inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1...

16
Nënkolonel Bufazi, informoi mbi punën e bërë nga efektivi i Shkollës për realizimin e detyrave E premte, 15 gusht 2014 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 68-të i botimit Nr. 32 (8233) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected] Modelet e referuara të akademive ushtarake, 80% vijnë nga Perëndimi... Përfundon hartimi i dokumentacionit për stërvitjen “Imponimi-2014” Inteligjenca parandalon mega-sulmin kundër Izraelit “Brigada e I-rë Sulmuese” partizane, formacion-prelud i një ushtrie moderne faqe 6 faqe 12-13 faqe 14-15 faqe 8-9 faqe 10 APU 40-VJETORI I RËNIES NË KRYE TË DETYRËS TË DËSHMORIT TË ATDHEUT, PILOTIT VEIZ KOVAÇI H istoria e Aviacionit Luftarak Shqiptar është histori e burrave trima dhe guximtarë, e njerëzve me ambicie për ecjen përpara. Shfletoj historikun e Shkollës së Aviacionit dhe midis rreshtave lexoj: Në vitin mësimor 1968-1969 erdhën këta stu- dent: Klement Aliko, Mane Bulluti, Garito Vito, Niko Tërpo, Veiz Kovaçi, Arif Gaxhi, Nevruz Kotorri, Musa Kame, Riza Lahi, Veledin Resuli, Tafil Agai, Petrika Mile, Petrit Koçi, Ylli Sina, Vasil Nasi, Vangjel Condi, Shpëtim Baxha... Dekorohet atasheu ushtarak italian në Tiranë Islandë, bashkëpunimi transatlantik në fokus Ministrja Mimi Kodheli inspektoi Shkollën e Trupës në Bunavi MAT-5: Lamtumirë baza ushtarake “Camp Phoenix”... DIPLOMACIA USHTARAKE NATO INSPEKTIMI faqe 5 faqe 5 faqe 6 FORCA DETARE SHËRBIMET SEKRETE 70 VJETORI faqe 6 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Britani “Albanian Lion 2014”, mesazh gatishmërie i trupave të NATO-s Diskutohet për “Albanian Lion 14”, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në trajnimin e trupave të NATO-s në një spektër të gjerë veprimesh luſtarake Faqe 2-4 Shqiponja e Tomoricës... AFGANISTAN/ DEKOROHEN SHQIPTARËT Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1.2 milionë dollarë për pastrimin e hot-spoteve Faqe 4 REHABILITIMI Gërdec, zhvillohet ceremonia e certifikimit të zonës së pastruar (Zona C) Foto arkiv nga stërvitja “Albanian Lion”

Transcript of inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1...

Page 1: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 1

Nënkolonel Bufazi, informoi mbi punën e bërë nga efektivi i Shkollës për realizimin e detyrave

E premte, 15 gusht 2014

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 68-të i botimit Nr. 32 (8233)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Modelet e referuara të akademive ushtarake, 80%

vijnë nga Perëndimi...

Përfundon hartimi i dokumentacionit për stërvitjen “imponimi-2014”

inteligjenca parandalon mega-sulmin kundër izraelit

“Brigada e i-rë sulmuese” partizane, formacion-prelud i një ushtrie moderne

faqe 6

faqe 12-13

faqe 14-15faqe 8-9 faqe 10

apu40-vjetori i rënies në krye të detyrës të dëshmorit të atdheut, pilotit veiz kovaçi

Historia e Aviacionit Luftarak Shqiptar është histori e burrave trima dhe

guximtarë, e njerëzve me ambicie për ecjen përpara. Shfletoj historikun e Shkollës së Aviacionit dhe midis rreshtave lexoj: Në vitin mësimor 1968-1969 erdhën këta stu-dent: Klement Aliko, Mane Bulluti, Garito Vito, Niko Tërpo, Veiz Kovaçi, Arif Gaxhi, Nevruz Kotorri, Musa Kame, Riza Lahi, Veledin Resuli, Tafil Agai, Petrika Mile, Petrit Koçi, Ylli Sina, Vasil Nasi, Vangjel Condi, Shpëtim Baxha...

Dekorohet atasheu ushtarak italian në tiranë

islandë, bashkëpunimi transatlantik në fokus

Ministrja Mimi Kodheli inspektoi Shkollën e

Trupës në Bunavi

MAT-5: Lamtumirë baza ushtarake

“Camp Phoenix”...

diplomacia ushtarake

nato

inspektimi

faqe 5

faqe 5

faqe 6

forca detare

shërbimet sekrete

70 vjetori

faqe 6

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Britani

“Albanian Lion 2014”, mesazh gatishmërie i trupave të NATO-s

Diskutohet për “Albanian Lion 14”, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në trajnimin e trupave të NATO-s në një spektër të gjerë veprimesh luftarake

Faqe 2-4

Shqiponja e Tomoricës...

afganistan/ dekorohen shqiptarët

Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1.2 milionë dollarë për pastrimin e hot-spoteve

Faqe 4

rehabilitimi

Gërdec, zhvillohet ceremonia e certifikimit të zonës së pastruar (Zona C)

foto arkiv nga stërvitja “albanian lion”

Page 2: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 20142 zyrtare

stafiKryeredaktor:

Albert hitoaliaj

Gazetarë:Mimoza GoliKjaAlba Musaraj

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

rruga e Dibrës

Graphic Designer:Afërdita hysaj

redaktore korrektore:

elona shiMaj MaKo

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar nga

data 5 gusht deri në datën 8 gusht 2014. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Mbretërore të Britanisë së Madhe, Akademinë Ush-tarake Mbretërore “Sandhurst”, si dhe Komandën e Përzgjedhjes së Oficerëve të Forcës Tokësore. Qëllimi i takimeve ishte diskutimi rreth bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Veçanërisht, u diskutua rreth stërvitjeve të përbashkëta, Operacionit të NATO-s në Afganistan “Resolute Support”, vijimit të programeve të arsimimit në Akademitë dhe Shkollat Ushtarake Bri-tanike, si dhe mundësisë së përfaqësimit të FARSH-it në Komandën e Korpusit të Reagimit të Shpejtë të Aleancës, i vendosur në Britaninë e Madhe. Gjatë takimeve në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes, SHSHP i FA-së pati takime me Zv/Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, marshallin e Forcave Ajrore, Sir Stuart Peach, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore, gjeneral Sir Peter Wall dhe Komandan-tin e Përgjithshëm të Marinsave, gjen-eralmajor Martin Smith. Në takime, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm midis dy Forcave të Armatosura, sidomos në fushën e stër-vitjeve. Stërvitjet “Albanian Lion”, të zhvilluara në vitet e fundit, kanë qenë një tregues i këtij bashkëpunimi të frytshëm, i cili ka kontribuar në rritjen e nivelit të profesionalizmit të forcave dhe ndërveprueshmërisë së trupave dhe pajisjeve. Stërvitja “Albanian Lion 14”, e cila do të zhvillohet në Shqipëri, nga data 1 shtator deri më 30 tetor, në disa rajone si Vlorë, Durrës, Kuçovë, Rinas dhe Bizë do të jetë e një vizibiliteti të lartë. Kjo stërvitje do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në trajnimin e trupave në një spektër të gjerë veprimesh luftarake, por gjithashtu do të tejçojë një mesazh për gatishmërinë dhe performancën e trupave të vendeve të NATO-s, në këtë periudhë të ngjeshur aktivitetesh diplomatike dhe ushtarake të NATO-s, në përgjigje të krizës së Ukrainës. Komandanti i Akademisë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”, gjeneralma-jor Stuart Skeates informoi SHSHP të FA-së mbi historikun, misionin dhe programet e kësaj akademie si dhe mbi ecurinë e kadetëve shqiptarë. Nëntogere Ana Allani ishte një ndër të diplomuarit, pjesë e ceremonisë madhështore që u

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Britani

“Albanian Lion 14”, mesazh gatishmërie nga trupat e vendeve të NATO-s

Zhvillohen diskutime mbi stërvitjen “Albanian Lion 14”, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në trajnimin e trupave në një spektër të gjerë veprimesh luftarake, por gjithashtu do të tejçojë një mesazh për gatishmërinë dhe performancën e trupave të vendeve të NATO-s

zhvillua me këtë rast.Bashkëpunimi me Britaninë në fushën e Mbrojtjes

Pas rënies së komunizmit dhe riven-dosjes së marrëdhënieve diplomatike, Britania e Madhe e ka mbështetur ven-din tonë edhe në fushën e mbrojtjes. Kjo mbështetje ka konsistuar në dhënien e ekspertizës dhe asistencës në familjariz-imin me procedurat e ndërveprimit në kuadër të NATO-s duke sponsorizuar pjesëmarrjen në një sërë seminare, vëzhgues në stërvitje e kurse afatsh-kurtra të ushtarakëve shqiptarë. Në vitin 1995 u hap në Tiranë një kurs i gjuhës angleze i sponsorizuar nga MM britanike me dy pedagogë britanik. Ky kurs u mbyll dy vjet më vonë si rezul-tat i ngjarjeve të vitit 1997. Në vitet 1998 – 2008 MM britanike ndihmoi në procesin e ri-ngritjes së ushtrisë shqiptare deri në anëtarësimin e plotë në NATO. Ndihmat kanë konsistuar në ngritjen e një impianti për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe dhënia e asistencës në këtë fushë, ndihma me pa-jisje në spitalin ushtarak, për Institutin e Gjeografisë Ushtarake. Gjithashtu është mbështetur me literature dhe pajisje laboratori dhe kompjuterike Qendra e Gjuhëve të Huaja e FA. Deri në vitin 2010, MM britanike financoi për ushqimin dhe akomodimin e oficerëve

‘ Në takime, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm midis dy Forcave të Armatosura, sidomos në fushën e stërvitjeve. Stërvitjet “Albanian Lion”, të zhvilluara në vitet e fundit, kanë qenë një tregues i këtij bashkëpunimi të frytshëm, i cili ka kontribuar në rritjen e nivelit të profesionalizmit të forcave dhe ndërveprueshmërisë së trupave dhe pajisjeve.

“AlbAniAn lion 14”

shqiptarë në kurse afatshkurtra në qen-drën e forcave speciale në Çeki. Gjatë kësaj periudhe, përveç sponsorizimit të një sërë aktivitetesh në kuadër të iniciativës “Partneritet për Paqe”, Britania mundësoi studimet për dh-jetëra ushtarakë e civilë shqiptar në Akademinë Ushtarake Sandhurst, në

Akademitë e Forcave Tokësore dhe Detare dhe Akademinë e Mbrojtjes në Shrivenham, RCDS si dhe në King’s College e Universiteti i Oksfordit. Aktualisht, janë akorduar dy bursa në Akademinë e Sandhurst (RMAS). Togere Ana Allani (Mehmeti) përfun-doi studimet më 8 gusht 2014, ndërsa

togere Albana Strori përfundon më 8 dhjetor 2014, gjithashtu, komanda e FD britanike, ka akorduar edhe dy bursa studimi në Akademinë e Flotës, “Britannia Royal Naval College”, Dartmouth. Dy nënlejtënantët, Alban Halaj dhe Lorenc Demiri, kanë filluar normalisht studimet më 25 qershor.

Page 3: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 3PrezaNtIMI

Sir Steuart W. Peach, njihet me zhvillimet dhe

reformat aktuale të FARSHBritania ka luajtur një rol aktiv dhe të rëndësishëm në mbështetje të Shq-ipërisë për t’iu bashkuar

strukturave euro-atlantike të sig-urisë. Ne e vlerësojmë së tepërmi asistencën dhe kontributin e FA britanike në këtë proces. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen në krizën e Kosovës, ashtu si dhe për bashkëpunimin ushtarak në fushën e edukimit dhe trajnimit. Më lejoni që t’ju prezantoj shkurtimisht disa nga zhvillimet e fundit në FARSH. Forcat e Armatosura Shqiptare në “Rrugën e transformimit” po ka-lojnë në etapat e mëposhtme.

Reforma ligjore - bazohet te ndryshimi i dy ligjeve bazë: Ligji për Autoritet, Ligji i Karrierës si dhe te ndryshimi i Ligjit për Inteligjencën. Ndërkohë ka edhe ligje të tjerë që janë në rishikim si: Ligji mbi Disiplinën, Ligji për Dekorimet, Ligji për Policinë Ush-tarake etj.

Reforma strukturore – përmban strukturën e aprovuar së fundi, me pesë komanda kryesore, reduk-timin e personelit në 8500 vetë, përgatitjen dhe aprovimin e TOP dhe implementimin e strukturës së re nga data 1 tetor 2014.

Rishikimi i Dokumenteve Strategjikë – përmban Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM), i cili është aprovuar në vitin 2013; procesin në zhvillim, të rishikimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë e cila do të shohë aprovimin në fund të këtij viti; procesin në zhvillim, të rishikimit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes, e cila do të shohë aprovimin këtë vit.

Reforma e Arsimit Profesional Ushtarak – bazohet te rishqyrtimi i burimit kryesor të krijimit të ofi-cerëve, do të zhvillohet nëpërmjet programit të Shkollës së Kandi-datëve për Oficerë (Officer Cadet

School, OCS), në një bashkëpunim të suksesshëm me Gardën Kombëtare të New Jersey-t; rishqyrtimi i diplo-mave ekuivalente civile, universitare dhe pas-universitare, të njohura nga sistemi i Arsimit Ushtarak për Ciklin e Dytë e të Tretë.

Kontributi i FARSH në operacio-

e atëhershëm të OMLT-A-1. Ek-splorimi i rrugëve se si mund të përshtatet MAT-6 brenda RSM, është pjesë e këtij kontributi. Pjesë tjetër e kontributit të FARSH, janë edhe trupat tona të Forcave Speciale në Kandahar, kontributi me oficerë shtabi në shtabe të ndryshëm të ISAF-it dhe KFOR-it, në EUFOR HQ në operacionin ALTHEA EU në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bashkëpunimi rajonal i FARSH – ka sjellë marrëdhënie të shkëlqy-era me fqinjët. Shqipëria është pjesë e iniciativave A-5, B-9 dhe SEDM. Që nga viti 1999 ne kontribuojmë me një kompani këmbësorie dhe një kompani xheniere në SEEBRIG.

Shqipëria, si një nxitëse e stabilitetit dhe sigurisë në rajon –mbështet politikën e NATO-s për “dyert e hapura”, ndaj vendeve të tjera të rajonit. Shqipëria mbështet gjithashtu, përfshirjen shkallë-shkallë të Kosovës në iniciativat dhe organizatat rajonale.

Çështje të tjera – në kuadër të marrjes së masave të sigurisë të NATO-s për krizën Ukrainë-Rusi “Është një kohë për të gjithë Aleatët për të luajtur një rol dhe të gjithë Aleatët po bëjnë kështu. Çdo Aleat i veçantë është duke vënë burimet e veta në dispozicion të mbojtjes tonë kolektive. Kur ne themi se mbrojtja e NATO-s është “të gjithë për një, ne e besojmë atë!”. (Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen) Shqipëria zbaton katër masa, duke shqyrtuar mundësitë e kontributit me oficerë shtabi.

“Liria nuk është falas” –ne synojmë gradualisht që të rrisim buxhetin e Mbrojtjes.

Procesi i demilitarizimit – ne kishim një trashëgimi të tepërt arma-timi ushtarak, pajisjesh dhe pronash. Po shkatërrojmë gjithë municionin dhe armatimin e tepërt.

Albert Hitoaliaj

net e udhëhequra nga NATO-s dhe të tjerë – konsiston në vazhdimin e angazhimit në Afganistanin pas-ISAF, “Resolute Suport Mission” (RSM); kontributi shqiptar me katër deri në gjashtë oficerë shtabi në RSM HQ në Konferencën CE (Crisis Establish-ment); kontributi shqiptar në RSM

HQ, në konferencën CJSOR, si pjesë e shteteve bazë të strukturës së saj. Shqipëria drejton një ekip këshil-lues ushtarak, “ALB-US Military Advisory Team (MAT)”, në Kabul, Afganistan, oficerët e të cilit japin këshillim në nivel brigade. Kjo ka filluar në vitin 2011, me misionin

Gjeneralmajor Bazo, i paraqet marshallit të Forcave Ajrore britanike, Sir Stuart Wil-liam Peach, zv/shef i Shtabit të Mbrojtjes së Bri-tanisë së Madhe, një panoramë të aktivitetit krye-sor të FARSH

Page 4: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 20144 PrograMI

Dekorohet atasheu ushtarak italian në TiranëMinistrja e Mbrojtjes, znj.

Mimi Kodheli, në një cer-emoni të organizuar paraditen e datës 12 gusht 2014 në Ministrinë e Mbrojtjes ka dekoruar atasheun ushtarak italian në Tiranë, gjeneral brigade Vitto Dell’Edera, i cili për-fundoi misionin e tij në këtë detyrë. Ministrja Kodheli i ka dorëzuar ushtarakut të lartë italian Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “për kontributin e dhënë në punën si atashe ushtarak në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e Mbrojtjes midis Repub-

likës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë”. Me këtë rast, ministrja Kod-heli vlerësoi punën dhe kontributin e gjeneral brigade Dell’Edera në rritjen dhe forcimin e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Mbrojtjes, si dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që FA të Italisë kanë dhënë për FA të Shqipërisë. Ajo i uroi gjeneralit Dell’Edera suksese të mëtejshme në karrierën ushtarake. “Dëshiroj që karriera juaj të vijojë me detyra të rëndësishme në FA të Italisë, por edhe në misione dhe angazhime ndërkombëtare. Ju do të jeni gjithmonë

i mirëpritur në Shqipëri, jo vetëm si ushtarak, por edhe si një mik i mirë”, - është shprehur në përfundim të cer-emonisë ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Nga ana e tij, gjeneral brigade Vitto Dell’Edera, ka falënderuar ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që i bëri punës dhe kontributit të tij si atashe ushtarak në Tiranë, duke shprehur njëkohësisht konsideratën e lartë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë gjithë kohës si atashe ushtarak në Shqipëri me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe FA shqiptare.

Ditën e premte, në datën 8 gusht 2014, në zonën e Gërdecit u zhvillua cer-emonia e certifikimit të

zonës së rehabilituar (zona C). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, drejtori i Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Gjergji Teneqexhiu, zëvendësko-mandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Fatmir Lokaj, përfaqësues të Bashkisë Vorë, z. Arben Daci, përgjegjësi i Shërbimeve Publike, z. Luan Beta, shefi i Urbanistikës dhe Kryeplaku i zonës. Ceremonia e certifikimit kryhej pas pastrimit të kësaj zone nga mbetjet e rrezikshme dhe dorëzimit të saj, strukturave të pushtetit vendor. Minis-trja Kodheli pa nga afër punën e bërë për pastrimin e kësaj zone dhe takoi personelin ushtarak që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë për realizimin e plotë të këtij operacioni. Ministrja Kodheli ka theksuar se, ndonëse ka ende shumë punë për të bërë për pastrimin e plotë të kësaj zone, ne po punojmë pareshtur për ta kthyer atë në identitet dhe për ta fshirë nga harta si zonë e rrezikshme për banorët dhe komunitetin përreth. Min-istrja Kodheli ka falënderuar UNDP, Ambasadën Amerikane, Ambasadën Gjermane dhe të gjithë partnerët që kanë bërë të mundur vazhdimin e punës për pastrimin e kësaj zone. Ajo shtoi më tej se “Shqipëria sot ka disa hot-spote, por ne jemi të vendosur t’i pastrojmë ato. Kemi mundur të sigurojmë 1.2 milionë dollarë ndihmë dhe suport për pastrimin e tyre”. Ministrja Kodheli tha se ne japin mesazhin që kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, që kurrë të mos kemi më ngjarje të tilla të rënda, që marrin jetën e dhjetëra njerëzve dhe për këtë, do të punojmë fort dhe pa u ndalur. Gërdecin dhe zonën përreth tij, nënvizoi ajo, duhet ta kthejmë në një kopsht me lule, në një tokë pjellore, që punohet dhe prodhon për njerëzit e saj, për të ardhmen e tyre. Ky operacion ka filluar

me 13 janar të vitit 2014, ku me porosi të veçantë të ministres së Mbrojtjes një pjesë e efektivit të Qendrës AME ka rifilluar operacionin për kontrollin, identifikimin dhe pastrimin e zonës së shpërthimit të municioneve ushtarake në Gërdec. Gjatë kësaj periudhe pjesa më e madhe e personelit është përqendruar për pastrimin e zonës C. Kapiten Eduart Kaloshi, në cilësinë e komandantit të Operacionit për pastrimin e Gërdecit, e njohu ministren e Mbrojtjes me punën e bërë deri tani për rehabilitimin e zonës C. Kjo zonë kap sipërfaqen prej 22 592 m2, nga kjo sipërfaqe 19 127 m2 sipërfaqe civile dhe 3 459 m2 sipërfaqe ushtarake. Volumet e punës për ketë vit janë përqendruar tek: pastrimi nga bimësia dhe kontrolli vizual i 22 500m2, kontrolli me magnetometer 19 592 m2, sipërfaqe e gërmuar me ekskavator 3 844 m2, inerte të lëvizura 4 175 m3 , inerte pa vlerë përdorimi 498 kg, djeg-ore të ndryshme 874 copë dhe predha

të kalibrave të ndryshëm 76 copë. Gjatë kontrollit të kësaj zone në përgjithësi janë përdorur pajisjet organike të Qen-drës AME. Për sa i përket aparateve të kërkimit janë përdorur aparatet Schon-stedt G72. Këto aparate janë marrë për

përdorim nga kompania AMMCO. Vëmendje e veçantë nga Qendra AME i është kushtuar sipërfaqes që i përket komunitetit civil, ose e quajtur zona C. Tashmë kjo zonë me sipërfaqe 19 127.9 m2 është plotësisht e pastër dhe

në përdorim të komunitetit të zonës. Kolonel Lokaj e informoi shkurtimisht ministren e Mbrojtjes mbi standardin e përdorur gjatë këtij operacioni duke theksuar që brenda këtij viti do të përga-titet standardi shqiptar për pastrimin dhe certifikimin e hot-spoteve, e cila do të jetë dhe pjesë e International Mine Ac-tion Standards (IMAS) për vitin 2014. Më pas ministrja e Mbrojtjes i dorëzoi certifikatën e zonës C përfaqësuesit të Bashkisë Vorë, duke e falënderuar Bashkinë Vorë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka dhënë në ndihmë të këtij operacioni. Ministrja e Mbrojtjes gjithashtu falënderoi efektivin e AME, efektivin e AMMCO, të drejtuar nga z. Arben Braha, duke theksuar në mënyrë të veçantë që puna për pastrimin e hot-spoteve do të vazhdojë në mënyrë inten-sive, duke punuar fort dhe pa u ndalur. Në vazhdim ministrja e Mbrojtjes e sho-qëruar nga zëvendëskomandanti kolonel Lokaj inspektoi nga afër zonën C.

Ceremonia e certifikimit

kryhej pas pastrimit të kësaj

zone nga mbetjet e rrezik-

shme dhe dorëzimit të saj,

strukturave të pushtetit ven-

dor. Ministrja Kodheli pa

nga afër punën e bërë për

pastrimin e kësaj zone dhe

takoi personelin ushtarak

që kanë punuar dhe vijojnë

të punojnë për realizimin e

plotë të këtij operacioni.

Gërdec, zhvillohet ceremonia e certifikimit të zonës së pastruar (Zona C)

Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1.2 milionë dollarë për pastrimin e hot-spoteve

Page 5: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 5Nato

Roli unik i NATO-s si një forum për bashkëpunimin transat-lantik, ishte temë kryesore e bisedimeve, teksa Sekretari i

Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmusen vizitoi Islandën, të mërkurën në datë 13 gusht. “Marrëdhënia transatlantike është thelbi i NATO-s. Bashkëpunimi mes Amerikës së Veriut dhe Europës, i bën qytetarët tanë më të sigurt dhe vendet tona më të forta. Dhe Islanda, mishëron këtë marrëdhënie transatlantike, “- tha ai. Sekretari i Përgjithshëm diskutoi përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s, (Uells 4-5 shtator) me Kryeministrin islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson dhe ministrin e Jashtëm, Gunnar Bragi Sveinsson. “Në samit, ne duhet t’i bëjmë edhe më të forta mbrojtjen kolektive të NATO-s, marrëdhëniet tona me vendet partnere dhe lidhjet e miqësisë përtej Atlanti-kut” - tha Sekretari i Përgjithshëm. Islanda jep kontribut në operacionin e NATO-s në Afganistan dhe për masat e përforcimit të aleatëve që Aleanca i ka ndërmarrë në prag të krizës Rusi-Ukrainë. Islanda, në shkurt të këtij viti, organizoi gjithashtu edhe një trajnim ajror (Iceland Air Meet 2014) me partnerë Finlandën dhe Suedinë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis NATO-s dhe vendeve partnere.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi nevojën ndaj çdo aleati, për vazhdimin e luajtjes së rolit të plotë në përshtatje me NATO-n, karshi sfidave aktuale dhe të ardhshme. “Pres nga Islanda, ashtu si nga çdo aleat, që të luajë një rol të plotë në përgjigjen tonë ndaj sfidave me të cilat përballemi. Për shembull, duke u mbështetur në suksesin e “Iceland Air Meet” dhe duke e zgjeruar atë për të mbuluar edhe kërkim-shpëtimin; dhe duke eksploruar mënyra për të kontribuar në projekte të përbashkëta të NATO-s për rritjen e aftësive tona. Në këto kohë të paparashikueshme, ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë. Unë e vlerë-soj mbështetjen e Islandës, duke qenë se ne e bëjmë Aleancën edhe më të aftë, më të shpejtë dhe më fleksibël,”- tha ai.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor

Jeronim Bazo, ka inspektuar në datë 13 gusht 2014, Shkollën e Trupës së Forcave të Armatosura, në Bunavi të Vlorës. Ministrja Kodheli është pritur nga shefi i shtabit i kësaj njësie ushtarake, nënkolonel Vilson Bufazi, i cili e informoi atë mbi punën e bërë nga efektivi e shkollës për realizimin e detyrave dhe objektivave që kanë për këtë vit, për arritjet e shënuara gjatë procesit stërvitor, gjendjen e infrastrukturës dhe të bazës materiale që përdorin në këtë proces, si dhe me problema-tikat e vështirësitë që kanë dalë në praktikën e përditshme të punës. Ministrja Kodheli, duke u njohur me këto probleme,

shtroi detyra për rishikimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe për mundësinë e një ndërhyrjeje për përmirësimin e segmentit rrugor që lidh rrugën nacionale me këtë njësi ushtarake, duke kërkuar për këtë edhe projekt-preventivat përkatëse. Gjithashtu ajo dha porosi që gjatë aktivitetit ditor që zhvillojnë trupat ushtarake në këtë qendër stërvitore të ketë sa më pak ndotje akustike me qëllim që të mos krijohen shqetësime për komunitetin e zonës përreth saj. Më pas, ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo kanë parë nga afër ambientet e jetesës dhe infrastrukturën e kësaj njësie, si dhe janë takuar me personelin ushtarak e civil që shërbejnë në Shkollën e Trupës së Forcave tona të Armatosura.

Ministrja Kodheli inspektoi shkollën e trupës, në Bunavi

Islandë, bashkëpunimi transatlantik në fokus

“Marrëdhënia transatlantike është thelbi i NATO-s. Bashkëpunimi mes Amerikës së Veriut dhe Europës, i bën qytetarët tanë më të sigurt”.

Në Flotiljen Detare po bëhet një punë e organizuar për

realizimin në kohë të objektivave e detyrave të caktuara për këtë pe-riudhë,”- thotë komandanti i kësaj Flotilje, kapiten i rangut të I-rë, Subi Zenelaj. Aktualisht efektivat e Flo-tiljes janë duke mbyllur fazën e II-të të programit stërvitor, përgatitjen e oficerëve të rinj për marrjen e të drejtës lundrimore si dhe patrullimin e hapësirës detare sipas zonave të përgjegjësisë. Kapiten-lejtënant Olsi Avduli, specialist për stërvitjen në Flotilje shpjegon se në javën e 13-të të stërvitjes, po zbatojmë detyrën nr. 2 që ka për qëllim kompaktësimin e veprimeve me çift dhe grup an-ijesh të tipave të ndryshëm. Pra, mbas kompaktësimit të veprimeve brenda ekuipazhit të anijes në fazën e I-rë, gjatë kësaj faze aftësohet më

FD, përfundon hartimi i dokumentacionit për zhvillimin e stërvitjes “Imponimi-2014”

mirë personeli i anijeve për të kryer veprime e operacione të përbashkëta në zonën e përgjegjësisë së grupit të anijeve. Është pikërisht kjo përgatitje që ka bërë të mundur konkretizimin e mjaft operacioneve “SAR”, verifikim e kontroll objektesh, dhënie ndihme, etj. Kështu në tremujorin e kaluar janë realizuar pesë operacione SAR, gjashtë

operacione të verifikimit të anijeve, ndërkohë janë zbuluar mbi 120 objekte detare. Kjo është shoqëruar me patrul-lime të vazhdueshme nga derdhja e Bunës në Vjosë, Palermo e deri në Sarandë. Veçojmë këtu lundrimin e fundit katërditor, Pashaliman-Vjosë-Palermo e kthim, me çift anijesh. “Në këtë mënyrë, është kryer kontrolli i hapësirës detare, zbatimi i ligjshmërisë në ujërat tona territoriale, por prezenca e anijeve tona ka rritur edhe sigurinë e pushuesve të shumtë që kanë mbushur bregdetin shqiptar”, - thekson kapiteni. Gjithashtu këto lundrime kanë aftësuar ekuipazhet e anijeve të reja, “Lissus” e “Butrinti” sipas detyrave në postet përkatëse, por dhe mjaft kuadro detarë si kap/lt. Silvan Boni, Albion Bitraj, Taulant Bako, etj., kanë marrë detyrën e vetëdrejtimit të anijeve ose janë në proces të marrjes së saj. Rol të veçantë

në mbarëvajtjen e këtyre lundrimeve dhe përgatitjen e ekuipazheve të anijeve “Lissus” dhe “Butrinti” kanë luajtur ekuipazhet e dy anijeve mëmë, “Iliria” dhe “Oriku”, të cilat kanë afruar përgatitje speciale për çdo detyrë e post luftarak të anijeve të reja. Gjithashtu, grupi i bordingut po zhvillon një pro-gram të veçantë për veprimet në anije, ndërsa një grup kuadrosh po ndjekin një kurs intensiv të anglishtes. Krahas këtyre de-tyrave të shumta që po realizon efektivi i Flotiljes, specialistët e operacioneve e stërvitjes në shtabin e FD dhe Flotilje, kanë hartuar dokumentacionin përkatës për zhvil-limin e stërvitjes “Imponimi-2014”, që finalizon edhe objektivat e kësaj periudhe.

Sh. Kërcelli

Unë e mirëpres vendimin e Presidentit të Irakut, Fouad Massoum, për emërimin e z. Haider Al Abadi si Kryeministër i ngarkuar i Irakut. Kjo gjë tregon

një hap të rëndësishëm në procesin kushtetues drejt formimit të një qeverie të re. Inkurajoj Kryeministrin e ngarkuar dhe të gjithë liderët politikë të Irakut, për të punuar në drejtim të formimit të shpejtë të një qeverie gjithëpërfshirëse që përfaqëson interesat legjitime dhe aspiratat e të gjithë irakianëve. Formimi i një qeverie të tillë gjithëpërfshirëse, është thelbësor për mposhtjen e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant, që paraqet kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit në tërësi. Në këtë moment sfidues, NATO-ja mbetet e angazhuar në partneritetin e saj me Irakun.

Deklaratë e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s

për situatën në irak

Page 6: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 20146 “StrIKINg eagLeS-5”

Sot është data 11 gusht 2014. E hënë, dita e parë e javës. Jemi në bazën ushtarake amerikane “Phoenix”. Në

dukje, një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat. Por kjo ditë do të mbetet në kujtesën e çdo pjesëtari të ekipit të MAT “Striking Eagles-5”. Në këtë ditë ky ekip e mbylli aktivitetin në këtë bazë ushtarake amerikane. Për shkak të largimit të një pjesë të madhe trupave të koalicionit, një pjesë e bazave ush-tarake në Afganistan do të mbyllen dhe baza “Phoenix”, është njëra nga ato. Por kujtesa nuk ka lidhje me këtë. Në 11 gusht 2014, ora 10:00, në sheshin “Patriot”, u zhvillua ceremonia e deko-rimit të personelit shqiptar të MAT-5 me “Medaljen e Meritës”, dhënë nga shteti i Georgia në SHBA si dhe ulja e flamurit shqiptar, që simbolizon përfundimin e aktivitetit të trupave tona në këtë bazë. Për të nderuar per-sonelin shqiptar, në ceremoni morën pjesë të gjithë ushtarakët amerikanë të vendosur në këtë bazë. Komandanti i “Task Force Volunteer”, kolonel Randall V. Simmons vlerësoi punën e MAT-5 në këshillimin dhe ndihmën dhënë Br1MSF në rritjen e aftësisë dhe kapaciteteve të saj operacionale, por gjithashtu vlerësoi dhe falenderoi për punën e bërë nga ekipi në shoqërimin e materialeve zgjedhore, si punë të suksesshme dhe profesionale. Po të kthejmë kokën pas, nga muaji Qershor dhe deri tani janë planizuar, koordinuar dhe kryer 65 misione konvoji, ndërsa që nga fillimi i misionit nga ekipi i MAT-5 dhe deri tani janë kryer 116 misione të tilla për detyra të ndryshme ndër të cilat 32 misione për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Kjo detyrë iu ngarkua ekipit në bazë të urdhërit të IJC (OPORD 002-2014), mbështetur në aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në punën e kryer nga ky ekip në këshillimin e Br1MSF.

Një detyrë sa e rëndësishme aq dhe e rrezikshme

Detyrë e rëndësishme, pasi dihet rëndësia që merrte në situatën e tan-ishme procesi i zgjedhjeve, rëndësia e së cilës u duk dhe në vlerësimin që i bëri qeveria amerikane, ku Sekretari i Shteti John Kerry, kreu dy vizita në Afganistan, në një hark kohor shumë të shkurtër, duke takuar dy kandidatët për president me synimin për të ulur tensionet politike në vend dhe dhënë mundësi IEC (Komisioni i Pavarur Zgjedhor) të rinumëronte votat, për ti dhënë vendit një qeveri stabiliteti në interes të forcimit të demokracisë, paqes dhe ardhmërisë në vend.

E rrezikshme duke patur parasysh kërcënimet e talebanëve për goditje ndaj IEC, apo konvojit që shoqëron materialet zgjedhore. Normalisht ekipi i MAT-5 për të realizuar me sukses këtë detyrë të ngarkuar veproi ngush-

tësisht me “Task Force Voluteer”, duke filluar me brifingun njohës për detyrën dhe terrenin ku do të realizohet intin-erari i lëvizjes së konvojit, instruktimi i personelit dhe veprimeve praktike në shoqërim dhe situata të ndryshme (G-3) instruktimi i grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave të marra nga terreni për të parandaluar apo mini-mizuar goditjet që mund të kryeshin nga talebanët (G-2) si dhe në linjat e komunikimit për të përcaktuar kohën e mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit të materialeve zgjedhore për të bërë të mundur planizimin e konvojit të sigurisë (G-6).

Realizimi i detyrës është bërë ditën dhe natën, shpesh janë realizuar dhe 2-3 konvoje brenda 24 orëshit. Deri tani kjo detyrë është kryer me sukses dhe pa probleme. Këtë pati parasysh dhe komandanti i “Task Force Volunteer”, kur përgëzoi MAT-5 për profesional-izmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë në realizimin e kësaj detyre. U ndala shumë në këtë detyrë për vetë rëndësinë që ajo ka por dhe për faktin se ishte një detyrë e re caktuar për ekipin e MAT-5. Aktualisht vijon kryerja e kësaj detyre por jo me itensitetin e periudhës 19-31.07.2014. Por pavarsisht kësaj, nuk është lënë pas dore dhe detyra e këshillimit dhe ndihmës ndaj stafit të Br1MSF. Në bazë të kërkesës së bërë nga komandanti i Br1MSF, Gjeneral Brigade Shor GUL i cili si ushtarak me përvojë të gjatë në FA, duke ditur rëndësinë e nivelit kom. toge dhe kompanie në hallkën e komanduese,

për trajnimin e kuadrove të nivelit kom. toge & kompanie, u planizua, koordinua dhe u realizua (G-1 & G-3) për periudhën 19-22.07.2014 mbledhja mësimore me temë “Roli, detyrat dhe përgjegjësia e komandantit të togës dhe kompanisë”. Për shkak të detyrime personeli i MAT-5 u angazhua vetëm ditën e parë dhe të fundit të aktivitetit. Gjithashtu nga seksioni i Personelit me shefat e personelit të batalioneve të Br1MSF u zhvillua mbledhja dy ditore me temë : “Hartimi dhe plotësimi me të dhëna i database së personelit”. Sot në Br1MSF ka një database me të dhënat e personelit kuadër dhe ushtar, e cila përditësohet. Gjithashtu me këtë rast u unifikua dhe dokumenti i raportimit të gjendjes ditore të personelit. Krahas kësaj nga seksioni i operacioneve janë trajnuar grupet e gatshme (QRF) para procesit zgjedhor, por dhe pas tij për të përballuar çdo detyrë që mund të merret në mbrojtje të votës së lirë apo dhe rendit e qetësisë në vend. U reali-zuan gjithashtu me kuadrot dy kurse, përsëri me kërkesë të komandantit të Br1MSF:

Procesi i Vendimmarrjes ushtar-ake (MDMP) si dhe Procedurat e Veprimit ndaj rebelimeve (CoiN)

Ndërsa për të ndihmuar më tepër procesin stërvitor kuadër-trupë, G-3 në bashkëpunim me G-4 i dorëzuan shtabit të Br1MSF materiale kancelarie si dhe materiale stërvitje (tabela dhe figura qitje në distancë të ndryshme,etj.) si dhe manuale ushtarake të përkthyera në

gjuhën dari, si ”COIN”, Pushka sniper ‘Dragonov”, “Planet dhe urdhrat”, “Trajnimi i shënjuesve të mitralozëve të montuar në mjetet MSF”. Gjithashtu personeli i këtij seksioni ndihmoi në një “formatim” të ri të TOC (Qendra Operacionale Taktike) e Br1MSF, të ndara me seksione dhe bazën materiale për punë, zyrën e grumbullimit të in-formacionit, vendosje video-projektori, hartës së zonës operacionale të Br1MSF si dhe zyrës raportimit të situatave ose “zyra e shefave” siç e thërrasin. Në bashkëpunim me personelin e

kompanisë “Textron”, seksioni i op-eracioneve zhvilloi dy kurse: një për personelin drejtues mjeti dhe tjetra për personelin shënjues të mitralozëve të montuara në mjetet MSF. Prapa nuk mbetet as seksioni i logjistikës, e cila ka koordinuar punën dhe bashkëpunuar me G-4 e Br1MSF për dorëzimin e 27 konteniereve me materiale këmbimi për mjetet MSF duke plotësuar doku-mentacionin përkatës. Gjithashtu ka zhvilluar një mbledhje mësimore me personelin përgjegjës për mjetet MSF për mënyrën e plotësimit të dokumen-tacionit të mjetit, gjetjes dhe raportimit të defekteve që mund të hasen në këto lloj mjetesh. Në bashkëpunim me per-sonelin e kompanisë “Textron”, janë kontrolluar, përcaktuar dhe rregulluar defektet tek mjetet MSF që i përkasin shtabit të Br1MSF, b6MSF, si dhe 12 mjeteve të tjera me probleme të b1MSF, të cilat pasi janë rregulluar janë kthyer përsëri në zonën e operacionit ku vijon të kryejë detyrën efektivi i b1MSF. Personeli i këtij seksioni dha një ndi-hmesë të madhe edhe në kompletimin me municion luftarak sidomos për armët e rënda të b1MSF, duke ndihmuar në hartimin e kërkesës përkatëse nga G-4 e

MAT-5: Lamtumirë kampi “Phoenix”...

Dekorohet personeli shqiptar i ekipit MAT-5, me “Medaljen e Meritës”, dhёnё nga shteti i Georgia-s, SHBA

Page 7: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 7“StrIKINg eagLeS-5”

ndryshimit të menjëhershëm të tempera-turës. Janë kryer rreth 92 vizita mjekë-sore dhe 34 mjekime mikrokirurgjikale. Gjithashtu është bërë kompletimi me medikamente shëndetësore dhe i dy autoambulancave.

Zhvendosja nga baza ushtarake “Phoenix”, nuk do të thotë ndërprerje e aktivitetit dhe punës së MAT-5 në kry-erjen e detyrës së saj të këshillim-ndi-hmesës për Br1MSF, por përkundrazi puna do të vijojë me të njëjtin itensitet, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm dhe në bazën tjetër. Këtë e dëshmon fakti se deri në fund të muajit Shtator janë planizuar që të zhvillohen dhe disa kurse dhe mbledhje mësimore me personelin kuadër-ushtar të Br1MSF. Personeli

Seksioni i personelit do të zhvillojë mbledhje mësimore 3 ditore me temë : “Hartimi dhe plotësimi i formularit të vlerësimit të personelit”. Krahas ndihmesës në punën e zakonshme di-tore do të punojë edhe në hartimin e sugjerimeve për ndryshime në TOP e Br1MSF për vitin që vjen, duke patur parasysh problematikën e ndeshur deri tani, për t’ia paraqitur atë SHP.

ZbulimiSeksioni i zbulimit do të përgatisë

sugjerimet për organikën e G-2 të Br1MSF për të mundësuar rritjen e efikasitetit të punës së këtij seksioni në sigurinë e personelit të brigadës si dhe në përpunimin e informacioneve të ndryshme të siguruara nga instancat eprore apo informatorët në terren, pasi me organikën e tanishme kjo detyrë realizohet me shumë vështirësi. Gjithashtu do të përgatisë planin për një sistem sigurie më efikas dhe të sigurtë, duke menduar se në kamp “Ware-House”, nuk do të jetë e largët dita kur do të dislokohen të gjitha batalionet e Br1MSF.operacionet

Seksioni i operacioneve do të zhvil-lojë kursin një javor ATAC (Afghan Tactical Air Coordination) si dhe me personelin e togës së armëve të rënda, trajnim për përdorimin e hartës dhe të pajisjeve optike armatimit top-mortajë duke mos lënë pas dore dhe sugjerimet në hartimin e një plan-kalendari stër-vitor efikas në funksion të rritjes së aftësisë dhe kapaciteteve operacionale të efektivit si dhe për ti paraprirë një vendosje të të gjithë batalioneve të Br1MSF në kamp “WareHouse”, nën një komandë të vetme.Xhenio

Ndërsa personeli xhenier, si pjesë e G-3 do të zhvillojë një kurs tjetër 5 ditor për C-IED, ku do të përfshihen dhe tema të reja, të nxjerra si rezultat i goditjeve të realizuara nga rebelët gjatë procesit zgjedhor dhe rinumërimit të votave(mësime të nxjerra).logjistika

Seksioni i logjistikës krahas rutinës së zakonshme do të zhvillojë mbled-hje mësimore 3 ditore me personelin logjistik për mënyrën e plotësimit të dokumentacionit në përdorim, sidomos të proces-verbaleve për marrje-dorëzim dhe inventarizim materiali, gjatë hartimit të të cilave shfaqen shumë mangësi. Ata do të koordinojnë punën dhe bashkëpunojnë për të realizuar kompletimin me armatim të ri të b7MSF, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Trupës.

Në bashkëpunim me personelin e kompanisë “Textron” do të zhvillojnë një trajnim 2 ditor me personelin me-kanik të kompanisë mbështetëse për rregullimin e defekteve që mund të ndeshen në mjetet MSF, por fillimisht duke mundësuar trajnimin e tyre për këto mjete në Shkollën e Trupës nga personeli instruktor gjerman.

Ndërsa seksioni i Ndërlidhjes kra-has vijimit të monitorimit të sistemit të internetit dhe gadishmërisë së sistemit të komunikimit, do të zhvillojë një kurs të dytë në fushën e IT, njohjes dhe përdorimit të rrjetit kompjuterik si dhe të një kursi tjetër me personelin ndërlidhës të b6MSF për përdorimin

dhe procedurat e komunikimit në radio.

Gjithashtu për një kurs të dytë CLS (Combat Life Saver) po për-gatitet të zhvillojë dhe seksioni shëndetësisë, kjo krahas aktivitetit të ndihmës mjekësore në Qendrën Shën-detësore të Br1MSF për personelin e brigadës.

* * *

Aktualisht ekipi MAT-5 është vendosur në bazën ushtarake NKC (New Kabul Compound), rreth 35 km nga kamp “WareHouse”. Është një largësi jo e mjaftë për të penguar MAT-5 në realizimin e detyrës. Pa-varsisht se TOC i ri akoma nuk është plotësisht në gadishmëri, puna vijon njësoj sikur ishin në bazën “Phoenix”, pasi detyrat që i presin janë të shumta. Ata si profesionistë e dinë që nuk është largësia që i ndan njerëzit, por marrëd-hëniet e vendosura midis tyre. Personeli i MAT-5 e ka fituar këtë betejë, betejën e miqësisë; këtë e dëshmon fakti që pas disa 2-3 ditësh mospjesëmarrje në kamp “WareHouse” të MAT-5 për shkak të angazhimit në detyrën e re, komandanti i Br1MSF merr në telefon komandan-tin e MAT-5, për ta pyetur se “mos vallë ka patur ndonjë problem për këtë mungesë. Dhe kur merr vesh arsyen e vërtetë të mungesës, ai uron suksese dhe sa më shpejt të jetë e mundur vijimin e aktivitetit në brigadë”. Gjithashtu këtë miqësi dhe harmoni marrëdhëniesh me homologët afganë e dëshmon dhe ftesa e bërë ekipit të MAT-5 për darkën e Fitter Bajramit. Ekipi i MAT-5 ka vënë emrin e tij në historinë e marrëdhënieve 3vjeçare me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare të New Yersit. Ata deri tani kanë dëshmuar se janë profesionalistë në realizimin e detyrës, ushtarakë të përgatitur falë dhe eksperiencës së fituar në punën në FA, të aftë të vendosin marrëdhënie reciproke mirëbesimi me homologët e tyre. Këtë e tregojnë puna e kryer deri tani, rezultatet e arritura dhe vlerësimet e marra nga personalitete të ndryshëm ushtarakë dhe civilë. Ata nuk vetëkënaqen, por si një “makinë e përsosur luftarake për paqe”, vijojnë marshimin e tyre në realizimin e misionit që kanë marrë mbi supe, për të dhënë kon-tributin e tyre për një imazh të ri të UKA, në ndihmë të paqes, stabilitetit , sigurisë dhe demokratizimit të jetës në vend. Me mbylljen e bazës ushtarake “Phoenix”, puna e MAT-5 nuk ka përfunduar, pasi ata janë aty, duke vijuar punën e nisur rreth 5 muaj më parë. Lamtumirë kamp “Phoenix”, me këmbë të mbarë kamp “NKC’.

Për gazetën “Ushtria”, nga Afganistani

Major Artan Çota, Shef i Operacioneve, MAT-5

Br1MSF për Grup-depot Qendrore, për të shmangur burokracinë shkresore dhe ulur kohën e furnizimit me armatim të këtij batalioni. Ndërlidhja

Seksioni i Ndërlidhjes vijon moni-torimin e vendosjes së internetit në ambientet e zyrat e Br1MSF dhe është meritë e këtij personeli që sot për të realizuar një Videotelekonferencë me SHP të UKA, nuk është nevoja të sh-kohet në garnizonin Pol e Charki, por kjo mund të realizohet që nga TOC i kësaj brigade.

Është ndihmuar dhe në fusha të tjera që përfshin: mirëmbajtja e përdorimi i kompjutera, instalimi i antiviruseve apo dhe i programeve të ndryshme. Krahas

kontrollit të ushtruar së bashku me shefin e G-6, për të parë gadishmërinë e mjeteve dhe sistemit të komunikimit në mjetet MSF, është zhvilluar një tra-jnim dy ditor me personelin operator të këtyre mjeteve për njohjen, përdorimin dhe komunikimin me radiot e mjeteve MSF, pasi një pjesë e këtij personeli kishte pak njohuri në njohjen dhe për-dorimin e këtyre aparaturave. shëndetësia

Seksioni i shëndetësisë ka vijuar ndihmën mjekësore në Qëndën Shën-detësore si në medikamente e materiale mjekësore ashtu dhe duke trajtuar çdo rast të paraqitur sidomos gjatë virozave të shfaqura në personel për shkak të problemeve të shfaqura për shkak të

Për të nderuar personelin shqiptar, në ceremoni morën pjesë të gjithë ushtarakët amerikanë të vendosur në këtë bazë. Komandanti i “Task Force Volunteer”, kolonel Randall V. Simmons vlerësoi punën e MAT-5 në këshillimin dhe ndihmën dhënë Br1MSF në rritjen e aftësisë dhe kapaciteteve të saj operacionale, por gjithashtu vlerësoi dhe falenderoi për punën e bërë nga ekipi në shoqërimin e materialeve zgjedhore, si punë të suksesshme dhe profesionale.

‘ceremoniA

Page 8: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 20148 ForCa aJrore

aleksandër çala

Historia e Aviacionit Luf-tarak Shqiptar është his-tori e burrave trima dhe guximtarë, e njerëzve me

ambicie për ecjen përpara. Shfletoj historikun e Shkollës së Aviacionit dhe midis rreshtave lexoj: Në vitin mësimor 1968-1969 erdhën këta student: Klement Aliko, Mane Bul-luti, Garito Vito, Niko Tërpo, Veiz Kovaçi, Arif Gaxhi, Nevruz Kotorri, Musa Kame, Riza Lahi, Veledin Re-suli, Tafil Agai, Petrika Mile, Petrit Koçi, Ylli Sina, Vasil Nasi, Vangjel Condi, Shpëtim Baxha, ...Osman Kushta, plotë 43 student. Ka midis tyre emra që kanë lënë gjurmë në historinë e Aviacionit tonë, të gjithë pilotë njëri më i mirë se tjetri, por midis tyre janë dhe katër pilotë që e shkruan me gjak dhe jetën e tyre këtë histori. Dëshmorët e Atdheut Veiz Kovaçi, Veledin Resuli, Tafil Agai, Vangjel Çondi i përkasin këtij brezi të lavdishëm që në piedestalin e nderit të aviacionit shqiptar kanë shkruar emrin e tyre me germa të arta. Aviatorët kujtojnë punën e sakrificat e shumta që kanë bërë në vite, shokët e armës, ata që janë midis nesh, por edhe ata që mbetën përjetësisht qiellit të kaltër të Shqipërisë, krenarinë dhe nderin e aviacionit, dëshmorët. Respekti për të rënët, këta djem e burra trima, është respekti për historinë e kombit, histori të cilën shumë pilotë e kanë shkruar me gjakun e tyre në lule të rinisë. Sot mbas 40 vitesh kujtojmë ngjarjen e rëndë ajrore të ndodhur në një nga Bazat më të rëndësishme ajrore të kohës, asaj të Kuçovës. Në një ditë të nxehtë vere, si ajo e 5 gushtit 1974, pista e aerodromit luftarak të Kuçovës gumëzhinte nga gjallëria e njerëzve me uniformë dhe zhurma e avionëve reaktivë. Ditë e zakonshme fluturimesh, por mobi-lizimi dhe përgjegjësia për zbatimin me rigorozitet e përpikmëri të çdo elementi në ecurinë pa ngjarje të tyre është si gjithmonë i lart. Avionët reaktiv njëri pas tjetrit fluturonin drejt qiellit blu... e pasi kanë realizuar detyrat luftarake kthehen përsëri në bazë. Ashtu me furi u lëshua drejt kaltërsive të qiellit dhe shqiponja e Skraparit piloti Veiz Kovaçi, por toka mëmë e deshi në gji të saj dhe nuk e la të merrte lartësi.

NgjarjaNë relacionin e hartuar nga Ko-

manda e Repartit për ngjarjen e rëndë ajrore ku humbi jetën piloti Veiz Kovaçi jepen të dhëna të hollë-sishme. Në të ndër të tjera shkruhet: Dy ditë para fluturimit, pra me dt. 03.08.1974, sepse data katër ishte ditë e diel, është bërë përgatitja për fluturim me avionët Mig-19. Pilotët e Skuadriljes I dhe II bënë përgatitje individuale në katërshe, skuadrilje dhe në Regjiment. Piloti Veiz Kovaçi ka marrë pjesë në të gjitha etapat e përgatitjes dhe është pyetur nga komandanti i Katërshes, Skuadriljes dhe Regjimentit. Ardhja në repart për efektivin fluturues për atë ditë u bë në orën 06:30, ku u bë dhe kontrolli i avionëve para fluturimit, kontroll të cilin e bëri dhe piloti Veiz Kovaçi me avionin e vet me Nr. Anësor 4-40 dhe vërejtje nuk ka pasur. Mbas kontrollit të kohës nga Udhëheqësi i Fluturimit, u dhanë udhëzimet për të gjithë pjesëmarrësit në fluturim

dhe veçanërisht për pilotët. Në orën 08:50 ju dha leje nga Udhëheqësi i Fluturimit për lëshimin e motorëve udhëheqësit të çiftit pilotit Vangjel Llazari dhe shoqëruesit pilotit Veiz Kovaçi. Mbas daljes në start çifti vendoset në distancë dhe interval 30 x 50 m, provon sistemin hidraulik dhe kërkon leje për ngritje. Udhëheqësi i Fluturimit e shoqëron çiftin gjatë gjithë kohës së veprimeve për ngritje dhe disa metra pas shkëputjes kon-staton se avioni shoqërues (i dyti) ka kren (anim) të majtë, i cili me rritjen e lartësisë vazhdon të rritet. Me gjithë komandat e Udhëheqësit të Fluturimit për të eliminuar krenin ato nuk zbatohen dhe avioni nga lartësia 20-30 metra bie në tokë në afërsi të zonës Nr. 3, në fillim në krah. Pasi rrëshqet shumë metra në tokë, avioni shpërthen duke hedhur jashtë kabinës katapultën e pilotit. Cila është e vërteta e kësaj ngjarje të rëndë? Ajo nuk dihet. Të vërtetat e tragjedive në aviacion, ato më rea-

let, më të hidhurat, paradoksalet, të rastit apo të çdo varianti tjetër nuk ka komision apo grup ekspertësh që t’i zbardhi apo vërtetojë. Të vërtetat e tyre i marrin me vete ata që ikin, ashtu si mori me vete dhe Veiz Kovaçi të vërtetën e kësaj ngjarje të hidhur. Në relacionin e komandës së Bazës jepet ky shkak i mundshëm që solli këtë katastrofë ajrore me pasoj shkatërrimin e avionit dhe humbjen e jetës së pilotit Veiz Kovaçi.

“Ne si Komandë mendojmë se shkaku më i mundshëm i kësaj katastrofe mund të ketë ardhur si rezultat i rënies së xhirove të mo-torit të majtë mbas shkëputjes në lartësinë prej 10-12 metra, e cila i dha atij rrotullim të majtë. Piloti për t` ju shmangur rrymave të avionit të udhëheqësit të formacionit merr dorezën, kalon mbi trajektoren e fluturimit të Komandantit të çiftit i

imponuar gjithnjë me kren të majtë. Si rezultat i kësaj shpejtësia bie menjëherë me marrjen e lartësisë dhe avioni duke qenë i pakomanduar zmadhon krenin dhe bie në krah duke shpërthyer.”

Cili ishte piloti që humbi jetën në këtë katastrofë ajrore?

Piloti Veiz Halim Kovaçi ka lin-dur me 28.09.1949 në katundin Gjak-ovicë të Skraparit. Filloj studimet në Shkollën e Aviacionit në vitin 1968 dhe e ka mbaruar atë në vitin 1970, ku u diplomua si pilot gjuajtës në avionët reaktiv Mig-17 F dhe Mig-19 S. Kalon me sukses kualifikimin në R. P. të Kinës për avionët superzan-orë dhe prej vitit 1972 ka shërbyer në Regjimentin e Aviacionit Kuçovë si efektiv i Skuadriljes e Mig-19S me detyrë Komandant ekuipazhi ( shoqërues).

Shqiponja e Tomoricës...

Me rastin e 40-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, pilotit Veiz Kovaçi

Page 9: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 9ForCa aJrore

më dt. 03.08.1974, ndërsa përgatitja para fluturimit ju bë në mëngjesin e dt. 05.08.1974.

Dëshmitë e disa protagonistëve të kësaj ngjarje

Piloti Vangjel Kosta Llazari, i cili në atë periudhë kryente detyrën e zëvendëskomandantit të Skuadriljes, lidhur me ngjarjen e jashtëzakonshme ka deklaruar:

“Më dt. 05.08.1974 së bashku me pilotin Veiz Kovaçi do të plotësonim ushtrimin Nr 42/kapje çifti kundra çiftit gjuajtës. Detyrën e përpunuam e u përgatitëm për ta plotësuar, duke bërë imitimin e plotë të saj para flu-turimit. Mbas kësaj shkuam morëm avionët në dorëzim dhe nga kon-trolli i bërë rezultoi se teknika ishte në rregull. Mbas kontrollit të avionit nën rrymë vendosëm radion-dërlidhje të dyanshme. Kërkoj leje për lëshimin e motorëve, lëshojmë motorët, bëjmë provat e motorëve dhe Veizi më raporton se është gati. Mora leje për daljen në start, dalim në start sipas radhës për në brezin e ngritjes. Kërkoj leje për daljen në brezin e ngritjes, dalim në brezin e ngritjes dhe vendosemi për ngritje me interval 20 m dhe me distancë 50 m. Në këtë kohë Udhëheqësi i Fluturimit ndërhyri për vendosjen e ndërlidhjes nga pilotët që po plotësonin detyrën në ajër. “as një fjalë me radio se kam në brezin e ngritjes”.

Kontrolluam sistemin e busul-lave, nën shikimin tim i kontrollova veprimet e pilotit Veiz Kovaçi me lëvizjen e stabilizatorit dhe eliminova, lëvizjet ishin të buta pa pengesa dhe të rregullta. Ra-portoj: “46-frenuar”. Hidraulika në rregull. Raportova “Frenuar hidraulika në rregull ngritjen në çift” U dha leja nga Udhëheqësi i Fluturimit “Ngrihu në çift! Rrita

xhirot, lëshova frenat kontrollova lëvizjen e shoqëruesi t, mbajta drejtimin, vrapimi ishte në rregull dhe ruheshin po ato distanca që ishin vendosur që në ngritje.

Në shpej tës inë 200 km/orë ngritëm rrotën e parë, kontrolloj vrapimin për ta mbajtur drejtimin. Këndi i marrjes së lartësisë ka qenë i rregullt, avioni ecte qëndrueshëm në marrjen e lartësisë “H”.

Në momentin kur do të mblidhja rrotat lartësia H-8-10 m dëgjoj ko-mandën e U. Fluturimit “pa kren”, hezitoj me mbledhjen e rrotave dhe kontrolloj pozicionin me horizon-tin. Konstatova se fluturoja normal me marrje lartësie dhe mbledh rrotat. Gjatë kësaj kohe dëgjohen komandat e tjera të U. Fluturimit “Jo me kënd të madh, jo me kënd të madh”, “Kren të kundërtën” dhe qetësi. Vendosa kranet në pozicion neutral dhe raportoj. U. Fluturimit udhëzon të gjithë të kthehen në pikë.

Komandanti i Regjimentit të Kuçovës, i cili kryente dhe detyrën e U. të Fluturimit, piloti Vasil An-doni rreth ngjarjes ka deklaruar:

“Më dt. 5 Gusht 1974 isha ud-hëheqës fluturimi. Del në start dhe në krenin e ngritjes çifti i avion-ëve të pilotuar nga komandat çifti

zëvendëskomandanti i skuadriljes II–të Vangjel Llazari dhe shoqërues piloti Veiz Kovaçi. Çifti në brezin e ngritjes ka qenë në intervali 20 m dhe distancën 50 m. Mbas kontrollit të hidraulikës e lejova çiftin për ngritje. Gjatë ngritjes si në etapën e parë dhe në etapën e dytë formacioni në ngritje ka qenë në rregull. Në “H” rreth 10 m shikoj që avioni shoqërues i pilotuar nga piloti Veiz Kovaçi zmadhon këndin dhe më pas kren e majtë, në fillim, në krahasim me pilotin udhëheqës. Ndërhyj me ra-dio dhe i them: Mos zmadho këndin pa kren, pa kren. Gjatë kësaj kohe avioni (piloti) nuk reagoi, por në të kundërt zmadhoj krenin me rrotul-lim nga e majta. Me tone të theksuar komandoi: “Kren të kundërt kren të kundërt, por prapë avioni (pilotit) nuk reagoi dhe avioni u përplas me tokën me kren të majtë. Mbas kësaj ula avio-nët e tjerë që kisha në ajër dhe mbylla fluturimet.”

Sot edhe pse mbushen 40 vite nga ngjarja tragjike ku ky skraparlli trim humbi jetën, kujtimi i tij ka mbetur i gjallë në kujtesën tonë, në mënyrë të veçantë në kujtesën e familjarëve, të efektivave të aviacionit e të popullit të Skraparit të cilët i nderojnë sot pilotin e talentuar të Forcës Ajrore.

Sasia e orëve në tipat që ka flutu-ruar paraqitet si më poshtë:

Avioni Tip 61 (Jak) ka kryer 300 fluturime me kohën 78 orë 56 minuta

Avioni Mig-15 bis ka kryer 62 flu-turime me kohën 19 orë e 08 minuta

Avioni Mig-15 ka kryer 320 flutu-rime me kohën 97 orë e 12 minuta

Avionin Mig-17F ka kryer 48 flu-turime me kohën 15 orë e 17 minuta.

Avioni Mig-19S ka kryer 115 flutu-rime me kohën 65 orë e 34 minuta.

Me të gjithë tipat e avionëve ka kryer 845 fluturime me kohën 276 orë e 07 minuta. Veizi ishte pilot i klasit II dhe vazhdonte stërvitjen për të rritur njohuritë teorike e praktike. Ai kishte pasion të madh për fluturimin, ishte korrekt në zbatimin e detyrave. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpal-lur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

avioni Mig-19s me nr. anësor 4-40...

Avioni me të cilin ndodhi katastro-fa ajrore (me Nr. Anësor 4-40) kishte hyrë në inventarin e mjeteve luftarake të Bazës Ajrore Kuçovë në vitin 1970 dhe deri me datën 05.08.1974 kishte fluturuar 147 orë e 36 minuta. Në avion ishin vendosur motorë RD-9A me Nr. 1415919 dhe 1195472 të cilët kishin punuar gjithsej 69 orë e 23 minuta. Në këtë avion, në fund të muajt Korrik 1974, pra vetëm disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ju bënë punimet e buletinit me Nr. 73-302-2 mbi zëvendësimin e ARU-2V-2 dhe pas përfundimit të këtyre punimeve ju bënë provat në ajër, ku çdo gjë re-zultoi në rregull, dhe më 27.07.1974 ka bërë dhe një fluturim tjetër prej 33 minutash. Ashtu si pilotit dhe avionit ju bë përgatitja për fluturim respektivisht

familjarë të dëshmoreve të aviacionit në homazhe

Page 10: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 201410 arSIMIMI

Duke përfunduar këtë shkrim dëshiroj të sjell edhe njëherë në vëmendje se pak kohë më parë, në

rreth gjashtë numra të gazetës “Ush-tria” jam përpjekur të trajtoj situatën ku ndodhet arsimimi ushtarak në vendin tonë; raportin e tij dhe të in-stitucioneve akademike me reformën; modelet që ky arsimimi ka ndjekur që prej hapave të parë, kryesisht pas krijimit të shtetit shqiptar; modelet e tentativat për “implementim”; prirjet e zhvillimit Perëndimor dhe disa sugjer-ime në referencë me dilemën që ka më se 20-25 vjet, që na ndjek dhe nuk na ka lënë të hedhim hapa të sigurt për va-zhdimësi. Në këto shkrime, referencat për sistemet e arsimimit dhe modelet e institucioneve, që zakonisht njihen glo-balisht me emrin akademi, kanë qenë të përbotshme, pavarësisht se midis tyre rreth 80% janë nga Perëndimi.

Në këtë numër, duke dashur të jem edhe më pranë realitetit tonë, “rajonal”, jam ndalur në rajonin e Ballkanit. E vërteta është se rajoni ynë edhe pse nuk ka qenë vendimtar në fatin e konflikteve të mëdha (Luftërave Botërore), nga ana tjetër nuk ka qenë ndonjëherë edhe në skaj të zhvillimeve botërore, e aq më pak të zhvillimeve luftarake, ku ushtritë kanë demonstruar më qartas se çdo formë tjetër raportin e interesave midis vendeve. Më shumë se çdo gjë, fatkeqësisht jo për tu ndjerë mirë e për tu mburrur, më shumë se çdo hapësirë tjetër historia e rajonit tonë ka qenë historia e luftërave apo konflikteve. Pikërisht në këtë teatër operacional, kanë luajtur edhe ush-tritë ballkanike. Dhe midis tyre spikat profesionalizmi i oficerëve, formuar e ngjyrosur nga akademitë ushtarake, sipas veçorive nacionale duke spikatur pikërisht në këto zhvillime një demon-strim specifik të natyrës dhe shkollës së përgatitjes së vendeve respektive. Është me interes të sjellim në vëmendje që sistemi i referimit që përdorëm në shkrimet e para për renditjen e akademive më të famshme ushtarake në botë ndodhen edhe mjaft akademi nga rajoni ynë ku Greqia renditej në vendin e 10-të, Italia në vendin e 6-të, të tjerat renditeshin në 40 vendet e para nga 200 akademi të sjella për krahasim. Pra edhe pa shkuar shumë larg në distancë dhe mentalitet mund të

kemi çfarë të mësojmë edhe nga fqinjët tanë në rajon. Në këtë shkrim, pas një analize të përgjithshme të akademive në vendet e rajonit: Greqi, Turqi, Bullgari, Serbi, Maqedoni, Kroaci e Slloveni jemi përpjekur të japim edhe disa specifika të modeleve të akademive ushtarake që këto vende përdorin. Qël-limi i këtij shkrimi qëndron në njohjen e realiteteve dhe prirjeve bashkëkohore, në këtë rast të vendeve fqinjë, të cilat mund të shërbejnë si orientim krahas modeleve të mëparshme perëndimore për tu orientuar drejt reformës, të cilën jemi në prag të nisjes.

Vëzhgime për sistemin e arsimit profesional ushtarak të vendeve të Ballkanit

Të gjitha institucionet e arsimit të Lartë Profesional të vendeve të Ballkanit, pa asnjë përjashtim, ndjekin prirje më të përparuara të institucioneve homologe të vendeve evropiane në arsimimin profesional të ushtarakëve. (Greqi, Turqi, Bullgari, Rumani, Kroaci, Serbi, Itali etj).

Sistemi i arsimimit profesional të ushtarakëve, në vendet e Ballkanit, ashtu edhe në Perëndim, por edhe në mbarë globin realizohet në dy stade:

c. në arsimim të oficerëve të rinj që kryhet në akademi/universitete ushtar-ake, tërësisht në format e frymë kom-bëtare e gërsheton arsimim, trajnim, formim të oficerëve të rinj.

d. në arsimim-kualifikim në aka-demi/kolegje të mbrojtjes në format kombëtar dhe të integruar. Gjithmonë e

më shumë kolegjet e mbrojtjes po përa-frohen në module e kurrikula që janë reflekse të gjetjeve dhe eksperiencës nacionale e globale, si dhe sfidave gati të përafërta në fushën e sigurisë.

Akademitë/universitet ushtarake, në të gjitha vendet e Ballkanit realizojnë arsimim në nivel universitar dhe për-faqësojnë institucionet elitë të vendit. Arsimimi profesional ushtarak është pjesë integrale e arsimit të lartë në vendet respekive. Të gjitha vlerësojnë procesin e akreditimit dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë ushtarak janë të organizuar sipas parimeve të Kartës së Bolonjës.

Akademitë ushtarake janë organi-kisht, institucionalisht, juridikisht e

fizikisht në institucione të veçanta dhe asnjëherë së bashku me akademitë/kolegjet e mbrojtjes, në të gjitha ven-det e Ballkanit. Nuk gjendet asnjë rast ku edhe fizikisht akademitë ushtarake të jenë në të njëjtin strukturë me Akademitë e Mbrojtjes. Për shkak të objektivave, e veçorive ato ndodhen në garnizone të ndryshme.

Akademitë ushtarake të vendeve të Ballkanit janë të gjitha anëtare të Kon-sorciumit të akademive të Partneritetit për Paqe, dhe të gjitha synojnë të jenë pjesë e Programit “Military Erasmus”, i iniciuar dhe monitoruar nga Parlamenti Europian. Në të marrin pjesë akademi ushtarake dhe kolegje nga 27 vende evropiane. Kjo iniciativë u langua gjatë

Presidencës Franceze në përputhje me aktin e Këshillit të Europës 2008/550/CFSP të 23 qershor 2008, dhe ishte një rikonfirmim i Deklaratës së Përbashkët “Joint Action of 2005”.

Programet akademike janë të akred-ituara, zhvillohen në të tria ciklet e arsimimit (bachelor, master, PhD), zbatojnë sistemin e krediteve. Person-alitete të spikatur nga politika, shkenca, teknologjia kanë background-in nga akademitë ushtarake.

Kandidatët për tu regjistruar si kadetë për oficerë në akademitë/ uni-versitetet ushtarake vijnë nga shkolla e mesme, kryesisht shkolla të mesme ushtarake, por edhe të tjera dhe përveç testeve akademike për tu pranuar krye-jnë edhe teste specifike që përcaktojnë akademitë. Kandidatët duhet të kenë shtetësi, dhe pothuaj edhe nacionalitet të vendit respektiv. Disa akademi afrojnë bursa për vendet e treta (varfra), të cilët ndjekin programet unike të akademive. Afrohen kandidatë nga vende me lidhje historike. Ceremonitë e diplomimit të oficerëve të rinj janë ngjarje me karak-ter kombëtar. Të diplomuarit në mënyrë ceremoniale, bëjnë betimin, këndojnë himnin kombëtar dhe parakalojnë në mënyrë ceremoniale. Personalitetet më të larta të vendit (qeveritare, parla-mentarë, fetarë etj) ftohen për të marrë pjesë. Duke e mbyllur këtu këtë cikël të shkurtër shkrimesh, falënderoj në mënyrë të veçantë dy oficerë të rinj, Klevis Kolasi dhe Ergent Gremi, të cilët kontribuuan në mënyrë të veçantë për këtë shkrim.

Modelet e referuara të akademive ushtarake, 80%

vijnë nga Perëndimi...

NË KËRKIM TË MODELIT TË ARSIMIMIT PROFESIONAL USHTARAK

prof. dr. kol. kristaq Xharo

“Arsimimi Profesional Ushtarak” dhe akademitë ushtarake

Akademitë ushtarake të vendeve të Ballkanit janë të gjitha anëtare të Konsorciumit të aka-demive të Partneritetit për Paqe, dhe të gjitha synojnë të jenë pjesë e Programit “Militar y Er-asmus”, i iniciuar dhe monitoruar nga Parla-menti Europian. Në të marrin pjesë akademi ushtarake dhe kolegje nga 27 vende evropiane.

Page 11: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 11SIgurIa

Një konvoj i madh rus me ndihma humanitare priste të arrinte kufirin ukrainas të mërkurën pasdite, në një

operacion nën frikën se mund të jetë një prelud për një pushtim rus, por Moska këmbëngul se operacioni është projektuar për të lehtësuar vuajtjet e banorëve të rrethuar e të bllokuar nga konflikti. Rreth 280- 300 kamionë ushtarakë të bardhë të shoqëruar nga ushtarët rusë jashtë rajonit të Moskës prisnin të martën pavarësisht mungesës së marrëveshjes ndërkombëtare, mbi ku ata pikërisht ishin nisur apo atë që përmbanin. Nga ana tjetër Ukraina që “nuk do të lejojë që konvoji të hynte në territorin e saj”. Kryeministri, Arseniy Yatsenyuk, ka deklaruar se Ukraina do të pranonte vetëm ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq dhe brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar. Ai premtoi gjithashtu se qeveria e tij do të shpen-zojë 10 milion hryvnia (450.000 £) për furnizimet jetike për Ukrainën lindore madje dhe urdhëroi disa ministri për të formuar autokolonën e vet humanitare të Kievit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), ishte infor-muar nga Moska javën e kaluar për një dërgesë të mundshme dhe transportimin e ndihmës në mënyrë të sigurtë për ata që kishin nevojë. Në të njëjtën kohë ush-tria ruse ishte e përfshirë në përgatitjen e konvojit, i cili do të nisej nga Alabino, qytet jashtë Moskës. Një video e publi-kuar në YouTube më 10 gusht, tregonte ushtarët në këmbë pranë karvanit si dhe raketa të parkuara, mirëpo më vonë kjo video u zhduk, e megjithatë ajo është komentuar prej analistëve të pavarur të mbrojtjes, se me të vërtetë video ishte marrë në bazën ushtarake Alabino dhe se disa nga automjetet ishin padyshim kamionë ushtarakë rusë ngjyrosur me të bardhë, madje edhe raketat e fuqishme S-300 tokë-ajër janë identifikuar si raketa ruse.

Ndihmë humanitare apo “Kali i trojës”

Komentet erdhën pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dekla-roi se në marrëveshje ishte rënë dakord nga ana e Ukrainës, se ajo do të lejonte konvojin dhe se zyrtarët ukrainas dhe përfaqësues nga ICRC dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do ta shoqëronin atë. Automjetet do të bartin targat e Ukrainës dhe Lavrov deklaroi një plan më parë të shkarkimit të ngarkesave dhe të transportimit të tyre në kamionë. Mirëpo qëllimi i presi-dentit rus, Vladimir Putin, mbeti i errët, ndërsa televizioni shtetëror rus tregonte pamjet e njerëzve me bluza dhe kapele ngjyrë bezhë teksa ngarkonin ujë dhe ushqim për fëmijët në kamionë. Këto raporte deklaronin se ishte ngarkuar me këtë detyrë ministria e Emergjencave dhe se konvoji përmbante 2.000 ton ndihma dhe se në të nuk do të përf-shihej asnjë personel i armatosur. U komentua se konvoji “është një marifet i propagandës së bërë për televizion në ndihmë të popullsisë kryesisht ruse folëse të Ukrainës lindore”. Madje gjatë këtyre ditëve shumë janë të bindur se kolona është një lëvizje e ngadalshme e inteligjencës, si operacioni klasik “Kali i Trojës”, për të kontrabanduar armë për rebelët, karburant dhe municion. Testi i vërtetë i synimeve të karvanit do të zbulohet në orët e ardhshme.

Kamionët thuhet se e kaluan natën në Voronezh përgjatë rrugës për në rajonin e Luhansk të Ukrainës, ku disa pjesë të kufirit kontrollohen nga rebelët pro ruse, për tu kthyer pastaj e për të kaluar në rajonet Belgorod dhe Kharkiv. Edhe pse ka pasur përfaqësues të qeverisë së Kievit dhe të Kryqit të Kuq ka mbetur e paqartë nëse furnizimet do të ngarkohen në automjetet e Ukrainës, siç kanë thënë autoritetet ukrainase, apo do të transpor-tohen më tutje në të njëjtat kamionë të bardhë, siç ka thënë Ministria e Jashtme Ruse. Kryqi i Kuq edhe pse i pa përfshirë deklaroi se Moska i kishte dhënë atij një listë të përmbajtjes së karvanit dhe se destinacioni i ndihmës mund të jetë Luhansk, ku banorët kanë qenë nën bom-bardime, pa ujë dhe energji elektrike për 10 ditë. Kështu konvoji i ndihmës hu-manitare ruse i vendosur jashtë Moskës tashmë u drejtua për në destinacionin e vet përfundimtar në Ukrainë lindore, në rajonin lindor të Luhansk, që ka mbajtur një barë të madhe të luftimeve. Thuhet se furnizimet shumë të nevojshme do të shpërndahen nga autoritetet ukrainase dhe se ka dhe parakushte të tjera për shpërndarjen, madje Ukraina ka insis-tuar në një përpjekje ndërkombëtare të koordinuar dhe se konvoji duhet të kalojë në një pikë të kontrolluar nga ushtria jo separatistë pro ruse, pra në një pikë të kufirit që kontrollohet nga ushtria e Ukrainës dhe Ukraina në thelb, duhet të jetë ajo që merr atë përtej kufirit dhe e shpërndan në vend.

Kritikë e ndihmës humanitare Perspektiva e ndërhyrjes ruse në

Ukrainë lindore, skena e luftimeve të ashpra në mes të trupave ukrainase dhe separatistëve rusë ngjalli shqetësim për SHBA, BE dhe NATO. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi se një mision ndërkombëtar humanitar do të dërgohet në lindjen e vendit të tij të shkatërruar nga lufta, në një lëvizje të brishtë drejt paqes në ditët ku luftimet va-zhdojnë pa u pakësuar. Mirëpo Kremlini nuk dha detaje rreth kohës apo formën në të cilën ndihma do të dorëzohet. Zyrtarët perëndimorë paralajmëruan se çdo masë e njëanshme nga Rusia do të trajtohet si një pushtim. Disa minuta pas njoftimit rus, Poroshenko foli me presi-dentin Obama në linjë telefonike dhe

pas bisedës, zyra Poroshenko deklaroi se misioni ndërkombëtar humanitar do të zhvillohet dhe se presidenti Obama e kishte siguruar atë për gatishmërinë e SHBA për t’u bashkuar në përpjekjet e rajonit lindor të Luhansk.

NATO ka shprehur shqetësime se Rusia mund të përdorë misionin humani-tar për të nisur një pushtim të Ukrainës në lindje dhe se shanset e një invazioni rus janë në rritje dhe karvani humanitar mund të përdoret si mbulesë për këtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në shqetësimin e tij tha se ka një “probabilitet të lartë” se mund të ndodhë një sulm rus, “nën maskën e një operacioni humanitar”. “Ne i shohim rusët në këtë zhvillim narrativ dhe pretekst për një operacion të tillë nën maskën e një operacioni humanitar dhe ne shohim këtë derisa arrihet që ushtarakët mund të përdoren për të kryer operacione të tilla ushtarake ilegale në Ukrainë,” tha Rasmusen. Në javët e fundit rebelët pro rusë kanë humbur pjesë të mëdha të territorit duke bërë kështu që “perandoria” e tyre të tkurret në dy qytetet kryesore lindore të Donetsk dhe Luhansk. Zyrtarët e ndihmës ndërkombëtare e pranojnë se “operacioni humanitar” i Rusisë është veçanërisht i ndjeshëm duke pasur parasysh në sfond atë që pretendon

Ukraina lidhur me luftën e zhvilluar në territorin e Ukrainës. Edhe presidenti francez, François Hollande, në bisedën e tij telefonike me Putin i transmetoi atij se ai kishte “shqetësime të rënda” në lidhje me misionin e njëanshëm të Rusisë në Ukrainë. Kurse Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se pjesëmarrja e Putinit në samitin e G20 në Brisbane në nëntor varet se si ai i përgjigjet krizës Ukrainë në javët e ardhshme. Në faqen e internetit të Presidentit të Ukrainës është thënë gjithashtu se një projekt për misionin e dërgimit të ndihmave bën thirrje për pjesëmarrje nga Bashkimi Evropian, Rusia, Gjermania dhe “part-nerët e tjerë”.

Ka shumë dyshim se kjo është një dredhi humanitare, nëse Rusia mund të japë ndihmë ajo do të rrisë prestigjin e saj, dhe banorët e Ukrainës lindore do të dinë se është faji i Ukrainës që ata nuk po merrnin ndihma humanitare, por dhe nëse konvoji do të përpiqet të kalojë nëpër një kalim kufitar të kon-trolluar nga rebelët atëherë do të jetë e qartë se “kjo nuk është para së gjithash ndihmë humanitare.” Mirëpo Rusia nga ana e saj mbron idenë se kjo është e gjitha plotësisht në përputhje me ligjet ndërkombëtare mbi dërgimin e ndihmës, por shumë njerëz janë dyshues për këtë madje duke përfshirë edhe përfaqësues

të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë as-një përcjellje të armatosur për konvojet humanitare. Rusia ka bërë të ditur se kamionët do të kenë 400 ton drithëra, 100 ton sheqer, 62 ton ushqim për fëmijë, 54 ton barna mjekësore, si dhe 12.000 pajisje gjumi dhe 69 gjeneratorë për Luhansk. Por sipas qeveritarëve Ukrainas konvoji humanitar mund të kryhet vetëm në kushte të veçanta dhe se e gjithë ndihma do të duhet të kalojnë në Ukrainë nëpërmjet pikave kufitare nën kontrollin e Kievit, por nga ana tjetër dihet se së paku 100 km të kufirit ruso-ukrainas është aktualisht në duart e rebelëve. Ka dhe zëra edhe që thonë se “konvoj mund të jetë i pastër sepse tani për tani nuk ka nevojë për të sjellë armë në një mënyrë të ndërlikuar, pasi kolona të tëra, raketa Grad, obus Gvozdika, raketa Buk po hyjmë në Ukrainë pa vështirësi”, ashtu si thuhet se vendosja e të ashtuquajturit “konvoj humanitar”, “forcave paqeruajtëse”, “njësive të ministrisë së Emergjencave”, është një nga hapat e metodologjisë së zhvilluar nga autoritetet ruse për të kapur territore të huaja”, madje thuhet se ministria e Emergjencave të Rusisë kishte kryer një mision të ngjashëm humanitar në Gje-orgji në vitin 1993 dhe komentuesit gje-orgjianë më vonë akuzuan operacionin e dërgimit të armëve për separatistët në rajonin e Abkazisë. Ndërkohë një zëd-hënës i ushtrisë ukrainase tha se Rusia kishte 45.000 trupa në kufirin e saj të përbashkët, të mbështetur nga tanket, sistemet e raketave, avionëve luftarakë dhe helikopterë sulmi.

a do të lejojë Kievi kalimin e konvojit nëse kushtet e vendosura prej tij do të zbatohen?

Gjendja humanitare në Ukrainën lindore përkeqësohet dhe në raportime thuhet se konvoji rus është në lëvizje si dhe i drejtuar për në kufi. Granatimet lindore të qytetit ukrainas të Donetsk të mbajtur prej rebelëve, janë intensifi-kuar, raportimet e OKB-së për numrin e të vdekurve nga luftimet mes trupave qeveritare dhe separatistëve pro rusë pothuajse janë dyfishuar në dy javë të fundit. Thuhet se “vlerësimet shumë konservatore” të organizatës tregojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur që nga 26 korriku kur ato ishin 1.129, në paktën në 2.086 deri më 10 gusht dhe se të paktën 4.953 të tjerë janë plagosur në luftimet që nga mesi i prillit. Shifrat e mësipërme të shfaqura të mërkurën nga një zëdhënës i Donetsk erdhën së bashku me bombardimet e intensifikuar gjatë natës. Zjarri i artil-erisë ka dëmtuar termocentralet dhe tubacionet e gazit, duke lënë pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike apo gaz, dhe një situatë në Luhansk, në duart e rebelëve në përkeqësim. Qyteti ka hyrë kështu në ditën e njëmbëdhjetë pa furnizimin me energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm. Me krizën humanitare të kësaj faze kritike, konvoji prej rreth 280 - 300 kamionë, që mban rreth 2.000 ton ndihma, rifilloi udhëtimin e tij drejt Ukrainës, ku sipas qeverisë së Ukrainës mund të lejohen ndihmat për të hyrë në vend pasi u inspektuan nga rojet kufitare të Ukrainës dhe vëzhguesve të huaj, vonesa në qasje erdhi mes frikës se konvoji mund të jetë një “Kalë i Trojës” që sjell ndihma ushtarake për rebelët pro Moskës dhe jo ndihma humanitare.

Ukraina, Rusia dhe “Kali i Trojës”

mimoza golikja

Page 12: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 201412 INteLIgJeNCa

Tunelet e Hamasit do të përdoreshin për të goditur kopshtet e fëmijëve dhe shkollat e izraelitëve në ditën

e Vitit të Ri në 24 shtator. Sulmi do të mundësonte një humbje prej rreth 10.000 njerëzish

”Prej dy vitesh, ushtria izra-elite po mundohet të zhvillojë më tej kapacitetet, taktikat, teknikat dhe armatimin, për të zhvilluar operacione luftarake në tunele të tilla armiqësore. Hamasi dhe Jihadi Islamik i kanë për-dorur tunelet si vende për komandim-kontroll, për t’u infiltruar në territorin izra-elit dhe rrëmbyer ushtarët e tyre, për të lëshuar raketa në territorin e Izraelit dhe për të fshehur luftëtarët në mes të Rripit të Gazës”.

Inteligjenca parandalon mega-sulmin kundër Izraelit

Ashtu siç dhe analizohej së fundmi në një artikull të publikuar nga Prof. Mor-dechai Ben-Menachem, i

Universitetit “Ben Gurion”, nga rapor-timet e vazhdueshme nga mediat, in-teligjenca e grumbulluar në pesë javët e fundit rreth ofensivës së ushtrisë iz-raelite për shkatërrimin e tuneleve të ndërtuara nga Hamasi në pesë vitet e fundit, këto tunele do të përdoreshin për sulme masive. Menjëherë pa për-fundimit të sulmit dhe shkatërrimit të tuneleve gjatë operacionit “Mbrojtja e Kufijve” (“Protective Edge”) ushtria izraelite arriti të zbulonte dhe shkatër-ronte një rrjet tunelesh të përbërë nga mbi 40 të tillë të ndërtuara poshtë kufirit izraelit që lidhnin Rripin e Gazës me fshatrat izraelite të Kfar Azës me një gjatësi 1.8 km i gjatë, fshatit Saa’dit me gjatësi 3.1 km i gjatë dhe të fshatit Nahal Ozit me gjatësi 450 m i gjatë, të cilat do të përdoreshin gjatë pushimeve të mëdha izraelite në 24 Shtator 2014, si një sulm masiv terror-ist i kombinuar. Objektivi i sulmit ishte që të mundësonte humbje njerëzish në një sasi rreth 10.000 vetë, kryesisht burra, gra, në mënyrë të veçantë fëmijë dhe mundësisht qindra robër. Sasi të mëdha eksplozivësh në mënyrë të veçantë ishin vendosur poshtë kop-shteve të fëmijëve, për tu siguruar që këto “institucione” do të goditeshin fillimisht para çdo objektivi tjetër. Forcat mbrojtëse izraelite së fundmi kanë publikuar hartën e mëposhtme që tregon qartë se si tunelet ishin ndër-tuar paralel, në mënyrë që të godisnin në të dyja anët e komuniteteve dhe zonat afër tyre. Kostoja e përafërt e

ndërtimit të këtyre tuneleve llogaritet në mbi 1 milion $, gjë që qartësisht tregon se Hamasi po planifikonte një mega sulm të koordinuar shumë mirë. Është e kuptueshme që përdorimi qoftë dhe i vetëm një tuneli, do të arrinte të godiste në mënyrë të pashmangshme fshatrat izraelite në atë territor. Harta me vetë një pjesë të vogël të tuneleve që do të përdoreshin nga Hamasi vetëm pas 9 javësh. Rreziku i lartë që lidhej me sulmet e planizuara të do të realizo-heshin nëpërmjet tuneleve, luajtën një rol të madh në atë që qeveria izraelite kundërshtoi propozimin për armë-pushim të propozuar të Premten e ka-luar nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, zoti John Kerry. Në mënyrë të pabe-sueshme, Sekretari i Shtetit Kerry në propozimin e tij të fundit për armë-pushim, nuk u respektua në asnjë rast nga ana e Hamasit. Kjo bëri që izraelitët të shmangnin rrezikun e sulmeve që do të vinin nga tunelet, të cilat në vazhdi-mësi do të paraqisnin një rrezik poten-cial për banorët e atyre zonave izraelite në kufi me Rripin e Gazës. Ky alarm real do të ishte i domosdoshëm dhe do të përjashtohej nga çdo qeveri, që arsy-etonte rrezikun e mos shkatërrimit të tyre dhe për mbrojtjen e banorëve të tyre. Burimet e inteligjencës izraelite duke cituar informacionet e përfituara nga marrja në pyetje nga ana e disa të arrestuarve, dolën në përfundimin se një skenar nën të cilin qindra luftëtarë të armatosur rëndë të Hamasit, do të infiltroheshin brenda Izraelit në mes të

natës dhe për 10 minuta do të pozi-cionoheshin për të sulmuar të gjithë komunitetin përreth Rripit të Gazës. Duke pritur të fshehur derisa të arri-nin të pushtonin shkollat dhe kopshtet

e fëmijëve, terroristët si fillim do të përpiqeshin që të vrisnin fëmijët dhe më vonë të vrisnin ose merrnin peng sa më shumë izraelitë që të mundnin. Kjo siç theksova dhe më lart, ishte

planifikuar që të ndodhte me datën 24 shtator 2014, ditën e Vitit të Ri Hebre. “Ishte ndërtuar krejtësisht si një metro ose sistem transporti nëntokë-sor,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite n/kolonel Peter Lerner. “Këto tunele ishin të gjitha të lidhura me njëra tjetrën. Mundet që të quhet dhe si Gaza e nëndheshme.” Ministri i Ekonomisë së izraelit Naftali Bennett tha: “Është gjetur një qytet i tërë ter-rori. Pa kryerjen e operacioneve nga toka, ne do të zgjoheshim një ditë nga një sulm kundër izraelit si ai i 9 Shta-torit në Amerikë.” Vetëm se me një

kolonel dritan demirajshef i qendrës së simulimit

harta me një pjesë të vogël të tuneleve që do të përdoreshin nga hamasi vetëm pas 9 javësh

sasi të mëdha eksplozivësh ishin grum-bulluar në çdo tunel për t’u përdorur gjatë sulmeve kundër komu-niteteve dhe infrastrukturës njerëzore

Page 13: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 13INteLIgJeNCa

përjashtim objektivi aktual dhe dëmet do të ishin pesë herë më të mëdha se ai sulm. Fotot tregojnë qartësisht gjerësinë tuneleve, krejtësisht të mjaf-tueshëm për të përdorur dhe mjete transporti. Hamasi nuk ka ndërtuar asnjë sistem “metroje” për qytetarët e vet. Ata e kanë ndërtuar këtë in-frastrukturë vetëm për një qëllim, për industri vdekjeje. Zyrtarët e ushtrisë izraelite raportuan për mediat se tune-let ishin mbushur me ilaçe qetësuese, pranga, shiringa, litarë dhe materiale të tjera, për të lidhur dhe torturuar civilët dhe ushtarët izraelitë. Në tunele kishte gjithashtu dhe sasi shumë të mëdha eksplozivash dhe materiale të tjera ushtarake, të cilat do të për-doreshin gjatë mega-sulmit. Shumë nga këto eksplozivë ishin vendosur poshtë kopshteve të fëmijëve izraelitë.

Disa nga këto tunele ishin të thella deri në 30 m nëntokë. Sasi të madha eksplozivash ishin grumbulluar në çdo tunel për tu përdorur gjatë sulmeve kundër komuniteteve dhe infrastruk-turës njerëzore. Burimet theksojnë se lufta në Rripin e Gazës, operacioni “Mbrojtja e kufijve” (Operation “Pro-tective Edge”), mund të shërbejë si një shtysë për një luftë më të ash-për nëntokë me organizatën ter-roriste Hezbullah, e sponsorizuar nga iranianët. Ndoshta jo vetëm në Lindjen e Mesme por dhe diku tjetër. Tunelet brenda Gazës dhe nën kufirin e izraelit nuk ishin një projekt sekret i Hamasit, ato janë ndërtuar nën hundën e publikut iz-raelit dhe palestinez. Çdo njeri në Gaza e dinte që poshtë rrethinave të saj, një rrjet me tunele ishte gërmuar

pesë vitet e shkuara, një investim prej dhjetëra miliona dollarësh. Por asnjë njeri në Izrael, publiku apo ushtarakët, nuk ishin të përgatitur për këto përmasa tunelesh, një rr-ezik që u bë i qartë dy-tre javët e kaluara. Me qëllim që të krijonin këtë monstruozitet, Hamasi kishte nevojë që të merrte mbështetje pro-fesionale dhe padyshim kjo ndihmë ka ardhur nga një organizatë ose nga ndonjë shtet i fuqishëm. Kjo nuk është veç ndihma monetare që Hamas merr nga Katari, një aleat i SHBA-së. Kjo është një ndihmë që vjen nga profesionistë të vërtetë, të cilët arritën të ndërtojnë një sistem kaq efiçent tunelesh. Ndofta Hama-si mund të ketë përdorur edhe ek-spertët të cilët ndërtuan tunelet në Rafah, nën kufirin Gaza-Egjipt, por

prapë se prapë ato ishin shumë më të thjeshta dhe nuk kishin investime kaq të mëdha, si dhe nuk ishin kaq të komplikuara. Kush ka mbështetur me kaq shumë materiale Hamasin? Kush e ka planëzuar se çfarë do të nevojitej? Si arriti Hamasi që të sig-uronte mijëra ampula me qetësues, shiringa dhe materiale të tjera, droga të ndryshme, që t’i përdorte kur t’i duheshin? Këto janë shumë më tepër lloje dhe sasi që do i nevojiteshin ndonjë shërbimi civil mjekësor. Si

arriti të ndërtohej i gjithë ky kom-pleks tunelesh në Rripin e Gazës? Logjistika e këtij sulmi të planë-zuar, janë punë e një organizate ushtarake të mirë organizuar, jo vetëm e një milicie apo klubi ama-tor. Vëzhguesit nga informacionet e dala së fundmi theksojnë se ske-narët e sulmit nxorën në dritë sofistikimin, natyrën, strukturën e rrjetit të tuneleve të sulmit. Siç është raportuar dhe më parë, ky sofistikim dhe “know-how” është kopjuar së fundmi dhe nga agjentët e Hezbullahut, të cilët veprojnë në kufirin Amerikë-Meksikë në jug të kufirit të SHBA-së. Tunelet në jugun e Libanit, si ato të jugut të SHBA-së, janë në mënyrë të veçantë shumë më të vështirë për t’u zbuluar sesa këto që ndodhen në terrenin ranor të Rripit të Gazës. “Hamasi ka planë-zuar për vite me radhë ndërtimin dhe përdorimin e tyre për rrëm-bimin e ushtarëve izraelitë” dekla-roi zëdhënësi i ushtrisë izraelite gjeneralbrigade Mordechai Almozi. “Tani ata po i shohin tunelet duke u shkatërruar njëri pas tjetrit .”Prej dy vitesh, ushtria izraelite po mun-dohet të zhvillojë më tej kapacitetet, taktikat, teknikat dhe armatimin, për të zhvilluar operacione luftarake në tunele të tilla armiqësore. Hama-si dhe Jihadi Islamik i kanë për-dorur tunelet si vende për koman-dim-kontroll, për t’u infiltruar në territorin Izraelit dhe rrëmbyer ushtarët e tyre, për të lëshuar ra-keta në territorin e izraelit dhe për të fshehur luftëtarët në mes të Rripit të Gazës.

një operativ i hamasit i tregon tunelet e sulmit, gruas së tij. në mënyrë të pabesueshme, kjo është një foto e një martese që po bëhet në një “vend vdekjeje.”

kjo foto tregon qartësisht gjerësinë e njërit nga tunel-et, krejtësisht i mjaftueshëm për të përdorur dhe mjete transporti. hamasi nuk ka ndërtuar asnjë sistem “metroje” për qytetarët e vet. ata e kanë ndërtuar këtë infrastrukturë vetëm për një qëllim, për industri vdekjeje.

NjoFtiM

Njoftojmë se Qendra e Personel Rekrutimit gjatë periudhës

23 qershor – 28 gusht 2014 do të rekrutojë për nevoja të

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kon-

tingjentin prej 250 kandidatësh për strukturat e mëposhtme:

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes 3 kandidatë

Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit 5 kandidatë

Policia Ushtarake 50 kandidatë

Forca Tokësore 100 kandidatë

Forca Detare 10 kandidatë

Forca Ajrore 9 kandidatë

Brigada e Mbështetjes Rajonale 30 kandidatë

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes 3 kandidatë

Regjimenti i Mbështetjes së SH.P 20 kandidatë

Brigada Logjistike 10 kandidatë

Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë me arsim të lartë (të cilët të ad-

ministrojnë një diplomë universitare të nivelit të parë), në përfundim të

stërvitjes individuale bazë do të jenë kandidatë potencialë për në “Shkollën

e kandidatëve për oficerë” në Shtetet e Bashkuara në Amerikës.

Qendra e Personel Rekrutimit

Page 14: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 201414 70 VJetorI

“Pararoja e formimit të këtyre njësive ishte for-macioni i parë i madh i rregullt i UNÇSH, Brigada I Sulmuese, e cila u formua në Vithkuq të Korçës, në fushën e Makrezës, më 15 gusht 1943. Mjaft interesant ishte fakti se riti i formimit të saj, sipas dokumenteve arkivore, u kthye në një “festë zbukurime të hijshme me flamur kombëtar e me parulla kushtuar luftës ku u grumbullua popull i shumtë i ardhur nga qarku i Korçës dhe krahinat fqinje për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe”

“Brigada e I-rë Sulmuese” partizane, formacion-prelud

i një ushtrie moderne

Është fakt se ideja për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe e formacioneve të mëdha ishte hedhur qysh herët, në

mars 1943, por sidomos pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në direktivat dhe veçanërisht në udhëzimet e vet Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së, ishin përmbledhur e sintetizuar rëndësia, domosdoshmëria dhe përparësia e brigadës si formacion luftarak bazë i UNÇ-së. Kështu, në çastin dhe nivelin ku ndodhej Lufta dhe UNÇ-ja Shq-iptare, si dhe për detyrat e rëndësishme që shtroheshin nga Shtabi i Përgjith-shëm për to, ishte pikërisht brigada si formacioni bazë, i nevojshëm i ushtrisë. Ndaj brigada do të thithte dora-dorës elementet më të mirë, por edhe formacione ekzistuese luftarake duke krijuar kështu njësi sulmuese të mëdha e të fuqishme luftarake. Ky formacion do t’i jepte hov luftës do të krijonte mundësi të reja të shumta për të dhe për UNÇ-në. Brigada ishte në fakt formacioni i vërtetë i UNÇ-së. Pa pasur brigadat, vlerësohej atëherë, vështirë se do të mundej të shkohej përpara në procesin e zhvillimit të Ushtrisë e të vetë Luftës Antifashiste në Shqipëri.

Megjithatë si formë bazë u gjet një formacion tipik, origjinal shqiptar, i cili i përshtatej mjaft mirë jetës së mal-it, taktikës së luftës partizane dhe mbi të gjitha siguronte lehtësi në manovër e lëvizje, shpejtësi në veprimet luftarake dhe përbente një objekt të vështirë goditjeje për pushtuesit e huaj, të cilët luftonin në bazë të taktikës së luftës frontale. Në këtë këndvështrim foku-sohen dhe të gjitha udhëzimet e urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së gjatë procesit afro dyvjeçar, në të cilin u shtri krijimi i brigadave sulmuese. Këto njësi luftarake, tashmë në dorë të Shtabit të Përgjithshëm, i cili do të mund t’i urdhëronte që të lëviznin e të luftonin ku ta kërkonte nevoja, në krahina të ndryshme të vendit. Nga ana tjetër këto formacione, ashtu si gjithë të tjerat, afirmuan dhe konfirmuan, në fushën e luftës, efikasitetin dhe aftësinë e tyre sulmuese të patjetërsueshme dhe jetike. Pikërisht pas një prove të tillë të rëndë kur pushtuesi nazist trumbetonte me të madhe se UNÇ-ja ishte asgjë-suar nga operacioni i tyre i Dimrit i viteve 1943-1944, befas partizanët e UNÇ-së rishfaqen të rigjallëruar. Kjo dukuri habiti jo më pak edhe vetë ish-misionarët anglezë. Për rrjedhojë ata shkruanin në një raport të asaj kohe se ky rigjallërim i partizanëve: “…i detyrohet elasticitetit dhe manovruesh-mërisë së brigadave të LANÇ-it për shumicën e të cilave një muaj më parë njoftohej se ose ishin shpërndarë

nga mësymjet e gjermanëve ose gjen-deshin përballë vdekjes së shpejtë” e njëkohësisht mbijetesa u arrit, krahas cilësive morale të partizanëve dhe mbështetjes së popullit, pikërisht tek organizimi efikas dhe aftësitë luftarake të këtyre formacioneve të fuqishme e të pajisur me ato cilësi. Por edhe në një tjetër operacion po aq të madh, me një pjesëmarrje masive forcash naziste, atë të qershorit 1944, kundër Ushtrisë NÇ në jug të lumit Shkumbin, një tjetër misionar ushtarak, anglezi Palmer që kishte qenë i deleguar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së për një pe-riudhë të gjatë, bën një vlerësim të lartë për partizanët e brigadave përkufizon se ai operacion u përballua edhe si rrjed-hojë e formës së përshtatshme të orga-nizimit ushtarak të forcave partizane dhe e manovrës së suksesshme. Palmeri thekson: “…meqenëse partizanët kishin një organizim të veçantë ushtarak ata u shpërndanë, u zhdukën për një kohë dhe u riorganizuan përsëri”.

Ky tip formacioni, emërtuar brigadë sulmuese, do të merrte përsipër detyrën historike për t’i dhënë UNÇ-së karak-

terin e një ushtrie të rregullt, natyrisht brenda mundësive të një vendi të push-tuar e me kufizime të shumta njerëzore, ekonomike e, për rrjedhojë edhe ushtar-ake. Më tepër se kaq, brigada sulmuese do të përbënte vetë boshtin kurrizor të Ushtrisë së ardhshme NÇ, pasi do të bëhej formacioni bazë i saj.

E pararoja e formimit të këtyre njësive ishte formacioni i parë i madh i rregullt i UNÇSH, Brigada I Sulmuese, e cila u formua në Vithkuq të Korçës, në fushën e Makrezës, më 15 gusht 1943. Mjaft interesante ishte fakti se riti i formimit të saj, sipas dokument-eve arkivore jo vetëm u kthye në një “festë e me zbukurime të hijshme me flamur kombëtar e me parulla kushtuar luftës ku u grumbullua popull i shumtë i ardhur nga qarku i Korçës dhe kra-hinat fqinje për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe”, por pjesë e kësaj ceremonie ishte dorëzimi i flamurit luftarak, nga drejtuesit më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së dhe marrja e tij, nga komandanti i Brigadës, Mehmet Shehu duke e shoqëruar atë me betimin solemn “për të luftuar me

të gjitha forcat kundër pushtuesve fash-iste dhe tradhtarëve deri në çlirimin e plotë të vendit”. Kështu filloi vënia në jetë e planit të Shtabit të Përgjithshëm për krijimin e brigadave sulmuese që nisi fill me Brigadën I Sulmuese (15 gusht 1943) dhe vijoi me 23 brigada të tjera.

Gjatë gjithë LANÇ-it në UNÇSH u krijuan 24 brigada sulmuese. Vetëm gjatë periudhës tetor-dhjetor 1943 u for-muan edhe 4 brigada të tjera sulmuese, gjithsej 5 (brigada I, II, III, IV dhe V sulmuese). Kurse në vijim u formuan edhe një varg prej 19 brigadash të

tjera sulmuese, të cilat natyrisht patën edhe shtrirjen e tyre kohore. Brigada sulmuese përbënte një eveniment me rëndësi të veçantë për UNÇ-në dhe ecurinë e luftës.

Qysh në urdhrin e datës 17 gusht 1943 të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së përcaktohej dhe vetë struktura e ndërtimit të brigadës sulmuese. Në të, ndërmjet të tjerave, shkruhej: “… c) Brigada, … përbehet prej 4 ose 5 bata-lione”. Megjithëkëtë fillimisht brigadat nisën të formoheshin mbi bazën e jo me shumë se 3-4 batalioneve sulmuese, me një numër luftëtarësh që shkonte nga 120 në afro 200 veta secili. Këta batalione, në ndryshim nga batalionet e deriatëhershëm, të mëvetësuar, (auto-nome) të qarqeve, nuk ruanin më emrat e mëparshëm të tyre, por emërtoheshin, p.sh: batalioni I, II, III etj. Çdo batalion

dr. asllan zemanihistorian ushtarak

Page 15: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 2014 1570 VJetorI

nga ana e tij zakonisht ndahej në 3 kom-pani me përbërje 50-70 partizanë secili. Një ndërtim të tillë të përngjashëm kishte Brigada I Sulmuese. Ditën e përurimit ajo numëronte 556 partizanë të ndarë në batalione; çdo batalion kishte 120 partizanë të rreshtuar në 3 kompani pushkatare, një kompani mortaje dhe një bateri artilerie, kurse çdo kompani ishte ndarë në 4 skuadra. Në tetor 1943 pranë Brigadës, u formua batalioni “Antonio Gramshi” me vullnetarë ushtarë italianë të Divizionit “Firence” e në janar 1944 u formua dhe batalioni i V-të. Kështu efektivi i Brigadës arriti 1500 vetë.

Më pas në kohë, pranë shtabit të Brigadës I Sulmuese u ngrit edhe shër-bimi i prapavijës, kompania e mortajave, e pushkëve kundërtanke dhe bateria e topave kundërtanke dhe bateria obuzash malorë 75/13mm.

Përmirësimi organizativ i brendshëm i brigadës, në shtabet e tyre drejtues, ku hap pas hapi u krijuan dhe u plotësuan linjat e nevojshme, krejt të domosdoshme, në pikëpamje drejtimi, furnizimi apo bashkëveprimi të formacioneve në fjalë. Ndërkaq u vërejtën përmirësime në armatimet dhe pajisjet e luftëtarëve; në aspektin e përpilimit të planeve dhe të ideve luftarake, të bashkërendimit dhe të realizimit të veprimeve luftarake, të përmirësimit të përsosjes së taktikës së luftimit gjithsesi u arritën përparime. Kjo dukuri spikati në përgjithësi në to, por sidomos në ato brigada ku drejtuesit kryesore (veçanërisht komandantët) ishin ushtarakë të mirëfilltë me arsimin përkatës ushtarak. Dhe në të vërtetë këta komandantë nuk ishin të paktë. Të tillë ishin komandanti i Brigadën I, III, V, VI, VII Sulmuese e të tjerë, ish-oficerë

të periudhës së para-pushtimit fash-ist, me grada të ndryshme ushtarake. Një rritje e tillë natyrisht do të çonte patjetër në rritjen e vetë efikasitetit, e rendimentit të së luftuarit të brigadave sulmuese, në agresivitetin në sulm por, dhe në qëndrueshmërinë mbrojtëse dhe në aftësinë përtëritëse të tyre në situata sado të vështira që do të krijonin lufta dhe pushtuesit e huaj.

Pa kaluar akoma 10 ditë nga formimi i saj, Brigadës së I-rë sulmuese iu desh të përballonte përpara Vithkuqit një mësymje të armikut, në të cilën merrnin pjesë 10 mijë ushtarë e milicë fashistë italianë, të pajisur me mjete luftarake moderne, të mbështetur me aviacion dhe artileri të rëndë. Në këtë luftim armiku la 200 të vrarë. Me njëherë pas kësaj brigada çliroi krahinën e Mokrës dhe sulmoi qytetin e Pogradecit, i cili

mbrohesh nga mijëra ushtarë fashistë italianë. Pas kapitullimit të Italisë fash-iste, në vendin tonë pllakosën fashistët gjermanë. Brigada e I-rë goditi pa reshtur autokolonën ushtarake fashiste gjermane gjatë rrugës Elbasan-Tiranë, të cilave u shkaktoi dëme të mëdha. Më vonë ajo mori urdhër të shkonte në qarkun e Beratit për të ndihmuar forcat partizane të këtij qarku, të cilat kërcënoheshin nga veprimet luftarake armike. Nga gjysma e dytë e nëntorit të vitit 1943 fashistët hitleriane filluan veprime luftarake në shkallë të gjerë në zonën e Mallakastrës. Armiku, superior në numër dhe në teknikë luf-tarake, u mundua të rrethonte dhe të asgjësonte, por nuk mundi t’ia arrinte qëllimit. Brigada u hodh në krahinën e Mesaplikut dhe në atë të Kurveleshit të poshtëm. Duke mos hequr dorë nga plani i tij për të rrethuar e asgjësuar partizanët e Brigadës së l-rë dhe atë të qarkut të Vlorës, armiku hodhi forca të shumta nga të gjitha anët në drejtim të Mesaplikut. Me një mbrojtje heroike ata e dëmtuan rëndë kundërshtarin. Pas këtyre luftimeve, pjesa më e madhe e forcave të Brigadës l-rë, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, kaloi në zonën e Lunxhërisë dhe në atë të Zagorisë. Duke luftuar heroikisht, Brigada e l-rë përmbushi me sukses të gjitha detyrat që i ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm. Ajo luftoi në Zagori, në Tendën e Qypit, në Dësh-nicë, në Skrapar, etj. dhe kudo u dha fash-istëve gjermanë dhe tradhtarëve goditje të rënda. Nga operacioni fashist i Dimrit, Brigada e l-rë doli shumë më e fortë dhe u hodh menjëherë në kundërmësymje të fuqishme kundër forcave bashkëpunuese me pushtuesin, të cilat ishin përqendruar në Tomorricë, në Gorë e Mokër. Gjatë luftimeve të operacionit të Dimrit 1943-1944 brigada sulmuese në bashkëveprim me forcat territoriale mbrojtjen zona me përmasa 1200-1600 km², për një kohëzg-jatje 1-2 javë. Veçanërisht në veprimet sulmuese, brigada si formacion, shpalosi cilësi thelbësore, përcaktuese si shpejtë-sia, manovra por edhe forcë goditëse, cilësi këto që u evidentuan dukshëm sidomos pas qershorit 1944. Në shkurt të vitit 1944 Brigada e l-rë kreu marshimin e famshëm luftarak, atë të shpëtimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së. Pas përfundimit të tij, shtabi i brigadës, në emër të gjithë efektivit të saj, në një letër dërguar Shtabit të Përgjithshëm, thoshte: “...I çojmë Shtabit tonë të Përgjithshëm përshëndetjet tona më të përzemërta dhe e sigurojmë se nën udhëheqjen e tij, do të vazhdojmë luftën e paprerë kundër okupatorit dhe armiqve të popullit deri në fund, me disiplinë e vetëmohim, me bindje të plotë e besim në udhëheqësit tanë, me vullnet të çeliktë, me shpirt sulmues, me guxim partizan, me frymë e vendosmëri proletare”.

Në prill të 1944-ës, në bashkëveprim me Brigadën e 4-të, Brigada e l-rë sulmoi dhe çliroi qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, kur në Përmet do të zhvillohesh Kongresi i I-rë antifashist nacionalçlirimtar, Shtabi i Përgjithshëm e ngarkoi brigadën për të penguar forcat fashiste gjermane dhe tradhtare në rast se ato sulmonin nga ana e Elbasanit dhe e Librazhdit. Në këtë kohë, më 28 maj, ajo u inkuadrua në Divizionin e I-rë sulmues. Luftëtarët e saj përballuan me heroizëm operacionin e madh fashist gjerman të qershorit 1944 në sektorin që mbronte dhe, se bashku me të gjitha forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, prishi planet e armikut dhe bëri që ky operacion të dështonte.

Në historinë e Divizionit të I-rë luftëtarët e Brigadës së I-rë zunë një vend nderi. Brigada mbajti lart flamurin e çlir-imit. Kudo që kaloi korri fitore të mëdha. Në luftimet për çlirimin e Shqipërisë së mesme dhe pjesërisht asaj të veriut nga Divizioni i I-rë, forcat e Brigadës së I-rë luftuan me trimëri në Çermenikë,

Zerqan, Peshkopi e Dibër. Lufta brenda në Dibër vazhdoi 36 orë rresht. Fashistët u mbyllën nëpër fortifikata prej betoni shumë herë partizanët u hodhën në sulm mbi këto fortifikata dhe u përleshën trup me trup me fashistët. “Lufta u zhvillua kaqë e ashpër, - shkruante “Bashkimi i Kombit”, - sa që ishte fort e vështirë me i përshkrue të gjitha etapat e tmerrshme të saj. Komunistët mësyjshin me tërbim të madh. Trimëria e tyre nuk mohohet. Kaq të etur ishin kësaj radhe për fitore, sa që kishin marrë parasysh çdo humbje e përsëritshin sulmet valë-valë”.

Patriotizmi dhe heroizmi i Brigadës së I-rë sulmuese u duk edhe më mirë në betejën për çlirimin e kryeqytetit të atd-heut tonë, Tiranës. Forcat e saj sulmuan nga verilindja dhe, duke kaluar përmes minave dhe pengesave të tjera, brenda një kohe fare të shkurtër hynë në spitalin civil, arritën te vendi ku tani është monumenti “Partizani” dhe në rrugën e Barrikadave, kaluan bulevardin “Stalin” dhe u hodhën në lagjet midis këtij bulevardi e rrugës së Durrësit. Më 16 nëntor, duke sulmuar me guxim, forcat e saj arritën në rrugën “Konferenca e Pezës” te ish Radio Tirana. Forcat armike të rrethuara, u asgjësuan. Përpara ministrive, luftëtarët e Brigadës së I-rë u takuan dhe u përqafuan me ata të Brigadës së 4-të e të 8-të, që kishin përparuar në anët e tjera. Tirana qe çliruar. Brigada e Parë Sulmuese kaloi me luftë një rrugë prej 2260 km pa përfshirë këtu veprimet brenda rajoneve apo krahinave ku vepronte. Ajo nuk ka luftuar kurrë në raport të barabartë me forcat e armikut, por në raport 1:5 deri 1:20 në favor të armikut dhe gjithnjë ka dalë fitimtare. Për sukseset dhe luftën e madhe që ka bërë Brigada e I-rë dëshmon fakti që nga radhët e saj kanë rënë në fushën e nderit 275 partizanë e partizane midis të cilëve heronjtë e popullit, Gjok Doçi, Xheladin Beqiri (Karadaku), Ina-jete Dume, Fejzi Hyseni, Myslim Shyri dhe janë plagosur 735 të tjerë. Kurse ajo i ka shkaktuar armikut 6800 ushtarë dhe oficerë fashistë italianë, gjermanë e tradhtarë të vrarë dhe ka kapur afër 1500 robër. Për kontributin që dha Brigada e I-rë në luftë për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë, ajo është dekoruar me urdhrin “Ylli Partizan” të klasit të I-rë. Ndërsa me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Atdheut, Brigadës së I-rë Sulmuese, iu dha titulli i lartë i “Heroit të Popullit”.

Me luftën dhe veprimtarinë e saj, si formacion i parë i madh i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ajo u bë shembull për gjithë repartet dhe njësitet partizane, duke korrur fitore pas fitoreje mbi armiqtë dhe duke fituar një dashuri të zjarrtë dhe një mbështetje të pakufishme nga masat e gjera të popullit. Në të vërtetë UNÇ-ja nuk u bë kurrë një ushti moderne, por kjo nuk pengoi aspak që ajo të bëhej një ushtri e rregullt, me një drejtim të mirë, me një organizim e disiplinë të fortë. Ndërkohë, ndonëse ishin shndërruar tashmë në një ushtri të rregullt, ajo përdori kryesisht taktikën e luftës partizane për shkak të epërsisë së madhe e të përhershme të armikut në forca, në taktikë luftarake dhe në pajisje të tjera luftarake, sidomos në periudhën deri në maj të vitit 1944. Pas kësaj ajo, në disa operacione, përdori dhe zbatoi edhe taktikën e luftës frontale, por edhe tani të gërshetuar me atë të luftës partizane. Kjo bëri që të sfidoheshin konceptet stereotip, sipas të cilave vetëm një ushtri e rregullt, që zhvillon një luftë moderne mund të plotësojë detyra të përmasave strategjike. Ndër-kohë çlirimi i vendit në bashkëveprim me popullin dhe në kuadrin e luftës së Aleatëve të Mëdhenj vërtetoi se edhe një ushtri e vogël, e rregullt, mund të fitojë kur përdor një taktikë e strategji të drejtë e të përshtatshme, në kushtet tipike të vendit.

Page 16: inspektimi rehabilitimi Ministrja Kodheli: Kemi siguruar 1 ...mbrojtja.gov.al/images/gazetaushtria/pdf/ushtria_15_08_2014.pdf · ushtria 4 E prEmtE, 15 gusht 2014 PrograMI Dekorohet

ushtriaE prEmtE, 15 gusht 201416

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Para katër ditësh, në datën 11 gusht 2014 doli nga skena, për herën e fundit dhe të përhershme, Robin Williams...Që të thoshte dikush se Robin Williams do të për-fundonte i vdekur me vetëvarje, do të konsiderohej një i çmendur dhe nëse do të ishte prezent edhe vetë

Williams, ky i fundit do të shpërthente në batuta e të qeshura në lidhje me këtë “profeci”. Por, Robin Williams, edhe pse në mënyrë të pabesueshme, u vetëvra. Një komedian i tillë vjen rrallë dhe është akoma më e rrallë që të kalojë në depresion nga fakti se punonte vetëm në një shfaqje TV edhe pse ishte në kulmin e fuqisë së aktrimit.Ndër shumë e shumë role të papërsëritshme dhe pjesë e pasurisë kulturore kinematografike dhe teatrale të njerëzimit, Robin ka lënë në mënyrë të pashlyeshme edhe filmin-komedi më të famshëm ushtarak, “Good Morning Vietnam”. Një film plot me batuta e të qeshura, por me një filozofi të thellë në brendësi, me një trajtim serioz të një çështje të dhimbshme siç është ajo e luftës së Vietnamit. Në këtë film Robin luan rolin e një spikeri radiofonik të një transmetimi radio në Saigonin e 1965, i cili nëpërmjet një emisioni të shoqëruar edhe me pjesë muzikor shndër-rohet shumë shpejt në një burim humori dhe lehtësimi psikologjik për të gjithë ushtarët që zhvillonin luftën në Vietnam. Pasi fiton zemrat e ushtarakëve me sjelljen e tij rebele dhe plot humor, në fund Adrian Cronauer (Robin Williams) largohet nga Vietnami dhe programi i tij i përditshëm “Good Morning Vietnam”, hapet nga DJ me shprehjen emblematike të Adrian, “Goooood-Bye Viet-nam”, duke ju uruar të gjithë ushtarëve që të ktheheshin shëndoshë në shtëpi, ashtu siç ai po bënte. Mbetet një nga filmat më të bukur të kinematografisë botërore dhe ndoshta më i bukuri që ka lidhje me ushtrinë.Kaluan veç 27 vjet nga realizimi i këtij filmi dhe fatkeqë-sisht, i gjithë optimizmi i pakrahasueshëm i Robin Wil-liams humbi, duke e çuar drejt një depresioni që përfundoi me vdekjen e tij. Nga këtëej e tutje kinemaja do të qeshë akoma më pak... Goodbye Robin!

A.Hitoaliaj

Good Morning Vietnam Goodbye Robin