Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 3 korrik 2015 Baza Ajrore Farkë 84 VJETORI Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA për vitin 2015, në datat 22-24 qershor 2015, në ambientet e Bazës Ajrore në Farkë u zhvillua aktiviteti “ALBSPP150013821CE” SAR, Medevac. Qëllimi i aktivitetit ishte vlerësimi i kapaciteteve SAR të Forcës Ajrore Shqiptare... Në këtë ditë të 84-vjetorit të Mbrojtjes Ajrore Shqiptare respekti e mirënjohja shkon për të gjithë ata burra dhe gra që shërbyen me përkushtim në këtë armë të fuqishme dhe për të gjithë ata që sot shërbejnë në struktu- rat e saj tashmë të ristrukturuara sipas... Aktivitet trajnues SAR/ Medevac me ekipin amerikan të USAFE Mbrojtja kundërajrore jo vetëm aset i Shekullit XX http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] MARRëVESHJE BASHKëPUNIMI MIDIS SHOQATëS KOMBëTARE Të OFICERëVE Të ITALISë DHE SHOQATëS KOMBëTARE Të USHTARAKëVE Në REZERVë Të SHQIPëRISë Para disa ditësh, në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI) dhe Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Republikës së Shqipërisë (SHKURSH). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Viktor Bërdo, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI), kundëradmiral ® Filipo Inbalzano, presidenti UNUCI për ra- jonin e Puljas, kundëradmiral ® Mikele Damiko, presidenti i SHKURSH, kolonel ® Thoma Konduri, drejtori i Drejtorisë së Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Kujtim Kadzadej, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy shoqateve të ushtarakëve në rezervë... faqe 4-5 » faqe 2 » M-4 & PX STORM faqe 3 » Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit të ri në FT Diplomacia dhe FA kanë prodhuar stabilitet në fushën e sigurisë Gjermania, spirancë stabiliteti në qendër të NATO-s faqe 6-7 faqe 10-11 SIGURIA DHE LIDERSHIPI NATO Luiza Gega, atletja që vijon të na befasojë faqe 3 » BAKU 2015 Aktivitet trajnues SAR/ Medevac me ekipin amerikan të USAFE faqe 2 » faqe2 »

Transcript of Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik...

Page 1: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 3 korrik 2015

Baza ajrore Farkë

84 VjEtori

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA për vitin 2015, në datat 22-24 qershor 2015, në ambientet e Bazës Ajrore në Farkë u zhvillua aktiviteti “ALBSPP150013821CE” SAR, Medevac. Qëllimi i aktivitetit ishte vlerësimi i kapaciteteve SAR të Forcës Ajrore Shqiptare...

Në këtë ditë të 84-vjetorit të Mbrojtjes Ajrore Shqiptare respekti e mirënjohja shkon për të gjithë ata burra dhe gra që shërbyen me përkushtim në këtë armë të fuqishme dhe për të gjithë ata që sot shërbejnë në struktu-rat e saj tashmë të ristrukturuara sipas...

Aktivitet trajnues SAR/Medevac me ekipin amerikan të USAFE

Mbrojtja kundërajrore jo vetëm aset i Shekullit XX

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

MarrëVEshjE BashkëpuNiMi Midis shoQatës koMBëtarE të oFicErëVE të italisë dhE shoQatës koMBëtarE të ushtarakëVE Në rEzErVë të shQipërisëPara disa ditësh, në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI) dhe Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Republikës së Shqipërisë (SHKURSH). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Viktor Bërdo,

presidenti i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI), kundëradmiral ® Filipo Inbalzano, presidenti UNUCI për ra-jonin e Puljas, kundëradmiral ® Mikele Damiko, presidenti i SHKURSH, kolonel ® Thoma Konduri, drejtori i Drejtorisë së Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Kujtim Kadzadej, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy shoqateve të ushtarakëve në rezervë...

faqe 4-5»

faqe 2»

M-4 & pX storMfaqe 3»

Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit të ri në FT

Diplomacia dhe FA kanë prodhuar stabilitet në fushën e sigurisë

Gjermania, spirancë stabiliteti në qendër të NATO-s

faqe 6-7

faqe 10-11

siguria dhe lidershipi

nato

luiza Gega, atletja që vijon të na befasojë

faqe 3»

bAkU 2015

Aktivitet trajnues SAR/Medevac me ekipin amerikan të USAFE

faqe 2»

faqe2»

Page 2: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita hysAj

redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZhOli

Gazetarë:saimir AlijAetleva sMAçi

Në Bazën Ajrore Farkë

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA për vitin 2015, në datat 22-24

qershor 2015, në ambientet e Bazës Ajrore në Farkë u zhv i l lua ak t iv i t e t i “ALBSP-P150013821CE” SAR, Medevac. Qëllimi i aktivitetit ishte vlerësimi i kapaciteteve SAR të Forcës Ajrore Shqiptare, si dhe shkëmbimi i eksperiencës për misionet SAR dhe Medevac, midis efektivave të Bazës Ajrore në Farkë dhe ekipit amerikan të USAFE.

Ekipi amerikan përbëhej nga major Weir Glyn, rreshter Mattheë Zimmer dhe rreshter Anthony Bitman. Ndërsa nga pala shqiptare morën morën pjesë efektivi pilot, ekuipazhet aeroshpëtues, vinçier, mjek dhe infermier, të cilët janë të përcaktuar si efektivë për misionet

SAR dhe Medevac.Aktiviteti u konceptua në formën e një semi-

nari me qëllim shkëmbimin e përvojës midis palëve, si dhe u zhvillua një vizitë në ambientet e Bazës (hangarë, infermieri. etj) për të parë më nga afër mjetet dhe pajisjet që përdor Baza Ajrore e Farkës për realizimin e misioneve SAR dhe Medevac.

Rëndësia e këtij aktiviteti konsistoi në faktin se diskutimi u përqëndrua rreth situatës aktuale përsa i përket strukturës, nivelit të pajisjes, tra-jnimit të efektivave, dokumentacionit standard (sillabuse trajnimi, SOP, check-lista), si dhe formatet standarde të misionit. Në përfundim të këtij aktivitetit u përcaktuan fushat e bash-këpunimit me qëllim identifikimin e nevojave dhe fokusimin e aktiviteteve në të ardhmen në nevojat konkrete në nivel operacional.

aktivitet trajnues sar/Medevac me ekipin amerikan të usaFE

Në kuadër të modernizimit të Forcës Tokësore, pak kohë më parë efektivë të kësaj njësie, Batalioni i Dytë i

Këmbësorisë, u pajisën më armatimin e ri modern standard i NATO-s, pushkën M-4 dhe pistoletën Berreta PX Storm. Në këtë kuadër dhe në interes të njohjes sa më mirë të këtij armatimi të ri dhe përdorimit sa më me profesionalizëm nga efektivat gjatë stërvitjeve, por edhe në misione të ndryshme paqeruajtëse që trupat e Forcës Tokësore kryejnë jashtë vendit, prej gati dy javësh u zhvillua trajnimi i një grupi të përzgjedhur ush-tarakësh të b2k të Forcës Tokësore në lidhje me familjarizimin dhe përdorimin e armatimit të ri.

Për këtë qëllim, nga kompania amerikane që prodhon këtë lloj armati-mi, janë dërguar në vendin tonë një grup instruktorësh dhe specialistësh të kësaj arme, të cilët u angazhuan maksimalisht për të drejtuar nga afër trajnimin e tru-pave tona në përdorimin me efikasitet të këtij armatimi të ri. Trajnimi u kryhe sipas parimit të njohur amerekan “train dhe trainer”. Në fokus të këtij trajnimi janë marrja e njohurive tekniko-taktike për pushkën M-4 dhe pistoletën Berreta PX Storm, realizimi i qitje praktike të ndryshme me këto lloj armësh, njohja dhe eleminimi i defekteve të mundshme që mund të ndodhin gjatë qitjes me këto armë etj. Trajnimi u realizua sipas një program rigoroz dhe të përzgjedhur, duke shfeytëzua jo vetëm klasat dhe kabinetet shtabit të Forcës Tokësore, por edhe fushat dhe poligonet që ka në dispozicion kjo komandë. Duhet theksuar se, gjatë kryrjes së praktikave të ndryshme të qitjes me këto armë rëndësi u është kushtuar sidomos disa elementëve siç janë: mënyrat e mbajtjes

së këtyre armëve në pozicione dhe lloje të ndryshme të qitjeve, mënyra e mar-rjes së vijës së shënimit, vlerësimi i momentit të realizimit të qitjes pasi këto armë kanë të dhëna teknike ndryshe nga armët që ne kemi përdorur deri më tani etj. Po kështu vëmendje dhe kujdes i veçantë iu kushtua nga trajnuesit ameri-kanë montimit të aksesorëve shtesë të këtyre armëve dhe realizimit të qitjeve me to. Kjo edhe për vetë risinë që sillte perdorimi i tyre nga ana e ushtarëve tanë, si gjatë manovrimit në fushën e stërvitjes, ashtu dhe gjatë procesit të realizimit të qitjeve të ndryshme në varësi të kohës, motit dhe terrenit.

Përgjatë gjithë ditëve të trajnimit, instruktorët amerikanë kanë vlerësuar maksimalisht impenjimin, disiplinën, kuriozitetin, vëmendjen dhe gatishmëri-në e pjesëmarrësve për të përvetësuar sa më mirë dhe sa më shpejt të gjithë programin e trajnimit. Dhe rezultatet e deritanishme flasin se ky trajnim specifik ishte sa i mirë, aq edhe i do-mosdoshëm.

Efektivi i Forcës Tokësore që u trajnua nga instruktorët dhe specialistët amerikanë, përbëhej nga një personel i përzgjedhur nga të gjitha nënrepartet e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, repart i cili është proritet i Forcës Tokësore. Së shpejti do të jenë pikërisht këta ushtarakë të përzgjedhur, të cilët tashmë pas marrjes së njohurive të duhura në lidhje me njohjen dhe për-dorimin e armatimin e ri, do të fillojnë më edhe trajnimin e efektivave të tjerë të nënreparteve të tyre përkatëse. Pushka M-4 dhe pistoleta Berreta PX Storm, janë fjala e fundit e teknologjisë në fushën e armatimit dhe renditen tek armatimi me përhapjen më madhe, jo vetëm në vendet anëtare të NATO-s, por edhe me gjerë. Pajisja e efektivave të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore me këtë lloj armatimi modern, natyrisht që do të ndikojë edhe më tepër pozitivisht për realizimin e misionit dhe të detyrave që shtron dhe do të shtrojë në të ardhmen koha për këtë njësi prioritare dhe elitare të Forcave tona të Armatosura.

Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit të ri në FT

Kapiten ervin hodo

Përgjatë gjithë ditëve të trajnimit, instruktorët amerikanë kanë vlerësuar maksimalisht impen-jimin, disiplinën, kuri-ozitetin, vëmendjen dhe gatishmërinë e pjesëmar-rësve për të përvetësuar sa më mirë dhe sa më shpejt të gjithë programin e trajnimit.

Page 3: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 3zyrtare

Para disa ditësh, në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni me rastin

e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Repub-likës së Italisë (UNUCI) dhe Sho-qatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Republikës së Shqipërisë (SHKURSH). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Viktor Bërdo, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI), kundëradmiral ® Filipo Inbalzano, presidenti UNUCI për rajonin e Pul jas, kundëradmi-ral ® Mikele Damiko, presidenti i SHKURSH, kolonel ® Thoma Konduri, drejtori i Drejtorisë së Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Kujtim Kadzadej, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy sho-

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Italisë dhe Shoqatës Kombëtare

të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë

qateve të ushtarakëve në rezervë.Nga pala shqiptare Marrëveshja

e Bashkëpunimit midis Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Repub-likës së Italisë (UNUCI) dhe Sho-qatës Kombëtare të Ushtarakëve në

Rezervë të Republikës së Shqipërisë (SHKURSH) u nënshkrua nga presi-denti i SHKURSH, kolonel ® Thoma Konduri, ndërsa nga pala italiane nga presidenti i UNUCI, kundëradmiral ® Filipo Inbalzano. Në këtë marrëveshje

parashikohen mjaft veprimtari të përbashkëta që këto dy shoqata do të zhvillojnë gjatë këtij viti e në vijim, duke çuar më tej frymën e miqësisë dhe të bashkëpunimit që ekziston mid-is FA Shqiptare dhe FA Italiane. Pas

kësaj ceremonie, delegacioni i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Republikës së Italisë (UNUCI) bëri një vizitë në Muzeun Historik të Forcave të Armatosura, si dhe në mjedise të tjera të garnizonit ushtarak “Skënderbej”.

Në zbatim të plan-kalendarit vjetor për

zhvillimin e qitjeve e armatimin e ani-

jeve, më datën 25 qershor 2015, në rajonin

në Perëndim të Karaburunit (i quajtur ndryshe

Vetullorja), u zhvilluan qitjet bregdetare dhe

detare nga Forca Detare.

Në këto qitje morën pjesë anije dhe efek-

tivë të Grupit të Parë dhe Grupit të Dytë Pa-

trullues dhe më konkretisht: nga Grupi i Parë

Luiza Gega, efektiv i Policisë Ushtarake, vashdon të ngreje lart emrin e Shqipërise

në gara të ndryshme europiane dhe botërore. Edhe viti 2015, siç duket edhe nga rezultatet e dhëna, është një vit tepër i suksesshëm për të. Në Lojrat e para Europiane të zhvilluara në Baku, Azerbajxhan, Luiza Gega, renditi dy arritje të njëpasnjëshme në këtë kompeticion. Ajo u dallua në garën e e 800 m atletikë, duke u renditur e dyta, duke rrem-byer Medaljen e Argjentë dhe nje ditë më pas shkelqeu në garën e 1500 m, ku padis-kutim dha rezultatin më të mirë dhe u rëndit në vëndin e parë duke lenë mbrapa 14 konkurente të tjera. Tashmë kompione e padiskutueshme e atletikës shqiptare dhe jo vetëm, Luiza Gega, kjo vajzë trupimët, por me shpirt dhe forca të jashtëzakonshme, hyn në historinë e Lojrave Europiane si rekordmene e padiskutueshme e atletikës. Me dy medaljet e marra në këtë kompeticion dhe në shumë gara të tjera, Luiza ka nderuar jo vetëm Forcat e Armatosura, por ka shënuar me dinjitet emrin e Shqipërisë në çdo kompeticon të rëndësishëm ruropian dhe botërorë. Ajo është krenaria e Poli-cisë Ushtarke, por edhe e sportit shqiptar, sepse ka bërë të mundur vendosjen e një standardi të lartë të sportit në përgjithësi dhe atletikës në veçanti. Disa nga evenimentet më të rëndë-sishme të Luizës për këtë vit janë në Doha të Katarit dhe në garat sportive në Pekin në Kinë.

mori pjesë, anija P-134 “Butrinti”, e cila ishte

dhe anije flamurtare, anija P-02 “Mati”, anija

P-110 “Shqypnia”, P-116 “Bora” dhe anija

P-117 “Shiroka”. Ndërsa nga Grupi II mori

pjesë: anija P-118 “ Briza”, e cila kreu qitje

me mitroloz 12.7 m/m. Ndërkohë efektivët e

anijeve të tjera që nuk morën pjesë në qitje

u imbarkuan në anijet e mësipërme për të

ndjekur nga afër qitjet e kolegëve të tyre.

Zbatimi i kushteve dhe masave

të sigurimit teknik bëri që në këto

qitje të realizohen objektivat e

caktuara. Realizimi i qitjeve u

ndoq nga shtabi i Forcës Detare.

Drejtues i këtyre qitjeve ishte

komandanti i Flotiljes Detare në

Pashaliman, Kapiten i Rangut I

Subi Zenelaj.

Më datë 15.05.2015, ushtarakja Luiza Gega mori pjesë në kompeticionin prestigjoz sportiv Diamon League, eveniment që u mbajt në Doha të Katarit. Gega konkuroi në këtë eveniment në garën e 1500 metrave të cilën e përfundoi me rezultatin 4 minuta, 2 sekondae 63 të qindat, duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej po nga vetë ajo. Luiza Gega në këtë kompeticion u rëndit në vëndin e pestë duke siguruar kuali-

fikimin në Lojrat Olimpike “RIO 2016” që do të zhvil-lohen në Brazil. Më datë 20.05.2015 Luiza mori pjesë në garat e aktivitetit sportiv “Ëorld Challenge” që u zhvilluan në Pekin, Kinë. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe Luiza ka arritur rezultate të larta në çdo përfaqësim, ndërsa këtë vitë ajo u rëndit ndër 5 atletet më të mira të këtij kompeticioni. Luiza Gega është tashmë një ndër efek-tivët më të dalluar të Poli-cisë Ushtarake dhe mbarë Forcave tona të Armatosura. Ajo gëzon respektin dhe

mbështetjen e e të gjithëve, duke filluar që nga komandanti i Policisë Ushtarakë dhe deri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së. Luiza Gega është mbështetur dhe përshëndetur drejtëpërdrejtë edhe nga vetë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe i janë krijuar kushtet optimale për t’u përgatitur dhe stërvitur në ambiente dhe vende të përshtatshme për një atlete elitare të nivelit ndërkombëtar. Xhesika Xhajku

zhvillohen me sukses qitjet bregdetare dhe detare

luiza Gega, atletja që vijon të na befasojë

Në Forcën Detare

Në këtë marrëveshje parashikohen mjaft veprimtari të për-bashkëta që këto dy shoqata do të zhvilloj-në gjatë këtij viti e në vijim, duke çuar më tej fr ymën e miqësisë dhe të bashkëpunimit që ekziston midis FA Shqiptare dhe FA Italiane.

Page 4: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 20154

Me rastin e 84-vjetorit të krijimit të Mbrojtjes ajrore Shqiptare

Mbrojtja kundërajrore jo vetëm aset i Shekullit XX

Në këtë ditë të 84-vjetorit të Mbrojtjes Ajrore Shqiptare respekti e mirënjohja shkon për të gjithë ata burra dhe gra që shërbyen me përkushtim në këtë armë të fuqishme dhe për të gjithë ata që sot shër-

bejnë në strukturat e saj tashmë të ristrukturuara sipas standardeve të NATO-s

forca ajrore

Në gjurmët e mbrojtjes ajrore shqiptare

Mbrojta Ajrore e hapësirës shq-iptare e ka zanafillën që me krijimin e shtetit shqiptar sepse çdo pëllëmbë e saj, tokësore, detare dhe ajrore, ka qenë dhe mbetet e shtrenjtë për shq-iptarët. Në pikëpamje historike pas datës 4 dhjetor 1912, dita e krijimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, të gjithë armët dhe shërbimet kanë një datëlindje, brenda shekullit XX. Shek-ulli që shkoi megjithë kompleksitetin dhe problematikën që solli mbart në vetvete një historik të natyrshëm sikurse për gjithë armët edhe për mbrojtjen kundërajrore. Procesi i krijimit dhe zhvillimit të Mbrojtjes Ajrore Shqiptare, është i lidhur me zhvillimin e mjeteve sulmuese ajrore, por dhe me domosdoshmërinë për kundërvënien ndaj këtyre mjeteve. Udha e armëve të ushtrisë sonë, përf-shi edhe Mbrojtjen Ajrore, lidhet me përshtatjen me gjendjen, mundësitë, detyrat dhe objektivat e kohës. Shteti shqiptar që lindi më 1912-n, dësh-moi vullnet dhe seriozitet për vet domosdoshmërinë e rolin e armëve kundërajrore për shkak të zhvillimeve fillestare të aviacionit në vendet fqinje të vendit tonë, si në Itali, në pragun e Luftës së Parë Botërore. Vetëm fakti se fqinjët tanë matanë Adriatikut dispononin një trupë pilotësh dhe më shumë se 100 avionë e rriste interes-imin e shqiptarëve përballë këtij fakti. Kështu më 5 qershor deri më 3 shtator 1920, në Luftën e Vlorës u shfaqën elementet fillestare të mbrojtjes ajrore, ku luftëtarët shqiptarë me armët e thjeshta bënë të mundur zbulimin dhe rrëzimin e një avioni luftarak italian. Nuk vonoi dhe pas disa vitesh edhe fqinjëte tjerë u pajisën me avionë luf-tarakë, çka i detyron qeveritë shqiptare të kohës marrjen e masave kurndër ofensivës së mundshme ajrore.

Akti i parë për mbrojtjen ajrore ishte një dekret mbretëror 85 vjet, që mban datën 1 korrik 1931. Në këtë dekret mbretëror shqiptar, që quhej dhe akti ligjor “Mbi organizimin e Ushtrisë Kombëtare”, urdhërohej përhapja në pozicione zjarri e tre baterive të AKA, pranë porteve të Shëngjinit, të Durrësit dhe të Sara-ndës. Kjo datë shënon krijimin e Mbrojtjes Ajrore Shqiptare. Ishte koha kur Ushtria Kombëtare Shqiptare kishte 680 oficerë, 540 nënoficerë,

5800 ushtarë dhe 820 kuaj. Lindja e Mbrojtjes Ajrore Shqiptare përkon me qeverinë e Pandeli Evangjelit, që ishte qeveria e 28 shqiptare që prej qeverisë së Ismail Qemal Bej Vlorës të vitit 1912-1914. Komandant i Mbrojtjes Kombëtare shqiptare ishte Xhemal Aranitasi; ndërsa shef i Shtabit të Përgjithshëm ose shef i Shtatmadhorisë Shqiptare ishte në atë kohë gjeneral divizioni Gustav Von Myrdach. Arma-timi dhe pajisjet e fillimit ishin modeste dhe që nuk plotësonin nevojat reale të mbrojtjes ajrore, çka u vërtetua me agresionin e 7 prillit të vitit 1939, ku rezistenca ishte e papërfillshme dhe krejtësisht e pamjaftueshme.Mjetet e Mbrojtjes Ajrore gjatë lANç

Në Shqipëri lufta u dominua nga luftëtarët vullnetarë të LANÇ, të cilët ishin edhe fitues të saj në kualicionin e madh anglo-amerikan-sovjetik. Përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, 1939-1944, mjetet e mbrojtjes ajrore qenë efikase në zbulimin e asgjësimin e avionëve dhe luajtën rol përcaktues në zhvillimin e luftimeve. Ndërsa në Shqipëri, në kuadrin e betejave dhe operacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, elementët e mbrojtjes nga rreziku ajror erdhën duke u përsosur nëpërmjet zbatimit të masave të maskimit, vrojtimit ajror dhe kundërveprimit me armët e lehta të këmbësorisë dhe me ato të marra armikut, ose armët trofe. Zbatimi efikas i këtyre masave çoi në rrëzimin e një avioni nga partizanët e Pezës dhe të një avioni tjetër nga partizanët e çetës partizane të Mallkastrës. Por gjatë luftës nuk munguan edhe rrëzime të tjera të avionëve, që duhet thënë ishin edhe aksidentale dhe rrjedhojë e zhvillimit të ulët teknologjik. Nga ajri

erdhën mysafirë të ftuar dhe të paf-tuar, që synonin asgjësimin e lëvizjes çlirimtare, por edhe nga aviacioni i aleatëve e kryesisht anglez e amerikan në ndihmë të shqiptarëve.Gjysëmshekulli i një mbrojtje kundërajrore gati absolute

Gjysëmshekulli që shkroi epope në kuadër të mbrojtjes kombëtare ajrore të Republikës dhe që njohu një rritje e zhvillim të jashtëzakonshëm ishte pikërisht gjysëmshekulli i dytë i shekullit të kaluar. Më 1945-1946, pas përfundimit të luftës, u bë grumbul-limi i armëve kundërajrore trofe dhe u krijua shkolla e instruksionit të AKA. Ndërkohë një numër kuadrosh të rinj u dërguan për t’u përgatitur në shkollat ushtarake jashtë shtetit. Më 14 shkurt 1946 krijohet kompaia e VAIN-it, me

detyrë vrojtimin e hapësirës ajrore dhe informimin për objektet ajrore të zbuluara. Kjo ka hyrë në historikun e Mbrojtjes Ajrore si data e krijimit të Regjimentit të Parë të Zbulimit Elektronik. Kjo ka qenë dhe ngelet një datë historike. Në fakt vitet e para pas çlirimit ishin edhe vitet kur pati edhe ndryshyeshmëri më të shpeshta struk-turash, që u përputhën me strukturat e modeleve jugosllave dhe sovjetike. Viti 1946 pati ristrukturimin e dytë të Mbrojtjes Ajrore. Në muajt prill dhe

maj 1955, u arrit kompletimi me radarë llokativë të tipave P-8, P-10, P-20 dhe më 25 maj 1955 u krijua Batalioni Ra-dioteknik, i cili u përhap në të gjithë territorin administrativ të vendit. Kjo shënon edhe krijimin e VKQ (Vend-komanda Qendrore), QOSA (Qendra Operacionale e Survejimit Ajror), që aktualisht është emërtuar Qendra e Kontroll Raportimit (QKR). Ngjarja që “kundërajërorësit“ e llogarisnin gjithmonë me peshë ka qenë ajo e 14 nëntorit 1947 kur krijohet Regjimenti i Parë Kundërajror në kryeqytetin Ti-ranë. Ky regjiment shërbeu edhe si një shkollë mjaft e rëndësishme për për-gatitjen e kuadrove të parë të Mbrojtjes Kundërajrore shqiptare (MKA). Pajisja në vazhdimësi me teknikë të re dhe me kuadro të kualifikur në shkollat tona

ushtarake dhe ato jashtë vendit krijoi kushte për konsolidimin e mëtejshëm të Mbrojtjes Kundërajrore-MKA. Me një shpejtësi të konsiderueshme në pak vite u futën në armatim topat 57 m/m,100 m/m, me drejtim automatik, topat 37 m/m dygrykësh, me shenjestra automatike si dhe mitralozët 14,5 m/m katërtytësh. Mbrojtja kundërajrore u pa si një detyrë e veçantë dhe me mjaft rëndësi edhe në dekadat që pasuan. Në vitet 1959 e deri në vitet 1970 u shënua krijimin dhe konsolidimin e njësisë

së vetme të raketave kundërajrore, që u bënë arma më speciale kundëra-jrore shqiptare. Pajisja me raketa të drejtuara kundërajrore dhe radarë të zbulimit të largët e fuqizuan padyshim së tepërmi mbrojtjen ajrore shqiptare. Në ditën e përvjetorit të pavarësisë më 28 nëntor 1960 u vendos në pozicion zjarri grupi i parë i raketave të drejtu-ara kundërajrore; ndërsa më 6 dhjetor 1968 u krijua Regjimenti i Raketave të Drejtuara kundërajrore (RDKA). Është fakt se Shqipëria pas viteve 1970 kishte rreth 22 regjimente të Artilerisë Kundërajrore (AKA-së), si dhe 18 batalione mitraliere të AKA-së, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit të mbrojtjes shqiptare. Në vitet 1967 deri në vitin 1972, gjykuar sipas zhvillimeve ush-tarake shqiptare e kryesisht bazuar në dokumentacionin arkivor, mund të thuhet se shënojnë kulmin e zhvillimit të Mbrojtjes Ajrore, e cila pajiset me teknike të re dhe që shënon nivele të reja në përgatitje ushtarake e sido-mos në gatishmëri. Në këtë periudhë gjysëmshekullore që është një ndër periudhat me të spikatura të Mbrojtjes Kundërajrore shqiptare, ka pasur edhe lidershipin që ka drejtuar me efikasitet, gjeneralë dhe komandantë të shquar që në këtë shkrim mund të përmendim disa prej tyre si: Rrahman Parllaku, Arif Hasko, Sejdin Avdia, Halim Ramohito, Maqo Zoto, Kiço Janku, Naum Gjinikasi, Pali Prifti, Ylli Dimraj, Perlat Sula, Dhori Spirollari, Mehmet Metko, etj. Por Komanda e Mbrojtjes Ajrore ka pasur edhe mjaftë ushtarakë të zotë që kanë spikatur në armën e Mbrojtjes Ajrore dhe që kanë bërë emër si: Skënder Malindi, Maqo Zoto, Kiço Janku, Naun Gjinikasi, Arif Hasko, Rahman Parllaku, Halim Ramohito, Sejdin Avdia, Bejto Isufi, Jani Isaia, Pali Prifti, Fadil Toçi, Ylli Dimraj e shumë të tjerë.ristrukturimi në shekullin e ri

Ristrukturimi i shekullit të ri në fakt nisi që në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar. Në vitet 1991-1992 dhe me vendosjen e demokracisë në Shqipëri si dhe me hapjen e vendit, u bë kërkesë e kohës ristrukturimi i ushtrisë dhe i Mbrojtjes Ajrore shq-iptare. Si masë kryesore fillestare u gjykua përqëndrimi i mjeteve dhe kalimi në struktura drejtimi të reja dhe më efikase. Në atë kohë kishte 22 regjimente kundërajrore, 126 grupe të Artilerisë Kundërajrore-AKA e batalione të Mit-KA me rreth 1300 nënreparte duke përfshirë edhe togat e Mit-KA 12.7 m/m. Nuk kishte fshat të

n/Kolonel Figali golemishefe e degës së BCu-së në Komandën e Forcës ajrore

Akti i parë për mbrojtjen ajrore ishte një dekret mbretëror 85 vjet,

që mban datën 1 korrik 1931. Në këtë dekret mbretëror shqiptar,

që quhej dhe akti ligjor “Mbi organizimin e Ushtrisë Kombëtare”,

urdhërohej përhapja në pozicione zjarri e tre baterive të AKA, pranë

porteve të Shëngjinit, të Durrësit dhe të Sarandës. Kjo datë shënon

krijimin e Mbrojtjes Ajrore Shqiptare.

Page 5: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 584 vjetori

Republikës pa rojen operative të gatish-mërisë luftarake të armatosur (ROGL), që kishte mitrolozin e tij kundërajrorë. Në vitin 1998 me riorganizimin që u bë ushtrisë shqiptare sipas modeleve perëndimore, krijohet Forca Ajrore dhe Mbrojtja Ajrore ingranohet në këtë strukturë. Gjithashtu në vitin në 1998, Mbrojtja Ajrore dha një kontribut të veçantë për fitoren e luftën në Kosovë, me vrojtimin e pandërprerë të hapë-sirës ajrore dhe lehtësitë aeroportuale për gjithë aviacionin e NATO-s, i cili pati një impakt pozitiv në arritjen e objektivave të këtij operacioni luftarak historik. Gjithashtu përgjatë viteve të fundit janë bërë përpjekje dhe janë shënuar rezultatet e para të moderniz-imit të Mbrojtjes Ajrore, në përshtatje me strukturat organizative të ushtrive të NATO-s. Mbrojtja Ajrore është në procesin e strukturimit që synon pajisjen e saj me sisteme e mjete, të cilat disponohen nga ushtritë anëtare të NATO-s, me qëllim arritjen e stan-dardeve të kërkuara nga anëtarësimi në NATO.Vizioni dhe e ardhmja e Forcës Ajrore synon transformimin dhe modernizimin e Mbrojtjes dhe Vë-zhgimit Ajror, duke rritur më tej bash-këpunimin dhe ndërveprueshmërinë me vendet e NATO-s. Prioritetet kryesore të modernizimit janë: ndërtimi i një sistemi të vëzhgimit ajror të integruar me sistemin e NATO-s (NATINADS), kontrollin dhe menaxhimin e hapësirës ajrore së bashku me Aviacionin Civil. Detyrat strukturat e Mbrojtjes Ajrore i realizojnë në mënyrë të standardizuar, duke arritur të kemi një siguri më të lartë të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, kjo edhe falë kontributit të vendeve anëtare të NATO-s, koor-dinatorëve tanë që punojnë në qendrat operacionale, si dhe bashkëpunimit me ANTA-n. Por nga ana tjetër një rol të rëndësishëm në ecjen përpara dhe konsolidimin e Mbrojtjes Ajrore shqiptare ka luajtur dhe vazhdon të luajë trajnimi i personelit në shkol-lat perëndimore të NATO-s dhe të vendeve partnere, duke rritur kështu shkallën e profesionalizmin dhe të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e mbrojtjes ajrore, konformë misionit tonë kushtetues dhe duke synuar të jetë në avangardë të zbatimit të detyrave me cilësi dhe në kohën e duhur.“Kundërajrorësit”, “pushtuesit” e çdo maje në hapësirën shqiptare

Mbrojtja Kundërajrore dhe Avia-

cioni Shqiptar janë “takuar e ndarë” disa herë përsa i përket ndërtimit dhe formës organizative, megjithëse duhet thënë se bashkëpunimi i tyre ka qenë gjithnjë i pashkëputur. Është gjithashtu fakt se që në fillimet e saj, arma e Aviacionit ka qenë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundërajrore, gjë që ka vazhduar deri në vitin 1974 për t’u bashkuar përsëri në Forcat e Mbrojtjes Ajrore në vitin 1995. Ko-mandanti i parë i Aviacionit ka qenë zoti Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Nga viti 1975 e deri në vitin 1995, komandantë të Aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj. Por sikurse shkruam edhe më lartë shumë ushtarakë të këtyre armëve, që kanë drejtuar e punuar në vite, janë nga figurat më të shquara të ushtrisë sonë kombëtare ku me krenari mund të përmendim Rrahman Parllaku, Gjin Marku, Hito Çako, Todi Naço, Sotir Filto, Arif Hasko, Edip Ohri, Niko Hoxha, Babaçe Faiku, Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Haki Jupasi, Perlat Binaj, Salih Dibra, Haki Jupasi, Stefan Kagjini, Lulo Musai, Perikli Teta, Foto Lako, Harilla Rebi, Per-lat Sula, Astrit Jaupi, Vait Golikja, Dilaver Goxhaj, Gëzdar Stroka, etj, të cilët kanë qenë të njohur në të gjithë radhët e ushtrisë për kryerjen

e detyrave. E megjithatë jo të gjithë i përkasin armës së MKA, por shër-bimi në aviacionin luftarak shqiptar ka qenë pazgjidhshmërisht me de-tyrat që kryenin “kundërajrorësit” në shërbim të mbrojtjes së hapësirës ajrore shqiptare. “Kundërajrorësit” kanë qenë “pushtuesit” e çdo maje në hapësirën shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, që bashkë me misionin kushtetues janë përballur me qindra vështirësi jetese e shërbimi dhe që kanë ditur të përballojnë sfida dhe të triumfojnë mbi to në ditë të bardha, por dhe në ditë rreziku. Në ditë feste kundëra-jrorasit kujtojnë komandantin e parë të Mbrojtjes Kundërajrore Gjeneral Gjin Markun, i cili që më 15 prill 1955, me krijimin e Komandës së Mbrojtjes Kundërajrore të shtetit, emërohet komandant i saj. Ai është shpallur “Qytetar Nderi” i Mirditës dhe Hero i Luftës Nacionalçlir-imtare. Në vitet që pasuan MKA-në e kanë komanduar Sotir Filto (1955 –1956); Arif Hasko (1959-1966); Todi Naço (1967-1969); Bejto Isufi (1969-1971); Kiço Janku (1972-1975); Naum Gjinikasi (1975-1982); Pali Prifti (1982-1992); Ylli Dimraj (1992-1995). Më vonë komandantë të FMA kanë qenë edhe Perlat Sula, Agim Baruti. Por të një rangu

komandimi dhe drejtimi për një periudhë 30 vjeçare (1.5.1966 deri 28.11.1991) kanë qenë edhe komis-arët e MKA-së, Rrahman Parllaku, Ilo Prifti, Xhemal Shehu, Halim

Ramohitaj, Sejdin Avdia, Qani Duro, Simon Lesko, Paskal Budo, që kanë qenë ushtarakë të nderuar dhe res-pektuar dhe që kanë dhënë kontribut të spikatur në ngritjen e konsolidimin e MKA-së. Mbrojtja Kundërajrore së bashku me Aviacionin Luftarak, si dhe me repartet e Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore (VHA), pavarësisht nga format organizative të ndryshme, në vite e dekada kanë qenë gjith-një të lidhura e në bashkëpunim të ngushtë me njëra- tjetrën, por edhe me lidhje varësie e strukturore të ndryshme me njëra- tjetrën në vite. Ato më së shumti i ka “takuar” se sa “ndarë” misioni kushtetues i shenjtë që me të drejtë ka merituar respektin dhe mirënjohjen e mbarë popull i t . Është kjo arsyeja që respekti e mirëshohja shkon për “kundërajrorësit” në këtë ditë të 84 vjetorit të armës së Mbrojtjes Ajrore Shqiptare. Ata ecnin dhe ecin me hapin e kohës tashmë si një strukturë e konsoliduar dhe e standardizuar dhe e përbashkuar në Komandën e Forcës Ajrore, drejtues dhe lider të së cilës janë ushtarakët e përkushtuar në detyrë kolonel Mehmet Metko dhe kolonel Flamur Hadushi.

Kronologji mbi Mbrojtjen Kundërajrore shqiptare23 korrik 1920: Në Luftën e Vlorës, luftëtarët me pushkë rrëzuan një avion italian.

15 Nëntor 1928: U hap shkolla e parë e Artilerisë në tiranë.

1 korrik 1931: Data zyrtare e krijimit të mkA.

12 Dhjetor 1942: Partizanët e Beratit rrëzuan një avion që fluturonte ulët.

18 Gusht 1943: Një grup pushkatarësh rrëzuan një avion në Skrapar.

8 Gusht 1943: Në rajonin e pezës partizanët rrëzuan me pushkë një avion.

14 Shtator 1943: partizanët e zonës së mallakastrës rrëzuan një avion.

14 Shkurt 1947: krijohet kompania VALN në tiranë.

15 Shkurt 1947: postat e Vrojtim Ajror në tiranë, korçë, Burrel, Durrës, Shkodër,

kavajë, Sazan, karaburun dhe Gjirokastër.

7 korrik 1947: Zhvillohen qitjet e para me AkA, në kriporen e kavajës.

18 nëntor 1947: krijohet regjimenti i parë AkA në tiranë.

15 Janar 1950: mkA pajiset me AkA 37m/m njëgrykëshe.

10 janar 1950: Strukturohet AkA në mbulim të objekteve (rkp).

18 mars 1951: krijohet Skuadrilja e Aviacionit, në Laprakë për mbrojtjen ajrore.

2 Gusht 1949: Dy bateri AkA, Dk korçë hapin zjarr kundër avionëve grekët.

5 Gusht 1949: Nga zjarri i AkA rrëzohet një avion “SpitFAJtEr” i FA greke.

5 Gusht 1949: Bie në krye të detyrës dëshmori i AkA, ushtari Sadik koni.

6 Gusht 1949: me zjarrin e AkA qëllohet një avion grek, i cili bie në Finiq.

15 prill 1955: krijohet komanda e mbrojtjes kundërajrore.

15 maj 1955: krijohet Batalioni i Zbulimit radioteknik me 8 prt.

25 tetor 1967: krijohet regjimenti i Zbulimit radioteknik me 17 prt.

15 maj 1955: krijohet VkQ e mkA.

10 Janar 1956: krijohet Shkolla e instruksionit të mkA.

24 prill 1951: krijohet Arma e Aviacionit Luftarak Shqiptar.

15 maj 1955: krijohet rAGJ në kuçovë.

9 Dhjetor 1961 krijohet rAGJ në rinas.

6 Dhjetor 1967: krijohet regjimenti i Helikopterëve në Farkë.

25 mars 1974: krijohet rAGJ në Gjadër.

10 Janar 1959: Hapet shkolla e nënreparteve të mkA.

18 Nëntor 1961: krijohet r18AkA në Elbasan.

12 prill 1961: r1AkA në tiranë organizohet me 4 grupe AkA.

13 prill 1961: r13AkA Vlorë organizohet në bazë të GrAkA karaburun dhe Sazan.

18 maj 1960: rAkA Burrel organizohet me 12 bateri 37 mm dhe 2 topa 85 mm.

14 maj 1967: r6AkA kuçovë organizohet mbi bazën e GrAkA.

14 Qershor 1962: krijohet Shkolla e Aviacionit në Vlorë.

28 Nëntor 1960: Vendoset në pZ grupi i parë i raketave

17 Janar 1961: Vendoset në pZ grupi i dytë i raketave

10 Qershor 1967: VkQ vendoset në tunel.

18 Nëntor 1968: Vendoset në pZ grupi i tretë i raketave

10 Qershor 1968: Vendoset në pZ grupi i katërt i raketave

3 korrik 1968: Zhvillohen qitjet e para me raketa.

22 mars 1993: krijohet grupimi mkA në tiranë.

1 korrik 1995: krijohet BrAkA kamëz.

1 korrik 1995: ribashkimi i mkA dhe kom. Aviacionit dhe krijimi i kom. mA.

Page 6: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 20156 siguria

Edhe pa rënien e Murit të Ber-linit, me hapësirën që krijuan njerëzit për të komunikuar në mënyrë elektronike, sot

nuk ekzistojn më mure dhe kufij gjeografik. Teknologjia bëri atë që asnjë ideologji për vite të tëra nuk mundi ta arrijë. Por, ndërsa teknologjia ka krijuar hapësira për një shkëmbim global të ideve dhe ideologjive, duke e bërë globin edhe më të vogel, ajo nuk arriti me të njëjtin sukses për ta bërë atë edhe më paqsore. Albert Kamus, pas hedhjes së bombës në Hi-roshimë, tha: “Ne duhet të zgjedhim, në të ardhmen e afërt, mes vetëvrasjes kolektive apo përdorimit inteligjent të arritjeve tona shkencore”. Kjo është më se aktuale edhe sot. Rëndësia dhe roli i teknologjisë në përgjithësi dhe i lidershipit në veçanëti, janë vendimtarë për një vendimarrje të sukësesëshme. Teknologjia informatike është një thikë me dy presa në kohën e terrorizmit. Ajo mund të përdoret për të krijuar strategji për qëllime paqësore, por ajo edhe mund të sulmohet në mënyra të ndryshme, të cilat rrisin pasigurinë. Informacioni mund të jetë i saktë apo jo, i vërtetë apo gënjeshtër, i plotë apo i pjesshëm, i qartë apo jo, i thjeshtë apo i komplikuar, i ruajtur apo i shpërndarë etj. Për më tepër, çdo informacion mund të riprodhohet dhe rikrijohet dhe në këtë mënyrë bën të mundur komplete të reja informacioni. Kjo është fusha ku luhet sot, tërësisht nën presionin e teknologjisë, informacion-it, ideve. Orientimi në këtë hapësirë me kaq shumë sfida vërtetë është një pozicion i vështirë, por që në të njëjtën kohë zbulon edhe liderët.Evoluimi i konceptit “siguri”, që nga sistemi ndërkombëtar i Vestfalisë

Siguria si një element i rëndë-sishëm i marrëdhënieve ndërkombëtare i ka fillesat që me krijimin e shtetve moderne, që datojnë nga Traktati i Vestfalisë, 1648. Thelbi i sigurisë së shteteve pas luftës 30-vjeçare kishte primar sovranitetin e tyre për të qenë shtete të qëndrueshme. Por në sistemin Vestfalian, siguria e shtetit shihej më tepër në aspektin dhe forcimin e sovranitetit dhe integritetit të jashtëm sesa atë të brendshëm.

Në shekullin XVIII–XIX, siguria kapërcen në një fazë tjetër me koncer-tin e Vjenës, ku merr përmasa siguria, si pasojë e stabilitetit ndërkombëtar ku shtetet e shikonin sigurinë e tyre nga aleancat e krijuara për përballimin e sulmeve nga jashtë, si pasojë e luftrave napoleoniane por nga ana tjetër edhe si pasojë e rebelimit të brendshëm, duke konsideruar ndryshimet që po ndodh-nin në Evropë si pasojë e ndryshimit të monarkive nga Revolucioni Francez. Gjatë Luftës së Parë Botërore, sistemi i balancës së fuqive u shndërrua në një sistem të bazuar në siguri kolektive me krijimin e Lidhjes së Kombeve. Edhe pse dështimi i Lidhjes së Kombeve çoi në shpërthimin e Luftës së dytë

Botërore, ajo përbën themelet e sigurisë kolektive dhe në të njëjten kohë, kri-jimin e organizates së parë të sigurisë kolektive. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore mbi eksperiencën e Lid-hjes së Kombeve u krijua Organizata e Kombeve të Bashkuara, si një nga orga-nizmat e sigurisë kolektive. Pozitiv ishte fakti se, Lufta e Dytë çoi në krijimin e shumë organizmave të tjerë ndërkom-bëtare dhe rajonale për sigurinë siç ishte: Këshilli i Europës, Organizata e Traktatit të Atlantikut (NATO), Traktati i Varshavës, Organizata për Sigurimin Europian (OSBE), etj.

Gjatë Luftës së Ftohtë, siguria tra-jtohej në një botë dypolare dhe kampe të sigurisë. Lufta e Ftohtë nxori në dritë disa aspekte të tjera të sigurisë siç ishin: ambientalizmi, globalizimi, feminizmi dhe siguria energjitike si pasojë e krizës së naftës pas viteve ‘70. Me rënien e kampeve dhe shembjes së botës dypolare, koncepti i sigurisë filloi të merrte përmasa të tjera dhe të shtrihej në elementë të tjerë të shtetit siç ishte: Siguria e individit ose njerëzore, siç u përcaktua në raportin e zhvillimit njerëzor. Siguria e shtetit konsiderohej në ruajtjen e interesave kombëtare, ku përfshihej një gamë e gjerë në sigurinë e individit, sigurinë ushqimore, e mje-disit, ekonomike, politike, energjitike, e fjalës, etj. Pas 11 Shtatorit, siguria mori përmasa krejt të reja nga ato të njohura më parë dhe si e tillë kërkonte dhe strat-egji të reja për përballimin e saj.

Siguria ndaj terrorizmit kërkonte alternimin e shumë elementëve të sig-urisë kombinuar me ata të jashtëm dhe të brendshëm, për ruajtjen e objektivave kombëtare. Termi ”siguri” nuk ka për-caktim të qëndrueshëm, pasi ajo ndry-shon në kohë dhe si e tillë edhe mjetet e përgjigjjes ndaj saj duhet të adoptohen në kohë. Sovraniteti dhe Siguria kom-bëtare janë konsideruar thelbësore për

një shtet të qëndrueshëm që në fillimet e lindjes së njerëzimit. Roli i atyre që kanë detyrë të garantojnë sigurinë po ndryshon në mënyrë të ndjeshme në ditët e sotme. Llojet e reja të konflikteve të armatosura dhe lidhjet gjithnjë në rritje mes shteteve kanë nxitur kundër-përgjigje të tjera dhe një mendim të ri lidhur me vetë konceptin e sigurisë. Situata e përgjithshme e sigurisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ndërsa janë fashitur kërcënimet e vjetra, vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja dhe të frikshme. Kërcënimet simetrike tani ia kanë lënë vendin kërcënimeve asimetrike dhe këto të fundit, të ashtuquajturave kërcënime hibride. Kjo ka nxitur mendimin e ri për vetë idetë që qëndrojnë në themel të sigurisë, konfliktit dhe paqes.

Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, numri i konflikteve të brendshme është rritur. Kohët e fundit terrorizmi ka arritur të pushtojë titujt kryesorë të lajmeve të medias së shkruar dhe elektronike. Globalizimi e ka rritur ndërvarësinë mes shteteve, jo vetëm ekonomikisht, politikisht, në kulturë por edhe në fushën e sigurisë. Tani rr-eziqet ndaj sigurisë në një vend mund të përhapen me lehtësi dhe të destabilizoj-në një rajon apo madje paqen në botë. Ky realitet i ri, i ka dhënë një shtysë të mëtejshme bashkëpunimit ndërkom-bëtar për sigurinë. Bashkëpunimi për siguri, padyshim që është një koncept i ri, është një element bazë i politikës kombëtare. Qytetet-shtetet greke duke u aleancuar midis tyre kundër fqinjëve kundershtare (Persve), kishin formuar një “bashkëpunim të sigurisë”. Duke studiuar rrugën e pothuajsve të gjithë liderëve (udhëheqësve) ushtarakë apo civilë, të suksesshëm çdokush bindet për rëndësinë që ata i kanë kushtuar bashkëpunimit. Thënia e Benjamin Frenklit në firmosjen e Deklaratës së

Pavarësisë që “duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri ose ndryshe do të thyhemi një nga një”, ishte një shenjë e qartë e njohjes së rëndësisë së bashkëpunimit mbi sigurinë.

Në vendin tonë, siguria kombëtare si koncept teorik, si edhe formulimi i politikës së sigurisë kombëtare si poli-tike shtetërore, u zhvillua që me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri që si për gjithë vendet e Evropës Lin-dore starton në vitet 1990. Ishte koha kur filloi një proces marrëdhëniesh, bashkëpunimi dhe integrimi në të gjitha fushat duke përfshirë edhe atë të sigurisë. Ishte koha kur vendi u përball me sfida të reja dhe në të njëjtën kohë u adoptuan rrugët dhe mënyrat për t’ju përshtatur mjedisit të krijuar në vend, në gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë. “Të ndërtosh rregulla demokratike, ato i bën për një afat të shkurtër kohor por të ndërtosh demokraci duhet një kohë relativisht e gjatë”. Ndaj e rëndësishme është që: legjislacioni dhe veprimtaria në fushën e Sigurisë së Republikës së Shqipërisë përputhet me standardet dhe parimet e shtetit demokratik, si dhe me aktet ndërkombëtare të pranuara prej saj.

Në mjedisin e ri të sigurisë, shteti shqiptar përqafoi dhe përshtati politika të reja (parimet, objektivat dhe metodat e së cilës ishin krejt të ndryshme nga ato të përdorura në sistemin e kaluar), që konsistonin në përpjekjet për integrim në institucionet e sigurisë kolektive euro-atlantike. Si rezultat i politikave të tilla dhe reformave të gjithanshme në fushën institucionale, politike dhe ekonomike, në Samitin e Strasburgut të Prillit 2009, të gjitha vendet pjesëmar-rëse ranë dakord që Shqipëria të bëhej anëtare e organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të botës, NATO-s. Ishte pikërisht ky akt, i cili bëri të mundur të realizohej një ëndërr shek-

ullore e popullit shqiptar. Ky akt është njëkohësisht një shtysë e rëndësishme, duke treguar se jemi në rrugën e drejtë për t’u bërë anëtare e organizatës më të fuqishme politiko-ekonomike globale, në Bashkimin Evropian. Arritja e rezul-tateve të dëshiruara për sigurinë kom-bëtare, realizohet nëpërmjet veprimit të organeve dhe institucioneve të sigurisë, ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve të brendshme dhe të jashtme. Kërcënimet dhe rreziqet e jashtme, të cilat mund të grupohen në kërcënime rajonale dhe kërcënime globale. “Një komb është i sigurtë deri në masën që nuk rrezikon të sakrifikojë vlerat e veta thelbësore, nëse ai do të shmangë luftën, dhe është në gjendje nëse sfidohet, t’i ruajë ato me fitore në rast te një luftë të tillë”. siguria njerëzore

Përgjatë pjesës më të madhe të shekullit të njëzetë siguria konceptohej ekskluzivisht si siguri kombëtare dhe në probleme që buronin prej kërcënimit, përdorimit dhe kontrollit të fuqisë ushtarake në kontekstin e konkurrencës ndërkombëtare shteto-centrike. Lufta e Ftohtë tregoi se fuqia e një shteti nuk varej më nga sasia apo numri i ushtarëve por nga teknologjia e armatimit dhe kryesisht atij bërthamor. Por pas Luftës së Ftohtë koncepti i interesit kombëtar pësoi një transformim të dukshëm, duke u zhvendosur nga përsiatja e Sigurisë shtetërore drejt përsiatjes së sigurisë dhe mirëqenies së individit. Prioriteti i analizës së konceptit të sigurisë gjatë kësaj periudhe u zhvendos drejt asaj që u emërtua siguri njerëzore. Siguria njerëzore luan rolin e një instrumenti konceptual që përpiqet t’i japë një përgjigje më të plotë në epokën bash-këkohore pyetjeve:

Çfarë do të thotë të jesh i sigurt? Po i pasigurt? Siguri nga se? Sa siguri nevojitet?

Është e qartë tashmë se, ideja që njerëzit duhet të jenë të sigurt në jetën e tyre të përditshme nuk është as e re dhe as e papritur. Ajo është shfaqur që në mesin e viteve 60, kur një grup shtetesh të pazhvilluara e përdorën atë si argument në favor të përsiatjes së interesave të tyre ekonomiko-sociale. Në fillim të viteve 90, siguria njerëzore si objekt analize mori trajtën e saj më të plotë, ajo nuk shihej më vetëm nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe nga fusha të tjera, si: ekono-mia, politika, kultura, ushtria, mjedisi, shkencat ekzakte, etj.

Përkufizimi i parë i plotë i sigurisë njerëzore shfaqet në vitin 1994, kur programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në një deklaratë politike nën siglën e Kombeve të Bash-kuara, e përshkruan sigurinë njerëzore si: “… gjendje në të cilën individët lehtësohen nga traumat që rrethojnë zhvillimin njerëzor ose ku këto trauma u mungojnë tërësisht”.

Kolonel proF. asC. dr. gëzim mustaFaJ

shef i logjistikës në Ft

Siguria dhe lidershipi

Diplomacia dhe FA kanë prodhuar stabilitet dhe njohje ndërkombëtare

edhe në fushën e sigurisë

Page 7: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 7siguria

Ajo përfshin në vetvete:Së pari, siguria nga kërcënime të

tilla kronike si: uria, sëmundja dhe shtypja apo represioni.

Së dyti, do të thotë mbrojtje nga ndërprerje të befasishme dhe të dëm-shme në modelin e jetës së përditshme’ - si në shtëpi, punë ose në komunitete.

Së treti, ajo nënkupton garantimin e sigurisë fizike nga dhuna, qoftë kjo e fundit shtetërore apo e ushtruar nga aktorë joshtetërorë (si dhuna politike, kriminaliteti, vdekjet nga aksidentet apo madje edhe dhuna në familje).

Siguria njerëzore, të cilës shpesh-herë në analizat akademike i është referuar si “siguri antropocentrike”, ose si “siguri me fytyrë njerëzore”, foku-sohet në lirinë nga frika dhe në lirinë nga varfëria të qenieve njerëzore, duke iu larguar analizës në nivel shtetëror e duke u përqendruar në nivelin individual të analizës në marrëdhëniet ndërkom-bëtare. Kështu, siguria lidhet tanimë më shumë me individin sesa me shtetin, duke e konfirmuar veten si prioritet dhe duke e orientuar analizën akademike drejt qëmtimeve humano-centrike të sigurisë në epokën e sotme.

Një kontekst konceptual i tillë, është mjaft i vlefshëm dhe i dobishëm për të na pajisur me lentet e nevojshme analitike për të zbërthyer gjendjen ak-tuale të sigurisë njerëzore, jo vetëm në përgjithësi në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe duke e projek-tuar atë më konkretisht në vendet në zh-villim dhe/ose tranzicion, sikurse është edhe pozicioni aktual i Shqipërisë.

Problemet që lidhen me sigurinë njerëzore në vendin tonë prekin fusha të ndryshme si: sigurinë ekonomike të kuptuar si garantimi i një të ardhure minimale individuale për jetesë. Sig-urinë ushqimore, të kuptuar si garan-timin e aksesit fizik dhe ekonomik në elementet bazë ushqimore të një cilësie të caktuar. Sigurinë shëndetësore, të kuptuar si garantimin bazë të mbrojtjes nga sëmundjet dhe mënyrat e pashën-detshme të jetesës. Sigurinë mjedisore, të kuptuar si mbrojtja afatshkurtër dhe afatgjatë e individëve nga shkatërrimet natyrore, kërcënimet që njeriu i bën natyrës dhe nga dëmtimi i mjedisit naty-ror. Sigurinë individuale, të kuptuar si mbrojtja e individëve prej dhunës fizike, qoftë ajo nga vetë shteti apo nga shtete të tjerë, nga individë të dhunshëm dhe/ose aktorë joshtetërorë, nga abuzimet e ndryshme, etj.

Kur flasim për sigurinë shpesh ndeshim edhe termin “sigurim”. Po çfarë është sigurimi? Sigurimi është një veprim i paramenduar që ndërmerret

nga aktorë të caktuar, me synime të qarta, të cilët formësojnë sfida të reja apo të shpërfillura dhe të panjohura më parë si kërcënime ekzistenciale ndaj mbijetesës dhe mirëqenies së njerëzve, shtetit dhe komunitetit mbarë ndërkombëtar.

Sfidat e sigurisë përballë një bote në ndryshim.

Zhvillimet e situatave të sigurisë gjatë dekadave të fundit, evokuan një mesazh të fortë se përmbysja e sistemit komunist në Evropën Lin-dore dhe mbarimi i Luftës së Ftohtë në vitet ’90 të shekullit 20-të, nuk sollën eleminimin e kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore në Europë dhe në botë, por i ridimensionoi dhe i rriti më shumë ato. Ndryshimet social-politike përveç progresit sollën dhe paradokse të tilla si: U rrëzuan muret e larta, por ndodhën eksode “biblike” nga vendet e lindjes drejt perëndimit; muret e betonit u zëvendesuan me barrierat e vizave. U hapen kufijtë për lëvizjen e lirë, por shpejt ato u shfrytëzuan nga grupet e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terroristët islamike. Dizintegrimi i disa vendeve të Lindjes dhe sidomos Ball-kanit, përveç krijimit të shteteve të reja, degjeneroi në konflikte të armatosura dhe pastrime etnike.

Futja e teknologjisë së sofistikuar solli progres, por njëkohësisht sofistikoi operacionet e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, terrorizmit, kor-rupsionit, etj.

Për herë të parë, pas dy shekujsh botës së viteve 90-të i mungonte një strukturë ndërkombëtare. Në këtë kohë u shfaqën shumë shtete të reja territo-riale, por nuk kishte një mekanizëm të njohur për rregullimin e kufijve midis tyre.

Pas viteve 90-të, luftrat globale nuk u zhdukën por ato vetëm se ndryshuan trajtë. Luftra në Azi, në Afrikë dhe në Ballkan, tregon se paqja botërore ështe e kërcënuar. Me shuarjen e Luftës së Ftohtë u shuajt edhe frika për një kon-frontim të mundshëm bërthamor midis superfuqive, por në horizont u shfaqën luftra të reja. Rreziku bërthamor u bë evident, sepse pas shpërbërjes së BS arsenali bërthamor u përpjestua në ish-Repuplikat e tij: Ukrainë, Bjellorusi, Kazakistan. Kështu shantazhi bërthamor mori tjetër dimension gjeopolitik.

Po ç’po bëhet me organizatat ndërkombëtare që kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në zonën Euro-Atlantike, në veçanti OKB, NATO, BE, OSBE ashtu si dhe organizata të veçanta rajonale të sigurisë euro-aziatike. Këto institucione, disa të krijuara menjëherë

pas Luftës së Dytë Botërore, iu është dashur të adaptohen me ambjentin mjaft të ndryshëm të sigurisë që u krijua pas Luftës së Ftohtë dhe më pas me ndry-shimet që erdhën pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Po kush është roli i organizmave të sigurisë dhe veçanërisht i NATO-s. Ajo si në vitin 1950 ndjente nevojë për një aleancë me të madhe për shkak të pasigurisë në rritje. Ishte edhe një frikë tjetër: ringritja e rregjimeve autoritare, bile dhe diktatoriale. Nëse dëshironim që paqja të ruhej në botë duhej që NATO-s t’i jepej një rol politik më i rëndsishëm dhe se kjo do të ishte një mënyrë që amerikanët të zhvillonin dialogun dhe komunikimin me partnerët e tyre në Evropë.

Pas Luftës së Ftohtë edhe fenomeni i shpërbërjes së Jugosllavisë prodhoi kriza në Ballkan. Dhe kjo vinte për shkak se, Jugosllavia ishte ngritur pas Luftës së Parë Botërore, si një sajesë diplomatike dhe jo me vullnetin e popu-jve që e formuan.

Në trajketoren e këtyre lëvizjeve, ndryshimeve, konflikteve dhe impliki-meve që ndodhin sot në pikat e ndry-shme të globit tokësor, ajo që preket më shumë se kushdo është siguria. Dihet se situata e përgjithshme e sigurisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ndërsa janë fashitur kërcënimet e vjetra, vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja dhe shumë me të frik-

shme. Disa segmente të krimit të organi-zuar si: terrorizimi, trafiqet e paligjshme, dhe së fundmi ISIS, kanë sjellë pasoja të rënda jo vetëm në jetët njerëzore, por edhe në pasta-bilitetin ekonomik e politik dhe sig-urinë e vendeve me demokraci të brishtë. Përveç progreseve në disa vende të Evropës Lindore ka patur edhe regrese e sfida të vështra si: tron-ditje sociale, anarki, dhunë, cënime kush-tetuese dhe deri në rrezikim të sigurisë e integritetit të ven-dit dhe rajonit. Pra, siguria e trazuar është produkt i një bote të trazuar.

Postulati kryesor

që del nga sa më sipër është tepër lakonik: siguria që ndryshon në një botë në ndryshim. Ky ekuacion është i thjeshtë në dukje, por cilësia e produk-tit (siguria e qëndrueshme) kërkon gjenerim idesh, parashikim skenarësh, mjete paqësore, ndërmjetësim e zgjidhje konfliktesh, forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, ndergjegjësim, përfshirjen e të gjithë aktorëve faktorëve të tjerë të shoqërisë, si dhe të organizatave jofitimprurëse. Prandaj, preokupimi i madh njerëzor për paqen dhe sigurinë në botë ka nxitur mendimin e ri, lider me mentalitet të ri, për vetë idetë, sensibilitetet, projektet dhe vizionet tona për të përballuar sfidat e së nesërmes, të cilat qëndrojnë në themel të sigurisë, konfliktit dhe paqes.

Ajo që duhet nënvizuar sot është fakti se, zhvendosja e fokusit nga siguria e përgjithshme tek “siguria njerëzore” ose individit shkon krahas zgjerimit të konceptit të sigurisë përtej mjeteve e gjykimeve të mirëfillta ushtarake.

Ekziston një konsensus në rritje midis faktorëve politikë e ushtarakë se, çështja e sigurisë duhet të trajtohet në mënyrë të përgjithshme, duke marrë gjithashtu parasysh faktorët ekstra-ushtarake, pra duke përfshirë shoqërinë civile, grupet e interesit dhe gjithë mjetet alterantive.

Por problemi qëndron, sa është e ndërgjegjësuar shoqëria civile në vendet ku ka konflikte, diskriminime raciale ose etnike, tronditje sociale e politike, varfëri dhe intolerancë fetare, akte dhune dhe terrori si dhe mungesë demokracie? Një nga përgjegjësitë kryesore të liderit strategjik është të parashikojë deri 10-20 vjet dhe të përcaktojë se çfarë do t’i kërkohet të bëjë dhe se si do t’i duhet ta bëjë, për të realizuar objektiva kombëtare. Egziston një argument universal se parashikimi është një faktor kyç për suksesin organizues dhe mbijetesën. Sigurisht, është lideri strategjik ai që është përgjegjës për të bërë këtë parashikim. Disa përfundime

Politika, diplomacia dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë prodhuar stabilitet dhe njohje ndërkombëtare edhe në fushën e sigurisë. Misionet paqebërëse dhe paqeruajtëse në botë janë ushqyer edhe nga kontigjentet elitarë të FA-së të RSH, që kanë qenë e vijojnë të jenë ambasadorët e paqes, që kanë hedhur urat e reflektimit të operacionalitetit, të profesionalizmit, të besueshmërisë dhe vullnetit për të kapërcyer çdo sfidë. Në kuadër të

përgatitjes së lidershipit ushtarak dhe në tërësi atij të sigurisë kombëtare për tu përballur në sfidën e marrëdhënieve të ngushta me ushtritë simotra euroat-lantika mbahet parasysh që në të gjitha nivelet duhet të mbahen në konsideratë të plotë kërkesat, standartet, objekti që të arrijë krijimin e një lidershipi të sukseshëm duke startuar në zhvillimin e një koncepti për lidershipin ushtarak të një tipi të ri.

Vlerat dhe atributet krijojnë karak-terin e një lideri, të jesh lider i ushtrisë duhet të karakterizohesh nga disiplina personale dhe dëshira për të fituar. Kjo kontribuon në motivimin për të ngul-muar. Nga ky motivim vjen jetëgjatësia e punës së materializuar falë aftësive, të dish, ka të bëjë me aftësitë e tua, pra ka të bëjë me përcaktimin e kompetencës tek lideri ushtarak. Kur reflekton në vlerat e ushtrisë dhe atributet e liderit si dhe zhvillon aftësitë e pozicionit tënd dhe eksperiencën e kërkuar, bëhesh një lider me karakter dhe kompetent, që ve-

pron për të arritur përsosmërinë, çfarë duhet të bëjë, çfarë është e nevojshme për t’u bërë për të përmbushur misionin dhe kujdesen ndaj njerëzve. Në këtë këndvështrim mund të sjellim thënien e Gjeneralit amerikan Kollin Pauell i cili kur u emërua në detyrën e parë si komandant toge në divizionin e tretë të blinduar të dislokuar në Gjermani thekson për efektin e nënrepartit që ai drejtonte “Këta djem nuk ishin thjesht shokët e mi. Ata përbënin përgjegjësinë time. Unë duhet të kujdesesha për ta”. Ky është thelbi i lidershipit, pra për të influencuar njerëzit duke treguar qël-lim, drejtim, dhe motivim, ndërkohë duke operuar për të përmbushur mis-ionin dhe përmirësimin e formacionit ose organizimit. Pikërisht kjo është ajo çfarë bën një lider i suksesshëm, një lider që jeton me principet; të jesh, të dish dhe të bësh.

Literatura.1.Ronald A. Heifetz, “Leadership ëithout Easy Ansëer”, center for public leadership, at harvard university’s, Kennedy School of government. 2.Domenik Moïsi. “Gjeopolitika e Emocio-neve”, Tiranë 2009. 3.Dan Henk, “Human Security: Relevance and Implications”, Parameters, Summer 2005.Arnold Ëolfers, “National Security as an Ambiguous Symbol”. Vol. 67, Nr. 4. 4.Kollin Pauell, Udhëtimi im amerikan, Shtë-pia botuese e ushtrisë , Tiranë 1999.5. Viano, Emilio C., editor. Global Or-ganized Crime and International Security. Ashgate Publishing, 1999

Page 8: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 20158 analizë

Në vend të hyrjesDeti përbën 70% të sipërfaqes globale. Veprimtaria detare, e përkthyer në platformë transporti për shfrytëzimin e burimeve detare dhe nëndetare, si dhe në veprimtari zbavitëse, është rritur ndjeshëm. Sot, 80% e popullsisë së botës jeton pranë bregut, në një distancë jo më të madhe se 250 km dhe ka ndërvarësi të drejtpërdrejtë nga veprimtaria detare. 90% e transportit të përgjithshëm global lëviz nëpërmjet detit dhe parashikimet janë që ai të dyfishohet në njëzet vitet e fundit. Rreth 70% e të gjithë transportit detar kalon nëpër pikat dominuese detare si ngushticat dhe kanalet detare. Trans-porti ajror parashikon një pesëfishim për transportin e pasagjerëve dhe dh-jetëfishim për transportin e mallrave, për dyzet vitet e ardhshmeDeti përbën një mjedis me rrezik të shtuar dhe hapësira të mëdha larg bregdetit. Fatkeqësitë në det mund të ndodhin për arsye natyrore ose njerë-zore. Dhënia e ndihmës në det për personat në fatkeqësi varet nga anijet dhe është në traditën detare që dhënia e ndihmës të jepet nga kushdo që operon në det pranë zonës së fatkeqësisë. Ky rregull zakonor, në kohët moderne, është kodifikuar nga e drejta ndërkom-bëtare si një detyrim i shteteve për të organizuar dhe mbajtur një shërbim kërkim-shpëtimi dhe i çdo kapiteni për të dhënë ndihmë.E drejta ndërkombëtare dhe dhënia e ndihmës në detNë vitin 1959, kur u krijua Organi-zata Ndërkombëtare e Detarisë (IMO-International Maritime Organization), një nga detyrat e saj kryesore ishte të përditësonte Konventën e IMO-s të vitit 1948 mbi Shpëtimin e Jetës në Det (SOLAS-Save of the Life at Sea). SOLAS 1960 ndoqi të njëjtën strukturë të vitit 1948, por i kushtoi një kapitull të veçantë komunikimit në rast fatkeqësie dhe për qëllime sigurie të anijeve. Duke bërë këto ndryshime dhe rekomandime, IMO mundësoi mbajtjen e ritmit dhe përshtatjen e zhvillimeve më të fundit në radiokomunikim, radiotelegrafi dhe radiotelegrafi në VHF. Radio tashmë kishte mundësuar shpëtimin e shumë jetëve njerëzore në det. Edhe pse detyrimi i anijeve për t’iu shkuar në ndihmë anijeve të tjera në fatkeqësi ishte mishëruar si në traditën edhe në traktatet ndërkombëtare, deri në vitin 1979 kur u adaptua Konventa e IMO-s mbi Kërkimin dhe Shpëtimin (SAR 1979-IMO Convention on Search and Rescue), nuk kishte pasur një sistem

ndërkombëtar që përfshinte operacionet SAR në det. Deri në këtë kohë, në disa hapësira detare ekzistonin sisteme SAR rajonale që funksiononin normalisht dhe me efektivitet. Shërbimi i kërkimit dhe shpëtimit (SAR) është i bazuar në tokë dhe shumë shtete kanë organizuar shërbimin e tyre SAR. Sot, dhënia e ndihmës përbën një detyrim ligjor të kodifikuar nga e drejta ndërkombëtare. Dhënia e ndihmës përbën një detyrim ligjor përderisa nuk vihet në rrezik jeta e ekuipazhit ose vetë mjetit. Vënia në rrezik e mbijetesës së mjetit dhe ekuipazhit përjashton çdo kapiten nga detyrimi ligjor për të dhënë ndihmë. Me sistem SAR nënkuptojmë kryerjen e monitorimit të fatkeqësive, komunikimin, koordinimin dhe funk-sionet SAR, duke përfshirë këshillimin mjekësor, ndihmën mjekësore parësore ose evakuimin mjekësor, nëpërmjet përdorimit të burimeve publike dhe private që përfshijnë bashkëpunimin e avionëve, anijeve, si dhe mjeteve të tjera dhe infrastrukturës. Shërbimi përfshin dy elemente: kërkimin (për-caktimi i vendit ku ndodhen personat në fatkeqësi) dhe shpëtimin (shpërnguljen, dhënien e ndihmës mjekësore dhe vendosjen e personave të gjetur në një vend të sigurt).Dhënia e ndihmës është një detyrim individual i kapitenit dhe shtetëror, pa pagesë, pa diskriminim, lidhur me kombësinë dhe rrethanat e ndodhjes së fatkeqësisë. Po ashtu, shërbimi SAR detyron që personat e shpëtuar të trajto-hen në mënyrë dinjitoze dhe në një vend të sigurt. Synimi i sistemeve SAR të shteteve individuale dhe bashkëpunimi midis tyre synon në krijimin e një sistemi plotësues global të SAR-it me qëllim optimizimin e përdorimit të bu-rimeve në dispozicion për të ndihmuar njerëz të cilët gjenden, ose ndjehen të frikësuar se janë në fatkeqësi ose në rrezik real për jetën”.

Çdo sistem SAR duhet të ketë për qëllim:• Të sigurojë një plan për koordinimin e shërbimit SAR, që të përmbushë nevojat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare.• Të sigurojë një plan të përgjithshëm për koordinimin e operacioneve SAR, përdorimin e burimeve të disponueshme dhe ndihmës reciproke.• Të integrojë burimet në dispozicion, të cilat mund të përdoren për operacione SAR.Gjatë operacionit për shpëtimin e jetëve njerëzore në tragetin “Norman Atlan-tic”, dy marinarë shqiptarë humbën jetën. Edhe sikur dërgimi i rimorkia-torit “Iliria” të mos të ishte bërë me urdhër të kapitenit të përgjithshëm të Porteve, ndihma e dhënë nga kapiteni i rimorkiatorit është një detyrim nga e drejta zakonore ndërkombëtare. Pa-varësisht arsyeve teknike apo njerëzore,

për të cilën dy marinarët humbën jetën, akti i tyre ishte një akt heroik dhe jo një veprim “për përfitime private”. Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s z. Koji Sekimizu, në konferencën vjetore për sigurinë në det, për këtë rast do të shprehej “Unë do të dëshiroja të shprehja vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë ata, gjithashtu dhe për vendet, që vazhdojnë të jenë të përfshirë në këtë operacion shpëtimi, veçanërisht autoritetet italiane dhe greke, si dhe dy detarët shqiptarë, të cilët tragjikisht

humbën jetën gjatë operacionit për të siguruar tragetin “Norman Atlantic” në fatkeqësi”. Sistemi SAR është një shërbim civil, por, në shumë raste, ai ngatërrohet me emergjencat civile. Baza ligjore ndërkombëtare e ka përcaktuar qartë misionin e shërbimit SAR, raportin e tij me sovranitetin kombëtar, si dhe hierarkinë e drejtimit dhe koordinimit gjatë operacioneve SAR. Ky shërbim është një shërbim pasiv dhe i organi-zuar që qëndron në gatishmëri 24/7. Në ndryshim nga emergjencat civile, aktivizohet kur jeta e njerëzve është në rrezik real dhe kalon përsëri në sistem pasiv kur jetët njerëzore janë shpëtuar ose kur nuk ka më shpresë për të mbijetuar. Natyrisht, shpesh ndodh që gjatë emergjencave civile të aktivizohet sistemi SAR dhe të kryhen operacione SAR.Në hapësirën territoriale kombëtare,

tokësore dhe detare, shteti ka detyrimin ligjor të organizojë një shërbim SAR efektiv. Në këtë hapësirë, autoriteti i drejtimit të operacioneve SAR është i padelegueshëm ndaj një shteti tjetër, pasi shteti ka juridiksion të plotë jo vetëm në tokë, por edhe në detin e brendshëm dhe territorial. Po ashtu, në zonën e përgjegjësisë të SAR-it, jashtë hapësirës kombëtare, autoriteti i drejtimit operacional të shtetit është i padelegueshëm, në përputhje me mar-rëveshjet e arritura ndërkombëtare dhe

si një detyrim ndërkombëtar. Bashkëve-primi midis shteteve në fushën e SAR-it mund të konsistojë në:1) Ndarjen e zonave të përgjegjësive për mbulimin e hapësirës ndërkombëtare me shërbimin SAR. 2) Ndihmën reciproke me kapacitete gjatë operacioneve SAR që kapërcejnë kapacitetet në dispozicion të shtetit që ka përgjegjësinë.E drejta ndërkombëtare nxit shtetet të hartojnë dhe zbatojnë një “Plan Kom-bëtar të SAR-it”. Bashkëpunimi rajonal në fushën e SAR kërkon që të dhënat e shërbimeve SAR kombëtare të jenë plotësuese dhe t’i dërgohen Sekretarit të Përgjithshëm të IMO-s, me qëllim që ato të përfshihen në “Planin Global të SAR-it”. Një plan kombëtar i SAR-it është një dokument organizativ i cili synon përmirësimin dhe koordinimin ndërmjet agjencive gjatë operacioneve SAR. Ai është një dokument në terma të gjerë, i cili përcakton:1. hierarkinë, strukturat dhe përgjegjësitë e tyre të komandimit, kontrollit dhe koordinimit të operacioneve SAR; 2. rajonet e përgjegjësisë për qendrat dhe nënqendrat e koordinimit të opera-cioneve SAR;3. parimet dhe procedurat e koor-dinimit midis agjencive kombëtare, shtetërore dhe private, gjatë opera-cioneve SAR;4. rregullat e bashkëpunimit ndërkom-bëtar gjatë operacioneve SAR.Hartimi i një Plani Kombëtar të Kërkimit dhe Shpëtimit është një detyrim i cili buron gjithashtu nga ligji nr.10435, datë 23.6.2011 për “Shërbimin e kërkimit dhe shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM nr. 742, datë 16.10.2012. Në përputhje me këtë paketë ligjore, Qendra Kombëtar e SAR-it harton Planin Kombëtar të SAR-it, i cili koordinohet nga Koordinatori Kom-bëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit , dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave. Paketa ligjore e mësipërme nuk për-cakton të gjitha strukturat dhe kom-petencat e agjencive të përfshira në sistemin dhe operacionet SAR, por shprehet se linja e komandimit dhe kontrollit, si dhe format e operimit do të përcaktohen nga Plani Kom-bëtar i SAR-it. shqipëria dhe bashkëpunimi rajonal në fushën e sAr-it Krijimi i Rojës Bregdetare me Ligjin Nr. 8875, datë 4.4.2002 përbën edhe datën e krijimit të shërbimit të kër-kimit dhe shpëtimit në det. Një nga detyrat e RB është “të japë asistencë për ... sigurimin e jetës në det (SAR), në përputhje me legjislacionin kom-bëtar dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë bën

E drejta ndërkombëtare dhe bashkëpunimi rajonal i RSH në

fushën e kërkim-shpëtimitKapiten i rangut i (r) artur meçollari

pedagog për Forcën detare në aFanënkolonel Bedri meçuli

pedagog për Forcën ajrore në aFa

Në vitin 1959, kur u krijua Organizata Ndërkombëtare e Detarisë (IMO-International Maritime Organization), një nga detyrat e saj kryesore ishte të përditësonte Konventën e IMO-s të vitit 1948 mbi Shpëtimin e Jetës në Det (SOLAS-Save of the

Life at Sea). SOLAS 1960 ndoqi të njëjtën strukturë të vitit 1948, por i kushtoi një kapitull të veçantë komunikimit në rast

fatkeqësie dhe për qëllime sigurie të anijeve

Page 9: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 9analizë

pjesë, i ka ratifikuar ose ka aderuar në to”. Shqipëria kishte organizuar shërbimin SAR detar kur ende nuk kishte aderuar në dy konventat krye-sore: UNCLOS 1982 dhe SAR 1979, si dhe nuk kishte miratuar Kodin Detar. Me këtë ligj, Roja Bregdetare u emërua Koordinatore Kombëtare e SAR-it Detar, kur ende nuk kishte një organizim të sistemit të SAR-it në Republikën e Shqipërisë. Republika e Shqipërisë ka aderuar pothuajse në të gjitha konventat ndërkombëtare që lidhen me kërkimin dhe shpëtimin: IMO 1948, UNCLOS 1982, SAR 1979, ICAO 1944, SOLAS 1974, FAL 1965, SALVAGE 1989, Geneva II, 1949 dhe Protokolli I, 1977, etj. Shqipëria është anëtare si e IMO-s edhe e ICAO-s. Bashkëpunimi rajonal në detin Adria-tik dhe Jon në fushën e SAR-it ka pë-suar përmirësime mbas vitit 2000. Më 19 maj 2000, Italia, si një shtet domin-ues detar në këtë rajon, nënshkroi, në Ankona, katër marrëveshje rajonale për bashkëpunimin në fushën e SAR-it: me Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë dhe Slloveninë. Në atë periudhë, Italia nuk arriti të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme me Serbinë dhe Malin e Zi. Nga pikëpamja e delimitimit të zonave SAR, këto marrëveshje janë të ndry-shme: me Slloveninë vija delimituese e detit territorial dhe me Kroacinë dhe Shqipërinë është përdorur përafrimi me vijën delimituese të shelfit kontinental, ndërsa me Greqinë zonat janë ndarë sak-tësisht sipas vijës ndarëse të Rajoneve të Njoftimit të Fluturimit (FIR-Flying Information Region).Shërbimi SAR në Republikën e Shqipërisë u organizua me Ligjin 10435, datë 23.6.2011 për “Shërbimin e Kërkimit dhe Shpëtimit në Repub-likën e Shqipërisë”, i cili u pasua nga VKM nr. 742, datë 16.10.2012. Në përputhje me këtë ligj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA është Koordinatori Kombëtar i SAR-it, Roja Bregdetare është koordinatore detare dhe Forca Ajrore është koordinatore ajrore. Ligji dhe VKM përcaktojnë juridiksionin, misionin, kompetencat dhe detyrat e institucioneve kryesore koordinuese të SAR-it, por nuk përfaqësojnë një plan kombëtar të karakterit organizativ, detyrë të cilën duhet ta përmbushë Plani Kombëtar i SAR-it. Ligji nr. 10435, në

nenin 2, përcakton si fushë të zbatimit të këtij shërbimi “hapësirën tokësore, detare e në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zonat e përgjegjë-sisë, të ndara sipas marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, të nënshkruara nga Re-publika e Shqipërisë”. Më 19 maj 2000, Ministria e Transportit dhe Telekomu-nikacioneve ka nënshkruar në Ankona, Itali, Memorandumin e Mirëkuptimit midis Qeverisë së Republikës së Ital-isë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin për Operacionet e Kërkimit dhe Shpëtimit në Detin Adriatik. Memorandumi është ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe ka hyrë në fuqi më 27 dhjetor 2001. Për palën shqiptare, Memorandumi është miratuar me VKM nr. 671, datë 07.12.2001 dhe ka hyrë në fuqi më 07.12.2001. Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e SAR-it me Italinë, për shkak të kohës kur është nënshkruar, parashikon nga pala shqiptare bashkëpunim vetëm me dy rimorkiatorë dhe nuk merr në konsideratë kapacitetet e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare. Edhe pse kjo marrëveshje ka qenë në fuqi, për shkak të termave të kapaciteteve operacionale, është anashkaluar përgjegjësia e drejtimit operacional. Rasti më i afërt është ai i tragetit “Norman Atlantic”. Operacioni i

kërkimit dhe shpëtimit për tragetin nisi në detin territorial të Shqipërisë, vijoi për një kohë të shkurtër në detin ndërkombëtar, brenda zonës së përgjegjësisë së Shqipërisë, sipas memorandumit të 19 majit 2000 dhe përfundoi po në detin territorial të Shqipërisë. Në këto rrethana, drejtimin e të gjithë op-eracionit (Koordinator i SAR-it-SAR Coordinator) duhet ta kishte Roja Bregdetare e Shqipërisë, ndërsa për drejtimin në terren (Koordinator i Sipërfaqes së Kërkimit-On Scene Coordinator) mund të ishte një anije italiane, siç edhe ishte, pasi kishte kapacitetet më të mjaftueshme për këtë detyrë. Në 20 tetor 2011, 20 milje detare nga porti i Durrësit, jashtë detit territorial të Shqipërisë, si rezultat i goditjes nga trageti “Ankara” u mbyt anija “REINA 1”. Roja Bregdetare në vitin 2011 kishte kapacitete të kufizuara, por organizoi, drejtoi dhe koordinoi një operacion masiv dhe të shpejtë kërkimi dhe shpëtimi, me pjesëmarrjen edhe të njësive detare dhe ajrore të agjencive të tjera kombëtare dhe anijeve tregtare pranë rajonit të incidentit.Me Malin e Zi dhe Greqinë, Shqipëria nuk ka marrëveshje bashkëpunimi në fushën e SAR-it detar. Marrëveshja detare me Greqinë, e firmosur nga dy ministrat e Jashtëm, më 27 prill 2009,

pavarësisht se në të nuk përmenden zonat SAR, me termin “dhe zonat e tjera detare” në titullin e saj mund të nënkuptonte edhe zonat SAR. Por kjo marrëveshje u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, më 15 prill 2010. Mali i Zi, në prill 2005, nëpërmjet përfaqë-suesve të ministrisë së Transportit që morën pjesë në nismën Adriatik-

Jon, të zhvilluar në Milocer të Malit të Zi, në datat 14-15 prill 2005, i kërkoi përfaqësuesit të Shqipërisë nënshkrimin e një memorandumi në fushën e SAR-it detar. Ky propozim nuk mund të vijonte me negociata dypalëshe, pasi në atë, kohë Mali i Zi ishte pjesë e Bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Përcaktimi i Zonave SAR me shtetet në krah, teknikisht, është më e vështirë se me shtetet përballë. Zonat SAR, përfshijnë hapësira të detit ndërkombëtar dhe shtetet përballë nuk delimitojnë de-tin territorial midis tyre. Për shtetet në krah, të cilat nuk kanë delimituar detin territorial (rasti i Shqipërisë me Greqinë dhe Malin e Zi), përcaktimi i Zonave SAR paraqet vështirësi, pasi kjo zonë duhet të fillojë në pikën e fundit të delimitimit të detit territo-rial. Por, në praktikën ndërkom-bëtare përdoret edhe delimitimi i zonave SAR, në përputhje me Zonat e Njoftimit të Fluturimit, tashmë të përcaktuara me fqinjët në krah. Konventa SAR nuk e kush-tëzon ndarjen e Zonave SAR, me përcaktimin e kufijve shtetërorë, pasi i jep përparësi efektivitetit për shpëtimin e jetëve njerëzore dhe jo sovranitetit kombëtar.Konventa SAR përcakton qartë kush merr drejtimin e operacionit SAR, në kushtet e mungesës së zonave SAR. Kjo nënkupton që vlerësimi i drejtimit të operacionit bëhet rast pas rasti. Në kushtet e pamundësisë për delimitimin e Zonave SAR me Greqinë dhe Malin e Zi, Shqipëria mund të realizojë

marrëveshje me këto dy shtete për bashkëpunim në fushën e SAR-it, nëpërmjet kontributit reciprok, si në rastet kur operacioni realizohet në detin ndërkombëtar, ashtu edhe në detet kombëtare përkatëse. Konventa SAR 1979, natyrisht, parashikon edhe rastet kur nuk mund të arrihet një bashkëpunim midis shteteve në fushën e SAR-it. Në këtë rast, konventa rekomandon që shtetet t’i krijojnë lehtësi njëri-tjetrit në procedurat e hyrjes së njësive të kërkimit dhe shpëtimit, për dhënien e ndihmës në ter-ritoret përkatëse. Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu edhe ATP-10 “Manuali i NATO-s për Kërkimin dhe Shpëtimin”. Ky manual ka përparësi në kohë lufte, pasi vetë NATO nuk rekomandon krijimin e një sistemi SAR paralel, por e konsideron këtë si një përgjegjësi kombëtare në kohë paqeje. Shq-ipëria ka marrëveshje me NATO-n për Policimin Ajror në Republikën e Shqipërisë (policim i cili kryhet nga Italia dhe Greqia). Marrëvesh-ja parashikon që Shqipëria të ketë procedura të veçanta me Italinë dhe Greqinë për kryerjen e misioneve SAR, në rast incidentesh ajrore, gjatë kryerjes së policimit ajror.

PërfundimeBashkëpunimi rajonal në fushën e SAR-it është një detyrim i Repub-likës së Shqipërisë, i cili buron nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare në të cilat ajo është palë. Pavarësisht vullnetit politik që Shqipëria ka treguar, fakt i cili pasqyrohet në traktatet dhe mar-rëveshjet në të cilat është palë, bashkëpunimi rajonal ka nevojë të trajtohet edhe në terma operacio-nalë. Ndërtimi i një sistemi SAR dhe operimi i tij në përputhje me të drejtën ndërkombëtare është i rëndësishëm për një bashkëpunim efektiv rajonal. Aktualisht, qysh pre j v i t i t 2011, Shq ipër ia ka ndërtuar me ligj sistemin kom-bëtar të SAR-it. Trajtimi i rritjes së efektivitetit të sistemit SAR në terma operacionalë kërkon har t imin e Planit Kombëtar të SAR-it . Përvojat e mëparshme në operacionet SAR kanë nevojë të rivlerësohen dhe të nxirren mësime prej tyre. Po ashtu, për të përm-bushur detyrimet ndërkombëtare, është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe në fushën e SAR-i t . Pavarës isht masave organizative, të cilat do të jenë pjesë e Planit Kombëtar të SAR-it dhe marrëveshjeve me fqinjët në këtë fushë, për konsolidimin e sistemit SAR është i nevojshëm edhe plotësimi i sistemit doktrinor, përfshirja e tij në sistemin e edu-kimit dhe trajnimit, si dhe planifi-kimi i stërvitjeve të përbashkëta me aktorët kombëtarë dhe rajonalë.

Bashkëpunimi rajonal në detin Adriatik dhe Jon në fushën e SAR-it ka pësuar përmirësime mbas vitit 2000. Më 19 maj 2000, Italia, si një shtet dominues detar në këtë rajon, nën-

shkroi, në Ankona, katër marrëveshje rajonale për bashkëpun-imin në fushën e SAR-it: me Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë dhe

Slloveninë. Në atë periudhë, Italia nuk arriti të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme me Serbinë dhe Malin e Zi.

vija delimituese e zonave sar (sipas memorandumit të 19 majit 2000) dhe shelfit kontinental (sipas marrëveshjes së 18 dhjetorit 1992)

lundrimi i tragetit “norman atlantic” nga ora 02:55, datë 28 dhjetor 2014 deri në orën 06:00 datë 29 dhjetor 2014. harta është skematike dhe ndërtimi i saj bazo-het në legjislacionin kombëtar në fuqi dhe të dhënat e marra nga vesel Finder si dhe të marra nga Kapiteneria e porteve.

Page 10: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 201510 nato

mimoza goliKJa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Berlin të martën, më 30 qershor 2015, për të

përkujtuar 60 vjetorin e anëtarësimit të Gjermanisë në NATO. Duke iu drejtu-ar një audience në Ministrinë e Jashtme gjermane, ku ishin të pranishëm min-istri i Jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier dhe ministri i Mbrojtjes Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm tha se pranimi i Gjermanisë në Aleancë forcoi rolin e vendit si “një spirancë e stabilitetit në qendër të NATO-s”. Për të shënuar përvjetorin, Stoltenberg i prezantoi ministrit të Jashtëm Stein-meier librin përkujtimor të prodhuar nga Arkivat e NATO-s, si dhe një grup skicash nga autori amerikan Manuel Bromberg, që tregonin Kancelarin e Gjermanisë Perëndimore Konrad Adenauer në pritjen e takimit të tij të parë ministror të NATO-s në Paris, si dhe momente të tjera të rëndësishme të këtij procesi historik. “Historitë e Gjermanisë dhe të NATO-s janë të lidhura përgjithmonë, ato janë histori suksesi”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Gjermania dhe Aleanca kanë nevojë për njëra tjetrën, për të mbrojtur vlerat tona, për të mbajtur kombet tona të sigurta, dhe për të mbrojtur paqen në Evropë dhe në botë”.

Axhenda e Sekretarit të Përgjith-shëm në Berlin përfshiu gjithashtu bisedime me ministrin e Jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier dhe ministrin e Financave Ëolfgang Schäuble.

60 vjet anëtarësimi i Gjermanisë në NATO

Kanë kaluar 60 vjet nga 6 maji i vitit 1955 kur Gjermania, u bë anëtare e 15-të e NATO-s, gjashtë vjet pas krijimit të Aleancës në vitin 1949. Anëtarësimi në NATO, pas marrjes të ftesës në tetor 1954, pati një rëndësi jetike për historinë e re gjermane. Pranimi në NATO nuk ishte vetëm vendimi për një “spirancë sigurie” në periudhën e turbullt të vitin 1955, por 35 vjet më vonë ajo do të bëhej baza për ribashkimin e dy Gjermanive. “Unë jam i kënaqur dhe i nderuar që jam sot në Berlin. Për t’u bashkuar me ju në festën e 60 vjetorit, kur Republika Federale e Gjermanisë u bë anëtare e NATO-s”, tha në fillim të fjaës së tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në ceremoninë ndërkombëtare të organi-zuar për këtë rast, që shënoi 60 vjetorin e anëtarësimit. “Ne kemi gjetur disa ilustrime të shquara të atij momenti vërtet historik në arkivat e NATO-s në Bruksel, 15 skica nga artisti amerikan i luftës, Manuel Bromberg, nga dita kur Republika Federale u bë anëtare e NATO-s”, tha Stoltenberg duke treguar në njërën nga skicat Konrad Adenauer. Stoltenberg tha se ajo ditë e vitit 1955 shënoi një fund, por gjithashtu ajo shënoi edhe një fillim, shënoi fundin e statusit të Gjermanisë Perëndimore si një vend pushtues dhe fillimin e ri, si vend anëtar i barabartë dhe sovran i bashkësisë ndërkombëtare. Kishin kaluar vetëm 10 vjet nga Lufta e Dytë Botërore, kur katërmbëdhjetë Aleatët e NATO-s ishin të gatshëm për të vënë besimin e tyre të plotë për Republikën e re Federale, një vend që provoi den-jësisht besimin e dhënë që në çastin që po bëhej aleati i pesëmbëdhjetë. Hyrja e Gjermanisë në NATO ishte ankorim në mënyrë të vendosur në komunitetin perëndimor të vlerave. “Një komunitet i bazuar në lirinë,

demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha Stoltenberg. “Kjo mundësoi Gjermaninë Perëndimore për të rifituar vendin e saj në zemër të Evropës dhe komunitetit, në zhvillimin transatlantik. Ajo udhëhoqi rrugën për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian në hapat e parë përgjatë rrugës së integrimit evropian, si dhe bëri të mundur bashkimin eventual të Gjermanisë 25 vjet më parë”. Stol-tenberg tha se historia gjermane është reflektuar edhe në familjen e tij, “Siç është për shumë njerëz, tha ai, gjyshi im ishte një i burgosur lufte. Por, pavarësisht nga përvoja e tij, ai u bë një mik i Gjermanisë. Ashtu si Ati im, që ishte vendosur këtu men-jëherë pas luftës, si pjesë e forcave të armatosura norvegjeze. Jam krenar që i përfaqësoj ata sot. Jam i nderuar që përfaqësoj NATO-n E konsideroj veten një mik të mirë të Gjermanisë”. Gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Gjerma-nia Perëndimore u konsiderua si një “shtet i vijës së frontit” dhe në një pushtim të mundshëm sovjetik, tanket sovjetike do të shkelnin të parën tokën gjermane. “Por, Gjermania Perën-dimore u mbrojt. Për shkak se Neni 5 i Traktatit themelues të NATO-s thotë se një sulm ndaj njërit është sulm mbi të gjithë”, tha Stoltenberg. Neni 5 është angazhimi më i fortë që vendet sovrane mund të bënjnë me njëri-tjetrin dhe dërgon një mesazh të qartë se asnjë vend në aleancën e NATO-s nuk do të përballet i vetëm me çfarëdo lloj kërcënimi. “Ky është thelbi i Aleancës së NATO-s. Ne qëndrojmë me këtë angazhim, sot dhe gjithmonë. Gjermania përfiton nga ky angazhim dhe Gjermania kontribuon

për të”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Për shkak se Neni 5 është edhe një angazhim themelor dhe një përgjegjësi themelore, gjatë gjithë Luftës së Ftohtë edhe Gjermania Perëndimore ishte pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s, “duke mbajtur një barrë të rëndë, me dislokimin masiv ushtarak në tokën e saj që gjithashtu themeloi Republikën Federale si një aleat i respektuar dhe me ndikim”. Ai tha se “brezat e Aleatëve të vendosur këtu ushtarë, marinarë dhe të forcave ajrore kaluan një pjesë të karrierës së tyre, formuan miqësi afatgjata me popullin gjerman, përfshirë komandan-tin tonë të tanishëm Suprem të Forcave

Aleate gjeneralin Breedlove”.Gjermania, zemra e Evropës së lirë, demokratike dhe të bashkuar

Gjermania Perëndimore ka lua-jtur një rol të madh në zhvillimin e famshëm të “formulës Harmel”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ai tha se mbrojtja e fortë e kombinuar me dialog, u bë formula bazë e NATO-s për qasje ndaj Bashkimit Sovjetik, që kontribuoi deri në fundin e Luftës së Ftohtë. Gjithashtu Aleanca e fortë ishte themeli “Ostpolitik” i Gjerman-isë, që kishte për qëllim të kapërcente gradualisht ndarjen e vendit dhe të ecte drejt bashkimit kombëtar, ku lidhja mes Gjermanisë dhe NATO-s provoi edhe njëherë vlerën e saj. Gjermania e ribashkuar u bë zemra e një Evrope të lirë, demokratike dhe të bashkuar. Në këtë kohë me rëndësi për historinë e Evropës në krye të Aleancës të NATO-s qëndronte Sekretari i Përgjithshëm gjerman. “Me Manfred Woerner, si Gjermania edhe NATO kishin njeriun e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.Woerner gjithashtu definoi rolin e ri të NATO-s pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ai e përshkroi atë si “Von der Friedenserhaltung zur Frie-densgestaltung”. Stoltenberg tha se kjo është ajo që NATO kishte përcaktuara për të bërë, ajo që NATO ka bërë qysh atëherë, “kjo është ajo që ne do të va-zhdojmë të bëjmë”. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Gjermania e bashkuar luajti një rol të rëndësishëm dhe më të domosdoshëm se kurrë më parë në suk-sesin e NATO-s. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Ballkan ishte një provë e madhe. “Për herë të parë në historinë e NATO-s, ne kemi arritur një krizë përtej kufijve tanë. Ky ishte një hap i madh për Aleancën dhe një hap i madh për Gjermaninë”, tha Stoltenberg, pikërisht në një rajon ku kujtimet e dy luftrave botërore ishte ende shumë të gjalla. “Por, duke i dhënë fund gjak-derdhjes në Ballkan do të thotë të mar-rësh disa rreziqe dhe rreziqet paguhen”,

tha ai. Përmes NATO-s, Gjermania ka dërguar aeroplanë dhe forca, ka marrë përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve. “Sot, Ballkani nuk është më një fuçi baruti”, tha ai. Në Kosovë, NATO është parë si një garantues i paqes dhe sigurisë për të gjithë edhe për vendet e Evropës Juglindore. Sfida e Afgani-stanit ishte edhe më e frikshme se ajo e Ballkanit, por Aleanca mori vendime të rëndësishme dhe të suksesshme, duke i mohuar terroristëve ndërkombëtarë strehën e sigurt dhe duke i dhënë popullit afgan mundësi për të formësuar të ardhmen e tij. Gjermania ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol kryesor në ndihmën për Afganistanin që të sigurojë veten duke dërguar forcat e saj, “burra dhe gra të guximshëm, dhe profesionalë që do të bënin kre-nar çdo komb me sakrificat e tyre”. Gjithashtu lidhja e fortë e Gjermanisë dhe NATO-s u provua në një monment

Gjermania, spirancë stabiliteti në qendër

të NATO-s

Page 11: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 11nato

sekretari i Përgjithshëm në Bukuresht: “rumania aleat i patundur i NATO-s”Ditën e enjte, më datën 02 korrik 2015, në një vizitë zyrtare në Bu-

kuresht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falenderoi Rumaninë për kontributin e saj të konsiderueshëm për sigurinë e aleatëve. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Klaus Ëerner Iohannis, Stoltenberg e përshkroi Rumaninë si një “aleat të patundur”, duke theksuar se “NATO mbështetet tek Ruma-nia dhe Rumania mbështetet në NATO”.

Sekretari i Përgjithshëm përgëzoi angazhimin e fortë të Rumanisë në misionet e drejtuara nga NATO dhe operacionet në Afganistan dhe në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për mbështetjen e Rumanisë për partnerët, përfshirë Republikën e Moldavisë, Ukrainës dhe Gje-orgjisë, për kontributin e saj në stabilitetin në rajonin e Detit të Zi, dhe për të pritur një pjesë e rëndësishme të sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Stoltenberg mirëpriti rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të Rumanisë dhe angazhimin politik për të shpenzuar 2% të GDP-së për mbrojtjen nga 2017, si një shembull se si aleatët mund të kryejnë një politikë të kujdesshme fiskale dhe të nxitin

rritjen, duke ngritur investimet në mbrojtje.Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti Iohannis diskutuan sfidat për

sigurinë e Aleancës nga lindja dhe nga jugu dhe përshtatjen e vazhdueshme të NATO-s për t’i përballuar ato. Ai theksoi se “NATO nuk kërkon konfrontim me të gjithë, por ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbajtur vendet tona të sigurta”.

Më pas gjatë ditës, Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti Iohannis do të vizitojnë për herë të parë Njësinë e të NATO-s, Forca Integrimit në Bukuresht, një nga gjashtë selitë e vogla të ngritur në të gjithë pjesën lindore të Aleancës për të lehtësuar planifikimin, ushtrimet, dhe përforcimet e mundshme. Rumania do të presë edhe divizioni e ri shumëkombësh, Shtabin jug-lindor të NATO-s, që Stoltenberg e quajti “një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen tonë kolektive”.

Sekretari i Përgjithshëm mbajti gjithashtu bisedime me vepron kryeministrin Gabriel

Oprea, ministrin e Jashtëm Bogdan Auresku dhe ministrin e mbrojtjes Mirçea Dusa.

Dhuratat e Sekretarit të Përgjithshëm, për përvjetorin

e 60-të të Gjermanisë në NATOMë 30 qershor 2015, Sekretari i

Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg udhëtoi në Berlin për të festuar 60 vjetorin e anëtarësimit të Gjermanisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Gjatë fjalës së tij zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg i prezantoi ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Frank-Ëalter Steinmeier dy dhurata të jashtëzakonshme. Të dy dhurata janë prodhuar posaçërisht nga Arkivat e NATO-s në bashkëpunim me shtypin e NATO-s dhe e dizajnin grafik.

Dhuratë e parë ishte një botim i bërë me porosi Hardcover e librit që shoqëroi ekspozitën e Arkivit të NATO-s “60 vjet Anëtarësim i Gjermanisë në NATO”. Ky libër, i cili është gjithashtu në dispozicion në një format dixhital në këtë faqe, përmban faksimilet zyrtare të nënsh-kruara, protokollet dhe instrumentet e aderimit të Gjermanisë në NATO, së bashku me një grup të kuruar të fotografive që vizualisht dokumen-tojnë ceremonitë formale të ftesës dhe mirëpritjen që u zhvillua në selinë e NATO-s në Palais de Chaillot, respek-tivisht në vitin 1954 dhe 1955.

Dhurata e dytë, që Sekretari i Përgjithshëm e theksoi disa herë gjatë

fjalës së tij, ishte një portofol ku ishin vendosur skica të tërhequra nga artisti amerikan Manuel Bromberg, i cili shër-beu si një artist zyrtar i luftës në teatrin e operacioneve evropiane nga 1943 deri 1945. Për rastin e Takimeve Ministrore që lidhen me pranimin e Gjermanisë, Shërbimi i Informacionit të NATO-s (paraardhësi historik për Divizionin e Diplomacisë Publike të NATO-s) po-rositën Bromberg për të bërë një seri

skicash joformale në lidhje me atë që ai kishte vërejtur në ceremoni. Jashtë shtypit gazetaresk, Bromberg ishte me sa duket i vetmi civil i lejuar në shtab gjatë ceremonive të 23 tetorit 1954 dhe 9 majit 1955. Skicat e Bromberg kanë qenë në qarkullim për shumë vite dhe 60 vjetori i Gjermanisë në NATO ofroi rastin perfekt që Arki-vat e NATO-s vendosën t’i sjellin përsëri në qarkullim. Për të respektuar

cilësinë unike të skicave të Bromberg, janë prodhuar vetëm 250 kopje, të nënshkruara nga vetë Sekretari i Përgj i thshëm S t o l t enbe rg . Versioni dix-hital është në dispozicion për shfletim në bib-liotekë në pdf në këtë faqe. Çdo skemë shoqëro-het nga foto e saj përkatëse referente dhe titulli origjinal i 1955.

me rëndësi jetike, kur aleanca hapi dyert e saj për demokracitë e reja evropiane. Roli i Gjermanisë ka qenë thelbësor për zgjerimin e NATO-s dhe për çështjen e demokracive të reja në Evropën Lindore dhe Qendrore. Zgjerimi i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian ka qenë një sukses historik dhe sot Evropa është më e mirë. “Gjermania gjithashtu hodhi bazat për një marrëdhënie të re midis NATO-s dhe Rusisë. Këshilli NATO-Rusi i ofroi Rusisë një shkallë unike të qasjes në NATO”, tha Sekretari i Përgjithshëm para të pranishmëve. “Kjo na mundësoi të punojmë së bashku për shumë çështje me interes të përbashkët. Zgjerimi i NATO-s dhe angazhimi ynë me Rusinë kanë qenë të rëndësishme” , tha ai. Gjatë 25 viteve të fundit, “ne kemi qenë në gjendje për të lëvizur gjithnjë e më afër në Evropën e bashkuar, të lirë dhe në paqe”. Ai tha se sot, konflikti i armatosur është kthyer në Evropë përmes aneksimit rus të Krimesë dhe përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Ukrainën lindore, konflikt që ka kushtuar me më shumë se 6.000 persona që kanë humbur jetën. Stoltenberg tha se ud-hëheqësit rusë tani flasin për një “zonë të interesit të privilegjuar”, që s’është gjë tjetër vetëm një rrezik që kthehen kohën kur fuqitë e mëdha kishin ndikim mbi shtetet më të vogla dhe kombet nuk ishin të lirë të vendosin për fatin e tyre. “Kjo mund të krijojë një sferë të josta-bilitetit për të gjithë ne, tha Sekretari i Përgjithshëm, nuk është lloji i Europës që ne duam 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit”. Kur foli për rrugën drejt paqes në Ukrainë ai tha se mbetet vetëm “zbatimi i plotë i marrëveshjeve në Minsk”, marrëveshje që ishin për-punuar nga Gjermania dhe Franca. Stoltenberg falënderoi Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë për përpjekjet e tyre të palodhshme, ai tha se “Gjer-mania është gjithashtu forca lëvizëse e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë”. Për të bërë të qartë

se kush thyen rregullat ka kostot dhe pasojat, aleanca është e vendosur që të mbajë dhe të mbrojë vlerat. “NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë. As nuk kemi kërkuar izolimin e saj. Ne nuk do të tërhiqemi zvarrë në një garë të re armatimesh. Ende aspirojmë për një marrëdhënie konstruktive me Rusinë, që përfiton sigurinë euroatlantike dhe rendin ndërkombëtar”.

Në mjedisin e ndryshuar të sigurisë me një Rusi të ndryshuar, “dhe ne duhet të përshtatemi”, tha Stoltenberg. “Formula e një mbrojtje të fortë dhe dialogut është edhe një herë thellësisht e rëndësishme. Rusia është fqinji ynë më i madh, pyetja nuk është nëse ne kemi një marrëdhënie, por çfarë lloj marrëdhënie do të kemi”. Ai tha se ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, kur aleatët e NATO-s dhe Gjermania Perëndimore

përfituan nga mbrojtja kolektive edhe sot aleatët e Evropës Qendrore dhe Lindore, shikojnë te NATO të njëjtën garanci sigu-rie. Gjermania nuk është më një përfitues neto i mbrojtjes kolektive. Ajo është tani një ofruese e saj. Gjermania po luan një rol qendror në Planin e Veprimit, në për-forcimin më të rëndësishëm të mbrojtjes kolektive dhe gatishmërisë të NATO-s që prej Luftës së Ftohtë. Bashkë me Ho-landën dhe Norvegjinë, Gjermania është nga aleatët e parë që merr pjesë në Forcën e re majë shtize, gatishmërinë shumë të lartë të Task Forcës. “Vetëm pak ditë më parë, mora pjesë në një ushtrim, ku, për herë të parë, forca e re majë shtize u dislokuan në Poloni, tha Sekretari i Përgjithshëm, ministrja von der Leyen ishte atje, si dhe shumë të tjerë nga e gjithë Aleanca”. Ai tha se ushtarakët gjermanë që kishte takuar atje mbartnin simbolikën

e fortë të Gjermanisë dhe Polonisë për të punuar së bashku me shumë aleatët e tjerë të NATO-s. “Në mënyrë të qartë kjo tregon se Aleanca qëndron fortë, e gatshme dhe e bashkuar”. Ai theksoi se forca ka nevojë për burime, për të cilat në Samitin e NATO-s në Uells vitin e shkuar, të gjithë aleatët premtuan për të rritur shpenzimet e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme deri në 2% të GDP-së. Udhëheqja gjermane investon jo vetëm në mbrojtje, por edhe në modernizimin dhe aftësitë e mbrojtjes, gjë që është e rëndësishme si për Aleancën gjithashtu edhe për BE-në. Stoltenberg përgëzoi Gjermaninë për hapat e marra drejt zbatimit të zotimit të 2% të GDP-së. Ai tha se mjedisi i ri strategjik kërkon shpenzime të reja dhe aftësi të reja dhe se historitë e Gjermanisë dhe të NATO-s janë të lidhura përgjithmonë, ato janë historitë e suksesit. “Gjermania dhe aleanca kanë

nevojë njëri tjetrin, për të mbrojtur vlerat tona, për të mbajtur kombet tona të sigurta dhe për të mbrojtur paqen në Evropë dhe në botë”. Që nga ajo ditë e vitit 1955, tha në përfundim të fjalës së tij Stoltenber, “Gjer-mania ka qenë një forcë politike dhe morale, ka qenë një spirancë e stabilitetit në qendër të NATO-s”. Stoltenberg i prezantoi ministrit Steinmeier librin e prodhuar veçanërisht për këtë ceremoni nga Arkivi i NATO-s, si dhe mbledhjen e skicave të asaj dite të madhe të shënuar në histori. “Së bashku, ato tregojnë gjithë historinë e aderimit të Gjermanisë, nga ftesa origjinale për t’u bashkuar me Aleancën, në dokumentin përfundimtar të anëtarësimit, të nënsh-kruar nga ministri i Jashtëm i çdo aleati, 60 vjet më parë.Gjermania ka qenë një aleate e fortë si rrallë herë. Jam me të vërtetë krenar për të festuar sot me të gjithë ju”.

Page 12: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 201512 zyrtare

Në dhjetëvjeçarin e fundit, 1980-1990, Shqipëria totalitare nisi të hajë vet-veten. Në përgjithësi, pas

prishjes së marëdhënjeve ekonomike-politike me Kinën, “peshqeshet” e kon-greseve zhurmëmëdha për mbështetje të plotë në forcat e eveta nisën të zvogëloheshin frikshëm. Në vend të hidrocentraleve gjigande mbi lumin Drin të ndërtuara më kredi kineze, në vend të uzinave që duhej të bënin gjith-shka për ekonominë e centralizuar, kishte filluar një varfëri e skajshme dhe jeta qe mbyllur dhe bërë pa pers-pektivë për popullin. Po shuhej ngadalë entuziazmi dhe patriotizmi partiak, po humbiste në terrin e harresës vetë figura e Enver Hoxhës dhe kjo për shkakun e vetëm, sepse shqiptarët po varfëroheshin me shpejtësi. U shtuan arratisjet, sidomos në Greqi, u prishën ekuilibrat e edukatës komuniste, u ra vlera të ashtuquajturave organizata të masave, madje vetë Partia e Punës, më imponuesja organizatë në jetën e shqiptarëve, nisi të neglizhohej. Në të vërtetë, kjo histori rënieje, ndonëse në përmasa e forma të tjera, po ndodhte pothuajse në të gjithë lindjen totalitare. Por historia e Shqipërisë totalitare, është një kapitull i gjatë, i cili do të kërkojë shumë vëllime për historinë moderne të Shqipërisë.

Shqipëria bëri vërtetë hapa të rëndësishëm ekonomik në tri dh-jetëvjeçarët e parë të pasluftës, por trashëgimia kulturore, superstruktura e shtetit, Mbyllja nga bota, liria e kufi-zuar e inciativës së individit, varfëria, presioni ekonomik e politik ndërkom-bëtar, etj e bënë Shqipërinë plagën e Evropës. Ndonëse regjimi i asaj kohe përpiqej të rezistonte sado pak, ngjarjet në vendet e Lindjes, sidomos ato Rumani, tronditi hierarkinë puniste shqiptare. Tanimë regjimi komunist në Shqipëri e kishte marrë tatpjetën dhe ishte në grahmat e fundit. Pikërisjt në këtë kohë ndodhi dyndja drejt am-basadave. Historia e ambasadave është quajtur veç formale, dhe thjeshtë një

zemërim i popullit shqiptar, veçanërisht i rinisë, për të thyer kornizat e diktat-urës. Në pamje të parë kështu duhej të ishte. Por le të qëndrojmë pak më gjatë në këtë dritare të fillimit të emigracionit masiv, për të kuptuar të vërtetat.

Dihet nga të gjithë se më 12 dhjetor 1985 gjashtë vetë të familjes Popaj hynë në ambasadën italiane në Tiranë, nga rruga Labinoti, duke i thënë policit se ishin turistë italianë. Kjo ngjarje tronditi qysh në fillim opinionin shqiptar dhe themelet e “pathyeshmërisë” së sistemit totalitar. Tani më jo duke prerë telat me korent të gardhit kufitar me Greqinë, as duke rrezikuar mbytjen në kanalin e Korfuzit, por ashtu thjeshtë. Përmbi kangjella dhe…ja në një botë tjetër. Duke qenë fare pranë Qytetit Studenti ngjarja e Popajve pati efekte të mëdha

psikologjike mbi rininë studentore. Shteti italian e pranoi sfidën. Shqipëria zyrtare e rrethoi ambasadën italiane me roje të shumfishuara dhe me një shërbim që i kostonte qimet e kokës. U vunë në lëvizje shtete, organizata ndërkombëtare që mbronin të drejtat e njeriut, u bënë deklarata deri në Kombet e Bashkuara. Kokëfortësia e qeverisë shqiptare arriti deri atje, sa tanimë kontrrollohej çdo gjë që dilte e hynte në ambasadën italiane. Marëdhëniet ndërshtetërore me fqinjin më të afërt të periudhës paskineze u bënë të akullta. Fundi…dihet. Presioni ndërkombëtar fitoi. Ishte padyshim një matje pulsi për ngjarjet e ardhëshme.

Kështu ndodhi që më 2 korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë të çelnin dyert e tyre pë ata që

donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arrat-isja ishte tradhëti dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar

i territoreve të ambasadave. Ato janë shtete brenda shteteve dhe cënimi i ter-ritoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për çudi, asnjë ambasador i akredituar në Tiranë të cilit i qe “dhunu-ar” territori kombëtar nuk bëri ankesë

alBert z. zholi

25 vjet nga ngjarjet e ambasadave në Tiranë

Kur hapeshin ambasadat në Tiranë

Hyrja në ambasada, sfida më e madhe që populli i bëri sistemit monopartiak

Page 13: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 13zyrtare

pranë qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave. Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtë-sisë shqiptare. Nga mjetet qeveritare

shqiptare të asaj kohe këto u quajtën mësymje të ”bandave huligane”, por në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komu-nist binte vetiu. Ishin njerëz të thjeshtë,

nga të gjitha shtresat dhe që kurrsesi nuk kishin lidhje me huliganë. Sidoqoftë, kishte rënë një Mur i ri i Berlinit…Më pas do të shkuleshin me egërsi gjithëfarë telash me gjemba dhe klonet elektrike të vendosura midis kufirit shqiptaro grek, do të çanin detin me anije të rrëmbyera me qëllimin e vetëm; drejt një bote më të mirë dhe më të lirë…ish-minsitri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi flet për ato ditë:

Si u trajtuan në Ministrinë e Mbrojtjes ngjarjet e ambasadave?

Në fillim të korrikut 1990, grumbuj të mëdhenj qytetarësh u futën nëpër ambasadat e huaja. Policia nuk mundi t’i ndalonte me gjithë përpjekjet dhe masat e marra. Në atë situatë të vështirë u kërkua ndërhyrja e ushtrisë, e cila duhet thënë se e frenoi me sukses dhe pa gjakderdhje këtë ngjarje, duke duke u krijuar mbrojtje të rezidencave të huaja në tiranë dhe mundësi lëvizje dhe veprimi për personelin e tyre që ishin bllokuar. Them me bindje se në atë kohë, po të mos kishte ndërhyrë ushtria, ambasadat e huaja do të ishin shkatër-ruar plotësisht, pasi masa e njerëzve të verbuar nga dëshira për t’u larguar në drejtim të Perëndimit, nuk përmbahesh. Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, etj., ishin mbushur me qytetarë të egër-suar, të cilët atëherë quheshin “forca anarkiste”. Në këto kushte frika dhe paniku kishin arritur kulmin. Njerëzit, që nga anëtarët e qeverisë e deri tek qytetarët e thjeshtë e ndjenin veten të sigurtë vetem pas patrullave ushtarake që mundoheshin të ruanin rendin...

Pikërisht në këtë kohë ju emëro-heni ministër i Mbrojtjes?

Më 1 korrik 1990 (deri atëhere, kandidat i Byrosë Politike, shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendës-ministër i Mbrojtjes Popullore), mbërrita në një nga vilat e udhëheqjes në Vlorë, për të kaluar pushimet. Mirëpo, nuk qe e thnë që bëja pushime atje, të paktën jo më në cilësnë e funksionarit të lartë të partisë e të shtetit. Ishte data 2 korrik, ku thir-rem me urgjencë në Tiranë. Pak ditë më vonë u zhvillua mbledhja e Byrosë Politke që shqyrtoi ngjarjet e ambasa-dave, si dhe vendosi disa ndryshime në

qeveri. Pikërisht nga kjo mbledhje unë u emërova ministër i Mbrojtjes në vend të Prokop Murrës, si dhe zgjidhem anëtar i Byrosë Politike. Kishte kohë që flitej se Prokop Mura do të delte në pen-sion, për asrye të moshës...Më 3-4 korrik unë fillova punën në postin e ri. Ndofta u gjykua që në krye të ush-trisë duhej të ishte një njeri që e njihte më mirë ushtrinë, veprimet ushtar-ake, në rrethanat nëpër të cialt ka-lonte shoqëria shq-iptare.Mendimi juaj për hapjene ambasadave?

Duke qenë në mbledhjen e By-rosë Politike, por dhe duke qenë zv/ministër dhe më tej ministër i Mbrojtjes, kam ende një bindje të plotë, që as Ramiz Alia, as ndonjë tjetër nga Byroja nuk dinte gjë për datën 2 korrik, ose siç quhet dita e hapjes së ambasadave. Unë mendoj se kjo ditë ishte rezultat i gjithë atij liberalizimi që kishte nisur në vitet ’89, ’90. Hyrja e Popajve në ambasadën italiane dhe lënia e tyre për të ikur jashtë shtetit më 1990, ndikoi shumë. “Ikën Popajt, pra kështu duhet bëjmë dhe ne”- thuhej shpesh mes shumë nejrëzve në Tiranë. Nga byroja Politike këta njerëz, u quajtën padrejtësisht elementë ekstremistë, rrugaçë…Me sa më kujtohet, se kanë kaluar dhe 25 vjet, nuk pati analiza të thellua, nuk u diskutuan shkaqet e vërteta, kush ishte fajtori, ç’kemi bërë të mirë, ç’kemi bërë gabim... Më 2 korrik, vonë në darkë u fut ushtria në lojë, e cila bashkë me policinë ndikuan që të stabilizohej gjendja. Unë dua të theksoj se po të mos futej ushtria, për të ruajtur ambasadat, personeli i ambasadave nuk dotë ishte në gjendje jo vetëm të punonte , po rrezik do të shtypej nga njerëzit që futeshin në këto ndërtesa dhe dëshi-ronin të iknin jashtë shtetit. Bile u kërkua atëherë që ne t’i nxirrnim

jashtë, por ambasadorët nuk pranuan. Ata thanë se nuk i dorëzojmë njerëzit, prandaj që të vendoset demokracia ata duhet të largohen, sepse ju po i morët do t’i futni nëpër burgje. Kundërshtim i tyre ishte i drejtë dhe në një farë mënyre ishte edhe një ndihmë që na jepej ne forcave që i ruanim ato. Madje ne morëm përsipër edhe organizimin e largimit të tyre, vajtjen nga Tirana për në Dur-rës e bëri Ministria e Mbrojtjes me Ministrinë e Brendshme. Ministria e Mbrojtjes vuri në dispozicion forca dhe mjete, të cilat kaluan në vartësi të Min-istrisë së Brendëshme. Dhe ata pastaj vepruan sipas ligjeve të asaj ministrie.Ambasadat a dhanë ndonjë mesazh?

Hapja e ambasadave solli shumë pështjellim. Si kundërve-

prim u bë edhe mitingu i madh në sheshin “Skënderbej”. Në këtë miting ata që u futën në ambasada u konsideruan padrejtësisht “fundër-

rinat e kombit” etj. Me këto fjalë dhe në gjithë diskutimet e mbajtura u la të kuptohej se PPSH nuk pajtohej me këto veprime, i quante destruktive. Ende nuk mendohej për ndryshime politike. Dhe kjo nuk u paraqit as nga udhëheqja, as nga Ramiz Alia si një nevojë e pashmangshme. Në qoftë se do ta dinin disa udhëheqës, ta progra-monin, të merrnin masat e duhura dhe të vepronin me organet dhe me njerëz-it, me siguri që ndryshimi do të vinte gradualishte më i zbutur. Mirëpo ajo ashpërsi me të cilën u fol në miting, për mendimin tim, tregonte se ishte vendosur që gjendja duhej përballuar me masa më të ashpra. Por, nga ana tjetër nuk duhet harruar se ata njerëz që kishin “pushtuar” ambasadat e huaja kërkonin një jetë më të mirë, të dilnin nga vërfëria dhe papunësia që në atë kohë kishin arritur në kulm. Gjithsesi, unë mund të them me bindje të plotë që ushtria ka ditur të mbajë qëndrimin e duhur edhe në atë kohë, ushtarakët tanë, oficerë dhe ushtarë, nuk krijuan asnjë përplasje me qytetarët, por qëndruan në krah të ruajtjes së rregullit dhe të prandalimit të çdo ngjarje të rëndë që mund të shkaktohej në çdo çast.

Page 14: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 201514

etj. Krijimi i disa batalioneve brenda një qarku shpuri në krijimin e shtabeve të qarqeve dhe drejtimin e formacioneve brenda qarkut. Vera e vitit 1943, numri i forcave partizane në formacionet e rregullta arrinte në 10.000 luftëtarë, në 22 batalione dhe në numër të madh me çeta. 20.000 luftëtarë vepronin në çetat vullnetare e territoriale, si dhe njësite guerrile në qyteteve e krahinave të pushtuara. Përmirësimet e ndjeshme në organizimit ushtarak, ndikuan në fushën e luftës së armatosur. Taktika e luftës partizane mori përparësi në këtë kohë. Veprimet luftarake patën karakter sulm-ues dhe u bashkërendua në shkallë qarku e midis qarqeve. Grupimi i mjaft forcave partizane dhe të drejtuara nga një shtab operativ bëri të mundur plotësimin e detyrave të rëndësishme luftarake në ve-prime mësymëse, në mbrojtjen e bazave partizane, në ndalimin e operaconeve të armikut. Këto rezultateve në organiz-imin ushtarak dhe në veprimtarinë luf-tarake, bënë të mundur arritjen e qëllimit strategjik në fazën e parë dhe ngritjen e bazave për kryengritjen e përgjithshme të armatosur, që çuan në organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Tashmë krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte domosdoshmëri.Mbledhja e labinotit 1943 dhe krijimi i shtabit të Përgjithshëm

Labinoti gjatë vitit 1943, me të gjithë fshatrat përqark tij, ishte konsoliduar bazë e fuqishme e Luftës NÇ, ku kishin ndodhur ngjarjeve të shënuara. Këtu, nga 4-10 korrik 1943, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Mbledhja analizoi gjendjen politike të brendshme e të jashtme, veprimtarinë e këshillave nacionalçlirimtarë dhe gjerësisht u ndal sidomos në analizën e luftës të popullit shqiptar kundër pushtuesit. Mbledhja, pas një analize të gjendjes reale, arriti në përfundim se ishin kushtet për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në përfundim të mbledhjes, më 4 korrik 1943, u ven-dos formimi i tij, “....si një qendër or-ganizative, politike e operative e të gjitha fuqive të armatosura antifashiste”. Ky organizmim i rëndësishëm për LANÇ-in, bëri që Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe Shtabi i Përgjithshëm të shpallnin një proklamatë drejtuar popullit shqiptar më 10 korrik 1943. Kjo ditë ka shënuar dhe krijimin e Ushtrisë NÇSH dhe ka hyrë në histori si një ditë historike që duhet përkujtuar.

Kjo proklamatë, e cila ishte përm-bledhja e diskutimeve në mbledhjen e 4 Korrikut, zbërthente dhe analizonte faktorët që shpunë në krijimin e Shtabit te Përgjithshëm. Analizë e hollësishme u bëhej rrethanave e kushteve të brend-shme dhe të jashtme. Zgjerimi dhe zhvil-limi i vrullshëm i luftës së armatosur,

Histori

Lufta Antifashiste Nacionalçlir-imtare e zhvilluar në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, zgjati për një periudhë dis-

avjeçare. Koha e gjatë e luftës, kushtet që iu diktuan palëve ndërluftuese dhe objektivat që shtroheshin para popullit shqiptar, kushtëzuan zhvillimin e saj në tre fazave. Në dy fazat e para pati rezultate në organizimin, në rritjen dhe në zhvillimin e luftës dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilat realizuan dhe qëllimet strategjike. Në fazën e tretë u realizua misioni stratagjik i luftës, çlirimi i vendit nga pushtuesit.Përgatitja e kushteve për formimin e shtabit të Përgjithshëm

Në fazën e parë u përgatitën kushtet për formimin e Shtabit të Përgjith-shëm dhe organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Populli shqiptar e priti pushtuesin me armë. Nëpërmjet një qëndrese të paorganizuar të disa formacioneve të ushtrisë mbretërore, të cilat dhe në bashkëveprim me vull-netarë popullorë, shprehën urrejtjen ndaj pushtuesit. Kështu u dha sinjali se populli nuk do pranonte pushtimin e vendit. Për të mbajtur në këmbë regjimin pushtues, forcat pushtuese italiane në Shqipëri arritën shumë shpejt në 100 mijë ushtarë, u organizuara në struktura, si dhe u pajisën me armatim dhe teknikë luftarake të shumëllojshme. Por populli shqiptar nuk u dekurajua dhe masat e gjera popullore u ngritën kundër pushtuesit. Shpejt filluna orga-nizimet dhe format e para të qëndresës si: manifestime, greva, demonstrata, sabotime, veprime të veçuara të ar-matosura etj. Kështu nisi faza e parë e luftës, e cila do të mbyllej më datë 10 korrik 1943. Me krijimin e forcës politike, Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), filloi të propogandohej ideja e luftës së armatosur. Ajo në luftë kundër pushtuesve, përpunoi një strategji me vizion të qartë, që e përsosi me rritjen dhe zgjerimin e luftës. Prandaj kryerja e detyrave, organizimi i formacioneve, përcaktimi i formave dhe metodave të

luftës, drejtimi i veprimtarisë luftarake në kushte e vendit, kërkonte kapërcimi e vështirësive. Rruga më efektive për-ballë tyre, u përcaktua përdorimi i një strategjie aktive. Kjo strategji kërkonte nisjen e menjëhershme të aksioneve luftarake me formacione të vogla e të thjeshta. Kështu nisën veprimtarinë e tyre njësiteve guerrile, embrionet e para të krijimit të ushtrisë. Nga fundi i vitit 1941 dhe gjatë gjithë vitit 1942 këto embrione morën një shtrirje të gjerë në qytete dhe në zona fshatare. Paralel me njësitet guerrile, u dukën dhe u organizuan e misën të vepronin dhe çeta partizane. Këto ishin të thjeshta, të vogla, të manovrueshme dhe me një organizim në bazë fshati apo krahine. Duke u mbështetur në përvojën luftarake të popullit, çetat u vlerësuan formacionet më të arrira për fazën e parë të luftës.

Konferenca e Pezës e mbajtur më 16 shtator 1942 ndezi fuqishëm zgjerimin e luftës së armatosur. Platforma pluraliste e kësaj konference e vendosi theksin “...për një organizim të shëndoshë të gjithë shqiptarëve, të vërtetë, pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike...”. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlir-imtar, mbështetur në këtë platformë,

me thirrjen e parë i drejtohet popullit shqiptar që “... pa dallim krahine, feje, rryme politike, duhet të bashkohet me LANÇ-in. Vllazërimi i tij duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kundër armikut e shenjtëron bashkimin”. Krijimi i Frontit Naciona-lçlirimtar hodhi themelet e bashkimit politiko-ushtarak të popullit në luftën e armatosur. Rëndësi në planin ushtarak kishte ideja e Konferencës për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe rruga që do të çonte në formimin e tij. Prej lufte dhe në lufte - theksohet në rezolucionin e Konferencës - kanë për të dalë dhe Shtabi Madhor...”.

Vendimet e Konferencës së Pezës bënë që të rriten ndjeshëm njësiteve guerrile në qytete dhe çetat partizane e territoriale në fshatra. Fillimi i vitit 1943, numri i çetave partizane shkonte në 40. Pranvera dhe vera e vitit 1943 sollën krijimin e batalioneve partizane, gjë që shënonte shkallën më të lartë të organizimit ushtarak në fazën e parë. Batalioni i parë partizan në zonën e Pezës me një efektiv prej 250 luftëtarësh, u kri-jua në mars 1943. Më tej vijoji krijimi i mjaft batalioneve në qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Beratit,

vlerësohej në planin e brendshëm, si faktori kryesor që kushtëzonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Përmasat që kishte lufta, bënë të mundur që forma-cionet partizane të kryejnë operacione të rëndësishme të cilat “...dërrmuan fuqitë e armikut në të katër anët (Patos, Sele-nicë, Fushë e Çepratit, Pezë, Gjorm, Libohovë, Përmet, Leskovik etj.) dhe i shtrënguan të mbyllen nëpër qytete. Në analizën e faktorit të brendshëm, rëndësi e veçantë ju kushtua perspek-tivës së zhvillimit të luftës. Para Shtabit të Përgjithshëm, si organ ushtarak, dolën këto detyra parësore: përsosja e organizimit ushtarak të UNÇSH-së; përpunimi i taktikës së luftës dhe ud-hëheqja strategjike operative e luftës së armatosur. Plotësimi i tyre do të bënte arritjen e misionit strategjike dhe duke respektuar ligjet e rregullat e luftës.

Në lidhje me faktorin e jashtëm në proklamatë theksoheshin goditjet dër-rmuese që kishin marrë hitleriane nga aleatët; beteja e Stalingradit dhe fitoret e arritura nga forcat anglo-amerikane në Afrikën e Veriut e në Siçili. Kjo situatë jo vetëm favorizonte Lëvizjen Naciona-lçlirimtare të popujve që luftonin kundër zgjedhës nazi-fashiste, por njëherazi kërkonte fuqizimin e mëtejshëm të luftës së tyre të armatosur. Prandaj krijimi i Shtabit të Përgjithshëm merrte rëndësi të veçantë dhe në planin ndërkombëtar. Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare, si pjesë përbërëse e Luftës së Madhe Antifashiste Botërore, nuk mund të bashkërendohej si duhej me luftën e shteteve e të popujve pjesëtarë të Koalicionit Botëror Antifashist pa një shtab drejtues të posaçëm në shkallë kombëtare. Kështu që Shtabi i Përgjith-shëm do të realizonte një koordinim të mirë e të plotë të luftës së popullit tonë në kuadrin e teatrit luftarak të Mesd-heut, si dhe me luftën e popujve fqinjë të Ballkanit. Veprimatria e Shtabit të Përgjithshëm po krijonte kushte për një vlerësim real të luftës së armatosur të popullit shqiptar.

Shtabi i Përgjithshëm ishte organi më i lartë i udhëheqjes politike e ush-tarake të UNÇSH-së. Lufta e armatosur e popullit shqiptar me krijimin e tij hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme popullore. Lufta mori karakter më të organizuar, më të gjerë e më të ashpër. Udhëheqja strategjike e Forcave të Armatosura kundërfashiste u ngrit në një shkallë më të lartë e më të specializuar.

Struktura e Shtabit të Përgjithshëm

Me rastin e 72 - vjetorit të krijimit

Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe roli i tij historik

Shtabi i Përgjithshëm ishte organi më i lartë i udhëheqjes politike e ushtar-ake të UNÇSH-së. Lufta e armatosur e popullit shqiptar me krijimin e tij hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme popullore

prof. asoc. dr. Bernard zotaJ

spiro moisiu

Page 15: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 2015 15Histori

Këshilli i Përgjithshëm NÇ vendosi që ndërtimin e strukturës organizative të Shtabit të Përgjithshëm ta linte në kompetence të tij. Ndaj dhe Shtabi në mbledhjen e datës 10 korrik, pasi studioi projektin e përgatitur nga komisioni i ngritur prej tij, miratoi strukturën e tij, që ishte e tillë: shtabi operativ, komi-

siarati politik, komisariati ekonomik, sekisoni i brendshëm, seksioni i shënde-tësisë etj. Me zgjerimin e luftës gradu-alisht në strukturën e Shtabit u shtuan dhe elementë të tjerë, të nevojshëm për veprimtarinë të cilat ishin: seksioni i informacionit, grupi i specialistëve të ndërlidhjes, të xhenios, njësiti i

sigurimit të Shtabit etj. Luftën e armatosur Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së e udhëhoqi kurdoherë si një organ kolegjial. Kështu në urdhërin e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm më 17 gusht 1943 mbi strukturën organiza-tive në UNÇSH-së, ky kriter gjen shprehjen e vet, ku theksohej se Ushtria Nacionalçlir-imtare Partizane dhe Vullnetare vihet nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm.

Organet e larta, Komanda e Shtabit të Përgjithshëm, kishte kompetenca të gjëra lidhur me përpunimin e planeve strategjike e operative dhe këto një-kohësisht merrnin ven-dime të rëndësishme për problemet kryesore të luftës së armatosur e të përsosjes organiza-tive të UNÇSH-së. Në plotësimin të këtyre detyrave, komanda gjithmonë bashkëve-pronte me disa nga anëtarët e tjerë të Shtabit, që gjendeshin dhe qëndronin pranë tij. Shtabi operativ në strukturën e Shtabit, luante dhe kishte rol tepër të rëndësishëm. Ky shtab operativ gjithmonë përbëhej nga komandanti dhe komisari i Shtabit, si dhe dy specialistë ush-tarakë. Nëpërmjet vep-rimtarisë të këtij Shtabi Operativ bëhej e mun-dur drejtimi operativ-strategjik i UNÇSH-së dhe i formacioneve të saj. Ndërsa seksio-

net si komisariati ekonomik, seksio-ni i brendshëm dhe ai i shëndetë-sise drejtoheshin e kishin në krye një anëtar Shtabi. Ndërsa shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjith-shëm mbanin dhe kryenin funksione komanduese në formacionet të ndryshme të UN-ÇSH-së.

S h t a b i i Përgjithshëm, në varësi nga zhvil-limi i situatave, gjithmonë synonte të ndodhej e të gjendej në afërsi të ngjarjeve e të operacioneve të rëndësishme luf-tarake. Gajtë luftës ai manovroi krye-sisht në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe deri në Jug të vendit. Vende të përshtatshme gjithmonë janë vlerësuar krahinat malore të cillat ishin shëndrruar në baza të fuqishme të luftës partizane. Në periudhën korrik 1943-gusht 1944, vendet e qëndrimit e të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm ishin Çermenika (Labinoti, Shmili, Orenja), Kucaka, Panariti, Helmesi, Odriçani. Fund-shtatori 1944, Shtabi i Përgjithshëm u përqëndrua në qytetin e lirë të Beratit, nga ku drejtoi operacionet mësymëse për çlirimin e plotë të vendit.

Anëtarët e Shtabit të PërgjithshëmShtabi i Përgjithshëm, duke ndjekur

përvojën luftarake të popullit shqiptar në shekuj, u përbë nga 12 anëtarë, që ishin: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mus-tafa Xhani, Dali Ndreu, Bedri Spa-hiu, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova. Në mbledhjen e parë më 5 korrik, Shtabi zgjodhi komandantin dhe komisarin politik, të cilët përbënin dhe komandën e tij. Spiro Moisiu u zgjodh komandant i Shtabit. Në këtë detyrë, ai erdhi si një ushtarak me një karrierë të gjatë, ku spikatën aftësia dhe profesionalizmi ushtarak. I edukuar me ndjenjat e atdhedashurisë, i shquar në veprim-tarinë patriotike e me përvojë të gjatë në karrierën ushtarake, Spiro Moisiu

përfaqësoi kandidaturën më të gjetur në detyrën e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm. Në krye të këtij Shtabi, major Moisiu shfaqi aftësitë e tij në fushën e artit ushtarak e të drejtimit operativo-strategjik në kushtet e një lufte popullore, duke merituar me të drejtë respektin e UNÇSH-së.

Në funksionin e komisarit politik të Shtabit të Përgjithshëm zgjidhet Enver Hoxha, i cili ishte dhe sekretari i parë i PKSH. Veprimtarinë e kishte filluar në kuadrin e grupeve komu-niste, ndërsa dalja në udhëheqje të Partisë Komuniste e nxori atë në krye të luftës së armatosur.

Anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, më së shumti, ishin pri-jësa dhe ushtarakë popullorë, ku secili me veçoritë dhe tiparet e ndryshme, dallohej për veprimtari të pasur patri-otike. Kështu Myslym Peza, Haxhi Lleshi e Mustafa Xhani, me prirje e aftësi si prijësa ushtarakë popullorë, me autoritet, veçanërisht në krahinat e tyre, ndikuan shumë në shndërrimin e krahinave të Pezës, Dibrës e Mar-taneshit në baza të fuqishme të luftës partizane. Myslym Peza, me tu kthyer nga emigracioni politik si kundërshtar i regjimit të Zogut, si antifashist i parë, renditet ndër iniciatorët e luftës së armatosur kundër pushtuesve dhe së bashku me çetën e tij jep sinjalin e qendresës popullore në Europë. Haxhi Lleshi, i brumosur që në fëmijëri me virtutet e atdhedashurisë, ndershmërise

e trimërisë, vinte nga një familje patri-otike e me zë e Dibrës së Madhe. Me pushtimin fashist të vendit, ishte ndër të parët që radhitet me LNÇ. Në krye të formacioneve partizane të qarkut të Dibrës, komandant i çetës dhe batal-ionit partizan, u shqua si organizator dhe prijës i talentuar. Mustafa Xhani, përfaqësonte figurën patriotike me popullaritet të gjerë në krahinën e Martaneshit. Trashëgoi që në moshë të re ndjenjën e atdhedashurisë dhe ishte me pikpamje antizogiste. Njeri fisnik, me shpirt të çiltër e demokrat, pas pushtimit të vendit merr pjesë aktive në lëvizjen çlirimtare. Abaz Kupi, vinte nga një familje me zë dhe të shquar për veprimtari patriotike në rrethin e Matit dhe të Krujës. Ishte organizator i qëndresës në portin e Durrësit kundër agresionit italian të 7 Prillit 1939. Bëhet përkrahës i luftës së armatosur kundër pushtuesve, pranon platformën e Konferencës së Pezës, zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjith-shëm Nacionalçlirimtar dhe më pas anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ra-madan Çitaku, me origjinë nga krahina e Mitrovicës dhe nga familje me tra-dita patriotike. Ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen antizogiste e komuniste të viteve 1930-1940 dhe një nga drej-tuesit e PKSH me formimin e saj. Për merita në organizimin dhe drejtimin e kryengritjes së armatosur zgjidhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa në Konferencën e Labinotit, shtator 1943, zgjidhet anëtar i kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Sejfulla Malëshova, ose Lame Kodra, qysh në vitet 1920, kur ishte student në Romë, zinte një vend të veçantë në letrat shqipe. Ky poet është cilësuar dhe vjershëtor i Luftës Nacio-nalçlirimtare. Me vargun “plot barut”, ndizte zemrat e popullit në luftën për liri dhe frymëzonte djalërinë shqiptare për t’u rreshtuar në formacionet e UNÇSH-së.

Ymer Dishnica, nxënës i shkëlqyer në Liceun e Korçës, student në Francë. Në fillm të vitit 1941, kthehet në at-dhe me diplomën e mjekut dhe lidhet menjëherë me Lëvizjen Nacionalçlir-imtare, duke u bërë shpejt një ndër drejtuesit kryesor të saj në Qarkun e Korçës.

Dali Ndreu vinte nga një familje e shquar atdhetare e Dibrës. Në vitin 1931 ai përfundoi shkollën ushtarake të plotësimit në Tiranë, në degën e artilerisë dhe titullohet me gradën e nën-togerit. Pas pushtimit fashist të vendit kthehet nga emigrimi politik si kundër-shtar i Zogut dhe zë vend në barrikadën e luftëtarëve të vendosur antifashistë. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, dal-lohet për një veprimtari intensive dhe si drejtues i shquar i njësive të mëdha partizane si komandant i parë i Div. I Sulmues apo i Korparmatës së Parë.

Bedri Spahiu, kishte lindur në Gjirokastër në një familje të varfër qytetare. Kishte përfunduar shkollën ushtarake në Tiranë në degën e artilerisë dhe ishte titulluar oficer. Në vitet 30-40 merr pjesë aktive në lëvizjen komuniste e antizogiste. Pas pushtimit fashist të vendit, radhitet që në fillim ndër ud-hëheqësit e shquar të LANÇ-it, duke luajtur një rol të veçantë në gjallërimin e lëvizjes në Shqipërinë e Jugut, si komisar politik i Zonës së Parë Opera-tive Vlorë-Gjirokastër.

Mustafa Gjinishi, ishte me origjinë nga një familje me tradita patriotike nga Peqini. Ai kishte përqafuar që në rininë e hershme idetë komuniste. Në vitet 1940-1941 ishte ndër kryesorët që organizuan me ndihmën e anglezëve një kryengritje kundër pushtuesve italianë, por që dështoi. Ka dhënë një ndihmësë për tërheqjen e nacionalistëve dhe të intelektualëve në LANÇ.

myslim peza

haxhi lleshi

musfata Xhani

abaz Kupi

Page 16: Specialistët amerikanë trajnojnë instruktorët e armatimit ... · ushtria E prEmtE, 3 korrik 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 26 (82627) Botim Qendror i Ministrisë

ushtriaE prEmtE, 3 korrik 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

aaaa