Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New...

5
Reita Tato Përgjegjëse e Bibliotekës Publike të Tiranës Bibliotekat publike Tiranë Nje vështrim i shkurtër Biblioteka publike Tiranë është e vendosur në 8 mjedise që ndodhen në zona te ndryshme te Tiranës. Me përafërsi i takon që në çdo njësi bashkiake te ketë një bibliotekë. Bibliotekat e para publike jane krijuar pas çlirimit, rreth viteve 50-60 për tu pasuar nga të tjerat ne vitet 70. Kanë funksionuar si biblioteka me fonde të mbyllura ku mund të shfrytëzohej edhe salla e leximit. Fondi arkivor ne sejcilen prej tyre ka qënë mesatarisht 20 000 vëllime ku vendin qendror e zinin librat me përmbajtje politike. Bibliotekat kanë qënë shumë të frekuentuara nga të gjithe gjeneratat dhe shtresat e popullsisë. Pas viteve 80 ,degradimi i sistemit çoi drejt zeros kujdesin edhe për kulturën. Kjo u pasqyrua edhe në punën e bibliotekave. Mungesa e theksuar e fondeve si për mirmbajtjen ashtu edhe për furnizimin me libra dhe materiale të tjera çoi në paralizimin e punës së bibliotekave. Kjo gjëndje vazhdoi edhe pas viteve 90.Me preteksin e zhdukjes së librave të ideollogjisë M&L u dogjën librat e Bibliotekës nr.8, ndërsa mjediset e saj u tjetërsuan në mjedise banimi, ndërsa mjediset e bibliotekave 1, 2, 3, 4, 7 u përgjysmuan. Biblioteka nr 2 -Pas viteve 2000 Sherbimi i bibliotekave publike ka filluar të ndryshojë. P.sh ; Biblioteka nr. 5 si sektor qëndror, falë një bashkëpunimi të Bashkisë së Tiranës me fondacionin SOROS ju nënshtrua nje rikonstruksioni të plotë. U krijua një mjedis i këndshëm ku mund të shfrytëzosh në sallë literaturën që ofron biblioteka, tashme e konceptuar me fonde të hapura.Përdorimin e bibliotekës e lehtëson vendosja e sistemit të kontrollit për lexuesit,në hyrje të saj. Megjithëse me një siperfaqe rreth 120 m 2 biblioteka ka këndin e librit për fëmijë, këndin e referencave , të librit në gjuhë të huaj etj. Po të njejtat fjalë mund të themi për Bibliotekën publike nr. 2 . Gjithashtu drejt ardhjes në normalitet janë edhe Biblioteka nr. 10 në Kinostudio dhe Biblioteka nr.9 pranë Gjykatës së Tiranës.

Transcript of Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New...

Page 1: Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New Folder\Foto 10.jpg . ... shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar

Reita Tato Përgjegjëse e Bibliotekës Publike të Tiranës

Bibliotekat publike Tiranë

Nje vështrim i shkurtër Biblioteka publike Tiranë është e vendosur në 8 mjedise që ndodhen në zona te ndryshme te Tiranës. Me përafërsi i takon që në çdo njësi bashkiake te ketë një bibliotekë. Bibliotekat e para publike jane krijuar pas çlirimit, rreth viteve 50-60 për tu pasuar nga të tjerat ne vitet 70. Kanë funksionuar si biblioteka me fonde të mbyllura ku mund të shfrytëzohej edhe salla e leximit. Fondi arkivor ne sejcilen prej tyre ka qënë mesatarisht 20 000 vëllime ku vendin qendror e zinin librat me përmbajtje politike. Bibliotekat kanë qënë shumë të frekuentuara nga të gjithe gjeneratat dhe shtresat e popullsisë. Pas viteve 80 ,degradimi i sistemit çoi drejt zeros kujdesin edhe për kulturën. Kjo u pasqyrua edhe në punën e bibliotekave. Mungesa e theksuar e fondeve si për mirmbajtjen ashtu edhe për furnizimin me libra dhe materiale të tjera çoi në paralizimin e punës së bibliotekave. Kjo gjëndje vazhdoi edhe pas viteve 90.Me preteksin e zhdukjes së librave të ideollogjisë M&L u dogjën librat e Bibliotekës nr.8, ndërsa mjediset e saj u tjetërsuan në mjedise banimi, ndërsa mjediset e bibliotekave 1, 2, 3, 4, 7 u përgjysmuan.

Biblioteka nr 2 -Pas viteve 2000 Sherbimi i bibliotekave publike ka filluar të ndryshojë. P.sh ; Biblioteka nr. 5 si sektor qëndror, falë një bashkëpunimi të Bashkisë së Tiranës me fondacionin SOROS ju nënshtrua nje rikonstruksioni të plotë. U krijua një mjedis i këndshëm ku mund të shfrytëzosh në sallë literaturën që ofron biblioteka, tashme e konceptuar me fonde të hapura.Përdorimin e bibliotekës e lehtëson vendosja e sistemit të kontrollit për lexuesit,në hyrje të saj. Megjithëse me një siperfaqe rreth 120 m2 biblioteka ka këndin e librit për fëmijë, këndin e referencave , të librit në gjuhë të huaj etj. Po të njejtat fjalë mund të themi për Bibliotekën publike nr. 2 . Gjithashtu drejt ardhjes në normalitet janë edhe Biblioteka nr. 10 në Kinostudio dhe Biblioteka nr.9 pranë Gjykatës së Tiranës.

New Folder\Foto 10.jpg

Page 2: Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New Folder\Foto 10.jpg . ... shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar

Biblioteka nr 2 Por revolucioni nuk qëndron vetëm në ndryshimin e faqes së jashtme të tyre por edhe në shërbimet që ato ofrojnë.Krahas shërbimeve tradicionale bibliotekat ofrojnë:

1. Huazimin e librave dhe materialeve te tjera. 2. Shërbime informuese përmes medias së shtypur dhe elektronike (tani s’është

më utopi informimi elektronik). Gjithashtu shfrytëzimi i kompjuterit dhe internetit eshte falas.

3. Sherbime informuese për komunitetin (edhe duke bashkëpunuar me njësinë administrative) .

4. Konsultime për shfrytëzimin e internetit(mund të orjentohet përdoruesi te shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar nga projekti eIFL direkt ku mund të shfrytëzohen 5000 revista nga fusha të ndryshme të shkencës).

5. Kualifikim të përdoruesve për përdorimin e bibliotekës publike kjo është bërë duke mësuar dhe udhëzuar përdoruesit për tu orientuar ne bibliotekë duke shfytëzuar edhe skedarin electronik.

Për tu theksuar ëshë edhe bashkëpunimi me mësuesit e letërsisë sidomos te shkollave 8-vjeçare që fëmijët të frekuentojnë dhe të mësohen të përdorin bibliotekën.

- Bibliotekat kanë zhvilluar dhe veprimtari modeste në kujtim të shkrimtarëvë ( p.sh të të madhit Lasgush Poradecit ). - Në bashkëpunim me shoqata rinore janë zhvilluar veprimtari ne ditën boterore kundës SIDAs etj

Koleksionet

• -Biblioteka publike ka një fond arkivor rreth 100 000 vëllime. Ka libra nga fusha të ndryshme te shkencës në pjesën më madhe letërsi artistike, të vendit dhe të huaj. Është për tu përmëndur dhe koleksioni i referencave bibliografike por, ka edhe libra nga fusha të tjera si filozofi, politikë, shkenca sociale , të natyrës dhe ato të aplikuara.

• Ka një fond modest CD,video kaseta etj. - Në biblioteka ka 15 kompiutera , 3 fotokopje dhe 5 printera

Page 3: Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New Folder\Foto 10.jpg . ... shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar

Stafi ¬ 12 bibliotekare (me arsim të latrë ) ¬ 7 me kualifikim pas universitar për bibliotekare ¬ 5 kane filluar kursin 2 vjeçar pas universitar ¬ 11 me çertifikata aftësie për përdorim kompjuteri , interneti etj. ¬ 1 drejtues ¬ 1 financier ¬ 1 shofer

Frekuentimi - në bibliotekat 2 ose 5 ka 25-30 freuentues ne dite - për të gjitha bibliotekën ka rreth 15 000 – 16 000 frekuentues ne vit - përdorues te kompjuterit dhe internetit rreth 11000

0

500

1000

1500

2002 2003 2004

Anëtarët me kartelë

0

50

100

150

200

2002 2003 2004

Pasurimi me të ardhurat nga Bashkia e Tiranës

nr i titujve

Biblioteka lëvizëse

Së fundi dua t’ju prezantoj një sherbim të ri bibliotekar “Bibliotekën levizëse” e cila ndihmon se tepërmi shërbimin bibliotekar të munguar në periferi të Tiranës. Siç e dimë të gjithë pas viteve 90 ka patur një dyndje te popullsisë sidomos në

periferinë e Tiranës ku u krijuan shume qëndra banimi. Krahas mungesës së infrastrukturës në këto qëndra mungon edhe shërbimi bibliotekar stabël. Ç’ është “Infobusi” Infobusi është një autobus Mercedes-Benz. Ai përmban rafte me libra, vidjo, televizor, 2 laptop, printer,

fotokopje. Është me ajër të kondicionuar dhe ka tavolina dhe vende për të shfrytëzuar literaturën që ndodhet në të. Biblioteka lëvizëse është donacion i shoqatës kanadeze CIDA përmes fondacionit SOROS.

¬ Ofron të gjitha shërbimet e një biblioteke publike. ¬ Shfryëzohet nga të gjitha grupmoshat por kryesisht nga nxënësit e shkollave.

Page 4: Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New Folder\Foto 10.jpg . ... shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar

Biblioteka levizëse ka një fond arkivor librash rreth 3000vëllime,koleksion modest me burime referuese në CD_Rom,video kasetash etj. Personeli përbëhet nga një punonjëse biblioteke dhe nga shoferi që ndihmon punonjësen. Që të realizohet një shërbim më i plotë bëhen përpjekje për planifikimin e shërbimeve

bazuar në kërkesat e grupeve të ndryshmetë bashkësisë dhe individëve.P.sh. me materialet e saj referuese në CD ROM biblioteka I vjen në ndihmë nxënësve të shkollave. Punohet për nxitjen e leximit ,kryesisht tek fëmijet dhe të rinjtë dhe organizohen trajnime për përdorimin dhe gjetjen e informacionit në katalogun

elektronik. Biblioteka lëvizëse dalë ngadalë po sherben si një qendër mësimore elektronike Po trajnohen 20 përdorues kryesisht të rinj dhe gra të pa punë,te përdorin programet

bazë në kompjuter si dhe të mund të shfrytëzojnë internetin.

Kërkesat e të moshuarve, për materiale me format të madh ,të cilët kanë vështirësi për të lexuar,po zgjidhen përmes librave të regjistruar në kaseta,për ti dëgjuar Shërbimi ndaj njerëzve me aftësi te kufizuar po zhvillohet në bashkpunim me shkollën “Luigj Gurakuqi”në

Kinostudio.Punonjësja dhe mësueset organizojnë lexime me zë ,për nxitjen e leximit.Kërkesat e tyre janë për libra me pak tekst e shumë figura,për kaseta që ndihmojnë të folurin dhe çfaqjen e kasetave me përralla. Shërbimi i bibliotekës lëvizëse mbështet edhe grupin e fëmijëve analfabetë, përmes organizimit të veprimtarive për nxitjen e interesit për lexim dhe përmes punës së përbashkët me komunitetin e interesuar.Realizimi i veprimtarive të tilla është ende në fayën e përgatitjes së programeve dhe vendosjes së mardhënieve të bashkëpunimit me organizata të tjera që veprojnë në komunitet. -Lëvizjet Infobusi shërben në zonat ku nuk ka biblioteka publike si:

1. Bathore (tre qëndra) 2. Bregu i lumit (pranë qëndrës shëndetësore) 3. Shtëpia e të moshuarve 4. Don Bosko 5. Sauk 6. Pranë shkollës së shkollës së femijëve me aftësi të kufizuara (Kinostudio)

Lëvizjet bëhen sipas një kalendari të caktuar. Është duke përfunduar një faqe në Internet për të prezantuar shërbimet dhe lëvizjet e bibliotekës lëvizëse.

Page 5: Bibliotekat publike Tiranëteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/tato-shq.pdf · New Folder\Foto 10.jpg . ... shfrytëzojë baza të dhënash të EBSCO publishing te mundësuar

Interesi për Bibliotekën lëvizëse është në rritje.