Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

25
TATIMET KRYESORE NE SISTEMIN TATIMOR SHQIPTAR (financa 1) Legjislacioni Tatimor Regjimi i tatimeve dhe tarifave ne Republiken e Shqiperise konsiston ne nje pakete ligjesh, direktivash, rregulloresh, marreveshtje tatimore me vendet e tjera, te cilat japin nje pasqyre te plote te te gjitha llojeve, niveleve, perllogaritjeve, procedurave si dhe metodikat dhe format e kontrollit tatimor te taksave, te perfshira ne sistemin tatimor shqiptar. Legjislacioni tatimor eshte subjekt i amendimeve dhe ndryshimeve te vazhdueshme si pasoje e zhvillimeve te shpejta te ekonomise. Informacion me te detajuar do te gjeni ne faqen e internetit (www.tatime.gov.al ) Niveli i Taksave Personat juridike/fizike ne Republiken e Shqiperise jane subjekt te taksave te meposhtme: Taksa Norma e Takses Tatimi mbi Fitimin 10 % Tatimi mbi te ardhurat personale 10 % Tatimi mbi Burimin 10 % Tatimi mbi Vleren e Shtuar 20% Tatimi mbi Fitimin

description

Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Transcript of Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Page 1: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

TATIMET KRYESORE NE SISTEMIN TATIMOR SHQIPTAR(financa 1)

Legjislacioni Tatimor

Regjimi i tatimeve dhe tarifave ne Republiken e Shqiperise konsiston ne nje pakete ligjesh, direktivash, rregulloresh, marreveshtje tatimore me vendet e tjera, te cilat japin nje pasqyre te plote te te gjitha llojeve, niveleve, perllogaritjeve, procedurave si dhe metodikat dhe format e kontrollit tatimor te taksave, te perfshira ne sistemin tatimor shqiptar.

Legjislacioni tatimor eshte subjekt i amendimeve dhe ndryshimeve te vazhdueshme si pasoje e zhvillimeve te shpejta te ekonomise. Informacion me te detajuar do te gjeni ne faqen e internetit (www.tatime.gov.al)

Niveli i Taksave

Personat juridike/fizike ne Republiken e Shqiperise jane subjekt te taksave te meposhtme:

Taksa Norma e Takses

Tatimi mbi Fitimin 10 % Tatimi mbi te ardhurat personale

10 %

Tatimi mbi Burimin

10 %

Tatimi mbi Vleren e Shtuar

20%

Tatimi mbi Fitimin

Te gjitha kompanite (te huaja ose jo) te cilat jane te rregjistuara ne regjistrin tregetar dhe paguajne TVSH-ne jane subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidente tatohen vetem per ardhurat te cilat i gjenerojne ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Nje person juridik konsiderohet rezident ne Shqiperi ne qofte se:

a) ka nje vendndodhje te perhershme (zyrat qendrore) ne Republiken e Shqiperiseb) ka qendren efektive te menazhimit te biznesit ne Republiken e Shqiperise.

Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin aktualisht është 10 %.

Page 2: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin nr.7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim.

Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm në Republikën e Shqipërisë njihen si shpenzime ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.Dokumenti i përdorur si bazë për justifikimin e shpenzimit, për efekt tatimor, është: fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i përpiluar dhe lëshuar, në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të legjislacionit tatimor.

Tatimi mbi Vleren e Shtuar

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:

a. për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisëb. për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kufiri minimal i regjistrimit është 8 milion lekë (për vit kalendarik) ose ndonjë shumë tjetër e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në bazë te pikes 5 të këtij neni.

Te gjithe personat juridike/fizike te cilet kane aktivitet eksporti ose importi jane te detyruar te rregjistrohen per qellim pagimin e TVSH-se.Janë të detyruar të regjistrohen gjithashtu edhe çdo subjekt tjetër si individët, organet e pushtetit qendror e lokal, organizatat shoqërore, politike, ndërkombëtare, misionet diplomatike, etj. që kryejnë aktivitete import-eksporti, pavarësisht nga qarkullimi. Për çdo subjekt që kryen import-eksporte veprimet doganore bëhen vetëm pasi ai të ketë paraqitur origjinalin ose kopjen e noterizuar të Çertificatës së Numrit të Identifikimit për Personin e Tatueshëm (NIPT).Xhiro totale perllogaritet ne baze te cmimit total te paguar nga bleresi, duke perfshire edhe pagesat e taksave dhe denimeve (gjobave).

Formulari i deklarimit dhe pageses se TVSH plotësohet në dy kopje dhe paraqitet nga personi i tatueshëm në degën përkatëse të bankes, me të cilat DPT ka lidhur marëveshje per pranimin e pagesave të TVSH, brenda 14 ditëve pas përfundimit të periudhes tatimore.

TVSH zbatohet në masën 20 për qind, përveç rasteve kur në ketë ligj përcaktohet ndryshe. Jane te perjashtuar nga nga pagesa e TVSH-se

Page 3: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Furnizimi i shërbimeve financiare

Furnizimet e arit, bankënotave a monedhave për Bankën e Shqipërisë

Furnizimi i pullave te postës për përdorim për shërbime postare ose pulla të ngjashme

Furnizimi i bërë nga një organizatë jofitimprurëse kundrejt pagesës së reduktuar është një furnizim i përjashtuar sipas kushteve te percaktuara ne nenin 24 etj

Vlera e tatueshme e furnizimit eshte shuma totale e paguar per ate furnizim, pervec rasteve qe percakton ndryshe ne ligjin nr. 7928, date 24.04.1995.

Tatimi ne Burim

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jo-fitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë:

Interesat 10%

Ndarjet e fitimit 10%Pagesa per sherbime teknike, sherbimet e manaxhimit, sherbimet financiare etj 10%

Pagesat per qerate 10%

Dividentet 10%Pagesat per te drejtat e autorit dhe pronesise intelektuale, etj 10%

Baza e Tatueshme

Te ardhurat e tatueshme percaktohen bazuar ne te bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin nr.7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim. Fitimet ose te ardhurat neto te tatueshme eshte diferenca midis te ardhura ve dhe shpenzimeve te zbritshme. Viti tatimor korespondon me vitin kalendarik duke filluar me 1 Janar dhe mbaruar me 31 Dhjetor.

Shpenzime te zbritshme

Page 4: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Si ne vendet e tjera te rajonit, shpenzimet e zbritshme nga taimet jane ato te cilat te cilat shkaktojne te ardhura, sigurojne dhe mirembajne te ardhurat e tatueshme. Shpenzimet jane te zbritshme ne qofte se:

Ato behen nga ana e veprimtarise ekonomike nga te cilat gjenerohen te ardhura ose ne qofte se ato jane te lidhura me menaxhimin e zakonshkem te aktivitetit te biznesit taksapagues.

Ato jane te shoqeruara nga dokumentacion i mjaftueshem qe konfirmojne destinacionin e ketyre shpenzimeve

Ato reflektohen ne librat e llogarise duke zvogeluar assetet neto

Tatimi mbi te Ardhurat Personale

Te gjithe individet, rezidente ne Shqiperi tatohen per te gjithe te ardhurat e gjeneruara kudo ne bote, ndersa jo-rezidentet tatohen vetem per te ardhurat e gjeneruara brenda kufirit te territorit shqiptar.

TATIMIN MBI TË ARDHURAT PERSONALE NGA PUNËSIMIE ardhura e tatueshme(në muaj)

Përqindje

Mbi (lekë) Deri në (lekë)

0 10 000 0 për qind 10 001 + 30 000 + 10 për qind të shumës mbi 10 000 lekë 30 001 + Më tepër 10 për qind të shumës mbi 0 lekë

AKCIZA

Mallrat e tatueshme me akcizë në Republikën e Shqipërisë, janë si në tabelën e mëposhtme.

Kodi NK PËRSHKRIMI SHKALLA TATIMORE

I KAFE09 01 11 0009 01 12 00

Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo 50 lekë/kg

09 01 21 0009 01 22 00

Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo 100 lekë/kg

09 01 90 Lëkura dhe lëvoret e kafesëZëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe

50 lekë/kg

21 01 1121 01 12

Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.)

250 lekë/kg

II LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE

Page 5: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

20 09 Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë ëmbëlsuese

2 lekë/litri

22 02 Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave

2 lekë/litri

III BIRRË, VERË, ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE22 03 Birrë e bërë nga malto

- nga prodhues vendas e të huaj me sasi <= 200 000 hektolitër/vit

- Nga prodhues vendas e të huaj, me sasi > 200 000 hektolitër/vit

30 lekë/litri

40 lekë/litri22 04 Verë dhe verërat e gazuara, shampanjë, musht rrushi

- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi <= 10 000 hektolitër/vit

- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi > 10 000 hektolitër/vit

20 lekë /litri

35 lekë /litri

22 05 Vermut e verëra të tjera të përgatitura nga bimë ose substanca aromatizuese

- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi <= 300 hektolitër/vit

- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi > 300 hektolitër/vit

20 lekë /litri

35 lekë /litri

22 06 Të tjera pije të fermentuara (p.sh. cider, cider dardhe, hydromel); përzierje të pijeve të fermentuara dhe pijeve joalkoolike të papërmendura diku tjetër 20 lekë /litri

22 07 10 00 Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike ndaj volumit prej 80 për qind ose më tepër 400 lekë/litri

22 07 20 00 Alkool etilik i denatyruar 022 08 Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit mbi 12 për

qind.- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi <=20 000 hektolitër/vit.- nga prodhues vendas e të huaj, me sasi>20 000 hektolitër/vit

150 lekë /litri

200 lekë /litri

Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit deri në 12 për qind

70 lekë /litri

22 08 20 29 Raki 100 lekë /litriIV DUHAN DHE NËNPRODUKTET E TIJ24 02 10 00 Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan 2 240 lekë/kg24 02 20 Cigare që përmbajnë duhan 40 lekë/paketa24 02 90 Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani 2 240 lekë/kg24 03 Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit,

duhan i homogjenizuar ose i rindërtuar, ekstrakte dhe esenca prej duhani

1 500 lekë/kg

V NËNPRODUKTET E NAFTËSVajra të lehta (benzinë dhe benzol)Benzinë dhe benzol pa plumb, me përmbajtje plumbi jo më

Page 6: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

27 10 11 4127 19 11 4527 10 11 49

27 10 11 5127 10 11 59

tepër se 0,013gr/litër- Me më pak se 95 oktan- Me 95-98 oktan- Me 98 e më shumë oktanBenzinë me plumb, me përmbajtje plumbi më tepër se 0,013 gr/litër- Me më pak se 98 oktan- Me 98 e më shumë oktan

37 lekë /litri

50 lekë /litri

27 10 19 11 deri27 10 19 2927 10 19 21

Vajgurët

Karburantet, tip vajguri

20 lekë/litri

0

27 10 19 31 deri27 10 19 49

Vajra të rënda (gazoil)75 për qind por jo më shumë 37 lekë për litër dhe jo më pak se 17 lekë për litër.

27 10 19 51 deri27 10 19 69

Vajra të rënda si lëndë djegëse (lëndë djegëse, solar, mazut) 13 lekë /kg

27 10 19 71 deri27 10 19 99

Vajra lubrifikante dhe vajra të tjera 40 lekë/ kg

27 13 11 0027 13 12 00

Koks nafte dhe vajra të tjera 1 lek/kg

27 13 20 00 Bitum nafte 5 lekë/kg 27 13 90 Mbetje të vajrave të naftës dhe të mineraleve bituminoze

(bitumen)5 lekë/kg

27 14 90 00 - Të tjera (bitum dhe asfalt natyror; asfaltet dhe gurët asfaltikë)

5 lekë/kg

27 15 Përzierje bituminoze të bazuara në asfaltin natyror, në bitumen e naftës, në katranin minerar, ose në terpentinën e katranit mineral (masticet bituminoze)

5 lekë/kg

29 0129 02

Hidrokarbure aciklike dhe ciklike përfshirë (etilen, benzen, toluol, ksilol)

5 lekë/kg

34 03 19 9134 03 99 10

Preparate për lubrifikimin e makinerive, pajisjeve dhe automjeteve

40 lekë/kg

VI ARTIKUJ KOZMETIKË, PARFUMERI DHE TUALETI

33 03 00 10 Parfume 60 për qind33 03 00 90 Ujëra tualeti 60 për qind33 07 20 00 Deodorante 60 për qind

Akciza është e rimbursueshme për:

Page 7: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

për lëndët djegëse të përdorura nga subjektet, të cilat ndërtojnë burime të prodhimit të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar jo më pak se 5 MW për burim, për nevojat e veta apo për shitje,

për lëndën djegëse të konsumuar në serrat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasitë e produktit final, të shitur me faturë TVSH-je

TAKSAT NACIONALE

1. NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Taksat portuale paguhen për një periudhë njëmujore nga anijet, të cilat kryejnë veprimtari tregtare, sa herë që prekin portet dhe radat e Republikës së Shqipërisë.

NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

LLOJI I TAKSAVE PORTUALE Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve

për një muaj

Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve

për një vit

Taksë e anijes: EURO EUROPër anije që kanë tonazh deri në 50 NRT 10 30

Për anije që kanë tonazh nga 51 NRT deri në 500 NRT

0,5 1

Për anijet mbi 501 NRT 1,0 2

Për anijet traget, pasagjerë dhe Ro-Ro 1,505

Për anijet turistike, sportive, jahte 0,10Krujzera 0,4Taksë feneri:

0,1për të gjitha anijet

Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitenerisë së porteve dhe autoritetet e tjera:

Për të gjitha anijet pa përjashtim 0,40

Taksat portuale paguhen para nisjes së anijes nga porti. Anijet e huaja i paguajnë taksat portuale në valutë lirisht të konvertueshme, kurse anijet e personave juridikë ose fizikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë paguajnë në valutë ose në lekë.

Page 8: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

2. TAKSAT PËR SHËRBIMET KONSULLORE

Taksat për shërbimet konsullore vilen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera në varësi të tyre sipas përcaktimeve të bëra në Ligj.

Taksat për lëshimin e vizave dhe dokumenteve të udhëtimit:

1. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit : 2000 lekë

2. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë 50 EURO

3. Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 EURO

4. Për leje kalimi 200 lekë

5. Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 EURO

6. Taksa e vizës për shtetasit e huaj Reciprocitet

Për shtetasit e huaj, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike, nëpërmjet shoqërive turistike, taksa e vizës është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror.

Për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, taksa e hyrjes është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror..

Për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike, taksa e hyrjes është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror.

Turistët individualë njëditorë dhe ata të organizuar në grupe turistike njëditorë nuk paguajnë taksë vize ose taksë hyrjeje.

II. Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

1. Çertifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 30 EURO2. Çertifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj Reciprocitet3. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit

Page 9: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

shqiptarë 30 EURO4. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj Reciprocitet5. Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë 10 EURO6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë nga Ministria e Punëve të Jashtme 200 lekë1. Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 20 EURO8. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj Reciprocitet

III. Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë

1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamentevekontratave, garancive dhe prokurave të posaçme ngapërfaqësitë 20 EURO/ faqe

2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 EURO/ faqe3. Përkthimi i dokumenteve 10 EURO/ faqe

Shënim: Me termin përfaqësi kuptohet përfaqësia diplomatike ose konsullore jashtë shtetit.

Taksa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit.

Page 10: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

3. TAKSA E QARKULLIMIT TE AUTOMJETEVE TE HUAJA

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen degët e doganave në pikat e kalimit kufitar. Personat në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjete me targë të huaj, pajisen nga degët e doganave me një vërtetim hyrje.

Automjetet e huaja përjashtohen nga pagesa e taksës së qarkullimit për 60 ditë qëndrimi në vit në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe paguajnë vetëm 1 euro në çastin e daljes. Për çdo ditë qëndrimi mbi këtë periudhë, taksa e qarkullimit llogaritet, si më poshtë:

NE EURO

1. Për autoveturat me më pak se 8+1 ndenjëse, përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit, për çdo ditë ose pjesë të ditës……1 2. Për autoveturat me 8+1 ndenjëse, përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit, për çdo ditë ose pjesë të ditës……………………. 2 3. Për autobuzët e udhëtarëve taksa caktohet në bazë të reciprocitetit.4. Për kamionët, rimorkiot dhe automjetet e tjera të transportit të mallrave, taksa caktohet në bazë të reciprocitetit.5. Për automjetet që kalojnë pa ngarkesë, caktohet në bazë të reciprocitetit.

4.TAKSA E IMPORTIMIT TE AUTOMJETEVE TE PERDORURA

Agjent tatimor për vjeljen e taksës së importimit të automjeteve të përdorura janë degët e doganës në pikat e kalimit te kufirit. Kjo taksë paguhet nga importuesi i automjetit në momentin e zhdoganimit të tij.

Taksa e importit të mjeteve të përdorura caktohet, si më poshtë:

Për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi:a) autoveturat 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë;b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë,

furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 128 000 (njëqind e njëzet e tetë mijë) lekë;

c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 160 000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë;

d) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 64 000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë. Për mjetet me më pak se 10 vite përdorimi:

a) autoveturat 40 000 (dyzet mijë) lekë;b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë;c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë;ç) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 48 000 (dyzet e tetë mijë) lekë.

Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

Page 11: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit;- “Taksa fikse” për çdo autoveturë me benzinë është 20 000 (njëzet mijë) lekë,

ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.- “Cilindrata e motorit” është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur

në centimetër kub (cm3).- “Koeficientët e viteve të përdorimit” janë si më poshtë:i) deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0,0016;ii) mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0,0024;iii) mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0,0029;iv) mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0,0032;v) mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0,0048.

Me “vite përdorimi” kuptojmë diferencën ndërmjet vitit, kur mjeti hyn për qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit.”.

5. TAKSAT E PAJISJES ME LEJE DREJTIMI PER DREJTIMIN E AUTOMJEVE

Detyrimi i pagimit të kësaj takse lind në momentin e dhënies së dëshmisë se aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj takse

- Kategoria (A deri D, BE, CE, DE): 2000 – 4500 Leke

7. TAKSA E PERDORIMIT TE APARATURAVE RADIOTELEVIZIVE

Kjo taksë paguhet për marrësit radiofonikë dhe televizivë individuale që janë në gjëndje teknike të marrin programe të radios ose të televizionit.

Norma e takses varion ne vlerat 100 – 400 Leke

8. TAKSA PER PERDORIMIN E NUMRIT TELEFONIK (KABLLORE E CELUALAR)

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen operatoret perkatës të numrit telefonik dhe paguhet brënda tremujorit të parë të çdo viti.

Norma e takses varion ne vlerat 200 - 700 Leke

9. TAKSA PËR VEPRIMET DHE SHËRBIMET QË KRYHEN NGA ADMINISTRATA GJYQËSORE, MINISTRIA E DREJTËSISË,NOTERIA, ZYRAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TËPALUAJTSHME, PROKURORIA DHE ZYRAT E GJENDJES CIVILE

Me vjeljen e këtyre taksave ngarkohen Ministria e Drejtësisë, organet gjyqësore, Prokuroria, Zyrat e noterisë dhe Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Lloji i Takses Masa e takses (ne leke)

Page 12: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

A .Taksa për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore e prokuroria

100 – 1500 leke

B. Taksë për veprime që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor -ekzekutim vendimesh, lajmerime, etj-kundrejt personave juridike dhe shtetasve

100 – 750 leke 3 – 7 %

C. Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat noteriale

100 – 1000 leke

Ç.Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

50 – 300 leke

10. TAKSA E REGJISTRIMIT NE ARSIMIN E LARTE

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta. Këto taksa arkëtohen jo më vonë se 30 dite nga data zyrtare e fillimit të vitit të ri shkollor, për çdo vit arsimor.

Vlera e kesaj takseje eshte 200 Leke ne vit

11. TAKSAT PËR SHËRBIMET E RADIOKOMUNIKACIONIT

Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve është takse vjetore dhe arkëtohet deri ne diten e fundit te tremujorit të pare të vitit.

Taksat për shërbimet private të radiokomunikacionitI. Shërbimi aeronautik: 3000 – 80000 Leke/vit

II. Shërbimi detar: 500 – 10000 Leke/vit

III. Shërbimi satelitor: 15000 – 1200000 Leke/vit

IV. Shërbimi i lëvizshëm në tokë:

1. Shërbim i lëvizshëm (PMR), në brezin 146 MHz deri në 470 MHz

A. Sisteme dupleks e gjysmëdupleks me gjerësi kanali deri 12,5 Khz :

Zona e shërbimit Lidhje midis dy Lidhje stacioni fiksstacioneve përsëritës(fiks)

me stacion të lëvizshëmdhe/ose stacion i lëvizshëm me stacion të lëvizshëm

Page 13: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

deri në 15 km 15 000 lekë në vit 10 000 lekë në vitmbi 15 deri në 40 km 25 000 lekë në vit 20 000 lekë në vitmbi 40 deri në 80 km 55 000 lekë në vit 40 000 lekë në vitmbi 80 km 80 000 lekë në vit 65 000 lekë në vit

2. Sistem “trunk” kombëtar: 100000 – 150000 Leke/vit

3. Sistemi “trunk” rajonal: 30000 – 40000 Leke/vit

4. Sistem TETRA: 20000 – 50000 Leke/vit

V. Shërbimi fiks për operatorët e telekomunikacioneve:Lidhje dydrejtimshe:Sistem në brezin deri 80 MHz 80 000 lekë në vit për çdo kanal 3 kHzSistem në brezin 80 deri në 500 MHz 40 000 lekë në vit për çdo kanal 25 kHzSistem në brezin 500 deri në 1000 MHz 25 000 lekë në vit për çdo kanal

200 kHz 50 000 lekë në vit për çdo kanal mbi

200 kHz.

Sistem në brezin mbi 1000 MHz

a) analog: 30 000 – 60000 Lekë/vit

b) dixhital: 5000 – 50000 Leke/vit

Taksat për shërbimet publike të radiokomunikacioneve

1. Shërbimi fiks tokësor

- Për përdorim joekskluziv të frekuencave:Sistem analog (radio-rele) 3 000 Lekë/vit për çdo kanal telefonik 3 kHz

Sistem dixhital (radio-rele) 1 500 lekë/vit për çdo kanal telefonik 64 kHzSistem dixhital (radio-rele) 20 000 lekë/vit për çdo link 2 Mbit/sekSisteme radio të telefonisë rurale 1 000 lekë/vit për çdo kanal telefonikSistem Ëireless ne 3.5 GHz 100.000 Leke per çdo 1 MHzSistem Ëireless ne 10.5GHz 60.000 Leke per çdo 1 MHzSistem Ëireless mbi 10.5GHz 40.000 Leke per çdo 1 MHz

Page 14: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Per sistemet Wireless vendosen taksat si me poshte :Ne 3.5 GHz 200.000 Leke per çdo 1 MHzNe 10.5 GHz 150.000 Leke per çdo 1 MHzMbi 10.5 GHz 100.000 Leke per çdo 1 MHz

- Shërbim publik telefonik i lëvizshëm 150 000 Lekë në vit( GSM,EGSM,DCS 1800,Imt-2000) për çdo kanal 200 kHz

- Shërbim internet

Lidhje me sistem satelitor 10 000 Lekë/vit për çdo njësi 64 kb/sLidhje me sistem radio-rele 1 500 Lekë/vit për çdo njësi 64 kb/s

12. TAKSAT VJETORE PËR SHËRBIMET E TRANSMETIMEVE RADIO E TELEVIZIVE

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT). Llogaritjet teknike të taksës bëhen nga KKRT sipas lidhjes Nr.9 te ligjit.

Për transmetuesit ose përsëritësit televizivë analogë tokësorë, radio FM tokësore, radio AM të operatorëve privatë radio e televizivë, kombëtarë e vendorë:

1. Për çdo transmetues ose përsëritës televiziv analogjik tokësor, bazuar ne fuqine e rrezatuar: 1500 – 60000 Leke/vit2. Për çdo transmetues ose përsëritës radio FM tokësore, bazuar ne fuqine e rrezatuar: 300 – 12000 Leke/vit

13. TAKSA E KALIMIT ME AVION TE KUFIRIT SHTETEROR TE RSH

Kjo taksë paguhet në momentin e blerjes së biletës nga udhëtari me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë

Norma e takses fikse eshte 10 €

14. TAKSA E PAJISJES ME PASAPORTE LUNDRIMI

Page 15: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

Pasaporta e lundrimit është dokument identifikimi i pjesetarëve të ekuipazheve të anijes ose personave të tjerë që mund të punojnë dhe udhëtojnë me këto anije.

Norma e takses fikse eshte 750 Lekë/person

15. TAKSA VJETORE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË PESHKIMIT

Detyrimi për pagimin e kësaj takse lind në momentin e marrjes së lejes për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit. Lejet për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit jepen mbasi të jetë paguar taksa përkatëse.

Leke/vitI. Peshkimi detar (për 1 anije)1. Peshkimi detar fundor: 40000 - 80000

2. Peshkimi pellagjik me tratavolante: 20000 - 40000

3. Peshkimi pellagjik me rrethime: 10000 - 30000

4. Peshkimi pellagjik dhe fundor: 40000 - 90000

5. Peshkimi me mjete selektike dhe trata fundore: 15000 - 80000

6. Peshkimi i molusqeve bivalvore 60 000(i autorizuar)

II. Peshkimi artizanal me mjete të lehta: 5000 - 20000

III. Peshkimi sportiv në det me mjete lundruese (për 1 mjet) 40000 IV. Akuakultura: 1000 - 10000

16. TAKSA E AKTEVE DHE E PULLES Shtetasit për çdo dokument të lëshuar nga zyrat e gjëndjes civile janë të detyruar të paguajnë kete taksë.

Norma e takses eshte 50 – 700 Leke

Page 16: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

17 .TAKSA E RENTES MINERARE caktohet sipas ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqiperise “. Pagesa vjetore per nje leje shfrytezimi minerar ka si vlere minimale ekuivalentin ne leke te 3000 frangave zvicerane dhe ne vlere maksimale ekuivalentin te 10000 frangave zvicerane per nje km 2

18. TAKSA E KALIMIT TE SE DREJTES SE KALIMIT TE PRONESISE

Kjo takse aplikohet per çdo ndryshim te pronesise se mjeteve. Taksa e kalimit te pronesise vilet ne momentin kur dokumenti i kalimit te pronesise (me aktin noterial te shitjes, dhurimit e te tjera te ngjashme me to) paraqitet per veprim ne Drejtorite Rajonale te Transportit Rrugor per pajisjen me lejen e re te qarkullimit te mjetit.

Për pasurinë e luajtshme (automjete) është në masën 2% të vlerës së pasurisë së kaluar dhe paguhet në çastin e kryerjes.

19. TAKSA VJETORE E QARKULLIMIT RRUGOR TE MJETEVE

Nr. Tipi i Mjetit Masa e taksës në lekë

1 Ciklomotorë …2 Motomjete 5003 Autoveturë: 7000 - 35000

4 Automjet transport i perzier : 26000 - 37000

5 Kamionë : 46000 - 92000

6 Autobuz : 34000 - 53000

7 Automjet për përdorim të veçantë : 37000 - 92000

8 Automjet për transport të veçantë : 37000 - 106000

9 Tërheqës rrugor 50.00010 Autokamp 46.00011 Rimorkio : 5000 - 17000

12 Gjysem rimorkio : <= 7000 kg dhe > 7000 kg 36.00013 Makina bujqësore : 2000

14 Makina teknologjike : 20000 - 54000

15 Mjete rrugore të veçanta : 37000 - 92000

Page 17: Tatimet Kryesore Ne Sistemin Tatimor Shqiptar

20. TAKSA E KARBONIT caktohet në masën 0,5 lekë për litër për benzinën dhe benzolin dhe 1(një) lek për litër për gazoilin.

21. TAKSA PER AMBALAZHIMIN PLASTIK caktohet në masën: a) 2 lekë për copë për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra; b) 1 lek për copë për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose më pak se 1,5 litra.

22. TAKSA PER REGJISTRIMIN E LOJRAVE TE FATIT, KAZINOVE PER GARAT SPORTIVE QE ZHVILLOHEN NE HIPODROM

Taksa per regjistrimin e lojrave te fatit, kazinote dhe per garat sportive qe zhvillohen ne hipodrom paguhet vetem njehere ne momentin e fillimit e veprimtarise dhe te regjistrimit te saj.

Lloji i Takses Masa e TaksesPër lojrat e fatit si lojra aritmetike, lojra fati sportive, llotari dhe lojra elektronike me fitim

10.000.000 Lekë

Për kazinotë 1.000.000.000 Lekë

Për garat sportive që zhvillohen në hipodrom

20.000.000 Lekë