INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006...

21
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Albanologjia, Bibliotekonomia & Management nr. 1/2 – Janar/Dhjetor 2005

Transcript of INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006...

Page 1: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Albanologjia, Bibliotekonomia & Management

nr. 1/2 – Janar/Dhjetor 2005

Page 2: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

Albanologjia & Bibliotekonomia

Përgatiti: Shazie Guri

Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Përktheu: Blerta Guri

-- o --

Bibliotekonomia & Management

Redaktor: Antonio Lovecchio

Partner Kooperativa e Shërbimeve Kulturore Ninive

Përkthyes: Dhurata Vreshtazi

Page 3: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1

Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit, biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës, Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit të Shtetit Shqiptar.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si:

- Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike.

Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë.

Page 4: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

PPEERRMMBBLLEEDDHHJJAA

Albanologjia & Bibliotekonomia

Site në Internet, fq. 7

Revista, fq. 8

Monografi, fq. 11

-- o --

Bibliotekonomia & Management

Site në Internet, fq. 15

Revista, fq. 17

Monografi, fq. 20

5

Page 5: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

Shënime të përmbajtjes Buletini është një përmbledhje abstraktesh të botimeve shqiptare që i përkasin fushave të albanologjisë dhe të bibliotekonomisë, te ndara në dy seksione: albanologji dhe bibliotekonomi. Secili prej këtyre seksioneve përmban nëndarje të tjera, të cilat përmbajnë botime të kohëve të sotme ose të alternuara. Në këtë numër: 1. Seksioni i Albanologjisë:

- Kërkime bibliografike mbi studimet historike; - Kërkime bibliografike mbi studimet filologjike; - Kërkime bibliografike mbi trashëgiminë popullore shqiptare; - Kërkime bibliografike mbi studimet e artit dhe të kulturës shqiptare

2. Seksioni i Bibliotekonomisë:

- Historiku i bibliotekave shqiptare; - Komunikimi elektronik në biblioteka; - Informatizimi i bibliotekave në Shqipëri; - Menaxhimi i proceseve në biblioteka; - Menaxhimi i koleksioneve në biblioteka; - Përdorimi i bibliotekave; - Dokumentet letrare, gjuhësore dhe historike

Biblioteka e Akademisë së Shkencave është krijuar në vitin 1975, pikërisht 2 vjet pas themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo Bibliotekë lindi si nevojë imediate e Akademisë së Shkencave dhe e instituteve të saj albanologjike dhe kërkimore-shkencore, për të plotësuar kërkesan e domosdoshme për zhvillimin e tyre shkencor: atë të informimit dhe furnizimit me literature shkencore e bashkëkohore. Gjatë viteve të ekzistencës së saj, Biblioteka e Akademisë së Shkencave është pasuruar me materiale të ndryshme, me botime albanologjike dhe literature teknike e shkencore, nga të gjitha fushat që mbulojnë institutet dhe qendrat e saj kërkimore-shkencore e më gjerë. Buletini që po paraqesim, përmban një përzgjedhje të kësaj literature, që janë fond i pasurisë së kësaj biblioteke. Përzgjedhja e literatures i përket fushave të albanologjisë dhe të bibliotekonomisë.

6

Page 6: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

SSIITTEE NNEE IINNTTEERRNNEETT *Ceeol http://www.ceeol.com/index.aspx Bëhet fjalë për web-in e Bibliotekës Online të Europës Qendrore dhe Lindore. Ceeol-web është një arkiv kolektiv online , që siguron mundësi për të futur me tekst të plotë PDF, artikuj nga 206 revista të shkencave humane dhe shoqërore, libra elektronikë dhe dokumente të dixhitalizuara, që i referohen subjekteve te Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Ceeol-i është rezultat i 10 vjetëve punë të Qendrës Kulturore Europiane të Frankfurtit, duke filluar që nga viti 1990, kur panairi vjetor i Frankfurtit ofroi mundësi të shumta për netwok-un e botimeve. Qëllimi i Ceeol-it është të bëhet një bibliotekë dhe dyqan dokumentesh . Kjo bibliotekë kërkon të sigurojë nga botues të shumtë, kryesisht nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore materiale lidhur me historine, gjuhët, letërsitë si dhe nga realitetet kulturore, sociale dhe politike të këtyre vendeve. Ceeol-i kërkon të bëhet porta më e rëndësishme e Internetit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke siguruar një aleancë ndërmjet popujve të Evropës, bazuar mbi ndarjen e vlerave të tyre kulturore. Të gjitha dokumentet e grumbulluara në Ceeol janë të regjistruara në një katalog database, i cili bashkon kërkimet online të siguruara nga bibliotekat tradicionale të këtyre vendeve. Në web site: www.ceeol.com, duke filluar që nga viti 2002, përfshihen artikuj nga këto revista shqiptare: Studia albanica; Studime historike; Studime filologjike; Kultura popullore; Përpjekja. *Home of Albanians online http://www.albanian.com Ky është web siti që jep informacione të shumta jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga troje të tjera të banuara nga shqiptarë siç janë Kosova, Maqedonia ,Mali i Zi. Në këtë web site mund të informohesh për historinë e shqiptarëve që nga origjina, ilirët, perandoria romake, perandoria bizantine, perandoria otomane, të marrësh informacion për pavarësinë shqiptare, luftërat botërore, Shqipërinë socialiste etj. Po kështu edhe për historinë e gjuhës, dialektet, alfabetin, gramatikën etj. web siti mundëson njohjen me figura historike shqiptare dhe emra të shqiptarëve të famshëm në fushën e kulturës, artit shqiptar etj.

7

Page 7: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

REVISTA *Teatri antik i Apolonisë / Aleksandra Mano Në: *Iliria, Viti XXIX, n. 1-2, 1999-2000, f. 183-210. Artikulli bën fjalë për gërmimet arkeologjike shumëvjeçare të ndërmarra në qytetin e lashtë të Apollonisë së Ilirisë. Në këtë qytet janë zbuluar mjaft monumente të rëndësishme si muri rrethues, shetitorja me portikun, monumenti i agonoteteve, odeoni, biblioteka, nimfeu, trakte të magjistrales kryesore etj., të cilat janë tregues cilesorë të zhvillimit urbanistik dhe të lulëzimit ekonomik e kulturor të këtij qyteti. Autorja e artikullit nëpërmjet analizës së rezultateve të kërkimeve të bëra kohë pas kohe, argumenton ndodhjen në këtë zonë të një teatri shumë më të madh se odeoni prej 140 ha. Numri i vendit në bibliotekë: 05:902 I 309 *Biblioteka “Spiro Dine” dhe monumentet letrare shqipëtare, linguistike e historike, më të vlerëshme të saja / Përgatiti Maksim Gjinaj Në: *Bibliothecae, n. 4, 2003, f. 38-44. Ilo Mitkë Qafëzezi (1882-1964), gjurmues sistematik i dokumenteve dhe librave të rrallë shqip dhe mbi Shqipërinë, solli kontribute me vlerë në fushën e letrave shqiptare . Spikasin gjetjet dhe studimet rreth dokumenteve të rrella mbi Voskopojën, Vithkuqin, Korçën, Beratin etj. Këto materiale, mes tyre abetaret e Veqilharxhit, dorëshkrimet e Kavaliotit etj., janë sot në duart e studiuesve falë punës së Qafëzezit. Materiali përmban pjesë nga fjala e Ilo Mitkë Qafëzezit rreth dorëshkrimeve dhe veprave të rralla që i jane dhuruar Bibliotekës së Korçës nga Spiro Dine, gjurmues i zellshëm i folklorit dhe bibliofil i njohur. Veç prezantimit me dinjitet professional e shkencor të pasurive të kulturës kombëtare shqiptare, autori propozon ide interesante mbi fatet e kësaj trashëgimie, siç është ajo e krijimit të kolanës së botimeve të rralla shqiptare të quajtur “Corpus Scriptorum Albanensium” Numri i vendit ne bibliotekë: 05:027.54 B 534 ”*Dark Ages”, faktorët kryesorë në formimin e shqiptarëve të hershëm / Neritan Ceka Në: *Candavia, n.1, 2004, f. 7-18. Artikulli jep një tabllo të gjenezës së shqiptarëve, te trajtuar ndryshe nga historiografia jonë tradicionale, e cila këtë proces e ka vendosur në shekujt VII-X të mesjetës. Fillimin e gjenezës së shqiptarëve, autori e kerkon ne Antikitetin e Vonë, për shkak të 1)mos integrimit të Perandorisë Romake me qytetërimin e saj globalizues dhe 2)krishtërimit, i cili ofroi modele të thjeshta të

8

Page 8: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

krijimit të komuniteteve, pas rënies së strukturave romake. Shoqëria ilire e Antikitetit të Vonë ishte një shoqëri rurale dhe komunitetet e krishtera ishin bashkësi të qëndrueshme fshatare, të cilave kisha u drejtohej në gjuhën amtare. Këto komunitete u konsoliduan nën presionin e sulmeve të shumta barbare. Dy nga faktorët që nxitën krijimin e kombësisë arbërore që në shek.I-II, gjatë Antikitetit të Vone, ishin pikërisht krijimi i komuniteteve të krishtera dhe qëndresa kundër dyndjeve shfarosëse sllave. Numri i vendit ne bibliotekë : 05:902 C 175 ”*Iliriku i shenjtë” apo “Biblioteka ilirike”? / Aurel Plasari Në: *Bibliothecae, n. 3, 2003, f. 16-20. Përmbledhja dokumentaro-historike “Iliriku i shenjtë”, është vepër prej disa vëllimesh e papëve Riceputi, Farlato, Coleto, e nisur prej inisiativës së papës me prejardhje arbërore Clement XI (Gianfrancesco Albani), me qëllim mbledhjen e materialit për të bërë historinë kishtare të Ilirikut. Per perpilimin e kësaj vepre u mblodhën dhe u renditën një sasi e madhe dokumentesh dorëshkrimore që përbënë më pas të quajturën “Bibliotekë ilirike”, pjesë të së cilës ruhen ende sot në disa prej bibliotekave të Venecias, në fonde të ndryshme të Arkivit të Vatikanit, të Romës, etj. Tejkapërcimi i shfrytëzimit përzgjedhës te atij dokumentacioni prej Riceputit & Farlatit & Coletit, rileximi i tij dhe madje futja e tij sërisht në përdorim, tanimë nga një këndvështrim bashkëkohor, mund të përbëjnë një nga sfidat edhe për historiografinë e sotme shqiptare. Numri i vendit ne bibliotekë : 05: 027.54 B 534 *Shqipja standarte në kapercyell të shekullit / Emil Lafe Në: *Gjuha Jonë, n.1-2, 2001, f. 5-11. Artikulli është një kumtesë e mbajtur nga autori në Kongresin e XIX Ndërkombetar për Gjuhën, Letersinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë – gusht 2000. Bëhet një historik i zhvillimit të gjuhës shqipe, në të gjithë hapësirën etnike shqiptare, që nga vendosja e alfabetit, rregullave të drejtshkrimit në dhjetëvjeçarin e parë e të dytë të shek.XX, njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë e vetme e shtetit shqiptar dhe zhvillimit të mëtejshem të gjuhës letrare gjatë fazave të ndryshme të historisë e zhvillimeve politike të Shqipërisë, deri në zhvillimet e sotme politike e kulturore. Autori ndalet në arritjet dhe problemet në vendosjen dhe në zbatimin e normës në rafshet kryesore të strukturës së shqipes standarte. Numri i vendit ne bibliotekë: 05:81 Gj 909

9

Page 9: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

*Përsiatje, identifikime të reja për disa vepra të lashta dhe mesjetare në Shqipëri / Moikom Zeqo Në: *Studime për artin, n. 8, 2003, f. 95-122. Autori paraqet rishikime të disa veprave artistike të përfshira në një kronologji kohore dhe në një mozaik hapsinor në truallin shqiptar. Ai shtron si problematikë studimore tezat e tij duke e konsideruar të hapur dialogun lidhur me trajtimin e tyre. Këto kanë të bëjnë me: zanafillën e artit prehistorik në Shqipëri, të përcaktuar nga një pikture shkëmbore e lashtë 4000 vjeçare; dy relievet me figurat e Apolonit dhe Artemisit nga epoka e artit arkaik të Durrësit; me portretin që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, te quajtur koka e Demostenit, por që duket se nuk është e tij; etj. etj. Autori krahason materialin ikonografik me miotologjinë e vjetër (dhe afirmon ekzistencn e kriptokristianizmit në tokat ilire) si dhe paraqet argumentin e asimilimit të ndërgjegjes dhe figurave mitologjike pagane, romane-greke, egjiptiane etj. nga ndërgjegja dhe doktrina kristiane, e shprehur ne figurat e ndryshme te ikonografise se vjeter shqiptare. Numri i vendit ne bibliotekë: 05:7 S 943 *Rrjeti kombëtar i bibliotekave / Kujtim Dashi Në: *Bibliothecae, n. 4, 2003, f. 8-14. Rrjeti kombëtar i bibliotekave përfshin të gjitha bibliotekat e Republikës së Shqipërisë. Në sistemin e tij të informacionit, ky rrjet bibliotekash luan një rol të rëndësishëm si porta drej dijes, mendimit dhe kulturës. Bibliotekat dhe shërbimet e informacionit japin ndihmesën e tyre në zhvillimin e lirisë intelektuale dhe ndihmojnë në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave civile universale. Ato u ofrojnë përdoruesve të këtyre institucioneve akses në burimet dhe shërbimet përkatëse pa kufizime dhe duke kundërshtuar çdo formë të çensurës. Duke reflektuar diversitetin e shoqërisë, zgjedhja dhe vënia në përdorim e materialeve dhe shërbimeve bibliotekare drejtohet nga konsiderata profesionale dhe jo nga pikëpamje politike, morale e fetare. Organizimi dhe funksionimi i bibliotekave në Republikën e Shqipërisë janë të mbështetura ligjërisht. Autori ndalet në rrjetin kombëtar të bibliotekave shqiptare, duke u nisur nga funksionet, veprimtaria dhe varësia e tyre. Kështu në rrjetin e bibliotekave shqiptare përfshihen: Biblioteka Kombëtare, Bibliotekat publike, Bibliotekat e veçanta ose speciale, Bibliotekat e Universiteteve dhe shkullave të tjera të larta dhe Bibliotekat e shkollave. Numri i vendit ne bibliotekë: 05:027.54 B 534

10

Page 10: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

MONOGRAFI *Zhvillimet e bibliotekonomisë : buletin me përkthime nga materialet e IFLA-s / Red. Farfuri Xhaja. – Tiranë : [s.n.], 1999. - 143 f. ; 20 cm. - (Shoqata e punonjësve te bibliotekave). INDEKS: * IFLA dhe programet kryesore të saj * Krijimi i një platforme për bibliotekat në shoqërinë e informacionit * Kontrolli bibliografik në Hollandë * Hyrje në UNIMARC * Rregullat anglo-amerikane të katalogizimit dhe e ardhmja e tyre * Kujtesa e botës – ruajtja e trashëgimisë dokumentare * Mikrofilmimi kundrejt dixhitalizimit si mjet për ruajtje: mundësia e përdorimit afatgjatë të materialeve dixhitale * Interneti: Origjina e ardhmja dhe problemet * Burimet e Internetit për përmirësimin e leximit * Bibliotekat lëvizëse dhe shërbimi i ri i informacionit * Organizimi i bibliotekave universitare në Francë * Binjakëzimi i bibliotekave * Organizatat ndërbibliotekare që punojnë për afrimin e fëmijëve me librat * Lista e shkurtimeve Në këtë libër prezantohen artikuj të zgjedhur nga buletine dhe botime të ndryshëm të IFLA-s (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Bibliotekave dhe Institucioneve), si një praktikë e mirë dhe frytdhënëse e rekomanduar edhe nga vetë kjo organizatë, në mënyrë që t’i shërbejë ngritjes profesionale të punonjësve të të gjithë tipeve të bibliotekave. Problemet e trajtuara në këta artikuj kanë të bëjnë me disa aspekte të rëndësishme të punës së bibliotekave për rritjen e mundësive të përdorimit të informacionit nga përdoruesit siç janë njohja dhe zbatimi i standarteve në fushën e bibliotekonomisë, njohja me formatin MARC, Internetin, si elementë që ndikojnë në ndryshimin e metodave tradicionale të punës. Artikujt ofrojnë ide të reja, pasqyrojnë situatën konkrete në disa biblioteka të Evropës dhe politikat e zhvillimit të tyre. Numri i vendit në bibliotekë: 025.5 Zh 996 *Menaxhimi i ndryshimeve në sherbimet bibliotekare dhe informuese / Cathryn Gallancher. – Korfuz : [s.n.], 2001. - 109 f. ; 23 cm. INDEKS: * Të kuptuarit e ndryshimeve në bibliotekë * Strategjia e menaxhimit të ndryshimeve * Strukturat, sistemet dhe kulturat elastike * Përzgjedhja e strategjisë së ndryshimeve * Planifikimi dhe zbatimi i projekteve për ndryshim * Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e menaxherëve të suksesshëm * Literaturë plotësuese Procesi i ndryshimeve në biblioteka është mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, për këtë arsye ai kërkon menaxhim sa më të mire nga ana e drejtuesve të shërbimeve të informacionit. Ky libër i shërben te gjithë bibliotekarëve, kryebibliotekarëve, punonjësve të informacionit, veçanërisht atyre që menaxhojnë personelin apo buxhetin si dhe studentëve të bibliotekonomisë për të kuptuar rëndësinë e ndryshimeve në përgjithësi, ndikimet e tyre tek organizatat dhe individët dhe për të mundësuar realizimin me sukses të tyre. Autorja na njeh me disa nga presionet për ndryshime në

11

Page 11: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

bibliotekë; me faktorët që shkaktojnë rezistence ndaj ndryshimeve; si mund të sigurojmë ndryshime të suksesshme dhe efektive etj. Numri i vendit në bibliotekë: 023 G 171 *Gramatikë historike e gjuhës shqipe (botim i përmbledhur) / Shaban Demiraj. – Tiranë : Akademia e Shkencave, 2002. - 510 f. ; 23 cm. - (Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë). INDEKS: * Parathënie * Bibliografia * Hyrje * Ndërrimet morfonologjike * Sistemi emror i shqipes në evolucionin e tij * Kategoria gramatikore e kategorisë * Kategoria gramatikore e numrit * Kategoria gramatikore e rasës * Problemi i nyjave në shqipe * Vërejtje rreth sistemit të rasave të shqipes * Rreth përcaktorëve të emrit * Përemrat * Rreth formave të patrheksuara të përemrave vetorë * Parafjalët * Sistemi foljor i shqipes dhe zhvillimi i tij * Kategoritë gramatikore të foljes * Mënyra dëftore * Mënyrat e tjera të foljes * Format e pashtjelluara të foljes * Çështja e paskajores në gjuhën shqipe * Treguesi alfabetik i çështjeve kryesore * Treguesi i autorëve të cituar * Summary Botimi trajton çështjet e rëndësishme të evolucionit historik të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe, të shoqëruara brenda caqeve të mundshme, me elemente sintaksore si: përdorimet kryesore të formave të ndryshme gramatikore të emrave e të foljeve, rendi i përcaktorëve, përdorimi i formave të patheksuara të përemrave vetorë, përdorimi i parafjalëve me rasa të ndryshme etj. Pra çështjet sintaksore, për arsye praktike, janë trajtuar krahas formave gramatikore përkatëse dhe jo të veçuara në një pjesë të dytë të veprës. Është kaluar nga fazat e dokumentuara në fazat më të hershme të gjuhës shqipe, duke mbajtur parasysh të dhënat e gjuhësisë krahasuese indoevropiane. Ju është kushtuar vëmendje dhe dukurive gramatikore kryesore me karakter ballkanik. Numri i vendit në bibliotekë: 811.18 D 311 *Gjergj Kastrioti Skënderbeu : jeta dhe vepra, 1405-1468 / Kristo Frasheri. – Tiranë : Toena, 2002. - 572 f. : il. ; 24 cm. INDEKS: * Parathënie * Shqipëria në pragun e pushtimit osman * Pushtimi turk i Shqipërisë * Nga ishin Kastriotët? * Gjon Kastrioti dhe rinia e Skënderbeut * Nga statusi i vasalitetit në regjimin e timarit * Skënderbeu në pragun e kryengritjes çlirimtare * Kryengritja e përgjithshme (1443) * Kuvendi i Lezhës dhe beteja e Torviollit (1444) * Skënderbeu në luftë me turqit dhe me venedikasit (1445-1448) * Rrethimi i parë i Krujës (1450) * Formimi i shtetit shqiptar të pavarur * Flamuri i Skënderbeut * Kanunet e Skënderbeut * Kruja, kryeqyteti i shtetit të Skënderbeut * Skënderbeu si njeri * Portreti autentik i Skënderbeut * Marrëdhëniet ndërkombëtare të Skënderbeut (1443-1451) * Sulltan Fetihu kundër Skënderbeut * Disfata e Beratit * Beteja e Ujëbardhës (1457) * Armëpushimi * Ekspedita në Itali * Gjendja kulturore në Shqipëri në shek.XV.Fillimet e shkrimit shqip * Marrëveshja shqiptaro-venedikase(1463) * Apogjeu i rezistencës shqiptare * Skënderbeu në Napoli dhe në Romë * Rrethimi i tretë i Krujës * Vdekja e Skënderbeut (17 janar 1468) * Varri i Skënderbeut * Vepra historike e Skënderbeut * Bibliografia * Treguesi i emrave * Pasqyra e hartave dhe e ilustrimeve

12

Page 12: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

Vepra është trajtim i historisë së Skënderbeut dhe i epopesë së shek.XV duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore. Në këtë punim, të mbështetur në një dokumentacion që mbush nëntë vëllime, provohet madhështia e veprës së Skënderbeut. Në këtë monografi Skënderbeu nuk është trajtuar vetëm si strateg, por edhe si burrë shteti, si faktor ndërkombëtar, si ligjvënës, si administrator por edhe si njeri. Në 30 kapituj që përmban monografia, janë trajtuar tema të tilla si: gjendja e Shqipërisë në pragun e pushtimit osman, struktura shoqërore shqiptare dhe ballafaqimi me regjimin turk të timareve, gjendja fetare e Shqipërisë në shek.XV, problemi i origjinës së Kastriotëve dhe i rinisë së Skënderbeut, flamuri i shtetit të Skënderbeut, dhe përveç temave të tjera më të imta, vepra historike e Skënderbeut. Numri i vendit në bibliotekë: 949.6 F 88 *Heraldika shqiptare / Gjin Varfi ; Red. Nexhat Myftiu. – Tiranë : Dituria, 2000. - 128 f.: il. ; 24 cm. INDEKS: * Hyrje * Heraldika në Shqipëri * Simbolet kombëtare * Stema e Shqipërisë * Gjergj Kastrioti Skënderbeu * Stemat heraldike të familjeve të shquara shqiptare * Stemat heraldike të qyteteve * Stemat klerikale * Stemat heraldike të kapitanëve * Stemat heraldike të familjeve të shquara në Komunitetet Arbëreshe * Paraqitja e stemave * Heraldry in Albania * Treguesi i emrave * Bibliografia Autori trajton në këtë vepër probleme të heraldikës si dukuri dhe disa anë teorike fare pak të njohura dhe të paprekura në studimet shqiptare, të cilat shërbejne si bazë njohjeje dhe evidentimi të heraldikes shqiptare në përqasje me atë evropiane. Vepra e paraqitur në formë albumi synon të grumbullojë, klasifikojë dhe rindërtojë heraldikën shqiptare me qëllim që të mbushë zbrazëtinë e krijuar nga pavijueshmëria e traditës heraldike, të ruaje atë çka mbetur nga kultura heraldike në Shqipëri, duke ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm të heraldikës shqiptare, që ka nisur para 500 vjetësh me shkatërrimin e shtetit shqiptar nga pushtimi osman dhe të ndihmojë në rigjallërimin e heraldikës shqiptare. Numri i vendit në bibliotekë: 929.6 V 188

13

Page 13: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

Të dhëna rreth përmbajtjes Buletini është një përmbledhje e abstrakteve të publikimeve italiane – në fushën e bibliotekonomisë – të ndara në tre seksione: Bibliotekonomia, Historia e bibliotekave dhe Cilësia e shërbimeve bibliotekare. Të tre seksionet mund të prezantohen në të njëjtën kohë ose të alternuar. Në këtë numër: 1. Seksioni Bibliotekonomia:

- Reference digjitale; - Katalogu dhe katalogimi dokumentar; - Principet e reja të katalogimit të IME ICC; - Menaxhimi i koleksioneve;

2. Seksioni Cilësi e shërbimeve bibliotekare:

- Komunikimi dhe marketingu bibliotekar; - Vlerësimi i bibliotekave publike; - Karta e shërbimeve; - Menaxhimi i personelit në kuadrin e sistemeve të cilësisë; - Aziendalizimi i institucioneve bibliotekare; - menaxhimi për çdo proçes në bibliotekë;

Për faqet web dhe bankat e të dhënave janë zgjedhur Web-et me bazë tematike dhe tipologjike, si: ACNP (katalogu kolektiv i periodikëve), SBN (katalogu kolektiv i Shërbimit Bibliotekar Kombëtar) dhe Teca del Mediterraneo (një shembull i OPAC-ut lokal).

14

Page 14: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

SSIITTEE NNEE IINNTTEERRNNEETT

*ACNP http://acnp.cib.unibo.it/cgi-ser/start/it/cnr/fp.html Acnp është Arkivi kolektiv kombëtar i publikimeve periodike. Ky katalog kolektiv është formuar në vitet Shtatëdhjetë me iniciativë të Isrds-Cnr (Instituti i studimeve rreth kërkimit dhe dokumentimit shkencor të Këshillit kombëtar të kërkimeve). Përmban:

- informacione bibliografike të periodikëve italianë dhe të huaj në zotërim të bibliotekave italiane;

- një repertor të gjerë të informacioneve bibliografike në lidhje me publikimet periodike botërore të regjistruara nga Issn;

- një arkiv i artikujve të revistave të integruara me Acnp, i pasuruar me të dhëna bibliografike të marra nga Current contents të Institute for scientific information – ky arkiv i fundit është disponibël ekskluzivisht për lexuesit e Universitetit të Bologna-s dhe të Ferrara-s.

Sistemi lejon të kuptohet shumë shpejt se cilat nga bibliotekat e aderuara zotërojnë një periodik të caktuar, cilat janë botimet vjetore të konservuara pranë secilës prej tyre, kushtet e mundshme për kërkimin e fotokopjeve ose të skanimeve nëpërmjet document delivery, si dhe informacione të hollësishme rreth vendndodhjes, orareve e shërbimeve të bibliotekave. *SBN Projekti Sbn (Shërbimi bibliotekar kombëtar) i ka fillesat në 1979 dhe ka patur përdorim të plotë vetëm në vitin 1992. Tipologji të ndryshme të bibliotekave (shtetërore, komunale, universitare, të akademive dhe të institucioneve publike e private), të grupuara në 51 pole lokale, marrin pjesë në trajnimin profesional të Katalogut unik kombëtar. Në Sbn është e mundur të rikërkohen informacionet bibliografike në lidhje me tipologji të ndryshme të materialeve: libri modern, libri antik, të mira muzikore e librat e parë të shtypur (edicioni i shekullit XVI - Edit 16). Projekti Sbn intereson edhe për tipologji të tjera të fondeve bibliografike, arkivi të cilave për momentin është në fazë zhvillimi. Bëhet fjalë për banka të dhënash të dorëshkrimeve, të literaturës institucionale dhe artikujt e periodikëve, të materialit grafik e kartografik dhe të dokumentave në zotërim të Qendrës së Dokumentimit të Shtetit. Kërkimi në Sbn mund të kryhet në bazë të tre sistemeve:

- nëpërmjet Opac Sbn http://opac.sbn.it/index.html; - nëpërmjet Sbn on line http://www.internetculturale.it/; - nëpërmjet Library of Congress (Lc o Loc) http://lcweb.loc.gov/z3950/gateway.html, duke

seleksionuar në listën alfabetike zërin “Italian national library service-Sbn Shërbimi bibliotekar kombëtar (Iccu)”.

Përveç kërkimeve bibliografike, Sbn u lejon lexuesve akses on line në shërbime të ndryshme, si kërkesat për hua ndërbibliotekare ose kërkesat për transferim në distancë të dokumetave dhe të

15

Page 15: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

kopjeve të tyre, edhe pse përdorimi i këtyre proçedurave nuk është akoma i përhapur; në disa pole është e mundur gjithashtu të plotësohen propozime të blerjes së dokumentave që akoma nuk janë në zotërim të Sbn. *Teca del Mediterraneo http://www.bcr.puglia.it Bëhet fjalë për sitin zyrtar të Bibliotekës dhe QDokumentimit të Këshillit Rajonal të Puglia-s. Faqja web është e strukturuar në seksione të ndryshme, secila prej tyre i lejon lexuesit virtual të gjejë dokumenta dhe informacione në lidhje me aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Teca del Mediterraneo. Mund të njihen kriteret dhe modalitetet e programimit, prodhimit, ofrimit dhe monitorimit të të Mirave (shërbimeve) që biblioteka i ofron lexuesve të vet, atyre që paraqiten në bibliotekë dhe atyre në distancë; iniciativa të ndryshme kulturore – në fusha të ndryshme - në bashkëpunim me subjekte private e publike (institucione rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare); shërbimet shtesë të partenariatit, training dhe prodhim botues të Webzine të veta. Web i Teca del Mediterraneo lejon akses në:

- Opac i Teca del Mediterraneo http://www.bcr.puglia.it/h3/h3.exe/ase; - Meta-Opac i Këshillave Rajonalë pjesëmarrës në iniciativë

http://www.parlamentiregionali.it/biblioteche/maicr.htm; - Katalogët e Revistave (fond i vazhdueshëm e fond i mbyllur); - Katalogu i Burimeve elektronike; - Katalogu artikuj i revistave (katalogu në fjalë është hedhur në ESSPER

http://www.biblio.liuc.it:8080/biblio/essper/default.htm).

Në temën e aksesibilitetit siti i Teca del Mediterraneo – në versionin e tij të fundit – respekton Linjat Guidë WCAG 1.02 të W3C Consortium. Në veçanti për të plotësuar nevojat e ndryshme të lexuesve të përkohshëm ose të përhershëm të sëmurë nga patologji të shikimit, përveç vizualizimit të përcaktuar, është i mundur seleksionimi i katër modaliteteve të tjera të vizualizimit: me karaktere të zmadhuara, me karaktere shumë të mëdha, me kontrast të lartë, me lexueshmëri të lartë.

2 Rakomandimet e W3C të datës 5 maj 1999 rreth Linjave guidë për akses në përmbajtjen e Web janë të konsultueshme në sitin http://www.aib.it/aib/cwai/WAI-trad.htm

16

Page 16: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

RREEVVIISSTTAA

*Mirëqënia e “klientit të brendshëm”: përse sistemi i menaxhimit të cilësisë në bibliotekë nuk mund të përjashtohet nga cilësia e klimës në punë / Carla Basagni Në: *Biblioteche oggi, XXII, Dhjetor 2004, 10, fq. 27-32. Sistemi i cilësisë së një biblioteke nuk mund të përjashtohet nga niveli i sadisfaksionit të personelit të brendshëm (klienti i brendshëm) nga ambienti i punës. Për të garantuar mirëqënien e klientit të brendshëm një organizim dinamik duhet të bëjë që klima midis punonjësve të jetë gjithmonë e mirë: një ambient pune pozitiv çon në “besnikërinë” e punonjësit dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për gjithë organizimin; në rastin e kundërt punonjësi nuk ndjen afrimitet me aktivitetin e vet. Një ndër instrumentat e Cilësisë Totale të përdorur për promovimin e ndryshimit të klimës në punë në bibliotekat publike është pyetësori rreth sadisfaksionit të klientëve të brendshëm, që përveç konsiderimit të funksionimit korrekt të proçeseve të prodhimit të produkt/shërbimit, analizon edhe aspektet e paprekshme të aktivitetit. Nga përpunimi i të dhënave të grumbulluara është e mundur të nxjerrësh sygjerime për plotësimin e një “karte të marrëdhënieve etike”, dokument që përmban principet që biblioteka synon të ndjekë në marrëdhëniet e saj me klientin e brendshëm. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4 *Njohja e vlerës : avantazhi kompetitiv i bibliotekave në epokën digjitale / Michele Santoro Në: *Biblioteche oggi, XXII, Dhjetor 2004, 10, fq. 34-56. Prej vitesh Bibliotekonomia ka vendosur kontakte të ngushta me sektorin e management të ndërmarrjeve: bibliotekonomia nga brendësia e tregut të informacionit të bibliotekave realizon strategji të afta për të përcaktuar “pozicionin strategjik” me synim sigurimin e kuotave të reja të tregut si dhe “avantazhin kompetitiv” në krahasim me konkurrencën. Biblioteka bëhet me të gjitha efektet një ndërmarrje me mentalitetin e vet kompetitiv: ndërmarrja-bibliotekë pozicionohet rreth tregut të informacionit, duke ofruar një gamë të produkte/shërbimeve të pajisur me një vlerë të tillë për t’i bërë tërheqëse dhe për t’u kërkuar nga përdorues/klientë. Sadisfaksionimi konstant i lexuesve paraqet një levë të jashtëzakonshme për suksesin dhe mbijetesën e vet bibliotekës. Kur arrin avantazhin kompetitiv ndërmarrja-bibliotekë duhet të preokupohet për t’u mbrojtur nga konkurrenca e subjekteve të tjera. Ndërmarrja-bibliotekë u përgjigjet sfidave kompetitive me strategji që synojnë të ngrejnë lartë të ashtuquajturat “levat soft të management”, do të thotë: komunikim, kulturë organizative, qarkullim i njohurive, ndarje e vlerave, mirëkuptim etj. Biblioteka tregon të jetë jo vetëm fleksibël në organizim, por është gjithmonë e më e shtyrë drejt ambientit të huaj: aktivohen marrëveshje bashkëpunimi midis bibliotekave të ndryshme që ndjekin të njëjtat politika dhe finalitete. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 4

17

Page 17: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

*Reference e ardhshme / Anna Galluzzi Në: *Bollettino AIB, XLIV, Qershor 2004, 2, fq. 183-195. Me lindjen e rrjeteve telematike dhe përhapjen e Internetit aktiviteti i reference po konfigurohet gjithnjë e më shumë në një shërbim informativ virtual, i bazuar në teknologji të tipit telematik. Gjatë viteve janë vërtetuar forma të ndryshme të reference digjitale: më të thjeshtat, VRD (Virtual Reference Desk) janë platforma digjitale që i lejojnë lexuesit të realizojë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë e individuale, kërkimet bibliografike në banka të dhënash të përgatitura; format më të zhvilluara të reference virtuale bazohen në një ndërveprim real lexues/bibliotekar, jo shumë të ngjashëm me funksionimin e shërbimit klasik. Sot asistojnë në Itali, por edhe gjetkë, në krijimin e të parave "reference digjitali bashkëpunëtore": biblioteka të ndryshme (publike, akademike e speciale) bashkëpunojnë edhe në fushën e shërbimeve informative, ku çdo partner vendos në dispozicion pasurinë e vet dokumentare dhe një pjesë të burimeve financiare e njerëzore. Rezultatet që rrjedhin nga ky modalitet i reference prodhojnë përfitime të dukshme si për secilën bibliotekë ashtu edhe për gjithë komunitetin e lexuesve. Vihet re një rritje dhe një dallueshmëri e ofertës dokumentare; zhvillohen aftësi dhe kompetenca të reja në personelin e vënë në shërbim; si rrjedhojë përmirësohet ndjeshëm shërbimi. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 8 *Drejt principeve të reja të katalogimit: refleksione rreth IME ICC të Frankfurtit / di Carlo Bianchini, Pino Buizza e Mauro Guerrini Në: *Bollettino AIB, XLIV, (Qershor 2004), nr. 2, fq. 133-152. Në datat 28 - 30 Korrik 2003 u zhvillua në Gjermani pranë Deutsche Bibliothek të Frankfurt IME ICC3 (first IFLA Meeting of Expets on an International Cataloguing Code). Në takimin – e promovuar dhe organizuar nga IFLA – kanë marrë pjesë ekspertë të shumtë katalogues për të formuluar principe të reja të katalogimit, për të axhornuar Principet e Parisit të vitit 1961 dhe për të ofruar një bazë të përbashkët për redaktimin e një kodi të katalogimit ndërkombëtar. Principet e Parisit ofrojnë rregullat bazë për të përcaktuar zgjedhjen dhe formën e titullit të skedave, në katalogun e klasifikuar në bazë të autorëve. Principet e reja, nuk tërheqin vëmendjen vetëm për katalogun sipas autorëve por edhe për katalogun tout court: vizioni i "katalogut në përgjithësi" i referohet ideve të Cutter dhe gjen një përputhje në versionin teknologjik të OPAC. Principet e reja bazohen në objektivat e mëposhtëm:

- ofrimi i një qëndrimi koherent ndaj katalogimit, të përshkrueshëm dhe sipas subjektit, të çdo lloj burimi bibliografik;

- t’u shërbehet interesave të lexuesve të katalogut.

Pika e parë do të bazohet në traditat e mëdha katalografike të gjithë botës dhe në dy modele konceptuale si FRBR (Functional Requirements for bibliographic records) e FRANAR (Functional requirements and numbering of authority records). Katalogu do të ketë "funksione-lexues" të mëposhtme: gjetjen, identifikimin, seleksionimin, marrjen e informacioneve dhe navigimin midis tyre. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 6A 8

3 Cfr. http://www.ddb.de/news/ifla_conf_index.htm për dokumentimin (në anglisht) i takimit të parë (28-30 Korrik 2003 – Frankfurt, Gjermani) dhe të takimit të dytë (17/18 Gusht 2004 – Buenos Aires, Argjentinë).

18

Page 18: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

*Drejtimi për çdo proçes në bibliotekë: një aplikim i mundshëm? / Michele Santoro Në: *Bibliotime, VII, Korrik 2004, nr. 2, http://www.spbo.unibo.it/bibliotime/num-vii-2/santoro.htm Institucioni bibliotekar italian gjithmonë ka qënë i lidhur me një model drejtues të tipit hierarkik (modeli i Taylor): ky model përsërit një vizioni herarkik të organizimit, i strukturuar në bazë të funksioneve, në të cilat çdo sektor është i veçuar nga të tjerët. Nga momenti kur cilësia e shërbimit, ose më mirë sadisfaksionimi i lexuesit, është bërë objektivi kryesor i bibliotekës, management bibliotekar është drejtuar në një fazë rinovuese totale. Në këtë fazë drejtimi për proçese përbën një synim të rëndësishëm: ai është në gjendje t’i japi jetë ndryshimeve në brendësi të organizimit bibliotekar. Drejtimi për proçese lejon të përcaktohet gjithë fluksi i aktiviteteve që konvergojnë në realizimin e shërbimit si dhe në shpërndarjen e tij. Fluksi i aktiviteteve ndan në mënyrë të tërthortë gjithë organizimin, duke i kaluar kështu asetet e vjetra drejtuese: një proçes drejton dhe koordinon aktivitetet që janë kompetencë të funksioneve të ndryshme, por ai nuk i përket asnjë funksioni. Komunikimi bi-drejtues midis shumë aktivitetesh lejon menaxhimin e "hapësirave ndërfunksionale", zona gri që nuk i përkasin asnjërit nga funksionet, ku mund të fshihen rreziqe, ose pasiguri, të karakterit operativo-drejtues. Drejtimi për proçese i aplikuar në kontekstin bibliotekar ka si efekt "përpunimin e njohurive": sipas logjikës së knowledge management proçesi bibliotekar lejon të konvertohen format e "njohurisë së pashprehur" - të lexuesit dhe të personalit bibliotekar - në "njohuri e shprehur".

19

Page 19: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

MMOONNOOGGRRAAFFII

*Katalogu / Carlo Revelli ; në bashkëpunim me Giulia Visintin. – Milano : Editrice bibliografica, [1996]. – 462 fq. ; 25 cm. TREGUESI: * Informacionet në bibliotekë * Katalogimi përshkrues: përshkrimi * Katalogimi përshkrues: pikat e aksesit * Analiza konceptuale: treguesi alfabetik * Analiza konceptuale: klasifikimi * Menaxhimi i katalogut Katalogu ka një rol të rëndësishëm në tërësinë e aktiviteteve, të organizimit dhe të zhvillimit të bibliotekës ose të sistemit të bibliotekave. Ai lejon të rekuperohen informacione rreth materialeve që biblioteka zotëron. Informacionet e katalogut janë lajme bibliografike – ose katalografike – përmbajnë të dhëna (vendndodhjen në bibliotekë, titullin kryesor, përshkrimin dhe seksioni i subjekteve dhe titujve dytësorë) që identifikojnë dokumentin dhe ndihmojnë gjetjen e tij. Lajmet bibliografike janë frut i dy aktiviteteve të veçanta: katalogimi i përshkruar dhe analiza konceptuale. E para lejon krijimin e përshkrimit dhe të pikave formale të aksesit, e dyta ndihmon gjetjen e argumentave të trajtuara nga dokumentat e përshkruara dhe në shprehje të normalizuara (shprehje të tilla mund të jenë verbale: Klasifkimi në bazë të lëndës, ose të kodifikuara në bazë të një sistemi klasifikues referimi: Klasifikimi). Sot zotërimi i automatizimit ka krijuar ndryshime të dukshme në katalog si dhe në praktikat e katalogimit. Teknikat informatike dhe përpunuese kanë transformuar arkitekturën e katalogut (kalohet nga katalog i vetëm i bibliotekës në OPAC të vërtetë) dhe organizimi i informacioneve të tij (një katalog i automatizuar është parë si shumë arkiva të lidhur midis tyre), ndërsa praktikat katalografike lehtësohen në katalogimin derivat dhe në katalogimin pjesëmarrës. Këto evolucione duhet të mbështeten nga revizioni i normave katalografike: rregullat aktuale të katalogimit bazohen në kriteret tradicionale që janë zhvilluar me katalogun letër dhe që jo gjithmonë janë të përshatshëm me katalogun elektronik. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71C 4a *Grumbullimi i bibliotekave : projekti e menaxhimi / Giovanni Solimine. – Milano : Editrice bibliografica, [1999]. – 241 fq. ; 21 cm. TREGUESI: * Për të inkuadruar problemin * Një qëndrim bibliotekonomik i grumbullimeve * Programimi i fizionomisë * Politika e zhvillimit të koleksioneve * Menaxhimi i burimeve * Proçedura e blerjeve * Zgjedhje dhe menaxhimi i periodikëve * Midis fizicitetit dhe virtualitetit * Të punosh së bashku * Monitorimi dhe vlerësimi * Konservimi * Revizioni * Një normë bibliotekonomike për menaxhimin e koleksioneve Në jetën e saj të përditshme biblioteka duhet të jetë gjithmonë e kujdesshme ndaj ndryshimeve të shpejta që ndërhyjnë në proçeset e prodhimit dhe qarkullimit të njohurive dhe të dokumentave. Në

20

Page 20: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

këtë kontekst rritja cilësore dhe sasiore e një biblioteke manifestohet edhe nëpërmjet drejtimit të përditshëm të grumbullimit të vet librar. Një menaxhim korrekt i koleksioneve lejon që t’i propozohet publikut lokal një material dokumentar gjithmonë i axhornuar dhe në linjë me interesat e tij. Në kuadrin e bashkëpunimit midis bibliotekave, një menaxhim i koordinuar i grumbullimeve do të sjellë bashkëndarjen e burimeve të ndryshme (njerëzore, financiare e bibliografike), një rekuperim më të madh të informacioneve bibliografike si dhe një qarkullim më të madh të dokumentave. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71C 16a *Komunikimi dhe marketingu i bibliotekës : prespektiva e ndryshimit për menaxhimin efikas të shërbimeve / Giovanni Di Domenico, Michele Rosco. – Milano : Editrice bibliografica, [1998]. – 157 fq. ; 21 cm. TREGUESI: * Cilin marketing për bibliotekën? * Biblioteka i komunikon vetvetes * User Satisfaction në bibliotekë * Nga manager në leader: bibliotekari si agjent i ndryshimit Kur diskutohet tema e management bibliotekar, vëmendja përqëndrohet menjëherë tek një argument i rëndësishëm: sadisfaksionimi i lexuesit. User satisfaction është objektivi që një bibliotekë duhet të ndjekë nëse dëshiron të orientohet drejt kulturës së efikasitetit dhe të cilësisë dhe është gjithashtu edhe një model organizativ i cili e bën bibliotekën një organizëm në evolucion të vazhdueshëm dhe në simbiozë me situatat e reja të tregut, të vendosura nga ndryshimet në pritjet e lexuesit. Atëherë është e rëndësishme që management bibliotekar të adoptojë gjuhë, metodologji e teknika të krijuara dhe të zhvilluara në kuadrin e ndërmarrjes. Biblioteka duhet të pajiset me një strategji marketingu, e cila lejon përcaktimin e objektivave, përcaktimin e target të lexuesit të cilit do t’i drejtohet, përcaktimin e tregut ose të segmenteve të tregut ku do të veprojë si dhe studimin e sjelljeve të blerjes të lexuesit. Në vazhdim biblioteka do të përcaktojë ofrimin e shërbimeve, do të përcaktojë çmimet dhe nëpërmjet komunikimit do të realizojë promocionin për shitjen e tyre. Komunikimi është një tjetër aspekt i drejtimit bibliotekar: të kujdesesh për cilësinë e komunikimit do të thotë për bibliotekën rritje në vlerë. Prandaj është e nevojshme të zhvillohet një komunikim efikas i cili krijon një rrjet marrëdhëniesh të nevojshme për menaxhimin dhe zhvillimin organizativ të bibliotekës. Komunikimi global konfigurohet si një aktivitet që programohet nëpërmjet metodologjive korekte. Klienti i bibliotekës nuk kualifikohet vetëm me lexuesin e jashtëm, por edhe me lexuesin e brendshëm – domethënë me personelin bibliotekar. Management i bibliotekës duhet ta bëjë personelin e bibliotekës, pjesëmarrës në ndryshimet organizative duke e transformuar personelin në burim dhe në pjesë aktive të gjithë kontekstit. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71 C 17a

21

Page 21: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/ABM-gen-dic05-shq.pdfShënime të përmbajtjes Buletini është

*Vlerësimi i bibliotekave publike: të dhëna dhe metodologji të sondazheve në Itali / Anna Galluzzi. – Milano : Olschki, 1999. – 261 fq. ; 21 cm. TREGUESI: * Vlerësimi në bibliotekat publike italiane * Një vështrim në funksionimin e bibliotekave publike * Metodologjitë e përdorura në sondazhe Aktiviteti i vlerësimit të bibliotekave ka filluar në Itali në vitet Tetëdhjetë, kur në nivel kombëtar shfaqej nevoja e një vëmendjeje më të madhe për temat e menaxhimit bibliotekar. Në fillimet e viteve Nëntëdhjetë sondazhet statistikore janë praktikuar në disa biblioteka publike dhe në bazë të këtyre eksperiencave janë prodhuar materiale dhe instrumenta të nevojshëm. Realizimi i një rregjistrimi të praktikave të vlerësimit të kryera në bibliotekat publike midis viteve 1986 dhe 1997 lejon të rindërtohet saktësisht situata e punimeve në Itali. Në bazë të këtyre të dhënave Italia paraqet predominimin e rajoneve veriore në aktivitetet e vlerësimit në krahasim me Qendrën dhe Jugun. Në veçanti vetëm dy rajone në Itali (Lombardia dhe Trentino Alto Adige) rezultojnë më sensibile në temat e matjeve dhe të vlerësimit, ndërsa të tjerat – për pjesën më të madhe të rajoneve jugore – nuk kanë kryer asnjë sondazh, të tjerat kanë programuar sondazhe statistikore, por këto të fundit kanë rezultuar të pavazhdueshme në vite. Analiza e përmbajtjeve, përkundrazi, lejon njohjen e modaliteteve të strukturimit të sondazheve, aspektet më të monitoruara të jetës së bibliotekës (oferta, gjallëria, impakti, shërbimet dhe lexuesit). Kjo lejon të përcaktohet një grup treguesish – ata më të përdorurit nga gjithë bibliotekat – i nevojshëm si instrument më i përshtatshëm me sintezën e gjithë të dhënave. Harta e treguesve dhe rregjistrimi i sondazheve lejojnë përcaktimin e një metodologjie për të standartizuar praktikat e ndryshme në fushën e matjes dhe të performancave të bibliotekës. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71 B 51a *Linjat guidë për redaktimin e kartave të shërbimeve të bibliotekave publike / nën kujdesin e komisionit kombëtar të bibliotekave publike. – Roma : Associazione italiana biblioteche, 2000. - 79 p. ; 21 cm. ((In testa al front.: Associazione italiana biblioteche. TREGUESI: * Linjat guidë për redaktimin e kartave të shërbimeve të bibliotekave publike * Skema e Kartës së Shërbimeve * Shtojca e dokumentave Karta e Shërbimeve përbën një element mbartës për drejtimin e një biblioteke të orientuar drejt cilësisë, vlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, sadisfaksionimit të nevojave reale të lexuesve të vet. Ajo prezantohet si “një dokument që përshkruan aspektet cilësore të shërbimit dhe të mënyrës së shpërndarjes së tij, duke fiksuar standartet cilësore e sasiore dhe duke i treguar qytetarit garancitë dhe format e tutelimit që i sigurohen”. Për redaktimin e Kartës së Shërbimeve një bibliotekë duhet të përcaktojë objektivat, të njohë lexuesit e vet si dhe kërkesat e tyre, duhet të kryejë një analizë në brendësi për të përcaktuar burimet e nevojshme për realizimin e misionit të shërbimit; duhet të përcaktojë gjithashtu edhe standartin për të vendosur treguesit e rendimentit. Për tutelimin e të drejtave të lexuesve, biblioteka duhet të kërkojë modalitetet e ankimit dhe të rimbursimit si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga një shërbim. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 71C 45a

22