Në Forcat Ajrore, Regjimenti i Helikopterëve Farkë, është punuar për rehabilitimin e infrastrukturës të repartit. Në Uzinën e LP, Mjekës El-basan, në muajin qershor 2011, vumë një mjet zjarrfikëse në dispozicion të AME, nga data 29.04.2011 deri në datën 16.06.2011. Në ish-Regjimen-tin e Infrastrukturës në mbështetje të Shtëpisë Qendrore të FA, është punuar për përshtatjen e këtij objekti për akomodim - Hoteleri për ush-tarakët ku u angazhuan 2 teknikë,15 specialistë,1 togë me ushtarë profe-sionistë dhe 6 mjete. Në Qendrën Stërvitore, Bizë janë vendosur në dispozicion një mjet fadromë dhe dy mjete vetëshkarkues Në Gërdec, BrL, janë angazhuar një ekskavator dhe 2 mjete vetëshkarkuese astra për shem-bjen e dy ndërtesave (karabina) që

ndodhen brenda zonës së shpërthimit në Gërdec. Në Rep.6620 Policia Ushtarake janë vëne ne dispozicion nga BKSH 2 motorrbarka, 2 motorrë 15 Cc dhe 3 kostume polumbari për ti angazhuar në stërvitjen që do të zhvillojë policia ushtarake. Në ASNI është vënë në dispozicion një mjet zjarrfikëse për kryerjen e punimeve të pastrimit. Në kryerjen e punimeve në interes të FA, janë angazhuar 80 forca dhe 41 mjete. Natyrisht që an-gazhimi i BrMR-së dhe puna që kemi bërë nuk është e fundit. E them këtë pasi aktualisht, kemi shumë kërkesa për kryerjen e punimeve të tjera si, ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh, ndërtim urash “Bejli”. Kështu kemi kërkesa për rehabilitim apo ndërtim të akseve rrugore nga drejtuesit e komunave Tropojë e vjetër, Tropojë, Horë-Vranisht, Vlorë, Gurrë dhe Rukaj, Mat, etj.

Në mirëkuptim të plotë dhe me drejtuesit vendorë, të cilët na kanë parashtruar këto kërkesa, mundësitë dhe hapësirat ligjore që kemi për kryerjen e këtyre operacioneve, duke pasur mbështetjen dhe kujdesin e ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, si komandant i Brigadës do të angazhohem maksi-malisht që ne të ofrojmë kontributin dhe angazhimin tonë. E them këtë se angazhimi dhe kontributi ynë në këtë fushë është pjesë e misionit tonë kushtetues. Dua të evidentoj një fakt atë të koordinimit dhe bashkëpunimit me strukturat vendore. Duke e parë, ndjekur dhe drejtuar këtë detyrë, natyrisht për atë që na takon ne si strukturë ushtarake, them me bindje se këtë element të domosdoshëm e kemi në nivele të kënaqshme. Treg-uesi i kësaj janë dhe vetë vlerësimet apo opinionet që kanë shprehur në forma të ndryshme drejtuesit vendorë në qarqe e komuna të ndryshme të vendit, të cilat në një farë mënyrë janë dhe vlerësim për punën e bërë nga strukturat e Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Kështu në bashkëpunim me mediat lokale e private, në Gjirokastër është përgatitur dokumen-tari televiziv, mbi punën e strukturave ushtarake të Gjirokastrës, në ndihmë të komunitetit civil për shuarjen e zjarreve. Prefektja e këtij qarkut znj. Mimoza Çomo, gjatë një takimi të prefekturën e Gjirokastrës, ka shpre-hur vlerësimet dhe mirënjohjen e saj, për strukturat ushtarake, për punën e bashkëpunimin e tyre të frytshëm. Në Qarkun e Kukësit nga prefekti i Qarkut, z. Elez Maci; është vlerësuar maksimalisht bashkëpunimi me kon-struktiv dhe i frytshëm i strukturave vendore me ato ushtarake në këtë qark. Nga ana e tyre është përgatitur një reportazh, i shfaqur në kanalin lokal “TV-Kukës” për këtë qëllim. Me të njëjtat konsiderata, vlerësimet e mirënjohje janë shprehur dhe drej-tuesit vendorë të qarkut Korçë për punën e efektivave të KMR-së Korçë, lidhur me kontributin e tyre ndihmën ndaj pushtetit vendor.

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 201110 hidrografia

Në kuadër të programit të bashkëpunimit midis Forcave tona Detare dhe Flotës Detare të SHBA,

një ekip specialistësh të Shërbimit Hidrografik në Missisipi, Stennis Space Center, së bashku me spe-cialistët shqiptarë për një periudhë më se një mujore bënë matje të thellësive në basenin e portit të Dur-rësit dhe në radën e tij. Komandanti i këtij shërbimi, Kapiten i Rangut të II-të Gezim Koci na sqaron se qëllimi final i këtij projekti është jo thjesht realizimi i matjeve në këtë rajon, por dhe përpilimi i hartave tepër cilësore për portin me te ren-desishem te vendit. Theksojmë se këto vite në bashkëpunim me palën amerikane dhe institutin gjeodezik të FA, janë realizuar harta të reja për gjithë zonën tonë bregdetare. Ky projekt që ne e kemi filluar këtë vit, është një bashkëpunim dypalësh ku krahas punës së përbashkët shkëm-behet përvoja midis specialistëve tanë, i shërben dhe kualifikimit të tyre të mëtejshëm, avancimit të tyre nga operatore të grupit -b, në drejtues të grupit- a, ndaj dhe do vazhdojë në të ardhmen,-përfundon zoti Koci. Ndërsa specialisti i har-tografisë lt.Dritan Laci, shpjegon mënyrën dhe mjetet që u përdorën për realizimin e matjeve:- kështu specialistët tanë dhe ata amerikanë punuan në tre grupe për realizimin e këtij projekti, një grup bënte matje në radë me skafin e ekipit amerikan dhe anijen tonë hidrografike R-122, një grup tjetër bënte matje në bas-enin e portit, dhe një grup merrej me përpunimin e të dhënave,- thotë lejtnanti. Matjet janë tepër të sakta sepse grupet në terren përdoren pajisje më moderne dhe metodat single beam, me tek rreze tek pika, multibeam, me shumë rreze dhe side scan sonar, skanim anësor; -të cilat janë metoda që përdoren për herë të parë tek ne. Ndërkohë do merret parasysh dhe niveli i baticës dhe zbaticës për një kohe mbi një vjeçare në radën e portit dhe gjirin e Durrësit, për të llogaritur mire nivelin zero të tyre. Gjate këtyre ditëve i gjithë personeli i Shërbimit tonë Hidrografik kryente detyra të ndryshme konkrete që nga furnizimi me mjetet e nevojshme, riparimet e pajisjeve, shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë,- për zbatimin sa më mirë të këtij projekti të rëndë-sishëm. Charles A.Baptiste, master për hidrografi nga qendra e këtij shërbimi në Missisipi, njëherësh dhe drejtues i këtij grupi, shpreh vlerësimet me të mira për nivelin e specialistëve tanë. -Kam qenë dhe para disa vitesh në portin e Dur-rësit, shoh ndryshime të mëdha në infrastrukturë dhe në sinjalistikën detare,- thotë zoti Charles, dhe ne do i marrim parasysh të gjitha këto ndryshime në përpilimin e hartave të reja. Në basenin e portit krahas

Së afërmi harta të reja për portin e DurrësitFrut i bashkëpunimit efektiv midis Shërbimit Hidrografik të Forcave tona Detare dhe homologëve në Missisipi

matjeve të thellësive u përcaktuan koordinatat dhe u evidentuan të gjitha mbetjet e ndryshme tuba hekuri, inerte të ndryshme të de-pozituara nga anijet gjatë lëvizjes së tyre në këtë port, etj. Koman-danti i anijes tonë hidrografe R-122 Lt. Julian Skoti dhe ekuipazhi i

saj bënë manovra të sakta për të gjetur pikat e përcaktuara të këtyre mbetjeve, ndërsa polumbari ynë kapter Shkëlqim Driza, nuk i trem-bej ujërave të ftohta të këtyre ditëve për të saktësuar llojin e tyre. Gjatë ditëve të qëndrimit në portin e Dur-rësit, ekipi i hidrografëve amerikanë

u prit nga zv/komandanti i Forcave Detare, kapiten i Rangut te I Artur Mecollari si dhe nga drejtori i Au-toritetit Portual Durrës, zoti Eduard Ndreu. Në këto takime u vlerësua rëndësia e këtij projekti dobiprurës për komunitetin, institucionet që operojnë në det, anijet tregtare, të

peshkimit, tragetet, etj, të cilat do i kenë në dispozicion së afërmi këto harta. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, specialistët amerikanë u njohën me objektet muzeale dhe turistike në qytetet Tirane, Durrës, Shkodër, etj. Kapiten Keith Plavnik, nga Luiziana, pjesëmarrës i këtij grupi, u shpreh i entuziazmuar për pamjet e mrekullueshme që të afron natyra e vendit tonë dhe historia e tij e lashtë që nga mbretëresha ilire Teuta. Duhet theksuar se shërbimi ynë hidrografik gjatë këtij viti ka realizuar dhe projekte të tjera të rëndësishme për përmirësimin e sinjalistikës detare, të cilat i shër-bejnë direkt transportit detar dhe ekonomisë së vendit, pra ai është një shërbim dobiprurës për shtetin shqiptar. Një hidrografi dhe një sinjalistikë efektive janë domos-doshmëri në zhvillimin e transportit detar, turizmit dhe tregtisë nëpërm-jet detit, ndaj vlerësohen si pjesë e rëndësishme për zhvillimin dhe in-tegrimin e vendit tonë. Shërbimi ynë Hidrografik ka bërë të mundur sigu-rimin hidrolundrimor të bregdetit tonë duke vendosur fenerë detare dhe bregdetare, shenja detare për shfrytëzimin pa rrezik jo vetëm të bregdetit por dhe të porteve, baza-ve, ujërave të brendshme, etj. Dora e hidrografëve tanë është ndjere në gjithë bregdetin shqiptar, nga Sara-nda në Bunë, kështu gjatë këtij viti në sajë të punës së këtij ekipi u bë e mundur rivënia në punë e fenerit të Lëkurësit, u vendosen bova shtesë në kanalin hyrës të portit të Dur-rësit dhe kepin e Rodonit, ndërsa është shënjezuar rajoni i gurëve të n/ujshëm në pjesën perëndimore të bregdetit të gjirit të Durrësit. Është rivënë në punë feneri i Gramës dhe u bë ç’vendosja e fenerit jeshil në Limjon, Sarandë, po zëvendësohet sinjalistika e vjetër me sistemin e ri LED, {vetëushquese nëpërm-jet paneleve diellore, të pajisura me sistem telemonitorimi, janë e ardhmja e sinjalistikës portuale}, psh kjo në gjirin e Durrësit është realizuar në masën 90%, ndërkohë do realizohet bovezimi i portit të Shëngjinit, paralel me thellimin e tij. Po bëhet studim për bovezimin e bazës Pashaliman, për të përmirë-suar lëvizjen e anijeve tona dhe të NATO-s atje, etj. Por synimet e hidrografëve tanë shkojnë më larg, ata po bëjnë përpjekje për ader-imin në Shoqatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, IHO, me qendër në Monako, Francë, për këtë janë duke kaluar procedurat përkatëse. Në bisedë me këta njerëz të zotë e duarartë, ata tregohen modestë dhe fjalë kursyer, sidoqë i japin shume ekonomisë sonë;-dhe përderisa japin produkt konkret kane nevojë për mbështetje materiale dhe financiare të vazhdueshme, e cila në ndonjë rast u mungon.

Shefqet Kercelli

Një hidrografi dhe një sinjalistikë efektive janë do-mosdoshmëri në zhvillimin e transportit detar, turizmit dhe tregtisë nëpërmjet detit, ndaj vlerësohen si pjesë e rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 11acadeMicUS

rOvena aliraj

Për Wallerstein periudha e dy shekullore (1789 – 1989) e hegjemonisë lib-erale gjeokulturore zë fill,

natyrisht, në qendër të sistemit botëror. Do të ishte shumë inte-resante që në këtë pikë të shtrohej pyetja se çfarë po ndodhte gjatë kësaj kohe në periferi të sistemit botëror. Si po ecte procesi i moder-nitetit në Amerikën Latine, Azi, apo Afrikë dhe e gjitha kjo në lidhje me ecurinë e tyre dhe supozimet e tyre kulturore premoderne? Samir Amin flet për një “bllokadë” në zhvillimin e botës periferike.

Nga pikëpamja e Amerikës Latine, procesi i Revolucioni Francez u jetua si një pikënisje e emancipimit kolonial. Liberalizmi do të fitonte një fizionomi autok-tone lufte kundër shtetit kolonial dhe metropolitan; do të bëhej bazë e mbrojtjes dhe justifikimi për krijimin e një shteti me sovranitet popullor, kështu për herë të parë pa pasoja, por përkundrazi duke mbroj-tur të drejtat e qytetarit borgjez kundër absolutizmit dhe një shteti ende jo ekzistent. Kjo do të përcak-tonte procesin në Amerikën Latine, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga ai i SHBA – ve dhe atij Evropian (i karakterizuar nga një liberalizëm klasik që prej shekullit të XVIII dhe në vazhdim) dhe i ndryshëm nga procesi Afrikan dhe ai Aziatik – i cili do të përjetonte përvojën e emancipimit kolonial vetëm gjatë pjesës së dytë të shekullit XX – ndërkohë Amerika Latine e filloi emancipimin e saj në fillim të shek-ullit XIX. Megjithatë, kontrasti më interesant u shfaq në mes të shekullit XX kur, përpjekjet për dominim në botën kapitaliste (1914 – 1945) para rënies angleze dhe zhvillimit të Gjermanisë dhe Japonisë, SHBA–të, dominuan në skenën gjeopolitike botërore. Kriza ekonomike e vitit 1929 – e cila nuk luan rol qendror në interpretimin e Wallersteinit – do të ishte në të kundërt, thelbësore për disa vende periferike si ato të Amerikës Latine.

Në fakt, lufta midis metropoleve evropiane dhe Shtetet të Bashkuara do t’i jepte jetë një nacionalizmi të caktuar hegjemon kundrejt një borgjezie industriale në rritje (në Argjentinë, Brazil, Egjipt, Indonezi, Kinë, në Indinë koloniale, etj), që do ta shihnin luftën si një mundësi për pavarësi ekonomike, politike dhe kulturore. Projekti Borgjez i autonomisë kombëtare do të për-caktonte fenomenin e “populizmit” (me Vargasin në Brazil, Kardenasin në Meksikë, Peronin në Argjentinë, Arbenz në Guatemala, Naser në Egjipt, Sukarno në Indonezi, etj.). Ky “populizëm” i periferisë pati një farë ngjashmërie me nazismin dhe fashizmin (gjerman, italian apo japonez), i cili gjithashtu u rebelua kundër hegjemonisë angleze apo franceze. Në atë kohë u shfaqën pro-jektet për një kapitalizëm kombëtar të pavarur. Ata nuk ishin liberalë;

Impakti i gjeokulturës në sistemin e sigurisë

ata kishin më shumë një ideologji konservatore, por ishin edhe industri-alistë modernizues, nacionalistë dhe anti – imperialist. Ky është një fenom-en ideologjik, që nuk hynë në skemën e Wallersteinit, por që vazhdon të jetë mjaft i rëndësishëm në të gjithë botën periferike (85% e njerëzimit aktual). Dështimi i lëvizjeve populiste dhe shfaqja e neoliberalizmit, liberalizimi i tregjeve kombëtare nga kapitali in-dustrial transnacional, apo në mënyrë më specifike nga kapitali financiar spekulativ i pasuar nga privatizimet (si një ideologji e FMN – së), nuk mund të shpjegohet vetëm nga kriza ideologjike e liberalizmit, e cila qën-dron në qendër të sistemit botëror, siç përpiqet të bëjë Wallersteini.

Vendet e rajonit të Evropës Lin-dore – Qendrore tani janë duke kaluar nga statusi i “provincave të perandorisë komuniste” në statusin e periferisë apo gjysëmperiferisë të sistemit ekonomik, politik dhe kul-turor të botës. Disa shkrimtarë, p.sh Ana Frank (1992), duke theksuar pra-pambetjen historike, ekonomike dhe logjikën e kapitalizmit bashkëkohor, në të vërtetë, nuk sheh ndonjë shpresë për përmirësim; ata e interpretojnë gjendjen e të gjithë rajonit në termat e teorisë së varësisë dhe minimizojnë shanset e modernizimit. Opinionet e tyre janë shumë ekstreme, p.sh disa nga parashikimet e zymta të Frank për Poloninë, në mënyrë të qartë nuk janë materializuar. Megjithatë, duhet të merren në konsideratë argumentet më të balancuar të Wallerstein (1978, 1991) dhe Robertson (1992); këta

studiues plotësuan se rajoni duhet të përshtatet me vendin e tij gjysëm-periferik kulturor dhe ekonomik në sistemin e kapitalizmit botëror, që do të thotë që edhe duke u përpjekur të imitojnë dhe të modernizohen, vendet e rajonit janë të detyruara të pranojnë ato zgjidhje të cilat janë të përshtatshme për pozicionin e tyre në sferën ekonomike dhe kulturore. Si proceset objektive ashtu edhe interesat subjektive dhe vlerat e shoqërive në rajon janë të përcak-tuara bashkërisht nga pesë kultura të ndryshme: kultura tradicionale para socializmit, prona komuniste, moderniteti i hershëm, moderniteti i vonë dhe postmoderniteti, me rol ende në rritje të këtyre tre të fundit. Bashkëveprimi i tyre mund të shihet pothuajse në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Kultura si soft powerKompleksiteti dhe shpejtësia e

evolucionit e bëjnë të paparashikue-shme të ardhmen dhe imponojnë një fleksibilitet të lartë, që nuk mund të realizohet me institucione, aleanca, opozitë dhe norma të qëndrueshme, si ato që u vendosën pas Luftës së II Botërore. Mbizotëruan në fakt, kontingjenti dhe e përkohshmja, koalicionet ad hoc mbi aleancat e qëndrueshme. Evoluimi gjeopolitik botëror do të përcaktohet nga kom-binimet e unilaterizmit dhe multi-laterizmit dhe ndërmjet hard dhe soft power, të përdorura nga Fuqitë e Mëdha dhe sidomos nga SHBA. Rëndësia e fuqisë së butë kundrejt

asaj të fortë për SHBA për të pasur primatin në botën multilaterale është mbështetur nga realistët amerikanë dhe në veçanti nga Henry Kissinger. Kjo rëndësi është mbështetur edhe nga internacionalistët e moderuar dhe nga neorealistët si Joseph Nye.

Kurrë më shumë se sot gjeo-politika nuk është influencuar kaq shumë nga komunikimi pra, nga faktorët kulturorë, psikologjikë dhe emocionalë kundrejt faktorëve më objektivë dhe racionalë. Influenca amerikane nuk bazohet më tek armët (hard power), edhe pse ka 150 baza dhe qindra mijëra ushtarë jashtë kufijve të vet por, mbi të gjitha tek soft power (fuqia e butë).

Në teorinë e tij të fundit të his-torisë, Francis Fukuyama thekson se bota do të kishte shfaqur interes për të pranuar pax – americana në mënyrë që të nxirrnin përfitime nga globalizimi, si ndërmjet shteteve të pasura dhe atyre të varfra ashtu edhe brenda shtetit, paaftësia apo pamundësia e Perëndimit për të zbutur kolapsin e shteteve artifi-ciale të dala nga fragmentarizimi i perandorive koloniale, shpërhapja e kriminalitetit dhe e terrorizmit si dhe kriza financiare në 1997 – ’98, shkaktuan reagime antiglobaliste dhe veçanërisht antiamerikane duke e vendosur në krizë pushtetin e butë amerikan. Kështu afirmohen teoritë e përplasjeve të qytetërimeve, e mosqeverisjes globale dhe e kaosit politik ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndjekin me sukses hegjemoninë

të tyre si fuqia e parë botërore pa tjetërsuar pjesën tjetër të botës sipas Nye duhet të prodhojë “pushtet të butë”. Pushteti i butë, është aftësia për të tërhequr dhe për të bindur, është i lidhur me kulturën, idealet politike dhe politikat e një vendi, aq sa pushteti i fortë, aftësia detyruese, është rezultat i forcës ushtarake dhe ekonomike të një kombi.

Fuqia e butë është “pamja tjetër e fuqisë”, kundërshtuese dhe komple-mentare me fuqinë e fortë, histo-rikisht masa mbizotëruese e pushtetit kombëtar nëpërmjet treguesve sasi-orë (popullsisë, aftësitë ushtarake, real GDP – së kombëtare) si një vlerësim cilësor për shkallën në të cilën vlerat dhe kultura e perceptuar nga një popull (apo individ) frymë-zojnë afrimitetin tek të tjerët. Suk-sesi i pushtetit butë varet shumë nga reputacioni i aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu si edhe nga rrjedhja e informacionit ndërmjet aktorëve. Fuqia e butë shpesh herë shoqërohet me rritjen e globalizimit dhe të teorisë neo – liberale të mar-rëdhënieve ndërkombëtare.

Kultura popullore dhe media janë identifikuar rregullisht si burime të pushtetit të butë, siç janë përhapja e një gjuhe kombëtare apo i një grupi të veçantë të strukturave rregul-latore. Një komb me një akumulim të madh të pushtetit të butë dhe me dashamirësinë që mund të frymë-zojë të tjerët për të ndërvepruar me kulturën e tyre, duke shmangur ndërmarrjen e shpenzimeve të kush-tueshme të pushtetit të fortë.

Në çdo rast, pushteti i fortë nuk është i mjaftueshëm, ashtu si nuk është i vetëmjaftueshëm pushteti i butë. Ta përforcojnë njëri – tjetrin; t’i kundërvësh, sikur njëri përjashton tjetrin, mund të jetë i nevojshëm vetëm për të ngritur polemika por, është i panevojshëm dhe çorientues për të bërë politikë. Në thelb, gjeo-politika e SHBA – pra ajo botërore aktuale – është e lidhur ngushtë me globalizimin, që Washingtoni e garanton nëpërmjet kombinimit të të dy pushteteve, të unilaterizmit me multilaterizmin, të projektimit të fuqisë ushtarake dhe inflenencës strategjike komunikuese.

Ndërsa për sa i përket fuqisë së butë evropiane, Carlo Jean në librin e tij “Gjeopolitika e shek. XXI” thekson se: “për shkak të rënies de-mografike aftësia politike evropiane për të ushtruar forcën do të ulet, prandaj duhet të kombinohet me pushtetin e fortë amerikan. Kjo është thelbësore për Evropën për të ruajtur unitetin e Perëndimit pra, lidhjet politiko – strategjike me SHBA, të vetmit që janë në gjendje të garan-tojnë sigurinë globale”. Megjithatë, e ardhmja e botës nuk bazohet vetëm në fuqinë amerikane (tashmë e padyshimtë) dhe në ndërthurjen e soft dhe hard power në politikën e saj, por edhe në aftësinë evropiane për t’u bërë partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm ndaj amerikanëve, pa pasur idenë e krijimit të aleancave të reja dhe duke kapërcyer mosmar-rëveshjet e brendshme evropiane. A po ndodh kjo sot?

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 201112 Libri

halil rama

Lista e ish-ushtarakëve të cilët janë dërguar nga DPS në ISSH, për periudhën nga 16-28 Shtator 2011

Pensionet e ushtarakëve, ja 357 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton listën, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve. Ja 357 përfituesit e rinj

Gjenerallejtënant (në pen-sion) Rrahman Parllaku, “Heroi i Popullit” është pritur në Prishtinë me mad-

hështinë që i takon të pritet një hero. Personalitete kosovare të letërsisë, artit e kulturës, historianë, veteranë të Luftës Antifashiste të Kosovës dhe të Shqipërisë, luftëtarë të UÇK, studentë kosovarë dhe të ftuar nga Shqipëria e Maqedonia nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktive në promovimin e librit të Gjenerallejtënant Rrahman Parllakut “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, që u organizua në sallën kryesore të konferencave të Bibliotekës Kom-bëtare Universitare të Prishtinës. Në këtë veprimtari promovuese që mori përmasat e një sesioni shkencor, mer-rte pjesë gjithashtu edhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës z. Islam Lauka.

Gjenerallejtënant, Rrahman Parl-laku – Hero i Popullit, ndonëse në moshën 92 vjeçare vjen para lexuesve me librin e tij të dytë publicistik. Pas suksesit të librit të parë “Mirënjohje familjeve vlonjatë që më mbajtën si birin e tyre”, Rrahman Parllaku, kjo figurë emblematike e Luftës Antifash-iste Nacionalçlirimtare, merr përsipër dhe shkruan me sukses librin e tij të dytë për Kosovën. Ky luftëtar i dy luftërave të Kosovës e ndjen si obligim që të shkruajë për luftën e Divizionit të V-të S në Kosovë si dhe për luftën e UÇK e përpjekjet e faktorit shqiptar për ta mbështetur këtë luftë të drejtë. Promo-

Kur ëndrra bëhet realitetPromovohet në Prishtinë libri i gjeneral Rrahman Parllakut “Kosova e Lirë, ëndrra e jetës sime”

vimin e hapi Vahide Hoxha, kryetare e Shoqatës së veteranëve të LANÇL të Kosovës. Në fjalën e saj të hapjes zonja Vahide Hoxha ndër të tjera tha: “Libri i gjenerallejtënant Rrahman Parllakut përmban plot dokumente që dëshmojnë për ngjarje të rëndësishme të periudhës 1944-1945, kryesisht për heroizmin e forcave të Brig. 3 e 5-të në Kosovë e ish Jugosllavi. “Edhe tani, pas 65 vjetësh gjen. Rrahman Parllaku ka një kujtesë të freskët dhe shkruan për të vërtetat e atyre viteve të stuhishme”,-u shpreh ndër të tjera znj.Vahide Hoxha, ndërsa i uroi gjeneralit jetë të gjatë dhe libra të tjerë me kujtime për luftën.Kontribut real në mbrojtje të të vërtetave historike

Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë që ka shkruar edhe parathënien e këtij libri në referatin e tij kryesor thekson

se z. Rrahman Parllaku është një emër i veçantë dhe personalitet që të krijon afërsinë dhe ndjenjën e respektit për figurën e tij si dhe për ngjarjet, fenom-enet dhe personazhet që i zë në gojë gjatë bisedave spontane. “Rrahman Parllaku, duke qenë njëra nga figurat më të shquara të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, i cili, përkundër moshës, ka një kujtesë e kondicion të lakmueshëm dhe zë një vend të veçantë në kujtesën tonë historike. Kujtimet e tij për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë një kontribut i çmuar”,-tha z.Bajraktari në promovimin e këtij libri. Duke eviden-tuar pjesëmarrjen e gjeneral Parllakut në luftën për çlirimin Kosovës nga fashistët si komandat i Divizionit V Sulmues, historiani Bajraktari konk-ludon se “Në këto kujtime, autori paraqet të dhëna me interes të posaçëm

për kontributin e dëshmuar dhe për-pjekjet e të gjitha forcave shqiptare që luftuan kundër pushtuesve në kuadër të Aleancës Antifashiste. Në pjesën e kujtimeve gjatë luftës në Kosovë, gjen-eral Parllaku do të sjellë kujtimet e tij nga takimi me vëllezërit Hasan e Gani Kryeziu, në fshatin Devë të Gjakovës. Ai përpiqet t’i sjellë shprehjet e këtyre bisedave ashtu si i ka ruajtur në kujtesën e vet për plot 62 vjet”. Sipas drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë “Rrahman Parllaku na jep kujtimet në mënyrën origjinale, duke u ndalur në momente më të rëndësishme dhe duke i interpretuar me mjeshtri të rrallë për-jetimet e tij gjatë luftës në Kosovë si: Lufta e Junikut, qëndrimi në Mitrovicë, takimi me Miladin Popoviçin dhe oficerët rusë. Ai njëherazi ruan me besnikëri frymën, idetë, porositë origji-nale dhe prezantimin e rrethanave të

kohës, ndër më delikatët gjatë luftës”. Në kapitullin e dytë z. Parllaku ndalet në krijimin e Divizionit të V-të si dhe sukseset e këtij divizioni drejt marshimit të përgjithshëm në Mitrovicë, Rashkë, Pazar i Ri si dhe gatishmërinë për te zhvilluar mësymjen në drejtimin Sjenice-Priepole. Duhet cekur se autori vlerëson lart forcat e Divizionit të V-të, të cilat ai i komandonte, si përfaqësues të denjë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, qëndrimin e tyre shembullor me popul-lin vendas, veçanërisht në terrenin e banuar me serbë e malazez. Autori, siç është e kuptueshme, vihet në mbrojtje të të vërtetave historike, për veprimet luftarake të forcave që ai i udhëhiqte në Kosovë, si për luftimet e brigadave të 3-të e te 5-të për çlirimin e Rrafshit të Dukagjinit, (Prizrenit, Gjakovës e Pejës me rrethinat e tyre), si dhe u kundërvihet të pavërtetave që janë shkruar për veprimet e Divizionit të 5-të e të 6-të pas kthimit ne Kosovë, në mes të marsit 1945, me përfundimin e luftimeve në Sanxhak, Mal te Zi dhe Bosnjë. Në pjesën e publicistikës na jep mënyrën origjinale të të menduarit prej një patrioti të kulluar, duke u ndalur në momentet më të rëndësishme të shq-iptarëve të Kosovës, të Maqedonisë si dhe të Luginës së Preshevës. Për gjener-alin Parllaku preokupimi kryesor është përpjekja për të shpjeguar rrethanat e shtypjes, të dhunës e të gjenocidit të egër ndaj vëllezërve shqiptarë që jetonin në viset e tyre në ish-Federatën Ju-gosllave. Në përfundim, Prof.Dr.Jusuf Bajraktari konkludon se ky libër përbën një dëshmi për personalitetin e gjenerallejtënant Rrahman Parl-

NR Emër Atësi Mbiemër1 Bajram Demir Ibro2 Hajri Ramadan lekli3 Tefik Rauf Kule4 Sali Myftar Kalluci5 Ksonofon Llukan Potoli6 Hazbi Qani Kapxhiu7 Dilaver Asllan Firaj8 Bashkim Neim Feka9 Bashkim Bekush Blona ( Blana)

10 Zoj ( zoi) Josif Gjermeni11 Lili Nasi Mileti12 Kujtim Izet Shaha13 Kozma Llambi Gjata14 Paskal Dhori Qirici15 Rrahman Ferit Dollomaja16 Selman Shaban Kryethi17 Vllash Andrea Xhaxha18 Lefter Mustafa Hysi19 Shefqet Myrto Dajko20 Skender Safet Demollari21 Sotir Koco Nikolla22 Ylli Kico Pano23 Sali Kamber Xhaxho24 Selman Moisi Dervishi25 Reiz( Reis) Selam Jonuzi26 Llaqi Nasi Davidhi27 Gezim Guce Haxhiaj28 Hyqmet Osman Mahmuti29 Faik Muharem Mero30 Bashkim Qazim Nazifi31 Ramadan Ismail Matarangasi

32 Qazim Mehmet Lamza33 Sherif Musa Petova34 Spiro Petro Xhavara35 Dilaver Nebi Ymeraj 36 Asllan Shaban Putro37 Iliaz Jonuz Marra38 Bashkim Hysen Mucaj39 Qirjako Misto Totoni40 Kame Nebi Harka41 Fejzi Myslym Myslymi42 Ali Cerciz Merdani43 Gezim Gani Bejko44 Dashnor Feti Fraholli45 Trifon Miti Naqellari46 Fitim Sabri Mehmeti47 Flamur Islam Baze48 Mydeir Mustafa Muca( Muco)49 Nezir Shaqir Toska50 Vasillaq Spiro Pando51 Ramadan Qemal Abazaj( Abazi)52 Sotiraq Petro Curma(Gjyrezi)53 Xhelil Ramadan Hysko54 Dilaver Haki Merko55 Aleksander Bastri Licaj56 Dragush Reiz( Reis) Ajazi57 Ylli Ferit Abedinaj58 Llambi Zoi Shani59 Mehdi Izet Pulaha60 Murat Rahit Dautaj61 Petro Van(Uan) Prifti62 Sokrat Nasi Bullari63 Et’hem Qazim Shkurta

64 Mihal Jani Halilaj65 Jani Neki Harizaj66 Kole Cun Gecaj67 Gezim Jani Bardhi68 Llukan Miti Tanka69 Bajram Xhemal Kurti70 Sotir Anastas Xhollo71 Ilia Spiro Vasili72 Nexhmedin Arif Nela73 Gaqi Jani Zisi74 Anastas Pandeli Koroveshi75 Bashkim Bejce Beqiri76 Bedri Mustafa Qazolli77 Eqerem Veli Osmanaj78 Luto Tare Shehu79 Rahman Ramadan Beshku80 Zenel Bubrec Baliaj81 Mitat Muharrem Shehu82 Mhill Gjok Doda83 Limos Veis Onjea84 Namik Shaban Demiraj85 Bashkim Qemal Shkalla86 Halil Fari Mustafallari87 Defrim Bajram Zili88 Braho Refat Llapi89 Novruz Muhamet Xhoxhaj90 Gafur Zeqir Zeka91 Et’hem Qazim Shkurta92 Kastriot Enver Veliaj93 Hajri Mehmet Haderi94 Ramadan Xhemal Pallaveshi95 Maksim Gori Baba

96 Agim Haxhi Qato97 Bedri Shyqyri Daja98 Ismail Xhemal Ismailaj99 Bujar Bilbil Alizoti

100 Aleksander Marku Drizari101 Sali Abas Myftari102 Sofokli Pilo Krisathi103 Tomor Estref Miraka104 Vesel Kamber Hoxha105 Nezir Hajdar Neziri106 Vasillaq Spiro Marini107 Ram Zeqir Kolmakaj108 Zenel Yzeir Alliaj109 Sulejman Celo Sulaj110 Pjeter Nikoll Kola111 Irfan Arif Selenica112 Fehmi Ibrahim Hani113 Rustem Fejzi Agalliu114 Ali Riza Aliaj115 Ymer Meto Bejko116 Leonidha Koco Gjoni117 Namik Seit Spaho118 Asqeri Hysni Toska119 Levend Riza Hyseni120 Thoma Miti Konomi121 Ferhat Bajram Caushi122 Kastriot Ahmet Gjenci123 Kristo Manol Kaci124 Astrit Muco Xhuveli125 Arqile Rako Mino126 Llazar Themi Mone127 Isuf Myrto Dashi

128 Tahir Sali Dervishi129 Brahim Sherif Kullahu130 Bashkim Veli Shori131 Sokrat Pilo Keri132 Dashamir Xhevdet Dervishi133 Mehmet Hysen Stafa134 Agim Shyqyri Selamaj135 Astrit Sefer Gjoka136 Ylli Shano Cena137 Engjell Llambi Qirjaqi138 Ramazan Rexhep Lloshi139 Abedin Hekuran Merkaj140 Llazi Isuf Llanaj141 Flamur Asqeri Zholi142 Zoi Thoma Kote143 Mazllem Xhemal Shahu144 Hamdi Daut Kodra145 Skender Haki Isaku146 Avdi Qerim Gurra147 Kristaq Sotir Nishku148 Kristi Llazi Mici149 Hazis Rakip Shkurta150 Ylli Pano Ciko151 Faslli Danush Sevaj152 Shaqir Avni Gjoni153 Feruze Hekuran Rapaj154 Gezim Vezir Lame155 Lina Tasim Sota156 Qani Maliq Abazi157 Bahir Faslli Isufi158 Nikollaq Vangjel Tele159 Fadil Sulejman Kurti

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13proMoviMi

laku dhe brezat e tij.Parllaku, një nga drejtuesit

më me horizont të LANÇLVehap Shita, sekretar i Shoqatës

të Veteranëve të LANÇl të Kosovës, shkrimtar në fjalën e tij tha se Libri më i ri i gjenerallejtënant Rrahman Parllakut “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime” është shkruar me njohuri prej ushtar-aku e me plot emocione e dashuri të sinqertë prej një patrioti të preokupuar me fatin e vendit e të popullit të tij me “ëndrrën e jetës” së tij që Kosovën njëherë ta shohë të lirë e të bashkuar me trungun vet, nënën Shqipëri. Këtë, jo vetëm që e ëndërronte autori, por për këtë edhe luftoi me tërë qenien e tij si drejtues partizan, si gjeneral e strateg në momentet kur vendi dhe populli i tij duhej të pozicionohej drejt që, në ato momente vendimtare të Luftës së Dytë Botërore, të mos gjendej në anën e humbësve, siç ka ndodhur shpesh gjatë historisë. Gjeneral Parllakun, në librin e tij e shohim duke vrapuar në Kosovë nga fronti në front, në rrethin e Gjakovës, në Junik e Deçan, në Pejë e Mitrovicë, në takime e konsulta ushtarake me komandantët e njësive të UNÇ të Kosovës e të Shqipërisë. E shohim gjeneralin e njësitë e ushtrisë së tij në mesin e shqiptarëve të Kosovës, në shtëpitë e tyre të pritur “me bukë e kripë e zemër”, e shohim në mesin e ushtarëve të rinj të Kosovës që iu bash-kuan njësive të UNÇ të Shqipërisë dhe, së bashku, vazhduan luftën deri në për-fundimin e saj. Prof.Dr.Myslim Islami kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Lidhja e Prizrenit”, me qendër në Tiranë, në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Në artikujt e shumtë që përmbledh ky botim dalin shumë fakte e shqetësime nëpër kohë të autorit, dhe po e them me fjalët e mia, se të to gjen refleksione e konkluzione të sakta ndaj arrivistëve, karrieristëve e aventurierëve, që s’kanë pasur guxim e forcë që të shkëputeshin

nga mentaliteti i vjetër, nga enverizmi, kulti i gjatë dhe do t’i gjejë si ajo lëvo-zhga, që shkëputet nga trungu i lisit e një ditë bie në tokë si një kalbësirë”. Rrahman Parllaku gëzonte simpati dhe ishte i popullarizuar në qytetin e Vlorës, sepse në demonstrata mbante flamurin. Në aksione, ishte në ballë, si organiza-tor e plot iniciativa të guximshme; u bë talent me lëvizjet, me maskimet dhe me qëndresën kur binte përballë patrullave. “Labëria ka treguar trimëri dhe bijtë e saj nuk hapin kollaj rrugë, por Rrahmani, me virtytet e veta i bëri që ta çmonin e ta dëgjonin”,-tha ndër të tjera Prof.Dr.Myslim Islami. Më tej ai u solli në vëmendjen e pjesëmarrësve në këtë veprimtari promovuese doku-mente arkivore që e lartësojnë veprën e guximin e tij. Rrahman Parllaku u zgjodh nga kuadrot e Luftës komandant i Divizionit të V-të në Nëntor 1944, që do të kalonte në Kosovë, në Sanxhak. U fut midis drejtuesve madhorë të Ushtrisë ku ju besuan detyra e reparte tepër të rëndësishme, deri në zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Mbas studimeve në Akademinë e Lartë të Ushtrisë në ish-Bashkimin Sovjektik,

duke vlerësuar aftësitë dhe talentin e tij merr gradën e lartë gjenerallejtënant, midis 506 gjeneralëve të parë. “Në jetën e veprën e vet gjeneral Rrahman Parllaku s’ka patur zikzake, por kur vendi po izolohej, po zbriste poshtë e më poshtë, megjithëse kishte një ushtri të madhe e tepër të armatosur, sepse despoti shpalli se ish në gjendje që të thyente e të shpartallonte të dy superfuqitë e koali-cionet e tyre, Rrahmani do të guxonte t’i përshtatej realitetit objektiv”,-u shpreh Prof.Dr.M.Islami. Ai evidentoi faktin se Gjenerallejtënant Rrahman Parllaku u dënua me 25 vjet dhe vuajti 17 vjet në burgjet e diktaturës nga 16 Dhjetor 1974 deri më 1991. U burgos e dënua për motive të qarta politike bashkë me ish-ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku, ish shefin e Shtabit të përgjithshëm Petrit Dume e gjeneral Hito Çakon që u pushkatuan pas një hetuesie inten-sive e një procesi farsë, me akuzën si puçistë. Me këtë akuzë absurde u dënua 25 vjet burg edhe gjeneral Rrahman Parllaku. Për 17 vjet në burg qëndroi si një copë shkëmbi dhe triumfoi mbi despotizmin. U lirua kur u përmbys diktatura. Heroi i Popullit Rrahman

Parllaku, sot në moshën 92 vjeç drejton me përkushtim Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Ai ishte dhe mbetet një nga drejtuesit më me horizont të LANÇl. “ E vërteta mbrohet. Personalitete si Rrahman Parl-laku, sot e në të ardhmen do të mbeten emri i skalitur në historinë e kombit e në vetëdijen e gjeneratave”,-përfundoi fjalën e tij Prof.Dr.Myslim Islami.Një memorie historike për të kaluarën, një thirrje për të tashmen

Ish-ushtaraku Sakip Cami, poet dhe publicist theksoi në promovimin e librit të gjeneral Parllakut ““Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime” se nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve, artikujve, letrave, komenteve, takimeve dhe viz-itave, gjeneral Rrahman Parllaku tregon se Kosova ka qenë dhe mbetet pjesa më vitale e trupit të shqiptarëve. Atë që nuk arritëm ta mbanim dhe ta bash-konim më 1945, tani e fituam dhe nuk e lëshojmë më, aq më tepër kur miqtë ndërkombëtarë si SHBA dhe të Europës na ndihmojnë dhe i kemi përkrah. Faktori vendimtar kanë qenë dhe janë shqiptarët, të cilët për hir të së vërtetës

po punojnë mirë dhe që duhet të punojnë akoma më mirë, më të bashkuar dhe më me mençuri. Libri i gjeneral Rrah-man Parllakut, sipas z.S.Cami është një memorie historike për të kaluarën, është një thirrje për të tashmen, për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë territor, për të gëzuar fitoren e lirisë, por edhe për të administruar me kujdes fitoren dhe për të mos u dehur nga arritjet. Në promovim folën gjithashtu Muharrem Xhemajli, kryetar i Shoqatës të vetera-nëve të UÇK, i cili shprehu bindjen se pa luftën e luftëtarëve të UÇK nuk do të ishte realizuar as ëndrra e gjeneral Parl-lakut dhe e të gjithë shqiptarëve. Fasli Veliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi bëri një ftesë që ky libër të promo-vohet edhe në Shkup, në kryeqytetin e shqiptarizmit , tha se ka edhe një luftë për të cilën duhet të shkruhet më shumë , ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, që bëri të mundur mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Në fund përshëndeti edhe z. Rrahman Parllaku, i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit e pranishëm në këtë tubim për promovimin e librit të tij, theksoi se në këtë ndërmarrje të vështirë e ka mbështetur e bija, Tatjana Parllaku që është edhe redaktorja e librit, gjeneral Kudusi Lama, komandant i Divizionit të Kukësit në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë dhe gazetari e shkrimtari Çobo Skënderi, të cilët i falënderoj shumë. Duke ju përgjigjur vërejtjeve të Prof, J.Bajraktarit se do të ishte mirë që në këtë libër të trajtoheshin në veçanti edhe disa figura dhe emra të veçantë, gjen. Parllaku tha se mosha e thyer ndoshta më pengon ti trajtoj gjërat edhe me emra dhe që të mos bëj gabime dhe trajtime të gabuara mendova të shmanga personat e veçantë dhe të merrem me pjesën e madhe të luftëtarëve, të të vrarëve dhe të plagosurve, të atyre që në fakt e bënë luftën dhe që meritojnë edhe respektin më të madh.

160 Nebi Ahmet Basha161 Stefan Jorgji Papa 162 Shyqyri Riza Islami163 Laureta Adriatik Shuli164 Sotir Kosta Koroveshi165 Selaudin Bedulla Hamzallari166 Bashkim Ramadan Baxhiaj167 Veri Hajri Talushllari168 Shkelqim Isuf Spaho169 Rushan Shaban Dosti170 Belul Sami Cufe171 Hamit Dervish Plaku172 Agim Irakli Hila173 Bajram Muharrem Tare174 Aristir Jani Sako175 Agron Shefqet Salillari176 Hysen Xhaferr Jaubashi177 Pilo Lluka Ziu178 Serjan Sabri Peshtani179 Veli Tefik Ramadani180 Ylli Tafil Sulaj181 Naim Resul Plaku182 Nexhat Zenel Nallbati183 Faslli Dano Sulaj184 Vladimir Njazi Dervishi185 Qani Shefki Novaku186 Hysni Kadri Diko187 Vangjel Perikli Mitrushi188 Bardhyl Elmaz Myftari189 Selman Ismail Shehi190 Shefqet Hetem Malindi191 Riza Pasho Tafani192 Qirjo Jani Bombaj193 Estref Dule Xhakollari194 Myslym Selajdin Gorezi195 Haki Halil Lushi196 Ramis Sherif Palla 197 Agim Nesin Alimadhi198 Gezim Gani Braho199 Agim Ismail Spata

200 Mihallaq Ilo Bodi201 Muharrem Lato Bajrami202 Mehmet Reshit Ferhati203 Gaqo Apostol Fili204 Dhimitraq Mihal Zalavani205 Halil Xheladin Cysa206 Stiri ( Aristidhi) Spiro Tane( Toni)207 Pandeli Jorgo Selo208 Shaban Sadik Durmishi209 Vangjel Ilo Samsuri210 Zeqir Shaban Livanaj211 Halil Xhelal Dedolli212 Ernest Kole Jakova213 Ndue Preng Nikaj214 Panajot Konin Baba215 Mehmet Maliq Bracaj216 Kico Koli Kole217 Josif Marko Duni218 Beg Murat Tenaj219 Kolo Rako Kocollari220 Jani Spiro Hiso221 Eqerem Beqir Likaj222 Kozma Llazar Gjika223 Jakup Sadik Ferati224 Selman Karafil Haxhiaj( Abazaj)225 Ymer Idajet Taro226 Gani Rushan Doko227 Bardhyl Myftar Qato228 Xhafer Idris Binozi229 Agim Selaudin Asqeri230 Hilli Lik Bardhi231 Musa Nezir Rama 232 Thanas Jani Salca233 Luto Shaqo Rustaj234 Thanas Anastas Peco235 Telemak Palush Xheblati236 Isuf Nevruz Bilimani237 Kristaq Lluka Ziu238 Ismet Hekuran Xhemollari239 Rapi Pjeter Sino

240 Islam Avdyl Islami241 Ramadan Cerciz Delibashi242 Haxhi Arif Senja243 Maksut Nazif Kroi244 Hajdin Zylal Dervishi245 Sherif Rexhep Sako246 Kico Ilo Tarifa247 Pirro Mihail Jance248 Sefer Ismail Sadiku249 Llukan Lili Minxhali250 Dhimiter Koli Mato251 Agim Veli Jacr252 Tahir Pertef Tahiraj253 Ilmi Luto Myftari254 Kostandin Llukan Duka255 Anagnost Kristo Qerama256 Kamber Hamit Haka257 Hysen Orhan Sulaj258 Ligor Jorgji Avrami259 Astrit Muharrem Rusi260 Josif Koli Ndoni261 Hiqmet Demir Bojaxhiu262 Idajet Luto Zgene(Skendo)263 Ethem Faslli Hebo264 Jovan Josif Ziu265 Sotir Todi Davidhi266 Syrja Refat Kalemi267 Cenik Lake(jake) Malasi268 Osmen Osmen Kollcaku269 Stavri Lili Bobo270 Thoma Naun Bucka271 Stefanaq Thimi Runga272 Ismail Shyqyri Lame273 Pali Gori Zoga274 Thanas Jani Cimbidhi275 Zef Llesh Kola276 Kujtim Mustafa Daberdini277 Esat Sulo Dyrmishi278 Syrja Iljas Kosova279 Andrea Panajot Franxhi

280 Ismail Ramadan Meco281 Lefter Llukan Manushi282 Luti Sinan Cela283 Nuri Sulejman Tocila284 Refail Kristaq Bulgareci285 Reshat Ismail Hoxha286 Tafil Isni Bakeri287 Bashkim Caush Likaj288 Agur Mehmet Asllanaj289 Aqif Shahin Lleshi290 Rrahim Milahim Fejzullai291 Yzeir Jashar Hajdini292 Abedin Beqir Begolli293 Shpetim Mustafa Bllaca294 Nexhip Sabri Oboni295 Mersin Musa Kaci296 Hysni Qamil Aliaj297 Ylli Islam Dimraj( Demiraj)298 Sherif Nazif Kroj299 Agim Resul Asllanaj300 Bashkim Andon Carka301 Stavri Gori Kumaraku302 Spiro Thanas Vasillo303 Bashkim Tefik Pula304 Koli Todi Vasilia305 Harilla Leko Mandro306 Nikolla Anastas Peci307 Jorgji Petro Zhato308 Shefqet Gani Nazo309 Mico Pano Ballabani310 Dhimo Anton Cuko311 Anastas Fani Llupi312 Abdulla Rasim Luari313 Dhimiter Koco Vito314 Ruzhdi Ramazan Zekthi315 Nuredin Halil Frasheri316 Ferrik Veli Hoxha317 Fatbardh Pajazit Agalliu318 Baki Hajdar Alushani319 Llambi Lili Golemi

320 Agron Sabri Gjergaj

321 Brahim Qani Markgjoni

322 Fadil Teki Peci323 Ilmi Zenel Shentolli324 Muhamet Sheme Bakaj325 Tuni Nasi Rushe

326 Kujtim Iljas Hysaj

327 Hekuran Jakup Agalliu328 Safet Jashar Spahiu329 Ylli Sali Shinko330 Sokrat Lazi Kola331 Remzi Halil Lile332 Tosum Sheme Alushaj333 Aqif Shahin Lleshi334 Bashkim Caush Likaj335 Gezim Mustafa Merkuri336 Xhevahir Veiz Seiti337 Trifon Llukan Boci338 Xhemal Hamdi Xhaja339 Fuat Faik Cikollari340 Petrit Idriz Bala341 Arseni Taro Stroka

342 Xhevat Bektash Çela

343 Agim Hallil Kinkaj

344 Hekuran Ali Paja

345 Gezim Veiz Çarçani

346 Kimete Livan Grabocka

347 Natasha Dhimitraq Piluri(Civili)

348 Andrea Tifon Piu

349 Ferit Ali Hajdari

350 Resul Rustem Ormenaj

351 Bajram Tare Dermyshaj352 Isuf Ruzhdi Qosja

353 Bajram Mero Imeraj

354 Myslim Hekuran Mullaymeri

355 Hasan Muharrem Gucaj356 Halil Maliq Hysa 357 Petrit Naun Biqiku

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 201114 pro patria

PrOF. asOc. dr.Bernard zOtaj

Ringritja morale e popul-lit shqiptar ishte aksioni më i ngutshëm dhe më i rëndësishëm në atë kohë

të vështirë. Ai ishte çelësi, pa të cilin nuk mund të ndërmerret asnjë veprim tjetër shpëtues. A ishin shqiptarët patriotë më shumë se ç’duhet, apo përkundrazi ishin ftohur me vendin e vet? A mos po e mbiçmonin pa të drejtë veten dhe vendin e tyre, a mos përkundrazi e përçmonin pa të drejtë veten dhe Atdheun. Me fjalë të tjera: a e donin këtë vend që u ka dhënë emrin qysh prej dymijë vjetësh, apo ëndër-ronin ta këmbenin me një tjetër vend. Ëndërr e mbrapshtë kjo që ka ngritur krye aty-këtu e herë pas herë në kohën tonë? E pra në këtë mijëvjeçar të tretë shqiptarët janë të detyruar të nxjerrin ende mësime nga drama e tyre, që ndodhet ende në zhvillim.

Në kushtet e një klime të ashpër ndërkombëtare, kur populli shqiptar, i vetmi komb i ndarë tragjikisht në Evropë është i detyruar të durojnë mospërfilljen botërore për fatkeqësinë që i ka rënë në kokë. Në kushtet e vetmisë së tyre, të trysnisë së një propagande deri tani dashakeqe që ka përbaltur imazhin tonë në botë. Duke na paraqitur herë si një popull violent, herë fondamentalist, herë barbar e herë të lajthitur, shqiptarët janë detyruar, midis të tjerash, të bëjnë një zgjedhje e sqarim themelor në ndërgjegjen e tyre lidhur me pa-triotizmin. Mendimit të mbrapshtë që e ngatërron patriotizmin si balsam kundër nacionalizmit, ata duhet ti përgjigjen me një “JO” të prerë. Patriotizmi nuk është nacionalizëm dhe antipatriotizmi është po aq i rr-ezikshëm sa shovinizmi.

Fyerjet morale janë të njohura tek jeta e popujve ashtu siç janë të njohura ringritjet. Por për tu ringritur çdo komb i duhet të tendoset fort e të nxjerrë nga brendësia e vet të gjitha rezervat që ka rezervuar, ato rezerva, që çdo popull, sipas një kodi të lashtë, i ruan për ditë të zeza e i përdorin në periudha fatkeqësish. Raportet me atdheun zënë në këtë rast një vend kryesor. Shqipëria s’ka nevojë për ekzaltime, por aq më pak s’ka nevojë për përçmim. Mendimi se Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë shumë të himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet ti rrëzojmë në baltë për ti sjellë në vete, është doktrinë e antishqiptarizmit.

Kultura dhe mendimi i një populli qëndron gjithmonë në një lashtësi të shquar e të lavdishme për ku përpiqet ta tërheqë e ta ngrejë gjithë kombin. Në qoftë se populli shqiptar do të vazhdojë ta përçmojë e ta luftojë vetveten, në qoftë se ai në mënyre irracionale do të synojë drejt shpërn-guljes, nga trojet e shtetit shqiptar, në qoftë se ai do të vazhdojë të ngrejë

Atdhedashuria, vektor rrënjësor i FADashuria për atdheun e rilindasve

dorën kundër strukturave shtetërore të tij, të çfarëdo lloj ngjyre politike të jenë ato, ai do të eci drejt greminës.

Imazhin e mirë ose të keq për një popull, nuk mund ta krijojnë për një kohë të gjatë as zyrtarët e tij, por as renegatet e tij; atë nuk mund ta kri-jojnë as nacionalistët e ekzaltuar, por as vlugu i egër dhe i verbër. Aq më pak mund ta krijojnë atë diplomatë mendjelehtë, gazetarët e pabesë, de-noncuesit, psikopatët dhe paranojakët e dehur për lavdi.

Njeriu shqiptar, i lodhur nga ka-limet e befta të vetëpërmbajtjes, dhe të të kundërtave, ka nevojë më tepër se kurrë për rifitimin e drejtpeshimit shpirtëror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke përdorur përndezjen nacionaliste si kundërhelm ndaj vetëpërçmimit, e aq më pak duke përdorur këtë të fundit si balsam kundër kapardisjes. Për të shmangur kalimin nga një dush i nxehtë në një dush të ftohtë, njeriu shqiptar ka nevoje sot për orientim të saktë. Lindin përsëri pyetja se ç’popull jemi? Domethënë a jemi si të tjerët, a meritojmë një fat normal e një jetë normale si të tjerët? A kemi mëkate për të larë, a kemi borxhe për të paguar? A jemi vërtet fatkëqij, apo ashtu na duket, apo ashtu na pëlqen të shfaqemi përpara vetes dhe botës? Pa rënë në kurrfarë optimizmi të kotë, mund të thuhet pa drojë se, pikërisht sot, shqiptarët, pavarësisht nga lën-gata që u ka rënë e përpiqet ti vejë poshtë, kanë shanset më të mëdha për të zënë përfundimisht vendin që prej kohësh e kanë merituar në familjen e popujve. Madje kjo lëngatë dhe kjo e kërrusur e tmerrshme është ndoshta shenja më e sigurt për një të ardhme plot shpresë. Në jetën e shumë popu-

jve janë të njohura këto gremina, pas të cilave kanë ardhur ngritjet, disa here dhe marramendëse.

Fati, ndonëse na është bërë za-kon të mallkojmë, na ka caktuar ne shqiptarëve të jetojmë në një nga zonat më të bukura të Evropës. Ev-ropa vetë, së bashku me Amerikën, është tani për tani lagjja më luksoze e botës. Ne e harrojmë shpesh këtë, harrojmë që ky vend, sharjet ndaj të cilit i kemi në majë të gjuhës, ky vend pra, i vendosur në një pozicion kaq të rëndësishëm gjeopolitik, ka një ska-jim gjeografik të mrekullueshëm, ka një klimë të admirueshme, ka pasuri natyrore të shumta, dhe ka ndoshta plazhet më të bukura të kontinentit. Ne harrojmë se çdo të thotë ankthi shekullor i vendeve që nuk kanë dalje në det, pa përmendur vendet e izoluara në thellësi të kontinentit, pa përmendur trojet e gjëra të kësaj bote të trazuar, të mbushura me shkurre, shkretëtirë e trishtim, e që mbulojnë tre të katërtat e rruzullit tokësor. Ne i harrojmë këto dhe meqenëse jemi midis një kopshti plot me shtete të pa-sura, na pëlqen të qahemi se nuk jemi si ata. Duke vuajtur nga kompleksi i vogëlsisë dhe i inferioritetit harrojmë se hapësira e popullit shqiptar, pavarë-sisht nga prerja e trojeve të saj nuk është aspak e vogël në këtë gadishull. Duke përmendur disa nga faktorët më unikë e më shprehës të identitetit të tyre vëmë në dukje se shqiptarët janë krijuesit e bartësit e një prej gjuhëve themelore të njerëzimit, një gjuhë që ka vendin e saj të paluajtshëm midis dhjetë-dymbëdhjetë gjuhëve kryesore të botës.

Si një nga vendet e para të krishtera të Europës, Shqipëria ka

qenë rrjedhimisht truall fillestar i qytetërimit perëndimor evropian. Që nga himni i madh i krishterimit “Te Deum”, i shkruar nga një peshkop shqiptar mbi njëmijë e pesëqind vjet me parë, te mbrojtësi i qytetërimit perëndimor, Gjergj Kastrioti, person-azhi me sublim e më i njohur në botë, jo vetëm i shqiptarëve, por i mbarë popujve të Ballkanit, i cilësuar si “aleat i Krishtit”, e deri tek murgesha shqiptare Nënë Tereza, gruaja shq-iptare më e famshme e botës së sotme, kalon si një fill i ndritur dëshmia e këtij qytetërimi, që kaq shumë është mohuar dhe me këmbëngulje nga dashakeqët e kombit shqiptar.

Vazhdojmë me vlerat shpirtërore të krijuara nga populli ynë, le të kuj-tojmë poezitë orale shumëshekullore të tij, kodet zakonore, ritet antike, muzikën, koreografinë, kostumet e mahnitshme etnografike, folklorin aq të larmishëm, për të ardhur deri tek letërsia shqipe. Kjo e fundit, duke u futur në klubin e zgjedhur të letrave të mëdha të botës, u bë veçanërisht e bezdisshme për ithtarët e tezës se shqiptarët janë të paaftë për kulturë. Vetë shqiptarët s’kanë kurrfarë përçmimi ndaj kulturës të të tjerëve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptarët, pjellë e natyrshme e mendësisë së tyre të hapur e miqësore ndaj të huajve, ndaj mikut, bashkë me tolerancën fetare, tolerancë e thellë, e vërtetë, e pap-udrosur nga kurrfarë konformizmi, janë ashtu siç u tha më lart cilësi të tjera themelore, që dëshmojnë një nivel qytetërimi të këtij populli kaq të sulmuar për të kundërtën. Për fat të keq, ashtu si të gjithë popujt, shq-iptarët kanë cenet dhe veset e tyre,

po aq të forta, ndoshta sa virtytet po madje më spektakulare se ato. Ndry-she nga hebrenjtë e disa popuj të tjerë, që janë solidarë e të lidhur me njeri tjetrin, shqiptarët mezi ç’presin rastin për t’u përçarë. Natyra individualiste e tyre, e pafundme sjell egoizmin, smirën dhe etjen për karrierë. Prej këtej rrjedh kapardisja e neveritshme e sedra e sëmurë.

Këto cilësi të natyrës njerëzore, që ndeshen kudo, bëhen veçanërisht të rrezikshme tek shqiptarët, për shkak të traditës të shkurtër të jetës në një shtet shqiptar. Prej tyre lind një keqkuptim tragjik për lirinë dhe për shtetin. Pa u pajtuar dot me atë ligj themelor që lirinë e njeriut të veçuar e vë detyrimisht në raport me lirinë e të tjerëve, shqiptari shpesh e ka të vështirë të kuptojë se liria njerëzore, ndryshe nga liria absolute është mad-hështore pikërisht ngaqë është për demokracinë, për vetë shtetin dhe ngrehinat e tij.

Në familjen e popujve evropiane kombi shqiptar është i vetmi sot që është lakuar për të keq. Ndërsa të gjithë ecin në një mënyrë normale, ai i prerë mizorisht, është i detyruar të bëjë rrugën si një i gjymtuar. Por kombi shqiptar, pavarësisht nga imazhi i shfytyruar që jep, ka shumë rezerva dashurie e sinqeriteti në brendësinë e vet. Evropa e sotme sado e kompletuar të duket, ka gjithmonë nevojë për dashurinë e popujve të vegjël, shpesh të harruar.

Mijëvjeçari i dytë ka qenë për shqiptarët tepër i rëndë. Në këtë mi-jëvjeçar dy shekuj kanë qenë vazhdi-misht tronditës për të: i pesëmbëdhjeti dhe i njëzeti. Në të pesëmbëdhjetin ata e humbën lirinë, e rifituan për ta humbur përsëri. E megjithatë ata dolën nga ky shekull me një ngarkesë shpirtërore heroike që do ti ushqente gjatë pesë shekujve pushtimi të Perandorisë Osmane. Në shek. XX historia jonë ishte edhe më e trazuar dhe aspak fatlume.

Janë të gjitha gjasat që mijëvjeçari i tretë, pavarësisht nga tronditjet e Shqipërisë, të jetë i mbarë. I mbarë për ata që, ndonëse e quajnë veten bij të shqipes, gjer më sot nuk janë ngjitur dot kurrë në lartësinë e dëshiruar, veçse në ëndrrat e tyre. Ndonëse krahët disa herë u janë thyer, ende vazhdojnë ta quajnë veten si më parë, bij të shqipes. Këmbëngulje kjo që dëshmon, në fund të fundit, besnikëri ndaj asaj ëndrre të moçme pafundësisht të ushqyer për vazhdi-mësi.

Mbi të gjitha ushtarakët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë këtë atdhedashuri e kanë të kultivuar që në bankat e shkollave dhe aka-demive ushtarake, si dhe në jetën e përditshme. Kjo atdhedashuri është shfaqur dhe manifestuar edhe në misionet paqeruajtëse dhe luftarake ku janë të angazhuar në mbrojtje të paqes dhe të lirisë, në luftë kundër terrorizmit.

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 2011 15vLerëSiMi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim a ësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

Major Ahmet Sezai Progri

Lindur më 25 mars 1961 në Lushnjë. Pas përfundimit

të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1981 fil-loi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi: kursi themelor oficerit shtabit etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1985 emërohet instruk-

Major Ahmet Qamil Roçi

Lindur më 10 janar 1960 në Hotolisht, Librazhd. Pas për-

fundimit të shkollës së mesme në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Në vitet 1996-2004 ka ndjekur studimet në Fakultetin Juridik Universiteti i Tiranës.

Pas përfundimit të shkollë së lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyrat: instruktor AT

Major Ahmet Ibrahim Murati

Lindur më 19 gusht 1965 në Shtjefën, Mat. Pas përfundimit

të shkollës së mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë kar-rierës ka ndjekur kurse kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit, kurs i sigurisë informacionit të klasifikuar etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1988 e në vazhdim ka kryer detyrat: koman-

Major Ahmet Beqir Palluqi

Lindur më 12 prill 1961 në Der-jan, Burrel. Pas përfundimit të

shkollës së mesme në vitin 1981 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë kar-rierës ka ndjekur kurse kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit etj.

Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1984 emërohet inten-dent batalioni në Regjimentin e

Major Albert Faik Shameti

Lindur më 18 shtator 1961 në Korçë. Pas përfundimit

të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1981 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Në vitin 1990 kreu studimet në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brend-shme.

Pas përfundimit të shkollës së lartë nga 1984 e në vazhdim ka kryer detyrat: komandant ba-terie, instruktor stërvitje në Br.K në Kukës, shef sigurimi, shef k/zbulimi në Librazhd, shef i degës së k/zbulimit në Elbasan, Në vitin 1996 nxirret në rezervë. Riemërohet në vitin 1999 në vijim ka kryer detyrat: shef i degës k/zbulimit në Br.K Korçë, specialist i zyrës operacionale, shef i zyrës operacionale Ko-rçë. Në vitin 2004 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: inspektor k/zbulimit, specialist sektorit të operacioneve në k/zbulim, specialist në sektorin e operacioneve në shërbimin e kundërzbulimit dhe sigurisë në SHIU.

Për kontributin e dhënë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga komandanti i forcës.

Major Agim Qerim Harizi

Lindur më 2 janar 1965 në Pël-lumbas, Berat. Pas përfundimit

të shkollës së mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar, të oficerëve. Gjatë karri-erës ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikimi: kursi themelor i oficer-it të shtabit, kualifikim për raketat, trajnim për OPP të NATO-s.

Pas përfundimit të shkollës së lartë nga viti 1988 e në vazhdim ka kryer detyrat: komandant baterie në Krumë, shef shtabi grupi në B. Curri, komandant baterie në Berat. Në vitin 1999 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: koman-dant baterie, shef seksioni zbulimi, shef seksioni EMZ, komandant i baterisë mortajave në FT. Për kon-tributin e dhënë është vlerësuar me medalje shefi i Shtabit të Përgjith-shëm dhe nga komandanti i forcës. Njeh gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

në Shkollën e Lirë Ushtarake në Përrenjas, shef shtabi grupi, shef edukimi grupi, komandant grupi në Librazhd. Në vitin 1996 nxirret në rezervë. Riemërohet në vitin 1999 komandant kompanie b1k në Burrel. Në vitin 2001 transf-erohet në Tiranë ku ka kryer de-tyrat: shef zyre/këshilltar ligjor, shef personeli, këshilltar ligjor i komandantit të KM, jurist për problemet juridike në sektorin e pronave në Br.L.

Për kontributin e dhënë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga komandanti i forcës. Njeh gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

dant baterie në Br. AT në Bulqizë, shef shtabi grupi në Krastë, Burrel, komandant baterie në Burrel. Në vitin 1999 transferohet në Shijak me detyrë komandant toge e më pas komandant baterie. Më pas ka kryer detyrat; komandant kom-panie, komandant toge, shef zbu-limi, shef personeli batalioni. Në vitet 2007-2010 kryen detyrat oficer shtabi planëzimi, specialist për operacionet, specialist kundërz-bulimi në KFB, së fundi specialist për planifikimin në Forcën Detare në Durrës. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga komandanti i forcës. Është i mar-tuar dhe ka katër fëmijë.

xhenios në Elbasan. Në vitin 1987 transferohet në Burrel me detyrë intendent batalioni në Br.K. Më pas kryen detyrat shef ushqimi, plani dhe kazermimi, shef logjistike në Br.K Laç. Në vitin 1994 transfero-het në Tiranë ku ka kryer detyrat; shef logjistike, shef ushqimi, spe-cialist furnizimi, specialist logjis-tike, shef i sektorit të logjistikës, shef seksioni logjistik në batalionin e Mbështetjes të SHP. Së fundi komandant i grup depove eksport-import në Shkozet, Durrës.

Për kontributin e dhënë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga komandanti i forcës. Është i mar-tuar dhe ka një fëmijë.

tor taktike në Regjimentin AKA në Lushnjë. Më pas ka kryer detyra; komandant kompanie, komandant toge, komandant kompanie, shef operativ në Br.K Fier, shef operacional batalioni xhenier në Kavajë. Në vitin 2007 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat; shef i seksionit operacional, shef i MCU dhe së fundi zv/koman-dant i batalionit të mbështetës të SHP. Për kontributin e dhënë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjith-shëm dhe nga komandanti i forcës. Njeh gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

ushtriaE prEmtE, 28 tEtor 201116

almex 2011