GAZETA nentor 2009 Nentor 2009.pdf · 2019-02-28 · Vijmë sot nga qyteti i madh i Aleksandrisë....

12
NGJALLJA Nr. 11 (202) Viti XVII i botimit NËNTOR 2009 Çmimi 20 lekë Fortlumturi dhe Kryepiskop fort i shenjtë, i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, i nderuari mësuesi ynë, z. Anastas, Vijmë sot nga qyteti i madh i Aleksandrisë. Nga qyteti që aq fort e deshi mbreti maqedonas Aleksandër, që ndërtoi 40 Aleksandri në vende të ndryshme, por këtë të Egjiptit e deshi jashtëzakonisht shumë, prandaj edhe pasuesit e tij, Ptolemenjtë, u përkujdesën për ta stolisur me ndërtimet më të bukura. Fortlumturi, keni qenë Mësuesi ynë dhe e dini fort mirë se nga Aleksa- ndria e kanë zanafillën shkollat e mëdha katekitike. Filozofë, theologë mendojnë, studiojnë Shkrimin e Shenjtë, por shumë prej tyre bien në ga- bime dhe kështu nisin herezitë. Dhe vijnë theologët e mëdhenj aleksandrinë për të mbështetur besimin, krishterimin, dogmat që kemi deri në ditët to- na. Tani që ndodhem në këtë fron, hedh vështrimin përballë dhe mburrem me Athanasin e Madh, patriarkun e Aleksandrisë, që e ndiej kur eci shumë herë, i vetëm fare në Aleksandri, të më qëndrojë pranë. Patriarkana jonë, mësues i nderuar, është shumë e hershme dhe apostolike, por në të njëjtë kohë edhe hierapostolike. Prej emërtimit të Fortlumturi dhe Papë i shenjtë dhe Patriark i Aleksandrisë dhe i gjithë Afrikës, zoti Theodhor, fort i dashur vëlla në Zotin, Hirësi, fort të Përndershëm, Bij të dashur në Krishtin, “Himno Zotin, o shpirti im, do ta lavdëroj Zotin në jetën time, do t’i psal Perëndisë derisa të jem” (Psalmi 145:1-2). Me ngazëllim dhe himn për Perëndinë Triadik, Ju presim sot, Sinodi i Shenjtë, si dhe tërë kleri e populli i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në këtë kishë katedrale, Ju, Primatin e ndriçuar dhe aktiv të Patriarkanës shumë të hershme të Aleksandrisë, si edhe Sinodhinë Tuaj të shtrenjtë, Hirësitë, Mitropolitin e Kampalës dhe të gjithë Ugandës z. Jona, Mitropolitin e Muanzës z. Jeronim dhe Hirësinë e Tij, Episkopin e Nitrisë, z. Nikodhim. Njëkohësisht, me gëzimin e pranisë Suaj, një mallëngjim i thellë e pushton folësin ndërsa sjell në mendje vitet e takimit të parë, kur ishit student i vitit të parë në Fakultetin Theologjik të Athinës e në përgjithësi vitet që Perëndia më bëri të denjë të punoj në kontinentin afrikan. Për më tepër, nuk mundem të harroj Liturgjinë time të parë në Kampala, në maj të vitit 1964, kur në altar më ndihmonte Jonai i vogël, dhjaku dhe prifti i ardhshëm, bashkëpunëtori im i ngushtë në Kenia, sot Mitropolit i Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas Vizitë historike e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhorit II, në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Përshëndetja e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhori II Ju presim me ndjenjë nderimi të veçantë dhe dashurie të sinqertë Vijmë jo vetëm për të bërë një vizitë zyrtare, por që të themi faleminderit për gjithë ato sa na ofruat (Vijon në faqen 2) (Vijon në faqen 2) Përshë n detjet e dy Primatëve pas Dhoksologjisë në kishën katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses, më 31 tetor episkopit të Nitrisë, Nikodhimit, menjëherë mendimi ynë shkon tek Etërit e shkretëtirës. Çdo dy muaj, caktoj një ditë që të ndodhem i vetëm në shkretëtirë dhe të përjetoj madhështinë dhe vetëpërqendrimin e Etërve të saj. Patriarkana jonë është edhe hierapostolike. Ajo shtrihet në kontinentin e së ardh- mes, që quhet Afrikë, në kryqëzi- min ku gjykohen qytetërimet dhe popujt e së ardhmes. Desha pra, Fortlumturi, të marr në sinodhinë time, dy bijtë tanë të Afrikës, Hirësinë Jona dhe Hirësi- në Jeronim. Nuk janë të panjohur, që erdhën sot formalisht për t’ju takuar. Janë fëmijët tuaj që lindët me lot e lutje, me mësimin tuaj. Dhe gëzohem Fortlumturi, kur mblidhe- 31 tetor - Çast nga pritja shumë e ngrohtë e Patriarkut të Aleksandrisë nga besimtarët e Tiranës

Transcript of GAZETA nentor 2009 Nentor 2009.pdf · 2019-02-28 · Vijmë sot nga qyteti i madh i Aleksandrisë....

NËNTOR 2009 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 11 (202) Viti XVII i botimit NËNTOR 2009 Çmimi 20 lekë

Fortlumturi dhe Kryepiskop fort i shenjtë, i Tiranës, Durrësitdhe i gjithë Shqipërisë, i nderuari mësuesi ynë, z. Anastas,

Vijmë sot nga qyteti i madh i Aleksandrisë. Nga qyteti që aq fort edeshi mbreti maqedonas Aleksandër, që ndërtoi 40 Aleksandri në vendetë ndryshme, por këtë të Egjiptit e deshi jashtëzakonisht shumë, prandajedhe pasuesit e tij, Ptolemenjtë, u përkujdesën për ta stolisur me ndërtimetmë të bukura.

Fortlumturi, keni qenë Mësuesi ynë dhe e dini fort mirë se nga Aleksa-ndria e kanë zanafillën shkollat e mëdha katekitike. Filozofë, theologëmendojnë, studiojnë Shkrimin e Shenjtë, por shumë prej tyre bien në ga-bime dhe kështu nisin herezitë. Dhe vijnë theologët e mëdhenj aleksandrinëpër të mbështetur besimin, krishterimin, dogmat që kemi deri në ditët to-na. Tani që ndodhem në këtë fron, hedh vështrimin përballë dhe mburremme Athanasin e Madh, patriarkun e Aleksandrisë, që e ndiej kur eci shumëherë, i vetëm fare në Aleksandri, të më qëndrojë pranë.

Patriarkana jonë, mësues i nderuar, është shumë e hershme dheapostolike, por në të njëjtë kohë edhe hierapostolike. Prej emërtimit të

Fortlumturi dhe Papë i shenjtë dhe Patriark i Aleksandrisë dhe igjithë Afrikës, zoti Theodhor, fort i dashur vëlla në Zotin, Hirësi,fort të Përndershëm, Bij të dashur në Krishtin,

“Himno Zotin, o shpirti im, do ta lavdëroj Zotin në jetën time,do t’i psal Perëndisë derisa të jem” (Psalmi 145:1-2).

Me ngazëllim dhe himn për Perëndinë Triadik, Ju presim sot, Sinodi iShenjtë, si dhe tërë kleri e populli i Kishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë, në këtë kishë katedrale, Ju, Primatin e ndriçuar dhe aktiv tëPatriarkanës shumë të hershme të Aleksandrisë, si edhe Sinodhinë Tuajtë shtrenjtë, Hirësitë, Mitropolitin e Kampalës dhe të gjithë Ugandësz. Jona, Mitropolitin e Muanzës z. Jeronim dhe Hirësinë e Tij, Episkopine Nitrisë, z. Nikodhim.

Njëkohësisht, me gëzimin e pranisë Suaj, një mallëngjim i thellë epushton folësin ndërsa sjell në mendje vitet e takimit të parë, kur ishitstudent i vitit të parë në Fakultetin Theologjik të Athinës e në përgjithësivitet që Perëndia më bëri të denjë të punoj në kontinentin afrikan. Përmë tepër, nuk mundem të harroj Liturgjinë time të parë në Kampala, nëmaj të vitit 1964, kur në altar më ndihmonte Jonai i vogël, dhjaku dheprifti i ardhshëm, bashkëpunëtori im i ngushtë në Kenia, sot Mitropolit i

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas

Vizitë historike e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhorit II,në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Përshëndetja e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë,Theodhori II

Ju presim me ndjenjë nderimi të veçantëdhe dashurie të sinqertë

Vijmë jo vetëm për të bërë një vizitëzyrtare, por që të themi faleminderit për

gjithë ato sa na ofruat

(Vijon në faqen 2)

(Vijon në faqen 2)

Përshëndetjet e dy Primatëve pas Dhoksologjisënë kishën katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses, më 31 tetor

episkopit të Nitrisë, Nikodhimit,menjëherë mendimi ynë shkon tekEtërit e shkretëtirës. Çdo dy muaj,caktoj një ditë që të ndodhem ivetëm në shkretëtirë dhe të përjetojmadhështinë dhe vetëpërqendrimine Etërve të saj. Patriarkana jonëështë edhe hierapostolike. Ajoshtrihet në kontinentin e së ardh-mes, që quhet Afrikë, në kryqëzi-min ku gjykohen qytetërimet dhepopujt e së ardhmes.

Desha pra, Fortlumturi, të marrnë sinodhinë time, dy bijtë tanë tëAfrikës, Hirësinë Jona dhe Hirësi-në Jeronim. Nuk janë të panjohur,që erdhën sot formalisht për t’jutakuar. Janë fëmijët tuaj që lindëtme lot e lutje, me mësimin tuaj. Dhegëzohem Fortlumturi, kur mblidhe-

31 tetor - Çast nga pritja shumë e ngrohtë e Patriarkut të Aleksandrisë nga besimtarët e Tiranës

2 NGJALLJA NËNTOR 2009

Kampalës dhe gjithë Ugandës. Dhe më vonë, kur në vitin 1986 e dërguamndihmësin tonë, atëherë djalë i ri, Jeronimin për studime në Athinë, taniMitropolit i Muanzës. Gjithashtu dhe studentin tonë, sot bashkëpunëtorinTuaj të zgjedhur, Episkopin e Nitrias z. Nikodhim.

Siç e dini mjaft mirë, Fortlumturi, me Afrikën, nga dhjetëvjeçari iviteve 1950, është krijuar një lidhje e veçantë, madje do të thosha lidhjedashurie. Lavdëroj Perëndinë, i Cili më bëri të denjë, që për një pjesë tëmadhe të jetës sime, t’i shërbej popullit të bekuar orthodhoks afrikan nëçaste kritike të rrugëtimit të tij. Por edhe në vazhdim, nga pozita e drejtorittë Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë, arritëm, me hirin e Perëndisë,të zyrtarizojmë mundësinë e transferimit të klerikëve për në hierapostulli,si edhe strukturat e tjera, që deri sot mbështesin veprën hierapostoliketë Patriarkanës së Aleksandrisë.

Me kënaqësi të thellë, ndjekim vazhdimin dhe lulëzimin e veprëshierapostolike në saje të zellit tuaj të palodhur, iniciativat krijuese, vizitate vazhdueshme në shumë qendra hierapostolike të Afrikës, si edhemundimet dhe vetësakrificën e mitropolitëve afrikanë, shoqëruesve Tuajnë kushte shumë të vështira, punëtorët e Ungjillit në vijën e parë dhe nëprapavijë të cilët, nën udhëheqjen tuaj të hyjfrymëzuar, mundohen përpërhapjen e Orthodhoksisë në hapësirat e pamasa të Afrikës. Gjithashtugëzohemi nga thellësia e shpirtit për frytshmërinë e pasur që vihet retanimë në fushën hierapostolike të Afrikës, duke sjellë në kujtesë pasazhine psalmit: “Ata që mbjellin në lot, do të korrin në ngazëllim. Duke shkuarecnin dhe qanin duke vënë farat e tyre. Kur të vijnë do të shkojnë nëngazëllim, duke ngritur duajt e tyre” (Psalmi 125:6).

Gjatë ditëve të qëndrimit Tuaj këtu, do të keni rast të informoheni përsa kanë ndodhur në Shqipëri. Ky vend ka vuajtur persekutimin më tëtmerrshëm ateist, nga viti 1967 deri më 1990 - kur ne ecnim të lirë nëAfrikë -, me pasojë shkatërrimin e plotë të Kishës lokale. Njëkohësishtdo të konstatoni ringritjen nga themelet të Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, e cila jeton gjithashtu një periudhë apostolike brenda gëzimittë Ngjalljes dhe frymës së Pentikostisë.

Pra, në këtë atmosferë dhoksologjie dhe gëzimi, brenda kësaj kishekatedrale - që i është kushtuar, si edhe kisha Juaj në Aleksandri,Ungjillëzimit të Hyjlindëses - me ndjenja nderimi të veçanta dhe dashurietë sinqertë, ne kleri dhe populli i Kishës së Shqipërisë, presimFortlumturinë Tuaj të shtrenjtë, si edhe Sinodhinë Tuaj të nderuar, qëmundohen për Ungjillëzimin e Afrikës. Ne urojmë me gjithë shpirt, qëShpirti i Tërëshenjtë të ndriçojë gjithmonë mendjen dhe zemrën Tuaj, tëshenjtërojë jetën Tuaj, të udhëheqë dhe të mbështesë veprimet Tuajapër përhapjen dhe stabilizimin e Orthodhoksisë në kontinentin afrikan, tëetur për paqe dhe drejtësi.

mi së bashku të gjithë në trupin e Hierarkisë, ku sot jemi shumë, kurflasim dhe diskutojmë për pasojat e një përpjekjeje të madhe, në të cilënju hodhët i pari këtë farë.

Por po i kthehem jetës sime personale, në vitin 1973, kur erdha ngaishulli im, Kreta, për të qenë nxënës në shkollën kishtare të Rizarios.Atëherë takuam një mësues të ndriçuar që vinte aty herë pas here. Kyishte atë Anastasi, episkopi i Andrusës, ju Fortlumturi. Dhe ishte hera eparë që dëgjoja atëherë në lidhje me Afrikën. Qoftë i lavdëruar emri iZotit, sepse muaji tetor, që përshëndesim sot, është simbolik për mua.Pikërisht para pesë vjetësh, në këtë muaj, Perëndia më thirri ngaZimbabve, nga hierapostullimi: “Theodhor shko në Aleksandri dhe ngrimbi shpatulla kryqin e Apostullit dhe Ungjillorit Mark”.

Zemra jonë Fortlumturi, dëshiroi që të vijmë jo vetëm për të bërë njëvizitë zyrtare të thjeshtë, por që të themi një faleminderit të madhe.Faleminderit shumë për ato sa na ofruat. Rrugëtimi juaj, mundimet tuaja,djersa juaj dhanë fryte dhe i shijojmë e i hasim sa herë, kur jam njëudhëtar i përulur i dashurisë së Krishtit në Afrikë.

Para dhjetë vjetësh, erdhi këtu Episkopi i parë i Orthodhoksisë, Pa-triarku Ekumenik dhe pas dhjetë vjetësh vjen i dyti në rang. Por Patriarkui Aleksandrisë është fëmija juaj, është nxënësi juaj, është studenti juaj.Dhe takon ati birin e tij.

Afrika, dëshiroj ta dini, po ecën dhe përparon vazhdimisht. Mburreminë zemrën tonë për Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Djathtas dhe majtas,Fortlumturi, ju qëndrojnë si pemë të reja ulliri episkopët tuaj, kryepriftërinjtëtuaj, klerikët tuaj, fëmijët tuaj, populli juaj, që është grigja juaj. E njëjtagjë ndodh edhe në Afrikë. Kemi shkolla theologjike, seminare, episkopëtë rinj, mitropolitë të rinj, që do të vazhdojnë të mbajnë llambadhen eKrishtit, që quhet Orthodhoksi. Vitet do të kalojnë dhe njerëzit do të le-xojnë për jetën tuaj. Ne do të ruajmë përherë në zemrën tonë, hiera-postullin Anastas. Para disa kohësh, ndodhesha në Kenia, ndenja edhepranë varreve të misionarëve të parë. Vizitën time të parë hierapostolikee bëra në Ugandë, sepse është Kisha mëmë prej nga nisi hierapostullimiynë. Prandaj duam t’ju themi një faleminderit të madhe për pritjen qërezervuat në ditën e sotme. Kjo nuk është një vizitë ceremoniale, sikundërthashë, por një pelegrinazh, një mirënjohje, një falënderim.

Fortlumturi, personaliteti Juaj është shumë i njohur, jo vetëm në botënorthodhokse, por edhe mbarëbotërisht, në tërë planetin tonë. Keni qenë

Vijmë jo vetëm për të bërë një vizitëzyrtare, por që të themi faleminderit për

gjithë ato sa na ofruat(Vijon nga faqja 1)

Ju presim me ndjenjë nderimi të veçantëdhe dashurie të sinqertë

(Vijon nga faqja 1)

mësuesi ynë dhe ishit njeriu, siç e thashë në ditën efronëzimit tim, që më mësuat të jem një hierapostull ivërtetë.

Ju urojmë, Fortlumturi, bashkë me Sinodin e She-njtë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë të keni shën-det, të keni gëzim, dhe ta dini se Afrika është e juaja,Afrika ju do, Afrika ju është mirënjohëse. Amin.

Pasditen e së dielës, Patriarku Theodhori II, sëbashku me delegacionin që e shoqëronte ndoqënnjë koncert festiv të përgatitur nga rinia orthodhokse“Bijtë e Dritës”, me rastin e përvjetorit të tetëdhjetëtë lindjes së Kryepiskopit Anastas. Patriarku dhepjesëmarrësit e tjerë ndoqën edhe një film doku-mentar mbi jetën dhe veprën e Kryepiskopit.

NËNTOR 2009 NGJALLJA 3

Pasditen e së hënës u organi-zua një pritje zyrtare në mjediset ehotel “Tirana International”, ku medhjetëra të ftuar, ku merrnin pjesë,Kryetarja e Kuvendit, znj. Topalli, Mi-nistri i Jashtëm dhe Zv/Kryeministriz. Meta, ministra të tjerë të kabinetitqeveritar, deputetë dhe ambasado-rët e Egjiptit, SHBA, Rusisë, Gre-qisë etj., funksionarë e intelektualëtë njohur, personalitete që kontri-buojnë për Kishën tonë etj.

Gjatë kësaj pritjeje, PatriarkuTheodhor dhe Kryepiskopi Anastasmirëpritën çdo të ftuar duke ndarëme ta jo vetëm përshëndetjet e ras-

tit, por edhe mendime të ndryshmembi aktualitetin shoqëror dhe reali-tetin kishtar në Shqipëri e Afrikë.

Në fjalën e Tij, Papa dhe Patriar-ku i Aleksandrisë dhe i gjithë Afri-kës, Theodhori II, uroi Kryepisko-

pin Anastas për 80-vjetorin e li-ndjes së tij, duke vënë në dukje edhenjëherë faktin se Fortlumturia e Tijishte mësuesi dhe udhëheqësi i tijshpirtëror. Patriarku vlerësoi për-parimin e Shqipërisë, si dhe vlerate saj të çmuara shpirtërore në ba-shkëjetesën dhe harmoninë fetare.

Kryepiskopi Anastas shprehufalënderimet për urimet e Patriar-kut dhe theksoi se përbënte njëgëzim të veçantë për të fakti qënxënësi i tij ishte bërë më i mirë semësuesi. Ai u uroi të gjithëve paqen,dashurinë dhe harmoninë që buronvetëm që lartazi, nga Perëndia.

Me mbërritjen në aeroportin“Nënë Tereza”, nisi edhe realizimii vizitës historike të Papës dhe Pa-triarkut të Aleksandrisë dhe gjithëAfrikës, Imzot Theodhorit II. Përta pritur në aeroport kishin dalë tëgjithë Mitropolitët dhe episkopët,anëtarë të Sinodit të Shenjtë të Ki-shës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë, të kryesuar nga KryepiskopiAnastas. Në aeroport ndodheshinedhe klerikë nga të katër dioqezat,si dhe besimtarë orthodhoksë.

Në orën 1100, Patriarku i Ale-ksandrisë Theodhori II, në krye tëdelegacionit që e shoqëronte, i për-bërë nga Hirësia e Tij, Mitropoliti iKampalës dhe Eksark i gjithë Uga-ndës, Imzot Jonai, nga Hirësia e Tij,Mitropoliti i Muanzisë, Imzot Jero-nimi dhe Hirësia e Tij, Episkopi asis-tent, Imzot Nikodhimi i Nitrisë, u futnë oborrin e kishës katedrale “Ungji-llëzimi i Hyjlindëses”, që ishte mbu-shur me besimtarë, të cilët u uronin

mirëseardhjen duke psalur e dukehedhur petale lulesh e gjethe dafinash.

Mbas shërbesës së Dhoksologji-së, që u psal me rastin e pritjes zyr-tare të vizitorëve të lartë të KishësAleksandriane, u shkëmbyen edhepërshëndetjet e dy Primatëve.

Vizita vijoi në Manastirin e ShënVlashit. Patriarku pa nga afër mjedi-set e Akademisë Teologjike “Ngja-llja e Krishtit”, vizitoi Skitin e Miro-prurëseve, konviktin e vajzave dheShtëpinë orthodhokse të fëmijëve“Shpresa”. Ai mbolli së bashku meKryepiskopin dy fidanë ullinj, si si-mbol uniteti dhe bashkëpunimi mi-dis Patriarkanës së Aleksandrisëdhe Kishës së Shqipërisë.

Patriarku në vijim mori pjesë nënjë drekë të përbashkët me stafinpedagogjik dhe studentët e Aka-demisë dhe mësuesit e nxënësit eLiceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”.Ai zhvilloi një bisedë të ngrohtë meta.

Mëngjesin e së Dielës, popullibesimtar dhe kleri i Shqipërisë për-jetuan një ngjarje të veçantë kish-tare, bashkëmeshimin e Papës dhePatriarkut të Aleksandrisë dhe gji-thë Afrikës, Imzot Theodhorit IIdhe Kryepiskopit të Tiranës, Durrë-sit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.

Në kishën katedrale, e cila ishtembushur plot me njerëz, ndodhe-shin për të pritur Primatët, të gjithë

Vizitë historike e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhorit II,në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Pritje për nder të mikut të shquar

kthjelltësi dimensionet e Kishës Or-thodhokse në të cilën bëjmë pjesë,“nga njëri cep i botës në tjetrin”.

Në përshëndetjen e Tij, Papa dhePatriarku i Aleksandrisë dhe gjithëAfrikës, Theodhori i II do të thek-sonte edhe njëherë rolin që ka luaj-tur Kryepiskopi Anastas gjatë ve-primtarisë së tij hierapostolike nëAfrikë. Patriarku shprehu ngazëlli-min e zemrës së Tij, kur gjendej nëbashkëmeshim me KryepiskopinAnastas në kungim të përbashkëtnë dashurinë e Perëndisë Triadikdhe në misterin e unitetit të të dyKishave, të cilat i bashkon një lidhjee hershme historike që konsistonnë dhjakoninë hierapostolike tëKryepiskopit Anastas në Kenia, poredhe në vende të tjera të Afrikës.

Dita e dytë, 1 nëntor 2009

(vijon në faqen 4)

anëtarët e Sinodit të Shenjtë tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë.

Kryepiskopi Anastas do ta për-shëndeste vizitën e Patriarkut Theo-dhor duke shprehur edhe gëzimine tij me fjalët: “ Çdo vizitë zyrtaree një primati të Kishës Orthodhokseçel një dritare të madhe në mendjendhe zemrat e besimtarëve të Kishëslokale, për të kundruar më me

Pas Liturgjisë Hyjnore u shkë-mbyen dhuratat simbolike midis dyPrimatëve. Kryepiskopi Anastas idhuroi Patriarkut një Potir të She-njtë, si shenjë e unitetit liturgjik tëtë gjithë Primatëve, sa herë që kuj-tohen diptikët në çdo Liturgji Hyjno-re. Ndërsa Patriarku lexoi vendimine Sinodit të Patriarkanës së Ale-ksandrisë, që i jepte KryepiskopitAnastas çmimin e Kryqit të Madhtë Shën Markut, si shenjë falënde-rimi dhe mirënjohjeje për kontribu-tin e tij baritor në Afrikë. Ai i dhuroiedhe një engolpion në formën eshqiponjës, si edhe Kryqin e bekimitpër Tryezën e Shenjtë, punuar në më-nyrë artizanale nga murgjit e mana-stirit të Shën Andonit.

- Kronikë e vizitës -

Dita e parë, 31 tetor 2009

Patriarku dhe Kryepiskopi, duke mbjellë fidanët e ullinjvenë Manastirin e Shën Vlashit.

4 NGJALLJA NËNTOR 2009

ndetjen e Tij falënderoi MitropolitinJoan për pritjen mbresëlënëse qëkishte organizuar, si dhe gjithë qyte-tarët e Korçës. “Mësuesi im, Krye-piskopi Anastas, - vijoi Patriarku,-më tha se në Korçë ndihet si në

Vizitë historike e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhorit II,në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

vizita, analiza dhe ekzaminime tëndryshme mjekësore.

Më pas, Patriarku Theodhori II,u nis drejt qytetit të Korçës. Aty dot’i rezervohej një pritje madhështore.Sheshi para Katedrales ishte mbu-shur plot me njerëz dhe të rinj qëvallëzonin.

Pritja kulmoi me Dhoksologjinë,që u psal në Kishën Katedrale “Ngja-llja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës,Hirësi Joani, i uroi mirëseardhjenPatriarkut. Ai iu drejtua edhe Krye-piskopit Anastas: “Ju faleminderitFortlumturi, që sollët në qytetin tonëPatriarkun e Aleksandrisë dhe sino-dhinë e Tij të nderuar. Ju falemin-derit Fortlumturi, që zgjodhët të fe-stonit 80-vjetorin e lindjes suaj së ba-shku me ne. Ju e dini që Korça ju doe ju vlerëson shumë për të gjithë pu-nën tuaj për ngjalljen e Kishës sonë”.

Patriarku Theodhor në përshë-

Dita e katërt, 3 nëntor 2009

Dita e pestë, më 4 nëntor 2009

Dita e tretë, 2 nëntor 2009

Në vijim të vizitës së Tij, Patri-arku Theodhori i II pa nga afër instit-ucione dhe departamente të ndry-shme shërbimi të Kishës sonë, kri-juar me nisma e fonde të mbledhuranga Kryepiskopi Anastas.

Kështu, dy Primatët vizituanKompleksin polifunksional “Naza-ret”, ku ndodhet punishtja e qirinjve,studioja ikonografike, përpunim dhegdhendje druri dhe shtypshkronja“Ngjallja”. Në vazhdim, vizituanInstitutin e Formimit Profesional“Frymë Dashurie”, që tashmë, pasdhjetë vjetësh eksperiencë pedago-gjike, do të shndërrohet në Univer-sitetin Jopublik “Logos”.

Vizita e Patriarkut, do vazhdontenë Qendrën Diagnostike “Ungjillë-zimi”, ku do të zhvillohej një aktivi-tet jubilar me rastin e 10-vjetorit tësaj. Patriarku dhe delegacioni që eshoqëronte u njohën me veprimta-rinë e deritanishme, specialitetetdhe aparaturat moderne që dispo-non, si dhe planet dhe objektivat përtë ardhmen. “Kryepiskopi Anastas,- do të shprehej Patriarku - e di senjeriu nuk është vetëm shpirt dhelutje, por edhe mish e trup dhe këtëe tregon edhe me kujdesin e tij so-cial e shëndetësor që ka organizuarnë Shqipëri”.

Në Qendrën Diagnostike, qëprej kohës kur u përurua nga Patri-arku Ekumenik, Vartholomeu I, nëvizitën e Tij zyrtare në Shqipëri, ederi më sot janë kryer mbi 900.000

Qyteti i Korçës, i njohur për tra-ditën e tij orthodhokse u zgjua më-ngjesin e së mërkurës nga tingujt ekambanave të Katedrales “Ngjalljae Krishtit”, që lajmëronin besimtarëtpër bashkëmeshimin e dy Primatë-ve. Kjo ditë, mbartte edhe një gëzimtë veçantë për të gjithë besimtarëte Shqipërisë, pasi përkonte me për-vjetorin e tetëdhjetë të ditëlindjessë Kryepiskopit Anastas,.

Në Liturgjinë Hyjnore, bashkëme popullin që kishte tejmbushurKatedralen, merrnin pjesë edhe Krye-tari i Bashkisë, z. Niko Peleshi, Pre-fekti, z. Koço Bello, Kryetari i Qarkut,z. Ilia Milo, përfaqësues të trupit di-plomatik, të besimeve të tjera etj.

Në fund të Liturgjisë, Mitropoli-ti i Korçës u uroi mirëseardhjen dyPrimatëve dhe theksoi se vizita ePatriarkut ishte historike dhe do tëmbetet e paharrueshme në historinëe qytetit. Në vijim ai njoftoi për ven-dimin e Këshillit Bashkiak, që nëshenjë mirënjohjeje, me rastin editëlindjes, rrugës që lidh Telekominme Mitropolinë e shenjtë, t’i jepteemrin e Kryepiskopit Anastas.

Në vijim, Patriarku i Aleksandri-së, e shpalli Kryepiskopin Anastas“Bamirës të Madh të Patriarkanëssë Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës”.Patriarku i dhuroi Kryepiskopitedhe një statujë të vogël që para-

Dita e tretë iu kushtua takimeveme zyrtarët e lartë të shtetit dhe pri-

tjes zyrtare në hotel “Tirana Inter-national”. (Shiko informacionin.)

atdheun e tij. Për këtë arsye ai kanjë kujdes dhe dashuri të veçantëpër ju. Prandaj ju ka caktuar edhenjë Mitropolit të ri dhe energjik,vëllain tim shumë të dashur mëKrishtin, Imzot Joanin...”.

qiste misionarin Anastas në mes tëfëmijëve afrikanë, me nënshkriminnë tre dialekte afrikane “Kisha lo-kale e Kenias i është mirënjohëse Atittë Madh, Kryepiskopit Anastas”.

Në fjalën e tij KryepiskopiAnastas falënderoi Patriarkun përurimet. “Jam tepër i mallëngjyer,sepse brenda 24 orëve po përba-llem me surpriza të shumta, që në më-nyrë fisnike dhe të bukur, dashuriaJuaj i kishte përgatitur. Ju falënde-roj, Fortlumturia Juaj, Papë dhePatriark i Aleksandrisë dhe i gjithëAfrikës për vizitën Tuaj, sepse pra-nia juaj afër nesh na fali dashuri,mbështetje dhe fuqi”. Më pas, Krye-piskopi shprehu edhe gëzimin qëditën e lindjes së tij e festonte nëqytetin e Korçës, sepse besimtarëtkorçarë e kishin mbështetur gjith-monë, sidomos në orë të vështira.

Në drekën që shtroi Mitropolitii Korçës për nder të dy primatëve,fjala u mor edhe nga personalitetetë tjera të artit, letrave, profesorëuniversiteti dhe përfaqësues tëpushtetit lokal, të cilët falënderoninPatriarkun për vizitën e Tij dhe uro-nin edhe Kryepiskopin për ditëli-ndjen, duke i paraqitur atij edhe dhu-ratat e ndryshme simbolike.

Artistët dhe të rinjtë e qytetit tëKorçës kishin organizuar edhe njëkoncert festiv madhështor me rastine vizitës dhe 80-vjetorit të Kryepi-skopit Anastas, shfaqje që u dha nësallën e teatrit të qytetit.

Ditën e enjte, 5 nëntor, Patriar-ku i Aleksandrisë u largua nga ve-ndi ynë. Në aeroport, vizitorët e la-rtë të Kishës së Afrikës u përcollënnga Kryepiskopi Anastas dhe anëta-rët e Sinodhit të Shenjtë. Para se tënisej, Patriarku Theodhor deklaroi:“Po marr me vete për t’u shpënëbijve të mi të Afrikës, ndriçimin pas-kal të Kishës së Shqipërisë, dritëne Ngjalljes së Anastasit…”

Aleks Çuri

NËNTOR 2009 NGJALLJA 5

Korçë - Çast

nga

ceremonia

e dhënies

së emrit

Kryepiskopit

Anastas

një

prej rrugëve

të qytetit.

Takime të Fortlumturisë së Tij, Theodhorit II,me krerët e lartë të shtetit

Ditën e tretë të vizitës së Patri-arkut të Aleksandrisë Theodhorit II,paraditja i ishte rezervuar takimeveme krerët më të lartë të shtetitshqiptar, si dhe Kryetarin e Bashki-së së Tiranës, njëkohësisht edhekryetar i opozitës.

Patriarku u takua me Presiden-tin, z. Bamir Topi. Ai shoqërohej ngaKryepiskopi Anastas, Mitropoliti iKorçës Joani, Mitropoliti i Kampa-lës, Hirësia e Tij Jonai dhe Episkopii Krujës Andoni.

Z. Topi, pasi u uroi mirësear-dhjen shprehu kënaqësinë për këtë

ria për sa i përket bashkëjetesës etolerancës ndërfetare, duke the-ksuar se: “Zoti është dashuri! Zotiështë paqe për të gjithë, pavarë-sisht përkatësive të veçanta fetare!”

Fortlumturia e Tij, Theodhori IIvlerësoi rolin e Presidentit Topi sisimbol i bashkimit të popullit shqip-tar, duke shtuar se vizita të tilla tëndërsjella, të rangjeve më të lartatë udhëheqësve qoftë shpirtërorë,qoftë politikë, duhet të jenë më tëshpeshta, në mënyrë që tradita evjetër e komunikimit mes popujve,kulturave, feve dhe historive të

ngjalljen e fesë në Shqipëri dhe nëkrijimin e lidershipit shqiptar në dre-jtimin e Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë. Gjithashtu, aitheksoi rolin e rëndësishëm që luanKisha Orthodhokse në zhvilliminshpirtëror të Afrikës. “

Patriarku vlerësoi rindërtiminnga themelet të Kishës Orthodho-kse Autoqefale të Shqipërisë, sidhe ndryshimet e realizuara nëShqipëri në vitet e fundit.

Edhe Kryetarja e Parlamentit,znj. Jozefina Topalli, priti në takimzyrtar Primatin e Afrikës. Dukeshprehur kënaqësinë për këtë vizitëPatriarku i Aleksandrisë bëri për-gëzimet e tij për progresin e arriturnga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit pasi ushpreh se ndihet e nderuar që pret

në këtë vizitë të parë një personali-tet kaq të lartë të Kishës Orthodho-kse, u ndal në marrëdhëniet mesbesimeve fetare në Shqipëri. Ajotheksoi se harmonia dhe tolerancames feve në vendin tonë është njëthesar i rrallë, që e ka shndërruarShqipërinë në një vend model. Zo-nja Topalli vlerësoi kontributin e Ki-shës Orthodhokse në Shqipëri dherolin e veçantë të Kryepiskopit

Nga vizitat e datës 2 nëntor

Anastas, jo vetëm për punën e tijnë përçimin e vlerave humane, poredhe për bashkëpunimin e shkëlqyerme përfaqësuesit e besimeve tëtjera fetare.

Patriarku Theodhori II u takuaedhe me Kryetarin e Bashkisë sëTiranës, z. Edi Rama. Kryebashkia-ku i shprehu Patriarkut gëzimin përvizitën e tij dhe i dhuroi atij një ikonëtë Shën Theodhorit. Ndërsa Krye-piskopit Anastas, me rastin e ditë-lindjes i bëri një dhuratë që mbarttenjë simbolikë të veçantë, një libërlutjesh orthodhokse që ishte tra-shëguar brez pas brezi në një fa-milje të persekutuar për besimin etyre gjatë periudhës së komunizmitnë Shqipëri.

takim. Ai theksoi rëndësinë e kësajvizite jo vetëm për besimtarët ortho-dhoksë, por për mbarë popullinshqiptar.

Patriarku i Aleksandrisë pasishprehu mirënjohjen për pritjen, vu-ri në dukje rëndësinë e shembullittë rrallë e të vyer që ofron Shqipë-

vendeve të Mesdheut të shtrihet etë thellohet akoma edhe më tej nëshërbim të ndërtimit të një bote dheshoqërie njerëzore më të mirë.

Patriarku i Aleksandrisë, në vi-jim u takua me Kryeministrin, z.Sali Berisha. Kryeministri vlerësoirolin e Kryepiskopit Anastas në

6 NGJALLJA NËNTOR 2009

Një jetë kushtuar Perëndisë dhe njerëzve

U lind më 4 nëntor 1929, në Pire, Greqi.

• Studimet: Diplomë e Universitetit Kombëtar të Athinës (1953, meNderime të larta). Studime pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji,Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut.Kërkim në Universitetin Makerere College, Kampala - Uganda, me bursë(1965-69) të Fondacionit gjerman Alexander Fon Humboldt.

Doktor në Teologji i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtartë Athinës (1970, Summa cum laude). Studioi fe të ndryshme (Hinduizëm,Buddizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet kuato lulëzojnë (Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia,Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).

• Shërbimi në Kishë: Dorëzuar: Dhjakon (7.8.1960); Prift- Arkima-ndrit (24.5.1964); Episkop i Andrusës me detyrën e Drejtorit të Për-gjithshëm të “Apostoliki Diakonia” (Shërbimi Apostolik) të Kishës sëGreqisë (19.11.1972), Mitropolit (1992), Kryepiskop i Shqipërisë (1992-).

• Veprimtaria dhe titujt shkencorë. Lehrbeauftragte, për mësimin eGreqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani(1966-69). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-76). Profesori Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-96).Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor iDepartamentit të Shkencës së Feve (1983-86). Dekan i Fakultetit Teolo-gjik dhe anëtar i Senatit (1983-86). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Uni-versitetit të Athinës (1986-1990). Ka organizuar dhe drejtuar “Qendrëne Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-76) dhe “Qe-ndrën Interorthodhokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-75). Anë-tar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare e Arabe (1978-82).

Eshtë nderuar me tituj Doktor Honoris Causa (17), në theologji dhe filozofi,nga universitete të botës. Eshtë Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Në vitin 2000, pas propozimit të 33 akademikëve të Akademisë sëAthinës dhe shumë personaliteteve të Shqipërisë, ka qenë kandidat përmarrjen e Çmimit Nobel për paqen.

Ka botuar një numër të madh veprash, të përkthyera në shumëgjuhë, si dhe një numër shumë të madh artikujsh shkencorë e teologjikë,në gazeta, revista e periodikë të ndryshëm.

Ka pasur një aktivitet shumë të pasur ndërkombëtar ku mund tëveçojmë faktin se është Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë/Fetë për Paqen (2001 e në vazhdim). Zëvëndëspresident i Konferencëssë Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror tëKishave (2006 e në vazhdim). President Nderi i Konferencës BotëroreFetë për Paqen (2006 e në vazhdim).

• Është nderuar me 25 dekorata dhe çmime nga shumë kishaorthodhokse dhe vende të ndryshme, me Medaljen e Argjendtë ngaAkademia e Athinës (si frymëzues dhe nismëtar i theologjisë dhe veprim-

tarisë hierapostolike(viti 1987), Kryqin eMadh të Urdhrit tëNderit të RepublikësGreke (1997); meÇmimin Athenagorapër të drejtat e njeriut2001 (New York); Çmimin “për veprimtari të jashtëzakonshme në forcimine Unitetit të Kombeve të Krishtera Orthodhokse” (Moskë 2006); Kryqine Madh të Apostullit dhe Ungjillorit Mark, të Patriarkanës së Aleksandri-së dhe “Bamirës të Madh të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithëAfrikës”(2009).

• Afrika Lindore: Kryepiskopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës nëripërtëritjen bashkëkohore të Misionit të jashtëm të Kishës Orthodhokse.Në vitin 1964, si prift misionar. Në dekadën 1981-91, si lokum tenens(Kryepiskop mëkëmbës) i Kryepiskopatës së Shenjtë të Irinupojës- AfrikaPerëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani), themeloi e organizoi ShkollënPatriarkale “Kryepiskopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për një dekadë.Ai dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë,me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoipërkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdespër themelimin e rreth 150 enorive orthodhokse dhe për ndërtimin edhjetëra kishave; për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoipër krijimin e shkollave dhe të qendrave mjekësore.

• Shqipëri: Më 1991, Patriarku Ekumenik e caktoi Eksark Patriarkalnë Shqipëri. Në qershor 1992, u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe igjithë Shqipërisë. Në mes të vështirësive të shumta, arriti të realizojë ringritjennga themelet të Kishës dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat. ThemeloiAkademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe Licetë Kishtarë “Kryqi iNderuar” (Gjirokastër, Sukth-Durrës); edukoi dhe dorëzoi 150 klerikë tërinj; themeloi jetimore dhe 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; upërkujdes për punën e përkthimit, botimin e librave liturgjikë dhe fetarë. Upërkujdes për ngritjen e 145 kishave të reja dhe rindërtimin e 160 të tjerave,për restaurimin e 70 kishave monument, si edhe për ngritjen, blerjen dherregullimin e 70 ndërtesave kishtare (mitropolive, klinikave, shkollave,konvikteve etj.). U përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve dhe urave.E shtriu në shkallë të gjerë përkujdesjen sociale të Kishës me anë tëshpërndarjes së qindra tonëve ushqime, rroba, ilaçeve. U përkujdes për bo-timin e gazetës, periodikëve, librave. Organizoi shtypshkronjë, punishte qirinjsh,zdrukthëtari, atelje të ikonografisë dhe të restaurimit të ikonave. Paralelishtme ringritjen e Kishës Orthodhokse, realizoi programe në fushën e shë-ndetësisë, përkujdesjes sociale, arsimimit, zhvillimit rural, qytetërimit dheekologjisë. Njëkohësisht u përpoq për zbutjen e kundërshtive në Ballkan.

Më 4 nëntor, kremtuam 80-vjetorin e Kryepiskopit Anastas, një emër i dashur e irespektuar jo vetëm nga besimtarët orthodhoksë dhe qytetarët e Shqipërisë, por edhe ngatë gjitha Kishat e tjera Orthodhokse, nga ato të krishtera e më gjerë. Emri i Fortlumturisësë Tij është bërë sinonim jo vetëm i ringjalljes së Kishës në Shqipëri, por edhe i hierapostullittë devotshëm, i promotorit të dialogut ndërmjet besimeve dhe kulturave të ndryshme, tëpaqes dhe dashurisë për të gjithë, të përkujdesit për të varfrit e nevojtarët dhe të respektit,lirisë e dinjitetit të çdo personi, kushdo qoftë ai. Në këtë përvjetor spikat veçanërisht ve-pra e jashtëzakonshme për ringritjen e Kishës sonë nga gërmadhat dhe ngritja e saj nënjë nivel të paarritur më parë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë.

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Kryepiskopi Anastas mori shumë urime ngapersonalitete të ndryshme. Ndër ta mund të përmendim urimet e Patriarkut Ekumenik, tëPapës Benedikti XVI, të Patriarkut të Aleksandrisë, të Patriarkut të Rusisë, të Patriarkut tëRumanisë, të Presidentit, z. Topi, të Kryeministrit z. Berisha, të Kryetares së Kuvendit,znj. Topalli, të Kryetarit të opozitës dhe Bashkisë së Tiranës, z. Rama etj.

Më poshtë po japim një biografi të përmbledhur:

(Për veprimtarinë e Kryepiskopit shiko gazetën “Ngjallja”,1992-2009)

NËNTOR 2009 NGJALLJA 7

A.

“Emri i Zotit, qoftë i bekuar nga tani dhe nëjetë të jetëve”.

Bekojmë, lavdërojmë dhe të ngazëllyerfalënderojmë Perëndinë tonë Triadik përLiturgjinë Hyjnore të shkëlqyer, që na denjësoitë kryejmë së bashku me Fortlumturinë Tuaj,Primatin e Patriarkanës shumë të hershme tëAleksandrisë, me Sinodhinë tuaj të shtrenjtë,mitropolitët afrikanë të Ugandës z. Jona, tëMuanzës z. Jeronim dhe Episkopin e Hyjnde-ruar të Nitrisë, z. Nikodhim, bashkë me anëtarëte Sinodit të Shenjtë dhe përfaqësuesit e kleritdhe të popullit të Kishës së Shqipërisë.

Çdo vizitë zyrtare e një primati të KishësOrthodhokse çel një dritare të madhe në me-ndjen dhe zemrat e besimtarëve të Kishës lokale,për të kundruar më me kthjelltësi dimensionete Kishës Orthodhokse në të cilën bëjmë pjesë,“nga njëri cep i botës në tjetrin”. Veçanërisht,dritarja që na çeli prania Juaj na ndihmon tëkundrojmë një të shkuar historike tepër të vyer,që e ka zanafillën në veprën apostolike tëUngjillorit Mark, të Themeluesit të Patriarkanëssë Aleksandrisë dhe ndriçohet nga rrezatimi ifigurave të jashtëzakonshme që e udhëhoqënmbarë botën e krishterë dhe vazhdojnë ta fry-mëzojnë deri më sot, si ato të patriarkëve Atha-

nas, Kirill, Joan Përdëllimtarit dhe një sërëshenjtorësh të tjerë, parardhësish Tuaj.

Por edhe më tepër, na ofron rastin të lav-dërojmë Perëndinë për të tashmen, në të cilën,me mendje hierapostolike të ripërtërirë, nënpërkujdesjen e pafjetur dhe urtësinë Tuaj shpir-tërore, drita e Orthodhoksisë depërton gjithnjëe më shumë në vendet e kontinentit të pamasëafrikan (48 deri më sot).

Së fundmi, na mbush me shpresë për tëardhmen. Pata bekimin nga Perëndia të shërbejpër shumë vite në mbjelljen e së vërtetës ortho-dhokse në shumë fise afrikane. Dhe jam i bindurse “Orthodhoksia afrikane”, ka një rol tëdyfishtë për të luajtur në botën bashkëkohore.Së pari, të transmetojë në Afrikë të gjithë përvo-jën dhe Traditën e Një Kishe të Shenjtë, Katho-like dhe Apostolike të 20 shekujve. Dhe së dyti,t’u rikujtojë Kishave të tjera Orthodhokse, dety-rimin e tyre apostolik, me zërin e bijve të dheutqë u është bërë më tepër padrejtësi, që kanëuri dhe etje për drejtësi dhe të vërtetë. Ortho-dhoksia afrikane, e heshtur ose buzagaz, mevobektësinë dhe shpresat e saj, përbën një“shenjë profetike gjykimi”, por edhe shprese përOrthodhoksinë bashkëkohore.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisëka një lidhje mistike të veçantë me Afrikën: Nënjë epokë kur në Shqipëri, Kisha ishte shuar

plotësisht, Patriarkana e nderuar Ekumenike eKonstandinopojës, e cila ka përgjegjësinë epërkujdesjes për Kishat e ndodhura në vështi-rësi, ftoi një episkop, i cili deri atëherë punontesi hierapostull në Afrikë, për ta dërguar të shqyr-tojë se çfarë kishte mbetur nga persekutimi ipashembullt ateist njëzetekatërvjeçar. Në vazh-dim, iu ngarkua riformimi i Kishës së Shqipërisë.Përvoja e Afrikës ishte një parapërgatitje shumëe vyer për rrugëtimin në udhë të vështira dhetë rrëshqitshme të Shqipërisë postkomuniste përringritjen e Kishës lokale. Dhe në çdo LiturgjiHyjnore, që ofrohet për Kishën, “nga njëri cepi dheut në tjetrin”, kemi bekimin të gjendemipërsëri, në mënyrë të mistershme, pranëvëllezërve të shtrenjtë në Afrikë, grigjës Suajtë zgjedhur.

Kjo është pasuria, fuqia dhe mistikja eOrthodhoksëve. Në çfarëdo vendi që jetojmë,mendja dhe qenia jonë shtrihen në tërë botën,përqafojnë mbarë ekumenin. Jetojmë megëzimet dhe sukseset e të gjitha Kishave tëtjera. Por edhe ndajmë së bashku hidhërimet,përpjekjet, shpresat e tyre. “Edhe në qoftë senjë pjesë vuan, gjithë pjesët vuajnë bashkë metë; ose në qoftë se nderohet një pjesë, të gjithapjesët gëzohen bashkë me të” (1 Kor. 12:26).

Nga Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas

(vijon në faqen 8)

... Fortlumturi, vëlla,Lidhje të veçanta dhe të pandara kishtare,

në kuadrin e rendit kishtar kanonik dhe tëreciprocitetit, e lidhin gjithmonë Kishën e vjetërtë Aleksandrisë, Patriarkanën e Aleksandrisëqë është froni i dytë, me Kishën e Shenjtë tëShqipërisë. Lidhje të veçanta, pasi Ju, i shërbyetpër shumë vjet Kishës së Aleksandrisë. Jetuatnë Kenian e largët në mes të misioneve të këtijvendi ekzotik, por edhe në zona shumë të vë-shtira dhe pa rrugë. Lutjet tuaja, lotët, dashuriajuaj e madhe për Krishtin dhe njeriun, e bënëpjellore pemën e besimit orthodhoks në Afrikëdhe gjallëruan brenda zemrës së vëllait afrikan,besimin në Perëndinë.

...Këtë dëshmi Tuajën, ofrojmë me shumëdashuri, vëlla i shenjtë, që është një përvojë ezemrës sonë nga cepat e dheut afrikan, ngakatër anët e kontinentit të ndriçuar afrikan dhemisionet e pafund të dashurisë dhe të huma-nizmit. Sepse shërbimi Juaj hierapostolik, kalidhje me njeriun dhe shpëtimin e tij, paqen, (vijon në faqen 8)

Jetojmë me gëzimet dhe sukseset e të gjitha Kishave të tjera...

drejtësinë, luftimin e urisë dhe arsimimin epopullit afrikan.

Zemra jonë është shumë e emocionuarFortlumturi, sepse një koincidencë e lumtur dheshumë e bekuar, ju solli pranë nesh. Në personinTuaj shikojmë si Patriarkanë shumë e vjetër dhee hershme, timonierin e aftë dhe liderin shpirtë-ror të Kishës së Shenjtë të Shqipërisë dhe shpre-sojmë që marrëdhëniet e shkëlqyera të të dyKishave, bashkëpunimi dhe ndihma reciproketë fuqizohen, për lavdi të Perëndisë dheshenjtërimin e njeriut.

Por nga ky vend, dëshirojmë t’ju falënderoj-më siç duhet dhe nga zemra, për mbështetjen epallogaritshme dhe të vazhdueshme që na keniofruar për veprën e Hierapostullisë. Po Fortlum-turi, ndihmoni dhe fuqizoni Hierapostullinë meçdo mënyrë, me personalitetin tuaj, me lutjen tuaj,me shkrimet tuaja të pasura, me çdo mënyrë, edimë shumë mirë këtë dhe është ora e falënderimitdhe e mirënjohjes e Kishës së Aleksandrisë.

Nga Përshëndetja e Papës dhe Patriarkut të Aleksandrisë, Theodhori II

Tërë jeta Juaj, është një kontribut për Kishën, shkencën dhe njeriun

Përshëndetjet gjatë Liturgjisë Hyjnore të përbashkët, në kishën katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses

8 NGJALLJA NËNTOR 2009

Dhe ne, Fortlumturi, ndjekim me vëmendjetë veçantë dhe interesim të pandërprerë mundi-met Tuaja; përpjekjet Tuaja për organizmin samë të përsosur të Patriarkanës shumë të her-shme të Aleksandrisë, iniciativat Tuaja krijuese,zhvillimin dhe mbështetjen e përpjekjes hierapo-stolike në vende të ndryshme afrikane, në mestë vështirësive të shumëllojta.

B.Të vërtetën e krishterë orthodhokse, misterin

e besimit që na denjësoi Perëndia të njohim nëKishë, jemi të detyruar ta ndajmë me të gjithësa janë privuar prej tyre. Nga të gjitha propozi-met fetare apo filozofike në lidhje me vlerëndhe të ardhmen e njeriut, më i guximshmi dhemadhështori ngelet ai i krishterë. Ai këmbëngulnë bërjen njeri të Qenies së Përmbilartë të Perë-

ndisë dhe në rrugëtimin e njeriut drejt “hyjni-zimit” sipas hirit.

...Të mbështetur në këtë besim, në Qeniene vërtetë dhe në dashurinë që Ai na e zbuloi nëplotësinë e saj, ne të krishterët guxojmë të shpre-sojmë. Dhe në këtë fazë të re të historisë mbarë-botërore, me guxim proklamojmë: “Ka shpresë!”.Ekziston shpresë në përpjekjen për të vërtetëndhe drejtësinë. Ekziston shpresë, kur mbrojmëdinjitetin e çdo personi njerëzor. Kur ngulim kë-mbë në detyrimin e reciprocitetit midis njerëzvedhe popujve. Kur luftojmë për respekt jo të shti-rur të krijesës. Si përfundim, me fuqinë e Krishtittë kryqëzuar dhe të ngjallur, të Cilit i është dhënë“çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé” (Matth. 28:18),e vërteta, drejtësia, dashuria kanë për tëmbizotëruar dhe jeta do të triumfojë mbi vdekjen.

Këtë shpresë në Krishtin Fortlumturi, Ju etransmetoni me veprën Tuaj tek ata që jetojnë

në Afrikë. Këtë shpresë përpiqemi tambështesim edhe ne, në epokën transitive kritikeqë po kalon vendi ynë.

Duke parë me admirim, Vëlla i Shenjtë e idashur, përpjekjet Tuaja, falënderojmë Perëndi-në “duke kujtuar pa pushim punën e besimit tuajdhe mundimin e dashurisë, dhe durimin e shpre-sës” (1 Thes. 1:3). Nga zemra urojmë dhe luteminga ana e Hierarkisë, klerit dhe popullit tëKishës së Shqipërisë, Perëndia në Trini T’judhurojë gjithmonë besim të guximshëm, shëndettë palëkundur, dashuri të pashtershme, rezisten-cë zemërgjerë, që të vazhdoni të udhëhiqni nëkullotat e jetës grigjën Tuaj të zgjedhur dhe tëkontribuoni në mënyrë decizive në hulumtimetpanorthodhokse për një rrezatim të ri shpirtërortë Orthodhoksisë në botën moderne.

Shumë të bekuara qofshin vitet Tuaja, nëshenjtërim të vazhdueshëm dhe krijimtari!

Nga çasti i parë i marrjes së detyrave tuaja,nisët një përpjekje të madhe dhe të mundim-shme për përfundimin e veprave kishtare, përrritjen dhe përparimin e veprës së gjerë socialetë Kishës së Shqipërisë. I kuptoj edhe unë faremirë mundimet e përpjekjet tuaja, vuajtjet qëkeni kaluar, personalisht, sepse kam qenëmitropolit misionar në Kamerunin e largët dhenë Zimbabve, jetova çaste të vetmisë, të lotëvedhe kur derdha shumë djersë e mund. Ju e dinifare mirë se çfarë kuptoj me këto fjalë, pasi nëAfrikë jetuat çaste të sprovave dhe të vështirësi-ve, që është e pamundur të përshkruhen nganjë gojë njerëzore. Por dhe këtu, në këtë misiontuajin si primat i Kishës, vazhdoni të përpiqenime frymë apostolike dhe predispozitë martirizi-mi! Ditën e sotme e përzgjodhi hiri i Perëndisësë shenjtë që të ndodhem pranë Jush dhe të kemkëtë përvojë të lumtur të takimit personal meJu dhe të komunikimit e ngazëllimit shpirtëror.

...Vepra që të gjithë ne kryejmë nuk ështëaspak e lehtë. Rruga jonë kurrë nuk është eshtruar me lule dhe petale trëndafili, përkundrazi,është e përpjetë, me shumë vështirësi dhe kabarrë të rëndë për t’u mbajtur. Ju këtu jetonidhe kryeni aktivitetin tuaj në një rajon me shumëveçanti. Keni nevojë për shumë durim, kurajëdhe fuqi shpirtërore.

Ecuria juaj e deritanishme dhe sa krijuat memund e lodhje, shfaqin besimin tuaj, dashurinëtuaj dhe përkushtimin tuaj te Perëndia dhe Ki-sha, në vlerat mbarënjerëzore dhe të përjetshmetë traditës orthodhokse, në institucionin e famil-jes, të mikpritjes dhe të reciprocitetit.

Pa dyshim, vëlla i shtrenjtë Fortlumturi, bënipjesë në personalitetet e mëdha të epokës sonë.Gjatë gjithë jetës suaj u shquat për moralin tuaj

të paqortueshëm, formimin e shkëlqyer shken-cor, njohjen e admirueshme të gjuhëve, për aftë-sinë tuaj të shkëlqyer organizative, për ndjesh-mërinë tuaj në çështjet e paqes, drejtësisë soci-ale dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Tëgjitha veprimet tuaja frymëzohen nga konceptiekumenik i Kishës, që u fal mundësinë të që-ndroni me respekt ndaj të qenit ndryshe të atyreqë kanë besim të ndryshëm apo fe të ndryshme,ndaj të cilëve silleni pa mëri, por me dashuri tëvërtetë dhe të bollshme.

Dashuria Juaj e parë ishte hierapostullia ejashtme. Aty dhatë shpirtin dhe trupin, lulen erinisë suaj dhe një pjesë të madhe të jetës.Hierapostullimi për Ju është një domosdoshmërie brendshme. E konsideroni të pamendueshmeindiferentizmin për miliona njerëz, që jetojnë “tëhuaj për dhiatën e premtimit, duke mos pasurshpresë dhe ateistë në botë”. E ndjeni se ataqë kanë pësuar më tepër padrejtësi në epokëntonë, janë sa u privuan prej fjalës së Perëndisë,jo sepse ata mohuan ta dëgjojnë, por ngaqë atatë cilët e kishin këtë fjalë prej shekujsh, u treguanindiferentë për t’ua bërë të njohur. Në shumëlibra tuaj i referoheni domosdoshmërisë sëhierapostullimit të jashtëm. Në librin tuaj “Qëllimidhe pikënisja e Hierapostullimit” theksoni se“Kisha pa hierapostullim është një kundërshtinë vetvete”. Si rrjedhojë “çdo besimtar, që jetonme ndërgjegje jetën shpirtërore dhe mendon mekorrektesë, ndien se lavdërimi dhe dhoksologjia,që i drejton personalisht Perëndisë, është emangët, përderisa ende nuk marrin pjesë në atëkaq shumë fise dhe gjuhë”.

Datë vendimtare për aktivitetin tuaj si hiera-postull ishte viti 1964. Pas dorëzimit tuaj në priftJu u larguat për në Kampala të Ugandës, përtë bërë njohjen e parë me qëllimet e veprës hierapo-

stolike. Punuat në Afrikën Lindore, ku midis tëtjerave pagëzuat orthodhoksët e parë në Tanza-ni. Por u sëmurët nga një formë e rëndë e mala-ries dhe u detyruat të ktheheshit në Europë.

Në vitin 1981, u caktuat nga Patriarku i lumuri Aleksandrisë Nikolla, Mëkëmbës dhe më vonëKryepiskop i urdhëruar i Mitropolisë së Shenjtëtë Irinupojës të Afrikës Lindore, për organizimine veprës së Hierapostullimit, duke pasur kompe-tenca të plota. Kenia, Uganda, Tanzania ishintashmë vendet e juridiksionit tuaj dhe të aktivitetittuaj shpirtëror. Kulmi i shërbimit Tuaj në atëvend ishte themelimi dhe organizimi i ShkollësPatriarkale “Kryepiskopi Makarios”, të cilën edrejtuat për një dhjetëvjeçar të tërë. Kjo shkollëu tregua një fidanishte shpirtërore e ortho-dhoksisë afrikane në zhvillim.

Mjaft karakteristike dhe aktuale është dekla-rata juaj: “Vetëm me bashkekzistencën paqë-sore të komuniteteve fetare, mund të ekzistojënjë përparim i vërtetë shpirtëror. Këtë parimpërpiqemi ta respektojmë të krishterë e mysli-manë në Shqipëri, që të jetojmë dhe punojmë sëbashku në mënyrë harmonike”. Sepse është kyparim pikërisht që edhe ne mbështesim me çdomjet dhe në çdo rast, duke theksuar se vendi iNilit dhe Egjipti mikpritës, përbën për shumëshekuj me radhë, shembull të ndritshëm të ba-shkekzistencës paqësore të të krishterëve dhemyslimanëve.

Fortlumturi,E tërë jeta Juaj, është një kontribut për Ki-

shën, shkencën dhe njeriun. Në personin Tuajtregohet qartë se çfarë mund të ofrojë një njerii vetëm, i pajisur me fuqi të paepur shpirtërore,personalitet të fortë dhe vizion të madh.

Jetojmë me gëzimet dhe sukseset e të gjitha Kishave të tjera...(vijon nga faqja 7)

Tërë jeta Juaj, është një kontribut për Kishën, shkencën dhe njeriun(vijon nga faqja 7)

NËNTOR 2009 NGJALLJA 9

Hieromonak Nektar Terpo

2. Aspekte të jetës dhe veprim-tarisë së tij hierapostullore

Studiuesit e Nektar Terpos li-dhin rininë e tij të hershme me for-mimin e tij si klerik dhe erudit nëMalin e Shenjtë. Nuk mungojnëndërkohë edhe zërat që i mëshojnëshkollimit të tij në Institutin Flangji-nian të Venedikut (G. Valetas, MariaQelemenu-Duru) të themeluar më1665 nga kleriku orthodhoks ThomaFlangjini (me origjinë nga Korfuzi).Kanë mjaftuar vetëm disa fjalë nëitalisht që hasen në librin e tij “Be-simi” që kjo hipotezë, sidomos këtovitet e fundit, të merret seriozishtnë konsideratë. Nga ana jonë beso-jmë se provat e sjella nuk vërtetojnënjë gjë të tillë. Fjalët në italisht janëtë përdorimit të përditshëm, si p.sh.strata (strada=rrugë), borsa (trastë),paga (shpërblim) etj. Pra, përderi-sa ato nuk shprehin terma apo no-cione intelektualiste, nuk mund tëshërbejnë si dëshmi bindëse tëshkollimit të tij në Venedik. VetëTerpoja shkruan se librin e tij nuke ka shkruar për eruditët dhe tëshkolluarit, por për të padituritdhe katundarët. Logjika e thjeshtëthotë se s’kishte asnjë arsye tëpërdorte fjalë të panjohura apo tëvështira, aq më tepër të huaja, përlexuesit e tij të pashkollë, të cilëveedhe u drejtohet. Gjithsesi, si Vos-kopoja, ashtu edhe një pjesë e ma-

dhe e viseve shqiptare, ruanin prejkohësh marrëdhënie të ngushtatregtare me Italinë, prandaj dhepërdorimi i këtyre fjalëve në librine Terpos, të cilat duhet të ishin inte-gruar në fjalorin e përditshëm të ve-ndësve, nuk mund të ketë veçsekarakter praktik.

Sipas E. Kurrillës, pas kthimitnga Mali i Shenjtë, Nektar Terpojau vendos në Manastirin e ShënNaumit dhe më pas në atë të Arde-nicës. Ky version është pak a shu-më i pranuar nga të gjithë, pavarë-sisht se ai vetë, në librin e tij “Besi-mi”, nuk jep të dhëna të drejtpër-drejta për manastiret në të cilat ki-shte jetuar, të paktën jo për qëndri-min e tij në Shën Naum. Në veprëne tij monumentale (Grigorios Arji-rokastritis..., fq. 139), ku i kushtonhapësirën e nevojshme edhe N.Terpos, E. Kurrilla shkruan: Duketse Terpoja shërbeu edhe në ma-nastirin e Shën Naumit, siç e kemivërtetuar tashmë, por kryesishtjetoi në Ardenicë. Në fakt, pava-rësisht nga pohimi “siç e kemi vër-tetuar tashmë”, ai nuk kishte vër-tetuar deri në atë moment një gjëtë tillë. Kjo mund të jetë një ngaarsyet që K. Garicis, i cili më 2002botoi studimin kritik të librit “Be-simi”, bashkë me një hyrje të gjerë,në të cilën trajton figurën e tij ba-zuar në të gjitha të dhënat biblio-grafike të deriatëhershme, të dalë

në konkluzionin se hieromonakunga Voskopoja nuk ka jetuar në ma-nastirin e Shën Naumit, gjë që, si-pas tij, vërtetohet edhe nga fakti senë libër nuk përmendet kurrë asemri i këtij manastiri, as emri iNaumit si shenjtor.

Në librin “Besimi” Terpojashkruan se në Krishtlindjen e vitit1724 shkoi për të predikuar nëfshatin Dragot të Elbasanit (Cërri-kut). Për habi të tij besimtarët embledhur në kishë ishin vetëm gra.Prej tyre mori vesh se burrat ishinkthyer në myslimanë. Atëherë filloitë predikonte kundër turqve, madjeme tone shumë të rrepta antiislami-ke. Dy vëllezër “agarenë” (arabë,saracenë), të cilët ishin subashë,pasi morën informatat e nevojshme,vajtën në shtëpinë e priftit të fshatitku kishte bujtur pas meshës dhe errahën kaq keq, saqë edhe në vitetkur shkroi librin ankohej se krahu imajtë i dhembte ende dhe se nukmundej të prehej në atë anë. Mëtej rrëfen: Kur ndodhesha në duarte atyre dy tiranëve, dhjakoni imanastirit tonë, zoti Niqifor ungrit të më ndihmonte, por nuke la priftëresha me gratë e tjera,dhe mirë bënë, se mund të bëhejskandal, por qëndronte së largudhe më shikonte duke qarëhidhur për vuajtjet e mia...

Sipas E. Kurrillës, dhjakonNiqifori, shoqëruesi i Terpos në

Dragot, ishte Mitropoliti i mëvon-shëm i Sisanit (1746-1769), aso-kohe ndihmësi i Joasafit të Ohrit,por që figuronte si murg i manastirittë Shën Naumit. Këtë fakt ai e për-mend në vazhdim, në jetëshkrimine Niqiforit të Sisanit, duke i mëshuarfort thënies së Nektarit “dhjakonii manastirit tonë zoti Niqifor”.Pra, besojmë se E. Kurrilla, ka për-dorur frazën “siç e kemi vërtetuartashmë” para kohe, duke krijuarpadashur keqkuptime, por në vazh-dim përcakton me mjaft qartësi ma-rrëdhëniet e Nektarit me manasti-rin e Shën Naumit, duke lënë të nën-kuptohet se si ai, ashtu edhe dhja-kon Niqifori, i përkasin të njëjtësvëllazëri murgërore. Por duket sei vetmi fakt që disponon për tëvërtetuar hipotezën e tij është emri“Niqifor” dhe asgjë më shumë. Ke-mi të bëjmë pra me një problem tëkoklavitur, i cili nuk mund të zgjidhetpa trajtuar më parë marrëdhëniete Terpos me Ardenicën.

E vetmja gjë që dimë me siguripër jetën e Nektar Terpos ështëqëndrimi i tij për një kohë të gjatënë Manastirin e Ardenicës, me“Shën Mari Vaditësen” (“Ardeni-ca” vjen nga greqishtja Ardhevusa= Vaditëse) e së cilës ndihet përje-tësisht i lidhur shpirtërisht dhe tru-përisht. Edhe pse larg, në dhé tëhuaj, zemra e tij rreh për të, kërkon

Vijon nga numri i kaluar

(vijon në faqen 10)

Natën midis 18 dhe 19 nëntorit, është vjedhurkisha monument “Fjetja e Hyjlindëses Mari”,në Leusë, Përmet, Mitropolia e Gjirokastrës.Grabitësit kanë shpërthyer derën dhe më paskanë zhveshur ikonostasin e saj me famë përvlerat e rralla nga pjesët e gdhendura.

Pas konstatimit të vjedhjes, në vendngjarjekanë shkuar forcat e specializuara të policisë,që po kryejnë hetimet e rastit. Por shqetësimipër cenimin e këtyre veprave të papërsëritshmedhe mosgjetjen e autorëve është mjaft i madh,duke parë se autorët e grabitjeve të mëparshmenë këto zona nuk janë gjetur (kujtojmë se vetëmkisha e Bënjës është vjedhur tri herë gjatë vitit2009). Në përgjithësi, rezulton se asnjëherë nukgjenden as ata që vjedhin kishat për qëllime

Vidhet ikonostasi i kishës“Fjetja e Hyjlindëses Mari”, në Leusë, Përmet

përfitimi, por edhe në ato raste kur dhunimi kaqenë për t’i përdhosur, mobilizimi i organeveshtetërore ka qenë minimal. Aq sa nuk dimënëse është paaftësi, mefshtësi apo diçka tjetëredhe më problematike.

Ky ikonostas konsiderohej si një kryevepëre arteve të aplikuara në objektet e kultit të vendittonë dhe datonte vitin 1817. Ndërsa afreskimi ikishës është bërë në vitin 1812, ndërsa besohetse ndërtimi fillestar i saj është më i hershëmdhe se ka pësuar rikonstruksione në vite.

Në vitet 1999-2000, kjo kishë ishte kon-soliduar, pasi paraqiste rrezik rrëshqitjeje dheështë rikonstruktuar tërësisht, si strukturë dheafresket, me fondet e siguruara nga KryepiskopiAnastas.

10 NGJALLJA NËNTOR 2009

Kalendari iLiturgjive Hyjnore,

DHJETOR 20091 E Martë Pr. Naum. Filaret Përdë-llimtari. Theokliti i Lakedhemonisë.(Hahet vaj, verë e peshk.)2 E Mërkurë Pr. Abakum. Dëshg.Miropi. Osh. Iraklemoni, Kirilli.4 E Premte † Dëshmg. Varvara. Osh.Joan Damaskini. Hierod. Serafimi.(Hahet vaj e verë.)

5 E Shtunë † Osh. Sava i Shenjtëruar.Dësh. Diogjeni. Osh. Noni. (Hahet

vaj, verë e peshk.)

6 E DIEL † 10 LLUKAIT. Nikolla iMirës së Likisë. Dësh. Niseri. (Hahet

vaj, verë e peshk.)

7 E Hënë Ambrozi i Milanos. Osh.Grigori në Athos. Pavli bindës.(Hahet vaj, verë e peshk.)

8 E Martë Ap. Qesari i Durrësit,Sostheni, nga 70-t. Osh. Patapi.(Hahet vaj, verë e peshk.)

9 E Mërkurë † Zënia e Sh. Anës,nënës së Hyjlindëses. Pr/sha Ana.(Hahet vaj e verë.)

10 E Enjte Dësh. Minai, Hermogjeni,Efgrafi. Dësh. Gemeli, Mariani.(Hahet vaj, verë e peshk.)

12 E Shtunë † Spiridhoni iTrimithundës. Hermani i Alaskës.(Hahet vaj, verë e peshk.)

13 E DIEL † E PARAETËRVE TËZOTIT KRISHT. Dësh. Efstrati,Oresti etj. (Hahet vaj, verë e peshk.)

14 E hënë Dësh. Ariani, Thirsi, Lefki,Filimoni, Apoloni, Ipati etj. (Hahet

vaj, verë e peshk.)

15 E Martë † Hierod. Elefteri i Vlorësdhe Anthia. Oshdg. Suzana. (Hahet

vaj, verë e peshk.)

17 E Enjte Pr. Daniel dhe 3 Djemtë.Dionisi i Egjinës. Oshd. Kopri.(Hahet vaj, verë e peshk.)

19 E Shtunë † Dësh. Bonifati,Agllaia senat. Dësh. Ari. Grigjenti iEtiopisë.

20 E DIEL † PARA KRISHTLIN-DJES. Ignat Hyjmbajtësi. (Bëhet efqeli.)

22 E Martë † Dëshmg. Anastasia.Dësh. Krisogoni, Zoili, Theodhota.23 E mërkurë † Osh. Naumi në Ohër.10 dëshmorët e Kretës.24 E Enjte † Dësh. Evgjenia e Filipi.Dësh. i ri Ahmeti. (Shërbesa e Orëve.)25 E Premte † LINDJA TRUPOREE ZOTIT TONË JISU KRISHT.26 E Shtunë † Mbledhja e Hyjlind.Omol. Efthimi. Nikodhimi nëTismana.

27 E DIEL † PAS KRISHTLIN-DJES. Kr/dhjak. Stefani. Josifi, ifejuari. Pr. David.31 E Enjte Mbyllja e Krishtlindjes.Oshg. Melania. Zotiku i jetimores.

ndihmën dhe ndërmjetimin e saj përvështirësitë që has në jetë. Edhededikimi i veprës së tij është gjitha-shtu për të: Këtë libër ia kushtojprehrit të shenjtëruar të ZonjësHyjlindëse, të mbiquajturës Arde-nicase. Në mbishkrimin lutësor tëikonës së Shën Marisë së Ardenicës(e cila nuk mungon edhe ajo ngalibri i tij) ku thuhet: Nënë e VirgjërMbretëronjëse, ndihmoji shërbë-torët e tu, ai vetë shton: edhe Nek-tarin. Duket se jeta e tij në këtëmanastir nuk ishte e lehtë. Megjithë punën e madhe e të palodhurqë kreu atje, padija, varfëria shpir-tërore dhe interesat vetjake të kleritvendës i krijuan mjaft probleme, përtë cilat lexuesit i informon vetëmnë mënyrë lakonike: Unë ndërtovagjysmën e manastirit, në kohëntime u bë me toka dhe vreshta,me Kryqe dhe Ungjij të artë dheenë të tjera të shenjta, dhe, qëtë mos zgjatem, shumica e murgj-ve prej meje janë qethur dhe kurdeshën më nxorën nga igumeniadhe konaku, të cilin e kisha ndër-tuar vetë, por shkak për skandalnë dëm të manastirit nuk u bëradhe prapë, kur deshi kenobi, mëvunë në krye. Nga ato pak të dhë-na që parashtron në libër mësojmëse nxitësi kryesor i trazirave kundërtij ishte një farë Arseni, hieromonakedhe ai, i cili ka të ngjarë ta ketëzëvendësuar për një farë kohe nëdetyrën e igumenit.

Le t’i rikthehemi tani hipotezëssë Kurrillës mbi qëndrimin fillimishttë Nektarit në Manastirin e Shën

Naumit dhe më pas në atë të Arde-nicës, duke sjellë edhe një herëndër mend se predikimi i tij në Dra-got, në shoqërinë e dhjakon Niqifo-rit, ishte në Krishtlindje të vitit 1724.Kjo do të thotë se në atë periudhëai duhej t’i përkiste manastirit tëShën Naumit. Sikur qysh të nesër-men të shkonte në Manastirin e Ar-denicës, deri në largimin e tij përfu-ndimisht për në Venedik (1731), imbeteshin rreth gjashtë vite për tëkryer të gjitha ato që ai vetë për-shkruan se kreu. Nëse zbresim edheperiudhën që nuk ishte igumen,atëherë koha në dispozicion për kry-erjen e këtyre veprimtarive ështëe papërfillshme. Do të thoshim se,në kushte optimale, afirmimi dhezgjedhja e tij dy herë si igumen,qethja (d.m.th. bërja murg) e shu-micës së murgjve, ndërtimi i gjys-mës së manastirit, grumbullimi i fo-ndeve për blerjen e pronave të luajt-shme e të paluajtshme kërkon tëpaktën dy dekada. Pra, nëse me tëvërtetë Terpoja ka shërbyer edhenë manastirin e Shën Naumit, siçmendonte E. Kurrilla, atëherë sta-cioni i tij i fundit në Shqipëri duhettë ketë qenë ky dhe jo Ardenica,siç besojnë të gjithë.

Ndërkohë, tek të gjithë studiue-sit pa përjashtim ekziston bindja eplotë se hieromonaku nga Voskopo-ja nuk i ktheu kurrë shpinën Arde-nicës për hir të një manastiri tjetër.Eshtë e vërtetë që u largua një ditëprej saj, por me zemër të thyer, pamundur të mbushë kurrë në vijimvakumin që i krijoi mungesa e ShënMarisë Vaditëse. Nga ana tjetër,

largimi i tij prej Ardenicës ështëshumë më tepër se largim ngamanastiri i tij i dashur. Madje ështëshumë më tepër edhe se largim ngaShqipëria. Eshtë largim njëherë epërgjithmonë nga Perandoria Os-mane dhe juridiksioni i drejtpërdrej-të i Kishës Orthodhokse Lindore.Në përgjithësi historianët besojnëse koha e largimit përfundimtar tëTerpos për në Venedik është gushtii vitit 1930, pas predikimit të tij nëfshatin Grabovë të provincës kish-tare të Belegradit (Beratit) dheShpatit, ku të kremten e Shën Më-risë u foli besimtarëve të kësajkrahine për rëndësinë e Pagëzimitdhe frytet e Shpirtit të Shenjtë qëvijnë si pasojë e rrëfimit të çiltër.Në fakt, siç vërtetohet nga mbi-shkrimi katërgjuhësh i afreskut tëShën Marisë në kishën e manastirittë Ardenicës, i cili daton vitin 1731dhe mban emrin e tij, deri në këtëkohë ai vazhdonte të jetonte këtu.Por nuk është kjo kryesorja. Mje-risht, ky mbishkrim kontestonfuqishëm edhe mundësinë e fundittë vërtetësisë së hipotezës sëKurrillës në lidhje me shërbimin eTerpos në manastirin e Shën Nau-mit. Sa për dhjakon Niqiforin që eshoqëronte atë në Dragot të Elba-sanit, nuk mbetet tjetër veçse tëpranojmë se ishte njëri nga murgjite Ardenicës dhe jo të Shën Naumit,i cili të vetmen gjë të përbashkëtqë kishte me Mitropolitin e mëvon-shëm të Sisanit ishte emri dhe asgjëtjetër.

P. Kondili

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqet tëpërcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,

- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, anglisht egreqisht.

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Me www.orthodoxalbania.org

do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Hieromonak Nektar Terpo(vijon nga faqja 9)

(vijon në numrin e ardhshëm)

NËNTOR 2009 NGJALLJA 11

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Fjeti më Zotin Patriarku i Serbisë Pavle

Në datat 8-12 tetor, u festua200-vjetori i themelimit të Aka-demisë Teologjike të Shën Peter-sburgut, në Rusi. Ajo i ka fillesat esaj si një shkollë fillore, më pas se-minar, për t’u transformuar në Aka-demi Teologjike nga MitropolitiAmbros, në vitin 1809. Kjo Akade-mi, që mban emrin e shën Joan Theo-logut, ka luajtur një rol të rëndë-sishëm jo vetëm në jetën kishtaretë Shën Petersburgut, por edhe nëgjithë jetën e Kishës Ruse, madjeedhe më gjerë, në tërë botën e kri-shterë. Nga bankat e saj kanë dalëklerikë, teologë, misionarë dheshenjtorë.

Në këto festime morën pjesëpërfaqësues nga kisha dhe akademiteologjike të Patriarkanës Ekume-nike të Kostandinopojës, të Serbi-së, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë,Shqipërisë, Polonisë, Çekisë, ngaseminare teologjike të Moskës,Ukrainës, “Kryqit të Nderuar”, nëBoston etj. Kisha Orthodhokse Auto-qefale e Shqipërisë dhe AkademiaTeologjike “Ngjallja e Krishtit”, nëShën Vlash të Durrësit, u përfaqë-suan nga Episkopi ndihmës iKryepiskopit, Hirësi Nikolla.

Veprimtaritë filluan që në pasdi-ten e datës 8 tetor, në mjediset eAkademisë Teologjike të Shën Pe-tersburgut, me Mbrëmësoren dhe

Festohet 200 -vjetori i Akademisë Teologjike të Shën Petersburgut

Mëngjesoren e festës së Shën JoanTheologut, për të vazhduar ditëntjetër me Liturgjinë Hyjnore dhekonferencën kushtuar jetës dhe ve-primtarisë 200-vjeçare të kësajAkademie.

Në këto festime ishte i prani-shëm dhe vetë Patriarku i Moskësdhe i gjithë Rusisë Kirilli. Patriarkuka një lidhje të veçantë me ShënPetersburgun dhe Akademinë Teo-logjike të tij, pasi ai vetë ka lindurdhe është rritur në atë qytet, ka

studiuar në Akademinë Teologjikedhe gjatë viteve 1974-1984 ka qenëdhe rektor i saj.

Ditën e shtunë, 10 tetor, u zhvi-lluan disa seanca për çështjet teolo-gjike, kanonike, praktike dhe barito-re, për të vazhduar me një tryezëtë rrumbullakët, në të cilën u disku-tua për problemet e tanishme tëedukimit shpirtëror. Në këtë takimu theksua në mënyrë të veçantënevoja e bashkëpunimit midis aka-demive teologjike të të gjitha Ki-

Ajo transmeton për ju 24 orë program.Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet:

programe shpirtërore, sociale dhe kulturore.Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore dhe klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Më 15 nëntor, fjeti më Zotin, në moshën95-vjeçare, Patriarku i Kishës Orthodhoksetë Serbisë Pavle. Ai ndërroi jetë në spitalin e

shave Orthodhokse. Kjo ditë përfu-ndoi me një vizitë në manastirin ethemeluar nga shën Joani i Kron-shtadit, ku ndodhej dhe varri e lip-sani i tij, si dhe në paraklisin e shënKsenias.

Liturgjia Hyjnore e së dielës ukrye në Katedralen e Shën Sofisë,në qytetin e quajtur Carskoje Sjello,që ka qenë dhe rezidenca e Carit.Më pas u bë një vizitë në një qendërsociale të ngritur nga Kisha, kupërkujdeseshin për të moshuarit.

Beogradit, për shkak të gjendjes së rëndë shë-ndetësore. Gjatë kësaj kohe Kisha u drejtua ngamëkëmbësi patriarkal, Mitropoliti i Malit të Zi,Hirësia e Tij Amfilloje. Me këtë rast, u shpall zitriditore dhe trupi iu vendos në katedralen eBeogradit, ku qytetarët mundën t’i bëjnë për-shëndetjet e fundit, deri në çastin e funeralit, qëu krye ditën e enjte. Shërbesa u kryesua ngaPatriarku Ekumenik Vartholomeu I, në prani tëshumë primatëve orthodhoksë dhe të përfa-qësive nga kishat e krishtera, mes të cilave edhenjë përfaqësi nga Kisha jonë, e kryesuar ngaKryepiskopi Anastas.

Zgjedhja e patriarkut të ri, do të bëhet pasdyzet ditëve të zisë kishtare, nga Sinodi i Shenjtë,i Kishës Orthodhokse të Serbisë.

Patriarku Pavle lindi në vitin 1914, në njëzonë të Kroacisë së sotme. Ai shquhej përpërulësinë dhe përkushtimin e tij. Mori drejtimine Kishës Serbe në vitin 1990, në një moment të

vështirë tensionesh gjithnjë në rritje, që çuannë shpërbërjen e Jugosllavisë.

Kryepiskopi Anastas, shprehu ngushëlli-met në emër të Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, me anë të një telegrami:

“Me hidhërim shumë të thellë u njoftuampër largimin e fort të respektuarit dhe shumëtë dashurit Patriark të Serbisë, zotit Pavle, icili, me thjeshtësinë dhe diturinë e tij prejShpirtit të Shenjtë, shkëlqeu me dritë të paqmefronin e Kishës së dashur të Serbisë.

Lutemi thellësisht, që Zoti, të Cilin e deshinë mënyrë absolute dhe që me vetësakrificëi shërbeu në periudha shumë kritike, ta ketëshpirtin e tij bashkë me shenjtorët e Tij.Personaliteti i tij i jashtëzakonshëm mbetetnjë pasuri shpirtërore dhe shembull i ndrit-shëm për të gjithë klerikët orthodhoksë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

12 NGJALLJA NËNTOR 2009

Në nëntor 1999 u përurua QendraDiagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi”, njëarritje e rëndësishme e Kishës sonë edhenë fushën e shëndetësisë, e ideuar dhefinancuar nga Fortlumturia e Tij Anastasi.Por, ajo nuk vinte në një terren të zbrazët.Veprimtaritë e ndihmës në fushën shënde-tësore, e cila paraqiste aq shumë probleme,kishte nisur me gjetjen e ndihmave në medi-kamente e materiale mjekësore për spitalete individët, me programe në zonat më tëvarfra, me sigurimin e karrocave dhe mje-teve të tjera për paraplegjikët etj. Shprehjamë tipike e këtij kujdesi do të ishin klinikat ehapura: Shën Lluka, në Tiranë, ku u trajtuanfalas rreth 30 mijë persona, nga viti 1994-1998, në Kavajë, në Lushnjë e Korçë,Jergucat dhe njësia e lëvizshme dentare.Janë zhvilluar edhe programe kualifikimi eveprimtari të ndryshme shkencore.

Gjithashtu, një ndihmesë e veçantë u dhanë këtë fushë në periudha krizash, si në vitin

1997 apo gjatë krizës së refugjatëve ngaKosova, në vitin 1998 dhe sidomos më 1999.

Një hop cilësor në gjithë këtë kontribut, ishtehapja e Qendrës Diagnostike. Ajo u ndërtua nënjë truall të blerë posaçërisht, me përkujdesjenhap pas hapi të Kryepiskopit Anastas, e cilagjithë këto vite është përpjekur të rrisë nivelin eshërbimit, por edhe të sigurojë pajisjet mëbashkëkohore.

7 nëntori 1999 - një datë historike.Përurimi do të bëhej nga Tërëshenjtëria e

Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, gjatëvizites që Ai bëri në vendin tonë. Po kaq historikeështë dhe data 3 nëntor 2009. Me rastin e10-vje-torit të krijimit Qendra Diagnostike do të vizi-tohej nga Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë,froni i dytë Orthodhoksisë. Me këtë rast, nëmjediset e Qendrës u zhvillua një aktivitet jubilar.

Në këtë aktivitet, Patriarku Theodhori II dhedelegacioni që e shoqëronte u njohën me stati-stika të sakta mbi numrin e vizitave, specialitetetdhe aparaturat moderne që disponon klinika, si

dhe me planet e objektivat për të ardhmen.“Kryepiskopi Anastas, - nënvizoi Patriarku,-e di se njeriu nuk është vetëm shpirt dhelutje, por edhe mish e trup dhe këtë e tregonedhe me kujdesin e tij social e shëndetësorqë ka organizuar në Shqipëri. Ju përgëzojpër përparimin dhe punën e mrekullueshme”.

Kryepiskopi Anastas në fjalën e tij falë-nderoi Patriarkun Theodhor për fjalët e përze-mërta dhe vlerësimin e lartë dhe vijoi se suksesinuk i dedikohet vetëm një personi, por tëgjithë ekipit që punon me dashuri e përku-shtim. Ai vuri në dijeni vizitorët e lartë sepërballë Qendrës Diagnostike, në njëndërtesë të blerë posaçërisht do të hapet sëshpejti një klinikë okulistike moderne, si një sfidëe re për dhjetëveçarin e ardhshëm që po fillonnë departamentin e shëndetësisë së Kishës.

Vlen të theksojmë se në Qendrën Diagno-stike Orthodhokse, që prej kohës kur upërurua e deri më sot janë kryer mbi 900000vizita, analiza e ekzaminime të ndryshme.

Qendra Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi”- 10 vjet në shërbim të të gjithëve

- Që nga koha kur u përurua nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, në vizitën e Tij zyrtare në Shqipëri,e deri më sot, janë kryer mbi 900000 vizita, analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore -

Takim historik zyrtar i Kryepiskopit Anastas me Papën Benedikti XVINë datat 3-8 dhjetor, një delegacion i Kishës sonë do të zhvillojë një vizitë zyrtare

në Vatikan, me ftesë nga Papa Benedikti XVI.Në datën 4 dhjetor do të bëhet takimi i parë zyrtar historik i Kryepiskopit Anastas

me Papën Benedikti XVI.- Fortlumturisë e Tij do t’i jepet titulli Doktor Honoris Causa në

Teologji nga Universiteti Pontifikal i Italisë Meridionale -Ndërsa në datën 9 dhjetor, Kryepiskopit, Prof. Dr. Anastasit, do t’i dorëzohet në

Napoli titulli Doktor Honoris Causa në Teologji, për kontributin e gjatë dhe intensivshkencor, misionar dhe baritor, nga Universiteti Pontifikal i Italisë Meridionale.

Gjithashtu, Fortlumturia e Tij është ftuar nga Kryekancelari i këtij fakulteti,Arqipeshkvi i Napolit, Kardinal Kreshenzio Sepe, që të mbajë fjalën kryesore Lectio

Magistralis të hapjes zyrtare të vitit të ri akademik, në Aula Magna të seksionit“San Tomaso”. Katedralja e Shën Petros

Lajm i fundit