INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese....

39
TEMË DIPLOME MASTER PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE INFARTI I MIOKARDIT TRAJTIMI INFERMIEROR POST OPERATOR PUNOI:LAURA NEXHIPI UDHËHEQËS SHKENCOR:VIOLETA ZANAJ

Transcript of INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese....

Page 1: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

TEMË DIPLOME MASTER PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE

INFARTI I MIOKARDIT TRAJTIMI INFERMIEROR POST OPERATOR

PUNOI:LAURA NEXHIPI UDHËHEQËS SHKENCOR:VIOLETA ZANAJ

Page 2: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

2

TEMË DIPLOME MASTER PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE

INFARTI I MIOKARDIT TRAJTIMI INFERMIEROR POST OPERATOR

PUNOI:LAURA NEXHIPI UDHËHEQËS SHKENCOR:VIOLETA ZANAJ

Page 3: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

3

PËRMBAJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS HYRJA Kapitulli 1……………………. SIZ dhe faktorët e rriskut Kapitulli 2…………………….Klasifikimi I sëmundjeve koronare

Kapitulli 3……………………Objektivat dhe procesi infermieror Kapitulli 4…………………… Vlersimi infermieror për komplikacione dhe I përgjithshëm

Kapitulli 5……………………Komplikacionet kardiake dhe pulmonare

Kapitulli 6……………………Diagnozat infermierore

Kapitulli 7…………………………Planifikimi dhe ndërhyrjet infermierore

Kapitulli 8……………………………Rast studimi,qëllimet e studimit Kapitulli 9……………………………Diagnozat e studimit Kapitulli 10………………………….Rezultatet e studimit,raporti meshkuj :femra Kapitulli 11……………………………Grupmosha më e prekur Kapitulli 12………………………………Patologjitë shoqëruese,preoperatore Kapitulli 13………………………………Patologjitë shoqëruese postoperatore

Kapitulli 14…………………………….Edukimi dhe menaxhimi

Kapitulli 15……………………………..Konkluzione

Kësaj teme diplome I bashkangjitet edhe punimi në word I temës I futur në CD

Page 4: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

4

AKRONIME

HTA------------Hipertension arterial

SIZ--------------Sëmundjet ishemike të zemrës

CABG-----------Zëvendësimi I arterieve koronare

DM----------------Diabet mellitus

LDL--------------Lipoproteina me densitet të ulët

HDL---------------Lipoproteina me densitet të lartë

IM-----------------Infarti I miokardit

TC------------------Tamponadë kardiake

EKG----------------Elektrokardiogramë

VD------------------Ventrikuli I djathtë

RCA -----------------Arteria koronare e djathtë

LAD------------------Arteria koronare e majtë

VSM------------------Vena safena

Page 5: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

5

HYRJE

SUBJEKTI I KËTIJ STUDIMI ËSHTË:

Kujdesi infermieror i pacientëve që i janë nënshtruar operacioneve kardiake, nevojat që ata kanë

si dhe marrja pjesë në përmirësimin e gjendjes së tyre në repartin e terapise intensive si dhe

ndërhyrjet e nevojshme infermierore.

SI E ZGJODHA KËTË TEMË

Më pëlqejnë personat që kujdesen për të sëmuret me zemër pasi ajo është motorri trupit tonë, e

cila furnizon me gjak dhe mban gjallë jetën e cdo personi. Më pëlqen që njerëzit të mos vuajnë

por të bëhet e mundur për parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake pa

ndërhyrje kirurgjikale.

Për të realizuar këtë studim u bazova në:

Kërkim dhe mbledhje të informacionit

Organizimin e të dhënave

Shfrytëzimin literaturës perkatëse (librat,revistat mjeksore)

Studimet e kryera për diagnostikimin , trajtimin dhe ecurinë e pacientëve me sëmundje

të enëve koronare.

Page 6: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

6

PJESA TEORIKE

Në themel të sëmundjeve ishemike të zemrës qëndron proçesi i arterosklerozës i cili është një

proçes i vazhdueshëm që çon gradualisht në ngushtimin progresiv të arterieve koronare dhe

shfaqjen e këtyre sëmundjeve.Proçesi i arterosklerozës është i influencuar nga mjaft faktorë risku

të cilët klasifikohen si më poshtë:

Faktorët e rrezikut.

-Faktorë rreziku të pandryshueshëm [janë faktorë që nuk mund të kontrollohen,rrethana ose

karakteristika të pakontrollueshhme nga secili prej nesh].Ato mund të jenë:

Histori familjare pozitive për koronaropati

Mosha [rrisku rritet me rritjen e moshës]

Seksi [sëmundjet e enëve koronare janë tre herë më të shpeshta tek meshkujt se te femrat

përpara menopauzës]

Rraca [incidenca e koronaropative është më e madhe në rracat më ngjyrë se ajo e bardhë]

Faktorë rreziku të ndryshueshëm(jëne faktorë që mund të kontrollohen dhe varen nga stili i

jetës ose zakonet personale dhe mund të mbahen në vlera normale me medikamente).Ato mund

të jenë :

Hiperkolesterolemia Lidhja ndërmjet vlerave të larta të kolesterolit në nivelin plasmatik

hiperkolesterolemisë dhe kardiopative është tashmë e konfirmuar.Lipidet ndjekin një

metabolizëm shumë kompleks e përfshijnë një numër të madh faktorësh në zhvillimin e

kardiopative.Mbajtja në vlera normale të kolesterolit total,LDL dhe HDL ,të cilët janë

faktor në zhvillimin e kardiopative është tregues shumë pozitiv. Nivelet plasmatike të

kolesterolit mund të kontrollohen nëpermjet një diete të mirë dhe aktivitetit fizik.

Page 7: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

7

Duhanpirja [Tymi i duhanit kontribuon në zhvillimin e koronaropative në disa

mënyra:1-thithja e tymit shton nivelin e co dukë bërë që hemoglobina të lidhet me co dhe

të trasmetojë më pak O2.2-Nikotina që gjendet në duhan stimulon lirimin e

katekolaminës që provokon shtim të frekuences kardiake dhe presionit arterial. 3-Tymi i

duhanit shkakton një përgjigje vaskulare proarteriosklerotike,pra mundësine e formimit të

trombeve].

Hipertensioni (Një gjendje e zgjatur e hipertensionit mund të ulë elasticitetin e mureve të

vazave të gjakut,duke favorizuar dëmtimin vaskular.Hipertensioni mund të rris punën e

ventikulit të majtë).

Diabeti mellitus.Është treguar se një rritje e glicemis në gjak dëmton paretet vazale

duke aktivizuar një përgjigje inflamatore

Mungesa e estrogjenit te femrat. Në femrat nën 60 vjeç incidenca e koronaropative

është më e ulur se në popullatën mashkullore.Ndeëkohë që në femrat mbi 60 vjeç

incidenca është në vlera të barabarta për të dy sekset.Kjo diferencë shkaktohet nga ulja e

nivelit të estrogjenit te femrat me futjen e tyre në menopauzë.

Aktiviteti i ulur fizik.Nëpërmjet një aktiviteti fizik të ulur rritet mundësia e akumulimit

të yndyrnave në gjak gjë që rrit mundësinë e koronaropative.

Obeziteti.Personat obezë kanë më shumë probabilitet të vuajnë nga probleme kardiake

për shkak të shtimit të sasisë së lipideve dhe karbohidrateve në këta persona.

Tensionet emocionale si stresi dhe ankthi.Tensioni emocional dhe sjellja anxioze

kontribuon në patogenezen e koronaropative.

Page 8: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

8

KLASIFIKIMI I SËMUNDJEVE KORONARE :

Sëmundjet ishemike të zemrës (SIZ) klasifikohen në :

Angina pektoris e qëndrueshme

Angina pektoris e paqëndrueshme

Infarkti i miokardit [sindromi koronar akut] dhe të gjitha kanë si mekanizëm

mospeërputhjen e nevojës së miokardit për oksigjen me furnizimin e tij nëpërmjet fluksit

koronar.

Diagnostikimi i këtyre entiteteve mund të jetë jo invaziv(prova ushtrimore)ose invaziv

(koronarografia) e cila ngelet’’standarti i artë’’ i përcaktimit të këtyre sëmundjeve duke bërë

diagnostikimin preciz dhe sasior të prekjes morfologjike (ngushtimit të lumenit të arteries

koronare) si dhe vlerësimin e madhësisë dhe funksionit të ventrikulit të majtë (VM ).

Në bazë të indikacionit të vendosur nga kryerja e koronarografisë trajtimi i sëmundjeve ishemike

mund të jetë:

1-medikamentoz (duke i mëshuar ndryshimit të stilit të jetës , dominimit të hipertensionit me

barna , mbajtjes nën kontroll të vlerave të yndyrnave në gjak).

2-Angioplastika (zgjerimi i stenozave koronare ) me vendosjen e stenteve.

3- By pass Ao koronar (CABG).Kjo proçedurë konsiston në by pasimin (anashkalimin e

stenozave koronare ) me enë të tjera (grafte ) të cilat mund të jenë autografte (metoda më e

përdorur ) ose heterografte.

Page 9: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

9

Si enë by- passi për arterien koronare të djathtë (RCA )dhe atë cirkumflekse (LCX)përdoret

zakonisht vena safena (VSM ).

Jetëgjatësia e by-passeve venoze është vetëm 40-60 % pas 10 vjetesh. Po ashtu 10 -20% e by-

paseve venoze mund të mbyllen në javën e parë pas operacionit

Si enë by passi për arterien koronare të majtë (LAD ) përdoret arteria mamare e majtë (LIMA )

e cila ka një jetëgjatësi të madhe , rreth 90 për qind pas 10 vitesh

CABG e hershme e ul mjaft rrezikun e vdekjes dhe aksidenteve koronare në krahasim me

terapinë medikamentoze,në të sëmurët me angina pektoris të qëndrushme.Kjo është më e

prekshme kryesisht në të sëmurët me stenoza të moderuara të trungut kryesor(Left main ), në

pacientë me sëmundje koronare 3 vazale si dhe në të sëmurët me disfunksion të ventrikulit të

majtë.

Objektivat:

Kujdesja infermierore post operatore për pacientët të cilët i nënshtrohen operacioneve

kardiake (Në këtë rast By pass)

Të përcaktojmë diagnozat kryesore infermierore për këta pacientë.

Të bëjmë vleresimin fizik të pacientit për cdo sistem të trupit.

Të njohim masat që duhet të marim në rast komplikacionesh të mundshme postoperatore.

Të bëjmë edukimin shëndetesor të pacientit pas daljes nga spitali.

Page 10: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

10

Proçesi infermieror

Periudha e menjëhershme post operatore për pacientin i cili i është nenshtruar një operacioni

kardiak, është një periudhë delikate e cila paraqet për skuadren shëndetësore detyra të

rëndësishme në lidhje me mbajtjen dhe ndjekjen e pacientit në kushte optimale .

-Infermierit primar i cili do të jetë përgjegjës për pacientin ,i jepen informacionet specifike rreth

operacionit dhe faktorëve të rëndësishëm të menaxhimit post-operator nga personeli i anestezisë.

-Fillimi i kësaj detyre konsiston në perpjekje e bëra për të lehtësuar transportin e pacientit nga

salla e operacionit për në dhomën e kujdesit intensiv ose në dhomën post anestetike,me nëe risk

sa më të vogël.

-Vlerësimi i përgjithshëm :

Tek këta pacientë vlerësimi është komplet dhe sistematik për të marë informacionet më

kryesore.Parametrat më kryesorë dhe më të rëndësishëm të nevojshëm janë:

Statusi i ekuilibrit acidobazik /elektrolitik ( crregullimet e mundëshme elektrolitike janë

hypokalemia,hiperkalemia,hyponatremia,hypokalcemia,hiperkalcemia,të cilat kanë të

bëjnë me humbjet e lëngjeve dhe elektroliteve, evakuimi i lëngjeve nga të gjitha tubat

drenues)

Statusi hemodinamik (debiti kardiak , presioni i gjakut , frekuenca kardiake, PVC ,

Presioni i arteries pulmonare ,diureza)

Gjendja neurologjike;niveli i koshiencës ,përgjigjeve ndaj komandave verbale ose

dhimbjes ,madhësia e pupilës dhe reflekset ndaj dritës)

Page 11: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

11

Në rastet të veçanta kur në by –pass përdoret arteria radiale , disa pacientë mund të

kenë paralizë të nervit ulnar(paraliza e cila mund të jetë tranzitore ose e qëndrueshme).

Gjendja respiratore:frekuenca respiratore ,lëvizjet e kraharorit,sekrecionet prezente ose

jo ,niveli i gazeve në gjak)

Gjendja vaskulare periferike;pulset periferike,ngjyra e lëkurës,e thonjvë ,buzëve,e lobit të

veshëve,temperaturës së lëkurës dhe edemat.

Gjendja e rrugëve invazive :kateteri,rrugët endovenoze.

Funksioni renal:Diureza kuantitative dhe kualitative (osmolariteti,dhe të dhëna të tjera

reth saj).

Dhimbja:natyra e dhimbjes,lokalizimi,kohëzgjatja e saj .( duhet patur parasysh që

dhimbja nga incizioni operator është e ndryshme nga dhimbja anginoze ), përgjigjja e

dhimbjes ndaj analgjezikve etj.

Proçesi i vlerësimit, përfshin gjithashtu edhe observimet e të gjithë makinave dhe tubave, për

të përcaktuar nëse ata funksionojnë rregullisht (tubi endotrakeal,ventilatori,kateteri i arteries

pulmonare,kateteri venoz,kateteri qëndror,kateteri arterial,monitori kardiak,pace-maker,tubat e

kraharorit ,tubat e perfuzioneve dhe të transfuzionit të gjakut).

Gjatë ndjekjes ,ndërsa pacienti rifiton koshiencën dhe përparon përmes periudhës post

operatore,infermieri ka si kujdes të vecantë parametrat të cilët tregojnë gjendjen emocionale

dhe psikologjike të tij(pacientit).Ai mund të paraqesi sjellje të cilat reflektojnë

zhgënjim,depresion ose psikoza post kardiotomi të cilat janë elementë shumë të rëndësishëm në e

Page 12: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

12

curinë e hershme dhe të vonë dhe të cilat të kaluara pa vënë re ose të pa trajtuara mund të

komplikojnë rëndë ecurinë e mirë postoperatore.

Shenjat karakteristike të psikozës përfshijnë:

Iluzionet perceptuale.

Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese.

Disorientim dhe deluzione paranoide.

Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën e familjarëve :

Si ato përshtaten me situatën,

cfare nevojash psikologjike,emocionale,shpirtërore ato kanë

Nese ata duan të dinë dhe kanë informacion të mjaftueshëm rreth kushteve të pacientit

Vlerësimi për komplikacione

Pacienti është gjithmonë në një vlerësim të

vazhdueshem për treguesit e një

komlikacioni.Infermierja dhe mjeku

ndjekin me kujdes që të njohin shenjat e

hershme të komplikacioneve dhe të marrin

masa për të shmangur përparimin e tyre.

Page 13: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

13

Disa nga komplikacionet e mundshme janë:

Ulja e debitit kardiak

Ulja e debitit kardiak është gjithnjë një kërcënim për pacientët që i nënshtrohen operacioneve

kardiake.ai mund të shkaktohet nga një sëre faktorësh si:hypovolemia ,hemoragjia e

vazhduar,tamponada kardiake,dëmtimet kardiake,infarkti i miokardit pas operacionit apo

hipertensionit.

Hypovolemia

Mund të rezultoje si pasojë e humbjes së gjakut dhe lëngjeve gjatë proçedurës kirurgjikale

Hemoragjia

Hemoragjia e vazhduar mund të vijë prej fraxhilitetit të indeve,traumave të tyre ose disa efekte

të panjohura në koagulimin e gjakut. Matja e sakte e humbjes së gjakut përmes fashaturave të

incizionit dhe tubave të drenimit është i rëndësishëm.Drenimi i gjakut nuk duhet të jetë më i

madh se 200 ml/orë për 4-6orë.

Page 14: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

14

Tamponada kardiake

Rezulton nga gjakrrjedhja në hapësiren perikardiale ose nga akumulimi i lëngjeve në këtë

hapësirë e cila shtyp zemrën dhe ndalon mbushjen e mjaftueshme të ventrikulit. Shenja dhe

simptoma të tamponadës kardiake janë: hypotensioni arterial,takikardia,ulja e prodhimit të

urinës.Një reduktim i sasisë së drenimit në mjetin mbajtës të drenave të kraharorit mund të

tregojë se lëngjet akumulohen diku tjetër. Kur dyshohet për tamponadë kardiake ndjekja më e

përshatëshme është realizimi i një ekokardiogramë e cila specifikon sasinë e likidit perikardial, si

dhe funksionin sistolik dhe diastolik , prezencën e komprimit apo jo të kamerave kardiake.

Menaxhimi i tamponadës kardiake është perikardiocenteza.

Hipotensioni arterial.

Hipotensioni arterial mund të shkaktohet nga një kontraktim kardiak i pamjaftueshëm (ulje e

funksionit sistolik) , volum gjaku gjithashtu i pamjaftueshëm dhe nga një ventilim mekanik ,

preznt kur pacienti është i ventiluar mekanikisht ose kur përdoret PEEP[presioni pozitiv i fundit

i ekspirimit],i cili shkakton një reduktim të debitit kardiak.

Zhvillimi i një qarkullimi te pamjaftueshëm mund të ndodh pasi pacienti është hequr nga

qarkullimi ekstakorporal.Ndërsa gjaku ngrohet ndodh vazodilatacioni dhe rritet kapaciteti

vaskular , komplikacion i cili mund të eleminohet duke shtuar sasinë e lëngjeve të administruara

pacientit postoperator të hershëm. Vlerësimi infermieror në rastin e hipotensionit arterial bëhet

nëpërmjet monitorimit të presionit arterial ,PVC,etj.Gjithashtu monitorohen drenat e kraharorit

sepse një drenim i shtuar mund të realizojë gjithashtu hypotension.

Page 15: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

15

Dëmtimet kardiake

Dëmtimet kardiake rezultojnë kur zemra dëmtohet në funksionin e saj si pompë dhe dhomëzat

kardiake nuk boshatisen plotësisht (ulje e funksionit sistolik ).Dëmtimet kardiake konsistojnë në

trauma të miokardit (ishemi prezente përpara , gjatë ose pas operacionit).

Infarkti i miokardit

Infarkti i miokardit i cili mund të jete preoperator (i instaluar ) perioperator (gjatë operacionit

për arsye të ndryshme ) ose mund të ndodhë në periudhën post operatore dhe si shkak për të

mund të jetë mbyllja e një nga grafteve venoze.

Komplikacionet pulmonare.

Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve

Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve është një mundesi tjetër komplikacionesh që shoqeron pacientët

në kirurgjinë kardiake.Të gjitha indet e trupit kërkojnë një sasi të mjaftueshme oksigjeni dhe

ushqimi për mbijetesën.Intubimi endotrakeal me asistencë ventilatore mund të mbahet 8-48 orë

pas operacionit,në varësi te prezencës së gazeve në gjak (të monitoruara nëpërmjet

astrupogramës e cila merret në mënyrë periodike nga infermieri , cdo 4 orë ).Studimet kanë

treguar që pacientët në gjendje të qëndrueshme mund të ekstubohen 6 orë pas operacionit. Kjo

ndihmon në reduktimin e ankthit të pacientit lidhur me mundësine e kufizuar të komunikimit.

Page 16: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

16

Ndryshimet në bilancin e lëngjeve dhe elektroliteve.

Në pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë kardiake ndodh që të kenë alterime në bilancin e

lëngjeve dhe elektroliteve ndaj monitorimi i vazhduar i gjëndjes së elektroliteve në gjak apo

monitorimi i marjeve dhe nxjerjeve të lëngjeve,peshës ,PVC ,niveli i hematokritit etj duhet të

jetë i vazhdueshëm dhe i saktë .Ka një rëndësi të madhe dhe të veçantë marja e masave të

menjëhershme në eleminimin e çregullimeve të mundshme.

Dëmtimi i qarkullimit cerebral.

Në këto raste bëhet observimi i vazhduar i pacientit për shenjat e hipoksisë,si dhe të gjendjes

neurologjike të pacientit.Hypoperfuzioni mund të shkaktojë dëmtime të SNQ pas operacioneve

kardiake.

Page 17: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

17

Diagnozat infermierore.

Duke u bazuar nga vlerësimi i të dhënave dhe kryerja e proçedurës kirurgjikale,diagnozat

infermierore kryesore për këta pacientë janë:

Dhimbja lidhur me traumën shkaktuar nga plaga operatore si dhe dhimbja që shkaktohet

nga drenat e kraharorit.

Debiti kardiak I ulur lidhur me humbjen e gjakut dhe funksionin e miokardit.

Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve lidhur me traumën i shkaktuar nga incizioni i madh

gjatë operacionit.

Ndryshimet e mundshme në volumin e lëngjeve dhe bilancin e elektroliteve lidhur kjo me

ndryshimet në volumin e gjakut qarkullues.

Ndryshimet e mundëshme në perfuzionin indor lidhur me stazën venoze,embolizmin apo

problemet e koagulimit.

Ndryshimet e mundshme në perfuzionin renal në lidhje me uljen e debitit

kardiak,hemolizën dhe terapinë medikamentoze .

Hipertermia e mundshme lidhur me infeksionin.

Mungesa e njohurive rreth aktiviteteve për vetëkujdesje.

Page 18: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

18

Këto diagnoza mbështeten dhe përcaktohen duke iu referuar fletës së ndjekjes së pacientit

e cila konsiston në parametrimin e këtyre elementëve:

1. Frekuenca kardiake

2. Tensioni arterial

3. Presioni në arterien pulmonare

4. Presioni venoz central

5. Frekuenca respiratore

6. Gazanaliza e gjakut(PO2,PCO3.Ph,HCO3,laktatet, Hematokriti )

7. Fi O2

8. Sasia e likideve të marra në orë (input)

9. Humbja nga drenat (output)

10. Diureza (output)

11. Glicemia

12. Elektrolitet (Na .Ka .Ca )

Page 19: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

19

Planifikimi infermieror.

Qëllimet kryesore të planifikimit infermerior për pacientët përfshijnë:

Regullimin e debitit kardiak

Shkëmbimin e mjaftueshëm të gazeve

Përmiresimin e dhimbjeve

Ruajtjen e bilancit të lëngjeve dhe elektroliteve

Mbajtjen e mjaftueshme të perfuzioneve indore

Nxitjen e pushimit

Ruajtjen e një temperature normale të trupit

Mbajtjen e perfuzionit renal

Mësimin e aktivitetit për vetkujdesje

Ndërhyrjet infermierore

Rregullimi i debitit kardiak

Menaxhimi infermieror për pacientin përfshin

observimin e vazhdueshëm të gjendjes kardiake të tij

dhe lajmërimin e kirurgut për ndonje ndryshim që

tregon ulje të debitit kardiak.Në vlerësimin e

gjëndjes kardiake të pacientit infermieri përcakton efektivitetin e debitit kardiak përmes

observimeve klinike siç janë:Presionit arterial,rrahjeve të zemreë,PVC .Gjithashtu mbahen nën

vëzhgim parametrat tregues në monitor.Funksioni kardiak është i lidhur dhe më funksionin

renal.Matet sasia e urinës dhe shënohet në fleten e ndjekjes kirurgjikale për 24 orë.Nëse sasia e

urinës bie nën 50ml/orë kjo tregon një rënie të debitit kardiak.Rritja dhe funksioni i qelizave të

trupit janë në varësi të debitit kardiak, i cili siguron një vazhdimësi të gjakut të oksigjenuar dhe

plotëson kërkesat e organeve dhe sistemeve të trupit me oksigjen.Mukozat e buzëve,

Page 20: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

20

thonjtë,lobet e veshit janë shumë të vaskularizuar dhe ato mbahen në observim të vazhduar për

cianozë ose shenja që tregojnë ulje të punës së zemrës.Lëkura e thate\ë ose e lagësht mund të

tregojë respektivisht vazodilatacion ose vazokonstriksion.Nëse debiti kardiak është i ulur lëkura

është e ftohtë,e lagësht dhe cianotike ose njolla njolla.Distensioni në venat e qafës mund të

tregojnë për një ulje të punës së zemrës.Të gjitha këto shenja që tregojnë për rënie të debitit

kardiak i raportohen mjekut.Mjeku duke u bazuar në këto të dhëna dhe në testet e tjera

diagnostikuese përcakton shkaqet e problemit.Pas përcaktimit të diagnozës mjeku dhe infermieri

punojnë sëbashku për rregullimin e problemit dhe shmangien e komplikacioneve të

mundshme.Infermieri, sipas përshkrimit të mjekut kryen administrimin e komponenteve të gjakut

,lëngjeve ,digitalikëve, diuretikëve dhe vazopresorëve.

Mbajtja e një shkëmbimi gazesh të mjaftueshëm

Për të siguruar një shkëmbim gazesh normal infermieri vlerson dhe ruan sigurin e tubit

endotrakeal.Pacienti aspirohet vazhdimisht për të minimizuar grumbullimin e sekrecioneve.Gjatë

periudhës së aspirimit duhet të kemi një kujdes të veçantë për të parandaluar hipoksinë që mund

të rezultojë nga proçedura e aspirimit.Kjo vlerësohet duke vëzhguar saturimin.Niveli i gazeve në

gjak krahasohet me shifrat që duhet të jenë normale,të cilat i shikojmë të hemogazanaliza dhe në

rastet kur këto vlera janë te ulëta i raportohet mjekut.E rëndësishme është që pacienti të

ripozicionohet për një ventilim sa më të mirë pulmonar .Kur gjendja e pacientit është e

stabilizuar pozicioni i tij ndryshohet cdo dy orë.Gjithashtu e inkurajojme pacientin që të bëjë

frymarrje të thella dhe kollitje të herpashershme në mënyrë që të rrisim perfuzionim

pulmonar.Gjatë këtyre veprimeve është e indikuar që të përdoren mbështetës fizik për plagen

operatore.Pacienti është gati për ekstubim kur ka refleksin gag ose kur kundërshton

ventilatorin.Të tjeëe tregues për ekstubim janë një volum tidal i mjaftueshëm,sasia e gazeve në

gjak është e mjaftueshme.Pacienti ekstubohet herët kur gjendja e tij është stabel,pra kjo do të

thotë që presionet hemodinamike të pacientit janë brenda limiteve normale.Gjatë kësaj kohe

infermieri nën vëzhgimin e mjekut heq tubin endotrakeal.

Page 21: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

21

Përmiresimi i dhimbjes

Pacientët që kanë kryer operacione kardiake mund të kenë dhimbje e cila është e lidhur me

plagën operatore nga lezioni i nervave interkostale si dhe dhimbje nga drenat të cilat shkaktojnë

irritim të pleurës. Është e rëndesishme të observosh dhe të dëgjosh pacientin për shprehjet

verbale dhe jo verbale rreth dhimbjes.Infermieri duhet që me saktesi të përcaktojë natyrën,tipin

dhe kohëzgjatjen e dhimbjes.Pacientit i jepen analgjezikë për qetësimin e dhimbjes sipas

përshkrimit të mjekut.Morfina lehteson ankthin dhe dhimbjen, jep gjumë,ul ritmin metabolik dhe

kërkesat për oksigjen.Pas dhënies së narkotikëve pacienti vlerësohet për frymarrjen pasi

përdorimi i tyre jep ulje te frekuencës dhe intensitetit respirator.

Ruajtja e bilancit të lëngjeve dhe elektrolitve.

Për të ruajtur bilancin e lëngjeve dhe elektrolitve infermieri vlerëson me kujdes marjet dhe

nxjerjet.Sheh fletën e ndjekjes ditore të pacientit dhe përcakton nëse ky bilanc ështeë pozitiv apo

negativ.Të gjitha marrjet rregjistrohen duke përfshire:lëngjet intravenoze.solucionet e përdorura

në kateterët venoz dhe arterial si dhe lëngjet të marë nga sonda nazogastrike si dhe marrjet nga

goja.Gjithashtu regjistrohen të gjitha nxjerrjet: urina,drenimi në tubat e kraharorit.Her pas here

bëhen teste laboratorike për nivelin e elektroliteve në gjak .

Page 22: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

22

Mbajtja e një perfuzioni indor te mjaftueshëm

Pulset periferike {pedal, tibial,popliteal,femoral,radial,brakial}palpohen në mënyre të

vazhdueshme për të parë ndonjë pengesë arteriale.në rast së konstatojmë në mungesë të ndonjë

pulsi raportojmë menjëherë tek mjeku.

Pas operacionit meren të gjitha masat për të parandaluar stazën venoze që mund të shkaktojë

formimin e trombeve dhe mundesinë e embolive.

Disa nga masat janë:

Aplikimi i çorapeve antiembolike

Vendosjen e jastëkve në hapësiren popliteale

Bërja e ushtrimeve pasive të shoqëruara me ushtrime aktive për të nxitur qarkullimin dhe

për të ruajtur tonusin e muskujve.

Nxitja për pushim

Masat që përdoren për konfort sa më të mirë bëhen së bashku me dhënjen e analgjezikëve të

përshkruar nga mjeku në mënyrë që pacienti të ketë mundësi për një pushim të

rehatshëm.Pacienti ndihmohet në ndryshimin e pozicionit në çdo1-2 orë dhe pozicionohet në

mënyrë të tillë që dhimbja në incizion dhe në tubat e kraharorit të shmanget.Gjithashtu gjatë

kollitjes dhe frymëmarjes së thelle,pacienti suporton vendin e incizionit për teë minimizuar

dhimbjen.Mbas stabilizimit të gjëndjes së pacientit ai mbahet më pak i mornitoruar apo

proçedura të ndryshme dhe koha e pushimit rritet.

Page 23: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

23

Ruajtja e një temperature normale të trupit

Pas operacionit pacientët janë në rrezik për rritje të temperaturës që mund të vijë si pasojë e

infeksionit ose sindromit post kardiotomi.Vendet e infeksionit përfshijnë mushkritë,traktin

urinar,inçizionin dhe vëndet ku janë vendosur kateterët e ndyshëm .Një kujdes shumë i

vëmëndshëm bëhet në parandalimin e kontaminimit të kateterëve dhe tubave.Për mjekimin e

plagës përdoret një teknikë sterile,gjithashtu steriliteti duhet të ruhet edhe në kateterët venoz dhe

gjatë aspirimit nga tubi endotrakeal.Pastrimi i sekrecioneve pulmonare shoqërohet me

ndryshimin e vazhdushëm të pozicionit,terpine fizike të kraharorit dhe aspirimin.Sindromi

postkardiotomi ndodh 10-40 perqind te rasteve me operacione kardiake.Shkaqet janë të pa

njohura .Sindromi karakterizohet nga temperaturë,dhimbje perikardiale ,dhimbje

pleurale,dispne,fërkime perikardiale,artralgji.Leukocitoza është prezente së bashku me një

sendiment të lartë.Këto simptoma mund të shfaqen edhe kur pacienti ka dalë nga

spitali.Sindromat mund ëe diferencohen nga komplikacionet e tjera post-operatore{dhimbja e

inçizionit,infarkti i miokardit,embolia pulmonare,endokarditi bakterial,pneumonia ose

atelektaza}.trajtimi varet nga simptomat.Pushimi në shtrat dhe terapia me anti inti-inflamatorë

lejon përmirësimin e simptomave.

Mbajtja e një perfuzioni renal të mjaftushëm

Perfuzioni renal i pa mjaftueshëm mund të jetë një komplikacion për pacientët që i nënshtrohen

operacioneve kardiake.Një shkak i mundshëm është debiti kardiak i ulët.Përveç kësaj traumat e

rruazave të gjakut gjatë qarkullimit ekstra korporal mund të shkaktojnë hemolizë të ruazave të

gjakut.Kjo çon në krijimin e substancave toksike për shkak të paaftësisë së veshkave për të

nxjerrë produktet e dëmshme.Përdorimi i vazopresorvë për rritjen e presionit të gjakut gjithashtu

Page 24: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

24

mund të çoje në uljen e sasisë të gjakut që shkon në veshka.Menaxhimi infermieror përfshin

masa për matjen e saktë te urinës.Një sasi më pak se 20ml / orë mund të tregojë për

hypovolemi.Dhënja e diuretikëve dhe medikamenteve inotrope bëhet sipas përshkrimeve të

mjekut.Matet niveli i kreatininës dhe nivelet e larta raportohen në mënyreë të menjehershme

sepse mund të jetë e nevojshme kufizimi i lëngjeve dhe medikamenteve që normalisht

eleminohen nga veshkat.Nëse përpjekjet për ruajtjen e perfuzionit indor nuk janë efektive atëherë

pacienti mund të ketë nevojë për dializë ose hemodializë.

Informimi i pacientit për vetëkujdesje

Dalja nga spitali pacientit dhe familjarve të tij i shkaktojnë një gjendje anksioziteti dhe

mosbesimi .Shpesh familjarët e tyre kanë frikën se ndoshta nuk dinë të përkujdesen në mënyrën e

përshtatshme për ta,dhe janë të shqetesuar për komplikacionet që ai mund të ketë.Infermieri së

bashku me mjekun në momentin e daljes nga spitali e informon pacientin dhe familjarët e tij

duke i tërhequr vëmendjen mbi marrjen në rregull dhe vazhdimisht të mjekimit mbajtës

,dietën,aktivitetin fizik,mjekimet e regullta të plagës operatore dhe vizitat e kontrollit me mjekun

kardiolog.

Page 25: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

25

RAST STUDIMI

Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studimi është:

Evidentimi i komplikacioneve në pacientet që i janë nënshtruar një interventi

kardiak.

Menazhimi i suksesshëm infermieror në pacientët që i janë nënshtruar një

interventi kardiak.

Materiali dhe metodat

Studimi u krye në repartin e terapisë intensive në kardio- kirurgji në spitalin e Zemrës”Roland

Xhaxho”FMES –CVSC-TI

Page 26: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

26

Në studim u morën 20 pacientë të cilët kishin kryer një intervent kirurgjikal.

Diagnozat janë :

- CABG x 1 1 pacientë

- CABG x 2 3 pacientë

- CABG x 3 8pacientë

- CABG x4 3 pacientë

- CABG x 1(stenozë kritike e Trungut Komun) 1pacientë

- CABG x 1(Insuficiencë mitrale e përparuar) 1 pacientë

- CABG x 3(stenozë kritike të Trunkut Komun) 2 pacientë

- CABG x 3 (insuficiencë mitrale e përparuar) 1 pacientë

Page 27: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

27

REZULTATET

Raporti meshkuj: femra tek pacientët kardiakë ishin M-F 14:6 (70% :30%)

70%

30%

Raporti meshkuj femra tek pacientwt kardiak

Meshkuj

Femra

Page 28: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

28

Shpërndarja e moshave në këta pacientë është si më poshtë:

Grup mosha 30 – 45 vjeçë : 3 pacientë (M:F = 2:1)

Grup mosha 45 – 60 vjeçë : 10 pacientë (M :F =7:3)

Grup mosha 60 -70 vjeçë : 5 pacientë ( M: F =4:1)

Grup mosha 70 vjeç e lartë: 2 pacientë (M:F =1:1)

3

10

5

2 2

7

4

1 1

3

1 1

0

2

4

6

8

10

12

Numri I pacienteve

Meshkuj

Femra

Page 29: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

29

Patologji shoqëruese preoperatore prezente në këtë studim janë :

-IM 10 pacientë

-HTA 20 pacientë

-DM tip II 4 pacientë , DM tip I 2 pacientë

-Patologji valvulare e ndryshme 2 pacientë

Patologji shoqëruese preoperatore :

100 %

30 %

50 %

10 %

0

5

10

15

20

25

HTA DM IM preoperator

Patologji Valvulare

Page 30: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

30

DIABET

Nga 20 pacientët që u morën në studim:

14 pacientë nuk kishin probleme diabetike (70% e pacientëve)

4 pacientë ishin diabetik:diabet mellitus tip 2(20% e pacientëve)

2 pacientë:diabet mellitus tip 1(10% e pacientëve)

20%

10%

70%

Diabet mellitus Tip 2

Diabet mellitus Tip 1

Normal

Page 31: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

31

Postoperator vërehen crregullime të ndryshme metabolike , një prej të cilave janë vlera të larta

tranzitore të glicemise (edhe në pacientë jodiabetikë )të cilat ndiqen në dinamike dhe trajtohen

me terapine përkatëse.Nëse pas fazës së hershme postoperatore vërtetohet diganoza e DM (të

pazbuluar deri në këte moment ), këta pacientë drejtohen për konsultë endokrinologjike të

mëtejshme.

-Pas operacionit 12 pacientë u stabilizuan në vlera të glicemisë(60%e pacientëve normal)

-8 pacientë DM nga të cilët 2 pacientë janë diabetikë të zbuluar rishtazi ( në total 40% e

pacientëve)

60%

40%

Page 32: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

32

INFARKTI I MIOKARDIT

(Patologji preoperatore shoqëruese ose komplikacion postoperator)

Nga 20 të sëmurë të marë në studim10 pacientë janë diagnostikuar si IM

preoperator(50%e tyre) kurse 10 të tjerë jo(50% normal)

50% 50%

Infarkti Preoperator

Normal

Page 33: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

33

Në studim rezultojnë si IM postoperator (duke iu referuar dinamikes klinike, analizave

laboratorike(enzimat përkatëse kardiake) ndryshimeve në EKG dhe Ekokardiogramë, 3 pacientë.

(15%e pacientëve në total).

-17 Pacientë me ecuri të mirë (85%e pacientëve)

Në vazhdimësi kam analizuar komplikacionet postoperatore të cilat ndahen në :

-Komplikacione të shpeshta:

1. Ulje e debitit kardiak

2. Hypovolemia

15 %

85 %

0 0

Infarkt postoperator

Normal

Page 34: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

34

3.Hemoragjia

4. Hypotensioni arterial

5. Komplikacionet pulmonare

6.Dëmtime në shkëmbimin e gazeve

7.Ndryshime në bilancin e lëngjeve dhe elektroliteve

-Komplikacione të rralla , madhore :

1.IM postoperator

2.Tamponada kardiake

3. Dëmtime në qarkullimin cerebral

4. Eksitus

TAMPONADA KARDIAKE

Nga 20 pacientët e maee ne studim 2 prej tyre pas interventit rezultojne me diagnozen

tamponade kardiake.

-Tamponadaonada kardiake 10% e pacientev

-Ecur normale 90% e pacienteve

Page 35: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

35

EKSITUS

(Intraoperator,Postoperator i hershem ose i vone )

-Nga 20 pacientë 1 prej tyre bën eksitus postoperator i voneë(5% e pacientvë)

-95% ecuri të mirë

90%

10%

Normal

Tamponade Kardiake

Page 36: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

36

EDUKIMI DHE MENAZHIMI

Diagnostikimi i saktë ,menazhimi i komplikacioneve post operatore si dhe përdorimi korrekt i

kurave dhe ndërhyrjeve të duhura,janë cështje që lidhen drejperdrejt me formimin e personelit

mjeksor dhe pacientëve te tyre.Për të arritur një kurim sa më frutdhënes janë të domosdoshëm

këto kushte:

95%

5%

Normal

Eksitus

Page 37: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

37

1.Një numër i mjaftueshëm mjekesh dhe infermirësh të mirë arsimuar dhe trajnuar .

2.Komplikacionet post operatore duhen diagnostikuar saktësisht.Duhet vlersuar graviteti i

situatës dhe të jepen mjekimet e nevojshme në kohën e duhur

3.Pacientët duhen të mirëinformohen dhe të kuptojnë përdorimin e mjekimeve.

4.Mos diagnostikimi në kohë i sëmundjeve koronare bëhet sepse pacienti me siptoma

kardiovaskulare e nënvlerëson vizitën te mjeku.Ky nënvlerësim e ka burimin të mungesa e

informacionit.

KONKLUZIONE

Në pacientët e kardio-kirurgjise në periudhën post operatore ka shumë rëndësi ndjekja e

vazhdueshme e parametrave jetësore dhe komplikacioneve të mundshme post operatore dhe

njëkohesisht korrigjimi i çrregullimeve të tyre.

Për të përmiresuar ecurinë klinike të këtyre pacientëve

Për të përmiresuar ditë qëndrimin në klinikë

Për të ulur koston e trajtimit të tyre hospitalor

Page 38: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

38

FALENDERIME

Ky punim do ishte i vështirë të realizohej pa ndihmën dhe punën e pakursyer të drejtuesit të

temës që e ndiej si detyrë dhe përgjegjesi ta falenderoj.

Si dhe stafin mjekësor dhe infermieror që më mbështetën dhe më ndihmuan për realizimin e

kësaj pune diplome.

Page 39: INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese. Disorientim dhe deluzione paranoide. Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën

39

BIBLIOGRAFIA

sq.wikipedia.org/wiki/

www.meemira.com/

www.webmd.com/

cpr.sagepub.com/

www.nursingtimes.net/.www.nursingtimes.net/

en.wikipedia.org/wiki/Coronary

www.nlm.nih.gov/medlineplus/