Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

16
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE

Transcript of Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Page 1: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE

Page 2: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Ushqyerja dhe PIRAMIDA USHQIMORE. • Ushqyerja eshte nje proces nepermjet

te cilit merren dhe perdoren nga organizmi elementet kryesore te ushqimit.Ushqimi eshte nje nevoje baze fiziologjike dhe nje kusht i domosdoshem per nje shendet te mire.Trupi I njeriut ka nevoje per elementet kryesore ushqimore , te cilat ngahen ne shtate klasa : karbohidrate,proteina,yndyrna,vitamina , minerale,uje dhe fibra.

• Piramida ushqimore eshte nje piramide e ndare ne kate , e cila ben renditjen e llojeve te ushqimeve sipas sasis dhe mases qe ne duhet te hame. Ne baze (ku hapesira eshte me e madhe) vendosen ushqimet qe duhet te merren me shume , dhe duke u ngjitur sa me lart sasia vjen duke u zvogeluar.

Page 3: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Frutat dhe perimet• Frutat dhe perimet janë burim

vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen të hahen pesë porcione të pemëve dhe perimeve në ditë. Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidanteve. Frutat dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të balancuar dhe duhen të jenë pjesë themelore e ushqimit. 

Page 4: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Buka, orizi, patatja

• Buka, drithërat, patatja janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm. Janë burim i mirë i energjisë dhe burimi kryesor i materieve ushqyese në të ushqyerit tonë. Ky ushqim është karburant për trup

Page 5: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Mishi, peshku, vezët

• Këto ushqime janë burim i mirë proteinash, që janë të domosdoshme për rritjen dhe ripërtëritjen e organizmit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminave dhe  i mineraleve. Mishi është burim I mirë proteinash, vitaminash dhe mineralesh, siç janë hekuri, zinku dhe vitamina B. Po ashtu janë një nga burimet kryesore të vitaminës B12. Peshku është një burim tjetër i rëndësishëm i proteinave, ndërsa përmban shumë vitamina dhe minerale. Vezët janë po ashtu burim i madh i proteinave.

Page 6: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Qumështi dhe produktet e qumështit

• Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ato po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndeteshëm.Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Për së tepërmi yndyra te ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshëm dhe jogurt me yndyrë të ulët. 

Page 7: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Yndyrat, vajrat dhe sheqernat

• Yndyrat dhe sheqernat janë burime të mira të energjisë për trup, por përmbajnë shumë kalori. Nëse konsumohen shumë, mund të çojnë deri tek shtimi në peshë. Kjo mund të çojë te trashja, çka rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Page 8: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Embelsirat dhe kriperat

Konsumimi i shpeshtë i sheqerit I dëmton dhëmbët dhe con në shtimin e peshës. Për këtë arsye ëmbëlsirat, pijet me sheqer dhe pijet alkoolike duhet të shijohen me masë.

Kripa e kuzhinës, te disa njerëz të caktuar ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut. Jodi pengon lindjen e gushës dhe Fluori rrit qëndrueshmërinë e dhëmbëve kundër kariesit.Por gjate konsumit te kripes duhet te kujtojme shprehjen e famshme popullore ‘’Gjella me kripe e kripa me karar’’ dhe tashme eshte rradha per ta perdorur ne kuptimin e pare te saj.

Page 9: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Yndyrnat

• Yndyrat/vajrat janë materie ushqyese të pasura me energji. Përdorimi i yndyrës me sasi të tepruar favorizon jo vetëm mbipeshën por edhe shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme e posaçërisht. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes nga yndyrat e fshehta, gjatë përdorimit të: prodhimeve të suxhukut, llojeve të djathërave të pasura me yndyrë, fritimit,etj.

Page 10: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Lengjet • Uji dhe lëngjet (pijet)

pa sheqer e shuajnë etjen më së miri. Pijet me përmbajtje të kafeinës duhet të përdoren vetëm në sasi të zvogëluar. Në ditë të pihen 1–2 l litër lëngje, posaçërisht në formë të pa sheqerosura, p.sh. Uji mineral ose pemëve/çaj i zi. Pijet me përmbajtje të kafeinës (kafja, çaj i zi apo i gjelbër) të shijohen me masë.

Page 11: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Diete e shendetshme

Disa keshilla se si ti zgjedhni ushqimet qe permiresojne shendetin tuaj dhe ti shmangni ato te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje dhe ne te njejten kohe te krijoni nje plan per nje diete qe funksionon per ju.

Page 12: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Semundjet e shkaktuara nga kequshqyerja.

• 1. Obeziteti• 2. Sëmundjet e

veshkave• 3. Sëmundjet e tëmthit• 4. Sëmundjet e zemrës• 5. Anoreksia• 6. Diabeti• 7. Hipertensioni• 8. Sëmundjet e

arterieve të trurit

• 9. Kanceri i qafës së mitrës• 10. Kanceri i ovareve• 11. Kanceri i gjirit• 12. Kanceri i zorrës• 13. Kanceri i tëmthit• 14. Kanceri i mëlçisë• 15. Kancerii prostatës

Page 13: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Keshilla

oKonsumo Mjaft Kalori por Jo TeperMbaj nje balance mes te kalorive qe merr dhe ato qe harxhon – me fjale te tjera mos ha me shume ushqim se sa i duhet dhe perdor trupi jua. Sasia mesatare e rekomanduar qe lejohoet eshte 2000 kalori por kjo varet nga mosha juaj, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj.

oHa Nje Mori Te Gjere Ushqimesh.Te hash shendetshem eshte nje rast per ju qe te zgjeroni morine e zgjedhjeve – duke provuar ushqime te ndryshme e vecanarisht perime, frutat dhe produktet e drithrave te plota – ushqime qe zakonisht nuk i keni ngrene me pare.

o Mbaj Porcionet Mesatare. Vecanarisht tek ushqimet me shume kalori. Ne vitet e fundit madhesia e servimit me ushqim eshte rritur shume e vecanarisht ne restorane. Nese ju servohet nje pjate e madhe me ushqim ne ndonje restorant ateher ndaje ate me dike qe ke afer apo – edhe me mire – porosit pjat mesatare ose te vogel.

o Ha Shume Fruta, Perime, Drithera dhe Bime Bishtajore Ushqime te larta me karbohidrate komplekse, fiber, vitamina dhe minerale, me pak yndyr dhe pa kolesterol. Mundohu te gjesh prodhime sa me te freskta.

Page 14: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Keshilla

oPi Me Shume UjeTrupi jone eshte 75% uje. Dhe uji eshte nje pjes e vitale e dietes se shendetshme. Uji ndihmon te pastrojme sistemin tone, vecanarisht veshket dhe fshikezen urinare , nga toksinat dhe mbeturinat. Shumica e njerezve e kalojne jeten e tyre te dehidruar.

oKufizo Ushqimet Me Sheqer, Kripe Dhe Produktet E Drithrave Te RafinuaraSheqeri i shtohet nje sasie te madhe ushqimeve qe prodhohen. Gjate nje viti vetem nje kanace me soda (coca cola) qe ka 160 kalori, mund te shtoj peshen tuaj per 7 kilograme!

o Mos U Be Polic i UshqimeveJu mund te knaqeni me embelsirat qe pelqeni dhe ushqimet e skuqura ne nje mase perderisa ato jane pjese e rastesishme (here pas here) e dietes tuaj te shendetshme. Ushqimi eshte burim i mire i knaqesise dhe knaqesia eshte e mire per zemren tuaj!

o LevizNje diet e shendetshme permireson energjine dhe ndjenjen e mireqenies tuaj gjersa zvoglon rrezikun tuaj ndaj shume semundjeve. Nese shtoni aktivitetin fizik dhe ushtrimet do te bej qe plani i te ushqyerit te shendetshem te funksionoj edhe me mire.

Page 15: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Pse eshte i rendesishem aktiviteti fizik?• Mjaftojnë pesë minuta aktivitet fizik në

natyrë në ditë, për të përmirësuar shëndetin mendor, si dhe për të garantuar një sistem më të mbrojtur imunitar.Është ky rezultati i një studimi epidemologjik, i cili për herë të parë ka treguar kushtet dhe ambientin ku aktiviteti fizik është më i dobishëm.Studimi anglez ka treguar se si 5 minuta lëvizje në natyrë, si vrap, ecje me biçikletë etj, mund të rrisin vetëbesimin dhe mirëqenien, duke reduktuar zhvillimin e sëmundjeve mendore, depresionin dhe ankthi. Shume persona me moshë, gjini dhe jetë të ndryshme, tregojne se si aktiviteti fizik në natyrë, me gjelbërim, pranë liqeneve etj, janë një terapi e vërtetë kundër problemeve psikologjike.

Page 16: Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe

Ha per te jetuar , mos jeto per te ngrene!