Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

23
STATUSI I EMIGRANTIT DHE E DREJTA NDERKOMBETARE E EMIGRACIONIT

Transcript of Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

Page 1: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

STATUSI I EMIGRANTIT DHE E DREJTA NDERKOMBETARE

E EMIGRACIONIT

Page 2: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

Pse kemi emigrim? faktoret qe ndikuan ne levizjen emigratore

Emigracioni dhe demografia

Ndikimi i emigracionit

Mbrojtja e te drejtave te emigranteve

Page 3: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

PSE KEMI EMIGRIM?Tashme e kthyer ne nje slogan :

“Emigrimi eshte largimi nga vendi per nje jete me te mire”

Page 4: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

PSE KEMI EMIGRIM?Arsyeja kryesore që ndikon në përzgjedhjen e shtetit për të emigruar jane mundesite ekonomike që ofron shteti në fjalë apo mundësia e pajisjes me

dokumenta.

Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgënjim është se ende jemi shumë të

papërgatitur për t'u përfshirë si duhet në procesin e integrimit me botën e qytetëruar. Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të shkurtuar

distancën me pjesën tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë. Për kushtet në të cilat ndodhet emigracioni shqiptar në botë sot, shumë i

paorganizuar në vetvete .

Page 5: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

PSE KEMI EMIGRIM?

Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern Vendi jone eshte dhe mbetet mjaft i prekur nga ky fenomen i cili kishte periudhen e tij te caktuar me

dydje emigratoresh .Duke qene qe pozita gjeografike eshte mjate e favorsheme per vendin tone ,dy ishinn format e largimit ilegal toksore ose detare.

• Vala e parë emigruese: Periudha 1991-1992 ishte pasojë e një mjedisi destabilizues politik, social dhe ekonomik;

• Periudha 1992-1996 relativisht quhej e karakterizuar nga stabiliteti politik dhe progresi socio-ekonomik;• Periudha dhjetor 1996 - prill 1997 ishte vala e tretë emigruese. (falimentimi i skemave piramidale);• Periudha 1998-2002 dhe në vazhdim, Qeveritë shqiptare zbatuan dhe po zbatojnë një Program Kombëtar

të Stabilizimit.

Page 6: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

FAKTORET QE NDIKUAN NE LEVIZJEN EMIGRATORE

Mungesa e mundësive të punësimit Pagat financiare te uleta Siguria publikeFaktori ekonomik Isitucionet dhe administratat

Page 7: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

MUNGESA E MUNDËSIVE TË PUNËSIMIT

Mungesa e mundësive të punësimit në Shqipëri, e gërshetuar me kërkesat e tregut të punës në vendet pritëse për krah të lirë pune në fusha si

ndërtimi, bujqësia, turizmi.Eshtë një faktor i madh nxitës për emigracionin e personave të pakualifikuar.

Nga ana tjeter, shumë shqiptarë të kualifikuar me diplomë universitare kanë emigruar si rezultat i mungesës së mundësive të përshtatshme të punësimit në Shqipëri dhe janë punësuar jashtë vendit në pozicione larg

kualifikimit të tyre.

Page 8: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

SIGURIA PUBLIKE

Shqipëria është përballur me flukse masive emigratore si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë publike apo trazirave në vend.

Një numër i madh i personave të kualifikuar me kushte të mira ekonomike janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt për veten dhe

familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur veçanërisht pas trazirave të vitit 1997 që u

shoqëruan me një valë tjetër të eksodit masiv.

Page 9: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

FAKTORI EKONOMIK

Shqiptarët largohen kryesisht për arsye ekonomike siç janë mungesa e mundësive të punësimit, kushtet e vështira të

jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi.

Nivelet e larta të papunësisë, veçanërisht si pasojë e reformave në ekonominë shqiptare menjëherë pas rënies së komunizmit, kanë qenë faktori kryesor për flukset masive të

emigracionit pas viteve ‘90 e këte.

Page 10: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

ISITUCIONET DHE ADMINISTRATAT

Institucionet e dobëta çojnë në mungesën e besimit te qytetarët për përmirësimin e situatës në ve nd ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Institucionet e dobëta dhe vështirësitë në

zbatimin e ligjit gjithashtu ndikojnë në përpjekjet dhe perspektivat e emigrantëve për t’u kthyer dhe vendosur në vend, veçanërisht kur ata hasin vështirësi në

ndërtimin e aktiviteteve private apo në marrëdhënie me administratën publike.

Page 11: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

EMIGRACIONI DHE DEMOGRAFIA Çereku i popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit. Edhe pse

gjithmonë për këtë çështje ka pasur debate, veçanërisht sa herë që vendi gjendej në prag zgjedhjesh, sipas të dhënave të publikuara

nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, rreth 32.5 për qind e shqiptarëve jetojnë në emigracion.

Në raportin e fundit të emigracionit thuhet se popullsia brenda Shqipërisë është 2 986 952 shtetas, ndërsa 1 438 451 shqiptarë të

tjerë jetojnë në vende të ndryshme të botës. Censusi i vitit 2011 regjistroi 2 821 977 shtetas shqiptarë që jetojnë brenda vendit,

shifër kjo që lëviz me rreth 164 mijë banorë nga të dhënat e “Peoplemov”.

Regjistrimi i popullsisë, ndërkaq, nuk paraqiti asnjë të dhënë lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë në emigracion; siç evidentohet nga ky raport. Të dhënat e Censusit 2011 treguan një zvogëlim të

popullsisë shqiptare me 7.7% gjatë 10 viteve të fundit, duke supozuar se një nga shkaqet kryesore është emigrimi në shkallë të

gjerë dhe ulja e lindshmërisë.

Page 12: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

EMIGRACIONI DHE DEMOGRAFIA Sipas “Peoplemov”, pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë si emigrantë në

Greqi, rreth 676 846 të tillë. Pas Greqisë, një tjetër vend i preferuar për të jetuar nga shqiptarët është Italia,

ku numërohen 522 647 emigrantë nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë në disa shtete të tjera, si:

Maqedoni, ShBA, Gjermani, Kanada, Turqi, Britani e Madhe, Francë dhe Australi.

Page 13: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

EMIGRACIONI DHE DEMOGRAFIA

Gjithashtu, në këtë raport publikohen dhe shtetësitë e emigrantëve të huaj që jetojnë në Shqipëri. Edhe në këtë të dhënë, në vend të parë qëndron Greqia, me 80 778 shtetas grekë që jetojnë në vendin tonë. Më pas renditen

Maqedonia, Republika Çeke, Izraeli, Italia dhe Rusia. Të gjithë këta shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri përbëjnë rreth 2.98 për qind të popullsisë.

Shifrat e nxjerra nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, bazohen në të dhënat e Bankës Botërore për migrimin dhe remitancat, gjatë viteve 2010 dhe 2011, si dhe në të dhënat e popullsisë botërore sipas Censusit Ndërkombëtar të ShBA. Imigracioni masiv që karakterizon periudhën postkomuniste

filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës, për t’u larguar nga vendi.

Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi, ku kërkuan azil politik. Në mars të vitit 1991 një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në

portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve

të mëvonshme. Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe

situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje. Ky fenomen ka vijuar edhe përgjatë viteve 2000, pasi të dhënat flasin

për një rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të tjera.  

Page 14: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

Popullsia 2 986 952  banorë Emigrantë 1 438 451 Vendet e emigrimit

Greqi 676 846 Itali 522 647 Maqedoni 91 128 ShBA 83 018 Gjermani 15 964 Kanada 11 985 Turqi 3 712 Britania e Madhe 3 065 Francë 3 037 Australi 2 628 Emigrantët që jetojnë në Shqipëri Emigrantë 89 106 Përbëjnë 2.98% të popullsisë Vendet nga vijnë Greqi 80 778 Maqedoni 6 457 Republika Çeke 1 075 Izrael 100 Itali 73 Rusi 49

Greqia48%

Italia37%

Maqedonia6%

SHBA6%

Gjermani1%Kanada

1%Turqi0%

Britani e Madhe0%

France0%

Australi0%

Sales

GreqiaItaliaMaqedoniaSHBAGjermaniKanadaTurqiBritani e MadheFranceAustrali

Page 15: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

NDIKIMI I EMIGRACIONIT NË EKONOMINË E VENDIT

Emigracioni ka një ndikim parësor në ekonominë e vendit si rezultat i dërgesave të emigrantëve. Dërgesat e emigrantëve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare duke siguruar një hyrje të

vazhdueshme të valutave të huaja në vend si edhe duke konsoliduar bazën për kursime dhe investime. Mbështetur në të dhënat zyrtare kontributi i dërgesave të emigrantëve, për një periudhë 10 vjeçare është vlerësuar rreth 15% e Produktit të Brendshëm Bruto. Gjithashtu kontributi i këtyre

dërgesave në bilancin tregëtar, për një periudhe 10 vjeçare, vlerësohet te jetë rreth 58.8 %.

Page 16: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

NDIKIMI I EMIGRACIONIT Ndikimi i emigracionit në ekonominë e vendit

Ndikimi i emigracionit në politikën e brendshme

Ndikimet e emigracionit në tregun e punës

Ndikimi ne art dhe kulture (qytetrim)

Page 17: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

NDIKIMI I EMIGRACIONIT NË POLITIKËN E BRENDSHME

Dukuria e emigracionit mund të ndikojë në nivelin e pjesëmarrjes së emigrantëve në zhvillimet politike në vend. Ata nuk mund të marrin pjesë në votime edhe pse ata përbëjnë një numër të madh të zgjedhësve pasi nuk mund të votojnë në konsullatat Shqiptare jashtë vendit dhe duhet të udhëtojnë për në Shqipëri posaçërisht për këtë qëllim.

Kjo ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe mosangazhimin e tyre politik në tërësi. Emigracioni si dukuri ndikon në stabilitetin ekonomik të vendit duke tentuar të mbajë në nivele të ulëta papunësinë në vend dhe të zbusë pakënaqësinë që vjen si rezultat I kushteve të vështira social-ekonomike.

Kufizimi i mundësive për të emigruar mund të çojë në rritjen e presionit nga shtetasit të cilët dëshirojnë të emigrojnë. Emigracioni ka një ndikim të madh edhe në formimin e kulturës politike. Jetesa jashtë vendit ndikon në formimin politik të emigrantëve dhe të afërmve të tyre në Shqipëri dhe në mendimin e tyre se sa kujdeset qeveria për emigrantët. Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë jetojnë dhe punojnë në vende me sisteme të demokracisë liberale duke i dhënë mundësi atyre të familjarizohen dhe të shprehen në atë sistem.

Page 18: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

NDIKIMET E EMIGRACIONIT NË TREGUN E PUNËS

Emigracioni ka një ndikim të madh në zhvillimin profesional të shtetasve shqiptarë. Nga njëra anë, punësimi i emigrantëve shqiptarë në ekonomitë e zhvilluara të vendeve pritëse i ka pajisur ata me një kulturë të përgjithshme të menaxhimit të punës, të etikës në punë, njohuri për sektorë të rinj të ekonomisë, me njohuri mbi teknikën dhe teknologjinë e fundit. E parë në këtë këndvështrim, kthimi i tyre do të shoqërohej me transferimin e aftësive të sipërpërmendura. Eshtë gjithashtu fakt se shumë emigrantë nuk punojnë në pozicione për të cilat ata kanë studiuar apo janë trainuar dhe kjo është arsyeja që lehtësimi dhe nxitja e njohjes së diplomave dhe kualifikimeve shqiptare jashtë vendit është një problem shqetësues. Mundësitë për të emigruar ulin nivelin e papunësisë dhe si pasojë zbusin vështirësitë social-ekonomike që do të shfaqeshin nëse nuk do të ekzistonte mundësia për të kërkuar punë jashtë vendit. Një tjetër çështje që duhet të merret në konsideratë kur përqendrohemi tek burimet njerëzore të shqiptarëve jashtë vendit është specializimi profesional që ata mendojnë të ndjekinNë Greqi pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë punësuar në industrinë e ndërtimit dhe një pjesë tjetër në bujqësi dhe hoteleri. Po ashtu në Itali emigrantët kryesisht janë të punësuar në ndërtim, turizëm dhe industrinë e lehtë. Specializimi I emigrantëve në fusha të veçanta ka një ndikim të madh në nivelin aktual të dërgesave të emigrantëve dhe efekti i kthimit të tyre në ekonominë kombëtare varet pikërisht nga specializimi i tyre profesional.

Page 19: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

NDIKIMI NE ART DHE KULTURE (QYTETRIM)

Emigracioni shpesh ka pas ndikim te thelle nga drejtime te ndryshme Psh:arti muzike me kadegorite e saj rock,alternative ,rock&roll ,hip hop etj Mode,film,arti pamor fotografi,etj

Page 20: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

MBROJTJA E TE DREJTAVE TE EMIGRANTEVE

TË DREJTAT MINIMALE CIVILE DHE POLITIKE TË DREJTAT MINIMALE EKONOMIKE DHE SOCIALE

Page 21: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

TË DREJTAT MINIMALE CIVILE DHE POLITIKE

E drejta e jetës: autoritetet nuk guxojnë të përdorin një forcë të paarsyeshme gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar emigrantët nga hyrja në vend dhe kanë për obligim të orvaten t’i shpëtojnë jetët e atyre që janë të rrezikuar me hyrjen në vend

Mbrojtja nga torturimi dhe trajtimi jonjerëzor ose poshtërues ose nga dënimi:� Autoritetet janë të detyruar të parandalojnë dhe t’i mbrojnë nga torturimi gjithë personat që janë të privuar nga liria dhe gjenden në territorin e tyre. Gjatë dëbimit nga vendi, është i obligueshëm respektimi i të drejtës së dinjitetit, ndërsa masat detyruese duhet reduktuar në minimum �

E drejta e lirisë: arrestimi mund të aplikohet vetëm si mjet i fundit, dhe duhet të miratohet nga Gjykata dhe të mos zgjasë jashtë mase Mbrojtja nga robëria dhe puna e �detyruar E drejta e azilit dhe ndalimi i dëbimit të detyruar gjatë procedurës�

E drejta e mjetit të efektshëm juridik përpara dëbimit� : patjetër duhet siguruar para një organi kompetent, të pavarur dhe të paanshëm, i cili do të mundësojë interpretimin dhe përkthimin Respektimi i jetës private dhe familjare: Nuk guxon të �ketë dëbim aty ku ekzistojnë “lidhje posaçërisht të fuqishme” �

E drejta e barazisë: nuk guxon të ekzistojë diskriminimi gjatë shfrytëzimit të të drejtave ose diskriminimi në bazë të racës ose përkatësisë etnike gjatë pranimit, qëndrimit dhe dëbimit �

Page 22: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

TË DREJTAT MINIMALE EKONOMIKE DHE SOCIALE

E drejta e banimit dhe sistemimit të përshtatshëm e cila do ta garantojë dinjitetin themelor të njeriut �

E drejta e ndihmës mjekësore, përfshirë këtu dhe ndihmën psikologjike �

E drejta e mbrojtjes sociale për ruajtjen e dinjitetit të njeriut: fëmijëve emigrant duhet t’u sigurohen po të njëjtat të drejta sikurse fëmijëve me nënshtetësi të Maqedonisë �E drejta e arsimit fillor dhe të mesëm �E drejta e ndihmës humanitare

Page 23: Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare

Ju faleminderit