Lashtesia e nje qyteti

55
LASHTËSIA E NJË QYTETI (Antipatrea) “Gjetja e emrit të dikurshëm të një qyteti të lashtë, nuk është gjë tjetër veçse një kuriozitet historik – kurse egzistenca e këtij qyteti, para se të merrte emrin Antipatrea, është një fakt historik.” Autori

description

"Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa-përsëritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore. … Ishte një kënaqësi që vizitova këtë pasuri të madhe të kulturës Shqiptare. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerëzore". (Perez De Kuelar për Beratin – 1990)

Transcript of Lashtesia e nje qyteti

Page 1: Lashtesia e nje qyteti

LASHTËSIA E NJË QYTETI(Antipatrea)

“Gjetja e emrit të dikurshëm të një qyteti të lashtë, nuk është gjë tjetër veçse një kuriozitet historik – kurse egzistenca e këtij qyteti, para se të merrte emrin Antipatrea, është një fakt historik.”

Autori

Page 2: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJTPËR SHQIPËRINËDHE SHQIPTARËT

Edicioni i Dytë

PIRO TASE

UNITED STATES

2010 http://outskirtspress.com/PIROTASE

Page 3: Lashtesia e nje qyteti

“S’pushoja në asnjë çast së himnizuari, me gjithë zemër, qiellin dhe tokën e asaj pjese të Shqipërisë, sa të ashpër aq edhe të bukur, ku kam kaluar kohët më të lumtura të jetës sime.”

Prof. Antonio Baldacci (1)

( HISTORIA E NJË EMRI…

Page 4: Lashtesia e nje qyteti

Berati - një qytet jo i zakonshëm. Ai nuk është shfaqur, ashtu, pa pritur pas një ‘Emri’, sado i shquar që të ishte ai. ‘Emri’ gjeti madhështinë në këtë qytet dhe qyteti i dha atij një lloj pavdeksie.

Berati ka ardhur nga thellësia e kohërave, i lindur nga një tokë shumë e lashtë, mëmë, që i dha jetë dhe … EMËR.

Berati ka ardhur ngadalë, mes kontureve të maleve dhe…duke lënë gjurmë mes shpateve të maleve…

…e bashkë me një lumë, që rrjedh përgjatë një lugine të ngushtë, duke përcjellë gjithmonë legjenda emrash.

Ai gjithmonë do të shfaqet i bardhë, me emrin “Qytet i Bardhë”!

Berati nuk ka lindje të lehtë. Për të arritur deri atje kur Liku (Uiliam Martin Lik-Udhëtar i shquar anglez që vizitoi Beratin në fillim të shekullit XIX-Shënimi im-P.T.) thotë “lindje e një qyteti”, nuk ka qënë e thjeshtë.

Jeta e këtij qyteti ka qënë përherë e lidhur me egzistencën e maleve që e rrethojnë. E vërteta dhe legjenda ndërthurren dhe skicojnë në relievin e historisë një ‘hartë’ të tillë që mund t’i rrezistojë çdo kohe dhe çdo lloj ‘filozofie’.

Ky qytet do të qëndrojë aty, në të dy anët e një lumi të motshëm, në rrëzë të malit Tomor e përreth një Kalaje të kurorëzuar me kurorën e një muri të bardhë si një dekor luftrash të përgjakshme apo si kujtim legjendash.

Në se ka vërtetësi ajo që thotë “Babai i Historisë”, Herodoti, është Tomori i Beratit, mali, ku kanë patur selinë e tyre Perënditë, dhe askush nuk mund ta lëvizë atë prej andej. Banorët e këtij qyteti të lashtë do të qëndrojnë në shekuj aty në rrëzë të “Fronit të vërtetë të Perëndisë” dhe do të këndojnë vargjet e Naimit:

“Thotë Herodoti/ Në Tomor Zoti/ shtëpi, qëmoti,/ Kishte Dodonë.”

I tillë duhet të ketë qënë ky qytet, i rëndësishëm, me një egzistencë të hershme dhe i fortifikuar mirē, përderisa mori emrin e një “gjenerali” të madh që do të vinte deri në ditët tona si një emblemë shekullore.

Udhëtari anglez i pa nga afër rrënjët e thella të këtij qyteti ndaj dhe thotë:

Page 5: Lashtesia e nje qyteti

“Nuk gjënden ende të dhëna të sakta dhe të plota në fushën e historisë për të përcaktuar me siguri emrin e hershëm të tij.”

- Emrin e Hershëm të një Qyteti…!!!!Gjetja e emrit të dikurshëm të një qyteti të lashtë, nuk është gjë

tjetër veçse një kuriozitet historik – kurse egzistenca e këtij qyteti, para se të merrte emrin Antipatrea, është një fakt historik.

…Biografia e një njeriu dhe…

“Kur Filipit i hipte në kokë për të pirë, ai gjithmonë thoshte:‘Le të pijmë pa merak, Antipatrea tani është fare esëll!’”

Historia e Antipatreas është historia e gjallë e vetë shtetit Maqedonas. Ai është një pjesë e pandashme e lavdisë që arritën gjatë sundimit të tyre të dy mbretërit, at e bir, Filipi II dhe Aleksandri i Madh. Ai me urtësinë dhe zgjuarsinë e tij ndihmoi për lulëzimin e atdheut të vet duke e ndihmuar të dalë nga prapambetja shekullore e për t’u bërë shteti më i fuqishëm në botë.

Antipatrea lindi që në fillim të shekullit të katërt, ndoshta aty nga viti 398 para erës se re. Duke qënë 15 vjet më i madh se Filipi II, mbreti me të cilin kariera e tij do të lidhej pazgjidhmërisht, jetën e tij e kishte filluar që në kohën e Ksenofonit dhe Sokratit, në atë kohë kur fitorja e Spartës në Luftën e Peloponezit nuk ishte shuar ende nga kujtesa e njerëzve.

Në atë shekull kur ka lindur Antipatrea, monarkët maqedonas nuk ishin tjetër veçse kukulla në duart e qytet-shteteve të fuqishëm grekë, të satrapëve persianë, apo prehë e fiseve ndërluftues, më të fuqishëm të asaj kohe, Ilirisë dhe Thrakës.

Ai përjetoi jo pak, por tetë mbretër në dyzet vjet të jetës së vet dhe pa me sytë e tij se si ata e braktisnin mbretërinë duke shkuar në egzil, si rëzoheshin nga froni prej kundërshtarëve të tyre të një gjaku, apo se si mundeshin njëri pas tjetrit nga pushtuesit e huaj.

Antipatrea, si një përfaqësues i aftë i elitës së aristokracisë ushtarake u formua në vorbullën e këtyre përmbysjeve.

Në kohën kur Filipi II çfronëson nipin e vet, dhe e kthen Maqedoninë në një fuqi të madhe ushtarake, më të madhen për atë kohë në Ballkan, Antipatrea, tanimë, në moshë të pjekur dhe me shumë eksperiencë bëhet një nga udhëheqësit ushtarakë më të aftë

Page 6: Lashtesia e nje qyteti

dhe më besnikë të Filipit II.Ai u dërgua si ambasador i Filipit në Athinë duke negociuar për

paqe, gjë që e realizoi në vitin 347-346 para e. së re. Antipatrea u caktua si regjent i mbretit Filip II dhe e zëvendësonte atë gjithmonë kur ai ndërmerrte marshime për fushata ushtarake në Lindje apo në ndonjë betejë dhe që i duhej ta linte atdheun në duar të sigurta.

Gjatë tre stinëve të vitit, kur mbreti mungonte, i zënë me luftra të ndryshme, shtohej më shumë kontakti i Antipatreas me djalin e mbretit, Aleksandrin, fama e të cilit do të rritej aq shumë sa do të bënte që të harrohej edhe emri i të jatit. Ai u bë për të një udhërrëfyes dhe mbrojtës i sigurtë. Antipatrea u bë gjithashtu edhe një mik i afërt edhe i Aristotelit, filozofi i cili u muar me edukimin e Aleksandrit dhe bashkëmoshatarëve të tij në Mieza.

Kur Aleksandri mbushi 16 vjec, ish-regjenti i mbretit u emërua këshilltari kryesor i princit.

Në muajin e fundit të vitit 337, Antipatrea ishte gati 60 vjeç dhe po shihte se si populli i tij kishte mposhtur gjithë armiqtë të cilët kishin qënë kërcënim për ta, një çerek shekulli më parë, kur Filipi hipi në fron, Ilirët, thrakët, thesaliotët dhe grekët, që të gjithë tani ishin ose aleatë ose të varur nga Maqedonia e fuqishme duke e njohur monarkun e saj si një strateg autokrat, zot të plotfuqishëm të Ballkanit.

Antipatrea qeverisi Pellan deri sa Filipi realizoi pushtimin e Persisë. Eksperienca e tij si regjent e kishte bërë atë si njeriun më të aftë për të ruajtur stabilitetin në vend.

Filipi II kishte planifikuar edhe pushtimin e Azisë, por vdekja e parakohshme e tij nga dora e një ushtaraku të fyer, prishi planet e mbretit triumfator dhe hapi rrugën e Aleksandrit drejt fronit mbretëror.

Menjëherë pas kësaj vrasje, Aleksandri e shpalli veten mbret të Maqedonisë. Një rol të rëndësishëm në këtë fitore pati edhe mbështetja që i dha atij Antipatrea, i cili, së bashku me Parmenionin, u bënë dy nga figurat kryesore të shtetit të ri. Gjatë fushatës së Aleksandrit në Lindje, Antipatrea u bë guvernator i Maqedonisë dhe ‘General of Europe”, detyrë që ai e mbajti deri në vitin 334-323 para erës re.

Në këtë kohë regjencia e tij u trondit jashtë mase nga Olimpia, nëna e Aleksandrit. Midis tyre lindi një konflikt i tillë që e detyroi

Page 7: Lashtesia e nje qyteti

Nënën Mbretëreshë të largohet dhe të vendoset në Molosi, një mbretëri e vogël, ku ajo kishte lindur. Aty filluan gridjet me vajzën e saj, në atë kohë mëkëmbëse e mbretit të vrarë, Aleksandrit Molos, mbretëresha Kleopatër, e cila vendosi të largohet dhe të shkojë tek Antipatrea dhe të jetojë për shtatë vjet në oborrin mbretëror të vëllait të saj, Aleksandër.

Gjatë kësaj kohe, Olimpia vazhdonte t’i shkruante letra djalit të saj lidhur me keqtrajtimin e vazhdueshëm që i behej nga ana e Antipatreas.

Aleksandri, fillimisht, nuk ia vuri veshin këtyre ankimeve, por, më von filloi ta humbë durimin. Në vitin 324, kur ai u kthye nga India, urdhëroi Antipatrean të shkojë në Babiloni dhe dërgoi gjeneralin e tij të besueshëm, Kraterius, me 11.500 veteranë për ta zëvendësuar Antipatrean si komandant suprem i forcave maqedonase në Evropë.

Sidoqoftë, Antipatrea nuk u bind dhe dërgon në Babiloni djalin e tij, Kasandër. Por misioni i tij diplomatik dështoi pasi Aleksandri e komentoi këtë refuzim si konfirmim i të vërtetave që buronin nga informacionet e Olimpias. Familja e Antipatreas kaloi në këtë kohë një përiudhë krize deri sa, pa pritur, mbreti vdiq nga një sëmundje, më 11 Qershor të vitit 323 para e. re. U fol edhe sikur Kasandri mund ta kishte helmuar atë.

Sundimtari u zëvendësua nga Filip Arrideus, mjaft i keq dhe i pa-aftë për të sunduar. Në këtë mënyrë u bë regjent Perdika. Ai la Antipatrean që të kontrollojë Maqedoninë dhe Greqinë.

Antipatrea përballoi me sukses revoltën në Athinë, Aetolia dhe Thesali si dhe luftoi kundër grekëve në Luftën e Lamianit, duke i mposhtur ata përfundimisht në betejën e Kranonit, më 322 para erës re me ndihmën e Krateriusit duke rivendosur, në këtë mënyrë, sundimin maqedonas në Greqi. Perdika filloi përpjekjet për t’u bërë sundimtari i gjithë imperatorisë. Ai pranoi ndërhyrjen e Olimpias për t’u martuar me motrën e Aleksandrit të Madh, lidhje, e cila do të ndihmonte për bashkimin dhe stabilizimin e perandorisë, gjë që nuk mund të bëhej nga një njeri i dobët si Filip Arrideus.

Por kishte diçka që e komplikonte situatën. Perdika ishte fejuar me vajzën e Antipatreas, Nikean, dhe, kur kjo fejesë u prish, Antipatrea mbeti i fyer.

Por ajo që e bëri luftën vërtet të pashmangshme ishte rritja e

Page 8: Lashtesia e nje qyteti

pushtetit të Perdikës dhe frika që shkaktoi kjo tek udhëheqësit maqedonas - Antipater, në radhë të pare, por edhe tek Kraterius e tek Ptolemi, satrapi i Egjiptit. Në këtë mënyrë, në fund të vitit 322, plasi Lufta Civile. Antipatrea i martoi vajzat e veta, Fila-n dhe Euridik-ën me Kraterius dhe Ptolemi kurse Nikaean ia dha Lisimakusit, guvernatorit të Thrakës. Në këtë mënyrë u lidh aleanca kundër Perdikës.

Në vitin 321 Antipatrea u hodh në Azi. Ndërsa ishte ende në Siri, mori vesh lajmin se Perdika ishte vrarë nga ushtarët e tij. Ai i bëri një ndarje të re mbretërisë së madhe të Aleksandrit dhe u caktua regjent suprem i gjithë perandorisë duke iu lënë nën kontroll Maqedonia dhe Greqia si kujdestar i Aleksandrit IV të Maqedonisë dhe Filipit III Maqedon (djali i Aleksandrit të Madh) të cilin e solli me vete menjëherë sapo u kthye në Maqedoni në vitin 320 para e. re. Por shumë shpejt, pas një sëmundje e cila e shkëputi atë nga një karierë aktive, vdiq në vitin 319 para e. re , në moshën 80 vjeç duke ia lënë regjencinë Poliperkon-it, kurse si trashëgimtar të tij, la djalin e vet, Kasandrin.

… DHE LASHTËSIA E NJË POPULLI )

“Mbeturinat helenike në muret e kështjellës si dhe zgjatja e këtyre mureve përgjatë një faqeje të pjerrët të kodrës së kalasë, në drejtim të lumit, pikërisht atje ku është hyrja e luginës që shënon portën për t’u futur nga fushat e Ilirisë në pjesën shkëmbore të Epirit 1), përforcon në mënyrë bindëse të dhënat historike mbi lashtësinë e këtij qyteti dhe mbi rëndësinë e veçantë të tij “– pohon Liku në shënimet e tij të udhëtimit nëpër Shqipëri i cili, këtu, edhe si historian shfaq vlera dhe flet me kompetencë kur vjen fjala për të analizuar materialet që disponon.

Për të arritur deri në këtë kohë që dëshmon Liku duhet të kalonin edhe disa qindra vjet para erës së re. Dy çekanë guri dhe zgjyrë e gjetur në muret e kalasë i përkasin periudhës së bronxit, dy mijë vjet para.

Dhe jeta vazhdon të shfaqet përmes fragmenteve të shumta të qeramikës e deri tek muret e fuqishëm prej blloqesh shumëkëndësh ose të ndërthurur me teknikë materialesh trapezoidalë apo kuadratikë.

Page 9: Lashtesia e nje qyteti

Është pikërisht kjo kohë, kur siç dihet mjaft mirë nga historia, në këtë mënyrë, ishin të fortifikuara qytetet e Epirit dhe ato të Ilirisë. Për përforcimin e këtyre mureve ngriheshin kulla në vendet më të atakueshme nga ana armikut. Në sistemin më të hershëm të fortifikimit, këto kulla mungonin ose ishin dukuri të rralla. Vetëm nga gjysma e dytë e shekullit IV para erës sonë, ato hynë në përdorim të gjërë si komponent i nevojshëm dhe i domosdoshëm në kushtet e zhvillimit të teknikës luftarake.

Në këtë sistem të hershëm fortifikimi, që i përket kësaj përiudhe të hershme, hyjnë edhe fortesat e ngrituara në të dyja kodrat pranë pjesës më të ngushtë të grykës së lumit Osum: kalaja dhe mali i Goricës.

Të dyja këto fortesa, me muret e tyre të bardhë si kurora, përreth majave të dy kodrave mbi një luginë, të cilat, më pas, do t’i jepnin emrin “Qyteti i Bardhë” Beratit të sotëm, sigurisht duhet të kenë tërhequr vëmendjen e ‘gjeneralit’ të ushtrisë pushtuese të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Ishte një emër i shquar që i vihej një qyteti ‘me emër’ i cili vinte madhërishëm nga thellësia e shekujve.

Historia e emrit të këtij qyteti është e lidhur me historinë e Ilirëve, popullit më të lashtë në Gadishullin e Ballkanit. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë shumë të gjëra. Ato përfshijnë gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, që nga degët e Danubit, në veri, e deri në Prevezë, në jug, kurse në lindje me Vardarin.

Emri ILIR fillon të shfaqet për herë të parë në veprat antike të shekullit V para erës re, kurse emrat e disa fiseve ilire përmenden nga Homeri që në shekullin XII para e.re.

Por origjinën e tyre duhet ta kërkojmë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë para erës së re.

Ndër fiset kryesore ilire janë:Taulantet, Ardianët, Dardanët, Dalmatët, Albanët, Molosët(2) …dhe Desaretët.

Desaretët janë fisi më i madh në Ilirinë juglindore të njohur qysh në lashtësi për prodhimin e drithërave të bukës. Berati (si quhej në atë kohë ky qytet?!!!), si kryeqëndra e fisit të vjetër ilir të desaretëve, më i njohur i kësaj treve dhe, që shumë shpejt, do të merrte emrin e njërës prej figurave më të shquara ushtarake në perandorinë e Filipit II dhe të Aleksandrit të Madh, atë të Antipatreas, duhet të kishte qënë

Page 10: Lashtesia e nje qyteti

dëshmitar i luftrave të shumta të zhvilluara në atë vend. Atëhere, kur shteti maqedonas po bëhej më i fuqishmi ushtarakisht në Ballkan dhe epiqëndra e tregtisë, ky qytet, natyrisht, si më i rëndësishmi dhe më i avancuari në tokat ilire, i pushtuar qysh herët nga maqedonasit, duhet të ketë qënë në kulmet e zhvillimit të vet për të merituar emrin e një figure të tillë, të shquar, siç ishte për atë kohë në historinë e këtij shteti pushtues, Antipatrea.

1) Epiri: - “Kontinenti”, vend në veri-perëndim të Greqisë i quajtur në këtë mënyrë për t’u dalluar nga Corcyra dhe nga ishujt e tjerë përreth brigjeve. Homeri përdor emrin ‘Epir’ për të gjithë bregun perëndimor të Greqisë duke përfshirë edhe Acarnaninë.

Epiri ka qënë i kufizuar nga Iliria dhe Maqedonia në veri; nga Thesalia në Lindje; nga Acarnania dhe Gjiri i Ambeacias në jugë dhe nga Deti Jon, në perëndim.

Banorët e Epirit ishin të shumtë, por jo prej gjaku të pastër grek. Orakulli i lashtë i Dodonës, në këtë vend është me origjinë pellazgjike.

Epiri kishte 14 lloje fisesh të ndryshme. Ndër më të rëndësishmit ishin: Chaonët, Thesprotët dhe Molosët. Fiset e ndryshme janë qeverisur fillimisht nga princërit e tyre.

Princërit Molosë, të cilët janë pasardhësit e Pyrrhus (Neoptolemi), djali i Akilit, vazhdimisht ruajtën pavarësinë në të gjithë vendin dhe u quajtën mbretër të Epirit. Më i shquari ndër ta ishte Pirrua, ai i cili u ndesh edhe me Romën.(“Një Fjalor i Vogël Klasik për Biografinë, Mitologjinë dhe Gjeografinë”)

“Straboni… refuzon ta përfshijë Epirin në Hellas për kohën kur ai shkruan…Ai përjashton Epirin nga Hellas me kaq fanatizëm, sa pranon të fusë edhe Maqedoninë në të…..Epirotët, supozojnë se në origjinë kanë qënë një popull jo-greqishtfolës dhe që, ashtu sikurse edhe popujt e tjerë jo-greqishtfolës, janë kthyer në të tillë, me kalimin e kohës. Në këtë pikë, dëshmia e Strabonit, e cila nuk vjen direkt prej tij, eshtë e bazuar në shumë dëshmi autoritare të Polybit dhe Thucydides” (Hammond-“Historia e Greqisë deri në vitet 322 para e. re” - Oxford,1963, fq.105)

… “Qëndra në thellësi të Epirit që laget nga Aous (Vjosa) dhe Arachtus, është me klimë kontinentale dhe banorët e saj janë të shëndetshëm dhe të fuqishëm. Pozicioni i vet gjeografik, malor, dhe shirat e shumtë e bëjnë atë të pasur me kullota dhe me bagëti, por toka e punueshme është e pakët dhe e rrallë. Që në kohët antike ka qënë e njohur për rritjen e gjedhit, të dhënve të dhive dhe të kuajve. Qëndra është Tempulli i Dodonës. Këtu, rruga kryesore që lidh Ambracinë me Oricumin, bashkohet me rrugën që të çon në drejtim të Lindjes, në malin Lacmon të Thesalisë”.( Hammond-Po aty, fq.10)

2) Molosët … – Është një nga fiset kryesorë që banonte në qëndër të Epirit antik dhe që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e Shtetit Epir.

Sipas historianëve të huaj, të cilët kanë studiuar lashtësinë ilire, thuhet se fjala

Page 11: Lashtesia e nje qyteti

“EPIR” është një nocion grek, i përdorur për pjesën jugore të Ilirisë. Është një emërtim që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. “EPIR” është mënyra se si do të quhej nga banorët e ishujve, ajo pjesë e kontinentit që të shfaqet papritur përpara ndërsa je duke lundruar në det të hapur, dhe pa e ditur se ajo tokë ka një emër, Iliri.

Kështu, po t’i referohesh Strabonit, në atë pjesë që i kushtohet Greqisë, as që e përmend fare fjalën Epir. Midis të tjerash ai zë në gojë mjaft fise ilire, të cilët në luftën kundër Trojës nuk morën pjesë në lidhjen e ngushtë organizuar kundër plakut Priam të Trojës, dhe që Homeri i përmend, përkundrazi, si fise aleatë të trojanëve.

Epiri ishte i përbërë, kryesisht, nga fisi ilir i quajtur, Molosë, një fis ky mjaft i fuqishëm që kishte marrë pjesë edhe në Luftën e Peloponezit.

Page 12: Lashtesia e nje qyteti

Berati dhe qytetërimi i lashtë Iliro-Romak.

“S’pushoja në asnjë çast së himnizuari, me gjithë zemër, qiellin dhe tokën e asaj pjese të Shqipërisë, sa të ashpër aq edhe të bukur, ku kam kaluar kohët më të lumtura të jetës sime.”

Prof. Antonio Baldacci (1)

Qytetërimi Iliro – Romak 2), që u mbështet mbi atë me origjinë Ilire, ishte i gjatë dhe i fortë dhe ka lënë gjurmë të dukshme me elementin latin që jetonte atje i përzierë me elementin shqiptar dhe, të dyja racat, ashtu si në antikitet dhe në kohët e sotme, mund të kenë pika të përbashkëta.

Profesor Antonio Baldaçi, në librin e tij “Berati dhe Tomori”, shkruan:

“…Asnjë pushtues i huaj nuk ka ditur të zbutë karakterin e ashpër të ilirëve. Më kot mundohemi të gjejmë shkaqet e kësaj fitoreje e cila shprehet në bashkëjetesën mes të mundurve dhe fituesve. Këtë gjë arriti ta bëjë vetëm Roma.

Natyrisht, rrugët e komunikacionit që ndërtoi Roma, siguruan një lidhje të shpejtë dhe të përhershme midis dy brigjeve të Adriatikut me pjesën qëndrore të Ballkanit dhe për të arritur pastaj në Danub. Ato u bënë një mjet shumë i fuqishëm për të realizuar qëllimet; dhe në fakt, tregtia që lulëzoi, i solli edhe qetësinë kësaj krahine deri në rënien e sundimit romak, kur në këtë pështjellim u përfshi edhe Iliria, kur shpirti luftarak i këtyre njerëzve, i topitur prej kohësh rifitoi guximin e mëparshëm dhe u bë njëri nga shkaqet e kësaj rënieje.” Në fushat aluvionale dhe të lëna djerrë të Myzeqesë, ruhen ende gjurmët e pushtimit romak, gërmadhat e qyteteve të humbur në barkun e tokës apo gëlltitur nga deti në afërsi të brigjeve, gjurmët e pasardhësve të legjoneve që u ndeshën me vendasit para Epokës së Krishtit dhe pastaj pasardhësit e atyre që e bënë gjithnjë e më të pavdekshëm emrin e Qezarit me fitoret e Farsalisë mbi Pompeun. *)

Gjurmët e pushtimit romak i shikojmë edhe në fushën e tregtisë, në pafundshmërinë e karvaneve latinë që lëviznin nga brëndësia e vendit në drejtim të brigjeve të detit apo në mbeturinat e rrugëve të hapura nga Roma si dhe në monumentet e saj që dalin herë pas here në dritë, në Apolloni. ( 3)

Page 13: Lashtesia e nje qyteti

Mjaft interesant për këtë fakt, bëhet dëshmia e Uiliam Martin Likut në librin e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut dhe në Epir”)

Ndërsa Baldaçi vazhdon më tej:“…Deti është tërhequr tani nga portet që ishin bërë të famshëm

nga kolonitë greko-fenikase, oaze të vërteta të qytetërimit e të begatisë, në kuadrin e asaj bote të panjohur që e rrethonte. Ato, në të njëjtën kohë, të joshnin por edhe të bënin të vuaje; kënetat dhe sëmundja e malarjes sundonin në mënyrë absolute në Myzeqe, ku nuk egzistojnë më as portet e as qëndrat e populluara, as dhe tregtia e dikurshme apo rrugët që lidhnin dikur Danubin, Papatin dhe Romën përmes maleve dhe Adriatikut. Nuk egzistojnë më as bujqësia, as rritja e kuajve, dukuri këto, të cilat në kohën e antikitetit, e kishin bërë të dëgjuar emrin e Perandorisë. Vetëm bariu shqiptar dhe ai yni, të përzjerë atje me njëri-tjetrin, teksa punonin së bashku për të pluguar tokën me parmendë, si dhe për të kullotur bagëtitë në fushat e pafund, janë dëshmia më e mirë për lavdinë e dikurshme.

…Kështjella e Beratit, pa dyshim, është mbeturina e qytetit antik romak. Në këto vise të Shqipërisë, romakët, deri në fillimet e luftrave ilire, kishin ndërtuar kudo, gati mbi majat e kodrave që dominonin mbi lugina të tilla, fortesa të vogla apo të mëdha sipas rëndësisë strategjike të vendit.”

Jeta e mundimshme dhe torturuese që njeriu është i detyruar të

bëjë në këto vende të shkëputura nga çdo bashkëjetesë qytetare, është arsyeja e vërtetë për të cilën dhe fshatrat romake, të cilat dikur patën qënë të panumërta në zonën e Beratit dhe Meskopolit, kanë ardhur duke u zhdukur ose duke u kthyer në myslimane.

Popullsia romake, në fakt, është shumë e braktisur në Shqipëri dhe jo gjithnjë mund ta dallosh nga shqiptarët. Në Tomor, ku popullsia në pjesën më të madhe të saj është myslimanizuar, egziston, në të njëjtën kohë, edhe një popullsi albanofone.“…Kjo popullsi tregon qartë, mbi të gjitha, për egzistencën e tipareve të një race antike, me botë të pasur dhe krenarë, zot të vendit të tyre dhe të paisur me një zgjuarsi të lindur. Në Myzeqe, ku beu është zot dhe ku jeta është tepër e vështirë, përkundrazi, këta romakë e dinë mirë origjinën e tyre dhe trishtohen, por, në të njëjtën kohë, nuk guxojnë të veprojnë pasi e ndiejnë veten të pafuqishëm.”

Page 14: Lashtesia e nje qyteti

Jorga shprehet në këtë mënyrë për këta romakë: “Kuptojmë nga Burileanu se si nëpër kasolle, mbi majat e maleve, kurdoherë tejet të izoluar nga frika ndaj sulmeve të brigantëve myslimanë, apo në qëndrat e populluara nëpër fundet e maleve, ku ende ruhen në shumicë gërmadhat e banesave të shumta, si në Cicea, Lunca, Pogradec, Sipsca, në qëndrat administrative të Koritza, Berati – ku mbeturinat e epokës së pushtimit romak mbijetuan në disa lagje me gjithë përpjekjet e kota të kishës dhe të shkollës greke dhe të kërcënuar nga shkopi i zaptijeve – jetojnë mijëra romakë me një të nesërme të pasigurtë.

Bërthamat e tyre që jetojnë në zonat malore ruajnë emrat që i përgjigjen natyrës së këtyre vendeve, të tjerët, të vendosur më poshtë, rikujtojnë vendin e emigrimit: Ujaniti nga Ujanik, Farserroti nga Fraseri; 4) Mescopoleni nga vendi i begatshëm Meskopoli.”

Dhe emigracioni vazhdon, mjerisht, gjithmonë; zonat fushore gumëzhijnë nga njerëzit kurse nëpër male, pas bariut nuk mbetet asgjë veç të zotit të karvanit të kuajve që shëtit edhe sot nëpër mal, mallin e huaj, njëlloj si në shekullin XIX.

“…Nomadët romakë, më shumë se kushdo tjetër, ruajnë tiparet e vjetra të të parëve të tyre: ata çdo vit shtegtojnë dhe prej shekujsh këta ‘zingari’, fëmijë imperatorësh (‘zinzari’, fjalë sllave, vjen nga ‘sin’ = figlio/bir/ dhe’ tzar’=car/imperator) siç quhen edhe nga banorët që i rrethojnë, i janë kushtuar rritjes së dhënve; ata ruajnë edhe zakonet e tyre, bile edhe sot, në ditën e Shën Dhimitrit, zbresin në drejtim të kullotave dimërore (edhe shqiptarët, malazestë dhe grekët shtegtojnë nga malet në drejtim të fushave ditën e Shën Dhimitrit) nga të gjitha lartësitë për të kremtuar nëpër fshatrat e tyre ditën e dhënies së lamtumirës, maleve.

Do të ishte e vështirë, bile, e pamundur, besoj, që të duash të dish se ku fillon elementi romak dhe se ku përfundon ai sot në gjithë albanofoninë myslimane të Tomorit që Farsagliotët, në pjesën e tyre më të madhe e kanë abandonuar për të shkuar e për të bërë një jetë më pak të vështirë, duke u kujdesur për latifondet e bejlerëve të Myzeqesë. Por kanë mbetur të tjerë... Sa? Këta kanë fituar tiparet e shqiptarëve të vërtetë. Ata thonë: “Ne kemi lindur nga çarku i pushkës, e me të dhe për të jetojmë, e si rrjedhim, e urrejmë turkun edhe pse jetojmë në një vend turk. Jemi jetimë dhe nuk kemi baba! “Sa stim noi ca traeste ata-I nostru siatunci ne vedeti”

Page 15: Lashtesia e nje qyteti

Do të kujtoj gjithnjë përshtypjet që provova rreth 24 a më shumë vjet më parë kur erdha mes romakëve myslimanë të Dardhës. Ky udhëtim për mua ishte plot me emocione dhe të papritura të paharrueshme. S’pushoja në asnjë çast së himnizuari me gjithë zemër qiellin dhe tokën e asaj pjese të Shqipërisë, sa të ashpër aq edhe të bukur, ku kam kaluar çastet me të lumtura të jetës sime.

Arvanitovlachi ose Vllehët shqiptarë të Tomorit vishen sipas modës së shqiptarëve, puro myslimanë, dhe kjo me qëllim që të mos ndihen të mënjanuar prej tyre dhe për të mbuluar bashkëjetesën me ta.

Vllehët shqiptarë konsiderohen nga më të pasurit në bagëti (disa shtëpi zotërojnë rreth qindra dele) por nuk mbahet mend ndonjëherë që këta, edhe pse të pasur, të jenë sulmuar dhe të jenë grabitur nga shqiptarët, ndërsa e kundërta ndodhte me vllehët e krishterë, e veçanërisht, siç kemi thënë me Farsaliotët. Në këto vitet e fundit, farsaliotët e Ostrovicës, Protopapës dhe Dusarit janë sulmuar shumë nga shqiptarët e Tomorit, nga ata të Bofnias si dhe nga ata të maleve fqinjë. Atje propoganda greke kundër romanizimit ka drejtëpërdrejt, në dispozicionin e saj, gjithë veprimtarinë e brigantëve që veprojnë në ato anë. Farsaliotët, për fat, janë shumë krenarë për origjinën e tyre dhe tepër nomadë për t’u zënë në befasi; por edhe atje, përballë forcës, asrsyeja bëhet e pafuqishme.

Megjithë këtë jetë të vështirë që bëjnë banorët e krishterë të Tomorit, edhe atje ka bashkësi apo fshatra të përzjera, ose me dy lloje besimi apo popullimi: një me elementë shqiptarë dhe tjetra me elementë romakë që jetojnë të veçuar në grupe. Ky fenomen i fshatrave të përziera përforcon idenë e pranisë së parardhësve të romakëve : këta ‘para-ardhës’, ishin skllevër të çliruar nën kushte të caktuar dhe që duhet të ndihmonin pronarët e tyre antikë që në atë kohë ishin nevojtarë. Unë kam besim se në rast se do të gjendeshin fakte të kërkuara dhe të sistemuara në mënyrë metodike, në Tomor do të arrihej të gjendej një material i mirë studimi për këtë element.

Grabova, që është e vendosur ndërmjet Dusarit dhe Protopapës, në faqet e Kamnas është një rast tipik me karakteristikat e një fshati të tillë të përzierë. Dikur ai kishte qënë një fshat krejtësisht romak, ose për t’u shprehur më saktë, shqiptarët që banonin aty u shërbenin romakëve; sot nuk është ndryshuar raporti midis këtyre pjesëve pasi grabovarët vazhdojnë të jenë pronarët e sipërfaqeve të mëdha të

Page 16: Lashtesia e nje qyteti

tokave të trashëguara nga të parët e tyre, ose si numër familjesh, nuk mund të krahasohen me të kaluarën; në fakt familjet romake që kanë mundur të mbeten në Grabovë, mezi mund të numërohen deri në 60-70. Të tjerat kanë emigruar.

Është e pamohueshme që romakët ruajnë karakterin e tyre, nomadizmin më klasik. Kjo dëshirë e tyre e vazhdueshme dhe e shfrenuar për t’u endur, për t’u transferuar nga njëri vend tek tjetri është, gjjithashtu, një shkak së bashku me të tjerët, i atij veprimi të pandalshëm për të braktisur fshatrat e vjetër dhe për të shkuar gjetkë për të ndërtuar fshatra të tjerë, të rinj. Njësoj si grabovarët, veprojnë edhe banorët e fshatrave të tjerë të përzierë që ndodhen midis Tomorit dhe Meskopolit por mjafton edhe për këta shpjegimi që bëmë për rastin e Grabovës.

Është, mbi të gjitha, e besueshme që, kur një regjim i rregullt shtetëror do të dijë të sigurojë jetën dhe të ardhurat e tyre dhe do të egzistojnë ligje të cilat do të krijojnë mundësinë për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror të kësaj jete të ndërsjelltë kaq shumë të domosdoshme për këto dy raca, atëhere ato mund të jetojnë shumë mirë e duke u marrë vesh me njëra- tjetrën sikurse edhe më parë.

Veç shqiptarëve dhe romakëve, në Tomor nuk gjen mbeturina të popujve të tjerë po qe se gjykon nga gjuha që flasin, me gjithë mbetjet e përhapura të toponomistikës sllave në emrat e shumë fshatrave, ujrave, kullotave etj. Në fakt, në faqen perëndimore të Tomorit apo në kufi me Kapinovën kemi Beratin, emri i të cilit është me prejardhje sllave – fshatra me emra sllavë, si Boja (Mamijasi), Vodica, Gradiz, Kapinova, Dobrenovo, Ljubesi, Bogdani, e kështu me rradhë, edhe në pjesën lindore të Tomorit, kemi Radis, Korita, Milova, Zalosi, Gradec, Lobin e shumë të tjerë në krahun e majtë të lumit Tomorica dhe Gradez, Goznidza, ose Goznicka, Kuci, Rahoca, Dobrani, në të djathtë, po të përmendësh ato më kryesorët. Sidoqoftë edhe toponomistika shqiptare nuk është e paktë dhe emrat që i referohen asaj janë të panumërt; edhe toponomistika romake është e rëndësishme me emra të tillë si: Romas, Armen e të tjerë, të ngjashëm me të dhe që janë shumë kuptimplotë.

Gjatë rrugës Egnatia e më tej, është e shpeshtë toponomistika që sjell emrin e Romës: Armeni, Ermani, Romeni, Reminitza, Armensko etj. Kjo toponomistikë është, në fund të fundit, e

Page 17: Lashtesia e nje qyteti

përbashkët në të gjitha zonat. Atje ku toponomistika nuk flet, vijnë në ndihmë rrëfimet. Për

zonën e Tomorit, p.sh. thuhet nga romakët se midis Perisnakës dhe Dardhës (ose në drejtim të Qafës së saj) egzistonte një fshat, ku dikur, tamam në atë vend, pat qënë një fortesë e vogël romake; duke kaluar vargmalin takohesh me fshatin Romas; përtej lumit të Tomoricës, gjendet Armeni (në shqip) ose Romasi (në gjuhën romane), matanë lumit Devoll gjendet Santo vineri (santa venere) të cilën shqiptarët e kanë përkthyer në gjuhën e tyre: Shën e Premtja dhe kështu me radhë, me mijëra mbeturina të tjera dhe mbetje shtëpish të banuara nga myslimanë, dje të krishterë, prindër apo pasardhës të të njëjtit gjak latin të përzjerë me atë iliro-romak. Shumë nga këto mbeturina gjenden gjatë rrugëve romake, tani të zhdukura.”

Dy herë në javë kalonte për në Tomor një karvan romak i përbërë prej rreth 100 mushkash me 25 veta, që lidhte Beratin me Korçën (në Berat çonin vajin dhe gjëra të tjera që i importonin nga Korça, dhe në Korçë e Meskopol, çonin lesh, lëkurë dhe të tjera prodhime të Beratit, të cilat nganjëherë transportoheshin për në Vlorë ) , por, në të vërtetë, sa herë ishin sulmuar këto karvane nga malësorët e Tomorit?!

“…Autoritetet turke fajësonin gjithmonë tomorakët, pasi sulmet bëheshin gjithnjë në atë zonë, por fakti është se karvanet romake, rregullisht, sulmoheshin prej brigandëve që nuk ishin banorë vendas të Tomorit. Tomorakët i lidhte një unitet i heshtur për ruajtjen e bagëtive të tyre dhe të fshatrave të tyre… agresorët ishin të huaj. Është e mundshme, nga ana tjetër, që ky qëndrim ndaj karvaneve romake ka të bëjë me respektin atavik që buron nga lidhja e hershme midis banorëve të zonës së Tomorit dhe atyre të zonave prej nga vinin karvanet e lartëpërmendura apo edhe nga autoriteti dhe forca e madhe që vendet romake në lindje të malit kishin mbi të tjerat.” (Prof. Antonio Baldaçi - “Berati dhe Tomori”)

1) Antonio Baldacci (Bolonjë, 1867-1950)-Figurë e shquar e një botanisti, udhëtari –gjeografi –etnologu që për më shumë se 50 vjet me rradhë zhvilloi një aktivitet të pandërprerë shkencor, politik dhe ekonomik të lidhur shpesh me interesat kombëtare të shtetit Italian në zonën e Ballkanit. (Shënimi im-P.Tase)

2) Romakët vendosën sundimin e tyre në Iliri, e cila u quajt provinca

Page 18: Lashtesia e nje qyteti

e Ilirichiumit, thuajse për gjashtë shekuj.Ndën pushtetin e Romës, Iliria provoi ndryshime të mëdha ekonomike dhe

shoqërore. Lulëzoi arti dhe kultura, veçanërisht, shkolla filozofike në Apolloni e cila u bë mjaft e njohur për kohët antike.

Megjithatë, në një shtrirje të gjerë, Ilirët i shpëtuan rrezikut të asimilimit prej kulturës romake. Kultura Ilire mbijetoi bashkë me gjuhën ilire.

Gjatë sundimit romak kristianizmi manifestoi forcën e vet gjatë shekullit I para e. re dhe u bë mbizotërues. Rritja e vazhdueshme e komunitetit kristian në Durrës (emri romak: Epidamnus-shënimi im-P.Tase) shpuri në krijimin e qëndrës së një Ipeshkvi, në vitin 58 pas erës së re, dhe më von të një qëndre episkopale në Apolloni, Butrint dhe Shkodër.

Gjatë kohës kur Perandoria filloi të dobësohej, Ilirët, duke përfituar nga bashkëjetesa e gjatë me Romakët, patën një influencë shumë të madhe në hirearkinë ushtarake romake.

Dhe me të vërtetë, shumë prej tyre u bënë perandorë. Nga shekulli i 3-të deri në mes të shekullit të 4-t, pas erës sonë, frenat e perandorisë ishin pothuajse gjithë kohën në duart e perandorëve me origjinë ilire: Gaius, Decius, Claudius, Gothicus, Aurelian, Probus, Diocletian dhe Costantin the Great.(Kostantini i Madh )

(Marrë nga “Enciklopedia Britanike”) 3) Apollonia – “Një qytet i rëndësishëm në lIiri, jo shumë larg nga gryka e lumit

Apsus dhe 60 stadia nga deti. Është themeluar nga korinthianët, korkyreanët dhe ka qënë i dëgjuar për tregtinë dhe si një vend me kulturë- shumë romakë të shquar, midis tyre edhe Oktavi i Ri, pasuesi i perandorit August, ndoqi studimet e tij në këtë qytet.

Njërëzit që udhëtonin nga Italia në Greqi dhe në Lindje, zakonisht, zbarkonin si në Apolloni ashtu edhe në Durrës.” (“Një Fjalor i Vogël Klasik për Biografinë, Mitologjinë dhe Gjeografinë”).

4) “…Këto karvane kanë qënë të romanëve frasaliotë që banonin në Meskopoli po që vinin nga zonat e Muzakijes dhe dihet që dikur niseshin nga Durrësi duke përdorur rregullisht Via- Egnatian e duke marrë pastaj të gjitha drejtimet, pasi kishin monopolizuar gjithë tregtinë e brendshme të këtyre vendeve.

Karvanet romane, pjesërisht u ndërprenë me ndërtimin e rrugës hekurudhore të Maqedonisë dhe duke u kufizuar vetëm në segmentin tjetër, në vazhdim, në drejtim të Adriatikut.

Nga rruga e madhe romake, egzistojnë edhe sot vazhdime rrugësh të dukshme, veç atyre të njohura më parë nga karvanet latinë. Midis Meskopolit dhe Korçës kalonte një rrugë që ishte shumë e gjerë dhe e bukur prej gati 100 vjetësh a më shumë - sipas të moshuarve - dhe që kalonte përmes maleve. Banorët vendas janë në gjendje të tregojnë të tjera gjurmë rrugësh antike dhe unë besoj se arkeologët do të mundeshin të rindërtonin me lehtësi Egnatian, të paktën në segmentin që kalon rrethin kodrinor të Elbasanit në brendësi …”(Cfr.L.HEUZEY, Loc cit. passim HEUZEV et Dammets. Mission Archeologique de Macedonie, passim .- Jirecek, Die Handelstrassen, passim.)

Page 19: Lashtesia e nje qyteti

*)Kapitulli më interesant i “Luftës Civile” në historinë e Romës së Lashtë, në kohën e sundimit të Jul Qezarit, rreth viteve 49-48 para erës së re, është “Rrethimi i Durrësit” dhe më pas “Beteja e Farsalisë” e cila solli fitoren përfundimtare të Qezarit mbi Pompeun e Madh.

Gjatë rrethimit të Durrësit, të dyja ushtritë e dy gjeneralëve të shquar romakë, i ngritën kampet e tyre në të dyja anët e lumit Apsus.

Rrethimi i Durrësit dhe… Beteja e Farsalisë(48 para erës së re )

“Shokët e mi ushtarë! Ju jeni bashkuar me mua në një nga misionet e mia ushtarake më të mëdha. As moti i keq i këtij dimri të egër, as edhe vonesa e shokëve tanë për të ardhur në këtë ndërmarrje të vështirë, as edhe domosdoshmëria për të pritur e për t’u përgatitur sa më mirë për luftë, nuk do ta pengojnë misionin tim. Sa më shpejt që ta fillojmë sulmin aq më e sigurtë është fitorja…Le të përballim fatin tonë të mirë me këtë mot të keq dimri, kurajon tonë me numrin e paktë të ushtarëve dhe mangësinë e paisjeve tona të nevojshme për luftë, përballë bollëkut të armikut që do të bëhet e jona, menjëherë sapo të shkelim në tokë…Eshtë e tepërt t’u them se arma më e fuqishme në luftë është befasia…Unë për veten time, më shumë do të dëshiroja që të filloja lundrimin në det se sa të mbaja fjalime, në mënyrë që t’i shfaqem Pompeut atje, para se gjërat të ndryshojnë në Romë…”(Fjalimi i Qezarit drejtuar ushtarëve të tij në Brindisi, në prag të përgatitjeve për të ndjekur Pompeun dhe ushtrinë e senatit matanë brigjeve të Adriatikut, në vitin 49 para erës së re -Shënimi im-P.T.)

Në dhjetor të vitit 49, ndërsa Pompeu dhe forcat ushtarake të senatit, ndodheshin në Lindje duke krijuar legjone të tjerë për të goditur përfundimisht ushtrinë e Qezarit, ky i fundit mbriti në Brindisi ku kishte dhënë urdhër që të grumbulloheshin dymbëdhjetë legjonet dhe kalorësia e tij. Ai kishte dështuar në përpjekjen për të penguar Pompeun të kalonte detin e për t’u hedhur pastaj në Epir. Ishte kulmi i dimrit dhe askush nuk e merrte me mënd se ai do të nisej nëpër një det tmerrësisht të trazuar nga dallgët që shkaktonte moti i keq i atij dimri. Me mjetet e lundrimit që kishte, Qezari mund të merrte me vete vetëm 15 mijë këmbësorë dhe 500 kalorës. Flotat e mëdha të Pompeut, të komanduara nga armiku i betuar i Qezarit, Bibulus, kontrollonin të gjithë detet.

Qezari, duke i besuar më shumë veprimit të shpejtë dhe të

Page 20: Lashtesia e nje qyteti

befasishëm se sa qëndrimit të urtë dhe të arsyeshëm, shfrytëzoi rastin që era frynte në drejtim të favorshëm dhe vendosi të nisë lundrimin në det. Flota e vogël e tij ngriti spirancat dhe u nis në drejtim të lindjes dhe, duke i shpëtuar syrit të Bibulus-it, ditën tjetër mbriti shëndoshë e mirë në një liman me ujra të qeta në afërsi të Apollonisë.

M. Antoni, me pjesën tjetër të legjoneve të Qezarit, qëndroi në Brindisi duke pritur gjithë ankth çastin e nisjes, kur kthimi i mjeteve të lundrimit dhe era e favorshme do të bënin që ai të bashkohej me komandantin e vet.

Qezari nuk priti asnjë çast, por mori menjëherë drejtimin në veri të Epirit, për në Durrës, ku Pompeu kishte depot e tij dhe mbante gjithë arsenalin e armëve.

Pompeu, sapo mori vesh për forcën e kundërshtarit, i cili, ndërkohë, kishte pushtuar Apolloninë dhe Ohrin, si dhe për destinacionin e tij, shpejtoi që të mbrinte sa më parë në Durrës. “Nëpërmjet Egnatias, ai vazhdoi marshimin sipër Dyrrachiumit për në Pekin (Clodiana) ku rruga ndahej në dy drejtime, njëra kalonte sipër Apollonisë - prej nga po vinte Qezari- dhe tjetra të çonte në Dyrrachium, i cili ishte destinacioni i Pompeut dhe i ushtrisë së tij të fortë…(Baldaçi-“Berati dhe Tomori”fq. 21)

Pompeu mbriti në Durrës disa orë para Qezarit.Objektivi i tij kryesor ishte që të behej zotëruesi i rrugës Egnatia

për të garantuar komunikacionin, në përgjithësi, dhe veprimtarinë e prapavijës, në veçanti, “gjithnjë duke menduar se kjo rrugë, me trafikun e gjerë të saj kalonte nëpër ‘defile’, e mbrojtur prej rrëpirash dhe muresh që fillonin në “Tres Tabernae", (Tre hanet); pranë hanit të sotëm të Kukugj-it dhe vazhdonin pastaj nëpër vend-qëndrimet romake të Candavisë (Kroi i sotëm), fshat i vendosur përmbi shkëmbenj në kuotën më të lartë të rrugës dhe që i jep emrin, ashtu sikurse edhe në kohën e romakëve, gjithë malit.. (Baldaçi- po aty- faqa, 21)

Kur Qezari, ushtria e të cilit, ndërkohë, ishte zvogëluar në numër pasi ai ishte i detyruar të instalonte pak nga pak garnizonet e veta në çdo vend të nënshtruar ndaj autoritetit të armikut dhe tani të pushtuara prej tij, e kuptoi se nuk mund t’i binte një kundërshtari shumë herë më të madh se ai në numër, “… u kthye me të shpejtë matanë lumit Apsus për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, dhe e pa

Page 21: Lashtesia e nje qyteti

të domosdoshme që të linte roje të shumta përgjatë vijës së lumit deri në Antipatrea ose në Berat, sepse ndryshe, edhe një grusht ushtarësh të Pompeut mund t’i merrnin me lehtësi krahët duke iu shfaqur befasisht nga dushku e duke u afruar nga ana e Skampës ose Albanopolisit (Elbasanit) nëpër luginën e Devollit….” (Baldaçi-Po aty)

Të dyja ushtritë zunë pozicionet: Pompeu në bregun verior të Lumit Apsus dhe ushtria e Qezarit përballë tij, në bregun jugor të lumit Apsus, në pritje të mbritjes së pjesës tjetër të legjoneve të komanduara nga M. Antoni.

Mungesa e ushqimeve dhe e paisjeve të tjera të nevojshme për të vazhduar luftën do të bëhej një problem shumë kritik në muajt pasardhës për ushtrinë e Qezarit për aq kohë sa Pompeu do të mbante të pushtuar Durrësin dhe patrullat e tij do të vazhdonin të kontrollonin brigjet.

Të dukej sikur në brigjet e Apsusit, midis Qezarit dhe Pompeut luhej një skemë e veçantë e një loje shahu.

Pompeu nuk bëri asnjë përpjekje të sulmonte forcat e Qezarit edhe pse ato ishin të zbuluara. Të dy kampet ishin aq pranë sa që ushtarët filluan të miqësohen me njeri-tjetrin.“Qezari u përpoq të bindte ushtarët e Pompeut që ta linin luftën dhe të bashkoheshin me të, e për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, por paqes së shumëpritur i vuri një ‘stop’ Titus Labienus, besnik i Pompeut, i cili parapriu breshërinë e shigjetave kundër përfaqesuesve të palës kundërshtare me fjalët: “ Mjaft më me paqe! Paqja midis nesh mund të vendoset vetëm në këmbim me kokën e Qezarit!”

… Qezarin akoma vazhdonte ta ndihmonte fati. Pompeu nuk po vendoste që ta sulmonte dhe, ndërsa dimri po dilte, Antoni, më në fund, u nis në krye të legjoneve të tij për të lundruar në drejtim të brigjeve të Apollonisë. Erërat e fuqishme që frynin nga jugu i shtynë anijet e tij në veri, pranë brigjeve në afërsi të Lissusit, pikërisht në atë vend ku të njëjtat erëra kishin hedhur 16 anijet e Pompeut, dy prej të cilave u përplasën keq nëpër shkëmbenjtë e bregut, ku u shkatërruan plotësisht dhe bashkë me to u mbyt edhe ekuipazhi.

Vetëm njëra prej anijeve të M.Antonit, me 220 trupa u kap dhe u detyrua t’i dorëzohej forcave të Pompeut, pasi iu premtua se do t’u falej jeta, por, në fakt, i vranë që të gjithë.

Ndërkohë Qezari vendosi të bëjë edhe një përpjekje të dytë për të shtënë në dorë Durrësin, duke u përpjekur ta mashtrojë Pompeun i

Page 22: Lashtesia e nje qyteti

cili, në fillim, nuk e kuptoi planin e Qezarit. Të dyja ushtritë u vunë në garë për të mbritur sa më parë në Durrës e për t’u bërë zot i rezervave ushqimore dhe pajisjeve të tjera të domosdoshme për të vazhduar luftën. Përsëri të dyja ushtritë ngritën kampet e tyre përballë njëra-tjetrës në “Perroin e Shën-Mitrit” (Shimmihi Torrent): Qezari në bregun verior të përroit dhe Pompeu në jug.

Qezari e kishte të qartë se furnizimi do të ishte shqetësimi i tij më i madh. Megjithatë, pavarësisht nga mungesa e ushqimit, morali i ushtarëve të tij ishte i lartë. Ata shumë shpejt e përballuan krizën e urisë për shkak të mungesës së bukës, duke e zëvendësuar atë me një lloj keku të përgatitur nga një lloj rrënje që quhej këlkazë. Pompeu u habit kur e provoi vet atë rrënjë fare pa shije që ia kishin sjellë informatorët e tij dhe tha: “Çfarë lloj kafshësh të egra qënkan këta me të cilët po luftojmë ne?”(Appian,II,61)

Nga ana tjetër, Qezari e dinte mirë se kush ishte pika e dobët e Pompeut: mungesa e ujit. Atij mund t’ia ndërprisje ujin. Dhe me të vērtetë, mungesa e ujit u bë kaq shumë kritike për Pompeun, sa që ai, nëpërmjet detit, i tërhoqi në Durrës të gjithë kalorësit e tij.

…Një akt tradhtie e theu monotoninë që kishte pushtuar rrethimin. Qezarit iu la të kuptojë se një person nga Durrësi donte të bisedonte me të për ta ndihmuar që të hynte fshehur brënda portave të qytetit. Ky s’ishte gjë tjetër veç se një kurth, pasi, në çastin kur Qezari u largua, kampi i tij u sulmua befasisht nga Pompeu në tre pika, por që u zmbrapsën me sukses, kurse vet Qezari, i cili, në krye të një skuadroni të vogël, u nis në mes të natës për tek vendi i takimit, edhe për pak do të bëhej preh i një kurthi të ngritur pabesisht nga kundërshtarët e tij. Pranë portave të Tempullit të Artemisit, ai u sulmua nga forca të shumta që qëndronin të fshehura nëpër barkat përgjatë bregut. Falë guximit që tregoi, Qezari mundi t’i shpëtojë këtij kurthi, por humbi shumë veta.

Në ditët që pasuan sulmet mes tyre vazhduan dhe Qezari, brënda një dite, kishte arritur që të fitonte gjashtë beteja.

Por rrjedha e ngjarjeve ndryshoi shumë shpejt. Pompeu arriti që të siguronte informata të sakta lidhur me pikat e dobta të mbrojtjes së kampit të Qezarit dhe në muajin Korrik filloi sulmin. Pompeu i goditi ata përballë, nga mbrapa dhe anash. Ushtria e vogël e Qezarit u dëmtua rëndë. Në ndihmë të tij erdhi Antoni dhe, në këtë mënyrë, filluan kundërsulmin. Por shumë shpejt hasën një rrezistencë të tillë,

Page 23: Lashtesia e nje qyteti

sa që u detyruan të fillojnë tërheqjen. Në këtë betejë Qezari humbi 32 tribunë dhe centurionë dhe 960

të tjerë. Ushtarët e Qezarit ishin të urritur, të demoralizuar e në çrregullim të plotë. Për çudi, Pompeu nuk i ndoqi. Ai, menjëherë, e ndjeu veten fitimtar, ndërsa përkrahësit e tij filluan ta brohorisnin si Imperator të Romës.

Labienus i vrau që të gjithë robërit e luftës, deri tek më i fundit.Ndjekësit e Pompeut, ashtu siç dëshmon edhe vet Qezari tek “ De

bello civili” po festonin duke e ndjerë veten krenarë për këtë fitore pa e kuptuar se përballë kishin patur një kundërshtar me një ushtri fare të vogël në numër. Fitorja e tyre, më tepër ishte një çështje fati se sa fryt i trimërisë dhe i aftësive të tyre luftarake.

Beteja e Durrësit shënoi një nga humbjet më të rralla në të gjithë karierën e luftimeve të Qezarit, gjë të cilën ai e pranon duke shkruar: “Sot, kundërshtarët e mij do t’i kishin dhënë fund luftës po qe se do të kishin në krye një komandant i cili do të dinte se si arrihet një fitore.”(Appian, II, 62)

Përfundimi i rrethimit të Durrësit me humbjen e Qezarit, do t’ia linte vendin së shpejti, Betejës së Farsalisë.

Pas humbjes që pësoi në Durrës, në Korrik të vitit 48 para e. së

re, Qezari përparoi ngadalë në Thesali duke i vënë të gjithë qytetet e këtij rajoni nën kontrollin e vet.

Ushtria e tij, e lodhur dhe pa furnizimin e nevojshëm, u tregua e aftë të siguronte ushqimin dhe gjërat e tjera kryesore duke rifituar energjitë e duhura për të vazhduar fushatën kundër Pompeut..

Kështu, më 9 Gusht të vitit 48 para e. së re, Caio Julius Cesar shpartalloi Pompeun e Madh dhe forcat e senatit romak në Betejën e Farsalisë, duke konsoliduar pozitat e veta në Mesdhe.

Fragmente të qytetërimit iliro-romak

“Në orën 7:15, pasi zbritëm nga faqja perëndimore e fshatit,

arritëm në një manastir. Ishte Manastiri i Apollonisë. Në këmbë të kodrës, nga ana Veriore, ndodhej një fshat i vogël i

quajtur Pojan.…Në këtë manastir pamë fragmente të bukura skulpturash, të

cilat janë gjetur gjatë punimit të tokës në anën më të herëshme të saj.

Page 24: Lashtesia e nje qyteti

Ishte në stilin e tyre për të zbukuruar kishat dhe manastiret me këto shkrime të gdhendura në gur dhe me këto mbetje artistike që i kishin rrezistuar kohës.

Nga më të shquarat që gjejmë në Manstirin e Apollonisë janë:1. Busti i një femre me sharp të hedhur mbi flokë dhe pastaj

duke e kaluar mbi pjesën e gjoksit. Murgjit thonë se ky bust kishte qënë në gjëndje shumë të mirë deri sa disa ushtarë nga Berati, për t’u zbavitur, qëlluan me armë duke e vënë atë në shënjestër, gjë që dëmtoi hundën dhe mjekrën e kësaj statuje.

2. Busti i një djaloshi me flokë kaçurela dhe një mjekër me qime të shkurtëra dhe të dënduara që mbulon pjesën e poshtme të fytyrës së tij. Gjoksi dhe shpatulla e djathtë, janë të zhveshura dhe një pelerinë e gjerë varet nga supi i majtë dhe nën pjesën e gjoksit.

Të dy këto buste janë të përmasave reale, prej mermeri të bardhë. Hunda e djaloshit është e dëmtuar nga thika e plugut kur e kishin nxierrë nga toka.

3. Një gur i vogël monumental që paraqiste mbi sipërfaqen e vet, dy të rinj me pelerina të gjera mbi supe, me dy duart e djathta takuar me njëra- tjetrën dhe dora e majtë e vajzës hedhur mbi supin e majtë të djalit.

Fytyra e djalit ruhet në mënyrë të përsosur, po ajo e vajzës është e dëmtuar.

Shkronjat greqisht të shkruara mbi kokën e vajzës “Primaxaipe”(me simbole të alfabetit grek), të lënë të kuptosh se emri i saj është PRIMA.

4. Një figurë mitologjike, gjysëm njeri dhe gjysëm dhi, e ulur mbi një shkëmb me këmbët e dhisë të kryqëzuara, i binte një fyelli që e mbante me të dyja duart.

5. Një tjetër fragment paraqiste pjesën e poshtme të një perdeje dhe fragment të një krahu të një femre që fluturon bashkë me pjesën e përparme të fytyrës së një mashkulli ulur mbi mburojë; përreth fytyrës së tij, shikon një tufë kaçurelash, disa prej të cilave i bien mbi ballë.

6. Një tjetër fragment i ngjashëm, i cili paraqiste në një reliev të sheshtë, një burrë që kishte mbështetur njërën këmbë mbi kofshën e një gruaje dhe duke e tërhequr prej krahëve që kalonin sipër kokës së saj. Prapa tij qëndron një luftëtar me mburojë dhe me një pelerinë që duket sikur i valëvitet nga era, në pozicion luftimi- një subjekt

Page 25: Lashtesia e nje qyteti

tepër i njohur tek grekët dhe Amazonasit. Ndën këto figura, zgjatet përreth njërës anë të gurit, një kufizim me motive të bregdetit të thyer të Jonit. Ndodhen edhe disa figura të tjera që qëndrojnë në hije, gjithashtu në mes. Ky fragment dhe ato që përshkruam më parë duhet të kenë qënë pjesë të fasadës së të njëjtës ndërtesë.

7. Një gur varri me një njeri të hipur mbi kalë-jashtëzakonisht e bukur.

8. Një tjetër gur-varri, i cili dëshmon për një plak me mjekër dhe mustaqe dhe me një shkop të gjatë në njërën dorë; poshtë tij duket figura e një zagari, që vështron të zotin. Është një gdhëndje akoma e papërfunduar mbi një vizatim mjaft të saktë.

9. Një qen duke u zënë me një gomar.Të dyja kafshët, plotësisht të tendosura për t’u përleshur me njëra-tjetrën, dhe përsëri, po ai motiv i bregdetit të Jonit në pjesën e poshtme të figurave, tregon se është pjesë e të njëjtës fasadë.

10. Një tjetër fragment duhet të jetë një burrë hipur mbi një kalë përballë një luani dhe pas tyre një tjetër kafshë e egër, duke u zënë me një ka.

11. Dy fytyra ballore me kaçurela të varura nga të dyja anët e fytyrës.

12. Koka e një luani që në lashtësi shërbente si bazament prej nga dukej sikur buronte uji i një gurre.

Ndodhen tre mbishkrime, dhe që të tre nëpër gure-varri, tepër interesantë jo vetem sepse përmbajnë emra romakë por edhe nga që dëshmojnë për faktin e njohur se Apollonia ishte rikonstruktuar nga romakët të cilët dërguan të rinjtë e tyre në këto anë për të studiuar literaturën dhe filozofinë greke.

Për këtë qëllim, Augusti, ka kaluar këtu gjashtë muaj deri sa vdekja e Qezarit bëri që ai të kthehej në Romë.

Një nga mbishkrimet është në kujtim të Lucius Licinius Teren(tius) i cili vdiq në moshën 65 vjeç.

Një tjetër është për nder të Julius Clemens i cili vdiq në moshën 45 vjeç dhe gruaja e të cilit, Claudia Therine ishte gjysëm romake.

I treti mbishkrim ishte monumenti në kujtim të Prima-s.Ishte fundi i shekullit VII para erës së re që kjo trevë e begatshme

e Ilirisë merrte ligjet dhe zakonet e Greqisë. Durrachiumi dhe Apollonia në atë kohë ishin koloni të Corcyrei, i cili sipas zakonit

Page 26: Lashtesia e nje qyteti

të të parëve, vendosi në krye të çdo kolonie një udhëheqës prej Korinthi për ta kthyer atë në pjesë të metropolit korinthian.

Kolonia në pjesën më veriore u quajt Epidamus dhe Jugu- Gylacia nga Gylax, emri i udhëheqësit korinthian, por asnjë nga këto emërtime nuk i rrezistoi kohës me përjashtim të Dyrrachium dhe Apollonisë.

Aty mësova që, jo më pak se 70 qerre, të ngarkuara me materiale, u dërguan prej këtej në Berat, për të ndërtuar sarajet e reja të Beut të Beratit.

Këto gërmime kanë bërë që të zhduken themelet duke mos lënë asnjë gur në to që të mund të përcaktohen përmasat e ndërtesës. Vetëm një kolonë guri e vetmuar qëndron mbi shesh duke i shpëtuar, në këtë mënyrë, fatmirësisht, ustallarëve të Pashait të Beratit.”

(”Wiliam Martin Leak –“Udhëtime në Greqinë e Veriut dhe në Epir”)

Page 27: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

GAIO GIULIO CESARE

Jul Qezari - ( 13 Korrik, 100 para e. së re – 15 mars, 44 para e.re.): Ishte një gjeneral, romak dhe diktator. Fitoret e tij ushtarake në Gali zgjeruan kufijtë e Perandorisë Romake deri në Oqeanin Atlantik, dhe, kjo gjë bëri që të vihen re deri në ditët e sotme pasojat e këtij ekspansioni.

Krijimi nga ana e tij i një qeverie nën Triumviratin e Parë, e çoi Republikën Romake drejt shuarjes. Më vonë bëhet diktator dhe fillon nga reformat e shumta në shoqërinë romake dhe në qeverinë e saj, gjë që u ndërpre për shkak të vrasjes së tij.

Fushatat luftarake janë përshkruar me detaje nga vetë Qezari në “Komentet” e luftës në Gali (“De bello Gallico”) dhe të Luftës Civile kundër Pompeut dhe Senatit (“De bello Civili”) etj.

Këto përshkrime mjaft të thjeshta dhe me një stil të kuptueshëm, janë në fakt, një paraqitje e sofistifikuar e programit të tij politik.

Emri “Cesare” ka hyrë në shumë gjuhë të botës si sinonim i Komandantit, udhëheqësit; emërtimi në gjermanisht “Kaiser” dhe ai në gjuhën ruse “Car” e kanë prejardhjen e tyre nga emri Cesare. Shumë perandorë të tjerë kanë marrë më pas këtë emër .

Jul Qezari lindi në Romë, në një familje të vjetër dhë të njohur patricësh e cila thuhej se rridhte nga Lulo (i njohur me emrin Ascanio), djali i princit trojan Enea, i cili, sipas mitologjisë, ishte i biri i perëndeshës Venera.

Në vitin 61 para erës së re, Qezari u bë guvernator i një province të Spanjës dhe në vitin 60 para erës së re, ai u zgjodh Konsull.

Në vitin 59 para erës së re, vit gjatë të cilit ai ishte konsull i Romës, Qezari bëri një aleancë strategjike me dy udhëheqës të tjerë politikë, Krasin dhe Pompeun. Krasi ishte njeriu më i pasur i Romës, kurse Pompeu, një gjeneral mjaft i suksesshëm. Në këtë aleancë, Qezari u përfaqësua me popullaritetin e tij si figurë politike dhe me aftësitë e tij drejtuese. Pompeu u martua me Xhulian, vajzën e Qezarit. Kjo aleancë jo zyrtare u quajt nga historianët, Triunvirati i Parë.

Në vitin 59 ishte, gjithashtu, edhe guvernator i Galisë dhe i Ilirisë.

Pas vdekjes së Krasios, midis Qezarit dhe Pompeut u krijua një e çarë.

28

Page 28: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Në vitin 50 para erës së re, atij iu kërkua nga senati që të shpërndante ushtrinë e tij, por ai e refuzoi këtë kërkesë dhe, në këtë mënyrë, filloi Lufta Civile.

Në Dhjetor të vitit 49 para e. së re, ndërsa Pompeu dhe ushtria e senatit ishin në Lindje për të organizuar të tjerë legjone e për ta shkatërruar atë, Qezari mbriti në Brindisi për t’u bashkuar me kalorësinë e tij e dymbëdhjetë legjone, si dhe për të ndaluar aty Pompeun me shpresë se mund të rivendoste marrëveshjen e dhjetë viteve më parë.

Qezari kishte arsye për të qënë i shqetësuar. Ndërsa ai ndodhej në Spanjë, kundërshtari i tij vazhdonte të grumbullonte ushtarë nga Azia, Siria, Arabia, Palestina dhe Egjipti- në të gjitha ato vende ku ende nderohej emri i Pompeut të Madh.

Pompeu i mblodhi ushtarët e tij në nëntë legjone dhe priste edhe dy të tjërë nga Siria.

Vështirësia kryesore e Qezarit ishte mungesa e transportit. Ai nuk kishte numrin e mjaftueshëm të anijeve për të transportuar ushtrinë e tij përmes Detit Adriatik. Veç kësaj, dimri ishte i egër dhe stuhitë e fuqishme e bënin të rrezikshëm dhe gati të pamundur lundrimin në det. Megjithatë, duke patur parasysh parimin se “arma më e rëndësishme në luftë është befasia”, Qezari ngarkoi shtatë legjone (gati 15,000 veta) dhe nja 500 kalorësa e pajisje dhe nisi lundrimin për në anën tjetër të Detit Adriatik, më 4 Janar të vitit 48 para erës së re. Ushtria e tij zbarkoi shëndoshë e mirë në brigjet pranë Apollonisë.

Pas humbjes që i shkaktoi Pompeut në Betejën e Farsalisë, Qezari u emërua konsull edhe për pesë vjet, kurse Pompeu u arratis në Egjipt, ku më pasë u vra nga një njeri i paguar nga mbreti Ptoleme XIII.

Qezarin, gjithashtu, e vranë në Teatrin e Pompeut, (ku mblidhej senati) më 15 Mars të vitit 44 para erës se re. U godit me thika nga një grup komplotistësh të cilët donin të mbronin Republikën nga ambicjet e tij monarkiste. Midis komplotistëve ishte edhe Bruti, ndoshta djali i ligjshëm i tij. Qezari ra nën këmbët e statujës së Pompeut dhe fjalët e tij të fundit kanë mbetur të paharruara, duke u trasmetuar në brezat e ardhshëm në mënyra të ndryshme:

-Kai su, teknon?(Greqisht, “Edhe ti, biri im?”)-Tu, quoque, Brute` fili mi! (Latinisht, “Edhe ti, Brut, biri im!”)

29

Page 29: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

- Et tu, Brute? (Latinisht, “Edhe ti, Brut?” dhe ky është versioni i sjellë nga Shekspiri në tragjedinë e tij “Jul Qezar”)

Në trajtën e një legjende, thuhet sikur gruaja e tij Calpumia, (me të cilën ishte martuar në vitin 49 para erës së re) një natë para se ta vrisnin, e pushtuar nga një parandjenjë e keqe, e kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, por Qezari i ishte përgjigjur: “Armiku kryesor prej nga i cili, vërtetë, duhet të frikësohemi, është frika.”

Pas vdekjes së Qezarit u ndez një luftë e ashpër për pushtet: nga njëra anë, nipërit të tij, djali i adoptuar, Oktavian dhe Mark Antonio, e, në anën tjetër, Bruti dhe Kasio.

Oktaviani behet Imperatori i parë Romak me emrin Qezar Augusti.

De Bello Civili (Lufta Civile)

Kështu titullohet vepra, ku Jul Qezari përmbledh komentet e tij

për periudhën e Luftës Civile në Perandorinë Romake.Ndahet në tre libra, dy të parët që përshkruajnë ngjarjet e vitit 49

para erës së re, dhe i treti, ato të vitit 48 para erës së re, pa arritur të mbulonte të gjitha ngjarjet e këtij viti.

Mendohet që “De bello civili” të jetë shkruar gjatë gjysmës së dytë të vitit 47 dhe 46 para erës së re dhe i botuar, pastaj, po në vitin 46.

XI

“…..Vibullio vazhdoi marshimin pa u ndalur as ditën, as natën, e duke këmbyer kuajt në të gjitha stacionet e mundshme. Ai donte t’i jepte Pompeut, sa më shpejt, lajmin e mbritjes së Qezarit.

Në këtë kohë Pompeu ishte në Caldavia, dhe nga Maqedonia u drejtua për në Apolloni dhe në Durrës, ku kishte rezidencat e tij dimërore. Pompeu, tepër i shqetësuar nga ky lajm befasues, nisi me hap të shpejtë marshimin e ushtrisë së tij në drejtim të Apollonisë me qëllim që të mbrinte atje para Qezarit.

Po atë ditë, Qezari, i cili zbarkoi me trupat e tij në brigjet e Epirit, u drejtua për në Orico (Ohri-shënimi im-P.T.) Sapo mbriti atje, L.Torkuato, i cili ishte caktuar komandant i qytetit me urdhër të Pompeut, i mbylli portat menjëherë dhe u përpoq të mbronte qytetin;

30

Page 30: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

kur urdhëroi banorët që të rrëmbenin armët dhe të ngjiteshin nëpër muret mbrojtëse të qytetit, ata i thanë se nuk kishin ndërmend të luftonin kundër një përfaqësuesi të shquar të popullit romak; dhe, pastaj, në mënyrë tepër spontane qytetarët tentuan t’i hapin Qezarit portat e qytetit .

Torkuato, duke humbur çdo shpresë ndihme, pranoi ta priste edhe vetë Qezarin, duke dalë nga kjo situatë krejt i pacënuar.”

XII

“Me kapitullimin e Orico-s, Qezari, pa vonesë, iu drejtua Apollonisë. Sapo mori vesh për ardhjen e tij, L.Staberio, i cili komandonte qytetin, kërkoi nga banorët e Apollonisë mbrojtjen e qytetit, por këta i thanë se nuk mund t’i mbyllnin portat konsullit dhe të vepronin kundër vullnetit të popullit romak.

Sapo mori vesh këtë, Staberio u arratis fshehur nga Apollonia. Banorët dërguan përfaqësuesit e tyre tek Qezari dhe e futën atë brënda mureve të qytetit. Shëmbullin e tyre e ndoqën edhe banorët e Billide-s, të Amanzia-s dhe qyteteve të tjerë fqinjë, e, i gjithë Epiri. Ata dërguan përfaqësuesit e tyre tek Qezari dhe i premtuan se do të viheshin nën urdhërat e tij.”

XIII

“Por Pompeu, sapo mësoi për gjjithçka ndodhi në Orico dhe në Apolloni, dhe, duke patur frikë se mund të humbte edhe Durrësin, iu drejtua me ushtrinë e tij këtij qyteti duke marshuar ditën dhe natën dhe, gjithë kohën, të pushtuar nga ankthi se diku afër tyre ishte Qezari. Ushtarët u frikësuan aq shumë sa nuk e ndalën vrapin asnjë çast, as ditën as edhe natën. Pothuaj se që të gjjthë ushtarët e Epirit dhe ata të ardhur nga krahinat për rreth, dezertuan… Shumë të tjerë i hodhën armët dhe marshimi filloi t’i ngjante më shumë një arratisjeje të frikshme. Kur Pompeu mbriti në afërsi të Durrësit dhe urdhëroi për ngritjen e kampit, në një kohë kur akoma ushtria e tij ishte e pushtuar nga ethet e frikës, Labieno ishte i pari që doli përpara ushtarëve duke u betuar se nuk do ta braktiste fushën e betejës dhe se do të ishte i gatshëm të përballonte çdo rrezik, krah për krah me Pompeun. Të njëjtin betim e bënë edhe shumë komandantë të tjerë të Pompeut. Shembullin e tyre e ndoqën pastaj

31

Page 31: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

edhe tribunët e ushtarëve, centurionët dhe e gjithë ushtria.Qezari, kur pa se Pompeu mbriti para tij në Durrës, ngadalësoi

vrapin dhe e ngriti kampin e vet pranë lumit Apsus, në territorin e Apollonisë, pasi ky qytet mikpritës ishte i mbrojtur mjaft mirë nga fortesa dhe pika të sigurta kontrolli, dhe vendosi që në këtë vend të priste legjonet e tjera që do të vinin së shpejti nga Italia, duke ngritur çadra të tjera.Të njëjtën gjë bëri edhe Pompeu, i cili e ngriti kampin e tij në anën tjetër të lumit Apsus.”

XIX

Midis kampeve të Pompeut dhe të Qezarit, kalonte vetëm lumi Apsus dhe ushtarët vazhdimisht komunikonin me njëri- tjetrin dhe, ndërkohë, sipas një marrëveshje të heshtur, të vendosur mes tyre, nuk lëshonin qoftë edhe një shigjetë në drejtim të kampit kundërshtar.Qezari dërgoi një nga komandantët e tij, P.Vatinio, në bregun e lumit që të bënte ç’ishte e mundur për të vendosur paqe. Ai kërkoi disa herë me zë të lartë për një marrëveshje e cila do të ndalonte një përleshje të armatosur mes qytetarëve romakë. Foli gjatë dhe me një ton lutës, ashtu siç e donte e mira e punës duke trajtuar interesat tij dhe të të gjithëve. Gjatë kohës kur ai fliste, në të dy kampet, zotëroi një heshtje e plotë.

Nga ana tjetër e kampit kundërshtar u përgjigj Aulo Varrone, i cili premtoi se ditën tjetër do të mblidheshin që të diskutonin për fillimin e bisedimeve me qëllim që palët përfaqësuese të dy kampeve të mos i kërcënonte asnjë rrezik gjatë kohës kur ata do të diskutonin pikpamjet e tyre. U la ora e takimit. Dhe ditën tjetër, në orën e caktuar, ishte grumbulluar njē turmë e madhe nga të dyja palët. Ankthi qe i madh dhe që të gjithë ishin të prirë nga dëshira për paqe. Në çast, nga mesi i turmës, del përpara Tito Labieno, i cili me një ton të butë dhe miqësor fillon të flasë mbi rëndësinë e marrëveshjes për paqe mes të dyja palëve dhe shfaq dëshirën për të diskutuar me Vatinio.

Papritur, shigjeta të lëshuara nga të gjitha anët ndërprenë në mes bisedimet e nisura mes tyre. Vatinio, i mbrojtur nga armët e ushtarëve të vet, mundi t’i shmangej sulmit të shigjetave të lëshuara. U plagosën shumë. Midis tyre, Balbo, Plozio, Tiburzio dhe disa centurionë dhe ushtarë. Atëhere Labieno thotë:

32

Page 32: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

“ Mjaft më me paqe! Paqja midis nesh mund të vendoset vetëm në këmbim me kokën e Qezarit!”

XXX

“….Qezari dhe Pompeu, gati në të njëjtën kohë, u vunë në dijeni të ardhjes së M. Antonios me përforcime. Në fakt, i kishin parë anijet e tij pranë brigjeve të Apollonisë dhe Durrësit (po lundronin në drejtim të këtij porti), por në ditët e para nuk e dinin se ku kishin zbarkuar. Në bazë të informatave të marra, që të dy ndërmorën veprime të kundërta:Qezari, të bashkohej sa më shpejt me M.Antonio dhe Pompeu, t’i bënte ballë, përgjatë marshimit, armiqve që po bëheshin gati ta sulmonin në befasi.

Në të njëjtën ditë, që të dy i tërhoqën ushtarët nga kampet dimërore të vendosura pranë lumit Apsus; Pompeu, duke lëvizur fshehur dhe gjatë natës; Qezari, në mes të ditës dhe para syve të të gjithëve.

Por Qezari duhet të përshkonte një rrugë më të gjatë dhe duhet t’i binte rreth e qark për të dalë në anën tjetër të lumit; Pompeu, duke përparuar me shpejtësi, pasi nuk i duhej që të kalonte lumin, u nis kundër Antonio-s. Kur Pompeu mendoi se i ishte afruar kundërshtarit, gjeti një vend të përshtatshëm, ndaloi ushtrinë, i mbajti të gjithë ushtarët në shesh të hapur dhe u dha urdhër që të mos ndiznin zjarre .

Antonio mësoi nga vendasit gjithçka mbi lëvizjet e ushtrisë së Pompeut. Ditën tjetër mbriti Qezari. Pompeu, sapo mori vesh ardhjen e Qezarit, për të mos rënë në grackën e dy ushtrive, u largua nga pozicioni që kishte zënë, për në Asparagio të Durrësit, ku gjeti një vend të përshtatshëm për të ngritur kampin e tij.”

XLI

“Qezari, sapo mori vesh se Pompeu ishte në Asparagio, u drejtua për atje me gjithë ushtrinë e vet. Ditën e tretë e arriti Pompeun (në Maqedoni) duke e ngritur kampin fare pranë tij. Të nesërmen, rrjeshtoi trupat duke i bërë gati për luftim dhe duke i dhënë Pompeut rastin për t’u ndeshur ballë për ballë.

Kur pa se ai vazhdonte të mos lëviste nga pozicionet që kishte zënë, e tërhoqi ushtrinë përsëri në kampin e tij, duke menduar të

33

Page 33: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

ndërmerrte një plan tjetër. Dhe kështu bëri. Ditën tjetër u nis në drejtim të Durrësit me të gjithë ushtrinë duke përshkuar një rrugë të gjatë dhe të vështirë me shpresë se mund ta përzinte Pompeun nga Durrësi apo ta mbante atë larg nga ky qytet ku ai mbante ushqimet dhe gjithçka që i duhej për të vazhduar luftën. Dhe kështu ndodhi. Pompeu, në fakt, për një çast, duke mos arritur ta kuptonte planin e Qezarit dhe duke e parë atë të lëviste në drejtim të kundërt me qytetin, mendoi se ai po largohej për shkak të mungesës së ushqimit; në vazhdim, pasi mori informata të sakta, mëngjesin e ditës tjetër e ngriti kampin me shpresë se mund t’i priste rrugën duke përdorur një rrugë më të shkurtër.Qezari, e kishte parashikuar këtë, ndaj dhe i përgatiti ushtarët që të ishin të gatshëm për të përballuar rrezikun dhe, pas një pushimi të shkurtër gjatë natës, të nesërmen mbriti në Durrës, tamam në kohën kur së largu u shfaq pararoja e ushtrisë së Pompeut dhe ngriti aty kampin e vet.”

XLII

“Pompeu, i mbetur jashtë portave të qytetit të Durrësit, kur shikon se plani i tij kishte dështuar, vë në zbatim një plan tjetër dhe, në një zonë pak të ngritur, të quajtur Petra, përforcon pozicionet e kampit të tij të vendosur në një kodër.”

XLIII

“Sapo mësoi këtë gjë, Qezari studion një plan që bazohej në terrenin kodrinor të vendit.

Ai rrethoi, kampin e Pompeut, të vendosur mes një vargu kodrash paksa të ngritura dhe me faqe të pjerrëta.

Në fakt, që në çastin e parë që i pushtoi, vendosi garnizonet e veta dhe filloi të ndërtojë fortesa.

Në të gjithë botën ishte përhapur lajmi se Pompeu ishte rrethuar nga Qezari dhe nuk guxonte të hynte në luftë…”

Ngjarjet që vijuan më tej lidhur me dy gjeneralët romakë, në Iliri, ku u zhvillua një pjesë e asaj, që në historinë e Perandorisë Romake hyri si periudha e Luftës Civile dhe që u pasqyrua në kronikat e shkruara nga vetë Qezari tek : “De bello civili” janë: ”Rrethimi i Durrësit” dhe “Beteja e Farsalisë” [Gaio Giulio Cesare “De Bello Civili” (III, 2)Romë, viti 46 para e. së re]

34

Page 34: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

]

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2 By PIRO TASEView this Author's Spotlight

Paperback, 502 Pages

Preview “Flasin në gjuhën shqipe” historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë,Hammond e Arnold

35

Page 35: Lashtesia e nje qyteti

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Është historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton, i ndërtuar përmes shënimeve të “kronikanëve” të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij...

Per ta blere librin ON LINE, kliko:……………. More >Cmimi: $26.00

36