E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

64

description

Botim i viti 2007.

Transcript of E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Page 1: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore
Page 2: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore
Page 3: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

E drejta për t’iu drejtuar gjykatëspër çështjet mjedisore

Vlerësim për zbatimin e saj në Shqipëri

Tiranë 2006

Page 4: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi apo publikimi pa lejen me shkrim të

© Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Shqipëri

përgatitur nga:

Kutia Postare 127, Tiranëe-mail: [email protected]

http://albania.rec.org

Ky botim është bërë i mundur në kuadër të projektit“Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike:

Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”

mbështetur ngaMinistria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

Ç’është REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate, jofitimprurëse që mbështet zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore

(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga ShBA,

Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar nga 28 vende dhe Komisioni Evropian,

dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 16 vendeve përfituese.

Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat

jofitimprurëse, institucionet mjedisore në të gjitha nivelet, dhe aktorë të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse e shkëmbimin e lirë të informacionit. Fushat kryesore të veprimtarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit

në Mjedis, Informacioni Mjedisor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale; etj.

Donatorët më të fundit janë: Komisioni Evropian, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.

Page 5: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Parathënie

Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e njeriut në këtë fushë, nëShqipëri janë hedhur hapa pozitive në drejtim të zbatimmit të detyrimeve që lindin nga marrëveshjet e Konventat shumëpalëshe, mes të cilave dhe Konventa e Aarhusit. lidhur me zbatimin e kësaj Konvente, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në Shqipëri ka vijuar mbështetjen e saj në kuadër të projektit “Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike: Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta. I zbatuar njëkohësisht, në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Republikën ish jugosllave të Maqedonisë, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, mbështetja e REC drejtohet ne çështjet e vlerësuara si prioritare për zbatimin në praktikë të Konventës së Aarhusit. Përcaktimi i këtyre prioriteteve është bërë në bazë të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të aktiviteteve për Zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri, një dokument i miratuar nga qeveria shqiptare në 2005.

Page 6: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Në kuadër të zhvillimeve më të fundit ne vend, lidhur me çështje specifike të zbatimit të të drejtave që siguron kjo konventë dhe kuadri ligjor shqiptar, përdorimi i mekanizmave ligjorë dhe sistemit të drejtësisë për çshtje mjedisore është kthyer në një kërkesë të kohës. Lidhur me këtë shumçështje janë të shtruara për zgjidhje: informacioni për këto të drejta, mekanizmat ligjorë të mundshëm, detyrimet e administratës publike dhe sistemit gjyqësor, etj.

Me synimin për të mbështetur këtë proces shumëplanësh, është përgatitur vlerësimi i gjendjes ekzistuese dhe nevojat që lidhen me përmirësimin e saj, në të cilin paraqiten dhe rekomandime për vijimësinë e procesit dhe hapat e mëtejshëm që duhen hedhur.

Ky vlerësim, dhe një sër shtaojcash, përfshirë dhe tekstin e Konventës, janë pjesët kryesore të këtij botimi, që është, në vetvete, një përpjekje për të ofruar informacion specifik për subjektet e interesuar në këtë fushë: autoritete mjedisore, gjykatës prokurorë, OJF, media, etj., si dhe për të nxitur fillimin e një procesi me pjesëmarrje për aplikimin e kësaj të drejte në Shqipëri.

Në përfundim, duhet të falënderojmë zj. Drita Dade, z. Bajram Mejdiaj, për përgatitjen e Vlerësimit, zj. Magdolna Toth Nagy dhe Orsolya Szalasi, nga Programi i Pjesëmarrjes Publike pranë Qendrës Rajonale të Mjedisit, për mbështetjen dhe komentet e dhëna për përmirësimin e tij, si dhe stafin e REC Shqipëri për mbështetjen gjatë procesit dhe për përgatitjen e këtij botimi.

Mihallaq QirjoDrejtor për ShqipërinëQendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Page 7: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Vlerësim për mangësitë dhe nevojatpër zbatimin e shtyllës së tretë

të Konventës së Aarhusit: “E drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore”

Page 8: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore
Page 9: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

Hyrje

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit rajonal që do të mbështesë zbatimin e mëtejshëm në praktikë të tre shtyllave të Konventës së Aarhusit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë, shtyllës së tretë, që ka të bëjë me të drejtën për t’i u drejtuar gjykatës për çështje mjedisore në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Mali i Zi, Kosovë dhe në Maqedoni.

Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në arritjen e rezultateve të mundshme për çështjet e zbatimit në praktikë në nivel lokal dhe kombëtar dhe për fushat ku këto nevoja janë përcaktuar dhe do të përcaktohen nga partnerët kryesorë të Qeverisë dhe të OJFve. Ai, gjithashtu, do të shtrihet dhe te zyrtarët e atyre ministrive dhe agjencive të cilat mund të kenë aktivitete me ndikim të mundshëm mbi mjedis, si rezultat mund të kenë përgjegjësi në bazë të Konventës, krahas autoriteteve mjedisore në nivele të ndryshme.

Qëllimi kryesor i këtij raporti është të vlerësojë gjendjen aktuale të zbatimit të shtyllës së tretë të Konventës së Aarhusit mbi Të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës në Shqipëri, duke përcaktuar mangësitë ekzistuese dhe duke dhënë rekomandimet për përmirësimin e zbatimit. Auditori i synuar përmes këtij raporti përbëhet nga: (i) gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe parlamentarët; (ii) zyrtarët në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; në ministritë e tjera të linjës; (iii) OJF-të mjedisore dhe ligjore.

Page 10: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

10 Sistemi gjyqësor në ShqipëriSistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin

e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Parlamenti njëdhomësh përfaqëson degën legjislative, ndërsa dega ekzekutive përfaqësohet nga Presidenti si Kryetar i Shtetit, Kryeministri si Kryetar i Qeverisë dhe Këshilli i Ministrave. Dega gjyqësore përbëhet nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe ato të Rretheve.

Këshilli i Ministrave i paraqet Parlamentit draft ligjet për zbatimin e Kushtetutës, dhe miraton vendime, udhëzime, rregulla për zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Të gjitha aktet ligjore duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe konventat ratifikohen nga Parlamenti duke i paraprirë rastit të mospërputhshmërisë me legjislacionin shqiptar.

Aktet ligjore janë të llojeve të ndryshme; ato hartohen e miratohen nga institucione të ndryshme, si:

Ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave, miratohen nga Parlamenti dhe shpallen nga Presidenti i Republikës;Vendimet e Parlamentit që miratohen nga vetë Parlamenti;Dekretet e miratuara nga Presidenti i Republikës;Aktet normative, vendimet, udhëzimet, rregulloret të miratuara nga Këshilli i Ministrave;Udhëzimet, rregulloret dhe urdhrat e miratuara nga Kryeministri dhe secili Ministër; Vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.Ligjet, pas miratimit nga Parlamenti, shpallen nga Presidenti

i Republikës, dhe hyjnë në fuqi zakonisht 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe të Gjykatës Kushtetuese, si dhe udhëzimet e ministrave, gjithashtu, botohen në Fletoren Zyrtare.

Shqipëria ka, gjithashtu, dhe institucionin e Avokatit të Popullit, që organizohet dhe funksionon si organ monokratik në bazë të Kushtetutës të miratuar në nëntor 1998 dhe të ligjit për Avokatin e Popullit të miratuar në shkurt të vitit 1999. Avokati i Popullit zgjidhet me tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Parlamentit për një periudhë pesë vjeçare, me të drejtën e rizgjedhjes. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat ligjore të individëve nga vendimet jo të drejta

•••

Page 11: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

11ose jo ligjore apo nga mosveprimi i zyrtarëve të administratës publike dhe palëve të treta që veprojnë në emër të tyre. Detyra e tij është të parandalojë konfliktet midis administratës publike dhe individëve.

Përcaktimet e Konventës së AarhusitShtylla e Konventës së Aarhusit mbi Të drejtën për

t’iu drejtuar Gjykatës ka dy objektiva kryesore: Së pari, ajo siguron zbatimin e vazhdueshëm dhe efikas të së drejtës se publikut për të marrë informacion dhe për pjesëmarrjen e tij ne vendimmarrje, të cilat parashikohen në dy shtyllat e tjera të Konventës. Së dyti, ajo përmban masa për forcimin e legjislacionit që mbron mjedisin, duke i dhënë publikut të drejtën për t’u njohur me procedurat administrative apo juridike që ndiqen për të kundërshtuar vendimet dhe veprimet e autoriteteve publike, të cilat janë në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit kombëtar për mjedisin.

Përdorimi i të drejtës për t’iu drejtuar sistemit gjyqësor siguron zbatimin e të dyja të drejtave: e drejta për të marrë informacion mjedisor dhe e drejta për pjesëmarrje në vendimet lidhur me mjedisin. E drejta për t’iu drejtuar gjykatës është e rëndësishme pasi ajo përforcon zbatimin e kërkesave ligjore për mjedisin dhe përmirëson zbatimin praktik të legjislacionit për mjedisin, pasi administrata publike dhe operatorët privatë do duan të veprojnë në përputhje me kërkesat e tij, për të eleminuar procedimet gjyqësore.

Për zbatimin e Shtyllës së tretë të Konventës së Aarhusit mbi Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës, është e rëndësishme të krahasohen dhe të kuptohen përcaktimet “publik”, “publiku i prekur” dhe “Të drejtën për të ngritur çështje”, siç parashikohet në Konventën e Aarhusit dhe në sistemin ligjor shqiptar. Në bazë të Konventës së Aarhusit, “Publik” quhet një ose më shumë persona ligjorë, dhe shoqatat, organizatat apo grupet e përbërë prej tyre. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi i Procedurave Administrative jep përcaktimet e mëposhtme: Neni 42 i Kushtetutës thekson se: (1) Liria, pasuria dhe të drejtat thelbësore të njohura në Kushtetutë dhe nga ligji, nuk mund të shkelen pa proceset përkatëse; dhe (2) çdo njeri, për të mbrojtur të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese, liritë dhe interesat, apo në rastet e akuzave ndaj tij, ka të drejtë për një proces gjyqësor të

Page 12: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

12 drejtë dhe publik, brenda një kohe të arsyeshme, nga një gjykatë e pavarur dhe asnjanëse, të përcaktuar nga ligji. Ndërsa në Nenin 43 thuhet se çdo njeri ka të drejtë të apelojë një vendim gjyqësor në një gjykatë më të lartë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta thekson të kundërtën.

Kodi i Procedurave Administrative i kushton vend të dukshëm të drejtës dhe procedurave të ankimit ndaj një vendimi administrativ, si dhe garanton pjesëmarrjen e të interesuarit ne një procedure administrative. Sipas Nenit 137 të këtij Kodi, në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat administrative të ankimit. Ndërsa përcaktimi i Konventës së Aarhusit është shumë më i gjerë se përcaktimi i mësipërm. Kjo është pasqyruar dhe në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Neni 81, i cili konfirmon se qytetarët, publiku dhe OJF-të kanë të drejtë për t’iu drejtuar Gjykatës dhe të kërkojnë një ankesë ligjore ndaj autoriteteve publike apo personave fizikë ose juridikë, të cilët kanë dëmtuar mjedisin apo janë duke e dëmtuar atë. Për me tepër, në të gjithë ligjet specifike që i kushtohen mbrojtjes së përbërësve të veçantë të mjedisit, si ujit, ajrit, biodiversitetit, etj, e drejta e ankimit ndaj vendimmarrjeve administrative të organeve mjedisore, si dhe rregullat e procedurat e realizimit të saj, trajtohen gjerësisht dhe zënë vend të rëndësishëm.

Kodi Civil i referohet përcaktimit “publik” si person fizik dhe juridik. Për më tepër, organizatat apo shoqatat që ndjekin një çështje mjedisore janë perberes të publikut. Ndërsa ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, garanton në mënyrë të qartë të drejtën e publikut apo të organizatave jofitimprurëse, të kërkojnë rishqyrtimin e vendimeve apo të kundërshtojnë këto vendime në gjykatë. Ky përcaktim ka të bëjë më shumë me termin “publik i interesuar”, i cili sipas Konventës së Aarhusit, i referohet publikut të prekur apo që mund të preket nga një vendimmarrje apo që mund të ketë interes në vendimmarrjet mjedisore. OJF-të mjedisore, që nxisin mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë çdo kërkesë në bazë të legjislacionit kombëtar, mendohet se kanë interes.

Duke patur parasysh “Të drejtën për të ngritur çështje”, Konventa siguron që çdo person që ka kërkuar informacion ka të drejtë të përdorë procedurat e shqyrtimit dhe të ketë një shans në gjykatë për të kundërshtuar vendimet, ndërkohë që e drejta për

Page 13: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

13rishqyrtim të çështjeve të pjesëmarrjes publike shihet si minimale për shqetësimin e publikut. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, mundëson, për të dyja rastet një rishqyrtim të procedurave përpara një autoriteti administrativ apo apeli në gjykatë.

Shqyrtimi administrativBaza ligjore për shqyrtimin administrativ apo të drejtën për

t’u ankuar, parashtrohet në disa dispozita të Kushtetutës, në Kodin e Procedurave Administrative, të Ligjit për Avokatin e Popullit e ne mjafte ligje të veçante.

Neni 48 i Kushtetutës thekson se çdo person, vetëm apo së bashku me të tjerë, mund t’i drejtojë kërkesa, ankesa apo komente autoriteteve publike. Autoritetet publike janë të detyruara t’u përgjigjen brenda periudhave kohore dhe kushteve të përcaktuara nga ligji.

Kodi i Procedurave Administrative, Neni 44 mbi pjesëmarrjen në proceset administrative, thekson se “çdo njeri që ka një interes ligjor të marrë pjesë në proceset administrative, mund të marrë pjesë personalisht ose përmes përfaqësuesve. Aftësia për të marrë pjesë në proceset administrative rregullohet nga dispozitat e ligjit civil mbi aftësinë juridike për të vepruar. Neni 45 i Kodit shpjegon më tej çfarë përbën një interes ligjor, duke iu mundësuar mbajtësve të të drejtave dhe interesave ligjore, të cilët preken nga vendimet e marra gjatë proceseve administrative, të drejtën të fillojnë procesin administrativ dhe të marrin pjesë në të. Të drejtat iu janë dhënë dhe shoqatave apo organizatave. Për të mbrojtur interesin e gjerë (publik), i cili mund të preket nga proceset administrative, të drejtat për të filluar dhe për të marrë pjesë në proceset administrative iu janë dhënë edhe:

a) personave, të cilëve procesi administrativ mund t’u shkaktojë ose parashikohet t’u shkaktojë dëme ndaj të drejtave të përbashkëta si shëndeti publik, edukimi, pasuria kulturore, mjedisi dhe cilësia e jetës;

b) personave, të cilët banojnë ose janë afër një prone publike, e cila mund të dëmtohet nga proceset administrative;

c) Avokatit të PopullitGjithashtu, pika 3 e të njëjtit nen në Kodin e Procedurave

Administrative thekson se shoqatat që veprojnë për mbrojtjen e interesave publike kanë të drejtë të ndërmarrin apo të marrin

Page 14: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

14 pjesë në proceset administrative.Si përfundim, OJF-të mjedisore dhe publiku i prekur

nga vendimet administrative, të cilat shkaktojnë ose pritet të shkaktojnë dëme në mjedis, mendohet se kanë një interes ligjor dhe janë ligjërisht të mbështetur të ushtrojnë të drejtat që u jep ligji.

Kodi i Procedurave Administrative siguron procedura të detajuara për sa i përket shqyrtimit administrativ apo apelimit. Sipas Nenit 135, çdo person mund të kërkojë anulimin, shfuqizimin apo ndryshimin e vendimeve administrative. E drejta e tyre ushtrohet nëpërmjet një kërkese jo zyrtare ose nëpërmjet një kërkese zyrtare drejtuar organit ekzekutiv vendimmarrës. Kërkesës jo zyrtare i kthehet përgjigje brenda kohës së përcaktuar një mujore, por nuk është e nevojshme të plotësohet ndonjë kusht procedural dhe mund të bëhet në çdo kohë. Autoriteti publik është i detyruar të informojë aplikuesin mbi efektet ligjore të kërkesës jo zyrtare kundrejt apelimit administrativ.

Kodi kërkon që organi administrativ duhet të reagojë ndaj kërkesës për apelim brenda një muaji nga koha e plotësimit të kërkesës, ndërsa publiku duhet të kërkojë një apelim brenda një muaji nga dita e shpalljes së vendimit administrativ.

Neni 139 thekson se kërkesa për apel duhet të plotësohet në organin/institucionin që ka marrë vendimin apo në një organ më të lartë nga i cili varet vendimmarrësi. Efekti kryesor ligjor i apelimit administrativ, sipas Nenit 138, është pezullimi i vendimit administrativ. Vendimi administrativ nuk mund të pezullohet vetëm në ato raste që kanë lidhje me grumbullimin e taksave apo të ardhurat e shtetit, masat policore dhe kur pezullimi ndalohet me ligj. Por dhe në këto raste, autoritetit publik i kërkohet të japë me shkrim arsyet e mospezullimit. Ky pezullim është i përkohshëm.

Kërkesa për apelim duhet të jetë e shkruar dhe duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

Emrin e organit administrativ që i drejtohetEmrin e plotë të aplikuesit, gjendjen civile, profesionin dhe vendbaniminShpjegime mbi faktet që lidhen me kërkesën dhe, nëse është e mundur, bazën ligjor për të, shpjegime të qarta mbi ankesat ndaj vendimeve administrative, dhe

••

Page 15: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

15Datën dhe firmën e aplikuesit apo të çdo personi tjetër të autorizuar në rast se aplikuesi është analfabet.Kodi shpjegon, qartësisht, detyrimet e autoriteteve që

shqyrtojnë kërkesat e apelit me qëllim për të ndihmuar aplikuesin në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për apel. Ky shërbim është pa pagesë.

Procedura e shqyrtimit administrativ, lidhur me të drejtën për informacion mjedisor, garantohet nga Kushtetuta (e drejta për të patur informacion mbi gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij), Ligji për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare (çdo person ka të drejtë të marrë dokumentet zyrtare lidhur me aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe të personave që kanë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojnë motivet për një kërkesë të tillë) dhe Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (i cili, gjithashtu, siguron të drejtën për apelim administrativ ndaj vendimeve të ndërmarra nga institucionet mjedisore).

Pjesëmarrja e publikut garantohet në disa nene të ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”. Neni 78 thekson që organet e vendimmarrjes duhet të sigurojnë pjesëmarrjen dhe rolin aktiv të publikut dhe OJF-ve në procesin e vendimmarrjes. Çdo person ka të drejtë të ankohet ndaj institucionit shtetëror të mjedisit, ndaj çdo aktiviteti që shfrytëzon, dëmton apo kërcënon mjedisin dhe të kërkojë mbylljen e tij në rast të rrezikut mjedisor. Kjo i referohet si kompanive private dhe atyre publike. Përveç marrjes së masave të nevojshme, këto organe janë të detyruara t’i përgjigjen kërkesës brenda një muaji. Neni 10/3 thekson se organet shtetërore lokale dhe qendrore duhet të përfshijnë publikun, OJF-të mjedisore dhe shoqatat e biznesit në përgatitjen dhe miratimin e planeve dhe programeve mjedisore. Ndërsa, Neni 79 thekson se OJF-të mjedisore gëzojnë të drejtën të japin komente dhe sugjerime dhe të bashkëpunojnë me agjencitë rajonale që veprojnë ne çdo qark për mbrojtjen e mjedisit.

Një akt tjetër i rëndësishëm është ligji “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i cili garanton pjesëmarrjen e publikut të interesuar dhe të OJF-ve mjedisore në të gjitha fazat e procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), përfshirë dhe vendimmarrjen përfundimtare. Në rastet kur publiku i interesuar dhe OJF-të mjedisore vërejnë parregullsi në procesin e VNM-së, ato mund t’i kërkojnë Ministrit të Mjedisit një proces tjetër pjesor ose të plotë VNM-je, dhe Ministri duhet t’i përgjigjet kërkesës

Page 16: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

16 së bërë brenda 20 ditëve. Këto kërkesa mund të bazohen si në çështjet procedurale dhe ato të pavarura.

Ligji përcakton procedurat për pjesëmarrjen publike në lejet mjedisore, i cili shihet si një proces i hapur për të gjitha palët, përfshirë dhe pushtetin lokal e qendror, publikun dhe OJF-të. Raporti i VNM-së dhe leja mjedisore e lëshuar nga Ministria e Mjedisit janë subjekt i debatit publik.

Megjithëse ligji fuqizon pjesëmarrjen publike në procesin e VNM-së dhe siguron mënyrat dhe mjetet për t’u dëgjuar dhe për t’u marrë parasysh, këto masa dhe metoda ligjore nuk përdoren ende si nga OJF-të mjedisore apo dhe individët. Është e nevojshme që publikut t’i sigurohet më shumë informacion nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave lidhur me ligjet, zbatimi i të cilave është i lidhur me të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, megjithëse raportet e VNM-së janë informacion publik, është pothuajse e pamundur për individët apo OJF-të të marrin informacion apo t’i shqyrtojnë ato.

Shqyrtimi i Avokatit të PopullitNë Shqipëri, Avokati i Popullit funksionon si një organ i

pavarur për shqyrtimin e shkeljes të të drejtave dhe interesave ligjore të individëve, grupeve të individëve dhe organizatave joqeveritare nga vendimet apo shkeljet e administratës publike. Avokati i Popullit ruan fshehtësinë nëse kjo kërkohet nga personi i prekur. Avokati i Popullit mund të fillojë një proces shqyrtimi pas marrjes së kërkesës nga publiku i interesuar apo i prekur apo dhe me nismën e vet për raste të veçanta që janë bërë publike, gjithmonë në marrëveshje me personat e prekur. Avokati i Popullit nuk mund të nisë një proces shqyrtimi apo të ndalojë hetimin nëse e njëjta çështje është nën hetim nga prokuroria apo gjykata. Gjithsesi, Avokati i Popullit mund të kërkojë informacion nga këto organe gjyqësore.

Megjithëse nuk kërkohet asnjë formë e veçantë kërkese, aplikuesi duhet të theksojë qartësisht objektin e ankesës së tij apo të apelit. Shërbimi i ofruar nga Avokati i Popullit është falas. Avokati i Popullit duhet t’i përgjigjet kërkesës brenda një muaji. Avokati i Popullit mund të hetojë, të kërkojë shpjegime nga çdo organ i administratës qendrore apo lokale dhe të krijojë lidhje me

Page 17: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

17çështjen për diskutim, si dhe të kërkojë ekspertizë.Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, Avokati i Popullit

duhet t’i shpjegojë aplikuesit se të drejtat e tij nuk janë shkelur, të japë rekomandimet për organet administrative për të rikthyer të drejtat e shkelura apo të sugjerojë masat që duhet të merren nga organi më i lartë apelues, si dhe të rekomandojë personat e dëmtuar të kenë një seancë ligjore në gjykatë. Çështjet e vetme mjedisore janë ato të refuzimit të informacionit nga autoritetet publike.

E drejta për t’iu drejtuar gjykatësPërveç rrugës administrative për të apeluar kundër një

vendimi apo shkelje të autoriteteve publike, legjislacioni shqiptar garanton të drejtën e publikut për t’iu drejtuar gjykatës për shqyrtim. Neni 42 i Kushtetutës garanton se çdo person ka të drejtë të ketë një gjykim të drejtë publik përpara një gjykate të pavarur dhe asnjanëse për të mbrojtur të drejtat e tij dhe liritë si dhe të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa Neni 44 thekson se çdo person ka të drejtë të përshtatet dhe të kompensohet në përputhje me ligjin, në rast dëmtimi nga vendimet, masat apo shkeljet joligjore të autoriteteve publike.

Por Kodi i Procedurave Administrative i kërkon paditësit të ezaurojë procedurat administrative të ankimit përpara se të shkojë në gjykatë. Kjo do të thotë se personi, së pari, duhet të kërkojë një shqyrtim nga autoriteti publik përgjegjës dhe pastaj të apelojë kundër atij vendimi në një organ më të lartë, përpara se të shkojë në gjykatë.

Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 81 mbi të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, garanton të drejtat e individëve dhe organizatave për të kërkuar forcimin e legjislacionit mjedisor dhe, gjithashtu, të drejtën për të ngritur një çështje përpara gjykatës. Më specifikisht, neni thekson se në rastin e kërcënimeve mjedisore, të ndotjes apo dëmtimit, qytetarët, publiku dhe OJFtë kanë të drejtë:

a) T’u kërkojnë organeve përkatëse shtetërore të marrin masat e nevojshme brenda periudhës së caktuar kohore dhe në përputhje me autoritetin e dhënë nga ligji;

b) Të ngrenë një çështje në gjykatë, në bazë të kushteve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, kundër çdo autoriteti

Page 18: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

18 publik apo personi fizik a juridik që ka shkaktuar dëme në mjedis apo rrezikon të dëmtojë atë.

Këto masa ligjore mund të interpretohen se nuk ka asnjë nevojë të provohet se ekziston një interes ligjor apo që të drejtat e individëve janë dëmtuar përpara se të shkohet në gjykatë. Kjo përfshin si të drejtën e individëve dhe të OJFve për të ngritur një çështje ne gjykate.

Mundësitë e të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës në nivel ndërkombëtar

Shqyrtimi i përputhshmërisë në bazë të Konventës së Aarhusit

Për të siguruar se objektivat kryesore të Konventës së Aarhusit janë realizuar, Neni 15 i Konventës për shqyrtimin e përputhshmërisë kërkon që në Takimin e vendeve palë të përcaktohen marrëveshjet për shqyrtimin e përputhshmërisë me Konventën. Në bazë të këtij detyrimi, Takimi i vendeve nënshkruese ngriti një grup pune për të përgatitur një mekanizëm të tillë. Në takimin e tyre të parë në tetor 2002, vendet palë miratuan vendimin I/7 mbi shqyrtimin e përputhshmërisë dhe zgjodhën Komitetin e parë të përputhshmërisë.

Në takimin e dytë në maj 2005 vendet palë shqyrtuan punën e ndërmarrë nga Komiteti gjatë tre viteve të para të veprimtarisë së tij, përfshirë dhe raportin dhe draft rekomandimet e Komitetit në kuadër të vendimeve mbi çështjen e përputhshmërisë (ECE/MP.PP/2005/13 dhe add. 1 në 5). Vendet palë miratuan Vendimin II/5 (E F R) mbi çështjet e përgjithshme të përputhshmërisë si dhe vendimet II/5a (E F R) mbi përputhshmërinë nga Kazakistani, II/5b (E F R) mbi përputhshmërinë nga Ukraina dhe II/5c (E F R) mbi përputhshmërinë nga Turkmenistani.

Mekanizmi i përputhshmërisë mund të fillojë në katër mënyra:

1) një vend palë mund të paraqesë një kërkesë për përputhshmërinë nga një vend tjetër;

2) një vend palë mund të paraqesë një kërkesë lidhur me përputhshmërinë nga ana e tij;

Page 19: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

1�3) sekretariati mund t’i referohet Komitetit;4) anëtarët e publikut mund të bëjnë deklarata lidhur me

përputhshmërinë e një vendi në kuadër të Konventës.Si rrjedhim, Komiteti mund të shqyrtojë çështjet e

përputhshmërisë me nismën e tij dhe të bëjë rekomandimet, të përgatisë raportet mbi përputhshmërinë apo zbatimin e masave të Konventës me kërkesë të Takimit të Vendeve Palë; dhe të monitorojë, të vlerësojë dhe të lehtësojë zbatimin dhe përputhshmërinë me kërkesat e raportuara në bazë të Nenit 10, paragrafi 2 të Konventës.

Shqipëria ka paraqitur një deklaratë në Komitetin e Përputhshmërisë që në nëntor të vitit 2005. “Aleanca e Vlorës”, një lëvizje ambjentaliste, përfshirë dhe disa OJF, është kundër vendimit të Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar një termocentral në gjirin e Vlorës, përcaktimin e 550 ha tokë për ndërtimin e një parku energjetik dhe miratimin e përdorimit të 17 ha tokë për kompaninë italo-rumune “Petrolifera” për qëllim tregimin dhe rafinimin e naftës në të njëjtin det. Aleanca e Vlorës në deklaratën e saj ankohet se publiku i interesuar, populli i Vlorës nuk ishte njoftuar që në fazën fillestare kur aktivitetet e propozuara kishin filluar të shqyrtoheshin nga qeveria. Komiteti i Përputhshmërisë ka kërkuar disa herë më shumë informacion nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave mbi procedurat e ndjekura. Ndërtimi i termocentralit do të financohet nga Banka Botërore dhe EBRD, e cila përdor kushte strikte për ruajtjen e mjedisit, por fatkeqësisht, procedurat për konsultimin publik nuk ishin ndjekur siç duhet. Përfaqësues të këtyre donatorëve janë informuar mbi deklaratën që ka mbërritur në Komitetin e Përputhshmërisë.

Komuniteti i OJFve në Vlorë këmbëngul që autoritetet shqiptare kanë shkelur kërkesat e Konventës për të njoftuar në kohë dhe të konsultohen me publikun e interesuar lidhur me vendimmarrjen mbi planin e ndërtimit të një parku industrial nafte dhe gazi, instalimet për depozitimin e naftës, ngritjen e tre termocentraleve dhe të një rafinerie në zonën e mbrojtur afër lagunës së Nartës në Shqipëri. Deklarata, gjithashtu, shprehte se Qeveria Shqiptare, pjesë palë e Konventës së Aarhusit, dështoi në marrjen e masave të duhura për pjesëmarrjen e publikut në përputhje me nenin 7 të Konventës.

Qeveria e re që erdhi në fuqi pas zgjedhjeve të vitit 2005,

Page 20: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

20 premtoi rishqyrtimin e të gjitha procedurave të ndjekura, por deri tani, asnjë informacion nuk është dhënë për publikun lidhur me anulimin e këtyre ndërtimeve apo për ndryshimin e vendndodhjes së parkut industrial. Besohet se qeveria dëshiron të shkojë përpara me ndërtimin e termocentraleve, duke patur parasysh infrastrukturën e varfër energjetike në zonat bregdetare.

E drejta për t’iu drejtuar gjykatës në legjislacionin e Bashkimit Evropian

Komuniteti Evropian, si një i tërë, është gjithashtu nënshkrues i Konventës së Aarhusit dhe e ka ratifikuar atë në 17 shkurt 2005.

E drejta për informacion mjedisor: Direktiva 2003/4/EC, mbi të drejtën e publikut për informacion mjedisor është miratuar në 28 janar 2003. Kjo direktivë është përshtatur nga Rregullorja për Informacionin Mjedisor 2004 - SI 2004/3391, e cila zëvendëson Rregulloren e vitit 1992. Janë përgatitur udhëzime të detajuara ne Rregulloren për Informacionin Mjedisor 2004 si dhe Kodi i Praktikës, për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve të zhvillojnë detyrat e tyre në bazë të këtyre akteve, si dhe për të vendosur standardet e reja ndërkombëtare për të drejtën për informacion mjedisor (Konventa e Aarhusit).

Përsa i përket pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, Direktiva 2003/35/EC, që garanton pjesëmarrjen e publikut në lidhje me hartimin e disa planeve dhe programeve për mjedisin, është miratuar në 25 qershor 2003. Direktiva është kryesisht një masë teknike që rregullon të drejtën e pjesëmarrjes së publikut në Direktivën (85/337/EEC) e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe në Direktivën (96/61/EC) për Kontrollin e Integruar të Parandalimit të Ndotjes. Ajo gjithashtu, parashikon rregullat për pjesëmarrjen e publikut në planet dhe programet e hartuara në kuadër të Direktivave të tjera ekzistuese.

1975 Direktiva ligjore për mbetjet (75/442) 1991 Direktiva për bateritë (91/157) 1991 Direktiva për ndotjen bujqësore nga nitratet (91/676) 1991 Direktiva për mbetjet e rrezikshme (91/689) 1994 Direktiva për paketimin (94/62) 1996 Direktiva për cilësinë e ajrit në mjedis (96/62/EC) 1999 Direktiva për venddepozitimet e mbetjeve (99/31)

Page 21: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

21Në tetor 2003, Komisioni Evropian botoi një paketë përfundimtare me propozime për Konventën e Aarhusit. Midis tyre është dhe Direktiva për Të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore. Direktiva e propozuar do të jetë subjekt i një vendimi të përbashkët, p.sh. do të duhet të bihet dakord si nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe nga Parlamenti Evropian. Komisioni ka përgatitur, gjithashtu, një Rregullore e cila do të bënte të zbatueshëm Konventën e Aarhusit tek të gjitha institucionet dhe organizmat e Komunitetit Evropian, si dhe një Komision Vendor, i cili do të përfundojë Konventën në interes të Komunitetit dhe do të mundësojë që Komuniteti të bëhet Palë e plotë në Konventë.

Institucioni Evropian i Avokatit të Popullit është krijuar në traktatin e Maastricht me detyrën e pritjes së ankimimeve ndaj keqadministrimit të institucioneve dhe organizmave të Komunitetit Evropian. Çdo qytetar i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian apo nëse ai/ajo jeton në një vend anëtar, ka të drejtën e ankimimit. Gjithashtu, bizneset, shoqatat apo dhe organet e tjera që janë të regjistruara në Bashkim, mund të ushtrojnë të drejtën e ankimimit. Fushat kryesore të aktivitetit të Avokatit të Popullit kanë të bëjnë me garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore (e drejta për të patur një administrim të mirë) dhe për të siguruar një administrim të hapur të përgjegjshëm (e drejta për të pasur të drejtë më të madhe mbi dokumentet zyrtare). Në lidhje me të drejtën e publikut për informacion, roli i Avokatit të Popullit ka qenë thelbësor dhe ka çuar në faktin që pothuajse të gjitha institucionet dhe organet e Komunitetit kanë adoptuar dhe publikuar rregulla dhe rregullore në lidhje me të drejtën mbi këto dokumente. Ankimimi pranë Avokatit të Popullit mund të bëhet brenda 2 vjetësh nga data që personit i bëhet i njohur fakti mbi të cilin bazohet ankimimi dhe ai/ajo duhet të ketë kontaktuar institucionin apo organin e sipërpërmendur nëpërmjet një letre zyrtare. Avokati i Popullit hap një hetim brenda muajit, duke filluar nga data që ai merr ankimimin, më pas ai takon ose i shkruan institucionit që ka shkaktuar shkeljen.

Këshilli Evropian i Drejtësisë (KED) merret me diskutimin dhe mbështetjen e Traktateve të Bashkimit Evropian. Detyra e tij është të sigurojë që Ligji Evropian interpretohet në mënyrë të njëjtë dhe zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Page 22: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

22 Ai ka pushtet gjatë diskutimeve ku janë të përfshirë dhe vendet anëtare, institucionet e Bashkimit Evropian, bizneset dhe individët. Ai është i vendosur në Luksemburg dhe përbëhet nga 25 gjyqtarë, një nga çdo vend anëtar.

Sipas procedurës që ndjek ky institucion, përpara fazës së gjyqit, qëndron faza e verbale (me shkrim ose gojore). Ajo fillon me shkëmbimin e deklaratave midis palëve. Një gjyqtar, i njohur si “gjykatësi – raportues” merr përsipër personalisht procesin dhe përgatit një raport në lidhje me rastin në shqyrtim.

Në seancën e hapur dëgjimore, avokatët e palëve shtrojnë çështjen e tyre para gjykatësve dhe Avokatit të Përgjithshëm, i cili mund t’u drejtojë dhe pyetje. Avokati i Përgjithshëm jep përfundimet e tij/të saj përpara se gjykatësit të diskutojnë dhe të japin vendimin e tyre. Vendimet janë të vendosura me maxhorancë dhe shpallen në seancën e hapur dëgjimore, megjithëse në sistemin gjyqësor anglez mendimet që janë kundër nuk lexohen.

Për të ngritur një çështje përpara Këshillit Evropian të Drejtësisë, çështja duhet të shkojë më përpara në gjykatën kombëtare. Aty bëhet një interpretim i ligjit evropian dhe bëhen pyetje mbi faktin se si mund të interpretohet saktësisht ligji. Gjykata kombëtare i referon më pas ata te Këshilli Evropian i Drejtësisë, për të marrë vendimin.

KED vendos rregulla se si duhet të zbatohet ligji dhe i dërgon vendimin gjykatës kombëtare, e cila duhet ta aplikojë atë në lidhje me çështjen. Fakt është që gjykata kombëtare është garantuese e ligjit të Komunitetit po me atë pushtet si KED. Sistemi ligjor i Komunitetit varet nga bashkëpunimi i suksesshëm midis KED dhe gjykatave kombëtare.

Gjithashtu, ka dhe procedime të tjera, në rast dështimesh, që duhen përmbushur si detyrime. Komisioni, ose në fakt shteti anëtar mund të nisë procedimet në KED për të detyruar një shtet anëtar të përshtatet me ligjin e Bashkimit Evropian. Një shembull klasik i këtij rasti është refuzimi i Francës lidhur me një direktivë të Komisionit për të pranuar mish anglez pas mbarimit të periudhës epidemike BSE. Nëse gjykata vendos se shteti në fjalë është gabim, ai duhet të përshtatet me situatën pa shkaktuar vonesa apo të përballet me gjoba të rënda, ndoshta të vëna në bazë ditore.

Page 23: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

23Së fundmi, ka dhe procedime për anulime. Në këtë rast, KED vepron më shumë si një gjykatë kushtetuese për Bashkimin Evropian në tërësi. Ai hyn në lojë kur institucioni evropian kalon një ligj që bie ndesh me Marrëveshjet e Bashkimit. Varet nga shtetet anëtare, Komisioni, dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, ose Parlamenti Evropian për t’i kërkuar gjykatës të anulojë apo ta fshijë atë ligj. Nëse gjykata bie dakord, do ta deklarojë ligjin të anuluar dhe të pafuqishëm.

Është e rëndësishme të theksohet fakti se individët privatë kanë gjithashtu, mundësi të paraqesin çështje në gjykatë dhe të kenë një anulim të ligjit të Bashkimit Evropian, nëse ai i prek ata drejtpërsëdrejti dhe individualisht. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të lehtë apo të pamenduar, individët kanë nevojë për një përfaqësues ligjor. Por nuk është e nevojshme që ata të kalojnë paraprakisht përmes gjykatave të tyre kombëtare për ta çuar çështjen në Këshillin Evropian të Drejtësisë.

Page 24: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

24

Përfundime

1. Procedurat administrativeSistemi ligjor në Shqipëri përmban gjerësisht procedura

mbi të drejtën e informacionit të publikut edhe për sa i përket informacionit mjedisor. Ligji i të drejtës mbi dokumentet zyrtare garanton lirinë e marrjes së informacionit dhe përcakton format e marrjes së informacionit të kërkuar, rregulla të detajuara për kërkimin dhe sigurimin e tij, përcakton kohën brenda së cilës duhet të marrësh informacionin, si dhe tarifën që duhet të paguhet për këtë shërbim.

Këto procedura janë gjithashtu, hollësisht të detajuara edhe në Kodin e Procedurave Administrative, por që nuk ndiqet nga instruksione apo rregullore të nxjerra nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, e cila ka si detyrë zbatimin e kërkesave të Konventës se Aarhusit. Mungesa e procedurave të brendshme të paracaktuara në lidhje me hapat që duhet të ndiqen për marrjen e një informacioni, është një nga arsyet kryesore të numrit të ulët të kërkesave që shkojnë në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Ish ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit kishte adoptuar një udhëzues ministerial në lidhje me të drejtën mbi informacionin mjedisor, e cila mbulonte si informimin aktiv dhe atë pasiv dhe siguronte procedurat që duhet të ndiqte publiku dhe OJF-të për të marrë informacionin mjedisor në lidhje me gjendjen e mjedisit, strategjitë, ligjet, projekt ligjet dhe programet e hartuara prej saj.

Të dhënat që sigurojmë nga Zyra e Avokatit të Popullit tregojnë një rritje të ankimimeve që lidhen me refuzimin e informacionit të kërkuar apo dhe me rezervimin e informacionit

Page 25: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

25për persona të interesuar nga publiku, apo dhe ankimime që lidhen me kundërshtimin e vendimeve përfundimtare të gjykatës, gjë e cila është jashtë kompetencave të institucionit të Avokatit të Popullit. Ankimimet kërkojnë asistencën e Avokatit të Popullit, sepse ata mendojnë që vendimet janë ose të padrejta ose të njëanshme. Vetëm gjatë vitit 2005, Avokati i Popullit ka marrë 2486 kërkesa, nga të cilat janë shqyrtuar vetëm 833, të cilat ishin kompetencë e këtij institucioni me ligj. Megjithëse këto të dhëna nuk mund të përfshihen si kërkesa të bëra për informacion mjedisor nga publiku që i është mohuar e drejta e informacionit, nga raporti del qartë që këto kërkesa lidhen drejtpërdrejt me të drejtën e publikut për të pasur informacion nga MMPAU dhe që informacioni që kërkohet nuk ka qenë konfidencial apo sekret shtetëror.

Përsa i takon procedurave për pjesëmarrje të publikut, baza ligjore kryesore jepet dhe sigurohet nga ligji “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligji “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”. Për më shumë, Ministria ka përgatitur dhe aprovuar një udhëzues të detajuar në lidhje me procedurat e pjesëmarrjes së publikut gjatë procesit të VNM-së apo dhe për sa i përket dokumentacionit që duhet kur aplikohet për leje mjedisore.

Ky akt normativ mbi pjesëmarrjen e publikut vendos rregullat, kërkesat dhe procedurat e domosdoshme që garantojnë pjesëmarrjen e publikut në procesin e VNM-së në përputhje me kërkesat e ligjit të ri për mjedisin, të Konventës së Aarhusit dhe të Direktivave përkatëse të BE-së.

Termi “Publik” i referohet publikut në përgjithësi, publikut të interesuar, publikut që preket apo ndikohet, komunitetit lokal, sipas Konventës së Aarhusit, po ashtu dhe OJF-ve në nivel lokal apo kombëtar, dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që kanë një identitet ligjor të përcaktuar.

Sipas interpretimit të këtij akti, pjesëmarrja e publikut përfshin:

Informimin e publikut mbi projektetDebatin dhe konsultimet për projektePjesëmarrjen në vendimmarrje të organizatave mjedisore për projekteVlerësimin e komenteve të publikut, të cilat reflektojnë në përmbajtjen e projektit si dhe në tekstin e vendimmarrjes.Raporti i detajuar i VNM-së që përgatitet për projektet a

•••

Page 26: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

26 veprimtaritë që kërkojnë të zbatohen, që janë pjesë e Aneksit 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” duhet të përfshijnë në këtë raport midis hollësive të tjera teknike dhe një plan në lidhje me konsultimet dhe diskutimet që priten të organizohen me njësitë e qeverisjes lokale, publikun dhe OJFtë mjedisore gjatë fazave të planifikimit dhe zbatimit të projektit. Faktikisht në praktikë, zhvilluesit e projekteve nuk kanë përgatitur ndonjë plan në lidhje me konsultimin publik, as kanë organizuar ndonjë takim konsultues apo dëgjimor me publikun, i cili të mund të shprehte opinionet e tij. Ky mekanizëm i siguruar me ligj është përdorur nga OJFtë mjedisore vetëm në rastin e Gjirit të Vlorës. Ato kanë pretenduar se qeveria kishte shkelur ligjin bazë të mjedisit sepse nuk kishte dhënë informacion të vazhdueshëm dhe nuk kishte siguruar konsultimin publik të përshtatshëm.

Pra, megjithëse ekziston një ligj detyrues për të bërë publik lejet mjedisore që aprovohen nga Ministria, kjo nuk është arritur të zbatohet ende. Asnjë informacion nuk i është dhënë publikut për sa i përket lejes së dhënë, siç mund të jetë numri i licencës, emri i kompanisë apo lloji i aktivitetit që ajo do të kryejë.

2. E drejta për t’iu drejtuar gjykatësNga të dhënat që disponohen dhe nga analizat e bëra, del

qartë se po të krahasohen midis tyre zbatueshmeria e secilës nga shtyllat e Konventës është i dukshëm rezultati që shtylla e tretë që ka të bëjë me të drejtën e publikut për t’iu drejtuar gjykatës për cështje mjedisore, ka zbatueshmëri praktike më të paket se dy të tjerat.

Legjislacioni shqiptar siguron të drejtën e publikut për të kundërshtuar vendimet apo aktet e autoriteteve publike që kanë shkelur procedurat e vendosura me ligj apo nëse thelbi i ligjit është shkelur dhe nuk është zbatuar. Megjithatë, kjo e drejtë nuk është përdorur ende, as nga individi as nga grupimet kolektive. Arsyeja kryesore e mos përdorimit të kësaj të drejte është mungesa e informacionit për publikun e gjerë dhe OJF-të në lidhje me mundësitë që ofrohen mbi këtë të drejtë nga legjislacioni shqiptar dhe Konventat ndërkombëtare. Është ende dominues opinioni se mjedisi e mbrojtja e tij, marrëdhëniet e konfliktet mjedisore, janë thjeshte cështje të administratës dhe zgjidhen në rrugë administrative. Publiku shqiptar nuk ka besim tek sistemi gjyqësor, i cili duket si një nga sistemet

Page 27: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

27më të korruptuara në vend dhe, gjithashtu, i padrejtë dhe i papërshtatshëm. Tradicionalisht, sistemi gjyqësor në Shqipëri ka qenë ineficent për sa i përket kohës dhe kostove që duhet të shpenzosh, që nga momenti që paraqitesh në gjykatë deri në momentin e marrjes së vendimit. Nga ana tjetër, gjyqtarët mund të korruptohen lehtë nga njerëzit apo kompanitë që mund t’iu ofrojnë atyre shuma më të mëdha sesa rroga e tyre e ulët. Kjo implikon dhe rrit kostot reale të procesit gjyqësor dhe flet për një mungesë transparence dhe një padrejtësi të të gjithë sistemit, dhe shpjegon mosbesimin e madh që ekziston nga ana e publikut. Tarifat që iu paguhen gjyqtarëve janë shuma të konsiderueshme, por shuma që duhet paguar nën dorë është me të vërtetë tronditëse. Ka pak qendra që ofrojnë këshillime ligjore falas për qytetarët, veç misionit të tyre për të rritur ndërgjegjësimin qytetar, siç është Zyra Këshillimore për Qytetarin e krijuar në vitin 2001. Kjo zyrë zgjeroi aktivitetin e saj, nga misioni që kishte në fillimet e saj për sensibilizim dhe edukim ligjor, në aktivitetin e një zyre të avokatit të popullit për pritje ankimimesh në lidhje me përgjegjësitë e qeverisë dhe si monitoruese e zbatimit të ligjit nga qeveria me ligje që reduktojnë korrupsionin.

Gjithashtu, një program i CAFOD-it nëpërmjet klinikës së ligjit TLAS (Tirana Legal Aid Society) ofronte asistencë ligjore falas për njerëzit e varfër dhe njerëzit në nevojë dhe ndihmonte ata me ushtrimin e të drejtës së tyre civile si dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës.

Qeveria duhet të mbështesë dhe inkurajojë me anë të strategjive të ndryshme që do të kontribuojnë në kapërcimin e pengesave potenciale që mund të ndeshen, për sa i përket çështjeve të mjedisit. Këto pengesa mund të jenë barriera financiare apo detyrime, vështirësi në përdorimin e konsultimit me ligjin, mungesa të ndërgjegjësimit mjedisor brenda gjykatës apo dhe organizmave të tjera të pavarur, zbatim i dobët i vendimeve administrative apo juridike, informacion jo i plotë i publikut mbi procedurat që lidhen me çështjet mjedisore.

3. Kapaciteti institucionalMinistria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

ka tashmë një zyrë të informacionit të publikut, si dhe ka të punësuar në këtë zyrë dy persona me kohë të plotë pune, të cilët

Page 28: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

28 kanë si detyrë informimin e publikut, marrëdhëniet me publikun, si dhe përgjigjen e kërkesave të publikut për informacionin mjedisor. Zyra ka filluar regjistrimin e numrit të kërkesave për informacion mjedisor nga Qershori 2005 e deri më sot. Nga ky monitorim i vizitorëve të qendrës rezulton se numri i kërkesave ka njohur një rritje pozitive. Kështu nga Qershori 2003 deri në Dhjetor 2003, numri që vizitonte qendrën ishte jo më shumë se 2-3 persona në ditë. Ndërsa numri mesatar i kërkesave në ditë nga Janari 2006 deri ne dhjetor 2006 janë 5-6 kërkesa në ditë. Deri më sot, numri i personave qe ka kërkuar informacion mjedisor brenda këtij viti (2006) është 1250 persona. Të gjitha kërkesave për informacion mjedisor, të dërguara në rrugë elektronike ose në Zyrën e Informacionit kanë marrë përgjigje. Numri më i madh i personave që kanë kërkuar informacion mjedisor janë studentë, gazetarë dhe më pak OJF-të.

Nga ana tjetër, Ministria ka mungesa të fondit për publikime, kështu që Buletini Mjedisor, që përgatitet nga Qendra e Informacionit, shpërndahet në rrugë elektronike në 750 adresa elektronike të regjistruara, ku përfshihen OJF-të, media, organizmat e huaja që veprojnë në fushën e mjedisit, pikave të kontaktit në nivel vendor dhe Ministrive të Linjës. Sidoqoftë, vihet re mungesa e botimeve të shtypura për mungesë fondesh. Gjithashtu Ministria është mbrapa me publikimin e raportit të gjendjes së mjedisit. Megjithëse është një detyrim ligjor, në bazë të Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit, publikimi i këtyre raporteve çdo 2 vjet, Raporti i 1999-2000 është publikuar vetëm si një përmbledhje gjatë vitit 2003, raporti i 2001-2002 është publikuar vetëm në gjuhën shqipe dhe jo në anglisht, ndërsa ministria po planifikon të përgatisë dhe të publikojë raportin e gjendjes së mjedisit për vitet 2003-2004 brenda vitit 2006.

Përsa i përket faqes së internetit të Ministrisë <www.moe.gov.al>, duhet të theksohet se në të gjendet informacion mjedisor . Kështu gjendet i plotë legjislacioni i miratuar mjedisor, aktivitetet e ministrisë si dhe informacion me projektet në fushën e mjedisit, por ka nevojë për përmirësime në faqen e botimeve dhe publikimeve.

Tashmë Ministria ka një strategji komunikimi, e cila është në proces miratimi po miratohet së bashku me strategjinë e Mjedisit në këtë kontekst kërkohet përmirësimi i metodave të komunikimit i cili do të sillte një ndryshim real në krijimin e

Page 29: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

2�shprehive tek publiku i interesuar për të gjetur informacion të vlefshëm të shpejtë dhe transparent për Ministria ka nxjerrë një urdhër të brendshëm, ka miratuar strukturën e qarkullimit të informacionit, gjithashtu ka miratuar Kërkesën Tip, me të cilën kërkohet informacioni mjedisor. Kërkesat duhet të vendosen në faqen e internetit të ministrisë.

Shqipëria, si pjesë e Konventës së Aarhusit, është e detyruar të raportojë në sekretariatin e Konventës në lidhje me zbatimin e dispozitave të saj.

Raportet që duhet të përgatiten në lidhje me zbatueshmërinë e Konventës së Aarhusit, mund të shërbejnë si monitorues dhe duhet të përgatiten duke përfshirë konsultimet publike. Këto raporte duhet të vendosen dhe në faqen e internetit të ministrisë, gjithashtu. Përsa i përket të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës, del si domosdoshmëri shpërndarja më e mirë e informacionit, sidomos midis organeve gjyqësore, si dhe duhet të ndërmerren më shumë trajnime, me qëllim që të rritet niveli i ndërgjegjësimit dhe kapaciteti i njohurive të prokurorëve, gjykatësve dhe organeve të tjera inspektuese, siç është institucioni i Avokatit të Popullit.

Një nevojë tjetër është dhe ngritja e qendrave joqeveritare të këshillimit ligjor, të cilat mund të sigurojnë këshillime ligjore falas apo dhe me çmime të ulëta, si për individë dhe organizata, si dhe zyrat ligjore në mbështetje të legjislacionit ekzistues duhet të rrisin kapacitetet e tyre për sa i përket çështjeve të mjedisit dhe të informacionit mjedisor.

Disa rekomandime të tjera:Rritja e shpërndarjes së informacionit mbi Konventën e Aarhusit midis grupeve të ndryshme të interesuara si: agjencive qeveritare, gjykatës, prokurorisë, ekspertëve ligjorë, OJF-ve, nëpërmjet një mbulimi më të mirë nga ana e medias, si dhe përmes përdorimit të lehtësirave që siguron interneti. Organizimi i trajnimeve specifike me gjykatës, prokurorë ekspertë ligjorë mbi zbatueshmërinë e shtyllës së të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës. Ata mund të organizohen në grupe pune, duke mundësuar monitorimin e zbatimit të strategjisë Kombëtare dhe të Planit të Veprimit të Konventës së Aarhusit.Rritja e kapaciteteve të gjyqtarëve shqiptarë që shqyrtojnë

Page 30: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

30 raste të lidhura me të drejtën e informimit dhe të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjet mjedisore. Gjyqtarë të çdo gjykate rrethi të specializohen për të gjykuar çështje mjedisore.Inkurajimi i OJF-ve mjedisore për të ushtruar presion mbi qeverinë, që të mbahen dhe të shpërndahen më mirë të dhënat mbi gjendjen e mjedisit, lejet mjedisore dhe raportet e VNM-së. Përmirësimi i formave elektronike të komunikimit, me qëllim që informacioni të mund të shpërndahet në kohë dhe publiku i interesuar që do ta marrë këtë informacion, të jetë sa më i madh në numër. Koordinimi i punës me donatorët, për të ngritur kapacitetet e aktorëve të ndryshëm në lidhje me zbatueshmërinë e konventës, nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta dhe ngritjes së qendrave këshillimore për mjedisin. Nxitja e diskutimit midis Ministrisë së Drejtësisë, gjykatës dhe Ministrisë së Mjedisit, për të mbështetur organet e tjera asnjanëse, që mund të trajtojnë raste mjedisore, çka do të çojë në reduktimin e kostove dhe të kohës.

Page 31: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

31Shtojca 1 -Shkurtimet e përdorura

PRTR – Protokolli i Shkarkimit dhe Transferimit të ndotjeveVNM – Vlerësimi i Ndikimit në MjedisOJF – Organizata Jo Fitimprurëse

Page 32: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

32 Shtojca 2. Shembuj të një kërkese/ankese ape-limi dhe pranimi në gjykatë dhe/ose komuni-kim tjetër i shkruar

Komiteti i Përputhshmërisë së Konventës së AarhusitTë dhënat14 Qershor 2006

Lloji i informacionit KomunikimiNumri i referencës: ACCC/C/2005/12

Paraqitur nga:

Aleksandër MitaMenaxherQendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile VlorëLagja 29 Nëntori, Rr “Sadik Zotaj”, P. 455Vlorë, ShqipëriTel: 00355 33 25 313Cel: 00355 69 22 60212

Data e paraqitjes: 26.04.2005 me e-mail Grupi i interesuar: ShqipëriaNenet e prekura: 3.2, 6.2, 7

Statusi aktual i shqyrtimit

Komiteti kërkoi një informacion të mëtejshëm nga Pala e interesuar në një letër të datës 12 prill 2006. Disa informacione paraprake janë siguruar nga Grupi në 23 maj 2005 me shënimin se më shumë informacion do të sigurohej në një etapë të mëvonshme. Përgjigjja zyrtare dhe informacioni ishin dërguar në 13 dhe 14 qershor 2006. Komiteti pritet të rishqyrtojë çështjen në takimit të tij të 12-të (14-16 qershor 2006) dhe të vendosë se si do të vazhdojë procedimi me përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Teksti i Measzhit

Mospranim: Prania e tekstit të deklaratës dhe informacione të tjera paraqitur nga informuesi ose nga Grupi në faqen e internetit nuk paraqet vërtetësinë e përmbajtjes së tyre nga Komiteti i Përputhshmërisë së Konventës së Aarhusit apo nga UNECE.

Page 33: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

33

Përmbledhja e çështjes:

Informuesi pretendon se autoritetet shqiptare kanë shkelur kërkesat e Konventës për të njoftuar në kohë e duhur dhe për t’u konsul-tuar me publikun e interesuar në lidhje me vendimmarrjen mbi planin e ndërtimit të një parku industrial nafte dhe gazi, instalimet për depozitimin e naftës, ngritjen e tre termo-centraleve dhe të një rafinerie në zonën e mbrojtur afër lagunës së Nartës në Shqipëri. Deklarata, gjithashtu, shprehte se Qeveria Shqiptare, pjesë palë e Konventës së Aarhusit, dështoi në marrjen e masave të duhura për pjesëmarrjen e publikut në përputhje me nenin 7 të Konventës.

Numri i dokumenteve mbështetëse:

Informacion i vazhdueshëm i siguruar në datat 29.11.2005, 02.12.2005,07.01.2006, 02.02.2006, 06.01.2006 dhe 13.06.2006

Gjuha origjinale: AnglishtPërkthimi: N/a

Përfundimet zyrtare: Sqarime nga komunikuesi mbi disa çështje, kërkuar nga sekretariati më 27.04.05

Kërkohet konfidencialiteti: Jo

Pranimi i marrjes: PoDita e dërgimit: 28.04.05Shënime nga sekretariati:Përfundimet paraprake mbi pranueshmërinë

Po në takimin e 18-të Komitetit( 22-25-Maj-2008)

Informacion shtesë kërkuar nga komunikuesi:

Po nëpërmjet e-mailit të sekretariatit (28.04.05), në përfundimet paraprake mbi pranueshmërinë dhe në letrën e datës 16.12.05

Komunikimi i dërguar vendeve të interesuara: 29.06.2005

Informacion shtesë kërkuar nga/ose pikat e ngritura me vendet palë:

Nga letra e datës 16.12.05Përsëri nga letra e datës 12 Prillit 2006

Përgjigja nga vendet palë:

29.11.2005 dhe 15.01.06 (për informacionin shtese kërkuar në datën 16.12.05)

Shtyrje e përgjigjes së kërkuar: Jo

Dokumentacioni nga vendet palë

Më 25.11.2005; informacion i mëtejshëm i dhënë në bazë të kërkesës së Komitetit më 23.05.06 dhe 13.06.2006

Page 34: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

34Diskutimet të programuara për:

Takimi i 10-të (5-7.12.05) - riprogramim në takimin e 11-të (29.31.03.06); riprogramim në takimin e 12-të, subjekti për informacione të mëtejshëm të dhëna nga vendi palë

Përfundimet:Komente mbi përfundimet e draftit:Konkluzionet:

Page 35: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

35Komunikimi me postë elektronike me Sekre-tariatin e Konventës së Aarhusit

Ardian Klosi <[email protected]>Drejtuar: [email protected]/12/2005 20:05Subjekti: Ref. ACCC/C/2005/12 Parku Industrial në Vlorë,

Shqipëri

E dashur zj. Bolshakova

Informacioni që unë ju kam dërguar disa ditë më parë, në dukje nuk ishte një përgjigje direkte për 4 pyetje të Komitetit, më lejoni t’ju shpjegoj situatën ligjore dhe faktike me të cilën ne po përballemi në Shqipëri, në përpjekje për të arritur në informim më të mirë të publikut të Vlorës dhe të parandalojmë marrjen e vendimeve të gabuara. Ndoshta, ato mund të jenë të nevojshme për takimin tjetër të Komitetit.

Ligji 8990 datuar më 23.1.2003 Mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, parashikon detyrimin e Ministrisë Shqiptare të Mjedisit për të informuar publikun dhe OJF-të e interesuara për të marrë pjesë në debatet publike në lidhje me vendimet që duhen të merren nga institucioni për projekte të ndryshme që kanë një ndikim në mjedisin

Ministria e Mjedisit duhet të garantojë informacionin për publikun dhe OJF-të në lidhje me projektet dhe të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në debatet përkatëse dhe me tej në vendimmarrjet për të njëjtën çështje.

Ligji i sipërpërmendur nënvizon angazhimin e Ministrisë së Mjedisit të detyrojë autoritetet lokale, të cilat janë kompetente për atë territor ku do të zbatohet projekti, të organizojnë një debat të hapur mbi ndikimin në mjedis të projektit, me pjesëmarrjen e publikut, të OJF-ve dhe të institucioneve publike (nën kompetencën e të cilëve është projekti).OJF-të dhe publiku

Page 36: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

36 kanë të drejtën e një kopje të projektit të paktën një muaj para se të zhvillohet debati.

Në rast se publiku dhe OJF-të venë re parregullsi në procesin e sipërpërmendur, kanë të drejtë t’i kërkojnë Ministrisë së Mjedisit të shqyrtojë procesin dhe të vendosë në përputhje me rrethanat. Ministria e Mjedisit është e ngarkuar nga i njëjti ligj të përcaktojë me akt normativ pjesëmarrjen e publikut ose të OJFve në procese të tilla.

Nuk ka parashikime të tjera ligjore që rregullojnë të drejtat e individëve, OJFve etj., të ankohen administrativisht ose juridikisht kur kërkesa e tij/e saj për informacion injorohet apo refuzohet (pjesërisht ose plotësisht), ose në rast të ndonjë përgjigje të papërshtatshme etj., siç parashikohet nga Neni 9 i Konventës së Aarhusit.

Meqenëse vlerësimi për ndikimin në mjedis lidhur me termocentralin në Vlorë është miratuar në fillim të vitit 2004, Ministria e Mjedisit nuk ftoi asnjë organizatë mjedisore apo ndonjë të shoqërisë civile në këtë proces. E njëjta gjë ndodhi kur Qeveria Shqiptare vendosi në prill 2004 përdorimin e 500 ha tokë në afërsi të Vlorës, më qëllim ndërtimin e të ashtuquajturit park energjetik dhe e njëjta gjë ishte dhe rasti i një muaji më vonë kur Qeveria Shqiptare pranoi t’i jepte kompanisë italo–rumune “Petrolifera” përdorimin e 17 ha tokë në të njëjtën zonë për qëllim tregtimin dhe rafinimin e naftës në shkallë të madhe.

Duke marrë parasysh mungesën e një akti normativ që përcakton procedurat e përcaktuara në katërt paragrafët e mësipërme, përfaqësues të Ekolëvizjes (Lëvizja Ekologjike) dërguan në fillim të vitit 2005 një letër Ministrisë së Mjedisit, duke i kërkuar si informacion dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen mbi projektet e mësipërme. Ne kurrë nuk kemi marrë një përgjigje.

E vetmja masë ligjore që parashikon të drejtën e publikut apo të OJFve për t’u ankuar në rrugë administrative ose juridike lidhur me çështjet mjedisore është shprehur më poshtë.

Bazuar në ligjin 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, publiku, çdo qytetar apo OJF, në rastet kur mjedisi është i kërcënuar, lejohen që:

a) t’i kërkojnë institucionit përgjegjës publik të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit;

b) të paraqesë një çështje pranë trupit gjykues përkatës

Page 37: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

37kundër organit publik apo atyre ligjore a fizikë që kanë dëmtuar mjedisin ose që kërcënojnë ta dëmtojnë atë.

Këto dispozita rregullojnë të drejtat e individëve, të OJFve etj., që të ankohen në rrugë administrative apo juridike kundër veprimeve të dëmshme mbi mjedisin, të bëra nga institucionet apo persona publikë ose privatë dhe që nuk parashikojnë ndonjë të drejtë të publikut, të individëve ose OJFve të ankohen siç parashikohet nga neni 9 i Konventës.

Në përfundim, meqenëse nuk ekziston ndonjë ligj i brendshëm ose ndonjë element tjetër i ngjashëm, parashikuar nga legjislacioni ynë, ne i paraqesim Institucionit tuaj pakënaqësitë tona lidhur me dështimin e qeverisë sonë për të informuar publikun dhe OJFtë e ndryshme rreth planeve të saj për ndërtimin në Vlorë të të ashtuquajturit Park Energjetik.

Për Aleancën e Mbrojtjes së Gjirit të Vlorës Ardian Klosi

Page 38: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

38 Ardian Klosi <[email protected]>Drejtuar: [email protected]/11/2005 18:56Subjekti: Ref. ACCC/C/2005/12 Parku industrial në

Vlorë, Shqipëri

Komitetit për Përputhshmërinë e Konventës së Aarhusit

Lidhur me: Deklaratën tonë rreth dhunimit të Konventës nga Autoritetet Shqiptare në një proces vendimmarrje për ndërtimin e një parku industrial në Vlorë (Ref.ACCC/C/2005/12)

Nën përgjegjshmërinë time të plotë si një nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, unë deklaroj se:

Ne jemi përpjekur me të gjitha mjetet e mundshme për të ndryshuar vendimin e qeverisë rreth ndërtimit të një parku industrial në Vlorë; të përcjellim një informacion më të mirë tek publiku i qytetit të Vlorës mbi rreziqet që sjell ky park për njeriun dhe natyrën. Ishte e pamundur të arrihej një dialog me qeverinë mbi këtë çështje. Qeveria aktuale, në fakt, ka organizuar 3 takime me Aleancën tonë dhe përfaqësuesit e qytetit të Vlorës, por kjo ka ndikuar shumë pak mbi vendimet që u morën më përpara dhe pa dijeninë e komunitetit.

Aleanca jonë ka mbledhur gjatë verës rreth 14.000 firma të qytetarëve të Vlorës dhe të periferisë së saj, me qëllim zhvillimin e një referendumi mbi këtë çështje, nëse parku i sipërpërmendur duhet të ndërtohet apo jo. Numri i firmave të mbledhura është mbi 10% të elektoratit në Vlorë, kusht ky në përputhje me Kushtetutën Shqiptare.

Megjithatë, kërkesa është refuzuar të premten e kaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata nuk japin asnjë arsye dhe shpjegim për ne dhe për qytetarët e Vlorës për vendimin e tyre.

Sigurisht, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë të mundshëm, me qëllim që dëshira e qytetarëve të Vlorës të plotësohet dhe të mbahet referendumi.

Për Aleancën e Mbrojtjes së Gjirit të VlorësArdian Klosi Tiranë

Page 39: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

3�Shtojca 3. Burimet për materiale të tjera

Në kontaktet e mëposhtme mund të gjenden këshilla apo informacion mbi çështjet e Konventës së Aarhusit, kontaktet e Avokatit të Popullit, Ministria e Drejtësisë, gjykatat, OJFtë që ofrojnë këshillim apo asistencë ligjore etj.

http://www.qpz.gov.al

http://www.avokatipopullit.gov.al

http://www.justice.gov.al

http://www.gjykataelarte.gov.al

http://www.gjk.gov.al

http://www.pp.gov.al

http://albania.rec.org

http://www.rec.org

http://aarhusclearinghouse.unece.org

http://www.europa.eu.int/comm/environment/aarhus

http://www.unece.org.env

http://www.defra.gov.uk/Environment

http://www.europa.eu.int/eur-lex

Page 40: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

40 Shtojca 4 - Teksti i Konventës së Aarhusit mbi të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës

KONVENTAPËR

TË DREJTEN E PUBLIKUT PËR INFORMACION, PJESËMARRJE

NË VENDIMMARRJE DHE TË DREJTEN PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS, PËR ÇËSHTJE QË

LIDHEN ME MJEDISINAarhus, Danimarkë

25 qershor 1998

Palët në këtë Konventë,

Duke patur parasysh parimin 1 të Deklaratës së Stokholmit mbi Mjedisin Njerëzor,

Duke patur parasysh parimin 10 të Deklaratës së Rio-s mbi Mjedisin dhe Zhvillimin

Duke patur parasysh më tej Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme 37/7 të 28 Tetor 1982 në lidhje me Kartën Botërore për Natyrën dhe 45/94 të 14 Dhjetor 1990, mbi nevojën e sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm për mirëqënien e individëve,

Page 41: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

41Duke patur parasysh Kartën Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, të miratuar në Konferencën e Parë Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Frankfurt, Gjermani, më 8 dhjetor 1989,

Duke pohuar nevojën për të mbrojtur, ruajtur dhe përmirësuar gjendjen e mjedisit dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin,

Duke pranuar që mbrojtja e duhur e mjedisit është thelbësore për mirëqënien e njerëzve dhe ushtrimin e të drejtave bazë njerëzore, duke përfshirë vetë të drejtën për të jetuar,

Duke pranuar që çdo person ka të drejtë të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe detyrën si individ dhe në shoqëri, që të mbrojë dhe përmirësojë mjedisin për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm,

Duke marrë parasysh se, në mënyrë që të jetë e mundur që qytetarët të mbrojnë këtë të drejtë dhe të respektojnë këtë detyrë, ata duhet të informohen për mjedisin, të lejohen të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për mjedisin, të kenë të drejtë për t’iu drejtuar gjykatës dhe duke pranuar se në lidhje me sa më sipër, qytetarëve mund t’u nevojitet ndihmë për të ushtruar të drejtat e tyre,

Duke pranuar që, në fushën e mjedisit, përmirësimi i të drejtës për informacion dhe pjesëmarrjes publike në vendim marrje nxit rritjen e cilësisë dhe zbatimin e vendimeve, kontribuon në ndërgjegjësimin e publikut për problemet e mjedisit, i jep publikut mundësitë për të shprehur shqetësimet e tij dhe i detyron autoritetet publike për t’i marrë ato në konsideratë,

Duke synuar thellimin e përgjegjësisë dhe transparencës në procesin e vendimmarrjes dhe fuqizimin e mbështetjes publike për vendimet për mjedisin,

Duke pranuar dëshirën për transparencë në të gjitha sektorët e qeverisë duke ftuar edhe organet ligjvënëse, në zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në procedurat e tyre,

Duke pranuar gjithashtu që publiku ka nevojë të jetë i ndërgjegjshëm për procedurat e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve për mjedisin, të ushtrojë lirisht të drejtën e pjesëmarrjes dhe të dijë si t’i përdorë ato.

Duke pranuar më tej rolet e rëndësishme që mund të luajnë përkatësisht qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sektori privat për mbrojtjen e mjedisit,

Page 42: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

42 Duke dëshiruar që të promovohet edukimi mjedisor për të thelluar kuptimin e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për të inkurajuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, pjesëmarrjen e tij në vendimet që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm,

Duke parë në këtë kontekst, rëndësinë e përdorimit të medias, formave elektronike ose formave të tjera të komunikimit, si edhe formave të ardhshme të komunikimit,

Duke pranuar rëndësinë e integrimit të plotë të konsideratave mjedisore në vendim marrjen e qeverisë dhe nevojën që kanë për pasojë autoritetet publike, për të poseduar informacion të saktë, të gjithanshëm dhe bashkëkohor për mjedisin,

Duke pranuar që autoritetet publike e posedojnë informacionin mjedisor në interes të publikut,

Duke dashur që institucionet e edukimit të inkurajojnë kuptimin e mëtejshëm të mjedisit dhe zhvillimit, veçanërisht nga fëmijët, për shembull duke siguruar programe të veçanta dhe trainime për tema të tilla dhe duke inkurajuar ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen në vendime që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin,

Të shqetësuar që mekanizmat juridikë efektive të jenë të hapur për publikun, duke përfshirë edhe organizatat, në mënyrë që interesat e tyre legjitime të mbrohen dhe ligji të zbatohet,

Duke parë rëndësinë e dhënies së informacionit të duhur mbi produktet për konsumatorët, me qëllim që ata të aftësohen për të kryer zgjedhje të informuara mjedisore,

Duke pranuar shqetësimin e publikut për çlirimin e qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht në mjedis dhe nevojën për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrje më të madhe të publikut në vendim marrjen në këtë fushë,

Të bindur që zbatimi i kësaj Konvente do të kontribojë në forcimin e demokracisë në rajonin e Komisionit Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara për Europën (UN/ECE),

Të vetëdijshëm për rolin e luajtur në këtë kuadër, nga ECE dhe duke sjellë në mend, midis të tjerash, Udhëzimet e Komisionit Ekonomik për Evropën, për të Drejtën për Informacion Mjedisor dhe Pjesëmarrjen Publike në marrjen e Vendimeve Mjedisore, miratuar nga Deklarata e Ministrave, e adoptuar në Konferencën e Tretë Ministeriale “Mjedisi për Europën”, në Sofje, Bullgari, më 25 Tetor 1995,

Page 43: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

43Duke patur parasysh klauzolat përkatëse të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, në një Kontekst Ndërkufitar, të nënshkruar në Espoo, Finlandë në 25 shkurt 1991, dhe të Konventës për Efektet Ndërkufitare të Aksidenteve Industriale dhe asaj për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqenet Ndërkombëtare të nënshkruara së bashku në Helsinki, më 17 mars 1992, si edhe konventa të tjera rajonale,

Të vetëdijshëm që miratimi i kësaj Konvente do të ketë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të procesit “Mjedisi për Europën” dhe në rezultatet e Konferencës së Katërt të Ministrave në Århus, Danimarkë, në Qershor 1998,

Kanë rënë dakort si vijon:

Neni 1OBjEKtiVi

Me qëllim që të kontribuojmë në mbrojtjen e të drejtës së çdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, çdo Palë do të garantojë të drejtën e publikut, për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore dhe për t’iu drejtuar gjykatës, në lidhje me çështje të mjedisit, në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente.

Neni 2PërKufizimE

Për qëllimet e kësaj Konvente,1. «Palë» nënkupton, me përjashtim të rasteve kur thuhet

ndryshe në tekst, një Palë Kontraktuese të kësaj Konvente;2. “Autoritet publik” nënkupton:(a) Qeverinë në nivel kombëtar, rajonal, dhe nivel tjetër(b) Personat fizikë ose juridikë që kryejnë funksione publike

administrative, sipas ligjit kombëtar, duke përfshirë dhe detyra, aktivitete ose shërbime të veçanta në lidhje me mjedisin

(c) Çdo person tjetër fizik ose juridik, që ka përgjegjësi ose funksione publike, ose që ofron shërbime publike, në lidhje me mjedisin, nën kontrollin e një organi ose personi, i cili përfshihet në nënparagrafet (a) ose (b):

(d) Institucionet e çdo organizate rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17, e cila është palë në këtë

Page 44: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

44 Konventë; Ky përkufizim nuk përfshin organet ose institucionet, që

veprojnë në kapacitet gjykues ose legjislativ.3. “Informacion Mjedisor” nënkupton çdo informacion

me shkrim, vizual, gojor, elektronik ose çdo lloj forme tjetër materiali mbi:

(a) Gjendjen e elementeve të mjedisit, të tilla si, ajri e atmosfera, uji, toka, pejsazhi e shumëllojshmëria biologjike dhe komponentët e tij, duke përfshirë organizmat e modifikuar gjenetike dhe ndërveprimin midis këtyre elementeve.

(b) Faktorë, të tillë si substancat, energjia, zhurmat e rrezatimi, dhe aktivitetet ose masat, përfshirë masat administrative, marrëveshjet mjedisore, politikat, legjislacionin, planet dhe programet, të cilat ndikojnë ose mund të ndikojnë elementet e mjedisit, brenda fushës së nënparagrafit (a) më lart, kostot-përfitimet dhe analizat e tjera ekonomike, si edhe supozimet e përdorura në vendim marrjen mjedisore;

(c) Gjendjen e shëndetit të njeriut dhe sigurisë së tij, kushtet e jetës njerëzore, vendet kulturore dhe strukturat e ndërtuara nga njeriu, në shkallën në të cilën ato ndikohen ose mund të ndikohen nga gjendja e elementëve të mjedisit, ose përmes këtyre elementëve, nga faktorët, aktivitetet, ose masat të referuara në nënparagrafin (b), më sipër;

4. “Publiku” nënkupton një ose shumë persona fizikë ose juridikë, në përputhje me legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat dhe grupimet e tyre;

5. “Publiku i interesuar” nënkupton publikun e ndikuar ose që mund të ndikohet, apo që është i interesuar për vendim marrjen mjedisore; për qëllimet e këtij përkufizimi, shoqatat joqeveritare që promovojnë më tej mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e vëna në ligjet kombëtare, do të konsiderohen të interesuara.

Neni 3

KlAuzOlA të PërgjithShmE

1. Çdo Palë do të marrë masat e nevojshme legjislative, rregullatore dhe masa të tjera, duke përfshirë masat për të arritur një përputhje midis klauzolave që zbatojnë kushtet e të drejtës së informimit, pjesëmarrjes dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës

Page 45: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

45në këtë Konventë, si dhe masat e duhura të zbatimit rigoroz për të krijuar dhe ruajtur një kuadër të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për zbatimin e klauzolave të kësaj Konvente.

2. Çdo Palë do të përpiqet të sigurojë që zyrtarët dhe autoritetet ndihmojnë dhe udhëheqin publikun, kur kërkojnë të informohen për mjedisin, kur kërkojnë lehtësimin e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve mjedisore dhe kur kërkojnë t’i drejtohen gjykatës për çështjet e mjedisit.

3. Çdo Palë do të promovojë edukimin mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor të publikut, veçanërisht për mënyrën e marrjes së informacionit për mjedisin, të marrjes pjesë në vendim marrjen dhe të ushtrimit të së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

4. Çdo Palë do të parashikojë masa për njohjen e duhur dhe mbështetjen e shoqatave, organizatave, ose grupeve që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe do të sigurojë që sistemi i vet ligjor kombëtar, të jetë në përputhje me këtë detyrim.

5. Klauzolat e kësaj Konvente nuk do të ndikojnë të drejtën e një Palë për të ruajtur ose prezantuar masat që parashikojnë të drejta më të zgjeruara për informacion, hapësirë më të gjërë për pjesëmarrjen publike në marrjen e vendimeve mjedisore dhe më tepër të drejta për t’ju drejtuar gjykatës, se sa ato që kërkohen në këtë Konventë.

6. Kjo Konventë nuk do të kërkojë pakësimin/ dobësimin e të drejtave ekzistuese të publikut për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë vendim marrje dhe për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit.

7. Çdo Palë do të promovojë zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në proceset ndërkombëtare të vendim marrjes për mjedisin dhe brenda kuadrit të organizatave ndërkombëtare në çështjet që lidhjen me mjedisin.

8. Çdo Palë do të sigurojë që personat të cilët ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente nuk do të gjykohen, persekutohen, ose ngacmohen në çfarë do mënyre për përfshirjen e tyre. Kjo klauzolë nuk do të ndikojë autoritetin e gjykatave kombëtare në dhënien e kostove të arësyeshme gjatë procedurave gjyqësore.

9. Brenda sferës së klauzolave përkatëse të kësaj Konvente, publiku do të ketë të drejtën për të pasur informacion, do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në vendim marrje dhe do të

Page 46: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

46 ketë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit, pa u diskriminuar, për sa i përket nënshtetësisë, kombësisë, vendbanimit dhe në rastin e një personi juridik, pa u diskriminuar për shkak të vendit të tij të regjistrimit ose të qendrës efektive të aktiviteteve të tij.

Neni 4E drEjtA Për të PAtur infOrmAciOn mjEdiSOr

1. Çdo Palë do të sigurojë që, në përputhje me paragrafet e mëposhtëm të këtij Neni, autoritetet publike, në përgjigje të kërkesës për informacion mjedisor, ta bëjnë informacionin të disponueshëm, brenda kuadrit të ligjit kombëtar, përfshirë kopje të dokumentit aktual që përmban këtë informacion, në rastet kur kërkohet dhe sipas nënparagrafit (b) më poshtë:

(a) Pa qënë nevoja për të deklaruar interesin për këtë informacion

(b) Në formën e kërkuar në qoftë se: (i) Nuk është e arsyeshme për autoritetet publike që ta bëjnë

atë të disponueshëm në një formë tjetër, dhe në këtë rast ato do të japin arsyet përse e kanë bërë të disponueshëm në atë formë; ose

(ii) Informacioni nuk është ndërkohë i disponueshëm për publikun në një formë tjetër;

2. Informacioni mjedisor, referuar në paragrafin 1 më lart, do të bëhet i disponueshëm sa më shpejt që të jetë i mundur, por jo më vonë se një muaj pas paraqitjes së kërkesës, nëse volumi dhe kompleksiteti i informacionit e justifikon zgjatjen e kësaj përiudhe deri në dy muaj mbas kërkesës. Kërkuesi i informacionit do të informohet për çdo shtyrje të afatit kohor dhe për arsyet që justifikojnë këtë shtyrje.

3. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet në qoftë se:

(a) Autoriteti publik, të cilit i adresohet kërkesa, nuk e ka informacionin mjedisor të kërkuar;

(b) Kërkesa është paraqitur në mënyrë tepër të paarsyeshme ose është formuluar në një mënyrë shumë të përgjithshme;

(c) Kërkesa ka të bëjë me një material që është në përfundim ose ka të bëjë me komunikimin e brendshëm të autoriteteve publike, në rast se një përjashtim i tillë parashikohet në ligjin ose në praktikat e përditshme kombëtare, duke marrë parasysh që

Page 47: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

47dhënia e informacionit i shërben interesit publik.4. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet

në qoftë se dhënia e tij mund të ndikojë negativisht:(a) Konfidencialitetin e procedurave të autoriteteve publike,

kur një konfidencialitet i tillë parashikohet nga ligji kombëtar; (b) Marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen kombëtare ose

sigurimin publik;(c) Mënyrën e gjykimit, aftësinë e një personi për të patur një

gjyq të ndershëm ose aftesinë e një autoriteti publik për të kryer një hetim të një natyre disiplinore ose kriminale;

(d) Konfidencialitetin e informacionit tregtar dhe industrial, në rast se një konfidencialitet i tillë mbrohet me ligj, me qëllim që të mbrohet një interes legjitim ekonomik. Brenda këtij kuadri, do të jepet informacioni për shkarkimet, i cili lidhet me mbrojtjen e mjedisit;

(e) Të drejtat për pronën intelektuale;(f) Konfidencialitetin e të dhënave personale dhe/ose dosjeve

që kanë lidhje me një person fizik, kur ky person nuk ka dhënë pëlqimin e tij për dhënien e informacionit për publikun, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet në ligjin kombëtar;

(g) Interesat e një pale të tretë e cila e ka dhënë informacionin e kërkuar, por pa qënë e aftë ose pa qënë e detyruar nga ana ligjore për ta bërë këtë, dhe ku ajo Palë nuk ka dhënë pëlqimin e saj për dhënien e këtij materiali; ose

(h) Mjedisin, me të cilën lidhet informacioni, siç është folenizimi i specieve të rralla.

Arsyet e sipërpërmendura për refuzim do të interpretohen në një mënyrë të kufizuar, duke patur parasysh që dhënia e informacionit t’i shërbejë interesit të publikut dhe duke patur parasysh gjithashtu, nëse informacioni lidhet me shkarkimet në mjedis.

5. Kur autoriteti publik nuk e ka informacionin e kërkuar mjedisor, ai duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur, të infomojë kërkuesin për autoritetin publik, tek i cili ai beson se është e mundur të kërkohet informacioni që dëshiron, ose ta transferojë kërkesën e tij të ky autoritet dhe të informojë për këtë kërkuesin.

6. Çdo Palë do të sigurojë që, nëse informacioni i përjashtuar për dhënie, në paragrafet 3 (c) dhe 4 më sipër, mund të ndahet pa dëmtuar konfidencialitetin e informacionit të përjashtuar për t’u dhënë, autoritetet publike ta bëjnë të

Page 48: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

48 disponueshëm informacionin e mbetur mjedisor, i cili kërkohet.7. Një refuzim i një kërkese do të jepet me shkrim, nëse

kërkesa ishte me shkrim ose në se kërkuesi e dëshiron të tillë. Refuzimi do të pohojë arsyet për refuzimin dhe do të japë informacion për procedurat të rishqyrtimit, parashikuar në përputhje me nenin 9. Refuzimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe jo më vonë se brenda një muaji, nëse kompleksiteti i informacionit nuk justifikon një kohëzgjatje deri në dy muaj pas kërkesës. Kërkuesi duhet të informohet për çdo kohëzgjatje dhe për arsyet që e justifikojnë atë.

8. Çdo Palë mund të lejojë autoritetet e saj publike të vendosin pagesat për dhënien e informacionit, por këto pagesa nuk duhet të tejkalojnë një shumë të arsyeshme. Autori-tetet publike, të cilat synojnë të vendosin pagesa të tilla për info-rmacionin që servirin, duhet t’u vënë në dispozicion, kërkuesve të informacionit, një listë të këtyre pagesave, të cilat mund të mblidhen, duke treguar rrethanat në të cilat ato mund të mblidhen ose jo (hiqet dorë), si edhe rastet kur dhënia e info-rmacionit kushtëzohet prej pagimit paraprak të një pagese të tillë.

Neni 5mBlEdhjA dhE ShPërndArjA E infOrmAciOnit

mjEdiSOr

1. Çdo palë duhet të sigurojë:(a) Që autoritetet publike të zotërojnë dhe të rinovojnë

informacionin mjedisor, i cili lidhet me funksionet e tyre;(b) Krijimin e sistemeve detyruese për të siguruar një rrjedhje

të përshtatshme të informacionit për mjedisin, për tek autoritetet publike, në lidhje me aktivitete të propozuara dhe atyre ekzistuese, të cilat mund të ndikojnë dukshëm mjedisin;

(c) Në rast të ndonjë kërcënimi të rëndësishëm të shëndetit të njeriut ose mjedisit, shkaktuar nga aktivitetet e njerëzve apo shkaqe natyrore, i gjithë informacioni i cili mund të ndihmojë publikun të marrë masa për të parandaluar ose zbutur dëmin që rrjedh nga ky kërcënim, dhe i cili zotërohet nga një autoritet publik t’u shpërndahet menjëherë dhe pa vonesë anëtarëve të publikut të cilët mund të jenë ndikuar.

2. Çdo Palë do të sigurojë që, brenda kuadrit të legjislacionit dhe praktikave kombëtare, mënyra në të cilën autoritetet publike e bëjnë informacionin mjedisor të

Page 49: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

4�disponueshëm për publikun, të jetë transparente dhe e drejta për ta patur atë të ushtrohet efektivisht, midis të tjerave,

(a) Duke i dhënë informacion të mjaftueshëm publikut, për llojin dhe sferën e informacionit mjedisor, të zotëruar nga autoritetet përkatëse publike, kushtet bazë në të cilat një informacion i tillë bëhet i disponueshëm, dhe për procesin me anë të të cilit, ky informacion mund të sigurohet;

(b) Duke krijuar apo ruajtur praktika të tilla si:(i) Disponimi i listave, regjistrave ose dosje informative

për publikun;(ii) Kërkesa që zyrtaret të mbështesin publikun, ne kërkim

të së drejtës për informacion sipas kësaj konvente; dhe(iii) Identifikimi i pikave të kontaktit;

(c) Duke dhënë pa pagesë informacionin që përmbajnë listat, regjistrat ose dosjet sipas nënparagrafit (b-i) me lart.

3. Çdo Palë duhet të sigurojë që informacioni mjedisor, të bëhet në mënyrë progresive i disponueshëm në database elektronike, në të cilat hyhet lehtësisht nga publiku, nëpërmjet rrjeteve publike të komunikimit. Informacioni në këtë formë duhet të përfshijë:

(a) Raportet mbi gjendjen e mjedisit, referuar në paragrafin 4 më poshtë;

(b) Tekstet e legjislacionit mbi mjedisin ose të lidhura me të;(c) Kur shihet e përshtatshme, politikat, planet dhe programet

për ose të lidhura me mjedisin, dhe marrëveshjet mjedisore dhe(d) Informacion tjetër, në shkallën që disponimi i një

informacioni të tillë në këtë formë, do të lehtësojë aplikimin e ligjit kombëtar, në zbatim të kësaj Konvente,

duke parashikuar që, një informacion i tillë është ndërkohë i disponueshëm në formë elektronike.

4. Çdo Palë duhet, që në intervale të rregullta pa kaluar tre ose katër vjet, të publikojë dhe shpërndajë një raport kombëtar mbi gjendjen e mjedisit, duke përfshirë informacionin mbi cilësinë e mjedisit dhe informacione për presionet mbi mjedisin.

5. Çdo Palë duhet të marrë masa, brenda kuadrit të legjislacionit të saj, me synim shpërndarjen, midis të tjerash, të:

(a) Dokumentave të legjislacionit dhe politikës, si dhe dokumentave mbi strategjitë, politikat, programet dhe planet e veprimit, të cilat janë të lidhura me mjedisin, dhe raporteve

Page 50: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

50 mbi zbatimin e tyre, të përgatitura në nivele të ndryshme të administratës publike;

(b) Traktateve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit; dhe

(c) Dokumentave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit, kur shihet e përshtatshme.

6. Çdo Palë do të inkurajojë zhvilluesit, aktiviteti i të cilëve ka një ndikim të dukshëm mbi mjedis, të informojnë publikun rregullisht mbi ndikimet mjedisore të aktiviteteve dhe prodhimeve të tyre, atje ku shihet e përshtatshme dhe brenda kuadrit të skemave vullnetare të etiketimit ose revizionimit mjedisor, apo mjeteve të tjera.

7. Çdo Palë do të:(a) publikojë fakte dhe analizat e tyre, të cilat i konsideron të

vlefshme dhe të rëndësishme në formulimin e propozimeve të politikave mjedisore kryesore;

(b) publikojë, ose t’i bëjë të disponueshme për publikun materiale shpjeguese për marrëdhëniet me publikun, në çështjet që lidhen me veprimtarinë e kësaj Konvente; dhe

(c) ofrojë, në një formë të përshtatshme, informacionin për kryerjen e funksioneve publike ose sigurimin e shërbimeve publike, që lidhen me mjedisin, nga qeveria në të gjitha nivelet.

8. Çdo Palë do të zhvillojë mekanizmat me synimin për të siguruar që produkte të mjaftueshme informative të bëhet i disponueshëm për publikun në mënyrë që t’i aftësojë konsumatorët që të bëjnë zgjedhje të informuara mjedisore.

9. Çdo Palë do të ndërmarrë hapa për të vendosur ne mënyrë progresive, duke patur parasysh proceset ndërkombëtare, aty ku shihet si e përshtashme, një sistem kombëtar të qëndrueshëm të inventareve apo regjistrave për ndotjen në një database të strukturuar, kompjuterizuar dhe të disponueshëm për publikun, të hartuar përmes raportimit të standartizuar. Një sistem i tillë mund të përfshijë inputet, çlirimet dhe transferimet e një sërë substancash dhe produktesh të specifikuara, përfshirë ujin, energjinë dhe përdorimin e burimeve, nga një sferë e specifikuar e aktiviteteve tek media mjedisore dhe tek trajtimi ne vend ose jo i vendeve të depozitimit.

10. Asgjë në këtë nen nuk mund të paragjykojë të drejtën e Palëve për të refuzuar dhënien e një informacioni të caktuar mjedisor, në përputhje me nenin 4, paragrafet 3 dhe 4.

Page 51: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

51Neni 6PjESEmArrjA E PuBliKut nE VEndimEt Për AKtiVitEtE të

VEçAntA

1. Çdo Palë do të:(a) zbatojë kaluzolat e këtij neni, në lidhje me vendimet për

lejimin e aktiviteteve të propozuara, sipas listës në Aneksin I. (b) zbatojë klauzolat e këtij neni, në përputhje me ligjin e vet

ndërkombëtar, edhe për vendimet mbi aktivitetet e propozuara jo të listuara në Aneksin I, të cilat mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi mjedisin. Për këtë qëllim, Palët do të vendosin nëse një aktivitet i propozuar do t’u nënshtrohet kaluzolave të këtij neni.

(c) mund të vendosë, rast pas rasti, në qoftë se parashikohet nga ligji kombëtar, për të mos zbatuar klauzolat e këtij neni për aktivitetet e propozuara, të cilat u shërbejnë qëllimeve të mbrojtjes kombëtare, në qoftë se kjo Palë mendon se një aplikim i këtij neni do të ketë ndikim negativ mbi këto qëllime.

2. Publiku i interesuar do të informohet, me lajmërim publik ose individualisht, si të shihet e përshtatshme, në procedurën e hershme të marrjes së një vendimi për mjedisin, dhe në një mënyrë të përshtatshme, efektive dhe në kohë, midis të tjerash, për:

(a) Aktivitetin e propozuar dhe aplikimin mbi të cilën do të merret një vendim;

(b) Natyrën e vendimeve të mundshme ose draftin e vendimit;

(c) Autoritetin publik, përgjegjës për marrjen e vendimit (d) Procedurën e parashikuar, mënyrën dhe kohën kur ky

informacion mund të jepet, përfshirë:(i) Fillimin e procedurave;(ii) Mundësitë e publikut për të marrë pjesë;(iii) Kohën dhe vendin e çdo mbledhje publike, të

parashikuar;(iv) Adresimin tek autoriteti publik, prej të cilit mund

të merret informacioni përkatës dhe ku ky informacioni depozitohet për shqyrtim nga publiku;

(v) Adresimin tek autoriteti publik ose çdo organ tjetër zyrtar, të cilit mund t’i drejtohen komente ose pyetje, si edhe informimi

Page 52: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

52 për kohën ose afatet kohore të paraqitjes së këtyre pyetjeve apo komenteve; dhe

(vi) Informimin për informacionin e disponueshëm mjedisor, në lidhje me aktivitetin e propozuar.

(e) Faktin që aktiviteti i nënshtrohet një procedure kombëtare apo ndërkufitare të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

3. Procedurat e pjesmarrjes së publikut do të përfshijnë afatë të arsyeshme kohore, për faza të ndryshme, të cilat lejojnë kohë të mjaftueshme për të informuar publikun, në përputhje me paragrafin 2 me lart dhe për publikun për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në mënyrë efektive, gjatë marrjes së vendimeve për mjedisin.

4. Çdo Palë do të parashikojë pjesëmarrjen e hershme të publikut, kur të gjithë alternativat janë të hapura dhe publiku mund të marrë pjesë në mënyre efektive.

5. Çdo Palë, duhet, atje ku është e përshtatshme, të inkurajojë zhvilluesit perspektive për të identifikuar publikun e interesuar, për të hyrë në diskutime dhe për të dhënë informacion, në lidhje me objektivat e aplikimit të tyre, përpara se ata të bëjnë kërkesë për leje.

6. Çdo Palë do t’u kërkojë autoriteteve publike kompetente t’i japin publikut të interesuar leje për shqyrtim, kur ai e kërkon dhe kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar, pa pagesë dhe menjëherë sapo ai të jetë i disponueshëm, të të gjithë informacionit, që lidhet me marrjen e vendimeve, referuar në këtë nen, i cili disponohet në kohën e procedurës së pjesëmarrjes së publikut, pa paragjykuar të drejten e Palëve për të refuzuar dhënien e informacioneve të caktuara, në përputhje me nenin 4, paragrafi 3 dhe 4. Informacioni përkatës do të përfshijë, pa paragjykuar klauzolat e Nenit 4, të paktën:

(a) Një përshkrim të vendit dhe karakteristikave fizike e teknike të aktivitetit të propozuar, përfshirë vlerësimin e mbetjeve dhe shkarkimeve që parashikohen;

(b) Një përshkrim të efekteve të rëndësishme të një aktiviteti të propozuar në mjedis;

(c) Një përshkrim të masave të parashikuara për të parandaluar dhe/ ose pakësuar efektet, përfshirë shkarkimet;

(d) Një përmbledhje jo-teknike të pikave të mësipërme(e) Një përmbledhje të alternativave kryesore të studiuara nga

zhvilluesi, dhe

Page 53: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

53(f) Në përputhje me legjislacionin kombëtar, raportet dhe këshillat që i janë dhënë autoritetit publik në kohën kur publiku i interesuar do të informohet, sipas paragrafit 2 më lart.

7. Procedurat për pjesëmarrjen e publikut do të lejojnë publikun të paraqesë, me shkrim ose, si të jetë më e përshtatshme, në një mbledhje publike ose shqyrtim të zhvilluesit, çdo koment, informacion, analizë ose opinion, që konsiderohet i vlefshëm për aktivitetin e propozuar.

8. Çdo Palë do të sigurojë që në vendime do të merret mirë parasysh rezultati i pjesëmarrjes së publikut.

9. Çdo Palë do të sigurojë që, kur merret vendimi nga autoriteti publik, publiku do të informohet menjëherë për vendimin, në përputhje me procedurat e përshtatshme. Çdo Palë do ta bëjë të disponueshëm për publikun, tekstin e vendimit bashkë me arsyet dhe konsideratat mbi të cilat është bazuar ky vendim.

10. Çdo Palë do të sigurojë që, kur një autoritet publik rishqyrton ose rinovon të dhënat e kushtet e veprimit për një aktivitet të referuar në paragrafin 1, klauzolat e paragrafeve 2 deri në 9 të këtij neni, zbatohen mutatis mutandis dhe atje ku është e përshtatshme.

11. Çdo Palë do të zbatojë, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe në shkallën më të mundshme e të përshtatshme, klauzolat e këtij neni në vendimet për lejimin ose jo të clirimit të qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht, në mjedis.

Neni 7PjESëmArrjA E PuBliKut në PlAnEt, PrOgrAmEt dhE

POlitiKAt që KAnë lidhjE mE mjEdiSin

Çdo Palë do të krijojë kushte të përshtatshme praktike dhe/ ose të tjera për pjesëmarrjen e publikut gjatë përgatitjes së planeve dhe programeve, që kanë lidhje me mjedisin, brenda një kuadri transparent dhe të ndershëm, duke i siguruar atij informacionin e nevojshem. Brenda këtij kuadri, do të zbatohen neni 6 paragrafet 3, 4, dhe 8. Publiku i cili mund të marrë pjesë, do të identifikohet nga autoriteti përkatës publik duke marrë parasysh objektivat e kësaj Konvente. Çdo Palë do të përpiqet, në shkallën që e sheh të përshtatshme, për të orfruar mundësi për pjesëmarrjen e publikut në përgatitjen e politikave që lidhen me mjedisin.

Page 54: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

54 Neni 8PjESEmArrjA E PuBliKut gjAtE PErgAtitjES SE

rrEgullOrEVE EKzEKutiVE dhE/OSE inStrumEntAVE të PErgjithShEm ligjOr E nOrmAtiVE

Çdo Palë do të përpiqet që të promovojë pjesëmarrjen efektive të publikut në një periudhë të shtashme dhe ndërsa alternativat janë akoma të hapura, gjatë përgatitjes prej autoriteteve publike rregulloret ekzekutive dhe rregulla të tjera ligjore të përgjithshme e detyruese, të cilat mund të kenë një efekt të rëndësishëm mbi mjedis. Për këtë qëllim duhet të ndërmerren këto hapa:

(a) Duhet të fiksohen afatet kohore, të mjaftueshme për pjesmarrje efektive,

(b) Duhet të publikohen ose të bëhen të disponueshme për publikun, projektet e rregullave ligjore,

(c) Duhet t’i jepet publikut, mundësia për të komentuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese këshillimore;

Rezultatet e pjesmarrjes publike do të merren parasysh aq sa të jetë e mundur.

Neni 9E drEjtA Për t’ju drEjtuAr gjYKAtES

1. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që çdo person i cili mendon se kërkesa e tij për informacion sipas nenit 4 është nënvleftësuar, refuzuar gabimisht, pjesërisht ose tërësisht, i është përgjigjur në mënyrë të pamjaftueshme ose nuk është trajtuar në përputhje me klauzolat e këtij neni, ka të drejtë për të patur një procedure shqyrtimi përpara gjykatës ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanshëm, të krijuar me ligj. Në rrethanat kur një Palë parashikon një shqyrtim të tillë nga një gjykatë, ajo do të sigurojë që ky person të ketë gjithashtu të drejtë për një procedurë të shpejtë e efektive, të vendosur me ligj, e cila është pa pagesë ose jo e shtrenjtë për rishqyrtim prej një autoriteti publik ose nga një organ i pavarur dhe i pa anshëm, përveç gjykatës.

Vendimet përfundimtare, sipas paragrafit 1 do të jetë detyruese për autoritetin publik që zotëron informacionin. Arsyet do të jepen me shkrim, të paktën për rastet kur informacioni

Page 55: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

55është refuzuar, në përputhje me këtë paragraf.2. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të

sigurojë që anëtarët e publikut të interesuar që:(a) kanë interes të mjaftueshëm, ose(b) u është cënuar një e drejtë, në rast se ligji procedurial i një

Palë e kërkon këtë si parakusht,do të kenë të drejtën për një procedure shqyrtimi përpara

gjykatës dhe/ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanëshëm, të krijuar me ligj, për të mos pranuar legalitetin substantive dhe procedurial të çdo vendimi, akti ose lënie mënjanë, sipas klauzolave të nenit 6 dhe, kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar dhe pa paragjykuar paragrafin 3 më poshtë, të klauzolave të tjera përkatëse të kësaj Konvente.

Çfarë përbën interes të mjaftueshëm dhe cënim të një të drejte do të përcaktohet, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe me objektivin për t’i dhënë publikut të interesuar të drejta me të zgjeruara për t’ju drejtuar gjykates, brenda sferes se kësaj Konvente. Për këtë qellim, interesi i një organizate jo qeveritare që ploteson kerkesat e referuara në nenin 2, paragrafi 5, do të konsiderohet i mjaftueshem për qellimin e nënparagrafit (a) me lart. Organizatat e tilla do të konsiderohen si organizata që kanë të drejta, të cilat u cenohen për qellimet e nënparagrafit b me lart.

Klauzolat e paragrafit 2 nuk do të përjashtojnë mundesinë e një proçedure shqyrtimi paraprak përpara një autoriteti administrativ dhe nuk do të ndikojnë kerkesen e shterimit të procedurave të shqyrtimit administrativ, përpara apelimit të procedurave gjyqesore të shqyrtimit, në rastet kur një kërkesë e tille ekziston në ligjin kombëtar.

3. Perveç kësaj dhe pa paragjykuar procedurat e shqyrtimit, të referuara në paragrafet 1 dhe 2 me lart, çdo Palë do të siguroje që, në rastet kur anëtaret e publikut plotesojnë kriteret, në se ka të tilla në ligjin kombëtar, ata do të kenë të drejtë për t’ju drejtuar procedurave administrative ose gjyqësore për të mos pranuar veprimet apo neglizhimet nga personat private dhe autoritetet publike, të cilat janë në kundërshtim me klauzolat e legjislacionit të vet kombëtar, në lidhje me mjedisin.

4. Për më tepër dhe dhe pa paragjykuar paragrafin 1 më lart, procedurat e referuara në paragrafet 1,2, dhe 3 do të sigurojnë mjete të përshtatshme dhe efektive, përfshirë

Page 56: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

56 lehtësimin e vendimit gjyqësor, të cilat do të jenë të ndershme, të barabarta, në kohë dhe jo tepër të shtrenjta. Vendimet sipas këtij neni, do të jepen ose regjistrohen me shkrim. Vendimet e gjykatave dhe aty ku është e mundur, e organeve të tjera do të bëhen të disponueshme për publikun.

5. Me qëllim që të rritet efektiviteti i klauzolave të këtij neni, çdo Palë do të siguroje që publikut t’i jepet informacion për të drejtën e tij për t’ju drejtuar procedurave të shqyrtimit administrativ e gjyqësor dhe do të marrë në konsideratë krijimin e mekanizmave ndihmës të përshtatshëm, për të hequr ose pakësuar pengesat financiare ose pengesa të tjera në ushtrimin e së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

Neni 10

mBlEdhjA E PAlEVE

1. Mbledhja e Parë e Palëve do të realizohet jo me vonë se një vit mbas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente. Mbas kësaj, një mbledhe e zakonshme e Palëve do të mbahet të paktën një herë në çdo 2 vjet, nëse nuk vendoset ndryshe nga Palët, ose në rastin e një kërkese me shkrim të një Palë të caktuar, me kusht që brenda 6 muajve të komunikimit të kërkesës tek të gjitha Palët, nga Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën (KEE). Kjo kërkesë duhet të mbështetet nga të paktën një e treta e Palëve.

2. Në mbledhjet e tyre, Palët do të mbajnë nën shqyrtim të vazhdueshëm zbatimin e kësaj Konvente, mbi bazën e një raportimi rregullisht nga të gjitha Palët dhe me këtë qëllim në mendje, do të:

(a) shqyrtojnë politikat për metodat ligjore dhe metodologjike të të drejtës për informacion, pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës në çështjet e mjedisit, me synimin për t’i përmirësuar ato;

(b) shkëmbejnë informacion, në lidhje me eksperiencën e fituar nga përfundimi dhe zbatimi i marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe, ose praktikave të tjera që lidhen me qëllimet e kësaj Konvente, në të cilat një ose më shumë Palë janë palë;

(c) kërkojnë, aty ku është e përshtatshme, shërbimet e organeve përkatëse të KEE dhe organeve të tjera kompetente ndërkombëtare dhe komiteteve specifike, në të gjitha aspektet që

Page 57: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

57lidhen me arritjen e synimeve të kësaj Konvente;(d) krijojnë organe ndihmëse, në se ato e shohin të

nevojshme;(e) përgatisin, kur është e përshtatshme, protokollet e kësaj

Konvente;(f) marrin në konsiderate dhe miratojnë propozimet për

amendamente të kësaj Konvente, në përputhje me klauzolat e nenit 14;

(g) marrin në konsideratë dhe ndërmarrin çdo veprim tjetër, që mund të kërkohet për arritjen e qëllimeve të kësaj Konvente;

(h) marrin në konsideratë dhe miratojnë me konsensus, në mbledhjen e tyre të parë rregullat e procedurës për mbledhjet e tyre dhe mbledhjet e organeve ndihmëse;

(i) shqyrtojnë, në mbledhjen e tyre të parë, përvojën e tyre në zbatimin e klauzolave të nenit 5, paragrafi 9 dhe marrin në konsideratë hapat e nevojshme për të zhvilluar me tej sistemin, e referuar në ate paragraf, duke patur parasysh proceset dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë shtjellimin e një dokumenti të përshtatshëm në lidhje me regjistrat apo inventarët e shkarkimeve ndotëse dhe të transferuara, të cilat mund t’i aneksoheshin kësaj Konvente.

3. Mbledhja e Palëve mund të marrë në konsideratë, nëse e nevojshme, krijimin e procedurave financiare me konsensus.

4. Kombet e Bashkuara, agjensitë e tyre të specializuara dhe Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, si edhe çdo shtet ose organizatë rajonale e integrimit ekonomik, me të drejtën e nënshkrimit të kësaj Konvente, sipas nenit 7, por e cila nuk është Palë në të, dhe çdo organizatë ndërqeveritare e kualifikuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, do të kenë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Palëve.

5. Çdo organizatë jo qeveritare, e specializuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, e cila ka informuar Sekretarin Ekzekutiv të KEE për dëshirën e saj për t’u përfaqësuar në një mbledhje të Palëve, do të ketë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues, në qoftë se të paktën një e treta e palëve e pranishme në mbledhje nuk ka kundërshtime.

Page 58: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

58 Neni 11

E drEjtA Për të VOtuAr

1. Çdo Palë në këtë Konventë do të ketë të drejtën e një vote, me përjashtim të prashikimit të paragrafit 2 më poshtë.

2. Organizatat rajonale të integrimit ekonomik, në çështjet brenda kompetencës së tyre do të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të votuar me një numër votash të barabarta me numrin e vendeve anëtare, të cilat janë Palë në këtë Konvente. Organizata të tilla nuk do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në qoftë se vendet e tyre anëtare ushtrojnë të drejtat e tyre dhe anasjelltas.

Neni 12

SEKrEtAriAti

Sekretari Ekzekutiv i KEE do të kryejë funksionet e mëposhtme sekretariale:

(a) mbledhjen dhe përgatitjen e mbledhjeve të Palëve;(b) shpërndarjen për Palët të raporteve dhe informacioneve të

tjera, të marra në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente dhe(c) funksione të tjera që mund të përcaktohen nga Palët.

Neni 13AnEKSEt

Anekset e kësaj Konvente do të përbëjnë një pjesë integrale të saj.

Neni 14AmEndAmEntEt E KOnVEntëS

1. Çdo Palë mund të propozojë amendamente për këtë Konventë.

2. Teksti i çdo amendamenti të propozuar për këtë Konventë, do t’i paraqitet me shkrim Sekretarit Ekzekutiv të KEE, i cili do t’ia komunikojë atë të gjitha Palëve, të paktën 90 ditë përpara mbledhjes së Palëve, në të cilën ai është propozuar për miratim.

3. Palët do të bëjnë çdo përpjekje për të arritur marrëveshje për çdo amendament të propozuar për këtë konventë, me konsensus. Në se të gjitha përpjekjet për konsensus dështojnë dhe nuk arrihet marrëveshje, amendamenti, si mjet i fundit do

Page 59: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

5�të miratohet nga tre të katërtat e shumicës votuese të Palëve, që janë të pranishme dhe që votojnë në mbledhje.

4. Amendamentet për këtë Konventë të miratuara, në përputhje me paragrafin 3 më sipër, do t’u komunikohen Palëve nga Depozituesi, për t’u ratifikuar, aprovuar ose pranuar. Amendamentet për këtë Konventë, të tjera nga ato të një aneksi do të hyjnë në fuqi për Palët që i kanë ratifikuar, aprovuar ose pranuar ato në ditën e nëntëdhjetë, mbas marrjes së njoftimit prej depozituesit për ratifikimin, aprovimin ose pranimin nga të paktën tre të katërtat e këtyre Palëve. Mbas kësaj, ato do të hyjnë në fuqi për çdo Palë tjetër në ditën e nëntëdhjetë, mbasi kjo Palë depoziton dokumentat e vet të ratifikimit, aprovimit ose pranimit të këtyre amendamenteve.

5. Çdo Palë e cila nuk mund të aprovojë një amendament të një aneksi të kësaj Konvente do të njoftojë për këtë Depozituesin me shkrim brenda 12 muajve, nga data e komunikimit të miratimit. Depozituesi do të njoftojë të gjitha Palët për marrjen e një njoftimi të tillë.

6. Me skadimin e 12 muajve që nga data e komunikimit të amendamentit për një aneks të Depozituesi, sic parashikohet në paragrafin 4 më lart, ai do të bëhet efektiv për ato Palë, të cilat nuk kanë paraqitur një njoftim depozituesit, në përputhje me klauzolat e paragrafit 5 më lart, me kusht që jo më shumë se një e treta e Palëve ta kenë paraqitur këtë njoftim.

7. Për qëllimet e këtij neni, “Palët e pranishme dhe që votojnë” nënkuptojnë Palët e pranishme që votojnë pro ose kundër.

Neni 15ShqYrtimi i PAjtuEShmëriSë mE KOnVEntën

Mbledhja e Palëve do të krijojë, me konsensus, praktika fakultative të një natyre jo konfrontuese, jo gjyqësore dhe këshilluese për të shqyrtuar pajtueshmërinë me klauzolat e kësaj Konvente. Këto praktika do të lejojnë përfshirjen e duhur të publikut dhe mund të përfshijë alternativen e shqyrtimit të komunikimeve prej anëtarëve të publikut për çështjet që lidhen me këtë Konventë.

Page 60: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

60 Neni 16zgjidhjA E mOSmArrëVEShjEVE

1. Në rast se ka mosmarrëveshje midis dy ose më shumë Palë për interpretimin ose zbatimin e kësaj Konvente, do të kërkohet një zgjidhje me anë të negociatave ose mjeteve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të pranueshme për Palët në mosmarrëveshje.

2. Gjatë nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, aprovimit ose aderimit në këtë Konventë ose në çdo kohë pas këtyre fazave, një Palë mund t’i deklarojë me shkrim depozituesit që për një mosmarrëveshje të pazgjidhur në përputhje me paragrafin 1, ajo pranon njërën ose të dyja mjetet e mëposhtme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, si të detyrueshme, në lidhje me çdo Palë që pranon të njëjtin detyrim:

(a) Paraqitja e mosmarrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

(b) Arbitrazhi, në përputhje me procedurën e vendosur në Aneksin II.

3. Në qoftë se Palët në mosmarrëveshje kanë pranuar të dyja mjetet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, referuar në paragrafin 2 më lart, mosmarrëveshja mund t’i paraqitet vetëm Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në qoftë se Palët nuk bien dakort ndryshe.

Neni 17nënShKrimi

Kjo Konventë do të jetë e hapur për nënshkrim në Aarhus (Danimarkë) më 25 qershor 1998, dhe mbas kësaj date në qendrën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, deri në 21 dhjetor 1998, prej vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik për Evropën, si edhe shtetet që kanë status këshillues me KEE, sipas paragrafeve 8 dhe 11 të Rezolutës 36 (IV) të Këshillit Ekonomik e Social, 28 mars 1947, dhe nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik, të përbërë nga shtetet anëtare sovrane të KEE, tek të cilat shtetet anëtare i kanë transferuar kompetencën për çështjet që trajtohen nga kjo Konventë, përfshirë kompetencën për të hyrë në traktate që lidhen me këto çështje.

Page 61: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

61Neni 18

dEPOzituESi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të veprojë si Depozituesi i kësaj Konvente.

Neni 19rAtifiKimi, PrAnimi, APrOVimi dhE AdErimi

1. Kjo Konventë do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose aprovimit nga shtetet nënshkruese dhe organizatat rajonalë të integrimit ekonomik.

2. Kjo Konventë do të jetë e hapur për aderim, që prej 22 dhjetorit 1998, të shteteve dhe organizatave rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17.

3. Çdo shtet tjetër, që nuk përmendet në paragrafin 2 më lart, i cili është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të aderojë në Konventë, me miratimin e Mbledhjes së Palëve.

4. Çdo organizatë, e referuar në nenin 17, e cila bëhet Palë në këtë Konvente, ndërsa asnjë nga shtetet e veta anëtare nuk është Palë, do të jetë e detyruar të plotësojë të gjitha detyrimet e kësaj Konvente. Në qoftë se një ose më shumë shtete anëtare të një organizate të tillë, është Palë në këtë Konvente, organizata dhe shtetet e veta anëtare do të vendosin për përgjegjësistë e tyre përkatëse, për përmbushjen e detyrimeve, sipas kësaj Konvente. Në të tilla raste, organizatat dhe shtetet anëtare nuk do të kenë të drejtën e ushtrimit të të drejtave, që rrjedhin nga kjo Konventë, paralelisht.

5. Në dokumentat e tyre të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, organizatat rajonale të integrimit ekonomik, referuar në Nenin 17, do të deklarojnë shkallën e kompetencës së tyre, në lidhje me çështjet e trajtuara nga kjo Konventë. Këto organizata do të informojnë gjithashtu edhe Depozituesin për çdo ndyshim të konsiderueshëm, në lidhje me shkallën e ushtrimit të kompetencës së tyre.

Neni 20hYrjA në fuqi

1. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo adërimit.

Page 62: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore

62 2. Për qëllimet e paragrafit 1 më lart, çdo dokument i depozituar nga një organizatë rajonale e integrimit ekonomik, nuk do të numërohet si suplementare e atyre dokumentave, që janë depozituar nga shtetet anëtare të një organizate të tillë.

3. Për çdo shtet ose organizatë, referuar në nenin 17 e cila ratifikon, pranon ose aprovon këtë Konventë apo aderon në të mbas depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, Konventa hyn në fuqi në ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit nga ky shtet apo organizatë të dokumentit të tij të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit.

Neni 21tërhEqjA

Në çdo kohë, mbas tre vjetëve nga data në të cilën Konventa ka hyrë në fuqi nga një Palë e caktuar, ajo Palë mund të tërhiqet nga Konventa, duke i dhënë njoftim me shkrim Depozituesit. Çdo tërheqje e tillë do të bëhet efektive ditën e nëntëdhjetë mbas datës së marrjes së njoftimit nga Depozituesi.

Neni 22tEKStEt AutEntiKE

Origjinali i kësaj Konvente, për të cilat tekstet në anglisht, frengjisht dhe rusisht janë autentike në menyrë të barabartë, do të depozitohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Dëshmitarë të të nënshkruarve, të autorizuar siç duhet, kanë nënshkruar këtë Konventë.

Përgatitur në Aarhus (Danimarkë), ditën e njëzetë e pesë të qershorit, të vitit një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë.

Page 63: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore
Page 64: E Drejta Per t'Iu Drejtuar Gjykates Per Ceshtje Mjedisore