ushtria 1 E prEmtE, 9 qErshor 2017 uSHtRIaushtria zyrtare E prEmtE, 9 qErshor 2017 3 Pas...

16
Modernizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Forcës së Armatosur të Republikës së Shq- ipërisë, në kuadër të ndryshimeve të brend- shme dhe të aleancës, si dhe ndryshimet ligjore në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH, ishin domosdoshmëri për të bërë ndyshime në Konceptin aktual ... Stërvitja “Combined Resolve VIII”, ka filluar më 24 maj dhe përfundon më 16 qershor 2017 dhe zhvillohet në Hohenfels, Gjermani. Forca Ajrore merr pjesë me një helikopter Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorë Nga 24 prill-19 maj 2017, Forca Ajrore mori pjesë për herë të parë në një stërvitje shumëkombëshe me një helikopter Cougar dhe ekuipazhin e tij fluturues. Ekuipazhi shq- iptar përbëhej nga 10 pjesëtarë, 4 pilotë, 4 teknikë bordi dhe 2 LNO (oficerë koordinues me forcat e tjera).Stërvitja “Saber Junction 17” u zhvillua në Hohenfels, Gjermani dhe kishte pjesëmarrës nga shumë... Forca Ajrore përfaqësim dinjitoz me aleatët Stërvitja “Combined Resolve VIII”, Hohenfels-Gjermani Pas “Saber-Junction 17”, drejt “Combined Resolve VIII” USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 22 (82719) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 9 qershor 2017 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 4 » Stërvitja “Saber Junction 17” Ndryshimet Miratohet Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit Individual të Personelit të FA të RSH Grupi EOD neutralizon predhën 100 mm Strategjia ushtarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit faqe 3 faqe 13 RAJONI I GRAMSHIT HISTORI NATO KOMANDA MBëSHTETëSE-BATALIONI I XHENIOS faqe 8 » Mali i Zi, zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s faqe 6-7 » G rupi i tretë i specialistëve të Kom- panisë EOD (Explosive Ordnance Disposal) të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse, ka përfunduar e misionin e tij në Mali, Afrikë. Ky grup ishte pjesë e EUTM Mali, Afrikë (Misioni Një titull që na bën krenarë për trevën që përfaqësojmë faqe 3 » Trajnues i Bashkimit Evropian), i cili përfaqësoi Shqipërinë në këtë mision.Misioni i grupit EOD ishte sigurimi dhe mbështetja e plotë për as- gjësimin e municioneve eksplozive për Forcat e Armatosura të Malit, për të mbajtur nivelin e duhur të sigurisë në KTC... faqe 3 » Kompania EOD përfundon misionin në Mali, Afrikë Prof. Asoc. Dr. BERNARD ZOTAJ Intervistë me “Mjeshtrin e Merituar” të sportit, Gazmend Çaçi faqe 5 »

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 9 qErshor 2017 uSHtRIaushtria zyrtare E prEmtE, 9 qErshor 2017 3 Pas...

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 1

Modernizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Forcës së Armatosur të Republikës së Shq-ipërisë, në kuadër të ndryshimeve të brend-shme dhe të aleancës, si dhe ndryshimet ligjore në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH, ishin domosdoshmëri për të bërë ndyshime në Konceptin aktual ...

Stërvitja “Combined Resolve VIII”, ka filluar më 24 maj dhe përfundon më 16 qershor 2017 dhe zhvillohet në Hohenfels, Gjermani. Forca Ajrore merr pjesë me një helikopter

Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorëNga 24 prill-19 maj 2017, Forca Ajrore mori pjesë për herë të parë në një stërvitje shumëkombëshe me një helikopter Cougar dhe ekuipazhin e tij fluturues. Ekuipazhi shq-iptar përbëhej nga 10 pjesëtarë, 4 pilotë, 4 teknikë bordi dhe 2 LNO (oficerë koordinues me forcat e tjera).Stërvitja “Saber Junction 17” u zhvillua në Hohenfels, Gjermani dhe kishte pjesëmarrës nga shumë...

Forca Ajrore përfaqësim dinjitoz me aleatët

Stërvitja “Combined Resolve VIII”, Hohenfels-GjermaniPas “Saber-Junction 17”, drejt

“Combined Resolve VIII”

uSHtRIaViti i 70-të i botimit Nr. 22 (82719) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 9 qershor 2017

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Stërvitja “Saber Junction 17”

NdryshimetMiratohet Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit Individual të Personelit të FA të RSHGrupi EOD neutralizon

predhën 100 mm

Strategjia ushtarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

faqe 3

faqe 13

rajoni i Gramshit

histori

nATo

KoMaNda MBëSHtEtëSE-BatalIoNI I XHENIoS

faqe 8»

Mali i Zi, zyrtarisht anëtari i 29-të i Nato-s

faqe 6-7»

Grupi i tretë i specialistëve të Kom-panisë EOD (Explosive Ordnance

Disposal) të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse, ka përfunduar e misionin e tij në Mali, Afrikë. Ky grup ishte pjesë e EUTM Mali, Afrikë (Misioni

një titull që na bën krenarë për trevën që përfaqësojmë

faqe 3»

Trajnues i Bashkimit Evropian), i cili përfaqësoi Shqipërinë në këtë mision.Misioni i grupit EOD ishte sigurimi dhe mbështetja e plotë për as-gjësimin e municioneve eksplozive për Forcat e Armatosura të Malit, për të mbajtur nivelin e duhur të sigurisë në KTC...

faqe 3»

Kompania EOD përfundon misionin në Mali, Afrikë

prof. Asoc. Dr. BErnArD ZotAJ

Intervistë me “Mjeshtrin e Merituar” të sportit, Gazmend Çaçi

faqe 5»

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 20172 zyrtare

stafiDED KOLA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADrESA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOLiKjA

Albert ZHOLi

Gazetarë:Saimir ALijA

Ilir LAME

Bashkëpunim midis KDS-së dhe FSK-së

Gjeneralbrigade Manushaqe Shehu priti kursantë të FSK-sëKursantët nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë tregur gjithnjë interes për tu prezantuar si oficerë që e duan arsimimin, dispilinën dhe karrierën ushtarake

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu priti

në zyrë kursantë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), major Xhevit Dreshaj dhe major Vadet Jashari që vijonë kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) si dhe kapiten Ozman Mula dhe kapiten Muharrem Asllani që vazhdojnë kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH) në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Në takim merrnin pjesë, Shefi i Shtabit i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Kolonel Selim Troci, Komandanti/Rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ru-zhdi Kuçi dhe Komandant i Kurseve në Akademinë e Forcave të Armato-sura Kolonel Halil Kuçana.

Komandantja e KDS Gjeneral bri-gade Manushaqe Shehu gjatë takimit i uroj kursantëve suksese në karrierën ushtarake dhe më tej ajo theksoi se; “studentët ushtarak të FSK janë gjith-një të mirëpritur për të vijuar kurse kualifikimi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes për tu kualifikuar në të gjitha llojet e kurseve institucionale

që Akademia e Forcave të Armatosura zhvillon. Programet mësimore, eks-perienca e pedagove në mësimdhënie është e ndërthurur me institucionet arsimore të vendeve të NATO-s.

Shefi i Shtabit Kolonel Troci përmendi, se “kursantët nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë tregur gjithnjë interes për tu prezantuar si oficerë që e duan arsimimin, dispilinën dhe karrierën ushtarake,

kjo e reflekuar si në frekuentimin dhe në rezultatet e arritura në proçesit mësimor në Akademinë e Forcave të Armatosura në KDS”.Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) ka vijuar për periudhën 3.10.2017 dhe për-fundon më 14.07.2017 dhe Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH) ka filluar më 27.2.2017 dhe përfundon me 16.6.2017.

KDS-ja në vendin e tretë në 5-së

garëshin ushtarakNë ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvil-

lua ceremonia e dorëzimit të kupës fituese të vendit të tretë në pesëgarshin ushtarak të Forcave të Armatosuara të Republikës së Shqipërisë për vitin 2017, aktivitet i zhvilluar në garnizonin e “Zall-Herr”, në datat 15-19.05.2017. Në përfundim të aktivitetit Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes zuri vendin e tretë, nga tetë ekipe pjes-marrëse në aktivitet. Në ceremoni merrnin pjesë Komandante e Ko-mandës Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral brigade Manushaqe Shehu, Shefi i Shtabit Kolonel Selim Troci, Komandantët e institucioneve dhe shefat në shtab. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes mori pjesë duke u përfaqësuar me efektivë të Shkollës së Trupës. Ekipi pjesë-marrës në pesëgarshin ushtarak tregoi disiplinë dhe arritje shumë të lartë në disiplinat;brez kalitje,qitje me armët e këmbësorisë, hedhje granate,vrapim 8000m,etj.

Në moton “1 qershori ditë dashurie për fëmijët jetim”, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe veshmbathje për fëmijët jetim të kryeqytetit. Mbështetja e Forcave të Armatosura të RSH-së ndaj shoqërisë civile dhe gatishmëria e përhershme të tyre për t’iu gjendur gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, siç janë edhe fëmijët jetim, ka bërë bashkë ushtarakë dhe punonjës civilë edhe këtë 1 qershor, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.Në aktivitet ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koci, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral brigade Tonin Marku, Komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral brigade Manushaqe Shehu, Komandantët e Forcave, drejtorë nga Shtabit të Përgjitshëm i Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Kryqi i Kuq, dega Tiranë, etj.

Zv.ministri Koci, në përshëndetjen e tij në këtë aktivitet të veçantë, falënderoi ushtarakët dhe familjet e tyre, veçanërisht fëmijët, të cilët edhe në këtë ditë kontribuojnë duke dhuruar ndihma në veshmbathje, ushqime dhe vlerë monetare për fëmijët jetim. “Nuk është hera e parë që Forcat e Armatosura kontribuojnë për komunitetin civil. Vetëm vitet e fundit ato i kemi parë të angazhohen në sa e sa kontribute për mënjanimin e fatkeqësive natyrore që kanë prekur vendin. Mjaftojmë të kujtojmë kontributin e dhënë për popullsinë gjatë përmbytjeve,

zjarreve ndërtimin e urave, rrugëve, pastrimin e ambienteve publike etj. Këto kanë qenë në përmbushje të misionit të tyre kushtetues. Ushtarakët aktiv dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura dhe familjet e tyre kanë qenë dhe mbeten modele qytetarie. Në emër të Ministrit të Mbrojtjes dhe në emrin tim ju përgëzoj për këtë gjest kaq fisnik dhe tju uroj juve dhe familjarëve tuaj mbarësi dhe shumë suksese”, u shpreh ndër të tjera zv. Ministri Koci.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, dega Tiranë, përshëndeti dhe Drejtoresha e kësaj dege, znj.Xhuljeta Mucollari, e cila pa fshehur emocionin u shpreh se ndihej e nderuar sot në këtë ditë, pasi nuk është hera e parë që Forcat e Armatosura shqiptare bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq, bashkëpunim i cili konsiston dhe në të gjitha fushatat sensibilizuese për dhurim gjaku, ku do veçoja dhe fushatën sensibilizuese për dhurim gjaku nga FA shqiptare për fëmijët talesemikë. Ju falenderoj në emër të gjithë Kryqit të Kuq”.

Aktiviteti u përmbyll me dorëzimin e ndihmave të grumbulluara për fëmijët jetim të kryeqytetit. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka qënë gjithnjë e gatshme duke mbështetur dhe kontribuar në nisma të tilla. Me këtë rast Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe insti-tucionet e saj grumbulluan dhe i dorëzuan Kryqit të Kuq Shqipëtar njëmbëdhjetë kuti me ushqime dhe veshmbathje, në vlerë rreth mbi 40 mijë lekë.

Fa: Ndihma për fëmijët jetimë

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 3zyrtare

Pas “Saber-Junction 17”, drejt “Combined Resolve VIII”

Stërvitja “Combined Resolve VIII”, Hohenfels-Gjermani

Stërvitja “Combined Resolve VIII”, ka filluar më 24 maj dhe përfundon më 16 qershor 2017 dhe zhvillohet në Hohenfels, Gjermani. Forca Ajrore merr pjesë me një helikopter Cougar,

ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorë

RAjOni i GRAMSHit

Grupi EOD neutralizon predhën 100 mm

Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme (EOD) të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse ka vijuar angazhimin maksimal në eliminimin e materialeve me rrezikshmëri të lartë, pothu-ajse në gjithë territorin e vendit.Më datë 3 Qershor 2017 nga banorët e fshatit Cekin të Njësisë Administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, u raportua prezenca e një municioni ushtarak të pa identifikuar. Komanda e Mbështetjes dërgoi në terren Grupin Special EOD të asgjesimit të eksplozivëve. Specialistët EOD nën drejtimin e kapiten Elio Shena, evidentuan prezencën e një predhe e kalibrit 100 mm. Nga ekspertiza predha, rezultoi e pa armatosur dhe e transportueshme.

Automejetet speciale të Kompanisë EOD bënë të mundur transportimin e kësaj predhe dhe magazinimin në depot ushtarake të batalionit të Xhe-nios, e cila do të asgjësohet në një moment tjetër në poligonet e Forcave të Armatosura.Reshjet që ranë në ditët e fundit kanë krijuar rreshqitje të shumta dhe shpesh erozioni nxjerr predha dhe municione të ngelura nga luftrat e shumta që janë kryer në teritorin e vendin tonë.

Pas përfaqësimit dinjitoz të Forcës Ajrore shqiptare në Stërvitjen Shumëkombëshe “Saber-Junction 17”, e cila u

zhvillua në Hohenfels, Gjermani dhe ku morën pjesë forca dhe mjete nga vende anëtare në NATO dhe ato partnere, Forca Ajrore shqiptare vazhdon anga-zhimin e saj në stërvitjen “Combined Resolve VIII”.

Në stërvitjen “Combined Resolve VIII”, e cila ka filluar më 24 maj dhe përfundon më 16 qershor 2017 dhe zhvillohet po në Hohenfels, Gjer-mani. Forca Ajrore merr pjesë me një helikopter Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordinatorë.

Ashtu sikurse edhe në stërvitjen e parë, Forca Ajrore vazhdon misionin e saj nën komandën e palës amerikane dhe sipas skenarit të stërvitjes do të realizojë mbështetjen nga ajri të operacioneve të planizuara, kryesisht transport trupash, Air Assalt, transport MEDEVAC. Tashmë ka përfunduar faza e parë përgatitore e stërvitjes, e cila do të pasohet nga pjesëmarrja në veprimet reale në stërvitje. Gjatë kësaj stërvitje ekuipazhi i Forcës Ajrore do të ketë mundësinë e rritjes profesionale nëpërmjet praktikimit të procedurave standarde të NATO dhe shkëmbimit të eksperiencës në fushën e fluturimeve.

Nga 24 prill-19 maj 2017, Forca Ajrore mori pjesë për herë të parë në një stërvitje shumëkombëshe me një helikopter Cougar dhe ekuipazhin e tij fluturues. Ekuipazhi shqiptar përbëhej nga 10 pjesëtarë, 4 pilotë, 4 teknikë bordi dhe 2 LNO (ofi-cerë koordinues me forcat e tjera).Stërvitja “Saber Junction 17” u zh-villua në Hohen-fels, Gjermani dhe kishte pjesëmarrës nga shumë vende anëtare në NATO dhe partnere. Forca Ajrore realizoi mi-sionin e saj nën komandën e palës amerikane, ku për realizimin e misio-neve u ndoqën pro-cedurat standard të NATO. Gjatë stërvitjes helikop-teri Cougar mori pjesë në misione të llojit: Procedura të kryerjes së opera-cioneve CASEVAC në fushën e luftimit. Transport trupash në sulmet ajrore (Air Assault). Interoperability/Ndërveprim.Stërvitja kërkonte

nivele të larta psiko-fizike nga ana e pjesëmarrësve, pasi konsistonte në orare të tejzgjatura planëzimi dhe fluturimi, ndryshime të shpeshta të misionit, bash-këveprim dhe koordinim me amerikanet dhe shtetet e

tjera pjesëmar-rëse. Stërvitja ishte shumëdi-m e n s i o n a l e dhe nga ana e personeli t të Forcës Ajrore u tregua angazhim dhe korrektësi në realizimin e mi s ioneve të ngarkuara. Gjatë stërvitjes

u zbatuan të gjitha kërkesat opera-cionale sipas standardeve që përdorin amerikanët dhe NATO. Realizimit profesional të misioneve ajrore, i ka paraprirë një punë e gjatë planëzuese dhe koordinuese nga ekuipazhi i he-likopterit “Cougar” i Forcës Ajrore me anë të brifingjeve dhe proceseve të planëzimit me palën amerikane, ku theksohet fakti që vlerësimi dhe rekomandimet e tyre kanë qenë mjaft

ndihmuese dhe frytdhënëse. Në interes të stërvitjes “Saber Junction 17”, nga ekuipazhi u reali-zuan 23 misione me kohën 25 orë fluturimi.

trupat “komando” mposhtin zjarrin në fshatin Herraj

Rreth 35 forca dhe 4 mjete, mes tyre dhe një autoambulance, nga Batalioni “Komando” të Forcës Tokësore i janë përgjigjur në kohe reale situatës së krijuar si pasojë e rënies së një zjarri në fshatin Herraj të Njësisë Administrative Zall – Herr, ditën e pare të muajit, qershor 2017.

Menjëherë me marrjen e urdhrit nga Qendra e Bashkuar Operacionale rreth orës 14:20 të ditës se datë 1 qer-shor, trupat “koman-do” nën drejtimin e zëvendëskomandantit të batalionit major Melsi Hysa, janë nisur për në vendngjarje, ku pasi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor kane filluar menjëherë op-eracionin për fikjen e flakëve të zjarrit. Pas rreth dy orësh “luftë” me zjarrin forcat komando kanë arritur te vendosin situatën nën kontroll dhe rreth orës 16:30 janë kthyer sërish në repart.

Stërvitja “SaBer junction 17”, Gjermani

Forca Ajrore përfaqësim dinjitoz me aleatëtNë stërvitjen “Saber Junction 17”, ekuipazhi shqiptar

ka realizuar 23 misione me kohën 25 orë fluturimi

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 20174

Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit Individual të Personelit të FA të RSH

zyrtare

Modernizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Forcës së Armatosur të Republikës së Shqipërisë, në kuadër

të ndryshimeve të brendshme dhe të aleancës, si dhe ndryshimet ligjore në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH, ishin domosdoshmëri për të bërë ndy-shime në Konceptin aktual të Arsimimit Ushtarak Profesional në FA, me qëllim përshtatjen dhe integrimin e arsimimit ushtarak me atë të Arsimit të Lartë në RSH dhe vendeve të tjera të NATO-s.Ministri i Mbrojtjes orientoi dhe ngriti grupin e punës për rishikimin e Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional në Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, i cili u kryesua nga Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes dhe që nga muaji Mars 2017 filloj punën për përmirësimin e edukimit dhe trajnimit në FA, duke u bazuar në ndryshimet e sipërcituara, aktet ligjore e nënligjore në fuqi, konkluzionet e dala nga konferenca shkencore e mbajtur për arsimimin më 3 dhjetor 2015, si dhe mësimet e nxjerra gjatë implementimit të këtij koncepti. Me qëllim që koncepti për arsimimin dhe trajnimin individual në FA të përshtatet më tej në përputhje me zhvillimet e kohëve të fundit të FA dhe strukturave të tjera arsimore të vendit tonë dhe vendeve të NATO-s diskutimet u bënë gjithpërfshirëse me takime e konsulta me Zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Drejtor Drejtorish në SHP të FA, Komandantët e komandave kryesore të FA dhe reparteve autonome, Komandantët e Institucioneve Arsimore të KDS-së dhe drejtuesve të Qendrave/Seksioneve Stërvitore të ngritura pranë Komandave Kryesore dhe ato Mbështetëse në të cilat u diskutua për ndryshimet që mendohen të bëhen në këtë koncept.

Pse ishte i nevojshëm rishikimi i konceptit ekzistues?

• Ndryshimet ligjore në Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në RSH, kërkojnë disa ndyshime në konceptin ak-tual të arsimimit ushtarak profesional në Forcat e Armatosura me qëllim përshtatjen dhe integrimin e tij me atë të Arsimit të Lartë në RSH.

• Ndryshimet e akteve ligjore dhe nënligjore në Forcat e Armatosura në këtë periudhë, kërkojnë ndryshime në Koncep-tin e Arsimimit Ushtarak Profesional.

• Mësimet e nxjerra dhe monitorimi i procesit të implementimit të Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional, nga vitit 2014 e në vijim i bëjnë të domosdoshëm disa ndryshime në Konceptin aktual.

• Konkluzionet e dala nga konferenca shkencore e mbajtur për arsimimin më 3 dhjetor 2015, në të cilën është konkluduar zgjatja e kohës për disa kurse, rishikimi i disa strukturave arsimore dhe stërvitore në FA.

• Realiteti i ri dhe gjëndja aktuale kërkon rishikimin e Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional.

ndryshimet e bëra në Konceptin ekzistues

Dokumenti nga emërtimi “Koncept i Arsimimit Ushtarak Profesional në FARSH” u emërtua “Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit Individual të Personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

PËR ARSiMiMin E OFiCERitKurs i Arsimimit të Përgjithshëm të

Oficerit, i emërtuar në Konceptit aktual të AUP dhe kohëzgjatje 33 javë është ndry-shuar emërtimi në “Kursi i Përgatitjes të Oficerit të Ri (KPO)” me kohëzgjatje 37 javë (1 vit akademik) dhe do ta zh-villojë programin e arsimimit të plotë pa ndërprerje në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ky program do të zhvillohet i ndarë në dy faza:

Faza e parë, Stërvitja Individuale Bazë e Oficerit zgjat 10 javë kalendarike

dhe do ti nënshtrohen të gjithë kandidatët pavarësisht kurseve të zhvilluara më parë.

Faza e dytë, Arsimimi i Përgjith-shëm, zhvillohet në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe zgjat 27 javë.

Në përfundim të KPO i jepet grada “nëntoger”, si dhe të ofrohet mundësia e dhënies së “masterit profesional” në fushën e Mbrojtjes. Aktualisht, të dyja fazat janë parë të shkëputura nga njëra tjetra dhe për periudhën e dytë të Kursit të Arsimimit të Përgjithshëm të Oficerit të Ri, me që kohëzgjatja është nën gjashtë muaj jepet vetëm një certifikatë.

Për ta ngritur në nivel diplome është e domosdoshme që arsimimi i oficerit të ri duhet të realizohet për një vit akademik ku është e nevojshme që:

Programi mësimor i Kursi i Për-gatitjes të Oficerit të Ri (KPO)”, të kalojë nga 24 javë në një vit akademik nën përgjegjësinë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Programi ka 1500 orë (60 kredite) dhe implementimi e tij për një vit mësimor është normal, pra SIB-a (10 javë) + Arsimimin e Përgjithshëm 27 javë = 37 javë = 1(një) vit akademik.

Referuar ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kër-kimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 75 “Programet e ciklit të dytë të studi-meve”, pika 6 theksohet: “Programet e studimeve “Master profesional” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, pro-fesionale në një fushë të caktuar. Këto pro-grame organizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer”.

Argumenti:Ndryshimet u bënë për arsye se kurri-

kula e Kursit të Përgatitjes së Oficerit të Ri (KPO) bëhet më e plotë në një vit akademik, e cila përmbush përgjegjësitë që i jepen oficerit në këtë nivel, si dhe i jepet mundësia e pajisjes edhe me master profe-sional në fushën e mbrojtjes. Përgjegjësia për përgatitjen e oficerit të ri të jetë e Akademisë së Forcave të Armatosura në të gjitha fazat deri në titullim oficer.

Kursi Bazë i Oficerit (KBO), zhvil-lohet në njësi dhe reparte të FA-ve, me kohëzgjatje 12 javë, i cili u zgjat nga 12 deri 24 javë, duke bërë të mundur kompletimin me dijet e kërkuara dhe përgjegjësitë e dhëna në specialitetin për-katës të oficerit. Për disa nga specialitetet e veçanta u arrit kohëzgjatja e kursit si:

Specialiteti “Detari” dhe “Specialist furnizim” kohëzgjatja e kursit 24 javë. Specialiteti “Teknik helikopteri”, kohëzg-jatja e kursit 30 javë.

Argumenti:Shtimi i kohëzgjatjes së Kursit Bazë

të Oficerit për disa nga specialitet e sipërcituara bën të mundur kompletimin e oficerit me aftësitë e kërkuara në këto specialitete.

Kursi Themelor i Komandës dhe Shtabit (KTHOSH), zhvillohet në Aka-deminë e Forcave të Armatosura dhe nga 12 javë, bëhet 14 javë.

Argumenti: Ka gati 2 vjet që në kurrikulën e

KTHOSH është futur stërvitje planëzimi me ndihmën e kompjuterit, e cila zhvillo-het në Qendrën e Simulimit. Kjo stërvitje, krahas të tjerave përfshin trajnimin e op-eratorëve (kursantëve) JCATS për njohjen e programit të simulimit dhe procesin e vendimmarrjes. Në këtë kuadër, për të realizuar edhe qëllimin e këtij kursi, ishte e domosdoshme zgjatje e periudhës për dy javë.

Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) me kurrikulën e tij të ofrojë mundësinë e dhënies së “Masterit shkencor” në fushën e sigurisë. Duke ju referuar ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kër-kimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 75 “Programet e ciklit të dytë të studi-meve”, pikat 1, 3 dhe 5 theksohet: “Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave”, … referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifi-kimeve. Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktua. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer”.

Bazuar në ligjin përkatës të arsimit të lartë, Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm tashmë është kurs op-sional për ciklin e dytë të studimeve “Master Shkencor” në fushën e sigurisë. Kjo nënkupton që aplikantët do të shly-ejnë detyrimet përkatëse në përputhje me rregulloren e akademisë, duke përfshirë dhe periudhën e përgatitjes dhe mbrojtjes së diplomës.

Përfundimi i vitit të parë (KKSHP) përmbush kriteret për marrjen e gradës “Nënkolonel” (në përputhje me Ligjin nr. 64/2014, datë 26. 06. 2014, për “Karrierën ushtarake në FARSH”) dhe akademistët që kanë aplikuar për “Master Shkencor” në fushën e sigurisë ju jepet e drejta e vazhdimit të krediteve të mbetura, duke marrë në fund të studimeve diplomën “Master Shkencor” në fushën e sigurisë.

Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) me kurrikulën e tij të ofrojë mundësinë e dhë-nies së “Masterit ekzekutiv” në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në bazë të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institu-cionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 77 “Programet e ciklit të tretë të studimeve” cilësohet se cikli i tretë i studimeve përfshin programet e stu-dimeve “Master ekzekutiv”, programet e studimeve specializuese afatgjata, si dhe studimet e doktoratës, referuar nivelit 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në pikën 2 të nenit 77 të këtij ligji thek-sohet: “Programet e studimeve “Master ekzekutiv” ofrojnë arsimim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional. Ato kanë kohëzgjatje normale një ose dy vite akademike dhe organizohen përkatësisht me 60 ose 120 kredite. Ato përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të

tyre lëshohet diploma “Master ekzeku-tiv” në fushën e arsimimit të kryer”. Në këtë kuadër, Kursi i Lartë i Oficerit është kursi që përgatit kolonelët e ardhshëm dhe ka një shtrirje prej 60 kreditesh (një vit akademik), ai përbën hapin e parë të programit të ciklit të tretë të studimeve “Master ekzekutiv”. Ky kurs është në përputhje dhe me Ligjin nr. 64/2014, datë 26. 06. 2014, “për karrierën ush-tarake në FARSH”, pasi me përfundimin e tij, gjithësecili ka të drejtën të aplikojë për gradën “Kolonel”, njëkohësisht në përputhje me ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kër-kimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, pasi merr diplomën “Master ekzekutiv” në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

PËR ARSiMiMin E nËnOFiCERitKursi Bazë i Nënoficerit, faza e

dytë për të gjitha specialitetet nga 8 javë u zgjatën në 12 javë.

Argumenti: Shtimi i kohëzgjatjes së Kursit Bazë

të Nënoficerit, pjesa e dytë, në të gjitha specialitetet bën të mundur kompletimin me përgjegjësitë e kërkuara të kursantit në specialitetin përkatës.

PËR tRAjniMin E USHtARitSistemi i stërvitjes së ushtarit

mbështetet në dy kolona kryesore: në stërvitjen individuale (institucionale) ku strukturë përgjegjëse është Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe në stërvitjen kolektive (operacionale) apo stërvitjen në njësi e reparte. Ajo përfshin Stërvitjen Individuale Bazë (SIB) dhe Stërvitjen Individuale të Avancuar (SIA).Stërvitja Individuale Bazë nga 9 javë stërvitore bëhet 10 javë stërvitore me qëllim që ngarkesa t’i jepet rekrutit në mënyrë graduale nga java në javë sipas periudhave për arritjen e objektivit të kursit. Stërvitja Individuale e Avancuar (SIA) të vijojë 10 javë mësimore, duke filluar direkt pas përfundimit të SIB.

Konkluzion:Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit

Individual të Personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është dokumeti i cili, përafron dhe integron sistemin e edukimit dhe trajnimit individu-al në FA me strukturat arsimore të vendit tonë dhe ato të NATO-s, përcakton qartë objektivat dhe përgjegjësitë e çdo niveli kursi, kohëzgjatjen e çdo kursi, përmirë-son në mënyrë të dukshme përgatitjen pro-fesionale në specialitet përkatëse, integron kurrikulën dhe mundëson akreditimin e programeve me ligjin e Arsimit të Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në RSH, ndan përgjegjësitë ndërmjet strukturave të FA.

Përgatiti:Gjenerale Brigade Manushaqe Shehu

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nënkolonel Besnik DaciDega e Arsimimit Stërvitjes dhe

Kurrikulës KDS.

Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr.1083, datë 30.05.2017 miratohet, “Koncepti i Arsimimit dhe Trajnimit Individual të Personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 5zyrtare

Në Ishullin e Sazanit më 1 maj ka filluar sezoni turistik, më parë zonë e izoluar ushtarake, por këtë vit situ-ata ka ndryshuar. Nga 1 maji deri 30 tetor, Ishulli, pjesë e guidave turistike, rreth 30 larg me varkë nga pika më e afërt e bregut të detit, do të jetë i hapur për turistët vendas apo të huaj. Vetë “izolimi” i tij deri tani, deri para ’90-tës, i justifikuar, por deri tani, nuk dihet se perse, është një intigrim i kuptueshëm. Një marrëveshje midis dy ministrive asaj te Mbrojtjes dhe asaj të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes më 5 prill të këtij viti, pasuar nga një udhëzim i këtij të fundit ka për qëllim përcaktimin e rregullave që duhet të ndiqen për mbarëvajtjen e vizitave turistike në ishullin e Sazanit, të cilat mund të zhvillohen gjatë peri-udhës së lejuar nga data 1.5.2017 deri më 31.10.2017, nga ora 8 e mengjezit deri në 7 të darkës.

Ky udhëzim do të zbatohet për të gjithë vizitorët, operatorët turistikë dhe subjektet e transportit turistik detar të udhëtarëve, që marrin pjesë në orga-nizimin e vizitave turistike në ishullin e Sazanit. Personat fizikë dhe juridikë mund ta aksesojnë ishullin e Sazanit vetëm në portin ushtarak të tij dhe vetëm në periudhën dhe orarin e për-caktuar në fillim të këtij udhëzimi.

Të gjithë vizitorët mund të viz-itojnë ishullin e Sazanit, pasi të jenë pajisur me biletë hyrje, pranë sportelit të Bashkisë së Vlorës të vendosur në portin ushtarak të ishullit. Nëpërmjet kësaj bilete ata kanë të drejtën të kryejnë vizitën të organizuar në grupe dhe të shoqëruar nga një person i

Grupi i tretë i specialistëve të Kompanisë EOD (Explosive Ordnance Disposal ) të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse, ka përfunduar e misionin

e tij në Mali, Afrikë. Ky grup ishte pjesë e EUTM Mali, Afrikë (Misioni Trajnues i Bashkimit Evro-pian), i cili përfaqësoi Shqipërinë në këtë mision.Misioni i grupit EOD ishte sigurimi dhe mbështetja e plotë për asgjësimin e municioneve eksplozive për Forcat e Armatosura të Malit, për të mbajtur nivelin e duhur të sigurisë në KTC (Kampi i Trajnimit Koulikoro) duke përfshirë dhe reagimin nga rreziqet që vijnë nga municionet e paplasura dhe mbetjet eksplozive të luftës.Gjithashtu një tjetër detyrë e grupit të tretë të specialistëve të EOD në këtë mi-sion, ka qenë zhvillimi i trajnimeve C-IED (Coun-tering Improvised Explosive Devices) me njësitë luftarake të Malit.Ky trajnim u zhvillua në rajonin e dytë ushtarak të FAM në qytetin e Segou rreth 200 km larg nga Qendra e Trajnimeve, Koulikoro, KTC (Koulikoro Training Centre), e cila është edhe baza kryesore e misionit të BE në Mali.

Që prej fillimit të misionit trajnues të Bash-kimit Europian në Republikën e Malit, EUTM ka planëzuar, organizuar dhe zhvilluar trajnime të ndryshme, pothuajse në të gjitha specialitetet për Forcat e Armatosura të Republikës së Malit. Qël-limi i tyre ka qenë rritja e aftësive ndërvepruese të ushtarakëve Malianë në temat C-IED dhe EOD, të cilët më pas do të trajnojnë ushtarakët e tjerë me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të njësive të veçanta të FAM.Trajnimi u mbyll me një stërvitje të përbashkët të të gjithë ushtarakëve të FAM. Stërvitja zgjati rreth 10 orë dhe ekipet EOD të FAM zgjidhën disa detyra EOD/ C-IED.Kom-pania EOD tregon dhe një herë profesionalizmin e saj jo vetëm në përmbushjen e detyrave brenda vendit por dhe përfaqësimi me dinjitet në misionet ndërkombëtare.

shkrimeve apo simboleve të mbetura nga koha e shkuar.Turistët do të kenë mundësi të kryejnë vizita turistike në ishull, gjatë sezonit turistik veror në periudhën 1 maj 2017 deri më 31 tetor 2017.Për Agjencitë Turistike dhe Operatorët Turistikë ishulli i Sazanit është një atraksion turistik më shumë këtë vit.

Në një prononcim për mediat, para pak kohësh, Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, tha

autorizuar nga Bashkia e Vlorës. Gjatë vizitave turistike në brendësi të ishullit, vizitorët duhet të respektojnë itineraret dhe hapësirat e lejuara të indikuara me sinjalistikë dhe tabelat orientuese të vendosura nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për sigurinë e tyre fizike.

Të gjithë operatorët turistikë të cilët organizojnë ture ditore në ishullin e Sazanit duhet të vënë në dispozicion një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre në lidhje me ndalesat e përgjith-shme në Ishullin e Sazanit, itinerarin e lëvizjes, si dhe sigurinë e tyre fizike.

Mjetet lundruese turistike detyro-hen të pajisen me lejen përkatëse nga Kapiteneria e Portit të Vlorës për ud-hëtimin në drejtim të ishullit të Sazanit, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon transportin e udhëtarëve dhe të mjeteve lundruese turistike në ujërat e brendshme detare.

Në Ishullin e Sazanit ndalohen: ndërtimet e reja, si edhe punimet publike ose private; qarkullimi dhe qëndrimi i mjeteve motorike jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim,

me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe të sigurisë; veprimtaritë tregtare që me përjashtim të atyre që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e Ishullit të Sazanit; aktivitetet e zhytjeve, me përjashtim të zonave të lejuara për këtë qëllim. Shkeljet e ndalimeve sipas kësaj pike dënohen sipas legjislacionit në fuqi. Operatorët turistikë që organi-zojnë ture ditore në ishullin e Sazanit, në paketën e tyre turistike, duhet të informojnë turistët me shkrim, lidhur me mungesën e ofrimit të shërbimeve të ushqimit dhe të pijes.

Nga ana tjetër, efektivat e Forcave të Armatosura janë angazhuar dhe kanë realizuar pastrimin dhe sistemimin e shumë zonave në ishull.Konkretisht, efektiva të reparteve të Forcës Detare dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për dy ditë me radhë orga-nizuan mujain që kaloi, “ditë pastrimi dhe sistemimi”, ku kryen pastrime dhe sistemime të hapësirave përgjatë dhe rreth bankinave në plazhin verior dhe atë lindor, nëpër rrugë dhe hapësira të tjera, të cilat mund të vizitohen nga turistët. Gjithashtu u realizua lyerja e

KomanDa mBëShtetëSe-Batalioni i XhenioS

Kompania EOD përfundon misionin në Mali, Afrikë

Operacioni i nAtO-s, “Sea Guardian”

Anija “Oriku P-132” ndalon gomonen me 55 emigrantë në detin Egje

Në kuadër të misionit që u është caktuar efektivave të anijes shqiptare Oriku-P132, pjesë e Forcave Detare Shqiptare, të cilët vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje, pjesë operacionit të NATO-s në detin Egje, Sea Guarsian, në orën 18-45 sipas orës lokale, të date 2 qershor 2017, zbuloi një gomone të dy-shuar me emigrante që po i drejtohej brigjeve greke, rreth 1 milje nga zona ku po patrullonte.Menjeherë u njoftuan strukturat përkatëse duke filluar me anijen flamurtare Brandenburg, Rojen Bregdetare turke, atë greke dhe FRONTEX. Me ardhjen ne koordinatat e caktuara, Roja Bregdetare turke filloi manovrat e ndalimit për Gomonen duke i prere kursin si dhe duke hedhur rrjeta për ndal-imin e motorëve.Në orën 19:30, të po asaj dite, pas shumë tentativash të Rojes Bregdetare Turke, gomonja me emigtrante kishte kaluar në ujrat ter-ritoriale greke nga ku referuar edhe komunikimeve me Frontex, gomonia me emigrante kishte kaluar nën përgjegjësinë e Frontex. Sipas infomacioneve të fundit, në gomone ndodheshin 61 persona ne bord. Mes migrantëve kishte 14 fëmijë dhe 20 gra, me kombësi siriane, nigeriane, irakiane somaleze dhe nga Jemeni.

Me fillimin e stinës së ngrohtë trafiku detar në zonën ku patrullon anija shqiptare është rritur, duke sjellë edhe zhvillimin e një sërë operacionesh ndalimi dhe raportimi të mjeteve detare me migrantë, të cilët synojnë kalimin drejt brigjeve turke dhe greke. Që prej 21 nëntorit të vitit të shkuar anija Oriku P-132, ka marrë pjesë në disa operacione në detin Egje në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin.

iShulli i Sazanit i hapur për turizmin

I aksesueshëm vetëm porti ushtarak Vizitorët duhet të respektojnë itineraret dhe hapësirat e

lejuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

se: “Për vizitorët e huaj kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar sa do pak Shqipërinë e luftës së ftohtë, por dhe për të parë natyrën e mrekullueshme që ka Sazani. Ndërsa të gjitha të ardhurat do t’i dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj këto të ardhura do të përdoren për restaurimin, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që ne duam të themelojmë këtu dhe për menaxhimin e zonës”.

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 20176 intervista

Basketbollisti i shquar Gazment Çaçi, ka lindur në Tiranë në vitin 1957, por e quan veten përmetar sepse origjina e

tij është pikërisht nga Permeti. Ai e ka filluar basketbollin në moshën 14 vjeçare dhe tërë karriera e tij sportive deri në vitin 1997 është e lidhur me ekipin e “Partizanit”, ku në moshën 18 vjeçare, pikërisht në vitin 1975, është inkuadruar në 5-çen e parë të këtij ekipi të lavdishëm.Ka një karrierë brilande sportive të mbushur me trofe dhe tituj. Eshte shpallur 17 herë kampion me ekipin e të rriturve të “Partizanit”, dhe 3 herë kampion me ekipin e të rinjve po të këtij ekipi. Ka marrë pjesë në Europiane, Kupat e Europës, në lojërat Olimpike të Barcelonës, Ballkaniada. Ai ka luajtur kundër ekipeve me emër në Europë si: Banko Roma, Skavolini, me Italinë, me ish Jugosllavinë, Çekinë, Greqinë, Bullgarinë, CSKA-në e Sofjes, me Aris të Selanikut, etj. Ai ka shumë evenimente, por më i veçanti ishte kur në eliminatoret e Kampionatit Europian të Basketbollit, në 5 ndeshje ai ka shënuar mbi 180 pikë dhe ka dalë koshënuesi më i mire dhe lojtari më i mirë i aktivitetit.Në vitin 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Gazmend Çaçit Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me moti-vacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të basketbollit, si lojtar i jashtëzakonshëm dhe si trajner që ka përgatitur breza të tërë të sportistëve të rinj.” Gjatë karrierë së tij, ai ka luajtur 120 ndeshje ndërkombëtare.

Z. Çaçi, po e nisim intervistën me ju me vlerësimin që ju është bërë kohët e fundit. Ju sapo keni marrë titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit. Çdo të thotë për ju ky titull?

Së pari ju falenderoj që më zgjod-hët mua për këtë intervistë, sepse nuk jam vetëm unë që kam marrë titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit. Pasi njëkohësisht me mua këtë titull e kanë marrë edhe persona të tjerë me origjinë përmetare në sporte të ndryshme, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë spikatur në nivele të larta sportive. Përmend këtu Ilir Lamen, ish futboollist i Partizanit dhe i Ekipit Kombëtar për rreth një dekadë e gjysëm dhe Klodeta Gjini, atlete rekordmene e kërcimit së larti, e cila edhe sot e kësaj dite e ka të pa thyer rekodin që mban. Pra së bashku na u dha titulli “Qytetar Nderi” i Përmetit, një titull që na bën vërtet kre-narë jo vetëm për vlerësimin, por edhe për vetë trevën që përfaqësojmë.

Qyteti i Përmetit është një qytet me tradita kulturore, arsimore dhe që shquhet për shumë vlera historike, pra siç e thashë liridashëse, arsimdashëse dhe kulturdashëse. Mund të përmend këtu shumë figura të shquara të dala nga kjo trevë, që nga vëllezërit Frashëri, që janë kurora e njerëzve të shquar të Rilindjes Kombëtare jo vetëm për Përmetin por edhe për të gjithë kombin shqiptar. Por mund të përmend edhe Hajredin Tremishtin bashkëluftëar me Çerçiz Topullin apo më të renë Fanjo Çiçako, dëshmoren 15 vjeçare të luftës Nacionalçlirimtare. Mund të përmend shkrimtarin Nonda Bulka apo skluptorin e madh Odhise Paskali, përfaqësuesin e kabave të famëshme përmetare, klarinetistin Laver Bariu, apo këngë-tarin e madh artistin e popullit Mentor Xhemalin, dhe kështu mund të vazhdoj me figura të tjera të shquara që qytetit të Përmetit nuk i mungojnë. Prandaj që siç do të shprehej në këtë ceremoni

Intervistë me “Mjeshtrin e Merituar” të sportit, Gazmend Çaçi, “Qytetar Nderi” i Përmetit

Një titull që na bën krenarë për trevën

që përfaqësojmë

edhe kryeministri i vendit zoti Edi Rama, “është nder i madh të jesh Qytetar Nderi i Përmetit” dhe për mua ky titull do të thotë shumë për vlerësimin që mu bë.

Ju keni lindur në qytetin e Përmetit dhe keni dhënë një kontribut të çmuar në basketbollin shqiptar me meritat tuaja të jashtëzakonshme, jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit. Është pikërisht qyteti juaj i lindjes që pas kaq vitesh ju thërret në gjirin e tij për t’ju dhënë këtë titull. Sa domethënës është ky fakt për ju?

Nuk është se kam lindur në qytetin e Përmetit por origjina ime është nga qyeteti i Përmetit dhe pikërisht nga fshati Biovizhdë i Përmetit, fshat i vogël në kufi me Greqinë. Prindërit e mi kanë lindur atje të cilët u shpërngulën më vonë në Tiranë. Pra unë kam lindur në Tiranë. Familja ime përmetare është një familje me tradita të shquara përmetare. Nga gjiri

i fisit tonë ka dalë heroi i popullit Skënder Çaçi, emrin e të cilit e mban sot një nga shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Pra unë nuk kam lindur në qytetin e Përmetit, por jam njëqind për qind përmetar dhe ndje-hem njëqind për qind përmetar në shpirt dhe në tradita. Është një qytet që e kam pasur gjithmonë për zemër me bukurinë, hijeshinë dhe fisnikërinë e tij, por që duke më quajtur tashmë qytetarin e tij të nderit, ky qytet me vlerësimin e çmuar që më jep, më bën edhe më shumë krenar.

Është e vërtetë që unë kam dhënë një kontribut në basketbollin shqiptar me ekipin e “Partizanit” dhe me Ekipin Kombëtar, duke u bërë burim frymëzimi, për qindra dhe mijra të rinj të apasionuar pas sportit të bas-ketbollit. Ne e ngritëm basketbollin shqipar në majë duke marrë brohoritje të pafundme, që edhe sot kur futem në fushë, më duket sikur i dëgjoj ato brohoritje. Kam një emocion të madh dhe të veçantë.

Si erdhi ky titull tek ju?

Siç e thashë dhe më lart, kjo ishte një inciativë e Këshillit Bashkiak të qyetetit të Përmetit, të cilët për të vlerësuar kon-tributin tim dhe të miqve të mi në fushën e sportit menduan të na vlerësojnë me këtë titull të nderuar dhe të lartë për ne, që është nder për këdo. Kjo pa dyshim që është një ide shumë e bukur dhe shumë e veçantë dhe shumë e çmuar për të më bërë mua “Qytetar Nderi” i Përmetit, qytet që e dua me gjithë zemër, jo vetëm se është qyteti i të parëve të mi, ku unë kam rrënjët e mia, por dhe qytet që di dhe vlerëson dhe promovon bijtë e tij që janë bërë vërtet shembull për brezat. Prandaj ky titull që erdhi tek unë më solli një emocion të fuqishëm, më ktheu edhe njëherë në vitet e mia të rinisë dhe më motivon dhjetra fish më shumë për tu kthyer shpesh e më shpesh atje si një bir i denjë dhe për të bërë më shumë për atë qytet, të jap kontributin tim sado modest.

Si ish-rekordmen, ju keni fituar plot 20 kampionate, duke shënuar rreth 20 pikë në çdo ndeshje, duke u bërë kështu ikona e basketbollit shqiptar, patjetër që keni kaluar emocione të ndryshme gjatë etapave të veprimtarisë suaj. Donim të dinim diçka rreth emo-cioneve të këtij aktiviteti të organizuar për ju....

Është e vërtetë, sporti të bën të kalosh emocione të fuqishme, kur ti je në fushë, kur të ndjekim me mijra sy spordashësish, e sidomos ata që të kanë pjesë të ekipit të zemrës, kur të duartrokasin, kur shpërthe-jnë në brohoritje, kur ti je në formë të mirë sportive. Të çohet zemra peshë. Emocione që i provon çdo sportist...., pastaj ne e kemi bërë sportin tonë në një kohë shumë të vështirë, për shumë arsye që dihen tashmë, por që mendoj se kemi bërë një soprt shumë dinjitoz, madje më dinjitozin e të gjitha kohrave do të thoja, me një shpirt luftarak e të paepur deri në fitore.

Kurse emocionet që më dha qyteti i Përmetit erdhën te unë të buta dhe të ëmbla siç është ngrohtësia që të jep vatra familjare pas një udhëtimi të bukur. Aktiviteti ishte organizuar shumë bukur, perfekt do të thoja, në çdo detaj i kuruar me kujdes, një aktivitet që të le mbresa, jo se ishte organizuar për mua, por sepse së bashku me përmetarët pjesëmarrës në këtë aktivitet, ishin me qindra myafirët e ardhur, që mikpritja përmetare i bëri të ndjeheshin si në shtëpinë e tyre. Emocion të veçantë më solli edhe çasti kur prisnim të zhvillonim edhe një ndeshje midis vet-eranëve, emrave të spikatur të basketbollit të popullit shqiptar.

Është kënaqësi dhe emocion i madh kur të bëhet një vlerësim i tillë para pub-likut spordashës përmetar, para shokëve dhe para miqëve të mi, familjarëve, si dhe në prani të kryeministrit të vendit me të cilin kam qenë bashkëkohës gjatë aktivitetit tim sportiv në basketboll, i cili ka qenë kundërshtar në garën e

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 7intervista

basketbollit, pasi ai ka qenë pjesëtar i ekipit të “Dinamos”. Organizimi i këtij aktiviteti për mua ishte një emocion dhe vlerësim i veçantë, jo vetëm se me këtë rast bashkia e qytetit kishte bërë që gjithçka të ishte perfekte, por edhe për faktin se ata kishin organizuar një aktiv-itet miks që filloi me një takim simbolik basketbolli, midis miqsh bashkohës të mi, ekipit përfaqësues të “Partizanit” dhe një përfaqësi e “Dinamos” e “Vllaznisë” së Shkodrës. Aktiviteti vazhdoi më pas me një koncert në sheshin e qytetit, përpara monumentit“Partizani i Panjohur”, me grupe artistike nga Ansambli i Këngëve dhge Valleve Popullore, me këngëtarë si Hysni Zela etj.

Ju, së bashku me emocionet që ju dhuroi qyteti i Përmetit duke ju bërë banorin e tij të nderit, ju morët edhe disa tituj dhe medalje të tjera, cilat janë ato?

Faktikisht jam nderuar nga Presidenti i Federatës, nga Komiteti Olimpik dhe nga Bashkia e Përmetit dhe nga të gjitha institucionet. I falenderoj nga zemra për gjithshka që ata kanë bërë për mua.

Ndërkohë ju vazhdoni të jepni kon-tributin tuaj në drejtimin e Sektorit të Aktiviteteve Sportive-Kulturore pranë QKMBMM, të Ministrisë së Mbrojtjes, si ishte organizimi i këtij aktiviteti?

Ne kemi një Matricë Vjetore që e paraqisim në strukturat e ministrisë së Mbrojtjes. Kështu që ky aktivitet ishte

i përfshirë pikërisht në këtë Matricë, ku ne kemi të përfshira dhe aktivitete të tjera për figura të shquara të Forcave të Armatosura, sepse unë nuk jam vetëm një bashketbollist i “Partzanit” por jam dhe një basketbollist i dalë nga gjiri i ushtrisë, sepse unë kam qënë në Shkollën e Bashkuar, kam qenë pjesëtar i Shkollës të Bashkuar, por kam edhe traditë famil-

jare të jem pjesë e ushtrisë pasi babai im ka punuar në Shkollën e Bashkuar, mekanik që në kohë të herëshme. Pastaj duke qenë se Klubi “Partizani” ka qenë klub i ushtrisë ne visheshin në atë kohë dhe bëheshim ushtarakë, pra futeshim në rradhët e ushtrisë, kështu që në atë kohë unë kam qenë nënoficer dhe kam shërbyer në nën/repartin ushtarak 3700. Pra kjo më bën që të ndjehem edhe vëtë pjesë e ushtrisë. Prandaj ky aktivitet i organizuar për mua merr vlerë akoma më të madhe

sepse merr vlerë edhe si aktivitet i ushtrisë në Përmet. Ne zhvillojmë aktivitete edhe jashtë Forcave të Armatosura, por për figurat e ish- ushtarakëve që kanë spikatur në fusha të ndryshme. Për shembull ne kemi shumë figura të kombit që kanë qenë në ish Ansamblin e Ushtrisë, por kemi dhe këngëtarë e solistë të ndryshëm, grupin e valleve dhe lidhur me këto ne kemi bërë dhe aktivitete të tjera, siç kemi bërë për shembull dhe “In memorian”, një aktivitet shumë i bukur dhe shumë domethënës për promovimin e vlerave dhe figurave tona, që ato të mos harohen. Në këtë kuadër ne do të bëjmë dhe aktivitete të tjera nëpërm-jet të cilave do të kujtojmë figura të sportit që kanë dalë nga gjiri i ushtrisë.

Lidhur me aktivitetin e zhvilluar në Përmet, siç e thashë edhe më sipër inicia-tore dhe organizatore e këtij aktiviteti ishte Bashkia e Qytetit të Përmetit dhe kryetari

i saj Niko Shupuli. Ata bënë të mundur të prisnin një numër të madh njerzish në atë ditë dhe ishin ata që e kthyen atë ditë të aktivitetit në një festë të vërtetë për qytetin e Përmetit, ditë të veçantë dhe të gëzuar për të gjithë komunitetin, jo vetëm për pjesëmarrjen por edhe për vlerat që transmetoi për promovimin e kulturës dhe të sportit.

Intervistoi: Mimoza Golikja

Ish lojtari i Ekipit Kombëtar të Basketbollit, “Mjesh-

tri i Merituar i Sportit” dhe “Mjeshtër i Madh”, ish loj-tari legjendë i “Partizanit”, Gazmend Çaçi, aktualisht shef i Sektorit të Aktiviteteve Sportive-Kulturore pranë QK-MBMM, të Ministrisë së Mbrojtjes, ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit. Më 22 prill, ditën e shtunë, titulli iu dorëzua mjeshtrit të këtij sporti në një ceremoni mjaft të veçantë, të zhvilluar pikërisht në Pallatin e Sportit të qytetit nga është origjina e ikonëssë basketbollit shqiptar, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.Titulli sportistit të shquar iu dorëzua për meritat e tij të jashtëzakon-shme në sportin e basketbollit, jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit.

Kryeministri Rama e quajti një nder shumë të madh, jo vetëm për qytetin e Përmetit, por për mbarë kombin kontributin e Gaz-mend Çaçit në basketbollin shqiptar, ndërsa vlerësoi edhe figurat e tjera shquara të basketbollit shqiptar ndër vite. “Nder shumë i madh që sot, në Përmet të jemi bashkë

OpinioneGazment Çaçi, një nga

ikonat e basketbollit shqiptar Artan Kuqo, ish basketbollist“Eshtë një nga ikonat e basketbollit shqiptar dhe basketbollisti më i mirë

i të gjitha kohërave. Eshtë një kënaqësi sepse na mblodhi ne basketbollistët e të viteve viteve ’70, të viteve ’80. I urojmë shumë suksese dhe ato që ka arritur i ka merituar të gjitha”.

Edgar Prifti, ish basketbollist“Gazment Çaçi, është nga lojtarët më të mirë që ka patur dhe ndofta për

shumë kohë do të ketë Shqipëria. Gazment Çaçi i dha një kuptim tjetër lojës së qendrës, një lojtar që bashkë me të tjerët i dha rezultate të mrekullueshme bashketbollit shqiptar dhe në veçanti ekipit të “Partizanit”.

Korab Llazani, ish basketbollist“Gazment Çaçi, për mua brënda fushës, ka qënë si një gjeneral. Për

vitet që kamë luajtur me të, qoftë në ekipin kombëtar, qoftë me ekipet si kundërshtar, sepse unë kam luajtur me “Vllazninë”, është një personazh që nuk ka qënë asnjeherë vagon, por ka qënë gjithmonë lokomotivë, qoftë te “Partizani”, qoftë tek ekipi kombëtar.

Sabri Rustemi, ish basketbollist“Gazent Çaçi për mua është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë

dhe të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht këtë vlerësim të qytetit të Permetit, duke e shpallur “Qytetar Nderi” të tij. Për dhjetëvjeçarin ‘80-‘90 ka bërë diferencën në të gjitha ekipet shqiptare, si në ekipin kombëtar si në ekipin e “Partizanit”.

Qemal Shalsi, trajner basketbolli, “Mjeshtër i Madh”“Gazment Çaçi ju nënshtrua një programi individual, të grupuar dhe

kolektiv, që përfshinte pergatitjen e përgjithshme dhe speciale fizike dhe brenda një kohe tejet rekord ai arriti të luajë në 5-çen e parë te “Partizani” dhe më vonë në ekipin kombëtar. Gazment Çaçi ka luajtur basketboll gjithsejt 20 vite kampion, 3 vite kampion me të rinjtë dhe 17 vite kampion me ekipin e parë të “Partizanit”. Ka bërë 120 ndeshje ndërkombëtare nga të cilat 32 ndeshje me ekipin kombëtar dhe 78 ndeshje me ekipin e “Partizanit” duke qënë figura kryesore e basketbollit tone”.

Vaso Shaka, ish basketbollist i “17 Nendori”, “Mjeshtar i Madh”“Gazment Çaçi, të paktën për mua, është një nga lojtarët e vetëm të të

gjitha kohërave, i cili në të gjitha rolet ishti unik dhe më i miri. Mund të themë një kuorozitet të vogel, ndoshta nga influencat ka patur dyshime a është kështu, siç them unë apo jo, kur kemi qënë në Kanada, në një kampionat veteranesh, bëmë një ndeshje ku luante Detroiti me Shqipërinë. Detroiti kishte 4 lojtare te enbiet, Gazi bëri atë që se ka bërë njeri”.

Avni Ponari, president i FSHB“Eshtë një ditë e veçantë në Permet. Jo vetëm i ipet titulli një legjende

të basketbollit shqiptar, Gazment Çaçit, por është edhe rikthimi i pallatit te sportit në Permet, në një gjendje për të pritur stërvitjen e ekipeve kombëtare që do të vijnë këtu. Organizimi i këtyre aktiviteteve ka një peshë të rëndësishme sepse i tregon brezit të ri se këta janë legjendat e basketbollit, i tregon brezave historinë e basketbollit. Uroj që basketbolli të ecë me hapa të shpejtë përballë sfidave të basketbollit botëror dhe europian”.

Kliti Roshi, aktor, moderator i aktivitetit“Gazment Çaçi që në vitet 72-73, kam qënë në një klasë, madje edhe në

një bankë me të, sapo kishte hedhur hapat në ekipin e të rinjve, ndihej friksh-mëria e Gazit. Ndihej që në të ardhmen do të bëhej një kolonë e basketbollit shqiptar. Por kryevlera e Gazment Çaçit është se ai është një njeri i madh, një mjeshtër i merituar i njerzillëkut”.

Kostandin Shkurti, ish basketbollist i “17 Nendori”“Eshtë kënaqësi që një nga përfaqësuesit e basketbollit tonë, një nga

përfaqësuesit më të mirë të basketbollit tonë merr një titull shumë të lartë, “Qytetar Nderi” i Permetit. Eshtë një kënaqësi për ne, aq më tepër që e merr Gaz Çaçi, eshte kënaqësi për ne që bashkohemi bashkërisht, akoma komuniteti ynë jeton, jeton dhe jeton jashtëzakosht shumë mirë. Një thirrje e Gazit na mblodhi të gjithë këtu, rikthehemi në historitë tona, përkujtimet tona, gëzimet tona”.

Aleksandër Dhamo, ish basketbollist“Na mblodhi Gazi dhe me vertet e meriton Gazi këtë titull që mori sot.

Do të falenderoi të gjithë bashkelojtarët që na kujtuan ato vite të bukura dhe do të ishte kënaqësi të mblidhemi dhe të kujtojmë ato vite të tilla qoftë me lojra si sot”

Piro Trebicka, ish basketbollist“Eshtë një ngjarje e veçantë, sepse merr një titull shumë të lartë, ish

basketbollisti, një nga ish basketbollistët më të mirë të të gjitha kohëreve të Shqipërisë, Gazment Çaçi. Të jesh këtu për të nderuar këtë figurë të madhe është kënaqësi. Ka patur mjaft lojtarë të mirë Shqipëria, por Gazment Çaçi në rolin e vet ka qënë apsolutisht më i miri. Qendër si Gazi, në kohën tonë por edhe sot është vështirë të gjesh edhe në ekipet normale të europës”.

Spiro Shano, ish basketbollist“Gazment Çaçi është një nga sportistët më të mëdhenj të basketbollit

shqiptar. E përmënd se ka qënë një nga ata që nuk mund të zëvëndësohej. Ishte kënaqësi që erdhëm këtu për këtë figurë të madhe të basketbollit, por edhe si njeri dhe si familjar shëmbullor. Ka qënë i vetmi si kundershtar i imi, i frikshem. Kujtoi se me Gazim kemi fituar në ndeshje me ekipin kombëtar të greqise dhe kemi qënë një dyshe shëmbullore’.

për këtë ceremoni të merituar për Gazin, por besoj dhe Gazi është me fat që kanë ardhur ta shoqërojnë në këtë ceremoni të gjithë këta burra, që i kanë dhënë shumë nder dhe lavdi basketbollit shqiptar në vite të vështira. Jam i bindur që sikur këta të ktheheshin mbrapsht edhe njëherë në atë kohë, vetëm unë do ngelesha këtu në Shqipëri, të gjithë do kishin ikur, se do luanin me ekipe të mëdha. Gaz, çdo të mirë dhe Kryetarit të Bashkisë kompli-

mente që bëri gjënë e duhur për Përmetin. Është një nderim i madh, por dhe për ty është nder i madh të jesh “Qytetar Nderi” i Përmetit, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Pas ceremonisë, ish basketbol-listët më në zë të Shqipërisë, si Vaso Shaka, Bashkim Milo, Qemal Shalsi, Besnik Çela, Edgar Prifti, Artan Huqo e të tjerë emra të mëdhenj të basketbollit shqiptar, të ndarë në dy ekipe kanë zbritur në parket për një ndeshje nostalgjie.

KRyEMiniStRi RAMA: Është nderim të jesh

“Qytetar nderi” i Përmetit

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 20178 nato

Flamuri i Malit të Zi u ngrit në selinë e NATO-s të mërkurën (7 qershor 2017) në një ceremoni të veçantë për të shënuar pranimin

e vendit në NATO. Ceremonitë e ngritjes së flamurit u mbajtën njëkohësisht në Operacionet e Komandës Aleate (SHAPE) në Mons dhe Komanda Aleate për Trans-formimin në Norfolk të Virxhinias.

Pas ceremonisë Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç kanë mbajtur një konferencë të përbash-kët për shtyp.Storltenberg në fjalën e tij është shprehur se “Mali i Zi në mënyrë të barabartë ka marrë pjesë mes nesh. Tashmë ai ka vendin e tij në tryezën tonë dhe posedon fjalën e barabartë për të formësuar të ardhmen e Aleancës.”Duke vënë në dukje se anëtarësimi i Malit të Zi është tregues i politikës së NATO-s me “dyer të hapura” Stoltenberg tha se “Mund të përfshihen në NATO edhe ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen duke treguar se zbatojnë reformat, përqafojnë demokracinë dhe mbizotërimin e ligjit dhe gjithashtu që dëshirojnë të kontribuojnë për sigurinë tonë të përbashkët duke marrë përgjegjësitë.”Më tej Stoltenberg ka bërë të ditur se sot është një ditë historike dhe ka shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi jo vetëm për vendin dhe NATO-n , por është i dobishëm edhe për paqen, sigurinë ndërkombëtare si dhe stabilitetin e Ball-kanit. Edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka theksuar se tashmë edhe flamuri i Malit të Zi valëvitet në Bruksel si simbol i sigurisë dhe mirëqenies.

Mali i Zi u bë anëtari i 29 i Aleancës të hënën (5 qershor 2017) kur depozitoi instrumentin e tij të pranimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut me Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington DC.Në këtë ceremonimorën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon, Kryeministri i Malit të Zi Dusko Mark-oviç, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenbergdhe ministri i Jashtëm, Srdan Darmanoviç. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instru-mentin e pranimit të vendit në NATO.Sipas marrëveshjes së Atlantikut Verior, qeveria e SHBA-së është përgjegjëse për ruajtjen e dokumentacionit.

“Ky anëtarësim është një mesazh i fortë se dyert e NATO-s mbeten të hapura për të gjithë”, deklaroi Stoltenberg.“Sot Mali i Zi i bashkohet NATO-s, duke pasur në këtë organizatë ulësen e tij si shtet i barabartë dhe që me zërin e tij do të ndi-hmojë për t’i dhënë formë Aleancës”, tha Stoltenberg. Stoltenberg vuri në dukje se “NATO do të përfitojë nga Malit i Zi në Ballkanin Perëndimor, por dhe nga pro-fesionalizmi, trimëria dhe përkushtimi i burrave dhe grave të tij në uniformë”. Ai theksoi se premtimi kolektiv i NATO-s, Neni 5, i ka mbajtur aleatët të sigurt për gati shtatë dekada.Ministrat e Jashtëm të Aleatëve nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në maj 2016, pas të cilit të 28 parlamentet kombëtare votuan për ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi.

Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafir-mon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.Pranimi i Malit të Zi në NATO është i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në 1 prill të vitit 2009.

Mali i Zi në nAtO, i barabartë në tryezë në formësimin e Aleancës

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me rastin e depozitimit të dokumentit ligjor të Malit të Zi në Uashington DC, më 5 qershor 2017, kujtoi se në prill të vitit 1949, “vetëm pak larg prej këtu, 12 anëtarët themelues të Aleancës së NATO-s”, nënshkruan Trak-tatin e Uashingtonit. Stoltenberg kujtoi se Presidenti Truman në atë ceremoni tha, “Në këtë pakt, ne shpresojmë të krijojmë një mburojë kundër agresionit dhe frikën e agresionit. Një kështjellë e cila do të na lejojë të vazhdojmë me punën e vërtetë të qeverisë dhe shoqërisë. Punën për të ar-ritur një jetë më të plotë dhe më të lumtur

për të gjithë qytetarët tanë”.Sekretari i Përgjithshëm tha se “Që

atëherë, mburoja e NATO-s është zgje-ruar për të mbuluar 28 e tani 29 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut, mundësimi i pothuajse një miliardë njerëzve për të jetuar atë jetë më të plotë dhe më të lumtur. Ne jemi një aleancë e demokracive dhe ne kemi, nganjëherë, perspektiva të ndryshme politike, por së bashku ne ngrihemi mbi ato dallime dhe bashkohemi rreth një qëllimi të përbash-kët të qëndrojmë me njëri-tjetrin, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe nëse është e nevojshme, për të luftuar për të mbrojtur njëri-tjetrin”.

Ai tha se Neni 5, mbrojtja jonë kolek-tive, është thelbi i Aleancës, një lidhje unike që ka mbajtur kombet e NATO-s të sigurta për pothuajse shtatë dekada. “Sot, angazhimi ynë ndaj Aleancës është aq i fortë sa kurrë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ne e shohim atë në një prani ushtarake më të fortë amerikane në Evropë. Evropa dhe Kanadaja investojnë më shumë në mbrojtje”. Mali i Zi bash-kohet me NATO-n “me një vend në tryezë si i barabartë, me një zë të barabartë në formësimin e Aleancës tonë dhe pavarësia e tij është e garantuar. Nga ana tjetër, NATO përfiton nga vizioni i Malit të Zi në Ballkanin Perëndimor dhe nga pro-fesionalizmi, trimëria dhe përkushtimi i burrave dhe grave të tij në uniformë, trupa që shërbejnë në Misionin Mbështetës të Përhershëm në Afganistan”.

Stoltenberg tha se “Hyrja e Malit të Zi është e mirë për Malin e Zi është gjithashtu e mirë për stabilitetin e Ball-kanit Perëndimor dhe është mirë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Që nga themelimi i NATO-s, duke mbajtur derën tonë të hapur për anëtarët e rinj, ka qenë një nga kontributet tona më të mëdha për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Pranimi i Malit të Zi dërgon një sinjal për shtetet e tjera që kërkojnë anëtarësim, se nëse një vend vërtet reformon, nëse nxit demokracinë, forcon sundimin e ligjit, modernizon forcat e tij të armato-sura dhe kontribuon në mbrojtjen tonë kolektive edhe ai mund të bashkohet me Aleancën.67 vjet më parë, Presidenti Tru-man tha se njerëzit “me guxim dhe vizion mund të përcaktojnë fatin e tyre”. Sot Mali i Zi ka përcaktuar fatin e vet. Për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të ndjekur rrugën e lirisë dhe të paqes”.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet e Malit të Zi me nAtO-n

Mali i Zi u bashkua me Partneritetin për Paqe (PfP) në dhjetor 2006 dhe u ftua për t’u bashkuar me Planin e Veprimit për Anëtarësim në dhjetor 2009. Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s më

2 dhjetor 2015, aleatët ftuan Malin e Zi që të fillojë bisedimet e pranimit për t’u bashkuar me Aleancën dhe Protokolli i Anëtarësimit u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm aleatë më 19 maj 2016. Mali i Zi mbështeti aktivisht operacionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan nga 2010 deri në fund të vitit 2014 dhe tani po mbështet misionin vijues për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë.

Kush ka qenë rruga e Malit të Zi drejt integrimit

Aleatët janë të përkushtuar që të mba-jnë derën e NATO-s të hapur për partnerët e Ballkanit Perëndimor që duan të bashko-hen me Aleancën, të ndajnë vlerat e tyre dhe të jenë të gatshëm dhe të aftë të marrin

përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit. Integrimi Euro-Atlantik shihet si mënyra më e mirë për të siguruar siguri dhe stabilitet afatgjatë dhe të qëndrueshëm në rajon. Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP) është një program i këshillimit, ndihmës dhe mbështetjes praktike të NATO-s, i përshtatur për nevojat in-dividuale të vendeve që dëshirojnë të bashkohen me Aleancën. Pjesëmarrja në MAP nuk paragjykon ndonjë vendim të Aleancës mbi anëtarësimin në të ardhmen. Kështu Mali i Zi filloi ciklin e tij të parë të MAP-it në vjeshtën e vitit 2010 me paraqitjen e programit të tij të parë vjetor kombëtar. Në dhjetor 2015 aleatët e ftuan Malin e Zi për të filluar bisedimet e pra-nimit për t’u bashkuar me Aleancën. Më 19 maj 2016, ministrat e Jashtëm aleatë nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit për Malin e Zi. Pas nënshkrimit të Protokollit, Mali i Zi kishte statusin “Ftesë”, duke lejuar përfaqësuesit e tij të merrnin pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Aleancës. Pasi të 28 aleatët e ratifikuan Protokolin

e pranimit, Mali i Zi mund të aderonte në Traktatin e Uashingtonit dhe të bëhej anëtar i plotë i Aleancës. Kjo u formalizua me depozitimin e instrumentit të pranimit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Fushat kryesore të bashkëpunimit

Fushat kryesore të bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe NATO-s kanë qenë:

Bashkëpunimi i sigurisë: Në shkurt të vitit 2010, Mali i Zi vendosi të kontribuojë me trupat në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës (ISAF) të udhëhequr nga NATO në Afganistan, të cilat u vendosën atje së bashku me një njësi kroate. Pas përfun-dimit të operacionit të ISAF në fund të vitit 2014, Mali i Zi po mbështet aktu-alisht misionin e mëtejshëm (“Resolute Support”) për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë. Në mbështetje të përpjekjeve të kaluara për të pajisur dhe trajnuar Ushtrinë Kombëtare Afgane, Mali i Zi dhuroi më shumë se 1.600 armë dhe 250.000 raunde muni-cionesh. Qeveria gjithashtu ka premtuar mbështetje financiare për zhvillimin e ardhshëm të Forcave të Sigurisë Kom-bëtare Afgane.

Reforma e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, Reformat e sektorit të mbrojtjes dhe të sigurisë vazhdojnë të jenë elemente kyçe të bashkëpunimit. Aleanca si një e tërë dhe aleatë individualë kanë ekspert-izë të konsiderueshme që vendi mund të përfitojë në këtë fushë. Aleatët gjithashtu mbështesin procesin më të gjerë të re-formës demokratike, institucionale dhe gjyqësore në Mal të Zi. Në vitin 2013,

Mali i Zi zhvilloi një Rishikim të ri Strategjik të Mbrojtjes dhe krijoi një plan zhvillimi afatgjatë për ushtrinë e tij. Këto dokumente kanë siguruar një bazë për një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja e vendit në Procesin e Planifikimit dhe Rishikimit të PfP-së (PARP) ndihmon në zhvillimin e forcave që do të jenë plotësisht të afta për të kryer operacione paqeruajtëse dhe lehtësuese me NATO-n dhe forcat part-nere. Mali i Zi po merr pjesë gjithashtu në Programin e Integritetit të Ndërtimit, të NATO-s, për të forcuar qeverisjen e mirë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Vendi po punon gjithashtu me NATO-n për të promovuar zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR) 1325, i cili njeh ndikimin disproporcional që lufta dhe konfliktet kanë ndaj grave dhe fëmijëve. RKSKB 1325 bën thirrje për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet në çështjet që shkojnë nga parandalimi i hershëm i konflikteve deri

tek rindërtimi, paqja dhe siguria pas konf-liktit.Mali i Zi po merr pjesë në iniciativa të ndryshme të mbrojtjes kibernetike. Aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë mbështetur më parë projekte praktike të Fondit të Mirëbesimit në këtë fushë, duke përfshirë një projekt në Serbi dhe Mal të Zi për të hequr minat kundër personave. Një projekt i ri i Fondit të Mirëbesimit me Malin e Zi filloi në verën e vitit 2016, me qëllim mbështetjen e çmilitarizimit të sigurt të rreth 416 ton municionesh.

Planifikimi i emergjencave civile, Në bashkëpunim me Qendrën Euro-Atlantike të Bashkërendimit të Reagimit ndaj Fat-keqësive të NATO-s (EADRCC), Mali i Zi po krijon një sistem kombëtar të paralajmërimit të hershëm, duke ndërtuar një qendër kombëtare të situatave të krizës dhe duke zhvilluar aftësitë e tij të reagimit emergjent. Mali i Zi organizoi një stër-vitje në terren të menaxhimit të pasojave, “Crna Gora 2016”, nga 31 tetori deri më 4 nëntor 2016. Ushtrimi u organizua bashkarisht nga EADRCC dhe Drejtoria Malazeze për Çështjet Operacionale (Sek-sioni për Menaxhimin e Emergjencave në Ministrinë e Brendshme).

Bashkëpunimi shkencor i lidhur me sigurinë, Mali i Zi është angazhuar në mënyrë aktive në kuadrin e Programit të NATO-s për Shkencën e Paqes dhe Sigurisë (SPS) që nga viti 2006. Programi SPS mundëson bashkëpunim të ngushtë me çështje me interes të përbashkët për të rritur sigurinë e vendeve të NATO-s dhe atyre partnere. Duke lehtësuar përpjekjet ndërkombëtare, veçanërisht me një fokus rajonal, Programi synon të adresojë sfidat e reja të sigurisë, të mbështesë operacionet e drejtuara nga NATO dhe të avancojë paralajmërimin e hershëm dhe parashi-kimet për parandalimin e fatkeqësive dhe krizave.

Informacion publik, Udhëtimi i Malit të Zi në anëtarësimin në NATO kërkon qasje të mirë publike në infor-mata mbi përfitimet e bashkëpunimit dhe anëtarësimit në NATO. Divizioni i Diplo-macisë Publike të NATO-s bashkëpunon në mënyrë aktive me autoritetet malazeze si dhe me një gamë të gjerë të partnerëve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të me-dias, anëtarëve të parlamentit, komunave lokale etj.

Struktura për bashkëpunim, Që nga rimarrja e pavarësisë së tij në vitin 2006, Mali i Zi ka ndërmarrë një program të gjerë reformash strukturore dhe insti-tucionale. Instrumentet në dispozicion në kuadër të PfP ndihmojnë në masë të madhe në këtë proces. Fillimisht vendi zgjodhi të forconte fokusin e reformës së bashkëpunimit duke zhvilluar një Plan Veprimi Individual të Partneritetit (IPAP) me NATO-n më 2008. Ajo u kalua përmes një cikli të suksesshëm IPAP nga 2008 në 2010, përpara se të kalonte në vjeshtën e vitit 2010 në një Program Kombëtar Vjetor Brenda kuadrit të MAP.Mali i Zi gjithashtu ka marrë pjesë në Procesin e Planifikimit dhe Rishikimit të PpP-së, që nga viti 2006. Roli i PARP është të sigurojë një bazë të strukturuar për identifikimin e forcave dhe aftësive që mund të jenë në dispozicion të Aleancës për trajnime, ushtrime dhe operacione shumëkombëshe. Ai gjithashtu shërben si mekanizmi kryesor që përdoret për të udhëhequr dhe matur progresin e mbrojtjes dhe reformën ushtarake. Një proces dyvjeçar, PARP është i hapur për të gjithë partnerët në baza vullnetare.Për të lehtësuar bashkëpunimin, Mali i Zi ka krijuar një mision në NATO, si dhe një zyrë ndërlidhëse në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Europës (SHAPE).

msc. mimoZa GoLiKjamali i zi në nato-Stabilitet në Ballkanin perëndimor

Mali i Zi, zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s

Stoltenberg: “Sot Mali i Zi ka përcaktuar fatin e vet. Për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të ndjekur rrugën e lirisë dhe të paqes. Dobro dosla, Crna Goro! Welcome to NATO!”

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 9nato

Politikania amerikane, Mad-eleine Albright, ish Sekretare e Shtetit të SHBA, një prej figurave qëndore në mbështetje

të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, i ka dorëzuar më 5 qershor, 2017, Sek-retarittë Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Çmimin Ndërkombëtar të Lidershipit, për shërbimin e tij si Sek-retar i Përgjithshëm dhe si Kryeministër i Norvegjisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse në Këshillin e Atlantikut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolten-berg, falënderoi Madeleine Albright, dhe tha se: “Ju keni qenë gjithmonë një kampion i hapur i NATO-s. Si edhe një kolege dhe një mike frymëzuese”. “Ky çmim do të thotë shumë për mua. Sepse unë jam një atlantist i vërtetë në çdo kuptim të fjalës”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu përgëzoi Admiralin Michelle Howard, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, si dhe të nderu-arit e tjerë që morrën këtë vit Çmimin Ndërkombëtar të Lidershipit të Shquar nga Këshilli Atlantik, Lartësia e saj Mbretërore Haya Bint Al Hussein, Wil-liam Ford Jr dhe Renee Fleming.

Në ceremoninë e dhënies së çmi-meve në Uashington DC, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, i bëri thirrje Evropës dhe Amerikës së Veriut për të “mbajtur aleancën tonë të fortë”’. Ai theksoi rëndësinë e lidhjes transatlantike në mbajtjen e aleatëve të sigurt për gati shtatë dekada: “Kjo është ajo për të cilën NATO është e gjitha. Angazhimi ynë Neni 5: një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Sekretari i Përgjithshëm tha gjithashtu se Mali i Zi e kishte bërë angazhim e tij më herët gjatë asaj dite, duke u bashkuar me familjen transat-lantike të NATO-s si aleati i 29-të. Ai nënvizoi se kjo lidhje unike është e çmuar për të gjithë dhe mirëpriti që angazhimi i aleatëve në NATO të shihet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. “SHBA po rrit praninë e saj ushtarake në Evropë, dhe Evropa dhe Kanadaja po investojnë më shumë në mbrojtje. Ne mund të jemi të ndarë nga një oqean, por ne jemi gjithashtu aleatët më të afërt”, tha ai.

Në vazhdim, Stoltenberg, ka folur për rëndësinë qe ka NATO për Norveg-jinë. “Për norvegjezët, identiteti ynë, historia jonë, ka të bëjë me Oqeanin Atlantik. Norvegjia është një brez i ngushtë toke me një bregdet shumë të gjatë, shumë fjorde, shumë male ... dhe disa renë. Si vikingët, lundruam Atlan-tikun”, tha Stontelberg. “Ne, vazhdoi ai, ishim evropianët e parë që zbuluan

Amerikën. Problemi i vetëm është që ne e kemi lënë shumë shpejt dhe ne harruam t’i tregonim të gjithëve për zbulimin tonë. Deri më sot, Norvegjia mbetet një komb detar. Kështu që unë kurrë nuk e kam kuptuar mjafttueshëm shprehjen: “Oqeanet ndajnë”, për mua, oqeanet i sjellin njerëzit së bashku dhe e di këtë nga përvoja ime. Në fakt, “transatlantik” do të thotë diçka shumë personale për mua dhe për familjen time. Babai im lindi në Norvegji. Por nëna ime lindi në këtë anë të Atlantikut. Në Patterson, New Jersey. Pra, në një kuptim të vërtetë, unë jam produkt i një aleance transatlantike dhe kalova dy vitet e para të jetës sime në San Fran-cisko. Pastaj, duke u rritur në Norvegji gjatë Luftës së Ftohtë, ne flinim të qetë natën duke ditur se NATO, djemtë e mirë, ishin atje për të na mbrojtur.Si rekrutë të rinj në Ushtrinë norvegjeze, ne stërviteshim për të qëndruar derisa aleatët tanë të Atlantikut do të vinin në ndihmë. Ne e dinim që nuk ishim vetëm. Kjo është ajo që NATO është mbi të gjitha.Angazhimi ynë Neni 5: Një për të gjithë dhe për të gjithë dhe një vend tjetër e ka bërë këtë angazhim. Më parë sot, isha shumë i kënaqur të mirëpresim Malin e Zi si anëtarin e 29-të të familjes tonë transatlantike. Dhe e përdor fjalën “familje” me qëllim. Ashtu si çdo familje, ne kemi dallimet tona.

Por për gati 70 vjet, familja jonë e NATO-s është rritur mbi ato dallime.

Ne kemi punuar së bashku për një qëllim të përbashkët: Paqen, sigurinë dhe prosperitetin e popullit tonë. Në të dy anët e Atlantikut. Është një lidhje unike që ka mbajtur kombet tona të sigurta për pothuajse shtatë dekada. Sot, angazhimi ynë ndaj Aleancës është aq i fortë sa kurrë. Jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. SHBA po rrit praninë e saj ushtarake në Evropë. Dhe Evropa dhe Kanadaja po investojnë më shumë në mbrojtje. Ne mund të jemi larg prej oqeaneve, por ne jemi gjithashtu më të afërtit aleatë.Kjo është një gjë e çmuar për të gjithë ne. Por nuk mund ta marrim atë si të mirëqënë. Sulmet në Londër të shtunën janë një kujtesë tragjike për sfidat me të cilat përballemi të gjithë. Për punën e rëndësishme që duhet të bëjmë për t’i kapërcyer ato dhe vlerat e shoqërive tona të hapura dhe të lira, të cilat ne të gjithë i kemi të shtrenjta.Kështu që unë mbështetem te të gjithë ju për të ndihmuar në ruajtjen e Aleancës tonë të fortë dhe ju falën-deroj edhe njëherë për këtë mirënjohje të veçantë”.

Çdo vit, Këshilli i Atlantikut mban një ceremoni të dhënies së lidershipit të shquar ndërkombëtar për të nderuar ud-hëheqësit që shërbejnë si shtylla të ko-munitetit transatlantik. Ky çmim është nderi më i lartë i dhënë nga Këshilli i Atlantikut. Ban Ki-moon, Bill Clinton, George H.W. Bush, Tony Blair dhe Anders Fogh Rasmusen, janë nderuar më parë me këtë çmim.

Shkurt 2003: republika Federale e Jugosllavisë nga një bashkim shtetesh zëvendësohet me emrin Serbi dhe Malin e Zi.3 qershor 2006: Pas një votimi për pavarësinë më 21 maj, parlamenti malazez deklaron zyrtarisht pavarësinë.nëntor 2006: Aleatët e NATO-s ftojnë Malin e Zi të bashkohet me Partneritetin për Paqe (PfP) në Samitin e rigës.Dhjetor 2006: Mali i Zi bashkohet me Partneritetin për Paqe.2007: Në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s për të pajisur dhe trajnuar Ush-trinë Kombëtare Afgane, Mali i Zi dhuron armë dhe municion.Prill 2008: Në samitin e Bukureshtit, krerët e aleatëve bien dakord që të fil-lojnë një dialog të intensifikuar me Malin e Zi për aspiratat e anëtarësimit dhe reformat e ndërlidhura.Korrik 2008: Mali i Zi pajtohet me një Plan Veprimi Individual të Partneritetit me NATO-n, i cili fokusohet në gamën e plotë të çështjeve politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë lidhur me aspiratat e saj për anëtarësim.Dhjetor 2009: Ministrat e Jashtëm të NATO-s ftojnë Malin e Zi për t’u bashkuar me Planin e Veprimit për Anëtarësim.Shkurt 2010: Mali i Zi vendos të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan.Vjeshtë 2010: Mali i Zi paraqet programin e tij të parë vjetor kombëtar në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim.29 qershor 2011: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh rasmusen viziton Budvën, Mal të Zi, ku takon Presidentin Filip Vujanoviq dhe Kryeministrin Igor Lukshiç. Gjatë udhëtimit të tij, ai mban një fjalim të madh “NATO dhe Ballkani Perëndimor” në një takim të Kartës së Adriatikut.21 mars 2012: Kryeministri Luksić i drejtohet Këshillit të Atlantikut të Veriut.27 qershor 2012: Sekretari i Përgjithshëm vlerëson angazhimin e Malit të Zi për të zbatuar reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e anëtarësimit në NATO, pas bisedimeve në Shtabin e NATO-s me Ministrin e Jashtëm të vendit Milan Roćen dhe Ministrin e Mbrojtjes Milica Pejanoviç-Durišić.26 mars 2013: Kryeministri i Malit të Zi Milo Dukanoviç viziton Shtabin e NATO-s për takime me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.16 tetor 2013: Presidenti Filip Vujanoviç viziton Shtabin e NATO-s për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për të diskutuar përparimin në axhendën e reformave të Malit të Zi dhe bashkëpunimin në rritje.Mars 2014: Kryeministri Milo Gjukanoviç mban bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i drejtohet Këshillit të Atlantikut të Veriut në Shtabin e NATO-s.Maj 2014: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh rasmusen viziton Podgoricën për bisedime me Presidentin Filip Vujanoviç, Kryeministrin Milo Gju-kanoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme Igor Lukshiq dhe Kryetarin e Parlamentit ranko Krivokapiq.Qershor 2014: Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm njofton se NATO do të hapë bisedime të intensifikuara dhe të fokusuara me Malin e Zi dhe do të vlerësojë më së largu deri në fund të vitit 2015 nëse do të ftojë Malin e Zi për t’u bashkuar me Aleancën.Shtator 2015: Në Samitin e Uellsit, liderët e NATO-s miratojnë vendimet e marra nga ministrat e Jashtëm në qershor dhe ftojnë në të ardhmen ndërkohë që Mali i Zi të vazhdojë përpjekjet e tij për të adresuar sfidat e mbetura për anëtarësimin në NATO.15 prill 2015: Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç viziton Shtabin e NATO-s për të takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.14-15 tetor 2015: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut bëjnë një vizitë dy-ditore në Mal të Zi për të vlerësuar përpa-rimin e vendit për reformat dhe perspektivat e saj për anëtarësim në Aleancë.2 dhjetor 2015: Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel fton Malin e Zi për të filluar bisedimet e pranimit për t’u bashkuar me Aleancën, duke inkurajuar progresin e mëtejshëm mbi reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.Shkurt 2016: Përfaqësuesit e Malit të Zi zhvillojnë bisedime të pranimit me Shtabin Ndërkombëtar të NATO-s në Shtabin e NATO-s.19 maj 2016: Ministrat e Jashtëm aleatë nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit, i cili i jep statusin e të ftuarit Malit të Zi dhe fillon procesin e ratifikimit në kryeqytetet aleate.9 korrik 2016: Në Samitin e NATO-s në Varshavë, udhëheqësit aleatë nënvizojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e tyre për aspiratat euro-atlantike të vendeve në rajon. Ata theksojnë se vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe për procesin e integrimit euroatlantik. Sa i përket Malit të Zi, ata shpresojnë në përfundimin e shpejtë të ratifikimit të Protokol-lit të Pranimit dhe në përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi mbi reformën para dhe pas bashkimit me Aleancën.31 tetor - 4 nëntor 2016: Mali i Zi pret një stërvitje në fushën e menaxhimit të pasojave, “Crna Gora 2016”, organizuar bashkërisht nga pjesë të Ministrisë së Brendshme dhe Qendrës Euro-Atlantike për Bashkërendimin e reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s (EADrCC).3 nëntor 2016: Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm rose Gottemoeller merr pjesë në ceremoninë e mbylljes së stërvitjes së emergjencës civile dhe ka diskutime me Presidentin Filip Vujanoviç, Kryeministrin Milo Gjukanoviç dhe me ministra të tjerë të rëndësishëm. Ajo përgëzon Malin e Zi për festimin e vitit të dhjetë të pavarësisë në vitin 2016 dhe përparimin e saj drejt anëtarësimit në NATO, duke nënvizuar se Aleanca shpreson ta mirëpresë vendin si anëtari i 29-të i NATO-s në të ardhmen e afërt.5 qershor 2017: Mali i Zi i bashkohet NATO-s.

Mali i Zi: Kronologjia e anëtarësimit në nAtO

Çmimi u dha nga madeleine ollbrajt, ish Sekretare e Shtetit ShBa-së

Stoltenberg nderohet me Çmimin Ndërkombëtar

të LidershipitKëtë çmim e kanë marrë edhe personalitete botërore

si: Bill Clinton, George H.W. Bush, Tony Blair, Ban Ki-moon, dhe Anders Fogh Rasmusen

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 201710 kosova

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në Kursin e Instruktorëve të Operacioneve Shumëkombëshe në Mbështetje të Paqes (Multi-national Peace Support Operations Instructor Training Course), është në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh me Britaninë e Mad-he. Qëllimi i kursit është pajisja e instruktorëve me njohuri tekni-ke të nevojshme dhe përgatitja e tyre me aftësi konvencionale ushtarake.

Në mesin e 30 studentëve, oficerë nga 8 shtete të botës, pjesëtari i Batalionit të Tretë të Reagimit të

Shpejtë(BRSH), të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), kapiten Adison Gara fitoi çmimin “Top Student”, pra studenti më i mirë në përfundimin e Kursit për Instruktor të Operacio-neve Shumëkombëshe në Mbështetje të Paqes (Multinational Peace Sup-port Operations Instructor Training Course) në Vyshkov të Republikës së Çekisë.

Trajnimi ka përfshirë aktivitete të ndryshme rreth përgatitjeve të instruktorëve për operacione paqeruajtëse, dhe është zhvilluar nga data 30 prill deri më 3 qershor 2017, i planifikuar dhe i udhëhequr nga Ekipi Këshillues Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar (British Military Advisory Team- (BMAT). Pjesëtarët e FSK-së, pjesëmarrës në këtë kurs, treguan rezultate të larta si në aspektin akademik gjithashtu edhe në atë praktik gjatë zhvillimit të operacioneve.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në Kursin e Instruktorëve të Operacioneve Shumëkombëshe në Mbështetje të Paqes (Multina-tional Peace Support Operations

Në Brigadën për Reagim të Shpejtë në kazermën ”Ush-tarët e NATO-s” në Istog, u realizua gara “Ujku

Garues 2017”. Kjo garë është realizuar për herë të tretë në nivel të BRSH-së, ku garuesit sfidohen në shkathtësi profesionale dhe fizike. Në garë morën pjesë gjithsejtë 13 ekipe, secili batalion i BRSH-së me nga 3 ekipe, gjithsej 9 ekipe, BMO me tri ekipe dhe KDS-ja me një ekip. Di-siplinat në te cilat u sfiduan garuesit ishin këto: Vrapimi 3.2 km, hedhja e granatës së dorës, shtyrja e autoblindës, vëzhgim, kalimi i zonave të minuara dhe kalimi mbi zona të rrezikshme.

Synimi kryesor i organizimit të kësaj gare ka qenë që ekipet pjesëmarrëse të sfidoheshin në disiplinat e lartcekura, në mënyrë që të dëshmonin përgatitjen fizike dhe men-dore. E gjithashtu, kjo garë është realizuar me qëllim të motivimit të pjesëtarëve për ngritjen e vazhdueshme të shkathtësive profesionale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet njësive të FSK-së.

Ceremonia e certifikimit të garës së shkathtësive ush-tarake “Ujku Garues 2017” u realizua sot në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Is-tog. Në ceremoni ishin të pranishëm: Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, KOMBRSH kolonel Xhevahir Geci, Zv.KOMBMO kolonel Avdi Raci, rreshter majorja koman-duese e Gardës se IOWA-s Reachel Fails, Shtabi i BRSH-së, komandantet e batalioneve, oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së dhe njësive tjera të FSK-së.KOMBRSH, kolonel Geci gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve shfrytëzoi rastin t’i uronte të gjitha ekipet për sukseset që treguan në këtë garë. Ai veç tjerash tha: “Qëllimi i ynë është që

përmes kësaj gare të ngremë nivelin e punës ekipore, shpirtin garues dhe përgatitjen fizike dhe profesionale të pjesëtarëve të njësive tona. Kjo garë ka arritur që jo vetëm të jetë sfiduese, por gjithashtu ka karakter miqësor duke e ngritur edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet njësive të FSK-së, më qëllim që të gjithë së bashku të arrijmë synimet tona madhore. Garat dhe aktivitetet që po zhvillohen brenda FSK-së janë duke ndikuar dukshëm në sukseset dhe rezultatet që në vazhdimësi po tre-gojnë pjesëtarët e FSK-së në trajnime, në shkolla prestigjioze ushtarake dhe në gara të ndryshme jashtë vendit.

Ekipet garuese të FSK-së treguan përkushtim dhe disiplinë maksimale, duke bërë që kjo garë të bëhet edhe më sfiduese dhe të arrijë objektivin për të cilin është dizajnuar.Angazhimi

i përbashkët i pjesëtarëve në ekipet e tyre dëshmoi për rëndësinë që ka individi në ekip si dhe rëndësinë që ka puna ekipore në arritjen e suksesit të përbashkët.Gjithashtu është për t’u vlerësuar dhe angazhimi i Shtabit të Brigadës, rreshterit të parë dhe ekipit të instruktorëve, të cilët me sukses ar-ritën të menaxhojnë organizimin dhe realizimin e kësaj gare.Planifikimi dhe organizimi profesional, vlerësimi transparent dhe rritja e interesimit për pjesëmarrje janë shenjat më të

mira që gara “Ujku Garues” është duke evoluar dhe zhvilluar edhe më tej”.Në fund të garës, në bazë të performancës së treguar, në mënyrë transparente u bë përzgjedhja e tri vendeve të para të cilat u vlerësuan me çmime si në vijim: Vendi i Tretë- BRSH-Batalioni i Tretë K3A. Vendi i Dytë–BRSH-Batalioni i Parë Ekipi i Tretë dhge vendi i Parë–BRSH- Batalioni i Dytë K2B.Nga komandanti i BRSH-së, tri vendet e para u shpërblyen me Emblemën e BRSH-së, të gjitha ekipet pjesëmarrëse me certifikata, ndërsa rreshter majorja amerikane Reachel Fails u nderua me mirënjohje.

Shkëlzen Sylaj në takimin e CiDS-it

-Vjenë-Austri

Trembëdhjetë ekipe në “Ujku Garues 2017”

instruktorët e Marinsave Amerikan

FSK: Nëntë pjesëtarë u certifikuan për “Brezin e Gjelbërt”

Krahas ngritjes profesionale, pjesëtarët e FSK janë në të përgatitur edhe fizikisht në përballimin e çdo lloj sfide, qoftë fizike apo psikikeNëntë pjesëtarë të njësive të ndryshe të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) u

certifikuan më 30 maj 2017 për Brezin e Gjelbërt nga instruktorët e Marinsave Ameri-kan.Në këtë ceremoni të certifikimit e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të pranishëm ishin Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, zv.komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Irfete Spahiu si dhe eprorë të lartë të FSK-së dhe mysafir nga Ambasada Amerikane.

Me këtë rast të pranishmëve ju drejtua gjeneral Rama i cili e falënderoi ambasadën Amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme qe janë duke e bërë për pjesëtarët e FSK-së, dhe shtoi: “falënderoj Ambasadën Amerikane dhe Instruktorët e marnisave amerikan për mbështetjen dhe përkrahjen që janë duke i dhënë FSK-së, pa përkrahjen e partnerëve tan ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot”.Komandant Rama i përgëzoi edhe pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi “Ju keni treguar gatishmëri, përkushtim dhe vetëbesim gjatë këtij trajnimi dhe shpresoj që këto përvoja qe keni fituar në Arte Marciale ti shpërndani neper njësite aty ku shërbeni”.

I kënaqur nga realizimi i këtij trajnimi u shpreh edhe Komandanti i Detashmentit Marin Security Gard, rreshter i shtabit Morales Wincenti i cili i falënderoj pjesëtarët e FSK-së për bashkëpunim e treguar gjatë këtij trajnimi, dhe shtoi: “dua t’i falënderoj pjesëtarët e FSK-së për mundësinë qe na dhanë të trajnohemi me ju, por edhe për bashkëpunimin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë realizimit të këtij trajnimi”.Me këtë ekip i cili u certifikua sot për brezin e gjelbër, do vazhdojmë edhe për brezin e kaftë dhe të zi, duke shpresuar që të organizojmë edhe trajnimin “Trajno Trajnerët” që në të ardhmen instruktorët FSK-së të realizojnë trajnime të tilla për pjesëtarët e saj.Qëllimi i këtij trajnimi i cili u realizua nga dt. 15-26 maj është që krahas ngritjes profesionale ne fushat e tjera, pjesëtarët e FSK te jenë të përgatitur edhe fizikisht në përballimin e çdo lloj sfide, qoftë fizike apo psikike.

Sekretari i përgjithshëm i MFSK–së, z. Shkëlzen Sylaj së bashku me asistentin e tij personal, z. Florin Hoxha me ftesë të CIDS (Center for Integrity in Defence Sector /Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes) nga data 25 deri më 27 maj 2017, qëndruan në Vjenë të Austrisë, për të marrë pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësues të CIDS-it dhe ekspertë rajonalë të CIDS-it.Në këtë takim z. Damir Ahmetovic-ekspert rajonal i CIDS-it dhe z. Florian Qehaja- udhëheqës i ekipit të CIDS për Kosovë, në prani të Knut Walbæk-ken/ CIDS Oslo dhe Svein Eriksen/ CIDS Senior Advisor, prezantuan raportin e implementimit të projekteve për periudhën trevjeçare: Menaxhimi i Resurseve Njerë-zore dhe Ngritja e Integritetit në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK).Gjatë takimit sekretari i përgjithshëm i MFSK–së, z. Shkëlzen Sylaj falënderoi Qeverinë norvegjeze për përkrahjen e va-zhdueshme që i ofron MFSK–së, në veçanti me dy projektet shumë të rëndësishme për MFSK-në.Me këtë rast sekretari i përgjithshëm shfrytëzoi rastin që me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të kërkojë nga përfaqësues të CIDS–it që gjatë periudhës së ardhshme të nënshkruajë Marrëveshje Bashkëpunimi me MM të Norvegjisë.Po ashtu në këtë takim sekretari i përgjithshëm para përfaqësuesve të CIDS, shfrytëzoi rastin që të paraqesë propozimet e tij dhe arsyetimin për vazhdimin e përkrahjes edhe për periudhën e ardhshme trevjeçare.

në vyshkov të republikës së Çekisë

Toger Adison Gara fiton çmimin “Top Student”

Midis 30 studentëve, oficerë nga 8 shtete të botës, moti pjesë edhe Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë(BRSH), të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Instructor Training Course), është në vazhdën e bashkëpunimit dyp-alësh me Britaninë e Madhe.

Qëllimi i kursit është pajisja e instruktorëve me njohuri teknike të nevojshme dhe përgatitja e tyre me aftësi konvencionale ushtarake.Përveç kapiten Adison Garës, i cili u shpall edhe studenti më i mirë i gjeneratës, këtë kurs e vijuan edhe kapiten Alban Bujupi, toger El-basan Sabedini dhe rreshter major Bedri Zuka.Është fakt i njohur se pjesëtarët e FSK-së, qofshin oficerë apo nënoficerë, kudo në studime, ushtrime, trajnime dhe operacione jashtë vendit po tregojnë rezultate të shkëlqyera.

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 11maqedonia

Radmila Shekerinska: Maqedonia sot është vendi i vetëm në këtë grup i cili ende nuk është anëtare e Aleancës. Ajo shtoi se aktivitetet e reformave në kontekst të NATO-s për shumë arsye u ngadalësuan, se Armata tash disa vite funksionon me buxhete të shkurtuara dhe se ka patur presione të ndryshme në aspekt të sigurisë, rreziqeve të botës moderne, por edhe presione dhe nga politizimi dhe motivimi i reduk-tuar në mesin e profesionistëve në këtë sektor.

Edhe një tjetër ministri Mbrojtje do të drejtohet nga një femër. Kjo ështe Min-istria e Mbrojtjes e Maqe-

donisë. Një politikane me përvojë do ta drejtojë atë.Ajo është Radmila Shekerinska, antare e kabintetit qeveri-tar të Zoran Zaev. Në një ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes, më 1 qershor 2017, në prani të të punësuarve në MM dhe Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së u bë pranim-dorëzimi i postit të ministrit të mbrojtjes nga ministri në largim Zoran Jolevski ministres Radmila Shekerinska.

“Para jush dhe popullit të Maqe-donisë si ministre e Mbrojtjes zotohem se do të angazhohem për forcimin e reputacionit ndërkombëtar dhe poz-itën e vendit tonë lidhur me qëllimin e deklaruar konsensual strategjik të anëtarësimit në NATO dhe se do të angazhohem për reformat e nevojshme që do të rrisin sigurinë tonë, që do të garantojnë një ushtri profesionale dhe efikase”, tha ministrja Shekerinska para të pranishmive. Ajo theksoi se edhe pse iniciator të Kartës së Adria-tikut, Maqedonia sot është vendi i vetëm në këtë grup i cili ende nuk është anëtare e Aleancës. Ajo shtoi se aktivitetet e reformave në kontekst të NATO-s për shumë arsye u ngadalësu-an, se Armata tash disa vite funksionon me buxhete të shkurtuara dhe se ka patur presione të ndryshme në aspekt të sigurisë, rreziqeve të botës moderne, por edhe presione dhe nga politizimi dhe motivimi i reduktuar në mesin e profesionistëve në këtë sektor.

Ministrja paralajmëroi rikthimin e procesit të integrimit në NATO në prioritetet kryesore të Ministrisë, si dhe një sistem më të hapur dhe transparent për menaxhimin e stafit me theks në profesionalizëm më të madh, depolitizimin dhe menaxhimin e karrierës në bazë të meritës, e jo standardeve fiktive.

„Profesionistët e ndershëm i bëjnë institucionet e fuqishme dhe efikase. Profesionistë të ndershëm të ven-dosur në vendet e duhura. kjo do të jetë politika ime nga dita e parë. Nga dita e parë do të angazhohem edhe në ngritjen e standardit dhe kushteve në të cilat funksionojnë të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes“, tha ministrja Shekerinska.

Para nëpunësve të pranishëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, ministrja u shpreh se do të investojë të gjitha njohuritë dhe për-vojën e saj, së bashku me strukturat e reformuara të mbrojtjes, së bashku me punonjësit e ushtrisë dhe Ministrisë, për të siguruar unitetin dhe sigurinë e shtetit, të ardhmen e saj të sigurt një fakt i cili do të konfirmohet nga përm-bushja e qëllimit të madh-Maqedonia anëtare e Aleancës së NATO-s.

Në fjalën e tij, ministri në largim Jolevski uroi zgjedhjen e ministres Shekerinska dhe gjithashtu u ndal edhe në arritjet e mëdha në mbrojtje, dhe

sfidat për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit mbrojtës të vendit. Ish ministri foli për kontekstin strategjik, me theks të veçantë në terrorizmin, flukseve të migrimit dhe kërcënimeve hibride të paligjshme, ndërsa sa i përket politikës së mbrojtjes vuri në dukje objektivat kryesore të Maqedonisë si mbrojtjen e sovranitetit, ndërtimin e një ushtrie të fortë dhe efikase dhe anëtarësimin

në aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian. “Dua të falënderoj bash-këpunëtorët e mi të deritanishëm. Ju jeni ndër profesionistët më të mirë dhe më të aftë që punojnë në institucionet e Republikës së Maqedonisë. Së bashku me përkushtimin tuaj, ju jeni një ele-ment kyç për suksesin e çdo ministri”, përfundoi ministri i mbrojtjes në largim Jolevski në fjalimin e tij.

Radmila Shekerinska, ministrja e re e Mbrojtjes e Maqedonisë

QeVeRIa e Re e MaQedonISë

Radmila Shekerinska: “Profesionistë të ndershëm të vendosur në vendet e duhura. Kjo do të jetë politika ime nga dita e parë”

takimi i dytë i grupit punues

Konferenca 21 me Shefa të Ushtrive të Kartës SHBA-Adriatik (A 5)

Për përgatitjen e Konferencën e 21, tjë shefave të Shtabit të ushtrive të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatik e (A5), më 30 maj 2017, u zhvillua në Shkup takimi i dytë i grupit punues për realizimin e Konfer-ences, ku përveç përfaqësuesit të ARM si vend organizator, morën pjesë edhe përfaqesues nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve anëtare të A-5.

Grupi punues i Kartës së Adriatikut, pavarësisht shqyrtimit dhe rishi-kimit të listës së aktiviteteve për vitin 2017, si memorandum i mirëkuptimit për stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe trajnimi në territoret e Shteteve Anëtare të A-5, theks i veçantë i është dhënë stërvitjes së ardhshme “Re-action përbashkët 17 “.

Në takimin e zhvilluar në Shkup, u diskutuan detajet rreth organizimit të konferencës dhe temat kryesore të cilit do të diskutohen Konferencë e 21-të, të shefave të ushtrive të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatik.

Konferenca, do të organizohet nga Republika e Maqedonisë në peri-udhën nga 12-14 shtator 2017, ku do të marrin pjesë shefat e ushtrive të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (Maqedonia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi), përfaqësues të Forcave të Arma-tosura të Shteteve të Bashkuara në Evropë, komanda e Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, komandantët e Gardës kombëtare (NG) të shteteve të partnerit të SHBA, vendeve të A5 dhe vendeve vëzhguese (Sllovenia, Serbia dhe Kosova).

Kush është politikania me përvojë Radmila ShekerinskaRadmilla Shekerinska që nga data 1 qershor 2017 është Ministre aktuale

e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. Ka lindur ne Shkup me 10 qershor 1972. Ajo ka shërbyer katër mandate si Deputete në Kuvend (1998-2002; 2006-2008; 2008-2011 dhe 2011-2014). Ajo poashtu ka qenë edhe Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që nga themelimi deri në vitin 2014. Në këtë cilësi, ajo ka qenë anëtare e disa komisioneve: Komisioni për punë të Jashtme, Komisioni i Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Rininë dhe Mjedisin Komisioni për Arsim. Gjithashtu ka morrë pjesë në delegacionet e Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin Evropian, Unionin Ndërparlamentar dhe delegacione të tjera dypalëshe.

Nga viti 2002 deri 2006 ka qenë Zëvendës Kryeministre e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për integrimin evropian dhe koor-dinatore për ndihmë nga jashtë. Në këtë cilësi, ka përgatitur kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka udhëhequr procesin e për-gatitjes së brendshme për të siguruar statusin e vendit kandidat. Gjatë kohës së mandatit të saj, Republika e Maqedonisë ka fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në vitin 2009 dhe 2012, Shekerinska është zgjed-hur Kreu i misioneve të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe Armeni.

Shekerinska ka fituar çmimin udhëheqës i ri global, dhuruar nga Forumi Ekonomik Botëror. Çmimi u dha për angazhimin dhe përkush-timin e saj në fushën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Shekerinska është anëtare e grupit “Munich Young Leaders” themeluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (Munich Security Conference). Ka qenë anëtare e Forumit Strategjik Evropian, Bordit Këshillues të projektit “Schengen Ëhite List” dhe Këshillit “Institute for Cultural Diplomacy. “

Radmilla Shekerinska ka qenë presidente e LSDM-së nga viti 2006 deri në vitin 2008. Ajo është e vetmja grua që ka udhëhequr ndonjërën prej partive më të mëdha politike në vend. Në vitin 2008 ajo u zgjodh si një nga nënkryetarët e Internacionales Socialiste (SI), pozicion që e ka mbajtur deri në vitin 2011. Është anëtare e Kryesisë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), e cila bashkon partitë demokratike sociale, socialiste dhe të punës në Evropë.

Radmilla Shekerinska mban titullin Master për Çështje Ndërkombëtare nga Shkolla Fletcher për Drejtësi dhe Diplomaci pranë Universitetit “Tufts” në SHBA. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Univer-sitetin e “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Në karrierën e saj të hershme të punës, ajo ka punuar si asistent i Inxhinierisë Elektrike dhe në Akademinë Ushtarake në Shkup.

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 201712 bullgaria

Ministri Krasimir Karakaçanov vuri në dukje se udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe sindikatat kanë të njëjtin mendim për një numër të çështjeve problematike dhe do të kërkojnë një mundësi për adresimin e tyre.Pjesëmarrësit në takim u mirëkuptuan që në kohën më të shkurtër të mundshme tako-hen përsë për të rivendosur punën dhe aktivitetet e organeve të bashkëpunimit social me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Bull-garisë, Krasimir Kara-kaçanov u takua më 5 qershor, në Ministrinë

e Mbrojtjes, me kryetarët e sindikat-ave. Karakaçanov zhvilloi bisedime me kryetari i Federatës së Sindikat-ave të Pavarura të Mbrojtjes “Të ushtrisë bullgare”George Bratovanov dhe kryetarin e Bashkimit Kombëtar “Podkrepa” Todor Vodenov, ku ishte edhe dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov.

Takimi i iniciuar nga sindikatat kishte në qendër të vemëndjes rivendosjen e dialogut social me Ministrinë e Mbrojtjes, poredhe identifikimin e çështjeve dhe temat e bashkëpunimit me partnerët socialë. Udhëheqësit e sindikatave ishin unanim në mendimet e tyre se Ministria e Mbrojtjes mban një dialog konstruktiv social në interes.Ministri Krasimir Karakaçanov vuri në dukje se udhëheqja e Min-istrisë së Mbrojtjes dhe sindikatat kanë të njëjtin mendim për një numër të çështjeve problematike dhe do të kërkojnë një mundësi

për adresimin e tyre.Pjesëmarrësit në takim u mirëkuptuan që në kohën më të shkurtër të mundshme takohen përsë

Zëvendës Shefi i Mbrojtjes gjen-erallejtënant Plamen Atanasov ka marrë pjesë në takimin vjetor të shefave dhe zëvendësministrave të mbrojtjes në kuadër të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM). Takimi u mbajt në Podgoricë nga 6 deri në 8 qershor 2017. Forumi u hap nga Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, Sllobodan Filipoviç.

Pjesëmarrësit i përshëndeti Kry-etari i Komitetit te Koordinimit/Politik-Ushtarak të Komitetit Drej-tues, Ambasadori i SEDM Mustafa Levent Bilgi. Ai ka paraqitur një përditësim mbi aktivitetet e Komitetit të SEDM, i cili mbulon periudhën nga mbledhjen e fundit e mbajtur më 9 qershor, 2016 në Sarajevë, deri më tani. U bë një prezantim i shkurtër i pozicioneve kombëtare dhe perspektivat për secilin vend pjesëmarrës.

I iniciuar në vititn 1996, si një mekanizëm për të rritur stabilitetin rajonal dhe sigurinë, SEDM (takime të ministrave të mbrojtjes të Evropës Juglindore) vazh-don të funksionojë kryesisht si një masë për të forcuar besimin mes vendeve në rajonin e EJL. Gjatë viteve, shtetet antare të SEDM kanë arritur në pesëmbëdhjetë si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Italia, Maqedonia, Rumania, SHBA,

Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia, Ukraina dhe Malin e Zi, si dhe Moldavia, me statusin e vëzhguesit.

Iniciativa kryesore e procesit SEDM-i është krijimi i Forcës Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore me nënshkrimin e kontratës publike kornizë midis ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqe-donisë, Rumanisë dhe Turqisë. Statusi i “Observer” pjesë SHBA, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Ukrainë. Sipas Marrëveshjes MPFSEE krijohet brigada “Evropa Juglindore”, në mënyrë që të forcohet besimi midis vendeve në rajon për të rritur potencialin e forcave të tyre të armatosura për të marrë pjesë në operacionet për të ruajtur paqen.

SHKURt

Gjenerallejtënant Atanasov në takimin e SEDM-it

për të rivendosur punën dhe aktivitetet e organeve të bashkëpunimit social me Ministrinë e Mbrojtjes.

Mbrojtja rivendos dialogun social me sindikatat

Forcat tokësore trajnohen kundër pasojave të fatkeqësive

Formacionet e Forcave Tokësore kanë zhvilluar në Qendrën e Ministrisë së Brendshme në qytetin Montana, një kurs trajnimi për të kontrolluar dhe zbutur pasojat e fatkeqësive.Qëllimi i programit është që të fitohen njohuri teorike dhe trajnim praktik në zbatimin e stan-dardeve në këtë lloj aktiviteti.Gjatë trajnimit ushtarakët morën pjesë në veprime praktike në kërkimin dhe shpëtimin e viktimave të përmbytjeve në ujërat e shpejta që rrjedhin dhe në parandalimin apo ngushtimin e hapësirave shkatërruese të ndërtesave dhe objekteve nga fatkeqësitë natyrore, faktorëve të nxitur nga njeriu dhe aktiviteteve terroriste. Në stërvitje u përdorën materiale radioaktive dhe substanca të rrezikshme.Në fund të trajnimit të personelit ushtarak u zhvillua një provim teorik dhe praktik për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara.

Në korrik stërvitja detare “Detit të Zi - 2017”

Në komandën e Doktrinësu zhvillua faza e fundit e përgatitjes për stërvitjen kombëtare detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “Flladi 2017”, e cila do të mbahet në korrik të këtij viti.

Gjatë stërvitjes detare “Detit të Zi-2017” pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre për zbatimin e procedurave operative të NATO-s, duke përdorur sistemet e menaxhimit të forcave dhe mjeteve të flotës për të rritur përgatitjet e saj në zbatimin e praktikave detare që kanë të bëjnë me planifikimin, sjelljes dhe analizat e ushtrimeve taktike.

Stërvitja përmban në total 23 veprime luftarake dhe ndihmëse në përbërje të flotës, 2 helikopter AS 565 MB “Panter” nga bazën ajrore “pulëbardhë”, një helikopter Mi-24 dhe 2 aeroplanë SU-25k të Forcave Ajrore. Ata do të përmbushin detyrat dhe mbulimin e sulmeve në ajër, intelligences me mina duke shkatërruar një pjesë të rrethuar të minave; kontrollin e anijeve; pranimin dhe transmetimit e ngarkesave në det nga helikopteri; duke siguruar anijen e shpëtimit; Sondazhi Diving i zonës të bankinave dhe anijeve në spirancë dhe më shumë.

Sot, më 9 qershor, pranë portit të Varnës, në bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare do të punohen episode fikje të zjarrit në një anije në port dhe do të ofrohet ndihma e parë për evakuimin e viktimave.

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 13histori

Situata e krijuar dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua dhe veproi prej 10 qershorit të vitit 1879 deri më 30 prill të vitit 1881, në periudhën e krizës që kishte përfshirë Lindjen. Kriza Lindore e viteve 1877-1878 e shoqëruar me përfundimin e luftës ruso-turke dhe disfatën e Turqisë, përkeqësoi autoritetin dhe aftësitë e kësaj perandorie për të ruajtur sferën e influencës mbi shtetet që kishin qenë pjesë e saj. Situata e krijuar me Turqinë dhe veçanërisht vendimet e Kongresit të Berlinit, të vitit 1878, i cili parashikonte copëtimin e trojeve shqiptare në interes të vendeve fqinjë, shtoi rreziqet për Shq-ipërinë. Në këto situata, Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët shovinistë të Shqipërisë nuk njohën kombin shqiptar dhe nxituan ta coptonin atë. Lidhja Shqiptare e Prizren-it mëshiroi në të njëjtën kohë edhe vetë lëvizjen kombëtare që zhvilloi populli shqiptar për të realizuar programin e Rilindjes Kombëtare.

E lindur në situata kërcënime e agresione, Lidhja qysh në fillimet e saj mori përmbajtjen e një organizate politike me karakter të theksuar luftarak. Synimi i saj kryesor ishte të mos lejonte copëtimin dhe aneksimin e tokave shqiptare nga shtetet fqinje dhe të ar-rinte shpalljen e autonomisë nga Porta e Lartë. Meqënëse kërkesat e Lidhjes nuk u morën parasysh, lufta me armë për mbrojtjen e territoreve shqiptare u bë objektivi kryesor politik dhe ushtarak i veprimtarisë së saj.

Konceptin strategjik dhe strategjia ushtarake

Në përputhje me strategjinë poli-tike, si qëllim kryesor të luftës, Lidhja përcaktoi mbrojtjen e tërësisë territo-riale dhe thyerjen e çdo agresioni të mundshëm nga jashtë. Nisur nga ky qëllim, lidhja përcaktoi edhe konceptin strategjik, thelbin e të cilit e përbënte kryesisht karakteri mbrojtës i luftës, por pa hequr dorë nga lufta për çlirimin dhe rimarrjen e territoreve të pushtuara nga Mali i Zi dhe Serbia gjatë viteve 1877-1878. Në këtë kuadër ajo formuloi edhe strategjinë e saj ushtarake, objektivat kryesorë të së cilës ishin: organizimi dhe kompletimi i ushtrisë vullnetare; pajisja dhe armatimi i saj; hartimi i planeve për mbrojtjen e territoreve si dhe të kundërmësymjes për çlirimin dhe rimarrjen e territoreve të pushtuara; organizimi i prapavijës dhe zgjidhja e problemeve të drejtimit etj.

Në kërkesat e saj për mobilizimin e burimeve njerëzore, lidhja synonte për një angazhim mbarëkombëtar, baza kryesore e të cilit do të ishte vullneta-rizmi i tyre. Kriteri bazë i mobilizimit mbështetej në traditën shumë shekullore “një luftëtar për shtëpi”, por në raste të situatave kritike dhe në krahinat ku-fitare shpesh gjente zbatim parimi “tre luftëtarë për shtëpi”. Forcat e Armato-sura do të quheshin “Roja Kombëtare” dhe bazuar në rregjistrimin e popullsisë të bërë nga Lidhja do të arrinte në 260.000 veta. Në varësi të situatës, kon-cepti për mobilizimin e popullsisë do të realizohej i pjesshëm dhe i përgjithshëm. Mobilizimi i pjesshëm do të bëhej për

kompletimin e reparteve dhe njësive që do të përdoreshin për mbrojtjen e zonave kufitare në rast mësymje të armikut. Mobilizimi përfshinte moshat 15-70 vjeç. Të mobilizuarit, grum-bulloheshin në “Kampe Ushtarake”, në të cilat pas organizimit në reparte dhe njësi, i nënshtroheshin stërvitjes ushtarake. Qendra të tilla u krijuan në rajonet kufitare si në Ulqin, Shkodër, Plavë, Guci, Pejë, Novipazar, Gjakovë, Shkup etj.

Risia ushtarake shqiptare, korpuse dhe divizione

Struktura e “Rojës Kombëtare” do të përbëhej nga pesë korpuse, prej tyre katër në Shqipërinë e Veriut dhe një në Shqipërinë e Jugut. Çdo korpus do të përbëhej nga disa brigada dhe në tërësi do të ishin forca këmbësorie. Në disa drejtime forcat e Lidhjes u përforcuan me artileri, mjete lundruese, ndërlidhje, shërbim të zbulimit, reparte shetitëse dhe reparte të mbrojtjes së kalave. Në planet e Lidhjes kërkohej që në çdo batalion këmbësorie të formohej kom-pania kalorëse e cila do të përdorej për transport njerëzish dhe të materialeve luftarake.

Strukturat e mëdha ushtarake, kor-pusi dhe divizioni nuk konceptoheshin si njësi të përherëshme. Ato qëndronin të grumbulluara për aq kohë sa vazh-donte kërcënimi për luftë. Karakteris-tikë është se strukturat dhe organikat luftarake ishin përcaktuar me detaje. Çdo njësi, repart e nënrepart kishte të përcaktuar strukturën vartëse, sasinë e luftëtarëve, strukturat mbështetëse, nivelin e gradave të drejtuesve etj. Sipas organikave të përgatitura çdo kompani do të kishte 100 luftëtarë; batalioni do të kishte katër kompani këmbësorie dhe një kompani kalorësie me efektiv të përgjithshëm 500 veta; një regjiment do të kishte katër batalione me efektiv të përgjithshëm 2000 veta; ndërsa brigada do të kishtë 4000 veta. Në raste situ-atash të ngutëshme strukturat mund të reduktoheshin, kështu batalioni mund të kishte 3000 veta, regjimenti rreth 1200 veta dhe brigada rreth 250 veta. Sipas përllogaritjeve të Lidhjes “Roja Kom-bëtare” do të kishte 380 batalione në Shqipërinë e Veriut dhe 100 batalione në Shqipërinë e Jugut. Në pikëpamje të përdorimit të forcave sipas nevojave për përballimin e kundërshtarit, lidhja

ngriti një sistem të admirueshëm gadish-mërie i cili përfshinte forcat e ruajtjes, zbulimit, sigurimit, të përballimit të agresionit etj.

Mobilizimi dhe forcat e gadishmërisë

Në varësi të veprimeve të kundër-shtarit, të kohës së nevojshme për futje në luftim, largësisë së rajoneve të mobilizimit, forcat e gadishmërisë ndaheshin: të radhës së parë, të dytë dhe të tretë. Forca të radhës së parë ishin repartet kufitare, të ruajtjes dhe të zbulimit, të cilat zakonisht formoheshin nga vullnetarët e popullsisë kufitare. Detyra kryesore e këtyre reparteve ishte vrojtimi, zbulimi dhe pengimi i kundër-shtarit. Forca të radhës së dytë ishin forcat që formonin njësitë kryesore për mbrojtje. Ato formoheshin nga vulln-etarë, nga popullsi në thellësi të territo-rit të vendit dhe organizonin mbrojtjen për të përballuar mësymjen e armikut. Forca të radhës së tretë ishin forcat e rezervës strategjike dhe dilnin nga viset e thella të vendit. Detyra kryesore e tyre ishte përforcimi i mbrojtjes dhe dhënia e kundërgoditjeve dhe kundërmësymjes. Në planin e lidhjes, forcat e Shqipërisë së Mesme ku bënin pjesë popullsia e Matit, Krujës, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit përbënin rezervat strategjike të Lidhjes dhe do të përdoreshin për në përforcimin e mbrojtjes në drejtim të Shkodrës si dhe do të merrnin pjesë në kundërmësymjen për të rimarrë ter-ritoret e pushtuara nga Mali i Zi.

Koncepti për aparatin e prapavijës

Në konceptin e saj për mbështetjen, lidhja krijoi aparatin e prapavijës, i cili do të merrej me sigurimin e armatimit, municionit, ushqimit, veshmbathjes, strehimit të efektivave etj. Në krye të këtij aparati qëndronte një komision i cili kishte strukturat vartëse në çdo kra-hinë. Këto komisione kishin në varësi reparte speciale shëndetësore, transporti dhe ruajtje.

Drejtimi dhe organizimi më i lartë ushtarak i Lidhjes ishte Seksioni i Fi-nancës dhe i Mbrojtjes. Ky seksion mori formën e një Këshilli dhe Shtabi Ush-tarak Madhor duke vepruar kështu deri në fund të aktivitetit të Lidhjes më 1881, kohë kur Lidhja u shyp nga ushtria turke. Seksioni i mbrojtjes kishte për

detyrë të hartimit të planeve dhe urd-hërave për mobilizimin dhe plotësimin e formacioneve luftarake; të organizimit e të kontrollit të gadishmërisë; të drejtimit e bashkëveprimit strategjik etj. Ky sek-tor drejtohej nga Sulejman Vokshi dhe aktiviteti i tij drejtues u ndje në njësitë e Shqipërisë Veriore, Kosovës, Rafshit të Dukagjinit, Dibrës dhe Shkupit. Or-gane drejtuese politiko-ushtarake të një shkalle më të vogël ishin “Komitetet e Mbrojtjes” të degëve kryesore të Lid-hjes. Këto komitete kryesisht morën karakterin e shtabeve ushtarake dhe u morën me problemet e organizimit të mbrojtjes. Në situata të veçanta këto komitete edhe shtabe ushtarake spe-ciale të cilat merreshin me drejtimin e operacioneve të veçanta u quajtën edhe “Komitete shpëtimi”, “Qendra të op-eracioneve“, ose “Këshillat e oficerave të divizioneve” etj.

Zgjedhja dhe përcaktimi i kuadrit komandues u vlerësua si një nga çështjet më serioze në organizimin e strukturave ushtarake. Udhëzimet e dhëna nga Lidhja ishin që përzgjedhja të bëhet nga njerëzit që kishin aftësi, përvojë dhe autoritet. Zgjedhja e tyre të bëhet vetëm me pëlqimin e popullsisë. Një kontigjent i mirë komanduesish ishin dhe ish-ushtarakë shqiptarë që kishin shërbyer më parë në ushtrinë turke.

Drejtimet kryesore strategjikePër realizimin e objektivave ush-

tarake, Lidhja formuloi edhe “Planet Strategjike”, qëllimet e të cilave shpe-hen qartë në urdhëresën ushtarake të saj të 18 qershorit 1878 ku parashikonte: “....ndarje pune për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë prej veriut deri në jug, ndi-hmën ushtarake të shoqishoqme”. Në planet strategjike jepen udhëzime për organizimin e mbrojtjes me drejtime të përcaktuara strategjike. Drejtimet krye-sore strategjike u vlerësuan ai kundër Malit të Zi dhe Serbisë e më pas vinte ai Greqisë. Në këtë kuadër ishte para-shikuar edhe ndarja e përgjegjësive dhe detyrave operacionale të strukturave ushtarake që kishte Lidhja. Kështu Korpusi i Kosovës, i cili parashikohej të arrinte 70.000 veta duhej të mbronte një front prej 250 km. Detyra kryesore e tij ishte përballimi i mësymjes Serbe, si dhe kalimi në kundërmësymje për marrjen e territoreve të pushtuara nga serbët para vitit 1878. Korpusi i

Shkodrës i cili parashikohej të arrinte 60.000 veta duhej të mbronte një front prej 200 km. Detyra kryesore e tij ishte përballimi i mësymjes malazeze, si dhe kalimi në kundërmësymje për marrjen e territoreve të pushtuara të tyre. Korpusi i Shkupit i cili parashikohej të arrinte 40.000 veta duhej të mbronte një front prej 40 km. Detyra kryesore e tij ishte mbrojtja në drejtim të Bullgarisë. Ky korpus ishte parashikuar të përforconte Korpusin e Kosovës për mbrojtje si dhe gjatë pjesëmarjes në kundërmësymje. Korpusi i Shqipërisë së Jugut i cili parashikohej të arrinte 70.000 veta, detyrë kryesore të tij kishte përballimin e agresionit grek. E veçanta ishte se mbrojtja në këtë drejtim parashikohej me sektorë të veçantë. Korpusi i Novi-pazarit, i cili parashikohej të arrinte 20.000 veta, do të shërbente si forcë plotësuese e Kopusit të Kosovës dhe atij të Shkodrës dhe nuk kishte front të veçantë mbrojtje.

Vlerësimi real i terrenit, veçanërisht i viseve kufitare shqiptare ku pjesën dërmuese të tij e përbënte terreni i thyer malor, bëri që organizimi i mbrojtjes të bëhet me drejtime, duke mbuluar rrugëkalimet dhe luginat kryesore. Kjo bëri që fronti i vendosjes për mbrojtje të zvogëlohej dhe njëkohësisht krijonte mundësi të kursimit të forcave të cilat mund të përdoreshin në drejtime të tjera. Në kuadër të parashikimit të kalimit në kundërmësymje vecanërisht në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë Lidhja parashikoi jo vetëm sasinë e forcave pjesëmarrëse, por edhe masat që do të shoqëronin këto operacione si mbështetja dhe sigurimi i prapavijës materialo-teknike, kryerja e manovrës së forcave, organizimi i bashkëveprimit midis njësive të mëdha etj.

Sfidë për të gjithë armiqtëLidhja Shqiptare e Prizrenit ishte

në të njëjtën kohë një lëvizje kom-bëtare e mbarë shqiptarëve, të cilët kudo që u ndodhën, në qytet apo në fshat, në malësi apo në fushë, në atdhe apo në mërgim, luftuan për të reali-zuar programin e saj, pavarësisht nëse bënin pjesë në hallkat e saj organiza-tive. Veprimtarinë e saj tre vjeçare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zhvilloi në rrethana politike të brendshme dhe të jashtme më të ndërlikuara se ato të lëvizjeve antiosmane të shekujve të kaluar. Këtë radhë shqiptarët patën kundër tyre jo vetëm Perandorinë e Gjysmëhënës, jo vetëm qarqet feudale dhe klerikale sulltaniste, por edhe reaksionin ndërkombëtar, të gjitha Fuqitë e Mëdha që diktonin fatin e popujve të vegjël së bashku me monarkitë fqinje ballkanike. Madhështia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndron në faktin se duke vepruar në kushtet e zgjidhejs shek-ullore të huaj ajo u lëshoi sfidë të gjithë armiqëve të Shqipërisë. Mad-hështia e saj qëndron në udhëheqjen e lëvizjes kombëtare për autonominë e Shqipërisë në mënyrë të shkallëzuar por gjithnjë në rritje, derisa arriti në momentin e saj kulmor, të formonte qeverinë e përkohshme shqiptare dhe të hynte në luftë të armatosur me Portën e Lartë për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.

Strategjia ushtarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prof. asoc. Dr. BernarD Zotaj

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 201714 histori

Më 5 qershor 1947, 70 vjet më parë, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, George Marshall, bëri

publik “Programin për Rindërtimin e Evropës”, të njohur si “Plani Mar-shall” gjatë një fjalimi në Universitetin e Harvardit.Në vitin 1947, Evropa ishte e shkatërruar dhe në prag të urisë, për shkak të luftës disa vjeçare për të ndalur forcat naziste të udhëheqësit të Gjermanisë Adolf Hitler që të pushtonin kontinentin.George Marshall propozoi një fond prej 13 miliardë dollarësh për rindërtimin e kontinentit të rënuar, jo vetëm si një gjest bujarie, por sipas historianëve, për të ndaluar përhapjen e komunizmit nga Bashkimi Sovjetik.Plani nxiste integrimin ekonomik ev-ropian dhe federalizmin duke krijuar një kombinim të organizimit publik të ekonomisë private të ngjashëm me ekonominë në Shtetet e Bashkuara. Ky riorganizim i ekonomisë evropiane solli fryte pozitive politike dhe ekonomike.Politika e Frenimit

Koncepti i Planit Marshall buronte nga ideja se në vendet e dobësuara nga lufta, mundësia e vendosjes së komu-nizmit ishte më e madhe dhe se me kalimin e kohës, kostoja e rindërtimit do të ishte shumë, shumë herë më e lirë, se sa zgjerimi i sferës së influencës sovjetike.Vetëm disa muaj më parë, në mars, Presidenti Harry Truman, kishte përmendur gjatë një fjalimi në Kongres, praktikisht të njejtën ide, atë që më pas u njoh si Doktrina Truman.

Vendet që morrën pjesë në Pla-nin Marshall ishin Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania Perën-dimore, Britania e Madhe, Greqia, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia.Bashkimi Sovjetik dyshonte tek plani dhe u bëri presion vendeve aleate të Evropës Lindore t’i refuzonin ndihmat amerikane. Presioni pati sukses dhe asnjë nga vendet satelite të Bashkimit Sovjetik nuk u bë pjesë e Planit Mar-shall. Shtypi i kontrolluar nga Moska propagandonte se programi amerikan “ishte një plan që synonte ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

Plani Marshall nxiti me sukses rimëkëmbjen ekonomike në Perëndim, duke përmbushur objektivin e tij “për t’i rikthyer besimin popujve evropianë në të ardhmen ekonomike të vendeve të tyre dhe të Evropës si një e tërë”.

Dhe megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik luftuan në të nje-jtën anë gjatë Luftës së Dytë Botërore, armiqësitë e pas-luftës erdhën duke u shtuar, për të kulmuar me Luftën e Ftohtë mes tyre.

Dr. Leri Blend është historian në Fondacionin Xhorxh Marshall.“Arsyeja kryesore e Planit Marshall ishte frika e kaosit në Evropën perëndimore. Këtë e shihje po të shkoje në kinema çdo fundjavë. Para se të fillonte filmi, dokumentari fliste për problemet e Evropës. Gratë dhe fëmijët që gati po vdisnin nga uria prekën zemrat ameri-kane. Pra nga njëra anë ishin gratë dhe fëmijët në Evropën perëndimore. Nga ana tjetër ishte fuqia e partisë komuniste në vende si Franca dhe Italia, gjë që ishte shqetësuese.”

Kishte papunësi masive. Industria evropiane kishte ngecur në vend. Menjëherë pas furnizimeve emergjente me ushqime dhe veshje, Plani ameri-kan Marshall u përqendrua në pikat më delikate të ekonomisë. Minierat e qymyrgurit ishin të parat që përfituan. Pa qymyrgurin për të vënë në punë fabrikat, ekonomia evropiane nuk do

të mund ta merrte veten.“Problemi ishte se në Evropën

perëndimore shumica e qymyrgurit vjen nga minierat gjermane, të cilat ishin përmbytur pas bombardimeve të rënda. Gjermanët nuk mund t’i hapnin ato miniera, dhe Shtetet e Bashkuara do të siguronin pajisjet e duhura. Gjermanët do të punonin në miniera, ndërsa ne do t’i pastronim nga përmbytja, do të

rindërtonim shtëpitë e punëtorëve dhe do t’i vaksinonim ata kundër tuberku-lozit dhe gjërave të tjera, për t’i krijuar mundësinë të punonin shumë.”

Shtetet e Bashkuara dhanë 13 mil-iard dollarë për katër vjet, ekuivalenti i 100 miliard dollarëve sot të shpërn-dara në 16 vende.Por ndoshta, pjesa më e rëndësishme e Planit Marshall ishte ndikimi në moralin e evropiano-

perëndimorëve. Edhe ish vendet armike si Italia dhe Gjermania ishin të përfshirë në plan.

Diplomati gjerman Karsten Voight ishte fëmujë gjatë fundit të viteve 1940. Ai thotë se zemërgjerësia amerikane ka kontribuar shumë në gjendjen psikologjike.“Vetëm paratë nuk do t’ia kishin arritur qëllimit. Së bashku me furnizimet nga ajri në Berlin, ata ndryshuan situatën. Amerikanët, të cilët pëlqeheshin më shumë se rusët, edhe para fundit të luftës, tani nuk shiheshin më si pushtues, por si miq.”

Uinston Çërçill e quajti Planin Marshall aktin më moral në histori. Rindërtimi nga lufta më shkatërrimtare e historisë ishte dramatik.Prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Evropës perëndimore u rrit 32 përqind në katër vjetët e Planit Marshall, duke nxitur një

rritje ekonomike afatgjatë dhe siguroi kornizën e asaj që më vonë u bë Bash-kimi Evropian.

Programi i ndihmës për rindërtim (ERP) apo plani “Marshall”, ishte pro-grami më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit ev-ropian (në fakt arriti të përfitonte vetëm pjesa perëndimore e tij) pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Programi në fjalë u iniciua nga ish-sekretari amerikan i Shtetit për Punët e Jashtme (mandati i të cilit në këtë post zgjati nga 1947-1949) dhe më pas, mbajtës i çmimit “Nobel” për paqe në vitin 1953, George C. Marshall. Plani që u pagëzua me emrin e tij u përpunua më pas nga ekspertët e Departamentit të Shtetit, William L. Clayton dhe George F. Kennan. Për nisjen e vënien në jetë të këtij plani pati tri arsye bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesër-isht të kërcënuar seriozisht nga uria, si pasojë e një lufte, më shkatërrimtarja që njerëzimi kishte përjetuar ndonjëherë,

pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbi-prodhim.

Plani në fjalë nisi udhën zyrtarisht pas një takimi të dates 5 qershor 1947 në Paris, ku morën pjesë 16 shtete evropiane. Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropës Lindore, që asokohe sapo kishin nisur të binin nën diktatin sovjetik, gjithsesi morën të gjithë ftesë për pjesëmarrje në këtë program, por Stalini e cilësoi planin si “rrezik për interesat sovjetike në Evropën Lindore”, vargun e vendeve të të cilit ai e trajtonte si një “rrip sigu-rie” përballë ekspansionit amerikan. Ai ndaloi kësisoj shtetet nën ndikimin e BS-së të merrnin pjesë e të përfitonin nga ky program bujar. Programi zgjati katër vjet. Shuma e ndihmave ekonomike të lëvruara si pasojë e këtij programi nga SHBA-ja arriti shifrën e rreth 12,4 mil-iardë dollarëve - ose 85 miliardë euro me normat e sotme të këmbimit - në kredi, lëndë të para, mallra ushqimore e ato të konsumit.

Vendet që morën pjesë në planin “Marshall” ishin: Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania Perëndimore, Britania e Madhe, Greqia,

Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia

Rindërtimi i Evropës pas Luftës së Dytë Botërore

70 VjetoRI I planIt “MaRSHall”

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 2017 15speciale

Ishte një ftesë e veçantë për një ditë feste me ish-oficerët kundëra-jror. Është bërë tashmë traditë, që oficerët kundërajror në lirim

e rezervë mblidhen çdo vit, në një ditë takimi, miqsh, vëllazërimi e kujtimesh. Është caktuar dita e mërkurë e javës të fundit të muajit Maj. Kështu, edhe këtë vit u mblodhën të mërkurën, më 31 Maj 2017. Janë mbi 13-vjet, që organizohen takime të tilla. Është gjetur vendi më i përshtatshëm: Tek pishinat e liqenit artificial. Një vend i qet, me lokale, shumë gjelbërim e ajër të pastër. Një mrekulli më vete!

Njerëzit vijnë grupe-grupe.Takohen me shokët, ish- koleg e miq me shumë ngrohtësi e dashuri. Përqafime e sh-trëngim duarsh, si kur të ishin vëllezër. Nuk mund të çmallen! E, po janë shumë e shumë vite, që kanë punuar bashkë, në kushtet e gatishmërisë e të kërkesave për edukimin dhe stërvitjes të ushtarëve. Kanë punuar e qëndruar në gatishmëri. Në roje të Shqipërisë të dashur.

Ja, takojmë ish-kuadro që kanë punuar në raketa. Avdyl Velaj, i ardhur nga qyteti i Durrësit. Një nga specialistët për atë armë. Njohës i kabinës “ K “ dhe i gjithë atij zinxhiri me kërkesa të larta, të thella dhe të domosdoshme për të sig-uruar efektivitetin e plot të asaj teknike aq komplekse. Takohemi me Miltiadh Gjyzarin, që tregon i ri. Miltiadhi, për disa vite ka pas kryer detyrën e shefit të shtabit të MKA. Njeri i ditur, i qetë dhe i shkuar me njerëzit. Oh, sa shumë shok e miq të mirë takojmë! I flasin njëri- tjetrit me emra, me shumë mirësi e ngrohtësi. Po. Është një moment i bukur, ai takim shokësh në hijen e pemëve dhe në mes të luleve, plot aromë.

Petrit Shtepani, njëri nga shokët e grupit nismëtar kishte bërë një punë të palodhur, duke lajmëruar e kujtuar të gjithë shokët për pjesëmarrjen. Një nga më aktivët, më të interesuar dhe i respektuar në mesin e kolektivit tonë. Po, kështu Aleko Tasi me atë natyrën e njeriut të qet, të urtë, të dashur dhe shpirt-mirë ka qenë gjithnjë aktiv, për çdo problem. Tomor Guni, Fetah Lamaj me një bagazh të lart si drejtues nuk u mungojnë këtyre takimeve.

Mbas takimeve dhe bisedimeve aq të përzemërta në atë ambient të jashtëm, futemi në restorantin e përgatitur posa-

çërisht. Mbushen shumë tavolina. Por duhet thënë se pjesëmarrja ka qenë më e vogël se vitet e tjera. Një pjesë për shkaqe shëndetësore, lëvizje jashtë ven-dit dhe ndarje nga jeta. Këtë periudhë janë ndarë nga jeta: Thoma Dunellari, Ëngjëll Durmishi, Koço Doko, Vangjel Vogëli dhe të tjerë. Shprehim dhimbje e respekt të thellë për këta njerëz të mirë e të paharruar.

Dreka me gatime nga më të ndry-shmet e mjaftë cilësore. Ashtu, për disa orë kaluam me muhabet, me këngë e ngritje dollish. Nikolla Buja, i cili ka kryer në të kaluarën detyrën e sekretarit të rinisë në Regjimentet kundërajror,

megjithëse me punë të rëndësishme në këtë sistem, bashkë me Rexhep Xhepën e quajnë veten efektiv të armës kundëra-jrore. Ai ngriti dolli për pjesëmarrësit, për oficerët e baterive e të niveleve të tjera, që kanë kryer detyrat e gatish-mërisë në ato situata. E, kështu mirësitë e dollitë nisin pa mbarim. Balili, ish komisar i Regjimentit të Vlorës nuk mungon asnjëherë në këto takime. Ai tepër aktiv në ngritjen e dollive dhe marrjen e këngëve labe.

Në tavolinë ishim me Bejo Hoxhën, Piro Jançen, Miltiadh Gjyzarin, Balilin, Agimi, Nevzatin, Dilaver Goxhaj. Muhabet i shtruar. Dilaver Goxhaj i

njohur si një nga oficerët tanë që ka qenë në Kosovë gjatë luftës. I ditur dhe trim. Është dhe një këngëtar i mirë. Ai mori disa këngë labe, që i shkonin atij aktiviteti. I pa shkëputur nga kënga, si gjithnjë Lefter Hitaj e ndizte ambientin me ato këngët e bukura labe. Ishte mo-menti dhe për vargjet ne këngë:

Ç`tju themi more kundërajror/Për ato kohët që kanë shkuar/Ishim të rinjë e pa përvojë/Por idealist e të përkushtuar/Bateria na u bë, si shkollë/Gadish-mërija në shkallën e kërkuar/Vitet si ujët e burimit rodhë/Ne,në pension u shoqëruam/Këto takimet traditë e për-vojë/Miq e shok, o sa të gëzuar!

Kanë mbi 13-vjet, që organizohen takime të tilla të bukura të mbushura me mall dhe emocione

Një traditë e bukur dhe plot emocion

Takimi i KundërajrorëveaLBert ZhoLi

LeLo LeLi (ish-oficer kundërajror)

Në takim u sollën shumë kujtime. Sidomos për atë periudhën e qitjeve në poligonet buzë detit. Por, ne vlerësojmë dhe mjaftë mangësi, si për kohën e gjatë të qëndrimit të oficerëve në bateri, apo në vend komanda, për mjaft shfaqje formale,për shpërdorimet e dëmtimet e teknikës e armatimit në këtë periudhë, për mangësitë në statusin e ushtarakut e të tjera.Në kujtime edhe ndryshimet fizike që ka sjell koha

“Ishim të rinj, plot energji e shpre-sa, eh, tani të rënë nga mosha, me flok ca të rënë, apo të zbardhur. Megjithatë edhe sot me dëshira për të ecur punët më përpara. Që Shqipëria jonë të zhvil-lohet në çdo drejtim e fushë”, thotë mes lotësh Koço Doko.

Qëndruam disa orë bashkë me shaka, dolli e këngë. Erdhi koha për t`u larguar. Prapë takime e përqafime të përmallshme. E gjithçka me dëshirën, që të takohemi çdo herë me shëndet e të gëzuar. Të takohemi çdo vit në festën tonë, në muajin e bukur të majit.

Hodhëm shkurt disa mendime për atë takim të gëzuar. Ishte takim i oficerëve, i atyre njerëzve, që kanë punuar me idealizëm e të përkushtuar për Shqipërinë tonë të shtrenjtë. Ata kanë qenë dhe kanë ngelur njerëz të thjeshtë, të pastër moralisht, të rregullt para ligjit, të nderuar e të re-spektuar para njerëzve ku jetojnë dhe të gatshëm të kontribuojnë për punë të mira në qytet e më gjerë.

George Catlett Marshall, Jr (31 dhjetor 1880-16 tetor 1959) ishte një burrë shteti dhe ushtar amerikan. Ai ishte Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nën presidentët Franklin D. Roosevelt dhe Harry S. Truman dhe shërbeu si Sekretare e Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes nën Truman. Ai u përshëndet si “organizatori i fitores” nga Winston Churchill për udhëheqjen e tij të fitores së Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Lindur në Uniontown të Pensilvanisë, Marshall ishte një i diplomuar 1901 nga Instituti Ushtarak i Virxhinias. Pasi shërbeu shkurtimisht si komandant i studentëve në Akademinë Ushtarake Danville në Danville të Virxhinias, Marshall mori komisionin e tij si oficer i dytë i këmbësorisë në shkurt të vitit 1902. Në vitet pas Luftës Spanjoll-Amerikane, ai shërbeu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë shtetit Në pozicione të rangimit dhe përgjegjësisë në rritje, duke përfshirë udhëheqësin e togut dhe komandantin e kompanisë në Filipine gjatë Luftës Filipine-Amerikane. Ai ishte Nxënësi i diplomuar i kursit të tij të këmbësorisë-këmbësorisë në vitin 1907 dhe u diplomua fillimisht në klasën e tij të Shtabit të Ushtrisë 1908.

Në 1916 Marshall u caktua si ndihmës-de-kamp në J. Frank-lin Bell, komandanti i Departamentit Perëndimor. Pasi Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore, Marshall shërbeu me Bell ndërsa Bell komandoi Departamentin e Lindjes. Ai u caktua në stafin e Divizionit të 1-të, dhe ndihmoi në mobilizimin dhe trajnimin e organizatës në Shtetet e Bashkuara, si dhe planifikimin e operacioneve të saj luftarake në Francë. Më pas u caktua në stafin e Shtabit të Forcave të Shpejtësisë Amerikane, ai ishte një projektues kryesor i opera-cioneve amerikane duke përfshirë ofensivën Meuse-Argonne.

Pas luftës, Marshall u caktua si një ndihmës-de-kamp për John J. Persh-ing, i cili atëherë shërbeu si Shefi i Shtabit të Ushtrisë. Më vonë shërbeu në stafin e Ushtrisë, komandonte Regjimentin e 15-të të Këmbësorisë në Kinë dhe ishte instruktor në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë. Në vitin 1927, ai u bë

asistent komandant i Shkollës së këmbësorisë të Ushtrisë, ku modernizoi pro-ceset e komandës dhe të stafit, të cilat u treguan të dobishme për Luftën e Dytë Botërore. Në 1932 dhe 1933 ai komandoi Regjimentin e 8-të të Këmbësorisë dhe Fort Screven, Gjeorgji.

Marshall komandonte Brigadën e 5-të, Divizionin e 3-të të Këmbësorisë dhe Kazermat e Vankuverit nga viti 1936 deri më 1938 dhe mori promovimin te gjeneral brigadieri. Gjatë këtij komanda, Marshall ishte gjithashtu përgjegjës për 35 kampet e Korpusit të Ruajtjes Civile (KKK) në Oregon dhe Uashingtonin

jugor. Në korrik 1938, Marshall u caktua në Divizionin e Planeve të Luftës në stafin e Departamentit të Luftës dhe më pas u emërua zëvendës shefi i Shtabit të Ushtrisë. Kur shefi i Shtabit, Malin Craig u tërhoq në 1939, Marshall u bë Shef i Shtabit, dhe më pas Shefi i Shtabit. Ai shërbeu si Shefi i Shtabit deri në fund të luftës në vitin 1945.

Si shef i Shtabit, Marshall organizoi zgjerimin më të madh ushtarak në historinë e SHBA dhe mori promovimin në rendin e pesë yjeve si Gjeneral i Ushtrisë. Marshall ka koordinuar operacionet aleate në Evropë dhe Paqësor deri në fund të luftës; Përveç që u përshëndet si organizator i fitores së aleatëve nga Winston Churchill, revista Time me emrin Marshall Man i vitit për 1943. Marshall u tërhoq nga shërbimi aktiv në vitin 1945, por mbeti në detyrë aktive, një kërkesë për mbajtësit e rangut me pesë yje [6]. Në fund të 1945 dhe fillim të vitit 1946 ai shërbeu si një i dërguar i posaçëm në Kinë në një përpjekje të pasuksesshme për të negociuar një qeveri koalicioni midis nacionalistit të Chiang Kai-shek dhe komunistëve nën Mao Ce Dun.

Si Sekretar i Shtetit, 1947-1949, Marshall mori kredi për Planin Marshall për rindërtimin e Evropës pas luftës, suksesi i të cilit u njoh me dhënien e Çmimit Nobel të Paqes të vitit 1953. Pasi dha dorëheqjen si Sekretar i Shtetit, Marshall shërbeu si kryetar i Komisionit Amerikan të Monumenteve

të Betejës dhe kryetar i Kryqit të Kuq Kombëtar Amerikan.Si Sekretar i Mbrojtjes në fillim të Luftës Koreane, Marshall punoi për

të rivendosur besimin dhe moralin e ushtrisë në fund të demobilizimit të saj pas Luftës së Dytë Botërore dhe pastaj ndërtimin e tij fillestar për luftimin në Kore dhe operacionet gjatë Luftës së Ftohtë.

Pasi dha dorëheqjen si Sekretar i Mbrojtjes, Marshall u tërhoq në shtëpinë e tij në Virxhinia. Ai vdiq në vitin 1959 dhe u varros në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

George Marshall, midis ushtarakut dhe politikanit Për suksesin që arriti plani “Marshall” për “Rindërtimin e Evropës pas luftës”,

ideatorit të tij George Marshall ju dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 1953.

ushtriaE prEmtE, 9 qErshor 201716

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Forca Ajrore në stërvitjen “Combined Resolve VIII”

Duke filluar nga data 24 maj e muajit që kaloi e deri ne datë 16 qershor 2017, Forcat Ajrore Shqiptare po marrin

pjesë në Stërvitjen Shumëkombëshe “Combined Resolve Viii” e cila zhvil-lohet në Hohenfels, Gjermani. Kjo stërvitje pason stërvitjen tjetër të sukseshme “Saber-junction 17”. në stërvitjen “Combined Resolve Viii”, merr pjesë me një helikopter Cougar, ekuipazhin e tij fluturues të përbërë nga 7 efektivë dhe 2 oficerë koordina-torë. Forca Ajrore vazhdon misionin e saj nën komandën e palës amerikane dhe sipas skenarit të stërvitjes do të realizojë mbështetjen nga ajri të operacioneve të planizuara, kryesisht transport trupash, Air As-salt, transport MEDEVAC.