TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë...

57
MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 1 UNIVERSITETI I DURRESIT FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DEPARTAMENTI “ADMINISTRIM FINANCIAR” TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE Drejtues i Temes: Punoi: Prof. Arian Dedej Elton Varaku

Transcript of TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë...

Page 1: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 1

UNIVERSITETI I DURRESIT

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

DEPARTAMENTI “ADMINISTRIM FINANCIAR”

TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE

Drejtues i Temes: Punoi: Prof. Arian Dedej Elton Varaku

Page 2: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 2

Abstrakt

Through this theme we will discover what awaits our country with the characteristics that

it has, from the first step of integration in the free trade zone. We will explain that

regional integration in general, The Free Trade Agreement and commercial facilities in

particular, are not severe political purposes but are proven practices that obey laws.

Trade policies, especially those promoting exports and finding new markets, have central

place in the economic policies of governments and those of different countries. There are

definied sets of global rules that allow, encourage and also discipline the world trade.

The purpose of opening or liberalizing markets include economic growth and

development, increased productivity and efficiency, improvement of the services offered

by the state, increased competition and thus lower prices for the consumer.

Cooperation in trade can guarantee the success and challenge imposed by being a small

country facing this “great” region.

Page 3: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 3

Shkurtesat e përdorura MTL Marrëveshja e Tregtisë së Lirë BE Bashkimi Europian OBT Organizata Botërore e tregtisë HS Sistemi harmonizues PBB Produkti i Brendshëm Bruto IHD Investimet e Huaja Direkte SEE South East Europe (Europa Juglindore) BP Bilanci i Pagesave CARDS Programi i asistencës Financiare QKR Qëndra Kombëtare e Rregjistrimit OECD Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim FTA Free Trade Agreements

Page 4: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 4

PERMBAJTJA E TEMES

HYRJA 6

KAPITULLI I

BALLKANI DHE HISTORIA E INTEGRIMIT 7

KAPITULLI II

TE NJOHIM MARREVESHJEN E TREGTISE SE LIRE

2.1.Cfarë është nje marrëveshje e tregtisë së lirë 11 2.2. Mekanizmat e aplikimit të MTL 13 2.3. Rregullat e origjinës 14 2.4. Perfitime dhe kosto 15 2.5. Kuadri institucional 16 2.6. Aplikimi i marrëveshjeve 17 KAPITULLI III

NDIKIMET E PRITSHME TE MARRVESHJES SE TREGTISE SE LIRE

3.1. Integrimi rajonal për vendet e vogla. 18 3.2. MTL-të në këndvështrimin makroekonomik 20 3.3. Me cfarë mund të konkurojmë? 25 3.4. Ndikimi te: 32 A.Konsumatoret B.Biznesi C.Investitorët e huaj

Page 5: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 5

KAPITULLI IV MARREVESHJET E TREGTISE SE LIRE ME VENDET E EUROPES JUGLINDORE. KAPITULLI V ECURIA DHE REZULTATET NGA MTL NE ZBATIM 5.1.Nikimi MTL-ve te biznesi 46 5.2.Progresi,ecuria ne fusha te ndryshme 49 5.3.Pjese nga raporti i Bankes Boterore 53 5.4.A ka kthim mbrapa 56 5.5.Konkluzione dhe rekomandime KAPITULLI VI E ARDHMJA NE NJE BOTE TE GLOBALIZUAR 58 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME 60 BIBLOGRAFIA 63

Page 6: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 6

HYRJE Shkembimi i mallrave ka qene një ndër veprimtaritë me të hershme të njërezimit. Pamundësia për të prodhuar vetë gjithcka në mënyrë eficiente, ka cuar në ndarje punësh e prodhimesh dhe nxiti shkembimin e tyre. Nga ky veprim i thjështë i lindur nga nevoja për mbijetese, sot tregtia është kthyer në një element qendror të politikes boterore. Politikat tregetare sidomos ato të nxitjes të eksporteve dhe gjetjes të tregjeve të reja, kane vendin qendror në politikat ekonomike të qeverive dhe vendeve të ndryshme. Janë përcaktuar një sërë rregullash në nivel botrëor që mundësojnë, nxisin dhe njëkohësisht disiplinojne tregtine boterore. Mekanizma të ndryshëm janë „shpikur“ për të lehtesuar mardhaniet tregetare mes shteteve. mentaliteti tregetar dhe i tregtimit ka evoluar se tepërmi. Tashme duket si anakronike të mendohet për mbrojtje prodhimi apo industrish. E gjithe vemendja është përqendruar në liberalizimin tregetar të ekonomive të vendeve të ndryshme, hapjen kundrejt investitoreve të huaj dhe tregjeve të reja, reduktimin e barrierave tregetare, reduktimin deri në kuotat zero të tarifave doganore etj., për të përfituar sa me shume të jetë e mundur nga avantazhet konkuruese të secilit vend dhe nga transferimi i teknologjive, kapitaleve dhe njohurive. Në fund të vitit 2002 eksportet neto botërore të malllrave dhe sherbimeve arriten në 7.8 miliard USD. Sigurisht është shpejt të themi që Bota po njëh „tregti pa kufij“, por nuk është e ekzagjeruar të themi që bota po i shuan kufujtë tregetare. Dekada e viteve `90 e theksoi garen konkurenciale drejt liberalizimit të regjimit tregetar gati në gjithe vendet e Botes. Aresyeja e kesaj levizje jane përfitimet që krijohen nga hapja e ekonomise. Por si paraqitet ky realitet global në kontekstin rajonal të vendit tone? Shqipëria karakterizohet nga një treg vendas i kufizuar me avantazhe konkuruese jo shume të fuqishme. Prej mese 10 vjetesh, Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për të liberalizuar rregullat tregtise se jashtme për të nxitur eksportet dhe zevendesuar importet. Pavaresisht, Shqipëria ende renditet ndër vendet shtetet me hapje me të kufizuar të ekonomise dhe jo i integruar në mase të konsiderueshme me ekonomitë e tjera. Megjithatë Shqipëria u be pjese e sistemit të tregtise ndërkombetare që në fillimet e tranzicionit ekonomik duke u institucionalizuar në sistemin boteror të tregtise në vitin 2000, me anetresimin në OBT. Me nxitjen nga BE, vendi ynë është përfshirë në një procesh të nenshkrimit të marreveshjeve të Tregtisë se Lirë me vendet e rajonit, me synim krijimin e një Zone të Tregtise se lirë që të përfshije të gjithe vendet e Ballkanit Jugor. Thellimi i ndërvartesise ekonomike dhe forcimi i prirjeve globalizuase e ka bere edhe me intensiv debatin mes studiuesve të ekonomise për lidhjen midis hapjes tregetare, investimeve dhe rritjes ekonomike. Mbizotëron ideja se mes faktoreve të mesipërm ka një lidhje pozitive dhe se hapja ekonomike, liberalizimi i tregtise shoqerohet në fund të fundit me ritme me të larta të rritjes ekonomike, me rritje të eficences të përdorimit të faktoreve. Por për të arritur në përfundime sa me të sakta, me mire të analizojme më

Page 7: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 7

hollesisht nga ana shkencore mundesitë për liberalizim, efektet dhe sfidat përkatese për një vend si Shipëria me karakteristikat e veta dhe si një vend balkanik.

KAPITULLI I

BALLKANI DHE HISTORIA E INTEGRIMIT Ballkani, ky gadishull i vogël por famëmadh do jetë në qendër të këtij kapitulli e historitë dhe sfidat për të ardhmen, gjithmonë e parë në këndvëshrimin ekonomik dhe në kuadrin e integrimit dhe krijimin e një blloku të vëtëm. Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne këtë kapitull që do na ndihmojë të krijojmë nje background për rajonin ku po inegrohemi. I. HISTORIA DHE THEMELET E MARREVESHJEVE TË TREGTISE SE LIRE NË VENDET E BALLKANIT Më qëllim që të kemi një tablo me të qartë të natyrës dhe vecorive të MTL-ve në rajon, është e domosdoshme që të njihemi me historikun e shkembimeve tregetare mes vendeve të Europes Juglindore (SEE), kushtet ekonomike, politike, shoqerore etj. në të cilat nisi dhe procesi integrues i ketyre vendeve që në fakt eshtë riintegrues. Liberalizimi i tregtise në Europen Jug Lindore (SEE)2 South East Europe është mbështetur shumë nga Bashkimi Europian (BE) gjatë viteve të fundit, si një nder inisiativat me qellim stimulimin e bashkepunimit rajonal mes vendeve të SEE. Procesi i Stabilizim Asocimit i lancuar në 1999 për të ashtequajturin Ballkani Perendimor ( Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, dhe ish Jogusllavia (Serbia e Mali i Zi që nga 2003) ose SEE-5, kerkon në mënyrë eksplicitë implementimin e bashkepunimit rajonal mes këtyre vendeve në fusha të ndryshme. Në sferen ekonomike, liberalizimi i tregtise është bërë mjeti kryesor i promovimit të bashkëpunimit rajonal në SEE, materializuar kjo në Memorandumin e Mirekuptimit dhe Lehetsimit të Tregtise eshtë firmosur me 27 Qershor 2001 në Bruksel nga Ministart e Jashtem të shtatë vendeve të SEE (me vone u bashkua Moldavia). Liberazimi i tregtise eshtë bere një element celes për stabilitetin ekonomik dhe politik në vendet e rajonit, dhe është një hap për integrimin e ketyre vendeve në strukturat Europiane. Sipas raportit të Bankës Botërore procesi i liberalizimit të SEE do të ketë nevoje për nje politike më afatgjatë mbështetese dhe një punë me të madhe për matjen e rezultateve. Raporti për SEE përqendrohet vetem në tregtine, pasi lëvizja e lire e punes eshtë e kufizuar nga rregullat për vizat, ndersa levizja e flukseve të kapitalit jane akoma të uleta për shkak të mungeses të kapitalit të brendshem.

Page 8: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 8

1.Balkani para viteve 1990 Shqipëria citohet si vendi me ekonomi me të mbyllur në rajon dhe me politikat e brendshme autokratike deri në 1989, dhe zbatonte një strategji që limitonte lidhjet ekonomike më pjesen tjeter të botës dhe fqinjet gjithashtu. Por dhe për vendet e tjera, tregtia rajonale ishte edhe me pak e rendesishme, pervec Ish Jogusllavise që perfaqësontë një bllok të fuqishem prej gjashtë republikash, ndersa blloku tjeter karakterizohet nga lidhje të dobeta tregetare. Si shkaqe të supozuara mund të përmendim dhe ato faktorë me natyrë joekonomike si historike, politike, gjeostartegjike, ideologjike etj. Nderkohe që sot faktoret ekonomike jane me percaktuesit.

2.Balkani pas viteve 1990, ndryshimet dhe efektet ne ekonomi Gjatë viteve 1990, pati ndryshime radikale si shpërberja e bllokut komunist, të pasqyruara dhe në politikat e tregtise. Volumi i tregtise pati rënie të ndjeshme mes vendeve të rajonit si pasojë e recesionit të thellë të fillim viteve `90, ndarja e Jogusllavise dhe rritja kështu e numrit të vendeve të rajonit u shoqërua nga vendosja e barrierave nga vendet e reja të krijuara dhe nga blloqet e brendshme, konflikte luftarake dhe embargo që ndaluan keshtu integrimin. Negativisht ndikuan dhe konfliktet ushtarake, spastrimi etnik etj. Gjatë kësaj periudhe tranzicioni, tregtia u orientua kryesisht nga Komuniteti Europian si një partner i vjeter duke zevendesuar dhe ulur keshtu shkembimet mes njeri-tjetrit. Sidoqoftë për vendet e ish Jogusllavise, tregtia me ventet tjera SEE vazhdoi të ketë një pjese të rëndësishme. Përvec kufijve politike, dallohen dhe të ashtëquajturat kufinj të butë (soft). Si pasoje një pjese e mallrave tregtoheshin ilegalisht, shpesh në formën e barterit, forma këto që nuk u regjistruan, për këtë dhe shifrat shumë pesimistë të ketyre viteve duhen marre me rezerva.

Page 9: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 9

3.Era e re e Liberalizimit Luftrat në 1999 në rajon patën efekte shkateruese në transport dhe krijuan barriera tregetare, ekologjike në gjithe vendin, dhe u humb kontrolli dhe mbi dy rajone tjera, Kosova dhe Serbia e Mali i Zi. Si pasoje dhe sot ekziston një ndervartesi e madhe mes ketyre shteteve. Pas një dekade paqëndrueshmerie politike, sot përjetojme ringjalljen ose ndërtimin e lidhjeve politike, ekonomike etj., si me BE dhe me vendet e tjera të SEE. Ky proces riintegrimi shihet në momentet kryesore si: -Nënshkrimi i Paktitit të Stabilitetit me BE dhe të Stabilizim Asocimit, -programi i asistences financiare CARDS -Kusht e platforma për aneatresimin në BE. Në kuadrin e liberalizimit të tregtise, janë hequr barriera për BE dhe vende SEE, jane aplikuar reforma radikale si dhe nënshkrimi i mjaft MTL-ve që janë konsideruar një instrument i harmonizimit të ineresave ekonomike dhe politike. në perfundimin e gjithe ciklit mes vendeve të rajonit pritet një fluks shume i madh i tregtise, që do të nxise eficencen, do rrise konkurencen dhe do coje në një rritje të ekonomise..3 (raport i Kommisionit

Europian, 2008, p. 11).

4.Situata ekonomike dhe e shkëmbimeve tregtare Shqipëria, hyn në tre vendet që kane një nivel të ulët shkembimesh me pak se 5% dhe jo me shume se 10%. Ndërsa rekordin e mban Bullgaria me 44% nga SEE. Përgjithesisht eksportet janë rritur, ndërsa importet kane patur oshilacione të ndjeshme. Një partner i fuqishem që vazhdon të zere një peshe të madhe specifike të shkembimeve tregetare, vazhdon të jetë Bashkimi Europian që po e konsideron rajonin si një partner në tergeti. Disa nga vendet e SEE sot kane një bilanc tregetar me të balancuar, ndersa vendet e tjera karakterizohen nga mbulim i dobet i importeve. Pavarësisht se rajoni sot nuk eshtë aq i integruar sa para 1991, disa lidhje ekonomike jane trasheguar nga e kaluara, dhe keto lidhje i kane rezistuar kushteve të pafavorshme të viteve `90. Aktualisht ka një fluks të konsiderueshem, por vihet re që produktet e rajonit jane me pak konkuruese në tregjet e BE, ndaj ky drejtim i mallrave mund të konsiderohet si zgjidhja e dytë me e mire, e para mbet liberalizimi i tregtise nder rajonale bazuar në MTL-të mes vendeve. Krijimi në këtë menyre i një tregu të perbashket për të kaluar në një bashkim doganor, do jetë një zgjidhje e mundshme, do rriten të ardhurat e rajonit dhe do këtë perfitime të tjera. Por kjo zgjidhje mund të mos jetë realiste për shkaqe politike. Aktualisht nga MTL-të e rajonit perfitohet një shumellojshmeri me e madhe produktesh,

Page 10: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 10

respektim të rregullave të origjines, standarte të vendosura, permiresim i imazhit negativ të rajonit që eshtë pa dyshim një nga perfitimet me të medha. Procesi i integrimit po mbështetet dhe nga organizma ndërkombetare si FMN që sigurojnë dhe stabilitettin e parametrave ekonomik dhe minimizimin e riskut nga hapja e tregjeve. Gjithashtu nga BE jane mirepritur cdo forme e integrimit politik, kulturor, shoqeror etj, në mbeshtetje të integrimit ekonomik. në tabelën me poshtë jane të paraqitura probabilitetet që vendet e rajonit të hyjne në BE. Probabiliteti që vendet e rajonit (Evroopa Juglindore SEE) të hyjne në BE. Rezultat nga pyetja e 38 expërteve ABN, AMRO, banka e Shqipërise, BNP Panbus, Deutsche Bank, HVB bAnk, ING, Reifheisen Bank... Bullgaria 70% 2007 Rumania 60% 2007 Kroacia 2009 Mali i Zi 2012 Turqia 2015 Por cilat mund të jenë efektet negative , natyrisht humbja e të ardhurave nga tarifat doganore që ulin ndjeshm deficitin buxhetor. Por me kujdesin e vendeve SEE dhe me ndihmen dhe keshillat e nderkombetareve (FMN dhe programi CARDS), synohet ulja e efekteve negative dhe triumfimi i atyre pozitive. Ky eshtë një hap i domosdoshem para hyrjes në tregjet e synuara të BE.

Page 11: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 11

KAPITULLI II

TË NJOHIM MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË

1.Cfarë është nje marrëveshje e tregtisë së lirë A. Objektivat e marrëveshjes B. Sistemi tarifor

1. Produkte Industrisle 2. Produkte Bujqësore

2. Mekanizmat e aplikimit të MTL 3. Rregullat e origjinës 4. Perfitime dhe kosto 5. Kuadri institucional 6. Aplikimi i marrëveshjeve I. Ç’ËSHTË NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË (MTL) MTL është një dokument i negociuar dhe i rënë dakord mes palëve me objektiv liberalizimin e tregtisë. Liberalizimi është i menjëhershëm për produktet me avantazhe të qarta të krahasuara dhe gradual për produkte të ndjeshme ndaj importeve. Për këto të fundit, marrëveshjet parashikojnë reduktim të përshkallëzuar të tarifave doganore dhe eliminimin e tyre përgjatë periudhës kohore deri në krijimin e zonës së lirë tregtare. Megjithëse në një MTL fiksohen objektiva të matshëm dhe konkretë, MTL është fleksibël, në kuptimin që ajo është e pajisur me mekanizmat e përshtatjes ndaj evolucioneve në raport me periudhën e paranegocimit. A.Objektivat e marreveshjes: -Objektivi kryesor i marrëveshjes është krijimi nga palët në mënyrë graduale i një zone të tregtisë së lirë gjatë një periudhe tranzitore me kohëzgjatje maksimale prej 6 vjetësh. -Objektivat specifike:

zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve dhe rritja e standartit të jetesës së popujve,

eleminimi gradual i kufizimeve në tregtinë e mallrave, vendosja e kushteve të barabarta konkuruese për tregtinë e mallrave, kontribuimi në heqjen e barrierave ndaj tregtisë, në zhvillimin e harmonizuar dhe

zgjerimin e tregtisë botërore,

Page 12: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 12

krijimi i kushteve për nxitjen e mëtejshme të investimeve, veçanërisht për zhvillimin e investimeve të përbashkëta në këto vende/në rajon,

nxitja e tregtisë dhe bashkëpunimit midis palëve me vendet e treta. B.Sistemi tarifor që do të aplikohet pas miratimit të Marrëveshjeve është i përbërë nga: 1.Tarifa që reduktohen gradualisht, për produkte të cilat duhet t’i nënshtrohen një mbrojtjeje tarifore të përkohshme, me qëllim që të ndihmohen industritë ë prodhimit vendas 2.Tarifa që bëhen menjëherë zero për qind, për mallrat josensitive të vendeve respektive; përgjithësisht kjo kategori përfshinë gjithë mallrat që nuk përfshihen në listat e produkteve që përmenden në pikën 1 më sipër. 3.Tarifa që zbatohen sipas sistemeve aktuale respektive ose tarifa bazë, për produkte sensitive ndaj të cilave aplikohet mbrojtje e plotë tarifore; (kjo kategori përfshinë kryesisht mallrat bujqësore dhe ushqimore: kapitujt 1-24 të Sistemit të Harmonizuar). 4.Konçensione për produktet bujqesore të cilat janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner . Siç vërehet dhe më sipër, krijimi i zonës së lirë tregtare mes vendeve të rajonit prek kryesisht sektorin industrial, ndërsa sektorët e bujqësisë dhe të industrisë së mallrave ushqimore, në shumë raste parashikojnë hapje të pjesshme e graduale ose ruajtje të regjimit aktual tregtar. Produktet industriale Produktet industriale konsiderohen ato produkte të cilat klasifikohen në kapitujt 25-97 sipas Sistemit të Harmonizuar (HS). 1.Për produktet industriale marrëveshjet parashikojnë : I.Për një kategori produktesh, tarifa doganore për të cilat bëhet menjëherë zero përqind. Ky reduktim realizohet për produkte eksporti apo me potenciale eksporti të cilat nuk janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner. II.Për një kategori tjetër produktesh, tarifa shkon në zero përqind në mënyrë të përshkallëzuar pas maksimumi 6 vjetësh. Kjo ndodh për ato produkte eksporti që janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner. Në përgjithësi marrëveshjet sigurojnë mbrojtje të përkohshme për produktet industriale si: kripa e gjellës, karburante, prodhimet e hekurit, bakër, krom, nikel, produktet e drurit, produktet e kozmetikës. 2.Produktet bujqësore Produkte bujqësore klasifikohen në kapitujt 1 deri në 24 te HS.

Page 13: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 13

Shkëmbimi i konçensioneve: është baza e marrëveshjes në fushën e bujqësisë. Kjo për shkak se bujqësia është një sektor sensitiv për vendet nënshkruese. Palët i ofrojnë njëra tjetrës konçensione në formën e (i) tarifave zero përqind menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, (ii) tarifa zero përqind, për kuota të caktuara produktesh, sipas anekseve bashkëlidhur tekstit të marrëveshjes Sigurohet mbrojtje për produktet bujqësore si: mollët (për muajt tetor-nëntor), birra, vezët, duhani, vaji ushqimor i rafinuar dhe nxitje për eksportet e produkteve bujqësore si: peshku, fasulet, vaji i ullirit, ullinjtë, hurma, fiq, djathi, mjalti, mish, perime, prodhime sheqeri, etj.

II. MEKANIZMA TE APLIKIMIT TE MARREVESHJEVE MTL përmbajnë në vetvete mekanizmat që ndihmojnë zhvillimin e një tregtie të drejtë e me rregulla loje dhe synon përshtatje ndaj kushteve të reja që mund të krijohen. Kështu: 1.Ekziston mundësia për dhënien e konçensioneve të mëtejshme, sipas zhvillimeve në fushën e politikave bujqësore të brendshme dhe të jashtme të këtyre vendeve. 2.Palëve u njihet e drejta që të kryejnë konsultime për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në rast se importet e produkteve të cilat janë subjekt konçensionesh sjellin probleme serioze në tregjet e palës tjetër. Masa mbrojtëse të nevojshme mund të merren deri në gjetjen e një zgjidhjeje. 3. Për industri në lindje e sipër, ose sektorë që kryejnë ristrukturim dhe përballojnë vështirësi serioze, të cilat gjenerojnë edhe probleme sociale të konsiderueshme, mund të merren masa të jashtëzakonshme me kohëzgjatje të kufizuar në formën e rritjes së tarifave doganore. Tarifa doganore në këto raste nuk duhet të kalojë 25 përqind ad valorem dhe vlera totale e importeve të produktit, subjekt i këtyre masave nuk duhet të kalojë 15 përqind të importeve totale të produkteve industriale. 4.Palët kanë të drejtë të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme kur një produkt importohet në një nga palët në sasi të tilla që shkaktojnë ose rrezikojnë te shkaktojnë dëme serioze tek prodhuesit vendas të produkteve të ngjashme ose drejtpërdrejt konkuruese në territorin e palës importuese; ose veshtirësi serioze ndaj çdo sektori të lidhur me të; apo veshtirësi që rezultojnë në përkeqësim serioz të situatës ekonomike të një rajoni. 5.Masa kufizuese mund të zbatohen edhe në rast se njëra palë ndesh vështirësi të Bilancit te Pagesave. e Rregulla të tjera. Koncepti i liberalizimit nuk shihet i lidhur vetëm me tarifat doganore. Sistemet tregtare dhe kërkesat e legjislacioneve kombëtare që rregullojnë aktivitetet e import-eksportit,

Page 14: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 14

shpesh mund të rezultojnë të pakapërcyeshme dhe janë më me kosto se vetë tarifat doganore. Për këtë qëllim, në MTL përcaktohet një kuadër i rregullave që duhen aplikuar në këto aspekte të regjimit tregtar. Palët duhet të aplikojnë rregullat kombëtare në fushën sanitare dhe fitosanitare në mbështetje me parimin e mosdiskriminimit, pa aplikuar masa të reja me karakter të ekzagjeruar dhe pengues në tregti. Gjithçka duhet të kryhet në përputhje me konventat ndërkombëtare në këtë fushë. Rregullat e origjinës përcaktohen në një protokoll te veçantë të marrëveshjes, i cili sqaron se mallrat duhet të prodhohen tërësisht apo pjesërisht (sipas disa kushteve të përcaktuara në mënyrë të detajuar) në një vend që të marrin origjinën e vendit eksportues. Pronësia Intelektuale, Prokurimi Publik, Nxitja e Investimeve dhe shërbimeve realizohen në përputhje më marrëveshjen e OBT-së.

III. RREGULLAT E ORIGJINËS

Statusi origjinues, perfaqeson lidhjen midis produktit dhe vendit ku prodhohet, kushtet e prodhimit,

ne mënyre qe te garantohet perfitimi i statusit preferencial

Statusi origjinues perftohet kur: – Produkti ështe prodhuar tërësisht në një vënd, (1) – Produkti i nënshtrohet proçeseve/përpunimeve shtesë, per lëndë te parë

dhe materiale te importuara në atë vënd, (2)

Kriteret për perfitimin e origjinës preferenciale Ndryshimi i klasifikimit doganor, sipas kreut te HS, (a) Vlera e perpunimit në %, ndaj çmimit tek prodhuesi (ex-ëorks), (b) Kryerja e proçeseve specifike te përpunimit, (c) Kombinimi i kritereve te mësipërme, (d)

Produkti perfiton origjinën shqiptare -“Pra në rast se nga përpunimi qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij të mëparshem te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar te Mallrave, ai përfiton origjinën e vendit në te cilin eshte përpunuar.” -Në rast se nga kryerja e proceseve specifike te përpunimit qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij te mëparshëm te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave, ai përfiton origjinën e vëndit në te cilin është përpunuar.”

Page 15: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 15

-Vetëm në rastet kur një produkti nga përpunimi i rritet vlera në një shtesë prej 30%, ai mund të përfitoje origjinën e vëndit te përpunimit.”

Operacione minimale që nuk i japin status origjinues mallit. Paketimi dhe ripaketimi i mallrave, Copëtimi në sasi më të vogla ose bashkimi nga sasi të vogla, Paketimi, ndarja, larja etj. nëpërmjet prerjes apo mbushjes, Etiketimi dhe vulosja e mallrave, Konservimi për efekt transporti ose magazinimi, Vendosja e mallrave nëpër kuti më të vogla, Therja e kafshëve te importuara perpara datës së eksportit.

Dokumentat e nevojshme:

1. Kërkesë për marrjen e çertifikatës së origjinës preferenciale, me të gjitha të dhenat e nevojshme per produktin, prodhuesin, lëndët e para, etj.

2. Dokumenti qe vërteton origjinën preferenciale është çertifikata e origjinës “EUR.1”, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”

3. Deklaratë fature (Invoice declaration)

Zonat e aplikimit a)Kumulimi dy-palesh, b)Kumulimi diagonal,

c) Kumulimi i plotë

I.Përfitimet prej një MTL-je:

1.një plotësim më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që mungojnë në nomenklaturat e sigurimit në vënd,

2.influencë në uljen e çmimeve,

3.rritje në konkurrencën ekonomike,

4.nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vëndas për të qënë konkurrent në tregun e hapur, 5.ulje të kontrabandës, 6.influencë reciproke midis tregjeve të ndryshme në kushtet e ndryshme të trajtimit tarifor, nxitje dhe rritje të investimeve të huaja prodhuese, dhe në mënyrë të veçantë 7.nxitje të prodhimit për eksport dhe rritje të eksportit;

II.Si dhe ajo kërkon:

1.respektimin e parimit të mosdikriminimit, 2.nxit aplikimin e legjislacionit për konkurrencën, 3.anti-dumpingun, 4.masat mbrojtëse e vlerave kundërballancuese, 5.mbrojtjen konsumatore

Page 16: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 16

6.të politikave të tjera tregtare të ndërmarra nga palët, 7.ndalimin e krijimit të monopoleve shtetërore me karakter tregtar, dhe eliminimin e atyre ekzistuese si dhe zgjidhjen e problemit të ndihmave shtetërore, 8. eliminimin e të gjitha taksave të eksportit apo taksave te tjera me efekt të njëjtë në eksport, 9.eliminimin e dallimeve të thella në tarifat doganore normale (MFN) sidomos për produktet bujqësore.

VI. APLIKIMI I MARRËVESHJEVE Jo çdo gjë duhet pritur nga shteti, megjithëse edhe ai ka ende për të bërë që të luajë rolin e tij strikt minimum në këtë proçes dinamik. Sistemi duhet të konceptohet dhe funksionojë si një i tërë, bazuar në konceptin e konkurueshmërisë së tij, e cila minimalisht kërkon : (i) prodhim dhe logjistikë e orientuar nga tregu, (ii) shërbime të orientuara nga biznesi, (iii) kuadër legjislativ, administrativ dhe institucional miqësor për biznesin. Në se në këtë skemë secili: shteti, biznesi e shoqeria civile gjejnë dhe luajnë rolin e tyre, suksesi bëhet më i garantuar. Eshtë koha të tejkalojmë fazën e kritikave shteti për biznesin e biznesi për shtetin, të cilat përligjen nga fakti i thjeshtë se palët u ndodhën para një praktike të re dhe pa përvojën e mjaftueshme. Biznesi duhet të bëhet më i aftë për të mbrojtur interesat e tij. Kjo do të thotë identifikim më i mirë i interesave të biznesit, vjelje e interesave të vërteta dhe jo atyre të grupeve të veçanta, përmes fuqizimit të shoqatave të biznesit. Mosha e re e biznesit duket se ndikon në mentalitetin e tij, duke e prirur më tepër drejt interesave afashkurtra dhe duke parë më pak në perspektivë. Mentaliteti i biznesit duhet të zhvillohet. Ai duhet të kërkojë të hyjë në tregjet e huaja nëpërmjet teknologjizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve. Shteti duhet të mbështesë më fort bizneset e orientuara drejt eksportit. Jemi në prag të hapjes së tregut me vendet e Bashkimit Europian, me të cilat zhvillojmë rreth 90% te marrëdhënieve tregtare. Kjo do të jetë një sfidë e re të cilës duhet t’i paraprihet me programe mbështetëse të cilat duhet te “dalin” nga kuadri i letrave e protokolleve -.,të tilla si: -kreditimi i bizneseve me orientim eksportin -sigurim e garantim i eksporteve, -zgjidhja e problemeve të rimbursimit te TVSH-së-që po bëhet një gangrenë, -programe mbështetjeje për Manaxhimin e Cilësisë, -programe trainimi për menaxheret e kompanive eksportuese, -zhvillimi i marketingut të produktit,

Page 17: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 17

-thithja e investimeve të huaja të orientuara për eksport, etj, etj, të cilat meritojnë të trajtohen në mënyrë më të posaçme. Ashtu si proçesi i negocimit fillestar, i tejkaluar tashmë, aplikimi i marrëveshjeve është në vetvete një cikël i cili kërkon informacion, analizë, pjesëmarrje. Asnjëra nga palët, nuk mund të operojë në mënyrë të shkëputur. Secila kërkon bashkepunimin me tjetrën për të realizuar aplikimin korrekt dhe në favor të biznesit dhe ekonomisë shqiptare në tërësi, të vetë Marrëveshjeve. Pra, duket se sa e rëndësishme është të konsiderohen MTL jo si një ngjarje e shkëputur nga të tjërat, për shkak se duhen gjendur rrugët që të “ ruhen” avantazhet nga risqet që u “ kanosen”.

KAPITULLLI III NDIKIMET E PRITSHME TË MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË. 1. Integrimi rajonal për vëndet e vogla. 2. MTL-të në këndvështrimin makroekonomik 3. Me cfarë mund të konkurojmë? 4. Ndikimi te A.Konsumatorët B.Biznesi C.Investitorët e huaj Në këtë kapitull do përpiqemi të shpjegojmë ndikimin dhe efektin përkatës të Marrveshjeve të Tregtisë së Lirë në Shqipëri. Për të patur një ide më të qartë, fillimisht do e nisim me efektin e inegrimit rajonal në vëndet e vogla dhe post tranzicioni si vëndi ynë, dhe vecantitë e ketij procesi në këto raste. Përmes kësaj cështje do zbulojme se cfarë pret vendi ynë, me karakteristikat që ka, nga hapi i parë i integrimit. Për tu thelluar më shumë dhe per ta mbështetur diskutimin nga ana shkencore, do analizojme aspektin makroekonomik dhe ligjësitë që shërbejnë për të shpjeguar sjelljen e treguesve dhe mënyrën për ti ndikuar ato. Në këtë mënyrë do shpjegojmë që integrimi rajonal në përgjithësi dhe MTL-të në vecanti, nuk janë hapa me qëllime të theksuara politike, por janë praktika të provuara që i binden ligjësive. A i plotësojmë ne kushtet për të qënë konkurues në treg? Për potencialet dhe sfidat përkatëse do flasim në cështjen „Me cfarë mund të konkurojmë“. Për të qënë më konkretë, në cështjen në vazhdim do japim përfitimet sipas kategorive të vecanta si konsumatorët, investitorët e huaj dhe biznesi për të cilin do ketë më pas dhe një cëshje më vete.

Page 18: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 18

I. INTEGRIMI RAJONAL DHE ZHVILLIMI I VËNDEVE TË VOGLA Më poshtë do ekzaminojmë si ndikojnë politikat e liberalizimit të tregtisë në vendet e vogla dhe në zhvillim. Duke ditur që Shqipëria hyn në këtë kategori vendesh, kjo analize do na ndihmoje të kemi një tablo më të qartë të impaktit të nënshkrimit të MTL-ve për vendin tonë. Një vecori e vendeve të vogla që i dallon ato nga ekonomitë e vendeve tjera, është që ata janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të mjedisit të jashtëm. Reagimet në formë marreveshjesh të këtyre vendeve, kushtëzohen nga pasuritë dhe kapacitetet e tyre të brëndshme, zhvillimi institucional dhe politikat e mëparshme. Në kuadrin e ritmeve të larta të globalizimit dhe krijimit të blloqeve shumë të fuqishme, këto vende përballen me vendime shumë të rëndësishme përsa i përket politikës që duhet të ndjekin në mënyrë që të minimizojnë kostot e ndryshimit të mjedisit, dhe që mundësisht të përfitojnë nga ndonje avantazh që krijohet. Mundësitë janë: (i) liberalizim i njëanshëm, (ii) integrim dhe liberalizim i tregtisë mes vëndeve të vogla, ose (iii) marrëveshje si bllok me vënde të pasura. Pavarësisht nga teoritë e tregtisë, teoria e inegrimit të vëndeve të vogla ka dhënë rezultate mahnitëse. Supozojmë që importet janë homogjene, psh karakteristikat e tyre nuk varen nga vendi origjinë. Supozohet që vendet brenda bllokut të integruar do vazhdojnë të blejnë nga vendet jashtë bllokut. Në këtë rast cmimet nuk mund të bien derisa cmimet vazhdojnë të jenë të njëjtët me cmimet e tjera plus tarifen e importit të vëndeve te pjeses tjetër të botës. Derisa cmimet nuk bien si rezultat i formimit të MTL-se, si konsumi dhe importet nuk do të ndryshojnë. Derisa të mos rriten importet totale, nuk do kemi krijim tregtie. Nga ana tjeter importet nga vëndet e tjera antare rriten pas heqies të barrierave brenda bllokut me koston e importeve më të lira nga vendet jashtë bllokut. Kjo divergjence ul të ardhurat e bllokut në tërësi. Liberalizimi i tregtisë në vëndet e tjera mund ti ktheje këto kosto në përfitime, nëse liberalizimi është i thellë aq sa duhet. Sikur importet të jenë heterogjene nga pikpamja e cilesisë së mallrave në vende të ndryshme të origjinës, atëherë ka mundësi që cmimi i importeve të vëndeve antare të bjer si pasojë e konkurencës me një ndikim të ndjeshëm në të ardhura. Sidoqoftë, nëse eksportet në vëndet e vogla nga vëndet e mëdha anetare bëhen në kushtet e mungesës të konkurencës, vëndet e vogla humbin nga ulja e barierave brenda bllokut, dhe shtetet e vogla janë shume të prirura të humbasin. Vendet e mëdha fitojnë pasi kanë prodhime më të mbrojtura që konkurojne me importet e vendeve të tjera të botës dhe që i eksportohen vëndeve më të vogla e më të varfra pa tarifa. Kjo con në përkeqësimin e treguesve për vëndet e vogla anëtare në termat e tregtisë.

Page 19: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 19

Tjetër arsye për ndarjen josimetrike të fitimeve dhe humbjeve, është dhe zhvendosja e industrisë dhe teknologjisë në vëndet me të zhvilluara. Këto shpërndarje asimetrike cojnë dhe në divergjenca mes vendeve. Nisur nga këto efekte negative të MTL-ve si bllok për vëndet e vogla, mbështetet ideja e përkrahur dhe nga vendi ynë për të nënshkruar marrëveshje individuale me vëndet e rajonit dhe jashtë tij. Përfitimet janë ekonomike nga standartet në tregti, si dhe në pikpamjen politike për shkak të qëndrueshmerisë më të madhe. Gjithashtu vendet e vogla duhet të promovojnë një kapacitet me të madh administrativ, negociues dhe operativ për tu marrë me çështjet e marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe. Këto kosto negociuese (që varen nga numri dhe shkalla e përfshirjes), janë të konsiderueshme për vëndet e vogla të cilat nuk kanë aftesitë humane dhe fizike që të ndërmarrin procese negocimi. Ndërsa formimi i grupimeve rajonale me vëndet fqinje mundëson ndarjen e kostove fikse mes tyre. Përfundimisht nuk mund të thuhet që Integrimi është pozitiv për të gjitha rastet. Kështu nga njëra anë rritet fryma e bashkëpunimit, por nga ana tjetër mund të ketë dhe shpërndarje asimetrike të të ardhurave dhe shpenzimeve. Sidoqofte, përfitimet priten në periudhe afatmesme, jo menjehere. Kushtet e nënshkrimit dhe zbatimit të MTL-ve kanë ndryshuar nga një vendim në tjetrin. Aktualisht janë në fuqi vendimet e marra nga Marreveshja e Cotonou nënshkruar në qershor 2000, ku parimet kryesore të zonave të tregtise janë reciprociteti dhe diferncimi. II.NDIKIMI MAKROEKONOMIK I MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË 1.Ekuacioni i gravitetit Dy mjetet më të përdorura për të matur efektin e tarifave doganore janë Ekuacioni i Gravitetit dhe modeli i Matjes së Ekuilibrit të Përgjithshëm. Sipas Ekuacioniit të Gravitetit, kufinjtë kanë një efekt të madh negativ në tregti, ndërsa integrimi ka një ndikim pozitiv. Modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm përdoret kryesisht në analizat e politikave. Të dy këto modele janë bazuar në përafrime dhe thjeshtime të mëdha. Por aplikimet e tyre në realitet, shpesh kanë dhënë pasoja pozitive (ndikimi i NAFTA në tregtinë Meksikane pas heqjes së doganave) Ekuacioni i gravitetit përfshin mjaft variabla. Ai mund të përdoret për të zbuluar statistikat krahasuese të të ardhurave si rezultat i tarifave doganore.

Page 20: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 20

Sipas ekuacionit të gravitetit, volumi i tregtisë dypalëshe është e lidhur në përpjestim të drejtë me produktin e brëndshëm bruto (GDP), dhe në përpjestim të zhdrejtë me barrierat e tregtisë mes vëndeve. Ky ekuacion madje mund të përcaktojë dhe ndryshimin e vëllimit të tregtisë në varësi të kohës. Pjesa e parë e ekuacionit të garvitetit i përket diferencimit të produktit. Pjesa e dytë, preferencave të konsumatorit ponderuar nga një konstante e elasticitetit të funksionit të dobisë të produktit zëvëndësues. Të dhënat më të fundit empirike mbrojnë idenë se volumi i tregtisë ndërkomëbtare është përcaktuar nga gjerësia e specializimit të produktit, që mund të varet dhe nga ndryshimet në faktorët e prodhimit. Aty ku volumi i tregtisë është më i madh ka më shumë mundësi për specializim. 2.Vlerësimi i ekuacionit të gravitetit (**) Mij=Si Yj = YiYj/Yij = Sj Yi = Mij ku Mij janë importet e vëndit i nga vëndi j Si është raporti i GDPi në krahasim me GDP botërore. Yi është GDP e vëndit i. Diskutimi i integrimit rajonal nga pikpamja teorike, arrin në përfundimin që: Tregtia e Lirë dhe politikat e integrimit ekonomik, sigurojnë përfitime të mëdha afatgjata në formën e rritjes të të ardhurave dhe përdorimit më me efiçencë të burimeve. Nga ana tjetër, në periudhë afatshkurtër, mund të rezultojnë pasoja e rezultate negative. A.Disa nga pasojat në mënyrë më të veçantë janë: •elasticiteti i imporetve (i lartë) dhe i eksporteve (i ulet) dhe efekti negativ i tyre në llogarinë korente •mundësia e përqendrimit të aktivitetit ekonomik në vëndet më të pasura të zonës të tregtisë së lirë •mundësia e vëndeve me aftësi të ulët kompetitive për të ulur mundësitë e industrializimit për shkak të nivelit të ulët të sigurisë •qëndrueshmëria makroekonomike dhe politike në zonën e tregtisë së lirë. Përsa i përket rastit të ekonomive në “tranzicion”, është e rëndësishme që pa injoruar përfitimet afatgjata nga inegrimi ekonomik, vëndet që e kalojnë këtë fazë, të kuptojnë më mirë pasojat e mundshme negative në afatshkurtër. Në këtë mënyrë, mund të maten dhe të manaxhohen më mirë këto pasoja. Teoritë H-O dhe të të ardhurave rritëse kanë dhënë përfitime në këtë aspekt. Përsa i përket ekuacionit të gravitetit, vendimet duhen marrë sipas madhësisë së vëndeve të implikuara në tregti dhe barrierat tarifore përkatëse si me vëndin në fjalë dhe me të tjerët. Lloji i integrimit përcakton dhe mënyrën më të përshtatshme për të përdorur që

Page 21: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 21

shpesh ndikon dhe në saktësinë e përfundimit. Modelet ekonomike kërkojnë shumë ose pak të dhëna për të kryer analizën. Problemi është kur këto të dhëna nuk sigurohen nga vënde të ndryshme. A.Përfundimet më të rëndësishme nga studimet empirike: -Integrimi ekonomik ka ndikim pozitiv në rritjen ekonomike -Integrimi ekonomik me Bashkimin Europian do të sigurojë përfitime të mëdha, pavarësisht se disa sektorë rrezikojnë të fundosen. -Efektet e inegrimit të thellë janë më të mëdha se ato që rezultojnë nga heqja e kufijve. -Përmirësimi i institucioneve ekonomike ka një rol majft domethënes në rritje. -Mbrojtja e të drejtave dhe politikat eficente ekonomike (sidomos ajo e tregetisë së hapur), duhet të jetë prioriteti i vendeve në zhvillim. -Reduktimi i barrierave kufitare ka efekte pozitive në të ardhurat dhe pasurimin. Integrimi rajonal . (***) Mij = (Yi Yj / Yw) (tij / Pi Pj) -ku tij është treguesi i kostos së tregtisë mes vëndeve i dhe j, që supozohet të jenë të përafërta. -Pi është indeksi i cmimit të konsumatorit të vëndit i dhe përfaqëson barrierën, rezistencën e tregtisë me gjitha vëndet, dhe është elasticiteti i zëvendësueshmërisë të gjitha të mirave. -Treguesi i kostos së tregtisë tij është një funksion i ekuivalentimit të pengesave tarifore mes vëndeve i e j dhe largësisë së tyre. -Pi është në përpjëstim të drejtë me pengesat e tregtisë të secilit shtet. Ekuacioni i gravitetit (**) tregon se tregtia mes dy vendeve varet nga pengesat tarifore të tyre dhe pengesat bilaterale mesatare që të dy vëndet kanë me gjithë partnerët tjerë. B.Madhësia e vendit gjithashtu ndikon në efektet e barrierave të tregtisë në këto drejtime. 1. Barrierat ulin këtë tregues rregullator tij më shumë mes vëndeve të mëdha se mes vendeve të vogla. 2. Barrierat rrisin këtë tregues rregullator tij më shumë mes vendeve të vogla se mes vendeve të medha. 3. Barrierat rrisin raportin e këtij treguesi rregullator tij brënda vëndit i në varësi të regullatorit të tregtisë mes vëndit i dhe j sa më i madh është vëndi i dhe sa më i vogël është vëndi j. C.Përfundime që rrjedhin nga ekuacioni i garvitetit Vëndet e vogla kanë më shumë mundësi të përfitojnë nga vëndet e mëdha të cilat gjithashtu përfitojnë. Niveli i lartë i barrierave tregtare duhet të iniciojë një studim më të hollësishëm të arsyes pse këto kosto janë kaq të larta. Përfitimet afatshkurtra si ato nga

Page 22: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 22

diferencat në kursin e këmbimit nuk duhet të jenë faktor përcaktues i politikave të tregtisë së jashtme. Dy mjetet më të përdorura për të matur efektin e tarifave doganore janë Ekuacioni i Gravitaetit dhe modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm. Sipas Ekuacioniit të Gravitetit, kufinjtë kanë një efekt të madh negativ në tregti, ndërsa integrimi ka një ndikim pozitiv. Modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm përdoret kryesisht në analizat e politikave. Të dy këto modele janë bazuar në përafrime dhe thjeshtime të mëdha. Por aplikimet e tyre në realitet, shpesh kanë dhënë pasoja pozitive (ndikimi i NAFTA në tregtinë Meksikane pas heqies së doganave) Ekuacioni i gravitetit përfshin mjaft variabla. Ai mund të përdoret për të zbuluar statistikat krahasuese të të ardhurave si rezultat i tarifave doganore. Sipas ekuacionit të gravitetit, volumi i tregtisë dypalëshe është e lidhur në përpjestim të drejtë me produktin e brendshëm bruto (GDP), dhe në përpjestim të zhdrejtë me barrierat e tregtisë mes vëndeve. Ky ekuacion madje mund të përcaktojë dhe ndryshimin e vëllimit të tregtise në varësi të kohës. Pjesa e parë e ekuacionit të garvitetit i përket diferencimit të produktit. Pjesa e dyte, preferencave të konsumatorit ponderuar nga një konstante e elasticitetit të funksionit të dobise të produktit zëvendësues. Të dhënat më të fundit empirike mbrojnë idenë se volumi i tregtisë ndërkombëtare është përcaktuar nga gjerësia e specializimit të produktit, që mund të varet dhe nga ndryshimet në faktorët e prodhimit. Aty ku volumi i tregtisë është më i madh ka më shumë mundësi për specializim. III . TREGUES TË KONKURRENCIALITETIT PËR EKONOMINË SHQIPTARE Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vëndet e rajonit dhe BE, që aktualisht është në proces negocimi, duket se paraqet sfida të reja jo thjesht dhe vetëm për tregtinë e jashtme, por edhe për ekonominë shqiptare në tërësi. Vendet e Bashkimit Evropian janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe hapat liberalizues të tregtisë me këto vende pritet të shoqërohen me presione të shtuara konkurruese prej tyre. Sa dhe si do të jetë e aftë ekonomia shqiptare të përballojë këtë konkurrencë? Çfarë rrugëzgjidhjesh ka që treguesit e ekonomisë e veçanërisht ato të tregtisë jo vetëm të mos keqësohen më tej, por të përmirësohen?

Page 23: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 23

Mund të renditen shumë faktorë e shumë masa politike, por mendojmë se të gjitha ato mund të përmblidhen në një emër të vetëm: rritje e aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit. 1.ASPEKTI TEORIK

Ç’është konkurrencialiteti? -Sipas përcaktimit të dhënë nga OECD: “Shkalla në të cilën, një vend, në kushtet e një tregu të lirë e të drejtë (fair), prodhon mallra dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e tregjeve ndërkombëtare, duke ruajtur dhe rritur në të njëjtën kohë të ardhurat reale për banorët e vet në periudha afatgjata”. -Sipas përcaktimit të Bankës Botërore: Konkurrencialiteti duhet të barazohet me produktivitetin: ai lidhet me masat që firma, dega, rajoni dhe qeveritë duhet të zbatojnë me kujdes, për të nxitur rritjen e qëndrueshme të produktivitetit.

Ai varet nga shumë faktorë të ndërlidhur njëri me tjerin ku më të rëndësishmit janë

-Niveli relativ i eksporteve, që shpreh edhe nivelin e hapjes së ekonomisë ndaj tregjeve ndërkombëtare;

-Niveli i produktivitetit; -Karakteristikat cilësore të mallrave dhe shërbimeve; -Gjendja e burimeve njerëzore, të kapitalit dhe atyre natyrore; -gjendja e teknologjisë dhe aftësisë për inovacione; -Mjedisi i përgjithshëm i biznesit dhe investimeve, sjelljet strategjike të firmave

dhe politikat qeveritare; -Struktura e tregjeve dhe gjendja e lidhjeve brendadegësore, ndërdegësore dhe

ndërkombëtare të biznesit; -Të ardhurat reale për banorë.

Për analizën e konkurrencialitetit të ekonomisë shqiptare, në nivelin e treguesve, apo më saktë, faktorëve të përmendur më sipër, i jemi referuar skemës së Porterit, të njohur si “diamanti i Porterit”

Page 24: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 24

(1)Paisja me Faktorë Burimet natyrore përbëjnë një kategori mjaft të gjerë të burimeve kombëtare, që përfshijnë tokën, burimet minerale, vendndodhja gjeografike e vendit dhe kushtet klimatike. Këto bëjnë pjesë në grupin e faktorëve të trashëgueshëm. Burimet kapitale, në dallim nga grupi tjetër i faktorëve, janë faktorë që krijohen. Koncepti i kapitalit në teorinë ekonomike lidhet me idenë e krijimit të të ardhurave. Infrastruktura është ngushtësisht e lidhur me nivelin e konkurrencialitetit të ekonomisë. Ajo lidhet drejtpërdrejt me kostot e operimit të biznesit dhe, për rrjedhojë, gjendja e saj kthehet në një faktor stimulues apo frenues për investimet e brëndshme dhe të huaja. Shqipëria trashëgoi një gjendje mjaft të prapambetur të infrastrukturës së saj fizike: rrugëve, hekurudhave, porteve, aeroporteve, telefonisë, furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Përparimet e shënuara gjatë dekadës së viteve ’90 janë të dukshme, veçanërisht në sektorët e telekomunikacionit dhe transportit rrugor. Ndikim po aq të rëndësishëm ka dhe infrastruktura doganore. Sipas vlerësimeve empirike një ditë vonesë e shkaktuar nga administrata doganore në përpunimin e ngarkesave shkakton për biznesin një kosto të barabartë me atë të rritjes së tarifës doganore me 1 pikë përqindjeje. Koha mesatare e zhdoganimit në Shqipëri është 5.3 ditë, ndërkohë që ky tregues për Bullgarinë është 1.2 ditë, për Rumaninë 2 ditë dhe për Moldavinë 4.3 ditë Nisur nag ç`thamë, krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit, kërkon dhe përmirësimin e sistemeve të transportit dhe minimizimin e barrierave të tjera jo-tarifore të tregtisë. Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe dijes

Strategji, strukturë, rivalitet

Hyrja-kërkuesit-rivaliteti-ofruesi-zëvendësuesit

Burimet prodhuese • Tradicionalë; • inovacioni

Kërkesa e brendshme • E sofistikuar • Cilësia

Industri të lidhura dhe mbeshtetëse

Page 25: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 25

Nëse kostoja e fuqisë puntore do të ishte faktor përcaktues i konkurrencialitetit, Shqipëria, me nivelin e pagave ndër më të ultit, do të ishte ekonomia më konkurruese në rajon. E vërteta është ndryshe. Në ekonominë e sotme, e rëndësishme nuk është thjesht fuqia puntore, por cilësia dhe përdorimi efiçent i saj. Siç e përkufizon Porter, “...dija qëndron tek universitetet, institutet kërkimore qeveritare dhe private” . (2) Kërkesa e Brëndshme si Faktor i Konkurrueshmërise Një kërkesë e brëndshme në rritje ndikon në rritjen e aftësisë konkurruese të firmave vëndase, së pari, nëpërmjet krijimit të hapësirave për të kapërcyer stadin e “foshnjërisë” dhe për të investuar në zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e teknologjisë, dhe, së dyti, në masën që kërkesa e brëndshme plotësohet nga importi, nëpërmjet ballfaqimit të firmave vendase me ofertën e huaj të mallrave dhe shërbimeve. Shkalla e ndikimit të kërkesës së brendshme në ristrukturimin ekonomik dhe në rritjen e aftësisë konkurruese të firmave vendase, varet si nga dinamika, ashtu edhe nga struktura e saj. Konsumi familjar Investimet e sektorit privat Kërkesa e qeverisë (shpenzimet qeveritare) Aktualisht Kërkesa e brendshme konsumatore, megjithë presionet pozitive ndaj prodhimit vendas (më shumë ndaj importit), ende është pak e orientuar ndaj produkteve cilësore dhe të sofistikuara . Konsumatorët janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimit, gjë që redukton presionin mbi firmat që të zbatojnë standarte më të larta të cilësisë së produkteve. Nga ana tjetër, niveli ulët i kontrollit të tregut për standardet e produkteve, ka inkurajuar edhe importe të produkteve me cilësi relativisht të ulët. Kjo dekurajon edhe segmentet e tregut të lartë të vëndit, dhe i kundërvihet perspektivës së rritjes së nivelit të standarteve të cilësisë së prodhimit të brëndshëm. Kërkesa e brëndshme mund të nxisë konkurrueshmërinë e ekonomisë më shumë në ato sektorë dhe produkte ku nevojat për investime janë të vogla, si në produktet bujqësore dhe ushqimore. (3) Srategjia e firmës Kompanitë arrijnë të fitojnë dhe të ruajnë avantazhe krahasuese të qëndrueshme vetëm nëpërmjet inovacionit &.Rivaliteti

Page 26: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 26

inovacionit që i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të konsumatorit; një inovacioni që jo thjesht u shërben tregjeve, por një inovacioni që krijon tregje. Realisht në Shqipëri vetëm kohët e fundit po vërehen fillimet e ndërgjegjësimit për këtë faktor, pasi deri më sot bizneset shqiptare operonin për mbijetesë. (4) Industritë e lidhura, mbështëtëse Krijimi i lidhjeve midis firmave që janë pjesë e zinxhirit të vlerës së shtuar përbën një element të rëndësishëm në avantazhin konkurrues të vëndeve. Prezenca e furnizuesve lokalë të inputeve të prodhimit, të teknologjisë, e institucioneve kërkimore e shkencore, e një infrastrukturë fizike, institucionale dhe ligjore efiçente dhe ndihmuese, etj, ndihmojnë për reduktimin e kostove të operimit të biznesit, pra dhe për rritjen e aftësisë konkurruese të firmave. Sjellja së bashku “në një tryeze” e gjithë aktorëve të lidhur dhe që ndikojnë në prodhimin e një produkti, përbën atë që quhet Klaster. Praktika e klasterimit ka marr përhapje të gjerë në ekonomitë e zhvilluara, por po gjen zbatim edhe në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion. Pjesëmarrja në një zonë evropiane të tregtisë së lirë e bën edhe më të fuqishëm presionin mbi kompanitë që, ose të përsosin veten duke adoptuar standartet e konkurrentëve të tyre perëndrimorë, ose të rrezikojnë daljen nga tregu. Rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe firmave të biznesit, duhet të përbëjë prioritetin kryesor të politikave qeveritare, të veprimeve të komunitetit të biznesit dhe të të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare.Shpejtësia e cilësia e procesit të integrimit varet nga vetë ne. E rëndësishme është të themi që ndërsa nuk mund ti shtojmë faktoret natyral, na mbet vetëm t`i manaxhojmë ata dhe të manipulojmë me faktorët lehtësues.

2. SI DHE A MUND TË KONKUROJMË Përfitimet e tregtisë me vendet e rajonit, mund të shihen në dy këndveshtrime. 1.Sipas teorisë së parë, asaj merkantiliste, vendi që eksporton më shumë është shumë i suksesshëm. 2.Ndërsa teoria që pranohet më shumë këto kohë është ajo klasike, sipas së cilës, një vend është i suksesshëm në tregtinë e jashtme nëse zotëron avantazhe krahasuese. E thënë më thjesht, nëse ka mundësi që një produkt ta prodhojë më mirë (më lirë, me cilësi më të lartë, me produktivitet më të lartë...) se një vend tjetër. Nisur nga c`thame, Shqipëria duhet të jetë e sukseshme në tregtinë me vëndet e rajonit në këtë rrjet të MTL-ve, nëse ajo zotëron Avantazhe Konkuruese. Cilat janë faktet konkrete dhe mundësitë përkatëse? Le t`a analizojmë më hollësisht.... A jemi në ne gjëndje të konkurojmë me kushtet qe kemi? Si mund të mbijetojmë ne në këtë xhungel me një shumëllojshmëri marramendëse produktesh? Le ta anlizojme pak me poshtë…

Page 27: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 27

Thuhet se Shqipëria është tërheqëse pasi ka punë të lirë. Por të futesh në lojën e konkurueshmërisë me paga të ulëta, në thelb do të thotë t’i hipësh një varke që shpejt a vonë do të përmbyset. A mund të dinamizohet një ekonomi që rrit eksportet, rrit të ardhurat nga eksportet, rrit ekonominë kombëtare por që nuk krijon prosperitet për qytetarët e saj? A mundet pra që një strategji e tillë zhvillimi ta nxjerrë vendin nga lista e kombeve të varfëra? Baza e eksporteve shqiptare dominohet nga industria ‘prerje-qepje’ e veshjeve dhe këpucëve dhe ekstraktimi i lëndëve të para natyrore (disa minerale dhe bimë medicinale). Për të ruajtur pozicionin konkurues në këto industri, vendit i duhet të bëjë garë me vende të tilla si Kina, Bangladeshi, Pakistani, se kush do të vazhdojë të paguajë më pak fuqinë punëtore. Dhe rezultati është se sa më shumë të punojnë qytetarët e vendit, aq më shumë të ardhura do të sigurohen nga eksportet por dhe aq më të varfër do të mbeten njerëzit. Ekstraktimi i burimeve natyrore, nga ana tjetër, nuk bën gjë tjetër veçse varfëron pasuritë e vendit dhe dëmton ndjeshëm sistemin ekologjik, duke dëmtuar dhe vetë shëndetin e qytetarëve të saj, pasi shtimi i vlerës së prodhimit kombëtar nga eksporti burimeve natyrore, do të ishte njëlloji sikur në bilancin e një firme, ‘amortizimi’ të mblidhej dhe jo të zbritej në asetet e kompanisë. Cili duhet të jetë atëherë pikësynimi i programeve të zhvillimit të vëndit? Të kërkojmë në zinxhirin e krijimit dhe të shtimit të vlerës së produkteve. Të kërkojmë të krijojmë dhe të ruajmë kompetivitetin e ekonomisë, jo në kurriz të qytetarëve (nëpërmjet pagave të ulëta e zhvlerësimeve valutore ), por nëpërmjet cilësisë së produktit dhe pretendimeve për vlerë të shtuar nga përdoruesi përfundimtar i produktit. Përse produkte të tilla ‘Made in Albania’ të mos zgjojnë të njëjtën ndjenjë edhe tek një blerës i huaj italian apo francez? Aktualisht fermerët që akuzojne prodhuesit (se po i rrjepin duke u marrë prodhimet e tyre të fushës me çmime minimale), prodhuesit ankohen se çmimet e fermerëve tanë janë shumë më të larta dhe produktet e huaja janë shumë të lira dhe më lehtësisht të shitshme se produktet e vendit. Zgjidhja nuk mund të vijë thjesht nga ankesa. Është pra koha që, prodhuesit të ulen në një tavolinë me tregetaret e lëndës së parë. E bashkë me to, edhe aktorë të tjerë si transportuesit dhe shpërndarësit, firmat e reklamës dhe marketingut, institute kërkimore të tokës, firmat hoteliere dhe të turizmit etj. Duke e parë produktin përfundimtar në gjithë këtë zinxhir nga kalon prodhimi i tij deri tek përdoruesi përfundimtar, në do të ishim në gjendje të identifikonim edhe faktorët bazë të suksesit, pengesat që duhen kapërcyer, përmirësimet që duhen bërë në gjithë sistemin e produktit. A.Produktet që ia vlen të prodhojmë Mjedisi ekonomiko ligjor i biznesit ka qenë i tillë që nuk i ka ofruar sektorit privat maksimumin e mundësive për të udhëhequr rritjen ekonomike të vendit, gje që ka penguar Shqipërine që të shfrytezojë me efektivitet avantazhet e saj konkuruese dhe të bazojë mbi ta suksesin nga MTL-të me vendet e rajonit. Por një sy i vëmendshëm mund

Page 28: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 28

të arrijë të dallojë prirje pozitive megjithëse ende të dobëta. Përkatësisht farërat e frutat me përmbajtje vajore, dhe Gomat, rrëshqirat e ekstraktet vegjetale që kanë ruajtur avantazhet e shfaqura krahasuese në tregjet e huaja. Ndërsa nga viti 2000, avantazhe po fitohen në grupmallin e produkteve ushqimore. Produkte të tilla mund të permendim: -Veza, e cila shfaq tregues mjaft pozitive që vjen nga rritja e sipërmarrjeve vëndase të cilat kanë plotësuar kërkesën brenda dhe kanë arritur me sukses të depërtojne dhe në tregjet e shteteve fqinje. -Vaji i ullirit, ka pasur tregues mjaft pozitive deri në vitin 1999, por aktualisht po konkurohet mjaft nga importet greke dhe italiane. Rënia e konkurueshmerise të vajit tonë ka ardhur kryesisht nga abuzimet me cilësinë e tij. Aktualisht ky produkt trajtohet me politika nxitëse të eksporteve në MTL. Shembulli me i mirë i aftësisë të vajt të ullirit të jetë i suksesshëm në tregjet e jashtme, është ai i fabrikës „Hajdari“ sh.p.k që ka arritur të hyjë në tregjet zvicerane dhe të marrë certifikatën „BIO Suisse“ pasi prodhohet në menyrë krejtësisht naturale duke shfrytezuar dhe klimën e krahines të Dajtit. Mund te thuhet se vaji i ullirit është nga të parët produkte bujqësore organike ‘Made in Albania“ që korr sukses në tregjet e Evropës. -Vera, Ndëmarrjet e përpunimit të verës jane rritur mjaft, ndryshe nga rënia e numrit të përpunuesve të pijeve alkoolike në përgjithesi. Kjo tendence pozitive për verën ka ardhur si pasojë e kërkesës të madhe në treg, si dhe e traditave të shqiptareve për të prodhuar rrush, lëndën e parë të verës. Tendencat janë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mira eksportimi sidomos për markat e mirënjohura. Por është biznesi jonë në kushte të barabarta me homologët e vet përtej kufirit? Fatkeqsisht sipërmarrjet tona duhet të llogaritin një kosto operimi me të madhe për shkak të mungesës të infrastrukturës të biznesit. Mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura rrugore, niveli i larte i korrupsionit, jane vetëm disa nga dizavantazhet e bizneseve tona në krahasim me ato përtej kufirit. • Avantazhet që duhen shrfrytëzuar • Kushtet e favorshme atmosferike dhe klima mesdhetare në Ultësirën Perëndimore,

krijojne një sezon me të gjatë prodhimi të produkteve agroushqimore. Fqinjët tanë nuk e kanë një avantazh të tillë natyror, por karakterizohen nga klima kontinentale.

• Hershmëria e daljes në treg me produkte të prodhuara në fushë të hapur, ndërsa në rajon dalin në treg më vonë se te ne.

• Imazh i lartë pozitiv që kanë produktet tona agroushqimore për cilësinë dhe natyralitetin e tyre.

• Avantazhet e vëndeve të rajonit • Përvojë më të gjatë prodhimi, produkte më cilësore dhe marketing më të sofistikuar. • Teknologji më të përparuara që është trashëguar nga e kaluara ku këto rajone kanë

qenë ekonomi të hapura dhe kanë qenë vazhdimisht nën presionin e konkurencës dhe përmirësimeve të vazhdueshme si në teknologji dhe në marketing.

Page 29: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 29

• Krizat në produktet agro-ushqimore kanë qenë më të vogla dhe nuk kanë përballuar tarnzicione si ekonomitë shqipëtare.

• Lëndët e para mund të sigurohen me cmime mjaft më të leverdisshme se në Shqipëri ku kostoja e transportit ndikon ndjeshëm.

• Mentaliteti i konsumatorit shqiptar është i tillë që i koncepton produketet e agro-industrise si me të sigurta.

• C`duhet bërë -Përdorimi i formave të reja të organizimit të biznesit si kooperativat e përpunuesve, joint-ventures, -kanale të reja të marketingut -specializimi i agropërpunuesve që presupozon një rritje e ndërvarësise mes fermerëve, përpunuesve, firmave të përpunimit, kompanive të marketingut dhe konsumatorëve. -Prirje drejt firmave të mëdha të cilat kanë kosto më të ulëta se firmat e vogla, sepse shfrytezojnë avantazhet që ofrojnë Ekonomitë e Shkallës. B. Krijimi i avntazheve konkuruese Kemi të bëjmë tani me pikpamjen tjeter, ate që mbron idene se në Shqipëri nuk ka avantazhe por biznsmenet shqipetar duhet ti krijojne ato në bashkepunim me organizatat dhe qeverinë. Menyra e krijimit të tyre mund të jete teknologjia e larte dhe risitë. Keto në terminologjine bashkekohore quhen Cluster. Një nga tiparet e dallueshme të kohëve që jetojmë ne sot është hapja e shoqërisë dhe lindja e shoqërisë së dijes. Njerëzit janë bërë shumë më të informuar: ato dinë më shumë rreth modës, shijeve të kohës, rreth produkteve, etj. Dhe meqenëse njerëzit janë ato që përbëjnë tregun, kjo do të thotë se tregu është bërë shumë diskriminues. Menyra se si kuptohen konsumatoret është një tjetër mënyre, një praktike e re tek ne, që mund të krijoje një avantazh. në këtë mënyrë, prodhuesit shqipëtar do ken më shumë njohuri rreth konsumatoreve sesa kane konkurentet jashtë vëndit. Ata do jen të afta të gjenerojne fitime duke kuptuar me mire se çfarë kerkojnë shqipëtaret dhe do jenë më të fokusuar në mënyrën si do ti plotësojne keto nevoja. Siç duket keto janë menyra të reja të ekonomise globale dhe bëjnë që kompanit të dalin nga metodat tradicionale dhe të jenë konkuruese duke punuar se bashku dhe duke konkuruar jashtë vëndit. Lind një tjeter pyetje në kete kontekst. A duhet shteti të mbrojë produktet vëndase në menyre që ato të jenë konkuruese? Pergjithësisht pranohet një pergjigje negative, pra nuk është një rrugzgjidhje zbatimi i masave mbrojtëse dhe barrierat tarifore. Keto nuk janë gjë tjeter vecse avantazhe fals, të paqëndrueshme. në mos nesër, pasneser Shqipëria do operojë në një treg të hapur global. Për këtë me mirë flasin dhe MTL-të me vëndet e rajonit që jane vetëm hapi i parëi heqjes së barrierave tregtare. Pevec saj komunikimi dhe transporti po bëhen gjithnjë më të lira e më të lehta e bota tani është më e vogël „the shrinking globe“ dhe mënyra më e mirë, për të mos thënë e vetmja e mbijeteses në këtë treg është avantazhi konkurues.

Page 30: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 30

III. PËRFITIMET NGA NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË Në kete çështje do analizojmë shkurtimisht përfitimet (shpjegimet e hollësishme do I japim në vazhdim per çdo kategori te veçantë duke e ilustruar dhe me shembuj).

A.Komuniteti i biznesit 1.Reduktime tarifore te produkteve bujqësore dhe industriale Tarifa më të ulta për importet e lëndeve të para 2.Tarfia më të ulta për prodhimet që eksportohen Tregti më e lehtësuar me vëndet e rajonit 3.Rritje e avantazheve krahasuese të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare *Rritje e fluksit të investimeve të huaja në vënd *Rritja e investimeve të huaja impakt direkt në rritjen e PBB 4. Rritje e Biznesit *Aktivitet ekonomik më i madh *Rritja e investimeve të huaja impakt direkt në rritjen e PBB *Vënde te reja pune 5.Klimë atraktive për investimet e huaja 6.Asosacionet e biznesit më konkuruese në tregjet e huaja

B.Konsumatorët 1.Mundësi më e madhe zgjedhjeje të produkteve 2.Mbrojtje për konsumatorin *Produkte me cilësi te garantuar * Standarte më të mira për produktet ushqimore si masa për mbrojtjen e konsumatorit 3.Mallra me çmime më të ulta 4. Rritje e standartit te jetesës

Page 31: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 31

5.Konsumatorët Shqiptar do të perfitojnë një ofertë te stabilizuar produktesh me cilësi

C.Investitorët vendas e të huaj 1.Shkëmbime tregtare me tarifa të liberalizuara Akses në kapitalet e huaja për investime 2.Akses në teknologjine moderne Rritje e efektivitetit, cilësise dhe konkurueshmërisë se produkteve vendase 3.Perfitim i teknologjise moderne Akses në kapitalet e huaja për investime D.Shkembim I kulturave të rajonit Duhet ta dimë se s`mund të flasim përfundimisht dhe me siguri të plotë për humbjet dhe përfitimet e inegrimit në përgjithesi dhe të MTL në veçanti. Por diçka është e sigurt: MTL përbejne një „test“ të aftesise tone për integrim në BE. Gjithashtu përfaqesojne një rrjet lidhjesh pozitive që synojnë të zevendesojë „rrjetin“ e konflikteve dhe armiqësive tradicionale mes vëndeve të rajonit. - kostot e këtij proçesi, i) veshtirësive që administrata ekzekutive po has në drejtim të evidentimit dhe menaxhimit të shkëmbimeve tregtare, dhe veçanërisht në administrimin e kuotave në produkte bujqësore, ii) mbështetjes që vendim-marresit dhe politikbërësit duhet ti bëjne kuadrit të politikave tregtare liberale me politika sektoriale intensive për rritje dhe zhvillim të prodhimit të brëndshëm me cilësi dhe standarte, etj., ashtu edhe në drejtim të iii) veshtiresive me të cilat bizneset po përballen për t’ju përshtatur ambientit të ri të konkurueshmërisë brenda llojit dhe me bizneset e huaja.

Page 32: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 32

KAPITULLI IV MARRËVESHJET E TREGËTIS SË LIRË ME VËNDET E EUROPËS JUGLINDORE.

Zhvillimet Reformuese në kuadër të Bashkëpunimit Rajonal

Dimensioni Rajonal dhe Global i Inisiativave Ndërkombëtare në ndihmë të

proçeseve integruese të Rajonit.

Tashmë që Shqipëria, vend anetar i OBT-së, përmbushi me sukses para kushtin për fillimin e proçesit në kontekstin e objektivit afat gjatë të integrimit në BE hapat konkrete për realzimin e integrimit të plotë në strukturat ekonomike dhe tregtare përfaqësohen nga gjithëpërfshirja intensive në Paktin e Stabilitetit, në konkludimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimin me BE-në, si dhe me reformat për bashkëpunim në plan shumë dimensional me vëndet e Rajonit. Sintezë e kësaj të fundit, është vullneti politik i Qeverisë dhe angazhimi serioz i strukturave administrative të shtetit shqiptar dhe shoqërisë civile për hapjen dhe përfundimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me BE-në dhe vëndet e Rajonit. Kontributi për ngritjen e Rrjetit të Tregtisë së Lirë në Rajon nëpërmjet avancimit me Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, lidhet drejt për së drejti me proçesin e integrimit Rajonal të vëndit, që perfaqëson dhe hapin e parë në konceptin e politikave dhe reformave ekonomike dhe tregtare që Qeveria Shqiptare ndërmorri në kuadër të hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Jo pa qëllim, Bashkimi Europian e koncepton Integrimin Rajonal si pikë nisje të proçesit të Stabilzim Asocimit të të gjithë vendeve të Rajonit, nisur nga fakti që të gjithë vendet Nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, duhet të jenë të aftë fillimisht të integrohen ndërmjet njëri tjetrit, bizneset e tyre së pari duhet të ambientohen me proçesin e hapjes së tregjeve të dimensioneve të vogla, me qëllim krijmin e klimës së përshtatshme dhe pregatitjen e ekonomive të tyre për reforma më të thella të liberalizimit të tregtisë, siç është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Bashkimin Europian, që është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.Realzimi i këtij dokumenti obligues, përkon me përpjekjet e të gjithë vendeve të Rajonit për një kooperim konstruktiv rajonal, që në terma konkretë përkthehet në inkurajimin e dialogut dhe kombinimin e aftësive të aktorëve te dimensioneve social ekonomike të globalizmit, politikë-bërësve, komunitetit të biznesit dhe mbarë shoqërisë civile:

• Për te bashkëpunuar në formulimin dhe zbatimin e një strategjie koherente të

zhvillmit të tregtisë me qëllim që kjo e fundit të jetë sa më shumë e integruar

dhe konsistente me strategjnë e zhvillimit ekonomik me përmasa kombëtare;

Page 33: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 33

• Për të fuqizuar politikat tregtare dhe institucionet - si baza të reformimit të

regjimeve të importeve, rritjes së volumit të ekporteve, diversifikimin e

tregjeve dhe produkteve të eksportueshme dhe rritjes së investimeve;

• Për te marrë pjesë dhe përfituar nga institucionet, negociatat dhe proçeset që

konturojnë polikat tregtare dhe rregullat e praktikat e tregtisë ndërkombëtare.

Pikërisht ky kontekst i ri i ekonomisë globale ofron oportunitete por ndërkohë pozon dhe

një sërë sfidash, për të cilat të gjthë tashmë jemi koshiente. Rritja e kompleksitetit të

tregjeve globale, sfidat dhe vështirësitë e sistemeve multilaterale tregtare si dhe kërkesat

konkuruese të marrëveshjeve tregtare rajonale, bilaterale dhe shumëpalëshe, i vënë

ekonomitë tona përballë marrëdhënieve, strategjive, reformave e politikave gjithnjë e më

globale dhe konkuruese.

Që politikat tregtare rajonale nga njëra anë të jenë koherente me prirjet e zhvillimeve

ndërkombëtare, si dhe nga ana tjetër ti shërbejnë më së miri integrimit rajonal, ku të

gjithe venedet e Rajonit janë palë, duhet që ato të ndihmojnë dhe lehtësojnë tendencën në

rritje të transaksioneve të bizneseve nga një vend apo zonë ekonomike në një

tjetër, duke gjeneruar shkëmbime mallrash, shërbimesh, levizje kapitali dhe burimesh

njerëzore.

Gjithashtu një rëndësi të madhe merr progresi potencial në shkëmbimin e informacionit e

ideve. Lëvizja e kapitaleve, në shumicën e rasteve shoqërohet edhe me trasferime

të teknologjive të avancuara.

Këto poltika tregtare duhet të jenë të mirë orientuara ndaj liberalizimit që në thelb ka

hapjen e tregjeve të mallrave, të fuqisë punëtore dhe tregjeve financiare.

o Në kuptimin e thjeshtë, hapja e tregjeve apo liberalizimi nuk mund të jenë qëllim

në vetvete. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi ekonomik, rritja e produktivitetit

dhe efektivitetit, përmirësimi i shërbimeve që ofron shteti, rrijta e konkurencës

dhe rrjedhimisht ulja çmimeve për konsumatorin.

Me qëllm që Memorandumi i Mirëkuptimit i firmosur, të mund të jetë i zbatueshëm,

përpjekjet duhet të fokusohen jo thjeshtë në tendenca dhe prirjet per tu liberalizuar, por

në mënyrën se si ky liberalizim do të menaxhohet dhe pozitat e shëndosha apo jo,

të qeverive tona me polikat përkatëse të brendshme. Ky liberalizim do të ndikojë

pozitivisht në rritjen ekonomike të vendeve vetëm në rastet kur ai do të shoqërohet

Page 34: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 34

me një sërë masash të tjera strukturore që kanë të bëjnë me stabiltetin makro-ekonomik

dhe stabiltet të kursit të kembimit. Institucionet mbështetëse në këtë proçes si kuadri

ligjor, sistemi bankar, sistemi dhe të drejtat e pronës, sistemi i standarteve janë të

rëndëshishme për suksesin e reformave liberalizuese dhe përfitimin direkt të shoqërisë

së vendeve të rajonit prej tyre.

Realisht, zhvilmi nëpërmjet hapjes së tregjeve shoqërohet edhe me implikimet dhe sfidat

përkatëse. Reformat e shoqëruara me liberalizim, në mënyre tipike, nënkuptojnë një

periudhë të vështirë tranzicioni dhe axhustimesh. Përfitimet nga liberalizimi duan kohë të

japin efekte të dukshme në ekonomi, por ndërkaq është e paevitueshme që një pjesë e

shoqërisë të mos përballet me vështiresitë eventuale. Një nga sfidat më të nevojshme dhe

nga më të vështirat është opinioni publik dhe nevoja që strukturat qeveritare të sqarojnë

këtë të fundit nëpërmjet informimit dhe transparencës për avantazhet dhe disavantazhet e

hapjes së tregjeve, duke investuar në këtë mënyrë në atë se sa i qartë dhe koshient është

një vend për sfidën e integrimit.

2.2 Progresi në kuadër të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë Shqipëri - Rajon Qeveria shqiptare e ndërgjegjshme që,

1. Politikat tregtare për të qenë efiçente kërkojnë domosdoshmërisht pregatitjen e

sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile për të:

Themeluar dhe konsoliduar një ambient politikash mbështetëse tregtare ku të jenë

të përfshirë:

• kuadri ligjor dhe rregullator i përshtatshëm për të udhëhequr proçesin e

liberalizimit tregtar dhe absorbuar efektet e tij ekonomike;

• regjimi liberal i importeve;

• proçedura administrative doganore të thjeshtëzuara dhe racionale, si dhe

• një infrastrukturë efiçente të proçesit dhe me kosto të ulët ekonomike;

Analizuar dhe monitoruar prirjet dhe zhvillimet tregtare vendase në kontekstin e

Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e Rajonit, me qëllim formulmin dhe

implementimin e politikave tregtare, në konceptin e integrimit të mëtejshëm të

vendit, në strukturat europiane dhe më gjerë.

Page 35: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 35

2. Sigurimi i një sistemi politikash në tregti me avantazhe krahasuese kërkon

sipërmarrje të fuqishme te strukturave qeveritare, të asosacioneve të biznesit, dhe

shoqërisë civile, të afta për të:

(i) Projektuar dhe zbatuar polika ekonomike dhe tregtare me qëllim sigurimin e

një mjedisi të shëndoshë tregtar;

(ii) Prodhuar mallra dhe shërbime në nivelet dhe standartet që kërkon partneriteti

në tregjet e huaja dhe në marrëveshjet ndërkombëtare tregtare;

(iii) Prodhuar mallra dhe shërbime në nivelet dhe standartet që kërkon

partneriteti në tregjet e huaja dhe në marrëveshjet ndërkombëtare tregtare;

(iv) Fokusuar dhe orientuar drejt nevojat dhe kërkesat e tyre në kuadrin e polikave

tregtare të brendshme;

(v) Siguruar dhe venë në përdorim shërbimet këshillimore dhe asistencën teknike,

me qëllim një orientim sa më të drejtë të tyre ndaj rritjes së eksporteve dhe

nxitjes së investimeve, duke ndërmarrë hapa konkretë si kreditë për eksporte,

asistencën në drejtim të marketingut, të menaxhimit dhe përputhjes së

konformitetit me standartet ndërkombëtare të produkteve, etj.; si dhe

(vi) Rritur transparencën e proçeseve të liberalizimit dhe integrimit te

vendit, shoqëruar me luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e një rritjeje

efiçente ekonomike,

është e angazhuar për të përmbushur me sukses realizimin e objektivave në

kuadër të proçesit të Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Krahas vendeve të tjera të Rajonit, të përfshira në inisiativën e zbatimit dhe respektimit të

parimeve të Memorandumit të Mirëkuptimit për Liberalizim dhe Lehtësim të mëtejshëm

të Tregtisë Rajonale, më 16 Dhjetor 2002 Shqipëria mbyll ciklin e negociatave bilaterale

me vendet nënshkruese të këti Memorandumi, duke parafuar 8 Marreveshje të Tregtisë së

Lirë.

Me të gjithë Marrëveshjet e nënshkruara janë përmbushur angazhimet bazë në

kuadër të integrimit Rajonal:

• Janë finalizuar të gjitha Marrëveshjet brenda afatit të paracaktuar, fund i vitit 2002;

• Në fund të periudhave tranzitore të negociuara, afati përfundimtar i të cilave është viti

2008, parashikohet liberalizimi i mbi 90% te linjave tarifore me vendet partnere;

Page 36: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 36

• Me dispozita të veçanta në çdo Marrëveshje, në mënyrë eksplcite është themeluar një

rrjet adekuat rregulash preferenciale të origjinës;

• Të gjithë parimet bazë të politkave tregtare të negociuara janë në përputhshmëri të

plotë me standartet dhe rregulat e OBT-së, në veçanti për një zbatim sa më racional të

antidumpingut dhe masave mbrojtëse e kundër balancuese, masave të transparencës

dhe mosdiskriminimit në lidhje me prokurimin publik, monopolet dhe ndihmën

shtetërore, mbrojtjen e pronësisë intelektuale etj; si dhe

• Në kuadrin e përgjithshëm të këtyre Marrëveshjeve synohet harmonizimi i

legjiacionit tregtar me atë të Bashkimit Europian.

Si rezultat i Marrëveshjeve të Shqipërisë me Vendet e Rajonit proçesi i liberalizmit të linjave tarifore paraqitet në grafet e mëposhtme: Paraqitja grafike e liberalizimit të linjave tarifore

Page 37: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 37

Grafiku paraqet shkalën e hapjes së tregut shqiptar për produktet buqjësore. Pamja e

sejcilit shtet ndryshon në vartësi së pari të mënyrës së lberalizimit, dhe së dyti të peshës

specifike që zënë produktet e liberalizuara ne produktet bujqësore gjithsej, pra në 24

kapitujt e Sistemit të Kombinuar të Nomenklaturës së Mallrave:

• Me Maqedoninë dhe Serbinë e Malin e Zi kemi hapje më të madhe pasi janë

negociuar dhe lista me tarifa zero dhe lista me konçensione që presupozojnë

gjithashtu tarifa zero menjëherë.

• Ndërkohë, me Bosnjën nuk kemi negociuar konçensione, por kemi lista me

tarifë zero, brenda një periudhe tranzitore.

• MTL me Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë përfaqeson hapjen më të vogël të

tregut bujqësor, pasi kemi negociuar vetëm konçensione, dhe nuk kemi lista me tarifë

zero.

Liberalizimi i volumeve tregtare që pritet të shkëmbehen si rezultat i

Marrëveshjeve të Shqipërisë me Vendet e Rajonit paraqitet në mënyrë grafike: Ndërsa në mënyrë grafike liberalizimi i volumeve tregtare ështe:

Page 38: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 38

Paraqitjet grafike i referohen studimit mbi “Liberalizimin e Tregtisë Rajonale”, pregatitur

nga Prof. Patrick Messerln, në kuadër të Grupit të Punës së Paktit të Stabiltetit për

“Liberalizim dhe Lehtësim të metëjshëm të Tregtisë Rajonale” që është kryer dhe po

vazhdon të përpunohet për të saktësuar dhe plotësuar të dhënat bazë nga vendet e

Rajonit.

Referuar të dhënave të këtyre tabelave:

• gjashtë MTL liberalizojnë çdo linjë tarifore pa bërë dallim midis produkteve

bujqësore dhe industriale dhe prandaj kanë shifrën 100 % në të gjthë treguesit;

• pesë MTL kanë pothuaj liberalizim të plotë të mallrave industriale, por

gjithashtu përfshijnë një numër të konsiderueshëm të mallrave bujqësore në

proçes lberalizmi (më shumë se një e treta e listës HS), duke pasur kështu

mbulin e tregut më të lartë se 90 %;

• në shtatë MTL-të e mbetura vendet kanë bërë vetëm pak konçesione në bujqësi

(me pak së një të tretën e listës HS të liberalizuar) dhe kanë vështirësi të arrijnë

kufirin 90 % (por nuk janë shumë larg prej tij);

• në rastin e Shqipërisë vetëm si rezultat i Marrëveshjes me Bosnjë dhe

Hercegovinën, volumet e shkëmbimeve tregtare, si në bujqesi ashtu dhe në

industri, do të arrihen të liberalizohen 100% në fund të periudhës tranzitore, pasi

është e vetmja marrëveshje që parashikon periudhë tranzitore dhe për produktet

bujqësore, në fund të të cilës tarifat do të jenë zero;

• ndërkohë që në Marrëveshjet e tjera, ka një sasi të madhe produktesh që do të

vazhdojnë të shkëmbehen me tarifa të paliberalizuara doganore

Sidoqoftë numri i MTL-ve me objektiv mbi 90 %, pra në konceptin e liberalizimit të

volumit të importeve, është më i ulët në krahasim me liberalizmin e linjave tarifore.

Page 39: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 39

Kjo rrjedh nga fakti që importet në produktet bujqësore (të ciat janë me pak të

liberalzuara në krahasim me produktet industriale) perfaqësojnë mesatarisht një pjesë më

të rëndësishme në tregtinë bilaterale, se sa në konceptin e linjave tarifore.

Nga ana tjetër, po të analizojmë liberalizimin si në sensin e linjave tarifore ashtu

edhe të volumeve të shkëmbimeve tregtare, Marrëveshjet do të jenë plotësisht të

Lira vetëm për sektorin e Indiustrisë. Në këtë koncept, në takimin e Grupit të

Punës, zhvilluar në muajin shkurt në Paris, ku dhe u prezantua studimi i sipër

shënuar, u arrit në konkluzionin se të gjithë vendet e Rajonit duhet të pregatiten në

një të ardhme për të parë mundesinë e krijimit të “Zonës së Lirë Industriale në

Rajon”, ndërkohë që sektori i bujqësisë Rajonale do të vazhdojë dhe për një kohë të

konsiderueshme të jetë më i mbyllur në raport me shkëmbimet tregtare të

produkteve industriale.

KAPITULLI V

ECURIA DHE REZULTATET NGA MTL-TË NË ZBATIM 1. Ndikim i MTL-ve te Biznesi 2.Progresi, ecuria në fusha të ndryshme 3. Pjesë nga raporti i Bankës Boterore 4. A ka kthim prapa 5. Konkluzione e rekomandime I. NDIKIMI I MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË TE BIZNESI Njëkohësisht me politikat për zbatimin e MTL-ve, pra krijimit të zonave të tregtisë së lirë, duhen konsideruar dy drejtime:

Page 40: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 40

1.Konsiderimi i praktikave dhe standarteve ndërkombëtare. 2.Rritja e transparencës ndaj biznesit dhe shndërrrimi në një partner në cdo hap, që nga pregatitja për raundet e para të negociatave, deri në zbatimin dhe monitorimin. Në këtë cështje do anlizojmë këtë të fundit: Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar,(Biznes) nuk është shprehur entuziast për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL) me Maqedoninë. Ai e mbron idenë e vet duke thënë që Maqedonia është superiore në përmbushjën e kuotave të përcaktuara në MTL-në e nënshkruar mes dy vendeve. Sipas tij, sektori privat, bizneset e vogla dhe të mesme nuk arritën të përballojnë këtë Marrëveshje. Në mesin e Majit të këtij viti Presidenti i KASH, (Monitor 19 Maj 2004), është shprehur jo entuziast për kuotat e birrës, qumështit dhe vajit që nuk u rishikuan gjatë bisedimeve mbi ecurinë e MTL-së. Ai kundërshton gjithashtu rritjen e gamës së produkteve bujqësore të liberalizura reciprokisht, vecanarisht gjatë sezonit te pikut të prodhimit, pasi dëmtohet prodhimi vendas. Luan Bregasi, President i Unionit Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe Idustrisë (Biznes) shprehet se nënshkrimi i MTL-ve me një përshpejtim është për vetë faktin se Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjën e Paktit të Stabiliteti, që kushtëzonte nënshkrimin e MTL-ve me vendet e Rajonit. “Duhet marrë masa për balancimin e e përparësive që kanë vendet e Rajonit kundrejt Shqipërisë për shkak të vetë të kaluarës që kanë vendet”, tha Bregasi. “Çështja tjetër e cila duhej të ishte zhvilluar para dhe gjatë negociatave për nënshkrimin e MTL-ve, janë debatet dhe diskutimët publike në të gjitha vendet ku do të ndikonte Marrëveshja në fjalë”, shtoi ai. Biznesi shqiptar mirëpret nënshkrimin e MTL-së me Kosovën dhe shpreh dëshirën për të qënë sa më shumë prezent në tregun kosovar me produktet dhe shërbimet konkurruese qe ofron mundesisht dhe kuota me te larta. Opinione optimiste kane dhene drejtore te Dhomave te Tregtise te Tiranes dhe Vlorës, Presidentë te kompanive të ndryshmë etj. Biznesmenet shqiptarë kanë reagim negativ fillestar për MTL-në me Kosovën pasi nuk ishin plotësisht të informuar për kuotat dhe për vëcantitë në tarifat dhe kuotat e produkteve industriale që mbrojnë produktet vendase. Bashkim Progri, drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes „Prodhime Karbonike“ sha Monitor Nr. 103 24 dhjetor 2003 është i kënaqur nga dy-fishimi i eksporteve që nga MTL-ja e parë. Gjatë vitit të fundit eksportet e kësaj kompanie, kryesisht te elektrodave drejt Maqedonisë, kanë arritur në 1.6 milion USD nga 410 mijë që ishin në 2002. „Floryhen“ kërkon rritjen e kuotës së eksporteve të vezëve në Kroaci „Deka Kompany“ sh.p.k kërkon që të hiqen tarifat për produktet e saj në Kosovë. KASH shprehet kundër MTL-së me BE pasi mendon që rezultatet në sektorin në fjalë....

Page 41: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 41

Këto citate të nxjerra nga mediat ekonomike janë vetëm disa nga debatet e ndezura, në tentativë ekonomike, lidhur me integrimin rajonal dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë. Shumë është folur dhe për më tepër është shkruar për këto Marrëveshje dhe “kampion” në këtë “garë shkrimësh” janë vetëshpallur kritizerët e tyre, në emër të mbrojtjes së prodhimit dhe industrive vendase. *Cfarë përfiton biznesi shqiptar nga Tregtia e lirë Vihet re që biznesi shqiptar nuk përfaqëson nje bllok përsa i përket intersave që realizon përmes MTL-ve. Ajo që mund të ketë rëndësi për prodhuesit, mund të bjerë në kundërshtim me pritjet e importuesit, e mira për industrialistët mund te jetë e keqe për fermerët e kështu me radhë. Është e rëndësishme që këto rregulla të njihen dhe të barazpeshohen sa më mirë. Ajo që mund të thuhet është që në rezultanten e madhe afatgjatë biznesi ynë fiton shumë. Konkretisht fiton: -tregje -standarte teknologjike -përvojë bashkëpunimi shumëkombeshe që do ti duhet për të formuar „muskujt“ e nevojshem për integrim dhe me gjere. Ekonomia dhe shoqëria, vec nivelit teknologjik, fiton qëndrueshmëri, punësim, por dhe ristrukturim në funksion të produktivitetit dhe konkurueshmërisë cka do të thotë që hapjes e liberalizimit nuk është e thene që ti rezistojnë të gjithë. Kjo është nje kosto minimale e integrimit. Sinergjia e bashkëpunimit Brukseli (anëtarësimi në BE) nuk duhet të kuptohet si një menu, ku ne mund të zgjedhim vetëm gjërat që na pëlqejnë dhë të refuzojmë ato që s'na pëlqejnë. Sipas të gjitha analizave dhe analistëve, vendi ynë është ndër vendet më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore. Për rrjedhojë, tendenca e së ardhmes do të jetë ajo e hapjes së mëtejshmë të ekonomisë së vendit, e lëvizjes drejt botës pa kufij ekonomik e barriera të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve. Në këto procese, rolin kryesor dhe më të rëndësishëm pritet ta luajë biznesi privat, duke marrë përsipër rreziqet dhe duke ndarë përfitimet. Sfidat dhe përfitimët që qëndrojnë para tyre meritojnë vëmëndje në drejtimë të rëndësishmë si: -Zhvillimi i produkteve sipas shijeve dhe kërkesave të tregut, vendas dhe të huaj; -Ndjekja e tendencave në modelet e konsumit, duke marrë informacion për atë që tregu vlerëson dhe është në rritje; -Përmirësimi i sistemëve të drejtimit të biznesit, duke angazhuar më shumë kohë dhe burimë në zhvillimin e kapacitetetve profesionale të firmave dhe në zhvillimin e tregut ku veprojnë ose dëshirojnë të hyjnë; -Më shumë vetorganizim për një lobing më të mirë në vendimmarrjen nga strukturat shtetërore. -Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore në formulimin e politikave tregtare, do të jetë i pamundur, nëse komuniteti i biznesit, në mënyrë të organizuar, nuk do të ofrojë asistencë në këtë drejtim. Mjetet dhe mundësitë e shtetit për të investuar tek

Page 42: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 42

institucionet, do të vazhdojnë të jenë mjaft më të kufizuara, në raport me gamën e problemëve me të cilat do të ballafaqohen këto biznese në te ardhmën. Si mund të ndihmojnë bizneset në këtë drejtim? Thjesht duke i vënë autoritetet shtetërore nën forcën e argumënteve që do të burojnë nga studimë të mirëfillta ekonomike, të përgatitura nga specialistë të aftë. Në të kundërt, zërat e veçantë apo retorikat që mund të ngrihen edhe në media, do të vazhdojnë të neglizhohen, nën etiketimin e interesave personale të një individi apo subjekti. Vetëm një organizim nga ana e ketyre bizneseve do të ishte në gjendje të ndalonte edhe veprimë arbitrare që mund të ndërmarrin segmënte të caktuara shtetërore për përfitimë individuale dhe në dëm të interesave ekonomike të biznesit dhe të vendit në tërësi. Në kuadrin e oganizimit të biznesit, me 9 Prill 2004 është formuar „Forumi i Biznesit Shqipëtar për Integritet“ që mendohet do të përfaqsojë interesat e këtyre bisnesmenëve më të fuqishëm në të gjitha negociatat. në këtë menyrë mendohet të ulet ndjeshëm shkalla e konfliktit aq të ndezur kohët e fundit, dhe njëkohësisht të rritet shkalla e pranueshmërisë të rëformave. II. PROGRESI I PËRGJITHSHEM NGA ZBATIMI I MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË Marrëveshjet e Tregtisë se Lire - si kontribut për krijimin e rregjimit tregtar Rajonal dhe si nje përpjekje pozitive e domosdoshme, me qëllim që Shqipëria të siguroje nje pjese të rritjes së tregtisë ndërkombëtare, që i korrespondon nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit, nepërmjet thithjes se investimeve të huaja dhe tëknologjive moderne. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, bazuar në reciprocitetin dhe avantazhet e ndërsjellta, synojnë të reduktojnë dhe liberalizojnë në mënyrë thelbësore tarifat doganore dhe barrierat e tjera të tregtisë, ato do të kontribuojnë në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes vendeve si dhe do të nxisin shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe mbi të gjitha të eleminojne diskriminimin në marredheniet dy dhe shumepaleshe tregtare mes vendeve. Për rrjedhoje, kjo marredhenie e re që Shqipëria ka krijuar me vendet e Rajonit e me pas dhe me ato të Bashkimit Europian, do të krijojë mundësinë e zhvillimit të një sistemi tregtar të integruar, me jetëgjatë dhe më të qëndrueshëm. Tashmë dihet që vendet nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë në Rajon, kanë synimin kryesor mbylljen e ciklit të Marrëveshjeve të Tregtisë se LirV, proces që do të themelojë dhe Rrjetin Rajonal të Tregtisë së Lirë. Aktualisht vizionin më të qartë të këtyre përpjekjeve, e përfaqësojnë 21 Marrëveshjet Bilatërale të Tregtisë së Lirë, në të cilat kanë përfunduar të gjithë procedurat dhe ka filluar zbatimi i tyre.

Page 43: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 43

Si një nga reformat më të thella të Qeverisë Shqiptare për nje ekonomi moderne sipas standarteve Europiane, procesi i Marrëveshjeve të Tregtisë se Lirë, përfaqëson orientimin e marredhenieve tregtare dhe ekonomike drejt: -Ngritjes se niveleve të jetëses; -Sigurimit të rritjes se treguesve të punesimit; -Nivelit gjithnje në rritje të të ardhurave reale dhe kerkeses efektive; -Rritjes se prodhimit dhe tregtisë në mallra, sherbime dhe kapitale, duke mundësuar përdorimin optimal të të ardhurave dhe burimeve të brendshme, në përputhje me objektivin e zhvillimit të qëndrueshem të ekonomise shqiptare. -Është e nevojshme që liberalizimi i lëvizjes së mallrave, të shoqërohet edhe me masat që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, veçanërisht të biznesit privat. Një gjë e tillë i shërben jo vetëm gjallërimit të shkëmbimeve ekonomike e tregtare, por dhe reduktimit të kostove të transaksioneve. Me keto Marrëveshje tashme të përfunduara me të gjithe vendet e Rajonit, Marrëveshjet me Maqedoninë, Kroacine, Bullgarine, Kosoven dhe jane duke u zbatuar, dhe me në detaje: Me nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të fundit, Shqipëria mbylli ciklin e Rrjetit të Tregtisë se Lirë me të gjithë vendet nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, që njëkohësisht janë të përfshirë në procesin e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Ministria e Ekonomise, është institucioni kryesor dhe është vlerësuar si koshiente dhe e përgjegjshme që përpjekjet për liberalizim të tregtisë, për reforma të tjera strukturore, si dhe për politika të brendshme mbështetse, nuk përfundojne me negocimin, nenshkrimin dhe ratifikimin e Marrveshjeve, ndërkohë që zbatimin e tyre e konsideron si nje nga sfidat me të cilën do të përballet jo vetëm ky institucion, por të gjithë hallkat e sektorit publik dhe të shoqërisë civile. Është e rendësihsme të flitet për rëndesinë e zbatimit dhe monitorimit të këtyre marrëveshjeve liberalizuese, aq më tëpër në kuadër të krizave të herëpasherëshme të besimit që ndeshen lidhur me zbatimin e ligjeve apo marrëveshjeve në vendin tonë. Zbatimi kalon nëpërmjet njohjes dhe studimit. Nga ana tjetër, fakti që i tëre ky proces kerkon nje transparence të madhe dhe shqyrtim publik të politikave tregtare vecanërisht për sektorët sensitive të ekonomisë tonë, shndërron në obligim dhe përgjegjesi jo vetëm rritjen e cilesise se negocimit të Marrëveshjeve të tjera, si me Bashkimin Europian etj., por në të njejtën kohe dhe fuqizimin e institucioneve të tregut, të cilat nepërmjet eficences implementuese të asaj c’ka është negociuar, do të bëjne të mundur shnderrimin e marrveshjeve të arritura në përfituese për komunitetin dhe asosacionet e biznesit vendas prodhues dhe investues, për

Page 44: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 44

konsumatorin shqiptar, dhe për konturimin e metëjshem të ekonomise shqiptare si nje ekonomi me avantazhe krahasuese dhe me nje bilanc të përmiresuar tregtar, me potënciale eksportësh dhe me importë kryesisht të orientuara në lëndët e para për tu përpunuar në vend. Është e domosdoshme përfshirje e akademikeve dhe studiuesve brenda dhe jashtë vendit, të organizuar apo individualisht. Ata duhet të ftohen të japin mendimet e tyre, Kjo do të sjelle një pranim në një shkalle me të lartë (demokratike dhe transparent si proces) dhe një mbrojtje para negociatoreve me faktë e shifra që tregojne seriozitetin dhe thellimin në studime paraprakisht se të hyne në negociata.. Ndonëse gjatë procesit të negocimit të Marrëveshjeve, Biznesi shqiptar është përfaqësuar dhe intëresat e tij jane mbrojtur, gjatë procesit të zbatimit Ministria e Ekonomise ka ndërmarrë nje sërë hapash me qëllim ngritjen e mëtejshme të nivelit të përfaqësimit të komunitetit të biznesit. Në termat e pjesëmarrjes së biznesit privat në proceset e negociatave, procesi në tërësi vlerësohet si pozitiv. Megjithatë, ekzistojne dy probleme: (i) sa përfaqësohet realisht zëri i biznesit nga vetë shoqatat dhe Dhomat e Tregtisë; dhe (ii) koha që i lihet në dispozicion sektorit privat për të dhënë mendime për marrëveshjet është mjaft e kufizuar. Koha prej 2-3 ditësh është krejt e pamjaftueshme për të dhënë një reagim të studjuar, aq më tëpër e parë në kontekstin e mungesës së ekspërtizës në këto shoqata. Problemi i parë mbetet përgjegjësi e vetë biznesit privat, organizimit më të mirë të tij sipas grupeve të interesave dhe përfaqësimit të tij në institucionet e politikëbërjes Megjithëse fleksibiliteti i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe OBT-së krijojnë hapsira për të lehtësuar proceset e axhustimeve strukturore të sektorëve/produktëve të veçanta, zbatimi me rigorozitet i detyrimeve të marra përsipër është shenjë e seriozitetit të përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra nga autoritetet e vendit. Fleksibilitti i marrëveshjeve të tregtisë së lirë lidhur me ringocimin e regjimit tregtar për produktë të veçanta. Rinegocimi kërkon studime të hollësishme dhe ofrimin e informacioneve të detajuara nga ana e biznesit privat, në nivel firme. Po në këtë çështje, edhe masat mbrojtëse që mund të ndërmerren, të lejuara edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë, mund të fillohen me iniciativë të vetë biznesit privat. Procedurat e adoptimit të masave mbrojtëse janë të specifikuara dhe nuk mund të vendosen në mënyrë të njëanëshme dhe pa justifikime të argumentuara. Nënshkrimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë vendos një axhendë të rëndësishme si për biznesin privat ashtu dhe për autoritetet shtetërore. Biznesi privat është e nevojshme që të krijojë një mentalitet të ri për dimensionet e tregut, për të parë përtëj kufijve kombëtar. Një gjë e tillë kërkon natyrisht që produktet duhet të gëzojnë një standard më të avancuar të cilësisë dhe rregullave që lidhen me tregtimin e tyre.

Page 45: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 45

Një sy sado i pastërvitur te jetë dallon një nivel të ndjeshëm të importeve në krahasim me eksportet, pra një tregues negativ I deficitit. Duhet të theksojmë dicka, që rritja e importeve nuk duhet konsideruar aq negative sa duket. - Importet kane qëne një ndër aktivitetet me fitim prurëse për biznese mjaft të fuqishme tregtare. - Gjithashtu, sic e dime industria vendase ka një diapazon të kufizuar produktesh. Importet në këtë këndvështrim kane ndikuar për të mbuluar konsumin dhe pse jo për të nxitur prodhimin vendas. - në strukturën e importeve një vend të rëndësiahë kane zëne dhe zëne makineri e paisje. Importimi i tyre ka kontribuar në rritjen e stokut të kapitaleve fikse dhe në rinovimine bazës teknike dhe strukturote të ekonomisë. në mbështejte të saj, ështëe shumë e përhapur ideja që importi kontribuon në „kufizimin e vetvetes“ -Tjetër anë pozitive është dhe importimi i lëndëve të para për tu përpunuar në vend, që në parim shoqërohet me shtimin e vlerës të tyre dhe fitimin e statusit të origjines, si dhe con në rritjen e punësimit. Nisur nga një analizë e hollësishme e këtij liberalizimi, karakteristike e të gjithe Marrëveshjeve të përfunduara është fakti që liberalizimi në sektorin e industrise është shume me i thelle, krahasuar me sektorin e bujqësise. Shkalla e hapjes në ketë sektor, si në rastin e Shqipërise kundrejt partnereve rajonale, dhe anasjelltas, është shume e vogel, po të kemi parasysh që pothuajse në të gjithe Marrëveshjet jane negociuar koncensione (kuota sasiore që me tëpër anojne nga kufizimet se sa nga tëndencat drejt hapjes), fare pak produktë me tarifa zero, dhe pjesa derrmuese e tyre vazhdon të shkembehet me tarifa doganore. Nga njera anë kjo situatë ishte e domosdoshme, po të kemi parasysh nivelin e bujqësise shqiptare, por nga ana tjetër, treguesi në nivel të ulet i hapjes në sektorin e bujqësise ndikon në treguesin e liberalizimit të volumeve tregtare, c’ka është qëllimi kryesor i Marrëveshjeve. E rëndësishme është jo vetëm që Marrëveshjet të sigurojnë nje liberalizim të linjave tarifore në tëresi, por ajo c’ka do ti beje keto Marrëveshje vertetë të Lira, është sigurimi i liberalizimit në tëresi dhe të volumeve tregtare (jo vetëm në industri, por dhe në bujqësi). E parë nga kenveshtrimi i liberalizimit të tarifave doganore, Marrëveshjet paraqitën me tregues të mire liberalizimi (duke qëne se 97% të produktëve industriale jane me linja tarifore zero, ndërsa produktet bujqësore, pjesa me e madhe e të cilave ka tarifa të paliberalizuara, zene nje peshe të vogel specifike në Nomenklaturen e mallrave që negociohet), ndërkohë që po të gjykohet për treguesin e liberalizimit të volumeve tregtare, duke qëne se pjesa me e madhe e shkembimeve tregtare me Rajonin behet në

Page 46: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 46

produktë bujqësore, niveli i treguesit të liberalizimit në Marrëveshjet nuk është i kenaqshem. Nga njera ane, liberalizimi i paket i linjave tarifore në produktet bujqësore, dhe nga ana tjetër, fakti që importet në produktet bujqësore përfaqësojnë mesatarisht një pjesë më të rëndësishme në tregtinë bilaterale me Rajonin, se sa importet industriale, të dy keta faktore ndikojne që ndonese në vija të përgjithshme Marrëveshjet paraqitën me tregues të kenaqshem liberalizimi, përfitimet prej tyre në sektorin e bujqësise jane me pak të ndjeshme se sa në industri. Sfida për të ardhmen është mobilizimi i instrumentave dhe mekanizmave ekonomike për politika të brendshme intënsive, në mënyre të vecantë për mbështetje dhe nxitje të bizneseve bujqësore, që do cojne bujqësise shqiptare drejt nje hapje reale tregtare, zhvillim të deges dhe integrim të metëjshem. Politika e taksave dhe efektet nxitëse në eksporte. Rimbursimi i TVSH-së për eksportuesit mbetet me rëndësi esenciale. Megjithëse në legjislacion theksohet se rimbursimi duhet të kryhet brenda 30 ditëve, në fakt ky afat nuk respektohet asnjëherë (duke shkuar madje dhe mbi 6 muaj). Kjo krijon vështirësi të likuiditetit të tyre dhe pamundësisë së nxjerrjes së përfitimeve që krijojnë marrëveshjet e tregtisë së lirë për rritjen e eksportëve. Praktikat e vendeve të tjera, bëjnë që rimbursimi TVSH-së të realizohet brenda 15 ditësh. Marrja e masave nga ana e autoritetëve zyrtare janë të tëpër të nevojshme për të lejuar biznesin të opërojë në mënyrë agresive në treg. Rëndësia që marrin politikat e taksave ndaj biznesit. Politikat ekonomike duhet të synojnë në -mbajtjen më mirë parasysh të intëresave të biznesit në kushtet e hapjes tregtare dhe -pamundësisë së opërimit me tarifat doganore. Po në këtë vështrim, duhet të shihen dhe (a)simetritë e regjimit të taksave dhe tatimeve midis vendeve të përfshira në zonën e lirë tregtare. Nevoja e përmirësimit të punës së autoritetëve doganore që janë me rëndësi kritike në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Lëshimi i certifikatave të origjinës së mallit dhe verifikimi i tyre kërkojnë rritjen dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes autoritetëve doganore të vendeve pjesëmarrës dhe përmirësime cilësore në standardet menaxhimit, kompjutërizimit dhe softëve që janë të nevojshme në procesin e monitorimit. Treguesit dhe shifrat e arritura nuk jane shprehje e efektit total të arritur. Një arësye shumë e fuqishme është dhe niveli I lartë I ekonomisë informale. në këtë drejtim është për tu përshënderur ndërmarrja me e fundit e ministrisë së Ekonomisë dhe partnerëve të huaj për matjen e këtij nivele. Mendohat se në përfundim të këtij projekti, të dhënat e siguruara do jene me të sakta dhe do kemi mundësi të flasim me me siguri për efektet dhe ndikimet e MTL-ve me rajonin. Shqetësimi në këtë drejtim është shprekur dhe në raportin e Bashkimit Europian per Shqipërine në Shkurt te këtij viti.

Page 47: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 47

II. REZULTATET E PRITURA NGA NDËRKOMBËTARËT Ndërkohë që harta politike dhe ekonomike është ri ndërtuar, vihet re frika në rritje e vendeve të ballkanit perendimor se mos lihen jashtë kufijve te Europes së re të inegruar. Memorandumi i mirëkuptimit i Paktit të Stabilitetit i jep rendësi të mdhe antarësimit në OBT. Anëtarësia supozon tarifa, reforma ekonmike dhe siguron një siste universal të rregullave të qeversjes. Tre vende janë duke negociuar: Bosnia dhe Herzegovina, FR Yugoslavia dhe Maqedonia. vendi yne u anëtrësua në Shtator 2000, Kroacia në Nëntorr 2000 dhe Moldavia ën Korrik 2001. Potenciali i fluksit tregtar në Europën Juglindore Flukset e pritura të tregtisë janë të vështira për tu vlerësuar. Sidoqoftë një studim i Bankës Botërore bazuar mbi modelin e garvitetit të shpjeguar më lart, llogarit si do jetë tregtia si rezultat i heqies të barrierave tregtare, duke konsideruar madhësinë e vendit dhe distancën me fqinjët. Rezultati i mundshëm është -Tregtia brenda SEE do trefishohet (plus 3.5 billion USD) - Tregtia mes ballkanit Lindor e Perëndimor do të katërfishohet (plus 2.6 billion USD). Tregtia e Ruamnisë me Ballkanin perëndimor do jetë tetë here më e madhe (plus 1.6 billion USD). Tregtia e Bulgarisë me Ballkanin Perëndimor do jetë tre herë më ë madhe (plus 1.0 billion USD). -Tregëtia mes pesë vendeve të ballkanit perëndimor do të dyfishohet (plus1.0 billion USD), me një nivel shumë të lartë qarkullimi. Sipas këtyre parashikimeve, Shiperia do jetë ifimtari më i madh. Shkëmbimet me Maqedoninë, Serbi Mali i Zi,dhe Kroaci (plus 0.7 billion USD) -Bosnja dhe Herzegovina do ketë shkëmbime në nivel të larte por me efkt ët ulët, ndërsa tregtia me Shqiperinë, BiH dhe Kroacinë do rritet (plus 0.4 billion USD net). -Serbia dhe Mali i Zi do kenë pak të ardhura të rritura (plus 0.4 billion USD). Sipas studimit të WB ekziston një potencilal majft i madh tregtar. Treguesit e ketyre shkëmbimeve janë më të rëndësihsëm për vendet e vogla të Ballaknit Perëndimor sesa për ato të mëdha. Kjo shpjegon arësyen pse këto vende (përfshirë dhe Shqiërinë) janë promotore të krijimit të një zone të tregtisë së lirë. Shfrytëzimi i potencialeve trgetare kërkon më shumë se tregti e Lirë. Liberilizimi i tregtise nga kufizimet tarifore e jotarifore, nuk është i mjaftueshëm. Është e nevojshme një infrastrukturë insitucionale nga qeveria dhe organizma tjerë, nismë e kërkesë e Paktit të Stabilitetit. Shqipëria është një shëmbull ku rrugët ishin të bllokuara dhe mbizoteronte autokratia. Duhen konsideruar pasojat e një tradite të gjatë të autosuficensës, të infrastrukturës së keqe të transportit, dhe të tensioneve etnike në kifinj.

Page 48: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 48

Në përgjithësi është e vërtëtë për të gjitha vendet, që shfrytezimi i gjithë këtij potenciali së pari kërkon përmirësim të infrastrukurës dhe thejeshtësimi i procedurave doganore, gjëra që cojnë në përfitime afatgjata. Në fushën politike dhe ekonomike Janë ndërmarrë hapa të rëndësishme në uljen e skepticizmin që shoqeron peocesin e untegrimit rajonal. Por problem i madh eshte se mbet akoma shumë për të bërë. Plotësimi i kushteve sipas BE-së Liberalizimi i tregtisë ndër rajonale Sipas memorandumit të mirëkuptimit, 90% e tregtisë dypalëshe duhet të liberalizohet sipas statusit preferencial, duke përcaktuar si tarifat doganore dhe koncesionet në sasi. Përmbushja e dy kritereve është e rëndësishme për të parndaluar që vendet të eleminojnë fillimisht tarifat e mallrave që nuk tregtionë. 1.Të gjitha vendet kanë liberalizuar gati tërësisht tarifat e produkteve industriale. Në këtë mënyrë shtaë shtetet krijuan një zonë të tregtisë së lirë në produktet industriale. Kjo ëhstë një arritje majft e madhe. 2.Liberalizimi tregtisë për produktet agro është i kufizuar pothuajse në të gjitha shtetet, dhe limitohet në produktet që nuk janë shumë të tregtueshme mes vendeve. 3.Vendet që kanë liberalizuar më shumëse 90% te tregtisë janë ata që kanë liberaliziuar dhe produktet bujqesore. Por këto janë të pakta në numër dhe në peshë specifike. Në këto MTL është përfshirë Shqipëria, Bullgaria, Kriacia, Maqedonia dhe Ruamnia. Është e domosdoshme rishikimi dhe thellimi i liberalizimit në mënyrë që të plotësohet kushti i rënë dakort në Memorandumin e Mirëkuptimit. Struktura e tarifave Vendet më të mëdha kanë dhe tarifat më të larta pothuajse në gjithë produktet. Vendet e vogla si Shqipëria, BiH, Kroacia etj. nuk realizojnë as 15% të tarifës. Shumica e vendeve kanë tarifa në në tekstile e lëkurë si dhe në industrinë e punës intensive, që është dhe një drejtim ku këto vende kanë avanntazhe karahasuese, por mund të dëmtohet prodhimi vendas i ndonjërës. Vendet e Europës Juglindore, trajnim për në BE Të gjitha veprimet dhe tregëtia e SEE duhet të mbështetet në institucionet e ekonomisë të tregut, kusht të cilin nuk e plotësojnë vendet e SEE. Por rritja e kësaj shkalle përbën plotësimin e një kriteri të rëndësishëm, rruga për të plotësu këtë do ketë efektin e një shkolle. Regullat e konkurencës dhe institusionet përkatëse nuk janë. Kjo sjell mosplotësimn e artikujve të vendosur si nga BE dhe nga OBT. Thithja e investimeve të huaja

Page 49: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 49

MTL mund të gjenerojnë FDI në rajon. Investitorët e huaj duan të furnizojnë gjithë rajonin nga njëri vend. Por aktualisht ky është një potencial i pashfrytëzuar plotësisht. Shumë vende kanë themeluar Agjesitë e nxitjes së Eksporteve, përmes së cilës kalojnë mikro e makro rregullat dhe mbrojnë politikat që nxisin konkurencën. Konkluzione Pavarësisht ndryshimeve mes njera-tjetrës, SEE kanë bërë mjaft ndryhsime dhe kanë korrur sukses në mbulimin e fushve të rëndësishme dhe në përshtatjen e ligjit tregtar sipas standarteve të BE.Inisiativa për këtë erdhi nga jashtë rajonit dhe ka ndikim në mjaft vende. Plotësimi me sukses i këryre kushteve do finalizohet dhe me futjen e vendeve në BE. Aktualisht MTL-të janë mjaft të zakonshme dhenjihen efekte e tyre pozitive dhe negative. MTL-të ndër rajonale mund të pranojnë të trfishohen, për të përfituar më shumë nga tregtia. Ndërgjegjësimi për mTL-të në SEE i investitorëve të huaj mund të terheq FDI dhe të përshpejtojë rritjen ekonomike. Përvec saj kuptohet që normalizimi i mardhenieve politike ashtu si i atyre ekonomike mes vendeve të Ballkanit eështë një kusht për asocimin në BE. Nëse nuk merren vesh me njëri-tjetrin, si mund të bashkpunojnë me BE? Ne këtë kuadër, nuk do pranohen vendet që përfshihen në konflikte, aq më shumë në luftë. Që kjo nismë të përfundohet, duhet vullneti i mirë i vendeve dhe një shkallë e lartë inegritetit. Eshtë për tu përshëndetur përfshirja e Kosovës në rrjetin e MTL-ve. Duhet të dimë që politika ështe era që e con procesin përpara. IV. A KA KTHIM PRAPA? Rikujtojmë që në një Marrveshje të Tregtisë së Lirë, lëvizja e mallrave nuk është 100% e Lire, por konsiderohen dhe : në këtë cështje do konsiderojmë rastet konkrete që kane cuar në rinegocime dhe kane ngjallur debate në media dhe padyshim kane sjellë ndarje të fitimeve dhe humbjeve nga palet të përfshira. Që nga momenti i anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ashtu si dhe të gjithë shtetet anëtare, vendi ynë është i detyruar të respektojë të gjitha angazhimet që ka marrë përsipër dhe të gjitha marrëveshjet që ka pranuar brenda sistemit ligjor dhe rregullator të OBT-së. Çdo devijim nga këto parime përbën një shkelje të Marrëveshjes dhe është subjekt i masave ndëshkimore nga shtetet anëtare të OBT-së.

Page 50: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 50

Megjithëse tarifat doganore të disa mallrave duhet të ishin bërë zero që nga viti 2002, Shqipëria ka vazhduar të mos respektojë këtë detyrim në të cilën është angazhuar me dëshirën dhe vullnetin e saj të plotë. Në këto mallra bëjnë pjesë -produktet e peshkut dhe vaji i rafinuar, tarifat doganore të cilave duhet të ishin bërë zero që nga viti 2002; - birra që nuk duhet të kishte rritje të tarifës që u realizua në paketën fiskale të vitit të kaluar dhe që duhet të pësonte një reduktim të tarifës doganore gjatë vitit 2004 në 10%, nga 15 për qind që parashihet në paketën fiskale në shqyrtim. Në paketën fiskale të vitit 2004, angazhimet e ndërmarra nga pala shqiptare për reduktime të tarifave doganore është parashikuar të mos respektohen edhe për disa artikuj të tjerë, kryesisht në industrinë e letrës dhe kartonit, giza, çeliku dhe artikuj të tyre, artikuj mobilierie, etj. Sipas dispozitave në fuqi të Marrëveshjes së OBT-së, pasi janë negociuar dhe është rënë dakord njëherë me të gjithë shtetet anëtare për angazhimet konkrete që vendi do të marrë përsipër, nuk është e mundur të ndryshohen ose të shtyhen afatet dhe të vendosen afate të reja. Protokolli i antarësimit të Shqipërisë në OBT parashikon se lista e tarifave në anekset e tij janë listat që do ti bashkangjiten angazhimeve në kuadër të Marrëveshjes së përgjithshme për tarifat dhe tregtinë (GATT) dhe ato bëhen të detyrueshme për tu zbatuar në momentin e hyrjes së fuqi te marrëveshjes dhe protokollit si një pjesë integrale e saj. Megjithatë marrëveshja e OBT-së parashikon lejimin e ndonjë përjashtimi nga detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet shumëpalëshe për situata të jashtëzakonshme dhe kjo e fundit duhet të justifikohet nga vendi që e kërkon një gjë të tillë, dhe të miratohet nga konferenca ministrore me ¾ e vendeve anëtare. Listat e mallrave gjithashtu mund të modifikohen por duke ndjekur procedurat e parashikuara në legjislacionin përkatës, sipas klauzolave të nenit 28 të GATT. Duhet theksuar se këto procedura duhet të kalojnë praktikisht në një proces kohor të gjatë, që përfshin negociatat me të gjithë palët e interesuara ose që kanë një interes thelbësor në tregtinë e mallrave në shqyrtim. Rritja e tarifës doganore për artikuj të veçantë, siç ishte rasti i birrës, bie ndesh dhe me angazhimet në Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL), ku sipas një klauzole specifike në të gjithë marrveshjet e nëshkruara, nuk lejohet rritja e tarifave doganore që nga momenti nënshkrimit të tyre. Gjejmë rastin të theksojmë se, në nënshkrimin e MTL-ve duhen mbajtur në konsideratë dhe rekomandimet dhe specifikimet e parapara në legjislacionin e OBT-së, respektivisht në nenin XXIV mbi integrimin rajonal. Ky nen parashikon që MTL-të duhet të përfshijnë shumicën e mallrave, dhe që në tekstin e Memorandumit të Liberalizimit të Tregtisë midis vendeve të SEE-7, specifikohet që MTL-të duhet të përfshijnë jo më pak se 90 për qind të tregtisë së mallrave. Mospërmbushja e angazhimeve të ndërmarra, është një veprim i papranueshëm nga shtetet anëtare qoftë në kuadër të OBT-së, ashtu dhe të vendeve me të cilat janë nënshkruar MTL-të. Një veprim i tillë, pengon edhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përveçse dërgon sinjale jo pozitive tek komuniteti ndërkombëtar dhe investitorët e huaj. Në rast se nga zbatimi i detyrimeve të ndërmarra, qoftë në kuadër të OBT-së, ashtu dhe të MTL-ve, krijohen kushte të një konkurrence të pandershme, apo se kërcënohet një industri kombëtare, lejohet aplikimi i masave mbrojtëse të përkohshme, duke respektuar një procedurë të caktuar dhe jo thjesht si një veprim i njëanshëm. Në këtë kuadër, nëse

Page 51: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 51

industria e prodhimit të birrës dhe vajit konkurrohen në mënyrë të padrejtë nga importet e huaja apo se këto të fundit rrezikojnë të falimentojnë gjithë industrinë, grupet e interesuara duhet të paraqesin prova bindëse për këtë qëllim. Në këtë kuptim, hartimi politikave tregtare del nga kuadri i retorikave nacionaliste dhe bëhet objekt i analizave konkrete ekonomike. Interesat kombëtare dhe ato të zhvillimit ekonomik tashmë e kanë përcaktuar integrimin evropian si një proces të dëshiruar dhe të përshëndetur. Çdo sinjal negativ apo vonesë që do të shkaktohej në këto procese, do të ishte përkundrazi në dëm të interesave ekonomike të vendit.

KAPITULLI VI

E ARDHMJA NË NJË BOTË TË GLOBALIZUAR

Liberalizimi i tregtisë së jashtme që në vitin 1992 shënoi fillimin e procesit të tranzicionit drejt ekonomisë së re që po përpiqemi të ndërtojmë. Ky ishe vetëm hapi i parë dhe zgjoi inresat e nje grupi të madh njerëzish me interesa nga me të ndryshmet. U hapën mjaft debate në media të shkruara dhe elektronike, mbi baza të vërteta dhe të pavërteta. Hapi i parë ishte shumë i përfolur dhe natyrisht solli pasoja disa nga te cialt nuk ishin parashikuar. Në masën më të madhe, kjo i dedikohet kushteve fillestare në të cilën u gjend ekonomia e vendit në fillimet e tranzicionit. Industria, reformimi i bujqësisë, baza kryesore për furnizimin e industrisë ushqimore, duhet të kalontë një rrugë të gjatë për tu konsoliduar dhe modernizuar. Nga ana tjetër, gjendja social ekonomike e popullsisë nuk mund të përballontë vendosje të tarifave doganore për importet. Niveli të ardhurave të popullsisë ishtë në kufijtë e mbijetesës dhe çdo mbrojtje tarifore do të tingëllontë absurde në këto kushte. Por, panorama e sotme ekonomike e vendit është e ndryshme. Kanë filluar të hidhen bazat e një ekonomie të re. Janë ndryshuar strukturat ekonomike, është përvijuar lindja e një sektori të ri privat, që megjithëse gjendet përballë vështirësive të shumta, po konkurron denjësisht në tregun e brendshëm, dhe në mjaft raste dhe në tregjet e huaja. Janë krijuar, pra, grupe interesash që kërkojnë politika të studjuara ekonomike. Në qendër të vëmendjes janë vënë tashmë anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë në rajon. OBT-ja përfaqëson një kuadër multilateral rregullash të harmonizuara të politikave tregtare që duhen respektuar nga gjithë vendet anëtare në hartimin e politikave tregtare kombëtare. Thelbi i filozofisë së saj është mosdiskriminimi tregtar dhe mënjanimi i luftrave tregtare. OBT-ja lindi si nevojë për të shmangur thellimin e ndarjes së botës në blloqe tregtare rajonale, të ndara nga njëri tjetri. Rrjedhja e mallrave dhe kapitaleve nga

Page 52: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 52

një shtet në tjetrin do të ishtë një kosto e madhe, madje shpesh dhe e papërballueshme.Për rrjedhojë, përqafimi i filozofisë së OBT-së mbetet alternativa më e mirë. Por, a e pengon pjesëmarrja e vendit tonë në këtë organizatë, hartimin e politikave tregtare që mbrojnë dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë kombëtare? Pa asnjë dyshim që jo. E keqja e vendeve të varfëra dhe në zhvillim nuk janë detyrimet që vendos OBT-ja, por vetë gjendja social ekonomike e tyre. Mund të përmendim këtu vendet e Evropes qendrore që qene të parat që krijuan një zone të mirëintëgruar rajonale. Ku jane ata sot? Tashmë ato janë gati të përballojnë kostot, ashtu si dhe të vjelin përfitimet, që shoqërojnë integrimin në një nivel më të lartë, integrimin në BE. Që me 1 Maj 2004 Sllovenia, Mlata, Sllovakia, Qipro, Lituania, Letonia, Estonia, Hungaria, Republika Ceke, Polonia jane 10 vendet me të reja qe kane aderuar në Bashkimin Europian. Po ti vërejmë me kujdes, jane gati të gjitha vende ish socialiste dhe mjaft të përafërta me kushtet e vendit tone. Duket se zgjerimi po vjen drejt Ballkanit Lindor, në 2007 priten të hyjne Bullgaria dhe Rumania, dy vende me të cilët kemi nenshkruar Marrëveshje të Tregtise se Lire. Duam s`duam ne, gati apo jo sfida ka nisur, në po hyjmë në Europe. Na del përpara një rrugë e gjatë dhe mjaft pune për të bërë në fushën e qendrueshmerisë politike, kohezion mes qeverive të ndryshme, përfshirje e sa me shumë aktorëve dhe inresave të tyre në proceset e negocimit etj. Megjithese integrimi në strukturat ekonomike e monetare të Bashkimit Europian është qëllimi final, jo vetëm i vendit tonë por edhe i gjithë vendeve të ballkanit, kalimi drejt saj nëpërmjet integrimit rajonal do të ishtë pozitive. Vendi ynë do të ishtë më i fuqishëm për tu ballafaquar me konkurencën e ashpër europiane. Çfarë mund të sjellë marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet e ballkanit? Është e hershme të japësh një përgjigje që tani. Studimi i efekteve mund të bëhej pasi të merreshin dhe të dhënat e para dhe ekspëriencat e krijuara. Sidoqoftë, sic e theksuam në ceshjet me parë, në afat të shkurtër dhe të mesëm, nuk pritet të ndodhin ndryshime të ndjeshme. Vendet e tjera të rajonit kane një periudhe me të gjatë që po përjetojne Marrëvëshjet dhe nuk mund të mbërijë në rezultate finale. Kjo mund të vijë dhe nga fakti se ritmet e ndryshimit jane marrandëse dhe ndikimet e politikave dhe marrëveshjeve të ndryshme ndërthuren për të dhëne një efekt rezultant. Aktualisht është herët të japim një përgjigje të plotë se c`do të sjellin Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë me rajonin. Madje nuk pritet të ndodhin ndryshime të ndjeshme në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. Duhet patur para sysh që OBT-ja, Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit dhe marrëveshja e ardhshme me Bashkimin Europian, nuk përfaqësojne fundin e politikave tregtare por vetëm fillimin e tyre. Thellimi i procesev te liberalizimit të tregtisë i ngjan një orteku që nuk mund ta ndalesh, por duhet të kujdesesh që të mos rrëzohesh. Ajo që të del në plan të parë është studimi i thelluar i shpejtësisë së lëvizjes.

Page 53: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 53

KONLKUZIONE E REKOMANDIME -Po zbatohen 5 MTL -2 MTL janë ratifikuar Shqipëria është pjesë e ballkanit, vendet e të cilit kanë qenë historikisht të integruar dhe me lidhje të forta. MTL nuk e liberalizon menjëherë dhe plotësisht tregtinë por me shkallë duke konsideruar produktet dhe industritë sensitive (për produktet e të cilave vendos kuota) si dhe rregullat e origjinës. Aktualisht ekziston një strukturë e caktuar për marrjen e vendimeve mbi Planifikimin, Studimin, Implementimin dhe Monitorimin e rrjetit të MTL-ve ku instucioni kyc është Ministria e Ekonomisë Vetëm një pjesë e vogël e kuotave të akorduara janë shfrytëzuar nga prodhuesit shqiptarë, ndërsa nga partnerët e huaj është shfrytezuar më shumë, madje disa herë dhe është tejkaluar. MTL do të kontribuojnë në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes vendeve Rëndesi ka dhe zbatimi e monitorimi të këtyre marrëveshjeve liberalizuese, aq më tëpër në kuadër të krizave të herëpasherëshme të besimit në vendin tonë. Zbatimi duhet të kalojë nëpërmjet njohjes dhe studimit. Rinegocimi kërkon studime të hollësishme dhe ofrimin e informacioneve të detajuara nga ana e biznesit privat, në nivel firme.

-200

204060

Mili

on U

SD

1

Maq. Kroac. Bullg. Koso. Rum. BiH Ser.MZ

Deficiti buxhetor sipas vendeve

Page 54: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 54

Procedurat e adoptimit të masave mbrojtëse janë të specifikuara dhe nuk mund të vendosen në mënyrë të njëanëshme dhe pa justifikime të argumentuara Bilanci tregtar me vendet e rajonit është negativ, pra mbizoterojnë importet. POR: -Importet kanë qënë një ndër aktivitet më fitimprurëse për bizneset tregtare. -Në strukturën e importeve, pjesën më të madhe e zënë makineritë e paisjet të cilat kanë rritur stokun e kapitaleve dhe kanë rinovuar bazën teknike. -Në importe, një pjesë të madhe zënë dhe lëndët e para që shoqërohet me rritjen e vlerës të tyre dhe me fitimin e statusit të origjinës. Liberalizimi i tregtisë është më i thellë në industri në krahasim me bujqësinë, por shkalla e hapjes është e vogël pasi në pothuajse të gjitha MTL-të janë negociuar koncesione sasiore e tarifa. Rimbursimi i TVSH-së, si një politikë nxitëse të eksporteve, e zbeh disi efektin e saj pasi realizohet më vonë se afati i vendosur prej 30 ditesh. Kjo vonesë shkon dhe në 6 muaj, ndërkohë që në vende tjera realizohet dhe brenda 15 ditësh. Në fillim të MTL-ve, bizneset ishin në një numër më të vogël dhe shumë më pak të konsoliduara (birra). Transparence të madhe dhe shqyrtim publik të politikave tregtare vecanërisht për sektoret sensitive. Koha që i lihet në dispozicion sektorit privat për të dhënë mendime për marrëveshjet është mjaft e kufizuar( 2-3 ditë) Pala europiane ka dhënë asitencën e vet në formën e programeve dhe financimeve Të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur nga ky rrjet marrëveshjesh Eksporti në duart e privatit e ul efektin vendosës të shtetit Është e pashmangshme një periudhë tranzicioni Mbrojtja e industrive të vecanta është një zgjidhje afatshkurtër Ulja e të ardhurave doganore (40% e të ardhurave të buxhetit janë të ardhura tatimore ose 25.1% e BP) Mundësinë e rritjes së FDI-ve të vendeve përkatëse, si hap i dytë pas tregtimit të lirë ekonomia informale Mediat duhet të jenë të përgjegjshme dhe të bazohen në fakte e burime të besueshme.

Page 55: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 55

-MTL është një vendim me baza ekonomike apo politike? -Efektet nga MTL-të nuk duhen ekzagjeruar pasi ne me vendet e rajonit aktualisht kemi 7-8% të shkëmbimeve tregtare. -Efektet e konkurencës. -Tregtia e lirë ul ndjeshëm kontrabandën. -MTL-të ekspozojnë industri të pazhvilluara por që mund të kenë mundësi të zhvillohen në të ardhmen -Ekziston mundësia e kthimit prapa por mund të ketë pasoja negative Masa që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, veçanërisht të biznesit privat Përfshirja e akademikëve dhe studiuesve Zbatimi me rigorozitet i detyrimeve të marra përsipër është shenjë e seriozitetit (pavarësisht nga lëshimet) Mentalitet i ri nga biznesi për dimensionet e tregut Konsiderimi i regjimeve te taksave të vendeve të përfshira në këtë rrjet Përmirësim i punës së autoriteteve doganore proces i kujdeshëm matje dhe parashikimi. Implementimet e MTL-ve, duhet të analizohen veçmas për secilin shtet dhe në të njejtën kohë krahasimet duhet të bëhen në bllok. Analize e rajoneve e rajoneve kufitare Shteti duhet të mbështesë më fort bizneset e orientuara drejt eksportit Rritja e nivelit të konkurencës mbështetur në një nga këndet e Diamantit të Porterit Efektet duhen parë dhe ne drejtimin shoqëror e psikologjik në njerëzit e bizneset. Hapi më i kujdesshëm duhet të jetë ai i negocimit dhe nënshkrimit të MTL-së me BE Ne nuk kemi nevojë për të ndërtuar mure por për ngritjen e urave. Nuk duam proteksionizëm por oportunitete. Por në një botë me konkurencë të fortë na duhet më shumë se një tregti e lirë. Na duhet tregti e ndershme me rregulla të ndershme loje.

Page 56: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 56

BIBLOGRAFIA

-Material studimor nga Professor Patrick Messerlin dhe Sébastien Mirodout të Grupit të Ekonomisë Botërore, Insituti i shkencave politike, Paris -“European Unión enlargement: Effects on the Spanish economy.” Studimi ekonomik i radhës No. 27, 2002. -Publikime dhe raporte të Ministrisë së Ekonomisë -Workshop i programit CARDS për punonjsit e administartëe publike -Memo dhe publikime të takimeve negociuese dhe nënshkruese të MTL në Shqiperi - Biznesi Ndërkombëtar 2002, prof. Dr Ilia Kristo -Mkroekonomia, Stenly Fischer dhe Rudiger Dorn Busch, Përkther nga Prof.Dr Sulo Hadëri dhe Prof.Dr Marta Muco - “Theoretical and Empirical Aspects of Economic integration and atrade Liberalization” Ardian Harri Ph.D.1 - In the Ballkans -A blessing Disguise? By Prof. Milica Uvalic, Professor, Department of Economics, Faculty of Political Sciences, University of Perugia, Italy -Nxitje e eksporteve shqiptare, Rekomandime për hartimin e një strategjie kombëtare, nga Margaret Ëill dhe Anila Tanku. -Report from the Comision- SAP for SEE, Second Anual Report - Regional Integration and Development in Small States* Maurice Schiff Development Research Group The Ëorld Bank -Starategjia kombëtare per zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES) -“Konkurrueshmëria E Ekonomisë Shqiptare Dhe Mundësitë E Klasterimit”, 24 Tetor 2003. Dr. Selami Xhepa dhe Prof.Dr. Ahmet Mançellari -Sistemi Fianciar dhe Integrimi i Tij në Europë, Konferenca e 3-te studentore, 10 Mars 2004. -Revista “Monitor“ nr 10, 11, 18 2004 -Gazeta “Ekonomia“ Shkurt-qershor 2004

Page 57: TEMA :MARREVESHJA E TREGTISE SE LIRE...Si kemi mbërritur deri në ditët e sotme, cilat janë sfidat qe dalin përpara. Kjo e të tjera ceshtje do marrin shkurtimisht përgjigje ne

MARRVESHJA E TREGTISË SË LIRË 57

-Gazeta “Biznesi“ Itnernet sites www.acil-al.og www.minek.gov.al www.instat.gov.al www.bakkofalbania.org .