- Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë...

12
www.integrazionemigranti.gov.it - Newsletter Shumëgjuhësh (Janar 2013) Anglisht Shqip Arabisht Kineze Frëngjisht Punjabi Rusisht Spanjisht Tagalog - Ukraine Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofrohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi), brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj. Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka informacione mbi shërbimin që po kërkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për të cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, në Portal janë në dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor.

Transcript of - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë...

Page 1: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

www.integrazionemigranti.gov.it - Newsletter Shumëgjuhësh (Janar 2013)

Anglisht – Shqip – Arabisht – Kineze – Frëngjisht – Punjabi – Rusisht – Spanjisht – Tagalog - Ukraine

Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e

qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofrohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi),

brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për

të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj.

Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka

informacione mbi shërbimin që po kërkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për të cilin kërkohet të

njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që

përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një

listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë

në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e

emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Page 2: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e Integrimit të Emigrantëve është aktiv një shërbim

falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001)

Për kompletimin e aktiviteteve të informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një

newsletter mbi të rejat dhe detaje.

TREGUESI

AKTUALITET

Urgjenca Afrika e Veriut- Me mbarimin e urgjencës kalohet në administrimin

normal.

Shëndeti: marrëveshja Shteti – Krahinat për të pasur rregulla të njëjta në të

gjithë Italinë për asistencën shëndetsore për të huajt

Regjistrimet për vitin shkollor 2013/2014: bëhen vetëm on line por do të jetë e

mundur për të patur asistencë në shkollat - Të njëjtat rregulla për nxënësit me

nënshtetësi italiane dhe nxënësit me nënshtetësi të huaj

Punonjësit stinor – Eshtë e mundur për atë që ka leje (nulla osta) shumëvjeçare

të hyjë në Itali pamvarësisht nga dekreti i flukseve

Shtëpija: Në Kozenca një inisiativë për tu orientuar për të gjetur shtëpi

Mikro- ndërmarrje (sipërmarrje) dhe refugjatët: quhet “RE-LAB: Start- Up Your

Business”, projekti kushtuar refugjatëve që duan të bëhen sipërmarrës

DIREKTIVA

Nga 30 qershori 2013 edhe qytetarët e huaj mund të përdorin autoçertifikatat

për procedurat në fushën e imigrimit

Punëtorët me kualifikim të lartë, rruga që duhet të ndjekin për njohjen e

kualifikimeve professionale

VENDIMET

Nuk mund të përjashtohen të rinjtë e huaj nga Shërbimi Civil Nacional –

vendimi i Gjyqit të Apelit të Milanos

Për zotëruesit e lejes së qëndrimit me afat të gjatë kohe, leja e qëndrimit CE, i

takon edhe familjarëve edhe në mungesë të pesë vjetëve të qëndrimit të

rregullt – Vendimi i Gjykatës Administrative Krahinore - Pulja. Nuk mund t’i

Page 3: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

mohohet regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor Nacional, prindërve të

emigrantëve jo komunitar mbi 65 vjeç, hyrë në Itali për bashkim familjar –

vendim i Gjykatës së Milanos

AKTUALITET

Urgjenca Afrika e Veriut – Me mbarinin e urgjencës kalohet në

administrimin e zakonshëm

Me 31 dhjetor 2012 përfundoi gjëndja e urgjencës, e

shpallur nga Qeveria italiane si rrjedhojë e numrit të

konsiderueshëm të emigrantëve mbërritur nga Afrika e

Veriut, gjatë periudhës mars shtator 2011.

Një dispozitë e Mbrojtjes Civile e 28 dhjetorit 2012 ka urdhëruar mbarimin e

gjëndjes së urgjencës dhe kalimin në drejtimin e zakonshëm nga ana e Ministrisë së

Brëndëshme dhe e administratave të tjera kompetente.

Ndërhyrja humanitare, e bërë nga Qeveria Italiane i përket si 28.123 vetëve të huaj

mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu

edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur nga Libija si pasojë e ngjarjeve të njohura të

luftrave, si dhe 6.000 vetave të tjerë të huaj të ardhur nga mesdheu lindor. Në të

gjithë territorin nacional u krijua një mikpritje e shtrirë(e madhe), me pika

maksimale me më shumë se 26.000 refugjatë, dhe për më tepër shqyrtimi i më

shumë se 39.000 kërkesave për azil nga ana e Komisioneve territoriale dhe të

Seksioneve të tyre për njohje të mbrojtjes ndërkombëtare.

Konklusioni i ndërhyrjeve të jashtëzakonshme nuk do të konkretizohet – lexohet në

komunikatën e shtypit të nxjerrë nga Ministria e Brëndëshme – në braktisjen e atyre

personave që kanë akoma nevojë për mbrojte, me referim të veçantë atyre që

duhet të kenë(të shikojnë) të përfunduar procedurën e tyre dhe atyreve që janë

në pritje të lëshimit të lejes së qëndrimit humanitar me afat një vit, që u lejon për të

kryer një aktivitet pune.

Ndërhyrjet, për këtë gjë të bëra deri tani, kanë lejuar të ulet numri i personave të

mirëpritur në më pak se 18.000 dhe në dy muajt e ardhshme ministria e

Brëndëshme, nëpërmjet prefektëve, do t’i garantojë të huajve akoma prezent një

mikpritje me synim për një progresivitet të daljes së tyre nga sistemi edhe

nëpërmjet programeve të kthimit vullnetar dhe ndihmës. Gjithashtu, me burimet

e Fondeve europiane, do të bëhen ndërhyrje të tjera për të favorizuar proçesin e

Page 4: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

integrimit dhe të përfshirjes në territor.

Për detaje të mëtejshme

- Urdhëresa n. 33 e datës 28 dhjetor 2012

- Komunikata e shtypit e Ministrisë së Brëndëshme

Shëndeti: marrëveshja Shteti – Krahinat për të pasur rregulla të njëjta

në të gjithë Italinë për asistencën shëndetsore për të huajt

Marrëveshja nuk parashikon norma të reja, por mbledh dhe

interpreton direktivën nacionale dhe krahinore ekzistuese

lidhur me asistencën shëndetsore për emigrantët.

Në Itali Sistemi Shëndetsor Nacional (Ssn) u garanton kura të gjithë qytetarëve pa

dallim.

Përsa i përket të huajve, banuesit (qytetarët) me leje qëndrimi të rregullt trajtohen

njëlloj si qytetarët italianë: regjistrohen në Shërbimin Shëndetsor Nacional, kanë

mjekun e familjes dhe kanë të drejtën për të gjitha shërbimet (mjekimet) e spitalit

(urgjenca, shtrimet në spital, kirurgji, etj.).

Por edhe emigrantët jo në rregulla gëzojnë të drejta të shumta: edhe se në

pamundësi të regjistrimit në Shërbimin Shëndetsor Nacional, kanë të drejtën e

kurave “urgjente o megjithatë të rëndësishme”.

Problemi është që këto norma nuk aplikohen në mënyrë uniforme. Asistenca

shëndetsore(mjekimi është në kompetencë të Krahinave (Rretheve), dhe ç’do

Krahinë i interpreton normat në mënyrë të ndryshme. Kështu, për shembull, në Pulja

një i huaj pa dokumenta mund të ketë mjekun e familjes dhe pediatrin, duke e

zgjedhur vetë, njësoj si ç’do qytetar italian; në krahina të tjera mund të shkohet në

spital, por nuk ka të drejtën e një mjeku të familjes.

Marrëveshja midis Stetit dhe Krahinave është menduar pikërisht për këtë: për të

“përshtatur”, o të pakten për të afruar, praktikat konkrete të territoreve të

ndryshme. Dhe për t’i garantuar të gjithëve një standart minimal të shërbimeve

(dhe të drejtave).

Midis sqarimeve të rëndësishme të dhëna në dokumentin, aty jepet lista e rasteve

ku për të huajt është e detyrushme regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor Nacional,

midis të cilave preçisohet hyjnë edhe të miturit pa leje qëndrimi dhe të huajt në

pritje të vënies në rregulla.

Dokumenti sqaron gjithashtu që duhen të regjistrohen në mënyrë të detyrueshme

në Shërbimin Shëndetsor Nacional edhe të huajt në pritje të lëshimit të së parës

Page 5: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

leje të qëndrimit, nëqoftëse bëhet fjalë për një leje qëndrimi që jep të drejtën e

regjistrimit të detyrueshëm në Shërbimin Shëndetsor.

Regjistrimi është i vlefshëm nga data e hyrjes së të huajit në Itali deri në skadencën

e lejes së qëndrimit dhe është i vlefshëm edhe gjatë periudhës të rinovimit. Në

rastin kur në momentin e kërkesës së asistencës, i huaji me leje qëndrimi të rregullt

nuk ka akoma parashikuar regjistrimin, strukturat shëndetsore parashikojnë

sidoqoftë dhënien e shërbimeve dhe regjistrimin e të huajit në SSN.

Sqarime të rëndësishme jepen gjithashtu përsa i përket dhënies së shërbimeve

shëndetsore të huajve pa leje qëndrimi, të cilëve në ç’do rast i garantohen kurat

kryesore të përshtatshme për të siguruar ciklin terapeutik(kurues) dhe riaftësimin

komplet deri në mundësinë e shërimit, përfshirë edhe transplantimin eventual.

Emigrantët pa rregulla, pra mund të shkojnë tek Urgjenca (Pronto Soccorso) kur

janë në rrezik vdekje(“kura urgjente”). Por përfitojnë edhe terapi “kryesore”: që

nga shërbimet për parandalimin deri në vaksinimin, nga asistenca e grave

shtatzënë deri në terapi të vazhdueshme, që nga shtrimi në spital e deri në kirurgji.

Pra, pothuajse të gjitha.

- Shkarko marrëvehjen dhe dokumentin komplett

Regjistrimet për vitin shkollor 2013/2014: do të bëhen vetëm on line por

do të jetë e mundur për të pasur asistencë nëpër shkolla – Të njëjtat

rregulla për nxënësit me nënshtetësi italiane dhe nxënësve të huaj

Ministrija e Arësimit, e Universitetit dhe e Kërkimeve Shkencore

ka nxjerrë një qarkore ku sqaron të gjitha mënyrat e regjistrimit

në shkollat shtetërore të çfarëdo lloji dhe shkalle për vitin

shkollor 2013- 1014.

Norma parashikon që nga viti 2012-1013 regjistrimet të bëhen vetëm on line: nga

regjistrimi, deri te kërkimi i shkollës së dëshëruar, nga plotësimi i formularit të

regjistrimit deri në dërgimin e tij.

Për ta thjeshtësuar procedurën Ministrija ka aktivizuar një faqe web e thjeshtë për

të hyrë, me adresën: http://www.iscrizioni.istruzione.it. Institucionet shkollore

marrëse të kërkesave do të ofrojnë një shërbim ndihme për familjet pa instrument

informatik.Në vartësi, kur është e nevojshme, edhe shkollat e origjinës (prejardhjes)

do të ofrojnë këtë shërbim ndihmës.

Për nxënësit jo me nënshtetësi italiane aplikohen të njëjtat procedura të regjistrimit

të parashikuara për nxënësit me nënshtetësi italiane. Megjithatë, mund të dalë

problemi për fëmijët e emigrantëve jo në rregulla që nuk kanë kodiçe fiskale( i

domosdoshëm për të plotësuar kërkesën on-line), në këtë rast prindërit duhet t’i

drejtohen sekretarive të shkollave që do të marrin masa për të pranuar kërkesat e

regjistrimit.

- Shko në sitin e Ministrisë së Arsimit për regjistrimet on line

Page 6: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Punëtorët stinorë -

Eshtë e mundur për atë që ka leje shumëvjeçare(nulla osta) me hyrë

në itali pamvarësisht nga dekreti i flukseve

Është në dispozicion në sitin e Ministrisë së Brëndëshme

modeli telematik i komunikimit (modulo CSP), nëpërmjet të

cilit punëdhënësi mund të shprehë dëshirën për të konfirmuar

marrjen në punë të një punëtori stinor për të cilin është marrë

në vitet e kaluara leja e marrjes në punë shumëvjeçare për

punë stinore.

Një nga të rejat më të rëndësishme të viteve të fundit lidhur me të huajt stinorë të

okupuar në bujqësi ose në strukturat turistike – e hoteleve, është mundësia për të

kërkuar leje trevjeçare (nulla osta) me hyrjen në Itali. Kërkesa e parë paraqitet nga

punëdhënësi kur del dekreti i flukseve. Me marrjen e të ashtuquajtuarës “ leje

shumëvjeçare”, në dy vitet e mëtejshme punëdhënësi mund të thërresë në Itali

punëtorin stinor në çfarëdo momenti të vitit, me një komunikim të thjeshtë, pa

pritur kuotat e reja të hyrjes.

Nga 3 janari i vitit 2013 punëdhënësit mund të bëjnë komunikimin për të konfirmuar

marrjen në punë edhe për vitin 2013 të punëtorit stinor për të cilin në të kaluarën

ka qënë marrë autorizimi shumëvjeçar. Dhe nga ky vit mund ta bëjë edhe një

punëdhënës i ndryshëm nga ai i mëparshëm duke përdorur formularin CSP-AD.

Procedura është e gjitha on line, nëpërmjet sitit nullaostalavoro.interno.it.

Komunikimi i dërgohet menjëherë nëpërmjet sistemit informatik Ministrisë së

Jashtme për dhënien e vizës dhe i huaji mund të paraqesë kërkesën për vizë në

Autoritetet konsullore kompetente nga momenti kur praktika ndodhet në fazën “

leje dërguar Autoriteteve konsullore”( “nulla osta inviato all’autorita’ consolare”). I

tillë informacion është i mundur duke hyrë në adresën web

http://domanda.nullaostalavoro.interno.it ku duhet të vihen (përfshihen)

kredencialet të përdorura për nisjen e komunikimit.

Më pas me hyrjen në territorin nacional, punëtori duhet të drejtohet, si rregull,

brenda 8 ditëve, bashkë me punëdhënësin e vet, në sportelin unik kompetent për

të firmosur kontratën e qëndrimit dhe të kërkojë lejen e qëndrimit.

Për detaje konsulto:

- Qarkore e përbashkët Brëndëshme-Punës 25 shkurt 2011

- Qarkore e Ministrisë së Brëndëshme n. 6914 12 shtator 2011

Page 7: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Shtëpija:

Në Kozencë një inisiativë për tu orientuar për të gjetur shtëpi

Projekti, i financuar nga Ministrija e Brëndëshme, operon në

zonën Piana di Sibari, në provincën e Kozencës, me qëllim

për të favorizuar hyrjen në banesa të denja të punëtorëve

emigrantë që ndodhen në një situatë banuese të vështirë,

duke ju u referuar në mënyrë të veçantë atyre të sektorit

bujqësor.

Projekti i përgjigjet kërkesave lokale duke propozuar metoda dhe veprime të

ndryshme si për atë që ndodhet në situata ekstreme pasigurie banimi, nëpërmjet

masave me synim të një zgjidhjeje të menjëherëshme dhe të përkoheshme të

problemit banesë, të mbështetura në mënyra për një rrugëzgjidhje të problemit

banesë, si dhe për atë që ndodhet në situata banimi të papërshtateshme

nëpërmjet përçuarjes së informacionit, negociatave mbi banesën dhe trajtimeve

sociale për të banuar.

Për informacione të metejshme

- Shko në sitin Associazione Cidis Onlus

Micro- ndërmarrje dhe refugjatët:

quhet “RE-LAB: Start- Up Your Business” projekti drejtuar refugjatëve që

duan të bëhen sipërmarrës (punëdhënës)

Projekti, i ndërmarrë nga ILO në bashkëpunim me Këshillin

Italian për Refugjatët, ka objektiv të mbështesë inisiativat e

sipërmarrësve(punëdhënësve) të personave titullarë të

mbrojtjes internacionale, duke iu dhënë kompentenca dhe

instrumente të nevojshme për hapjen e aktivitetit ekonomik,

duke i shoqëruar personat gjatë një proçesi të orientimit dhe

formimit dhe duke mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja.

Projekti që do të shtrihet në një periudhë prej dy vjetësh parashikon seleksionimin e

120 pjesëmarrësve, që do të përfitojnë një formin me synimin per të përmirësuar

kapacitetin e tyre si sipërmarrës dhe krijimin e një business plan. Të 13 idetë të

konsideruara me më efikasitet dhe të mundshëm do të përfitojnë një mbështetje

në hapjen e ndërmarrjes, nëpërmjet një shoqërimi në fazën start up me shërbime

të konsultimit dhe një kontributi ekonomik për hapjen e aktivitetit.

- Për informacione të mëtejshme vizito sitin www.ideatua.it

Page 8: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Direktiva

Nga 30 qershori 2013 edhe qytetarët e huaj mund të përdorin

autoçertifikatat per procedurat lidhur me imigrimin

Me publikimin e ligjit mbi stabilitetin, shtyhet për gjashtë muaj

(ose nga 30 qershori) afati për hyrjen në fuqi të dispozitave që

barazojnë qytetarin e huaj jo komunitar me atë italian për

përdorimin e autoçertifikatave.

Nga 1° janari 2012, qytetarët italianë mund të kërkojnë(dhe të marrin) vetëm

çertifikata të destinuara subjekteve private (bankave, sigurimeve, etj.), ndërsa kur

duhet për t’i dorëzuar Administratës Shtetërore çertifikata që kanë si objekt

gjëndjet, cilësi personale dhe fakte, që mund të merren nga po ata ente kërkuese,

duhet të jenë direkt këta të fundit me i paraqit zyrës çerifikatën e nevojshme, pa

qënë privati i detyruar për t’i gjetur.

Të tilla rregulla të reja duhet t’i aplikoheshin edhe qytatarëve jo komunitar duke

filluar nga data 1° janar 2013, (duke u bazuar përsa është stabilizuar nga ligji n.

35/2012), por për të gjithë vitin 2012 kanë mbetur në fuqi rregullat e vjetra ku

qytetarëve të huaj me venbanim të rregullt në Itali administratat mund të u

kërkojnë paraqitjen e të gjithë çertifikatave të duhura përsa i përket procedurave

disiplinore nga Teksti Unik(Testo Unico) mbi imigrimin(për shembull për

dhënien/rinovimin e lejes së qëndrimit)

Dispozitat e reja përkundrazi do të aplikohen edhe për të huajt vetëm duke filluar

nga 30 qershori 2013.

Punëtorët me kualifikim të lartë, rruga për njohjen e kualifikimeve të

tyre profesionale

Me hyrjen në fuqi të dekretit legjislativ n. 108 të datës 28

qershor 2012, mund të hyjnë në Itali punëtorët e huaj me

kualifikim shumë të lartë, pamvarësisht nga kuotat (do të

thotë në çfarëdo periudhe të vitit dhe pa një limit numri të

fiksuar me dekretet e flukseve).

Konsiderohen me kualifikim shumë të lartë të huajt që kanë një titull arsimi të lartë

lëshuar nga organet kompetente të Vendit në të cilin e ka ndjekur, që konfirmon

kompletimin e një programi të arësimit të lartë me afat të paktën tre vjeçar dhe që

lidhet me kualifikimin e lartë profesional.

Page 9: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Kualifikimi i lartë profesional (titulli), i lëshuar nga Vëndi i prejardhjes, duhet të njihet

në Itali.

Për njohjen e kualifikimeve profesionale i huaji, ose edhe shoqëria që ka synim për

ta marrë në punë, duhet t’i paraqesë kërkesën përkatëse për njohjen Ministrisë së

Arsimit, të Universitetit dhe të Kërkimeve Shkencore, Drejtorisë Qëndrore për

Universitetin, të Studentit dhe e drejta për Studime Universitare, Zyra IX – piazza J.F.

Kennedy, n. 20, 00144 Roma, duke përdorur modelin përkatës bashkëngjitur në

qarkore. Në kërkesën, në të cilën duhet të tregohet aktiviteti i punës së kualifikuar

që i huaji synon të bëjë në Itali, duhet të bashkëngjiten: kopja autentike e titullit të

studimit; kopja autentike e titullit të studimit të huaj e përkthyer dhe legalizuar

bashkëngjitur me dekleratën e vlerësimeve; kopja autentike, e përkthyer,dhe

legalizuar, e planit të studimeve të kryera, provimeve të bëra dhe notat përkatëse.

Të kihet parasysh, që përsa i takon kërkesave të domosdoshme për paraqitjen e

kërkesës së lejes (nulla osta) për të hyrë në Itali si punëtor me kualifikim shumë të

lartë, shuma e përgjithshme e pagesës nuk mund të jetë më e ulët se 24.789 euro

dhe kontrata e punës e propozuar duhet të ketë një afat të paktën një vit.

Në rast se hyn në Itali për të ushtruar një profesion të përcaktuar(p.sh. mjek) janë

kompetentë, për pranimin e kërkesave për njohjen e të tillave profesioneve, organet

përkatëse të treguara në nenin 5 të D.lgs n. 206/2007 (për shembull: Ministrija e

Shëndetsisë për profesionet shëndetsore; Departamenti për politikat e të rinjve dhe

aktiviteteve sportive të Kryesisë së Këshillit të Ministrave për aktivitetet që lidhen me

sektorin sportiv.)

Shkarko Qarkoren e Ministrisë së Brëndeshme të datës 7 dhjetor 2012

Për sqarime të mëtejshme mbi letrën blu UE kliko këtu

VENDIME

Nuk mund të përjashtohen të rinjtë e huaj nga Shërbimi Civil

Nacional – vendimi i i Gjyqit të Apelit të Milanos

Gjykatësit e Gjyqit të Apelit të Milanos duke përforcuar një vendim të Gjykatës së

Milanos të datës 9 janar 2012, kanë njohur që përjashtimi i të rinjve të huaj nga

mundësia për të konkuruar në shpalljet e seleksionimit të vullnetarëve për të marrë

pjesë në projektet e shërbimit civil në itali dhe jashtë, përbën një dikriminim të

paligjshëm.

Page 10: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Për të ditur më shumë

Leja e qëndrimit CE për ata me leje qëndrimi për një periudhë kohe të

gjatë i takon edhe familjarëve edhe në mungesë të pesë vjetëve

rregullisht të banimit – Vendimi i Gjykatës Administrative Krahinore -

Pulja

Me vendimin n. 2103/2012 Tar-i ka njohur që e drejta për

të marrë lejen e qëndrimit CE ,për ata me leje qëndrimi

për periudhë të gjatë, i takon edhe familiarëve ( ose

bashkëshortes, fëmijve ose prindërve në ngarkim) edhe

pa plotësuar kërkesat për ta marrë atë.

Në veçanti, Gjykata ka njohur jo korrekte për të kushtëzuar edhe familjarët

dhënien e lejes së qëndrimit CE për poseduesit e lejes së qëndrimit për periudhë

kohe të gjatë në posedim të të gjithë kërkesave të parashikuara nga neni 9 i Teksit

Unik të Imigrimit. Ky nen, në fakt parashikon shprehimisht që i huaji në posedim të

lejes së qëndrimit të rregullt nga të paktën pesë vjet, të paskaduar, duke iu

referuar kerkesave të fundit të ligjit, mund të marri lejen e qëndrimit CE për

periudhë kohe të gjatë për vete dhe për familjarët e tij. Pra rezulton e qartë, sipas

gjykatësve, që me marrjen e lejes së qëndrimit të titullarit të origjinës për periudhë

kohe të gjatë(në veçanti 5 vjet me leje qëndrimi të rregullt në Itali), të tillë familjarë,

gëzojnë për konseguencë kërkesat për të drejtën edhe se nuk përmbushin

kërkesat për marrjen e kësaj leje qëndrimi.

- Shkarko vendimin 2103/2012

Nuk mund t’i mohohet prindërve mbi 65 vjeç të emigrantëve jo

komunitar, hyrë në Itali për bashkim familjar, regjistrimi në Shërbimin

Shëndetsor Nacional – vendimi i Gjykatës së Milanos

Gjykata e Milanos, seksioni i punës, me urdhëresën e 5

dhjetorit 2012, ka pranuar padinë gjyqësore

antidiskriminuese kundër Ministrisë së Shëndetsisë dhe

Krahinës së Lombardisë që nuk ka aplikuar dispozitat e

nevojëshme për lejimin e regjistrimit në Shërbimin

Shëndetsor Nacional(SNN), të qytetarëve jo komunitar mbi

gjashtedhjetëepesë vjeç të hyrë në Itali për bashkim me

familjarët e tyre.

Gjykatësi i punës i Milanos ka evidencuar trajtimin në disavantzh dhe në disfavor

që detyron të moshuarit e huaj hyrë për bashkim familje që t’i drejtohen vetëm

sigurimit shëndetsor të ofruar nga kompanitë private të sigurimit, me një tutelë

shëndetsore të papërshtatshme, më të ulët dhe pa dyshim e pjesshme në respekt

Page 11: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

me atë të garantuar jo vetëm shtetasve(qytetarëve) italianë, por edhe të huajve

të tjerë me qëndrim legalisht të rregullt.

Pra gjykatësi ka urdhëruar Krahinën e Lombardisë të bëjë të mundur regjistrimin në

SNN të subjekteve ankuese me pagesën e një kontributi forfeit vjetore dhe jo të

ndashëm, në analogji me atë ç’ka kanë vendosur Krahina e Venetos dhe Emilia-

Romanjës, baras me 387 euro.

- Shkarko Urdhëresën e Gjykatës së Milanos

Page 12: - Newsletter Shumëgjuhësh … · 2015-05-18 · mbërritur në vitin 2011 nga Tunizia si pasojë e krizës politike të këtij vëndi, ashtu edhe 28.431 vetëve të huaj të ardhur

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave sociale

Drejtoria e përgjithshme e Imigrimiti dhe e politikës së Integrimit

Via Fornovo, 8

00192 Roma

tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-finanzuar nga fondi Europian per integrimin e qytetarëve të vendeve

të tjera 2007-2013

Për opinione, sugjerimenti, retifikime mbi permbajtjen lidhur me sitin, kontakte me

redaksinë të Portalit të Integrimit, dërgo një mail në adresën:

[email protected]