KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3...

24
Cyan magenta yellow black Nuk do të shkojnë në votime rreth 50 mijë njerëz me probleme gjakmarrje, apo konÀikte të tjera, rreth 10 mijë të verbër për të cilët nuk ka Àetë të veçantë, si dhe mijëra të sëmurë BRUKSEL Faqe 7 “Speak Up”: Media, le të bien kambanat e alarmit ANALIZA Faqe 18-21 Faqe 8 Faqe 5 Qarku i Tiranës, oazi i mandateve të pragmatistëve ZGJEDHJA Faqe 6-7 Rama sulmon nga ‘Klan’, Berisha nga ‘Top-Channel’ VITI III - NR. 144 E premte, 21-06-2013 Analizë Sali Berisha, kjameti pas vetes NGA GENC KONDI vijon në faqe 12 “FUNDJAVA” Faqe 13-17 Faqe 2-3 DOSSIER Shën Petërburg, Magjia e Netëve të Bardha Si konvertoheshin shqiptarët në myslimanë Dy vjet pushime mes trashëgimisë kulturore S hqipëria moderne është një vend jo shumë bes- imtar, por gjithsesi, në pjesën më të madhe mysli- man. Mendohet se kalimi masiv në fenë islame nuk ndodhi para shekullit XVII. Për sa i përket... Faqe 10-11 TIRANE PAOLO PETTA LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA” Patriotë dhe tradhtarë në gjirin e principatave Nuk merret vendimi për kuti të lëvizshme në ndihmë të të ngujuarve KUSHTET PER ZGJEDHJET P as tetë vitesh pushtet, Beri- sha duket se do ta dorëzojë stafetën në një moment kur revani i reformave të tij ka kohë që ndjen mungesën e ok- sigjenit. Reformat, e ideuara nga specialistët e grumbulluar në vi- tin 2005 në gjirin e KOP-it, kanë shteruar prej kohësh si pasojë e gulçimit të një qeverie, të kapur nga korrupsioni dhe me për- caktime konfuze e të pagoditura përparësish në investime e shpërndarje të shpenzimeve buxhetore. Në krye të tetë viteve pushtet, sado e pabesueshme të jetë, varfëria në vend është në rritje. Këtë e konstaton Banka Botërore. Shqipëria renditet e treta për varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në rajonin e Ballkanit, sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore. Kriza ka ndikuar në rritjen e pabarazisë dhe rritjen e varfërisë në vend. Statisti- kat e paraqitura këto ditë nga BB, që u përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rri- tur. Nga ky fenomen nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila, sipas shifrave të BB, radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5-5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës. Këtu ka ndikuar së shum- ti edhe fakti që ushqimet në vendin tonë janë shtrenjtuar më shumë... KQZ PERJASHTON MIJERA VOTUES EDI RAMA: KATRAGJYSH IK, DO TE ÇLIROJME ROBERIT NGA TY META MBYLL FUSHATEN: NUK KA KOALICION PASZGJEDHOR ME SALIUN PS MBYLL FUSHATEN MITINGU I LSI NE BERAT

Transcript of KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3...

Page 1: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

Cyan magenta yellow black

Nuk do të shkojnë në votime rreth 50 mijë njerëz me probleme gjakmarrje, apo kon ikte të tjera, rreth 10 mijë të verbër për të cilët nuk ka etë të veçantë, si dhe mijëra të sëmurë

BRUKSEL Faqe 7

“Speak Up”: Media, le të bien kambanat e alarmit

ANALIZA Faqe 18-21

Faqe 8 Faqe 5

Qarku i Tiranës, oazi i mandateve të pragmatistëve

ZGJEDHJA Faqe 6-7

Rama sulmon nga ‘Klan’, Berisha nga ‘Top-Channel’

VITI III - NR. 144 E premte, 21-06-2013

Analizë

Sali Berisha, kjameti pas vetes

NGA GENC KONDI

vijon në faqe 12

“FUNDJAVA” Faqe 13-17

Faqe 2-3

DOSSIER

Shën Petërburg, Magjia e Netëve të Bardha

Si konvertoheshin shqiptarët në myslimanë

Dy vjet pushime mes trashëgimisë kulturore

Shqipëria moderne është një vend jo shumë bes-imtar, por gjithsesi, në

pjesën më të madhe mysli-man. Mendohet se kalimi masiv në fenë islame nuk ndodhi para shekullit XVII. Për sa i përket... Faqe 10-11

TIRANEPAOLO PETTA

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA”

Patriotë dhe tradhtarë në gjirin e principatave

Nuk merret vendimi për kuti të lëvizshme në ndihmë të të ngujuarveKUSHTET PER ZGJEDHJET

Pas tetë vitesh pushtet, Beri-sha duket se do ta dorëzojë stafetën në një moment

kur revani i reformave të tij ka kohë që ndjen mungesën e ok-sigjenit. Reformat, e ideuara nga specialistët e grumbulluar në vi-tin 2005 në gjirin e KOP-it, kanë shteruar prej kohësh si pasojë e gulçimit të një qeverie, të kapur nga korrupsioni dhe me për-caktime konfuze e të pagoditura përparësish në investime e shpërndarje të shpenzimeve buxhetore. Në krye të tetë viteve pushtet, sado e pabesueshme të jetë, varfëria në vend është në rritje. Këtë e konstaton Banka Botërore. Shqipëria renditet e treta për varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në rajonin e Ballkanit, sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore. Kriza ka ndikuar në rritjen e pabarazisë dhe rritjen e varfërisë në vend. Statisti-kat e paraqitura këto ditë nga BB, që u përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rri-tur. Nga ky fenomen nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila, sipas shifrave të BB, radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5-5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës.

Këtu ka ndikuar së shum-ti edhe fakti që ushqimet në vendin tonë janë shtrenjtuar më shumë...

KQZ PERJASHTON MIJERA VOTUES

EDI RAMA: KATRAGJYSH IK, DO TE ÇLIROJME ROBERIT NGA TY

META MBYLL FUSHATEN: NUK KA KOALICION PASZGJEDHOR ME SALIUN

PS MBYLL FUSHATEN MITINGU I LSI NE BERAT

Page 2: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

2 E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

Koalicioni Ad Hoc i

Shoqërisë Civile kërkon

zbatimin kuotës gjinore

Koalicioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile për Barazi Gjinore organizoi të një manifestim

paqësor për mosrespektimin e kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 23 qershorit. Organizatat e shoqërisë civile, të pranishme në këtë aktivitet, theksuan se “Partitë politike përsëri nuk respektuan kuotën gjinore në listat e tyre për kandidatët e Kuvendit të ardhshëm të

Shqipërisë. Ky lloj qëndrimi është diskriminues dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, Konventën e OKB-së për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Ligjin për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri”. Përmes këtij manifestimi Koalicioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile për Barazi Gjinore, kërkoi forcimin e zbatimit të kuotës gjinore

dhe rishikimin e Kodit zgjedhor. “Në Kodin e ardhshëm duhet të përcaktohet qartë se të paktën 1 në çdo 3 emra përgjatë listave shumë-emërore, të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur sesi partitë politike në Shqipëri të garantojnë përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë”, u theksua në manifestim.

Janë me aftësi të ku zuara, s’u krijoi kushte

S’votojnë as 15 mijë të ngujuar. KQZ, “Jo” kutive të lëvizshme

KQZ u rrezikon votën 100 mijë personave

Omuri

“Favorizim nga KQZ, s’do presim në radhë”

LajmiRreth 100 mijë

persona, këtë të diel nuk do të kenë mundësi të shko-jnë pranë kutive të votimit, jo sepse nuk duan, por sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk u ka krijuar kushtet që edhe ata të mund të shprehin vullne-tin e tyre politik.

TIRANE

ESMERALDA KETA

Votimi për ta nuk do të jetë i fshehtë. Nëse duan të votojnë duhet që t’ua plotësojë dikush tjetër etën e votimit. Kjo pasi edhe pse KQZ u kishte premtuar se për zgjedhjet e së dielës do të kishte siguruar 10 mijë shablonët specialë për ta, sërish nuk e ka bërë

Për tetra dhe paraplegjikët KQZ ka premtuar se do të pajisë qendrat e votimit me rampa druri, do të ketë rampa edhe për dhomën e fshhtë, ndërsa kutia e votimit do të jetë në nëj lartësi të arritshme nga këta persona

TË VERBËRIT

TETRAPLEGJIKËT

KATEGORITË QË RREZIKOJNË TË MOS VOTOJNË Komisioni Qendror i

Zgjedhjeve ka vendosur që 15 mijë persona të

ngujuar ose të fshehur për shkak të fenomenit të gjakmar-rjes të mos votojnë. Kjo pasi, KQZ ka marrë vendimin që për këtë kategori të mos ketë kuti votimi të lëvizshme. “Janë 1221 familje të ngujuara dhe që nëse duan të votojnë duhet ta bëjnë të shoqëruar ose nga një misionar, ose nga policia, ose t’u dërgohet kuti votimi e lëvizshme. KQZ na ka refuzuar kutitë e votimit të lëvizshme. Po ashtu janë edhe 3800 familje të tjera që janë të fshehura për shkak të gjakmarrjes dhe kanë nevojë për shoqërim. Në total janë rreth 15 mijë votues. Po ashtu në gjykatë janë të regjistruar 127 mijë kon ikte për pronën, nga të cilët 30 mijë kërkojnë ta zgjidhin në vetëgjyqësi. Ata janë larguar nga zonat ku jetonin, por pa u çregjistruar nga gjendja civile. Janë rreth 50 mijë votues që nuk do të votojnë për këtë arsye”, - na thotë Gjin Marku, kreu i Shoqatës së Pajtimit Mbarëkombëtar të Gjaqeve.

TË VERBËRIT Edhe rreth 10 mijë të verbër

rrezikojnë të mos votojnë, ose nëse duan të votojnë duhet që t’ua plotësojë dikush tjetër etën e votimit. Kjo pasi edhe pse KQZ u kishte premtuar se për zgjed-

hjet e së dielës do të kishte sigu-ruar 10 mijë shablonët specialë për ta, sërish nuk e ka bërë. E vetmja zgjidhje e ofruar nga KQZ është që ata t’i drejtohen kutisë së votimit me një shoqërues, duke shpresuar që ai të shënojë me X pikërisht subjektin që i thotë

personi që ai po shoqëron. “Ka pasur një marrëveshje mes KQZ-së, OSBE-së dhe Shqotasës së të Verbërve për t’u trajnuar si të votojmë me shabllone, pse duhet të votojnë, u është folur për kan-didatët dhe u është lëxuar edhe eta e votimit, si është e organi-

zuar, çfarë numri ka secila parti në këtë listë, etj. Nuk do ketë një bojtkotim të zgjedhjeve nga ana e të verbërve. Ata do shkojnë të votojnë, por me shoqërues. Kjo gjë është e përcaktuar edhe në kodin zgjedhor. Janë gati 10 mijë të verbër që kanë të drejtë vote”, -thotë Armand Nezha, nga zyra e shtypit të të verbërve.

TETRAPLEGJIKËT Mydbere Prizreni, e sho-

qatës së para dhe tetraple-

gjikëve na thotë se ata do të votojnë këtë vit. Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve në kuadër të një projekti me OSBE-në i ka trajnuar ata dhe i kanë marrë masat që në çdo qendër votimi që ata të paraqiten të kenë mundësinë të votojnë. “Në shoqatën tonë bëjnë pjesë 5850 individë në të gjithë vendin dhe këtë vit që të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë. KQZ së bashku me OSBE, morën përsipër që të na garantojnë mundësinë e votimit. Dhe sot unë mund të them se ky projekt është përmbushur. Votimi do të zhvillohet në katet e para, të gjitha qendrat e votimit janë pajisur me rampa prej druri, kutitë e votimit do të jenë në lartësinë që të arrihet edhe nga këto persona. Këto mund të mungojnë vetëm në ndonjë zonë shumë të thellë, por janë raste shumë të rralla. Nga 5850 persona që bëjnë pjesë në shoqatën e tetra dhe paraplegjikëve, rreth 900 per-sonash që nuk lëvizin dot nga krevati, dhe nuk do të kenë mundësi të votojnë. Të tjerët mundësitë i kanë, por nëse do të votojnë apo jo është një zgjedhje e tyre personale”, - na thotë Prizreni.

ATA QË S’DËGJOJNË Në këtë shoqatë bëjnë

pjesë 39 mijë persona. Sipas burimeve nga kjo shoqatë, duket se ata nuk kanë shumë nevoja speci ke për t’u krijuar mundësinë që të tojnë. Kjo pasi ata shikojnë dhe lexojnë, nuk kanë paaftësi në lëvizje,

por e vetmja paaftësi e tyre është që nuk dëgjojnë dhe nuk asin dot. “Ne jemi trajnuar

nga KQZ dhe nuk kemi prob-leme për të votuar. Kjo pasi edhe spoti zyrtar i KQZ-së, është i shoqëruar me gjuhën e shenjave, gjë e cila i ndihmon anëtarët e shoqatës sonë se të kuptojnë të gjithë mënyrën se si duhet të votojnë. Ndaj ne nuk kemi asnjë pengesë”, - na thonë drejtuesit e saj.

TË SËMURËT Edhe të sëmurët janë një

kategori të cilët rrezikojnë të mos kenë mundësi të shko-jnë pranë kutisë së votimit. Aktualisht janë rreth 1500

të shtruar nëpër spitale, por shtoju këtyre edhe nga një të afërm që i shoqëron, numri i atyre që nuk do të kenë mundësi të votojnë rri-tet. Megjithatë, jozyrtarisht mësohet se mjekët kanë mar-rë udhëzime që të nxjerrin nga spitali ata që janë mirë nga gjendja shëndetësore, te kën mundësinë të shkojnë të votojnë në qendrat e tyre të votimit, dhe nëse kanë nevojë të kthehen sërish. Gjithashtu vetë mjekët e bardha se ju është thënë që të mbajnë në spital vetëm rastet e rënda.

Bluzat e bardha kanë marrë udhëzime që të nxjerrin nga spitali të gjithë ata pacientë të cilët mund të ecin vetë dhe të mos rrezikojnë jetën

Të ngujuar 15 mijë persona

Invalidët e Punës 61 mijë persona

Tetra e paraplegjikët 5850 persona

Të verbërit 10 mijë persona

Shurdh-memecët 39 mijë persona

Të sëmurët 1500 persona Abdulla Omuri, kreu

i shoqatës së in-validëve të punës, ku bëj-në pjesë edhe sëmundjet profesionale na thotë se ata nuk kanë nevojë për lehtësira që të duan mar-rjen e masave speci ke që ata të shkojnë të voto-jnë, por kanë kontaktuar me Komisionin Qendror të zgjedhjeve që ata të favorizohen në procesine votimit. Sipas tij në këtë shoqatë bëjnë pjesë 61 mijë persona, të cilët mund të jenë me diabet, sëmundje të zemrës apo hipertension. “KQZ u ka dërguar një udhëzim të gjitha qendrave të votim-it, ku u rekomandon që nëse një individ që bën pjesë në kategorinë tonë paraqitet të votojë, ai të mos presë në radhë”, - na thotë Omuri.

Page 3: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

3E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm

PS: Po manipuloni të verbrit, do bëjmë kallëzim penal

10 mijë të verbër, pa etë votimi të posaçme

KQZ

Udhëzim për kujdesjen ndaj para dhe tetraplegjikëve

SEN dhe SEV

PS dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për KQZ për dëmin ekonomik Partia Socialiste, dorëzoi në Prokurorinë

e Tiranës një padi penale për Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve, për dëmin ekonomik, pas dështimit të projektit për sistemin elektronik të veri kimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës. “Gjatë procesit të përgatitjes së infrastrukturës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 23.06.2013, të kallëzuarit Lefterie Leshi, me detyrë Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Klement Zguri, Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, me detyrë anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjed-hjeve, me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, dhe 25 të Kodit Penal, me pasojë dështimin e Sistemi Elektronik i Veri kimit (SEV) gjatë procesit Zgjedhor në Qarkun e Tiranës. Gjatë procesit të përgatitjes së in-frastrukturës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 23.06.2013, të kallzuarit Lefterie Leshi, me detyrë Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Klement Zguri,

Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, me detyrë anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhje-ve, me veprime dhe mosveprime të kundra-ligjshme kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, dhe 25 të Kodit Penal, me pasojë dështimin e Sistemi Elektronik i Veri kimit (SEV) gjatë procesit Zgjedhor në Qarkun e Tiranës”, thuhet në kallëzimin penal.

Ky projekt, i cili nuk është realizuar deri më tani ka kushtuar afërsisht rreth 100 mijë euro që janë akorduar nga KQZ për prodhimin zarfeve të posaçme që do të mundësonin votimin e të verbërve

PROJEKTI

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

Padisë në kurriz të KQZ p ë r s h p ë r d o r i m i n e fondeve të dy pro-

jekteve të parashikuara për numërimin dhe verifikimin elektronik duket se do t`i shtohet dhe një padi tjetër që ka të bëjë me mosgaranti-min e shabllonëve, etëve të votimit për të verbrit në vend për të votuar. Në mbledhjen e djeshme Partia Socialiste ngriti shqetësimin se Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve nuk garanton shabllonët sipas sistemit brail, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa patur nevojë për shoqërues. Ky projekt, i cili nuk është reali-zuar deri më tani ka kushtuar afërsisht rreth 100 mijë euro që janë akorduar nga KQZ për prodhimin zarfeve të posaçme që do të mundësonin votimin e të verbërve, por që nuk

janë prodhuar duke rrezikuar votën për rreth 10 mijë per-sona të kësaj kategorie. Bëhet fjalë për 10 mijë persona të verbër që janë të rrezikuar të mos votoijnë për mungesë

të kushteve. “Këta zgjedhës duhet të kërkojnë shoqërues, ju do t’i krijoni mundësi për maska, si do të veprohet. Në buxhetin që keni miratuar keni miratuar edhe prodhimin

e 10 mijë maskave për të ver-brit. Do krijohet mundësia që këta në datë 23 të voto-jnë? Është kryer një ten-derim për këtë pjesë? Është porositur? A janë blerë?”,

ngriti si shqetësim përfaqësues lig-jor i PS. Vetëm dy ditë para zgjed-hjeve KQZ ende nuk është e qartë çfarë do të bëhet me këtë kategori. Kryetarja e Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve kishte premtuar një gjë të t i l lë , madje ishte programuar fondi që do të garantonte këtë mundësi për per-sonat e verbër dhe lehtësira të tjera për të gjithë per-sonat me aftësi të kufizuara. “KQZ ka filluar proce-durat, të shikojmë

deri në fund realizimin. Kodi nuk përjashton që në rastin kur maskat nuk janë, sho-qëruesët për t’i çuar në qendrat e votimit. Kemi çuar jashtë shtetit për t’i prodhuar, nuk e dimë në fakt se sa, sepse peri-udha ishte shumë e shkurtër, maskat e bëra për shkak të etës së gjatë këtë radhë janë

krejt ndryshe, kështu që të shohim deri në fund nëse do të realizohen”, tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Por gjithësesi duke marrë parasysh afatin e shkurtër që mbetet për të përgagtirur këto 10 mijë sha-bllone për të verbrit, ato nuk do të jenë nëpër qendrat e votimit në 23 qershor, sepse nuk janë marrë përsipër të prodhohen nga disa kompani, për shkak të madhësisë së etës së votimit. Pas premtimit të kryetares së KQZ, rreth 10 mijë persona të verbër me të drejte vote janë trajnuar, për të votuar me keta shabllone, në bazë të një projekti të OSBE-së dhe am-basadës gjermane.

KALLËZIMI PENAL PS do të depozitojë në

prokurorinë e Tiranës padinë për shpërdorim fondesh për kryetaren e KQZ-së dhe 3 anëtarët e tjerë të këtij institu-cioni. Me të njëjtën akuzë do të paditen dhe sta i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që ne-gocioi dhe lidhi kontratën me kompaninë spanjolle INDRA për teknologjinë në Tiranë. Projekti u shpall i dështuar të martën, megjithatë INDRA për toi 2.6 milion euro, pra 90% të shumës totale.

Battelli: KQZ-ja të

marrë përsipër

detyrat pa vonesa

Kryetari i vëzhguesve i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së,

Roberto Batelli u bëri apel anëtarëve të KQZ-së të marrin pa vonesë përsipër detyrat e tyre “për të qenë të sigurt se procesi demokratik do të zhvillohet qetësisht”. Kjo thirrje bëhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen të dielën, më 23 qershor në Shqipëri. KQZ funksionon me katër anëtarë,

pas dorëheqjes së tre përfaqësuesve të opozitës. Në një deklaratë për shtyp ai Battelli citohet të ketë thënë: “Në rast se besimi i votuesve në institucionet demokratike dobësohet edhe më tej gjatë fushatës elektorale, do te jetë elektorati shqiptarë ai që rrjedhimisht do të humbasë pavarësisht nga rezultati nal”. Kjo thirrje bëhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen

të dielën, më 23 qershor në Shqipëri. KQZ funksionon me katër anëtarë, pas dorëheqjes së tre përfaqësuesve të opozitës. Ai vë në dukje se zgjedhjet testojnë jo vetëm cila parti është më e fortë por edhe gjithashtu se sa i shëndetshëm është vetë procesi. “Zgjedhjet janë shansi i një kombi për të a rmuar angazhimin e tij për një qeverisje demokratike.

Çfarë është mundësuar deri tani për perosant e verbër?Në muajin mars KQZ dhe kreu i Shoqatës së të Verbërve lidhën një marrëveshje për kushtet që u nevojiteshin kësaj kategorie të caktuar për zgjedhjet. Deri më tani nuk është realizuar vënia në dispozicion e etëve të votimit, të cilat duhet të ishin prodhuar sipas kushteve. Projekti kushtoi rreth 100 mijë euro.

Sa persona janë të kësaj kategorie?Në gjithë vendin llogariten rreth 10 mijë votues të kategorisë së të verbërve. Votat e tyre janë të rrezikuara për shkak të mosplotësimit të kushtit elementar.

Cilat janë kategoritë që nuk do të votojnë dot?Në 23 qershor ata që nuk do të votojnë janë dhe personat e ngujuar, të cilët e kanë të vështrirë daljen nga ambientet shtëpiake. Edhe të sëmurët rëndë nuk do të votojnë, pasi në ambientet e spitaleve nuk do të ngrihet asnjë qendër votimi.

KQZ sqaron nga ana e saj ka shpërndarë

udhëzime në çdo qendër votimi lidhur me kujdesin që duhet të tregohet për personat me aftësi të ku -zuar, në mënyrë të tillë për të pasur lehtësisht akses në votim. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj kon rmon për gazetën Shqiptarja.com se persona të caktuar do të kujdesen për këta in-dividë. Ata do të votojnë që në orët e para të mëngjesit, si dhe do të kenë lëhtësi për të hyrë në radhët e gjata të votuesve. Lidhur me ta, iu është kushtuar një rëndësi edhe në spotin publicitar sensibilizues lidhur me procesin e votimit për per-sonat me aftësi të ku zuar. Edhe komisionerët e çdo qendre votimi do të trego-jnë një vëmendje më të madhe lidhur me ta.

Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, me detyrë anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhje-ve, me veprime dhe mosveprime të kundra-ligjshme kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, dhe 25 të Kodit Penal, me pasojë dështimin e Sistemi Elektronik i Veri kimit (SEV) gjatë procesit Zgjedhor në Qarkun e Tiranës”, thuhet në kallëzimin penal.

Page 4: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

4 E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

Eurodeputeti

Fleckenstein, KQZ , të

plotësohet nga palët

Eurodeputeti social demokrat gjerman, Knut Fleckenstein deklaron se situata e krijuar në

Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ka ngjallur shqetësim të madh tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian, vecanërisht në Parlamentin Europian. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion që ka legjitimitetin për të çerti kuar rezultatet e zgjedhjeve. Prandaj është një papërgjegjshmëri

e lartë që partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë pranuar ta dobësojnë këtë institucion në një mënyrë që KQZ-ja nuk është më e aftë të kryejë funksionet e vet. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim të madh tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian, vecanërisht në Parlamentin Europian. Qeveria e Shqipërisë veproi në mënyrë të papërgjegjshme kur rrëzoi një anëtar të KQZ-së. Ky veprim është

në kontradiktë me ambicien e deklaruar të saj për të qenë përsëri në pushtet dhe për të arritur progres në objektivat europiane të Shqipërisë”, thotë eurodeputeti. Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Europian në një intervistë për “Deutsche welle”, et për situatën e zgjedhjeve, ku ndër të tjera thekson se duhet një administratë zgjedhore e pavarur, e besueshme dhe e kase.

Më shumë monitorues se në zgjedhjet e mëparshme

23 qershor, “bum” i vëzhguesve të huaj

VËZHGUES VENDAS

LajmiMbi 700 vëzhgues të huaj do të zbresin në terren për të vëzhguar zgjedh-jet e 23 qershorit, një shifër kjo e lartë krahasuar me shi-fra nga zgjedhjet e kaluara. Plotësimi i standarteve të tyre është edhe apeli i ndërkombëtarëve në vendin tonë.

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

27 ambasadat e Bashkimit Europian, të ambasadave të fqinjëve tanë në Ballkan, por edhe të asaj ruse do të dalin në terren për monitorim afagjatë dhe afatshkurtër. Numrin më të madh të vëzhguesve plot 68 të tillë e kryeson Ambasada Amerikane.

VËZHGIMI

Thirrja

“Shmangni qendrat e votimit dhe numërimit”Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin tubimet dhe takimet elektorale

TIRANE

Ambasada Amerikane në Ti-ranë, u kujton shtetasve ameri-

kanë, se zgjedhjet e 23 qershorit po afrojnë dhe se ata duhet të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg tubimeve partiake, të cilat mund të kthehen, sipas saj, në burim dhune. Më tej, Ambasada Ameri-kane, i njofton qytetarët e saj në Shqipëri, edhe për zgjedhjet e 23 qershorit, duke i këshilluar që të shmangin prezencën e tyre në qendrat e votimit dhe numërimit. “Zgjedhjet parlamentare për Sh-qipërinë, do të mbahen ditën e diel, më 23 qershor. Më shumë se 5 mijë qendra votimi do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën

19:00. Numërimi do të nisë men-jëherë pas mbylljes së votimit në 89 qendra të numrit të votave. Me këtë rast, njoftojmë dhe kujtojmë, shtetasit amerikanë, që të qëndro-jnë larg tubimeve, organizimeve, apo mitingjeve partiake, pasi në këtë kohë ato kanë një shans të madh të kthehen në gjeneratorë dhune. Ne u kujtojmë shtetasve amerikanë në Shqipëri, se edhe tubimet paqësore rrezikojnë të përshkallëzojnë në dhunë. Ndër-kohë që zgjedhjet mund të jenë të qeta, incidentet sporadike dhe të izoluara që kanë ndodhur në të shkuarën, përbëjnë rrezik sërish. Shtetasit amerikanë duhet të jenë vigjilent, të qëndrojnë larg qen-drave të votimit apo numërimit, pasi ekziston mundësia që të ketë

grupime në afërsi të tyre. Ju bëjmë thirrje edhe njëherë, të shmangni çdo protestë, tubim, takim elek-toral apo grupime të çdo lloji. Ju këshillojmë që të ndiqni të rejat më të fundit për t’u informuar mi gjendjen dhe mjedisin përreth”, shkruhet në deklaratën e të Am-basadës Amerikane. Më tej am-basada u jep shtetasve amerikanë edhe disa udhëzime të detajuara për ruajtjen e sigurisë personale. Kjo është hera e dytë që nga nisja e fushatës, që Ambasada e SHBA-ve, u drejtohet shtetasve të vet në Shqipëri për të njëjtën çështje. Kjo deklaratë erdhi pak orë përpara se Partia Social-iste të zhvillonte një takimin elektoral përmbyllës për Tiranën, i paracaktuar të mbahet në orën 19:30 tek sheshi “Nënë Tereza”.

Ashtu siç ishte parala-jmëruar nga faktori ndërkomëbar në vend

tonë si dhe jashtë, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë në fokus të vëmendjes së tyre, kjo për vetë faktin e ngërçit që është krijuar në një institu-cione administrues me vetëm 4 anëtarë. BE, SHBA dhe çdo partner ndërkombëtar kanë thyer rekordin e akreditimit të vëzhguesve në gjithë vendin që deri më tani kapin shifrën e 700 të tillëve, por mbeten edhe pak orë që të përfundojë dhe afati i akredimtimit të tyre. Duke e krahasuar monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 2005 si dhe 2009, ky numër është më i lartë. Vetë 27 amba-sadat e Bashkimit Europian, të ambasadave të fqinjëve tanë në Ballkan, por edhe të asaj ruse do të dalin në terren për monitorim afagjatë dhe afat-shkurtër. Numrin më të madh të vëzhguesve plot 68 të tillë e kryeson Ambasada Amerikane. Kjo ambasadë ka angazhuar edhe stafin e ambasadave amerikane në rajon per të qenë monitorues të procesit të kësaj të diele, praktikë që është ndjekur edhe nga ambasada të tjera që stafet e tyre në vendet afër Shqipërisë i kanë vënë në dispocion të monitorimit të zgjedhjeve shqiptare. Ambasa-dorët kanë kërkuar akreditim në të gjitha zonat zgjedhore, çka nënkupton lëvizjen e tyre drejt

çdo zone që mund të paraqitet problematikë gjatë procesit, ndërsa numri dy i ambasadës amerikanë dhe një pjesë e sta t të saj është instaluar në

Fier, qark të cilit selia e Uash-ington-it në Tiranë i ka dhënë vëmendje të vëcantë. Ndërsa ambasadat e BE kanë përqen-druar monitoruesit e tyre në tre

qarqe të tjera, Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Përpos numrit të lartë të vëzhguesve ndërkombëtarë, një rekord shënojnë edhe ata vendas, rreth 8 mijë. Ndërsa një interes të madh kanë paraqitur edhe mediat ndërkombetare për të qenë prezentë për pro-cesin zgjedhor të së djëlës, duke bërë që këto zgjedhje të kon-siderohet si më të vëzhguarat në proceset e fundit elektorale. Në total, KQZ raporton për një numër prej 564 vëzhguesish të huaj, nga të cilët, 140 afat-gjatë dhe 424 afatshkurtër. Po gjatë ditës së djeshme KQZ ka

miratuar edhe disa kërkesa për akreditim vëzhguesish lokal për zgjedhjet e së dielës. Në total KQZ raporton një numër prej 7 589 vëzhguesish lokalë, nga

të cilët 2402 afatgjatë dhe 5187 afatshkurtër. Sipas KQZ-së, ky numër vëzhguesish është regjistruar me kërkesë të 28 organizatave lokale.

27 ambasadat e Bashkimit Europian Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

(SHNDNJ) 520 vëzhgues afatgjatë Komunitetit Shqipëtar të Helesinkit (K SH H)-

188 vëzhgues afatgjatë dhe 1502 vëzhgues afatshkurtër Qëndresa për një Shoqëri më të Mirë (PSHM),

955 afat shkurtër

MEDIAT

Televizioni “A1 REPORT”, 30 vëzhgues afatshkurtër Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut” (GSHDNJ),

79 vëzhgues afatgjatë Gazeta “Shqiptarja.com”, 24 vëzhgues afatshkurtër

VËZHGUESIT E HUAJ

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 68 vëzhgues afatshkurtër

Insituti Demokratik Amarikan) NDI - 10 vëzhgues afategjatë dhe 2 perkthyes

OSBE/ODIHR, 52 vëzhgues afatgjatë, 268 vëzhgues afatshkurtër + 254

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, 23 vëzhgues afatshkurtër

Asambleja Parlamentare e OSBE-së, 48 vëzhgues afatshkurtër

NUMRI TOTAL I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE

- 140 afatgjatë - 424 afatshkurtër - 277 përkthyes Televizioni Aljazeera International,

4 vëzhgues afatshkurtër Delegacioni i Bashkimit Evropian,

5 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 përkthyes Totali i vëzhguesëve ndërkombëtar: 564

SHBA në Fier, BE Vlorën, Tiranën e Durrësin

Ambasada amerikane në Tiranë

Page 5: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

5E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:

Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj

(silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan

Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

E-mail: [email protected]Ëebsite: ëëë.salajakustik.com

KABINETI

APARATE DËGJIMI

Fier, Topi: 23

qershori fundi i

këtij rregjimi

Një ditë para fundit të fushatës zgjedhore FRD u ndal në Fier ku zhvilloi një tubim

me qytetarët. Topi uroi rikthimin në garën zgjedhore të kandidatit Mithat Hoxha pas shërimit të plagëve nga dhuna e para disa ditëve. “Kjo mbështetje s’është gjë tjetër vecse një tregues i rezultatit që ne presim në 23 qershor në Fier por dhe në të gjithë vendin ku FRD është aktive, e konsoliduar”, tha ai, duke

nënvizuar se ‘do ti jepet fund një regjimi”. Nga Fieri kryetari Topi theksoi se forca politike që ai drejton do ekuilibrojë politikën kon iktuale që i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë dhe shqipëtarëve, ndërkohë që e ka kthyer skenën politikë në arenë fyerjesh. “Politika duhet të ndryshojë me kulturë europiane duke ju rikthyer standarteve dhe vlerave të humbura. Askush më mirë se FRD nuk mund ta realizojë

këtë mision” nënvizoi ai. “Përdoreni të drejtën e votës, bëjeni atë sa më të fuqishëm duke mbështetur masivisht FRD, partia që përkrah fort qytetarët e interesat e tyre. Ju bëj thirrje të mos i drejtoheni qëndrave të votimit vetëm por me miq e shokë me të afërmit tuaj e shënoni nr.66 ky është numri që i jep kuptim zgjedhjes suaj. Votoni nr.66 për të konsoliduar demokracinë shqiptare”, tha Topi.

“Legalizimet falas brenda mandatit të parë”

PS mbyll fushatën: Tirana, një kryeqytet i Rilindjes

Rama: Katragjyshi ik, çlirojmë robërit

Kryetari i PS Edi Rama ka përmbyl-lur dje në qarkun e Tiranës fushatën ele-ktorale, duke para-lajmëruar se Berisha do të ikë më 23 qer-shor, ndërkohë që do të çlirohen qytetarët nga presioni që ai ushtron. Rama ka premtuar se legal-izimi do bëhet falas.

TIRANE

JAKIN MARENA

Fushata, Rama:

“Mos tradhtoni duke votuar PD, Krujën do e marrim në mbrojtje”

TIRANE

Kreu i PS Rama gjatë mitingut përmbyllës së fushatës elektorale

në Krujë akuzoi qeverinë se ka shkatër-ruar djepin e kulturës së historisë Sh-qiptare për qëllime për time partiake. “Unë dua t’iu bëj vetëm një pyetje, a e parafytyroni se çfarë do kishin bërë fqinjës tanë nëse do e kishin këtë pas-uri të madhe të historisë jo vetëm ët një vendi, por të historisë Evropiane siç është Kruja. A e parafytyroni sikur Kruja e Skënderbeu të ishin pasuri e një vendi fqinj se çfarë kujdesi, se çfarë promovimi e se çfarë rëndësie do t’i kishin kushtuar. E pra ne e kemi Krujës, Kruja është e shqiptarëve dhe Skënderbeu është i shqiptarëve, dhe turpi ku është katandisur kjo vatër e

historisë së Shqipërisë dhe djep i his-torisë së Shqipërisë, është turp i atyre që pushtetin e popullit e kanë kthyer në një fuqi për të gllabëruar gjithçka që i del para. Atë që Saliu i ka bërë Krujës nuk ja

kanë bërë dy sulltanë dhe tre rrethime. Ata çka ka bërë Saliu, duke hapur zgavra për të marrë gëlqere dhe duke e gërryer me fabrika nuk mund t’ia bënte asnjë pushtues”, tha Rama. Kryesocialisti tha se me votën për “Rilindjen” do për tojë çdo socialist dhe demokrat i thjeshtë i Krujës, teksa premtoi se me ardhjen në pushtet PS do të marrë në mbrojtje të posaçme qytetin dhe do investojë siç investohet për cdo pas-uri kombëtare. “Mos e tradhtoni duke votuar që rmosin ndërtimin e guroreve dhe glla-bëruar gurët e shenjtë të një shëtitore. Mos e tradhtoni Krujën duke i thënë votë atyre që e kanë kthyer këtë zonën në vendin ku digjen goma, prodhohet gëlqere dhe sëmundje për njerëzit e këtij vendit”, theksoi Rama.

Duke kërkuar ta konsiderojnë Krujën vend të shenjtë të historisë.

Partia Socialiste zhvilloi mbrëmjen e djeshme mitingun përmbyllës

në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas fjalimeve të shkurtra të kandidatëve për deputetë kreu i PS Edi Rama përshëndeti të gjithë qytetarët që kishin mbushur sheshin, që siç tha ai janë vendalinj dhe jo robër të mbledhur me auto-busa. “Ky është miting sa me vendalinj sa dhe jo miting me robër të mbledhur nëpër autobusa. Pastaj ju e dini ne një autobus kemi, vetëm auto-busin mavi. Gjithë autobusët e tjerë i ka mbledhur katragjy-shi me antiplumb, për t’i mbushur me njerëz si të gjithë ju, që marrin një rrogë nga taksat e të gjithëve ne dhe që një katragjysh i marrë fund i mban peng lidhur me bukën e gojës. Ditën e dielë me numrin

e bekuar 29 do t’i çlirojmë të gjithë robërit e katragjyshit”, u shpreh Rama. Kryesocialisti nuk argumentoi programin e rilindjes dhe s’bëri premtime elektorale, por u zotua se pas

23 qershorit, me votën për PS-në, qytetarët e Tiranës do të kenë një qeveri që do tu qëndrojë përkrah. Të vetmin angazhim që Rama përsëriti në mitingun e Tiranës ishte

legalizimi falas për zonat in-formale. “Me votën tuaj për rilindjen, ju kryeqytetasit, pavarësisht prejardhjes kra-hinore, përkatësive partiake, përkatësive fetare, pavarë-

sisht moshës dhe gjinisë, do të keni në krahë një qeveri që hallet tuaja do ti bëjë të vetat, problemet tuaja do ti ketë të vetat dhe unë do të jem pranë jush në çdo përpjekje. Rilindja

nuk po vjen vetëm, po e sillni ju një popull i tërë. Zotimi ynë është se brenda mandatit të parë të gjithë ata që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, që kanë ardhur për një jetë më të mirë, në kërkim të kësaj Amerike të vogël, do të kenë në dorë titullin e pronësisë të patundshme mbi shtëpinë, falas”, theksoi Rama. Duke iu referuar një mesazhi që PD u ka dërguar qytetarëve, të cilët i fton për të votuar numrin 44, Rama e akuzoi kryeministrin Berisha për mashtrime. “Sot paradite katragjyshi më çoi dhe mua një sms, ju ftoj të votoni 44. Por s’ka më kush kujton 44 voton 29. Votoni thotë projektin e PD që të hapim 250 mijë vende pune. Pse si hape po i mbylle, aty ishte, ku i ke? Votoni thotë që pagën minimale ta bëjmë 350 USD, pagën e mësuesit 700, pensionin 150, ndërkohë që ata që jetojnë me pagë mini-male sot kanë një pyetje, si të mbërrijnë në fund të muajit dhe si ti paguajnë listat e borxheve. Këto nuk i ha më njeri, ashtu siç nuk i ha askush premtimet për tre shimin e granteve për fer-merët. Thotë japim tapitë për 6 muaj, pse nuk i dhe për 20 e kusur vite”, tha Rama. Sipas tij Tirana do jetë më 23 qershor kryeqyteti i Rilindjes. “Ti-rana do të udhëheqë toren e madhe e rilindjes ndaj rrënimit, të ndasisë dhe përçarjes që do të munden nga bashkimi dhe solidariteti”, tha Rama. Ai tha se dallimi me PD është se “pas katragjyshit nuk ka asgjë, ndërsa pas meje është skuadra e rilindjes”.

Lajmi

Edi Rama dhe Parid Cara

Page 6: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

6 E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

tij, siç kanë ardhur të tjerë për promovime librash. Me ardhjen e tij u përpoqa t’i bëja çdo nderim si mirënjohje që na ndihmoi për NATO-n. Natyrisht, si kry-eministër i kam bërë çdo nderim dhe mendoj se e ka merituar. Përsa i përket Podestës, John Po-desta ka qenë ish-shef i sta t të

Shtëpisë së Bardhë, personalitet i shquar e i kontraktuar nga qeveria shqiptare, absolutisht për asgjë për PD, por për inte-resa strategjike kombëtare të Shqipërisë. Podesta është kon-traktuar gjithashtu nga Kosova për të rritur numrin e njohjeve. Ky grup po merret liberalizimi i vizave me SHBA, që garantoj se e kam çështje serioze.

Berisha: 44 numër

fati, atë vit linda,

29, numër dështimi

Një ditë përpara se të mbyllet fushata elektorale, kryeministri Sali Berisha

ishte në Kavajë dhe në Durrës, ku mbajti dy nga fjalimet më të shkurtra që ka mbajtur ndonjëherë. Në Kavajë foli shumë shpejt dhe u largua me shpejtësi nga sheshi. Aty premtoi se Kavaja do të lidhet me Tiranën me autostradën e saj. “Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e lidhjes direkt të Kavajës me Tiranën, me autostradën

e saj; do jenë vitet në të cilat Kavaja do të kapë nivelet më të larta të zhvillimit” tha Berisha. Kurse në Durrës, me një shesh të mbushur me pak njerëz, Berisha ka deklaruar se torja e sigurtë. “Vota juaj më 23 qershor do të jetë votë për marrjen e statusit të vendit kandidat, brenda muajve që vijnë do bëjmë të mundur thithjen e qindra milionë eurove investime, për punësimin e shqiptarëve, për ndërtimin e

infrastrukturës më moderne. Për ju dhe gjithë shqiptarët dua t’ju pohoj këtu sonte se unë gjithë jetën jam përpjekur, por kam pasur dhe fat dhe fati im i madh është 44, se linda në vitin 44. Askush s’do zhgënjehet. 44 është numri i fatit, është numri i lirisë së shqiptarëve. Lexoni pak për 29, është dështimi, është Edi Rama. Kujdes prej atij numri, nuk sjell fat, nuk ka mbarësi, ka dështim,” tha Berisha.

“Me Arvizu, jam për marrëdhënjet zyrtare”

Kryeministri, rrë m për fushatën, Podestën e Ramsfeld

Berisha: Rama më thagjysh ndaj e sulmova

LajmiKryetari i mazhorancës Sali Berisha është shprehur se me Ramën e ka ashëprsuar gjuhën vetëm atëherë kur ai i përmendi se është gjysh. Ndërkohë që ka shpjeguar dhe marrëdhëniet me Podestën, si dhe vizitën e ish-sekretarit të SHBA, Rumsfeld në Shqipëri.

TIRANESOKOL BALLA

“Në rrafshin ndërkombëtar s’mund të gjesh kurrë premtim timin. Se kam premtuar anëtarësim në NATO, kam thënë do marrim ftestën, kjo po. S’kam thënë që do të anëtarësohemi në BE, kam thënë do hapim negociatat. Kam thënë do hiqen vizat, e realizova”.

REAGIMET

Kryeministri Berisha në “Top-Story” me gazetarin Sokol Balla ka folur për

fushatën zgjedhore, akuzat ndaj Ramës, vizitën e Ramsfeld dhe për lobimin e Podestës.

Pse zgjodhët këtë lloj fushate?

Koha kërkon që pas kaq vitesh, një ndryshim e s’besoj se mund të ecësh me fushatën klasike. Është koha e “Facebook”, e “Tëitter”, është koha e “touch”, e prekjes si lajmotiv i fushatës. Pra kemi një seri dimensionesh të reja, të cilat kërkojnë vendin e tyre në fushatën elektorale, e kjo ka qenë fushata më dimensionale.

Pse duhet t’iu besojnë shqiptarët që programin e tretë do i mbani të gjitha premtimet?

Absolutisht s’ka pasur ndër-rime populiste e emocionale. Programi ndryshohet nga një meditim i thellë. Pse u ndërtua Elbasani? Sepse më përpara ka qenë jashtëzakonisht e kush-tueshme. Çndodhi? Jo për koin-çidencë, tuneli i Qafë Murrizit, pasi puna ka filluar, kompa-nia konsulente daneze tha nuk mund të çpohet në këtë nivel, sepse sipas kësaj kompanie, ai nivel ka baltë dhe ujra, ndaj është i rrezikshëm. Projekti i dytë është 100 metra mbi atë kuotë dhe të dhënat janë që atje mund të ndërtohet. Tuneli i Elbasanit, është segmenti kryesor i boshtit të jugut, është tuneli që bashkon Tiranën e Elbasanin dhe në këtë aspekt është segmenti më zibël, absolut. Prej kostos së lartë,

sepse dy tunele kanë një kosto e lartë. Meqë ai i Rrugës së Ar-brit s’mund të bëhej, kaluam te Elbasani e realizuam jashtëza-konisht të rëndësishme dhe që nëse nuk do të ishte ndërtuar, do të ishte premtimi kryesor për mandatin e tretë.

Vazhdoni ti mbeteni shifrës së 10 mijë kilome-trave të shtruara, e cila

është kritikuar gjerësisht nga opozita?

E vërteta është që janë ndërtuar mbi 11 mijë.

Ajo që keni bërë shumë nga e diela në Fier, ju rinisët një pjesë të sulmeve person-ale ndaj zotit Rama...?

Sulmet personale ai i bëri dy muaj rresht, nisi sulme për vitin e jetës, u tha njerëzve se moshatarët e mi janë në atë botë, i zhveshur nga çdo argument nisi të përdorte moshën time. Deri diku e lejoja, sepse kjo është një çështje edukate, nuk mund të fyesh një njeri për moshën, pasi vitet e jetës janë një bekim i Zotit. Mund të mos i kesh, pasi është një dhuratë që të ka bërë Zoti dhe duhet ta falenderosh në çdo ditëlindje, e gjëja e parë që bëj është të falenderoj Zotin sa herë kjo ndodh. Kurse ai i numëron në mënyrë ordinere, çdo ditë. Në qoftë se një politikan kërko-het për hetim për larje parash, nga SHBA dhe FBI, këto janë vepra në legjislacionin amerikan, s’mund ta kaloj në këtë mënyrë këtë. Nuk mund ta kaloj që tha për Ramsefeldin që na kujton markisistët dhe leninistët që na vinin. Kjo është e gabuar, pasi Rama ka një detyrë shumë të rëndësishme. Secili nga këta qytetarë këtu në studio, të thotë nëse i duken normale që një poli-tikanë të ngrejë një vilë 56 metra të gjatë, pa treguar burimin e pasurisë, çka është një detyrim ligjor. Ky bëhet pastaj qesharak duke thënë më humbi deklarimi. Ai duhet të sqarojë edhe akuzat se ka paguar 80 mijë euro për foton me Obamën e këto të tjera. S’ka asgjë të keqe të paguash për një foto, por duhet të deklarosh burimin e këtyre parave.

Po zotin Rams-feld kush e solli në Tiranë? A ju bë transparencë ar-dhjes në Tiranë. Qeveria është aku-zuar se fondet qe-veritare janë për-dorur për PD e fushatën e saj? Diçka është e dukshme, ndikimi i Podestët..?

Shumë mirë që shtrohet kjo pyetje dhe unë garantoj çdo qytetar që vizita e Donald Rams-feld, qeveria shqiptare dhe PD, për udhëtimin e tij s’ka paguar qoftë edhe një qindarkë, në mënyrë absolute. Ai ka ardhur këtu për të promovuar librin e

Pse raportet person-ale me ambasadorët amerikanë kanë gjith-monë probleme?

Së pari unë jam kryemi-nistër ose kam qenë kryetar i opozitës. Në këtë funksion, marrëdhëniet personale janë krejtësisht dytësore ose tretësore, kam një marrëdhënie zyrtare e jam një njeri i tillë, që i qëndroj raporteve zyrtare. Ga-rantoj që marrëdhëniet e mia zyrtare me qeverinë amerikane kanë qenë shumë të mira dhe vazhdojnë të jenë të tjera. Marrëdhënia personale nuk mund të diktojnë kur mban këtë pozicion, unë jam njeri me marrëdhënie zyrtare.

Ju e ndjetë keq që Rama iu sulmoi person-alisht duke iu përmendur moshën biologjike?

Nuk është se unë kam nipër e mbesa, por ç’punë ka ai që i përmend ata, nuk është etike.

Por, mos har-roni që edhe ju e keni prishur këtë kod, këtu duhet të jetë reflektimi dypalësh....?

Siç ju thashë, prob-lemi është këtu që këta janë fëmijë, ndjekin TV

si të gjithë, ç’punë ka?

Duket se ai sulm mbi vitet e moshës suaj, ka pasur një insinuatë dinake poshtë...?

Në qoftë se ky kryeministër ka arritur të vendosë një raport me të rinjtë, e në zgjedhjet e fundit u votua me mbi 17% mbështetës më shumë se Rama, ky kryemi-nistër e përfaqson edhe atë brez.

Kryeministri Sali Berisha në “Top Story”

Page 7: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

7E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

Kryetari i PS Edi Rama në emi-sionin “Opinion” me Blendi Fevziun et për foton me Oba-

mën, ruajtjen e votës dhe koalicionet.

Bogdani thotë që keni gën-jyer e keni shkelur kodin në SHBA?

Këta dalin në fotogra me kriminelë që i kërkon policia shqiptare dhe thonë është çështje miqsh. Unë dal në foto me presidentin e SHBA dhe më akuzojnë. Këta shkatërruan Kodin elektoral të Shqipërisë me akuzojnë mua se kam shkelur kodin e SHBA. Kjo është e pavërtetë. Unë s’kam bërë foto me presidentin në mbledhje fondesh. E kam bërë në një mjedis ku e kam takuar presidentin e SHBA dhe kam pasur fatin të jem me atë.

Në çfarë aktiviteti e bëtë foton?

Kur ta merrni në intervistë py-eteni...

A keni paguar 80 mijë dol-larë?

Jo s’kam paguar. Kjo është çmen-duri. Unë s’merrem fare me këta. As denjoj të merrem.

Po është kërkuar hetim?Po mirë le ta hetojnë e të shohim

ku do dalim. Si mund të shkosh të takosh presidentin e SHBA në shkelje ligji. Jeni në terezi ju, si mund të takosh kështu presidentin e SHBA, se i bie që kanë shkelur ligjin ata. Kongresmenët bëjnë shumë nga këto. Është një dëshpëim i madh. Këta e kanë humbur toruan. Kanë humbur dhe mbështetjen e bëjnë një lloj propagande që është në grahmat e fundit.

Mbështetjen e konfirmon data 23 qershor...?

Këtë do e kon rmoi ju. Këtë radhë nuk do të vjedhin dot.

Kandidatët për deputetë, Bogdani tha se ka të inkrim-inuar?

Është një lolo, që merr përsipër të bëjë rolin. Ky karagjoz akuzon një deputet të PS. Nëse në dëshminë e penalitetit do të kishin njollë nuk do ti kishin nxjerrë.

A ka njerëz të inkriminuar në listat e PS?

Kr kam hartuar listëtn pas gjithë konsultimeve për deputetët, para se ta kalojë në aprovim u kam kërkuar të gjithë deputetëve dëshminë e penalitet-it e kam marrë dëshminë e penalitetit që është e bardhë për të gjithë.

Por nëse dikush rezulton i dënuar më pas....?

Nëse ndonjë ka pas probleme kur ka qenë i vogël kjo është çështje tjetër. Unë di që kam marrë dëshminë e janë pa asnjë njollë.

Jeni deklaratë që nuk plotë-soni deklaratën e pasurisë?

Unë nuk kam detyrim të plotësoj deklaratën e pasurisë siç e kam pasur kur isha në krye të bashkisë. Unë kam detyrim të deklaroj të ardhurat dhe e kam bërë në rrugë postare. Kam marrë vesh nga mediat që Drejtoria e Tatimeve ka thenë që s’kam bërë deklarimin. Në po atë ditë e kam bërë dhe deklarimin në rrugë online.

Keni pesë vite afat për të deklaruar pasurinë?

Ai që ta çoi me sms këtë pyetje nuk merr vesh nga ligjet.

Znj.Laura Vorpsi u ka aku-zuar për çështjen e pasurisë?

Çfarë mund të them për këtë re-citimin që bëri Laura.

Si ishte tuneli Tiranë-Elba-san. Ju kini votuar kundër?

Jo nuk kemi votuar kundër. Nuk ka pasur ndonjë herë votim për votimin e tunelit në Parlament. Kjo është historia, që i thotë Sali, e thotë Larua, e thotë Gerti dhe pastaj e thotë Fevizu. Nuk ka votime në Parlament për tunelin. Kemi votuar kundër buxhetit.

Pse jeni xheloz se kryeminis-tri bën rrugë?

Bërja e rrugëve është çështje parash dhe standardesh. Nuk është ndonjë shpikje, s’është novacion që ka ndonjë lozo të madhe. Mjaftojnë para, projekte e standarde. Paratë janë harxhuar lumë.

Po më 2002 dhe në 2005 nuk kishte para që nuk u bënë

rrugë?Unë nuk kam ardhur të përgjigjem

për kohën e Zogut. Të dielën janë zgjedhjet. Unë nuk po ece në rrugët e Saliut por po ecim në rrugët që janë ndërtuar me paratë e popullit shqiptarë. Sot Saliu nuk ka çfarë thotë për tunelin e papunësisë.

B e r i s h a r r ë z o i k o m u -nizmin...?

Ç’Sali, Saliun e dërgoi Ramiz Aliza. Alia e futi në politikë ky e futi në burg. U përkasim dy botëve krejt të kundërtara. Ai i përket botës së PPSH që nga prehëri i saj u hodhën në krahët e Lëvizjes Demokratike. I përkas një bote të frymës demokra-tike. Çfarë bëri Berisha, iku në Kavajë me Kastriot Islamin dhe kërkoi vota në emër të luftës kundër komunizmit.

Që është në koalicion me 4 parti komuniste?

Lëri këto. Unë jam këtu jo për tu marrë me Saliun personalisht. Shqipëria s’ka arsye që të mbajë në kurriz një gurë të lodhur.

E keni akuzuar me një fjalor të papërshtatshëm për moshën?

Katragjyshi me antipulumb është një simbol.

Me batuta kafenesh do ta mundni?

Në radhë të parë e ka mundur keqqeverisja. E ka mundur fakti që ky vend nuk ka ujë për të pirë.

Siç deklaruan për legalizimet se do ti mbaroni keni deklaruar se do lejoni fraksionet në parti

e do jepni dorëheqjen po të humbnit?

Unë dorëheqje mes zgjedhjeve të vjedhura nuk mund të jepja dhe nëse do të jepja unë sot s’do isha këtu tre ditë para zgjedhjeve. Çfarë bëri Berisha, i

Tradhëtarët...?Tradhëtarët në Shqipëri janë

kontinuitet historik, s’kemi çfarë të bëjmë. Këtu bën pjesë dhe Kaç Islami.

Do tërhiqeni para presionit të fushatës...?

Nuk tërhiqem unë përpara hajdu-tëve të vota. Nëse këtë herë do të prekin votën ju siguroj se do të duhej të kishin përgatitur dhe vrimën ku do të jenë futur.

Nëse ndodh....?Kodi penal i Shqipërisë, i parë ka

rënduar dënimet me burg për ata që prekin votën. Nëse dikush merr për-sipër të shkojë të prekë votën, duhet të ketë marrë më parë parasysh se në ç’vrimë do të fshihet. Nëse në këtë hajdutëri do marrë pjesë dhe Saliu të gjejë dhe ai vrimën ku të futët.

Rama: S’ështëkrim fotoja meBarak Obamën

Kreu i PS: Po vodhe Sali, gjej vrimë e futu

“Sali Berisha në PD, nga Ramiz Alia

LajmiKryetari i PS Edi Rama

tha në emisionin “Opinion” se nuk përbën krim një foto me presidentin ameri-kan Obama, ndërsa qënka mirë fotot që bëhen me kriminelët këtu. Ai thotë se s’do lejojë të preket vota dhe deklaroi se kryeminis-tri del nga partia e parë.

TIRANE

BLENDI FEVIZU

Kukan-Totozanit:

Shpresojmë të shkojnë

mirë zgjedhjet

Proceset zgjedhor në Shqipëri gjithmonë kanë qenë në vëmendje

të ndërkombëtareve, të cilët kanë bërë jo pak apele ‘me shkulje veshi’ për politikën shqiptare. E nëse dita e votimit për shqiptarët është vetëm 72 orë larg, nën ethe duket dhe Brukseli. Në selitë europiane po mbahet një konferencë me një sërë të ftuarish, mes të cilëve ndodhet

dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ka qenë Eduard Kukan, kreu i delegacionit parlamentar europian për Ballkanin që teksa prezantonte Totozanin i thotë “Shpresojmë t’ju shkojnë mirë ato zgjedhjet të dielën”. Shprehja u prit me buzëqeshje nga Totozani, personaliteti i të cilit u vlerësua maksimalisht nga Kukan. “Totozani është një personalitet

që e vlerësojnë e respektojnë të gjithë në Shqipëri”, tha Kukan. Brukseli nuk ka reshtur duke bërë thirrje që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse cdo proces zgjedhor konsiderohet si test mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për zgjedhjet e kaluara të zhvilluara, në raportet e ndërkombëtareve, Shqipëria nuk e ka marrë kurrë notën 10.

Gazetarja

Pyetja e Anila Bashës për kreun e PS Edi Rama

Çështjet e mëdha të ko-prrupsionit në Shqipëri, vrasjet të ddenoncuara nga PS dhe dhe kreu i saj Edi Rama gjatë gjithë kësaj kohe, si hetimi i abuzimeve me rrugën Durrës-Kukës ku dihet që është mbyllur me procedurë, Gërdeci ku vdiqen 26 persona dhe 21 janari ku u vranë katër demonstrues të pafajshëm. Keni deklaruar se sa të vini në qeverisje, këto çështje do jenë në fokus. Si do të realizohet...?

Unë e kam thënë se s’do bëj Prokurorin e Përgjithshëm. Kam thënë se do të nxisim me të gjitha mjetët kushtetuese dhe ligjore që ka qeveria zbardhjen e këtyre çështjeve. 21 janari është një plagë e hapur që nuk ka për tu mbyllur kurrë përmes harresës, por vetëm përmes drejtësisë.

“Forca e parë politike brenda koalicionit tues do të ketë të drejtën e përcaktimit të kryeministrit. Berisha ka humbur” deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

KRYEMINISTRI

Edi Rama dje në “Opinion”

Page 8: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

8 E premte, 21 qershor 2013

Meta: Lekët errugës Beratittek “Podesta”

Kreu i LSI: Presion në Kukës, Nishani të ndërhyjë

“Kryeministri, t’i lëmë diversionet”

LajmiKryetari i LSI Ilir Meta

përballë gazetarit Zheji është shprehur se ka pre-sione në fushatë nga ana e ministrisë së Brendshme, duke kërkuar nga presiden-ti që të ndërhyjë. Ndërkohë akuzon Berishën se ka lënë Beratin pa rrugë, duke çuar lekët te “Podesta”.

TIRANE

LSI është për herë të parë pjesë e

administrimit zgjedhor, përfaqësohet në

të gjitha komisionet zgjedhore

“Kemi dy koalicione. Brenda koalicionit për

Shqipërinë evropiane kemi një larmi më të gjerë, kemi

elementë të përbashkët dhe ndryshime

Kreu i LSI, Ilir Meta tek Ar-tur Zheji në emisionin “360 Gradë” mbrëmë ka folur për

marrëdhënit me Ramën, situatën në Gjorokastër dhe paratë e rrugëve që shkuan në favor të “Podestës”

Një nga çështjet që akuzuat dhe sot nga Berati ishte rruga në jug, aksi i jugut. Pse nuk u bë në këto 4 vite?

Sepse nuk ka pasur një vullnet real për të mbështetur qarkun e Be-ratit. Ka populizëm në menaxhimin e buxhetit. Rruga e vjetër është ende në gjendje skandaloze dhe as mbushja e gropave nuk është bërë.

Është hedhur pak asfalt?Po këto 2-3 javët e fundit për fushatë,

por është turp që nuk është bërë.

Pse s’u bë rruga?Sepse janë hedhur lekët për lo-

bim në SHBA, për ‘Podesta’

Si mund ta krahasoni fushatën e sotme me vitin 2009?

Janë të ndryshme për kohë të ndryshme. Kjo fushatë ka sfidat e saj, por LSI hyn pas 2 eksperi-encave të viteve 2005 e 2009 pa llogaritur zgjedhjet vendore dhe ajo që është më e rëndësishmja, LSI është për herë të parë pjesë e ad-ministrimit zgjed-hor, përfaqësohet në të gjitha komi-sionet, qëndrat e numërimit dhe komisionet zonale që do thotë se vo-tuesit tanë hyjnë me garanci të plotë se vota e tyre është e paprekshme se ne me prezencën tonë do jemi ga-ranci për transpar-encën dhe integ-ritetin e procesit zgjedhor, jo vetëm për mbrojtje të votës së LSI, por të çdo shqiptari.

Tavo nuk ndan të njëjtin optimizëm ku u ankua me të madhe se Angjeli, Ruli janë duke i vjedhur votat? Si qën-dron e vërteta?

E vërteta qëndron se e majta e ka humbur në vitin 2009 për shkak të këtyre intrigave dhe mendoj se Gjirokastra këto i ka të qarta.

Kush i gatuan këto detaje?Mos ti hyjmë në të thella, por

dua të shtoj se Tavo ka mbështetje të plotë. Ai do jetë një nga deputetët

e kon rmuar e de-tyrimisht brenda koalicionit forcat politike duhet të b ë j n ë f u s h a t ë pozitive dhe jo të përpiqen të dëm-tojnë kolegët e tyre.

P S e k a t ë q a r t ë k ë k a kundërshtar në Gjirokastër?

Besoj se e ka të qartë, dhe do japin

mbështetje për Tavo.

Shumë tension, shumë pre-sion, ja vlen politika?

Besoj se çdo profesion ka tension, s da përkatëse, trazira, por ja vlen kur ke mbështetje dhe mbështetje në rri-tje. Kanë lindur disa shqetësime dhe në rastin e Kukësit ku keni thënë se

veprimet e z. Noka, ministër i Brend-shëm janë të paligjshme. Besoj se e kanë të qartë sa të rrezikuara janë zgjedhjet, sidomos për aq formim sa ka ministri i Brendshëm,. Më mirë e dinë situatën atje qytetarët e Hasit e Tropojës dhe të gjitha këto ëndrra që sheh ministri janë një frikë e madhe nga rezultati zgjedhor që ka ministri dhe në forma presione të ndryshme bëjnë presione, u marrin makinat, ua çojnë në komisariat, u bastisen shtëpitë.

Ky është denoncim shumë i rëndë z.Meta...?

Ky është realitet i rëndë e janë vënë në dijeni e ndërkombëtarët.

Noka kërcënon nga ana tjetër me ligjin...?

LSI e njeh shumë mirë ligjin, por ai që nuk e njeh është ministri në fjalë dhe kjo është një gjuhë e tejkaluar dhe Shqipëria sot është një vend i NATO që aspiron BE dhe i ka tejkaluar këto.

Cili është krimi që po ndodh në Kukës?

Krim është përdorimi i policisë, FNSH, SHISH për terror ndaj pop-ullsisë, i bëj thirrje presidentit që të

vejë në shërbim të ligjit këto forca. Këto janë presione të dëshpëruara të Nokës.

Si do reagojë Nishani, se është president...?

Duhet të reagojë si president i Republikës...

Ambasadori Sequi ka thënë s e k a a k o m a kohë që mund të korrigjohet KQZ. Mendoni se kjo është një t h ë n i e q ë k a një kuptim apo mundësi për tu zbatuar në ter-ren...?

Ë s h t ë n j ë dëshirë, angazhim, përpjekje për të përmirësuar, që të arrihen standardet maksimale të zgjedhjeve. Ne ndje-hemi shumë të qetë, sepse opozita është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe jemi të sigurt për garantimin e integritetit të këtij procesi.

Duket sikur në fushatë ga-rojnë 3 kandidatë për kryemi-

nistra, Rama, Berisha e Meta. Mund të na e shpjegoni, per-ceptim i gabuar?

Kemi dy koalicione. Brenda koalicionit për Shqipërinë evro-piane kemi një larmi më të gjerë. Ashtu sikurse kemi shumë elementë të përbashkët, kemi dhe dallime këndvështrime të ndryshme që janë bashkëplotësuese. Mund të ndalo-jmë pak te diversitetet. Unë dua të sqaroj se LSI ka dy kolona kryesore të programit të saj. E para është një ristrukturim i modelit tonë ekono-mik, që duhet të zbatohet përmes reformave që rrisin prodhimin në vend, me qëllim uljen e importeve dhe rritjen e eksporteve. Konso-lidimin e një ekonomie të qën-drueshme që garanton vende pune. Dhe kolona e dytë e programit tonë është punësimi. Çdo politikë tjetër e shohim në funksion të punësimit.

Ka njerëz që kanë shumë asete, makina, vila, por dhe njerëz që u luten shitësve për ushqime. A ka nevojë për një rregullator?

Ka nevojë absolutisht. Rruga më e efektshme për të zgjidhur prob-lemet sociale në familjen shqiptare, komunitetin në shoqëri është rruga e punësimit. Nuk është rritja e ndi-hmës ekonomike.

Taksa progresive sikur është një taksë politike...?

Në nuk duhet të përqëndrohemi tek problemet ideologjike, por tek problemet që ka vendi. Ekonomia është shumë pranë recesionit, që do të thotë zero investime publike, të shkurtohen pagat pensionet. Nuk mund të kalohet kjo situatë pa

krijuar një klimë më miqësore ndaj biznesit, sipërmar-rjes. Nuk duhet të ecim me mendimin se në këtë vend pas-uria e dikujt është një problem për shoqërinë, por e rëndësishme është se si kjo pasuri të shërbejë.

Z o t i R a m a ka deklaruar se

do ngrejë një komision të posaçëm për verifikimin e licencave apo anulimin e kon-cesioneve...?

Transparenca nuk ka asgjë të keqe asnjëherë. E rëndësishme për ne është të ecim më shpejt në drejtim të ristrukturimit të ekonomisë.

“Roli që ka ministria e Brendshme është i rëndësishëm, por dihet militantizmi i madh i Nokës, dihet devotshmëria ndaj Doktorit, por dhe gabimet që do bëjë që nuk do ndihmojnë Doktorin, por prapë amuri do e pësojë. Unë besoj se i prish punë doktorit”.

AKUZA

POLITIKE

Meta: Përjashtoj

çdo koalicion me

Berishën dhe PD

Kryetari i LSI, Ilir Meta përmbylli fushatën elektorale me një miting në

Berat. Sipas tij, Berati ka zgjedhur ashtu si gjithë Shqipëria të ardhmen e tij, që është punësimi. Kreu i LSI theksoi se Berisha në pushtet po numëron orët e largimit si kryeministër. “Berisha do ikë të dielën si kryeministër njëherë e përgjithmonë sepse po të presë Berati premtimin e Berishës

për boshtin e jugut do t’i duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera sepse ai për 8 vjet as rrugën e vjetër Lushnje-Berat nuk e rikonstruktoi. As gropën e rrugës që lidh Lushnjën me Beratin vecse lloi të hedhë asfalt 3 javë më parë këtu në qytetin Beratit. Ne do tojmë, se boshti i jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet. Ne do tojmë se ky qytet i jashtëzakonshëm kërkon zhvillim,

frymëmarrje dhe ne do bëjmë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para”. Meta po keshtu garantoi se s’ka asnje koalicion paszgjedhor me Berishën. “Përjashtoj çdo koalicion pas zgjedhor me Sali Berishën dhe PD”, deklaroi Meta. Teksa ka nënvizuar se fermerët e zonës meritojnë subvencionim ndërsa industria një plan të vërtetë për ringritje.

Page 9: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

9E premte, 21 qershor 2013

POLITIKE

Zgjedhjet, Policia e

Shtetit merr masa për

ruajtjen e qetësisë

Policia e Shtetit publikoi urdhërin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të

Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të Forcave të

Armatosura. “Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për

Kuvendin e Shqipërisë. Përmes këtij urdhri ai ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre” thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.

Konferenca në Bruksel. Fyle: Demokracia shihet vetëm nga media

Speak Up: Media, le të bien këmbanat e alarmit

BELGJIKE

NGA BRUKSELIANILA BASHA

Liria e medias në këto dy vite, nga konferenca e fundit “speak up” e ma-

jit 2011 deri më tani, është përkeqësuar. Këmbanat e alarmit duhet të bien për qe-veritë, shoqërinë civile, poli-tikanët, ndërkombëtarët dhe vetë gazetarët. Ka shumë prob-leme dhe duket se situata nuk mund të zgjidhet as në Vjenë, as në Bruksel e as në Strasburg.

Alarmin e dha dje në konfer-encën “Speak Up”, Dunja Mila-tovic, përfaqësuesja më e lartë e OSBE për lirinë e medias, e ftuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel në këtë aktivitet njëditor.

“Marrëveshjet ndërkom-bëtare, nuk janë një zgjed-hje për qeveritë, por janë të detyrueshme” tha zonja Mi-latovic, duke nënvizuar nën prezencën e 400 gazetarëve nga Ballkani dhe Turkia, dhe në prezencë të komisionerit Fyle se sidomos ndërkombëtarët, duhet të kuptojnë se kjo nuk është “liri për median”, por “liri për të gjithë”.

Komisioneri Stefan Fyle, duket se bie dakord me kon-statimin e zonjës MIlatovic, jo duke I hyrë cështjeve konkrete, por duke parë indeksin e lirisë së medias në këto vende të rajonit të paktën për dy vite që kur janë zhvilluar punimet e konferecës së fundit.

“Për të parë sesa demokra-tik është një vend, mirë është të shikoni indeksin e lirisë së medias llimisht, jo atë të korrupsionit”, tha Stefan Fyle përpara gazetarëve të rajonit të ballkanit dhe Turqisë. Duke qenë se situata më e nxehtë e ditëve të fundit është në Turqi, komisioneri Fyle përmendi dhunën ndaj gazetarëve turq gjatë këtyre ditëve.

Përfaqësuesja e lartë e me-dias për OSBE, Milatovic, dha rastet e dhunës dhe burgosjes së disa gazetarëve në Bosnje-Hercegovinë, Serbi e Maqedo-ni. Për Shqipërinë, zonja Mila-tovic tha se është përgatitur ligji për transmetimet televizive, por duhet të shihet sesa do të vihet ai në zbatim.

Nga Shqipëria në konfer-encën “Speak Up” prezanto-hen disa drejtues të medias në Shqipëri e ndryshe nga vitet e tjera, duke I dhënë rëndësi edhe rolit të shoqërisë civile në procesin e lirisë së medias, disa përfaqësues të saj ishin present në konferencë. Mero Baze, Lutfi Dervishi, Bledi Salaj, Iris Luarasi, Elsa Bal-

lauri, Gent Ibrahimi etj, janë gazetarët dhe zyrtarët që po përfaqësohen në konferencën njëditore “Speak Up”.

“Sigurisht që ka të vecantat e veta dhe të përbashkëtat në media. E rëndësishme mendoj

unë në këtë konferencë është që përfaqësuesit shqiptarë të thonë atë që ndodh me me-diat në Shqipëri. Në vendin tonë ka probleme të mëdha në mungesën e pavarësisë, mungesën e profesionalizmit

dhe kërkesën e vetë insttucionit të medias për të ngritur me-kanizma që do të grumbullo-jnë, analizojnë dhe zgjidhin ankesat, dhe të bëjnë analizën e raportit mes gazetarit dhe pronarit të medias, sepse kjo

është një ndër cështjet më të diskutuara për pavarësinë ekonomike. Nga ana tjetër është presioni politik. Dhe py-etja në Shqipëri është: pse nuk kemi një media që ti kundërvi-het polikanëve?” pyet Elsa Ballauri duke u kthyer te prob-lemet e mediave në Shqipëri.

Lut Dervishi, drejtor i In-formacionit në Vizion plus, që do të jetë një nga speaker të kësaj konference ka një tjetër këndvështrim. “Media duhet të marrë në dorë situatën” thotë Dervishi. Duke ju referuar fushatës së zgjedhjeve, Der-vishi theksoi se zgjedhjet janë raportuar nga partitë dhe jo nga gazetarët, dhe se e vetmja e ardhme e sigurtë e gazetarisë është te kthimi rolit të saj: rolit të kontrollit dhe vënies para përgjegjësisë së tre pushteteve të tjera.

Këto do të jenë edhe tezat kryesore që do të referohen prej tij edhe në konferencën Speak Up, ndërkohë që të drejtat e gazetarëve shqiptarë pritet të mbrohen jo vetëm nga vetë ata, por edhe Avokati i popullit Igli Totozani dhe kryetarja e KKRT Endira Bushati.

Igli Totozani duke folur në panelin e tretë të konfer-encës për rolin e parlamenteve në zhvillimeve mediatike, iu përgjigj edhe pyetjeve të sh-qiptarja.com sesa demokratike është Shqipëria kur vazhdojnë gjyqet politike, kur gazetarët dhunohen ndërsa kërkojnë të pasqyrojnë mitingjet e partive politike, e kur partitë I detyro-jnë televizionet të transmetojnë kasetat e prgatitura prej tyre.

Raporti DASH, kritikon Shqipërinë për moseleminimin e tra kimitDepartamenti Amerikan i Shtetit pub-

likoi raportin vjetor për tra kimin e qenieve njerëzore, në të cilin kritikon fort vendin tonë. Në dokument, për Shqipërinë, thuhet se është burim tra ku për burra, gra dhe fëmijë, të cilët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar, brenda vendit, si dhe shtete të tjera. Në tekst nënvizohet edhe pamjaftueshmëria e punës së qeverisë për luftimin e fenom-enit. “Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e tra kimit; megjithatë, kjo qeveri po merr masa të konsiderueshme për ta bërë këtë. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, qeveria nuk mundi të paraqiste prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e tra kimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës së mëparshme të mbuluar nga raporti; si rrjedhojë, Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’.” Në raportin e DASH theksohet se qeveria hoqi koordinatorin

kombëtar kundër tra kimit. Aty, gjithashtu, jepen edhe rekomandimet për vendin tonë, ku kryesoret janë: “Të ulë shkallën e lartë të qarkullimit mes zyrtarëve të qeverisë,, të shpërndajë të ardhura për zyrën e koor-dinatorit kombëtar kundër tra kimit etj” thuhet në raport.

Dervishi: U bëmë zëdhënës të partive, jo raportues

“Kur fola në fillim, tha Totozani, për shkak të kohës që mungonte, hoqa një frazë nga fjalimi: zhvillimet në median shqiptare janë vërtet shqetësuese. Pas 20 vjetësh demokraci, këto zhvillime mbeten të tilla. Lidhur me cështjen e të ashtuquaj-turave kaseta dua të falen-deroj Unionin e Gazetarëve që e ka ngritur zërin për këtë cështje dhe e ka parashtruar pranë Avokatit. Ne kemi bërë rekomandimet tona pranë KQZ që ky organ të tërheqë udhëzimin, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë cështjen do ta cojmë në gjykatën kushtetuese”.

K o m i s i o n e r i F y l e s i rrallëherë qëndroi në konfer-encë që nga ora 9 e mëngjesit deri në mbyllje të punimeve të saj në orën 19.00. Cështja e dhunës ndaj gazetarëve në Tur-qi, Bosnje Hercegovië, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi ishte në focus të përqendrimit të tij. Për Shqipërinë, komisioneri Fyle kërkoi që media të jetë e vë-mendshme për të shtensionuar situatën, e ndër të tjera, të mos bëhet palë sidomos në procesin paszgjedhor.

Këtë radhë konferenca Speak Up 2 pritet të dalë me rekomandime konkrete për qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Zoti Fyle e bëri të qartë se për lirinë e medias, duhet të ketë më shumë presion ndaj qeverive, për të arritur jo vetëm stand-ardet e kërkuara ligjore, por edhe për aplikimin e tyre në vendet përkatëse.

Nga konferenca e djeshme “speak up” në Bruksel

Stefan Fyle

Selia e Departamenti Amerikan i Shtetit

Page 10: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

10 E premte, 21 qershor 2013

STUDIUESI Paolo Petta (1942 - 1999) me origjinë nga Piana degli Albanesi, Itali, hedh dritë mbi tezat më të debatuara sot: “A janë turqit pushtues?” dhe “Pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë?”.

Dokumentet

Si konvertoheshin shqiptarët në myslimanë

Pendimi i Gjergj Kastriotit dhe rikthimi i nipit Hamza me turqit. Patriotë dhe tradhtarë në gjirin e principatave shqiptare

TIRANE

PAOLO PETTA

Shqipëria moderne është një vend jo shumë besimtar, por gjithsesi, në pjesën më të

madhe mysliman. Mendohet se kalimi masiv në fenë islame nuk ndodhi para shekullit XVII. Për sa i përket anëtarëve të klasës sunduese, duke lënë mënjanë rastin e djemve që dërgoheshin në pallatin e sulltanit si pengje ose si “haraç gjaku”, islamizimi filloi të përhapej qysh nga fillimi i shek XV. Gjithsesi, Shqipëria dhe Epiri qenë

viset ku fluksi i konvertimit nga krishtërimi në islamizëm ishte më i madh . Nuk më duket e drejtë të flitet, siç bëhet zakonisht, për “ren-egatë”: ndryshimi i besimit bëhej shpesh për oportunizëm, për kon-formizëm, nga frika – jo rrallë ishte i shtirë –, por ndonjëherë ishte edhe i sinqertë, në mos për tjetër, për perspektivën më të madhe që ofronin vendet myslimane për të rinjtë e shtresave të varfra, gjë që shumëkush e shihte si një provë se feja myslimane frymëzohej vërtet nga parimet e drejtësisë8 . Në rastin e familjeve më të fuqishme, oportunizmi ishte padyshim fak-tori përcaktues. Që bëhej fjalë për llogari politike, shpesh herë edhe për një veprim të shtirë, këtë e vërteton vetë lehtësia me të cilën pranohej brenda familjeve një vendim kaq i vështirë e tragjik për jetën e gjithsecilit: për rrjedhojë, rezultonin prindër të krishterë që kishin fëmijë myslimanë (e anasjelltas), vëllezër të ndarë në fe të ndryshme, vajza të krishtera me prindër të krishterë që marto-heshin me myslimanë (kurrë nuk ndodhte e kundërta). Interesant është edhe rasti i “të penduarve”, ku ai i Skënderbeut është më i njohuri, por jo i vetmi. Fjala është për të rinj që kishin përqafuar fenë islame dhe që riktheheshin në fenë e të parëve. Në veprën e tij Com-

mentari, Piu II Pikolomini kujton një zotëri shqiptar, zotërimet e të cilit i kishin kaluar Skënderbeut,

që nga i krishterë u bë mysliman për t’iu rikthyer më vonë fesë së të parëve, “megjithëse pak nderim

kishte si për njërën ashtu edhe për tjetrën, dhe asnjërës nuk i qëndroi besnik” . Në raste të tjera ky ndry-shim mund të përcaktohej edhe nga një krizë e brendshme.

PUSHTIMI I PARË: SI RANË PRINCIPATA SHQIPTARE NËN PERANDORINË TURKE

Në fazën e parë të pushtimit turk, krerët ballkanikë kishin rënë në kushtet e vasalit; në një fazë të mëvonshme, zotërimet e tyre u përf-shinë plotësisht në territorin e per-andorisë, por mjaft prej tyre kishin mundur t’i ruajnë ato tërësisht ose pjesërisht në cilësinë e timarit. Do të ishte e tepërt të sqaronim se ky lloj zotërimi ishte, për nga natyra, i mangët dhe nën shantazhin e vazh-dueshëm të sovran-it të ri, i cili në mo-mentin e duhur dinte ta ushtronte pushtetin e tij për t ’ i vënë n jërën k u n d ë r t j e t r ë s familjet shqiptare. Qenë të shumtë të krishterët që m o r ë n t i m a r e (midis tyre edhe disa peshkopë): por një mundësi e tillë erdhi duke u zvogëluar, dhe në fund iu la vetëm atyre që nuk kishin marrë pjesë në luftën e tejzgjatur të drejtuar nga Skënderbeu.

Ndër ata që me kalimin në fenë islame siguruan edhe një ngjitje në karrierë, ishin edhe familjet Skurra e Kurtiqi. Të parët ishin të njohur e

Rezultonin prindër të krishterë që kishin fëmijë

myslimanë (e anasjell-tas), vëllezër të ndarë në fe të ndryshme, vajza të krishtera me prindër të

krishterë që martoheshin me myslimanë ...

Për sa i përket familjeve që nuk do të jenë objekt i trajtimit tonë, mund të përmen-

dim edhe Zenebishët, zotër të Gjirokastrës. Qysh prej fillimit të shek. XV, ata kishin luftuar ashpër me turqit dhe në fund ishin mundur; në periudhën e kryengritjes së madhe të Shqipërisë së jugut të viteve ’30, njëri prej tyre, emigrant në Itali, u kthye në atdhe për t’u venë në krye të revoltës, por u mund falë gjenisë strategjike të një koman-danti të madh turk, Turhanit, në një betejë, ku ai vetë gjeti një vdekje të tmerrshme17. Pinjolli i breznisë së mëvonshme të Ze-nebishëve, Simoni, arriti të shtjerë në dorë kështjellën e Strobilit në bregdetin përballë Korfuzit dhe t’u shkaktojë shumë andralla

turqve dhe po ashtu venecianëve, të cilët nuk mund të duronin që Strobili të bëhej një bazë për piratët katalanë. Ai ishte shpallur

vasal i mbretit të Napolit dhe me ndihmën e trupave italiane, më 1456, kishte mundur të pushtonte disa kështjella në bregun e Himarës, duke kërcënuar edhe vetë Butrin-tin. Më vonë e braktisi luftën dhe u strehua në Korfuz18. Po në atë kohë, një farë Hamza Zenebishi ishte bërë një nga gjeneralët më të besuar të Mehmetit II, të cilin e shoqëroi ne fushatat kundër kryengritësve shqiptarë të Peloponezit, ndërkohë që një vëlla i tij ishte subash i Tetovës. Nuk dimë se ç’lidhje kishte me këto personalitete një murg me emrin Mihal, që sigurisht i përkiste të njëjtit fis dhe që në dekadën e dytë të shek. XVI kopjoi, për një kishë të vogël ortodokse të Kalabrisë, disa kodikë liturgjikë që ruhen sot e kësaj dite.

Zotërit e GjirokastrësZenebishtët luftuan Turqinë dhe u mundën nga pushtuesi

Bëhej fjalë për llogari politike, shpesh herë edhe për një veprim të shtirë, këtë e vërte-ton vetë lehtësia me të cilën pranohej brenda familjeve një vendim kaq i vështirë e tragjik

të fuqishëm qysh nga shek. XIII. Një pinjoll i kësaj familjeje, i çuar qysh fëmijë në oborrin e Adrianopojës, në betejën e Varnës (1444) u bë bejlerbeg i Rumelisë dhe më vonë u bë një nga protagonistët e betejës së Kosovës (1448), që përfundoi me trium n e Muratit II mbi Jan Hunia-

din. Anëtarë të tjerë të familjes (tashmë të njohur si Uzgur-oglu) morën poste të rëndësishme në per-andorinë osmane: gjë që nuk na ndalon të gjejmë një Skurrë midis luftëtarëve të fundit të Shqipërisë së krishterë, si dhe të ndeshim të tjerë në emigracion (një Skurrë ishte në vi-tin 1860 anëtar i njërës prej qeverive të përkohshme të Garibaldit). Sa u

përket Kurtiqëve, që kishin një zotërim në Shqipërinë e mesme, ata u treguan besnikë ndaj sovranit të ri dhe kaluan në fenë islame: për rrjedhojë, mundën të rrisin së tepërmi pushtetin e tyre. Nëse Pavllo Kurtiqi (që ende mbante një emër të krishterë) zotëronte 26 fshatra, djali i tij i islamizuar, Isa beu kishte 107 të tilla.

Libri historik i Paolo Petta-s

NË FOTO: Kostume shqiptare dhe tradita të ruajtura në traditën e arbëreshëve të mërguar nga pushtimi i parë turk, të cilët jetojnë sot në Piana degli Albanesi, Itali

DOSSIER

Page 11: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

11E premte, 21 qershor 2013

(Shënim: Ky shkrim i Paolo Petta-s është shkëputur nga libri “Des-potë të Epirit e princër të Maqedonisë”. Gjithë libri hedh dritë mbi historinë e luftës që ka bërë aristokracia shqiptare në shekuj ndaj pushtimit turk. Kjo aristokraci e detyruar nga pushtimi osman ka emigruar në vendet fqinje, duke ruajtur kulturën dhe gjuhën shqipe. Titujt dhe mestitujt janë redaksionalë-Dhu.Ha.)

VETË SKËNDERBEU dhe vëllezërit e tij ishin kthyer (ose u shtirën se ishin kthyer) në fenë islame në kohë dhe rrethana jo shumë të qarta dhe që, gjithsesi, nuk janë ato që është bërë zakon të thuhen...

Në familje të tjera pati një ndarje midis atyre që u bashkuan me regjimin e ri

(osman) dhe atyre që vazhduan qëndresën ose që e rifilluan atë, pas një nënshtrimi të përkohshëm. Kemi folur tashmë për qëndrimin e Kastriotëve në këto ngjarje. Vetë Skënderbeu dhe vëllezërit e tij ishin kthyer (ose u shtirën se ishin kthyer) në fenë islame në kohë dhe rrethana jo shumë të qarta dhe që,

Emigrantët shqiptarë nuk e lanë vendin në mënyrë të organi-

zuar, nën drejtimin e krerëve të tyre. Ata emigruan në grupe pak a shumë të mëdha, në kohë e në drejtime të ndryshme. Është rasti të theksojmë se grupe të rëndë-sishme emigrantësh shqiptarë nuk erdhën nga Shqipëria, por nga Greqia, ku shqiptarët kishin lluar të emigronin qysh nga shek. XIV, dhe ku gjithashtu kishin luftuar ashpër me turqit. Nuk do të ishte e drejtë të arrihej në përfundimin se princërit shqiptarë u shkujdesën për fatin e njerëzve të tyre: por fakti është se fatet e njërës palë dhe të tjetrës ishin mjaft të ndry-shme, pasi të parët u integruan pa problem në klasën drejtuese të gadishullit, ndërsa të dytët patën fatin e keq të provojnë përvojat e ashpra që provojnë të gjithë emigrantët. Madje një pjesë e tyre njohën edhe një përvojë krejt të veçantë: atë të krijimit të fshatrave italo-shqiptare, që bënë të mundur ruajtjen e gjuhës dhe të traditave, por që në të vërtetë ngjanin pak a shumë me geto, ku erdhën e u vendosën grupet më të lidhur me traditën fetare ortodokse, pra, edhe më të dyshimtë për autorite-tet civile e fetare të vendit pritës.

Nuk kemi ndërmend të mer-remi këtu me këtë temë, e cila ende nuk e ka gjetur historianin e saj, ndërkohë që trajtimi i mar-rëdhënieve midis shqiptarëve or-todoksë dhe autoriteteve kishtare është bërë tashmë, falë përpjekjeve të disa studiuesve, të cilët kanë shkatërruar përfundimisht mitin e besnikërisë së përjetshme të katolikëve të ritit bizantin ndaj Kishës së Romës.

Gjithsesi, ne do të shohim se si logjika e një shoqërie të ndarë prerazi në klasa, siç ishte shoqëria italiane, bëri që fatet e familjeve

princore të ndaheshin gjithnjë e më shumë nga ato të masës së të vobektëve, që në ndonjë rast iu nënshtruan një procesi integrimi në shoqërinë italiane duke humbur edhe kujtesën për origjinën e tyre, por që në përgjithësi i qëndruan besnik ndryshimit etnik e fetar të tyre. Familjet e mëdha, edhe kur i përkisnin ritit ortodoks, kaluan pa vështirësi në ritin katolik dhe u asimiluan më shpejt nga shoqëria italiane.

Në rastin e shqiptarëve, ndarja midis këtyre dy grupeve të emi-gracionit bëhet më e dukshme nga mungesa e shtresave shoqërore të ndërmjetme, edhe pse herë-herë flitet për ndonjë humanist, laik apo fetar, të emigruar në Venedik, ose për zejtarë shqiptarë që emi-gruan në Raguzë ose në zotërimet veneciane, pa folur pastaj për atë shtresë të ushtarëve të paguar, që ngjallën kureshtje e admirim tek bashkëkohësit, të cilët shpesh i identi konin ata me vetë nocionin e “shqiptarit”. Në fakt, krahasimi me emigracionin grek et mjaft qartë: midis emigrantëve grekë, të cilët nuk duket të kenë qenë më të shumtë se shqiptarët, gjenden jo vetëm aristokratë, krerë ushtarakë

e prelatë, shkrimtarë e filozofë, kopjues, piktorë e muzikantë, por edhe ndërtues anijesh, marinarë e tregtarë, mjekë e zejtarë, mjeshtër të shumë profesioneve të kërkuara, të cilët u shpërndanë jo vetëm në Itali, por pak a shumë në të gjithë Evropën perëndimore, deri në Flandër e në Skocinë e largët, pa folur për ata që u hodhën në Vllahi, Moldavi e Rusi. Prej krahasimit mes jetës së emigrantëve shqiptarë dhe atyre grekë, del në pah edhe një tjetër ndryshim: të dytët, por jo të parët, i mbajnë në shumë raste marrëdhëniet me atdheun, ku kanë të afërm e të njohur, dhe ndonjëherë kthehen aty (kujtoni misionin e njohur të Joan Laskarit në Lindje, në kërkim të kodikëve grekë për llogari të Lorenco dei Mediçi). Kuptohet që në rastin e shqiptarëve nuk bëhet fjalë për lidhje më të dobëta me dheun e lindjes, por për një qëndrim të ndryshëm, që përcaktohet nga roli i ndryshëm shoqëror i tyre: emigrantët shqiptarë nuk ishin intelektualë, afaristë, por fshatarë e ushtarë, dhe emigrimi i tyre ishte një nisje pa kthim, ose një emigrim që e presupozonte kthimin vetëm në rast të një lufte timtare.

Qëndrimi i Kastriotëve nën regjimin turk

Skënderbeun e tradhton edhe djali i Mamicës Shpërblehet nga Turqit me zotërimet e tij

gjithsesi, nuk janë ato që është bërë zakon të thuhen. Djali i një vëllai të Skënderbeut, Hamzai, fillimisht e kishte ndjekur pas të ungjin në kryengritje (e, sipas Barletit, edhe në rikthimin në fenë e krishterë, ndonëse nuk rezulton të ketë marrë ndonjë emër të krishterë): por më vonë kaloi përsëri në anën e turqve dhe, pasi u zu rob nga i ungji, u dërgua si rob lufte në Napoli (ku, çu-ditërisht, gjurmët e tij humbin). Një tjetër nip, djali i së motrës, pas vdekjes s ë S k ë n d e r b e u t mori prej turqve një pjesë të zotërimeve të tij. Ky mund të identif ikohet me djalin e Muzak To-pisë dhe të Mamica Kastriotit, tradhtia e të cilit dëshmohet edhe nga njoftime të tjera. Burime të tjera të asaj kohe japin të dhëna, jo fort të besueshme, lidhur me kalimin në anën e turqve të “nipërve” të tjerë të Skënderbeut, më 1466 e 1467, dhe lidhur me fundin e tyre romancesk.

Mbi Muzakajt do të asim gjerë e gjatë kur t’i kthehemi fat-eve të mëtejshme të emigrantëve nga kjo familje.

PSE FAMILJET E MËDHA NUK IU SHMANGËN DOT NDËRRIMIT TË FESË

Siç del , asnjë eksponent i familjeve të mëdha që qëndruan në Shqipëri nuk iu shmang dot ndërrimit të fesë. Në fakt, aposta-zia ishte e domos-doshme jo aq për të shpëtuar jetën d h e l i r i n ë p e r -sonale, siç është t h ë n ë s h p e s h , sesa për t’i shpë-tuar deklasimit . Gj i thsesi , duam të vëmë në dukje se, pavarësisht se në Shqipërinë e kohëve moderne mund të ndeshen emra të familjeve që kishin qenë aristokrate përpara pushtimit turk, si Dushmanët e Berishat, sot emra të tillë u përkasin fiseve pak

a shumë me ndikim, në gjirin e të cilëve asnjë familje nuk është në gjendje të pretendojë një origjinë të drejtpërdrejtë nga aristokracitë e dikurshme të krishtera. Disi më i ndryshëm duket rasti i Dukagji-nëve, një fis i përbërë nga disa degë, më të shquarat e të cilave emigru-an, të tjera kaluan në fenë islame, ndërsa ndonjë degë tjetër, dikur e panjohur, u fuqizua falë karrierës së suksesshme të ndonjë pinjolli

të vet në strukturat e perandorisë osmane. Të mos harrojmë, së fundi, pretendimin e princërve katolikë të Mirditës, sipas të cilit ata rridh-nin nga fisi i vjetër me këtë emër. Edhe në këtë rast mund të dallohet

një ndryshim në raport me përvo-jën që patën grekët në këtë drejtim: ndërsa shumë prej tyre, që mbetën të krishterë, mundën të sistemoheshin n ë b u r o k r a c i n ë perandorake ose në atë të Patrika-nës greke të Ko-standinopojës, për shqiptarët e vetmja

mundësi karriere për të rinjtë me një farë prejardhjeje ishte ajo ushtarake, që në Lindje mund të ushtrohej vetëm nga ata që pra-nonin fenë islame.

Lufta antiosmaneEdhe shqiptarët emigrantë në Greqi, luftojnë ashpër me turqit

Burime të tjera të asaj kohe japin të dhëna, jo

fort të besueshme, lidhur me kalimin në anën e tur-qve të “nipërve” të tjerë

të Skënderbeut

DOSSIER

Page 12: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

12 E premte, 21 qershor 2013

EKONOMI

Gaiani: Bujqësia

dhe agrobiznesi

të lënë pas dore

Ekonomia shqiptare duhet të bazohet te bujqësia dhe është detyrë e klasës

politike ndërmarrja e strategjive që të stimulojnë këtë zhvillim. Ky ka qenë dje apeli i ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani. Ambasadori vlerësoi arritjet që ka bërë vendi gjatë viteve të tranzicionit, por sipas tij, bujqësia dhe industria ushqimore janë sektorët që kanë

njohur më pak rritje. Kjo, pasi nuk është zgjidhur akoma problemi i pronësisë së tokës, bujqësia nuk është e mekanizuar dhe lëvizja masive e popullatës drejt qendrave urbane ka bërë që rreth 60% e parcelave të mos shfrytëzohet. “Bujqësia është sektori më timprurës i ekonomisë dhe që ka një impakt direkt te shtresat më të ulëta sociale, tha ai. Duke shtuar

se zhvillimi i këtij sektori është i lidhur ngushtë me identitetin dhe kulturën e shqiptarëve. Vetëm duke plotësuar disa standarde, produktet shqiptare do të mund të përballojnë konkurrencën e tregjeve europiane dhe më gjerë”, tha Gaiani. Këto deklarata, ambasadori i bëri gjatë dhënies së diplomave për njohjen e gjuhës angleze nga Dhoma Britanike e Tregtisë.

Berisha, kjameti pas vetesRezultate minimale nga masat skale, të ideuara prej specialistëve të KOP-it, ndërkohë

që arka e shtetit po u lihet pasuesve të mundshëm në një gjendje skandaloze

Pas tetë vitesh reforma, varfëria rezulton edhe më keq se më parë

REZULTATET E ZERAVE KRYESORE TE BUXHETIT SI 5-MUJOR TE KRAHASUARA

Zëri Ndryshimi 2005-2013

Të ardhurat buxhetore +73%

Shpenzimet buxhetore +106%

Tatimi mbi timin -2.3%

Tatimi mbi të ardhurat +386%

TVSH +81%

De citi buxhetor +512%

Borxh i brendshëm +198%

Borxh i jashtëm +189%

Interesat e borxhit +57%

Buxheti

Si u shpërdoruan paratë e shqiptarëveNga 2005, në vitin 2013 të ardhurat janë rritur me 73%, por shpënzimet 30% më shpejt

TIRANE

Fuqia investuese e qeverisë shqiptare ka rënë me shpejtësi të dukshme pas rrugës

së kombit, që duket se ka ezauruar të gjitha burimet nanciare të vendit. Pas kësaj, Beri-sha e Bode kanë optuar në favor të rritjes së shpenzimeve, të pambuluara nga rritja e të ardhurave. Sipas shifrave më të fundit nga dikasteri i Financave për 5-mujorin, ndër-kohë që të ardhurat në tetë vjet janë rritur me 73 për qind, shpenzimet nga buxheti janë rritur me 106 për qind. Xhepat e shqiptarëve, nëpërmjet taksës së sheshtë, janë boshatisur fuqishëm, duke qenë se të ardhurat në arkën e shtetit nga tatimi mbi fitimet personale janë rritur gati Katar herë, ndërkohë që timet e ndërmarrjeve janë, madje, ulur në tetë vjet. Në të njejtën kohë, sipas modelit të Berishës, borxhi i jashtëm është rritur 189 për qind, ai i

brendshëm 198 për qind, apo afro tri herë si pesëmujor dhe de citi buxhetor në po këtë periudhë rezulton të jetë gati gjashtë shuar. Një “tokë e djegur” me të vërtetë, situatë e ngjashme me atë të vitit 1997, kur berisha u dorëzoi kundërshtarëve një arkë bosh.

...se sa mallra dhe shër-bime të tjerë jetikë. Në të katër vitet së bashku, jetesa është shtrenjtuar, sipas të dhënave zyrtare, me 12% (edhe ky, tregues ky shumë i dyshimtë), ndërsa vetëm ushqimet janë shtrenjtuar me 18%.Pra, rri-tja e përfitimeve sociale në 4 vite 2009–2012 rezulton më e ulët se shtrenjtimi i ushqimeve. Kjo provon që familjet që jetojnë me këto përfitime të jetojnë më keq se 4 vjet më parë.

Shtrenjtimi i ushqimeve ka vijuar edhe në vitin 2013. Në 5 muajt e parë 2013, shtrenjtimi mesatar mujor i ushqimeve është 5.2%. Kështu, edhe çdo rritje përfi-timesh deri në 5% që është premtuar nga qeveria në ditët në vijim, nuk do të mjaftojë për kompensuar shtrenjtimin e ushqimeve.

Po kështu, sipas special-istëve, shqiptarët konsu-mojnë më pak se më parë. Performanca e dobët e të ardhurave nga TVSH-ja, një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi, është arsyeja kryesore që ka ndi-kuar në rënien e të ardhurave tatimore në pesë muajt e parë të vitit. Të ardhurat nga TVSH, që është taksa e cila mban peshën kryesore në buxhet (rreth 50% të të ard-hurave nga tatimet e doganat dhe rreth 32% të totalit të të ardhurave buxhetore), ranë me 2.4 miliardë lekë në vlerë

absolute (duke ndikuar në 85% të të ardhurave tatimore e doganore), apo me 5.4%, duke shënuar tkurrjen më negative të viteve të fundit.

Ndërkohë, ssa i përket

arsimimit të popullsisë, edhe këtu, në studimin e bërë nga Banka Botërore rezulton se mbi 70% e bizneseve në Sh-qipëri janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur me aftësinë

Reformat, e ideuara nga specialistët e KOP-it, kanë shteruar prej kohësh si pasojë e gulçimit të një qeverie, të kapur nga korrupsioni dhe me përcaktime konfuze e të pagoditura përparësish në investime e shpërndarje të shpenzimeve buxhetore

SHTERIMILajmi

Banka Botërore vuri në dukje pak ditë më parë se në Shq-ipëri varfëria është rritur, ndërkohë që sistemi arsimor nuk plotëson kërkesat e tregut për nga cilë-sia. Përqendrimi tek ndërtimi i rrugëve zhvlerësoi reformat berishiane

TIRANE

GENC KONDIe sta t të punës. Firmat janë përgjigjur se, në shumicën e rasteve, arsimimi nuk ka qenë speci k me pozicionin që ata kanë në kompani. Buxhetet e hartuara nga ministria e Financave i kanë alokuar fondet më të pakta ministrisë së Arsimit, duke mos e kaluar 3% të produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që projektet që përmirësojnë infrastruk-turën rrugore kanë marrë më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit. Për 2013, arsimi ka një peshë prej 2.73% në GDP –në e vendit, më e ulta që prej 2004-ës.

Sa investohet

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia aktualisht

po përballet me një rënie të shpejtë të investimeve publike. Sipas Fondit Mon-etar Ndërkombëtar, vitin e kaluar investimet totale në ekonominë shqiptare, të kryera nga privatët dhe qeveria sëbashku, zbritën në 24 për qind e prodhimit kombëtar. Kjo është norma më e ulët që nga viti 2000, kur investimet janë luhatur nga 28 deri në 30 për qind të prodhimit kombëtar bruto. Të dhënat nga ministria e Financave tregojnë se pjesa më e madhe e kësaj rënieje vjen nga investimet e qe-verisë, të cilat, nga 10 për qind e prodhimit kombëtar në 2008-n, vitin e kaluar u tkurrën në 4.5 për qind.Për të

përballuar kërkesa kryesisht elektorale, këtë vit, edhe në kushtet kur nuk paguhen rma prej vitesh për punë të

kryera, u kryen pagesa selek-tive, në sajë të privatizimit më të fundit, të katër HEC-eve, me një çmims prej 85 milionë eurosh, shumë më poshtë çmimit që mendohej. Qeveria kishte menduar të shpëtonte nga situata falë shitjes së Albpetrolit, por ky privatizim dështoi me turp.

Dritë-hijet e privatizimeve nuk sigurojnë dot investimet

vijon nga faqja 1

Kryeministri Sali Berisha

Cyan magenta yellow black

Page 13: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

Përshëndetje të dashur miq të Lugës së Argjendtë! Për këtë javë kam zgjedhur

për ju dy receta të thjeshta, të bukura dhe pse jo ekonomike. Ato mund të përgatiten shumë shpejt dhe me pak mundim e

mund të serviren mjaft mirë në tryeza festash. Kush nuk do të cuditej nga qoftet me zarzavate dhe brusketat e salmonit me domate qershi? Qoftet mund t’i përgatisni edhe kur shihni se zarzavetet e gatuara kanë mbetur pa u konsumuar, ndërsa brusketat me domate qershi dhe

LUGA E ARGJENDTE

Qofte zarzavatesh dhe brusketa salmoniDHURATA THANASI

FundjavaFundjavaSUPLEMENTI I SË PREMTES TEVITI II NR: 24 E PREMTE, 21 QERSHOR 2013

ullinj të zinj dalin të të mrekul-lueshme jo vetëm për “gojën dhe stomakun”, por edhe për syrin. Unë i bëj shpesh gjatë stinës se verës, pasi janë shumë të thjeshta, të lehta dhe një ushqim që mbahet lehtë në dorë, pa përdorur thika e pirunj. Mbi të gjitha do të bëni një përshtypje të mrekullueshme tek

miqtë në raste barbekjush apo festash. Gatim të këndshëm!Por jo vetëm gatim. Para se të ju jap recetat e javës, do të doja vëmendjen tuaj edhe për disa këshilla të vlefshme në pastrimin e kuzhinës dhe të shtëpisë. Sepse disa truke të vogla dhe të thjeshta jo vetëm ju... vijon në faqe 17

E-MAIL: [email protected]

Cyan magenta yellow black

DY VJET PUSHIME MES TRASHEGIMISE KULTURORE

UDHETIMI I PAZAKONTE

ROVENA RROZHANI

TIRANE

Guida që zbulon 962 sitet botërore të UNESCO-s në 157 vende të botës

vijon në faqe14

TE SFIDOSH KRIZEN, I RRETHUAR NGA LUKSI DHE SURPRIZAT E GLOBIT

Rreth botës për 80 ditë” apo “Dy vjet pushime”? Cilindo nga librat e Zhyl Vernit që

mund t’ju vijnë në mendje, të jeni të sigurtë se këto dy vitet e pushi-meve nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me historitë shkruara prej tij. Madje është një nga ato gjërat që agjencia angleze VeryfirstTo e ka përfshirë në kategorinë “Never done before”. Është një propozim “i pacipë” që ofron një itinerar ekskluziv të bazuar në listën e pas-urive botërore të natyrës dhe kul-turës, përpiluar nga Unesco. Janë 962 site të Pasurisë së Njerëzimit, në 157 vende të botës që ofrohen për ata që vërtet mund të kenë një hapësirë bosh prej të paktën 700 ditësh dhe për më tepër të kenë një shumë po aq të pacipë parash sa edhe vetë propozimi. Vende, trajtime luksoze dhe tarifa të përbindshme: 990 mijë stërlina, konvertuar në euro më shumë se 1 milionë e...

FILMI NE KINEMA

DESHIRONI TE UDHETONI

“World War Z” në Millennium

Shën Petërburg, Magjia e Netëve të Bardha

Brad Pitt në një udhëtim rreth botës për të ndalur pandeminë

e Zombit! Edhe nëherë të vdekurit e gjallë rikthehen në ekranin e madh, këtë herë më të pamërshirshëm dhe të më shpejtë se kurrë, gati për të goditur njerëzit dhe për të sunduar tokën. Beteja mes...

Belye nochi, kështu i quajnë rusët Netët e Bardha. Javët e netëve të

bardha dhe ditëve plot diell veror të qytetit verior të rusisë janë një kohë e mrekullueshme. Koha kur Shën Petërburg manifeston më shumë se kurrë gëzimin e jetës. Netët e Bardha llojnë në muajin...

Faqe 16

Faqe 15

Page 14: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

E premte, 21 qershor 2013www.SHQIPTARJA.com14 Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni UDHËTIMI i pakryer më parë nga askush. T’i biesh botës përqark, i rrethuar nga luksi dhe surprizat e globit, duke paguar shtrenjtë

Të s dosh krizën me dy vjet pushime!

Guida që zbulon 962 vend të rralla turistike

TIRANE

ROVENA RROZHANI

...150 mijë kartmonedha. ...një ëndërr e vërtetë për vetëm dy persona,Një tur i konsideruar alla Unesco përderisa agjencia ka marrë për bazë të itinerarit të këtij udhëtimi të cuditshëm, listën e pasurive natyrore dhe kulturore të përpiluar nga kjo organizatë ndërkombëtare. “Propo-zimi në kohë krizash ndoshta mund të irritonte shumë njerëz, por në të njëjtën kohë do të bëjë shumë të tjerë që të ëndërrojnë”- shkruajnë mediat e huaja teksa komentojnë ofertën e agjencisë angleze. Dhe bëhet fjalë për ekskluzivitet të plotë pasi jo vetëm që do të jetë një cift ai që do të kryejë udhëtimin por do të jenë ata personat e parë, e ndoshta të vetmit që do të kryejnë këtë udhëtim.Në fakt propozimi i agjencisë tingëllon i cuditshëm sidomos për shkak të shumës së parave dhe kohëzgjatjes së udhëtimit. E kush do të kishte kaq kohë të lirë dhe kaq shumë para? Natyrisht që milionerë, manjatë, sheikë, vipa apo trashëgimtarë të pasur mund të marrin në konsider-atë këtë udhëtim të jetës të quajtur The Ultimate Journey (Udhëtimi I fundit).

Destinacionet përrallore përf-shijnë vende shumë të njohura dhe tashmë të shndërruara në kult si gjiri magjik i Halong në Vietnam, Kanioni i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i fuqishmi dhe roman-tiku Taj Mahal në Indi, Petran, simboli i Jordanisë, tempujt Angkor në Kamboxhia, kaskadat Iguazu mes Argjentinës dhe Brazilit, Piramidat egjiptiane, Qytetin e ndaluar në Pekin dhe Machu Piçhu në Perù. Sigurisht që në itinerarin e udhëtimit të jetës ka dhe shumë vende të tjera e për fat të mirë dy personat që do të kryejnë udhëtimin do tlë ndalojnë edhe në Shqipëri, përderisa Butrinti, Berati dhe Gjirokastra janë në listën e trashëgimisë botërore të Unesco-s. Teorikisht janë 157 vende që do të vizitohen në 730 ditë.

Natyrisht që turi është i per-sonalizueshëm sipas kërkesave të

klientëve. I vetmi kufizim është siguria, pasi asnjë destinacion i rrezikshëm për jetën e dy udhëtarëve nuk do të përfshihet në itinerar. Aventura superluksoze përfshin transport nga një vend në tjetrin me biznes klas i cili konsiderohet si minimum i standartit. Cifti i ud-

hëtarëve do të pushojë në hotele luk-soze ndër të cilët përmenden: Sandy Lane (Barbados); Hotel George V (Paris); The Plaza (New York); The Taj Mahal Palace (Mumbai); Cipriani Hotel (Venecia); and The Ritz-Carlton Hotel (Moskë). Por udhëtimi i fundit nuk është i vetmi që agjencia Very-

rst to ofron për klientët e saj. Nën konceptin ekskluziv agjencia ofron edhe të tjera përvoja të pazakonta dhe të shtrenjta. Vlen të përmenet se zgjimi mes një fushe me një milionë petale trënda lash të kuq vlen 70 mijë stërlina dhe ky është më pak i kushtueshmi. Një udhëtim

në hapësirë kushton 105 mijë stër-lina ndërsa një propozim martese nëpërmjet një spoti 30 sekondësh në televizionin kombëtar kushton ca më shumë, pra 135 mijë stërlina. Ka dhe një propozim tjetër për dashurinë dhe këtu bëhet fjalë për një lm dy minutësh të shkruar nga vetë klienti me ndihmën e një skenaristi dhe një regjisori. Ky lm propozohet si një mënyrë për të deklaruar dashurinë.

Por duke iu rikthyer përvojës së propozuar për dy vjet pushime në cdo sit të shpallur pasuri botërore, ia vlen të përmendet se 5 mijë stër-lina nga shuma që do të paguajnë udhëtarët do të shkojë për Unesco-n.

Megjithatë ka një pikë të hapur në këtë udhëtim të jetës, duke ditur se për cdo vit Unesco, shton të paktën 20 site të reja në listën e pasurive botërore. Kur cifti fatlum të ketë mbaruar udhëtimin lista do të ketë paktën 40 vende të reja. Ndoshta kjo do të shtyjë ideuesit dhe drejtuesit e agjencisë që të mbajnë sërish në kat-egorinë e përvojave të pakryera më parë, udhëtimin dy vjeçar. Gjithsesi një gjë është e sigurtë; për të parë të gjitha pasuritë e njohura të botës, do të duhej një jetë e tërë dhe pa dyshim shumë para.

Vende për tu vizituar

Tre kështjellat më të bukura në botëNdërsa koha e mbretëve ka

ikur, kështjellat janë akoma mes nesh. Nga pallatet përral-lore gjermane, tek selitë delikatë të mbretërve japonezë, ja 10 kështjellat më të bukura në botë që më historinë dhe arkitekturën e tyre joshin gjithmonë turistë.

ALHAMBRA GRANADA, SPANJË

Alhambra shërbeu si një fortesë ushtarake ideale sajë vendndodhjes së saj të izoluar.Pallati u shndërrua në një rezi-dencë të vërtetë mbretërore kur Muhamedi i Parë, sulltani i parë i Dinastisë Nasrid, arriti në

shekullin e 13-të. Në vitin 1492, Alhambra iu dorëzua Mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabela I të cilët filluan një rinovim të Alhambra në 1527. Por sërish gjurmët e arkitek-turës së vjetër shquhen sidomos në Sallën e Moors me tavanin e saj të gdhendur dhe kupolë elegante.

MATSUMOTO,JAPONINdërtuar në 1504 gjatë

Sengokut kalaja Matsumoto ishte projektuar fillimisht si një fortesë e vogël. Matsumoto ishte ndërtuar për t’i bërë ballë sulmit armik, por kurrë nuk u

sulmua. Kjo është arsyeja pse kulla 95-këmbë-gjatë i saj është kulla më e gjatë në këmbë e Japonisë.

CHÂTEAU DE VERSAILLES FRANCE

Kur Mbreti Louis XIII fil-limisht e ndërtoi Château de Versailles në vitin 1631, ajo ishte vetëm një shtëpizë gjuetie, rreth 15 kilometra në perëndim të Par-isit. Ishte djali i tij, Mbreti Louis XIV, i cili e zgjerua Versajën në një pallat madhështor mes viteve 1661 dhe 1710. Çdo mbret i cili ka jetuar në Versajë ka bërë prekjen e vet në këtë kështjellë.

vijon nga faqja 13 Gjiri Halong ne Vietnam

Një ujvarë në Brazil

Page 15: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

E premte, 21 qershor 2013www.SHQIPTARJA.com 15Suplement javor i SHQIPTARJA.com

SHËN PETËRBURG Ditët e ngrohta, një verë ndryshe në qytetin e famshëm rus nëpërmjet një guide të detajuarDëshironi të udhëtoni

Javët më të ndezura në qytetin rus

S.Petërburg, magjia e Netëve të Bardha

RUSI

Belye nochi, kështu i quajnë rusët Netët e Bardha. Javët e netëve të bardha dhe ditëve

plot diell veror të qytetit verior të rusisë janë një kohë e mrekul-lueshme. Koha kur Shën Petërburg manifeston më shumë se kurrë gëzimin e jetës. Netët e Bardha fillojnë në muajin maj, kur qyteti I dorëzohet pranverës dhe parqet mbushen plot me pemë të lulë-zuara, por në fakt mesi i qershorit është piku i këtyre ditëve kkur dielli shkëlqen fort dhe përvojat nuk mungojnë. Ja se cfarë duhet të bëni gjatë qëndrimit tuaj në Shën Petërburg

VIZITONI KOPSHTET E VERËS DHE BËNI BANJO DIELLI NË NEVA

Letnii Sad (kopshtet e Verës) është dizenjuar enkas për të qenë sa më funksional gjatë ditëve të verës. Duke ecur nëpër rrugicat me hije të zbukuruara me statuja mermeri të bardhë dhe plot shatërvanë të bukur, është një përvojë e paharrueshme në Shën Petërburg. Banjot e diellit në buzë të Nevas janë gjithashtu tipike për qytetin dhe ata që duan diellin ky është vendi më ideal për të marrë ngjyrë të bukur nga dielli.

BËNI NOTLiqeni Ladoga është fare pranë

qytetit dhe është I rrethuar nga pyje. Ai ësthë një nga destinaicionet më të preferuara të verës për piknik, not dhe pedalim kanoesh. Plazhi Komarova është një vend për të vizit-uar patjetër në mes të verës.sigurisht që nuk është Karaibe, por në më pak se një orë udhëtim nga qyteti mund ta ndjesh sikur je milje të tëra larg qytetit. Ia vlen të thithësh ajrin e detit.

QËNDRO ZGJUAR GJITHË NATËN

Ju duhet ta bëni këtë të paktën njëherë gjatë stinës së netëve të bardha. Ka një lloj euforie kur ka-lon natën jashtë . mund të llosh mbrëmjen me një darkë në ajër të pastër si Okean, I vendosur në një kruizer të konvertuar që qëndron në lumen Neva, pastaj shkoni të kërceni në një nga klabet më të modës në jetën e natës si Datscha në Dums-kaya Ulitsa. Ndërsa afron lindja e diellit, aty nga ora tre e mengjesit sigurohu të ngjitesh sa më lart që të kesh një pamje të mrekullueshme të Shën Petërburgut.

Guida

Një fundjavë në Shën PetërburgPër t’u kënaqur me kulturën, kuzhinën dhe

historinë ruse brenda dy-tre ditëve mirë se të vini në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, apo në Shën Petërburg, qytetin më europian të këtij vendi. Ju ofroj pak pika më interesante për këtë të fundit. Lista e muzeumeve të Shën Petërburgut përfshin mbi 300 emra, duke nisur nga Ermitazhi i fam-shëm deri në muze gati të panjohur fare edhe për vetë qytetarët e San-Peterburgut si muzeu i fenerëve apo muzeu i historisë së parfumerisë. Për tu njohur me artin rus me shembujt e bukur të ikonave, me vepra të V.Kandinskij, ju mirëpret Muzeu Rus. Me kënaqësi në një atmosferë të lezetshme ju mësoni historinë e lindjes së San-Peterburgut ashtu dhe historinë e Perandorisë Ruse nisur nga Pjetri i Madh deri te Nikollaj i dytë, duke shëtitur nëpër kalanë e Pjetrit e Palit. Rrethinat e San-Peterburgut ju ofrojnë rezidenca verore të mahnitshme të sheku-jve XVIII-XIX: Petergof me mbi 200 shatërvane (http://peterhofmuseum.ru/), Carskoe Sello me dhomën e famshme prej qelibari (http://ëëë.tzar.ru/), Pavllosk, rezidenca e birit te Katerines se Madhe (http://ëëë.pavlovskmuseum.ru/).

Shëtitje nëpër qytet dhe rrethinë mund të bëni me këmbë, me makinë, me autobus, me vapor a me helikopter. Udhëtimi 45-minutash për tre veta me helikopter do t’ju kushtojë 500 USD dhe një përvojë e paharrueshme. (http://vk.com/vzletim).Lokale, bare, restorante janë të pafundme, por për fat të keq me vështirësi mund të gjeni një që mund të kra-

hasohet me ato në Shqipëri. Ca prej tyre cilësore janë pastiçeritë e lezetshme “LUMTURI” (http://schastye.com/) dhe BUSHE (http://ëëë.bushe.ru/). Duket që çdokush mund të gjejë diçka intere-sante për vetveten. http://ëëë.hermitagemuseum.org/html_Ru/ëëë.hermitagemuseum.org

Për sa u përket dallimit mes restoranteve shqiptare dhe ruse mund të themi se dallimi më kryesor është që në lokalet e Shqipërisë shërbehen vetëm pije të ndryshme, kurse në Rusi çdo lokal është një lloj restoranti me disa gjellëra a special-itete të veta.Nuk dua të as shumë për lokalet dhe restorantet në Rusi, në shumicen e rasteve s’është tema e lezetshme. Në Shqipëri, duket, në çdo cep të vendit mund të gjesh një lokal a restorant me ushqim të shijshëm me cilësi të lartë me çmime të arsyeshme. Tjetër gjë që më bëri shumë për-shtypje është që punonjësit e lokaleve dhe të restoranteve janë shumë të lezetshëm ndaj fëmi-jëve (ndoshta është karakteristikë për të gjithë shqiptarët në përgjithësi). Për fat të keq tek ne një familje me fëmijë mund të shkojë vetëm në restorante ku ka kënde të organizuar për fëmijë.

*Ish-punonjëse në Ambasadën e Rusisë në Tiranë

TË SHOHËSH HAPJEN E URAVE NEVA

Kjo është vula tradicionale e

Netëve të Bardha: të shohësh spek-taklin masiv të hapjes së urave mbi lumin Neva ku llojnë të lëvizin ani-jet e shumta. Bëj një udhëtim me një kruiz dhe shijo mesnatën e Netëve të Bardha. Por nëse do të shëtisni në këmbë, atëherë sigurohuni që të jeni në anën e duhur të lumit që të keni mundësi për tu kthyer në hotel: metroja mbyllet në orën 12.30 am dhe urat qëndrojnë të ngritura deri në orën 5 am. Nuk ka asnjë rrugë tjetër kalimi në anën tjetër të lumit.

VËSHTRO YJET E NETËVE TË BARDHA

Mesi I verës ishte tradicional kur artistët performues rusë merrnin pushimet ose shkonin në turne dhe skenat e Shën Petërburgut ishin të heshtura gjatë këtij sezoni….. deri në vitin 1993 kur Marinskii Theatre’s Valery Gergiev themeloi spektaklin popullor te yjeve, Festi-valin e Netëve të Bardha. Tani nga mesi i majit deri ne mes te kor-rikut ka pothuajse përditë shfaqje operash, baletesh dhe koncertesh klasike tek Marinskii, ku perfor-mojne yjet më të njohur rusë dhe ndërkombëtarë. Koncerte outdoor janë gjithashtu të suksesshnme si

ai që Sting zhvilloi në vitin 2011 kuu mblodhën më 30 mijë vetë jashtë pallatit dimëror të Carit.

BËHU PJESË E FESTËS MË TË MADHË TË RUSISË

Është pika më kulminante e Netëve të Bardha. The Scarlet Sails që mbahet më 22 qershor është aktiviteti më I madh publik I vitit në Rusi, ku zakon-isht mblidhen më shumë se 1 milion njerëz. Ka një betejë piratësh në lumen Neva, pasta shekzjarrë ekstravagantë që përmbyllet me shfaqjen e një anije me vela të kuqe. Gjithcka e ka burimin nga një libër popullor për fëmijë. Por Scarlet Sails – Alye Parusa – është shndërruar në symbol të Netëve të Bardha dhe ndoshta momenti më special I verës në St Petersburg

Është fare pranë qytetit dhe është I rrethuar nga pyje. Ai ësthë një nga destinaicionet më të preferuara të verës për piknik, not dhe pedalim kanoesh. Plazhi Komarova është një vend për të vizituar patjetër në mes të verës.

LIQENI LADOGA

ANNA RYKOVA*

Page 16: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

E premte, 21 qershor 2013www.SHQIPTARJA.com16 Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të shihni një film GERRY LANE, një nëpunës i tërhequr që duhet të udhëtojë në mbarë botën për të ndaluar pandeminë zombi që po rrëzon qeveritë

“World War Z” në MillenniumNë këtë lm aktori Brad Pitt është gjthashtu producent pas një “beteje” me shtëpinë lmike të Di Caprios, I cili gjithashtu kishte dashur të blinte të drejtat e autorit për realizimin e tij

Brad Pitt në një udhëtim rreth botës për të ndalur pandeminë e Zombit!

Edhe nëherë të vdekurit e gjallë rikthehen në ekranin e madh, këtë herë më të pamër-shirshëm dhe të më shpejtë se kurrë, gati për të goditur njerëzit dhe për të sunduar tokën. Beteja mes zombit dhe njerëzve në një formë dhe linjë krejt ndryshe nga prodhimet e mëparshme vjen në “World War Z” që llon projeksionet e para në kinema Millenium nga data 21 qershor. Premierë që vjen vjen njëh-erazi me premierën në sallat amerikane.

“World War Z” ëshë një lm horror apokaliptik i drej-

tuar nga regjisori Marc For-ster I njohur si regjisori i l-

mave “Quantum of Solace” dhe “Monster’s ball”. Skenari i shkruar nga Mattheë Michael

Carnahan është I bazuar në romanin me të njëjtin titull të vitit 2006 të autorit Max

Brooks.Protagonist i filmit është aktori Brad Pitt në rolin e Gerry Lane, një nëpunës I

tërhequr që duhet të udhëtojë në mbarë botën për të gjetur një mënyrë parandalimi të pand-emisë zombi që po shkatërron ushtrite dhe po rrëzon qeveritë. Nis kështu një udhëtim plot

dramë, aksion dhe horror ku zombit e ‘World War Z’, ose thënë ndryshe lufta botërore e zombit të Marc Forster, shpa-loset me të gjitha dimensionet e saj. Mjafton një kafshim dhe menjëherë njerëzit shndërro-hen në zombi. Pra një lm ku shpresat për racën njerëzore janë fare të pakta.Në këtë lm aktori Brad Pitt është gjthashtu producent pas një “beteje” me shtëpinë lmike të Leonardo Di Caprios, I cili gjithashtu kishte dashur të blinte të drejtat e au-torit për ta realizuar këtë lm. “World War Z” është pritur mirë nga kritika duke marrë prej saj vlerësime pozitive. Më së shumti lmi vlerësohet për këndvështrimin e tij original dhe të vecantë që sjell një risi në lmat me tematikë të njëjtë.

SKEDA E FILMIT

Titulli: World War Z (2013)

Regjia: Marc Forster

Skenari: Matthew Michael Carnahan, Drew Goddard

Aktorë: Brad Pitt, Mireille Enos, Daniella Kertesz

Kohëzgjatja: 116 min

Gjinia: Aksion,Dramë Horror

Page 17: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

E premte, 21 qershor 2013www.SHQIPTARJA.com 17Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Cel. 0696070651

RRUGA “MUSTAFAMATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

LOUNGE BARKARAOKE NIGHT

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi

Lugae argjendtë

Receta nga Dhurata Thanasi

...kursejnë para por edhe kohë. Mes tyre disa truke për të kursyer energjinë elektrike dhe ujin, dy faktorë shumë të rëndësishëm në jetën tonë.

PËRBËRËSIT1 thelb hudhër, 2 karrota, 300gr

bathë, 250 gr patate, 2 vezë, 1 presh, 2 kunguj mesatarë, 2 vezë, 100 gr djath kackavall, kripë , piper, arrë moskati, 2 lugë ccaji majdanoz i grirë

PËR PJEKJEN:1 e bardhë veze, bukë e thekur e

thërmuarPër përgatitjen e qofteve të zarza-

vateve nevojiten disa zarzavate të ziera më parë, ose të mbetura nga ndonjë gjellë e gatuar më parë apo sallata të ndryshme. Ndryshe mund t’i përga-tisim dhe me zarzavate të freskëta.

PËRGATITJAPasi keni zierë të gjitha zarzavatet,

merrni llimisht patatet dhe shtypini në një shtypëse sikur t’i gatuani për pure. Merrni zarzavatet e tjera dhe pritini me një thikë në copëza shumë të vogla, por mos i shtypni, vetëm hidhini në masën e patateve të shtypura. Shtoni hudhrën e shtypur, majdanozin, djathin kaçkavall, kripën dhe piperin e zi, sipas dëshirës, arrën e moskatit dhe vezët duke i trazuar dalëngadalë derisa masa të rezul-tojë e lidhur mirë. Ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë celcius dhe shtroni një letër furre (kalk) në tavë. Formoni toptha të vegjël me masën e qofteve (sipas dëshirës), dhe lyejini llimisht në të bardhën e vezës dhe më

Receta 2pas në buken e thekur të grirë. Vedosini në tavë dhe futini të piqen në furrë për rreth 25-30 minuta.

Shënim: Shumëkush i preferon qoftet të skuqura. Janë vërtetë shumë të shijshme, por më të rënda për stomakun dhe të pasuruara në kalori.

TË KURSESH UJI DHE KORRENTIN

Kini parasysh se nëse keni furre sobë me ventilim është e mira që ta përdorni. Pjekja me ventilim do t’ju kursejë 30% të energjisë elektrike në krahasim me pjekjen e zakonshme. Përdorimi i “grill” ju harxhon së tepërmi energji ndaj e mira është ta përdorni vetëm në 5 minutat e fundit të pjekjes së tavës që keni në furrë.Një mënyrë tjetër për të mosharxhuar ujin është momenti kur lahemi. Para se të lahemi, ujin e ftohtë që del nga dushi derisa të vijë i ngrohti, mund ta mbledhim në një legen dhe ta përdorim për ujitjen e luleve apo shpëlarjen e çorapeve apo shamive të duarve etj. Po të mendojmë sesa ujë derdhet kot në shtepitë tona, nuk do çuditemi më për faturën e fundmuajit.

Shënim

Dhurata Thanasi, autore e Luga e Argjendte

Këshilla “pa lekë”

Ja si të kursesh me portokallin

Brusketa me domate qershi, salmon të tymosur

Qofte zarzavatesh, brusketa salmoni me domate qershi

DY RECETA të thjeshta por tepër të shijshme për raste festash mes miqsh. Si dhe këshilla për të menaxhuar më mirë paratë tuaja.

Sot shumëkush përballet me krizën nanciare që ka

mbërthyer gjithë botën e po ashtu dhe me problematikat që sjell ndotja e ambjentit ku je-tojmë. Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë me ide dhe praktika “xhepit” dhe mbi të gjitha am-bjentit, Luga e Argjendtë kësaj radhe ju ofron përgatitjen e një pastruesi dhe higjenuesi për shtëpitë tuaja. A konsumoni agrume? Me siguri që po! Mer-rini lëkurat e portokalleve dhe vendosini në një kavanoz me

Përbërësit:1-2 Bukë e tipit Bagette (e gjatë dhe e hollë)200 gr salmon i tymosur 200 gr domate Qershi Ullinj,Djath Filadel a ose salce kosiPiper,MajdanozPërgatitjaPriteni në feta të holla mesatare bukën Bagette, lyejeni me djath Filadel a ose salcë kosi, vendosni nga një copë salmon përsipër, pak etë majdanozi, mbi të një gjysmë domateje qershi dhe anash domates ullirin e zi, duke krijuar kështu një Nuse Pashke. Për të dhënë vërtetë idenë e Nuse Pashkës, shponi ullirin e zi me një kruajtëse dhëmbësh në dy vende dhe lyejini vrimat me salcë kosi që të duken si sy, ndërsa grini pak piper të zi mbi domatet qershi.

grykë të gjerë. Mbusheni deri në grykë dhe së fundmi shtoni uthull deri në fund. Mbylleni kapakun e kavanozit mirë dhe lereni për gati 10 ditë. Mëpas kullojeni dhe hid-hëni në një shishe plastike. Përdoreni për të pastruar dy-shemetë, apo larjen e çdolloj sipërfaqeje në kuzhinat tuaja. I thjeshtë në pergatitje, i lirë dhe me aromë të mrekullueshme. Mund ta përgatisni me çdol-loj lëkure agrumesh si limon, qitro, lime etj.

vijon nga faqja 13

Shumëkush i preferon qoftet të skuqura. Janë vërtetë shumë të shijshme, por më të rënda për stomakun dhe të pasuruara në kalori.

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hemp-

shajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, va-jza e gjykatëses, është dësh-mitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj. Ndërsa procesi ecën, shumë gabime bëjnë që të krijohet një hendek i thellë mes nxënësve dhe të rriturve, ndërsa shumë miqësi familjare shkatërrohen. “Nëntëmbëd-hjetë minuta” mund të duket si ata romanet stereotipe me të mirin përballë të keqit, prindin përballë fëmijës, mësuesin përballë nxënësit. Por dhuntia e Jodi Picoult është të na japë hollësitë e padukshme të kësaj dinamike dhe pasojat e tyre në rrafshin moral.E cilësuar nga kritika si një temë e nxehtë, na shpaloset historia e një nxënësi ado-leshent i cili, një ditë, shkon në shkollë i armatosur dhe vret 10 njerëz. Autorja Picoult në përshkrimet e hollësishme e të veçanta ia ka dalë të tojë zemrat e lexuesve, duke i bërë ata të ndjejnë keqardhje sa për viktimat e masakrës, aq edhe për autorin.Ato 19 minuta, Picoult i analizon nga këndvështrime të ndryshme, përfshi atë të sulmuesit, familjarëve, mësuesve, gjykatësve, bashkësisë ku jetonin, duke u zhytur pa asnjë ngurrim në dilemën morale që ka për-jetuar shpeshherë shoqëria amerikane. Kritika e ka cilësuar romanin “Nëntëm-bëdhjetë minuta” si majën e Jodi Picoult sepse bashkon ndjeshmërinë e lartë, thellësinë e karaktereve dhe ndërlikueshmërinë morale. Picoult është autore e 20 romaneve të tjerë mjaft pop-ullorë por “Nëntëmbëdhjetë minuta” nuk krahasohet me asnjë prej tyre. Nëse mëshi-ra është një gjë që mund të mësohet, atëherë Picoult është një nga mësueset më të mira të saj. Jodi Picoult është autorja mjaft e njohur e njëzet romaneve. Në vitin 2003 mori çmimin e librit më të shitur artistik nga “Neë England Bookseller”.

Libri i ri

“19 minuta” të nxehta në shqip

Page 18: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

18 E premte, 21 qershor 2013

Tirana, oazi i mandateve që

TE DHENAT

Parlamenti 1991 1992 1996 1997 2001 2005 2009 Mesatare

12 Qarqet PP-PD PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD

Tirane 12-21 0 -15 0 - 23 22 - 1 10 - 7 5 - 15 15 - 15 9-13

TIRANE

AFRIM KRASNIQI

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe Qarku i Tiranës është qarku më i madh në vend. Sipas INSTAT (2013) pop-ullsia e Tiranës është 765,813 banorë, nga të cilat shumica

ose 525 mijë jetojnë në zonat urbane dhe pjesa tjetër prej 212 mijë jeton në zonat rurale. Në ndarjen administrative të vendit Tirana ka 5 bashki dhe 24 komuna, por ka edhe 11 mini-bashi, të cilat gjithashtu zgjidhen me votim nga qytetarët. Ndaj Tirana është qyteti i vetëm në vend ku më zgjedhjet vendore votohet në dy nivele, qendror për kryetar bashkie dhe horizontal për minibashkitë.

Bashkia Tiranë zë peshën kryesore të votuesve me pjesëmarrës aktivë prej 256, 507 zgjedhësish (2011) ose 53% e listës totale të zgjedhësve. Pas saj vijnë bashkia Kamëz me 54 mijë, Kavajë me 29 mijë, Vorë me 13.5 mijë dhe Rrogozhinë me vetëm 8.1 mijë zgjedhës. Nga komunat njësitë më të mëdha janë Paskuqani me 27 mijë zgjedhës ndjekur nga Kashari me 15 mijë. Me përjashtim të Bashkisë Kavajë të gjitha njësitë e mësipërme drejtohen nga kandi-datë tues të PD-së. Ekzistenca e Kavajës apo e Rrogozhinës në strukturën e qarkut Tiranë më shumë duket se ka të bëjë me vendim pragmatist sesa më lidhje të forta midis këtyre qendrave. Gjithsesi politikisht vendimi ende konsiderohet i arsyeshëm për të dy palët kryesore politike.

Qarku Tiranë ka në parlamentin sh-qiptar 32 përfaqësues, më shumë se çdo qark tjetër, dy herë më shumë sesa qarku i dytë më i madh Fieri, si dhe katër herë më shumë sesa qarku bastion i të majtës, Berati. Në Tiranë e kanë selinë e tyre 66 partitë politike dhe në garë për deputetë janë shumica e kryetarëve të partive politike. Më 2009 pas Kukësit Tirana ka përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në votime me 53%. Në zgjedhjet e vitit 2009 votuan 390 mijë zgjedhës, nga 725 mijë me të drejtë vote. Në zgjedhjet vendore 2011 në qarkun e Tiranës votuan 403 mijë zgjedhës, ose 13 mijë më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare.

NGA QYTET – BASTION TEK BALANCIMI POLITIKZgjedhjet në Tiranë gjithnjë kanë vëmendje dhe rëndësi

primare. Ndaj edhe palët i lexojnë ato si treguesin kryesor të kahjes politike në vend. Po kur rezultati është i njëjtë? Atëherë mesazhi është se palët do të duhet të ndajnë pushtetin apo të kërkojnë vota të qarqeve periferike për të siguruar të drejtën formale të drejtimit në 4 vitet e ardhshme? Tek ne ka ndodhur gjithnjë skenari i dytë. Tirana nuk ka qenë përcaktuese për koalicionet politike, por përcaktuese për kahjen politike. Vetëm më 1991 Tirana u tua nga një palë tjetër dhe u qeveris nga një palë tjetër, pjesën tjetër të kohës rezultati dhe mandati qeverisës janë përputhur.

Në zgjedhjet e vitit 1991 Tirana ishte qendra kryesore e dominuar de facto nga demokratët. Aty ndodhën protestat, u bënë mitingjet e mëdha, u ndjenë ndryshimet e shpejta dhe pritej të kishte edhe një votë politike anti-regjim. Referuar të dhënave zyrtare demokratët tuan shumicën e zonave elektorale në Tiranë, por humbën shumicën e periferisë së saj. Rezultati dominues demokrat më shumë se vlerë numerike pati vlerë politike në leximin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve. Vota e kryeqytetit kundër ishte investimi kryesor kundër regjimit në ikje. Ndaj më 1992 demokratët nuk patën vështirësi të tonin të gjitha mandatet mazhoritare, gjë që u kon rmua edhe më 1996. Më 1997 kriza politike përmbysi raportet e përfaqësimit në favor të PS, për të ardhur më 2001 tek një dominim i lehtë i socialistëve.

Më 2005 në zgjedhjet e rotacionit politik demokratët tuan në raportet 3:1 në qarkun e Tiranës, kryesisht edhe falë ndihmës së LSI në të paktën 4 mandate parlamentare. Më 2009 palët dolën me rezultat të njëjtë 15 me 15. Dy mandatet shtesë iu ndanë dy partive të tjera, LSI dhe PR, secila me shumë me bekimin e për-bashkët të dy partive të mëdha sesa me votën e rregullt qytetare. Vetë fakti se mesatarja e mandateve është e përafërt, 9 me 13,

dhe se në zgjedhjet e fundit parlamentare e lokale palët politike u ndanë me diferenca të vogla votash është tregues se Tirana në tërësi është e balancuar politikisht, me dallime të vogla në mandatet parlamentare.

NË 22 VJET NDRYSHIM DRASTIK I PËRFAQËSIMIT PARLAMENTAR

Zgjedhjet e vitit 1991 ishin më shumë test politik sesa garë elek-torale programore. Demokratët iu gëzuan faktit se konkurruan në 250 zonat zgjedhore, ndaj rezultati nal ishte i pritshëm të kishte probleme legjitimiteti dhe jetëgjatësie. Kryeqyteti në tërësi votoi për opoziutën e re antikomuniste. Nga kandidatët demokratë siguruan mandate parlamentare T.Shehu, Y.Vejsiu, N.Roshi, R.Golemi, M.Çela, A.Imami, R.Peshkëpia, B.Mustafaj, A.Karriqi, T.Keko,

T.Malasi, G.Ruli, F.Kroqi, Dh.Anagnosti, M.Konomi, Gj.Ndrenika, A.Meksi, E.Heba, R.Uka kurse nga PPSH fituan mandate parlamentare F.Nano, Z.Sinani, L.Xhuveli, B.Xhabrahimi, M.Loci, L.Çuçi, Sh.Korbeci, P.Rama, B.Shehu, I.Lleshi, L.Rexha. Vetë Berisha e siguroi mandatin në Kavajë në përballje me kandidatin e PPSH Dobjani. Pas 22 vitesh janë ende në politikë me man-dat të sigurt parlamentar Berisha, Imami, Ruli dhe me mandat të diskutueshëm ose të pamundur Xhuveli dhe dy mbiemrat Shehu, tashmë të gjithë në listën e PD-së. Vlen të theksohet se më 1991 demokratët tuan në mazhoritar edhe në zona bastione

historike të kupolës komuniste, siç ishte torja e në zonën 218 e inxhinierit Franko

Kroqi përballë udhëheqësit komunist Ramiz Alia me mbi 2.4 mijë vota diferencë.

Në zgjedhjet e vitit 1992 u kon rmuan demokratët Vejsiu, Imami, Malasi, Konomi, Meksi, Heba, Berisha (Kavajë) si dhe tuan deputetë emrat e rinj parlamentar D.Vrioni,

S.Shkupi, D.Shehi, Sh.Memia, P.Kalakula, F.Petrela, H.Shamata e L.Skuqi. nga socialistët 9 nga s dantët e humbur të Tiranës u shpërblyen me mandate në proporcional duke siguruar hyrjen gjithashtu në parlament. Ndër këta emra bën pjesë edhe kryesuesi i tanishëm i PS në qarkun e Tiranës Pandeli Majko. Në zgjedhjet e radhës më 1997 situata e rëndë politike u reflektua edhe në zgjedhje, ku për demokratët u bë thuajse e pamundur garantimi i një mandati parlamentar brenda rrethit të Tiranës. Të gjithë kan-didat e djathtë humbën dhe fituan socialistët: L.Përpali, S.Kuqi, H.Hoxha, Z.Pepa, A.Angjeli, L.Gjiknuri, A.Stefani, L.Hajdaraga, K.Blushi, S.Poçi, L.Ahmetaj, A.Fagu, P.Zeri, E.Meksi, L.Gjata, M.Ulqini, E.Ruka, L.Dizdari, E.Tabaku, I.Togu, E.Reçi. Nga socialistët tues të vitit 1997 janë ende në parlamentin e ardhshëm Angjeli dhe Ulqini. Mandat të sigurt ka edhe D.Gjinkuri, djali i ish deputetit Lekë Gjiknuri. I vetmi kandidat tues në nivel qarku nga demokratët ishte M. Murrizi tues në zonën elektorale që bashkonte disa komuna të Kavajës me të Lushnjes. Më 2013 Murrizi është përsëri kandidat me nr. 6 i PD-së në qarkun e Fierit. Vlen të thek- sohet se më 1997 kryetari i atëhershëm i PD- së, Tritan Shehu humbi në zonën e Berishës në Kavajë përballa kandidatit të së Djathtës së Bashkuar, Fatbardh Hushi, mbështetur indirekt edhe nga e majta.

Në zgjedhjet e vitit 2001 me dy raundet e debatuara 10 deputetët e PS-së ishin Z.Pepa, N.Selimaj, A.Angjeli, S.Poçi, E.Ruka, M.Ulqini, M.Kryemadhi, H.Hoxha, E.Tabaku, M.Xhani. Shtatë kandidatët tues të PD-së ishin S.Berisha, Sh.Memia, B.Topi, E.Paloka, B.Mustafaj dhe I.Bruka. Siç shihet nga lista tuese, socialistët ruajtën dy mandate në Kavajë, si dhe ekipi

politik in Tiranës sidomos nga ana e mazhorancës, ishte ekip “rezervë” pa personalitete të spikatura politike dhe pjesë e hier-arkisë qendrore politike. Në zonën e B.Topit konkurroi përballë

edhe ish kryetari demokrat T.Shehu, tashmë me PDr dhe mori një të dhjetën e votave të kandidatit tues, rreth 640 vota.

Në zgjedhjet për rotacionin politik më 2005 demokratët për t-uan nga përçarja e të majtës për të siguruar mandate parlamentare sidomos në zona të njohura të së majtës, siç janë kombinati dhe Pezë-Rrogozhinë. Konkretisht demokratët morën 15 mandate në qarkun Tiranë: B.Topi, B.Mustafaj, B.Nishani, L.Basha, Y.Pango, M.Bregu, G.Karapici, S.Ngjela, S.Sula, A.Patozi, L.Demi, B.Shehu, S.Berisha, E.Cara dhe L.Skuqi, ndërsa socialistët vetëm pesë mandate: E.Meksi, A.Harasani, Sh.Idrizi, M.Ulqini, D.Lamaj. Nga demokratët tues janë ende në politikë aktive shumica e këtyre politikanëve, të cilët përbëjnë prurjen e dytë pozitive pas vitit 1992. Nga socialistët tues i vetmi ende në garën politike është M.Ulqini, ndërkohë që Idrizi, ashtu si Ngjela, janë tashmë kandidatë në kra-hun e kundërt politik me vitin 2005. Nga socialistët humbës më 2005 janë ende në garë disa emra të njohur, si Angjeli, Kodheli, Lame, Ahmetaj, Peza. Në këto zgjedhje D.Shehi konkurroi dhe mori 829 vota ose 6%, një rënie nga 1189 ose 8% e votave që toi më 2001.

2009 DHE DY MANDATET E MINUTËS SË FUNDIT

Zgjedhjet e vitit 2009 janë një rast unikal votimi në kryeqytet. Rezultati në vota midis palëve i s h t e shumë i përafërt. Nga 379

mijë zgjedhës që votuan, PS fitoi

1 6 2 mijë vota ndaj

161 mijë votave të PD-së. Megjithatë demokratët për t-

uan 16 mijë vota nga partitë aleate ndaj 11 mijë të social-

istëve, duke e thelluar diferencën në vota në emër të koalicionit. Për pasojë në

llogaritjen e mandateve PD mori 16 man-date bashkë me PR, kurse PS mbeti në kuotën

e 15 mandateve. Mandati i fundit u mor nga LSI në një pakt të minutës së fundit trepolar, midis LSI-PD-PS, secila nga këto të fundit me shpresë se mandatet e kësaj partie do ti kalonin koalicionit të tij politik. Partia e katërt politiken rezultoi të ishte PR me 6 mijë vota, gjysma e të cilave u morën në Kavajë, zonë ku kryesoi fushatën dhe kërkoi vota ish emri i njohur i sportit, Dashnor Bajaziti. Falë votave të tij të siguruara në momentin e fundit me ndërhyrjen e PD-së Mediu i PR siguroi mandat parla-mentar, dhe Bajaziti u emërua për 4 vjet zv/ministër i Kulturës dhe Sporteve.

Nga partitë e tjera politike numrin më të madh të votave e mori Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila në atë periudhë drejtohej në fushatë nga ish kryeministri Aleksander Meksi. LZHK mori 4.4 mijë vota në qark, ndjekur nga PSD me 3.9 mijë

Zgjedhjet 2013

POLITIKE

Page 19: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

19E premte, 21 qershor 2013

TE DHENAT

Nr Parti Vote MP Partia Vote MP Partia Vote MP 1 PD 177869 PD 161332 PS 162757 2 PS 173515 PD 53777 PS 54252 3 PD 88935 PD 32266 PS 32551 4 PS 86758 PD 23047 PS 23251 5 PD 59290 PD 17926 PS 18084 6 PS 57838 PD 14667 PS 14796 7 PD 44467 PD 12410 PS 12520 8 PS 43379 PD 10755 PS 10850 9 PD 35574 PD 9490 PS 9574 10 PS 34703 PD 8491 PS 8566 11 PD 29645 PD 7014 PS 7750 12 PS 28919 PD 7014 PS 7076 13 PD 25410 PD 6453 PS 6510 14 PS 24788 PR 6131 PS 6028 15 PD 22234 PD 5975 PS 5612 16 PS 21689 PD 5563 - - 17 LSI 19916 - - PSD 3613 18 PD 19763 PLL 1772 PBDNJ 2941 19 PS 19279 PDIU 1671 G99 2582 20 PD 17787 PAA 1368 PDS 1622 21 PS 17352 PBK 1206 - - 22 PD 16170 PAD 1088 LSI 17552 23 PS 15774 - - - - 24 PD 14822 - - - - 25 PS 14460 - - - - 26 PD 13682 - - - - 27 PS 13347 - - - - 28 PD 12705 - - - - 29 PS 12394 - - - - 30 PD 11858 - - - - 31 PS 11568 - - - - 32 PD 11117 - - - -

shkon gjithnjë me tuesitvota, PBDNJ me 2.9 mijë, G99 me 2.5 mijë, PDK

me 1.8 mijë, PLL me 1.7 mijë rreth 100 vota më shumë se PDIU dhe 200 më shumë

sesa PDS. Me nga rreth 1 mijë vota ishin disa parti politike: PAA, PAD, PBK apo PSV91. Rezultatin më të ulët e mori Par-tia Konservatore me 47 vota, ndërkohë që edhe tre parti të tjera politike morën më pak sesa 100 vota. Jashtë koalicion-

eve Ngjela toi 809 vota dhe kandidati i pavarur Omuri me 53 vota më pak.

Prurjet politike në listat propor-cionale të vitit 2009 ndikuan edhe në fushatën elektorale dhe mënyrën e tër-heqjes së votave. Demokratët u drejtuan

nga kryetari Berisha, ndërkohë që pala tjetër, socialistët hynë në garën

elektorale pa kryetarin e partisë – kandidat. Ai preferoi postin e kryetarit të Bashkisë dhe nuk u regjistrua si kandidat në zgjedhjet parlamentare. Tek demokratët prurje të reja

ishin aktorja Bulku, drejtuesit e rinisë Bogdani e Strazimiri,

emra të njohur në angazhimet ekze-kutive si Mima e Tafaj, juristi i ri

Gumi, si dhe emra të rinj në politikën demokrate si Pernaska. Nga garda e

vjetër hyri në listën tuese vetëm Imami, Rusmajli, Shehu, si dhe prurjet e vitit 2005 Bumçi, Bregu dhe Nishani. Tek socialistët

lista u kryesua nga emri surprizë i shoqërisë civile Vasilika Hysi, ndjekur nga politi-

kanë të traditës në PS Islami, Baraj, Xhafaj, Dokle, Gjoni, Harasani, si dhe nga prurjet e reja politike Tahiri, Bushati, Gjermeni, Shkreli, Shalsi, Qefalia, Peza dhe Gaçi. Përvoja dhe pushteti fituan garën me prurjet

e reja dhe mungesën e përvojës shtetërore, duke ndikuar në disbal-

ancën e mobilizimit elektoral dhe administrimit të procesit zgjedhor. Për pasojë, zgjedhjet u balancuan,

gjë që shkon në favor të demokratëve të cilët në kulmin e pushtetit më 2007 u ndëshkuan në Tiranë me rreth 20 mijë

vota kundër në garën për kreun e bashkisë.

VOTAT PËR NJË MANDAT NË TIRANË, BRENDA DHE JASHTË KOALICIONEVE

Formula e zgjedhjeve për ndarjen e mandateve midis koali-cioneve dhe subjekteve zgjedhore konkurruese dhe më pas edhe midis vetë partive të koalicioneve, paraqet një tabelë numrash të komplikuar në rastin e Tiranës. Numërimi i mandateve nisi nga koalicioni kryesor dominues që ishte ai i drejtuar nga PD me 177 mijë vota, ndjekur nga koalicioni i majtë me 173 mijë vota. Diferenca prej katër mijë votash ishte e mjaftueshme për të bërë diferencën në ndarjen e mandatit çift të 31-të, pasi një mandat shkoi direkt për LSI-në dhe koalicionin e saj të tretë politik. LSI toi 17.5 mijë vota si subjekt dhe 19.9 mijë si koa-licion, rreth 850 vota më shumë sesa minimumi që i duhej për të tuar një mandat parlamentar. Grupimi Poli i Qendrës nuk arriti të kalojë pragun elektoral ndaj 6.9 mijë votat e tij mbeten pa përfaqësim parlamentar. PR me 800 vota më pak siguroi mandat parlamentar duke treguar edhe njëherë se nuk janë votat, por sistemi i përllogaritjes ai që bën diferencën në vota e mandate në zgjedhje të tilla politike.

Nga tabela shihet se ku ri minimal për mandatet parlamen-tare në leximin e garës midis koalicioneve është 11,117 vota. Kjo do të thotë se nëse ruhet e njëjta pjesëmarrje në zgjedhjet 2013 ashtu si në zgjedhjet e vitit 2009, atëherë për subjektet konkurruese jashtë koalicioneve PD-PS, siç janë Fryma e Re Demokratike apo Aleanca Kuq e Zi do të duhen minimumi 11.5 mijë vota për të tuar mandatin e parë parlamentar.

Nga partitë e tjera politike vetëm PR arriti një mandat, ndër-kohë që partia më e përafërt me vota brenda koalicioneve ishte PSD me 3.6 mijë vota. Asaj do ti duheshin edhe 2.1 mijë vota për të siguruar mandatin e 15-të brenda koalicionit të majtë. E njëjta logjikë vjen edhe për partitë e tjera politike që vijnë pas

tyre, por duke rritur numrin e votave të nevojshme.Në zgjedhjet e vitit 2013 konkurrojnë disa parti politike me

pretendime të mëdha në mbledhjen e votave në Tiranë. Një ndër to është edhe PSD apo PDS me dy kryetarët respektivë, Gjinushi e Milo, politikanë me karrierë dhe përvojë të gjatë politike. Të dy ata do të mund të për tojnë mandat parlamentar vetëm nëse tojnë të paktën 2.5-3 mijë vota më shumë, gjë është përbën një

s dë të vështirë.

ZGJEDHJET LOKALE, RËNIA E BASTIONEVE NË TIRANË E KAVAJË

Ecuria e zgjedhjeve lokale në qark et për tendencën e balan-cimit politik, ashtu si në të gjitha qarqet e Shqipërisë së Mesme. Mesatarja e katër zgjedhjeve të fundit është 24-18 njësi, por nëse përfshijmë në llogari edhe rezultatet e gjysmës së parë të viteve 90 kur PD ishte dominuese, atëherë shkohet drejt balancimit të plotë politik. Gjithsesi njësitë nuk maten thjesht me numër, por edhe me rëndësinë e secilës prej tyre në politikë dhe zhvil-limet ekonomike në vend. P.sh, Tirana e Rrogozhina nuk janë thjesht dy bashki, por kanë domethënie të ndryshme mandatet e drejtimit në secilën prej tyre. Bazuar në këtë analizë cilësore në zgjedhjet e vitit 2011 në Tiranë, në votën për partitë politike diferenca midis PS dhe PD ishte e ndjeshme. PS mori 104 mijë vota ndaj 77 mijë të PD-së. Si koalicion toi koalicioni qeveritar me 1 mijë vota diferencë, 122 me 121 mijë) për shkak se parti si LSI morën 21 mijë, PDIU 7.2 mijë apo PLL 3.1 mijë. Nga të majtët vetëm PDS kaloi numrin e 3 mijë votave. Në ndarjen e mandateve 25 këshilltarë mori PS, 19 PD, 5 LSI, 2 PDIU etj. Fillimisht PD-LSI patën shumicën e duhur në qeverisjen e Tiranës, por pas ikjes së LSI veprimi i parë ishte shkarkimi dhe zëvendësimi i kreut të këshillit bashkia, tashmë me shumicë të majtë.

Analiza e detajuar e votimeve nominale për njësitë vendore nxjerr në pah tipare, aktualitetin dhe tendencat e votimit. Bashkia Tiranë u tua nga Rama në vitin 2000, dhe u rikon- rmua më 2003 dhe 2007 me diferenca të thella votash nga

22-25 mijë vota. Kjo diferencë nuk u ndryshua as pas rritjes së numrit të zgjedhësve. P.sh, më 2003 Rama toi me 24 mijë vota ndaj Ngjelës, (67-43 mijë), kurse më 2007 me 22 mijë vota ndaj Olldashit (98-76 mijë). Më zgjedhjet e vitit 2011 kur Rama rikan-didoi për herë të katërt tashmë duke qenë edhe kryetar i PS-së, situata ndryshoi. Beteja për Tiranën u kthye në garën kryesore politike dhe elektorale. Me një fushatë gjithëpërfshirëse dhe falë “ndihmës” së PKSH që mori 1.3 mijë vota, Rama toi garën me vetëm 10 vota diferencë. Dihet tashmë ecuria. Mazhoranca ndë-rhyri në procedura dhe e ndryshoi rezultatin me rreth 90 vota në favor të kryebashkiakut aktual Basha. Pavarësisht legjitimitetit të procesit, rëndësi ka vota për palët dhe dallimi me zgjedhjet e mëparshme. Basha dhe Rama morën nga 125 mijë vota, shumë më tepër se në çdo zgjedhje tjetër, madje secili më vete pothuajse të njëjtën shifër votash që morën së bashku Rama dhe Ngjela më 2003. Pjesëmarrja zyrtare në votim ishte 53% dhe vota të pavlefshme ishte shifra rekord prej 8.9% të votuesve.

Në Bashkinë Kamëz vetëm një mandat kanë qeverisur të majtët (2000-2003), pjesën tjetër të tranzicionit është qeverisur nga e djathta. Deri më 2000 kryetar bashkie ishte R.Keçi, pas 2003 tues ishte Agim Cani me diferencë vetëm disa qindra vota, më 2007 Xhelal Mziu toi me 1.4 mijë, kurse në zgjedhjet e fundit 2011, ai e ruajti mandatin me rreth 3 mijë vota difer-encë. Përjashtim bëjnë bashkitë Kavajë dhe Vorë, e para për shkak se ra miti i zonës bastion për të djathtën dhe e dyta sesa i njëjti kryetar vijon prej 10 vitesh. Në Kavajë Re k Rrugeja toi mandatin e parë më 2003 me diferencë të thellë 2.7 mijë

nga PS, madje duke pasur rival kryesor kandidatin e të djathtës Haveriku. Më 2007 e vijoi mandatin me 6 mijë vota diferencë, kurse më 2011 ai humbi përballë Elvis Roshit me diferencë 900 vota. Pjesëmarrja e fundit në votime ishte 40% një tregues tjetër zhgënjimi i pjesës së djathtë votuese në Kavajë. Ndryshe nga Kavaja në Vlorë Fiqiri Ismaili, politikan e biznesmen, vijon të drejtojë prej tre mandatesh me diferenca që shkojnë nga 900 në 4 mijë vota. Në bashkinë Rrogozhinë e djathta arriti më në fund që më 2011 të marrë drejtimin e qytetit duke tuar rreth 400 vota më shumë sesa ish kryetari i bashkisë Tosku. Ashtu si Kavaja edhe Rrogozhina ka pjesëmarrje të ulët në votim në krahasim me Tiranën, Vorën dhe Kamzën.

Bazuar në të dhënat e minibashkive në Tiranë me përjashtim të njësisë 10 të gjitha njësitë e tjera kanë më shumë zgjedhës sesa bashkia Kavajë. Dy prej tyre, njësia 5 dhe 2 kanë banorë më shumë se bashkia Kamëz, çfarë tregon peshën e madhe të votimit që zënë këto njësi në përfaqësimin politik në Tiranë. Njësia më me shumë banorë është njësia 5 me 62 mijë, ndjekur nga njësia 2 me 58 mijë, njësia 7 me 51 mijë, njësia 4 me 47 mijë, njësia 6 me 46 mijë, njësia 11 me 45 mijë, njësia 9 me 44 mijë, njësia 1 me 38 mijë, njësia 3 me 34 mijë, njësia 8 me 31 mijë dhe në fund njësia 10 me 22 mijë zgjedhës. Nga këto njësi e majta, falë edhe kalimit të LSI majtas, drejton në gjashtë njësi, katër prej të cilave bëjnë pjesë në krye të listës me më shumë zgjedhës. Pjesa tjetër drejtohet nga kandidatët e PD-së.

Njësitë bashkiake të Tiranës janë dominuar nga e majta: më 2003 e majta i toi 9 nga 11 njësitë: vetëm Tafaj e Mustafa, zona e Tiranës së vjetër dhe ajo e Laprakës vijuan të jenë votuese për demokratët. Më 2007 demokratët morën një njësi më shumë, atë me numër 9, të tjerat vijuan të jenë nën drejtimin e PS-së. Në zgjedhjet e fundit lokale 2011, falë koalicionit midis PD e LSI, u rrit numri i njësive bashkiake të tuara nga qeveria, por që tashmë kanë kaluar me opozitën parlamentare. Kështu, më 2011 qeveria toi 7 njësi, kurse socialistët vetëm katër njësi. Në një rast (Kokona) i njëjti kryetar njësie kandidoi për palën tjetër dhe vijoi mandatin, kryetarët e disa njësive, si Seitaj, Tafaj e Mustafa vijojnë të jenë në postet drejtuese prej 10-12 vitesh, kurse të tjerë të rinj hynë në garë dhe tuan më 2011. Një prej këtyre njësive (njësia 1) është gjithashtu në zgjedhje të parakohshme me 23 qershor, për shkak se kryetarja me dy mandate, Nikolli, është përfshirë në listën e deputetëve të sigurt të PS-së.

PËR CILËT DEPUTETË VOTOHET ME 23 QERSHOR NË TIRANË?

Nga 32 deputetë të Tiranës janë zgjedhur tashmë minimalisht 27 prej tyre, nga 13-14 tek PD-PS. Konkretisht kanë siguruar

TE DHENAT

Vitet 2000 2003 2007 2011 Mesate

Tirane PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD PS-PD

40 (16B-24K) 36 - 4 28 - 12 20 - 20 13 - 27 24-18

vijon në faqen 10

POLITIKE

Page 20: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

20 E premte, 21 qershor 2013 20 E premte, 24 maj 2013

tashmë mandat parlamentar Berisha, Tafaj, Bregu, Kosova, Mima, Bogdani, Shehi, Tabaku, Paloka, Kruja, Islami, Dogjani dhe ministri i ri i kulturës, Visar Zhiti. Nga socialistët kanë siguruar tashmë mandat Majko, Tahiri, Hysi, Bushati, Xhafaj, Nikolla, Baraj, Qefalia, Abazi, Cara, Braho, Gaçi, Ndreu e Suli. Nëse PS e rrit prezencën e saj në Tiranë me 16-17 mandate siç ajo pretendon, atëherë në garën për deputet mbeten edhe Harito (15), Peza (16) apo Shkreli (17). Nga demokratët, nëse ruhet rezultati i vitit 2009 janë ende në garë për deputet Qirjako (14), Deliallisi (15) dhe Shehu (16). Gjithsesi treguesit e votave 2009 dhe 2011 janë të tilla që e afrojnë shansin që e majta të marrë edhe një mandat më shumë sesa më 2009, me proba-bilitet nëntë herë më të madh sesa pritshmëria që PD të tojë një mandat më shumë.

Jashtë koalicioneve të mëdha çdo sondazh tregon se të paktën një mandat i shkon FRD-së, e cila ka pretendime dy ose trefishe në Tiranë dhe e konsideron atë qarkun kryesor për mbledhjen e vo-tave mbështetëse. Elektorati kryesor i ish Presidentit Topi, i cili do jetë deputet në Tiranë, bazuar në listën e kandidatëve, duket se është përllogaritur se mund të jetë pjesa e banorëve të vjetër të metropolit, pjesa kryesore e pronarëve, një pjesë e ish përndjekurve politikë, demokratë të zhgënjyer nga keqqever-isja, si edhe pjesë nga vo-tuesit e rinj. Përballja me PD-në pikërisht në këto grupime, përbën garën e tretë paralele në Tiranë. Jashtë koalicioneve është edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila pretendon, por asnjë sondazh paraprak nuk i njeh shanset reale për një mandat parlamentar.

Brenda koalicioneve gara është edhe më e ash-për. Në krahun e majtë pre-tendojnë mandat, madje të dy shtë, LSI me dy kandi-datët kryesorë, Meta dhe Gjosha. Nëse PS ruan votat e vitit 2009 e ka të lehtë ta arrijë këtë objektiv, por rrethanat e sotme, ashtu si edhe LSI e sotme, janë shumë më të ndryshme nga 2009. Për pasojë do të jetë sukses për të nëse arrin të sigurojë disa vota mbi mandatin e kryetarit të saj Meta. Tej LSI pretendojnë mandate parlamentare në Tiranë edhe kundërshtarët e tij politik brenda të majtës, Milo dhe sidomos Gjinushi, por me shanse vetëm teorike. Nga partitë e mbetura të së majtës, pretendojnë garë për mandat edhe disa parti më të vogla, si AP, ADK, PK, por realisht pa shanse teorike dhe praktike.

Tek koalicioni i djathtë gara është gjithashtu e dukshme. Pretenduesi kryesor për mandat është kandidati kryesor i PR në Kamëz, Ylli Shehu. I ardhur nga jashtë poli-tikës dhe i bazuar kryesisht tek komunitetet periferike, shanset e tij për mandat janë më të mëdha sesa të disa partive tradicionale, edhe për shkak të akuzës që I bëhet për përdorim të ndjenjave fetare në fushatë apo mbështetjes financiare. Mbi bazën e mbështetjes racionale tek grupet krahinore dhe votuesit e periferisë pretendojnë mandat

edhe PDK, PDIU, LDK, etj. Vlen të theksohet se LZHK, pas sigurimit të mandatit nga Shehi ka paraqitur një listë kandidatësh pa asnjë emër publik ose me background politik gjatë tranzicionit, duke paralajmëruar pritshmëri të pakta votash.

PD-PS, GARA PËR VOTAT E AUTOKTONËVE DHE TË ARDHURVE

Në listën propozuar nga PD për qarkun në Tiranë bien në sy disa veçori thelbësore: së pari kemi hyrje me mandate të sigurta të dy deputetëve të PS-së, Islami e Dogjani. Së dyti PD i dhuron mandat të sigurt kryetarit të LZHK Shehi. Së treti frika rrjedhja e votave autoktone drejt FRD e ka detyruar kryemin-istrin të vendosë në vende relativisht të sig-urta disa pinjollë politikë të kësaj zone (Ko-sova, Mima, Bogdani, Shehi, Tabaku, Kruja) duke lënë jashtë listës prioritare politikanë karriere si Rusmajli, Gjana, Beja, Demi apo Shehu, të cilët në periudha të ndryshme kanë qenë deputetë në Tiranë. Elementi i fundit është përpjekja për të përdorur emrat e rinj qeveritarë Kosova e Zhiti në fushatën elekto-rale, si imazh i ri për Tiranën. Duket e tepërt dhe pa ndikim renditja në vendin e dytë e ministrit Tafaj, e Palokës apo e Qirjakos, të cilët nuk kanë lënë ndonjë gjurmë politike në jetën e gjatë të aktivitetit politik apo janë të njohur vetëm për lidhjet e afërta me kupolën drejtuese të PD-së. I njëjti argument vlen

edhe për prefektin Kruja, pa ndonjë lidhje elektorale personale me Tiranën dhe demokratët, por me lidhje të forta politike.

Në listën e PS-së Ti-ranë evidentohen disa veçori. Ikja e Ramës drejt Vlorës dhe zëvendësimi me Majkon e dha efektin e vet pozitiv, dhe nuk për-bën më temë elektorale. Ndryshe nga PD, e cila kryetarin ne Tiranës e dër-goi kandidat në Lezhë, PS e ka kandiduar në Tiranë gjithë strukturën lokale, përfshirë kryetarin Tahiri.

Pjesë e kandidimit janë ndonjë emër radhë nga garda e vjetër e PS-së (Xhafaj), si prur-jet e Ramës më 2009 Hysi, Baraj, Qefalia, Bushati, Gaçi. Në listë janë katër politikanë të zonave veriore me ndikim edhe në zonat e periferisë së Tiranës, ku PS u ndëshkua më 2009, konkretisht Nikolla, Abazi, Ndreu dhe Suli. Pjesë e listës është dhurata për LSI për S.Brahon, si dhe prurjet e reja Cara në Kavajë e Harito në Tiranë. Pra nëse PD ka ndërtuar një skemë për mbledhjen e votave të banorëve autoktonë, PS ka ndërtuar një listë përfaqësuese që mbledh votat e të ardhurve në qarkun Tiranë. PS i ka dhënë dy vende prioritare kandidatit të Kavajës Cara në raport me PD-në, e cila me futjen e një emri të ri nga Kavaja mënjanoi tërësisht figurat politike të këtij qyteti që e kanë përfaqësuar prej vitesh dhe që tashmë janë të konsumuara politikisht.

Si për të vërtetuar këto strategji, PD e plotëson aktivitetin elektoral duke mbajtur një retorikë të ashpër kundër raporteve të PS-së me të ardhurit dhje çështjet e tyre më të prekshme, siç janë legalizimi, integrimi

dhe fundi i diskriminimit krahinor. Nga ana e vet PS i është rikthyer temës së Tiranës dhe familjeve të vjetra, duke futur në fushatë edhe bashkëshorten e kryetarit të PS-së, si pjesë e këtij komuniteti.

TIRANA DHE VARËSIA NGA PERIFERIA

Tirana është një qytet me popullsi në lëvizje dhe shtim të përhershëm. Pas zgjerimit të parë në vitet 92 dhe valës së dytë pas vitit 97 është vendosur tashmë një raport përkatësie i përbërjes së Tiranës. Pjesa autoktone mbetet minorancë, ndërkohë që banorët e ardhur nga qytetet e rrethet veriore zënë pjesën kryesore në disa minibashki si dhe sidomos në bashkinë e dytë më të madhe Kamëz, në komunat më të mëdha të zonës, përfshirë Paskuqanin etj. Ky kontigjent votuesish është përdorur në çdo fushatë elektorale me premtime që lidhen me problemet jetike të një qytetari: pronësia mbi tokën, mbi banesën dhe fundi i paragjykimeve. Për shkak se pjesëmarrja në votime është më e lartë në këto zona sesa në pjesën e zhvilluar tregtare të qytetit, palët politike janë përqen-druar pikërisht në tërheqjen e elektoratit të këtyre zonave. Më 2009 PS toi shumicën e votave në Tiranë, por humbi garën kur u mblodhën votat e Kavajës, Kamzës, Paskuqanit dhe Vorës. Ndaj periferia e qarkut shpesh mund të jetë përcaktuese.

Për ta dëshmuar prioritetin që kanë këto zona secili nga kandidatët për kryeministër kanë udhëtuar më shumë këto kohë në Kamëz dhe zonat e periferisë sesa në zonat tradicionale të qytetit. P.sh, Berisha e Rama kanë pasur nga 5-7 takime të mëdha elektorale në Kamëz dhe 2-3 në Paskuqan ndërkohë që kanë bërë vetëm nga një takim në lagjet e qytetit “Studenti”, në zonën e ish Bllokut, në zonën e “Ali Demit”, të pjesës autoktone të Tiranës, etj.

Pjesë e konceptit të periferisë mund të konsiderohet edhe përfshirja e biznesit që ndodhet në zonën e Kasharit në garën elek-torale. Janë pothuajse 10 biznese të mëdha, mjaft të njohura, që kanë hyrë direkt në garë me kandidatë presidentët e rmave apo familjarët e tyre. Duke pasur suport të fortë nanciar dhe duke pasur lidhje të forta me-

diatike dhe politike, ata shpresojnë të siguro-jnë 6 mijë votat e nevojshme që falë qenies në koalicione, ua mundësojnë mandatin parlamentar. Ky është një zhvillim tjetër që ndryshon nga tradita dhe shpreh tendencën që biznesi nuk kërkon më avokatë në parla-ment, por tenton të bëhet vetë protagonist politik dhe nanciar.

Dallimi tjetër gjendet në elementët e zhvillimit të fushatës. Në Tiranë nuk ka shumë vend për retorikë politike, fushata bëhet kryesisht përmes daljeve publike nëpër lagjet e banuara, dhe bën pjesë të saj edhe kryebashkiakun Basha. Palët politike kryesore tentojnë qytetarët e pavendosur, kurse ato klienteliste tentojnë grupet sociale në nevojë, komunitetet e pakicave dhe ata që kanë nevojë për ndihmën e shtetit për integ-rim dhe jetë normale. Një natyre tjetër fush-ate zhvillohet në zonat e periferisë, ku rolin kryesor e luajnë grupet e mëdha komunitare sipas krahinave, lidhjet personale, takimet në shtëpi dhe lobingu nanciar apo klientelist. Kjo është arsyeja që në pjesën e periferisë debati politik është më aktiv, pjesëmarrja në zgjedhje është më e madhe dhe palët politike

dërgojnë më shumë ekipe politike sesa në zonat e supërbanuara të qyteteve.

TIPARE TË VEÇANTA TË SJELLJES ELEKTORALE NË TIRANË

Nëse Durrësi bën përzgjedhje të maturu-ar, nëse Shkodra e Vlora e kanë të paracak-tuar përzgjedhjen, nëse Elbasani e Berati vetëm në raste të veçanta ofrojnë surpriza të kufizuara, Tirana mund të përshkruhet si vota mendohet mirë, dhe ku reagimi është pragmatist. Në gjuhën politike do të thotë se asnjëherë Tirana nuk ka mbajtur ekuilibër politik në votën e saj politike, por përkundrazi, është prirur të votojë për palën që fiton të drejtën të qeverisë. Me përjashtim të vitit 1991 në çdo zgjedhje kjo sjellje votimi ka funksionuar. Duke pasur parasysh se më 1991 në Tiranë kishte rreth 200 mijë banorë në moshë madhore dhe tashmë është 4-5 fishuar numri i banorëve sjellja zgjedhore i është përshtatur prurjeve të reja. Ka zona specifike ku nuk ndodh asgjë prej 20 vitesh, thjesht votohet për palën e njëjta, siç është njësia bashkiake 5 apo 11 në Tiranë, siç ka zona që kanë bërë diferencën në zgjedhje përmes votës masive

dhe cilësore, siç janë disa njësi bashkiake në Tiranë apo Kavaja.

Në dallim nga qarqet e tjera presioni politik në Tiranë është relativ: këtu ndryshimi politik nuk ndryshon administratën tërësisht siç ndodh në periferi, secili njeh secilin dhe qenia e qytetit edhe si kryeqytet administrativ ofron më shumë shanse e siguri për punë, integrim dhe karrierë. Nga ana tjetër këtu çdokush njeh politikanë e ministra, deputetë e zyrtarë, u njeh jetën private dhe familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, ndaj edhe nuk ka rendje pas kultit të individit dhe as pjesëmarrje masive në mitingje. Shumica e mitingjeve që bëhen në Tiranë bazohen në prurjet nga rrethet jo nga banorët e kryeqytetit. Nëse do ishte ndryshe atëherë në mbi 760 mijë banorë secila parti do të kishte të paktën 100 mijë mbështetës aktiv, por asnjëherë në këto vite asnjë miting nuk ka qenë më i madh sesa 50 mijë veta, nga të cilët në rastin më të mirë gjysma kanë ardhur nga rrethet fqinje me Tiranën ose zonat e periferisë.

Një faktor tjetër interesant i Tiranës është tendenca e ikjes nga qëndrimet ekstremiste dhe refuzimi i atyre kur imponohen. Mjafton një detaj: sa herë janë zhvilluar mitingje

NËSE DURRËSI bën përzgjedhje të maturuar, Shkodra e Vlora e kanë të paracaktuar përzgjedhjen, Tirana mund të përshkruhet si vota mendohet mirë, dhe ku reagimi është pragmatist.

Të gjitha partitë në koalicion, apo jo synojnë mandat

Tirana, qarku i 32 deputetëve

Brenda koalicioneve gara është edhe më e ash-për. Në krahun e majtë pretendojnë mandat,

madje të dy shtë, LSI me dy kandidatët kryesorë,

Meta dhe Gjosha

vijon nga faqja 9

POLITIKE

Zgjedhjet

Page 21: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

21E premte, 21 qershor 2013

të dhunshme ose përleshje më policinë, qytetarët tentojnë të largohen, të shman-gen dhe refuzojnë të bëhen pjesë e tyre, - jo për shkak të natyrës konformiste, por për shkak se ata për shumë arsye janë më të mirinformuara për kërcënimet e politikës dhe pasojat e situatave të tilla, ndaj asnjë reagim sado të arsyeshëm nuk e përjetojnë si ditën e fundit, por si diçka të përkohshme, emocionale, që duhet evituar sa më shpejt. Në përgjithësi qytetarët e Tiranës kërkojnë dhe e shprehin këtë përmes shumë mëny-rave publike, politikë moderatore, akte konkrete të politikës, projekte konkrete, politikanë më shumë pragmatistë dhe teknikë sesa udhëheqës populiste që nuk bëjnë asgjë përveç se prodhojnë fjalime patetike. Ndaj edhe gjithnjë e më shumë ata ndjehen të shmangur nga politika, madje p.sh, më 2011 në fushatën e Bashës për bashkinë e Tiranës u diktua qëndrimi jashtë i kryeministrit populist, siç edhe u refuzua nga të njëjtit qytetarë përshkallëzimi i situatës politike para e pas 21 janarit apo në kohën e grevës së urisë.

FAKTORË PRO QEVERISË• Referuar të gjithë analizës qeveria e

mbështet avantazhin e saj në tiranë në tre faktorë: në aktivizimin me sukses të saj të zonave militante bastione, sidomos ato të periferisë. Në përdorimin deri në ekstrem të administratës publike dhe burimeve shtetërore të personelit, përmes formave të njohura, të cilat nëse funksionojnë sigurojnë 2-3% vota apriori pro siglës së saj elektorale. Në aftësinë e qeverisë për të mbajtur të ka-rikuar opinionin publik me lajme, reklama, propagandë elektorale, shumë më të tepërta sesa mundësitë e opozitës.

• Një aset i qeverisë në këto zgjedhje është rënia e mitit reformator të kreut të PS në raport me dy mandatet e para në Tiranë dhe renditja e tij tek politikanët që kërkojnë të njëjtën gjë, pushtetin, përmes të njëjtave forma, kompromiseve politike të momentit me këdo e me çdo çmim. Nga ana tjetër kjo lidhet edhe me mbetjen ende me kredenciale pozitive të s dantit të tij në Bashkinë Tiranë, L.Basha, i cili edhe pse nuk ka asnjë projekt madhor publik të realizuar, duket se publiku nuk pret të ketë patjetër një bilanc dhe ia rezervon këtë kohë më vonë kur të vijnë zgjedhjet lokale.

• Një faktor i tretë i qeverisë është burimi informal i saj në ndikimin mbi disa grupe sociale në nevojë, të cilat pranojnë edhe publikisht dhënien e votës në shkëmbim të disa privilegjeve të momentit. Bashkuar kjo edhe me lidhjet e ndërvarësisë së një numri të madh biznesesh, të cilat i druhen ndryshimit dhe frikës për humbjen e kon-takteve të duhura në zyrat ku jepen tenderë dhe paratë publike, mund të ketë efekt pro qeveritar, siç pati edhe më 2009.

• Elementi i tretë mbështetës për qever-inë është pjesa e rinisë, sidomos ajo që nuk e ka përjetuar tranzicionin në gjithë ash-përsinë e tij dhe që është e prirur të bjerë pre e reklamave dhe ofertave kulturore, sociale, spektakolare, etj të ofruara nga qeveria dhe institucionet e saj në fushatë, dhe në çdo eveniment publik. Për të rinjtë pa formim politik, por të dhënë pas imazhit, kjo është oferta e duhur. Dhe në qarkun Tiranë kjo

kategori nuk mungon.

FAKTORË PRO OPOZITËS•Nëse qeveria ka pasur dështime të mëdha

gjatë mandatit të saj, sidomos gjatë viteve të fundit, pakënaqësitë më të mëdha ndjehen aty ku lajmet qarkullojnë më shpejt dhe më në cilësi, - në Tiranë. Në çdo sondazh dhe formë tjetër të mbledhjes së opinioneve publike vijon të ruhet tendenca e kritikës dhe skepticizmit të shumicës së banorëve të kryeqytetit ndaj kryeministrit Berisha dhe sta t të tij politik. Ajo që përbën politikë populiste dhe batutë elektorale në ndonjë rreth tjetër, në Tiranë rrallë funksionon, sidomos tek shtresa e të pavendosurve, të cilët janë përcaktues për tuesin e garës elektorale.

• Faktori i dytë është prirja e ndryshimit politik, e konstatuar në Tiranë dhe e thek-suar gjithnjë e më shumë edhe nga zëra me ndikim publik. Për shkak se çdoherë Tirana ka ecur mbi bazën e kësaj tendence, është edhe tani rasti për ta marrë në konsideratë, sidomos në kohën kur mazhoranca ndod-het e konsumuar, e lodhur, gjaknxehtë dhe pa një vizion të qartë për projektet e të ardhmes. Të paktën në Tiranë apo Kavajë mazhoranca nuk ka asnjë arritje të dukshme publike, as në infrastrukturë dhe as në pro-jekte të tjera madhore që mund të kishin ndikim elektoral.

• Rënia e bastionit demokrat të Kavajës dhe përafrimi nga 7-8 mijë në 2-3 mijë vota e diferencës politike në Kamëz e Paskuqan, e bën votën e majtë shumë më pretendente dhe me shanse të mëdha dominimi edhe në mandate. Demokratët kanë vendosur në Tiranë gura kandidimi shumë prob-lematike në opinion, pa mbështetje tek të djathtët, madje edhe demotivuese siç janë deputet Islami e Dogjani, ndërkohë që nga lista e saj ka preferuar një rreth të ngushtë besnikësh të paprovuar në mbështetjen publike dhe aftësinë e menaxhimit elektoral. Këto dobësi u vërtetuan edhe në fushatën e tyre të vakët dhe formale elektorale. E gjithë kjo natyrisht që ka kosto elektorale dhe kjo kosto, llogaritet me votë.

• Faktori tjetër speci k ka të bëjë me hyrjen në garë të Frymës së Re Demokratike. Prem-timi i saj për nxjerrjen në pension të kryemi-nistrit aktual, por një raport më i maturuar me disa nga politikanët e dytë moderatorë të mazhorancës është një mesazh i qartë drejtuar të djathtëve, se për koston e votave të FRD faturën duhet ta paguajë vetë kryeministri. FRD merr mandat dhe votat e saj me siguri do të jenë përcaktuese në thellimin e diferencës midis koalicionit të majtë dhe koalicionit qe-veritar në këto zgjedhje, në rang qarku.

• Faktori i radhës ka të bëjë me rivalitetin aktiv midis PS e LSI, rivalitet që në fazën e parë mund të prodhojë më shumë vota për opozitën, pavarësisht sesi ato vota do të përkthehen në mandate për njërën apo tjetrën parti. Me përqindjet e larta të të pu-nësuarve në poste drejtuese dhe me njësitë vendore që drejton LSI gjatë viteve të fundit, natyrisht ajo krijuar një sistem horizontal klientele, e cila do të prodhojë vota kundër koalicionit qeveritar. Edhe përçarja e komu-nitetit çam në dy parti, apo kritikat publike të partive nacionaliste, sidomos Ballit Kom-bëtar, kundër listës së PD-së me Islamin brenda saj, do të kenë efekt elektoral.

Parashikimi: PS, 9 pikë përpara PD

BBC-Reuters: Zgjedhjet test. Të rrezikuara

“Në Shqipëri kapakënaqësi ndajqeverisë Berisha”

TIRANE

Tani që zgjedhjet po afro-hen, mediat kryesore në botë kanë nisur që të ra-

portojnë për to, duke kërkuar madje akreditim pranë KQZ. Gjigandi britanik, BBC, ka sjellë dje për lexuesit e saj një rubrikë me pyetje-përgjigje në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. “Edhe këtë herë fushata ka qenë e hidhur. Ka një mosmarrëveshje në lidhje me përfaqësimin e opozitës në KQZ, pikëpyetje në lidhje me besueshmërinë e listave të zgjedhësve si dhe akuza për blerjen e votave dhe presion të qeverisë mbi punonjësit e sektorit publik”, shkruan BBC. Sipas rrjetit britanik, programet e dy partive janë të ngjashme. Ato mbështesin integrimin në BE dhe premtojnë zhvillim ekonomik, reformë në taksa dhe krijim vendesh pune. Në lidhje me pyetjen se a do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, BBC thotë se çështja kryesore qëndron tek KQZ-së, që po operon pa opozitën. Po ashtu theksohet se opozita ka vënë në pikëpyetje besuesh-mërinë e listës së votuesve. Socialistët thonë se ka mbi 25 mijë dublikata dhe 352 mijë votues nuk kanë një adresë të saktë. Pyetjes se çfarë thonë sondazhet, BBC përgjigjet duke theksuar se një sondazh i bërë në maj, me 1600 të pyetur, e vendos koalicionin e PS-së në avantazh me 49 përqind në krahasim me koalicionin e PD-së me 40 përqind. “Son-dazhi tregon edhe 60 përqind mosaprovim për qeverinë e

Berishës, 17 përqind thonë se janë deri diku të kënaqur me të dhe vetëm 7 përqind janë të kënaqur”. BBC thekson se ka edhe një apati të gjerë pasi një sondazh tjetër në maj tregon se 49.5% e votuesve kanë pak interes për fushatën zgjedhore dhe 17.9% thonë se nuk janë të interesuar fare. Ndërsa një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimati për agjencinë e njohur Reuters, thotë se ata janë të shqetësuar për shtrëngimin që po u bëhet

votuesve në Shqipëri. Diplo-mati i huaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë si një film i regjisorit Quentin Tarantino ku një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri- tjetrit. “Edhe në qoftë se gjysma e atyre që po dëgjojmë është e vërtetë kjo për mua tregon një fushatë të gjerë për t’i detyruar njerëzit që të vo-tojnë në një mënyrë të caktuar. Kjo është natyrisht shqetësuese” tha diplomati i huaj. Në raportin e Reuters thuhet se në rast se humbet të dielën, ky do ishte fundi i karrierës së kardiologut Berisha. Ajo shkruan se qeveria e re do përballet me vështirësi ekonomike ndërsa thekson se mund të duhen muaj derisa të formohet qeveria e re. “Procesi i numërimit është padyshim në mëshirën e dy palëve. Askush nuk duhet të pretendojë se siste-mi shqiptar garanton një votim të lirë dhe të ndershëm. Ky është një sistem me shumë të meta”, tha doplomati perëndimor.

“Procesi i numërimit është padyshim në mëshirën e dy palëve. Askush nuk duhet të pretendojë se sistemi shqiptar garanton një votim të lirë dhe të ndershëm. Ky është një sistem me shumë të meta”.

SHQETËSIMI

Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

www.MerrJep.al

Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotogra k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotogra ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

POLITIKE

Page 22: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

22 E premte, 21 qershor 2013

KRYETARI i PS në Itali, Edmond Kumaraku: Për timi në 100 ditët e para tëqeverisjes

Intervista

10 mijë emigrantë nga Italia

për Rilindjen“Ja si punuam për të sjellë votuesit”

TIRANE

MAGDALENA ALLA

Kreu i Partisë Socialiste në Itali, Edmond Kumaraku, shpjegon për “Shqiptarja.com”, se përse

emigrantët “e zhgënjyer në 20 vjet”, nisur thjesht nga “interesi i tyre”, kanë zgjedhur paketën e Rilindjes dhe që të vijnë me shpenzimet e tyre vetëm për të votuar drejt Shqipërisë. Ai shpjegon pesë nga pikat se si do të për tojnë emigrantët shqiptarë në 100 ditët e para të Rilindjes. Ku-maraku tregon se si ministrja e re e Emigracionit, Cecile Kyenge e ndi-hmoi për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në ku , për të mospasur abuzime me zgjedhjet.

Zoti Kumaraku, ju po zhvil-loni një fushatë krahinë më krahinë të Italisë me të njëjtin ritëm dhe shpërndarje në ter-ritor siç po ndodh në Shqipëri. A keni një numër të përafërt të emigrantëve shqiptarë, që do të vijnë nga Italia për të votuar pasnesër?

Sipas sondazheve tona nga Italia pritet të vijnë më shumë se 10.000 emigrantë për të votuar Rilindjen.

Ardhja ka lluar ndërkohë, si me tokë nga Sllovenia-Kroacia, si me avion me Air-On e si me tragetet Bari-Brindisi.

Në mazhorancë kryesojnë emi-grantët nga qarku i Vlorës, më pas i Tiranës, pastaj Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Berati. Këto janë qarqet, që kanë një uks më të madh me emigrantë po shkojnë në Shqipëri totalisht me shpenzimet e tyre. Ne kemi bërë thjesht punën e sensibilizimit dhe orientimit në kursimin e kohës dhe intinerareve më të lira.

Si i keni bindur dhe çfarë i ka shtyrë emigrantët të vijnë për Rilindjen, edhe me shpenzimet e tyre, ndërkohë që mazhoranca, sipas asaj që e keni akuzuar, po u ofron emigrantëve bileta ajrore falas?

Strukturat tona kanë kohë që po punojnë me një plan të detajuar, që në nëntor të vitit të kaluar, duke sen-sibilizuar emigrantët, që të prenotonin lejen e zakonshme rreth datës 23 qer-shor, (sipas ligjit italian një punëtor mund të prenotojë gjysmën e lejes së tij në datat që mund t’i vendosë ai e gjysmën tjetër e vendos punëdhënësi).

Puna jona ka qenë ndryshe nga kundërshtari ynë; me program dhe argumente për shtjellimin e proble-meve, shërbimeve dhe koncensioneve, që janë të lidhura direkt me interesat e emigracionit shqiptar me banim në Itali, të cilët tashmë kanë mbi 20 vjet, që në vend të lehtësohen janë ndërli-kuar vit pas viti nga çdo qeveri, nga çdo ministër, nga çdo ambasador që ka kaluar nëpër zyrat përkatëse të qeverisë shqiptare si në Shqipëri, ashtu edhe në territorin italian.

I njëjti handikap institucionalo-ligjor është akumuluar edhe në Itali; kemi parasysh që edhe në Itali ka mbi 10 vjet që në pushtet është e djathta me të djathtën ekstreme ‘Lega Nord’, që vit pas viti ka thel-luar heqjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve me banim në Itali.

Për të gjitha këto arsye disfa-voruese për të gjitha brezat e emigra-cionit në Itali, shqiptarët e Italisë do të votojnë Rilindjen.

A janë zhbllokuar deri diku 40 mijë kar-tat e identitetit, të cilat, sipas asaj që e keni ngritur prob-lem në media dy muaj më parë, mbaheshin të bllokuara në kon-sullatat shqiptare në Itali?

Kartat e identitetit ende nuk janë zhbll-okuar; vazhdon të jetë e njëjta procedurë nëpër përfaqësi dhe më e turp-shmja është se, në vend që t’u vihet emigrantëve në ndihmë, po u impono-het disa emigrantëve të dobët, që nëse e duan pasaportën dhe kartën menjëherë, mjaftojnë të shkojnë në 23 qershor në Shqipëri për të votuar PD-në dhe do të kenë edhe rrugën, edhe pasaportën falas.

A do të regjistrohen sh-qiptarët teksa kalojnë ku rin italian, e kundërta e së cilës - po sipas jush dy muaj më parë -

mund të lërë shteg për abuzime elektorale me ta?

Për fat të shqiptarëve, e theksoj të të gjithë shqiptarëve pa dallim ngjyrash, ne ia arritëm një mar-rveshjeje, që të gjithë shqiptarët që do të kalojnë ku rin italian po reg-jistrohen nga e hëna e kaluar edhe në ku rin italian përveç atij shqiptar,

për të shmangur kështu mungesën e kontrollit për abuzimet me votën e emigrantëve; duke u votuar në emër të tyre edhe pa votuar fare ata, edhe pa qenë fare ata në Shqipëri.

Kjo arritje u realizua me ndihmën e mikes time dhe të gjithë sh-qiptarëve, të ministres së re të Emigracionit, Cècile Kyenge, e cila u in-teresua direkt dhe me një urdhëresë të brendshme më është kon rmuar me telefon, se do të bëhen kontrolle indiferente, pa komplikuar sistemin, por vetëm në identi kim.

Kontroll, i cili në rast se do të faktohet me fak-te, do të denoncohet në organet kompetente të asaj pike kalimi.

Çfarë do arrini me Rilindjen brenda 100 ditëve për emi-grantët?

Brenda 100 ditëve të para, pika më kryesore e mazhorancës së majtë në parlament do të jetë arritja e votës së emigracionit.

Në votën e emigracionit, paketa

e ligjit ka dy objeksione; votën e emigracionit si për përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë, ku ata kanë rezidencën, ashtu edhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Kjo do të ndikojë, që edhe brezi i ri i lindur në Itali të mos harrojë interesimin për Shqipërinë, për pro-nat e trashëguara nga gjyshërit dhe familja.

Më pas gjatë mandatit do vazhdo-jmë me pikat e tjera; pika e dytë janë pensionet, të cilat do të njehësohen menjëherë brenda 100-ditëshit të parë. Njehësimi do të bëjë të mun-dur njohjen e viteve të punës, që një emigrant ka punuar në Shqipëri dhe anasjelltas. Do të bëjë të mundur, që emigranti të jetojë ku të dojë pas marrjes së pensionit në sistemin ku ai del në pension. Pra nëse del në pension në Shqipëri atij do t’i llogariten vitet që ka punuar në Itali sipas standardeve dhe llogaritjeve të sistemit italian dhe të atij shqiptar dhe anasjelltas.

Pika e tretë, një tjetër pikë e rëndësishme e njëqinditëshit të parë për emigracionin do të jete edhe menaxhimi i shërbimeve konsullore nga përfaqësuesit e specializuar nga emigracioni.

Do të rilindë edhe një herë ky shërbim kaq i rëndësishëm për shqiptarët e Italisë. Shërbime dhe përfaqësi, që tashmë janë të politi-zuara, të kthyer në çerdhe të famil-jarëve të politikanëve, të kthyer në kurthe korruptive të seksereve në shfrytëzim të emigrantëve, të kthyer në akumulim dhe shtim arti cialisht të burokracisë kundrejt dokumen-tacioneve në nevojë të emigracionit. Në të gjitha këtyre anarkive do t’u japim fund, duke filluar që nga rinovimi i dokumentave, kompania e dhënies së këtyre dokumentave, nga sistemi i përfaqësimit konsullor që do të jetë i përqendruar në një program-projekt, që konsullatat te merrem me koordiminim e qendrave gjuhësore dhe kulturale dhe të sho-qatave shqiptare, e jo të shfrytëzimit të tyre, që bëjnë aktualisht duke i mos koordinuar e duke i kthyer disa prej tyre si satelitë të korrupsionit në fa-vor të konsujve dhe funksionarëve të këtyre përfaqësive.

Pika e katërt do të jetë paketa nan-ciare lehtësuese për trasferimin e ka-pitalit të biznesit dhe vlerës monetare, që shqiptarët me banim në Itali do të kenë dëshirën ta kthejnë në Shqipëri.

Pika e pestë, pika kryesore do të jetë edhe liberalizimi i çmimeve të fluturimeve dhe lundrimeve sipas standardeve europiane e rajonale, që liberalizimi që do të ndikojë men-jëherë në rritjen e standardeve të shërbimeve si në uturime ashtu edhe në lundrime, i uljes se çmimeve dhe qëndrueshmërisë së tyre me ane të kontrollit përkatës, që do të jetë strikt dhe me kritere. Do të llojnë diskutimet e koncensioneve të aero-porteve të vegjël dhe porteve të vegjël shqiptare, duke zhbërë globalizimin e tyre në aeroportin e Rinasit dhe portin e Durrësit.

Brenda 100 ditëve të para, pika kryesore në parlament do të jetë arritja e votës së emigracionit

Kartat e identitetit ende nuk janë zhbll okuar; vazhdon të jetë e njëjta procedurë nëpër përfaqësi

NË FOTO: Edi Rama me emigrantët në Itali

POLITIKE

Page 23: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

23E premte, 21 qershor 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

HORIZONTAL1. Ndryshe për latinët.-Një marsh... i Mozart. -Inicialet e Daudet.-Fletë pa ku j.2. Një atentat kamikaze. -Ishte dekreti i carit.3. Ku zojnë lëvizjet. -Një patriark biblik.-Kështu është trupi i atij që merret me sport4. Janë edhe ato të fundit-Eshtë thyerje për ortopedë.5. Kështu thirrej Felix Tournachon.-Eshtë vend për këmbësorë. -Kështu llon sulmi6. Një numër femrash. -Kush i ka... ka më shumë se kërkesa.7. Eshtë tokë... e Shqipërisë. -Janë katër në violinë.8. Gjysmë dehëse -Eshtë si llahtar. -Eshtë e gjithë.9. Në fund majtas.-U shkrua nga Sartre.

-Gjysmë giboni.10. Eshtëderri. -Inicialet e Rohmer regjisor. -Një Bujar regjisor.11. Eshtë progres -Inspektori i Horst Tappert.12. Ai i shtatë është kinemaja. -...e fundit në Paris në një lm të Bertolucci-t.-Janë qentë e gjahut.

VERTIKAL1. Kontinenti i humbur -Fillojnë panikun2. Eshtë leximi... në shkollë.-Gruaja e Ben Hur.3. Inicialet e Reritman. -Piaf e Milord.-I ka të ndryshme harta.4. Allianz në stadiumin e Bayern.-Eshtë djalë... djali.5. Një zbulues nëndetësesh-Rajone Lokale Elbasan 6. Rrota pa skaje.-Jacques që qe poet i famshëm7. Etikë pa ku j -Tregohet pa frikë.

S P A R T A N E R O T H A M IP E R M E T I J O E O A K A BE R E S I U H A M J A F T SC E N E T P A N K R E A S I MI N A T T O L E R A N T E T AA D T M A N I F E S T I M I T RL I B A B Y L O N T E M A GI M L O R I N A T M B E S AS I G U R I A I D R A M A T T RT A E E Z I A I D A N M A IE M R A T A D I A I C O B U R NT E A M E S A K E V E N E Z I A

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

S E Z C A M B I A S S OO I T L I D F E AL D O P P L P C L A L

M A R R O N E A R E N AS F I D A N I E L E D E R O S S IA S T E V E N G E R R A R D I NT E L A R R O J G O R E

M A S S A A P T RS I N B A J K O R E N E AA L I R R O B E R T

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

K A M P I O N A T E T KU L L I R U U D AR E N E P S I K R E MS C A K R O P O L I B

A K R O B A T I T P IL I N O F A R A D A YA I T R E T I I K J AT E L E C M E YI A K S I O N I M T RN R A P T E L B I TE A T I E B R E A K OT Y L C D I S K U N

DASHI DEMI BINJAKET GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

9 S 11 1 16 2 13 1 3 5 8

3 E 17 4 5 11 7 3 11

11A 13 2 10 1 11 4 5 3 13

13T 3 2 3 1 4 6 3 8 10 11

2 10 1 11 5 13 14 4 12 10 11

11 3 9 2 10 3 2 4

2 15 10 1 11 13 4 8 11

11 14 15 4 3 14 12 3 5 11

6 11 5 11 13 11 3 5 8

3 6 11 10 2 15 14 16 11

13 3 1 9 13 3 13 11 3 11

13 1 13 11 5 3 13 9 11 15

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 31 KUTI

1 2 3 4 5 6 6 7 8

9 10 11

12 13 14 15 16

17 18 19 20 21

22 23 24 25 26

27 28

29 30 31

32 33 34

35 36 37 38 39 40 41

42

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Luan te Lazio.7. Organizma Civile Europiane.9. Skuadër e Bergamos.12. Gjysmë ekrani.15. Në krye të kryesisë.16. Janë 110 të tilla në një garë me pengesa.17. Janë skuadrat vendëse, pritëse.21. Campbell mbrojtës anglez.22. Një pjesë e aspiratave.25. Persdonazhi në foto.27. Personazhi në foto.29. Pak tolerante.30. Institucione Sportive Durrës.31. Qypat pa ekstreme.32. Një... dollar.33. Fillojnë daljen.34. Fillojnë festat.35. Fillojnë nesër.

37. Allianz në stadiumin e Bayern.40. Rasti kur s’është ai.42. Një ndeshje në Serie A.

VERTIKAL1. Janë tek në llafe.2. Daja trainer (inic).3. Monzon ish-kampion i ringut.4. Në krye të atkletëve.5. King Cole i muzikës.6. Altin Lala.7. Rehhagel trainer.8. Leëis që thirrej Biri i erës.10. Të parat në ambient.11. Alessandro, ish mbrojtës i Milan.13. Në mes të Jan dhe Huntelaar.

14. Tre minuta në ring.15. Një Edmiond sulmues i yni.18. Gjysmë klerik.19. Ente Grumbullimi Has.20. Stam, ish- mbrojtës holandez.22. Villa në kampionatin anglez.

23. Casey në MotoGP.24. Mbreti i futbollit.25. Collins i Genesis.26. Luan në shtëpi në Allianz Arena.28. Fillojnë raportin.33. Një viktimë në arenë.36. Mbyllin një tender.37. Ali Mema.38. Rastisin në krye.39. Mbyllin një spital.41. Fillojnë titrat.

SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR

Jeta juaj ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e te dashurit te zemrës dhe nuk do dëshi-roni te ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret duhet te pranojnë ftesat dhe te tregohen te arsyeshëm me zgjedhjet qe do bëjnë.

Jetën tuaj ne çift do e pushtoje lumturia sot. Do përjetoni emocione me te forta nga sa kishit men-duar dhe kjo do iu beje te harroni çdo problem tjetër. Për beqaret pritet një takim i veçante, por duhet hedhur çdo hap me maturi dhe kujdes.

Edhe pse do mundoheni shume sot, do e keni te vështirë te gjeni mirëkup-timin me partnerin. Ai do këtë mendjen e vet dhe nuk do toleroje aspak. Beqaret do kenë takimin e shume ëndërruar dhe kjo do i beje te ndihen si mbi re. Shfrytëzo-jeni ditën deri ne maksimum.

Do iu ndryshoje shume shpesh humori gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle disa debate ne çift. Mos u mun-doni për çdo gjë t’ia hidhni fajin partnerit sepse atij do i vije ne maje te hundës ne një moment. Kujdes me nancat. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Do ka lon i s i tua ta te vështira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do meritoni paksa. Ne fakt te gjithë duhet te për-ballen here pas here me prova për te kuptuar edhe me mire atë qe ndjejnë. Për beqaret me ne fund do linde një histori e bu-kur dashurie.

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Nuk do keni asnjë problem apo vështirësi dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret do kryejnë një takim prem-tues dhe emocionues. Ka shume gjasa qe rrjedha e jetës t’iu ndryshoje njëherë e përgjithmonë.

Dëshira seksuale dhe pasioni ne jetën tuaj ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin, madje do i bëni edhe disa prem-time atij. Beqaret do jene shume romantike dhe do kërkojnë një person jashtë te arsyeshmes.

Dite me disa probleme dhe vështirësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te toleroni me tepër dhe te tregoheni me te kuptuar. Te gjithë kalojnë momente mërzitjeje dhe mund te thonë fjale te nxituara. Një gabim i vogël ne planin nanciar do iu kushtoje me shume sesa mendonit. Kujdes!

Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te zjarrta gjate kësaj dite. Emo-cionet dhe kënaqësia kur te jeni pranë atij qe doni do jene te zjarrta. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Me nancat duhet te vazhdo-ni te tregoheni vigjilente dhe te matur.

Do iu duket sikur jeni ne një ëndërr te bukur sot sepse jo vetëm qe nuk do keni probleme ne çift, por mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë çmos te gjejnë një person interesant dhe do ua arrijnë qëllimit.

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle disa debate ne çift. Mos u tregoni shume strikte sepse askush nuk duron një lidhje te zymte dhe asnjë nuk do te jete si i mbyllur ne kafaz. Beqaret do kenë një dite te zakon-shme e pa surpriza.

Nuk do jeni shume te sig-urt për vazhdimësinë ne jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mos e mbani atë me shpresa te kota. Për beqaret do ndodhin gjera te habitshme dhe qe shpesh do iu duken si te pavërteta. Jeta juaj do jete si një ëndërr e bukur sot.

8. Bëhet nuse me ne.-Janë françeskanët dhe karmelitanët. -Ku zojmë mendimin.9. Ku zojnë ritmet. -Rrotullohet në dinamo. -Inicialet e Gonçarov.10. Një inert është ndërtimi.11. Eshtë kope ujqërish. -Lind në ku j.12. Një nivel... rakete. -Joan këngëtare.

13. Janë fenomene -Një pjesë e praktikës.14. Bëhen me ilaçe. -Argjentina në tabela.15. Altin ish-mesfushor. -Eshtë poezi vajtimi.16. Gjysmë ezofag -Aishe aktore. -Carol Reed.17. Vrau Minotaurin. -Janë etët e letrës.

Page 24: KUSHTET PER ZGJEDHJET KQZ PERJASHTON MIJERA ......2013/06/21  · E premte, 21 qershor 2013 3 POLITIKE 100 mijë euro për prodhimin zarfave të posaçëm PS: Po manipuloni të verbrit,

24 E premte, 21 qershor 2013

FBI akuzon dy persona për atentat ndaj ObamësAgjencia amerikane e hetimit kombëtar, FBI ka arrestuar dy njerëz, të cilët projektonin, sipas hetuesve, të vrisnin presidentin amerikan, Barak Obama. Lajmin e bëri të ditur rrjeti televiziv ABC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga dy të dyshuarit kishte ndërtuar një sistem për të shpërndarë radioaktivitet vdekjeprurës, i ci l i mund të shpërthehej nga distanca. Për FBI, objektivi potencial ishte ‘’një gurë politike’’, por, siç u identi kua nga burimet pranë hetimeve, bëhej fjalë pikërisht për presidentin e shtetit më të madh të botës. Të dy autorët donin ta ndëshkonin në këtë mënyrë presidentin Obama për politikat e tij, që, sipas tyre, ishin përgjegjëse për atentatin në maratonën e Bostonit.

Putin refuzon pakësimin e armëve bërthamoreMoska tha se nuk mund të mirëpresë propozimin e presidentit a m e r i k a n B a r a k O b a m a mbi reduktimin e arsenaleve bërthamore strategjike amerikane dhe ruse deri në një të tretën. “Obama, ose nuk e kupton thelbin e problemit, ose haptazi gënjen, apo ky propozim i tij është thellësisht joprofesional,” tha zëvendëskryeministri Dimitri Rogozin për gazetarët. Sipas Traktatit të ri për Reduktimin e Armëve Strategjike nënshkruar me Rusinë në vitin 2010, Uashingtoni dhe Moska janë të angazhuar për pakësimin e armëve të tyre bërthamore me 30 për qind gjatë 10 viteve të ardhshme, nga 2.200 deri në 1.550.

Prishtina akuzon ish-ambasadorin në BeogradIsh-ambasadori i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit të tij me një sërë veprimesh që ka kryer. Kështu ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë; adresimi në konferencë për media në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo vendit që përfaqëson; takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime pol i t ike personale që kanë tejkaluar kompetencat si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinionin publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë.

Takim i ri midis Thaçit e Daçiçit në BrukselKosova dhe Serbia zhvilluan dje në mbrëmje në Bruksel takimin e 12-të të nivelit të lartë midis kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të dytin pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh, në proces in e d ia logut të ndërmjetësuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA. Raundi i parë i takimeve në Bruksel mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç është zhvilluar më 19 tetor 2012, por ende mbetet për t’u diskutuar një mori problemesh praktike.

Jep dorëheqjen kreu i qeverisë palestinezeKryeministri palestinez Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tri javë pas zgjedhjes së tij në këtë post. Zyra e shtypit ka shpjeguar dje se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të “kon iktit mbi përgjegjësitë”. Asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur për mediat dhe ende nuk është e qartë nëse presidenti palestinez e ka miratuar dorëheqjen e tij apo jo. Hamdallah, një ish-profesor universiteti, ka marrë detyrën e kryeministrit më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili, po ashtu, dha dorëheqje më 13 prill.

LAJMENGA BOTA

Cyan magenta yellow black

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:

Saimir Zenelaj cel : +355696060418cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Edmond ArizajKryeredaktor

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Design: Altin AliajGenti Manelli

Ëebsite: Suela Gera

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Ëebsite: ëëë.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Aktualitet: Granit SokolajEkonomia: Genc Kondi

Sociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina PeçiPolitika: Jakin Marena