Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 3 gusht 2012 · 2012-08-03 · ushtria 2 E...

16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 3 gusht 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 31 (8132) USHTRIA Zëvendësministri i Mbrojtjes Arian Starova, pritet nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku Implementohet plani i bashkëveprimit të MM dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës Qëllimi i takimit të grupeve punuese të dy delegacioneve ishte implementimit i planit të veprimit të hartuar kohë më parë, nga ministrat Çeku dhe Imami, për caktimin e fushave të bashkëpunimit në mes të dy ministrive JETËT NJERËZORE NË 180 DITËT E NJË MISIONI Të korrat e hidhura të Marsit ANALIZA GJEOPOLITIKA STUDIMI KDS Gjeopolitika e Kufijve Europiane: Ballkani Perëndimor Heartland dhe teoria e sundimit kontinental si mendimi proto-gjeopolitik Sfidat e sigurisë nuk përballohen pa arsimim efikas faqe 11 faqe 10 faqet 14 faqe 15 Herat 2012, atje ku një nënkolonel dhe 222 paqeruajtës shkruajnë histori shqiptare faqe 8-9 faqe 3 SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi uron presidentin e Republikës, Bujar Nishani BATALIONI I FORCAVE SPECIALE INTERVISTA Përfundoi stërvitja e përbashkët “ Black Eagle 2012 “ “I impresionuar me eksperiencën dhe aftësitë e OMLT-2” Flet major Richard Karcher, zv/komandant i OMLT-A “Striking Eagles-2” Brigada Logjistike arrin objektivat për asgjesimin masiv të municioneve KOMANDANTIT TË PËRGJITHSHËM TË FARSH DEMILITARIZIMI faqe 3 faqe 6 faqe 5 faqe 7 Kanë përmbushur me sukses një mision të vështirë në një vit historik për Shqipërinë. Sapo kanë mbërritur nga një udhëtim prej më shumë se 5000 kilometrash nga cepi jugor i Afganistanit. Këta djem kanë krijuar një libër të tërë me misionet e tyre paqerujtëse në Af- ganistan. Nënkolonel Arben Kingji e ka për herë të katërt që shkon me mision paqeruajtës. Ai përfaqëson atë lloj personazhi që s’ngopesh së bëri me qindra pyetje. Për më tepër kur njohja me të vjen nga viti 1994... faqe 8-9 faqe 3 ”I nderuar zoti President, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që në emrin e të gjithë burrave dhe grave në uni- formë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e inaugurimit Tuaj në postin e lartë... Një vit kërkesash dhe ballafaqimesh akademike në Kursin e Lartë të Oficerit 2012, vit i konsolidimit të reformave në Ministrinë e Mbrojtjes Në një intervistë të posaçme për gazetën “Ushtria” drejtoresha e kabinetit të MM znj. Donika Çapi, shpjegon ecurinë e reformave: Implementimin e planit të përhapjes, shtrimin e tabelave të reja të organizimit Intervistë me drejtoren e Kabinet të Ministrit të Mbrojtjes, Donika Çapi Gazeta “Ushtria” prej numrit të sotëm do të botojë sprovën magjistrale të profesorit të sociologjisë universitetin e Harvardit, Pitirim Sorokim...

Transcript of Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 3 gusht 2012 · 2012-08-03 · ushtria 2 E...

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 3 gusht 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 31 (8132)

ushtria

Zëvendësministri i Mbrojtjes Arian Starova, pritet nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku

Implementohet plani i bashkëveprimittë MM dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

Qëllimi i takimit të grupeve punuese të dy delegacioneve ishte implementimit i planit të veprimit të hartuar kohë më parë, nga ministrat Çeku dhe Imami, për caktimin e fushave të bashkëpunimit në mes të dy ministrive

JEtët NJErëzorE Në 180 ditët E NJë misioNi

të korrat e hidhura të Marsit

analiza

gjeopolitika

studimi

kdsGjeopolitika e Kufijve Europiane:

Ballkani Perëndimor

Heartland dhe teoria e sundimit kontinental si mendimi proto-gjeopolitik

Sfidat e sigurisë nuk përballohen pa arsimim efikas

faqe 11

faqe 10

faqet 14

faqe 15

Herat 2012, atje ku një nënkolonel dhe 222 paqeruajtës shkruajnë histori shqiptare

faqe 8-9

faqe 3

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi uron presidentin e Republikës, Bujar Nishani

Batalioni i Forcave speciale

intervista

Përfundoi stërvitja e përbashkët “ Black Eagle 2012 “

“I impresionuar me eksperiencën dhe aftësitë e OMLT-2”

Flet major Richard Karcher, zv/komandant i OMLT-A “Striking Eagles-2”

Brigada Logjistike arrin objektivat për asgjesimin masiv të municioneve

KoMandantit të përgjithshëM të Farsh

deMilitariziMi

faqe 3

faqe 6

faqe 5

faqe 7

Kanë përmbushur me sukses një mision të vështirë në një vit historik për Shqipërinë. Sapo kanë mbërritur nga një udhëtim prej më shumë se 5000 kilometrash nga cepi jugor i Afganistanit. Këta djem kanë krijuar një libër të tërë me misionet e tyre paqerujtëse në Af-ganistan. Nënkolonel Arben Kingji e ka për herë të katërt që shkon me mision paqeruajtës. Ai përfaqëson atë lloj personazhi që s’ngopesh së bëri me qindra pyetje. Për më tepër kur njohja me të vjen nga viti 1994...

faqe 8-9

faqe 3

”I nderuar zoti President, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që në emrin e të gjithë burrave dhe grave në uni-formë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e inaugurimit Tuaj në postin e lartë...

Një vit kërkesash dhe ballafaqimeshakademike në Kursin e Lartë të Oficerit

2012, vit i konsolidimit të reformave në

Ministrinë e MbrojtjesNë një intervistë të posaçme për gazetën “Ushtria” drejtoresha e kabinetit të MM znj. Donika Çapi, shpjegon ecurinë e reformave: Implementimin e

planit të përhapjes, shtrimin e tabelave të reja të organizimit

Intervistë me drejtoren e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Donika Çapi

Gazeta “Ushtria” prej numrit të sotëm do të botojë sprovën magjistrale të profesorit të sociologjisë në universitetin e Harvardit, Pitirim Sorokim...

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 20122

dhe kanë thyer tabutë dhe paragjykimet brenda organizatës. Për këto aspekte të jetës së përditshme, në dukje dytësore, janë dedikuar orë të tëra pune, struktura të reja, dhe profesionalizëm në rritje.

Viti ku gjendemi aktualisht, është viti i konsolidimit të të gjitha këtyre refor-mave që do të bëhet e mundur përmes të paktën tre mjeteve: Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Planifikimit afat-gjatë sipas balancimit të burimeve dhe mjeteve, dhe gjithëpërfshirja e mjeteve dhe formave të komunikimit.

Muaji korrik ka qenë afati i fundit i implementimit të Planit të Përhapjes dhe shtrimin e tabelave të reja të organizimit. A jemi konsoliduar në këtë fushë?

Tabelat e reja të Organizimit dhe Pajisjeve, në përputhje me Planin e Përhapjes së FASH, tashmë janë gati. Për të arritur deri në përfundimin e këtij procesi është dashur rreth një vit punë. Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria e Menaxhimit të Personelit, kanë arritur të realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme orientimin e Ministrit të Mbrojtjes për një FASH efektive dhe profesionale. Një ndihmesë të madhe këtu ka dhënë edhe CUBIC, të cilët kanë ndihmuar për t’i parë këto tabela më një sy gjithëpërfshirës duke përdorur edhe database-in e ri të të dhënave për person-elin. Ky sistem i të dhënave është në fakt një ndihmesë e madhe për të evidentuar ndonjë “gabim” në shtrirjen e tabelave, apo ndonjë mospërputhje të kualifikimit me vendin përkatës të punës.

Qëllimi themelor i Tabelave të reja, ka qenë konsolidimi i një balance të duhur mes strukturave vendimmarrëse dhe atyre mbështetëse, duke filluar nga Shtabi i Përgjithshëm deri në nivel njësie, si edhe në balancën e duhur mes tre forcave dhe atyre të mbështetjes, apo të strukturave të vartësisë qoftë të shtabit të përgjithshëm qoftë të ministrit të Mbrojtjes.

2012, vit i konsolidimit të reformave në Ministrinë e Mbrojtjes

zyrtare

intervistoi lavdrim lita

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në një intervistë të posaçme për gazetën “Ushtria” drej-toresha e kabinetit të MM znj. Donika Çapi, shpjegon

ecurinë e reformave: Implementimin e planit të përhapjes, shtrimin e tabelave të reja të organizimit dhe jep një mesazh të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Znj. Çapi, këto tre vite në FARSH kanë qenë vite reformash intensive e të gjithanshme. Sa efektive kanë qenë këto reforma strukturore dhe a kemi mbërritur në fazën e konsolidimit të tyre?

Ministritë e Mbrojtjes, veçanërisht ato të vendeve anëtare të NATO-s, janë në thelb organizata dinamike, apo ndryshe “të zhdërvjellëta”, pasi janë struktura, të cilat duhet t’i shpëtojnë rëndesës burokratike dhe të veprojnë me shpejtësinë e nevojshme, në varësi të kushteve, shpesh jo lehtësisht të parashikueshme. Ministritë e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, funksionojnë në varësi të dislokimeve jashtë vendit, për-ballimit të emergjencave, përballimit të sulmeve terroriste, ndërhyrjeve në hapë-sirat territoriale etj. Misionet më të fundit ndërkombëtare si ato në Irak, Afganistan, Libi, ato të anti-piraterisë në Somali etj, u kanë mësuar vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, se zhdërvjelltësia, efikasiteti dhe shpejtësia në vendimmar-rje, duke respektuar kontrollin civil mbi atë ushtarak, duhet të jenë në themel të politikave të mbrojtjes.

Reformat Imami në Ministrinë e Mbrojtjes kanë qenë vërtetë të gjithan-shme dhe intensive. Ato kanë filluar qysh herët në mandatin e tij, me një fokus fill-estar tek demontimi dhe asgjësimi i mu-nicioneve të tepërta dhe tek edukimi dhe arsimimi. Shtatori i vitit 2008, koha kur ministri Imami erdhi në detyrë, e gjente Ministrinë e Mbrojtjes me fare pak muaj anëtarësim në NATO, dhe ishte lehtësisht e kuptueshme se sfida të konsiderueshme priteshin. E megjithatë z. Imami i la vetes dhe stafit të tij kohën e mjaftueshme për të kapur racionalisht thelbin e çështjeve që duheshin zgjidhur. Të merrje kohë në dispozicion ishte e domosdoshme për të ofruar zgjidhje sistematike, dhe jo arnime të pjesshme. Takime, mbledhje të stërzgjatura, “brainstorming” rreth simbolikave të anëtarësimit, prezantime power-point për të ashtuquajturat Force Goals (për të cilat ushtarakët mund të renditen të parët në mjeshtërinë e për-dorimit të këtij “tool”-i), etj etj, vazhd-uan për rreth 6 muajt e parë, në mënyrë sistematike dhe të palodhur. Të gjitha sa mësoheshin nëpër takime e mbledhje, konfrontoheshin në Ministeriale, takime dypalëshe e shumëpalëshe me vendet e tjera, të vjetra e të reja, anëtare të aleancës. Kjo periudhë gnoseologjike, pa paragjykime dhe pa limite, rreth problematikave të pafundme të FARSH, ballafaquar me kërkesat e Aleancës ndaj secilit vend anëtar, bëri që prioritetet të ravijëzoheshin bindshëm dhe ashtu siç duhej: ato u propozuan sistematike dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë gjithë këtyre kohëve u krijua bindja e bazuar se efektiviteti duhet të përbënte fjalën kyç të të gjitha refor-

mave. Po të shohësh tashmë pas, nga këtu ku jemi, shumica e prioriteteve të shtruara herët në 2009, janë realizuar. Sigurisht jo pa mundim! Kemi tashmë një strukturë burokratike të konsoliduar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, një strukturë efektive dhe të qëndrueshme të FASH, një plan përhapjeje të studiuar deri në detaje dhe të bazuar jo më vetëm tek konvencio-naliteti, por edhe tek parimi i mbrojtjes kolektive, kemi një Tabelë Organizimi dhe Pajisjesh që i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme strukturës dhe planit të përhapjes, si edhe parimit të profesionalizmit dhe maturimit të elementit njerëzor në FASH. Plani i Demontimit është realizuar me sukses duke arritur drejt përfundimit të tij, është realizuar një plan modernizimi i konsoliduar i Forcës Ajrore dhe asaj De-tare, janë bërë hapa të mëdhenj përpara në dixhitalizimin e burimeve njerëzore, buxheti edhe pse në kushte jo fort të favorshme në nivelet makro-ekonomike, është realizuar në përqindjet më të larta të arritura ndonjëherë. Janë përballuar me suksesin dhe madje heroizmin më të madh emergjencat civile etj. Nuk do të doja të ndalesha këtu tek profesionalizmi dhe vetëmohimi i ushtarakëve tanë në misionet jashtë vendit, sepse tashmë vlerësimet ndaj tyre janë një realitet i provuar në rang ndërkombëtar, por do të doja të ndalesha në ato reforma që janë më pak të dukshme: • MarrëdhënietmePublikun• MbrojtjaeMjedisit• PërkrahjaPsiko-Sociale• BaraziaeShanseveKëto janë aspekte të Reformave

Imami, që meritojnë jo vetëm vëmend-jen e duhur, por mbi të gjitha vlerësim dhe mbështetje nga të gjitha njësitë dhe individët brenda FASH, pasi janë pikërisht këto aspekte që kanë kapërcyer limitet e një organizate deri më tani pak komunikuese dhe të mbyllur në vetvete,

Ajo që është për tu theksuar, është vëmendja e cilësuar Ministrit të Mbrojtjes për zbatimin korrekt të mbushjes me personel të këtyre Tabelave dhe për respektimin në mënyrë strikte të kuali-fikimeve dhe pozicioneve të gjithsecilit brenda FASH. Synimin e tij për imple-mentimin e TOP ministri i Mbrojtjes e ka bërë tashmë të ditur përmes mesazhit të tij drejtuar të gjithë FASH. Për këtë arsye, komandave dhe njësive iu është lenë gjithë hapësira e nevojshme kohore për implementimin, dhe pritet që procesi të mbarojë, në një shkallë të parë, më 1 tetor të këtij viti.

Është e rëndësishme të kuptohet se interesi primar është dhe mbetet zhvillimi i kapaciteteve njerëzore dhe kapitale brenda FASH, në përputhje gjithmonë me kërkesat kombëtare dhe njëkohësisht me ato ndërkombëtare. TOP janë në funksion të këtyre kërkesave, dhe siç përmenda dhe më lart, Forcat e Armatosura duhet të jenë një organizatë dinamike dhe s’mund të qëndrojnë jashtë kërkesave të kohës, shtuar kësaj edhe parametrat makro-ekonomikë kombëtarë e ndërkombëtarë. Prandaj TOP duhet të jenë gjithashtu fleksibël dhe të lëviz-shme, jo në vetvete dhe nga vetvetja, por gjithmonë në funksion të kërkesave të zhvillimit të Forcës.

Znj. Çapi, Shqipëria e ka mirëpritur shpalljen e konceptit të ri strategjik të NATO-s. Sa është reflek-tuar ky koncept edhe në dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, në të cilën ju drejtoni grupin e punës në MM? Në çfarë faze jemi aktualisht?

Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes bazohet në parimet e Politikave të Plani-fikimit të NATO-s dhe si i tillë është një mekanizëm planifikimi kombëtar në radhë të parë, por edhe kolektiv, pasi kapacitetet kombëtare tashmë shihen në funksion edhe të Aleancës. Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s bazohet tek ndërveprueshmëria, rreziqet asimetrike, lufta kundër terrorizmit, kundërveprimi i shpejtë, emergjencat civile etj. Rishikimi Strategjik që po kryejmë, do të na ndih-mojë të shohim sesa dhe me çfarë cilësie jemi të aftë ne si FASH t’i përballojmë të gjitha këto, si edhe të japë rekomandimet sesi mund të planifikojmë më mirë në kohë për të mbushur boshllëqet nëse do të vërehen të tilla. Aktualisht jemi në një faze interesante, që u përmbyll më datë 20 korrik 2012, dhe që është ballafaqimi i TOP që rezultojnë prej 13 skenarëve të RSM dhe atyre të rejave që kemi tashmë në proces implementimi, dhe kostimi i tyre në varësi të disa treguesve të fik-suar makro-ekonomikë si rritja në nivel nacional e GDP në afat-gjatë, përqindjet e buxhetit të mbrojtjes ndaj GDP etj. Interesante është që deri më tani nuk janë vërejtur ndryshime thelbësore, edhe pse nga pikëpamja sasiore mund të ketë të tilla ndryshime. Do të shohim deri në fund të procesit.

Znj. Çapi rritja e kapaciteteve dhe rritja e ndërveprueshmërisë së FA në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut është një proces në vazhdim. A kemi sinjale pozitive dhe inkura-juese në përgjigje të këtyre proceseve integruese?

Jo më shumë se një muaj më parë, u zhvillua Konferenca e 5-të vjetore

Intervistë me drejtoren e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Donika Çapi

Integrimit të Shqipërisë në NATO, që kryesohet nga ACT (Allied Command of Transformation). Në krahasim me konferencën paraardhëse, e cila kishte evidentuar një sërë problematikash sa i takon arsimimit dhe menaxhimit të per-sonelit, të cilat u trajtuan me seriozitetin e duhur nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes, duke ofruar edhe zgjidhjet përkatëse, konferenca e 5, nuk bëri gjë tjetër veçse mbështeti tërësisht dhe me tone mjaft premtuese të gjitha përpjekjet që janë bërë gjatë këtij viti për adresimin e çështjeve kyçe që lidhen me integrimin e plotë në NATO. Drejtuesi i Konferencës gjeneralmajor Jon B. Lil-land, madje vuri në dukje se lidhur me planifikimin e mbrojtjes në mbështetje të Aleancës, proces që po e ndihmon edhe RSM, Shqipëria duke mjaft për-para se edhe vende të tjera të NATO, si për shembull Norvegjia. Ata vlerësuan maksimalisht përgatitjen e Strategjisë së Integruar të Menaxhimit të Personelit, krijimin e database-it, projektet e mod-ernizimit, modelin e QNOD etj.

Padyshim që sfidat përpara nesh janë ende të qenësishme, por rëndësi ka të kuptohet se Integrimi është një proces shumëvjeçar dhe kërkon kohën e duhur për tu realizuar plotësisht. E rëndë-sishme është gjithashtu që këtë e kemi të qartë tashme edhe ne vetë si Ministri e Mbrojtjes dhe Shtab i Përgjithshëm.

Ky ndërgjegjësim besoj do të ndi-hmojë në dialogun e ardhshëm me Aleancën, në fillim të nëntorit të këtij viti, takim që do të përcaktojë peshën që Shqipëria do të mbajë përkundrejt pak-etës së kapaciteteve të NATO-s, miratuar së fundmi në samitin e Chicago-s, e ku FASH do të paraqitet më e pjekur dhe më solide në kërkesat e saj dhe në përgjegjësitë që do të marrë.

Një pyetje të fundit, ose me saktë do t’ju kërkoja një mesazh në emër të Ministrit të Mbrojtjes në lidhje me sfidat e ardhshme të Mbrojtjes?

Sfida më e madhe e ardhshme është rritja e besueshmërisë së çdo individi, ushtar nënoficer apo oficer, në imple-mentimin e strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore, një dokwument deri më tash politik, por që synon të jetë thelbi i menaxhimit të përditshëm të burimeve njerëzore.

Kjo është një sfidë që nuk lidhet drejtpërsëdrejti me mendimin sistema-tik dhe me efektivitetin e reformave të ndërmarra. Përkundrazi ajo lidhet me ndjeshmëritë, emotivitetin dhe përkushtimin njerëzor ndaj organiza-tës ku bën pjesë, dhe si e tillë kërkon po aq ndjeshmëri në trajtim. Jemi në momentin më të bukur, por edhe më të vështirë të të gjithë rrugëtimit të deritanishëm: Përçimit të Krenarisë për përkatësinë e gjithësecilit në këtë organizatë - FASH.

Ky është një moment i secilit për se-cilin dhe për të tërën. Ministri i Mbrojtjes mbetet më shumë se kurrë i vendosur për ta mundësuar këtë. Theksi i orientimit të tij politik është transparenca, objektiviteti dhe barazia në konkurrim, me qëllim që gjithësecili të ndjehet në vendin e vet, dhe krenar që i shërben paqes e stabilitetit, brenda e jashtë vendit.

Vetëm se ndërtimi i krenarisë është dhe mbetet një punë e përbashkët.

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 3

Implementohet plani i bashkëveprimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

zyrtare

Zëvendësministri i Mbrojtjes Ar-ian Starova zhvilloi ditëne martë një vizitë pune, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës

(FSK) ku u prit nga ministri Agim Çeku dhe zëvendësministri Bejtush Gashi. Zëvendësministri Starova shoqërohej në këtë vizitë pune nga Adriatik Mema, drej-tor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes dhe major Ermir Begaj, specialist në Drej-torinë për Marrëdhënie me Jashtë.

Ministri Çeku, me këtë rast, e ka falënderuar zv. ministrin Starova për ndihmën që Shqipëria po i jap Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe e ka njoftuar me trajnimet, shkollimin dhe bashkëpunimin e FSK-së, në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu zëvendësministri Arian Starova në emër të Ministrisë dhe popullit të Shqipërisë e ka falënderuar ministrin Çeku për ndihmën që FSK-ja i ka dhënë Shqipërisë, gjatë vërshimeve në Shkodër, etj.

Ndërkohë ka vazhduar takimi i të dy grupeve punuese të udhëhequr nga zv. min-istri Bejtush Gashi, Haxhi Shala drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane dhe kolo-nel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri të FSK-së, dhe delegacioni i Mbrojtjes së Shqipërisë krye-sohej nga zv. ministri Starova, Adriatik Mema, drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes dhe major Ermir Begaj, special-ist në Drejtorinë për Marrëdhënie me Jashtë. Delegacioni nga Shqipëria, ka vizituar edhe Komandën e Forcave Tokësore (KFT) ku u prit nga zëvendëskomandanti i saj, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli i cili përmes një brifingu e njoftoi zv. ministrin Starova me të arriturat dhe objektivat e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, etj. Zëvendës ministri Arian Starova pas takimeve është shprehur i impresionuar me të arriturat që ka bërë FSK-ja, për këtë periudhë të shkurtër kohore si dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do ta ndihmojë FSK-në. Qëllimi i takimit të grupeve punuese të dy delegacioneve ishte implementimit i planit të veprimit të hartuar kohë më parë, nga ministrat Çeku dhe Imami, për caktimin e fushave të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

Ministri Imami gjatë vizitës së tij në maj në Prishtinë pati premtuar ndihmë për FSK, i cili me këtë rast, deklaroi: “Mund të llogaritni që Republikën e Shqipërisë, Ministrinë e Mbrojtjes, në drejtim të avancimit të reformave të cilat ju po bëni e keni partner në të gjitha ini-ciativat, si në planin bilateral në këmbim të përvojave, ashtu edhe në planin e plotë

punon me një ekip të posaçëm menaxhimi programin bilateral të bashkëpunimit me FSK, në mënyrë që të mund t’i ndjekin të gjitha çështjet, si ato të lidhura me NATO, po ashtu edhe ato të lidhura me bashkëpunimin rajonal, ku sipas tij, Shqipëria ka insistuar dhe ka dhënë gjithë kontributin e saj, që të ketë përmirësim dhe reflektim në këtë drejtim, që FSK të jenë aktorë me të drejta të pjesshme në fillim dhe mandej të plota.

të pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, si dhe në rrugën të cilën ju po bëni për integrimin në strukturat euroatlantike. Të gjitha këto në funksion të paqes dhe të stabilitetit në rajon, një paqe të qën-drueshme dhe ta bëjmë rajonin pjesë e cila do t’i kontribuojë paqes, jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global, në atë që është parim i NATO dhe parim i partneritetit”. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po

ZëvenDësMInIstrI I Mbrojtjes ArIAn stArovA, prItet ngA MInIstrI I Forcës së sIgurIsë së Kosovës, AgIM ceKu

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura të RSH Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, uron

Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Bujar NISHANI, me rastin e marrjes së detyrës. Në urimin e tij Gjeneralmajor Gjunkshi shprehet: ”I nderuar zoti Presi-dent, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që në emrin e të gjithë burrave dhe grave në uniformë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e inau-gurimit Tuaj në postin e lartë të Presidentit të Repub-likës së Shqipërisë.Zgjedhja Juaj në këtë detyrë kaq të rëndësishme është shprehje e besimit dhe vlerësimit që kanë të gjithë faktorët politikë si brenda ashtu dhe jashtë vendit, besim ky që mbështetet në karrierën Tuaj të shkëlqyer dedikuar shërbimit ndaj interesave të larta të Atdheut. Më lejoni zoti President t’ju siguroj se nën drejtimin Tuaj si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ashtu si deri më sot ushtarakët shqiptarë do të vazhdojnë të shërbejnë me devotshmëri dhe përkushtim, në përputhje më Kushtetutën e vendit, në mbrojtje të lirisë dhe të sovranitetit kombëtar, të shtetasve shqiptarë por edhe për garantimin e paqes dhe të sigurisë si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Duke Ju uruar edhe njëherë për detyrën e lartë të kreut të shtetit ju siguroj se jemi të gatshëm dhe presim me shumë kënaqësi të bashkëpunojmë me Ju për të çuar edhe më tej arritjet në Forcat tona të Armatosura në shërbim të Atdheut dhe si anëtarë të denjë të NATO-s”.

Qëllimi i takimit të grupeve punuese të dy delegacioneve ishte implementimit i planit të veprimit të hartuar kohë më parë, nga ministrat Çeku dhe Imami, për caktimin e

fushave të bashkëpunimit në mes të dy ministrive

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi uron presidentin e

Republikës, Bujar Nishani

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 20124 omlt

Operational Mentor Liai-son Team ose shkurtimisht OMLT janë ekipe opera-cionale të trajnimit dhe

të këshillimit të Ushtrisë Kombëtare Afgane (ANA).Misioni i këtyre ekipeve është trajnimi, këshillimi, mbikqyrja dhe mbështetja në planizimin operacio-nal, në mënyrë që të arrihet operaciona-liteti, kompetenca dhe profesionalizmi i reparteve të ANAs. Që nga muaji korrik i vitit 2011, pjesë e 167 ekipeve OMLT që kryejnë misionin e tyre në Afganistan janë bërë edhe Forcat tona të Armatosura me një ekip të përbashkët me ushtrinë amerikane. Ekipi OMLT i kombinuar ALB-US “Striking Eagles” i përbërë nga një personel prej 32 ush-tarakësh të gradave dhe funksioneve të ndryshme, nga të cilët 20 janë ushtarak të FA të RSH dhe 12 ushtarak të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në SHBA. Misioni i OMLT-s së përbashkët ALB-US është trajnimi, këshillimi dhe mbështetja operacionale e batalionit 4 Brigadës 2 Divizionit 111 të ANA-s me vend dislokim të përhershëm në Pol-e-Charki, Kabul, Afganistan. Ekipi i parë i OMLT-s ALB-US “Striking Eagles” ka kryer me sukses misionin për periudhën Korrik 2011-Mars 2012 dhe aktualisht është duke kryer misionin e dyte ekipi i OMLT-2, me Komandant Nënkolonel Enver LAKO dhe Zv/ko-mandant Major Richard KARCHER.

Nga ekipi i OMLT-1 është bërë një punë shumë e mire dhe profesionale në trajnimin e shtabit dhe kompanive të batalionit, si dhe në krijimin e një klime të ngrohtë bashkëpunimi me homologët afganë. Në të njëjtën praktikë pune vazhdon misionin ekipi i OMLT-2, që duhet theksuar se nga aplikimi i mësim-eve të nxjerra nga ekipi i parë,e ka patur më të lehtë përshtatjen me misionin dhe realizimin e detyrave.

Aplikimi i mësimeve të nxjerra nga ekipi OMLT-1 ka qenë thelbësor në përzgjedhjen, ndërtimin, përgatitjen dhe aftësimin operacional të ekipit OMLT-2. Një merite të vecantë në këtë drejtim kanë të dy komandantët e ekipeve të OMLT-1 Nënkolonel Arjan HILA dhe të OMLT-2 Nënkolonel En-ver LAKO, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtësisht gjatë kohës së përgatitjes së OMLT-2, në mënyrë që të gjitha problemet apo mangësitë e konstatuara në misionin e parë të mos përsëriteshin në të dytin. Shkëmbimi i informacio-neve të ndërsjellta dhe i mbajtjes së kontaktit të vazhdueshëm duke marrë gjithë problematikën në kohë reale nga zona e operacionit, ka bërë të mundur që përgatitja e OMLT-2 për mision të fokusohet rreth këtyre problematikave. Pregatitja e personelit të OMLT-2 ishte një nga pikat kryesore në të cilën u fokusua komanda e misionit nën mbështetjen direkt të Shefit të Shtabit

OMLT, profesionalizëm përballë rrezikshmërisë

të Përgjithshëm të FA-së Gjeneral Major Xhemal GJUNKSHI si dhe një bashkëpunimi e kordinimi me zyrën e amerikane të ODC, Kolonelin Bosch në Ministrinë e Mbrojtjes. Nisur nga niveli i lartë i vështirësisë dhe rrezik-shmërisë, misioni i OMLT-së kërkon një përgatitje të lartë, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për detyrën. Për këtë qëllim përgatitja e Kontigjentit të OMLT-2 kaloi në disa faza paradislokimit në Zonën e Opera-cionit ku ndodhet aktualisht.

FAZA E PARË, dy javore në Akademinë e Mbrojtjes dhe Shkollën e Trupës pranë Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes, gjatë së cilës, nën drejtimin e një stafi të kualifikuar pedagogësh të AM, u trajtuan njohuri të përgjithshme për operacionet kundër rrebelëve, situatën e përgjithshme në Afganistan, kulturën afgane, rregullat e angazhimit dhe ligjin e konfliktit të armatosur. Gjithashtu që në fazën përzgjedhëse ju kushtua rëndësi nivelit të gjuhës angleze, si një nga pikat më të rëndësishme në realizimin e mis-ionit. Personeli ju nënshtrua testimeve të njëpasnjëshme për përcaktimin e nivelit të gjuhës. I gjithë personeli i kon-tigjentit OMLT-2 ka një nivel të lartë të gjuhës angleze, megjithatë në fazën përgatitore u zhvillua kursi intesiv në të cilin kryesisht u punua në drejtim të prefeksionimit të gjuhës operacionale. Për këtë një meritë të vecantë patën dy pedagogët e anglishtes në Q.Gj.Huaj në AM Ped.Vjollca Bucpapaj dhe Doc.Jaup Zenuni, të cilët punuan me përkushtim dhe profesionalizëm me të gjithë ekipin.

FAZA E DYTË, e stërvitjes u zhvillua në ambientet e Batalionit Komando dhe Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr, nën Komandën e Forcës Toksore, vlen të përmëndim këtu punën e mirë të Komandës së Forcës Tokësore gjatë gjithë kohës së trajnimit si dhe mështetjen e drejtpër-

drejtë të komandantit gjeneralbrigade Viktor Berdo. Gjatë kësaj faze stërvitje-je vëmendja e komandës së OMLT-2 u fokusua në përgatitjen individuale të personelit, njohjen e armatimit personal, zhvillimin e qitjeve me ide taktike, operacionet e konvoit, rënien në kontakt dhe shkëputjen e kontaktit me kundërshtarin, operacionet në godinë, procedurat e komunikimit të NATO-s dhe përdorimi i gjuhës operacionale etj. Në këtë fazë të stërvitjes me të gjithë personelin e OMLT-2 u zhvil-luan dy stërvitje komplekse 72 orëshe, me qëllim aftësimin, konsolidimin dhe unifikimin e veprimeve të personelit.

Rëndësi gjatë stërvitjes ju kushtua procedurave të punës në shtab, procesit të vendimarrjes ushtarake, përgatitjes së shefave sipas seksioneve, mënyrës

së raportimit dhe të bashkëpunimit në shtab, organizimit dhe zhvillimit të stërvitjeve të shtabit.

Duhet theksuar, se stërvitja e zhvilluar në batalionin Special dhe Komando, u zhvillua nën vëmëndjen dhe kujdesin e vecantë të dy koman-dantëve të batalioneve kolonel Dritan Demiraj dhe nënkolonel Behar Mara,

të cilët vunë në dispozion të personelit të OMLT-2 instruktorët më të mirë, gjithë bazën materiale të nevojshme, ambientet dhe poligonet për zhvillimin normal të stërvitjes.

Pjesë e rëndësishme e fazës së parë të stërvitjes paradislokuese ishte edhe aftësimi i personelit për drejtimin e mjeteve të rënda, ky trajnim u zhvillua në Batalionin e Transportit të Brigadës Logjistike. Drejtimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga i gjithë personeli i OMLT-2 u aplikua për herë të parë, pasi doli si mësim i nxjerrë nga ekipi OMLT-1. Për më tepër se një javë personeli u trajnua për përdorimin e radiove RF-5800 dhe për procedurat e komunikimit në Batalionin e Ndërlidhjes së SHP-së. Është për tu vlersuar gatishmëria dhe disponibiliteti i Komandantit të ASNI-

së Nënkolonel Adrian HOXHA dhe instruktorit profesionist në aparatura e procedura komunikimi Toger Anton LEGISI, të cilët bënë të mundur në një kohë të shkurtër aftësimin jo vetëm të ndërlidhësave të ekipit, por të të gjithë personelit të OMLT-2.

FAZA E TRETË, e stërvitjes par-adislokuese u zhvillua në dy nga bazat

më të mëdha të stërvitjes së NATO-s në Hohenfels dhe Grafenëor të Gjer-manisë. Duhet theksuar se kjo ishte një nga fazat më efikase të stërvitjes së OMLT-2. Në këtë stërvitje mori pjesë i gjithë personeli amerikan dhe shqiptar i OMLT. Kjo fazë shërbeu për njohjen, unifikimin dhe konsolidimin e ekipit. U ndje qartë që në fillim dhe gjatë stërvitjes fryma e bashkëpunimit, e respektit reciprok dhe e profesional-izmit brënda grupit. Kjo u vlersua edhe nga drejtuesit amerikanë të stërvitjes në analizën e zhvilluar në përfundim të saj.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Gjermani personeli i OMLT-2 u trajnua në stërvitje u testua dhe u çertifikua në tre drejtime kryesore në funksion të misionit që do të kryente në zonën e operacionit.

E para: ishte përgatitja dhe aftësimi për drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë MRAP (Mine-Resistent Ambush-Protected) automjet resistente ndaj minave dhe ndaj pritave. Personeli u aftësua për drejtimin e automjeteve MaxxPro kategoria I dhe II, të cilat përdoren nga ekipi OMLT-2 në zonën e operacionit. Në përfundim të Kursit i gjithë personeli u pais me leje të drejtimit të këtyre mjeteve.

E dyta: ishte trajnimi i personelit kundër mjeteve shpërthyese të improvi-zuara (CIED).

Për më tepër se një javë i gjithë personeli u trajnua për mjetet shpër-thyese të improvizuara në poligone gati në kushte reale me ato në zonën e operacionit, me një staf shumë të kualifikuar instruktorësh të ushtrisë amerikane dhe me një bazë materiale të shumllojëshme.

E treta: ishte më e rëndësishmja, stërvitja çertifikuese e OMLT-2 në Ho-henfels, gjatë së cilës ekipi i OMLT-2 u çertifikua në lidhje me detyrat konkrete që do të kryejë në zonën e operacionit. Në analizën e zhvilluar në përfundim të stërvitjes, drejtuesit e saj janë shprehur me superlativa për ekipin e përbashkët shqiptaro-amerikan të OMLT-2. Në këtë analizë u vlersua profesionalizmi, serioziteti dhe bashkëpunimi i ekipit si një grup.

Faza e katërt, e stërvitjes e zhvilluar në Shqipëri pas kthimit nga Gjermania shërbeu për njohjen më të mirë të grupit. Në këtë fazë u zhvilluan qitje me të gjitha llojet e armëve, stërvitje për operacione konvoi, përshkallëzimin e forcës etj. Kjo fazë kishte një rëndësi të vecantë, sepse gjatë saj, ekipi u konsolidua dhe ishte gati për fillimin e misionit në zonën e operacionit.

KAPITEN AGRON MUKASHEFI I ZBULIMIT I OMLT-A

COMBINED ALB-US “Striking Eagles 2”

KABUL-AFGANISTAN

COMBINED ALB-US “STRIKING EAGLES”

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 5intervista

të lartë Shqiptarë disa ditë para nisjes sonë në Afganistan. Gjatë darkës pata kënaqësinë e veçantë të bisedoja me shefin e Shtabit dhe oficerë të lartë të Shtabit. Ishte një eksperiencë e madhe mësimdhënëse për mua, ekperiencë të cilën nuk kam për ta harruar.

Çmendim keni për përshtatjen e ekipit me kulturën e njeri tjetrit si dhe marrëdhëniet brenda grupit? Çfarë ju ka bërë më shumë përsh-typje gjatë bashkëpunimit tuaj me palën shqiptare?

Në disa mënyra kultura dhe populli Shqiptar janë të ngjashme me ato amerikane, gjë që ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të mira brenda ekipit. Drejtuesit e ekipit nga të dyja palët kanë bërë të qartë, se cilat janë ndryshimet ndërmjet nesh dhe të gjithë mundohemi të respektojmë kulturën dhe besimet e njëri-tjetrit. Janë krijuar disa marrëdhënie të forta brenda ekipit të cilat do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të misionit. Për drejtuesit e ekipit ka një rëndësi të veçantë, që zhvillimi i misioneve dhe aktiviteteve në kohën e lirë të bëhen gjithmonë si ekip.

Ka shumë cilësi të palës shqiptare, të cilat më kanë impresionuar, si psh. aftësitë e tyre në gjuhë të huaja. Gjatë këtij misioni pati një numër shtetesh të ndryshme, në të cilat na duhej të kalonim dhe në secilin prej këtyre vendeve kishim një shqiptar të ekipit që dinte gjuhën e atij vendi dhe do të përkthente për ne. Personeli shqiptar është shumë mbresëlënës në patrona-zhin e ushtarakëve afganë. Gjithashtu më ka lënë mbresa aftësia e tyre për tu adaptuar me shumicën e Doktrinave Amerikane kur vjen puna për zhvillimin e Operacioneve të Konvoit.

Shqiptarët na kanë treguar përku-fizimin e vërtetë të mikpritjes. Janë ata që i vënë rëndësi të madhe marrëd-

“I impresionuar me eksperiencën dhe aftësitë e OMLT-2 për përmbushjen e misioneve”

Zoti zëvëndëskomandant, parasëgjithash më lejoni të ju falënderoj për kohën dhe vullnetin për të ndarë

me lexuesit opinionin tuaj mbi disa çështje që cilat do i shpalosim më poshtë. Së pari, çfarë mund të na thoni rreth periudhës përpara fillimit të misionit, si e pritët përzgjedhjen dhe çfarë menduat kur vutë re që komanda, pjesa më e madhe e shefave në shtab dhe komandantët e kom-panive ishin nga pala Shqiptare?

Unë u rekomandova për këtë mi-sion nga shefi i Operacioneve të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit me miratim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kur u njoftova fillimisht për këtë mision unë kisha njohuri të mira se çfarë duhet të bëjë një Ekip Mentorësh Amerikanë, por nuk kisha asnjë dijeni për Opera-cionet e Përbashkëta me vende të tjera. Menjëherë pas marrjes së njoftimit ju futa kërkimeve mbi subjektin për Ekipet e Përbashkëta Monitoruese dhe për Shqipërinë si vend.

Kur njoha strukturën organizative të OMLT-1, menjëherë u tundova nga ideja dhe mezi prisja të filloja punën për këtë mision. Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e një misioni ndërkombëtar të përbashkët dhe gjithmonë e kam ditur se një mision i tillë do të kërkonte gjithë eksperiencën dhe aftësitë e mia ushtarake.

Kur fillimisht takova personelin e OMLT-2, më lanë një përshtypjë të thellë aftësia e tyre në gjuhën angleze dhe mikpritja e pastër e tyre. Nga sa kisha lexuar më parë, Ushtria Shqiptare kishte reduktuar personelin dhe pajis-jet, por pashë se një pjesë e madhe e personelit të ekipit kishin një numër të madh misionesh në karrierën e tyre. Përshtypjet e mia për personelin shqipëtar nuk kanë ndryshuar gjatë gjithë kësaj kohe që jemi në mi-sion. Jam shumë i impresionuar me eksperiencën dhe aftësitë e tyre për përmbushjen e misioneve me shumë pak resurse dhe udhëzime.

Para se të takoja shqiptarët, isha paksa skeptik nëse do të ishin ata në gjendje të kryenin një mision pa-tronazhi (mentor). Të jesh mentor me afganët, nuk është një detyrë e lehtë, në Shtetet e Bashkuara ne ja besojmë këto lloj misionesh Forcave Speciale. Pasi i njoha shqiptarët dhe i pashë të zhvillonin misione patronazhi, jam shumë i impresionuar me aftësitë e tyre për të vendosur marrëdhënie të mira pune më drejtuesit afganë dhe krijimin e një ambienti pune produktiv. Gjatë 16 muajve të fundit e kam vizituar Shqipërinë 6 herë dhe gjithmonë më ka pëlqyer jashtë mase ambienti në këtë vend, por më shumë më kanë pëlqyer njërëzit e Shqipërisë. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj Veriun e Shqipërisë (Shkodër), Jugun (Vlorën), Perëndimin (Durrës), Lindjen (Pogradec) dhe sigurisht kryeqytetin Tiranën. Gjithmonë kur vizitoj një vend të ri në Shqipëri mësoj

diçka të re për njërëzit e Shqipërisë dhe historinë e tyre shumë të pasur. Jam shumë me fat që kam disa shokë shumë të mirë në Shqipëri dhe mezi pres që ta vizitoj përsëri Shqipërinë, shumë shpejt, se bashku me ta.

Si e vlerësoni bashkëpunimin me palën shqiptare gjatë stërvitjes parapërgatitore dhe gjatë zhvillimit të misionit?

Gjithmonë e kam ndjerë se do të kishim një mbështetje të plotë nga Qeveria Shqiptare si para dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes së ekipit të OMLT-2. Unë pata kënaqësinë të takohem me pjesën Shqiptare të ekipit para stërvitjes në Gjermani gjithashtu, pata mundësinë të udhëtoja për në Gjermani me ta, gjë që ishte një ek-speriencë shumë e mirë për mua dhe më mësoi shumë gjëra të reja. Unë pata mundësinë që të ulem me çdo pjesëtar të ekipit dhe të flisja me ta për familjen, eksperiencën ushtarake dhe mendimin e tyre për misionin. Gjithashtu pata kënaqësinë të takoja familjen e n/kolonel Lako para se të niseshim për në Gjermani. Gjatë kohës që i gjithë ekipi ndodhej në Shqipëri, jemi ndjerë të mbështetur vazhdimisht si gjatë stërvitjes ashtu edhe gjatë kohës së lirë.

Ne kemi pasur gjatë gjithë kohës mbështetjen e Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë fazave të mobilizimit, po ashtu edhe gjatë misionit. Gjatë kohës në Shqipëri ne patëm kënaqësinë të vizitonim Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ku u ndjemë shumë të mirëpritur dhe të mbështetur nga gjithë Qeveria Shqiptare. Në kohën e lirë ne patëm kënaqësinë të vizitonim vende të ndryshme në Ti-rane dhe gjatë gjithë kohës u ndjemë të mirëpritur nga populli shqiptar. Unë pata kënaqësinë të darkoja me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerë

hënieve të mira brenda ekipit dhe me afganët. I gjithë ekipi feston ditëlindjet e pjesëtarëve, festë e cila konsiston në dhurata dhe një fotomontazh me fotografitë e personit që ka ditëlindjen. Shqiptarët kanë një marrëdhënie të veçantë me afganët, marëdhënie e cila është një ndihmë e madhe për Stërvitjen dhe Operacionet.

Disa nga takimet dhe mbresat tu-aja para dhe gjatë misionit. Vlerësimi juaj për takimin me kryeministrin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH?

Kam ngelur shumë i impresionuar me mbështetjen që kryeministri Sali Berisha jep për Forcat e Armato-sura të Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë ta takoja kryeministrin në ceremoninë e përcjelljes së Kon-tingjentit dhe gjatë vizitës që ai kreu në Afganistan. Në të dyja takimet kryeministri theksoi rëndësinë e mis-ioneve të këtij lloji dhe marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu pata kënaqësinë të takoj në disa raste gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, dhe gjithmonë pata ndjesinë se ekipi kishte mbështetjen e tij të plotë për gjithë stërvitjet dhe operacionet që ekipi zhvillonte. Gjeneralmajor Gjunkshi ka vizituar më parë Nju Xhersin, dhe është në dijeni të rëndësisë së marrëdhënieve ndërm-jet vendeve tona. Gjeneralmajor Gjunkshi ishte shumë i interesuar për cilësinë e stërvitjes së trupave që shkojnë në mision dhe sigurimin e pajisjeve më të mira të mund-shme për ta.

Disa nga detyrat aktuale që kryeni në mision, si bëhet ndarja e detyrave dhe cili është vlerësimi juaj për zbatimin e këtyre de-tyrave?

Në detyrat e mia përfshihet

IntervIstë Me MAjor rIchArD KArcher, Zv/KoMAnDAnt I oMLt-A “strIKIng eAgLes-2”

informimi gjatë gji thë kohës i komandant i t , n/kolonel Enver Lako, si dhe të siguroj që shtabi mbështet vendimet e tij dhe op-eracionet që zhvillojnë kompanitë. Unë gjithashtu supervizoj të gjitha operacionet që kryen shtabi dhe kam në patronazh zv/komandantin e batalionit afgan. Unë jam oficeri ndërlidhës për të gjitha repartet amerikane dhe ato të Koalicionit në këtë zonë. Pjesa më e madhe pozicioneve drejtuese në shtab dhe në drejtimin e mentorëve të kom-panive mbulohet nga Shqiptarët, kështu që shumica e detyrave dhe operacioneve drejtohen nga Shq-iptarët. Personeli amerikan është në rol mbështetës për shtabin dhe për kompanitë. Kjo ka qenë një ek-speriencë e madhe mësimdhënëse për të dyja palët; eksperienca dhe njohuritë që njerëzit kanë fituar gjatë këtij misioni do tu shërbejë gjatë gjithë karierës së tyre. Unë dhe n/kolonel Lako e njohim njëri-tjetrin që prej një viti e gjysëm dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Vetëm duke i parë shprehjen e fytyrës mund të them se çfarë do të thotë, kjo është një shenjë e vërtetë për njohjen e nje personi dhe ndjenjave të tij. Unë dhe n/kolonel Lako kemi pikëpamje shumë të ngjashme në lidhje me këtë mision dhe gjithmonë kemi një komunikim të hapur për të mundësuar sigurinë dhe suksesin e kësaj OMLT-je. Kryekapter Alimadhi dhe unë kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, e cila filloi në Shqipëri dhe është forcuar me kalimin e kohës. Ai përfaqëson shtyllën kurrizore të korpusit të nënoficerëve të Ushtrisë Shqiptare, unë kam një respekt dhe admirim të thellë për të.

A mund të më renditni disa nga objektivat dhe prioritetet e ekipit tuaj deri në përfundim të misionit?

Objektivi jonë i parë është ruajtja e marrëdhënieve të mira gjatë gjithë kohës. Objektivi i dytë janë marrëdhëniet me homologët afganë. Objektivi i tretë është stërvitja e Batalionit Afgan me qëllim që një ditë ata të kenë mundësinë të mbrojnë vetë Qeverinë e Afgani-stanit. Objektivi i katërt i këtij ekipi është siguria e personelit të OMLT-2 gjatë patronazhit me afganët dhe gjatë Operacioneve të Konvoit. Ndjesia ime është se OMLT-2 po zbaton një plan shumë “agresiv” stërvitje me afganët dhe do të synojë vazhdimin e këtij plani stërvitor deri në përfundim të këtij mi-sioni. Sfidat me të cilat ne përballemi çdo ditë me afganët, si analfabetizmi dhe kërkesat që dalin nga misionet aktuale të afganëve e bëjnë misionin tonë shumë të vështirë. Si një grup ne i kemi kaluar disa nga këto vështirësi dhe shpresojmë që një ditë homologët tanë afganë të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Intervistoi: Toger Rosi SALIShef i Personelit të OMLT-a

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 20126 forcat tokësore

Në vazhdim të bashkëpunim me Delegacionin Italian të Ekspertëve dhe Shkollën e Kavalerisë në Lece, në FT u

zhvillua një kurs tre javor për trajnimin e Vlerësuesve shqiptarë sipas Sistemit CRE-VAL të Vlerësimit. Kursi u zhvillua nga gjashtë instruktorë italianë të drejtuar nga n/kol. Gianfranco Ancora. Në këtë kurs morën pjesë 24 ushtarakë nga repartet e n/repartet e FT-së, BrLogjistike, BrMR dhe batalioni i PU. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi i Bërthamës së Elementit Kombëtar të Vlerësimit të njësive të de-klaruara në grupimin “Pool of Forces”, të planifikuar për t’u certifikuar dhe afirmuar duke nisur nga shtatori 2012. Ky kurs zhvillohet në kohën e duhur pasi FT është duke u përgatitur për të zhvilluar stërvitjen fushore në rajonin stërvitor të Bizës ku do të kryejë edhe vlerësimin dhe certifikimin e disa prej nënreparteve të deklaruara në grupimin “Pool of Forces”. Kjo është një nga de-tyrat kryesore të matricës së aktiviteteve të planëzuara për vitin 2012, aktivitet i cili do të monitorohet nga afër edhe nga përfaqësues të Komandës së NATO-s në Madrid. Qëllimi ynë është krijimi i një bërthame të përhershme të mirëtrajnuar dhe të specializuar për vlerësimet sipas sistemit CREVAL (Combat Readiness Evaluation), në mënyre që të jenë të gat-shëm në çdo kohë për të kryer vlerësime të kësaj natyre në të gjithë repartet e FA-së. Në këtë mënyrë krijohet një aset kombëtar në shkallë FA dhe vihen në eficencë të plotë edhe trajnimet e kryera me vlerësuesit. Organizimi i këtij kursi trajnues u mundësua me asistencën e shefit të DIE-s, kapiten i rangut të I Massimo Pellegrini, specialistit për FT në DIE, kolonel Giovanni Biondi dhe shtabit të FT-së nën interesimin e drejtpërdrejte të komandantit të FT-së gjeneralbrigade Viktor Berdo. Realizimi në praktikë i kursit u bë i mundur falë përkushtimit serioz dhe profesional të ekipit të tra-jnuesve italianë dhe pjesëmarrjes aktive të vlerësuesve shqiptarë. Trajnimi zgjati

Nga data 13 – 30 korrik 2012 u zhvillua Stërvitja e përbashkët “Black Eagle 2012“ me Forcat “Royal Marine Commando”

të Mbretërisë së Bashkuar dhe personelin e Kompanisë së Aksioneve Speciale Alpine, të Batalionit të Forcave Speciale. Në këtë stërvitje morën pjesë 68 Efektivë nga Forcat “Royal Marine Commando” të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, 45 Efektivë të Kompanisë së Aksioneve Speciale Alpine, të Batalionit të Forcave Speciale, 2 efektivë nga Shtabi i Batalionit të Forcave Speciale, si dhe imitues nga Batalioni Komando. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte familjariz-imi i procedurave të punës, trajnimit dhe kualifikimit për realizimin e misioneve “full-spectrum” të Forcave të operacio-neve speciale. Kjo do të arrihej nëpërmjet stërvitjeve individuale dhe të grupuara për përdorimin e teknikës dhe pajisjeve në përdorim, trajnimeve taktiko-operacionale

tre javë dhe përfshiu prezantime dhe in-struktime teorike si dhe veprime praktike me nënrepartet, të cilët do ti nënshtrohen vlerësimit në muajin shtator të këtij viti. Në të u përfshinë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin dhe certifikimin e nënreparteve sipas standardeve të NATO-s. Në javën e parë të trajnimit u trajtuan çësht-jet si njohuri të përgjithshme dhe specifike të Sistemit CREVAL të Vlerësimit; për mënyrën e vlerësimit të formateve të raportimit; trajnim për fushat e vlerësimit përkatësisht, Planëzimi, Operacionet; Mbështetja Logjistike, Personel. Në javën

të Forcave të Operacioneve Speciale, si dhe zbatimit të procedurave specifike në planëzimin operacional duke shkëmbyer eksperiencën e të dy vendeve.

Në fazën e parë të stërvitjes së për-

Përfundoi kursi 3-javor për trajnimin e vleresuesve sipas sistemit “creval”

Përfundoi stërvitja e përbashkët “ Black Eagle 2012 “ e zhvilluar me Batalionin e Forcave Speciale, të Forcës Tokësore

njerëzore, të cilat janë të rëndësishme dhe shpesh herë përcaktuese në mbarëvajtjen e punëve dhe sidomos në angazhime, të cilat kërkojnë edhe mirëkuptim. Dhe shembulli më i mirë në këtë drejtim është bashkëpunimi i trupave të dy vendeve tona në operacionin në Herat, Afganistan. Në përfundim të kursit në dt. 26.07.2012 në sallën e Konferencave të FT-së, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Tra-jnimit 3-javor. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, kryetari i Delegacionit Italian të Ekspertëve kapiten i rangut I Massimo Pellegrini, ekipi trajnues Italian i kryesuar nga n/kolonel G. Ancora, pjesëmarrësit në trajnim dhe shtabi i FT-së. Ceremonia e certifikimit të personelit të kursit trajnues CREVAL të trajnuar nga pala italiane u hap nga gjen-eral Viktor Berdo, i cili evidentoi faktin se këto trajnime e kanë zanafillën në mar-rëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit midis FT dhe DIE-s, i cili ka vite që është prezent me shume projekte për FT-në. Më tej gjeneral Viktor Berdo falënderoi ekspertët italianë me në krye n/kolonel G. Ancora. Në mbyllje të fjalës gGjeneral Berdo shprehu konsideratën dhe vlerësimin më të lartë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë nga FA e Republikës së Italisë duke nënvizuar realizimin me sukses të misionit të përbashkët në Herat, Afganistan. Gjeneral Berdo ritheksoi se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm dhe i vazhdueshëm në interes të arritjeve dhe standarteve më të larta që kërkon NATO. Në përfundim komandanti i FT-së falenderoi në mënyrë të veçantë ekipin trajnues italian si dhe pjesëmarrësit në këtë trajnim nga pala shqiptare. Më pas përshëndetën kryetari i Del-egacionit Italian të Ekspertëve (DIE), kapiten i rangut I Massimo Pellegrini. Në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi ekipin trajnues Italian si dhe përkushtimin dhe profesion-alizmin e treguar nga pjesëmarrësit në këtë kurs. Në fund të ceremonisë u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit në këtë kurs, si dhe vlerësimet për ekipin italian sipas for-mateve standard të NATO për Raportimin ndërkombëtar të Vlerësimit (IER).

drejtimit të operacioneve speciale. Krahas aktiviteteve me karakter ushtarak, janë realizuar disa aktivitete, vizita me qëllim njohjen e kulturës, traditave dhe historisë së Shqipërisë (Vizita në Krujë, Durrës, Shkodër etj...). Zhvillimi i kësaj stërvitje të përbashkët u ndoq dhe u mbështet me të gjitha kapacitetet e domosdoshme nga Shtabi i Forcës Tokësore. Në përfundim të kësaj stërvitje në ceremoni e organi-zuar me këtë rast u shprehën notat më të larta të vlerësimit dhe bashkëpunimit të frytshëm, vënë në dukje kjo nga koman-danti i kompanisë Britanike kapiten Mark O`Sullivan, i cili shprehu dëshirën për vijimin e bashkëpunimit me Forcat Spe-ciale edhe në të ardhmen. Në përfundim u shkëmbyen dhurata dhe vlerësime speciale për shefin e operacioneve të Batalionit të Forcave Speciale, kapiten Alban Kurti dhe për ushtarakë të tjerë të të dyja palëve pjesëmarrëse.

e dytë të trajnimit u vijua me njohjen e nënreparteve që do të vlerësohen, duke bërë praktikë për veprimet konkrete që do të kryhen gjatë vlerësimit. Ekipi i trajnuesve dhe i vlerësuesve vizitoi nënrepartet e FT-së, PU dhe Br.Logj që do të jenë objekt i vlerësimit. Në javën e tretë të trajnimit u ngritën në kushtrim një nënrepart dhe u kryen veprime konkrete për certifikimin e këtij nënreparti në kushtet e kazermës. Në këtë modul të kursit u realizua një qitje me armatimin organik sipas kushteve të një detyre qitjeje të realizuar së fundmi si dhe një stërvitje taktike për organizimin,

bashkët, puna u përqendrua në drejtim të trajnimit të kombinuar përsa i përket për-dorimit të armatimit individual dhe kolektiv e gërshetuar me realizimin e operacioneve në kushte specifike të terrenit dhe motit (mot të

ngritjen dhe zbatimin e procedurave në një pikë kontrolli (Check-Point). Vlerësimi i ekipit te trajnuesve italianë u shprehen me nota mjaft pozitive për nivelin e përfitimit të njohurive nga ana e pjesëmarrësve në këtë kurs si edhe për profesionalizmin, përkushtimin dhe seriozitetin e treguar nga nënrepartet që u bënë pjesë e këtij trajnimi. Gjithashtu edhe përshtypjet njerëzore të trajnuesve italiane, për mikpritjen dhe mirëkuptimin me palën shqiptare ishim maksimale, pasi kurse të tilla, përveç anës profesionale dhe for-male, përmbajnë në vetvete edhe aspekte

nxehtë, shpella, guva terrene të pyllëzuara, terrene malore dhe alpine). Në fazën e dytë të kësaj stërvitje të përbashkët, u realizuan qitje të ndryshme në grupe të përbashkëta sipas kushteve speciale të ushtrimeve të qitjes, operacione të përbashkëta speciale, duke gërshetuar metodologjinë e punës të të dy ushtrive këto të realizuar në hapësirën që lejojnë poligonet dhe terrenet e stërvitjes në Garnizonet e Forcës Tokësore. Theksohet dhe duhet të vlerësohet maksimalisht që nuk janë marrë në konsideratë faktorët kohë, mot dhe terren, e vërejtur në qitjet e ndry-shme me ngarkesë fizike, stërvitje taktike në periudha kohore me mot të nxehtë dhe kushtet e kufizimit të përdorimit të ujit. Ky aktivitetet stërvitor i përfunduar me sukses ka ndikuar pozitivisht në perfeksionimin e gjuhës angleze të personelit pjesëmarrës shqiptar, në shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet 2 ushtrive dhe në drejtim të përsosjes së metodës planëzimit dhe të

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 77logjistika

Në Brigadën Logjistike, u zhvillua “Analiza e realizimit të detyrave për 6-mujorin e parë të vitit

2012”. më datë 27 korrik. Analiza u realizua nën drejtimin e komandantit të Brigadës Logjistike, kolonel Bard-hyl Hoxha. Të pranishëm në analizë ishin, shefi i Shtabit të Brigadës Logjistike, kolonel Perikli Tiko, z/komandanti i BrL-së, n/kolonel Besnik Sylaj, të gjithë komandantët e reparteve vartëse si edhe Shtabi i BrL-së. 6-mujori i parë i këtij viti shënoi një nga arritjet më të mëdha në lidhje më asgjësimin e municio-neve të tepërta pasi, siç dihet tashmë, më 29 qershor përfundoi asgjësimi masiv i municioneve në poligonet e hapura. Ky ishte një nga objektivat më ambicioz të Brigadës Logjistike dhe të Forcave të Armatosura, dhe që u realizua me shumë sukses madje 3 muaj para afatit të përcaktuar. Në këtë 6 mujor në poligone u asgjësuan 2961 ton. Analiza 6-mujore kishte disa çështje kryesore siç janë Zbatimi i Direktivës së Mbrojtjes së MM, Zba-timi i Planit të Veprimtarive Kryesore të FA, Seleksionimi, tjetërsimi dhe inventarizimi i aktiveve, Administrimi dhe ruajtja e pronave, Realizimi i bux-hetit dhe kontratave etj. Pas paraqitjes së brifingut lidhur me punën e bërë në 6-mujorin e parë të vitit 2012, koman-danti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha falënderoi personelin për arritjet dhe realizimin me sukses të objektivave të vënë në fillim të vitit. “Falenderoj veçanërisht personelin që është marrë me asgjësimin e municio-neve të tepërta. Është bërë një punë kolosale në këtë drejtim dhe objektivat janë arritur plotësisht. Kërkoj prej jush që edhe në vazhdim të ndjekim të njëjtin ritëm.”Më tej kolonel Hoxha u shpreh; ”Jemi në fazën e implemen-timit të strukturës së re, dhe ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, gjë që

Brigada Logjistike arrin objektivat për asgjesimin masiv të municioneve

kërkon angazhimin tuaj maksimal. Ju jeni stafi im më i afërt dhe ju vlerësoj për disiplinën, profesionalizmin, dhe seriozitetin në arritjen e qëllimeve. Jam i kënaqur që brezi i ri, pjesë e Brigadës Logjistike, është vërtet premtues dhe ambicioz”. Objektivat e planifikuara të Brigadës Logjistike, në fillim të vitit 2012, duket se u re-alizuan plotësisht. Prioritet maksimal ka patur përfundimi i asgjësimit masiv të municioneve në poligone., edhe pse kjo u arrit që në fund të qershorit, puna e Brigadës Logjistike lidhur me pastrimin dhe rehabilitimin e poligo-neve ka vazhduar intensivisht, duke shtyrë kështu edhe realizimin në kohë të analizës 6-mujore. Rol kryesor në këtë arritje, ka patur shfrytëzimi i ka-paciteteve maksimale të poligoneve. Në poligonet më kapacitet të lartë, siç janë Livadhet e Hamzit, Biza, Qaf Bari dhe Bigas, u rrit më shumë përqendrimi i forcave dhe mjeteve. U bë një planëzim shumë i saktë

lidhur me shfrytëzimin e poligoneve. Pika të tjera të forta kanë qenë edhe trajnimi i personelit dhe profesion-alizmi i tyre, zbatimi i procedurave dhe rregullave të sigurisë, vënia në gatishmëri e teknikës dhe pajisjeve për operacion dhe sigurisht eksperi-enca e fituar në vite. Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis strukturave të të gjithë Forcave të Armatosura që kanë qenë pjesë e operacionit ka rol kryesor në këtë sukses. Lidhur me procesin e boshatisjes së grup depove, për këto 6 muaj falë edhe angazhimit dhe seriozitetit të treguar u bë e mundur boshatisja 3 grup-depo municioni siç janë grup-depot Bratil, Lozhan dhe Konisbalt, si edhe 9 grup-depo logjis-tike Brar, Kodër Kamëz, Lundër, Rrenc, Bardhaj, Qesarakë, Linzë, Kavajë, Bushat. (Ngarkuar, transpor-tuar e magazinuar 3200 ton materiale logjistike). Në 6 muajt e parë të vitit 2012, janë transportuar rreth 17.431 ton municione drejt uzinave

ushtarake, Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave, ndër-marrjes MEICO dhe për reduktim. Arritja në kohë e objektivave nuk ishte diçka rastësore, por planifikuar në çdo detaj të saj. Për këtë vit, nga Brigada Logjistike u hartuan 4 plane siç janë, Plani i asgjësimit të muni-cioneve i detajuar për çdo muaj dhe çdo poligon, Plani i transportit për uzinat ushtarake, Plani i reduktimit të grup-depove dhe përqendrimit, Kostoja totale e planit për asgjësim, uzina ushtarake, përqendrim dhe reduktim. Hartimi i katër planeve, ndjekja me rigorozitet i tyre, si edhe shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve ekzistuese bëri që bilanci 6 mujor i këtij viti të ishte tepër poziti. Ko-munikimi midis poligoneve,Qendrës AME, komandanteve të reparteve vartëse dhe Brigadës Logjistike ka qenë i pandërprerë gjatë të gjithë kohës, kjo për të arritur qëllimet, por edhe për të shmangur incidentet e për

të ruajtur jetën e njerëzve. Poligonet e asgjësimit për vetë natyrën dhe funksionin e tyre janë në terrene të vështira dhe shumë larg qendrave të banuara. Në rrugë industrial dhe në poligone gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012 janë demilitarizuar 13.092 ton. Brigada Logjistike dhe repartet vartëse të saj kanë vijuar me intensitet të lartë punën për demilitarizimin e municioneve të tepërta me synim që ky proces të përfundojë sipas planit, brenda 6- mujorit të parë të vitit 2013. Angazhimi dhe objektivat e Brigadës Logjistike nuk janë të lidhura vetëm me municionet. Për 6 muajt e parë të vitit 2012, në kuadër të bash-këpunimit me NATO-n janë zhvil-luar aktivitetet me Malin e Zi, US Army, Gardën Kombëtare të New Jersey-it (menaxhimi i materialeve të tepërta), KFB Napoli dhe Jordanisë. Janë Hartuar dhe miratuar praktikat e seleksionimit për vitin 2012 sipas kompetencave. Brigada Logjistike mori pjesë në Operacionin “Bora 2012” në Kukës, Dibër, Librazhd, Pukë, Malësi e Madhe, Tropojë e Ko-rçë dhe kreu operacione për transport ushqimesh, hapje rrugësh, transport të sëmurësh dhe ndihma në veshje etj. Në këtë operacion morën pjesë 50 vetë dhe 35 mjete,ndërkohë që në gatishmëri të operacionit kanë qenë 100 forca dhe 20 mjete. Gjithashtu edhe menaxhimi i materialeve të tepërta është një nga prioritetet e Brigadës Logjistike, për këtë 6-mujor është përgatitur e hedhur inventari i gjendjes materiale (kl I-IV) dhe his-toriku i furnizimit të FA për vitin 2011 dhe 6 mujorin 2012. Përsa I përket çështjes së administrimit dhe ruajtjes së pronave, nga 220 prona të Brigadës Logjistike u hartua doku-mentacioni teknik nga IGJU për 213 prona. Ndërkohë janë kontabilizuar e administruar 220 prona, e marrë në ruajtje 52 prej tyre.

Prioritet maksimal ka patur përfundimi i asgjësimit masiv të municioneve në poligone, edhe pse kjo u arrit që në fund të qer-shorit, puna e Brigadës Logjistike lidhur me pastrimin dhe rehabilitimin e poligoneve ka vazhduar intensivisht , duke shtyrë

kështu edhe realizimin në kohë të analizës 6-mujore.

Kthehet në atdhe reisi i dytë i Kontingjentit të 10-të Paqeruajtës i FA Shqiptare me mision në Herat, AfganistanU kthye në atdhe nga Herat, Afganistan, reisi i dytë i Kontingjentit të 10-të Paqeruajtës,

efektiva të Forcës Tokësore. Ky kontingjent me komandant N/Kolonel Arben Kingji, për-bëhej nga efektivë të Batalionit të Transportueshëm nga Ajri, Poshnjë Berat, me një personel prej 91 veta dhe një efektivi prej 20 veta të Batalionit të Këmbësorisë së Malore, Vau Dejës Shkodër. Në ceremoninë e pritjes të zhvilluar në Aeroportin e Rinasit, (pjesa ushtarake) morri pjesë Komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, zv/komandanti i Forcës Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, Komandanti i Misionit gjithashtu edhe Komandanti i Batalionit të Transportueshëm nga Ajri, Poshnjë Berat N/kolonel Arben Kingji, Shefi i Degës Operacionale të Batalionit të Këmbësorisë Malore, Major Gëzim Tushi, përfaqësues nga shtabi i Forcës Tokësore, përfaqësues nga Batalioni i Këmbësorisë Malore dhe Batalioni i Transportueshëm nga Ajri, familjarë të paqeruajtësve, miq dhe të ftuar të tjerë të cilët kishin ardhur për ti uruar mirëseardhjen misionarëve të paqes. Gjatë periudhës Janar 2012 deri në Korrik 2012, kontingjenti 10-të në Herat, Afganistan veproi në përbërje të kontingjentit Italian, ku trupat shqiptare dhe ato Italiane bashkëpunuan dhe kryen detyra të rëndësishme

si: Kontroll i hyrje-daljeve dhe ruajtjen e bazës, kryerjen e procedura VIP, mbrojtjen dhe sigurimin e personelit, ruajtja dhe shoqërimi i punëtoreve lokal, ruajtja e infrastrukturës dhe pajisjeve të bazës ushtarake etj. Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralbrigade Berdo në fjalën e tij të mirëseardhjes u solli atyre urimet më të përzemërta nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, për kryerjen me sukses të misionit të Kontigjentit 10-të në Herat- Afganistan. “Ju, theksoi Gjeneralbrigade Berdo ktheheni në vendin tuaj, me vlerësimet më të mira, të bëra nga drejtuesit më të lartë të komandës Italiane, duke treguar në këtë mënyrë se Forcat e Armatosura Shqiptare, janë në gjendje të kryejnë me vendosmëri Operacione të Përbashkëta Paqeruajtjese. Përveç krenarisë, përgjegjë-sisë, dhe përkushtimit për detyrën, tashmë ju keni më shumë përvojë e profesionalizëm, jeni më të konsoliduar, më të inkurajuar, më të mbështetur e motivuar” . Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralbrigade Berdo, bëri një falenderim të veçantë edhe për familjarët dhe të afërmit e paqeruajtësve, mbështetja e të cilëve ka qënë një rol kryesor në përmbushjen e këtij misioni. Mbyllja e ceremonisë u kurorëzua me përqafime dhe lot gëzimi nga të pranishmit

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 20128

Herat 2012, atje ku një nënkolonel dhe 222 paqeruajtës

shkruajnë histori shqiptare

paqeruajtësit

Jetët nJerëzore në 180 ditët e nJë misioni

lavdrim litaBejdo malo

Kanë përmbushur me sukses një mision të vështirë në një vit histo-rik për Shqipërinë. Sapo

kanë mbërritur nga një udhëtim prej më shumë se 5000 kilometrash nga cepi jugor i Afganistanit. Këta djem kanë krijuar një libër të tërë me misionet e tyre paqerujtëse në Afganistan. Nënkolonel Arben Kingji e ka për herë të katërt që shkon me mision paqeruajtës. Ai përfaqëson atë lloj personazhi që s’ngopesh së bëri me qindra pyetje. Për më tepër kur njohja me të vjen nga viti 1994. Në thelb ai është shembulli klasik i ushtarakut. Jeta e tij dhe e 222 personazheve që ai ka komanduar ka gjallëri dhe shtrirje të madhe gjeografike. Duke ecur para në kohë duket sikur thotë. Unë jam ai që dukem dhe brenda kam shumë temp dhe gjallëri. Kur arrin të thyesh akullin arrin të zbulosh një ushtarak të disiplinuar që njeh shumë mirë rregulloren dhe ligjet e këtij shteti. Përmbajtja e bisedës me të të kujton një thënie të Balza-kut. “Në të gjithë punët njerëzore të qenit konsekuent është shfaqja më e lartë e forcës dhe themeli i virtytit”. Ai tre herë ka qenë si komandant misioni, detyrë që e ka kryer me shumë përkushtim. Ky 42 vjeçar është në çdo molekulë të tij ushtarak. Ai mendohet thellë për atë që thotë. Ai e përmbledh thelbin e tërë intervistës së tij në një fjali shumë domethënëse. “Jemi përpjekur me të gjitha mundësitë tona që të krijojmë figurën e një oficeri nënoficeri dhe ushtari profesionist në të gjitha misionet tona paqeruajtëse dhe ja kemi dalë mbanë. Këtë e deklaroj me bindje të plotë-thotë ai dhe sjell shumë detaje nga veprimtaria e misionit që ai ka drejtuar. Kemi arritur një standard të NATO-s në të gjitha drejtimet. Kjo është një fytyrë e

re e ushtarakut shqiptar. Kam parë një standard profesionistësh si për kompaninë e Vaut të Dejës dhe për kompaninë e Batalionit të Poshnjës. Ai më një zë të sigurtë tregon se si komandant i 222 paqeruajtësve shqiptarë në Herat të Afganistanit ka kryer një mision të vështirë, por që ka përfunduar me sukses. Qyteti ku ishin vendosur paqeruajtësit shqiptarë është një prej qyteteve me 2,5 milionë banorë dhe shumë afër kufirit me Iranin. Ky fakt e bënte më historik misionin e këtyre paqeruajtësve. Në ditarin e punës së tij ky nënkolonel tregon se si puna këmbëngulëse dhe bashkëvep-rimi i konkretizuar me dy brifingje në ditë është një prej çelësave të suksesit të tij. Bashkëveprimi mes reparteve, oficerëve të shtabit të Forcës Tokësore dhe atyre të Shtabit të Përgjithshëm i dha këtij misioni statusin e një risie. Nëse i analizon të gjitha operacionet ditore që kryenim atëherë arrin në përfundimin se niveli profesional

i ushtarakëve shqiptarë ndryshon nga dita në ditë në ngjitje. Për të përmbushur detyrën është dashur përkushtimi dhe sakrifica e tërë paqeruajtësve. Këta 222 paqerua-jtës kanë kryer një gamë të gjerë detyrash në territorin ku ishin vendosur për ruajtje shoqërim patrullim dhe detyra të tjera op-eracionale duke qenë të gatshëm në çdo sekondë të ditës. Dita e tyre në bazën e Heratit ishte një ditë më dinamikë shumë dimensionale pasi çdo ditë duhet që të kryheshin procedura eskortomi për rreth 600 punëtorë afganë, të cilët punon në bazë. Kjo e çonte detyrën e tyre në një shkallë të lartë vështirësie ku duhej maturia, pjekuria, ko-munikimi brenda kornizave të rregullores dhe mbi të gjitha një disiplinë e lartë. “Nuk kemi patur asnjë problem dhe asnjë incident në 180 ditët e këtij misioni konfirmon komandanti i saj nënkolonel Arben Kingji, i cili që nga viti 2002 është një prej paqeruajtësve shqiptarë

më një përvojë të gjatë. Marrëd-hëniet me ushtarakët italianë dhe të forcave të tjera paqeruajtëse i kishin shumë korrekte reciproke të bazuara tek besueshmëria dhe sinqeriteti si dhe shumë konstruk-tive. Dhe ky është një kusht tjetër që të plotësosh me nder detyrën sqaron ai.

Lajmi për Kapiten Feti Vogli dhe paqeruajtësit e Heratit

Nënkoloneli thotë se lajmi për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit ishte një lajm shumë i dhimbshëm, të cilin e përjetuam si ushtarakë. “Unë e njihja shumë mirë kapitenin dhe ai u kthye në një simbol moral, në një simbol pathyeshmërie për ne. Rreshtova efektivin dhe ashtu të bashkuar e përcollëm këtë lajm sipas traditës shqiptare, por edhe sipas rregul-lores në të tilla raste duke ulur flamurin në gjysmë shtizë dhe duke e përkujtuar atë me nderimet më të sinqerta. E dimë që ishte një humbje shumë e madhe, por ne ishin në detyrë dhe duhet që këtë mision ta kryenim me shumë sukses. Ai kujton një fjalë të mençur. Ai na nderoi dhe nderi

është poezia e detyrës dhe sjell nga Iliada një varg. “Shtatë qytete luftuan për nderin që të jenë nga vendlindja e Homerit”. Flamuri u mbajt tre ditë gjysmë shtizë dhe zbatuam të gjitha udhëzimet e marra nga komanda atje, por dhe Shtabi i Përgjithshëm dhe Minis-tria e Mbrojtjes për këto lloj ras-tesh. Ai ishte një ushtarak shumë i aftë, shumë i disiplinuar dhe shumë koret dhe është një shembull për ne. Ai solidaritet pas këtij lajmi më ka ngelur i pashlyer në kujtesë thotë ky komandant, që detyrën e tij e ka gjënë më të shenjtë. Ai ka patur një barrë dhe një përgjegjësi të madhe në detyrën e tij dhe këtë e ka reali-zuar më së miri. Ai e ka shumë të vështirë të veçojë emra dhe të bëjë dallime mes 222 paqeruajtëseve, që ishin nën komandën e tij. I kam si gishtërinjtë e dorës të gjithë të

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 9herat

Jetët nJerëzore në 180 ditët e nJë misioni

demonstruar në menaxhimin e pikave të kontrollit. Por them se kërkesa e llogarisë është e tërë punës sonë. Respektimi i hierarkisë ishte një tjetër sukses i madh,

Emocione të veçanta për viz-itën e kryeministrit Sali Berisha në Herat

Nënkoloneli përcjell me nota të veçanta entuziazmi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në bazën e Heratit. Është një kujtim i paharrueshëm që në bazën tonë i shoqëruar nga shefi

i Shtabit të Përgjithshëm të FA mbërriti kryeministri Sali Ber-isha. Ajo është një vizitë historike dhe na shtoi shumë krenarinë tonë si shqiptarë. Ne kuvenduam gjatë dhe u takuam përzemërsisht me të. Kryeministri na dha porosi të veçanta, u interesua në detaje për të gjithë misionin tonë, për bash-këpunimin, për detyrat operacio-neve dhe shprehu konsiderata të larta për përkushtimin, disiplinën dhe aftësitë që ne kishim treguar në këtë mision. Kemi kuvenduar çiltërisht me të ashtu dhe me tërë

delegacionin që e shoqëronte. Ai na garantoi se shteti shqiptar ka bërë shumë për paqeruajtësit dhe do bëjë akoma më shumë në të ardhmen. Ta nderoni dhe të jeni krenarë për flamurin shqiptar. Ai na garantoi se familjet tona janë shëndoshë e mirë dhe ne ta kryejmë me sukses detyrën. Ai kujton çastet e mbërritjes në bazë, vizitën që bëri ai në tërë vendet që ata ishin dislokuar dhe fotografitë që u bënë me këta paqeruajtës. Një ndër mbresat e këtij nënkoloneli janë dhe mar-rëdhëniet me komandën italiane të Bazës së Heratit. Standartet ishin në çdo aspekt në nivelin e NATO-s. Po ashtu një vend të rëndësishëm zinin në ditën e këtyre paqeruajtësve dhe rapor-timet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe l idhja e pandërprerë me Shtabin e Përgjithshëm. Çdo ditë të enjte ne informonim me detaje për tërë dinamikën e punës sonë operacionale. Ishte një përvojë krejtësisht e re dhe një realitet krejtësisht realitet lufte. Kryenim shërbim 24 orësh të alternuar dhe detyra ishte e vështirë. Jemi ku-jdesur që gjendja jonë morale të ishte e njëllojtë në gjashtë muajt e misionit. Menaxhimi kohës dhe menaxhimi i stresit është një tjetër përvojë dhe risi në përgatitjen tonë luftarake dhe ja kemi dalë mbanë. Ai tregon se të jesh mes një qyteti të rrethuar nga malet e zhveshura ku çdo natë krismat dhe shpërthimet janë të pranishme dhe shumë afër, duhet të kesh një përgatitje të lartë psikologjike.

Nuk veçoj dot asnjë nga paqeruajtësit

Gjashtë muaj në krye të de-tyrës pa u përgjumur për asnjë çast. Një komandant që duhet të ece shumë, që duhet të rrijë zgjua,r që duhet të mbajë mbi supe të gjithë dinamikën dhe hal-let e 222 paqeruajtësve. Kjo është CV e nënkolonelit, i cili ka uni-versalizuar tërë aktivitetin e tij me dy kompanitë që drejtonte. Ai tani e ndjen lodhjen e këtyre gjashtë muajve dhe kujton të gjitha detajet e 180 ditëve të punës së tij. Janë me dhjetëra ushtarët profesionistë që ai numëron dhe vlerëson punën e tyre. Janë shumë nënoficerë, të cilët kanë dëshmuar se dinë të kryejnë detyra të vështira. Flet për kompetencën e oficerëve shqiptarë në kryerjen e detyrave. Ishte një unitet tjetër në mision thotë ai. I kishim hedhur prapa të gjitha vogëlsirat. Ai thotë se një mision është një libër me vete. Është jeta jonë, është mundi dhe përkushtimi jonë në 180 ditë. Është shumë e vërtetë thënia e amerikanit të famshëm Mil “Din-jiteti i një shteti varet në fund të fundit nga dinjiteti i individëve që e formojnë atë”.

domosdoshëm dhe jetikë. Një gjë më ka bërë përshtypje thotë ai. Nuk kishe nevojë të mbaje leksione të gjata, por të shpreheshe qartë dhe shkurt për detyrën dhe menjëherë e kupton se kë përpara ushtarë profesionistë, që zbatojnë detyrat me disiplinë. Kjo frymë na ka kara-kterizuar në këto gjashtë muaj në këtë mision paqeruajtës. Në kemi si model ushtarakët e SHBA dhe të tërë vendeve anëtarë të Aleancës së Atlantikut dhe atyre jemi mun-dur tu përafrohemi në çdo detyrë operacionale dhe dallimi ka qenë

shumë i vogël ose aspak. Ne këtë mision përgatitja jonë luftarake ka pasur një hop cilësor dhe imazhi i paqeruajtësve shqiptarë është kon-soliduar. Ai flet me shumë respekt për bashkëpunimin me paqerua-jtësit italianë me komandën e tyre të bazës. Ne kemi bërë shërbim në të gjitha hyrjet e bazës, një aktiv-itet shumë të ngjeshur kontrolli për hyrjet dhe daljet në bazë. Angazhimi jonë ka qenë në rritje dhe ne kemi garantuar se detyrën e kryejmë me përgjegjësi. Mund të veçoj kualitetin që në kemi

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 201210 analiza

Ballkani Perëndimor, një prej nën-rajoneve që i përket ku-fijve të gjerë europianë, his-torikisht ka pasur lëkundje

dhe ndryshime në pushtet, drejtuar herë nga shtete të mëdha ose nga pe-randori të ndryshme. Fundi i Luftës së Parë Botërore rezultoi me rënien e perandorive Austro-Hungareze dhe atë Osmane, shtetet që tradicionalisht kishin sunduar Ballkanin Perëndimor. Sundimi i Jugosllavisë nga serbët u shfaq fillimisht në brendësi të rajonit, me synim zotërimin e Ballkanit Perën-dimor gjatë shekullit të XX. Njëzet vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, shtetet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ju rikthyen modelit tradi-cional që nënkupton riformimin e tyre nga fuqitë e jashtme, domethënë, nga Perëndimi, Turqia dhe Rusia. Ndryshimi në natyrë, i këtyre fuqive të jashtme, veçanërisht të Bashkimit Europian dhe NATO-s, por dhe Turq-isë e Rusisë, do të jetë edhe forca që drejton Ballkanin Perëndimor.

Fuqitë e Huaja Forca kritike dhe lëvizëse e gjeo-

politikës është kombi, pavarësisht nëse ai merr apo jo formën e një shteti-komb. Vija kufitare europiane, e cila përfshin Europën Qendrore, Europën Lindore dhe Gadishullin Ballkanik, është e përbërë nga kombe më të vegjël e më të shumtë në numër se Europa Perëndimore. Kryesisht, gjeografia e pafavorshme është ajo që na ofron një shpjegim. Mungesa e aksesit në det, zinxhirët e shumta e të brendshme ma-lore, barriera e pamjaftueshme natyrore dhe afërsia me fuqitë aziatike, përcak-tojnë rajonin. Këta faktorë kanë pen-guar formimin e shteteve të fuqishme në rajon, duke i ofruar një mundësi fuqive të jashtme për të dominuar një numër të madh shtetesh, të cilat i përkasin vijës kufitare europiane. Fuqitë e jashtme tradicionale të Ball-kanit Perëndimor si: Austria, Turqia dhe Rusia, nuk janë më aq aktive në rajon, si në kohën e sundimit të tyre perandorak, por ata ende kanë planet e tyre në lidhje me rajonin . Megjithëse më të dobët sesa kur ishin perandori, Rusia dhe Turqia janë duke përjetuar një rigjallërim. Këto tre vende janë veçanërisht aktive në sferën ekonomike: Austria ka një pozitë të fortë bankare në Ballkan, Rusia është shumë aktive në sektorin e energjisë dhe Turqia është një nga investitorët dhe partnerët më të fuqishëm tregtarë në rajon. Interesat fi-nanciare dhe ekonomike të kësaj treshe do të vazhdojnë të ndërthuren në rajon, ashtu siç ka ndodhur për shekuj me rad-hë. Fuqia më e gjerë perëndimore është edhe më komplekse sepse ajo përfshin

Ballkani Perëndimor do të formësohet më shumë nga forcat e jashtme se nga dinamika e saj e brendshme

gjeopoLItIKA e KuFIjve europIAne: bALLKAnI perënDIMor

entitete shtetesh të ndryshme; me Shtetet e Bashkuara si drejtuesi kryesor në NATO ( në lidhje me çështjet e sigurisë ), Gjer-mania dhe Franca si drejtuesit primare në Bashkimin Europian( në lidhje me çështjet politike dhe ato ekonomike). Gjërat janë ndërlikuar gjatë transformimeve që Bashkimi Evropian dhe NATO-s kanë pësuar, nga presionet e shumta që çdo koalicion përballet. Gjatë 20 viteve të fundit, si rezultat i zgjerimit të institucioneve nga epoka e Luftës së Ftohtë, Europa është riorganizuar;

vihet në dukje Bashkimi Europian dhe NATO, duke përfshirë këtu edhe Traktatin e Varshavës dhe vendet jo –partnere të Europës Lindore dhe të Ballkanit .

Përjashtimi serbEdhe pse teknikisht pjesë e Ball-

kanit, si një anëtar i Bashkimit Euro-pian dhe NATO-s, Sllovenia është më

e orientuar drejt fqinjëve europianë Qendrore dhe Perëndimore, sesa në drejtim të Serbisë apo Maqedonisë. Kroacia, një anëtare e NATO-s , e cila pritet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në korrik të vitit 2013, ndan një orientim të ngjashëm me Slloveninë. Serbia, megjithatë, është ndryshe, për shkak të gjeografisë së saj qendrore dhe trashëgimisë në lidhje me lëvizjet e popullsisë së Ballkanit. Ajo ka një shikim në Perëndim dhe një tjetër nga

Rusia, ndërsa nga brenda ajo është konsumuar me çështjet në Bosnjë dhe Kosovë. Serbia ka shprehur dëshirën për t’u integruar më ngushtë me Europën dhe fqinjët e Ballkanit perëndimor, kryesisht në lidhje me pranimin e saj në BE. Por duke pasur parasysh pasig-urinë ekonomike dhe politike që

mbizotëron në Europë, anëtarësi-mi i pashmangshëm i Kroacisë dhe kërkesat e Bashkimit Europian për koncesione të serbeve në Kosovë, BE po i duket gjithnjë e më pak tërheqës Serbisë. Faktikisht, pozi-cioni i trazuar ekonomik i Serbisë ishte një nga faktorët kryesor që ndikoi në fitoren e fundit të Tomis-lav Nikoliqit , interesi i të cilit në lidhje me pranimin në BE është i paqartë . Nga ana e tij, Bashkimi Europian nuk ngutet për të pranuar

Serbinë në bashkësinë e tij, duke marrë parasysh të gjitha problemet e saj të brendshme si ekonomike ashtu dhe politike. Në sferën e sigurisë, Serbia mbetet fuqia me e të fortë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, por vendet e NATO-s si Kroacia dhe Shqipëria, të cilat ju bash-kuan NATO-s në vitin 2009, mbartin

meritat e veta. Veprimi ushtarak, iniciuar nga Serbia kundër fqinjëve të saj të mbrojtur nga NATO ka gjasa të jetë afatmesëm. Potenciali për destabilizim dhe konflikte ende ekziston në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Por, shkalla e rritjes së kë-tyre konflikteve të vogla nuk varet drejtpërdrejtë nga reagimi i Serbisë, por kryesisht nga ndikimi i fuqive të jashtme, të cilat kanë interesat e tyre në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Në fund të fundit, stabiliteti i rajonit nuk përcaktohet nga Serbia por nga ndikimet e fuqive të jashtme. Tani për tani, ndikimi kryesor në rajon vjen nga Bashkimi Europian. Një dekadë më parë ishte NATO që ndikonte në rajon. Para saj ishte konfrontimi amerikano-sovjetik dhe para tyre ishte Austria, Turqia, Rusia e kështu me radhë. Ballkani Perëndimor është një rajon që nuk ushtron presion mbi veten. Ka pësuar ndryshime të shumta, por gjithmonë duke ruajtur integritetin e tij rajonal. Epoka e parësisë Jugosllave ishte një periudhë, në të cilën vendet e Ball-kanit Perëndimor ishin autonome. Autonomia u imponua si një zonë neutrale mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë, por dinamike e brend-shme ishte formuar dhe përshtatur nga Serbia. Pas vitit 1991, Serbia nuk ishte më fuqia që kontrollonte rajonin. Si rezultat ,rajoni do të

rimodelohej më shumë nga forcat e jashtme se nga dinamika e saj e brendshme. Ballkani Perëndimor nuk mund të shihej si një sferë e vetme dhe e kufizuar gjeopolitike, por si një rajon i riformuar dhe i ndikuar kryesisht nga forcat e jashtme.

Marrë nga StratforPërgatitit: Elda Sinani

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 11 arsimimi

Në datën 13 korrik 2012 u bë ceremonia e diplomimit të oficerëve që ndoqën disa nga kurset kryesore që zhvillohen

në këtë Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në Tiranë. Arsimimi ushtarak mbetet mjeti për rritjen e njohurive dhe dijeve shkencore të nevojshme ushtrimin e profesionit të oficerit, rritjen e eksper-tizës së nevojshme për përballimin e sfidave të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Anëtarësimi i vendit tonë në NATO ka mundësuar edhe konsolidimin e mëtejshëm të arsimimit ushtarak. Ky arsimim në kushtet e reja demokratike bëhet i shkallëzuar, i lidhur me gradat dhe karrierën ushtarake për nivele të ndry-shme komandimi e drejtimi, apo punës në shtab dhe struktura të tjera të forcave të armatosura. Përfundimi i kurseve sjell padyshim tek gjithsecili bërjen e një analize të brendshme mbi vlerat, meritat, dobësitë dhe mësimet e nxjerra gjatë një viti mësimor.

Është viti i tretë që hapet dhe zhvil-lohet Kursi i Lartë i Oficerit (KLO), si një nga kurset madhore të sistemit tonë të arsimit ushtarak. KLO-në e përfunduan 22 vetë, 21 prej të cilëve ishin pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe një nga Garda e Republikës. Secili prej akademistëve/kursantëve solli diçka unike nga përvoja e njësive dhe strukturave ku kishin shër-byer më parë, duke e bërë më interesante dhe më të larmishme zhvillimin e kursit. Kjo përvojë vinte si nga nivelet e struk-turave më të larta të drejtimit strategjik, formulimit të politikës dhe planifikimit të mbrojtjes, ekspertizë nga të gjitha di-siplinat ushtarake që lidhen me aspektet e personelit, zbulimit/kundërzbulimit, operacioneve ushtarake, logjistikës, ko-munikimit, trajnimit dhe stërvitjes, bux-hetit dhe marrëdhëniet civilo-ushtarake. Eksperiencat e drejtuesve dhe oficerëve që kanë shërbyer në njësitë elitare të Forcave tona të Armatosura, pjesëmarrëse në operacionet ushtarake jashtë vendit është e pazëvendësueshme në llojin e vet. Kjo përvojë dhe ekspertizë e veçantë e pasuroi së tepërmi mozaikun e temave të trajtuara në KLO. Gjithashtu u trajtuan gjerësisht mësimet e nxjerra, si një sistem tashmë i konsoliduar në FARSH, duke u fokusuar kryesisht në elementet pozitivë që ka sjellë ky proces në përsosjen e njësitë dhe repartet tona ushtarake.

Harmonizimi i dijeve teorike me eksperiencën praktike sjell dije të qën-drueshme dhe larg empirizmit klasik. Mënyra se si janë organizuar departamen-tet e Akademisë së Mbrojtjes, si dhe fusha e trajtimit të tematikave bëjnë të mundur kohezionin e disiplinave mësimore dhe rritjen e ekspertizës e mendimit ushtarak në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Këto departamente mbulojnë spektrin e plotë të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes. Ato fil-lojnë me Departamentin e Strategjisë dhe Sigurisë Kombëtare, vijojnë me Depar-tamentin e Menaxhimit të Mbrojtjes dhe Udhëheqjes Ushtarake, Departamentin e Operacioneve, si dhe harmonizohen me Departamentin e Shkencave Shoqërore. Këtij spektri i shtohet ekspertiza dhe njohuritë e strukturave të veçanta, si brenda forcave të armatosura, ashtu edhe jashtë saj, si brenda vendit ashtu edhe nga strukturat tona në NATO e më gjerë. Në këto struktura mund të radhisim Qendrën e Analizave të Mbrojtjes (QAM), Qendrën e Doktrinave dhe Manualeve, Përfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO, institucionet kryesore të sigurisë së vendit etj.

Trajtimi i teorive të luftës dhe Poli-

Sfidat e sigurisë nuk përballohen pa arsimim efikas

tikave të sigurisë kombëtare, studimi i mendimtarëve klasikë ushtarakë si Klauzeviçi, Zhomini, etj, u harmonizuan me studiues të tjerë me të rinj, por me peshë globale, si Lidëll Hard, Martin Van Crevaed, apo analistë shquar si Xhorxh Fridman etj. Një vend të rëndësishëm në këto studime e diskutime zunë luftërat moderne, strategjitë e përdorura, evolu-imin e mendimit ushtarak, përdorimin e metodave të luftimit, mjeteve dhe arma-timit bashkëkohorë, zbatimin e ligjeve të luftës nga palët ndërluftuese, rregullat e angazhimit. Sistemi ndërkombëtar mbetet ende një sistem, i cili kërkon njohje të vazhdueshme dhe përshtatje të politikave të jashtme, sigurisë e mbrojtjes, në har-moni me institucionet ndërkombëtare ku bën pjesë vendi ynë. Fuqi të reja botërore duken në horizont, të cilat synojnë krijimin e një bote shumë-polare, me “qendra graviteti” në vende të ndryshme të globit. Njohja e këtyre zhvillimeve ndihmon në përcaktimin e rolit që luan vendi ynë në këtë sistem, aleancat që krijohen për përbal-limin e sfidave të sigurisë dhe avancimin e interesave kombëtare, duke u fokusuar tek instrumenti ushtarak si mjaft i rëndësishëm për fuqinë kombëtare. Ripunimi i strategjive të mbrojtjes dhe doktrinave ushtarake nuk mund të bëhet e shkëputur pa njohur zhvil-limet globale e rajonale.

Menaxhimi i mbrojtjes dhe udhëheqja strategjike u trajtuan me peshën e duhur në të gjithë kursin. Ky menaxhim lidhet para së gjithash me rolin që zënë Forcat e Armatosura në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, lidhjen që ato kanë me strukturat e tjera të sigurisë së vendit, të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Me-naxhimi efektiv i mbrojtjes është i lidhur ngushtë me drejtuesit e aftë e me tipare të spikatura të personalitetit. Këto tipare, krahas njohjes, kërkohen të zbatohen në të gjitha nivelet e drejtimit strategjik, si dhe të njësive kryesore të forcave të armatosura. Studimi i përvojës së vendeve të tjera, si dhe përgjithësimi i përvojës së vendit tonë hedhin bazat për përfitimin e elementëve më pozitivë dhe më konsolidues në këtë fushë të rëndësishme, e parë si një nga pjesët përbërëse të “Trinitetit të Klauzeviçit”. Njohja e sistemit të planifikimit të mbrojtjes kombëtare, përpjekjet dhe mendimet për harmonizimin e tij me hapat dhe disi-

plinat e raja të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, janë elementë të rëndësishëm për një menaxhim efektiv të mbrojtjes. Futja e metodave të reja për përdorimin sa më mirë të burimeve të mbrojtjes, zbatimi i konceptit të ri të NATO-s “Smart Defense” ishin një nga trajtesat e veçanta në kurs, të cilat pa dyshim kërkojnë njohuri të thella e gjithëpërfshirëse.

Një fokus i veçantë iu dha zhvillimit të operacioneve ushtarake, spektri i të cilave është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit. Krahas operacioneve klasike të mësymjes dhe mbrojtjes, rendësi iu dha operacioneve në përgjigje të krizave dhe përballimit të emergjencave civile. Shfrytëzimi i stër-vitjeve vjetore të NATO-s për menax-himin e krizave, të cilat përfundojnë me operacionet të Nenit 5 (Mbrojtjes Kolektive) mbeten kërkesa për thellim e zgjerim të mëtejme të praktikave më të mira që janë arritur në këtë drejtim. Përsosja e metodave të drejtimit të operacioneve, komandim-kontrollit, zbatimit të parimeve të luftës në kushtet e sotme, njohja dhe përpunimi i artit operativ, veprimi në një mjedis kompleks i luftës, lufta kundër rebelimit e terrorizmit janë çështje që u trajtuan gjerë-sisht si nëpërmjet leksioneve, ashtu edhe gjatë diskutimeve në seminare e ushtrimeve praktike. Operacionet e mbështetjes së paqes u trajtuan të lidhura ngushtë me operacionet që zhvillohen brenda vendit në përballimin e emergjencave civile. Futja e elementëve të rinj nga përvoja e pjesëmarrësve apo nga eksperienca e vendeve të tjera, e bëjnë më të asimilueshme dhe të dobishme programin mësimor në këto fusha. Një shembull konk-ret ishte edhe zhvillimi i stërvitjes së shtabit me skenar të emergjencave civile që përkoi me ngjarjet që kaloi vendi ynë në fillim të këtij viti, si rezultat i rënies së reshjeve masive të dëborës në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit. Kjo bëri të mundur bashkëpunimin me strukturat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe me njësitë e repartet pjesëmarrëse në operacionet direkte në terren. Këto bash-këpunime sollën përgatitjen e një metodike sa më reale dhe dhënien e “zgjidhjeve” sa më konkrete me skenarin e dhënë.

Ana tjetër e rëndësishme e periudhës së arsimimit janë vizitat e zhvilluara si në njësitë dhe repartet e forcave tona të armatosura, ashtu edhe në institucionet

shtetërore, apo vizitat në vendet e tjera. Njohja më nga afër e kushteve, arritjeve dhe problematikave me të cilat ballafaqo-hen forcat tona të armatosura, metodat dhe rrugët e përdorura nga drejtuesit dhe shtabet i shërbejnë më së miri lidhjes së teorisë me praktikën. Ato lidhen me sfidat e transformimit, kalimin në strukturën e re, zbatimit të planeve të modernizimit, stan-dardizimit, pajisjeve të njësive e personelit që shërben në misione e operacione jashtë vendit, si dhe bashkëpunimit me ushtritë e vendeve aleate e partnere.

Takimi me Presidentin e Republikës, me Kryetaren e Parlamentit, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Kryetarin e Bash-kisë së Shkodrës etj, zgjeruan së tepërmi njohuritë praktike të këtyre institucioneve të rëndësishme dhe lidhjen që ato kanë me forcat e armatosura. Diskutimi i rolit dhe detyrave që kryen Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, realizimi i funksioneve të tij dhe bash-këpunimi me drejtuesit kryesor të ushtrisë, roli që luan Këshilli i Sigurisë Kombëtare pasuruan më shumë njohuritë teorike dhe akademike të marra. Po ashtu vizita në Parlament, zgjeroi njohjet me funksionet e Parlamentit në përgjithësi dhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare në veçanti. Praktikat e ndjekura për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, bashkëpunimin ndër-parlamentar, mbështetjen që iu është dhënë e i jepet forcave të armatosura, sidomos në apro-vimin e ligjeve dhe buxhetit të mbrojtjes, sqarojnë më mirë detajet dhe mekanizmat e punës, duke nxjerr më në pah rolin e këtij pushteti të rëndësishëm në vend. Takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjithashtu ishte i rëndësishëm, pasi politika e mbrojtjes është një mbështetje e fuqishme e politikës së jashtme të vendit tonë. Integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, kontributi në misionet dhe operacionet në mbështetje të paqes ndërkombëtare, bashkëpunimi me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Or-ganizatën për Sigurinë e Bashkëpunimin Evropian, rolin e diplomacisë si element i rëndësishëm të fuqisë kombëtare, janë disa nga trajtesat e veçanta të bëra me këtë institucion të rëndësishëm të vendit. Vizita në Bashkinë e Shkodrës, vlerësimin e kontributit të forcave të armatosura në kushtet e emergjencave civile, duke e konkretizuar me përmbytjet e ndodhura në vitet e fundit i shërbejnë vendosjes së lidhjeve më të qëndrueshme me këto struktura për zgjidhjen e situatave në kohë sa më të shpejta.

Një vizitë tepër e rëndësishme u zhvil-lua në Kosove në datat 09-11 Prill 2012. Njohja me traditat e popullit shqiptar në vendbanimet e tyre të përhershme, përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe pavarësi nga sundimtarët e huaj, lufta e heroike e vitit 1999 dhe fitimi i pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 janë vlera historike të patjetërsueshme të kombit shqiptar. Nga pikëpamja e doktrinës ushtarake kjo vizitë shënon një ngjarje të veçantë. Kombinimi i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s me për-pjekjet dhe metodat e luftimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren përbëjnë një pasurim të artit dhe doktrinës luftarake në kohët moderne. Vizita në shtëpinë e Adem Jasharit, heroit legjendar të luftës së Kosovës, takimi me të afërmit e tij, njohja me ngjarje të veçanta të zhvilluara në këtë rajon e bën më të gjallë e më të prekshme këtë epokë të lavdishme!

Programi i KLO-së është pjesë inte-grale e programit të Masterit Shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtje, i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe

Shkencave. Prandaj, një nga drejtimet kryesore të tij është puna kërkimore – shkencore, si pjesë integrale e këtij kursi. Trajtimi i çështjeve të veçanta, përgatitja e eseve, mikrotezave dhe finalizimi i temave të përzgjedhura në fillim të vitit jep një kontribut të rëndësishëm në për-punimin e mendimit shkencor ushtarak dhe gjetjen e rrugëve të reja më racionale për menaxhimin dhe transformimin e forcave tona të armatosura. Kërkimi shtrihet në fusha të veçanta, të tilla si siguria dhe strategjia kombëtare, opera-cionet ushtarake, drejtimin strategjik të forcave të armatosura, si dhe tematikat e përzgjedhura në fushën e legjislacionit ushtarak e shkenca shoqërore me aplikim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Këto çështje zhvillohen individualisht, por edhe në grup. Një nga aspektet më të rëndë-sishme në këtë drejtim ishte edhe zhvil-limi i konferencës shkencore “Pranvera Arabe”, e cila është një nga zhvillimet më të reja në arenën ndërkombëtare. Kjo konferencë u zhvillua në 28 shkurt 2012, pas një pune voluminoze kërkimi të bërë nga pjesëmarrësit, duke bashkëpunuar edhe me institucione të tjera të rëndë-sishme të vendit, si Ministria e Punëve të Jashtme, Radio Televizioni Shqiptar etj. Në këtë konferencë u trajtuan gjerësisht shkaqet që çuan në fillimin e “ortekut” të lëvizjeve demokratike të këtyre vendeve si rezultat i papunësisë, problemeve ekono-mike, mbajtjen me forcë të pushtetit, fundamentalizmi, mungesa e reformave sociale si dhe trajtimi i rolit të forcave të armatosura lidhur me rebelimet e brend-shme. Pjesëmarrja e profesorëve dhe doktorëve të shquar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u finalizua me përfundime të rëndësishme dhe gjetje të reja, të cilat pasurojnë sferën e veprimtarisë të marrëd-hënieve ndërkombëtare si dhe doktrinën ushtarake. Disa nga këto përfundime po aktualizohen edhe sot në zhvillimet e fundit në Siri etj.

KLO u lidh ngushtë edhe me zhvillimet më të fundit të forcave të armatosura. Pjesë-marrja në një serë grupe punësh në nivele strategjikë në kuadrin e transformimit, modernizimit, përgatitjes së doktrinave apo manualeve të ndryshme të forcave të armatosura, ku ekspertë të veçantë në kurs kanë qenë anëtarë dhe kanë dhënë kontributin e vet modest. Gjithashtu u bënë disa zgjidhje detyrash, të cilat lid-hen me skenarët strategjikë të sigurisë dhe mbrojtjes, si pjesë e procesit të Rishikimit Strategjikë të Mbrojtjes (RSM). Procesi i integrimit të plotë të vendit tonë në NATO, zhvillimi i Konferencave të Integrimit përbëjnë rrugën nëpërmjet të cilës do të kalojë FARSH në të ardhmen e afërt. Ndjekja nga afër e tyre, diskutimi në auditorë i problematikave të hasura, evidentimi i përvojave pozitive të vendeve të cilat i kanë kaluar më parë këto procese, janë padyshim disa nga momentet më të rëndësishme të kursit.

Arsimimi ushtarak mbetet një nga shtyllat kryesore të pajisjes me dijet e nevojshme për t’u përballuar me sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes. Zbatimi i këtyre njohurive në kushtet konkrete kërkon përkushtim, vullnet dhe energji, duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët, eprorët dhe vartësit në çdo strukturë të forcave të armatosura. Privilegji i dhënë për ndjekjen e kurseve mbetet një detyrim për punë dinjitoze në çdo sferë të veprim-tarisë ushtarake.

Përgatiti: N/Kolonel Editson ZARKA, (Përfundues i KLO 2011-2012)

Një vIT KëRKESASH DHE BALLAFAqIMESH AKADEMIKE Në KURSIN E LARTë Të OFICERIT

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 201212 academicus

ergys llanaj

Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanikeTrafikimi i drogës është një

formë themelore e krimit të organizuar në të gjithë Evropën, dhe në veçanti në Evropën Jug-

Lindore më të mirënjohurat, “Rrugët e Ballkanit”, të cilat janë përdorur më parë nga grupet Turke të krimit të organizuar për trafikimin e heroinës, dhe që përdoren në ditët e sotme për trafikimin e të gjitha llojeve të drogave të paligjshme, si edhe në kuadër të asaj që njihet si “trafikimi i shumë drogave”, ku ngarkesat njihen si “ngarkesat kokteil”, dhe që përfshijnë prekursorët, drogat kimike dhe sintetike. Në trafikimin e drogave përfshihen grupet kriminale të organizuara lokale të krye-suara nga kapot e tyre dhe të përbëra nga shtetas të vendeve të burimit apo të tranzit-imit. Megjithatë, vihet re se përbërja e kë-tyre organizatave kriminale lidhet ngushtë midis grupeve vendore dhe jo-vendore të krimit të organizuar, si në transportimin dhe shpërndarjen e drogave, ashtu edhe në mënyrë të zgjeruar, edhe përfshirjen e trafikuesve të drogës në veprimtari të tjera të paligjshme, si p.sh. trafikimin e qenieve njerëzore. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë shndërruar në furnizuesit kryesore të kanabisit bimor (kultivimin dhe trafikimin e tij), dhe janë duke mbështetur trafikuesit e heroinës turke dhe të kokainës kolumbiane, dhe po përpiqen kohëve të fundit të hyjnë plotësisht në tregtinë e kokainës, duke përbërë kështu një kërcënim në rritje për BE-në.

Numri i atyre që njihen zakonisht si narkomanë apo përdorues problematikë të drogës arrin deri në 25 milionë persona në të gjithë botën, apo ekuivalenti 10.6 përqind të popullatës së moshës nga 15-641. Duket se kjo shifër nuk ka ndryshuar shumë në vitet e fundit në nivel global, për shkak se rritet e numrit në disa vende janë kompensuar me zvogëlim të numrit të tyre në disa vende të tjera. Ndërkohë që numri më i madh i përdoruesve të drogës jeton në vendet në zhvillim, Europa që po zgjerohet, duket se përbën tregun më fitimprurës të drogës në botë, po të mer-ren parasysh fuqia blerëse dhe numrat e përdoruesve të drogës. Afërsia ndaj një tregu të tillë dhe rëndësia e “Rrugëve të Ballkanit” tregon se trafikimi i drogës duhet të vazhdojë të mbetet në fokusin e agjensive të zbatimit të ligjit për Ballkanin edhe në të ardhmen. Evropa mbetet një treg i rëndësishëm për drogat stimuluese, dhe treguesit sugjerojnë që për Evropën si të tërë, tendenca përsa i përket përdorimit të kanabisit, amfetaminës, ecstasy dhe kokainës po vazhdon të rritet.

Përdorimi i drogës në Europë vazh-don të mbetet në pjesën më të madhe një fenomen i brezit të ri, dhe në veçanti i meshkujve të rinj. Përllogaritet që mes 3 -31 përqind e të rriturve (të moshës nga 15-64 vjeç) e kanë provuar kanabisin të paktën një herë. Duke u bazuar në anketa të ndryshme, mund të përcaktohet një mesatare, e cila sugjeron që rreth 20% e popullatës apo 62 milionë evropiane ta kenë provuar tashmë këtë substancë

(përdorimi gjatë gjithë jetës), dhe 6% apo 20 milionë evropiane ta kenë provuar këtë substancë në 12 muajt e fundit (shifrat e vjetshme).

Drogat sintetike janë drogat e dyta ndër substancat më të përdorura në Evropë nga shifrat e raportuara, dhe në veçanti Ecstasy, (në shumë mënyra) e ka kaluar edhe përdorimin e amfetaminës, si drogën e dytë më shumë të përdorur pas kanabisit. Në lidhje me heroinën, llogaritet me përafërsi se ka mesatarisht 4 -7 raste në 1.000 vetë, të moshës nga 15-64 vjeç. Përllogaritjet e larmishme sugjerojnë se ka ndoshta rreth 1.2 dhe 2.1 milionë përdorues problematikë droge në BE, nga të cilët, 850,000 vetë deri në 1,3 milionë vetë ka të ngjarë të jenë persona që kanë filluar të injektohen kohët e fun-dit. Mbizotërimi i përdorimit të kokainës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në Evropë, por përsëri tendenca duket se vjen përgjithësisht drejt rritjes. Përdorimi i kokainës varion në BE mes 0.5 -6% (përdoruesve të përjetshëm), respektivisht 1% e gjithë të rriturve (duke iu referuar shifrave të vjetshme). Megjithatë, duhet të vihet re se të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë kokainën (1 -11.6% e të gjithë të rriturve të moshës nga 15-34 vjeç), që do të thotë rreth 3 -3.5 milionë të rritur evropiane që përdorin shpesh kokainën. Shifrat e mësipërme tregojnë që nga njëra anë, shkalla e madhe e prodhimit dhe trafikimit të drogës mbeten formal më të zakonshme të krimit mes rrjeteve kriminale, që kanë shënjestër Evropën si të tërë, nga ana tjetër, që ka rreth 40 milionë njerëz, shumica të rinj në vendet evropiane të cilët kanë përjetuar përvoja të përdorimit të drogave kohët e fundit, dhe që përfaqësojnë një treg tejet të madh të kërkesës për drogë.

Grupi i stimuluesve të llojit të am-fetaminës (ATS) përfshin amfetaminat (amfetaminën, metamfetaminën), ecstasy (MDMA dhe substancat që lidhen më tej, dhe stimulantë të tjerë sintetike (met-

katinoninën, fenterminën, fenetilinën, etj ). Stimulantët e llojit të amfetaminës prodhohen më së tepërmi në Kinë, Mi-anmar dhe Filipine. Prodhimi global i stimuluesve të llojit të amfetaminës është për momentin afër 480 tonë metrike, 3 të katërtat e së cilës janë ose metamfet-aminë ose amfetaminë, dhe një e katërta e së cilës është ‘ecstasy’.Pas vitesh të rritjeve të shpejta, tregu për stimulantët e llojit të amfetaminës po stabilizohet. Procesi i prodhimit, që përfshin blerjen e kimikateve, sintetizimin, kthimin në formë tablete, paketimin dhe hedhjen e mbeturinave, është pandryshueshmërisht i ndarë mes vendeve të ndryshme. Kjo përfshin shpesh, bashkëpunimin mes grupeve kriminale që operojnë në zonat kufitare, duke e ulur kështu rrezikun e shkatërrimit të rrjeteve të përgjithshme të prodhimit. Shembuj të kësaj janë trafikimi nga Belgjika dhe Hollanda, në Portugali të pluhurit të ‘ecstasy për t’u kthyer në tabletë dhe ai i pluhurit të amfetaminës në Mbretërinë e Bashkuar për t’u prerë e për t’u ri-paketuar me një logo.

Metamfetamina kjo drogë njihet që të jetë e shoqëruar në veçanti me probleme shëndetësore dhe shoqërore. Në botë, ekz-iston një shqetësim në rritje përsa i përket zgjerimit të problemeve të shkaktuara nga metamfetamina. Prodhimi dhe konsumimi në shkallë të gjerë në vendet evropiane i metamfitaminës nuk ka ndodhur deri më tani. Prodhimi evropian i metamfitaminës vazhdon të mbetet në një shkallë të gjerë i kufizuar në Republikën Çeke, dhe në një masë më të vogël, në vendin fqinjë-Republikën Sllovake, në disa nga shtetet Baltike dhe në Moldavi6. Duke marrë në konsideratë natyrën në rritje të tregut të gjerë evropian për stimuluesit, potenciali për zgjerimin e përdorimit të metamfita-minës nuk mund të injorohen për vendet e Evropës Jug-Lindore, dhe për këtë arsye, kjo mbetet një zonë e rëndësishme për t’u treguar vigjilentë.

Një tendencë rritjeje në tregun vendor

për stimuluesit e llojit të amfetaminës, ATS, është vënë re tashmë në Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kroaci, në Malin e Zi, Shqipëri në Kosovë dhe në “ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, për shkak të rritjes së kërkesës për këto lloje drogash, por gjithashtu edhe për shkak se mund të zbulohen edhe furnizime më të mëdha. Për më tepër, Turqia me zgjerimin e turizmit, po shfaqet si një destinacion domethënës për ecstasy e siguruar në Evropën Perëndimore. Në këtë as-pekt, përdorimi i dyfishtë i “Rrugëve të Ballkanit”, është i pritshëm në kon-trabandimin e heroinës dhe ecstasy nga BE-ja për në Lindje dhe anasjelltas . Duket se ka një terren në rritje të kimikateve e perkursorëve, e cila kalon përmes Ballkanit, e që synon në prodhimin jashtë tij, ose që thek-

son se po bëhen përpjekjet bazë për të themeluar prodhimin e drogës në rajon. Metamfetaminat përbëjnë një problem në rritje për Evropën Jug Lindore, Rusinë dhe Azinë, me laboratorët e drogës në lëvizje, ku në shumë raste, ato lëvizin nga perëndimi në lindje, ndërsa kimikatet e perkursorëve, në mënyrë të përgjithshme lëvizin nga lindja në perëndim, pra në kahun e kundërt. Kontrollimi i kimikateve të perkursorëve është veçanërisht një sfidë e vështirë, meqë këto substanca, të tilla si efedrina dhe kimikate të tjera, gjenden në medikamentet që blihen pa recetë dhe në të ashtuquajturat “medikamente të ftohta”, nëpër farmaci. Tonelata perkursorësh transportohen në rajon, ku laboratorët klandestinë operojnë në liri relative, veça-nërisht në vendet ku paqëndrueshmëria dhe dobësia në agjensitë e zbatimit të ligjit, i lejon prodhuesit të operojnë pa u ndëshkuar. Prodhimi i kanabisit përbëhet kryesisht nga tre produkte të ndryshme: kanabisi bimor (marihuana), kanabisi në formë rrëshire (hashashi) dhe vaji i kanabisit. Prodhimi global i kanabisit ka ardhur duke u rritur dhe përllogaritet në 45,000 tonë metrikë, (2009’ 40,000 tonë metrike, 2010’ 42,000 tonë metrikë)9. Ka edhe tregues të tjerë që tregojnë se prodhimi i kanabisit është rritur. Si përl-logaritjet e numrit të konsumatorëve të kanabisit në botë, ashtu edhe sasitë e konfiskuara të kanabisit nga agjensitë e zbatimit të ligjit, janë rritur gjatë dekadës së kaluar.

Europa përbën tregun më të madh të botës për kanabisin në formë rrëshire, që numëron për më shumë se 70% të konfiskimeve të këtilla për vitin 2010. Gjatë periudhës 2008-2010, Shtetet Anëtare cituan Marokun si vendin krye-sor burimor, të pasuar nga Pakistani dhe Afganistani. Proporcioni i Marokut, megjithatë, ka pësuar rënie të dukshme, nga 31 % gjatë periudhës 2000-2004, në 28% gjatë periudhës 2008-2010.

Vende të tjera të përmendura si burime të rëndësishme të kanabisit në formë rrëshire, janë Shqipëria dhe Hollanda. Në disa raste, nuk është gjithnjë e qartë nëse kanabisi në formë rrëshire është prodhuar në këto vende, apo thjeshtë është blerë në këto vende, duke e pasur origjinën nga Maroku. Megjithatë, pro-dhimi i kanabisit në formë rrëshire në Marok ka rënë ndjeshëm. Në studimin e bërë në vitin 2010, e llogariti prodhimin e përgjithshëm të rrëshirës në rreth 3,060 tonë metrikë, të kultivuara në 134,000 hektarë tokë në rajonin RiC nga një numër prej 96,600 familje.

Përveç këtyre përpjekjeve në Ma-rok, ekziston një shqetësim në rritje në Europë në lidhje me impaktin negativ të përdorimit të kanabisit. Maroku vazhdon të furnizojë me shumë se 80% të së gjithë rrëshirës së konsumuar në Europë, që përbën tregun më të madh të rrëshirës, e që gjeneron. Çdo vit përafërsisht rreth 10 bilionë Euro. Përveç kësaj, Pakistani dhe Afganistani, kontribuojnë gjithashtu në tregun botëror të rrëshirës. Konfiskimet dhe konsumimi i rrëshirës sugjeron se tendenca afat-gjatë po vjen drejt një rritjeje në prodhimin global që arrin deri në 7,500 tonë metrikë e më shumë (2009/2010). Të dhënat e përdorshme në kërkesat për mjekimet për drogën në Europë, e vënë kanabisin të dytin në listën e opiateve, megjithëse kanabisi ende numëron për vetëm 12% të të gjitha kërkesave për mjekim, dhe panorama e përgjithshme po ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga situata në disa vende. Megjithëse të dhënat e përdor-shme sugjerojnë se në Europë ka rreth 3 milionë njerëz, kryesisht meshkuj të rinj, mund të jenë përdorues të kanabisit duke e marrë atë çdo ditë, masa e përjetimit të mundshëm të problemeve të këtij grupi për shkak të përdorimit të drogës, mbetet ende e panjohur. Pritet që një gjë e tillë të vihet re edhe në vendet e Evropës Jug-Lindore. Fuqia e produkteve të kanabisit përcaktohet nga përmbajtja në to e tetra-hidrokanabinolit (THC), që është edhe përbërësi kryesor aktiv.

Vendet e destinacionit të hashashit dhe marihuanës së prodhuar në Shqipëri, janë kryesisht Greqia dhe Italia, por ka pasur raporte të trafikimit në Kosovë, Malin e Zi, “ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, dhe në disa raste të pakëta, edhe në Shtetet Anëtare të BE-së, në shkëmbim të heroinës importi i mari-huanës organizohet kryesisht nga grupet kriminale të organizuara të Kolumbisë, Xhamaikës, Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe Shqipërisë. Grupet e organizuara kriminale shqiptare janë shndërruar në një sigurues të fuqishëm të kanabisit bimor.

Ngarkesat e mëdha të hashashit dhe marihuanës arrijnë kryesisht me rrugë detare, përmes kanaleve të kontrabandës ndërkombëtare, (kontenierëve), nga vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndi-more nëpër portet italiane dhe sllovene, prej ku vazhdojnë rrugën nëpër zonat e projekteve, me përdorimin e rrugëve tokësore. Hashashi dhe marihuana vijnë gjithashtu edhe me anë të rrugëve detare nga Shqipëria, apo drejtpërdrejtë nga ven-det Amerikano-Jugore në portet detare të Kroacisë për shpërndarje të mëtejshme.

(Vijon)

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 13gjeostrategjia

Sekretari i Mbrojtjes ameri-kane, Leon Paneta, vizitoi gjatë kësaj jave udhëheqësit e rinj të zgjedhur në dy prej

vendeve ku çeli Pranvera Arabe. Ai ndoqi konsultime me aleatë të ngushtë të SHBA-së në rajon. Në fillim, Paneta udhëtoi drejt Tunizisë, vendi që udhëhoqi një seri revoltash të cilat tronditën Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme gjatë 18 muajve të fundit, duke vijuar me një ndalesë në Egjipt, ku regjimi i presidentit Hosni Mubarak u shemb vitin e kaluar.

“Në të dy vendet, ai u konsultua me udhëheqjen e re dhe riafirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në vazhdimin e reformave”, tha sek-retari i shtypit së Pentagonit, Xhorxh Little. Më pas, Paneta vazhdoi takimet në Izrael dhe Jordani, ku axhenda u përqendrua në gjakderdhjen e Sirisë dhe konfrontimin e vazhdueshëm me Iranin lidhur me ambiciet e tij bërthamore. “Qëllimi i udhëtimit të sekretarit të Mbrojtjes ishte afirmimi i angazhimit së Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Kjo do të kërkojë forcimin e aleancave tradicionale me shtetet si Izraeli dhe Jordania si dhe ndërtimin e partner-iteteve të forta me qeveritë e reja demokratike”, tha Little.

Në fillim të turneut të tij një ja-vor ditën e hënë në Tunizi, Lindje e Mesme, sekretari i Mbrojtjes amerikane, Leon Paneta, bëri thir-rje për ndryshimin e regjimit në Siri dhe kërcënoi Iranin me sanksione e luftë. Paneta vizitoi regjimin tunizian islamik të kryeministrit Hamadi Jabali të partisë Ennadha si dhe presidentin egjiptian Muhamed Mursi dhe Field Marshal Muhamed Hussein Tantawi, kreu i juntës ushtarake egjiptiane. Më pas, Paneta vijoi vizitën e tij në Izrael dhe në Jordani ku u takua me mbretin Abdullah.

Udhëtimi i Panetës kishte si qël-lim thellimin e lidhjeve të ushtrisë amerikane me regjimet islamike, të cilët erdhën në pushtet pas kry-engritjeve të masave në Tunizi dhe Egjipt, ndërsa ndiqnin ndërhyrjen e thellë ushtarake të Uashingtonit në të gjithë rajonin. Në Tunis, kryeqytetin tunizian, Paneta diskutoi në lidhje me një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarëve tunizianë kundër terrorizmit në ndjekje të forcave së Al-Kaedës në Mali. Aleatët e forcave Tuareg që u larguan nga Libia në Mali pasi NATO shkatërroi kolonelin libian, Muamar Gedafi vitin e kaluar, tani kontrollojnë pjesën më të madhe veriore të Malit që ngriti krye kundër pushtetit qendror në Bamako.

Paneta kërcënoi Iranin, duke përsëritur se të “gjithë opsionet”, duke përfshirë edhe luftën, janë “në tryezë”. Gjatë fundjavës, këshilltari i

Paneta viziton Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme

Sigurisë Kombëtare amerikane, Tom Donilon, informoi gjithashtu zyrtarët izraelitë mbi planet amerikane për sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe luftën me Iranian, nëse Teherani nuk heq dorë nga programi i tij bërthamor. Gjithashtu, Paneta sugjeroi se sanksionet e tanishme ndërkombëtare mund të detyrojnë Iranin të negociojë me Uashingtonin. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian kanë ulur eksportet iraniane të naftës me 40%. Monedha iraniane ka humbur afër-sisht gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit, duke rritur kështu çmimet e mallrave të importuar, duke përf-shirë edhe ushqimin.

Paneta shpjegoi “Këto sanksione kanë një ndikim serioz në ekonom-inë e Iranit dhe ndërsa rezultatet nuk mund të jenë të qartë në këtë moment, ata kanë shprehur gatish-mëri për të negociuar dhe duken të interesuar në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje diplomatike”. Nga vlerësimi i tij në fillim të këtij viti se kishte shumë gjasa që Izraeli të sulmonte në pranverë të 2012-ës, ai tha se Izraeli “nuk kishte marrë asnjë vendim mbi Iranin”. Sekre-tari i Mbrojtjes kërcënoi gjithashtu një aleat kyç të Iranit, presidentin sirian, Bashar al-Assad, regjimi i të cilit po përballet tani me një kryengritje suni të mbështetur nga SHBA-ja, që po e zvarrit Sirinë drejt një lufte civile.

Siç tha Paneta në Tunis, shpër-thimi i luftimeve në qytetin kryesor të Alepos, në Sirinë veriore, ku njësitë e ushtrisë sulmuan milicitë kundër Assadit, pushtuan disa zona kyçe dhe ngritën pika kontrolli. Njësitë e ushtrisë sulmuan lagjet Salah al-Din dhe Sakhur. Forcat rebele sekuestruan dje një pikë kontrolli në Anadan, e cila do t’i japë atyre kon-

trollin e një rruge të drejtpërdrejtë nga Alepo në kufirin me Turqinë, e cila mbështet dhe armatos forcat që janë kundër Assadit.

Duke bërë thirrje për përpjekje ndërkombëtare për “të rrëzuar Assa-din”, Paneta tha: “Nëse ata vazhdojnë këtë lloj sulmi tragjik mbi popullin e tyre në Aleppo, unë mendoj se ky do të jetë fundi i Assadit. Ajo që Assadi po i bën popullit të tij tregon qartë se regjimit të tij po i vjen fundi. Ai e ka humbur të gjithë legjitimitetin e tij. Nuk bëhet më fjalë se nëse do t’i vijë fundi, por se kur”.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni

mori një hap për të armatosur haptas rebelët. Gjithashtu, qeveria franceze planifikoi të kërkojë një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë javë për të diskutuar mbi Sirinë dhe për të “ushtruar presion” mbi regjimin e Assadit.

Në Izrael, Leon Paneta u takua me homologun e tij ditën e mërkurë dhe u zotua të mbështesë të gjitha masat për të mbajtur Iranin larg zhvillimit të një bombe bërthamore. “Lidhjet e mbrojtjes ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta

se më parë”, i tha ministri i Mbrojtjes izraelite, Ehud Barak, Panetës në mbledhjen që u zhvillua në Tel Aviv. Kjo vizitë ishte pjesë e udhëtimit një javor të Panetës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Po të mërkurën ai u takua edhe me presidentin Shi-mon Peres.

Programi i d i sku tueshëm bërthamor i Iranit, për të cilin Te-herani insiston se është për qëllime paqësore, ishte në majën e takimeve të axhendës së kësaj jave. Shumë vende perëndimore, në veçanti Izraeli, kanë frikë se ky program është një mburojë në mënyrë që

Irani të zhvillojë armë atomike. Ka shqetësime se dritarja për një zgjidhje diplomatike të problemit mund të mbyllet dhe se një sulm ushtarak izraelit kundër Iranit mund të jetë në horizont. Peres tha javën e kaluar se Irani ishte në “një luftë të hapur” me Izraelin, pasi ai drejtoi gishtin tek Irani dhe Hezbollahu për një bombë në autobus në Bullgari muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë pesë izraelitë.

Ditën e diel, në fillim të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Paneta

përsëriti qëndrimin e presidentit Ba-rack Obama lidhur me këtë çështje. “Unë mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se qëndron përkrah Izraelit dhe komunitetin ndërkombëtar se ne nuk do të lejojmë që Irani të zhvillojë armë bërthamore. Kjo nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë mjaft e vështirë, por unë mendoj se kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar mbeten të bashkuar në qëndrimin tonë ndaj Iranit, kjo është mënyra më e mirë për të bindur Iranin të tërhiqet nga ajo që po bën dhe t’i përmbahet rregullave dhe rregulloreve ndërkombëtare”, tha ai.

Mbështetja e fortë ndaj Izraelit është një element thelbësor i politikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe të dy vendet bashkëpunojnë në plani-fikimin ushtarak dhe kërkimet. Gjatë vizitës së tij të mërkurën, Paneta pa një rezultat të prekshëm të këtij bashkëpunimi të ngushtë: Kubin e Hekurt, një sistem mbrojtës nga raketat për Izraelin që merr fonde të konsiderueshëm nga qeveria ameri-kane. Turneu i Panetës në Lindjen e Mesme preku një numër të ndjeshëm çështjesh së politikës së jashtme në rajon. Ditën e hënë, ai shprehu be-simin se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do të detyrohet të lejë pushtetin e tij nga lufta e përgjak-shme civile e ndezur në vend.

“Unë jam i sigurt se thellë-thellë Assadi e di që është në telashe dhe është vetëm çështje kohe përpara se ai të largohet. Nëse do të jeni në gjendje të mbroni veten dhe familjen, më mirë të largoheni që tani”, tha Pan-eta në Tunizi. Të martën, ai u takua me presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Egjiptit, Muhamed Morsy, një aleat i lëvizjes së fuqishme myslimane në vend, Vëllazëria.

Këshilli i fuqishëm suprem i Forcave të Armatosura zotëron pushtetin legjislativ, duke urdhëru-ar shpërbërjen e parlamentit, pasi gjykata më e lartë e vendit vendosi se ishte zgjedhur në bazë të ligjeve të pavlefshëm. Morsy u përpoq ta thër-riste atë përsëri në seancë, por gjykata riafirmoi vendimin e saj, kështu që këshilli ushtarak ruan kompetenca ligjvënëse derisa një parlament i ri të bëjë betimin pranë fundit të vitit. Pan-eta u takua gjithashtu me udhëheqësin e lartë egjiptian prej një kohe të gjatë, Field Marshal Muhamed Tantawi, i cili ka luajtur një rol kyç në drejtimin e vendit që nga rënia e sundimtarit të fuqishëm Hosni Mubarak vitin e ka-luar. “Bazuar te ajo që pashë dhe tek diskutimet që pata, president Morsy dhe Field Marshal Tantawi kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe po punojnë së bashku drejt të njëjtit për-fundim”, tha Paneta ditën e martë.

Alba Musaraj

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 201214 gjeopolitika

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shq-iptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të

publikohet një rubrikë e re: gjeopoli-tika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeopolitik, teoritë kryesore të gjeo-politikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe men-dimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Teoria e sundimit kontinental e ba-zuar te superioriteti i Heartland-it dhe raporti i fuqive detare me ato tokësore, dhënë me mjeshtëri nga Mackinder, mund të quhet pa asnjë mëdyshje si mendimi i parë gjeopolitik që d ha një pamje të plotë të të gjithë sistemit global. Për këtë arsye e kemi quajtur proto-gjeopolitikë (parashtesa –proto është përdorur thjesht për ta shfaqur si mendim i gjenezës). Pas dhënies së skicës së tij gjeopolitike në vitin 1903, Mackinder e shtjellon atë gjerësisht në botimin e vitit 1919 “Idealet Demokra-tike dhe realiteti”. Heartland-i me shtesën e basenit të Detit të Zi e Detit Baltik, dhe me luginat e larta të lu-menjve kinezë e indianë ishte me kufij pak më të ndryshëm se sa në fillim. Kufijtë e Heartland të përcaktuar nga Mackinder lëvizën nga ai vetë (pati një ndryshim tjetër edhe në vitin 1943) falë punës më të imtë në këtë drejtim dhe për shkak se teoria e tij rezultoi efikase. Këtë e pohim edhe ai vetë që në hyrje të librit. Më poshtë po sjellim një pjesën nga punimi i përcaktimit të shtrirjes së Heartland dhe në vijim do të shohim atë fragment ku shfaqet përcaktimi i mënyrës së frenimit të ekspansionit kontinental nëpërmjet krijimit të zonës tampon e cila zbret deri në Adriatik.

Mackinder: Lufta i përforcoi dhe nuk i tronditi pikëshikimet e mia të mëparshme

Ky libër, cilado qoftë vlera e tij, është më shumë se thjesht prurja e një mendimi të nxehtë në kohë lufte; idetë mbi të cilat ai është bazuar ishin botuar në vija të trasha më shumë se një duzinë vite më parë. Në vitin 1904, në një artikull mbi “Boshtin gjeografik të historisë”, lexuar para “Shoqatës Mbretërore të Gjeografisë” (Royal Geographical Society), unë skicova “Ishullin e Botës” (World-Island) dhe “Zemrën e Tokës” (Heartland) dhe në vitin 1905, shkruajta në National

Heartland dhe teoria e sundimit kontinental si mendimi proto-gjeopolitik

Revieë mbi çështjen e “Fuqia njerë-zore si masë e fuqisë kombëtare dhe Imperiale” (Man-power as a Measure of National and Imperial Strength), një artikull të cilin besoj se ishte i pari që futi në modë termin fuqi njerëzore. Në atë term nënkuptohet jo vetëm ideja e fuqisë luftuese, por edhe ajo e prodhimit, më shumë se sa bollëku, si vatra e arsyetimit ekonomik. Nëse unë guxoj tani, që të shkruaj mbi këto çështje disi më gjatë, kjo ndodh sepse mendoj se Lufta i përforcoi dhe nuk i tronditi pikëshikimet e mia të më-parshme (H. J. M.).

Heartland dhe linja ndarëse mes fuqive detare e kontinentale

Përfundimi ku çon ky diskutim, është se lidhja ndërmjet Heartland e veçanërisht rajoneve të tija me të hapura perëndimore të Iranit, Turke-stanit dhe Siberisë, është më e afërt më Europën e Arabinë se sa me ç’është me kinën e Indinë, apo akoma, me Heartland-in Jugor të Afrikës. Kufijtë e theksuar natyrorë të Shkretëtirës së Saharasë dhe të Lartësive Tibet-iane, nuk kanë asnjë ekuivalent ku Heartland-i Verior bashkohet Arabinë e Europën. Lidhja e afërt e këtyre rajoneve është mirë-modeluar nga formula gjeografike përmes së cilës është synuar tashmë që të kristalizohen disa pikëpamje thelbësore të historisë siriane e të Mesopotamisë; bujqit e Mesopotamisë e të Sirisë janë gjendur gjithnjë të pambrojtur ndaj zbritjeve të kalorësve të Heartland-it, të ngasësve të gamileve nga Arabia dhe të detarëve nga Europa. Aspak më ndryshe – e në të vërtetë vetëm për shkak të karakterit të tij transnacional – kufiri ndërmjet Heartland-it në një anë dhe Arabisë e Europës në tjetrën, ia vlen që të ndiqen me njëfarë kujdesi.

Vargu i gjatë i Maleve Perse lakohet drejt perëndimit rreth fundit të sipërm të Mesopotamisë dhe bëhet Vargmali Taurus, i cili është ana jug-ore e lartë e lartësive gadishullore të

Azisë së Vogël. Sipërfaqja e Azisë së Vogël është një fashë stepash, duke iu afruar shkretëtirës në mes, ku liqenet e kripura ushqehen me disa rryma prej maleve Taurus, por lumenjtë më gjerë rrje-dhin në drejtim verior, drejt Detit të Zi.

Përtej thyerjes të krijuar nga Deti Egje, ne kemi pellgun e madh ujor të Danubit, që zbrazet gjithashtu në Detin e Zi; rrjedhat kryesore kontribuuese të Danubit, dalin thuajse brenda fushë-pamjes së Adriatikut, por lart, në ato Lartësitë Ilire, ku format e pjerrëta anësore të së cilave formojnë bllokun malor mbi vijën e bukur bregdetare dalmate. Këtë bllok ne e quajme Alpet Dinarike. Kështu, Taurus dhe Alpet Dinarike përfaqësojnë faqet e pjerrëta të Mesdheut e të Adriatikut, por dërgojnë lumenj të gjatë teposhte në Detin e Zi. Por, për Detin Egje, që ndërpret përmes lartësitë, drejt Detit të Zi dhe për Dardanelet, të cilat rrjedhin në drejtim jugor, me ujërat e të gjithë lumenjve të Detit të Zi, këto lartësi, faqe të pjerrëta të Taurus dhe të Alpeve Dinarike, do të ishin një varg i vetëm i lakuar, kufiri i një ledhi të vazhdueshëm tokash që ndajnë Detin e Zi të brendshëm prej Mesdheut e Adriatikut të jashtëm. Ku, po të mos ishte për Dardanelet, ky skaj do të përbënte kufirin e Heartland-it dhe Deti i Zi dhe të gjithë lumenjtë e tij do t’i shtoheshin sistemit kullues “Konti-nental”. Kur Dardanelet mbyllen nga Fuqia Tokësore kundrejt Fuqisë Detare të Mesdheut, ashtu si u bë në Luftën e Madhe, kjo gjendje e gjërave, kup-tohet faktikisht për aq kohë sa lëvizjet njerëzore janë të kërcënuara.

Perandorët romakë, e vendosën qendrën e tyre Lindore në Kostan-dinopojë, në mes të rrugës ndërmjet kufijve të Danubit e të Eufratit, por Kostandinopoja ishte për ta më shumë se qyteti kufitar nga Europa në Azi. Roma, Fuqia Mesdhetare, nuk aneksoi bregun verior të Detit të Zi, dhe ai det, kësisoj, ishte vetë pjesë e kufirit të Perandorisë. Stepat iu lanë

skithëve, ashtu siç quheshin turqit asokohe, dhe së shumti vetëm pak sta-cione tregtare u vendosën nga detarët përgjatë brigjeve të Krimeas. Kështu, Kostandinopoja ishte pika prej ku fuqia detare mesdhetare mbajti mesin e kufirit detar, ashtu si fuqia tokësore e Legjioneve mbajti kufijtë perëndimorë dhe lindorë përgjatë lumenjve. Nën Romën, fuqia detare avancoi kësisoj brenda Heartland-it, nëse ky term do të kuptohej, në një kuptim të gjerë strategjik, aq sa të përfshijë Azinë e Vogël dhe Gadishullin Ballkanik. Historia e mëvonshme nuk është më pak transparente ndaj nënvizimit të fakteve të gjeografisë, por në drejtimin e kundërt. Disa prej turqve të Azisë Qendrore kthyen rrugë anash, poshtë drejt Arabisë dhe udhëtuan drejt lartë-sive Mediane dhe Armene, brenda stepave të Azisë së Vogël dhe aty ata bënë vendin e tyre, ashtu si udhëtuan Turqit Magjarë veç një apo dy shekuj më parë në veri të Detit të Zi brenda stepës së Hungarisë.

Nën udhëheqjen e kalorësve të mëdhenj të dinastisë otomane, turqit kapërcyen Dardanelet dhe duke ndjekur “korridorin” e luginave të Maricës dhe Moravës nëpër Malet Ballkan, arritën të pushtojnë vetë Hungarinë Magjare. Që nga momenti që qyteti i Kostandi-nopojës ra në duart turke në vitin 1453, Deti i Zi ishte i izoluar për detarët gjenovezë dhe venecianë. Nën Romën, perandoria e detarëve kishte avancuar në brigjet veriore të Detit të Zi; nën turqit osmanë Heartland-i, perandoria e kalorësve, kishte avancuar deri në Alpet Dinarike dhe malet Taurus. Ky fakt thelbësor kish qenë i maskuar nga zgjerimi i dominimit turk në Arabi, jashtë Heartland-it, por është i qartë akoma ditët e sotme kur Britania ka ripushtuar Arabinë për arabët. Brenda Heartland-it, Deti i Zi ka qenë deri vonë shtegu i skicës strategjike me drejtim lindor për armikun tonë gjer-man. Ne e përcaktojmë Heartland-in fillimisht në përputhje me rrjedhat e

lumenjve, por a nuk tregon historia, kështu si e rrëfyem, se për qëllimet e mendimit strategjik, kjo gjë duhet të jepet në njëfarë shtrirje më të gjerë? Parë nga këndvështrimi i lëvizjes njerëzore dhe mënyrave të ndryshme të lëvizjes, është e qarte se që nga mo-menti kur, sot, fuqitë detare mund të mbyllin Detin e Zi, i tërë baseni i këtij deti mund të shihet si i Heartland-it.

Vetëm Danubi bavarian, me vlerë të ulët lundrimi, mund të trajtohet sikur shtrihet jashtë. Mbetet për t’u shtuar një tjetër rrethanë dhe ne do të kemi para syve konceptin e plotë të Heartland-it, ashtu si lind nga faktet e gjeografisë e të historisë. Baltiku është një det që tashmë mund të “mbyllet” nga fuqia tokësore. Fakti se flota gjer-mane në Kiel ishte e përgjegjshme për minat dhe nëndetëset të cilat frenuan skuadronet e Aleatëve për të hyrë në Baltik, natyrisht që nuk e dëmton në asnjë mënyrë formulimin se mbyllja ishte prej fuqisë tokësore; ushtritë Aleate në Francë ishin aty në sajë të fuqisë detare dhe mbrojtja detare gjermane e Baltikut, ndodhi si rezultat i fuqisë tokësore. Është me rëndësi parësore, lidhur me marrëveshjet e paqes të cilat do të na garantojnë kundër luftërave të ardhshme, që ne të njohim se nën rrethanat e sotme, ashtu si u pranua nga ministrat përgjegjës të Dhomës së Përfaqësuesve në Parla-ment, Flotat e fuqive Ishullore nuk mund të depërtonin më në Baltik, më shumë se sa mund të depërtonin në Detin e Zi. Heartland-i, për qëllime të mendimit strategjik, përfshin Detin Baltik, Danubin e Poshtëm e të Mesëm të lundrueshëm, Detin e Zi, Azinë e Vogël, Armeninë, Persinë, Tibetin dhe Mongolinë.

Brenda tij, si pasojë, janë Bran-denburg-Prusia dhe Austro-Hungaria si dhe Rusia – një bazë e gjerë e tre-fishtë me fuqi njerëzore, fuqi e cila gjatë historisë u mungonte kalorësve. Heartland-i është rajoni në të cilin, në rrethanat moderne, fuqisë detare mund t’i refuzohet mundësia për të hyrë, sadoqë pjesa perëndimore e tij (Heartland) shtrihet pa rajonet e Ark-tikut e të sistemit kulluese Kontinen-tale. Ka një faktor fizik të çuditshëm, i cili e ndërthur atë gjeografikisht në mënyrë tërësore; i gjithë rajoni, madje edhe në anën e Maleve Perse që shohin mbi Mesopotaminë e nxehtë, gjendet nën borë në periud-hën e dimrit. Linja treguese e një temperature mesatare të akullt përg-jatë gjithë muajt të janarit, kalon nga Kepi i Veriut në Norvegji me drejtim jugor, saktësisht brenda “rojes” së ishujve përgjatë bregdetit norvegjez, kalon Danimarkën, kryqëzon mesin e Gjermanisë drejt Alpeve, dhe nga Alpet me drejtim lindor, nëpër trevat e Ballkanit. Gjiri i Odesës dhe deti Azof janë të ngrirë për pjesën më të madhe të vitit dhe po ashtu edhe pjesa më e madhe e detit Baltik. Në mes të dimrit, ashtu si dukat që nga Hëna, një mburojë e gjerë e bardhë do të shfaqë Heartland-in në domethënien e tij më të plotë.

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 2012 15studimi

Gazeta “Ushtria” prej numrit të sotëm do të botojë sprovën magjistrale të

profesorit të sociologjisë në universitetin e Harvardit, Pitirim Sorokim, shkencëtar me famë ndërkombëtare, autor i më shumë se 30 librave dhe shumë artikujve mbi sociologjinë. Sprova “Të korrat e hidhura të Marsit” është përkthyer për gazetën “Ushtria” nga profesori i Filo-zofisë në UT, Gjergj Sinani, të cilit i jemi pafundësisht mirënjohës. L. Lita

Fillojmë nga dhënia e një karakter-istike të ndryshimeve që shkakton lufta në përbërjen e popullsisë së vendeve ndërluftuese dhe pjesër-

isht të vendeve neutrale. Pasoja themelore e luftës , në këtë sferë dukurish, qëndron në pakësimin e popullsisë dhe në ndryshimin e përbërjes së saj cilësore nëpërmjet një ndarjeje të veçantë të shkaktuar nga lufta. Kjo tezë ka një paraqitje mjaft të thjeshtë, por mjafton të zhvillohet pak përmbajtja e saj për të kuptuar rezultatet shkatërrimtare që kjo katastrofë e njerëzimit shkakton në tërë jetën shoqërore dhe në historinë e popujve ndërluftues. Sa më shumë zhytesh në studimin e këtyre pasojave, aq më tepër detyrohesh të njohësh rolin tepër të rëndësishëm të luftës në shpjegimin e ndryshimeve që shkaktohen në jetën sho-qërore, në zhvillimin dhe rënien e popujve të tërë… Pakësimi i popullsisë shkaktohet drejtpërdrejt nga lufta në formën e vikti-mave të para të saj:të vrarët, të plagosurit etj… dhe në mënyrë të tërthortë në formën e ngritjes së përqindjes së vdekshmërisë dhe të pakësimit të lindjeve në pjesën e popullsisë civile të vendeve ndërluftuese dhe gjithashtu, pjesërisht në vendet neutral, të lidhura me to...

Lufta ‘punon mirë’. Ajo zgjidh ne një mënyrë ‘të thjeshtë dhe të sigurtë’ nyjet gardiane të mijëra problemeve shoqërore të pazgjidhshme: ajo zhduk tepricën e popullsisë, në krahasim me mjetet e ekzistencës, teprinë e ofertës së punës së dorës në krahasim me kërkesën ajo heq ‘një prani njerëzish të pakëndshëm’, degëzon dendësinë e popullsisë, etj.

Shkurt, në qoftë se pranohet se jeta ekziston për vdekjen , atëherë lufta në këtë kuptim, i bën ‘shërbime’ të panumërta njerëzimit. Ajo është fëmija e dashur dhe përfaqësuesi i plotfuqishëm i Madhërisë së saj, Vdekjes, dhe ajo nuk e tradhton kurrë sovranen e saj. Por në qoftë se qëndrojmë në një pikëpamje pak të ndryshme, duke njohur se objektivi i jetës, është jeta dhe jo vdekja, në qoftë se njihet parimi se ‘jeta e njeriut është një qëllim në vetvete’ ( parim që shpesh, është shpallur si një paragjykim, në mos në teori, të paktën në praktikë), përfundimet do të jenë të ndryshme. Hum-bja e miliona jetëve është një e vërtetë që pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme mbi të gjitha anët e jetës shoqërore. Ajo është një humbje ekonomike kolosale, një shkatërrim. Duke u nisur nga kjo pikëpamje (ekonomi-energji) një humbje e kotë 10-20-30 milion jetësh, ndihet, në mënyrë të pashmangshme sa në sferën ekonomike aq në fushën jo ekonomike të jetës shoqërore. Po, në të njëjtën masë edhe prodhimtaria dhe aftësia e mbrojtjes edhe krijimtaria e popullit, herët ose vonë, do të shtrembërohet në të gjitha fushat për shkak të një pakësimi barbar të radhëve të miliona jetëve dhe, si do ta shohim më poshtë, të jetëve më të mira.

Ndërkaq mbetet vetë fakti i vdekjes së miliona njerëzve. Për mua personalisht , ky është fakti më i rëndësishëm që ka një përcaktim të pavarur nga pikëpamja ekonomike. Dhe tani të kalojmë në anën cilësore të çështjes .

Në krahasim me pakësimin sasior të popullsisë, ndryshimet cilësore , të

Të korrat e hidhura të Marsit

shkaktuara nga lufta, pikërisht në për-bërjen e popullsisë , janë shumë më të rëndësishme. Nga kjo pikëpamje lufta ka qenë dhe mbetet një mjet i përzgjedhjes negative që shkakton një veçim në ‘kah të kundërt’, dmth që përfshin elementet ‘më të mirë’ të popullsisë, duke lënë të mbijetojnë dhe të shumëfishohen elementet ‘më të këqinj’. Termat ‘më të mirë’ dhe ‘më të këqinj’ janë terma vlerësues… Me më ‘të mirë’ dhe ‘më të këqinj’ janë terma vlerësues…Me ‘më të mirët’ unë kuptoj elementet e popullsisë ;a) biologjikisht më të shëndoshë,b) energjikisht më të aftë për punë, c)shoqërisht:me një moral të lartë,d) psikologjikisht të pajisur me një vullnet të fortë, me një talent më të madh, më të plotësuar dhe të zhvilluar intelektualisht. Veç kësaj lufta merr më shumë burrat se gratë. Nuk është aspak nevoja për të provuar të vërtetën e thjeshtë cilën shumë njerëz e harrojnë, se përsosmëria e orga-nizmit shoqëror, mbarësia dhe krijimtaria e shoqërisë në fusha të ndryshme, veprim-taria dhe fatet e saj historike, varen para së gjithash , nga natyra e anëtarëve të saj. Për djallëzorët mund të shkruhet një kushtetutë ideale, megjithatë ajo do të mbetet në letër. Ndërsa shoqëria,e përbërë nga engjëj të pa-fajshëm, mund të këtë një kushtetutë mjaft të keqe ose të mos ketë asnjë, e megjithatë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet anëtarëve të saj të jenë të shkëlqyera. Një shoqëri e përbërë nga batakçinj ose nga budallenj, me gjithë reformat që mund të ndërmarrë do të bëjë batakçillëqe dhe do të mbetet shpirtërisht shterpë për aq sa anëtarët e saj do të zotërojnë cilësi të tilla.

Çdo shoqëri e gjerë përbëhet nga anëtarë që nuk janë aspak në një gjendje të barabartë ndërmjet tyre, jo vetëm për nga aftësitë e fituara, por edhe për nga aftësitë e lindura; ka anëtarë të seksit mashkullor dhe të seksit femëror, pleq dhe fëmijë, persona të shëndoshë dhe të sëmurë, njerëz të nder-shëm dhe kriminelë, gjeni dhe budallenj, persona energjikë, veprues dhe të fortë dhe individë pa vullnet, të dobët, dështakë, etj. Është fare e lehtë të kuptohet çështja se cilët elementë të popullsisë shkatërrohen, krye-sisht, nga lufta dhe cilët ajo lë të mbijetojnë dhe të shtohen. Kjo çështje nuk mund të jetë pa pasoja për pasurimin, krijimtarinë dhe fatet historike të shoqërisë.

Gjatë luftës kosa e vdekjes korr para së gjithash, popullsinë e moshës më të aftë për punë. Lufta merr sidomos ata që janë më të

shëndoshë…ajo merr sidomos burrat dhe jo gratë, duke çekuilibruar kështu përbërjen e popullsisë ndërmjet sekseve në dobi të këtyre të fundit… Lufta merr kryesisht elementet moralisht të shëndoshë dhe lë të mbijetojnë elementet moralisht më të meta, kriminelët. Përse? Sepse kriminelët, normalisht, nuk rekrutohen në ushtri dhe nuk i afrohen asaj. Prandaj ata nuk rendin drejt rrezikut për tu shuar në luftë dhe kanë shanse të jetojnë më shumë se elementet moralisht të shëndoshë të popullsisë. Ka dhe më. Kjo gjendje mund të formulohet dhe ndryshe.

Në luftë, nga ana tjetër, duke qenë të gjitha kushtet e barabarta, njerëzit që kanë një ndjenjë të thellë të detyrës kundrejt vendit, Atdheut, vriten më shumë se ata që nuk e kanë këtë sens të detyrës. Të parët, për shkak të shtytjeve të thella morale nuk e mënjanojnë rrezikun, nuk kërkojnë të tërhiqen në prapavijë, ti shmangen shkuarjes në front, të zënë një vend të sigurtë. Jo, ata vrapojnë drejt rrezikut, në qoftë se kërkohet. Ata shkojnë drejt vdekjes në qoftë se është e domosdoshme. Për ‘shpëtimtarët e lëkurës’ është ndryshe:ata bëjnë ç’është e mundur për t’u tërhequr në prapavijë, ata kërkojnë ti shmangen dhe ti dredhojnë rrezikut, shkurt, ata kanë më shumë shanse për të mbijetuar se të tjerët… Kjo ka të bëjë po aq me luftën civile, sa edhe me luftën ndërmjet shteteve, por më shumë me të parën. Përvoja e luftërave të shkuara, si dhe e luftërave civile bashkë-kohore, tregon se, nga çdo anë, luftëtarët e ndershëm e të bindur vriten, ndërkohë që të ligjtë tërhiqen. Lufta, në mënyrë të drejtpërdrejtë gëlltit, para së gjithash, ata që janë më të prirur në rrafshin shpirtëror( që zotërojnë një vullnet më të fortë, që janë më të zhvilluar, më të talentuar, se sat ë patalentuarit). Fjala e urtë romake thotë:’Parcere subjects et deberallare sub-erbos!’, (‘Kurseni ata që nënshtrohen dhe godisni krenarët’)…Kjo fjalë e urtë është zbatuar në mënyrë të pashmangshme gjatë gjithë luftërave antike. Të gjithë ata, që ishin më të fortë dhe më krenarë, më të vullnetshëm dhe më të talentuar, që mund të paraqisnin rrezik për fituesin, masakroheshin…

Ndërkaq, vëreni se, në vetë ushtrinë përqindja e humbjeve midis oficerëve dhe drejtuesve të tjerë, është gjithnjë më e lartë se përqindja e humbjeve midis ushtarëve të thjeshtë. Dhe nuk ka

dyshim se, në tërësi, niveli i zhvillimit, niveli kulturor i kuadrove, duke filluar që nga nënoficerët dhe kapitenët, është shumë më i lartë nga ai i masës së ush-tarëve. Ky është truri i ushtrisë, shpirti i saj, kuintesenca dhe aristokracia e saj kulturore. Përqindja e madhe e humbjeve midis kuadrove vërteton edhe njëherë pa-rimin e paraqitur më lart. Ndërkaq gjatë luftërave misionet e rëndësishme dhe të rrezikshme në ushtri u besohen njerëzve dhe grupeve më të aftë; të guximshëm, plot iniciativë, të talentuar, të sigurtë dhe të ditur. Gjithashtu, shanse që këto shtresa të masakrohen rriten. Njerëzit e guximshëm e pranojnë rrezikun dhe vdekjen, për sa u takon frikacakëve dhe të flashktëve- nga trupi dhe nga shpirti-ata kërkojnë të struken në vende më të sigurta...

Gjatë një lufte të gjatë dhe të ashpër, vështirësitë prekin, nga të gjithë popull-sia civile, në mënyrën më të ashpër, ‘pro-letariatin intelektual’,inteligjencën;para ngritjes së çmimeve, të ardhurat e tyre shtohen më pak,(disa njësi të pasura të ‘proletariatit intelektual’ nuk futen në hesap), prandaj mjerimi godet më fort këtë shtresë. Dhe prandaj, përpjesëti-misht, vdekshmëria në gjirin e kësaj shtrese rritet më shumë se në shtresat e tjera. Kjo ndihmohet nga një reaksion i gjallë dhe i ashpër i këtij grupi ndaj dukurive të shkaktuara nga lufta. Kështu është pikërisht kjo shtresë që bëhet ‘truri i vendit’.

Kjo, që sapo u tha mjafton për të kup-tuar se teza e argumentuar është e vlef-shme që të zbatohet në të gjitha luftërat e rëndësishme. Përsa i përket luftës civile, ajo është krejt e padiskutueshme. Çdo luftë civile është veçanërisht vdekjepru-rëse në këtë shkallë. Nga thelbi i saj ajo përben kosën e vdekjes, që shkatërron me qëllim, nga njëra anë dhe tjetra, el-ementet më të aftë, më të talentuar, më të fortë,që zotërojnë një vullnet më të madh dhe që janë më të ngritur. Studioni historinë e luftërave civile në Athinë dhe në Romë, atë të revolucioneve an-gleze dhe franceze, ndërgjegjësohuni për përvojën dhe pasojat e luftës sonë civile, dhe ju do të shikoni se përqindja e humbjeve midis tribunëve eminentë ’më të mirë’ dhe politikanëve, oratorë dhe dijetarë, piktorë dhe kapitenë, shkurt, personave të kualifikuar, është

në mënyrë të pakrahasueshme më e lartë se përqindja e humbjeve midis masave të gjëra. Ndërsa Polikratët, Hipiasit dhe Hiparkët, Efialtët dhe Kleonët, Al-cibiadëtdhe Kritiasit, Pompetë, Qezarët, dhe Antoniot, Lavuazierët dhe Maratët, Robespierët dhe Dantonët, Kondorsetë dhe Cenierët dhe figura të tjera të shquara udhëheqësish dhe mendimtarësh, poetësh dhe dijetarësh , që janë vetëm disa, në mos një( për shembull Lavuazieri) në një milion persona të zakonshëm midis masave të gjëra, ndërsa bien në dhjetëra, ruajalistë, jakobinë, vandeas, nga rangu i zhirondinëve mbijetojnë dhe japin një përqindje humbjesh në mënyrë të pak-rahasueshme më të vogël se këto elita. Në këtë kuadër lufta civile ka qenë dhe mbetet njësoj. Ajo është e pamëshirshme dhe godet, para së gjithash, elitat nga të dy kampet, dmth personat e veçantë që dalin nga masat e gjera. Ky rregull I përgjithshëm është vërtetuar edhe nga përvoja e luftës sonë civile. Ne tani quhemi të bardhë dhe kjo nënkupton elementët më të pajisur intelektualisht, më të ditur dhe kualifikuar. Një përqindje e madhe midis tyre u vra dhe një pjesë e tyre u vetëvra (gjeologu Inostransev, profesori Khvostov etj.), një pjesë vdiq nga uria, të ftohtit, dhe nga kushtet e vështira të jetës, (Shakmatov, Turaev, Blok etj). Më shumë se vdekja e pastër dhe e thjeshtë, lufta civile i shkatërron këto shtresa dhe në mënyrë të tërthortë, nga fakti se ajo i shtrëngon elitat të emigrojnë, ata që kanë qenë të tërhequr, që nuk janë vrarë, ajo I hedh në burg, ku ata shuhen nga vdekja e ngadaltë. Eksperienca e ‘heretikëve’ në Spanjë, e hygenotëve në Francë, etj. Tregon paso-jat që sjellin këto emigracione masive. Shtoni, gjithashtu, se përveç emigrimit dhe shfarosjes së elementëve të përmen-dur më lart, lufta plagos, gjymton dhe dërrmon një përqindje të madhe të këtyre ‘të mirëve’ dhe ja kthen popullsisë në gjendje të pakësuar. Lufta e fundit i ka dhënë njerëzimit miliona nga këta per-sona të sakatuar, ‘baballarë adoptues’ të shndërruar në persona që jetojnë në kurriz të pjesës së tjetër të popullsisë. Shtoni uljen e lindjeve tek njerëzit (gjatë privacioneve, dhimbjeve, ankthit për të afërmi e tyre etj), dhe ndikimi cilësor i luftës mbi popullsinë do të bëhet mjaft i qartë.

Vijon nr e ardhshëm

pitrim sorokin

Kush është PITRIM SOROKINPITRIM SOROKIN (1889-1968), profesor i sociologjisë në Universitetin e Harvardit, shkencëtar me famë ndërkombëtare, autor i më shumë se 30 librave dhe shumë arti-kujve për sociologjinë, ka vdekur në SHBA në 1968. Për herë të parë ai u ndesh me vdekjen në 1918, kur u dënua me vdekje nga gjyqi i Volodges. Tek jeta dhe vepra e tij shohim dhe njëherë paradoksin e ideve dhe revolucioneve. Ai ishte pjesëmar-rës aktiv i lëvizjes shoqërore-revolucionare. Para revolucionit ai kishte njohur jetën ilegale , arrestimet, burgun, internimet. Ishte kundër terrorit dhe luftës civile që nisën bolshevikët. Shkurti 1917 e gjeti atë në skenën e jetës politike në krahun demokratik të partisë së tij. Ai mori drejtimin e gazetës ‘Volia Naroda’ ( Vullneti i Popullit’ dhe për një kohë ishte këshilltari personal i Kerenksit dhe anëtar i Këshillit Republikan të Rusisë. Pas Revolucionit të tetorit u arrestua dy herë dhe në sajë të një falje të papritur, fitoi lirinë. Absurditeti dhe tmerri i luftës civile e detyruan ta braktiste jetën politike dhe ti kushtohej tërësisht shkencës. Në 1919 e gjejmë profesor në Universitetin e Peterburgut , ku formoi dhe katedrën e sociologjisë. Fama e tij vjen në rritje. Në 1920 dolën dy vëllimet e tij, ‘Sistemet e sociologjisë’. Midis punimeve të kësaj epoke, në artikullin ;ndikimi i luftës mbi përbërjen e popullsisë, mbi tiparet dhe organizimin e saj shoqëror’, ai shpresonte se me mbarimin e luftës civile jo vetëm që nuk mbaroi, por më pas erdhi edhe NEP-i. Tashmë artikujt e Sorokinit filluan të mos i pëlqenin më pushtetit dhe me porosi të Leninit, në 1922 , ai , së bashku me shkencëtarë dhe filozofët të tjerë, u dëbuan nga Rusia. Pas një qëndrimi të shkurtër në Pragë, vajti në SHBA, ku dha sociologjinë në mjaft universitete amerikane dhe në 1930 u vendos përfundimisht në Harvard. Ai u bë klasik në fushën e sociologjisë, që kur ishte gjallë, gjë që ndodh radhë në shkencë, sidomos në atë shoqërore. Por në vendin e tij ai nuk u vlerësua. ‘Asnjë nuk është profet në vendin e tij!’Në këtë numër të revistës botuam disa fragmente të një artikulli të tij, të cilat jo vetëm të zhysin në mendime, por edhe të lejojnë të analizosh, nën një pikëpamje mjaft origjinale, në krahasim me ato që janë dëgjuar deri tani lidhur me revolucionet, dukuri të së kaluarës, por edhe me zhvillime të së sotmes.

ushtriaE prEmtE, 3 gusht 201216

STEMAT E MINISTRISË SË MBROJTJES DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISËSTEMA E MINISTRISë Së MBROjTjES

STEMA E FORCëS TOKëSORE

STEMA E KOMANDëS Së DOKTRINAvE DHE STëRvITjES

STEMA E FORCAvE të ARMATOSURA

STEMA E FORCëS AjRORE

STEMA E BRIGADëS LOGjISTIKE

STEMA E SHSHP të Fa

STEMA E FORCëS DETARE

STEMA E BRIGADëS Së MBëSHTETjES RAjONALE