Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1...

16
Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, priti në një takim pune, zv/ministren e Mbrojtjes, znj. Arta Musaj. Gjatë takimit, gjeneralmajor Dushku, pasi e falenderoi zv/ministren Musaraj, për vizitën dhe e konsideron prezencën e saj një ndihmesë për ecurinë e punës në Forcë Tokësore... Stërvitjet dyjavore fushore u kurorëzuan me sukses me stërvitjet 24 orëshe të kurseve në ANO Shkëmbehet eksperienca midis ekspertëve tanë dhe atyre të EUCOM E premte, 5 prill 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 12 (8165) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] KOMANDANTI I KDS PËRSHËNDET CERTIFIKIMIN E KURSIT SIA POLICI USHTARAKE FORCA TOKËSORE Mbahet në FT, seminari “Zhvillimi i lidershipit për një paqe të qëndrueshme” Efektivat e PU në Batalionin e Vaut të Dejës në Shkodër përfundojnë stërvitjen “Buna 13” Zëvendësministrja e Mbrojtjes Arta Musaraj vizitë në Forcën Tokësore Zhvillohet takimit i grupit të punës për vlerësimin e procesit të integrimit (AIWG) TAKIMI ME GJENERALMAJOR ZYBER DUSHKU faqe 11 faqe 7 FORCAT DETARE STËRVITJET/ NË AKADEMINË E FA DHE ANO Ekspertë amerikanë të luftës kundër trafikut, krimit të organizuar dhe drogës, në QNOD NË KUADRIN TË BASHKËPUNIMIT ME ACT faqe 10 Qëllimi i stërvitjes “Buna 13” është testimi i kapac- iteteve operacionale të efek- tivave të Policisë Ushtarake në situata emergjente, op- eracione kërkim-shpëtimi, si dhe testimi i nivelit të koor- dinimit me organet e push- tetit qendror dhe lokal Nën drejtimin e profesorëve të universiteteve ushtarake amerikane Zhvillohet stërvitja planizuese “Reagimi i Bashkuar - 2013 ” me kursantet e KKSHP GJENERAL PHILIP M. BREEDLOVE KOSOVË QENDRA E KULTURËS, MEDIAS & BOTIMEVE TË MBROJTJES NATO emëron komandantin e ri të Forcave Aleate Supreme të Europës FSK-ja dhe KFOR-i, demontuan një bombë 500 kilogramëshe “Pranverë ngjyrash”, aktiviteti me fëmijët e ushtarakëve faqe 13 faqe 12 faqe 14 “E kemi justifikuar me punë dhe profesionalizëm pranimin në NATO” Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi paraqiti zhvillimet më të rëndësishme në këtë periudhe Kremtohet 4-vjetori i anëtarësimit në NATO, Imami: Arritja më e madhe pas Pavarësisë Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave faqen 2-3 KRYEMINISTRI BERISHA: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ngjarje me impakt të jashtëzakonshëm në procesin e zhvillimit të vendit. Të vendosur për anëtarësimin ne BE Më 4 Prill 2009 u firmos dhe traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior. Për gazetën “Ushtria”... Në kuadrin e planit vjetor të bashkëpunimit me Ko- mandën Aleate për Transformim (ACT), është zhvilluar dje në sallën e mbledhjeve të Shtabit të Përgjithshëm... faqe 8-9 faqe 11 faqe 9-10 Shqipëria përmbush suksesshëm bashkëkryesimin e Komitetit të Përhapjes të NATO-s

Transcript of Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1...

Page 1: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 1

Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, priti në një takim pune, zv/ministren e Mbrojtjes, znj. Arta Musaj. Gjatë takimit, gjeneralmajor Dushku, pasi e falenderoi zv/ministren Musaraj, për vizitën dhe e konsideron prezencën e saj një ndihmesë për ecurinë e punës në Forcë Tokësore...

Stërvitjet dyjavore fushore u kurorëzuan me sukses me stërvitjet 24 orëshe të kurseve në ANO

Shkëmbehet eksperienca midis ekspertëve tanë dhe atyre të EUCOM

E premte, 5 prill 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 12 (8165)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

KomaNdaNti i KdS përShëNdEt CErtifiKimiN E KurSit Sia poliCi uShtaraKE forca tokësore

Mbahet në Ft, seminari “Zhvillimi i lidershipit për

një paqe të qëndrueshme”

Efektivat e PU në Batalionin e Vaut të Dejës në Shkodër përfundojnë stërvitjen “Buna 13”

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Arta Musaraj vizitë në Forcën Tokësore

Zhvillohet takimit i grupit të punës për vlerësimin e procesit të integrimit (AIWG)

takiMi Me gjeneralMajor ZyBer Dushku

faqe 11

faqe 7

forcat detare

stërvitjet/ në akademinë e fa dhe ano

Ekspertë amerikanë të luftës kundër trafikut, krimit të organizuar dhe drogës, në QNOD

në kuaDrin të BashkëpuniMit Me aCt

faqe 10

Qëllimi i stërvitjes “Buna 13” është testimi i kapac-iteteve operacionale të efek-tivave të Policisë Ushtarake në situata emergjente, op-eracione kërkim-shpëtimi, si dhe testimi i nivelit të koor-dinimit me organet e push-tetit qendror dhe lokal Nën drejtimin e profesorëve të universiteteve

ushtarake amerikane

Zhvillohet stërvitja planizuese “reagimi i Bashkuar - 2013 ” me kursantet e KKshP

gjeneral PhiliP m. Breedlove

kosovë

Qendra e kulturës, medias & Botimeve të mBrojtjes

NatO emëron komandantin e ri të Forcave aleate supreme të Europës

FsK-ja dhe KFOr-i, demontuan një bombë 500 kilogramëshe

“Pranverë ngjyrash”, aktiviteti me fëmijët e ushtarakëve

faqe 13

faqe 12

faqe 14

“E kemi justifikuar me punë dhe profesionalizëm

pranimin në NatO”

Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi paraqiti zhvillimet më të rëndësishme në këtë periudhe

Kremtohet 4-vjetori i anëtarësimit në NATO, Imami: Arritja më e madhe pas Pavarësisë

Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave

faqen 2-3

Kryeministri Berisha: anëtarësimi i shqipërisë në natO, ngjarje me impakt të jashtëzakonshëm në procesin e zhvillimit të vendit. të vendosur për anëtarësimin ne Be

Më 4 Prill 2009 u firmos dhe traktati që e bëri shqipërinë vend me të drejta të plota në aleancën e

atlantikut Verior. Për gazetën “Ushtria”...

Në kuadrin e planit vjetor të bashkëpunimit me Ko-mandën Aleate për Transformim (ACT), është zhvilluar dje në sallën e mbledhjeve të Shtabit të Përgjithshëm...

faqe 8-9 faqe 11

faqe 9-10

Shqipëria përmbush suksesshëm bashkëkryesimin e Komitetit të Përhapjes të NATO-s

Page 2: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Mimoza GolikjaAlba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit të Re-publikës së Shqipërisë në NATO, pasditen e

djeshme në sallën e auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes u zhvillua konferenca me temë “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe NATO”. Në këtë konferencë morën pjesë: kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, personalitete të lart nga institucione të tjera të shtetit, autoritete nga përfaqësitë diplomatike dhe atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Qëllimi i kësaj konference ishte sjellja në vëmendje të një dite të shënuar për vendin tonë, siç është anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në NATO, nëpërmjet kumtesave, dokumentarëve dhe fo-tove të ndryshme, të cilat dëshmuan dhe pasqyruan kontributin dhe anga-zhimin e vendit tonë. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, fjalën e hapjes së Konferencës e mbajti ministri i mbrojtjes, z. Arben Imami. Duke folur për këtë ngjarje të shënuar për Shqipërinë, ministri Imami u shpreh: - “Sot katër vjet më parë Shqipëria realizoi një ndër arritjet më të mëdha që prej themelimit të shtetit shqiptar. Anëtarësimi në NATO, Aleancën më të madhe politiko-ushtarake të historisë moderne, zgjidhi përfundi-misht problemin themelor të shtetit shqiptar, atë të sigurisë. Katër vjet pas anëtarësimit Shqipëria jo vetëm është më e sigurt në planin e mbrojtjes kombëtare, por ofron të gjitha garan-

në inventarin e tyre pajisje moderne bashkëkohore të standardeve më të përparuara perëndimore, helikopterë shumërolesh dhe anije patrulluese, armatim të lehtë, sisteme vëzhgimi, qendra stërvitje dhe simulimi etj. Po hartohen planet afatmesme dhe afatgjatë të modernizimit tërësor të FA, kryesisht Forcës Tokësore, pasi përqendrimi kryesisht këto vite ka qenë tek Forca Ajrore dhe Forca Detare.

Ndërsa procesi i demontimit të municioneve të tepërta është projekti më i suksesshëm i realizuar nga Forcat e Armatosura. Ministri Imami theksoi se, Shqipëria është vendi i parë i ish-bllokut komunist që çlirohet përfundi-misht nga kjo trashëgimi e rrezikshme për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe më gjerë. Gjatë katër viteve janë evaduar dhe asgjësuar thuajse 100 mijë ton municione duke hequr këtë barrë të rëndë, e cila ka qenë dhe një kosto e lartë për Forcat tona të Armatosura. Pas shpërthimit të fundit në poligonin e Bizës u shënua përfundimi i shkatërrimit të municio-neve në poligone të hapura, ndërsa brenda pak muajsh do të përfundojë dhe demontimi masiv i municioneve të tepërta në rrugë industriale, duke e bërë Shqipërinë një vend model dhe një shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera që trashëgojnë të njëjtën problematikë. “Përfundimisht mund të themi me bindje se katër vjet pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka një Forcë të Armatosur të vogël në numër, por efiçente, moderne dhe të ndërveprueshme. Ushtria shqiptare sot është një ushtri perëndimore”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Imami. Në fund të fjalës së tij, ai ka shpre-hur një falënderim të veçantë për të gjithë vendet anëtare të NATO-s dhe

citë për një zhvillim të sigurt”. Duke i bërë një panoramë të shkurtër ar-ritjeve themelore që prej anëtarësimit të vendit në NATO, ministri Imami theksoi se, procesi i integrimit të plotë dhe përfundimtar i FA Shqiptare në NATO ka qenë fokusi kryesor i punës sonë katër vjeçare. Ky proces ka përf-shirë në vetvete transformimin e FA në një Forcë të NATO-s, në të gjitha fushat, si në personel, modernizim, planëzim, trajnim, arsimim, stërvitje dhe është udhëhequr e monitoruar hap pas hapi nga Komanda e NATO-s për Transformim (ACT), përmes orga-nizimit 2 herë në vit të Konferencave të Integrimit. Më tej ministri Imami është ndalur në reformat strukturore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, të cilat kanë qenë një arritje tjetër madhore. “Struktura e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, e cila u dizenjua të ishte sa më ndërvepruese dhe efikase, me detyra dhe funksione të ndara e të përcaktuara qartë, për të mundësuar mirëfunksionimin e rrjedhës admin-

istrative dhe vendimmarrëse, është tashmë e konsoliduar. Struktura e re e FA reflekton konceptin e sigurisë kolektive, konceptin e një force efikase, të dislokueshme, të ndërve-prueshme, dhe të përqendruar”, ka theksuar z. Imami. Gjithashtu ai ka nënvizuar kontributin e FA Shqiptare në operacionet paqeruajtëse. “Misio-net paqeruajtëse jashtë vendit, janë sukses i jashtëzakonshëm. Perfor-manca e FA Shqiptare në misionet paqeruajtëse gjatë këtyre viteve ka njohur një transformim rrënjësor. Jo vetëm që numri i ushtarakëve në mis-ione është rritur, duke e renditur Shq-ipërinë në vendin e dytë kontribuues në Afganistan, në raport me GDP dhe numrin e popullsisë, por misionet tona operacionale të Forcave Speciale, OMLT, Toga Mjekësore, MAT, për-bënë thelbin e kontributit tone”, është shprehur ministri Imami. Në vijim të fjalës së tij, z. Imami është ndalur në reformat legjislative të cilat kanë qenë të shumanshme, në reformimin në koncept të stërvitjeve e trajnimeve,

në standardizimin dhe certifikimin e ushtarakëve tanë në termat e kërkuara nga NATO, në arsimimin dhe kuali-fikimin e personelit. “Në qendër të vëmendjes sonë në këto katër vite ka qenë individi, si pasuria më e madhe e Forcave të Armatosura. Arsimimi, rekrutimi dhe kualifikimi i oficerëve të rinj dhe reformimi tërësor i poli-tikave të menaxhimit të personelit janë sfidat më të mëdha që janë përballuar gjatë këtyre katër viteve…Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përpjekjet edhe me partnerët tanë strategjikë, që ushtarakët që do të rekrutohen në FA të Shqipërisë të mund të marrin edu-kimin më cilësor të mundshëm, qysh në moshë të re, në vendet partnere, duke siguruar kështu një investim të sigurt për të ardhmen”, tha ministri Imami. Ndërsa moderdernizimi i FA, theksoi ai, ka qenë një tjetër drejtim i rëndësishëm. Gjatë këtyre viteve është investuar më shumë se në të gjitha vitet e marra së bashku që prej fillim viteve ‘90-të. Gjatë periudhës 2009-2013 FA kanë shtuar

Kremtohet 4-vjetori i anëtarësimit të

Shqipërisë në NATO

Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi paraqiti zhvillimet më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe

Kryeministri Berisha: anëtarësimi i shqipërisë në natO, ngjarje me impakt të jashtëzakonshëm në procesin e zhvillimit të vendit. të vendosur për anëtarësimin ne Be. ministri imami theksoi se, procesi

i integrimit të plotë dhe përfundimtar i Fa shqiptare në natO ka qenë fokusi kryesor i punës sonë katër vjeçare

Page 3: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

3ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013zyrtare

4 vjet në NATO, Imami ne FB: Arritja më e madhe që nga

themelimi i shtetit shqiptareMinistri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka përkujtuar 4

vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Sot katër vjet me pare Shqipëria realizoi një nder ar-ritjet me te mëdha qe prej themelimit te shtetit shqiptar. Anëtarësimi ne NATO, Aleancën me te madhe politiko-ushtarake te historisë moderne, zgjidhi përfundimisht problemin themelor te shtetit shqiptar, atë te sigurisë”, shkruan ministri në faqen e tij në rrjetin social “Fa-cebook”. Sipas ministrit Imami, “katër vjet pas anëtarësimit Shqipëria jo vetëm është më e sigurt në planin e mbrojtjes kombëtare, por ofron të gjitha garancitë për një zhvillim te sigurt”. “Progresi ynë në këto katër vjet ka qenë i prekshëm, i matshëm dhe i vlerësuar maksimalisht nga strukturat e Aleancës”,

thekson Ministri i Mbrojtjes. Imami ka bërë edhe një falënderim te veçante për te gjitha ato vende te NATO-s dhe partneret, me te cilat Forcat e Armatosura kane bashkëpunuar gjatë katër viteve të fundit. Kontributi dhe ndihma e tyre ka qene tepër e çmuar ne procesin e stërvitjes, operacionalitetit dhe modernizimit te forcave tona. “Gjej rastin te falenderoj komandat e NATO-s dhe veçanërisht Komandën e Transformimit, e cila ka qene dhe është bashkudhëtarja jonë për përmbylljen e procesit te integrimit të plotë në NATO. Po ashtu ndihem krenar për te gjithë ata burra dhe gra te Forcave tona të Armatosura për përkushtimin, këmbënguljen, sakrificën e tyre, për t’i dhënë vendit ushtrinë që meri-ton”, shkruan Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

partnerët, me të cilat FA Shqiptare kanë bashkëpunuar gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se kontributi dhe ndihma e tyre ka qenë tepër të çmuara në procesin e stërvitjes, operacionalitetit dhe modernizimit të forcave tona të armatosura. Kryemin-istri Sali Berisha në përshëndetjen e tij u shpreh: - “Është një privilegj i madh për mua të përshëndes në emër të qeverisë, qytetarët shqiptarë, anëtarët e Forcave të Armatosura në 4-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, datën më të rëndësishme në historinë

tonë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Është një rast i veçantë të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj vendeve aleate dhe vendeve mike në tërësi, SHBA, udhëheqjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut në veçanti, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në pro-cesin e anëtarësimit në NATO, për bashkëpunimin e shkëlqyer që është vendosur në kuadrin e Aleancës”. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ka theksuar më tej kryeministri Ber-isha, ishte një proces 18 vjeçar, në

të cilin shqiptarët me përpjekje dhe përkushtim të madh hodhën themelet e një sistemi të bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Një proces nëpërmjet të cilit shqiptarët transfor-muan në mënyrë rrënjësore forcat e tyre të armatosura dhe sistemin e tyre të sigurisë. Për Shqipërinë anëtarësimi në NATO shënon një moment historik, shënon momen-tin e vendosjes së saj në sistemin e sigurisë kolektive më të fuqishme të botës. “Në këtë kontekst, Shqipëria si anëtar i ri ka bërë përpjekjet më serioze, me përkushtim të madh për t’iu përgjigjur obligimeve të saj. Forcat e Armatosura kanë shërbyer dhe do të shërbejnë në zonat më të nxehta të veprimtarisë së forcave të Aleancës. Ne mbetemi të ven-dosur të përmbushim çdo detyrimin që rrjedh nga akti i anëtarësimit të vendit në NATO”, ka nënvizuar zoti Berisha. Më tej, Kryeminis-tri Berisha theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një ngjarje e madhe dhe me një impakt të jashtëzakonshëm në procesin e zhvillimit të këtij vendi. “Shqipëria, - u shpreh Kryeministri, - punon me përkushtimin më të madh në projektin e dytë më kryesor të këtij shekulli, projektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Në këtë

kontekst, Kryeministri tha se “jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje, do të ndërmarrim çdo reformë, për të ecur në një proces plotësisht të merituar”. “Fill pas këtij anëtarësi-mi ka ndodhur që investimet e huaja direkte u 3-fishuan në Shqipëri”, tha Kryeministri. Në fund, kryeministri Berisha u ka drejtuar të gjithë shq-iptarëve urimet më të përzemërta në këtë datë të shënuar të historisë sonë dhe në veçanti të gjithë ushtarakëve dhe punonjësve civilë të Forcave të Armatosura. Konferencën “Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë dhe NATO” e ka përshën-detur edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu. Pas përfundimit të punimeve të Konferencës për të pranishmit u shfaq një film dokumentar mbi transformimin dhe arritjet e shënu-ara nga Forcat e Armatosura në 4 vitet e anëtarësimit në NATO. Gjithashtu, të pranishmit ndoqën nga afër në hollin e auditoriumit të KDS-së një ekspozitë fotografike kushtuar këtij evenimenti shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Konferenca u përshëndet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Gjeneralmajor Xhe-mal Gjukshi. Pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në

këtë eveniment të rëndësishëm për Forcat e Armatosura Shqiptare, Gjeneral Gjunkshi paraqiti në mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të rëndësishme gjatë kësaj peri-udhe. ”Periudha katër vjeçare e të qenit anëtar i NATO-s i ka shërbyer ushtrisë sonë për t’u transformuar dhe zhvilluar në perspektivën e një ushtrie të Aleancës. Bashkëpunimi i ngushtë dhe monitorimi i vazh-dueshëm i strukturave transform-uese të Aleancës kanë rezultuar në një sërë arritjesh madhore”. Më tej gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi se përveç arritjeve dhe progresit të bërë në kuadër të integrimit të plotë në NATO, FA Shqiptare janë angazhuar edhe në aktivitete të tjera të rëndësishme që janë të lidhura si me proceset e integrimit të Aleancë ashtu edhe në aspekte të rëndësishme të mbrojtjes kom-bëtare. “Shpreh bindjen e plotë dhe garantoj se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të përmbushin të gjitha sfidat transfor-muese si anëtare të denja të NATO-s, dhe do të jenë gjithmonë në lartësinë e detyrave që i ngarkon misioni i vet kushtetues”, u shpreh në përfundim të fjalës së tij Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.

ambasadori i shBa aleksandër arvizu vlerësoi misionin ushtarak shqiptar në NatO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alek-sandër Arvizu, gjatë konferencës së organizuar me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vlerësoi kontributin e misioneve ushtarake shqiptare, të cilat sipas tij, kanë shërbyer globalisht. “Forcat ushtarake shqiptare kanë shërbyer globalisht në disa prej misioneve në Bosnje, Irak, Afganistan ku ju ende keni mbi 200 ushtarë që shërbejnë nën komandën e NATO-s”, tha Arvizu. Sipas ambasadorit amerikan, duhet të vazhdojë puna për të thelluar aleancën, sepse NATO sjell përfitime, por ka edhe detyrime, mes të cilave Arvizu përmendi reformat. “Shpresojmë që të shikohet përparim i vazhdueshëm”, tha ambasadori. Aleksandër Arvizu shtoi gjithashtu se, objektiv është sigurimi i forcave ndërvepruese dhe kjo përfshin dhe gjuhën angleze si një kontribut të madh.

Page 4: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 20134 speciale

Bejdo malo

ShqIpërIA, 4 vjeT Në NATO Së bashku në aleancën më të madhe të botës

Më 4 Prill 2009 u firmos dhe traktati që e bëri Shq-ipërinë vend me të drejta të plota në Aleancën e

Atlantikut Verior. Për gazetën “Ush-tria” komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku theksoi se: - “Pranimi i Shqipërisë në NATO, përbën padyshim një nga momentet më të rëndësishëm të historisë moderne së vendit tonë. Ashtu si gjithë populli, Forcat tona të Armatosura e pritën me gëzim këtë moment, pasi për herë të parë, pas shumë mundimesh dhe përpjekjesh, e panë veten të rreshtuar si të barabartë, përkrah 27 aleatëve të tjerë, pjesë përbërëse e Aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme të globit-NATO-s. Për të arritur deri këtu duhej bërë një rrugë e gjatë, duheshin ndërmarrë me guxim reforma të gjithanshme, duheshin bërë edhe sakrifica. Duhet të ndjehemi krenarë që Shqipëria, megjithëse një vend i vogël dhe me resurse të kufizuara, ka luajtur një rol të admirueshëm si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë dhe për këtë ka marrë kreditet e saj të merituara. Forca Tokësore, si pjesa kryesore e Forcave të Armatosura ka dhënë një kontribut të vyer në këtë drejtim, duke mbajtur ndër vite peshën dhe përgjegjësinë e detyrave nga më të rëndësishmet. Nga kjo forcë kanë dalë shumica e kontingjenteve pjesëmarrës në misione luftarake dhe jo-luftarake, në operacione në interes të paqes dhe stabilitetit kudo në botë. Ata, me punën e tyre i kanë bërë nder Shqipërisë dhe kanë ngritur më lart me dinjitet flamurin tonë kombëtar. Ne duhet të kujtojmë gjithmonë me nderim kontributin e tyre. Ata kanë qenë dhe janë të gatshëm edhe për sakrificën më sublime, ndaj nderimi i vazhdueshëm për dëshmorin tonë, kapiten Feti Voglin, i cili dha jetën për një kauzë të shenjtë, duhet të shërbejë si një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm. Forca Tokësore, do te vijojë si deri më sot punën e tyre për rritjen e aftësive profesionale për përmbushjen e misionit të saj kushtetues, si në interes të vendit, ashtu edhe të detyrimeve që rrjedhin në kuadër të Aleancës. Stërvitja dhe kualifikimi, pjesëmarrja në opera-cionet brenda dhe jashtë vendit, stan-dardizimi, modernizimi dhe realizimi i objektivave të forcës (aftësive) sipas fazave të implementimit, përmirësimi i sistemit të menaxhimit së personelit dhe resurseve te tjera, do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes sonë. Forca Tokësore dhe strukturat vartëse të saj nuk kanë kohë për të humbur. Ato janë të angazhuara gjatë gjithë vitit në stër-vitje individuale e kolektive, speciale e paradislokuese, në ndihmë të popullsisë apo në operacionet jashtë vendit, duke mbetur gjithmonë të gatshme në përm-bushjen e misionit dhe të detyrave së

ngarkuara”.

Forca Ajrore: Kemi realizuar detyra shumë komplekse, por kemi dhe shumë të tilla përpara

Forca Ajrore vjen në këtë përvjetor të anëtarësimit në NATO me një bilanc tepër pozitiv, e aftë të kryejë detyra bashkëkohore dhe në krye të modern-izimit e pajisjes me mjete moderne të fluturimit ajror dhe të vëzhgimit së hapësirës ajrore. Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralbrigade Dhori Spirollari konfirmoi për gazetën “Ushtria”: “Kemi realizuar detyra shumë komplekse e të vështira, por dhe të domosdoshme për të arritur standardet bashkëkohore që kër-kohen për të ndërvepruar me strukturat e tjera dhe vendet e NATO-s. Personeli i Forcës Ajrore ka në përdorim mjete ajrore të njëjtë me ushtritë e vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Së fundmi, pa-jisja me helikopterin e ri “COUGAR”, tregon më së miri përpjekjet dhe punën që po bëhen për t’u ndier të barabartë dhe në pajisjet luftarake. Helikopterët “COUGAR” janë nga më modernët, të cilët operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në misione të vështira SAR apo në opera-cione luftarake në mbështetje të Forcave Tokësore apo Detare. “COUGAR” AS 532 AL ka një sërë pajisjesh të veçanta, të cilat bëjnë të mundur që ky helikopter të përdoret për këto misione: Transport trupash, ngarkesash, operacione SAR, Combat SAR, evakuim të plagosurish, mbështetje në misione kundër zjarrit. Fakti që është i pajisur me 2 motorë, e kombinuar kjo me fuqinë e madhe rezervë të tij, e bën atë një helikopter të përshtatshëm për misione të veçanta dhe paraqet siguri operacionale në lartësi dhe temperatura të ndryshme. Person-eli pilot e teknik që shërben në Forcën Ajrore është ndër më të kualifikuarit në Forcat e Armatosura, për shkak dhe të specifikës së tyre që duhet t’i shërbejnë

një teknike që është nga më modernet. Për përgatitjen dhe kualifikimin e efek-tivit janë bërë përpjekje të mëdha dhe shumë ushtarakë i janë nënshtruar kuali-fikimeve të shumta e me nivele të larta. Stërvitja ajrore është vlerësuar parësore për arritjen e aftësive operacionale të përcaktuara. Për këtë është bërë për-gatitja teorike e pilotëve në tokë, njohja e terrenit, zonave malore dhe fushore në mot të mirë e në kushte të vështira meteorologjike (studimin e rajonit, mënyrën e kërkimit në mal, fluturimet në rrugëkalim, studimin e poligoneve të demontimit dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve në variantin sanitar). Pjesëmar-rja në operacione humanitare e stërvitje të përbashkëta, sigurimi i gatishmërisë roje, realizimi i programit me pilotët e rinj, kryerja e detyrave speciale, etj, kanë treguar përkushtim e aftësi pro-fesionale të efektivave fluturues dhe teknikë të Forcës Ajrore. Në interes të forcimit së standardit të stërvitjes, është koordinuar me autoritetin e aeroportit të Rinasit për zhvillimin e fluturimeve sipas standardeve të NATO-s. Në këtë kuadër, me ardhjen e helikopterit të ri janë marrë të gjitha masat e po re-alizohet me sukses stërvitja ajrore në fluturimin IFR në rajonin e aeroportit. Ngritja dhe modernizimi i Qendrës së Kontroll-Raportimit të Forcës Ajrore (CRC) sipas standardeve të NATO-s, ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve operacionale, jo vetëm për Forcën Ajrore, por dhe për Forcat e Armatosura në tërësi. Funksionimi i kësaj qendre si strukturë në përbërje të Forcave Ajrore e integron vendin tonë operacionalisht në strukturën e koman-dim-kontrollit të NATO-s”. Nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të CRC, do t’i jepet zgjidhje dhe do normohen proce-durat për të vepruar në rastet e “Plat-formave Renegate”, të cilat përbëjnë një problem serioz në kohët e sotme, si për strukturat politike vendimmarrëse,

ashtu edhe ato ushtarake. Struktura e CRC-së në përbërje të Forcave Ajrore, e integron vendin tonë operacionalisht në strukturën e komandim-kontrollit të NATO-s. Kështu sistemi i komandim- kontrollit kombëtar C2, integrohet në sistemin e integruar të komandim-kontrollit të NATO-s ICC. Në këtë mënyrë, Qendra e Kontroll-Raportimit Shqiptar “AlCRC” merr statusin e Qen-drës Kombëtare të Kontroll-Raportimit Ajror dhe sipas procedurave standarde operacionale të NATO-s, ka hyrë zyrtar-isht në zinxhirin e sistemit të integruar të komandim-kontrollit operacional të NATO-s. Statusi i CRC-së si strukturë kombëtare ajrore dhe aset i rëndësishëm në zinxhirin e komandim-kontrollit ajror të Aleancës, i jep mundësinë të jetë një kontribuuese e rëndësishme për planëz-imin dhe ekzekutimin e operacioneve ajrore të Aleancës, realizimin e policim-

it ajror, shkëmbimin e pamjes ajrore dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve ajrore në operacionet humanitare si dhe në operacionet në emergjencat civile. Sistemi i trajnimit të personelit admin-istrator që do të shërbejë në këtë qendër është parë me përparësi. Trajnimi i tyre është kryer në Turqi dhe në Qendrën e Programimit të NATO-s në Belgjikë si dhe është në proces trajnimi i personelit operator të sallës operacionale.

Detarët shqiptarë profesionistë si detarët e Aleancës së Atlantikut Verior

“Është një ngjarje e madhe, e rrallë dhe e një rëndësie të jashtëzakonshme. Ngjarje kjo që vite më parë as që mund të imagjinohej. Është një nga ato ngjarje që nguliten në mendjen e gjithsecilit dhe për më tepër në mendjen e atyre që kanë kontribuar në arritjen e kësaj dite”. Kështu e nis vlerësimin e tij për ditën e 4-vjetorit të pranimit së Shqipërisë në NATO, komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti. “Mund të them me krenari se në këtë arritje të madhe para së gjithash është kontributi i çmuar i ushtarakëve, i punës, i dedi-kimit, i ndershmërisë, i atdhedashurisë, i profesionalizmit, i përkushtimit të tyre. Sot, ne jemi pjese e Aleancës më të madhe, më të drejtë, më demokratike dhe më njerëzore që ka njohur historia dhe unë pa mëdyshje mund të them se puna, djersa dhe gjaku i ushtarakëve, i kolegëve të mi kudo në operacionet e Aleancës, ishin dhe janë gurë të çmuar në themelet e kësaj anëtarësie. Anëtarësimi në NATO, kjo ngjarje madhore për popullin shqiptar dhe Forcat tona të Armatosura, i gjen efektivat e Forcave tona Detare më profesioniste, më të pjekura, më të afta për të menaxhuar hapësirën tonë detare si dhe më bashkëvepruese me strukturat homologe së vendeve partnere të NATO-s. Në këto 4 vite si vend anëtar i NATO-s, në Forcën

Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave: “E kemi justifikuar me punë, profesionalizëm dhe përkushtim pranimin në NatO”

Page 5: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 54 vjet në nato

Detare ngjarjet dhe zhvillimet pozi-tive ja kanë lënë radhën njëra-tjetrës, sepse dhe proceset e transformimit, modernizimit e ristrukturimit kanë qenë dinamike, për të ndjekur hap pas hapi kërkesat që diktuan proceset integruese të Aleancës. Kështu, si pjesë e këtij procesi, ndryshimi dhe reformimi kanë qenë evidentë, duke filluar nga misioni i Forcës Detare, vlerësimi i dokumenteve strategjikë, përmirësimi i legjislacionit detar, rregulloreve të jetës në anije, konso-lidimi i strukturave vartëse, sigurimi i komandim-kontrollit në çdo kohë, modernizimi i sistemit të pajisjeve dhe procesit të stërvitjes, etj. Efektivat e Forcës Detare për vetë specifikën që kanë si zbatues të ligjshmërisë detare, kanë qenë më pranë NATO-s dhe këtë e kanë treguar në stërvitjet e përbash-këta, vizitat e ndërsjella, kualifikimin e vazhdueshëm të personelit, etj. Tashmë, ne kemi me dhjetëra kuadro të arsimuar e trajnuar në akademitë e aleatëve tanë si në SHBA, Turqi, Itali, Greqi, Gjermani, Francë, etj, që janë dhe pasuria më e çmuar e FD. Aftësitë dhe profesionalizmi i tyre kanë spikatur në të gjitha stërvitjet e zhvilluara këto 4 vite, si ato me Flotën e 6-të të SHBA-së në Mesdhe, stër-vitjen rajonale “Adrion-Livex-2009, 10,11,12”, “Durrësi”, “JCET-2010, 11”, stërvitjet bashkëpunuese me in-stitucionet tona detare, “Adriatik-12”, etj. Në këto stërvitje ka qenë pozitive jo vetëm shkëmbimi i përvojave të mësuara në shkollat e NATO-s, por dhe futja e çështjeve e tematikave të

reja në zgjidhjen e detyrave me të cilat po përballen strukturat e Aleancës, si lufta ndaj terrorizmit, piraterisë, trafiqeve të qenieve njerëzore, lëndëve narkotike, mbrojtjes së mjedisit, pa-surive ujore e nënujore në përgjithësi. Për detarët e FD, këto 4 vite kanë qenë pjesë suksesesh dhe realizimesh në përmbushjen sa më të mirë së misionit të saj kushtetues për monitorimin dhe kontrollin e hapësirës sonë detare. Në zbatim të këtij misioni, janë zhvil-luar me dhjetëra operacione kërkim-shpëtimi nga Saranda në derdhjen e Bunës, ku veç misionit spikat dhe shpirti human i detarëve, ndërkohë që janë ndaluar disa anije për shkelje të legjislacionit detar në bashkëpunim me institucionet e tjera brenda QNOD. Si rezultat i kësaj prezence të përhershme dhe aktive në det, Forca Detare është bërë një aktor i rëndësishëm dhe i vlerësuar nga opinioni, shteti shq-iptar dhe partnerët tanë. Sigurisht që, modernizimi i sistemeve dhe pajisjeve të Forcës Detare ka qenë një element substancial në arritjet e deritanishme. Veçojmë këtu instalimin e Sistemit të Ri së Vëzhgimit të Hapësirës sonë de-tare në sajë të zbatimit të projektit me kompaninë “Lockheed Martin”, pjesë e Qendrës sonë të Vëzhgimit Detar, e cila siguron të dhëna për të gjithë insti-tucionet tona detare. Ndërkohë, pro-jekti për pajisjen me anije patrulluese të klasit “Iliria”, në bashkëpunim me palën holandeze është në fazën finale. Ndërsa në vitin 2011, “Oriku” filloi lundrimin në ujërat tona, më 3 dhjetor të vitit 2012 u përurua “Lissusi” dhe

po punohet me ritme të shpejta për lëshimin në ujë të “Butrintit”. Me rëndësi të veçantë ishte dhurimi nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, i 5 anijeve të shpejta “Arch Angel”, të cilat rritën ndjeshëm kapacitetet operacionale të FD për bllokimin dhe kapjen e shkelësve të ligjit, kontra-bandistëve apo grupeve terroriste. Në vijim, për t’ju përgjigjur më mirë kërkesave të kohës, është përgatitur Plani i Transformimit të FD, që synon rritjen e ndërveprueshmërisë me struk-turat e vendeve aleate dhe partnere. Ai synon krijimin e një force me mi-sion dhe detyra të qarta, organizim dhe strukturë efektive lehtësisht të përshtatshme për misionin e saj. Ne do shikojmë përpara dhe në futjen e praktikave, kërkesave e standardeve të reja që kërkohen për FD nga aleatët tanë, siç është MAREVAL, certifi-kimi i kapaciteteve operacionale të anijeve së deklaruara për operacionet e NATO-s, si ai “Active Endavour”, duke bashkëpunuar ngushtësisht me flotat partnere, në veçanti me Flotën e 6-të të SHBA-së, Komponentin Detar të Napolit, MC HQ Naples, me të cilin po thellohet bashkëpunimi nga viti në vit. Gjithçka është në zhvillim e trans-formim. Kjo është dhe simbolika e zhvillimit të FD, të cilat janë të gatshme në çdo kohë për të menaxhuar hapësirën detare, tregues të cilët do pësojnë rritje gjatë vitit 2013.

Brigada e Mbështetjes Rajonale,brigada e infrastrukturës sipas standardeve të NATO-s“Pranimi i Shqipërisë në NATO

është një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe një nga ng-jarjet më të mëdha në jetën e Forcave të Armatosura së Shqipërisë. Në këtë katër vjetor, ne jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë, për vlerësimin që na bëhet nga të gjithë partnerët tanë në Aleancën e Ataktikut Verior”, u shpreh gjeneralbrigade Abaz Lleshi, komandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Më tej si shtoi se: “Brigada e Mbështetjes Rajonale, si pjesë përbërëse e FA, si njësi e specializuar dhe e sprovuar, veçanërisht në operacionet e përballimit të emergjencave civile, feston 4-vjetorin e pranimit në NATO, me një bilanc të pasur suksesesh. Ka pasur punë mjaft intensive dhe të palodhur së Brigadës të Mbështetjes Rajonale, plot sfida dhe suksese në përballimin e emergjencave civile, por edhe në përmirësimin e in-frastrukturës të reparteve dhe njësive të FA. Gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare, vlen të theksohet pjesëmarrja me sukses e emergjencave të përmbytjes në Shkodër dhe Lezhë, zhbllokimi i rrugëve nga

dëbora në zonën verilindore, në dimrin e viteve 2011-2012, operacionet për shuarjen e zjarreve, ku vetëm gjatë vitit 2012 mund të përmendim 57 të tillë në të gjithë qarqet e vendit, operacionet për përmirësimin e infrastrukturës në FA si dhe në ndihmë të komunitetit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e urave mekanike Bejli. Krahas pjesëmarrjes në operacionet direkt në ndihmë të komunitetit, BrMR ka zhvilluar me sukses stërvitje dy e shumë palëshe, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, si në Kroaci, Maqedoni e Slloveni. Në stërvitjet që janë zhvil-luar brenda vendit mund të përmendim “Gjinari 2010”, “Drini” e “Biza”, në të cilat kanë marrë pjesë të gjithë aktorët kombëtarë që kryejnë detyra në përballimin e emergjencave civile. Në kryerjen me sukses të detyrave ka ndikuar planëzimi dhe realizimi i një bashkëpunimi si dhe koordinimi i shkëlqyer me pushtetin lokal.

Regjimenti i Mbështetjes: Impenjim, saktësi dhe siguri e lartë për Shtabin e Përgjithshëm të FA“Katër vjetori i pranimit të Shq-

ipërisë në NATO është realizimi i një ëndrre të madhe që u realizua me punë, përpjekje, sakrifica nga të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura së Shqipërisë dhe pas katër vitesh e themi me gojën plot se Shqipëria e ka merituar dhe justifikuar pranimin në Aleancën e Atlantikut Verior”. Kështu e perifrazon pranimin e Shqipërisë në NATO, ko-mandanti i Regjimentit të Mbështetjes, kolonel Ruzhdi Kuçi. “Angazhimi total i tërë pjesëtarëve të FA dhe të Shtabit së Përgjithshëm të FA, i mobilizimit të tyre, i arritjes dhe sigurimit të gjithë objektivave të vëna, ka treguar se niveli profesional është rritur nga dita në ditë, por në këtë katër vjetor ne konfir-mojmë dhe motivimin total të të gjithë ushtarakëve shqiptarë për të kontribuar realisht kudo bëhen përpjekje për të vendosur paqen në botë. Këto katër vjet për Regjimentin e Mbështetjes, janë katër vite të impenjimit, të profesional-izmit, të punës në grup për të realizuar me saktësi e përpikëri të gjitha detyrat e ngarkuara për mbështetjen, stërvitjen dhe sigurinë e Shtabit të Përgjithshëm. Tani, Regjimenti i Mbështetjes është i mirë-strukturuar dhe po plotëson nga dita në ditë standardet e vendosura nga NATO. Ndryshimet shikohen dhe janë një realitet. Ky katër vjetor është një festë jo vetëm për të gjithë ush-tarakët, por dhe për mbarë shqiptarët. Regjimenti i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm kryen detyra shumë të rëndësishme, duke filluar nga cer-emonitë shtetërore dhe duke qenë pro-tagonist në shumë evenimente të Shtabit së Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, por kemi konfirmuar se ja kemi dalë mbanë dhe jemi të barazuar në standarde me partnerët e Aleancës së Atlantikut Verior. Jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe jemi të vendosur që shumë gjera t’i cojmë më tej”, tha komandanti i Regjimentit të Mbështetjes së SHP të FA, kolonel Ruzhdi Kuçi.

Brigada Logjistike pas katër vjetësh në NATO: “ Të gjithë ush-tarakët shqiptarë janë bashkëkohorë dhe perëndimorë”

“Nuk mund të përshkruhet me fjalë pranimi i Shqipërisë në NATO. Është një ngjarje që e ka kthyer Shqipërinë në një vend perëndimor bashkëkohor me standarde të larta politike dhe me alean-ca të mëdha paqeruajtjeje. Kanë kaluar katër vjet nga ajo ditë dhe ne kemi bërë hapa të mëdha si dhe kemi marrë vlerësime reale e bindëse nga të gjithë partnerët tanë. Ushtarakët shqiptarë kanë përfituar shumë profesionalisht dhe janë bërë jo vetëm perëndimorë, por dhe

bashkëkohorë. Mjafton që ta fillojmë nga kontingjentet paqeruajtëse dhe të vazhdojmë me operacionet e mëdha të asgjësimit së municioneve të dala jashtë përdorimit, por dhe nga stërvitja e për-gatitja e tërë pjesëtarëve të FA”. Kështu e konsideron katër vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade Syrja Gjoka. “Brigada Logjistike është një prej njësive me peshë në funksion-imin e Forcave të Armatosura dhe ka pasur detyra shumë të vështira, të ngjeshura me përgjegjësi dhe me një kohëzgjatje jashtë orarit të punës. Ja kemi dalë mbanë, sepse të gjithë kemi qenë të mobilizuar dhe të aftë që të kryejmë këto detyra, të cilat kanë qenë detyra të inkuadruara në standardet e vendosura nga NATO në kuadrin e ob-jektivave të Forcës. Brigada Logjistike me një aktivitet shumë të zgjeruar dhe me shtrirje të madhe gjeografike në kuadrin e reformave të standardeve të NATO-s, ka vërtetuar se ia del mbanë falë strukturës së saj, të cilën e kemi përmirësuar dhe së dyti falë profesion-alizmit të të gjithë pjesëtarëve të saj, të cilët asnjëherë nuk kanë reshtur së plotësuari dijet e tyre”.

Policia Ushtarake: Korrektë në detyrë p or dhe paqeruajtës dinjitozëAnëtarësimi në NATO, përbën një

ngjarje të shënuar historike për Shq-ipërinë dhe Forcat e Armatosura të RSH. Policia Ushtarake, ashtu si dhe struktu-rat e tjera të Forcave të Armatosura, në kuadër të këtij anëtarësimi, ka vijuar procesin e natyrshëm të transformimit dhe modernizimit. Për rrjedhojë, është rritur profesionalizmi, operacionaliteti dhe ndërveprueshmëria e saj me koman-dat e njësive dhe reparteve të FA-së dhe me strukturat homologe të Aleancës. Kështu thotë për gazetën “Ushtria” komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Ylli Zylaj. Komandanti shton më tej se: Rezultatet e reformimit të vazhdueshëm strukturor dhe ligjor, duken më mirë sot kur konstatojmë se struktura e Policisë Ushtarake është në gjendje të përmbushë me sukses misionin e saj për ruajtjen e rendit ushtarak në Forcat e Armatosura, zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale, angazhimin në luftën kundër terrorizmit, pjesëmarrjen në përballimin e emergjencave civile në ndihmë të komunitetit dhe mbrojtjen e pronës e pasurisë ushtarake nga veprim-taritë e kundërligjshme. Në këto katër vite, Policia Ushtarake, ka qenë në vë-mendje të shtetit Shqiptar, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjë që ka mundësuar rritjen në nivelin e përgjegjësive që kërkon koha dhe stadi i përmbushjes së Objektivave të Forcës, si në kuadër kombëtar, ashtu edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Prej vitesh, Policia Ushtarake po përgatit me një program të veçantë një nënrepart të nivelit togë të deklaruar NRF (NATO Response Force), e vlerë-suar nga ekspertet vendas dhe te huaj, si forcë e gatshme për të vepruar në përbërje të strukturës përkatëse të NATO-s, e aftë dhe e pajisur përshtat-shmërish, për të përmbushur detyrat në operacionet paqeruajtëse. Pjesëmarrja e vazhdueshme e efektivave të Policisë Ushtarake në operacionet paqeruajtëse, përmbush konfiguracionin e plotë të një Policie Ushtarake moderne, të krahasueshme me të njëjtin shërbim të vendeve aleate e partnere. Të gjitha këto e të tjera transformime, e kanë rritur imazhin e Policisë Ushtarake. Sot kjo njësi, vlerësohet me të drejtë njësi elitë e Forcave të Armatosura.

Objektivat dhe synimet tona janë ruajtja dhe konsolidimi i mëtejshme i standardeve të arritura për të qenë të aftë profesionalisht dhe të ndërveprueshme me strukturat homologe të NATO-s.

Page 6: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 20136 integrimi

Viti 2012 – 2013 është një vit i veçantë për Ministri-në e Mbrojtjes dhe vendin tonë, pasi nga qershori i

vitit të kaluar ne jemi bashkëkryesues të Komitetit të Përhapjes së NATO-s (CP Co – Chair). Ky komitet bashkë drejtohet nga Zoti Adriatik Mema, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes. Komiteti mbi Përhapjen (CP) është organi më i lartë këshilli-mor i Këshillit të Atlantikut të Veriut mbi përhapjen e armëve të shkatër-rimit në masë (WMD) dhe sistemet e shpërndarjes së tyre si dhe mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN). Ky Komitet është përgjegjës për shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e poli-tikave dhe koordinimin mbi çështjet e parandalimit të përhapjes dhe përgjigjen ndaj tyre, duke sjellë së bashku ekspertë dhe zyrtarë me përgjegjësi në këtë fushë. Komiteti mbi Përhapjen (CP) mblidhet në dy formate: politiko-ushtarak, nën kryesinë e Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm për Sfidat e Sigurisë në Zhvillim, dhe në formatin e mbrojtjes, nën bashkë-kryesimin amerikan dhe europian.

Komiteti adreson kërcënimet dhe sfidat që rrjedhin nga përhapja e ASHM-ve (WMD), si dhe përgjig-jet diplomatike ndërkombëtare ndaj tyre. Në formatin e tij të mbrojtjes, ai diskuton zhvillimin e aftësive ush-tarake të nevojshme për të shkura-juar përhapjen e ASHM-ve, për të penguar kërcënimet dhe përdorimin e armëve të tilla, si dhe për të mbrojtur popullatën, territoret dhe forcat e NATO-s. Ai bashkëpunon me organet e tjera të NATO-s me kompetenca dhe ekspertizë në fushën e WMD dhe mbrojtjes CBRN. Pri-oritetet e Shqipërisë në bashkëkryes-imin e Komitetit mbi Përhapjen, janë të lidhura ngushtë me rajonin e Ballkanit dhe shpresojmë se do të sjellin përfitime praktike për vendet e rajonit. Ato u konkretizuan në një program të detajuar, i cili ka marrë parasysh arritjet e deritanishme si dhe objektivat e parashikuara nga ky Komitet në bashkëpunim dhe

në sigurinë kufitare me një fokus në vlerësimin dhe mësimet e nxjerra, duke përfshirë një vlerësim se si NATO, si një aleancë ushtarake,si dhe kompetencat dhe ekspertiza e saj kryesore mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive për të mbështetur bashkëpunimin për sigurinë e kufijve; Përpjekjet ndërkombëtare mbi bash-këpunimin për sigurinë (BE, OSBE etj.) - raste specifike nga shtete / rajoni me një fokus në vlerësimin dhe mësimet e nxjerra; Shqyrtimi se si bashkëpunimi i deritanishëm për sigurinë e kufijve me NATO-n mund të shtojë vlerë në përpjekjet ndërkombëtare vijuese (ky prezantim u bë nga zonja Ivis Noçka); dhe Roli i NATO-s në sigurinë e kufijve. Në fund të sesionit të dytë audienca u nda dhe i zhvilloi punimet në dy sindikata të veçanta mbi: Autoritetet kryesore ligjore dhe rregullatore për sigurimin e suksesshëm të kufirit dhe aftësitë kryesore për sigurimin e suksesshëm të kufijve.

Dita e dytë iu kushtua më shumë çështjeve të mbrojtjes CBRN, kapac-iteteve dhe programeve të stërvitjeve me vendet partnere. Çështjet krye-sore që u prezantuan ishin: Zhvillimi i teknologjive të reja për zbulimin e CBRN; Gjendja Aktuale dhe e ard-hmja e mos-përhapjes së ADM-ve dhe Projektet e Mbrojtjes CBRN në mbështetje të Sigurisë Kufitare; Siguria kufitare dhe mospërhapja e armëve ADM - Një perspektivë hu-lumtuese. Ndërsa në sesionin e fundit u trajtua: Trajnimi për mbrojtjen CBRN - një aftësi kryesore për sig-urinë kufitare, ku u prezantuan: Qen-dra e Trajnimit CBRN e Forcave të Armatosura të Serbisë dhe kontribu-tet e mundshme për sigurinë kufitare; Mundësitë e trajnimit për vendet e Ballkanit në qendrën e NATO-s për CBRN dhe aplikimi potencial për sigurinë kufitare; Trajnimi mbi aspektet e mbrojtjes CBRN në bash-këpunim shumëkombësh; Mundësitë e programit SPS të NATO-s për organizimin e aktiviteteve në kuadër të mbrojtjes CBRN dhe sigurisë kufitare dhe portuale. Më poshtë po paraqesim në mënyrë të përmbledhur

Shqipëria përmbush me përgjegjësi dhe sukses bashkëkryesimin

e Komitetit të përhapjes së NATO-sViti 2012 – 2013 është një vit i veçantë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendin tonë, pasi nga qershori i vitit të kaluar ne jemi bashkëkryesues të Komitetit të Përhapjes së NATO-s (CP Co – Chair). Ky

komitet bashkëdrejtohet nga zoti Adriatik Mema, drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes. Komiteti mbi Përhapjen (CP) është organi më i lartë këshillimor i Këshillit të Atlantikut së Veriut mbi përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë (WMD) dhe sistemet e shpërndarjes së tyre si dhe

mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN)

të NATO-s dhe vende partnere. Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit tonë. Nga pala jonë, në këtë aktivitet morën pjesë zoti Adriatik MEMA, Drej-tor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes, në cilësinë e bashkëkry-etarit të këtij Komiteti; zonja Ivis NOCKA, Drejtore e Drejtorisë së Integrimit Evropian; nënkolonel Mazllum ALLA, Oficer Shtabi në Drejtorinë e Politikave Strategjike të Sigurisë dhe Mbrojtjes; dhe zoti Elton HODAJ, Përgjegjës Sektori në Agjencinë e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, si dhe dy përfaqë-sues nga Përfaqësia jonë në NATO, zonja Viola Kaloshi dhe zoti Florant Metko.

Aktiviteti i zhvilloi punimet në dy ditë. Në ditën e parë u zhvilluan dy sesione. Në sesionin e parë u bë një përshkrim dhe analizë e kontek-stit të kërcënimeve dhe sfidave të cilat lidhen me sigurinë e kufijve, ku u paraqitën katër prezantime, përkatësisht: Trafikimi i paligjshëm i materialeve WMD dhe materiale të dyshimta si dhe trendi në tregtinë e mallrave me përdorim të dyfishtë dhe teknologjive (ky prezantim u bë nga zoti Elton Hodaj); Sfidat në zhvillimin dhe zbatimin e kontrolleve kufitare dhe sistemeve të kontrollit të tregtisë, në kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe pajisjet adekuate që mbështesin sigurinë efektive të kufirit; Korrupsioni në sektorin e sigurisë kufitare dhe sfidat për zhvil-limin dhe zbatimin e një strategjie të plotë dhe të integruar të sigurisë kufitare; dhe korrupsioni i brend-shëm: Efektet që ai mund të ketë në sigurinë kufitare duke përfshirë per-ceptimin publik dhe hapat që mund të merren brenda një organizate për të parandaluar, adresuar dhe korrigjuar çështjet që lidhen me korrupsionin në agjencitë e kufirit.

Në sesionin e dytë u trajtuan iniciativat e sigurisë kufitare dhe roli i NATO-s në mbështetjen e për-pjekjeve në vijim. Mbi këtë çështje u paraqiten tre prezantime: Rastet e ndihmës dhe angazhimit të NATO-s

konsultim me palën amerikane si partneri ynë më i rëndësishëm në këtë rrugëtim. Në këtë kryesim të dyfishtë Shqipëria ka koordinuar përpjekjet dhe angazhimet në fushat e shkëmbimit të pikëpamjeve dhe ndarjen e praktikave më të mira mbi mbrojtjen CBRN.

Aktiviteti kryesor vjetor i Komitetit mbi Përhapjen në format e mbrojtjes CP (D), është “Inter-national CBRN Defence Outreach event”, i cili ka për qëllim anga-zhimin në rritje, duke shkëmbyer pikëpamjet dhe ndarjen e praktikave më të mira mbi mbrojtjen CBRN me një numër sa më të madh të partnerëve të NATO-s. Në këtë kuadër, në datat 27 – 28 Mars 2013, u zhvillua në Budva, Mali i Zi, një nga aktivitetet kryesore për vitin 2012/2013 të Komitetit të Përhapjes (CP) të NATO-s me tematikë “Ngritjen e kapaciteteve për Mbrojtjen CBRN dhe Sigurimin e Kufijve në Ballkanin Perëndimor”. Ky aktivitet u bashkë-organizua nga bashkëkryesuesit e Komitetit të Përhapjes (CP Co-Chairs) të Shq-ipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Mali i Zi si vend partner. Gjithashtu ky aktivitet është shprehje e angazhimit tonë për bashkëkryes-imin e suksesshëm të këtij Komiteti me synim rritjen e bashkëpunimit rajonal, si një kusht i rëndësishëm

për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Shqipëria bashkë kryesoi me sukses të plotë mandatin e saj një vjeçar të Komitetit të Përhapjes të NATO-s dhe përmbushi me përgjegjësi de-tyrimet në kuadër të këtij bashkë kryesimi. Kjo u konstatua edhe gjatë zhvillimit të punimeve të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, ku u shprehën konsiderata më të larta për Shqipërinë, për suksesin e saj të arritur në kryesimin e këtij komiteti, qoftë në planin sasior të aktiviteteve të kryera, qoftë edhe në cilësinë e këtyre aktiviteteve.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte identifikimi, shkëmbimi, përmirësi-mi dhe zbatimi i aftësive dhe prak-tikave më të mira në të dy fushat: Mbrojtjen CBRN dhe Siguria e Kufijve, si dhe ndërtimi në bash-këpunim me NATO-n dhe organizata të tjera ndërkombëtare i Aftësive të Mbrojtjes Kimike, Bakteriologjike, Radiologjike, Nukleare (CBRN) dhe të Sigurisë Kufitare në Ballkanin Perëndimor. Ky aktivitet u bashkë drejtua nga zoti Adriatik Mema, kolonel Ronald Fizer, që përfaqë-sonte bashkëkryesuesin e SHBA të Komitetit për Përhapjen dhe zoti Drazen Bozovic si bashkëdrejtues nga vendi pritës i aktivitetit. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga vende anëtare

Page 7: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 77integrimi

Zhvillohet takimit i grupit të punës për vlerësimin e procesit të integrimit (aiWG)Në kuadrin e planit vjetor të bashkëpunimit me

Komandën Aleate për Transformim (ACT), është zhvilluar dje në sallën e mbledhjeve të Shtabit të Përgjithshëm, Workshop-i për vlerësimin e procesit të integrimit në NATO (Accession and Integration Working Group). Qëllimi i Workshop-it është përditësimi i procesit të integrimit, si dhe hartimi i planit të ndihmës të NATO-s (NATO Integration Sup-port Plan, 2013) në mbështetje të planit të integrimit të plotë të Forcave të Armatosura të RSH. Workshop-i drejtohet nga Komanda e Aleancës për Transformim, e cila përfaqësohet me një ekip ekspertësh për çështjet e integrimit prej 10 vetësh, pjesëtarë të strukturave të ndryshme të NATO-s. Nga vendi ynë marrin pjesë drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm dhe strukturat përgjegjëse për Planifikimin e Mbrojtjes (G-5) në Komandat Kryesore të Forcave të Armatosura.

diskutimet e përcjella nga pjesëmar-rësit në kuadër të këtij aktiviteti: Ky aktivitet arriti të sigurojë një forum të shkëlqyer diskutimi për vendet e rajonit tonë, aleatët dhe partnerët për të ndarë përvojat dhe pikëpamjet për çështjet që lidhen me mbrojtjen CBRN dhe sigurinë e kufijve. Ai dha një mundësi shkëmbimi informacioni mes ekspertëve dhe përfaqësuesve nga institucionet ushtarake dhe civile, për të përpunuar më tej as-pekte të ndryshme të zhvillimit të aftësive të mbrojtjes CBRN, si dhe për të diskutuar qasjet teknologjike për tu përballur me kërcënimet e mundshme me origjinë nga tranziti nëpërmjet kufijve dhe sfidat e tjera që lidhen me to.

NATO ka prioritet të lartë paran-dalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD) dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve ki-mike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN). Si pjesë e për-pjekjeve të përgjithshme të aleatëve kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD), siguria e kufijve merr një rëndësi të veçantë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor tregon qartë se asnjë veprim nuk mund të jetë efektiv pa bashkëpunimin ndërmjet shteteve të ndryshme. Në të njëjtën mënyrë, NATO nuk mund të marrë veprime më vete në lidhje me sigurinë e kufijve. Bashkëpunimi midis këtyre vendeve dhe NATO-s mund të pajisë më mirë ato për t’iu përgjigjur me efektivitet sigurisë së kufijve dhe mbrojtjes CBRN.

Kur shikojmë në aspektin e përgjithshëm kemi një përparim të madh në fushën e sigurisë së kufijve në vendet e Ballkanit perën-dimor, si rezultat i nënshkrimit të disa marrëveshjeve, shkëmbimit të informacionit dhe raporteve më të mira ndërmjet shteteve. Këto mar-rëveshje ekzistuese kanë hedhur themelet për bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. Por ka ende një numër hapash që vendet e rajonit të Ballkanit mund të marrin për të pro-movuar zhvillimin e politikave, aftë-sive dhe koordinimin mbi mbrojtjen CBRN. Rajoni i Ballkanit mishëron

një rajon të veçantë me sfida për sigurinë. Globalizimi e ka kthyer rajonin në një nyjë të rëndësishme të tregtisë ndërkombëtare. Ndërsa ky trend është i dobishëm, ai krijon edhe probleme të reja të sigurisë së kufijve dhe lëvizjes së mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Përparimet në industrinë e teknologjisë së lartë dhe shkrirja e linjave të prodhimit të mallrave për përdorim civil dhe ushtarak janë dëshmi për ndryshimin e peizazhit të kërcënimeve. Globalizimi dhe aplikacionet e gjera për mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë në jetën e përditshme rezulton në rrjedhjen e vazhdueshme të përhapjes së artikujve të ndjeshëm nëpërmjet kufijve. Duke pasur parasysh mjedisin e sotëm të sigurisë, rajoni ynë duhet të gjejë mënyra inovative dhe praktike për të menaxhuar kërcënimet e sigurisë së kufijve dhe mbrojtjes CBRN. Dhe është një mundësi e qartë dhe e domo-sdoshme për ta bërë këtë në një rajon si Ballkani, që po përjeton ndryshime të shpejta politike, ekonomike dhe të sigurisë. Të gjitha prezantimet e bëra si dhe diskutimet dhe pyetjet që i sho-qëruan ato ndihmuan në rishqyrtimin e mundësive nga ana e përfaqësuesve të NATO-s dhe partnerëve, duke u fokusuar në sigurinë kufitare, në drejtim të përmirësimit të aftësive për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Çështjet e trajtuara dhe pjesëmar-rja e ekspertëve civilë dhe ushtarakë nga vende dhe organizata të ndry-shme patën si rrjedhojë një punë të frytshme dhe rekomandime që do të përmirësojnë aftësitë dhe praktikat në të ardhmen. Konkluzionet dhe reko-mandimet e bëra në këtë aktivitet do të mundësojnë sigurimin, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe një kontribut të plotë për sigurinë kufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kolonel Ronald Fizer, që përfaqësonte bashkëkryesuesin e SHBA të Komitetit për Mospërhapjen në fund të aktivitetit theksoi se: ky aktivitet solli së bashku shumë prej ekspertëve të vendeve të Ballkanit, të NATO-s dhe partnerët e

angazhuar në luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë duke u përqendruar në kuadër të mbrojtjes CBRN dhe sigurisë së kufijve. Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komitetit, duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve të rajonit, pala Shqiptare theksoi nevojën që çështje të tilla, që kanë të bëjnë me sigurinë e kufijve dhe mbrojtjen CBRN, duhet të bëhen pjesë e axhendave të veprimtarive rajonale në kuadër të A5, SEEDM, Iniciativës së Shefave të Shtabeve të A5, etj. Në këtë kontekst, përfaqësuesit e këtyre vendeve duhet të bashkëpunojnë më tepër dhe të bashkërendojnë më mirë veprimtaritë të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e kufijve dhe CBRN. Shpresojmë që edhe shkëm-bimi i eksperiencave dhe diskutimet në këtë takim të shërbejnë si një nxitje e mëtejshme në rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Vendet e rajonit mund të punojnë së bashku për të krijuar rrjete ndër-rajonale dhe forume për të lehtësuar shkëmbimin e ekspertizës dhe ofrimin e asistencës në fushën e sigurisë së kufijve dhe mbrojtjes CBRN, dhe ata mund të ndërmarrin hapa për të siguruar ndërveprimin më të madh të forcave të zbatimit të ligjit. Në të vërtetë, vendet e rajonit përjetojnë fenomene të sigurisë së kufijve dhe kërcënime të lidhura me to në forma të ndryshme. Por, gjithashtu një bashkëpunim i vërtetë mund të ma-terializohet dhe të marrë ndikim në një situatë që prek të gjithë vendet, më shumë apo më pak, direkt apo indirekt. Prandaj, qasjet rajonale janë të rëndësishme veçanërisht për shkak të afërsisë së tyre me problemin dhe fakti që përgjigjet mund të zbatohen, në kohë. Bashkëpunimi bilateral dhe multilateral midis vendeve pavarësisht se nuk përdorin të njëjtin standard në punën e tyre, por në disa misione ata mund të përfitojnë nga ndarja e in-frastrukturës, teknologjisë apo aftësive të tyre përkatëse. Bashkëpunimi multi-agjenci kërkon një kornizë konceptuale që shtrihet përtej përvojës rutinë të çdo organizate të vetme.

Ky aktivitet e tregoi shumë qartë se bashkëpunimi multi-agjenci duhet gjithashtu të përfshijë nivele të ndry-shme ushtarake, doganore, si dhe të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, por që hierarkia e brendshme e këtyre

agjencive është një çështje tepër de-likate. Sigurimi i informacionit, ndarja dhe shkëmbimi i tij, është një kërkesë adekuate dhe kërkesat për këto komu-nikime do duhet të udhëhiqen në rastet konkrete të përdorimit të tij, për të për-caktuar kushtet sipas të cilave vendet apo organizmat do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë dhe të komunikojnë, pa vënë në rrezik sigurinë. Kjo kërkon nga organizatat e sigurisë nga të gjitha vendet të komunikojnë së bashku.

Roli i teknologjisë, e cila kërkon që të integrohen pajisje të shumta e të ndryshme për të realizuar më mirë trajnimet operacionale dhe taktike, mund të jetë kritik në përmbushjen e disa objektiva të sigurisë së kufijve. Mundësitë e trajnimit CBRN në qen-drat e rajonit dhe të NATO-s, janë një aset që duhen shfrytëzuar. Duke u trajnuar së bashku ne mund të shfrytë-zojnë mundësitë dhe mund të krijojë zgjidhje të suksesshme. Rolet e reja për qendrat e trajnimit të NATO-s në stërvitjet shumëkombëshe në lidhje me mbrojtjen CBRN, përdorimin e mjeteve dhe procedurave të NATO-s për të ndihmuar dhe për të mbështetur ndërveprimin. Diskutimet për këto çështje të rëndësishme duhet të vijojnë madje në mënyrë formale dhe infor-male - bilaterale apo multilaterale në drejtim të zhvillimit të ndërveprimeve të forta dhe kuptimplote për sigurinë e kufijve dhe mbrojtjen CBRN.

Në këtë proces të rëndësishëm mbetet imperative, që secili prej vendeve tona të japë kontributin e tij, sado modest qoftë, por me rëndësi thelbësorë. Bash-këpunimet, që bazohen në konsultimin e gjerë, arrijnë të identifikojnë dhe zgjidhin siç duhet problemet praktike. Po ashtu këto bashkëpunime arrijnë të sensibilizojnë edhe vetë institucionet që merren me këto çështje, duke sjellë rezultatin, që mangësitë në praktikë të pranohen se ekzistojnë dhe se nevojitet zgjidhja e tyre. Në këtë mënyrë, ne ar-rijmë të fitojmë edhe besimin e ndërsjellë që kemi për sigurinë e kufijve jo vetëm tek njëri tjetri, por edhe tek aleatët e partnerët tanë Euro-atlantikë. Në fund le të kthehemi edhe një herë aty nga e fil-luam, pra në çështjen që mbrojtja CBRN dhe siguria e kufijve kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale. Në këtë aspekt, dua të potencoj se kjo kërkesë nuk i atribuohet një institucioni

të vetëm, por të gjithë aktorëve në këtë fushë, përfshirë bashkëpunimin që kemi me institucionet e tjera shtetërore e me theks të veçantë me Ministrinë e Brend-shme dhe Drejtorinë e Doganave. Kjo vetvetiu dëshmon rëndësinë e vlerësimit nga të gjithë aktorët relevant në vendin tonë të këtyre dy çështjeve me impakt rajonal dhe më gjerë.

Çështjet e trajtuara gjatë dy ditëve të aktivitetit, janë një shtysë e re në pro-cesin e përmirësimit të nivelit të sigurisë kufitare dhe mbrojtjes CBRN. Ato do t’i shërbejnë gjithashtu planifikimit realist të trajnimeve në kuadrin e bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh me aleatët dhe partnerët tanë në stërvitjet e përbash-këta. Këto çështje do të bëhen objekt diskutimi dhe vlerësimi nga vendet e Ballkanit, me qëllim përafrimin e standardeve që kërkon Aleanca, duke ndjekur zbatimin e përshtatshëm të rekomandimeve në kuadër të Komitetit të Përhapjes ku do të përfitojnë të dy palët vendet e Ballkanit dhe NATO për të nxitur një efekt sinergjik midis tyre. Zhvillimi me sukses i këtij aktiviteti është një eksperiencë e çmuar e cila do të shërbejë si bazë edhe për ak-tivitete të tjera në të ardhmen në va-zhdim të angazhimeve të Shqipërisë, si bashkëkryesuese e Komitetit të Përhapjes (CP Co-Chair), veçanër-isht për organizimin e seminarit përmbyllës vjetor, në përfundim të kryesimit të këtij Komiteti.

Në përfundim të këtij bash-këkryesimi shumë të rëndësishëm, Shqipëria do t’i dorëzojë mandatin shtetit të radhës, Republikës Çeke në një seminar përmbyllës vjetor, duke mbetur e hapur për të dhënë përsëri kontributin e saj në promovi-min e objektivave të këtij Komiteti. Roli ynë në Komitetin e Përhapjes do të mbetet një rol aktiv, dinamik, kontribuues në përmbushje të mis-ionit që ka, jo vetëm për vendet e NATO-s, por edhe për vendet part-nere e më gjerë, rol që ky Komitet ka ndërmarrë dhe do ta vazhdojë edhe përtej kufijve tradicionalë të NATO-s, posaçërisht në sfidat e tij në promovimin e mospërhapjes së armëve të dëmtimit në masë edhe ne sfida të tjera të së ardhmes. Nënkolonel Mazllum ALLA/Drej-toria e Politikave Strategjike të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Page 8: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 20138 stërvitja “Buna 13”

Në ambientet e batalionit të Vaut të Dejës në Shkodër, u zhvillua stërvitja e efek-tivave të Policisë Ushtar-

ake “Buna 13”. Në ceremoninë me rastin e përfundimit të stërvitjes kanë marrë pjesë komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Ylli Zyla, drej-tori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Editson Zarka, drejtori i Drejtorisë së Zbulimit, kolonel Agim Bezhani, prefektja e Qarkut Shkodër, Voltana Ademi, përfaqësues të Policisë së Qarkut Shkodër, përfaqësues të pushtetit vendor të Vaut të Dejës, etj. Në emër të SHSHPFA përshëndeti drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stër-vitjes, kolonel Editson Zarka, i cili falënderoi pjesëmarrësit për rezultatet e arritura, si dhe vlerësoi shkallën e lartë të angazhimit të strukturave ushtarake dhe civile. Pjesëmarrësit në ketë ceremoni i ka përshëndetur edhe prefektja e Qarkut Shkodër, Voltana Ademi, e cila vlerësoi maksimalisht realizimin e stërvitjeve të tilla në funksion të rritjes së bash-këpunimit ndërinstitucional. Zonja Ademi falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për mbështetjen e pandërprerë të Forcave të Armatosura ndaj popullsisë së Qarkut Shkodër, në emergjencat e shkaktuara nga agjentët atmosferikë. Për zhvillimin e kësaj stërvitje u zgjodh rajoni i Vaut të De-jës duke qenë se ky rajon vitet e fundit është përballur me emergjencat civile,

të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shumta. Qëllimi kësaj stërvitje ishte përgatitja dhe rritja e nivelit të aftë-sive profesionale në përmbushjen e detyrave operacionale dhe kompak-tësimi i trupave të Policisë Ushtarake në dhënien e kontributit të saj në operacionet e emergjencave civile, në operacionet e kërkim- shpëtimit në kushte të veçanta terreni dhe moti. Për realizimin me sukses të kësaj stërvitje ishin përgatitur skenarët si: kërkimi dhe gjetja e personave të

humbur, dhënia e ndihmës së parë dhe evakuimi i tyre me mjetet e vëna në dispozicion nga toka dhe ajri, masat e marra nga ana e Policisë Ushtarake në kushtet e ndodhjes së një aksidenti me mjetet e transportit ushtarak, ve-primet që kryhen nga ana e Policisë Ushtarake edhe masat që merren për evakuimin e personelit të dëmtuar nga ky aksident. Gjatë zhvillimit të stërvitjes pati një impenjim maksimal të efektivave të caktuara në detyra të ndryshme imituese dhe realizuese.

Megjithëse veprohej në një terren të panjohur, efektivi ishte në gjendje të orientohej drejt për të realizuar detyrat e ngarkuara. Me përgatitjen që zotërojnë efektivat e Policisë Ush-tarake dhe kapacitetet kanë treguan qartë se janë në gjendje të japin ndihmën e tyre komunitetit në rastet e emergjencave civile. Këtë e tregoi përfundimi me sukses i kësaj stërvitje kompaktësimi. Në të gjitha veprimet e kryera nga trupat e Policisë Ushtar-ake u evidentua qartë përkushtimi,

disiplina dhe profesionalizmi i tyre. Kjo tregon dhe një herë rëndësinë e madhe që merr stërvitja dhe trajnimi i kësaj trupe dhe në ditët që vijnë. Me stërvitjen e zhvilluar efektivat e Poli-cisë Ushtarake shprehin edhe një herë gatishmërinë e tyre për t’ju përgjigjur situatave të emergjencave civile, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt arritjes së standardeve operacionale të parashikuara nga NATO. Në këtë trajnim u angazhuan rreth 75 forca dhe 6 mjete të Policisë Ushtarake, qendra mobile e ASNI dhe 2 mjete të Regjimentit të Mbështetjes. Ky tra-jnim i paraprin trajnimeve të tjera, të planëzuara për tu realizuar gjatë këtij viti me efektivat e Policisë Ushtarake në misionin e saj.

Komandanti i KDS përshëndet Certifikimin e Kursit SIA ,Polici Ushtarake

Më datë 2 prill të vitit 2013 në ambientet e Policisë Ushtarake, u organizua ceremonia e diplomimit të ushtarëve profesionistë të PU me ras-tin e përfundimit të kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar. Në këtë ceremoni mori pjesë komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, ko-mandanti i Policisë Ushtarake kolonel Ylli Zylaj, Komandanti i kurseve nënkolonel Xhelal Ilnica, stafi mësim-dhënës i Departamentit të Mbështetjes me Shërbime i Shkollës së Trupës dhe efektivat të Policisë Ushtarake. Fjalën e hapjes për këtë ceremoni e mbajti komandanti i kurseve të Departa-

efektivat e policisë Ushtarake në Batalionin e vaut të Dejës në Shkodër përfundojnë stërvitjen “Buna 13”

Qëllimi i stërvitjes “Buna 13” është testimi i kapaciteteve operacionale të efektivave të Policisë Ushtarake në situata emergjente, operacione kërkim-shpëtimi, si dhe testimi i nivelit

të koordinimit me organet e pushtetit qendror dhe lokal.

Page 9: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 9“reagimi i Bashkuar - 2013 ”

arrihet bashkëpunimi midis fushave bazë të përgjegjësisë, të zbatohen standardet për procedurat e brif-ingjeve, problematikën e tyre dhe të arrihet një nivel i pranueshëm për organizimin dhe zhvillimin e tyre si dhe standardi i Planit të Operacionit, bashkë me standardet e Anekseve e Shtojcave të Planit të Operacionit. Gjatë zhvillimit të stërvitjes, vihet re ndërthurja e të gjithë elementëve dhe njohurive të marra edhe në fushat e tjera si ajo e strategjisë dhe

e lidershipit etj. Gjatë zhvillimit të stërvitjes “Reagimi Bashkuar 2013”, në njërin prej grupeve të KKSHP, asistuan edhe zëvendëskomandanti i KDS, kolonel Ded Prenga, koman-danti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula, përfaqësuesi i CUBIC-ut pranë Qendrës së Simulimeve si edhe shefi dhe pedagogët e departamentit të Operacioneve, të cilët ndoqën nga afër “Analizën e Misionit” që është një prej hapave të Procesit të Ven-dimmarrjes. Nëpërmjet një brifingu

të mbajtur nga pedagogu Përgjegjës, nënkolonel Robert Hysenllari, në rolin e komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, u bë njohja me situatën e përgjithshme, punën e bërë nga shtabi deri në momentin e analizës së misionit, si dhe synimet për më tej. Kursantët e KKSHP, nëpërmjet brifingjeve të përgatitura nga ana e tyre në rolin e shefave përkatës: G1,G2,G3,G4,G5,G6 si dhe të oficerëve specialistë në shtabin e Brigadës së Reagimit të

Shpejtë, prezantuan“Analizën e Mi-sionit”, për Brigadën në Mbrojtje. zëvendëskomandanti i KDS, kolo-nel Ded Prenga, pasi vlerësoi përgatitjen serioze të shtabit në “role player”, u ndal në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shtabit, në interes të stërvitjes. Nga ana e tij, komandanti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula, vuri theksin në kujdesin që duhet treguar gjatë trajtimit si nga ana ligjore të përcaktimit të situatave aktuale dhe të pritshme e dallimet e mundshme midis tyre, ashtu edhe në imple-mentimin e zinxhirit të komandimit në këto situata. Risi e zhvillimit të kësaj stërvitjeje është implementimi në të gjithë procesin e planëzimit, i detyrave të vëna nga SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në konferencën e zhvilluar pak kohë më parë, në lidhje me rishikimin e programeve mësimore, si edhe me fokusin që duhet t’i kushtohet aplikimit të standardeve stërvitore, në auditorët e Akademisë së Forcave të Armatosura. Në këtë stërvitje për herë të parë janë marrë parasysh në mënyrë korrekte të gjitha procedu-rat, sìpas standardeve të përcaktu-ara në Procedurat Standarde të Ve-primeve të Shtabeve (Manualet FM 101-5, MP 3-1 dhe MP 3-1-1), SOP për nivelin taktik dhe procedurat e NATO-s, si edhe u bë loja luftarake e shtabit , njësoj si në një situatë reale dhe me procedura e stan-darde veprimi. Të gjitha këto risi, do t’i shërbejnë përveç të tjerash edhe procesit mësimor për vitet e tjera akademike, duke synuar në përmirësimin metodikave, manu-aleve, rritjes së ndërveprueshmërisë në situata konkrete edhe me forcat e aleancës, si një pjesë e integruar e së cilës jemi aktualisht edhe ne.

Major Lirim Hasa, Majore Pranvera Gjoni

Në ambientet e Akademisë së Forcave të Armatosura, me kursantët e Kursit të Komandës së Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP), është duke u zhvilluar stërvitja e planëzimit “Veleciku 2013”, e cila ka filluar më datën 22.03.2013 dhe do të vijojë deri në datën 28.04.2013. Stërvitja e Planëzimit “Reagim i Bashkuar 2013”, është një stërvitje që zhvil-lohet me kursantët e KKSHP, sipas programit dhe duke zbatuar kërkesat, procedurat dhe metodologjinë sipas standardeve të komandim-kontrollit, për ti aftësuar kursantët si lidership ushtarak të së nesërmes, të gatshëm për të marrë vendime të rëndësishme, në çdo situatë. Në këtë stërvitje, akademistët e (KKSHP), -së, janë të organizuar si Shtab i Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Operacionet Mbrojtëse.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është aftësimi i akademistëve në aplikimin e procedurave të punës ne shtabet e nivelit taktik, të rrisin njohuritë për planëzimin e operacioneve për BrRSH në luftimin mbrojtës, për ta bërë planëzimin sa më real e në kohë sa më të shkurtër, si dhe njohja dhe përvetësimi nga ana e tyre e koncepteve bazë të drejtimit të FA në nivelin taktiko-operativ.

Disa nga objektivat që kjo stërvitje synon të realizojë janë: Kursanti të planëzojë, analizojë e zbatojë veprimet e brigadës në luftimin mbrojtës, duke zbatuar procedurat e punës në bazë të organizimit strukturor të shtabit; të af-tësohet për sinkronizimin e veprimeve luftarake te armëve të kombinuara në nivel brigade; të zbatohet doktrina dhe konceptet e përdorimit të njësive taktike të komponentit tokësorë në bashkëveprim me komponentët e tjerë, për të rritur fuqinë luftarake dhe fitimin e operacionit; të zbatohen procedurat standarde te vendimmar-rjes për operacionin mbrojtës, të

Zhvillohet stërvitja planëzuese “Reagimi i Bashkuar - 2013 ”, me

kursantet e KKSHP në Akademinë e FA

mentit të Mbështetjes me Shërbime i Shkollës së Trupës, nënkolonel Xhelal Ilnica, më pas aktiviteti vijoi me fjalën e përshëndetjes të komandantit të Policisë Ushtarake, kolonel Ylli Zy-laj, të cilët vlerësuan dhe falënderuan stafin mësimdhënës dhe kursantët për

realizimin me sukses të këtij kursi. Më pas ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të komandantit të Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha , i cili në mes të tjerave tha: Është kënaqësi për mua të përshëndes në këtë cer-

emoni të thjeshtë por edhe shumë kuptimplotë, kursantët që përfunduan SIA, specialiteti Polici Ushtarake. Me këtë rast ju shpreh ushtarëve profesionistë urimet më të mira dhe suksese në detyrat e tyre funksionale, në përmbushje të misionit të Policisë Ushtarake. Gjithashtu kjo ceremoni më jep kënaqësi të veçantë për një fakt tjetër, pasi e zhvillojmë në mjediset e policisë ushtarake, ku me mbështetjen e plotë të komandantit të PU, kryen aktivitetin jetësore arsimimi Seksioni i PU të SHT. Gjithashtu dëshiroj të uroj të gjithë kursantët dhe personelin tra-jnues të seksionit të PU, për rezultatet e larta të arritura në procesin arsimor e stërvitor gjatë këtij kursi. Vendosja e departamenteve e seksioneve të ShT pranë njësive të reparteve të FA, sikurse thuhet edhe në Procedurat Standarde të Veprimit “ Për funksionimin e inte-gruar të seksioneve të SHT në repartet e FA”, ka për qëllim rritjen e cilësisë së trajnimit dhe përgatitjes speciale të oficerëve , nënoficerëve dhe ushtarëve të FA, duke shfrytëzuar të gjitha ka-pacitetet infrastrukturore, armatimin, pajisjet, aparaturën dhe poligonet që na ofrojnë njësitë dhe repartet. Ndi-

hem tepër i obliguar, të përmend në këtë ceremoni, frymën e shkëlqyer të bashkëpunimit të gjithanshëm të komandantit të Policisë Ushtarake dhe stafit të tij me KDS-në, ShT e veçanërisht me Seksionin e Policisë Ushtarake të ShT, i cili ka konsistuar në ndihmën me personel instruktor, mjete, armatim-municion, pajisje e poligone, për realizimin me sukses të plotë të programit të trajnimit. Gjej rastin të falënderoj komandantin e PU dhe gjithë instruktorët që u përfshinë me kontrib-ute cilësore në vendosjen dhe funksion-imin e suksesshëm të Seksionit të PU të SHT pranë këtij garnizoni, me kushte të mira për jetesë, punë dhe trajnim, si dhe në procesin e trajtimit të kursantëve të këtij kursi. Ky fillim i mbarë, është hap i sigurt, për vijimin e konsolidimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Jam i sigurt se bashkëpunimi ynë gjatë këtij viti do të shtrihet me sukses në fushën e shkëmbimit të përvojës së instruktorëve si edhe në rishikimin e përmirësimin e vazhdueshëm të programeve, leksion-eve, metodikave , për ti përshtatur ato sipas natyrës, veçorive dhe kërkesave që zbatohen në operacione të ndryshme të PU. Duke përfunduar, dëshiroj t’ju

shpreh besimin tim të palëkundur se personeli i Seksionit të Policisë Ushtar-ake, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të komandës së PU në të ardhmen do të punojmë me objektiva ambicioze për konsolidimin e procesit të arsimimit dhe stërvitjes duke i ngritur ato në nivele e standarde bashkëkohore. Edhe një herë, urime dhe suksese ushtarëve të certifikuar dhe personelit të PU. Në përfundim të ceremonisë u shpërndanë dhe certifikata nga drejtuesit më të lartë të këtij aktiviteti. Kursi u zhvillua nën drejtimin dhe punën e Departamentit të Mbështetjes me Shërbime të Shkollës së Trupës në vartësi të Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes. Programi i kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar u zhvillua për një periudhë 10 javore, duke nisur që nga data 21.01.2013 dhe përfundoi në datë 02.04.2013, programi mësimor kishte për qël-lim aftësimin në kryerjen e detyrës funksionale të Ushtarit Profesionist në specialitetin polici ushtarake: modulet janë ligjshmëri dhe përgatitje spe-ciale. Grupi mësimor përbëhej prej 13 kursantësh, të cilët kaluan me sukses të gjitha fazat stërvitore duke arritur rezultate shumë të mira.

Page 10: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 201310 kds & qnod

Më datën 3 prill 2013, një grup ekspertësh të (JICTC), Qendrës së Bashkuar së Agjencisë

Ndërkombëtare kundër trafikut, pranë Komandës së FA të SHBA në Evropë (EUCOM), zhvilloi një vizitë pune në QNOD, ku u pritën nga drejtori i kësaj qendre z.Shefqet Bruka dhe koordinatorët e institucioneve pjesë-marrës të QNOD. Ekspertët e SHBA i shoqëronte atasheu ushtarak i SHBA në vendin tonë, n/kolonel Glenn Broën, i cili prezantoi dhe qëllimin e kësaj vizite, për njohjen e ekipit me misionin e QNOD dhe vendosjen e bashkëpunimit dypalësh. N/kolonel Broën i njohu ekspertët e EUCOM me stërvitjet e zhvilluara midis QNOD dhe anijeve të Flotës së 6-të të SHBA, të cilat i kanë shërbyer rritjes të aftë-sive profesionale të personelit në këtë qendër. Ndërkohë ai vlerësoi punën e përfaqësuesve të ICITAP, konkretisht z.Mark Stickevers, i cili ka ndihmuar me përvojën e tij në konsolidimin e këtij institucioni relativisht të ri. Shefi i Departamentit antitrafik të EUCOM, z.William Wozniak, informoi kri-jimin e një grupi bashkëpunues për Ballkanin, ku QNOD është një model i bashkëpunimit ndërinstitucional për luftën kundër trafikut, të cilën ne po e shohim konkretisht sot. Në vijim zoti Ëozniak, shprehu kënaqësinë për ndryshimet që kanë ndodhur këto vite në vendin tonë, pasi unë e kam vizituar Shqipërinë në vitin 2002, dhe nga ajo kohë shoh përmirësime të dukshme, theksoi ai. Urime të sinqer-ta popullit shqiptar! Më pas z.Shefqet Bruka i njohu miqtë amerikanë me një historik të shkurtër të QNOD,

misionin, bazën ligjore, strukturën, bashkëpunimin ndërinstitucional, regjimin e lundrimit në det, sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare, sistemin Blue-Box, problemet e ha-sura, sistemin e komunikimit Tetra, bashkëpunimin me V-RMTC, kapi-tanerinë e portit, doganën, partnerët rajonalë, etj. Në sajë të punës së personelit të QNOD, u arrit që vitin e kaluar, të zbulohen e identifikohen mbi 12753 objekte, u zhvilluan 17 operacione SAR, ku u shpëtuan 29 persona, ndërkohë u zhvilluan dhjetra operacione për kapjen dhe ndalimin e trafikantëve të drogës, njerëzve, peshkimit të paligjshëm, etj. Gjithashtu z.Bruka falenderoi

për ndihmën dhe bashkëpunimin e afruar në rritjen e kapaciteteve të QNOD, nga ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet zyrave të atasheut

ushtarak dhe ICITAP, delegacionin e BE, Guardia di Finanza, etj. Në vazhdim të takimit u bënë pyetje dhe u shkëmbyen mendime për përmirësimin e punës në çdo sek-tor të QNOD, si: masat e mara për mirëmbajtjen dhe funksionimin e SIHVD, vendosjen e kuadrit ligjor të peshkimit dhe rolin e sistemit Blue-Box në të, alokimin e të ar-dhurave nga gjobat dhe taksat për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve. Ekspertët miq u interesuan dhe për mundësinë e bashkëpunimit me vende të tjera që lagen nga Adriatiku dhe Joni, zhvillimin e hetimeve të mëtejshme pas çdo operacioni apo shkelje ligjore, llogaritjen e kostos operacionale, standardizimin e informacionit dhe dokumentacionit sipas specifikës së tyre, përbërjen e personelit, zhvillimi i stërvitjeve me vendet fqinje, trajnimi dhe kualifikimi i personelit, në këtë kuadër shfrytëzimi i përvojës së kuadrove që janë arsimuar në SHBA për RB dhe bordimin, përdorimi i qendrës së simulimeve në KDS, bashkëpunimi me palën italiane për

krijimin e një pamje të përbashkët të Adriatikut nga lindja në perëndim, etj. Sigurisht që në takim u diskutua gjerësisht për mundësinë e shtimit të kapaciteteve operacionale të QNOD duke përdorur mundësitë e mundshme financiare dhe faktorë ndihmës. Z.Wozniak nënvizoi fak-tin se në strategjinë e shtetit ameri-kan për vitin 2013, është e rëndë-sishme ndihma dhe bashkëpunimi me të gjitha qendrat antitrafik të vendeve partnere, ku përfshihet dhe vendi ynë nëpërmjet QNOD. Mbas takimit ekspertët amerikanë të EUCOM vizituan sallën Opera-tive të QNOD, ku panë konkretisht ndjekjen e situatës detare nga personeli i shërbimit. Në fund të vizitës drejtori i QNOD, zoti Shefqet Bruka, falenderoi miqtë amerikanë për ndihmën dhe për-vojën e afruar, duke theksuar se personeli i QNOD, hap pas hapi, do rrisë efektivitetin e punës së tij dhe kapacitetet operacionale të institucioneve pjesëmarrës për sigurimin në vijimësi të kufijve blu të vendit tonë.

Ekspertë amerikanë të luftës kundër trafikut, krimit të organizuar dhe drogës, vizitojnë qNOD

Shkëmbehet eksperienca midis ekspertëve tanë dhe atyre të EUCOM

Programet mësimore të kurseve në ANO përbëhen nga dy aspekte të edukimit dhe trajnimit të nënoficerëve, atë të formimit teorik dhe atë të zhvillimit praktik të materialeve teorike të marra nga kursantët. Në zbatim të këtyre pro-grameve 3 kurset aktuale të ANO-së kanë përfunduar me sukses stërvitjet 2 javore fushore dhe në përfundim të tyre, kanë zhvilluar stërvitjet komplekse 24 orëshe të zhvilluara në rajonin e Batalionit të Shtabit të Përgjithshëm. Kështu në datën 28-29 mars 2012 përfundoi stërvitjen kursi i 48-të Fill-estar me 46 kursantë, kursi i 29-të Bazë, me 44 kursantë dhe kursi i 29-të i Avancuar me 30 kursantë. Stërvitjet 24 orëshe të zhvilluara me kurset e nënoficerit u ndoqën në vijimësi edhe nga komandanti i kurseve n/kolonel Shkëlqim Alsela si dhe oficerë të tjerë të degës së Arsimimit dhe Kurseve. Komandantët e kurseve, respektivisht kapiten Saimir Kordha për kursin Fillestar, major Bardhyl Basha për kursin Bazë dhe major Mentor Palluçi për kursin e Avancuar, kishin marrë masa të plota organizative për zhvillimin me sukses të stërvitjeve. Por këtu s’mund të lihen pa përmendur edhe instruktorët e të 3 kurseve, të cilët me angazhimin dhe punën e

tyre i bënë këto stërvitje të përfundonin me sukses,pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Gjatë zhvillimit të stër-vitjeve kursantët shfaqën aftësitë e tyre në rol të komandantit të grupit në kursin Fillestar, të komandantit të skuadrës në kursin Bazë dhe në rol të komandantit të togës në kursin e Avancuar, të përvetësuara këto gjatë programit teorik në lëndën e përgatitjes taktike në ANO. Ata manifestuan disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në programin e stërvitjes, duke arritur të gjitha nivelet dhe standardet e kërkuara nga FARSH. Ajo që të binte ne sy tek këto stërvitje ishte shpirti i lartë i bashkëpunimit mes kursantëve, gjë që shfaqej më së miri nga aktivizimi i tyre i vazhdueshëm për përfundimin me sukses të de-tyrave të caktuara, të lidhura këto me një ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pavarësisht kushteve të vështira të pamjes së kufizuar natën apo vështirësive të hasura gjatë stërvitjeve, ku nuk mund të lihen pa përmendur vështirësitë e hasura nga temperaturat e ulëta këto 2 javë dhe moti jo i qën-drueshëm, nuk mungoi dëshira dhe përkushtimi i tyre për të përmbushur detyrat e ngarkuara. Secili kursant i njihte

stërvitjet dyjavore fushore u kurorëzuan me sukses me stërvitjet 24 orëshe të kurseve në aNO

shumë mirë detyrat e tij dhe punonte fort për t’i realizuar ato, gjithmonë në bashkëpunim me shokët e grupit, skuadrës apo togës, gjë që solli një atmosferë shumë pozitive në rajonin e stërvitjes dhe gjatë gjithë 24 orëshit të stërvitjeve. Kjo atmosferë përcillej që nga instruktorët e vazhdonte në mes të kursantëve. Instruktorët ishin gjithmonë pranë kursantëve të tyre për gjithçka ata kishin nevojë, duke iu dhënë ide, duke i ndihmuar në rast nevoje dhe duke rritur tek ata ndjenjën e besimit në vetvete se ishin të aftë për t’i realizuar me sukses këto stërvitje. Gjithashtu vlen të përmendet edhe fakti se në stërvitje morën pjesë dhe kursante femra. Pavarësisht se trajtimi i kursantëve ishte i barabartë dhe pa dallime gjinore, kursantet femra u shprehën se u ndjenë mjaft mirë gjatë stërvitjes, kjo falë ndihmës së kolegëve të tyre për tu ndjerë sa më të qeta dhe të motivuara gjatë realizimit të stërvitjes. Gjë që u vu re mjaft mirë në komunikimin që ekzistonte dhe në realizimin e detyrave të secilës kursante pa hezitim. Kjo atmosferë i ndihmoi kursantët së bashku me instruktorët dhe komandantët që ta përfundonin stërvitjen me sukses të plotë dhe pa ngarkesa negative psikologjike.

N/togere Morena Halilaj

Një anije “ARCH ANGEL” A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy pesh-katarëve që kanë humbur gjurmët në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Anija A-05 me një ekuipazh prej katër vetësh i është bashkuar mjeteve dhe forcave të Policisë Kufitare dhe forcave të tjera të që janë angazhuar në këtë operacion. Në orën 12.55, me urdhër të shefit

Fa marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve në afërsi të Zvërnecit, Vlorë

të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në operacion u përfshi edhe he-likopteri “COUGER” i Forcës Ajrore. Ora 14.25, në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve u përfshi edhe një helikopter AB-205 i Forcës Ajrore me ekuipazh dy vetë. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në të gjithë hapësirën e Gjirit të Vlorës, në afërsi të Sazanit dhe Karaburunit, por deri tani ende nuk ka ndonjë gjurmë të peshkatarëve të humbur.

Page 11: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 11 Forca tokësore

Mbahet seminari në FT, “Zhvillimi i lidershipit për një paqe të qëndrueshme”

Në kuadër të bashkëpunimit midis FA të SHBA dhe FA shqiptare nga data 3 deri 5 prill 2013 në sallën e Kon-

ferencave të Forcës Tokësore zhvil-lohet seminari me temë: “Zhvillimi dhe trajnimi i lidershipit për një paqe të qëndrueshme”. Drejtuesit e semi-narit janë profesorë të Universiteteve Ushtarake amerikane me eksperiencë në misionet ndërkombëtare. Qëllimi i këtij seminari, është përgatitja e lidershipit, njohja e historisë dhe gjeografisë së Afganistanit, njohja me kulturën traditat afgane, komunikimin me njerëzit dhe aftësimi i pjesëmar-rësve për përballimin e sfidave gjatë angazhimit në misione paqeruajtëse dhe të luftimit. Pjesëmarrësit në këtë seminar janë oficerë, nënofi-cerë dhe ushtarë profesionistë të strukturave të Forcës Tokësore me eksperiencë në misionet ndërkom-bëtare të mbështetjes së Paqes në Bosnje-Hercegovinë, Irak, Çhad, Afganistan dhe Kosovë. Midis tyre ka efektiva të kontingjentit “Eagle 7”, të planizuar për misionin e rad-hës në Kandahar, Afganistan. Në ceremoninë e zhvillimit të punimeve të seminarit mori pjesë komandanti i Forcës Tokësore,gjeneralmajor Zy-ber Dushku, shefi i Zyrës së Bash-këpunimit të Mbrojtjes (ODC) të SHBA-së në MM, major Cristopher S.Mitchil dhe profesor të Univer-siteteve Ushtarake amerikane. Në fjalën përshëndetëse, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, falenderoi Zyrën ODC për mbështetje dhe bash-këpunim të vazhdueshëm të ak-tiviteteve të planizuara në Forcën Tokësore, përfshi këtu edhe semi-narin 3 ditor për zhvillimin e lidershipit për një paqe të qën-drueshme. Gjeneralajor Dushku, ju drejtua drejtuesve të seminarit, se: “Ju keni ardhur në një vend shumë të mbyllur para 20 vjetëve, ku askujt nuk i jepej shansi të mendonte e të zhvillonte aktivitete të kësaj natyre, të vinin profesorë të universiteteve nga SHBA të brifonin për ushtarakët shqiptarë. Tani, gjithçka ka ndryshuar, Shq-ipëria është një vend i lirë dhe demokratik, anëtare e NATO-s, e cila ka dhënë kontribute të vyera në drejtim të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Kështu vetëm nga Forca Tokësore rreth 5500 trupa kanë shërbyer në misionet e mbështetjes së paqes si në Bosnje, Irak, Çhad, Afganistan e Kosovë, kjo falë kontributit të SHBA-së, e cila ka qenë mbështetëse e vazh-dueshme e Forcave të Armatosura shqiptare. Ky aktivitet, i cili në thelb ka konceptin e zhvillimit të lidershipit do t’i shërbejë lid-ershipit tonë, trupave tona që do të marrin pjesë në të ardhmen me

mision në Afganistan. Gjeneral Dushku duke folur për rëndësinë e këtij seminar, në mes të tjerave theksoi: - “Të gjithë ne duhet ta konsiderojmë këtë seminar si një mundësi e mirë për të mësuar dhe aplikuar dijet e mara nga profesorë të universiteteve amerikane, eks-periencë të cilën duhet ta përvetë-soni dhe ta bëni pjesë tuajën në zgjidhjen e detyrave që do ju jepen në misionet jashtë vendit…” Ko-mandanti Forcës Tokësore, duke folur në mënyrë të përmbledhur për historikun e Afganistanit, rolin që luajnë FA shqiptare në misionet e mbështetjes së paqes, si dhe vlerat që kanë aktivitete të kësaj natyre, u shpreh: “Ju të nderuar pjesëmarrës në seminar, krahas informacioneve që do të merrni në këtë seminar, bëhuni pjesë e pyetjeve dhe diskutimeve, duke dhënë eksperiencën tuaj në misione, pasi kjo metodikë është e vlefshme për përfitim të dijeve. E them këtë, pasi shumica prej jush kanë eksperiencë për misionet dhe në kuadër të angazhimeve që

kanë Forcat e Armatosura shq-iptare kërkohet që pjesëmarrësit e misioneve të mos ngelen thjeshtë pjesëmarrës, por të veprojnë si lider në zgjidhjen e situatave që mund t’u jepen, ose mund t’jua kërkojë mjedisi dhe terreni ku ju do të veproni…”. Në përfundim të fjalës së tij, gjeneralmajor Zyber Dushku, në emër të pjesëmarrësve të këtij seminari falenderoi gjithë profesorët amerikanë, për kohën që kanë vënë në dispozicion dhe uroi për zhvillimin sa më normal të seminarit. Më pas e mori fjalën koloneli në rezervë Bob Tomaso-vic, drejtori i këtij seminari, i cili pasi falenderoi gjeneralmajor Zyber Dushkun dhe pjesëmarrësit dha një prezantim të shkurtër mbi tematikat që do të trajtohen sipas fazave si “Mësimi në distancë”, “Seminari”, si dhe “Dialogu dhe mësimi”. Temat kryesore që u tra-jtuan në seminar janë: “Historia e Afganistanit”, “Gjeografia”, “Is-lami në Afganistan”, “Angazhimi dhe komunikimi me njerëzit afgan, korrupsioni, ekonomia dhe zhvillimi

n/kolonel shPëtim hysamajor nexhBedin Basha

nën drejtimin e profesorëve të universiteteve ushtarake amerikane

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, arta Musaraj, vizitë në Forcën tokësore

Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, priti në një takim pune, zv/ministren e Mbrojtjes, znj. Arta Musaj. Gjatë takimit, gjeneralmajor Du-

shku, pasi e falenderoi zv/ministren Musaraj, për vizitën dhe e konsideron prezencën e saj një ndihmesë për ecurinë e punës në Forcë Tokësore, ai e njohu zv/ministren me misionin, strukturën, vizionin dhe zhvillimin e Forcës Tokësore. Në mënyrë te veçantë e informoi për punën e bërë nga Forca Tokësore në kuadër të implementimit të strukturës së re, për zba-timin e Direktivës së ministrit të Mbrojtjes , implementimin e objektivave të vitit 2013 dhe zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Tokësore. Gjeneralmajor Zyber Dushku, e njohu znj. Musaraj me kontributet që kjo forcë ka dhënë dhe po jep në drejtim të mbështetjes së sigurisë dhe paqes në botë e sidomos në Afganistan. Gjithashtu në vëmendje të të bisedës ishte dhe kontributi në ndihmë të komunitetit sidomos në raste të përmbytjeve, zjarreve dhe për mjedisin, ku efektiva të shumta u janë gjendur pranë strukturave të pushtetit lokal e qendror në zbatimin e misionit kushtetues që kanë Forcat e Armatosura. Zv/ministrja e Mbrojtjes znj. Musaraj, falenderoi Gjeneral Dushkun për informacionin që i ofroi dhe e siguroi se Ministria e Mbrojtjes, ashtu si deri më parë do vazhdojë mbështetjen për Forcën Tokësore. Si vizita e parë e saj në këtë strukturë prioritare të FA-së, ajo vlerësoi punën e bërë nga efektivat në drejtim të stërvitjes, të rritjes së operacionalitetit, modernizimit të FT-së dhe angazhimit në operacione të mbështetjes të paqes dhe operacionet e Emergjencave Civile, ku kjo forcë ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në kuadër të angazhimit të FA-së. Ajo u shpreh, se ardhja ime në këtë forcë me ndihmoi për të njohur nga afër punën që ju bëni dhe planet që keni për të ardhmen, pasi zhvillimi dhe modernizimi i Forcës Tokësore, është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes.

social në Afganistan, mekanizmat formale dhe informale për zgjidhjen e konflikteve, etika, grupet rebele në Afganistan dhe Pakistan” etj. Një vëmendje të veçantë në leksione ju kushtua përdorimit të lëndëve narkotike, siguria e operacioneve rreth kufirit, puna me forcat e sig-urisë afgane, si dhe bashkëpunimi me vendet ndërkombëtare anëtare dhe partnere, të cilat aktualisht operojnë në distriktet e Afganistanit. Profesorët që lektuan në këtë semi-nar, vijnë nga universitete me një “CV” të pasur dhe eksperience në ushtrinë amerikane. Seminari vijoi me frymë diskutimi dhe mirëkup-timi, ku u shkëmbye eksperienca për lidershpin dhe për operacionet e mbështetjes së paqes. Në ditën e dytë seminari u ndoq nga drej-

tori i Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA kolonel Edison Zarka i shoqëruar nga shefi i Shabit të Forcës Tokë-sore, kolonel Adi Ndoni. Kolonel Zarka u shpresh se, “....seminari që zhvillohet për lidershipin nga profesorë amerikanë është një vlerë e shtuar dhe do t’i shërbejë Forcave të Armatosura për të reflektuar në të ardhmen në mësimet e nxjera, për ecurinë e misioneve të mbështetjes së paqes”. Pjesëmarrësit në seminar nëpërmjet leksioneve interesante të shoqëruar me filmime e fotografi nga aktivitetet e ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan, krijuan një tablo më të qartë për rolin e lidershipit në operacion. Në ditën e ceremonisë me datës 5 prill për pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata.

Page 12: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 201312 kosovë

Deminerët e Kompanisë së FSK-së dhe ata të KFOR-it amerikan, me të marrë mesazhin nga Ministria

e FSK-së, (Qendra operative) për gjetjen e një bombe, nga një punëtor i Kompanisë Eko-Kos, në Harilaq, afër Kodrës së Goleshit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë marrë të gjitha masat përkatëse, për mos rrezikimin e jetës së qytetarëve, etj. Ata kanë përkufizuar vendin dhe pasi kanë bërë pastrimin e vendit dhe bombës, kanë vërtetuar se bomba ka mbetur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, viti 1999. Komandanti i Kompanisë së De-minimit të FSK-së, major Fadil Sahiti, na tha, se:“kjo është bomba më e madhe e gjetur deri më tani, është prodhim anglez, dhe ka këto dimensione; 1.40metra e gjatë, 40cm diametri dhe mbushja me mbi 113 kilogram eksploziv, ku pesha e përgjithshme e bombës, arrin në 500ki-logram”. Sipas eksperteve të FSK-së dhe KFOR-it, amerikan, rrezikshmëria e kësaj bombe është shumë e madhe, dhe rrezja e veprimit është diku prej 2000 mijë metra. Ekipet e deminimit të FSK-së dhe të KFOR-it amerikan, kanë punuar vazhdimisht deri në orët e vona dhe pas analizave të përbashkëta, ata kanë

marrë vendim për largimin e bombës në një vend të tjetër, për shkakt të rr-ezikshmërisë së saj, që mundet të ketë për banorët e kësaj ane, dhe drejtpër-drejt për objektin e Kompanisë Eko-Kos. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, thuhet se bomba është hedhur nga ajri

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Rrahman Rama, me ftesë të koman-dantit të Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneral Mehmet Erten (gjeneral me katër yje) po merë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Fuqinë Ajrore dhe Hapësinore, që po mbahet në Stamboll të Turq-isë. Delegacioni i FSK-së është mysafir i veçantë i komandantit të Forcave Ajrore të Republikës së Turqisë. Kjo është Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Fuqinë Ajrore dhe Hapësinore që po mba-het në Stamboll të Turqisë. Kon-ferenca ka për qëllim diskutimin dhe shtjellimin e çështjeve të luftës mbizotëruese të forcave ajrore në ditët e sotme dhe përshtatjen e kësaj teknologjie në ambientet moderne të luftëbërjes në të ardhmen. Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasë konferenca, shumë studiues të kësaj fushe dhe gjeneralë do të prezantojnë dhe adresojnë tema të ndryshme në një audiencë të përfaqësuar nga pjesë-marrës të 54 shteteve të ndryshme

të botës. Në ditën e parë të kon-ferencës, gjeneralmajor Rrahman Rama pati takime me komandantin e Forcave Ajrore të Republikës së Turqisë, gjeneralin Mehmet Erten, ku biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve. Zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rama e ka falënderuar Komandan-

tin e Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralin Erten, për ndihmën dhe kontributin e shtetit dhe të ushtrisë Turke, që po japin në vazhdimësi për zhvillimin, trajnimin dhe mod-ernizimin e FSK-së. Gjeneral Erten ka premtuar që edhe në të ardhmen ta ndihmojnë FSK-në. Konferenca i va-zhdon punimet sot, në ditën e dytë.

Gjeneralmajor rama, në Konferencën Ndërkombëtare të Fuqisë Ajrore

dhe hapësinore në Turqi

FSK-ja dhe KFOr-i, demontuan një bombë 500 kilogramëshe

dhe është e tipit gjysëm bind-shpues, që duhet të kuptohet, se është për goditjen e objekteve të bunkerizuara dhe efekti është që pas depërtimit në brendësi të objektit, ajo shpërthen. Sipas komandantit të Kompanisë së deminimit të FSK-së, major Fadil

Sahitit, kjo është bomba më e madhe e zbuluar dhe e demontuar nga FSK-ja, kësaj here në bashkëpunim me KFOR-in amerikan. Ai thotë se, “këtu (në Harilaq) e kemi gjetur dhe demontuar edhe një bombë, të të njëjtit tip, por pesha e saj ka qenë

diku 400 kilogram”. Sot, vetëm pas angazhimit nga KFOR-i amerikan të një automjeti të rëndë-e të blinduar, të sjellë nga KFOR-i austriak dhe ai zviceran, e kanë hequr bombën nga vendi i mëparshëm dhe vendosjen e saj në një vend të thellë, (gropë), dhe pasi paraprakisht kanë masat e sigurisë haspsinore prej tre kilometra, nga policia e Kosovës, demontuesit e kanë shkatërruar me sukses bombën. Në fund komandanti i Kompanisë major Sahiti, na tregon, se si pasojë e minave dhe bombave të mbetura në Kosovë, kanë humbur jetën mbi 115 qytetarë; fëmijë, pleq, gra, etj, dhe kanë mbetur të lënduar, pa ndonjë gjymtyrë, me pasoja për tërë jetën, mbi 456 veta, më së shumti ka fëmijë. Por, merrni me mend, se në rast të eksplodimit të kësaj bombe, pasojat do të ishin katastrofale, sepse është një bombë shumë e madhe dhe rrezik-shmëria e saj do të ishte, për një rreth mbi 4 km. Ky është edhe një sukses i madh i demontuesve të FSK-së, të cilët gjatë kësaj pune, kanë hulumtuar mbi 900.000 metra katror dhe kanë gjetur dhe asgjësuar mbi 3000 mjete të pashpërthyera, si: mina, bomba, kasetë bomba, eksploziv, etj.

ambasadorja Jacobson dhe komandanti i FsK-së, gjeneral Kastrati, qëndruan

për një vizitë pune në KDs

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastratin, kanë vizituar, sot, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, ku u pritën nga komandanti i saj, gjenerabrigade Enver Cikaqi, me bashkëpunëtorë. Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kastrati, e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, dhe njëherësh e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për FSK-në dhe Kosovën. Ndërsa, komandanti i KDS-së gjeneralbrigade Cikaqi, e njoftoi ambasadoren për zhvillimin dhe punën që po kryhen në KDS-së, si dhe për bashkëpunimin me forcat ndërkombëtare dhe për sfidat dhe objektivat e KDS-së. Më pastaj, ambasadorja Jacobson së bashku me gjenerallejtënant Kastratin, gjenerabrigade Cikaqin e etj., i bëri vizitë Qendrës për Zhvillimin profesional të Udhëheqësve, Kursit të Avancuar të Nënoficerëve dhe Kursit të gjuhës angleze. Ambasadorja i përshëndeti dhe i uroi për suksesin në gjuhën shqipe. Ndërsa, në sallën e sporteve, ambasadorja Jacobson vizitoi rekrutët e Kursit Bazik të Rezervës Aktive dhe pas një bisede për të arriturat e FSK-së, në fund iu përgjigj edhe pyetjeve të rekrutëve, që kishin të bënin për të ardhmen e FSK-së.

Bombën e ka zbular rrahman sllamiku, punëtor i kompanisë Eko-Kos, i cili ka qenë duke marrë material guri, për shtrimin e oborit të kësaj kompanie

Page 13: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 13nato

Gjenerallejtënant Nick Carter, zëvendëskomandant i ISAF-it, informoi shtypin nëpërmjet një telekonference video rreth

vlerësimit të tij për situatën e tanishme në Afganistan, progresin e tranzicionit të kalimit së përgjegjësisë tek udhëheqja e sigurisë afgane dhe evoluimin e misionit të ISAF-it. Hera e fundit që ai u drejtua për shtypin në Bruksel, ishte në shtator të vitit 2010 në cilësinë e tij si koman-dant i Komandës Rajonale Jugperëndi-more. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur mjaft ngjarje. Tranzicioni i kalimit të përgjegjësisë tek forcat afgane është në rrugën e duhur dhe misioni i ISAF-it po zhvendoset në një mision trajnimi, këshillimi dhe asistence. Pra, kjo është një kohë mjaft e zënë.

Gjeneral Carter dha një përmbled-hje se si e sheh fushatën në këtë mo-ment: “Unë mendoj se pika e parë që duhet theksuar është se jemi në një pikë ndryshimi në fushatë. Misioni i ISAF-it po ri-fokusohet. Nga një perspektivë ushtarake, do të thotë se ne po i mbësh-tesim afganët. Ky ri-fokusim i mis-ionit do të thotë se ne do të zhvillojmë përpjekjet tona mbi bazën e trajnimit, këshillimit dhe asistencës dhe gjithashtu mbështetjes dhe pjesa e mbështetjes është e rëndësishme, sepse ndërkohë që ne qëndrojmë për momentin, ka ende disa aftësi për të cilat afganët kërkojnë mbështetjen tonë. Këtu, po flasim për fuqinë ajrore, aviacionin, evakuimin mjekësor, disa mbështetje logjistike, pjesët kundër IED-ve, mbështetje të inteligjencës dhe ndihmë lidhur me komandën e kontrollin. Këto janë aftësi të rëndësishme mbështetëse, pa të cilat mendoj se afganët do të kenë vështirësi për momentin.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të ndërtojmë mbi konceptin e një sigurie e cila do të sjellë së bashku shumë prej aftësive të forcave së ndryshme afgane të sigurisë në terren, krahinore dhe në nivel rajonal dhe do të sigurojë një prodhim kolektiv që është më i madh se shuma e pjesëve. Kjo është pjesa me të cilën ne do të punojmë mjaft ngushtë me afganët gjatë kësaj vere dhe qëllimi ynë është që këtë vjeshtë forcat afgane të sigurisë të jenë në gjendje të menax-hojnë periudhën kohore operative të lartë, që zakonisht vjen në verë dhe të shohim me besim atë që ata kanë arritur si dhe shpresojmë që do të krijohen kushtet në mënyrë efektive për atë që

NATO emëron gjeneralin philip M. Breedlove, komandant i ri i Forcave

Aleate Supreme të europësKëshilli i Atlantikut të Veriut miratoi emërimin e gjeneralit Philip M. Breedlove, Forcat Ajrore së Shteteve të Bashkuara, për postin e komandantit të Forcave Aleate Supreme të Europës.Gjenerali Breedlove aktualisht shërben si komandant, Forcat Ajrore së Shteteve të Bashkuara, Europë; komandant, Forcat Ajrore së Shteteve të Bashkuara, Afrikë; komandant, Shtab i Përgjithshëm, Komanda Ajrore Aleate, Ramstein dhe drejtor, Qendra e Përbashkët e Kom-petencave të Fuqisë Ajrore. Pas përfundimit të proceseve së konfirmimit kombëtar, ai do të marrë emërimin e tij si pasardhës i admiralit James G. Stavridis, Marina e Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni të ndërrimit së komandës në Shtabin Aleat Suprem të Fuqive Europiane në Mons, Belgjikë, që pritet të ndodhë pranverën e këtij viti.

Zëvendëskomandanti i ISAF-it informon shtypin për situatën

e tanishme në Afganistan

do të ndodhë në fillim të vitit 2014 me zgjedhjet.

Plani ynë është që të zvogëlojmë efektivisht zinxhirin e komandës af-gane si në ushtri dhe në polici, sepse gjatë kësaj vere ne do të kemi forca dhe ekipe këshilluese forcash sigurie të mjaftueshme për të siguruar këshilla në Kandak ose nivel batalioni dhe në nivel të policisë krahinore.

Ajo që duhet të ndodhë në vjeshtë është se ne do të ngrihemi në nivel brigade. Në nivel krahinor si i dal-lueshëm nga niveli i policisë së qarkut dhe do të qëndrojmë në atë nivel gjatë gjithë periudhës zgjedhore nga 5 prilli e më tej. Pas zgjedhjeve, do të ketë një ngritje të zinxhirit së komandës afgane

në nivel trupash dhe në zonën e policisë ose nivel rajonal. Kjo duhet të ketë kushte të bazuar dhe ne do të ruajmë fleksibilitetin e numrit të trupave që janë në gjendje të gjykojnë ku nevojitet përpjekje më e madhe.

Për shembull, gjatë kësaj vere pjesët më të vështira në aspektin gjeografik të Afganistanit, sidomos në zonat kufitare me Pakistanin dhe disa zona në jug të Kandaharit dhe Helmandit, mund të kenë vëmendje më të madhe se pjesët e tjera që kanë hyrë tashmë në procesin e tranzicionit, gjatë kursit të katër pjesëve të fundit së tranzicionit. Kjo sjell një kuptim për aftësinë e forcave afgane të sigurisë kombëtare, sepse sigurisht që për këtë bëhet fjalë. Mund të them me

besim se suksesi i tyre në nivelin taktik është mbresëlënës.

Ne nuk kemi dyshime se kjo është pjesa që lidh nivelin krahinor dhe lokal, përsëri në Kabul, që është pjesa ku ne duhet të tregojmë vëmendje më të madhe gjatë 18 muajve të ardhshëm apo më gjatë. Nocioni i zhvillimit të ministrisë, si në MOD dhe në Minis-trinë e Brendshme, është i rëndësishëm dhe ne po tregojmë vëmendje pikërisht këtu për momentin, sepse duke pasur proceset e duhura në lidhje me aftësitë që afganëve do t’ju nevojiten në aspektin e logjistikës, komandës e kontrollit si dhe aftësisë për të ndarë inteligjencën do të transmetohet deri në nivelin më të ulët dhe në kthim, niveli më i ulët do të jetë në gjendje të informojë nivelin më të lartë.

Mjaft inkurajues është dhe progresi në nivel brigade. Ka pasur disa artikuj negativë lidhur me aftësinë e brigadave afgane verën e kaluar, ku vetëm 1 nga 26 brigada ANA u gjykua e aftë për të vepruar si e pavarur. Ai numër tani është rritur në 5 nga 26 brigada dhe ne gjykojmë gjithashtu se 16 nga 26 janë efektive me këshilltarë dhe me këtë shkallë progresi, mendoj se në vitin 2014 shumica e brigadave tona afgane do të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë të pavarur. Sigurisht, kjo është e rëndësishme, sepse ajo që ne duam të sigurojmë nëpërmjet kësaj janë forca të sigurta që veprojnë në mbështetje të forcës policore, kon-cept sigurie që kam përshkruar për të mbrojtur popullsinë afgane. Sot, 90% e popullsisë afgane është e mbrojtur, e siguruar dhe e ruajtur nga forcat e tyre të sigurisë me mbështetjen tonë.

Unë jam këtu në turneun tim të tretë në këtë vend. Turneu im i parë ishte në vitin 2002 dhe ajo që më habit më shumë është se sa ndryshime ka pësuar vendi gjatë këtyre 10, 11 viteve

të fundit si dhe sa shumë kanë ndry-shuar shpresat e afganëve. Vendi ka ecur para në termat teknologjikë. 40% të afganëve tashmë përdorin telefonat celularë. Ka rreth 6 milionë abonentë të internetit. Tashmë ka kabllo fibrash optike të shtrira rreth Afganistanit, që do të sigurojnë lidhje për të gjithë afganët. Tani, ka një rrjet transporti që është 90% i plotë në drejtim të Autostradës 1, që është Unaza. 45% e afganëve tashmë jetojnë në zona urbane të sigurta.

Kur shohim statistikat e arsimit, ministri Farooq Wardak pohoi se ka 9 milionë fëmijë afganë në shkollë, 40% prej të cilëve janë femra. Ka 200.000 mësues dhe ka 40.000 qen-dra të veçanta edukimi duke bërë krahasimin me vitet ‘90 ku kishte vetëm 650 shkolla në të gjithë ven-din. Vendi ka ndryshuar mjaft dhe në lidhje me qasjen ndaj kujdesit shën-detësor dhe vdekshmëria e nënave është poshtë 80% gjatë 10 viteve të fundit.

Unë jam realist dhe nuk kam as-një dyshim se kemi përpara dy vite mjaft të rëndësishëm. Viti 2013 do të krijojë kushtet për një tranzicion të suksesshëm politik në vitin 2014, ashtu siç shpresojmë. Kjo do të jetë baza mbi të cilën përpjekjet tona të shumta gjatë 10,11 viteve të fundit, do të gjykohen. Afatet kanë një zakon në fokusimin e mendjeve në terma politikë, rajonalë, por edhe në mendjet e popullatës afgane. Ajo që gjykoj se është qendra e gravitetit në këtë moment, është nocioni i be-simit afgan. Afganët, nëse nuk jemi të kujdesshëm do të mendojnë se fundi i vitit 2014, do të jetë njëlloj si viti 1991 dhe pavarësisht zotimeve të Tokios dhe angazhimit të Çikagos si dhe angazhimit të përgjithshëm të bashkësisë ndërkom-bëtare, është mjaft e rëndësishme që ne të vazhdojmë të forcojmë besimin afgan dhe t’i bëjmë që të ndjejnë se viti 2014 është thjesht një rrugë kalimi në dekadën e transformimit. Përmes procesit të tranzicionit, ne e kemi filluar procesin ose vazhdimësinë që do të çojë drejt asaj dekade. Pra, me pak fjalë, ka lidhje me ruajtjen e besimit afgan dhe ky besim do të sigurojë se të gjithë përbërësit e ndryshëm të kësaj fushate do të jenë së bashku për të arritur suksesin e saj”, përfundoi fjalën e tij gjenerali Carter.

Alba Musaraj

Page 14: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 201314 kulturë

Ditën e shtunë, më 30 mars, në zbatim të kal-endarit vjetor së aktiv-iteteve të artit, kulturës

dhe trashëgimisë për vitin 2013, Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëd-hënieve me Komunitetin pranë Qen-drës së Kulturës, Medias e Botimeve të Mbrojtjes, organizoi aktivitetin “Pranverë ngjyrash në QKMBM”. Ky aktivitet u organizua në ambientet e hapura të QKMBM-së me një skenë të improvizuar dhe mjaft origjinale.

Ambienti i hapur i QKMBM-së, ku u zhvillua ky aktivitet ishte i mbushur plot e përplot me fëmijë të ushtarakëve e punonjësve civilë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armato-sura, familjarë të tyre dhe të ftuar të tjerë, të cilët e ndoqën me mjaft in-teres këtë organizim mjaft të veçantë dhe argëtues.

Për realizimin e këtij aktiviteti punuan me përkushtim mjaft të veçantë, z. Arben Muça, përgjegjës i Sektorit të Rekreacionit, znj. Natasha Sela, specialiste e aktrimit, Ilir Xhax-hiu, specialist pikure, Ervin Bushati, specialist kënge, Redon Makashi, specialist kitare, Mira Bregu, special-iste e marrëdhënieve me komunite-tin, Artemisa Çullhaj, specialiste e koordinimit të aktiviteteve dhe Jorida Duro, specialiste e marrëdhënieve me komunitetin.

Në këtë aktivitet performuan fëmijët e kurseve të pikturës, aktrimit, këngës, kitarës dhe baletit pranë Qendrës Rekreative.

Në hapje të këtij aktiviteti, fëmijët e kursit të pikturës në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit, pikturuan logo të ndryshme, në te-lajo, çanta, bluza, tullumbace, etj, rreth temës: “Ta duam e ta mbrojmë

“pranverë ngjyrash” në qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-qKMBM

natyrën”. Më pas, u zhvillua një program

artistik me këngë, recitime, pjesë në kitarë dhe balet me fëmijët e kurseve të Qendrës Rekreative. Në vijim, u zhvilluan gara me biçikleta, u ngritën

tullumbace, u krijuan punime të ndry-shme me mjete të riciklueshme, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit dhe Drejtorinë e Politikave së Mjedisit të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë performimeve të ndryshme,

u bë thirrje për sensibilizimin e fëmi-jëve dhe familjarëve të ushtarakëve e punonjësve civilë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm së Forcave të Armatosura, për pastrimin e territorit, mbledhjen

e mbeturinave dhe seleksionimin e tyre në vende të veçanta, të ngritura posaçërisht në ambientet e QKMBM-së. Lidhur me këtë, u shpërndanë bluza, kapeledhe kokoshka falas për të gjithë fëmijët e pranishëm në këtë aktivitet. Rritja e theksuar e gamës dhe e sasisë së artikujve të konsumit të përditshëm e të mallrave ushqimore të importuara, ka bërë që të rritet në mënyrë të theksuar edhe sasia e mbeturinave nga këto produkte, veçanërisht nga ambalazhet prej qelqi, lëndesh plastike, kartoni e metali. Riciklimi është proçesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit, ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: Të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit (për të përmendur këtu më të rendesishmet). Për ta bërë sa më të thjeshtë këtë proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme është vënënë funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturi-nave në kontenitorët përkatës: Letër, qelq, plastikë apo mbetjet e njoma (që janë mbetjet ushqimore). Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë, ndërsa riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore që të mos shteren kurrë. Ripërdorimi, reduktimi, riciklimi janë 3 fjalët më të rëndësishme që ndihmojnë natyrën dhe mjedisin ku jetojmë. Riciklimi bëhet i mundur falë ndihmës tonë. Jemi ne ata që duhet të diferencojmë fillimisht mbeturinat që prodhojmë. Për të bërë një grumbul-lim të diferencuar sa më efektiv, është e rëndësishme të njohim cilat janë materialet e riciklueshme dhe si duhet t’i ndajmë ato. Sektori i Rek-reacionit, me anë të këtij aktiviteti, përcolli bukur një mesazh të qartë tek të pranishmit se: “Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë”.

NJOFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJESDREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARREDHENIEVE ME KOMUNITETIN

Në zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve të artit, kulturës dhe trashëgimisë për vitin 2013; Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me drejtorinë e J 9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Federatën “Vatra”, Amerikë, organizojnë aktivitetin “Banda muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së OFFA”,më 11 prill 2013, ora 11.00, në sallën e aktiviteteve të QKMBM.

Qëllimi i këtij aktiviteti është nxjerrja në pah dhe rëndësia e krijimit të bandës“Vatra” si pararendëse e bandës kombëtare të shtetit shqiptar dhe Orkestrës Frymore të Forcave së Armatosura të RSH.

Ftoheni të merrni pjesë! DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN në QKMBM

alBa musaraj

Page 15: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 2013 15lista

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare të ushtarakëve të dërguar nga QPr në Drssh

nr.

emer

ate

si

mbi

emer

dr ss h

ven d

lloj i

Pen

sio n nr.

Pro t. d

ata

1 Asqeri Sulo memishahi tirane rrill.pens.parakoh 2683/14 13.03.2013

2 Behar Shyqyri Hoxha tirane rrill.pens.parakoh 2683/15 13.03.2013

3 Bilbil rushit Beleraj tirane rrill.pens.parakoh 2683/16 13.03.2013

4 rahmi Hali Becoku tirane rrill.pens.parakoh 2683/17 13.03.2013

5 Namik Sejdi rricku tirane rrill.pens.parakoh 2683/18 13.03.2013

6 Gezim mehmet Sultafa tirane rrill.pens.parakoh 2683/19 13.03.2013

7 mersin Beqir palluqi tirane rrill.pens.parakoh 2683/20 13.03.2013

8 Fran prel luli tirane rrill.pens.suplement 492/1 13.03.2013

9 Sadik Ali Kollçaku Elbasan rrill.pens.suplement 2779 13.03.2013

10 Bajram musa Shkreta tirane rrill.pens.suplement 2778 13.03.2013

11 irfan Shahin Velaj tirane rrill.pens.parakoh 2198/1 13.03.2013

12 Shaban Cen metaliu tirane rrill.pens.suplement 2860/1 13.03.2013

13 Agim mustafa Hoxha tirane rrill.pens.suplement 2826 13.03.2013

14 petrika Koco Grazhdani tirane rrill.pens.suplement 2434/1 13.03.2013

15 Kujtim Avni toçi tirane rrill.pens.parakoh 2801/1 13.03.2013

16 Ylli Hysen Shehaj tirane rrill.pens.parakoh 2801/2 13.03.2013

17 Shyqyri Nazif Gorishti tirane rrill.pens.parakoh 28.01/3 13.03.2013

18 Josif Bani Zhobro Elbasan rrill.pens.parakoh 2864 13.03.2013

19 Nush Gjok luli Shkoder rrill.pens.suplement 2963 13.03.2013

20 Ferrik D|ine moreja Berat rrill.pens.parakoh 2861/1 13.03.2013

21 Xhaferr Hamit Spahiu Berat rrill.pens.parakoh 2861/2 13.03.2013

22 Sadik Selman Baxhia Berat rrill.pens.parakoh 2861/3 13.03.2013

23 Zef Ndue lala lezhe rrill.pens.parakoh 2862 13.03.2013

24 Kostaq Boriz Karoli tirane rrill.pens.parakoh 466/1, 13.03.2013

25 FAtmir tajar Grepcka tirane rrill.pens.suplement 1565/3 13.03.2013

26 Skender ramadan mandi Shkoder rrill.pens.parakoh 2865/1 13.03.2013

27 Kol Nik Vuckaj Shkoder rrill.pens.parakoh 2865/2 13.03.2013

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion

për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

28 Hasan isuf Juka Shkoder rrill.pens.parakoh 2865/3 13.03.2013

29 Ndoc Frano Hila Shkoder rrill.pens.parakoh 2865/4 13.03.2013

30 isak pjeter Cara Shkoder rrill.pens.parakoh 2865/5 13.03.2013

31 Vlash Ndue lleshaj lezhe rrill.pens.suplement 2682 11.03.2013

32 Vladimir Njazi Sinaj 13.03.2013

33 Eqerem Haxhi Hyka tirane rrill.pens.parakoh 2307/1 11.03.2013

34 Xhavahir muhamet lezi Berat rrill.pens.parakoh 2688/1 11.03.2013

35 Bashkim Fejzi Deyrkanji Berat rrill.pens.parakoh 2688/2 11.03.2013

36 Skender Nazif muke Berat rrill.pens.parakoh 2688/3 11.03.2013

37 myslim Ali Bilcari Berat rrill.pens.parakoh 2688/4 11.03.2013

38 Xhafer ramadan Duro Berat rrill.pens.parakoh 2688/5 11.03.2013

39 Francesko Zef Jakova tirane rrill.pens.parakoh 2689/1 13.03.2013

40 murat riza Husha tirane rrill.pens.parakoh 2689/2 13.03.2013

41 ligor llukan Dine tirane rrill.pens.parakoh 2689/3 13.03.2013

42 idriz Shaban Kucuku tirane rrill.pens.parakoh 2689/4 13.03.2013

43 rehep muharrem mamoci Durres rrill.pens.suplement 2695 11.03.2013

44 muharrem Haziz Arapi tirane rrill.pens.suplement 2697/1 11.03.2013

45 rasim Sulejman Dushku tirane rrill.pens.suplement 2697/2 11.03.2013

46 Bajram Avdyl Ahmetlli tirane rrill.pens.suplement 2697/3 11.03.2013

47 mustafa Zenel lala tirane rrill.pens.suplement 2697/4 11.03.2013

48 Hekuran Jonuz Brami Berat rrill.pens.parakoh 2683 11.03.2013

49 Ferhat tajar Nazari Berat rrill.pens.parakoh 2683/1 11.03.2013

50 Ndini taqi Duka Berat rrill.pens.suplement 2685 11.03.2013

51 Nuri ibrahim Cango Berat rrill.pens.suplement 2681 11.03.2013

52 Hasef Xhevdet Hoxha Berat rrill.pens.suplement 2681/1 11.03.2013

53 petraq Nasi Dhaskali Berat rrill.pens.suplement 2681/2 11.03.2013

54 Njazi ramadan merko Berat rrill.pens.suplement 2681/3 11.03.2013

55 Dhionis Koco tare tirane rrill.pens.suplement 2680 11.03.2013

56 lefter Hasko Gjolikaj tirane rrill.pens.parakoh 2679 11.03.2013

57 mentor mustafa Agolli tirane rrill.pens.parakoh 2679/1 11.03.2013

58 mehmet ismail Vata tirane rrill.pens.parakoh 2679/2 11.03.2013

59 Ndue Gjon Biba lezhe rrill.pens.parakoh 2684 11.03.201360 Emri Dalip Cakri lezhe rrill.pens.parakoh 2684/1 11.03.2013

61 Bajram mero imeraj tirane rrill.pens.suplement 2678 11.03.20130

62 Bajram Sherif Çela Vlore rrill.pens.parakoh 2679 11.03.2013

63 Vullnet Qazim Xhuvani Vlore rrill.pens.suplement 2791 11.03.2013

64 Ziso Kalo Xharo 2668 11.03.2013

65 lico Emin licaj Vlore rrill.pens.parakoh 2711/1 18.03.2013

66 leke Hito mehilli Vlore rrill.pens.suplement 2943 18.03.2013

67 tajar Avdi rustemi Vlore rrill.pens.suplement 2944 18.03.2013

68 lili loni Balluke Fier rrill.pens.parakoh 2942/1 18.03.2013

69 isuf Halit Gjura Fier rrill.pens.parakoh 2942/2 18.03.2013

70 Gezim mehmet Branko (Derrasa)Vlore rrill.pens.parakoh 2938 18.03.2013

71 Neim refit Haxhiaj tirane rrill.pens.suplement 2769/1 3/18/2013

72 Jani Josif theodhor Korçë rrill.pens.suplement 2941 3/18/2013

73 Hysen Xhafer Goce Korçë rrill.pens.suplement 2940 3/18/2013

74 Agim Bektash Kllogjeri Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/1 3/18/2013

75 Abedin Hysen Hasa Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/2 3/18/2013

76 Faik Sulejman Gjokola Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/3 3/18/2013

77 Faik liman Hunci Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/4 3/18/2013

78 ibrahim Nazif mema Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/5 3/18/2013

79 Bashkim Ahmet Cuku Elbasan rrill.pens.parakoh 2937/6 3/18/2013

80 Heshtem Dervish Stroka Elbasan rrill.pens.familjar 2621/1 3/18/2013

81 Agim Nuredin Arapi Durres rrill.pens.parakoh 2931 3/18/2013

82 Dede Ndue marku lezhe rrill.pens.parakoh 2932/1 3/18/2013

83 Vlash Ndoc Brruku lezhe rrill.pens.parakoh 2932/2 3/18/2013

84 Agim Shaban Bardhi tirane rrill.pens.parakoh 2933/1 3/18/2013

85 Aferdita Xhemal Keci tirane rrill.pens.parakoh 2933/2 3/18/2013

86 Abdi ibrahim Shurdhi tirane rrill.pens.parakoh 2933/3 3/18/2013

87 lize lek lleshi tirane rrill.pens.parakoh 2933/4 3/18/2013

88 Kostaq Daut Disha Elbasan rrill.pens.parakoh 2936/1 3/18/2013

89 Hamdi isuf Haskuti Elbasan rrill.pens.parakoh 2936/2 3/18/2013

90 Gezim Neim Driza Fier rrill.pens.parakoh 2878 3/15/2013

91 Qemal ramadan Demo Fier rrill.pens.parakoh 2878/1 3/15/2013

92 Vangjel llambi prifti Fier rrill.pens.parakoh 2878/1 3/15/2013

93 Dhimitraq lili Golemi Berat rrill.pens.suplement 2877 3/15/2013

94 Qazim Sinan Celaj Berat rrill.pens.suplement 2877/1 3/15/2013

95 Servet Dule Hyka Berat rrill.pens.suplement 10428 3/15/2013

96 Baki Hasan Sejati tirane rrill.pens.suplement 2876 3/15/2013

97 Elmaz Neki Dake tirane rrill.pens.suplement 2876/1 3/15/2013

98 pasho riza mustafaj tirane rrill.pens.suplement 2876/2 3/15/2013

99 ilmi Nazif Krasniqi tirane rrill.pens.suplement 2876/3 3/15/2013

100 pavli Niko Daçi tirane rrill.pens.suplement 2876/4 3/15/2013

101 Donika Hysen Haxhiaj Durres rrill.pens.parakoh 2875 3/15/2013

102 Bashkim Xhevit Kongjoni tirane rrill.pens.familjar 2111/1 3/15/2013

103 muhamet ramadan muka tirane rrill.pens.parakoh 2882/1 3/15/2013

104 Ylli Ali Xama tirane rrill.pens.parakoh 2882/2 3/15/2013

105 Hysen Hadi Hasmema tirane rrill.pens.parakoh 2882/3 3/15/2013

106 maksut Haxhi Doci tirane rrill.pens.parakoh 2882/4 3/15/2013

107 Kreshnik isan Dervishi tirane rrill.pens.parakoh 2882/5 3/15/2013

108 Fluturak Aziz Azizllari tirane rrill.pens.parakoh 2882/6 3/15/2013

109 rexhep Gani Shtylla tirane rrill.pens.parakoh 2882/7 3/15/2013

110 pellumb Kanan lalaj tirane rrill.pens.parakoh 2882/8 3/15/2013

111 Natasha Sejran mema tirane rrill.pens.parakoh 2882/9 3/15/2013

112 muharrem Haxhi tatoshi tirane rrill.pens.parakoh 2882/10 3/15/2013

113 Zija Nustret Xhafa tirane rrill.pens.parakoh 2882/11 3/15/2013

114 Halit Osman Drici tirane rrill.pens.suplement 2881 3/15/2013

115 Abaz Haxhi Avdia tirane rrill.pens.suplement 1029/1 3/15/2013

116 Zagolli Xhafer Brinja Fier rrill.pens.suplement 2433/1 3/15/2013

117 Gjergj Zef reci lezhe rrill.pens.parakoh 2879 3/15/2013

Page 16: Katër vjet nga dita e madhe: Flasin komandantët e forcave ... · ushtria E prEmtE, 5 prill 2013 1 Më datë 3 Prill, 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku,

ushtriaE prEmtE, 5 prill 201316

www.mod.gov.al www.gs.mil.al

Qendra e Personel Rekrutimit. Adresa “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Telefon: +3554248587, e-mail: [email protected] dhe website: www.aaf.mil.al

Njoftojmë se Qendra e Personel Rekrutimit gjatë muajve Mars-Prill 2013 rekruton për nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kontingjentin prej 168 kandidatësh për Ushtar Profesionist, sipas nevojave të njësive dhe reparteve si më poshtë:

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes 12 funksione(Tiranë, Kukës, Shkodër, Korcë)

Policia Ushtarake (Tiranë, Gjirokastër) 12 funksione Forca Tokësore (Tiranë, Shkodër, Berat) 95 funksione

Forca Ajrore (Tiranë, Kucovë) 3 funksione Brigada e Mbrojtjes Rajonale 41 funksione(Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Kukës, Burrel)

Regjimenti i Mbështetjes (Tiranë) 5 funksione

Bëhu dhe Ti Pjesë e Forcave të Armatosura

FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE

Aplikoni pranë Zyrës

së Rekrutimit

në Qarkun ku ju banoni!