INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006...

23
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Albanologjia, Bibliotekonomia & Management n. 2 – Korrik/Dhjetor 2006

Transcript of INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006...

Page 1: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Albanologjia, Bibliotekonomia & Management

n. 2 – Korrik/Dhjetor 2006

Page 2: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

Bibliotekonomia & Management

Redaktor: Antonio Lovecchio

Partner Kooperativa e Shërbimeve Kulturore Ninive

Përkthyes: Dhurata Vreshtazi

-- o --

Albanologjia & Bibliotekonomia

Përgatiti: Shazie Guri

Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Përktheu: Blerta Guri

Page 3: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1

Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit, biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës, Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit të Shtetit Shqiptar.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si:

- Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike.

Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e

bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë.

Page 4: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

5

PPEERRMMBBLLEEDDHHJJAA

Bibliotekonomia & Management

Site në Internet, fq. 7

Revista, fq. 10

Monografi, fq. 13

-- o --

Albanologjia & Bibliotekonomia

Site në Internet, fq. 16

Revista, fq. 18

Monografi, fq. 21

Page 5: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

6

Të dhëna rreth përmbajtjes Buletini është një përmbledhje e abstrakteve të publikimeve italiane – në fushën e biblioekonomisë– t ndara në tre seksione: Bibliotekonomia, Historia e bibliotekave dhe Cilësia e shërbimeve bibliotekare. Të tre seksionet mund të prezantohen në të njëjtën kohë ose të alternuar. Në këtë numër: 1. Seksioni Bibliotekonomia:

- Personalizimi i shërbimeve; - Menaxhimi i burimeve elektronike në distancë; - Katalogu elektronik; - Biblioteka dhe shoqëri; - Novacionet në bibliotekë;

2. Seksioni Cilësia e shërbimeve bibliotekare:

- Bilanci social; - Menaxhimi i personelit.

Seksioni web dhe banka-të dhënash on-line përfshin një seri referimesh që i përkasin:

- Virtual Reference desk; - Dokumentacioni i avancuar; - Promovimi i cilësisë; - Forum e blog për bibliotekarët.

Page 6: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

SSIITTEE NNEE IINNTTEERRNNEETT

*Portali Ntc www.internetculturale.it Portali telematik u prezantohet përdoruesve si një sistem aksesi i integruar në burimet digjitale dhe tradicionale në zotërim të institucioneve të ndryshme kulturore (biblioteka, arkiva etj...) kombëtare e ndërkombëtare. Në versionin e tij aktual lejon realizimin e operacioneve të ndryshme, ndër ta: kërkimin bibliografika nëpërmjet katalogëve elektronikë (OPAC SBN, Bibman e Manus për dorëshkrimet, Edit16 në lidhje me edicionet e shek.XVI) dhe të Katalogëve historikë të digjitalizuar; akses ne fondet e digjitalizuara ose në digjitalizim; aktivimi i itinerareve kulturore nëpërmjet mostrave, udhëtimeve ipertestuale në brendësi të veprave të famshme, itinerare turistiko-kulturore në 3D; dhe në fund drejtimi dhe klasifikimi i përmbajtjeve informative nga site web, nga katalogu OPAC SBN dhe nga dokumenta të digjitalizuara. *AIDAWEB http://www.aidaweb.it Sit zyrtar i Shoqatës Italiane për Dokumentimin e Avancuar (AIDA) që promovon dhe favorizon zhvillimin e profesionit të dokumentalistit dhe të kulturës dokumentare. Falë këtij siti specialistët e informacionit & dokumentimit mund të kenë akses në një seri burimesh dokumentare prezente në Rrjet. Në seksionin AIDAcornici janë disponibël seksione virtuale të repertoreve, bibliotekave virtuale, guida, gjuhë e sisteme treguesish. Përmendim në veçanti: KM (Knowledge Management) –guida italiane në menaxhimin e njohurive; VRD për bibliotekarë e dokumentalistë – një Virtual Reference Desk me module web në gjendje të ofrojnë një shërbim me anë të postës elektronike të informacionit bibliografik, të asistencës dhe të guidës në gjendjen e informacionit.

*Biblioteka për Administratën Publike http://formazione.formez.it/biblioteche_per_la_pa.html Bëhet fjalë për një seksion të veçantë të sitit zyrtar të FORMEZ. Akses i mundshëm në një dokumentacion të pasur të pranishëm në home-page të një seri bibliotekash dhe qendrash dokumentimi të specializuar në fushën e shkencave sociale, me një funksion mbështetjeje informative në strukturat e Administratës Publike. Në veçanti web lejon akses në zërat e mëposhtëm: • Meta-opac Biblioteka për Administratën Publike http://formazione.formez.it/maisbpa.html;

7

• Banka të dhënash të Bibliotekave për Administratën Publike http://db.formez.it/attori.nsf/Biblioteche?OpenView;

Page 7: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

8

• Katalogu i periodikëve SBPA http://db.formez.it/FontiNor.nsf/334fb86f4b938087c1256e8900397770/c21cd5d734c24685c1256f7000523473?OpenDocument

• Biblioteka virtuale për Administratën Publike. http://oss.formez.it/spt; • Komuniteti profesional dhe itinerare trajnuese http://oss.formez.it/moodle/ (akses i rezervuar). *DFP: Dokumentim i Burimeve Publike në rrjet http://www.aib.it/dfp/ DFP përbën një instrument të vlefshëm repertorial elektronik në dispozicion të atyre që duan të kenë akses në informacione, dokumenta dhe shërbime të prodhuara nga institucione të ndryshme italiane. Biblioteka e qendra dokumentimi, por edhe përdorues-qytetarë të thjeshtë do të mund të përdorin DFP për t’u orientuar ndër mijëra informacione publike që i përkasin dokumentimit juridik, legjislacionit kombëtar, rajonal e komunitar, dhe në fund dokumentacioni parlamentar (akte parlamentare, etj…). *AICQ http://www.aicq.it/Portal i Shoqatës Italiane për Cilësinë (AICQ) propozon të përhapë në Itali kulturën e Cilësisë dhe metodat për të planifikuar, krijuar, kontrolluar dhe çertifikuar Cilësinë e organizatave duke patur një Sistem Cilësor të vetin. *EFQM http://www.efqm.org/ Web i European Foundation Qualità Management (organizatë non-profit) që përhap kulturën e Përsosmërisë dhe të Cilësisë pranë organizatave të ndryshme evropiane dhe ekstraevropiane (ndërmarrje, shkolla, organizata shëndetsore, shërbime policore, shërbime publike dhe ente qeverisëse) nëpërmjet një shkëmbimi aktiv të eksperiencave të best practices të bazuara në modelin EFQM për përsosmërinë. *LAB-LIBRARY http://www.simonainserra.splinder.com/Blog autopërcaktohet “[…] një instrument për të ndarë profesionalitetin, inteligjencën, gjuhët, zotësinë, njohuritë, në mbështetje të bibliotekave, të bibliotekarëve dhe të librit”.

Page 8: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

9

*Biblio(a)tipici http://www.biblioatipici.it/links.shtml#Blog%20bibliotecari%20italiani Blog që lejon axhornimin profesional të bibliotekarit nëpërmjet sinjalizimit të burimeve të ndryshme bibliografike në lidhje me tematikat e natyrës biblioekonomike. Biblio(a)tipici informon dhe dokumenton edhe rreth fakteve, të rejave që i përkasin situatës profesionale të të ashtuquajturve bliotekarë prekarie italianë, dmth ata që punojnë në botën e bibliotekave italiane me kontrata pune prekarie.

Page 9: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

REVISTA

*User satisfaction e personalizimi: cili raport / Roberto Ventura Në *Biblioteche oggi, 24, 2006, n. 6, fq. 29-44. Në kuadrin bibliotekar oferta dokumentare shpreh interes për një segment të gjerë shërbimesh bibliotekare të rrjetit (interface OPAC, Banka të dhënash, periodikë on-line) dhe një seri proçedursh elektronike në distancë për të favorizuar qarkullimin e përmbledhjeve. Në kuadrin digjital përdoruesei ka mundësi të influencojë materialisht në personalizimin e shërbimit sipas dy mënyrave të ndryshme. Njëra do t’i lejonte përdoruesit përshtatjen e karakteristikave të sistemit në bazë të preferencave të veta nëpërmjet funksioneve të veçanta, ndërsa në rastin tjetër studiohen sjelljet e tij ndërsa kërkon nëpër seksionet e ndryshme të bibliotekës digjitale. Kërkesa e lartë për teknologjitë e informacionit ka lejuar realizimin e sistemeve të sofistikuara në gjendje të nxjerrin në pah një seri të dhënash rreth mënyrave dhe sjelljeve te navigimit në rrjet. Në këtë mënyrë mund të realizohet një ofertë e shërbimeve informative sipas klientit. Personalizimi influencon drejtëpërdrejtë në cilësinë e shërbimit dhe në të njëjtën kohë në User satisfaction. Duhen përshtatur metodologjitë e vlerësimit për të matur nivelin cilësor të shërbimeve dhe kontekstualisht për të verifikuar shkallën e besueshmërisë së përdoruesit. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4 *Bilanci social i bibliotekës / di Pieraldo Lietti e Stefano Parise Në *BollettinoAIB, 46, 2006, n. 1/2, fq. 9-22. Në vitet e fundit institucioni bibliotekar ka marr një rol social gjithnjë e më të rëndësishëm duke kontribuar me shërbimin e vet në zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit lokal dhe në përmirësimin cilësor të jetës. Aktivitetet e bibliotekës mund të vlerësohen me kujdes në terma të outcomes, domethënë në terma përfitues drejtuar popullsisë. Biblioteka duhet të përshtasë një instrument etik si bilanci social për të komunikuar në mënyrë efikase në brendësi të tij dhe në ambientin që rrethon impenjimet e veta, strategjitë, rezultatet e drejtimit dhe mbi të gjitha efektet e prodhuara rreth shumëfishimit të Stakeholders. Për të vlerësuar këto efekte, bibliotecari ka në dispozicion një seri instrumentash sasiorë (Contingent valuation, metoda e kostos së udhtimit, ose l’Optimisation model) e cilësorë (TBE-Theory Based Evolution) për të nxjerrë në dritë vlerën ekonomike dhe të impaktit social të shërbimit bibliotekor. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 8

10

Page 10: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

11

*Workflow i burimeve elektronike në distancë : një analizë e fluksit të punës në lidhje me seleksionimin, blerjen dhe drejtimin komplesiv të koleksioneve digjitale / Maria Cassella, Paola Gargiulo Në *Biblioteche oggi, 24, 2006, n. 6, fq. 46-58. Rritja sasiore e burimeve elektronike në distancë (RE) të blera nga bibliotekat, ose të prodhuara nga vet ato, nxjerr në pah nevojën rregullimit dhe koordinimit të aktivitetit të personelit të bibliotekës. RE në një kohë të shkurtër u kanë krijuar bibliotekave një seri problemesh të natyrave të ndryshme (në lidhje me planifikimin, organizimin, drejtimin ekonomiko-financiar dhe të burimeve njerëzore) pasi janë parashikuar një seri fazash operative më shumë sesa aktivitetet e parashikuara për drejtimin e koleksioneve në format letër. Trajtimi komplesiv i një RE kërkon një nivel të lartë koordinimi dhe komunikimi ndër sektorët e ndryshëm të bibliotekës. Nga ky këndvështrim bëhet i rëndësishëm adoptimi i një instrumenti pune si workflow i nevojshëm për planifikimin, drejtimin dhe vlerësimin e fazave të ndryshme operative të parashikuara për drejtimin e RE. Gjithashtu nevojiten edhe sistemet ERM, software në mbështetje të workflow dhe të vendimeve strategjikë që i përkasin drejtimit të Bibliotekës Digjitale. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4 *Shërbimi bibliotekar i personalizuar në cilësinë e perceptuar nga përdoruesit : investim në metodologjitë e reja të sondazheve për të zhvilluar strategji të reja të customer satisfaction / Giovanni Di Domenico Në *Biblioteche oggi, 24, 2006, n. 5, fq. 41-47. Ndër shërbimet e shumta të ofruara nga biblioteka moderne janë disa që kanë arritur tashmë një nivel të lartë personalizimi pasi janë konform standards, të tjerët bazohen kryesisht në një ndërveprim të fortë përdorues/bibliotekar prandaj rezultojnë vështirësisht të personalizueshëm. Duhet të analizohen disa faktorë (të tipit etik, racional e intelektual) që karakterizojnë eksperiencën e kontaktit dhe janë në gjendje të influencojnë mendimin e përdoruesit në lidhje me Cilësinë e perceptuar. Kështu që duhen investuar shumë burime në metodologji të reja të analizimit për të studiuar aspektet e shërbimit. Eksperience të ndryshme në kuadrin anglo-amerikan – të bazuara në aplikimin e metodologjive si SERQUAL e LIBQUAL – kanë lejuar rëndësinë e faktorëve të ndryshëm jomaterialë me synim matjen e sadisfaksionimit nga shërbimi, dëshirat dhe perceptimet e përdoruesve në lidhje me një shërbim të caktuar. Niveli i lartë i teknologjive të impenjuara në realizimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet internetit tenton të çojë në zero nivelin e ndërveprimit. Për një personalizim të tyre duhet të pajisemi me sisteme të CRM (Customer Relationship Management) për të njohur profilet e përdoruesve dhee realizuar një ofertë biblio-dokumentare digjitale në përmasat e përdoruesit. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4

Page 11: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

12

*Drejtimi i burimeve njerëzore në bibliotekat publike : probleme të hapura dhe strategji të ndërhyrjes për një përcaktim të profesionalitetit të bibliotekarit të enteve lokale / Nerio Agostini Në *Biblioteche oggi, 24, 2006, n. 7, fq. 7-19. Për të projektuar cilësinë e një shërbimi është e nevojshme të përcaktohen në mënyrë të saktë kopetencat profesionale të personelit të bibliotekës. Ky aspekt hyn ndër kopetencat e drejtuesit të bibliotekës pasi ky i fundit ka edhe përgjegjësinë e zgjedhjes së bashkëpunëtorëve me karakteristika profesionale specifike për të përballuar nevojat reale të shërbimit. Me këtë synim drejtuesi duhet të analizojë me kujdes proçeset që karakterizojnë realisht drejtimin e bibliotekës dhe duhet të studiojë me hollësi legjislacionin në fuqi në fushën e zgjedhjes së personelit publik, si dhe të kontratave kolektive te punësimit për të atribuar cilësitë specifike për çdo bashkëpunëtor. Një drejtim i ndërgjegjshëm i burimeve njerëzore parashikon edhe redaktimin e dokumentave të veçantë që lehtësojnë programimin e nevojave reale të burimeve njerëzore për çdo aktivitet. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4

Page 12: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

13

MMOONNOOGGRRAAFFII

*Katalogu elektronik : nga biblioteka letër në bibliotekën digjitale / Paul Gabriele Weston ; postfazione di Giovanni Solimine. - Roma : Carocci, c2002. - 200 fq. ; 24 cm. TREGUESI: * Katalogimi bibliografik nga formati MARC në FRBR * Nga biblioteka letër në bibliotekën elektronike * Zhvillimi i katalogut elektronik * Kodet e katalogimit dhe teknologjia e katalogut * Lajmi bibliografik në kontekstin elektronik * Prospektivat e katalogut elektronik dhe biblioteka digjitale * Figura profesionale të memorias elektronike Aplikimi i informatikës në aktivitetet e bibliotekës ka interesuar në një moment të parë karakterin administrativo-drejtues e më pas katalogimin treguesit. Automatizimi në bibliotekë pati si rezultat më të lartë krijimin e katalogut elektronik i cili me telematikën dhe standartet ndërkombëtare (Format MARC e protokoll Z39.50) u evolua në formën e OPAC. Sot të reja të rëndësishme shënojnë një etapë evolutive për katalogun dhe kodet ndërkombetare të katalogimit. Modello FRBR dhe konceptet e tij të entitetit, manifestimit, shprehjes etj..., kontribojnë në hartimin e rregullave të reja të katalogimit, ndërsa meta-dati përcaktojnë një model të ri strukture për katalogun elektronik (modeli post-koordinuar), falë të cilit përdoruesi mund të ndjek itinerare të kërkimit të ndryshme në bazë të nevojave të momentit. Katalogu elektronik post-koordinuar lejon edhe integrimin maksimal të tipologjive të ndryshme të fondeve bibliografike si dhe përdorimin e sistemeve informative heterogjene. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71D 52a *Biblioteka dhe shoqëri / Paolo Traniello. - Bologna : Il Mulino, [2005]. - 186 fq. ; 22 cm. TREGUESI: * Bibliotekat dhe veprimi social * Biblioteka bashkëkohore në shoqërinë industriale bashkëkohore * Bibliotekat dhe strukturat e informacionit: një shkëmbim i pabarabartë? * Kontributi i teorive të sistemeve * Ideologjia dhe kritika e bibliotekës publike në shoqërinë post-industriale * Modele të ndryshme të bibliotekave në një shoqëri komplekse Një studim i karakterit sociologjik lejon përcaktimin e saktë të një itinerari evolutiv historiko-social të institucionit bibliotekar duke filluar nga periudha humaniste deri më sot. Me referim konceptimin e përdorur nga Max Weber në lidhje me veprimin njerëzor biblioteka humaniste reflekton në kulturën dhe vlerat e punëdhënësit të vet, ndërsa në vazhdim këto përmbledhje librare do të bëhen shprehje e fuqisë publike të sovranëve evropianë. Me epokat në vazhdim (Iluminizmi, Revolucioni francez e Revolucioni industrial) biblioteka lidhet gjithnjë e më shumë me konceptin e përditshëm të public library duke u bërë një institucion kulturor që lind për vullnet të entit lokal dhe vlerësohet si një shërbim i përdorimit publik. Kontekstualisht rinovohen edhe teoria dhe praktikat biblioekonomike dhe duke filluar nga koncepti i përdoruesve bëhen me akses përmbledhjet librare dhe realizohen instrumenta të sofistikuar të kërkimit bibliografi. Në periudhën post-moderne fenomeni bibliotekë lidhet me konceptin e sistemit si për të identifikuar përmbledhjet e një biblioteke ose grupimet e më shumë bibliotekave të pranishme në territor (sisteme bibliotekare), ashtu edhe për të kualifikuar bibliotekën si bërthamë të vogël në brendësi të një sistemi social më kompleks të quajtur Shoqëri e Informacionit. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71D 48a

Page 13: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

14

*Biblioteka e novacione : sfidat e mijëvjeçarit të ri / Michele Santoro. - Milano : Editrice bibliografica, [2006]. - 498 fq. ; 21 cm. TREGUESI: * Biblioteka postmoderne * Biblioteka në epokën e informacionit * Instrumentat e informacionit * Shpërndarja e informacionit * Konservimi i informacionit Në periudhën post-moderne biblioteka merr një rol të rëndësishëm në kuadrin social-kulturor falë një seri faktorësh novativë. Kriza e hierarkive moderne të Njohurive nuk ka kursyher dhe Bibliotekën që rakordohet rreth dy elementëve: qendërzimit të përdoruesit dhe disponibilitetit në lehtësimin e aksesit në dokumenta dhe në burime elektronike. Një funksion të rëndësishëm në thyerjen e modernizimit është kryher nga digjilalizimi, nga informacioni dhe nga Web, që sjellin një seri risqesh dhe disavantazhesh. Prodhimet e reja digjitale (periodikët elektronikë, Open Access) favorizojnë shpejtësinë dhe lirinë e qarkullimit të njohurive, por logjikat tregëtare mund të krijojnë probleme për komunikimin shkencor, akses në fondet dhe konservimin e dokumentave. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71D 47a

Page 14: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

15

Shënime të përmbajtjes Buletini është një përmbledhje abstraktesh të botimeve shqiptare që i përkasin fushave të albanologjisë dhe të bibliotekonomisë, te ndara në dy seksione: albanologji dhe bibliotekonomi. Secili prej këtyre seksioneve përmban nëndarje të tjera, të cilat përmbajnë botime të kohëve të sotme ose të alternuara. Në këtë numër: 1. Seksioni i Albanologjisë: − Kërkime bibliografike mbi studimet historike dhe arkeologjike; − Kërkime bibliografike mbi studimet filologjike; − Kërkime bibliografike mbi trashëgiminë popullore shqiptare; − Kërkime bibliografike mbi studimet e artit dhe të kulturës shqiptare 2. Seksioni i Bibliotekonomisë: − Historiku i bibliotekave shqiptare; − Komunikimi elektronik në biblioteka; − Informatizimi i bibliotekave në Shqipëri; − Menaxhimi i proceseve në biblioteka; − Menaxhimi i koleksioneve në biblioteka; − Përdorimi i bibliotekave; Biblioteka e Akademisë së Shkencave është krijuar në vitin 1975, pikërisht 2 vjet pas themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo Bibliotekë lindi si nevojë imediate e Akademisë së Shkencave dhe e instituteve të saj albanologjike dhe kërkimore-shkencore, për të plotësuar kërkesan e domosdoshme për zhvillimin e tyre shkencor: atë të informimit dhe furnizimit me literature shkencore e bashkëkohore. Gjatë viteve të ekzistencës së saj, Biblioteka e Akademisë së Shkencave është pasuruar me materiale të ndryshme, me botime albanologjike dhe literature teknike e shkencore, nga të gjitha fushat që mbulojnë institutet dhe qendrat e saj kërkimore-shkencore e më gjerë. Buletini që po paraqesim, përmban një përzgjedhje të kësaj literature, që janë fond i pasurisë së kësaj biblioteke. Përzgjedhja e literatures i përket fushave të albanologjisë dhe të bibliotekonomisë.

Page 15: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

SSIITTEE NNEE IINNTTEERRNNEETT *Alb-shkenca.org http://www.Alb-shkenca.org Kështu quhet website i Forumit të Studiuesve shqiptarë. Ky Forum është krijuar në nëntor të vitit 2002. Në përbërjen e këtij Forumi janë intelektualë, studiues, pedagogë dhe studentë universitarë dhe pasuniversitarë nga e gjithë bota. Forumi ka disa rubrika ku shkëmbehen mendime dhe diskutohen probleme të ndryshme. Website www.alb-shkenca.org përmban informacion për aktivitete; aktualitete: dossier për Kosovën; albanologji-bibliotekë virtuale; antarësim në Institutin Alb-shkenca; arkivi shkencor shqiptar, buletini mujor Alb-shkenca; fjalorthi terminologjik, fotoalbumi, gjuha shqipe; historia e Shqipërisë; kultura shqiptare; libra dhe recensione; njoftime; organizimi i Alb-shkencës; punime shkencore; revista shkencore; seksionet shkencore; të reja shkencore; pyetje dhe përgjigje; ANASH. Kjo e fundit është një revistë informative-shkencore që Forumi i Studiuesve Shqiptarë ka filluar të botojë kohët e fundit. *ISSETI (Instituti Shqiptar për Studime dhe Edukim në Teknologjinë e Informacionit) http://www.ISSETI.org ISSETI ka statusin e një organizate joqeveritare, të krijuar në korrik 2003 nga një grup matematikanësh dhe informatikanësh shqiptarë nga Tirana. Aktiviteti filloi në shtator 2003 duke kompletuar një tërësi shërbimesh në fushën e ICT-së. Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2003 ISSETI pati sukses të plotë ne trajnimin e qytetarëve shqiptarë në teknologjinë e informacionit. Krijimi i një stafi të kualifikuar instruktorësh dhe administratorësh sollën stabiliet dhe siguri për një bashkëpunim professional me kompani të ndryshme shqiptare. Aktivitetet kryesore të kësaj kompanie janë: formim bazë kompjuterik; dizenjim grafik kompjuterik; sisteme inxhinjerike kompjuterike; programim dhe databazë; administrim sistemi & rrjeti; trajnim financiar; gjuhë të huaja; matura shtetërore. ISSETI ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme si: − Projekt Trajnimi: “Drejtoria e Informatikës dhe Statistikës së AlbTransport" në modulin

Administrim Sistemi Windows 2000 Professional. − Projekt Trajnimi për specialistët e trafikut ajror ANTA (Albanian National Air Traffic Agency)

në modulin Administrim UNIX AIX, kërkuar nga Lockheed Martin. − Projekt Trajnimi: Departameti i Financës së Vodafone në modulin Administrim Databaze − dhe Microsoft Access. − Projekt Trajnimi: Drejtoria e Emergjencave, në modulin Formim Bazë Kompjuterik financuar

nga UNDP (United Nations Development Program). − Projekt Kombëtar Trajnimi: Mësuesit e Informatikës së Shkollave të mesme të Shqipërisë, në − disa module, financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe “Cooperazione Italiana.” − Projekt e-Government me minibashkitë e Tiranës, në të cilin ISSETI zhvilloi dhe testoi një

program menaxhini të gjendjes civile, i cili është në përdorim edhe sot, Financuar nga ISSETI. − Projekt Trajnimi: Administrata Publike e minibashkive të Tiranës, në modulet Formim Bazë

kompjuterik dhe programin financiar Financa 5.9.

16

− Projekt Trajnimi: Trajnimi i Stafit të PAMECA (Police Assistance Mission of European Community for Albania.), në modulin Formim Bazë Kompjuterik dhe IT.

Page 16: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

17

*Ethnologue.com. Languages of the World: An encyclopedic reference work cataloging all of the world’s 6,912 known living languages http://www.ethnologue.com Ky website ndihmon në kërkimet mbi gjuhët e botës, në mënyrë të veçantë ajo përpiqet të japë informacion mbi gjuhët e botës që nuk janë shumë të njohura. Ethnologue.com është pronare e SIL International (Summer Institute of Linguistics), një organizatë shërbimi që punon me njerëz që flasin gjuhët pak të njohura. Gjuha shqipe bën pjesë në grupin e gjuhëve indoevropiane, por në një degë të veçantë të këtij grupi. Kjo gjuhë është gjithashtu një gjuhë jo shumë e njohur në botë, megjithëse në mjaft vende të botës, si rezultat i emigrimeve , janë krijuar komunitete të shumta shqipfolësish. Të dhënat për gjuhët gjenden në Ethnologue database. Kjo database azhornohet një herë në katër vjet. Botimi i fundit është: Ethnologue Laguages of the World, 15th Edition. Kjo database është krijuar si rezultat i një projekti aktiv për më se 15 vjet. Është ndoshta lista më e plotë e informacionit rreth njohjes në përgjithësi të gjuhëve të botës, ku kontribuojnë qindra gjuhëtarë e kërkues kudo në botë. Këtu gjenden gjithashtu informacione rreth vendeve ku flitet gjuha përkatëse, si dhe harta të sa më shumë vendeve të botës. Po kështu, Ethnologue.com boton on-line një bibliografi mjaft të pasur me punime rreth gjuhëve të botës, si dhe një librari.

Page 17: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

REVISTA *Bibliotekat shqiptare në epokën e informacionit dhe teknologjive të reja / Etleva Domi Në: *Java e bibliotekës në Kosovë, 2005, Nr. 3, f. 49-55. Implementimi i teknologjive të reja në shërbimet bibliotekare në Shqipëri në dhjetëvjeçarin e fundit, shënoi një revolucion të informacionit me ndikime të ndjeshme në jetën e përditshme. Futja dhe shtrirja e internetit mundësoi teknikisht shpërndarjen e gjerë të informacionit. Në mënyrë të veçantë gjenerata e re pati dhe vazhdon të ketë interes të madh për thithjen e informacionit nga interneti. Kjo çoi në një konceptim të ri të rolit të bibliotekave bashkëkohore në shoqërinë moderne. E rëndësishme është që bibliotekat të krijojnë kushtet që përdoruesit të jenë të aftë të menaxhojnë sasinë gjigande të informacionit. Bibliotekat shqiptare po i përdorin këto teknologji të reja për t’i dhënë shtysë shërbimeve të reja dhe duke i ofruar të gjithë përdoruesve barazi në informacion. Sot në Shqipëri mentaliteti i bibliotekarëve ka ndryshuar. Ata e kanë kuptuar që në shoqërinë e informacionit, roli i tyre është të sigurojnë burime informacioni dhe të garantojnë qasje të barabartë në informacion për të gjithë përdoruesit, në bazë të nevojave të tyre, gjë që e kërkon edhe “Ligji për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”. Numri i vendit në bibliotekë: 05:021.4 J 330 *Qendra bibliotekare e kompjuterizuar në rrjet (OCLC) / Farfuri Xhaja Në: *Bibliothecae, 2003, Nr. 4, f. 101-110. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka krijuar mundësi të shumta bashkëpunimi për bibliotekat, në shërbim të plotësimit të kërkesave të përdoruesve për informacion. Një ndër arritjet e kësaj teknologjie është krijimi i Qendrës Bibliotekare të kompjuterizuar në rrjet OCLC (Online Computer Library Center) dhe e katalogut të përbashkët elektronik të shumë bibliotekave të botës WorldCat. Qendra bibliotekare e kompjuterizuar nw rrjet wshtw njw bibliotekw e rw e kompjuterizuar qw kryen shwrbime online. Ajo ka filluar si një katalog i përbashkët i bibliotekave universitare të Ohaios, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë më shumë se 30 vjetëve ka zhvilluar shërbime të reja. Njw nga shwrbimet e saj wshtw lidhja qw ajo i bwn bibliotekave me njw informacion mjaft tw gjerw, duke krijuar akses online tek mw shumw se 70 baza tw dhwnash.. Kwshtu, OCLC WorldCat wshtw baza e tw dhwnave bibliografike mw e madhe nw botw. Ajo ka kontributin e 9000 anwtarwve bibliotekistw nga e gjithw bota. Disa nga shwrbimet e saj janw: shwrbimet e katalogimit, huazimet ndwrbibliotekare, shwrbimet e konvertimit retrospektiv etj.. OCLC siguron cilwsi shwrbimesh, duke adoptuar strandartet ndwrkombwtare. Numri i vendit në bibliotekë: 05:027.54 B 534 18

Page 18: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

19

*Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë / Jani Thomai Në: *Studime Filologjike, 2004, Nr. 3/4, f. 5-18. Leksikografia është fusha më e vjetër dhe më e pasur e gjuhësisë shqipe. Leksiku i gjuhës shqipe është një trashëgimi që duhet vlerësuar mirë, me qëllim që prej tij të përfitohet dhe të përdoret për përmirësimin e nivelit shkencor të përgatitjes së fjalorëve dhe të zhvillimit të teorisë leksikografike. Në artikull hidhet dritë mbi zhvillimin e leksikografisë shqiptare, arritjet që janë bërë në vite dhe detyrat për të ardhmen. Flitet për zgjerimin e spektrit tipologjik të fjalorëve si fjalorë linguistikë kombëtarë dhe rajonalë, fjalorë dy dhe shumë gjuhësh, terminologjikë, frazeologjikë, ortografikë, të sinonimeve, të antonimeve, historikë dhe të elektronikës me volume të ndryshme.Ky spektër, për fat të keq, nuk është komplet. Akoma nuk është botuar një fjalor thesaurus dhe një fjalor i madh i gjuhës shqipe, etj. Rezultate janë arritur lidhur me makro dhe mikrostrukturën e fjalorëve. Strukturat semantike të fjalëve janë zgjeruar dhe detajuar, duke mbajtur parasysh si tipologjinë semantike dhe prejardhjen e fjalëve, ashtu si dhe tipin e fjalorëve. Arkivat e leksikut shqiptar me 4.000.000 skeda janë, pa dyshim, një burim me vlerë i lëndës së parë, por duhet punuar për pasurimin e tyre të mëtejshëm, duke parë që leksiku njeh në ditët tona një prej periudhave më aktive të zhvillimit të tij. Gjeografia e fjalorëve të gjuhës shqipe ka një shtrirje mjaft të gjerë, gjë që dëshmon për zhvillimin e kësaj fushe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe nga autorë të huaj. Autori ndalet në artikull edhe në disa detyra që i dalin leksikografisë shqiptare në të ardhmen si: përmirësimi i nivelit shkencor të fjalorëve, marrja në konsideratë e metodave të sotme të përgatitjes së tyre; ngritja e një shoqate kombëtare të leksikografëve; regjistrimi elektronik i fondit leksikor, sidomos i arkivit të leksikut të gjuhës shqipe; përgatitja e një fjalori të madh të gjuhës shqipe në disa volume; përgatitja e fjalorëve krahinorë, sidomos për dialektet e shqipes; ndërmarrja e studimeve mbi leksikografinë shqiptare; përgatitja e një historie të leksikografisë shqipe për prezantimin, vlerësimin dhe përgjithësimin e eksperiencës së fituar në këtë fushë. Numri i vendit në bibliotekë: 05:80 S 943 *Sistemi informatik në Bibliotekën Kombëtare / Gjergj Shtjefni Në: *Bibliothecae, 2004, Nr. 5, f. 50-55. Bibliotekat në të gjithë botën i kushtojnë vëmendje të veçantë automatizimit të informacionit dhe lehtësimit të shërbimeve ndaj përdoruesve. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka një sistem informatik multifunksional. Ky sistem ka krijuar kushtet për automatizimin e informacionit dhe përgatitjen e bazës së të dhënave (database) për përdoruesit. Nëpërmjet ngritjes së një rrjeti lokal është bërë i mundur transmetimi i të dhënave midis departamenteve të bibliotekës dhe shërbimit dhe pikave të informacionit për perdoruesit. Biblioteka Kombëtare ka sot një rrjet lokal të përbërë nga 30 përdorues, të vendosur në të gjithë departamentet e saj. Me rritjen e bazës së të dhënave, bëhet i nevojshëm përmirësimi i kapacitetit të pjesëve informatike të hardëare si dhe i sistemeve softëare në mënyrë që të përballojnë zhvillimin e teknologjive të reja në të ardhmen. Për këtë arsye, në Bibliotekën Kombëtare po bëhen përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim.

Numri i vendit në bibliotekë: 05:027.54 B 534

Page 19: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

20

*Vërejtje mbi disa dukuri transformuese të kristianizimit të hershëm në provincën Epirus Nova / Sonila Kora Në: *Candavia, 2005, Nr. 2, f. 137-146. Artikulli shqyrton disa aspekte të procesit të kristianizimit dhe ndikimit të tij në transformimin dhe evoluimin funksional të disa godinave gjatë antikitetit të vonë. Duke marrë për bazë rezultatet e gërmimeve arkeologjike, në artikull janë dhënë shembuj të një procesi transformimi funksional që solli depërtimi gradual i religjionit kristian në provincën Epirus Nova. Analiza e tyre paraqet një tablo, e cila pasqyron shfrytëzimin e një sërë godinash private dhe publike gjatë shekujve të parë të përhapjes së krishtërimit dhe më pas transformimin e tyre në objekte kulti të religjionit të ri apo në funksion të ritualeve të tij. Përveç shembujve të kristianizimit të territorit, Epirus Nova rezervon edhe dëshmi të bashkëekzistencës së dy besimeve: atij kristian në lulëzim e sipër dhe atij pagan. Kjo bashkëekzistencë pasqyrohet edhe në ritin e varrimit me ripërdorimin e varreve më të hershëm, zhvendosjen graduale të tyre dhe në inventarin e varfër që ata mbartin. Të dhënat e gërmimeve arkeologjike hedhin dritë mbi një aspekt të ritualeve të besimit të ri, që përmbledh në një kulturë shpirtërore dhe paraqitjen materiale të saj. Bëhet fjalë këtu për pikën kulmore të celebrimit të formës me te hershme të meshës , Eukaristinë. Botëkuptimi kristian duke përdorur herë herë edhe trashëgiminë më të hershme antike arriti të bëhet dominues në të dy komponentët e trashëgimisë kulturore atë material dhe atë shpirtëror. Gjatë kësaj periudhe disa nga simbolet kristiane shfaqen jo vetëm në objektet e kultit, por u bënë pjesë e kulturës së ketij rajoni. Numri i vendit në bibliotekë: 05:902 C 175 *Vështrim mbi letërsinë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit 20. / Floresha Dado Në: *Studime Filologjike, 2002, Nr. 1/2, f.121-131. Artikulli bën përpjëkjë për të ndriçuar disa veçori të letërsisë shqiptare që lulëzoi gjatë një përiudhe prej më pak se 50 vjetësh, që është quajtur “letërsia e realizmit socialist”. Vihen në dukje dy tendencat kryesore të qëndrimit që ka të bëjë me këtë prodhim letrar: prirja për të mohuar çdo gjë të krijuar në këtë periudhë, dhe prirja e heshtjes, e mendimit se kjo është një çështje delikate dhe ndoshta duhet prekur më vonë, për të pritur një etapë tjetër të rivlerësimit. Për këtë arsye, propozohet një qëndrim sa më objektiv, që ta gjykojë fenomenin letrar në kompleksitetin e vlerave dhe të të metave që e karakterizojnë. Studimi në nivel diakronik favorizon ndjekjen e vazhdimësisë dhe evolucionit të përgjithshëm historik, duke marrë parasysh që është pjesë e ndryshimeve që ndodhën në jetën shpirtërore dhe mendore të shoqërisë shqiptare gjatë viteve 1944 deri në vitet 1990. Ndërsa studimi mbi planin sinkronik jep mundësinë e vlerësimit dhe diferencimit të vlerave reale të veprave në kuadrin e prodhimit letrar të epokës. Vihet në evidencë roli negativ i mendimit teorik të imponuar të epokës, paragjykimi i principeve estetike te rrymës letrare. Në të njejtën kohë, duke vlerësuar zhvillimet letrare, përkrahet pikëpamja sipas të cilës kjo periudhë u karakterizua nga vepra letrare mediokre si dhe nga kryevepra që i rezistuan te gjitha kohëve. Ndërkohë, propozohet që krijimtaria letrare e gjysmës së dytë të shek.XX, të mos quhet më “realizëm socialist”, por “letërsi socialiste”. Pra e gjithë kjo periudhë e gjatë letrare duhet t’i nënshtrohet një analize skrupuloze teorike dhe shkencore. Numri i vendit në bibliotekë: 05:80 S 943

Page 20: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

MONOGRAFI *Arti i zbatuar popullor / Andromaqi Gjergji. - Tiranë: Ilar, 2006.- 172 f. : ill. 20 cm. PASQYRA E LËNDËS: * Arti popullor shqiptar * Qëndisje në stil popullor dhe punëdore të grave fshatare * Interioret tona dhe arti i zbatuar popullor * Arti popullor në vitet 1839-1912 * Përkime midis ornamentikës popullore shqiptare e asaj ilire * Disa tradita në artet e zbatuara popullore * Ornamentika jonë një fushë interesante kërkimesh * Për një vlerësim dhe shfrytëzim më të mirë të artit popullor * Disa vlera artistike të veshjeve popullore * Armët shqiptare në shekujt XVIII-XIX * Arti fshatar dhe zejtaritë artistike në Shqipëri * Disa njohuri mbi endjen gjetë shekujve * Ojat dhe dantellat * Arti popullor në periudhën 1500-1800 * Aspekti estetik i veshjeve popullore * Takime ndëretnike në artet e zbatuara popullore të vendeve të Ballkanit * Kontrobuti i grave të rrethit të Tiranës për kulturën popullore * Ekspozita “Thesare të artit popullor rumun” * Arti popollor në Shqipëri * Motive gjeometrike (apo të gjeometrizuara) në tekstilet popullore * Rreth veprës “Kodikët e Shqipërisë” * Ekspozita “Frymëzime finlandeze” në Tiranë Çdo popull, gjatë ekzistencës së tij, ka qenë kijues i palodhur veprash arti dhe ruajtës i mirë i traditave artistike. Arti popullor, në njëfarë mënyre, është vazhdim i pandërprerë i historisë së popullit. Në këtë libër autorja na njeh me degët kryesore të artit popullor shqiptar dhe traditat e ruajtura në këto fusha, si dhe tregon rrugën e zhvillimit të tij në ditët tona. Në Shqipëri arti popullor paraqitet ishumëanshëm, kolektiv e tradicional. Ai paraqitet me një varg karakteristikash të përgjithshme,për të gjithë vendin, ndërsa në zonat e kufijve etnikë merr edhe tipare të ngjashme me ata të popujve fqinjë. Në rrugën e zhvillimit të tij shumëvjeçar, arti popullor paraqitet me tipare lokale, dhe me kohë ka fituar dhe tipare të përgjithshme, por pa i humbur veçoritë lokale. Autorja në këtë libër përqendrohet në disa nga drejtimet e artit popullor, si në artin e gdhendjes në dru nga mjeshtërit popullorë, që arriti kulmin e lulëzimit të tij nga fundi i shek.XVIII e fillimi i shek.XIX. Mjeshtërit e gdhendjes në dru, zbukuronin objektet e përdorimit të përditshëm, pajisje të brendshme kishash, shtëpish etj. Fushë shumë e pasur e artit popullor është tekstili, që është punuar dhe punohet kudo në Shqipëri, me fije mëndafshi, pambuku e leshi, me motive që ndryshojnë sipas krahinave. Punimet e tekstilit, përveçse si shtresa e mbulesa, përdoren në masë shumë të gjerë edhe për të përgatitur pjesë të ndryshme veshjeve. Po kështu kostumet popullore paraqiten në Shqipëri në një larmi të madhe veshjesh nga Veriu në Jug. Disa prej tyre me origjinë mjaft të vjetër kanë një interes të madh etnografik. Ato shpesh janë të zbukuruara me qëndisje, oja, dantela, ruaza etj., me një kombinim të bukur të ngjyrave dhe motiveve. Shqiptarët janë gjithashtu mjeshtër të punimit të metaleve, sidomos të argjendit të përdorur kryesisht si aksesorë veshjesh. Përsa I përket arkitekturës popullore në Shqipëri vihen re tipe të ndryshme banesash. Në vendet malore tipi më original I banesës është kulla, një lloj banese e fortifikuar e ndërtuar zakonisht me gurë. Ndërsa në qytete banesa ndryshon nga njera krahinë në tjetrën, në përshtatje me natyrën. Arti popullor shqiptar paraqet interes edhe për motivet e përdorura, ku vihet re një parapëlqim i motiveve gjeometrike. Në kohët e sotme artri popullor shqiptar zhvillohet në rrugë të reja, duke u mbështetur fuqishëm në traditën popullore. Numri i vendit në bibliotekë:39 Gj 392

21

Page 21: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

22

*Bibliotekat ose hirushet e kulturës : Studime dhe artikuj për bibliotekonominë / Ramazan Vozga.- Tiranë : Imazh, 2006. - 195 f. ; 21 cm. PASQYRA E LËNDËS: * Në vend të parathënies * Libri, leximi, bibliotekat * I.Biblioteka në epokën e shoqërisë së informacionit * Për një vizion të ri të bibliotekave shqiptare * Një strategji zhvillimi për bibliotekat publike * Bibliotekat publike dhe shoqëria e informacionit * Bibliotekat publike në përpjekje kundër përjashtimit social * Reformimi strukturor dhe teknologjik i bibliotekave universitare * Ligji për bibliotekat – bashkëkohor, mbështetës dhe nxitës * II. Shërbime dhe koleksione bibliotekare * Copyright-i dhe bibliotekat * Spastrimi i fondeve bibliotekare * Një perlë e fondit albanologjik në Bibliotekën Kombëtare (“Ben Kendim” e Aubrey Herbert) * Fondi i albanologëve austro-hungarezë në Bibliotekën Kombëtare * Bibliotekat përzgjedhin veprat që konkurojnë për një çmim të madh letrar (Çmimi letrar ndërkombëtar i Dublinit IMPAC) * III.Pasuritë bibliotekare në botime * Monumenti më i vjetër i trashëgimisë së shkruar botërore (“Epi i Gilgameshit”) * ”Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer në shqip 1944-2000” – një vepër me vlerë e bibliografisë dhe e kulturës shqiptare * Bibliografia “Vepra të autorëve dhe studiuesve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët (shek.XVI-XX)” Autori nëpërmjet metaforës së përdorur, kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve qeveritare, në mënyrë që biblitekave t’u jepet rëndësia dhe vendi që meritojnë, dhe të mos trajtohen si Hirushja e përrallave. Në këtë libër janë përzgjedhur studime dhe artikuj të botuar në shtypin profesional vendas dhe të huaj, referatë të mbajtura në seminare apo takime shkencore brenda e jashtë vendit, madje edhe ndonjë material i botuar fillimisht në variant elektronik në internet. Të gjithë këto materiale trajtojnë probleme të bibliotekonomisë, të teorisë dhe praktikës bibliotekare. Duke marrë parasysh faktin që bibliotekonomia është një disiplinë shumë e vjetër, autori në këtë botim, trajton edhe rendësinë e kërkimeve bibliotekare. Kjo për faktin se kërkimi bibliotekar ndihmon në zgjerimin e bazës teorike të shkencës së bibliotekave dhe të informacionit dhe siguron të dhënat e nevojshme për marrjen e vendimeve administrative efektive për zgjidhjen e problemeve. Autori thekson edhe një here thelbin funksional të bibliotekave, të cilat shërbejnë jo vetëm si institucione të rëndësishme të kujtesës njerëzore, por janë në gjendje të përshtaten me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë. Edhe bibliotekat e Shqipërisë synojnë të kthehen në biblioteka dixhitale, duke bërë që burimet e informacionit të jenë më të lehta dhe më interesante për t’u përdorur online. E gjithë kjo do të arrihet duke përshtatur trashëgiminë e shkruar, me përparimet teknologjike në fushën e elektronikës dhe informatikës. Libri trajton gjithashtu arsimimin bibliotekar, dhe domosdoshmërinë e përgatitjes në nivel universitar të kuadrove të rinj. Kjo gjë duhet të arrihet duke hapur, edhe në Shqipëri, degën e bibliotekonomisë në arsimin e lartë universitar. Numri i vendit në bibliotekë:027 V 872

Page 22: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

23

*Kodikët e Shqipërisë : (Botim shkencor-kritik i illustruar) / Red. Shaban Sinani.- [S.l. : s.n., 19..?]. - 306 f. : ill. ; 28 cm. PASQYRA E LËNDËS: * Kodikët e Shqipërisë, përmendore e kulturës njerëzore * Gur themeltar në ndërtesën e trashëgimisë * Kult e kulturë * Bëhen të njohur 100 kodikë të Shqipërisë * Libra të shenjtë në dorëshkrime në membranë * Dorëshkrimi greqisht nga Berati i Shqipërisë Codex Purpureus Φ * Kodiku i manastirit të shën Kozmait * Katalog i dorëshkrimeve në greqisht në Arkivin e Shtëtit në Tiranë * Thesare kulturore që i kthehen popullit * Rreth rizbulimit te dy kodikëve të Beratit * Katalog I kodikëve kishtarë mesjetarë të Shqipërisë * Dorëshkrimet kishtare mesjetare të Shqipërisë * Rreth “vendlindjes” së kodikëve mesjetarë të Shqipërisë * Ungjilli sipas Mateut dhe sipas Markut, greqisht, (Codex Purpureus Beratinus Φ) * Dorëshkrimet biblike që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Shqipëri (Tiranë), të kataloguar në Fondin 488 * Beratinus-1 - një referencë themelore në traditën e shkrimeve të shenjta * Rreth një studimi monografik të papërfunduar për kodikët e Shqipërisë (Katalogu dhe përshkrimet e Kosta Naços) * Fjalorth shpjegues Dorëshkrimet biblike, ungjillore dhe liturgjike të Shqipërisë përbëjnë një prej traditave kulturore më të shquara dhe njëhërësh më të panjohura të saj. Këto dorëshkrime fillojnë që prej krishtërimit të hershëm. Tradita e shkrimeve të krishtera në Shqipëri zgjati, të paktën për 15 shekuj, duke qenë një prej traditave kulturore më të qëndrueshme dhe të pandërprera, dhe vazhdoi edhe në periudhën pas-osmane, edhe pasi u shpik Gutembergu, duke dëshmuar rrënjët e saj të forta. Në dorëshkrimet kishtare të Shqipërisë ka: shkrime biblike, shkrime ungjillore, shkrime liturgjike, shkrime shenjtorësh, martirësh dhe të etërve të kishës, teologji dhe filozofi besimi, rregullore për trajtimin e çështjeve laike të besimtarëve, arte të zbatuara kishtare para-ikonografike, trajtesa me karakter didaktik, libra për shkollat fetare e laike. Botimi i kësaj vepre ka për qëllim të hedhë dritë në traditën e dorëshkrimeve kishtare dhe të vëjë në dukje se (1) hapësira shqiptare është një prej vatrave më të rëndësishme, më të hershme dhe më të pasura, në shkallë rajonale e botërore për dorëshkrimet kishtare ; (2) Illyricum-i historik, vendi i të parëve të shqiptarëve, u prek fizikisht prej delegatëve të parë të krishtërimit dhe i dha mjaft figura të shquara mendimit të krishterë; (3) këto shkrime kanë ruajtur ngjyrime të kulturës vendase në përgjithësi; (4) ”Beratinus-1”, një prej arketipeve më të lashta të Dhjatës së Re, është ruajtur në Shqipëri, së paku prej mesit të shek.14; (5) në Shqipëri ka ekzistuar një shkullë shkruesish dhe një mjeshtëri lokale shkrimi, të paktën prej një mijëvjeçari; (6) bota shqiptare gjithnjë ka pasur një elitë kulturore dhe klerikale; (7) jeta shqiptare në bashkësi është rregulluar, veç të tjerave, edhe nga faktori kishtar; (8) kult e kulturë nuk mund të ndahen si traditë, ashtu siç nuk mund të ndahen as etimologjikisht; (9) hapësira shqiptare ka qenë historikisht ekumenike e mospërjashtuese; (10) shkrimet biblike ungjillore përgatitën shkrimet laike, etj. Numri i vendit në bibliotekë: 091.1 K 567 *Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji / Mark Tirta. – Tiranë : [s.n.], 2006. - 161 f. ; 21 cm. PASQYRA E LËNDËS: * Parathënie * Koncepti “Kërkim shkencor”. Pjesa e parë * Sistemi metodik i punës shkencore * Pjesa e dytë * Probleme të veçanta të kërkimit shkencor Libri është një manual metodik për dy fusha kërkimi: etnologji dhe folklor, të cilat janë të lidhura me njera tjetrën, hyjnë njera në tjetrën e që kanë të njejtat mënyra kërkimi, qoftë në eksplorim, e në anë të tjera empirike, qoftë në analiza, në zbërthime të ndryshme. Si etnologjia dhe folklori studiojnë etnokulturën, por në vështrime të veçanta të saj. Etnologjia në problematikë ka një shtrirje

Page 23: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-lug-dic06-shq.pdfINTERREG III ITALI-SHQIPERI1 “Promovimi dhe

24

të gjerë, ndërsa folklori studion letërsinë popullore në prozë e poezi, muzikë e valle popullore, së bashku me instrumentet përkatës. Autori paraqet në këtë libër disa nga problemet më kryesore, më të rëndësishme për kërkesat metodike të punës së kërkimit shkencor në etnologji e folklor. Është e domosdoshme që kërkimi shkencor të mbështetet në një sërë rregullash që duhet të njihen e zbatohen me përpikmëri nga specialistët. Këto janë si ligje, që nuk duhen shkelur, sepse përndryshe rrezikohet që të mos zbulohen të vërtetat e panjohura. Dukuria apo elementët e veçantë që kërkohen të zbulohen, duhen marrë në lidhje e bashkëveprim të ndërsjelltë mes tyre. Lënda e këtij manuali është trajtuar në përshtatje me kërkesat e gjithë atyre që merren me kërkime të etnokulturës në trojet shqiptare dhe për probleme shqiptaro-ballkanike. Numri i vendit në bibliotekë: 39 T 440 *Pellazgët, origjina jonë e mohuar : Cilët janë pasardhësit e pellazgëve : monografi / Dhimitri Pilika. – Tiranë : Botimet enciklopedike, 2005. - 448 f. : ill. ; 21 cm. PASQYRA E LËNDËS: * Parathëniet * Hyrje * Platforma historiko-etnogjenetike e shtetit të Arbërit në luftën kundër zgjedhës osmane (shek.XV) * Që prej 2300 vjetësh, përse jeton akoma Pirro Mollosi në kujtesën e popullit shqiptar? * Ç’përfaqësonte Dodona mijëravjeçare për molosët, thesprotët, kaonët? * Platforma historiko-etnogjenetike e mbretërisë së Epirit në betejat kundër sundimit maqedonas (shek.III p.e.s.) * Përfundime nga sa u tha më sipër * Shënime * Në vend të mbylljes Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri se trualli i Shqipërisë së sotme ka qenë i banuar, të paktën që prej 30.000 vjetësh. Kjo do të thotë se këtu kanë jetuar njerëz shumë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur më vonë në Siujdhesën e Haimit (Ballkani i sotëm). Populli shqiptar është kujdesur të provojë prejardhjen e vet parailire jo vetëm me pohimet e paraardhësve tanë rilindës, por edhe me dëshmitë e stërgjyshërve tanë nga koha e Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit. Ky botim është një antologji e mendimit klasik e modern për pellazgët. Autori spjegon, nëpërmjet dokumenteve e fakteve të shumtë, praninë e shtresës kulturore pellazge në kulturën ilire dhe shqiptare. Kjo prani kërkohet në gjuhë, në arkeologji, në mitologji, në histori etj. Studimi nuk ka qëllim të lidhë apriori shqiptarët e ilirët nga njera anë me pellazgët, nga ana tjetër. Ai synon që këtë lidhje ta realizojë, në të gjitha aspektet e mundshme, nëpërmjet trashëgimit të vlerave kulturore nga njera epokë me karakter prehistorik, në një epokë tjetër me karakter historik. Vërtetimin e lidhjeve midis vlerave të qytetërimit pellazg me atë iliro-shqiptar, autori e bën përmes të tretëve, asnjanësve, mundësisht përmes atyre që janë më të padyshimtët. Ai ka shfrytëzuar autorët klasikë grekë e latinë, fqinjët e ndërmjetmë me identitet jo aq të njohur (hetitë, maqedonë, trakas), kulturat perandorake dhe ndikimet e tyre zyrtare, krishtërimin e hershëm, daljen e krishtërimit nga fshehtësia. Të gjitha këto, autori i trajton në rrafsh gjuhësor, historik, gjeokulturor, mitologjik, etnologjik. Ne këtë monografi, i jepet shpjegim gjuhësor e psiko-kritik, me anë të shqipes, miteve antike e paraantike. Një pasuri më vete përbën ikonografia, lënda ilustruese që shoqëron veprën. Kjo lëndë eshtë zgjedhur nga muze metropolitane të artit klasik, nga rrënoja të qyteteve dhe vendbanimeve të lashta, nga burimet historike, bibliografike dhe arkivistike. Ne vepër emblematika, ikonografia, numizmatika, heraldika, shenjat e bashkësisë etj., jepen të sistemuara, të përzgjedhura, të plotësuara me të dhëna të detajuara për kohën, vendin, autorësinë, identitetin. Numri i vendit në bibliotekë: 94 P 365