Post on 25-Oct-2015
description
Profesori: Asistenti: Dr. Artan Nimani Mr. Sc. Denis Spahija
* Java e Parë * Tema: HYRJE NË STATISTIKË * 2 ore ligjerata * 2 ore ushtime
3/3/13 Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA
ORIGJINA
Pa u futur shumë thellë në historinë njerëzore, mund të themi
me siguri se që me formimin e formacioneve të para sociale, të
shoqërive të para njerëzore, u ndie nevoja për të bërë numërimin e
elementëve prej të cilave ishin përbërë, për të ditur numrin e njerëzve të
aftë për të luftuar, numrin e kafshëve e kështu me radhë.
Dokumente interesante, që dëshmojnë për organizimin e
avancuar administrativ të popullit egjiptian, me të dhëna të rregullta si
për lëvizjen e popullsisë, ashtu dhe të mallit, janë gjetur në monumente
shumë të lashta të këtij populli. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Një përdorim më të gjerë e shohim në
shekullin XVII falë Herman Konringut (Hermann
Conring, 1606-1681), që ishte i pari në Gjermani
që filloi të mbante një kurs të ri leksionesh mbi
shkencën e politikës, gjatë të cilit ai shpaloste, në
mënyrë përshkruese, rezultatet e informacioneve
lidhur me çështjet më të rëndësishme të shtetit.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Statistika si shkencë ka lindur dhe është përsosur krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Më lindjen e shteti është paraqit nevoja e organizimit dhe evidentimit te gjerave të ndryshme dhe kështu paraqitet nevoja edhe për mbajtjen e statistikave të ndryshme.
Fjala statistikë rrjedhë nga fjala latine “STATUS” e shqipëruar si gjendje, shtet, përkatësisht bëhet përshkrim i gjendjes së shtetit përmes të dhënave të caktuara numerike.
Pra, nga vetë termi statistikë rezulton edhe konkludimi se statistika lindi dhe u formua si disiplinë shkencore për nevoja të shtetit.
KUPTIMI
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Fjala “statistikë” natyrisht rrjedh prej latinishtes mesjetare
“status”, që tregon rendin politik; në këtë kuptim,
STATISTIKA ËSHTË SHKENCA QË PËRSHKRUAN FAKTET MË
TË RËNDËSISHME TË SHTETIT.
Por i njëjti term në latinishten klasike do të thotë mënyrë e të
qenit, rrethanë, gjendje faktike dhe në këtë kuptim mund të përfshijë
edhe konceptin modern të statistikës, me një fushë zbatimi më të gjerë
se ai i mëparshmi, siç do ta shohim më pas.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
ü demografia,
ü biometria,
ü antropometria,
ü psikometria,
ü statistika ekonomike,
Statistika e aplikuar nga ana e saj, sot ndahet në disa degë me
emërtime të ndryshëm dhe të veçanta në bazë të fushave të përdorimit.
Pra, sot dallohet si degë të veçantë:
ü ekonometria,
ü statistika kriminale,
ü mekanika statistikore
ü etj
APLIKIMI
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Çfarë kuptojmë me njohuri statistikore, përse na shërbejnë?
Statistika, do të thotë të nxjerrësh konkluzione nga të dhënat. P.sh. : Janë botuar të dhëna për shkallën e varfërisë në vend. Si janë marrë këto të dhëna? Janë anketuar familje në të gjithë vendin lidhur me nivelin e tyre të jetesës. Këto të dhëna bënë të mundur llogaritjen e konsumit në vlerë dhe kalori për të gjithë popullsinë dhe sipas rajoneve kryesore të vendit. Në këtë proces, kanë qenë statisticientë që kanë zgjedhur familjet për studim dhe kanë nxjerrë konkluzione mbi bazën e të dhënave.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Baza e statistikës është teoria e probabilitetit
përshtatim llogaritjet duke marrë parasysh faktin që
numri një mund të jetë blerë më shumë se p. sh. : numri
97. Për të bërë këtë ne duhet të vrojtojmë se sa bileta nga
secili numër janë blerë çdo javë dhe sa nga çdo
kombinim i numrave.
Baza e statistikës është teoria e probabilitetit, që bazohet në
matematikë. Kështu, duke supozuar që çdo numër në loto ka mundësinë ë
njëjtë për t’u tërhequr, mund të gjejmë se sa shanse kemi për të fituar në
loto me numrat që kemi zgjedhur. Kështu zgjedhim një numër të
çfarëdoshëm (nganjëherë njerëzit zgjedhin datën e lindjes, etj. ) dhe
përpiqemi të
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Për shembull:
ü Shansi për të fituar një loto është më i madh se të goditemi nga një
rrufe?
ü Një ilaç kundër një sëmundje të caktuar p. sh. tuberkulozit, ka më pak
efekte anësore se një tjetër, ndërkohë që efektet përmirësuese janë të
njëjta?
Ky i fundit është një rast për t’u vrojtuar, pra për të mbledhur të dhëna,
dhe më tej për t’i analizuar ato. Të tilla eksperimente duhet të kryhen
përpara daljes në treg të çdo ilaçi të ri ( mbi të gjitha ilaçi është për të
shëruar pacientët dhe jo për t’i vrarë ata), që përbën një nga arsyet e
kostos së lartë të medikamenteve. Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Një seminar i zhvilluar shtroi përpara zyrtarëve qeveritarë
nevojën e edukimit statistikor. Kur mendohet të shpenzohet një shumë e
caktuar për të luftuar varfërinë, në radhë të parë duhet menduar nëse
programi për të cilin do të shpenzohet do ta ulë vërtet varfërinë, në të
kundërtën paratë shkojnë dëm dhe varfëria mbetet e njëjtë.
ü Si e gjejmë nëse ne e kemi arritur këtë synim?
Për këtë duhet vendosur më parë se cili është çelësi që na tregon se ne
e kemi arritur këtë synim ose jo. Me fjalë të tjera, na nevojitet të
studiojmë numrin mesatar të njerëzve që fitojnë para?
Statistika nevojitet në të gjitha nivelet e jetës
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Njohuritë statistikore nevojiten për të kuptuar apo për të qenë në gjendje të gjykojmë nëse një njoftim, një reklamë është e arsyeshme apo jo. Për një qytetar të thjeshtë, edukimi statistikor është i rëndësishëm në dy drejtime: 1. Është një nevojë për të kuptuar jetën e përditshme,
2. Një domosdoshmëri për të marrë vendime personale dhe një mjet për të ushtruar një kontroll demokratik mbi administratën publike.
Nga ana tjetër globalizimi i ekonomisë dhe përparimet teknologjike kërkojnë nga punonjësit të kenë njohuri statistikore, aftësi për të lexuar statistika dhe të zotërojnë një arsyetim statistikor. Tregjet e punës ofrojnë mundësi të shumta për ata që zotërojnë logjikë statistikore.
Njohuritë statistikore i nevojiten publikut të gjerë
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Statistikat janë një e mirë publike. Statistikat janë një
instrument i pazëvendësueshëm i informacionit mbi çdo aspekt të jetës
së një vendi. Nëpërmjet tyre ne informohemi mbi gjendjen statike dhe
dinamike të zhvillimeve sociale dhe ekonomike. Nëpërmjet
treguesve, tabelave dhe grafikeve, analizave dhe komenteve
statistikat na njohin me situatën ku ndodhemi, bëjnë të
mundur nëpërmjet projeksioneve të njihemi në mënyrë të
përafërt në të ardhmen e pritshme, na japin një bazë, mbi të
cilën mund të ngrihen hipoteza, studime, apo politika zhvillimi.
Bazat dhe parimet e statistikës
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Statistikat publike favorizojnë rritjen demokratike dhe
pjesëmarrjen e ndërgjegjshme në zgjedhjet e vendit. Qëllimi i tyre është
t’i shërbejnë vendimmarrësve, shkencëtarëve dhe publikut të gjerë,
duke ofruar një panoramë të gjithanshme të jetës në vend.
ü principet e paanshmërisë,
ü principet e besueshmërisë,
ü principet e rilevancës,
ü principet e efektivitetit,
ü principet e fshehtësisë dhe
ü principet e transparencës.
Principet e Statistikës
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Objekt i studimit gjegjësisht i hulumtimit të statistikës janë
dukuri masive të shumta dhe të llojllojshme.
Ato burimin e kanë në proceset natyrore, ekonomike dhe shoqërore.
Këto dukuri i studiojnë edhe shkencat e tjera, mirëpo, statistika veçohet
nga të tjerat me studimin e dukurive masive, pra, si objekt studimi të
statistikës janë dukuritë masive apo tërësitë statistikore dhe
karakteristikat e variacionit të tyre.
Me dukuri masive kuptohen një numër i madh i njësive ose i ndodhive,
si p. sh. ndërmarrjet ekonomike, popullsia, punëtorët e një vendi, fondi i
banesave, shkollat, nxënësit, etj.
OBJEKTI I STATISTIKËS
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Metodat statistikore janë pjesë përbërëse e studimit të dukurive
nga shumë shkenca të fushave të ndryshme më kryesoret janë:
ü Metoda e induksionit
ü Metoda e deduksionit
ü Metoda e analizës
ü Metoda e sintezës
ü Metoda e analogjisë
ü Metoda reprezentative
ü Metoda grafike
METODAT E STATISTIKËS
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Me terma teknikë, rastet individuale që janë objekt i vrojtimeve quhen njësi statistikore. Këto mund të jenë:
1. Njësi të thjeshta, si: individë të veçantë, autovetura, kafshë, pjesë të prodhuara nga një makineri, aksidente rrugorë etj; 2. Njësi të përbëra, domethënë agregate të njësive të thjeshta, si familjet, firmat etj; 3. Njësi shumëfishe, domethënë dyshe, treshe…, që formohen nga dy, tri apo më shumë njësi të thjeshta që janë të lidhura nga një marrëdhënie, si për shembull: burri dhe gruaja, babai dhe i biri, ortakët në një firmë etj.
Bashkësia e shumë njësive statistikore, homogjene në një apo më shumë aspekte, përbën popullimin statistikor.
NJËSITË DHE POPULLIMET STATISTIKORE
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Organizimi institucional i shërbimeve që merren me studime
statistikore paraqet një rëndësi të madhe për çdo shoqëri të organizuar,
por edhe për tërë njerëzimin.
Nevoja e bashkëpunimit të shërbimeve statistikore në mes të vendeve
dhe rajoneve të ndryshme të botës ishte domosdoshmëri kohe me pare.
Bashkëpunimi i ndërsjellë, saktësisht këmbimi i rezultateve të
hulumtimeve shkencore si dhe i informacioneve nga praktika
statistikore, për kohën e tanishme, paraqet një domosdoshmëri në
rrjedhat e zhvillimit bashkëkohor të shoqërisë njerëzore në tërësi.
ORGANIZIMI I STATISTIKËS
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Pas Luftës së Parë Botërore u intensifikua lidhja apo bashkëpunimi i shërbimeve të
statistikës nacionale përmes organeve të caktuara të Shoqatës së Kombeve. Nga kjo shoqatë
kërkohej që të zhvillohej shërbimi ndërkombëtar i statistikës përmes respektimit të këtyre
parimeve kryesore:
ü Aftësimi i ekspertëve të statistikës; ü Këmbimi i zbulimeve shkencore dhe i përvojës; ü Miratimi i metodologjisë unike, si kusht i krahasueshmërisë së të dhënave dhe rezultateve statistikore; ü Objekti dhe përmbajtja e veprimtarisë statistikore që është lëndë e këmbimit ndërkombëtar; ü Harmonizimi i afateve në veprimtarinë e hulumtimit statistikor; ü Çështja e publikimeve statistikore si dhe format e këmbimit ndërkombëtar, etj
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Statistikat si e mirë publike, janë të rregulluara dhe të organizua
në të gjitha vendet e botës, pasi që Statistikat janë një instrument i
pazëvendësueshëm i informacionit mbi çdo aspekt të jetës së një vendi.
Nëpërmjet tyre ne informohemi mbi gjendjen statike dhe dinamike të
zhvillimeve sociale dhe ekonomike.
Në lidhje më statistikat të gjitha shtetet veç e veç kanë të organizuar
sistemin e të dhënave dhe statistikave pra secili shtet e ka Institucionin
e vet kompetent dhe profesional për statistika,.
ORGANIZIMI I STATISTIKAVE ZYRTARE
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Disa Institucione ndërkombëtare që janë më të njohura në lidhje
me statistikat dhe monitorimin e tyre në përgjithësi: ü European Agency for Reconstruction (EAR)
ü EUROSTAT - Statistical Office of the European Commission
ü New Eurostat web-site on statistical co-operation with CARDS countries
ü Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO)
ü Humanitarian Community Information Center (HCIC)
ü International Monetary Fund (IMF)
ü International Organization for Migration (IOM)
ü UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara-Kosovë
ü Banka Botrore BB
ü Fondi Monetar Ndekombetar FMN
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) është agjension
ekzekutiv i cili është përgjegjës për këtë fushë në Kosovë.
Enti i Statistikës së Kosovës vepron si ent profesional që nga viti 1948,
dhe ka kaluar nëpër të gjitha fazat historike të Kosovës. Më 2 Gusht
1999 ESK rifilloi punën si institucion i pavarur dhe profesional i
administratës publike të Kosovës. ESK është agjencion i pavarur në
kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike (MShP).
ORGANIZIMI I STATISTIKAVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
INSTAT është institucioni përgjegjës për të dhënat zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë. Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësore që përfshinin numrin e buqëve dhe llojin dhe sasinë e shfrytëzimit të tokës me bimë bujqësore e blegtorale, si dhe në disa statistika të cekëta mbi industrinë, tregtinë, eksport-importet e çmimet. Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940.
INSTITUTI I STATISTIKËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Metodat e reja, që e karakterizojnë në mënyrë gjithnjë e më
shkencore statistikën, marrin për bazë studimin e fakteve që
përcaktojnë fenomenet e veçanta dhe lidhjet midis këtyre fakteve, për të
ndërtuar modele ose skema teorike të veçanta, që të mund të shërbejnë
për shpjegimin e vetë fenomeneve. E gjitha kjo lejon të bëhen
parashikime, probabilisht të besueshme, të cilat luajnë një rol thelbësor
në qëllimin final të studimeve statistikore të fenomeneve, qoftë të atyre
social-ekonomike, qoftë të atyre të shkencave të natyrës.
ASPEKTE TË STATISTIKËS MODERNE
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Probleme të tjera, për zgjidhjen e të cilave statistika sjell një
kontribut të madh studimi, lidhen me studimin e tregut, që synojnë t’u japin
elemente informacioni drejtuesve të ndërmarrjeve a firmave të mëdha
SEKTORË TË RINJË TË PËRDORIMIT TË STATISTIKËS
industriale dhe tregtare. Në këtë studim, përkrah analizës
ekonomike studiohet edhe ndikimi i reklamës, ndikimi i
politikave të ndryshme të çmimit, dobia e marrëdhënieve
publike, fenomenet distributive nga pikëpamja e
ndërmarrjes etj.
Kontrolli i cilësisë;
Planifikim etj.
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13
Dr Artan NIMANI dhe Mr Denis SPAHIJA 3/3/13