E Drjeta Nderkombetare Publike

24
1.Ç`KA ËSHTË E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE DHE CILAT JANË SUBJEKTET E SAJË: E drejta Ndërkombëtare përmban rregullat me te cilat rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve të drejtes ndërkombëtare. Subjektet e të Drejtes ndërkombëtare janë shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe në mënyrë indikrekte edhe individet. 2.SUBJEKTET E TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe : Klasiket – sipas tyre vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit – ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar, sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti . Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet iproklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipastyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare… Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtaremund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve . Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë sibartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pradhe ne te drejtën ndërkombëtare . Ëestlake thotë se detyrat dhedrejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe ipërbejnë ato 3.CILAT JANË BURIMET E TE DREJTES NDERKOMBTARE PUBLIKE 1.Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike) 2.Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe 3.Rezolutat nderkombetare 2. Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve… Ato jane te kufizuara ne pikepamje kohore dhe konsumohen me plotesimin e obligimeve reciproke te paleve kontraktuese. b). Zakonet Nderkombetare. - dikur e D.Ndk ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje. Mirepo zakonet nderkombetare kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates nderkombetare te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.

Transcript of E Drjeta Nderkombetare Publike

Page 1: E Drjeta Nderkombetare Publike

1.Ç`KA ËSHTË E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE DHE CILAT JANË SUBJEKTET E SAJË:

E drejta Ndërkombëtare përmban rregullat me te cilat rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve të drejtes ndërkombëtare. Subjektet e të Drejtes ndërkombëtare janë shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe në mënyrë indikrekte edhe individet.

2.SUBJEKTET E TË DREJTËS NDËRKOMBËTARESubjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe :

Klasiket – sipas tyre vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit –ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar,sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti .

Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet iproklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipastyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare… Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtaremund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve .Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë sibartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pradhe ne te drejtën ndërkombëtare . Ëestlake thotë se detyrat dhedrejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe ipërbejnë ato

3.CILAT JANË BURIMET E TE DREJTES NDERKOMBTARE PUBLIKE

1.Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike)2.Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe3.Rezolutat nderkombetare

2. Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve… Ato jane te kufizuara ne pikepamje kohore dhe konsumohen me plotesimin e obligimeve reciproke te paleve kontraktuese.

b). Zakonet Nderkombetare. - dikur e D.Ndk ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje.Mirepo zakonet nderkombetare kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates nderkombetare te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.

4.ELEMENT QENESOR PER EKZISTIMIN E ZAKONIT JANE:1. Praktika e pergjithshme e shteteve2. Vetedija e subjekteve qe duke vepruar ne nje menyre te caktuar, veprojne ne pajtim me rregullat zakonore.Zakonin nderkombetar e bejne: PRECEDENTET ( perseritja e shpeshte) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetedija mbi detyrimin per t’u sjelle ne nje menyre te caktuar).

Page 2: E Drjeta Nderkombetare Publike

c). Parimet e pergjithshme juridike te pranuara nga kombet e qyteteruara- paraqesin rregullat qe jane zbatuar ne te drejten e brendshme te shtetit dhe jane parime fundamentale te drejtesise, te pranuara nga vetedija juridike e pergjithshme.

5.EMERIMI I PERFAQSUESEVE DIPLOMATIC DHE QKA ËSHTË AGREMENTI

Përfaqësuesit diplomatic janë të dërguar me autorizime që ta përfaqëson shtetin jashtë si dhe I caktuar në misione që bëhen në botën e jashtem.Agrementi I parë ka të bëje me nxjerrjen e normave të drejtes ndërkombëtare

6.QKA JAN TRAKTET DHE ME QFAR EMRASHT EMROHEN ATO

Traktet nderkombetare janë marrveshjet e lidhura mes dy ose me shum subjekteve te se drejtes nderkombetare< ku elementet qensore për ekzistimin e trakteve është pajtimi I vullentit te subjektiveve qe shprehet perms organeve kompetente

1.Traktatet nderkombtare-jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nder. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente.Pra, pajtimi arrihet ne traktat nepermjes shprehjes se vullnetit dhene shprehimisht …Perdallim nga zakonet ndk. tek te cilat vullneti shprehet heshtazi 2.Traktatet ndërkombetare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:a) sipas lendes (politike, ekonomike)b) sipas objektivave (paqes, mrojtjes)c) formes (me shkrim, me goje)d) menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta)e) kohes sa do jene ne fuqif) hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj.

7.SIPAS VEPRIMIT TE NORMAVE JURIDIKE TRAKTATET NDËRKOMBETARE NDAHEN NE:1. Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se D.Ndk... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vertetohen, perkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit pergjithshem… Ato jane te paafatizuara dhe prodhojne efekte shpeshehre edhe per palet qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tire.

8.SUKSEDIMI DHE SHTETËSIA NË TË DNPSuksedimi paraqitet kur një ose me shumë përsona ndërkombëtar e zevendësojnë një person tjeter ndërkombetar me qërast bëhet bartja e të drejtave dhe detyrimeve na një shtet që e ka ndrruar ose humbur identitetin e vet në shtetin tjeter.

9.QFARË SUKSEDIMI MUND TË JETË

1.Suksedimi I përgjithëshëm ku një shtet absorbohet në tërsi nga një tjeter qoftë edhe kur bëhet me vullnetin e anëtarëve dhe2.Suksedimi I Pjesëshëm qe shfaqet kur një pjesë e territorit të një personi ndërkombetar ngritet në kryengritje fiton pavarësinë dhe bëhet person ndërkombëtar me vete.

10KODIFIKIMI – D- NDK – me kodifikim nenkuptojme sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te perbashketa

Page 3: E Drjeta Nderkombetare Publike

11.SHTETISipas disa autorve shteti është “Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me te rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjere.

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) percakton se shteti si subject i se drejtes nderkombetare duhet te kete:1. popullsine e perhershme2. territorin e caktuar3. qeverine4. aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera.

12.ELEMENTET E SHTETITPopullsia Perhershme- popullsia perfaqeson teresi te individeve te te dy gjinive te cilet jetojne bashkerisht ne nje bashkesi dhe jane te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht.Territori- perfaqeson vendin ku eshte vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrine sovranitetin territorial .Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavaresia) nga shume juriste theksohet si kriter perfundimtar i shtetesise dhe perfaqeson pushtetin supreme ose autoritetin i cili13. SHTETI MUND TE KRIJOHET EDHE NE MENYRA TE NDRYSHME

a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka patur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.

b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e nje shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marreveshje (ne menyre paqesore).c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.

d) Shtetet mund te krijohen edhe me nje akt juridik:

14.ZHDUKJA E SHTETEVE

zhdukja e shteteve eshte ceshtje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsise, territorit apo sovranitetit).Zhdukja e pushtetit shteteror ka qene me se shpeshti1) si rezultat i pushtimit2) aneksimi3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera.4) me bashkimin me shtetin tjeter

15.NJOHJA E SHTETEVE

Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve:1) Teoria konstituive- niset nga qendrimi se shteti me faktin se eshte krijuar, ende nuk eshte antar i bashkesise nderkombetare. Pra, BN eshte ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.2) Teoria deklarative- shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojne subjekteve nderkombetare

Page 4: E Drjeta Nderkombetare Publike

dhe behet anetar i BN, pqs i ka plotesuar kushtet qe i parasheh e dr nderkombetare…. Dmth shteti nuk krijohet me njohje, por eshte fakt ky qe konstaton se shteti eshte krijuar.

16.LLOJET E NJOHJES ( se shteteve)

Kemi njohje te1) shteteve,2) qeverive,3) kryetarit ,4) kryengritësve.

17.NE TE DREJTEN NDERKOMBETARE PERMENDEN DISA LLOJE TE NJOHJES:

1. DE-JURE - eshte njohje e perhershme dhe e plote, e cila perfshine te gjitha marredheniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroactive.. Dhe jepet shprehimisht nepemres aktit-formal2. DE-FACTO- kur nje shtet, i shtyre nga arsyet politike ose per shkak te paqartesive frikesohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe per kete arsye e shtyne njohjen e plote3. SHPREHIMISHT- me nje akt te njeanshem . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me nje traktat nderkombetar).4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja eshte bërë: ( nqs nje shtet lidh marreveshje me shtetin e ri, në qoft se pranon dhe dergon perfaqesues diplomatik, nqs shtetet e treta pranojne konsujt e shtetit te ri).5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeverite ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njeanshem (deklarate, telegram, note diplomatike etj).6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe nderkombetare me resolute, me te cilen organet nderkombetare vendosin per krijimin e shtetit te ri ose me proceduren e pranimit.7. Njohja me kushte dhe Pa kusht-parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja eshte ceshtje rreth se ciles nuk ekz. unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos perkrahesit e teorise declarative, konsiderojne se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes eshte e palejueshme.

18.NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT

19.QEVERIA- eshte njesi (trup) e perbere nga me shume individe, te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetin ne mardhenie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit eshte fakt in dare nga njohja e shtetitKelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se nje person ose njesi e perbere nga me shume persona eshte ne t’vertete qeveri e nje shteti. Akti-politik- i njohjes eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me ate qeveri…Problem ii njohjes se nje qeveri paraqitet vetem atehere kur ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj).

20.SUKSEDIMI DHE BORXHET PUBLIKE1)Ne doktrinen e shek. XIX: ka mbizoteruar qendrimi se borxhet duhet bartuar mbi pasardhes.2)Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkaterrohet.psh. ne praktike kjo ceshtje eshte zgjidhur perms marreveshjeve speciale, psh. Italia, perkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin public te Turqise. e prag te

Page 5: E Drjeta Nderkombetare Publike

21. SUKSEDIMI DHE SHTETESIA - Personat qe jetojne ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili eshte subject i nderrimit, prima facie, e marrin shtetesine e sukcesorit (pasardhesit).Probleme lindin vetem per personat te cilet kane qelluar jashte atij territori, ne momentin e nderrimit. Nderrimi i shtetesise paraqet nje ceshtje te rende kur cedimi behet kunder vullnetit te popullsise. E drejta nderkombetare ka provuar t’i zvogeloje pasojat e padeshirueshme te cilat dalin nga keto situate perms Plebishitit dhe Optimit.

22.PLEBISHITI – eshte konsulte e pergjitheshme e popullit, ne te cilen banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet deshirojne t’i takojne.. Keshtu banoret e nje territory kane mundesi te deklarohen se a pranojne a jo kalimn prej nje shteti ne shtetin tjeter.

23.DREJTA OPTIMIT- eshte mundesia qe t’u pranohet banoreve te nje territori qe brenda nje afati te caktuar te zgjedhin shtetesine e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhesit.

24.TE MIRAT PUBLIKE–qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojne atij shteti kalojne ne duart e pasardhesit (te trashegimtarit).Perpjekjet e para per percaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe. 25.TE KETILLA JANE PARIMET:a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…d. Asnje popull nuk ka te drejte te perzihet ne punet e brendshme te pop. Tjeterf. Traktatet jane te shenjeta dhe te pacenueshme

26.PES TE DREJTA -THEMELORE TE SHTETIT TE CILAVE U PËRGJIGJEN DETYRIMET E SHTETEVE TJERA:

- e drejta e sovranitetit dhe pavarësisë-- e drejta për ekzistence (mbrojtje)- e drejta e barazisë- e drejta per t’u rrespektuar- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.

27.LLOJET e SHTETEVE

1.shtetet sovrane ,2.shtetet gjysme-sovrane ( sh. vasale, sh. nen protektorat) , si dhe3.shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine ndërkombëtare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.

Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:- madhesise se territorit: ( shtete te vogla, shtete te medha )- nr te banoreve- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim )- potencialit ushtarak - ( superfuqi, fuqi te medha)- rendit te brendshem ekonomik - (kapitaliste, socialiste)

Page 6: E Drjeta Nderkombetare Publike

28.KLASIFIKIMI I SHTETEVE BAZE TE POZITES JURIDIKE TE SHTETEVE:1. Shtetet unitare-thjeshta2. Shtete te perbera: ( a) Bashkimi personal, b) Bashkimi real , c) Konfederata d)Federata ).

29.BASHKIMI-PERSONAL

Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter….Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:

1. ne planin e brendshem ruajne: a) organin ligjdhenes; b) organet gjyqesore; c) organet administrative.2. ne planin e jashtem: a) vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta ; b) mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera).

30.BASHKIMI REAL-Bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.

Shtetet antare te bashkimit-real ruajne:1. Ne planin e brendshem:( autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura org. ligjëdhes, admin dhe gjygjesia.)2. ne planin e jashtem ne competence te B-R, si teresi lihet:(a) Politika e jashtme; b)Ushtria , c) Finansat) Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

31.KONFEDERATA

Me konfederat kuptojmë lidhjen ne mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj. Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte.

32.FEDERATABashkesi e me shume njesive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik (Kushtetute).Politika e jashtme: a) dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike; b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; c) mbrojtja e sigurise se shtetit dhe d) finansat jane ne competence te federates si teresi.

33.QEVERIAËshte ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.34.Akt-Juridik -konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.35.Akt-Politik- i njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.Njohja behet: - ( shprehimisht, heshtazi )Mund te jete: - (De jure, De facto)

36.COMMONWEALTHËshte bashkesi (Sui generic)..Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila

Page 7: E Drjeta Nderkombetare Publike

pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne: (konsultimet, diskutimet dhe bashkepunimin ).

37.FORMAT e VARESISEVaresia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Mardhenie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nenshtrohet atij vullneti.

38.VAZALITETI- forme e varesise politike, qe perfaqeson raportin midis shtetit me te fort (suzerenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)

39.PROTEKTORATI- forme e mardh midis nje shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobet. Ky krijohet me marveshje nderkombetare, e cila perkufizon mardheniet midis paleve. Mandatet (gati jane zhdukur) etj. jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.

Shteti neutral :• Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.• Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.• Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.

40.PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE

Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun ne baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

41.ELEMENTET E PERGJEGJESISE SE SHTETEVE

Pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.3. per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

42.LLOJET E PERGJEGJESISE

Politike, materiale, morale). Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj s’ka as pergjegjesi penale, kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nese do t’i

Page 8: E Drjeta Nderkombetare Publike

mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do tem und te shpallej fajtor)…Keshtu kunder shtetit si teresi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne banken e te akuzuarve . Perkunder kesaj ne te D-Ndk flitet per pergjegjesine penale te individeve dhe personave juridik.

43.PERGJEGJESIA E DREJTEPERDREJTE ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.

44.PERGJEGJESIA E TERTHORTE, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.

45.GJYKATA E PERHERSHME PENALE NDERKOMBETARE

Me 17. korrik. 1998 ne konferencen diplomatike te mbajtur ne Rome eshte miratuar dhe nenshkruar nga perfaq e 139 shteteve Statuti i Romes i Gjykates Penale Nderkombetare.. Gjykata e re do te jete kompetente per denimin e pers pergjegjesper krime kunder njerezimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit… Gjykata ka 18 gjyqtaredhe do ta kete seline ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 eshte siguruar nr i mjaftueshem i ratifikimeve per te hy ne f uqi… Administrata e Bushit e kundershton themelimin e kesaj gjykate dhe e ka terhequr nenshrkimin e bere me 1998 nga administrate e pres. Klinton.

46.TERRITORI SHTETERORE

Tterritori shteteror eshte hapesira qe gjendet nen sovranitetin e nje shteti. Eshte element qenesor per ekzistimin e shtetit. Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen kete siperfaqe dhe ajri mbi te. Territori ujor perbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shteteror (ujerat kombetare) dhe ujerat e nje brezi detar (ujerat territoriale) per ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombetare hyjne: ujerat e lumenjeve kombetar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri perbejne pjeset e verteta (reale) te nje shteti.

47.NOCIONI DHE NATYRA JURIDIKE E TERRITORIT SHTETËROR

Me territor shteteror nenkuptohet hapesira mbi te cilen nje shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shteteror eshte nje element qenesor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe eshte i percaktuar sakte me kufijte shteteror. Ushtrimi i pushtetit mbi nje territor njihet si supremacion territorial.

48.NDARJA E TERRITORIT KALON NEPER TRI FAZA:1. Pergatitja2. Ndarja3. Shenimi i kufijve

49.MUNDESITE E PERCAKTIMIT TE KUFIJVE NE LUMENJE JANE:1. Bregu i majte2. Bregu i djathte3. Mesi i lumit4. Thalveg, ose vija e thellesise me te madhe.

50.KUFIJTE NDAHEN NE:

Page 9: E Drjeta Nderkombetare Publike

1. natyrore… shkojne pergjate ujerave, bjeshkeve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)2. artificiale… s’kane mbeshtetje ne relief (shenohen me shtylla, gure, mure etj) dhe3. astronomik… shkojne paraleleve ose meridianeve.

51.NDALIMI I MARRJES SE TERRITORIT SHTETËROR

Ndryshimet e territoreve me se shpeshti jane sendertuar me perdorimin e forces (me pushtim ose nenshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbeshtetet ne parimin e rrespektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonje territor me perdorimin e forces.

52.MENYRAT E LEJUARA TE MARRJES SE TERRITORIT SHTETËROR

Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtes nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinere (burimore) dhe derivative (te prejardhura).

53.CEDIMI (Cessio) - Eshte menyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi eshte transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka per object bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjeter.

54.OKUPIMI PAQESOR - Eshte vendosja e sovranitetit te nje shteti mbi ndonje territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnje shteti tjeter. Okupimi paqesor behet ne baze te aktit te njeanshem.55.SHTIMI (ZGJERIMI)-derisa cedimi arrihet me marreveshje nderkombetare, shtimi (acesio) eshte rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punes njerezore.56.PARASHKRIMI - ne te drejten nderkombetare mund te perkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi nje territor perms ushtrimit te vazhdueshem dhe te papenguar te sovranitetit ne nje periudhe te caktuar te domosdoshme per te krijuar bindje te pergjithshme se gjendja ekzistuese eshte ne pajtim me rendin juridik.

57.HAPESIRA DETARE

Hhapesirat ujore te deterave dhe oqeaneve mbulojne mbi 70 % te siperfaqes se rruzullit tokesor. E drejta e detit - eshte zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtes se detit eshte bere pas luftes se II boterore.

58.UJERAT DETARE NDAHEN NE:

1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe2. Ujera te lira.1.a Ujerat e brendshme detare -perfshijne ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelageve, detet e brendshme, hapesirat ujore mes vijes se batices me te larte dhe zbatices me te ulet si dhe deltat e lumenjeve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetem nqs brigjet e gjirit i takojne nje shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjeresi me te madhe se dyfishi i gjeresise se ujerave territoriale.1.b Ujerat territoriale-perfaqesojne nje pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijen e bregut ne nje largesi te caktuar dhe jane burim i rendesishem i pasurise detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtese nga ana e detit.

Page 10: E Drjeta Nderkombetare Publike

59.BREZI I JASHTEM-paraqet pjesen e detit te lire dhe perfshine hapesiren detare qe shtrihet jashte ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largesi te caktuar. Brezi i jashtem fizikisht dhe juridikisht eshte pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetem disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta nderkombetare. Keto te drejta kane te bejne me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtes se peshkimit.

60.ZONA EKSKLUZIVE EKONOMIKE -Eshte institute i ri juridik dhe nenkupton te drejten qe i eshte dhene shteteve bregdetare qe te zgjerojne te drejten sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne nje hapesire detare dhe nen det, pertej vijes se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largesi prej 200 milja.

61.SHTRATI CONTINENTAL-perfaqeson fundin e detit dhe nentoken e detit te hapet e cila vazhdohet jashte detit territorial deri ne thellesi te caktuar.

62.DETI I HAPET-hapesirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashte ujerave bregdetare, perfaqesojne detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqesor).

63.KONCEPTI DHE PERKUFIZIMI I DETIT TE HAPUR

Deti i hapur mund te perkufizohet si pjese e oqeanit jashte nje vije qe shkon paralelisht me bregun ne nje largesi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti eshte i hapet per te gjithe popujt dhe asnje shtet nuk mund te pretendoje qe te veje cfaredo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi kete pjese vlen parimi i “lirise se detit te hapur”.

64.DETI I HAPET KA STATUSIN E “DETIT TE LIRE” MBI TE CILIN VLEN RREGULLA E “LIRISE SE DETIT”.Lirite e detit te hapur jane:1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes2. liria e peshkimit3. liria e venies se kabllove nendetare4. liria e fluturimit mbi detin e hapur Konventa e re ua ka shtuar edhe:5. lirine e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e DN6. lirine e kerkimeve shkencore.

65.PIRATERIA-ne kuptimin e saj original dhe te ngushte “pirateri” eshte cdo akt i paautorizuar, i kryer me dhune nga ndonje anije private ne detin e hapet kunder anijes tjeter me qellim te plackitjes.

66.SERVITUTET NERKOMBETARE

Perfaqesojne restriksione (kufizime) te jashtezakonshme te sovranitetit territorial te nje shteti te imponuara me marreveshje, me te cilat nje pjese ose tere territori i nje shteti duhet te sherbeje per disa qellime ose interesa te caktuara te shtetit tjeter.

67.LLOJET E SERVITUTEVE (NDERKOMBETARE)

1.Servitude Aktive- jane ato me te cilat i ipet e drejta nje shteti qe te ndermarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjeter.2.Servitute Negative- jane ato me te cilat i jepet e D nje shteti qe te kerkoje nga nje shtet tjeter qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne ceshtje te caktuara.

Page 11: E Drjeta Nderkombetare Publike

3.Servitute Ushtarake- jane ato me te cilat nje shtet ka te D te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjeter, e drejta e fluturimit te aeroplaneve ushtarake mbi territorin e shtetit tjeter dhe aterimit per qellime teknike.4.Servitutet ekonomike jane ato servitute te fituara per qellime komerciale dhe te komunikacionit, sic jane: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjeter, prerja e drunjeve, shfrytezimi i kullosave, shfrytezimi me uje ose me rryme etj.

68.SHUARJA E SERVITUTEVEServitutet shuhen ashtu si jane krijuar ; dmth me marreveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit per te cilin jane krijuar:1)Me doreheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.2)Me bashkimin e territorit shteteror qe ka perfituar dhe territorit te shfrytezuar.3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.

69.ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE

E drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare percaktojne shprehimisht cilat jane organet… veprimet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare. Ketij grupi i perkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cileve shkaktojne pasoja juridike nderkombetare per shtetin e tyre dhe personat qe veprojne kryesisht ne pune te jashtme jashte shtetit… E-D-N kerkon qe cdo shtet te kete nje ose me ogane , aktet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare

70.ORGANET QENDRORE

1)Kryetari i shtetit-eshte organi me i larte i perfaqesimit te jashtem, mirepo nuk eshte ne cdo rast edhe organi me i larte shteteror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varesisht sipas sistemit te vendit. Cdo akt i kryetarit te shtetit ne marredhenie nderkombetare si akt i shtetit.2)Ministri i puneve te jashtme-pjesemarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne ceshtje te jashtme, pergjithesisht kufizohet me ceshtje te rendesishme politike.Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat nderkombetare kryesisht eshte ceshtje e ministrit te puneve te jashtme. MPJ eshte njefare ndermjetesuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjeter. Sipas rregullave nderkombetare komunikimi mes qeverive behet perms MPJ dhe perfaqesuesve diplomatic te akredituar ne ate shtet.

71.ORGANET E JASHTMEPerfaqesuesit diplomatike - Jane te derguar me autorizime qe ta perfaqesojne shtetin jashte. PD ne koherat me te vjetra jane konsideruar sit e shenjte. Jane derguar per pune te caktuara mirepo pas kryerjes se atyre pëuneve ka marre fund misioni i tyre. PD ndahen ne perfaqesues te rregullte dhe te rastit, qe dergohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.

72.NOCIONI I DIPLOMACIESDiplomacia eshte aplikim i inteligjences dhe taktit te rregullimin e marredhenieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Eshte shkence e puneve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinen e ka nga greqishtja e vjeter: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i eshte dhene kryesuesit te misionit dhe ka permbajtur instruksione per qellimet e misionit.

73.GJUHA DIPLOMATIKE

Page 12: E Drjeta Nderkombetare Publike

Sendertimi i gjuheve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohes se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atehere fillon te imponohet gjuha fringe edhepse nuk ka nje rregullate te se drejtes nderkombetare.

74.E DREJTA E LEGACIONITKrijimi i perfaqesive te perhershme paraqet ne praktike sendertimin e se drejtes se legacionit.…E drejta per te derguar perfaqesues diplomtike quhet e drejte active e legacionit. E drejta per te pranuar perfaqesues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.

75.E DREJTA DIPLOMATIKE

Regullat qe i referohen perfaqesuesve diplomatike jane krijuar si rregulla zakonore te se drejtes nderkombetare diplomatike. Ato i kane karakterizuar nje perdorim constant dhe uniform.

76.VENDOSJA E MARREDHENIEVE DIPLOMATIKE

Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike eshte akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marredhenie diplomatike me ndonje shtet tjeter dhe a do te kete ne te mission te perhershem.

77.KLASIFIKIMI I PERSONELIT DIPLOMATIC

Konventa e Vjenes e ndan personelin diplomatic ne keto kategori:1. Personeli diplomatic– (shefi i misionit, keshilltaret, sekretaret dhe atashete).2. Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli per mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).3. Personel sherbyes – (portieret, punetoret e sigurimit, kuzhinieret)etj.

78.KLASA DHE RANGU I DIPLOMATËVE

Rregullorja (Reglement) e Vjenës (1815) për rangjet:a/ ambasadorët,legatët dhe nunëtb/ përfaqësuesit, ministrat dhe të dërguarit tjerë të shefave të shtetevec/ të ngarkuarit me punëd/ (Pas Kongresit të Ahenit, 1818) – ministra rezidentëKush i akrediton? – nën a, b dhe c-shefi i shtetit kurse nën d- MPJ-ja

79.RANGJET SIPAS KV,1961a/ ambasadorë dhe nunë – akred te SHSHb/ të dërguar, ministra, internunë – akred te SHSHc/ të ngarkuar me punë, - akred. te MPJ

80.AGREMENTIShteti i dërgimit kërkon nga shteti i pranimit që të jap pëlqimin lidhur me pranimin e përfaqësëuesit të saj; agreement. Kërkesa përmban emrin mbiemrin, funksionet e mëparshme, gjendjen familjare etj.

81.FUNKSIONET E PËRFAQËSUSIT DIPLOMATIC

Sipas nenit 3 të konventës së Vjenës, funksionet e misionit diplomatic janë:1. Përfaqësimin e shteti I cili e akrediton në shtetin e pranimit.

Page 13: E Drjeta Nderkombetare Publike

2. Mbrojtja e interesave të shtetit I cili e ka akredituar dhe shtetasve të tijj në shtetn e pritjes.3. Bisedimet me qeverinë e shtetit në të cilin është akredituar.4. Informimi me të gjitha mjetet e lejuara mbi kushtet dhe zhvillimin e ngjarjeve në shtetin e akredituar.5. Përparimi i marrëdhënieve miqësore dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe shkencore në shtetin e pritjes.

82.LEHTËSITË DHE IMUNITETET NË SHËRBIM DIPLOMATIC

Liria e qarkullimit dhe Liria e komunikimitIMUNITETET – (imunitet real dhe personal – sipas fiksionit të eksterritorialitetit)PAPREKSHMËRIA: -Paprekshmëri e lokaleve, e arkivit, dokumenteve dhe vetë diplomatëveAzili diplomatik- rrjedhojë e paprekshmërisë së lokaleve

83.IMUNITETET DIPLOMATIKENë rrafshin penalNuk detyrohen as të dëshmojnë në gjyq, pos nëse hiqet dorë shprehimisht nga imunitetoShteti territorial mund preventojë, pavarësisht imunitetit-masa persona non grataImuniteti civilVetëm në raste private (pronës etj.) nuk gëzon imunitetHeqja dorë nga imuniteti mund të bëhet shprehimisht ose heshtazi

84.PERFUNDIMI I MISIONIT DIPLOMATICMisioni diplomatic mund te perfundoje me:1. Kryerjen e detyres se misionit2. Kalimin e afatit per te cilin eshte derguar3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka derguar ose mund te jete shkaktuar me doreheqjen e perfaqesuesit per shkak te transormimit ne tjeter pozite4. Ngritjen e perfaqesuesit diplomatic ne klase me te larte, por ne kete rast misioni teknikisht perfundon dhe perfaqesuesi diplomatic merr letra te reja kredenciale5. Nderprerjen e marredhenieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve6. Vdekjen e perfaqesuesit diplomatik.

85.KONSUJTNdahen ne konsuj1.professional (consules missi) dhe2.konsuj nderi (consules electi)1. Konsujt professional-jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe tevetem2. Konsujt nderi- rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.

86.SHEFAT E KONSULLATAVE

KONVENTA VJENES , TE GJITHE SHEFAT E KONSULLATAVE I NDANE NE KATER KLASE:1). Konsuj te pergjthshem2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)

Page 14: E Drjeta Nderkombetare Publike

3). Nenkonsuj (emerohen nga ministri i puneve te jashtme)4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).

87.FUNKSIONI I KONSUJVE

Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.

88.PERFUNDIMI I FUNSKIONEVE KONSULLORE

1. Notifikimin e shtetit te emerimit – shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.2. Terheqjen e ekzekvatures.3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.

89.NENEPUNESIT NDERKOMBETARELidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.

Deri ketu për Kollofjum: B. Krasniqi

AKTET BILATERALE (JURIDIKE) NDERKOMBETAREAktet e Njeanshme

Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , te varura (oferta, pranimi, rezerva ) te perziera.

Aktet e nje anshme juridike- te varura :

1) Notifikimi (Lajmerimi) - eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ. 2) Njohja (Pranimi)-deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj) Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.3) Protesta-eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.

Page 15: E Drjeta Nderkombetare Publike

4)Heqja dore - Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.

TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni)

Me traktat nderkombetar konsiderohet cdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose nderprerjes se ndonje raporti juridik reciprok, ose marreveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shteterore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime per palet. Sipas disa autoreve, marreveshjet nderkombetare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetem ne kete menyre mund te konstatohet pajtimi i vullneteve.

Emerimi i traktateveLlojet e ndryshme te dokumenteve nderkombetare te hartuara me shkrim paraqeiten me emra te ndryshem. Me se shpeshti quhen marreveshje ose tractate nderkombetare mirepo perdoren edhe emertime te ndryshme sic jane: (konventa, pakti, modus vivendi) etj.

Traktatet: pretendojne te perfaqesojne marreveshjet me te rendesishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj).Paktet: jane marreveshje shume solemne qe i referohen ceshtjeve te ndryshme politike.Konventat: perfaqesojne marreveshjet me te cilat percaktohen raportet mes shteteve ne ndonje lemi te caktuar. (psh: Konventa Hages- mbi rregullat dhe zakonet e luftes).Deklaratat: perfaqesojne marreveshjet – ligj, me te cilat palet kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u permbahen disa rregullave te sjelljes.Karta dhe statuti: perfaqesojne marreveshje mbi krijimin, organizimin dhe percaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve nderkombetare.Termi AKT: perdoret per marreveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo conference nderkombetare psh. Akti Perfundimtar i Kongresit te Vjenes- 1815 etj.Protokollet: jane marreveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marreveshjeve plotesuese per interpretimin, vazhdimin ose nderrimin e marreveshjeve tjera.Kompromisi: marreveshje mbi zgjidhjen paq esore te ndonje konflikti qofte nepermes arbitrazhit ose ndonje gjykate tjeter nderkombetareKartele: jane marreveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqesite, per te shkembyer roberit, te plagosurit, nderprerjen e luftimeve etj.Konkordate: jane marreveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozites se kishes katolike ne shtetin e caktuar.Termi MODUS VIVENDI: perdoret per marreveshjet e perkohshme per te cilat pritet qe net e ardhmen te zevendesohen me nje traktat ose konvente.

Llojet e marreveshjeve nderkombetare

Traktatet nderkombetare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme:1. Sipas formes (me shkrim + me goje)2. Sipas menyres se lidhjes (solemne + te thjeshta)3. Sipas hapesires gjeografike (pergjithshme + regjionale)4. Sipas mundesise se aderimit (hapura, gjysem te hapura, te mbyllura)5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)

Palet kontraktuese -mund te jete cdo subject i se drejtes nderkombetare. Kete te drejte e kane shtetet, organizatat nderkombetare dhe kryengritesit nqs jane te pranuar si pale nderluftuese.

Page 16: E Drjeta Nderkombetare Publike

Pajtimi i vullnetit - Ne te drejten nderkombetare sikurse edhe ne te drejten e brendshme kerkohet qe pajtimi i vullnetit ne cdo rast duhet te perputhet me vullnetin e vertete te subjektit nderkombetar dhe te jete dhene lirisht…. Neqoftese ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni), atehere vjen ne dyshim ligjshmeria e vet lendes se traktatit.Per kete arsye cdohere supozohet se akti nderkombetar, eshte i vlefshem, perderisa nuk deshmohet ekzistimi i mungeses e cila e bent e pavlefshem.Dhuna - Gjate lidhjes se marreveshjes nderkombetare, dhuna mund te perdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si teresi. Shumica e autoreve konsiderojne se perdorimi i dhunes kunder personit qe e lidh e ben marreveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nenshtrohet anulimit.Lajthimi - dmth mosnjohje ose perfytyrim i gabuar i ndonje fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojne si forme te manget te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vleren e marreveshjes se lidhur.Mashtrimi- ndikon ne vleren juridike te marreveshjeve nderkombetare. Marreveshja e lidhur me mashtrim nuk eshte juridikisht e vlefshme, psh nese nje shtet me rastin e lidhjes se nje marreveshje nderkombetare perdor harten gjeografike.

ORGANET KOMPETENTE PER LIDHJEN E TRAKTATEVEShefiKryeministriMPJShefat e misioneve diplomatikePërfaqësuesit e shtetit në konf.ndërkombëtareK.Vjenës nuk përfshiu komandantët në terren, pos për zhvillimet gjatë luftës. Për ta s’ka ratifikime.

AKTET JURIDIKE NDËRKOMBËTARE IITRAKTATETLënda e traktatit/marrëveshjesDetyrime të njëanshme të traktatit (bëmirësitë, T.i Paqes etj.)Shumica e tyre: Detyrime të dyanshme dhe Detyrime të shumanshme

Ndalohen:Detyrimet që shkelin TND.P.Përgj./Shkelja e normave imperative/normat Ius cogensK.Vjenës, neni 53, E pavlefshme çfarëdo marrëveshje në kundërshtim me normën e vënë në TNDPNëse krijohet një normë e re e TNDP, i shfuqizon të gjitha traktatet që janë në kundërshtim me tëKarta e OKB-se, neni 103: supremacioni i detyrimeve nga Karta e OKB-sëLËNDA e traktatit duhet të jetë fizikisht e mundshmeLËNDË e NDALUAR: detyrime ndaj palëve të treta(Pacta tertiis nec nocent nec prosunt)

LIDHJA DHE FUQIZIMI I TRAKTATITProcedurat:1.Akreditimi i negociatorëve

Page 17: E Drjeta Nderkombetare Publike

2.Bisedimet dhe miratimi3. Autentifikimi dhe nënshkrimi4. Ratifikimi dhe shkëmbimi i instr. të ratifikimit5. Aderimi6. Regjistrimi dhe publikimi i traktateve

AKREDITIMI-pajisja me plotëfuqi (full poëers) nga organi përkatës (kryetari ose MPJ)Për t.bilaterale (tregohet reciprokisht)Për T.multilaterale (Konf.ndërkombëtare)-komision përkatës verifikuesBISEDIMET- t.bilaterale OSE T.multilateraleMund të zhvillohen me shkresa dhe gojarishtMiratimi në Konf.Nd. me 2/3 të votaveGJUHA: e palëve ose gjuhë diplomatikeAUTENTIFIKIMI dhe NËNSHKRIMITeksti i traktatit mund”Të nënshkruhet Të nënshkruhet ad referendumTë parafohetTë inkorporohetEFEKTET E NËNSHKRIMIT:Varen nga parashikimi në traktat-Disa traktatet fuqizohen menjëherë

RATIFIKIMIKon.Vjenës, neni 14-Ratifikim nëse:a/ parashihet shprehimishtb/nëse palët janë dakorduarc/ nëse është paraparë në plotfuqishmëritë

Disa traktate nuk ratifikohen:ShefiKomandantët ushtarakE drejta diskrecionale e shteteve për ratifikim

INSTRUMENTET E RATIFIKIMITT.dypalëshe- shkëmbehen në shtetin ku nuk është nënshkruar T.T.shumëpalëshe- në mekanizmin e përbashkët ose shtetin ku janë nënshkruPërmbajtja e instrumentit të ratifikimit

ADERIMIPalë kontraktuese jo me nënshkrim e ratifikim, por me aderimAderon si i ftuar për të hyrë në regjimin kontraktues të palëve që i kanë kryer bisedimetAderimet e pakufizuara dhe të kufizuara

Disa rrugë tjera për lidhje traktatesh

Këmbimi i notave/letraveLënia e hapur e traktateve për kohë të gjatë, më shumë se një vjet zakonisht, për të shkrirë dallimin ndërmjet aderimit dhe nënshkrim/ratifikimit

Page 18: E Drjeta Nderkombetare Publike

HYRJA NË FUQI – Sipas marrëveshjes së shteteve. Disa hyjnë në fuqi me pak ratifikime

REGJISTRIMI I TRAKTATEVELidhja e Kombeve, Ëilsoni 1919OKB-ja, neni 102Pa regjistrim asnjëra palë s’mund të ankohet në ndonjë organ të OKB-seRegjistrimin e bën njëra palë (Tr.Bil./Mult.) ose ex officio nëse OKB është palë pasi të ketë hyrë në fuqi

REZERVAT

Rezerva është deklaratë e njëanshme e një shteti në ndonjërën fazë të traktatit ose më pas: gjatë nënshkrimit, ratifikimit, akceptimit/aprovimit ose aderimitPër shkaqe të ndryshme s’mund të pranojë detyrime nga një pjesë e traktatitRezerva duhet të jetë e pranuar nga tjerët që të shmanget përgjegjësia e shtetitDisa traktate e ndalojnë shprehimisht rezervën

PËRCAKTIMI I MOMENTIT TË REZERVËSNë momentin e nënshkrimit (kanë shumë përparësi, sepse përjashtohet befasia)Në momentin e deponimit të ratifikimit (shkaktojnë mjaft probleme, sepse palëve u mbetet ta pranojnë rezervën ose ta refuzojnë krejt traktatin)Rezerva në aderim- më së shumti probleme, sepse ndërkohë Konventat kanë hyrë në fuqiPjesët e traktatit1) PJESA HYRËSE (titulli, thirrja perëndive dhe preambula.Në preambulë: shtetet/përfaqësuesit, pra palët kontraktuese, motivet dhe qëllimet, emrat e negociatorëve nënshkrues dhe plotfuqishmëritë2) Pj.DISPOZITIVE- thelbi/pjesa e të drejtave dhe detyrimeve3) Pj.PËRFUNDIMTARE – për fuqizimin, mënyrat e ratifikimit, rregullën (i hapur/i mbyllur), kohëzgjatjen,heqjen dorë, denoncimin, interpretimin, vendin e zbatimit, rezervën...vendin, datën, vulatKARAKTERI DETYRUES I TRAKTATEVEPacta sunt servandaKarta e OKB-se, neni 2K.Vjenës, neni 26 :”Çdo marrëveshje në fuqi i detyron palët kontraktuese dhe ato duhet të përmbushen me mirëbesim”Historitë e bishtërimeveINTERPRETIMIKuptimi: Interpretimi është operacion intelektual për qartësimin e fushëveprimit dhe kuptimit të nocioneve dykuptimëshe oese më shumëSUBJEKTE INTERPRETUESE:AutorëtShteti /interpretim zyrtar pa efekte për tjerëtPalët së bashku/ interpretim zyrtar ndërkombëtar me efekte (“karakter detyrues për palët”)MBARIMI I VEPRIMIT TË TRAKTATEVEShkaqet

Page 19: E Drjeta Nderkombetare Publike

-parashikohet në traktat/skadimi,plotësimi i qëllimit,traktati i ri i ndërkohshëm, pamundësia, zhdukja e ndonjërës palë, lajmërimi i ndonjë palë kontraktuese në bazë të vetë traktatit etj., ndryshimi qenësor i rrethanave etj.

NDIKIMI I LUFTËSNdërmjet dy shteteve: rrethana e luftës i shfuqizon disa (miqësinë, aleancën, ndihmën reciproke, mossulmimin etj.)Trakatet normavënëse pezullohen dhe rivendosen pas luftësTraktatet e luftës aktivizohen (K.Gjenevës, HagësTraktatet gjatë luftës veprojnë pa ratifikim (për armëpushimin, robërit etj.)

ORGANIZATA NDERKOMBETARE- jane bashkesi te perhereshme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te nje marreveshje nderkombetare (karata, statutiose ndonje document tjeter konstituiv) me qellim te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuarame ato dokumente.Nga kjo del qe org. nderkombetare krijohen me vullnetin e shteteve:a) Themelues te organizatave , ndrk jane shtetet sovrane (kur org eshte nder-shteterore)b) Ato krijohen me tractate nderkombetarec) Veprimtaria e org. ndk shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me marveshjed) Financimi i org. ndk behet me ane te kontributeve te shteteve anetare.

Klasifikimi i Organizatave Nderkombetarea) Sipas shtrirjes Organizata globale (universale) dhe Regjionaleb) Sipas funksioneve – te Pergjitheshme dhe Specializuarac) Sipas anetareve – Ndershteterore & Joqeveritared) Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishteteroree) Sipas kohezgjatjes- - te perkoheshme & perhereshme

ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )OKB – eshte krijuar nen ndikiin e qendrimeve kunder luftes qe kishte shkaktuar Lufta II Bot… Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhe president ii SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Ëinston Churchill në “Karten e Atlantikut” me 14 gusht 1941..Keta dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te tire, respektimi it e cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrefare zgjerimi territorial, se nuk miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojne te drejten e cdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas perfundimit te luftes do te vendoset paqja.Me 30 tetor 1943 perfaqesuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kines- kane shprehur nevojen e krijimit sa me pare te nje organizate te pergjitheshme nderkombetare per ruajtjen e paqes dhe te sigurisenderkombetare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazise sovrane te te gjitha shteteve paqedashese dhe do te ishte e hapur per te gjithe shtetet e tilla , te medha ose te vogela.Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne conference merrnin pjese perfaq. e 50 shteteve. Pas nje pune mjaft intensive , me 26 qershor 1945 perfaq e 50 shteteve e firmuan “Karten e Organizates se Kombeve te Bashkuara”, sipas rendit te shteteve me alfabetin anglez, por se pari shtetet e medha e pastaj shtetet tjera.Sipas nenit – 1 te Kartes , KB- kane kater qellime kryesore:• Te ruhet paqja dhe siguria nderkombetare

Page 20: E Drjeta Nderkombetare Publike

• Te zhvillohen midis kombeve mardhenie miqesore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazise dhe te drejtes se tire per vetevendosje• Te realizojne bashkepunimin nderkombetare me kkarakter ekonomik, shoqerore, intelektual, humanitar etj.• Te jene qendra ku do te harmonizohen perpjekjet e te gjitha kombeve per sendertimin e qellimeve te permenduraAnetaresia e OKB-se- perbehet nga dy kategori shtetesh: antetare themelues dhe anetare e pranuar me vone…Anetare themelues te OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencen e Sanfranciskos, ose qe kane nenshkraur me pare “Deklaraten e Kombeve te Bashkuara” 1 janar 1942.

Sipas Kartes KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet t’i plotesoje 4- kushte :• Te jete paqedashes• T’i pranoje detyrimet nga Karta ;• Te jete i afte dhe i gatshem per t’permbushur atoOKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botse.

Perfundimi i anetarsise ne OKB• Terheqja- Karta e OKB-se lejone mundesine qe cdo shtet anetare te terhiqet nga org, por me pare duhet t’i paraqes arsyet e terheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojne vendimin.