TEMA - uamd.edu.al

55
1 TEMA: ‘’TURIZMI NË BERAT DREJT NJË STRATEGJIE TË QENDRUESHME‘’ Berat , Dhjetor 2012 Udheheqës shkencor: Dr. Eva Allushi Punoi: Shkëlqim Plaku

Transcript of TEMA - uamd.edu.al

Page 1: TEMA - uamd.edu.al

1

TEMA:

‘’TURIZMI NË BERAT DREJT NJË STRATEGJIE TË QENDRUESHME‘’

Berat , Dhjetor 2012

Udheheqës shkencor: Dr. Eva Allushi Punoi: Shkëlqim Plaku

Page 2: TEMA - uamd.edu.al

2

Mirënjohje

Falenderoj familjen time,e cila me dha kurajon e duhur qe unë jo vetëm të njoh me mirë historinë dhe kulturën e qytetit tim te lindjes Berat, por edhe të njoh nga shumë afër e të pasqyroj në punimin tim këto vlera.

Falenderoj specialistet e fushës se turizmit te Qarkut Berat ,te cilet me ndihmën e tyre të pakursyer me dhane mundësine e njohjes se vlerave reale te këtij qyteti.

Falenderoj Këshillin e Qarkut Berat i cili më mundësoi te kontaktoj,te këshillohem me institucionet e tjera qe unë të marr informacion sa më të saktë,sic janë: Zyra e Burimeve Njerëzore, Drejtoria Rajonale e Ruajtjes se Monumenteve Kulturore dhe Historike, Komiteti i Turizmit të Qarkut Berat,me mbështetjen e SNV-ve,etj. Keto institucione më dhanë mundësine te njoh më mirë historinë dhe kulturën e qytetit te lashtë të Beratit i cili mbart vlera të niveleve të larta.

Një falenderim i vecantë për këto institucione që më dhanë mundësine për njohjen e strategjisë së zhvillimit të turizmit të Beratit per vitet 2011-2021.

Falenderoj Bashkinë e Beratit e cila më ofroi gjithë potencialin e saj në fushën e turizmit si dhe zyrën e turizmit pranë kësaj bashkie që më mundësoi gjithë bazën materiale për zhvillim e turizmit në këtë qytet.

Falenderoj udhëheqësen e temës, në mënyre të vecantë, e cila përvec dijeve në fushën e turizmit më inkurajoi dhe më shtoi më shumë pasionin për këtë specialitet.

Page 3: TEMA - uamd.edu.al

3

PERMBAJTJA

Hyrja

Trashëgimia Botërore e UNESCO-s

Përshkrim i përgjithshëm i Qytetit

Turizmi Kulturor

Kodikët e Beratit

Berati Sit Ndërkombëtar i Trashëgimisë Botërore

Aktorët e përfshirë në fushën e trashëgimisë në Berat

Atraksionet Kulturore

Qendra historike

Qendra Mesjetare

Kalendari i festave në qytet

Ekspozitat ne Galerinë e Arteve ‘’Edward Lear’’

Festivalet :

Koncerte :

Ekoturizëm në Berat

Tur operatorët lokalë :

Zyra e Informacionit Turistik

Shërbime dhe infrastrukturë turistike

Biznesi në Qendrën Historike

Biznese të turizimit

Kuzhina Tradicionale

Projektet në fushën e turizmit

Aktivitete dhe evente

Vizioni për Zhvillimin e Turizmit sipas Strategjisë së Zhvillimit te Turizmit 2011- 2021

Tregjet Turistike

Tregu i Brendshëm

Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit të Beratit për vitet 2011- 2021

Page 4: TEMA - uamd.edu.al

4

Mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e turizmit në Berat

Zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë

Shfrytëzimi dhe infrastruktura

Marketingu dhe promovimi

Burimet njerëzore dhe menaxhimi i destinacionit

Konkluzione dhe Rekomandime

Bibliografia.

Page 5: TEMA - uamd.edu.al

5

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore gjatë Konferencës së radhës të zhvilluar në Kanada. Berati u vlerësua si një shembulli i rrallë i arkitekturës karakteristike osmane. Sipas vlerësimeve, Berati konsiderohet si një shembull i bashkëjetesës së disa komuniteteve fetare dhe kulturore për shekuj të tërë. Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore, 120 km në jug të Tiranës. Ai ka një popullsi prej rreth 64.000 banorë. Qendra Historike e qytetit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në 8 Korrik 2008 si ‘’ një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane ‘’ .Berati është shpallur Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare.

Kodikët e Beratit

Kodiku i Purpurt i Beratit “ (i quajtur Beratinus shek VI ) , në kohën që u shkruajt ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën. Kodiku i Arte përfaqëson kodikun e dytë më të rëndësishëm të Beratit, është një dorëshkrim i shekullit te IX-të. UNESCO ka treguar një interes të madh për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike të literaturës së vjetër liturgjike të historisë botërore.Kodikët e Beratit janë të përfshirë në Rregjistrin e Listës së Trashëgimisë Botërore. Berati Sit Nderkombetar i Trashegimise Boterore

-Pjesë e listës prej 689 sitesh të trashëgimisë kulturore të Unesco-s

-Berati është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Qyteteve Historike të përfshira në Unesco, si dhe është bërë pjesë e platformave dixhitale ndërkombëtare në fushën e promocionit dhe turizmit . -Në vitin 2008 Berati u shpall nga organi prestigjioz i shtypit ndërkombëtar ‘’Forbs” si një ndër 3 destinacionet e preferueshme në Ballkan -Në vitin 2009 u shpall nga Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit në Zvicër si Fitues i cmimit ‘’Një qytet muze me arkitekturë karakteristike dhe të bukur ‘’.

Page 6: TEMA - uamd.edu.al

6

ATRAKSIONET KULTURORE

Muzeume :

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e Shën Mërisë ( shek.18 ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla e tij e piktorëve .

Projektet në fushën e turizmit :

1-Ka përfunduar Strategjia e Turizmit për Beratin në bashkëpunim me Organizatën Holladeze për Zhvillim SNV .

2-Projekti i Komisionit Europian për rivleresimin e Trashëgimisë në lagjen Kala , i cili syon rehabilitimin e infrastrukturës në Kalanë e qytetit.

3-Bashkia Berat ka fituar projektin SUSTCULT në fushën e trashëgimisë me fonde të BE :

4.Projekti i Kombeve të Bashkuara ’Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social –ekonomik ‘’ , i cili startoi në vitin 2009 me vendosjen e sinjalistikës orientuese turistike në qytet ( 19 tabela ne dy gjuhë ) dhe me ngritjen dhe kompletimin e Zyrës se informacionit turistik .

VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT sipas Strategjise se Zhvillimit te Turizmit 2011- 2021 :

Qellimi 1

Një destinacion i njohur, mbështetur në trashëgiminë e tij kuturore, natyrore dhe shpirtërore, ku ofrohen shërbime unike dhe cilësore në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Qellimi 2

Zhvillimi gjithëvjetor dhe i harmonizuar i turizmit duke patur parasysh parimet e zhvillimit të qëndrueshëm

Qellimi 3

Një mirëqenie dhe jetë sociale më të mirë për banoret e Beratit, duke krijuar mundësi punësimi dhe rritje të nivelit të të ardhurave nga zhvillimi i turizmit.

Tregjet Turistike

Page 7: TEMA - uamd.edu.al

7

Mbështetur te sondazhet e vizitorëve:

- 55 % Janë nga Europa - 29 % e turistëve janë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera - 8% e turistëve janë nga kontinente të tjera (duke përfshirë Azinë, Amerikën) - 8% e turistëve janë shqiptarë (tregu i brendshëm)

Mundesite dhe rreziqet per zhvillimin e turizmit ne Berat

Atraksionet në qytet të listuara në Listën e UNESCO-s përbëjnë një pikë të fortë të zhvillimit turistik, përfshirë edhe burimet natyrore , bashkëjetesën fetare , kulinarinë dhe produktet , historitë dhe vlerat shpirtërore

Por keto pika te forta jane te shoqeruara edhe me rrezikun e demtimit per shkak te mungeses se fondeve per rikonstruksion te aseteve historike, demtim te pyjeve , akses te dobet ne pikat me interes nga pikepamja kulturore dhe natyrore , mungese te sherbimeve turistike vecanerisht ne fshatrat turistike.

Zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë

Mbrojtja dhe të përmirësimi i objekteve kulturore në Qendrën Historike.

Mbrojtja dhe përmirësimi i objekteve natyrore

Krijimi i tureve lokale.

Përmirësimi i kapaciteteve të restoranteve duke i shërbyer turistëve të huaj.

Identifikimi dhe rritja e kërkesave për suvenire

Promovimi i kuzhinës tradicionale të Beratit

Zhvillimi i produkteve të reja turistike

Shfrytëzimi dhe infrastruktura

Përmirësimi dhe ruajtja e infrastrukturës turistike në mënyrë të përgjegjshme Krijimi apo përmirësimi i shfrytëzimit të objekteve kryesore turistike

Identifikimi i elementëve të infrastrukturës turistike sipas Master Planit Urban Përmirësimi i sinjalistikes turistike

Page 8: TEMA - uamd.edu.al

8

Marketingu dhe promovimi Rritja e vizibilitetit të Beratit si një destinacion turistik përmes pjesëmarrjes në promovimin e aktiviteteve të rëndësishme

Nxjerrja e një ‘Marke’ për Beratin dhe zhvillimi i paketave turistike. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Kryerja e një sondazhi të operatorëve turistikë të brendshëm dhe të jashtëm dhe analizimi i prirjeve të turistëve të pavarur për të identifikuar produktet natyrore që kërkohen nga turistët.

Përgatitja e një plani për zhvillimin e ndjeshëm të objekteve turistike sipas kërkesave të turistëve dhe nga aktivitetet e aventurave të thjeshta në malet përreth Beratit

Akomodimi (p.sh. Eko-qendrat e pushimit, kampingjet, shtëpizat e gjuetisë, qëndrimet në ferma, strehët rurale)

Rrugët me rëndësi historike (p.sh. nga Berati në Korçë)

Aktivitete të aventurave të thjeshta (p.sh., rafting, kanotazh, hiking, dhe çiklizëm )

Zhvillimi dhe promovimi i SME-ve në agrobiznes dhe agroturizëm

Përgatitja dhe lehtësimi i logjistikës për operatorët turistikë dhe vizitorët.

Zhvillimi i disa aktiviteteve gjatë vitit në interes të qytetarëve Beratas, dhe turistëve vendas dhe të huaj.

Page 9: TEMA - uamd.edu.al

9

Qëllimi: Qëllimi i ndërtimit të këtij punimi është njohja e historisë,traditës kulturore të qytetit të Beratit dhe kërkimi i mundësive të reja për një zhvillim sa më të qendrueshëm etnokulturor të këtij qyteti.

Objektivat e punimit konsistojnë në dhënien apo gjetjen e rrugëve që do të garantonin përmirësimin e imazhit te Beratit në fushën etnokulturore, rritja e vizibilitetit të Beratit si një destinacion turistik duke konsoliduar kështu kontributin e qytetit të Beratit në kulturën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Hipotezat: A do të mundej qyteti i Beratit të reflektojë më mirë dhe më kumbueshëm historinë e tij qindravjecare dhe vlerat e tij autentike nëse përmirësohet performanca e institucioneve, operatorëve turistike në treg dhe nëse rritet ndërgjegjia e opinionit publik lidhur me njohjen dhe përhapjen e këtyre vlerave të patjetërsuesheme? Metodologjia:Për të dhënë këtë përgjigje kësaj hipoteze kemi përdorur një metodë hulumtimi kërkimore duke iu referuar studimeve të vjetra dhe bashkëkohore mbi qytetin e Beratit,dokumentave arkivor,planeve dhe strategjive të institucioneve shtetërore,botimeve shkencore me autorë shqipëtarë e të huaj.Në vlerësimin e të dhënave jemi bazuar në sondazhe të bazuar në institucione dhe operatorë turistikë lokalë dhe qendrore.

Page 10: TEMA - uamd.edu.al

10

SINJË

ZHEPE

TËRPAN

ÇEPAN

POTOM

QENDER

LUMAS

GJERBES

VËRTOP

LESHNJE

ROSHNIK

BOGOVE

OTLLAK

VELABISHT

KOZARË

KUTALLIPOSHNJË

PERONDI

VENDRESHE

CUKALATURA VAJGURORE

BERAT

POLIÇAN

ÇOROVODE

KUÇOVË

10 0 10 20 Miles

County berat_communes_plg.shpBERATBOGOVECUKALATGJERBESKOZARËKUTALLIKUÇOVËLESHNJELUMASOTLLAKPERONDIPOLIÇANPOSHNJËPOTOMQENDERROSHNIKSINJËTËRPANURA VAJGUROREVELABISHTVENDRESHEVËRTOPZHEPEÇEPANÇOROVODE

N

EW

S

QARKU BERAT

Page 11: TEMA - uamd.edu.al

11

HYRJE

Duke patur parasysh tiparet unike të Beratit, ky qytet që nga viti 1961 u shpall qytet-muze nga qeveria shqiptare. Gjatë periudhës së komunizmit kur udhëtimët në Shqipëri në përgjithësi ishin të kufizuara, Berati u vizitua nga të huaj veçanërisht nga ata grupe që vizitonin Shqipërinë nga vendet aleate. Gjithashtu grupet e vizitorëve që vinin nga Kosova dhe nga rajoni vizitonin Beratin gjatë tureve të organizuara nga shteti.

Pas rënies së regjimit dhe ngjarjeve të trazirave të vitit 1997 në të gjithë Shqipërinë, Berati ka rivensdosur edhe njëherë emrin dhe imazhin e tij të mirë. Numri i vizitorëve është rritur, me vizitorë që vijnë nga jashtë vendit, nga qytete të tjera të Shqipërisë, dhe nga Kosova. Për qytetarët e Beratit kjo rritje vë në dukje më së miri përdorimin e pasurive të qytetit dhe pasqyron traditat e qytetit në mikpritjen e vizitorëve. Tradicionalisht në Berat, vizitorët kanë gjetur mikpritjen, përvojën që të ofron një mjedisin i qetë dhe çlodhës si dhe mundësinë për të shijuar kuzhinën tradicionale të kombinuar me atë bashkëkohore karakteristike të rajonit, përfshirë ullinjtë me famë, mishin e qengjit dhe të gjelit të detit të rritur në zonë dhe verërat e prodhuara nga vreshtat përreth qytetit.

Pas regjistrimit të Beratit në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, numri i vizitorëve ka qenë gjithnjë e në rritje. Sipas shitjes së biletave në Kështjellën e Beratit gjatë vitit 2009, kishte rreth 18,190 vizitorë. Në 2012-ën, kjo shifër është rritur me më shumë se 10% deri në 20.823 vizitorë1.

Trashëgimia Botërore e UNESCO-s

Më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore gjatë Konferencës së radhës të zhvilluar në Kanada. Berati u vlerësua si një shembulli i rrallë i arkitekturës karakteristike osmane. Sipas vlerësimeve, Berati konsiderohet si një shembull i bashkëjetesës së disa komuniteteve fetare dhe kulturore për shekuj të tërë.

Qendrat historike të Gjirokastrës dhe Beratit

N40 4 10 E20 7 60

Data e regjistrimit: 2005

Kohëzgjatja : 2008

Kriteret: (iii)(iv)

Toka : 59 ha

Zona e mbrojtur: 136 ha

Ref: 569bis

1Këto shifra tregojnë rritjen e vizitorëve në qytetin e Beratit. Megjithatë ata janë të kufizuara në varësi të kohës së blerjes së biletës. Numri i saktë i vizitorëve në Berat konsiderohet të jetë shumë më i lartë.

Page 12: TEMA - uamd.edu.al

12

Kriteri (iii)që jep arsyet e regjistrimit shpreh se Gjirokastra dhe Berati ( që të dy të regjistruar si dy qytete në seri) shfaqin dëshmi të jashtëzakonshme të larmisë së shoqërive urbane në Ballkan, dhe të mënyres të pandryshueshme të jetesës, gjë e cila pothuajse është zhdukur në ditët e sotme. Kriteri (iv) konsideron që dy qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit shfaqin dëshmi të jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe të banesave urbane të zonës gjatë periudhës klasike otomane, si vazhdimësi të kulturave të ndryshme mesjetare që e paraprinë atë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin e Beratit i cili tani renditet si një ndër 704 qytetet të UNESCO-s si vende me trashëgimi kulturore.

Pershkrim i pergjithshem i Qytetit

Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore, 120 km në jug të Tiranës. Ai ka një popullsi prej rreth 64.000 banorë. Qendra Historike e qytetit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në 8 Korrik 2008 si ‘’ një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane ‘’ .Berati është shpallur Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare.

Qyteti është ndër më të vjetrit në Shqipëri , fillimet e të cilit i gjejmë në një vendbanim në formë fortese -Kalaja ,e cila ka ekzistuar që prej shekullit IV para Krishtit me një jetë të pandërprerë deri në ditët e sotme. Ai ka qenë vendbanim i fisit Ilir të Desaretëve, të cilët ishin të parët që ndërtuan fortifikimet në qytet . I njohur si Antipatrea qyteti u pushtua prej romakëve në shekullin e II para Krishtit .Tit Livius –një historian Romak i famshëm e përshkruan atë si ‘’...një qytet i madh dhe i fortë ,i vendosur në një rrip toke të ngushtë e shkëmbor ‘’.Livius tregon për mizorinë

Page 13: TEMA - uamd.edu.al

13

e legjioneve Romake të cilat ‘’ ... vranë të gjithë njerëzit mbi 16 vjeç ,shkatërruan muret e qytetit dhe i vunë zjarrin atij’’. Romakët e quajtën qytetin Albanorum Oppidum ( Kështjella Shqiptare ).

Gjatë periudhës Bizantine në shekullin e V qyteti njihet si Pulcheriopolis, nga Pulheria -emri i motrës së Perandorit Bizantin Teodos i cili pushtoi qytetin. Emri Pulcheriopolis do të thoshte ‘’qytet i bukur, i pasur, i fuqishem’’ dhe jo rastësisht iu vu qytetit ; ai po bëhej një qendër kyçe me rritje të madhe kulturore.

Në shekullin e VII filluan invazionet Bullgare ,të cilat zgjatën deri në vitin 1018 duke e quajtur Beratin si Belgrad – Qyteti i Bardhe .

Me rënien e Perandorisë Bizantine, Berati u kthye në një nga qendrat më të rëndësishme për autoritetet fetare të Epirit. Ai ishte rezidenca e Mikele Angelo Komneno despoti i qendrës klerike të Epirit. Në hyrjen e Kalasë në portën e saj jugore, gjendet një monogram me gurë ; një kryq me katër shkronja ku është shkruar : M.H.L.K. ky është emri i despotit: M (i) .H (a) .L.K. (omneni) .

Në shekullin e XIV, qyteti u transformua në kryeqendrën e një principate të madhe nën sundimin e familjes fisnike të Muzakajve.

Në vitin 1417 Berati u vu nën pushtimin Turk. Gjatë pushtimeve otomane,ai mbeti një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë. Deri në fillimin e shekullit XX qyteti kishte një infrastrukturë solide, dhe ishte nyje lidhëse drejt Lindjes dhe Kostandinopojës por gjithashtu edhe në drejtim të Jugut për në Janinë –Greqi.

Qyteti është i njohur për trashëgimine e tij kulturore,arkitekturën historike dhe bukurinë natyrore dhe njihet si ‘’qyteti i një mbi një dritareve ‘’ për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet.

Është një qytet i mrekullueshëm skenik me ndërtesa të bukura shumë interesante nga pikëpamja arkitektonike dhe historike. Qyteti ka një reliev malor dhe kodrinor me majat më të larta Malin e Tomorrit ( 2.416 m ) dhe Malin e Shpiragut ( 1.218 m) të cilët të kombinuar me luginën e Osumit krijojnë një peisazh të bukur në qytet .

Berati mbart dëshminë e bashkëjetesës së feve të ndryshme dhe komuniteteve të shumta kulturore përgjatë shekujve. Pjesa e vjetër historike përbëhet nga tre lagje të ndara nga lumi Osum : Kalaja, Gorica dhe Mangalemi. Qyteti ka gjithashtu Qendrën Mesjetare e cila përbëhet nga monumente të vjetra fetare të sektit Bektashi dhe një xhami të shek.XV.

Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj original të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX .

Page 14: TEMA - uamd.edu.al

14

Pamje hyrese e Kalase

Ajo nuk është vetëm një nga Kështjellat më të mëdha të banuara ,por një arkiv në gurë ,e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme : Romako-Bizantine, Shqiptare dhe Otomane.

Ndërtesat brenda Kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha Bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës Otomane e cila filloi në vitin 1417 .

Kalaja e Goricës ka qënë një tjetër kala në qytet e cila i përket së njëjtës periudhe ( IV para Krishtit ) , e pozicionuar në kodrën përballë. Sot ekzistojnë vetëm rrënojat e kësaj kalaje.

Lagjet e vjetra të Mangalemit dhe Goricës pergjatë lumit , të lidhura me njera-tjetrën me Urën e Goricës ,janë zona të ruajtura mirë me ndërtesa me arkitekturë karakteristike me një numër të madh dritaresh , rrugica plot sharm dhe objekte religjioze.

Page 15: TEMA - uamd.edu.al

15

Lagjja Mangalem

TURIZMI KULTUROR : Berati ka një trashëgimi të pasur kulturore.Pjesë e trashëgimisë së tij janë monumentet e kultures ku përfshihen ndërtimet fetare, banesat popullore dhe ndërtimet fortifikuese.Pjesa e vjetër historike përbëhet nga tre lagje të ndara nga lumi Osum te cilat perbejne Qendren Historike: Kalaja , Gorica dhe Mangalemi. Qyteti ka gjithashtu Qendrën Mesjetare e cila përbëhet nga monumente të vjetra fetare të sektit Bektashi .

Qyteti ka një histori të lashtë dhe të pandërprerë. Ka 107 monumente te kategorise se pare dhe 383 te kategorise se dyte. Kalaja e Beratit perben nje nga Kështjellat më të mëdha të banuara ,e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme : Romako-Bizantine, Shqiptare dhe Otomane.

Objektet e kultit kristian dhe atij mysliman jane te ruajtura mire dhe i perkasin periudhave te ndryshme historike . Dikur në Kala kanë ekzistuar 42 kisha ndërsa sot ruhen vetëm 8.Më të hershmet i përkasin kryesisht shekujve të 13 dhe 14.Ndërsa banesat në përgjithësi i përkasin shekujve të 18 dhe 19.Ato banohen nga banorët edhe në ditët e sotme. Berati u shpall pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore te UNESCO-s ne 8 Korrik 2008. Berati mbart dëshminë e bashkëjetesës së feve të ndryshme dhe komuniteteve të shumta kulturore përgjatë shekujve.

Page 16: TEMA - uamd.edu.al

16

Kodikët e Beratit

Kodiku i Purpurt i Beratit “ (i quajtur Beratinus shek VI ) , në kohën që u shkruajt ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën. Kodiku i Arte përfaqëson kodikun e dytë më të rëndësishëm të Beratit, është një dorëshkrim i shekullit te IX-të. UNESCO ka treguar një interes të madh për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike të literaturës së vjetër liturgjike të historisë botërore.Kodikët e Beratit janë të përfshirë në Rregjistrin e Listës së Trashëgimisë Botërore.

Berati Sit Ndërkombëtar i Trashëgimisë Botërore -Pjesë e listës prej 689 sitesh të trashëgimisë kulturore të Unesco-s -Berati është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Qyteteve Historike të përfshira në Unesco, si dhe është bërë pjesë e platformave dixhitale ndërkombëtare në fushën e promocionit dhe turizmit . -Në vitin 2008 Berati u shpall nga organi prestigjoz i shtypit ndërkombëtar ‘’Forbs” si një ndër 3 destinacionet e preferueshme në Ballkan -Në vitin 2009 u shpall nga Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit në Zvicër si Fitues i cmimit ‘’Një qytet muze me arkitekturë karakteristike dhe të bukur ‘’. -Këtë vit qyteti synon të bëhet pjesë e Organizatës së Qyteteve Historike Ndërkombëtare dhe anëtar i Shoqatës së Qyteteve të Artit Europian. -------------------

Page 17: TEMA - uamd.edu.al

17

Aktorët e përfshirë në fushën e trashëgimisë në Berat :

1- Drejtoria e Kulturës Kombëtare 2- Drejtoria e Muzeumeve 3- Bashkia Berat ( në fushën e shërbimeve , promocionit, aktiviteteve ) 4- Aktorët ndërkombëtarë ( SNV, PNUD, UNESCO, Rrjeti i Qyteteve Historike , Rrjeti i

Qyteteve Franceze te Artit etj) 5- Zyra Rajonale e Turizmit

ATRAKSIONET KULTURORE

Muzeume :

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e Shën Mërisë ( shek.18 ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla e tij e piktorëve .

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’

Page 18: TEMA - uamd.edu.al

18

Muzeu Etnografik – Është i vendosur në një nga banesat karakteristike të Beratit , e cila daton në shekullin 18. Brenda tij gjendet pavjoni i arkeologjisë, një imitim i pazarit mesjetar , pavjoni i arkitekturës dhe mjediset e brendshme të një shtëpie tipike të shekullit 18.

Muzeu Etnografik

Galeria e Arteve ‘’Edward Lear’’ – E hapur në 1994 është një ndër Galerite e Artit më të mira dhe më të rëndësishme në vend. Koleksioni i saj nxjerr në pah veprat e artit kontemporan dhe të traditës, të artistëve vendas dhe të huaj .

Page 19: TEMA - uamd.edu.al

19

Galeria e Arteve ‘’Edward Lear’’

Qendra historike : Kalaja :

Katedralja Fjetja e Shën Mërisë ( Muzeu Kombëtar i Ikonave Onufri )

Kisha e Shën Mari Vllahernes (shek.13 )-Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat .Kjo Kishë është restauruar në shek.16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit.

Kisha e Sh. Mari Vllahernes

Kisha e Shën Kollit ( Shek. 16) - Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane .

Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644. Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit.

Kisha e Shën Triadhës –(Shek.13-14 ) .Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për afreske të bukura bizantine dhe muret e saj janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .

Page 20: TEMA - uamd.edu.al

20

Kisha e Sh. Triadhes

Akropoli – Ështëi vendosur në pjesën më të lartë të Kalasë dhe përbën rrethimin e dyte te mureve brenda saj. Ne brendësi të tij gjenden rrënojat e banesave të garnizoneve të ushtrisë Turke, Rezidenca e Pashait dhe rrënojat e Xhamisë së Bardhë ndërtuar në periudhën Otomane.

Cisterna e ujit - (Shek. 13-14 ) . Është përdorur për ruajtjen e ujit gjatë periudhës së Mesjetës së vonë. Një tunel prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në kullë.

Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu

garnizoneve Turke.

Page 21: TEMA - uamd.edu.al

21

Xhamia e Kuqe

Kisha e Shën Mitrit - Kisha është rindërtuar mbi rrënojat e një faltoreje te vjetër në shekullin 16-17. Sipas një mbishkrimi ,kisha është pikturuar në vitin 1607.

Kisha e Shën Todrit (Shek.11-16 ) – Kisha është ndërtuar në mesin e shekullit të 16 dhe u pikturua nga Onufri . Brenda kishës është gjetur një kopje e Epitafit te Gllavenicës ,një krijim arti i famshëm i vitit 1373.

Kisha e Shën Ilias – Kjo Kishë është vendosur jashtë mureve rrethuese të Kalasë .Skenat biblike në këtë Kishë janë shkruar në gjuhën Shqipe ,një shembull i rrallë për objektet religjioze në Berat .Gjatë regjimit komunist ky objekt u shkaterrua dhe u rindertua pas vitit 1990.

Page 22: TEMA - uamd.edu.al

22

GORICA :

Manastiri i Shën Spiridonit ( Shek.19 ) – Manastiri i Shën Spiridonit ndodhet në qendër të lagjes Goricë.Mbishkrimi në hyrjen e saj e daton objektin në vitin 1864 .Ndërtesa e manastirit prezanton një skemë tipike të bazilikave të shekullit të 18.

Manastiri i Shen Spiridonit

Kisha e Shën Thomait –( Shek. 19 ) -Kisha e Shën Thomait është e vendosur në lagjen Goricë . Objekti u shkaterrua gjatë regjimit komunist dhe u rindërtua pas viteve 1990 me financime te dhëna nga komuniteti kristian i qytetit të Beratit.

Rrënojat e Kalasë së Gorices – Kalaja e Gorices ka qenë një tjetër kala e qytetit e cila i përket të njëjtës periudhë me Kalanë ( shek 4 p.e.r ) e vendosur në kodrën përballë. Sot gjenden vetëm rrënojat e kësaj kalaje.

Ura e Gorices – Ura e Goricës u ndërtua prej druri në vitin 1780 nga Ahmet Kurt Pasha . U rindërtua me gurë në shekullin e 18 dhe më pas gjatë viteve 1920- 1930 .

Page 23: TEMA - uamd.edu.al

23

Ura e Gorices .

Mangalem:

Xhamia e Beqareve– Ndërtuar në vitin 1827 me qëllimin për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.Karakteristikë për këtë Xhami është aplikimi në fasadat e saj të pikturave që prezantojnë pamje nga qyteti.

Kisha e Shën Mëhillit –(Shek.13 )- Ndërtuar mbi një shkëmb në lagjen Mangalem në jug të Kalasë ajo demonstron një mjeshtëri në teknikën e klausonazhit .Krahasuar me kisha të tjera në Berat ,në këtë Kishë gjendet një nivel i lartë arkitektonik dhe një tendencë për perfeksionimin e formave.

Kisha e Shen Mehillit

Page 24: TEMA - uamd.edu.al

24

QENDRA MESJETARE : Xhamia Mbret-Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet .Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II.

Teqeja e Helvetive-( shek. 15 ) Teqeja e Helvetive u ndërtua në shekullin 15 dhe u rindërtua nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1782. Karakteristikë për këtë Teqe është tavani prej druri i dekoruar sipas stilit barok i adoptuar në artin Islamik me piktura të përshkruara si ndër më te bukurat e asaj kohe.

Teqeja e Helvetive

Pika të tjera :

Kisha e re Ortodokse -Kisha e Shën Dhimitrit është ndërtuar ne 2006 ne vendin ku ka ekzistuar më parë Katedralja e Vjetër e qytetit .

Xhamia e Plumbit - (shek.16 ) .Xhamia më e bukur ndërtuar gjatë sundimit të Sulltan Suljeman Konunor (1520-1566) , periudhë në të cilën qyteti po kthehej në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Otomane. Kjo është xhamia më e madhe e këtij lloji në Shqipëri.

Page 25: TEMA - uamd.edu.al

25

Kalendari i festave ne qytet :

-Festa e 6 Janarit –Dita e ujit të bekuar . Ceremoni religjioze në Kishat e Beratit dhe ceremonia

e hedhjes së kryqit nga Ura e Goricës. Festë mbarëqytetare .

Festa e Ujit të Bekuar – 6 Janar

-Festa e 14 Marsit –Dita e Verës dhe e Karnavaleve . Grupe kulturore, muzikore dhe festive

në qendrën e qytetit, paradë e karnavaleve sipas grupeve të shkollave të qytetit .Festime

tradicionale në rrethinat e qytetit .

-1 Maj - Rafting Day in Berat –Rafting në lumin Osum –ceremoni e përvitshme

-Festa e 20 Korrikut – Festa e Sh.Ilias ( pelegrinazh në kishën e Sh.Ilias në kodrat e qytetit ,

ku banorët e qytetit dhe të rajonit përvec riteve fetare kryejnë festa të vogla muzikore) .

-Festa e 15 Gushtit –Festa e Sh.Marisë ( rite religjioze në Kishën e Sh.Marisë në Kala që

shoqërohen me pelegrinazhe në kishën e Sh. Marisë në fshatin Vodicë )

Page 26: TEMA - uamd.edu.al

26

-Festa e Bektashinjve –Pelegrinazh në Malin e Tomorit – 20-25 Gusht . Rite pagane dhe

ceremoni tradicionale në Malin e Tomorit , pelegrinues nga Ballkani , Shqipëria dhe Rajoni.

Degustim në natyrë i produkteve tipike të zonës dhe pijeve .

-Dita Kombëtare Trashëgimisë Kulturore -29 Shtator – Ekspozitë fotografike, dhe objekte

ikonografike, filmime .

-Dita Botërore e Muzikës – Koncert i përvitshëm tradicional me muzikë klasike .

Ekspozitat në Galerinë e Arteve ‘’Edward Lear’’

Ekspozita pikturë me fëmije të grupmoshave të ndryshme – ‘’Color ‘’

Konkursi vjetor i pikturës cmimi ‘’ Lear ‘’

Ekspozita e fotografisë artistike ‘’Fokus’’

Eskpozita të përbashkëta me artistë vendas dhe të huaj

Festivalet :

Koncerte periodike të grupit të këngës qytetare

Pjesëmarrje në konkurrime kombëtare e grupit të këngës popullore .

Koncertet e grupeve folklorike të qyteteve që i përkasin Rajonit të Beratit .

Koncerte :

Koncerte dhe spektakle të hapura në sheshet e qytetit me rastin e festave të ndryshme ( Krishtlindjet, Viti i Ri, festa e Sh. Valentinit )

Festivali i pervitshëm i këngës për fëmijët

Koncerte të grupeve të ndryshme muzikore nga Ballkani dhe Vendet fqinje

Page 27: TEMA - uamd.edu.al

27

Ekoturizëm në Berat

Malet

Një rrugë e lehtë për të parë një peisazh spektakolar malor të zonës së Beratit është të marrësh rrugën e mirë dhe të asfaltuar për në Çorovodë të rrethit Skrapar, e cila zgjat 2 orë vajtje.Autobuzat dhe furgonët shkojnë nga Berati për në Skrapar në intervale të rregullta deri në mesditë, dhe nisen nga stacioni i autobuzit pranë Xhamisë së Plumbit. Në gjysmë të rrugës për në Skrapar, mund të shihet qyteti i Policanit në luginën më poshtë rrugës. Policani ka qenë qendra e prodhimit të armëve në kohën e Shqipërisë komuniste dhe deri në 1992 asnjë nuk mund të ikte atje, pa patur një vend pune në fabrikën e armëve.Tashmë nuk është një vend i mbyllur, por shumica e prodhimit të armëve kryhej në bunker nën tokë, të fshehur nga pamja dhe të mbrojtur nga sulmet. Për vite me radhë , fuqia punëtore merrej me demontimin e armëve të cilat vetë i kishin prodhuar.

Mali i Tomorrit

Pas Policanit , lugina e lumit ngushtohet dhe malet bëhen më tepër dramatikë. Autobuzat nga Berati ndalojnë në Çorovodë. Në qoftë se udhëtoni me makinat tuaja ose nëse nuk e keni problem të ecni, ju mund të vazhdoni në lindje pas disa kilometrash ku ndodhet një urë e vjetër Otomane mbi lumin e Çorovodës (Ura e Mesit). Në kohërat e vjetra kjo urë lidhte tregëtinë ndër-kontinentale , tani është në mes të asgjëje .

Page 28: TEMA - uamd.edu.al

28

Ura e Kasabashit në Çorovodë

Kjo rrugë vazhdon në malin e Tomorrit deri në Teqenë e Bektashinjve në varrin e Abaz Aliut , i cili në cdo muaj Gusht është pika e takimit të Pelegrinazhit të Bektashinjve.

Pamje nga festa në Kulmak

Page 29: TEMA - uamd.edu.al

29

Peisazh në Kulmak

Teqeja e Kulmakut

Vendi i shenjtë në Tomorr

Page 30: TEMA - uamd.edu.al

30

Pamje Mali i Tomorrit

Panorama është mahnitëse me fshatra te vegjël dhe ferma që ngjiten maleve si dhe në anë të lumit. Mali i Tomorit është një kompleks masiv, i gjatë me lartësi mbi 2000m. Ai shtrihet në veri në Çorovodë nga Liqeni i Banjës në jug të Elbasanit, me majën e tij më të lartë, Çuka e Partizanit ( 2.415m) .Për të shkuar në Teqenë nga Çorovoda me makinë, ju duhet një makinë 4x4 dhe zgjat rreth 2 orë vetëm vajtje.

Ngjitje, ecje dhe bicikleta malore

Masivi i Tomorrit ofron mundësi të shkëlqyera për alpinizëm, por serioziteti i këtij mali nuk duhet nënvlerësuar. Nuk ka sinjalistikë për shtigjet, nuk ka harta për alpinizëm dhe nuk ka skuadra shpëtimi në male. Ka disa guida për malin e Tomorrit. Rroba dhe këpucë të përshtatshme janë esenciale dhe duhet të jeni në forme të mirë fizike për të kryer këtë ngjitje. Mos jini i sigurt për sinjalin e celularit.

Një opsion tjetër është të drejtoheni drejt malit të Shpiragut në anën tjetër të lumit Osum. Një rrugë dytësore shkon në perëndim të lagjes Gorica, pastaj fillon të ngjitet në disa baraka dhe ndërtsa të tjera me tunele në kodrën e dukshme në anën tjetër të një lumi të vogël. Pas një ore ju shikoni një rezervuar të këndshëm i cili është një ndalesë shumë e mirë për piknik. Një rrugë alternative është fshati i Drobonikut, disa kilometra në rrugën që të çon për në Këlcyrë. ( të dhëna për Drobonikun)

Page 31: TEMA - uamd.edu.al

31

Nëse jeni me bicikleta malore, ka disa rrugë interesante që ju mund t’i arrini sapo lini Beratin. Një mundësi është rruga e cila kalon nga Gorica në Këlcyrë dhe Përmet në anë të lumit Vjosa. Kjo është një rrugë e keqe rreth 80 km dhe është e veshtirë të kalohet edhe me makina 4x4 , por do t’ia vlente për ciklistë të pajisur mirë. Kjo rrugë kryqëzohet me Qafën e Gllavës ( 900 m e lartë) dhe nuk është shumë e populluar, prandaj është e këshillueshme të merrni tenda dhe cadra për gjumë. Ju duhet të merrni ushqim të mjaftueshëm dhe ujë të pijshëm për ditë të tëra.

Ka një rrugë të vjetër përgjatë Lumit Tomorrica ndërmjet fshatrave të Tomorrit dhe Kosnica e cila shkon në qytetin e Gramshit në fundin jugor të Liqenit të Banjës .Kjo rrugë duhet të ndiqet vetëm në kohë të mirë dhe është e rendësishme të jesh i pajisur mirë për këtë rrugë, pasi nuk ka banime dhe nuk ka trafik. Nga Gramshi ju mund të vazhdoni në veri për në Elbasan ose në Maqedoni dhe Greqi .

Tur operatorët lokalë :

Berati Tours ofron një sërë itenerare udhëtimesh , përfshirë alpinizëm një ditor dhe në fundjavë në Parkun Kombëtar të Tomorit,. Ata ofrojnë një tur të plotë ecjeje rreth Beratit , një udhëtim në një Kantinë Vere dhe ekskursione të lehta në fshatrat pranë Beratit dhe ujëvarën e Bogovës. Këto guida mund të kryhet pas një kërkese drejtuar nëpërmjet e-mailit.

Për rafting në lumin Osum , Albanian rafting Group ka guida të kualifikuara dhe me experiencë. Udhëtimet e rafting ofrohen nga lokalet në Castle Park Hotel pranë fshatit Drobonik .Outdoor Albania mund të organizojë edhe kajake në lumin Osum dhe alpinizëm në malin e Tomorrit.

Për guida në Rajonin e Beratit gjithashtu kontribuon Irminel Agalliu , i cili ofron ture në Rajon, transport dhe interpretim në Anglisht, Italisht dhe Gjermanisht .

Alpha Travel është një agjensi e cila ofron ture në Zonën e Shpiragut, akomodim në hotel alpin, ngjitje , peshkim dhe ecje malore. Gjithashtu edhe ture në sitet e trashegimisë kulturore të zonës.

Zyra e Informacionit Turistik

Ndodhet në qendër të qytetit pranë ndërtesës së Bashkisë. Ngritja dhe kompletimi i saj me pajisje bashkëkohore u bë i mundur në saj të financimit të qeverisë Spanjolle nëpërmjet programit të përbashket UNESCO dhe PNUD “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social Ekonomik”. Zyra ka filluar funksionimin në muajin Prill 2010. Aktualisht Zyra menaxhohet nga Bashkia Berat dhe mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj duke dhënë informacion mbi resurset dhe potencialet turistike të qytetit të Beratit dhe më gjerë. Vizitorët marrin informacione të detajuara edhe mbi akomodimin , transportin interurban dhe rajonin përreth Beratit.

Page 32: TEMA - uamd.edu.al

32

Zyra është e pozicionuar shume pranë Stacionit Qëndror te autobuzave interurbanë dhe lehtësisht e aksesueshme per turistët. Informacioni jepet ne disa gjuhë të huaja : Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Broshurat , hartat dhe fletëpalosjet per vizitorët shpërndahen falas , gjithashtu Zyra ofron shërbime të specializuara guida në qytet dhe rrethinat si dhe shërbim internet falas per vizitorët.

Zyra e Informacionit Turistik

Burimet turistike në zonat alpine . Të dhëna për tregun turistik dhe produket të cilat nevojiten :

Shfrytëzimi i kanioneve si destinacion turistik do të kishte një impakt të drejtpërdrejtë social

në jetën e këtij komuniteti. Kanionet Ndodhen në një segment i cili perfshin tre njësi vendore: bashkinë Çorovodë,

Komunën Qendër dhe Komunën Çepan,me një popullsi afërsisht 15 mijë banorë ku 8500 banorë i ka Bashkia Çorovodë 6200 Komuna Qendër dhe 2800 banorë komuna Çepan .

Kjo zonë është një nga zonat më të varfra të qarkut , Ka nje nivel të lartë papunsie , infrastrukturë tejet të amortizuar , me mungesë tregu për produktet e tyre , njësi të pakta akomoduese, mungesë në burime njerëzore , mungesë promovimi nga strukturat vendore Komuniteti i biznesit do të siguronte më shumë të ardhura të cilat do ti ndihmonin ata për

të përmirësuar cilësine e shërbimit dhe për të investuar në zonë, Fermerët e zonës do të mund të siguronin të ardhura më të mëdha nga shitja e

produkteve të tyre dhe këto do të ndikonin në përmirësimin e jetesës së tyre dhe më vonë do të mund të zgjeronin aktivitetin e tyre duke synuar drejt agroturizmit.

Page 33: TEMA - uamd.edu.al

33

Njësite vendore do të siguronin më shumë të ardhura për ti përdorur në sektore prioritare si infrastrukture ,arsim,shëndetsi etj .

Komuniteti do ti shikonte kanionet si burim zhvillimi per zonen pasi ne zone do te qarkullonin me shume vlera monetare dhe kjo do te reflektohej ne cilesine e jetes se komunitetit si dhe ne rritjen e nivelit te punesimit ne zone.

Shoqatat e ndryshme te raftingut nepermjet konkurences se lire do te zgjeronin aktivitetin e tyre natyrisht dhe fitimet e tyre duke siguruar ne te njejten kohe promovimin e kanioneve duke rritur numurin e vizitoreve te huaj te apasionuar pas sportit te aventures.

Kjo zone ka nje infrastrukture te shkaterruar dhe pothuajse fare pa investime si nga sektori publik dhe ai privat.

Megjithse zona ka nje interes shume te madh turistik per shkak te potencialit te madh qe ajo mbart eshte e nevojshme qe te nderhyhet urgjentisht ne infrastrukture me qellimi per te lehtesuar aksesin e turisteve si vendas dhe te huaj per te vizituar zonen.

Persa i perket shfrytezimit te kanioneve si potencial turistik deri tani nuk ka patur ndonje iniciative nga njesite vendore qe shtrihen pergjate kanioneve per zhvillimin e nje koncepti te perbashket per shfrytezimin e tyre ne funksion te zhvillimit ekonomik te zones.

Iniciativa private ka qene prezente por eshte frenuar dhe nuk eshte stimuluar nga faktore te ndryshem,por kjo sipermarrje edhe pse e dobet ka filluar te kuptoje rendesine e investimit ne kete zone.

Kanionet e Osumit jane shfrytezuar edhe nga operatoret e sportit te aventures ne Tirane apo Berat por keto nuk kane patur ndonje impakt social ne zone pasi kane qene turiste ditore te cilet shfrytezonin kanionet vetem per raftingun

Gjithsesi kane patur impaktin e vet pozitiv pasi kane rritur interesin e turisteve te huaj per te vizituar zonen.

Njesite vendore duhet te promovojne resurset e tyre natyrore dhe ti shfrytezojne ato vete te inkurajojne hapjen e agjensive turistike prane tyre si dhe ti promovojne ato ne websitet

e tyre me qellimim qe te rrisin numurin e turisteve , te bashkpunojne me subjektet private per permirsimin e cilesise se sherbimit ne njesite

akomoduese. Orientim me i mire i politikave strategjive te zhvillimit,investimeve dhe proçesit te

zhvillimit te gjithe zones. Aftesim dhe ndergjegjesim i kapaciteteve njerzore per potencialin e zones dhe

menaxhimin e qendrueshem te zhvillimit te saj Rritja e aksesit te biznesit ne treg Hartimi i nje plani “meaxhim Destinacioni”per zonen e kanioneve te rajonit te Beratit

grupet e interesit Nenshkrimi i nje marveshje nderinstitucionale (ndermjet strukturave vendore dhe

rajonale)per menaxhimin e perbashket. Takime Konferenca me grupet e interesit ,me komunitetin e zhvillimit te rajonit ,me

median per zhvillimin e nje koncepti te perbashket et. Hartimi i nje pakete fiskale te vecante (per nje afat kohor te caktuar )per bizneset e

interesuara te zhvillojne ne zone Ngritja e nje grupi konsultativ ekspertesh me perfaqsim te institucioneve ,grupeve te

interesit,komunitetit,medias,OJf ve etj Hartimi i studimeve te nevojshe per analizen paraprake te zones Takime tryeza me eksperte te fushes.

Page 34: TEMA - uamd.edu.al

34

Kanionet e lumit Osum

Page 35: TEMA - uamd.edu.al

35

Shërbime dhe infrastrukturë turistike Në qytetin e Beratit ushtrojnë veprimtarinë e tyre 11 njësi akomoduese ( hotele ) të cilat janë përgjithësisht në standarte të kenaqëshme, dhe me një kapacitet akomodues në total prej 308 shtretër. Është krijuar baza e të dhënave e rrjetit hoteleri- restorante për qytetin në website-in e bashkisë dhe synohet përfshirja e tyre në Projektin Berat Festival për konkursin vjetor ’ Berati Top Restorant ‘’, duke e kthyer në një traditë të përvitshme shpalljen e restorantit më të mirë të qytetit , i cili plotëson standartet e shërbimit .

Parkimet dhe transporti .Në Kala është rruga e aksesueshme për mjete me përdorim te

kufizuar vetëm për banorët .Pjesa tjetër ngjitet në kembë. Kjo situatë do të mbetet sic është.

Qarkullimi i mjeteve do t’i lejohet vetëm banorëve dhe vetëm në disa rrugë të caktuara për mjete.

Në Mangalem rrugët janë të aksesueshme vetëm në këmbë, kjo situatë do të ruhet sic është.

Qarkullimi i mjeteve në Goricë është i mundshëm vetëm nga dy urat , por aksesi do të lejohet

vetëm në Urën e Re të Goricës, pasi ura e vjetër do të ruhet si monument kulturor i vizitueshëm.

Grup turistësh në Lagjen Kala

Page 36: TEMA - uamd.edu.al

36

Shërbimi i pastrimit mbulon gjithë zonën historike. Vendosja e koshave më të mëdhenj jashtë Kalasë, dhe vendosja e koshave të vegjël dhe dekorative brenda QH është domosdoshmëri për të patur një prezantim dinjitoz për qytetin, për shkak të terrenit të thyer i cili nuk lejon hyrjen e mjeteve të pastrimit në këto zona. Pastrimi i mureve të jashtme të Kalasë dhe kthimi i tyre në një zonë rekreative dhe të vizitueshme dhe sensibilizimi qytetar për mbajtjen pastër të ambienteve do të jetë në vazhdimësi detyrim e pergjegjësi e pushtetit vendor.

Niveli i zhurmave

Niveli i zhurmave në qytet është në përputhje me normat dhe aktualisht nuk ka asnje problem në lidhje me zhurmat të shkaktuara nga aktivitete të caktuara .Trafiku i limituar në QH bën që kjo zonë të jetë një zonë e qetë për vizitorët dhe banorët.

Shërbimet administrative

Ka disa struktura të nevojshme publike për banorët në QH , por akoma ka nevoja për shtrirjen e këtyre strukturave në këto zona . Ka një ambulancë, shërbim transporti publik në Kala dhe një Njësi Administrative për cdo shërbim për vizitorët dhe banorët .

Aktivitetet kulturore

Ka disa aktiviteve kulturore të cilat organizohen në qytet dhe në lagjen Kala ( Akropol) .Aktivitete fillojnë në Pranverë dhe synojnë jetëzimin e vlerave të trashëgimisë dhe kulturës në QH .

Page 37: TEMA - uamd.edu.al

37

Aktivitet në Muzeun Onufri- Kala

Pranë QH janë të vendosura te Galeria e Arteve , Qendra Kulturore , gjithashtu dy Muzeumet dhe monumentet e tjera të kulturës ofrojnë një tur të vecantë për vizitorët.

Ka disa galeri private arti dhe shtëpi tradicionale të cilat janë të hapura për vizitorët.

Zyra e Informacionit Turistik e cila menaxhohet nga Bashkia është pozicionuar në qendrën e qytetit, jo larg stacionit të autobusave ndërqytetas, ofron shërbimin me informacione dhe guida për vizitorët, e cila ka patur gjatë periudhës së verës një fluks prej 532 vizitorësh.

Ka gjithashtu katër agjensi private të cilat ofrojnë lehtësira udhëtimi për operatorët turistikë .

Biznesi në Qendrën Historike

Ka një rritje të potencialit ekonomik të bizneseve të cilët operojnë në turizëm, kjo për vetë faktin se ka një promocion më të mirë të vlerave të qytetit . Ka 11 hotele dhe 25 restorante me orientim turistik në qytet, dyqane ushqimorv në QH përbëjnë 26 % të nurmit të bizneseve, baret dhe restorantet 27 %,, suvenire 10 %, dyqane shërbimesh 18 % , dhe 2 % janë banka dhe pajisje. Për këto biznese është ndjekur një politikë favorizuese në reduktimin e taksave lokale.

Page 38: TEMA - uamd.edu.al

38

Biznese të turizimit

Bashkia Berat ka realizuar 250 pyetësorë me vizitoret dhe nga të dhënat e marra rezulton se trashëgimia historike dhe kulturore e qytetit përbën atraksionin kryesor për vizitorët , por ka një rritje interesi për turizmin e aventurës dhe eko-turizmin duke shfrytëzuar resurset natyrore të rajonit :

1- Lumin Osum ( kanotazh ) 2- Mali i Tomorrit ( ngjitje, alpinizëm ) 3- Kanionet e Skraparit 4- Ujevara e Bogovës 5- Fshati i Drobonikut dhe kodrinat e Gorices ( ngjitje dhe ecje ne këmbë ) 6- Kantina e Verës ‘’Çobo’’ ( degustim i produkteve tipike te zonës dhe verërave cilësore )

KUZHINA TRADICIONALE

Janë rreth 25 Restorante të cilat janë të orientuara kryesisht në shërbimin turistik . Ato ofrojnë kuzhinë tradicionale vendase dhe specialitete të huaja, kryesisht italiane. Në restorantet beratase

Page 39: TEMA - uamd.edu.al

39

serviret ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase.Gjellët karakteristike beratase janë edhe mish me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me pilaf në saç etj.

Produktet në restorantet e Beratit janë përgjithësisht BIO . Kjo ndihet në shijen e veçantë të tyre. Ju mund të shijoni specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me mish apo me djath, biftekët e mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk, mish qengji ne zgarë te shoqëruar me garniturë nga perimet lokale, bulmetrat e freskët. Vera e shtëpisë ,apo e kantinave të qytetit dhe rakia artizanale,janë shoqërueset më të mira.Ëmbëlsirat tipike të Beratit janë kabuni me rrush të thatë, monblan,trigonat,revani me arra, bakllavaja , shëndetlia.

Berati është i njohur edhe për trashëgiminë shpirtërore e cila mund të permblidhet në :

Bashkëjetesën fetare ,Bashkëjetesa kulturore ,Histori dhe eksperienca , përmend:

Historinë e Shenjtorit Hebre Sabetah Zevi ( 1626- 1676).

Berati- origjina e Qyprilinjve të Turqisë

Ruajtja e Kodikëve në Berat ( shek. 13 )

Kulti i Malit të Tomorit

Shpëtimi i Hebrejve gjatë luftës së II Botërore

Projektet në fushën e turizmit :

1.Ka përfunduar Strategjia e Turizmit për Beratin në bashkëpunim me Organizatën Holladeze për Zhvillim SNV .

2-Projekti i Komisionit Europian për rivleresimin e Trashëgimisë në lagjen Kala , i cili syon rehabilitimin e infrastrukturës në Kalanë e qytetit. 3-Bashkia Berat ka fituar projektin SUSTCULT në fushën e trashëgimisë me fonde të BE : Partner Lider : Bashkia Venecia. 4.Projekti i Kombeve të Bashkuara ’Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social –ekonomik ‘’ , i cili startoi në vitin 2009 me vendosjen e sinjalistikës orientuese turistike në qytet ( 19 tabela ne dy gjuhë ) dhe me ngritjen dhe kompletimin e Zyrës se informacionit turistik .

Page 40: TEMA - uamd.edu.al

40

Aktivitete dhe evente : Ngritja e laboratorit të skulpturës në lagjen Kala) Festivali i Beratit –tinguj, shije, ngjyra, pasion dhe dashuri ‘’ Ky projekt realizon : Maratonë , rafting , panaire, ekspozita, konkurse, koncerte në Qendrën Historike dhe në qytet , aktivitete sportive etj . Jane realizuar Konferenca Ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore, Konferenca ‘’Berati për shpëtimin e Hebrejve’’ , Konkursi Ndërkombëtar ‘’Poeteka’’, Konferenca per Dinastinë e Qyprilinjve’’,ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare pikture, panaire të produkteve tipike , Rafting Day në Berat ,dokumentari televiziv në fushën e turizmit dhe kulturës (në bashkëpunim me DIGITALB ) dhe promocion për turizmin . Është realizuar paketa promocionale e qytetit me botime të reja përfshirë hartën-guidë të Beratit dhe libri ‘’Guida turistike e Beratit ‘’. Evente vjetore : a- Panairi i agrobiznesit b-Festivali i Poetekes c-Rafting Day in Berat d-Projekti Ekoturizem ne Berat e-Karnavalet ne qytet f-Ekspozita pikture dhe koncerte g-Pjesemarrja ne Panairin Kombetar te Turizmit h-Ëorkshopi ‘’te rinjte dhe UNESCO’’ i-Dita e Europes ne Berat

Page 41: TEMA - uamd.edu.al

41

Festa e Verës- Kantina Çobo

Konkursi Nderkombetare Poeteka

Rafting Day in Berat

Page 42: TEMA - uamd.edu.al

42

Berati Festival

-Në vitin 2008 Berati u shpall nga organi prestigjioz i shtypit ndërkombetar ‘’Forbs” si një ndër 3 destinacionet e preferueshme në Ballkan .

-Në vitin 2009 u shpall nga Ekspozita Ndërkombetare e Turizmit në Zvicer si Fitues i Çmimit ‘’Një qytet muze me arkitekturë karakteristike dhe të bukur ‘’.

-Në Nëntor 2011 Berati bëhet pjesë e Rrjetit te Qyteteve Europiane te Artit dhe Kultures.

VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT sipas Strategjise se Zhvillimit te Turizmit 2011- 2021 :

Berati është një destinacion cilësor, i njohur ndërkombtarisht, me një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, që ruan dhe jetëzon trashëgiminë e tij kulturore dhe natyrore, ofron vlera dhe eksperienca unike, duke kontribuar për një jetë më të mirë të banorëve të tij. Qellimi 1

Një destinacion i njohur, mbështetur në trashëgiminë e tij kuturore, natyrore dhe shpirtërore, ku ofrohen shërbime unike dhe cilësore në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Qellimi 2

Zhvillimi gjithëvjetor dhe i harmonizuar i turizmit duke patur parasysh parimet e zhvillimit të qëndrueshëm

Qellimi 3

Page 43: TEMA - uamd.edu.al

43

Një mirëqenie dhe jetë sociale më të mirë për banoret e Beratit, duke krijuar mundësi punësimi dhe rritje të nivelit të të ardhurave nga zhvillimi i turizmit.

Për të përhapur vizionin dhe objektivat e planifikuara më parë, Komiteti i Veprimit për Turizmin identifikoi 4 fusha kryesore veprimi me 21 objektiva. Këto fusha janë të varura nga njëra tjetra dhe kanë rëndësi të njëjtë.

- Zhvillimi i produktit dhe përmirësimi i cilësisë - Infrastruktura dhe shfrytëzimi i saj - Marketingu dhe promovimi - Burimet njerëzore dhe menaxhimi i destinacionit

Vlerat e pasura të trashëgimisë historike, kulturore, etnografike, arkitekturore dhe natyrore të qytetit përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit. Si rrjedhim, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit i ka të gjitha mundësitë të ndihmojë zhvillimin ekonomik, shoqëror, dhe mjedisor të rajonit. Berati tanimë po tërheq një numër përherë e më të madh vizitorësh si nga Shqipëria ashtu dhe nga jashtë, veçanërisht që nga përfshirja në listën e Trashëgimisë Botërore. Zhvillimi i ndjeshëm i turizmit shihet si objektiv me përparësi në Planin Strategjik të Beratit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik, ku nevoja për zhvillim në përputhje me vlerën e jashtëzakonshme universale, integritetin dhe origjinalitetin e qytetit pasqyrohet në vlerësimin e ICOMOS-it për qytetin në përshkrimin e Trashëgimisë Botërore.

Strategjia për Turizmin dhe Plani i Veprimit për Beratin (STPV) është një plan i detajuar i angazhimit të Bashkisë së Beratit për zhvillimin e turizmit në dhjetë vitet e ardhshme. Plani është një dokument zyrtarisht i miratuar, i hartuar nga Komiteti i Veprimit për Turizmin (KVT) që përfshin përfaqësues të qeverisjes lokale, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Plani shpreh qartë vizionin e Beratit për t’u shndërruar në një destinacion cilësor të zhvilluar mbi parimet e qëndrueshmërisë. Ai identifikon veprimet në katër fusha kyçe strategjike: krijimi dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve, mundësitë e shfrytëzimit dhe infrastruktura, marketimi dhe promovimi si dhe burimet njerëzore dhe menaxhimi i destinacioneve. Plani mbështetet në një proces bashkëpjesëmarrës duke përfshirë analizat e tregjeve ekzistuese dhe atyre të mundshme për turizëm në këtë zonë, pasuritë dhe nevojat, marrëveshjet mbi qëllimet dhe objektivat strategjikë dhe identifikimin e programit të aktiviteteve për t’i realizuar ato. Përfshirja e komunitetit të Beratit në zhvillimin e planit ka çuar në krijimin e pronësisë lokale. Rezultati i kësaj është një dokument pune i cili është përdorur për të nxitur dhe për të drejtuar veprimet. KVT-ja ka përgjegjësinë e mbikqyrjes së zbatimit të planit, më tepër se sa të mbështetjes tek ekspertët e jashtëm.

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE INTEGRIM (SKZHI) 2007-2013: fokusohet në ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM). Rëndësia e turizmit për zhvillimin e strukturave shoqërore dhe ekonomike të vendit është përcaktuar e mirë në SKZHI-në. Në veçanti strategjia krijon një vizion për këtë sektor.

Vizioni për turizmin shqiptar

Page 44: TEMA - uamd.edu.al

44

Shqipëria njihet si një destinacion i sigurtë turistik me vlera të mëdha, e cila karakterizohet nga një larmishmëri unike me vende natyrore dhe kulturore të një niveli botëror që gjenden brenda një hapësire relativisht të vogël gjeografike, e cila menaxhohet në mënyrë të përgjegjshme nga ana mjedisore dhe sociale, që është lehtësisht e shfrytëzueshme nga tregjet europiane turistike*.

SKZHI-ja identifikon zhvillimin e produkteve të specializuara turistike si më poshtë: Turizmin e diellit dhe të plazhit, për një periudhë afatgjatë Turizmin i interesit të veçantë (p.sh. turizëm rural, turizëm kulturor dhe historik, turizëm

aventurë) për një periudhë afatshkurtër Turizmi i bisnezit dhe i konferencave, në një periudhë afatshkurtër – specifikohet si një prioritet

strategjik në dokument.

PLANI STRATEGJIK I BERATIT PËR ZHVILLIMIN SOCIAL DHE EKONOMIK 2010-2020: identifikon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit si një objektiv me përparësi për rritjen e ekonomisë lokale. Plani e parashikon Beratin si një qytet antik në Trashëgiminë Kulturore Botërore, me një komunitet që gëzon zhvillim në harmoni dhe mundësi të barabarta, një qendër turizmi ndërkombëtar me një ekonomi dinamike bazuar në konsolidimin e agrobiznesit dhe zejtarisë. Rëndësia e zhvillimit të turizmit në harmoni me cilësitë unike të qytetit është përfshirë në objektivin e parë strategjik të planit

Tregjet Turistike

Mbështetur te sondazhet e vizitorëve:

- 55 % Janë nga Europa - 29 % e turistëve janë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera - 8% e turistëve janë nga kontinente të tjera (duke përfshirë Azinë, Amerikën) - 8% e turistëve janë shqiptarë (tregu i brendshëm)

Page 45: TEMA - uamd.edu.al

45

Vendet nga vijnë turistët% e visitorëve

Itali

Angli

France

Gjermani

Amerika

Azia

Greqi

Shqiptare nga vende te tjera

Profili i moshës

0

5

10

15

20

25

30

35

40

14-24 25-44 45-64 65 +

Mosha

Age

Në vitin 2012 numri më i lartë i turistëve që vizituan Beratin vinte nga Europa Perëndimore, në veçanti Franca, MB, Italia, dhe Gjermania. Informatorë të tjerë vërejtën një rritje në numër të turistëve nga Azia që vizitonin rajonin. Një pjesë e madhe e turistëve janë mbi moshën 45 vjeçare, edhe pse ka interes gjithashtu nga tregun i më të rinjve (< 24 vjeçarët). Këto rezultate pasqyrojnë atë çfarë Berati i ofron turizmit, pra histori, kulturë dhe aktivitete mbështetur në aventura. Mbështetur në sondazhet e bëra vizitorëve, mesatarja e qëndrimit në Berat është 4.7 ditë. Vizitorët rrinë më gjatë në shtëpitë e pritjes me një mesatare prej 10 netësh. Ndryshe nga vizitorët që qëndrojnë në hotele të cilët rrinë pak më pak se 4 netë dhe ata që bëjnë kamping qëndrojnë mesatarisht 2 netë. Akomodimi është shpenzimi kryesor gjatë një vizite në Berat, duke vazhduar me ushqimet dhe pijet dhe me blerjen e suvenireve. Më shumë se 4000 lekë shpenzohet për artikuj të tjerë. Tregu i Brendshëm Tregu i brendshëm aktualisht nuk është një treg i gjerë për Beratin. Ndërsa është e vështirë që të jepet një shifër e saktë e këtij tregu, të intervistuarit vërejtën që ka pasur një rritje të konsiderueshme të hyrjeve në tregun e brendshëm dhe gjithashtu të shqiptarëve që vinë nga vendet fqinje (shihni më poshtë). Ka një sërë nën-ndarjesh brenda tregut të brendshëm:

- familje që zgjedhin të kalojnë kohën në këtë zonë - të rinjtë dhe grupet nga shkollat - vizitorë në moshë të mesme dhe të moshuar që janë turistë të pavarur. - njerëz që vizitojnë miq dhe të afërm - turistë për biznese

Page 46: TEMA - uamd.edu.al

46

- turistë lokalë nga zona rreth Beratit, që e vizitojnë për arsye të ndryshme

Janë rreth 3707 banorë në Qendrën Historike dhe 85 biznese shërbimi në Zonën historike dhe zonën

e mbrojtur me një numër total të punësuarish prej 119 personash .

3443 është numri i vizitorëve në Muzeun Etnografik për periudhën Maj- Nëntor ,nga të cilët 113

shqiptarë dhe 2330 të huaj

5144 është numri i vizitorëve në Muzeun Onufri periudha Maj- Nëntor ,nga të cilët 505 vendas

dhe 4639 të huaj.

20.725 numri i biletave të shitura në kala

45.650 llogaritet të jetë numri vjetor i vizitorëve në Berat

Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit të Beratit për vitet 2011- 2021 :

Për Beratin, për një periudhë afatshkurtër dhe aftmesme, tregu britanik do të vazhdojë të jetë një treg i synuar pasi ekziston interesi për rajonin e Ballkanit dhe mundësia e udhëtimit (me fluturime direkte në Shqipëri, 5 herë në javë).Grupi i synuar kryesor janë profesionistët e rinj të moshës 25 dhe 40 vjeçare, me të ardhura të mira por pa fëmijë dhe të interesuar për eksperienca të reja.Një kombinim i diellit dhe plazhit me turizmin kulturor në Berat mund të çojë në më shumë atraksione në rajon. Për një periudhë afatgjatë, kur Berati të ketë oferta të reja dhe të përmirësojë shërbimet, grupi i ri i synuar mund të jetë mosha 55-65 vjeçare – udhëtarë të interesuar për eksperienca në boutique-t e

Page 47: TEMA - uamd.edu.al

47

ndryshëm. Paketat e pushimeve do të vazhdojnë të jenë të përhapura në Britani. Duke e parë nga perspektiva e Beratit, duhet t’i kushtohet vëmendje organizimit të ofertave.

- TREGU GJERMAN

- Pavarërisht të ardhmes së pasigurt, turizmi po e merr veten pas krizës. Tregu gjerman ka provuar që është i qëndrueshëm dhe i maturuar. Në vitin 2010, 42% e gjermanëve planifikuan një udhëtim dhe 11% planifikuan dy ose më shumë udhëtime. Megjithatë, konsumatorët e turizmit gjerman janë bërë më të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe rëndësia e cilësisë së mirë në shkëmbim të parave po rritet. Të vjetrit po fitojnë rëndësi në tregun gjerman pasi ata janë një grup i synuar me shumë kërkesa dhe me interesa të ndryshme.

- TREGU JAPONEZ

- Duke parë shifrat për gjysmën e parë të vitit 2010, ku 7.9 milion turistë japonezë udhëtuan jashtë vendit, është e qartë që japonezët vazhdojnë me udhëtimet ndërkombëtare, por shumë ndryshime kanë ndodhur me kalimin e viteve. Ndryshimi më i madh është ai i rritjes së numrit të udhëtarëve të pavarur të litrë japonezë (FIT-UPL), të cilët e përcaktojnë vetë itinerarin e udhëtimit. Megjithatë, udhëtarët e moshuar përdorin paketat turistike ose të paktën marrin informacion nga agjencitë turistike (55%) të tregut të përgjithshëm japonez për udhëtimet me jashtë. Demografia japoneze në plakje po ndikon në kohën e lirë për udhëtime. Raporti i popullsisë me moshë 65+ është aktualisht 1:7, po do të kalojë në raportin 1:4 në vitin 2020. Trashëgimia, objektet kulturore, origjinaliteti, vlera për paranë dhe siguria janë faktorët shtytës për këtë kategori të turistëve japonezë.

- Tregu japonez po arrin Ballkanin dhe mund të jetë një treg i synuar për industrinë turistike të Beratit në një periudhë afatgjatë, kur produktet dhe shërbimet të përmirësohen. Mosha 55-70 mund të jetë tregu, meqë kjo grup-moshë ka më shumë kohë për pushime se sa të rinjtë që zakonisht i kalojnë pushimet maksimalisht për 8 ditë. Turistët japonezë kërkojnë akomodim me standarde të larta dhe njihen si shpenzues të mëdhenj. Si një treg unik i synuar, duhen të bëhen përpjekje për sa i përket përmirësimit të shërbimit, çështjeve të sigurisë veçanërisht tek kalaja, dhe në zonën Mangalem me rrugë dhe rrugica të shtruara me gurë. Disa operatorë turistikë shqiptarë kanë krijuar marrëdhënie biznesi me homologë japonezë. Përfshirja e këtyre të fundit në udhëtimet FAM në Berat mund të jetë një strategji e mirë për tregun e synuar japonez.

Mundesite dhe rreziqet per zhvillimin e turizmit ne Berat

Page 48: TEMA - uamd.edu.al

48

Atraksionet në qytet të listuara në Listën e UNESCO-s përbëjnë një pikë të fortë të zhvillimit turistik, përfshirë edhe burimet natyrore , bashkëjetesën fetare , kulinarinë dhe produktet , historitë dhe vlerat shpirtërore

Por keto pika te forta jane te shoqeruara edhe me rrezikun e demtimit per shkak te mungeses se fondeve per rikonstruksion te aseteve historike, demtim te pyjeve , akses te dobet ne pikat me interes nga pikepamja kulturore dhe natyrore , mungese te sherbimeve turistike vecanerisht ne fshatrat turistike.

Zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë

Mbrojtja dhe të përmirësimi i objekteve kulturore në Qendrën Historike.

Mbrojtja dhe përmirësimi i objekteve natyrore

Krijimi i tureve lokale.

Përmirësimi i kapaciteteve të restoranteve duke i shërbyer turistëve të huaj.

Identifikimi dhe rritja e kërkesave për suvenire

Promovimi i kuzhinës tradicionale të Beratit

Zhvillimi i produkteve të reja turistike

Page 49: TEMA - uamd.edu.al

49

Panair agro-biznesi ne Berat

Shfrytëzimi dhe infrastruktura

Përmirësimi dhe ruajtja e infrastrukturës turistike në mënyrë të përgjegjshme

Krijimi apo përmirësimi i shfrytëzimit të objekteve kryesore turistike

Identifikimi i elementëve të infrastrukturës turistike sipas Master Planit Urban

Përmirësimi i sinjalistikes turistike

Page 50: TEMA - uamd.edu.al

50

Riparim kalldremesh

Page 51: TEMA - uamd.edu.al

51

Sinjalistike turistike

Marketingu dhe promovimi

Rritja e vizibilitetit të Beratit si një destinacion turistik përmes pjesëmarrjes në promovimin e aktiviteteve të rëndësishme

Nxjerrja e një ‘Marke’ për Beratin dhe zhvillimi i paketave turistike

Paketa turistike

Page 52: TEMA - uamd.edu.al

52

Burimet njerëzore dhe menaxhimi i destinacionit

Fuqizimi i bashkëpunimit dhe i koordinimit mes aktorëve të turizmit dhe krijimit të kapaciteteve për ta zhvilluar dhe menaxhuar Beratin si një destinacion turistik dhe për të siguruar sigurinë e turistëve në Berat

Trajnime për të plotësuar nevojat e sektorit privat turistik

Trajnim i guidave me njohje specifike për rajonin e Beratit

Trajnime për të plotësuar nevojat e sektorit privat turistik

Trajnim i guidave me njohje specifike për rajonin e Beratit

Trajnim i guidave turistike

Page 53: TEMA - uamd.edu.al

53

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Kryerja e një sondazhi të operatorëve turistikë të brendshëm dhe të jashtëm dhe analizimi i prirjeve të turistëve të pavarur për të identifikuar produktet natyrore që kërkohen nga turistët.

Përgatitja e një plani për zhvillimin e ndjeshëm të objekteve turistike sipas kërkesave të turistëve dhe nga aktivitetet në malet përreth Beratit

Akomodimi (p.sh. Eko-qendrat e pushimit, kampingjet, shtëpizat e gjuetisë, qëndrimet në ferma, strehët rurale)

Rrugët me rëndësi historike (p.sh. nga Berati në Korçë)

Aktivitete të aventurave të thjeshta (p.sh., rafting, kanotazh, hiking, dhe çiklizëm )

Zhvillimi dhe promovimi i SME-ve në agrobiznes dhe agroturizëm

Përgatitja dhe lehtësimi i logjistikës për operatorët turistikë dhe vizitorët.

Zhvillimi i disa aktiviteteve gjatë vitit në interes të qytetarëve Beratas, dhe turistëve vendas dhe të huaj.

Page 54: TEMA - uamd.edu.al

54

BIBLIOGRAFIA

Autore

Vita Koja, Klodiana Gorica Bazat e turizmit- Tiranë. 2001

Fatos Zotka. Ideja mbi strategjinë e zhvillimit të turizmit në Qarkun Berat. 2007

Parashqevi Sahatci. Berati në fototeka. (foto dhe fakte). Tiranë.Korrik 2008

Simon Vrusho.Berati,histori, art dhe kulturë. Mars.2000

Qamile Gishti . Guida ekonomike e qarkut Berat. 2004

Dokumente

Art dhe trashëgimi. Dossier. Berati, qyteti i bardhë. UNESCO. Prill 2011

Guida turistike Berat Celsi 2002

Sfidat e mijëvjecarit rajoni i Beratit UNDP 2006

Plani strategjik për zhvillimin ekonomik Bashkia të Beratit 2005-2010

Plani i Zhvillimit të Turizmit të Bashkisë Berat 2011- 2021

Plani i Zhvillimit Strategjik të Bashkisë Berat 2010- 2020

Plani i menaxhimit të turizmit. Komiteti i Turizmit Qarku Berat me mbështetjen e SNV. Nëntor 2010

Strategjia e zhvillimit të turizmit kulturor dhe mjedisor EDEM. 2009 Studim mbi turizmin dhe potencialin turistik në Qarkun e Beratit. Këshilli i Qarkut Berat. Maj 2008

Web-site

www.bashkiaberat.net

www.prefekturaberat.net

Page 55: TEMA - uamd.edu.al

55

Përmbledhje

Berati është një destinacion turistik cilësor, i njohur ndërkombëtarisht. Vlerat e pasura të trashëgimisë historike, kulturore, etnografike, arkitekturore dhe natyrore të qytetit përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit. Si rrjedhim, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit i ka të gjitha mundësitë të ndihmojë zhvillimin ekonomik, shoqëror, dhe mjedisor të rajonit. Atraksionet e qytet të listuara në listën e UNESCO-s përbëjnë një pikë të fortë të zhvillimit turistik, përfshirë edhe burimet natyrore, bashkëjetesën fetare, kulinarinë, historitë dhe vlerat shpirtërore. Por këto pika të forta janë të shoqëruara edhe me rrezikun e dëmtimit për shkak të mungesës së fondeve për rikonstruksion të aseteve historike, dëmtim të pyjeve, akses të dobët në pikat me interes nga pikëpamja kulturore dhe natyrore, mungesë të shërbimeve turistike veçanerisht në fshatrat turistike. Për të ardhmen kërkohet zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë; Mbrojtja dhe përmirësimi i objekteve kulturore në Qendrën Historike; Mbrojtja dhe përmirësimi i objekteve natyrore; Krijimi i tureve lokale; Përmirësimi i kapaciteteve të restoranteve duke i shërbyer turistëve të huaj; Identifikimi dhe rritja e kërkesave për suvenire; Promovimi i kuzhinës tradicionale të Beratit. Abstract Berati is a high quality touristic destination, well-known internationally. The rich historic, cultural, ethnographic, architectonic and natural values of the city provide a strong base for tourism development. Consequently, sustainable development of tourism has full potential to support the economic, social and environmental development of the region. The city attractions included in the UNESCO list, provide a strong touristic development point, including, religious coexistence, culinary, historic and spiritual values also. But these strong points are accompanied by the risk of being damaged because of the lack of funds for historic assets reconstruction, forestry damage, poor access to interesting points from the cultural and natural point of view, lack of touristic services especially in touristic villages. For the future it is needed product development and quality improvement; protection and improvement of cultural objects in the historic center; protection and improvement of natural objects; establishment of local tournaments; improvement of restaurant capacities to serve a higher number of foreign tourists; identification and increasing of souvenir request; promotion of traditional cooking of Berati region.

Fjalet kyc

Berati, traditë, kulturë, vizion, turizëm, zhvillim, histori.