Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

12
Lajmëtari i Radio Marisë Prill - Shtator 2015, Viti VII, Nr. 2 Të dashur vëllezër e motra, jemi në përfundimin e Meshës dhe do lusim lutjen e fundit të Meshës së sotme dhe do marrim bekimin e Zotit sot në ditën e Mëshirës Hyjnore. Tashti do t'i bekoj të gjitha figurat e Mëshirës Hyjnore të cilat sipas kërkesës së Jezusit bekohen vetëm në ditën e sotme. Përpara se të bëj bekimin e figurave dëshiroj që edhe një herë të falënderoj Zotin për Mëshirën e Tij të cilën e ka zbuluar për ne. Është festa të cilën Shën Gjoni Pali II ja ka dhuruar kishës. Është festa të cilën ishte dashur që ta kremtojë krejt Kisha ditën e sotme, mirëpo të gjitha gjërat të cilat janë plotësisht të Zotit në zemrat e njerëzve depërtojnë shumëvështirë. Shumë meshtarë, fatkeqësisht nuk e dinë aspak se sot është Mëshira Hyjnore as që do ta përmendin fare para besimtarëve. Përse? Sepse është dëshira më e thellë e zemrës së Krishtit për njerëzit, është dëshira më e thellë e zemrës së Atit që njerëzit ta marrin Mëshirën e tij. Për këtë arsye, vëllezër e motra duhet të angazhohemi të gjithë që ta bëjmë të njohur Mëshirën Hyjnore, sepse për gjërat e Zotit duhet të angazhohemi të gjithë. Por ju nuk e dini çfarë mrekullie ka ndodhur këtu pranë selisë së Radio Marisë? A e dini se këtu është sot mbarë populli shqiptar? A e dini si në asnjë festë nuk mund të lëvdohet populli i Zotit sikurse mund të lëvdohemi ne edhe pse duke shikuar numrat jemi shumë pak. Këtu janë besimtarët ngaShqipëria, Mali i Zi, Kosova, Zvicra, Amerika dhe nga Polonia, këta së paku i kam takuar, ndoshta ka edhe të tjerë, ju kërkoj falje që nuk po i përmend. Sa mirë do të ishte po qe se Mëshira Hyjnore të bëhej festa e popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë se Jezu Krishti nuk e ka zgjedhur rastësisht që kapela e Radio Marisë pikërisht këtu në selinë e Radio Marisë në Tiranë të jetë e Mëshirës Hyjnore. Vitin tjetër Mëshirën Hyjnore do ta nderojmë me një pikturë të madhe e cila do të jetë mozaik aty në hyrje të Radio Marisë. Mëshira Hyjnore do të mbretërojë në popullin shqiptar, në familjet tona. Mëshira Hyjnore duhet ta drejtojë jetën e Radio Marisë e jetën e secilit prej nesh, por ne duhet të hyjmë dhe të bëhemi bashkëpunëtorë të Mëshirës Hyjnore. Kush mund të bëhet bashkëpunëtorë të Mëshirës Hyjnore? Vetëm ai që e ka marrë për vete Mëshirën e Zotit. Si ka depërtuar Përshpirtëria e Mëshirës Hyjnore në popullin e Hyjit? Jezusi, së pari, erdhi në jetën e Shën Faustinës, përfshiu zemrën e saj që ishte e mbyllur në një kuvend murgeshash. Për këtë arsye Shën Faustina gjithmonë i ankohej Jezusit: ‘Ti ke zgjedhur mjetin më të keq, më të dobëtin. Unë jam e mbyllur, unë s'kam për të mundur kurrë t’ia bëj të njohur botës mëshirën Tënde’. Ndërsa Jezusi i thoshte: ‘Ti vetëm dorëzoju Mëshirës time, pranoje Mëshirën Time e atëherë do të shohësh sesi Mëshira ime ka për të depërtuar te të tjerët’. Vëllezër e motra, nevojitet të lejosh që në zemrën tënde të depërtojë Mëshira e Krishtit e atëherë ke për të parë çfarë ka për të bërë Mëshira e Krishtit duke ju përdorur. Të jeni të sigurtë se asnjërin prej nesh Krishti nuk e detyron me dhunë. Vëllezër e motra, thuhet se në Tiranë janë rreth 40 mijë katolikë. A dinë ata për Mëshirën e Krishtit? A e dinë? Kush ka faj nëse nuk e dinë? Ne që e dimë. Unë kam faj, sepse nuk e kam lejuar mjaftueshëm Mëshirën e Krishtit të më përfshijë që të arrijë Mëshira e Jezusit deri te zemra e vëllezërve e motrave të mia. MËSHIRA HYJNORE Dom Preka - Mesha e datës 12 prill 2015 ...vijon në faqen 2 MËSHIRA HYJNORE 12-VJETORI I RADIO MARISË MARIATONA FESTA E SË LUMES NËNË TEREZA FESTA E RADIO MARISË NË ZVICËR PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARIVE NËPËR MUAJ faqe 1-4 faqe 7-8 faqe 5 faqe 9-10 faqe 5-6 faqe 5-6

Transcript of Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Page 1: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Viti VII, Nr. 1 Faqe 1

Lajmëtari iRadio Marisë

Prill - Shtator 2015, Viti VII, Nr. 2

Të dashur vëllezër e motra, jemi në përfundimin e Meshës dhe do lusim lutjen e fundit të Meshës së sotme dhe do marrim bekimin e Zotit sot në ditën e Mëshirës Hyjnore. Tashti do t'i bekoj të gjitha figurat e Mëshirës Hyjnore të cilat sipas kërkesës së Jezusit bekohen vetëm në ditën e sotme.

Përpara se të bëj bekimin e figurave dëshiroj që edhe një herë të falënderoj Zotin për Mëshirën e Tij të cilën e ka zbuluar për ne. Është festa të cilën Shën Gjoni Pali II ja ka dhuruar kishës. Është festa të cilën ishte dashur që ta kremtojë krejt Kisha ditën e sotme, mirëpo të gjitha gjërat të cilat janë plotësisht të Zotit në zemrat e njerëzve depërtojnë shumëvështirë. Shumë meshtarë, fatkeqësisht nuk e dinë aspak se sot është Mëshira Hyjnore as që do ta përmendin fare para besimtarëve. Përse? Sepse është dëshira më e thellë e zemrës së Krishtit për njerëzit, është dëshira më e thellë e zemrës së Atit që njerëzit ta marrin Mëshirën e tij. Për këtë arsye, vëllezër e motra duhet të angazhohemi të gjithë që ta bëjmë të njohur Mëshirën Hyjnore, sepse për gjërat e Zotit duhet të angazhohemi të gjithë.

Por ju nuk e dini çfarë mrekullie ka ndodhur këtu pranë selisë së Radio Marisë? A e dini se këtu është sot mbarë populli shqiptar? A e dini si në asnjë festë nuk mund të lëvdohet populli i Zotit sikurse mund të lëvdohemi ne edhe pse duke shikuar numrat jemi shumë pak. Këtu janë besimtarët ngaShqipëria, Mali i Zi, Kosova, Zvicra, Amerika dhe nga Polonia, këta së paku i kam takuar, ndoshta ka edhe të tjerë, ju kërkoj falje që nuk po i përmend.

Sa mirë do të ishte po qe se Mëshira Hyjnore të bëhej festa e popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë se Jezu Krishti nuk e ka zgjedhur rastësisht që kapela e Radio Marisë pikërisht këtu në selinë e Radio

Marisë në Tiranë të jetë e Mëshirës Hyjnore. Vitin tjetër Mëshirën Hyjnore do ta nderojmë me një pikturë të madhe e cila do të jetë mozaik aty në hyrje të Radio Marisë. Mëshira Hyjnore do të mbretërojë në popullin shqiptar, në familjet tona. Mëshira Hyjnore duhet ta drejtojë jetën e Radio Marisë e jetën e secilit prej nesh, por ne duhet të hyjmë dhe të bëhemi bashkëpunëtorë të Mëshirës Hyjnore. Kush mund të bëhet bashkëpunëtorë të Mëshirës Hyjnore? Vetëm ai që e ka marrë për vete Mëshirën e Zotit. Si ka depërtuar Përshpirtëria e Mëshirës Hyjnore në popullin e Hyjit? Jezusi, së pari, erdhi në jetën

e Shën Faustinës, përfshiu zemrën e saj që ishte e mbyllur në një kuvend murgeshash. Për këtë arsye Shën Faustina gjithmonë i ankohej Jezusit: ‘Ti ke zgjedhur mjetin më të keq, më të dobëtin. Unë jam e mbyllur, unë s'kam për të mundur kurrë t’ia bëj të njohur botës mëshirën Tënde’. Ndërsa Jezusi i thoshte: ‘Ti vetëm dorëzoju Mëshirës time, pranoje Mëshirën Time e atëherë do të shohësh sesi Mëshira ime ka për të depërtuar te të tjerët’.

Vëllezër e motra, nevojitet të lejosh që në zemrën tënde të depërtojë Mëshira e Krishtit e atëherë ke për të parë çfarë ka për të bërë Mëshira e Krishtit duke ju përdorur. Të jeni të sigurtë se asnjërin prej nesh Krishti nuk e detyron me dhunë. Vëllezër e motra, thuhet se në Tiranë janë rreth 40 mijë katolikë. A dinë ata për Mëshirën e Krishtit? A e dinë? Kush ka faj nëse nuk e dinë? Ne që e dimë. Unë kam faj, sepse nuk e kam lejuar mjaftueshëm Mëshirën e Krishtit të më përfshijë që të arrijë Mëshira e Jezusit deri te zemra e vëllezërve e motrave të mia.

MËSHIRA HYJNOREDom Preka - Mesha e datës 12 prill 2015

...vijon në faqen 2

MËSHIRA HYJNORE

12-VJETORI I RADIO MARISË

MARIATONA

FESTA E SË LUMESNËNË TEREZA

FESTA E RADIO MARISËNË ZVICËR

PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARIVE NËPËR MUAJ

faqe 1-4

faqe 7-8

faqe 5

faqe 9-10

faqe 5-6

faqe 5-6

Page 2: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 2 Lajmëtari i Radio Marisë

Ta lejojmë Mëshirën e Zotit që ta shëndrrojë zemrën tonë. Këto figura të cilat sot keni për t'i bekuar e keni për t'i çuar në familjet tuaja mos i mbani në fshehtësi. Mos i vendosni në dhomë të gjumit. Jezusi ka thënë: ‘Më vendosni aty ku mblidhen më së shumti njerëzit dhe pikërisht aty me nderoni. Aty ku nderohet mëshira Hyjnore, në qoftë se ekziston një pijanec, Zoti ka për t’ia hequr pijen, nëqoftëse ekziston një i droguar, Zoti ka për t’ia hequr drogën, në qoftë se ekziston i sëmuri me kancerin e shpirtit që e nisi drejt ferrit, Mëshira hyjnore ka për t’ia hequr këtë sëmundje dhe ka për ta çuar në lumturinë e vet. Mëshira Hyjnore është për njerëz, vëllezër e motra, është për mua dhe për ty. Është për secilin prej nesh. Ta hapim derën e zemrës sonë përpara Mëshirës Hyjnore.

E falënderoj Mëshirën Hyjnore për nxitjen që predikimin e shenjtë na ka dhanë sot përmes Atë Shtjefnit, më duket se bashkë me Atë Zefin janë të vetmit jezuit shqiptarë. E falënderoj që ka ardhur ta kremtojë Meshën e shenjtë me ne, sepse në meshë na dhurohet Mëshira vëllezër e motra. I lutem Mëshirës hyjnore që asnjë njeri të mos mundet pa Zotin, të mos mundet pa Kungimin.

Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur nga larg për të kremtuar me ne. Falënderoj bashkësinë Tempulli i Zotit që ka ardhur për ta bërë këtë festë më të pëlqyeshme për Zotin por edhe për ne. Ju falënderoj edhe ju që jeni nga Tirana. Ju vëllezër e motra, keni një ndihmë të jashtëzakonshme, Zoja e bekuar me Jezusin e ka mbushur ajrin e këtij vendi por ende janë zemrat e mbyllura. Këto zemra ka mundësi t’i hapë vetëm lutja juaj, pendesa juaj, lutja dhe pendesa që ne na bashkon me Zotin.

Radio Maria ka nevojë për ju. Dikush thotë: Radio Maria është e madhe, a e dini pse është e madhe? Është e madhe sepse i kemi mësuar të sëmurit që të mos i luten më Mëshirës Hyjnore - ma hiq sëmundjen, por i thonë Mëshirës Hyjnore – më jep mundësi ta bashkoj me vuajtjet e Krishtit për shëlbimin e botës. Jam i bindur

që edhe në këtë 9-ditësh, me mijëra i kanë thënë Mëshirës Hyjnore, mos ma hiq por merre sëmundjen time, dhimbjet e mia, bashkoji me dhimbjet e tua për shëlbimin e njerëzve. Për këtë arsye vëllezër e motra Radio Maria është e fortë, e bën të fortë lutja e të sëmurëve, lutja e pleqve. I thashë dje një zotërie që më tha:“Don Prekë Radio Maria është e mrekullueshme” I thashë:“A e di me ke është duke luftuar Radio Maria? Jo, tha, nuk e di. “Me forcën e pleqve, me forcën e grave më së shumti”. Merreni me mend vëllezër e motra çka kishte për të qenë Radio Maria po të angazhoheshin edhe burrat? Merreni me mend se çfarë force do të kishte! Prandaj Krishti ju thërret, Krishti dëshiron t’iu ketë apostuj të vet. Mos ja ktheni fjalën, thoni Krishtit po, e atëherë në duart e Krishtit lëshoni vetëm atë mundësi që keni e do të shihni veprimin e madh që ai do të kryejë.

I falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre viteve kanë bërë që zëri i Zotit përmes valëve të Radio Marisë të depërtojë në të katër anët e botës. Në këtë javë dikush më tha: “Kam një person në familje që nuk sheh, e ata që nuk shohin shpeshherë nuk e dinë as kur është mëngjes, as kur është drekë, as kur është darkë, ky njeri që në shtëpinë time nuk sheh, i di të gjitha në mënyrë të mrekullueshme, e vetmja rrugë që kalon pa vështirësi në shtëpi është rruga deri te vendi i radios për ta ndezur. Përmes saj i zbulon kohërat sipas emisioneve: emisioni i mëngjesit, lutjet e mëngjesit, Mesha, tash është ky emision, tash është dreka, tash është engjëlli i Zotit, tash është mëshira Hyjnore. Të gjitha emisionet i di për mrekulli – më tha ky zotëri - Radio Maria është bërë sytë e atyre që nuk shohin. M'u dridh zemra nga gëzimi.

Vëllezër e motra sa njerëz janë në popullin tonë me sy në ballë e që nuk shohin e që nuk i dinë aspak oraret, as të lutjes së mëngjesit, as të drekës, as të darkës, sepse nuk kanë kohë aspak për Zotin. Këta vëllezër e këto motra a nuk kanë nevojë për mëshirë, a nuk kanë nevojë që për ta të lutemi fort?

Dom Preka

MËSHIRA HYJNORE...vijon nga faqja 1

Page 3: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 3Viti VII, Nr. 2

E lumja Nënë Tereza njëherë pat thënë: “Zoti nuk do të na gjykojë në bazë të veprave të shumta që kemi bërë, por në bazë të dashurisë me të cilën i kemi bërë ato vepra.” Pra, me rëndësi është se me çfarë qëndrimi bëj një vepër të mirë. Shkrimi i Shenjtë, Fjala e Zotit na zbulon se Zotit nuk i pëlqejnë flitë, por zemra e penduar dhe e mëshirshme. Nëse e tërë vëmendja jonë na shkon drejt sakrificave, sasisë së punëve, atëherë harxhojmë shumë energji në gjëra dytësore dhe kjo nuk sjell fryt para syve të Zotit.

Në këtë botë shumë flitet për vepra të mira. Zoti thotë nëse nuk i bën veprat e mira me mëshirë, me dashuri, atëherë vepra mbetet shterpë. Ne kemi nevojë që Zoti të na tregojë se si të jetojmë urtisht në këtë botë. Çdo vepër, na thotë Zoti, duhet qenë e shtyrë nga mëshira. Ne mund të bëjmë me qindra-mijëra vepra, por pa dashuri. Kjo në sytë e Zotit nuk do të vlejë. Në sytë e njerëzve ndoshta mund të ketë kuptim, por para syve të Zotit vlen mëshira, kur veprojmë nga dashuria. Ne shpesh herë mendojmë se po bëjmë mirë, për shkak se po bëjmë shumë punë. Por, Zoti thotë se unë e shikoj qëllimin e personit që i bën ato vepra. Veprat e mira duhet t`i nxisin njerëzit që të bëhen më shumë njerëz, që t'i nxisin të hapen ndaj të tjerëve, dhe ndaj dashurisë së Zotit. Kur kam mëshirë në zemrën time, atëherë edhe veprat e mia do t'i bëj drejt.

Ka njerëz që kur flitet për mëshirë menjëherë u shkon mendja te të hollat që duhet dhënë të varfërve. Mirëpo nuk mjafton që unë thjesht të jap. Zoti e shikon zemrën, brendësinë tonë. Ti mund të japësh me qindra e mijëra euro, por nëse nuk e bën me mëshirë, atëherë kjo para Zotit nuk vlen. Për shkak se, nëse i bëjmë gjërat për shkak të traditës, atëherë nuk i bëjmë për shkak të Zotit, por për shkakun tonë vetjak.

Në Bibël fjala “mëshirë” shpesh herë përdoret edhe për hirin e shenjtë. Kur flitet për mëshirë gjithmonë kemi të bëjmë jo me veten tonë, por me Zotin. Çështja është që Zotin ta sjell te tjetri, dhe tjetrin ta afroj te Zoti. Nderi, mikpritja, dhembshuria... të gjitha këto kanë të bëjnë thjesht me dhënien, mëshirën... Ti ndoshta mund të japësh, por nëse nuk e ke Zotin në zemër, atëherë jeta e atij që jep diçka nuk do të ndryshojë. Kur jeta e Zotit rrjedh nëpërmjet nesh, nëpërmjet veprave tona, atëherë e prek jetën e tjetrit. Mëshira nuk është thjesht që unë të jap diçka. Mëshira ka të bëjë gjithmonë diçka me pasurinë e zemrës sonë. Që unë të jem i drejtuar kah tjetri – jo kah vetja.

Krejt ligji është që ta dua Zotin dhe të afërmin. E tërë jeta ime duhet të jetë e drejtuar kah tjetri – kah ai me të cilin jetoj. Kur jetoj me Zotin, me Jezu Krishtin, atëherë nuk do ta kem shumë vështirë që edhe të sakrifikoj diçka për hir të së mirës së tjetrit. Kur jam në hir të Zotit atëherë jam edhe më i gatshëm që kur të thotë i afërmi im që ta bëjmë këtë apo atë punë, atëherë nuk do të gjej menjëherë arsye nga më të ndryshmet që mos ta bëj atë punë... Kur nuk e kam Zotin në zemër, atëherë filloj t'i dëgjoj nxitjet nga më të ndryshmet të kësaj bote që t'i shmangem tjetrit, që mos t'i shikoj nevojat e të tjerëve.

Në Bibël kur flitet për mëshirën shpesh herë flitet për anën e brendshme të personit: zemrën, veshkat... për të shprehur kështu atë që nuk është e dukshme. Me rëndësi është të kuptojmë që nuk është me rëndësi sasia e veprave që bëjmë, por cilësia me të cilën i bëjmë ato. Edhe kur bëjmë vepra të mira, nuk do të thotë që ne me fuqitë

tona i kemi bërë, por i kemi lejuar që Zoti të veprojë në këtë botë nëpërmjet nesh.

Për Hyjin është shumë më e rëndësishme se si qëndron puna me raportin tim me të tjerët. Unë mund të bëj shumë gjëra për veten, por nëse nuk është në shërbim edhe të tjerëve, atëherë është e kotë, atëherë mëshira e Zotit nuk është e pranishme në mua. Edhe kur lutem, edhe kur lexoj Biblën, edhe kur bëj ndonjë vepër shpirtërore atëherë le të qëndrojë në rend të parë e mira e përbashkët. Jo që unë të jem në qendër, por Zoti. Ai dëshiron që ne ta shohim se kush jemi dhe sa nevojë kemi për të. Është mirë që ne të jemi të lirë, që të shërohemi, por nuk guxojmë që të qëndrojmë vetëm këtu. Por nëpërmjet lirisë sime të jem në shërbim të tjerëve. Nëse e kërkoj shëndetin, atëherë mos ta kërkoj vetëm për të mirën time, por le të më shërbejë shëndeti që të mund të bëj diçka për të mirën e tjetrit. Jo që ta bëj një të mirë

thjesht për shkak të detyrimit, sepse kjo do të ishte sakrificë, e Zoti thotë që atij i pëlqen mëshira – që ta bëjmë një punë me mëshirë, dashuri.

Vendimtare është që gjërat që i bëj, t'i bëj edhe me ndjenjë. Para Zotit duhet të vijmë me tërë qenien tonë – jo vetëm me krye, por edhe me zemër. Kështu edhe kur veproj, atëherë e bëj me tërë qenien time. Jo vetëm të bëj mirë për shkak se e di që Zoti këtë e urdhëron, por që ta ndjej edhe me zemër që kjo është e mirë edhe për mua, edhe për atë që jam duke bërë. Kuptohet që ka momente në jetë kur nuk jemi

gjithmonë të gatshëm të përjetojmë gëzimin e dhurimit, por thjesht e bëjmë me besim. Edhe kjo vlen para Zotit. Por duhet ta ushtrojmë, që të dimë të gëzohemi që Zoti po na aftëson që të bëjmë mirë, që të tregojmë mëshirë për tjetrin.

Të dashur vëllezër e motra, përveç zemrës si organ fizik, kemi dhe një zemër shpirtërore – thelbin e qenies sonë. Është normale dhe e shëndoshë që ne reagojmë kur shohim dhimbje, vuajtje, mëkate te të tjerët. Madje në një vend në Bibël thotë që Zoti për shkak vaktësisë sonë, do të na vjellë prej gojës së tij. Edhe Zoti ka ndjenja. E pra, kur flasim për mëshirën e Zotit, ajo vjen nga thelbi i qenies së tij.

Shën Pali u thotë Korintasve: “Keni, pra, mjaft vend në zemrën tuaj, por zemra juaj është e ngushtë. Ma shpërbleni edhe ju flas porsi me fëmijët e mi hapeni edhe ju plotësisht zemrën tuaj!” (2 Kor 6, 12) Shën Pali ankohet te Korintasit se e kanë zemrën e ngushtë. Kanë zemër, por sikur është e zbrazët. Ata i jepnin Palit gjëra, nganjëherë edhe i dërgonin të holla, por kjo është vetëm një vepër – vetëm një punë. Zoti dëshiron që te kjo punë të jetë e pranishme edhe zemra – ajo kryesorja brenda nesh. Zotit i pëlqen kur ne reagojmë jo vetëm me krye, që ta bëj një vepër thjesht sepse po më thotë ashtu kryet, por që atë që e bëjmë ta bëjmë edhe me zemër, që të na prekë ajo vepër në zemër.

“Hyjin e kam dëshmitar se ju dua pa masë të gjithëve me dashurinë e Jezu Krishtit!” (Fil 1,8) Po, Shën Pali flet për dashurinë që nuk është e ngushtë. Në një vend tjetër thotë: zemërohuni por mos mëkatoni. Do të thotë emocionet t'i shprehim është diçka normale, që ne si njerëz të reagojmë me ndjenja kur shohim gjërat që ndodhin rreth nesh. Nuk është problem nëse zemërohemi, por problem është sesi i qasemi kësaj pastaj. A zemërohemi për shkak se dëshirojmë të zgjidhim një problem, apo fillojmë të gjykojmë duke tentuar që të

MËSHIRA HYJNORE - Radio Maria 2015(Përgatiti: At Shtjefen Dodes SJ)

Page 4: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 4 Lajmëtari i Radio Marisë

imponojmë vullnetin tonë vetjak. A na vjen keq kur shohim gjëra të këqija, apo thjesht jemi duke u zemëruar për shkak se na është bërë ves. A na dhemb sjellja e keqe e dikujt, apo thjeshtë reagojmë me bark, ashtu siç na vjen, pa ja dëshiruar të mirën edhe tjetrit. Është normale pra që ndër ne diçka lëviz kur ballafaqohemi me diçka. Me rëndësi është se në çfarë drejtimi pastaj shkon ajo lëvizje.

Shën Gjoni na bën me dije: “Kush i ka të mirat e kësaj bote dhe e sheh vëllain e vet në ngushticë dhe e mbyll zemrën e vet para tij – në ç’mënyrë dashuria e Hyjit qëndron në të? Fëmijëzit e mi, mos të duam me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë! (1 Gjn 3,17)

Mund të ndodhë, pra që t'i kemi të gjitha gjërat, por nëse e mbyllim brendësinë tonë, zemrën tonë, atëherë ku është dashuria e Zotit ndër ne. Kur veprojmë diçka, kur bëjmë diçka, gjithmonë duhet parë a është zemra e pranishme. Para se të veproj duhet të jem i nxitur nga mëshira e Zotit. Zotit nuk i intereson në rend të parë se a po veproj unë sipas ligjit a jo, por a e bëj atë vepër me mëshirë a jo. Krejt është mirë që e jap hakun e kishës, po e zëmë, ose që jap lëmoshë, por nëse kjo nuk vjen prej bazës së zemrës, atëherë ajo vepër është e lëkundshme – nuk ka bazë të fortë. Atëherë sillem rreth e rrotull vetvetes. Sepse nëse e këqyri vetëm vetveten, atëherë mungon Zoti që është krijuesi i të gjithë njerëzve. Atëherë qendër bëhem unë dhe jo Zoti.

Kështu ndodh edhe kur themi se duhet të jemi në paqe me të tjerët. Unë ndoshta nuk e sulmoj tjetrin me luftë, por nëse nuk e ndiej paqen në shpirt, atëherë nuk mjafton që unë thjesht nuk po e vras tjetrin. Vlerat, të vërtetat e fesë duhet të jetohen dhe përjetohen. Shumë vetë duken nga jashtë se janë në paqe, por përbrenda bluajnë me mend të gjitha të zezat për të tjerët. Dhe këtu nuk mund të flitet për paqe me të tjerët. Sepse Zoti e shikon brendësinë, zemrën. Atje nëse nuk ka mëshirë, atëherë nuk do të ketë as në botë. Thotë Zoti: Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë. Mëshira, paqja në botë nuk arrihet ndryshe pos duke pasë mëshirë, duke pasë paqe në zemrën tënde. Ashtu është edhe gëzimi. Nuk mund të jem i gëzuar pa e ndier, ashtu edhe mëshira, ashtu edhe paqja. Po nuk e ndjeva atëherë duhet parë nëse vërtetë mbretëron ajo në mua.

Të bësh vepra, të bësh sakrifica, pa e ndier mëshirën, dashurinë, atëherë ekziston rreziku që të jetoj në iluzion. Ka shumë besimtarë që mendojnë se mjafton të shkosh në kishë, mjafton të më shohin të tjerët dhe e ndiejnë veten mirë. Por ekziston rreziku që ta mbyll zemrën para Zotit e para të tjerëve dhe të filloj të jetoj jetën e vjetër, me ato shprehitë e vjetra – duke theksuar atë qëndrimin: “Zotit i pëlqen që gjërat t'i bëj si duhet – që unë ta zbatoj ligjin”. E pra, Zotit i pëlqen që atë dashuri që ka për ty, që ti t'i lejosh të ndikohet te tjetri, te ai/ajo me të cilët jeton. Nuk guxojmë të ndalemi vetëm në anën e jashtme. Çdo vepër e mirë që duket përjashta duhet t'i ketë edhe rrënjët e mira, që të nxitet prej së brendshmi.

Ka besimtarë që krejt vëmendjen e çojnë: mos të mëkatojnë, dhe ndihen krenarë që nuk mëkatuan, por në anën tjetër janë plot gjykime ndaj atyre që në shikim të parë duken mëkatarë më të mëdhenj se ata. Krishti nuk ka ardhur në botë që t'i përqeshim ata që nuk jetojnë si ne. Zoti nuk ka vdekur që ti krejt jetën tënde ta bazosh në një ligj – që mos të gabosh! Sepse kjo i bie që unë ta arrij përsosmërinë e atëherë Jezusi s`ka çka lyp më. Atëherë do ta shndërronim Jezusin si një lloj pastruesi të përkohshëm që i del boja dhe për të cilin nuk do të kemi më nevojë. Njeriu është në gjendje t'i rrotullojë gjërat – të dijë krejt teologjinë, të bëjë vepra të mira, e megjithatë të mbetet pa bekimin e Zotit për shkak se ka mbyllur zemrën e vet. Mund të ndodhë që të bëjmë shumë vepra të mira e të ndihemi të zbrazët, pikërisht për shkak se nuk i kemi bërë me dhembshuri. Mund të veprojmë pa empati – pa hyrë në botën e tjetrit, pa i dhuruar edhe

zemrën tonë, por vetëm gjërat materiale. Ndoshta zemrën tonë nuk e kemi mbyllur para vetes tonë, jo, por para tjetrit. Për veten kemi dhembshuri, por kur vjen puna që të kemi dhembshuri për tjetrin atëherë kemi problem.

Por, mos të harrojmë, të dashur vëllezër e motra, problemi nuk është që Zoti ty nuk të do, por që ti je duke e jetuar një jetë tënden, jo të Zotit. Ti je duke shikuar vetëm veten tënde. Dashurinë e Zotit je duke e marrë vetëm për vete, pa lejuar që të kalojë edhe tek të tjerët. E dashuria e Zotit është për të gjithë. Ajo duhet t'i përshkojë të gjithë përreth teje. Dashuria e Zotit nuk mund të ndrydhet dhe të mbyllet në ty. Ajo duhet të dhurohet. Do të thotë se në jetën tonë mund të ketë pengesa që dashuria e Zotit të rrjedhë, të kalojë te të tjerët.

Është shumë normale që ne njerëzit tjerë t'i shikojmë, t'i takojmë me dhembshuri, me mëshirë. Mos të harrojmë që Krishti madje ka pasë raste kur ka qarë, qoftë nga dhimbja që nuk e kanë pranuar, qoftë nga dhembshuria për nevojat e tjetrit.

Edhe drejtësia e Zotit është plot ndjenja, plot pasion, plot zjarr. Dashuria e Zotit na ka shpëtuar. Pikërisht kjo dhembshuri e Zotit për shpëtimin tonë bëri që Jezu Krishti të shkojë vullnetarisht në kryq.

Drejtësia e kuptuar mirë pa mëshirë nuk është drejtësi. Jeta e drejtë është kur jeton për të tjerët. Jeta e vërtetë nuk mund të ndalet vetëm te ti. Ajo është e drejtuar kah tjetri. Kur përjetojmë dhe i bindemi dashurisë së Zotit atëherë kjo dashuri, kjo mëshirë na nxit që edhe ne të bëhemi si Ai. Dhe ku na çon mëshira e Zotit? Që ne përsëri të fillojmë të mendojmë për vetveten? Jo. Por, që të mendoj për tjetrin. Ajo na dërgon te tjetri, tek i afërmi. Pikërisht ashtu siç

pat thënë Shën Pjetri pas ngjalljes së Krishtit: ne nuk mund të heshtim për ato gjëra që Zoti ka bërë për ne. E kur mendojmë për vetveten atëherë zakonisht heshtim. Arsyeja që japim: për shkak se nuk jam ende gati, ende nuk e kam përjetuar lirinë e Zotit, shërimin e tij, do të doja këtë e atë... E pra, kur mëshira e Zotit, kur na prek dashuria e Krishtit, atëherë nuk mund të qëndrojmë duarkryq, nuk mund të heshtim. Kur gëzohemi

me të vërtetë atëherë këtë e shprehim para të tjerëve, edhe para krijesave: këndojmë bashkë me cicërimën e zogjve. Është normale që ne të kemi ndjenja dhe ato t'i shprehim. Dhe shpeshherë ndodh që ne nuk arrijmë t'i shprehim ndjenjat tona për shkak se na mungon mëshira! Sa herë që e shikoj vetëm veten time, atëherë fillojnë të më mungojnë edhe ndjenjat, dhembshuria, mëshira.

Prandaj, të dashur vëllezër e motra, mos ta harrojmë cilësinë kryesore të Zotit, karakterin e tij, që është vetë mirësia e mëshira. Esenca e Zotit është Trinia – bashkë-ndarje, bashkim me të tjerët. Madje në Bibël Shën Pali na nxit: “Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus: i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes, e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz.”

Zoti është dhurues. Ai nuk ndalet vetëm te vetja, Ai mendon për tjetrin. Bëftë Zoti që Ai të na aftësojë për këtë dhurim. Që mos të mbesim vetëm dëgjues por edhe veprues. Mëshira fillon aty ku ndodhesh: në familje, në shkollë, në vendin e punës. Pikërisht ashtu siç pat thënë Nënë Tereza, kur e pyetën se çfarë duhet bërë për ta ndryshuar botën. Ajo u përgjigj: duhemi të ndryshojmë, ti dhe unë. Shko në shtëpi dhe duaj familjarët e tu. Mëshira fillon te ta. Zoti e shpreh mëshirën e tij nëpërmjet teje, nëpërmjet meje, tek ata me të cilët jetojmë. Zoti dëshiron që ne të jemi plot me mëshirën e tij. Ta lusim vazhdimisht Zotin që të ketë mëshirë për ne! Që të aftësohemi, të kemi mëshirë për njëri-tjetrin. Që mos të gjykojmë, por të tregojmë mëshirë! Amen.

(Përgatiti: At Shtjefen Dodes SJ)

Page 5: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 5Viti VII, Nr. 2

Mariatona e muajit Maj këtë vit është zhvilluar ndryshe nga vitet e mëparshme. Ditën e parë të mujit Maj i kemi ofruar Zotit agjërim buke dhe uji me të gjithë dëgjuesit e Radio Marisë në mbarë botën si përgatitje që Zoti të hapë zemrën e secilit që të bëjë të mundshme shpalljen e Fjalës së tij në vendet që e presin. Pastaj ka vazhduar përgatitja me 9-ditëshin që ia kemi kushtuar Zotit si përgatitje() dhe gjatë 9-ditëshit dëgjuesit kanë patur mundësi të dhurojnë sipas monedhës së vendit përkatës nga 100... për të gjithë ata që e kanë bërë këtë njet, Don Preka ka premtuar (dhe e kremton Meshën) çdo të shtunë për njetet e tyre, dhe çdo ditë rruzaren e mëngjesit. Një nxitje tjetër ka qenë edhe me anë të mesazheve të njohurve kudo për t'i bërë pjesë të mariatonës.

Kemi qenë në studiot dhe ambientet e RM (Tiranë, Shkodër, Lezhë). Në studion e RM në Shkodër ka qëndruar Don Preka, Orselina dhe Leonida. Qendrat e Mariatonës kanë qenë: Tirana, (qendër dhe studio) Durrësi, Lezha, Shkodra (Velipoja, Bajza, Dajçi i Bregut të Bunës). Këtë vit ka qenë risi dalja në sheshin e Tiranës dy ditë të Mariatonës, Velipojë dhe Dajç të Bregut të Bunës. Herë pas here janë bërë lidhjet me qendrat për të dhënë informacione. Në këtë Maritonë, kanë ndihmuar pa pushim punëtorët e radios, vullnetarët, të jashtëm dhe të brendshëm me radhë. Në Mariatonë kanë marrë pjesë dëgjues nga të gjitha vendet përmes lidhjeve telefonike dhe mesazheve. Natën e fundit të mariatonës në studio është bërë bashkëndarja me personat përgjegjës të pikave të mariatonës.

MARIATONA

FESTA E RADIO MARISË NË ZVICËRTashmë ka filluar të bëhet traditë që edhe

dëgjuesit e Radio Marisë në Zvicër të mund të gëzojnë festën e tyre. Një ditë ku të gjithë të mundemi të bashkohemi për të falenderuar Zotin për atë që na dhuron nëpërmjet valëve të Radios, por edhe për t'u njohur me njëri-tjetrin.

Kështu edhe këtë vit, me datë 14 qershor në restorantin "Salmen" në Schlieren të kantonit Zürich, jemi takuar të gjithë së bashku. Sigurisht, kjo festë nuk do të kishte patur kuptimin e saj të plotë nëse nga Shqipëria të na kishin munguar përfaqësuesit e vetë Radio Marisë. Pikërisht për këtë qëllim vetë drejtori i Radio Marisë Don Prekë Lazraj udhëtoi nga Shqipëria bashkë me anëtarë të tjerë të radios. Takimi i paralajmëruar jo vetëm në transmetimet në Radio por edhe me ftesat e marra personalisht, u mbajt nga ora 13 deri në orën 18. Sigurisht që takimi nuk do të kishte patur kuptimi në qoftë se në mesin tonë do të kishte munguar Ai i cili na pati bashkuar. Pas fjalës përshëndetëse nga Don Preka, patëm mundësi të merrnim pjesë në meshën e shenjtë, e cila është "Burimi dhe kulmi i jetës tonë të krishterë". Menjëherë

pas Meshës së Shenjtë, e cila u bë më e gjallë nga këndimi i korit të formuar aty për aty nga të gjithë ata që ndiheshin të gatshëm për të kënduar, edhe vetë dëgjuesit e tjerë të radios, patën mundësi që këtë moment ta jetonin duke e dëgjuar drejtëpërsëdrejti në Radio.

Menjëherë pas Meshës patëm mundësi që të gjithë së bashku të merrnim pjesë në koktejin e përgatitur nga vetë dëgjuesit. Si në një familje, të gjithë kishin sjellë diçka me vete për të bashkëndarë me të tjerët.

Më pas Don Preka mori fjalën sërish duke falenderuar përzërsisht për mbështetjen e madhë që dëgjuesit e Zvicres i japin radios. Në ketë rast nuk mungoi as pershëndetja nga ana e presidentit të shoqatës “ Miqtë e Radio Marisë„ këtu në Zvicër, z. Anton Prendaj.

Më pas përshëndetja përmbyllese, e cila linte takimin për vitin e ardhshëm por mbi të gjitha në dëgjimin e vazhdueshëm të radios nga e cila marrim ushqim të vazhdueshëm shpirtëror dhe forcë për të jetuar me gëzim përditshmërinë tonë.

Veneranda Qerimi

Page 6: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 6 Lajmëtari i Radio Marisë

FESTA E RADIO MARISË NE ZVICËR

Page 7: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 7Viti VII, Nr. 2

12-VJETORI I RADIO MARISËFjalimi i Presidentes

Qoftë lëvduar Jezu Krishti!Falënderojmë Zotin me gjithë shpirt që na ka bashkuar të gjithëve këtu sot

për të festuar këtë festë të madhe të lindjes së Radio Marisë. Të falënderojmë së bashku Zotin edhe për ipeshkvin tonë Mons. Angelo Masafra, i cili përgatiti grazhdin e Radio Marisë, u kujdes për rritjen e saj dhe kujdeset edhe sot e kësaj dite. Falënderojmë Don Albert Demaj i cili ka kontribuar për shumë vite për Radio Marinë si edhe për kremtimin e kësaj meshe sot për të gjithë ne që jemi këtu të pranishëm. Radio Maria sot mbush 12 vjet. Për rritjen e Radio Marisë e tregojnë më së miri dëshmitë e të gjithë dëgjuesve. Dëgjuesit e Radio Marisë janë rritur, kanë kuptuar mirë që të gjitha hiret e Zotit vijnë nëpërmjet lutjeve, kanë kuptuar mirë që të falënderojnë Zotin e ta duan Zotin. Edhe njëherë them se dëshmitë e tyre tregojnë se jeta e tyre ka ndryshuar, zemrat e tyre janë mbushur plot me gëzim. Jeta e tyre është bërë më e lumtur. Ata sot janë më larg thashethemeve, gojëdhënave, paragjykimeve të njerëzve, janë më larg hidhërimit, janë të mbushur plot me dashuri për njerëzit e afërt, për

Zotin në radhë të parë, për familjet e tyre dhe kjo ka ardhur dhe vjen prej asaj që Radio Maria e predikon Fjalën e Zotit lehtë, ëmbël dhe i gjen dëgjuesit kudo që janë, nëpërmjet leximit të Fjalës së Zotit, nëpërmjet meditimeve, nëpërmjet predikimeve, nëpërmjet emisioneve që mbajnë meshtarët tanë të nderuar që janë pjesë e emisioneve të Radio Marisë. Radio Maria sot nuk ka dëgjues vetëm në Shqipëri, por ka edhe jashtë kufirit, në Itali, në Zvicër, Gjermani, Suedi, Amerikë, Australi e në vende tjera. Radio Maria shqiptare është një ndër 64 Radio Mari e familjes botërore në botë dhe me të vërtetë justifikon dhe është me rezultate të mira. Këtë e treguan edhe vitet e fundit të Maratonës. Radio Maria Shqiptare sot mbulon një pjesë të hapësirës së vendit, ta lusim Zotin që së shpejti sinjali i Radio Marisë të përfshijë hapësirën shqiptare, në mënyrë që të gjithë dëgjuesit e Radio Marisë, të gjithë shqiptarët, të bëhen dëgjues dhe të gjithë këta ta përdorin Radio Marinë si një ashensor për t'u ngjitur lart shenjtërimit. Falënderoj edhe televizionet të cilat vazhdimisht janë bërë pjesë e promovimit të Radio Marisë.

File Preka

Predikimi i Don Albert Demaj Qoftë Lëvduar Jezu Krishti! Vëllezër e motra, jam tepër i lumtur dhe i nderuar që për herë të parë në jetën time meshtarake 22 vjeçare mund të udhëheq meshën në këtë tempull të Zotit që nuk është vetëm krenaria juaj si shkodranë por është dhe krenaria jonë si kishë dhe popull shqiptar dhe që unë mund të flas nga ky vend i shenjtë ku para meje kanë folur dhe flasin edhe sot shumë figura të shndritshme të kishës edhe popullit tonë. E ndër ta nuk mund të mos përmendim Papën e madh, mikun e popullit tonë Papën, Shën Gjon Palin II. Përderisa ne përkujtojmë këto moment të rëndësishëm, ne nuk guxojmë, siç na pat porositur në atë kohë në 1993 kur ishte papa këtu, ta harrojmë as atë periudhë të errët kur kjo shtëpi e Zotit ishte shndërruar në pallat sporti. Por megjithatë, të mësuar nga Krishti, jemi të thirrur jo të jetojmë në të kaluarën, jo të lidhemi për të kaluarën por mos ta harrojmë atë, megjithatë ne të drejtohemi nga e ardhmja duke u munduar si miq dhe bashkëpunëtorë të Krishtit, si bijtë dhe bijat e Zojës së bekuar, për të ndërtuar një jetë më të mirë, më të lumtur për të gjithë. Vëllezër e motra pa marrë parasysh predikimet e flakta, e kuptimplota që kanë mbajtur në të kaluarën prijësit tanë fetarë nga ky vend i shenjtë, ato predikime kanë mbetur brenda këtyre mureve dhe ndoshta vetëm ju si besimtarë apo në të kaluarën besimtarë të tjerë kanë qenë përçues të mirë duke ju dërguar familjarëve të vet në shtëpi porosinë që meshtari, ipeshkvi e ka thënë nga ky vend i shenjtë. Por sot ne e falënderojmë Zojen e bekuar për një mrekulli të madhe që na ka dhënë, edhe pse ne sot jemi shumë këtu vetëm Zoja e bekuar dhe Zoti e di sa janë të tjerë që na dëgjojnë direkt mes valëve të Radio Marisë. A nuk është kjo një mrekulli për të cilën vërtetë ditë e natë duhet ta falënderojmë Zotin? A nuk është kjo një thirrje, një nxitje për të gjithë ne që të bëjmë çmosin për ta përkrahur edhe më shumë Radio Marinë që ajo të jetë edhe më e fuqishme që ashtu siç prezantuesit e Radio Marisë siç tha edhe presidentja, me ëmbëlsi i paralajmërojnë programet, Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde, që zëri i Zotit të mos mbetet vetëm në kishat tona, por zëri i Zotit të depërtojë në katër anët e botës, të depërtojë në zemrën e çdo njeriu. Vëllezër e motra, unë falënderoj shumë Don Prekën që më ka besuar këtë detyrë që unë sot të udhëheq meshën dhe t’i them disa fjalë rasti. Kush është Radio Maria? Çfarë vlere ka ajo për ne? Tregohet se si një herë një meshtar duke u mbajtur një ligjëratë të rinjve, i nxjerr, le të themi 100 euro dhe ju tregon të rinjve duke ju thënë “kush i dëshiron këto 100 euro?” dhe natyrisht të gjithë dëshironin t’i merrnin. Pastaj meshtari, ato 100 euro i merr dhe i mbështjell në grusht, në duar, dhe prapë iu tregon “kush i dëshiron këto 100 euro?”. Prapë të rinjtë i dëshironin ato 100 euro. Meshtari i lëshon në tokë dhe i shkel me këmbë, i merr 100 euro dhe i ngre: “kush i dëshiron këto 100 euro?”. Dhe prapë të rinjtë i dëshironin

ato 100 euro, dhe atëherë meshtari tha: “Të dashur të rinj këto 100 euro e ruajtën vlerën e vet dhe si të palosura dhe si të shkelura. Ruani vlerën që Zoti ka ngulitur, ka vendosur në zemrën tuaj dhe mos e humbni vlerën me mëkatet, me gjërat negative që ndoshta na ofron bota e sotme. Radio Maria është një thesar, është një vlerë, një mrekulli për ne që na nxit çdo ditë të jemi jo vetëm besimtarë të mirë por të jemi njerëz të mirë, të jemi bijtë dhe bijat e Zojës së Bekuar. Vëllezër e motra, ju të pranishëm këtu dhe dëgjues të dashur të Radio Marisë kudo që jeni në këto momente, unë ju krahasoj me ato gratë e përshpirtshme të Jerusalemit, me ato gratë besnike që bashkë me Zojën e Bekuar e kanë përcjellur Krishtin në jetën e Tij publike deri në Kalvar. Ju jeni thesar për Radio Marinë sepse ajo nuk mund të ekzistojë pa ju. Ju e mbështetni dhe duhet ta mbështetni, ta përkrahni Radio Marinë dhe me lutje, por dhe me bamirësi, dhe me kontributet tuaja. Unë dua që me këtë rast t’iu them dy fjalë edhe të sëmurve tanë që ngushëllim të vetëm kanë zërin e ëmbël të Radio Marisë. Para pak javësh

Papa ynë i dashur Françesku ndër të tjera pat thënë: “Ju të sëmurë jeni gjymtyrët më të shtrenjta të kishës katolike”. Ju të sëmurët jeni thesar po ashtu i çmueshëm i Radio Marisë. Nënë Tereza shpeshherë dinte t’ju thoshte njerëzve ‘ju i keni këmbët që të shkoni në punë, që të punoni e të vyeni dhe ju përdorni gjymtyrët tuaja jo vetëm për të mirat materiale por edhe për ato shpirtërore. Ndërsa unë do t’i përdor gjunjët që puna juaj të ketë sukses”. Të dashur të sëmurë e të moshuar, përdorni gjunjët e duart tuaja që puna e Don Prekës dhe e stafit të Radio Marisë të jetë edhe më e suksesshme.Vëllezër e motra, nuk duhet të harrojmë

qortimin të cilin na bën Krishti: “Mos jeni vetëm dëgjues të fjalës sime por edhe zbatues të saj”. Pra të mos lejojmë që zëri i ëmbël i Radio Marisë të depërtojë vetëm deri te veshët tanë, por të shkojë në zemrat tona e të ndihmojë të jetë dëshmitar. Në jetën tonë të përditshme jemi dëshmitarë, por është pyetja: a jemi dëshmitarë të Zotit apo të dikujt tjetër? Pra zëri i ëmbël i Radio Marisë le të na ndihmojë që të jemi bijtë dhe bijat e mirë, të ndershëm dhe të shenjtë të Zojës së bekuar.Unë falënderoj Zotin dhe nënën tonë qiellore që na ka dhënë mundësinë të bëjmë diçka të mirë për Radio Marinë dhe me besimtarët tanë në Zvicër e sidomos me ata fëmijë si engjëj, çdo të enjte në orën 2100 të mbrëmjes të themi rruzaren prej misionit tonë. Dua t’i falënderoj të gjithë besimtarët në Zvicër që vërtetë përkrahin dhe ndihmojnë Radio Marinë dhe i thërras të gjithë të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë sepse Radio Maria është e të gjithë neve, Radio Maria është zëri i Zotit në zemrat dhe familjet tona. Me këtë rast në emër të të gjithë besimtarëve të misionit tim, në emrin tim personal ju urojmë nga zemra 12 vjetorin e lindjes le të themi ashtu, të Radio Marisë. Radio Maria le të rritet, le të shtohet, Radio Maria le të ketë gjithnjë më shumë sukses duke na ndihmuar të gjithë neve që të jemi besimtarë të mirë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Amen!

Page 8: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 8 Lajmëtari i Radio Marisë

12-VJETORI I RADIO MARISËPredikimi i Don Prekës

Të dashur vëllezër e motra që jeni në katedrale, të dashur dëgjues të Radio Marisë që keni marrë pjesë në adhurim dhe në Meshën e Shenjtë në të katër anët e botës, jemi pothuajse në përfundimin e Meshës së Shenjtë në të cilën kemi falënderuar Zotin për 12 vite që Zoja e bekuar ka shpërndarë hiret e panumërta në popullin tonë. Dhe fryti i të gjitha këtyre hireve jeni dhe ju që jeni të pranishëm këtu në katedralen e Shkodrës dhe ju që jeni duke na përcjellur përmes valëve të Radio Marisë dhe televizionit Rozafa të cilin e falënderoj për transmetimin e kësaj meshe të shenjtë duke ju bërë edhe në mënyrë të pashme të pranishëm në këtë meshë.

Falënderoj Zotin për 12 vite në të cilat barrën të cilën Zoti ka ngarkuar mbi krahët tanë e kemi mbajtur me nder sepse, vëllezër e motra, të çosh përpara Radio Marinë nganjëherë duket nder dhe është nder. A e dini përse është nder? Sepse është kryq, sepse është kryq i rëndë të cilin duhet ta mbash çdo ditë e të cilit duhet t'i shërbesh çdo ditë me dashuri dhe këtë gjë e bëjnë të gjithë dëgjuesit e Radio Marisë, të gjithë miqtë dhe bamirësit e Radio Marisë në të katër anët e botës, të cilët i falënderoj shumë.

Vëllezër e motra, ju falënderoj që edhe ky i nxehtë kaq i madh nuk është bërë pengesë që të vini në festën e Radio Marisë. Ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë shkruar dhe kanë telefonuar: Don Prekë nuk mund ta përballoj të nxehtin. Janë të gjithë të arsyetuar. Por unë falënderoj Zotin për ju që asgjë nuk ju ndal që të falënderoni Zotin për të mirat sepse ju me praninë tuaj dëshmoni se e doni Zotin, se jeni të gatshëm që ta mbani kryqin për Zotin dhe Zoti, pikërisht pse e kemi mbajtur 12 vite kryqin e Radio Marisë me dashuri, ka bërë ato gjëra të cilat mund t’ju them se nuk i ka bërë për 72 Radio Mari që janë në botë sepse brenda dy viteve Radio Maria siç dëgjohet në Shqipëri, do të dëgjohet edhe në Itali. Dhashtë Zoti që me angazhimin e vogël të të gjithë neve sa më parë e në të njëjtën mënyrë të dëgjohet edhe në Zvicër e të dëgjohet edhe në Amerikë 24 orë, vetëm duke telefonuar në një numër telefoni pa pagesë shtesë për të gjitha shtetet e SHBA-së dhe Kanadasë. Po të më kishte thënë dikush përpara 12 viteve që unë do të qëndroj si drejtues i Radio Marisë nuk do e kisha besuar, por Zoti ka bërë mrekullinë e parë e atëherë mrekullia e dytë jeni ju miqtë e Radio Marisë, ju që e mbështetni Radio Marinë.

Por dëshiroj t’iu them një gjë, Zoti na provon, fenë time e ka provuar sot. Vërtetë, fenë time, ju them sinqerisht, e ka provuar sot. Kemi dëshiruar që t’iu japim një shishe uji të freskët, na ka ardhur uji i nxehtë. Por jam i bindur se ka për t’iu freskuar sepse të ishte një gjë për djallin, të ishte një gjë për një miting politik të gjithë kishin për t'u çuar peshë për t’jua bërë më të përshtatshëm, edhe ujin edhe pijet. Por, kur është në pyetje diçka për Zotin atëherë duhet t'i marrim gjërat e nxehta. Por ne, këtë ngrohtësi uji do ta shndërrojmë në dashuri, në dashuri për Zotin, do të përpiqemi ti shërbejmë edhe më mirë Zotit duke ja paraqitur edhe këtë flijim.

Por, vëllezër e motra, kjo është edhe për fajin se ne nuk dimë të organizohemi mirë. Kemi mundësi të organizohemi më mirë. Shihni, vëllezër e motra, vetëm në katedrale sa jemi, vetëm me angazhimin tonë bëhet gjithçka për mrekulli e sot është festa e Radio Marisë, domethënë është festa jote sepse Radio Maria është e jotja, të shërben ty e përmes teje ju shërben të gjithë të tjerëve. Për këtë arsye ju ftoj vëllezër e motra, në emër të Zojës Bekuar, që të angazhohemi më shumë, që të lutemi më shumë, që hiri i Zotit të depërtojë më shumë në zemrat e vëllezërve dhe motrave tona. Ju falënderoj për angazhimin 12-vjeçar që është një angazhim i pashoq që keni patur.

Vërtetë, vëllezër e motra, çdo gjë, çdo nder, çdo lëvdatë ju shkon dëgjuesve të Radio Marisë. Ata janë të palodhshëm dhe kanë Radio Marinë. Radio Maria është e dëgjuesve dhe do të jetë e dëgjuesve dhe deri sa të jetë në zemrat e dëgjuesve, do të dalë prej dashurisë së zemrave të dëgjuesve, do të depërtojë gjithkund, do të arrijë gjithkund, do të përkulë çdo zemër, do të përkulë çdo mendjemadhësi. E falënderoj Zotin për ju që lejoni që t’iu përdorë Zoti.

Vëllezër e motra, falënderoj edhe të gjithë bashkëpunëtorët e Radio Marisë të cilët 12 vite me radhë disa më shumë dhe disa më pak, punojnë vazhdimisht në punën e Zotit, vazhdimisht mundohen që të sjellin te ju Zotin, ta vendosin në zemrat tuaja Zotin. Ju falënderoj për lutjet që bëni për ta, sepse pa lutjen tuaj, pa gëzimin tuaj, drejtuesit e Radio Marisë do të vinin në Radio Mari një herë e pastaj do të lodheshin. Por meqenëse aty gjithmonë gjejnë dashurinë tuaj jam i bindur se do të vijnë gjithnjë e më shumë për ta gëzuar Zotin duke e sjellur në zemrat tuaja.

Falënderoj bashkëpunëtorët e jashtëm të Radio Marisë të cilët gjithmonë si Zoja e bekuar, ju afrohen zemrave të njerëzve dhe kërkojnë që ta mbështesin këtë vepër të Zotit. Falënderoj të gjithë ata që kanë dëgjuar, që ju besojnë dhe e kanë gëzuar zemrën e vet me praninë e Zotit duke i dëgjuar sidomos bashkëpunëtorët e jashtëm të Radio Marisë. Të dashur bashkëpunëtorë të jashtëm ky është bekimi të cilin ju keni mundësi ta shihni. Bekimin e punës tuaj sot jua bën Zoti të dukshëm. Ju keni mundësi ta shihni.

Falënderoj të sëmurët të cilëve ju shërbejmë që 12 vite dhe Don Albertin që na kujtoi papën i cili ka folur për të sëmurët që janë pjesa më e rëndësishme e kishës. Në Radio Mari me siguri, janë më të rëndësishmit, ata janë drita e syve, zemra e Radio Marisë. Ju falënderoj të gjithëve ju që vuani e vuajtjen tuaj çdo ditë jeni mësuar që tashmë ta bashkoni me vuajtjen e Krishtit për shëlbimin tuaj e për shëlbimin e njerëzve. Vazhdoni të luteni për Radio Marinë sepse falë flijimit tuaj Zoti po bën mrekulli të jashtëzakonshme në popullin tonë.

Vëllezër e motra, ishte dashur të falënderoj shumë por duhet të ndalemi vetëm në disa emra. Falënderoj presidenten, falënderoj Arqipeshkvin sepse vërtetë ai e ka përgatitur djepin e Radio Marisë, ai ka sjellë Radio Marinë dhe pastaj mua më ka urdhëruar që të punoj në Radio Mari. Dëshiroj të falënderoj edhe Don Arturin që me gëzim na ka pranuar që të kremtojmë festën e Radio Marisë këtu në katedrale edhe për krejt bashkëpunimin tjetër të cilin këtu në famullinë e Shën Shtjefnit, ai dhe famullitarët e tjerë përpara, gjithmonë na kanë dhënë. Don Arturit i premtojmë që kemi për të lutur Zotin gjithmonë që aktiviteti në famulli të jetë sa më i shenjtë, të jetë sa më i frytshëm. Kam një falënderim krejtësisht të veçantë për Padër Marianin i cili është karmelitan e pardje kanë patur festën e Virgjërës Mari të malit Karmel, kam patur shumë dëshirë që të shkoj e të marr pjesë por nuk kam mundur. Por atë që unë s'kam mundur ta bëj një herë në vjet, Atë Mariani e bën një herë në muaj në Radio Mari dhe është duke na dhënë disa thesare të jashtëzakonshme me rastin e 100 vjetorit të Shën Terezës. E falënderoj me gjithë zemër jo vetëm për ato të cilat na jep në Radio Mari por na jep në mënyrë aq të kuptueshme, aq të mrekullueshme në gjuhën shqipe të cilën e ka mësuar aq bukur edhe e falënderoj me gjithë zemër. Dëshiroj të falënderoj Don Ambrozin që ka ardhur nga Rrësheni edhe është i pranishëm këtu në festën e Radio Marisë. Po s’di a më shumë të falënderoj Don Ambrozin apo Don Albertin sepse ato janë axhë e nip dhe sot janë këtu. Gjithsesi e falënderoj sepse edhe kur nuk na punon Radio Maria në Rrëshen atëherë numrin e parë që telefonojmë që ta bëjmë të funksionojë në pjesën e Mirditës është don Ambrozi. Dëshiroj të falënderoj në mënyrë krejtësisht të veçantë Patër Artanin. Besoj se prej meshtarëve të cilët kemi këtu në ipeshkvi është i vetmi i cili ka filluar vazhdimisht të vijë në festën e Radio Marisë sepse të tjerët kur kanë mundësi, meqenëse është verë dhe janë me pushime nuk kanë mundësi të vijnë, por e shoh Atë Artanin me një seminarist, janë të pranishëm këtu dhe e falënderoj me gjithë zemër por jo vetëm për këtë por edhe për krejt mbështetjen të cilën ja bën Radio Marisë me emisione të cilat tashmë dëgjuesit e Radio Marisë kanë filluar t'i harrojnë edhe sot ja kujtojmë se duhet të bëjë të tjerat dhe duhet të vijë të japë atë që Zoti dëshiron t’jua japë dëgjuesve përmes tij.

Radio Maria ka për detyrë që të zbulojë talentë të rinj. Talentët e rinj sot na kanë ardhur nga Tirana dhe unë kam pasur dëshirë vërtet që të rinjtë dhe të rejat e Tiranës të vijnë e të shohin se si ne në Shkodër festojmë festën e Radio Marisë. Besoj se janë shumë të gëzuar, por dëshiroj që t’iu them në emër të të gjithë dëgjuesve të Radio Marisë se edhe ne jemi të gëzuar se e paskeni filluar punën mirë. Por mos harroni çfarë ju kam thënë, keni filluar dhe duhet ta vazhdoni. Punët e Zotit janë punët e kryqit, duhet të merret çdo ditë dhe të shkoni përpara. Dashtë Zoti që jeta juaj t'i këndojë gjithmonë nder e lavdi Zotit. I falënderoj edhe motrat e Nënë Terezës që i kanë bashkuar dhe na i kanë sjellë këtu.

E lashë për në fund por nuk e kam harruar. Në Radio Mari gjithçka bëhet dhuratë vëllezër e motra sepse vetë Radio Maria është dhuratë. E një ndër dhuratat e bukura që Zoti ka çuar në Radio Mari është Don Alberti të cilin e falënderoj për meshën e shenjtë edhe për çdo fjalë të cilën na ka drejtuar në predikim. Nuk e kam thirrur, vërtetë, Don Albertin sot këtu pse ai përpiqet dhe e ndihmon në mënyrë financiare Radio Marinë. Nuk e kam thirrur për këtë gjë, por e kam thirrur vetëm pse e ka në zemër hirin e Krishtit, dashurinë e Krishtit dhe kam dëshiruar që kjo dashuri e Krishtit përmes tij, sikurse shpallet në emisionin të cilin ai ka një herë në dy javë, të vijë sot në mënyrë të drejtpërdrejtë në zemrat tuaja e në zemrat e të gjithë dëgjuesve të Radio Marisë.

Vëllezër e motra, Don Albertin e shoh se nuk ka ardhur vetëm sepse gjatë kungimit pashë shumë besimtarë të cilët sot kanë ardhur nga Zvicra. Cila është dhurata të cilën sot ata kanë bërë? I kanë ra mohit një ditë të pushimeve për të ardhur e për ta falënderuar e për ta lutur Zotin së bashku me ne. Faleminderit Don Albert, faleminderit të gjithë atyre që kanë ardhur nga Zvicra, nga Gjermania, Franca, Italia, ndoshta dikush edhe prej Amerike, prej Kosove kam parë shumë të cilët kanë ardhur. I falënderoj ata që kanë ardhur nga Elbasani, Tirana, Durrësi, Lezha, të përmend vetëm qytetet kryesore, nga Malësia e Madhe, Mirdita e prej gjithë Shqipërisë.

Vëllezër e motra, Radio Maria është e të gjithëve, ju përket të gjithëve. Uroj që këtë vepër të Zotit ta kemi përzemër të gjithë, të lutemi për të të gjithë e ta çojmë përpara të gjithë sepse është një barrë e rëndë dhe në qoftë se nuk bashkohen shumë për ta mbartur, nuk shkon dot përpara. Zoti secilit prej jush jua ktheftë me hirin e bekimin e vet.

Page 9: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 9Viti VII, Nr. 2

Predikimi i Ipeshkvit Mons. Angelo Massafra Të dashur meshtarë, të dashur vëllezer e motra, dëshiroj ta filloj këtë meditim, këtë homeli' duke ju uruar të gjithëve festën e Të Lumturës Nënë Terezë, në radhë të parë jua uroj motrave të Nënë Terezës dhe vëllezërve të cilët jetojnë përshpirtërinë e saj në kongregatën të cilën ajo vetë ka themeluar. Falenderoj motrat për praninë dhe punën e tyrë në Shqipëri dhe në Shkodër, vëllezerve në Bushat për shërbimin e më të nevojshmëve. Festa e përkujtimit liturgjik të të Lumturës Nënë Terezë, na jep mundësinë që t'i bëjmë një pyetje vetë, si thoshte shën Augustini duke medituar mbi jetën e shënjtërve dhe martirëve. Pse ato/ata, përse ajo u bë shenjtëreshë? Pse nuk mund të bëhem unë! Do të dëgjojmë një shprehje të Nënë Terezës kur ajo vetë thotë: "Shenjtëria nuk është një monopol i dikujt, por është detyra dhe qëllimi i të gjithëve". Nuk dëshiroj të tregoj jetën e saj sepse secili e di. Dëshiroj të theksoj fillimisht rolin që kanë patur prindërit, duke parë se sot familja shqiptare e shikon shumë, në tetor do të fillojë Sinodi për familjen, është mirë që edhe sot ta theksoj faktin se Nënë Tereza ka patur një familje të shenjtë, babë dhe nënë ishin katolikë të shenjtë, të mirë, të cilët jo vetëm angazhoheshin nga ana fetare por edhe duke qënë afër atyre që vuajin. Siç thotë shën Gjoni në letren e parë "nëse themi se duam Zotin që nuk e shohim, por nuk e duam, nuk e ndihmojmë, nuk i shërbejmë, nuk jemi afër atyre që vuajnë, jemi rrenacakë". I krishteri dëshmon fenë ndaj Zotit që nuk e sheh pikërisht me atë dashuri, me atë shërbim, me atë pak që mund të bëjë ndaj atyre që vuajnë, që janë brenda dhe jashtë familjes, përreth familjes, lagjes tonë vendit ku banojmë. Nënë Tereza ka zbatuar pikërisht urdhrin që thotë Jezusi “Gjithçka ju keni bërë të tjerëve ma keni bërë mua”. Kemi dëgjuar në Ungjill: “Shpallja e lumturive” lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë, lum të varfrit sepse do të gjejnë ngushëllim. Dashuria ndaj Hyjit është qëllimi kryesor i çdo njeriu dhe ka qenë qëllimi kryesor i Nënë Terezës. Thotë Papa Beneditki i XVI në encikliken e tij “Hyji është dashuri”, "...dashuria për të afërmin është një rrugë për të takuar Zotin. Jo vetëm për të dëshmuar se jemi besimtarë siç thotë shën Gjoni Ungjilltar, por edhe një rrugë për ta takuar Zotin, sepse edhe në vëllain më të vogël ne mund të takojmë vetë Jezusin dhe në Jezusin ne mund të takojmë Hyjin Atë. Sepse Jezusi është Hyji i pashëm që tregon Hyjin e papashëm. Domethënë, nëpërmjet dashurisë konkrete ndaj tjetrit, ne tregojmë se jemi besimtarë si duhet edhe që në tjetrin takojmë Krishtin, sepse pikërisht edhe në ungjill thuhet gjithçka ia keni bërë tjetrit ma keni bërë mua. Edhe Shën Gjon Pali II në një fjalim që bëri për Nënë Terezën tha këto fjalë: “ajo ka mishëruar atë dashuri

që Jezusi ka treguar si shenjë dalluese për dishepujt” sic tha Jezusi në ungjill, "nga mënyra se si do të jetoni do të tregoni se jeni dishepujt e mi". Nëse do të keni dashuri njëri për tjetrin. Domethënë dashuri konkrete. Jo me fjalë. Por konkrete, me flijim. Çfarë kërkohet? Është thjeshtë të jemi hero një ditë? Zoti nuk kërkon që ne të jemi hero me gjeste konkrete për një ditë. Jo. Kërkon që të jemi njerëz besnikë në të përditshmen, çdo ditë siç bënte Nënë Tereza. Sepse dashuria realizohet dhe dëftohet edhe në gjeste të vogla që mund të bëhen çdo ditë cdo moment duke e ndihmuar tjetrin, duke

dhënë një përkëdhelje, duke qenë afër atyre që janë të vetmuar, të shkurajuar, domethënë duke filluar nga familja jonë. Shpeshherë është një gabim, ne mendojmë se ne jemi të mirë ose bamirës ndaj të tjerëve dhe harrojmë familjen tonë, anëtarët e familjes tonë. Dashuria fillon nga familja dhe nuk mbyllet brenda familjes. Dashuria konkrete fillon në familje dhe do të vazhdojë jashtë familjes tek ata që kanë nevojë. Nënë Tereza vetë ka thënë duke folur për thirrjen e gjithëmbarëshme për shenjtërimin, domethënë çdo njeri, çdo i krishterë, çdo besimtar është i thirrur për të qenë i shenjtë, thotë Nënë Tereza: “jemi të gjithë të thirrur për përsosmërinë e dashurisë, për shentjërimin. E shenjtëria nuk është luks për disa, është detyrë për secilin prej nesh. Ky ishte qëllimi i jetës. Hyji na ka krijuar për dashuri dhe çdo njeri do të jetojë duke hyrë në dashurinë që është Hyji, dashuria që është midis Atit, Birit që është Shpirti Shenjt Dashuri. Jam i bindur se ju këto që i dëgjuat i zbatoni çdo

ditë në shtëpinë tuaj, me shumë flijime sepse shenjtëria ekziston midis besimtarëve. Mendoj sa prej jush jeni të mirë, të shenjtë, shentjërinë e përsosur e kemi kur të kalojmë në amshim, por çdo ditë me veprat që bëni me mirësi, me dashuri, sa herë takohemi, dëgjohemi, më tregojnë edhe meshtarët se sa familje jeni të mira dhe të shenjta. Qëllimi është gjithmonë i lartë dhe i madh. Siç thotshtë Papa Bendedikti i XVI në një takim: “Në gjyqin përfundimtar në mbarimin e jetës, Zoti do të na kërkojë sa kemi dashur. Jo në mënyrë abstrakte, por nëse kemi dashur me gjeste konkrete. Përsëris shprehjen që thotë shën Gjoni i Kryqit në mbarimin e jetës, "do të jemi të gjykuar mbi dashurinë, mbi veprat e dashurisë". Të dashur vëllezër dhe motra, e lusim Nënë Terezën tonë që edhe ne të jetojmë nga ajo përshpirtëri që ka patur, që edhe ne të jemi të gatshëm për të dëftuar dashurinë që kemi ndaj Krishtit, ndaj të afërmit me gjeste të vogla sepse në jetën tonë jemi të thirrur për të dashur. Hyji është dashuri. Të duam dhe të shërbejmë me gjeste më konkrete ndaj atyre që kanë nevojë. Ky është urimi im. Që Zoti kur të na thërrasë, të na thotë: “Ejani të bekuar sepse kur isha i sëmurë, më keni vizituar, isha i zhveshur më keni veshur, isha i uritur më keni dhënë ushqim, isha i etur më keni dhënë ujë” e në këtë mënyrë arrijmë qëllimin e jetës sonë duke qenë njerëz gjithmoë të gatshëm e të dashur. Qoftë Lëvduar Jezu Krishti!

FESTA E SË LUMES NËNË TEREZA

Page 10: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 10 Lajmëtari i Radio Marisë

Predikimi i Don PrekësTë dashur vëllezër e motra, jemi në përfundimin e Meshës së

Shenjtë në nder të të lumturës Nënë Terezë të cilës i kushtohet kapela e Radio Marisë këtu në Shkodër, e meqenëse kapela është e vogël, por hiri të cilin Zoti përhap nëpërmjet valëve të Radio Marisë është i madh, atëherë kemi dëshiruar që ky hir të vijë në zemrën e sa më shumë besimtarëve dhe për këtë arsye falënderoj Imz. Angelo Massafra, Arqipeshkvin Metropolit Shkodër-Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që lejoi që këtë meshë ta kremtojmë këtu në Katedralen e Shën Shtjefnit. Falënderoj gjithashtu edhe Don Arturin që na mundësoi që të gjitha festat e Radio Marisë t'i kremtojmë këtu në Katedralen e Shën Shtjefnit, sepse është një hir i madh që të kemi një katedrale të tillë ku Zoti na mbledh për t'i dhuruar hiret e veta sipas dashurisë së madhe që ka për ne. Falënderoj vëllezërit meshtarë të cilët kanë ardhur këtu. Don Gjergj Simonin, Don Marcelin që e përshëndes, i cili ka ardhur nga Kroacia ku për shumë vite ka shërbyer në popullin tonë e tashmë është kthyer në vendin e vet, por vazhdon të japë kontributin e tij, e përshendes dhe i uroj që të kalojë sa më mirë këtu në vendin tonë ku dhe ka derdhur djersën e vet për të mirën shpirtërore të popullin tonë. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falënderoj edhe Don Marekun, famullitarin e Hotit të Ri i cili me motrat (FZP) dhe korin, kanë ardhur ta shtojnë gëzimin e festës sonë. Ipeshkvi kur e përshëndeti në përshëndetjen e paqes, i tha; po ta jap paqen ty famullitarit të Nënë Terezës, sepse Hoti i Ri ka Kishën e Nënë Terezës, e njëherit duke e falënderuar për pjesëmarrjen në këtë meshë ia urojmë atij dhe njëherit edhe besimtarët së bashku me motrat dhe korin të cilët kanë ardhur këtu në festën e Nënë Terezës.

Të dashur vëllezër e motra, si do të ishte kjo meshë pa ju, pa ju dëgjues të Radio Marisë. Ju falënderoj që keni ardhur sot në ditën e Nënë Terezës ta vulosni atë, Përshpirtëri të cilën ne në Radio Mari e kemi bërë për nëntë ditë në nder e lavd të Nënë Terezës duke ju kushtuar Zotit që me ndërmjetësinë e Nënë Terezës të nxjerrim një hir të veçantë për familjet tona. E theksoi edhe Arqipeshkvi gjatë predikimit, Nënë Tereza është angazhuar kundër të gjitha forcave shekullare të kësaj bote që ta

ruajë shenjtërinë e familjes, që ta theksojë shenjtërinë e familjes. Ne kemi dëshiruar që gjatë këtij nëntë ditëshi ta lusim Zotin që përmes lutjeve të Nënë Terezës, të largojë prej familjeve tona plagën e ndarjes. Sepse ka marrë hov të madh, dhe ka mundësi që vetëm dora e Zotit të plotfuqishëm ta ndalojë. Ju falënderoj që keni marrë pjesë në këtë lutje. Jam i bindur se Zoti do të dëgjojë lutjen tonë, ka për ta dëgjuar lutjen tonë. Do t'i largoj të gjitha ato vështirësi të cilat i kanë familjet që mos të arrijnë te ndarja dhe do të bëj që familja jonë ta jetojë shenjtërinë e Zotit përmes lutjes. Nuk do të largohen vështirësitë prej nesh në qoftë se në familjet tona nuk e kthejmë Krishtin, nuk e kthejmë

Zojën e Bekuar. Si kthehen? Duke gjetur kohë për ta. Duke u lutur. Përjashtoni zotat e rrejshëm dhe do të keni paqe në familjet tuaja. Dhe një ndër zotat e rrejshëm janë një ndër mjetet e komunikimit të cilat nuk na lënë të bashkohemi me Zotin, që të kemi kohë për Zotin. Por vëllezër dhe motra këtë askush nuk mund ta bëjë për mua e pa ty. Secili prej nesh siç na thërret Nënë Tereza, duhet ta bëjmë prej vetes, duhet ta bëjmë prej zemrës sonë, sepse kur ndër ne vjen hiri i Zotit, atëherë përmes nesh zbrazet tek të tjerët. Prandaj ju falënderoj për këtë pjesëmarrje në këtë Meshë të shenjtë, në këtë festë që ka Radio Maria. Ju kërkoj një lutje shumë

të madhe për atë që Zoti po na jep. Sepse edhe në siglën që kemi bërë për festën e Nënë Terezës kemi thënë në prag të vitit të shenjtë. Po fillon një vit i shenjtë vëllezër dhe motra. Viti i Mëshirës së Zotit për ne. Por ky është në të njëjtën kohë edhe viti i mëshirës për njëri-tjetrin. Duhet të gjejmë mëshirë për njëri tjetrin. Duke kërkuar prej Nënë Terezës ndërmjetësimin e saj që bekimet, mirësia dhe virtytet e saja të shenjta të vendosen në jetën e secilit prej

nesh, edhe një herë ju falënderoj prej zemrës që bëni të mundur që Fjala e Zotit përmes Radio Marisë të përhapet në të katër anët e popullin tonë. Ju vëllezër e motra jeni duke e bërë këtë gjë. Ju që niseni prej një varfërie të skajme, sepse e dini si Nënë Tereza me nxjerrë diçka të vlefshme prej zemrës suaj, që t’iu bëni një të mirë të madhe të tjerëve. Vërtet që 12 vite në Radio Mari jemi përpjekur që të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe duke u nisë nga secili prej jush. Ju falënderoj, jua premtoj lutjen e vazhdueshme, por jo vetëm lutjen time, lutjen e të sëmurëve të cilët kurrë nuk ndahen prej Radio Marisë, të cilët kanë organizuar këtë festë dhe bëjnë këtë festë.

FESTA E SË LUMES NËNË TEREZA

Page 11: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 11Viti VII, Nr. 2Viti VII, Nr. 1 Faqe 5

00 : 00 Rruzarja me Atin e shenjtë Benediktin XVI Misteret e gëzimit

00 : 30 Leximi i Biblës Besëlidhja e Re - Don Preka01 : 00 Programi sipas ditëve përkatëse 02 : 00 Rruzarja misteret e dritës02 : 30 Leximi i librit - Orselina

03 : 00 Meditimi 5 minuta me Zotin - Don Preka; Rruzarja misteret e mundimit

04 : 00 Meditimi i mëngjesit, Don Preka

05 : 00 Rruzarja misteret e lumturisë05 : 30 Leximi i Biblës Besëlidhja e Re - Don Preka06 : 00 Leximi meditativ i librit të përngjamët e Krishtit 06 : 25 Kushtimi i Radio Marisë

06 : 30 �a �illojmë ditën me �ezusin paraqitja e shenjtit të ditës - Orselina

06 : 50 Meditimi 5 minuta me Zotin - Don Preka07 : 00 Paraqitja e njetit dhe e programit të ditës 07 : 05 Lutja e mëngjesores 07 : 30 Mesha, Falënderimi pas Kungimit08 : 20 365 Historitë e Biblës Erisa dhe Oltiani08 : 30 Rruzarja për miqtë & bamirësit e Radio Marisë 09 : 00 Meditimi i mëngjesit - Don Preka

10 : 00 Lidhja me Prishtinën

11 : 00 Leximi i librit - Orselina11 : 30 Leximi i Biblës Besëlidhja e Re Don Preka

12 : 00Meditimi 5 minuta me Zotin - Don Preka:Paraqitja e programit dhe lutjet: Mbretëreshe e qiellit, Ora e mesme dhe rruzarja

13 : 00 Leximi meditativ i librit të përngjamët e Krishtit 13 : 30 Emisioni për fëmijë 14 : 00 Për të gjithë nga pak – Leonida & Flora

15 : 00 Kurorëza në nder të Mëshirës Hyjnore dhe shërbesa e leximeve

15 : 30 365 Historitë e Biblës Erisa dhe Oltiani16 : 00 Lidhja me Prishtinën17 : 00 Lajmet Emanuela

17 : 10Presim telefonatat tuaja për të paraqitur falënderimet dhe njetet për të cilat do të lutemi në rruzare

17 : 50 Meditimi 5 minuta me Zotin - Don Preka18 : 00 Mesha dhe mbrëmësorja nga - Prishtina19 : 00 Emisioni për fëmijë

19 : 30Presim telefonatat tuaja për të paraqitur falënderimet dhe njetet për të cilat do të lutemi në rruzare

20 : 00 Programi kryesor sipas ditës përkatëse

21 : 00 Rruzarja për njetet e dëgjuesve 21 : 35 Lajmet nga Radio Vatikani22 : 10 Lutja e pasmbrëmësores - Orselina22 : 30 Leximi i librit - Orselina

23 : 00 Programi i orës 20

Programet që ritransmetohen NatënDIEL

Ora 01 Personazhe që duhen kujtuarOra 04 Shpjegimi i jalës së Zotit - Don Preka

HËNËOra 01 Urdhërimet – Mons. George Frendo; Sakramentet - Motër Mimoza Ora 04 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi i saj - Don Preka (enjte)

MARTËOra 01 Të vërtetat e fesë së krishterë, Don DominikuOra 04 Të përtërihemi në Zotin - Motër Rita

MËRKURËOra 01 Meditimi 15 minuta për ty, Don PrekaOra 04 Enciklikat: Shën Gjoni Pali II nga Don Lorenzo, Heshtja e Marisë - Orselina, Fjala për të jetuar, Fokolarinët, Veneranda

ENJTEOra 01 Kisha dhe shoqëria - Atw Lovro Gavran: Përshprtëria Karmelitane, - Atë Mario Jeta e krishterë, Don Leonardo; Ungjilli i Jetës – Motër Maria KaterinaOra 04 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi i saj - Don Preka (e hënë)

PREMTEOra Fjala e Zotit në Besëlidhjen e Vjetër - Atë Ndue Kajtazi; Ipeshkvi në studio, Mons Angelo Massafra;Ora 04 Të rinjtë kërkojnë thesarin, Motër Miki

SHTUNËOra 01 Magjisteri i Kishës, Don Preka; Vatra Biblike - LezhëOra 04 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi i saj - Don Preka (e marte)

Programet kryesore të ditësDIEL

Ora 14:00 Meditimi 15 minuta për ty - Don PrekaOra 18:30 Të mësojmë të lutemi me Don Boskon - AntonioOra 20:00 Enciklikat: Shën Gjoni Pali II nga Don Lorenzo, Heshtja e Marisë - Orselina, Fjala për të jetuar – Fokolarinët - Veneranda (një herë në muaji)

HËNËOra 09:00 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi – Don Preka (leximet e ditës)Ora 20:00 (1) Kisha dhe shoqëria P Lovro Gavran: (2) Pershoirteria Karmelita, Atë Mario; (3) Jeta e krishterë, Don Leonardo; (4) Ungjilli i Jetës Maria Katerina; (të hënëve sipas radhës)

MARTËOra 09:00 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi i saj - Don Preka (leximet e ditës)Ora 20:00 (1) Magjisteri i Kishës, Don Preka; (2)Vatra Biblike - Lezhë

MËRKURËOra 19:00 Të rinjtë kërkojnë thesarin, Motër Miki Ora 20:00 Fjala e Zotit në Besëlidhjen e Vjetër - Atë Ndue Kajtazi; Ipeshkvi në studio; Mons Angelo Massafra – (një herë në muaji)

ENJTEOra 09:00 Paraqitja e Fjalës së Zotit dhe meditimi i saj - Don Preka (leximet e ditës)Ora 20:00 Urdhërimet - Mons George Frendo; Sakramentet - Motër Mimoza

PREMTEOra 14:00 Përshpirtëria e udhës së kryqitOra 20:00 Të përtërihemi në Zotin - Motër Rita; Portrete shenjtërish – Don Dritani

SHTUNËOra 09:00 Paqja e zemrës – Motër Elizabeta (një herë në dy javë)Ora 14:00 Personazhe që duhen kujtuar – Dr. FlorenciOra 20:00 Shpjegimi i jalës së Zotit - Don Preka (leximet e ditës së diele)

Orselina

Programi ditor bazëi Radio Marisë

Page 12: Lajmëtari i Radio Marisë: Prill

Faqja 12 Lajmëtari i Radio MarisëFaqe 6 Lajmëtari i Radio Marisë

LLOGARIA NË EURO 600388970102 Kodi SWIFT: FEFAALFR IBAN: AL45209516090000600388970102

LLOGARIA NË LEK 600388970001 Kodi SWIFT: FEFAALFR IBAN: AL56209516090000600388970001

LLOGARIA NË EURO 1043631803 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL25208110080000001043631803

LLOGARIA NË LEK 1043631801 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL 79208110080000001043631801

Verein Freunde vom albanischen Radio Maria

Appenzeller Kantonalbank

Konto: 90-125-8

IBAN: CH86 0076 3000 1157 2414 5

PRO CREDIT BANK INTESA SANPAOLO BANK NË ZVICËR

Lajmëtari i Radio Marisë është organ i

Shoqatës Radio Maria. Tiranë

Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 4 Fushë Kërçik, Babrru, Paskuqan

Tiranë, Shqipëri +355 4 2 346 346

Shkodër Sheshi Papa Gjon Pali II

Shkodër, Shqipëri +355 22 24 08 52

Lezhë Sheshi Besëlidhja

Lezhë, Shqipëri +355 215 24 970

E-mail: [email protected] Facebook: Radio Maria Albania

Përgjegjës: Don Prekë Lazraj

Radio Maria, Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde,

mund të dëgjohet në: Rrëshen e rrethina

FM 100.7 MHz Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat

FM 91.4 MHz Shkodër, Podgoricë, Ulqin

FM 102.2 MHz Lezhë, Laç të Kurbinit, Mamurras

FM 89.6 MHz Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë,

Kukës dhe Kosovë FM 90.0 MHz në internet

www.radiomaria.al

PrillGjatë muajit prill janë bërë emisione për përgatitjen e festës së Pashkëve, përshpirtëritë e javës së Madhe nga Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit Shkodër.Të premten e Madhe ka filluar 9-ditëshi në përgatitjen e Mëshirës Hyjnore (të cilën e festojmë në Kapelën e RM në Tiranë). 9-ditëshi është udhëhequr nga Don Preka. Mesha në ditën e festës është udhëhequr nga Atë Shtjefen Dodës. Në këndim Bashkësia Tempulli i Zotit.

MajData 1 Maj: Me të gjithë dëgjuesit agjërim buke e uji. 9-ditëshi i Mariatonës, që Zoti t'i hapë zemrat e të gjithëve që ta mbështesin shpalljen e tij në mbarë botën.9-ditëshi i Shpirtit Shenjt.Data 9 maj: Transmetimi i Meshës nga Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit në Shkodër me rastin e vizitës së Trupit të Don Boskos me rastin e 200 vjetorit.Çdo të shtunë gjatë muajit maj është transmetuar Mesha nga Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë.

QershorData 14 qershor: Festa e Miqve dhe bamirësve të Radio Marisë në Zvicër. (Don Prekë Lazraj, Orselina Paluca, Mirela Trasha, Leonida Qyrsaqi)Këtë vit ndryshe nga viti i kaluar kanë ndihmuar në organizim familjet, miqtë e Radio Marisë. Data 18 Qershor: Hapja e punimeve të Asambles së Kishës Katolike në Shqipëri. Është bërë një përmbledhje e ditës së hapjes gjithashtu edhe e ditës së dytë, emisionet janë drejtuar nga Don Preka, është bërë edhe transmetimi i Meshës nga Katedralja e Shkodrës nga Mons. Angjelo Masafra dhe ditë përmbledhjesh. Mesha nga Kisha e Shën Françeskut në Gjuhadol Shkodër. Mesha u udhëhoq nga Nunci apostolik imzot Ramiro Molinier Ingles.

Data 21 Qershor: Mesha nga Katedralia e Shën Nikollit në Lezhë, Shugurimi Meshtarak i Don Vitor Potaj, Dik Çekrezit dhe Don Angjelin Krygja nga Mons. Ottavio Vitale.Data 24 Qershor: Mesha në Kishën e Shën Gjon Pagzuesit në Zllakuqan, nga Patër Ndue Kajtazi. Festa e Shën Gjon Pagzuesit.

KorrikPërgatitja për festën e RM (12 vjetori)9-ditëshi me adhurim dhe lutje udhëhequr nga don Preka.Mesha u udhëhoq nga Don Marjan Demaj, Don Prekë Lazraj, Atë Artan Seli, Atë Mario Tarantino, Don Abroz Demaj.Kënduan të rinjtë e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, me Motrat e Nënë Terezës.

GushtData 10 Gusht: Emision i veçantë në Studio të Radio Marisë në Tiranë Zotëri Emanuele Ferrario, Don Preka dhe Patër Francisco (udhëtim për Kosovë).Fillimi i 9-ditëshit në përgatitje për festën e Kapelës së RM në Shkodër, festën e Nënë Terezës. Adhurimi dhe lutja nga Kapela. “Qëllimi që Zoti të ndalojë plagën e madhe të ndarjes në familjet tona”.

Shtator Festa e Nënë Terezës.Këtë vit është bërë festa me dëgjuesit në Kishën Katedrale, adhurimi në orën 9.00 u udhëhoq nga Don Preka ndërsa mesha u udhëhoq nga Sh.T. imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit Shkodër Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Don Prekë Lazraj, Don Gjergj Simoni, Don Marcelo, Don Marek (famullitari i Hotit të Ri).Kënduan në meshë Kori i fëmijëve nga famullia e Hotit të Ri me Motrat Françeskane të Zojës së papërlyer.

PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARIVE NËPËR MUAJ