KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe...

163
1 KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES REVISTA USHTARAKE Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr. 2/2012 Tiranë, Qershor 2012

Transcript of KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe...

Page 1: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 1 ‐

KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

REVISTA USHTARAKE

Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr. 2/2012

Tiranë, Qershor 2012

Page 2: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 2 ‐

Bordi i Botimit të Revistës Ushtarake Miratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 1538, datë 18.08.2010

Kryetar Gjeneral Brigade Prof. Asc. Dr. Agim Lala

Anëtar Kolonel ® Thimi Hudhra Kolonel Perikli Koliçi Gjen. Major ® Prof. Dr. Ruzhdi Gjatoja Gjen. Major ® Prof. Dr. Kostaq Karoli

Kryeredaktor Pano Hallko

Redaktore Silvana Markgjonaj

Operatore Lindita Kuçana

Art design Teuta Mullisi ISSN 2227-8133 (Print), ISSN 2227-8141 (Online)

Copyright © 2012 nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).

Copyright © 2012 by the Center for Defence Analyses (CDA) of the Albanian Training and Doctrine Command.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të mbrojtjes.

Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shtrembërimet e fakteve, si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/

Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet lutemi të kërkoni një kopje të tij në adresën: e-mail: [email protected] ose [email protected]

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes Qendra e Analizave të Mbrojtjes Dega e Botimeve

Shtypur: Qershor 2012

Page 3: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 3 ‐

PËRMBAJTJA

RUBRIKA E PARË: “Samiti i Çikagos” Deklarata e Përbashkët e Samitit të Çikagos, 20 maj 2012________________________6 RUBRIKA E DYTË: “Mbrojtja e Mençur” Procesi Strategjik – “Smart Defence” Fjala e Zotit Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes në konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e Zgjuar”, 27 Prill 2012__________________________________________________23 Forcat e Armatosura Shqiptare dhe “Smart Defence” Fjala e Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, në konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e Zgjuar” – Qasje e re në përballjen me Sfidat e tashme të Sigurisë ______________________________________________________26 Fitorja e NATO-s në Libi, mënyra më e mirë për të drejtuar një operacion__________29 Ivo H. Daalder, James G. Stavridis Dy qasje tradicionale, që duhen afruar______________________________________ 34 Kolonel Foto Duro Operacionet COIN, një realitet dhe sfidë e së ardhmes__________________________42 Kolonel Riza Zaja, N/Kolonel Dëfrim Haxhia RUBRIKA E TRETË: Doktrina Ushtarake Doktrina Ushtarake e FA_________________________________________________ 50 Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FASH Fuqia Kombëtare dhe ndikimi i saj në operacione______________________________55 Kolonel Ahmet Leka, Kolonel Bardhyl Hoxha, Drejtimi dhe menaxhimi i krizave në Doktrinën e Përbashkët të FA________________61 Nënkolonel Adrian Beqaj RUBRIKA E KATËRT: Konferenca Shkencore për Arsimimin Do konkurrojmë me vlerat tona____________________________________________68 Gjeneral Brigade Agim Lala Mësimet e Nxjerra në OMP dhe ndryshimet në programet mësimore_______________85

Page 4: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 4 ‐

Kolonel Avdi Hankollari, Kolonel (R) Vait Golikja, RUBRIKA E PESTË: Analiza. Sinteza dhe Vlerësime të Sigurisë Konceptet e sigurisë në Kosovën e pavarur___________________________________92 Prof. Asc. Dr. Bejtush Gashi Për një rol të ri të BCU-së________________________________________________103 Kolonel Vasillaq Balca STANAG 6001 në FA, arritje dhe probleme_________________________________110 Docent Jaup Zenuni Krimi i organizuar, kërcënim për sigurinë kombëtare__________________________116 N/Kolonel Dashnor Beta Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____________________________________122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme______________________________________129 N/Kolonel Arben Cenolli, N/Kolonel Viktor Përshqefa RUBRIKA E GJASHTË: Punime historike Ndërgjegjja kombëtare dhe lufta, sollën Pavarësinë____________________________136 Profesor Shahin Leka Orikumi antik, përmes dokumenteve_______________________________________140 Kap. Rang. I-rë (R) Dr. Çapajev File Për një Forcë të Armatosur të bazuar mbi dijen_______________________________144 Nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) Përmbledhja në anglisht________________________________________________155 Kujtesë për bashkëpunëtorët e Revistës Ushtarake_________________________162

Page 5: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 5 ‐

RUBRIKA E PARË “Samiti i Çikagos”

Ngjarja më e rëndësishme politiko-ushtarake e këtij viti për Aleancën por edhe më gjerë, padyshim ishte Samiti i Çikagos. Ndër vendimet dhe vlerësimet më me rëndësi të këtij Samiti janë:

-U rikonfirmua fakti se NATO mbetet kuadri transatlantik për mbrojtje të fortë kolektive, por edhe forumi kryesor për konsultimet për sigurinë dhe marrjen e vendimeve nga ana e aleatëve.

-U rikonfirmua mbështetja e plotë për KFOR-in, i cili do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e një Kosove paqësore, të qëndrueshme dhe shumëkombëshe. KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Madje u theksua se bashkëpunimi NATO-OKB në këtë fushë ka krijuar praktika të mira, të cilat duhen patur parasysh në operacionet e mundshme të ardhshme.

-U vlerësuan përpjekjet e Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

-Ballkani Perëndimor u cilësua rajon me rëndësi strategjike dhe u theksua se vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, janë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. U shpreh optimizmi për progresin që po bëhet në bashkëpunim rajonal, por edhe mbështetja e aspiratave Euro-Atlantike të rajonit.

-NATO ndjek me shqetësim të madh evoluimin e krizës siriane dhe mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës së Shteteve Arabe, për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

-Edhe pse është çështje kryesisht e qeverive kombëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, NATO ndjek nga afër zhvillimet përkatëse për sigurinë energjitike.

-U vendos që forcat e Aleancës të lidhen mirë me anën e arsimimit, trajnimit dhe stërvitjeve.

-U vendos ndërtimi i një strukture komanduese të reduktuar, më efektive dhe të përballueshme për NATO-n, me synimin që faza e parë dhe elementët e kësaj pakete të hyjnë në fuqi gjatë vitit 2012. Ky proces përfundon në vitin 2015.

Këto ishin vetëm disa nga përfundimet, që kanë të bëjnë kru\yesisht me Rajonin tonë.

Në numrin e ardhshëm të Shtatorit, Revista do të ketë Rubrikë speciale për të trajtuar efekttet e këtij Samiti kryesisht në FA-të tona, të cilat i presim nga njohësit e mirë të problemeve.

Page 6: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 6 ‐

Deklarata e Përbashkët e Samitit të Çikagos Lëshuar nga Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të

Atlantikut të Veriut në Çikago më 20 maj 2012. Bërë publike më 20 maj 2012

1. Ne, Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u mblodhëm në Çikago për të ripërtërirë angazhimin ndaj kontratës tonë vitale transatlantike për të vlerësuar përparimin e bërë dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë për operacionet tona në Afganistan, Kosovë dhe gjetkë dhe për t’u siguruar se Aleanca i ka aftësitë që i duhen për t’u ballafaquar me gamën e plotë të kërcënimeve si dhe për të forcuar lidhjet e gjëra të partneritetit.

2. Kombet tona janë të bashkuara në përkushtimin e tyre ndaj Traktatit të Uashingtonit dhe në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Mbështetur tek solidariteti, tek kohezioni i Aleancës dhe pandashmëria e sigurisë tonë, NATO mbetet kuadri transatlantik për mbrojtje të fortë kolektive dhe forumi thelbësor për konsultime për sigurinë dhe marrjen e vendimeve nga ana e aleatëve. Koncepti ynë Strategjik 2010 vazhdon të na udhëheqë në përmbushjen efektive dhe gjithmonë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të tre detyrave thelbësore: mbrojtjes kolektive, menaxhimit të krizave dhe sigurisë së përbashkët, të cilat të gjitha kontribuojnë në mbrojtjen e anëtarëve të Aleancës.

3. Në një kohë me sfida komplekse për sigurinë dhe me vështirësi financiare, është më e rëndësishme më shumë se kurrë që të bëhet përdorimi i mirë i burimeve tona dhe të vazhdojmë të përshtatim forcat dhe strukturat tona. Ne mbetemi të përkushtuar në vlerat tona të përbashkëta dhe jemi të vendosur për të siguruar që NATO i ka aftësitë për t’u përballur me sfidat e sigurisë sonë të përbashkët.

4. Ne shprehim nderim për të gjithë ata burra dhe gra trime nga vendet aleate dhe partnere që shërbejnë në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga NATO. Ne i përgëzojmë ata për profesionalizmin dhe përkushtimin si dhe njohim mbështetjen e çmuar që iu jepet atyre nga familjet dhe njerëzit e dashur. Ne iu detyrohemi, në mënyrë të veçantë, të gjithë atyre që kanë humbur jetën ose janë plagosur gjatë kryerjes së detyrave dhe iu shprehim simpatinë tonë të thellë familjeve dhe njerëzve të tyre të dashur.

5. Sot ne kemi ndërmarrë hapa të mëtejshme të rëndësishme në rrugën drejt një Afganistani të stabilizuar dhe të sigurtë dhe drejt qëllimit tonë që të mos lejojmë më kurrë që Afganistani të bëhet një strehë e sigurt për terroristët që e kërcënojnë atë, rajonin dhe botën. Kalimi i pakthyeshëm i përgjegjësisë së plotë për sigurinë nga Forca Ndërkombëtare e Ndihmës për Sigurinë (FNNS-ISAF) në Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane (FSKA) është në rrugë të mbarë drejt përfundimit deri në fund të vitit 2014, siç është rënë dakord në Samitin e Lisbonës. Në këtë kontekst, ne gjithashtu njohim rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe përmirësimeve të vazhdueshme në qeverisje dhe në zhvillim si dhe të një procesi politik që përfshin pajtimin dhe riintegrimin e suksesshëm. Ne mirëpresim njoftimin e presidentit Karzai që grupi i tretë i krahinave të fillojë tranzicionin. Me këtë grup do të thotë se 75% e popullsisë së Afganistanit do të jetojë në zonat ku FSKA-ja ka marrë rolin udhëheqës për

Page 7: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 7 ‐

sigurinë. Nga mesi i vitit 2013, kur grupi i pestë dhe i fundit i krahinave të fillojnë tranzicionin, ne do të kemi arritur në një moment të rëndësishëm të planit të Lisbonës dhe FSK-ja do të ketë përgjegjësinë për sigurinë në mbarë vendin. Në atë moment historik, kur roli i FNNS-së (ISAF) do të ndryshojë duke kaluar nga një rol luftarak në një rol ku gjithnjë e më shumë ofron trajnim, këshillim dhe ndihmë për FSKA-në, FNNS-ja do të jetë në gjendje të garantojë që afganët të kenë mbështetjen që iu nevojitet, që ata të përshtaten me këto përgjegjësi të reja në rritje. Ne gradualisht dhe me përgjegjësi po i reduktojmë forcat tona me qëllim që misioni i FNNS-së të përfundojë deri më 31 dhjetor 2014.

6. Deri në fund të vitit 2014, kur autoritetet afgane do të kenë përgjegjësinë e plotë për sigurinë, misioni luftarak i udhëhequr nga NATO do të përfundojë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë afatgjatë politike dhe praktike përmes Partneritetit tonë të Qëndrueshëm me Afganistanin. NATO është e gatshme që, me kërkesë të Qeverisë së Republikës Islamike të Afganistanit, të punojë për vendosjen e një misioni të ri post-2014, të një natyre të ndryshme, për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar FSKA-në, duke përfshirë edhe Forcat afgane të operacioneve speciale. Ky nuk do të jetë një mision luftarak. Ne ngarkojmë me detyrë Këshillin që të fillojë menjëherë punën për procesin e planifikimit ushtarak për misionin post-FNNS.

7. Në Konferencën Ndërkombëtare për Afganistanin, të mbajtur në Bon në dhjetor të vitit 2011, komuniteti ndërkombëtar bëri një angazhim për të mbështetur Afganistanin në Dhjetëvjeçarin e Transformimit përtej 2014. NATO do të luajë rolin e saj së bashku me aktorët e tjerë në ndërtimin e forcave të mjaftueshme dhe të qëndrueshme afgane, të afta për të ofruar siguri për vendin e tyre. Në këtë kontekst, aleatët mirëpresin kontributet dhe riafirmojnë përkushtimin e tyre të fortë për të kontribuar në mbështetjen financiare për FSKA-në. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet për këtë mbështetje afatgjatë për FSKA-në. Mekanizmat efektivë të financimit dhe planifikimit të shpenzimeve për të gjithë elementët e FSKA-së do të ndërtohen mbi mekanizmat ekzistues, duke integruar përpjekjet e Qeverisë së Republikës Islamike të Afganistanit dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Ata do të udhëhiqen nga parimet e fleksibilitetit, transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të kostos dhe do të përfshijnë masat kundër korrupsionit.

8. Ne ritheksojmë rëndësinë që Aleatët i kushtojnë faktit që të shohin progres të prekshëm nga Qeveria e Republikës Islamike të Afganistanit në lidhje me angazhimet e marra në Konferencën e Bonit më 5 dhjetor 2011 për një shoqëri demokratike, të bazuar në sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë, duke përfshirë progresin në luftën kundër korrupsionit, ku të respektohen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të qytetarëve të saj, duke përfshirë barazinë e burrave dhe grave dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në shoqërinë afgane. Zgjedhjet e ardhshme duhet të kryhen në respekt të plotë të sovranitetit të Afganistanit dhe në përputhje me Kushtetutën afgane. Transparenca, besueshmëria dhe përfshirja e tyre do të jenë gjithashtu të një rëndësie të madhe. Përparimi i vazhdueshëm drejt këtyre qëllimeve do të nxisë kombet e NATO-s për të siguruar mbështetjen e tyre mëtejshme deri në vitin 2014 dhe më tej.

9. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë e të paturit të të njëjtit mendim me Qeverinë e Republikës Islamike të Afganistanit në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha grave afgane në proceset e rindërtimit, ato politike, të paqes dhe pajtimit në Afganistan si dhe nevojën për të respektuar marrëveshjet institucionale që mbrojnë të drejtat e tyre. Ne njohim gjithashtu nevojën për mbrojtjen e fëmijëve nga efektet e dëmshme të konfliktit të armatosur.

Page 8: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 8 ‐

10. Ne gjithashtu pranojmë se siguria dhe stabiliteti në "Zemrën e Azisë" janë të ndërlidhur me të gjithë rajonin. Procesi i Stambollit mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, i cili nisi në nëntor 2011, pasqyron angazhimin e Afganistanit dhe vendeve të rajonit që së bashku të garantojnë sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin në kontekst rajonal. Vendet në rajon, veçanërisht Pakistani, kanë role të rëndësishme në sigurimin e qëndrueshëm të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Afganistan dhe në lehtësimin e përfundimit të procesit të tranzicionit. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin praktik me aktorët e rëndësishëm rajonalë në këtë drejtim. Ne mirëpresim progresin në marrëveshjet kalimtare me partnerët tanë të Azisë Qendrore dhe me Rusinë. NATO vazhdon të punojë me Pakistanin për të rihapur linjat tokësore të komunikimit, sa më shpejt të jetë e mundur.

11. Ne presim me padurim takimin tonë të zgjeruar për FNNS-së nesër.

12. Aleanca vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të vendosur dhe të paanshme, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara të përcaktuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit (RKSKB) 1244. KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e një Kosove paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike. KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e rëndësishëm, duke përfshirë Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, siç është rënë dakord, si dhe autoritetet e Kosovës. Ne do të mbajmë një KFOR të fortë dhe të aftë për të kryer misionin e tij. Ne mbetemi të angazhuar për të lëvizur drejt një pranie të vogël, më elastike, parandaluese, vetëm atëherë kur të na e lejojë situata e sigurisë. Ne mirëpresim progresin e bërë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e NATO-s dhe e përgëzojmë atë për gatishmërinë dhe aftësinë për të zbatuar detyrat dhe përgjegjësitë për sigurinë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mundësi për zhvillimin e rolit të vazhdueshëm të NATO-s në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

13. Vitin e kaluar, nëpërmjet Operacionit Mbrojtësi i Unifikuar (OMU) të OKB-së dhe me mbështetjen e Ligës së Shteteve Arabe, Aleanca jonë luajti një rol kyç në mbrojtjen e popullatës civile në Libi dhe në ndihmën për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Ne përgëzojmë popullin libian për progresin e arritur deri tani në rrugën e tij drejt ndërtimit të një Libie të re, demokratike dhe të lirë, që respekton plotësisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe e nxisim të vazhdojë me këtë progres.

14. Operacioni ynë i suksesshëm në Libi tregoi edhe një herë se Aleanca mund të kryejë shpejt dhe në mënyrë efektive operacione komplekse, në mbështetje të një komuniteti më të gjerë ndërkombëtar. Ne kemi nxjerrë gjithashtu një numër mësimesh të rëndësishme të cilat po i përfshijmë në planet dhe politikat tona. Me OMU-në, NATO vendosi standarde të reja të konsultimit dhe të bashkëpunimit praktik me vendet partnere që kontribuan në operacionin tonë si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë kontekst, ne njohim vlerën e Grupit të Kontaktit për Libinë.

15. Aleanca gjithashtu kontribuon për paqen dhe sigurinë nëpërmjet operacioneve dhe misioneve të tjera:

- Ne mirëpresim vazhdimin e mandatit për operacionin kundër piraterisë në afërsi të Bririt të Afrikës, Operacionit Mburoja e Oqeanit edhe për dy vjet të tjera, deri në vitin 2014. Vendimi për të kryer veprime të zgjeruara në det do të na lejojë të jemi më efektivë në zvogëlimin e hapësirës së veprimit të piratëve në det. Ne mbetemi të angazhuar për mbështetjen e

Page 9: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 9 ‐

përpjekjeve ndërkombëtare kundër piraterisë, duke përfshirë, siç është rënë dakord, punën e përbashkët me Operacionin Atalanta të BE-së, Task Forcën e Kombinuar 151 dhe forcat e tjera detare dhe pjesëmarrjes sonë në vazhdim në Grupin e Kontaktit për piraterinë larg brigjeve të Somalisë.

Ne mbështesim industrinë e transportit detar në miratimin e praktikave më të mira të menaxhimit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe masa të tjera që kanë rezultuar efektive kundër piraterisë.

- Operacioni Active Endeavour (Përpjekja Aktive) është operacion detar në Mesdhe, në përputhje me nenin 5 i cili kontribuon në luftën kundër terrorizmit. Ne jemi duke shqyrtuar opsionet strategjike për të ardhmen e këtij operacioni.

- Ne vazhdojmë t’i japim Unionit Afrikan (UA) mbështetje operacionale, me kërkesë të tij. Ne kemi rënë dakord të zgjerojmë mbështetjen strategjike ajrore për Misionin e UA-së në Somali (MIBASOM-AMISOM) dhe të mbështesim zhvillimin e kapaciteteve paqeruajtëse afatgjata për UA-në, duke përfshirë edhe Forcën e Gatishmërisë për Afrikën. Ne jemi të gatshëm të marrin në konsideratë kërkesat e mëtejshme të UA-së për ndihmën e NATO-s në trajnim.

- Ne kemi përfunduar me sukses Misionin e NATO-s për Trajnim në Irak (MNT-I-NTM-I), i cili kontribuoi për një Irak më të qëndrueshëm, duke ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë të Irakut.

16. Dhuna seksuale dhe dhuna me bazë gjinore, mjaft të pranishme në situata konflikti, mungesa e marrëveshjeve efektive institucionale për të mbrojtur gratë dhe mospërfaqësimi i vazhdueshëm i grave në proceset paqësore, mbeten pengesa serioze për ndërtimin e paqes së qëndrueshme. Ne mbetemi të angazhuar për zbatimin e plotë të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit (RKSKB) 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë si dhe Rezolutat që kanë lidhje me to, me anën e të cilave synohet mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave, roli dhe pjesëmarrja e tyre në parandalimin dhe dhënien fund të konflikteve. Në përputhje me Politikën e NATO-s/ Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, Aleanca, së bashku me partnerët e saj, ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e objektivave të artikuluara në këto Rezoluta. Në këtë drejtim, ne miratuam sot Raportin Strategjik të Progresit për integrimin e Rezolutës 1325 dhe rezolutave që kanë lidhje me të në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe përshëndesim ofertën bujare të Norvegjisë për të siguruar një Përfaqësues të Posaçëm të NATO-s për këto çështje të rëndësishme. Në këtë kontekst dhe për ta çuar përpara këtë punë më tej, ne i ngarkuam detyrë Këshillit që: të vazhdojë zbatimin e Politikës dhe Planit të Veprimit; të marrë në shqyrtim implikimet praktike të Rezolutës 1325 për kryerjen e operacioneve dhe misioneve të NATO-s; të integrojë më tepër çështjet gjinore në aktivitetet e Aleancës dhe të paraqesë një raport për samitin tonë të ardhshëm.

17. Ne gjithashtu mbetemi të përkushtuar për zbatimin e Rezolutës 1612 si dhe Rezolutave të lidhura me të për mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur. Ne konstatojmë me shqetësim një varg kërcënimesh në rritje ndaj fëmijëve në konfliktet e armatosura dhe dënojmë me forcë faktin që ata janë gjithnjë objekt i rekrutimit, dhunës seksuale dhe objektiva të sulmeve. Operacionet e drejtuara nga NATO, të tilla si ISAF në Afganistan, janë duke marrë një rol aktiv në parandalimin, monitorimin dhe reagimin kundrejt shkeljeve ndaj fëmijëve, përfshi edhe trajnimin para dislokimit dhe një mekanizëm për sinjalizimin e shkeljeve. Kjo qasje, e bazuar në masat praktike me orientim terreni, tregon përkushtimin e vendosur të NATO-s për këtë çështje, ashtu siç përbën edhe caktimi së fundmi i një Pike Kryesore të NATO-s për Fëmijët në Konfliktet e Armatosura, e ngarkuar me detyrën të

Page 10: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 10 ‐

mbajë një dialog të ngushtë me OKB-në. Bashkëpunimi NATO-OKB, në këtë fushë, ka krijuar një mori praktikash të mira që duhen integruar në modulet e trajnimit të NATO-s dhe të merren parasysh në operacionet e mundshme në të ardhmen.

18. Përvojat tona operacionale kanë treguar se mjetet ushtarake, megjithëse thelbësore, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar sfidat e shumta e komplekse të sigurisë. Ne riafirmojmë vendimet e marra në Samitin e Lisbonës për një qasje gjithëpërfshirëse. Në mënyrë që të plotësojmë këto angazhime, puna e rëndësishme mbi kontributin e NATO-s për një qasje gjithëpërfshirëse dhe për stabilizimin dhe rindërtimin është në vazhdim. Është krijuar një menaxhim modest por i përshtatshëm për krizat civile, si në Shtabin e NATO-s ashtu edhe në Komandën Aleate të Operacioneve, në përputhje me parimet dhe udhëzimet e detajuara politike të përcaktuara në samitin tonë në Lisbonë.

19. Ne do të vazhdojmë ta intensifikojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me OKB-në në përputhje me Deklaratën OKB-NATO të muajit shtator 2008. Ne mirëpresim forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjet e shtuara mes NATO-s dhe OKB-së, të realizuara që nga Samiti ynë i fundit në Lisbonë në nëntor 2010, të cilat gjithashtu kanë kontribuar në suksesin e Operacionit Mbrojtësi i Unifikuar (OMU).

20. NATO dhe BE ndajnë vlera dhe interesa strategjike të përbashkëta. BE-ja është një partner unik dhe thelbësor për NATO-n. Forcimi i mëtejshëm i këtij partneriteti strategjik, siç është rënë dakord nga të dy organizatat dhe mishëruar në Konceptin Strategjik, është me rëndësi të veçantë në mjedisin e tanishëm të shtrëngesave ekonomike; NATO dhe BE duhet të vazhdojnë të punojnë të rritin bashkëpunimin praktik në operacione, të zgjerojnë konsultimet politike dhe të bashkëpunojnë gjithnjë e më tepër për zhvillimin e kapaciteteve. NATO dhe BE janë duke punuar krah për krah në operacionet e menaxhimit të krizave, në frymën e përforcimit të ndërsjellë sidomos në Afganistan, Kosovë dhe në luftën kundër piraterisë. NATO njeh rëndësinë e një mbrojtjeje më të fortë dhe më të aftë për Europën. NATO njeh gjithashtu preokupimin e vazhdueshëm dhe kontributet e aleatëve që nuk janë anëtarë të BE-së për forcimin e kapaciteteve të BE-së për t’u marrë me çështjet e përbashkëta të sigurisë. Për partneritetin strategjik midis NATO-s dhe BE-së, përfshirja sa më tërësore e aleatëve jo anëtarë të BE-së në këto përpjekje është thelbësore. Në këtë kontekst, ashtu siç është rënë dakord, NATO do të punojë ngushtë me BE-në, për t’u siguruar që mbrojtja jonë e zgjuar dhe bashkimi e ndarja e nismave me BE-në janë plotësuese dhe reciprokisht përforcuese; ne mirëpresim përpjekjet e BE-së, në veçanti në fushën e furnizimit ajër-ajër me karburant, mbështetjes mjekësore, mbikëqyrjes detare dhe trajnimit. Ne po ashtu mirëpresim përpjekjet e shteteve në këto fusha dhe të tjera nga aleatët europianë dhe partnerët. Ne gjithashtu nxisim Sekretarin e Përgjithshëm për të vazhduar dialogun me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së me qëllim që bashkëpunimi ynë të bëhet më efektiv dhe t'i raportojë Këshillit në kohë për Samitin e ardhshëm.

21. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në veçanti në fusha të tilla si parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, rehabilitimi pas konflikteve dhe në trajtimin e kërcënimeve të reja për sigurinë. Ne jemi të angazhuar për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit tonë në nivelin politik dhe operacional, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

22. NATO ka një rrjet të gjerë marrëdhëniesh partneriteti. Ne vlerësojmë lart të gjithë partnerët e NATO-s dhe kontributet që ata japin për punën e Aleancës, siç është ilustruar përmes disa takimeve për partneritetin që ne po zhvillojmë këtu në Çikago. Partneritetet luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Page 11: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 11 ‐

Partneritetet e NATO-s janë një element kyç i sigurisë së përbashkët e cila është një nga detyrat kryesore të Aleancës dhe Aleanca ka zhvilluar politika efektive që të rritë partneritetet e saj. Nëpërmjet Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik dhe Partneritetit për Paqe, ne kemi ndjekur bashkëpunimin me partnerët tanë Euro-Atlantikë për të ndërtuar një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Për njëzet vjet, partneritetet tona kanë lehtësuar dhe kanë krijuar kornizat për dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik rajonal në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes, kanë kontribuar në çuarjen përpara të vlerave tona të përbashkëta, duke na lejuar të ndajmë ekspertizën dhe përvojën dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e shumë prej operacioneve dhe misioneve tona. Ministrat e Jashtëm të NATO-s miratuan, në Berlin, në prill të vitit 2011, një politikë më efikase dhe fleksible të partneritetit, për të rritur efikasitetin e partneriteteve të NATO-s. Ne do të vazhdojmë të ndjekin zbatimin e saj të mëtejshëm me qëllim forcimin e partneritetit të NATO-s, duke përfshirë: përforcimin e Këshillit Euro-Atlantik, Këshillit për Partneritetin, të Dialogut Mesdhetar, Nismën e Bashkëpunimit të Stambollit si dhe marrëdhëniet tona me partnerët në të gjithë globin, duke përdorur formate më të plota e fleksible; zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë politik dhe praktik me partnerët, përfshi edhe atë në kontekst operacional, përmes rritjes së përfshirjes së partnerëve në trajnim, arsimim dhe stërvitje dhe duke i përfshirë në Forcën Reaguese të NATO-s. Ne do të intensifikojmë përpjekjet tona për t’u angazhuar më mirë me partnerët anembanë globit që të mund të kontribuojnë ndjeshëm për sigurinë dhe të arrijmë të ndërtojmë besimin tek partnerët e interesuar, duke përfshirë edhe partnerin më të ri, Mongolinë, duke rritur transparencën dhe duke zhvilluar dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik. Në këtë kontekst, ne mirëpresim Deklaratën e Përbashkët politike midis Australisë dhe NATO-s.

23. Ne e vlerësojmë kontributin e rëndësishëm të partnerëve tanë për aktivitetet tona praktike të bashkëpunimit dhe për Fondet e ndryshme të Mirëbesimit që mbështesin qëllimet tona të partneritetit. Ne mirëpresim raportin e Statusit mbi Ndërtimin e Integritetit dhe progresin e arritur nga Programi i NATO-s për Ndërtimin e Integritetit i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme për të promovuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe integritetin në sektorin e mbrojtjes të vendeve të interesuara.

24. Ne mirëpresim takimin me trembëdhjetë partnerët tanë në Çikago të cilët kohët e fundit kanë dhënë një kontribut të veçantë politik, operacional dhe financiar për operacionet e drejtuara nga NATO. Ky është një shembull i fleksibilitetit në rritje, me anën e të cilit ne jemi duke trajtuar çështjet e partneritetit, në përputhje me kërkesën dhe substancën. Takimi me partnerët në Çikago na ofron një mundësi të veçantë për të diskutuar mbi mësimet e nxjerra nga bashkëpunimi ynë dhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi sfidat e përbashkëta për sigurinë, me të cilat përballemi. Trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë thelbësore për ruajtjen e ndërveprimit dhe lidhjeve tona të brendshme me forcat partnere, përfshi edhe kohën kur nuk jemi angazhuar së bashku në operacione aktive. Ne do t’i rrahim idetë e hedhura në këtë takim të Çikagos me të gjithë partnerët tanë, në diskutime të tjera, brenda kornizave të përshtatshme.

25. Në përputhje me Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, dera e NATO-s do të mbetet e hapur për të gjitha demokracitë europiane që kanë të njëjtat vlera me Aleancën tonë, që janë të gatshme dhe të afta të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit, që pozicionohen për të çuar më tej parimet e Traktatit dhe përfshirja e të cilave mund të kontribuojë për sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut. Bazuar në këto konsiderata, ne do të vazhdojmë ta shqyrtojmë në mënyrë aktive progresin e secilit prej partnerëve që aspirojnë të bashkohen me Aleancën, duke e gjykuar secilin nga meritat. Ne riafirmojmë përkushtimin

Page 12: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 12 ‐

tonë të fortë për integrimin Euro-Atlantik të partnerëve që aspirojnë të bashkohen me Aleancën, në përputhje me vendimet e mëparshme të marra në Samitet e Bukureshtit, Strasburg-Këlnit dhe Lisbonës. Ne mirëpresim progresin e bërë nga këta katër partnerë dhe i nxisim ata të vazhdojnë të zbatojnë vendimet dhe reformat e nevojshme, për të çuar përpara aspiratat e tyre Euro-Atlantike. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje politike dhe praktike për partnerët që aspirojnë të bashkohen me Aleancën. Zgjerimi i NATO-s ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e aleatëve; perspektiva e zgjerimit të mëtejshëm dhe fryma e sigurisë së përbashkët vazhdon të sjellë progres në stabilitetin e Europës dhe më gjerë.

26. Ne rishprehim marrëveshjen e arritur në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, sikundër kemi bërë edhe në Samitet e mëvonshme, për ta ftuar ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të bashkohet me Aleancën sapo të gjendet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme për çështjen e emrit brenda kornizës së OKB-së dhe fuqimisht nxisim intensifikimin e përpjekjeve drejt këtij synimi. Një zgjidhje e shpejtë, e pasuar nga antarësimi, do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ne nxisim vazhdimin e negociatave pa vonesa të mëtejshme dhe presim që ato të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne mirëpresim dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme për reforma në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë dhe nxisim zbatimin e vazhdueshëm të tyre. Ne gjithashtu nxisim përpjekjet e saj për përshpejtimin e ndërtimit të një shoqërie multi-etnike. Ne vlerësojmë kontributet thelbësore të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në operacionet tona si dhe rolin e saj aktiv në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal. Ne vlerësojmë angazhimin afatgjatë të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në NATO.

27. Ne mirëpresim progresin e konsiderueshëm që ka bërë Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO dhe kontributin e tij për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë rolin e tij aktiv në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrjen e tij në ISAF. Ne po ashtu mirëpresim mbështetjen në rritje nga ana e publikut në Mal të Zi për anëtarësim në NATO, dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë këtë proces. Angazhimi aktiv i Malit të Zi në procesin e MAP-it demonstron përkushtim të fortë për t'u bashkuar me Aleancën. Mali i Zi ka zbatuar me sukses reforma të rëndësishme politike, ekonomike e të mbrojtjes dhe ne e nxisim atë të vazhdojë në këtë rrugë me qëllim që t’i afrohet sa më shumë Aleancës. Ne do të vazhdojmë ta shqyrtojmë aktivisht progresin e Malit të Zi drejt anëtarësimit.

28. Ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht aspiratat e anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës. Ne mirëpresim përparimin e konsiderueshëm që është bërë muajt e fundit, duke përfshirë krijimin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës si dhe marrëveshjen politike të arritur më 9 mars 2012 mbi regjistrimin e pronës së paluajtshme të sektorit të mbrojtjes, si pronë shtetërore. Këto zhvillime janë një shenjë e vullnetit politik në Bosnje-Hercegovinë për të çuar përpara procesin e reformave dhe ne nxisim të gjithë aktorët politikë në vend që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive për të përshpejtuar zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin euro-atlantik të saj. Marrëveshja politike mbi pronat e sektorit të mbrojtjes është një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të kushteve të përcaktuara nga Ministrat e Jashtëm të NATO-s në Talin, në prill 2010, për pjesëmarrje të plotë në procesin e MAP-it. Ne mirëpresim hapat e para të marra në lidhje me zbatimin e saj dhe nxisim udhëheqësit politikë në Bosnje-Hercegovinë të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të punuar në mënyrë konstruktive për zbatimin pa vonesë të marrëveshjes, në mënyrë që cikli i saj i parë në MAP të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Aleanca do të vazhdojë të ndjekë

Page 13: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 13 ‐

përparimin në zbatim dhe do të ofrojë ndihmë në përpjekjet reformuese të Bosnje-Hercegovinës. Ne e vlerësojmë kontributin e Bosnjë-Hercegovinës në operacionet e drejtuara nga NATO dhe përgëzojmë rolin e saj konstruktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

29. Në Samitin e Bukureshtit të vitit 2008 ne ramë dakord që Gjeorgjia të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne riafirmojmë të gjitha elementet e këtij vendimi si dhe vendimet e mëvonshme. Komisioni NATO-Gjeorgji dhe Programi Kombëtar Vjetor (PKV) kanë një rol qendror në mbikëqyrjen e procesit të vendosur në Samitin e Bukureshtit. Ne mirëpresim progresin e Gjeorgjisë prej Samitit të Bukureshtit për të përmbushur aspiratat e saj Euro-Atlantike nëpërmjet reformave, zbatimit të Programit Kombëtar Vjetor si dhe angazhimin politik aktiv me Aleancën në Komisionin NATO-Gjeorgji. Në këtë kontekst, ne kemi rënë dakord për të rritur lidhjet e Gjeorgjisë me Aleancën, duke përfshirë edhe forcimin e mëtejshëm të dialogut tonë politik, bashkëpunimin praktik dhe ndërveprimin me Gjeorgjinë. Ne vazhdojmë të nxisim dhe mbështesim Gjeorgjinë në zbatimin e vazhdueshëm të të gjitha reformave të nevojshme, duke përfshirë edhe reformat demokratike, zgjedhore dhe gjyqësore, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Ne theksojmë rëndësinë e kryerjes së zgjedhjeve të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në vitin 2012 dhe 2013. Ne e vlerësojmë kontributin e konsiderueshëm të Gjeorgjisë për sigurinë në zonën Euro-Atlantike, në veçanti si vendi i dytë jo anëtar i NATO-s me kontributin më të madh me trupa në ISAF.

30. Ne përsërisim mbështetjen tonë të vazhdueshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ne mirëpresim që Gjeorgjia të zbatojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe masat e tjera të njëanshme për ndërtimin e besimit. Ne mirëpresim angazhimin e Gjeorgjisë për mospërdorim të forcës dhe i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në mënyrë reciproke. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të anullojë njohjen e rajoneve gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë si shtete të pavarura. Ne nxisim të gjithë pjesëmarrësit në bisedimet e Gjenevës të luajnë një rol konstruktiv si dhe të vazhdojnë të punojnë ngushtë me OSBE-në, OKB-në dhe BE-në, për të vazhduar zgjidhjen paqësore të konfliktit në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Gjeorgjisë.

31. Këtu në Çikago, ministrat e jashtëm janë duke u takuar me homologët e tyre nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Gjeorgjia, për të vlerësuar përparimin e tyre individual, për të planifikuar bashkëpunimin në të ardhmen, për të shkëmbyer mendime me partnerët tanë, përfshi pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e partneritetit dhe kontributet në operacione. Ne iu jemi mirënjohës këtyre partnerëve që aspirojnë për anëtarësim në NATO për kontributet e rëndësishme që po japin në operacionet e drejtuara nga NATO, duke demonstruar angazhimin e tyre për qëllimet tona të përbashkëta të sigurisë.

32. Në rajonin me rëndësi strategjike të Ballkanit Perëndimor, vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Ne jemi optimistë nga progresi që po bëhet, duke përfshirë formate për bashkëpunim rajonal si dhe do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë aktive aspiratat Euro-Atlantike në këtë rajon. Së bashku, aleatët dhe partnerët e rajonit, në mënyrë aktive kontribuojnë në ruajtjen e paqes rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë formatet e bashkëpunimit rajonal.

33. Ne vazhdojmë të mbështesim integrimin Euro-Atlantik të Serbisë. Ne mirëpresim përparimin e Serbisë në ndërtimin e një partneriteti të fortë me NATO-n dhe nxisim Beogradin të vazhdojë në këtë rrugë. NATO është e gatshme të vazhdojë të thellojë dialogun

Page 14: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 14 ‐

politik dhe bashkëpunimin praktik me Serbinë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë përpjekjet e Serbisë për reforma dhe nxisim punën e mëtejshme.

34. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të mbështesë përpjekjet e mëtejshme në drejtim të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë plotësisht me KFOR-in dhe EULEX-in në zbatimin e mandateve të tyre përkatëse, për të cilat liria e pakushtëzuar e lëvizjes është e nevojshme. Ne nxisim Beogradin dhe Prishtinën të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në veçanti dialogun midis tyre. Ne mirëpresim progresin e bërë në dialogun Beograd-Prishtinë me ndërmjetësinë e BE-së, duke përfshirë Marrëveshjen për Bashkëpunim Rajonal dhe protokollin teknik IBM. Dialogu mes tyre dhe integrimi Euro-Atlantik i rajonit janë të rëndësishëm për një përmirësim të qëndrueshëm të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne iu bëjmë thirrje të dyja palëve për të zbatuar plotësisht marrëveshjet ekzistuese dhe për të ecur përpara në të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë edhe përfundimin e marrëveshjeve të tjera për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike. Ne mirëpresim progresin e arritur dhe nxisim përpjekjet e mëtejshme që synojnë konsolidimin e sundimit të ligjit dhe përpjekjet e tjera për reforma në Kosovë.

35. Një Ukrainë e pavarur, sovrane dhe e qëndrueshme, e përkushtuar në mënyrë të vendosur për demokracinë dhe sundimin e ligjit, është çelësi për sigurinë Euro-Atlantike. Duke shënuar përvjetorin e pesëmbëdhjetë të Kartës NATO-Ukrainë mbi Partneritetin e Veçantë, ne mirëpresim angazhimin e Ukrainës ndaj rritjes së dialogut politik dhe ndërveprimit me NATO-n si dhe kontributet e saj në operacionet e drejtuara nga NATO dhe ndaj ofertave të reja që i janë bërë. Ne konstatojmë kohët e fundit, në mars 2012, se Ukraina po eliminon uraniumin shumë të pasuruar, gjë që demonstron një angazhim të dëshmuar për mospërhapjen. Duke sjellë në mendje vendimet tona në lidhje me Ukrainën dhe politikën e Derës së Hapur, të deklaruar në Samitet e Bukureshtit dhe Lisbonës, NATO është e gatshme të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me Ukrainën për ta ndihmuar në zbatimin e reformave në kuadër të Komisionit NATO-Ukrainë dhe Programit Kombëtar Vjetor (PKV). Duke vënë në dukje parimet dhe angazhimet e mishëruara në Kartën NATO-Ukrainë dhe në PKV, ne jemi të shqetësuar nga zbatimi përzgjedhës i drejtësisë dhe asaj që duket se është procedim i motivuar politikisht, duke përfshirë edhe atë të anëtarëve kryesorë të opozitës si dhe kushtet e paraburgimit të tyre. Ne nxisim Ukrainën që të merret më mirë me mangësitë ekzistuese në sistemin e saj gjyqësor për të siguruar pajtueshmërinë e plotë me sundimin e ligjit dhe marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat ajo është palë. Ne gjithashtu nxisim Ukrainën të sigurojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse parlamentare këtë vjeshtë.

36. Bashkëpunimi NATO-Rusi është i një rëndësie strategjike sepse kontribuon në krijimin e një hapësire të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe të sigurisë. Ne mbetemi të vendosur për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe përfshirëse, në zonën Euro-Atlantike së bashku me Rusinë, duke u bazuar në qëllimet, parimet dhe angazhimet e Aktit Themelues NATO-Rusi dhe në Deklaratën e Romës. Ne duam të shohim një partneritet të vërtetë strategjik midis NATO-s dhe Rusisë dhe ne do të veprojmë duke shpresuar reciprocitet nga ana e Rusisë.

37. Këtë vit, ne shënojmë përvjetorin e dhjetë të themelimit të Këshillit NATO-Rusi (KNR) dhe pesëmbëdhjetëvjetorin e Aktit Themelues NATO-Rusi. Ne mirëpresim progresin e rëndësishëm në bashkëpunimin tonë me Rusinë gjatë këtyre viteve. Në të njëjtën kohë, ne kemi qëndrime të ndryshme për çështje të veçanta dhe është e nevojshme të përmirësojmë besimin, transparencën reciproke, dhe parashikueshmërinë me qëllim që të kuptojmë potencialin e plotë të KNR-së. Në këtë kontekst, ne synojmë që të shtrojmë me Rusinë në

Page 15: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 15 ‐

KNR shqetësimet e Aleatëve mbi synimet e deklaruara të Rusisë, në lidhje me vendosjen e trupave ushtarake afër kufijve të Aleancës. Të vetëdijshëm për qëllimet, parimet dhe angazhimet mbi të cilat mbështetet KNR-ja dhe mbi këto baza të forta, ne nxisim Rusinë të përmbushë angazhimet e saj në lidhje me Gjeorgjinë, sikundër është ndërmjetësuar nga BE-ja më 12 gusht dhe 8 shtator 2008. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar nga prania ushtarake të Rusisë në territorin e Gjeorgjisë dhe vazhdojmë t’i bëjnë thirrje Rusisë që të sigurojë lejimin e ndihmës humanitare dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë.

38. NATO dhe Rusia ndajnë interesa të përbashkëta të sigurisë dhe përballen me sfida të përbashkëta dhe arritjet tona praktike pasqyrojnë këtë realitet. Sot, ne vazhdojmë të vlerësojmë rolin e rëndësishëm të KNR-së si një forum për nxitjen e bashkëpunimit praktik dhe për dialog të sinqertë e të ndershëm politik-përfshi dhe çështjet ku nuk biem dakord. Bashkëpunimi ynë me Rusinë për çështje që lidhen me Afganistanin-veçanërisht marrëveshjet për kalim tranzit vajtje-ardhje në rrugët e ofruara nga Rusia, në mbështetje të ISAF-it, për trajnimin e përbashkët të personelit të luftës kundër narkotikëve nga Afganistani, Azia Qendrore dhe Pakistani si dhe Fondi i Mirëbesimit nga ana e KNR-së për mirëmbajtjen e helikopterëve, në mbështetje të nevojës kyçe të FSKA-së-është një shenjë e vendosmërisë sonë të përbashkët për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në atë rajon. Bashkëpunimi NATO-Rusi kundër terrorizmit është zgjeruar dhe të gjitha shtetet e KNR-së do të përfitojnë nga mësimet e nxjerra prej stërvitjes së parë civilo-ushtarake kundër terrorizmit të KNR-së dhe nga kapacitetet e disponueshme sipas programit të aviacionit KNR-së kundër terrorizmit i cili tashmë është operacional. Ne gjithashtu, me kënaqësi, vërejmë bashkëpunimin tonë në rritje kundër piraterisë në brigjet pranë Bririt të Afrikës. Ne jemi të përkushtuar dhe mirëpresim përmirësimin e mëtejshëm të besimit reciprok dhe transparencës për: çështjet e mbrojtjes; strategjisë; doktrinave; dislokimeve ushtarake, përfshi edhe armët bërthamore jo-strategjike në Europë; stërvitjet ushtarake; kontrollin e armëve dhe çarmatimin dhe ne ftojmë Rusinë të angazhohet me Aleancën në diskutimin mbi masat për ndërtimin e besimit mbi këto çështje.

39. Në një kohë të ndryshimeve të pashembullta në Mesdhe dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, NATO është e angazhuar për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit me vendet e këtij rajoni, me të cilat së bashku përballemi me sfida të përbashkëta për sigurinë dhe kemi të njëjtat qëllime për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. NATO mbështet aspiratat e popullit të rajonit për demokraci, liri të individit dhe shtetit të së drejtës-vlera mbi të cilat ngrihet Aleanca.

40. Kriza libiane ilustroi përfitimet e bashkëpunimit me partnerët e këtij rajoni. Ajo gjithashtu tregoi vlerën e konsultimeve të rregullta midis Aleancës dhe organizatave rajonale, të tilla si Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe Liga e Shteteve Arabe.

41. NATO është e gatshme të konsultohet më rregullisht mbi çështjet e sigurisë që janë me interes të përbashkët, përmes Dialogut Mesdhetar (DM) dhe Nismës së Stambollit për Bashkëpunim (NSB) si dhe konsultimeve dypalëshe dhe formateve 28 + n. Ne ritheksojmë angazhimin tonë për DM-në dhe NSB-në dhe ndaj parimeve mbi të cilat ato ngrihen; DM-ja dhe NSB-ja mbeten dy korniza plotësuese të njëra tjetrës dhe të spikatura të partneritetit. Ne jemi gjithashtu të gatshëm, që me kërkesën e tyre, të marrin në konsideratë mbështetjen për partnerët tanë në rajon në fusha të tilla si ndërtimi i institucioneve të sigurisë, modernizimi i mbrojtjes, zhvillimi i kapaciteteve, dhe marrëdhëniet civilo-ushtarake. Programet e individualizuara do të na lejojnë të përqendrohemi në përparësitë e secilit vend partner për të cilat është rënë dakord.

Page 16: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 16 ‐

42. DM-ja ndihmon në forcimin e mirëkuptimit reciprok, dialogut politik, bashkëpunimit praktik dhe, sipas rastit, ndërveprimit. Ne mirëpresim nismën e udhëhequr nga marokenët për të hartuar një dokument të ri për kuadrin politik të DM-së dhe presim me dëshirë që së shpejti ta zhvillojmë atë së bashku me partnerët tanë të DM-së. Ne i nxisim vendet partnere të DM-së të jenë aktive në shfrytëzimin e mundësive të ofruara nga partneriteti me NATO-n. DM-ja mbetet e hapur për vendet e tjera në rajon.

43. Ne mirëpresim interesimin e deklaruar të Libisë për të thelluar marrëdhëniet me Aleancën. Ne jemi të gatshëm ta mirëpresim Libinë si një partnere, nëse ajo dëshiron. Në këtë perspektivë, DM-ja është një kornizë e natyrshme për këtë partneritet. Ne jemi të gatshëm, nëse kërkohet, dhe rast pas rasti, të shqyrtojmë ofrimin e ndihmës në Libi në zona ku NATO mund të shtojë vlera. Aktivitetet e NATO-s do të përqendrohen kryesisht në sigurinë dhe reformën në sektorin e mbrojtjes, duke marrë gjithashtu në konsideratë përpjekjet e tjera ndërkombëtare.

44. Ne do të forcojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik me NSB-në. Ne mirëpresim ngrohtësisht ofertën bujare të shtetit të Kuvajtit për hapjen e një Qendre Rajonale të NSB-së, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe të diskutojmë se si të menaxhojmë këto sfida së bashku. Ne i nxisim vendet partnere të NSB-së të jenë më proaktive në shfrytëzimin e mundësive të ofruara nga partneriteti i tyre me NATO-n. Ne mbetemi të hapur për pritjen e anëtarëve të rinj në NSB.

45. Ne jemi duke ndjekur me shqetësim të madh evoluimin e krizës siriane dhe mbështesim fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës së Shteteve Arabe, përfshi edhe zbatimin e plotë të planit Annan prej gjashtë pikash me qëllim që të gjendet një zgjidhje paqësore e krizës.

46. Ne mirëpresim përparimin që po bëhet në Irak. Celula e Tranzicionit e NATO-s që është ngritur në Irak, po ndihmon që të zhvillojmë partneritetin tonë.

47. Me vizionin tonë të një zone Euro-Atlantike në paqe, ekzistenca e konflikteve të zgjatura rajonale në Kaukazin Jugor dhe Republikën e Moldavisë vazhdon të jetë një çështje që përbën shqetësim të madh për Aleancën. Ne mirëpresim qasjen konstruktive për përtëritjen e dialogut në Transnistria me formatin 5+2 dhe nxisim përpjekjet e mëtejshme të bëra nga të gjithë aktorët e përfshirë. Në lidhje me këto konflikte, ne nxisim të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me vullnet të përforcuar politik në zgjidhjen paqësore të tyre si dhe të respektojnë formatet aktuale të negociatave. Ne iu bëjmë thirrje atyre të gjithëve të shmangin hapat që minojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Ne mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e pavarësisë, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Armenisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për një zgjidhje paqësore të këtyre konflikteve rajonale, duke u bazuar në parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Aktit Final të Helsinkit.

48. Rajoni i Detit të Zi vazhdon të jetë i rëndësishëm për sigurinë Euro-Atlantike. Ne mirëpresim progresin në konsolidimin e bashkëpunimit rajonal dhe të drejtës së pronësisë, nëpërmjet përdorimit efektiv të nismave dhe mekanizmave ekzistuese, në frymën e plotësimit, të transparencës dhe përfshirjes. Ne do të vazhdojmë të mbështesim, në mënyrën më të përshtatshme të mundshme, përpjekjet e bazuara në përparësitë rajonale, dialogun dhe bashkëpunimin midis vendeve të Detit të Zi dhe me Aleancën.

Page 17: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 17 ‐

49. Sulmet kibernetike vazhdojnë të rriten ndjeshëm në numër dhe zhvillohen nga pikëpamja e sofistikimit dhe kompleksitetit. Ne riafirmojmë angazhimet për mbrojtjen kibernetike të bëra në Samitin e Lisbonës. Pas Lisbonës, vitin e kaluar ne kemi miratuar një Koncept të Mbrojtjes Kibernetike, politikën dhe Planin e Veprimit, të cilat tani janë duke u zbatuar. Duke u bazuar në aftësitë ekzistuese të NATO-s deri në fund të vitit do të vihen në punë elementet më të rëndësishëm të Kapacitetit të Kundërveprimit ndaj Incidenteve Kompjuterike (KKIK) të NATO-s dhe të Kapacitetit të Plotë Operacional (KPO), përfshi mbrojtjen e shumicës së siteve dhe përdoruesve. Ne kemi përkushtimin që të sigurojmë burimet dhe të plotësojmë reformat e nevojshme për t’i vendosur të gjitha njësitë e NATO-s, nën mbrojtjen e centralizuar kibernetike, për të siguruar që kapacitetet e mbrojtjes sonë kibernetike të përparuar të mbrojnë investimet kolektive në NATO. Ne gjithnjë e më shumë do të integrojmë masat mbrojtëse kibernetike në strukturat dhe procedurat e Aleancës dhe, si shtetet anëtare veç e veç, ne mbetemi të angazhuar për identifikimin dhe vënien në dispozicion të atyre kapaciteteve mbrojtëse kibernetike që forcojnë bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë e Aleancës, duke e bërë këtë nëpërmjet proceseve të planifikimit të mbrojtjes në NATO. Ne do të zhvillojmë më tej aftësinë tonë për të parandaluar, për të zbuluar, për t’u mbrojtur dhe për t’u rikuperuar nga sulmet kibernetike. Për t’u marrë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike dhe për të përmirësuar sigurinë tonë të përbashkët, ne jemi të përkushtuar të angazhohemi, siç është rënë dakord, me vendet partnere të rëndësishme rast pas rasti dhe me organizatat ndërkombëtare, kryesisht me BE-në, Këshillin e Europës, OKB-në dhe OSBE-në, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi konkret. Ne gjithashtu do të shfrytëzojmë, sa më shumë të jetë e mundur, ekspertizën e ofruar nga Qendra e Ekselencës për Mbrojtjen e Përbashkët Kibernetike në Estoni.

50. Ne vazhdojmë të jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me përhapjen e armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë (AShM) si dhe për mjetet e tyre të shpërndarjes. Përhapja e tyre kërcënon vizionin tonë të përbashkët për krijimin e kushteve të nevojshme për një botë pa armë bërthamore, në përputhje me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TpMAB). Ne kemi të njëjtin shqetësim serioz si Këshillit i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe i bëjmë thirrje Iranit që të respektojë plotësisht të gjitha detyrimet ndërkombëtare, duke përfshirë të gjitha rezolutat e rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Iranit të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar besimin mbi natyrën tërësisht paqësore të programit të tij bërthamor, në përputhje me detyrimet e tij ndaj TpMAB. Ne mbështesim zgjidhjen e menjëhershme të çështjes bërthamore të Iranit me mjete diplomatike dhe nxisim një proces të qëndrueshëm të angazhimit në formatin e P5 +1 dhe bisedimet me Iranin. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga aktivitetet e Republikës Demokratike Popullore të Koresë (RDPK) në lidhje me armët bërthamore dhe i bëjmë thirrje që t’iu përmbahet plotësisht detyrimeve të KSOKB-së dhe atyre ndërkombëtare dhe sidomos të braktisë të gjitha aktivitetet që lidhen me armët ekzistuese bërthamore dhe programet e raketave balistike, në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme. Ne dënojmë fuqimisht lëshimin e kryer nga RDPK më 13 prill 2012 duke përdorur teknologjinë e raketave balistike. Ne bëjmë thirrje për një devotshmëri universale dhe pajtueshmëri të plotë me TpMAB dhe Protokollin Shtesë për Marrëveshjen Mbrojtëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe për zbatimin e plotë të Rezolutës 1540 dhe mirëpresim punën e mëtejshme sipas Rezolutës 1977 të KSOKB-së. Ne gjithashtu iu bëjmë thirrje të gjitha shteteve për të forcuar sigurinë e materialeve bërthamore brenda kufijve të tyre, sikundër u kërkua në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Seul të 2012-së. Ne do të vazhdojmë të

Page 18: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 18 ‐

zbatojmë Politikën e Nivelit Strategjik të NATO-s për parandalimin e përhapjes së AShM dhe Mbrojtjes nga rreziqet Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Bërthamore (KBRB). Ne do të sigurohemi që NATO të ketë kapacitetet e duhura, duke përfshirë edhe përpjekjet për planifikimin e trajnimit dhe stërvitjes, për të trajtuar dhe për t'iu përgjigjur sulmeve me armë KBRB.

51. Terrorizmi i të gjitha formave dhe shfaqjeve kurrë nuk mund të tolerohet apo justifikohet. Ne dënojmë të gjitha humbjet e jetës nga aktet e terrorizmit dhe shprehim simpatinë tonë për viktimat. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të luftuar terrorizmin me vendosmërinë e palëkundur në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe parimet e Kartës së OKB-së. Sot ne miratuam Piketat e Politikës së NATO-s mbi Luftën Kundër Terrorizmit dhe i ngarkuam detyrë Këshillit të përgatisë një plan veprimi për të zgjeruar më tej aftësinë e NATO-s për të parandaluar, penguar e reaguar ndaj terrorizmit duke identifikuar nisma për të rritur ndërgjegjësimin, aftësitë dhe angazhimin tonë ndaj këtij rreziku.

52. Një furnizim i qëndrueshëm dhe i besueshëm me energji, diversifikimi i rrugëve, furnizuesve dhe burimeve të energjisë dhe ndërlidhja e rrjeteve energjetike, mbetet i një rëndësie të veçantë Ndërsa këto çështje janë kryesisht përgjegjësi e qeverive kombëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që preokupohen për to, NATO ndjek nga afër zhvillimet përkatëse për sigurinë në fushën e energjisë. Sot, ne shqyrtuam një raport progresi i cili përshkruan hapat konkretë të marra që nga Samiti ynë i fundit dhe përcakton rrugën që duhet bërë për të integruar, në mënyrën më të përshtatshme, rrethanat e duhura për sigurinë energjetike në politikat dhe aktivitetet e NATO-s. Ne do të vazhdojmë të konsultohemi për sigurinë energjitike dhe do të zhvillojmë më tej kapacitetet për të kontribuar për sigurinë në fushën e energjisë, duke u përqendruar në ato zona ku NATO mund të jetë vlerë e shtuar. Për këtë qëllim, ne do të punojmë në drejtim të përmirësimit të ndjeshëm të efikasitetit energjitik të forcave tona ushtarake; do të zhvillojmë aftësitë tona për përkrahjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës shumë të rëndësishme të energjisë dhe rast pas rasti do të shtrijmë më tej aktivitetet tona në konsultim me partnerët. Ne mirëpresim ofertën për krijimin të një Qendre Ekselence për Sigurinë Energjitike të akredituar në NATO në Lituani si një kontribut për përpjekjet e NATO-s në këtë fushë. Ne i vëmë detyrë Këshillit të vazhdojë të përsosë rolin e NATO-s në sigurinë energjitike, në përputhje me parimet dhe udhëzimet për të cilat u ra dakord në Samitin e Bukureshtit dhe me linjën e parashikuar nga Koncepti i ri Strategjik dhe vendimet e Lisbonës. Ne ngarkojmë Këshillin me detyrën e hartimit të një progres raporti më të plotë për samitin tonë të ardhshëm.

53. Shtrëngesat kryesore në fushën e mjedisit dhe atë të burimeve, ku futen rreziqet shëndetësore, ndryshimet klimatike, mungesa e ujit dhe nevoja në rritje për energji, gjithnjë e më tepër do të kenë ndikim mbi formimin e mjedisit të ardhshëm të sigurisë në zonat me interes për NATO-n dhe do të kenë potencialin për të ndikuar dukshëm mbi planifikimin dhe operacionet e NATO-s.

54. Në Lisbonë, ne bëmë thirrje për një rishikim të pozicionit të përgjithshëm të NATO-s për parandalimin dhe mbrojtjen nga gama e gjerë e kërcënimeve për Aleancën, duke marrë parasysh ndryshimet në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare në zhvillim. Ne sot miratuam dhe bëmë publike rezultatet e Rishikimit të Qëndrimit për Parandalimin dhe Mbrojtjen. NATO është e angazhuar të mbajë një gërshetim të kapaciteteve të duhura bërthamore, konvencionale dhe të mbrojtjes raketore për parandalim dhe mbrojtje, me qëllim që të përmbushë angazhimet e saj, sipas Konceptit Strategjik. Në pajtim me Konceptin Strategjik dhe angazhimet e tyre, sipas traktateve dhe kornizave ekzistuese për kontrollin e armëve,

Page 19: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 19 ‐

aleatët do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për kontrollin e armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen.

55. Ne do të garantojmë që Aleanca të vazhdojë të ketë aftësitë e nevojshme për të kryer detyrat më themelore për të cilat ne u angazhuam në Konceptin Strategjik. Për këtë qëllim, ne kemi rënë dakord për një deklaratë të veçantë me emrin Deklarata e Mbrojtjes e Çikagos dhe miratuam Paketën e Mbrojtjes për Samitin e Çikagos, duke përvijuar një vizion dhe një rrugë të qartë drejt objektivit tonë për Forcat e NATO-s të vitit 2020.

56. Ne mirëpresim vendimin e fundit të Këshillit për të vazhduar misionin e NATO-s për Policimin Ajror në shtetet baltike dhe vlerësojmë angazhimin e fundit nga ana e shteteve baltike për të rritur mbështetjen e tyre për aleatët pjesëmarrës. Aleatët mbeten të angazhuar të kontribuojnë në këtë mision, i cili është gjithashtu një shembull i Mbrojtjes së Zgjuar në praktikë. Ky mision për kohë paqeje dhe rregullime të tjera të policimit ajror të Aleancës demonstrojnë angazhimin e vazhdueshëm dhe të dukshëm të Aleancës ndaj mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit.

57. Përvojat operacionale të Aleancës kohët e fundit gjithashtu tregojnë se aftësia e forcave të NATO-s për të vepruar së bashku në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpejtësi është me mjaft rëndësi për të qenë të suksesshëm. Pra, ne do të garantojmë që forcat e Aleancës të mbeten të lidhura mirë me anën e arsimimit, trajnimit dhe stërvitjeve. Në përputhje me angazhimin e Aleancës për transparencë, dhe me shpresën e reciprocitetit, këto veprimtari janë të hapura për pjesëmarrje dhe vëzhgim nga ana e partnerëve sipas rastit. Në këtë kontekst, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë stërvitjes “Steadfast Jazz" të Forcës Reaguese të NATO-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, e cila së bashku me stërvitjet e tjera, do të kontribuojë në aftësinë e forcave të NATO-s për të vepruar së bashku kudo në territorin e Aleancës dhe më gjerë në operacionet e menaxhimit të krizave.

58. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar nga kërcënimet në rritje që i vijnë Aleancës sonë nga përhapja e raketave balistike. Në Samitin tonë në Lisbonë, në vazhdën e realizimit të detyrës për mbrojtjen kolektive, ne vendosëm që të zhvillojmë kapacitetet e NATO-s për Mbrojtjen nga Raketat Balistike (MRB). Qëllimi i këtij kapaciteti është të garantojmë mbulim dhe mbrojtje të plotë për të gjithë popullsinë, territorin dhe forcat europiane të NATO-s, prej kërcënimeve në rritje që vijnë nga përhapja e raketave balistike, të bazuar në parimet e pandashmërinë së sigurisë së Aleatëve dhe solidaritetit të NATO-s, duke i ndarë në mënyrë të barabartë rreziqet dhe barrën, po ashtu edhe sfidën e logjikshme, duke marrë parasysh nivelin e kërcënimit, mundësinë e përballimit dhe mundësitë teknike dhe në përputhje me vlerësimin e përbashkët më të freskët të kërcënimit për të cilin është rënë dakord nga Aleanca. Mbrojtja raketore e NATO-s mund dhe do të përshtatet me përpjekjet ndërkombëtare për reduktimin e rreziqeve që vijnë nga përhapja e raketave balistike.

59. Mbrojtja raketore mund të plotësojë rolin e armëve bërthamore në pengimin e rreziqeve, por nuk mund t’i zëvendësojë ato. Këto kapacitete janë thjesht për qëllime mbrojtëse.

60. Ne kemi kënaqësinë të deklarojmë sot se Aleanca ka arritur një Kapacitet të Përkohshëm të NATO-s për Mbrojtjen nga Raketat Balistike. Ai do të garantojë një hap të parë operacional të rëndësishëm me efekt imediat, në përputhje me vendimin tonë të Lisbonës, duke ofruar mbulim maksimal brenda mundësive në dispozicion, për të mbrojtur popullsitë, territorin dhe forcat e tona të NATO-s nga një sulm me raketa balistike në të gjithë Europën jugore. Qëllimi ynë mbetet që t’i garantojmë Aleancës një MRB operacionale të NATO-s që të mund të ofrojë mbulim të plotë dhe mbrojtje për të gjithë popullsinë europiane, territorin dhe forcat e NATO-s, bazuar në kontributet vullnetare të shteteve, ku të përfshihen sensorët

Page 20: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 20 ‐

dhe interceptorët e financuar nga shtetet, marrëveshjet për lejimin e vendosjes dhe zgjerimi i kapacitetit të Teatrit të Aktiv dhe të Shtresëzuar të Mbrojtjes nga Raketat Balistike (TAShMRB). Vetëm sistemet e komandimit dhe kontrollit të TAShMRB-së dhe zgjerimi i tyre për mbrojtje territoriale do të jenë financime të përbashkëta. Brenda kontekstit të aftësive të NATO-s për MRB, Turqia do të instalojë një radar të vijës së parë për paralajmërime të shpejta. Ne vëmë re se kemi mundësi potenciale për bashkëpunim në mbrojtjen nga raketat dhe nxisim aleatët të shqyrtojnë kontributet e mundshme vullnetare shtesë, përfshi këtu edhe bashkëpunimin shumëkombësh, për të siguruar aftësitë përkatëse, si dhe për të përdorur sinergjitë e mundshme në planifikim, zhvillim, prokurim dhe dislokim.

61. Si me të gjitha operacionet e NATO-s, edhe për këtë Kapacitet të Përkohshëm do të sigurohet kontroll i plotë politik nga aleatët ashtu si për të gjitha veprimet ushtarake. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër të fluturimit të raketave balistike, Këshilli pajtohet me rregullat dhe procedurat e komandimit për të cilat është rënë dakord paraprakisht duke përfshirë edhe marrjen në konsideratë të kërkesave për përputhjen e interceptimit me mbulimin dhe mbrojtjen. Ne i kemi ngarkuar detyrë Këshillit të rishikojë rregullisht zbatimin e kapacitetit të NATO-s për MRB, përfshi këtu edhe atë para mbledhjeve të Ministrave të Jashtëm dhe të përgatisë një raport të plotë për Samitin tonë të ardhshëm mbi progresin dhe çështjet që duhen trajtuar për zhvillimin e këtij kapaciteti në të ardhmen.

62. Aleanca mbetet e përgatitur që rast pas rasti të angazhohet me shtetet e treta për rritjen e transparencës dhe besimit si dhe të efektivitetit të mbrojtjes nga raketat balistike. Duke pasur parasysh interesat tona të përbashkëta të sigurisë me Rusinë, ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes raketore në frymën e besimit të ndërsjellë dhe reciprocitetit, si në rastin e Stërvitjes Teatri i Mbrojtjes Raketore të organizuar nga Këshilli NATO-Rusi (KNR). Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit NATO-Rusi, ne kërkojmë të përcaktojmë se si sistemet e pavarura të mbrojtjes raketore të NATO-s dhe Rusisë mund të punojnë së bashku për të rritur sigurinë në Europë. Ne mirëpresim ngritjen e Qendrës së Përbashkët NATO-Rusi të Bashkimit të të Dhënave për Raketat dhe Qendrës së Përbashkët për Planifikimin e Operacioneve sipas propozimit të bërë, me qëllim që të bashkëpunojmë për mbrojtjen raketore Ne propozojmë që të zhvillojmë një regjim transparence të bazuar tek një shkëmbim i rregullt i informacionit në lidhje me aftësitë përkatëse të mbrojtjes aktuale raketore të NATO-s dhe Rusisë. Një bashkëpunim i tillë konkret për mbrojtjen raketore është mjeti më i mirë për t’i dhënë Rusisë garancitë që ajo kërkon në lidhje me planet dhe kapacitetet e mbrojtjes raketore që ka NATO. Në lidhje me këtë, ne riafirmojmë sot se mbrojtja raketore e NATO-s në Europë nuk do të minojë stabilitetin strategjik. Mbrojtja raketore e NATO-s nuk drejtohet kundër Rusisë dhe nuk do të minojë aftësitë strategjike të Rusisë për parandalim. Mbrojtja raketore e NATO-s ka si qëllim të sigurojë mbrojtje ndaj kërcënimeve të mundshme që vijnë nga jashtë zonës Euro-Atlantike. Duke shprehur keqardhje për deklaratat e përsëritura ruse mbi masat e mundshme të drejtuara kundër sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s, ne mirëpresim gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar dialogun me qëllim që të arrijmë një marrëveshje për kuadrin e ardhshëm të bashkëpunimit për mbrojtjen raketore.

63. Ne mbetemi të angazhuar për kontrollin e armëve konvencionale. Aleatët e NATO-s për Forcat Konvencionale në Europë (FKE) sjellin në vëmendje se vendimet e marra në nëntor të vitit 2011 për ndërprerjen e zbatimit të detyrimeve të caktuara të FKE-së në lidhje me Federatën Ruse janë të kthyeshme, me kusht që Federata t’i rikthehet zbatimit të plotë. Aleatët e NATO-s për Forcat Konvencionale në Europë (FKE) do të vazhdojnë të zbatojnë plotësisht detyrimet e tyre ndaj Forcave Konvencionale të Europës në lidhje me të gjitha

Page 21: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 21 ‐

shtetet e tjera palë në FKE. Aleatët janë të vendosur të ruajnë, forcojnë dhe modernizojnë regjimin e kontrollit të armëve konvencionale në Europë, bazuar në parimet dhe angazhimet themelore dhe të vazhdojnë të eksplorojnë ide për këtë qëllim.

64. Në samitin tonë në Lisbonë, ne ramë dakord mbi një program ambicioz të reformave. Kjo paketë e reformave mbetet thelbësore për të garantuar që Aleanca të jetë e përgjegjshme dhe efektive në kryerjen e detyrave ambicioze të parashikuara në Konceptin Strategjik, Deklaratën e Lisbonës si dhe në Deklaratën për Kapacitetet e Mbrojtjes që miratuam sot. Për këtë qëllim:

- Struktura e Komandës së NATO-s. Ne po zbatojmë një strukturë komanduese më të reduktuar, më efektive dhe më të përballueshme për NATO-n me synimin që faza e parë dhe elementët e kësaj pakete të hyjnë në fuqi gjatë vitit 2012. Numri i shtabeve vartëse, i stafit për kohë paqeje dhe institucioneve, është duke u reduktuar dukshëm dhe zbatimi i plotë do të kryhet deri në vitin 2015.

- Shtabi i NATO-s. Ne kemi racionalizuar një numër të shërbimeve mes të Stafit Ndërkombëtar (SN) dhe Stafit Ushtarak Ndërkombëtar (SUN).Shpërngulja në selinë e re në vitin 2016 ofron një mundësi e vetme për të patur një përkrahje më efikase dhe më efektive për punën e Aleancës. Ne mirëpresim rishikimin e vazhdueshëm të Stafit ndërkombëtar si dhe rishikimin e pritshëm të Stafit Ushtarak ndërkombëtar; ne mirëpresim vazhdimin e këtyre reformave krahas atyre që po kryejnë vetë shtetet. Një pjesë e rëndësishme e kësaj reforme gjithëpërfshirëse do të jetë rishikimi i përparësive tona dhe i shpenzimeve për Stafin Ushtarak ndërkombëtar për të identifikuar aktivitete që nuk janë më të nevojshme, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të bërë kursime. Ky rishikim do të kryhet me përfshirjen e duhur të Komitetit Ushtarak.

- Agjencitë e NATO-s. Konsolidimi dhe racionalizimi i funksioneve të agjencive dhe shërbimeve ekzistuese të NATO-s është duke u zhvilluar krahas ngritjes së Agjensive të reja të NATO-s për Mbështetjen, Komunikimin & Informimin dhe Prokurimet më 1 korrik 2012. Drejtuesit e agjencive të reja do të punojnë për të optimizuar kursimet dhe përmirësimet në efikasitet ndërkohë që njësitë e reja maturohen gjatë dy viteve të ardhshme.

- Menaxhimi i Burimeve. Ne kemi arritur përparim të qëndrueshëm në reformimin e menaxhimit të burimeve të NATO-s në fushat e transparencës, të llogaridhënies, programimit dhe menaxhimit të informacionit. Këto reforma po e bëjnë menaxhimin e burimeve dhe atë financiar të NATO-s më efikas dhe po na ndihmojnë që të përputhim burimet me kërkesat. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të reformojmë strukturat dhe procedurat tona për të kërkuar efikasitet më të madh përfshi edhe përdorimin më të mirë të buxheteve tona.

Ne do të mirëprisnim një raport më të detajuar mbi progresin në këto reforma në Samitit tonë të ardhshëm.

Ne shprehim vlerësimin tonë për mikpritjen bujare që na u rezervua nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli i Çikagos. Vendimet që kemi marrë në samitin tonë në Çikago përforcojnë përkushtimin, kapacitetet dhe bashkëpunimin tonë dhe do të forcojnë Aleancën në vitet që do të vijnë.

Përkthyer nga Anglishtja nga: Docent Jaup Zenuni,

Shef i Seksionit të Përkthimit të Dokumenteve të Shkruara në Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Page 22: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 22 ‐

RUBRIKA E DYTË

“Mbrojtja e Mençur”

Ministri i Mbrojtjes zoti Imami në konferencë, ndër të tjera theksoi: -“Nëse deri dje, parimi udhëheqës ishte gjithçka për sigurinë, duke mos i shqyrtuar ndoshta deri në fund efektet financiare dhe kjo inerci ka vijuar në shumë raste deri në ditët e sotme, tashmë parimi udhëheqës është balancimi i nevojave me burimet e mbrojtjes duke u mbështetur tek parimi i kosto-efiçencës. Këtu më duhet të sqaroj një element shumë të rëndësishëm i cili edhe keqkuptohet ndonjëherë. Kjo reformë nuk ka për qëllim shkurtimin e kapaciteteve në parim, por eliminimin e shpenzimeve të tepërta, orientimin e këtyre kapaciteteve sipas nevojave dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja në kushtet e një konteksti të ri të sigurisë dhe mjedisi të ri ekonomiko-financiar”. Të gjitha ato që u thanë e u vendosën në Konferencë, por edhe konkluzionet që dolën në Deklaratën e Përbashkët të krerëve të shteteve në Samitin e Çikagos, padyshim do të jenë baza dhe pika e referimit në planëzimin e kapaciteteve dhe të stërvitjeve.

Nëse anëtarët e NATO-s do të zgjedhin sfidën, investimet e tyre do të financojnë programe vitale të cilat mund të adresojnë disa nga mangësitë e operacionit në Libi. Një program i tillë është sistemi i Mbikëqyrjes në Terren të Aleancës (Alliance Ground Surveillance), e cila është projektuar për të ndihmuar në gjetjen e forcave të lëvizshme dhe ato të fshehura në terren dhe në këtë mënyrë do të forcojnë operacionet e inteligjencës, të mbikëqyrjes dhe të zbulimit të NATO-s. Këto cito n ndër shume të tjera Gjeneral Stavridis në shkrimin e tij, botuar në revistën “Punë të Jashtme”

Page 23: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 23 ‐

Procesi Strategjik – “Smart Defence”

Fjala e Zotit Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes në konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e Zgjuar”, 27 Prill 2012

Ne jetojmë sot në një botë e cila është në ndryshim të shpejtë, dinamikat e zhvillimit të së cilës kërkojnë së pari njohje, diskutim dhe zgjidhje efektive. Në këtë kuadër, konferenca të kësaj natyre, padyshim janë forume të këtij niveli të lartë të shkëmbimit të ideve, të përvojave të domosdoshme dhe të përgatitjeve të vendimmarrjeve të nevojshme. Për këtë arsye dua t’ju falënderoj nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, juve në rradhë të parë zoti Kryetar i Komisionit të Parlamentit Shqiptar, ashtu sikurse presidentin Lamers dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, për zhvillimin e kësaj konference sot këtu në Tiranë. Aq më tepër që kjo konferencë bëhet vetëm pak javë para Samitit të Çikagos.

Më lejoni që të parashtroj dhe të ndaj me ju disa mendime rreth kësaj reforme madhore në të cilën po përfshihen Forcat e Armatosura të Aleancës, por edhe të vendit tonë, në kontekstin dhe kornizën e asaj që tashmë e kemi emërtuar Mbrojtja e Zgjuar. Arsyeja që shtyn të gjitha vendet e Aleancës të hyjnë në këtë periudhë reformimesh në sektorin e mbrojtjes, përtej kontekstit të krizës financiare, padyshim që ka lidhje, në një mënyrë dhe në një masë të caktuar, me vetë Luftën e Ftohtë dhe natyrën e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve shtetërorë apo blloqeve të shteteve të krijuara në atë kohë. Tensioni konstant ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe demokracive liberale perëndimore, detyroi shtetet të ngrinin dhe mbanin kapacitete të mëdha ushtarake, shpesh herë të fryra dhe të orientuara drejt konceptit të mbrojtjes konvencionale, pasi edhe rreziqet kryesore të kohës dukeshin konvencionale. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe mbarimin e Luftës së Ftohtë shtetet u çliruan, përkohësisht me sa duket, nga makthi i përplasjes së madhe dhe padyshim që filluan reforma të mëdha të eliminimit të kapaciteteve të tepërta dhe orientimit të tyre në drejtime më të domosdoshme. Por inercia administrative, burokratike, inercia njerëzore, veçanërisht në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes ka lënë gjurmët e saj dhe në një mënyrë ose tjetër e ka ngadalësuar këtë proces reformash. Njëzet e pak vite pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, shumë prirje dhe tendenca kanë marrë trajtë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke konturuar një sistem politik dhe ekonomik ndërkombëtar të ndryshëm. Shumë vende që para ‘90 nuk ishin të integruara në ekonominë globale, tashmë janë aktorë të rëndësishëm të saj dhe shtrirja e interesit ekonomik padyshim që sjell edhe përkushtim më të madh nga ana e këtyre vendeve për rritje të kapaciteteve ushtarake për të garantuar interesat e tyre ekonomike. Përpos kësaj, natyra e kërcënimeve dhe rreziqeve tashmë është diversifikuar, duke e bërë fushën e sigurisë një fushë shumë më komplekse. Shumë kërcënime që deri në vitin ‘90 ishin pak të njohura, tashmë janë prioritare. Le t`i përmendim: terrorizmin, krimin e organizuar, sigurinë energjetike, sigurinë kibernetike, etj. Në një kontekst të tillë global, erdhi edhe kriza financiare e cila shtroi përfundimisht emergjencën e reformave në sektorin e mbrojtjes. Nëse deri dje, parimi udhëheqës ishte gjithçka për sigurinë, duke mos i shqyrtuar ndoshta deri në fund efektet financiare dhe kjo inerci ka vijuar në shumë raste deri në ditët e sotme, tashmë parimi udhëheqës është balancimi i nevojave me burimet e mbrojtjes duke u mbështetur tek parimi i kosto-efiçencës.

Page 24: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 24 ‐

Këtu më duhet të sqaroj një element shumë të rëndësishëm i cili edhe keqkuptohet ndonjëherë. Kjo reformë nuk ka për qëllim shkurtimin e kapaciteteve në parim, por eliminimin e shpenzimeve të tepërta, orientimin e këtyre kapaciteteve sipas nevojave dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja në kushtet e një konteksti të ri të sigurisë dhe mjedisi të ri ekonomiko-financiar. Apo siç e tha një kolegu im në Bruksel: “më pak personel, por më shumë trajnim për personelin, më pak infrastrukturë por më shumë sisteme të reja moderne për të reaguar apo për t’iu kundërpërgjigjur këtyre rreziqeve të reja”. Shumica e vendeve anëtare të NATO-s po bëjnë reforma të thella bazuar në këto parime dhe këtu mund të përmendin Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, por sigurisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria po hyn në fazën e implementimit të një reforme strukturore. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka hartuar implementimin përfundimtar të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura, i cili do të jetë struktura e së ardhmes së këtyre Forcave, mbështetur në këto parime të cilat ne tani i ndajmë së bashku. Përgjatë hartimit të kësaj strukture nuk jemi udhëhequr nga parimi i shkurtimeve buxhetore, por nga ai i kosto-efiçencës së çdo strukture, të çdo njësie të Forcave tona të Armatosura. Në këtë kuptim, nuk do të ketë shkurtim të buxhetit të mbrojtjes, por riorientim të tij sipas nevojave të Forcave të Armatosura duke pasur parasysh maksimalizimin e efiçencës së këtyre Forcave. Padyshim që “Smart Defence” fillon brenda vendit. Dua t’ju them që sot, në raport me 4-5 vite më parë kur Shqipëria nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, 35% e burimeve tona financiare janë dedikuar për fusha të cilat nuk kanë qenë të dedikuara më parë siç janë: misionet, përfaqësitë tona ushtarake, oficerët tanë në Shtabet e ndryshme të NATO-s dhe në modernizimin e ushtrisë sonë. Pra, në qoftë se 35% e pothuajse të njëjtit buxhet që kishim 4 vite më parë shkon për prioritete dhe objektiva të rinj atëherë kjo është “Smart Defence”(Mbrojtje e Mençur). Ne jemi kontributorë në misione. Shqipëria është vendi i dytë per capita (për frymë) që ka kontributet më të mëdha në misionet ISAF. Ne jemi një vend që po përpiqemi të modernizohemi me shpejtësi dhe besoj që, deri në vitin 2014, Flota jonë Detare dhe Flota jonë Ajrore do të jenë të modernizuara. Sigurisht që menjëherë pas kësaj do të fillojë një modernizim i plotë dhe i thellë edhe i Forcës Tokësore. Në thelbin e tij, ky është koncepti i Mbrojtjes së Mençur. Parimet e Mbrojtjes së Zgjuar në fakt janë përparësi-specializim-bashkëpunim. Përcaktimi i përparësive kombëtare dhe ndërlidhja e tyre me përparësitë e Aleancës, në kuadër të këtij koncepti të ri, do të ishte një oportunitet i cili nuk duhet humbur. Ky është shansi për një bashkëpunim të hapur, transparent dhe të orientuar drejt kosto-efiçencës për të plotësuar kërkesat themelore të Aleancës për kapacitete. Një ndër elementët më të rëndësishëm të Mbrojtjes së Zgjuar është specializimi, në kuptimin e reduktimit të planifikuar dhe të konsultuar të shpenzimeve dhe kapaciteteve. Sigurisht që pa këtë konsultim paraprak nuk mund të realizohet një bashkëpunim, ashtu sikurse nuk mund të specializohesh në një drejtim të caktuar për Aleancën. Kjo do të sillte koordinim të vazhdueshëm ndërmjet vendeve anëtare të Aleancës për orientimin në rrugën e duhur të kapaciteteve kombëtare, në mënyrë që ato të jenë përplotësuese ndaj njëra-tjetrës. Është

Page 25: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 25 ‐

themelore që vendet anëtare të NATO-s të kenë një plan të përbashkët në këtë drejtim, në mënyrë që në finalizim të mos ketë ulje të kapaciteteve, në mënyrë që NATO të mbajë dhe zhvillojë kapacitetet e nevojshme për deterrencë, por edhe për mbrojtje. Në këtë kuadër, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut apo aspirante dhe që shpresojnë sa më shpejt të jenë anëtare të Aleancës, do të na krijonte mundësinë e aksesit në kapacitetet e njëri-tjetrit, të cilat individualisht për vendet tona janë të papërballueshme dhe kanë kosto të lartë. Kjo mund të bëhej nëpërmjet kooperimit ndërmjet grupeve të vogla të vendeve anëtare apo nëpërmjet bashkëpunimit strategjik ndërmjet vendeve që janë afër në të gjitha dimensionet. Një shembull i mirë i vendeve të vogla që bashkëpunojnë është shembulli i vendeve baltike. Marrëveshja ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Francës për ndarjen e aseteve strategjike është një shembull shumë i rëndësishëm në këtë kontekst dhe gjithashtu është inkurajues. Nuk përjashtohet që përveç përpjekjeve të kooperimit në kuadrin e “Smart Defence” midis vendeve të rajonit, të jenë të mundura dhe të bëhen përpjekje për blerje të përbashkëta, për zhvillime kapacitetesh të përbashkëta të vendeve të rajonit, apo të një vendi të rajonit me një nga vendet e mëdha të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria, siç edhe jemi shprehur në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, por edhe në takime të tjera të iniciativave rajonale, mbështet plotësisht konceptin e Mbrojtjes së Zgjuar dhe për më tepër po inkurajon bashkëpunimin edhe me vendet e rajonit në kuadër të iniciativave të ndryshme rajonale, si Karta A5 apo SEEDM. Faktikisht ne kemi në një nivel të caktuar Mbrojtje të Zgjuar. Dua të përmend këtu policimin ajror që në Shqipëri kryhet nga dy vende aleate Greqia dhe Italia. Shpresojmë që niveli i bashkëpunimit në detin Adriatik për 5 vendet tona, të të dy krahëve të Adriatikut: Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi dhe Shqipëri do të ishte një mundësi bashkëpunimi, në mënyrë që ky det që në fakt është një liqen, është i mbyllur, të mund të kontrollohet, të mund të mbrohet, të ruhet nga krimi i organizuar, nga trafiqet, nga ndotja e kështu me radhë. Në mënyrë të vijueshme po bëjmë përpjekjet, ne si Shqipëri të paktën, për të krijuar kapacitete të përbashkëta në fushën e Emergjencave Civile, mbi bazën e idesë “pulling and sharing”. Kjo për arsye se vendet tona, kryesisht: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi por edhe Bosnje-Hercegovina janë vende të vogla dhe ne e dimë mjaft mirë që emergjencat natyrore, aksidentet teknologjike janë të papërballueshme edhe nga fuqi më të mëdha. Në këtë mënyrë, e vetmja rrugë për t’i përballuar Emergjencat Civile të çfarëdolloji do të ishte “pulling and sharing” dhe kooperimi. Ne kemi propozuar që do të ishim të gatshëm të ngrihej një strukturë apo institucion i çdo lloji i cili do të planifikonte në mënyrë të përbashkët, që do t’i jepte mundësinë e specializimit në një drejtim të caktuar secilës prej forcave tona: dikush do të mbulonte tërmetet; dikush aksidentet teknologjike; dikush ujin; dikush zjarrin; në mënyrë që t’i gjendemi njëri-tjetrit, të ngremë kapacitetet e përbashkëta dhe të plotësojmë njëri-tjetrin. Në këtë drejtim ne mund të hedhim gjithashtu bazat e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të konsoliduar ndërmjet Forcave tona të Armatosura, me qëllim dhënien e kontributeve më pas edhe në operacionet e NATO-s apo edhe të Bashkimit Europian, ku aspirojmë së bashku të shkojmë. Ndërlidhja e kapaciteteve ushtarake të vendeve të rajonit do të rriste edhe sasinë, edhe cilësinë e operacioneve ku ne marrim pjesë. Dua të kujtoj këtu dhe të përmend gjithashtu që hapja e shkollës së Policisë Ushtarake nga Kroacia në Kabul është një nga arritjet e mira të rajonit në fushën e “Smart Defence”. Një bashkëpunim i tillë mjaft i suksesshëm është ky operacion që unë sapo përmenda dhe që duhet të jetë një shembull, një model për punën e mëtejshme.

Page 26: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 26 ‐

Forcat e Armatosura Shqiptare dhe “Smart Defence”

Fjala e Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, në

konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e Zgjuar” – Qasje e re në përballjen me Sfidat e tashme të Sigurisë

Vetëm tre ditë më parë Parlamenti Shqiptar nëpërmjet komisionit parlamentar të sigurisë, në bashkëpunim me Asamblesë Parlamentare të NATO-s, organizuan këtu në Tiranë një konferencë që trajtoi çështje që lidhen me “Mbrojtjen e Zgjuar” dhe vlerësimin e mundësive të implementimit të saj për Europën Juglindore. Dje, unë u ktheva nga Brukseli ku mora pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, takim i cili pati si një nga çështjet e tij kryesore pikërisht diskutimin e rrugëve të implementimit të kësaj nisme.

Pra, duke llogaritur edhe konferencën e sotme, brenda një jave, në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kam marrë pjesë dhe kontribuuar në tre veprimtari tepër të rëndësishme që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me nismën e “Mbrojtjes së Zgjuar”. Mjafton ky fakt i thjeshtë në dukje, por shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e përmbajtjes, për të kuptuar rëndësinë që ka për Aleancën dhe njëkohësisht për Shqipërinë, fillimisht perceptimi dhe më tej implementimi i kësaj nisme.

E artikuluar para një viti nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Zotit Rasmusen, kjo nismë u bë, brenda një kohe të shkurtër, e njohur në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai e parashtroi këtë nismë si një alternativë për t’i dhënë zgjidhjen më optimale problemit që lidhet me realizimin e detyrimeve tona përballë një realiteti që dominohet nga dualizmi që ekziston ndërmjet gjetjes së rrugëve sa më efikase për të përballuar të gjitha format e kërcënimeve dhe shkurtimit të buxheteve të mbrojtjes, në kushtet e krizës financiare që kish mbërthyer shumë vende të Aleancës.

Në fakt ne jetojmë sot në një realitet i cili është i dominuar nga fenomeni i globalizmit. Ndërvarësia e të gjithë faktorëve qofshin këta të natyrës politike, ekonomike, financiare, ushtarake, kulturore, teknologjike, etj. është tipari dominues i këtij fenomeni global.

Por kjo shumëllojshmëri ndërvarësie në mënyrë të pashmangshme bën që natyra e rreziqeve të jetë më komplekse, fakt ky që nga ana tjetër kërkon po të njëjtën mënyrë reagimi.

Pamundësia shpesh për të mbuluar programe të caktuara të mbrojtjes në kushtet e këtij kompleksiteti dhe shkalle të lartë ndërvarësie çoi në shtrimin e pyetjes: Si do të mbulohen me buxhet programet në fushën e mbrojtjes në kohën kur kriza financiare është e pranishme? Nëse do kemi zvogëlime të buxheteve të mbrojtjes, a rritet mundësia që ne të jemi më të pambrojtur përballë këtij realiteti kaq të larmishëm e për rrjedhojë përballë kërcënimeve të natyrave të ndryshme?

Në këto kushte, opsioni më optimal dhe më i pranueshëm nga të gjitha vendet e Aleancës është ai i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që përmblidhet në konceptin e “Mbrojtjes së Mençur”.

Më lejoni të citoj një paragraf të tij ku është përmbledhur e tërë filozofia dhe përmbajtja këtij koncepti

Page 27: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 27 ‐

“Unë e di që në periudhën e shtrëngesave financiare nuk mund të shpenzojmë më shumë, por nuk mund të shpenzojmë as më pak. Përgjigjja është të shpenzojmë më mirë dhe me paratë që shpenzojmë të arrijmë më të mirën. Të ndihmojmë vendet të ruajnë kapacitetet e tyre si dhe të sigurojnë kapacitete të reja. Kjo do të thotë që ne duhet të përcaktojmë më mirë përparësitë, të specializohemi për kapacitete të caktuara si dhe të kërkojmë zgjidhje shumëkombëshe. Këto, së bashku, unë i quaj ‘mbrojtje e mençur.”

Në këtë kontekst, do të thosha, që thelbi i këtij procesi ka të bëjë me nevojën për të gjetur zgjidhje te përshtatshme në fokusin e ndryshimeve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha nivelet e ndërveprimit kombëtar, rajonal, por edhe global.

Mbi të gjitha, kuptimi dhe realizimi i strategjisë për procesin e “Mbrojtjes së Mençur” është i lidhur me përgjigjen që i jepet sfidës që vjen nga marrëdhënia midis mundësive dhe angazhimeve. Pra, në një situatë me burime të kufizuara buxhetore, të hartojmë në mënyrë inteligjente programe dinamike që sigurojnë misionin dhe angazhimet e Forcave të Armatosura.

Duke u fokusuar në logjikën e përkufizimit të Zotit Rasmusen, hapi i parë në ndërtimin e strategjisë së procesit “Mbrojtjes e Mençur” është përcaktimi i përparësive.

Sigurisht që nuk është një hap i lehtë për t’u ndërmarrë, sepse si vend anëtar i NATO-s për ne është shumë me rëndësi identifikimi i këtyre përparësive në përshtatje me dy parime kryesore:

Së pari, duke përcaktuar hapësirën e këtyre përparësive, ne duhet te sigurohemi që të garantojmë nivelin e nevojshëm të sigurisë kombëtare dhe së dyti, këto përparësi duhet të përmbushen dhe të jenë të ndërveprueshme me nevojat dhe standardet e NATO-s.

Njohja e përparësive bazë të Aleancës si: 10 pikat e “Kapacitetit Kritik”, të miratuara në Lisbonë, më tej “Menu-ja” e 50 “Kapaciteteve Kritike” të cilat janë thelbësore për Aleancën për të zhvilluar e drejtuar misionin në Afganistan, por edhe kapacitetet e përbashkëta dypalëshe e shumëpalëshe apo përparësitë kombëtare e rajonale mbeten orientime të rëndësishme në hartimin e strategjisë për procesin e “Mbrojtjes së Mençur”.

Më tej është zhvillimi i kapaciteteve të veçanta të cilat konsiderohen si “niche capabilities”, ku shumë vende të mëdha mund të sigurojnë kapacitete të tilla për nevojat e tyre, por gjithashtu edhe për vendet e tjera aleate, nëse do të ishte e nevojshme. Në këtë kuadër ne jemi angazhuar për të zhvilluar kapacitete në kontekstin e “niche capabilities” si kapacitete kombëtare, duke i vështruar këto edhe si kontribute në kuadër të Aleancës.

Strategjia e “Mbrojtjes së Zgjuar” e konsideron aspektin e bashkëpunimit shumë të rëndësishëm, jo vetëm për vendet me burime të limituara, siç është edhe vendi ynë. Përvoja jo vetëm e jona ka treguar që edhe në këtë rast mund të jemi efektivë nëse operojmë së bashku me vende te aleancës në misionet e drejtuara nga NATO si dhe me organizma te tjerë ndërkombëtarë.

Përvoja e Ekipit të Përbashkët Mjekësor në kuadrin e Kartës së Adriatikut (A5); Ekipet Trajnuese dhe Këshilluese Ushtarake (OMLT), Ekipet trajnuese dhe Këshilluese Policore (POMLT), në kuadër të ISAF, janë realitete që tregojnë mundësitë tona për t’u angazhuar së bashku në operacionet e drejtuara në NATO, BE, OKB, apo në operacione të tjera.

Si vend anëtar i NATO-s, FA janë angazhuar për të arritur standardet e “Objektivave të Forcës”. Ne jemi të ndërgjegjshëm që mjaft nga këto objektiva janë të vështira për t’u implementuar, veçanërisht për shkak të kostos së tyre.

Page 28: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 28 ‐

“Mbrojtja e Zgjuar” na jep një mundësi më tepër duke rekomanduar përmbushjen e tyre në kuadër të angazhimeve rajonale, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët.

Që në vitin 2011, menjëherë pas njohjes me nismën e “Mbrojtjes së Zgjuar” ne kemi organizuar konsultime dhe takime me institucione e komanda relevante për të zhvilluar vizionin dhe mundësitë, për të përcaktuar kapacitetet dhe kontributet tona.

Aktualisht, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të përfshira në këtë nismë të NATO-s, duke përzgjedhur 22 projekte të mëdha, ndërkohë që kemi deklaruar eksplorimin e interesimin tonë për 8 prej tyre.

Ne kemi deklaruar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me prokurime të përbashkëta me vendet e rajonit, në kuadrin e A5 (blerjen e një radari) dhe gjithashtu zhvillimin e një Stërvitjeje të Përbashkët rajonale.

Në të njëjtën kohë, ne jemi gati të vazhdojmë të ofrojmë për aleatët dhe partnerët tanë Kursin e Lartë të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe Qendrën e Gjuhëve të Huaja

Ne jemi të ndërgjegjshëm për dobinë e këtyre projekteve, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal. Ne kemi bindjen që ato do të dëshmojnë seriozitetin tonë në kuadrin e vizionit të Aleancës.

Ne mendojmë që është shumë me rëndësi për të gjitha vendet në rajon të përcaktojmë aftësitë e tyre ushtarake, të cilat janë të nevojshme për t’u përballur me sfidat e përbashkëta e, mbi këtë bazë, të gjykojmë për një strategji të “Mbrojtjes së Mençur” në një kuadër që e tejkalon nivelin kombëtar.

Duke përfunduar, unë shpreh bindjen që në rrugën tonë për implementimin e “Mbrojtjes së Mençur” ne mund të gjejmë zgjidhje të mençura përmes angazhimit të të gjitha strukturave dhe institucioneve të FA, por edhe më gjerë.

Edhe ky forum i sotëm përbën një kontribut të çmuar në përpjekjet tona për të gjetur rrugët më të mira dhe me më pak kosto për të vënë në jetë nismën.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kuptohet se zgjedhjet e zgjidhjet inteligjente do të kërkojnë njerëz të mençur dhe institucione efektive.

Ne do të angazhohemi për të zhvilluar gjithë kapacitetet intelektuale në interes të axhendës së sigurisë kombëtare dhe pjesëmarrjes në NATO.

Page 29: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 29 ‐

Fitorja e NATO-s në Libi Mënyra më e mirë për të drejtuar një operacion

Ivo H. Daalder, Përfaqësues i Përhershëm i SHBA në NATO

James G. Stavridis,

Komandant Suprem i Forcave Aleate në Europë dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA

Operacioni i NATO-s në Libi është përshëndetur me të drejtë si një ndërhyrje luftarake model. Aleanca reagoi me shpejtësi kundrejt një situate përkeqësuese e cila kërcënonte qindra mijëra civilë të cilët rebelonin kundër një regjimi tiranik. Aleanca ia doli mbanë në mbrojtjen e këtyre civilëve. Ajo siguroi kohën dhe hapësirën e nevojshme në ndihmë të forcave aleate për të përmbysur regjimin e liderit historik Muamar al-Gadafi. Kjo gjë u krye duke përfshirë partnerët në rajon si edhe duke e ndarë këtë ngarkesë midis vetë anëtarëve të Aleancës. Përfshirja e NATO-s në Libi tregoi edhe një herë se Aleanca vazhdon të mbetet një burim thelbësor qëndrueshmërie. Por, për ruajtjen e këtij roli, NATO duhet të forcojë kohezionin politik dhe kapacitetet e përbashkëta të cilat bënë të mundur operacionin në Libi-veçanërisht duke qenë se liderët po përgatiten për Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Maj të këtij viti në Çikago.

Reagim i Shpejtë

Kur populli i Libisë u ngrit kundër Muamar Gadafit në Shkurt të vitit 2011, shumica shpresonin se protestat paqësore do të ndiqnin udhën e suksesshme të kryengritjeve të ngjashme si në Tunizi dhe Egjipt. Por në vend të kapitullimit, siç kishte ndodhur në rastin e Zine el-Abidine Ben Ali dhe Hosni Mubarak, Gadafi nisi një goditje brutale.

Komuniteti Ndërkombëtar reagoi me shpejtësi. Në fund të Shkurtit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione, një embargo armësh dhe një ngrirje asetesh në Libi dhe i referoi krimet e Muamar Gadafit si krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Menjëherë pas kësaj, Liga Arabe pezulloi Libinë nga sesionet e saj dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të vendosur një zonë të ndalim-fluturimit. Në 17 Maj, Këshilli i Sigurimit pranoi këtë kërkesë, duke garantuar ‘të gjitha masat e nevojshme’ për mbrojtjen e civilëve.

Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmesën e tyre për të lehtësuar këtë reagim të shpejtë ndërkombëtar. Në fund të Shkurtit, Uashingtoni ishte shteti i parë i cili ndërpreu fondet për Muamar Gadafin, duke bllokuar pasuritë e Libisë prej 32 bilion $ dhe duke nxitur shtetet e tjera të ndiqnin shembullin e tij.

Uashingtoni udhëhoqi ngarkesën për rezolutën e KB e cila autorizoi ndërhyrjen, duke i arsyetuar veprimet në përputhje me “përgjegjësinë për të mbrojtur”, normë e cila i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë kur qeveritë e tyre dështojnë në nismën për të mbrojtur civilët e tyre. Dhe në 19 Mars, fill pas autorizimit të KB, Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën një koalicion duke bërë sulme me raketa ajrore kundër forcave të Libisë-duke përfshirë një përqendrim të gjerë të automjeteve të blinduara të cilat i afroheshin Bengazit, selisë së revolucionit dhe strehës së 750.000 njerëzve të cilët ishin etiketuar nga Gadafi si “minj” në momentin kur ai kërcënoi “të pastronte Libinë shtëpi për shtëpi”.

Page 30: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 30 ‐

Ndërhyrja fillestare shpëtoi popullin e Bengazit, zhduku sistemin e mbrojtjes ajrore të Libisë brenda 72 orëve dhe dislokoi aeroplanët dhe anijet detare në terren për të zbatuar rezolutën e KB.

Pas këtij suksesi të hershëm, Presidenti Amerikan Barak Obama kërkoi miratimin e NATO-s për të marrë përsipër komandën dhe kontrollin e operacionit për të siguruar integrimin aktiv të ushtarakëve aleatë dhe të atyre bashkëpjesëmarrës. Uashingtoni do të vazhdojë të marrë pjesë në operacionet ushtarake, por pjesëmarrja e tij do të kufizohet vetëm në grumbullimin dhe analizimin e inteligjencës, të furnizimit të NATO-s dhe të aeroplanëve partnerë dhe duke dhënë kontribut edhe me aftësi të tjera ushtarake, si bllokimet elektronike.

Për shumë vende të NATO-s, duke përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Italinë dhe Holandën, Norvegjinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë kanë dhënë ndihmë për ndërhyrjen, NATO ishte zgjidhja logjike për marrjen e komandës të cilën e realizoi më 27 Mars. Operacioni i quajtur Unified Protector, misioni i aleancës në Libi, konsistonte në tri detyra të veçanta: policimi në embargon e armëve, patrullimi në zonën e ndalim-fluturimit dhe mbrojtja e civilëve. Edhe pse ai forcoi menjëherë bllokadën detare dhe zonën e ndalim-fluturimit, ai hasi vështirësi në mbrojtjen e popullit të Libisë. Afërsia e forcave të regjimit, objektet dhe pajisjet e infrastrukturës civile; aftësia fillestare e kufizuar e opozitës Libiane për të mbrojtur veten dhe qendrat e banuara nën kontrollin e tij; si edhe nevoja që NATO të minimizonte dëmin e civilëve, të gjithë këta faktorë ngadalësuan operacionin dhe hera-herës krijuan perceptimin e bllokimit dhe stanjacionit.

Nga mesi i Gushtit, megjithatë, opozita kishte fituar forcë të mjaftueshme për të sulmuar fortesat e Gadafit, fillimisht në Tripoli dhe më pas në Sirte. Brenda dy muajsh, Këshilli Kombëtar i Përkohshëm libian kishte siguruar kontroll mbi të gjithë vendin dhe rebelët kishin kapur dhe vrarë Muamar Gadafin. Operacioni Unified Protector përfundoi më 31 Tetor, 222 ditë pasi ai kishte filluar.

Një moment mësimi

NATO ia doli mbanë në Libi. Aleanca shpëtoi dhjetëra mijëra jetë nga pothuajse shkatërrimi i sigurt. Ajo zhvilloi një fushatë ajrore të një saktësie të pashembullt, e cila, edhe pse jo e përsosur, minimizoi shumë dëmin kolateral. Kjo i dha mundësi opozitës libiane të përmbyste një prej diktatorëve sundues shumëvjeçar të botës. Kjo e gjitha u arrit pa një viktimë të vetme nga ana e aleancës dhe me një kosto prej $1.1 bilion për Shtetet e Bashkuara si edhe me disa bilionë dollarë në përgjithësi-që gjithsesi kjo ishte një pjesë e vogël nëse krahasohet me shumën e shpenzuar në ndërhyrjet e mëparshme në Ballkan, Afganistan dhe Irak.

Por, operacioni në Libi kishte sfidat e veta si në konceptim ashtu edhe në ekzekutim. Nëse NATO do të përsërisë suksesin e vet në të ardhmen, ajo duhet të shqyrtojë dhe mësojë nga këto sfida. Mësimi i parë është që NATO është pozicionuar në mënyrë unike për të reaguar shpejt dhe në mënyrë aktive kundër krizave ndërkombëtare. Disa vende kanë nivele ushtarake të rëndësishme. Por kur një grup vendesh dëshiron të fillojë një ndërhyrje të përbashkët si një koalicion-i cili akordon legjitimitetin politik-vetëm NATO mund të sigurojë strukturën komanduese të përbashkët dhe aftësitë e nevojshme për të planifikuar dhe ekzekutuar operacionet komplekse. Koalicionet shumëpalëshe të ndërtuara mbi një bazë nevoje, nga ana tjetër, nuk kanë asnjë doktrinë të përbashkët për kryerjen e operacioneve ushtarake, nuk kanë kapacitet të përbashkët apo strukturë komandoje për të integruar shpejt forcat kombëtare në një fushatë kohezive si edhe nuk kanë mekanizmat e duhur për të debatuar dhe për të vendosur mbi vazhdën e veprimit. Këto koalicione të posaçme ad hoc

Page 31: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 31 ‐

pothuajse gjithmonë mbështeten në mënyrë disproporcionale në një komb të vetëm për të mbajtur peshën kryesore të ngarkesës së sigurisë e cila teorikisht duhet të ndahet në mënyrë të barabartë.

Në Libi, NATO koordinoi veprimet e 18 vendeve-14 vendeve anëtare dhe 4 partnerëve-nën një komandë të unifikuar. Shtetet e Bashkuara sigurisht që luajtën një rol kritik, duke siguruar inteligjencë, furnizime dhe kapacitete të planifikuara. Por shtetet e tjera dhanë kontribut të ngjashëm të domosdoshëm. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku shkatërruan rreth 40% të objekteve shenjë ose më shumë se një të tretën e tyre. Italia siguroi aeroplanët për misionet e zbulimit dhe, së bashku me Greqinë, patën qasje në një numër të madh të bazave ajrore.

Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dislokuan luftëtarë për operacionet e luftimit dhe Jordania, Holanda, Spanja, Suedia, Turqia dhe Katari ndihmuan në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimit. Shumë nga këto shtete, si Bullgaria dhe Rumania, gjithashtu dislokuan asete detare për të imponuar embargon e armëve.

Mësimi i dytë i Libisë është që megjithë që uniteti politik i NATO-s po përmirësohet, duhet bërë më shumë punë. Aleatët e NATO-s i tejkaluan ndryshimet e tyre në Libi dhe krijuan një ecuri veprimi të pranueshëm për të gjithë. Çdo shtet aleat dha kontributin e vet në operacion nëpërmjet strukturës komanduese të NATO-s dhe asnjë aleat nuk e kufizoi përdorimin e personelit të ngarkuar tek qendrat komanduese të NATO-s në vende të tilla si: Mons, Belgjikë; Napoli, Itali; apo Ramstein, Gjermani. Por, edhe pse 14 shtete anëtare dhanë kontributin e tyre drejtpërsëdrejti në operacionin Unified Protector, një numër i barabartë më ta nuk e kreu këtë gjë. Shumë nga vendet të cilat nuk morën pjesë, u mungonin burimet e duhura, por gjithsesi huazuan mbështetjen e tyre politike. Disa vende si Gjermania, megjithatë, vendosi të mos marrë pjesë edhe pse mund të kishin burimet e sipër përmendura. Berlini nuk e bllokoi vendimin e NATO-s për të vepruar në Libi dhe madje asistoi në operacionet e aleancës në tërësi duke rritur përfshirjen e vet në mbikqyrjen ajrore në Afganistan. Por ajo abstenoi nga votimi i KB i cili autorizoi ndërhyrjen dhe qëndroi jashtë operacionit ushtarak. Edhe pse Polonia ndihmoi me shitje municioni tek vendet e tjera të NATO-s, ajo, gjithashtu, u përmbajt nga pjesëmarrja direkt në operacion.

Disa komentues, si Anne Applebaum, kanë shprehur frikë se mungesa e një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të NATO-s nga misioni në Libi sinjalizoi një mungesë solidariteti, ose më keq, shfaqjen e një aleance me dy nivele, në të cilën disa anëtarë përqendrohen në misionet humanitare dhe paqeruajtëse dhe të tjerët mbajnë barrën e luftimit.

Ky shqetësim është i gabuar -të paktën për tani. Kur puna e NATO-s shihet përmes kontekstit të hapësirës së tërë të misioneve të saj, nga ajo në Afganistan në operacionet kundër piraterisë në Gjirin e Adenit, bëhet e qartë se çdo shtet anëtar merr pjesë me aftësitë e veta më të mira-përfshi Gjermaninë dhe Poloninë, të cilat të dyja janë duke luajtur role të rëndësishme në Afganistan dhe në Kosovë. Megjithatë, ndonëse operacioni në Libi ka treguar se angazhimet politike të aleatëve në NATO po përmirësohen, ata vetë duhet të punojnë për të përkthyer këtë vullnet politik në realitet duke e ndarë në mënyrë të drejtë ngarkesën e përgjithshme mbrojtëse të aleancës.

Ndërhyrja në Libi tregoi gjithashtu se një NATO politikisht kohezive mund të jetë gjithnjë e më komplekse dhe gjithnjë e më shumë globale kur të merret me sfidat e sigurisë. Për 40 vitet e para, NATO u përqendrua në mbrojtjen e kufijve të shteteve të veta anëtare. Por pas Luftës së Ftohtë, aleanca zgjeroi fokusin e saj përtej frenimit e parandalimit, duke u bërë një partner i zgjedhur për operacionet ndërkombëtare të sigurisë. Ky trend filloi me Partneritetin për

Page 32: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 32 ‐

Paqe në mes të viteve 1990, një program i bashkëpunimit praktik dhe dialogut politik me vendet jo anëtare rreth e përqark Europës dhe Azisë Qëndrore. Dhe kjo ka vazhduar edhe në shekullin e tanishëm, me 30 kombe të cilat vendosën forcat e tyre nën komandën e NATO-s si pjesë e ISAF në Afganistan.

NATO sërisht mori drejtimin në Libi. Disa vende hezituan ta vendosnin NATO-n në krye të një veprimi ushtarak, nga frika se aleanca nuk do të grumbullonte mbështetje të mjaftueshme në rajon, por doli se vendet Arabe preferuan të punonin përmes NATO-s; disa prej tyre, si Jordania, Maroku, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kishin marrë pjesë në operacionet e drejtuara nga NATO në Kosovë dhe në Afganistan dhe të tjerët kishin nxitur marrëdhënie të ngushta me NATO-n nëpërmjet Dialogut Mesdhetar dhe Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit. Këto programe, të lançuara më 1994 dhe 2004, respektivisht, zgjeruan aftësinë e NATO-s ndaj partnerëve me vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme.

Këto partneritete me vendet jo anëtare të NATO-s tregojnë rolin në rritje të aleancës përtej kufijve të saj. Një bashkëpunim i tillë nuk mund të ketë një ndikim vendimtar ushtarak; si në Ballkan dhe në Afganistan, anëtarët e aleancës furnizuan pjesën më të madhe të aftësive ushtarake në Libi (gati 90% të forcave jo Amerikane në Afganistan, për shembull, vijnë nga vendet në Europë.) Por kjo lloj ndarje ngarkese është thelbësore nga ana politike për efektivitetin e përgjithshëm të operacioneve të NATO-s. Pjesëmarrja e Jordanisë, Marokut, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbështetja e tyre për forcat opozitare Libiane rezultuan kritike për çlirimin e Tripolit, duke demonstruar mbështetje politike Arabe dhe duke siguruar aftësi ushtarake shtesë. Pjesëmarrja rajonale ndihmoi gjithashtu në qetësimin e fërkimeve të mundshme brenda aleancës, duke siguruar shumë anëtarë hezitues të NATO-s për legjitimitetin e misionit.

Drejt përmirësimit

Edhe pse suksesshëm, ndërhyrja e NATO-s në Libi sugjeroi se organizata duhet të forcojë strukturën e vet bazë nëse ajo shpreson të rritë rolin e saj në sigurinë globale. Struktura e integruar komanduese e NATO-s dhe financimi i përbashkët e lidh aleancën së bashku, por boshllëqet serioze mbeten në kapacitetet e saj të përgjithshme. Brenda strukturës komanduese, për shembull, aleanca ka dështuar në vënien në dispozicion të burimeve të nevojshme për zhvillimin e aftësive kyçe, duke përfshirë këtu kapacitetin për të gjetur dhe angazhuar llojet e objektivave të përbashkëta në operacionet bashkëkohore, për të planifikuar operacionet e përbashkëta paralelisht me vendimmarrjen e shpejtë politike, të mbështesë procesin e objektivave me ndihmë ligjore dhe të sigurojë informacion koheziv dhe të besueshëm në zhvillimet operative në publik. NATO ka neglizhuar gjithashtu në kultivimin e mjeteve esenciale për fushatat ushtarake, si inteligjencën, mbikqyrjen, zbulimin, saktësinë e shënjestrimit dhe furnizimet ajrore-pavarësisht nga gati dy dekada me përvojë të cilat kanë ndihmuar për të treguar vlerat e tyre. Në vend që të investonin në NATO, shumë shtete anëtare u varën nga Shtetet e Bashkuara për të kompensuar këto mangësi. Në Libi, Uashingtoni siguroi 75% të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit për të mbrojtur civilët libanezë dhe për të zbatuar embargon e armëve. Ai dha kontribut gjithashtu me 75% të furnizimeve të avionëve të cilët u përdorën përgjatë misionit-pa praninë e të cilëve sulmet ajrore do të kishin qenë më të ngadalta afër objektivave potencialë të ndryshëm në mënyrë që të reagonin me shpejtësi kundër forcave armiqësore që kërcënonin të sulmonin civilët. Dhe komandantët e SHBA në Europë duhet të dërgonin mbi 100 persona si personel ushtarak në qendrën e NATO-s në fillim të ndërhyrjes, atëherë kur edhe u bë e qartë se shteteve të tjera u mungonte njohuria dhe ekspertiza në pajisjen e avionëve të tyre me informacionin e duhur.

Page 33: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 33 ‐

Besimi i madh i anëtarëve të aleancës tek SHBA përgjatë konfliktit theksoi koston e një dekade të mungesës së investimeve europiane në mbrojtje. Mesatarisht, aleatët amerikanë në Europë tani shpenzojnë 1.6% të GDP-ve të tyre tek ushtritë e tyre, dhe shumë prej tyre shpenzojnë më pak se 1%; SHBA, nga ana tjetër, shpenzojnë mbi 4% të GDP-së së tyre. Punët e jashtme nënvizojnë faktin se Uashingtoni shpenzon afërsisht tri herë më shumë në fushën e mbrojtjes se 27 aleatë të NATO-s. Ashtu siç ka paralajmëruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Robert Gates në fjalimin e tij të lamtumirës Qershorin e kaluar, ky çekuilibër kërcënon me krijimin e një aleance me dy nivele e cila në fund do të rezultojë e paqëndrueshme.

NATO filloi t’i adresonte këto mungesa përpara fillimit të luftës në Libi. Në Samitin e Lisbonës më Nëntor 2010, për shembull, aleanca adoptoi një “koncept strategjik” të ri për ta drejtuar atë në dekadën e ardhshme. Në të, aleatët u angazhuan për vendosjen e “gamës së plotë të aftësive të nevojshme për të frenuar dhe për t’u mbrojtur kundër çdo kërcënimi për sigurinë e popullsive të tij”. Ajo identifikoi dhe u dha prioritet dhjetë aftësive kryesore të cilat u ranë dakord nga vendet anëtare se ishin thelbësore për forcën e organizatës jo vetëm në operacionet e ditëve të sotme (të tilla si metoda të zgjeruara për t’iu kundërvënë pajisjeve plasëse të improvizuara dhe përmirësimeve në ndarjen e informacionit) por edhe në të ardhmen (të tilla si mbrojtja nga raketat dhe inteligjenca, mbikëqyrja dhe zbulimi i përbashkët-çka ishte një mangësi kryesore në Libi).

Aleanca tani do të duhet të thërrasë vullnetin politik për të implementuar këto standarde në një periudhë të kursimit fiskal. Vendet e NATO-s mund të vazhdojnë të investojnë në aftësitë e tyre ushtarake vetë-që do të thotë investim i paefektshëm dhe shpeshherë i pamjaftueshëm, ndërsa mësojnë nga SHBA-të për të bërë ndryshimin. Apo, në të kundërt, vendet anëtare mund të investojnë nëpërmjet NATO-s dhe programeve të tjera shumëkombëshe, duke kursyer para, duke promovuar bashkëpunim, duke ndarë kapacitetet e tyre dhe duke treguar solidaritet. NATO do të vazhdojë të ketë sukses vetëm nëse çdo shtet anëtar zgjedh rrugën e fundit.

Nëse anëtarët e NATO-s do të zgjedhin sfidën, investimet e tyre do të financojnë programe vitale të cilat mund të adresojnë disa nga mangësitë e operacionit në Libi. Një program i tillë është sistemi i Mbikëqyrjes në Terren të Aleancës (Alliance Ground Surveillance), e cila është projektuar për të ndihmuar në gjetjen e forcave të lëvizshme dhe ato të fshehura në terren dhe në këtë mënyrë do të forcojnë operacionet e inteligjencës, të mbikëqyrjes dhe të zbulimit të NATO-s. Anëtarët duhet të marrin në konsideratë bashkimin e investimeve të tyre në furnizimet ajrore dhe në armët me precizion si edhe në ndarjen e të dhënave mbi rezervat e veta kombëtare të municioneve për të përmirësuar planifikimin e mëtejshëm.

Aleatët duhet të mbajnë mend se operacioni në Libi ishte relativisht i vogël-rreth një e pesta për nga madhësia e operacionit të zhvilluar në Kosovë në aspektin e numrit të mjeteve ushtarake të përfshira. Nëse shpenzimet e mbrojtjes vazhdojnë të bien, NATO mund të mos jetë në gjendje të përsërisë suksesin e saj në Libi në një dekadë tjetër. Anëtarët e NATO-s duhet ta përdorin Samitin e Çikagos për të forcuar aleancën, duke siguruar që ndarja e ngarkesës e cila funksionoi më së miri në Libi-dhe e cila vazhdon me shpërfaqjen e vet edhe në Afganistan sot e kësaj dite-të bëhet rregulli e jo përjashtimi.

Marrë nga: PUNËT E JASHTME, Mars / Prill 2012, Volumi 91; Numri 2.

Përkthyer nga Anglishtja nga: Renalda Manushi

Page 34: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 34 ‐

Kapaciteti operacional mes dy qasjesh të ndryshme

Kolonel Foto Duro, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes, MM

Trajtesë e shkurtuar. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes (RSM) ka mbërritur tashmë në një fazë, kur është nevojë ballafaqimi dhe lidhja e kapaciteteve operacionale, produkte të këtij procesi, me fondet përkatëse. Në këtë stad, kanë nisur të duken edhe shenjat e para të sfidave për realizimin e kësaj lidhjeje. Njëra prej tyre ka të bëjë me qasjet e ndryshme ndaj kapacitetit operacional, krijimi i të cilit është ndër synimet kryesore të RSM.

Duke qenë pjesë e këtij procesi, mbështetur edhe në përvojën e një periudhe relativisht të gjatë në fushën e menaxhimit të burimeve të mbrojtjes, autori përpiqet të vendosë në objekt të analizës së këtij shkrimi pikërisht këto sfida, por edhe të ofrojë disa rrugë për kapërcimin e tyre. Në këtë shkrim, trajtimi është bërë disi akademik, duke synuar qëndrimin më shumë në fushën e koncepteve, pasi aktualisht, ndihet një farë boshllëku në këtë drejtim, i cili u vu në dukje edhe nga kolegët amerikanë që asistojnë në procesin e RSM.

Sikurse dihet, duke filluar nga Shkurti i vitit të kaluar, Forcat tona të Armatosura, në bashkëpunim me 6 Institucione të tjera të shtetit të cilat kanë detyrime kushtetuese në fushën e Sigurisë, kanë nisur procesin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (RSM) në një përpjekje sa më gjithëpërfshirëse, për të planifikuar së bashku kapacitetet e nevojshme për përballimin e një liste të caktuar skenarësh sigurie. Në zhvillimin e tyre dhe gjithë procesin vijues, po bëhen përpjekje për t’iu përgjigjur e qëndruar sa më pranë realitetit tonë, e parë kjo jo vetëm nga aspekti i kërcënimeve dhe rreziqeve (sa më realiste), por edhe nga mundësitë e vendit për të mobilizuar burimet e veta njerëzore, materiale e financiare për t’u përballur me to. Në lidhje me RSM janë publikuar tashmë një numër shkrimesh në organet tona periodike nga aktorë “të vijës së parë”, të përfshirë konkretisht në këtë proces, shkrime që në mënyrë profesionale kanë informuar opinionin e gjerë, brenda dhe jashtë FASH, për hapat që po hidhen. Sikurse është bërë e njohur, Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA me ekspertët e vet po e asiston nga afër, që nga fillimi, këtë proces i cili, megjithëse unik për nga përmasat dhe metodologjia e ndjekur, përgjithësisht ka ecur me ritmin e planifikuar.

Pavarësisht nga kjo, ishte raundi i fund-marsit të këtij viti si dhe ndonjë dukuri e veçantë që u vu re në 4 ditët intensive të punës së planifikuar për të, që gjykova t’i vendos në objektin e këtij shkrimi. Më konkretisht, në aktivitetin në fjalë u bë për herë të parë një ballafaqim paraprak i punës së arritur deri tani në aspektin e formulimit të kërkesave dhe kapaciteteve operacionale me buxhetimin dhe metodologjinë e ndjekur prej këtij të fundit, për mbështetjen me burime financiare të asaj që programuesit parashikojnë dhe kërkojnë për t’u realizuar, në projektet e tyre për kapacitete. Sikurse pritej, diferencat në konceptim por edhe në metodologjinë e punës (të cilat janë të njohura dhe pranohen nga ekspertët e menaxhimit të burimeve të mbrojtjes) ishin të mëdha dhe, në jo pak raste, e vështirësuan gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Kapaciteti operacional, mes dy qasjeve të ndryshme

Për nga përkatësia e ndjej veten fare pranë “programuesve të mbrojtjes”, në mos brenda tyre dhe disi larg “buxhetuesve”. Pavarësisht nga kjo, mendoj se ekskluzivitetin e të vërtetës apo

Page 35: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 35 ‐

të së drejtës nuk mund ta kenë plotësisht as të parët dhe as të dytët. Duke qenë se stadi ku ka hyrë tashmë SDR do të paraqesë sfida të tjera në muajt që vijnë, gjykoj se do të ishte me vend një trajtim dhe rrahje më e gjerë opinionesh nga një numër sa më i madh specialistësh të fushave të programimit dhe buxhetimit. Ballafaqimi i qasjeve, na jep thelbin e ndryshimit mes “Programimit” dhe “Buxhetimit” në përgjithësi, ose mes “programeve të mbrojtjes” dhe “programeve buxhetore”. Nga vetë natyra, të parët janë të fokusuar dhe interesohen më shumë për kapacitetet operacionale (output-et) që mund t’i quajmë edhe produkte fundore, ndërsa të dytët preokupohen më shumë për fondet (input-et) që duhet të alokohen në fusha të veçanta aktiviteti me qëllim që programet e mbrojtjes të marrin jetë, pra të realizojnë kapacitetet e dëshiruara. Duke qenë dy qasje të ndryshme, është e natyrshme që në çdo sistem menaxhimi burimesh (jo vetëm të mbrojtjes) konstatohet një farë hendeku në interesa, por edhe në koncepte dhe në formim të personelit që merret me to. Për shkak të këtij fakti si dhe të pasojave që ai ka në ecurinë e procesit, në çdo sistem menaxhimi njëri nga preokupimet ka qenë minimizimi (në pamundësi të zhdukjes) të këtij hendeku.

Sistemi ynë shtetëror i Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) kërkon ta ngushtojë disi këtë hendek duke kërkuar në mënyrë detyruese paraqitjen e disa treguesve konkretë e të matshëm që synohet të mbështeten, ose që pritet të realizohen nga programi buxhetor. Për këtë, në Manualin Operacional të PBA (viti 2009) jepet edhe përcaktimi i produkteve të programeve si “... një përkufizim i saktë i një malli ose shërbimi që do të realizohet...Të gjitha produktet janë të ngjashme në të qenët konkretë, të matshëm, të arritshëm, realistë, të përcaktuar në kohë”(1). Pavarësisht nga përcaktimi dhe kërkesa për t’i paraqitur ato në programet buxhetore, në fakt, lista e këtyre “output-eve” në përgjithësi ka rezultuar e përgjithshme dhe, me përjashtim të renditjes të pajisjeve kryesore apo disa objekteve infrastrukturore që do të duhet të prokurohen, nuk jep të plotë pamjen e produkteve të pritshme për buxhetin e dhënë. Ato mbeten larg të qenurit një pasqyrë e gjallë e rezultateve të synuara për titullarët e komandave kryesore (të cilët gjithnjë janë të interesuar për rezultate në formë kapacitetesh operacionale).

Kuptohet se në një mjedis ideal e statik nuk do të ishte problematike lidhja që “Buxhetimi” u bën fondeve me kërkesat për kapacitete operacionale të planifikuara (në plane) e të detajuara (në programe) me fjalë të tjera, lidhja e asaj pjese të “input-eve” që nënkupton paratë me “output-et” të cilat, për sistemin e mbrojtjes, nuk mund të jenë tjetër veç kapacitete operacionale. “Programet e Mbrojtjes” në këtë rast do të përbënin bazën e vetme për përgatitjen e programeve buxhetore. Në një kuptim më të thjeshtëzuar, do të mjaftonte që nga blloku i unifikuar i programeve të mbrojtjes, i shtrirë në vite (zakonisht 6 vite), të shkëputej, le të themi “të pritej” pjesa që i takon vitit konkret për të cilin kërkohet të përgatitet buxheti. Pas kësaj do të duhej që secila nga kategoritë kryesore dhe nënkategoritë e aktiviteteve të përfshira në programe të konvertohej në zëra buxheti.

Në fakt, në kushte reale, gjendja paraqitet e vështirë dhe me një numër sfidash. Vendimet dhe urdhrat për ndryshime në alokimin e fondeve vijnë për një numër arsyesh të cilat zakonisht imponohen nga zhvillime të papritura të situatës së sigurisë brenda apo jashtë vendit. Por këto ndryshime mund të jenë imponuar edhe nga një numër faktorësh të tjerë jashtë kontekstit të sigurisë. Të tilla mund të jenë ndryshimet e koniunkturës së çmimeve, realizimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, detyrime të ndryshme të vendit në kuadrin e pjesëmarrjes në nisma rajonale, etj. Të gjitha këto arësye bëjnë që programet e mbrojtjes të kenë një farë mospërputhje me zhvillimet e tashme, duke imponuar nevojën për rishikimin e aktiviteteve të parashikuara në to për vitin buxhetor.

1Manuali Operacional i PBA, përgatitur nga REPIM, Tiranë, 2009, fq.A.1-4,5.

Page 36: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 36 ‐

Fig. 1 Qasja e programuesit ndaj qasjes së buxhetuesit

Nga ana tjetër, si pjesë e Buxhetit të Shtetit, Buxheti i Mbrojtjes organizohet në një formë tjetër, të ndryshme nga Programet e Mbrojtjes të cilët logjikisht janë pararendësit e tij. Duke qenë pjesë e Buxhetit të Shtetit, Buxheti i Mbrojtjes ndjek strukturën e tij, organizohet mbi bazë artikujsh e nën-artikujsh buxheti. Kjo është e kuptueshme, pasi Buxheti i Shtetit përmbledh në një të vetme buxhetet e të gjitha institucioneve të caktuara për të mbështetur financiarisht. Për të mbajtur kontrollin mbi to, është parë e nevojshme që në buxhetin e përgjithshëm të fiksohen disa fusha dhe tregues të përgjithshëm në lidhje me personelin, shpenzimet operacionale, investimet, etj. Për secilën nga këto fusha, me qëllim identifikimin më lehtë të tyre, vendosen “numra-kode” (ose “artikuj buxheti”). Duke qenë se fushat kryesore të përmendura më lart kanë edhe “nënfusha” për aktivitete pjesore brenda secilës prej tyre, “numrat-kode” kryesore, detajohen më tej në nën-kode (nën-artikuj). Në vende të ndryshme, teknikat (së bashku me strukturën e artikujve e nën-artikujve buxhetorë) janë të ndryshme. Në buxhetin e Shtetit Shqiptar, fondet e alokuara për pagat e punonjësve (buxhetorë) përfshihen në artikullin “600”. Fondet që derdhen (nga ndërmarrja/institucioni shtetëror) për sigurimet (shëndetësore dhe për efekt pensioni) përfshihen në artikullin “601”. Aktivitetet e natyrës operacionale për funksionimin e ndërmarrjes/institucionit përfshihen në artikullin “602”, ndërsa investimet (“e trupëzuara”-pajisje e infrastrukturë) në artikullin “231”, etj. Secili nga artikujt e mësipërm ka edhe nën-artikuj të cilët në total shkojnë në disa mijëra2, pavarësisht se në praktikë nuk shfrytëzohen të gjithë.

Në këtë mënyrë çdo institucion buxhetor krijon e mban një marrëdhënie të veçantë me Qeverinë për të plotësuar objektivat e veta sektoriale. Për këtë arsye, institucionet e buxhetit në sistemin e mbrojtjes (së pari në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe në Komandat Kryesore) një nga detyrat dhe preokupimet parësore duhet të kenë funksionimin si urë lidhëse midis MM e Komandave nga njëra anë dhe Ministrisë së Financave nga ana tjetër, duke konvertuar në “gjuhë buxheti” atë që deri tani është thënë në “gjuhë programesh” mbrojtjeje.

Në kushtet e një procesi “Programimi” të maturuar kjo do të ishte e lehtë, pasi do të duhej vetëm që struktura e programeve të mbrojtjes të shihej nga një kënd tjetër, siç tregohet në

Fig. 1. Në këtë rast, programuesit e shohin ngrehinën programore (të shprehur në mënyrë figurative me shigjetat, nga e majta në të djathtë) të zhvilluar në kohë, sipas komponentëve të njohur: “Personel”, “Operacionale e mirëmbajtje”, “Pajisje”, “Infrastrukturë” (parimisht edhe “Kërkim e zhvillim”, i cili aktualisht në programet tona mungon). Sjellim në kujtesë që në sytë dhe konceptin e programuesit dominojnë “output-et” në formë kapacitetesh operacionale, të kompozuara gjithnjë nga komponentët “personel”, “sisteme e pajisje luftarake”, “infrastrukturë”, të cilat shihen të “paketuara” në njësi ushtarake (togë, kompani, batalion, etj.) që nuk rrinë të ngrira por që stërviten ose kryejnë operacione.

Krejt ndryshe, në sytë dhe konceptin e “buxhetuesit” (e shprehur në mënyrë figurative sipas drejtimit të shigjetave, nga lart-poshtë) e njëjta ngrehinë programore shihet në formë “input-esh”, të shprehura në para, më saktë artikuj buxheti (“artikulli 600”, “artikulli 602”... etj.).

Page 37: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 37 ‐

Bie në sy që ndërsa për programuesin, kategorisë “personeli” i takon një komponent, për buxhetuesin ky komponent është i ndarë në disa artikuj buxheti; konkretisht në artikullin “600” (paga), në artikullin “601” (sigurime-sigurime shëndetësore dhe për efekt pensioni) në artikullin “602” (disa përfitime që ushtarakët i marrin në formë kompensimi për ushqim, veshmbathje, etj.), në artikullin “604” (përkrahje sociale) dhe në artikullin “606” (transferta për buxhet familjar, ku midis të tjerash bëjnë pjesë pagesa për bashkëshorten/bashkëshortin e papunë, qira banese, etj.).

Dy këndvështrime për të njëjtën gjë, nga funksione të ndryshme;- menaxhimit të burimeve nga njëra anë, dhe -buxhetimit të tyre me para nga ana tjetër. Të një personeli me formim profesional dhe mendësi të ndryshme. Është kjo arsyeja që në praktikë, procesi ka vështirësi, ka “fërkime”, ndonjëherë edhe “kërcitje”, apo ngecje në vend. Çështja është se në çdo rast, kur bëhet i pamundur konvertimi në mënyrë të rrjedhshme: kërkesë për kapacitete para, është “buxhetimi” që “merr komandën” duke bërë zgjidhjet e veta, të cilat iu imponohen planeve e programeve të mbrojtjes. Kjo mund të shmangë situatën e vështirë për momentin, por në një pamje afatgjatë nuk mund të mos sjellë probleme. Të tilla probleme shfaqen në formë kapacitetesh të pamjaftueshme, të panevojshme ose të parakohshme, gjë që nga ana tjetër rezulton në mundësi të reduktuara për të kryer misionin nga Forca e Armatosur.

Thelbi i konceptit të kapacitetit operacional

Problemet që ndeshen gati në çdo vend, në lidhje me harmonizimin dhe kalimin “e rrjedhshëm”: kërkesë për kapacitete buxhet, sigurisht që kanë shkaqe që lidhen me përvojën, metodat e punës, shkallën e profesionalizmit, kulturën e punës në grup, etj. Të gjitha ato janë të natyrës subjektive dhe mund të kapërcehen nëpërmjet maturimit të sistemit dhe strukturave që e zbatojnë atë. Por krahas tyre, këto probleme gjenerohen edhe nga disa vështirësi të karakterit objektiv. Përpara së gjithash, kjo vjen nga vetë natyra e ndryshme e kapaciteteve operacionale, nga njëra anë dhe e burimeve financiare, nga ana tjetër. Të parat, kapacitetet operacionale janë gjithnjë “diskrete”, pra të ndërtuara në formë paketash, apo porcione elementesh përbërës. Ato nuk mund të konceptohen dhe as të ndërtohen ndryshe. Të dytat, burimet financiare, nga vetë natyra e tyre, janë e kundërta e “diskretes”, ato qëndrojnë apo “rrjedhin” (shpenzohen) në një “continuum”2 dhe mund të marrin formë paketash apo porcionesh, vetëm kur lidhen ngushtë me veprimtari apo produkte konkrete.

Ky problem duhet shtjelluar më në hollësi, e për këtë nevojitet të hyjmë në thelbin e kapacitetit operacional. Në aspektin praktik, një kapacitet operacional mund të jetë dizenjuar për çfarëdo lloj destinacioni. Ai mund të jetë një njësi sulmi (pavarësisht nga niveli-togë, kompani, apo më lart), mund të jetë një kapacitet/njësi mbështetëse e luftimit (CS)-njësi zbulimi, artilerie, komunikimi, por mund të jetë edhe mbështetje me shërbime të luftimit (CSS)-kryesisht njësi për mbështetje logjistike, shëndetësore, etj. Në çdo rast, kapaciteti operacional përfytyrohet unitarisht, si shumatore përbërësish me konture të qarta (në aspektin numerik, në aspektin e karakteristikave taktiko-teknike, të volumit, etj.). Është sqaruar tashmë që këta përbërës janë: “personeli”, “aktivitetet operacionale e mirëmbajtje”, “pajisje”, “infrastrukturë” (në disa raste edhe “kërkim e zhvillim”). Nëse përbërësit janë të tillë, me “konture”, është e kuptueshme që edhe njësia që i bashkon ato në një të vetme, pra shumatorja e tyre karakterizohet nga “konture”, nga tregues të qartë (cilësorë e sasiorë). Për më tepër, midis komponentëve përbërës të një kapaciteti operacional ka dhe duhen respektuar disa raporte logjike, ndryshe nuk do ta kishim më kapacitetin e synuar. Kështu p.sh. për një

2Gjendje e vazhduar.

Page 38: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 38 ‐

togë prej 30 vetësh, nuk ka arsye të kesh si pajisje më shumë se 30 armë individuale (p.sh. automatikë) e kështu me radhë.

Për një përfytyrim më të qartë të këtij shpjegimi, në Fig.2 janë paraqitur, në mënyrë simbolike, 6 lloje kapacitetesh operacionale të ndryshme për nga natyra dhe madhësia. Le të supozojmë (gjithnjë figurativisht) që në çdo rast që komponentët përbërës (personel, O&M, pajisje, infrastrukturë) janë në përpjesëtimin e duhur, vetë kapaciteti operacional merr një formë të rregullt paralelepipedi, me faqe të rregullta që priten në kënde të drejta. Duke pranuar këtë simbolikë (gjeometrike) të kapaciteteve operacionale, mund të pohojmë që, për shkak të rregullsisë, ato ofrojnë mundësinë të kombinohen, ndahen e rikombinohen sërish, në varësi të një misioni konkret, duke dhënë përsëri kapacitete të përpjesëtuara, të afta për të përmbushur atë mision (Fig. 3). Pra, falë rregullsisë (simbolikisht ta quajmë gjeometrike), ato mund të puthiten tek njëri-tjetri pa “boshllëqe”.

Praktika ka treguar se kur llogaritet kostoja totale e kapaciteteve operacionale, si rregull, në analizën e fundit konstatohet që ambicja për krijimin e tyre i tejkalon burimet financiare në dispozicion. Për rrjedhojë lind nevoja që ato të shkurtohen, për t’i sjellë brenda “jeshiles”, pra për t’i përputhur me tavanet e vendosura në udhëzimet e buxhetit të shtetit dhe ato të titullarit të institucionit. Këtu marrin më shumë “zë” ekspertët e buxhetit, dhe gjithashtu fillojnë problemet. Një kapacitet operacional, për t’u bërë i përballueshëm financiarisht ka dy rrugë. Ai mund të reduktohet si i tërë, ose pa u reduktuar, të planifikohet për t’u realizuar në një afat më të gjatë kohor në raport me planifikimin fillestar. Kjo do të thotë më shumë vite për ta pasur në dispozicion këtë kapacitet, duke zvogëluar pjesën që krijohet, pra edhe fondin përkatës në secilin nga vitet. Në çdo rast, është e rëndësishme të ruhen përpjesëtimet midis komponentëve përbërës të tij. Për një buxhetues, ky është një telash i mundimshëm. Reduktimi me “porcione” shpesh rezulton i vështirë për të qëndruar tek “vija jeshile” e tavanit. Një porcion më shumë, sado i vogël të jetë ai dhe kostoja totale, rezulton “mbi vijë” që do të thotë pamundësi për ta mbuluar me buxhet. Një porcion më pak dhe kostoja rezulton “poshtë vijës”, që do të thotë buxhet i pashfrytëzuar.

Për fat të keq, në jo pak raste, buxhetuesit ndjekin një rrugë më të lehtë e cila gjithashtu është më e shpejtë, por më pak produktive nga aspekti i kapaciteteve operacionale. Ata operojnë me reduktimet në artikujt e buxhetit. Shpesh reduktimet kryhen në artikullin “602”, ku zakonisht stërvitja vuan pasojat më të mëdha, por jo rrallë shihet komode që këto reduktime të kryhen në investimet për pajisje (artikulli “231”). Reduktime të tilla, pa baraspeshën që do të jepte mbajtja parasysh e porcioneve, e deformojnë, e atrofizojnë kapacitetin operacional duke e bërë jo efektiv. Kështu, në rastin e reduktimeve në fondet për pajisje apo stërvitje, do të kishim personel që qëndron pa punë (për shkak të mungesave në pajisje ose të reduktimit të stërvitjeve). Në rastet kur këto reduktime do të ishin në artikullin “600” (paga) që do të

Fig. 2 Kapacitete operacionale nga Nr.1 në Nr.6, me komponentë të proporcionuar

Fig. 3. Kapac. oper. të proporcionuar të harmonizuar me njëri-tjetrin

Page 39: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 39 ‐

thotë mosplotësim i njësisë me personelin e duhur, do të kishim pajisje që “flenë” në depo dhe nuk shfrytëzohen për shkak të mungesës së personelit e kështu me radhë. Në këtë rast, forma e kapacitetit operacional (duke ruajtur simbolikën gjeometrike) nuk do të ishte më një paralelepiped i rregullt, por një trup i ç`rregullt (Fig.4) i cili jo vetëm do të përfaqësonte një kapacitet nën nivelin që pritej por, për më keq, nuk do të mund të kombinohej me kapacitete të tjera, për të dhënë në mënyrë të harmonishme një kapacitet operacional më kompleks.

Në natyrën e vet, kapaciteti operacional krahas kërkesës për të pasur komponentë të harmonishëm, të përpjesëtuar, është problematik edhe në një aspekt tjetër. Vlera e tij nuk është kurrë një mesatare e vlerave të komponentëve, por merr vlerën e komponentit të realizuar në nivelin më të ulët3. Kështu, ai i ngjan zinxhirit, rezistenca e të cilit nuk mund të jetë më e madhe sa ajo e hallkës më të dobët të tij. Pra, nëse në një njësi, kompletimi me personel është 70%, ndërsa kompletimi me armatim është 100%, më konkretisht, nëse një kompani me organikë 100 vetë i ka të gjitha pajisjet luftarake për këtë efektiv organik, por për momentin efektivi i saj real është 70 vetë, kapaciteti i saj operacional nuk mund të jetë më shumë se 70%, pasi armatimi pa ushtarin është një send i vdekur që nuk mund të prodhojë efekte operacionale. Arsyetimi bëhet njëlloj edhe kur kompletimi në njerëz është më i madh se ai në teknikë e kështu me radhë.

Dihet se për komandantin e njësisë, pra edhe për programuesit e tij, faktori “para” është thjesht një mjet në arritjen e qëllimit-krijimin e kapaciteteve operacionale të dëshiruara. Madje, në jo pak raste, paraja dhe njerëzit që merren me to, shihen me një sy të veçantë. Financierët konsiderohen prej tyre, në rastin më të mirë, “të ndryshëm nga ne”, ose thjesht “ata”, por nuk mungojnë edhe rastet e qëndrimeve të hapura mosbesuese e tepër refraktare ndaj tyre. Krejt ndryshe, për një specialist buxheti (me profil financieri), faktori “para” është shumë më tepër, për të mos thënë gjithçka. Për të ka rëndësi që fondet të alokohen në përputhje me “tavanet” e fiksuara në një dokument zyrtar (zakonisht të dërguara nga lart) dhe pas kësaj ato të shpenzohen në mënyrë ritmike sipas detajimit të bërë për këtë qëllim. Për fat të keq, shpesh për ta, termi “kapacitet operacional” është diçka abstrakte që shkakton telashe, në jo pak raste, me të cilat duhet të merret tjetërkush. Sigurisht që i gjithë sistemi i menaxhimit të burimeve të mbrojtjes punon më mirë kur këto dy qasje nuk janë pozicionuar skajshëm ndaj njëra-tjetrës. Thënë ndryshe, sa më shumë një titullar (institucioni apo komande madhore) të mendojë edhe si menaxher, nga ana tjetër, sa më qartë të ndjejë një punonjës buxheti që fondet janë thjesht mjete në funksion të ndërtimit të kapaciteteve operacionale, aq më efikas do të jetë sistemi i menaxhimit të burimeve të mbrojtjes.

Sidoqoftë, në një farë kuptimi, në instancë të fundit, fati i organizatës dhe aftësia e saj për të plotësuar objektivat e planifikuara varet nga cilësia e punës për planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit të vet. Drejtuesit dhe stafet e tyre, pavarësisht nga niveli, duhet ta kuptojnë buxhetin, proceset në të cilat ai zhvillohet dhe sidomos teknikat e monitorimit dhe reagimit në mënyrë të vijueshme, në varësi të realizimit të tij. Njësitë vartëse dhe strukturat e tjera paralele duhet të përgatisin, të kenë e të njohin buxhetin e tyre, si pjesë të një të tëre, e cila pastaj kombinohet në Buxhetin e Forcës së Armatosur. Kjo kërkon që njësitë të shohin më 3 Rregullore e Gjendjes Operacionale të Forcës (RGjOF) botim i Qendrës së Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë, 2004.

Fig. 4 Kapacitete operacionale nga Nr.1 në Nr.6, me komponentë të disproporcionuar

Page 40: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 40 ‐

gjerë, të kuptojnë sidomos mënyrën se si problemet e veta të reformimit, përpilimit të programeve, mbështetjes me buxhet dhe realizimit të objektivave, lidhen e ndërvaren me ato të institucioneve të tjera, paralel apo më lart, në zinxhirin e komandimit. Sidomos gjatë procesit të buxhetimit ato duhet të kuptojnë strategjitë dhe planet e forcës së armatosur, ndërsa në kuadrin e përcaktimit të kostove të programeve buxhetore, ato duhet të kuptojnë dhe të dinë të operojnë me termat “efektiv” dhe “efecient”4.

Përfundime:

1. Procesi i Buxhetimit duhet të marrë më shumë në konsideratë punën e bërë gjatë etapave të “Planifikimit” e “Programimit”, për t’u vënë më mirë në shërbim të tyre. Ai duhet të ketë në dispozicion e të njohë programet e mbrojtjes, si dhe të adoptojë forma të përshtatshme për të realizuar kalimin “e rrjedhshëm” nga produktet e tyre, në programe buxhetore. Vetëm kështu mund t’i jepet procesit ajo vazhdimësi që garanton sukses në menaxhimin e burimeve në dispozicion, ai optimum “rezultat-para”5 që është matësi kryesor i efikasitetit të çdo sistemi menaxhimi.

2. Është e domosdoshme të mbahet parasysh që mbështetja me fonde e veprimtarive të FASH të bëhet për porcione kapacitetesh. Për këtë, nivelet e artikujve dhe nën-artikujve të buxhetit, si dhe raportet midis tyre për çdo veprimtari nuk mund të vendosen arbitrarisht, por duhet të rrjdhin nga kostot e komponentëve të kapaciteteve përkatëse operacionale, të organizuara e disiplinuara në programet e nën-programet e mbrojtjes. Çdo reduktim, ndryshim apo lëvizje fondesh që do të lindë si domosdo-shmëri gjatë realizimit të buxhetit, duhet të bëhet gjithashtu në bazë “porcionesh”, për të mos deformuar kapacitetin operacional, që do ta bënte atë të paefektshëm apo të pashfrytëzueshëm.

3. Buxhetimi dhe programet buxhetore mbajnë parasysh “produktet fundore” të cilat do të mbështesin me fonde. Por aktualisht ato nuk japin informacionin e nevojshëm për të kuptuar e identifikuar kapacitetet operacionale, në përbërje e funksion të të cilëve ato janë (ose duhet të jenë). Metodat e menaxhimit të burimeve të mbrojtjes duhet të gjejnë mënyrën që çdo zë i listës së mësipërme të lidhet sa më organikisht e sa më kuptueshëm me kapacitetet operacionale të dizenjuara në programet e mbrojtjes.

4. Kërkesat e mësipërme nuk mund të realizohen pa një mentalitet e formim të ri tek personeli që ka përgjegjësinë për të menaxhuar burimet e mbrojtjes, i cili duhet të zotërojë kënaqshëm të dy qasjet, edhe atë të “buxhetuesit” por edhe atë të “progra-muesit”. Nga njëra anë kjo kërkon që strukturat komanduese, gjithë institucionet e ngarkuara për të formuluar vizionet dhe programuar kapacitetet operacionale të mendojnë edhe si financierë, të kuptojnë që projektet, sado të dobishme të jenë, mund të ngecin në vend, po nuk u lidhën me fondet përkatëse. Nga ana tjetër, edhe financierët, edhe institucionet që merren me buxhetin, duhet të njohin më mirë e të marrin në konsideratë vizionet e qasjet afatlargëta (të formuluara në planet e programet e mbrojtjes). Dy qasje tradicionale, që duhen të sillen sa më pranë, në pamundësi për t’u bërë një. Në fund të fundit, janë pikërisht ato vizione që duhen materializuar në terrenin konkret dhe për to e në dispozicion të tyre duhet të vihet buxheti.

Bibliografia: 4Midis dy njësive është më “efektive” ajo që me të njëjtat burime arrin më shumë nga detyra e caktuar. Por është më “eficiente”, njësia që arrin të njëjtën gjë si tjetra, duke përdorur më pak burime. 5Termi anglisht-“value for money”.

Page 41: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 41 ‐

• Manuali Operacional i PBA, përgatitur nga REPIM, Tiranë, 2009. • Rregullore e Gjendjes Operacionale të Forcës (RGjOF) botim i Qendrës së Botimeve dhe

Përkthimeve Ushtarake, Tiranë, 2004.

Page 42: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 42 ‐

Operacionet COIN, një realitet dhe sfidë e së ardhmes

Kolonel Riza Zaja, Shef i Departamentit të Operacioneve Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

N/Kolonel Dëfrim Haxhia,

Pedagog për Operacionet e Mbështetjes së Paqes Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Trajtesë e shkurtuar. Përvoja e grumbulluar nga vazhdimësia e pjesëmarrjes në operacionet e koalicionit në Afganistan dhe në Irak, kërkon që FA të ndërmarrin nisma për të rritur në një shkallë edhe më të lartë aftësitë drejtuese të oficerit, n/oficerit dhe ushtarit profesionist për të vazhduar më tej kryerjen me sukses të këtyre lloj operacionesh tepër të vështira, të cilat zhvillohen në mjediset e një lufte të parregullt (asimetrike).

Rreziqet e sigurisë që janë të shumëllojshme, të pamundura për t’u paramenduar dhe tepër të vështira për t’u neutralizuar, diktojnë që institucionet të cilat organizojnë dhe realizojnë arsimimin dhe kualifikimin institucional ushtarak, t’i përfshijnë këto përvoja në programet e tyre. Në këtë mënyrë oficerët apo n/oficerët marrin njohuritë e domosdoshme për t’u përballur me të gjitha format që shfaqet lufta në ditët e sotme dhe të ardhshme.

Përgatitja për pjesëmarrje në operacionet e së ardhmes nuk është karakteristikë thjesht apo vetëm e njerëzve me uniformë, por e një spektri shumë më kompleks aktorësh.

Ndryshimi duhet të bëhet pikërisht në përgjigje të sfidave të sigurisë globale. Luftës klasike i ka ikur koha, të paktën për një përudhë të cilën nuk mund ta parashikojë askush. Për të përballuar situatat e shumta konfliktuale brenda shteteve, për të siguruar rrugët dhe mënyrat e ndërtimit të shtetit ligjor dhe funksionimit të demokracisë, lirisë dhe bashkëjetesës së sigurt, angazhimet e sotme dhe ato të një periudhe afatgjatë do të jenë sidomos në përfshirjen e aktorëve në dimensionin e ri të quajtur Operacionet Kundër-Kryengritëse ose “COIN”.

Koncepti “siguri” sot është më shumë sesa prani ushtari. Suksesi i operacioneve të ardhshme do të përcaktohet nga kapacitetet: Siguri-Qeverisje-Zhvillim. Kësisoj edhe natyra e planifikimit, organizimit dhe kryerjes së operacioneve COIN, do të jetë thellësisht e ndryshme nga konceptimet e operacioneve të deridjeshme.

Hyrje

Ky material argumenton se në periudhën e zhvillimit të lëvizjeve rebele pas 1945, ushtritë e vendeve të industrializuara të cilat ishin eksperte në operacionet COIN, jo gjithmonë janë përballur me forcën reale të këtyre lëvizjeve. Kjo bëri që ato të mos studiohen siç duhet nga ana doktrinore që të shërbenin si një përvojë në përplasjen me format e tanishme të këtyre lëvizjeve.

Përkufizimi britanik për këto lëvizje nënvizon tre karakteristika thelbësore:

- Kjo lëvizje është një mjet i dëshpëruar nga aktivistë të cilët në fillimin e fushatës së tyre janë më të pafuqishëm ushtarakisht sesa autoritetet qeverisëse apo forcat e

Page 43: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 43 ‐

rregullta ushtarake që ata synojnë të rrëzojnë;

- Për të fituar pushtet, këta aktivistë duhet të bëjnë masën (popullin) që t’i mbështesë dhe këtë ata përpiqen ta arrijnë nëpërmjet një përzierjeje të propagandës, presionit ushtarak dhe përmbysjes;

- Këta kryengritës korrigjojnë dobësinë ushtarake të tyre duke shfrytëzuar mjedisin që mund të jetë një qytet rebelësh, komunitet që shfaq pakënaqësi ose zona mbizotëruese të telekomunikacionit, etj.

Terrorizmi është një pjesë kryesore e veprimeve taktike të këtyre lëvizjeve, por është edhe një mjet që arrin një efekt më të madh për një kohë të gjatë kur përdoret së bashku me përmbysjen, agjitacionin dhe propagandën si pjesë e strategjisë politike të kryengritjeve.

Gjatë viteve 1970-1980, grupe të izoluara politike si p.sh. Grupi për të drejtat e kafshëve, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe, përdorën akte terrori për të publikuar besimet e tyre. Edhe pse këto sulme shkaktuan shqetësime dhe u trajtuan në shtyp e media për të tërhequr vëmendjen, pa mbështetjen e popullsisë ato ishin jetëshkurtra.

Ky dokument trajton konceptin e ushtrisë britanike të “lëvizjes kryengritëse-rebele” dhe “terrorizmit”. Sipas këtij koncepti, terrorizmi është një dimension vartës i lëvizjes kryengritëse dhe nuk është baza e vetme për një fushatë afatgjatë të suksesshme për të rrëzuar një regjim apo shoqëri.

Zhvillimi i lëvizjeve rebele-kryengritëse

Në shoqëritë para-industriale, kryengritësit kanë shfrytëzuar shkretëtira të largëta ku ata mund të mbroheshin dhe të godisnin kundërshtarët e tyre duke u shkaktuar atyre humbje më të mëdha e më të fuqishme sesa ato që pësonin vetë. Në këto shoqëri, ku i huaji ishte përjashtim e për këtë arsye lehtësisht i identifikuar, kryengritësit shfrytëzuan popullsinë vendase, ku ishte thuajse i pamundur depërtimi dhe identifikimi nga ana e forcave qeveritare koloniale. Më vonë, përparimet industriale krijuan një shoqëri urbane në të cilën të huajt u bënë normë, e në grupimet e tyre kishin depërtuar ideologjitë e reja. Kryengritësit gjithashtu kishin ndryshuar; ata ishin tanimë veprimtarë të mbështetur më pak në shfrytëzimin ushtarak të terrenit dhe më shumë në fuqinë e mbështetjes popullore. Përhapja e industrializimit në të gjitha kontinentet shkaktoi uljen e rëndësisë ushtarake të shkretëtirës dhe rritjen e teknologjisë së përmirësuar për transportin. Kështu popullsia u përqendrua në zona të banuara.

Qytetet u zgjeruan. Komunitetet e imigrantëve të paligjshëm në to, të shpërndara si familje aty-këtu nëpër fshatra, u bashkuan në zona banimi. Gjatë viteve `70, teknikat e kryengritësve vazhduan të zhvilloheshin. "Lëvizja guerile urbane" shfrytëzoi këtë peizazh të pastrukturuar e të pa kontrolluar, bashkë me ndryshimet në teknologji dhe armatime.

Në vitet 90, ndryshimi shoqëror më i rëndësishëm i motorit të benzinës u zëvendësua nga përhapja e komunikimeve elektronike. Zonat urbane vazhdonin të zhvilloheshin dhe nga ana tjetër, individët brenda këtyre zonave ndryshonin me ritme më të shpejta.

Televizionet satelitore dhe interneti filluan të krijonin komunitete nga individë me të njëjtin mendim, të përhapura në të gjithë botën. Shoqëria u “vetorganizua”në përgjigje të strukturave të ndryshme të internetit. Për lëvizjet rebele post-industriale, dimensioni virtual-tanimë në rritje, së bashku me përhapjen e komunikimit, u bë një mjedis i ri për përmbysje dhe organizime të paligjshme. Ato kanë përshtatur me shpejtësi përfitimet e internetit dhe e përdorën atë për të shfrytëzuar energjinë e dhunshme që u ngrit nga komunitetet "globale", të

Page 44: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 44 ‐

cilat bashkohen në bazë të ankesave dhe ideologjive të përbashkëta. Kryengritësve si produkt i një mjedisi dhe popullsie për të patur sukses, iu duhet të fitojnë simpatinë e shoqërisë. Marrëdhëniet kryengritës-mjedis janë të qëndrueshme. Mjedisi mund të ndryshojë përderisa disa vende janë më të industrializuara sesa disa të tjera. Edhe pse procesi i zhvillimit është linear, përtëritjet e vazhdueshme nuk i përjashtojnë format e mëparshme. Kjo do të thotë se një kryengritje e cila lulëzoi në një shoqëri para-industriale dhe shfrytëzoi pakënaqësitë ndaj saj, mund të bashkëjetojë me format e kryengritjeve post-industriale të ditëve të sotme. Gjithashtu është e mundur që disa forma të ndryshme të dhunës kryengritëse, të cilat përfaqësojnë periudha të ndryshme të zhvillimit shoqëror, mund të manifestohen në të njëjtin shtet apo qytet.

Në ditët e sotme, një kryengritje normalisht karakterizohet nga një luftë e stërzgjatur, e bazuar në ideologjinë politike, ekonomike, shoqërore dhe fetare, duke përdorur të gjitha format e dhunës, shtrëngimit dhe përmbysjes.

Kryengritësit zakonisht ndjejnë se nuk munden ose nuk do të munden të përmbushin objektivat dhe qëllimet e tyre përmes procesit të qeverisjes së zgjedhur të vendit të tyre. Ata përpiqen gjithmonë të minojnë ose shkatërrojnë autoritetin legjitim të qeverisjes aktuale, ndërkohë që përpiqen me të gjitha mënyrat të rritin legjitimitetin e kryengritjes mbi kauzën e tyre.

Çelësi i suksesit për të minuar dhe shkatërruar autoritetin e qeverisjes legjitime qëndron tek fitimi dhe ruajtja e mbështetjes popullore përmes ndikimit, duke koordinuar dy metodat: presionin dhe kërcënimin. Kryengritësit synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre pikërisht përmes mjetesh të tilla, si dhuna, terrori dhe propaganda.

Çdo lëvizje jo legjitime rebele-kryengritëse ka veçantinë e saj. Një organizatë kryengritëse është zakonisht një rrjet celulash gjysmë-autonome. Kryengritësit tipikë mësohen dhe përshtaten shpejt, megjithëse ata nuk detyrohen as nga niveli hierarkik i komandimit e as nga kompleksiteti i organizimit të tyre.

Sot filozofia e funksionimit të një kryengritjeje të jashtëligjshme shprehet sipas skemës së mëposhtme:

AKTIVITETET E RREGULLTA - Diplomatike

- Politike - Sociale

- Ekonomike - Fetare

AKTIVITETET E PALIGJSHME - Shtrëngimi

- Terrorizmi - Kriminaliteti

- Shkatërrimi, kaosi, rrëmuja

AKTIVITETET

E

KRYENGRITJEVE

Page 45: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 45 ‐

Fazat e zhvillimit të kryengritjeve

Që një organizatë kryengritëse të themelohet dhe të nisë veprimtarinë e saj, duhet të kalojë përmes disa fazave, në përpjekjet e saj për përmbysje. Masa e orientimit ose organizimi Maoist dhe struktura operacionale kalojnë në tre faza. Një karakteristikë dalluese e strukturave operacionale kryengritëse është që ato i paraprijnë përgatitjes para këtyre fazave. Forcat qeveritare kundër-kryengritëse nuk mund ta përcaktojnë lehtësisht kohën kur kryengritja do të kalojë nga një fazë në një tjetër. Synimet dhe sukseset e arritura nga veprimtaritë në fazat e mëparshme, vazhdojnë përgjatë fazave të mëvonshme.

Faza e I. Kryengritja fillestare dhe e fshehtë. Në këtë fazë, veprimtaria drejtohet nga synimi i përmbysjes, i cili është një rrezik i mundshëm për situata të veçanta ku incidentet e shpeshta për përmbysje dhe veprimtari të tilla ndodhin brenda një strukture apo sistemi qeverisës. Kjo fazë nuk përfshin rebelime masive, veprime të dhunshme apo të pakontrolluara të kryengritjes. Forcat kryengritëse nuk zhvillojnë operacione të zgjeruara, por akte të zgjedhura terroriste. Ka raste që kryengritja mund të arrijë fitore (realizimin e qëllimit)edhe vetëm me këtë fazë.

Faza e II. Lufta Partizane (guerile).Kjo fazë arrihet kur zhvillimi i kryengritjes ka arritur mbështetjen e mjaftueshme të popullsisë lokale. Synimi i kësaj faze është përpjekja për të detyruar forcat qeveritare të kalojnë në mbrojtje. Kur kryengritësit bëhen më të fuqishëm dhe sigurojnë një mbështetje të gjerë popullore, fillojnë të drejtojnë operacione më të mëdha.

Faza e III. Zhvillimi i operacioneve luftarake. Kur kryengritja arrin strukturën e forcës dhe aftësinë që të angazhojë e të detyrojë forcat qeveritare kundërkryengritëse në beteja mbrojtëse, ajo fillon të përdorë më shumë taktika të luftës tradicionale, kryesisht goditje sulmuese ndaj popullsisë ose forcave qeveritare. Në këtë fazë, mund që të rekrutohen ose angazhohen edhe trupa luftimi nga burime të jashtme. Gjithashtu, gjatë kësaj faze, kryengritësit mund të drejtojnë e zhvillojnë operacione të mëdha mbrojtëse për të ruajtur zonat që kontrollojnë.

Zhvillimi i lëvizjeve kundërkryengritëse

Në periudhën së cilës i referohet ky studim, kryengritjet janë përballuar nga ushtria ruse, amerikane, britanike, franceze, portugeze, spanjolle, indiane dhe izraelite. Për disa arsye, ka një ndjenjë më të fortë për vazhdimësinë në zhvillimin e kryengritjes, sesa në zhvillimin përkatës të Doktrinës COIN. Kryengritësit e suksesshëm mbajnë lidhje të vazhdueshme me mjedisin e tyre. Megjithatë, forcat e sigurisë kombëtare ndryshojnë për arsye të ndryshme. Ato riciklojnë, modernizojnë dhe ristrukturojnë vetveten për shkak të teknologjisë së përbashkët, standardeve të vendosura nga aleancat ushtarake dhe presionit konkurrues të shteteve rivale. Elementët largpamës të një shtabi ushtarak parashikojnë aftësitë e potencialin e armikut dhe kufizimet fizike e gjeografike të mjedisit, por zakonisht nuk e vlerësojnë zhvillimin e shkencës së kimisë,e cila në të ardhmen mund të bëhet epiqendra e një kryengritjeje.

Përgjigja COIN është riaktivizuar si një çështje personale, e ndikuar nga kultura, vlerat kombëtare si dhe nga respekti për liritë e individit. Kombet mësojnë nga kryengritësit. Ato mbështeten drejtpërdrejt në përvojë,e rrallë në doktrinat apo institucionin e urtësisë së të tjerëve.

Page 46: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 46 ‐

Përvoja britanike në operacione të tilla

Përvoja britanike duhet të kuptohet mirë, por jo të mbivlerësohet. Historikisht dhe institucionalisht, britanikët janë kritikuar si “persona të besuar” globalë në përvojën për operacionet COIN. Kjo mund të thuhet pasi vazhdimësia institucionale e strukturës ushtarake regjimentale dhe përvoja afatgjatë në fund të viteve `90, ka siguruar vazhdimësinë e munguar në kryerjen e operacioneve COIN. Por për arsyet e mëposhtme, kjo nuk ishte vetëm rastësi.

Në 1825 ushtria britanike ishte riorganizuar në sistemin dy batalionesh, të njohur si "Skema e Batalionit të lokalizuar dhe të lidhur."Qëllimi ishte të mbahej një batalion në Mbretërinë e Bashkuar dhe një batalion në kolonitë (shumica e personelit të batalionit të dytë kishte përvojë të drejtpërdrejtë në konfliktet e intensitetit të ulët ose kundërkryengritjeve). Ndikimi ishte i dyfishtë:

Së pari, ushtria britanike mendonte më shumë për batalionet sesa për brigadat apo divizionet, përveç rastit të rrallë të mobilizimit për një luftë të përgjithshme;

Së dyti, për shkak të vazhdimësisë institucionale të regjimentit, përvoja operacionale ka qenë në një farë mënyre “ekskluzivitet” i batalionit,në vazhdimësinë e shtabit të regjimentit.

Strukturat që ofron një batalion britanik me intuitën operacionale të tij, sot janë në një farë shkalle“gërmadha” të mbijetesës së atij sistemi. Njëri nga synimet e zgjerimit dhe përhapjes së perandorisë britanike ishte edhe detyrimi i regjimenteve që vazhdimisht të ndesheshin me kryengritësit e të ishin pjesëmarrës në operacionet ndaj tyre. Periudha përkatëse e përvojës britanike filloi pas vitit 1945, ku secila koloni iu bashkua thirrjes për vetëvendosje, kundër një sfondi të përgjithshëm të rënies së perandorisë.

Në perspektivën e popullsisë së kolonizuar, koncepti maoist i "luftës së popullit” siguron një formulë për kryengritësit e papërmbajtshëm. Në shumë vende, energjia e rebelëve që Mao përshkruan në fazën mbrojtëse strategjike të tij, tashmë ishte ndërtuar dhe koncepti maoist siguron një udhërrëfyes që mund të përshtatet për rrethana të veçanta kombëtare.

“Përbërësit specialë” të Mao-s ishin një flamur politik dhe një metodologji për mobilizimin e popullsisë kundër forcave të kombinuara të një qeverie kombëtare dhe force sigurie. Strategjia e tij ishte e ngjashme me një mundës të xhudos. Strategjia politike e Mao-s ishte që të mobilizojë popullsinë, fshat më fshat, të sigurojë zëvendësimin e strukturave dhe zyrtarëve të regjimeve të kundërta në territorin e saj, për të futur një sistem barazie që të mbante dhe riparonte barrën dhe ankesat e popullsisë liberale.

Ndër revolucionarët e pasluftës, Mao ishte udhëheqësi i parë i cili kuptoi se mbështetja tek popullsia ishte jetike, për të fituar njerëzit në anën e tij dhe për të pasur sukses. Ai mposhti kokëfortësinë natyrore të komuniteteve fshatare dhe jo vetëm që kuptoi natyrën imponuese të pushtetit paraushtarak, por e zgjidhi atë duke e vendosur në varësi të fuqisë për të zotëruar kontrollin politik.

Koncepti i tij i operacioneve ishte të bindte popullsinë me vizionet e rilindura të nacionalizmit sipas parimit:-“më mirë, më të pasur, jetë më e sigurt”.

Kur premtimet nuk arrinin t`i motivonin, ai ishte i gatshëm të shkulte me dhunë individë ose komunitete të tëra që ndesheshin gjatë rrugës. Në nivel taktik, ai gjithashtu e kuptoi mirë “fjalorin”e teknikave të guerileve.

Fushata Malaya tregoi se, pavarësisht parashikimeve të errëta të teoricienëve, formula maoiste për luftën e popujve nuk ishte post të tjerave e papërmbajtshme. Malaya nuk ndryshoi kursin e historisë por, në nivel kombëtar, ajo u dha britanikëve një mjet më shumë

Page 47: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 47 ‐

për operacionet e tyre të mëvonshme në Borneo-n e Veriut, Oman, Irlandën e Veriut e më gjerë, duke përforcuar pozitën e Mbretërisë së Bashkuar në grupin e vogël të kombeve me më tepër ekspertizë në operacionet COIN.

Në Malaya, britanikët ushtruan fillimisht maninë ushtarake me formacione të mëdha dhe me masa mbrojtëse, e cila rezultoi jo e efektshme. Ata kishin shpëtuar nga një situatë e keqe që iu “ofrua” me shpejtësi nga një grup nëpunësish civilë kolonialë me përvojë dhe oficerësh ushtarakë. Ky grup rishikoi strategjinë politike dhe, në këtë mënyrë, tregoi rëndësinë e preferencave të popullsisë kineze për të mbështetur kryengritësit dhe nevojën e qeverisë së Malaya-s për t’i kthyer ata në anën e saj. Ideja ishte të shfrytëzohej izolimi i Kinës,si dhe të ushtrohej presion mbi lidhjet mes tyre dhe kryengritësve.

Kjo ishte një fushatë e gjatë e cila çoi në ndërprerjen e furnizimit me ushqime, të mbështetjes logjistike, të informacionit dhe kontakteve familjare, mes kryengritëseve dhe popullatës së tyre mbështetëse. Operacionet ishin të udhëhequra mençurisht gjatë gjithë kohës dhe të koordinuara përmes komiteteve të mbrojtjes e të sigurisë që takoheshin do ditë apo javë, në çdo nivel të strukturës administrative të qeverisë.

Në nivel rrethi për shembull, oficeri i qarkut udhëhoqi komitetin ekzekutiv dhe ishte në gjendje të ruante objektivat afatgjata politike e ushtarake të operacioneve. Secili komitet përbëhej nga përfaqësues kryesorë të sektorëve qeverisës (si policia, financa, administrata civile, udhëheqësit e komunitetit, të zbulimit të veçantë),si dhe nga komandanti i batalionit lokal britanik.

Mësimet e nxjerra nga kjo përvojë britanike në operacionet COIN janë si më poshtë:

• Koncepti:-“është e vështirë të luftosh vetëm me mjete ushtarake”- ndaj popullsisë së mobilizuar në luftë;

• Mbasi një popullsi është mobilizuar me sukses nga kryengritësit, kjo përbën pikën kulmore në përshkallëzimin e situatës, pas së cilës asnjë masë e ligjshme s’mund të ekzistojë;

• Dy kërkesat themelore për suksesin janë strategjia politike,-rezultati i së cilës ishte përftimi i mbështetjes “jetike" të popullsisë, dhe një aftësi operacionale që ishte shumëfunksionale, nën kontrollin civil dhe e aftë për zbatimin e një strategjie me nuanca politike;

• Në nivelin taktik dolën në pah cilësitë e udhëheqësit të vogël ushtarak. Operacionet COIN në Malaya dhe Borneo ishin luftëra që drejtoheshin nga komandanti i kompanisë, ndërsa në Irlandën e Veriut nga nënoficerët;

• Në parim, taktikat dhe procedurat e nivelit të ulët ishin të njëjta për çdo operacion. Shumë prej tyre u zbatuan gjithashtu në operacionet paqeruajtëse në vitet 90;

• Në nivelet më të ulëta, gjatë operacioneve të drejtuara nga zbulimi,kërkohej një qasje tjetër ndaj marrjes parasysh të rrezikut në patrullim për sundim territori, e kjo ishte në kundërshtim me shprehjen "dërgo plumbin dhe jo njeriun".

Vlen të përmendet se suksesi britanik në Malayai detyrohej edhe një grupi zyrtarësh të talentuar britanikë,me njohuri të thella mbi vendin dhe kulturën e tij, gjuhën dhe mjedisin. Vlera e kësaj përvoje ishte se britanikët zhvilluan dhe praktikuan me sukses një sërë parimesh,mbi të cilat “u ngrit” forma maoiste e kryengritjes.

Page 48: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 48 ‐

Kufizimi i përvojës ishte se, ashtu si ushtritë e reja të NATO-s, britanikët kishin hasur vetëm formë monolite kombëtare të kryengritësve. Përvoja mund të shpjegohet në vijim: ku “I”-përfaqëson kryengritësit, “POP -përfaqëson popullsinë, “SF”-përfaqëson forcat e sigurisë së regjimit të kundërta dhe GOV-përfaqëson qeverinë e regjimit të opozitës: I + POP + SF + GOV. Qëllimi Maoist ishte të shkatërronte dhe dobësonte “popullsinë” në anën e majtë të ekuacionit. Në rastin e kryengritjeve me të cilat u përballën francezët, britanikët, spanjollët, portugezët, amerikanët dhe indianët, çdo element i përfaqësuar në këtë ekuacion është bazuar edhe lidhur me veçoritë e një kombi të caktuar.

Në kontekstin e formave komplekse të lëvizjeve kryengritëse të kohëve të fundit, versioni monolit ka provuar një perspektivë të kufizuar. Përvoja e britanikëve, e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Komuniteteve në përballje me rebelimin, kishte dështuar për arsye të mospajisjes së këtyre aktorëve me vizionin strategjik, që ishte i nevojshëm për të kundërshtuar globalisht një kryengritje të organizuar. Mungonte ende koncepti me të cilin duhet të trajtohej një kryengritje ku aktorët vinin nga rajone të ndryshme dhe ndonjëherë nuk ishin të vendosur në një territor të përcaktuar. Ushtritë perëndimore ishin mësuar të përballeshin me një kryengritje të vogël dhe të karakterit kombëtar.

Vijon në numrin tjetër... Bibliografia:

STANAG 2611, AJP-3.4.4 COIN Operations, 2011. ISAF (COIN) Mission Specific Training Guidelines, 2010.FM 3-24 Counterinsurgency, 2006. AJP-3.4 Non Article 5 Crises Response Operations, 2005. ATP-3.4.4.1 Guidance for the Application of Tactical Military Activities in COIN Study Counterinsurgency, David Kilcullen (2010). COIN Handbook-Cutting the Gordian Knot, LTC Mark Ulrich, Oct 2010. Counterinsurgency Warfare: Theory and Practice, David Galula,1964.

Page 49: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 49 ‐

RUBRIKA E TRETË

Doktrina Ushtarake e FA

Rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacional gjithnjë e më kompleks, zhvillimet e fundit teknologjike, ristrukturimi i FARSH si dhe karakteri i operacioneve të sotme që po kryhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta, shumëkombëshe dhe me një “përqasje gjithëpërfshirëse”, kanë shtruar nevojën e rishikimit dhe hartimit të Doktrinës Ushtarake të Forcave të Armatosura. Për këtë qëllim SHPFA, nëpërmjet “Direktivës Programore Nr. 7018/1, datë 07.11. 2011”, ka autorizuar Qendrën e Doktrinës të bëjë rishikimin dhe hartimin e Doktrinës së Përbashkët të FA(DP-01).

Doktrina Ushtarake është dokumenti bazë i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në kryerjen e një operacioni, i çfarëdolloji qoftë. Kjo është edhe arsyeja që në këtë Rubrikë vjen me një punim të tijin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në të cilin pasqyrohen shtyllat, drejtimet dhe synimet kryesore të Doktrinës Ushtarake të FA.

Kurdo që të botohet Doktrina Ushtarake e FA-së, këto punime kanë aktualitetin e tyre, por lexuesit e kualifikuar e njohësit e mirë të problemeve të saj, kanë mundësinë që përmes prononcimeve të tyre në formë punimesh, të kontribuojnë në pasurimin dhe kompletimin e saj në numrat e ardhshëm.

Page 50: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 50 ‐

Doktrina Ushtarake e FA dhe synimet e saj Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi,

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FASH

“Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes”.

Sun Xu Trajtesë e shkurtuar. Rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacional gjithnjë e më kompleks, zhvillimet e fundit teknologjike, ristrukturimi i FARSH si dhe karakteri i operacioneve të sotme që po kryhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta, shumëkombëshe dhe me një “përqasje gjithëpërfshirëse”, kanë shtruar nevojën e rishikimit dhe hartimit të Doktrinës së Përbashkët të Forcave të Armatosura. Për këtë qëllim SHPFA, nëpërmjet “Direktivës Programore Nr. 7018/1, datë 07.11. 2011”, ka autorizuar Qendrën e Doktrinës të bëjë rishikimin dhe hartimin e Doktrinës së Përbashkët të FA(DP-01).

Synimi i DP-01 do të jetë parashtrimi i filozofisë dhe teorisë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo do të trajtojë metodologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie, në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. DP-01 do të përshkruajë parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin e detyrave ushtarake. Do të japë një pamje të përgjithshme të filozofisë operacionale dhe do të përshkruajë konsideratat për operacionet e përbashkëta me forcat tona, apo të gërshetuara me forcat aleate e të koalicioneve. Gjithashtu do të bëjë përshkrimin e përqasjes ndaj operacioneve specifike.

Mjedisi i sigurisë dhe kuadri strategjik i mbrojtjes

Mjedisi strategjik rajonal dhe ndërkombëtar i sigurisë sot është i ndryshëm nga ç’ishte pak vite më parë. Zhvillimet botërore të kohëve të fundit kanë sjellë elementë, sfida dhe mundësi të reja në këtë mjedis.

Shqipëria është pjesë e këtij mjedisi gjeostrategjik që konsiderohet, nga njëra anë si një mjedis ballkanik me të gjitha problemet historike të trashëguara dhe nga ana tjetër, si një mjedis europian mbi të cilin vendet demokratike perëndimore ushtrojnë ndikim pozitiv për stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin e tij. Faktori shqiptar në Ballkan është i një rëndësie të dorës së parë, duke bërë që kontributi dhe roli i Republikës së Shqipërisë të jetë mjaft i rëndësishëm në krijimin e një atmosfere harmonie, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit reciprok në interes të paqes, mirëqenies dhe integrimit sa më të shpejtë të rajonit tonë në familjen europiane.

Shqipëria nuk ka armiqësi ndaj shteteve në rajon, por duke qenë se ajo është anëtare e NATO-s synon që të promovojë paqe dhe stabilitet. Me krijimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse, nuk synon të cenojë të tjerët, por të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në rajon dhe më gjerë, si dhe të jetë në gjendje të ballafaqohet me kërcënimet që e dëmtojnë atë. Doktrina e saj ushtarake ka karakter mbrojtës dhe jo mësymës.

Karakteri mbrojtës i Doktrinës sonë ushtarake sanksionohet në qëllimin parësor strategjik të FARSH i cili është: “Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë; mbrojtja e

Page 51: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 51 ‐

pavarësisë dhe integritetit territorial; mbrojtja e jetës dhe e pasurisë së shtetasve; zhvillimi i pandërprerë demokratik dhe prosperiteti ekonomik; mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave kombëtare; si dhe integrimi i plotë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) e në Bashkimin Europian (BE)”6.

Republika e Shqipërisë ka marrë e po merr masa të vazhdueshme në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme. Gjithashtu, Shqipëria, me kontributin e saj në operacionet paqeruajtëse në kuadrin e OKB-së, NATO-s, dhe BE-së, është shndërruar në një vend që kontribuon në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në nivel global.

Ç’përfaqëson Doktrina (DP-01)?

Në këtë rrethanë, Doktrina përfaqëson një dimension të ri të mendimit ushtarak profesional në përmirësimin e dokumenteve të mbrojtjes dhe Sigurisë së RSH-së. Ajo buron nga njohuritë dhe përvoja e luftës moderne, në një mjedis strategjik në ndryshim dhe në një mjedis operacional kompleks, si dhe shpreh mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të ekzistencës së Shqipërisë si një shtet i pavarur për 100 vjet, që pavarësinë dhe lirinë e fitoi nëpërmjet Forcave të saj të Armatosura. Ajo përbën kornizën kombëtare për detyrën themelore dhe kushtetuese të FASH-mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të RSH dhe përmbushjen e angazhimeve si anëtare e NATO-s.

DP-01 pasqyron të gjithë dinamikën dhe kompleksitetin e operacioneve të tashme e të ardhshme, me vete apo në koalicion me NATO-n. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekullin e ri. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin e kërcënimeve dhe sfidave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Doktrina Ushtarake është dokumenti bazë i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në kryerjen e një operacioni, i çfarëdolloji qoftë.

Qëllimi i Doktrinës. Është që Forcat e Armatosura të RSH të sigurojnë dhe kenë staf drejtues për zhvillimin e operacioneve të tyre. Ajo trajton mënyrat se si këto operacione duhet të organizohen, drejtohen, komandohen, koordinohen, mbështeten dhe si do të vijohet pas mbarimit të tyre. Përveç se mbart përvojën më të mirë të operacioneve të kaluara, Doktrina pasqyron edhe mendimin bashkëkohor për zbatimin e këtyre parimeve në realitetin aktual dhe në perspektivën e afërt.

Doktrina është pjesë kryesore e mendimit që përfshin parimet kryesore të drejtimit dhe mbështetjes së forcave ushtarake në përmbushjen e misionit të tyre. Ajo shpesh trajtohet si "Ide qendrore e Ushtrisë".7 Doktrina duhet të ndihmojë në mendimin analitik të nevojshëm për të drejtuar një operacion si dhe të lejojë nismën, krijimtarinë dhe kushte të tjera që i krijojnë komandantit lirinë e nevojshme të veprimit për t’iu përshtatur kushteve konkrete e specifike. Doktrina është përcaktuar si: “ Tërësia e parimeve themelore nëpërmjet të cilave forcat ushtarake drejtojnë veprimet e tyre për arritjen e objektivave të përcaktuara. Ajo është autoritare, por kërkon gjykim në zbatimin e saj”.8 Ajo përqendrohet në thelbin:- “Si të mendojmë rreth një operacioni” dhe jo -“Çfarë të mendojmë rreth tij”.

Duke patur tipare dinamike, doktrina rishikohet në vijimësi për të pasqyruar sa më mirë aktualitetin e mendimit doktrinar. Ajo përshkruan mënyrën se si veprojnë Forcat e Armatosura për të realizuar misionin, por nuk trajton se përse ato e bëjnë një gjë të tillë, gjë

6 Strategjia e Sigurimit Kombëtar. 7 Gary Sheffield i Departamentit të Studimeve të Mbrojtjes në Kolegjin Mbretëror të Londrës, citon përkufizimin e vitit 1923 të JFC Fuller. 8 AJP-01(D) Allied Joint Doctrine.

Page 52: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 52 ‐

që është detyrë e politikës.

Doktrina dhe raportet e saj. Doktrina e Përbashkët e FARSH rrjedh nga "Strategjia e Sigurisë së Republikës Shqipërisë", “Strategjia Ushtarake e FA”, dhe përbën dokumentin thelbësor konceptual të politikës shtetërore për përdorimin e forcës ushtarake në të gjithë spektrin e plotë të kërcënimeve ndaj RSH apo shteteve anëtare të NATO-s. Doktrina e Përbashkët e FARSH mbështetet në mendimin strategjik më të avancuar të Aleancës, pasqyron përvojën më të mirë të operacioneve aktuale të NATO-s, si dhe pasqyron dinamikën e kompleksitetin e operacioneve të tashme dhe të ardhshme. Në terma të përgjithshme, Doktrina e Përbashkët vendos lidhjet mes “qëllimit përfundimtar” (çfarë duhet realizuar) dhe mënyrës së realizimit (kapaciteteve), duke dhënë rrugët për forcat “joint” si të realizojnë strategjinë ushtarake dhe objektivat operativë, në mbështetje të qëllimeve kombëtare dhe në kuadër të Aleancës.

Ndërveprimi doktrinar me Aleancën. Ndërtimi i një kuadri doktrinar të përbashkët të NATO-s është një karakteristikë thelbësore për rritjen e ndërveprimit, si në nivelin doktrinar, duke u mundësuar komandantëve të të gjitha vendeve aleate ndjekjen e një përqasjeje të njëjtë për operacionet, ashtu dhe në nivel procedurial.

Parimi udhëheqës me të cilin punon Aleanca është ajo e angazhimit të përbashkët të shteteve sovrane në mbështetje të sigurisë për të gjithë anëtarët e saj. Kërcënimi për një shtet sovran ka ndikim edhe në shtetet e tjera. Me nënshkrimin e Traktatit të Uashingtonit, secili shtet anëtar është i angazhuar të respektojë këtë parim për të ndarë rreziqet dhe detyrimet, si dhe avantazhet që sjell Mbrojtja Kolektive.

Shqipëria si anëtare e NATO-s, ka zbatuar një nga qëllimet e saj-sigurimin e interesave të sigurisë themelore në kuadër të mbrojtjes kolektive, e cila është përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Për shkak të përparësisë të anëtarësimit të saj në Aleancë, mbrojtja ushtarake e Shqipërisë është bazuar në planëzimin dhe përdorimin e forcave të përbashkëta aleate ku do të integrohen FARSH.

Nivelet e doktrinës. Doktrina ushtarake, si dokument i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në operacion shërben për të tre nivelet e operacioneve. Operacionet ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë drejtohen, planëzohen dhe kryhen në tre nivele: Strategjik, Operativ dhe Taktik. Në kushtet e luftës bashkëkohore, nuk ekziston ndonjë kufi i përcaktuar qartë ndërmjet këtyre niveleve. Shkallëzimi i niveleve të luftës dhe i operacioneve ushtarake në tërësi kryhet duke u nisur kryesisht nga përmbajtja dhe rëndësia e objektivave që realizojnë, nga sasia e forcave pjesëmarrëse, nga përmasat e mjedisit të veprimeve luftarake dhe kohëzgjatja e tyre.

Në këndvështrimin kombëtar, niveli strategjik ka të bëjë me përdorimin e të gjithë spektrit të burimeve kombëtare si dhe të të gjithë instrumenteve të fuqisë kombëtare, për të arritur objektivat e politikës. Ky nivel lidhet me autoritetin e Qeverisë dhe të nivelit të ministrave. Ndërsa në kuadrin e NATO-s, niveli strategjik ka të bëjë me detyrimin e Shqipërisë për afrimin e kapaciteteve dhe burimeve tona kombëtare në përdorimin e përbashkët për arritjen e objektivave strategjikë të caktuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.

Çfarë synon Doktrina e Përbashkët e FA?

-Së pari, synon pasqyrimin e ndryshimeve aktuale në FARSH duke u bazuar në strukturën e re të FA dhe në një mjedis sigurie në ndryshim. Doktrina do të pasqyrojë kontekstin politik të saj, të shprehur në harmonizimin e parimeve doktrinare me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës.

Page 53: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 53 ‐

-Së dyti, nëpërmjet kësaj Doktrine, të lehtë në të kuptuar e në të zbatuar, do të arrihet lehtësimi i procedurave të planëzimit, zbatimit dhe mbështetjes së suksesshme të operacioneve ushtarake. Ajo do të përdoret kryesisht nga komandat dhe shtabet e nivelit operativ, por ajo mund të përdoret gjithashtu në të gjitha nivelet si referencë. Ajo do të trajtojë parimet, konceptet, qëllimet, llojet e doktrinave, zbatimin, hierarkinë dhe ndërveprueshmërinë me doktrinat e Aleancës.

-Së treti, Doktrina DP-01 do të parashtrojë filozofinë dhe teorinë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo do të trajtojë metodologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë.

Së katërti, DP-01 do të përshkruajë parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin detyrave ushtarake, gjithashtu ajo do të sigurojë një përmbledhje të shkurtër të rolit dhe misionit mbrojtës të FARSH.

Së pesti, DP-01 do të japë një pamje të përgjithshme të filozofisë operacionale dhe do të përshkruajë konsideratat për operacionet e përbashkëta me forcat tona apo të gërshetuara me forcat aleate e të koalicioneve si dhe do të bëjë përshkrimin e përqasjes ndaj operacioneve specifike. Kjo do të thotë që mënyra e organizimit dhe zhvillimit të të gjitha operacioneve, në linja të përgjithshme, mund të bëhet bazuar në një përqasje të njëjtë. Kjo sepse FARSH pritet të jenë krijues në veprimtari të mundshme të njëkohshme, përgjatë një fushe veprimi të operacioneve ushtarake, nga ndodhitë luftarake deri në ndihmat humanitare të cilat mund të kryhen në afate kohore të shkurtra dhe në distancë të afërt. Ato që do të ndryshojë do të jenë mandatet, kufizimet dhe karakteristikat specifike të tyre, të cilat do të përbëjnë faktorët kryesorë në analizën e misionit të komandantëve, në zhvillimin e planit të fushatës, në përzgjedhjen dhe zhvillimin e saj si dhe në procesin e gjenerimit të forcës.

Së gjashti, DP-01 do të përshkruajë një kuadër të qartë të kuptimit të përqasjes së kryerjes së të gjitha operacioneve të FA. Planëzimi ushtarak duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të kryhet në përputhje me të gjithë aktorët dhe nismat e tjera të mundshme jo ushtarake, të cilat mund të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta. Në vijim të kësaj nuk bëhet asnjë dallim mes llojeve të operacioneve, përveç rasteve të rëndësisë të veçantë, kur këto ndryshime janë nën nivelin e kësaj doktrine. Ato mund të bëhen të dukshme në nivelet doktrinare më të ulëta që kanë të bëjnë me praktikat dhe procedurat.

Së shtati, DP-01 do të trajtojë natyrën e Dislokueshmërisë së operacioneve. Operacionet e bazuara në vendosjen e forcave mund të ndodhin brenda dhe jashtë zonës së territoreve të RSH. Nga këndvështrimi i një vendi anëtar të Aleancës, një vendosje e forcave në periferi të NATO-s nuk ka ndryshim nga një përqendrim i tyre jashtë kësaj zone. Përfundimi kryesor është që forcat e vendeve individuale, kudo që ato vendosen, do të kërkojnë mbështetje logjistike; pra aftësia e forcave për t’u vendosur ose ndryshe “dislokueshmëria e forcës” është një element karakteristik i rëndësishëm i kësaj force. Në kontekstin e përgjithshëm, në mënyrë që të rrisin natyrën ekspedicionare të operacioneve të NATO-s, vendet anëtare duhet të rrisin dislokueshmërinë e forcave të tyre.

Së teti, DP-01 do të ndikojë në zhvillimin e strukturës së FA, trajnimin, konceptet dhe faktorët e tjerë themelorë të misionit. Për këtë qëllim, Qendra e Doktrinës dhe Manualeve (QDM) duhet të rishikojë përmbajtjen e kësaj doktrine mbi bazën e një cikli trevjeçar, përveçse në rastet kur ndryshimet në politikat e mbrojtjes dhe Strategjisë Ushtarake të FARSH kërkojnë përmirësime (ndryshime) të menjëhershme të saj.

Page 54: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 54 ‐

Bibliografi:

• Strategjia Ushtarake e RSH, 2007. • Doktrina e Përbashkët e FA (DPU-10), 2009. • AJP-01(d) Allied Joint Doctrine, 2010. • British Defence Doctrine, 2011. • CFJP 01 Canadian Military Doctrine, 2011. • Doctrine of the Armed Forces of the Czech Republic, 2011. • Slovenia Military Doctrine, 2006.

Page 55: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 55 ‐

Fuqia Kombëtare dhe ndikimi i saj në operacione

Kolonel Ahmet Leka, Shef i Qendrës së Doktrinës dhe Manualeve

Kolonel Bardhyl Hoxha,

Komandant i Brigadës Logjistike

Trajtesë e shkurtuar. Doktrina e Përbashkët e FA ka si qëllim të krijojë kushte për të kuptuarit e përbashkët të parimeve luftarake aktuale, karakterin e mundshëm të mjediseve të ardhshme operacionale dhe përdorimin e FARSH në këto kushte. Forcat e Armatosura janë elementi më i rëndësishëm i sistemit të mbrojtjes së vendit dhe përbëjnë instrumentin ushtarak të fuqisë kombëtare. Në kushtet kur bota po përballet me sfidat fiskale të cilat vështirësojnë zhvillimin e ekonomisë e si rrjedhojë vështirësojnë edhe realizimin e objektivave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, alternimi i përdorimit të instrumenteve të fuqisë në kuadrin kombëtar, por edhe më gjerë në atë rajonal dhe të Aleancës, merr një rëndësi të veçantë.

Në këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen, në fjalimin e tij në Konferencën për Sigurinë në Mynih, më 4 Shkurt 2011, thekson: Garantimi i një sigurie më të madhe, me më pak para, duke punuar së bashku me më shumë fleksibilitet.” ...“të bashkuar të shkëmbejmë kapacitetet, të vendosim përparësitë e drejta dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona.”... “të punojmë së bashku, kjo është ajo që unë e quaj “Mbrojtje e Mençur”.9

Fuqia Kombëtare

Politikat kanë të bëjnë me aftësinë e një vendi apo organizate për të ndikuar mbi qëndrimet e të tjerëve. Zbatimi i suksesshëm i pushtetit kombëtar qëndron në përcaktimin dhe shfrytëzimin e alternuar më të përshtatshëm të instrumenteve të fuqisë kombëtare për të arritur një rezultat të dëshiruar. Përpunimi i politikave kombëtare bëhet duke u bazuar në lidhjen e zbatimit të fuqisë kombëtare me sistemin politik ndërkombëtar, përgjithësisht të motivuar nga interesat kombëtare dhe ato kolektive si dhe në harmoni me aleatët dhe partnerët. Objektivat që synohen së bashku me mënyrat e përmbushjes së tyre përbëjnë strategjinë e madhe të një vendi. Meqë Aleanca vepron me konsensus, Shqipëria është pjesë e pasqyrimit të vullnetit politik të saj. Në qendër të saj qëndron kuptimi i trinitetit thelbësor të fuqisë së diplomacisë, të ekonomisë dhe të fuqisë ushtarake; secila prej tyre si një instrument i fuqisë kombëtare. Të gjitha ato ushqehen nga komponenti i informacionit, i cili është një ndër shtyllat kryesore të fuqisë kombëtare. Shqipëria si pjesë e Aleancës, fuqinë ushtarake dhe diplomatike të saj do ta përdorë si një e vetme, e mbështetur nga të gjitha burimet kolektive të informacionit të Aleancës. Instrumentet kryesore të fuqisë kombëtare janë: 9 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në fjalimin e tij në Konferencën për Sigurinë në Mynih, 4 Shkurt 2011.

Page 56: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 56 ‐

Instrumenti Diplomatik. Diplomacia është "menaxhimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me anë të negociatave". Diplomacia është instrumenti i parë dhe më i rëndësishëm në kërkim për të shmangur ose kufizuar armiqësitë dhe që vazhdon edhe pas fillimit të konfliktit. Diplomacia efektive bazohet në një kombinim të reputacionit, integritetit dhe potencialit të njohur për të ushtruar ndikimin ekonomik dhe ushtarak.

Shkalla me të cilën angazhimi diplomatik synon arritjen e suksesit, vlerësohet nga aftësia për të negociuar, për të arritur marrëveshje dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndosha midis aleatëve dhe partnerëve të mundshëm. Dështimi i këtij instrumenti, pjesërisht apo tërësisht, shoqërohet me vënien në veprim të mjeteve të tjera të ndikimit, të natyrës ekonomike dhe ushtarake.

Instrumenti Informativ.10 Informacioni në vetvete është një burim strategjik me rëndësi jetike për të ndjekur interesat kombëtare. Vendimmarrja në nivel kombëtar e strategjik është gjithnjë e varur nga marrja në kohë dhe besueshmëria e informacionit përkatës.

Mbajtja e informacionit nën kontroll është mjet thelbësor për të ndikuar opinionin publik vendas dhe botëror. Instrumenti i informacionit tonë ka si synim kryesor t’i kundërvihet informacionit të kundërshtarit dhe sistemeve të tij të informimit, duke mbrojtur njëkohësisht sistemet tona dhe të Aleancës. Instrumenti i informacionit koordinohet gjerësisht nëpërmjet Operacioneve të Informimit (Info Ops).

Informacioni është një instrument tjetër i fuqisë, i cili shërben edhe si mbështetës i të tre instrumenteve të fuqisë kombëtare të përshkruar më sipër. Përveç rolit mbështetës, informacioni i Aleancës duhet të ruhet në interes të sigurisë kombëtare dhe privatësisë individuale si dhe për t’i mohuar kundërshtarit informacionin jetësor që i duhet atij për zbatimin e strategjisë së tij.

Instrumenti Ekonomik. Instrumenti ekonomik kombëtar është i shumanshëm dhe mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Politikat liberale ose kufizuese të tregtisë mund të hapin apo të mbyllin tregje, ndërsa dhënia e ndihmës së huaj mund të përdoret për të detyruar kombet të sillen në mënyra të caktuara. Ashtu si të gjithë instrumentet e politikës, veprimtaria ekonomike duhet të përdoret në mënyrë racionale e të kujdesshme. Në rrethanat ekstreme, instrumenti ekonomik mund të kërkojë të shoqërohet me ushtrimin e forcës ushtarake, për shembull nëpërmjet operacioneve të embargos për ushtrimit të sanksioneve ekonomike.

NATO, nëpërmjet Komitetit Ekonomik të saj, promovon bashkëpunimin në fushën ekono-mike midis anëtarëve të saj sa herë që Aleanca dhe aleatët ngrenë çështje ekonomike të interesit.

Instrumenti Ushtarak. Fuqia ushtarake është zbatuar si e përshtatshme për të arritur objektivat kombëtare. Fuqia ushtarake përdoret zakonisht vetëm si një mjet i fundit kur instrumentet e tjera të pushtetit kombëtar kanë dështuar ose janë në rrezik dështimi për të mbrojtur interesat kombëtare. Fuqia ushtarake mund të përdoret së bashku me instrumentet e

10 Direktiva MCM 41/10 e datës 20 Korrik 2010 dhe Politika e NATO-s për Komunikimin Strategjik, StratCom Policy

PO(2009)0141.

Page 57: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 57 ‐

KOMPONENTË KONCEPTUALË

• Parimet e luftës • Doktrina ushtarake • Zhvillimi i teorisë dhe praktikës

ushtarake

tjera të fuqisë në një numër të caktuar rrethanash. Këto rrethana mund të përfshijnë parandalimin e konflikteve, lehtësimin e pasojave nga fatkeqësi të ndryshme, operacionet e mbështetjes së paqes dhe të stabilizimit.

Kapacitetet Civile. Kapacitetet civile përfshijnë fusha të tilla si ato të sistemit gjyqësor, të rendit publik, të administratës civile dhe të infrastrukturës së mbështetjes për kujdesin shëndetësor, sigurimin e ushqimit, të energjisë, të ujit, të shërbimeve sanitare, etj.

Instrumentet e fuqisë kombëtare nuk duhet të përdoren të izoluar nga njëri tjetri. Zbatimi dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet i koordinuar dhe në përshtatje e përputhje me qëllimin e dëshiruar.

Në kontekstin e strategjisë kombëtare, instrumentet e fuqisë kombëtare përdoren për të arritur objektivat e politikës kombëtare. Në mënyrë që të jetë e suksesshme, duhet të ketë një qasje të koordinuar dhe koherente për zhvillimin e strategjisë kombëtare dhe zbatimin e instrumenteve të fuqisë kombëtare. Kjo qasje përfshin koordinimin ndërmjet shumë strukturave qeveritare dhe agjencive kombëtare. Instrumentet e fuqisë kombëtare duhet të përdoren në harmoni me ato të të tjerëve, nëpërmjet një strategjie të koordinuar nga Aleanca, me qëllim që të arrihet një efektivitet maksimal i përpjekjeve.

Fuqia Luftarake. Fuqia luftarake e Forcave të Armatosura të RSH përcakton aftësinë e tyre për të luftuar. Kjo është një instrument për të mundur armikun. Fuqia luftarake përbëhet nga tre komponentë që lidhen: komponenti konceptual, komponenti moral dhe komponenti fizik.

Asnjë nga të tre komponentët nuk konsiderohet si më i rëndësishëm se të tjerët; p. sh., në përcaktimin e fuqisë luftarake ka pak rëndësi sa të përparuara janë platformat, armatimet apo pajisjet e njësive ushtarake, nëse njerëzit që i drejtojnë ato janë të pamotivuar, janë të patrajnuar apo iu mungon lidershipi i duhur. Nga ana tjetër, të tre komponentët nuk janë të pavarur nga njëri-tjetri; secili prej tyre integrohet me të tjerët.

KOMPONENTË MORALË

• Motivimi • Vlerat • Udhëheqja efektive • Menaxhimi

KOMPONENTË FIZIKË

• Fuqia • Armatimi dhe pajisjet • Gatishmëria operacionale • Mbështetja • Efektshmëria e përbashkët

Page 58: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 58 ‐

Ana morale. Bazuar në logjikën racionale, janë njerëzit ata që gjenerojnë fuqinë luftarake. Komponenti moral është vullneti i pjesëtarëve të FARSH për t'u përballur me përpjekje më të mëdha në kryerjen e operacioneve. Komponenti moral i fuqisë luftarake ka të bëjë me krijimin e bindjeve të thella tek forcat e veta për të luftuar dhe arritur fitoren. Ai është i matshëm dhe synon arritjen e një niveli të lartë të moralit, duke u bazuar në bindjen se qëllimet e FARSH janë moralisht të drejta e duke prodhuar si rrjedhojë një shpirt luftarak dhe vendosmëri të lartë për arritjen e qëllimit. Rritja e moralit realizohet nëpërmjet motivimit, vlerave, lidershipit dhe menaxhimit të kujdesshëm të njerëzve.

Ana konceptuale. Përfshin Mësimet e Nxjerra dhe njohuritë teorike se si Forcat e Armatosura Shqiptare në mënyrë efektive mund të veprojnë sot dhe në të ardhmen. Ai përfshin parimet e luftës, doktrinën ushtarake, zhvillimin e teorisë dhe praktikës ushtarake. Ana konceptuale11 ka të bëjë kryesisht me vëzhgimin dhe perceptimin e mjedisit operacional ku do të ushtrohet veprimtaria e një individi,komandanti apo strukture. Parimet dhe doktrina, në kombinim me nismën dhe krijimtarinë e komandantëve, sigurojnë forcën intelektuale të FARSH, e cila drejton fuqinë e tyre në kryerjen e operacioneve.

Komponenti fizik i fuqisë luftarake përbëhet nga grupi i elementëve që kryejnë luftimin. Ai përfshin të gjitha forcat dhe burimet për kryerjen e operacioneve dhe është tregues sasior e cilësor i forcës fizike dhe efektivitetit të çdo njësie. Komponenti fizik përbëhet nga pesë elementë: burimet njerëzore, pajisjet, paraqitja kolektive, gatishmëria dhe mbështetja.

Kufizimet në përdorimin e fuqisë ushtarake janë të detyrueshme gjatë përdorimit të saj në ushtrimin e mandateve të caktuara. Disa prej këtyre kufizimeve janë të vetëimponuara në përputhje me konsideratat etike, morale apo politike, ndërsa të tjera janë bazuar në kërkesat ligjore që rrjedhin nga Ligji i Konfliktit të Armatosur, të cilat janë unike gjatë përdorimit të FA në mjedise operacionale:

- Kufizimet politike vendosen zakonisht para fillimit të operacioneve dhe mund të përfshijnë çështje të tilla që kanë lidhje me llojin e objektivave politike që do të arrihen dhe udhëzime specifike për operacione të nivelit strategjik;

-Kufizimet ushtarake janë kufizimet që janë të pandara në strukturën e forcave të armatosura kombëtare ose janë të imponuara nga nevoja për ndërveprim gjatë operacioneve të kombinuara. Mësimet e nxjerra gjatë zhvillimit të operacioneve, sidomos në periudha të zgjatura kohe, sjellin vlerësimin dhe rishikimin e kufizimeve ushtarake;

- Kufizimet fizike vijnë si rezultat i përdorimit të mjedisit fizik në të cilin zhvillohet konflikti i armatosur. Kjo mund të sjellë kufizime të rënda në kryerjen e operacioneve ushtarake, të shkaktuara nga karakteristikat fizike të terrenit si lumenj, bllokime te rrugëve, klima dhe që mund të tejkalohen nga përdorimi me mjeshtëri i doktrinës, taktikave, teknikave dhe procedurave operacionale.

Në këndvështrimin kombëtar të zhvillimit të operacioneve, instrumentet e fuqisë kanë të bëjnë me përdorimin e gjithë spektrit të burimeve kombëtare dhe elementeve përbërëse të

11 Disa vende e emërtojnë edhe si Komponenti Psikologjik.

Page 59: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 59 ‐

fuqisë kombëtare dhe luftarake për të arritur objektivat politike. Ndërsa në kuadrin NATO-s, ato shprehen me detyrimin e Shqipërisë për ofrimin e kapaciteteve dhe burimeve tona kombëtare për përdorimin e përbashkët në arritjen e objektivave strategjike të caktuara nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.

Në nivelin politiko-strategjik bëhet përcaktimi i direktivave dhe sinkronizimi i përdorimit të të gjitha burimeve në dispozicion për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Në nivelin strategjik përcaktohen objektivat e operacioneve ushtarake nëpërmjet zhvillimit dhe përdorimit të bashkërenduar të mjeteve politike, ekonomike, diplomatike, psikologjike e ushtarake të vendit për të siguruar interesat kombëtare.

Udhëheqja politike në nivelin strategjik përcakton sasinë dhe natyrën e burimeve të vendit, të caktuara për arritjen e objektivave të politikës kombëtare.12

Pavarësisht nëse Forcat e Armatosura apo përbërës të tyre kryejnë operacione ushtarake në mënyrë të mëvetësishme ose angazhohen si anëtarë a partnerë të një aleance a koalicioni, përcaktimi i objektivave politiko-strategjike është përgjegjësi e nivelit politik. Pa hyrë në imtësi se si do të përdoren burimet, në nivelin politiko-strategjik përcaktohen burimet e mjetet që do të përdoren dhe tregohen kufizimet në përdorimin e tyre.

Në nivelin strategjik ushtarak të Aleancës, Forcat e Armatosura të RSH vendosen dhe përdoren mbi bazën e një kuadri të angazhimit politik, si pjesë e një strategjie kolektive për përmbushjen e objektivave strategjike të Aleancës.

Në nivelin operativ kryhet lidhja ndërmjet nivelit strategjik dhe taktik nëpërmjet planëzimit, organizimit, integrimit dhe realizimit të fushatave, operacioneve e betejave për të arritur objektiva operativo-strategjike.

Niveli operativ13 është “niveli i luftës në të cilin planëzohen, zhvillohen dhe mbështeten fushatat dhe operacionet e mëdha ushtarake për të përmbushur objektivat strategjike, brenda zonave të operacioneve”.14

Arti operativ i shndërron objektivat strategjike në projekte e plane operacionale, të cilat lidhin dhe integrojnë betejat e luftimet taktike për të arritur qëllimet strategjike. Më konkretisht, arti operativ përcakton ku, kur dhe për çfarë qëllimi do të angazhohen forcat në operacione.

Në nivelin operativ dhe në kuadrin e një Zone të Operacioneve të Përbashkëta (ZOP) të caktuar, forcat e armatosura vendosen dhe përdoren në përputhje me strategjinë e fushatës ushtarake për arritjen e objektivave ushtarako-strategjike.

Në nivelin taktik, forcat ushtarake përdoren për të përmbushur detyra luftarake për arritjen e objektivave ushtarake. Përmbushja e suksesshme e këtyre objektivave synon të kontribuojë në arritjen e suksesit të nivelit operativ dhe strategjik.

12 Canadian Forces Joint Publication 13 Këtu dhe gjatë gjithë kësaj doktrine, termi ‘operativ’ përdoret kur bëhet fjalë për nivelin e mesëm të operacioneve dhe të komandimit, pra midis nivelit strategjik dhe atij taktik.

14 AAP-6 Publikim i Aleancës mbi Termat dhe Përkufizimet.

Page 60: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 60 ‐

Operacionet ushtarake jo gjithmonë lidhen drejtpërdrejt me një nivel të caktuar të komandimit, me sasinë e forcave dhe të mjeteve pjesëmarrëse ose me llojin e forcës që kryen një operacion ushtarak. Dallimi mes nivelit strategjik, operativ dhe taktik të operacioneve të përbashkëta do të jetë rrallëherë i qartë. Kjo sepse edhe kur një forcë është e një niveli të vogël taktik, përdorimi i saj mund të ketë një kontekst politik sa i përket vendit që kontribuon dhe objektivit që arrihet.

Bibliografia:

• Strategjia Ushtarake e RSH, 2007. • Doktrina e Përbashkët e FA (DPU-10), 2009. • AJP-01(d) Allied Joint Doctrine, 2010. • British Defence Doctrine, 2011. • CFJP 01 Canadian Military Doctrine, 2011. • Doctrine of the Armed Forces of the Czech Republic, 2011. • Slovenia Military Doctrine, 2006.

Page 61: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 61 ‐

Drejtimi dhe menaxhimi i krizave në Doktrinën Ushtarake

Nënkolonel Adrian Beqaj, Shef i Degës së Zhvillimit të Koncepteve, QDM

Trajtesë e shkurtuar. Përmbajtja e Doktrinës së Përbashkët DP-01, parimet e konceptet e dhëna në këtë doktrinë, ndërthurur me detyrimet që ajo shtron, janë në pajtim me konceptet dhe terminologjinë e doktrinës së NATO-s. Si një dokument i standardizuar në Forcat e Armatosura të RSH, ajo përbën bazën për zhvillimin e tyre në të gjitha aspektet, vendos piketat kryesore për përdorimin e këtyre forcave dhe, mbi bazën e saj, zhvillimin në të gjitha fushat: konceptuale e doktrinare, organizative, operacionale e stërvitore, etj.

Pranohet se Strategjia janë idetë që i referohen mënyrës së kundërshtimit apo të përplasjes së dy apo më tepër shteteve me bashkëveprimin e krahëve të kundërt, me qëllim thyerjen e dëshirës të kundërshtarit dhe zvogëlimin e mundësive të tij. Ndër arsyet përse rezultatet e pritshme nga strategjia e hartuar duhet të arrijnë atë që kërkohet, është komunikimi me efektivitet mes të realiteteve politike të vendit dhe atyre ushtarake. Ndërsa është detyrë e politikës për të dëgjuar dhe vendosur një dialog të mirëfilltë me ekspertizën ushtarake, është detyrë e arsimimit ushtarak të japë edukatën e nevojshme në fushën strategjike.

Strategjia jonë mund të mos ketë arritur një shkallë përsosmërie, edhe pse kjo është e drejtë si ambicje, por duhet të jetë mjaft e mirë për të konkurruar me strategjinë e kundërshtarit, në tërë kontekstin strategjik.

Hyrje

Ndonëse fjala strategji përdoret në shumë drejtime e fusha të tjera, do të theksonim që përdorimi i saj nuk është në çdo rast i drejtë. Në shumë raste ajo përpiqet të japë kuptimin e drejtë të aksionit që pritet të kryhet. Në këtë kuadër edhe trajtimi i problematikës në Kapitullin e pestë të DP-01 (Projekt) bën përpjekje për të vendosur disa piketa në këtë drejtim. Qëllimi është sigurimi i informacionit tepër të përmbledhur për nivelin strategjik e menaxhimin e krizave, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, për të kuptuar më mirë rolin e tyre dhe sidomos lidhjen e saj me aspektet e tjera të zhvillimit të operacioneve.

Niveli strategjik është niveli ku qëllimet politike kombëtare apo në kuadër të aleancës vendosin direktivat se çfarë do të realizohet dhe për të cilat burimet kombëtare do të shfrytëzohen për të siguruar realizimin. Ky nivel nuk është drejtim operacional, por direktivë që duhet të kuptohet drejt, e në këtë këndvështrim është trajtuar edhe në Kapitullin e pestë. Njëkohësisht edhe menaxhimi i krizave duhet parë si një veprimtari kryesisht politike ku pjesa ushtarake ka detyrën e këshilluesit dhe do të veprojë nën drejtimin politik ndërkohë që, në kuadër të NATO-s, RSH duhet të plotësojë detyrimet që ka marrë përsipër me anëtarësimin në aleancë.

Planifikimi strategjik (strategic planning) propozon metoda për identifikimin dhe përballimin e situatave në të ardhmen. Ai konsiston në zhvillimin dhe zbatimin e planeve për të arritur qëllimin dhe objektivat kryesore. Planifikimi strategjik është i lidhur me analizat strategjike dhe prejardhja e tij mund të jetë, në një nivel më të lartë, në përgatitjen e një doktrine strategjike ose në një nivel më të ulët, në hartimin e një plani strategjik për zbatim në një teatër veprimesh të caktuara. Normalisht do të duhet për çdo nivel, të hartohet një strategji që

Page 62: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 62 ‐

korrespondon me një plan strategjik nëpërmjet të cilit ajo do të zbatohet. Prandaj, në nivelin më të lartë duhet të ketë një planifikim të koordinuar të strategjisë së madhe të orientuar të sektorit politik (p.sh.: vija politike, politika e brendshme, politika e jashtme, etj), në sektorin ekonomik (p.sh. prodhim, ekonomi, tregti, etj.) dhe në të gjithë sektorët e tjerë përkatës, për të synuar arritjen e objektivave kombëtare që janë identifikuar.

Shpesh, një strategji efikase në një epokë të caktuar, humbet vlefshmërinë e saj me kalimin e kohës prej faktit se zhvillimet e reja në armët strategjike e nxjerrin atë “demodé”. Krizat dhe konfliktet në shekullin e 21-të, ka më shumë gjasa të jenë as të rregullt e as të parregullt, por në një masë pothuajse gjithmonë e më të konsiderueshme të përziera apo heterogjene në karakter. Në këtë mënyrë ato priten të jenë asimetrike dhe shumë dimensionalëshe. Nuk ka ndonjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se cilat kriza e konflikte do të kërkojnë aftësitë profesionale të strategëve në të ardhmen, sikurse nuk ka alternativë tjetër përveç përgatitjes për të gjitha alternativat që do të tronditin paqen, veçanërisht luftën. Konfliktet e ardhshme do të jenë kryesisht të parregullt në karakter dhe kjo është sfida që duhet përballuar. Historia e sotme nuk mund të shihet si e ndryshme dhe larg përqendrimit tek një stil i rregullt lufte. Për këtë do të duhet të ketë një rikthim, ndoshta të vonuar, tek aftësitë luftarake të humbura, e parë në kontekstin e aftësive të nevojshme luftarake klasike.

Në shekullin e 21-të, strategjia do të jetë pothuajse gjithnjë ndërinstitucionale dhe shumëko-mbëshe. Liderët civilë dhe ushtarakë duhet të punojnë ngushtë së bashku, të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në lidhje me qëllimet dhe objektivat që synohet të arrihen për kurset e veprimit, kapacitetet, kërcënimet dhe rreziqet, pasi nuk ekziston një prag i qartë midis paqes dhe luftës që të shënojë pikën në të cilën liderët politikë dhe ushtarakë nuk ndërhyjnë në përgjegjësitë e njëri-tjetrit. Strategët e ardhshëm duhet të kenë një kuptim të hollë të psikologjisë së lidershipit ndërkulturor.15 Lehtësia për vlerësimin e shpejtë dhe të saktë të informacionit përbën një nga aftësitë strategjike më të rëndësishme. Në qoftë se shekulli i 21-të do të jetë “epoka e informacionit”, atëherë një nga aftësitë më të rëndësishme që duhet të kenë strategët është aftësia për të zgjedhur dhe nxjerrë informacionin e domosdoshëm

Ndërveprimi politiko-ushtarak

Arsyeja për të cilën duhet konsideruar ndërveprimi politiko-ushtarak ka të bëjë me faktin se vetë rregullat e përcaktimit të niveleve të operacioneve ushtarake, për disa raste, i kanë lënë të hapura mundësitë e ndërthurjes së tri niveleve të operacioneve gjatë ekzekutimit të tyre në teatrin e luftimeve.

Përcaktimi i niveleve të operacioneve është një aspekt i domosdoshëm për planëzimin dhe zhvillimin e tyre dhe shërben si një mekanizëm për drejtimin e veprimtarive politiko-ushtarake. Forcat e Armatosura përgatiten për të kryer operacione ushtarake me spektër të plotë në të njëjtën kohë dhe brenda situatave në ndryshim të luftimit. Ato mund të jenë pjesë e një operacioni luftarak i cili kryhet edhe si pjesë e një konflikti të madh e që mund të ndodhë së bashku me një numër të operacioneve mbështetëse dhe të pavarura të përforcimit të paqes, të sigurimit të ndihmës humanitare dhe në ndihmë të autoriteteve civile.

Dihet se Strategjia, sikurse theksohet në këtë kapitull, përbën një “mekanizëm” të politikës kombëtare dhe ka si qëllim arritjen e objektivave nëpërmjet përdorimit në mënyrën më të mirë të të gjitha mjeteve në dispozicion. Ajo rrjedh nga niveli kombëtar deri poshtë në nivelet më të ulëta. Politika është përgjegjëse për sigurimin e drejtimit strategjik, duke artikuluar interesat kombëtare dhe në lidhje me kushtet dhe rrethanat strategjike të zhvillimit të vendit.

15 www.strategicstudiesinstitute. army.mil pubs/display.cfm?pubID=947

Page 63: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 63 ‐

Qëllimi është të krijojë efektet e dëshiruara për të ndikuar brenda dhe jashtë vendit, duke vendosur ekuilibër të drejtë midis objektivit të vendosur dhe mjeteve të përdorura që përfaqëson një kombinim të politikës shtetërore dhe doktrinës për të siguruar një përgjigje koherente kombëtare në një mjedis strategjik të caktuar.

Është udhëheqja politike ajo që jep bazat për ndërtimin e një strategjie të suksesshme kombëtare dhe në këtë kuadër institucionet kryesore zhvillojnë strategjitë vartëse, ndërkohë që për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, Strategjia Ushtarake Kombëtare buron nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare.

Strategjia Kombëtare ose Strategjia e Madhe. Duke qenë se Strategjia është arti i përpilimit dhe zbatimit të një plani apo procesi për të arritur objektivin e përcaktuar, në nivel strategjik kombëtar, ajo përkufizohet si arti dhe shkenca e zhvillimit dhe përdorimit të instrumenteve të fuqisë kombëtare (duke përfshirë Forcat e Armatosura) në një mënyrë të sinkronizuar dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar arritjen e objektivave kombëtare, më thjeshtë “Aplikimi i burimeve kombëtare për të arritur objektivat e politikës”. Kjo kërkon ndërveprim të ngushtë të autoriteteve të nivelit më të lartë civile dhe ushtarake. Autoritetet udhëheqëse kombëtare, Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes janë nivelet më të larta në zinxhirin e komandimit dhe drejtimit. Ata e ushtrojnë autoritetin e tyre nëpërmjet SHPFA për të gjithë veprimtarinë e FA, luftarake ose jo.

b. Strategjia Ushtarake mbështet Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, duke përcaktuar se si dhe në çfarë rrethanash elementi ushtarak i fuqisë kombëtare do të përdoret për të mbështetur objektivat kombëtare. Strategjia Ushtarake është “ai komponent i strategjisë kombëtare dhe ndërkombëtare që paraqet mënyrën në të cilën do të zhvillohet dhe përdoret fuqia ushtarake për të arritur objektivat kombëtarë ose ato të një grupi vendesh”16. Ajo është arti dhe shkenca e përdorimit të forcave të armatosura të një kombi përmes përdorimit të forcës ushtarake. Strategjia Ushtarake zbatohet në të gjithë vazhdimësinë e operacioneve, deri tek përfshirja në veprime luftarake.

Që një strategji ushtarake të jetë strategji e suksesshme, ajo duhet të bazohet në integrimin e kujdesshëm të Qëllimit (përfundimi i dëshiruar), të Mënyrave (planet) dhe të Mjeteve (burimeve në dispozicion). Përdorimi i forcës ushtarake në nivel strategjik kërkon një qëllim të qartë politik, objektiva ushtarake të realizueshme dhe mjete ushtarake të mjaftueshme për të arritur këtë qëllim. Objektivat ushtarake shprehen në formën e gjendjes së dëshiruar në fund, të cilat janë kushtet bazë për të arritur objektivat politike. Shumë shtete moderne kanë ndryshuar mënyrën në të cilën ata kanë zhvilluar aftësitë ushtarake dhe kanë përqafuar një planifikim bazuar në kapacitete. Kjo kërkon një analizë të plotë të detyrave strategjike ushtarake e cila çon në identifikimin e tri problematikave themelore që drejtojnë gjithë planifikimin strategjik: përfundimi i dëshiruar, mënyra e arritjes dhe mjetet që do të përdoren.

Qëllimi. Identifikimi i qartë i qëllimit ose gjendjes përfundimtare i cili do të përbëjë dhe thelbin e planifikimit strategjik, quhet “qëllim”. Në një situatë të trazuar globale dhe luftën për mbijetesën dhe begatinë kombëtare, përfundimi politik gjithmonë duhet të jetë i qartë dhe pa ekuivok. Ky qëllim politik do të mbështetet nga një strategji ushtarake, brenda një strategjie gjithëpërfshirëse kombëtare, e projektuar për të arritur këtë gjendje të dëshiruar në fund të veprimtarive.

Mënyrat. Strategjia ushtarake që përcakton kursin më të mirë të veprimit në përdorimin e kapaciteteve ushtarake, duke marrë parasysh objektivat dhe forcat në dispozicion, quhet

16 AAP-6,‘Fjalor i Termave dhe Përkufizimeve të NATO-s.

Page 64: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 64 ‐

“mënyrë”. Planifikimi i veprimtarive luftarake i cili analizon kryerjen e veprimeve, nëpërmjet përcaktimit të rreziqeve dhe vlerësimit të ndikimit të mundshëm të tyre, është metoda e duhur në zbatimin e strategjisë ushtarake.

Mjetet. Burimet ushtarake apo kapacitetet, doktrinat, burimet financiare dhe stërvitja e forcave të caktuara për të arritur përfundimin quhen “mjete”. Mjetet do të përdoren në rrugët që janë në përputhje me objektivat strategjikë brenda situatës politike të caktuar. Suksesi në luftën moderne kërkon planifikim të mirë, informacion të saktë, forca të afta dhe fleksibile, komunikim efikas dhe udhëheqje të aftë.

Kontributi në sigurinë globale është një nga rolet kryesore të FARSH në misionet jashtë vendit (shumëkombëshe) të udhëhequra nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Europian (BE). Përveç kësaj janë ratifikuar dhe zbatohen një sërë marrëveshjesh për sigurinë dhe bashkëpunimin në kuadër rajonal (civile dhe ushtarake), të cilat pasqyrojnë qëndrimin e përbashkët në drejtim të sigurisë në rajon. Republika e Shqipërisë si një anëtare aktive do të mbështesë agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare nëpërmjet pjesëmarrjes në operacionet e mbështetjes së paqes.

Duke u anëtarësuar në NATO, RSH ka arritur një nga qëllimet e saj madhore: sigurimin e interesave themelore të sigurisë e integritetit territorial të saj, në kontekstin e mbrojtjes kolektive, sikurse përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Për shkak të avantazheve të anëtarësimit në NATO, është mënjanuar zhvillimi i kapaciteteve operacionale në disa drejtime të caktuara, si rrjedhojë, edhe në mbrojtjen ndaj një sërë kërcënimesh me karakter ushtarak. Në këtë kuadër, RSH do të bazohet në kapacitetet e mbrojtjes kolektive ku integrohen edhe kapacitetet e FARSH. Anëtarësimi sjell gjithashtu edhe detyrime në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët. Koncepti strategjik i Aleancës jep funksionet kryesore të NATO-s, por paraqet edhe një qasje më të gjerë për stabilitetin politik dhe sigurinë brenda saj17.

Forcat e Armatosura veprojnë në një kontekst politik demokratik ndaj dhe do të veprojnë nëpërmjet vendimeve të parlamentit për përdorimin e forcave ushtarake, duke përfshirë edhe kufizimet e veprimit të tyre. Sipas kuadrit të kushtetutës, FA veprojnë në kushtet e përcaktuara brenda objektivave kombëtare dhe kufijve të veprimit ligjor në kohë paqeje, krize dhe konflikti, brenda dhe jashtë vendit.

Përgjigja ndaj krizave

Nevoja e rishikimit të sistemit të menaxhimit dhe përgjigjes ndaj krizave, përbën një detyrim të përhershëm të drejtuesve politikë dhe ushtarakë në vend, për të paraprirë, koordinuar dhe për të rregulluar në kohën e duhur veprimet që do të ndërmerren nga forcat, lidhur kjo edhe me situatën konkrete.

Kriza përbën një situatë, ngjarje ose proces, brenda ose jashtë territorit të RSH, që paraqet një kërcënim serioz për interesat themelore kombëtare të vlerave dhe normave të funksionimit të shtetit e që nuk mund të kontrollohet nëpërmjet veprimeve dhe mënyrave të përcaktuara në kohë paqeje të mekanizmave të sigurisë kombëtare. Kriza karakterizohet nga pasiguria e situatës dhe kërkon në kohë relativisht të shkurtër përgjigje.

Përgjigja ndaj krizës përfshin veprime politike, ushtarake dhe civile që kryhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar, me qëllim për të parandaluar krizat dhe për të siguruar menaxhimin e tyre në arritjen e objektivave kombëtarë dhe ato në përbërje të Aleancës. Operacionet në

17 Direktiva C-M(99)21

Page 65: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 65 ‐

përgjigje të krizës përfshijnë forma të ndryshme dhe llojet e operacioneve, duke filluar nga mbështetja e organizatave joqeveritare deri tek operacionet luftarake, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe ligjet ndërkombëtare.

Koncepti Strategjik i NATO-s18 e përcakton menaxhimin e krizave si një nga detyrat themelore të sigurisë, nën Nenin 7 të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe i detyron vendet anëtare të Aleancës në marrjen e masave për parandalimin efektiv të krizës dhe për një angazhim aktiv në menaxhimin e krizave. Për këtë qëllim, Aleanca ka zhvilluar marrëveshje të menaxhimit të krizave, kapacitete ushtarake dhe procedurat e planifikimit të mbrojtjes civile “për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”19

Operacionet ndërkombëtare në përgjigje të krizave zakonisht kryhen nga forcat të përbashkëta ndërkombëtare në bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare dhe nën udhëheqjen dhe kontrollin politik ndërkombëtar. Normalisht, këto operacione janë me afat të zgjatur dhe kryhen në disa rrotacione. Arritja e objektivit (gjendjes së dëshiruar në fund të tyre) është më e vështirë sesa operacionet e mirëfillta luftarake, për shkak të mjedisit të paparashikueshëm në të cilën kryhen.

Në mënyrë që FARSH të marrin pjesë në operacionet në përgjigje të krizave, duhet të planifikojnë forcat në dispozicion dhe nivelin e gatishmërisë së tyre luftarake. Forcat duhet të jenë në gjendje të veprojnë si pjesë e forcave të përbashkëta ndërkombëtare, brenda dhe jashtë territorit të NATO-s.

Përgatitjet e personelit përfshijnë nxjerrjen e urdhrave ligjorë për misionin, kontrollet mjekësore dhe certifikatat e sigurisë, kontrollet psikologjike dhe të inteligjencës, udhëzimet e sigurisë dhe aktivitete të tjera të lidhura me statusin e tyre, në bazë të kërkesave të legjislacionit kombëtar dhe detyrimeve që rrjedhin nga statusi i tyre i përcaktuar në marrëveshjet dhe kërkesat e përcaktuara nga Aleanca. Para çdo misioni planifikohet dhe kryhet stërvitje e veçantë “para-vendosje”, bazuar në misionin e njësisë, listën e detyrave themelore të misionit, listën e detyrave specifike dhe rregullat e angazhimit. Programi i stërvitjes duhet të sigurojë njohuri për detyrat ushtarake dhe njohuri të përgjithshme në aspektet gjeografike, kombëtare, etnike, fetare, kulturore dhe të tjera, tipike të zonës së përcaktuar të operacionit. Përgatitjet “para-vendosje” gjithashtu përfshijnë procedura për planifikimin dhe kryerjen e mbështetjes së komunikimit dhe informacionit për të siguruar lidhje me komandën e lartë në operacion si dhe me SHPFARSH.

Planifikimi logjistik siguron armatimin dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave specifike të misionit në operacion dhe qëndrueshmërinë e forcave gjatë tij. Mbështetja logjistike përfshin lëvizjen e transportin, furnizimet, mirëmbajtjen e aseteve dhe mbështetjen mjekësore. Ajo sigurohet nga elementet e mbështetjes kombëtare të cilat do të jenë pjesë përbërëse e kontingjenteve të FARSH brenda forcave shumëkombëshe si dhe nga vendet e tjera partnere; në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe.

Menaxhimi i krizës në procesin e sigurisë kombëtare është një proces që vendos parime, procedura, mekanizma dhe masa të përbashkëta për një përgjigje të koordinuar dhe efektive ndaj krizave. Përgatitjet përfshijnë edhe harmonizimin e masave të marra nga SHPFA, Ministria e Mbrojtjes dhe organizmat e institucioneve të tjera qeveritare; në rast të incidenteve të paparashikuara në operacion.

Krizat mund të jenë shumë-dimensionale, duke përfshirë dhe kërcënimet për sigurinë 18 Direktiva C-M(99)21 19 Neni 7, Traktati i Uashingtonit.

Page 66: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 66 ‐

kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Parandalimi i krizave, përgatitja për operacionet e menaxhimit të tyre, përballja me pasojat e krizës dhe marrja e masave për lehtësimin e efekteve të saj kryhet me masa të përbashkëta që merren nga të gjitha strukturat për forcimin e sigurisë kombëtare dhe sigurisë rajonale e më gjerë. Zgjidhja e një krize zakonisht përfshin edhe komunitetin ndërkombëtar dhe kërkon marrjen e masave politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake, humanitare si dhe masa të tjera të menaxhimit të krizës e të lehtësimit të situatës. Menaxhimi i situatave të krizës kërkon aftësi, fleksibilitet dhe ndjeshmëri, duke reaguar gradualisht në kohë e në mënyrë të harmonizuar.

Objektivat strategjike kombëtare dhe ato të NATO-s arrihen nëpërmjet përdorimit të instrumenteve politike dhe ushtarake. Objektivat strategjikë ushtarakë kombëtarë për mena-xhimin e një krize rrjedhin nga objektivat strategjikë kombëtarë dhe, pas përcaktimit të tyre, i përket SHPFA-së zbatimi i tyre nga komandanti i operacionit. Komandantit të nivelit operativ i sigurohen burimet e nevojshme dhe i jepet autoriteti i duhur i komandim-kontrollit për të arritur objektivat e nivelit operativ.

Vendimi për menaxhimin e një krize me mjete ushtarake apo për pjesëmarrje në menaxhimin e një krize me karakter ndërkombëtar merret nga përfaqësuesit e udhëheqjes politike të vendit. Ndërkohë që vendimi politik në NATO merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), ku merr pjesë dhe përfaqësuesi i RSH-së.

Bibliografi:

• AAP-6,‘Fjalor i Termave dhe Përkufizimeve të NATO-s. • Direktiva C-M(99)21 • Neni 7, Traktati i Uashingtonit. • www.strategicstudiesinstitute. army.mil pubs/display.cfm?pubID=947

Page 67: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 67 ‐

RUBRIKA E KATËRT

Konferenca Shkencore për Arsimimin

Pas një përgatitjeje serioze u zhvillua Konferenca Shkencore për rishikimin e programeve të Arsimimit të ushtarakëve. Në këtë Konferencë siç ishte e natyrshme morën pjesë me mendimet e tyre edhe krerët politikë dhe ushtarakë të Ministrisë e të Shtabit të Përgjithshëm.

Për hir të së vërtetës, interesimi dhe përpjekjet për të ndërtuar një sistem arsimor ushtarak të kohës, nuk kanë munguar në këto 20 vitet e fundit. Ajo ç`ka ka rezultuar në gjithë këto vite, është se tek ne duhet të ndërthuret tradita e vyer e arsimit tonë ushtarak me përvojën e ushtrive aleate të NATO-s.

Sot kërkohet që vëmendja të përqendrohet tek standardizimi i programeve. I duhet paraprirë mendimit dhe nevojave të forcave të tjera në funksion të zhvillimeve të së nesërmes. Kjo doemos kërkon vizion, largpamësi, mençuri në drejtim dhe në planëzim, kërkon nga planëzuesit ushtarakë të mundohen të mos bëjnë gabime ose të bëjnë gabimin më të vogël të lejuar. Sot nuk na falet që programet tona të mos jenë të njëjta, apo të përshtatura për një ushtri të vogël, me burime të kufizuara por me misione të shumta, me qëllim që në të njëjtat kurse të përgatitim ushtarakë me vizion të gjerë, për të operuar bashkërisht dhe me sukses në fushë beteje, me gjithë vendet e Aleancës.

Kumtesa kryesore e mbajtur në Konferencë nga Komandanti i KDS-së, fjala e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, dhe mendimet e shprehura nga ministri Imami, kishin një emërues të përbashkët: nevojën urgjente për rishikim të të gjitha programeve të arsimimit të ushtarakut, në të gjitha rangjet dhe nivelet.

Page 68: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 68 ‐

Do konkurrojmë me vlerat tona

Gjeneral Brigade Agim Lala, Komandant i KDS

Trajtesë e shkurtuar. Sot kërkohet që kjo Komandë t’i kthejë sytë nga standardizimi i programeve. Ajo duhet t’i paraprijë mendimit dhe nevojave të forcave të tjera në funksion të zhvillimeve të së nesërmes. Kjo kërkon vizion, largpamësi, mençuri në drejtim dhe në planëzim, kërkon nga planëzuesit ushtarakë të mundohen të mos bëjnë gabime ose të bëjnë gabimin më të vogël të lejuar. Sot nuk na falet që programet tona të mos jenë të njëjta, apo të përshtatura për një ushtri të vogël, me burime të kufizuara por me misione të shumta, me qëllim që në të njëjtat kurse të përgatisim ushtarakë me një vizion të gjerë, për të operuar bashkërisht dhe me sukses në fushë beteje, me gjithë vendet e Aleancës. Kjo do të ishte sipas mendimit tim zgjidhja “Smart”, në fushën që mbulon kjo komandë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në një proces rrënjësor ndryshimesh, reformash dhe modernizimi. Ky transformim i FA është kerkesë e ndryshimeve të pritshme të dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO dhe zhvillimeve pozitive në sigurinë rajonale e më gjerë. Ky ndryshim i FA ka të bëjë, siç u shpreh ministri Imami në konferncën për “Smart Defense”, jo me ulje të numrit në dëm të operacionalitetit, por në ndërtimin e strukturave efikase dhe në rritjen e operacionalitetitSot, kur e gjithë Aleanca po diskuton për ndërtimin e strukturave “Smart”, pa cënuar operacionalitetin. Kjo ushtri ka nevojë për mënçuri, për shkencëtarët dhe njerëzit që janë paguar kaq kohë prej saj.

Në raportin përfundimtar të Samitit të Pragës, në vitin 2002, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson, pasi vlerësoi përparimet e Shqipërisë në reformat e FA, theksoi:“Ndryshoni mentalitetin. Në NATO do të hyhet me kapital njerëzor të ndryshuar dhe jo me topa e aeroplanë.”

Ushtria jonë është e vogël dhe detyrimisht duhet të konkurojë me vlera. Nga ai moment ne i kemi dhënë përparësi përgatitjes dhe ndryshimit të mentalitetit të njerëzve tanë. Që nga ajo kohë Shqipëria ka reflektuar në reformën e sektorëve të sigurisë. Kjo ka sjellë ndryshimin e mentalitetit të të gjithë korpusit njerëzor që punon në këtë sektor.

Sot kërkohet që kjo Komandë t’i kthejë sytë nga standardizimi i programeve. Ajo duhet t’i paraprijë mendimit dhe nevojave të forcave të tjera në funksion të zhvillimeve të së nesërmes. Kjo kërkon vizion, largpamësi, mënçuri në drejtim dhe në planëzim, kërkon nga planëzuesit ushtarakë të mundohen të mos bëjnë gabime ose të bëjnë gabimin më të vogël të lejuar. Sot nuk na falet që programet tona të mos jenë të njëjta, apo të përshtatura për një ushtri të vogël, me burime të kufizuara por me misione të shumta, me qëllim që në të njëjtat kurse të përgatisim ushtarakë me një vizion të gjerë, për të operuar bashkërisht dhe me sukses në fushë beteje, me gjithë vendet e Aleancës. Kjo do të ishte sipas mendimit tim zgjidhja “Smart”, në fushën që mbulon kjo komandë.

Reformat në FA kanë si qëllim të krijojnë një forcë me strukturë, edhe pse të vogël, më të ndërveprueshme, më efikase dhe më operacionale. Kjo forcë duhet të jetë e përgatitur të përballet me natyrën e re të konflikteve, por njëkohësisht të jetë e ndërveprueshme për

Page 69: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 69 ‐

operacione dhe veprime të përbashkëta me aleatët tanë si dhe agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare. Por kush do ta projektojë dhe integrojë atë? Natyrisht që kjo është detyrë parësore e kësaj komande, përmes mendimit shkencor dhe programeve të integruara mësimore.

Lufta e sotme si dhe angazhimi i FA në Operacionet e Paqes, kërkojnë që FA të kenë një shkallë të lartë ndërveprimi për pjesëmarrje në këto operacione jo vetëm me kapacitete të mjaftueshme por dhe të mirëtrajnuara për shumë role dhe të mirëpajisura për të rritur nivelin e operacionalitetit. Po ashtu, FA duhet të përgatiten për një pjesëmarrje më të gjerë në operacione të mbështetjes.Por që të realizohet kjo, duhet të vishemi ushtarakë por të mendojmë edhe si civilë, të ndërtojmë kapacitete operacionale për veprim, dhe të dimë ta menaxhojmë me kujdes atë që jemi duke zbatuar.

Në këtë fazë të zgjerimit të spektrit të misionit të FA, është e domosdoshme që sistemi i Arsimimit Ushtarak të prodhojë një trupë drejtuesish të përshtatshëm të cilët mendojnë në mënyrë kritike, me të njëjtën logjikë arsimimi dhe trajnimi, me të njëjtat programe, duke eliminuar përsëritjet në to, nga ushtari i thjeshtë deri tek gjenerali i madh. Ata duhet të kenë vlerat e duhura morale dhe intelektuale, fleksibilitetin dhe cilësinë e lartë në vendimmarrje, aftësitë planëzuese dhe drejtuese për të trajnuar trupa sipas natyrës së sotme të luftës dhe misionit, për të kryer siç duhet detyrat e tyre ndaj kombit dhe Aleancës.

Këta drejtues duhet të jenë besnikë, me integritet, gjykim kritik dhe përgjegjësi, kur veprojnë në një mjedis sigurie shumë më kompleks, të ndryshëm, njëlloj si valët e desantimit detar, që për ushtarakët është i njohur. Njëherazi, drejtuesit duhet të ndërtojnë ekipe efektive, plotësisht të afta të mbështesin operacionet shumëkombëshe në mjedisin e një ndryshimi teknologjik dhe organizativ të shpejtë dhe të vazhdueshëm. Një program efektiv e i plotë i Arsimimit Ushtarak i përgatit drejtuesit për përgjegjësitë e shtruara dhe i aftëson ata për të arritur rezultate në hierarkinë e komandimit. Programet e arsimimit dhe stërvitjes në KDS duhet të pasqyrojnë kërkesat e kohës për rolin e FA në mjedisin e ri të sigurisë.

Përmirësimi i Sistemit të Arsimimit në FA

Edhe pse kjo konferencë shkencore fokusohet në programet e arsimimit dhe stërvitjes, nuk mund të mos prek çështjen e sistemit të arsimimit në FA. Prej tre vitesh Shqipëria është anëtare e NATO-s, ç`ka rrit kërkesat e arsimimit, dhe shtron kërkesat që ai të jetë pjesë integrale e tij. Sistemi ynë arsimor duhet të jetë plotësisht i integruar në sistemin e Arsimit të Lartë Kombëtar, pjesë e të cilit jemi.

Një nga pikat më të dobëta që ka, në vitet e fundit, është pamundësia e tij për kthimin e qytetarëve të edukuar në oficerë të devotshëm e të disiplinuar.

Rekrutimi i plotë i oficerëve nga sistemi kombëtar universitar civil kërkon një filozofi të re, një shtrirje të re të programeve dhe mendim bashkëkohor, duke studiuar së pari programin që zhvillohet në UT. Arsimimi ushtarak duhet të përmbushë nevojën e oficerit të së nesërmes i cili do të përgatisë ushtarë dhe nënoficerë që duhet të dijnë të marrin vendime të nivelit strategjik. Dikush nga salla mbase me të drejtë do të më kundërshtonte, por lloji i luftimeve të sotme nuk është më ai klasik. Ai është tepër kompleks dhe nga veprimi apo mosveprimi i një ushtari të vetëm, pasojat, në të dy kahet e boshtit, janë vendimtare.

Page 70: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 70 ‐

Një nga drejtimet e punës sonë gjatë ripunimit të programeve këtë vit akademik, ka të bëjë me realizimin e të gjitha kërkesave që shtron Ligji Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, i ndryshuar. Kjo është plotësisht e realizueshme për vitin e ardhshëm akademik.

Sot në AM kemi të akredituar dy programet e Masterave me kohë të pjesshme të cilët, në bazë të Ligjit “Për arsimin e lartë në RSH”, duhet të shkojnë drejt 90 dhe 120 krediteve. Me këtë logjikë edhe masterat që ne japim për dy kurset institucionale (KKSHP dhe KLO) janë të kombinuara, një pjesë 60 kredite me kohë të plotë, një pjesë me kohë të pjesshme dhe transferim kreditesh.

Krahas ripunimit të programeve zyrtare, AM do të vazhdojë edhe ripunimin e programeve të akredituara pasi ligji e lejon një gjë të tillë dhe tendenca do të jetë përqasja e tyre me kurset tona institucionale, duke e bërë këtë proces të dyanshëm e duke i çuar programet drejt një standardi të miratuar nga MASH. Shfrytëzimi i mundësive për transferim kreditesh duhet të jetë një tjetër drejtim i përmirësimit të programeve pasi ky do të ndikonte dukshëm në transferimin e krediteve që qindra ushtarakë e civilë kanë marrë në akademitë apo universitetet e vendeve të NATO-s e me gjerë. Përmirësimi i programeve të arsimimit, duke përfshirë në to edhe elemente të luftës kundër terrorizmit, luftës në qendrat urbane, kundër rebelëve dhe sfidave me të cilat përballet NATO në misione, etj, tashmë është bërë pjesë e veprimtarisë së AM-së.

Standardizimi si frymë

Qëllimi kryesor i standardizimit në FA është që, nëpërmjet pranimit dhe zbatimit të politikave, doktrinave, strukturave, trajnimit dhe arsimimit, të pajisjeve dhe sistemeve, të mundësohet arritja dhe mbajtja në nivelet e kërkuara të ndërveprimit midis llojeve të forcave brenda FA-së si dhe ndërveprimit me forcat e vendeve të tjera të Aleancës. Standardizimi duhet ngritur dhe zhvilluar mbi bazën e “Politikës së NATO-s për standardizimin”, “Ligjit për standardizimin ushtarak”, “Direktivës së standardizimit”, si dhe një sërë Manualesh e dokumentash që rregullojnë funksionimin e sistemit. Prej më se një viti, FA kanë nisur procesin e ratifikimit të këtyre dokumenteve të Aleancës. Eshtë e rëndësishme që ato të jenë baza e të gjithë sistemit arsimor dhe stërvitor të KDS-së.

Përfshirja e doktrinave të Aleancës në procesin e arsimimit dhe stërvitjes ka sjellë një tjetër frymë në auditore, ka mundësuar përmirësimin e ndërveprimit mes llojeve të forcave dhe shërbimeve, si dhe rritjen e ndërveprimit mes tyre gjatë kryerjes së misioneve ndërkombëtare. Ky veprim nuk është i ri për AM, e as për institucionet e tjera të KDS-së.

Zhvillimet teknologjike dhe natyra e re e rreziqeve, kanë ndryshuar natyrën e luftës dhe mënyrat e menaxhimit të saj. Forcat tona të Armatosura janë përfshirë prej vitesh në operacione në mbështetje dhe në ndërtim të paqes ndaj një kundërshtari i cili nuk lufton me metoda tradicionale. Kjo kërkon që programet e arsimimit dhe stërvitjes në KDS të përfshijnë lëndë të natyrës së këtyre lloj operacioneve, duke parashikuar të ndodhshmen dhe të pritshmen, duke menduar e duke “u futur” në mendjen e kundërshtarit. Kërcënimet dhe rreziqet natyrore e njerëzore janë reale ndaj sigurisë kombëtare dhe globale. Forcat e Armatosura, gjithnjë e më shumë, janë përfshirë në operacione të emergjencave civile, në mbështetje të autoriteteve civile. Natyra e operacioneve të emergjencave civile, kompleksiteti

Page 71: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 71 ‐

dhe natyra gjithëpërfshirëse e tyre, i bëjnë ato tepër të ndjeshme për popullatën. Por, këto operacione nesër mund të na çfaqen të komplikuara, si katastrofa industriale, sulme me përbërës kimikë, për të cilat forcat tona duhet të jenë të mirëtrajnuara qysh sot në shkollat dhe akademitë tona. Përfshirja e ndryshimeve dhe trajtimi i temave të tilla në programet arsimore e stërvitore është domosdoshmëri, prandaj kërkon rishikim dhe përmirësim të programeve.

Rol të rëndësishëm në përmirësimin e programeve, në përputhje me spektrin e përdorimit të FA sot e në të ardhmen, ka Qëndra e Analizave të Mbrojtjes. Analiza dhe Mësimet e Nxjerra, si nga pjesëmarrja e FA në operacione brenda dhe jashtë vendit, por edhe përvojat e FA aleate dhe partnere. Një rol të rëndësishëm, natyrisht, kanë Mësimet e Nxjera nga Komandat e Forcave, proces i cili ka nevojë të konsolidohet.

Modernizimi i FA dhe roli i Nënoficerit

Prej vitesh, FARSH janë përfshirë në programe modernizimi. Përshtatja e programeve mësimore me zhvillimet teknologjike, kërkon angazhim të gjithanshëm të të gjitha strukturave të FA-së veçanërisht, të KDS-së. Prodhimi i anijeve të reja për Forcën Detare, pajisja me helikopterë e Forcës Arjrore, ngritja e Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, plotësimi me pajisje dhe armatim modern i Forcës Tokësore, përmirësimet e ndjeshme në sistemin e komandimit dhe kontrollit, ngritja e qendrave të simulimit, etj., janë disa zhvillime që kërkojnë një forcë të mirëtrajnuar për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Programet e arsimimit dhe stërvitjes në KDS duhet të përfshijnë njohuritë e nevojshme profesionale jo vetëm të teknologjisë në përdorim. Ato duhet t’i paraprijnë zhvillimeve teknologjike të së ardhmes. Përmirësimi i programeve të arsimimit special me një trupë pedagogjike me njohuri bashkëkohore, do të mundësojë që institucionet arsimore dhe stërvitore në KDS gjithmonë t’i paraprijnë zhvillimeve teknologjike të pritshme. Detyrë e kësaj Komande është të studjojë me kujdes zhvillimet e teknikave dhe taktikave të aplikimit të kundërshtarëve tanë të mundshëm, në të gjithë spektrin e misionit të forcave tona.

Arsimimi dhe trajnimi i nënoficerëve ka si qëllim përgatitjen e mëtejshme dhe rritjen e tyre profesionale duke krijuar piramidën e hierarkisë, si një kontingjent i rëndësishëm që në mënyrë të dukshme, ndikon në rritjen e nivelit operacional dhe stërvitor të FA. Pavarësisht përpjekjeve, ende nënoficeri nuk është shtylla kurrizore e FA-së. Duke përjashtuar disa reparte speciale, në përgjithësi ende ndihet mungesa e rolit të nënoficerit në punën e shtabeve. Sistemi i arsimimit të nënoficerëve ende nuk përgatit nënoficerë të aftë të marrin përgjegjësi nëpër shtabe. Niveli i njohjes së gjuhës angleze nga ana e tyre, le për të dëshiruar.

Mendoj se në programin e arsimimit të nënoficerëve ka nevojë për ndryshime, duke u fokusuar në dy drejtime: Dhënies përparësi të përfshirjes në kurset e gjuhës angleze si dhe Përmirësimit të programeve të arsimimit të nënoficerëve me grada të larta, të njësueshme me programet e arsimimit të oficerëve me grada të ulëta, duke mundësuar lidhjen e programeve. Një tjetër rrugë do të ishte rifreskimi i trupës së instruktorëve dhe lëvizjeve të tyre, që ata të mos shkëputen nga zhvillimi dhe të rejat në Mësimet e Nxjerra nga misionet.

Page 72: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 72 ‐

Metoda e stërvitjes dhe Arsimimi Special

FA-të janë forcë e gatshme, e organizuar për të vepruar në situata operacionale të vështira. Kjo kërkon që kjo forcë të arsimohet por edhe të stërvitet në rrethana të ngjashme. Pjesëmarrja e FA në Operacione të Mbështetjes së Paqes si në Bosnjë, Irak, Çad, Gjeorgji dhe së fundmi në Afganistan është një përvojë e vlefshme e cila duhet të shfrytëzohet. Gjithashtu, pjesëmarrja e FA në operacionet për emergjencat civile apo të kërkim-shpëtimit, duhet të pasqyrohet më mirë në programet e KDS-së. Kjo kërkon që të ruajmë kontaktet mes forcave operacionale, mbështetjes dhe trajnimit.

Arsimimi e më pas vazhdimi i stërvitjeve duhet të jetë një zinxhir i pandërprerë. duke u konsideruar si një dhe i pandarë. Kjo kërkon që programet të jenë pjesë përbërëse e tij. Kjo vijueshmëri duhet të ndërthurë si arsimimin e përgjithshëm edhe atë special, por sidomos ka nevojë të jetë e integruar me sistemin e stërvitjes. Ndoshta një rishikim i plotë i programeve me qëllim shmangien e mbivendosjeve dhe garantimin e vijueshmërisë, do të mundësonte një identifikim më të mirë të mangësive në programet aktuale dhe përmirësimin e tyre. Mbivendosjet rritin fiktivitetin, ulin interesin, dhe keqdrejtojnë punën e komandave në procesin stërvitor.

Një nga pikat më të dobëta të sistemit arsimor në KDS vazhdon të mbetet arsimimi i specialiteteve të ngushta. Kjo sfidë shoqëron çdo ushtri të kufizuar në numër. Efektiviteti i këtij sistemi është i lidhur drejtpërdrejt me operacionalitetin e FA dhe shfrytëzimin e teknologjisë në përdorim. Në vitet e fundit, FA janë pajisur me teknologji bashkëkohore që shtron kërkesa më të larta për arsimimin special. Ekipet lëvizëse të organizuara nga KDS kanë dhënë rezultate. Një rivlerësim i kapaciteteve të KDS për arsimimin special të FA është i nevojshëm. Sepse ndoshta kemi nevojë për zgjidhje praktike lidhur me këtë lloj arsimimi specifik. Mbështetja tek partnerët tanë, sistemi universitar kombëtar civil por dhe tek disa ente private, mund të jenë disa nga alternativat e zgjidhjeve për arsimim në fusha specifike me numër të kufizuar. Megjithatë arsimimi i oficerëve të tri Forcave, duhet parë në kuadrin e zgjidhjes për sistemin e arsimit të lartë në FA.

Për një rol të ri në rajon

Vitet e fundit KDS ka shtrirë bashkëpunimin e saj me institucionet homologe të rajonit e me gjerë. Gjithmonë e më shumë këtu po arsimohet dhe trajnohet personel i FA të vendeve fqinje si Kosova, Mali i Zi, Serbia, Italia, Bosnjë-Herxegovina, Turqia, etj. Kapacitetet e KDS-së lejojnë një rol më aktiv në bashkëpunimin rajonal dhe rritjen e rolit të sistemit tonë arsimor në këtë bashkëpunim. Ndoshta një vlerësim më i plotë i fushave të bashkëpunimit, ku natyrisht Akademia e Mbrojtjes mendoj se duhet të vazhdojë të ketë rol më aktiv, është i nevojshëm. Rritja e këtij roli gjithonë ka nevojë të vlerësohet në përputhje me strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe rolin e FARSH në krijimin e një mjedisi të favorshëm rajonal.

Ka ardhur koha që në kuadrin rajonal, të kemi një projekt tonin, një projekt që duhet ta drejtojmë ne shqiptarët. Në takimet e ndryshme kjo ide është hedhur dhe natyrisht që pritet të merren vendime të zgjuara. Përvec KLSM ne duhet të mendojmë se çfarë tjetër duhet të bëjmë në kuadrin rajonal. Edhe kjo Konferencë mund të japë mendimet e saj. Rritja e rolit të sistemit tonë arsimor-stërvitor në atë rajonal kërkon që ky sistem të jetë në përmirësim të vazhdueshëm dhe konkurues. KDS duhet të ofrojë programe bashkëkohore, garuese dhe të

Page 73: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 73 ‐

akreditueshme. Sfidat e ardhshme të integrimit të plotë të Forcave tona të Armatosura në NATO, kërkojnë një sistem arsimor dhe stërvitor me programe të përmirësura dhe të integruara për t’i paraprirë spektrit të përdorimit të FA-së në operacione të së ardhmes. Ky sistem gjithashtu duhet të synojë në përgatitjen e ushtarakëve të të gjitha niveleve në përmbushjen e misionit të tyre.

Këto ishin ide për të ngacmuar mendimet tuaja, për të nxitur diskutimin për atë ç`ka na shqetëson. Kjo kërkon që të gjithë Ju të jepni mendime sot, të mendoni nesër nëpër komanda dhe të na mbani gjithmonë në korent të nevojave për ndryshim, të nevojës për refleksion.

Do të isha i kënaqur nëse Ju do të jepni sot mendimet tuaja, në sensin kritik për punën tonë, që nesër ne të dimë të bëjmë atë që nevojitet më shumë, e të mos përgatitim kontingjente, të cilët mendojnë në çdo çast largimin nga FA.

Përfundime:

• Programet e arsimimit dhe stërvitjes në KDS duhet t’i paraprijnë zhvillimeve teknologjike të së ardhmes;

• Domosdoshmëri është rifreskimi i trupës së instruktorëve dhe lëvizjeve të tyre, që ata të mos shkëputen nga zhvillimi dhe të rejat në Mësimet e Nxjerra nga misionet;

• Arsimimi i oficerëve të tri Forcave, duhet parë në kuadrin e zgjidhjes për sistemin e arsimit të lartë në FA.

Page 74: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 74 ‐

Forcat Tokësore- Materiali

Trajtesë e shkurtuar. Bazuar në misionin e reparteve dhe N/Rep. përbërëse të FT-së lind si nevojë rishikimi imediat i programeve arsimore dhe stërvitore, si pjesë bazë e edukimit dhe rritjes së përgatitjes luftarake. Rishikimi i filozofisë së arsimim-stërvitjes do të shërbejë në orientimin dhe ngritjen e nivelit te komandimit në të gjitha repartet dhe N/Rep. e FT-së. Përmbushja e misionit të FT është një proces dinamik që kërkon në radhë të parë, personel të arsimuar, të mirë stërvitur, por edhe të motivuar. Për këtë qëllim, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të arsimimit dhe stërvitjes së fokusuar në misionin e reparteve dhe N/Rep. të FT në përputhje me standardet, që u përgjigjen nivelit të zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe atyre të aleancës. Transformimi i vazhdueshëm i FA drejt modernizimit lind si nevojë rishikimin strukturor të saj, proces i cili shkon në linjë të drejt me plotësimin me personel të kualifikuar dhe të mirëtrajnuar. Afrimi dhe menaxhimi i personelit të mirëtrajnuar bazuar në politikat e arsimi-mit është përgjegjësi dhe detyrim në kushtet e sotme të zhvillimit. Ngritja e strukturave të mirëorganizuara përgjegjëse për planëzimin, evidentimin e rezultateve dhe menaxhimin e tyre mendoj se përbëjnë bazën e një bashkëpunimi të gjerë dhe të sinqertë. Në këtë mënyrë trajnimi dhe rritja e aftësive trajnuese do të shërbejë si katalizator në ndryshimin e realitetit operacional dhe në tjetërsimin e tij. Procesi i modernizimit dhe standardizimit përkrah forcave të aleancës bazohet në rritjen e nivelit të trajnimit si dhe në menaxhimin sa më efiçent të personelit të trajnuar. Rëndësia e mirë menaxhimit luan një rol të rëndësishëm në implementimin e teorive moderne si kërkesë e pandarë e zhvillimit, sigurimi i përshtatjes së personelit të kualifikuar me strukturën. Bazuar në misionin e reparteve dhe N/Rep. përbërëse të FT-së lind si nevojë rishikimi imediat i programeve arsimore dhe stërvitore, si pjesë bazë e edukimit dhe rritjes së përgatitjes luftarake. Rishikimi i filozofisë së arsimim-stërvitjes do të shërbejë në orientimin dhe ngritjen e nivelit te komandimit në të gjitha repartet dhe N/Rep. e FT-së. Doktrinat ripunohen në mënyrë periodike për të plotësuar më së miri kërkesat e kohës dhe për të mbështetur konceptet operacionale të misioneve aktuale, dhe të atyre në të ardhmen. Sistemi i arsimimit profesional kërkon ndërtimin e komponentëve kyç në përputhje të plotë me kërkesat dhe mundësitë. Procesi i edukimit në mënyrë të vazhdueshme me programe bashkëkohore është themeli i trajnimit (stërvitjes), kryerjes së saj unifikimit dhe standardi-zimit në këtë mjedis sigurie të ndryshueshëm plot sfida. Hartimi i programeve profesionale në interes së misionit të reparteve prioritare me misione specifike. Në kuadrin e rishikimit të strukturës, fokusimi në çështjet e lidershipit për oficerët dhe n/oficerët si menaxhues të stërvitjeve dhe karrierës së mëtejshme ushtarake kërkon një shqyrtim të detajuar. Gjithashtu rishikimi i sistemit të vlerësimit të kurseve përbëjnë një hallkë të rëndësishme në kualifikimin e mëtejshëm dhe në motivimin e personelit.

Page 75: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 75 ‐

Performanca e stërvitjes është në fokusin kryesor të aktivitetit vjetor të FT-së. Spektri i gjerë i procesit stërvitor reflektohet nga një bashkëveprim dhe bashkërendim i udhëzimeve, objektivave të komandës së FT dhe veprimtarisë së reparteve dhe N/Rep. vartëse të FT-së. Komanda e FT bazuar në udhëzimet e MM dhe SHP, ka planëzuar, mbështetur dhe ka kontrolluar realizimin me sukses të këtij procesi në të gjitha repartet dhe N/Rep. vartëse. Realizimi me sukses i stërvitjes për rritjen e kapaciteteve operacionale në funksion të rritjes së gatishmërisë luftarake ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër prioritet kryesore të Komandës së FT-së. Si rrjedhojë udhëzimet, mësimet e nxjerra nga kontingjentet, përvoja si dhe ndryshimi i vazhdueshëm i situatës në vend dislokim ka shërbyer në implementimin e programeve stërvitore të afërta me teatrin e operacioneve. Për të qenë të suksesshëm dhe operacional është punuar në edukimin, formimin dhe zhvillimin e cilësive më të mira individuale dhe kolektive. Stërvitja është themeli i veprimtarisë së FT-së, dhe si një proces dinamik që aftëson burimet njerëzore për të përmbushur misionin duhet të sigurojë përshtatjen e efektivit drejtues me stërvitjen. Për menaxhimin sa më efikas të stërvitjes është menduar që programi stërvitor të konsistojë në tre faza të cilat sinkronizojnë dhe bashkërendojnë njëra tjetrën, si stërvitja bazë, stërvitja individuale dhe ajo kolektive. Gjatë procesit të planëzimit të synohen objektivat bazë të stërvitjes. Kjo formë siguron komandantët e çdo niveli në arritjen e standardeve të kërkuara gjatë ekzekutimit të stërvitjes. Hartimi në këtë formë synon jo vetëm rritjen e nivelit por edhe kompaktësimin e veprimeve në bazë të çdo niveli. Orientimi në këtë formë ka bërë të mundur krijimin e një force efektive, kërkuese dhe konkurruese. Planëzimi dhe kryerja e stërvitjeve të çdo niveli në përshtatje dhe bashkëveprimin në kundërpërgjigje të çdo situate është në fokusin e vazhdueshëm të komandë së FT-së. Një nga sfidat me të cilat është përballur Komanda e FT ka të bëjë me edukimin, stërvitjen e formacioneve në operacionet e mbështetjes së paqes dhe në misionet e tjera jashtë vendit, në kuadrin e NATO dhe BE. Spektri i gjerë i angazhimit të FA në përmbushje të misionit kërkon stërvitje të vazhdueshme dhe sa më reale drejt arritjes së standardeve. Gjendja aktuale operacionale dhe perspektiva kërkon bashkëpunim të ngushtë midis FT-së dhe institucioneve arsimore ushtarake në interes të trajnimit të personelit të reparteve dhe N/Rep të FT-së. Stërvitja dhe arsimimi profesional gjithashtu janë bazë solide, mbi të cilën mbështetet i gjithë zhvillimi profesional i së ardhmes. Kërkesat gjithmonë në rritje për të pasur një forcë efektive dhe konkurruese shtron detyrimin e ngritjes së kurseve në përgatitjet speciale, në interes të misionit të çdo reparti. Përfundime:

• Rishikimi i programeve dhe ngritja e kurseve të specialiteteve të ngushta duhet të shkojë në përputhje të plotë me kualifikimin e personelit trajnues;

• Futja e temave të reja, trajtimi i temave specifike në formë sa më konkrete dhe profesionale, bashkëpunimi me qendrën e stimulimit në KDS do të sjellin një ndryshim rrënjësor në konceptimin dhe realizimin e stërvitjes;

• Lidhja midis doktrinës (teorisë), zbatimit në praktikë dhe ndarjes së përvojës duhet të shërbejë si bazë e procesit stërvitor në të ardhmen;

• Vlerësimi periodik i procesit stërvitor shërben në edukimin e një raporti ndërgjegjësimi në kryerjen e aktivitetit në mënyrë sistematike, evidentimin e mangësive dhe problematikës duke synuar përmirësimin e nivelit në të ardhmen.

Page 76: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 76 ‐

Forcat Ajrore- Materiali

Trajtesë e shkurtuar. Kurset institucionale të zhvilluara nga Shkolla e Trupës (Departamenti Ajror) për N/Oficerin dhe Oficerin, duhet të zhvillohen në dy faza. Faza e parë, ajo e lidershipit, të zhvillohet në shkollë dhe faza e dytë, ajo speciale, të zhvillohet në njësitë operacionale. Certifikimi i personelit duhet të bëhet nga të dy institucionet.

Duhet rishikuar gjithashtu edhe Ligji Nr. 9171 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake” për pjesën e F. Ajrore. Gjithashtu duhen hequr dhe nocionet si “Klasi i pilotëve” dhe “Kursi i Lartë Profesional” për efektivat teknike, pasi këto terma janë të një doktrine të kaluar dhe nuk gjejnë vend në asnjë nga vendet aleate

Misioni kushtetues i Forcës Ajrore, detyrat që rrjedhin prej tij, si dhe procesi i integrimit në NATO, shtrojnë para nesh gjithnjë e më tepër nevojat dhe kërkesat për :

-Angazhimin dhe përmbushjen gjithnjë e më tepër të detyrimeve kombëtare, - Implementim të standardeve e procedurave, për ndërveprim me aleatët, si dhe përgatitje e trajnim të vazhdueshëm, për përdorimin me efikasitet të teknikës moderne që po hyn në strukturat tona.

Ndër hapat më cilësorë për përmbushjen e këtyre detyrimeve, por që përbëjnë edhe sfidën kryesore të institucioneve tona ushtarake arsimore dhe operacionale janë: -Përcaktimi, analizimi, ratifikimi dhe implementimi gradual i Objektivave të Forcës. -Shfrytëzimi sa më efektiv i sistemeve dhe pajisjeve moderne. -Ristrukturimi i Forcës dhe arritja e Niveleve Operacionale sidomos për repartet dhe strukturat tona, të deklaruara si “pool of forces”, -Pjesëmarrja dhe ndërveprimi me strukturat e aleatëve, në operacionet humanitare e ato për Emergjencat Civile.

Paketa e Objektivave të Forcës, është e konceptuar si pjesë integrale e Planit të ri Afatgjatë të Zhvillimit, si dhe e planeve mbështetëse.

Ato po zbërthehen në dokumente programorë, me masa të detajuara për realizimin e tyre, së bashku me koston dhe afatet përkatëse. Aktualisht, Forca Ajrore ka 5 Objektiva Force dhe implementimi i tyre është në proces. Ato janë :

• FG A OOO1 “Air Operations and Training” (Operacionet ajrore dhe trajnimi)

• FG A 1459 “Air Navigation Aids and Radios” (Komunikimi, navigimi ajror)

• FG A 2900 “Air Defense System and Integration in NATINADS” (Sistemi i integruar i Mbrojtjes Ajrore)

• FG A 3114 “Aircraft Self Protection’ (pajisjet vetëmbrojtëse të helikopterëve

• FG A 4156 “Theatre Aviation Support” (Mbështetja ajrore në fushë-betejë)

Në zbatim të këtyre Objektivave, janë ratifikuar nga Bordi i Standardizimit STANAGË dhe ka filluar implementimi i tyre në repartet operacionale.

Një sërë STANAG-ësh të tjerë për procedurat e fluturimit, po zbatohen si rekomandime të vazhdueshme të CC-Air Izmir dhe JFC-Napoli.

Page 77: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 77 ‐

Takimet dhe seminaret e zhvilluara me këto struktura të NATO-s, kanë shërbyer jo vetëm për familjarizim me procedurat por për zbatimin konkret të tyre në procesin stërvitor.

Në thelbin e Objektivave të Forcës sonë qëndrojnë, përvetësimi teorik dhe shfrytëzimi operacional i pajisjeve e sistemeve moderne ajrore, Komandim-Kontroll-Komunikimi, si dhe implementimi i procedurave standarde për shërbimet Trafik Ajror dhe SAR.

Shfrytëzimi me efikasitet i teknikës dhe pajisjeve ajrore moderne, (paketë tashmë e mbyllur për helikopterët), përbën sfidën kryesore për arritjen e niveleve tona operacionale, por në të njëjtën kohë edhe nevojën për rishikim të programeve teorike e trajnuese, për të gjitha institucionet arsimore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Aktualisht, trajnimi dhe kualifikimi i personelit të Forcave Ajrore, për të gjitha specialitetet dhe funksionet e veta, zhvillohet në Institucionet Arsimore Ushtarake të vendit tonë, si dhe në vendet aleate, për ato specialitete ku burimet tona njerëzore të kualifikuara dhe infrastrukturore, janë të limituara.

Për një kohë relativisht të gjatë, si vend PpP dhe tashmë anëtar i NATO-s, mbështetur në Projektet e bashkëpunimit me vendet aleate, Forca Ajrore ka një numër të konsiderueshëm personeli të përgatitur në specialitete dhe funksione të veçanta, sipas niveleve dhe standardeve të kërkuara.

Vlera e fituar nga këto projekte bashkëpunimi, ka qenë kryesisht në drejtimet:

Përgatitje personeli në specialitetet pilot, mirëmbajtës helikopteri, specialist dhe kontrollor të Trafikut Ajror, SAR dhe Meteorologji.

Asistencë teknike, për implementim (SOP) procedurash e manualesh, në funksion të përafrimit të standardeve të NATO-s.

Mbështetje konceptuale dhe logjistike për stërvitjet rajonale të zhvilluara në vendin tone, sidomos ato të koduara “Eagle SAR” në bashkëveprim me vendet fqinje.

Koncepti i Stërvitjes Në Forcën Ajrore bazohet në këto shtylla kryesore : Arsimimi ushtarak e profesional për personelin UP, N/oficer, Oficer e punonjësit civil; Stërvitje individuale, kolektive, si dhe përgatitja speciale; Koncepti “on job training”, për shumë kohë në bashkëpunim me ekspertët e fluturimit dhe të teknikës ajrore të DIE-s, ka qenë një tjetër formë e përgatitjes sonë. Kjo mbështetje jo vetëm konceptuale, por edhe e programuar në teknikën ajrore, ka mundësuar edhe certifikimin e një pjese të personelit tonë teknik, kryesisht për punime të nivelit të parë dhe të dytë; Stërvitja Ajrore në mënyrë të përditshme, fokusohet në Përgatitje teorike individuale e të grupuar, (sipas niveleve organizative si përgatitje në Çift, Katërshe, Skuadrilje e në nivel Baze Ajrore).; -Praktika fluturuese, konkludon në kalimin e moduleve të ushtrimeve stërvitore, të hartuara sipas modeleve perëndimore. Ky program stërvitor, konkludon në trenerimin individual dhe në grup të ekuipazheve, duke siguruar në radhë të parë sigurinë ajrore.

Stërvitjet e përbashkëta me aleatët dhe me Forcat Tokësore e Detare, janë produkte reale të trenerimit tonë të vazhdueshëm.

Qendra e Rëndesës në stërvitje, ka qenë kryesisht implementimi i Objektivit të Forcës A 0001”Operacionet Ajrore dhe Trajnimi”.

Page 78: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 78 ‐

Për këtë qëllim, duke vënë në dukje edhe një mbështetje të mirë logjistike të dhënë kryesisht në drejtim të pjesëve të këmbimit për helikopterë dhe karburant/lubrifikante, kemi ndërmarrë këto hapa:

Janë përcaktuar ekuipazhet prioritare për përmbushjen e standardeve të NATO-s, për realizimin e rreth 140-160 orë fluturimi në vit.

Për më se 1-vit është atashuar pranë Bazës Ajrore, Farkë një ekspert fluturimi nga Kompania “EUROCOPTER”, dhe me mbështetjen e tij kemi hartuar programe teorike mësimore për njohjen edhe vënien në eficiençë të teknikës e re.

Me ekuipazhet prioritare, janë realizuar trajnime me simulator 3-dimensional në Francë, për familjarizim me teknikën e re moderne, për helikopterët “COUGAR”.

Kemi hartuar një strategji të përgatitjes së pilotëve e specialistëve të helikopterëve dhe në këtë kuadër jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave për përgatitje e trajnim në një nga vendet aleate.

Kontratat e blerjes së helikopterëve, do të shoqërohen edhe me një trajnim bazë për pilotët dhe specialistët, si dhe me një certifikim të tyre sipas standardeve të NATO dhe ICAO-s.

Produkti real dhe më se i dukshëm, i përvojës së efektivave tanë dhe eksperiencës së fituar nga bashkëpunimi me aleatët, është angazhimi i përbashkët në operacionet për Emergjencat Civile në vendin tonë, i strukturave tona dhe atyre të NATO-s.

Efektivat tona fluturuese si dhe ato koordinuese të Trafikut Ajror, gjatë këtyre operacioneve kanë vepruar me profesionalizëm, por nga ana tjetër kanë evidentuar edhe problematika, të cilat i kemi konceptuar si “Lesson Learned” për të ardhmen.

Këto ndërveprime, në operacione stërvitore dhe për më tepër në ato reale, janë një test real për të parë objektivisht implementimin e STANAG-ëve të Objektivave të Forcës.

Nisur nga çfarë kemi realizuar deri tani, si dhe duke u fokusuar në objektivat që duhet të arrijmë, duke përmirësuar gjithnjë e më tepër cilësinë përkundrejt kostos së madhe, për përgatitjen e personelit në specialitetet tona, një vend të veçantë i kemi kushtuar konceptit “Lesson Learned”.

Mësimet e Nxjerra, janë lëvruar në bashkëpunim me Qendrën e Analizave të Mbrojtjes pranë KDS. Fokusi kryesor i kësaj pune ka qenë implementimi i konceptit “Joint”, të kuptuarit e të vepruarit drejtë me parimet e Komandimit Operacional dhe Taktik të forcave dhe mjeteve, sipas konceptit “force user and force provider”, sidomos në rastin e ngritjes së strukturave të përkohshme “Joint Task Forcë”.

Stërvitjet e përbashkëta të zhvilluara me FT dhe FD, si dhe pjesëmarrja në operacionet për Emergjencat Civile shërbejnë, jo vetëm si “Lesson Learned” për njësitë tona operacionale, por dhe si guida udhëzuese për institucionet arsimore të KDS, për rishikimin e programeve të tyre teorike kryesisht në drejtim të implementimit të këtyre koncepteve doktrinore.

Ndërveprimi i përbashkët me aleatët në disa operacione për Emergjencat Civile, tregon se operimi me sistemet e komunikimit, navigimit, interceptimit dhe alarmit, sipas standardeve të NATO dhe ICAO-s, janë një nevojë e padiskutueshme për Sigurinë Ajrore, por edhe një sfidë e madhe për hartimin e programeve mësimore e trajnuese, në institucionet tona.

Një tjetër detyrë që rrjedh nga Misioni ynë, është Monitorimi i hapësirës ajrore. Në mënyrë të veçantë gjatë stërvitjeve “Tango Scramble” që realizohen nga avionët e NATO-s dhe drejtohen nga CAOC 5/7 si dhe koordinimi për stërvitjet “JCET” të realizuara në territorin

Page 79: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 79 ‐

tonë nga avionët amerikan C – 130, janë një tjetër sprovë për atë se çfarë mundemi të realizojmë, përkundrejt asaj se çfarë duhet të bëjmë.

Projekti i modernizimit të sistemeve të Vëzhgimit Ajror dhe atyre të Komandim-Kontrollit, është një proces i nisur tashmë në bashkëpunim me kompaninë NC3A dhe përgatitja e personelit do të jetë pjesë përbërëse e kontratave të blerjes. Formë tjetër e përgatitjes së personelit që operon në këto sisteme, do të jetë sipas konceptit “on job training” në kompanitë prodhuese dhe në bashkëpunim me entet e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, si ANTA dhe ACC (Air Control Centre).

Fluturimi i ekuipazheve tona jashtë kufijve të RSh (në Itali), tregon që procedurat e ICAO-s njihen mirë, por në programet arsimore të shkollës sonë, duhet të jepen vetëm për familjarizim të personelit, pasi certifikimi, është ekskluzivitet i enteve jashtë vendit.

Një tjetër aspekt ku sfida për përgatitjen e personelit tonë, është krijimi i strukturave të C-3 (Komandim-Kontroll-Komunikimit), për zbatimin e Ligjit “Për Policimin Ajror” dhe Ligjit “Për Shërbimin SAR”.

Ashtu si për specialitetet e Aviacionit edhe për ato të Vëzhgimit dhe Reagimit ajror, ekskluziviteti i përgatitjes dhe certifikimit të personelit, bëhet nga entet përkatëse në vendet anëtare të NATO-s.

Ky ekskluzivitet “monopoli” për përgatitje personeli në disa nga specialitetet tona, diktohet edhe nga disa faktorë të cilët janë :

Nevoja dhe probleme

Nevojat tona për kualifikim personeli, kryesisht në specialitetet e ngushta, janë të vogla dhe nuk mund të justifikojnë rentabilitimin e një shkolle që mund të pretendojë përgatitjen e të gjitha specialiteteve e funksioneve të Forcës Ajrore.

Mungesa e kabineteve, laboratorëve, pajisjeve dhe e stafit pedagogjik të kualifikuar e të certifikuar, konform standardeve që duhet të arrihen.

Trendi ndërkombëtar, me idenë e “blerjes së shërbimit” për struktura dhe funksione, ku përgatitja e personelit dhe pajisjet kushtojnë shumë, është zgjidhja më e mirë kryesisht për vendet e vogla, ku si vijimësi e konceptit “smart defense”, është tashmë një domosdoshmëri objektive.

Përgatitja dhe certifikimi i personelit për disa specialitete është ekskluzivitet i strukturave përkatëse në vendet aleate të NATO-s. Këto specialitete janë, pilot, inxhinier avioni, aero-shpëtues dhe kontrollor i Trafikut Ajror.

Kjo përgatitje teorike bazuar në standartet ndërkombëtare, nënkupton në mënyrë të drejtë për drejtë Siguri Ajrore e Fluturimit, hapa të sigurtë për kryerje të operacioneve SAR brenda dhe jashtë vendit, në zbatim të marrëveshjeve “cros border agreement” të nënëshkruara me vendet fqinje, si dhe arritjen e objektivit afatgjatë për mbështetjen në fushëbetejë të Grup-Batalionit Tokësor brenda dhe jashtë vendit. Objektivat tanë afatmesme dhe afatgjata janë, kryerja me sukses e misioneve:

-“Fluturim instrumental IFR” (duke punuar për implementimin e standardeve të ICAO, si dhe njohuri të mira për sistemet e komunikim-navigimit ajror).

-“Close Air Support” (duke përvetësuar më së miri Doktrinën e Përbashkët të FA dhe sidomos Stanaget për ndërveprim me FT).

Page 80: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 80 ‐

Operacionet “CASEVAC” dhe “MEDEVAC”. Forcat dhe mjetet tona ajrore si Trupa Mbështetës të Luftimit, do të operojnë në misione jashtë vendit dhe pjesëmarrja në to, janë kritere për të vepruar në fushë-betejë.

-SAR dhe Combat SAR. Këto misione diktohen nga roli që Forca Ajrore ka në Strategjinë e Sigurisë së Aviacionit Civil Shqiptar si dhe në marrëveshjet që janë në kuadrin e Konventës së Çikagos për aviacionin civil.

-“Air Policing” dhe modernizimi i Qendrës së Komandim-Kontrollit. Nevojitet nga të gjithë ne që për “air policimin” të formatojmë një koncept tonin (sigurisht nën idenë “smart defence”), si dhe gradualisht të përmirësojmë elementë të pranueshëm të këtij sistemi.

Përfundime:

Detyrimet ligjore që kemi si Forcë Ajrore, kërkojnë një personel të përgatitur teorikisht dhe të mirë trajnuar sipas funksioneve tona. Për këtë nevojitet që, arritjes së Niveleve Operacionale të kërkuara, ti paraprijë një gjithë-përfshirje konceptesh e manualesh doktrinore ajrore, në programet mësimore në të gjitha institucionet arsimore ushtarake të KDS.

Sot dhe në vazhdim, nevojitet shumë më tepër punë dhe mbështetje, në drejtim të kualifikimit të personelit tonë, për operimin në tokë dhe në ajër, konform standardeve të ICAO-s. Sistemet e navigimit të tokës, në përshtatshmëri me avionikën e helikopterit COUGAR, diktojnë si nevojë emergjente një platformë të qartë trajnimi për personelin. Forca Ajrore, ka hartuar programe për trajnimin dhe është në fazën përfundimtare për zbatimin e kontratave me aleatët, për përgatitjen e:

Efektivave fluturues, teknik e specialist helikopteri, Personelit të Qendrës së Komandim Raportimit, funksione si, Master Kontrollor, Kontrollor Trafiku Ajror, Operator, etj.

Propozime:

• Në kushtet e reja, për gjatë procesit të modernizimit tonë, Shkolla e Trupës, të identifikojë edhe një herë kërkesat për kualifikim, për kurset institucionalë dhe funksionalë, si dhe të ri-shikojë kurrikulat mësimore.

• Kurset institucionale të zhvilluara nga Shkolla e Trupës (Departamenti Ajror) për N/Oficerin dhe Oficerin, duhet të zhvillohen në dy faza. Faza e parë, ajo e lidershipit të zhvillohet në shkollë dhe faza e dytë, ajo special të zhvillohet në njësitë operacionale. Certifikimi i personelit të behet nga të dy institucionet.

• Për instancat eprore, Shtabin e Përgjithshëm dhe MM, propozojmë që nëpërmjet strukturave përkatëse, të rishikojnë indeksimin e disa kurseve funksionalë, për disa nga specialitetet e lartpërmendura.

• Të rishikohet Ligji Nr. 9171 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake” për pjesën e F. Ajrore. Të hiqen nocionet si “Klasi i pilotëve” dhe “Kursi i Lartë Profesional” për efektivat teknike, pasi këto terma janë të një doktrine të kaluar dhe nuk gjejnë vend në asnjë nga vendet aleate.

• Për ruajtjen e burimeve njerëzore të kualifikuara, nevojitet vendosja e “Gradave Teknike”.

Page 81: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 81 ‐

Forcat Detare- Materiali Trajtesë e shkurtuar. Si pjesë e proceseve të anëtarësimit dhe integrimit në NATO, Forcave të Armatosura i është dashur të kryejnë reforma dhe transformime. Këto kanë sjellë ndryshime në sistemin e arsimimit si dhe në numrin e personelit të shërbimit aktiv. Pa gjykuar arsyet e këtyre ndryshimeve, ajo që na intereson është statusi aktual i trupës së kuadrove të Forcës Detare. Për këtë le t’i rikthehemi edhe një herë trinomit edukim, trajnim, përvojë.

Ekzistenca e një marrëdhënieje të ngushtë midis edukimit, trajnimit dhe përvojës, është themeli mbi të cilin ngrihet formimi i një detari. Ky formim merr jetë, ngrihet dhe forcohet në një ambient të vështirë siç është deti. Është ky ambient i cili i jep marinarit mentalitetin dhe kulturën tij. Këto janë elementët të cilët lidershipin detar e bëjnë të jetë i dallueshëm nga një oficer i specialiteteve të tjera. Por si dhe sa ndikojnë këta elementë në krijimin e lidershipit detar?

Përvoja e fituar gjatë përballjes me vështirësitë e një ambienti të rrezikshëm si deti, krijon një besim të madh në vetvete për të ndërrmarrë detyra të tjera më të rrezikshme. Një veprimtari e përmasave të tilla ndër vite, bën të mundur krijimin e profesionalizmit, duke lehtësuar barrën për një angazhim të vazhdueshëm të strukturës eprore në edukimin e tyre. Kjo “autonomi” në mënyrën e formimit individual, i bën detarët të jenë më të prirur drejt mënyrës së mendimit sistematik e krijues, sesa mendimit formal doktrinar.

Kjo sintetizohet më mirë në një prej thënieve të Napoleonit “... Një Gjeneral dhe një Admiral kanë nevojë për cilësi të ndryshme nga njëri tjetri. Cilësitë e nevojshme për të drejtuar një ushtri lindin me njeriun, ndërsa cilësitë e nevojshme për të drejtuar një flotë fitohen me përvojë..."

Ambienti, në të gjithë spektrin e ndryshimeve të tij nga ato klimaterike deri në ato gjeostrategjike, ka një ndikim të fuqishëm në mënyrën se si Forca Detare mund të veprojë. Ky ndikim vërehet gjithashtu edhe në veprimtarinë ditore të Forcës Detare. Mënyra e mendimit të oficerit të marinës modelohet nga ndryshimet që ndodhin në hapësirën detare të cilat jo gjithmonë ndodhin për shkak të ndikimeve politike. Oqeani, deti i hapur por edhe bregdeti janë ambiente të rrezikshme për një marinar. Përgatitja fillestare për një marinar fillon me njohjen e ambientit ku lundron, zotërimin e teknologjisë, kryerjen e punës në skuadër, aftësimin për të marrë vendime të vështira në mënyrë të pavarur, aftësi të cilat shoqërohen me një disiplinë të hekurt nën një lidership të fortë. Vetëm pasi arrihen këto kërkesa, detarët mund të minimizojnë ndikimin e ambientit dhe të synojnë përmbushjen e objektivave operacionale apo strategjike.

Ambienti detar është një ambient jo linear, që do të thotë se nuk ekzistojnë vija natyrore ose artificiale të drejta nëpërmjet të cilave të organizohet vëzhgimi, zbulimi apo betejat. Nuk ka krahë, pykëzime në fushëbetejë apo zonë të afërt. Misionet dhe detyrat mund të ekzekutohen në mënyrë të menjëherëshme ose të vazhduar. Në det shqisat veprojnë në mënyrë të ndryshme me përparësi të ndryshme. Shqisa e të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit nuk kanë ndonjë rol, për më tepër shikimi dhe dëgjimi janë artificialisht të zmadhuar, e jo domosdoshmërisht për mbijetesë.

Por ambienti detar i sigurisë i shekullit të 21, paraqet sfida të reja dhe kërkesa të paparashikueshme për lidershipin. Kompleksiteti i të gjitha ngjarjeve që krijohen dhe zhvillohen në hapësirën detare, shpejtësa e ndryshimit të situatave, përmirësimet e shpeshta të sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve informative të integruara, të gjitha këto zhvillohen më

Page 82: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 82 ‐

shpejt dhe janë në pararojë përkundrejt zhvillimit intelektual të lidershipit. Është e nevojshme që edukimi dhe trajnimi i liderëve të ardhshëm të jenë në të njëjtin hap me zhvillimet e kohës.

Operacionet kundër piraterisë dhe Operacionet e ndalimit në det në Paqësorin e Jugut dhe Afrikën Lindore, Operacionet Humanitare në Indonezi dhe Pakistan, Operacionet për Evakuimin e Civilëve në Mesdheun Lindor, Operacioni kundër trafikut të paligjshëm në Mesdhe, pasqyrojnë një spektër misionesh të ndryshme nga ato tradicionalet, të cilat askush nuk i kishte imagjinuar se mund të ndodhnin para disa vitesh. Të gjitha këto operacione kërkojnë trajnime intensive dhe gjithpërfshirëse. Sot Forca Detare, nëpërmjet Rojes Bregdetare kryen disa prej këtyre operacioneve dhe nuk mund të thuhet me siguri se çfarë operacionesh të tjera mund të kryejë në të ardhmen. Ato paraqesin një sfidë për sistemin aktual të edukimit të kuadrove të Forcës Detare i cili nuk po i përgatit liderët në nivelin e duhur për të drejpeshuar sadopak këto sfida.

Trajnimi në kurset funksionale të taktikës është i thjeshtë; komandim kontrolli operacional është i vështirë, ndërsa strategjia akoma dhe më e vështirë. Klauzeviç ndërsa flet për strategjinë në librin e tij "Mbi Luftën", në kapitullin e gjenisë ushtarake thotë: "pyetja më e madhe që lufta vendos mbi praktikuesit e saj pritet për t’u zbuluar-vendi i sunduar nga fuqitë e intelektit...". Strategjia trajton kufijtë e njohurive, të njohura dhe të panjohura. Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen por ne njohim të shkuarën dhe tendencat e saj për të ndikuar në formimin e të ardhmes. Kjo përgjegjësi qëndron mbi shpatullat e atyre që do të jenë liderët e ardhshëm.

Është e domosdoshme që programet e kurseve të trajtojnë këto sfida, me fokus përgatitjen e liderëve të të gjitha niveleve, nga ai taktik deri në atë strategjik. Në Forcën Detare, një lider i nivelit taktik kryen detyra në hapësirën kombëtare detare e më tej, të cilat kanë një ndikim strategjik. Atij i kërkohet të mendojë për një problem apo t’i japë zgjidhje një situate që shkon përtej trajnimit personal dhe përvojës së kufizuar. P.sh. një komandant motovedete me gradën nënlejtnant, gjatë krerjes së detyrës në det, mund të marrë urdhëra drejpërdrejt nga Komandanti i Flotës ose dikush tjetër më lart, duke anashkaluar eprorët e tjerë në linjën e komandimit. Edukimi është elementi që do ta plotësojë atë me njohuritë e duhura për të bërë sa më mirë detyrën e tij.

Si pjesë e proceseve të antarësimit dhe integrimit në NATO, Forcave të Armatosura i është dashur të kryejnë reforma dhe transformime. Këto kanë sjellë ndryshime në sistemin e arsimimit si dhe në numrin e personelit të shërbimit aktiv. Pa gjykuar arsyet e këtyre ndryshimeve, ajo që na intereson është statusi aktual i trupës së kuadrove të Forcës Detare. Për këtë le t’i rikthehemi edhe një herë trinomit edukim, trajnim, përvojë.

Akademia e Detarisë ka qenë vatra e edukimit të personelit të Forcës Detare. Nëpërmjet kurseve të shumëllojshme që ajo ofronte, mundësonte krijimin e një grupi nënoficerësh dhe oficerësh të aftë për të drejtuar në nivel operacional dhe strategjik. Vartësia nga Komandanti i Forcës Detare i siguronte asaj fleksibilitetin për të menaxhuar kurset e planifikuara, mundësi për t’i dhënë formë vizioneve të zhvillimit të forcës së Komandantit të Forcës Detare e për t’i përkthyer vizionet e Komandantit në programe arsimore. Por më e rëndësishmja, siguronte rigjenerim të trupës pedagogjike në personel me përvojë nga baza dhe e kundërta, çonte në bazë frymën intelektuale dhe fjalën më të fundit të zhvillimit teknologjik. Pra, me pak fjalë, kudo kishte një ndërthurje të mendimit akademik dhe atij operacional e strategjik. Transformimi i Akademisë së Detarisë në Fakultet Detarie dhe më pas në Departament Detarie në vartësi të Shkollës së Trupës, themi me keqardhje se ka shkaktuar humbjen e traditës së krijuar, prishjen e drejpeshimeve mes kërkesës e ofertës dhe, për më tepër, i ka

Page 83: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 83 ‐

hequr Komandantit të Forcës Detare mundësinë e patjes së mendimit akademik, i cili do të ishte një aset i rëndësishëm në formulimin e koncepteve e strategjive.

Mbyllja e Akademisë së Detarisë solli si pasojë shterimin e burimit të kuadrove të Forcës Detare, të edukuar sipas nevojave dhe kërkesave të realitetit të Forcës. Për disa breza me radhë, oficerët e rinj u edukuan në Akademitë e Detarisë të vendeve partnere. Ndonëse cilësia e edukimit të tyre të përgjithshëm ushtarako-detar është e lartë, ajo shoqërohet me një problematikë specifike.

Së pari, ata janë diplomuar nga akademi të ndryshme, të cilat ndonëse të gjitha ushtri të NATO-s, kanë dallime jo të vogla me ne dhe me njëra-tjetrën në traditën detare, terminologji, doktrinë, por kryesisht në sistemet edukative dhe trajnuese. Së dyti, këta oficerë janë edukuar kryesisht të kryejnë detyra në një flotë të madhe, me anije të mëdha luftarake, nën një disiplinë formale shumë të rreptë. Në shumicën e rasteve ata edukohen të kryejnë detyra luftarake dhe kur vijnë në Shqipëri ngarkohen të kryejnë detyra të Rojës Bregdetare për të cilat nuk kanë njohuritë e duhura. Përveç kësaj, këta oficerë të rinj, të diplomuar jashtë shtetit, për shkak se gjatë gjithë kohës së shkollimit të tyre kanë shkëputur marrdhëniet me Forcën Detare, suprizohen kur përballen me realitetin, shumë të ndryshëm nga ai për të cilin ata janë përgatitur.

Si rrjedhojë shumë prej të diplomuarve jashtë shtetit hasin vështirësi në përshtatje dhe detyrohen të kërkojnë largimin nga radhët e Forcës Detare. Ky fenomen duhet të rregullohet, pasi Forca Detare dhe jo vetëm ajo, por në përgjithësi Forcat e Armatosura, po humbasin një kontigjent të çmuar burimesh njerëzore. Studentët shqiptarë që studiojnë në Akademitë jashtë shtetit duhet të mbahen në kontakt të vazhdueshëm, duhet të ndjekin programe verore në Shqipëri së bashku me bashkatdhetarët e tyre dhe para se të fillojnë punën t’i nënshtrohen kurseve të orientimit dhe përshtatjes së formimit të tyre akademik me realitetin e Forcave Detare Shqiptare.

Kontigjenti tjetër i oficerëve të rinj, të cilët u morën si pasuniversitarë, janë edhe më problematikë. Nëse do t’i rikthehemi cilësive të domosdoshme që duhen për një oficer detar për të kryer detyra në det, të cilat i përmendëm më lart, kuptohet qartë se në radhë të parë, oficeri detar duhet të ketë një edukim të mirëfilltë dhe formim të plotë për detarinë, i cili nuk realizohet dot kurrsesi në një kurs të shkurtër pasuniversitar. Përvoja e vendeve të tjera por edhe përvoja jonë e konfirmon këtë si problem. Ndërsa për specialitetet, një zgjedhje e tillë me shumë rezerva mund të pranohet, në specialitetin e detarisë duhet me domosdo të ndjekin një program më special, i cili kërkon kohën e duhur për t’u përvetësuar.

Kurset funksionale që zhvillohen në Akademinë e Mbrojtjes (KTHOSH, KOSHP), përbëjnë sot shtyllën kurrizore të edukimit të oficerëve. Nëpërmjet këtyre kurseve formohen liderët e niveleve operacionalë dhe atyre të ardhshëm strategjikë. Kjo është arsyeja pse vëmendja, energjitë e MM-SHP kanë një përqëndrim të qëndrueshëm e të vazhdueshëm mbi produktin që prodhohet në këtë institucion. Sot, ky institucion zotëron mendimin më të lartë akademik të Forcave të Armatosura dhe është për t’u vlerësuar puna e mirë që është bërë në pasqyrimin e këtij mendimi në kurset e formimit të oficerëve të FA. Por megjithë punën e mirë që është bërë, është i nevojshëm përmirësimi i kurrikulave të këtyre kurseve.

Pyetja: -Sa efektive janë kurset e zhvilluara në AM për Forcat Detare? - iu drejtua një oficeri marine, një oficeri me specialitet jo detari por që është pjesëtar i Forcës Detare dhe një oficeri me specialitet jo detari i cili pas përfundimit të kursit në AM mori emërim në Forcën Detare. Të tre oficerët dhanë përgjigje afërsisht të njëjta dhe që sintetizohen në:

Page 84: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 84 ‐

...“Kanë program dominues për Forcat Tokësore dhe janë pak të zbatueshme në Forcën Detare..." Sot NATO është e prirur drejt operacioneve joint, të tre komponentët e Forcave të Armatosura veprojnë joint, prandaj kjo duhet të pasqyrohet edhe në procesin e edukimit të trupës së oficerëve të FA.

Nuk mund të lemë pa përmendur edhe stërvitjen në anije, i cili është elementi bazë i trajnimit të përgjithshëm. Cilësia e kryerjes së saj ka një ndikim të drejpërdrejtë në formimin e përgjithshëm të kuadrit detar. Në radhë të parë, duhet thënë që stërvitja është e kushtueshme. Nëse anijet nuk dalin në det, nuk mund të thuash që ke kryer stërvitje.

Mbështetja logjistike është thelbësore për kryerjen e stërvitjes. Stërvitja detare ndryshon nga stërvitjet e forcave të tjera. Diapazoni i gjerë i detyrave kërkon një program stërvitor të planëzuar mirë. Stërvitja duhet të jetë vijimësia praktike e njohurive teorike të marra në Shkollën e Trupës.

Aktualisht, ka një hendek të madh midis përgatitjes teorike të kuadrove dhe stërvitjes. Është e nevojshme që programet e Departamentit të Detarisë për kurset bazë të oficerit të përfshijnë kërkesat për zbatimin e Objektivave të Forcës, detyrimet e standardizimit, kërkesat e STANAG/AP-ve, mësimet e nxjerra nga stërvitjet rajonale, kombëtare dhe me NATO-n. Të gjitha këto janë të rëndësishme për krijimin e një baze të shëndoshë njohurish teorike, të cilat janë të domosdoshme në përpunimin e elementeve të ndryshme stërvitore në anije. Gjithashtu kurrikulat duhet të praktikojnë pa vonesë sistemet vlerësuese të NATO-s (MAREVAL) dhe të trajnojnë një trupë oficerësh, të aftë për të vlerësuar efektivat e anijeve të Forcës Detare.

Në kuadër të zbatimit të reformës së mbrojtjes u krijua baza ligjore mbi të cilën zhvillohet karriera e ushtarakut. Me gjithë arritjet pozitive në këtë fushë, për Forcën Detare ka kaluar me jo pak dhimbje nxjerrja në reformë, sidomos e personelit me përvojë.

Përfundime:

• Sot kemi një boshllëk të madh midis brezave, si për oficerët ashtu edhe për nënoficerët. Kemi shumë të rinj, disa nga brezi8 i mesëm dhe tmerrësisht pak, nga brezi i vjetër;

• Hendeku i madh mes brezave që ekziston, ka sjellë mungesën e përvojës së mbledhur për vite të tëra. Pra ka shumë mundësi që të humbasë ajo ç`ka është shumë e vyer për Forcën Detare: Tradita;

• Ka ardhur koha për të patur një strategji në fushën e edukimit dhe trajnimit sipas konceptit joint. Kjo strategji, duke u mbështetur në objektivat e dokumenteve strategjike kombëtare, si dhe duke pasqyruar faktorët që ndikojnë në zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme, duhet të parashtrojë rrugën nëpër të cilën do të ecë formimi dhe edukimi i kuadrove të Forcave të Armatosura;

• Strategjia e gërshetuar me shpeshtësinë në rivlerësimin e procesit të edukimit, mendojmë se do të sjellë një zhvillim pozitiv në Forcat e Armatosura.

Page 85: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 85 ‐

Mësimet e Nxjerra në OMP dhe ndryshimet në programet mësimore

Kolonel Avdi Hankollari, Shef i Degës së Standartizim Ndërveprimit

Kolonel (R) Vait Golikja,

Analist për operacionet në Degën e KO&MN

Qendra e Analizave të Mbrojtjes

Trajtesë e shkurtuar. Sistemi i standardizimit dhe Mësimeve të Nxjerra janë sisteme të përparuara të Forcave të Armatosura të vendeve të NATO-s. Vendosja dhe funksionimi i tyre edhe në FASH tregon pjekurinë e tyre për arritjen dhe mbajtjen, në nivelet e kërkuara, të ndërveprimit midis llojeve të forcave brenda tyre dhe me forcat e vendeve të tjera të Aleancës. Gjithashtu ato mundësojnë dhe korrigjimin e vetvetes nëpërmjet mësimeve të nxjerra nga misionet jashtë vendit, operacionet dhe stërvitjet e ndryshme.

Standardizimi dhe nevojat e përshtatjes së programeve mësimore

Në vijim të transformimit nga Anëtarësimi “de juro” në Integrimin “de facto”, një nga sfidat kryesore të FARSH është arritja dhe ruajtja e ndërveprimit midis forcave tona dhe NATO-s, i cili sigurohet nëpërmjet procesit të standardizimit. Ky ka si objektiv përparësor që, nëpërmjet pranimit e zbatimit të praktikave të përbashkëta, të doktrinave dhe koncepteve, të strukturave dhe infrastrukturave, të trajnimit dhe arsimimit si dhe të pajisjeve e sistemeve, të mundësohet ndërveprimi në fushën operacionale, materiale dhe administrative midis llojeve të forcave brenda FA si dhe me vendet e Aleancës.

Bazuar në këtë përparësi, pas anëtarësimit në NATO, FARSH kanë ngritur dhe zhvilluar një sistem të institucionalizuar dhe funksional standardizimi për pranimin, ratifikimin dhe zbatimin e STANAG /AP të NATO-s në fushën operacionale, materiale dhe administrative.

Ky sistem është ngritur dhe po zhvillohet mbi bazën e “Politikave të NATO-s për standardizimin”, “Ligji për standardizimin ushtarak”, “Direktiva e standartizimit” si dhe një sërë manualesh e dokumentesh që rregullojnë funksionimin e sistemit, në mënyrë të integruar, në të gjitha kategoritë e nivelet e standardizimit si dhe ato të Komandim-Kontrollit të FA2021. Ky sistem është ngritur dhe funksionon sipas analizës (DOTMLPFI) Doktrinë, organizim, trajnim, materiale, lidership dhe arsimim, personeli, infrastruktura si dhe ndërveprueshmëria dhe synon nivele të pranueshme, në radhë të parë të politikave, doktrinave, koncepteve, arsimimit e stërvitjes.

Qëllimi kryesor i Standardizimit në FA është që, nëpërmjet pranimit dhe zbatimit të politikave, doktrinave, strukturave, trajnimit dhe arsimimit të pajisjeve dhe sistemeve, të mundësohet arritja dhe mbajtja në nivelet e kërkuara të ndërveprimit midis llojeve të forcave brenda FA si dhe me forcat e vendeve të tjera të Aleancës. Standardizimi është një proces

20 Ligji për Standardizimin Ushtarak Nr. 10341 datë 28.10.2010.

Direktiva e Standardizimit në FA Nr. 2359 datë 23.12.2010. Manuali i Standardizimit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Page 86: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 86 ‐

kompleks dhe gjithëpërfshirës. Nuk ka fushë të veprimtarisë të Forcave të Armatosura që të mos i nënshtrohet standardizimit. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihen objektivat e mëposhtme:

- Përmirësimi i ndërveprimit midis llojeve të forcave (shërbimeve), specialiteteve të ndryshme dhe kapaciteteve speciale gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta kombëtare;

- Rritja e ndërveprimit të forcave e njësive tona gjatë kryerjes së misioneve ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo Koalicione të Vullnetit, etj.;

- Harmonizimi i procesit të standardizimit me procesin e planifikimit të mbrojtjes së FA, në veçanti me procesin e planifikimit të forcës në kuadrin e paketës së Objektivave të Forcës së FA (FG);

- Pranimi, përshtatja, ratifikimi dhe zbatimi me efektivitet i doktrinave e procedurave të zhvilluara nga NATO në nivel strategjik, operacional e taktik;

- Zbatimi i standardeve në fushën e trajnimit dhe stërvitjes individuale e kolektive të personelit dhe njësive, më vete ose së bashku me forcat aleate, partnere të shteteve të tjera;

- Mbështetja e procesit të modernizmit të FA duke përshtatur standardet material, në interes të programeve përkatëse të pajisjeve dhe sistemeve;

- Zbatimi i standardeve administrative në fushën e procedurave të administrimit, të korrespodencave, të informimit, të dokumenteve, të financave, të mjedisit, të materialeve, të normativave, etj.

Detyrimet e KDS në procesin e standardizimit në FA

KDS, për shkak të misionit të saj, është e përfshirë në mënyrë integrale në të gjitha fazat e Procesit të Standardizimit. Procesi i Ratifikimit dhe Implementimit të çdo STANAG-u, në përgjithësi, shoqërohet me pasoja në spektrin DOTMPLFI. KDS ka detyrimet e veta për realizimin e detyrimeve të këtij spektri, në veçanti për elementin D-Doktrinë, T-Trajnim, L-Lidership dhe Arsimim për nivelin e fushës së përgjegjësisë në BsB, SHT, ANO, AM.

KDS është e përfshirë në të dy fazat kryesore të Procesit të Standardizimit: atë të përzgjedhjes së STANAG-ve që do të futen në proces ratifikimi dhe në fazën e implementimit të këtyre STANAG-ve.

Në fazën e parë, KDS aktivizohet:

- Si institucioni që propozon për të futur në Proces Ratifikimi një STANAG për ratifikim (si në rastin e doktrinave kryesore), bazuar në nevojat që lindin në procesin e edukimit dhe trajnimit në institucionet vartëse të saj, AM, SHT, ANO, BsB;

- Si strukturë përgjegjëse për STANAG-ët e përzgjedhur në Planin Vjetor të Ratifikimit, për shkak të specifikës së tyre.

Në të dyja rastet, KDS nxjerr urdhrat përkatëse për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Raporteve të Vlerësimit dhe, pas kalimit në Bordin e Standardizimit, harton Planin e Implementimit për secilin STANAG.

Në fazën e dytë, atë të implementimit të STANAG-ve, detyrimet e KDS janë:

- Për STANAG-ët e futur në proces nga vetë KDS, në bazë të Planit të Implementimit të hartuar prej saj, nxjerr programin përkatës të punës për zbatimin e pasojave që

Page 87: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 87 ‐

rrjedhin nga spektri i plotë DOTMPLFI i cili përmban detyrime specifike për secilën fushë të spektrit për çdo institucion vartëse të saj;

- Për STANAG-ët, Plani i Implementimit të të cilëve hartohet nga struktura të tjera por që KDS ka detyrime në spektrin DOTMPLFI, harton program pune për zbatimin e detyrimeve në fushën D-Doktrinë, T-Trajnim, L-Lidershipi dhe Arsimim.

Nisur nga sasia e madhe e STANAG-ve të ratifikuar dhe në proces ratifikimi, është e nevojshme që Planet e Implementimit për STANAG-ët ku KDS nuk është strukturë përgje-gjëse por bashkëpunuese, të diskutohen në një takim me të gjitha strukturat/institucionet vartëse për të patur një vendim më të saktë mbi nivelin/institucionin ku do të shtrihen ato.

STANAG-ët që ratifikojnë doktrina në parim nuk përkthehen por zhvillohen në AM si referencë, të shoqëruar me leksionin përkatës në shqip.

Për botimet taktike të Aleancës dhe STANAG-ëve të tjerë që shtrihen në BsB, SHT dhe ANO, është e rëndësishme që përmbajtja e STANAG-ut jo thjesht të përkthehet, por të kthehet në metodika mësimore e në plane mësimore. Kthimi i një STANAG-u në metodikë mësimore apo plan mësimor të bëhet me grup pune, duke përdorur për këtë qëllim gjithë materialet që e shoqërojnë si Raporti i Vlerësimit dhe Raporti Analitik.

Gjithashtu KDS ka edhe detyrimin e menaxhimit të Sistemit të Standardizimit, nëpërmjet QAM, ku realizohet hartimi i Planeve Vjetore dhe Afatmesëm të ratifikimit, hartimi i Raporteve Analitikë për çdo STANAG, trajnime mbi Procesin e Standardizimit dhe dhënie asistence për hartimin e Raporteve të Vlerësimit.

Futja e STANAG/AP në programet mësimore të KDS

Në programet e AM rekomandojmë futjen e Doktrinave të Përbashkëta të Aleancës (Allied Joint Publications-AJP 1-9) që konsiderohen nga Aleanca “Capstone&Keystone” e që shprehin konceptet politike dhe strategjike të Aleancës që hapin rrugën për implementimin e STANAG/AP, në nivel të AJP. Këto doktrina janë ratifikuar nga FA dhe ka filluar zbatimi i tyre nga 1 shtatori i vitit 2011.

Mendojmë që rishikimi i programeve mësimore të bëhet duke patur parasysh nivelin e STANAG/AP por edhe nivelin e institucionit arsimor dhe të trajnimit: AJP “Allied Joint Publication” në AM; ATP “Allied Tactical Publication” në SHT, ANO; AAP Allied Admini-strative Publication” në SHT, ANO; AIntP “Allied Intelligence Publication” në AM, SHT, ANO; ALP “Allied Logistic Publication” në AM, SHT; AComP “Allied Communication Operations” në SHT, ANO.

Mendojmë dhe rekomandojmë që futja e STANAG/AP në institucionet e KDS (AM, ANO, SHT, BrSB) bëhet detyrim si rezultat i planeve të zbatimit të STANAG/AP, të ratifikuara deri tani. (Forcat e Armatosura deri tani kanë ratifikuar 73 STANAG/AP dhe numri i tyre deri në fund të vitit shkon mbi 100).

Futja e STANAG/AP në procesin mësimor dhe në atë të trajnimit duhet të jetë një proces përzgjedhës ku të mbahet parasysh niveli i STANAG-ut dhe niveli i institucionit të arsimimit dhe trajnimit. Rekomandojmë gjithashtu që jo të gjithë STANAG-et të futen në bllok në modulet e programeve, por ato duhet të përzgjidhen sipas qëllimit të arsimimit dhe trajnimit.

Page 88: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 88 ‐

Një pjesë e STANAG/AP janë futur në procesin e arsimimit e të trajnimit si në AM, SHT, ANO, por kërkohet që të punohet me përditësimin e tyre mbasi NATO, si rregull, një herë në tre vjet, rishikon procesin e standardizimit dhe të ratifikimit të STANAG/AP.

Për shkak të informacionit shumë të madh, është e pamundur që të gjithë STANAG/AP të përkthehen apo të botohen, jo vetëm për shkak të kostos financiare por edhe të ndryshimeve që ato pësojnë në një periudhe dy deri tre vjeçare, prandaj rekomandojmë që në nivelet e larta të arsimimit dhe të trajnimit ato të përdoren në gjuhën angleze, ndërsa në nivelet e tjera si SHT, ANO mund edhe të përkthehen.

Rekomandojmë që të rritet numri i personelit të KDS, përfshirë edhe studentet e kursantët, që të ketë akses në faqen e internetit të NATO-s (database i Agjensisë së Standartizimit të NATO-s NSA).

Dega e Standardizim Ndërveprimit në QAM ka ndërtuar database-in e standartizimit të FA, i cili përmban të gjithë informacionin e përditësuar të STANAG/AP të NATO-s dhe fazat e ratifikimit e zbatimit të tyre në FA. Vënia në përdorim online e database-it të standardizimit në faqen e internetit të KDS në të ardhmen, mbetet detyrë për të vënë në dispozicion të procesit të trajnimit dhe arsimimit të gjithë informacionin e përditësuar të NATO-s.

Rishikimi i programeve të arsimimit dhe trajnimit bëhet në një moment kur sistemi i standardizimit në FA ka ratifikuar mbi 100 STANAG/AP të cilat janë në procesin e zbatimit dhe kërkojnë të zëvendësojnë doktrinat, manualet, rregulloret e botimet e mëparshme.

Arsimimi dhe stërvitja, drejtimet e ndryshimit

“Sistemi i Mësimeve të Nxjerra në Forcat e Armatosura lidhet me dy blloqe çështjesh kryesore të cilat, të ndërthurura me njëra tjetrën, i japin formën dhe përmbajtjen këtij sistemi.

Në njërën anë, kemi atë çfarë kërkojmë të përmirësojmë; pra cilat janë problematikat themelore? Këtu përfshihen 7 fushat e kapaciteteve operacionale themelore për përmirësimin e të cilave vepron ky sistem dhe që, në vetvete, përbëjnë objektin e Mësimeve të Nxjerra: gatishmëria e trupave, efektiviteti i zbulimit, dislokimi dhe lëvizshmëria, efektiviteti i lufti-mit, efektiviteti i komandim-kontrollit, mbështetja dhe mëvetësia e veprimeve operacionale, ruajtja e forcave dhe mbijetesa e tyre, etj.

Në anën tjetër, kemi 9 drejtimet e zhvillimit dhe ndryshimit të pritshëm si rezultat i zbatimit të Mësimeve të Nxjerra dhe që, në vetvete, përbëjnë subjektin e Mësimeve të Nxjerra: doktrinat, organizimi, stërvitja, arsimimi, materialet, drejtimi, personeli, infrastruktura dhe ndërveprueshmëria”22.

Pra siç shikohet, arsimimi dhe stërvitja janë dy nga drejtimet kryesore të zhvillimit dhe ndryshimit të pritshëm, rezultat i zbatimit të Mësimeve të Nxjerra.

Mësimet e Nxjerra nga pjesëmarrja e Forcave në OMP

Forcat tona të Armatosura kanë marrë pjesë në misione të ndryshme jashtë vendit, në vazhdim të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë në kuadër të NATO-s, OKB-s, BE-së dhe koalicioneve kundër terrorizmit si në Gjeorgji, Çad, Irak dhe aktualisht janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë,

22 NATO-Wide Lessons Learned Directive, NATO Guidance April 2011.

Manuali për mësimet e nxjerra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, faqe 25. Lessons_Learned_Handbook_2nd. Edition. Joint_Analysis_Handbook_3rd. Edition.

Page 89: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 89 ‐

Kosovë dhe SEEBRIG. Ja disa nga Mësimet e Nxjerra në Operacionet Paqeruajtëse dhe nevoja e implementimit të tyre në programet mësimore:

Nga kontingjentet tona në misionin “Liria e Irakut”23

Mësimet e Identifikuara gjatë kryerjes së misioneve në Irak u bënë objekt analizash, duke kryer korrigjimet e nevojshme nga misioni në mision. Disa nga Mësimet e Nxjerra sollën ndryshime e përmirësime në programet e trajnimit të drejtuesve dhe kontingjenteve pjesëmarrëse në operacion duke trajtuar tema të tilla si:

- Përgatitja e drejtuesve për procedurat e vendimmarrjes; - Marrja e vendimit në kohë të kufizuar dhe nisma në vendimmarrje; - Përgatitja e kontingjenteve për përballimin e situatave nën stres; - Plotësimi i detyrave në kushte të vështira të terrenit e motit; - Kryerja e operacioneve luftarake në terren të panjohur; - Njohja e taktikave të ushtrive të tjera aleate, në përbërje të të cilave do të veprojnë; - Njohja dhe marrja në konsideratë e traditave, zakoneve e vlerave të tjera të popullsisë

vendase.

Nga kontingjentet në ISAF, Afganistan24

Gjatë këtyre misioneve janë identifikuar mjaft mësime, por disa prej tyre bëjnë të domosdoshme ndryshime e përmirësime në programet arsimore e stërvitore:

Përgatitja e kontingjenteve për:

- Operacionet në kushte të veçanta terreni dhe moti, operacionet në shpella, operacionet në lartësi të mëdha, operacionet në mot të ftohtë;

- Veprimet në terrene dhe kushte të vështira moti, me temperaturë mbi 35 gradë C, mbrojtjen nga insektet dhe zvarranikët, etj.;

- Veprimet e n/reparteve gjatë ruajtjes së bazave në venddislokimet e forcave kur ato kryejnë detyra si forcë ruajtjeje (force protection) apo dhe në operacionet luftarake, në përbërje të forcave të koalicionit;

- Planifikimin, organizimin dhe kryerjen e patrullave të ndryshme, si brenda bazës ashtu dhe jashtë saj, mbështetjen logjistike në patrullimin; patrullat luftarake dhe patrullat e përnjohjes, PSV për kontrollin e gatishmërisë dhe të pajisjeve para daljes në detyrë; rinjohjen dhe raportimin e patrullës;

- Përshkallëzimin e përdorimit të Forcës, operacionet e kolonës; operacionet e patrullimit; operacionet në pikën e kontrollit; operacionet e tjera;

- Ndikimin e kulturës afgane në operacion.

Stërvitjet para-dislokim

Programi i këtyre stërvitjeve përfshin tema të tilla si: Komandimi e kontrolli; procesi i vendimmarrjes; procedurat taktike; rrethimi dhe kërkimi; reagimi ndaj shqetësimeve nga civilët; sinkronizimi i patrullimeve të përbashkëta; mbrojtja e forcave; evakuimi mjekësor; mbrojtja e objekteve me status të veçantë; masat kundër pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

23 Raporti i Pas Veprimit për Operacionin “Liria e Irakut”. 24 Raport i analizës mbi misionin e forcave tona paqeruajtëse në Kandahar Afganistan nga Kontigjenti “Eagle 1” .l

Page 90: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 90 ‐

Rekomandohet që temat e këtij programi të përfshihen në programet e stërvitjes së reparteve e njësive të Forcave tona të Armatosura.

Mësimet e Nxjerra në programet mësimore, një domosdoshmëri

Angazhimi ynë për të marrë pjesë me trupa edhe në operacione luftimi, krahas operacioneve të tjera paqeruajtëse, duhet të mbështetet me programe për përgatitjen e personelit që dërgohet në këto misione. Në këtë kuadër do të veçonim:

- Rritjen e aftësive në njohjen e gjuhës angleze, duke vënë theksin në gjuhën operacionale të personelit pjesëmarrës në misione paqeruajtëse;

- Futjen në programet e arsimimit dhe stërvitjes të kulturës dhe zakoneve të vendit ku kryhet operacioni dhe ndikimin e tyre në operacion. Publikimi i librave të xhepit për këtë qëllim dhe shpërndarja e tyre personelit pjesëmarrës në mision;

- Zhvillimi i konceptit të trajtimit e rehabilitimit psikologjik të personelit para, gjatë dhe pas përfundimit të misioneve të ndryshme, të kryera në kuadër të NATO-s, OKB-së apo BE-së si dhe hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit për mënyrën, format e përkujdesjes shoqërore ndaj familjarëve;

- Rishikimi i taktikave e teknikave të veprimeve të n/reparteve e grupeve të vogla, në përshtatje me kushtet e terrenit e të motit në zonat ku kryhet operacioni, mbi bazën e të cilave të bëhen ndryshimet në programet e stërvitore të kontingjenteve;

- Përfshirja në programet e arsimimit e stërvitjes të temave për njohjen e elementëve të luftës kundër terrorizmit, luftës në zonat urbane kundër rebelëve dhe të sfidave me të cilat NATO përballet në misionet e saj. Mjaft e domosdoshme është njohja dhe stërvitja e kontingjenteve me praktikat Kundër Mjeteve Shpërthyese të Improvizuara (KMSH), para dërgimit në mision;

- Përgatitja dhe aftësimi i oficerëve në AM dhe SHT për operacionet me spektër të plotë, duke i dhënë përparësi hartimit të metodikave për stërvitje para-dislokim të nënreparteve që përgatiten për dislokim në Teatër të Operacionit.

Bibliografi:

• Ligji për Standardizimin Ushtarak Nr. 10341 datë 28.10.2010. • Direktiva e Standardizimit në FA Nr. 2359 datë 23.12.2010. • Manuali i Standardizimit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. • NATO-Wide Lessons Learned Directive, NATO Guidance April 2011. • Manuali për mësimet e nxjerra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. • Lessons Learned Handbook, 2nd. Edition. • Joint Analysis Handbook, 3rd. Edition. • Raporti i Pas Veprimit për Operacionin “Liria e Irakut”. • Raport i analizës mbi misionin e forcave tona paqeruajtëse në Kandahar Afganistan nga

Kontigjenti “Eagle 1”

Page 91: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 91 ‐

RUBRIKA E PESTË

Analiza, Sinteza dhe Vlerësime të Sigurisë

Ndër punimet e shumta që erdhën për këtë Rubrikë, Bordi përzgjodhi tre shkrimet që vijojnë. Në shkrimin “Konceptet e sigurisë në Kosovën e pavarur”, autori i cili edhe herë të tjera ka qenë i pranishëm me punime në Revistën tonë, pasi e analizon fenomenin në realitetin kosovar, arrin në deduksionin se... Kosova mbështet konceptin e ri të politikës së sigurisë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në nivel ndërkombëtar, mirëpo për të përmbushur këtë synim në këtë fazë, Kosovës i mungon përcaktimi i qartë i mjedisit të sigurisë, ndërsa politika e sigurisë mbështetet në aftësinë e KFOR-it dhe EULEX-it.

Kurse në shkrimin për krimin e organizuar ndërkombëtar, autori thekson se…. Qeveritë nuk e shohin më krimin ndërkombëtar si një kërcënim thjesht për individët ose qeveritë, por dhe për vetë shtetin.

Kuptohet që mbyllja e mundësive për korrupsion ndaj bizneseve të ligjshme që i përkasin botës së nëndheshme, do të dëmtonte më shumë krimin e organizuar se sa burgosja e njëmijë kriminelëve.

Ndërsa në shkrimin e tretë analizohet gjendja e BCU-së në FA-të tona dhe rekomandohen rrugë e mënyra institucionale për t`iu afruar edhe më tepër standardeve të SIMIC-ut të vendeve aleate. Përherë e më tepër, doktrina e veprimtarisë CIMIC po shihet si një nga rrugët më të efektshme për përfundimin e veprimeve operacionale të Forcave të Armatosura nga vendet e NATO-s.

Page 92: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 92 ‐

Konceptet e sigurisë në Kosovën e pavarur

Prof. Asc. Dr. Bejtush Gashi, Zv. Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Trajtesë e shkurtuar. Në shekullin XXI, siguria nuk identifikohet thjesht me fuqinë ushtarake, ndërsa përdorimi i forcës nuk është monopol vetëm i shtetit. Sfidat klasike janë zëvendësuar me sfida të ndryshme të cilat, para së gjithash, nuk janë të lidhura me forcën klasike ushtarake dhe cilësitë e saj. Kosova mbështet konceptin e ri të politikës së sigurisë, i cili nënkupton bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në nivel ndërkombëtar. Mirëpo për të përmbushur këtë synim në këtë fazë, Kosovës i mungon përcaktimi i qartë i mjedisit të sigurisë, ndërsa politika e sigurisë mbështetet kryesisht tek prania ndërkombëtare-KFOR-i dhe EULEX-i.

Artikulli ofron sfondin teorik të studimeve bashkëkohore të sigurisë dhe pastaj trajton konceptet mbi të cilat Kosova duhet të ndërtojë sistemin e sigurisë në procesin e shtetndërtimit. Theksi i veçantë vendoset në faktin se sistemi bashkëkohor i sigurisë nuk ndikohet vetëm nga sfidat “tradicionale” që janë me ndikim të drejtpërdrejtë, por edhe nga ato “jo-tradicionale”, me ndikim të tërthortë. Gjithashtu, koncepti i sigurisë duhet të trajtojë në mënyrë të barabartë sigurinë shtetërore dhe sigurinë shoqërore, si përbërës të pandarë të sigurisë kombëtare.

Koncepti bashkëkohor i sigurisë Përkufizimi i nocionit të sigurisë ka ndryshuar thellësisht në përpjekje për të përfshirë të gjithë faktorët të cilët kanë kapacitet në përdorimin e forcës apo ushtrimin e dhunës, përtej faktorëve tradicionalë (forca ushtarake, marrëdhëniet ndërkombëtare, etj, që në masë të madhe përcaktojnë sigurinë shtetërore), duke zgjeruar kuptimin e “viktimës” për të përfshirë jo vetëm shtetin dhe sigurinë fizike të shtetit dhe të individit, por edhe ambientin në të cilin zhvillohen veprimet e dhunës (nga ai familjar deri tek arena e veprimeve ushtarake në shkallë të gjerë) si dhe duke zgjeruar kuptimin e sigurisë për të përfshirë edhe lirinë e lëvizjes, ruajtjen nga sëmundjet, nga uria, nga shtypja, etj25. Këta faktorë të rinj nuk mund të trajtohen me konceptin “tradicional” të sigurisë shtetërore, por përmes konceptit të ri që sigurinë shoqërore nuk e trajton vetëm si element të sigurisë shtetërore, por edhe si objekt referues më vete të sigurisë.26 Siguria është parakushti themelor i ekzistencës dhe zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë, ndërsa kuptimi dhe hulumtimi shkencor i saj përqendrohet në shtetin dhe në sistemin e politikës ndërkombëtare, si sistem i shteteve. Në nivelin e tashëm të zhvillimit shoqëror, politika e sigurisë është e organizuar përmes sistemit të sigurisë, i cili analizon mundësitë e shkallës së organizimit për të kryer funksionin e sigurisë në shoqërinë bashkëkohore. Ajo është pjesë e politikës së përgjithshme shtetërore dhe realizohet si tërësi e qëllimeve të sigurisë kombëtare. Kjo nënkupton se për formulimin dhe zhvillimin e konceptit të sigurisë, shteti merr parasysh si faktorët e jashtëm ashtu edhe ata të brendshëm; si faktorët tradicionalë të sigurisë, ashtu edhe faktorët jotradicionalë.

25 Sachs Stephen E: The Changing Definition of Security, International Relations, Merton College, Oxford (2003) http://www.stevesachs.com/papers/paper_security.html 26 WAEVER et al (1993)

Page 93: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 93 ‐

Përkufizimet bashkëkohore, sidomos ato pas Luftës së Ftohtë, e sjellin sigurinë si nocion shumë më të gjerë dhe të pavarur nga siguria kombëtare.27 Faktorë të rinj tashmë kanë ndikim në siguri si: shoqëria civile dhe mediat, organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveri-tare, korporatat e mëdha shumëkombëshe, globalizimi, ambienti, etj. Si rrjedhojë, edhe në konceptin e sigurisë të cilin duhet ta ndërtojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të marrin parasysh ndërveprimin dhe ndërvarësinë e gjithë këtyre faktorëve, ndërkohë që ato po bëhen më të gjera (më komplekse, të ndërvarura) dhe më të mjegullta. Në këtë kuadër është paraqitur, në teori dhe praktikë, koncepti i ri i sigurisë-koncepti i sigurisë individuale, i cili, në ndryshim nga koncepti tradicional i sigurisë kombëtare, i jep përparësi sigurisë së individit e jo shtetit si tërësi. Pra në sistemin e sigurisë bashkëkohore, qytetari është boshti mbi të cilin duhet ndërtuar jo vetëm siguria kombëtare, por edhe ajo rajonale dhe globale28. Kjo qasje e re është rezultat i përfshirjes së shumë disiplinave të cilat merren me studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, strategjike, të të drejtave të njeriut, të sigurisë, të paqes, etj. Në këtë kuptim, politika e sigurisë në Kosovë do të duhej të përcaktohet në fusha të ndryshme shtetërore (politikat dhe institucionet e sigurisë, anëtarësimi në organizatat dhe organizmat ndërkombëtarë të sigurisë, krijimi i lidhjeve rajonale dhe ndërkufitare për luftimin e krimit të organizuar, etj) dhe shoqërore (mirëqenieje, politike, ekologjike, shëndetësore, etj.) me qëllim arritjen e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve të saj dhe të shtetit në tërësi. Krijimi i shtetit të Kosovës ka pasqyruar sfidë të veçantë, jo vetëm për komunitetin ndërkombëtar, por edhe për shoqërinë e Kosovës. Sektori i sigurisë është ende në faza të hershme të zhvillimit ngaqë arkitektura e plotë e sigurisë filloi së ndërtuari vetëm pas vitit 2008 e këndej. Zhvillimi institucional i sektorit të sigurisë ishte kompleks, duke pasur parasysh sfidat politike dhe problemet në njohjen e shtetit të Kosovës; trashëgiminë e sistemit socialist dhe, në veçanti, trashëgiminë e pjesëtareve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që kanë ndikuar në masë të madhe politikat e sigurisë. Prandaj, në dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, rasti i Kosovës ishte i vetëm sepse nuk ka qenë subjekt kryekëput i reformimit, por më tepër kishte të bënte me ndërtimin nga themelet e sektorit të sigurisë, me mbështetje të theksuar të komunitetit ndërkombëtar.

Politika e sigurisë Politikat e sigurisë kombëtare mëtojnë të integrojnë politikat ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, me qëllim përballimin e kërcënimeve ndaj interesave kombëtare. Megjithatë, në botën “pas Luftës së Ftohtë”, përqendrimi në çështjet e sigurisë ka bërë të qarta edhe mangësitë e kësaj qasjeje, ngaqë kërcënimet dhe sidomos rreziqet tashmë janë bërë të paqarta dhe më të “largëta”. Andaj, edhe logjika e kohezioni i formulimit të këtyre politikave është bërë më pak bindës. Studimet e ndryshme pohojnë se politikat qeveritare të cilat promovojnë sigurinë “jo-ushtarake”, ndikojnë në zhvillimin e vendit; ndërsa politikat e “pasigurisë” (konfliktet ushtarake), padyshim sjellin shkatërrime dhe ndalim të zhvillimit ekonomik.29 Kuptimi i kësaj ndërvarësie ka bërë që sfidat e menaxhimit të konflikteve të jenë më të vështira.

27 Për disa definicione bashkëkohore, shih: Studime Bashkëkohore të Sigurisë, faqe 16. Oxford Press University; redaktuar nga Alan Collins (botimi shqip nga UET Press), ISBN: 978-99956-39-14-3 28 Projekti për Raportim mbi Sigurinë Njerëzore, Shkolla për Studime Ndërkombëtare pranë Universitetit Simon Frasier

në Vancouver http://www.humansecurityreport.info/content/view/24/59/ 29 Stewart Francis: Development and Security; Queen Elisabeth House, University of Oxford, 2004.

Page 94: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 94 ‐

Rëndësia dhe dominimi i qasjeve “klasike” të sigurisë, si frikësimi, drejtpeshimi i forcave, siguria kolektive dhe mbrojtja kolektive po zëvendësohen me konceptet e reja të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese. Institucione globale e rajonale po eksperi-mentojnë me teknika të reja të trajtimit të konflikteve, siç është diplomacia parandaluese, paqeruajtja, ndërtimi i paqes dhe ndërhyrja humanitare, shpesh me rezultate të përziera.30 Kosova, nga pozita e saj gjeostrategjike, është nën ndikimin e “lojërave diplomatike” në arenën ndërkombëtare. Ajo është pjesë e një mjedisi gjeostrategjik që konsiderohet, nga njëra anë, si një mjedis ballkanik me të gjitha problemet historike të trashëguara të këtij rajoni dhe nga ana tjetër, si një mjedis europian mbi të cilin SHBA, në veçanti, dhe shtetet e BE ushtrojnë ndikim pozitiv për stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin e tij në të. Pozita gjeografike e Kosovës merr një rëndësi të veçantë në raport me drejtimet e rrugët që kalojnë nga Europa Veriore e Qendrore drejt Europës Jugore dhe pellgut të Mesdheut. Rajoni i Ballkanit akoma përballet me probleme të cilat burojnë nga e kaluara: institucione shtetërore në ndërtim, kundërshti të vazhdueshme të shtetit shumetnik, si dhe zhvillim të dobët ekono-mik me shkallë të ulët të punësimit që mund të krijojnë kriza dhe të ndikojnë në stabilitetin e rajonit. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008,31 Kosova ka përcaktuar orientimet strategjike të politikës së jashtme, të cilat kanë bërë të mundur edhe formësimin e politikës së sigurisë si dhe politikat e tjera, si pjesë përbërëse. Orientimet strategjike të politikës kosovare të sigurisë dhe politikës së jashtme janë: aktivitetet politike dhe diplomatike për rritjen e numrit të shteteve për njohjen ndërkombëtare të Kosovës; roli konstruktiv në politikat dhe organizatat ekonomike ndërkombëtare; angazhimi për rritjen e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha shtetet partnere, posaçërisht me shtetet fqinje; veprimtaritë politike, kulturore dhe ekonomike në afirmimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare në realizimin e interesave kombëtare; shqetësimi për kosovarët në botë (mbrojtja e interesave të diasporës së Kosovës), etj. Këto orientime mund të vërehen qartë në analizën e veprimtarisë së parlamentit, i cili gjatë këtyre katër viteve, ka miratuar një numër të konsiderueshëm ligjesh nga lëmi i sigurisë, si dhe disa dokumente të rëndësishme të orientimeve strategjike, si p.sh. “Strategjia e përgjithshme e Sigurisë së Kosovës” dhe përcaktimi i infrastrukturës kombëtare të sigurisë. Këto dy dokumente përcaktojnë dhe trajtojnë gjerësisht interesat e Kosovës si dhe elementët kyç të qenies kombëtare, për të cilat duhet të punojnë institucionet e sigurisë. Mirëpo, me procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2013, këto dy dokumente do të plotësohen, ndërsa pritet që të ndryshojë edhe mandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Prania e aktorëve ndërkombëtarë të sigurisë duhet të materializohet në transferimin e përgjegjësive tek vendorët. Kosova mbështet konceptin e ri të politikës së sigurisë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në nivel ndërkombëtar, mirëpo, për të përmbushur këtë synim në këtë fazë, Kosovës i mungon përcaktimi i qartë i mjedisit të sigurisë, ndërsa politika e sigurisë mbështetet në aftësinë e KFOR-it dhe EULEX-it. Për krijimin e kësaj gjendjeje, ndikim të madh kanë pasur veprimtaritë e grupeve kriminale të të gjitha llojeve, të sponsorizuara nga Serbia, të cilat kanë penguar dhe po pengojnë institucionet kosovare të sigurisë që të ushtrojnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Mungesa e ndërveprimit të kapaciteteve dhe përparësive civile dhe ushtarake ndërkombëtare po sfidohet në vazhdimësi dhe kjo u dëshmua së fundi edhe nga

30 S. Rajaratnam School of International Studies: http://www.ntu.edu.sg/rsis/teaching/MSc.asp# 31 Aktualisht Republika e Kosovës është njohur nga 90 shtete anëtare të OKB-se. Për më tepër, shiko http://www.mfa-ks.net/?page=2,33

Page 95: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 95 ‐

deklarimet para Parlamentit Europian të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, lidhur me mos-pajisjen e duhur të EULEX-it për t’iu përgjigjur sfidave, kryesisht në Veriun e Kosovës. Kosova, e mbështetur nga NATO dhe EULEX, po ndërton një sistem europian të sigurisë, i cili mbështetet në bashkëpunimin reciprok në nivel rajonal dhe atë ndërkombëtar. Ky koncept ka mbështetje të plotë në rrafshin profesional dhe financiar nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga NATO, SHBA dhe Bashkimi Europian. Për të përmbushur këto objektiva, institucionet e Kosovës duhet të përshpejtojnë plotësimin e infrastrukturës ligjore për fushën e sigurisë, e cila duhet të jetë në harmoni të plotë me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Zhvillimi i legjislacionit dhe funksionimi efektiv i organeve të drejtësisë, janë garanci për integrimin e Kosovës në Bashkësinë Europiane. Prania e NATO-s në Kosovë forcon shkallën e sigurisë dhe rrit faktorin mbrojtës, i cili është bazë e stabilitetit të përgjithshëm. Mirëpo, rëndësi dhe rol të veçantë për stabilitetin e rajonit, me theks të veçantë të Kosovës, luan prania e SHBA, pasi ato ishin dhe janë promotor i stabilitetit dhe progresit rajonal. Qëllimi kryesor i politikës së sigurisë së përgjithshme të Kosovës është hartimi i konceptit të gjerë të sigurisë dhe fuqizimi i sigurisë së përgjithshme, në bashkëveprim me shtetet e tjera, mbi bazën e parimeve të OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Ndërsa, ruajtja e pavarësisë dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie të veçantë për Kosovën, si dhe për stabilitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Në këtë drejtim, vendosja dhe shtrirja e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës ishte shumë i rëndësishëm, sepse ky mision pritej të përmbushte parimet bazë të Deklaratës së Lisbonës (1996) për “Modelin e Sigurisë së përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për Europën e shekullit XXI”32. Synimi kryesor i EULEX-it është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në çështjet e sundimit të ligjit, në mënyrë të veçantë në lëmin e veprimtarisë policore, gjykatave dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundojë apo të administrojë në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili ka si mandat kryesor monitorimin, udhëzimin dhe këshillimin e institucioneve të Kosovës të cilat janë përgjegjëse në fushat përkatëse. Përkundër kësaj, këtij misioni i janë atribuuar edhe një numër i kufizuar i kompetencave ekzekutive, ndonëse të paspecifikuara, me gjasë i referohen autoritetit të EULEX-it për të anuluar vendimet operative të marra nga autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe për të ushtruar detyra të drejtpërdrejta në ndjekjen dhe gjykimin e veprave penale. Si i tillë, ky Mision ka përgjegjësi që ta zhvillojë dhe përforcojë edhe më tej sistemin e drejtësisë shumetnike dhe të pavarur në Kosovë, duke siguruar që institucionet e sundimit të ligjit të mos ndikohen politikisht dhe të përkrahin standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira europiane. Në fakt, vendosja e EULEX-it është bërë edhe mbi bazat e kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në fakt, vetë prania e BE-së përmes Misionit më të madh për Sundimin e Ligjit-EULEX, për shkak të mungesës së unitetit në raport me Pavarësinë e Kosovës, me shtetet anëtare (Rumani, Spanjë, Greqi, Qipro dhe Sllovaki), ka krijuar një rrethanë paradoksale. Në njërën anë, EULEX është mision që ndihmon shtetndërtimin dhe, në anën tjetër, ky mision ka qasje neutrale ndaj statusit të ri të Kosovës, duke mos e njohur Shpalljen e Pavarësisë. Kjo situatë padyshim që ka sfiduar Politikën e Përbashkët të BE-së pas hyrjes së fuqi të Traktatit të Lisbonës, por edhe ka vështirësuar vetë veprimtarinë e EULEX-it në krijimin e një mandati më të qartë në tërë territorin e Kosovës.

32 http://www.osce.org/mc/39539

Page 96: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 96 ‐

Misioni i EULEX-it në Kosovë është punë komplekse, sepse këtë e kushtëzojnë jo vetëm zgjidhjet që ofron Dokumenti i Këshillit të Bashkimit Europian33, sidomos në pjesën ku trajtohen përgjegjësitë ekzekutive, por edhe çështja e heterogjenitetit të përbërjes së këtij stafi si dhe gjendja e përgjithshme në të cilën ndodhet segmenti i sistemit të drejtësisë dhe ai i funksionimit të strukturave shtetërore, sidomos në veri. Këto konsiderohen të jenë faktorët kryesorë që ky Mision nuk ka përmbushur objektivat e tij, ndërsa ndër dështimet të cilat duhet veçuar janë: vazhdimësia e mbetjes së disa zonave të territorit të Kosovës jashtë juridiksionit të institucioneve të kosovare dhe të autoriteteve ndërkombëtare, funksionimi i strukturave ilegale serbe, funksionimi i shërbimit sekret serb dhe i disa shërbimeve tjera të ngjashme, mosrealizimi i demilitarizimit të vendit nga armët e paligjshme, mosfunksionimi i punës së gjyqësorit në pjesën veriore të Mitrovicës, mangësitë në funksionimin e pikave doganore 1 dhe 31 në pjesën veriore të Kosovës, nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor me autoritetet gjegjëse të Serbisë, etj. Ndër rezultatet modeste të cilat duhet të vlerësohen janë: shtrirja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, përfundimi i të gjitha çështjeve penale në Gjykatën e Lartë të Kosovës, të trashëguara nga UNMIK-u, zgjidhja e disa çështjeve penale të ndërlikuara në nivelet tjera të gjyqësisë, arrestimi i suksesshëm i disa personave të dyshuar për kryerje të krimeve të rënda gjatë periudhës së luftës dhe menaxhimi i disa rasteve penale të komplikuara, realizimi i disa veprimtarive që kanë të bëjnë me zhvarrime dhe identifikim të mbetjeve mortore të periudhës së luftës, ndërmarrja e disa veprimtarive të suksesshme në fushën e doganave, menaxhimi i vizitave të disa zyrtarëve të lartë serbë, të zhvilluara në Kosovë, etj.

Siguria shoqërore e Republikës së Kosovës, në rrethanat aktuale ndërkombëtare dhe vendore Mjedisi i sigurisë, padyshim që paraqet sintezën e të gjithë nënsistemeve në shoqëri (ekonomi, shëndetësi, arsim, shërbime publike, etj.), sepse këto nënsisteme sigurojnë kushtet bazë për ekzistencën dhe zhvillimin e shoqërisë, cilësinë e jetës dhe veprimin në drejtim të rritjes së rezistencës së shoqërisë dhe institucioneve të saj.34 Institucionet e Kosovës, të cilat ende janë në ndërtim e sipër dhe me mungesë të qartë të traditës e pa përvojë në trajtimin e sfidave të sigurisë, ende po hasin në pengesa nga jashtë dhe vazhdojnë të përballen edhe me problemet e grumbulluara përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të kaluar. Sfidat e mjedisit të sigurisë shoqërore në Kosovë janë të shumta. Disa prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë (akut) ndaj sigurisë, kurse të tjerat kanë ndikim të tërthortë (të vonuar). Pa pretendim që të përfshihen të gjitha sfidat ekzistuese, për shkak të kufizimit hapësinor të artikullit, në vijim do të trajtohen ato që janë me ndikim serioz dhe të cilat kërkojnë përparësi trajtimi. Ndër sfidat e grupit të parë, ne do të veçojmë: korrupsionin dhe krimin e organizuar (trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e paligjshëm të lëndëve të ndaluara-narkotikë, armë, teknologji, etj). Korrupsioni është dukuri që nuk mungon edhe në vende me demokraci të zhvilluar35, por karakteristikë për këto vende është se korrupsioni zhvillohet në një terren mjaft të pafavorshëm për të lulëzuar, për të paktën katër arsye themelore: së pari, për shkak të një kuadri të plotë ligjor; së dyti, për shkak të rigorozitetit me të cilin e zbatojnë ligjin institucionet që menaxhojnë luftën kundër korrupsionit; së treti, nga ekzistenca e një shoqërie 33 Veprimi i Përbashkët i Këshillit 2008/124/CFSP i datës 04 shkurt 2008 mbi Misionin Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë. 34 Gashi Bejtush: Mjedisi i sigurisë në Kosovë, (faqe 1), Revistë e shkencave shoqërore “Vizione” nr. 8, Shkup, 2006. 35 Global Corruption Report 2009 Transparency International, Cambridge University Press (2009), ISBN 978-0-521-13240-4.

Page 97: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 97 ‐

civile të zhvilluar, tepër të mirorientuar dhe të ndjeshme për të reaguar; së katërti, nga një standard më i lartë në zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.36

Korrupsioni kërcënon vendosjen e ekonomisë së tregut. Ai shkakton një efekt deformues në politikat qeveritare për tregtinë dhe taksat dhe frenon investitorët potencialë. Është kërcënimi më i madh për demokratizimin e shoqërisë dhe për konsolidimin e institucioneve demokra-tike. Ai pengon zbatimin e strategjive dhe politikave të kontrollit të krimit dhe është një pengesë e madhe për zbatimin e suksesshëm të metodave dhe organizimit që vendosin ligjin. Privatizimi me çdo kusht i Ndërmarrjeve Shtetërore, në zbatim të luftës kundër korrupsionit, nuk është strategji e drejtë. Privatizimi, në shumë vende të tranzicionit dhe vende në zhvillim, shpesh ka degraduar në shitjen e aseteve publike (apo shtetërore) nën çmimin e tregut, në mënyrë jo-transparente dhe korruptive. Përveç kësaj, praktika të tilla i hapin rrugë korru-psionit edhe pas privatizimit.37 Stërzgjatja e procesit të privatizimit të PTK-së dhe pjesëve (shërbimeve) të KEK-ut, është tregues se edhe në këtë mes, “ka diçka të kalbur”. Shpallja e hetimeve nga prokuroria e EULEX-it ndaj Dardafon-it dhe Devolli Company, është veçse një gur më tepër mbi këtë peshore. Përveç korrupsionit “të dukshëm”, një praktikë e hidhur që duhet luftuar është edhe “mitmarrja detyruese” që nënkupton nevojën e qytetarëve për të dhënë mito, për të arritur diçka që atyre iu takon me ligj dhe/apo me normat qytetare. Sipas raportimit të mediave, kjo dukuri është e përhapur në të gjitha sistemet e pushtetit si dhe në ndërmarrjet publike e shtetërore. Kërcënimi i korrupsionit mund të luftohet duke përdorur strategjitë parandaluese që ulin mundësitë për krim, heqin pikat e dobëta të sistemeve ekonomike dhe industriale për të shtuar rezistencën e tyre ndaj futjes së grupeve të krimit të organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme varet nga efikasiteti i veprimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Agjencisë së Inteligjencës, Policisë, Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Ruajtja e sigurisë së përgjithshme kërkon gjithashtu ndalimin e përdorimit të informacioneve të grumbulluara për qëllime të manipulimit të ndërgjegjes së publikut. Qeveria e Kosovës duhet të intensifikojë funksionimin e plotë të këtij sistemi, duke përfshirë strukturat e grumbullimit dhe përpunimit të informacionit, veçanërisht atyre të fshehta, (në kuptimin e misionit, procedurave dhe infrastrukturës ligjore) duke ndërtuar një sistem informacioni të integrueshëm dhe të ndërveprueshëm në vete dhe me strukturat homologe të rajonit dhe me agjenci të informacionit që kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të përfshirë në konceptin “coalition of information”. Po ashtu, nga organizmat ndërkombëtarë duhet të kërkohet garantimi me ligje të veçanta i mbrojtjes së informacionit të klasifikuar si shtetëror në fusha të veçanta dhe atij ndërshtetëror, që buron nga marrëveshjet midis palëve. Në vitet e fundit janë shtuar rastet e qytetarëve të Kosovës që janë kapur gjatë kalimit të fshehtë të kufirit në shtete të ndryshme.38 Në anën tjetër, që pas luftës, në Kosovë ka një numër të qëndrueshëm të të huajve që kërkojnë azil apo strehim si dhe të tjerë që kapen gjatë orvatjeve për kalim të paligjshëm të kufirit. Megjithatë, në kuptimin e trafikut të paligjshëm dhe bashkëpunimit ndërkufitar e rajonal në luftën kundër tyre, Kosova më tepër shfrytëzohet si rrugë kalimi drejt Europës Perëndimore. Shkaktarë kryesorë për këtë dukuri janë mungesa

36 Mauro Paolo, Why worry about corruption? International Monetary Fund, Economic Issues, Washington D.C. (1997), ISBN: 1-55775-635-X. 37 Tanweer Akram: Ineffective Privatization of Public Enterprises: The Case of Bangladesh, UN Public Administration Network (1999), http://unpan1.un.org/intradoc/groups/public/documents/APCITY/UNPAN024962.pdf 38 Rasti tragjik “Tisa” në vjeshtën e vitit 2009, kurse rasti i fundit ishte në fillim të muajit qershor 2011.

Page 98: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 98 ‐

e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, problemet e përmendura më herët lidhur me autonominë e veprimit institucional (problemet me kontrollin kufitar në veri të vendit) si dhe probleme në ndërlidhjen funksionale të sistemit të drejtësisë me institucionet e sigurisë.39 Kosova ende shfrytëzohet si rrugë kalimi drejt Europës Perëndimore, gjë që ende kërkon angazhim të thellë, jo vetëm të institucioneve vendore, por edhe të EULEX-it, që ka për detyrë ngritjen e kapaciteteve njerëzore, të infrastrukturës ligjore e teknike, për luftimin e këtyre dukurive. Përkundër miratimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit në vitin 2009,40 e cila është në pajtim me standardet ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me mungesën e mospërfundimit të procesit të ndarjes së vijës kufitare me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.41 Po ashtu, transferimi i kompetencave tek Policia e Kosovës për mbikëqyrjen e vijës kufitare me Serbinë vazhdon të mbahet peng si pasojë e rrethanave politike dhe të sigurisë. Para luftës, në Kosovë ka pasur shumë pak raste narkomanie. Keqpërdorimin e drogave e kanë bërë kryesisht personat të cilët kanë vijuar studimet në metropolet e ish-Jugosllavisë, dhe më rrallë, personat të cilët në mërgim kanë qenë të përfshirë në qarqe të ndryshme të dyshimta. Pas luftës, dekadenca42 e stilit “perëndimor” ka filluar të përfshijë me të madhe Kosovën e sidomos rininë. Sot, sidomos në Prishtinë, “thithja” e hashashit është bërë dukuri e gjithëpranishme duke filluar që në shkollat e mesme e të ulëta. Ata të cilët ende nuk e kanë provuar, konsiderohen “të prapambetur”, “fshatarë”, etj. Pra, tanimë Kosova nuk është vetëm vend kalimi për trafikun e paligjshëm të drogave, por, fatkeqësisht, po bëhet pikë gjithnjë e më e zezë, edhe si vend përfundimtar (cak) i kësaj tregtie. Të dhënat publike lidhur me këtë dukuri mungojnë tërësisht. Në mungesë të statistikave policore, burim i vetëm i informatave mbeten mediat, të cilat edhe vetë janë pjesë e këtij problemi. Televizionet kombëtare, në mënyrë të pakontrolluar, në kanalet e preferuara për rininë, sjellin këngë (spote) e seriale, në të cilat dekadenca (përdorimi i drogave “të lehta”, krimi, etj) paraqitet si gjendje tërësisht normale. Në mungesë të një alternative tjetër (p.sh veprimtari sportive e kulturore që do të përfundojnë me gara, qoftë në nivel të shkollave, komunave, apo në nivel shtetëror), duket se për këto breza, kjo mbetet rruga e vetme, ndërkohë që askush nuk merret me “anën tjetër të medaljes”. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gati çdo ditë, arrin i pajetë nga një person i moshës së re, për shkak të mbidozës me drogë, marrjes së “koktejleve” të pakontrolluara të drogës, apo vetëvrasjes aksidentale nga përdorimi i barërave qetësuese, për shkak të mungesës së drogës. Pamjet e personave të shtrirë pa vetëdije nëpër rrugicat, skutat e tunelet e Prishtinës, janë bërë thuajse “normale”, deri në masën që Organizatat Joqeveritare iu sjellin edhe shiringa “për t’i mbrojtur nga infeksionet” të cilat, në të vërtetë, janë tejet të pranishme (llojet e rënda të hepatitit, anemia e thellë, problemet e ndryshme psikiatrike, humbja e funksioneve të ndryshme neurologjike-dëgjimi, prekja, etj) e të cilat i bëjnë këta persona të paaftë për punë në moshën më produktive dhe i vënë në barrë të shoqërisë, duke gllabëruar kapacitetet edhe ashtu të mangëta të sistemit shëndetësor.

39 Siguria personale në Kosovë, domosdoshmëri për rishqyrtim gjithëpërfshirës, Grup autorësh, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve “Katana”, Prishtinë, Gusht (2007). 40Forumi për Siguri, “Menaxhimi i Integruar i Kufirit në Kosovë” (2010). http://qkss.org/new/images/content/ pdf/Menaxhimi_i_integruar_i_kufirit.pdf 41Drawing Boundaries in the Western Balkans: A people’s perspective” (2011). http://qkss.org/new/index.php?section=news&cmd=details&newsid=285&teaserId=22 42 Dekadenca: Gjendje e degjenerimit mendor apo moral, veprimet e tepruara, apo jo-morale, që përfshijnë seksin, alkoolin, ushqimin, apo drogat.

Page 99: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 99 ‐

Sado që Policia e Kosovës e Reparti i Psikiatrisë në QKUK ballafaqohen me këtë gjendje çdo ditë, është e pamundur për ta që ta luftojnë këtë dukuri, përderisa nuk ekziston një strategji dhe një front i përbashkët i të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile. Për të përmirësuar situatën, së pari, nevojitet një vlerësim kritik e analitik, në nivel vendi. ISSI “Katana” ka hartuar një projekt shkencor pikërisht për këtë qëllim, por fatkeqësisht, ky projekt nuk është zhvilluar në mungesë të mbështetjes qoftë nga institucionet, apo nga OJQ-të e fondacionet e shumta, që kanë për mision të mbështesin shëndetin dhe sigurinë e rinisë. Një arritje e madhe në luftën kundër trafikimit ilegal me armë ka qenë miratimi i Ligjit për Armë, nga përbërja e kaluar e Kuvendit të Kosovës, që më 2009. Përkundër problemeve të shumta teknike në funksionimin e këtij ligji, ai tani ka filluar të zbatohet. Qytetarët e Kosovës, të moshës mbi 21 vjeç, kanë të drejtë të mbajnë armë të kategorive dhe kalibrit, të cilat janë të lejuara me ligj. Mundësia e pajisjes me armë zjarri dhe municion, në mënyrë të ligjshme si dhe mundësia për të bërë qitje me armë zjarri në Poligone të Shenjëtarisë Sportive, praktikisht, e bënë të panevojshëm furnizimin e fshehtë me këta artikuj, për shumicën dërmuese të qytetarëve, duke lehtësuar kështu barrën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës. Miratimi i Ligjit për Tregtinë e Mallrave Strategjikë si dhe Ligjit për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, janë hapa të rëndësishëm në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Zbatimi i këtyre ligjeve, do të vërë kontroll në qarkullimin e mallrave dhe artikujve strategjikë (artikujve me përdorim të dyfishtë)43. Këtu përfshihet sidomos teknologjia informative, e cila në Kosovë është në zhvillim e sipër dhe mund të keqpërdoret gjatë eksportit, apo mallra dhe artikuj të teknologjisë së lartë, të cilët mund të importohen nga vendet e zhvilluara dhe pastaj, pjesë të tyre, të ri-eksportohen në vendet e treta, e që përfundimisht, mund të përdoren me qëllim të rrezikimit të sigurisë në vendin ku shkojnë. Ndër sfidat e grupit të dytë do të veçojmë: cilësia e ulët e arsimit në të gjitha nivelet, me pasojë “analfabetizmin” funksional; mungesa e politikës agrare dhe strategjisë së urbanizimit; integrimi i pakicës serbe në institucione shtetërore; ndikimi i Beogradit ndaj pakicës serbe; etj. Ndonëse sivjet është kryer regjistrimi i parë i popullsisë, pas tridhjetë viteve, të dhënat nga ky regjistrim ende nuk janë publikuar. Sidoqoftë, Kosova është e njohur për faktin se ka popullatën më të re në kontinent. Ne tashmë kemi tërhequr vërejtjen se sado i mirëseardhur ky fakt, në kuptimin pozitiv, përsa i përket kapacitetit zhvillimor, është e domosdoshme që të investohet në ruajtjen e këtij kapaciteti nga degradimi dhe shkatërrimi.44 Niveli tepër i ulët i arritjes së suksesit në provimin e maturës, po detyron Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të bëjë atë që nuk duhet bërë-të ulë pragun e kalueshmërisë së testit. Sistemi privat i arsimit në Kosovë ka krijuar një inflacion të të diplomuarve duke i tërhequr më shumë ata drejt shkencave shoqërore-juristë, bankierë, menaxherë, kriminalistë, politologë, diplomatë, etj,-për të cilët tregu i punës nuk ka ´nevojë. Përsa i takon shkencave natyrore-mjekësia, ndërtimtaria, makineria, në sektorin privat as nuk ekzistojnë, kurse në Universitetin e Prishtinës janë thuajse drejt mbylljes.

43 Mallra dhe/apo artikuj të cilët përpos përdorimit për të cilin janë porositur, mund të kenë edhe zbatim tjetër, që mund të rrezikojnë sigurinë e përgjithshme. 44 Gashi Bejtush, Jusufi Agron: Ekonomia e Sigurisë, “International Studies”, A Review of International Relations, Foreign Policy and Diplomacy. The Center for International Studies); Zagreb, në kroatisht (Ekonomija Sigurnosti, slučaj za analizu: Kosovo poslije rata), (gusht 2009).

Page 100: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 100 ‐

Përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës rrugore padyshim se është një arritje e madhe në Kosovën e pavarur. Por kjo arritje duhet të shtrihet edhe me investime tjera në zhvillimin e urbanizimit edhe jashtë qyteteve të mëdha. Ne kemi tërhequr vërejtjen mbi ndikimin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik,45 si dhe mbi mënyrën e organizimit të institucioneve të sigurisë,46 në gjendjen e sigurisë personale dhe sigurisë së përgjithshme të vendit. Duhen lavdëruar orvatjet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që në kushtet e vështira të shtrëngimeve buxhetore, të ndërmarrë hapa në nxitjen e bujqësisë dhe blegtorisë.47 Investimet në bujqësi ndikojnë në rritjen e shkallës së punësimit, ulin varësinë e vendit ndaj importit të produkteve bujqësore si dhe ulin nevojën e dyndjes nga fshatrat në qytete. Integrimi i pakicave në shoqëri dhe në institucione shtetërore është një ndër parakushtet për anëtarësim në BE. Mirëpo, vënia e nevojave të një grupi të çfarëdo përkatësie (qoftë ekonomike, shoqërore apo etnike) përpara nevojave dhe mirëqenies së shoqërisë në përgjithësi, asnjëherë nuk sjell efektet e pritura. Në fakt, historia njerëzore ka dëshmuar se këto orvatje gjithherë përfundojnë me katastrofa të individëve apo edhe të gjithë shoqërisë. Orvatjet e tilla në Kosovën e viteve 90 përfunduan me luftën e hapur të UÇK-së, në fund të shekullit XX, kurse aktualisht jemi dëshmitarë të kryengritjeve dhe luftërave civile, thuajse në mbarë vendet arabe. Prandaj, institucionet Kosovare duhet të mësojnë nga përvojat e hidhura të së kaluarës dhe të ndryshojnë qasjen e gabuar ndaj sigurisë së pjesëtarëve të pakicave, të cilën UNMIK-u e ka “trashëguar” nga gjendja e para-luftës dhe është munduar që t’ia lërë “trashëgim”edhe institucioneve vendore.48 Ndikimi i Beogradit ndaj serbëve në Kosovë është ulur në shkallë të konsiderueshme gjatë viteve të pasluftës e, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2008. Kjo është dëshmuar edhe me rastin e zgjedhjeve lokale në vitin 2009 si dhe në zgjedhjet qendrore në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, ky ndikim ende mbetet problematik, sidomos në veri të vendit. Përveçse problem politik, ky ndikim është edhe kërcënim për sigurinë e përgjithshme. Serbët lokalë në Zveçan, tashmë disa herë po bllokojnë rrugën kombëtare, duke kundërshtuar jo vetëm Policinë e Kosovës, por edhe KFOR-in dhe EULEX-in, për shkaqe nga më të ndryshmet49 e duke dëshmuar se në çdo kohë, mund të shkaktojnë trazira të sigurisë.

Përfundime Në shekullin XXI, siguria nuk identifikohet më me fuqinë ushtarake, ndërsa përdorimi i forcës nuk është më monopol i shtetit. Sfidat klasike janë zëvendësuar me sfida të ndryshme të cilat para së gjithash nuk janë të lidhura për forcën klasike ushtarake dhe cilësitë e saj. Ato vijnë nga burime nga më të ndryshme dhe vështirë se mund të parashihet natyra e tyre, intensiteti i rrezikut, vendi dhe koha e shpërthimit si dhe kohëzgjatja. Këto zhvillime, kanë ndryshuar edhe përkufizimin e shtetit nga kuptimi ekonomik i Adam Smith apo kuptimi i sigurisë i Max Weber. Në konceptin bashkëkohor të sigurisë, siguria kombëtare nuk përfshin vetëm sigurinë territoriale të një shteti dhe aftësinë e tij për të kontrolluar sigurinë fizike të qytetarëve (siguria shtetërore), por edhe faktorë të tjerë, të cilët kanë ndikim të tërthortë në gjendjen e

45 Po aty. 46 Siguria personale në Kosovë, domosdoshmëri për rishqyrtim gjithëpërfshirës, Grup autorësh, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve “Katana”, Prishtinë, Gusht (2007). 47 http://www.mbpzhr-ks.net/advCms/documents/60485_115288_Plani_për_bujqësi_pylltari_dhe_zhvillim_rural.pdf 48 Siguria personale në Kosovë, domosdoshmëri për rishqyrtim gjithëpërfshirës, Grup autorësh, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve “Katana”, Prishtinë, Gusht (2007). 49 Pengimi i arrestimit të të dyshuarve për krim të organizuar, pengimi i bllokimit të importit të paligjshëm nga Serbia, pengimi i ndërrimit të komandantit të stacionit policor, etj.

Page 101: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 101 ‐

sigurisë kombëtare-arsimi, gjendja shoqërore, konsumi, etj (siguria shoqërore). Në Kosovën e pasluftës, siguria kombëtare (ndonëse gabimisht) zakonisht është identifikuar me atë shtetërore. Si rrjedhojë, në praninë e bashkësisë ndërkombëtare (civile e ushtarake) dhe me garancitë e tyre për tërësinë territoriale dhe kapacitetet e tyre për parandalimin e trazirave në shkallë të gjerë, Kosova është konsideruar e sigurtë. Përderisa kjo prani ishte e mjaftueshme për sigurinë shtetërore, mostrajtimi i duhur dhe me kohë i elementeve të sigurisë shoqërore, tani është paraqitur si problem mjaft i ndërlikuar, në të cilin ndikimi i bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka qenë në shkallën e duhur. Për pasojë, sot Kosova nuk rrezikohet as si shtet e as si territor, por kosovarët jetojnë në kushte gjithnjë e më të vështira të sigurisë shoqërore. Për të përmirësuar këtë gjendje, nevojitet angazhim i thellë i institucioneve vendore. Periudha që po jetojmë, përveç globalizimit ekonomik, paraqitet edhe si globalizim i rreziqeve dhe kërcënimeve të fushës së sigurisë ndërkombëtare, rajonale, kombëtare dhe individuale/njerëzore. Globalizimi, duke favorizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, ka krijuar edhe mundësitë e përfitimeve për krimin dhe terrorizmin. Ndërvarësia dhe ndërveprimi i ekonomisë dhe sigurisë është shtuar, por, me gjithë këtë shtim, këto dukuri janë bërë gjithnjë më amorfe dhe më të papërcaktuara. Siguria shoqërore nuk mund të trajtohet më ngushtë si pjesë e sigurisë shtetërore, por duhet të trajtohet si çështje e veçantë dhe e rëndësishme e interesit kombëtar. Institucione dhe nisma të shumta ndërkombëtare janë themeluar dhe veprojnë duke shpenzuar shuma të majme financiare, për të “përbashkuar” këto dy sektorë jetikë për çdo shtet dhe/apo komb. Misioni i EULEX-it është përcjellë edhe me shumë sfida, ndërsa më kryesoret konsiderohen: përgjithësimi, përkatësisht paqartësia e funksioneve ekzekutive të EULEX-it, ekzistimi i një gjendjeje jo të qëndrueshme të sigurisë në vend, funksionimi i sistemit tripalësh të pushtetit (UNMIK- EULEX- Institucione të Kosovës) si dhe strukturat e paligjshme me ndikim të Serbisë, si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, në çështjen e personave të zhdukur, përbërja heterogjene e Misionit të EULEX-it, etj. Ndërsa dështimet kryesore lidhen me mbetjen e disa zonave të Kosovës jashtë juridiksionit të autoriteteve të ligjshme të vendit, vazhdimësinë e funksionimit të strukturave të paligjshme serbe, funksionimit të shërbimit sekret serb, mosdemilitarizimit të vendit nga armët e paligjshme, mosfunksionimit të punës së gjyqësorit në pjesën veriore të Mitrovicës, mangësitë në funksionimin e pikave doganore 1. dhe 31. në pjesën veriore të Kosovës, etj. Bashkëpunimi rajonal për të krijuar një frymë dhe një rend të ri, nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit e mirëbesimit, është objektiv i sigurisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Në themel të këtij vizioni strategjik qëndron pranimi i shtetit të Kosovës nga ana e shteteve fqinje dhe kthimit të saj në faktor sigurie e stabiliteti në Europën Juglindore. Kosova nuk e mbështet sigurinë e vendit thjesht në forcat e veta, por në përpjekjet e përbashkëta, përmes integrimit dhe bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë. Në këtë koncept, një ndër synimet strategjike është ngritja e strukturës së sistemit të sigurisë dhe sigurimi i kapaciteteve për zhvillimin e operacioneve të mbështetjes së paqes, në mbështetje të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve humanitare, nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara, NATO-s50 dhe Bashkimit Europian. Objektivi strategjik i politikës së sigurisë së Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike të sigurisë. Anëtarësimi në NATO dhe BE është objektiv parësor dhe afatgjatë, i cili ka mbështetjen e plotë të popullit dhe të spektrit politik. 50 NATO konsiderohet/konceptohet si një komunitet, ku vendet bashkohen për të siguruar mbrojtjen kolektive dhe ruajtjen e paqes e sigurisë, nëpërmjet kontributeve, që secili vend anëtar ofron për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive.

Page 102: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 102 ‐

Bibliografia:

• Bearne Susanna, Oliker Olga, O’brien Kevin A., Rathmell Andrew, National Security Decision-Making Structures and Security Sector Reform, 2005.

• Buzan, Barry dhe Herring, Eric: The Arms dynamic in World Politics Lynnne Rienner Publishers, Londër, 1998

• Collins Alan: Studime Bashkëkohore të Sigurisë, Oxford Press University; (botimi shqip nga UET Press), ISBN: 978-99956-39-14-3.

• Gashi, Bejtush dhe Hidri, Pjetër: Konfliktet Ndërkombëtare dhe Ndëretnike, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve “Katana”, Prishtinë, 2008.

• Grizold A., Tataloviq S. dhe Cvertila V. Suvremene Politike Sigurnosti, Zagreb 2008. • Wentz Larry, Lessons from Kosovo, The KFOR experience, July 2002. • Fast Facts, Early Warning Report. Nr. 23, December 2008. UNDP, Kosovo. • The Internal Security Sector Review: The future of Kosovo’s security sector? 31 January 2007.

Forum for Civic Initiative. • Early Warning Report Kosovo, Nr. 20/21, Special Edition, January-June 2008, June 2008. UNDP,

Kosovo. • Kosovo Internal Security Sector Review, 2006. UNDP, Kosovo. • Regional Conference on Security Sector Reform, Stability Pact: Bucharest, 25 and 26 October,

2001.

Page 103: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 103 ‐

Për një rol të ri të BCU-së Kolonel Vasillaq Balca,

Z/Shef, Qendra e Analizave të Mbrojtjes, KDS

Trajtesë e shkurtuar. Ky shkrim trajton tematikën e veprimtarisë së BCU-së ( CIMIC ) që si një praktikë e re e përshtatur edhe nga Forcat tona të Armatosura, duhet të zhvillohet në përputhje me doktrinën AJP-9 dhe Procedurat Standarde që përdoren në këtë veprimtari. Nëse është punuar për t’u njohur nga efektivat doktrina përkatëse, ka mangësi dhe mospërdorim në praktikë të elementeve të saj.

Përherë e më tepër, doktrina e veprimtarisë CIMIC po shihet si një nga rrugët më të efektshme për përfundimin e veprimeve operacionale të Forcave të Armatosura nga vendet e NATO-s. Edhe Forcat tona të Armatosura e kanë ngritur dhe zhvilluar aktivitetin CIMIC (BCU,) por nga mangësitë e konstatuara, arrihet në përfundimin se kjo veprimtari duhet të përputhet plotësisht sipas SOP të NATO-s.

Në ditët e sotme, në kontekstin e zhvillimit të filozofisë moderne ushtarake, koncepti i Bashkëpunimit Civil-Ushtarak ka marrë një dimension të shumanshëm. Në fund të fundit, “Veprimtaria e FA në lidhje me popullsinë civile brenda vendit tregon nëse shoqëria është demokratike ose jo, veprimtaria e FA në lidhje me popullsinë civile jashtë vendit tregon nëse është pushtim apo ndihmë ndaj atij vendi”. Forcat e Armatosura si një organizëm potencial brenda vendit i përgjigjen detyrimit: “Shtetet janë kryesisht përgjegjëse për t'u kujdesur për popullsinë, viktimat e katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera brenda kufijve të tyre”.51 Ndërsa “Për Aleancën, kjo përfshin zhvillimin e procesit dhe të strukturave për koordinim efektiv dhe bashkëpunim me aktorë të tjerë, për të lejuar që secili të plotësojë reciprokisht dhe të përforcojë përpjekjet me të tjerët, në mënyrë sa më ideale brenda një strategjie të përgjithshme, të miratuar nga komuniteti legjitim, autoritetet lokale dhe ndërkombëtare”.52

-Sipas doktrinës së NATO-s, AJP-9, CIMIC-u vlerësohet- “koncept themelor në operacione”.53 Nisur nga ky vlerësim, vendi dhe roli i CIMIC-ut në operacion është konsideruar parësor duke evidentuar se: - Është një element thelbësor suksesi në të gjitha operacionet deri në përfundimin e tyre; -Planifikohet në të gjitha nivelet e drejtimit e të komandimit duke patur stafe BCU të përgatitura dhe të integruara në shtabe;-Në bashkëpunim të gjerë me aktorët civilë, forcat ushtarake mbështesin veprimet e tyre aq sa mund të jetë e mundshme pa kompromentuar misionin; -Veprimtaritë e BCU zhvillohen drejt një tranzicioni kohor në përputhje me synimet e autoriteteve dhe të organizatave civile.

E parë më praktikisht, doktrina e NATO-s për CIMIC-un thekson qëllimin: Drejtuesit ushtarakë në të gjithë skenarët e veprimeve planëzuese stërvitore apo luftarake, duhet të

51 UN, GA Resolution 46 /182 (1991). 52 COPD, Interim Version 1.0, 17 Dec 2010. 53 AJP-9, “The Place of CIMIC within NATO Operations”, Chapter 1 “Definition and Application” 102-2a, 2b, c, d, fq. 1-2.

Page 104: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 104 ‐

marrin në konsideratë faktorët shoqërorë, politikë, kulturorë, fetarë, ekonomikë, mjedisorë dhe njerëzorë si dhe praninë e OJQ-ve vendase e të huaja e synimet e tyre. Ndërtimi i lidhjeve jo vetëm me popullsinë civile e pushtetin vendor por edhe me OJQ-të dhe mediet që do të angazhohen në teatrin e veprimeve të forcave ushtarake duke siguruar një bashkëveprim të planëzuar në të gjitha nivelet e planëzimit.

E shprehur më konkretisht, në doktrinën e NATO-s, AJP-9,54 jepen 2 qëllime: a-Misioni parësor i CIMIC-ut është krijimi dhe mbajtja e një bashkëpunimi të plotë midis komandës dhe autoriteteve civile, organizatave dhe agjencive në zonën e veprimeve për të përmbushur misionin. b-Qëllimi afatgjatë është të krijojë e të mbajë kushtet për të mbështetur arritjet dhe objektivat e caktuara.

Koncepti teorik mbi BCU në FA të vendit tonë nuk ndryshon në përmbajtje me konceptin CIMIC të vendeve të NATO-s. Në dokumentet themelore të FA të RSH, Doktrina e BCU të FA të RSH, MP-9, BCU merr përsipër përgjegjësi të cilat i japin kuptim veprimtarisë të FA të RSH, në planin kombëtar dhe në rastet e angazhimeve ndërkombëtare. Shkurtimisht, në dokumente shprehet përgjegjshmëria e FA të RSH për të marrë në konsideratë në veprimtarinë e tyre planëzuese, të gjithë elementet e faktorit civil në hapësirën operacionale që ndikojnë drejtpërdrejtë në përmbushjen e misionit të tyre. Në këtë këndvështrim duhet të përfshihen në realizimin e misionit operacional sa më shumë aktorët jashtë sistemit ushtarak. Koncepti doktrinar i BCU në FA të RSH, teorikisht është në përputhje të plotë me konceptin e CIMIC-ut të NATO-s.

Veprimtaria e CIMIC-ut është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve kryesorë, por stafet e CIMIC-ut janë “mjetet”, me anën e të cilave shtabi orientohet duke marrë në konsideratë shkallën e ndikimit të mjedisit civil në planëzimin e veprimtarisë operacionale. Por shpesh-herë nuk ndodh kështu. Disa liderë, ushtarakë apo civilë, e kanë shumë të vështirë të ndryshojnë metodën praktike të punës së tyre dhe përfundojnë në moton “E di unë”. Le ta shohim këtë më praktikisht, sipas doktrinës AJP-955 në të cilën ato trajtohen:

- Misioni. Në doktrinën e CIMIC-ut theksohet përparësia e misionit. CIMIC ndërthuret në të gjitha nivelet e përgjegjësitë politike, diplomatike, ushtarake, njerëzore, etj., por theksohet që: “Nuk duhet të merren përsipër detyra shtesë, pa bërë një vlerësim të burimeve të hapësirës operacionale. Ndaj çdo detyrë lokale e CIMIC-ut duhet të jetë e koordinuar në mënyrë të tillë që të shmangë konfliktet e mundshme, me qëllim që të mos kompromentojnë objektivat afatgjata të forcave të armatosura”. Por në praktikën tonë hasim disa raste që mjetet tona të ofruara për ndihmë mbeten në terren për një kohë të gjatë dhe vihet në dyshim efektiviteti dhe qëllimi i përdorimit të tyre. Emergjenca e fundit e dëborës i gjeti shumë mjete tona të shpërndara në territorin e vendit duke kryer detyra rutinë, jo aq të domosdoshme për misionin dhe besueshmërinë e FA.

- Komandimi. Është përgjegjësi e liderit ushtarak, në të gjithë nivelet. “Lideri ushtarak, komandantët, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për impaktin e operacioneve ushtarake në mjedisin civil dhe impaktin e mjedisit civil në operacionet e tyre”. Ata duhet t’i japin përparësi dhe të drejtojnë veprimtaritë e CIMIC-ut në mënyrë të tillë që të ruhet efektiviteti ushtarak pa i shtuar vështirësive civile elemente të tjera të panevojshme. Angazhimi në rastet e emergjencave në përmbytjet e vitit 2011 në Shkodër dhe borës së vitit 2012 tregoi se, 54 AJP-9 “The Place of CIMIC within NATO Operations”, Chapter 1 “The Purpose of CIMIC”, 103-3, fq. 2-2. 55 AJP-9 “The Principles of CIMIC”, Chapter 2, “Principles governing the military direction of CIMIC”, 202-1, 2, 3, 4, dhe 5; fq. 2-1 dhe 2-2.

Page 105: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 105 ‐

shpeshherë vënia e mjeteve të FA në dispozicion të komunitetit, u bë e padrejtuar dhe e paorientuar mirë. Rendimenti i lartë, efikasiteti i përdorimit të burimeve nuk arrihet pa një komandim/kontroll të përsosur. Rasti i fluturimit të helikopterit në stadiumin e Pukës tregon harxhim fondesh, pa arritur synimin e duhur. Në pamje të parë duket sikur është mungesë përgjegjësie e të tjerëve por, në të vërtetë, tregon edhe mungesën e komandim-organizim- kontrollit nga vetë strukturat e FA.

- Përqendrimi. Burimet e dhëna për CIMIC-un mund të jenë të kufizuara. Ato duhet të përqendrohen në detyrat me përparësi më të madhe. Përqendrimi mundëson përmirësimin e perceptimit civil për forcën e ushtrisë, të vendosmërisë së saj për të vepruar në interes të shoqërisë civile. Shpërndarja e aseteve, nga ana tjetër, mund të ketë impakt minimal dhe ka rrezik të tejzgjasë në mënyrë të panevojshme përmbushjen e qëllimit përfundimtar. Ndaj na ka ndodhur që në momente të caktuara, nuk kemi patur mundësi t’u përgjigjemi menjëherë kërkesave të popullatës për ndërhyrje emergjente. Edhe sot e kësaj dite, në Tropojë, qëndron një mjet i rëndë pune i yni, i cili nuk shfrytëzohet.

- Humanizmi. Lideri ushtarak ka përgjegjësi ligjore të veprojë në përputhje me ligjin. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Kjo kuptohet që në çdo rast dhe ambient ku veprojnë FA, nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet jetesa e popullsisë civile. Shembulli më i keq mbetet rasti i “Gërdecit” ku nuk kishte fare veprimtari BCU (CIMIC). Duke mos aktivizuar elementet e CIMIC-ut, nuk u krijua një vizion i qartë për ambientin, situatën dhe pasojat e mundshme. Mosakordimi me pushtetin vendor, la shteg për diskutime të gabuara dhe negative për FA. Po të ishte kryer procedura e punës së CIMIC-ut do të shmangeshin shfajësimet dhe keqinterpretimet.

Veprimtaria BCU e FARSH ka bërë shumë përparime dhe sa vjen e po konsolidohet. Veprimtaria në emergjencat e ndryshme si përmbytje, zjarre apo rënie masive dëbore gjatë vitit 2010 dhe 2011 tregoi se FA e RSH jo vetëm luan rol të rëndësishëm në përballimin e situatave por edhe që ajo sa vjen dhe është më e organizuar e efektive në ndihmën ndaj popullsisë në vështirësi.

Por çfarë duhet bërë që BCU të quhet CIMIC, pra që t’i përshtatemi veprimtarisë së standardizuar sipas koncepteve të NATO-s?

Ndërtimi i marrëdhënieve institucionale

Pa ato nuk mund të ketë bashkëpunim të suksesshëm. Pra duhen aktivizuar strukturat e BCU-së, të identifikohen subjektet, burimet, kontribuuesit dhe statusi i tyre përpara çdo veprimtarie të FA. BCU e FA të luajnë rolin e tyre, duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta ose jo, të cilat ndihmojnë në “lokalizimin” dhe “kthimin” e përgjegjësive tek autoritetet legjitime civile për arritjen e qëllimit. BCU ndihmon në bashkimin e përfitimeve krahasuese mes aktorëve ushtarakë dhe civilë, për të rritur efektet koordinuese, për të minimizuar përplasjet. Për të kryer këtë detyrë, duhet patjetër të krijohet dhe të funksionojë një rrjet komunikimi për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjella. Prandaj në doktrinën e NATO-s kjo theksohet si tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme “Zemra e detyrës së CIMIC-ut përgjatë operacio-neve është të sigurojë bashkëpunim efektiv civil-ushtarak në mbështetje të misionit të komandantit. Kjo kërkon krijimin dhe mbajtjen e një game të gjerë marrëdhëniesh me aktorët civilë”.56 Është e domosdoshme të funksionojnë “oficerët koordinues të BCU”.

56 AJP-9, “Operational environment and the application of CIMIC”, Chapter 3, “Tasks” 302-5, fq. 3-2.

Page 106: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 106 ‐

Vlerësimi i BCU dhe ndjekja e parimeve bazë

“Planning is everything, the plan is nothing”- Dwight D. Eisenhower. Gjatë analizës së burimeve në hapësirën operacionale si dhe gjatë analizës së kontributeve nga subjektet e identifikuara, duhet bërë edhe analiza e faktorëve përkatës BCU për të gjitha çështjet që lidhen me misionin. “Kjo përfshin produktin e Vlerësimit Civil dhe gjykimin e CIMIC-ut për këtë, po aq sa dhe përfshirjen e tyre në Planin e Operacionit (OPLAN)”.57 Roli i BCU-s nxirret në pah në përpjekjet që bëhen për integrimin e veprimtarisë operacionale ushtarake me faktorët dhe aktorët civilë në operacion.

- “CIMIC luan rol kryesor në vetëdijen kulturore të forcave nëpërmjet edukimit”. Përputhja e veprimtarisë së ushtarakëve në mbështetje dhe përputhje sa më shumë me zakonet lokale, normat e kulturës dhe mënyrën e jetesës. BCU duhet të luajë rol kryesor në aktivitetin me popullsinë;

- “Qëllimet e përbashkëta midis forcave të NATO-s dhe organizatave civile duhet të përcaktohen dhe njihen kudo që të jetë e mundur”. Ngritja dhe forcimi i marrëdhënieve civile-ushtarake janë kritike për suksesin në një mjedis operacional. Mund të ekzistojnë interesa të ndryshme, por gjithmonë duhet të finalizohen interesat e përbashkëta që lidhen me misionin e forcës ushtarake;

- “CIMIC-u duhet të vendosë marrëveshje bashkëpunimi dhe mekanizma tranzicioni sa më shpejt të jetë e mundur”. Analiza e qëllimeve të përbashkëta duhet të çojë në ndarje të pranuar të përgjegjësive, në mënyrë që të krijohet dhe të ruhet një marrëdhënie e qëndrueshme për të gjithë aktorët në terren, duke përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë respektive.

- “Detyrat dhe veprimtaritë e CIMIC-ut duhet të jenë transparente, të demonstrojnë kompetencë dhe aftësi për të zgjidhur problemet në mënyrë që të fitojnë besimin dhe besueshmërinë e të gjithë elementeve të mjedisit civil”. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar dhe ruajtur bashkëpunimin e kërkuar nga organizatat civile. Shtrëngimi mund të ketë efekt të ngjashëm me miratimin, por arrin rezultate të dobëta dhe nuk ka qëndrueshmëri;

- “Çelësi i minimizimit të vështirësive është komunikimi i hapur e i qëndrueshëm. Për sa kohë që organizatat vazhdojnë të aktivizohen, ato duhet të nxiten, t’i përshtaten sistemit të pranishëm, d.m.th. përparësi të jetë qëllimi ushtarak”. Keqkuptimet midis përbërësve politikë, ushtarakë, njerëzorë dhe përbërësve të tjerë të marrëdhënieve civilo-ushtarake çojnë, në mënyrë të pashmangshme, në konfuzion dhe tension. Këto tensione rëndohen nga paragjykimet politike, pasaktësia mediatike apo shtrembërimet dhe komunikimi i dobët.

- “Në rastin më të parë, stafi i CIMIC-ut do të ndihmojë në përgatitjen e forcave që do të merren me kushtet civile që do të arrihen operacion”.58 BCU është domosdoshmëri në kushtet e zhvillimeve aktuale. Përgatitja e kushteve “të favorshme” për veprim në një mjedis të futur në emergjencë, krizë ose kaos, bëhet nëpërmjet futjes së elementëve të BCU-së. “Stafi duhet të sigurojë koordinimin e ndihmës ndaj qeverisë pritëse, lidhur me rehabilitimin, rindërtimin dhe zbutjen e fatkeqësive. Njohja e ekzistencës së një stafi të tillë, lehtëson/ul mundin për planifikimin në lidhje me sigurimin e mjeteve dhe të mbështetjes”.59

57 AJP-9, “CIMIC in NATO decision making”, Chapter 7 “The NATO Operation Planning Process” 702-1, fq. 7-1. 58 AJP-9, Chapter 3, “Tasks” 302-2, fq. 3-2. 59 MC 133/4, NATO’s Operational Planning System, Aug 2005.

Page 107: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 107 ‐

Ku duhet të bazohet CIMIC-u?

- Koordinimi. Vendosja e hershme e kontakteve, formulimi i marrëveshjeve e kontratave përkatëse në procesin e planifikimit, trajnimi i efektivit për të zhvilluar koordinimin dhe sinkronizimin e planeve të aktorëve të ndryshëm;

- Mbështetja për mjedisin civil. Mbështetja mund të përfshijë një gamë të gjerë të burimeve ushtarake si: informacion, personel, materiale, komoditete, pajisje të komunikimit, ekspertizë speciale apo trajnime. Natyrisht që mbështetja nuk duhet të cënojë kapacitete ushtarake për realizimin e misionit;

- Mbështetje për Forcat e Armatosura. Liderit ushtarak, në varësi të rrethanave, do t’i kërkojnë mbështetje civile të dukshme nga burimet e tij. BCU luan një rol të rëndësishëm në dhënien e saj dhe në marrjen e efektit sinergjik, d.m.th. të mbështetjes për FA. Ato duhet të konsistojnë në:

- Krijimin e një mjedisi mbështetës ndaj aktorëve të vendimmarrjes politike për zhvillimin e modernizimin e Forcave të Armatosura;

- Vendosjen e marrëdhënieve me interesa reciproke me subjektet e shoqërisë civile. "Në jetë, ju nuk merrni atë që meritoni, ju do merrni atë që ju do të negocioni" (Proverb turk);

- Dhënien e ndihmës së nevojshme popullsisë, për përgatitjen dhe hartimin e planeve për vetëmbrojtjen e saj, në rastet e fatkeqësive natyrore;

- Dhënien e edukimit të përshtatshëm për personelin civil që shërben në nivele të larta të drejtimit të shtetit që i shërbejnë veprimtarisë civile në rastet e emergjencave.

Ripozicionimi i rolit të BCU

Elementi i BCU-së është i ndryshëm në struktura të ndryshme. Ai përputhet me konceptet doktrinarë dhe mbështetet në burimet dhe potencialet e brendshme të vendit tonë. Në këtë kuptim BCU ka përmbajtje shumëdimensionale e cila nuk është përgjegjësi vetëm e një strukture të veçantë. Që BCU të funksionojë si CIMIC-u i vendeve anëtare, duhet të arrijë të jetë koordinatori kryesor i tërë procesit. Strukturat BCU duhet të jenë të afta për të ngritur Qendrat e lëvizshme (mobile) kur këto janë të nevojshme, vendosjen e kontakteve, koordinimin e bashkëpunimit për nevojat/shërbimet bazë të popullsisë. Qendrat e BCU-së duhen konsideruar si pjesë e procesit të vlerësimit civile-ushtarak, në varësi të situatës e të misionit. Kursi i përshtatshëm i veprimit duhet të ofrojë përfaqësim të komponentit ushtarak (BCU) në qendrën e koordinimit civil të institucionit udhëheqës të procesit, me idenë e rritjes së efektivitetit të veprimeve dhe ruajtjen e vëmendjes në situatën civile-ushtarake, pra jo për krijimin e një qendre BCU me detyra paralele. Personeli i qendrës së BCU-s duhet të jetë i aftë për t’iu përgjigjur saktë në çdo kohë pyetjeve: “Kush?”, “Çfarë?”, “Kur?”, “Ku?”, “Si?” dhe “Pse?”, duke nxjerrë në pah dhe duke përfshirë të dhëna faktike sa më shumë që të jetë e mundur, për të mbështetur hap pas hapi kursin e veprimit të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura. Ato duhet të sigurojnë komunikim efektiv nëpërmjet:

Nxjerrjes së raporteve të rregullta (koha e përpilimit publikimit përcaktohet nga lideri); Mbledhjes dhe shpërndarjes së raporteve të organizatave civile; Pjesëmarrjes në takimet më të rëndësishme të organizatave civile; Atashimit të oficerëve koordinues në organizatat civile më të rëndësishme dhe anasjelltas; Identifikimit dhe krijimit të linjave të komunikimit për të shkëmbyer informacion me agjencitë e pranishme në terren/rajon; Ofrimin e ekspertëve në kompozimin e marrëveshjeve dhe koordinimin e veprimeve me organizatat civile.

Page 108: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 108 ‐

Duke iu referuar doktrinës së BCU të FA të RSH, mund të themi se FA kanë përgjegjësinë për ofrimin e ndihmës së duhur të gjitha strukturave përkatëse të qeverisjes qendrore e lokale për planëzim, koordinim dhe trajnim, për përballimin e situatave në mënyrë sa më efektive nga vetë shoqëria civile. Kjo duhet të planëzohet nga organizmat e FA-së dhe të zbatohet konkretisht në terren. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar.

Është bërë i dukshëm bashkëpunimi me strukturat civile për sigurimin e të dhënave plota mbi burimet civile dhe bërja llogarive të sakta për kapacitetet e tyre, me qëllim shmangien e përpjekjeve të panevojshme. BCU duhet të vlerësojë efektin e pranisë ushtarake në ekonominë lokale. Përpjekja duhet bërë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme e të vlefshme si për nevoja civile ashtu dhe për nevoja ushtarake. Në realitet kjo do të jetë detyra e pranishme e personelit të BCU. Pra si përfundim, BCU si një koncept i ri modern në mbështetje të popullsisë, kërkon shumë ballafaqim dhe trajtim në përputhje me përvojat e vendeve të tjera për t’u quajtur plotësisht CIMIC. Strukturat e BCU-së duhet të përfshihen aktivisht edhe më gjerë në veprimtarinë e FA-ve. Përfshirja e tyre duhet të jetë e institucionalizuar dhe e planifikuar. Strukturat e BCU-së duhet t’i paraprijnë çdo veprimtarie të FA-ve, në lidhje me popullsinë civile. Pra të arrihet çfarë thuhet në doktrinë: “Në fazën më të hershme të mundshme përpara operacionit, personeli i stafit të CIMIC-ut duhet të përfshihet në planëzim, edukim dhe stërvitje”60 .

Duhet punë intensive dhe tashmë e specializuar. Le të kujtojmë “Pra, me pak fjalë, nuk është çudi që bashkëpunimi civile-ushtarak nuk funksionon mirë. Në të vërtetë, është e mahnitshme se si ai funksionon gjithandej”.61 Nisur nga sa trajtuam, vetëm pasi të arrihet realizimi i këtyre detyrave dhe stadi që trajtuam më lart, BCU do të quhet plotësisht CIMIC sipas standardeve të NATO-s. Shumë është bërë dhe është arritur, por ka akoma më shumë për të bërë.

Përfundime

Disa nga mesazhet e këtij shkrimi janë:

- Drejtuesit ushtarakë në të gjithë skenarët e veprimeve planëzuese stërvitore apo luftarake duhet të marrin në konsideratë faktorët shoqërorë, politikë, kulturorë, fetarë, ekonomikë, mjedisorë dhe njerëzorë si dhe praninë e OJQ-ve vendase e të huaja e qëllimet e tyre.

- Duhen ndërtuar marrëdhënie të institucionalizuar/identifikuara. Në këtë kuptim, duke aktivizuar strukturat e BCU-së, të identifikohen subjektet, burimet, kontribuuesit dhe statusi i tyre përpara çdo veprimtarie të FA-ve. Për të kryer këtë detyrë patjetër duhet të krijohet dhe të funksionojë një rrjet komunikimi për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjella.

- Duhet vlerësuar e planëzuar konkretisht masa BCU nga Komandanti/Shtabi. Gjatë analizës së burimeve në hapësirën operacionale si dhe gjatë analizës së kontributeve nga subjektet e identifikuara, duhet bërë edhe analiza e faktorëve përkatës BCU për të gjitha çështjet që lidhen me misionin.

- Duhen vlerësuar konsideratat e nxjerra nga strukturat BCU. Veprimtaria BCU-së ndërtohet duke u marrë në konsideratë parimet bazë që sanksionohen në doktrinën e

60 AJP-9, Chapter 3, Non Article 5,”Crisis Response Operations” 304, fq. 3-8. 61 James V. Arbuckle, “Forcat Ushtarake në Operacionet e Paqes të shekullit 21”, “S’ka punë për një ushtar".

Page 109: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 109 ‐

NATO-s AJP-9 si: ndërgjegjësimi kulturor, qëllimet e përbashkëta, ndarja e përgjegjësive, miratimi, transparenca, komunikimi.

- Të tregohet seriozitet në parapërgatitje. Përgatitja e kushteve “të favorshme” për veprim në një mjedis të futur në emergjencë, krizë ose kaos, bëhet nëpërmjet futjes së elementëve të BCU-së duke patur parasysh koordinimin, mbështetjen për mjedisin civil dhe mbështetjen për Forcat e Armatosura.

- Të ri-pozicionohet vendi/roli i BCU-së. Elementi i BCU-së është i ndryshëm në struktura të ndryshme. Në këtë kuptim, BCU ka përmbajtje shumëdimensionale, e cila nuk është përgjegjësi vetëm e një strukture të veçantë. Që BCU të quhet CIMIC duhet të arrijë të jetë koordinatori kryesor i tërë procesit. Strukturat BCU duhet të jenë të afta për të ngritur Qendrat e lëvizshme.

- Duke iu referuar doktrinës së BCU, Forcat e Armatosura kanë përgjegjësinë për ofrimin e ndihmës së duhur të gjitha strukturave përkatëse të qeverisjes qendrore e lokale për planëzim, koordinim dhe trajnim, për përballimin e situatave në mënyrë sa më efektive nga vetë shoqëria civile.

Pra mesazhi përmbledhës është: Strukturat e BCU-së duhet të përfshihen aktivisht më gjerë në veprimtarinë e FA. Përfshirja e tyre duhet të jetë e institucionalizuar dhe e planifikuar. Strukturat e BCU-së duhet t’i paraprijnë çdo veprimtarie të FA në lidhje me popullsinë civile. Tashmë duhet punë e specializuar.

Bibliografia:

• UN GA Resolution 46 /182 (1991). • COPD Interim Version 1.0, 17 Dec 2010. • AJP-9, “The Place of CIMIC within NATO Operations”, Chapter 1 “Definition and Application”

102-2a, 2b, c, d, “The Purpose of CIMIC”, 103-3, “The Principles of CIMIC”, Chapter 2, “Principles governing the military direction of CIMIC”, 202-1, 2, 3, 4, dhe 5.

• AJP-9, “Operational environment and the application of CIMIC”, Chapter 3, “Tasks” 302-5,“CIMIC in NATO decision making”, Chapter 7 “The NATO Operation Planning Process” 702-1,“Principles Governing The Civil-Military Relationship”, Chapter 3 “Operational environment and the application of CIMIC”, 203-1, 2, 3, 4 dhe 6.Chapter 3, “Tasks” 302-2.

• MC 133/4, NATO’s Operational Planning System, Aug 2005. • AJP-9, Chapter 3, “Non Article 5, Crisis Response Operations” 304. • James V. Arbuckle, “Forcat Ushtarake në Operacionet e Paqes të shekullit 21’’

Page 110: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 110 ‐

STANAG 6001 në FA, arritje dhe probleme

Docent Jaup Zenuni, Doktorant në Gjuhësinë e Aplikuar,

në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë

Trajtesë e shkurtuar. Anglishtja është kthyer sot në “lingua franka” për të gjithë personelin e Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të NATO-s dhe të atyre që aspirojnë për t’u bërë pjesë e kësaj aleance të rëndësishme. Kjo diktohet nga dinamika e veprimtarisë dhe nevojave të komunikimit brenda aleancës dhe jashtë saj. Arsimimi në gjuhën angleze është konsideruar dhe vazhdon të jetë njëra prej përparësive të politikës së arsimimit të personelit të Forcave të Armatosura edhe në vendin tonë. Për këtë qëllim janë përcaktuar standardet e nevojshme dhe punohet në vazhdimësi për realizimin e tyre. E gjithë kurrikula për arsimimin në gjuhën angleze është e ndërtuar sipas STANAG 6001. Kjo ka sjellë ndryshime të thella në hartimin e programeve mësimore, në metodat e mësimdhënies, në bazën materiale që përdoret në mësim, në mënyrën e vlerësimit të njohurive dhe në testimet që kryhen për matjen e nivelit të personelit të FA në gjuhën angleze.

Fjalët kyçe: NATO, STANAG 6001, FA, testim, kurrikulë, risi, rishikim.

Hyrje

Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga Qershori 1992. Ajo përkrahu Nismën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994, duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Këto hapa të rëndësishme politike u shoqëruan me ndryshime të thella në dokumentet strategjike dhe doktrinare të FA-së. Në përputhje me këto dokumenta u përcaktuan përparësitë dhe standardet. Njëra prej këtyre përparësive ishte arsimimi i personelit të FA në gjuhën angleze, si gjuha kryesore e komunikimit në NATO. Kjo përparësi qysh prej fillimit u synua të realizohej si në rrafsh sasior, duke rritur numrin e ushtarakëve dhe civilëve të FA që mësonin gjuhën angleze, edhe në rrafshin cilësor, duke e vënë theksin tek përvetësimi dhe zotërimi cilësor i gjuhës angleze.

E gjithë politika e arsimimit në gjuhën angleze u mbështet tek Strategjia dhe Doktrina e FA-së. Ajo mori si dokument reference STANAG 6001 që është marrëveshja e arritur midis vendeve të NATO-s për vendosjen dhe zbatimin në praktikën e mësimdhënies dhe testimit në gjuhën e huaj të standardeve të përbashkëta që burojnë nga Kuadri i Përbashkët Europian i Referencave për Gjuhët. STANAG 600162 është një dokument i hartuar me synimin e mirë që të matë dhe krahasojë nivelin gjuhësor në vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe në ato që synojnë të anëtarësohen. Qysh në hyrjen e marrëveshjes thuhet: “Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është t’u sigurojë Forcave të NATO-s një tabelë ku përshkruhen nivelet e përgjithshme gjuhësore. Vendet pjesëmarrëse bien dakord të përdorin nivelet e përgjithshme gjuhësore me qëllim që:

a. Të përmbushin kërkesat gjuhësore për stafin që emërohet në pozicione ndërkombëtare;

b.Të krahasojnë standardet kombëtare me anën e një tabele të standardizuar;

62 NATO Standardization Agreement (STANAG, Language Proficiency Levels (edition 2), 2003, www.extra-muros.ch

Page 111: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 111 ‐

c.Të bëhet evidentimi dhe raportimi, në komunikimin në nivel ndërkombëtar të mënyrës si matet niveli i përgjithshëm gjuhësor (nëse lind nevoja duke bërë konvertimin nga standardet kombëtare)”.63

Prej vitit 1994 kur u nënshkrua dokumenti për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, në FA-të e Shqipërisë u ndërmorën hapa konkrete për arritjen e objektivit që edhe në vendin tonë të rishikohej e gjithë kurrikula e arsimimit në gjuhën angleze dhe, në këtë kuadër, të kryhej dhe testimi sipas STANAG 6001. Në funksion të këtij qëllimi, Qendra e Gjuhëve të Huaja (QGJH) mori përsipër përgjegjësi të reja.

Testimi STANAG 6001 në FA: arritje dhe risi

Testimi STANAG 6001 në vendet e NATO-s e ka fillesën në vitin 1976 kur për herë të parë u hartuan dhe miratuan nivelet gjuhësore që duhet të arriheshin nga të gjithë ata që do t’i nënshtroheshin testit STANAG 6001. Kërkesat e këtyre niveleve u rishikuan dhe u pasuruan në vitin 2003 dhe në vitin 2009. Për këtë arsye, në vartësi të fazës së zhvillimit, të kërkesave në rritje dhe dinamikës së veprimtarisë së NATO-s, sot njohim përshkruesin e STANAG-ut të vitit 1976, atë të vitit 2003 dhe së fundi përshkruesin e STANAG-ut të vitit 2009.

Seksioni i testimit në QGJH e bazoi punën e vet tek përshkruesi i STANAG-ut të vitit 2003. Ishte ky dokumenti që u përdor si pikë reference për hartimin e Specifikimeve të Testit STANAG 6001 të Rregullores së Administrimit të Testimeve64 dhe të vetë Testit STANAG 6001, në të katër aftësitë gjuhësore. Nga ana tjetër, në hartimin e këtyre dokumenteve u mbajt parasysh politika e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Shtabit të Përgjithshëm për arsimimin në gjuhën e huaj. Në këtë mënyrë, Testi STANAG 6001 për gjuhën angleze u konceptua dhe u hartua si një test për të matur njohuritë e përgjithshme gjuhësore. Prandaj përmbajtja e këtij testi nuk mbështetet në përmbajtjen e një kursi apo teksti mësimor të caktuar.

Futja në përdorim e testit STANAG 6001 u harmonizua me ndryshimet kurrikulare. Prej vitit 2005 në QGJH tekstet mësimore amerikane American Language Course që përdoren në të gjitha kurset e gjuhës angleze pasurohen me materiale të tjera si: tekste mësimore të botuara në vendet e NATO-s (“Campaign”, “At Ease”, “Face the Issues” dhe “Raise the Issues”); libra të botuara nga vetë stafi i QGJH-së (“Steps in writing” apo “Useful phrasal verbs”); materiale të përgatitura nga vetë pedagogët për secilin nivel, sipas kërkesave të përshkruesit të STANAG 6001, për secilën aftësi gjuhësore. E gjithë kjo bazë materiale që pasurohet dhe përditësohet në çdo kurs, përdoret për zhvillimin e aftësive gjuhësore të të folurit, shkrimit dhe dëgjimit. Në pasurimin e kësaj baze materiale është edhe kontributi i padiskutueshëm i Zyrës së Bashkëpunimit Amerikan (ODC) dhe Këshillit Britanik.

Ndryshimet kurrikulare u mbështetën nga një program intensiv kualifikimi për pedagogët që, në thelb kishte kuptimin dhe realizimin në praktikë të kërkesave të kësaj kurrikule të synuar, e cila e vinte veprimtarinë e QGJH-së në nivel të përafruar me vendet aleate të NATO-s. Të gjithë pedagogët u trajnuan dhe u kualifikuan në kurse të caktuara për mësimdhënie apo kurse specifike jashtë vendit si SHBA, Kanada, Gjermani, Slloveni, Kroaci e gjetkë. Shumë veprimtari kualifikuese si konferenca, seminare dhe workshop-e rajonale e më gjerë u organizuan nga PEP dhe PfP. Në funksion të ngritjes profesionale të pedagogëve u krijua një traditë mjaft e mirë e organizimit të veprimtarive kualifikuese në QGJH ku ftoheshin edhe

63 NATO Standardization Agreement (STANAG, Language Proficiency Levels (edition 2), 2003, p.1. www.extra-muros.ch 64 Ministria e Mbrojtjes (2005), “Rregullore e administrimit dhe testimit në gjuhën angleze, STANAG 6001”.

Page 112: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 112 ‐

instruktorët e gjuhës angleze nga repartet, traditë që, me largimin e programeve PEP dhe PfP nga Shqipëria, fatkeqësisht është zbehur.

Futja e testit STANAG 6001 pati ndikim të rëndësishëm edhe në qëndrimin e personelit ushtarak dhe atij civil ndaj gjuhës angleze. Ai u shoqërua me një rritje të interesit dhe dëshirës për përvetësimin e të katër aftësive gjuhësore. Gjithnjë e më shumë po vlerësoheshin aftësitë komunikuese, sidomos ato që lidhen me fushën ushtarake. Në këtë mënyrë, sidomos në kurset 3/2/3/2 dhe 3/3/3/3 u vu theksi tek përvetësimi i terminologjisë ushtarake dhe gjuhës operacionale. Nëse para aplikimit të testit STANAG 6001, mësimi i gjuhës angleze përqendrohej tek leximi, gramatika dhe disi tek dëgjimi, futja e këtij testi i ndryshoi raportet midis aftësive gjuhësore, duke i integruar ato më mirë dhe duke sjellë harmonizim të balancuar mes tyre.

Risi ishte edhe alokimi i kohës për materialet shtesë. Me programet e reja u realizua një rishpërndarje e kohës në dispozicion të kurseve duke lënë dy/tre orë në dispozicion të tekstit mësimor dhe dy/tre orë në dispozicion të materialeve shtesë për zhvillimin e të folurit, shkrimit dhe dëgjimit.

Kurrikula e re, mbi të gjitha, solli risi në përmbajtjen dhe metodat e mësimdhënies. Ora e mësimit u pasurua në përmbajtje dhe në mënyrën e organizimit. U futën elemente të tilla si diskutimet, debatet, puna në grupe, puna me role dhe me partnerë, puna e pavarur, brifingjet dhe prezantimet për tema ushtarake, puna me projekte, njohja me përvojën e personelit që ka marrë pjesë në misione jashtë vendit, etj. Në dëgjim përgatiten ushtrime për audio të shkarkuara nga site të NATO-s, BBC-ja, CNN-i, VOA apo Dojçe Vele (Deutsche Velle) që, në shumicën e rasteve janë me përmbajtje ushtarake. Në shkrim punohet në klasë dhe në mënyrë të pavarur për përvetësimin e teknikave të korrespondencës sipas STANAG 6001, duke filluar me letrat e llojeve të ndryshme dhe të të dy regjistrave (jo formal dhe formal), e-maileve, përmbledhjeve, memo-ve, përshkrimeve, rrëfimeve, raporteve, eseve dhe artikujve.

Risi përbën gjithashtu fakti se teste të tilla që testojnë të katër aftësitë gjuhësore hartohen dhe administrohen nga vetë stafi i QGJH-së. Nga kjo pikëpamje, kjo qendër është e vetmja dhe e para në Shqipëri që harton teste të këtij niveli. Vlen të theksohet se hartimi i një testi që teston të katër aftësitë gjuhësore është mirëfilli punë me karakter dhe rigorozitet shkencor që vetëm ekspertët e fushës mund ta vlerësojnë. Një test i hartuar dhe administruar me rigorozitet shkencor që mishëron kërkesat e Përshkruesit të STANAG 6001, për secilën aftësi gjuhësore dhe për çdo nivel, jep washback65 pozitiv. E kundërta, një test i hartuar pa ekspertizën e duhur, pa patur mirë parasysh Përshkruesin e STANAG 6001 dhe njerëzit që do t’i nënshtrohen atij, jep washback negativ i cili, nga ana e vet, sjell pasoja negative për mësimdhënien, të mësuarit dhe qëndrimet e pedagogëve dhe kursantëve.

Sikundër u theksua STANAG 6001, mat nivelin e përgjithshëm gjuhësor të kandidatit që testohet, pa marrë parasysh se si dhe ku ai e ka mësuar gjuhën angleze. Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë se ai nuk është test për fundin e kursit, as test për përcaktimin e nivelit (placement test), as test i mirëfilltë diagnostikues. Në të gjitha vendet e NATO-s ai ka këtë funksion dhe përdoret kryesisht për të testuar nivelin e përgjithshëm gjuhësor të personelit ushtarak dhe civil që është kandidat për pozicione të ndryshme në shtabet e NATO-s, për kurse trajnimi jashtë vendit apo për misione paqeruajtëse. Mjafton të përmendim se Sllovenia, në kushte krahasimisht të barabarta me ato të vendit tonë nga pikëpamja e numrit të personelit ushtarak dhe civil në Forcat e Armatosura, zhvillon tre sezone të hapura provimi STANAG 6001 në 65 Washback-u është koncept i përdorur në Gjuhësinë e Aplikuar që shpreh fenomenin e ndikimit të testimit mbi mësimdhënien dhe të mësuarit e një gjuhe të huaj.

Page 113: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 113 ‐

vit dhe teston 200-250 kandidatë.66 Bullgaria një tjetër vendi i rajonit, por shumë më i madh nga vendi ynë, në vitin 2003 testoi 1722 vetë me STANAG 6001, në vitin 2004 testoi 1210 vetë dhe në vitin 2005 testoi 1057 vetë.67 Në vendin tonë, për arsye të ndryshme, sidomos në vitet 2006-2011, testimi STANAG 6001 u përdor jo drejt. Ai u përdor si test masiv për të marrë rezultate që do të përdoreshin nga komisionet e gradimit, duke hapur sezone me urdhra të posaçëm që, shpesh, nuk merrnin parasysh kapacitetet dhe burimet njerëzore të QGJH-së. Në këtë mënyrë, u arrit që të testoheshin deri 810 veta në vit, sipas STANAG 6001. Grafiku i mëposhtëm jep, në mënyrë të detajuar, numrin e të testuarve për çdo vit akademik. Duhet theksuar se për vitin akademik në vazhdim deri në mars, janë testuar 153 vetë.

Grafiku 1: Numri i personelit të testuar me STANAG 6001 për periudhën 2005-2011

Një përdorim kaq masiv i këtij testi ka pasoja në disa drejtime: së pari, krijon probleme në administrim; së dyti, shpie në ‘vjetërimin e shpejtë’ të varianteve të testeve në përdorim; së treti, krijon mbingarkesë mbi stafin e QGJH-së sidomos mbi Seksionin e Testimit i cili, krahas ngarkesës së plotë mësimore në auditor, testimet dhe përkthimet, i ka ngarkesë mbi normën; së fundi, krijon parakushte për ulje të cilësisë së punës në auditor.

Aspekt tjetër që lidhet me përdorimin e testit STANAG 6001 është zbatimi i tij si test fund kursi. Nga pikëpamja e teorisë së testimit kjo nuk është e drejtë sepse në fund të kursit çdo kursant apo student duhet të testohet për ato njohuri që ka marrë gjatë kursit, pra duhet të zhvillojë një test ku të maten arritjet e tij gjatë kursit (achievement test). Në librin e tij “Testimi për mësuesit e gjuhës së huaj” Hughes bën edhe klasifikimin e llojeve të testeve në gjuhë të huaj dhe qëllimet për të cilat ato përdoren. Në funksion të ilustrimit të argumentit për testimet STANAG 6001 në fund të kurseve kemi këto të dhëna: në vitin 2010 u testuan 205 kursantë, në vitin 2011 u testuan 230 kursantë dhe në vitin 2012 deri në fillim të muajit prill 90 kursantë.

Duke iu referuar përdorimit jo të drejtë të testeve Shohamy shprehet “…testet në gjuhë të huaj konsiderohen të pushtetshëm sepse ata përdoren nga autoritetet kontrolluese për të imponuar se çfarë duhet mësuar, si duhet mësuar, kujt duhet t’i jepet mundësia të mësojë dhe cilat do të jenë kriteret e matjes së saktësisë.” Përdorimi jo i drejtë i 6001 apo mbipërdorimi i tij, e ka bazën tek mosbashkëpunimi mes aktorëve urdhërues dhe ekspertëve të fushës; së dyti, tek nevojat e ditës për të plotësuar disa statistika që kërkohen diku për t’u raportuar dhe

66 Djuriċ, M. (2008), “Dealing with situations of positive and negative washback”, SDUTJ, p.20. 67 Sotirova, O & LTC Stamatov, S. (2006), “Standardizing language training programs in the military educational institutions”, BILC Conference, Budapest, ppt. presentation.

Page 114: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 114 ‐

së treti, tek mënyra tradicionale e kuptimit të marrëdhënieve vertikale në hallkat e komandimit.

Testimi STANAG 6001: qasje të reja

Në epokën e globalizmit shoqëria ecën me ritme mjaft të shpejta. Në Shkurt të vitit 2009, BILC miratoi variantin e rishikuar të Përshkruesit të STANAG 6001.68 Ky dokument kërkon nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s të pasqyrojnë ndryshimet e duhura në politikat e arsimimit në gjuhë të huaj, në kurrikulë, në specifikimet e testeve që hartojnë, në kriteret e vlerësimit. Një nga veçoritë e këtij Përshkruesi është se ai fut nivelin plus në vlerësim për secilën aftësi gjuhësore. Ky ndryshim krahas të tjerave, lipset të pasqyrohet në politikat e arsimimit duke e rishikuar atë. Mandej në specifikimet e testit STANAG 6001, në Rregulloren e Administrimit dhe Testimit në Gjuhën Angleze STANAG 6001, në përmbajtjen e testit STANAG 6001 dhe në ndryshimet kurrikulare që duhen kryer. Këto ndryshime duhet të kishin filluar të bëheshin qysh në vitin 2009, por ende mundemi të kapim kohën.

Një çështje tjetër e cila lipset të shihet në dritën e dinamikave të reja, është ajo e vlefshmërisë së rezultatit të testit STANAG. Deri tani ky rezultat është i vlefshëm vetëm për një vit. Në të gjitha vendet e NATO-s, vlefshmëria e rezultatit të testit STANAG është dy deri në tre vjet. Ka ardhur koha që edhe në vendin tonë vlefshmëria e tij të jetë dy vjet. Kjo do të çlironte kohë dhe burime njerëzore në Seksionin e Testimit për t’u marrë me hartimin e varianteve të reja të testeve dhe për të rritur cilësinë e hartimit të tyre. Por edhe për këtë duhen reflektime në politikën e arsimimit në gjuhën angleze si dhe në dokumentacionin përkatës të certifikimit që lëshon Akademia e Mbrojtjes.

QGJH është një institucion i vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare për nivelin e ekspertizës që ka në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe të gjuhëve të tjera si dhe në fushën e testimit. Aktualisht i gjithë stafi ka gradën Master (Master Profesional ose Master i Shkencave) dhe pesë pedagogë po vazhdojnë studimet e thelluara për gradën “Doktor Shkencash” në gjuhësi, letërsi angleze e amerikane dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu, duhet nënvizuar fakti se të gjithë pedagogët janë trajnuar jashtë shtetit. Për të gjitha këto arsye, kjo qendër duhet të akreditohet dhe rezultatet e saj të njihen jo vetëm për ushtrinë. Një element që e lehtëson këtë është përfshirja e QGJH-së në qendrat e njohura nga ana e BILC-ut.69

Nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe i duhen krijuar mundësi Seksionit të Testimit që pilotimin e varianteve të reja të testeve STANAG ta kryejë në vendet e rajonit si në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci Slloveni apo Bullgari. Pilotimi është një provë mjaft e rëndësishme për çdo variant testi para se ai të hidhet në përdorim. Ai krijon mundësi të shikohet reagimi nga të testuarit dhe mendimi profesional i kolegëve. Mbi këtë bazë kryhet “rifinitura” përfundimtare e testit. Kjo traditë ka ekzistuar në vitet 2005-2006, kohë kur në vendin tonë vazhdonin veprimtarinë e tyre programet e PEP dhe PfP. Nëse në atë kohë rolin e koordinatorit e kryente menaxheri i PEP-it, tani ky rol mund të luhet nga instancat përkatëse në MM apo SHP. Përveç kësaj edhe QGJH i ka të gjitha mundësitë të ruajë dhe të thellojë bashkëpunimin on-line me BILC-un. Është e nevojshme që anëtarët e stafit të Seksionit të Testimit të ndjekin rregullisht veprimtari të tilla si konferenca, seminare dhe workshop-e, të organizuara nga BILC-u për të përditësuar njohuritë dhe për të shkëmbyer përvojën e duhur. 68 NATO Standardization Agency, Military Committee Joint Standardization Board, STANAG 6001 NTG (Edition 3)-Language Proficiency Levels, 20 February 2009. 69 Jan Smid, Defense Language Institute, Deputy Director, Methodology and Testing Department (2010)

Page 115: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 115 ‐

Veçori e testeve masive sikundër është dhe testi STANAG 6001, është se pas kryerjes së testit merret mendimi i të testuarve për testin. Kjo domosdoshmërisht duhet të kthehet në praktikë edhe në veprimtarinë e Seksionit të Testimit në QGJH. Ajo do të ishte një ndihmesë për analizën e përgjithshme të testit por edhe për analizën e secilës detyrë apo ushtrim të testit. Në këtë mënyrë do të realizohej, sikundër shprehet Shohamy “demokratizimi i testimit” dhe do të krijohej mundësia për më tepër transparencë me ata që testohen dhe me aktorë të tjerë të interesuar.

Praktika e përdorimit të 6001 si test-fund kursi, meqë shkon kundër teorisë së testimit, duhet braktisur. Duke u zëvendësuar me teste të posaçme të fund të kursit mbi njohuritë e marra nga kursantët gjatë kursit. Këto teste mund të hartohen nga grupe pune të ngritura enkas për këtë qëllim në QGJH, duke patur ndihmesën dhe ekspertizën e Seksionit të Testimit. Në këtë mënyrë, do të mateshin më mirë njohuritë e kursantëve dhe puna e secilit pedagog me grupin e tij. Kjo do të ndihmonte edhe në nxjerrjen e përfundimeve më të sakta mbi efektshmërinë e programeve mësimore për të pasqyruar ndryshimet e nevojshme.

Përfundime

STANAG 6001 nuk është një dokument statik. Ai ndjek dinamikën e zhvillimit të shoqërisë. Në kushtet dhe veçoritë e vendit tonë, ne kemi mundësi që të pasqyrojmë kërkesat e reja duke bërë rishikimet e duhura në politikën arsimore që ajo të përputhet më mirë me kërkesat e kësaj marrëveshjeje; të pasqyrojmë ndryshimet e kërkuara në dokumentacionin që rregullon të gjithë procesin e testimit STANAG 6001 duke filluar me specifikimet e testit, rregulloren e administrimit të testeve STANAG 6001, rregullat e certifikimit dhe kohën e vlefshmërisë së rezultatit. Të ndërtojmë një bashkëpunim më të mirë midis aktorëve të interesuar për këtë proces; të pasqyrojmë ndryshimet që kërkohen në kurrikula; të ndërtojmë një punë kualifikuese më dinamike.

E shprehur më shkurt, kërkohet të kapim kohën dhe të mbajmë ritmin e saj.

Biblografi:

• Djuriċ, M. (2008), “Dealing with situations of positive and negative washback”, SDUTJ. • Hughes, A. (1989), Testing for Language Teachers, Cambridge University Press. • Ministria e Mbrojtjes (2005), “Rregullore e administrimit dhe testimit në gjuhën angleze,

STANAG 6001”. • NATO Standardization Agreement (STANAG, Language Proficiency Levels (edition 2), 2003,

www.extra-muros.ch • NATO Standardization Agency, Military Committee Joint Standardization Board, STANAG 6001

NTG (Edition 3)-Language Proficiency Levels, 20 February 2009. • Sotirova, O & LTC Stamatov, S. (2006), “Standardizing language training programs in the

military educational institutions”, BILC Conference, Budapest, ppt. presentation. • Shohamy, E. (2006), “Language policy: hidden agendas and new approaches”, Routledge. • Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (MP-3-4) (2009),

“Arsimimi dhe stërvitja në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” pika 2.6.

Page 116: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 116 ‐

Krimi i organizuar, kërcënim për sigurinë kombëtare

N/Kolonel Dashnor Beta, Shef i G2, KDS

Trajtesë e shkurtuar. Sot krimi i organizuar në të gjithë botën, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. Ky studim fokusohet në tendencat, përpjekjet, format dhe metodat që përdor krimi i organizuar brenda dhe jashtë vendit, pasojat dhe rreziqet që ai sjell për sigurinë kombëtare.

Qeveritë nuk e shohin më krimin ndërkombëtar si një kërcënim thjesht për individët ose qeveritë, por dhe për vetë shtetin. Por a mund të thuhet, duke kthyer kokën pas, se krimi ka kryer atë ç`ka pritej prej tij? A përfaqëson ai sot një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare?

Materiali shpjegon gjithashtu përse një numër në rritje qeverish po e konsiderojnë krimin transnacional kërcënim për sigurinë kombëtare. Gjithashtu ai analizon ato ç`ka njohim rreth mënyrës së organizimit të krimit dhe arrin në përfundimin përse krimi i organizuar cenon sigurinë kombëtare. Materiali shqyrton gjithashtu dhe debatet rreth fuqisë dhe natyrës së "rrjetit" midis krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit si dhe evoluimin në kohë të reagimit qeveritar ndaj tij.

Koncepti dhe tipologjia e krimit të organizuar

Ende nuk ka një përkufizim përfundimtar për krimin e organizuar, për të cilin të kenë rënë dakord të gjithë. Agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit pranojnë si përkufizim të krimit të organizuar “një aktivitet kriminal i dënueshëm, i vazhdueshëm e vetëveprues, me një strukturë të organizuar, të ushqyer nga frika dhe korrupsioni dhe të motivuar nga etja për fitime”.

Në Konventën e OKB të vitit 2004, si krim i organizuar, përkufizohet “çdo grup i strukturuar prej tre ose më shumë personash që ka ekzistuar për një periudhë kohe dhe veprojnë në bashkëpunim, me qëllim kryerjen e një ose më shumë krimeve, shkeljeve ose veprave penale serioze, në mënyrë që të përfitojnë, direkt ose indirekt, një përfitim financiar ose përfitim tjetër material”70.

Grup i strukturuar quhet ai që nuk “formohet në mënyrë të rastësishme për kryerjen imediate të një shkeljeje që nuk është e nevojshme të ketë role formalisht të përcaktuara për anëtarët e tij, vazhdimësi të anëtarësisë, apo një strukturë të zhvilluar”.

“Krimi i organizuar është një amalgamë biznesesh të ligjshme e të paligjshme, të lidhur si në një reaksion kimik me njëri-tjetrin, të cilët janë jetikë për vetë ekzistencën dhe mbijetesën e organizatës kriminale. Për shembull, puna e zezë dhe mashtrimi janë shpesh tipare tipike të sjelljes kriminale për shumë grupe të tilla. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave po ashtu prodhojnë një reaksion zinxhir ku njëri ushqen tjetrin. Prandaj, për të luftuar dukurinë, është mirë të kesh në shënjestër, jo vetëm subjektin konkret njerëzor, të vetmuar apo të grupuar, 70 Neni 2 i Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar, nënshkruar në Dhjetor 2000.

Page 117: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 117 ‐

por sidomos ato institucione që shpesh iu japin fuqi figurave të botës së nëndheshme të akumulojnë dhe përdorin pasuritë e tyre të mëdha”71. Kriminelë të mëdhenj të Amerikës si Lansky dhe M. Dalitz, nuk do të mund të kishin grumbulluar atë shumë të madhe parash e më pas ta qarkullonin si një kapital të rrezikuar në botën e nëndheshme, pa bashkëpunimin me bankat, ekzekutivët e korporatave, shpesh edhe me degë të caktuara të qeverisjes. Por për të vënë në shënjestër rojat e portave të “pasurisë së nëndheshme” duhet një rishqyrtim i përparësive të zbatimit të ligjit. Mbyllja e mundësive për korrupsion ndaj bizneseve të ligjshme që i përkasin botës së nëndheshme, do të dëmtonte më shumë krimin e organizuar se sa burgosja e njëmijë kriminelëve.

Edhe në teorinë e praktikën shqiptare ky koncept ruan të njëjtin kuptim, duke e konsideruar krimin e organizuar si shkallën më të lartë të organizimit kriminal, me veprimtari të përhershme e të qëndrueshme dhe me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, për shkak të pasojave që ai sjell, të cilat nuk lidhen vetëm me një figurë konkrete krimi, por edhe me pasoja të tjera të një rrafshi e ndikimi më të gjerë. Pra krimi i organizuar përfshin veprimtari kriminale të individëve dhe organizatave kriminale, qëllimi i të cilëve është përfitimi ekonomik e çdo lloj tjetër përfitimi, përmes veprimesh të paligjshme, të rrezikshme për publikun, kryesisht përmes prostitucionit, narkotikëve, bixhozit e kazinove, fajdesë, pornografisë, shmangies nga tatim-taksat etj.

Le të marrim në analizë pasojat e secilit model në kuptimin e rëndësisë dhe shkallës së kërcënimit si dhe mënyrës së përballjes me të. Kjo përfshin një vlerësim të argumenteve të fundit që prekin lidhjet e mundshme që zhvillohen midis krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit. Krimi ndërkombëtar perceptohet përherë e me tepër prej qeverive dhe studiuesve si një kërcënim madhor, por teoritë tradicionale të marrëdhënieve ndërkombëtare janë më pak të dobishme për të kuptuar kërcënimin. Tendencat ndërkombëtare si globalizmi mund të kenë pasoja të paqëllimshme mbi hapjen e hapësirave të reja për zhvillimin e këtij krimi. Kërcënimi i shkaktuar nga ky lloj krimi po rrit shtrirjen dhe ashpërsinë e tij, duke prekur edhe shtete me institucione të fuqishme.

Ndikimi i krimit ndërkombëtar mbi sigurinë kombëtare

Grupet kriminale ndërkombëtare dëmtojnë individët dhe shoqëritë përmes krimeve që bëhen me qëllim përfitimi. Kështu për shembull, trafikimi i drogës kontribuon në abuzimin në nivele të larta me substancat, në rritjen e krimeve të lehta si dhe në përhapjen e HIV/SIDA-s nga përdoruesit intravenoz të drogës. Prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut ka çuar në zmadhimin e zonave të shpyllëzuara të pyllit të Amazonës si dhe në ndotjen e tokës dhe lumenjve me kimikatet e përdorura për rritjen dhe përpunimin e kokainës. Trafikimi i grave për qëllime prostitucioni nga krimi i organizuar zakonisht prej vendeve në zhvillim drejt Perëndimit, shkel e dhunon të drejtat civile individuale si dhe të drejtat e njeriut, duke rrezikuar paralelisht shëndetin dhe mirëqenien e grave, të vatrës së tyre familjare dhe komuniteteve pritëse. Në koordinimin e reagimeve të tyre ndaj krimit, qeveritë përdorin jo vetëm institucionet e imponimit të ligjit, por duhet të përfshijnë dhe sektorin e shëndetit publik, atë të mbrojtjes së mjedisit si dhe institucionet e mirëqenies shoqërore për t'iu kundërvënë kërcënimeve të gjera ndaj sigurisë individuale dhe sigurisë publike. Disa autorë e vlerësojnë dëmin që i shkaktohet sigurisë kombëtare nga ky krim, kur niveli i tij arrin përpjesëtime epidemike, si për shembull në rastin e përhapjes së infeksionit HIV në Rusi nga

71 Fragment nga një botim në Shkollën e Ligjit të Universitetit të Oklahomës të vitit 2001, me titull “Krimi i organizuar”.

Page 118: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 118 ‐

përdorimi i drogës. Gjithsesi, shpesh si kërcënime reale për sigurinë kombëtare, më shumë janë autorët e krimeve ndërkombëtare, sesa vetë krimet.

Sipas kësaj pikëpamjeje, kriminelët gjithnjë më të pasur e të fuqishëm e dobësojnë shtetin, demokracinë dhe ekonominë nëpërmjet përdorimit të korrupsionit, dhunës dhe riinvestimit të përfitimeve të tyre në ekonominë e ligjshme. Në vitet '90-të kjo nënkuptonte për shumë qeveri, se qasjet rreth rolit tradicional të ligjeve për garantimin e sigurisë individuale ose asaj publike të komuniteteve, nuk gjykoheshin më si të përshtatshme. Në një stad të parë, aftësia e sipërmarrjeve të krimit për t'iu shpëtuar kontrolleve kufitare të shteteve e për të siguruar monopate të reja të transportimit të jashtëligjshëm të mallrave dhe të personave, sfidoi aftësinë e shteteve për të ushtruar funksionet e tyre bazë si garantues të sovranitetit kombëtar, si mbajtës të monopolit të dhunës dhe si garantues të të mirave të përbashkëta. Gjatë veprimtarive të tyre, sipërmarrjet ndërkombëtare të krimeve korruptojnë dhe dobësojnë shumë agjenci dhe institucione shtetërore duke siguruar mekanizma, përmes të cilave ato mund të ndikojnë në vetë natyrën e qeverisë dhe të politikave shtetërore në vendet ku ushtrojnë veprimtari. Në raste ekstreme, sipërmarrjet kriminale bëhen aq të fuqishme, saqë mund të sfidojnë dhe të zëvendësojnë monopolin shtetëror të dhunës, siç ka ndodhur në disa zona të largëta të rajoneve drogëprodhuese të Kolumbisë, Perusë dhe Bolivisë.

Qeveritë e shohin krimin si kërcënim për sigurinë, në aspektin që ai dobëson qëndrueshmërinë demokratike. Dallga e tretë e demokracisë, e cila filloi me revolucionin portugez në vitin 1974 ka prodhuar një zgjerim të pashembullt në lirinë njerëzore. Megjithatë, në shumë shtete, sipërmarrjet kriminale kanë përfituar nga paqëndrueshmëria që ka shoqëruar këto tranzicione për t’u forcuar e për të hedhur rrënjë të thella, duke përdorur korrupsionin në zgjerimin e ndikimit të tyre deri në majat e aparatit shtetëror, çka iu siguron atyre një mburojë të fortë kundrejt imponimit të ligjit. Në demokracitë e reja korrupsioni i institucioneve publike dhe paaftësia kontribuojnë në dobësimin e besimit publik dhe besnikërisë ndaj regjimit të ri. Në rastin më ekstrem, reagimi popullor mund të çojë në zëvendësimin e qeverive ose regjimeve, duke imponuar madje një rivendosje të demokracisë siç ndodhi gjatë Revolucionit Portokalli në Ukrainë, në vitin 2004. Por në raste të tjera, kjo çon në shfaqjen e nostalgjisë për forma autoritare qeverisjeje, siç mund të argumentohet se ka ndodhur në rastin e Rusisë gjatë administratës Putin. Ky aspekt i kërcënimit, i shkaktuar nga krimi ndërkombëtar i ka shqetësuar fuqitë e mëdha si SHBA dhe BE, të cilët kanë shfaqur një interes të madh në promovimin e demokracisë.

Kërcënimi i sigurisë së brendshme

Kërcënimi i krimit të organizuar rrezikon sigurinë e brendshme në këto drejtime:

- Zhytja në korrupsion të zyrtarëve të shtetit dhe lidhjet me politikën.

Kjo është një nga karakteristikat tipike të krimit të organizuar. Por duke shtyrë zyrtarët drejt korrupsionit dhe duke krijuar lidhje me politikën, krimi i organizuar bëhet një gangrenë për sigurimin e brendshëm. Organizatat kriminale kërkojnë të korruptojnë zyrtarë të drejtësisë, policisë, doganave, tatimeve, etj. për të ndihmuar veprimtarinë e tyre kriminale me një synim të vetëm, rritjen e fitimeve me çdo kusht. Organizatat kriminale përpiqen që të rekrutojnë zyrtarë dhe politikanë të lartë duke synuar:

- Të fitojnë mbrojtje të niveleve të larta për veten dhe për veprimtaritë e tyre. Në disa raste fuqia e mbrojtësve të nivelit të lartë politik bëhet faktori më i rëndësishëm që ndikon në të ardhmen e mirë ose jo të një grupi kriminal. Në skenën shqiptare ka patur jo pak raste të tilla;

Page 119: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 119 ‐

- Marrjen e informacioneve të brendshme për hetimet që mund të bëhen në adresë të tyre. Organizatat në këtë rast rekrutojnë zyrtarë nga agjencitë e zbatimit të ligjit, me synimin që të informohen në kohë për çdo veprim që mund të merret ndaj tyre. Kjo gjë është patur parasysh në organizimin e operacioneve që u bënë në vitet 1999-2000, ku u goditën rreth 40 grupe kriminale. Shumë nga këto grupe kriminale kishin mundur të siguronin burime informacioni në agjencitë e zbatimit të ligjit në nivel lokal.

- Ndikim në miratimin, shtyrjen e miratimit ose zbatimin e ligjeve apo akteve nënligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre. Në politikën shqiptare ka patur jo pak raste ku media apo dhe vetë politikanë kanë hedhur akuza të tilla si për shembull për ligjin e gomoneve, ligjin “Për policinë financiare”, etj.;

- Që organizatat kriminale të planifikojnë dhe të arrijnë të mbështesin të zgjedhurit e tyre nëpër fushata elektorale me fonde apo me çdo mjet tjetër. Sipas rastit këto janë të kujdesshme që këto ndihma që i japin “t’i dokumentojnë” me fotografime, filmime, incizime, etj. për t’i përdorur më vonë dhe si mjet presioni nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Krimet financiare, si forma të krimit të organizuar

Duke ndërtuar skema piramidale për pastrimin e parave të pista, të orkestruara nga grupet kriminale italiane e shqiptare në mesin e viteve 90, çuan në një destabilizim të gjithanshëm të Shqipërisë, shkërmoqjen e shtetit, djegien e institucioneve dhe krijuan parakushte për cenimin e integritetit tokësor të vendit tonë. Siguria kombëtare në Shqipëri nuk kishte pësuar ndonjë herë një tronditje të tillë.

- Nëpërmjet zhvillimit të kontrabandës me mallra të ndryshme. Duke zhvilluar kontrabandën me mallra me akcizë, etj. prishet konkurrenca e ndershme në treg, dëmtohen dhe falimentojnë biznese, shtohet papunësia, nxiten tensionet shoqërore dhe shkohet në kriza politike, duke cenuar në këtë mënyrë sigurinë kombëtare;

- Falsifikime të ndryshme si ai i parave, dokumenteve zyrtare, etj. Falsifikimi i parave mund të çojë në paqëndrueshmëri financiare, dëmtim të interesave të qytetarëve. Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare iu krijohet mundësi lëvizjes së personave të kërkuar nga drejtësia, elementëve terroristë, etj. Të gjitha këto luajnë rolin e tyre në cenimin e sigurisë kombëtare;

- Qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar nga organizatat kriminale krijon probleme në fushën e financave, shmangen detyrimet shtetërore, pengohet zhvillimi i një sistemi modern financiar.

Droga cenon sigurinë e brendshme

Duke lejuar përdorimin e tyre, shtohet mundësia e përhapjes së sëmundjeve me pasoja të rënda dhe rrezikshmëri për popullsinë si SIDA, etj. Si pasojë e konflikteve që krijohen midis organizatave kriminale, në shumë raste fillojnë seriale vrasjesh që çojnë në rritjen e pasigurisë në radhët e popullsisë. Kështu mund të përmendim serialin e vrasjeve të djemve të rrugës së Durrësit dhe psikozën e frikës që krijuan ato.

Krimet në fushën e trafikut të qenieve njerëzore dhe të trafiqeve të tjera si forma të krimit të organizuar cenojnë sigurinë e brendshme sepse: Janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën, shëndetin, stabilitetin, vlerat e shoqërisë; -Dhunojnë kufijtë e vendit, duke cenuar në këtë mënyrë sigurinë.

Page 120: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 120 ‐

- Organizatat kriminale realizojnë vrasje politike, duke cenuar në këtë mënyrë

stabilitetin në vend. Vrasja e deputetit Azem Hajdari është një rast tipik, i cili u shoqërua me një reaksion zinxhir që çoi në sulm ndaj institucioneve dhe cenim të sigurimit të brendshëm.

- Krimet në fushën e ambientit apo ekokrimet, të kryera nga organizatat kriminale, janë cenime të rënda të sigurisë kombëtare, për nga pasojat që ato sjellin. Bëhet fjalë për fitimet që sigurojnë organizatat kriminale duke marrë përsipër depozitime të mbeturinave të rrezikshme teknologjike, kimike, radioaktive. ”Në vitin 1997, 53 grupe kriminale nga Italia kanë trafikuar dhe depozituar mbetje të rrezikshme të cilat janë transportuar për t’u groposur në Shqipëri, Europën Lindore dhe Afrikën perëndimore”72.

Krimi i organizuar dhe Siguria e Jashtme

Kërcënimi i krimit të organizuar për sigurinë e jashtme konsiston si më poshtë:

-Është një nga faktorët që po vonon përfshirjen e vendit në BE. Siç u shpjegua më lart, si pasojë e veprimtarisë së krimit të organizuar, në vitin 1997 u goditën institucionet e shtetit dhe armët ranë në duart e popullsisë. Rrënimi i institucioneve pas 1997, natyrshëm mundësoi shtyrjen e afateve të futjes së Shqipërisë në NATO, pasi u kërkua kohë për të arritur parametrat që kërkonte kjo organizatë;

Ka vonuar nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në BE. Aktualisht nga vendi ynë, ndërmjet të tjerave, kërkohet një angazhim më të madh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Rritja e pranisë së grupeve të krimit të organizuar shqiptar në perëndim tashmë është bërë realitet.

Informacionet që publikohen shpesh në perëndim, tregojnë se grupet shqiptare dominojnë shitjen e heroinës në Norvegji, Suedi, në Jug të Gjermanisë dhe Zvicër, trafikun e femrave në Itali e Belgjikë. Ato përpiqen të shfrytëzojnë shtrirjen e emigracionit shqiptar në perëndim si mbështetje për veprimtarinë e tyre kriminale. Në këtë mënyrë ata “kriminalizojnë” etninë shqiptare në opinionin e këtyre vendeve dhe ulin reputacionin e shqiptarëve jashtë. Kjo ka një faturë ekonomike dhe politike që lidhet me sigurinë kombëtare. Ulja e reputacionit për shqiptarët në botë, shoqëruar dhe me një propagandë të ethshme të qarqeve tradicionale antishqiptare, do të krijojë në këtë mënyrë probleme për sigurinë rajonale dhe sigurinë tonë kombëtare.

Përfundime

Krimi i organizuar dhe ai ndërkombëtar nuk është fenomen i ri. Shekulli i njëzetë ka parë një rritje fenomenale të shtrirjes, fuqisë dhe efektivitetit, jo vetëm të krimit të organizuar por, në veçanti, edhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ai është zgjeruar në mënyrë agresive gjatë çerekut të fundit të shekullit, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Tashmë nuk ka për objektiv vetëm individët, por ai dobëson shoqëritë, veçanërisht ato që ndodhen në tranzicionin drejt demokracisë dhe tregjeve të lira.

72 Raport i botuar nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit 2001.

Page 121: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 121 ‐

Vendet ku zbatimi i ligjit dhe sistemet gjyqësore janë mjaft të afta dhe përshtaten shpejt në përballimin e krimit transnacional, nuk kanë gjasa të përballen me një zgjidhje të forcës, aq më tepër asaj ushtarake. Duket qartazi se ekziston hapësirë për zgjidhje jashtë militarizimit. Njëra qasje sugjeron një bashkëpunim më të madh midis institucioneve të zbatimit të ligjit dhe aseteve të inteligjencës kombëtare për t'u përballur me kërcënimet që kapërcejnë kufijtë. Të tjerë kanë sugjeruar t'i kushtohet vëmendje më e madhe masave parandaluese, veçanërisht prej shteteve të zhvilluara, që bartin barrën më të madhe të suksesit në sistemin e ri ndërkombëtar. Meqenëse SHBA, Europa Perëndimore, Australia dhe Japonia vlerësojnë demokracinë dhe tregjet e lira, atëherë do ishte e kuptueshme që këto të angazhohen në procesin e ndërtimit të kapaciteteve, me qëllim forcimin e rendit ligjor dhe agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në ato shtete që po përjetojnë tranzicione të ashtuquajtura "të dyfishta".

Ndërkombëtarizimi i krimit të organizuar përherë e më tepër nxjerr në pah nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve dhe organizmave rajonalë apo ndërkombëtarë. Theksi i veçantë vihet në bashkëpunimin mes vendeve fqinje, si hap i parë e i domosdoshëm që i shërben koordinimit të veprimeve të përbashkëta në parandalimin dhe shtypjen e krimit të organizuar në rajon e më gjerë.

Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të përballojmë siç duhet sfidën ndaj krimit të organizuar, i cili nuk është më një fenomen kombëtar, as vetëm rajonal, por është një fenomen global. Në luftën globale ndaj tij, ne duhet të zëmë llogoren rajonale dhe kombëtare që na takon. Pra lufta kundër krimit të organizuar është detyrë e vështirë, por jo e pamundur.

Bibliografi:

- Beare, Margaret E. (ed.) (2003), "Critical Reflections on Transnational Organized Crime, Money

Laudering, and Corruption". - Berdal, M. dhe Serrano, M. (eds.) (2002), "Transnacional Organized Crime and International

Security: Business as Usual?", Boulder, CO: Lynne Rienner Publishers. - Nadelmann, Ethan A. (1999), "Cops Across Borders: The Internationalization of US. Criminal

Law Enforcement". - Naylor, R.T. (2002), "Wages of Crime: Black Markers, Illegal Finances, and the Wages of

Crime", Cornell, NY: Cornell University Press. - Williams, Phil (2001), "Transnational Criminal Networks". - Nadelmann, Ethan A. (1999), "Cops Across Borders: The Internationalization of U.S. Criminal

Law Enforcement".

Page 122: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 122 ‐

Terrorizmi, sipas Habermas dhe Derrida

MSc.Ledian Rusta (Doktorant), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale,

Departamenti i Filozofisë

Trajtesë e shkurtuar. Ky shkrim synon të analizojë, përmes një qasjeje krahasimore, situatën e sotme lidhur me fenomenin e terrorizmit, nisur nga pasojat në sferën publike dhe liritë civile.

Habermasi fillimisht arrin në përfundimin se terrorizmi në kohën e sotme shfaqet si një fenomen i veçantë nisur nga përmasat që ai shtrihet dhe shkaqet që e frymëzojnë atë. Teza e tij themelore është se terrorizmi përbën një kërcënim për lirinë në hapësirën publike dhe shkaktohet si pasojë e një bllokimi apo boshllëku që ndodh në një situatë komunikative mes kulturave apo aktorëve të ndryshëm.

Ndërsa qasja e Derridas ecën në gjurmët e postmodernizmit, ku ai kërkon të përdorë mendimin dhe metodën dekonstruktiviste edhe lidhur me analizën ndaj fenomenit të terrorizmit. Kështu, shpalos mendimin se terrorizmi i sotëm përbën një krizë të vetëimunitetit që e ka prodhuar tërthorazi, edhe Perëndimi. Derrida e sheh fenomenin e terrorizmit në një trajtë sistemike, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë.

Hyrje

Problemi i sotëm i terrorizmit, përfshin edhe konceptimin e historisë dhe rolit të individit në të, lidhur me fokusin e lirive civile. Aristoteli është shprehur se përderisa historia nuk vërtitet përreth parimeve universale atëherë ajo mbetet e errët. Për Kantin dhe filozofët e tjerë iluministë u bë e qartë se shpirti revolucionar i ka dhënë një kuptim individual pavarësisë së individit përballë autoritetit. Në shekullin e 20 përvijohen qartë dy modele lidhur me angazhimin social dhe politik. Njërin mund ta quajmë si qasja liberale dhe tjetrin si ajo hegeliane. Ky dallim është i rëndësishëm për të dalluar dy angazhimet e filozofëve tanë, lidhur me çështjen e terrorizmit. Duke marrë shtysën nga mendimi i Arendt tek vepra “Origjinat e Totalitarizmit” mund të themi se Habermasi dhe Derrida kanë një ide të përbashkët se “thelbi i terrorizmit nuk përbën vetëm eleminimin fizik por rrënjëzimin tek dallimi mes njerëzve, në individualitetin dhe aftësinë për veprime të pavarura”73. Në këtë drejtim, edhe pse kanë dallime të mëdha, Habarmas dhe Derrida ndjekin idenë e Arendt ku angazhimi politik nuk përbën një shtojcë të veprimtarisë filozofike. Si rrjedhojë, edhe analiza e problemit të terrorizmit ka një pasojë të madhe në sferën e hapësirës publike dhe lirive civile74.

Fillimisht, në parim të dy filozofët shprehen se terrorizmi përbën një koncept bishtnues, që e kërcënon arenën politike globale dhe hapësirën publike të shteteve të caktuara. Por duke qenë se sistemi politiko-juridik që strukturon ligjin ndërkombëtar dhe institucionet shpalos trashëgiminë filozofike të Perëndimit, atëherë dhe filozofia mund të thotë fjalën e saj. Sot gjerësisht flitet për terrorizmin si një fenomen por shpeshherë ai interpretohet sipas

73 Hannah Arendt, Le origini del totalitarismo, Einaudi, Milano 2004, pp.16. 74 ‘’Dhe, së brendshmi, sigurisht, kemi qenë dëshmimtarë ndaj një vargu sulmesh gjithashtu të mjerueshme lidhur me të

drejtat civile në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.-Lee Jarvis, Times of Terror. Discourse, Temporality, and the War on Terror, Palgrave Macmillan 2009, pp.125.

Page 123: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 123 ‐

paradigmave dhe fushave të ndryshme të interesit75. Habermas mendon se terrorizmi ka imponuar një përshpejtim të nevojës për bashkëbisedim mes ligjit klasik ndërkombëtar dhe rendit të ri kozmopolitan në shkallë botërore. Globalizmi ekonomik dhe politik ka ushtruar presion nën formën e organizimit të shtet-kombit si shtet territorial. Për këtë arsye, për Habermas, kritika dhe racionaliteti nuk përbëjnë një strukturë abstrakte por një praktikë komunikative të përditshme që krijon hapësirat për konsensus në hapësirën publike. Përmes tyre, ai kërkon fillimisht të arrijë në përfundimin se fenomeni i terrorizmit në kohën e sotme shfaqet si një fenomen shumë specifik e i veçantë nisur nga përmasat që ai shtrihet dhe shkaqet që e frymëzojnë atë. Lidhur me këto të fundit, Habermas mendon se në thelb fenomeni i terrorizmit është një produkt i pengimit apo bllokimit të një situate të caktuar komunikative. Nëse komunikimi përcaktohet nën idenë se ‘’asgjë nëse...’’ atëherë lehtësisht shfaqen premisat për dhunë. Nga ana tjetër, fenomeni i terrorizmit gëlon dhe ushqehet edhe nga dallimet e mëdha midis mendësisë së kulturës perëndimore dhe asaj lindore. Duke qenë se marrëdhëniet tona shoqërore përfshijnë dhunën, veprimet strategjike, manipulimet, etj, atëherë nuk mund të anashkalojmë dy fakte: së pari, praktika e jetës sonë të përditshme qëndron në disa konvencione të përbashkëta, pritshmëri reciproke. Së dyti, konfliktet lindin nga çrregullimi apo bllokimi i komunikimit për shkak të moskuptimit si pasojë e mungesës së sinqeritetit. Por çështja shfaqet më e ndërlikuar kur kjo situatë shpaloset në rendin e dy kulturave të ndryshme. Në këtë perspektivë, terrorizmi shfaqet në të vërtetë si një shpërpjesëtim “forcash” që nuk përfaqësohet nga një shtet por fshihet pas identitetit të tyre duke marrë ndonjëherë më tepër dritëhijet e një përplasjeje kulturor-sociale sesa ngushtësisht politike apo ushtarake. Kështu në këtë kuadër, koncepti i terrorizmit si fenomen, e ka shtyrë edhe vetë islamin radikal të “ç`territorializohet”, duke bërë që konceptet e vjetra “të terrorizmit, traditës dhe fesë” të duken pa shumë peshë në situatën aktuale. Përgjithësisht dhe tradicionalisht, Perëndimi beson në faktin se terrorizmi është vetëm shprehja e dëshpëruar e fesë duke e thjeshtëzuar shumë këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, në këtë drejtim, ”kostelacioni” arab mbetet pak a shumë i panjohur në thellësi pasi shpaloset brenda një tipologjie politike të ngushtuar që shkon nga Khomeini tek Arafat. Megjithatë problemi në fakt qëndron edhe tek bota e servirur përmes mediave ku përmes politikave të tyre të ngushta politiko-ekonomike projektojnë ndonjëherë një vizion jo real të jetës dhe mjerimit në vendet ku krijohet ky terrorizëm islamik. Duket se në mendësinë e pushtetit politik dhe ushtarak ekziston një mekanizëm shuarjeje që aktivizohet kur opinioni publik vihet në lëvizje. Në këtë kuptim, edhe mundësia për ta parë më gjerë fenomenin e terrorizmit duket tepër e errësuar pasi ky fenomen ka pësuar një legjitimim që vjen nga një polarizim i skajshëm. Si rrjedhim, që të bëjmë të mundur edhe një kuptim më të plotë të fenomenit të terrorizmit nevojitet që ai të dallohet nga fenomeni i kriminalitetit për hir të aspektit dhe përmbajtjes.

Llojet e terrorizmit dhe efekti

Sipas Habermas, “objektivisht terrorizmi mund të sugjerojë elementë apo përmbajtje politike nëse ka qëllime realiste politike, përndryshe ai barazohet me një veprimtari kriminale të zakonshme’’76. Kështu lidhja e terrorizmit me fillin politik e ndihmon Habermasin të dallojë tre lloj terrorizmash: 1)luftën guerile pa dallim; 2)luftën guerile paraushtarake; 3)terrorizmin global. I pari karakterizon terrorizmin palestinez, i dyti atë të lëvizjes kombëtare për çlirim që 75 Nga fusha e forcave të armatosura, sfera e gjeopolitikës, gjeostrategjisë, fushës ekonomike, etj. 76 Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy in a Time of Terror. Dialogues ëith Jurgen

Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003, pp.89.

Page 124: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 124 ‐

legjitimohet nga formësimi i shtetit ndërsa lloji i tretë i terrorizmit nuk duket se gëzon qëllime politike përveç faktit që shpalos cënueshmërinë e sistemeve komplekse politike, ekonomike dhe ushtarake.

Kështu terrorizmi global ka pak mundësi të cilësohet si vazhdimi i “politikës me mjete të tjera”. Por në këtë drejtim, terrorizmi shfaq një paradoks: duke mos përshfaqur një objektiv realist politik, terrorizmi global ka sukses në qëllimin më të epërm politik, atë të delegjitimimit të autoritetit të shtetit. Habermas, tek vepra e tij ‘’Shndërrimi strukturor i hapësirës publike’’, analizon rolin e hapësirës publike në trajtësimin e vendimeve politike në brendësi të demokracisë. Sipas tij, vetëm një veprimtari e shpalosur dhe e përfshirë në hapësirën publike hap rrugë për një ndërshkëmbim apo marrëdhënie të vendeve demokratike. Në këtë mes, një rol të madh i njihet Kantit që e konceptoi hapësirën publike politike si e themeluar përreth argumenteve racionale e jo përreth identiteteteve të bashkëbiseduesve. Por ndërkohë, mediat përbëjnë një element që nuk ekzistonte në kohën e Kantit duke luajtur një rol disi pozitiv në shtrirjen dhe dendësinë e zërave të identiteteve në hapësirën publike por edhe duke zbehur cilësinë e pjesëmarrjes së aktorëve. Si rrjedhojë, në këto kushte të reja, nevojitet një tjetër sipërmarrje për të analizuar hapësirën publike dhe në veçanti terrorizmin. Në kohën e sotme si pasojë e një rrjeti global të dendur e të sofistikuar komunikimi, këto instrumente punojnë në favor të atij që përzgjedh dhe shpërndan informacionin. Kështu ky presion i informacionit dhe i të dhënave të shpejta favorizon politikën e mbështetur tek aktorët sesa tek idetë që ata mbrojtën. Pra këto janë aspekte që pushojnë apo bllokojnë konsensusin racional-kritik e ku ndoshta ndonjëherë më shumë informacion bëhet shkak për atrofizimin e funksioneve të ndryshme të demokracisë dhe lirive civile

Fundamentalizmi fetar dhe terrorizmi

Për Habermas nuk duhet ngatërruar dogmatizmi me fundamentalizmin pasi çdo doktrinë fetare bazohet në dogma. Pikërisht sot sipas tij, feja po përballet tërësisht me relativizmin e pozicionit të saj, por pa relativizuar bërthamën e vet dogmatike. Por fundamentalizmi nuk ka të bëjë me qëndrimin e besimit. Pikërisht ato që dalin të lidhura, janë fundamentalizmi fetar dhe ai i terrorist. Megjithatë, nga këndvështrimi i Habermas-it, të dy simbolizojnë shprehjen e një krize komunikative mes përplasjes së kulturave tradicionale dhe modernizimit. Por nëse terrorizimi me frymëzim fetar e shfaq këtë çështje të fundit si një qëndrim dogmatik besimi, atëherë ky besim ka nevojë të përligjet përmes një autoriteti të llojit politik dhe ushtarak.

Nëse nisemi nga vizioni i modernitetit shohim se ky e kufizon fenomenin fetar apo fenë në brendësi të përmasës shpirtërore të jetës, duke e larguar nga kontrolli politik i sferës publike. Por megjithatë paradigma fetare nuk mund të merret si një vektor i vetëm për të interpretuar fenomenin e terrorizmit islamik. Paradigma fetare në botën Perëndimore është ndryshe në botëkuptim nga ajo në botën Lindore. Në përvojën fetare, perëndimorët gjejnë dy elemente siç janë shenjtëria dhe detyrimi. P.sh kristianizmi me reformimin e tij përgjatë kohës u fokusua më tepër në dimensionin e detyrimit duke u bërë më tepër abramik. Pra, hapja ndaj tjetrit lidhet drejtpërdrejt me faljen e pakushtëzuar ndaj tij. Në këtë aspekt, toleranca ekziston si kusht i universalizmit të pretenduar nga shoqëritë e sotme pluraliste e demokratike.

Jo më kot për Habermas-in terrorizmi duket si një përgjigje kundër mosdëshirës për realizimin e projektit modern dhe fundamentalizmi bëhet terrorizëm në përgjigjen e dhunshme përkundrejt procesit të përshpejtuar të “modernizimit”. Kjo shpjegon edhe faktin e situatës kulturore tradicionale dhe ndrydhëse përkundrejt vlerave materialiste dhe teknologjike të Perëndimit. Kështu, terrorizmi i tipi “Al Kaeda” lind nga konteksti i dinamikës mes përfituesve, fituesve dhe humbësve lidhur me procesin e globalizmit, ku

Page 125: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 125 ‐

Perëndimi në sytë e tyre shihet si një forcë e boshatisur nga vlerat shpirtërore dhe e zhytur në konsumizëm ekonomik dhe kulturor. Megjithatë, në të vërtetë spiralja e dhunës komunikative ekziston edhe në shoqëritë Perëndimore por hapësira e debatit përmes demokracisë pjesëmarrëse e ndërpret ciklin që shndërron çrregullimet komunikative në humbjen e besimit reciprok e që më pas mund të sjellë ndërprerjen e komunikimit. Në rrafshin politik, në skenarin e globalizuar duket se e drejta ndërkombëtare nuk zotëron mjaftueshëm legjitimitet që të përthithë krizën komunikative . Shpeshherë kjo paraqet një kornizë institucionale për takime formale si të G8-ës që shpesh herë nuk pasojnë por përforcojnë status quo-në. Në këtë drejtim, “spiralja e dhunës nis si një spirale e një komunikimi të çrregullt që të drejton përmes një spiraleje të pakontrolluar mungese besimi reciprok, tek thyerja e komunikimit”77 duke bërë që sistemi ligjor ndërkombëtar të mos paraqesë një ndihmesë të madhe.

Terrorizmi si ç`rregullim në komunikim

Sipas arsyetimit të Habermas, nëse ‘’terrorizmi global nuk ka një qëllim politik realist, ai mund të kategorizohet si një veprimtari kriminale e rregullt, dhunë e paligjshme’’78. Por çfarë është një dhunë e paligjshme? Habermas shprehet se dhuna ekziston në çdo shoqëri, edhe në atë Perëndimore, duke u përshfaqur përmes simptomave të diskriminimit, marxhinalizmit, etj. Por fakti pse dhuna nuk del jashtë kontrollit në shoqëritë Perëndimore, i faturohet një mënyre të veçantë të veprimit komunikativ ku bashkërendohen të vërtetat kulturore dhe pritshmëritë e ndërsjellta. Shfaqet një harmoni pasi ekzistojnë ‘’kushtet simetrike reciproke” të perspektivës së pozicionit. Por nëse kjo nuk ndodh, folësi dhe dëgjuesi bëhen të huaj për njëri-tjetrin dhe indiferentë ndaj aktit të komunikimit. Pikërisht ky moment bën fillesën e çrregullimit të komunikimit ku terrorizmi përbën situatën më flagrante dhe më të skajshme. Por në demokraci ka institucione që e zgjidhin këtë konflikt.

Nga ana tjetër, globalizmi për hir të tipologjisë së tij, e ndez dhe e shumëfishon këtë spirale të çrregullimit komunikativ. Duke dendësuar komunikimin, globalizmi vendos një fazë të shpërndarjes së padrejtësisë duke e ndarë botën në triumfues dhe humbës, të mirë e të këqij. Në këtë drejtim, globalizmi, në njëfarë perspektive, mund të interpretohet si një patologji komunikative që kryqëzon debatin rreth përplasjes së qytetërimeve. Megjithatë, ndryshe nga Handington, Habermas e sheh natyrën e konfliktit edhe në një përmasë të thellë ekonomike. Në këtë optikë, për të kuruar terrorizimin, Perëndimi duhet të punojë në dy fronte:1) në atë të vetparaqitjes, ku në sytë e shteteve në zhvillim të mos paraqesë trajtën e një imperializmi dhe 2) të mos përpiqet të tkurrë demokracinë në një strategji marketingu. Ky tipar i fundit përbën një alibi të fuqishme për terrorizmin mbi baza fetare në vendet e lindjes.

Terrorizmi si problem i auto-imunitetit

Për Derridan, terrorizmi përbën një simptomë të elementeve traumatike të brendshme lidhur me përvojën e modernitetit, ku fokusi është përherë i drejtuar nga e ardhmja. Për të, terrorizmi përbën simptomë, një ndarje mes fesë dhe përmasave shekullore. Kështu në thelb, ideologjia e terroristëve në ngjarje, përbënte në fakt refuzimin e modernitetit dhe shekullarizimit që në traditën filozofike qaset me iluminizmin. Kjo pasi iluminizmi nuk afirmonte vetëm demokracinë por edhe ndarjen e fuqisë politike nga besimi fetar, gjë që, për terrorizmin me bazë fetare, është e papranueshme. Nga ana tjetër, nëse fenomenin e terrorizmit e shohim të interpretueshëm jo si një kundërvënie ndaj një projekti global por kundrejt një projekti lokal, atëherë ngjarjet e ndryshme lidhur me këtë fenomen si rasti i 11 77 Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy in a Time of Terror. Dialogues with Jurgen

Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003,pp.69. 78 Idem, pp.34.

Page 126: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 126 ‐

shtatorit mund të simbolizojë një përshtypje. Ai mund të shfaqet si sinonim i një krize autoimunitare që sistemi duhet ta parashikonte dhe ta parandalonte. Nisur nga kjo perspektivë, në njëfarë aspekti, duket se bota perëndimore shpesh ka dhënë tërthorazi “ndihmesën e saj” në këtë formë të terrorizmit pasi ka ndihmuar në formimin dhe pajisjen me teknika dhe njohuri praktike individët që marrin pjesë në këto ngjarje. Lidhur me këtë fakt empirik, Derrida mendon se ‘’terrorizmi është shprehje e një sindrome autoimunitare’’79

Kjo sindromë autoimunitare zhvillohet në tre momente: së pari, një krizë e autoimunitetit pasi vetë Perëndimi i instruktoi tërthorazi personazhet e terrorizmit; së dyti, fenomeni i terrorizmit është dhe mbështetet më tepër tek e ardhmja sesa tek e tashmja apo e kaluara pasi terrorizmi përbën një përpunim kolektiv të traumës që pritet të vijë; së treti, lufta ndaj terrorizmit stabilizon dhe legjitimon efektin terrorizues të vetë terrorizmit.

Si pasojë, jo rastësisht, në trajtën e sotme të terrorizmit ne shohim përdorimin e një lloj teologjie politike. Në të vërtetë, kjo e fundit është tepër e rëndësishme në të ashtuquajturin islam fundamentalist pasi ka një rol katalitik ndërkohë që në perëndim fjala “laik” nënkupton përpjekjen për të ç`mitizuar rendin, shtetin, teknikën, racionalitetin, etj. Duket që polariteti përkatës mes terrorizmit islamik dhe perëndimit na shfaqet i përmbysur. Në fakt ‘’paraqitja polare është një logjikë që përjashton të vërteta dhe mundësi të tjera alternative ndërkohë që vetë fenomeni i terrorizmit ka çmontuar tërthorazi të gjitha kategoritë dhe dallimet klasike të filozofisë politike që duhen kuptuar tashmë si diferencë’’80 . Kështu për të, thelbi i shfaqjes së terrorizmit në kohët e sotme si një kërcënim joshtetëror dhe anonim na përmbys raportin mes “terrenit” dhe “territorit”. Përmes teknologjisë globale terrori e përmbys edhe vetë modelin e vjetër klasik të shtet-kombit.

Nëse në fillim terrorizmi shihej si një fenomen i krijuar nga brenda vetë shtetit, më pas ai ka të bëjë me faktin e përvijimit dhe fizionomisë së ndryshuar të vetë këtij fenomeni të krijuar në fillesë që në Luftën e Ftohtë.

Roli i mediave në dekonstruktimin e terrorizmit

Pyetja që shtrohet është: “çfarë do të ishte 11 Shtatori pa mbulimin e mediave?”. Një nga objektivat e kësaj ngjarjeje ishte për t’u treguar si e pambrojtur ndaj sulmit. Këtu shfaqet një tipologji moderniste ku marrëdhënia mes terrorit dhe mediave sjell si pasojë propagandimin brenda hapësirës publike të pamjeve për të terrorizuar popullatën civile por edhe për ta ngushëlluar. Kjo përbën dukshëm shenjën e një vetëimunizmi pervers. ‘’Vendosja e simbolikës së një numri përcjell mesazhin e përkujtimit traumatik të një situate të kaluar duke e shtyrë publikun që ta shohë terrorizmin si një ngjarje të kaluar sesa si një mundësi ende të hapur dhe të paparashikuar të së ardhmes’’81. Por nëse e konsiderojmë 9/11 si një ngjarje apo një ngjarje të madhe atëherë lipset të analizohet edhe filozofikisht koncepti i ngjarjes. Në këtë optikë, na vjen në ndihmë botëkuptimi heideggerian lidhur me konceptin e “ngjarjes”.

Sipas Derrida-s “ngjarja është e përbërë nga ajo (që ndodh dhe vjen), por edhe nga mbresa apo përshtypje (që janë të kontrolluara apo spontane)’’82. Lipset të dallojmë përshtypjen nga interpretimi, pra mbresat bruto nga sistemi që prodhon informacion rreth tyre. Në rastin e

79 Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy in a Time of Terror. Dialogues ëith Jurgen

Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003,pp.103. 80 Simon Choat, Marx Through Post-Structuralism (Lyotard, Derrida, Foucault, Deleuze), Continuum, Neë York

2010,pp.59,pp.132. 81 Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy in a Time of Terror. Dialogues with Jurgen

Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003, pp.120. 82 Jacques Derrida, La scrittura e la differenza, Einaudi, Torino 2000, pp.36.

Page 127: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 127 ‐

kësaj ngjarjeje (11 shtatorit) duhet bërë një dallim, pasi nga njëra anë kemi dhimbjen për viktimat dhe zemërimin kundrejt personave që e kryen, kurse nga ana tjetër aspektet e interpretuara, përshtypjen e formuar që na shtyn të besojmë se kjo ngjarje përbën një “ngjarje madhore”. Por kjo e fundit duhet të përshfaqet në atë masë që të na turbullojë apo tronditë konceptin mbi të cilin ne besojmë se mund të njohim një ngjarje si të tillë. Në këtë kuptim, “ngjarja përbën diçka që më zë të papërgatitur e më pezullon të kuptuarit tim, diçka që fillimisht unë nuk e kuptoj, pasi thyen situatën time të zakonshme të të kuptuarit”83.

Edhe pse terrorizmi i kohëve të fundit simbolizohet apo shenjohet nga kjo ngjarje (shembja e kullave binjake), pra e një kohe të shkuar, tani më nuk duhet të trajtohet si e tillë pasi ajo është një ngjarje e hapur për nga e ardhmja.

Nga ana tjetër, sipas Derrida-s, dhuna që shpërtheu nuk është thjesht rezultat i luftës. Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka folur për “luftë kundër terrorizmit’’ por ai është i paaftë të identifikojë një armik specifik kundër të cilit lufton. Pra ajo që e bën vështirësisht të perceptueshëm dhe të konceptueshëm “terrorizmin global’’ lidhet me faktin se ai nuk i drejtohet një shteti specifik, pra nuk gëzon një përcaktim territorial. Në sajë të teknoshkencës dhe “territorit” si koncept, situata ka ndryshuar. Është pikërisht teknoshkenca që ka errësuar dallimin mes luftës dhe terrorizmit. Për të kuptuar terrorizmin global duhet të kuptojmë strategjitë dhe marrëdhëniet e forcave.

Edhe në rastin kur flitet për një “shtet terrorist’’ nuk bëhet fjalë thjesht për pushtimin e një territori por sigurimin e një fuqie tekniko-ekonomike dhe kontrolli politik. Pra ajo që shihet strategjikisht, nisur nga një procedurë legjitimimi, paraqet situatën se terrorizmat e shpalosin veten si një kundërpërgjigje ndaj një situate që vazhdon të rritet. Si pasojë, terrorizmi vepron për të prodhuar një pasojë psikike dhe reagim simbolik që mund të pësojë devijime. Por cilësia apo intensiteti i emocioneve nuk është përherë në përpjesëtim të drejtë me numrin e viktimave apo masën e dëmit. Në situatat ku nuk mediatizohet ngjarja, kjo e fundit shkakton më pak trauma social-politike sesa vrasja e një individi në një vend tjetër me burime të zhvilluara të medias, si në Perëndim.

Nisur nga kjo, nevojitet një botëkuptim i ri për ta analizuar, lipset një mendësi dekonstruktiviste, që të dyshojë rreth idesë se ekziston edhe një thelb i fenomenit. Në këtë vazhdë, Derrida mendon se dekonstruktimi i termit të “terrorizmit” është e vetmja përgjigje politike në rrjedhën e veprimit, pasi përdorimi publik i saj ndihmon lidhur me çështjen. Sipas tij, “lufta nuk nënkupton vetëm frikësimin e civilëve por edhe faktin se është e vështirë të vendosësh një kriter demarkacioni mes terrorizmit kombëtar dhe ndërkombëtar, lokal apo global’’84. Pa i ndajshtuar termit të “terrorizmit” disa cilësi të tjera, sikur ky të përbënte një term-njësi, ai duhet konceptuar si një plan veprimi dhe ngjarje e paqëndrueshme, e hapur, përherë fluide dhe me kufij të ndryshueshëm, që duhen përcaktuar herë pas here në mënyrë kritike. Bibliografia:

• Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy in a Time of Terror. Dialogues with Jurgen Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003.

83 Idem, pp.98. 84 Giovanna Borradori, Jacques Derrida, Jurgen Habermas, Philosophy In a Time of Terror. Dialogues ëith Jurgen Habermas and Jacques Derrida, The University of Chicago Press 2003,pp.22

Page 128: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 128 ‐

• Hannah Arendt, Le origini del totalitarismo, Einaudi, Milano 2004 Jacques Derrida, La scrittura e la differenza, Einaudi, Torino 2000.

• Lee Jarvis ,Times of Terror. Discourse, Temporality, and the War on Terror, Palgrave Macmillan 2009.

• Simon Choat, Marx Through Post-Structuralism (Lyotard, Derrida, Foucault, Deleuze), Continuum, Neë York 2010.

Page 129: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 129 ‐

Afganistani dhe zhvillimet e pritshme

N/Kolonel Arben Cenolli, Oficer Shtabi, Analist për MN, QAM, KDS

N/Kolonel Viktor Përshqefa,

Shef i Sektorit të Armatimit, J4, SHPFA

“2014-Mbijetesa kombëtare; 2025-Progres i Dukshëm dhe 2035-Zhvillim”...

Dr. Ghani, Eksponent vendor i politikës afgane

Trajtesë e shkurtuar. Situata në Afganistan është problematike, në mënyrë të veçantë në rajonet jugore dhe lindore të vendit, përgjatë kufirit me Pakistanin, ku është edhe veprimtaria kryesore e talebanëve dhe rebelëve.

Korrupsioni ka krijuar mungesë besimi si brenda popullsisë ashtu edhe nga ana e Komunitetit Ndërkombëtar dhe lufta kundër tij është “Sfida e Afganëve”. Qeveria afgane shikohet si tepër e korruptuar, jo përfaqësuese e gjithë popullsisë dhe nuk konsiderohet partner i besueshëm nga Komuniteti Ndërkombëtar. Ajo nuk gëzon përkrahjen e gjerë të popullsisë dhe nuk ushtron dot sovranitetin e saj në gjithë territorin e vendit, por vetëm deri në nivel province.

Si parashikohet situata në Afganistan deri në vitin 2014? Në Afganistan njerëzit ndahen në dy grupe: ata që kanë frikë dhe ata që kanë shpresë. Ka njerëz që i frikësohen përsëritjes së 1989-ës kur Afganistani u u braktis dhe nisi lufta civile, ashtu siç ka edhe njerëz që shpresojnë një të ardhme më të qetë e të begatë, që besojnë se vijueshmëria e procesit do ta shkatërrojë këtë rreth vicioz. Sot objekt i Kundërrrebelimit (Counterisurgency) në Afganistan është popullsia, por qeveria afgane nuk gëzon përkrahjen e gjerë të popullsisë dhe nuk ushtron dot sovranitetin në gjithë territorin e vendit. Qeveria afgane konsiderohet si tepër e korruptuar nga shumica e popullsisë dhe ndërkombëtarët, nuk përfaqëson në shkallën e duhur të gjitha etnitë kësisoj, nga Komuniteti Ndërkombëtar nuk konsiderohet partner i besueshëm. Me mbështetjen e madhe, dhënë nga SHBA, NATO dhe donatorët e tjerë, forcat afgane të sigurisë janë rritur shumë në numur, kanë një mbështetje të fuqishme logjistike nga komuniteti ndërkombëtar, por janë tepër të korruptuara, sidomos forcat e policisë afgane, por edhe të paafta të mundësojnë sigurinë pas vitit 2014. Niveli i analfabetizmit në forcat e sigurisë afgane kap shifrat deri në 80%. Talebanët dhe rebelët janë rikthyer vitet e fundit, sidomos në rajonet e Helmandit, Kandaharit, Praktikës, dhe Wardakut dhe kanë krijuar bazat e rrugëkalimet në këtë rajon. Aktualisht çështja shtrohet nëse talebanët do të jenë të hapur për një marrëveshje të negociuar dhe për të shkëputur lidhjet me Al Kaeda-n. Shpresat janë varur tek liderët tribalë Pashtunë, në të dy anët e kufirit Afgano-Pakistanez. Nga ana tjetër, forcat ushtarake të Pakistanit nuk e kontrollojnë rebelimin në Afganistan, por padyshim mund të kontrollojnë intensitetin e tij

Page 130: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 130 ‐

dhe mund të japin një ndihmë të çmuar në shmangien e rebelimit në zonat Pashtune, në veri të vendit. Të gjitha këto fakte nuk nxisin optimizmin për një Afganistan të qetë e të sigurtë pas 2014. Prania ushtarake e NATO-s, SHBA-së dhe Komunitetit Ndërkombëtar do të vazhdojë edhe pas vitit 2014. Si mund të arrihet pajtimi kombëtar? Përpjekjet për ndërtimin e shtetit dhe kundërrebelimin, duhet të jenë specifike në kontekst, histori, kulturë dhe në çështjet e strukturës shoqërore. Liderët afganë duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për t’u angazhuar në nivel vendor dhe jo të jenë “të shurdhët” ndaj shqetësimeve e problemeve të tyre. Ekziston një boshllëk ndërmjet Qeverisë dhe Provincave, Provincave dhe Distrikteve, si dhe Distrikteve e fshatrave. Prandaj moduli aktual nga “Lart-Poshtë” në ndërtimin e shtetit nuk mund të funksionojë në Afganistan ku pushteti si dhe vetë popullsia është e ndarë në fise, klane, familje dhe nënndarje të tjera që bazohen në linjën e trashëgimisë së meshkujve. Pushteti është tepër i ndarë, sidomos në zonat e Pashtunëve. Jirgas dhe shuras- Kuvendi i Pleqve- të cilat janë këshilla vendimmarrëse, janë me rëndësi në nivelin vendor ku institucionet ligjore të shtetit janë inekzistente. Për të zgjidhur problemet e tyre, afganët vijojnë t’u drejtohen liderëve të komunitetit dhe jo zyrtarëve në Kabul. Kësisoj, të huajt e kryesisht ushtarakët, kanë pak mundësi për të ndikuar në politikat vendore. Talebanët dhe grupet e tjera rebele kanë kuptuar natyrën vendore të politikës në Afganistan dhe kanë zhvilluar kësisoj strategjinë vendore. Qeveria afgane, SHBA dhe NATO, në mënyrë të konsiderueshme kanë munguar në nivel vendor. Rebelët kanë shfrytëzuar më së miri përfitimet e kësaj situate. Ekziston një nevojë urgjente për të rishikuar përpjekjet shtetndërtuese dhe të kundërrebelimit (counterinsurgency), duke marrë si shtysë strategjinë nga poshtë-lart të talebanëve. Në zonat Pashtune, banorët kanë ndërtuar forca policore vendore dhe në fshatra të vogla, forcat policore janë nën kontrollin e jirgas dhe shuras. Shumë nga këto organe tradicionale “policie” ekzistojnë akoma, megjithëse disa prej tyre kanë qenë të ngritura dhe nga talebanët. Kjo kërkon njësimin e atyre komuniteteve vendore që tashmë u janë kundërvënë talebanëve duke u mundësuar trajnimin, monitorimin e më tej përpjekje për bashkim me të tjerë vendorë kundër talebanëve. Kjo strategji u përdor nga Forcat Speciale Amerikane dhe rezultoi shumë e suksesshme në Rajonin e Anhbarit në Irak. Forcat e SHBA-së dhe NATO-s duhet të bëjnë një punë më të mirë në gjetjen e kundërshtive popullore kundër talebanëve, të cilët janë më të dobët sesa besohet në përgjithësi, duke patur parasysh se shumica e afganëve nuk i bashkëngjiten dhunës fetare. Në kundërshtim me perceptimin popullor, komandantët talebanë janë më të korruptuar se zyrtarët qeveritarë. Anketat vijojnë të tregojnë nivele të ulëta të mbështetjes për talebanët, edhe nëse krahasohen me treguesit e mbështetjes për qeverinë afgane. Forcat e SHBA-së, NATO-s dhe ato afgane kanë shfrytëzuar përparësinë e kësaj mundësie nëpërmjet Nismës së Mbrojtjes Vendore, një program i ri që mbështet forcat policore të fshatrave duke u siguruar trajnim, radio dhe uniforma. Qeveria afgane dhe ndërkombëtarët kanë siguruar programe zhvillimi për komunitetet pjesëmarrëse në këtë nismë si dhe kanë krijuar forca të reagimit të shpejtë për të

Page 131: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 131 ‐

ndihmuar komunitetet vendore nëse sulmohen nga talebanët dhe rebelët e tjerë. Këto përpjekje vendore mund të kenë gjithashtu pasoja në dezertimin e rebelëve të niveleve të ultëa apo mesme. Natyra vendore e pushtetit i bën talebanët tepër të ekspozuar ndaj dezertimit apo ‘atyre që luajnë me dy porta”. Në një vend ku besnikëria dhe solidariteti i grupit janë themelore në jetën e përditshme, presioni i komunitetit mund të jetë një armë e fuqishme. Një kuptim më i mirë rreth Afganistanit mund të ndihmojë që paqja të vendoset sa më shpejt atje. Komunitetet rurale i kanë mbrojtur fshatrat e tyre për shekuj të tërë dhe mund ta bëjnë këtë më mirë se qeveria afgane ose forcat ndërkombëtare. Një paqe e qëndrueshme është më e mundur të kërkojë një kombinim të institucionalizimit nga “lart-poshtë” me “poshtë-lart” të liderëve vendorë. Realiteti shoqëror dhe kulturor afgan e bën të pamundur neglizhimin e liderëve vendorë, pasi ata ushtrojnë shumë pushtet sot. Modeli i monarkisë së vjetër afgane është akoma i vlefshëm për Afganistanin e sotshëm. Natyra vendore e pushtetit në vend e bën praktikisht të pamundur ndërtimin e një një qeverisjeje qendrore të aftë të krijojë siguri dhe të mundësojë shërbime në pjesën më të madhe të Afganistanit rural, së paku edhe për disa dhjetëvjeçarë në të ardhmen. Afganët e kanë përqafuar me sukses këtë model në të shkuarën dhe kësisoj mund ta bëjnë përsëri edhe sot. Parandalimi i rigrupimit të Al Kaedas është një objektiv afatshkurtër; fuqizimi i shtetit dhe ekonomisë është një objektiv afatmesëm dhe afatgjatë. Bisedimet me luftëtarët talebanë dhe rebelët nuk nënkuptojnë zëvendësimin e Kushtetutës aktuale me Emiratet Islamike Talebaneze të Afganistanit. Pjesëmarrja e talebanëve në zgjedhje politike nuk ka ndikim të madh, mbështetur edhe nga rasti i zgjedhjeve në Pakistan, ku partia e Maulana Fazlur Rahman humbi ndjeshëm. Rindërtimi i mëtejshëm, zhvillimi, qeverisja e mirë, përpjekjet kundër trafikimit të drogave dhe ndërtimi i një sistemi efektiv policor e drejtësie në Afganistan, do të kërkojë shumë vite paqeje dhe sigurie relative në vend. Rajoni është tepër i rëndësishëm gjeostrategjikisht në luftën kundër terrorizmit, pasi është qendra e operimit të Al-Kaeda, e cila vepron kryesisht në zonën kufitare ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit. Forcave të sigurisë afgane dhe pakistaneze u mungojnë sasia, aftësitë, pajisjet dhe motivimi për të përballuar rebelët në të dy anët e kufirit ose aftësia për të shkulur Al-Kaeda-n nga rajonet e reja në Zonat Tribale Federalisht të Administruara (Federally Administered Tribal Areas (FATA)), përgjatë kufirit Afgano-Pakistanez. Al-Kaeda ka krijuar fushë veprimi në zonat veriore të Pakistanit, ku ka gjetur mbrojtje nga një organizatë e re, Lëvizja Talebane e Pakistanit. Nga ana tjetër, gjithnjë duhet të kujtojmë se Qeveria e Pakistanit kurrë nuk ka qenë në gjendje të ushtrojë kontroll në pjesën veriore të territorit. Derisa vendimmarrësit në Pakistan do të vendosin si përparësi mbështetjen për stabilizimin e qeverisë afgane në vend të përballjes e kërcënimit nga India, është e qartë se rebelimi që fillon nga bazat në Pakistan, do të vijojë edhe më tej. NATO, trupat e së cilës në Afganistan përballojnë përplasje, por edhe viktima nga rebelët që operojnë nga Pakistani, akoma nuk ka ndonjë politikë të qartë për Pakistanin. Si hap i parë duhet të krijohet një grup kontakti për rajonin, i cili duhet të autorizohet nga Këshilli i Sigurisë së OKB. Grupi i Kontaktit duhet të ndihmojë të krijohet një strukturë e përbashkët Indiano-Pakistaneze në nivelet e zbulimit dhe ato ushtarake. Për të tejkaluar garën e ethshme mes shteteve, grupeve etnike dhe fraksioneve të ndryshme, rajoni ka nevojë të zbulojë një burim përfitimi reciprok, që ka për bazë bashkëpunimin. Një nismë madhore diplomatike që përfshin të gjithë faktorët rajonalë në gjetjen e rrugëve për stabilitetin në

Page 132: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 132 ‐

rajon, është e rëndësishme. Nga ana tjetër, SHBA dhe EU duhet të hapin tregjet e tyre për eksportet e rëndësishme të Pakistanit, në mënyrë të veçantë për tekstilet e tij. Roli i palëve të tjera Asnjë qeveri rreth Afganistanit nuk mbështet një prani afatgjatë të SHBA dhe NATO-s në rajon. NATO dhe Uashingtoni injoruan në mënyrë të vijueshme rebelimin në Afganistan, i cili ishte jo shumë i konsiderueshëm deri në vitin 2005. Kjo u shfrytëzua dhe u bë pjesë e strategjisë ushtarake të Pakistanit e cila deri diku, krijoi një ekuilibër ndërmjet afrimit të ndihmës ndaj NATO-s dhe SHBA-së në luftë kundër Al-Kaedës, por u mundësoi aktivitet talebanëve afganë nga bazat e tyre në FATA. Pakistani është “ish-Jugosllavia” e Azisë, në rrezik shpërbërjeje. Si në Pakistan ashtu edhe në Afganistan, janë shumë faktorë që përballen me sigurinë globale, nisur nga paaftësia shtetërore për t’iu përshtatur globalizimit dhe demokratizimit, vijuar me kërcënimet e vazhdueshme të ekstremizmit, terrorizmit, mbarsjes me rreziqet e shteteve të dobëta që burojnë nga këto vende, e deri në faktin që Pakistani zotëron armë bërthamore. Në të ardhmen afatmesme, SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar do të detyrohen të jenë të pranishme në rajon dhe të bashkëpunojnë me Pakistanin. Për Pakistanin prania e vazhdueshme e talebanëve dhe rebelëve të tjerë në territorin e tij përfaqëson një kërcënim, por edhe mundësi. Qeveria pakistaneze dhe ushtria përballen me talebanët dhe rebelët e tjerë që kërkojnë të destabilizojnë shtetin dhe shoqërinë pakistaneze. Nga ana tjetër, prania e vazhdueshme e organizatave terroriste në Pakistan mundëson një ndihmë të vijueshme, e përkthyer në miliarda ndihma financiare nga ana e SHBA, botës perëndimore dhe asaj të qytetëruar, për të forcuar institucionet shtetërore, ekonominë dhe forcat e armatosura pakistaneze. India ndan të njëjtat vlera të përbashkëta demokratike me Uashingtonin dhe botën perëndimore. Është e shqetësuar ndaj rritjes së radikalizmit islamik dhe aspiron një Azi të qëndrueshme në nivel strategjik. India është aktive në çështjet e mospërhapjes të armëve të shkatërrimit në masë, është e gatshme të angazhohet në misionet paqeruajtëse dhe vijon të zbatojë në mënyrë të suksesshme reformat ekonomike. India nuk ka interes të zgjerohet gjeografikisht dhe kërkon që ndikimi i saj ndërkombëtar të jetë më shumë në aspektin tregtar e kulturor. India ka lidhje të hershme historike dhe njerëzore me Iranin, pavarësisht se të dy vendet kurrë nuk kanë qenë të afërt politikisht me njëri tjetrin. Nga ana tjetër, Irani mbetet një furnizues kryesor me energji për Indinë. Megjithatë, India kundërshton programin bërthamor të Iranit, pavarësisht se publikisht nuk ka qenë shumë aktive në këtë drejtim. Vendet e Azisë Qendrore si Turkmenistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani janë të interesuara që Afganistani të bëhet një vend i stabilizuar dhe jo strehë e terrorizmit fondamental islamik, i cili kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë vendet e tyre. Për këtë arsye kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me SHBA dhe NATO-n duke u mundësuar lehtësira aeroportuale, tranzitimin e mbështetjes logjistike të trupave të NATO-s, lejimin e ndërtimit të bazave ajrore mbështetëse amerikane, gjermane, franceze, por edhe kanë marrë pjesë në disa programe zhvillimi në Afganistan. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Rusia. Marrëdhëniet Afganistan:Pakistan dhe Kinë:Iran Pakistani përfaqëson një rast të veçantë shteti, ku ushtria ka një ndikim të madh mbi politikat kombëtare, por karakterizohet edhe nga një qeveri jopërfaqësuese, ku lidershipi është

Page 133: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 133 ‐

përgjithësisht properëndimor, ndërsa popullsia përgjithësisht është anti perëndimore. Në elitën kombëtare pakistaneze ekziston perceptimi se vendi është i rrethuar nga armiq, të vendosur për ta shpërbërë, e në mënyrë të veçantë sulmet e afganëve dhe NATO-s në rajonet kufitare me Pakistanin e fuqizojnë këtë perceptim të tyre. Nga ana tjetër Afganistani kurrë nuk është shprehur zyrtarisht se e njeh Vijën Durrand si kufi me Pakistanin. Pakistani e konsideron veten të vendosur në një “lagje të vështirë” ku janë gjithashtu edhe rivalët e tij më të mëdhenj-India në jug, Irani në perëndim, Afganistani në veri dhe Kina në verilindje. Derisa kjo ndjenjë e rrethimit të jetë aktive në perceptimin e elitës pakistaneze, do të jetë e vështirë të fuqizohen institucionet civile në Pakistan. Zgjidhja është angazhimi politik me sa më shumë aktorë rebelë afganë dhe pakistanezë të jetë e mundur, duke u lehtësuar atyre një përfshirje politike realiste, integrimin e FATA-s. Në fillimet e fushatës së SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan u krijua koncepti që Pakistani duhet trajtuar si mik dhe Irani si armik; kështu që Pakistani fitoi monopolin mbi logjistikën dhe në një shkallë të madhe edhe mbi kapacitetet dhe aspektet e zbulimit që SHBA ka në Afganistan. 84% e materialeve të SHBA dhe NATO, kalojnë përmes Pakistanit. India është vendi që ka kontribuar më shumë në Afganistan dhe dëshiron që bashkëpunimi reciprok të rritet edhe më tej. India, në bashkëpunim me Iranin, ka përfunduar lidhjet e autostradave në unazën e madhe të Afganistanit e cila bashkon qytetet e mëdha afgane me portet iraniane në Gjirin Persik. Mënjanohet kështu vartësina e Afganistanit për akses në det përmes Pakistanit, duke minimizuar rëndësinë e portit të ri pakistanez të Gëadar-it në Detin Arabik. Por nga ana tjetër, India duhet të jetë më shumë transparente rreth aktiviteteve të saj në Afganistan, në mënyrë të veçantë për rolin e agjencisë së saj të zbulimit në disa qytete të Afganistanit, në kufi me Pakistanin. Duke mënjanuar talebanët nga Afganistani dhe Saddam Hussein nga Iraku, Uashingtoni në mënyrë të pavullnetshme, shmangu dy sfidat më të mëdha gjeopolitike të Teheranit, duke hequr kësisoj barrierat më të vështira të Iranit në rrugën e rritjes së ndikimit dhe rolit të tij në rajon. Kësisoj Irani beson se gëzon një përfitim të madh ....pasi Satanai ka verbuar Krishterimin dhe ndihmuar kësisoj Shiitët në luftën e tyre kundër Sunive.... Ndaj ai është aktiv në destabilizimin e Afganistanit, sidomos duke kërcënuar me kthimin e menjëhershëm të refugjatëve afganë në Iran, por edhe duke ndihmuar drejtpërsëdrejti rebelët në aktivitetet e tyre kundër Qeverisë afgane dhe Koalicionit. Kina është aleat i ngushtë i Pakistanit dhe një investitor i rëndësishëm si për Afganistanin ashtu edhe për Pakistanin e rajonin. Ajo interesohet për një Afganistan të stabilizuar dhe të qetë duke marrë shkas edhe nga investimet e saj në zonat minerare të bakrit në lindje të Kabulit e më gjerë, por dëshiron një largim të shpejtë të NATO-s dhe SHBA-së nga Afganistani. Nga ana tjetër vetë qeveria afgane kërkon më shumë investime nga India dhe Australia në minierat e saj, duke kërkuar minimizimin e pranisë kineze në vend. Pavarësisht aspiratave të saj si një fuqi e re, me ndikim botëror, objektivi i Kinës në rajon është ekspansion ekonomik për burime minerare dhe alternativa të reja për transmetimin e burimeve të energjisë, duke marrë pjesë në shfrytëzimin e burimeve minerale në Afganistan e Pakistan.

Page 134: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 134 ‐

Bibliografia:

• Seth G. Jones, “It Takes the Villages: Bringing Change from Beloë in Afghanistan”, May/June 2010.

• Barnett R. Rubin and Ahmed Rashid, “From Great Game to Grand Bargain: November/December 2008.

• Department of State, “Afghanistan and Pakistan Regional Stabilization Strategy”, February 2010. • Juan Cole, “Pakistan and Afghanistan: Beyond the Taliban, 124, No. 2 Summer 2009. • Paul Kerr, Mary Beth Nikitin, “Pakistan’s Nuclear Ëeapons: dated 29 Aug 2011. • Robert D. Kaplan, “The Geography of Chinese Poëer”, Foreign Affairs, May/June 2010. • Jim Nichol, “Russian Political, Economic, and Security Issues and U.S. Interests”, dated 13 Jun

2011. • Fendrick, Reed J. “Diplomacy as an Instrument of National Poëer.” Chapter 12, ed., July 2010. • Clinton, Hillary “Leading through Civilian Poëer: Redefining November/December 2010. • Petraeus, David. “Learning Counterinsurgency: Iraq," & Military Revieë, Jan/Feb 2006. • McChrystal, Stanley A. “It takes a Netëork. Foreign Policy, March/April 2011. • Ottaëay, Marina. “Think Again: Nation Building.” Foreign Policy, September/October 2002. • Biddle, Stephen, Christina Fotini, and J. Alexander Their. “Defining Success in Afghanistan.” 89,

4 (July-August 2010). • Miller, Paul D. “Finish the Job.” Foreign Affairs 90, no. 1 (January/February 2011).

Page 135: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 135 ‐

RUBRIKA E GJASHTË

Punime historike Lufta e armatosur në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nuk qe një dukuri e izoluar, ajo ishte e lidhur ngushtë me një kompleks faktorësh, duke pasur me ta ndërveprim të ndërsjellë.

Qysh në fillimet e Rilindjes Kombëtare ajo mbështetej në rritjen e forcave ekonomiko-shoqërore, në një shkallë më të lartë politike e kulturore që kishte arritur populli ynë, kur në jetën Shqiptare kishin dalë forca të reja që aspironin për përparim e që ishin futur në konflikt të thellë me sundimin e huaj. Në këto rrethana edhe vetë kryengritjet e armatosura kishin një bazë shoqërore të gjerë, duke përfshirë në të gjithë klasat e shtresat shoqërore të vendit. Ky është njëri nga konkluzionet në të cilat arrin Profesor Shahin Leka në punimin e tij.

Shkrimi për Orikumin përveç njohurive të gjera të autorit edhe për faktin se një jetë të tërë ka qenë “kontingjent i detit”, nën dritën e dokumenteve të huaja të botuara ndër kohëra të ndryshme, sjell të argumentuar faktin se Oriku ka qenë qysh në krye të herës një qendër e banuar tërësisht nga shqiptarët. Kolonët kanë ardhur si kolonë dhe janë larguar si të tillë,-nënvizon autori.

Page 136: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 136 ‐

Ndërgjegjja kombëtare dhe lufta, sollën Pavarësinë

Profesor Shahin Leka

Trajtesë e shkurtuar. Shpallja e pavarësisë 100 vjet më parë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën heroike, shënon një ngjarje të paharruar që shkëlqen në faqen e historisë shqiptare. Ajo erdhi si rrjedhojë e luftërave dhe përpjekjeve të pandërprera gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Të gjitha fazat e saj shtruan trasenë e rrugës së vështirë por heroike të fitores historike në nëntorin e vitit 1912.

Periudha gati njëshekullore e Rilindjes Kombëtare karakterizohet nga një varg i pandërprerë përpjekjesh në fushën kulturore, ideologjike, ushtarake diplomatike, etj. të cilat po zgjonin energjitë disi të ndrydhura të shqiptarëve dhe hodhën bazamente të shëndosha në forcimin e ndërgjegjes kombëtare. Ndërkohë shiheshin gjithnjë e më qartë vlerat e luftës së armatosur. Ajo po bëhej mjet i fuqishëm për realizimin e programit politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Lidhja e Prizrenit

Lufta e armatosur në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nuk qe një dukuri e izoluar, ajo ishte e lidhur ngushtë me një kompleks faktorësh, duke pasur me ta ndërveprim të ndërsjellë. Qysh në fillimet e Rilindjes Kombëtare ajo mbështetej në rritjen e forcave ekonomiko-shoqërore, në një shkallë më të lartë politike e kulturore që kishte arritur populli ynë, kur në jetën Shqiptare kishin dalë forca të reja që aspironin për përparim e që ishin futur në konflikt të thellë me sundimin e huaj. Në këto rrethana edhe vetë kryengritjet e armatosura kishin një bazë shoqërore të gjerë, duke përfshirë në të gjithë klasat e shtresat shoqërore të vendit.

Tipari thelbësor i Luftës së Lidhjes të Prizrenit, ishte zhvillimi i saj në dy fronte; kundër Portës së Lartë-armikut shekullor, dhe kundër armiqve të rinj ballkanikë për ruajtjen e tërësisë territoriale të kombit shqiptar.

Në fazën e parë të saj që kap periudhën e vitit 1830-1870, zhvillohet një lëvizje e fuqishme e masave popullore në formën e një varg kryengritjesh kundër regjimit të centralizimit burokratik të Portës së Lartë që synonte forcimin dhe përjetësimin e sundimit Osman në Shqipëri. Ato shpërthyen njëra pas tjetrës si një varg i pashkëputur, duke grumbulluar një përvojë të pasur politike, organizative dhe ushtarake.

Një pikë kulmore të Rilindjes Kombëtare përbën periudha e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). E shkurtër në kohë, por e ngjeshur në veprime luftarake. Gjatë këtyre tre viteve, në kushtet e krizës Lindore, shpërthen si vullkan ajo energji e pashoqe e popullit shqiptar i cili, nëpërmjet luftës së armatosur në dy fronte, shtroi para vetes zgjidhjen e dy detyrave imperative të kohës: ruajtjen e trojeve shqiptare nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe fitimin e autonomisë nga Porta e Lartë.

E paraprirë nga rritja e vrullit luftarak në vitet 1906-1909, lufta e armatosur arriti kulmin e vet në shpërthimet e mëdha të viteve 1910-19012. Kjo fazë e fundit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që përbën edhe etapën vendimtare të luftës së armatosur të popullit shqiptar për

Page 137: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 137 ‐

lirinë e pavarësinë nga sundimi shekullor osman, çoi në fitoren historike, në përmbysjen e sundimit të huaj dhe shpalljen e Pavarësisë.

Të tre fazat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare janë në lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën duke ecur shkallë-shkallë drejt një objektivi madhor. Kryengritjet e viteve 1830-1870 i lanë trashëgim Lidhjes një mjedis luftarak, i dhanë brezit të saj mësimin e madh mbi domosdoshmërinë e bashkimit politik dhe ushtarak të shqiptarëve, mbi domosdoshmërinë e organizimit dhe zhvillimit të kryengritjes në shkallë kombëtare. Dy fazat kulmore të Rilindjes, Lidhja e Prizrenit dhe kryengritja e viteve 1910-1912, përbëjnë një unitet të vetëm në të gjitha aspektet. Shpallja e pavarësisë dhe krijimi i Shtetit Shqiptar janë realizimi i asaj detyre për të cilën Lidhja luftoi me të gjitha energjitë dhe që u kurorëzua me fitoren historike në nëntorin e vitit 1912.

Në kushtet e vështirësive të mëdha që vihen re në të gjitha fazat e Rilindjes Kombëtare, rritja e ndërgjegjes kombëtare, atdhedashuria, bëhet faktor i fuqishëm në shërbim të një platforme të qartë për arritjen e detyrës kryesore politike të kohës. Kthesa që u bë në ndërgjegjen popullore veproi si katalizator që i përshpejtonte ritmet e ecurisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në të gjitha pamjet e saj e veçanërisht në fushën e luftës së armatosur. Por edhe lufta e armatosur nga ana e vet ndikoi në rritjen e ndërgjegjes kombëtare. Përleshjet e armatosura krijonin një atmosferë që e mbanin të ndezur patriotizmin popullor, rrisnin vendosmërinë e masave e i bënin të vetëdijshme ato mbi mundësitë luftarake që mbartnin në gjirin e tyre. Në kushtet e bashkimit politiko-luftarak të popullit e të përpjesëtimeve masive që morën trimëria, heroizmi dhe vendosmëria, idetë për të mos iu nënshtruar armikut u bënë motoja e të gjitha luftimeve, të cilat në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, u quajtën nga të huajt termopilet shqiptare të shekullit XX?!

Ndërgjegjja Kombëtare

Rritja e ndërgjegjes kombëtare ndikoi drejtpërdrejt në një tipar tjetër të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare, në masivitetin e saj që u shpreh si në shtrirjen territoriale ashtu edhe në pjesëmarrjen e gjerë të masave popullore në luftë. Kjo mundësoi që, në periudhën e Lidhjes së Prizrenit të viteve 1910-1912, lufta e armatosur të marrë karakter mbarëshqiptar. Veprimet luftarake të cilat zhvilloheshin në përshtatje me rrethanat në zona të ndryshme të vendit, realizoheshin me grupime të fuqishme që arrinin në dhjetëra mijë vetë. Kështu në kryengritjen e vitit 1910 efektivi i forcave luftarake në rajonin e Kosovës, Dibrës e Lumës i kalonte 35 000 vetët, ndërsa në 1912 numri i kryengritësve të organizuar në formacione luftarake në Shqipëri i kalonte të 60. 000 vetët.

Në procesin e luftës së armatosur ndihej gjithnjë e më shumë nevoja për një organizim të shëndoshë ushtarak, i cili mund të arrihet vetëm në kushtet e një udhëheqjeje politiko-ushtarake në shkallë kombëtare, të aftë për t’i dhënë luftës së armatosur karakter mbarëshqiptar. Fillesat e kësaj udhëheqjeje i gjejmë qysh në fazën e parë të Rilindjes, nëpërmjet kuvendeve e besëlidhjeve krahinore. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, për zgjidhjen e detyrave të rëndësishme të programit të saj, krijoi Komitetin Qendror Kombëtar, në përbërje të të cilit vepronte edhe seksioni i Financave dhe i Mbrojtjes që ishte organi ushtarak më i lartë i Lidhjes. Hartimi nga ky seksion i planeve dhe i urdhrave për mobilizimin dhe plotësimin e formacioneve luftarake të organizimit dhe të kontrollit të gatishmërisë, të drejtimit dhe të bashkërendimit të veprimtarive luftarake strategjike e gjallëruan gjithë veprimtarinë në fushën e luftës së armatosur, e rritën aftësinë mbrojtëse dhe forcën goditëse të formacioneve luftarake.

Page 138: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 138 ‐

Në kryengritjet e viteve 1910-1912, dalja në krye të lëvizjes kombëtare e një udhëheqjeje politike të vetme, të vendosur për të çuar deri në fund luftën, ishte ndër faktorët më të rëndësishëm që siguroi bashkimin, mobilizimin dhe organizimin politiko-luftarak të popullit. Në varësi të saj u krijuan tri qendra drejtuese ushtarake të rëndësishme, një për Kosovën, një për Shqipërinë e Mesme dhe një për Shqipërinë e Jugut. Këto qendra që kishin formën e shtabeve ushtarake, duke vepruar në përputhje me udhëheqjen politike qendrore, drejtuan me sukses operacione të mëdha ushtarake, koordinuan veprimet ndërmjet grupforcave, duke plotësuar detyra të rëndësishme strategjike që u kurorëzuan me fitore.

Strukturat drejtuese ushtarake, vëmendje të veçantë i kushtuan problemeve të organizimit ushtarak. Në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, në Kosovë e në zonat e Shqipërisë së Veriut, tipar dallues i organizimit ushtarak ishte krijimi i bashkimeve të mëdha ose i grupforcave. Efektivat e secilës prej tyre, në vitin 1912, arritën në 10 000 deri 15 000 luftëtarë. Megjithëse s’kishin strukturë të rregullt e të njësuar, grupforcat u shquan për kompaktësi, për bashkëveprim të mirë me njëri- tjetrin e sidomos për disiplinë e rregull rigoroz në të gjitha etapat e organizimit e të zhvillimit të operacioneve gjë që u dha mundësinë të plotësojnë detyra të rëndësishme strategjike. Një vëzhgues i huaj pohon se: “...edhe një ushtri e rregullt në këtë luftë nuk do të arrinte të mbante një disiplinë kaq të madhe”. 85

Kryengritjet e viteve 1910-1912 nisën me veprime mësymëse të befasishme që u shquan për rritjen e vrullshme të tyre. Nëpërmjet veprimeve masive të shtrira në kohë e në zona të gjera, u synua të arrihej dëmtimi i rëndë i forcave ushtarake turke në mënyrë që të detyroheshin ato të kapitullonin.

Kosova, zemra e Kryengritjes

Rëndësi të veçantë mori lufta për kapjen dhe zotërimin e rajoneve me rëndësi taktike që krijonin kushte për përmbysjen e pozitave strategjike të kundërshtarit. Në kryengritjen e vitit 1912 u kalua në mësymje me përmasa të mëdha. Tipar dallues i saj është shndërrimi i sukseseve taktike në suksese strategjike. Fitoret e arritura në një varg betejash në zonat e Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Fushë-Kosovës, Mitrovicës etj., të gërshetuara me manovrimet strategjike të shpejta e të studiuara të grupforcave, përgatitën kushte për mësymjen e përgjithshme kundër grupimit kryesor të ushtrisë osmane prej rreth 20.000 vetësh, të përqendruar e të vendosur në mbrojtje në Prishtinë e në rrethinat e saj.

Plani i hartuar me mjeshtëri nga udhëheqja e kryengritjes që parashikonte mësymjen drejtqëndrore e të njëkohshme të tre grupforcave shqiptare, me një efektiv rreth 30.000 vetësh dhe zhvillimi i vrullshëm i mësymjes nga jashtë në koordinim me veprime brenda qytetit, siguruan suksesin e saj krahas mësymjes së përgjithshme në Kosovë. Në muajt korrik e gusht shpërthyen një varg betejash në të gjithë vendin që i përmbysën pozitat e forcave turke dhe nëpërmjet luftës së armatosur, përgatitën terrenin për shpalljen e pavarësisë. Gjatë muajve në vijim, udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e, veçanërisht, burri i mençur i vizioneve Ismail Qemali, zhvilluan një veprimtari intensive diplomatike e cila, së bashku me arritjen në fushën e luftës së armatosur, dha frytet e saj.

Prijësit ushtarakë të kryengritjeve të armatosura në të gjitha fazat e Rilindjes Kombëtare ishin figura të shquara, atdhetarë, trima e me aftësi organizuese e drejtuese që fituan respektin e admirimin e luftëtarëve e të masave popullore. Emrat e Tafil Buzit, të Gjolekës, Rrapo Hekalit, Sulejman Vokshit, Haxhi Zekës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit, Idriz 85 Hasan Prishtina, “Një shkurtim kujtimesh për kryengritjen e vitit 1912, f. 26.

Page 139: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 139 ‐

Seferit e të një plejade të tërë kapedanësh e gjeneralësh, siç u pagëzuan nga populli në ato vite betejash të zjarrta, janë skalitur në altarin e shenjtë të kombit duke u bërë burim frymëzimi për të ardhmen.

Pa u shpallur ende pavarësia e Shqipërisë, në tetor 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike. Kryengritjet Shqiptare të viteve 1910-1912, duke i paraprirë luftës Ballkanike, krijuan kushte të favorshme për të. Goditjet e fuqishme që morën pushtuesit osmanë në Shqipëri si dhe dezertimet në masë të shqiptarëve nga formacionet turke, jo vetëm i kishin dobësuar forcat ushtarake të Portës së Lartë në rajon por kishin ndikuar në rënien e aftësive luftarake të tyre edhe në zona të tjera. Lëvizja Kombëtare Shqiptare ndoqi një strategji realiste që synonte të rendiste Shqipërinë në Aleancën Ballkanike. Por vendet fqinje shikonin te Shqipëria një objekt të përshtatshëm për lakmitë e tyre.

Ndërkohë që sundimi otoman në Ballkan ishte në grahmat e fundit, copëtimi i Shqipërisë përbënte një synim themelor të politikës dhe të strategjisë së qeverive të tyre. Në rrethanat tepër të vështira që u krijuan, kur ushtritë serbe, malazeze e greke kishin depërtuar në brendësi të territoreve tona, qeveria e Vlorës zbatoi me shpejtësi një tërësi masash e veprimesh mbrojtëse. Ajo u tregua tepër e vëmendshme që këto veprime të armatosura t’i përdorte brenda konceptit themelor strategjik të saj, pra jo për t’i shërbyer Portës së Lartë si aleat i saj por në funksion të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë që tani kërcënohej seriozisht. Ndërkaq përfundimi i Luftës Ballkanike që i dha fund sundimit shumë shekullor otoman në Ballkan, la të hapur për Shqipërinë çështjen e kufijve. Lëvizja Kombëtare Shqiptare, edhe pse luajti një rol të veçantë për shpalljen e pavarësisë, nuk mundi të imponohej deri në atë masë sa të sigurojë krijimin e një Shteti Shqiptar, mbështetur në parimin e kombësisë. Në këto rrethana, në Konferencën e Londrës, nëpërmjet kompromisesh e lëshimesh reciproke, u caktuan kufijtë e Shqipërisë të cilat, në vijë të përgjithshme, korrespondojnë me kufijtë e sotëm.

Sipas këtyre vendimeve, nuk u arrit të bashkohen në një shtet të vetëm gjithë territoret me popullsi shqiptare. Nga 52.000 km² që përfshinin trojet etnike shqiptare, brenda Shqipërisë mbeten vetëm 28.000 km². Rreth 24.000 km² e trungut etnik mbeti jashtë kufijve. Në pjesën më të madhe këto territore iu aneksuan Serbisë, në pjesë më të vogla Greqisë e Malit të Zi. Populli shqiptar nuk u pajtua me këto padrejtësi. Zgjidhja e çështjes kombëtare u bë problem i një shekulli të tërë, pavarësisht kompleksitetit e vështirësive që paraqiste. Për rrjedhojë, ndryshe nga fillimet e shekullit XX, në dhjetëvjeçarin e fundit të tij, faktori ndërkombëtar e veçanërisht SHBA e panë çështjen kombëtare shqiptare në një vështrim realist. Zhvillimi i ngjarjeve çoi në një fushatë ajrore të NATO-s të vitit 1999 që hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Doli edhe një herë në dukje vlera e luftës së armatosur për arritjen e objektivave të rëndësishme politiko-strategjike. Ishin veprimet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato që e nxitën dhe e ndërgjegjësuan NATO-n të ndërmarrë fushatën ajrore, pasi ishin konsumuar të gjitha përpjekjet në rrafshin diplomatik.

Shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenarë që në vitet e para të shekullit të ri e në prag të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të përfaqësohen me dy shtete, Shqipërinë dhe Kosovën, ç`ka shënon një fitore tjetër historike e një hap të madh përpara në zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Bibliografi:

• Hasan Prishtina, “Një shkurtim kujtimesh për kryengritjen e vitit 1912”.

Page 140: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 140 ‐

Orikumi antik, përmes dokumenteve

Kap. Rang. I-rë (R) Dr. Çapajev File, Pedagog në AM, KDS

Trajtesë e shkurtuar. Orikumi (Jeriko-Pashalimani) pavarësisht se nuk ka të dhëna arkeologjike të periudhës së lashtësisë, mendohet se mund të ketë qenë një nga qendrat më të vjetra të banuara në trojet parailire, ilire dhe shqiptare. Orikumi mendohet që të jetë banuar qysh në periudhën e bronzit dhe të hekurit në mijëvjeçarin e II-I para erës sonë. Në këtë shkrim, objekt është fiksimi paraprak dhe kronologjik i dokumenteve që kemi studiuar për Orikumin dhe jetën plot dramacitet të tij.

Në letërsinë historike të antikitetit, në bregdetin ilir të Ballkanit përmenden disa koloni të ndryshme, si dhe kontaktet e tyre me hinterlandin ilir.

Hyrje

Kolonizimi i bregdetit tonë, është pjesë e rëndësishme e ngulimeve perëndimore, rolin kryesor të të cilit e ka luajtur qyteti i Korintit. Ai ka filluar nga gjysma e dytë e shekullit të VIII-të p.e.s, me themelimin e kolonisë së Korkyrës në vitin 73786 p.e.s në ishullin e Korfuzit. Pas kësaj në fund të shekullit VII-të pasi u kolonizua Buthroti (Butrinti i sotëm), në vitin 627 p.e.s u themelua kolonia e Dyrrahut (Durrësit) dhe në vitin 588 p.e.s pranë kodrës se fshatit Pojan, u themelua Apolonia. Në literaturën antike, për koloninë helene të Orikumit si datë e përafërt e themelimit jepet nga Stefan Bizantini87 në veprën “De urbibus et populis” (Qytetet dhe Popujt), i cili përveç se thekson se koha e themelimit është e njëjtë me atë të Apolonisë, të dy këto koloni u ndërtuan pranë qendrave të banuara më parë nga ilirët.

Mbas kësaj date Oriku (Oriku-Jeriko–Eriko-Pashaliman- Orikumi) do të vazhdojë të banohet pa ndërprerje jo më nga kolonët, por nga popullsia vendase e krahinave për rreth Gjirit të Vlorës. Në këtë shkrim, objekt është fiksimi paraprak dhe kronologjik i dokumenteve që kemi studiuar për Orikumin dhe jetën plot dramacitet të tij.

Në autorët e parë antikë që përmendin ekzistencën e Orikut jo si vendbanim fushor i thjeshtë por si qytet (polis), është Hekateu i Miletit në veprën e tij “Europa”, shkruar rreth viteve 514-510 p.e.s.

Kronikanë dhe studiues në kohëra për Orikumin

Sipas dëshmive të Tit Livit, në verë të vitit 214 p.e.s, kur Filipi i V-të i Maqedonisë sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atë me lehtësi, “mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure, as roje dhe as armë të forta”. Por kur Çezari zbarkoi në Iliri, Orikumi ishte plotësisht i fortifikuar. Koha e ndërtimit të mureve rrethuese mbrojtëse të Orikumit mendohet të jetë realizuar gjatë shekullit të II-të p.e.s deri në mesin e shekullit të I-rë p.e.s.88

86 Gj.Karaiskaj-vepra e cituar 87 Herodoti jetoi në vitet 484-425 p.e.s. 88 Polibi.Libri VII,f.60-61. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë” UTSH.Tiranë 1965

Page 141: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 141 ‐

Gjatë veprimeve luftarake kundër Pompeit në hapësirat Ilirike, Çezari la për mbrojtjen e mureve të Orikut 3 kohorta. Përshkrimin me të saktë të fortifikimit të Orikut e kemi nga arkeologu Francez L.Heyzey në veprën “Mission archéologique de Macédoine” botuar një shekull më parë. Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shume shije dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale ku muri helenik më i vjetër ishte ndërtuar më vonë me tulla e llaç. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej në majë të kodrës dhe ndahej në dy pjesë nga një mur i brendshëm. Siç del nga përshkrimi i Heyzeyt, Oriku ka qenë i mbrojtur nga një mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokël gurësh të punuar si në Apoloni dhe Lis.

Oriku nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së babait të historisë Herodotit të Halikarnasit i cili e përmend atë në librin e IX § 93 të “Historisë”. Oriku është qyteti i parë, që haset nga e djathta kur hyhet ne Adriatik. Banorët e tij, orikët vijnë nga krahina e Amantias.

Në pjesën e brendshme (të gjirit-ÇF), fqinjë me Orikët janë Kaonët që jetojnë deri në Dodonë së bashku me Antitanët. Gryka e gjirit Jon (Kanali i Otrantos- ÇF) shkon që nga malet Akrokeraune deri në Kepin e Japygisë. Adriatiku dhe Joni janë e njëjta gjë 89.

Në veprën e tij Prof. Shaban Demiraj e përmend disa herë Orikun duke e konsideruar atë dhe Apoloninë më shumë si enklava tregëtare se sa si koloni greke90. Oriku i formuar rreth shekullit VI p.e.s. lulëzon deri në shek. II-të të e. s., kur në Gjirin e Vlorës u themelua Aulona. Sidoqoftë edhe më vonë Oriku vazhdoi të përdorej si kantier ndërtimi dhe skela, por jo si qendër e rëndësishme e fortifikuar.

Me pushtimin romak të Ilirisë mund të mendohet që si në qytetin e Orikut, ashtu edhe në atë të Aulonës (Vlorës), të jenë vendosur kolonë latine. Në këtë prizëm greqishtja u rikthye si gjuhë zyrtare, duke zëvendësuar latinishten mbas shek. VI-të të e. s, kur Ballkani kaloi në Perandorinë Bizantine. Orikumi trajtohet dhe citohet pothuajse nga të gjithë autorët antikë ndër të cilët mund të përmendim:

-Herodoti (484-425 p.e.s) “Historia” libri IX § f.93,91 f.21-Skylaksi (shek. VI-V. p.e.s) f. 34; Polybi (200-120 p.e.s) “Historia” libri VII f. 60-61; Skymni (shek. III-II, p.e.s) “Orbis Deskriptis-Përshkrimi i botës”-vargu 440.; Gai Jul Çezari (100-44 p.e.s) “De bello civile-Mbi luftën civile” f. 87, 89; Ciceroni (106-43 p.e.s) “Orationes-Ligjëratat”-pjesa Filipikët (anti Mark Antonit) f. 83,89,92; Tit Livi (69 p.e.s-17 e. s) “Ab urbe condita “Nga themelimi i qytetit”-libri XXIV f. 102, libri XIV f. 133; Straboni (63 p.e.s-20 e. s.) “Gjeografia” libri VII; Pomponi Mela (shek. I. p.e.s) “De Chorographia-Mbi ndërtimin e Botës” lib. II. (F.190); Plini ( 23 p.e.s.-79 e. s.) “Naturalis Historiae” lib. III.; Luc An Flori (midis shek. I-II e. s.) “Epitome-Përmbledhje” lib. IV f-209; Appiani Alexandrini (deri v. 70 e.s) “Bella civilia-Lufta civile” lib. II ( f. 54-56); Ptolemeu Klaud (shek. II. e. s.) “Gjeografia“ lib. VII (f. 269); Dion Kasi Koceiani (155-235 e. s.) “Historia Romana”, lib XII (f.273); Stefan Bizantini (shek. V e. s.) “De urbibus et populis -Mbi qytetet dhe popujt” (f. 415).-Joan Zonara (shek. XI-XII) “Epitomae historiam”-“Përmbledhje historish”.

Nga moria e këtyre autorëve të konsideruar të antikitetit, jepen të dhëna interesante për Orikumin, për jetën, funksionimin, luftërat dhe vendodhjen e tij. Por të dhënat më interesante janë ato të gjeografit Ptoleme në librin e III, §. 132 të “Gjeografisë” për pjesën e Labërisë. Citojmë: 89 Këta dhe të tjerët autorë janë marrë nga botimi i UTSH, “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë “,Tiranë 1965. 90 Sh.Demiraj “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët” Tiranë 2003. 91 Skylaksi (shek.VI-V p.e.s.) “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë” f.34.

Page 142: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 142 ‐

”Pjesa perëndimore e tij (“Epirit-ÇF) mbaron me malet Akrokeraune të bregdetit Jon, parashikimi i tij është:

Në Kaoni, Orikon: 45º - 39 º 15’; Limani Panormës: 45º-38 º 40’; Maja Akrokeraune-44 25’º-39 º 10’; Limani i Onhezmos: 45º20’ -38 º 35’;

Limani Kassiope: 45º30’ - 38 º 25’; pas këtyre vjen Thesaprotia.

Në periudhën e antikitetit Oriku përmendet, përveç aktivitetit ekonomik edhe për dy ngjarje të rëndësishme të historisë botërore;

Pushtimin nga Filipi i V-të i Maqedonisë në vitin 214 p.e.s dhe riçlirimin nga romakët.

Hapjen dhe kthimin në bazë luftarake nga Çezari në vitin 45 p.e.s, gjatë luftës civile romake.

Në mesjetë Oriku përmendet nga kronistja bizantine Anna Komnena, gjatë luftërave kundër Normanëve në vitet 1081 dhe 1107. Në vazhdimësi Oriku gjendet në të gjitha dokumentet e kohës, pothuajse pa shkëputje sidomos në arkivat veneciane.

I kësaj periudhe është edhe emri Jeriko (Eriko) dhe zhvendosja e kësaj qendre rreth 2 km më në lindje, në kodrën e qytetit të sotëm të Orikumit. Dokumentet datojnë vitet 1081, 1107, 1199, 1205

Pas pushtimit turk, Oriku kthehet në Pashaliman dhe përmendet si bazë e fuqishme dhe kantier detar.

Periudha moderne e priti rëndësinë e Pashalimanit në tërësinë e gjirit të Vlorës, si pika më e fuqishme ushtarako-detare e tij (së bashku me rajonin). Në interesat gjeopolitikë e strategjikë të shteteve fqinjë por dhe më larg, Oriku dhe Gjiri i Vlorës, kanë prezantuar kërkesa prioritare.

Jeta kulturore dhe ekonomike e Orikumit

Qyteti antik i Orikut ndodhet në bregun perëndimor të lagunës me të njëjtin emër. Ai u ndërtua mbi kodrën që sot njihet me emrin Kalaja e Orikumit. Pozicioni midis detit, lagunës dhe maleve Akrokeraune (Karaburunit) e bënte Orikun një qytet realisht të mbrojtur. Laguna ndahet nga deti (gjiri i Dukatit) me një rrip të ngushtë toke. Ajo ka një gjatësi prej 2150 m dhe gjerësi maksimale prej 1050-1100 m. Thellësia maksimale e lagunës shkon 2.1 m. Ajo lidhet me detin me anë të një kanali rreth 150m të gjatë dhe 3-5m të thellë. Në këtë kanal është ndërtuar dajlani i peshkut.

Jeta ekonomike e Orikut bazohej jo aq shumë në aktivitetet tregëtare (jashtë rrugëve kryesore të perandorive të kohës) sesa në ndërtimin e anijeve, peshkimin dhe shfrytëzimin e guroreve (kavave) të Mermerit që ndodhen në Karaburun (midis Raguzës II dhe Shën Vasilit).

Mbas pushtimit romak, fillimisht valës së kolonizimit latin i shpëtoi Apolonia dhe më pas Oriku, duke fituar statusin e qytetit të lirë autonom (civitas) dhe duke ruajtur institucionet tradicionale. Megjithatë duke qenë një bazë e hershme e flotës romake, qyteti u adoptua me kërkesat e kohës për mënyrën e jetesës. Në shek. I p.e.s një romak i pasur, me emrin Atik, sponsorizoi ndërtimin e teatrit të qytetit, duke e përshtatur për ndeshje gladiatorësh. Midis orkestrës dhe ndenjëseve të spektatorëve u ndërtua “Konistra”-një mur ndarës rreth 2 m i lartë.

Si qytet i rëndësishëm Oriku antik filloi të zhduket nga burimet historike, sepse mbeti i spostuar nga rrugët kryesore dhe ngjarjet e mëdha, e jo nga braktisja e banorëve. Qyteti u

Page 143: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 143 ‐

fortifikua për herë të fundit nga fundi i shek. V. e. s, duke përdorur blloqe të nxjerra nga monumentet antike. Edhe Aulona dhe Oriku u goditën rëndë nga pushtimi sllav i viteve 547-548 dhe ka mundësi që pas kësaj një pjesë e popullsisë u vendos në ishullin e Sazanit. Rreth një shekull më vonë Aulona (Treporti dhe Zvërneci) dhe Oriku, do të rindërtohen jo më në vendet e mëparshme, por aty ku ndodhen ose diku pranë tyre.

Në këto dy qytete për herë të parë është punuar nga shteti Shqiptar në 1958 nga një ekspeditë e përbashkët arkeologjike shqiptaro-sovjetike

Nuk mund të lë pa shtuar një mendim interesant që mendoj se ka nevojë që të studiohet më tej, i cituar nga Prof. F. Duka në librin e tij “ Shekujt Osmanë në hapësirën Shqiptare” Tiranë 2009.

Prof. F. Duka në librin “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare” thekson: “disa emra vendbanimesh në Shqipërinë Jugore, si Palasa, Orikumi dhe Finiqi ndoshta lidhen me emrat e vendbanimeve të vjetra hebraike si Palestina, Jeriko dhe Finikia”.

Për qytetin e Orikumit është e vërtetë që prej mesjetës së hershme përmendet qyteti Jeriko ose Eriko-në kodrën mbi qytetin e sotëm të Orikumit.

Gjiri i Vlorës për vetë natyrën e tij dhe kapacitetet jetësore ekonomike që ofron, ka qenë vazhdimisht dhe në mënyrë të pandërprerë i banuar, nga popullsitë vendase. Kolonizimet e kohës së antikitetit prej 200 apo 300 kolonësh nuk mund të ndryshonin përbërjen demografike, qoftë edhe të qyteteve koloni. Në përgjithësi këto koloni kanë qenë enklava tregëtare dhe jo ngulime të mëdha demografike.

Bibliografi

• U.SH.T(I.H.GJ.) “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, Tiranë 1965 • Gjergj Karaiskaj “ 5000 vjet fortifikime në Shqipëri” Tiranë 1981 • M.Ugolini “ Albania Antica” V.I Roma-Milano 1927. • F.Duka “ Shekujt Osmanë në hapësirën Shqiptare” Tiranë 2009 • A.Sh, (I H) “Dokumenta të periudhës bizantine për historinë e Shqipërisë ( shek. VII-XV)” Tiranë

1978. • A.Sh, (I H)“Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë. ( shek X-XV), Tiranë 1975. • A.Sh, (I H) Shaban Demiraj “ Epiri, pellazgët etruskët dhe shqiptarët” Tiranë 2008. • A.Sh, (I H) “ Dokumenta për Historinë e Shqipërisë (1479-1506) Tiranë 1979. • U.T.SH “ Historia e Shqipërisë” V.I Tiranë 1959 • A.Sh, (I H) “ Historia e Shqipërisë V.II Tiranë 1984 • M.M (SH.H.SH) “ Udhëzues lundrimi për detet Adriatik dhe Jon”,Tirane 1992. • N.Ceka “Ilirët” Tiranë 2002

Page 144: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 144 ‐

QKSM - Një koncept mbi kërkimin strategjik për Sigurinë dhe Mbrojtjen

Për një Forcë të Armatosur, të bazuar mbi dijen

Nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM)

Hyrje

Shkrimi ngulmon mbi një çështje që ka qenë themeli i punës së 5 viteve të fundit të Qendrës së Analizave të Mbrojtjes në KDS. Ngritja dhe zhvillimi i një sistemi kërkimor në Forcat e Armatosura, kultivimi i një elite dhe komuniteti kërkimor, si dhe zhvillimi i një Force të Armatosur të mbështetur mbi dijen, ka qenë misioni themelor i Revistës Ushtarake. Deri tani, kjo Revistë Ushtarake ia ka arritur qëllimit për të qenë një organ i lirë i mendimit teoriko-shkencor të elitës ushtarake të RSH. Kjo është një arritje që duhet inkurajuar.

Po tani, çfarë presim në vijim? Çfarë duhet të bëjmë për t’iu përgjigjur kërkesave të reja cilësore që kemi përpara? Cilat janë sfidat që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin në mbështetje të axhendës së reformave të institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtjes në 10 vitet e ardhshme në kushtet e një “smart defence”?

Shqipëria është tashmë një vend anëtar i Aleancës Euroatlantike dhe synon anëtarësimin në BE. Forcat e Armatosura, si një ndër institucionet më serioze të shtetit, qysh prej vitit 2010, janë një forcë tërësisht profesioniste që synojnë arritjen e standardeve të larta të Aleancës. Synimi i reformës së mbrojtjes është transformimi i FASH në një forcë të aftë për të përballuar me sukses sfidat e sigurisë së shekullit të 21-të.

Evoluimi i mjedisit të sigurisë ka shtruar përpara vendit tonë dhe Forcave të Armatosura shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Sfidat e sotme dhe të ardhshme kërkojnë artikulimin e qëndrimeve dhe vendimmarrjeve të zgjuara, si dhe rishikimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të sigurisë dhe të mbrojtjes kombëtare. Ky koncept është në qendër të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, një proces me ekspertizë të avancuar dhe komplekse që po zhvillohet në vendin tonë.

Në këtë kuadër, ka dalë në rendin e ditës zhvillimi i një sistemi kombëtar të punës kërkimore për çështjet strategjike të sigurisë dhe të mbrojtjes. Kthimi i institucionit të mbrojtjes në një institucion të bazuar mbi dijen, do të thotë një kombinim më racional të “hard power” me “soft power”. Jemi në kohën e duhur për kultivimin e dijes së aplikuar si shumëfishues të fuqisë ushtarake. Shfrytëzimi i përvojës më të mirë të institucioneve kërkimore të tipit “think tank” të vendeve aleate, të përshtatura në mënyrë modeste në kushtet e vendit tonë, ka sjellë një mentalitet të ri mbi kërkimin dhe zhvillimin në institucionin e mbrojtjes, duke përfshirë këtu edhe institucionet e sigurisë kombëtare.

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe e Mbrojtjes (QKSM), e organizuar kohët e fundit mbi bazën e Qendrës së Analizave të Mbrojtjes, është një reflektim i realitetit të ri të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë. Koncepti i ngritjes së QKSM është zhvilluar me vëmendjen dhe pjesëmarrjen e veçantë të autoriteteve më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo po ndërtohet për të shërbyer si një aset elitar i vyer për përpunimin dhe formulimin e qëndrimeve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në nivel strategjik. Bazuar në një përqasje ndër-institucionale, QKSM do të synojë ngritjen e një sistemi kombëtar të kërkimit strategjik në

Page 145: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 145 ‐

fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, nëpërmjet kultivimit të një elite kombëtare për paraprirjen e vendimmarrjeve kryesore ndaj sfidave të së ardhmes.

Misioni dhe Prioritetet e Punës Kërkimore të QKSM

Misioni i QKSM-së është mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë kombëtare me studime e kërkime shkencore në fushat e sigurisë, të mbrojtjes, rajonale e teknologjike, në interes të reformave të sektorit të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO e BE.

Prioritetet e QKSM do të jenë:

- Të mbështesë me studime të orientuara zhvillimin e reformave të institucioneve të sektorit të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit;

- Të kryejë studime dhe analiza në interes të përpunimit të qëndrimeve për çështjet kryesore të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe ato të integrimit në NATO dhe BE;

- Të ndihmojë në formulimin e Strategjisë së Sigurisë, të Strategjisë Ushtarake dhe në procesin e Rishikimit Strategjik të Sigurisë dhe të Mbrojtjes së vendit;

- Të zhvillojë prognoza, analiza dhe vlerësime të situatave të pritshme të mjedisit të sigurisë kombëtare, rajonale dhe kolektive;

- Të kryejë monitorime strategjike dhe të mbrojtjes në rajonin tonë e në rajone të tjera të interesit të veçantë;

- Të angazhohet për plotësimin dhe përditësimin e bazës ligjore/ nënligjore në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes;

- Të kryejë studime në interes të zhvillimeve teknologjike (TIK) e të mbështesë standardizimin teknologjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes;

- Të koordinojë punën kërkimore në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit;

- Të bëjë publikime, botime dhe informime për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;

- Të vendosë marrëdhënie të bashkëpunimit bilateral, rajonal e ndërkombëtar në fushën e studimeve strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes (NATO, BE, UN, OSCE);

- Të organizojë dhe marrë pjesë në konferenca e aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes;

Parimet kryesore të punës kërkimore të QKSM

Sistemi funksional i punës kërkimore të QKSM do të mbështetet në parimet e mëposhtme:

- Fokusim në Reformat dhe Transformimin. Fokusi i punës kërkimore në FA të jenë çështjet themelore në axhendën e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes të vendit tonë.

- Punë me Vizion Afatgjatë. Puna Kërkimore të synojë të paraprijë vendimmarrjet kryesore të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, duke ofruar rekomandime, zgjidhje e alternativa në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

- Projekte me Vlera Aplikative. Të gjithë projektet kërkimore duhet të çojnë domosdoshmërisht në një vlerë, qëndrim, koncept, kapacitet, organizim, apo pozicion të ri.

Page 146: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 146 ‐

- Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore. Puna Kërkimore të synojë krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore cilësore, si dhe zhvillimin e talenteve të reja kërkimore në FA.

- Mbështetje Proporcionale. Mbështetja me fonde financiare e punës kërkimore bëhet në proporcion të drejtë me nevojat për FA dhe fuqisë absorbuese të kapaciteteve kërkimore. Të synohet evitimi në maksimum i punës kërkimore si qëllim në vetvete.

- Pavarësi e Mendimit Kërkimor. Në themel të punës kërkimore të jenë parimet e mendimit të lirë akademik, të respektimit të të drejtave të autorit (copyright), të politikës së mos-atribuimit dhe të anti-plagjiaturës.

Planifikimi i Punës Kërkimore të QKSM

Planifikim i punës kërkimore të QKSM ndërtohet në bazën të Listës së Kërkesave Prioritare të FA për Punë Kërkimore. Lista e Kërkesave Prioritare të FA për Punë Kërkimore bëhet mbi bazën e kërkesave të institucioneve të sigurisë, të autoriteteve të komandimit dhe drejtimit strategjik të FASH, të drejtorive të MM/SHP, të komandave të FA, dhe njësive e institucioneve ushtarake në vartësinë e drejtpërdrejtë të SHPFA dhe MM. Këto kërkesa organizohen nga QKSM çdo vit në një plan vjetor të kërkimeve strategjike.

Plani Vjetor i Kërkimeve Strategjike bëhet subjekt i komunitetit kërkimor të sigurisë dhe mbrojtjes. Procesi i shpalljes, aplikimit, përcaktimit të fituesve, i kontratave të projekteve, i ndjekjes së ecurisë së projekteve, dhe vlerësimit të aplikantëve të projekteve kërkimore kryhet sipas rregullores dhe udhëzimeve të miratuara nga Kryetari i Bordit Kërkimor të QKSM.

Plani Vjetor mund të shërbejë si burim kryesor për formulimin e tezave kërkimore-shkencore për kandidatët për Master Profesional, Master Shkencor dhe Doktoraturë, në programet përkatëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, me prioritet në Akademinë e Mbrojtjes.

Llojet kryesore të punës kërkimore të QKSM

Plani Vjetor i Punës Kërkimore të FASH për vitin 2012 është miratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 821/1 datë 16/02/ 2012. Ky Plan përfshin, por nuk shteron, llojet e punës kërkimore që do të zbatohen nga QKSM, sipas llojeve të projekteve kërkimore të mëposhtme:

- Monitorime strategjike dhe operacionale. Monitorimet strategjike dhe operacionale janë projekte kërkimore me fokus në zonat me interes strategjik dhe operacional të vendit tonë dhe të misionit të Forcave të Armatosura, brenda dhe jashtë vendit.

- Detyra kërkimore. Detyrat kërkimore janë projekte kërkimore që analizojnë çështje prioritare afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të reformave të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe ofrojnë rekomandime e zgjidhje për autoritetet e larta civile dhe ushtarake.

- Raste Studimore. Rastet Studimore janë projekte kërkimore që fokusohen në trajtimin e çështjeve specifike, të cilat shoqërohen me trajtimin e detajuar dhe dhënien e zgjidhjeve konkrete për rastin e veçantë.

- Studime Krahasuese. Studimet Krahasuese janë projekte kërkimore që trajtojnë një çështje të caktuar duke e krahasuar me eksperiencën e vendeve të tjera, por edhe duke ofruar përqasje e zgjidhje paralele mbi bazën e eksperiencës së mëparshme.

Page 147: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 147 ‐

- Zhvillim Konceptesh. Zhvillimet e Koncepteve janë projekte kërkimore që parashtrojnë zgjidhje konceptuale të çështjeve të trajtuara. Konceptet e zhvilluara mund të shfrytëzohen më tej për të formuluar strategji apo politika zhvillimi për çështjet konkrete.

- Zhvillim Politikash. Zhvillimet e Politikave janë projekte kërkimore që rezultojnë me zhvillimin e një politike të caktuar, të një qëndrimi apo pozicioni që duhet të mbahet apo të ndiqet për një çështje të caktuar strategjike.

Çdo vit, specifikimi i projekteve kërkimore bëhet sipas Direktivës së MM për punën kërkimore si dhe përcaktimeve të Bordit Kërkimor të QKSM. Zhvillimi i punës kërkimore do të bëhet sipas një Manuali të veçantë për Punën Kërkimore.

Publikimi i punës kërkimore të QKSM

QKSM është përgjegjëse për regjistrimin e kërkesave, paraqitjen e tyre para Bordit Kërkimor, arkivimin e materialeve, ruajtjen dhe vënien në dispozicion të projekteve kërkimore ndaj autoriteteve, komandave dhe të gjitha strukturave të interesuara, duke respektuar shkallët e sigurisë së informacionit të tyre.

QKSM do të botojë rezultatet e punës kërkimore nëpërmjet një edicioni kërkimor 3 mujor mbi “Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, të një Cikli Vjetor të Punës Kërkimore, si dhe të punimeve periodike të konferencave, përmbledhje punimesh kërkimore me tematike të orientuar, monografi, etj.

Punimet kërkimore të QKSM do të vihen në dispozicion të përdoruesve të tyre në formë tekstuale, elektronike, on-line apo me CD, për të gjithë institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, për institucionet e arsimit të lartë, si dhe institucionet ndërkombëtare ‘think tank’ të interesuara.

Vlerësimi i punës kërkimore të QKSM

Vlerësimi i projekteve të punës kërkimore të bëhet sipas kritereve të pranuara nga ligji për Arsimin e Lartë në RSH dhe standardeve ndërkombëtare të vendeve të NATO/BE-së.

- Projektet kërkimore vlerësohen mbi bazën e Rregullores së Vlerësimit të miratuara nga Bordi kërkimor i QKSM.

- Rregullorja e Vlerësimit të QKSM bazohet në kërkesat e ligjit mbi arsimin e lartë, strategjinë për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, si dhe standardet ndërkombëtare të kërkimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Bashkëpunimi për punën kërkimore të QKSM

Puna kërkimore e QKSM do të synojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e lirë të mendimeve të elitës akademike civile dhe ushtarake brenda dhe jashtë Forcave të Armatosura, shkëmbimin e eksperiencës dhe të mësimeve të nxjerra, si dhe bashkëpunimin me strukturat analoge të NATO-s, BE-së dhe të vendeve aleate e partnere. Për këtë qëllim, do të synohet forcimi i bashkëpunimit:

- Me institucionet kërkimore brenda FASH, me komandat kryesore dhe drejtoritë në MM/SHP;

- Me institucionet e tjera kërkimore kombëtare në fushën e sigurisë, jashtë FASH;

- Me institucionet dhe strukturat analoge kërkimore ndërkombëtare, sidomos ato të NATO/BE-së, dhe vendeve aleate dhe partnere.

Page 148: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 148 ‐

Në vijim po japim Planin Vjetor të Kërkimeve Strategjike të QKSM për vitin 2012. Ky Plan është i hapur për të gjithë kërkuesit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes për të aplikuar sipas Pikave të Kontaktit. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë.

Për detaje të mëtejshme, mund të kontaktoni me Qendrën e Analizave të Mbrojtjes, Nr. Tel 516.1037, 516.1016, 516.1076, ose në adresën elektronike [email protected]

PLANI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE KËRKIMEVE OPERACIONALE TË FASH

VITI 2012

Nr Fusha dhe numri i faqeve

Subjekti dhe Lloji i Projektit Kërkimor

1 Monitorim i Ballkanit

Projekti: Monitorim Strategjik

Monitorimi i Ballkanit 2012 - Vlerësim i mjedisit të sigurisë së Ballkanit 2012 dhe pritjet e periudhës afatmesme. Tendencat e zhvillimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të shteteve të rajonit, të organizmave dhe faktorëve të tjerë, si dhe artikulimi i qëndrimeve dhe rekomandimeve përkatëse.

2 Monitorim Strategjik, NATO, BE, etj.

Projekti: Monitorim Strategjik

Monitorimi i zhvillimeve në NATO dhe BE në fushën e sigurisë 2012 – Analizë dhe rekomandime për zhvillimet kryesore në NATO dhe BE për vitin 2012. Zhvillimi i qëndrimeve të mundshme për çështjet kryesore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, sipas Konceptit Strategjik të Lisbonës dhe Samitit të Çikagos.

3 Reformat e mbrojtjes

Projekti: Monitorim Strategjik

Monitorim i proceseve të transformimit dhe reformave në FA 2012 – Vlerësimi i performancës së strukturës së Forcave të Armatosura. Analizë dhe rekomandime për përmirësime të mundshme.

4 Vlerësim Strategjik Projekti: Monitorim Operacional

Monitorim i situatës në Afganistan dhe i Operacionit ISAF- 2012. Fokusi kryesor i monitorimit të jenë operacionet në zonat ku janë angazhuar forcat ushtarake të vendit tonë. Monitorimi të shoqërohet me një raport monitorues vjetor me rekomandime për autoritetet civile dhe ushtarake të MM/SHP.

Page 149: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 149 ‐

5 Studime strategjike Projekti: Zhvillim Koncepti

Marrëdhëniet ndërshtetërore të vendeve të rajonit të Ballkanit/A5 në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe perspektiva e evoluimit të tyre. Rekomandime për zhvillimin e një platforme të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në interes të zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta rajonale në kuadër të konceptit “Smart Defense”.

6 Studime Strategjike

Projekti: Detyrë kërkimore

Procesi i Planifikimit të Mbrojtjes të FA dhe përshtatja e tij me Procesin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s (NDPP).

7 Reformat e Mbrojtjes

Projekti: Rast Studimor

Një koncept për përmirësimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA, PAZH 2012-2020.

8 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i konceptit të përdorimit të FA në gjithë spektrin e operacioneve luftarake dhe jo-luftarake, nën konceptin e një force 2020për “full spectrum operations”.

9 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i konceptit të përdorimit të Forcës Tokësore në të gjithë spektrin e operacioneve luftarake dhe jo-luftarake.

10 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i konceptit të përdorimit të Forcës Ajrore në të gjithë spektrin e operacioneve luftarake dhe jo-luftarake.

11 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i konceptit të mbështetjes logjistike në operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Analizë dhe përgatitja e një drafti të konceptit.

12 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i konceptit të transportit strategjik të Forcave të Armatosura të RSH në operacione ndërkombëtare. Opsionet kryesore dhe rekomandimet përkatëse.

13 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Detyrë Kërkimore

Zhvillimi i një sistemi informativ të Kapaciteteve të Disponueshme në Rrjet (NNEC) në Forcat e Armatosura në shërbim të

Page 150: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 150 ‐

operacioneve brenda dhe jashtë vendit.

14 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Detyrë Kërkimore

Studim i orientuar për zhvillimin e një katalogu racional të futjes së standardeve (STANAG/AP) të NATO-s deri në vitin 2015, si dhe balancimi i procesit të standardizimit me Aleancën me zhvillimin e kuadrit doktrinar kombëtar.

15 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Rast Studimor

Evoluimi i Sistemit të MN në Aleancën e NATO-s. Rekomandime për përmirësimin e sistemit funksional të Mësimeve të Nxjerra në FA në kuadrin e reformës së LL mbi bazën e konceptit “NATO-Wide Lessons Learned System”.

16 Arsimimi dhe Trajnimi i FA

Projekti: Rast studimor

Për ngritjen e një sistemi të integruar funksional për trajnimin, arsimimin, stërvitjen, si dhe vlerësimit të të gjitha kategorive të personelit oficer, nënoficer, ushtar profesionist dhe civil të FA të RSH, sipas standardeve të NATO-s.

17 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Detyrë Kërkimore

Analizë e implementimit të paketës së OF (FG-2008) dhe rekomandime për një formatim të tyre në ciklin e ardhshëm të “Capability Targets CT-2013”.

18 Operacione ndërkombëtare

Projekti: Detyrë Kërkimore

Kalimin “Nga asistenca logjistike në partneritet strategjik”-duke ndërtuar një vështrim konstruktiv mbi të ardhmen e një bashkëpunimi ushtarak shembullor me Italinë, si partner strategjik i vendit tonë në fushën e mbrojtjes.

19 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillim koncepti për menaxhimin e një sistemi kombëtar të parandalimit dhe reagimit ndaj sulmeve kibernetike mbi infrastrukturat civile dhe ushtarake në kuadër të “NATO Cyber-Defence”. Kapacitetet, proceset dhe autoritetet përgjegjëse të sistemit tonë kombëtar në kuadrin e mbrojtjes kolektive.

20 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Detyrë Kërkimore Vlerësimi i kuadrit ligjor të funksionimit të Forcave të Armatosura. Një vështrim perspektiv i mbështetjes me kuadër ligjor dhe nënligjor të Forcave të Armatosura pas integrimit në NATO deri në vitin 2015.

Page 151: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 151 ‐

21 Operacione ndërkombëtare

Projekti: Detyrë Kërkimore

Një përqasje ‘Smart’ e shpenzimeve të MM në interes të detyrimeve të integrimit në NATO, e shprehur si “Kosto e përafërt të angazhimit të vendit tonë në strukturat e NATO-s deri në vitin 2015”.

22 Studime strategjike

Projekti: Rast Studimor Zhvillim i një platforme të bashkëpunimit të veçantë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes me Kosovën në periudhën afatmesme për krijimin e Kapaciteteve të përbashkëta dypalëshe në kuadrin e konceptit “Smart Defence”.

23 Fusha e Integrimit

Projekti: Rast Studimor Studim Krahasues: Vlerësim analitik i çështjeve themelore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimit Europian. Rekomandime për zhvillimin e një “roadmap” strategjik për arritjen e tyre bazuar në eksperiencën e integrimit në NATO nëpërmjet IPP, PARP, MAP, DPQ, NDPCS.

24 Zhvillim i dokumenteve kombëtare në

fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Projekti: Studim krahasues Një vlerësim i dokumentit aktual të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE. Rekomandime për draftin e ri të dokumentit SSK bazuar në analizën e përvojës së kaluar.

25 Zhvillim i dokumenteve kombëtare në

fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Projekti: Detyrë Kërkimore Një vlerësim i Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE. Rekomandime për një draft orientues.

26 Transformimi dhe Reforma në FA

Projekti: Zhvillim koncepti Një koncept kombëtar mbi një forcë rezervë vullnetare të Forcës së Ardhshme 2020 të RSH, në kuadrin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Përvoja e vendeve të NATO-s. Rekomandime për zhvillimin e një force rezervë vullnetare, nevojat dhe mundësitë për të ardhmen.

27 Transformimi dhe Reforma ne FA

Projekti: Detyrë Kërkimore Analizë e kapaciteteve rajonale për Emergjencat Civile dhe mundësia e përdorimit të tyre në kontekst rajonal sipas konceptit “sharing and pooling’’ në kuadër të “Smart Defence”.

28 Transformimi dhe Reforma në FA

Projekti: Detyrë kërkimore

Zhvillimi i një sistemi modern të menaxhimit të personelit të FA; Rekomandime për rekrutimin, trajnimin, motivimin, dhe

Page 152: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 152 ‐

promovimin e një Force Profesioniste 2015, e aftë të përmbushë detyra dhe misione në të gjithë spektrin e operacioneve.

29 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim koncepti Zhvillimi i konceptit për një sistemi të ri të gadishmërisë luftarake në Forcat e Armatosura me baza të vlerësimit sipas sistemit të NATO-s CREVAL, MAREVAL, TACEVAL.

30 Zhvillim Koncepti

Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i një koncepti kombëtar mbi infrastrukturën e ruajtjes dhe administrimit të armatimeve, municioneve, materialeve logjistike dhe substancave të rrezikshme në përputhje me STANAG-ët e ratifikuar të NATO-s, në terma afatmesëm dhe afatgjatë.

31 Operacione ndërkombëtare

Projekti: Studim Operacional

Studim Operacional dhe Analizë e pjesëmarrjes së njësive të FASH në operacionet kryesore ndërkombëtare të drejtuara nga NATO/BE/OKB/ Koalicione të tjera. Ky studim do të evidentojë mësimet kryesore të nxjerra nga këto operacione për periudhën 1996-2012. Analizë dhe rekomandime në gjithë spektrin e DOTMLPFI.

32 Planifikim Force dhe Operacional

Projekti: Zhvillim Koncepti

Perspektiva e zhvillimit të Forcave Speciale në raport me zhvillimet afatgjata të FA dhe të Aleancës. Misionet që duhet të përmbushin dhe koncepti i përdorimit të tyre.

33 Transformimi dhe Reforma në FA

Projekti: Rast Studimor Studim mbi modernizimin e Forcave Tokësore të FASH. Zhvillimi i një Force Tokësore si forcë e “Këmbësorisë së Lehtë”, sipas koncepteve të NATO-s.

34 Zhvillim Koncepti Projekti: Zhvillim Koncepti

Zhvillimi i një koncepti kombëtar të komandim-drejtimit të Forcave të Armatosura të RSH, sipas konceptit të NATO-s “Force User-Force Provider”- si koncepti bazë për kryerjen e të gjithë spektrit të operacioneve luftarake dhe jo-luftarake nga FA, brenda dhe jashtë vendit.

35 Transformimi dhe Reforma në FA

Projekti: Detyrë Kërkimore Transformimi i FA, pjesë e Reformës në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes të RSH sipas konceptit të Reformës së Sigurisë dhe Mbrojtjes (SSR) të DCAF-it.

Page 153: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 153 ‐

Standardet e cilësisë së Punës Kërkimore

Kontrolli i Cilësisë së punës kërkimore do të bëhet duke u bazuar në sistemin Bloom të avancuar, i cili përdoret nga institucionet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së vendeve aleate, si dhe është në përputhje me kërkesat e procesit të Bolonjës dhe të Konsorciumit të Akademive dhe Instituteve Kërkimore të vendeve Aleate dhe partnere. Projektet kërkimore do të përdorin 6 nivelet e mëposhtme të standardeve të cilësisë së kërkim-zhvillimit.

Niveli I-rë. Vlera Informative (aftësia e autorit të punës studimore për të dhënë informacion të nevojshëm për punën studimore). Niveli i I-rë është niveli i vlerave informative që përcaktohet si aftësi e autorit për të gjetur, grumbulluar, seleksionuar dhe përzgjedhur materiale informative që përbëjnë mendimin më të përparuar e me vlerë për studimin e tij.

Niveli II-të. Vlera Shpjeguese (aftësia e autorit të punës studimore për të shpjeguar informacionin). Niveli i II-të është niveli i dhënies së argumenteve shpjegues për qartësimin dhe kuptimin e informacionit nga konsumatori, duke dhënë nëse nevojiten argumente shpjegues në interes të kuptimit të brendshëm të materialit informativ dhe të fakteve e parimeve të shprehura në të. Pra, përveç dhënies së informacionit të dhënë në nivelin e parë, në këtë nivel autori duhet të hyjë në thelbin e shprehive të materialit duke shtruar pyetje e duke dhënë përgjigjet përkatëse.

Niveli III-të. Vlera Aplikative (aftësia e autorit të punës studimore për të rekomanduar dhe dhënë zgjidhje aplikative të çështjeve të trajtuara). Niveli i III-të i vlerave aplikative të informacionit përcaktohet si një ndër aftësitë më të vlefshme të autorit. Ai konsiston në shfrytëzimin me vizion dhe krijimtari të materialit informativ, të analizës dhe të sintezës së tij në interes të aplikimeve në procesin e transformimit dhe reformave që synojnë rritjen e performancës së institucionit. Ky nivel përfshin, përveç njohjes dhe kuptimit të informacionit, edhe shfrytëzimin e tij për aplikime racionale në ndryshimin e rregullave, metodave, koncepteve, parimeve, strategjive, doktrinave e manualeve, ligjeve dhe teorive, në kushte e rrethana të larmishme të realitetit konkret. Thelbi i aftësisë për të zbatuar njohuritë e marra konsiston në lidhjen e ngushtë të teorisë me praktikën, që në konceptin e NATO-s quhet “problem solving”. Ky nivel do të jetë pragu i të gjitha produkteve kërkimore të MM.

Niveli i IV-t. Vlera Analitike (aftësia e autorit të punës studimore për të analizuar materialin informativ). Niveli i analizës së informacionit përcaktohet si aftësi e autorit për të bërë analizë të thellë të materialit informativ në interes të çështjeve që kërkojnë zgjidhje në studim. Analiza konsiston në zbërthimin e një materiali në pjesë përbërëse që të synojnë arritjen në mënyrë graduale e logjike në konkluzione, rekomandime e zgjidhje të vlefshme. Kjo nënkupton identifikimin e çështjeve themelore të një materiali, analizën e marrëdhënieve të pjesëve të tij, si dhe zhvillimin e metodave krahasuese analitike të çështjeve themelore të materialit informativ, përmes logjikës së fakteve, statistikave, pritjeve, parashikimeve dhe formave induktive dhe deduktive.

Niveli V-të. Vlera të Sintezës (aftësia e autorit të punës studimore për të vlerësuar dhe nxjerrë konkluzione nga materiali informativ). Niveli i sintezës së informacionit përcaktohet si aftësi e autorit për të sintetizuar eksperiencën, ekspertizën dhe mësimet e nxjerra nga materiali informativ dhe realiteti konkret i projektit studimor. Niveli i sintezës shërben për të kaluar nga pjesët përbërëse të një çështjeje, në një koncept të plotë për gjithë çështjen në tërësi. Pra niveli i sintezës duhet të synojë kalimin në përgjithësimin e dukurive, fakteve dhe fenomeneve që ka materiali informativ i temës studimore. Nëpërmjet përgjithësimit të sintezës mund të kalohet gjithashtu në elementë të veprimtarisë krijuese të temës studimore,

Page 154: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 154 ‐

me theks të veçantë për formulimin e rregullave, standardeve, politikave, direktivave, koncepteve apo strukturave të reja.

Niveli VI-të. Vlera Krijuese (aftësia autorit të punës kërkimore për të reflektuar me krijimtari për dhënien e zgjidhjeve alternative për çështje themelore të materialit informativ). Niveli i zbatimit me krijimtari të informacionit përcaktohet si aftësi e autorit, për të çuar më përpara stadin aktual të dijes në fushën e studimit të tij. Rezultatet e punës kërkimore në këtë nivel janë më të lartat në hierarkinë e dijes, sepse ato përmbajnë elementë nga të gjitha nivelet e tjera të integruara në të, duke u shoqëruar me rekomandime për zgjidhje alternative të problemeve të identifikuara si dhe me gjykime origjinale individuale mbi baza të vlerësimit kritik dhe arsyetimit logjik.

Page 155: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 155 ‐

Two approaches towards “operational capability” – Bring them as closer as possible

Colonel Foto Duro,

Director of Defence Policies, MoD

Short commentary. Strategic Defence Review (SDR) in Albania has already reached the stage, when lining-up and linking operational capabilities (as final products of this process) with the corresponding resources is becoming a necessity. At this stage, some of the initial signs of challenges in making this linkage possible have come up. One of them is related to different approaches to the operational capability, the building of which is one of the main goals of SDR. Being part of this process, based on his own long experience in the area of defence resources management, the author attempts to put just these challenges in the focus of this article, as well as offering some ways to overcome them. The article is viewed from an academic perspective, particularly addressing concepts, due to a relative absence of them in our defence planning, an issue which was also raised by the American colleagues assisting the SDR process.

COIN operations, the reality and challenge of the future Colonel Riza Zaja,

Head of Operations Department, Defense Academy "Spiro Moisiu"

Lt Colonel Dëfrim Haxhia,

Lecturer for Peace Support Operations, Defense Academy "Spiro Moisiu"

Short commentary. The experience gathered by the continuity of participation in coalition operations in Afghanistan and Iraq, requires that the Armed Forces undertake initiatives to increase at an higher degree, leadership skills of the officer, NCO and professional soldier, to conduct further the success of such operations extremely difficult, which take place on the premises of an irregular war (asymmetric).

Security threats that are diverse, impossible to be imagined and extremely difficult to neutralize, dictate to the institutions that organize and carry out military institutional education and training, to include these experiences in their programs. In this way officers or NCO receive the necessary knowledges to deal with all forms that war appears in today and future times.

The preparation to participate in the future operations is not simply or only characteristic of people in uniform, but of a more complex range of actors.

Change must be precisely done in response to global security challenges. The classic war time is over, at least for a period which cannot be provided. To cope with the many conflict situations within the states, to provide ways and means of building the state of law and the democracy, freedom and the sure coexistence functioning, today's efforts and those of a long

Page 156: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 156 ‐

period of time would be especially the inclusion of stakeholders in a new dimension called Counter Insurgency Operations or "COIN".

The concept of "security" today is more than a soldier presence. The success of future operations will be determined by the following capacities: Security- Governance-Development. Thus the nature of planning, organizing and conducting of the COIN operations, will be fundamentally different from the yesterday operations conceptions.

Military Doctrine of Armed Forces Major General Xhemal Gjunkshi,

Chief of General Staff of AAF

"Strategy without tactics is the slowest road to victory. Tactics without strategy are the noise before defeat. " Sun Xu

Short commentary. New circumstances created in the framework of a strategic and operational environment increasingly complex, the latest technological developments, the restructuring of the Armed Forces and the character of today's operations being carried out increasingly more common, multinational and of a "comprehensive approach", have raised the need to review and draft the Joint Doctrine of Armed Forces. For this purpose, GS of AF, through the "Program Directive no. 7018/1, date 07.11.2011", has authorized the Doctrine Center to review and draft the Joint Doctrine of Armed Forces (JD-01).

The aim of the JD-01 will be the drafting of the Albanian philosophy and military theory to use Albanian Armed Forces as an instrument of national power. It will address the methodology for high-level strategy of the Armed Forces and the implementation of that strategy, in collaboration with our key allies. DP-01 will outline the guiding principles, fundamental military values, character, spirit, ethics and expectations in accomplishing military tasks. It will provide an overview of operational philosophy and will describe considerations for joint operations with our forces, or combined with the allied and coalitions forces, and will also give the approach to specific operations.

National Power and its impact on operations Colonel Ahmet Leka,

Head of Centre of Doctrine and Manuals

Colonel Bardhyl Hoxha, Logistic Brigade Commander

Short commentary. Armed Forces Joint Doctrine aims to create conditions for mutual understanding of the current military principles, the potential character of the future operational environments and the use of AAF in these conditions. Armed Forces are the most important element of national defence system and the military instrument of national power. In the current conditions when the world is facing fiscal challenges that hinder economic

Page 157: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 157 ‐

development and thereby hinder the achievement of objectives in the field of security and defence, the alteration of the power instruments use in the national context, but also wider in regional and Alliance context, takes a special importance. In this context, the Secretary General of NATO Rasmussen, in his speech at the Munich Security Conference, on 4 February 2011, states: Ensuring a greater security, with less money, working together with more flexibility. "..." united to exchange the capacities, to establish the right priorities and to better coordinate our efforts. "... "Working together, this is what I call" Smart Defense "92.

Leadership and crisis management in the Armed Forces Joint Doctrine

Colonel Adrian Beqaj, Head of Development Concepts Branch, CDM

Short commentary. The content of Joint Doctrine JD-01, the principles and concepts outlined in this doctrine, combined with the obligations it raises, are in accordance with the concepts and the terminology of NATO doctrine. As a standardized document in Armed Forces of RA, it is the basis for their development in all aspects, establishes the main guidelines for the use of these forces and, on this basis, the development in all areas: conceptual and doctrinal, organizational, operational and training, etc.

It is recognized that strategy are the ideas referring to the opposition or the collision of two or more states with the interaction of opposite sides, with the desire to break down an opponent and reduce his ability. Among the reasons why the expected results from the designed strategy must achieve what it is required, is the effective communication between the country's political and military realities. While the task of policy is to hear and establish a proper dialogue with military expertise, it is incumbent upon the military education to provide the necessary education in the strategic field.

Our strategy may not have achieved a degree of perfection, even though it is right to have an ambition, but should be good enough to compete with the opponent's strategy, in the entire strategic context.

We will compete with our values

Brigadier General Agim Lala, TRADOC Commander

Short commentary. Nowadays, this Command is required to turn the attention to the standardization of programs. That should lead the opinion and needs of other forces serving tomorrow’s developments. This requires vision, far-sightedness, wisdom in leading and planning; it requires of military planners to try not to make mistakes or make the smallest 92 Secretary General of NATO, Anders Fogh Rasmussen, in his speech at the Security Conference in Munich, 4 February 2011.

Page 158: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 158 ‐

justifiable mistake. Today, there is no excuse for us not having the same programs, or those ones adapted for a small army, with limited resources but many missions, with the aim of preparing on the same courses military with a great vision, to engage jointly and successfully in battlefields, with all the countries of the Alliance. This would, in my opinion, be the “Smart” solution in the area covered by this command.

Lessons Learned in PSO and changes in teaching programs

Colonel Avdi Hankollari, Chief of Standardization and Interoperability Branch,

DAC, TRADOC

Colonel ®Vait Golikja, Operational Research Analyst, LL&OR Branch,

DAC, TRADOC

Short commentary. Standardization and Lessons Learned systems are the advanced systems of the Armed Forces in NATO countries. Their establishment and functioning in the AAF show their maturity to achieve and maintain, at the appropriate levels, the interaction among the services within the national Armed Forces and with the Armed Forces of the Alliance. At the same time, they provide undertaking the proper remedial actions through Lessons Learned from their missions abroad, operations and different exercises.

Security concepts in independent Kosovo

Prof. Asc. PhD. Bejtush Gashi, Deputy Minister of Security Force of Kosovo

Short commentary. In XXI century, security can’t be identified simply with military power, while the use of force is not anymore a monopoly of a single state. Classic challenges are replaced with different type of challenges which are not connected with traditional military strength and its qualities. Kosovo supports the new concept of security policy, which means cooperation and interaction at international level. But to accomplish this goal at this stage, Kosovo lacks a clear definition of security environmental, while the security policy is based primarily on the international presence: KFOR and EULEX.

The article provides the theoretical framework of contemporary security studies and then addresses the concepts that Kosovo should formulate for its security system in the process of state-building. Special emphasis is placed on the fact that contemporary security system can’t be influenced only by "traditional" challenges, which have a direct impact, but also of those "non-traditional" with a not direct impact.

The concept of security should also equally address the national and social security as integral components of national security

Page 159: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 159 ‐

For a new role of CIMIC in AAF Colonel Vasillaq Balca,

D/Chief, Defence Analysis Centre, TRADOC

Short commentary. This writing treats the thematic of the CIMIC activities (BCU), as a new practice adapted by our Armed Forces, which one must be develop in accordance with the NATO Doctrine AJP-9 and the Standard Procedures used in this activity. Even if it is worked to be recognized by our effectives (the relevant doctrine), there are deficiencies and absences in practice of its elements.

More and more, the doctrine of CIMIC activities is seen as one of the most efficient ways to complete the operational activities from the Armed Forces by NATO countries. Also, our Armed Forces have established and developed CIMIC activities (BCU), but by the identified shortcomings it is concluded that this activity must conform fully according to NATO's SOP.

STANAG 6001 in the FA, achievements and problems Docent Jaup Zenuni,

Ph.D. student in applied linguistics, testing field. Faculty of Foreign Languages, Tirana.

Short commentary. English is nowadays a "lingua franca" for all personnel of the Armed Forces in NATO member nations and those who aspire to become part of this important alliance. This is imposed by the dynamics of activity and communication needs within and outside the alliance. Education in English is considered and continues to be one of the priorities of education policy of the Armed Forces personnel in our country. For this purpose, FA has defined the necessary standards and continues to work for their implementation. All curricula of English language education is built according to STANAG 6001. This has brought profound changes in the design of curricula, the teaching method, in the basic materials used in teaching, in the manner of knowledge assessment and tests conducted to measure the English level of FA personnel. Key words: NATO, STANAG 6001, FA, testing, curriculum, innovation, review.

Organized Crime, threat for National Security LtC. Dashnor Beta,

Chief of G-2 in TRADOC

Short commentary. Today, organized crime worldwide poses a direct threat to national security. This study focuses on trends, efforts, forms and methods used by organized crime inside the country and abroad, the consequences and dangers that it brings to national security.

Governments not see transnational crime as a threat to individual or just they self, but for the state. Can it be said, that the crime committed that what has been expected of him? Is it represents today a major threat to national security and international?

Page 160: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 160 ‐

It is explained also why a growing number of governments are considering the transnational crime threat to national security. It is analyzed what we know about how the organization of crime and argued why organized crime affects national security. The article also takes in consideration and debates about the power and nature of the "network" between international crime and terrorism as well as the evolution in time of reaction against his government.

Terrorism by Habermas and Derrida

MSc.Ledian Rusta, Doctorate Degree Program,

University of Tirana, Faculty of Social Sciences, Department of Philosophy

Short commentary. This essay seeks to analyze, through a comparative approach, the current situation regarding the phenomenon of ‘’terrorism’’ launched by the consequences in the sphere oh public space and civil liberties. Habermas seeks initially conclude that the phenomenon of terrorism in today’s time is displayed as a separate phenomenon and the very specific given the size that it extends and causes that inspire it. His basic thesis is that terrorism constitutes a threat to freedom in public space and occurs as a result of a blockage or a gap in a communicative situation among cultures or different actors. Meanwhile Derrida’s approach walks in the footsteps of postmodernism where he wants to use the deconstructivism method regarding the analyses and the phenomenon of terrorism. From this perspective unfolds the thought that terrorism in today’s time is a crisis of autoimmunity that has produced, somewhat indirectly, by the West.. Derrida sees the phenomenon of ‘’terrorism’’ in a systemic form that emanate from the crisis of the Cold War

Afghanistan and the future expected developments

Lt.Col. Arben Cenolli, LL Staff Officer/Analyst, DAC

LTC Viktor Përshqefa,

Chief of Armaments Section, J4, GS "2014-National Survival; 2025-Visible Progress and 2035- Stable Development"

Dr. Ghani, the local exponent of Afghan policy

Short commentary. The situation in Afghanistan is problematic, particularly in southern and eastern regions of the country, along the borders with Pakistan, where the main activity of the Taliban and insurgents is taking place.

Page 161: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 161 ‐

The Corruption in the Government of Islamic Republic of Afghanistan (GIRoA) has created a lack of confidence within the population as well as by the International Community and the fight against it is "Afghans’ Challenge". GIRoA is seen as highly corrupted, non-representative of the whole population and it is not considered as a reliable partner by the International Community. She does not enjoy the broad popular support and could not exercise its sovereignty throughout the country, but only at the provincial level.

National consciousness and the war brought Independence Prof. Shahin Leka

Short commentary. The declaration of independence, 100 years ago, on November 28, 1912, in heroic Vlore, marks a momentous event that shines in Albanian history. It came as a result of wars and sustained efforts throughout the Renaissance period. All its phases paved a difficult but heroic path to the historic victory in November 1912.

The period of almost one century of the National Renaissance is characterized by a continuous string of efforts in the cultural, ideological, military, diplomatic, field etc..which awaken the rather suppressed energies of Albanians and threw sound bases to strengthening the national consciousness. Meanwhile, more and more clearly, there are perceived the values of the armed struggle. It was becoming a powerful tool to realize the political program of the Albanian National Movement, and to establish an independent Albanian state.

Ancient Orikum through records

Captain (Navy Ret), PhD Çapajev File Professor at DA, TRADOC

Short commentary. Orikum City (Jeriko-Pashaliman), regardless there is no enough archaeological data of the antiquity period, it is believed, it is one of the oldest inhabited centres in the territories prior Illyrians and Albanians periods. There is a common understanding, that Orikum was inhabited since the Bronze and Iron Age, during 2nd-1st millennium BC. In this article, my objective is to show the chronological records about Orikum and its dramatic life. In the historical literature of antiquity, have been mentioned several different colonies in the Illyrian coastline of the Balkans as well as their contacts with the Illyrian hinterland.

Page 162: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 162 ‐

KUJTESË PËR BASHKËPUNËTORËT E REVISTËS USHTARAKE

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës Ushtarake! “Revista Ushtarake” është një Revistë kërkimore me fokus teoriko-shkencor. Ajo është revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë që, nëpërmjet shkrimeve të tyre, synojnë jo vetëm të informojnë, por në radhë të parë të ofrojnë zgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes në nivel strategjik, operacional dhe taktik. Pra, prioriteti numër një i RU janë vlerat aplikative të krijimtarisë origjinale të autorit. Edhe njëherë ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit të kurseve të larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët, komandantët, shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA të RSH, analistët e pavarur civilë apo ushtarakë në fushën e Sigurisë e të Mbrojtjes.Në vijim, Redaksia e RU jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve të autorëve të Revistës Ushtarake, të cilat duhet të respektohen prej tyre.

Struktura e artikullit Titulli. Emërtimi i artikullit, me tre deri në katër fjalë. Autori, Bashkautori: Shkruhet emri i autorit ose bashkautorëve të artikullit. Trajtesa e shkurtuar: Është pjesa që paraprin një artikull. Tek trajtesa e shkurtuar autori shkurtimisht, duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjet themelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet ose rekomandimet, etj). Trajtesa e shkurtuar nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ai zë rreth 1/2 e faqes dhe nuk duhet t‘i kalojë të 400 fjalët. Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshirë parathënien dhe përfundimet) shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë maksimumi 6-8 faqe kompjuterike (15000-25000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe hapësirat përfshi edhe “endnotes” dhe informacionin shtesë. Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”; Madhësia e shkrimit 11.5. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh. Paraqitja e tekstit të jetë e thjeshtë dhe në minimum të alternativave të stileve dhe formatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturë me maksimumin 3 nivele. Duhet të shmangen tekstet e theksuara me bold apo shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm për citimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.

Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup, duke shmangur shpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të përshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohen në mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerat bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohet burimi përkatës i tij. Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike dhe me CD në Redaksinë e Revistës Ushtarake. Për ata artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të formatit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do t’i rikthehen autorëve për përmirësim, apo do të përjashtohen nga procesi i paraqitjes në Bord.

Page 163: KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES - mbrojtja.gov.al · Terrorizmi sipas Habermas dhe Derrida_____122 Msc. Ledian Rusta Afganistani dhe zhvillimet e pritshme_____129 N/Kolonel Arben

‐ 163 ‐

Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen, nga çdo autor, të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote” si dhe në fund të materialit të vendosë literaturën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë në mënyre korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (i autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendi i botimit, viti i botimit, numri i faqeve ku referohet, numri ISBN, website-in ku ndodhet artikulli. (p.sh. Smith, James, Siguria në Shekullin e 21-të: Histori e panjohur. 2nd edition. New York, London: Oxford University Press, 2006. p..235, ISBN 0071448209, http:/www. iir.cz/display.asp?lng=uk&ida=). Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtër biografik me rreth 100 fjalë ku të përfshijë: emrin, mbiemrin, gradën, pozicionin e punës, arsimimin, angazhimet kërkimore, fotografinë, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Stili: Shkrimi duhet të paraqesë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nëntituj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit, autori ta mbyllë me disa përfundime dhe rekomandime të cilat duhet të jenë zgjidhje të propozuara në realitetin tonë. Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat e klasifikimit të informacionit.

Materiali i shkurtuar për çdo shkrim duhet të vijë në redaksi i përkthyer në anglisht. Artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime e as qëndrime politike apo partiake. Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me: Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Komanda e KDS Mail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QAM, Dega e Botimeve Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, Shqipëri Nr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext. 516 /10 37, 516/ 10 76 Nr. Fax 00355(4)23 69 179 Mobile: 0682518871 Email: [email protected] Email: [email protected]

Redaksia e Revistës Ushtarake