Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

745
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Përmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar L I G J Nr. 8560, datë 22.12.1999 PER PROÇEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: V E N D O S I : K R E U I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton parimet bazë të organizimit dhe të funksionimit të sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë, të proçedurave të vendosjes, ndryshimit dhe të heqjes së tatimeve e taksave kombëtare e vendore, të përcaktimit të statusit juridik të tatimpaguesve, të autoriteteve tatimore, të agjentëve tatimorë e të pjesmarrësve të tjerë në marrëdhëniet që rregullohen nga legjislacioni tatimor, të përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të përdorimit të masave shtrënguese për mbledhjen e tatimeve e taksave kombëtare dhe kushtet bazë për mbledhjen e tatimeve e taksave vendore, të mbajtjes së llogarive për tatimet, të përgjegjësisë për shkeljet tatimore dhe për apelimet ndaj veprimeve (ose mosveprimeve) të organeve tatimore dhe punonjësve të tyre. Neni 2 Sistemi tatimor

Transcript of Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Page 1: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I G JNr. 8560, datë 22.12.1999

PER

PROÇEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI IREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

V E N D O S I :

K R E U I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

QëllimiKy ligj përcakton parimet bazë të organizimit dhe të funksionimit të sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë, të proçedurave të vendosjes, ndryshimit dhe të heqjes së tatimeve e taksave kombëtare e vendore, të përcaktimit të statusit juridik të tatimpaguesve, të autoriteteve tatimore, të agjentëve tatimorë e të pjesmarrësve të tjerë në marrëdhëniet që rregullohen nga legjislacioni tatimor, të përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të përdorimit të masave shtrënguese për mbledhjen e tatimeve e taksave kombëtare dhe kushtet bazë për mbledhjen e tatimeve e taksave vendore, të mbajtjes së llogarive për tatimet, të përgjegjësisë për shkeljet tatimore dhe për apelimet ndaj veprimeve (ose mosveprimeve) të organeve tatimore dhe punonjësve të tyre.

Neni 2

Sistemi tatimorSistemi tatimor i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh tatimore, nga marrëveshjet tatimore me vendet e tjera, nga udhëzimet, rregulloret, metodat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, nga kushtet për të siguruar pagimin e tyre, si dhe format e metodat e kontrollit të tatimeve dhe imponimin e përgjegjësisë për shkeljen e legjislacionit tatimor.

Neni 3

Baza ligjoreTë gjithë personat janë të detyruar të paguajnë tatime e taksa të vendosura me ligj dhe me vendime të pushtetit vendor, të nxjerra në përputhje me të, për aq sa ata janë tatimpagues. Askujt nuk mund t’i kërkohet të paguajë tatime nëse ato nuk janë të vendosura me ligj.

Page 2: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 4

Përkufizimi i tatimitTatimi është një pagesë në Buxhetin e Shtetit (më poshtë ‘’buxhet’’) me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesë të vonuar të përcaktuara në ligj.

Neni 5

Përkufizimi i taksaveTaksa është një kontribut i kërkuar për t’u paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim publik.

Neni 6

Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë1. Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga ligjet për tatimet e taksat kombëtare dhe ato vendore.2. Në tatimet dhe në taksat kombëtare përshihen :a) Tatimi mbi vlerën e shtuarb) Tatimi mbi të ardhuratc) Akcizatç) Taksa vendore për biznesin e vogëld) Taksat kombëtaredh)Të ardhurat nga lojrat e fatit 3. Në tatimet dhe taksat vendore përfshihen :a. Tatimi mbi pasurinë;b. Taksat vendore;4. Të ardhurat nga tatimet dhe taksat kombëtare dhe vendore shpërndahen midis buxhetit kombëtar e atij vendor, në përputhje me ligjin ‘’Për Buxhetin e Shtetit’’. 5. Detyrimet tatimore llogariten në formë monetare dhe paguhen në lekë.

Neni 7

Proçedurat e vendosjes, të ndryshimit dhe të heqjes së tatimeve1. Vendosja, ndryshimi apo heqja e një tatimi apo takse kombëtare e vendore bëhet me ligj.2. Vendosja, ndryshimi apo heqja e një takse vendore bëhet me vendim të pushtetit vendor për aq sa legjislacioni tatimor ua lejon atyre këtë.

Neni 8

Nxjerrja dhe zbatimi i rregulloreveDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve propozon dhe Ministri i Financave miraton të gjitha rregulloret e nevojshme për zbatimin e ligjeve tatimore. Këto rregullore do të përfshijnë rregulla që intepretojnë dhe qartësojnë një dispozitë të ligjeve tatimore, do të përshkruajnë proçedurat për mbledhjen dhe zbatimin, krijimin e proçedurave të njoftimit dhe krijimin e rregullave proçedurale.

2

Page 3: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 9

Rregullat administrativeDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të botojë vendime administrative që paraqesin pozicionin zyrtar të saj. Këto vendime administrative janë të detyrueshme për punonjësit e organeve tatimore dhe për tatimpaguesit në të gjithë vendin, me përjashtim të rastit kur gjykata provon që vendimi administrativ bie në kundërshtim me ligjin.

Neni 10

Marrëveshjet ndërkombëtare1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të hyjë në tratativa për marrëveshje ndërkombëtare për mënjanimin e tatimeve të dyfishta, dhe nënshkrimi e miratimi i tyre bëhet sipas Ligjit ‘’Për lidhjen e marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare’’. 2. Për çdo projektligj apo marrëveshje ndërkombëtare që përmban dispozita tatimore, para miratimit të tyre nga Këshilli i Ministrave, merret mendimi zyrtar i Ministrit të Financave.

Neni 11

Përkufizime të tjeraPër qëllime të këtij ligji, përcaktimet e mëposhtme kanë kuptimin si vijon :a. Termi “person” përdoret për çdo “person fizik jotregtar” të përcaktuar sipas Kodit Civil, për çdo “person fizik tregtar” dhe për çdo “person juridik” të themeluar sipas ligjit “Për shoqërite tregtare’’, sipas Kodit Civil apo sipas çdo ligji tjetër të veçantë. b. “Tatimpaguesi” është një person i cili është subjekt i tatimeve dhe/ose taksave.c. “Periudha tatimore” fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor të çdo viti kalendarik.ç. “Vendimi i veçantë ekzekutiv” është një urdhër bllokimi apo një urdhër sekuestrimi, që lëshohet nga organet tatimore. Ai është titull ekzekutiv dhe në rast se nuk paguhet vullnetarisht, ekzekutohet forcërisht nga organet tatimore.

Neni 12

Përfaqësuesi i tatimpaguesit1. Përfaqësuesi i tatimpaguesit është një person që një tatimpagues zgjedh për ta përfaqësuar në lidhje me çështjet tatimore. Zgjedhja bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.2. Përfaqësuesit e tatimpaguesit, të zgjedhur në mënyrë të rregullt, marrin përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe. Tatimpaguesit që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të caktojnë një përfaqësues tatimor në Shqipëri. 3. Fakti, që një përfaqësues bën një gabim në deklarimin dhe pagesën e tatimeve, nuk e shkarkon tatimpaguesin nga përgjegjësia për gabimin.

3

Page 4: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 13

Agjentët tatimorë1. Agjenti tatimor është një person, jo i punësuar në organet tatimore, i cili sipas këtij ligji apo çdo ligji tjetër të sistemit tatimor është përgjegjës për llogaritjen, mbajtjen në burim për një tatimpagues dhe kalimin e tatimeve dhe taksave në buxhet.2. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e tij, agjenti tatimor ka të njëjtin status me tatimpaguesin, nëqoftëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe.3. Agjenti tatimor është i detyruar :a. Të llogarisë, të mbajë në burim për tatimpaguesin dhe të transferojë në buxhet, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur shumat e tatimeve e taksave;b. Të mbajë regjistrime për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e mbajtura dhe të transferuara në buxhet, duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve të veçanta për çdo tatimpagues;c. T’u japë organeve tatimore dokumentacionin e kërkuar për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit të tatimeve e taksave;ç. Të përmbushë të gjithë detyrimet e tjera të përcaktuara nga ligjet tatimore.4. Për mospërmbushje apo përmbushje me mangësi të detyrimeve të tyre të përcaktuara në ligjet tatimore, agjentët tatimore mbajnë përgjegjësi në përputhje me proçedurat e vendosura nga ky ligj dhe aktet e tjera ligjore.

Neni 14

Përgjegjësia tatimore1. Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në veprimtari ose fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshme sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.2. Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në veprimtari ose nuk zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshme dhe i ka paguar të gjitha tatimet, taksat, gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.

K R E U II

ADMINISTRATA TATIMORE

Neni 15

Struktura e administratës tatimoreAdministrata tatimore administron tatimet e taksat në Republikën e Shqipërisë. Administrata tatimore përbëhet nga :a. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;b. Degët e tatimeve në rrethe;c. Komisioni i Apelimit të Tatimeve; d. Zyrat tatimore të pushtetit vendor.

4

Page 5: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 16

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është autoriteti qëndror i vetëm tatimor në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e saj në rrethe janë organet kompetente që zbatojnë dhe administrojnë tatimet. Ajo e ka selinë në Tiranë. 2. Drejtori i Përgjithshëm drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe organet tatimore në rrethe. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Financave dhe përgjigjet para Këshillit të Ministrave dhe Ministrit të Financave.3. Drejtori i Përgjithshëm propozon strukturën dhe organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme dhe të degëve të saj, të cilat miratohen nga Ministri i Financave. Zëvëndësdrejtorët e Përgjithshëm të Tatimeve emërohen nga Ministri i Financave me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Neni 17

Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të TatimeveDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryen detyrat e mëposhtme :a) Organizon dhe drejton veprimtarinë e të gjithë administratës tatimore qëndrore, për të siguruar mbledhjen e detyrimeve tatimore.b) Studion dhe përpunon politikat fiskale të shtetit në periudha të caktuara kohe e nëpërmjet propozimit dhe përgatitjes së projektligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë.c) Siguron një zbatim uniform të ligjeve dhe të rregulloreve që kanë të bëjnë me tatimet.ç) Përgatit udhëzime, metodika, shpjegime dhe opinione për edukimin e tatimpaguesve për zbatimin e legjislacionit tatimor. d) Përgatit projektprogramin e të ardhurave tatimore për vitin pasardhës.dh) Mbledh sistematikisht të dhëna, mbikqyr tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore si dhe përgatit raporte e analiza që kanë të bëjnë me mbledhjen e të ardhurave tatimore.e) Zgjidh konfliktet ndërmjet degëve.ë) Siguron bashkëpunimin e institucioneve të specializuara të kontabilitetit për sa ato janë të lidhura me zbatimin e sistemit tatimor.f) Organizon dhe vë në jetë edukimin profesional dhe trainimin e personelit të organeve tatimore.g) Siguron etikën profesionale brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj.gj) Kryen të gjitha detyrat e tjera të nevojshme për administrimin e drejtë të sistemit tatimor.

Neni 18

Degët e tatimeveDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka degët e veta në rrethe. Kryetari i Degës drejton degën e tatimeve. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Degët e tatimeve pajisin tatimpaguesit me çertifikatë

5

Page 6: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tatimore, hartojnë projektprogramin e të ardhurave tatimore për rrethin, ndjekin dhe përgjigjen për realizimin e programit të të ardhurave tatimore, përpunojnë deklaratat tatimore, përcaktojnë dhe nxjerrin detyrimin tatimor, bëjnë ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit, kryejnë kontrollin e tatimpaguesve dhe mbledhjen e tatimeve, si dhe zbatojnë vendimet e veçanta ekzekutive.

Neni 19 **

Buxheti i administratës tatimoreFondet për administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Degëve të saj në rrethe sigurohen nga Buxheti i Shtetit. Drejtorisë së Përgjthshme të Tatimeve i lihet 1 përqind e shumës vjetore të tatimeve të mbledhura. Jo më pak se 60 përqind e kësaj shume përdoret për investime, për përmirësimin dhe modernizimin e mjediseve, për krijimin e kushteve të punës e të banimit dhe për trainimin e punonjësve të administratës tatimore. Pjesa e mbetur përdoret për shpërblimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të punonjësve në degët e tatimeve në rrethe. Këto fonde shpërndahen nga Këshilli i Tatimeve dhe administrohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.**Përjashtimisht për vitet 2002 dhe 2003, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve autorizohet të përdorë 2 përqind të shumës vjetore të tatimeve të mbledhura gjatë vitit. Nga kjo shumë, 60 për qind përdoren për investime në modernizimin e administratës tatimore dhe pjesa tjetër për shpenzime korrente për shpërblimin e punonjësve dhe fonde operative.

Neni 20

Burimet njerëzore të administratës tatimoreKëshilli i Ministrave vendos kufirin maksimal të numrit të përgjithshëm të punonjësve të administratës tatimore qëndrore, sipas propozimit të Ministrit të Financave. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve bën emërimin dhe shkarkimin e punonjësve të administratës tatimore, në përputhje me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në Kodin e Punës, në ligjin ‘’Për Statusin e Nënpunësit Civil në Republikën e Shqipërisë” dhe në aktet nënligjore në zbatim të tyre.

Neni 21**

Komisioni i Apelimit të TatimeveKomisioni i Apelimit të Tatimeve përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët emërohen nga Ministri i Financave. Nga këta, 3 anëtarë përzgjidhen nga Ministri i Financave, 2 anëtarë përzgjidhen mbi bazën e propozimeve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në konsultim me shoqatat e biznesit, 1 anëtar mbi bazën e propozimeve të shoqatave te ekonomistëve dhe 1 anëtar mbi bazën e propozimit të Ministrit të Drejtësisë. Anëtarët e Komisionit të Apelimit të Tatimeve të jenë të profesionit ekonomist e jurist. Komisioni i Apelimit të Tatimeve është organ i pavarur pranë Ministrit të Financave dhe i pavarur në vendimmarrje. Ai ka në përbërje të tij edhe një sekretar. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Apelimit të Tatimeve është jo më pak se dy vjet, me të drejtë ripropozimi dhe riemerimi. Mënyra e funksionimit të Komisionit të

6

Page 7: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Apelimit të Tatimeve, proçedurat e tij operative, proçedurat e shkarkimit të anëtarëve dhe mënyra e shpërblimit të tyre përcaktohen me rregullore të nxjerrë nga Ministri i Financave. Komisioni i Apelimit të Tatimeve ka gjithë autoritetin e nevojshëm për të shqyrtuar apelimin e tatimeve, duke përfshirë të drejtën për të kryer hetime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara.

Neni 22

Zyrat tatimore të pushtetit vendorTatimet dhe taksat vendore administrohen nga organet e qeverisjes vendore, të cilat kanë në varësi zyrat tatimore të pushtetit vendor. Dispozitat e këtij ligji vlejnë edhe për administrimin e tatimeve e taksave vendore, brenda kompetencës së organeve të qeverisjes vendore.

Neni 23

Marrëdhëniet me organet e tjera shtetërore1. Administrata tatimore kryen detyrat e saj në mënyrë të pavarur nga organet e tjera shtetërore qëndrore apo vendore. Ajo nuk shërben si agjent për organet dhe institucionet e tjera shtetërore dhe nuk ka përgjegjësi për të mbledhur detyrimet dhe gjobat për organet dhe institucionet e tjera shtetërore, përveç rasteve kur me ligj përcaktohet ndryshe.2. Organet e tjera shtetërore janë të detyruara të japin informacione për administratën tatimore sipas kërkesës së saj, për të ndihmuar në zbatimin e legjislacionit tatimor dhe në vendosjen e kontrollit mbi pagimin e tatimeve. Këto organe e kanë të ndaluar të ndërhyjnë në funksionet e administratës tatimore.

Neni 24

Marrëveshjet me autoritetet e huaja tatimoreDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ngarkohet për negocimin dhe administrimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë lidhje me tatimet. Në rastet e mosmarrëveshjeve me autoritetet e huaja tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Shqipërisë, e ngarkuar me detyrën për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje.

Neni 25

Shmangia e konfliktit të interesavePunonjësit e administratës tatimore ndalohen të kontrollojnë dhe të llogarisin tatimet e të afërmëve të tyre. Punonjësit e administratës tatimore nuk mund të përfshihen në kontrolle në rastet kur ekziston një marrëdhënie e drejtpërdrejtë apo tërthore, konflikt interesi ose mosmarrëveshje vetjake ndërmjet tyre dhe tatimpaguesit. Punonjësit e administratës tatimore nuk lejohen të drejtojnë veprimtari private, si dhe të jenë të punësuar në sektorin privat.

7

Page 8: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 26

Masat disiplinore1. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është përgjegjës për dhënien e masave disiplinore ndaj punonjësve të organeve tatimore kur veprimet e këtyre të fundit nuk përbëjnë vepër penale, por janë në kundërshtim me dispozitat e ligjeve tatimore dhe akteve nënligjore. Masat disiplinore merren sipas dispozitave të Kodit të Punës, të ligjit “Për Statusin e nënpunësit civil në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tyre.2. Kur punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ose degëve të tatimeve, konstatohet se kanë kryer një vepër penale, sipas një raporti apo akt kontrolli me shkrim nga i ngarkuari për verifikim, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm e kalon çështjen në prokurori për ndjekje penale.3. Punonjësit e administratës tatimore të cilët abuzojnë me autoritetin e tyre, janë përgjegjës për dëmet që i shkaktojnë tatimpaguesve.

Neni 27

Mbajtja e regjistrimeveAdministrata tatimore regjistron në mënyrë sistematike dhe kronologjike të dhënat e nevojshme për llogaritjen e saktë të detyrimit tatimor. Për këtë arsye, ajo regjistron të gjithë informacionin përkatës të kërkuar nga aktet ligjore e nënligjore ne fuqi, i cili i dorëzohet administratës tatimore drejtpërdrejtë ose tërthorazi.

Neni 28

Sistemi qëndror i të dhënaveDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon sistemin qëndror të të dhënave, i cili përmban të dhënat bazë identifikuese për secilin tatimpagues.

Neni 29

Informimi publikDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka për detyrë t’i shpjegojë publikut përmbajtjen, rolin dhe rëndësinë e ligjeve fiskale, duke përdorur radion, televizionin dhe gazetat. Gjithashtu ajo mund të botojë sqarues, komentarë dhe libra të ndryshëm shpjegues për sistemin tatimor.

K R E U III

PROÇEDURAT E ADMINISTRIMIT TE TATIMEVE

Neni 30

Pajisja me çertifikatë tatimore1. Çdo person e fiton të drejtën të ushtrojë veprimtari ekonomike vetëm pasi të regjistrohet në gjykatë. Pas këtij regjistrimi, ai detyrohen të kërkojë pajisjen me çertifikatë tatimore. Kjo kërkesë paraqitet në degën e tatimeve të rrethit,

8

Page 9: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ku personi ka selinë e veprimtarisë së tij. Mosparaqitja e kërkesës për çertifikatë tatimore nuk e përjashton personin nga përgjegjësia tatimore.2. Për tu pajisur me Çertifikatë Tatimore duhet: a. Personat juridikë e fizikë më qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, së bashku me kërkesën duhet të paraqesin në organet tatimore, përveç vendimit të gjykatës që miraton regjistrimin e tyre, edhe statutin dhe aktin e themelimit, si dhe informacione kontakti për çdo përfaqësues të tatimpaguesit. b. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor nën kufirin e regjistrimit për TVSH-në duhet të paraqesin vendimin e gjykatës që miraton regjistrimin e tyre dhe informacione kontakti për çdo përfaqësues të tatimpaguesit.Organet tatimore duhet të përpunojnë të gjitha kërkesat për çertifikatën tatimore brënda pesë ditëve prej marrjes së kërkesës. 3. Tatimpaguesit e taksës vendore për biznesin e vogël janë të detyruar të përsërisin Çertifikatën Tatimore çdo vit, siç përcaktohet në ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 ‘’Për Taksën vendore për biznesin e vogël’’, ndërsa tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në, regjistrohen vetëm një herë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike.

Neni 31

Tërheqja e çertifikatës tatimoreTërheqja e çertifikatës tatimore bëhet vetëm sipas dispozitave të këtij ligji. Një person i cili vazhdon veprimtarinë pas tërheqjes së çertifikatës tatimore, është subjekt i masave ndëshkuese në bazë të dispozitave të këtij ligji. Kur kushtet që sollën tërheqjen kanë ndryshuar, tatimpaguesi mund të kërkojë të pajiset përsëri me çertifikatë tatimore.

Neni 32**

Çrregjistrimi i tatimpaguesit1. Tatimpaguesit dhe përfaqësuesit e tyre mund të kërkojnë të çregjistrohen nga regjistri tregëtar i gjykatës vetëm nëse kanë paguar detyrimet për tatimet dhe taksat apo kanë dhënë garancitë e kërkuara. Gjykata, duhet të njoftojë organin tatimor përkatës rreth kërkesës për çregjistrim të personit. Nëse brenda 20 ditëve, organi tatimor nuk paraqet kundërshtim me shkrim, gjykata e konsideron të dhënë miratimin e çregjistrimit.2. Në rast kundërshtimi nga organi tatimor, gjykata nuk i kryen veprimet për çregjistrimin. Kundërshtimi tërhiqet vetëm pasi janë paguar tatimet ose janë dhënë garancitë. Nëse organi tatimor nuk pranon të tërheqë kundërshtimin, gjykata duhet ta gjykojë çështjen brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij kundërshtimi.3. **Organet tatimore kanë të drejtë të çregjistrojnë nga regjistri aktiv i tatimpaguesve çdo tatimpagues, kur provohet se ai për çfarëdo arsye në vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari. Në këtë rast, këta tatimpagues mbahen pasive në një regjistër të veçantë të organeve tatimore.4. Çregjistrimi, në çdo rast nuk eliminon detyrimin tatimor ekzistues.

9

Page 10: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 33

Vlerësimi tatimor1. Vlerësimi tatimor është llogaritja që i bën administrata tatimore shumës së detyrimit tatimor si dhe dënimeve administrative e interesave për pagesë të vonuar që detyrohet të paguajë një tatimpagues. Vlerësimi tatimor është detyrim ndaj shtetit, i pagueshëm në buxhet i cili i njoftohet tatimpaguesit me shkrim në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose me shërbim postar.2. Administrata tatimore është e autorizuar të bëjë vlerësim tatimor për çdo detyrim të tatimpaguesve sipas ligjeve tatimore në fuqi mbi bazën e informacioneve të mëposhtëme:a. informacionet që përmbajne deklaratat tatimore të tatimpaguesve; dhe b. materialet e kontrollit dhe çdo informacion tjetër i njohur nga administrata tatimore sipas nenit 36 të këtij ligji. Nëqoftesë një tatimpagues nuk jep informacionin e nevojshëm për një vlerësim tatimor, administrata tatimore ka të drejtën të vlerësoje tatimin mbi bazën e çdo informacioni të vlefshëm të përcaktuar në akte nënligjore.3**Në rastet kur ligjet tatimore nuk kërkojnë pagimin e detyrimeve nëpërmjet deklarimit dhe në rastet kur administrata tatimore bazuar në fakte çmon se vlerësimi tatimor i bërë më parë nuk ka qënë i saktë, ajo mund të bëjë një vlerësim të ri, ku të argumentojë shkaqet e rivlerësimit me përllogaritjet përkatëse dhe ta dërgojë njoftim vlerësimin tek tatimpaguesi sipas pikës 1 të këtij neni. Në rastin e rivlerësimit në rritje të detyrimit tatimor , tatimpaguesit i lihet nje afat sa dyfishi i afatit normal për pagimin e shtesës së detyrimit. Administrata tatimore, në kuptimin e kësaj pike të këtij neni, mund të bëjë një vlerësim ose ndryshojë një vlerësim të bërë më parë derisa periudha kufizuese e përcaktuar në nenin 35 të këtij Ligji nuk ka mbaruar.4. Në rastin kur për një tatim kërkohet deklaratë tatimore, deklarata përcakton detyrimin tatimor të tatimpaguesit dhe ajo konsiderohet të jetë:a) Vlerësim tatimor për një tatim; dheb) njoftim dhe kërkesë për të paguar një tatim në afatin e përcaktuar në ligj.5. Për tatimet e mbajtura në burim, kur një tatimpagues nuk paraqet një deklaratë tatimore, administrata tatimore nuk bën në këtë rast një vlerësim tatimor për detyrimin e tatimpaguesit mbi bazën e informacioneve të tjera. Administrata tatimore në këtë rast e konsideron të bërë vlerësimin tatimor të detyrimit të tatimpaguesit. 6. Kryetari i degës së tatimeve ka të drejtë të nxjerrë një urdhër të veçantë ekzekutiv para datës në të cilën tatimi duhet të paguhet, nëqoftëse ky veprim kërkohet të kryhet për të siguruar mbledhjen e detyrimeve si në rastin e veçantë kur tatimpaguesi mendohet se tenton të bëjë evazion nëpërmjet largimit, transferimit të aseteve tek një person tjetër ose duke ndërmarrë veprime të tjera të cilat rrezikojnë mbledhjen e detyrimeve sidomos kur për të është bërë një vlerësim tatimor. Vlerësimi tatimor i bërë në këtë mënyrë mund të kundërshtohet nga tatimpaguesi përfshirë këtu edhe ankimimin në organet gjyqësore.

10

Page 11: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 34

Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesa për pagimin e detyrimeveTatimpaguesit i jepet njoftim vlerësimi për një detyrim tatimor. Njoftimi për vlerësimin tatimor duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:a) Emrin dhe mbiemrin e tatimpaguesit, si dhe emrin tregtar të tij. b) Numrin e identifikimit dhe kodin fiskal të tatimpaguesit.c) Datën e njoftim vlerësimit.ç) Qëllimin e lëshimit të njoftim vlerësimit, periudhën apo periudhave që ai u referohet.d) Shumën e detyrimit të vlerësuar, dënimet dhe interesat eventuale për pagesë të vonuar. dh) Kërkesën për pagimin e tatimit dhe afatin e pagesës. e) Vendin dhe mënyrën e pagesës së detyrimit.ë) Një përshkrim të arsyeve të bërjes së vlerësimit tatimor.f) Proçedurat e apelimit.

Neni 35**

Parashkrimi i së drejtës për përcaktimin e detyrimit tatimor1. E drejta e organeve tatimore për të kontrolluar dhe për të korrigjuar vlerësimin e një detyrimi tatimor, parashkruhet 5 vjet pas lindjes së detyrimit (koha që tatimi duhej te ishte deklaruar ose paguar, cilido qoftë çasti më i fundit në kohë). Afati i parashkrimit ndërpritet në rastet e mëposhtme:a) Gjatë apelimit të këtij detyrimi.b) Gjatë kohëzgjatjes së garancisë për këtë pagesë tatimore.c) Gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi për këtë detyrim është nën një hetim zyrtar në vazhdim, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.ç) Gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi është i përfshirë në një çështje penale që ka lidhje me këtë detyrim tatimor.2. Pas çdo ndërprerjeje, afati rifillon që nga çasti i ndërprerjes. Në çdo rast, e drejta për të kontrolluar dhe për të korigjuar një vlerësim të një detyrimi tatimor, parashkruhet 15 vjet pas lindjes së detyrimit tatimor.3. Çështjet penale rregullohen sipas afateve të parashkrimit të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Neni 36 **

Metoda alternative të përcaktimit të detyrimit tatimorOrganet tatimore mund të rikarakterizojnë transanksionet për të reflektuar situatën ekonomike reale dhe ato mund të mos marrin parasysh formën e transaksionit për të përcaktuar me saktësi përmbjatjen e tij. Rikarakterizimi i transaksioneve bëhet:a) Kur tatimpaguesi, për një periudhë të caktuar tatimore, nuk ka deklaruar detyrimet e tij tatimore, siç përcaktohet në ligjet e veçanta tatimore.b) Kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion ka mangësi serioze, të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore.

11

Page 12: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c) Kur tatimpaguesit manipulojnë çmimet e shitjes. Në këtë rast organet tatimore marrin për bazë çmimet reale të tregut.Rikarakterizimi i transaksioneve për të reflektuar situatën ekonomike reale të një tatimpaguesi mund të bëhet vetëm me urdhër të kryetarit të degës së tatimeve, në bazë të propozimit me shkrim të inspektorëve të grupit të kontrollit. Përcaktimi i detyrimeve në rastet e mësipermë bëhet siç përcaktohet në udhëzimin në zbatim të këtij ligji dhe ato që përfshijnë përdorimin e koefiçientëve teknikë, vlerësimin dhe zhvlerësimin e pasurisë, standartet industriale, numrin e punonjësve, llojin e klientëve, çmimet krahasuese dhe qarkullimin e mallrave të tatimpaguesve të ngjashëm.Përcaktimi i këtyre treguesve bëhet në mbështetje të ligjeve në fuqi, si dhe informacionin e dhënë nga shoqatat e specializuara të biznesit.

Neni 36/1 **

Arkëtimet dhe pagesatPër çdo transaksion shitblerjeje që e kalon vlerën 1 milion lekë, tatimpaguesit, që shesin dhe ata që blejnë, nuk mund të bëjnë arkëtime ose pagesa në lekë në dorë (cash). Në këtë rast ata janë të detyruar të veprojnë me kalime në llogari bankare.

Neni 36/2 **

Afishimi i çmimeve të shitjesTatimpaguesit, që kryejnë furnizime mallrash ose shërbimesh, janë të detyruar të afishojnë çmimin e shitjes së mallit që ata furnizojnë, ose të shërbimit që ata kryejnë, pavarësisht nga natyra e furnizimit dhe nga statusi i blerësit. Në rastin e shitjeve me shumicë, afishimi nënkupton pasqyrimin e çmimeve të shitjes në një listë të veçantë, e cila hartohet nga tatimpaguesi.

Neni 36/3 **

Shmangiet tatimoreShmangie tatimore quhet çdo veprim i tatimpaguesit, i cili paraqet pamje të rreme të të dhënave të tij identifikuese, me qëllim shtrembërimin e të dhënave të domsdoshme për vlerësimin dhe përcaktimin e detyrimeve tatimore.

Neni 36/4**

Dispozitat e këtij ligji dhe të gjitha dispozitat e ligjeve të tjera tatimore zbatohen edhe në rastin e ushtrimit të veprimtarive ekonomike, që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, por që nuk përbëjnë vepër penale.

Neni 37

Pagimi i tatimeveTatimet janë të detyrueshme për t’u paguar në afatet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore.

12

Page 13: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 38

Vendi i pagimit të detyrimeve tatimore 1. Detyrimet tatimore paguhen në degët apo agjensitë bankare dhe në zyrat postare, organet eprore të të cilave kanë marrëveshje kontraktuale me organet tatimore. Pagesat me valutë të huaj konvertohen në bankë me kursin zyrtar të këmbimit të ditës përkatëse.2. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të hyjë në marrëveshje kontraktuale me subjekte, sipas të cilave ato marrin përsipër të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat si një agjent tatimor. Subjektet që hyjnë në këto marrëveshje janë të detyruara të dërgojnë deklaratat dhe dokumentat shoqëruese në degët përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme. Pagesat tatimore depozitohen ose transferohen në llogarinë ose llogaritë e buxhetit të shtetit. 3. Kur degët dhe zyrat doganore mbledhin detyrime tatimore, shuma e derdhur në llogaritë përkatëse të doganave, në fund të asaj dite, do të transferohet e plotë në llogarinë bankare të organit tatimor përkatës.

Neni 39

Kthimi i tatimeve të paguara më tepër1. Nëqoftëse shuma e paguar e një tatimi është më e madhe se shuma e tatimit që tatimpaguesi duhet të paguante, organet tatimore:a. shumën e paguar më tepër e kalojnë për llogari të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit; b. me pëlqimin e tatimpaguesit, shumën e paguar më tepër e kalojnë për llogari të detyrimeve të mëvonshme të tatimpaguesit; c. në qoftë se nuk është përcaktuar ndryshe në ligjet tatimore, shumën e paguar tepër ia kthejnë tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tij me shkrim. Nëse nuk respektohet ky afat, administrata tatimore është e detyruar t’i paguajë tatimpaguesit interesat përkatëse.2. Në qoftë se shuma e tatimit e paguar tepër nga tatimpaguesi është përdorur për kompensimin e detyrimeve të tjera tatimore të tatimpaguesit, administrata tatimore duhet ta njoftojë atë.

Neni 40

Zgjatja e afatit të pagesës1. Përkundrejt një kërkese me shkrim të argumentuar të tatimpaguesit, në përputhje me Rregulloren e Ministrit të Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund shtyjë afatin e caktuar për deklarimin dhe pagesën e një detyrimi, përveç TVSH-së, data e deklarimit dhe e pagesës të së cilës është absolute. Zgjatja nuk mund t’i kalojë 30 ditët dhe mund të bëhet vetëm kur ka arsye të forta dhe të argumentuara të cilat përcaktohen në Rregulloren e Ministrit të Financave. Zgjatja e afatit nuk ndërpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Ato llogariten dhe paguhen duke marrë për bazë datën normale të deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve. Në rastet kur tatimpaguesi kërkon një zgjatje të afatit për të paguar detyrimin tatimor, organet tatimore mund të kërkojnë garanci. Zgjatja e afatit është një akt me shkrim.

13

Page 14: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Kërkesa për një garanci përfshin një përshkrim të arsyeve për të dhe për shumën e kërkuar. Garancia jepet me para në dorë, depozita në llogari apo në tituj të shkëmbyeshëm, bono, dhe garanci bankare. Kërkesa për garanci i bëhet e ditur tatimpaguesit zyrtarisht. Ajo mund të apelohet në rrugë normale. Apelimi nuk përjashton tatimpaguesin nga paraqitja e garancisë.

Neni 41

Pagesa me kësteNë raste të veçanta dhe të argumentuara me gjëndjen financiare, kur një tatimpagues nuk mund të paguajë plotësisht dhe menjëherë detyrimin tatimor, organi tatimor përkatës, sipas kërkesës me shkrim të tij, mund të hartojë një plan pagese me këste. Në raste të tilla, kryetari i degës së tatimeve në rreth duhet të kërkojë garanci siç përmendet në pikën 2 të nenit 40 dhe tatimpaguesi duhet të paguajë interesat për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës me këste. Ky favor anullohet kur kushtet në të cilat është hartuar, nuk ekzistojnë më. Plani i pagesës me këste është një marrëveshje me shkrim e përgatitur sipas përcaktimit në Kodin Civil dhe e firmosur nga Kryetari i Degës përkatëse të tatimeve e nga tatimpaguesi.

Neni 42**

Radha e pagesës së detyrimeve tatimore.Pagesa e detyrimeve tatimore në Buxhetin e Shtetit bëhet sipas radhës së më poshtme:a) detyrimi tatimorb) interesatc) dënimet administrative.

Neni 43 **

Detyrimi për pagesë të menjëhershmePara se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit, llogariten të gjitha interesat.

Neni 44**

Interesat për pagesë të vonuar 1. Nëse detyrimet tatimore nuk janë paguar në kohën e duhur, siç përcaktohet në ligjet e veçanta tatimore, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë interesa mbi shumën e tatimit të papaguar nga data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën pagesa kryhet.Interesi për mospagim në kohë të detyrimit tatimor është 2 për qind për muajin e parë të vonesës dhe 1,3 për qind për çdo muaj tjetër. Interesi minimal i zbatuar nuk mund të jetë më i vogël se 5 për qind. Përjashtohen nga pagimi i interesave për pagesë të vonuar tatimpaguesit, që i nënshtrohen ligjit

14

Page 15: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

për taksën vendore për biznesin e vogël dhe tatimpaguesit, që i nënshtrohen tatimit mbi fitimin e thjeshtuar, sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.2. Interesat zbatohen automatikisht dhe nuk hiqen nga asnjë autoritet.

Neni 45**

Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve1. Nëse një tatimpagues nuk ka paguar çfarëdo shume të detyrimit tatimor, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhëri me shkrim i kërkon çdo banke që mban llogari të tatimpaguesit, t’i mbajë këtij të fundit një shumë, që është më e vogla ndërmjet:a. shumës që, në përputhje me njoftimin, është kërkuar për t’u mbajtur;b. shumës që, në atë kohë, disponon llogaria bankare e tatimpaguesit.Shuma që administrata tatimore kërkon të mbahet nga çdo bankë nëpërmjet urdhërit me shkrim, është e para në radhën e pagesave, kur nuk përcaktohet ndryshe me një ligj tjetër.2. Kur banka nuk mban shumën e kërkuar sipas pikës 1 të këtij neni, atëherë ajo i paguan organit tatimor një penalitet në masën 0,2 për qind në ditë për shumën e detyrimit të pambajtur.3. Një kopje e çdo njoftimi të bërë sipas paragrafit 1 të këtij neni, do t’i jepet edhe tatimpaguesit.

Neni 46

Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeveNëse organet tatimore kanë evidentuar se një tatimpagues nuk mund të paguajë, se planifikon të largohet nga Republika e Shqipërisë për t’i shpëtuar pagesës së detyrimeve tatimore, ose konstatohet se kërkon të transferojë pasuri jashtë shtetit përpara se të ketë paguar detyrime të konsiderueshme tatimore, organet tatimore kanë të drejtë të venë në zbatim proçedura të jashtëzakonshme për të mbledhur me forcë detyrimet:a. Kryetari i degës se tatimeve ka të drejtë të nxjerrë një vendim të veçantë ekzekutiv për të sekuestruar pasurinë. Ky vendim ekzekutohet nga Policia Tatimore. Vendimi i veçantë ekzekutiv nuk kufizohet vetëm në shumën e tatimeve, por nuk duhet as të tejkalojë masën për sigurimin e pagesës së detyrimeve tatimore. Sekuestrimi i pasurisë ndjek këtë rradhë:i) Pasuritë e luajtshme të tatimpaguesit.ii) Pasuritë e paluajtshme kudo që ato ndodhen.Pasuritë e sekuestruara si më sipër, kalojnë në favor të shtetit dhe llogariten të konfiskuara mbas 30 ditësh nga marrja e vendimit te sekuestrimit. Ato shiten siç përcaktohet në aktet normative në fuqi. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e tyre, pasi zbriten shpenzimet e ruajtjes dhe shitjes, përdoren për likuidimin e detyrimit të papaguar. Pjesa e të ardhurave që mund të mbetet, i kthehet tatimpaguesit. ***Kryetari i degës së tatimeve ka të drejtë të nxjerrë një vendim të veçantë ekzekutiv për mbylljen e mjediseve, ku ushtron veprimtarinë e tij ekonomike tatimpaguesi, për aq kohë sa ky i fundit të ketë shlyer detyrimin e tij të papaguar. Këshilli i Ministrave përcakton rastet dhe proçedurat, kur kryetari i degës së tatimeve merr një vendim të tillë

15

Page 16: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. Nëqoftëse dispozitat e mësipërme nuk mjaftojnë për mbledhjen e detyrimeve tatimore, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve:i) bën denocimin e menjëhershëm në organet e Prokurorisë në bazë të nenit 181 të Kodit Penal;ii) kërkon nga organet përkatëse të bllokojnë transferimin e pasurive të tatimpaguesit.***c. Nëse tatimpaguesi nuk mund të paguajë, organi tatimor kërkon fillimin e proçedurave të falimentimit si kreditor i interesuar, në mbështetje të ligjit nr. 8901, datë 23.5.2002 ‘’Për falimentimin’’.

Neni 46/1**

E drejta e hyrjes dhe e inspektimitPersoni i autorizuar nga organi tatimor mund të hyjë dhe të kërkojë në çdo vend që përfshin çdo tokë, ndërtesë, automjet, anije etj., kur ai ka arsye për të besuar që mallrat ose dokumentat e përdorura prej personit të tatueshëm për qëllimet e zbatimit te këtij ligji mbahen atje.Personi autorizuar nga organi tatimor, që hyn në mjediset e biznesit të tatimpaguesit, i inspekton ato duke kërkuar çdo dokument, gjendjen e mallrave etj. Ai mund të inspektojë dhe të marrë kopje të çdo llogarie, regjistrimi ose dokumenti. Ai mund të inspektojë dhe të kontrollojë, gjithashtu, edhe operimet me kompjuter, arka regjistruese ose pajisje të tjera, si dhe të marrë kopje të çdo llogarie, regjistrimi ose informacioni tjetër të mbajtur nëpërmjet këtyre mjeteve.

Neni 46/2**

Parashkrimi i detyrimeve të papaguara1.Afati i parashkrimit të një detyrimi tatimor të papaguar është 6 vjet nga data kur vlerësimi tatimor i është njoftuar zyrtarisht tatimpaguesit. Afati i parashkrimit ndërpritet në rastet e mëposhtme:a. gjatë apelimit të këtij detyrimi;b. gjatë kohëzgjatjes së garancisë për këtë pagese tatimore;c. gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi është nën një hetim zyrtar në vazhdim për këtë detyrim, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar;ç. gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi është i përfshirë në një çështje penale që ka lidhje me këtë detyrim tatimor.2.Pas çdo ndërprerje, afati rifillon nga çasti i ndërprerjes. Në çdo rast, e drejta për të mbledhur një detyrim tatimor të papaguar, parashkruhet 15 vjet nga data kur vlerësimi tatimor i është njoftuar zyrtarisht tatimpaguesit.

Neni 47

Përcaktimi dhe pagimi i gjobave për dënimet administrativePër shkeljen e ligjeve tatimore, përcaktohen dënime në varësi të shkallës së fajit në një rast konkret, si dhe mbi bazën e të dhënave të mëparshme për tatimpaguesin. Organet tatimore përcaktojnë dënimet administrative në të njëjtën kohë që përcaktojnë dhe shkeljen përkatëse për të cilën ato vihen. Për çdo qëllim, gjobat vlerësohen si një pjesë e pandarë e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Të gjitha proçedurat dhe apelimet që zbatohen për tatimet

16

Page 17: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

përdoren edhe për gjobat. Gjobat janë si çdo detyrim tjetër tatimor dhe paguhen në të njëjtën mënyrë si dhe tatimet. Kur bëhet më shumë se një shkelje, vendosen dënime administrative të veçanta për secilën prej tyre.

Neni 48

Shkeljet dhe dënimet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimorePër shkeljet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore, jepen dënime administrative në përputhje me përcaktimin e bërë në këto ligje.

Neni 49

Shkeljet dhe dënimet në lidhje me regjistrimin1. Konsiderohen shkelje të lidhura me regjistrimin shkeljet e mëposhtëme:a) Kryerja e veprimtarisë pa u pajisur më parë me çertifikatën tatimore.b) Mosnjoftimi i organeve tatimore për ndryshime në të dhënat e tatimpaguesit si mosnjoftimi për ndryshimin e adresës së veprimtarisë dhe mosnjoftimi i adresave të reja të ushtrimit të veprimtarisë.2. Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 jepen këto dënime:a. Tatimpaguesit me volum qarkullimi vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, të cilët kryejnë veprimtari pa u pajisur me çertifikatë tatimore dënohen me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa tatimpaguesit e taksës vendore për biznesin e vogël, që kryejnë veprimtari pa u pajisur me çertifikatë tatimore ose pa e ripërsëritur atë, dënohen me gjobë nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë. b. Mosnjoftimi i organeve tatimore për ndryshime në të dhënat e tatimpaguesit si mosnjoftimi për ndryshimin e adresës së veprimtarisë dhe mosnjoftimi i adresave të reja të ushtrimit të veprimtarisë, dënohen me gjobë 20 mijë deri në 50 mijë lekë. 3. Kur edhe pas vendosjes së dënimeve, tatimpaguesit vazhdojnë të mos regjistrohen, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës ka të drejtë të nxjerrë një vendim të veçante ekzekutiv me anë të të cilit urdhëron:a. vendosjen e sekustros mbi mallrat, materialet, të ardhurat e realizuara dhe mbi aktivet e tjera të përdorura për veprimtari ekonomike, dhe b. mbylljen e aktivitetit deri në pajisjen me çertifkatë tatimore.

Neni 50

Shkeljet dhe dënimet për agjentët tatimorë1. Përbëjnë shkelje për agjentët tatimorë:a. Mosllogaritja, mosmbajtja e tatimeve në burim dhe e taksave për tatimpaguesin dhe mostransferimi në buxhet, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur i tatimeve dhe taksave.b. Mosmbajtja e regjistrimeve për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e taksat e mbajtura dhe të transferuara në buxhet duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve të veçanta për çdo tatimpagues.c. Mosdhënia organeve tatimore e dokumentacionit të kërkuar për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit të tatimeve e taksave.2. Për shkeljet e përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni, jepen këto dënime:

17

Page 18: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a. Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 shkronja “a”, agjentët tatimorë janë të detyruar të paguajnë përveç detyrimit tatimor edhe një gjobë të barabartë me shumën e këtij detyrimi. b. Për shkeljet e përcaktuara në piken 1 shkronja “b”, agjentët tatimorë dënohen me gjobë në masën 10 mijë deri në 50 mijë lekë.c. Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 shkronja “c”, agjentët tatimorë dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë.

Neni 50/1**

Shkeljet dhe dënimet për klientëtKushdo që blen mallra e shërbime është i detyruar të kërkojë e të pajiset me dokumentin e blerjes, që mund të jetë fature TVSH-je, faturë e thjeshtë ose kupon tatimor (i lëshuar me arkë regjistruese). Mospasja e këtyre dokumenteve:1. Nga ana e blerësve individë, dënohet me gjobë me vlerën 500 lekë.2. Nga ana e blerësve që janë tatimpagues të taksës vendore për biznesin e vogël, dënohet me gjobë me vlerën 20 mijë lekë.3. Nga ana e blerësve që janë tatimpagues të regjistruar në TVSH-në, si dhe në çdo rast tjetër, dënohet me gjobë me vlerë 30 mijë lekë.

Neni 51

Shkeljet dhe dënimet për mosdhënie informacioniPër këdo që nuk jep për organet tatimore informacionet e përcaktuara sipas neneve 65, 66 dhe 67 të këtij ligji, jepet një dënim 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

Neni 52**

Shkeljet dhe dënimet për mosdokumentimRuajtja, përdorimi dhe transportimi i mallrave pa dokumentacionin e përcakuar me udhëzim të Ministrit të Financave, kur nuk është përcaktuar ndryshe në këtë ligj dhe në ligjet e veçanta tatimore, dënohet me gjobë nga 30 deri në 50 mijë lekë.

Neni 52/1 **

Shkeljet dhe dënimet për kryerjen e arkëtimeve dhe të pagesave me lekë në dorë (cash)

Kryerja me lekë në dorë e transaksioneve të shitblerjes, që e kalojnë vlerën 1 milion lekë, përbën shkelje si për shitësin, ashtu edhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë të barabartë me 5 për qind të vlerës së transaksionit të kryer. Gjoba vendoset njëkohësisht si për shitësin, ashtu edhe për blerësin.

18

Page 19: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 52/2 **

Shkeljet dhe dënimet për mosafishimin e çmimeve të shitjesMosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave ose i shërbimeve është, përbën shkelje dhe dënohet me gjobë 50 mijë lekë për tatimpaguesit e regjistruar në TVSH dhe me gjobë 10 mijë lekë për tatimpaguesit e taksës vendore për biznesin e vogël.

Neni 53

Shkeljet dhe dënimet për moslejimin e hyrjes dhe të kontrollit1. Moslejimi nga tatimpaguesit i hyrjes dhe pengimi për kryerjen e kontrollit nga ana e organeve tatimore apo përpjekjet e tatimpaguesve për të ndaluar veprimin e organeve tatimore drejtpërdrejtë apo tërthorazi, vetë ose nëpërmjet një personi tjetër, konsiderohen shkelje të këtij ligji dhe dënohen:a)Tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dënohen me gjobë 1 milion lekë. b)Tatimpaguesit e regjistruar për taksën vendore për biznesin e vogël dënohen me gjobë 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Neni 54**

Shkeljet dhe dënimet penaleShkeljet që përbëjnë vepër penale, përveç dënimeve administrative të përcaktuara në këtë ligj dhe në ligje të tjera tatimore, dënohen edhe penalisht, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal te Republikës së Shqipërisë.

Neni 55

Proçedurat e apelimit1.Tatimpaguesit kanë të drejtë të apelojnë me shkrim çdo akt zyrtar të organit tatimor që prek tatimpaguesin në lidhje me shumën dhe mënyrën me anë të së cilës janë përcaktuar detyrimet tatimore, me bazën ligjore të përcaktimit, me kërkesat për rimbursim, me vendimet e veçanta ekzekutive apo çdo veprim (apo mosveprim) të parregullt të organeve tatimore apo të punonjësve të tyre. Apelimi duhet t’i paraqitet organit tatimor të shkallës më të ulët të detyrimit tatimor përkatës, brënda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dhe ai duhet të përmbajë periudhën përkatëse tatimore, shumën e detyrimit tatimor që kundërshtohet e të dhëna të tjera. Për çdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet të paraqesë bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të detyrimit tatimor. 2. Të gjithë organet tatimore duhet të nxjerrin një vendim brënda 30 ditëve nga paraqitja e apelimit. Nëse tatimpaguesi nuk është dakort me vendimin e organit tatimor, vendimi mund të apelohet në organin tjetër më të lartë të hierarkisë së apelimeve tatimore, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar. Hierarkia e apelimit tatimor nga më e ulëta tek më e larta është si më poshtë:a. Organet e qeverisjes vendore për tatimet dhe taksat vendore dhe degët e tatimeve në rrethe për tatimet dhe taksat kombëtare me përjashtim të TVSH-së.b. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për tatimin mbi vlerën e shtuar.

19

Page 20: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c. Komisioni i Apelimit të Tatimeve për çdo lloj tatimi dhe takse kombëtare e vendore me përjashtim të TVSH-së. ç. Sistemi gjyqësor për çdo lloj tatimi e takse e kombëtare vendore.Një çështje nuk mund të shqyrtohet në një nivel më të lartë apelimi pa u shqyrtuar në nivelin më të ulët.

Neni 56

Proçedurat e shqyrtimit të apelimeve tatimore Gjatë shqyrtimit të apelimit tatimor, organi tatimor ka të njëjtën të drejtë, si edhe organi që përcakton detyrimin tatimor fillestar. Ky organ nuk kufizohet vetëm në çështjet e ngritura në apelim, ai mund të njihet me të gjitha problemet tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet vetë për të shpjeguar çështjet e apelimeve tatimore. Apelimi tatimor nuk mund të tërhiqet nëse zbulohen fakte që vërtetojnë se shuma e detyrimeve të caktuara nuk është e mjaftueshme.

Neni 57

Apelimi në degët e tatimeve dhe në Drejtorinë e PërgjithshmeDrejtoria e Përgjithshme dhe Degët e saj shqyrtojnë kërkesën për apelim të një tatimpaguesi dhe marrin vendime mbi bazën e kontrolleve dhe përcaktimeve të tyre të mëparshme tatimore, në bazë të informacionit të caktuar dhe të mbështetur në të gjitha argumentat e tatimpaguesit. Vendimi përcakton shumën e detyrimit tatimor sipas mënyrës që e quan të arsyeshme. Vendimi, duhet të japë një shpjegim të shkurtër dhe i dërgohet tatimpaguesit jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së apelimit.

Neni 58

Komisioni i apelimit të tatimeveKomisioni i Apelimit vendos mbi bazën e të gjithë të dhënave të duhura që ka, pa u kufizuar në propozimet e palëve apo në detyrimin tatimor të përcaktuar më parë. Kur Komisioni i Apelimit Tatimor shqyrton një apelim dhe Dega është e mendimit se detyrimi tatimor i përcaktuar duhet të ndryshohet, të dyja palët thirren shprehimisht të paraqiten përpara Komisionit. Vendimi duhet të jetë i arsyetuar dhe i dërgohet tatipaguesit, jo më vonë se 30 ditë nga data në të cilën është paraqitur kërkesa për apelim.

Neni 59

Sistemi gjyqësorTatimpaguesi, pasi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimit administrativ të parashikuar në këtë ligj, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.

Neni 60

E drejta për informim e tatimpaguesve Kur ndaj një tatimpaguesi hapet një çështje gjyqësore, ai ka të drejtë të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, përveç rasteve kur është e rëndësishme

20

Page 21: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ruajtja e sekretit të interesave publike apo private, siç është rasti i sekretit të biznesit të një të treti si dhe rasti i sekretit te identitetit të informatorëve. Mospranimi i kërkesës për ekzaminim kërkon një vendim të veçantë ekzekutiv nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

K R E U IV

KONTROLLI ADMINISTRATIV

Neni 61

Mbajtja e regjistrimeve1. Tatimpaguesit të cilët janë subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar janë të detyruar të mbajnë regjistra, libra, dokumentacion dhe llogari kontabile në përputhje me ligjin ‘’Për Kontabilitetin’’, me ligjin ’’Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet’’, me ligjin ‘’Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar’’ dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre.2. Tatimpaguesit të cilët janë subjekte të taksës vendore për biznesin e vogël janë të detyruar të mbajnë rregjistra, libra dhe dokumentacion në përputhje me ligjin “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, me ligjin “Për taksën vendore për biznesin e vogël’’ dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre. 3. Tatimpaguesit e tjerë janë të detyruar të mbajnë regjistrimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për përcaktimin e detyrimeve të tyre tatimore.

Neni 62

Paraqitja e të dhënave dhe deklarimi1. Tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin deklarata per të dhënat e parashikuara në ligjet tatimore përkatëse. Nëse paraqitja e një të dhëne nuk qëllon në ditë pune në Republikën e Shqipërisë, data e paraqitjes do të jetë gjithnjë dita e parë e punës që vjen më pas, përveç rastit të TVSH-së. Data e paraqitjes së deklarates se TVSH-së është ajo e përcaktuar në ligjin nr.7928, datë 27.04.1995 ‘’Për tatimin mbi vlerën e shtuar’’ dhe ajo nuk mund të shtyhet për asnjë arsye sipas përcaktimit në ligjin përkatës.2. Organet tatimore duhet të shpërndajnë formularët e deklaratave dhe udhëzimet përkatëse përpara kufijve kohore të paraqitjes, por fakti që një tatimpagues apo përfaqësuesi i tij nuk e kanë marrë këtë deklaratë nuk do të thotë që ai përjashtohet nga detyrimi i paraqitjes së deklaratës së plotësuar. Cilido që nuk e ka marrë këtë deklaratë duhet ta kërkojë atë në organin përkatës tatimor.

Neni 63

Kontrollet tatimore1. Punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të kontrollojnë kontabilitetin e tatimpaguesve, duke përfshirë edhe dokumentacionin mbi të ardhurat, fitimin, kapitalin dhe marrëdhëniet financiare me të tretët. Organet tatimore kanë gjithashtu të drejtë të kontrollojnë saktësinë e të gjithë dokumentave që kanë

21

Page 22: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

të bëjnë me veprimtarinë ekonomike, tatimet dhe kamatat përkatëse, me pagesën e detyrimit tatimor, dënimet administrative dhe interesat, deklaratat periodike si edhe dokumenta të tjera që kanë të bëjnë me përcaktimin e detyrimit tatimor. Për të ushtruar kontrolle punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin identitetin e tyre.2. Gjatë ushtrimit të një kontrolli organet tatimore kanë të drejtë të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo dokumenti tjetër. Ato kanë të drejtë gjithashtu të kontrollojnë operimet e çdo kompjuteri, të arkave regjistruese apo të çdo pajisjeje tjetër dhe të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo informacioni tjetër në këto pajisje.3. Pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin një raport me shkrim, ku të përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit. Tatimpaguesi ka të drejtë të mbajë një kopje të këtij raporti, dhe të paraqesë observacionet e veta me shkrim.

Neni 64

Përdorimi i ekspertëveOrganet tatimore mund të kërkojnë asistencë teknike nga ekspertë të fushave të tjera, me qëllim që të jenë në gjendje të vleresojnë detyrimin tatimor të tatimpaguesve. Informcioni konfidencial rreth tatimpaguesit nuk i jepet ekspertit.

Neni 64/1**

Stimujt për kontrollet e organeve tatimoreTë ardhurat që burojnë nga zbulimet e kryera nga organet tatimore, por dhe që janë arkëtuar, shpërndahen si vijon:a. 80 për qind për Buxhetin e Shtetit, në llogaritë përkatëse të të ardhurave tatimore;b. 20 për qind për organet tatimore, nga të cilat 5 për qind e tyre u jepet informatorëve për informacionet e dhëna, që çojnë në zbulimin e të ardhurave tatimore. Për çdo rast, informimi bëhet me shkrim. Nëse nuk ka pasur informatorë të tillë, ky 5 përqindësh i vihet në përdorim kryetarit të degës së tatimeve dhe përdoret sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

Neni 65

Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion1. Tatimpaguesit janë të detyruar të bashkëpunojnë me organet tatimore, për të siguruar llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore. Në qoftëse organet tatimore kërkojnë, tatimpaguesit janë të detyruar të japin shpjegime me gojë apo me shkrim, të paraqesin librat e kontabilitetit, si dhe informacione të tjetra që shërbejne për të sqaruar çdo rrethanë që ka të bëjë me detyrimet tatimore. Në mënyrë të veçantë, organet tatimore kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacionin që ka të bëjë me marrëdhëniet financiare të tatimpaguesit me të tretët.Për të lehtësuar këtë proçes, tatimpaguesit janë të detyruar:a. Të plotësojnë, të firmosin dhe të kthejnë me postë pyetësorët, vërtetimet e kërkuara dhe të dhëna të tjera, 15 ditë brenda datës së marrjes së kërkesës.

22

Page 23: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. Të takohen me punonjësit e organeve tatimore për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dhënë informacionin e kërkuar.2. Nëqoftëse organeve tatimore u refuzohet dhënia e informacionit të nevojshëm për llogaritjen e detyrimeve tatimore, ato kanë të drejtë të bëjnë vleresim tatimor nga zyra duke i llogaritur detyrimet e tatimpaguesit mbi bazën e vleresimit të tyre dhe të të dhënave të siguruara nga jashtë. Në këtë situatë, barra e provës i takon tatimpaguesit pra është detyrë e tij të provojë të kundërtën.

Neni 66

Detyrimi i palëve të treta për të dhënë vetë informacione, pa kërkesën e organeve tatimore

1. Personat fizikë dhe juridikë si edhe organizmat e ndryshëm qeveritarë janë të detyruar t’u japin organeve tatimore informacione të ndryshme për përcaktimin sa më të saktë të detyrimit tatimor, gjithnjë në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore. Ata janë gjithashtu të detyruar të lejojnë organet tatimore të shqyrtojnë të gjitha dokumentet tatimore dhe çdo dokument tjetër që shërben për llogaritjen e detyrimeve tatimore.2. Detyrohen të dorëzojnë informacionet e kërkuara në formatin dhe në kohën e caktuar siç është përcaktuar me akte nënligjore, subjektet e mëposhtëme:a. Sistemi Gjyqësor;i) Për rastet kur tatimpaguesit pushojnë veprimptarinë, shpërndahen, ose pësojnë ndryshime thelbësore brenda kuptimit të ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”. Këto ndryshime duhet të vërtetohen me një vendim gjyqësor. Gjykatat duhet të njoftojnë organet tatimore për të gjitha ndryshimet në regjistrim, brënda 5 ditëve të bërjes së ndryshimeve. Në rastet kur bëhet fjalë për detyrimin tatimor, gjykatat nuk mund të nxjerrin një vendim përfundimtar derisa organet tatimore të vërtetojnë se janë paguar të gjitha detyrimet tatimore ose janë siguruar garancitë e duhura.ii). Gjykata dërgon në organet tatimore kopje të vendimeve gjyqësore së bashku me kërkesën e tatimpaguesit.b. Drejtoria Përgjithshme e Doganave dhe degët e saj janë të detyruara të shënojnë në fletën e zhdoganimit të importeve dhe në daljen e eksporteve numrin e identifikimit të tatimpaguesit sipas çertifikatës së TVSH-së, kodin fiskal të tij, vitin dhe vendin ku është regjistruar tatimpaguesi, si dhe çdo të dhënë tjetër që mund të kërkohet me rregullore të veçantë nga Ministri i Financave. Ato janë të detyruara të mos bëjnë veprime zhdoganimi e doganimi të mallrave, kur tatimpaguesit nuk paraqesin çertifikatën e regjistrimit si tatimpagues dhe çertifikatën e TVSH-së. Në këto raste dega apo zyra doganore njofton organin tatimor të rrethit ku zhvillon veprimtarinë tatimpaguesi.c. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive janë të detyruara të japin listën e akteve të regjistrimit të pasurisë në rastet e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes, dhurimit e trashëgimisë.ç. Punëdhënësit si ata privatë dhe shtetërorë, informojnë organet tatimore për të gjithë të punësuarit dhe për të gjitha tatimet e mbajtura në burim për këta të punësuar.

23

Page 24: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 66/1**

Detyrimi i bankave për të dhënë informacion për numrin e llogarisë së subjekteve tatimpaguese pa kërkesën e organeve tatimore

Bankat dhe filialet e tyre në rrethe janë të detyruara të njoftojnë organet tatimore për llogaritë e hapura dhe për ato që do të hapen të tatimpaguesve. Njoftimi bëhet një herë në tri muaj për të gjitha llogaritë e hapura dhe të mbyllura gjatë tremujorit përkatës. Ai përmban emrin ose emrin tregtar të tatimpaguesit, numrin dhe datën e llogarisë së hapur, si dhe numrin dhe datën e llogarisë se mbyllur. Njoftimi i parë, që bankat bëjnë për organet tatimore, përfshin të gjithë periudhën e mëparshme, pavarësisht nga koha kur llogaria është hapur.

Neni 67**

Detyrimi i palëve të treta për të dhënë informacione, me kërkësën e organeve tatimore

**Organet tatimore mund të kërkojnë informacione nga palët e treta, me qëllim përcaktimin e detyrimit të çdo tatimpaguesi. Kërkesa bëhet me shkrim dhe dërgohet me postë. Janë të detyruar të kthejnë përgjigje falas me shkrim personat juridikë dhe individët e mëposhtëm:a. Shoqëritë e Sigurimeve për pagesat që lidhen me dëmshpërblimet.b. Shoqëritë tregëtare për:i) Dividentët ose ndarjet e fitimit që u paguhen aksionerëve ose ortakëve;ii)Personat që kanë ose kanë pasur më parë marrëdhënie ekonomike me shoqërinë për çështjet që kanë lidhje me pretendimet, qiratë ose punësimin;iii) Marrëdhëniet me nënkontraktorët;iv) një listë vjetore të marrëdhënieve me kreditorët;c. Bankat dhe institucionet financiare për:i) të ardhurat që rrjedhin nga interesa e shpenzime për pagesat e interesave;ii) Depozitat dhe detyrimet në fund të çdo viti;iii) Transaksionet bankare.ç. Fondet e Investimeve për letrat me vlerë.d. Agjentët e pasurive të paluajtshme për listën e përvitshme të transaksioneve të plota sipas emrit të klientit.dh. Personat e përfshirë në blerjen dhe shitjen e mallrave për të gjitha transaksionet e kryera.e. Institucionet dhe personat juridikë, të huaj dhe vendas, për pagesat ndaj personave që nuk janë residentë në Republikën e Shqipërisë.h. **Donatorët e ndryshëm për fondet e lëvruara tatimpaguesve, përkundrejt furnizimit të mallrave ose shërbimeve që ato kryejnë me këto fonde.

Neni 68

Ruajtja e sekretitPunonjësit e organeve tatimorë janë të detyruar të ruajnë sekretin sipas ligjeve në fuqi për të dhënat me të cilat njihen gjatë ushtrimit të detyrës. Të dhënat e tatimpaguesve përdoren brenda organeve tatimore vetëm për nevojat e administrimit të tatimeve. Punonjësit e organeve tatimore nuk pranojnë kërkesat e paautorizuara për të shqyrtuar materiale brenda

24

Page 25: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

juridiksionit të tyre. Detyra e personelit të organeve tatimore për ruajten e sekretit vazhdon pavarësisht nga statusi i punësimit.

Neni 69

Informimi i organeve shtetëroreOrganet tatimore mund të japin informacione në lidhje me tatimpaguesit për organet e tjera shtetërore vetëm në rastet e mëposhtëme për:a. Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë në çështje tatimore në proçes, si dhe në çështje të tjera penale, në përgjigje të kërkesës me shkrim për të ndihmuar me informacion në ndjekjen e çështjeve penale;b. Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të gjithë tatimpaguesit që ka të drejtë ai t’i kontrollojë në bazë të ligjit;c. Gjykatat, në të gjitha rastet për tatimpaguesit të cilët nuk kanë ushtruar veprimtari ose nuk kanë paraqitur asnjë deklaratë për një periudhë prej më shumë se dy vjetësh. Në këto raste, organet tatimore kanë të drejtë, si palë të interesuara, të kërkojnë nga gjykata çregjistrimin e personit sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 70

Konfirmimi i statusit të tatimpaguesitMe kërkesën e tatimpaguesit, organet tatimore janë të detyruara të lëshojnë një vërtetim per të konfirmuar të ardhurat e tatueshme, fitimin dhe/ose kapitalin, detyrimet tatimore dhe statusin e tatimpaguesit, lidhur me pagesën e tatimeve.

K R E U VDISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

Neni 71

Rreziku i dyfishtëRezultati i një çështjeje civile nuk ka lidhje me të drejtën e organeve tatimore për të ngritur një çështje penale.

Neni 72

Efekti mbi detyrimet tatimore ekzistueseÇështjet në shqyrtim dhe përcaktimet e detyrimeve tatimore, që nuk kanë përfunduar ende, nuk ndikohen nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.

Neni 73

Organet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligjiMe zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Financave dhe organet tatimore sipas përcaktimit në nenin 15 të këtij ligji.

25

Page 26: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 74

Akte nënligjoreMinistri i Financave nxjerr rregullore dhe udhëzime në bazë dhe për zbatimin e këtij ligji.

Neni 75

ShfuqizimeMe hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 7681, datë 04.03.1993 ‘’Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë’’ me ndryshimet përkatëse, të gjitha aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 76

Hyrja në fuqiKy ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I

Skënder GJINUSHI

*** Ndryshuar me ligjet : Ligjit nr 8710, datë 15.12.2000 Ligjit nr 8846, datë 11.12.2001 Ligjit nr 8968, datë 7.11.2002 Ligjit nr 8980, datë 12.12.2002

26

Page 27: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E FINANCAVE

U D H E Z I MNr. 2 , datë 10.04.2003

PËR PROÇEDURAT TATIMORE

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 74 të Ligjit Nr. 8560, datë 22. 12. 1999‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, Ministri i Financave,

U D H Ë Z O N :

1. ADMINISTRATA TATIMORE

1.1. PERBERJA E ADMINISTRATES TATIMORE

Administrata tatimore është i vetmi autoritet që administron tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë. Administrata tatimore përbëhet nga :

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Degët e tatimeve në rrethe Komisioni i Apelimit të Tatimeve Zyrat tatimore të pushtetit vendor

Asnjë autoritet tjeter nuk mund të administrojë tatime dhe taksa. Zyrat tatimore të pushtetit vendor administrojnë tatime e taksa për aq sa legjislacioni tatimor ua lejon atyre një gjë të tillë.

1.2. DETYRAT E ADMINISTRATES TATIMORE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e saj në rrethe kryejnë detyrat e përcaktuara ne nenet 17 e 18 të Ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryen detyrat e mëposhtëme :

- Organizon dhe drejton veprimtarinë e të gjithë administratës tatimore për të siguruar mbledhjen e detyrimeve tatimore me karakter kombëtar.

- Studion dhe përpunon politikat fiskale të shtetit në periudha të caktuara kohe, nëpërmjet propozimit dhe përgatitjes së projektligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë.

- Përgatit udhëzime dhe rregullore në zbatim të legjislacionit tatimor.- Siguron një zbatim uniform të ligjeve dhe të rregulloreve që kanë të

bëjnë me tatimet.- Përgatit udhëzime, metodika, shpjegime dhe opinione për edukimin e

tatimpaguesve per zbatimin e legjislacionit tatimor.

27

Page 28: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Përgatit projektprogramin e të ardhurave tatimore për vitin pasardhës.

- Mbledh sistematikisht të dhëna, mbikqyr tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore si dhe përgatit raporte e analiza që kanë të bëjnë me mbledhjen e të ardhurave tatimore.

- Zgjidh konfliktet ndërmjet Degëve.

- Siguron bashkëpunimin e institucioneve të specializuara të kontabilitetit per sa ato jane te lidhura me zbatimin e sistemit tatimor.

- Organizon dhe vë në jetë edukimin profesional dhe trainimin e personelit të organeve tatimore.

- Siguron etikën profesionale brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Degëve te saj.

- Kryen të gjitha detyrat e tjera të nevojshme për administrimin e drejtë të sistemit tatimor.

Përgatit projektprogramin e të ardhurave tatimore për vitin pasardhës në shkallë vendi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përdor metodat dhe teknikat e njohura të analizës dhe të programimit financiar në nivel makroekonomik. Tregues bazë të këtij programimi janë, ecuria e realizimit të të ardhurave tatimore në vite për çdo lloj tatimi, treguesit e rritjes ekonomike për vitin planifikues, niveli mesatar dhe ai i parashikuar i inflacionit, ndikimi i ndryshimeve në legjislacionin fiskal, ndikimi i ndryshimeve të ndjeshme strukturore në ekonomi.

Për përgatitjen e projektprogramit të të ardhurave tatimore për vitin pasardhës në shkallë rrethi, degët e tatimeve marrin për bazë numrin e tatimpaguesve, formën juridike të tyre, llojin e veprimtarisë që kryejnë, të dhënat mbi volumin e xhiros së realizuar në periudhat e mëparshme, detyrimet e pagueshme sipas dispozitave të ligjeve të veçanta tatimore, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka degët e veta në rrethe. Kryetari i Degës drejton degën e tatimeve. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Degët e tatimeve pajisin tatimpaguesit me çertifikatë tatimore, hartojnë projektprogramin e të ardhurave tatimore për rrethin, ndjekin dhe përgjigjen për realizimin e programit të të ardhurave tatimore, përpunojnë deklaratat tatimore, përcaktojnë dhe nxjerrin detyrimin tatimor, bëjne ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit, kryejnë kontrollin e tatimpaguesve dhe mbledhjen e tatimeve, zbatojnë vendimet e veçanta të ekzekutimit.

1.3. KOMISIONI I APELIMIT TE TATIMEVE

Komisioni i Apelimit të Tatimeve është pjesë e administratës tatimore, siç përcaktohet në nenin 15 të Ligjit. Ai përbëhet nga 7 persona që emërohen

28

Page 29: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

nga Ministri i Financave. Një nga antaret e këtij Komisioni është punonjës i Ministrise se Drejtësisë, një punonjës i Ministrisë së Financave dhe dy punonjës të administratës tatimore. Emërimi i tyre nga Ministri i Financave bëhet me propozim të titullarëve të institucioneve të mësipërme. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave është edhe Kryetar i Komisionit të Apelimit të Tatimeve i cili ka autoritetin e mbledhjes së këtij Komisioni. Dy anëtarë të tjerë të Komisionit emërohen nga Ministri i Financave sipas propozimit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në konsultim me shoqatat e biznesit dhe anetari tjetër mbi bazën e propozimit të shoqatave të ekonomistëve. Anëtarët e Komisionit të Apelimit të Tatimeve duhet të jenë me profesionin e ekonomistit dhe juristit. Në përbërje të Komisionit do te jetë edhe një sekretar. Mandati i anëtareve të Komisionit të Apelimit të Tatimeve është jo me pak se dy vjet, me të drejtë ripropozimi dhe riemërimi. Komisioni i Apelimit të Tatimeve i merr vendimet me shumicë të thjeshtë votash. Votimi i anëtarëve të Komisionit bëhet i hapur.

Ky komision mblidhet sa herë është e nevojshme për shqyrtimin në afat të ankesave të tatimpaguesve. Anëtarët e Komisionit shpërblehen për çdo mbledhje të Komisionit.

Komisioni i Apelimit të Tatimeve nuk mund të shqyrtojë një ankesë të një tatimpaguesi nëse kjo ankesë nuk është shqyrtuar më parë në nivelin më të ulët të apelimit.

Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve janë të pavarur. Ato nuk mund të ndikohen, influencohen apo diktohen nga asnjë autoritet tjetër, kushdoqofte ai. Për të marrë vendimet e tij, Komisioni është i veshur me të gjithë autoritetin e nevojshëm për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve, përfshirë ketu të drejtën për të bërë hetime, verifikime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve merren me shumicë votash.

1.4. MARREDHENIET E ADMINISTRATES TATIMORE ME ORGANET E TJERA SHTETËRORE.

Në zbatim të nenit 23 të Ligjit, organet tatimore nuk mund të ngarkohen me detyrën për të vjelë detyrime të tjera me natyrë jotatimore që kanë tatimpaguesit ndaj organeve të tjera shtetërore apo për të kërkuar plotësimin e çfarëdo kushti tjetër të vënë nga këto organe. Përjashtim këtu bëhet vëtëm në rastet kur me ligj përcaktohet ndryshe, pra kur me ligj përcaktohet shprehimisht se tatimpaguesi nuk mund të pajiset me Çertififikatë të Ushtrimit të Veprimtarisë pa plotësuar kushtin e caktuar.

1.5. MARREVESHJET ME AUTORITETET E HUAJA TATIMORE

Në zbatim të nenit 24 të Ligjit, të drejtën ligjore për zbatimin e marrëveshjeve apo Konventave bilaterale dhe multilaterale, të cilat përmbajnë dispozita tatimore, e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe jo degët e tatimeve në rrethe. Në rastet kur tatimpaguesit paraqiten në degët e tatimeve në rrethe dhe kërkojnë përjashtime apo lehtësi tatimore që lidhen me zbatimin e

29

Page 30: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

marrëveshjeve ndërkombëtare të përfunduara nga vendi ynë, ato duhet t’i kalohen për shqyrtim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ky rregull do të zbatohet për Marrëveshjet bilaterale për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe për parandalimin e evazionit fiskal të përfunduara nga vendi ynë, si dhe për dispozitat tatimore që mund të përmbajnë marrëveshje të tjera si marrëveshjet për transportin ndërkombëtar, marrëveshjet e ndihmave, marrëveshjet e kredive, etj. Degët e tatimeve në rrethe, në çdo rast zbatojnë me përpikmëri legjislacionin e brendshëm tatimor. Ato veprojnë sipas dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, vetëm në rastin kur marrin përgjigje zyrtare me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

2. PROÇEDURAT E ADMINISTRIMIT TE TATIMEVE

2.1. REGJISTRIMI I TATIMPAGUESVE.

2.1.1. Për të patur të drejtën e pajisjes me çertifikatën e ushtrimit të Veprimtarisë, të gjithë personat janë të detyruar të fitojnë personalitetin juridik të drejtën juridike për të ushtruar veprimtari, pra të marrin vendimin përkatës të gjykatës. Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi, personi kërkon të regjistrohet në organet tatimore, pra të pajiset me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë duke plotësuar formularin e kërkesës për regjistrim, forma e të cilit është sipas modelit të percaktuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Një person që nuk kërkon të pajiset me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë dhe ushtron në fakt veprimtari nuk është i përjashtuar nga përgjegjësia tatimore. Në këtë rast, personi, është objekt i sanksioneve në bazë të dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera tatimore, për ushtrim veprimtarie pa leje.

Për t’u pajisur me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë, veprohet si më poshtë :

a. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, përveç vendimit të gjykatës paraqesin edhe kërkesën për regjistrim duke plotësuar formularin përkatës. Kërkesa për regjistrim, paraqitet vetëm në organin tatimor të rrethit ku personi ka selinë. Selia e tatimpaguesit është vendi ku ai ushtron aktivitetin kryesor të tij. Së bashku me kërkesën për regjistrim, këta persona duhet të paraqesin statutin, aktin e themelimit të shoqërisë, akt-marrëveshjen me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vërtetimin për antarësimin në Dhomën e Tregëtisë. Ata duhet të plotësojnë gjithashtu dhe çdo kërkesë tjetër të përcaktuar në ligje të tjera. Organet tatimore nuk pajisin tatimpaguesin me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë, kur dispozitat ligjore në fuqi kërkojnë plotësimin e kushteve të tjera përpara pajisjes me këtë çertifikatë. Personat fizikë e juridikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH –në të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me çertifikatën përkatëse të ushtrimit të

30

Page 31: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

veprimtarisë, brenda pesë ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe formularit përkatës. Regjistrimi dhe çertifikata e ushtrimit të veprimtarisë së tatimpaguesit është e përhershme, pra ajo merret në momentin e krijimit dhe regjistrimit për herë të parë të tatimpaguesit dhe nuk përsëritet çdo vit.

b. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të vogël se kufiri i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar tatimpaguesit e taksës vendore mbi bisnesin e vogël, përveç vendimit të gjykatës, paraqesin edhe kërkesën për regjistrim duke plotësuar formularin përkatës. Këto persona paraqesin gjithashtu edhe kontratën me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ato duhet të plotësojnë gjithashtu dhe çdo kërkesë tjetër të përcaktuar në Ligjin Nr. 8978, datë 12.12.2002 “Për Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël” dhe në ligje të tjera, si pajisja paraprakisht me liçencën profesionale. Personat fizikë e juridike me qarkullim vjetor më të vogël se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me çertifikatën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë, brenda pesë ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe formularit përkatës nga ana e tyre. Regjistrimi dhe çertifikata e ushtrimit të veprimtarisë jepet cdo vit, brenda afatit dhe proçedurave të përcaktuara në Ligjin Nr. 8978, datë 12.12.2002 ‘’Për Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël’’.

C. Të gjithë tatimpaguesit, janë të detyruar t’u njoftojnë organeve tatimore ndryshimet e mëposhtëme :

- ndryshimin e emrit; - ndryshimin e adresës së selisë; - ndryshimin e adresës së filialeve, degëve apo njësive; - ndryshimin në formën juridike; - krijimin ose hapjen e filialeve, degëve ose njësive të reja; - ndryshimet në llojin e veprimtarisë ekonomike; Njoftimi bëhet brenda 30 ditëve, nga data në të cilën tatimpaguesi ka bërë ndryshimet e mësipërme.

2.1.2. Tërheqja e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë është një masë ndëshkuese e përkohshme që ndërmerret nga organi tatimor që ka lëshuar këtë çertifikatë. Kjo masë merret në të gjitha rastet kur tatimpaguesi kryen shkelje të rënda, siç është mospagimi i detyrimeve të prapambetura tatimore (përfshirë këtu gjobat dhe interesat eventuale) për të cilat ligjet specifike tatimore parashikojnë mbylljen e veprimtarisë dhe vetëm pasi ndaj tatimpaguesit janë marrë të gjitha masat e tjera paraprake administrative të parashikuara nga këto ligje. Tatimpaguesi, të cilit i është hequr përkohësisht çertifikata e ushtrimit të veprimtarisë, nuk ka të drejtë të ushtrojë aktivitet. Ushtrimi i aktivitetit në këtë rast, konsiderohet si aktivitet i paregjistruar (pa leje) dhe dënohet, siç përcaktohet në nenin 49 të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’. Kur tatimpaguesi e ka rregulluar

31

Page 32: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

situatën, e cila çoi në heqjen e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë, organi tatimor bën rikthimin e saj.

2.1.3. Tatimpaguesit që kanë vendosur të mbyllin veprimtarinë e tyre ( të çregjistrohen ), kërkojnë nga gjykata ku kanë marrë të drejtën për të ushtruar veprimtari, të marrë vendimin përkatës të mbylljes së veprimtarisë. Gjykata, njofton organin tatimor të rrethit përkatës për kërkesën e tatimpaguesit. Organi tatimor, kur tatimpaguesi nuk ka paguar të gjitha detyrimet tatimore (përfshirë këtu dhe dënimet administrative e interesat eventuale), brenda 20 ditëve nga data e marrjes së njoftimit nga gjykata paraqet kundërshtimin për çregjistrimin e këtij tatimpaguesi. Kur organi tatimor e paraqet kundërshtimin përkatës brenda 20 ditëve, gjykata nuk mund të marrë vendim për çregjistrimin e tatimpaguesit. Këtë vendim ajo mund ta marrë, vetëm pasi organi tatimor i rrethit përkatës, ka tërhequr kundërshtimin dhe ka konfirmuar me shkrim se tatimpaguesi që kërkon mbylljen e veprimtarisë ka rregulluar situatën dhe nuk ka më detyrime tatimore të papaguara (përfshirë këtu gjobat dhe interesat eventuale).

Nëqoftëse, për një tatimpagues të çregjistruar, vërtetohet më vonë se ka patur një detyrim tatimor të papaguar, çregjistrimi nuk e çliron atë nga përgjegjësia për të paguar këto detyrime së bashku me penalitetet përkatëse.

2.1.4. Organet tatimore kanë të drejtë të çregjistrojnë çdo tatimpagues, kur provohet se ai për çfarëdo arsye, në vitin e fundit fiskal, nuk ka ushtruar veprimtari. Në këtë rast, këta tatimpagues mbahen pasivë në një regjistër të veçantë të organeve tatimore. Mund të kalohen në të regjistruar si pasivë, të gjithë tatimpaguesit që gjatë vitit të mëparshëm kalendarik, realisht nuk kanë kryer xhiro. Theksojmë se, këtu bëhet fjalë për tatimpaguesit që realisht nuk kanë kryer xhiro dhe për këtë nuk kanë deklaruar për më shumë se 12 muaj rresht. Pra, para ndërmarjes së hapit për kalimin si pasivë të një tatimpaguesi, organi tatimor paraprakisht provon me sa më shumë fakte e dokumente se ai realisht gjatë 12 muajve të fundit nuk ka kryer aktivitet. Me fjalë të tjera, për çdo tatimpagues të tillë, paraprakisht ndërmerren këto veprime.

1. Të jetë marrë një konfirmim me shkrim nga sektori i policisë tatimore(përgjegjësi i këtij sektori dhe inspektori i zonës përkatëse), se tatimpaguesi, nga verifikimi në vendin apo adresën e deklaruar të ushtrimit të veprimtarisë, nuk është gjendur.

2. Të jetë verifikuar në vend duke mbajtur një proçes verbal prej jo më pak se dy persona (një inspektor i sektorit të vlerësimit dhe mbledhjes dhe një inspektor kontrolli), i cili të vërtetojë se tatimpaguesi nuk është gjendur.

3. Të jetë vërtetuar përsëri nëpërmjet një proçes verbali të hartuar nga inspektori përkatës, që tatimpaguesi gjatë vitit të fundit tatimor nuk ka kryer asnjë import. 4. Të jetë vërtetuar gjithashtu nëpërmjet një proçes verbali të hartuar nga inspektori përkatës, që tatimpaguesi gjatë vitit të fundit tatimor nuk ka kryer asnjë lekë xhiro nëpërmjet të dhënave, që disponohen nga thesari.

32

Page 33: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

5. Të jenë bërë të gjitha përpjekjet e tjera të mundshme nëpërmjet verifikimit të të dhënave të tjera si të PMU-ve, të Bankës Botërore, etj. si dhe të dhënave që mund të rezultojnë gjatë ushtrimit të kontrolleve në tatimpagues të tjerë.

Vetëm pasi janë ndërmarrë të gjithë hapat e mësipërm, sektori i regjistrimit, të gjithë këta tatimpagues i kalon në të regjistruar si pasivë, gjë që me fjalë të tjera do të thotë që këto tatimpagues nuk janë çregjistruar përfundimisht, por mbahen të regjistruar si pasivë. Në këtë moment për këta tatimpagues nuk është e detyrueshme të printohen deklaratat mujore të TVSH-së pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të deklarojnë.

Pasi këta tatimpagues të kenë kaluar në pasivë, ata do të jenë nën mbikqyrjen e vazhdueshme të organit tatimor. Mbikqyrja në këtë rast nënkupton verifikimin e vazhdueshëm të të dhënave të doganës, të thesarit, të të dhënave nga kontrollet e ushtruara në subjekte të tjera, të të dhënave të finacuesve të tjerë të ndryshëm si PMU-të, etj. Në rastin kur nga këto të dhëna rezulton se tatimpaguesi ka kryer aktivitet, ai kalohet në tatimpaguesit e regjistruar si aktivë dhe ndaj tij merren të gjitha masat e duhura ligjore.

2.2. PERCAKTIMI I DETYRIMIT TATIMOR

2.2.1. Detyrimet tatimore përcaktohen siç parashikohet në ligjet e veçanta tatimore. Për këtë përdoren mënyrat e njohura të përcaktuara në këto ligje, të cilat janë:

a- Vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor. Kjo mënyrë përdoret në përgjithësi për tatimet indirekte si TVSH-ja dhe akciza, si dhe për një kategori të ardhurash personale si: të ardhurat nga qeratë, të ardhurat nga emfiteoza, të ardhurat nga e drejta e autorit, përfshirë honoraret nga pronësia intelektuale dhe honoraret industriale nga patentat, emri tregtar, etj. Vetëvlerësim dhe vetëdeklarim bëhet edhe për të ardhurat me burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të realizuara nga një person rezident shqiptar, etj.

b- Parapagimi i detyrimit tatimor. Kjo mënyrë përdoret vetëm në rastin e parapagimit të tatimit mbi fitimin gjatë vitit ushtrimor. Në këtë rast vlerësimi përfundimtar i detyrimit tatimor, bëhet në momentin e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme (të fitimit dhe humbjes).

c- Mbajtja në burim. Kjo mënyrë përdoret kryesisht për tatimin mbi të ardhurat personale si; për pagat, për interesat, dividentët, huatë, kalimin e pronësisë, lojrat e fatit, sipas përcaktimit në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 ‘’Për tatimin mbi të ardhurat’’.

Por cilado qoftë mënyra e përcaktimit të detyrimit tatimor, organet tatimore kanë për detyrë të kontrollojnë saktësinë e përcaktimit të të gjithë detyrimeve tatimore. Nepërmjet kontrolleve, mund të kryhet verifikimi i saktësisë së

33

Page 34: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

deklarimeve tatimore për tatimin mbi fitimin, për TVSH-në dhe për të gjithë llojet e tjera të detyrimeve tatimore.

Nëse nga një kontroll i ushtruar për tatimin mbi fitimin, rezulton se fitimi i deklaruar nga tatimpaguesi, mbi bazën e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit ose viteve paraardhës nuk është i vërtetë, organet tatimore korrigjojnë jo vetëm detyrimin tatimor të vitit ose viteve paraardhëse, por mbi bazën e këtyre detyrimeve të korrigjuara, ndryshojnë edhe këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin për vitin korent. Për këtë qëllim, ato respektojnë të gjithë standartet e njohura të kontrollit, duke njoftuar njëkohësisht në mënyrë zyrtare tatimpaguesin e kontrolluar. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur nga kontrollet e ushtruara nga organet tatimore rezulton se tatimpaguesi i kontrolluar nuk ka deklaruar e paguara të gjitha detyrimet tatimore. Edhe në këtë rast pra, orëganet tatimore njoftojnë zyrtarisht tatimpaguesin për vlerësimin e detyrimit të ri tatimor të bërë lidhur me të.

2.2.2. Organet tatimore bëjnë vlerësim të detyrimit tatimor të tatimpaguesve me metodat alternative të përcaktuara në nenin 36 të ligjit, duke improvizuar situatën reale të tyre, nëpërmjet rikarakterizimit të transaksioneve të kryera nga ana e tyre gjatë një periudhe tatimore të caktuar. Një gjë e tillë vendoset të bëhet nga organet tatimore vetëm nëqoftëse për tatimpaguesin ekzistojnë kushtet e mëposhtëme :

a- Kur tatimpaguesi, për një periudhë të caktuar tatimore nuk ka deklaruar detyrimet tatimore të tij, siç përcaktohet në ligjet specifike tatimore. Kështu për shembull nëse një tatimpagues nuk paraqet deklaratën mujore të TVSH-së për një periudhë tatimore të caktuar apo për disa periudha tatimore (muaj), organi tatimor, pasi ka zbatuar të gjitha proçedurat paraprake të përcaktuara në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 dhe në udhëzimin në zbatim të tij, ka të drejtë të bëjë vlerësim nga zyra të detyrimit tatimor të këtij tatimpaguesi. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur tatimpaguesi nuk paraqet deklaratat e tjera tatimore, si: deklaratën e të ardhurave të tatueshme (bilancin e veprimtarisë ekonomiko financiare) të një viti të caktuar, deklaratën e akcizës, deklaratat e tatimit mbi të ardhurat personale për ato kategori të ardhurash, për të cilat deklarimi sipas ligjit përkatës është i detyrueshëm.

b- Kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze, të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore. Kemi të bëjmë me një situatë të tillë për shembull në rastet kur gjatë kontrollit tatimpaguesi nuk paraqet asnjë dokument për transaksionet e kryera gjatë një periudhe tatimore, nuk ka mbajtur asnjë regjistrim siç përcaktohet në Ligjin nr. 7661, datë 19.01.1993 ‘’Për Kontabilitetin’’, në Ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 ‘’Për TVSH-në’’, në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’ dhe në Ligjin nr. 7758, datë 12.10.1993 ‘’Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet’’. Kemi të bëjmë gjithashtu me një situatë të tillë edhe në rastet kur gjatë kontrollit provohet se tatimpaguesi nuk ka

34

Page 35: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

paraqitur një pjesë të dokumentacionit ose të regjistrimeve si dhe kur dokumentacioni dhe regjistrimet e paraqitura janë dukshëm me të meta, të pavërteta dhe të pabesueshme.

c- Kur, gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore, rezulton se tatimpaguesit kanë manipuluar dukshëm e në mënyrë të qartë çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve.

Në kushtet e përcaktuara në pikat ‘’a’’ ‘’b’’ dhe “c” më sipër, organet tatimore janë të detyruara të përdorin metodat alternative të vlerësimit tatimor, të përcaktuara në nenin 36 të Ligjit, duke vepruar si më poshtë :

- Në situatën kur tatimpaguesi nuk ka paraqitur një deklaratë tatimore për një periudhë të caktuar siç përshkruhet në pikën ‘’a’’ më sipër, organet tatimore, mund të kryejnë një kontroll në vend të situatës së tatimpaguesit. Kur kryerja e kontrollit në vend, për çfarëdo arsye, nuk është e mundur, organet tatimore bëjnë vlerësim tatimor nga zyra për periudhën përkatëse tatimore. Për të bërë këtë vlerësim, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojnë për këtë tatimpaguesit siç janë për shembull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) apo me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientët apo furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numrin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave ose shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, etj. Kjo mënyrë e vlerësimit tatimor përdoret sidomos lidhur me detyrimet tatimore për TVSH-në. Vlerësimi tatimor nga zyra mbi bazën e këtyre të dhënave bëhet vetëm pasi ndaj tatimpaguesit janë respektuar të gjitha proçedurat e përcaktuara në Ligjin dhe në Udhëzimin ‘’Për TVSH-në’’. Vlerësimi tatimor nga zyra i kryer si më sipër i dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar. Vlerësim tatimor nga zyra mund të bëhet edhe për detyrimet tatimore për tatimin mbi fitimin, në rastet kur ushtrimi i kontrollit në vend është i pamundur jo për arsye që kanë të bëjnë me punën e organeve tatimore, por me faktin se tatimpaguesi nuk gjendet ose ai refuzon të kontrollohet. Vlerësimi tatimor nga zyra për këto raste, bëhet duke u bazuar në të dhënat e periudhave të mëparshme, kapacitetet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi, në numrin e të punësuarve, llojin e veprimtarisë, etj. Tatimpaguesi ka të drejtë të apelojë vlerësimin tatimor sipas proçedurave të parashikuara në Ligj. - Siç përmendet në pikën ‘’b’’ më sipër, kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze, të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore, organet tatimore përdorin metodat alternative të përcaktimit të detyrimeve tatimore. Në të gjitha këto raste, organet tatimore, kanë të drejtë të rikarakterizojnë transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar një situatë sa më reale të tij, në mënyrë që të përcaktojnë detyrimet tatimore nëpërmjet vlerësimit tatimor, i cili i jepet tatimpaguesit në përfundim të kontrollit. Për të bërë një gjë të tillë, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojnë për këtë tatimpagues, siç

35

Page 36: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

janë për shembull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) ose me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientët apo furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numrin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave ose shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, të dhënat për kapacitetet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi etj. Vlerësimi tatimor i kryer si më sipër i dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar këtë detyrim. Tatimpaguesi ka të drejtë të apelojë vlerësimin tatimor sipas proçedurave të parashikuara në Ligj.

- Organet tatimore bëjnë vlerësim të detyrimit tatimor me metodat alternative edhe në rastin kur, gjatë kontrolleve të kryera rezulton se tatimpaguesit manipulojnë dukshëm e në mënyrë të qartë me çmimet e shitjes së mallrave ose të shërbimeve. Për të bërë vlerësimin tatimor, në këtë rast, administrata tatimore merr për bazë çmimet reale të tregut. Çmimet reale të tregut, sigurohen nëpërmjet burimeve të mundshme të informacionit, nëpërmjet shpalljeve ose afishimeve publike, reklamave, etj. si dhe në bazë të kontrolleve e sondazheve të herëpashershme të administratës tatimore pranë tatimpaguesve. Këto sondazhe ose kontrolle janë të përpikta në vend dhe kryhen posaçërisht për të konstatuar çmimet reale të shitjes nga ana e tatimpaguesve në momente të caktuara. Ato kryhen në mënyrë të befasishme, 3 deri në 4 herë në muaj dhe shoqërohen kurdoherë me anë të një proçes verbali konstatimi, të cilët futen në dosjen e tatimpaguesit. Kontrolle ose sondazhe të tilla kryhen sidomos pranë tatimpaguesve më të mëdhenj dhe për një numër të kufizuar mallrash ose shërbimesh.

2.2.3. Tatimpaguesit që kryejnë furnizime mallrash ose shërbimesh, janë të detyruar të afishojnë çmimet e shitjes së mallit ose të shërbimit që furnizojnë, pavarësisht nga natyra e furnizimit dhe nga statusi i blerësit. Kjo dispozitë është e detyrueshme për të gjithë tatimpaguesit si për ata që bëjnë furnizime mallrash ose shërbimesh me pakicë, ashtu dhe për ata që bëjnë furnizime mallrash ose shërbimesh me shumicë, pavarësisht nga fakti se janë tatimpagues që i nënshtrohen dhe janë regjistruar për taksën vendore mbi biznesin e vogël ose i nënshtrohen dhe janë të regjistruar në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Për tatimpaguesit që furnizojnë mallra ose sherbime me pakicë, kjo do të thotë se ata janë të detyruar të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimin e çdo malli apo shërbimi që ato furnizojnë. Kurse tatimpaguesit që furnizojnë mallra ose shërbime me shumicë, në bazë të kësaj dispozite janë të detyruar gjithashtu që të kenë disponibile në vendin e furnizimit listën e çmimeve të mallrave ose shërbimeve që furnizojnë. Kjo listë i vihet në dispozicion administratës tatimore sa herë që kjo e fundit e kërkon një gjë të tillë.

2.3. PAGIMI I DETYRIMEVE TATIMORE

2.3.1. Detyrimet tatimore paguhen në degët e bankave, në agjensitë bankare dhe në zyrat postare, organet qëndrore drejtuese të të cilave kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këto marrëveshje përcaktohet lloji i detyrimit që do të arkëtohet për llogari të organeve tatimore,

36

Page 37: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

vendi i arkëtimit të këtyre detyrimeve, kushtet që duhet të plotësohen dhe mënyra e dhënies së informacioneve për pagesat e arkëtuara

2.3.2. Detyrimet tatimore paguhen sipas afateve të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore.

Detyrimi mujor për tatimin mbi vlerën e shtuar paguhet brenda datës 14 të muajit pasardhës. Askush nuk mund të shtyjë afatin e pagesës së këtij detyrimi.

Për llojet e tjera të detyrimeve tatimore, në raste të veçanta e të argumentuara nga tatimpaguesi, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, me kërkesën e tatimpaguesit, mund të lëshojë një autorizim me shkrim për miratimin e zgjatjes së afatit të pagesës. Zgjatja e afatit të pagesës nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në ligjet e veçanta tatimore. Autorizimi për miratimin e zgjatjes së afatit të pagesës së një detyrimi tatimor për tatimpaguesit që kërkojnë një gjë të tillë jepet në rastet e mëposhtëme: - Kur tatimpaguesi provon se nuk mundet ta respektojë afatin për shkaqe shëndetësore të tij ose të stafit të tij, që merret me përgatitjen e deklaratës tatimore të tatimit mbi fitimin, të tatimit mbi të ardhurat personale apo të ndonjë tatimi tjetër.

- Kur tatimpaguesi i të ardhurave personale provon se nuk mund të bëjë deklaratën e të ardhurave personale të tij për shkaqe objektive, si në rastin e kryerjes së shërbimit ushtarak.

- Kur tatimpaguesi provon se për arsye objektive e të argumentuara nuk mund të respektojë afatet ligjore të deklarimit tatimor.

Në çdo rast, zgjatja e afatit të pagesës nuk ndërpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Ata llogariten dhe paguhen duke marrë për bazë afatin në të cilin duhet të paguheshin detyrimet tatimore siç përcaktohet në ligjet e veçanta tatimore.

Për tatimpaguesit që kërkojnë shtyrje të afatit të deklarimit dhe pagesës së një detyrimi tatimor, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të kërkojë garanci. Kërkesa për garanci bëhet me shkrim dhe i dërgohet tatimpaguesit. Garancia jepet nga njëra prej bankave, klient i të cilës është tatimpaguesi që kërkon shtyrjen e afatit të pagesës. Në këtë rast banka që lëshon garancinë, bëhet garante për detyrimin e tatimpaguesit. Pasi tatimpaguesi paraqet dokumentin e kësaj garancie, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve autorizon miratimin e zgjatjes së afatit të deklarimit dhe pagesës së detyrimit tatimor.

2.3.3. Në zbatim të nenit 41 të Ligjit, për shkaqe që kanë të bëjnë me gjendjen e keqe të përkohshme financiare të tatimpaguesit, ky i fundit mund të kërkojë të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar. Organet tatimore për të pranuar pagesën me këste të një detyrimi tatimor, mund të kërkojnë nga tatimpaguesi paraqitjen e një garancie. Garancia jepet nga njëra prej bankave, klient i të cilës është tatimpaguesi që kërkon pagesën me këste. Në

37

Page 38: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

këtë rast banka që lëshon garancinë, bëhet garantë për detyrimin e tatimpaguesit. Kur plotësohen kushtet e mësipërme, organet tatimore pranojnë pagesën me këste të detyrimit tatimor duke hartuar në këtë rast një marrëveshje me shkrim me tatimpaguesit. Pagesa me këste nuk mund të pranohet për një periudhë më të gjatë se 9 muaj nga momenti i hartimit te marrëveshjes. Pagesa me këste e një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e interesave për të gjithë detyrimin. Pranimi i pagesës me këste të një detyrimi tatimor të papaguar, nga organet tatimore, do të thotë se gjatë periudhës për të cilën është rënë dakort për pagimin me këste, ndaj tatimpaguesit nuk mund të merren masat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve tatimore të përcaktuara në nenet 45 e 46 të Ligjit (nxjerrja e vendimeve ekzekutive për bllokimin e llogarive bankare, sekuestrimin e pasurisë, mbylljen e veprimtarisë, etj). Këto masa merren vetëm pasi ka përfunduar afati për të cilin është pranuar pagesa me këste dhe kur tatimpaguesi nuk ka respektuar derdhjen e kësteve në shumën e duhur dhe në afatin e caktuar.

2.3.4. Kur një tatimpagues nuk mundet të paguajë menjëherë të gjithë shumën e detyrimit i cili përbëhet, përveç shumës së tatimit të papaguar, edhe nga interesa dhe dënime administrative, pagesat e kryera nga ai llogariten në fillim për likuidimin e tatimit të papaguar, me pas të interesave dhe në fund të dënimeve administrative. Kështu për shembull nëqoftëse për një tatimpagues që paguan 800 mijë lekë nga detyrimi i tij tatimor prej 1 milion lekësh, i cili përbëhet nga 500 mijë lekë tatim i papaguar, 200 mijë lekë interesa dhe 300 mijë lekë dënim administrativ (gjobë), detyrimi i tij i mbetur tatimor është 200 mijë lekë dhe ky detyrim është vetëm dënim administrativ i papaguar. Në këtë rast pra tatimi i papaguar dhe interesat janë likujduar plotësisht, kurse nga dënimet administrative janë likuiduar vetëm 100 mijë lekë.

2.3.5. Në rastet kur një tatimpagues nuk paguan shumën e plotë të detyrimit tatimor brenda afateve të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore, ai detyrohet të paguajë interesa mbi shumën e detyrimit tatimor të papaguar duke filluar nga data në të cilën pagesa ka qënë e detyrueshme, deri në datën në të cilën ajo kryhet. Interesi për mospagimin e detyrimeve tatimore brenda afateve të përcaktuara, llogaritet 2 përqind për muajin e parë ose një pjesë të tij dhe 1.3 përqind për muajt pasardhës ose pjesë të tyre. Interesi minimal që zbatohet për detyrimet tatimore të papaguara nuk mund të jetë më i vogël se 5 përqind. Për mospagimin në kohë të parapagimeve të tatimit mbi fitimin, nuk zbatohen interesa për pagesë të vonuar. Për këtë tatim, interesat zbatohen për mospagimin në kohë të detyrimeve që rezultojnë në momentin e paraqitjes së deklaratës vjetore dhe të rillogaritjes përfundimtare të tatimit mbi fitimin.

Në çdo rast interesat konsiderohen pjesë e pandarë e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Interesat mblidhen duke respektuar të gjitha proçedurat, sipas të cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen në llogarinë përkatëse të të ardhurave tatimore.

38

Page 39: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për detyrimet e paguara në afat që lidhen me taksën vendore mbi biznesin e vogël dhe ato që lidhen me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, nuk llogariten interesa sipas paragrafit të mësipërm, por zbatohen dënime administrative (gjoba për pagesë të vonuar).

2.4. MBLEDHJA ME FORCE E DETYRIMEVE TATIMORE

2.4.1. Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, fillojnë vetëm pasi ndaj tatimpaguesit që ka detyrime të prapambetura të papaguara, janë ndërmarrë të gjitha masat paraprake dhe janë respektuar të gjitha proçedurat e njoftimit të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore. Detyrimet e papaguara mund të rrjedhin për dy arsye. Së pari për shkak të mospagimit në kohë të detyrimeve të deklaruara si të pagueshme nga vetë tatimpaguesi dhe së dyti nga mospagimi në kohë i detyrimeve të rezultuara nga një rivlerësim tatimor i bërë për çfarëdo arsye.

2.4.1.1.Në rastin kur kemi të bëjmë me mospagimin brenda 30 ditëve nga data kur duhej të ish kryer pagesa (datë e përcaktuar në ligjet e veçanta tatimore), të një detyrimi tatimor të deklaruar si të pagueshëm nga vetë tatimpaguesi, ndaj tij fillojnë proçedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve tatimore. Në këtë rast tatimpaguesi nuk mund të apelojë, pasi detyrimi i tij tatimor është vlerësuar dhe deklaruar si i pagueshëm nga vetë ai. Për këtë, dega e tatimeve e rrethit përkatës vepron si më poshtë :

- Lëshon një urdhër bllokimi në dy kopje, në bazë të të cilit urdhërohen të gjitha bankat, ku tatimpaguesi debitor mund të këtë llogaritë e tij, të bllokojnë një shumë sa detyrimi tatimor i papaguar i tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar. Nëqoftëse tatimpaguesi ka më shumë se një llogari në të njëjtën bankë, banka, mbi bazën e urdhërit të organit tatimor, bllokon llogarinë/llogaritë që kanë shumën e mjaftueshme të detyrimit të papaguar. Me marrjen e urdhërit të mësipërm nga dega e tatimeve, banka, brenda të njëjtës ditë punë në të cilën ka marrë urdhërin, bllokon llogarinë ose depozitën e debitorit, në masën e detyrimit të papaguar dhe lajmëron menjëherë debitorin për bllokimin që ajo ka vënë mbi llogarinë apo depozitën e tij.

- Pas kësaj tatimpaguesi ka të drejtë që të deklarojë në degën e tatimeve numrin e llogarisë së tij likujduese e cila posedon shumën e duhur. Për këtë, përveç deklaratës ai detyrohet të paraqesë edhe dokumentin përkatës bankar, i cili vërteton numrin e llogarisë së tij likuiduese dhe shumën përkatëse që ajo posedon, e cila duhet të jetë jo më e vogël se detyrimi i papaguar. Brenda 3 ditëve pune bankare nga data e paraqitjes së kësaj deklarate të shoqëruar me dokumentin bankar përkatës, dega e tatimeve, lëshon një urdhër për zhbllokimin e të gjitha llogarive të tjera të tatimpaguesit në bankat e tjera. Nëqoftëse për çfarëdo arsye organi tatimor nuk lëshon urdhërin e mësipërm të zhbllokimit, banka bën vetë zhbllokimin e llogarive të tatimpaguesit vetëm nëqoftëse kanë kaluar 20 ditë pune bankare nga data e marrjes së urdhër bllokimit.

39

Page 40: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Tatimpaguesi debitor ka 10 ditë pune bankare kohë nga data e marrjes nga banka te urdhërit të bllokimit për të bërë vullnetarisht pagesën. Datë e marrjes nga banka të urdhër bllokimit quhet data kur banka konfirmon mbërritjen e tij nëpërmjet një vule bankare në të dy kopjet e lëshuara nga organi tatimor, njëra nga të cilat i jepet punonjësit të organit tatimor që e dorëzon atë. Nëqoftëse tatimpaguesi debitor nuk e bën pagesën vullnetarisht, dega e tatimeve e rrethit lëshon një urdhër ekzekutimi mbi bazën e të cilit banka menjëherë, brenda të njëjtës ditë pune vepron mbi llogarinë ose depozitën e tatimpaguesit, duke ekzekutuar urdhërin e ekzekutimit të organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria ose depozita e tij në llogarinë e organit tatimor përkatës një shumë sa detyrimi i papaguar tatimor i tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar. Urdhër ekzekutimi lëshohet jo më vonë se 5 ditë pune bankare nga data e përfundimit të afatit prej 10 ditësh pune bankare të lëshimit të urdhër bllokimit. Në rastin kur gjendja e llogarisë bankare është më e vogël nga detyrimi tatimor i papaguar, banka kalon në llogarinë e organit tatimor të gjithë shumën gjendje në llogarinë e tatimpaguesit dhe llogaria e tatimpaguesit mbetet e bllokuar deri sa të bëhet i mundur kalimi i të gjithë shumës së kërkuar në llogarinë e organit tatimor.

2.4.1.2. Kur kemi të bëjmë me mospagimin në kohë të detyrimeve tatimore që rezultojnë nga një rivlerësim tatimor, i cili nuk është apeluar nga ana e tatimpaguesit, dega e tatimeve e rrethit përkatës vepron sipas pikës 2.4.1.1. më lart. Po në këtë mënyrë veprohet edhe në rastet kur tatimpaguesi apelon, por apelimi i tij nuk është pranuar nga shkalla respektive e apelimit, për shkak se apelimi nuk është bërë brenda afatit ligjor prej 30 ditësh nga data e kryerjes së rivlerësimit tatimor, se nuk është parapaguar tatimi i përcaktuar sipas rivlerësimit (pa interesat dhe dënimet eventuale) apo se nuk është paraqitur garancia e nevojshme bankare para apelimit. Urdhëri i bllokimit në çdo rast do të përmbajë përveç arsyes së lëshimit të tij dhe shumës së detyrimit të papaguar, edhe faktin nëse tatimpaguesi ka apeluar apo jo, si dhe në rastin e mospranimit të apelimit edhe shkakun e këtij mospranimi.

2.4.1.3.Kur kemi të bëjmë me mospagimin në kohë të detyrimeve tatimore që rezultojnë nga një rivlerësim tatimor, i cili është apeluar nga ana e tatimpaguesit, dhe apelimi është pranuar nga shkalla e parë e apelimit, dega e tatimeve e rrethit nuk mund të bllokojë llogarinë bankare të tatimpaguesit. Dega e tatimeve e rrethit përkatës mund ta bëjë një gjë të tillë vetëm pasi të këtë përfunduar proçesi i apelimit dhe vendimi i shkallës së fundit të apelimit të jetë i formës së prerë në favor të administratës tatimore. Në këtë rast dega e tatimeve e rrethit përkatës vepron si më poshtë :

- Lëshon një Urdhër, në bazë të të cilit urdhërohen të gjitha bankat ku tatimpaguesi debitor mund të ketë llogaritë e tij, të bllokojnë një shumë sa detyrimi tatimor i papaguar i tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar. Nëqoftëse tatimpaguesi ka më shumë se një llogari në të njëjtën bankë, banka mbi bazën e urdhërit të organit tatimor, bllokon llogarinë/llogarië që kanë shumën e mjaftueshme të detyrimit të papaguar. Urdhër bllokimi i mësipërm do të shoqërohet me vendimin e shkallës së fundit të apelimit, i cili ka marrë formën

40

Page 41: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

e prerë dhe është në favor të administratës tatimore. Me marrjen e urdhërit të mësipërm nga dega e tatimeve, banka, brenda të njëjtës dite pune në të cilën ka marrë urdhërin e bllokimit, bllokon llogarinë apo depozitën e debitorit, në masën e detyrimit të papaguar dhe lajmëron menjëherë debitorin për bllokimin që ajo ka vënë mbi llogarinë apo depozitën e tij.

- Pas kësaj tatimpaguesi ka të drejtë që të deklarojë në degën e tatimeve numrin e llogarisë së tij likujduese, e cila posedon shumën e duhur. Për këtë, përveç deklaratës, ai detyrohet të paraqesë edhe dokumentin përkatës bankar, i cili vërteton numrin e llogarisë së tij likuiduese dhe shumën përkatëse që ajo posedon, e cila duhet të jetë jo më e vogël se detyrimi i papaguar. Brenda 3 ditëve pune bankare nga data e paraqitjes së kësaj deklarate të shoqëruar me dokumentin bankar përkatës, dega e tatimeve, lëshon një urdhër për zhbllokimin e të gjitha llogarive të tjera të tatimpaguesit në bankat e tjera.

- Tatimpaguesi debitor ka 10 ditë pune bankare kohë nga data e marrjes së urdhërit të bllokimit për të bërë vullnetarisht pagesën. Në të kundërt (kur tatimpaguesi debitor pra nuk e bën një gjë të tillë), dega e tatimeve e rrethit lëshon një urdhër ekzekutimi, mbi bazën e të cilit banka menjëherë brenda të njëjtës ditë pune vepron mbi llogarinë ose depozitën e tatimpaguesit duke ekzekutuar urdhërin e ekzekutimit të organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria ose depozita e tij në llogarinë e organit tatimor përkatës një shumë sa detyrimi i papaguar tatimor i tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar. Urdhër ekzekutimi lëshohet jo më vonë se 5 ditë pune bankare nga data e përfundimit të afatit prej 10 ditësh pune bankare të lëshimit të urdhër bllokimit. Në rastin kur gjendja e llogarisë bankare është më e vogël nga detyrimi tatimor i papaguar, banka kalon në llogarinë e organit tatimor të gjithë shumën gjendje, në llogarinë e tatimpaguesit dhe llogaria e tatimpaguesit mbetet e bllokuar deri sa të bëhet i mundur kalimi i të gjithë shumës së kërkuar në llogarinë e organit tatimor. 2.4.2. Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, fillojnë vetëm pasi më parë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e përcaktuara në nenin 45 të Ligjit ‘’Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve’’ dhe në pikën 2.4.1, më sipër, të këtij udhëzimi. Pra, zbatimi i nenit 46 ‘’Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve’’, ndërmerret për tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara, ndaj të cilëve nuk është bërë e mundur mbledhja e detyrimeve nëpërmjet vendimit ekzekutiv të nxjerrë për bankat nga kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës. Për zbatimin e nenit 46 të Ligjit, organet tatimore, aplikojnë proçedurat e jashtëzakonshme për mbledhjen me forcë të detyrimeve duke vepruar si më poshtë :

a. Kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, për të gjitha llojet e detyrimeve tatimore të papaguara, me përjashtim të detyrimeve për TVSH-në, mund të nxjerrë një vendim ekzekutiv, në bazë të të cilit urdhërohet mbyllja e

41

Page 42: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

mjediseve ku tatimpaguesi me detyrime të papaguara ushtron veprimtarinë e tij ekonomike. Mbyllja e mjediseve të veprimtarisë bëhet nga punonjësit e Policisë Tatimore dhe vazhdon derisa tatimpaguesi të ketë paguar detyrimet e tij tatimore të papaguara. Për detyrimet e papaguara për TVSH-në, Vendimi Ekzekutiv për mbylljen e mjediseve të veprimtarisë nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve në bazë të propozimit të kryetarit të degës se tatimeve të rrethit përkatës.

b. Kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, për të gjitha llojet e detyrimeve tatimore të papaguara me përjashtim të detyrimeve për TVSH, mund të nxjerrë një vendim ekzekutiv, në bazë të të cilit urdhërohet sekuestrimi i pasurive të biznesit të tatimpaguesit. Ndërsa për detyrimet e papaguara për TVSH-në, vendimi ekzekutiv nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve në bazë të propozimit të kryetarit të degës së tatimeve të rrethit përkatës. Shuma e pasurive që urdhërohet të sekuetrohen, sipas vendimit ekzekutiv të mësipërm, nuk mund të jetë më e madhe se shuma nëpërmjet të cilës sigurohet pagimi i detyrimit tatimor të papaguar nga tatimpaguesi. Vendimi ekzekutiv zbatohet nga Policia Tatimore. Kur zbatohet masa e sekuestrimit, fillimisht sekuestrohen pasuritë e luajtshme të bisnesit të tatimpaguesit me detyrime të papaguara tatimore dhe, kur është e nevojshme kalohet në sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të bisnesit të tij (këtu nuk bëhet fjalë për pasurinë shtëpiake individuale). Pasuritë e sekuestruara, kalojnë në favor të shtetit dhe llogariten të konfiskuara brenda 30 ditëve nga nxjerrja e vendimit ekzekutiv të sekuestrimit. Ato shiten sipas akteve normative në fuqi. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e tyre, pasi zbriten shpenzimet e ruajtjes dhe të shitjes, përdoren për likuidimin e detyrimit tatimor të papaguar. Pjesa e të ardhurave që mund të mbetet mbas likuidimit të të gjithë detyrimit tatimor të papaguar, i kthehet tatimpaguesit.

c. Në qoftë se, edhe pas nxjerrjes së vendimit ekzekutiv për sekuestrimin e pasurive të tatimpaguesit, për arsye të ndryshme, nuk arrihet të paguhet detyrimi tatimor i tatimpaguesit, atëherë ndaj këtij të fundit bëhet denoncim në organet e prokurorisë, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal. Për të bërë denoncimin fillimisht dega e tatimeve të rrethit përkatës, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të autorizojë denoncimin e tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit janë zbatuar të gjitha masat e duhura administrative për mbledhjen e detyrimit të papaguar, autorizon kryetarin e degës së tatimeve, të bëjë denoncimin në organin e prokurorisë së rrethit përkatës. Pas marrjes së këtij autorizimi, kryetari i degës detyrohet të përgatisë dosjen dhe të bëjë menjëherë denoncimin.

d. Kur tatimpaguesi nuk mund të paguajë detyrimet e tij tatimore të papaguara, organi tatimor ku është i regjistruar tatimpaguesi, kërkon fillimin e proçedurave të falimentimit, si kreditor i interesuar, në mbështetje të Ligjit Nr. 8901, datë 23.05.2002 “Për falimentimin”.

42

Page 43: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3. MASAT NDESHKUESE NDAJ TATIMPAGUESVE SHKELES

3.1. DENIMET ADMINISTRATIVE

3.1.1. Në zbatim të nenit 47 të Ligjit, për shkeljen e dispozitave të legjislacionit tatimor jepen dënime administrative (gjoba). Dënimet administrative jepen në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjet e veçanta tatimore dhe në nenet 49 deri në 53 të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’. Në çdo rast dënimet administrative (gjobat) konsiderohen pjesë e pandarë e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Ato mblidhen duke respektuar të gjitha proçedurat sipas të cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen në llogarinë përkatëse të të ardhurave tatimore.

Në rastet kur tatimpaguesi kryen më shumë se një shkelje, jepen dënime administrative (gjoba) të veçanta për secilën shkelje.

3.1.2. DENIMET PER SHKELJET LIDHUR ME REGJISTRIMIN E TATIMPAGUESVE

Në zbatim të pikës 1.a. të nenit 49 të Ligjit, tatimpaguesi konsiderohet i papajisur me Çertifikatë (i paregjistruar) në këto raste :

1. Kur tatimpaguesit me qarkullim më të madh se kufiri i regjistrimit përTVSH-në, nuk janë të pajisur me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë dhe njëkohësisht me Çertifikatën e NIPT-t. Në këtë rast tatimpaguesit dënohen me gjobë në masën 100 mijë lekë. Të papajisur me Çertifikatë (të paregjistruar) konsiderohen edhe çdo filial, degë apo njësi e një tatimpaguesi që nuk është pajisur me Çertifikatën sekondare të NIPT-t.

Në të gjitha këto raste tatimpaguesit dënohen me 50 mijë lekë gjobë.

2. Kur tatimpaguesit me qarkullim më të vogël se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, (tatimpaguesit e taksës vendore mbi bisnesin e vogël dhe tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin ), nuk janë pajisur me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë për vitin përkatës ushtrimor dhe për çdo njësi në të cilën tatimpaguesit ushtrojnë veprimtari, dënohen sipas Ligjit “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël” dhe Ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, kapitulli “Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin”.

3. Në zbatim të pikës 1.b. të nenit 49 të Ligjit, tatimpaguesit kryejnë shkelje nëse nuk u njoftojnë organeve tatimore ndryshimet e mëposhtëme:

a. ndryshimin e emrit,b. ndryshimin e adresës së selisë dhe të filialeve, degëve ose njësive,c. ndryshimin në formën juridike,d. krijimin ose hapjen e filialeve, degëve ose njësive të reja,e. ndryshimet në llojin e veprimtarisë ekonomike.

43

Page 44: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4. Për mosnjoftimin e ndryshimeve të mësipërme të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dënohen me 50 mijë lekë gjobë kurse të gjithë tatimpaguesit e tjerë dënohen sipas Ligjit “Për Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël” dhe Ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, kapitulli “Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin”.

Kur edhe pas vendosjes së gjobave të mësipërme, tatimpaguesit vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari pa u pajisur me çertifikatë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës nxjerr një vendim ekzekutiv në bazë të të cilit urdhërohet vendosja e sekuestros mbi pasuritë e bisnesit të tatimpaguesit dhe mbyllja e aktivitetit të tij. Ky vendim ekzekutiv ekzekutohet nga punonjësit e policisë tatimore.

3.1.3. DENIMET PER AGJENTET TATIMORE Mosllogaritja, mosmbajtja dhe mostransferimi në buxhet në mënyrë korrekte dhe në kohen e duhur i tatimeve të mbajtura në burim, si dhe mostransferimi në buxhet i taksave të arkëtuara, përbën shkelje dhe agjentët tatimore në këtë rast detyrohen të paguajnë përveç detyrimit tatimor, edhe një gjobë të barabartë me këtë detyrim.

Mosmbajtja e regjistrimeve për pagesat e bëra për çdo tatimpagues të veçantë, si dhe për tatimet e taksat e mbajtura për këto pagesa, të cilat janë transferuar në buxhet, përbën shkelje dhe dënohet me gjobë herën e parë me 10 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje me 50 mijë lekë.

Në zbatim të nenit 50 të Ligjit, agjentët tatimore, të ngarkuar me mbledhjen e tatimeve dhe taksave, janë të detyruar t’u japin në çdo kohë organeve tatimore, të dhëna për tatimet dhe taksat e transferuara në buxhet. Ata janë të detyruar gjithashtu të bëjnë çdo muaj akt-rakordime për tatimet dhe taksat e mbledhura.

Mosdhënia e dokumentacionit të kërkuar nga organet tatimore për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit të tatimeve e taksave, përbën shkelje dhe dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.

3.1.4. DENIMET PER MOSDHENJE INFORMACIONI

Në zbatim të neneve 51 e 65 të Ligjit, një tatimpagues, i cili gjatë kontrollit të organeve tatimore nuk jep të gjitha informacionet e kërkuara, dokumentat, regjistrimet, etj, kryen shkelje, e cila dënohet me 100 mijë lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 51 të Ligjit, personat të cilët në bazë të nenit 66 janë të detyruar të japin në mënyrë automatike (pa kërkesë) informacione të ndryshme për organet tatimore dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, dënohen me 200 mijë lekë gjobë. Të detyruar për të dhënë informacione në mënyrë automatike, pa kërkesën e organeve tatimore janë sistemi gjyqesor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, si dhe të gjithë punëdhënësit.

44

Page 45: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Në zbatim të nenit 51 të Ligjit, personat të cilët në bazë të nenit 67 janë të detyruar të japin informacione përkundrejt kërkesës me shkrim të organeve tatimore dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, dënohen me 200 mijë lekë gjobë. Të detyruar për të dhënë informacione si më lartë janë :

-shoqëritë e sigurimeve, -shoqëritë tregtare, -bankat dhe institucionet financiare, -fondet e investimeve, -agjentet e pasurive të paluajtshme, -personat e përfshirë në transaksione shitblerjesh, -institucionet dhe personat juridike vendas ose të huaj, për pagesat ndaj personave jorezidente.

3.1.5. DENIMET PER MOSDOKUMENTIM

Ruajtja, përdorimi dhe transportimi i mallrave justifikohet në çdo rast me dokumentin përkatës. Për çdo rast që kemi të bëjmë me shitje të mallrave, tatimpaguesi shitës është i detyruar të lëshojë dokumentat e mëposhtëme për çdo shitje që realizon:

- Kupon tatimor në rastin kur tatimpaguesi është i pajisur me arkë regjistruese. Ky kupon i jepet klientit për çdo shitje të kryer.

- Dëftesë tatimore në rastin kur tatimpaguesi nuk është pajisur me arkë regjistruese. Dëftesat tatimore përgatiten në dy kopje me letër vetëkopjuese, nga të cilat njëra i jepet klientit.

- Faturë të thjeshtë tatimore, e cila lëshohet vetëm nga tatimpaguesit, të cilët shesin mallra ose shërbime për klientë të cilët nuk janë konsumatorë finalë të mallit ose shërbimit, por i kryejnë këto blerje për qëllim përpunimi ose rishitje, pra janë subjekte të regjistruar për tatimet. Tatimpaguesi duhet t’i japë klientit një faturë për çdo shitje mallrash ose shërbimesh. Fatura do të përbëhet nga dy kopje duke përdorur letër vetëkopjuese ose letër karbon, dhe tatimpaguesi i jep një kopje klientit dhe një kopje e mban vetë. Fatura duhet të jetë me numër serial, dhe numri i faturës duhet të shënohet në librin e shitjeve dhe blerjeve.

Kur tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nuk përmbushin ndonjërën nga kërkesat e mësipërme, në bazë të pikës “d” të nenit 32/8 të Ligjit Nr.8979, datë 12.12.2002 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, ato dënohen me një gjobë prej 10.000 lekësh. Nëse këta tatimpagues nuk paguajnë brenda 15 ditëve detyrimin tatimor dhe gjobën përkatëse, në bazë të pikës 4 të nenit 32/8 të Ligjit të mësipërm, dega e tatimeve vendos mbylljen e veprimtarisë deri në pagimin e plotë të detyrimeve dhe të gjobave.

Kur tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milion lekë (të regjistruar në TVSH), nuk përmbushin ndonjërën nga kërkesat e mësipërme, në bazë të nenit 52 të Ligjit

45

Page 46: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nr.8560, datë 22.12.1999 “Për Proçedurat Tatimore” dhe të pikës 3.1.5 të Udhëzimit në zbatim të tij, ata dënohen me një gjobë prej 50.000 lekësh.

Transportimi i mallrave justifikohet në çdo rast me dokumentin përkatës. Për çdo rast që kemi të bëjmë me shitje të mallrave, tatimpaguesi shitës është i detyruar të lëshojë faturën përkatëse të shitjes, e cila në rastin kur shitësi është tatimpagues i regjistruar në TVSH do të jetë faturë tatimore me TVSH me numër serial dhe në rastin kur shitësi është tatimpagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, faturë e thjeshtë shitjeje.

Mos dokumentimi, me një nga dokumentat e mësipërme i mallrave në transport është shkelje dhe dënohet si më poshtë :

- Kur tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nuk përmbushin ndonjërën nga kërkesat e mësipërme, në bazë të pikës “d” të nenit 32/8 të Ligjit Nr.8979, datë 12.12.2002 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, ato dënohen me një gjobë prej 10.000 lekësh. Nëse këta tatimpagues nuk paguajnë brenda 15 ditëve detyrimin tatimor dhe gjobën përkatëse, në bazë të pikës 4 të nenit 32/8 të Ligjit të mësipërm, dega e tatimeve vendos mbylljen e veprimtarisë deri në pagimin e plotë të detyrimeve dhe të gjobave.

- Kur tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milion lekë (të regjistruar në TVSH), nuk përmbushin ndonjërën nga kërkesat e mësipërme, në bazë të nenit 52 të Ligjit Nr.8560, datë 22.12.1999 “Për Proçedurat Tatimore” dhe të pikës 3.1.5 të Udhëzimit në zbatim të tij, ata dënohen me një gjobë prej 50.000 lekësh.

Kur nuk kemi të bëjmë me shitje të mallrave, por me levizje të brendëshme të tyre (nga magazina në magazinë ose dyqan, nga qendra e tatimpaguesit drejt filialeve apo degëve të tij), lëvizja dokumentohet me dokumentin e shoqërimit të mallit, i cili do të ketë formën dhe përmbatjen sipas formularit bashkëngjitur kësaj shkrese. Ne rastet kur punonjësit e Policisë Tatimore dyshojnë për vërtetësinë e dokumentit të shoqërimit të mallit, ata marrin masa për të shoqëruar mallin deri në destinacionin e shënuar në dokument. Kur rezulton se tatimpaguesi në fakt mallin e kishte të destinuar për shitje (pra nuk kemi të bëjmë me shitje të brendëshme), ai dënohet si më sipër.

Këtu nuk bëhet fjalë për shkeljet që kanë të bëjnë me moslëshimin e faturës së TVSH-së, e cila dënohet siç përcaktohet në Ligjin ‘’Për TVSH’’ dhe në Udhëzimin për zbatimin e tij.

3.1.7. DENIMET PER MOSLEJIMIN E HYRJES DHE TE KONTROLLIT

Moslejimi nga tatimpaguesit i hyrjes dhe pengimi për kryerjen e kontrollit nga ana e organeve tatimore ose përpjekjet e tatimpaguesve për të ndaluar veprimin e organeve tatimore direkt apo indirekt, vetë ose nëpërmjet një personi tjetër, konsiderohen shkelje të këtij Ligji dhe dënohen : a. Tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dënohen me 1 milion lekë gjobë.

46

Page 47: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. Tatimpaguesit e regjistruar për taksën vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dënohen me 10 mijë lekë gjobë.

3.1.8. SHKELJET DHE DENIMET PENALE

Fshehja e qëllimshme e të dhënave me synimin për t’u shmanguar nga pagimi i detyrimeve tatimore përbën shkelje penale. Në këtë rast, organet tatimore janë të detyruara të zbatojnë fillimisht të gjitha proçedurat e nxjerrjes së detyrimeve dhe marrin të gjitha masat administrative. Pasi janë marrë të gjithë masat administrative, për tatimpaguesin në fjalë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, në zbatim të nenit 180 të Kodit Penal, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të autorizojë denoncimin e tatimpaguesit. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit janë zbatuar të gjitha masat e duhura administrative, autorizon kryetarin e degës së tatimeve, të bëjë denoncimin në organin e prokurorisë së rrethit përkatës. Pas marrjes së këtij autorizimi, kryetari degës detyrohet të përgatisë dosjen, të bëjë menjëherë denoncimin dhe të ndjekë hetimin dhe gjykimin e çeshtjes.

3.1.9. SHKELJET DHE DENIMET PER KRYERJEN E ARKETIMEVE DHE PAGESAVE ME LEKE NE DORE

3.1.9.1. Kryerja me lekë në dorë dhe jo nëpërmjet kalimit nga llogaria likuiduese e blerësit në llogarinë likuiduese të shitësit e transaksioneve të shitblerjes, që e kalojnë vlerën 1 milion lekë, përbën shkelje si për shitësin ashtu dhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë sa 5 përqind e vlerës së transaksionit të kryer. Nëse këto transaksione nuk kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare, pra nga llogaria e blerësit në llogarinë e shitësit, konsiderohet shkelje dhe dënohet me gjobë si më poshtë:

- Në rastin kur blerësi e ka paguar me lekë në dorë shitësin, megjithëse vlera e transaksionit është 1 milion lekë e lart, aplikohet një gjobë e barabartë me 5 përqind të vlerës së transaksionit si për blerësin, ashtu edhe për shitësin.

- Në rastin kur blerësi e ka likujduar detyrimin duke paguar me mandat arkëtimi në bankë shumën e caktuar, dhe banka e ka transferuar shumën përkatëse në llogarinë likujduese të shitësit, aplikohet një gjobë e barabartë me 5 përqind të vlerës së transaksionit vetëm për blerësin.

3.1.9.2. Për rastet kur vlera e transaksionit (vlera e furnizimit) është mbi 1 milion lekë, pavarësisht nga fakti se blerësi dhe shitësi mund të kenë rënë dakort për një plan pagesash pjesore lidhur me këtë furnizim dhe secila pjesë e saj është më e vogël se 1 milion lekë, likujdimi i detyrimit kërkohet të bëhet nëpërmjet kalimit të mjeteve nga llogaria likujduese e blerësit në llogarinë likujduese të shitësit për çdo pagesë pjesore që lidhet me atë furnizim. Nëse këto transaksione pjesore nuk kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare, pra nga llogaria e blerësit në llogarinë e shitësit, konsiderohet shkelje dhe dënohet me gjobë si me poshtë:

47

Page 48: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Në rastin kur blerësi i ka bërë në cash pagesat pjesore për shitësin, aplikohet një gjobë e barabartë me 5 përqind të vlerës së transaksionit të kryer si për blerësin, ashtu edhe për shitësin.

- Në rastin kur blerësi i ka derdhur me mandat arkëtimi në bankë pagesat pjesore, dhe banka i ka transferuar shumat përkatëse në llogarinë likujduese të shitësit, aplikohet një gjobë e barabartë me 5 përqind të transaksionit të kryer vetëm për blerësin.

3.1.9.3. Do të konsiderohen shkelje e nenit 36/1 dhe do të aplikohen sanksionet e parashikuara në nenin 52/1, edhe ato raste kur me qëllim shmangien e likujdimit të detyrimeve nëpërmjet kanaleve bankare, shitësi dhe blerësi fraksionojnë ose ndajnë në disa fatura një furnizim apo transaksion, i cili në kushte normale të personave jo të lidhur do të realizohej si një i vetëm duke kaluar nëpërmjet llogarive bankare.

- Kur konstatohet se ndarja në shumë fatura e një transaksioni është bërë me qëllim shmangien e pagesave nëpërmjet llogarive likujduese dhe për të përcaktuar rastet e fraksionimit apo ndarjes së një fature, e cila normalisht duhet të konsiderohet si një e vetme, organet tatimore marrin në konsideratë faktore të tillë si: - natyrën dhe funksionet e komponentëve dhe pjesëve përbërëse të furnizimit, të cilat janë fraksionuar në disa fatura, - kapacitetin e mjetit me të cilin janë transportuar furnizimet e fraksionuara (p.sh. me një mjet 25 tonësh shitësi ka berë disa furnizime sejcila me peshë 2-3 ton, duke lëshuar jo një, por disa fatura me vlerë nën 1 milion lekë).

- Për rastet e pikës 3.1.9.3, punonjësit e kontrollit do të analizojnë me kujdes formën e transaksionit dhe mundësinë që ai të jetë fraksionuar me qëllim shmangien e pagesave nëpërmjet llogarive likujduese. Për aplikimin e penaliteteve në këto raste, punonjësit e kontrollit do të marrin konfirmimin e përgjegjësit të sektorit te kontrollit (nese ka) dhe te Kryetarit të Degës së Tatimeve.

3.1.10. SHKELJET DHE DENIMET PER MOSAFISHIMIN E ÇMIMEVE TE SHITJES

Mosafishimi i çmimit të shitjes së mallrave ose shërbimeve, përbën shkelje dhe dënohet me 50 mijë lekë gjobë për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe 10 mijë lekë gjobë për tatimpaguesit e Taksës Vendore për Biznesin e Vogël dhe tatimpaguesit e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin.

3.1.11. SHKELJET DHE DENIMET PER KLIENTET

Kushdo që blen mallra e shërbime, është i detyruar të kërkojë e të pajiset me dokumentin e blerjes, që mund të jetë faturë TVSH-je, faturë e thjeshtë ose kupon tatimor (i lëshuar me arkë regjistruese).

48

Page 49: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Mospasja e një prej dokumenteve të mësipërme nga ana e blerësve individë, dënohet me gjobë me vlerë 500 lekë.

- Mospasja e një prej dokumenteve të mësipërme nga ana e blerësve tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, dënohet me gjobë me vlerë 20 mijë lekë. - Mospasja e një prej dokumenteve të mësipërme nga ana e blerësve tatimpagues të regjistruar në TVSH, dënohet me gjobë me vlerë 30 mijë lekë.

4. APELIMET TATIMORE 4.1. PROÇEDURAT E APELIMIT TATIMOR

4.1.1. Për çdo akt zyrtar të organit tatimor që prek tatimpaguesin në lidhje me shumën dhe mënyrën me anë të së cilës janë përcaktuar detyrimet tatimore, me bazën ligjore të përcaktimit, me kërkesat për rimbursim, me vendimet e veçanta ekzekutive apo cdo veprim (ose mosveprim) të parregullt të organeve tatimore apo të punonjësve të saj, tatimpaguesit kanë të drejtë të apelojnë me shkrim. Apelimi i paraqitet organit tatimor të shkallës më të ulët të ankimimit për detyrimin përkatës, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dhe ai duhet të përmbajë periudhën përkatëse tatimore, shumën e detyrimit tatimor dhe të dënimit administrativ që kundërshtohet, si dhe çdo të dhënë tjetër që tatimpaguesi gjykon se është e nevojshme për të argumentuar ankmimin e tij. Për çdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet të paraqesë bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të detyrimit tatimor.

Organet tatimore përkatëse e shqyrtojnë kërkesën për apelim të tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Nëse tatimpaguesi nuk është dakort me vendimin e organit më të ulët tatimor, vendimi mund të apelohet në organin tjetër më të lartë të hierarkisë së apelimeve tatimore, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar.

4.1.2. Hierarkia e apelimit tatimor në rrugë administrative, nga shkalla më e ulët, tek shkalla më e lartë, për çdo lloj tatimi është si më poshtë :

a. Për tatimet dhe taksat vendore, shkallë e parë e apelimit janë organet e qeverisjes vendore përveç taksës vendore mbi biznesin e vogël që apelohet në organin tatimor përgjegjës të përcaktuar në Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Shkallë e dyte e apelimit për të gjithë tatimet dhe taksat vendore është Komisioni i Apelimit të Tatimeve në Ministrinë e Financave.

b. Për tatimet dhe taksat kombëtare me përjashtim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, shkalla e parë e apelimit është kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës dhe shkalla e dytë e apelimit është Komisioni i Apelimit të Tatimeve në Ministrinë e Financave.

49

Page 50: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c. Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar shkalla e parë dhe e vetme e ankimimit administrativ është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

4.1.3. Vetëm pas përfundimit të apelimit tatimor në rrugë administrative, tatimpaguesit kanë të drejtë të vazhdojë ankimimin në sistemin gjyqësor për çdo lloj tatimi dhe takse nacionale e vendore.

Një çështje nuk mund të shqyrtohet në një nivel më të lartë apelimi pa u shqyrtuar në nivelin më të ulët.

4.2. PROÇEDURAT E SHQYRTIMIT TE APELIMEVE TATIMORE Organi tatimor përkatës, gjatë shqyrtimit të apelimit tatimor, ka të njejtën të drejtë si edhe organi që përcakton detyrimin tatimor fillestar. Ai nuk kufizohet vetëm në çështjet e ngritura në apelim, por ka të drejtë të njihet me të gjitha problemet tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet vetë për të shpjeguar çështjet e apelimeve tatimore. Apelimi tatimor nuk mund të tërhiqet nëse zbulohen fakte që vërtetojnë se shuma e detyrimeve të caktuara nuk është e mjaftueshme.

Detyrimi i tatimpaguesit nuk mund të ndryshohet gjatë shqyrtimit të një apelimi tatimor përveç rastit kur rezulton se detyrimi tatimor i tatimpaguesit është më i madh se ai për të cilin tatimpaguesi ankohet dhe ky detyrim shtesë ka ardhur për shkak të gabimeve të kryera nga inspektori/inspektorët e kontrollit, dhe jo për shkak të zbulimit të fakteve të reja. Në këtë rast inspektori/inspektorët që kanë kryer kontrollin mbajnë përgjegjësi administrative ose penale, në përputhje me nenin 26 të Ligjit ‘’Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’’. Drejtoria e Përgjithshme dhe Degët e saj shqyrtojnë kërkesën për apelim të një tatimpaguesi dhe marrin vendime mbi bazën e kontrolleve dhe përcaktimeve të tyre të mëparshme tatimore, në bazë të informacionit të caktuar dhe të mbështetur në të gjitha argumentat e tatimpaguesit. Vendimi i marrë përcakton shumën e detyrimit tatimor sipas mënyrës që organi përkatës tatimor e quan të arsyeshme. Vendimi, duhet të japë një shpjegim të shkurtër dhe i dërgohet tatimpaguesit jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së apelimit.

Komisioni i Apelimit vendos mbi bazën e të gjithë të dhënave që ka, pa u kufizuar në propozimet e palëve apo në detyrimin tatimor të përcaktuar më parë. Kur Komisioni i Apelimit Tatimor shqyrton një apelim dhe Dega është e mendimit se detyrimi tatimor i përcaktuar duhet të ndryshohet, të dyja palët thirren për t’u paraqitur përpara Komisionit. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve janë të pavarur. Ato nuk mund të ndikohen, influencohen apo diktohen nga asnjë autoritet tjetër, kushdoqoftë ai. Për të marrë vendimet e tij, Komisioni është i veshur me të gjithë autoritetin e nevojshëm për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve, përfshirë këtu të drejtën per të bërë hetime, verifikime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve merren me shumicë votash. Vendimi i

50

Page 51: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dërgohet tatipaguesit, jo më vonë se 30 ditë nga data në të cilën është paraqitur kërkesa për apelim.

Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimit administrativ të parashikuar në këtë Ligj, ka të drejtë ti drejtohet gjykatës.

5. KONTROLLI TATIMOR

5.1. Punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të verifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve tatimore të tatimpaguesve në juridiksion të rrethit përkatës. Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e kanë këtë të drejtë për të gjithë tatimpaguesit e vendit, pavarësisht nga rrethi ku është regjistruar tatimpaguesi që kontrollohet. Për këtë, ato kontrollojnë kontabilitetin e tatimpaguesve, duke përfshirë edhe dokumentacionin mbi të ardhurat, fitimin, kapitalin dhe marrëdhëniet financiare me të tretët. Organet tatimore kanë gjithashtu të drejtë të kontrollojnë saktësinë e të gjithë dokumentave që kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomike, saktësinë e mbajtjes së regjistrimeve, tatimet dhe kamatat përkatëse, pagesën e detyrimit tatimor, dënimet administrative dhe interesat, deklaratat periodike si edhe dokumenta të tjera që kanë të bëjnë me përcaktimin e detyrimit tatimor. Për të kontrolluar vërtetësinë e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi fitimin, organet tatimore për efekte tatimore mund të ndryshojnë rezultatin financiar të tatimpaguesve, edhe nëse ky rezultat është i çertifikuar më parë nga ekspertë kontabël. Pra, ato kanë të drejtë të nxjerrin një rezultat financiar fiskal të ndryshëm nga rezultati financiar tregtar të nxjerrë nga tatimpaguesit.

Gjatë ushtrimit të një kontrolli, organet tatimore kanë të drejtë të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi ose dokumenti tjetër të tatimpaguesit. Ato kanë të drejtë gjithashtu, të kontrollojnë operimet e çdo kompjuteri, të arkave regjistruese ose të çdo pajisjeje tjetër dhe të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi ose informacioni tjetër në këto pajisje.

Kur gjatë një kontrolli nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze, të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore, organet tatimore përdorin metodat alternative të përcaktimit të detyrimeve tatimore. Në të gjitha këto raste, organet tatimore, kanë të drejtë të rikarakterizojnë transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar një situatë sa më reale të tij, në mënyrë që të përcaktojnë detyrimet tatimore nëpërmjet vlerësimit tatimor i cili i jepet tatimpaguesit në përfundim të kontrollit. Për të bërë një gjë të tillë, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojnë ato për këtë tatimpagues siç janë për shembull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) ose me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientët ose furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numrin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave ose shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, të dhënat për kapacitet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi, etj. Vlerësimi tatimor i kryer si më sipër i

51

Page 52: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar këtë detyrim.

Pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin një raport me shkrim ku të përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit të ushtruar nga ana e tyre. Tatimpaguesi ka të drejtë të mbajë një kopje të këtij raporti, dhe të paraqesë observacionet e veta me shkrim.

Kur në përfundim të një kontrolli, arrihet në konkluzionin se tatimpaguesi ka fshehur me dashje të ardhurat e tij me synimin për të mos paguar të gjitha detyrimet e tij tatimore, organet tatimore janë të detyruara të zbatojnë fillimisht të gjitha proçedurat e nxjerrjes së detyrimeve dhe të marrin të gjitha masat ligjore administrative. Pas marrjes së këtyre masave, në zbatim të nenit 180 të Kodit Penal, për tatimpaguesin në fjalë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, fillon proçedurën e denoncimit penal siç përcaktohet në pikën 3.1.7 të këtij Udhëzimi, në organet e prokurorisë.

Për të ushtruar kontrolle punonjësit e organeve tatimore paraqesin identitetin e tyre.

5.2. Gjatë ushtrimit të kontrollit tek tatimpaguesi, kur për shkak të vështirësive që paraqet ky kontroll (të cilat vijnë nga proçesi teknologjik që zbaton tatimpaguesi, nga lloji specifik i veprimtarisë, etj.) është i nevojshëm mendimi i specialistit të fushës përkatëse, punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të kërkojnë asistencën e ekspertëve të këtyre fushave. Megjithatë, informacioni konfidencial që ka të bëjë me sekretin tregtar dhe rezultatin financiar të tatimpaguesit, nuk i jepet ekspertit.

5.3. Pesëmbëdhjetë përqind e të ardhurave tatimore, të arkëtuara dhe të pa apeluara nga tatimpaguesit, që rrjedhin nga zbulimet e kryera nga organet tatimore, përdoren nga këto të fundit për investime të ndryshme, për shpërblimin e punonjësve, etj. Kurse 5 përqind e këtyre të ardhurave, të arkëtuara dhe të pa apeluara, përdoren për shpërblimin e informatorëve të mundshëm që kanë dhënë informacionet nëpërmjet të cilave është arritur të kryhet zbulimi i të ardhurave.

6. DHENIA E INFORMACIONIT

6.1. DHENIA AUTOMATIKE E INFORMACIONIT

6.1.1. Për të siguruar llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore, organet tatimore përdorin çdo burim të mundshëm informacioni të vlefshëm për këtë qëllim.

Personat fizikë dhe juridikë si edhe organizmat e ndryshme qeveritare janë të detyruar t’i japin organeve tatimore informacione të ndryshme për përcaktimin sa më të saktë të situatës ekonomiko- financiare të tatimpaguesit, të detyrimit të tij tatimor etj. Ato janë gjithashtu të detyruar të lejojnë organet tatimore të shqyrtojnë të gjitha dokumentat tatimore dhe çdo dokument tjetër që shërben për llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore.

52

Page 53: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

6.1.2. Detyrohen të japin informacionet e duhura, në mënyrë automatike, pa kërkesën e organeve tatimore, të gjithë personat e mëposhtëm:

a. Sistemi Gjyqësor, për të gjitha rastet kur tatimpaguesit pushojnë aktivitetin, shpërndahen, ose pësojnë ndryshime thelbësore brenda kuptimit të Ligjit Nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”. Gjykatat njoftojnë organet tatimore për të gjitha vendimet që marrin lidhur me mbylljen e veprimtarisë, me shpërndarjen e shoqërive si dhe me ndryshimet thelbësore që pësojnë shoqeritë (ndryshime të cilat në bazë të Ligjit ‘’Për shoqëritë tregtare’’, njihen me vendim gjykatë), brenda 5 ditëve nga dita e marrjes së vendimeve. Kur bëhet fjalë për detyrime tatimore të papaguara nga shoqëritë të cilat kërkojnë të çregjistrohen, gjykatat nuk mund të nxjerrin një vendim përfundimtar derisa organet tatimore të vërtetojnë se janë paguar të gjitha detyrimet tatimore. Gjykata dërgon në organet tatimore një kopje të Vendimeve Gjyqësore së bashku me kërkesën e tatimpaguesit.

b. Organet Doganore janë të detyruara të shënojnë në fletën e zhdoganimit të importeve dhe në fletën e doganimit të eksporteve, numrin e identifikimit të tatimpaguesit sipas Çertifikatës së TVSH-së, kodin fiskal të tij, vitin dhe vendin ku është regjistruar tatimpaguesi. Ato janë të detyruara të mos bëjnë veprime zhdoganimi e doganimi të mallrave, kur tatimpaguesit nuk paraqesin çertifikatën e regjistrimit si tatimpagues dhe çertifikatën e TVSH-se. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i dërgon zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas përcaktimit të bërë në një Akt - Marrëveshje të lidhur midis dy Drejtorive të Përgjithshme, të dhëna analitike të tatimpaguesve që kanë kryer importe dhe eksporte gjatë muajit. Ky informacion duhet të përmbajë domosdoshmërisht të dhënat identifikuese të tatimpaguesit si emrin tregtar të tij, NIPT-in, vlerën doganore dhe detyrimet tatimore të paguara në Doganë. Të dhënat e dërguara janë të ndara për sejcilin tatimpagues dhe për çdo rreth.

c. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive janë të detyruara të dërgojnë në organin tatimor të rrethit përkatës, brenda datës 10 të muajit pasardhës një listë të akteve të regjistrimit të pasurisë, e cila përmban llojin e pasurisë që tjetërsohet, emrin e shitësit, tatimin e paguar (të mbajtur në burim) dhe vleftën përkatëse të pasurisë së shitur apo të tjetërsuar. Kjo listë përmbledh si rastet e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes, ashtu edhe rastet e dhurimit e të trashëgimisë.

d. Punëdhënësit privatë dhe shtetërorë, janë të detyruar të dërgojnë në organin tatimor të rrethit përkatës, brenda muajit janar të vitit pasardhës, listën e të gjithë të punësuarve të vitit të mëparshëm, pagën vjetore të tyre dhe tatimin mbi pagat të mbajtur në burim në momentin e pagesës.

6.2. DHENIA E INFORMACIONIT ME KERKESEN E ORGANEVE TATIMORE

Gjatë një kontrolli të ushtruar tek një tatimpagues, për të përcaktuar në mënyrë reale detyrimet e tij tatimore, organet tatimore mund të kenë nevojë

53

Page 54: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

që të disponojnë informacione të tjera shtesë për këtë tatimpagues. Në këtë rast, organet tatimore, kanë të drejtë të kërkojnë nga çdo person i tretë që ka marrëdhënie biznesi direkte apo indirekte me tatimpaguesin, që përkundrejt kërkesës me shkrim të organeve tatimore, të japin çdo informacion që u kërkohet. Kërkesa nga organet tatimore, bëhet me shkrim. Të gjithë personat e tretë (përfshirë këtu edhe bankat), të përcaktuar në nenin 67 të Ligjit, janë të detyruar të kthejnë përgjigje dhe të japin informacionin e kërkuar nga organet tatimore brenda 30 ditësh nga data e kërkesës me shkrim të organit tatimor. Datë e kërkesës së organeve tatimore konsiderohet data në të cilën kërkesa është dorëzuar nga ana e tyre në postë apo tek personi i tretë të cilit i kërkohet informacioni (në rastin kur kërkesa dërgohet dorazi).

6.3. BUXHETI I ADMINISTRATES TATIMORE

6.3.1. Buxheti i shtetit siguron fondet e nevojshme për funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të degëve të saj në rrethe, nëpërmjet akordimit çdo vit në buxhetin e Drejtorisë së Përgjithshme, të shpenzimeve sipas zërave përkatës. Shpenzimet për fondin e pagave, për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet operative përballohen në masën 100 përqind nga buxheti i shtetit. Nevojat për investime përballohen nga buxheti i shtetit dhe nga fondet që i lihen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas nenit 19 të Ligjit.

6.3.2. Në zbatim të nenit 19 të Ligjit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet 1 përqind e të ardhurave tatimore të arkëtuara. Shuma që i lihet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mund të përdoret për qëllimet e mëposhtëme :

a. Jo më pak se 60 përqind e të gjithë shumës për investime të ndryshme dhe për trainimin e punonjësve të administratës tatimore qëndrore dhe të degëve të tatimeve.

b. Deri në 40 përqind e të gjithë shumës për shpërblimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Degëve të Tatimeve në rrethe.

Përjashtimisht për vitet 2001, 2002 dhe 2003, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet 2 përqind e të ardhurave tatimore të arkëtuara, të cilat përdoren 70 përqind për investime dhe 30 përqind për shpërblime.

Fondi që i lihet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, krijohet në fund të çdo dymujori, mbi bazën e realizimit të të ardhurave tatimore të dymujorit. Për dymujorin e fundit të vitit, ky fond krijohet brenda muajit dhjetor në bazë të të dhënave të 11 mujorit dhe realizimit të pritshëm të muajit dhjetor. Mbas daljes së rezultateve të dymujorit përkatës dhe rakordimit të tyre me degët e thesarit e të buxhetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve llogarit shumën që i takon të përdorë për nevojat e saj, dhe i kërkon Drejtorisë së Thesarit e të Buxhetit në Ministrinë e Financave të urdhërojnë xhirimin e shumave në llogarinë përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

54

Page 55: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Në zbatim të nenit 19 të Ligjit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve funksionon Këshilli i Tatimeve, që përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve i cili është edhe Kryetar i këtij Këshilli, nga zëvëndës drejtorët e përgjithshëm dhe drejtori i personelit, financës e shërbimeve.

Mënyra e shpërndarjes sipas zërave të shpenzimeve të fondeve që i lihen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përcaktohet nga Këshilli i Tatimeve. Ndërsa ndarja sipas rretheve dhe mënyra e administrimit të këtyre fondeve bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Në zbatim të nenit 20 “Burimet njerëzore të administratës tatimore”, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gëzojnë statusin e nëpunësit civil, dhe trajtohen në përputhje me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin Nr.8549, datë 11.11.1999, “Për Statusin e Nëpunësit Civil” dhe të gjitha dispozitave nënligjore të dala në zbatim të këtij Ligji. Ndërsa punonjësit e degëve të tatimeve në rrethe do të vazhdojnë të trajtohen sipas dispozitave të Kodit të Punës, duke lidhur kontrata midis tyre dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

7. SHFUQIZIME

Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi, Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr.5, datë 12.02.2002 “Për Proçedurat Tatimore”, shfuqizohet.

8. HYRJA NE FUQI.

Ky Udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare

M I N I S T R I I FINANCAVE

Kastriot ISLAMI

55

Page 56: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H E Z I M SHTESE Nr. 2 , datë 1.08.2003

PËR PROÇEDURAT TATIMORE

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 74 të Ligjit Nr. 8560, datë 22. 12. 1999‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, Ministri i Financave,

U D H Ë Z O N :

1.PERFSHIRJA E TATIMPAGUESVE NE VEPRIMTARI EKONOMIKE OSE DISPONIMI I PASURIVE QE KANE ELEMENTE TE TAKSUESHME

1.1 Përgjegjësia për deklarimin dhe regjistrimin e veprimtarisë ekonomike.Në zbatim të nenit 14 të ligjit, çdo tatimpagues i cili përfshihet në një veprimtari ekonomike, pavarësisht cili është qëllimi dhe rezultati i saj (fitimi apo humbja) është i detyruar të deklarojë në organin tatimor veprimtarinë që realizon ose do të realizojë. Deklarimi i veprimtarisë bëhet në të gjitha rastet kur tatimpaguesi furnizon mallrat apo shërbime, kryen transaksione me pasuri të cilat kanë elementë të taksueshme, luan rolin e ndërmjetësit, të përfaqësuesit tatimor etj. Tatimpaguesi duhet të paraqitet në organin tatimor të juridiksionit, me qëllim që të sqarojë pozicionin e tij lidhur me detyrimet tatimore, të kryejë proçedurat e regjistrimit dhe të pajisjes me dokumentin përkatës.1.2 Detyrimi i organeve të tjera shtetërore për verifikimin e statusit të tatimpaguesit.Për identifikimin e veprimtarive ekonomike dhe zbatimin e legjislacionit tatimor mbi këto veprimtari, në zbatim të paragrafit të dytë të nenit 23 të ligjit, organet dhe institucionet e tjera shtetërore dhe joshtetërore janë të detyruara që të japin për organin tatimor informacionet që disponojnë lidhur me veprimtarinë e personave fizikë, personave juridikë dhe individëve( personave natyralë) me të cilët kanë marrëdhenie bashkëpunimi, shërbimi, liçensimi, regjistrimi etj. Këto organe janë të detyruara të kërkojnë nga organi tatimor konfirmimin e statusit të personit me të cilin hyjnë në marrëdhenie juridike apo shërbimi. Nuk mund të hyjnë në marrëdhënie juridike apo shërbimi. Nuk mund të hyjnë në marrëdhënie juridike apo shërbimi me persona, të cilët nuk paraqesin vërtetimin e regjistrimit në degën e tatimeve të juridiksionit përkatës, organet e mëposhtme:

- Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për personat fizikë, personat juridike ose individët (personat fizikë natyralë), që paraqiten në rolin e investitorit në fushën e ndërtimit dhe tregtimit të pasurive të paluajtshme.

- Zyrat e liçensimit të veprimtarive profesionale apo të aktiviteteve të tjera që kanë nevojë për liçensa specifike.

- Njësitë dhe zyrat që akordojnë leje si : lejendërtimi, lejeshfrytëzimi dhe të tjera të ngjashme me to.

- Entet prokuruese, të cilat pranojnë oferta për furnizime mallra apo shërbimesh nga persona të ndryshëm.

56

Page 57: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Njësitë ose zyrat të cilat likujdojnë faturat e furnizimit me mallra apo shërbime nga persona të ndryshëm.

1.3 Zbatimi nga institucionet e tjera shtetërore dhe joshtetërore i vendimeve ekzekutive të organit tatimorNë zbatim të nenit 33, paragrafi gjashtë, organi tatimor ka të drejtë të nxjerrë vendime të veçanta ekzekutive (urdhër bllokimi, urdhër për moskryerjen e transaksioneve me pasuri të tundshme ose te patundshme të personit etj), të cilat bëjnë të mundur sigurimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore ligjore nga persona, të cilët janë të përfshirë në një veprimtari ekonomike dhe që tentojnë të shmangin detyrimet tatimore nëpërmjet largimit, mosparaqitjes, transferimit të aseteve dhe pasurive të tjera të patundshme etj. Këto vendime ekzekutive janë të detyrueshme per t’u zbatuar nga organet dhe institucionet e tjera shtetërore dhe joshtetërore, të cilat kanë marrëdhenie juridike apo shërbimi me këta persona.

MINISTRIKASTRIOT ISLAMI

57

Page 58: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I GJ

Nr 7928 datë 27.4.1995

PER TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

Në bazë të nenit 13 dhe 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit1. Ky ligj vendos tatimin mbi vlerën e shtuar.2. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:a. për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisëb. për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

KREU II

PERSONAT E TATUESHEM

Neni 2

Personat e tatueshëm1. Personi juridik a fizik, individ ose çdo person tjetër është person i tatueshëm nëse:a. detyrohet të jetë i regjistruar në bazë të këtij ligji, apo;b. është i regjistruar dhe ende nuk është çregjistruar.2. Për qëllimet e paragrafit 1 termi “person” përfshin edhe institucionet ose organizmat shtetërorë publikë kombëtarë, rajonalë a lokalë që kryejnë veprimtari ekonomike.

Neni 3

Detyrimi për të kërkuar regjistrimin1. Personi që nuk eshtë i regjistruar detyrohet të kërkojë të regjistrohet:

58

Page 59: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a. brenda 15 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë së tij ekonomike, kur qarkullimi i tij që kryhet apo do të kryhet është më i madh se kufiri minimal i regjistrimit, i parashikuar në pikën 4 të këtij neni;b. brenda 15 ditëve pas përfundimit të vitit kalendarik, në qoftë se gjatë këtij viti qarkullimi rritet mbi kufirin minimal të regjistrimit, të parashikuar në pikën 4 të këtij neni.2. Qarkullimi që merret parasysh përfshin të gjitha veprimtaritë ekonomike të kryera nga i njëjti person dhe llogaritet në bazë të çmimit gjithsej që duhet të paguajë blerësi.3. Në qoftë se personi fillon ose ndërpret veprimtaritë e tij ekonomike gjatë një viti kalendarik, qarkullimi në lidhje me kufirin minimal të regjistrimit llogaritet në proporcion me kohëzgjatjen e veprimtarive.4. Kufiri minimal i regjistrimit është 8 milion lekë (për vit kalendarik) ose ndonjë shumë tjetër e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të pikës 5 të këtij neni.5. Këshilli i Ministrave kur e konsideron të nevojshme rishikon kufirin minimal të regjistrimit të përcaktuar në bazë të pikës 4 të këtij neni, duke marrë parasysh inflacionin apo faktorë ekonomikë e administrativë dhe zëvendëson këtë kufi minimal me një kufi të ri.

Neni 4

E drejta për të kërkuar regjistriminNjë person që nuk është i detyruar të registrohet në bazë të nenit 3 dhe që si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike kryen furnizime të tatueshme, ka të drejtë të kërkojë të regjistrohet në bazë të këtij ligji.

Neni 5

Regjistrimi1. Personi që kërkon te regjistrohet, detyrohet ta bejë këtë sipas formës që caktohet nga Ministri i Financave.2. Kur regjistrojnë një person, organet tatimore japin:a) një numër të vetëm tatimor për atë person dheb) një çertifikatë regjistrimi që përcakton datën kur regjistrimi hyn në fuqi.3. Organet tatimore kanë të drejtë te regjistrojnë një person të tatueshem edhe në qofte se ai nuk ka kërkuar të regjistrohet.

Neni 6

Detyrimi për të njoftuar ndryshimetPersoni i tatueshëm detyrohet të njoftojë organet tatimore me shkrim brenda 15 ditëve për çdo ndryshim në emrin, adresën, veprimtarinë e tij ekonomike, ose për çdo ndryshim në informacionin e dhënë prej tij organeve tatimore, në kohën kur ka kërkuar të regjistrohet.

59

Page 60: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 7**

Çregjistrimi1. Personi i tatueshëm i regjistruar detyrohet të kërkojë të çregjistrohet jo më vonë se 15 ditë nga dita e fundit në të cilën ai ka kryer furnizime të tatueshme si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike.2. Organet tatimore çregjistrojnë çdo person që kërkon të çregjistrohet në bazë të paragrafit 1 me efekt nga data kur ai ka kryer furnizimin e fundit të tatueshëm.3. Organet tatimore refuzojnë të regjistrojnë çdo person që as nuk është i detyruar dhe as ka të drejtë të regjistrohet. Këto organe çregjistrojnë çdo person që as nuk është i detyruar e as ka të drejtë të regjistrohet, me efekt nga data që personi nuk ka të drejtë të regjistrohet.4. Çdo person i cili është i regjistruar dhe asnjëherë nuk ka qenë i detyruar apo ka patur të drejtë të regjistrohet, çregjistrohet nga organet tatimore me efekt nga data në të cilën regjistrimi ka hyrë në fuqi.5. Personi i tatueshëm i regjistruar ka të drejtë të kërkojë të çregjistrohet në çdo kohë, por jo më parë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të regjistrimit të tij, nëse furnizimet e tij të tatueshme nuk kalojnë kufirin minimal të caktuar në nenin 3, në lidhje me periudhën më të fundit prej 12 muajsh.6. Organet tatimore çregjistrojnë personin e tatueshëm, i cili ka kërkuar të çregjistrohet në bazë të paragrafit 5, me efekt nga data kur personi ka kërkuar të çregjistrohet. 7. **Në çastin e çregjistrimit, personi i tatueshëm është i detyruar të paraqesë një formular deklarimi dhe pagesë përfundimtare, i cili përmban informacionet që kërkohen nga organi tatimor.

KREU III

FURNIZIMET E MALLRAVE DHE SHERBIMEVE

Neni 8**

Furnizimi i mallrave1. **Me furnizim mallrash kuptohet transferimi i së drejtës për të zotëruar si pronar pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2. Furnizimi me energji elektrike, ujë, gaz, ngrohje, ftohje ose ajër të kondicionuar është furnizim mallrash.

Neni 9**

Furnizimi i shërbimeve1. **Me furnizim shërbimesh kuptohet çdo furnizim që nuk është furnizim mallrash, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.1. Furnizimi i shërbimeve të bëra prej një të punësuari për punëdhënësin e tij për arsye të punësimit nuk ështe furnizim nga i punësuari.

60

Page 61: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 10

Furnizimet e përziera1. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në furnizimin e mallrave është pjesë e furnizimit te mallrave.2. Furnizimi i mallrave i përfshirë në furnizimin e shërbimeve është pjesë e furnizimit të shërbimeve.3. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në importin e mallrave është pjesë e importit të mallrave.4. Ministri i Financave cakton me udhëzim nëse një furnizim është furnizim mallrash a furnizim shërbimesh.5. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim nëse personi i tatueshëm, i cili prodhon mallra si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike që përdoren nga ai për qëllimet e kësaj veprimtarie, të trajtohen njëkohësisht edhe sikur ai i furnizon këto mallra si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike edhe si marrje prej tij të furnizimit për qëllimet e kësaj veprimtarie.

Neni 11

Furnizimi nëpërmjet agjentit1. Furnizimi i mallrave a shërbimeve, i kryer nëpërmjet një agjenti, i cili vepron në cilësinë e agjentit për një person tjetër, është një furnizim prej kryesorit.2. Paragrafi 1 nuk zbatohet për furnizimin e shërbimeve të agjentit që vepron si një agjent i kryesorit të tij.

Neni 12

Transferimi i veprimtarisë ekonomikeTransferimi nga një person i tatueshëm i një veprimtarie ekonomike apo një pjese të saj, në lidhje me të cilën ai është i tatueshëm, të një person tjetër, nuk është një furnizim mallrash a shërbimesh, në qoftë se marrësi është ose bëhet person i regjistruar në bazë të këtij ligji, në lidhje me veprimtarinë ekonomike ose pjesën e saj që transferohet.

Neni 13**

Momenti i furnizimit1. Furnizimi quhet i kryer në momentin kur është e detyrueshme të lëshohet fatura, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.1. Personi që kryen një furnizim të tatueshëm, detyrohet të lëshojë një faturë per atë furnizim në momentin kur mallrat janë livruar, ose kur ato bëhen të disponueshme, apo shërbimet janë kryer prej tij në lidhje me atë furnizim.2. Kur personi që kryen një furnizim të tatueshëm arkëton pagesën më përpara se mallrat të livrohen a te bëhen të disponueshme, ose shërbimet të jenë kryer, ai është i detyruar të lëshojë një faturë per furnizimin në momentin që pagesa është arkëtuar prej tij.

3. Kur personi që kryen furnizimin e tatueshëm nuk detyrohet të lëshojë faturë, momenti i furnizimit është momenti kur mallrat dorëzohen ose bëhen të

61

Page 62: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

disponueshme apo shërbimet janë kryer, ose në qoftë se pagesa është arkëtuar më përpara, momenti kur pagesa është arkëtuar.4. Për qëllimet e këtij neni, kur kryhen ose do të kryhen dy a më shumë pagesa për furnizimet e marra, atëherë çdo pagesë konsiderohet për një furnizim të veçantë, për aq sa është shuma e asaj pagese.5. Kur shërbimet furnizohen në mënyrë të rregullt a të vazhdueshme, furnizimi i shërbimeve quhet i kryer në çdo rast për të cilin lëshohet faturë në lidhje me çdo pjesë të atij furnizimi. **Në ndërtim fatura tatimore duhet lëshuar çdo muaj.

Neni 14

Vendi i furnizimit të mallrave1. Vendi i furnizimit të mallrave është vendi ku mallrat livrohen ose bëhen të disponueshme nga furnizuesit. Në qoftë se livrimi a bërja të disponueshme përfshin edhe transportin e mallrave, vendi i furnizimit është vendndodhja e mallrave ku fillon transportimi, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2. Furnizimi i energjisë elektrike, gazit, ujit, ngrohjes, ftohjes dhe ajrit të kondicionuar kryhet atje ku merret furnizimi.

Neni 15

Vendi i furnizimit të shërbimeve1. Furnizimi i shërbimeve kryhet atje ku shërbimet jepen, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2. Furnizimi i shërbimeve në lidhje me pasurinë e paluajtshme kryhet atje ku gjendet pasuria e paluajtshme.3. Furnizimi i shërbimeve të transportit apo shërbimeve që përfshihen në transport kryhen atje ku zhvillohet transporti.4. Furnizimi i shërbimeve që nuk përfshihen në paragrafët 2 ose 3 nga personi i tatueshëm, vendi i veprimtarisë ekonomike të të cilit është në Shqipëri, ose në rastin e individit, vendi i zakonshëm i rezidencës të të cilit është në Shqipëri, kryhet në vendin e veprimtarisë ekonomike a në vendin e zakonshëm të rezidencës.5. Kur furnizimi i tatueshëm i shërbimeve që kryhen në Shqipëri furnizohet nga një person që nuk ka vend të veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, ose në rastin e individit, vendi i zakonshëm i rezidencës së të cilit është jashtë Shqipërisë, personi, të cilit i janë furnizuar shërbimet, konsiderohet sikur ta ketë bërë furnizimin në Shqipëri si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike.

Neni 16

Furnizimet e tatueshmeMe furnizim të tatueshëm kuptohet furnizimi i mallrave a shërbimeve, përveç furnizimeve të përjashtuara.

62

Page 63: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 17

Veprimtaria ekonomike1. Furnizimi është pjesë e veprimtarisë ekonomike të një personi, nëse furnizimi është kryer prej tij si pjesë e, ose e lidhur me çdo veprimtari të tij ekonomike të pavarur, kushdo qoftë qëllimi ose rezultati i saj.2. Veprimtaritë ekonomike të një individi nuk përfshijnë veprimtaritë e kryera prej tij vetëm si pjesë e veprimtarive të tij çlodhëse ose argëtuese.

Neni 18**

Furnizimi kundrejt pagesës1. Furnizimi konsiderohet i kryer kundrejt pagesës, tërësisht ose pjesërisht, në para a në natyrë, nëse furnizuesi direkt a indirekt merr apo ka të drejtë të marrë pagesë për atë furnizim, si prej personit të furnizuar apo ndonjë personi tjetër.Përdorimi prej një personi të tatueshëm për qëllime private të mallrave të furnizuara atij për qëllimet e veprimtarisë së tij ekonomike trajtohen si furnizim i atyre mallrave kundrejt pagesës.**Në rastet e çregjistrimit, të gjitha mallrat e furnizuara për personin e tatueshëm dhe ende në pronësi të personit të tatueshëm, për qellimet e veprimtarisë së vet ekonomike dhe të gjitha mallrat gjendje të personit të tatueshëm trajtohen si furnizim i atyre mallrave kundrejt pagesës në datën e çregjistrimit.Mallrat që i janë furnizuar një personi të tatueshëm për qëllimet e veprimtarisë së tij ekonomike, kur furnizohen prej tij ose u jepen për përdorim personave të tjerë kundrejt pagesës së reduktuar, trajtohen si furnizime kundrejt pagesës, përveç rasteve kur mallrat janë furnizuar a përdorur vetëm si mostra.Furnizimi bëhet kundrejt pagesës së reduktuar, në qoftë se furnizuesi nuk arkëton pagesën, ose pagesa është dukshëm më e vogël se ç'duhej të ishte nëse qëllimi i furnizuesit ka qenë fitimi për këtë dhe furnizime të ngjashme.

Neni 19

Furnizimet e përjashtuara1. Furnizimi eshtë një furnizim i përjashtuar nëse ai përcaktohet në nenet 20 deri në 25 dhe në nenet 25.1, 25.2, 25.3, dhe 26.1 të këtij ligji.2. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim se cili prej furnizimeve të përjashtuara nga nenet 20 deri 25 dhe nga nenet 25.1, 25.2, 25.3, 26.1, e të këtij ligji nuk është një furnizim i përjashtuar në kushte e rrethana të përcaktuara.

Neni 20**

Toka dhe ndërtesat1. Furnizimi i tokës dhe i truallit ose dhënia me qira e tyre është një furnizim i përjashtuar, përveç rasteve të shfrytëzimit për parking a magazinim të mjeteve të transportit dhe mjeteve të tjera lëvizëse.2. Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar.

63

Page 64: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 21

Shërbimet financiare1. Furnizimi i shërbimeve financiare është furnizim i përjashtuar.2. Për qëllimet e këtij neni me shërbime financiare kuptohet:a) dhënia, negocimi dhe marrja me huatë, kreditë, garantim kredish dhe çdo sigurim për paratë, duke përfshirë edhe administrimin e huave, kredive a garantim kredish prej dhënësit;b) transaksionet në lidhje me llogaritë bankare, pagesat, transferimet, borxhet, çeqet dhe instrumentet e negociueshme, përveç mbledhjes së borxhit;c) transaksionet lidhur me monedhën, bankënotën dhe paranë që janë mjete të ligjshme pagesë, përveç artikujve te përdorur vetëm për koleksione;ç) transaksionet lidhur me aksionet, kapitalet financiare, obligacionet dhe letra të tjera me vlerë, përveç shërbimeve për mbikqyrje;d) administrimin e fondeve të investimeve;dh) transaksionet në lidhje me kontratat për sigurimin e jetës, duke përfshirë risigurimin;e) transaksionet në lidhje me administrimin e fondeve të pensioneve dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

Neni 22

Banka e ShqipërisëFurnizimet e arit, bankënotave a monedhave për Bankën e Shqipërisë është furnizim i përjashtuar.

Neni 23

Shërbimet postareFurnizimi i pullave të postës për përdorim për shërbime postare ose pulla të ngjashme është furnizim i përjashtuar.

Neni 24

Organizatat jofitimprurëseFurnizimi i bërë nga një organizatë jofitimprurëse kundrejt pagesës së reduktuar është një furnizim i përjashtuar nëse është:a) furnizim mallrash a shërbimesh për trajtim mjekësor ose dentar;b) furnizim shërbimesh për mbrojtjen e kujdesin ndaj fëmijëve ose të moshuarve;c) furnizim shërbimesh arsimore, kulturore a sportive;ç) furnizim shërbimesh nga organizata fetare a filozofike me qëllim mirëqënien shpirtërore.

Neni 25

Diplomatët etj.Ministri i Financave cakton me udhëzim përjashtimin e furnizimeve për misione diplomatike e konsullore, si dhe personelin e tyre mbi bazën e

64

Page 65: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

reciprocitetit dhe përjashtimin e furnizimeve për organizata ndërkombëtare, mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Neni 25/1

Operacionet hidrokarbureJanë të përjashtuara nga TVSH:a) Furnizimi i shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e tyre, të vërtetuar si të tillë nga Agjensia Kombëtare e Hidrokarbureve, lidhur me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure.b) Furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre, të importuara sipas nenit 26/1 të këtij ligji.“Operacionet hidrokarbure”, për efekt të këtij paragrafi, ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet”.

Neni 25/2

Barnat e pajisjet mjeksoreFurnizimi i barnave, i pajisjeve mjeksore dhe i ambalazheve e materialeve që përdoren për prodhimin dhe konfeksionimin e barnave, janë furnizime të përjashtuara.

Neni 25/3

Shitja e gazetave, revistave e shërbimet e reklamave në to.

Neni 25/4

Përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar shitja e gazetave dhe e revistave ditore e javore, si dhe shërbimi i reklamave që ato publikojnë për persona të tjerë.

Neni 25/5

1.Furnizimi falas, si ndihmë për situatat e përcaktuara, sipas ligjit nr.8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”, është furnizim i përjashtuar.2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë rregullat për rastet e përjashtimit të ndihmave që jepen në rastin e emergjencave civile.

Neni 26**

Importimi i mallrave1.Për qëllimet e këtij ligji “importimi i mallrave” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore” dhe importimi i tyre quhet i kryer në momentin e parashikuar në atë ligj, edhe në qoftë se mallrat e importuara janë apo jo të përjashtuara nga taksat doganore nga ai ligj.

65

Page 66: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2.TVSH llogaritet, zbatohet dhe paguhet në importimin e mallrave sikur TVSH i pagueshëm është taksë doganore e përcaktuar nga ligji nr. 7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore”.2.1.* Për makineritë dhe paisjet që importohen për t’u investuar në fushën e prodhimit, të ndëtimit dhe të telekomunikacioneve, zbatohet sistemi i shtyrjes së pagesës së TVSH-së. Sipas këtij sistemi, TVSH-ja nuk paguhet në doganë në çastin e importit.Këshilli i Ministrave përcakton skemën e shtyrjes së pagesës. (Shtuar me Aktin Normativ Nr.5, datë 6.10.2000)**. “Për importin e makinerive dhe paisjeve të ….2.2. **Për importimin e energjisë elektrike nga KESH sh.a. të zbatohet sistemi i shtyrjes së pagesës të TVSH-së, sipas skemës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.3.Vlera e tatueshme e mallrave të importuara përcaktohet mbi bazën e ligjit nr. 7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore”, edhe në qoftë se mallrat e importuara janë apo jo të taksueshme me taksa doganore në bazë të atij ligji.4.Vlera e tatueshme e mallrave të importuara përfshin, gjithashtu, nëse nuk janë përfshirë sipas paragrafit 3:a)shpenzimet e transportit e të sigurimit dhe shpenzime të tjera të përfshira në importimin e mallrave dhe livrimin e tyre në destinacionin e parë pas importimit;b) tarifat, taksat dhe detyrime të pagueshme, si pasojë e eksportimit të këtyre mallrave nga shtete prej të cilave ato eksportohen apo të pagueshme si rezultat i importimit të tyre, përveç TVSH të pagueshëm që nuk përfshihet në bazë të këtij ligji.

Neni 26/1

Furnizimet e përjashtuara në importEshtë furnizim i përjashtuar nga TVSH:a)Importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, kur furnizimi i tyre në të gjitha rrethanat brenda vendit është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.b) Importimi i mallrave të vendosura në regjimin tranzit.c) Importimi i mallrave të deklaruara për të qënë nën regjimin e lejimit të

përkohshëm dhe atë të përpunimit aktiv.d) Importimi i mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të

kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për këto operacione. Kontraktorët dhe nënkontraktorët vërtetohen si të tillë nga Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve.

“Operacionet hidrokarbure”, për efekt të këtij paragrafi, ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet”.

66

Page 67: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU IVVLERA E TATUESHME DHE SHKALLA TATIMORE

Neni 27

Vlera e tatueshme1. Vlera e tatueshme e furnizimit të tatueshëm është shuma totale e paguar

për atë furnizim, perveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2. Vlera e tatueshme e furnizimit të mallrave në nenin 18, pika 2 ose 3 është

pagesa totale që duhet të ishte e pagueshme në lidhje me atë furnizim nëse qëllimi i furnizuesit është nxjerrja e fitimit ndaj atij dhe furnizimeve të ngjashme.

Neni 28

Detyrimet mbi furnizimet1. Vlera e tatueshme e furnizimit përfshin tarifat, tatimet dhe detyrimet e

pagueshme si rezultat i furnizimit përveç TVSH të pagueshëm për këtë furnizim në bazë të këtij ligji.

2. Personi që kryen furnizime të tatueshme detyrohet të njoftojë në mënyrë të dukshme nëpërmjet shpalljes, kontratës a reklamës nëse çmimi i mallrave ose i shërbimeve për t'u furnizuar ose çmimi që duhet të paguhet për furnizimin përfshin apo nuk e përfshin TVSH-në, përveç rasteve që Ministri i Financave në udhëzim ka të drejtë ta përcaktojë ndryshe.

3. Ne rast se furnizimi i tatueshëm kryhet pa një shumë të ndarë e të identifikuar si nje pagesë e TVSH-së, vlera e tatueshme e tij është shuma që, së bashku me TVSH të pagueshëm mbi këtë shumë në bazë të këtij ligji, është e barabartë me pagesën që i bëhet furnizuesit.

Neni 29

Saktësimet1. Kur ka rritje ose ulje në pagesën totale të bërë për furnizimin, atëherë

saktësohet përkatësisht vlera e tatueshme e furnizimit.2. Kur pagesa për një furnizim reduktohet nga një ulje në momentin e

furnizimit atëherë reduktohet përkatësisht vlera e tatueshme e furnizimit. 3. Kur pagesa për furnizimin reduktohet nga një ulje për pagesë të

menjëherëshme atëherë reduktohet përkatësisht vlera e tatueshme e furnizimit.

Neni 30

Shkalla tatimoreTVSH zbatohet në masën 20 për qind, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.

Neni 31

Eksporti dhe shërbimet ndërkombëtareTVSH zbatohet në masën zero për qind në lidhje me:

67

Page 68: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a) mallrat që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë;b) furnizimet e shërbimeve të bëra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga një person i tatueshem, vendi i veprimtarisë ekonomike të të cilit, ose në rastin e një individi, vendi i zakonshëm i rezidencës së të cilit është në Shqipëri;c) furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me transportin ndërkombëtar të mallrave ose të pasagjerëve;ç) furnizimet e mallrave a shërbimeve në lidhje me veprimtaritë tregtare ose industriale në det.

Neni 32

Tatimi i pagueshëmTVSH i pagueshëm nga një person i tatueshëm për një periudhë tatimore është diferenca ndërmjet:a) TVSH të zbatuar për periudhën tatimore mbi vlerën totale të tatueshme të të gjitha furnizimeve të tatueshme të bëra gjatë periudhës nga ky person, minusb) çdo kreditim tatimi të lejuar për këtë person për atë periudhë.

Neni 33

Kreditimi i tatimit1. Kreditimi i tatimit për një periudhë tatimore është:a) totali i TVSH i zbatuar në lidhje me:(i) të gjitha furnizimet e tatueshme të bëra për personin e tatueshëm gjatë periudhës tatimore nga persona të tjerë të tatueshëm;(ii) të gjitha importet e mallrave të bëra nga personi i tatueshëm gjatë periudhës tatimore kur këto furnizime a importime janë bërë për qëllimet e furnizimeve të tatueshme të bëra ose për t’u bërë nga personi i tatueshëm;b) çdo kreditim i tatimit i lejuar në bazë të nenit 34, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2. Kreditimi i tatimit nuk lejohet në asnjë rrethanë për shpenzime që nuk janë tërësisht vetëm për qëllime të veprimtarisë ekonomike.3. Një person i tatueshëm nuk ka të drejtë të kërkojë kreditim tatimi në bazë të këtij neni, në qoftë se ai nuk zotëron një faturë që tregon shumën e kreditimit të kërkuar, ose të kërkojë kreditim tatimi në bazë të nenit 34 nëse ai nuk zotëron dokumenta që vërtetojnë se borxhi është një borxh i keq.4. Ministri i Financave cakton me udhëzim lejimin e kreditimit të tatimit për një person të tatueshëm për sa i përket një pjesë të TVSH të paguar prej tij, në lidhje me furnizime të tatueshme dhe importime mallrash të kryera prej tij pjesërisht për qëllime të furnizimeve të tatueshme të bëra a për t’u bërë prej tij dhe pjesërisht për qëllime të tjera.5. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë në udhëzim që kreditimi i tatimit nuk lejohet në lidhje me ndonjë lloj furnizimi të tatueshëm apo importimi.

68

Page 69: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 34

Borxhet e këqija1. Kur një pagesë nuk ështe marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim

të tatueshëm prej furnizuesit dhe është një borxh i keq, lejohet kreditimi i tatimit në bazë të këtij neni.

2. Shuma e kreditimit të tatimit është sa TVSH e zbatuar në bazë të nenit 30 të këtij ligji, në lidhje me furnizimin që përputhet me shumën e paarkëtuar të borxhit të keq.

3. Kreditimi i tatimit lejohet në çdo periudhë tatimore mbasi borxhi bëhet borxh i keq dhe fillon të paktën gjashtë muaj pas mbylljes së periudhës tatimore, për të cilën TVSH ishte zbatuar në lidhje me furnizimin.

4. Kur kreditimi është lejuar për borxhin e keq dhe plotësisht apo pjesërisht ky borxh paguhet më vonë, shuma e arkëtuar trajtohet si një saktësim në bazë të nenit 29 të këtij ligji.

KREU V

ADMINISTRIMI DHE PROÇEDURA

Neni 35

Administrimi dhe proçedurat në përgjithësi1.Ministri i Financave është përgjegjës për zbatimin e këtij ligji.2.Administrata tatimore dhe administrata doganore janë të vetmet organe që kanë përgjegjësi të zbatojnë këtë ligj. Ato raportojnë tek Ministri i Financave.3.Për zbatimin e këtij ligji Ministri i Financave nxjerr udhëzimet përkatëse.

Neni 36**

Faturat1.Personi i tatueshëm që kryen furnizimin, është i detyruar të lëshojë për personin që merr furnizimin një faturë në lidhje me atë furnizim, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2.Për qëllimet e këtij ligji fatura përpilohet në formën e caktuar nga Ministri i Financave dhe përmban:a) emrin, adresën, NIPT-in dhe kodin fiskal të personit që bën furniziminb) emrin, adresën dhe NIPT-in, së bashku me kodin fiskal për blerësin person i tatueshem për TVSH, emrin, adresën dhe kodin fiskal për blerësin person i tatueshëm i biznesit të vogël dhe vetëm emrin e adresën për blerësit persona të tjerë; c)datën në të cilën lëshohet fatura; ç) numrin e serisë së vendosur nga shtypshkronja që e ka shtypur;d)numrin rendor;dh)përshkrimin e çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar;e)sasinë e mallrave apo madhësinë e shërbimeve të furnizuara;ë) çmimin për njësi, pa TVSH-në, për çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar; f)shumën e pagueshme pa TVSH-në;g)përqindjen e TVSH-së së pagueshme ndaj çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar;

69

Page 70: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

gj)shumën e TVSH-së së pagueshme;h)shumën e pagueshme me TVSH; i)çdo të dhënë tjetër që kërkohet nga Ministri I Financave3. Kur bëhet ndonjë saktësim në pagesën e kryer për një furnizim pasi fatura të jetë lëshuar për të, personi që bën furnizimin lëshon një faturë tjetër ose një notë kreditimi në formën e kërkuar nga ky në lidhje me atë saktësim.4. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim se shitësi me pakicë plotëson detyrimet e këtij neni, duke lëshuar një fature a notë kreditimi (duke përfshirë kuponat), në formën dhe në rrethanat që parashikohen. 5. Kur një person që nuk është i regjistruar lëshon faturë në formën e parashikuar në këtë ligj ose ndryshe, lë të kuptohet se zbaton TVSH ndaj ndonjë furnizimi, i nënshtrohet dënimit. 6. Kur një person lëshon faturë siç parashikohet në paragrafin 5, organet tatimore ngarkohen të arkëtojnë TVSH të shënuar në atë faturë, së bashku me çdo gjobë për dënimin e vendosur në bazë të atij paragrafi.7. **Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka të drejtë të lejojë mospërdorimin e faturave tatimore me numër serial të pashtypur në rastet kur personi i tatueshëm i regjistruar mund të tregojë, me kërkesë të organeve tatimore, që sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial për çdo transaksion të tatueshëm dhe që ka një numër të konsiderueshëm klientësh konsumatorë final.8. Fatura tatimore e konsumit të ujit të pijshëm,sipas modelit të përcaktuar.

Neni 37

Deklaratat për periudhat tatimore1.Çdo person i tatueshëm detyrohet:a)të bëjë një deklaratë, në bazë të nenit 32 të këtij ligji, për çdo periudhë tatimore jo më vonë se 14 ditë pas përfundimit të periudhës tatimore me të cilën ajo lidhet; b)të paguajë TVSH për atë periudhë, në ose para datës së detyrueshme të deklaratës.2.Deklarata e bërë sipas pikës 1 bëhet në atë formë dhe përmban atë informacion siç përcaktohet nga Ministri i Financave.

Neni 38

Periudhat tatimore1.Periudha tatimore është muaji kalendarik, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.2.Për një person të tatueshëm që regjistrohet fillimisht, periudha tatimore fillon në ditën kur Çertifikata e Regjistrimit shënon se regjistrimi hyn në fuqi dhe përfundon në ditën e fundit të atij muaji.3.Për një person të tatueshëm që çregjistrohet, periudha tatimore fillon në ditën e parë të muajit përkatës dhe përfundon në ditën në të cilën personi është çregjistruar.4.Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim që, për ndonjë kategori personash të tatueshëm, periudha tatimore është më e gjatë apo më e shkurtër se një muaj.

70

Page 71: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 39

Deklarime të tjeraOrganet tatimore kanë të drejtë të detyrojnë një person të tatueshëm të bëjë deklarime të tjera, si shtesë e deklaratave për periudhat tatimore, në formën dhe kohën e kërkuar prej tyre.

Neni 40

Detyrimi për të mbajtur regjistrime1.Çdo person i tatueshëm detyrohet të mbajë llogari, duke përfshirë regjistra për të gjitha furnizimet e kryera prej tij, të gjitha furnizimet e bëra atij dhe të gjitha importet e mallrave të kryera prej tij, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në përshtatje me ligjin nr. 7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”.2.Regjistrimet e mbajtura në bazë të paragrafit 1 përfshijnë të gjitha faturat e lëshuara për personin e tatueshëm në lidhje me furnizimet e tatueshme të bëra atij.3.Ministri i Financave ka të drejtë të parashikojë që, regjistrimet e mbajtura në bazë të paragrafit 1 të regjistrohen në kompjuter ose si të dhëna elektronike.4.Regjistrimet e mbajtura në bazë të paragrafit 1 ruhen për një periudhë prej 5 vjetësh.5.Organet tatimore kanë të drejtë të detyrojnë një person të tatueshëm, duke e njoftuar atë:a)të paraqesë regjistrimet e mbajtura në bazë të paragrafit 1;b)dhe nëse regjistrimet janë mbajtur në kompjuter a si të dhëna elektronike, t'u lejojnë atyre hyrjen në kompjuter ku regjistrimet janë mbajtur dhe hyrjen në kompjuter a pajisje të tjera për të inspektuar regjistrimet e mbajtura si të dhëna elektronike.

Neni 41

Vlerësimet tatimore1.Organet tatimore kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin tatimor të shumës së TVSH-së kur:a)një person nuk bën deklarimin nga ajo kohë apo në atë formë që përcaktohet në këtë ligj;b)një person kërkon që shuma e TVSH-së e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë duhet të ndryshohet për arsye të një gabimi ose mangësie;c)ato çmojnë se, shuma e TVSH e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë të bërë prej një personi të tatueshem është më pak se shuma që duhet të ishte pasqyruar si e pagueshme në atë deklaratë;ç)një person ka qënë i çregjistruar për arsye të nenit 7 me efekt nga data në të cilën ishte regjistruar;d)duhet të arkëtojnë një shumë të TVSH nga ndonjë person në lidhje me një faturë në bazë të nenit 36, pika 6;dh)ato kanë paguar një shumë për ndonjë person në bazë të nenit 43 dhe për ndonjë arsye personi nuk ka të drejtë në zotërimin e kësaj shume, ose

71

Page 72: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

e)çmojnë se për ndonjë arsye shuma e TVSH është e pagueshme nga një person për shtetin dhe nuk është paguar.2.Organet tatimore kanë të drejtë që në çdo kohë të bëjnë një vlerësim tatimor të dytë, duke ndryshuar a shtuar shumën e TVSH të pagueshëm mbi bazën e një vlerësimi të parë, nëse ky vlerësim i dytë është i nevojshëm për të siguruar që shuma e TVSH të pagueshëm është në përshtatje me këtë ligj.3.Organet tatimore njoftojnë personin me shkrim për vlerësimin tatimor a vlerësimin e mëtejshëm tatimor, duke paraqitur shumën e pagueshme të TVSH dhe datën në të cilën është kryer vlerësimi tatimor.4.Personi i tatueshëm detyrohet të paguajë TVSH të paraqitur si të pagueshëm në vlerësimin tatimor a në vlerësimin e mëtejshëm tatimor, pavarësisht nëse ai ka kërkuar rishqyrtimin apo është ankuar kundër vlerësimit tatimor.5.Shuma e pagueshme e TVSH sipas vlerësimit tatimor të bërë në bazë të këtij neni është e pagueshme brenda 30 ditëve mbas datës në të cilën është bërë vlerësimi tatimor, pavarësisht nëse ai person ka kërkuar një rishqyrtim apo është ankuar kundër vlerësimit tatimor para kësaj datë.

Neni 42**

Rishqyrtimet1.**Çdo person, ndaj të cilit është bërë një vlerësim tatimor në bazë të nenit 41, nëse nuk është dakord me vlerësimin tatimor, ka të drejtë të kërkojë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që vlerësimi tatimor të rishqyrtohet.2.Personi ka të drejtë të bëjë kërkesë për rishqyrtimin e vlerësimit tatimor brenda 30 ditëve nga data në të cilën është bërë vlerësimi tatimor.3.Kërkesa për rishqyrtim bëhet me shkrim dhe tregon vlerësimin a vlerësimet tatimore me të cilat personi që bën kërkesën nuk është dakort dhe arsyet përse ai nuk është dakort.4.**Me marrjen e kërkesës për rishqyrtim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillon rishqyrtimin për vlerësimin ose vlerësimet tatimore të paraqitura për rishqyrtim, përveç rasteve të parashikuara në pikën 5 të këtij neni.5.**Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk fillon rishqyrtimin për vlerësimin tatimor për ndonjë person, kur ky person nuk ka bërë të gjitha deklarimet, të cilat është i detyruar t'i bëjë në mbështetje të këtij ligji, si dhe nuk ka paguar TVSH-në e pagueshme prej tij.6.Kur vlerësimi tatimor rishqyrtohet në bazë të këtij neni, vlerësimi tatimor mund të konfirmohet, ndryshohet ose anullohet.7.**Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton, me shkrim, personin që kërkon rishqyrtimin për rezultatet, duke treguar rishqyrtimin e vlerësimit tatimor dhe datën e rishqyrtimit.8.Kur në bazë të një rishqyrtimi vlerësimi tatimor ndryshohet ose anullohet, organet tatimore japin një vlerësim të mëtejshëm tatimor në bazë të nenit 41, për të zbatuar rishqyrtimin.

Neni 43

E drejta e ankimit

72

Page 73: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1.Çdo person që ka kërkuar një rishqyrtim në bazë të nenit 42 dhe nëse nuk ështe dakord për ndonjë arsye me rezultatet e rishqyrtimit, ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vlerësimit tatimor.2.Ankimi bëhet brenda 30 ditëve nga data e rishqyrtimit dhe duhet të paraqesë arsyet përse personi që bën ankimin nuk ka rënë dakort me vlerësimin tatimor dhe rishqyrtimin.3.Në gjykimin e një ankimi gjykata ka të drejtë të vendosë që vlerësimi tatimor, kundër të cilit personi ankohet, të konfirmohet, të ndryshohet ose të anullohet, siç e gjykon të drejtë.4.Organet tatimore zbatojnë çdo vendim të gjykatës në bazë të këtij neni.

Neni 44

Afatet kohoreOrganet tatimore nuk kanë të drejtë të bëjnë një vlerësim tatimor mbas 5 vjetësh pasi ka përfunduar periudha tatimore me të cilën ai lidhet, përveç rasteve kur ky vlerësim tatimor bëhet vetëm për të zbatuar një rishqyrtim ose ankim kundër vlerësimit tatimor të kryer brenda këtij afati kohor.

Neni 45

Vlefshmëria e vlerësimit tatimor1.Vlefshmëria e vlerësimit tatimor nuk diskutohet nga çdo lloj proçedure, përveçse nëpërmjet rishqyrtimit dhe ankimit në bazë të këtij ligji.2.Vlefshmëria e rishqyrtimit nuk diskutohet nga çdo lloj proçedure, përveçse nëpërmjet ankimit në bazë të këtij ligji.3.Të gjitha vlerësimet tatimore dhe të gjitha informacionet e përfshira në vlerësimin tatimor, gjykohen të jenë përfundimisht të sakta, përderisa këto vlerësime të mos ndryshohen ose anullohen në përshtatje me rishqyrtimin e ankimin në bazë të këtij ligji.

Neni 46

InformacioniOrganet tatimore kanë të drejtë të detyrojnë:a)personin e tatueshëm apo drejtorin, nëpunësin, përfaqësuesin tatimor apo agjentin e atij personi;b)çdo person të cilin organet tatimore e gjykojnë se duhet të jetë person i tatueshëm apo drejtorin, nëpunësin, përfaqësuesin tatimor apo agjentin e atij personi;c)çdo person i cili importon apo eksporton mallra ose ka lidhje me importimin apo eksportimin e atyre mallrave apo drejtorin, nëpunësin, përfaqësuesin tatimor apo agjentin e atij personi;ç)çdo person tjetër i cili është ose mund të jetë në lidhje me personin e përmendur në paragrafët (a), (b) dhe (c);- t’u paraqesin organeve tatimore informacion në lidhje me çdo furnizim mallrash apo shërbimesh sipas kërkesës së organeve tatimore dhe të japin çdo dokument apo regjistrim elektronik të dhënash në zotërim të tyre në lidhje me furnizimin.

73

Page 74: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 47**

E drejta e hyrjes dhe inspektimit1.**Personi i autorizuar nga organi tatimore ka të drejtë të hyjë dhe të kërkojë në çdo vend që përfshin tokë, ndërtesë, automjet, anije etj., kur ai ka arsye për të besuar që mallrat ose dokumentet e përdorura prej personit të tatueshëm, për qëllimet e zbatimit të këtij ligji, mbahen atje.2.Personi që kërkon të hyjë në ndonjë tokë apo ndërtesë në bazë të këtij neni, nuk mund ta bëjë atë, përderisa:a)ai nuk paraqet, sipas kërkesës së personit në atë tokë a ndërtesë, autorizimin me shkrim për të hyrë;b)ai nuk përshtatet me çdo detyrim tjetër të përcaktuar nga Ministri i Financave.3.Personi që hyn në tokat a ndërtesat në bazë të pikës 1, inspekton ato toka e ndërtesa si dhe çdo dokument e mallra në atë tokë a në atë ndërtesë.4.Personi që hyn në ndonjë tokë a ndërtesë në bazë të pikës 1, mund të inspektojë dhe të marrë kopje të çdo llogarie, regjistrimi a dokumenti.5.Personi që hyn në një ndërtesë në bazë të pikës 1, inspekton dhe kontrollon operimet e çdo kompjuteri, arkave regjistruese a pajisjeve të tjera në atë ndërtesë dhe mund të marrë kopjet e çdo llogarie, regjistrimi apo informacion tjetër në ato pajisje.6.Ministri i Financave nxjerr udhëzime për autorizimin e personave për parashikimin në të gjitha rastet të kompetencave me shkrim dhe për kushtet në të cilat përdoren kompetencat nga personat e autorizuar në bazë të këtij neni.

Neni 48

Pagesa e TVSH1.Pagesa e TVSH-së bëhet nga personi i tatueshëm për organet tatimore a mënyra të tjera, siç përcaktohet nga Ministri i Financave në udhëzim.2.Personi i tatueshëm shoqëron çdo deklaratë të bërë prej tij në përshtatje me nenin 37 me:a) pagesën e detyruar të TVSH-së;b) ose dokumentin e pagesës së detyruar të TVSH-së nga data e detyruar.

Neni 49

Interesat1.Kur personi i tatueshëm nuk paguan shumën e plotë të detyruar të TVSH-së në bazë të këtij ligji në datën në të cilën ajo është e detyruar, paguhen interesa mbi shumën e papaguar te TVSH-së nga data në të cilën ajo ka qenë e detyruar të paguajë deri në datën në të cilën ajo paguhet.2.Ministri i Financave përcakton në udhëzim normën ose normat e pagueshme të interesit në bazë të paragrafit l.3.Interesat e pagueshme në bazë të paragrafit 1 bëhen detyrimisht në fund të muajit kalendarik në të cilin ato krijohen.4.Interesat e pagueshme në bazë të këtij paragrafi janë njëlloj të detyrueshme dhe nxirren sikur të ishin TVSH i pagueshëm në bazë të këtij ligji.

74

Page 75: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 50

Rimbursimet1.Nëse kreditimi i tatimit për një periudhe tatimore është më i madh se TVSH i zbatuar për atë periudhë, personi i tatueshëm ka të drejtën të mbartë shumën e mbetur si kreditim tatimor për periudhën pasardhëse tatimore në bazë të nenit 32.2.Një person i tatueshëm kërkon rimbursim të tepricës së kreditimit tatimor kur: a)personi i tatueshëm ka mbartur një shumë të kreditimit tatimor për 6 muaj rradhazi, në bazë të paragrafit 1;b)rimbursimi i kërkuar tejkalon shumën prej 400 000 lekë.3.Për rastet kur në marrëveshjet financiare të ratifikuara nga Kuvendi Popullor ose në marrëveshjet e granteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave parashikohet mospërdorimi i burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, duke përfshirë ose jo tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi vlerën e shtuar i paguar u rimbursohet financuesve të huaj nga administrata tatimore brenda 45 ditëve, sipas rregullave të caktuara nga Ministri i Financave.4.Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur teprica e tyre tejkalon shumën 400.000 (katërqindmijë) lekë. Organet tatimore bëjnë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH-së për këtë kategori tatimpaguesish, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.5.Këshilli i Ministrave përcakton kategorinë e eksportuesve të përmendur në pikën 4 të këtij neni.( Pikat 4 dhe 5 hyjnë në fuqi më 19.01.2001, shënim i DPT.)

Neni 51

Kompetencat për të detyruar garancinëOrganet tatimore, para se të bëjnë një rimbursim të kreditimit tatimor për një person të tatueshëm kanë të drejtë ta detyrojnë atë person të paraqesë një garanci për pagesën e ardhshme të TVSH-së prej tij.

Neni 52

Rimbursimet si pasojë e rishqyrtimit ose ankimitKur në bazë të ndonjë rishqyrtimi ose ankimi sipas këtij ligji një vlerësim tatimor ulët apo anullohet, organet tatimore i rimbursojnë personit, kundër të cilit ishte bërë vlerësimi tatimor, të gjithë shumën e TVSH-së të paguar më tepër.

Neni 53

Interesat për rimbursimina)Kur organet tatimore bëjnë një rimbursim të TVSH-së për një person në bazë të nenit 52, ato paguajnë interesa për shumën e rimbursimit sipas përqindjeve të përcaktuara në nenin 49, vetëm kur rimbursimet bëhen më

75

Page 76: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

vonë se një vit mbas datës në të cilën personi ka paguar TVSH dhe ai llogaritet nga fundi i periudhës prej një viti deri në datën e rimbursimit.b)Kur organet tatimore nuk bëjnë rimbursimin e TVSH-së, të kërkuara nga tatimpaguesi në afatet e përcaktuara në nenin 50 të këtij, ato paguajnë interesa për shumën e rimbursimit, sipas përqindjeve të përcaktuara në nenin 49. (Ky nen i ndryshuar hyn në fuqi në 19.01.2001)

Neni 54

Nxjerrja e tatimit të papaguar1.Nëse TVSH-ja e detyruar në bazë të këtij ligji nuk është paguar deri në datën në të cilën ai është i detyrueshëm, organet tatimore kanë të drejtë të ndërmarrin veprime për të nxjerrë me forcë TVSH-në e detyruar së bashku me interesat apo gjobat e vëna në bazë të këtij ligji, si një borxh të personit të tatueshëm ndaj Ministrit te Financave. 2.Për të zbatuar dispozitën e paragrafit 1:a)organet tatimore kanë të drejtë të urdhërojnë çdo bankë që mban llogari të personit të tatueshëm apo çdo person të tretë që i ka detyrime këtij personi të paguajnë nga këto mjete detyrimet e prapambetura të personit të tatueshëm. Urdhëri është titull ekzekutiv.b)Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve pasi i ka dërguar një njoftim me shkrim personit të tatueshëm, e urdhëron atë të shlyejë detyrimin brenda 10 ditëshit të ardhshëm dhe nëse detyrimi nuk shlyhet brenda kësaj periudhe: publikon emrin dhe detyrimin e personit të tatueshëm në gazetë, televizion

apo radio, mbyll ambientin e ushtrimit të veprimtarisë ekonomike të personit derisa

detyrimi të paguhet, vendos sekuestro mbi mallra, sende ose pasuri të paluajtshme të personit

të tatueshëm deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.Pasuritë e sukuestruara sipas parashikimit të kësaj pike kalojnë në favor të shtetit mbas 15 ditësh të marrjes së vendimit të sekuestrimit.

Neni 55

Përfaqësuesit tatimorë1.Kur një person është person i tatueshëm për qëllimet e këtij ligji, por nuk ka një vend të veprimtarisë ekonomike, apo në rastin e një individi një vend të zakonshëm të rezidencës në Shqipëri, Ministria e Financave ka të drejtë t'i kërkojë atij të emërojë një person tjetër si përfaqësuesin e tij tatimor.2.Një person emërohet si përfaqesues tatimor vetëm në qoftë se ai ka një vend të veprimtarisë ekonomike ose në rastin e një individi vendin e zakonshëm të rezidencës në Shqipëri.3.Një person i emëruar si përfaqësues tatimor është personalisht përgjegjës, në bazë të këtij ligji, për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke përfshirë çdo gjobë a dënim, për të cilat kryesori i tij detyrohet dhe merr të gjitha të drejtat e kryesorit të tij sipas këtij ligji.

76

Page 77: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 56

Përfaqëuesi PersonalKur një person i tatueshëm vdes, bëhet i paaftë, falimenton, shkon në likuidim a shpërndarje, çdo person që vazhdon veprimtarinë ekonomike trajtohet si një person i tatueshëm.

Neni 57

DënimetDënimet jepen për këto raste shkeljesh: Nuk kërkon të regjistrohet. Nuk regjistrohet në formën e duhur. Mosnjoftimi i ndryshimeve. Nuk kërkon të çregjistrohet. Moslëshimi i faturës. Lëshimi i faturës që nuk plotëson detyrimet. Lëshimi i faturës që vullnetarisht ose jo përmban informacion të gabuar. Mospërshtatja me ndonjë kërkesë të legjislacionit doganor për sa ai

zbatohet për TVSH-në. Mosshënimi i çmimit përkatës të shitjes. Mosbërja e saktësimeve. Deklarimi i mallrave a shërbimeve me zero për qind, kur ato nuk janë të

tilla. Kërkesa për kreditim tatimor, për të cilin personi nuk ka të drejtë. Lëshimi i faturës me tatim nga persona të paregjistruar. Mosbërja e deklaratës brenda datës së caktuar. Mosbërja e deklaratës në formën e saktë. Bërja e një deklarate false a të gabuar. Mospagimi i tatimit brenda datës së caktuar. Mospagimi i tatimit mbas vlerësimit tatimor. Mosmbajtja e regjistrimeve përkatëse. Mosparaqitja e regjistrimeve dhe dokumenteve sipas kërkesës. Mosparaqitja e informacionit siç kërkohet. Pengimi a mosdhënia e ndihmës ose moslejimi i hyrjes dhe inspektimit. Kërkesa false ose e gabuar për kreditim tatimor dhe rimbursim. Shkeljet nga përfaqësuesit tatimor. Mosregjistrimi në bazë të dispozitave tranzitore.Kur shkeljet e mësipërme nuk përbëjnë vepër penale, ato denoncohen me gjobë deri në një milion lekë dhe me sekuestrim të pjesshëm a të plotë të pasurisë. Ministri i Financave cakton me udhëzim kriteret më të hollësishme për masat e dënimit me gjobë dhe sekuestrim sipas shkeljeve të mësipërme në kushte e rrethana të përcaktuara.

77

Page 78: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU VI

RASTE TE TJERA

Neni 58

Biznesi i vogël etj.Ministri i Financave përcakton në udhëzim skemat e veçanta për personat e tatueshëm të biznesit të vogël ose kategori të veçanta të biznesit, apo për persona të tatueshëm të cilët bëjnë furnizime mallrash a kategori të veçanta mallrash, të furnizuara atyre nga persona të tjerë, përveç personave të tatueshëm.

KREU VII

DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

Neni 59

Regjistrimi gjatë periudhës tranzitore1. Çdo person i tatueshëm regjistrohet në bazë të nenit 5 me efekt nga data

e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe kërkon të regjistrohet në bazë të nenit 3 jo më vonë se një muaj para datës së hyrjes në fuqi të TVSH-së.

2. Çdo person ka të drejtë të regjistrohet në bazë të nenit 4 me efekt nga data e hyrjes në fuqi të TVSH-së, ka të drejtë të kerkojë të regjistrohet në përshtatje me nenin 3 në çdo kohë pas fillimit të periudhës së regjistrimit.

3. Fillimi i periudhës së regjistrimit caktohet nga Ministri i Financave.

Neni 60

Hyrja në fuqiKy ligj hyn në fuqi menjëherë. Zbatimi i TVSH-së dhe zevëndësimi i tatimit mbi qarkullimin fillon në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1996. Data e saktë e fillimit të zbatimit të këtij tatimi caktohet nga Këshilli i Ministrave . Me fillimin e zbatimit të TVSH-së, ligji Nr. 7676 datë 3.3.1993 “Për tatimin mbi qarkullimin”, si dhe çdo dispozitë tjetër e lidhur me të shfuqizohen.

***Ndryshuar me ligjet: Ligji nr. 8126, datë 9.07.1996 Ligji nr. 8845, datë 11.12.2001 Ligji nr. 8130, datë 22.07.1996 Ligji nr. 8963, datë 24.10.2002 Ligji nr. 8149, datë 11.09.1996 Ligji nr. 8070, datë 15.02.1996 Ligji nr. 8186, datë 23.01.1997 Ligji nr. 8201, datë 20.03.1997 Ligji nr. 8240, datë 16.09.1997 Ligji nr. 8445, datë 21.01.1999 Ligji nr. 8505, datë 7.07.1999 Ligji nr. 8714, datë 15.12.2000 Ligji nr. 8779, datë 26.04.2001

78

Page 79: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H E Z I M

NR. 4 DATE 11. 02. 2002

P E R"'TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR."

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7928, datë 27.4.1995 "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", Ministri i Financave

U D H E Z O N :

1. Regjistrimi

1.1 Detyrimi për të kërkuar regjistrimin

Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit tejkalon apo pritet të tejkalojë 8 milionë lekë për një vit kalendarik detyrohet të kërkojë të regjistrohet. Termi "person" përfshin çdo lloj subjekti që kryen një veprimtari ekonomike pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij. Ai përfshin pra edhe institucionet, organet e pushtetit qëndror e lokal, organizatat shoqërore e politike që kryejnë veprimtari ekonomike të tatueshme.

Janë të detyruar të regjistrohen gjithashtu edhe të gjithë personat juridikë e fizikë dhe çdo lloj subjekti tjetër si individët, organet e pushtetit qendror e lokal, organizatat shoqërore, ato politike, ndërkombëtare, misionet diplomatike, etj. që kryejnë aktivitete import-eksporti, pavarësisht nga qarkullimi. Për çdo lloj subjekti që kryen import - eksporte, veprimet doganore do të bëhen vetëm pasi ai të ketë paraqitur origjinalin ose kopjen e noterizuar të Çertificatës së Numrit të Identifikimit për Personin e Tatueshëm.

Mund të bëjnë veprime doganore pa qënë të detyruar për t’u regjistruar vetëm individët për mallrat e përdorimit personal. Përcaktimi "mallra të përdorimit personal" bëhet në përputhje me dispozitat doganore. Nuk janë të detyruar të regjistrohen gjithashtu individët që kryejnë importe të rastësishme, si mjete transporti për përdorim privat, etj. të kësaj natyre, pavarësisht se për importet e mësipërme ato janë të detyruar të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në doganë.

1.1.1 Periudha që duhet të merret parasysh për llogaritjen e qarkullimit.

Periudha bazë që duhet të merret parasysh për llogaritjen e qarkullimit është viti kalendarik, që do të thotë periudha nga 1 janari deri në 31 dhjetor.

79

Page 80: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Në çdo rast, në qoftë se gjatë vitit kalendarik, qarkullimi i pritshëm tejkalon ose parashikohet të tejkalojë 8 milionë lekë, personi fizik ose juridik detyrohet të kërkojë të regjistrohet.

1.1.2 Qarkullimi që merret parasysh

Qarkullimi që duhet të merret parasysh është qarkullimi gjithsej i bërë nga i njëjti person.

- Qarkullimi gjithsej

Qarkullimi gjithsej përfshin të gjitha furnizimet e bëra nga një person: furnizimet e tatueshme, furnizimet e përjashtuara, furnizimet për eksport. Ai përfshin gjithashtu edhe furnizimet e tjera që mund të kryhen gjatë veprimtarisë së personit si ndihmat, subvencionet etj. Qarkullimi llogaritet me çmimin gjithsej që paguan blerësi. Çmimi përfshin edhe tatimet, dënimet dhe çdo detyrim tjetër.

Përjashtim bëjnë vetëm shitjet e aktiveve të qëndrueshme të personit të tatueshëm si ndërtesat, makinat dhe pajisjet. Këto shitje nuk merren parasysh kur llogaritet qarkullimi gjithsej.

- I njëjti person

Në qoftë se një person ka disa veprimtari në të njëjtin vend ose në disa vende, qarkullimi për nxjerrjen e kufirit të regjistrimit përfshin qarkullimin e të gjitha veprimtarive, në të gjitha vendet ku zhvillohet ajo, cilido qoftë emri i degëve apo forma e tyre juridike. Eshtë personi dhe jo veprimtaria ekonomike që regjistrohet për TVSH dhe çdo regjistrim mbulon të gjitha veprimtaritë ekonomike të personit të regjistruar.

- Fillimi ose mbyllja e veprimtarisë ekonomike.

Në qoftë se nje person fillon apo mbyll veprimtarinë ekonomike gjatë një viti kalendarik, kufiri i regjistrimit llogaritet në përpjestim me zgjatjen e veprimtarisë.

Për shembull, një person e fillon veprimtarinë e tij më 15 tetor. Qarkullimi i tij nga 15 tetori deri në fund të vitit është 1 700 000 lekë. Kufiri minimal i regjistrimit për një tremujor është (8 000 000 : 365) x 76 = 1 .665 753 lekë. Në këtë rast personi është i tatueshëm dhe duhet të kërkojë të regjistrohet.

- Qarkullimi rritet mbi kufirin e regjistrimit

Në qoftë se qarkullimi gjatë një viti kalendarik rritet mbi kufirin e regjistrimit, personi bëhet person i tatueshëm dhe duhet të kërkojë të regjistrohet që nga 1 janari i vitit kalendarik pasardhës.

80

Page 81: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1.2 E drejta për të kërkuar regjistrimin

Çdo person, qarkullimi i të cilit është më i ulët se kufiri i regjistrimit mund të kërkojë të regjistrohet në çdo kohë, nëqoftëse ka nevojë të bëjë kështu për arsye të veprimtarisë së tij ekonomike. Personi i regjistruar, pavarësisht nga niveli i shitjeve të tij, duhet të zbatojë të gjitha kërkesat e ligjit duke përfshirë paraqitjen e deklaratave tatimore, pagimin e tatimit, mbajtjen e regjistrimeve deri sa ai të çregjistrohet, etj.

1.3 Mënyrat e regjistrimit

1.3.1 Periudha e regjistrimit

1.3.1.1. Periudhat e zakonshme

- Fillimi i veprimtarisë ekonomike

Një person i cili fillon veprimtarinë ekonomike, detyrohet të kërkojë të regjistrohet brenda 15 ditëve nga data e fillimit të saj, kur qarkullimi i tij pritet të tejkalojë kufirin e regjistrimit.

Kurse një person i cili fillon veprimtarinë ekonomike dhe kjo veprimtari ka të bëjë me import - eksportin është i detyruar të kërkojë të regjistrohet brenda 15 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë, pavarësisht se qarkullimi i tij mund të mos arrijë kufirin minimal të regjistrimit.

- Rritja e qarkullimit

Nëqoftëse gjatë një viti kalendarik qarkullimi i realizuar e tejkalon kufirin e regjistrimit, personi detyrohet të kërkojë të regjistrohet brenda 15 ditëve nga dita e përfundimit të vitit kalendarik në të cilin qarkullimi e tejkalon kufirin e regjistrimit.

1.3.2. Vendi i regjistrimit

Vendi i vetëm ku mund të bëhet regjistrimi është zyra përkatëse e TVSH pranë Degës së Tatimeve të rrethit, sipas ndarjes territoriale administrative të vendit.

1.3.3. Formularët e regjistrimit

Personi i tatueshëm duhet të mbushë formularin e Kërkesës për Regjistrim të TVSH. Formulari i vetëm që përdoret për regjistrim është ai që shpërndahet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ai përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për identifikimin e personit të tatueshëm ( emrin, adresën, veprimtarinë ekonomike dhe gjithë informacionin e kërkuar në përputhje me ligjin dhe këtë udhëzim ).

81

Page 82: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1.4 Rezultatet e regjistrimit

1.4.1 Çertifikata e regjistrimit

Organet tatimore pas marrjes së kërkesës për regjistrim kur ajo plotëson kushtet e përcaktuara, plotësojnë Çertifikatën e Regjistrimit dhe ia japin atë personit të tatueshëm.

Çertifikata e regjistrimit përmban emrin e personit të tatueshëm, emrin tregtar (nëse ka), Numrin e Identifikimit të Personit të Tatueshëm dhe datën kur regjistrimi hyn në fuqi.

Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm është unik. Personi i tatueshëm ka një numër të vetëm, sado që të jetë numri i degëve apo i veprimtarive ekonomike të tij. Një numër i njëjtë identifikimi nuk mund t`i lëshohet disa personave të tatueshëm, edhe nëqoftëse numri i identifikimit tatimor nuk përdoret më nga një person i tatueshëm.

Të gjitha deklaratat e bëra për organet tatimore (deklaratat tatimore, deklaratat doganore), të gjitha faturat e lëshuara nga personi i regjistruar dhe të gjitha dokumentat e përdorura prej tij për veprimtarinë e tij ekonomike duhet të përmbajnë numrin e identifikimit tatimor.

Çertifikatat e regjistrimit të shpërndara nga organet tatimore duhet të ekspozohen në të gjitha adresat ku personi i tatueshëm ushtron veprimtarinë e tij.

1.5 Të drejtat e organeve tatimore për regjistrimin

Organet tatimore kanë të drejtë:

të regjistrojnë një person të tatueshëm edhe nëqoftëse ai nuk ka bërë kërkesë për t’u regjistruar kur ai plotëson kushtet për të qenë person i tatueshëm. Për këtë ato plotësojnë në vend të personit të tatueshëm formularin e regjistrimit duke shënuar në mënyrë të dukshme në të "Regjistruar në zyrë" dhe "Regjistrim i bërë nga _____________ ( emri dhe mbiemri i inspektorit që bën regjistrimin.) më datë __________.” Brenda 5 ditëve nga data e regjistrimit në zyrë, inspektori përkatës duhet ti dorëzojë personit të tatueshëm Çertifikatën e Regjistrimit;

të refuzojnë të regjistrojnë ose të çregjistrojnë çdo person i cili as nuk ka qenë i detyruar dhe as ka të drejtë të regjistrohet, me efekt nga data në të cilën regjistrimi ka hyrë në fuqi.

Kur organet tatimore marrin vendime të tilla ato informojnë me shkrim personin e tatueshëm.

82

Page 83: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Çregjistrimi

2.1 Detyrimi për të njoftuar ndryshimet

Personi i tatueshëm është i detyruar t`i njoftojë organeve tatimore ndryshimet e pësuara.Njoftimi i ndryshimeve duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga momenti kur ato ndodhin, duke mbushur Formularin e Ndryshimeve në Regjistrim (sipas formularit të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) dhe duke e dërguar atë në zyrën e TVSH së rrethit. Proçedura e njoftimit të ndryshimeve është e njëjtë me procedurën e regjistrimit. Ka ndryshime që kërkojnë çregjistrim dhe të tjera që kërkojnë modifikim të regjistrimit.

2.1.1 Ndryshime që kërkojnë anullimin e regjistrimit ekzistues

Çdonjëri nga ndryshimet e mëposhtëme kërkon anullimin e regjistrimit ekzistuesa) mbyll veprimtarinë e tij ekonomikeb) veprimtaria ekonomike shitetc) kompania bashkohet (shkrihet) për të kryer një veprimtari ekonomike që

më parë kryhej nga një person i tatueshëm.d) qarkullimi i tij bie nën kufirin minimal të regjistrimit në periudhën më të

fundit prej 12 muajshe) heq dorë nga e drejta për t’u regjistruarNëse si rezultat i ndryshimeve b) e c) personi i tatueshëm i ri duhet te regjistrohet i jepet një numër I ri regjistrimi.

2.1.2.Ndryshime që kërkojnë ndryshime në regjistrim

ndryshim në emrin ose emrin tregtar të biznesit, ose emrin dhe/ose adresën e njërit prej partnerëve

ndryshim në emrat e pronarëve apo administratorëve ndryshim i emrit dhe/ose adresës në Shqipëri të përfaqësuesit fiskal

për TVSh të emëruar nga një kompani jashtë vendit një ndryshim në adresën e vendit kryesor, apo vendeve në të cilat

kryhet biznesi ndryshim në veprimtarinë ekonomike kryesore një ndryshim në numrin e llogarisë bankare

NIPT ekzistues nuk ndryshon si pasojë e këtyre ndryshimeve, por çertifikata azhornohet me të dhënat e reja.

2.1.3 Organet tatimore çregjistrojnë

Organet tatimore kanë të drejtë të çregjistrojnë nga regjistri aktiv i regjistrimeve duke kaluar në pasiv çdo person të tatueshëm, kur provohet se ai për çfarëdo arsye në vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari.

83

Page 84: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2.2 Mënyrat e çregjistrimit

2.2.1 Periudhat e çregjistrimit dhe data e hyrjes në fuqi të tij.

- Personi i tatueshëm mbyll veprimtarinë e tij ekonomikeAi duhet të kërkojë të çregjistrohet jo më vonë se 15 ditë nga dita e fundit në të cilën ai ka bërë furnizime të tatueshme. Çregjistrimi hyn në fuqi nga dita e fundit e bërjes të furnizimeve të tatueshme.

- Qarkullimi bie nën kufirin e regjistrimit gjatë periudhës më të fundit prej 12 muajsh.Personi i tatueshëm mund të kërkojë të çregjistrohet në çdo kohë, por jo më përpara se një vit nga data në të cilin regjistrimi i tij ka hyrë në fuqi. Çregjistrimi hyn në fuqi në kohën kur personi i tatueshëm ka kërkuar të çregjistrohet.

- Personi i tatueshëm heq dorë nga e drejta për t’u regjistruar.Ai mund të kërkojë të çregjistrohet jo më përpara se 1 vit nga data e hyrjes në fuqi të regjistrimit.

-Çregjistrimi nga organet tatimorePas një viti që nuk deklarojnë dhe pas kryerjes së të gjitha proçedurave administrative të verifikimit, këto tatimpagues kalojnë në pasiv, nëpërmjet një regjistri të veçantë të organeve tatimore.

2.2.2 Dispozita të tjera për çregjistrimin

Vendi i çregjistrimit është zyra e tatimeve ku është bërë regjistrimi. Formulari që përdoret për çregjistrim është "Ndryshime të regjistrimit për

TVSH". Proçedura e çregjistrimit është e njëjtë me proçedurën e regjistrimit. Në çastin e çregjistrimit, personi i tatueshëm është i detyruar të paraqesë një Formular Deklarimi, dhe Pagese përfundimtare, që përmban informacionet që kërkohen nga organi tatimor. Kjo deklaratë do të ketë të llogaritur TVSH mbi gjendjen e mallrave (stoqet) dhe mallrat kapitale (pajisjet) në datën e çregjistrimit. Para çdo çregjistrimi merren të dhëna nga zyra e kontrollit për të parë nëse personi i tatueshëm është nën kontroll ose ka një akt kontrolli të pakontabilizuar. Edhe pas datës së çregjistrimit, personi i tatueshëm është përgjegjës për çdo detyrim TVSH që rezulton për periudhën kur ai ishte i regjistruar.

3. Vetëfurnizimet

Në mbështetje të pikës 5 të nenit 10, nëse një person i tatueshëm do të përdorë për qëllime të veprimtarisë të tij ekonomike të tatueshme,mallra të cilat i prodhon vetë, trajtohet edhe sikur i furnizon (shet) këto mallra si pjesë të kësaj veprimtarie të tatueshme, edhe sikur furnizohet (blen) me këto mallra për qëllimet e ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike të tatueshme. Kushti i

84

Page 85: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

vëtëfurnizimit është: mallrat e prodhuara nga tatimpaguesi të përdoren po nga ai për qëllime të furnizimeve të tatueshme për t`u bërë (të ketë të drejtën e kreditimit). Në këtë rast personi i tatueshëm lëshon një faturë tatimore shitje për veten, që do të thotë që është dhe shitësi dhe blerësi.Shembull: nëse një person i tatueshëm prodhues mobiljesh, 10 tavolina dhe 10 karrike nga i gjithë prodhimi i tij i përdor për pajisjen e zyrave ku zhvillon veprimtarinë e tij ekonomike, kemi të bëjmë me një vetëfurnizim.Vlera e tatueshme e furnizimit për vete është kostoja e prodhimit.Nëse mallrat që prodhohen nga veprimtaria ekonomike që ushtrohet, përdoren nga vetë prodhuesi por në funksion të ushtrimit të një veprimtarie ekonomike të përjashtuar, ose pjesërisht të përjashtuar sipas ligjit për TVSH (neni 33) personi i tatueshëm nuk ka të drejtën e kreditimit (ose e ka pjesërisht kur është rasti) të TVSH-së së paguar në blerjet e bëra.

4. Transferimi i veprimtarisë ekonomike

Nëse një person i tatueshëm shet komplet veprimtarinë ose një pjesë të saj një personi, i cili është ose bëhet i tatueshëm në lidhje me veprimtarinë e blerë, duke e vazhduar atë dhe ky transaksion plotëson 2 kushte njëkohësisht:1) kushtin ekonomik 2) kushtin ligjorFurnizimi nuk është i tatueshëm dhe quhet transferim i veprimtarisë ekonomike.1) Plotësim i kushtit ekonomik kërkon që:veprimtaria e cila transferohet të ketë autonomi ekonomike, pra të ketë mundësinë të funksionojë si e pavarur tek marrësi. Autonomia ekonomike presupozon ekzistencën e të gjitha kushteve për realizimin e prodhimit, si ambientin, lëndët e para, makineritë…etj. Shitja vetëm e njërës prej tyre (lëndës së parë, makinerive ose ambienteve…etj) nuk ka të bëjë me transferimin e veprimtarisë ekonomike, por vetëm me një furnizim të zakonshëm mallrash, për të cilin aplikohet TVSH.2)Plotësim i kushtit ligjor kërkon që:a) të bëhet në të gjitha rastet verifikimi i bilancit të shitësit.Të shihet sa dhe cilat asete të aktivit përdoreshin për prodhimin e produktit dhe sa janë transferuar, po kështu në pasiv sa të ardhura janë realizuar për shkak të kësaj shitje. Të njëjtat verifikime do të bëhen në bilancin e blerësit (në të cilin është transferuar veprimtaria), sa asete kanë hyrë dhe çfarë veprimesh jane bërë në pasiv.b) të jetë noterizuar i gjithë veprimi i bërë.Nëse personi i tatueshëm jep mallra të cilat janë pjesë të aseteve të veprimtarisë së tij ekonomike, psh: i shet, i fal ose i përdor privatisht, ky është një furnizim i tatueshëm dhe mbi vlerën e tatueshme të këtyre furnizimeve llogaritet TVSH. 5. Momenti i Furnizimit

Furnizimi quhet i kryer në momentin kur është e detyrueshme të lëshohet fatura. Personi që kryen një furnizim të tatueshëm, detyrohet të lëshojë faturë për atë furnizim në momentin kur lëvrohen mallrat ose kur ato bëhen të

85

Page 86: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

disponueshme, apo kur shërbimet janë kryer prej tij në lidhje me atë furnizim. Në të gjitha rastet kur personi i tatueshëm, arkëton pagesën përpara se mallrat të lëvrohen apo të bëhen të disponueshme, apo shërbimet të jenë kryer ai është i detyruar të lëshojë një faturë për furnizimin në momentin që pagesa është arkëtuar prej tij. Kjo faturë do të regjistrohet menjëherë në librin e shitjes dhe do të pasqyrohet në FDP e po atij muaji në të cilin është bërë marrja e pagesës.

6. Furnizimi kundrejt pagesës

6.1 Përdorimi privat i mallrave

Kur mallrat, të cilat i përkasin veprimtarisë ekonomike të një personi të tatueshëm përdoren privatisht jashtë kësaj veprimtarie, furnizimi është i tatueshëm (neni 18.2).Ky përfshin mallrat të cilat janë prodhuar vetë, si dhe mallrat nga inventari ose nga aktivet e veprimtarisë ekonomike të personit të tatueshëm. Përdorimi privat përfshin edhe përdorimin personal nga personi i tatueshëm të aktiveve të veprimtarisë së tij ekonomike. Ai gjithashtu përfshin edhe përdorimin nga persona të tjerë të tillë si një i punësuar, i afërt, një mik …etj. Vlera e tatueshme në këto raste përcaktohet sipas Nenit 27 të ligjit për TVSH, paragrafi i dytë.Konsiderohet si përdorim privat në çastin e çregjistrimit, inventari gjendje i aseteve për të cilat është paguar TVSH në blerje. Në këtë çast, personi i tatueshëm është i detyruar të paraqesë një Formular Deklarimi dhe Pagese përfundimtare, që përmban informacionet që kërkohen nga organi tatimor. Kjo deklaratë do të ketë të llogaritur TVSH mbi gjendjen e mallrave (stoqet) në datën e çregjistrimit të vlerësuara sipas vlerës së tregut dhe mallrat kapitale (pajisjet) gjendje të vlerësuara sipas paragrafit 18.1.5 të këtij Udhëzimi.

6.2 Furnizimet kundrejt pagesës së reduktuar

Trajtohen si furnizime kundrejt pagesës (të tatueshme), të gjitha rastet kur mallrat që i janë furnizuar një personi të tatueshëm për qëllimet e veprimtarisë së tij ekonomike, furnizohen prej tij ose ju jepen për përdorim personave të tjerë kundrejt pagesës së reduktuar, përveç rasteve kur mallrat janë furnizuar apo përdorur vetëm si mostra.

Furnizime kundrejt pagesës së reduktuar quhen rastet kur furnizuesi nuk arkëton pagesën [psh.dhuratat, mallra e shërbime të furnizuara si nxitës (ofrohet një dhuratë me kusht që blerësi të blejë dicka ose të bëjë veprime të tjera në dobi të shitësit)] ose pagesa është dukshëm më e vogël se ç`duhej të ishte nëse qëllimi i furnizuesit ka qënë fitimi për këtë dhe furnizime të ngjashme. Mallrat dhe shërbimet e furnizuara në rrethanat e mësipërme janë të tatueshme dhe vlera e tatueshme e tyre është pagesa totale që duhet të ishte e pagueshme në lidhje me atë furnizim nëse qëllimi i furnizuesit është nxjerrja e fitimit ndaj atij dhe furnizimeve të ngjashme [ Neni 27(2) ].

86

Page 87: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

7. Furnizimet e tatueshme dhe ato të përjashtuara.

Ligji "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ", zbatohet mbi çdo furnizim mallrash e shërbimesh, që kryhet nga çdo person i tatueshëm, pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij dhe pavarësisht nga lloji i veprimtarisë ekonomike që ai kryen. Në të njëjtën kohë, Ligji parashikon edhe një numër të kufizuar përjashtimesh nga ky tatim.

7.1 Toka dhe ndërtesat.

Furnizimi i tokës dhe truallit dhe dhënia me qera e tyre është furnizim i përjashtuar, përveç rasteve kur toka përdoret për parkimin e mjeteve të transportit dhe mjeteve të tjera lëvizëse. Parkimi i mjeteve të transportit dhe pajisjeve te tjera levizese, është i tatueshëm me TVSH. Dhënia me qera e ndërtesave, furnizimi i shërbimeve të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes është një furnizim i tatueshëm.

Tokë për qëllime të këtij ligji do të thotë çdo zonë e papunuar, papërpunuar, pazhvilluar e tokës, që nuk përmban ndonjë ndërtim, përveç mureve të thjeshta ndarëse ose gardhe që përcaktojnë kufijtë ndarës të tokës.

Ndërtesë do të thotë çdo ndërtim i ndërtesës e fiksuar në tokë, ose pjesë e asaj ndërtesë (e tillë si dhomë ose apartament) dhe që përfshin tokën mbi të cilën ajo qëndron plus tokën rrethuese që bën pjesë në shitje, por nuk përfshin artikuj të tillë si rulotat dhe trajlerat.

Ndërtimi përcaktohet si çdo operacion që ka për rezultat përfundimin tërësor ose pjesor të një ndërtese të re ose substancialisht të ndryshuar, muri, rruga ose themeli. Ndërtime konsiderohen:

a. Punët për konstruksionin e ndërtesave dhe të objekteve të tjera ku futen : 1. punët e ndërtimit (muraturë, armaturë, suvatime, etj.) 2. punët publike (ndërtim e mirëmbajtje rrugësh, etj.) 3. punët për rregullimin e parqeve që lidhen me operacione të tilla që zgjasin afatin e shfrytëzimit 4. punët për rregullimin e territoreve që kërkojnë modifikime të relievit 5. punët e rrjetit ngrohës dhe të konstruksioneve metalike 6. punët për shkatërrimin e pasurive të patundshme

b. Punët për pajisjen e ndërtesave dhe të objekteve të tjera, ku futen : 1. punët për pajisjen e ndërtesave, pajisje të cilat inkorporohen në mënyrë definitive në ndërtesë, duke u transformuar kështu për shkak të destinacionit të tyre në pasuri të patundshme (instalimet elektrike, ato sanitare, të ngrohjes, etj.) Kujdes : Instalimet e objekteve ose të aparateve të lëvizshme, të cilat me vendosjen e tyre ruajnë karakter të lëvizshëm, nuk konsiderohen punë ndërtimi por shitje materialesh pasojë e kryerjes së një shërbimi. 2. punët për riparimin e pasurive të patundshme dhe të instalimeve me karakter të patundshëm. Këtu bëhet fjalë për punë që bëhen

87

Page 88: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

të nevojshme për shkak të degradimit ose prishjes së ndërtesave (pasuri të patundshme) si lyerja e fasadave, ribërja e një instalimi elektrik apo sanitar, etj.

Mirëmbajtja përcaktohet si çdo operacion i kryer mbi tokë ose ndërtesa

për të parandaluar degradimin ose dëmtimin dhe për t`i mbajtur tokën dhe ndërtesat me pamje të mirë dhe rregull funksionimi, duke përfshirë pastrimin.

TVSH në ndërtim aplikohet:

1. Kur shoqëritë e ndërtimit ndërtojnë për të shitur apo për të dhënë me qera, TVSH llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor të punimeve. Bashkëngjitur me çdo situacion mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të jetë vlera e tatueshme mbi të cilën do të llogaritet TVSH-ja në masën 20%. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH çdo muaj. Vlera totale e këtij situacioni mujor regjistrohet në librin e shitjeve .2. Kur shoqëritë e ndërtimit të liçencuara profesionalisht, do të ndërtojnë objekte për përdorim në biznesin e tyre të liçencuar nuk llogaritet TVSH dhe lejohet kreditimi i TVSH së paguar në blerjet e bëra për këtë qëllim. Në këtë rast ndërtesat duhet të jenë të një tipi që përdoret në industrinë e ndërtimit dhe qëllimi i përdorimit të tyre duhet të jetë i shpallur dhe aprovuar në lejen e ndërtimit të Bashkisë.Vlera e situacionit mujor regjistrohet në shitje dhe blerje.Këtu nuk përfshihen ndërtesa të tilla si apartamente e shtëpi, hotele, punë publike etj., për ndërtimin e të cilave gjithmonë llogaritet dhe paguhet TVSH çdo muaj mbi vlerën e situacioneve.3. Kur një shoqëri ndërtimi e liçencuar si e tillë ndërton shtëpi banimi për vete, llogarit dhe paguan TVSH, sipas nenit 18.2.Nëse merret paradhënie për punimet që do të kryhen, atëherë personi i tatueshëm që merr paradhënien detyrohet të lëshojë faturë në momentin e marrjes së saj dhe këtë faturë t`a regjistrojë në librin e shitjes së periudhës tatimore në të cilën është marrë paradhënia.

7.2. Shërbimet financiare

Shërbimet financiare të përcaktuara në nenin 21 të Ligjit "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja.

Por nëqoftëse personi i tatueshëm kryen shërbime për mbikqyrje, transaksione që lidhen me artikujt e përdorur për koleksione apo veprime që lidhen me mbledhjen e borxhit, ai kryen furnizime të tatueshme.

Furnizime të tatueshme janë gjithashtu edhe sigurimi i jojetës, me përjashtim të sigurimit të jetës. Furnizime të jojetës janë të gjitha llojet e sigurimit të pasurisë, sigurimi i përgjegjësisë civile, të gjitha llojet e sigurimit të mjeteve motorike si dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimeve të jojetës.

88

Page 89: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për të gjitha rastet e mësipërme do të llogaritet në masën 20 përqind të primit të sigurimit dhe së bashku me primin do të jetë i pagueshëm nga blerësi.

Furnizime të tatueshme janë gjithashtu edhe sigurimet e pronës. Në këtë rast, në vleftën totale të primit të sigurimit do të përfshihet edhe TVSH.

7.3 Banka e Shqipërisë.

Në bazë të nenit 22 të Ligjit, furnizimi i arit, banknotave dhe i monedhave për Bankën e Shqipërisë përjashtohen nga TVSH-ja. Por, në rastet kur Banka e Shqipërisë kryen veprimtari të tjera ekonomike të tilla si bërja e shtypshkrimeve të ndryshme, furnizimi i monedhave për qëllime numizmatike etj., ajo bën furnizime të tatueshme dhe duhet të regjistrohet e të paguajë TVSH.

7.4 Shërbimet postare

Furnizimi i pullave të postës për përdorim për shërbime postare, furnizimi i pullave fiskale dhe i të gjithë pullave të tjera të ngjashme përjashtohen nga TVSH. Por nëqoftëse posta bën importe apo kryen edhe shërbime të tjera postare, dhe qarkullimi vjetor kalendarik i saj është më i madh se 8 milionë leke, ajo duhet të regjistrohet dhe të paguajë TVSH-në.

7.5 Organizatat jofitimprurese

Për qëllimet e tatimit mbi vlerën e shtuar, organizatë jofitimprurëse është çdo shoqëri, institucion, shoqatë apo organizatë:

që nuk është krijuar për përfitime ose të ardhura të antarëve të saj; dhe rregullat e së cilës nuk lejojnë shpërndarje fitimesh apo pronash për

anëtarët e saj.

Në organizata jofitimprurëse futen edhe të gjitha institucionet buxhetore që subvencionohen nga shteti.

Në bazë të nenit 24 të ligjit furnizimet, e bëra nga organizatat jofitimprurëse kundrejt pagesës së reduktuar, që do të thotë se këto organizata duhet t`i kryejnë vetë këto furnizime dhe këto furnizime të jenë bërë kundrejt pagesës së reduktuar sipas kushteve që përcakton neni 18 i ligjit për TVSH-në, janë furnizime të përjashtuara nëse janë :

furnizim mallrash e shërbimesh për trajtim mjekësor ose dentar;

furnizim shërbimesh për mbrojtjen e kujdesin ndaj fëmijëve ose të moshuarve;

furnizim shërbimesh arsimore, kulturore a sportive;

furnizim shërbimesh nga organizata fetare a filozofike me qëllim mirëqënien shpirtërore.

89

Page 90: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Furnizime kundrejt pagesës së reduktuar këto organizata bëjnë, kur ato nuk arkëtojnë pagesë ose pagesa që ato arkëtojnë është dukshëm më e vogël se ç'duhet të ishte nëse qëllimi i tyre do të ishte fitimi, Neni 18, paragrafi 4. Përkundrazi, kur këto organizata i bëjnë furnizimet e mësipërme kundrejt pagesës së plotë, ato bëjnë furnizime të tatueshme.

Nëse një organizatë jofitimprurese kryen veprimtari të tjera, të ndryshme nga ato të përmendura më sipër, ai kryen veprimtari të tatueshme, pavarësisht nëse pagesa është e reduktuar apo e plotë. Në këtë rast, nëqoftëse volumi i qarkullimit është më i madh se 8 milionë lekë, ajo është e detyruar të regjistrohet dhe të paguajë TVSH-në.

Në bazë të paragrafit të dytë të nenit 4 të Dekretit të Presidentit, Nr.1510, datë 28.06.1996 "Për disa ndryshime në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", mallrat e importuara kundrejt pagesës së reduktuar nga organizatat jofitimprurëse me qëllim kryerjen e sherbimeve të përmendura më sipër (sipas nenit 24 të Ligjit), nuk ngarkohen me TVSH-në.

7.6 Diplomatët dhe organizatat ndërkombëtare.

Në bazë të nenit 25, përjashtohen nga TVSH furnizimet që bëhen për misionet diplomatike e personelin e tyre, mbi bazën e reciprocitetit dhe për organizatat ndërkombëtare e personelin e tyre mbi bazën e marëveshjeve ndërkombëtare dhe NATO-n.

Në mbështetje të këtij neni, importimi i mallrave për misionet diplomatike e personelin e tyre është i përjashtuar nga TVSH. I përjashtuar nga TVSH është gjithashtu edhe importimi i mallrave për organizatat ndërkombëtare të njohura si të tilla nga shteti shqiptar dhe NATO. Përjashtimi për organizatat ndërkombëtare jepet sipas kushteve të vendosura prej konventave ndërkombëtare që themelojnë këto organizata.

Megjithatë, edhe pse janë të përjashtuara, si misionet diplomatike ashtu dhe organizatat ndërkombëtare e NATO, mëqënëse bëjnë importe janë të detyruara të regjistrohen për TVSH dhe të pajisen me çertifikatën e numrit të identifikimit.

Për blerjet brenda vendit, misionet diplomatike , organizatat ndërkombëtare e si dhe personeli i tyre, do të paguajnë TVSH në momentin e blerjes. Por, për TVSH e paguar në blerje ato do të rimbursohen me kusht që, çdo faturë blerjeje të jetë 10.000 lekë e lart. E drejta e rimbursimit për Ambasadat do të jepet në bazë të parimit të reciprocitetit. Kjo do të thotë që, do t’u rimbursohet TVSH e paguar në blerje vetëm misioneve diplomatike e personelit të tyre, shtetet e të cilave rimbursojnë TVSH për Ambasadën Shqiptare e personelin e saj. Me proçedurat e rimbursimit të TVSH së paguar, do të merret Drejtoria e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kjo zyrë do ti pajisë misionet diplomatike, organizatat ndërkombëtare, e personelin e tyre me formularin "Kërkesë për Rimbursim" që është në faqen mbrapa. Çdo mision diplomatik, organizatë ndërkombëtare për blerjet e bëra nga vetë ato ose nga personeli i

90

Page 91: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tyre do të dërgojë në zyrën e mësipërme dy kopje të formularit "Kërkesë për Rimbursim" (të firmosur e të vulosur nga titullari i ambasadës apo i organizatës ndërkombëtare) të cilave u bashkëngjisin edhe faturën origjinale të blerjes. Drejtoria e Protokollit në Ministrine e Jashtme, kopjen origjinale të formularit "Kërkesë për rimbursim" dhe faturën origjinale të blerjes e dërgon në zyrën e TVSH të rrethit. Zyra e TVSH është e detyruar brenda 1 muaji nga data e paraqitjes së dokumentacionit të mësipërm nga ana e Drejtorisë së Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëjë rimbursimin e TVSH së paguar në faturat përkatëse. Brenda këtij afati, zyra e TVSH do të verifikojë direkt në vend tek shitësi, faturën e lëshuar nga ai për misionin diplomatik, organizatën ndërkombëtare, regjistrimin e saj në librin e shitjeve, pasqyrimin e të dhënave në deklaratën e pagesës së TVSH për muajin përkatës dhe derdhjen në fakt të TVSH së mbledhur nga subjektet e mësipërme. Pas verifikimit dhe miratimit të Kërkesave për rimbursim, zyra e TVSH së rrethit lëshon një Urdhër Rimbursimi të firmosur nga përgjegjësi i zyrës për Degën e Bankës Kombëtare Tregëtare të rrethit. Urdhër Rimbursimi lëshohet për të gjithë shumën e TVSH që do të rimbursohet në bazë të kërkesave të paraqitura nga Drejtoria e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dega e Bankës Kombëtare Tregëtare në bazë të Urdhërit të Rimbursimit, paguan Drejtorinë e Financës dhe të Kontrollit në Ministrine e Punëve të Jashtme për të gjithë shumën e rimbursimeve dhe kjo e fundit shpërndan rimbursimet sipas çdo kërkesë.

Për sa i përket blerjeve që personeli i NATO-s dhe bazat e saj brenda territorit të Shqipërisë, bëjnë brenda vendit, ato nuk do të paguajnë TVSH në pikën e blerjes. Për këtë në pikën e blerjes përfaqsuesi i NATO-s, është i detyruar t’i dorëzojë shitësit një Çertifikatë Lëvrimi, sipas modelit bashkangjitur, mbi bazën e të cilës shitësi harton Faturën tatimore pa TVSH. Në fund të faturës, shitësi bën shënimin “ ky përjashtim nga TVSH bazohet në Çertifikatën e Lëvrimit Nr……datë…….” Zyra e autorizuar për lëshimin e Çertifikatës së Lëvrimit, pranë Komandës së NATO-s në Shqipëri, çdo muaj, brenda datës 10 dërgon në Degët e Tatim Taksave të rretheve ku janë bërë blerjet pa TVSH, një listë përmbledhëse së bashku me kopjet e Çertifikatave të Lëvrimit të lëshuara për blerjet e realizuara në muajin paraardhës, që do të shërbejë për kryqëzimin dhe verifikimin e faturave tatimore të lëshuara pa TVSH.

7.7 Operacionet hidrokarbure

Janë të përjashtuara nga TVSH:a) Furnizimi i shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e

tyre, të vërtetuar si të tillë nga Agjensia Kombëtare e Hidrokarbureve, lidhur me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure.

b) Furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre, të importuara sipas nenit 26/1 të këtij ligji.

“Operacionet hidrokarbure”, për efekt të këtij paragrafi, ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet”.Kontraktorët dhe nënkontraktorët që përfitojnë nga përjashtimet e mësipërme

91

Page 92: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

janë ato tatimpagues të TVSH, që kryejnë në emër të tyre vetëm furnizimet specifike të shërbimeve të përmendura në përcaktimet “Kërkim“ dhe “Zhvillim”, të Ligjit nr 7746 dt 28.07.1993 ”Për Hidrokarburet”. “Kërkim “ do të thotë kërkimi për hidrokarbure me mjete gjeologjike, gjeofizike e të tjera, dhe përfshin shpimin e puseve të kërkimit dhe vlerësimit.“Zhvillim” do të thotë ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e Hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit.

7.8 Barnat e pajisjet mjekësore

Furnizimi i barnave, i pajisjeve mjekësore dhe i ambalazheve e materialeve që përdoren për prodhimin dhe konfeksionimin e barnave, janë furnizime të përjashtuara.

7.9 Furnizimet e përjashtuara në import

Eshtë furnizim i përjashtuar nga TVSH:a) Importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të

tatueshëm, kur furnizimi i tyre në të gjitha rethanat brenda vendit është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

b) Importimi i mallrave të vendosura në regjimin tranzit.c) Importimi i mallrave të deklaruara për të qënë nën regjimin e lejimit të

përkohshëm dhe atë të përpunimit aktiv.

7.9.1 Skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së në importet e makinerive dhe pajisjeve për t`u investuar në prodhim, ndërtim, telekomunikacion, KESH dhe energjisë elektrike të importuar nga kjo e fundit.

1. Kur personat e tatueshëm për TVSH, importojnë makineri dhe pajisje sipas klasifikimit të bërë në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 49, dt.26.01.2001, i lejohet shtyrja e pagesës së TVSH mbi importet deri në momentin e dorëzimit të deklaratës përkatëse të TVSH. Kjo do të thotë që kjo kategori mallrash nuk i nënshtrohet pagimit të TVSH-së në doganë.

2. Në këto raste, importuesit bëjnë menjëherë një faturë tatimore shitje me TVSH (brenda vendit) për të njëjtën vlerë të makinerive dhe pajisjeve të importuara nën skemën e shtyrjes së pagesës, ku edhe shitësi dhe blerësi është i njëjti person. Kjo faturë regjistrohet në librin e shitjeve dhe të blerjeve. Në librin e blerjeve do të regjistrohen të dhënat e faturës tatimore të blerjes dhe referencat e Deklaratës Doganore të importit.

3. Nëse importuesi gëzon të drejtën e 100% të kreditimit tatimor për blerjet (d.m.th. makineritë dhe pajisjet e importuara do t`i shërbëjnë krejtësisht

veprimtarisë së tatueshme për t`u bërë), TVSH-ja e aplikueshme në importe, do të zbritet totalisht nga po e njëjta shumë TVSH-je e llogaritur mbi shitje sipas paragrafit 2, në të kundërt do të zbatohet paragrafi “Kreditimi i pjesshëm” i këtij Udhëzimi të Ministrit të Financave, “Për TVSH-në”.

92

Page 93: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4. Në deklaratën përkatëse të TVSH, vlera e tatueshme në import e makinerive e pajisjeve dhe TVSH e llogaritur mbi këto mallra, raportohen në kutitë përkatëse të importit (14,15 të FDP) dhe në të njëjtën deklaratë raportohen si shitje brenda vendit dhe TVSH e llogaritur mbi këto shitje

(11 e 12 te FDP).

5. Tatimpaguesit që përfitojnë nga kjo skemë, detyrohen që të dorëzojnë në Degën e Tatimeve, ku personi i tatueshëm është i regjistruar, brenda datës 14 të muajit pasardhës, përveç FDP edhe dokumentet e mëposhtme në dy kopje:

- Kopje të Faturës së Shitjes së hartuar si më lart shpjeguar- Kopje të librit të shitjes dhe blerjes të periudhës përkatëse tatimore- Kopje të Deklaratës Doganore të Importit.

Në Degën e Doganës përkatëse, me qëllim për të mbyllur llogaritë kontabile të importimeve, tatimpaguesit dorëzojnë brenda dt 25 të muajit pasardhës një kopje të çdo dokumenti të mëposhtëm:

- Kopje të Faturës së Shitjes së hartuar si më lart shpjeguar- Kopje të librit të shitjes dhe blerjes të periudhës përkatëse tatimore - Kopje të FDP, të gjitha këto të vulosura nga zyra e TVSH.

Mos dërgimi i të gjithë dokumentacionit në zyrat e doganës, i jep të drejtë organeve doganore të pezullojë aplikimin e kësaj skeme.

Inspektorët e vlerësimit një kopje të librave përkatës i vendosin në dosjen e tatimpaguesit me qëllim që të përdoret gjatë kontrollit. Kjo do të sigurojë përputhshmërinë me realitetin gjatë kontrollit të ardhshëm. 8. Importuesit e vegjël

Personat e tatueshëm që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milionë lekë për çdo vit kalendarik, nuk janë të detyruar të regjistrohen për TVSH-në. Personat e tatueshëm që, kryejnë importe ose eksporte marrin NIPT për këto qëllime por, brenda vendit deklarojnë dhe paguajnë Tatimin mbi Biznesin e Vogël.Për të realizuar këtë bëjnë një deklaratë në organet tatimore ku tregojnë se duan të mbesin subjekte të tatimit mbi Biznesin e Vogël.

9. Llotaritë, lojrat e fatit, sallat e lojrave, etj.

Këto veprimtari janë furnizime shërbimesh të tatueshme dhe personat e tatueshëm që merren me to, nëqoftëse kryejnë një qarkullim më të madh se tetë milionë lekë për vit kalendarik janë të detyruar të regjistrohen për TVSH. TVSH e llogaritur për këto furnizlme, përcaktohet në bazë të vleftës së arkëtimeve gjithsej. Kurse TVSH e pagueshme do të llogaritet si diferencë e TVSH së llogaritur si më lart me TVSH e paguar në blerje (në bazë të kopjeve origjinale të faturave të blerjes) në qoftë se ka.

10. Eksportet

Në bazë të pikës "a" të nenit 31 të Ligjit, mallrat që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të tatueshme. Shkalla tatimore e aplikueshme

93

Page 94: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

është zero përqind. Si provë për të vërtetuar eksportet, do të shërbejë fatura dhe deklarata doganore e eksportit.

11. Faturat

11.1 Të dhënat që duhet të përmbajë një faturë tatimore.

Faturat janë dokumenti bazë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ato përcaktojnë detyrimin tatimor të furnizuesit dhe shumën e tatimit të zbritshëm që do ti lejohet të kërkojë blerësi i regjistruar për TVSH.

Një person i tatueshëm i cili bën një furnizim (edhe nëqoftëse furnizimi është i përjashtuar apo me 0 përqind) detyrohet ti lëshojë personit që merr furnizimin (edhe nëqoftëse ai, pra blerësi, nuk është person i tatueshëm) një faturë tatimore (neni 36 paragrafi 1).

Fatura duhet të përmbajë :

- numrin rendor; - numrin serial i parashtypur; - datën e lëshimit; - emrin, adresën, numrin e identifikimit të shitësit; - emrin, adresën, numrin e identifikimit të blerësit, kur ai është: - person i tatueshëm me TVSH dhe kodin fiskal kur ai nuk është

person i tatueshëm me TVSH por tatimpagues i tatimit mbi biznesin e vogël;

- përshkrimin e hollësishëm të mallrave të shitura ose të shërbimeve të kryera;

- sasinë e mallrave të shitura ose vëllimin e shërbimeve të kryera;- çmimin për njësi pa TVSH;- vlerën totale të transaksionit pa TVSH;- shumën e TVSH (në qoftë se zbatohet TVSH);- vlerën totale me TVSH;- cilësimin furnizim i përjashtuar apo me 0 përqind (nëqoftëse ai

është përkatësisht i përjashtuar apo i tatueshëm me 0 përqind); Fatura lëshohet në jo më pak se tre kopje dhe shpërndahet si më poshtë : - Faqja 1 (origjinali) për blerësin; - Faqja 2, 3, etj. (kopjet) për shitësin.

Vetëm origjinali i faturës i jep të drejtë blerësit për të kredituar (zbritur) TVSH e paguar në blerje.

Në qoftë se fatura nuk përmban të gjithë të dhënat e përcaktuara më lart, blerësi nuk ka të drejtë të kreditojë (zbresë) TVSH e paguar në blerje kurse shitësi nga ana e tij do të paguajë TVSH e detyrueshme për t`u paguar.

Në rastet kur një tatimpagues shet një sasi të konsiderueshme artikujsh në të njëjtën kohë e për të njëjtin klient, ai mund të lëshojë faturë kompjuterike. Por

94

Page 95: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

në këtë rast, faturën kompjuterike me të njëjtin numër duhet t`ia bashkëngjisë faturës tatimore të blerë nga D.P.T. Në këtë mënyrë për çdo klient lëshohet detyrimisht fatura tatimore e emëtuar nga organet tatimore, e cila do të plotësohet normalisht me të dhënat e shitësit dhe blerësit, ndërsa vlerën e transaksionit të kryer me klientin do ta ketë totale.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ka të drejtë të lejojë mospërdorimin e faturave me numër serial të parashtypur. Personat e tatueshëm mund të kërkojnë tek Drejtori i Përgjithshëm duke treguar se sistemi i regjistrimeve është i kompjuterizuar, i aftë të prodhojë besueshmërisht fatura tatimore me numër serial për çdo transaksion të tatueshëm dhe që kanë një numër të konsiderueshëm klientësh konsumatorë final. Dhënia e miratimit është një e drejtë por jo detyrim i Drejtorit të Përgjithshëm.

Në bazë të pikës 2 të nenit 28 të Ligjit, personi që kryen furnizime të tatueshme, detyrohet të njoftojë në mënyrë të dukshme nëpërmjet shpalljes, kontratës apo reklamës nëse çmimi i mallrave apo i shërbimeve të furnizuara ose çmimi që duhet të paguhet për furnizimin përfshin ose jo TVSH. Në rast se furnizimi i tatueshëm kryhet pa një shumë të ndarë e të identifikuar si pagesë e TVSH, vlera e tatueshme e tij është shuma që së bashku me TVSH e pagueshme mbi këtë vlerë është e barabartë me pagesën totale që bëhet për furnizimin.

11.2. Saktësimet

Nëqoftëse bëhet saktësim për një pagesë të bërë për një furnizim pasi është lëshuar fatura, shitësi duhet të lëshojë një faturë shtesë.Një saktësim kryhet kur:

furnizimi nuk është i njëjtë me atë që ka kërkuar blerësi;

mallrat janë dëmtuar apo shërbimi nuk është kryer mirë;

çmimet ndryshojnë për çfarëdo arsye (zbritje për pagesë të menjëhershme, etj).

Në qoftë se çmimi rritet apo ulet shitësi duhet të lëshojë një faturë shtesë. Fatura shtesë lëshohet në të njëjtën formë si fatura dhe duhet të tregojë:

shumë qartë, në një vend të dukshëm fjalët "faturë shtesë";

numrin rendor dhe numrin serial të faturës së parë të cilën saktëson:

shumën në para të rritjes apo uljes të çmimit;

arsyen e saktësimit sipas rasteve të përcaktuara më sipër.

11.3 Borxhi i keq

Kur furnizuesi nuk ka marrë një pagesë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të kryer, kemi të bëjmë me një borxh të keq. Në këto raste e drejta për të lëshuar një faturë të borxhit të keq, lind :

95

Page 96: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a) pasi borxhi bëhet një borxh i keq. Kjo fillon 6 muaj pas periudhës tatimore në të cilën TVSH është zbatuar. b) pasi shitësi të ketë paraqitur të gjitha provat që kërkon organi tatimor për të vërtetuar se ai ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të arkëtuar borxhin e keq.Prova kryesore që detyrohet të paraqesë shitësi, është Vendimi i Gjykatës në të cilin vërtetohet se blerësi i tij është debitor dhe ka falimentuar, prandaj për këto arësye nuk mund t`i paguajë shitësit vlerën e furnizimit të marrë. Pa këtë Vendim, organet tatimore nuk munden në asnjë rast të pranojnë borxhin e keq si të tillë.

Në rastin e një borxhi të keq, shitësi duhet të lëshojë një faturë të borxhit të keq. Kjo faturë lëshohet në të njëjtën formë si një faturë normale. Ajo duhet të të tregojë fjalët "borxh i keq", numrin rendor të faturës të parë me të cilën lidhet ky borxh dhe të tregojë që kreditimi i tatimit të blerësit duhet të zvogëlohet. Kjo faturë përdoret nga shitësi për të zvogëluar detyrimin për TVSH, ndërsa nga blerësi për të zvogëluar kreditimin e TVSH-së.

Kur vetëm një pjesë e vlerës së transaksionit nuk është arkëtuar, atëherë fatura duhet të tregojë shumën e pa arkëtuar të transaksionit dhe TVSH që i përket kësaj shume.

Për shembull në faturën e parë shuma për t’u arkëtuar;

Përfshirë TVSH është 90 lekëTVSH për t’u arkëtuar 10 lekëShuma e arkëtuar 54 lekëTVSH i arkëtuar 6 lekëNë faturën e borxhit të keq:Shuma e paarkëtuar 36 lekëTVSH për t’u kredituar (saktësuar)10-6 4 lekë

Saktësimet mbi bazën e faturës të borxhit të keq regjistrohen nga shitësi në librin e shitjeve si pakësim detyrimi për TVSH ndërsa nga blerësi në librin e blerjeve si pakësim kreditimi për TVSH.

Kur kreditimi për një borxh të keq lejohet dhe i gjithë ose një pjesë e këtij borxhi paguhet më vonë, shitësi duhet të lëshojë një faturë të re. Për lëshimin e kësaj fature zbatohen të njejtat rregulla dhe fatura e re duhet të tregojë fjalët "borxh i keq i paguar" dhe numrin e "faturës të borxhit të keq" me të cilën ka lidhje.

11.4 TVSH i zbatuar nga një person i cili nuk është i regjistruar

Paragrafi 5 dhe 6 i nenit 36 të ligjit parashikon që, personi i cili nuk është i regjistruar dhe lëshon faturë me TVSH apo le të kuptohet se ka zbatuar TVSH, paguan TVSH e treguar në faturën që ka lëshuar. Veç kësaj, masa e dënimit është e barabartë me shumën e TVSH të zbatuar.

96

Page 97: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

12. Mbajtja e regjistrimeve

12.1 Libri i blerjeve

Libri i blerjeve është i detyrueshëm të mbahet nga të gjithë personat e tatueshëm. Ai duhet të tregojë në faqen e parë numrin e identifikimit dhe emrin e personit. Të gjitha faqet duhet të kenë numër rendor. Libri plotësohet çdo ditë. Në të regjistrohen për çdo transaksion furnizuesi dhe të dhënat e faturës që paraqet transaksionin.

Në këtë libër regjistrohen data e lëshimit të faturës, numri rendor i faturës, numri serial i shtypur nga shtypshkronja ose nga tatimpaguesi kur i lejohet, të dhënat e deklaratës së importit, emri i shitësit dhe numri i identifikimit tatimor të tij.

Blerjet regjistrohen në vlerë totale e cila përfshin edhe TVSH (në qoftë se ka) si dhe të ndara në blerje pa kreditim të TVSH dhe në blerje me kreditim të TVSH-së.

Blerjet me kreditim të TVSH regjistrohen të ndara në importe dhe blerje brenda vendit. Për çdo blerje me kreditim të TVSH personi regjistron vlerën e tatueshme dhe kreditimin e tatimit që i korespondon kësaj blerje.

Në fund të librit të blerjeve janë disa fletë inventari të cilat do të përdoren për të pasqyruar inventarin e mallrave në fund të vitit.

Një kopje e regjistrimeve mujore në librin e blerjeve do të paraqitet në zyrën e TVSH, në momentin që tërhiqet FDP-ja.

12.2 Libri i shitjeve

Libri i shitjeve është i detyrueshëm të mbahet nga të gjithë personat e tatueshëm. Ai duhet të tregojë në faqen e parë numrin e identifikimit dhe emrin e personit të tatueshëm. Të gjitha faqet duhet të kenë numër rendor. Libri plotësohet çdo ditë. Në të regjistrohen për çdo transaksion klienti dhe të dhënat e faturës që paraqet transaksionin.

Në librin e shitjeve regjistrohen data e lëshimit të faturës, numri rendor i faturës, numri serial i shtypur nga shtypshkronja ose nga tatimpaguesi kur i lejohet dhe data e numri i deklaratës doganore kur mallrat eksportohen, emri i klientit dhe numri i identifikimit të tij (në qoftë se ka). Në të regjistrohet vlera totale e transaksionit përfshirë TVSH (në qoftë se ka).

Shitjet regjistrohen të ndara në të përjashtuara, me zero përqind dhe të tatueshme. Për çdo shitje të tatueshme regjistrohen vlera e tatueshme dhe tatimi i zbatuar.

97

Page 98: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Një kopje përmbledhëse e regjistrimeve mujore në librin e shitjes do të paraqitet në zyrën e TVSH, në momentin që tërhiqet FDP-ja.

12.3 Regjistrimet elektronike

Regjistrimet (librat e shitjes dhe të blerjes) mund të mbahen edhe në kompjuter. Në këtë rast, personi i tatueshëm është i detyruar të lejojë hyrjen e organeve tatimore në çdo kompjuter ku janë mbajtur regjistrimet, për të kryer inspektime të ndryshme mbi regjistrimet e mbajtura.

Personat e tatueshëm për TVSH–në pajisen me fatura tatimore me numër serial të shtypur paraprakisht, në Degët e Tatim Taksave ku ata janë të regjistruar. Këto janë të vetmet fatura që duhet të lëshohen nga personi i tatueshëm. Mund të përdoren dokumenta të tjera, në rastet kur personi I tatueshëm ka autorizimin me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për t`i përdorur këto dokumenta, me kusht që të përmbajnë të gjitha të dhënat e kërkuara në ligj dhe në udhëzimin në zbatim të tij.

Modeli i Faturës, i librit të shitjes dhe i librit të blerjeve, përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë formën sipas formularit në faqet mbrapa .

13. Deklarimi

13.1 Deklarata dhe pagesa e TVSH

Deklarata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar plotësohet në dy kopje dhe paraqitet nga personi i tatueshëm në degët përkatëse të Bankave, me të cilat DPT ka lidhur marëveshje për pranimin e pagesave të TVSH. Pagesa bëhet në bankën që mbulon rrethin ku personi i tatueshëm është regjistruar, brenda 14 ditëve pas përfundimit të periudhës tatimore të paraqitur në deklaratë.

Punonjësi i bankës bën shënime në pjesën e tretë të dokumentit "pagesa" pastaj i kthen personit të tatueshëm kopjen e dytë. Në fund të çdo dite origjinalët e deklaratës dhe pagesës të TVSH mblidhen nga banka dhe ju dorëzohen organeve tatimore të rrethit përkatës për përpunim siç parashikohet në Marrëveshjet e lidhura midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Bankave përkatëse.Personi i tatueshëm paraqet deklaratën e TVSH në bankë edhe nëqoftëse ai nuk ka për të paguar detyrim tatimor. Plotësimi i saktë i deklaratës, paraqitja dhe pagesa brenda afateve kohore të përcaktuara është detyrim ligjor për të gjithe personat e tatueshëm. Moszbatimi i këtij detyrimi ngarkon me përgjegjësi ligjore personin e tatueshëm dhe dënohet në bazë të ligjit për TVSH dhe të udhëzimit në zbatim të tij.

Deklarata përbëhet nga tre pjesë.

1. Pjesa e parë kërkon të dhëna për identifikimin e personit të tatueshëm.

2. Pjesa e dytë kërkon të dhëna për llogaritjen e detyrimit tatimor.

98

Page 99: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3. Pjesa e tretë është pagesa e TVSH e cila plotësohet nga banka.

Formulari i deklaratës dhe pagesës të TVSH paraqitet në faqen mbrapa:

14. Shitja me pakicë

Konsiderohen shitje me pakicë :- të gjithë ato furnizime që bëhen për konsum përfundimtar,- në ato sasi që nuk tejkalojnë nevojat private normale të konsumatorit

dhe - që nuk rishiten.

Shitësit me pakicë janë të detyruar të lëshojnë fatura tatimore në këto raste: - Në të gjitha furnizimet e mallrave e shërbimeve që kryhen nga

persona të regjistruar për TVSH dhe që ushtrojnë aktivitet në hoteleri, restorante, tregti mobiljesh, tregti pajisjesh elektroshtëpiake, tregti kompjuterash dhe pjesët e tyre, tregti pajisje të tjera elektronike dhe shitje materiale ndërtimi dhe hidrosanitare, pavarësisht nga vlera.

- Në të gjitha rastet e tjera kur vlera e faturës është më e madhe se 10.000 lekë.

- Në të gjitha rastet kur blerësi është person i regjistruar për TVSH dhe kërkon faturë tatimore.

Faturat duhet të regjistrohen një për një në librin e shitjeve.

Në çdo rast tjetër shitësit me pakicë lëshojnë kupona tatimore të arkave regjistruese ose dëftesa tatimore, siç përcaktohet në Ligjin Nr.7758 datë 12.10.1993 “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”. Kuponi tatimor dhe dëftesa tatimore nuk është i detyrueshëm të përmbajë përveç shumës totale të tij edhe TVSH-në e llogaritur. Për të gjetur shumën e TVSH-së të përfshirë në vleftën totale të kuponit, kjo vleftë shumëzohet me 16,666 përqind ose pjestohet me 6.

Në këto raste, regjistrimi në librin e shitjeve nga shitësit me pakicë do të bëhet në mënyrën e mëposhtme:

Totali i të ardhurave ditore duhet të regjistrohet çdo ditë. Në kollonën TVSH të librit të shitjeve do të shënohet shuma e TVSH-së së mbledhur e cila është rezultat i produktit të totalit të shitjeve me TVSH shumëzuar me 16.666 përqind ose i pjestimit të totalit të shitjeve me TVSH me 6.Të ardhurat ditore duhet të mbështeten nga dokumenta justifikuese që dëshmojnë për saktësinë e tyre, të tilla si kuponat e arkave regjistruese dhe dokumenta të tjera në mbështetje të legjislacionit në fuqi.

Libri i blerjeve mbahet njëlloj si të gjithë personat e tjerë të tatueshëm dhe po kështu regjistrimet në librin e shitjeve për faturat tatimore.

99

Page 100: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

15. Lidhjet midis administratës tatimore dhe administratës doganore

Organet tatimore janë të detyruar t`i japin organeve doganore informacion për transaksionet që lidhen me importin apo eksportin e mallrave të kryer nga personat e tatueshëm. Organet doganore janë të detyruara ti japin organeve tatimore informacion për personat e tatueshëm importues apo eksportues dhe për TVSH e mbledhur në importe me qëllim të kontrollit të kryqëzuar të informacionit.Në zbatim të Akt-marrëveshjes, dt 2.07.1999, nr. 2575 prot, të nënshkruar ndërmjet DPT dhe DPD duhet:1) Të bëhet kontrolli i identitetit të çdo tatimpaguesi importues ose

eksportues në momentin e zhdoganimit të mallrave, për të mënjanuar tërësisht NIPT-et dhe çertifikatat e regjistrimit fallso dhe përdorimin e jashtëligjshëm të tyre nga subjektet kontrabandiste.

2) Në asnjë rast të mos lejohet kryerja e praktikës së importit apo eksportit nëse tatimpaguesi nuk paraqet njëkohësisht kopjen e noterizuar të çertifikatës së NIPT-it dhe origjinalin e çertifikatës së Regjistrimit të vitit përkatës të organit tatimor të rrethit. Një fotokopje e këtyre dokumentave depozitohet në dosjen e praktikës. Në deklaratën doganore të shënohet detyrimisht edhe NIPT (që merret nga Çertifikata e NIPT) dhe Kodi Fiskal i tatimpaguesit (që merret nga Çertifikata e Regjistrimit).

3) Për çdo praktikë importi apo eksporti, në doganat që janë të pajisura me kompjuter të bëhet në çdo rast krahasimi i NIPT të paraqitur nga subjekti me NIPT e hedhur në kompjuterin e doganës. Në doganat e tjera, të bëhet verifikimi me listën e tatimpaguesve, që DPT u dërgon këtyre degëve.Në raste paqartësie, të krijohen lidhje direkte me DPT dhe DPD.

16. Amballazhet qarkulluese

Shitja e amballazheve qarkulluese që, faturohen bashkë me mallin është furnizim i tatueshëm dhe mbi to llogaritet TVSH. Për sasinë e amballazheve që do të kthehen, kthyesi nëse është person i tatueshëm për TVSH-në, detyrohet të bëjë një faturë tatimore me TVSH. Nëse personi që ka blerë mallrat së bashku me amballazhin nuk është person i tatueshëm për TVSH, atëherë shitësi lëshon për veten e tij një faturë përmbledhëse tatimore me TVSH, e cila plotësohet në bazë të të dhënave të faturave të thjeshta (jo tatimore por me identitete të sakta dhe kodin fiskal përkatës) që u janë lëshuar atyre nga kthyesit e amballazhit qarkullues.

17. Kreditimi i tatimit

Përmbajtja

TVSH e kreditueshme (e zbritshme) është shuma e TVSH-së që personi i tatueshëm paguan në momentin që ai blen mallra apo shërbime brenda vendit, si dhe shuma e TVSH që ai ka paguar për importet e bëra, me kushtin që, këto furnizime t`i shërbejnë vetëm furnizimeve të tatueshme që do të bëjë ky person i tatueshëm.

100

Page 101: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nëse furnizimet e marra ose importet e bëra i shërbejnë furnizimeve të përjashtuara që mund të bëjë personi i tatueshëm, nuk lejohet kreditimi i TVSH-së së paguar në lidhje me furnizimet e marra për këto qëllime. Kur furnizimet që merr një person i tatueshëm, qoftë duke blerë brenda vendit, qoftë duke importuar, nuk janë të destinuara për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike, sipas nenit 17 ”Veprimtaria ekonomike”, ai nuk ka të drejtë të kreditojë (zbresë) TVSH-në e paguar për këto blerje ose importe.Nëse personi i tatueshëm i përdor furnizimet e marra ose importet e bëra edhe për qëllime të furnizimeve të tatueshme edhe për qëllime të furnizimeve të përjashtuara njëkohësisht, atëherë kreditimi i tatimit të paguar do të bëhet përpjestimisht sipas paragrafit 11.1 të po këtij Udhëzimi.

Forma

Kreditimi i TVSH-së paguar në blerje do të kërkohet mbi bazën e faturës tatimore origjinale të lëshuara sipas nenit 36. Pa këtë faturë nuk mund të zbritet TVSH e paguar në blerje.Për të kredituar TVSH e paguar në import tatimpaguesit duhet të zotërojnë deklaratën doganore origjinale të importit.

Koha

Kreditimi i tatimit për një periudhë tatimore është totali i TVSH i zbatuar në lidhje me:

a) të gjitha furnizimet e tatueshme të bëra për personin e tatueshëm gjatë kësaj periudhë tatimore nga persona të tjerë të tatueshëm.

b) të gjitha importet e mallrave të bëra nga personi i tatueshëm gjatë kësaj periudhe tatimore.

Periudha tatimore, sipas nenit 38, është muaji kalendarik. TVSH e hyrjeve nuk mund të zbritet përpara periudhës të cilës I përket.TVSH e hyrjeve mund të paraqitet si e kreditueshme vetëm brenda 12 periudhave tatimore, pas kësaj periudhe tatimpaguesi nuk ka të drejtë të kreditojë më (pas kësaj regjistrohet si blerje me TVSH jo të zbritëshme). TVSH e hyrjeve regjistrohet në periudhën tatimore në të cilën po kërkohet kreditimi. Kreditimi i TVSH së hyrjeve jo në periudhën përkatëse dënohet sipas paragrafit 2 të pikës 21.6 të këtij Udhëzimi.

Kreditimi në rastet e eksporteve

Në rastet kur eksportuesit zotërojnë Deklaratën (shqiptare) Doganore të Eksportit (DDE), origjinale ose në mungesë të saj fotokopje të legalizuar nga organet doganore, bazuar në ligjin “ Për TVSH” , neni 33, kanë të drejtë të kreditojnë TVSH-në e paguar në blerjet që i shërbejnë eksporteve. Në këto raste, organet tatimore njohin si të zbritëshme TVSH e paguar në blerjet e bëra në funksion të eksporteve të kryera ose për tu kryer (fatura tatimore origjinale të kontrolluara nga organet tatimore).

101

Page 102: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

18. Kreditimi i pjesshëm i tatimit

Në mbështetje të nenit 33 pika 4, në qoftë se një furnizim malli apo shërbimi përdoret pjesërisht për qëllime të furnizimeve të tatueshme të bëra ose për t’u bërë dhe pjesërisht për furnizime të përjashtuara, lejohet vetëm një pjesë e kreditimit të tatimit. Llogaritja e kreditimit të pjesshëm bëhet në bazë të përqindjes të kreditimit

18.1.1 Përqindja e kreditimit te Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo përqindje do të llogaritet si raport i shumës pa përfshirë TVSH të furnizimeve të tatueshme dhe eksporteve në numërues me qarkullimin gjithsej pa përfshirë TVSH në emërues

Përqindja e kreditimit = qarkullimi i tatueshëm + eksporte _________ qarkullimi i tatueshëm + eksporte + furnizime të përjashtuara

Llogariten dy përqindje kreditimi:

1. përqindja fillestare dhe 2. përqindja përfundimtare.

18.1.2 Periudha që duhet të merret për llogaritjen e përqindjes të kreditimit

Periudha që duhet të merret për llogaritjen e përqindjes fillestare të kreditimit të tatimit është viti i mëparshëm kalendarik. Në qoftë se personi është në vitin e parë të regjistrimit, ai duhet të bëjë një vlerësim të përqindjes me gjykimin e tij Po kështu për vitin e parë të vënies në zbatim të TVSH kjo përqindje përcaktohej nga vetë personi.

Periudha që merret për bazë në llogaritjen e përqindjes përfundimtare të kreditimit është viti kalendarik në të cilin është bërë blerja (furnizimi i mallit apo shërbimit).

Veprimet për llogaritjen e përqindjes të kreditimit dhe saktësimi i TVSH për t’u kredituar duhet të pasqyrohen në librin e blerjeve në periudhën kur bëhen llogaritjet.

18.1.3 Rregullimi përfundimtar

Në janar të vitit pasardhës kalendarik, personi i tatueshëm duhet të rillogarisë përqindjen përfundimtare të kreditimit të TVSH që i takon furnizimeve të tatueshme, sipas qarkullimit të realizuar në fakt.

Rregullimi përfundimtar do të bëhet në qoftë se përqindja përfundimtare e kreditimit ndryshon nga përqindja fillestare e kreditimit të zbatuar gjatë vitit me më shumë se 20%.Nëqoftëse ndryshimi nuk kalon 20%, atëherë kreditimi fillestar nuk ndryshon.

102

Page 103: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Psh. në gjashtëmujorin e dytë 1996, (qysh nga data e zbatimit të TVSH), qarkullimi gjithsej pa TVSH është 5 milionë lekë, nga i cili:- furnizime të tatueshme 2,5 milionë lekë dhe - furnizime të përjashtuara 2,5 milionë lekë.

Përqindja e kreditimit të tatimit është:2,5 milionë = 50%5 milionëNë 1997 qarkullimi gjithsej pa TVSH është 7.000.000 lekë nga i cili-furnizime të tatueshme 2 milionë lekë-furnizime të përjashtuara 5 milionë lekë

Përqindja e kreditimit të tatimit është:2 milionë = 28.5%7 milionë

Në mars 1997 blihet një banak me një vlerë 10 mijë lekë. TVSH i paguar është 1.250 lekë. Në këtë kohë personi i tatueshëm mund të llogarisë vetëm përqindjen fillestare të kreditimit atë të vitit 1996. Prandaj kreditimi i pjesshëm i tatimit do të llogaritet me përqindjen fillestare të kreditimit.125O x 50%=625 lekë.

Në janar 1998 do të bëhet rregullimi përfundimtar i kreditimit të pjesshëm të kërkuar sepse përqindja fillestare me të cilën është llogaritur kreditimi i pjesshëm i tatimit ndryshon nga përqindja përfundimtare e vitit 1997 me më shumë se 20%.

Kreditimi përfundimtar i TVSH 125O x 28.5% = 356 lekëKreditimi fillestar i TVSH 625 lekëRregullimi në minus 625 - 356 = 269 lekë

Veprimet për rregullimin përfundimtar të kreditimit pasqyrohen në librin e blerjeve në janar të vitit pasardhës kalendarik dhe raportohen në deklaratën e këtij muaji.

Në deklaratën e muajit janar 1998 kreditimi i TVSH duhet të pakësohet me 269 lekë.

18.1.4 Aktivet e qëndrueshme

Për aktivet e qëndrueshme rregullimi i kreditimit të pjesshëm do të bëhet me 2 mënyra.

Mënyra e parë është ajo e përshkruar në paragrafin e mësipërm për furnizimet e zakonshme të mallrave dhe shërbimeve.

Mënyra e dytë do të përdoret vetëm në rastet kur cmimi i aktivit të qëndrueshëm është më i madh se 1,000,000 lekë (pa TVSH) dhe ndryshimi i përqindjes fillestare të kreditimit me përqindjen përfundimtare është më i madh se 20 %.Kjo mënyre mban parasysh afatin e amortizimit të aktiveve të

103

Page 104: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

qëndrueshme. Në këto raste, vetëm për qëllime të TVSH periudha e amortizimit të aktivit të qëndrueshëm do të merret 5 vjet.

P.sh. përqindja e kreditimit të tatimit për vitin 1996 është 60%. Në mars të vitit 1997 blihet një aktiv qëndrueshëm me një vleftë pa TVSH prej 2 milionë lekë.TVSH i paguar për aktivin e qendrueshëm 250 mijë lekë kreditimi i pjesshëm me përqindjen fillestare:

250 mijë x 60% = 150 mijë lekë.Përqindja e kreditimit të TVSH për vitin 1997 është 30%.

Kreditimi përfundimtar i TVSH është 250 mijë x 30% = 75 mijë lekë.Kreditimi fillestar i TVSH është150 mijë lekë.

Rregullimi i kreditimit në minus = 150 mijë - 75 mijë = 75 mijë lekë.Ky rregullim do të bëhet në deklaratën e janarit 1998.Përqindja kreditimit për vitin 1998 është 55%.

Ndryshimi i përqindjes të kreditimit të vitit 1998 me përqindjen e kreditimit të vitit 1997 është më i madh se 20%.

Ndryshimi është:55% - 30%=25%

Rregullimi i kreditimit në plus llogaritet (kreditimi përfundimtar x koefiçientin e amortizimi vjetor) x ndryshimi i përqindjes të kreditimit të vitit 1998 nga përqindja e kreditimit të vitit 1997(75 000 x 1/5) x 25% = 3750 lekë

Ky rregullim do të bëhet në deklaratën e janarit 1999.

Përqindja e kreditimit për vitin 1999 është 40%. Ndryshimi i saj me përqindjen e vitit 1998 nuk i kalon 20%. (40% - 25%) = 15%

Rregullimi i kreditimit = 0Përqindja e kreditimit për vitin 2000 është 42%.Rregullimi i kreditimit = 0Përqindja e kreditimit për vitin 2001 është 60%.Rregullimi i kreditimit = 0Rregullimi i fundit i kreditimit është 3750 lekë.

18.1.5 Ndryshimet përdorimit të aktiveve të qëndrueshme.

Në qoftë se aktivet e qëndrueshme të përdorura për veprimtari të tatueshme ose për eksporte përdoren më vonë për veprimtari private, i jepen një veprimtarie të përjashtuar ose shiten dhe shitja nuk është e tatueshme, rregullimi i kreditimit fillestar të marrë do të bëhet vetëm në qoftë se aktivi kapital ndryshon përdorimin brenda 5 vjetëve nga data e blerjes ose e përfitimit dhe në qoftë se çmimi i aktivit i tejkalon 1 milion lekë pa TVSH. Rregullimi bëhet duke përdorur koefiçientin e amortizimit vjetor që merret 1/5. Viti kalendarik i papërfunduar do të merret si vit i plotë. Veprimet e saktësimit të kreditimit fillestar duhet të pasqyrohen në librin e blerjeve.

104

Page 105: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Psh. një firmë blen në gusht 1996 një aktiv të qëndrueshëm me një vlerë 2 milione lekë. Kreditimi fillestar është 400 mijë lekë.

Në vitin 1998 kjo firmë e ndalon veprimtarinë e saj ekonomike dhe e mban aktivin e qëndrueshëm për përdorim privat.

Rregullimi i kreditimit do të bëhet duke mbajtur parasysh 2 vjetët e mbetur nga të pesë vitet e amortizimit total të tij në të cilat ky aktiv i qëndrueshëm nuk do të përdoret për veprimtari ekonomike.

400 mijë x 2/5 = 160 mijë lekë.

Të gjitha këto rregullime duhet të përshkruhen qartë në librin e blerjeve dhe të paraqiten në deklaratën tatimore.

18.1.6 Furnizimet të cilët përdoren edhe në veprimtarinë ekonomike edhe në veprimtari jo ekonomike p.sh. për qëllime private.

Në keto raste do të lejohet kreditimi i një pjese të tatimit të paguar në blerje, nëse personi ka dokumenta ku pasqyrohet saktë pjesa e shpenzimeve që është e lidhur me veprimtarinë ekonomike.

18. 2 Llojet e furnizimeve të tatueshme dhe importimeve për të cilat nuk lejohet kreditimi

Në mbështetje të nenit 33 pika 5 kreditimi i tatimit nuk lejohet për:1) të gjitha llojet e shpenzimeve të karburantit përveç:

kur qëllimi i veprimtarisë ekonomike është blerja e karburantit me qëllim për ta shitur atë;

Me autorizim me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kur karburanti i domosdoshëm për të ushtruar veprimtari industriale, zë një vend të konsiderueshëm në shpenzimet e bëra nga personi i tatueshëm.

2) shpenzimet për udhëtime e dieta, strehimin në hotele dhe veprimtari çlodhëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike.

3) shpenzimet për autovetura përveç: kur qëllimi i veprimtarisë ekonomike është blerja e autoveturave

vetëm me qëllim për ti shitur ato kur përdorimi i veturave është i vetmi qëllim i veprimtarisë ekonomike

(psh dhënia me qira, shërbimi i taksive, ambulancave).

4) të gjitha shërbimet në lidhje me shpenzimet e përmendura në paragrafët (a), (b), (c)

19. Rimbursimet

Në zbatim të nenit 50 të Ligjit, personi i tatueshëm ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e tepricës kreditorë të TVSH, kur ka mbartur një shumë kreditimi

105

Page 106: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tatimor gjatë 6 muajve radhazi dhe kur kjo tepricë është më e madhe se 400,000 lekë.

Kur tatimpaguesi plotëson kushtet e mësipërme, ai plotëson formularin "Kërkesë për Rimbursim" dhe e dërgon atë në zyrën e TVSH së rrethit. Zyra e TVSH, është e detyruar të verifikojë në vend saktësinë e shumës së rimbursimit të kërkuar dhe e miraton atë brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së Kërkesës për Rimbursim. Zyra e TVSH së rrethit harton në dy kopje Listën e Rimbursimeve të cilën ia dërgon degës përkatëse të Bankës përkatëse. Kësaj liste të nënshkruar nga përgjegjësi i zyrës së TVSH i bashkëngjiten Urdhër Xhirimet përkatëse për çdo rast rimbursimi të miratuar dhe të përfshirë në listë. Urdhër xhirimet do të nënshkruhen nga Kryetari i Degës së Tatimeve të rrethit.

Rimbursimet do të kryhen vetëm nga dega e Bankës përkatëse të rrethit, ku personi i tatueshëm është i regjistruar për TVSH. Pasi të jetë bërë rimbursimi, njëra kopje e listës së rimbursimeve do ti kthehet degës së tatimeve. Çdo rimbursim përmban datën e kryerjes dhe nënshkruhet nga nëpunësi i degës së bankës.Në zbatim të Dekretit të Presidentit Nr. 1582, datë 15.08.1996 për rastet kur në marrëveshjet financiare të ratifikuara në Kuvend ose të miratuara nga Qeveria në formën e granteve parashikohet mospërdorim i burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimi i paguar do t'u rimbursohet financuesve të huaj nga administrata tatimore brenda 45 ditëve.

Proçedurat e rimbursimit të TVSH-së të paguar si më lart do të jenë si më poshtë :

19.1. Kur TVSH paguhet direkt nga donatori

Kur TVSH paguhet direkt nga njësia zbatuese e donatorit apo e projektit në Shqipëri si për blerjet brenda vendit ashtu dhe për importet, njësia paraqet në Zyrën e TVSH-së së rrethit përkatës (ku ka qendrën njësia zbatuese e projektit) këtë dokumentacion:

Kërkesën për rimbursim ku theksohet shuma e rimbursimit që kërkohet, veprimtaria e kryer, arsyet për rimbursim, etj.

Kopjen e noterizuar në gjuhën shqipe të marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose e Marrëveshjes së miratuar nga Qeveria. Marrëveshja duhet të përmbajë emërtimin e projektit apo të projekteve, shumën totale për secilin prej tyre, shumën e mbetur nga 1 korriku e më pas, afatin kohor të fillimit e të përfundimit të projektit. Kopja e marrëveshjes shoqërohet edhe me listën (emrin dhe mbiemrin) e përfaqësuesve zyrtar të çdo projekti.

Deklaratën mujore të TVSH, teprica kreditore e të cilës (kutia 22) duhet të jetë e barabartë me shumën e TVSH që kërkohet të rimbursohet.

Faturat origjinale të blerjes (në rastin e blerjeve brenda vendit) dhe deklaratat origjinale doganore (për rastet e importeve). Si faturat ashtu dhe deklaratat doganore të importit duhet të përmbajnë në mënyrë shumë të

106

Page 107: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dukshme shënimin: "Blerja / Importi bëhet në kuadrin e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose të miratuar nga Qeveria me Nr. --, datë __/ __/ 199_ dhe për qëllimet e përcaktuara në këtë marrëveshje". Ky shënim do të bëhet nga përfaqësuesi zyrtar i njësisë se zbatimit të projektit i njohur nga zyra e TVSH (në bazë të listës së mësipërme) i cili veç kësaj duhet të shënojë në faturë edhe emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e tij.

19.2. Në rastet kur TVSH-ja paguhet nga sipërmarrësit e punimeve për zbatimin e projekteve

Kryerja e punimeve për zbatimin e projekteve do të ngarkohet kurdoherë me TVSH, e cila në çdo rast do të paguhet nga shoqëria sipërmarrëse e punimeve për zbatimin e projektit. Por kjo TVSH do t’i jepet atij (përkundrejt paraqitjes së situacionit me TVSH) ose nga donatori i huaj (kur ky pranon një gjë të tillë) ose nga burime të brendshme (kur donatori nuk pranon).

a. Kur donatori pranon të financojë edhe TVSH.

Në këtë rast shoqëria sipërmarrëse e punimeve për zbatimin e projektit është e detyruar të aplikojë TVSH mbi vlerën e situacionit të punimeve. Nga kjo TVSH të zbresë TVSH-në e paguar në blerjet që bën shoqeria dhe diferenca përfaqëson TVSH e pagueshëm nga kjo shoqëri.

Kopjen origjinale të situacionit të punimeve shoqëria sipërmarrëse e punimeve është e detyruar t'ia paraqesë njësisë zbatuese të projektit. Kjo e fundit (njësia zbatuese e projektit) paraqet në Zyrën e TVSH-së së rrethit përkatës (ku ka qendrën njësia zbatuese e projektit) këtë dokumentacion:

Kërkesën për rimbursim ku theksohet shuma e rimbursimit që kërkohet, veprimtaria e kryer, arsyet për rimbursim, etj.

Kopjen e noterizuar e në gjuhën shqipe e marrëveshjes së ratifikuar në parlament ose e marrëveshjes se miratuar nga qeveria. Marrëveshja duhet të përmbajë emërtimin e projektit apo të projekteve, shumën totale për secilin prej tyre, shumën e mbetur nga 1 korriku e më pas, afatin kohor të fillimit e të përfundimit të projektit. Kopja e marëveshjes shoqërohet edhe me listën (emrin dhe mbiemrin) e përfaqësuesve zyrtar të çdo projekti.

Deklaratën mujore të TVSH, teprica kreditore e së cilës (kutia 22) duhet të jetë e barabartë me shumën e TVSH që kërkohet të rimbursohet.

Kopjen origjinale të situacionit të punimeve e cila duhet të përmbajë në mënyrë shumë të dukshme shënimin : "Situacioni është hartuar në kuadrin e marrëveshjes se ratifikuar në Kuvendin Popullor ose të miratuar nga Qeveria me Nr. __, datë __/__/199_ dhe për qëllimet e përcaktuara në këtë marrëveshje". Ky shënim do të bëhet nga përfaqësuesi zyrtar i njësisë së zbatimit të projektit i njohur nga zyra e TVSH (në bazë të listës së mësipërme) i cili veç kësaj duhet të shënojë në faturë edhe emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e tij.

107

Page 108: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. Kur donatori nuk pranon financimin e TVSH-së.

Në rastet kur donatori nuk pranon të financojë pagimin e TVSH, do të veprohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 509, datë 12.08.1996. Në bazë të këtij Vendimi TVSH do të financohet nga përfituesi apo investitori vendas i projektit dhe do të paguhet nga shoqëria sipërmarrëse e punimeve për zbatimin e projektit. 19.3 Rimbursimi i eksportuesve

1. Për qëllime të përfitimit të rimbursimit sipas nenit 50, paragrafi 4, do të quhen eksportues ajo kategori tatimpaguesish që :

a) eksporton sipas kuptimit të nenit 181 dhe 182 të Kodit Doganor. b) vlera e eksporteve të bëra në një muaj përbën më shumë se 50 % të vlerës totale të shitjeve duke përfshirë eksportet.

Teprica kreditore, që do të kërkohet si e rimbursueshme, duhet të plotësojë dy kushte në të njëjtën kohë: a) të llogaritet si produkt i koefiçientit N me totalin e TVSH-së të paguar në blerje, ku N të jetë më i madh se 50% .

N = Vlera totale e eksporteve të një muaji Vlera totale e shitjeve të një muaji (përfshirë eksportet, por jo vlerën e faturave të bëra nën skemën e pagesës së shtyrë)

b) të jetë më shumë se 400.000 lekë.

Rimbursimi në rastet e eksporteve

Në rastet e eksporteve, personi i tatueshëm që do të kërkojë rimbursimin duhet t`i paraqesë organeve tatimore Deklaratën Doganore origjinale të importit në vendin pritës të mallit. Në mungesë të saj mund të paraqesin kopjen e deklaratës të konfirmuar nga autoritetet doganore të vendit importues ose të notëruara atje.Rimbursimi i tepricës kreditore të subjekteve eksportues, nëse këto të fundit nuk paraqesin dokumentacionin e përshkruar në këtë paragraf, nuk mund të bëhet.

20. Interesat

Kur një person i tatueshëm nuk paguan shumën e plotë të TVSH-së të detyrueshëm brenda datës të përcaktuar në ligj, detyrohet të paguajë interesa mbi shumën e tvsh të papaguar nga data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën ajo kryhet.

Interesi për mospagimin e TVSH-së brenda datës të detyrueshme llogaritet 5% për muajin e parë apo një pjesë të tij dhe 2 % për muajt pasardhës ose pjesë të tyre bazuar në tatimin e papaguar në datën që interesi llogaritet. Por interesi minimal i zbatuar do të jetë 10% e tatimit të papaguar.

108

Page 109: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Interesi zbatohet automatikisht dhe nuk hiqet nga asnjë autoritet.

Në zbatim të ligjit Nr.8714 dt.15.12.2000, kur :a. Organet tatimore bëjnë një rimbursim të TVSH-së për një person si

pasojë e rishqyrtimit ose ankimit në bazë të nenit 52, ato paguajnë interesa sipas përqindjeve të përcaktuara në nenin 49, vetëm kur rimbursimi bëhet më vonë se një vit pas datës kur personi ka paguar TVSH dhe këto interesa llogariten qysh nga data kur vendimi gjyqësor ka marrë formën e prerë e deri në datën e rimbursimit.

b. Organet tatimore nuk bëjnë rimbursimin e TVSH-së kategorisë së eksportuesve të përcaktuar në VKM 49 dt.26.01.2001, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, ato paguajnë interesa për shumën e rimbursimit, sipas përqindjeve të përcaktuara në nenin 49 të Ligjit 7928 “ Për TVSH”.

21. Dënimet

21.1 Mosregjistrimi

1) Kur një person i tatueshëm nuk është regjistruar dhe në qoftë se ai nuk kërkon të regjistrohet brenda 10 të ditëve, detyrohet paguajë një gjobë prej 100,000 lekë.2) Organet tatimore regjistrojnë nga zyra këtë kategori personash të tatueshëm.3) Kryetari i Degës së Tatimeve ka të drejtë që, në qoftë se personi i

tatueshëm nuk reagon ndaj regjistrimit, duke deklaruar dhe paguar,

- të vendosë sekuestro mbi mallra, materiale dhe aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë ekonomike

- të urdheroje mbylljen e njësisë, dyqanit, magazinës, - të publikojë emrin e personit të tatueshëm dhe shkeljen që ai ka kryer.

4) Kryetari i Degës së Tatimeve ka të drejtë të urdhërojë forcat e policisë tatimore të detyrojnë zbatimin e masave të parashikuara në paragrafin 2).

5) Kur një person i tatueshëm jep të dhëna të gabuara gjatë regjistrimit, nuk njofton ndryshimet apo nuk kërkon të çregjistrohet detyrohet të paguajë një gjobë prej 50,000 lekë.

21.2 Shkeljet në lidhje me faturën tatimore

1) Kur një person i tatueshëm konstatohet se nuk ka lëshuar faturë tatimore, ai është i detyruar të lëshojë menjëherë faturë të rregullt tatimore si dhe të paguajë përveç shumës së TVSH që lidhet me atë furnizim edhe një dënim të barabartë me shumën e kësaj TVSH-je.

2) Një person, i cili lëshon një faturë pa informacionin e plotë të parashikuar në ligjin për TVSH, që nuk vendos NIPT-in e vërtetë të bleresit dhe identitetet e sakta të tij, që zbaton TVSH në një furnizim në një kohe që ky person nuk është i regjistruar për TVSH, detyrohet të paguajë një

109

Page 110: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dënim të barabartë me shumën e TVSH të zbatuar në atë furnizim, përveç TVSH të zbatuar në atë furnizim.

3) Kryetari i Degës së Tatimeve, në qoftë se personi i tatueshëm nuk Iëshon faturë tatimore më shumë se një herë apo personi lëshon më shumë se një herë faturë tatimore pa qënë i regjistruar ka të drejtë:

të vendosë sekuestro mbi mallra, materiale apo ndonjë aktiv tjetër që përdoret në veprimtarinë ekonomike;

të urdhërojë mbylljen e dyqaneve apo magazinave; të publikojë emrin e personit të tatueshëm dhe shkeljen e tij.

4) Kryetari i Degës së Tatimeve ka të drejtë të urdhërojë forcat e policisë tatimore që të detyrojnë zbatimin e dispozitave të parashikuara në paragrafin (3).

5) Kur një person i tatueshëm nuk lëshon një faturë në formën e parashikuar në ligjin për TVSH dhe në udhëzimin në zbatim të tij, ai detyrohet të lëshojë menjëherë faturën e rregullt si dhe të paguajë përveç TVSH që duhej zbatuar për atë furnizim edhe një dënim të barabartë me shumën kësaj TVSH-je.

21.3 Deklarimi

1. Kur një person i tatueshëm nuk bën deklarimin brenda 15 ditëve nga data ligjore apo deklaron jo në formën e parashikuar nga Ligji për TVSH-në, detyrohet të paguajë një dënim prej 20% të tatimit për t’u paguar por jo më pak se 10.000 lekë.

2. Kur një person i tatueshëm nuk bën deklarimin brenda 30 diteve nga data ligjore, detyrohet të paguajë një dënim në masën 50% të tatimit të detyrueshëm, por jo më pak se 25.000 lekë.

21.4 Gjoba për pagesë të vonuar 1. Kur një person i tatueshëm nuk paguan TVSH-në e detyrueshëm brenda

15 diteve nga data ligjore, detyrohet të paguajë një gjobë në masën 20% të tatimit të detyrueshëm të papaguar, përveç interesit.

2. Kur një person i tatueshëm nuk paguan brenda 30 ditëve nga data ligjore, detyrohet të paguajë një gjobë në masën 50% të tatimit të papaguar, përveç interesit.

Në qoftë se personi i tatueshëm bën dy shkelje njëkohësisht, edhe mosparaqitje të deklaratës edhe mospagesë të tatimit zbatohet vetëm dënimi i vendosur për deklarimin.

110

Page 111: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

21.5 Deklarimet fallco

Kur TVSH i treguar si i pagueshëm në një deklaratë është më pak se sa TVSH-ja që duhet të ishte treguar si i tillë dhe kjo konsiderohet fshehje me dashje, zbatohet një dënim në masën 50% të diferencës të padeklaruar.

21.6 Dënime të tjera

1. Kur një person i tatueshëm nuk mban regjistrimet në formën dhe mënyrën e parashikuar në ligj dhe udhëzimin në zbatim të tij, nuk jep regjistrimet që i kërkohen, apo nuk jep informacionin e detyrueshëm, detyrohet të paguajë një gjobë prej 50.000 lekë.

2. Kur një person nuk deklaron si të kreditueshme në periudhën përkatëse TVSH në hyrje, dënohet në masën 10% të kësaj TVSH-je .

3. Kur një person i tatueshëm nuk lejon hyrjen dhe inspektimin nga ana e organeve tatimore, apo kur një person direkt apo indirekt, vetë ose nëpërmjet një personi tietër pengon ose përpiqet të pengojë veprimet e organeve tatimore sic parashikohen në ligj dhe udhëzimin e tij detyrohet të paguajë një gjobë deri në 1.000.000 lekë të vendosur nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

22. Veprimet për mbledhjen e tatimit

TVSH-ja e pagueshme, duhet paguar brenda 30 ditëve nga data e bërjes së Njoftim Vlerësimit Tatimor, nga organet tatimore.Interesat dhe dënimet janë të detyrueshme për t`u paguar dhe mblidhen si TVSH–ja. Organet tatimore ndërmarrin veprimet e nxjerrjes me forcë të TVSH së detyrueshme së bashku me interesat dhe gjobat. Për këtë zbatojnë dispozitat e nenit 54 të Ligjit “Për TVSH-në”, paragrafin 2(a,b).Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve urdhëron forcat ePolicisë Tatimore për zbatimin e këtij neni.

23. Ankimimi 1) Çdo person ka të drejtë të ankojë rezultatet e Vlerësimit Tatimor të bërë nga organet tatimore sipas nenit 41.

2) Shkalla e parë e ankimit (administrative) është në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

3) Shkalla e dytë e ankimit është në Gjykatë.4) Personi që ankohet në DPT, duhet të plotësojë njëkohësisht 2 kushte:

- të ankohet brenda 30 ditëve nga data e bërjes së Vlerësimit - të paguajë brenda 30 ditëve nga data e bërjes së Vlerësimit detyrimin e TVSH (pa interesa dhe gjoba) .

111

Page 112: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

5) Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka të drejtë të heqë tërësisht ose pjesërisht dënimet, përveç interesave, nëse personi i tatueshëm ka:

- paguar TVSH-në e detyrueshme, sipas nenit 41 dhe 42,- rregulluar gjendjen për të cilën i është dhënë dënimi dhe- ka plotësuar kërkesat e ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

dhe të udhëzimit në zbatim të tij.

24. Çdo udhëzim tjetër që bie ndesh me këtë udhëzim, shfuqizohet.

MINISTRI I FINANCAVE

ANASTAS ANGJELI

112

Page 113: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

UDHEZIM SHTESE

Nr. 3 datë 10.04.2003

Për

“Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Në mbështetje të nenit 58 dhe pikës 5 të nenit 33 të Ligjit 7928 datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, Ministri i Financave

U D H E Z O N :

Operatorët kryesorë të telekomunikacioneve llogarisin dhe paguajnë TVSH-në për vlerën e plotë të kartave telefonike të parapaguara që ata i furnizojnë distributorëve të tyre.Me vlerë të plotë do të kuptohen çmimi i shpallur ose çmimi përfundimtar i sugjeruar nga operatori kryesor që e emeton atë.

Furnizimi i këtyre kartave në vazhdim nga distributorët do të konsiderohet jashtë objektit të TVSH-së dhe distributorët nuk kanë të drejtë të kreditojnë TVSH-në e faturuar nga operatorët kryesore në lidhje me këto karta.Ndërkohë, distributorët e kartave telefonike të parapaguara i faturojnë operatorit kryesor vlerën e komisionit që ato përfitojnë për shërbimin që kryejnë. TVSH-ja e llogaritur në këtë rast, është e kreditueshme për operatorin kryesor.

Shembull:

1. Supozojmë që operatori kryesor i telekomunikacionit X hedh në treg karta telefonike me çmim të shpallur 1.000 lekë ( përfshirë TVSH-në).Kjo shoqëri do të lëshojë një faturë ku TVSH-ja e llogaritur do të jetë:

833,4 + 166,6(TVSH) = 1.000 lekë

2. Shoqëria distributore Y që blen kartën me faturën e mësipërme, nuk llogarit më TVSH në rishitjen e kësaj karte dhe nuk ka të drejtë të kreditojë 166.6 lekë TVSH-në të faturës së lëshuar nga operatori kryesor.

3. Në rast se për shërbimin që i kryen operatorit kryesor X, distributori Y përfiton një komision në masën 15 % të çmimit të shpallur të kartës = 150 lekë, atëherë ai i lëshon një faturë tatimore me TVSH, ku TVSH-ja e llogaritur do të jetë:150:6 = 25 lekë

pra, 125 + 25 ( TVSH) = 150 lekë

113

Page 114: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4. Operatori kryesor X ka të drejtë të kreditojë TVSH-në në blerje për shumën 25 lekë.

Për kartat telefonike të furnizuara distributorëve nga operatorët kryesorë para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, do të vazhdohet të llogaritet e paguhet TVSH-ja nga distributorët deri në shitjen e tyre përfundimtare.

Distributorët janë të detyruar të vazhdojnë të mbajnë regjistrime të mjaftueshme për sasinë e kartave të furnizuara atyre dhe të shitura prej tyre dhe t’ua paraqesin organeve tatimore, kur këto e kërkojnë.

MINISTRI I FINANCAVE

Kastriot ISLAMI

114

Page 115: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I G J

Nr. 8438, Datë 28.12.1998

PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT

Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

ObjektiMe këtë ligj rregullohen marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.

Neni 2**

Përkufizime1) Për qëllim të këtij ligji:a) emërimi « tatimpagues » nënkupton çdo person që i nënshtrohet detyrimit të tatimit sipas këtij ligji;b) emërimi « person » nënkupton :

i) një « individ » (person fizik jotregtar sipas Kodit Civil);ii) një « person fizik » (person fizik tregtar) ;iii) një « person juridik » (shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjit

nr.7638, datë 19.11.1992 « Për shoqëritë tregtare », personat e tjerë juridike të themeluar sipas Kodit Civil, të cilët ushtrojnë veprimtari fitimprurëse në Republikën e Shqipërisë, si dhe personat e tjerë juridike të themeluar ose të njohur si të tillë me ligje të veçanta) ;

iv) një « ortakëri », si bashkim personash, fizikë dhe juridikë, për të kryer një veprimtari të përkohshme, të përbashkët me qëllim fitimi, që nuk krijohet si person juridik më vete në format e parashikuara nga ligji nr.7638, datë 19.11.1992 « Për shoqëritë tregtare », nga Kodi Civil ose nga ligje të veçanta.

c) dy persona konsiderohen « persona të lidhur », nëse njëri prej tyre vepron ose mund të veprojë në përputhje me drejtimet, kërkesat, sugjerimet apo dëshirat e personit tjetër, ose që të dy mund të veprojnë në përputhje me

115

Page 116: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

drejtimet, kërkesat, sugjerimet apo dëshirat e një personi të tretë, pavarësisht nëse këto drejtime, kërkesa, sugjerime apo dëshira janë komunikuar (deklaruar). Në veçanti do të konsiderohen si « persona të lidhur » personat e mëposhtëm :

i) bashkëshortët, prindërit apo fëmijët e tyre ;ii) një shoqëri tregtare apo çdo person, që zotëron drejtpërdrejt ose

tërthorazi 50 për qind ose më shumë, në vlerë apo në numër, të aksioneve apo të fuqisë votuese të një shoqërie tjetër.

iii) Dy ose më shumë shoqëri, nëse një person i tretë zotëron drejtperdrejt ose terthorazi 50 për qind ose më shumë, në vlerë ose në numër, të aksioneve ose të fuqisë votuese në secilën shoqëri.

2.a) Emërimi « Seli e Përhershme », nënkupton një vend të caktuar biznesi, nëpërmjet të cilit ushtrohet tërësisht apo pjesërisht biznesi i një personi.b) Do të konsiderohen si seli të përhershme: një zyrë administrative, një degë, një fabrikë, një punishte, një miniere apo çdo vend tjetër për shfrytëzimin e burimeve natyrore, si dhe një shesh ndërtimi, rikonstruksioni, instalimi apo montimi.c) Një person nuk do të konsiderohet se ka seli të përhershme nëse ai:

i) përdor mjediset vetëm për qëllim magazinimi apo ekspozimi të mallrave që i përkasin atij personi;

ii) mban një gjendje mallrash që i përkasin atij personi vetëm me qëllim magazinimi apo ekspozimi;

iii) mban një gjendje mallrash që i përkasin atij personi vetëm për qëllime përpunimi nga një person tjetër;

iv) mban një vend të caktuar biznesi vetëm për qëllim blerjeje mallrash apo për mbledhje të dhënash për biznesin e atij personi;

v) mban një vend të caktuar biznesi vetëm për qëllim ushtrimin e çdo veprimtarie përgatitore apo ndihmese për biznesin e atij personi.

ç) Pavarësisht nga dispozitat e shkronjave « a » dhe « b » të sipërpërmendura, kur një agjent i ndryshëm nga një agjent i pavarur, ndaj të cilit zbatohet shkronja « d » e përmendur më poshtë, vepron në emër të një personi, ka dhe zakonisht ushtron një autoritet për të përfunduar kontrata në emër të atij personi. Ai person do të trajtohet njëlloj sikur të kishte një seli të përhershme në vendin ku ushtrohen këto veprimtari, për çdo veprimtari që kryen agjenti për atë person, përveç rasteve kur veprimtaritë e agjentit kufizohen në shkronjën « c » të përmendur më sipër, të cilat edhe kur ushtrohen nëpërmjet një vendi të caktuar biznesi, nuk do ta bënin atë vend të caktuar biznesi një seli të përhershme.d) Një person nuk do të konsiderohet se ka një seli të përhershme kur ai ushtron biznesin e tij nëpërmjet një ndërmjetësi, agjenti komisioner të përgjithshëm, apo çdo agjenti tjetër me një status të pavarur, me kusht që këta agjentë të veprojnë në kuadër të zakonshëm të biznesit të tyre.dh) Fakti që një shoqëri kontrollon ose kontrollohet prej një shoqërie tjetër, nuk përbën në vetvete arsye për ta quajtur secilën shoqëri seli të përhershme të tjetrës.“3) Për qëllimet e Kapitullit III A të këtij ligji:

a) "biznes" nënkupton çdo veprimtari ekonomike që ka për qëllim realizimin e një fitimi;

b) "vendndodhje e biznesit" nënkupton çdo dyqan, njësi të veçantë ose vende të tjera të palëvizshme, ku kryhet biznes;

116

Page 117: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c) "qarkullim" nënkupton të ardhurat gjithsej të realizuara nga shitja e mallrave dhe kryerja e shërbimeve;

ç) "ambulant" nënkupton një person fizik, të angazhuar në shitjen e mallrave ose kryerjen e shërbimeve, i cili nuk ka vendndodhje fikse të biznesit të tij;

d) "transport individual" nënkupton: i. një person fizik, që kryen si biznes transportin e mallrave ose të

pasagjerëve, duke përdorur jo më shumë se një automjet; ii. një person fizik, që kryen si biznes transportin e mallrave ose të

pasagjerëve në ujërat detare të vendit ose në lumenjtë dhe liqenet brenda vendit, duke përdorur jo më shumë se një mjet lundrues.” .

Neni 3

Rezidenca***Rezident në Republikën e Shqipërisë janë këta persona:1) Indidividi, në rast se:- ka një vendbanim të qëndrueshëm në territorin e Republikës së Shqiperisë, në kuptim të nenit 12 të Kodit Civil;- është shtetas shqiptar dhe funksionar konsullor, diplomatik ose i ngjashëm i Republikës së Shqipërisë, jashtë territorit të saj.2) Individi, që, në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në

Republikën e Shqipërisë për më tepër se 183 ditë të një periudhe tatimore.3) ***Personi juridik, i cili:

a) ka selinë qendrore (zyrën qendrore) në Republikën e Shqipërisë;

b) ka vendin e menaxhimit efektiv të biznesit në Republikën e Shqipërisë.

4) Personi fizik, që, sipas legjislacionit tregtar, është regjistruar me këtë cilësi në regjistrin tregtar të gjykatës kompetente.

Neni 4

Burimi i të ardhuraveTë ardhurat nga një burim në Republikën e Shqipërisë, pa u kufizuar vetëm në to, do të perfshijnë të ardhurat si vijon:a) Të ardhurat nga marrëdhënia e punës së ushtruar në Republikën e Shqipërisë;b) të ardhurat nga veprimtari kulturore apo sportive, si dhe nga veprimtari të tjera, personale në Republikën e Shqipërisë;c) të ardhurat nga veprimtaria e zhvilluar nga një person jorezident, nëpërmjet një personi me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë;d) të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi sendet e paluajtshme, që i përfiton një person me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë;dh) të ardhurat nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme, aksesorët dhe frytet e tyre, si dhe të ardhurat nga të drejta të tjera, që rrjedhin nga pronësia mbi sendet e paluajtshme, në rast se këto sende ndodhen në territorin Republikës së Shqipërisë;e) të ardhurat nga kalimi i pronësisë mbi pasuritë e parashikuara në gërmën “dh” të këtij neni;

117

Page 118: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ë) të ardhurat nga dividentët e shpërndarë nga një person juridik, rezident;f) të ardhurat nga pjesët e fitimit, të paguar nga një ortakëri rezidente;g) të ardhurat nga interesat e paguar nga organet e qeverisjes qëndrore apo vendore ose nga një rezident i Republikës së Shqipërisë, ose që paguhet nga një jo rezident, nëpërmjet një personi që ka seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë;gj) të ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale, qeraja dhe enfiteoza;h) të ardhurat e tjera, të përfituara nga një jorezident, nëpërmjet një personi me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë.

Neni 5

Periudha tatimorePeriudha tatimore fillon më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti kalendarik.

KREU II

TATIMI MBI TE ARDHURAT PERSONALE

Neni 6

Fusha e veprimit të tatimit mbi të ardhurat personaleTatimi mbi të ardhurat personale, që më poshtë do të quhen “të ardhura”, llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Neni 7

Shtrirja e detyrimit1. Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave, sipas parashikimeve të këtij kreu.2. Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, sipas parashikimeve të këtij kreu, të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 8

E ardhura e tatueshme1. Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:a) pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;Përjashtohen të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionarë të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërise, në përputhje me konventat ose marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare, kanë statusin e diplomatit. Nuk i nënshtrohen përjashtimeve të këtij paragrafi individët,

118

Page 119: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

shqiptarë apo të huaj, të cilët nuk gëzojnë statusin e diplomatit, të njohur nga konventa apo marrëveshjet ndërkombëtare për këtë qëllim;b) të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare;c) të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë, me përjashtim të interesave të marra nga bonot e thesarit ose letra të tjera me vlerë të Qeverisë të emëtuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji;ç) të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;d) të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar;dh) të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;e) të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

Neni 9

Tarifat tatimore1. Pagat dhe shpërblimet, në lidhje me marrëdhëniet e punës aktuale, do të tatohen sipas tarifave të përshkruara në pasqyrën nr. 1, e cila i bashkëlidhet këtij ligji.2. Dividentët, të ardhura që rrjedhin nga fitimi i ortakut, interesat, huatë, qiratë apo kontratat e tjera, të ngjashme me të, enfiteoza, të ardhurat nga e drejta e autorit apo pronësia intelektuale, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera që nuk janë parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, tatohen me 10 për qind.3. Tatimi i llogaritur, në përputhje me paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, pakësohet me tatimin e mbajtur në përputhje me nenin 33 dhe me shumat e parashikuara nga neni 37 i këtij ligji.

Neni 10

Mbledhja e tatimit1. Çdo punëdhënës, që paguan një pagë a shpërblim të parashikuar në gërmën “a”, të nenit 8 të këtij ligji, mban tatimin mbi të ardhurat personale, në përputhje me paragrafin e parë, të nenit 9 të këtij ligji, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.2. Të gjithë punëdhënësit mbajnë regjistrime të pagesave te specifikuara në gërmën “a”, të nenit 8 të këtij ligji, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Financave.

Neni 11

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme tatohet sipas pasqyrës nr. 2, e cila i bashkëlidhet këtij ligji.2. Tatimi derdhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit te sendet e mësipërme, në përputhje

119

Page 120: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

me aktet ligjore. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.3. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë të detyruara që, brenda 10 ditëve, të derdhin tatimin e paguar sipas parashikimeve të këtij neni.

Neni 12

Fitimet nga lojërat e fatit dhe kazinotë1. Çdo person, që përfiton një shumë nga lojërat e fatit dhe kazinotë, paguan një tatim në masën 20 për qind të shumës së fituar. Ky tatim mbahet nga organizatori i lojës së fatit apo kazinos, i cili është i detyruar që, brenda 24 orëve, ta derdhë këtë shumë në favor të organeve tatimore.2. Personi organizator i lojrave të fatit apo kazinosë i lëshon fituesit një dokument, ku shënohet shuma e fituar, duke zbritur tatimin e mbajtur.

Neni 13

Detyrimi për të paguarÇdo person që, gjatë periudhës tatimore, përfiton të ardhura, të cilat i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale, duhet t’i deklarojë këto të ardhura, sipas përcaktimeve të Ministrisë së Financave. Këtij detyrimi nuk i nënshtrohen personat që përfitojnë të ardhura sipas paragrafit të parë të nenit 10 dhe nenit 33 të këtij ligji.

Neni 14 **

Kundërvajtjet administrativeVeprimet ose mosveprimet e mëposhtme sipas kreut II të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundravajtje administrative:a) Mosdokumentimi i pagesave të kryera, mosllogaritja dhe mosmbajtja e tatimit në burim, si dhe fshehja ose falsifikimi i të dhënave për të ardhurat e paguara për çdo tatimpagues.b) Mosdeklarimi dhe mosderdhja në mënyrë korrekte e detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale nga individët që detyrohen të bëjnë një gjë të tillë, në zbatim të nenit 13 të këtij ligji.c) Mosderdhja në buxhetin e shtetit nga agjentët tatimorë të tatimit të llogaritur.ç) Mosmbajtja e regjistrimeve për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e mbajtura, të cilat janë transferuar në buxhet, duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve për çdo tatimpagues.d) Paraqitja me vonesë e deklaratës së të ardhurave personale, e kërkuar në zbatim të nenit 13 të këtij ligji.dh) Mospagimi i detyrimeve tatimore në afatet e përcaktuara në këtë ligj.

Neni 15 **

DënimetKundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 14 të këtij ligji, dënohen si vijon:

120

Page 121: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 14, personat përgjegjës, përveç shumës së detyrimit të tatimit, paguajnë edhe një dënim të barabartë me shumën e këtij detyrimi tatimor.b) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “ç” të nenit 14, personat përgjegjës dënohen me gjobë në masën 10 mijë lekë.c) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “d” të nenit 14, personat përgjegjës dënohen me gjobë në masën 20 mijë lekë.ç) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “dh” të nenit 14, personat përgjegjës paguajnë interesa për pagesë të vonuar në përputhje me ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.Proçedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

KREU III

TATIM MBI FITIMIN

Neni 16**

Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin1. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen këta persona :a) **Personat juridikë dhe ortakëritë të parashikuara në nënparagrafet “iii” dhe “iv” të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 2 dhe që janë të regjistruar për TVSH-në.b) Personat juridikë, ortakëritë apo bashkimet e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë;c) Çdo person tjetër, pavarësisht nga forma juridike e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.

2. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen të gjithë personat fizikë, të regjistruar në TVSH dhe që nuk janë subjekte të tatimit mbi biznesin e bogël.

Neni 17

Detyrimi për të paguar1.Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brënda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.2. Tatimpaguesit jorezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha të ardhurat, me burim në Republikën e Shqipërisë.

Neni 18

PërjashtimetPërjashtohen nga tatimi mbi fitimin: a) organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;b) Banka e Shqipërisë;c) personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve apo anëtarëve të tyre;

121

Page 122: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ç) organizatat e punës apo dhomat e tregëtisë, industrisë ose bujqësisë, pasuria apo fitimi i të cilave nuk përdoret për përfitimin e një individi apo të një anëtari të tyre;d) organizatat ndërkombëtare, agjensitë e bashkëpunimit teknik dhe përfaqësitë e tyre, përjashtimi nga tatimet i të cilave parashikohet nga marrëveshje të veçanta;dh) personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të rartifikuara nga Kuvendi.

Neni 19

Fitimi i tatueshëmFitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin nr.7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim.

Neni 20

Shpenzime të njohuraPër përcaktimin e fitimit të tatueshëm në Republikën e Shqipërisë njihen si shpenzime ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.

Neni 21**

Shpenzime të panjohura1. Për efekt të përcaktimit të fitimit të tatueshëm, nuk njihen shpenzimet si vijon:a) Kostoja e blerjes dhe e përmirësimit të tokës dhe të truallit;b) Kosto e blerjes, përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të veprimtarisë, të cilat amortizohen, në përputhje me nenin 22 të këtij ligji;c) Zmadhimi i kapitalit themeltar të shoqërisë ose i kontributit të secilit person në ortakëri;ç) vlera e shpërblimeve në natyrë;d) kontributet vullnetare të pensioneve;e) dividentët e deklaruar dhe ndarjet e fitimit për ortakët apo aksionerët e shoqërive tregtare, si dhe fitimet në rastet e ortakërisë;ë) interesat e paguara, të cilat tejkalojnë interesin maksimal të kredisë së përcaktuar nga Banka e Shqipërisë;f) gjobat, kamatë-vonesat dhe kushtet e tjera penale;g) krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve të tjera, speciale, përveç rasteve të parashikuara në ligj apo në akte nënligjore. gj) tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të zbritshëm; h) **shpenzimet e përfaqësimit që tejkalojnë shumën 2 për qind të fondit vjetor të pagave të tatimpaguesit;i) shpenzimet e konsumit personal, të përcaktuara nga Ministri i Financave;j) shpenzime të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte nënligjore.

122

Page 123: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

k) shpenzime për dhurata, pritje-përcjellje;l) çdo shpenzim, masa e të cilit nuk vërtetohet me dokumente nga tatimpaguesi.2. Në qoftë se gjatë periudhës tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalon, mesatarisht, katër herë shumën e kapitalit themeltar, interesi i paguar për këtë masë nuk njihet si shpenzim i zbritshëm. Ky paragraf nuk zbatohet në rastin e bankave dhe të shoqërive të sigurimeve.3. Në rastin e personave juridikë, që nuk janë themeluar sipas ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” paragrafi i dytë i këtij neni zbatohet në të njëjtën mënyrë si edhe për subjektet e tjera të parashikuara në këtë nen.

Neni 22

Amortizimi1. Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, amortizimi për aktivet e veprimtarisë llogariten nga:a) pronari i aktiveve të veprimtarisë, në të gjithë rastet, përveç atyre të përmendura në shkronjën “b” të këtij neni;b) në rastet e aktiveve të dhëna me qira, me huapërdorje ose në një formë tjetër, të parashikuar me dispozita ligjore, nga personi që mbart riskun për humbjen apo shkatërrimin e aktivit.2. Toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nuk amortizohen;3. Kostot e blerjes ose ndërtimit, kostot e përmirësimit, rinovomit dhe rikonstruksionit të ndërtesave, të konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat të gjatë shërbimi, amortizohen veçmas, në mënyrë lineare, me 5 për qind;4. Kostot e blerjes ose të ndërtimit dhe kostot e përmirësimit, të rinovimit dhe rikonstruksionit, të aktiveve të patrupëzuara, amortizohen veçmas, në mënyrë lineare, me 10 për qind;5. Dy kategoritë e mëposhtme të aktiveve amortizohen, në bazë të një sistemi grupimi, me përqindje si vijon:a) Kompjutera, sisteme informacioni, produkte “softëare” dhe pajisje të ruajtjes së të dhënave me 25 për qind.b) Të gjitha aktivet e tjera të veprimtarisë me 20 për qind.c) Për aktivet e ndërmarrjeve shtetërore apo shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, që amortizohen sipas shkronjës “b” të paragrafit të pestë të këtij neni, norma e amortizimit për vitet 1999-2000 është 10 për qind.6. Në çdo kategori, të përshkruar në paragrafin e pestë të këtij neni, përqindja e amortizimit, e specifikuar në këtë pikë, zbatohet mbi bazën e amortizimit të kategorisë përkatëse.7. Baza e amortizimit të jetë vlera kontabël e kategorisë së regjistruar në bilancin e hapjes së periudhës tatimore:a) duke i shtuar koston e blerjes apo të krijimit të aktivit dhe koston e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të kategorisë gjatë periudhës tatimore;b)duke i zbritur çmimin e shitjes së aktiveve dhe kompensimet e marra për humbjen e aktiveve, për shkak të forcave të tjera madhore ose të shndërrimeve të tjera, të pavullnetshme gjatë periudhës tatimore.

123

Page 124: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Në rastin kur baza e amortizimit është një shumë negative, kjo shumë i shtohet fitimit të tatueshem dhe baza e amortizimit merret zero.Në rastin kur baza e amortizimit nuk kalon 5 000 lekë, e gjithë baza e amortizimit të jetë një shpenzim i zbritshëm veprimtarie.Në rastin kur bëhet rivlerësim i aktiveve të veprimtarisë nuk lejohet të llogaritet amortizimi për shumën e rivlerësuar.

Neni 23

InventariNë fund të periudhës tatimore tatimpaguesi vlerëson gjëndjen e inventarit me metodën e zgjedhur të vlerësimit, e cila duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme.

Neni 24

Borxhet e këqijaNë përcaktimin e fitimit të tatueshëm, borxhi i keq njihet si shpenzim i zbritshëm, në rast se plotësohen, njëkohësisht, tri kushtet e mëposhtme:a) Një shumë, që korrespondon me këtë borxh, është përfshirë më parë në të ardhurat;b) borxhi është fshirë nga librat kontabël të tatimpaguesit; c) janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për arkëtimin e tij.

Neni 25

Rezervat speciale për bankat dhe shoqëritë e sigurimitNë përcaktimin e fitimit të tatueshëm të bankave dhe të shoqërive të sigurimit, janë shpenzime të njohura rezervat teknike, të krijuara në përputhje me ligjin nr. 8081, datë 7.3.1996 “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit” dhe provizionet e bankave të krijuara, sipas rregullave të Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim. Megjithatë, shumat e rimarra nga këto rezerva apo provizione i shtohen fitimit të tatueshëm.

Neni 26

Pjesëmarrjet që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin1. Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident përjashtohen si të ardhura dividentët dhe ndarjet e fitimit,2. Kur ato shpërndahen nga shoqëritë dhe ortakëritë rezidente që:a) janë subjekte të tatimit mbi fitimin; b) subjekti përfitues ka një paketë aksionesh, jo më pak se 25 për qind, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës dhe për ortakëritë jo më pak se 25 për qind të kapitalit fillestar.

124

Page 125: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 27

Mbartja e humbjeve1. Në rast se fitimi i tatueshëm në një periudhë tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara mund të mbulohen me fitimet në tri periudhat e ardhshme tatimore, sipas parimit ‘‘humbja e parë më përpara se ajo e fundit’’.2. Në rast se gjatë një periudhe tatimore pronësia e drejtpërdrejtë dhe/ose e tërthortë e kapitalit themeltar ose e të drejtave të votës, të një personi, ndryshon me më shumë se 25 për qind, në vlerë ose në numër, paragrafi i mësipërm nuk zbatohet për humbjet e pësuara nga ai person juridik në atë periudhë tatimore dhe në periudhat paraardhëse të tatimit.

Neni 28 **

Shkalla tatimoreShkalla tatimore e tatimit mbi fitimin është 25 për qind.

Neni 29 **

Deklarimi tatimor1. Çdo tatimpagues përgatit deklaratën vjetore të të ardhurave të tatueshme në formën e përcaktuar nga Ministria e Financave. Tatimpaguesit ua paraqesin deklaratën vjetore të të ardhurave të tatueshme organeve tatimore brënda datës 31 mars të vitit pasardhës duke paraqitur në të njëjtën kohe, edhe bilancin kontabël, llogarinë e fitimeve dhe të humbjeve për periudhën përkatëse tatimore, si dhe anekset e llogarive vjetore.***Paraqitja e deklaratës vjetore e të ardhurave të tatueshme, e bilancit kontabël dhe e llogarisë së fitimeve dhe humbjeve nuk do të thotë miratim i të dhënave të tyre për qëllime fiskale nga ana e administratës tatimore edhe pse ato mund të jenë çertifikuar nga ekspertë kontabël. Për qëllime fiskale të dhënat e këtyre dokumenteve konsiderohen të pranuara vetëm pasi ato të jenë kontrolluar nga ana e administratës tatimore.2. Tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me tatimin e mbajtur në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, me shumat e përcaktuara sipas nenit 37 të tij, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brënda 15 ditësh pas paraqitjes së deklatës vjetore të të ardhurave të tatueshme. 3. Çdo parapagim, i rezultuar më shumë se tatimi i llogaritur në bazë të paragrafit të dytë të këtij neni, njihet nga organet tatimore për shlyerjen e detyrimeve tatimore të prapambetura ose për pagesën e detyrimeve tatimore të ardhshme, ose, me kërkesën e tatimpaguesit, i rikthehet atij nga organet tatimore brenda 15 ditësh nga marrja e deklaratës tatimore.***4. Kontrolli i deklaratës tatimore dhe i bilancit nga ana e administratës tatimore, nuk cënon zbatimin e pikës 3 të këtij neni. Zbulimet që mund të konstatohen nga kontrrolli janë objekt i dënimeve dhe sanksioneve që parashikon ky ligj.

125

Page 126: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 30**

Parapagimet1. Gjatë periudhës vijuese, tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, shumat si vijon:a) Për çdo njërin nga muajt janar, shkurt, mars e prill të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore të dy viteve më parë pjestuar me 12;b) Për çdo njërin nga 8 muajt e tjerë të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për periudhën paraardhëse tatimore, pakësuar me pagesat e bëra nga janari deri në prill të periudhës vijuese tatimore, pjesëtuar me 8.2. Në rastin kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë gjatë periudhës tatimore të vitit të dytë paraardhës, parapagimet për muajt janar-prill të periudhës vijuese tatimore të jenë si vijon:Shuma e tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore të dy viteve më parë pjestuar me numrin e muajve gjatë të cilëve tatimpaguesi ka ushtruar veprimtarinë tatimore. Për përcaktimin e parapagimeve për muajt e tjerë të periudhës vijuese tatimore, tatimi llogaritet sipas shkronjës “b” të paragrafit të parë të këtij neni.3. Në rastin kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë gjatë periudhës paraardhëse tatimore, parapagimet për muajt Janar-Prill të periudhës vijuese tatimore, të jenë sa shuma e vlerësuar e tatimit mbi fitimin për periudhën e mëparshme, pjesëtuar me numrin e muajve të periudhës së mëparshme, për të cilët është ushtruar veprimtari. Shkronja “b” e paragrafit të parë të këtij neni zbatohet për përcaktimin e parapagimeve, për efekt të muajve të mbetur nga periudha vijuese tatimore. 4. Në rastin kur një tatimpagues fillon të ushtrojë një veprimtari në periudhën vijuese tatimore, parapagimet për këtë periudhë të jenë sa shuma e vlerësuar e tatimit mbi fitimin për periudhën vijuese, pjesëtuar me numrin e muajve të mbetur nga periudha vijuese tatimore. **Përjashtimisht tarimpaguesit të cilët fillojnë veprimtarinë në periudhën vijuese dhe ushtrojnë veprimtari në sferën prodhuese, nuk do t’i nënshtrohen parapagimit të detyrimit për tatimin mbi fitimin për një periudhë 6-mujore ose për periudhën e mbetur deri në fund të vitit vijues, nëse kjo periudhë është edhe më e vogël se 6 muaj.5. Në rastin kur tatimpaguesi, në çdo kohë, gjatë periudhës tatimore, vërteton para organeve tatimore se tatimi mbi fitimin për këtë periudhë tatimore do të jetë, në mënyrë domethënëse, më i ulët se tatimi mbi fitimin në periudhën paraardhëse ose periudhën e dytë paraardhëse, atëherë organet tatimore pranojnë zvogëlimin e parapagimeve, sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Financave.6. Nëse organet tatimore vlerësojnë se tatimi mbi fitimin për periudhën vijuese tatimore do të tejkalojë me më tepër se 10 për qind tatimin mbi fitimin e periudhës së mëparshme tatimore, ajo mund të rregullojë në rritje parapagimet, në përputhje me tatimin mbi fitimin e vlerësuar prej saj.7. Për tatimpaguesit, parapagimet mujore të të cilëve, sipas paragrafit të parë të këtij neni, në periudhën vijuese ose atë paraardhëse tatimore nuk kanë kaluar 10.000 Lekë, këto parapagime mund të akumulohen për çdo 3-mujor dhe të paguhen deri në datën 15 të muajit që ndjek 3-mujorin.

126

Page 127: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 31 **

Kundërvajtjet administrativeVeprimet apo mos veprimet e mëposhtëme, sipas Kreut III të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative:a) Mospasqyrimi i saktë i të ardhurave dhe shpenzimeve nga veprimtaria me efekt në rezultatin financiar.b) Falsifikimi i të dhënave dhe i dokumentacionit për të ardhurat dhe shpenzimet.c) Mosparaqitja brënda afatit kohor e deklaratës tatimore dhe e bilancit kontabël së bashku me anekset e tij.ç) Mosrespektimi i afatit të përcaktuar në këtë ligj për pagimin e tatimit.d) Mbajtja e gabuar e llogarive, pa pasoja në rezultatin financiar.dh) **Mosplotësimi i saktë dhe moskuadrimi i të dhënave të pasqyrave të bilancit kontabël, anekseve të tij dhe të dhënave të tjera të kërkuara nga ligji nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Neni 32 **

DënimetKundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 31 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë, vepër penale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si vijon:a) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjave “a” dhe “b” të nenit 31 të këtij ligji, personat përgjegjës, përveç shumës së detyrimit të tatimit, paguajnë edhe një dënim të barabartë me shumën e këtij detyrimi tatimor.b) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “c” të nenit 31 të këtij ligji, personat përgjegjës dënohen me gjobë në masën 40 mijë lekë.c) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “ç” të nenit 31 të këtij ligji, personat përgjegjës paguajnë interesa për pagesë të vonuar, në përputhje me ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.ç) Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “d” të nenit 31 të këtij ligji, personat përgjegjës dënohen me gjobë 10 mijë lekë.d) **Për rastet e shkeljeve sipas shkronjës “dh” të nenit 31, dënohen me gjobë:- në masën 25 mijë lekë individi, përgjegjësi që është ngarkuar nga

tatimpaguesi për plotësimin e pasqyrave;- në masën 50 mijë lekë eksperti kontabël i autorizuar në rast se subjekti

plotëson kushtet për ekspertizë kontabël.**Për gjobën e vendosur ndaj ekspertit kontabël të autorizuar njoftohet Instituti i Eksperteve Kontabël të Autorizuar.Proçedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

127

Page 128: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU III/A

TATIMI I THJESHTUAR MBI FITIMIN

Neni 32/1

Fusha e veprimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin zbatohet ndaj çdo personi, i cili: a) kryen një biznes në territorin e Republikës së Shqipërisë në çdo

kohë, gjatë vitit kalendarik; b) nuk është i regjistruar ose i detyruar me ligj të regjistrohet për

TVSH-në. 2. Përjashtohen nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin:a) ambulantët në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve; b) ata që kryejnë veprimtari që lidhet me transportin individual.

Neni 32/2

Regjistrimi dhe riregjistrimi1. Tatimpaguesit detyrohen të regjistrohen në organet tatimore përpara se të fillojnë biznesin. Në çdo vit kalendarik, pas vitit të regjistrimit të parë, tatimpaguesit detyrohen të riregjistrohen përpara datës 31 mars. Në rastet kur tatimpaguesit nuk regjistrohen ose nuk riregjistrohen në kohën e duhur, degët e tatimeve bëjnë regjistrimin e tyre dhe ky regjistrim do të ketë të njëjtat efekte, ashtu si dhe regjistrimi ose riregjistrimi i bërë nga vetë tatimpaguesit. 2. Tatimpaguesit do të regjistrohen ose riregjistrohen në degën e tatimeve të rrethit, ku ndodhet vendi kryesor i veprimtarisë. Mënyra e veprimeve për regjistrim ose riregjistrim përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave. 3. Gjatë regjistrimit ose riregjistrimit tatimpaguesit duhet të paraqesin të dhënat e mëposhtme:

A) Për regjistrimin: i) çertifikatë personale me fotografi; ii) dokumentin e regjistrimit në gjykatë; iii) llojin ose llojet e bizneseve që do të kryejë; iv) adresën e vendndodhjes ose të vendndodhjeve të kryerjes së biznesit; v) deklaratën për qarkullimin e parashikuar për vitin e regjistrimit .B) Për riregjistrimin: i) deklaratën e qarkullimit, sipas kërkesës së pikës 1 të nenit 32/4;ii) dokumentin që tregon se detyrimi tatimor për vitin e kaluar është

paguar plotësisht. 4. Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën, metodën dhe çdo të dhënë ose dokument tjetër për regjistrim dhe riregjistrim. Kur tatimpaguesi ka plotësuar kërkesat e regjistrimit, dega e tatimeve e pajis me çertifikatë regjistrimi brenda 3 ditëve pune nga çasti i plotësimit të këtyre kërkesave. Formati i kësaj çertifikatë regjistrimi përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.

128

Page 129: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

5. Çdo person i regjistruar pajiset nga dega e tatimeve me një çertifikatë regjistrimi. Kur tatimpaguesi e kryen biznesin e vet në dy ose më shumë vendndodhje, ai pajiset me një kopje origjinale të çertifikatës së regjistrimit për çdo vendndodhje, me numër të ndryshëm serie. 6. Tatimpaguesi është i detyruar të afishojë çertifikatën e regjistrimit në çdo vendndodhje të biznesit. 7.Tatimpaguesi njofton me shkrim degën e tatimeve për çdo ndryshim për të dhënat e paraqitura gjatë regjistrimit ose riregjistrimit. Ministri i Financave përcakton me udhëzim afatin kohor, brenda të cilit paraqiten ndryshimet e kryera.

Neni 32/3

Shkalla tatimoreShkalla tatimore e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin është në masën 4 për qind të qarkullimit të realizuar gjithsej nga tatimpaguesi gjatë një viti kalendarik.

Neni 32/4

Deklarimi1. Tatimpaguesi depoziton një deklaratë me shkrim për qarkullimin e tij

gjatë vitit kalendarik jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Forma e deklaratës përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.

2. Nëse tatimpaguesi e ndërpret veprimtarinë e vet ekonomike gjatë vitit, ose nuk është më objekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, siç përcaktohet në nenin 32/1, ai detyrohet të paraqesë një deklaratë për vëllimin e qarkullimit gjatë vitit në vazhdim deri në datën e ndërprerjes, brenda 15 ditësh nga ndërprerja.

Neni 32/5

Mbajtja e regjistrimeve1. Tatimpaguesi detyrohet të mbajë librin e shitjeve (qarkullimit) dhe

librin e blerjeve, ku regjistrohen çdo ditë shitjet dhe blerjet ditore. Librat e mësipërm do të kenë formatin e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

2. Tatimpaguesit, shitës me pakicë të mallrave ose shërbimeve, të pajisur me arkë regjistruese, lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Tatimpaguesit e tjerë, shitës me pakicë të mallrave ose shërbimeve, të papajisur me arkë regjistruese, për çdo shitje të kryer lëshojnë dëftesë tatimore. Për shitjet me shumicë, tatimpaguesit lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore. Mënyra e lëshimit të këtyre dokumenteve përcaktohet në udhëzimin e Ministrit të Financave.

3. Me kërkesë të organeve tatimore, tatimpaguesi është i detyruar të paraqesë regjistrimet e veta për kontroll tatimor ose verifikim.

4. Tatimpaguesi detyrohet të lejojë inspektorët tatimorë të hyjnë në mjediset e biznesit për kontroll ose inspektim.

129

Page 130: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 32/6

Pagesa1.a) Tatimpaguesi paguan këstet e detyrimit vjetor, në mbështetje të

qarkullimit të vlerësuar për vitin kalendarik. b) Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në shkronjën “c” të

kësaj pike, llogaritja e qarkullimit të vlerësuar për një vit kalendarik bazohet në qarkullimin faktik të vitit të kaluar, në parashikimet e deklaruara nga vetë tatimpaguesi dhe në vlerësimet e bëra nga dega e tatimeve.

c) Në rastin e subjekteve të regjistruara për herë të parë, qarkullimi i vlerësuar është qarkullimi i vlerësuar (parashikuar) i tatimpaguesit për periudhën nga data e regjistrimit deri në fund të vitit të parë kalendarik të biznesit të tij. Pas kësaj do të zbatohen dispozitat e shkronjës “b” të kësaj pike.

2. Tatimpaguesi do të paguajë tatimin në dy këste si më poshtë: a) Në rastin e një tatimpaguesi të riregjistruar: i. 25 për qind e detyrimit tatimor mbi qarkullimin e vlerësuar, të

llogaritur sipas pikës 1 të këtij neni, paguhet brenda datës 31 mars. ii. 50 për qind e detyrimit tatimor mbi qarkullimin e vlerësuar, të

llogaritur sipas pikës 1 të këtij neni, paguhet jo më vonë se data 30 shtator. b) Në rastin e një tatimpaguesi të regjistruar për herë të parë: i. 25 për qind e detyrimit tatimor mbi qarkullimin e vlerësuar, të

llogaritur sipas pikës 1 të këtij neni, paguhet brenda tre muajve nga data e regjistrimit ose deri më 31 dhjetor, cilado qoftë më e hershmja;

ii. 50 për qind e detyrimit tatimor mbi qarkullimin e vlerësuar, të llogaritur sipas pikës 1 të këtij neni, paguhet brenda nëntë muajve nga data e regjistrimit ose deri më 31dhjetor, cilado qoftë më e hershmja.

3. Me dorëzimin e deklaratës për vitin kalendarik, tatimpaguesi paguan diferencën pozitive ndërmjet detyrimit tatimor dhe parapagesave të bëra. Në rastet e një diference negative, ndërmjet detyrimit tatimor dhe parapagesave të bëra, kjo diferencë përdoret për të shlyer pjesë të parapagesave për vitin e ardhshëm.

4. Kur një inspektor tatimor zbulon se tatimpaguesi nuk ka dorëzuar deklaratën ose nuk ka deklaruar shumën e plotë të qarkullimit, ai do të bëjë një njoftim vlerësimi, ku jepet detyrimi tatimor shtesë. Detyrimi tatimor, në përputhje me njoftimin e vlerësimit, do të paguhet brenda 15 ditëve.

5. Kur një tatimpagues dorëzon një deklaratë për ndërprerjen e biznesit, siç përcaktohet në pikën 2 të nenit 32/4, shuma e plotë e diferencës pozitive ndërmjet detyrimit tatimor dhe pagesave të bëra deri në atë datë, do të paguhet brenda 15 ditëve nga data e ndërprerjes. Kur kemi të bëjmë me një diferencë negative ndërmjet detyrimit tatimor dhe pagesave të bëra, dega e tatimeve do ta rimbursojë këtë diferencë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së deklaratës.

6. Tatimi do të paguhet dhe rimbursohet sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

7. Tatimi i mbledhur derdhet në Buxhetin e Shtetit dhe transferohet në buxhetin e bashkisë ose komunës ku tatimpaguesi është i regjistruar ose ka vendndodhjen e biznesit. Procedura për derdhjen dhe për shkëmbimin e të

130

Page 131: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dhënave ndërmjet organeve tatimore qendrore dhe bashkive ose komunave mbi shumën e mbledhur të tatimit, si dhe të dhënat për tatimpaguesit përcaktohen në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

8. Nëse tatimpaguesi e përfundon proçesin e riregjistrimit dhe pajiset me çertifikatë tatimore përpara ditës së fundit të punës për muajin janar të çdo viti të riregjistrimit, ka të drejtën e një zbritjeje prej 2 për qind të shumës së tatimit për t'u paguar, sipas nenit 32/3 të këtij ligji;

8. a) nëse tatimpaguesi e përfundon proçesin e riregjistrimit dhe pajiset me çertifikatë tatimore përpara ditës së fundit të punës të muajit shkurt të çdo viti të riregjistrimit, ka të drejtën e një zbritjeje prej 1 për qind të shumës së tatimit për t'u paguar, sipas nenit 32/3 të këtij ligji.

Neni 32/7

Të dhënat1. Ministria e Financave dhe Ministria e Pushtetit Vendor dhe

Decentralizimit u dërgojnë bashkive dhe komunave planin e të ardhurave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin brenda datës 15 dhjetor të vitit paraardhës.

2. Organi tatimor njofton bashkinë ose komunën jo më rrallë se një herë në gjashtë muaj për punën e bërë për regjistrimin e tatimpaguesve të biznesit të vogël, për nivelin e vjeljes së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe masat e marra për mënjanimin e kundërvajtjeve administrative dhe vjeljen e gjobave.

3. Bashkia dhe komuna, kur e gjykojnë të nevojshme, i kërkojnë organit tatimor kryerjen e veprimeve për regjistrimin e bizneseve, që rezultojnë të paregjistruara, plotësimin e detyrave për administrimin e tatimit dhe derdhjen në favor të saj, sipas afatit ligjor të të ardhurave nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin.

Neni 32/8

Kundërvajtjet dhe gjobat1. Në kuptim të këtij ligji, kur shkeljet nuk përbëjnë vepër penale,

përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:a) kur tatimpaguesi nuk regjistrohet ose nuk riregjistrohet, në

përputhje me nenin 32/2, ai dënohet me një gjobë prej 50 000 lekësh; b) kur tatimpaguesi dorëzon një deklaratë të pasaktë, ai dënohet me

një gjobë të barazvlefshme me 25 për qind të diferencës ndërmjet tatimit të deklaruar dhe detyrimit tatimor;

c) kur tatimpaguesi nuk paguan tatimin brenda datës së duhur, ai dënohet me gjobë të barazvlefshme me 25 për qind të detyrimit tatimor;

ç) kur tatimpaguesi nuk afishon certifikatën e regjistrimit, në përputhje me pikën 5 të nenit 32/2, ai dënohet me gjobë prej 10.000 lekësh;

d) Kur tatimpaguesi nuk përmbush ndonjërën nga kërkesat e nenit 32/5, ai dënohet me gjobë prej 10 000 lekësh.

2. Në të gjitha rastet gjobat paguhen së bashku me shumën e plotë të detyrimit tatimor, brenda 15 ditëve nga data kur dega e tatimeve nxjerr njoftimin e kundërvajtjes.

131

Page 132: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3. Gjobat do të paguhen në mënyrën e përcaktuar për pagesën e këtij tatimi.

4. Nëse pas kalimit të afatit 15-ditor, të përcaktuar në përputhje me pikën 2 të këtij neni, tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor dhe gjobën përkatëse, dega e tatimeve vendos mbylljen e veprimtarisë deri në pagimin e plotë të detyrimeve dhe të gjobave.

5. Proçedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

KREU IV

TATIMI I MBAJTUR NE BURIMIN E TE ARDHURAVE

Neni 33**

Mbajtja e tatimit mbi të ardhurat

1. Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, si dhe çdo subjekt tjetër, i njohur si i tillë nga legjislacioni në fuqi, mban në burim tatimin, në masën 15 për qind për pagesat e mëposhtme:a) Dividentët, përveç dividentëve të përcaktuar në paragrafin e parë të nenin 34 të këtij ligji;b) ndarjet e fitimit, përveç ndarjeve të fitimit të përcaktuara në paragrafin e dytë, të nenit 34, të këtij ligji;c) interesat, përveç interesave të bonove të thesarit dhe të letrave të tjera me vlerë, të emëtuara nga Këshilli i Ministrave para datës 1 Janarit 1999, të përcaktuara në paragrafin e tretë të nenin 34 të këtij ligji;ç) pagesat për të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale;d)***pagesat për shërbime teknike dhe pagesat për menaxhim, si dhe pagesat për qeratë;dh)***pagesat për ndërtim, instalim, montim apo punë mbikqyrëse, përkatëse, të kryera nga organet e qeverisjes qëndrore apo vendore, apo një individ, gjatë administrimit të veprimtarisë së vet.e) pagesat për argëtues, artistë apo sportistë në një shfaqje apo prezantim në Republikën e Shqipërisë dhe pagesa të tilla, bërë personave juridikë apo ortakërive, të cilët punësojnë argëtues, artistë apo sportistë apo ndërmjetësojnë shfaqje a prezantime të tilla.2. Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet edhe ndaj jorezidentëve, për pagesa të tilla, të lindura nga një person me seli të përhershme që ai mban në Republikën e Shqipërisë.3. Paragrafi i parë i këtij neni nuk zbatohet për dividentët dhe ndarjet e fitimit të përcaktuara në nenin 26 të këtij ligji.4. Një tatimpagues jorezident, i cili përfiton të ardhura si ato të përmendura në shkronjat d), dh) ose e) të paragrafit të parë të këtij neni, mund të tatohet njëlloj si në rastin kur këto të ardhura të ishin përfituar në ndjekjen e një veprimtarie të ndërmarrë prej tij nëpërmjet një njësie të përhershme në Republikën e Shqipërisë.

132

Page 133: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 34**

Mbajta përfundimtare e tatimit1. Një person rezident, i cili u paguan dividentë personave rezidentë, duhet të mbajë tatim nga dividenti në masën 10 për qind. Ky veprim përbën tatimin përfundimtar të pagueshëm për atë divident dhe, kushtet e parashikuara në nenin 8 e ato të paragrafit të dytë të nenit 9 të këtij ligji, nuk zbatohen. Ky paragraf nuk do të zbatohet në qoftë se personi, që përfiton dividentin njofton paguesin e vet se dividenti është përfituar për veprimtarinë e drejtuar prej tij.2. Një ortakëri rezidente, e cila ndan fitimet tek persona rezidentë, duhet të mbajë tatimin për këtë ndarje fitimesh në masën 10 për qind. Ky veprim përbën tatimin perfundimtar të pagueshëm për atë ndarje fitimesh dhe, kushtet e parashikuara në nenin 8 dhe ato të paragrafit të dytë të nenit 9 të këtij ligji nuk zbatohen. Ky paragraf nuk do të zbatohet në qoftë se individi, që përfiton pjesën e fitimit, njofton paguesin e vet se kjo pjesë fitimi është përfituar për veprimtarinë e drejtuar prej tij.3. Një person, i cili i paguan një personi rezident interes me burim në Republikën e Shqipërisë, një depozitë në një bankë, apo institucione financiare të ngjashme, për një çertifikatë kursimi, obligacion, apo instrumente të ngjashme ose pagesa të ngjashme, mbajnë tatimin për atë interes në masën 10 për qind. Ky do të jetë tatimi përfundimtar i pagueshëm për atë interes dhe, kushtet e parashikuara në nenin 8, e ato të paragrafit të dytë të nenit 9 të këtij ligji, nuk zbatohen. Ky paragraf nuk zbatohet, gjithashtu, në qoftë se individi, që përfiton interesin, njofton paguesin e vet se interesi është përfituar për veprimtarinë e drejtuar prej tij.4. **Një person i cili i paguan një individi rezident të ardhura nga kontratat e qirasë, mban tatimin për këto të ardhura në masën 10 për qind. Ky do të jetë tatimi përfundimtar i pagueshëm për këto të ardhura nga qeradhënia dhe kushtet e parashikuara në nenin 8, dhe ato në paragrafin e dytë të nenit 9 të këtij ligji, nuk zbatohen.

Neni 35

Mbajtja e tatimit dhe regjistrimi1. Paguesi i shumave, për efekt të mbajtjes së tatimit të parashikuar në nenet 33 dhe 34 të këtij ligji, derdh tatimin e mbajtur në llogaritë e organeve tatimore jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të muajit të pagesës. 2. Paguesi i këtyre shumave duhet të nxjerrë pagesat e përfitimeve dhe mbajtjen në burim të tatimeve dhe t’ia vërë në dispozicion organeve tatimore, si dhe personit, për të cilin është bërë pagesa, regjistrimet përkatëse.

133

Page 134: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU V

DISPOZITA TË VEÇANTA

Neni 36

Transferimi i çmimit1. Kur janë vendosur apo krijuar kushte, ndërmjet personave të lidhur në një veprimtari në marrëdhëniet e tyre tregtare apo financiare, të cilat ndryshojnë nga ato që mund të ekzistojnë ndërmjet dy personave të pavarur, organet tatimore mund të vendosin, që të ardhurat e një apo më shumë prej këtyre personave të lidhur të përfshijnë fitimin që ai ose ata mund të kishin arritur, nëse nuk do të egzistonin këto kushte. 2. Për të siguruar zbatimin e drejtë dhe efektiv të këtij neni, organet tatimore mund të arrijnë marrëveshje me kushte që më pëpara me personat që kryejnë një veprimtari, të cilat do të përcaktojnë se kushtet specifike ndërmjet personave të lidhur nuk ndryshojnë nga ato që mund të ndodhin ndërmjet personave të pavarur.

Neni 37 Kreditimi i tatimit të huaj

1. Në qoftë se gjatë periudhës tatimore një rezident nxjerr nga burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fitime apo të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale apo tatimi mbi fitimin, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura apo fitime duhet të reduktohen me atë masë të tatimit të pagueshëm mbi këtë të ardhur ose fitim. Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave.2. Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale ose tatimi mbi fitimin, i dhënë në paragrafin e parë të këtij neni nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin apo të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë. 3. Në rastin e një tatimpaguesi, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin, çdo reduktim i tatimit, i parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, kufizohet në tatimin, që do të ishte i pagueshëm në Republikën e Shqipërisë, i llogaritur sikur neni 27 i këtij ligji të zbatohej në çdo vënd të huaj, në lidhje me fitimet apo humbjet e rezultuara nga burime në atë vend të huaj.4. Reduktimi i tatimit, sipas këtij neni, duhet të llogaritet në mënyrë të veçantë, lidhur me çdo vend të huaj, nga i cili janë përfituar të ardhurat apo fitimet.

KREU VI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 38 **

Dispozita kalimtare1. Tatimi që duhet të mbahet në përputhje me paragrafin e parë dhe të dytë të nenin 10 dhe të nenin 33 të këtij ligji, do të mbahet nga pagesat e bëra pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

134

Page 135: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Ndërtesat, konstruksionet dhe impiantet e blera para datës 1 Janar 1999 do të amortizohen në bazë të kostos së tyre historike.3. Aktivet e qëndrueshme, të patrupëzuara, të blera para datës 1 Janar 1999 do të amortizohen mbi bazën e kostos së tyre historike. Nëse vlera, e mbetur kontabël, e regjistrimit të këtyre pasurive në datën 1 Janar 1999 është më e vogël se 50 për qind e kostos së tyre historike, tatimpaguesit i lejohet të vazhdojë amortizimin, në përputhje me udhëzimin nr.8, datë 12.02.1992 “Mbi normat e amortizimit të aktiveve të qëndrueshme, të personave fizikë dhe juridikë”.4. Baza e amortizimit të kompiuterave, sistemeve të informacionit, produkteve “soft-ëare” dhe sistemeve të ruajtjes së të dhënave, si dhe të të gjitha aseteve të vepritarisë, të blera përpara datës 1 Janar 1999, për periudhën tatimore 1999, do të jetë vlera e këtyre aktiveve në librin e madh më 1 janar 1999, rregulluar siç është përshkruar në nenin 22, pika gjashtë e këtij ligji.5. Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore 1999 dhe 2000 të reduktohet me humbjet e pësuara nga tatimpaguesi përpara datës 1 Janar 1999, të llogaritet në përputhje me nenin 8 të ligjit nr. 7677, datë 3.3.1993 “Për tatimin mbi fitimin”, në qoftë se këto humbje janë regjistruar në deklaratat e fitimit të vitit 1998. Humbjet e pësuara në vitet 1996 dhe 1997 nuk mbarten.6. ***Tatimpaguesit, që kanë përfituar lehtësi tatimore në përputhje me nenin 6 të ligjit nr.7677 datë 3.3.1993 “Për tatimin mbi fitimin”, i gëzojnë këto lehtësi sipas kushteve të parashikuara në ligjin e mësipërm.7. **Tatimpaguesit që kanë gëzuar lehtësi dhe përjashtime me ligjin nr.7665, datë 21.01.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, me ligjin nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit” dhe me dekretin nr. 782, datë 22.02.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve”, do t’i gëzojnë lehtësitë, sipas kushteve të parashikuara në këto ligje.8. **Ministri I Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit përcaktojnë me udhëzim të përbashkët mënyrën e programimit dhe të realizimit të të ardhurave nga ky tatim për vitin 2003.

Neni 39

Ligjet që shfuqizohen1. Ligji nr. 7786, datë 27.1.1994, “Për tatimin mbi të ardhurat personale”, me ndryshimet përkatëse, si dhe të gjitha aktet e tjera, që vijnë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.2. Ligji nr. 7677, date 3.3.1993, “Për tatimin mbi fitimin”, me ndryshimet

përkatëse, si dhe të gjitha dispozitat e tjera, që vijnë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 40

Akte nënligjoreNgarkohet Ministria e Financave për nxjerrjen e akteve nënligjore në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.

135

Page 136: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 41

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I Skënder GJINUSHI

136

Page 137: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Tabela e tatimit mbi të ardhurat personale nga pagat

Pasqyra nr. 1 **

E ARDHURA E TATUESHME PER MUJORE

TATIMI MBI TË ARDHUREN PERSONALE

MBI (NE LEKE)

DERI (NE LEKE)

Lekë Përqindje

0 14 000 Pragu përjashtues14 000 + 30 000 0 + 5 % të shumës mbi 14 00030 000 + 60 000 800 + 10 % të shumës mbi 30 00060 000 + 80 000 3 800 + 15 % të shumës mbi 60 00080 000 + 100 000 6 800 + 18 % të shumës mbi 80 000

100 000 + 125 000 10 400 + 20 % të shumës mbi 100 000125 000 + 150 000 15 400 + 23 % të shumës mbi 125 000150 000 + Me teper 21 150 + 25 % të shumës mbi 150 000

PASQYRA NR. 2 ÇMIMI I SHITJES TATIMI I PAGUESHËM

Mbi (lekë)

Në (lekë)

Përqindje

0 2 000 000 0,5 % e çmimit të shitjes2 000 000 + 4 000 000 1 % të çmimit të shitjes4 000 000 + 6 000 000 2 % të çmimit të shitjes6 000 000 + E më tepër 3 % të çmimit të shitjes

***Ndryshuar me ligjet: Ligji nr. 8711, datë 15.12.2000 Ligji nr. 8841, datë 11.12.2001 Ligji nr.8979, datë 12.12.2002

137

Page 138: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H Ë Z I M

Nr.3, datë 11.02.2002

PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

Në mbështetje të nenit 40 të Ligjit Nr.8438 , datë 28.12. 1998, ndryshuar me Ligjin nr. 8711, datë 15.12.2000 dhe Ligjin nr. 8841, datë 11.12.2001 ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’, Ministri i Financave,

U D H Ë Z O N :

1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1.1. OBJEKTI I LIGJIT

Objekt i tatimit mbi të ardhurat janë të ardhurat personale të individeve, fitimi i personave fizikë e juridikë subjekte të këtij Ligji, si dhe të ardhurat për të cilat tatimi mbahet në burim.

1.2. PËRKUFIZIME

Termat : ‘’tatimpagues’’, ‘’person’’, ‘’individ’’, ‘’person fizik’’, ‘’’person juridik’’, ‘’ortakëri’’, ‘’persona të lidhur’’ dhe ‘’seli e përhershme’’, kuptimi i të cilave jepet në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”,do të kenë të njëjtin kuptim si edhe në ligjet e tjera specifike tatimore dhe në terminologjine e përdorur në Traktatet dypalëshe për eliminimin e tatimeve të dyfishta mbi të ardhurat dhe kapitalin që Shqipëria ka lidhur me shtete të ndryshme.

Paragrafi “2” i nenit “2” të Ligjit, sqaron hollësisht kuptimin e “selisë së përhershme” dhe jep rastet kur një biznes i caktuar konsiderohet ose jo si seli e përhershme, duke nënkuptuar edhe të drejtën për të tatuar ose jo të ardhurat e kësaj “selie të përhershme”. Përkufizimi i “selisë së përhershme” është i ngjashëm me përkufizimin e këtij koncepti të dhënë nga Modeli i Konventës së OECD-së dhe që me disa modifikime është përdorur si bazë edhe për Modelin Shqiptar për këto Konventa.

Qëllimi i përkufizimit të “selisë së përhershme” është që të qartësojë rrethanat kur një kompani e huaj (jorezidente) ushtron biznes në Shqipëri nëpërmjet një selie të përhershme (në kuptimin që ky term ka në këtë Ligj), pa krijuar një person juridik shqiptar.

1.3. REZIDENCA

Në nenin 3 të Ligjit jepen kriteret e përcaktimit të rezidencës për individët, për personat juridikë (paragrafi 3) dhe për personat fizikë (paragrafi 4).

138

Page 139: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për individët jepen dy kritere.

- Në paragrafin e parë të pikës 1 jepet kriteri i vëndbanimit të përhershëm sipas përcaktimit në nenin 12 të Kodit Civil. Individi konsiderohet rezident shqiptar për qëllime tatimore, kur ka një banesë të përhershme, ka familjen, pra ka interesa jetësore dhe ekonomike me Shqipërinë (vendi i interesave jetike), pavarësisht se mund të punojë në periudha të ndryshme jashtë vendit apo mund të ketë nënshtetësi të huaj.

- Paragrafi i dytë i pikës 1 ka të bëjë me diplomatët dhe punonjësit e tjerë shqiptarë të caktuar me punë nga Shteti në ambasada, konsullata apo në organizma ndërkombëtarë jashtë vendit, të cilët edhe pse jetojnë me vite jashtë Shqipërisë, konsiderohen rezidentë tatimorë shqiptarë.

Në pikën 2, jepet kriteri i kohëgjatësisë së qëndrimit në Shqipëri. Pra konsiderohet rezident shqiptar për qëllime tatimore, individi që qëndron në Shqipëri gjatë një viti tatimor, në vazhdim ose me ndërprerje, në total , me tepër se 183 ditë, pavarësisht nga nënshtetësia apo vendi ku ka interesat jetike.

Mjafton të plotësohet një nga kriteret e mësipërme, që një individ të konsiderohet rezident shqiptar për qëllime tatimore.

Në zbatim të paragrafit 3 të nenit 3 “rezidenca”, një person juridik (enti legal) do të konsiderohet rezident në Republikën e Shqipërisë nëse: ka selinë qëndrore (zyrën qëndrore) në Republikën e Shqiperisë; dhe/ose ka vendin e menaxhimit (drejtimit) efektiv të biznesit në Republikën e Shqipërisë. Përcaktimi i mësipërm ka rëndesi dhe i jep të drejtë administratës tatimore shqiptare, për të taksuar personat juridike të krijuar sipas ligjit shqiptar (pavarësisht nga pronësia) mbi bazën e të ardhurave botërore (të ardhurat e realizuara brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), pra për të ardhurat e realizuara me burim në Shqipëri dhe ato të realizuara në vende të treta. Duhet patur parasysh që me vendet me të cilat Shqipëria ka nënshkruar Traktate për eliminimin e tatimeve të dyfishta mbi të ardhurat dhe kapitalin, dhe këto Traktate kanë hyrë në fuqi, do të zbatohen dispozitat e këtyre Traktateve.

Selia e përhershme siç përmendet në paragrafin 3 të nenit 3 të Ligjit ka të bëjë vetëm me selinë që parashkruhet në Çertifikatën e inkorporimit të personit juridik. Në këtë rast personi juridik do të trajtohet si një rezident. Si rrjedhojë një person i huaj që ka një seli të përhershme në Shqipëri, mbështetur vetëm tek specifikimet e tjera të nenit 2, do të tatohet si jorezident, pra vetëm për të ardhurat që i atribuohen selisë së përhershme në Shqipëri.

1.4. BURIMI I TË ARDHURAVE

139

Page 140: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Përcaktimi i ‘’burimit të të ardhurave’’ është tepër e rëndësishme për të kuptuar mënyrën e përcaktimit të detyrimit tatimor të personave rezidente dhe jorezidente. Duke patur parasysh që përcaktimi i saktë i të gjitha burimeve të të ardhurave është i vështirë, në Ligj është përcaktuar se burimi i të ardhurave nuk do të kufizohet vetëm në kategoritë e përcaktuara në pikat ‘’a’’ deri ‘’h’’ të nenit 4 të tij, por mund të zgjerohet edhe me të ardhura të tjera të paparashikuara, por që kanë të njëjtën natyrë.

1.5. PERIUDHA TATIMORE

Periudha tatimore përputhet me vitin kalendarik, pra fillon më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti.

2. TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE

2.1. FUSHA E VEPRIMIT TË TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE.

Tatimi mbi të ardhurat personale”, përfshin gjithë llojet e të ardhurave të individëve të parashikuara nga Ligji.

2.2. SHTRIRJA E DETYRIMIT

Në këtë nen është dhënë parimi i përgjithshëm sipas të cilit individët rezidente i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidente i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për burimet e të ardhurave të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2.3. TË ARDHURAT E TATUESHME

Të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale, janë shtatë kategoritë e të ardhurave të mëposhtëme :

2.3.1. Pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës

Në këtë kategori të ardhurash përfshihen si pagat, ashtu edhe shpërblimet e tjera në vlerë, që përfitohen dhe që lidhen me vendin e punësimit aktual të individit. Termi “të ardhura nga pagat” përfshin pagën bazë si dhe të gjitha shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm (vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesat e bëra me aktet ligjore e nënligjore që cilësojnë shprehimisht shtesën).

Termi “shpërblime të tjera” përfshin të gjitha të ardhurat që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit. Në këtë kategori bëjnë pjesë të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi në vendin e punësimit nga: fondi i veçantë, në formë bonusesh, nga fonde të krijuara me

140

Page 141: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

akte të ndryshme ligjore, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre.

2.3.1.1. Për kategorinë “shpërblime të tjera” të cilat kanë natyrën e: shpërblimeve të dhëna nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj…, mënyra e llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale do të jetë si më poshtë.

a- Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj.., paguhet jashtë qendrës efektive të punës së individit, këto të ardhura tatohen në masën 10 përqind.

b- Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj.., paguhet në qendrën efektive të punës së individit, këto të ardhura do të tatohen:

-duke u bashkuar me pagën e muajit përkatës dhe duke u tatuar sipas tabelës nr. 1 bashkangjitur Ligjit për rastet kur shpërblimi për pjesëmarrje sipas paragrafit “b” me lart, ka natyrë të përhershme dhe pagesa bëhet në çdo muaj të vitit (pasi shpërblimi merr natyrën e një shtese pagë e cila jepet në mënyrë të vazhdueshme gjatë çdo muaji të vitit).

-me 10 përqind, për rastet kur shpërblimi për pjesëmarrje sipas paragrafit “b” me lart, nuk jepet në mënyrë permanente dhe pagesa nuk bëhet në çdo muaj të vitit. Pra do të tatohen me 10 përqind, rastet kur pagesa bëhet p.sh. në vartësi të numrit të mbledhjeve (p.sh. bordi mblidhet çdo tremujor apo çdo vit etj.)

Për përcaktimin e të ardhurave të tatueshme të një individi që përfitohen nga pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës, shpërblimet e ndryshme të dhëna nga punëdhënësi, mblidhen me pagën e muajit përkatës (pagën bazë plus shtesat) dhe tatohen në bazë të tarifave të përshkuara në pasqyrën nr. 1 bashkëngjitur ligjit dhe këtij Udhëzimi.

Shembull: Supozojmë se individi “X”, i cili është i punësuar në subjektin “Y” gjatë muajit dhjetor ka përfituar këto të ardhura:

- Pagën mujore 45.000 lekë;

- Shpërblim nga fondi i veçantë 20.000 lekë;

- Shpërblim prej 15.000 lekë, si antar i Bordit Drejtues të subjektit “Y”. Ky shpërblim është i përmuajshëm dhe paguhet çdo muaj për të gjithë antarët e Bordit.

- Shpërblim nga pjesëmarrja në një komision testimi të subjektit “Y” për

5.000 lekë, i cili mblidhet dy herë në vit, dhe ku marrin pjesë krahas të punësuarve të vetë subjektit “Y”, edhe individë të jashtëm;

- Shpërblim nga pjesëmarrja në një komision të subjektit “Z”, 10.000 lekë.

141

Page 142: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Detyrimi tatimor për tatimin mbi të ardhurat personale nga paga dhe shpërblimet në muajin dhjetor, për individin tatimpagues "X" do të jetë:

- Do të mblidhet paga mujore me shpërblimin e dhënë nga fondi i veçantë dhe shpërblimin e përhershëm mujor si antar i Bordit Drejtues: (45.000 + 20.000 +15.000 = 80.000 lekë) dhe do të tatohet sipas tarifave progresive të Tabelës nr. 1 bashkangjitur Ligjit. Sipas tabelës, individi do të paguajë detyrimin tatimor për 6.800 lekë.

- Për shpërblimin e marrë nga pjesëmarrja në komisionin e testimit të subjektit “Y”, tatimpaguesi do të paguajë tatim në masën 10 përqind, ose 500 lekë (5000 x10 %).

- Për shpërblimin e marrë nga pjesëmarrja në komisionin e subjektit “Z”, tatimpaguesi do të paguajë tatim në masën 10 përqind, ose 1.000 lekë (10.000 x10 %) .

Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale, të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdheniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionare të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat apo marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare, kanë statusin e diplomatit. Nuk do të përfitojnë të drejtën e këtij përjashtimi individët, shqiptare apo të huaj të cilët mund të jenë të punësuar në këto organizata apo organizma, por nuk kanë statusin e diplomatit.

2.3.2. Të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare.

Në kuptim të kësaj pike, të ardhurat që përfitojnë individët, në formën e ndarjes së fitimit nga ortakëritë, apo të dividentit nga shoqëritë tregtare e subjekte të tjera të parashikuar nga Ligji, do të jenë të ardhura të tatueshme.

2.3.3. Të ardhurat nga interesat bankare, apo ato të përfituara nga letrat me vlerë, me përjashtim të interesave të marra nga bonot e thesarit ose nga letra të tjera me vlerë të Qeverisë, të emetuara para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998.

Të ardhura nga interesat bankare konsiderohen të gjitha interesat nga llogaritë personale apo të përbashkëta të individëve në banka ose në institucione të tjera financiare, si dhe të gjitha interesat nga depozitat personale ose të përbashkëta me afat, në formën e llogarisë me afat, çertifikatës së depozitës me afat, kontratës për depozitë me afat si dhe çdo formë tjetër të aplikuar.

Tatimit mbi të ardhurat i nënshtrohen të gjitha interesat e paguara pas datës së hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për llogaritë dhe

142

Page 143: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

depozitat në lekë e në valutë të ndryshme. Këtij rregulli i nënshtrohen edhe depozitat me afat maturimi më të gjatë se një vit. Tatimi mbi të ardhurat nga interesat në valutë konvertohet në lekë, me kursin mesatar të këmbimit të aplikuar nga vetë banka për blerjen e valutave respektive, në ditën e kryerjes së veprimit.

Moment i pagimit të interesave konsiderohet pagimi i interesave në ‘’cash’’ ose rikapitalizimi i tyre. Bankat apo institucionet e tjera financiare do të llogarisin dhe derdhin në buxhet tatimin mbi interesat e depozitave të kursimit në momentin e maturimit, pavarësisht nëse depozituesi i tërheq apo jo në afatin e caktuar.

Nga rregulli i përcaktuar me sipër përjashtohen depozitat e krijuara para datës së futjes në fuqi të këtij Ligji. Për këto depozita, tatimi llogaritet vetëm për interesat e lindura nga data e futjes në fuqi të Ligjit e mbrapa dhe mbahet e paguhet në momentin e kryerjes së pagesës së interesave.

Tatimi mbi interesat bankare për llogaritë personale ose të përbashkëta të individëve derdhet nga bankat ose institucionet e tjera financiare, brenda datës 15 të muajit pasardhës të muajit të kapitalizimit. Në të njëtën mënyrë veprohet edhe për tatimin mbi interesat për llogaritë e mbyllura.

Tatimi mbi të ardhurat për interesat mbi depozitat personale ose të përbashkëta me afat, akumulohet nga bankat dhe institucionet e tjera financiare dora dorës me maturimin e depozitave dhe derdhet brenda datës 15 të muajit pasardhës.

Për të ardhurat nga interesat e bonove të thesarit apo letrat me vlerë të emetuara nga Qeveria në tregun primar dhe të përfituara nga çdo person, tatimi llogaritet dhe derdhet nga Banka e Shqipërisë brenda datës 15 të muajit pasardhës. Përjashtim këtu bëhet vetëm për personat të cilët në momentin që përfitojnë interesin, njoftojnë paguesin, se interesi është përfituar në lidhje me biznesin e ushtruar prej tij. Paguesi i interesit nga ana e tij gjithashtu njofton organin tatimor se personi i cili ka përfituar të ardhura nga interesat e bonove të thesarit apo të letrave me vlerë të emetuara nga qeveria, ka deklaruar se këto të ardhura do t’i përfshijë në të ardhurat e biznesit të tij.

Për të ardhurat nga interesat e bonove të thesarit apo letrat me vlerë të blera nga individët në tregun sekondar, tatimi llogaritet dhe derdhet nga bankat respektive apo institucionet e tjera financiare brenda datës 15 të muajit pasardhës.

Tatimi i mbajtur si më sipër derdhet në llogarinë e organit tatimor të rrethit përkatës.

Regjistrimet e detyrueshme për t’u mbajtur nga bankat a institucionet e tjera financiare, për efekt të zbatimit të llogaritjes dhe mbajtjes së tatimit mbi të ardhurat nga interesat, përcaktohen me rregulla të veçanta.

143

Page 144: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për efekt të zbatimit të tatimit mbi interesat e llogarive dhe depozitave bankare të kursimit, individ konsiderohet çdo person apo grup personash fizikë jotregtarë sipas Kodit Civil.

2.3.4. Të ardhurat e përfituara nga pagesat për të drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale.

Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, veprat artistike apo shkencore, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat apo tipet e inçizimeve të radios apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formule sekrete apo proçes teknollogjik, pajisje industriale, tregtare apo shkencore ose informacion industrial, tregtare apo shkencor.

2.3.5. Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë.

Me termin “të ardhura nga enfiteoza” do të kuptohen të ardhurat që merr një individ, nga dhënia në përdorim, kundrejt një shpërblimi të pasurisë së tij të paluajtshme. Në rastet kur marrësi në përdorim, sipas kontratës midis palëve, kryen shpenzime për përmirësimin dhe përshtatjen e kësaj pasurie për nevojat e tij, atëherë këto shpenzime do të konsiderohen si të ardhura për individin pronar të objektit dhe do të tatohen sikur të ishin e ardhur nga qeraja. Të ardhura nga qeraja do të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara p.sh: nga dhënia me qera e tokës, ndërtesave e objekteve të tjera që shërbejnë për banim, aktivitet industrial, tregtar, shërbimi etj. por pa u kufizuar vetëm në to.

Të ardhurat nga huaja në kuptim të Kodit Civil do të konsiderohen të gjithë të ardhurat e përfituara nga dhënia në formën e huasë të mjeteve monetare a të mjeteve të tjera të ngjashme me to kur një veprim i tillë nuk bie ndesh me aktet e tjera ligjore në fuqi. Llogaritja e detyrimit tatimor për këtë kategori të ardhurash do të bëhet duke u bazuar në kontratën përkatëse.

2.3.6. Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajshme.

Këto të ardhura tatohen sipas pasqyrës nr.2 të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998.

2.3.7. Të ardhurat e individëve nga lojrat e fatit dhe kazinotë.

Çdo individ që përfiton të ardhura nga lojrat e fatit (të çdo lloji qofshin: llotari, lojra në salla dhe lojra elektronike) dhe kazinotë, detyrohet të paguajë tatim në masën 20% mbi këto të ardhura të përfituara, në momentin e kryerjes së pagesës. Ndalesa kryhet nga personi organizues i lojës së fatit apo kazinosë.

144

Page 145: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2.3.8. Të ardhurat nga burime të tjera

Çdo individ që përfiton të ardhura nga burime të tjera të cilat nuk përmenden në pikat e mësipërme, tatohen në masën 10 përqind. Sikurse u sqarua në pikën 2.3.1. të këtij Udhëzimi, në këto të ardhura, por duke mos u kufizuar vetëm në to, futen edhe të ardhurat që mund të përfitojnë individët nga shpërblime që nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet aktuale të punës (me detyrat funksionale të vendit të punës ku individi është i punësuar), si nga honorare të ndryshme, shpërblime nga pjesëmarrje në komisione, borde, këshilla, qofshin këto organe të subjektit ku është i punësuar individi përfitues, apo të subjekteve të tjera jashtë qendrës së tij efektive të punës. Në rastet kur ky shpërblim paguhet nga qendra e punës ku është i punësuar individi, do të tatohet me 10 përqind ai shpërblim për pjesëmarjeje, i cili nuk paguhet në mënyrë sistematike në çdo muaj të vitit.

Si të ardhura personale të tatueshme të individëve konsiderohen edhe tërheqjet nga kapitali i shoqërisë, që bëjnë pronarët apo pronari i vetëm i kësaj shoqërie.

2.4. TARIFAT TATIMORE

Pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës do të tatohen sipas tarifave të pasqyrës nr.1 bashkëngjitur Ligjit.

Dividentët, të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut, interesat, huatë, qeratë apo kontratat e tjera të ngjashme me të (huapërdorja), enfiteoza, tatohen 10 për qind. Po kështu tatohen 10 për qind edhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera të paparashikuara në paragrafin e parë të nenit 9 te Ligjit. Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale tatohen 10 përqind.

2.5. MBLEDHJA E TATIMIT

Çdo punëdhënës që paguan një pagë a shpërblim të parashikuar në gërmën ‘’a’’ të nenit 8 të Ligjit është i detyruar për të mbajtur tatimin mbi të ardhurat personale në përputhje me paragrafin e parë të nenit 9 të Ligjit. Ky tatim i mbajtur nga punëdhënësi, duhet të derdhet në llogarinë e të ardhurave tatimore jo me vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Punëdhënësit detyrohen të bëjnë ndalesat në borderotë e pagave, për efekt të tatimit mbi të ardhurat personale për pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me punësimin aktual. Këto ndalesa mujore do të hidhen në librin përmbledhës ku janë pasqyruar të gjithë të punësuarit dhe ndalesat përkatëse sipas muajve. Në fund të fletës të muajit përkatës të regjistrit, regjistrohet edhe numri e data e urdhër-xhirimit që pasqyron derdhjen në llogarinë e administratës tatimore të detyrimit përkatës.

145

Page 146: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2.6. KALIMI I SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PASURITË E PALUAJTSHME.

Kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e pa luajtshme, tatohet sipas pasqyrës nr. 2 bashkëngjitur Ligjit.

Me kalim të të drejtës së pronësisë do të kuptojmë çdo akt shitjeje apo dhurimi të pasurive të paluajtshme. Në rastin e dhurimit, për efekt të llogaritjes së tatimit, vlefta e pasurisë së patundshme që dhurohet përcaktohet në bazë të vlerësimit të berë nga zyra e regjistrimit të pasurive nëpërmjet agjenteve vlerësues të autorizuar prej saj.

Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i të drejtës së pronësisë, paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e pa luajtshme. Derdhja bëhet para kryerjes së regjistrimit të sendeve të mësipërme, në përputhje me aktet ligjore. Zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme mbledhin tatimin lidhur me kalimin e të drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme dhe e derdhin atë brenda 10 ditëve nga kryerja e veprimeve në llogarinë e administratës tatimore. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, dërgojnë në organin tatimor të rrethit përkatës evidencën përkatëse e cila përmbledh emrin e personit tatimpagues, shumën e llogaritur të tatimit si dhe numrin dhe datën e dokumentit të derdhjes së këtij detyrimi në organin tatimor.

2.7. FITIMET NGA LOJRAT E FATIT DHE KAZINOTË

Çdo individ që përfiton një shumë si fitues në lojrat e fatit dhe kazinotë, paguan tatim në masën 20% të shumës së fituar. Ky tatim mbahet nga organizatori i lojës së fatit apo kazinosë dhe brenda 24 orëve derdhet në favor të organit tatimor. Organizatori është i detyruar të mbajë çdo ditë regjistrime për shumat e paguara fituesve si dhe tatimin përkatës të mbajtur. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori dërgon në organin tatimor evidencë mbi shumat e paguara fituesve, tatimin e mbajtur në bazë të nenit 12 të Ligjit dhe derdhjet e bëra në organin tatimor për efekt të këtij tatimi. Kur organizatori i lojës së fatit apo kazinosë për fituesin jep shpërblime në natyrë, ai është i detyruar që të llogarisë e të mbajë mbi çmimin ofruar në natyrë 20 përqind të vleftës së shpërblimit në natyrë.

2.8. DETYRIMI PËR TË PAGUAR

Çdo individ që gjatë periudhës tatimore, përfiton të ardhura, të cilat i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale, i deklaron çdo vit këto të ardhura sipas pasqyrës bashkëngjitur këtij udhëzimi. Nuk i nënshtrohen detyrimit për paraqitjen e deklaratës individët, të ardhurat e vetme të të cilëve janë ato sipas paragrafit të parë të pikës ‘’a’’ të nenit 8 dhe nenit 33 të këtij Ligji (për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet si dhe për të ardhurat, tatimi i të cilave mbahet në burim). Kjo deklaratë dorëzohet në organin tatimor të juridiksionit brenda 30 ditëve nga përfundimi i periudhës tatimore (brenda datës 30 janar të vitit pasardhës).

146

Page 147: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3. TATIMI MBI FITIMIN

3.1. FUSHA E VEPRIMIT TË TATIMIT MBI FITIMIN

Personat që i nështrohen tatimit mbi fitimit janë :

- Personat juridikë të krijuar sipas Ligjit ‘’Për shoqëritë tregtare’’ dhe që janë të regjistruar për TVSH-në.

- Personat juridike të themeluar sipas Kodit Civil të cilët ushtrojnë veprimtari fitimprurese në teritorin e Republikës së Shqipërisë.

- Personat e tjerë juridikë të themeluar ose të njohur si të tillë me Ligje të

veçanta.

- Ortakëritë sipas përcaktimit në pikën “d” të nenit 2 të Ligjit.

- Personat juridike, ortakëritë apo bashkimet e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një Ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.

- Çdo person tjetër pavarësisht nga forma juridike e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen gjithashtu edhe personat fizike të regjistruar në TVSH, të cilët nuk janë objekt i tatimit mbi biznesin e vogël.

3.2. DETYRIMI PËR TË PAGUAR Tatimpaguesit rezidentë, të cilët i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi fitimin, do të tatohen për fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shembull:Një person juridik rezident shqiptar, zhvillon aktivitetin e tij në Tiranë (ku ka qendrën rezidentë dhe efektive të drejtimit) si dhe në Durrës e në Milano të Italisë ku ka një njësi të përhershme (vend ushtrimi të veprimtarisë).

Fitimet e realizuara përkatësisht supozojmë se janë:

Në Tiranë 10.000.000 lekNë Durrës 7.000.000 lekNë Milano 8.000.000 lek

Totali 25.000.000 lek Në këtë rast, tatimpaguesi rezident shqiptar në fjalë, paguan tatim mbi fitimin në masën 25% mbi fitimin total prej 25.000.000 lekë të realizuar nga të gjitha burimet brenda dhe jashtë vendit. Ky fitim duhet të pasqyrohet në bilancin përmbledhës të qendrës rezidentë dhe efektive të drejtimit. Në këtë shembull, është abstraguar nga mundësia e tatimpaguesit për të kredituar tatimin mbi fitimin e paguar në Itali, problem i cili trajtohet në pikën 4.4. të këtij Udhëzimi.

147

Page 148: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Ndërsa tatimpaguesit jorezidentë, paguajnë tatim mbi fitimin vetëm për fitimet e realizuara me burim në Republikën e Shqipërisë.

Shembull:

Një person juridik rezident italian (i krijuar sipas ligjit italian dhe që ka qendrën rezidentë dhe efektive të drejtimit në Romë), përveç aktivitetit në Itali, ushtron aktivitet dhe në Shqipëri ku vepron si person jorezident në zbatim të legjislacionit shqiptar nëpërmjet një njësie të përhershme (një vendi të ushtrimit të veprimtarisë).

Fitimet e realizuara përkatësisht supozojmë se janë:

Ne Itali 5.000.000 lekNe Shqiperi 2.000.000 lek

Në këtë rast tatimi mbi fitimin që ky tatipagues paguan në Shqipëri është 2.000.000 x 25% = 500.000 lekë, pasi ai është tatimpagues jorezident dhe paguan tatim mbi fitimin vetëm për fitimet e realizuara në Shqipëri. 3.3. PËRJASHTIMET

Të përjashtuar nga tatimi mbi fitimin janë :

a. Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, pasi këto subjekte (pushteti qendrore dhe ai vendor) nuk janë objekt i këtij tatimi.

b. Banka e Shqipërisë.

c. Personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, kur pasuria apo fitimi i të cilave nuk përdoret për përfitime nga organizuesit apo antarët e tyre.

Në rast se këto subjekte ushtrojnë edhe veprimtari të tjera të karakterit ekonomik me qëllime fitimi, këto aktivitete janë të tatueshëm në bazë të këtij Ligji. Për aktivitetin ekonomik me qëllime fitimi, personat e përmendur në këtë pikë janë të detyruar të regjistrohen në organet tatimore. Në këtë rast, si shpenzime të njohura do të jenë vetëm shpenzimet e kryera vetëm për aktivitetin ekonomik fitimprurës. Shpenzimet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, nuk njihen si të zbritshme.

ç. Organizatat e punës (sindikatat, konfederatat) dhomat e tregëtisë, industrisë apo bujqësisë si dhe organizmat e ngjashme me to që nuk kanë qëllime fitimprurëse si: urdhëri i mjekut, dhomat e avokatisë, instituti i ekspertëve kontabël, etj; me kusht që pasuria apo fitimi i tyre të mos përdoret për përfitimin e një individi apo të një antari të tyre. Po kështu, në rast se subjektet e përmendura në këtë pikë, ushtrojnë edhe veprimtari të tjera të karakterit ekonomik fitimprurës, ky aktivitet është i tatueshëm në

148

Page 149: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

bazë të këtij ligji. d. Organizatat ndërkombëtare (si organizatat apo organizmat e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, etj.), agjensitë e bashkëpunimit teknik dhe përfaqësitë e tyre, që janë të njohura si të tilla nga Shteti Shqiptar me dispozita ligjore, përjashtimi nga tatimi i të cilave është parashikuar në marrëveshje të veçanta.

dh. Personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për përjashtimet e parashikuara në pikat ‘’d’’ dhe ‘’dh’’ me sipër, Degët e Tatimeve në rrethe kërkojnë për çdo rast miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

3.4. FITIMI I TATUESHËM Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një periudhe tatimore do të shërbejë bilanci financiar dhe anekset e tij, të cilat duhet të jenë në përputhje me Ligjin nr. 7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”, me dispozitat e Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi te ardhurat” si dhe me akte të tjera nënligjore të nxjerra nga Ministri i Financave për qëllime të fitimit të tatueshëm. Në parim, fitimi ose e ardhura neto e tatueshme, formohet nga teprica e të ardhurave bruto, përfshirë vlerën e fitimeve dhe të avantazheve në natyrë mbi shpenzimet e kryera me qëllim të përfitimit (nxjerrjes) dhe ruajtjes (konservimit) të të ardhurave.

3.5. SHPENZIMET E NJOHURA

Në shpenzime të njohura hyjnë ato shpenzime që kryhen për qëllime fitimi, shpenzime për sigurimin dhe ruajtjen e të ardhurave. Shpenzimet e kryera me qëllim të përfitimit të të ardhurave janë ato që kanë për objekt prodhimin e të ardhurës dhe realizimin e saj efektiv, me përjashtim të atyre që janë kryer me qëllim rritjen e kapitalit. Shpenzimet e përballuara me qëllim të ruajtjes së të ardhurës, janë kryesisht shpenzime të destinuara për të ruajtur ekzistencën e kapitalit si burim i të ardhurave dhe për të siguruar në kohën e duhur riformimin e kapitalit nëqoftëse ai është subjekt i prishjes. Shpenzimet e njohura janë shpenzime që njihen si të zbritshme nga të ardhurat për përcaktimin e tatimit të tatueshëm. Për të qënë të njohura (të zbritshme) shpenzimet duhet të përmbushin këto kushte :

a. Të jenë kryer në interes të drejtë për drejtë të veprimtarisë ose të jenë të lidhura me drejtimin normal të aktivitetit të tatimpaguesit.

b. Shpenzimet të jenë kryer ose të jenë përballuar efektivisht dhe të jenë të mbështetur në dokumente justifikues të njohur ligjërisht.

c. Shpenzimet të jenë pasqyruar nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto.

149

Page 150: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Në çdo rast shpenzimet duhet të jenë të provuara nga tatimpaguesit me dokumentacionin përkatës ligjor.

3.6. SHPENZIME TË PANJOHURA

Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme, shpenzimet e mëposhtëme :

a) Kosto e blerjes dhe e përmirësimit të tokës dhe truallit, si shpenzim që nuk ka lidhje me rezultatin ushtrimor përkatës, por me investimin në aktivet e biznesit.

b) Kosto e blerjes, përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve, objekt i amortizimit. Për efekte fiskale në kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të qëndrueshme hyjnë shpenzimet që kanë për qëllim përmirësimin e kapacitetit përfitues të ardhshëm të aktiveve dhe vlefta e të cilave është më e madhe se 15 përqind e vlerës kontabile të mbetur të aktiveve për të katër kategoritë e tyre.

c) Çdo zmadhim i kapitalit të shoqërisë, ose kontributit në ortakëri, mbi kapitalin ose kontributin fillestar të përcaktuar në kontratën dhe statutin e personit.

ç) Vlera e shpërblimeve në natyrë, e cila nënkupton çdo shpërblim të paguar jo në para, por në natyrë dhe që merret si shpërblim, për punën e kryer nga i punësuari për punëdhënësin. Të kësaj natyre janë shpërblime të tilla si: kompensimet ushqimore, dhurimi i mjeteve të tilla si automjete, paisje elektroshtëpiake, bileta për udhëtime turistike… etj të natyrës së përfitimit jo në vlerë por në mall apo shërbime. Pra vlera e shpërblimeve në natyrë është shpenzim i panjohur për shkak të faktit se ato nuk tatohen si të ardhura personale në zbatim të nenit 8 të Ligjit dhe të pikës 2.3 të këtij Udhëzimi. Në rastet kur shpërblimet e paracaktuara në natyrë jepen në para (p.sh. kompensimi ushqimor jepet në lekë pasi subjekti nuk ka mencë për gatim) këto do të konsiderohen si të ardhura personale të individit dhe do të tatohen së bashku me pagën sipas tabelës nr. 1 bashkangjitur Ligjit, ndërkohë që do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme të biznesit.

d) Kontributet vullnetare të pensioneve, (ndërkohë që kontributet e detyrueshme të punëdhënësit sipas ligjit janë shpenzime të zbritshme të biznesit).

e) Dividentët e deklaruar dhe ndarjet e fitimit për ortakët dhe aksionerët pasi

ato paguhen nga fitimi pas tatimit.

ë) Interesat e paguara nga tatimpaguesi, të cilat tejkalojnë interesin e kredisë të përcaktuar në Fletoren Zyrtare nga Banka e Shqipërisë (interesi i rifinancimit për bankat e nivelit të dytë), më 31 dhjetor të vitit paraardhës për vitin ushtrimor.

f ) Gjobat, kamatvonesat dhe kushtet e tjera penale pasi ato nuk i përgjigjen

150

Page 151: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

drejtimit normal të aktivitetit.

g) Krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve të tjera speciale.

Këtu merret parasysh fakti se në bazë të ligjit, rezervat krijohen nga fitimi pas tatimit. Këtu përjashtohen rastet që janë parashikuar në ligje apo në akte të tjera nënligjore si në ligjin Nr. 8081, datë 7.03.1996 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe në ligjin dhe rregulloret e Bankës së Shqipërisë. Me rezerva dhe fonde të tjera duhen kuptuar edhe provigjonet për rreziqe (humbje) dhe shpenzime (detyrime) të krijuara nga fitimi pas tatimit sipas përcaktimit në nenin 38 të Ligjit ‘’Për kontabilitetin’’. Për qëllim të llogaritjes se tatimit mbi fitimin, provigjonet që krijohen për mbulimin e humbjeve ose të shpenzimeve të pritshme, nuk përbëjnë shpenzime të njohura për efekt fiskal.

gj). Tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe TVSH e zbritshme.

Tatimi mbi të ardhurat personale mbahet 100 përqind nga paga e të punësuarve me detyrimin ligjor për tu transferuar në llogarinë e organeve tatimore sipas përcaktimeve ligjore. Këtu bëhet fjalë për tatimin mbi të ardhurat personale të llogaritur dhe të mbajtur nga punëdhënësi mbi pagën bruto të punëmarrësve, pagë e cila është përfshirë njëherë në shpenzimet e bisnesit. Në këtë mënyrë pra shmanget mundësia e dublimit të këtyre shpenzimeve në shpenzimet e njohura.

Tatimi mbi fitimin llogaritet mbasi është përcaktuar rezultati financiar (fitim ose humbje). Në këtë kuptim pra ai nuk është shpenzim por pjesë e rezultatit.

TVSH e zbritshme nuk kontabilizohet në llogarinë e shpenzimeve. Në këtë mënyrë ajo redukton TVSH e llogaritur.

Akciza e paguar në blerje ose në import në çdo rast është shpenzim i zbritshëm. Kështu p.sh. nëse një shoqëri transporti blen karburante, në çmimin e të cilave është përfshirë sigurisht edhe akciza, e gjithë vlera e këtyre shpenzimeve ku bën pjesë edhe akciza është shpenzim i njohur.

E kundërta ndodh me akcizën e llogaritur në shitje. Kjo akcizë nuk njihet si shpenzim i zbritshëm. Kështu p.sh. një tatimpagues prodhues birre, kur shet birre, llogarit edhe akcizën përkatëse të cilën e mbledh dhe e derdh për llogari të shtetit. Në këtë rast për pjesën e akcizës së llogaritur nuk preken llogaritë e të ardhurave dhe të shpenzimeve. pasi akciza në këtë rast është shtesë mbi çmimin e shitjes (kosto plus fitim) dhe nuk ka pra pse të zbritet nga shpenzimet e bisnesit. h) Shpenzimet e përfaqësimit, për shkak të karakterit të tyre të përzier dhe të pamundësisë për të përcaktuar se sa prej tyre janë për ushtrimin e bisnesit dhe sa për qëllime private apo personale, nuk njihen si shpenzime të zbritshme për shumat që kalojnë masën prej 2 përqind të fondit vjetor të pagave bruto të tatimpaguesit të vitit përkatës. Natyrën e shpenzimeve të

151

Page 152: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

përfaqësimit kanë shpenzime të tilla si p.sh. nëse një tatimpagues kryen shpenzime për organizimin e një shëtitjeje në det për një partner të tij, ku është e pamundur të përcaktosh pjesën e shpenzimeve që i takon ushtrimit të bisnesit nga pjesa në këtë rast e shpenzimeve me karakter privat. Në këto raste dhe të tjera që kanë natyrën e shpenzimeve të përfaqësimit, do të njihen si të zbritshme vetëm shumat deri në masën 2 përqind të fondit vjetor të pagave të tatimpaguesit. Në shpenzimet e përfaqësimit në kuptim të kësaj pikë, nuk përfshihen shpenzimet e përfaqësimit legal të tatimpaguesit, të cilat janë shpenzime të njohura të biznesit.

i) Në shpenzimet e konsumit personal do të përfshihen të gjitha shpenzimet e karakterit të konsumit personal individual, të cilat nuk kanë lidhje me mbarëvajtjen dhe rezultatin e biznesit, dhe që sipas Ligjit do të jenë si shpenzime të panjohura për efekt tatimi. Me të tilla shpenzime kemi të bëjmë për shembull kur tatimpaguesi një pjese të mallrave të prodhuara apo të tregëtuara prej tij i përdor për konsum personal apo familjar, kur një pjesë të karburantit e përdor edhe për makinën e familjes së tij, si dhe shpenzime të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu, konsiderohen si shpenzime të konsumit personal dhe të panjohura për efekt fiskal edhe shpenzimet për qeratë e banesave, të cilat shërbejnë për akomodimin dhe fjetjen e punonjësve vendas dhe të huaj, duke përfshirë edhe personelin drejtues të tyre, pavarësisht nga kushtet në kontratën e punësimit ose shërbimit.

j) Shpenzimet që kalojnë kufijtë e përcaktuar në ligje apo akte nënligjore, p.sh. shumat e amortizimit të aktiveve të biznesit, të cilat tejkalojnë normat e përcaktuara në nenin 22 të këtij Ligji; shpenzimet që tejkalojnë kufirin e përcaktuar në ligjin “Për sponsorizimet”, etj. Për një tatimpagues i cili rezulton me humbje në vitin koherent, shpenzimet e kryera nga ai për sponsorizime gjatë po këtij viti, janë shpenzime të panjohura, pra në këtë rast për efekt fiskal, për këtë tatimpagues bëhet korigjimi i rezultatit. Shpenzime të panjohura janë edhe shpenzimet e kryera për dieta të cilat kalojnë kufirin prej 3 mijë lekë për ditë të plota shërbimi brenda vendit dhe prej 1000 lekë për gjysëm ditë shërbimi brenda vendit. Të tilla janë edhe shpenzimet e kryera për dieta jashtë vendit të cilat kalojnë kufirin prej 60 USD për çdo ditë të plotë shërbimi dhe 30 USD për çdo gjysëm dite shërbimi. Numri i ditëve të shërbimit të kryera brenda apo jashtë vendit është e detyrueshme të justifikohet me dokumentat përkatëse të udhëtimit si biletat e transportit, pasaporta (vulat e hyrjes e të daljes nga vendi), etj.

k) shpenzimet për dhurata dhe për pritje-përcjellje.

l) shpenzimet që rrjedhin si rezultat i korigjimit të regjistrimeve të gabuara kontabile të kryera vitet e kaluara. Në zbatim të Ligjit ‘’Për kontabilitetin’’, regjistrimet e gabuara kontabile të viteve të kaluara korigjohen në vitin që ato konstatohen por me efekt në vitin që janë regjistruar në mënyrë të gabuar.

m) çdo shpenzim, masa e të cilit nuk vërtetohet me dokumente nga tatimpaguesi. Kjo do të thotë se asnjë shpenzim nuk është i njohur nëse ai

152

Page 153: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

nuk justifikohet nëpërmjet një fature tatimore me TVSH, në rastin e blerjeve nga një tatimpagues i regjistruar në TVSH, dhe nëpërmjet një fature të thjeshtë në rastin e blerjeve nga tatimpaguesit e bisnesit të vogël. Fatura që lëshohet nga tatimpaguesit e bisnesit të vogël është dokument justifikues për shpenzimet vetëm në rast se ajo përmban të gjithë elementet që përcakton Ligji ‘’Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet’’ (numrin rendor, datën dhe vendin e lëshimit, numrin e Çertifikatës së Ushtrimit të Veprimtarisë, emrin dhe adresën e shitësit dhe blerësit, çmimin e plotë të shitjes, etj.). Kuponat tatimor të lëshuar me arkat regjistruese dhe dëftesat e ndryshme tatimore nuk njihen si dokumente justifikues për shpenzimet.

Kur secili prej shpenzimeve të përmendura më sipër është regjistruar në kontabilitet dhe është zbritur nga të ardhurat gjatë llogaritjes së fitimit vjetor të tatimpaguesit, ato do t’i shtohen fitimit vjetor gjatë llogaritjes së fitimit të tatueshëm.

Në paragrafin 2 dhe 3 të nenit 21 të Ligjit, flitet për interesin e paguar për borxhet tej kufirit. Një borxh i tillë konsiderohet të jetë çdo borxh aksionerësh që kalon katër herë kapitalin që ka dhënë (kontribuar) aksioneri. Hua aksionerësh është çdo hua e dhënë nga aksioneri ose një person i lidhur siç përmendet në gërmën ‘’dh’’ të nenit 2. Huatë e dhëna nga bankat tregëtare përjashtohen nga kjo dispozitë.

Bankat dhe kompanitë e sigurimit nuk iu nënshtrohen këtyre dispozitave.

3.7. AMORTIZIMI

3.7.1. Personat që llogarisin amortizimin.

Amortizimi i aktiveve te biznesit llogaritet nga:

- Pronari i aktiveve

- Nga personi që mbart riskun, në rastin e aktiveve të dhëna me qera ose me huapërdorje. Këto persona llogarisin amortizim për shembull në rastet e leasingut (kontratë qera-financimi), pra kur aktivet pasqyrohen në evidencën kontabël të personit që merr aktivet me kontratë leasingu.

Në kushtet e zakonshme të qeradhënies, amortizimi do të llogaritet nga pronari i aktiveve.

Aktive të tilla si: Toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nuk amortizohen.

3.7.2. Normat e amortizimit sipas grupeve

Amortizohen individualisht dhe në mënyrë lineare :

a. Kostot e blerjes ose ndërtimit, kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të ndërtesave, si dhe kostot e konstruksioneve, makinerive

153

Page 154: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

e pajisjeve me afat përdorimi më të madh se 20 vjet, të trupëzuara me ndërtesat ose tokën, si p.sh. ashensorët, konstruksionet metalike pjesë e ndërtesës, vinça, makineri e pajisje transmisioni, etj. Norma e amortizimit të këtyre aktiveve është 5 përqind. Po në këtë mënyrë amortizohen edhe impiantet e ndryshme të transportimit si; ujësjellësit, naftësjellësit, gazsjellësit, linjat hekurudhore, linjat e tensionit të lartë, teleferikët, etj. të ngjashme me to.

b. Aktivet e patrupëzuara të biznesit si marka, patenta, shpenzimet e nisjes, emri i mirë në rastet kur ky i fundit është blerë, etj. Norma e amortizimit për këtë kategori aktivesh është 10 përqind.

Baza e llogaritjes së amortizimit për dy kategoritë ‘’a’’ dhe ‘’b’’ të aktiveve të përmendura më sipër është vlefta fillestare e aktivit (kosto historike) të cilës i shtohen edhe kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktivit si dhe i zbriten të ardhurat nga shitja dhe kompensimet e marra. Për llogaritjen e amortizimit merret për bazë koha (muaji) e hyrjes apo e daljes së aktivit.

Amortizohen mbi bazë grupimi:

a) Kompjuterat, sistemet e informacionit, produktet software e pajisjet e ruajtjes së të dhënave. Norma e amortizimit për këtë kategori aktivesh është 25 përqind.

b) Të gjitha aktivet e tjera të veprimtarisë të cilat nuk përfshihen në grupimet ‘’a’’, ‘’b’’ dhe ‘’c’’ të përmendura më sipër, si makineritë e pajisjet e prodhimit e të shërbimit, mjetet e transportit të të gjitha llojeve, etj. Norma e amortizimit për këtë kategori aktivesh është 20 përqind.

Baza e llogaritjes së amortizimit për dy kategoritë ‘’c’’ dhe ‘’d’’ të aktiveve të përmendura më sipër është vlefta kontabile e mbetur e grupit të aktiveve (vlefta fillestare minus amortizimi), të cilës i shtohen edhe kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të grupit si dhe i zbriten të ardhurat nga shitja dhe kompensimet e marra.

Për të katër kategoritë e aktiveve të përmendura më sipër, për efekte fiskale konsiderohen kosto të përmirësimit, të rinovimit dhe të rikonstruksionit, shpenzimet që kanë për qëllim përmirësimin e kapacitetit përfitues të ardhshëm të aktiveve dhe vlefta e të cilave është më e madhe së 15 përqind e vlerës kontabile të mbetur të aktiveve. Kur këto shpenzime janë më të vogla së 15 përqind e vleftës kontabile të mbetur të aktivit përkatës, ato konsiderohen shpenzime për mirëmbajtjen e aktivit dhe pasqyrohen totalisht si shpenzime biznesi për periudhën korente.

3.8. INVENTARI

Për vlerësimin e gjendjes së inventarit në fund të periudhës tatimore, tatimpaguesi mund të përdorë një nga metodat e vlerësimit të parashikuara në Ligjin për Kontabilitetin.

154

Page 155: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Tatimpaguesi është i detyruar që të ruajë në mënyrë të qëndrueshme një nga format e inventarizimit. Pra, nëqoftëse një tatimpagues e ka vlerësuar inventarin e tij në fillim të një periudhe tatimore me metodën LIFO, po me këtë metodë duhet të vazhdojë ta vlerësojë inventarin edhe për periudhat e ardhshme.

3.9. BORXHET E KEQIJA

Me borxh të keq kuptohet një kërkesë për t’u arkëtuar (detyrim debitor) e cila për shkak të gjendjes së keqe financiare të debitorit, vënies së tij në faliment ose për një shkak tjetër që nuk varet nga kreditori, kthehet në një detyrim që mund të mos arkëtohet tërësisht ose pjesërisht.

Borxhi i keq, që të njihet si i tillë gjatë vitit ushtrimor, duhet të përmbushë njëkohësisht tre kushtet e mëposhtëme : - Shuma e këtij borxhi të jetë përfshirë më përpara në të ardhurat e

tatimpaguesit (me faturë ose dokumentacion tjetër i cili është kontabilizuar si e ardhur në evidencën kontabile),

- Kur për arkëtimin e tij janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme ligjore

dhe janë zbatuar sanksionet e përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Përfundimisht, pasi nuk është bërë i mundur arkëtimi, ai dokumentohet me vendim të gjykatës apo organeve të tjera kompetente të njohura me Ligj,

- Kur ky borxh është fshirë nga librat kontabël, gjë që do të thotë se është kaluar nga llogaritë përkatëse të klientit ku është kontabilizuar fillimisht, në llogaritë e rezultatit.

Nëse për çdo rast një shumë e njohur më parë si borxh i keq, likuidohet gjatë vitit korent, kjo shumë përfshihet në të ardhurat e tij.

3.10. PJESËMARRJET QË PËRJASHTOHEN NGA TATIMI MBI FITIMIN

Dividentët e përfituara nga shoqëritë rezidente dhe ndarjet e fitimit të marra nga ortakët rezidentë, me qëllim që të shmanget tatimi i dyfishtë, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin. Një gjë e tillë eliminon mundësinë tatimit dy apo më shumë herë të fitimit. Si kusht minimal për përjashtimin nga pjesëmarrja, ligji përcakton :

- Për shoqëritë. Subjekti përfitues të ketë jo më pak se 25% në vlerë ose në numër të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës.

- Për ortakëritë jo më pak se 25% të kapitalit fillestar.

Shembull:

155

Page 156: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Le të supozojmë se fitimet e realizuara gjatë një viti tatimor nga personat juridikë rezidentë të mëposhtëm janë:

1-Shoqëria A 1.000.000 lekë2-Shoqëria B 800.000 lekë3-Shoqëria C 900.000 lekë4-Shoqëria D 600.000 lekë

Shoqëria A zotërohet nga:

1-Shoqëria B e cila zotëron 50% të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës të shoqërisë A.

2-Shoqëria C e cila zotëron 30% të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës së shoqërisë A.

3-Shoqëria D e cila zotëron 20% të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës së shoqërisë A.

Pozicioni në pagimin e tatimit mbi fitimin për sejcilën shoqëri, duke patur parasysh kushtet e nenit 26 të Ligjit do të jetë:

1-Për shoqërinë A -Fitimi i realizuar 1.000.000 lekë-Tatimi mbi fitimin (25%) 250.000 lekë-Dividentë për tu shpërndarë 750.000 lekë

2-Për shoqërinë B

-Fitimi i vetë shoqërisë 800.000 lekë-Dividenti i marrë nga shoqëria A (m.q.sshoqëria B zotëron mbi 25% të aksioneve të shoqërisë A, plotësohen kushtet e nenit 26, pra dividenti i marrë nga shoqëria A nuk do të inkludohet në rezultat 750.000 x50%=375.000)-Tatimi mbi fitimin 25% (800.000x25%) 200.000 lekë-Divident për tu shpërndarë(800.000-200.000+ 375.000) 975.000 lekë-Tatimi mbi dividentin për aksioneret (10%) 97.500 lekë

3-Për shoqërinë C

-Fitimi i vetë shoqërisë 900.000 lekë-Divident i marrë nga shoqëria A ( m.q.n.sshoqëria C zotëron mbi 25% të aksioneve të shoqërisë A, (plotësohen kushtet e nenit 26). Pradividenti i marrë nga shoqëria A nuk do të inkludohet në rezultat. 700.000x25%=175.000-Tatimi mbi fitimin 25% (900.000x25%) 225.000 lekë

156

Page 157: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

-Dividentë për t’u shpërndarë për aksionerët (900.000 - 225.000 + 175.000) 850.000 lekë-Tatimi mbi dividentin për aksionerët 10% 85.000 lekë

4- Për shoqërinë D

-Fitimi i vetë shoqërisë 600.000 lekë-Divident i marrë nga shoqëria A (750.000x20%) 150.000 lekë-Tatim mbi dividentin i mbajtur në burim sipas nenit 33-1-a (150.000x15%) 22.500 lekë-Dividenti në nivel shoqërie i marrë mbas mbajtjes se tatimit në burim (150.000-22.500) 127.500 lekë

-Shuma e fitimit plus dividentin (600.000+127.500) 727.500 lekë-Tatim i kredituar mbi dividentin, i mbajtur në burim 22.500 lekë

-Fitimi mbi të cilin do të llogaritet tatimi(727.500+22.500) 750.000 lekë

-Tatimi mbi fitimin (750.000x25%) 187.500 lekë-Kreditim për tatimin e dividentit të mbajtur në burim (neni 29-2) 22.500 lekë-Tatimi mbi fitimin për tu paguar 165.000 lekë

Shuma për tu shpërndarë si divident për aksionerët:

-Fitimi i vetë shoqërisë 600.000 lekë-Dividentë të marrë nga shoqëria A 150.000 lekë-Shuma 750.000 lekë-Tatim mbi dividentin i mbajtur në burim 22.500 lekë-Tatim fitimi i paguar 165.000 lekë-Shuma për tu shpërndarë në formë dividenti për aksionerët (750.000-22.500-165.000) 562.500 lekë-Tatim mbi dividentin për aksionerët 56.250 lekë. (562.500x10%)

Pra kjo do të ishte situata për shoqëritë A,B,C dhe D në zbatim të nenit 26 të Ligjit. 3.11. MBARTJA E HUMBJEVE

Humbja e rezultuar dhe e njohur nga organet tatimore, zbritet rradhazi nga fitimi i vitit pasardhës. Kur humbja është më e madhe së fitimi i vitit pasardhës, pjesa e mbetur zbritet nga fitimi i vitit të dytë dhe të tretë pasardhës.

157

Page 158: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Paragrafi 2 i nenit 27 ndalon transferimin e humbjes së shoqërive, pasi lejimi i mbartjes së humbjes duhet të jetë e lidhur vetëm me tatimpaguesin që e pëson humbjen. Meqënëse zbatimi i këtij parimi kërkon që referimi të bëhet ndaj pronarit të shoqërisë, në rast se gjatë një periudhe tatimore pronësia e drejtpërdrejtë dhe/ose e terthortë e kapitalit themeltar, ose të drejtave të votës të një personi ndryshon, me më shumë se 25% në vlerë ose në numër, e drejta e mbartjes së humbjes në atë periudhë tatimore dhe në periudhat paraardhëse të tatimit, humbet.

3.12. DEKLARIMI TATIMOR

Tatimpaguesi është i detyruar të paraqesë në organet tatimore, Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës. Kjo deklaratë është e detyrueshme edhe për tatimpaguesit të cilët në zbatim të këtij ligji përfitojnë lehtësi e përjashtime tatimore. Së bashku me Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin, tatimpaguesi duhet të paraqesë edhe pasqyrën e amortizimit për efekt fiskal si dhe pasqyrën e dividentit dhe tatimit mbi dividentin. Këto pasqyra janë sipas formatit bashkangjitur Udhëzimit. Në të njëjtën kohë, tatimpaguesi paraqet në organet tatimore edhe Bilancin Kontabël, llogarinë e fitimeve dhe të humbjeve si dhe anekset e tjerë të llogarisë vjetore.

3.13. PARAPAGIMET (PARADHËNIET)

Tatimi mbi fitimin paguhet në formë paradhënie, brenda datës 15 të çdo muaji. Këstet mujore të vitit ushtrimor llogariten si më poshtë :

3.13.1. Llogaritja e kësteve të parapagimeve (të paradhënieve)

Për periudhën tatimore të vitit ushtrimor, kësti mujor i paradhënies përcaktohet duke u mbështetur në masën e fitimit të tatueshëm të dy viteve më parë, siç është përshkruar në shembullin e mëposhtëm :

Shembull nr. 1. Tatimi mbi fitimin

Viti 2000 1200000lekë Viti 2001 1800000lekë

Paradhëniet për vitin 2002.

Janar - Prill 2002 1200000 / 12 muaj = 100000 lekë/muaj 100000 x 4 muaj = 400000 lekë/ muaj

Maj - Dhjetor 2002 1800000 - 400000 / 8 muaj =175000 lekë/muaj 175000 x 8 muaj = 1400000 lekë për 8 muaj

3.13.2. Në rastin kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë e tij në vitin e dytë paraardhës, këstet e paradhënieve të tatim fitimit për periudhën ushtrimore llogariten sipas shembullit të mëposhtëm :

158

Page 159: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shembull nr. 2.Tatimi mbi fitimin

Viti 2000(fillon aktivitetin më 1 prill) 900.000 Viti 2001 1.800.000

Paradhëniet për vitin 2002.Janar-prill 2002 900.000 / 9 muaj = 100.000 lekë/muaj

100.000 leke x 4 muaj = 400.000 lekë.Maj-dhjetor 2002 1.800.000-400.000 / 8 muaj = 175.000 lekë/muaj

3.13.3. Kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë në vitin e parë paraardhës, paradhëniet e tatim fitimit bëhen sipas shembullit të mëposhtëm :

Shembull nr. 3. Tatimi mbi fitimin

Viti 2000 Nuk ka aktivitetViti 2001 Fillon aktivitet më 1 Prill 1.350.000lekë

Paradhëniet për vitin 2002

Janar-Prill 2002 Paradhënia sipas vlerësimit të tatimpaguesit Maj-Dhjetor 2002 1.350.000 lekë/9 muaj = 150.000 lekë/muaj 150.000 x 8 muaj = 1.200.000 lekë

3.13.4. Kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë në vitin vijues, paradhëniet e tatimit mbi fitimin bëhen duke u bazuar në deklaratën parashikuese për shumën e vlerësuar të tatimit mbi fitimin pjestuar me numrin e muajve të periudhës vijuese. E njëjta mënyrë për paradhëniet e tatimit mbi fitimin do të përdoret edhe në rastin kur periudhat paraardhëse paraqiten me humbje.

Tatimpaguesit që e fillojnë veprimtarinë në vitin vijues tatimor dhe ushtrojnë aktivitet në sferën prodhuese (sipas përcaktimit të INSTAT-it për veprimtaritë prodhuese), nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin në formë paradhënie për 6 muajt e parë të veprimtarisë pas regjistrimit në organin tatimor. Kështu nëse një tatimpagues që zhvillon veprimtari në sferën prodhuese, regjistrohet në organin tatimor me 1 janar të vitit vijues, ai nuk do të paguajë tatim në formë paradhënie mbi fitimin për periudhën Janar-Qershor të vitit vijues, ndërsa për periudhën tjetër të vitit vijues Korrik-Dhjetor, ai do të paguajë tatim mbi fitimin në formë paradhënie mbi bazën e deklaratës parashikuese për shumën e vlerësuar të detyrimit mujor, sipas paragrafit të parë të kësaj pikë. (3.13.4.)Në rast se veprimtaria e këtij tatimpaguesi (regjistrimi në organin tatimor) kryhet në muajin shtator të vitit vijues, ai nuk do të paguajë tatim mbi fitimin në formë paradhënie për periudhën Shtator-Dhjetor të vitit vijues.

159

Page 160: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3.13.5. Korigjimi në ulje i kësteve të paradhënieve.

Kur tatimpaguesi vërteton para organeve tatimore, në mënyrë domethënëse dhe të argumentuar, uljen e masës së përcaktuar të tatimit mbi fitimin, atëherë organet tatimore mbas kontrollit dhe verifikimit në vend pranë tatimpaguesve, pranojnë zvogëlimin e këtyre paradhënieve.

3.13.6. Korigjimi në rritje i kësteve te paradhënieve

Administrata tatimore mund të rrisë këstet mujore të paradhënieve gjatë vitit tatimor ushtrimor, vetëm në rast se plotësohet njëra nga kërkesat e mëposhtëme :

a. Tatimpaguesi duhet të paraqëse një deklaratë vlerësimi të fitimit të vitit tatimor ushtrimor jo më vonë se data 31 tetor. Mbështetur në këtë fitim të vlerësuar, administrata tatimore korigjon këstet për muajt nëntor dhe dhjetor në rast se fitimi i vlerësuar dhe tatimi i pritshëm mbi fitimin rezulton 10 përqind ose mbi 10 përqind më i madh se këstet e llogaritura paraprakisht.

Shembull 1.

Këstet e llogaritura për muajt Janar – Prill 400 000 lekëKëstet e llogaritura për muajt Maj - Tetor 1 200 000 lekë Shuma 1 600 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar (mbështeturnë informacionin e dhënë nga vetë tatimpaguesi) 2 500 000 lekë

Këstet e llogaritura paraprakisht për muajt Nëntor - Dhjetor (2x200.000) 400 000 lekë

Këstet totale për të gjithë vitin tatimor ushtrimor (1 600 000 + 400 000) 2 000 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar është 25 përqind më i lartë se këstet e llogaritura paraprakisht, gjë që çon në një shtesë kësti për muajt Nëntor-Dhjetor prej (250 000 + 250 000 lekë) 500 000 lekë në muaj

Shembull 2.

Këstet e llogaritura për muajt Janar-Prill 400 000 lekëKëstet e llogaritura për muajt Maj-Tetor 1 200 000 lekëShuma 1 600 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar (mbështetur nëinformacionet e dhëna nga tatimpaguesi) 2 100 000 lekë

160

Page 161: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Këstet e llogaritura paraprakisht për muajtNëntor - Dhjetor 400 000 lekë

Këstet totale për vitin tatimor ushtrimor 2 000 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar është 5 përqind më i lartë se shuma e kësteve të llogaritura paraprakisht (2 100 000/2 000 000), gjë që dotë thotë së administrata tatimore nuk do të zbatojë pikën 6 të nenit 30. Shembull 3.

Këstet e llogaritura për muajt Janar-Prill 400 000 lekëKëstet e llogaritura për muajt Maj-Tetor 1 200 000 lekëShuma 1 600 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar mbështetur nëinformacionet e dhëna nga tatimpaguesi) 1 500 000 lekë

Këstet e llogaritura paraprakisht për muajtNëntor - Dhjetor 400 000 lekë

Këstet totale për vitin tatimor ushtrimor 2 000 000 lekë

Tatimi mbi fitimin i vlerësuar është 25 përqind më i ulët se shuma e kësteve të llogaritura paraprakisht (2 000 000/1 500 000), gjë që do të thotë se administrata tatimore duhet të ulë në zero këstet mujore të periudhës nëntor-dhjetor të vitit tatimor ushtrimor sipas pikës 5 të nenit 30. b. Administrata tatimore korigjon madhësinë e këstit mujor kur mbas një kontrolli të kryer për vitin tatimor paraardhës rezulton se tatimi mbi fitimin për vitin paraardhës ka qënë i pasaktë.

c. Në çdo rat kur tatimpaguesi nuk vepron në përputhje me kerkesat e përmendura në pikën ‘’a’’ më sipër. Në një situatë të tillë administrata tatimore mund të përdorë të gjithë informacionet që ka në dispozicion, për shembull të dhënat për xhiron, importet, eksportet, tenderat e fituar, etj.

3.13.7. Afatet e pagesës dhe rillogaritja përfundimtare

Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi paguan në llogarinë e organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, tatim fitimin mujor përkatës, për llogari të muajit në vijim, sipas metodës së përllogaritjeve të përshkruara me lart.

161

Page 162: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në paragrafet e mësipërm, bëjnë tatimpaguesit, paradhënia i të cilëve nuk kalon shumën 10000 lekë në muaj. Në këtë rast paradhëniet paguhen në mënyrë të përmbledhur për çdo tremujor, deri në datën 15 të muajit që ndjek tremujorin.

Në pajtim me frymën e nenit 19 të Ligjit, bëhet llogaritja definitive e tatimit mbi fitimin që duhet të paguajë çdo tatimpagues për periudhën tatimore në bazë të bilancit dhe të pasqyrave anekse të tij, për fitimin e tatueshëm të realizuar në fakt dhe përcaktohet përfundimisht nëse tatimpaguesi ka derdhur më tepër apo më pak në buxhet në formën e paradhënieve.

Në momentin e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave dhe të bilancit të veprimtarisë vjetore me anekset përkatëse, bëhet rillogaritja e shumës së tatimit vjetor të pagueshëm nga tatimpaguesi. Nëse tatimi i deklaruar në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave dhe të bilancit vjetor është më i madh se paradhëniet e bëra gjatë vitit, tatimpaguesi është i detyruar të derdhë diferencën brenda 15 ditësh nga data e paraqitjes së deklaratës. Nëse shumat e paradhënieve rezultojnë më të medha nga ato të deklaruara në deklaratën vjetore të të ardhurave, organet tatimore janë të detyruara ti njohin këto shuma për shlyerjen e detyrimeve tatimore të prapambetura ose për pagesën e detyrimeve tatimore të ardhshme. Me kërkesën e tatimpaguesit këto shuma mund ti rikthehen atij brenda 15 ditësh nga marrja e deklaratës tatimore.

4. MBAJTJA NË BURIM E TATIMIT MBI TË ARDHURAT

4.1. MBAJTJA NË BURIM E TATIMIT MBI TË ARDHURAT

Në zbatim të nenit 33 të Ligjit, çdo person që bën një pagesë lidhur me të ardhurat sipas pikave ‘’a’’ deri në ‘’e’’ të këtij neni, mban në burim tatimin mbi të ardhurat. Të ardhurat për të cilat tatimi mbahet në burim dhe masa e tatimit për çdo lloj të ardhurash janë si më poshtë :

4.1.1. Të ardhurat nga dividentët.

Të ardhurat që shpërndajnë shoqëritë tregëtare apo shoqëritë e tjera të njohura me Ligj, në formën e dividentit janë të ardhura të tatueshme dhe tatohen :

- 10 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ jorezident shqiptar (i huaj).

- 15 përqind kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një ent i çfarëdoshëm që nuk është i regjistruar për tatimet. Me ente duhen kuptuar institucionet e ndryshme shtetërore qendrore apo lokale, institucionet e ndryshme jo shtetërore, etj. Pra, për këto ente të cilat zotërojnë aksione të një shoqërie, tatimi

162

Page 163: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

llogaritet dhe mbahet në burim në masën 15 përqind nga shoqëria që shpërndan dividentët.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një shoqëri e regjistruar për tatimet e cila zotëron më pak se 25 përqind në vleftë apo në numër të kapitalit aksioner apo të së drejtës së votës në shoqërinë që shpërndan dividentët.

- Zero përqind, kur përfituesi i të ardhurave nga dividentët është shoqëri e regjistruar për tatimet e cila zotëron jo më pak se 25 përqind në vleftë apo në numër të kapitalit aksioner apo të së drejtës së votës në shoqërinë që shpërndan dividentët.

4.1.2. Të ardhurat nga ndarjet e fitimit.

Të ardhurat që shpërndajnë ortakëritë, në formën e ndarjes së fitimit janë të ardhura të tatueshme dhe tatohen :

- 10 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ jorezident shqiptar (i huaj).

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një shoqëri e regjistruar për tatimet e cila zotëron më pak se 25 përqind të kapitalit themeltar të ortakërisë.

- zero përqind, kur përfituesi i të ardhurave nga ndarja e fitimit është shoqëri e regjistruar për tatimet e cila zotëron jo më pak se 25 përqind të kapitalit themeltar në ortakëri.

4.1.3. Të ardhurat nga interesat, përveç interesave të bonove të thesarit dhe të letrave të tjera me vlerë të emetuara nga Qeveria para datës 1 Janar 1999.

Këto të ardhura tatohen në masën :

- 10 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ jorezident shqiptar (i huaj).

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një ent i çfarëdoshëm që nuk është i regjistruar për tatimet.

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet, pasi në këtë rast përfituesi është i

163

Page 164: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

detyruar t’i përfshijë këto të ardhura në të ardhurat e binesit të tij .

4.1.4. Të ardhurat e përfituara nga pagesat për të drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale.

Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, veprat artistike apo shkencore, që përfshijnë

përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografike, filmat apo tipet e inçizimeve të radios apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete apo proces teknollogjik, pajisje industriale, tregtare apo shkencore ose informacion industrial, tregtare apo shkencor.

Për këto të ardhura personi që bën pagesën, mban në burim tatimin në masën:

- 10 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është person jorezident shqiptar (i huaj).

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një ent i çfarëdoshëm që nuk është i regjistruar për tatimet.

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet.

Në rastin e fundit (zero përqind), kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri rezidente shqiptare apo shoqëri jo rezidente por e regjistruar në Shqipëri, dhe kjo shoqëri deklaron se të ardhurat e përfituara do ti inkludojë në të ardhurat nga biznesi i saj, shoqëria që bën pagesë nuk mban tatimin në burim.

Kur personi që bën pagesën nuk është shoqëri apo ent publik, duke qënë se nuk ka burim, të ardhurat nga e drejta e autorit apo pronësia intelektuale, deklarohen nga individi që përfiton këto të ardhura dhe paguhet po nga vetë ai në buxhet.

4.1.5. Të ardhurat nga shërbimet teknike dhe shërbimet e menaxhimit.

Këto të ardhura tatohen si më poshtë:

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është person jorezident (i huaj).

164

Page 165: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një ent i çfarëdoshëm që nuk është i regjistruar për tatimet.

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet.

4.1.5.1. Të ardhurat nga qeradhënia.

Në kuptim të pikës “d” të nenit 33 të Ligjit lidhur me tatimin e mbajtur në burim për qeradhënien, çdo tatimpagues i regjistruar si subjekt i TVSH-së apo i biznesit të vogël, apo çdo person tjetër (ent i çfarëdoshëm), për rastet kur paguan detyrim qeraje për ndërtesa apo tokë të marrë prej tij, është i detyruar që kur bën pagesat e qerasë, të mbajë tatimin në burim dhe ta transferojë atë në buxhet si më poshtë:

- 10 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është person jorezident (i huaj).

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet.

Kur qeramarrësi është person fizik natyral, tatimi nuk do të mbahet në burim, por do të deklarohet dhe paguhet në organet tatimore nga qeradhënësi sipas nenit 13 të Ligjit (në rast se qeradhënësi është person fizik natyral).

4.1.6. Të ardhurat nga shërbimet e instalimeve, montimeve, ndërtimeve dhe punëve mbikqyrëse.

Këto të ardhura tatohen si më poshtë:

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar.

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është person jorezident (i huaj).

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është një ent i çfarëdoshëm që nuk është i regjistruar për tatimet.

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet.

Për të ardhurat e përmendura në pikat 4.1.5. dhe 4.1.6. për të cilat tatimi mbahet në burim, moment pagese do të konsiderohet muaji brenda të cilit është furnizuar shërbimi.

165

Page 166: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4.1.7. Të ardhurat nga veprimtaritë artistike, argetuese dhe sportive.

Këto të ardhura tatohen:

- 15 përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është individ rezident shqiptar apo individ jorezident shqiptar të paregjistruar si tatimpagues në organet tatimore.

- zero përqind, kur përfituesi i këtyre të ardhurave është shoqëri e regjistruar për tatimet.

Të ardhurat e përcaktuara në pikat 4.1.5, 4.1.6. dhe 4.1.7. më sipër dhe që i referohen pikave “d”,”dh”, dhe “e” të Ligjit, kanë të bëjnë me pagesat që bëjnë të gjithë personat rezidentë shqiptare, organet e qeverisjes qëndrore e vendore si dhe çdo subjekt tjetër, për individë të ndryshëm (të paregjistruar për tatimet) të cilët furnizojnë shërbime të çfarëdoshme për këto persona. Shërbime të tilla janë shërbimet teknike të mirëmbajtjes, të instalimit, të montimit, të punëve mbikqyrëse, shërbimet e transportit, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet e përfaqësimit, si dhe çdo shërbime tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë në asnjë rast për furnizime mallrash.

Në rast se një tatimpagues jorezident merr të ardhura nga burime të përmendura në pikat 4.1.5, 4.1.6. dhe 4.1.7, ai mund të zgjedhë të tatohet sikur të kishte një njësi të përhershme në Shqipëri. Në këtë rast ai duhet të paraqesë një deklaratë nëpërmjet të cilës ai njofton personin që bën pagesën si dhe organin tatimor se të ardhurat e siguruara prej tij do të përfshihen në të ardhurat e bisnesit që ai ushtron në Shqipëri. Si rrjedhojë tatimpaguesi në këtë rast do të tatohet për fitimin neto të përcaktuar sipas Ligjit ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’. Kur përfituesi i këtyre të ardhurave nuk e paraqet deklaratën e mësipërme, personi që bën pagesën është i detyruar të mbajë tatimin në burim në masën 15 përqind në momentin e pagesës. Pra, tatimpaguesve jorezidentë të cilët përfitojnë të ardhura si ato të përmendura në pikat "d", "dh", dhe "e" të paragrafit 1 të nenit 33 të Ligjit, u lihet alternativa për ti inkluduar të ardhurat e përfituara nga këto pagesa në rezultat, për t’u tatuar në këtë mënyrë mbi fitimin neto, me kushtin që ata të kenë një seli të përhershme në Shqipëri.

Shembull :

Një kompani italiane dërgon një specialist për të kryer një shërbim teknik për një shoqëri rezidente shqiptare. Kompania italiane i kërkon shoqërisë rezidente shqiptare që të paguajë 150 mijë për këtë specialist. Kostot e bisnesit që lidhen me këtë specialist (për shembull kosto e strehimit, e zyrës, etj.) arrijnë në 100 mijë lekë.

Sipas pikës 1.d të nenit 33, shoqëria rezidente shqiptare duhet të mbajë në burim tatimin prej 22 500 lekë (150 mijë x 15 përqind). Por, në rast se kompania italiane deklaron se zgjedh të tatohet me tatim mbi fitimin (në përputhje me nenin 33 pika 4), atëherë ajo duhet të regjistrohet si tatimpagues rezident shqiptar. Në këtë rast shoqëria rezidente shqiptare nuk

166

Page 167: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

mban tatimin në burim, kurse kompania italiane paguan tatimin mbi fitimin në masën 12.500 lekë {(150 mijë - 100 mijë ) x 25 %)}.

4.2. MBAJTJA E TATIMIT NË BURIM PËR PAGESA TË KRYERA NGA JOREZIDENTËT

Në zbatim të pikës 2 të nenit 33 të Ligjit, edhe personat jorezidentë mbajnë në burim tatimin për të gjitha pagesat (përcaktuar në pikën 1 të nenit 33 të Ligjit) e kryera nga ana e tyre, kur këto pagesa kryhen nëpërmjet selisë së përhershme që ata kanë në Republikën e Shqipërisë, apo përfaqesuesit të emëruar prej tyre.Tatimi i mbajtur në burim sipas paragrafëve të pikës 4.1. dhe 4.2. evidentohet nga personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore, si dhe nga çdo subjekt tjetër i njohur si i tillë nga legjislacioni në fuqi, nëpërmjet regjistrimeve në librat përkatës të evidentimit, të cilët përmbajnë emrin e subjektit përfitues të pagesës, pagesën e përfituar dhe tatimin e mbajtur në burim.

4.3. MBAJTJA PËRFUNDIMTARE E TATIMIT

Tatimi mbahet në burim në masën 10% për të gjithë dividentët e paguar nga një person rezident, një individi rezident. Ky tatim ëshë tatimi përfundimtar i pagueshëm nga individi rezident që merr dividentë nga persona rezidentë. Në këtë rast këto individë përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat personale nga dividentët.

Shembull :

Për shoqërinë:

Fitimi para tatimit 1.000.000 lekëTatimi mbi fitimin (25%) 250.000 lekëDividentë për tu shpërndarë 750.000 lekëTatimi i mbajtur në burim për dividentin (sipas nenit 34) 75.000 lekë

Për aksionerët :

Të ardhurat e aksionerëve 675.000 lekëTatimi mbi të ardhurat personale (10%) 0 lekë

Ngarkesa fiskale totale :

Tatimi mbi fitimin e shoqërisë 250.000 lekëTatimi i mbajtur në burim për dividentët 75.000 lekëTatimi mbi të ardhurat personale 0 lekë-Shuma 325.000 lekë

Ndarjet e fitimit të kryera nga një ortakëri rezidente, për një përfitues individ rezident tatohen në burim në masën 10 përqind. Ky tatim është tatimi

167

Page 168: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

përfundimtar i pagueshëm nga individi rezident që merr ndarje fitimi nga persona rezidentë. Në këtë rast këto individë përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat personale nga ndarjet e fitimit.

Interesat për depozitat bankare, çertifikatat e kursimit, letrat e tjera me vlerë, apo instrumente të ngjashme, tatohen në burim në masën 10%. Ky tatim është tatimi përfundimtar i pagueshëm nga individi rezident që merr interesa nga persona rezidentë. Në këtë rast këto individë përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat personale nga interesat.

Pagesat e qerasë të kryera nga një person, për një përfitues person fizik natyral, tatohen në burim në masën 10 përqind. Ky tatim është tatimi përfundimtar i pagueshëm nga individi që merr të ardhura nga qaraja. Në këtë rast këta individë përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat personale nga qeraja.

4.4. TRANSFERIMI I ÇMIMIT

"Transferimi i çmimit", që në një formulim më të gjërë mund të shprehet "Transferimi i fitimit nëpërmjet ndryshimit të çmimeve", ka të bëjë kryesisht me persona të lidhur si: shoqëri, degë apo filiale që janë pjesë të një grupi kompanish, të një multinacionaleje apo ortakërie, apo që zotërohen nga i njëjti person apo grup personash, etj., të cilat janë të shpërndara dhe ushtrojnë biznesin në dy ose më shumë shtete, në të cilat trajtimi tatimor është i diferencuar.

Duke qenë se këta persona kanë lidhje të veçanta midis tyre (pra kontrollojnë njeri tjetrin apo kontrollohen nga të njejtët persona apo i përkasin të njëjtës kompani multinacionale) ato mund të vendosin çmimet e shitjes për lendet e para, gjysëmproduktet apo produktet që lëvizin nga njeri tek tjetri në mënyrë të tillë që pjesa më e madhe e fitimit të transferohet në atë vend ku tatim fitimi është më i ulët ose ku nuk ka tatim fare.

Çdo korigjim i transferimit të çmimit mund të bëhet vetëm nëpërmjet një komisioni të ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Ministrinë e Financave. Nëse një organ tatimor kërkon të zbatojë këtë dispozitë, ajo duhet t’ja kalojë çështjen komisionit të lartpërmendur. Ky Komision zbaton nenin 36 duke iu referuar rigorozisht Udhëzuesit të OECD-së të botuar në vitin 1995 për transferimin e çmimit.

Ky Komision hyn në marrëveshje detyruese me tatimpaguesin, mbështetur në pikën 2 të nenit 36, për të përcaktuar që më përpara transferimin e çmimit. Një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

4.5. KREDITIMI I TATIMIT TË HUAJ

Neni 37 (paragrafi 1 dhe 2) ka të bëjë me kreditimin e tatimit që tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë kanë paguar në vende të tjera (jashtë

168

Page 169: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

territorit të Republikës së Shqipërisë) për fitime që ata kanë realizuar në ato vende. Por ky reduktim nuk do të kalojë nivelin e tatimit Shqiptar që do të aplikohej mbi ato të ardhura sikur ato të realizoheshin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Shembull :

Rasti 1: Një Person Juridik, rezident në Shqipëri ka aktivitet në Shqipëri si edhe një degë në Itali, ku realizon fitim neto si më poshtë:

- nga aktiviteti në Shqipëri 1.000.000 lekë; - nga aktiviteti në Itali 600.000 lekë.

Në bazë të dispozitave të këtij Ligji (Neni 17) ky person, meqenëse është rezident Shqiptar, i nënështrohet tatimit në Shqipëri mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pra detyrimi tatimor në Shqipëri do të jetë:

- fitimi në total 1.600.000 lekë - tatim fitimi = 1.600.000 x 25% = 400.000 lekë

Por, për fitimin që ka realizuar në Itali tatimpaguesi është tatuar atje (si jo rezident) me tarifën e tatim fitimit në Itali që është 36%. Pra, tatimi i paguar në Itali:

600.000 x 36% = 216.000 lekë

Tatimpaguesi sjell dokumentacionin e plotë që vërteton pagesën e këtij tatimi në Itali. Pas kësaj, Organi Tatimor Shqiptar bën reduktimin e tatimit si më poshtë:

- tatimi që duhej të paguhej sikur të ardhurat e realizuara në Itali të realizoheshin në Shqipëri: 600.000 x 25% = 150.000 lekë. Pikërisht për këtë shumë do të bëhet reduktimi i tatimit, pra:

400.000 - 150.000 = 250.000 lekë, që është detyrimi përfundimtar i tatim fitimit që ky subjekt do të paguajë në Shqipëri.

Rasti 2: Supozojmë se i njejti Person Juridik Shqiptar ka një degë për ushtrimin e aktivitetit të tij në Hungari, ku tarifa e tatim fitimit është 18 %. Në këtë rast do të kishim:

- fitimi i realizuar në Shqipëri 1.000.000 lekë - fitimi i realizuar në Hungari 600.000 lekë Detyrimi tatimor në bazë të Nenit 17 të Ligjit:

1.600.000 x 25% = 400.000 lekë

Por, për fitimin që ka realizuar në Hungari, tatimpaguesi është tatuar atje me tarifën 18%. Pra tatim fitimi i paguar në Hungari: 600.000 x 18 % = 108.000

169

Page 170: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

lekë. Në këtë rast, meqenëse tatimi i paguar në Hungari (18%) nuk e kalon tatimin e pagueshëm për ato të ardhura në Shqipëri (25%), është pikërisht kjo shumë, pra 108.000 lekë që do të reduktohet nga detyrimi tatimor në total. Në këtë rast, pasi nga tatimpaguesi të jetë marrë dokumentacioni i plotë që ka realizuar të ardhurat dhe ka paguar tatimin në Hungari në këtë shumë, kreditimi i tatimit do të bëhet si më poshtë:

400.000 - 108.000 = 292.000 lekë, që është detyrimi përfundimtar i tatimfitimit që ky subjekt do të paguajë në Shqipëri.

Siç shihet, kreditimi (reduktimi) i tatim fitimit të paguar jashtë për fitime të realizuara jashtë, në asnjë rast nuk duhet të kalojë, pra mund të jetë më i vogël ose i barabartë, se tatimi që do të paguhej në Shqipëri nëse ato fitime do të realizoheshin në Shqipëri.

I njëjti parim vlen edhe për tatimin e individëve. Një individi rezident Shqiptar do ti kreditohet tatimi mbi të ardhurat i paguar jashtë Shqipërisë për të ardhura të realizuara jashtë (përkundrejt dokumentave vërtëtuese), por jo më shumë se tatimi që do të paguhej në Shqipëri nëse ato të ardhura do të realizoheshin në Shqipëri.

Pra, gjithmonë, kreditohet (ose reduktohet) tatimi i paguar jashtë Shqipërisë për fitime ose të ardhura të realizuara jashtë Shqipërisë dhe nuk preket tatimi i të ardhurave të realizuara në Shqipëri.

Paragrafi 3 i Nenit 37 lidhet me kreditimin (ose reduktimin) e humbjeve që një tatimpagues person juridik rezident shqiptar ka realizuar jashtë, përkundrejt fitimit që ai person ka realizuar në Shqipëri. Në këtë rast veprohet sikur Neni 27 (Mbartja e Humbjeve) të zbatohej në çdo vend të huaj.

Shëmbull: Një person juridik rezident Shqiptar përveç aktivitetit në Shqipëri ka krijuar një degë në Itali (p.sh. aty mund të ambalazhojë produktet dhe të përfundojë kontrata shitjeje për tregun Italian), dhe dega në Itali vitin e parë rezulton me humbje dhe vitin e dytë me fitim. Të shohim si do të bëhet kreditimi (reduktimi) i humbjes në bazë të dispozitave të paragrafit të tretë të Nenit 37:

Për vitin 2001:

- fitimi në Shqipëri ...................………….. 1.000.000 lekë- humbja e degës në Itali ..............…….. - 200.000 lekë- fitimi nga të gjitha burimet brenda dhe jashtë Shqipërisë (fitimi botëror ose global)..................... …… … 800.000 lekë

- tatim fitimi në Shqipëri 800.000 x 25% = 200.000 lekë- tatim fitimi në Itali = 0.

Për vitin 2002:

- fitimi në Shqipëri ...................…………… 1.000.000 lekë

170

Page 171: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- fitimi në Itali ......................……………….. 600.000 lekë- fitimi nga të gjitha burimet brenda dhe jashtë Shqipërisë (fitimi botëror)……. 1.600.000 lekë

- tatim fitimi në Shqipëri si rezident (Neni 17) i llogaritur për fitimin global 1.600.000 x 25% = 400.000 lekë- tatim fitimi në Itali 600.000 x 36% = 216.000 lekë- Kreditimi (reduktimi) i tatimit të paguar në Itali do të bëhet në mënyrën dhe në masën që vijon:Nga fitimi i vitit 2002 i degës në Itali mbartet (zbritet) humbja e vitit të mëparshëm 600.000 - 200.000 = 400.000 lekë (sipas Nenit 27). Për këtë shumë llogaritet tatimi sikur ky fitim të ishte realizuar në Shqipëri (sipas paragrafit 1 dhe 2 të Nenit 37), pra 400.000 x 25% = 100.000. Eshtë pikërisht kjo shumë që do të reduktohet nga detyrimi tatimor global. Pra detyrimi tatimor përfundimtar per tatimin mbi fitimin që do të paguajë personi juridik në Shqipëri për vitin 2002, është: 400.000 - 100.000 = 300.000 lekë. Paragrafi 4 i Nenit 37 jep faktin që (kreditimi) reduktimi i tatim fitimit i paguar në vende të tjera për të ardhura të realizuara apo humbje të pësuara në ato vende do të bëhet sipas metodave të përshkruara më lart për çdo vend në mënyrë të veçantë.

4.6. DISPOZITA KALIMTARE

Pika 5 e nenit 38, duhet kuptuar si vijon :Për efekt tatimor, çdo humbje e ndodhur në vitin 1996, 1997 dhe/ose 1998 dhe e dokumentuar në deklaratën tatimore vjetore të këtyre viteve (bilanc), do të lejohet të mbartet sipas nenit 27 të Ligjit. Fjalët ‘’deklaratat e fitimit të vitit 1998’’ kanë kuptimin ‘’deklarata e fitimit e pranuar nga administrata tatimore’’. Humbjet e pësuara si rrjedhojë e trazirave gjatë viteve 1996 e 1997, në bazë të paragrafit 5 të nenit 38 të Ligjit nuk mbarten.

Në zbatim të këtij neni, tatimpaguesit që përfitonin lehtësitë tatimore, sipas nenit 6 të ligjit nr. 7677, datë 03.03.1993 “Për tatimin mbi fitimin” do të vazhdojnë ti gëzojnë ato deri në përfundimin e afatit të lehtësisë tatimore të përfituar . Ndërsa subjektet e krijuar mbas datës së hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, nuk përfitojnë më lehtësi tatimore.Gjithashtu, do të gëzojnë lehtësitë tatimore dhe përjashtimet, të gjithë tatimpaguesit e parashikuar në Iigjet: nr. 7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” ; nr 8098. Datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbërit” dhe me Dekretin nr. 782, datë 22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve”

4.7. SHFUQIZIME

Sipas nenit 39 të këtij Ligji, Ligji Nr. 7786, datë 27.01.1994 ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat Personale’’ me ndryshimet përkatëse dhe Ligji Nr.7677, datë 03.03.1993 ‘’Për Tatimin mbi Fitimin’’ me ndryshimet përkatëse, shfuqizohen.

171

Page 172: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shfuqizohen gjithashtu dhe të gjitha dispozitat e tjera që bien në kundërshtim me këtë Ligj.Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr. 3, datë 13.4.2000 ‘’Për Tatimin mbi të ardhurat’’, shfuqizohet.

HYRJA NË FUQI

Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

M I N I S T R I

Anastas ANGJELI

172

Page 173: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H Ë Z I M

Nr. 3 Datë 27.01.2003

PER TATIMIN E THJESHTUAR MBI FITIMIN

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatimin të nenit 32/2 pika 4 të Ligjit Nr. 8979, datë 12.12.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”,ne ndryshimet pëekatese Ministri i Financave,

U D H E Z O N:

1. Objekti i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin zbatohet ndaj tatimpaguesve që nuk janë të regjistruar ose të detyruar me ligj për t’u regjistruar për TVSH-në. Nga ky tatim janë të përjashtuar tatimpaguesit ambulantë në fushën e tregëtisë dhe të shërbimeve, si dhe tatimpaguesit që kryejnë veprimtari në lidhje me transportin individual.

Përkufizimi “ambulant në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve” përfshin çdo person i cili nuk ka një vendndodhje fikse (ë palëvizshme) biznesi dhe merret me shitjen e mallrave ose kryerjen e shërbimeve në mënyrë ambulante. Përkufizimi përfshin, por nuk është i kufizuar vetëm me tregtarët në rrugë, tezgat e përkohshme për tregtim, marangozët, elektriçistët, muratorët, bojaxhinjtë, llustraxhinjte, hidraulikët, këpucëndreqësit etj, të cilët nuk kanë një vendndodhje fikse (të palëvizshme) biznesi.

2. Regjistrimi

2.1. Kërkesat për regjistrimin për herë të parë

Në rastin e regjistrimit për herë të parë, tatimpaguesi duhet t’u paraqesë organeve tatimore të dhënat dhe dokumentat e mëposhtme.

- Formularin “Kërkesë për Regjistrim” sipas formatit të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të plotësuar me të gjithë të dhënat e kërkuara si dhe të nënshkruar nga tatimpaguesi;

- Dokumentin e identifikimit (çertifikatën personale me fotografi) të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

- Vendimin e gjykatës.

- Statutin dhe aktin e themelimit në rastin e regjistrimit të shoqërive.

- Vërtetim nga Dega e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore.

173

Page 174: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Aktin e pronësisë të vendndodhjeve të biznesit ose kontratat e qiramarrjes për vendndodhjet e biznesit.

- Të dhëna për qarkullimin e parashikuar për vitin vijues.

- Liçencën teknike dhe profesionale për veprimtari ekonomike për të cilat kerkohet me ligj nje gjë e tillë.

2.2. Kërkesat për riregjistrim.

Në rastin e riregjistrimit, tatimpaguesi duhet të paraqesë në organet tatimore dokumentat dhe të dhënat e mëposhtëme :

- Çertifikatën tatimore të vitit të mëparshëm.

- Formularin “Kërkesë për Regjistrim” sipas formatit të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të plotësuar me të gjithë të dhënat e kërkuara si dhe të nënshkruar nga tatimpaguesi;

- Mandat pagesat për të gjitha detyrimet tatimore të vitit të kaluar.

- Deklaratë me shkrim për qarkullimin e realizuar në vitin e mëparshëm.

- Vërtetim nga Dega e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore.

- Librat e shitjes dhe të blerjes kur një gjë e tillë kërkohet nga administrata tatimore.

2.3. Çertifikata e Regjistrimit

Tatimpaguesit do të regjistrohen ose riregjistrohen në degën e tatimeve ku gjendet vendi kryesor i biznesit. Vendi kryesor i biznesit është vendndodhja e biznesit e caktuar nga tatimpaguesi si vendi kryesor i veprimtarisë në kërkesën për regjistrim. Çdo ndryshim në vendin kryesor të biznesit që është caktuar duhet të bëhet gjatë riregjistrimit ose duke dorëzuar një formular njoftim për ndryshime në të dhënat idividuale.

Nëse nuk ka vendndodhje fikse të veprimtarisë, vendi kryesor i veprimtarisë do të jetë adresa e vendbanimit ose ajo e deklaruar nga vetë tatimpaguesi.

Çdo tatimpagues, pas përfundimit të proçesit të regjistrimit, do të pajiset me një çertifikatë regjistrimi nga dega e tatimeve. Tatimpaguesit që janë regjistruar me detyrim nuk do të pajisen me çertifikatë regjistrimi deri sa të plotësojnë të gjithë kërkesat për regjistrim të parashikuara në nenin 32/2 të ligjit nr. 8979, datë 12.12.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998

174

Page 175: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

“Për tatimin mbi të ardhurat”. Megjithatë, për qëllime evidentimi, kjo kategori do të konsiderohet si tatimpagues të regjistruar.

Kur tatimpaguesi ka më shumë se një vendndodhje biznesi, ai do të pajiset me çertifikatë për çdo njërën nga këto vendndodhje. Në këtë rast çertifikatat do të jenë me të njëjtin NIPT por me numër serial të ndryshëm të plotësuar me të dhënat e çdo vendndodhje të biznesit. Për qëllimet e nenit 32/2, pika (5) dhe çdo dispozitë tjetër të këtij Ligji nuk do të pranohet fotokopja e çertifikatës së regjistrimit. Çertifikata e regjistrimit është e detyrueshme të vendoset në një hapsirë të dukshme të vendndodhjes së biznesit, me qëllim identifikimin e regjistrimit të kësaj vendndodhje. Çertifikata e regjistrimit është subjekt inspektimi nga organet tatimore.

2.4 . Detyrimi për të njoftuar ndryshimet në të dhënat e regjistrimit apo riregjistrimit

Tatimpaguesi duhet të informojë degën e tatimeve për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura në momentin e regjistrimit duke përdorur formularin e kërkesës për regjistrim. Nëse tatimpaguesi ka një ndryshim në vendndodhje që çon në një ndryshim në rrethin ku kryhet veprimtaria, dhe njofton organin tatimor ky i fundit do të ri-lëshojë një formular për pagesë të zakonshme ku jepet adresa e re, ndërsa pagesa mund të bëhet në filialin e bankës ose zyrës së postës të gjendura në rrethin ku ndodhet vendndodhja e biznesit. Nëse ndryshimi nuk njoftohet, pagesa e tatimeve duhet të bëhet në përputhje me të dhënat e formularit për pagesë të zakonshme në bankë ose zyrën e postës të rrethit të regjistrimit.

3. Deklarimi

Tatimpaguesi duhet të deklarojë çdo vit qarkullimin e tij të përgjithshëm nga të gjithë bizneset brenda objektit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin. Deklarimi bëhet duke plotësuar formularin e kërkesës për regjistrim. Deklarata duhet të shoqërohet me librat e qarkullimit të mbajtur për çdo vendndodhje biznesi dhe librat e dorëzuara do të konsiderohen si pjesë e deklarimit të bërë.

Nëse tatimpaguesi ndërpret biznesin, ai duhet të paraqesë një deklaratë të qarkullimit të tij për vitin në vazhdim deri në datën e mbylljes në Formularin e njoftimit të ndryshimeve në të dhënat e regjistrimit i cili jep të gjitha të dhënat e kërkuara.

4. Mbajtja e Regjistrimeve

Për çdo vendndodhje të veprimtarisë, tatimpaguesi duhet të mbajë një seri regjistrimesh më vete. Regjistrimet duhet të ruhen për 5 vjet nga fundi i viti kalendarik të cilit i përkasin.

Për qëllimet e këtij tatimi, tatimpaguesi duhet të mbajë regjistrime për qarkullimin ditor dhe për shpenzimet ditore në librin përkatës të lidhur me faqe të numëruara. Libri duhet të paraqesë në mënyrë që të identifikohen qartë të dhënat e mëposhtëme:

175

Page 176: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- numrat rendorë të dokumentave të shitjes të lëshurara gjatë ditës,- qarkullimi gjithsej për çdo ditë,- qarkullimi progresiv nga fillimi i vitit kalendarik,- blerjet ditore gjithsej të mallrave dhe materialeve, - shpenzimet ditore të paguara për qëllimet e veprimtarisë.

Libri i shitjeve dhe i blerjeve do të jetë sipas formatit të treguar në Shtojcën A bashkengjitur këtij udhëzimi. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të miratojë sisteme të tjera regjistrimi të cilat plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj por që përdorin sisteme të tjera për ruajtjen e të dhënave (p.sh. regjistrime kontabël të informatizuara).

Tatimpaguesi detyrohet të ruajë kuponat e arkës, kopje të dëftesave dhe faturave tatimore të lëshuara për klientët.

5. Lëshimi i dokumentave të shitjes

Tatimpaguesit e biznesit të vogël janë të detyruar të lëshojnë dokumentat e mëposhtëme për çdo shitje që realizojnë :

- Kupon tatimor në rastin kur tatimpaguesi është i pajisur me arkë regjistruese. Ky kupon i jepet klientit për çdo shitje të kryer.

- Dëftese tatimore në rastin kur tatimpaguesi nuk është pajisur me arkë regjistruese. Dëftesat tatimore përgatiten në dy kopje me letër vetëkopjuese nga të cilat njëra i jepet klientit.

- Faturë të thjeshtë tatimore e cila lëshohet vetëm nga tatimpaguesit, të cilët shesin mallra apo shërbime për klientë të cilët nuk janë konsumatorë finalë të mallit apo shërbimit, por i kryejnë këto blerje për qëllim përpunimi apo rishitje, pra janë subjekte të regjistruar për tatimet. Tatimpaguesi duhet t’i japë klientit një faturë për çdo shitje mallrash apo shërbimesh. Fatura do të përbëhet nga dy kopje duke përdorur letër vetëkopjuese ose letër karbon, dhe tatimpaguesi do t’ia japë një kopje klientit dhe një kopje do t’a mbajë vetë. Fatura duhet të jetë me numër serial, dhe numri i faturës duhet të shënohet në librin e shitjeve dhe blerjeve.

Dega e tatimeve mundet që në çdo kohë, të kontrollojë nëse tatimpaguesi lëshon dokumentat e shitjes siç përcaktohet në ligj dhe në këtë udhëzim.

6. Kontrolli tatimor dhe verifikimi

Libri i shitjeve dhe blerjeve duhet të paraqitet në degën e tatimeve në momentin e regjistrimit dhe riregjistrimit. Dega e tatimeve verifikon librin e shitjeve dhe blerjeve për të parë nëse ai është mbajtur konform kërkesave të ligjit. Gjatë çdo kontrolli ose verifikimi të mëtejshëm, dega e tatimeve verifikon nëse tatimpaguesi e përdor rregullisht librin e shitjeve dhe blerjeve duke zbatuar dënimet administrative në rastet e shkeljeve. Shkelje konsiderohet gjithashtu edhe mospërdorimi i librit.

176

Page 177: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

7. Pagesa

7.1. Llogaritja e kësteve të pagesës

Në vitin e regjistrimit të parë, tatimpaguesi duhet të bëjë një parashikim të qarkullimit të tij për të gjithë vendndodhjet e regjistruara. Administrata tatimore llogarit këstet e tatimit në bazë të qarkullimit të parashikuar, përveç rasteve kur ekzistojnë te dhena që tregojnë se parashikimi i bërë nga tatimpaguesi është i pasaktë, situatë në të cilën administrata tatimore mund të përdorë të dhënat që disponon për të rivlerësuar shifrën e qarkullimit të dhënë nga tatimpaguesi dhe të llogarisë këstet në bazë të shifrave të rivlerësuara.

Vitin në vijim të vitit të parë të regjistrimit, për qëllimet e përllogaritjes së kësteve, administrata tatimore merr për bazë qarkullimin e realizuar vitin e mëparshëm. Në rastet kur tatimpaguesi ka kryer veprimtari vetëm një pjesë të vitit (disa muaj) të mëparshëm, për të llogaritur qarkullimin për vitin vijues do përdoret formula e mëposhtme:

12/n x qarkullimin e deklaruar (ku n është numri i muajve të pjesshëm ose të plotë për të cilët ka patur qarkullim).

Gjatë vitit, organet tatimore kontrollojnë rregullshmërinë e regjistrimeve të kërkuara ligjore për tatimpaguesit. Për këtë qëllim ato kontrollojnë: lëshimin e kuponit tatimor, të dëftesës tatimore ose faturës së thjeshtë, si dhe rregjistrimin e çdonjërit prej këtyre dokumentave në ditarin e qarkullimit. Ato kontrollojnë gjithashtu edhe evidentimin dhe regjistrimin nga tatimpaguesit të blerjeve (nëpërmjet dokumentacionit përkatës) të realizuara për qëllimet e biznesit (rishitje, përpunim apo shpenzime të tjera).

Krahas kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e kontrollit të organeve tatimore bejne jo me pak 2-3 kontrolle (sondazhe për matjen e xhiros) në vit për çdo tatimpagues, me qëllim vlerësimin e qarkullimit të realizuar nga tatimpaguesi nëpërmjet kronometrimit. Të dhënat e grumbulluara nga kronometrimet shërbejnë për vlerësimin e detyrimeve tatimore si të vitit vijues, ashtu edhe të vitit pasardhës. Për saktësimin e të dhënave të tatimpaguesve, organet tatimore shfrytëzojnë edhe burime të tjera informacioni me të cilët tatimpaguesi ka operuar (si të dhënat e veprimeve me thesarin, të dhëna nga shkëmbimi i informacionit, të dhëna nga zbërthimi i shitjeve të tatimpaguesve të mëdhenj importues apo prodhues etj). Mbi bazën e regjistrimeve korrekte të mbajtura gjatë gjithë vitit, dhe vlerësimeve nga kontrollet e organit tatimore, tatimpaguesit llogarisin dhe derdhin tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, sipas afateve të përcaktuara në ligj .

Kur ekzistojnë të dhëna që tregojnë se deklarimi i bërë nga tatimpaguesi është i pasaktë, administrata tatimore përdor gjithashtu të dhënat e ndryshme që disponon për të rivlerësuar shifrën e qarkullimit të dhënë nga tatimpaguesi dhe të llogarisë këstet në bazë të shifrave te rivlerësuara.

Lidhur me llogaritjen e kësteve të pagesës së detyrimeve, në Shtojcën B

177

Page 178: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

jepet një shembull ilustrues.

Po në Shtojcën B jepet dhe një shembull ilustrues për shumat dhe afatet e pagesës së kësteve.

7.2. Vlerësimi i detyrimeve tatimore shtesë

Kur vlerësohen detyrimet tatimore shtesë, organet tatimore mund të përdorin metoda alternative vlerësimi të parashikuara në Ligjin ‘Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’ dhe Udhëzimin në zbatim të tij.

Organet tatimore, për rastet kur konstatojnë se dokumentacioni i blerjeve dhe shitjeve nuk është mbajtur konform kërkesave ligjore, që do të thotë se: tatimpaguesi nuk pasqyron në mënyrë korrekte xhiron, nuk lëshon në mënyrë korrekte dokumentin e kërkuar për çdo shitje, nuk pasqyron në librat e blerjes të gjitha furnizimet që ka kryer, kanë të drejtë të përdorin metodat alternative të vlerësimit të detyrimit tatimor. Metodat alternative të vlerësimit janë sqaruar në Ligjin “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe në Udhëzimin përkatës të tij. Gjithashtu këto metoda do të përdoren edhe në rastet kur tatimpaguesit nuk deklarojnë të ardhurat e realizuara. Këto metoda do të përfshijnë, (por pa u kufizuar vetëm në to) sondazhet dhe fotografimet e kryera lidhur me xhiron, sipërfaqet e prodhimit apo të shërbimit që disponon tatimpaguesi, pozicioni i vendit të biznesit (qëndër apo periferi) detyrimet e llogaritura nga tatimpagues të rregullt, por që kanë afërsisht të njëjtat kushte biznesi sikurse tatimpaguesi të cilit i bëhet vlerësimi etj.

7.3. Mënyra e pagesës.

Pagesa bëhet duke përdorur formularin e pagesës së zakonshme. Përpara pagesës, në formular duhet të vendoset NIPT-i i tatimpaguesit. Tatimi paguhet në një bankë ose zyrë postare e cila vepron si agjente për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Pagesa bëhet në datën e duhur ose përpara saj në një bankë ose zyrë postare që ndodhet në rrethin ku është regjistruar tatimpaguesi. Pagesa e pjesshme apo parapagesa për të cilën nuk identifikohet tatimpaguesi duke iu referuar NIPT-it nuk do të pranohet ose, nëse pranohet nga banka apo zyra postare që vepron si agjent për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nuk do të konsiderohet si pagesë kundrejt atij detyrimi të tatimpaguesit derisa të identifikohet pozitivisht nga organi tatimor se cili është tatimpaguesi që ka bërë pagesën. Nëse ky identifikim bëhet pas datës kur duhet të kryhej pagesa e tatimit, tatimpaguesi do të gjobitet sikur tatimi të ishte paguar në bankë apo zyrën postare në datën e identifikimit.

7.4. Akordimi i të ardhurave

Tatimi i mbledhur derdhet në Buxhetin e Shtetit për t’u transferuar eventualisht në buxhetet e çdo bashkie apo komune ku tatimpaguesi ka vendndodhjen e veprimtarisë në përpjestim me qarkullimin e realizuar nga kjo vendndodhje.

178

Page 179: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Organi tatimor pajis degën e tatimeve të bashkisë ose komunës me një listë të çertifikatave të regjistrimit të lëshuara për vendndodhjet e biznesit brenda juridiksionit të tyre. Kjo listë identifikon qartë emrin dhe NIPT-in e tatimpaguesit, adresën e vendndodhjes së biznesit dhe shumën e tatimit të paguar.

Punonjësit e zyrës së tatimeve të bashkisë ose komunës duhet të përdorin këtë informacion për të informuar degën përkatëse të Tatimeve për çdo biznes të njohur, i cili nuk është pajisur me çertifikatë regjistrimi.

Kur merr informacione nga bashkia apo komuna për biznese të cilat nuk janë të pajisura me çertifikatë regjistrimi, dega e tatimeve merr masa për t’i regjistruar ato biznese brenda 30 ditësh pas marrjes së informacionit dhe informon bashkinë apo komunën për masat e marra brenda 45 ditësh pas marrjes së informacionit.

7.5. Zbritja e detyrimit për regjistrim të hershëm

Kur tatimpaguesi e regjistron biznesin e tij përpara datës së përcaktuar në Ligj, zbatohet menjëherë një zbritje, duke e zvogëluar pagesën e plotë të tatimit te parashikuar në nenin 32/3 të Ligjit. Zbritja zbatohet mbi vlerën e detyrimit të subjektit për pagesën e këstit të parë të tatimit për vitin në të cilin është bërë zbritja

7.6. Rimbursimi i tatimit të paguar më tepër

Çdo kërkesë për rimbursim nga ana e tatimpaguesit bëhet duke përdorur formularin e kërkesës për rimbursim dhe paguhet me marrjen e kërkesës dhe pas të gjithë verifikimeve të nevojshme, duke i transferuar në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

.

KASTRIOT ISLAMI

M I N I S T E R

179

Page 180: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shtojca A. Formati tip i Ditarit të Qarkullimit

Faqe……….

Muaji ……………..

Nr. DataNumrat e dokumenteve të lëshuara

Qarkullimi ditor

Qarkullimi progresiv

Blerje Shpenzime të tjera

Shënime

1234567891011121314151617181920212223242526272829

180

Page 181: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shtojca B. Shembuj për ilustrim

1. Llogaritja e qarkullimit të parashikuar sipas nenit 32/6

Tatimpaguesi regjistrohet për të parën herë më 1 Korrik 2003. Ai parashikon se qarkullimi i tij për periudhën 1 Korrik deri më 31 Dhjetor 2003 do të jetë 2.500.000 lekë. Parapagimet për 2003 mbështeten mbi qarkullimin e parashikuar prej 2,500.000 lek (përveç rastit kur saktësohet nga dega tatimore mbështetur në fakte që flasin për qarkullim më të lartë).

Në Mars 2004 ai dorëzon deklaratën e tij ku shihet se qarkullimi i tij faktik për periudhën 1 Korrik deri 31 Dhjetor 2003 ishte 3.000.000 lekë. Parapagesat e tij për 2004 mbështeten në një qarkullim të parashikuar prej 6.000.000 (12/6 x 3.000.000).

Në Mars 2005, ai dorëzon një deklaratë ku tregohet se qarkullimi i tij real për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2004 ishte 7.000.000 lekë. Qarkullimi i parashikuar për 2005 është qarkullimi i vitit të mëparshëm, d.m.th. 7.000.000 lekë.

2. Llogaritja e parapagesave dhe pagesave të mbetura sipas nenit 32/6 (2) dhe (3) me dhe pa zbritje

Situata është e njëjtë me atë të Shembullit 1.

Pagesat e tatimpaguesit për 2003 do të jenë: Parapagesa 1 deri më 30 Shtator 2003: (2.500.000 x 4%) x 25% = 25.000

Parapagesa 2 deri më 31 Dhjetor 2003: (2.500.000 x 4%) x 50% = 50.000

Pagesa e mbetur për 2003 deri më 31 Mars 2004: (3.000.000 x 4%) – (25.000 + 50.000) = 45.000

Parapagesat e tij për 2004 do të jenë:

Parapagesa 1 deri më 31 Mars 2004: (6.000.000 x 4%) x 25% = 60.000

Parapagesa 2 deri më 30 Shtator 2004: (6.000.000 x 4%) x 50% = 120.000

Pagesa e mbetur për 2004 deri më 31 Mars 2005: (7.000.000 x 4%) – (60.000+120.000) = 100.000

(Nëse regjistrimi është plotësuar më 31 Janar 2004 pagesa e mbetur do të zvoglohet me 2% të shumës së plotë: 280.000 x 2% = 5.600 dhe pagesa e mbetur do të jetë 94.400)

Parapagesat e tij për 2005 do të jenë:

181

Page 182: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Parapagesa 1 deri më 31 Mars 2005: (7.000.000 x 4%) x 25% = 70.000

Parapagesa 2 deri më 30 Shtator 2005: (7.000.000 x 4%) x 50% = 140.000

3. Llogaritja e detyrimit tatimor në mbyllje të veprimtarisë sipas nenit 38 (5)

Në Mars 2005, një tatimpagues dorëzon një deklaratë ku tregohet se qarkullimi i tij faktik për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2004 ishte 2.000.000 . Prandaj, parapagesat e tij për 2005 janë:

Parapagesa 1 deri më 31 Mars 2005: (2.000.000 x 4%) x 25% = 20.000

Parapagesa 2 deri më 30 Shtator 2005: (2.000.000 x 4%) x 50% = 40.000

Situata (a)

Tatimpaguesi e ndërpret veprimtarinë më 30 Qershor 2005, kur ka bërë parapagesën e parë në Mars. Ai dorëzon një deklaratë ku tregon se qarkullimi i tij për periudhën 1 Janar 2005 deri më 30 Qershor 2005 ishte 8 000 000.

Detyrimi i pashlyer për 2005 është (8 000 000 x 4%) – 20.000 = 120.000

Ai duhet të paguajë edhe 12.000 brenda 15 ditësh nga mbyllja e veprimtarisë.

Situata (b)

Tatimapaguesi ndërpret veprimtarinë më 31 Tetor, pasi ka bërë të dy parapagesat. Ai dorëzon një deklaratë ku tregon se qarkullimi i tij për periudhën 1 Janar deri më 31 Tetor 2005 do të jetë 1.200.000.

Detyrimi i tij i pashlyer për 2005 është (1.200.000 x 4%) – 60.000 = (12.000) rimbursim

Dega tatimore duhet të përdorë pagesën e tepërt prej 12.000 për të shlyer detyrime të tjera ose do ta rimbursojë atë brenda 30 ditësh nga marrja e deklaratës së mbylljes.

182

Page 183: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

R R E G U L L O R E

Nr.1, datë 11.02.2002

PËR TRANSFERIMIN E ÇMIMEVE

Në mbështetje të nenit 36 të Ligjit Nr.8438, datë 28.12. 1998 ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’ dhe të pikës 4.4 të Udhëzimit në zbatim të këtij Ligji, Ministri i Financave,

U D H Ë Z O N :

Kjo Rregullore ka për qëllim tu krijojë mundësi autoriteteve tatimore të korrigjojnë çmimet e vendosura nga “personat e lidhur” në marrëdhëniet e tyre me kompani të tjera. Klauzolat e kësaj Rregullore vlejnë vetëm për rastet e “Përsonave të Lidhur”.

Sikurse përkufizohet në nenin 2, paragrafi “c” të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, “persona të lidhur” ndaj njëri tjetrit, në veçanti janë:-bashkëshortët, prindërit e tyre, apo fëmijët e tyre.-nje shoqëri, apo çdo person që zotëron drejtpërdrejt apo tërthorazi 50 përqind, ose më shumë, në vlerë apo në numër të aksioneve apo të fuqisë votuese të një shoqërie tjetër.-dy ose më shumë shoqëri , nëse një person i tretë zotëron drejtpërdrejt apo tërthorazi 50 përqind ose më shumë në vlerë apo në numër të aksioneve ose të fuqisë votuese në secilën shoqëri.

Në bazë të neni 36 të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka të drejtë të ndryshojë çdo çmim për të cilin kanë rënë dakort “personat e lidhur”. Në mënyrë që të harmonizohet qëndrimi i administratës tatimore për këtë problem, në bazë të Udhëzimit “Për zbatimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat”, autoritetin për zbatimin e nenit 36 të Ligjit e ka Komisioni i Transferimit të Çmimeve i cili është në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe caktohet nga Ministri i Financave.

1. TË PËRGJITHSHME

1.1. Kjo Rregullore përcakton parimet kryesore, në bazë të të cilave do të veprojë Komisioni i Transferimit të Çmimeve. Këto parime bazohen në orientimet e OECD-së për këtë qëllim, të botuara në Udhëzuesin e muajit Korrik 1995.

1.2. Kur palë të pavarura (persona jo të lidhur) zhvillojnë transaksione me njëra tjetrën, kushtet tregtare dhe financiare të marrëdhënieve të tyre (p.sh. çmimet e mallrave apo shërbimeve të furnizuara) përcaktohen në përgjithësi nga faktorët e tregut. Ndërsa, tek personat e lidhur që zhvillojnë transaksione me njëri - tjetrin, marrëdhëniet tregtare dhe financiare të tyre mund të mos

183

Page 184: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ndikohen direkt në të njëjtën mënyrë nga forcat e tregut. Në këtë rast, shpesh personat e lidhur synojnë të bien dakort midis tyre për dinamikën e forcave të tregut nëpërmjet përcaktimit të çmimeve lidhur me transaksionet që zhvillojnë me njëri - tjetrin. Në këto kushte, administrata tatimore jo në mënyrë automatike por duke u mbështetur në argumenta, mund të supozojë se personat e lidhur kanë synuar të manipulojnë fitimet e tyre. Por këtu mund të ekzistojnë vështirësi reale që kanë të bëjnë me përcaktimin e saktë të çmimit të tregut, në mungesë të faktorëve të tregut apo sidomos kur adoptohet një strategji tregtare e veçantë. Prandaj, është shumë e rendësishme të kemi parasysh se është e domosdoshme për të bërë rregullime, me qëllimin për t’ju afruar vlerës reale të tregut në këto transaksione, pavarësisht nga detyrimet kontraktuale të ndërmarra nga palët nëpërmjet të cilave ato vendosin çmime të veçanta me synim për të minimizuar shumën e tatimit që duhet të paguajnë.

1.3. Është e domosdoshme që çmimet në kushtet e tregut të lirë mes palëve të pavarura (çmimet e tregut) të merren për bazë edhe në transaksionet e kontrolluara që zhvillohen midis “personave të lidhur”. Në mënyrë që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë sa më reale, duhet që krahasimi të bëhet për situata me karakteristika ekonomikisht të ngjashme, pra që janë efektivisht të krahasueshme.

1.4. Faktorët që përcaktojnë krahasueshmërinë janë, ndër të tjera, karakteristikat e mallit apo shërbimit që furnizohet, analizat funksionale, kushtet kontraktuale, rrethanat ekonomike dhe strategjitë e biznesit.

1.5. Për përcaktimin e çmimit të tregut (çmimit real jo të manipuluar midis personave të lidhur), Komisioni i Transferimit të Çmimeve, është i detyruar të përdorë një nga metodat e mëposhtëme :

2. METODAT PËR PËRCAKTIMIN E ÇMIMIT TË TREGUT

2.1. METODA E ÇMIMIT TË PAKONTROLLUAR TË KRAHASUESHËM (METODA MCP)

Metoda e çmimit të pakontrolluar të krahasueshëm (MCP) bazohet në krahasimin e çmimit të zbatuar për mallin apo shërbimin e furnizuar në një transaksion të kontrolluar midis personave të lidhur, me çmimin e zbatuar për mallin apo shërbimin e furnizuar në një transaksion të pa kontrolluar midis personave të pavarur, në rrethana të krahasueshme. Nëse midis këtyre dy çmimeve ka diferencë, kjo tregon se kushtet e marrëdhënieve tregëtare dhe financiare mes personave të lidhur nuk përputhen me kushtet e tregut. Në këtë rast, është e nevojshme që çmimi i përdorur në transaksionin e kontrolluar (mes personave të lidhur), të zëvendësohet me çmimin që përdoret në transaksionet e ngjashme të pa kontrolluara midis personave të pavarur.

184

Page 185: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2.2. METODA E ÇMIMIT TË RISHITJES

Metoda e çmimit të rishitjes konsiston në gjetjen e çmimit me të cilin produkti i blerë nga një person i lidhur, i është rishitur një personi të pavarur. Ky çmim (çmimi i rishitjes), reduktohet me një nivel normal fitimi bruto (marzh tregtar), i cili përfaqëson shumën me të cilën rishitësi do të mbulonte shpenzimet e tij operative e të shitjes dhe do të realizonte një fitim normal (duke marrë parasysh edhe asetet e përdorura si dhe rrezikun e mundshëm). Pjesa që mbetet pas zbritjes së fitimit bruto (marzhit tregtar), pasi korrektohet përsëri me shpenzimet e tjera që lidhen me blerjen e produkteve (p.sh. taksa doganore, etj), konsiderohet “çmim i tregut” (çmim normal i pa manipuluar) për transferimin origjinal të mallit apo shërbimit midis personave të lidhur. Kjo metodë mund përdoret dhe të jetë efektive, në operacionet tregtare të cilave u njihet çmimi i rishitjes.Marzhi i çmimit të rishitjes (fitimi bruto) për rishitësin në transaksionet e kontrolluara, mund të përcaktohet duke ju referuar marzhit (fitimit bruto) që i njëjti rishitës realizon për mallra të blera dhe të shitura në transaksione të pavarura të krahasueshme, dhe që ai i realizon me persona të pavarur. Ky marzh i çmimit të rishitjes (fitimi bruto) i realizuar me persona të pavarur në transaksione të pakontrolluara dhe të krahasueshme, mund të shërbejë për administratën tatimore si tregues orientues për vlerësimin e transaksioneve të kontrolluara midis personave të lidhur.

2.3. METODA KOSTO PLUS

Metoda kosto plus bazohet në vleftën me të cilën furnizuesi (shitësi), furnizon blerësin që është person i lidhur me mallra apo shërbime, në një transaksion të kontrolluar. Në këtë rast, vleftës së mësipërme u shtohen shpenzimet e kryera nga blerësi si dhe një përqindje e arsyeshme fitimi, e cila merr parasysh në mënyrë të përafërt realizimin e një fitimi normal në bazë të operacioneve të kryera dhe të kushteve të tregut. Shuma që rezulton pasi shtohet kjo përqindje mbi shpenzimet (koston), konsiderohet “çmim i tregut” për transaksionin e kontrolluar. Kjo metodë përdoret në rastet kur mallrat e papërfunduara (gjysëm produktet) shiten midis personave të lidhur.

Mënyra më e mirë për përcaktimin e përqindjes që i shtohet shpenzimeve në transaksionet e kontrolluara është ajo që bazohet në përqindjen (rentabilitetin) që i njëjti furnizues realizon në transaksione të pakontrolluara (midis personave të pavarur). Pra, këtu mund të merret për bazë rentabiliteti i realizuar nga një subjekt i pavarur në transaksione të krahasueshme. Niveli i saktë i rentabilitetit përcaktohet në raste të veçanta nga Komisioni i Transferimit të Çmimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

2.4. METODA TE TJERA

Metodat e përmendura më sipër janë mënyrat më direkte për të gjykuar nëse kushtet e vendosura në marrëdhëniet tregtare dhe financiare midis personave të lidhur janë reale (pra nuk kemi të bëjmë me manipulim të çmimeve me qëllim transferimin e fitimit dhe shmangien nga tatimet). Por megjithatë,

185

Page 186: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kompleksiteti i situatave reale të biznesit mund të krijojë vështirësi praktike në mënyrën e zbatimit të këtyre metodave. Në të tilla situata të veçanta, kur nuk disponohen të dhëna të vlefshme ose kur të dhënat në dispozicion nuk mjaftojnë që të mbështetemi në njërën nga tre metodat e mësipërme, atëherë këto metoda nuk mund të përdoren dhe administrata tatimore mund të përdorë metoda të tjera, sikurse sqarohet në Udhëzuesin e Transferimit të Çmimeve të OECD-së të botuar në korrik të vitit 1995.

3. TRANSAKSIONET E KRAHASUESHME

Në bazë të parimit të përcaktuar në pikën 1.3. të kësaj Rregulloreje, një transaksion i pakontrolluar (midis personave të pavarur) është i krahasueshëm me një transaksion të kontrolluar (midis personave të lidhur) për qëllime të metodave të përshkruara më sipër, nëse plotësohet një nga kushtet që vijojnë:a. Asnjë nga ndryshimet (nëse ka të tilla) midis transaksioneve që krahasohen ose midis palëve që i kryejnë ato transaksione nuk do të ndikonte faktikisht në vendosjen e çmimit në tregun e lirë; oseb. Rregullime korrekte të arsyeshme bëhen për të eliminuar efektet faktike të diferencave të tilla.

4. PROÇEDURAT E PËRCAKTIMIT TË ÇMIMIT TË TREGUT

Përcaktimi i çmimit të tregut në transaksionet midis personave të lidhur, bëhet vetëm nga Komisioni i Transferimit të Çmimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ky përcaktim do të bëhet vetëm nëqoftëse ka prova dhe fakte të pakundërshtueshme që transaksionet janë zhvilluar midis palëve “të lidhura”, pra që operatorët janë “persona të lidhur” sipas përkufizimit të Ligjit për këtë qëllim. Përcaktimi i çmimeve të tregut nuk mund të bëhet nëqoftëse personat nuk janë të lidhur, pavarësisht nga fakti se mund të kenë marrëdhënie tregtare shitblerje të lëndëve të para dhe produktit të gatshëm në një apo disa vende. Degët e Tatimeve në rrethe, për çdo rast kur kanë të bëjnë me tatimpagues ‘’persona të lidhur’’ (pasi më parë të jetë marrë mendimi zyrtar i D.P. të Tatimeve), dërgojnë zyrtarisht pranë këtij Komisioni dosjen përkatëse me të dhënat e plota të tatimpaguesit, përfshirë këtu bilancet, çmimet e aplikuara, detyrimet e llogaritura dhe të derdhura, etj. si dhe çdo të dhënë tjetër që kërkon Komisioni. Komisioni i Transferimit të Çmimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga ana e tij pasi shqyrton secilin rast, merr vendimin përkatës i cili pasi nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve i dërgohet zyrtarisht tatimpaguesit dhe degës së tatimeve për zbatim. Në punën e tij për përcaktimin e çmimit të tregut, Komisioni i Transferimit të Çmimeve duhet të përdorë së pari metodën e çmimit të pakontrolluar të krahasueshëm (MCP), dhe vetëm në pamundësi të gjetjes së këtyre çmimeve mund të përdoren metodat e tjera sikurse u sqarua në pikën 2 më sipër. Korrigjimi i detyrimeve nga Komisioni i Transferimit të Çmimeve do të bëhet vetëm sipas kushteve të pikës 3.13.6 të Udhëzimit nr. 3, datë 13.4.2000 për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, pra mbas datës 31 tetor të çdo viti fiskal.

M I N I S T R IAnastas ANGJELI

186

Page 187: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I G J

Nr.8978, datë 12.12.2002

PER TAKSEN VENDORE PER BIZNESIN E VOGEL

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

Kuptimi i taksës vendore për biznesin e vogël

Taksa vendore për biznesin e vogël është një taksë vendore, e klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe komunave, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

Neni 2

Subjekti dhe objekti i ligjit

1. Objekt i taksës vendore për biznesin e vogël është një kuotë fikse vjetore, e pagueshme, e realizuar për çdo vendndodhje ku një person kryen biznes. 2. Subjekt i taksës vendore për biznesin e vogël është çdo person, që kryen biznes në territorin e njësive të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë, në çdo periudhë të vitit kalendarik, dhe që nuk i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së.

Neni 3Përkufizime

Termat e mëposhtëm, në kuptim të këtij ligji, nënkuptojnë: 1. "Organ tatimor" quhet zyra e taksave, e caktuar për ta administruar këtë taksë.

2. "Biznes" është çdo veprimtari ekonomike, që ka për qëllim realizimin e fitimit.

3. "Vendndodhje e biznesit" është çdo dyqan, njësi e veçantë ose vende të tjera të palëvizshme, ku kryhet biznesi. Kur nuk ekziston një vend fiks biznesi, vendndodhja e biznesit, për qëllime të këtij ligji, përcaktohet në përputhje me pikën 7 të nenit 6 të këtij ligji.

4. "Udhëzim" është udhëzimi i përbashkët, i lëshuar nga Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në zbatim të këtij ligji.

5. "Person" është çdo person fizik ose juridik, që kryen veprimtari biznesi.

187

Page 188: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

6. "Taksë" është taksa vendore për biznesin e vogël, e vendosur nga ky ligj.

7. "Taksapagues" është çdo person, i cili, sipas këtij ligji, është subjekt i taksës vendore për biznesin e vogël.

8. "Nivel tregues" quhet niveli i taksës vendore për biznesin e vogël, i parashikuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 4

Organi tatimor

Për dy vitet e para nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, organet tatimore janë degët e tatimeve, me përjashtim të rasteve kur organi tatimor caktohet nga Këshilli i Ministrave, mbështetur në rekomandimin e Ministrit të Financave, në përputhje me kërkesën e organeve të pushtetit vendor.

Neni 5

Nivelet e taksave dhe detyrimi për taksat

1. Çdo biznes, në çdo vendndodhje të biznesit, taksohet më vete. 2. Detyrimi i taksës për t'u paguar për çdo biznes, në çdo vendndodhje biznesi, përcaktohet në përputhje me kategorinë e biznesit që kryhet në kohën e regjistrimit dhe riregjistrimit. Kategoritë e biznesit paraqiten në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. 3. Kur një person kryen më shumë se një veprimtari në të njëjtin vend, niveli tregues i taksës përcaktohet sipas veprimtarisë me qarkullim më të madh. 4. Niveli tregues përcaktohet me kuotë fikse për çdo kategori biznesi, që përcaktohet në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i bashkisë ose këshilli i komunës në të cilën është vendndodhja e biznesit, mund të rrisë ose të ulë masën e niveleve treguese jo më shumë se 30 për qind. Çdo rritje ose ulje zbatohet në të njëjtën mënyrë për të gjitha kategoritë e biznesit. 5. Bashkia ose komuna njofton organin tatimor për kuotat fikse të taksës që do të zbatohen për vitin kalendarik pasardhës jo më vonë se data 15 dhjetor e vitit në vazhdim. Nëse bashkia ose komuna nuk e bën një gjë të tillë, organi tatimor zbaton automatikisht nivelet treguese, të përcaktuara në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. 6. Nëse biznesi fillon ose pushon së vepruari gjatë vitit ose ndërpritet përkohësisht, detyrimi i taksës për atë vit llogaritet në bazë të numrit të muajve efektivë të veprimtarisë. Metoda e llogaritjes së taksës, metoda e deklarimit të mbylljes së përkohshme të biznesit, periudha e lejuar për mbylljen e përkohshme dhe mënyra e zvogëlimit të detyrimit për taksën përcaktohen në udhëzim. 7. Udhëzimi përcakton rastet kur, për qëllime të taksimit, një veprimtari ekonomike, në një vendndodhje të biznesit, është e përbërë nga një ose disa biznese.

188

Page 189: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 6

Kërkesat për regjistrim

1. Taksapaguesi do të regjistrojë çdo vendndodhje të biznesit në organin tatimor përgjegjës për atë vendndodhje. Regjistrimi bëhet përpara se taksapaguesi të fillojë biznesin. 2. Gjatë regjistrimit, taksapaguesi detyrohet të japë të dhënat e mëposhtme:

a) vendimin e gjykatës për regjistrimin; b) çertifikatën personale me fotografi; c) adresën e vendndodhjes ose vendndodhjeve të biznesit; ç) llojin e biznesit ose bizneseve që kryhen në atë vendndodhje; d) numrin e identifikimit të taksapaguesit, lëshuar nga Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve; dh) numrin e regjistrimit në degën e taksave të pushtetit vendor;e) çdo të dhënë ose dokument tjetër që kërkohet nga udhëzimi.

3. Taksapaguesi, pas regjistrimit fillestar, riregjistrohet në çdo vit kalendarik që vijon dhe jo më vonë se data 31 mars. Proçedura e riregjistrimit përcaktohet në udhëzim. 4. Kur taksapaguesi nuk regjistrohet ose nuk riregjistrohet në kohën e duhur, ai regjistrohet nga organi tatimor. Ky regjistrim ka të njëjtin efekt me regjistrimin ose riregjistrimin e bërë nga taksapaguesi dhe shoqërohet me sanksione, sipas nenit 12 pika 1.a të këtij ligji.5. Organi tatimor përgjegjës pajis me çertifikatë regjistrimi çdo taksapagues, i cili ka përfunduar proçesin e regjistrimit në përputhje me udhëzimin. Çertifikata tregon numrin e identifikimit të taksapaguesit, llojin e veprimtarisë dhe adresën e vendndodhjes së biznesit, si dhe numrin e regjistrimit në zyrën e taksave të pushtetit vendor. 6. Kur taksapaguesi kryen një biznes në më shumë se një vendndodhje, ai pajiset me çertifikatë regjistrimi për çdo vendndodhje të biznesit. 7. Nëse taksapaguesi nuk ka një vendndodhje fikse, ku ushtron ndonjërin nga bizneset e tij, atëherë:

a) në rastin e një personi fizik, vendndodhja e ushtrimit të biznesit quhet banesa private e taksapaguesit;

b) në rastin e një personi juridik, vendndodhja e biznesit quhet selia e përcaktuar në vendimin e gjykatës.

Neni 7

Detyrimi për informim1. Taksapaguesi njofton me shkrim organin tatimor përgjegjës për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura, kur është regjistruar ose riregjistruar. Mënyra dhe forma e njoftimit përcaktohen në udhëzim. 2. Taksapaguesi detyrohet të afishojë dukshëm, në vendndodhjen e biznesit, certifikatën e regjistrimit që i është lëshuar nga organi tatimor përgjegjës. Nëse nuk kemi një vendndodhje fikse për veprimtarinë ekonomike, taksapaguesi detyrohet ta paraqesë çertifikatën sa herë që i kërkohet nga punonjësi i organeve tatimore.

189

Page 190: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 8

Shkëmbimi i të dhënave

1. Udhëzimi përcakton proçedurat e bashkëpunimit ndërmjet organeve tatimore qendrore dhe bashkive ose komunave për administrimin e këtij ligji. 2. Ky bashkëpunim përfshin jo vetëm shkëmbimin e të dhënave ndërmjet organeve qendrore dhe vendore për shumën e mbledhur të taksës, e cila bëhet jo më pak se një herë në 3 muaj, por edhe të dhëna për taksapaguesit, në rastet kur kërkohet të njihet efektiviteti i mbledhjes së taksës. 3. Ky bashkëpunim dhe shkëmbim të dhënash përfshin dhënien në kohë të të dhënave për taksapaguesin dhe për mbledhjen e taksës, që të mundësojë bashkitë dhe komunat në përgatitjen dhe në menaxhimin e buxheteve.

Neni 9

Pagesa

1. Taksa paguhet në dy këste të barabarta. Kësti i parë paguhet në kohën e regjistrimit ose të riregjistrimit. Kësti i dytë paguhet jo më vonë se data 30 shtator, me përjashtim të rasteve kur biznesi ka filluar pas datës 31 mars të atij viti. Në këtë rast kësti i dytë duhet të paguhet jo më vonë se data 31 dhjetor.

2. Nëse taksapaguesi paguan shumën e plotë të detyrimit të taksës në kohën e regjistrimit ose të riregjistrimit, atëherë kjo shumë i zvogëlohet me 10 për qind.

3. Nëse taksapaguesi e përfundon proçesin e riregjistrimit dhe pajiset me çertifikatën e regjistrimit në organet tatimore përpara ditës së fundit të punës për muajin janar të çdo viti të riregjistrimit, ka të drejtën e një zbritjeje prej 2 për qind të shumës së taksës që duhet paguar. Nëse taksapaguesi e përfundon proçesin e riregjistrimit dhe pajiset me çertifikatën e regjistrimit në organet tatimore përpara ditës së fundit të punës për muajin shkurt të çdo viti të riregjistrimit, ka të drejtën e një zbritjeje prej 1 për qind të shumës së taksës që duhet paguar.

4. Nëse organi tatimor përgjegjës zbulon se taksapaguesi, në çastin e regjistrimit ose të riregjistrimit, ka deklaruar të dhëna të pasakta dhe se shuma fikse për t'u paguar është më e madhe se shuma e paguar, ai, sipas rastit, duhet të njoftojë taksapaguesin. Taksapaguesi paguan detyrimin e taksës shtesë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit.

5. Taksa paguhet në mënyrën dhe vendin e përcaktuar në udhëzim. 6. Kur një biznes mbyllet gjatë vitit dhe vlera e detyrimit për taksën e

llogaritur, në përputhje me pikën e 5 të nenit 5 të këtij ligji, është më e vogël se taksa e paguar, diferenca i kthehet taksapaguesit brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për mbylljen e biznesit.

190

Page 191: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 10

Transferimi i taksës

Taksa e mbledhur në mbështetje të këtij ligji transferohet çdo muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës, në buxhetin e bashkisë ose të komunës ku është vendndodhja e biznesit të taksueshëm.

Neni 11

Verifikimi

Taksapaguesi detyrohet të lejojë inspektorët e organit tatimor përgjegjës të hyjnë në mjediset ku ushtrohet biznesi, për qëllime verifikimi të të dhënave të regjistrimit dhe për kontrollin e çertifikatës së regjistrimit.

Neni 12

Kundërvajtjet dhe dënimet

1. Në kuptim të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:a) Mosregjistrimi ose mosriregjistrimi i vendndodhjes së veprimtarisë ekonomike, siç përcaktohet në nenin 6 të këtij ligji, ose mospagimi i taksës brenda datës së caktuar dënohen me gjobë, të barazvlefshme me 25 për qind të detyrimit për taksën. b) Paraqitja e të dhënave të pasakta ose të paplota në çastin e regjistrimit ose të riregjistrimit dënohet me gjobë prej 10.000 lekësh. Kjo gjobë paguhet së bashku me detyrimin e taksës shtesë, sipas pikës 4 të nenit 9 të këtij ligji. c) Mosafishimi ose mosparaqitja e çertifikatës së regjistrimit, sipas kërkesës së nenit 7 të këtij ligji, dënohet me gjobë prej 10.000 lekësh. ç) Në rastet kur taksapaguesi nuk lejon inspektorët e organit tatimor përgjegjës të hyjnë në mjediset e biznesit, ai dënohet me gjobë prej 10.000 lekësh. 2. Gjobat paguhen në favor të bashkisë dhe komunës brenda 15 ditëve nga data kur organi tatimor ka nxjerrë vlerësimin. 3. Nëse taksapaguesi nuk paguan taksën ose gjobën, organi tatimor tërheq çertifikatën e regjistrimit dhe mbyll biznesin deri në çastin e kryerjes së pagesës.

Neni 13

Apelimet

191

Page 192: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet me shkrim ndaj çdo veprimi zyrtar të organit tatimor përgjegjës për shumën dhe mënyrën në të cilën janë vlerësuar detyrimet e tij të taksave, të kërkojë rimbursime, si dhe të apelojë kundër çdo veprimi (ose mosveprimi) tjetër të organit tatimor ose të punonjësve të tij.

2. Çdo apelim paraqitet në organin tatimor përgjegjës brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për veprimin, që është subjekt apelimi. Forma dhe përmbajtja e apelimit përcaktohen në udhëzim.

3. Organi tatimor përgjegjës nxjerr një vendim brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është i kënaqur me vendimin e zyrës tatimore, ai mund të apelojë në komisionin e apelimit të tatimeve brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit.

4. Komisioni i apelimit të tatimeve nxjerr vendim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është dakord me vendimin e komisionit të apelimit të tatimeve, ai mund t'i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim të vendimit.

5. Kur shqyrton një apelim tatimor, subjekti apelues ka të njëjtat të drejta me organin tatimor, i cili ka vlerësuar fillimisht detyrimin e taksës.

6. Taksapaguesi ka të drejtë të paraqitet vetë ose nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë të tij në të gjitha apelimet dhe të shpjegojë bazën ku e mbështet apelimin.

7. Një apelim tatimor nuk mund të tërhiqet në rastet kur sillen fakte shtesë, që shuma e detyrimit për taksën e vlerësuar nuk është ajo që duhet.

Neni 14

Shfuqizime

Ligji nr.8313, datë 26.3.1998 "Për tatimin për biznesin e vogël", me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet.

Neni 15

Dispozita kalimtare

1. Për vitin fiskal 2003, nivelet e taksave për çdo kategori biznesi janë ato të dhëna sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji, dhe këshillat e bashkive dhe të komunave nuk e ushtrojnë të drejtën për t'i ndryshuar ato gjatë vitit fiskal 2003, sipas pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji. 2. Për të gjitha çështjet për të cilat subjektet apelojnë, proçedurat e apelimit janë sipas ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore", me ndryshimet përkatëse, për aq kohë sa kjo taksë vazhdon të mblidhet nga administrata qendrore e tatimeve, sipas nenit 4 të këtij ligji.

Neni 16

Hyrja në fuqiKy ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

192

Page 193: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

K R Y E T A R IServet Pëllumbi

Nivelet treguese të taksave vendore për biznesin e vogël sipas kategorive (në mijë lekë)

Tabela. Nr.1( si më poshtë)

193

Page 194: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nr TIPI I BIZNESIT Kat. I Kat. II Kat. IIIA Shitje me pakicë 60 20 15B Shitje me shumicë 60 20 15C Prodhim 35 15 10Ç Shërbime 20 10 10D Profesione të lira 45 30 15

DH Ambulant në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve

15 10 10

E Transport:1. Transport pasagjerësh:

Automjete deri në 5 vende (përfshi shoferin)

35

Automjete me 6 deri në 9 vende (përfshi shoferin)

70

Automjete me 10 deri në 25 vende (përfshi shoferin)

80

Automjete me 26 deri në 42 vende (përfshi shoferin)

90

Automjete me mbi 42 vende (përfshi shoferin)

95

2. Transport mallrash:Automjete deri në 2 tonë 55

Automjete nga 2,1 deri në 5 tonë

80

Automjete nga në 5,1 deri në 10 tonë

95

Automjete nga në 10,1 deri 16 tonë

100

Automjete mbi 16 tonë 1503. Transport ujor

Transport detar brenda vendit 110Transport në liqene brenda

vendit 95

Varka për shëtitje 30

Klasifikimi:

Në kategorinë I: Bashkia e Tiranës, Bashkia e Durrësit.

Në kategorinë II: Bashkitë: Shkodër, Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Lushnjë, Pogradec, Berat, Lezhë dhe Kavajë.

Në kategorinë III: Të gjitha bashkitë e tjera. Në komuna niveli tregues i taksës është 50 për qind e nivelit tregues të tij për çdo kategori.

194

Page 195: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMinistria e Financave Ministria e Pushtetit Vendor

dhe Decentralizimit

UDHEZIM

Nr. 4 Datë 27.01.2003

PER TAKSEN VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 3, pika 4, dhe neneve 5, 6, 7, 8 të Ligjit Nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël”, Ministri i Financave dhe Ministri Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

U D H E Z O J N E

1. Të përgjithshme

Taksa vendore mbi biznesin e vogël administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Të gjitha referimet në Ligjin Nr. 8978, datë 12.12.2002 “Për Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël” për “organin tatimor” nënkuptojnë degën e tatimeve të rrethit përkatës.

Për qëllimet e këtij Ligji, një njoftim i lëshuar nga dega e tatimeve në rreth apo nga Komisioni i Apelimit të Tatimeve, konsiderohet i marrë

në datën kur njoftimi është dërguar dorazi në ambjentet e biznesit ose të banimit te tatimpaguesit; ose

7 ditë nga data në të cilën njoftimi është postuar.

2. Niveli i taksës vendore mbi biznesin e vogël

2.1. Niveli tregues i takses

Nivelet treguese të taksës vendore mbi biznesin e vogël, të dhëna në tabelën 1 te ligjit janë nivele orientuese. Shuma faktike e tatimit për t’u paguar për çdo kategori biznesi përcaktohet nga organi legjislativ (këshilli) i bashkisë ose komunës në të cilën ndodhet biznesi. Këshilli i bashkisë ose komunës mund të ndryshojë nivelin orientues të taksës të përcaktuar në tabelën 1, duke e rritur ose ulur atë deri në 30%. Kështu për shembull, nëse niveli orientues i taksës është 100.000 lekë, niveli faktik mund të vendoset

195

Page 196: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ndërmjet 70.000 dhe 130.000 lekë. Por nëse vendoset të ndryshohen nivelet orientuese të taksës, ndryshimi përfshin të gjithë nivelet në tabelën 1, me të njëjtën përqindje. Nëqoftëse për shembull, këshilli i bashkisë ose i komunës vendos të rrisë nivelin tregues të taksës vendore mbi biznesin e vogël me 20%, ky ndryshim është i njëjtë, papërjashtim për të gjithë kategoritë e bizneseve që ushtrojnë veprimtari në juridiksionin territorial të bashkisë apo të komunës përkatëse.

2.2. Publikimi i nivelit të taksës

Organi legjislativ (këshilli) i bashkisë ose komunës duhet të informojë tatimpaguesit e rrethit në të cilin zbatohen nivelet e taksës për vitin kalendarik ,jo më vonë se data 15 Dhjetor e vitit pararendës, duke i botuar ato në gazetat e mediat lokale duke vendosur afishe në ndërtesa e vende publike dhe duke i dërguar me shkrim Degës së Tatimeve të Rrethit përkatës, nivelet e taksave që do të zbatohen. Nëse bashkia apo komuna nuk e bën një gjë të tillë, Dega e Tatimeve në rreth do të zbatojë nivelet orientuese të taksës të përcaktuar në tabelën 1 të ligjit. Pasi të jenë botuar, nivelet e taksës të vitit nuk mund të ndryshohen gjatë vitit.

Për vitin 2003, nivelet orientuese të taksës të përcaktuara në tabelën 1 të ligjit, nuk mund të ndryshohen.

2.3. Fillimi dhe mbyllja e biznesit

Nëse biznesi fillon apo pushon veprimtarinë gjatë vitit, detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar taksën me kuotë fikse për vitin e plotë kalendarik, me numrin e muajve të plotë apo të pjesshëm gjatë të cilëve veprimtaria është kryer ose do të kryhet (përfshi muajin e regjistrimit në rastet kur biznesi fillon për herë të parë) dhe duke e pjestuar atë me 12.Kështu për shembull:

- nëse biznesi e fillon veprimtarinë më 15 prill, detyrimi i tij tatimor do të jetë i barabartë me 9/12 e shumës për t’u paguar për vitin.

- nëse biznesi pushon veprimtarinë më 15 prill, detyrimi i tij tatimor do të jetë i barabartë me 4/12 e shumës për t’u paguar për vitin.

Llogaritja si më sipër për zbritjen e detyrimit tatimor të tatimpaguesit, bëhet vetëm pasi tatimpaguesi i regjistruar të ketë dorëzuar çertifikatën e tij të regjistrimit në degën e tatimeve të rrethit ku është regjistruar.

2.4. Ndërprerja e veprimtarisë së biznesit

a. Nëse biznesi ndërpritet përkohësisht gjatë vitit, detyrimi tatimor për atë vit llogaritet duke shumëzuar shumën fikse të tatimit për të gjithë vitin kalendarik, me numrin e muajve të pjesshëm apo të plotë gjatë të cilëve është kryer biznes dhe duke i pjestuar më pas me 12. Për shembull:

- Nëse biznesi ndërpritet më 15 Prill dhe rifillon më 25 maj, detyrimi tatimor do të jetë 12/12 të vleftës së detyrimit për vitin. Pra tatimpaguesi në këtë rast nuk do të përfitojë zbritje, pasi ai nuk ka ndërprerë veprimtarinë për më shumë se një muaj të plotë kalendarik.

196

Page 197: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Nëse biznesi ndërpritet më 15 Prill dhe rifillon më 25 qershor, detyrimi tatimor do të jetë 11/12 të vleftës së detyrimit për vitin. Pra tatimpaguesi në këtë rast do të përfitojë zbritje të tatimit për një muaj, pasi ai ka ndërprerë veprimtarinë vetëm për një muaj të plotë kalendarik.

b. Tatimpaguesi i regjistruar nuk përfiton zbritje nëqoftëse ai nuk ka dorëzuar çertifikatën e regjistrimit në degën përkatëse të tatimeve përpara ditës së parë të muajit të plotë të ndërprerjes së veprimtarisë. Dega përkatëse e tatimeve pajis tatimpaguesin me një proçes verbal, që tregon datën e dorëzimit të çertifikatës së regjistrimit dhe datën e kthimit të saj kur të rifillojë biznesi.

c. Periudha maksimale e lejueshme për ndërprerjen e veprimtarisë ekonomike është dy muaj për çdo vit kalendarik.

d. Zbritja për ndërprerjen e përkohshme të veprimtarisë, bëhet nga vlera gjithsej e tatimit për t’u paguar në vitin kalendarik vijues të regjistrimit, me kërkesë të tatimpaguesit dhe pas dorëzimit të provave për ndërprerjen e veprimtarisë duke paraqitur proçes verbalin e lëshuar nga dega përkatëse e tatimeve.

3. Përcaktimi i vendndodhjes së biznesit

3.1. Vendndodhja e biznesit

Tatimpaguesit i kërkohet të paguajë taksën vendore mbi biznesin e vogël për çdo vendodhje biznesi në përputhje me nivelin tatimor të përcaktuar për llojin e biznesit dhe kategorine e zonës gjeografike ku ai është regjistruar. Bizneset e ndryshme nën administrimin e tatimpaguesve të ndryshëm që ushtrojnë veprimtari në një vendndodhje (në një godinë) do të tatohen gjithnjë si vendndodhje biznesi më vete.

Një “Vendndodhje biznesi” është një zonë e dallueshme dhe e ndarë si në të njëjtën godinë ashtu edhe në godina të ndryshme. Për shembull :

a. Kur veprimtari të ndryshme ekonomike kryhen nga një tatimpagues në të njëjtën dhomë konsiderohen si një vendodhje e një biznesi.

b. E njëjta veprimtari ekonomike e kryer nga një tatimpagues në dy dhoma, që kanë komunikim nga brenda, konsiderohen një biznes, pra konsiderohen si një “vendndodhje biznesi”.

c. Dy veprimtari të ndryshme ekonomike të kryera nga një tatimpagues në dy dhoma, që kanë komunikim nga brenda, konsiderohen dy biznese, pra konsiderohen si dy “vendndodhje biznesi”.

d. Disa veprimtari ekonomike të ndryshme ose e njëjta veprimtari ekonomike e kryer në dy dhoma fqinje, që nuk komunikojnë me njëra tjetrën nga brenda, konsiderohen dy biznese, pra konsiderohen si dy “vendndodhje biznesi”.

197

Page 198: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3.2. Ndryshimi i vendndodhjes së biznesit

Tatimpaguesi është i detyruar të paguajë taksën vendore mbi biznesin e vogël për çdo vendndodhje biznesi sipas nivelit tatimor në fuqi në kohën e regjistrimit. Deri në momentin e riregjistrimit në vitin e ardhshëm pas ndryshimit të vendodhjes, nuk do të ketë rritje apo zbritje të detyrimit tatimor.

3.3. Kategorizimi i veprimtarive për efekt të taksës vendore mbi biznesin e vogël Në grupin “shitje me pakicë” përfshihen të gjitha pikat fikse (dyqanet, njësitë, barakat, etj.) të tregtimit të mallrave të ndryshme me pakicë. Po këtu përfshihen dyqanet e veshjeve, dyqanet e modës, të luksit (boutique), parfumeritë, dyqanet që tregtojnë bizhuteri argjendi, floriri e materialetë tjera të çmuara. Gjithashtu në grupin “shitje me pakicë” hyjnë edhe njësitë e ushqimit social si: restorante, fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub, e të tjera të ngjashme me to.

Në grupin “shitje me shumicë” përfshihen të gjitha pikat fikse (magazina, dyqane etj.) të cilat realizojnë shitje me shumicë të artikujve që tregtojnë. Do të konsiderohen shitje me shumicë, shitjet që bëhen për tatimpagues të tjerë me qëllim rishitjen e mallrave. Nëse një njësi realizon njëkohësisht shitje të mallrave me shumicë, të cilat blihen nga tatimpagues të tjerë me qëllim rishitjeje, si dhe shitje me pakicë për konsumatorët, kjo njësi do të klasifikohet në grupin “shitje me shumicë” Në grupin “prodhim” përfshihen tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari prodhimi, përpunimi dhe tregëtimi, si: përpunim duralumini, metalesh, druri, tapicerie, prodhim tulla, tjegulla, blloqe betoni, furra gëlqereje, etj, të ngjashme me to. Po këtu përfshihen prodhimet me karakter ushqimor si: prodhime buke, embëlsirash, mishi, peshku, bulmeti, etj, të ngjashme me to.

Në grupin “shërbime” përfshihen veprimtari të tilla si: riparimi i artikujve elektroshtepiake, radio televizorë, frigoriferë, lavatriçe, magnetofon, paisje fonie e të tjera të ngjashme me to. Po kështu klasifikohen në këtë grup veprimtaritë e shërbimit të fotokopjimit, sallon bukurie, autoservisë, kurse për makina (autoshkolla) për traktorë, për kompjuter e për parukeri, agjenci doganore, agjenci këmbimi valute, agjensi turizmi, motele, pikat e shërbimit të makinave (autoservis), parkimi i makinave, lavanteritë, pastrimi kimik, shërbime të rojeve civile, sallat e lojrave të ndryshme (gjimnastike, aerobie, cirqe, kënde lojrash për fëmijë, pingpong, etj.) e të tjera shërbime të ngjashme me shërbimet e lartëpërmendura.

Në grupin “profesione të lira” përfshihen tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë e avokatit, noterit, mjekut, mjekut-laborant, stomatologut, farmacistit, ekonomistit kontabël të miratuar, ekspertit kontabël të autorizuar, mësuesit, veterinierit, agronomit, botuesit, inxhinierit, arkitektit, projektuesit, e të tjera profesione të lira, të cilat ushtrohen në njësi fikse apo në ambiente të

198

Page 199: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ndryshme. Në këtë grup përfshihen edhe galeritë e artit të piktorëve, skulptorëve dhe artistëve të tjerë që prodhojnë dhe tregtojnë objekte artistike. Po kështu në këtë grup përfshihen institucionet jopublike të edukimit (shkollat, kopshtet apo çerdhet), shërbimet në klinikat e specialiteteve të ndryshme mjekësore, shërbimet në laboratore diagnostifikimi etj, në rastet kur nuk e kalojnë kufirin e regjistrimit në TVSH.

4. Kërkesat për Regjistrim

Tatimpaguesi duhet të regjistrojë çdo vendndodhje të biznesit në degën përkatëse të tatimeve në të cilin ndodhet. Nëse tatimpaguesi ka biznese në territore jashtë juridiksionit të degës përkatëse të tatimeve, ai duhet t’i regjistrojë të gjithë vendodhjet e biznesit të tij në degën e tatimeve në të cilin gjendet vendi kryesor i biznesit. Vendi kryesor i biznesit caktohet nga tatimpaguesi.

Kërkesa për regjistrim ose riregjistrim duhet të bëhet duke përdorur formularin Kërkesë për Regjistrim të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

4.1. Në rastin e regjistrimit për herë të parë

Kur një tatimpagues regjistrohet për herë të parë ai duhet të paraqesë sa më poshtë:

a. Një kërkesë për t’u regjistruar ku të jepet emri dhe adresa e tatimpaguesit, adresa e vendodhjes (eve) së biznesit dhe tipin e biznesit (eve) që do të kryhen në atë (ato) vendndodhje të biznesit.

b. Dokumentin e identifikimit (çertifikatën personale me fotografi) të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

c. Vendimin e gjykatës.

d. Mandatpagesën për këstin e parë të detyrimit tatimor.

e. Vërtetim nga pushteti vendor për pagesën e taksave dhe tarifave vendore.

f. Vërtetim nga Dega e Institutit të Sigurimeve Shoqërore .

g. Çdo dokument apo kërkesë tjetër e specifikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe që i bëhet e ditur tatimpaguesit në momentin e depozitimit të kërkesës për regjistrim.

Nëse tatimpaguesi nuk ka qënë i pajisur më parë me një NIPT, Dega e Tatimeve do ta pajisë me NIPT-in në momentin e regjistrimit.

4.2. Në rastin e riregjistrimit të përvitshëm

Kur një tatimpagues bën riregjistrimin e përvitshëm, ai duhet të paraqesë sa më poshtë:

a. një kërkesë për t’u regjistruar, që të përmbajë emrin dhe adresën e tatimpaguesit, adresën e vendodhjes (eve) të biznesit dhe tipin e biznesit (eve) që kryhen në vendodhjen (et) e biznesit.

199

Page 200: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. Çertifikatën e vitit të mëparshëm

c. Mandatpagesën e këstit të parë të detyrimit tatimor të vitit vijues. d. Vërtetim nga Dega e Institutit të Sigurimeve Shoqërore .

e. Vërtetim nga pushteti vendor për pagesën e taksave dhe tarifave vendore.

f. Çdo dokument apo kërkesë tjetër e specifikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe që i bëhet e ditur tatimpaguesit në momentin e depozitimit të kërkesës për regjistrim

4.3. Pajisja me Çertifikatë Regjistrimi.

Dega përkatëse e tatimeve do të pajisë me Çertifikatë Regjistrimi çdo tatimpagues që përmbush të gjitha kërkesat e mësipërme. Një tatimpagues që është regjistruar me detyrim nuk do të pajiset me Çertifikatë, deri sa ai të ketë përmbushur të gjithë kërkesat.

Çertifikata e regjistrimit përmban emrin e tatimpaguesit, numrin e identifikimit të Tatimpaguesit që i është caktuar atij, numrin e vendimit të gjykatës, adresën e vendndodhjes së biznesit me të cilin lidhet dhe periudhën kohore për të cilën është e vlefshme kjo Çertifikate. Çertifikata e regjistrimit është e detyrueshme të vendoset në një hapsirë të dukshme të vendndodhjes së biznesit, me qëllim identifikimin e regjistrimit të kësaj vendndodhje. Çertifikata e regjistrimit është subjekt inspektimi nga organet vendore ose kombëtare.

Degët përkatëse të tatimeve, u japin organeve tatimore të bashkive dhe komunave listën e çertifikatave të lëshuara për vendndodhjet e biznesit brenda juridiksionit të tyre. Inspektorët e bashkive dhe komunave mund ta përdorin informacionin për qëllime verifikimi dhe janë të detyruar të informojnë degën përkatëse të tatimeve lidhur me çdo subjekt për të cilin janë në dijeni se nuk është i pajisur me çertifikatë regjistrimi. 5. Pagesa

Pagesat duhet të bëhen duke përdorur formularin e pagesës së zakonshme, lëshuar nga organi tatimor dhe vlefta e pagesës duhet të jetë e barabartë me shumën e treguar në formularin e pagesës. Formulari duhet të tregojë NIPT-in e tatimpaguesit që bën pagesën, identitetin e tij, adresën e vendndodhjes së biznesit, si dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar në këtë formular,

Tatimi mund të paguhet në një degë banke ose zyrë postare, e cila vepron në rolin e agjentit të organit tatimor. Pagesa e detyrimeve bëhet në datën e duhur ose përpara saj, në një degë banke ose zyrë postare që ndodhen në territorin përkatës ku është i regjistruar tatimpaguesi.

Çdo rimbursim që i duhet bërë tatimpaguesit, kërkohet nga ana e tij nëpërmjet formularit të kërkesës për rimbursim, dhe paguhet pas marrjes së kërkesës, pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme.

200

Page 201: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

6. Apelimet

Apelimi bëhet me shkrim dhe ai përmban :

a) emrin, adresën dhe NIPT-in e apeluesit;b) vitin tatimor me të cilin lidhet apelimi;c) natyrën dhe shumën e tatimit ose gjobës që është subjekt apelimi;d) baza ku mbështetet apelimi.

Proçedurat e apelimit dhe proçedurat e shqyrtimit të apelimit tatimor, bazohen në përcaktimet e bëra në ligjin “Për Proçedurat Tatimore” dhe në Udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të tij.

KASTRIOT ISLAMI BEN BLUSHI

MINISTER I FINANCAVE MINISTER I PUSHTETIT VENDOR DHE DECENTRALIZIMIT

201

Page 202: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMinistria e Financave Ministria e Pushtetit Vendor

dhe Decentralizimit

U D H E Z I M

Nr 5. Datë 27.01.2003

MBIBASHKEPUNIMIN NDERMJET ORGANEVE TATIMORE QENDRORE DHE

ORGANEVE TE PUSHTETIT VENDOR LIDHUR ME ADMINISTRIMIN E TAKSES VENDORE MBI BIZNESIN E VOGEL DHE TATIMIT TE

THJESHTUAR MBI FITIMIN

Në zbatim të pikës 4 të nenit 3, nenit 8 të Ligjit Nr. 8978 datë 12.12.2002 “Për taksën vendore për biznesin e vogël”, të nenit 5 dhe pikës 7 të nenit 32/6 të Ligjit nr.8979 datë 12.12.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat “Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

U D H E Z O J N E :

1. TE PERGJITHSHME

Ministria e Financave, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, organet tatimore qendrore Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e saj në rrethe dhe organet e pushtetit vendor do të bashkëpunojnë ndërmjet tyre për një zbatim sa më efektiv të ligjit nr. 8979, datë 12.12.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, kapitulli III/A, Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin dhe të ligjit nr. 8978 datë 12.12.2002 “Për taksën vendore për biznesin e vogël” dhe udhëzimeve të dala në zbatim të tyre.

Në varësi të ecurisë së zbatimit të këtyre ligjeve dhe udhëzimeve dhe problemeve që do të dalin, kur është e nevojshme, këto institucione do të bashkëpunojnë në fushat e interesit të përbashkët si

rregjistrimi i tatimpaguesve:shkëmbimi periodik i informacionit mbi tatimpaguesit e regjistruar;shkëmbimi periodik i informacionit mbi realizimin e të ardhurave;planifikimi i të ardhurave nga njësitë vendore dhe organet tatimore;pagesat dhe transferimi i të ardhurave;

202

Page 203: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

bashkëpunimi mbi unifikimin e sistemit të rregjistrimit të të dhënave mbi tatimpaguesit;identifikimi i tatimpaguesve të paregjistruar;kontrolle të përbashkëta mbi rregjistrimi;.konsulenca të përbashkëta, shkëmbim eksperience, trajnime të ndryshme etj.

2. MBAJTJA E REGJISTRAVE

Pranë çdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i tatimpaguesve.

Në këtë regjistër do të regjistrohen të gjithë tatimpaguesit me të dhëna që lidhen me vendndodhjen e tatimpaguesve, llojin e aktivitetit, etj.

Zyrat e taksave të bashkive dhe komunave, me qëllim evidentimin sa më të saktë të tatimpaguesve, kur bëjnë regjistrimin në regjistër si më lart, duhet të përdorin numrin e identifikimit të regjistrimit pranë organeve tatimore (NIPT- i) dhe kodin vendor të bashkisë ose komunës respektive.

Në kuptim të këtij udhëzimi Kodi vendor është një numër identifikimi i bashkise ose komunes, i cili do të shërbejë për identifikimin e tatimpaguesve dhe të të ardhurave të realizuara prej tyre sipas bashkive dhe komunave respektive.

Kodi vendor përcaktohet nga Ministria e Financave dhe i njoftohet në mënyrë të unifikuar për zbatim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, degëve të tatimeve në rrethe dhe çdo bashkie dhe komune.Kodi vendor është sipas listës bashkangjitur këtij udhëzimi.Për këtë qëllim, brenda datës 10 të çdo muaji, dega e tatimeve dërgon pranë çdo bashkie ose komune një listë të tatimpaguesve të regjistruar brenda juridiksionit të tyre gjatë muajit të mëparshëm. Kjo listë identifikon qartë emrin dhe NIPT-in e tatimpaguesit, adresën e vendndodhjes së biznesit dhe kodin vendor të bashkisë ose komunës.

3. SHKEMBIMI PERIODIK I INFORMACIONIT

Shkëmbimi periodik i informacionit konsiston në:

- shkëmbimin periodik të informacionit mbi subjektet e regjistruara

Degët e tatimeve në rrethe do t’u dërgojnë bashkive dhe komunave të rretheve respective, çdo datë 10 të muajit pasardhës, një njoftim mbi listën e subjekteve të rregjistruar si tatimpagues të biznesit të vogël, tipin e biznesit (kategorinë për efekt pagese).

Punonjësit e zyrave të taksave në bashki apo komuna si dhe ato të policive bashkiake, në asnjë rast nuk mund të bëjnë kontrolle mbi xhiron e tatimpaguesve të juridiksionit të tyre. Ato mund të bëjnë kontrolle vetëm lidhur me identifikimin e tatimpaguesve të paregjistruar dhe të tatimpaguesve që nuk

203

Page 204: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kanë paguar në kohë detyrimet e tyre, duke informuar perodikisht me shkrim degën e tatimeve të rrethit përkatës.

Kur bashkitë dhe komunat konstatojnë dhe identifikojnë subjekte të paregjistruara, raste kur tatimpagues nuk janë kategorizuar në kategorinë përkatëse sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore, ndryshime në të dhënat e tatimpaguesit, mosrespektimin e dispozitave ligjore nga tatimpaguesit etj, dërgojnë për veprim pranë degëve të tatimeve në rrethe informacionin e mësipërm.

Degët e tatimeve përkatëse pas marrjes së informacioneve nga bashkia ose komuna për biznese të cilat nuk janë të pajisura me çertifikatë regjistrimi, marrin masa për t’i regjistruar këto biznese brenda 30 ditëve pas marrjes së informacionit, dhe informojnë bashkinë ose komunën për masat e marra brenda 45 ditëve.

Në raste të veçanta informacioni verifikohet bashkwrisht duke krijuar grupe të përbashkëta me përfaqësues të organeve tatimore dhe bashkive ose komunave.

- shkëmbimin periodik të informacionit mbi planifikimin dhe realizimin e të ardhurave.

Degët e tatimeve në rrethe do t’u dërgojnë bashkive dhe komunave të rretheve respective, çdo datë 10 të muajit pasardhës, informacion mbi shumën e arkëtuar të taksës vendore për biznesin e vogël dhe shumën e tatimit të thjeshtëzuar mbi fitimin.

Bashkitë dhe komunat brenda muajit korrik të vitit korent, me vendim të këshillit vendor, përcaktojnë nivelin e taksës mbi biznesi e vogël për vitin pasardhës, dhe njoftojnë për këtë degën e tatimeve të rrethit përkatës,

Degët e Tatimeve brenda muajit gusht të vitit, në bazë të numrit të subjekteve dhe kategorizimeve të tyre, kryejnë planifikimin e të ardhurave të vitit pasardhës dhe njoftojnë bashkitë dhe komunat brenda këtij afati për arsye të hartimit të projekt buxhetit nga ato.

4. PAGESA DHE TRANSFERIMI I TE ARDHURAVE

Pagesa e taksës vendore mbi biznesin e vogel dhe e tatimit të thjeshtuar do të bëhet në llogarinë e degës përkatëse të tatimeve me anë të “formularit të pagesës”. Ky formular përmban edhe kodin vendor të bashkisë ose komunës përkatëse, i cili shërben për ndarjen e të ardhurave për efekt të transfertës së tyre në buxhetin e bashkisë / komunës, ku është vendndodhja e biznesit të taksueshëm.

Të ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin transferohet brenda datës 10 të muajit pasardhës në llogaritë e bashkive /komunave përkatëse.

204

Page 205: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Ky transferim bëhet nga dega e thesarit të rrethit përkatës, në bazë të listës totale të bashkive /komunave të dërguar nga dega e tatim taksave e rrethit brenda datës 10 të muajit pasardhës, për shumën e arkëtuar për çdo bashki/komune.

5. KONTROLLLI I PERBASHKET MBI REGJISTRIMIN DHE RESPEKTIMIN E DISPOZITAVE LIGJORE NGA TATIMPAGUESIT

Punonjësit e degëve të tatimeve dhe zyrave të taksave nëpër bashki e komuna me miratimin e titullarëve respektive mund të ndërmarrin aksione të përbashkëta për identifikimin dhe regjistrimin e bizneseve që rezultojnë të paregjistruara si dhe për respektimin e afateve ligjore të derdhjes së këtyre detyrimeve. Në këto grupe mund të marrin pjesë dhe strukturat e policisë tatimore dhe ato bashkiake.

6. KONSULENCA TE PERBASHKETA, TRAINIME, ETJ.

Organet tatimore qwndrore dhe vendore, mbi bazën e kërkesave reciproke, organizojnë takime të përbashkëta në kuadër të shkëmbimit të ekperiencës,

Organet tatimore qwndrore ofrojnë asistencë teknike dhe trainime të ndryshme për organet tatimore vendore, me qëllim rritjen e kapaciteteve organizative dhe manaxhimit fiskal në drejtim të administrimit të sistemit të taksave dhe tarifave vendore në përgjithësi dhe taksës mbi biznesin e vogël në veçanti.

7. TE TJERA

Organet tatimore qendore dhe vendore, përveç sa parashikohet në këtë udhëzim mund të trajtojnë në mënyrë më të detajuar çështje të interesit të përbashkët nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta që mund të lidhin për këtë qëllim.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I FINANCAVE MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR DHE DECENTRALIZIMIT

Kastriot ISLAMI Ben BLUSHI

205

Page 206: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ANEKSI N: LISTA E KOMUNAVE DHE BASHKIVE (NGA DEGET TATIMORE)

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

1Bashkia Tiranë 101

1Bashkia Tiranë

2 Berat 2 1 Këshilli i rrethit Berat2 Berat 102 1 Bashkia Berat2 Berat 167 1 Ura-Vajgurore2 Berat 301 1 Urë - Vajgurore2 Berat 302 1 Poshnjë2 Berat 303 1 Kutalli2 Berat 304 1 Otilak2 Berat 305 1 Lumas2 Berat 306 1 Sinjë2 Berat 307 1 Tërpan2 Berat 308 1 Velabisht2 Berat 309 1 Vertop2 Berat 310 1 Roshnik2 Berat 311 1 Cukalat3 Bulqizë 3 1 Keshilli i rrethit Bulqizë3 Bulqizë 103 1 Bashkia Bulqizë3 Bulqizë 315 1 Fushë-Bulqizë3 Bulqizë 316 1 Klenje3 Bulqizë 317 1 Ostren3 Bulqizë 318 1 Shupenzë3 Bulqizë 319 1 Gjoricë3 Bulqizë 320 1 Zerqan3 Bulqizë 321 1 Martanesh4 Delvinë 4 1 Delvine keshilli I rrethit4 Delvinë 104 1 Bashkia Delvinë4 Delvinë 325 1 Vergo4 Delvinë 326 1 Finiq4 Delvinë 327 1 Aliko4 Delvinë 328 1 Mesopotam5 Devoll 5 1 Keshilli I rrethit Devoll5 Devoll 105 1 Bashkia Bilisht5 Devoll 335 1 Miras5 Devoll 336 1 Bilisht5 Devoll 337 1 Morave

206

Page 207: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

5 Devoll 338 1 Progër5 Dibër 5 1 Dibër këshilli I rrethi6 Dibër 106 1 Bashkia Peshkopi6 Dibër 345 1 Qënder Tomin6 Dibër 346 1 Melan6 Dibër 347 1 Kastriot6 Dibër 348 1 Lurë6 Dibër 349 1 Maqellarë6 Dibër 350 1 Fushë Muhurr6 Dibër 351 1 Selishtë6 Dibër 352 1 Sllovë6 Dibër 353 1 Kala e Dodës6 Dibër 354 1 Zall Dardhë6 Dibër 355 1 Zall Reç6 Dibër 356 1 Fushë-Çidhen6 Dibër 357 1 Arras6 Dibër 358 1 Luzni7 Durrës 7 1 Durres këshilli I rrethi7 Durrës 107 1 Bashkia Durrës7 Durrës 108 1 Bashkia Shijak7 Durrës 150 1 Bashkia Manëz7 Durrës 151 1 Bashkia Sukth7 Durrës 365 1 Rashbull7 Durrës 366 1 Xhafzotaj7 Durrës 367 1 Gjepalaj7 Durrës 368 1 Katund i Ri7 Durrës 370 1 Maminas7 Durrës 372 1 Ishëm8 Elbasan 8 1 Elbasan këshilli I rrethit8 Elbasan 109 1 Bashkia Elbasan8 Elbasan 110 1 Bashkia Cërrik8 Elbasan 152 1 Bashkika Belsh8 Elbasan 380 1 Belsh8 Elbasan 381 1 Bradashesh8 Elbasan 382 1 Funarë8 Elbasan 383 1 Gostimë8 Elbasan 384 1 Gracen8 Elbasan 385 1 Grekan8 Elbasan 386 1 Gjinar

207

Page 208: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

8 Elbasan 387 1 Gjergjan8 Elbasan 388 1 Kajan8 Elbasan 389 1 Fierzë8 Elbasan 390 1 Klos8 Elbasan 391 1 Labinot Mal8 Elbasan 392 1 Labinot Fushë8 Elbasan 393 1 Mollas8 Elbasan 394 1 Paper8 Elbasan 395 1 Rrasë8 Elbasan 396 1 Shalëz8 Elbasan 397 1 Shirgjan8 Elbasan 398 1 Shushicë8 Elbasan 399 1 Tregan8 Elbasan 400 1 Zavalinë9 Fier 9 1 Fier këshilli I rrethit9 Fier 111 1 Bashkia Fier9 Fier 112 1 Bashkia Patos9 Fier 113 1 Bashkia Roskovec9 Fier 410 1 Mbrostar9 Fier 411 1 Libofshë9 Fier 412 1 Dermenas9 Fier 413 1 Topojë9 Fier 414 1 Levan9 Fier 415 1 Frakull9 Fier 416 1 Portëz9 Fier 417 1 Qendër (Fier)9 Fier 418 1 Ruzhdie9 Fier 419 1 Zharrëz9 Fier 420 1 Kurjan9 Fier 421 1 Kuman9 Fier 422 1 Strumë9 Fier 423 1 Cakran

10 Gramsh 10 1 Këshilli I rrethit Gramsh10 Gramsh 114 1 BashkiaGramsh10 Gramsh 430 1 Pishaj10 Gramsh 431 1 Kodovjat10 Gramsh 432 1 Kukur10 Gramsh 433 1 Skëndërbegas10 Gramsh 434 1 Poroçan

208

Page 209: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

10 Gramsh 435 1 Lënie10 Gramsh 436 1 Tunjë10 Gramsh 437 1 Sult10 Gramsh 438 1 Kushovë

11 Gjirokastër 111 Gjirokaster Këshilli I

rrethit11 Gjirokastër 115 1 Bashkia Gjirokastër11 Gjirokastër 116 1 Bashkia Libohovë11 Gjirokastër 445 1 Qendër Libohovë11 Gjirokastër 446 1 Odrie11 Gjirokastër 447 1 Lunxhëri11 Gjirokastër 448 1 Antigonë11 Gjirokastër 449 1 Lazarat11 Gjirokastër 450 1 Cepo11 Gjirokastër 451 1 Picar11 Gjirokastër 452 1 Dropull i Poshtëm11 Gjirokastër 453 1 Dropull i Sipërm11 Gjirokastër 454 1 Pogon11 Gjirokastër 455 1 Zagorie12 Has 12 1 Has Këshilli I rrethit12 Has 117 1 Bashkia Krumë12 Has 460 1 Golaj12 Has 461 1 Fajzë12 Has 462 1 Gjinaj13 Kavaje 13 1 Kavaje Këshilli I rrethit13 Kavaje 118 1 Bashkia Kavajë13 Kavaje 119 1 Bashkia Rrogozhinë13 Kavaje 470 1 Lekaj13 Kavaje 471 1 Luz i Vogël13 Kavaje 472 1 Helmes13 Kavaje 473 1 Kryevidh13 Kavaje 474 1 Synej13 Kavaje 475 1 Golem13 Kavaje 476 1 Sinaballaj13 Kavaje 477 1 Gosë14 Kolonje 14 1 Kolonje Këshilli I rrethit14 Kolonje 120 1 Bashkia Ersekë14 Kolonje 121 1 Bashkia Leskovik14 Kolonje 485 1 Qendër14 Kolonje 486 1 Mollas

209

Page 210: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

14 Kolonje 487 1 Çlirim14 Kolonje 488 1 Barmash14 Kolonje 489 1 Piskal-Novoselë14 Kolonje 490 1 Leskovik15 Korçe 15 1 Korçe Këshilli I rrethit15 Korçë 122 1 Bashkia Korçë15 Korçë 168 1 Bashkia Maliq15 Korçe 495 1 Maliq15 Korçë 496 1 Voskopojë15 Korçë 497 1 Lekas15 Korçë 498 1 Vithkuq15 Korçë 499 1 Liqenas15 Korçë 500 1 Pojan15 Korçë 501 1 Vreshtas15 Korçë 502 1 Libonik15 Korçë 503 1 Pirg15 Korçë 504 1 Gore15 Korçë 505 1 Moglicë15 Korçë 506 1 Voskop15 Korçë 507 1 Drenovë15 Korçë 508 1 Mollas15 Korçë 509 1 Qendër16 Kruje 16 1 Kruje Këshilli I rrethit16 Kruje 123 1 Bashkia Kruje16 Kruje 163 1 Bashkia Fushe-Kruje16 Kruje 520 1 Fushe-Kruje16 Kruje 521 1 Nikël16 Kruje 522 1 Bubq16 Kruje 523 1 Kodër Thumanë16 Kruje 524 1 Cudhi17 Kuçovë 17 1 Kuçovë Këshilli I rrethit17 Kuçovë 124 1 Bashkia Kuçovë17 Kuçovë 530 1 Perondi17 Kuçovë 531 1 Kozarë18 Kukës 18 1 Kukës Këshilli I rrethit18 Kukës 125 1 Bashkia Kukës18 Kukës 540 1 Malzi18 Kukës 541 1 Bicaj18 Kukës 542 1 Ujmisht

210

Page 211: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

18 Kukës 543 1 Tërthorë18 Kukës 544 1 Shtiqen18 Kukës 545 1 Zapod18 Kukës 546 1 Shishtavec18 Kukës 547 1 Topojan18 Kukës 548 1 Bushtricë18 Kukës 549 1 Surroj18 Kukës 550 1 Arren18 Kukës 551 1 Kolsh18 Kukës 552 1 Kalis18 Kukës 553 1 Grykë-Çaje19 Laç 19 1 Laç Këshlli I rrethit19 Laç 126 1 Bashkia Laç19 Laç 162 1 Mamurras19 Laç 560 1 Milot19 Laç 562 1 Fushë-Kuqe20 Lezhë 19 1 Keshilli I rrethit20 Lezhë 127 1 Bashkia Lezhë20 Lezhë 570 1 Zejmen20 Lezhë 571 1 Shënkoll20 Lezhë 572 1 Shëngjin20 Lezhë 573 1 Kolsh20 Lezhë 574 1 Balldren i Ri20 Lezhë 575 1 Kallmet20 Lezhë 576 1 Ungrej20 Lezhë 577 1 Dajç20 Lezhë 578 1 Blinisht21 Librazhd 21 1 Librazhd Këshili I rrethit21 Librazhd 128 1 Bashkia Librazhd21 Librazhd 153 1 Bashkia Prenjas21 Librazhd 585 1 Prenjas21 Librazhd 586 1 Qukës21 Librazhd 587 1 Stravaj21 Librazhd 588 1 Hotolisht21 Librazhd 589 1 Polis21 Librazhd 590 1 Qendër21 Librazhd 591 1 Lunik21 Librazhd 592 1 Orenjë21 Librazhd 593 1 Stëblevë

211

Page 212: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

21 Librazhd 594 1 Rrajcë22 Lushnje 22 1 Lushnje Këshilli I rrethit22 Lushnje 129 1 Bashkia Lushnjë22 Lushnje 147 1 Bashkia Divjakë22 Lushnje 600 1 Ballagat22 Lushnje 601 1 Hysgjokaj22 Lushnje 602 1 Golem22 Lushnje 603 1 Fier Shegan22 Lushnje 604 1 Karbunarë22 Lushnje 605 1 Allkaj22 Lushnje 606 1 Krutje22 Lushnje 607 1 Bubullimë22 Lushnje 608 1 Kolonjë22 Lushnje 609 1 Gradishtë22 Lushnje 610 1 Rremas22 Lushnje 612 1 Grabian22 Lushnje 613 1 Tërbuf22 Lushnje 614 1 Dushk

23 M.Madhe 231 Mals.Madhe Keshilli I

rethit23 M.Madhe 130 1 Bashkia Koplik23 M.Madhe 625 1 Qendër23 M.Madhe 626 1 Kelmend23 M.Madhe 627 1 Kastrat23 M.Madhe 628 1 Shkrelë23 M.Madhe 629 1 Gruemirë

24 Mallakastër 241 Mallakastër Këshilli I

rrethit24 Mallakastër 131 1 Bashkia Ballsh24 Mallakastër 635 1 Fshat Ballsh24 Mallakastër 636 1 Hekal24 Mallakastër 637 1 Aranitas24 Mallakastër 638 1 Fratar24 Mallakastër 639 1 Kute24 Mallakastër 640 1 Kapaj24 Mallakastër 641 1 Ngracan24 Mallakastër 642 1 Greshicë25 Mat 25 1 Mat Këshilli I rrethit25 Mat 132 1 Bashkia Burrel25 Mat 654 1 Klos

212

Page 213: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

25 Mat 645 1 Komsi25 Mat 646 1 Ulëz25 Mat 647 1 Baz25 Mat 648 1 Rukaj25 Mat 649 1 Derjan25 Mat 650 1 Macukull25 Mat 651 1 Lis25 Mat 652 1 Suç25 Mat 653 1 Gurë25 Mat 655 1 Xibër25 Mat 656 1 Martanesh26 Mirditë 26 1 Mirditë Këshilli I rrethit26 Mirditë 133 1 Bashkia Rrëshen26 Mirditë 164 1 Bashkia Rubik26 Mirditë 665 1 Rubik26 Mirditë 666 1 Kaçinar26 Mirditë 667 1 Orosh26 Mirditë 668 1 Fan26 Mirditë 669 1 Kthellë26 Mirditë 670 1 Selitë27 Peqin 27 1 Peqin Këshilli I rrethit27 Peqin 134 1 Bashkia Peqin27 Peqin 680 1 Gjocaj27 Peqin 681 1 Karinë27 Peqin 682 1 Pajovë27 Peqin 683 1 Përparim27 Peqin 684 1 Shezë28 Përmet 28 1 Përmet Këshilli I rrethit28 Përmet 135 1 Bashkia Përmet28 Përmet 154 1 Bashkia Këlcyrë28 Përmet 690 1 Çarshovë28 Përmet 691 1 Qendër28 Përmet 692 1 Këlcyrë28 Përmet 693 1 Sukë28 Përmet 694 1 Ballaban28 Përmet 695 1 Frashër 28 Përmet 696 1 Deshnicë28 Përmet 697 1 Petran29 Pogradec 29 1 Pogradec Këshilli I rrethit

213

Page 214: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

29 Pogradec 136 1 Bashkia Pogradec29 Pogradec 700 1 Buçimas29 Pogradec 701 1 Hudenisht29 Pogradec 702 1 Proptisht29 Pogradec 703 1 Velçan29 Pogradec 704 1 Trebinjë29 Pogradec 705 1 Dardhas29 Pogradec 706 1 Çerravë30 Pukë 30 1 Pukë Këshilli I rrethit30 Pukë 137 1 Bashkia Pukë30 Pukë 155 1 Bashkia Fushë-Arrëz30 Pukë 715 1 Qerret30 Pukë 716 1 Qelëz30 Pukë 717 1 Fushë Arrëz30 Pukë 718 1 Gojan I madh30 Pukë 719 1 Fierzë30 Pukë 720 1 Iballë30 Pukë 721 1 Blerim30 Pukë 722 1 Qafë-Mali30 Pukë 723 1 Rrapë31 Sarandë 31 1 Sadandë Këshilli I rrethit31 Sarandë 138 1 Bashkia Sarandë31 Sarandë 156 1 Bashkia Konispol31 Sarandë 730 1 Lukovë31 Sarandë 731 1 Dhivër31 Sarandë 732 1 Livadhja31 Sarandë 733 1 Konispol31 Sarandë 734 1 Xarrë31 Sarandë 735 1 Markat31 Sarandë 736 1 Ksamil31 Sarandë 737 1 Aliko32 Skrapar 32 1 Skrapar Këshilli I rrethit32 Skrapar 139 1 Bashkia Çorovodë32 Skrapar 140 1 Bashkia Poliçan32 Skrapar 740 1 Qendër32 Skrapar 741 1 Potom32 Skrapar 742 1 Leshnjë32 Skrapar 743 1 Cepan32 Skrapar 744 1 Vendreshe

214

Page 215: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

32 Skrapar 745 1 Bogovë32 Skrapar 746 1 Zhepë32 Skrapar 747 1 Gjerbes33 Shkodër 33 1 Shkodër Këshilli I rrethit33 Shkodër 141 1 Bashkia Shkodër33 Shkodër 157 1 Bashkia Vau i Dejës33 Shkodër 755 1 Postribë33 Shkodër 756 1 Pult33 Shkodër 757 1 Shosh33 Shkodër 758 1 Shalë33 Shkodër 759 1 Shllak33 Shkodër 760 1 Gur i Zi33 Shkodër 761 1 Vig-Mnelë33 Shkodër 762 1 Hajmel33 Shkodër 764 1 Bushat33 Shkodër 765 1 Bërdicë33 Shkodër 766 1 Velipojë33 Shkodër 767 1 Dajç (Bregbune)33 Shkodër 768 1 Ana e Malit33 Shkodër 769 1 Rrethinat e Shkodrës33 Shkodër 770 1 Temal33 Shkodër 771 1 Barbullush34 Tepelenë 34 1 Tepelenë Këshilli I rrethit34 Tepelenë 142 1 Bashkia Tepelenë34 Tepelenë 143 1 Bashkia Memaliaj34 Tepelenë 780 1 Qendër34 Tepelenë 781 1 Fshat Memaliaj34 Tepelenë 782 1 Krahëz34 Tepelenë 783 1 Qesarat34 Tepelenë 784 1 Luftinjë34 Tepelenë 785 1 Buz34 Tepelenë 786 1 Kurvelesh34 Tepelenë 787 1 Lopez35 Rrethi Tiranë 35 1 Tiranë Këshilli I rrethit35 Rrethi Tiranë 165 1 Bashkia Vorë35 Rrethi Tiranë 166 1 Bashkia Kamëz35 Rrethi Tiranë 795 1 Petrelë35 Rrethi Tiranë 796 1 Bërzhitë35 Rrethi Tiranë 797 1 Baldushk

215

Page 216: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

35 Rrethi Tiranë 798 1 Zall Bastar35 Rrethi Tiranë 799 1 Shëngjergj35 Rrethi Tiranë 800 1 Dajt35 Rrethi Tiranë 801 1 Vaqarr35 Rrethi Tiranë 802 1 Pezë35 Rrethi Tiranë 803 1 Ndroq35 Rrethi Tiranë 804 1 Prezë35 Rrethi Tiranë 805 1 Zall Herr35 Rrethi Tiranë 806 1 Kamëz35 Rrethi Tiranë 807 1 Paskuqan35 Rrethi Tiranë 808 1 Bërxullë35 Rrethi Tiranë 809 1 Kashar35 Rrethi Tiranë 810 1 Vorë35 Rrethi Tiranë 811 1 Sauk35 Rrethi Tiranë 812 1 Krrabë36 Tropojë 36 1 Tropojë Këshilli I rrethit36 Tropojë 145 1 Bashkia Bajram Curri36 Tropojë 820 1 Tropoje36 Tropojë 821 1 Bytyç36 Tropojë 822 1 Lekbibaj36 Tropojë 823 1 Fierzë36 Tropojë 824 1 Margegaj36 Tropojë 825 1 Bujan36 Tropojë 826 1 Llugaj37 Vlorë 37 1 Vlorë Këshilli I rrethit37 Vlorë 146 1 Bashkia Vlorë37 Vlorë 158 1 Bashkia Orikum37 Vlorë 159 1 Bashkia Selenicë37 Vlorë 160 1 Bashkia Himarë37 Vlorë 835 1 Qendër V.37 Vlorë 836 1 Novoselë37 Vlorë 837 1 Brataj37 Vlorë 838 1 Vranisht37 Vlorë 839 1 Orikum37 Vlorë 840 1 Komuna Himarë37 Vlorë 841 1 Shushicë37 Vlorë 842 1 Selenicë37 Vlorë 843 1 Vllahinë37 Vlorë 844 1 Kote

216

Page 217: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KOD_DIS DISTR_EMER LOKAL KOD_INST EMRI

37 Vlorë 845 1 Sevastar37 Vlorë 846 1 Armen

LIGJNr. 7758, datë 12.10.1993

PER DOKUMENTIMIN DHE MBAJTJEN E LLOGARIVE PER TATIMET

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 « Për dispozitat kryesore kushtetuese », me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLORI REPUBLIKES SE SHQIPËRISE

VENDOSI :

KREU IDISPOZITA TË PERGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton detyrimet kryesore dhe rregullat bazë që do të zbatohen nga subjektet, mbi të cilat ai vepron lidhur me dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimin mbi qarkullimin, për akcizat, për tatimin mbi biznesin e vogël dhe për çdo tatim tjetër të ngjashëm.

Neni 2

Ky ligj vepron mbi çdo subjekt, person fizik a juridik, i cili ushtron veprimtari profesionale dhe është detyrues i njërit nga llojet e tatimeve të parashikuara në nenin 1 të këtij ligji.Për zbatimin e këtij ligji, me termat që vijojnë duhet kuptuar :

217

Page 218: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Me «veprimtari profesionale» çdo veprimtari prodhimi, tregëtie, punimi e shërbimi, duke përfshirë edhe profesionet e lira.Me «i detyruar» çdo person fizik a juridik që realizon veprime ekonomike të tatueshme dhe është pagues i një tatimi.

Neni 3

Me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj është parashikuar ndryshe, të gjitha detyrimet dhe rregullat e parashikuara në ligjin nr. 7661, datë 19.1.1993 «Për kontabilitetin», dhe në aktet e tjera të natyrës kontabël janë të zbatueshme.

KREU IIFATURAT DHE DOKUMENTAT E TJERA JUSTIFIKUESE TATIMORE

SEKSIONI I : FATURA

Neni 4 **

Çdo blerje sendesh ose çdo kryerje punimi e shërbimi që destinohet për një veprimtari profesionale është objekt faturimi.Çdo faturë duhet të përmbajë numrin rendor dhe numrin e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit a shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe nëse është rasti, rabatet ose zbritjet e tjera të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likujdimit të faturës.Faturat për shitjen e sendeve a kryerjen e punimeve e të shërbimeve, të cilat janë objekt i kërkimit të një tatimi, janë faturat tatimore.

Neni 5 **

Përveç përshkrimeve dhe të dhënave të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 4, fatura tatimore duhet të përmbajë :- vlerën mbi të cilin përllogaritet tatimi i kërkuar ;- llojin dhe tarifën e tatimit të zbatuar sipas kategorive të sendeve, punimeve

e shërbimeve ;- shumën e tatimit.Ministria e Financave dhe e Ekonomisë mund të përcaktojë kërkesa të tjera që duhet të përmbajë një faturë tatimore për rastet që rrjedhin nga veçoritë e veprimtarive ose të sendeve, punimeve dhe shërbimeve.

Neni 6

Dokumente që zënë vendin e faturës

218

Page 219: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Çdo dokument tjetër që lëshohet për veprimet dhe qëllimin e parashikuar në nenin 4 e që përmban përshkrimet dhe të dhënat e një fature, quhet i njëvlershëm me këtë të fundit, cilido qoftë emërtimi i dokumentit.

Neni 7

Lëshimi i faturës

Shitësi është i detyruar të lëshojë faturë dhe blerësi duhet të kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes a të kryerjes së punimit ose shërbimit.Fatura tatimore përgatitet nga shitësi në jo më pak se dy ekzemplarë, nga të cilët njëri e merr dhe ruan blerësi, kurse kopjen e mban dhe e ruan shitësi. Faturat përgatiten me numër rendor progresiv.Me rezervën e dispozitave të kundërta faturat tatimore ruhen për gjashtë vjet.

Neni 8 **Faturat e përgatitura nga blerësi

Në rastin e blerjeve nga individët që nuk kanë cilësinë e tregtarit, fatura përgatitet nga vetë blerësi, ushtrues i veprimtarisë profesionale, por me kusht që dokumenti të përmbajë përshkrimet dhe të dhënat e parashikuara në nenin 4 të këtij ligji dhe vërtetohet nga furnizuesi. Blerësi për çdo rast të tillë shënon në faturë edhe numrin e çertifikatës së tij të ushtrimit të veprimtarisë.

Për zbatimin e kësaj dispozite Ministria e Financave dhe Ekonomisë mund të përcaktojë ose të miratojë forma të posaçme dokumentesh që zënë vendin e faturës.

SEKSIONI II

Neni 9

Dëftesat dhe kuponat tatimorë

Në kuptim të këtij ligji është dëftesë tatimore dokumenti që një subjekt tatimpagues, person fizik a juridik, u lëshon individëve të veçantë për shitjen e sendeve, kryerjen e punimeve ose të shërbimeve për përdorim vetjak. Dëftesë tatimore, në raste të caktuara, lëshohet edhe për shitjet, punimet a shërbimet e kryera për përdorim në veprimtaritë profesionale.Dëftesat tatimore të lëshuara me anë të arkave regjistruese a të pajisjeve elektronike të tjera që kanë aparat shtypshkrimi, quhen për qëllime të këtij ligji, kupona tatimorë.

Neni 10 **

Detyrimi për lëshimin e kuponave tatimorë

Sipas një radhe përparësisht të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, detyrimi për vendosjen e arkave regjistruese dhe për lëshimin e kuponave tatimorë do të shtrihet mbi shitjet e mallrave e të prodhimeve ose kryerjen e furnizimeve e të shërbimeve të parashikuara në nenin 9, të cilat kryhen në lokale a njësi të tjera të përhershme të hapura për publikun dhe për çdo klient

219

Page 220: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tjetër. Ky detyrim do të shtrihet gjithashtu mbi ndërmarrjet dhe entet shtetërore e private që realizojnë shitje të brëndshme për personelin e vet, për të cilat nuk lëshohet faturë.

Neni 11

Lëshimi i dëftesave të tjera tatimore

Kategoritë e tatimpaguesve dhe veprimeve që do t’i nënshtrohen detyrimit për lëshimin e një dëftese tatimore, të ndryshme nga kuponi tatimor, përcaktohen nga Ministria e Financave.Ministria e Financave përcakton gjithashtu rregullat dhe mënyrën e dokumentimit të të ardhurave, objekt i kërkimit të një tatimi, në rastet kur nuk ka detyrimin për lëshimin e dëftesave tatimore.

Neni 12 **Lëshimi njëherazi i kuponit tatimor dhe i faturës

Subjektet që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë, mund të lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim profesional dhe për këtë shkak blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.Kuponi tatimor nuk njihet si dokument justifikues i shpenzimeve për blerësin, ushtrues të një veprimtarie, pa qënë shoqëruar me faturë.

KREU III

Neni 13

Dispozita për arkat regjistruese dhe kuponat e lëshuara me anë të tyre

Vendosja dhe përdorimi i arkave regjistruese bëhet me udhëzim të miratuar nga Ministri i Financave, ku përcaktohen :- karakteristikat që duhet të kenë, mënyrat e blerjes dhe të kontrollit përpara

instalimit të tyre ;- mënyrat e kontrollit gjatë përdorimit, personat e autorizuar për hapjen dhe

mënjanimin e defekteve dhe rregullat që zbatohen për lëshimin e kuponave në rastet dhe për kohën e mosfunksionimit të aparatit ;

- rregullat dhe mënyrat e furnizimit me material rregjistrues.- rregullat për lëshimin, përmbajtjen dhe regjistrimin e kuponave tatimore, si

dhe për mënyrën dhe afatet e ruajtjes së tyre.Arkat regjistruese, me të cilat përdoruesit pajisen nga ndërmarrjet e autorizuara për shitjen ose dhënien me qira të tyre, duhet të jenë të njëllojta edhe për mekanizma të veçantë, me modelin e miratuar dhe të depozituar në Ministrinë e Financave dhe duhet të ofrojnë garanci të plotë për një furnizim normal.

Neni 14 **

Shkeljet dhe sanksionet

220

Page 221: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shkelja e dispozitave të këtij ligji për vendosjen dhe përdorimin e arkave regjistruese, për lëshimin e kuponave tatimore dhe ruajtjen e tyre, dënohen si vijon :a) Kur në rrethet që kanë filluar vendosjen e arkave regjistruese, subjektet që

janë të detyruara nuk vendosin në lokalet ose njësitë e tyre arkat regjistruese, dënohen me gjobë si më poshtë :

- Subjektet e regjistruara në tatimin e vlerës së shtuar, me tridhjetë mijë lekë.

- Subjektet e tjera që nuk janë të regjistruara në tatimin e vlerës së shtuar, me pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Kur edhe pas dënimit me gjobë subjektet nuk vendosin në lokalet ose njësitë e tyre arka regjistruese, organi tatimor vendos pezullimin e çertifikatës për ushtrimin e veprimtarisë në lokalet ose njësitë e tyre, deri në momentin e pajisjes me arkë regjistruese.Këto sanksione zbatohen edhe për rastet kur në lokale a njësi të tjera vihen në përdorim aparate të ndryshme nga ato që janë të miratuara.b) Kur subjektet e pajisur me arka regjistruese, nuk lëshojnë kuponin tatimor

ose e lëshojnë atë me vlerë më të vogël se vlera reale, dënohen me gjobë si më poshtë :

1. Për subjektet e regjistruara në Tatimin e Vlerës së Shtuar Kur shkelja bëhet për herë të parë, me tridhjetë mijë lekë. Kur shkelja përsëritet për herë të dytë, me gjashtëdhjetë mijë lekë.

2. Për subjektet e tjera që nuk janë të regjistruara në tatimin e vlerës së shtuar :

Kur shkeljet bëhen për herë të parë, me pesëmbëdhjetë mijë lekë. Kur shkelja përsëritet për herë të dytë, me tridhjetë mijë lekë.

Në rast se gjatë dymbëdhjetë muajve të njëpasnjëshëm numri i shkeljeve të vërtetuara sipas pikës « b » të mësipërme për mos lëshimin e kuponin tatimor apo të regjistrimit të një shume më të vogël se ajo reale është më shumë se dy herë, organi tatimor zbaton edhe masën e pezullimit të çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë për një periudhë si më poshtë :- Për subjektet e regjistruara në tatimin e vlerës së shtuar jo më pak se nëntëdhjetë ditë dhe jo më shumë se njëqind e njëzetë ditë.- Për subjektet e tjera që nuk janë të regjistruara në tatimin e vlerës së shtuar, jo më pak se gjashtëdhjetë ditë dhe jo në shumë se nëntëdhjetë ditë.c) Kur nuk njofton menjëherë se arka regjistruese ka pësuar defekt dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, subjekti përdorues i arkave regjistruese dënohet me gjobë dhjetë mijë lekë.d) Kur nuk plotëson në rregull regjistrin e llogarive për mbylljen ditore dhe mujore, nuk paraqet në degën e tatimeve mbylljen mujore, nuk ruan mbylljen ditore dhe rulonat e regjistruar të letrës në dosjen e kuponave, përdoruesi i arkës regjistruese dënohet me gjobë dhjetë mijë lekë.e) Mosrespektimi nga ndërmarrja e autorizuar prej Ministrisë së Financave i afateve të përcaktuara me udhëzim të veçantë të kësaj të fundit dhe vendosjen e arkave regjistruese, riparimin e defekteve dhe kryerjen e vizitës fiskale, dënohet me gjobë dhjetë mijë lekë për çdo 24 orë vonesë në çdo rast.f) Mosmarrja nga blerësi i kuponit tatimor dënohet me gjobë një mijë lekë.Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljeve të parashikuara në shkronjat « a », « b », « c », « d », « e », « f » të këtij neni bëhet nga organet tatimore

221

Page 222: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dhe të policisë financiare të juridiksionit ku subjekti ushtron veprimtarinë ose kryen shkeljet.

Neni 15 ** (Shfuqizuar)

Neni 15/1 **

Të gjitha gjobat e vendosura lidhur me përdorimin e arkave regjistruese, do të përfshihen në të ardhurat respektive tatimore, në varësi nga lloji i subjektit përdorues të arkës regjistruese (person fizik a juridik) dhe me natyrën e tatimit (Tatim mbi Biznesin e Vogël ose T.V.SH).

KREU IVMBAJTJA E KONTABILITETIT PER TATIMET DHE TAKSAT

Neni 16

Librat kontabël tatimore

Çdo subjekt që i nënshtrohet këtij ligji, person fizik a juridik, duhet të regjistrojë në mënyrë të plotë, të rregullt dhe në kohën e duhur të gjitha veprimet e kryera, me qëllim që të justifikojë shumën e tatimeve e të taksave për të cilat detyrohet, derdhjen e pagimin e tyre, si dhe të japë elementët e nevojshëm për kontrollin nga administrata tatimore ose nga organe të tjera të autorizuara me ligj.Për regjistrimin e veprimeve ekonomike që lidhen me tatimet dhe taksat përdoren librat e regjistrat e kontabilitetit që subjekti mban në zbatim të detyrimeve kontabël. Nëse librat e kontabilitetit të mbajtur normalisht rezultojnë të pamjaftueshëm ose nuk përmbushin kërkesat ligjore për tatimet dhe taksat, atëherë përdoren libra të posaçëm.Llojet dhe format e librave të posaçëm, përcaktohen me udhëzime të veçanta të miratuara nga Ministri i Financave.

Neni 17

Regjistrimi i veprimeve, shuma e të cilave janë objekt i llogaritjes se tatimit

Çdo detyrues për tatimet e kërkuara mbi shitjen e sendeve ose mbi kryerjen e punimeve e të shërbimit duhet të regjistrojë nga dita në ditë shumat e çdo veprimi të kryer.Përveç veprimeve të tatueshme në librin kontabël ose në librin e posaçëm, duhet të vihet në dukje në mënyrë të dalluar edhe :- veprimet e patatueshme ;- veprimet e kryera, por të mbetura pezull për tatimin e dhënë ;

222

Page 223: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- për çdo veprim shithjeje, kryerje punimi a shërbimi, treguesin e shumës së tyre, të tatimit përkatës, si dhe emrin dhe adresën e furnitorit ;

- për çdo veprim shitjeje, kryerje punimi a shërbimi, shumën sipas çmimit të shitjes, shumën e tatimit sipas tarifës së zbatuar, si dhe emrin e adresën e klientit.

Kur shitjet kryhen me çmime në të cilat është përfshirë edhe shuma e tatimit ose kryhen shitje me para në dorë të artikujve për të cilat zbatohen tarifa të ndryshme tatimi, llogaritja dhe regjistrimi i shumave të tatimit bëhet sipas mënyrave të caktuara me udhëzim të Ministrisë së Financave.

Neni 18

Llogaritë kontabël për tatimet dhe taksat

Për ndjekjen kontabël të marrëdhënieve me buxhetin për tatimet dhe taksat, subjektet tatimpaguese, persona fizikë a juridikë, përdorin llogaritë e parashikuara në planin e përgjithshëm kontabël dhe në planet kontabël të veçanta.Nëse për qëllime të përgatitjes së dokumentave përmbledhëse tatimore dhe të kontrollit, administrata tatimore kërkon mbajtjen e llogarive të tjera që nuk janë parashikuar në planet kontabël, kjo duhet të bëhet me një rregullim të përgjithshëm nga organi që ka miratuar planin kontabël përkatës, sipas proçedurës së përcaktuar në nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 7661, datë 19.1.1993 « Për kontabilitetin ».

Neni 19

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

** = Ndryshuar me ligjet: Ligjit nr. 7900 datë 08.02.1995 Ligjit nr. 7942 datë 31.05.1995 Ligjit nr. 8147 datë 02.10.1997

223

Page 224: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

V E N D I M

Nr. 243, datë 20.04.2001

P Ë R DETYRIMIN E LËSHIMIT TË KUPONAVE TATIMORE, ME ANË TË

ARKAVE REGJISTRUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të Ligjit Nr. 7758, datë 12.10.1993 “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, të ndryshuar me ligjet nr. 7900, datë 8.12.1995 dhe nr. 8147, datë 11.9.1996, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Tatimpaguesit, të cilët shesin mallra dhe prodhime, apo kryejnë furnizime a shërbime në lokale apo njësi fikse të hapura për publikun, detyrohen të vendosin arka regjistruese, për lëshimin e kuponave tatimorë, për sa më sipër.

2. Sigurimi i arkave regjistruese bëhet nga vetë subjektet, që janë të detyruara të pajisen me to. Ministri i Financave, me udhëzim, përcakton karakteristikat dhe treguesit e domosdoshëm, që duhet të ketë arka regjistruese. Shërbimi i vendosjes së arkave regjistruese në njësi, sigurohet nga vetë tatimpaguesit.

224

Page 225: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3. Tatimpaguesit janë të detyruar të përdorin arkën regjistruese, në mënyrë të vazhdueshme. Në rast defekti, riparimi i arkave regjistruese sigurohet nga vetë tatimpaguesit. Gjatë kohës që arka regjistruese është në riparim apo nuk është në gjëndje pune, tatimpaguesit evidentojnë qarkullimin e realizuar nëpërmjet dëftesës tatimore.

4. Tatimpaguesit, që kanë vendosur në njësi arka regjistruese, janë të detyruar të lëshojnë, për çdo rast, kuponin për shitjen e mallrave apo kryerjen e shërbimeve ndaj klientëve.

5. Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari ambulante, profesione të lira dhe kanë njësi artizanale, nuk janë të detyruar të vendosin arkë regjistruese dhe të evidentojnë të ardhurat nëpërmjet saj. Ministri i Financave, me udhëzim, detajon të gjitha llojet e veprimeve të përmendura më sipër.

6. Afati përfundimtar i pajisjes së njësive të tatimpaguesve me arka regjistruese është data 1 tetor 2001.

7. Ndaj tatimpaguesve, të cilët janë të detyruar të vendosin dhe të përdorin arkën regjistruese dhe nuk e kanë vendosur atë, deri më 1 tetor 2001, pas kësaj date merren masa administrative, sipas ligjit nr. 7758, datë 12.10.1993 “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, të ndryshuar me ligjet nr. 7900, datë 8.12.1995 dhe nr. 8147, datë 11.9.1996.8.Ministri i Financave nxjerr udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi.

9. Vendimi nr. 43, datë 14.2.1994, i Këshillit të Ministrave, “Për detyrimin e personave fizikë dhe juridikë, për t’u pajisur me arka regjistruese” shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Ilir META

225

Page 226: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

UDHEZIM

Nr. 5, datë 20.09.2001

P E R PAJISJEN E TATIMPAGUESVE ME ARKA REGJISTRUESE DHE

LESHIMIN E KUPONIT TATIMOR

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 20.04.2001 “Për detyrimin e lëshimit të kuponave tatimore me anën e arkave regjistruese”, Ministri i Financave

UDHËZON:

1. Tatimpaguesit të cilët shesin mallra apo kryejnë furnizim shërbimesh në lokale apo njësi fikse të hapura për publikun, detyrohen të vendosin arka regjistruese për lëshimin e kuponave tatimore.

1.1. Janë të detyruar të vendosin arkën regjistruese dhe të lëshojnë kuponin tatimor të gjithë tatimpaguesit e regjistruar në TVSH dhe që shesin mallra apo shërbime për publikun.

1.2. Gjithashtu janë të detyruar të pajisen me arka regjistruese edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët furnizojnë mallra apo shërbime në njësi apo lokale të hapura për publikun.

226

Page 227: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1.3. Në zbatim të paragrafit 5 të VKM nr.243, datë 20.04.2001, nuk janë të detyruar të vendosin arkë regjistruese dhe të lëshojnë kupon tatimor, tatimpaguesit e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët në kuptim të Ligjit “Për tatimin mbi biznesin e vogël”, ushtrojnë:a) Veprimtari ambulante tregtare.b) Veprimtari artizanale shërbimi (bojaxhi, hidraulik, elektriçist,

llustraxhi, këpucar, marangoz, rrobaqepës, berber, llamarinist, murator, teneqepunues, riparim biçikletash).

c) Profesione të lira (agronom, ekonomist, inxhinier, mësues, veteriner, projektues, arkitekt).

2. Tatimpaguesit janë të lirë të sigurojnë vetë arkat regjistruese. Shërbimi i instalimit dhe mirëmbajtjes së arkave regjistruese bëhet nga vetë tatimpaguesi.Në rast se arka regjistruese gjatë punës ka pësuar difekt, riparimi për vënien në punë duhet të sigurohet nga vetë tatimpaguesi. Njoftimi për difektin e konstatuar bëhet zyrtarisht nga ana e tatimpaguesit brënda 24 orëve në Degën e Tatimeve dhe Taksave të rrethit përkatës.Tatimpaguesi është i detyruar të përfundojë riparimin e arkës regjistruese brënda 3 ditëve, duke evidentuar qarkullimin e realizuar gjatë kësaj periudhe nëpërmjet dëftesës tatimore. Për mosrespektimin e afatit 3 ditor të riparimit, tatimpaguesi është i detyruar t’i nënshtrohet masave administrative përkatëse për mospajisjen me arkë regjistruese.

3. Afati përfundimtar i pajisjes së njësive apo lokaleve me arkën regjistruese është 1 Tetor 2001. Mbas këtij afati, ndaj të gjithë tatimpaguesve të cilët detyrohen të kenë të instaluar arkën regjistruese e të lëshojnë kuponin tatimor dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë, do të merren masa administrative të parashikuara në Ligjin nr. 7758, datë 12.10.1993 “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, ndryshuar me Ligjin nr. 7900, datë 08.02.1995 dhe Ligjin nr. 8147, datë 11.09.1996.

4. Arka regjistruese e instaluar nga tatimpaguesi, në njësi apo lokal duhet të plotësojë karakteristikat teknike siç janë përshkruar në fletët (1-5) bashkëngjitur këtij udhëzimi.

5. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I FINANCAVE

ANASTAS ANGJELI

227

Page 228: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KASA REGJISTRUESE ELEKTRONIKEKarakteristikat teknike

- Jo më pak se 12 butona të funksionit TOTAL;- 5 pozicione të çelësit të kontrollit;- 3 ndarje për bankënota dhe 5 ndarje për monedha

metalike;- Funksion programi për RAPORTIN DITOR DHE

FATURËN;- 3 butona përfundimtare (KESH, DETYRIMI, ÇEK);- 3 mundësi llogaritje automatike të TVSH;- Llogaritje manuale dhe llogaritje automatike me përqindje

të fiksuar;- Password për përdorimin e kasës;- Funksion anullues veprimesh, funksion i faturës dhe

funksion rimbursimi;- 200 mundësi për të fiksuar në makinë çmime mallrash;- Funksion për nxjerrjen e RAPORTIT DITOR;- Konvertim me EURO;- Tregues 4 shifror për afishimin e vitit;- Ekran standart dhe ekran për klientin;- Memorie fiskale;- Memoria C-MOS RAM;- Printeri Drum printer me kapacitet 19 shifra në rradhë;- Letra Gjërësia 57,5 +/- 0,5 mm;

228

Page 229: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Ekrani 8 shifra;- Kompatibël me EURO;- Përdorim i printerit termik të shpejtë dhe silencioz;- Lidhje me “Tërheqësin e CASH” automatik për monedha

dhe kartmonedha;- Grafiqe mbi fatura si: logo e përherëshme, oferta speciale

dhe dekorime të tjera të përkohëshme;- Memorje fiskale për vendet me sistem fiskal;- Ushqim me tension të ulët;- Komunikim me PC deri në 4 porta seri RS232 + 1 portë

RS485 për mundësi të shumta lidhjesh;- Trimer automatik me prerje të pjesëshme dhe të plotë;- Lidhje e lexuesve të kodeve me vija manual, fiks, lazer

ose CCD;- Lidhje me shkallë elektronike;- Lidhje me lexues kredit kard (POS);- Lidhje me Hayes kompatibël MODEM për transmetimin e

të dhënave në linja të kyçura;- Zmadhim i memories deri në 2 MB për artikujt, tabelat e

skontos dhe mbledhjen e të dhënave;- Paisje me display (me karaktere të mëdha) me 2 rreshta

me nga 20 karaktere secila;- Mund të lidhet me Thermal Slipose printer me pika për

prodhimin e faturave (hyrëse, dalëse) dhe të dokumentave të tjera;- Lexues shkrues për kardat me qarqe për manaxhimin e

kardave për operatorët, klientët. Të besueshmit (Fidelity), kredit dhe të parapaguara;

- Tastiera: 30 butona, të mbuluara për mbrojtje nga pluhuri;- Ekrani: 1 rresht, 12 karaktere, ekran dixhital;- Printeri: Dixhital me shpejtësi 2 rreshta në sekondë,

gjërësia 58 mm, letër rrotulluese standarte;- Arka: 3 të ndara, 5 kuti për monedha, kartmonedhat i

merr automatikisht;- Çelësat kontrollues: 5 kontrollime: fikse (të

palëvizëshme), shitje, tabela X, tabela Z, tërheqja e mallrave;- Sektorët: 4 sektorët, çmime, shtije e çdo sektori të

paravendosur;- Funksionet e tjera: data, koha, komisione, përqindja,

shpenzimet e shërbimit, faturat, mënyra e marrjes dhe heqja e shpenzimeve (p.sh., 3.6-4, ose 3.3.-3);

- Mënyra e përdorimit: shitja në një drejtim (tek ose çift), shitja e shumëzuar, ulje e çmimeve në një kohë të caktuar, ulet përqindja, shpenzimet e shërbimit të tepërta, tërheqja e mallrave, llogaritja e daljes, llogaria e hyrjes mund të plotësojnë të gjitha nevojat e shitjes;

- Korrigjimi: pastrimi, ndryshimi i gabimeve dhe eleminimi i tyre;

- Mënyra e pagesës: CASH, me llogari bankare, me çek;

229

Page 230: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Ora: kur aparati nuk është në punë në ekran del ora lokale. Kur aparati është në punë në faturë del data. Koha është regjistruar deri në vitin 2000;

- Alarmi: kur ka gabim bie zilja e alarmit;- Tabela komplekse, tabela fiskale, tabela X, tabela Z;- Burimi i punës: me burim të drejtë dhe altrernativ, 220V

+/- 10%, por edhe mund të vetë ngarkohet, është i përshtatshëm për vende pa burim energjie;

- Harxhimi i energjisë: kur ngarkohet plotësisht, furnizohet me energji të plotë me ngarkesë 10V, kur nuk përdoret është 4V;

- Temperatura e ambjentit dhe lagështia: nga +5 gradë celcius deri në 35 gradë celcius, lagështia < 8%.

L I G J

Nr. 8636, datë 6.7.2001

PER ZONAT E LIRA

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D II REPUBLIKËS SË SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjitKy ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira, të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, të përdoruesve dhe të subjekteve të

230

Page 231: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tjerë që veprojnë në to, llojin e veprimtarive që kryhen brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të trojeve e të kufijve.

Neni 2

PërkufizimePër zbatimin e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:1. “Ent” është Enti Kombëtar i Zonave të Lira, i cili organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji.2. “Këshill Drejtues” është Këshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Zonave të Lira, i cili ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji.3. “Operator” është personi fizik ose juridik, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj që vepron brenda kufijve të zonës së lirë me synim zhvillimin e veprimtarive të nevojshme për të nxitur, menaxhuar dhe administruar zonën e lirë në përputhje me marrëdhëniet kontraktuale midis tij dhe zhvilluesit.4. “Përdorues” është personi fizik ose juridik, i liçencuar privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili investon dhe ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës së lirë, sipas dispozitave të këtij ligji.5. “Zonë e lirë” është një sipërfaqe e përcaktuar, e rrethuar dhe mbrojtur trojesh, ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme të veprimtarive prodhuese, të tregtimit dhe të shërbimeve, që konsiderohen pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, por që është i ndarë nga ky territor në aspektin e politikave tatimore e tregtare, të detyrimeve të import-eksportit dhe rregullohet sipas dispozitave të këtij ligji.6. “Zhvillues” është çdo person fizik ose juridik i liçencuar, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili zhvillon dhe organizon ndërtimin dhe funksionin e zonës së lirë, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 3

Qëllimi i krijimit të zonave të liraQëllimi i krijimit të zonave të lira në Shqipëri është që të ndikohet për:a) zhvillimin e investimeve të reja në veprimtaritë e prodhimit për eksport;b) futjen e teknologjisë së përparuar;c) shpejtimin e lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve;ç) hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura në valutë;d) përshpejtimin e zhvillimeve rajonale dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut shqiptar me atë ndërkombëtar.

Neni 4

Shpallja e zonave të lira1. Në bazë të studimeve rajonale dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, Enti,

mbështetur në vendimin e Këshillit Drejtues, i paraqet Kryeministrit propozimin për krijimin e një zone të lirë.

2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, miraton rast pas rasti shpalljen e një zone të lira.

3. Shpallja e çdo zone të lirë përfshin:a) kufijtë e zonës së lirë;

231

Page 232: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) llojet e veprimeve që do të zhvillohen në të;c) proçedurat e krijimit dhe të funksionimit të zonës së lirë;d) Kohën e funksionimit të zonës së lirë.

4. Veprimtaria ekonomike e zonës së lira fillon pas përfundimit të ndërtimit të kufijve rrethues, të portave të hyrjes e të daljes dhe të funksionimit të pikës doganore.

5. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të kërkojë pranë Entit shpalljen zonë të lirë të një trualli ose pasurie të paluajtshme, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 5

Veprimtaritë e lejuara në zonat e liraNë zonat e lira mund të kryhet çdo lloj veprimtarie ekonomike, që nuk cënon mjedisin, florën, faunën dhe pasuritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

KREU IIORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ZONAVE TE LIRA

Neni 6

Enti Kombëtar i Zonave të Lira1. Për krijimin, zhvillimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira

organizohet dhe kryen veprimtarinë Enti Kombëtar i Zonave të Lira, i cili është person juridik me qëndër në Tiranë.

2. Enti ndjek të gjitha proçedurat ligjore që kanë të bëjnë me nxitjen, zhvillimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira.

3. Organet drejtuese të Entit janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.4. Enti varet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 7

Këshilli Drejtues1. Këshilli Drejtues i Entit përbëhet nga 7 anëtarë, Kryetari i Këshillit Drejtues të Entit është anëtar i Këshillit të Ministrave. Kryetari i Këshillit Drejtues të Entit dhe Drejtori Ekzekutiv i Entit Kombëtar të Zonave të Lira emërohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit.Këshilli Drejtues i Entit përbëhet nga: a) Zëvëndësministri i Financave; b) Zëvëndësministri që mbulon veprimtarinë e industrisë; c) Zëvëndësministri që mbulon veprimtarinë e tregtisë; ç) Drejtori i Përgjithshëm i Doganave; d) Kryetari Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë; dh) Drejtori Ekzekutiv i Entit Kombëtar të Zonave të Lira.Enti Kombëtar i Zonave të Lira kryen funksionet e sekretarisë së Këshillit Drejtues të Entit.2. Këshilli i Ministrave bën zëvëndësimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues kur:a) janë në pamundësi fizike ose mendore për të kryer detyrat;b) ndryshojnë marrëdhëniet e punësimit me institucionin që e ka zgjedhur;c) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;ç) japin dorëheqje.

232

Page 233: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 8

Kompetencat e Këshillit Drejtues1. Këshilli drejtues është organi më i lartë vendimarrës për drejtimin dhe

funksionimin e Entit. Këshilli Drejtues e zhvillon veprimtarinë e vet përmes mbledhjeve të anëtarëve. Ai mblidhet sa herë është e nevojshme dhe jo më pak se një herë në tre muaj.

2. Kompetencat kryesore të Këshillit Drejtues janë:a) Organizon, vlerëson, programon dhe mbikëqyr të gjithë punën e Entit.b) Miraton dhe kontrollon buxhetin vjetor të Entit, duke vlerësuar veprimtarinë

ekonomike të tij.c) Bën rekomandime në lidhje me strukturën organizative të Entit, të cilat

nëpërmjet Entit i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave.ç) Shqyrton proçedurën e liçencimit të zhvilluesve dhe përdoruesve të zonave të lira dhe nëpërmjet Entit ia kalon për miratim Këshillit të Ministrave.d) Vlerëson kërkesat e zhvilluesve dhe të përdorueve për të ushtruar

veprimtari në zonat e lira.dh) Bën rekomandime në lidhje me kërkesat për zhvilluesit dhe nëpërmjet Entit ia paraqet Këshillit të Ministrave.e) Miraton dhënien e liçencave të përdoruesit.ë) Shqyrton rregulloren e zonës së lirë dhe nëpërmjet Entit ia paraqet për miratim Këshillit të Ministrave.f) Mbikëqyr zbatimin e kushteve të liçencave dhe të kërkesave të kontratave

nga zhvilluesit dhe përdoruesit.

Neni 9

Pagesat, shpërblimet dhe kufizimet për anëtarët e Këshillit Drejues1. Pagesat dhe shpërblimet për Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të

Entit caktohen nga Këshilli i Ministrave.2. Gjatë afatit të kryerjes së detyrave, asnjëri nga anëtarët e Këshillit

Drejtues nuk lejohet të ushtrojë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, veprimtari ekonomike në zonat e lira. Ky kufizim shtrihet edhe mbi pjesëtarët e tjerë të familjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues, të përcaktuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 10

Struktura organizative e Entit Kombëtar të Zonave të Lira1. Struktura organizative e Entit miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Veprimtaria e Entit mbështetet në Rregulloren e funksionimit të tij.2. Drejtori ekzekutiv raporton para Këshillit Drejtues për veprimtarinë e Entit,

përfaqëson Entin me të tretët dhe nënshkruan kontratat që lidhen me zhvilluesit.

Neni 11

Kompetencat e Entit Kombëtar të Zonave të Lira

233

Page 234: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Enti, si organ ekzekutiv ka këto kompetenca:1. Nxit dhe ndihmon zhvilluesit dhe përdoruesit për krijimin, zhvillimin,

drejtimin dhe funksionimin e zonave të lira në Shqipëri.2. Përgatit proçedurën e liçencimit të zhvilluesve dhe të përdoruesve në

zonat e lira dhe ia paraqit për shqyrtim Këshillit Drejtues.3. Pranon dhe vlerëson kërkesat e zhvilluesve që janë të interesuar të

zhvillojnë zona të lira. I propozon Këshillit Drejtues kandidatët-zhvillues të një zone të lirë.

4. Pranon dhe vlerëson kërkesat e përdoruesve, të interesuar të zhvillojnë veprimtari ekonomike në një zonë dhe ia paraqet për miratim Këshillit Drejtues.

5. Mbikëqyr dhe kontrollon zhvillimin, funksionimin dhe drejtimin e zonës së lirë.

6. Bashkëpunon me institucionet qëndrore e vendore dhe me agjenci të tjera shtetërore, për të lehtësuar veprimtaritë e zhvilluesve dhe përdoruesve në zonat e lira.

7. Harton Rregulloren e Funksionimit të Zonave të Lira dhe ia paraqet për shqyrtim Këshillit Drejtues.

Neni 12

Rregulloret1. Këshili i Ministrave miraton Rregulloren e Funksionimit të Zonave të Lira, e

cila përcakton proçedurat e përzgjedhjes së zhvilluesve, proçedurat e liçencimit të përdoruesve, detyrimet e zhvilluesve dhe të përdoruesve në zonat e lira dhe rregullat e funksionimit të Këshillit Drejtues.

2. Këshilli Drejtues miraton Rregulloren e Funksionimit të Entit.

KREU III

MARRËDHËNIET ME ZHVILLUESIT DHE PËRDORUESIT, TAKSAT DHE LEHTËSITË

Neni 13

Trualli në zonën e lirëNdërtimi i zonave të lira mund të bëhet në truall dhe në pasuri të tjera të paluajtshme, qofshin këto private ose shtetërore. Zhvilluesi, në të dyja rastet, miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 14

Shpronësimi dhe garancia ndaj shpronësimit1. Trualli dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, të nevojshme për krijimin,

zhvillimin dhe funksionimin e një zone të lirë, mund të shpronësohen, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

2. Ndërtimet në zonat e lira ose në zonat e lira të zhvilluara nga sektori privat nuk shpronësohen.

234

Page 235: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 15

Zona e lirë në truall shtetërorNë rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë në pronësi shtetërore:a) kandidati zhvillues i nënshtrohet proçedurës së tenderimit;b) zhvilluesi merr me qira truallin ose pasuritë e tjera të paluajtshme deri në

35 vjet dhe gëzon të drejtën e dhënies me nënqira për përdoruesit;c) zhvilluesi merr në konçesion truallin ose pasuritë e tjera të paluajtshme, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të ligjit nr. 7973, datë 26.7.1995 “Për konçesionet” dhe gëzon të drejtën e dhënies me qira për përdoruesit.

Neni 16

Zona e lirë në truall privat1. Në rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë në pronësi

private, kandidati zhvillues paraqet kërkesën pranë Entit për shpalljen e zonës së lirë, pasi ka përcaktuar marrëdhëniet me pronarin e tyre.

2. Marrëdhëniet që lindin ndërmjet zhvilluesit dhe pronarit të truallit ose pasurive të tjera të paluajtshme, nuk janë objekt i këtij ligji.

Neni 17

Legjislacioni i zbatueshëmNë zonat e lira zbatohet legjislacioni shqiptar.

Neni 18 **

Përjashtimet nga detyrimet fiskale1. Mallrat që sillen në zonën e lirë nga personat e liçencuar dhe shërbimet që

iu kryhen atyre brënda zonës së lirë përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

2. Përjashtimi nga detyrimet doganore e tatimore, sipas pikës 1 të këtij neni, fillon që nga çasti i liçencimit.

3. Shfuqizuar.

Neni 19

Hyrja e mallrave dhe e shërbimeve në zonën e lirë1. Mallrat që hyjnë në zonën e lirë dhe shërbimet që kryhen brënda saj,

përfitojnë përjashtimet e përmendura në këtë ligj.2. Mallrat që hyjnë në zonën e lirë i nënshtrohen kontrollit doganor në

përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe rregullat e zbatimit të tij.3. Mallrat, që sillen në zonën e lirë nga një pjesë tjetër e territorit doganor të

Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë në tranzit në zonën e lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë që zbatohen për mallrat e eksportit.

4. Shërbimet e infrastrukturës që ofrohen nga pjesa tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për zhvilluesit dhe përdoruesit e liçencuar brenda zonës së lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë që zbatohen për eksportin e shërbimeve.

235

Page 236: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 20

Dalja e mallrave dhe shërbimeve nga zona e lirë1. Mallrat që dalin nga një zonë e lirë mund të jenë:a) eksporte ose rieksporte, kur dalin jashtë territorit doganor të Republikës së

Shqipërisë;b) hyrje në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.2. Mallrat që hyjnë nga zonat e lira në pjesën tjetër të territorit doganor të

Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë tranzit për një shtet tjetër:a) hidhen në qarkullim të lirë në pjesën tjetër të territorit doganor të

Republikës së Shqipërisë, pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet e importit. Kur këto mallra janë përftuar nga përpunimi në zonën e lirë, me përbërës nga tregu i brendshëm, vlera e këtyre përbërësve zbritet nga vlera e produkteve të përftuara prej tyre përsa i përket detyrimeve doganore. Taksat dhe tatimet e tjera zbatohen mbi vlerën e plotë;

b) futen në njërën nga proçedurat e tjera doganore ose lloje të tjera destinacioni doganor.

3. Origjina e mallrave, që dalin nga zona e lirë, përcaktohet në përputhje me Kodin Doganor të Republiës së Shqipërisë.

Neni 21

Mallrat për përdorim vetjak në zonën e lirëMallrat që vendosen në zonën e lirë për përdorim ose konsum vetjak u nënshtrohen të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore para hyrjes në zonën e lirë.

Neni 22

Vendosja e mallrave brenda zonës së lirë1. Në zonat e lira hyjnë të gjitha mallrat pavarësisht nga natyra, cilësia.

origjina, prejardhja ose vendmbërritja e tyre, përveç atyre për të cilat ndalohet nga autoritetet përkatëse importimi, eksportimi ose tranzitimi nëpër territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.

2. Kur mallrat që kanë hyrë në një zonë të lirë humbasin pa një shpjegim të arsyeshëm, drejtoria e doganës së zonës të lirë i kërkon subjektit të paguaj detyrimin për këto mallra sipas tarifave në fuqi në kohën e hyrjes në zonë dhe shtesën e ndonjë gjobe të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 23

PagesatPagesat, që lidhen me veprimtarinë e personave fizikë dhe juridikë që veprojnë brënda zonës së lirë, mund të kryhen me monedhën e vendit ose me monedhë të huaj.

236

Page 237: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU IV

LIÇENCAT

Neni 24

Liçencimi1. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund të ndërtojë, të zhvillojë, të verë në

funksionim ose të drejtojë një zonë të lirë pa liçencën e zhvilluesit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të lëshuar nga Enti.

2. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike pa liçencën e përdoruesit, të miratuar dhe të lëshuar nga Enti.

Neni 25

Paraqitja e kërkesës për liçencë1. Çdo person fizik ose juridik mund të paraqesë kërkesën për liçencë

zhvilluesi ose përdoruesi. Paraqitja e kërkesës për liçencë zhvilluesi ose përdoruesi duhet të bëhet me shkrim dhe t’i adresohet Entit dhe të shoqërohet me të gjitha të dhënat e kërkuara prej tij.

2. Çdo person fizik ose juridik i liçencuar mund të parqesë kërkesën për t’u riliçencuar ose për të përsëritur liçencën, sipas proçedurave përkatëse.

Neni 26

Dhënia e liçencës1. Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave, për dhënie ose heqje

të liçencës zhvilluesit, Këshilli Drejtues jep ose jo liçencën cilitdo personi fizik ose juridik që ka paraqitur kërkesën për të zhvilluar dhe për të vënë në funksionim ose drejtuar një zonë të lirë.

2. Këshilli Drejtues i jepose jo liçencën e përdoruesit çdo personi fizik ose juridik që ka paraqitur kërkesën, për të ushtruar veprimtari të lejuar në një zonë të lirë.

Neni 27

Kushtet që i bashkëlidhen liçencën1. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, mund t’i

bashkëlidhë liçencës së zhvilluesit kushte që ai i gjykon të nevojshme. Kushtet specifikohen në kontratë.

2. Këshilli Drejtues mund t’i bashkëlidhë liçencës së përdoruesit kushte, të cilat ai i gjykon të nevojshme. Kushtet specifikohen në kontratë.

3. Liçencat e zhvilluesit dhe të përdoruesit nuk tjetërsohen.

Neni 28

237

Page 238: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Heqja ose ndryshimi i liçencës1. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, ia heq liçencën

zhvilluesit kur:a) pushon së vepruari zona e lirë;b) vërtetohet se i liçencuari nuk respekton kushtet e liçencës;c) vërtetohet se i liçencuari ka kryer shkelje të ligjeve doganore ose të

rregullores së zonës së lirë;ç) shpallet falimentimi i të liçencuarit;d) vërtetohet se i liçencuari nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit;dh) mbaron afti i liçencës dhe nuk është bërë kërkesë për liçencim;e) një institucion shtetëror kontrolli kërkon heqjen e liçencës.2. Këshilli Drejtues ia heq liçencën përdoruesit ku:a) pushon së vepruari zona e lirë;b) vërtetohet se i liçencuari nuk respekton kushtet e liçencës;c) vërtetohet se i liçencuari ka kryer shkelje të ligjeve doganore ose të

rregullores së zonës së lirë;ç) shpallet falimentimi i të liçencuarit;dh) mbaron afti i liçencës dhe nuk është bërë kërkesë për liçencim;e) i liçencuari vendos të largohet nga zona e lirë me kërkesën e tij;ë) një institucion shtetëror kontrolli kërkon heqjen e liçencës.3. I liçencuari duhet të marrë njoftim nga Enti 30 ditë përpara heqjes së

liçencës së zhvilluesit ose përdoruesit për arsyet e këtij vendimi.4. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, ndryshon kushtet e

liçencës së zhvilluesit me kërkesën e vetë zhvilluesit.5. Këshilli Drejtues mund të ndryshojë kushtet e liçencës së përdoruesit me

kërkesën e vetë përdoruesit.

Neni 29

Regjistri i LiçencaveEnti mban një regjistër për liçencat e lëshuara për zhvilluesit dhe përdoruesit, ku shënohet emri i të liçencuarit, biznesi ose veprimtaria e lejuar me liçencë dhe kushtet që i bashkëlidhen liçencës.

KREU V

DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 30

Kontabiliteti1. Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonën e lirë, mbajnë

kontabilitet në bazë të dispozitave të ligjit nr.7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin” dhe të kërkesave të doganës, si dhe zbatojnë dispozitat për kontrollin ligjor të llogarive.

2. Ky kontabilitet vihet në dispozicion të organeve doganore dhe tatimore, për të ushtruar kontroll sa herë që këto të fundit e shohin të nevojshme.

238

Page 239: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 31

Financimi1. Enti Kombëtar i Zonave të Lira financohet nga buxheti i shtetit. Përveç financimit nga buxheti, Enti mund të përdorë edhe:a) pagesat e arkëtuara për dhënien e liçencave:b) pagesat e parashikuara nga kontratat e lidhura me personat fizikë dhe

juridikë që veprojnë në zonat e lira;c) të ardhura të tjera.2. Mënyra e ndarjes së të ardhurave në favor të Entit të realizuara nga burimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 32

Bashkëpunimi me autoritetet doganore dhe tatimoreEnti bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 33

Ushtrimi i kompetencaveKëshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Zonave të Lira, i caktuar sipas ligjit nr.8072, datë 15.2.1996 “Për zonat e lira”, do të ushtrojë kompetencat e parashikuara në këtë ligj deri në emërimin e Këshillit të ri Drejtues, sipas nenit 6 të këtij ligji.

Neni 34

ZbatimiNgarkohet Enti Kombëtar i Zonave të Lira, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij ligji.

Neni 35

Zgjidhja e mosmarrveshjeveNë rast mosmarrëveshjesh ndërmjet përdoruesit dhe zhvilluesit ose organizmave të tjerë, palët bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhje me bisedime. Në rast të kundërt palët i drejtohen, sipas rastit, gjykatës kompetente e cila ka në juridiksion zonën e lirë ose Qëndrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime (konventa ICSID).

Neni 36

239

Page 240: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ShfuqizimLigji nr.8072, datë 15.2.1996 “Për zonat e lira” shfuqizohet.

Neni 37

Hyrja në fuqiKy ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2709, datë 28.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.**

Ndryshuar me Ligjin 8725, datë 26.12.2000.

L I G J

Nr.8977, datë 12.12.2002

PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

QëllimiKy ligj përcakton llojet e taksave kombëtare që zbatohen në Republikën e

Shqipërisë, nivelin e taksave, proçedurat e llogaritjes, arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave kombëtare.

240

Page 241: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 2Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksat

kombëtare dhe taksat vendore. Ky ligj trajton taksat kombëtare. Taksat vendore trajtohen me ligj të veçantë.

Neni 3

PërkufizimePër qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:1. “Taksapagues” është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i

huaj, i cili është i detyruar të paguajë një nga taksat kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.

2. “Taksë” janë taksat kombëtare, të vendosura me këtë ligj. 3. “Agjent i taksave” është personi, i cili, sipas kërkesave të këtij ligji,

është përgjegjës për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e Buxhetit të Shtetit të të ardhurave nga taksat kombëtare.

Neni 4

Llojet e taksave kombëtareTaksat kombëtare janë: 1. Taksat portuale. 2. Taksat për shërbimet konsullore. 3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks. 4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja. 5. Taksa e importimit të automjeteve të përdorura. 6. Taksa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtim automjeti. 7. Taksa e përdorimit të aparateve radiotelevizive. 8. Taksa e përdorimit të numrit telefonik.

9. Taksa për veprime e shërbime nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

10. Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë. 11. Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve. 12. Taksa vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive. 13. Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së

Shqipërisë. 14. Taksa e pajisjes së personave me pasaportë lundrimi. 15. Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit. 16. Taksa e akteve dhe e pullës. 17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport. 18. Taksa për mbikalimet ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës

së Shqipërisë. 19. Taksa e rentës minerare. 20. Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e luajtshme

(automjetet). 21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës:

a) mbitaksa për importet e taksueshme; b) taksa për konsumin e karburanteve; c) taksa vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar në TVSH.

241

Page 242: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

22. Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin. 23. Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve (bidona, shishe plastike e kuti të plastifikuara të të gjitha formave dhe përmasave), të mbushura, të prodhuara në vend dhe të importuara, për produktet: ujë, pije freskuese, lëngje frutash e perimesh, qumësht dhe nënproduktet e tij, vajra ushqimore, vajra lubrifikante dhe detergjentë.

Neni 5

Niveli i taksave kombëtareNiveli i taksave kombëtare të përmendura në nenin 4 është: 1. Taksat portuale paguhen nga anijet, të cilat kryejnë veprimtari

tregëtare, sa herë që prekin portet dhe radat e Republikës së Shqipërisë, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji, dhe që është pjesë përbërëse e tij.

Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe imbarkimi i udhëtarëve për transport. Nuk quhen veprime tregëtare:

a) riparimi ose dokimi i anijeve; b) zbarkimi i personave të transportuar nga anija, të cilët ndiqen nga

autoritetet përkatëse ligjore; c) zbarkimi ose imbarkimi i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijeve dhe të personave të sëmurë dhe të vdekur;

ç) ngarkimi ose shkarkimi i mallrave të përfaqësive të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë dhe të përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit;

d) furnizimi i anijeve me ujë të pijshëm, sende ushqimore, karburante e lubrifikante, materiale e pjesë ndërrimi etj.;

dh) ndalesat në porte të anijeve për shkak të kohës së keqe, avarive të ndryshme dhe veprimeve në ndihmë të tyre nga anijet e tjera; e) hyrja në porte pa ngarkesë e anijeve të personave fizikë e juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

2. Taksat për shërbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks caktohet sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja caktohet sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

5. Taksa e importimit të automjeteve të përdorura caktohet: 5.1. Për mjetet e prodhuara deri më 31 dhjetor 1995: a) për autoveturat: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë; b) për mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë; c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 100 000 (njëqind mijë) lekë; ç) për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse) 40 000 (dyzetë mijë) lekë. 5.2. Për mjetet e prodhuara nga data 1 janar 1996: a) për autoveturat: 40 000 (dyzet mijë) lekë;

242

Page 243: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) për mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; ç) për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse) 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

6. Taksat e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve caktohen:

a) për lejedrejtimi të kategorisë A 3 000 (tre mijë) lekë; b) për lejedrejtimi të kategorisë B 4 500 (katërmijë e pesëqind)

lekë; c) për lejedrejtimi të kategorisë C 2 000 (dy mijë) lekë; ç) për lejedrejtimi të kategorisë D 3 000 (tre mijë) lekë; d) për lejedrejtimi të kategorive BE, CE dhe DE 3 000 (tre mijë) lek7. Taksa e përdorimit të aparaturave radiotelevizive nga çdo përdorues

caktohet: a) për marrësit radiofonikë 100 (njëqind ) lekë në vit; b) për marrësit televizivë 400 (katërqind) lekë në vit.

Kjo taksë llogaritet dhe paguhet nga përdoruesit familjarë vetëm për një marrës radioteleviziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Për përdoruesit e tjerë jo familjarë kjo taksë paguhet për çdo aparat marrës. 8. Taksa për përdorimin e numrit telefonik:

a) për telefoninë kabllore paguhet nga çdo zotërues në masën 200 (dyqind) lekë në vit;

b) për telefoninë celulare me kontratë paguhet nga çdo zotërues në masën 400 (katërqind) lekë në vit;

c) për telefoninë celulare me parapagim (kartë) paguhet nga çdo zotërues në masën 700 (shtatëqind) lekë, vetëm në çastin e shitjes së numrit.

9. Taksat për veprime e shërbime nga administratat: gjyqësore, e Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme caktohen sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. 10. Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë është 200 lekë për çdo vit shkollor. 11. Taksat për shërbimet e radiokomunikacioneve caktohen sipas lidhjes nr.6, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. 12. Taksat vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive caktohen sipas lidhjes nr.9, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. 13. Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë caktohet:

a) për shtetasit e huaj 10 EURO për çdo kalim ose kundërvlefta në 10 EURO e monedhave të huaja, të konvertueshme;

b) për shtetasit shqiptarë 1 000 (një mijë) lekë për çdo kalim. 14. Taksa e pajisjes me pasaportë lundrimi caktohet 750 (shtatëqind e

pesëdhjetë) lekë për çdo person. 15. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit caktohet sipas lidhjes

nr.7, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

243

Page 244: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

16. Taksa e akteve dhe e pullës caktohet sipas lidhjes nr.5, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport caktohet sipas lidhjes nr.8, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. 18. Taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë llogaritet në bazë të njësisë “unit rate”, e cila caktohet çdo vit nga Eurokontrolli.

19.Taksa e rentës minerare caktohet sipas ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”. 20. Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e luajtshme (automjete) është në masën 2 për qind të vlerës së pasurisë së kaluar dhe paguhet në çastin e kryerjes së aktit të kalimit të pronësisë. Për mjetet e prodhuara deri në dhjetë vjet nga çasti i kalimit të pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, ndërsa për mjetet e prodhuara mbi dhjetë vjet nga çasti i kalimit të pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo më pak se 5 000 (pesë mijë) lekë.

21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës: a) mbitaksa për importet e taksueshme caktohet në masën 1 për qind

për të gjitha mallrat e importuara, të taksueshme; b) taksa mbi konsumin e karburantit caktohet në masën 3 lekë për litër

për gazoilin, benzinën dhe benzolin, të cilat janë importuar ose prodhuar në vend;

c) taksa vjetore për tatimpaguesit e regjistruar në TVSH caktohet në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në vit.

22. Taksa e karbonit caktohet në masën 0,5 lekë për litër për benzinën dhe benzolin dhe 1(një) lek për litër për gazoilin. Kjo taksë zbatohet si për karburantet e importuara, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.

23. Taksa për ambalazhin plastik të lëngjeve caktohet në masën: a) 2 lekë për copë për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra; b) 1 lek për copë për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose më pak se

1,5 litra.

Neni 6

Agjentët e taksaveSipas llojit të taksave kombëtare, agjentët që ngarkohen me vjeljen e

tyre janë: 1. Për taksat portuale ngarkohet kapiteneria e porteve, e cila i vjel këto

taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjencive detare, shtetërore ose private. 2. Për taksat e shërbimeve konsullore ngarkohen Ministria e Punëve të

Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik. 3. Për taksën vjetore të tonazhit të mjeteve për aks ngarkohet Drejtoria e

Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Publik, nëpërmjet degëve në rrethe, kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit e mjeteve.

4. Për taksën e qarkullimit të automjeteve të huaja ngarkohen degët e doganave në pikat e kalimit kufitar.

5. Për taksën e importimit të automjeteve të përdorura ngarkohen degët e doganave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

244

Page 245: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

6. Për taksën e pajisjes me lejedrejtimi për drejtim automjeti ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

7. Për taksën për përdorimin e aparateve radiotelevizive ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike. Zyrat e pagesës së energjisë elektrike transferojnë në llogarinë e degëve të tatimeve shumat e arkëtuara nga kjo taksë.

8. Për taksën për përdorimin e numrit telefonik ngarkohen operatorët përkatës, që veprojnë në Republikën e Shqipërisë. 9. Për taksën për kryerjen e veprimeve e të shërbimeve administrative në: gjykata, Ministrinë e Drejtësisë, prokurori, noteri dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ngarkohen administratat përkatëse të këtyre institucioneve.

10. Për taksën për regjistrimin në arsimin e lartë ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta.

11. Për taksën për shërbimet e radiokomunikacioneve ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT).

12. Për taksën vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT).

13. Për taksën e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë ngarkohen organet doganore.

14. Për taksën për pajisjen e personave me pasaportë lundrimi ngarkohet Kapiteneria e Porteve.

15. Për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.

16. Për taksën e akteve dhe të pullës ngarkohen zyrat e gjendjes civile. 17. Për taksën për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në

aeroport ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Albtransportit. 18. Për taksën e mbikalimeve ajrore mbi territorin e Republikës së Shqipërisë ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror (ANTA). Të ardhurat nga taksat, sipas pikave 17 dhe 18 të këtij neni: taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport dhe taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë, përdoren kryesisht për mirëmbajtjen dhe modernizimin e aeroportit të Rinasit ose të aeroporteve të tjera.

19. Për vjeljen e taksës së rentës minerare ngarkohen organet tatimore. 20. Për taksën për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e

luajtshme (automjetet) ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

21. Për taksën e rrugës Durrës-Kukës: a) për mbitaksën e importeve të taksueshme ngarkohet Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj; b) për taksën e konsumit të karburantit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për prodhuesit vendas të benzinës, gazoilit dhe benzolit;

c) për taksën vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar në TVSH ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj.

245

Page 246: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Të ardhurat nga taksat e rrugës Durrës-Kukës përdoren vetëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Fondet e papërdorura brenda vitit mbarten në vitet pasardhëse. 22. Për vjeljen e taksës së karbonit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj, për karburantin e importuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për karburantin e prodhuar në vend. 23. Për vjeljen e taksës së ambalazheve plastike të lëngjeve të importuara ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj; për ambalazhet plastike të lëngjeve të prodhuara në vend ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj.

Neni 7

Transferimi i të ardhurave nga taksat kombëtare në Buxhetin e Shtetit

Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda tremujorit të parë të vitit në vazhdim. Agjentët e taksave janë të detyruar t'i transferojnë taksat e vjelura në Buxhetin e Shtetit, brenda datës 30 të muajit, në të cilin janë arkëtuar taksat. Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore për herë të parë lind në 6-mujorin e parë paguhet 100 për qind e taksës, ndërsa kur ky detyrim lind në 6-mujorin e dytë paguhet 50 për qind e masës së këtyre taksave.

Neni 8

Taksat që vilen nëpërmjet pullës dhe biletave 1. Taksat kombëtare që vilen nëpërmjet pullës janë si më poshtë:

a) taksat për shërbimet konsullore; b) taksa vjetore e tonazhit për aks të mjeteve; c) taksat me karakter administrativ për veprimet gjyqësore, të Ministrisë

së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë e të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme;

ç) taksat e akteve të gjendjes civile. 2. Taksa kombëtare që vilet nëpërmjet biletës së taksës është taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Neni 9

Komisionet që përfitojnë agjentët e taksaveTaksat arkëtohen nga agjentët e taksave, të përcaktuar në nenin 6 të

këtij ligji. Këto taksa transferohen të gjitha sipas tarifave të përcaktuara në nenin 5

të këtij ligji në llogaritë e të ardhurave tatimore të Buxhetit të Shtetit.

246

Page 247: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për shërbimin që kryejnë, agjentëve të taksave u jepet komisioni përkatës në rrugë buxhetore. Ky komision llogaritet në përqindje mbi masën e taksave që kanë arkëtuar dhe kanë transferuar në Buxhetin e Shtetit. Masa në përqindje e komisionit është si më poshtë:

1. Për taksat portuale (kapitenerisë së porteve) 4 për qind; 2. Për taksat për shërbimet konsullore 3 për qind; 3. Për taksën vjetore të tonazhit të mjeteve për aks 22 për qind;

e cila ndahet: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 20 për qind;

Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Pubik 2 për qind

4. Për taksën e qarkullimit të automjeteve të huaja 3 për qind; 5. Për taksën për importimin e automjeteve të përdorura

0 për qind; 6. Për taksën për pajisje me leje drejtimi për drejtim automjeti 5 për qind; 7. Për taksën për përdorimin e aparateve radiotelevizive 5 për qind; 8. Për taksën për përdorimin e numrit telefonik 5 për qind; 9. Për taksat për veprimet e shërbimit nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

5 për qind.

Nga kjo: a) Për organet gjyqësore dhe zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

2 për qind

b) Për noteritë 0 për qindc) Për subjektet, të autorizuara nga ligji nr.8002, datë 27.9.1995 “Për përdorimin dhe administrimin e pullave të taksave”, për shitjen e pullave të taksës

3 për qind

10. Për taksën e regjistrimit në arsimin e lartë 2 për qind 11. Për taksën e shërbimit të radiokomunikacioneve 5 për qind 12. Për taksën vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive 5 për qind 13. Për taksën për kalimin me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë

3 për qind

14. Për taksën për pajisjen me pasaportë lundrimi 0 për qind15. Për taksën për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit 5 për qind16. Për taksën e akteve dhe të pullës 5 për qind17. Për taksën për ulje-ngritjen e avionëve dhe për qëndrimin e tyre në aeroport

3 për qind

18. Nga të ardhurat e vjela nga taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, përqindja që do t'i jepet Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror është:Nga kjo përqindje jo më pak se 70 për qind është për investime.

80 për qind

19. Për taksën e rentës minerare (Royalty) 0 për qind20. Për taksën e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet)

8 për qind

247

Page 248: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

21. Për taksën e rrugës Durrës-Kukës 0 për qind22. Për taksën e karbonit 0 për qind23. Për taksën e ambalazhit plastik të lëngjeve 0 për qind.

Komisionet e përfituara përdoren: 1. Në formën e shpërblimit mbi pagën për vështirësi në punë deri në masën 20 për qind të pagës për punonjësit që shërbejnë si agjentë tatimorë. Punonjësit që përfitojnë këto shpërblime, përcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.2. Në formën e pagës, për rastet kur merren punonjës të rinj, për përballimin e vjeljes së taksave. 3. Për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe përballimin e shpenzimeve për vjeljen e taksave.

Neni 10

Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare1. Përjashtohen nga pagimi i taksave portuale:

a) Anijet që transportojnë ndihma humanitare në Republikën e Shqipërisë: i. anijet e shërbimeve detare në porte;

ii. anijet luftarake, spitalore, kabëllmbajtëse, si dhe anijet bazë dhe ato që u shërbejnë atyre për zonat e kërkimit e të shfrytëzimit të naftës në det

248

Page 249: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) Për anijet që prekin Portin e Durrësit , taksat portuale zbatohen në masën 100 për qind, kurse për anijet që prekin portet e Vlorës , Sarandës, Shëngjinit dhe pikën e benzinsjellësit në Vlorë, taksat portuale zbatohen në masën 20 për qind më të ulëta. c) Për anijet e personave fizikë dhe juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë , taksat portuale zbatohen : i) me 50 për qind zbritje për anijet me flamur shqiptar ii) me 20 për qind zbritje për anijet me flamur të huaj.

flamur të huaj . ç) Anijet me flamur shqiptar të personave fizikë ose juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, që kryejnë transport të brendshëm detar dhe peshkim, paguajnë taksën e anijes një herë, në prekjen e parë të çdo porti shqiptar dhe nuk paguajnë në hyrjet pasuese, gjatë vitit kalendarik. 2. Përjashtohen nga pagimi i taksave konsullore:

a) personat që janë pajisur me pasaportë diplomatike dhe shërbimi; b) personat e organizatave bamirëse dhe filantropike; c) punonjësit e Kryqit të Kuq dhe të Ligës Ndërkombëtare të Kryqit të

Kuq; ç) shtetasit e huaj me kombësi shqiptare; d) shtetasit me dy nënshtetësi, shqiptare dhe të huaj;

dh) personat që shoqërojnë mjete me ndihma humanitare në bazë të marrëveshjeve ose të dërguara nga organizatat bamirëse, institucionet e ndryshme, individë të veçantë, ose qeveritë e huaja;

e) rastet e vdekjeve të shtetasve shqiptarë jashtë shtetit; ë) në rastet e kërkuara nga autoritetet e larta zyrtare të huaja, nëse

garantohet parimi i reciprocitetit. 3. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të tonazhit për aks:

a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;

b) automjetet në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë brenda muajit janar të vitit në vazhdim se nuk do të qarkullojnë gjatë këtij viti kalendarik dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të automjetit. 4. Përjashtohen nga taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja:

a) automjetet e huaja, që sjellin ndihma humanitare falas; b) mjetet që qarkullojnë me lejekalimi pa pagesë të taksave rrugore, mbi

bazën e reciprocitetit; c) mjetet e përfaqësive diplomatike e të shoqatave bamirëse.

5. Përjashtohen nga pagimi i taksës për aparatet radiotelevizive të gjitha institucionet shkollore dhe konviktet shtetërore të shkollave, si dhe institucionet shëndetësore shtetërore. 6. Përjashtohen nga pagimi i taksës për pajisjet me lejedrejtimi për drejtim automjeti, personeli i misioneve diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit. 7. Nga pagimi i taksës për shërbimet e radiokomunikacioneve përjashtohen:

a) përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë; b) organizatat bamirëse dhe filantropike të regjistruara në vendin tonë;

249

Page 250: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

8. Nga pagimi i taksës së kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë përjashtohen:

a) personat që janë të pajisur me pasaportë diplomatike e shërbimi, si dhe anëtarët e delegacioneve të huaja presidenciale e qeveritare;

b) personat e organizatave bamirëse e filantropike; c) punonjësit e Kryqit të Kuq, të Ligës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

dhe misionaret e Nënë Terezës; ç) anëtarët e familjeve të përfaqësuesve diplomatikë, të akredituar në

Republikën e Shqipërisë, që jetojnë bashkërisht; d) anëtarët e personelit të misionit diplomatik, të akredituar në

Republikën e Shqipërisë, që punojnë në shërbimin administrativ dhe teknik të misionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre;

dh) personeli i avionit dhe personeli i shoqërive ajrore, në bazë të reciprocitetit;

e) fëmijët e pajisur me gjysmëbiletë për shtetasit shqiptarë, që shkojnë me shërbim jashtë shtetit, pagesa do të përballohet nga institucioni ose ndërmarrja, e cila i dërgon me shërbim. 9. Përjashtohen nga pagimi i taksës së akteve dhe të pullës:

a) veprimet zyrtare, që kërkohen nga autoritetet e huaja, në bazë reciprociteti;

b) regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe shënimet në regjistrat e gjendjes civile. 10. Përjashtohen nga pagimi i taksës për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport:

a) avionët që transportojnë ndihma humanitare, shtetërore dhe shoqëritë bamirëse;

b) avionët që kryejnë detyra teknike për kalibrim pajisjesh lundruese, për llogari të Drejtorisë së Aviacionit Civil, si dhe avionët spitalorë e të kërkim-shpëtimit;

c) avionët ushtarakë, që nuk kryejnë veprime tregtare (transport udhëtarësh e ngarkim-shkarkim mallrash);

ç) avionët ushtarakë, që vijnë në Shqipëri, në kuadër të dërgimit të ndihmave humanitare falas për vendin tonë;

d) avionët, që vijnë për të marrë ose për të sjellë delegacione të larta shtetërore, të kryesuara nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ose delegacione të larta ushtarake. 11.Përjashtohen nga pagimi i taksave të mbikalimeve ajrore në territorin e Republikës së Shqipërisë avionët ushtarakë.

Neni 11

Kundërvajtjet administrativePërbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme: a) mospagimi i taksave kombëtare nga personat e detyruar për t'i

paguar; b) falsifikimi i të dhënave dhe i dokumentacioneve bazë për llogaritjen e

tyre nga personat që duhet të paguajnë taksa; c) mosllogaritja ose mostransferimi në Buxhetin e Shtetit, në mënyrë

korrekte dhe në kohën e duhur, i taksave kombëtare nga agjentët e taksave;

250

Page 251: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ç) mosmbajtja në mënyrë korrekte e regjistrimeve të taksave të arkëtuara nga agjentët e taksave;

d) mosdhënia nga agjentët për organet tatimore e të dhënave të kërkuara për llogaritjet e taksave.

Neni 12

Dënimet1. Shkeljet e parashikuara në nenin 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë

vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë: a) për shkeljet sipas shkronjave “a” dhe “b” të nenit 11, personat që nuk kanë paguar taksat dënohen me gjobë 5 mijë deri në 20 mijë lekë dhe vjeljen në masë të plotë të saj; b) për shkeljet sipas shkronjës “c” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë të barabartë me shumën e taksës së pallogaritur ose të patransferuar në Buxhetin e Shtetit, si dhe me vjeljen në masë të plotë të saj. c) për shkeljet sipas shkronjës “ç” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë 10 mijë deri në 50 mijë lekë; ç) për shkeljet sipas shkronjës “d” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë 50 mijë lekë. 2. Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 13

ShfuqizimetLigji nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e

Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet.

Neni 14

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R IServet Pëllumbi

251

Page 252: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr. 1

NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në EUROLloji i taksave

Taksa portuale:1. Taksë e anijes:

a) Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të përgjithshme

b) Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të lëngshme

c) Për anijet traget RO/RO dhe të udhëtarëve

d) Për anijet sportive, jahte: - Deri 30TRN- Nga 31 deri 70 TRN

2. Taksë feneri:- për anijet deri në 200 TRN- për anijet nga 201 deri 500

TRN- për anijet mbi 501 TRN

3. Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitenerisë së porteve dhe autoritetet e tjera :

- për anijet deri në 200 TRN- për anijet nga 201 deri 500

TRN- për anijet nga 501 deri 2000

TRN- për anijet nga 2001 deri

4000 TRN- për anijet mbi 4001 TRN

Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve

0,4

0,6

0,35

0,10

0,25 100

180

210 300

Gjithsej për çdo anije

15

30

20

50

4. Anijet që ngarkojnë ujë për eksport në pikat jashtë porteve, paguajnë taksa portuale gjithsej në masën 300 EURO për çdo rast furnizimi.

5. Anijet e huaja i paguajnë taksat portuale në valutë lirisht të konvertueshme, kurse anijet e personave juridikë a fizikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë paguajnë në valutë ose në lekë në raport me realizimin e të ardhurave.

252

Page 253: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

6. Taksat portuale paguhen në prekjen e parë të çdo porti shqiptar, pavarësisht se anija do të shkojë për veprime tregtare dhe në porte të tjera shqiptare në të njëjtin rejs.

Lidhja Nr. 2

TAKSAT PËR SHËRBIMET KONSULLORE

I. Taksat për lëshimin e vizave dhe dokumenteve të udhëtimit:

1. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit : 2000 lekë

2. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë 50 EURO

3. Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 EURO

4. Për leje kalimi 200 lekë

5. Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 EURO

6. Taksa e vizës për shtetasit e huaj Reciprocitet

7. Taksa e vizës për shtetasit e huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO

8. Taksa e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, do të jetë sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 10 EURO.

9. Taksa e hyrjes së shtetasve të huaj që nuk kanë nevojë për vizë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike, reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO.

Kjo taksë nuk zbatohet për periudhën 1 maj- 1 nëntor.

10. Turistët individualë njëditorë dhe ata të organizuar në grupe turistike njëditorë nuk paguajnë taksë vize ose taksë hyrjeje.

II. Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

1. Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 30 EURO2. Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj Reciprocitet3. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 30 EURO4. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit

253

Page 254: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

e huaj Reciprocitet5. Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë 10 EURO6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë ngaMinistria e Punëve të Jashtme 200 lekë7. Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë përshtetasit shqiptarë 30 EURO8. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj Reciprocitet

III. Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë

1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamentevekontratave, garancive dhe prokurave të posaçme ngapërfaqësitë 20 EURO/ faqe

2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 EURO/ faqe3. Përkthimi i dokumenteve 10 EURO/ faqe

Shënim: Me termin përfaqësi kuptohet përfaqësia diplomatike ose konsullore jashtë shtetit.

Taksa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit.

254

Page 255: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja nr. 3

TAKSAT VJETORE TË TONAZHIT PËR AKS TË MJETEVE

Masa e taksës

Nr. Tipi i mjetit për një aksaks në lek

1. Autoveturë dhe mikrobus me më shumë se (4 + 1 ) dhe me më pak ose e barabartë me (8 + 1) vende 5000

5 0002. Autobus me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende 100003. Autobus me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende 13000

0004. Autobus me më shumë se (42 + 1) vende 150005. Furgon dhe kamionçinë me peshë maksimale të autorizuar më të vogël 5000

Ose të barabartë me 3 tonë

6. Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3 dhe deri ose 10 000 Të barabartë me 3,5 tonë

7. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 dhe deri ose të barabartë me 7,5 tonë

15000

8. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 dhe deri ose të barabartë me 18 tonë

18000

9. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë 23000

10. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) Me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë Me 7,5 tonë

15000

11. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë etj.) me 18000 000 Peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 tonë

12. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 20000 autorizuar deri ose të barabartë me 7,5 tonë

13. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 24000 autorizuar mbi 7,5 dhe deri ose të barabartë me 18 tonë

14. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 30 000 autorizuar mbi 18 tonë

15. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë 7 500 me 7 tonë

16. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë 10 000

Shënim:Vlerat e taksave në tabelën e mësipërme janë vetëm për një aks. Pagesa e plotë e taksës do të jetë sa vlera e taksës për një aks shumëzuar me numrin e akseve.

255

Page 256: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja 4

TAKSA E QARKULLIMIT TE AUTOMJETEVE TË HUAJA

NË EURO

1. Për veturat e udhëtarëve për çdo ditë apo pjesë të ditës 12. Për mikrobuzët 23. Për autobuzët për udhëtarë për çdo km në tokën shqiptare (Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogë se 5 EURO për çdo ditë) 0,0024. Për kamionët e rimorkiot e kamionëve për çdo ton/kmnë tokën shqiptare (Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogël se 8 EURO për çdo ditë). 0,025. Kur automjetet kalojnë pa ngarkesë paguajnë 50% të taksës.

256

Page 257: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr. 5TAKSA PËR VEPRIMET DHE SHËRBIMET QË KRYHEN NGAADMINISTRATA GJYQËSORE, MINISTRIA E DREJTËSISË,

NOTERIA, ZYRAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TËPALUAJTSHME, PROKURORIA DHE ZYRAT E GJENDJES CIVILE

A. Taksa për veprime e shërbime që kryhen Masa e taksës nga administrata gjyqësore e prokuroria: në lekë në%1. Për regjistrimin e personave fizikë e

juridikë privatë (shtetas shqiptarë) 1 0002. Për regjistrimin e personave

juridikë privatë (shtetas të huaj) 4 5003. Për lëshimin e vërtetimit se

personi nuk ka pengesa ligjorepër pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit 100

4. Për lëshimin nga gjykata të çdokopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit 100

5. Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjesgjyqësore 100

6. Për legalizimin e akteve tënoterisë nga Ministria e Drejtësisë 100

7. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë:a) për pension ushqimor -b) për vërtetim fakti 100c) padi për zgjidhje martese 1 500ç) padi për pavlefshmëri të veprimevejuridike 1 500d) padi të rrjedhura nga marrëdhëniekontraktore si dhe për shkaktim dëmii.me vleftë deri 100 000 lekë 1 500ii. me vleftë mbi 100 000 lekë 1%dh) padi për pjesëtim pasurie 1 500e) padi për kthim në punë -

B. Taksë për veprime që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor:

1. Për vënien në ekzekutim të vendimevee titujve të tjerë ekzekutivë me objekt tëpavleftësueshëm 750

2. Për vënien në ekzekutim të vendimevee titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm:a) kundrejt shtetasve 3%b) kundrejt personave juridikë 7%

3. Për lajmërimet dhe veprimet e tjera

257

Page 258: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

të përmbaruesit gjyqësor 1004. Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor

të çdo lloj akti ose dokumenti tëkërkuar nga të interesuarit 100

5. Për vënien në ekzekutim të vendimeveme objekt pension ushqimor -

C. Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat noteriale:1. Përpilimi i testamenteve me akte noteriale 4502. Përpilimi i testamenteve olografe (me vërtetim firme) 2003. Prokura (redaktim):

a) të përgjithshme 150b) të posaçme 150

4. Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjesë të akteve të depozituara në zyrën noteriale 1505. Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve janë të njëjta me origjinalin 1506. Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin 1007. Kontrata për kalim pronësie të pasurisësë luajtshme 7008. Kontrata për kalim pronësie të pasurisësë paluajtshme 1 0009. Redaktimi i akteve noteriale të ndryshme 15010. Njoftim dhe kujtesë noteriale ose aktetë tjera jashtëgjyqësore 15011. Legalizim i nënshkrimit të shtetasve në aktetë ndryshme 10012. Depozitimi i kapitalit themelor për themelimine një shoqërie në bazë të ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992  «Për shoqëritë tregtare» 30013. Pranimi për ruajtje të dokumenteve tëpersonave fizikë dhe juridikë në zyrat noteriale 30014. Vërtetimi i qenies së një personi dhe qëndrimi i tij në një vend të caktuar 15015. Veprime të tjera noteriale 100

Ç.Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme:1. Kërkesa për regjistrimin e pronësisë të pasurisësë paluajtshme 3002. Kërkesa për regjistrimin e pjestimit, ndarjes osebashkimit të pasurisë së paluajtshme 3003. Kërkesa për përgatitjen e dokumenteve për nëgjykatë ose organ tjetër administrativ 150 4. Kërkesa për regjistrimin për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje 300

258

Page 259: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

5. Kërkesa për regjistrim hipoteke ligjore 1506. Kërkesa për regjistrim përfshirje hipoteke ligjore 1507. Kërkesa për regjistrim përfshirjen e një vendimigjykate a të një akti administrativ 1508. Kërkesa për regjistrim servituti, marrëveshjeje kufizuese 1509. Kërkesa për regjistrim për fshirjen e një servituti, marrëveshjeje kufizuese 15010. Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorënga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme 10011. Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisëmbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi 30012. Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridikembi pasurinë e paluajtshme nga personat fizikë dhe juridikë me banim jashtë shtetit 30013. Për lëshimin e certifikatave të pasurisë 10014. Për lëshimin e çdo kopjeje të certifikatës së pasurisë 5015. Për lëshimin e çdo akti të të interesuarve për veprimet hipotekore 50

D. Taksa e akteve dhe e pullës :1. Për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile 502. Për lëshimin e pasaportave për brenda vendit 1003. Për marrjen e çdo akti të emetuar ose të zhdukur të gjendjes civile, si dhe për korrigjimet e tyre 504. Për regjistrimin e dhënies së shtetësisë 7005. Për regjistrimin e lënies së shtetësisë 7006. Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit të emrit ose të mbiemrit 7007. Për çdo lidhje martese 600

259

Page 260: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr. 6

TAKSAT PER SHERBIMET E RADIOKOMUNIKACIONIT

Pjesa ATaksat për shërbimet private të radiokomunikacionit.

I. Shërbimi aeronautik.

1. Stacion bazë në tokë 10 000 lekë në vit2. Stacion i lëvizshëm në tokë 7 500 lekë në vit\3. Stacion portativ në tokë 5 000 lekë në vit4. Terminal satelitor në avion 40 000 lekë në vit5. Radarët dhe pajisjet e radionavigacionit aeronautik

3 000 lekë në vit për çdo pajisje

6. Stacionet e avionit me aftësi ngritëse : deri në 3 200 kg mbi 3 200 deri në 14 000 kg mbi 14 000 kg

5 000 lekë në vit40 000 lekë në vit80 000 lekë në vit

II. Shërbimi detar:1. Stacion bregdetar 10 000 lekë në vit

për çdo stacion bazë2. Radarë dhe pajisje radionavigimi 2 500 lekë në vit

për çdo pajisje3. Radio për operacione portuale 1 500 lekë në vit

për çdo radio4. Stacion bazë në anije (HF, VHF, UHF) 5 000 lekë në vit

për çdo radio5. Stacion portativ (VHF) në anije 1 000 lekë në vit

për çdo radio6. Terminal satelitor në anije INMARSAT 3 000 lekë në vit

III. Shërbimi satelitor:1. Stacion tokësor fiks:- analog me gjerësi brezi deri në 100 kHz 150 000 lekë në vit- me gjerësi brezi mbi 100 deri në 1MHz 500 000 lekë në vit- me gjerësi brezi mbi 1 MHz 1 200 000 lekë në vit- dixhital me kapacitet deri në 64 kbps 25 000 lekë në vit

deri në 2 Mb/s 75 000 lekë në vitmbi 2 Mb/s deri në 8 Mb/s 300 000 lekë në vitmbi 8 Mb/s 700 000 lekë në vit

2. Stacion tokësor i transportueshëm(në automjete) 800 000 lekë në vit3. Stacion portativ VSAT (çantë, valixhe) 30 000 lekë në vit4. Stacion tokësor i transportueshëm me afat qëndrimideri në një muaj në vendin tonë 60 000 lekë në vit5. Stacion portativ VSAT (çante, valixhe) me afatqëndrimi deri në 6 muaj në vendin tonë 15 000 lekë në vit

260

Page 261: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

IV. Shërbimi i lëvizshëm në tokë:

1. Shërbim i lëvizshëm (PMR), në brezin 146 MHz deri në 470 MHz

A. Sisteme dupleks e gjysmëdupleks me gjerësi kanali deri 12,5 Khz :

Zona e shërbimit Lidhje midis dy Lidhje stacioni fiksstacioneve përsëritës me stacion të

lëvizshëmdhe/ose stacion i lëvizshëm me stacion të lëvizshëm

deri në 10 km 15 000 lekë në vit 10 000 lekë në vitmbi 10 deri në 30 km 25 000 lekë në vit 20 000 lekë në vitmbi 30 deri në 50 km 55 000 lekë në vit 40 000 lekë në vitmbi 50 km 80 000 lekë në vit 65 000 lekë në vit

Ky nivel taksash zbatohet për sisteme që kanë deri në 10 stacione të lëvizshme.

B. Për sisteme të njëjta me ato të pikës 1.A, por me numër më të madh stacionesh të lëvizshme, zbatohen taksat e mëposhtme:

- për sistem me 11 deri në 25 stacione taksës përkatëse të pikës 1.A i shtohet po ajo vlerë me koefiçent reduktimi 0,8

- për sistem me 26 deri në 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,6

- për sistemin që ka mbi 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,4

C. Për sistemet me gjerësi kanali 25 kHz taksa e llogaritur si në 1.A dhe 1.B të shumëzohet me koeficentin 1,5

Ç. Për sitemet simplekse zbatohen taksat përkatëse të pikave 1.A dhe 1.B me koefiçent reduktimi 0,5

2. Sistem “trunk” kombëtar- 100 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz- 150 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz3. Sistemi “trunk” rajonal- 30 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz- 40 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz

4. Sistem TETRA- 50 000 lekë në vit për sistem kombëtar për çdo kanal 25 kHz- 20 000 lekë në vit për sistem rajonal për çdo kanal 25 kHz

V. Shërbimi fiks për operatorët e telekomunikacioneve:Lidhje dydrejtimshe:Sistem në brezin deri 80 MHz 80 000 lekë në vit për çdo kanal 3 kHz

261

Page 262: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Sistem në brezin 80 deri në 500 MHz 40 000 lekë në vit për çdo kanal 25 kHzSistem në brezin 500 deri në 1000 MHz 25 000 lekë në vit për çdo kanal

200 kHz 50 000 lekë në vit për çdo kanal mbi

200 kHz.

Sistem në brezin mbi 1000 MHz

a) analog: për çdo kanal me gjerësi deri në 1 MHz 30 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi deri në 10 MHz 40 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi mbi 10 MHz 60 000 lekë në vit

b) dixhital: për kapacitet deri në128 kb/s 5 000 lekë në vit për kapacitet deri në 2 Mb/s 20 000 lekë në vit për kapacitet deri në 8 Mb/s 30 000 lekë në vit për kapacitet deri në 34 Mb/s 40 000 lekë në vit për kapacitet mbi 34 Mb/s 50 000 lekë në vit

Shënim : Me lokal do të kuptohet mbulimi i territorit në nivel rrethi. Me rajonal do të kuptohet mbulimi i territorit të disa rretheve. Me kombëtar do të kuptohet mbulimi i 50% të territorit shqiptar.

Pjesa B

Taksat për shërbimet publike të radiokomunikacioneve

1. Shërbimi fiks tokësor

- Për përdorim joekskluziv të frekuencave:Sistem analog (radio-rele) 3 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 3 kHzSistem dixhital (radio-rele) 1 500 lekë në vit për çdo kanal telefonik 64 kHzSistem dixhital (radio-rele) 20 000 lekë në vit për çdo link 2 Mbit/sekSisteme radio të telefonisë rurale 1 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik

- Për përdorim ekskluziv të frekuencave në nivel kombëtar:Në brezin UHF 100 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorurNë brezin 1-5 Ghz 60 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur

Në brezin 5-11Ghz 40 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorurNë brezin mbi 11 Ghz 20 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur

262

Page 263: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Shërbim fiks satelitor:

Sistem analog 5 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 3 kHzSistem dixhital 3 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 64 kHz

3. Shërbim i lajmërimit të personit (Pager):

Lidhje ndërmjet stacioneve fikse (bazë-përsëritës) 40 000 lekë në vitpër çdo hop radio

Për çdo stacion bazë 30 000 lekë në vit

4. Shërbim i lëvizshëm telefonik (GSM) 150 000 lekë në vitpër çdo kanal 200 kHz

5. Shërbim internet

Lidhje me sistem satelitor 10 000 lekë në vit për çdo njësi 64 kb/sLidhje me sistem radio-rele 1 500 lekë në vit për çdo njësi 64 kb/s

6. Shërbim telefonik satelitor (GMPCS) 4 000 EURO në vit

263

Page 264: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr. 7

TAKSA VJETORE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË PESHKIMIT

Lekë në vitI. Peshkimi detar (për 1 anije)1. Peshkimi detar fundor:

- anije 160-200 HP 40 000- anije 201-410 HP 50 000- anije mbi 410 HP 80 000

2. Peshkimi pellagjik me tratavolante:- anije 160-200 HP 20 000- anije 201-410 HP 30 000- anije mbi 410 HP 40 000

3. Peshkimi pellagjik me rrethime:- anije 80-200 HP 10 000- anije 201-410 HP 20 000- anije mbi 410 HP 30 000

4. Peshkimi pellagjik dhe fundor:- anije 160-200 HP 40 000- anije 201-410 HP 60 000- anije mbi 410 HP 90 000

5. Peshkimi me mjete selektike dhe trata fundore:- anije 40 - 80 HP 15 000- anije 81-160 HP 25 000- anije 161-200 HP 40 000- anije 201-410 HP 50 000- anije mbi 410 HP 80 000

6. Peshkimi i molusqeve bivalvore 60 000(i autorizuar)

II. Peshkimi artizanal me mjete të lehta: 1. Peshkimi në bregdet (për një sanall dhe me motor deri në 40HP) 7 0002. Peshkimi në lagunat bregdetare:

- në lagunë (1 lundror) 10 000- në dajlane (1 peshkatar) 12 000

3. Peshkimi në ujëra të brendshme:- aktiv (1 lundror) 5 000- në dajlane e prita (1 peshkatar) 8 000

4. Grumbullimi i molusqeve bivalvoreme mjete të lehta (gabie) për 1(një) peshkatar 20 000III. Peshkimi sportiv në detme mjete lundruese (për 1 mjet) 40 000

IV. Akuakultura:1. Kultivimi i midhjeve për një impiant 10 0002. Kultivimi i peshqëve me impiante në det, në liqene, në rezervuarë 1 0003. Akuakulturë me impiante në tokë 10 000

264

Page 265: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shënim: Për anijet e huaja që do të marrin licencë peshkimi në ujërat tona territoriale, taksa e lejes së ushtrimit të veprimtarisë do të jetë sa dyfishi i anijeve shqiptare. Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Mininistria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit), që do të peshkojnë për qëllime studimore e shkencore.

265

Page 266: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr. 8

NIVELI I TAKSAVE PËR ULJEN DHE NGRITJEN E AVIONËVE DHEQËNDRIMIN E TYRE

1. Taksat për ulje-ngritje të avionit: EURO

Për avionë deri në 1 ton 25mbi 1 deri në 2 tonë 35mbi 2 deri në 6 tonë 70mbi 6 deri në 10 tonë 120mbi 10 deri në 20 tonë 200mbi 20 deri në 30 tonë 300mbi 30 deri në 45 tonë 400mbi 45 deri në 60 tonë 550mbi 60 deri në 80 tonë 650mbi 80 deri në 100 tonë 700mbi 100 deri në 120 tonë 800mbi 120 tonë 900

2. Taksat e qëndrimit në aeroport:(3 deri në 24 orë)deri në 1 ton 8mbi 1 deri në 2 tonë 12mbi 2 deri në 6 tonë 35mbi 6 deri në 10 tonë 40mbi 10 deri në 20 tonë 60mbi 20 deri në 30 tonë 80mbi 30 deri në 45 tonë 100

mbi 45 deri në 60 tonë 130 mbi 60 deri në 80 tonë 140 mbi 80 deri në 100 tonë 150 mbi 100 deri në 120 tonë 170 mbi 120 tonë e lart 200

- Pesha bazë për pagesën e taksave të mësipërme do të konsiderohet pesha maksimale e ngritjes së avionit (MTW).

- Kur fluturimet kryhen ditët e diela, festa zyrtare , fetare si dhe jashtë orarit të punës së aeroportit, me përjashtim të avionëve të linjave të rregullta, taksave të mësipërme u bëhet një shtesë 50 për qind .

- Në rast se avioni që është ngritur nga aeroporti detyrohet të riulet, për shkaqe të kushteve atmosferike ose defekteve, taksat për uljen e përsëritur do të jenë 50 për qind më të ulëta.

266

Page 267: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Lidhja Nr.9

TAKSAT VJETORE PËR SHËRBIMET E TRANSMETIMEVE RADIO E TELEVIZIVE

Për transmetuesit ose përsëritësit televizivë analogë tokësorë, radio FM tokësore, radio AM të operatorëve privatë radio e televizivë, kombëtarë e vendorë:

1. Për çdo transmetues ose përsëritës televiziv analogjik tokësora) me fuqi të rrezatuar deri në 10W 1 500 lekë në vitb) me fuqi të rrezatuar deri në 100 W 6 000 lekë në vitc) me fuqi të rrezatuar deri në 1000W 24 000 lekë në vitç) me fuqi të rrezatuar deri në 10000W 48 000 lekë në vitd) me fuqi të rrezatuar mbi 10000W 60 000 lekë në vit

2. Për çdo transmetues ose përsëritës radio FM tokësore:a) me fuqi të rrezatuar deri në 10W 300 lekë në vitb) me fuqi të rrezatuar deri në 100 W 1 200 lekë në vitc) me fuqi të rrezatuar deri në 1000W 4 800 lekë në vitç) me fuqi të rrezatuar deri në 10000W 9 600 lekë në vitd) me fuqi të rrezatuar mbi 10000W 12 000 lekë në vit

3. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e qytetit të Tiranës, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 5.

4. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi mbi 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 2.

5. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi 50 000 deri në 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 1,5.

6. Në qoftë se transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulojnë dy ose më shumë qytete të cituara në pikat 3,4,5, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet vetëm një herë me koefiçientin më të lartë.

7. Për çdo transmetues AM 200 000 lekë në vit.

Operatorët radio dhe/ose televizivë të ritransmetimit të programeve të huaja me përsëritës të liçencuar nga KKRT-ja paguajnë vetëm 20 për qind të taksave të përcaktuara më sipër.

267

Page 268: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H E Z I M

Nr. 2 Datë 8. 01. 2003

PER

SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të nenit 74 të ligjit Nr.8860, date 22.12.1999“ Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në zbatim të ligjit nr 8977 datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Financave nxjerr këtë:

U D H Ë Z I M

Dispozita të Përgjithshme

Në zbatim të nenit 7 të ligjit Nr.8977, date 12.12.2002, taksat kombëtare derdhen 100% në buxhetin e shtetit . Taksat vjetore arkëtohen nga agjentët e taksave brenda tremujorit të parë të vitit në vazhdim. Kur detyrimi për herë të parë lind në fillim të vitit taksat paguhen në masën 100%, ndërsa kur detyrimi i vjeljes së taksave për herë të parë lind 6 mujorin e dytë paguhet 50% e masës së taksës së përcaktuar në ligj. Në kuptimin e detyrimit të vjeljes së taksave vjetore për herë të parë kuptojmë :

Shembull: Për vjeljen e taksës së tonazhit per aks te mjeteve, kur një mjet regjistrohet dhe paguan taksën e tonazhit për aks për herë të parë në Drejtoritë Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor 6 mujorin e parë, ai paguan 100% të taksës , ndërsa kur mjeti regjistrohet 6 mujorin e dytë ai paguan 50 % të taksës. Për vitet në vazhdim kjo taksë do të paguhet në fillim të tremujorit të parë në masën 100%.

Në zbatim të nenit 9, agjentët e taksave të përcaktuar në nenin 6 të ligjit, përfitojnë një përqindje të caktuar të arkëtimeve nga taksat. Punonjësit e taksave në degët e tatimeve në rrethe bëjnë akt rakordime me agjentët e taksave për taksat e vjela, si dhe përcaktojnë shumën që u takon agjentëve të taksave. Aktin e rakordimit, i cili do të jetë i firmosur nga inspektori i taksave, përfaqësuesi i agjentit të taksave si dhe nga Kryetari i Degës së Tatimeve, agjentët e taksave duhet ta paraqesin në degën e thesarit të rrethit ku ushtrojnë aktivitetin e vjeljes së taksave.Kriteret e përdorimit të komisioneve që ju jepen agjentëve të taksave janë përcaktuar në ligj dhe përdoren për shpërblime të punonjësve që merren me vjeljen e taksave. Drejtuesi i agjentit të taksave cakton punonjësit që merren me vjeljen e taksave. Këta punonjës përgjigjen për vjeljen dhe arkëtimin e taksave sipas ligjit.

268

Page 269: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Gjithashtu komisionet përdoren edhe për përballimin e shpenzimeve të vjeljes së taksave si shtypshkrime, komisione bankare etj. Në zbatim të nenit 6 të ligjit agjentët e taksave janë të detyruar të bëjnë vjeljen e taksave dhe të derdhin në buxhet shumat e vjela sipas ligjit "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë".

Dispozita të Veçanta

Sipas llojit të taksave :

1. Taksat portuale.

Ngarkohen me vjeljen e këtyre taksave kapiteneria e porteve, e cila i vjel këto taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjensive detare shtetërore ose private.Taksat portuale paguhen nga anijet shqiptare ose të huaja sa herë prekin portet e Republikës së Shqipërisë për veprime tregtare në bazë të nivelit të taksave të përcaktuara në lidhjen Nr.1 të ligjit "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë".Konsiderohen veprime tregtare dhe jo tregtare veprimet të cilat janë përcaktuar në nenin 5 të ligjit.Taksat portuale paguhen me mbritjen e anijes dhe janë të vlefshme për të gjithë kohën që anija qëndron në port.Taksat portuale paguhen në secilin port të Shqipërisë pavarësisht nëse anija mbërrin nga jashtë ose nga një port tjetër i shtetit shqiptar.Pagesat e taksave nga anijet tregtare të huaja bëhen me EURO. Për anijet e personave juridik apo fizik shqiptarë shtetëror apo privat taksat llogariten dhe paguhen në lekë ose valutë, duke e konvertuar me kursin e bankës.Anije të subjekteve shqiptare do të konsiderohen anijet që janë në pronësi të vet dhe anijet e marra me qira. Të gjitha përjashtimet nga pagesat e taksave portuale të parashikuara në këtë ligj do të regjistrohen në regjistër.

2. Taksat për shërbimet konsullore

Ngarkohen me vjeljen e kësaj takse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik. Shtetasit që pajisen me pasaportë për dalje jashtë shtetit, përveç pagimit të vlerës së pasaportës do të paguajnë dhe taksën të përcaktuar në pikat 1, 2, të lidhjes Nr. 2 "Taksat për shërbimet konsullore”.Për shërbimet që kryhen nga përfaqësitë tona diplomatike në vende të tjera, pagesat e taksave bëhen në EURO siç janë përcaktuar në lidhjen Nr. 2 " Për taksat për shërbimet konsullore". Nga ana e Ministrisë së Jashtme çdo muaj do të derdhet në degën e thesarit Tiranë shuma e taksave konsullore të arkëtuara nga përfaqësitë tona diplomatike jashtë shtetit. Dega e thesarit pasi bën rakordimet e nevojshme me Ministrinë Jashtme, në fund të çdo muaji shumën e taksave konsullore e derdh në llogarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.Me termin përfaqësi kuptohet përfaqësia diplomatike apo konsullore e Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit.

269

Page 270: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Taksa nga Përfaqësitë mund të arkëtohet edhe në monedhën e vendit të konvertuar me kursin e këmbimit në EURO në momentin e derdhjes së taksës.Taksat për veprimet konsullore arkëtohen me fillimin e proçedurës përkatëse. Institucionet shtetërore që do të presin shtetas të huaj, të cilët janë të përjashtuar nga pagesa e taksës së vizës ose të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë i konfirmojnë pikave të kalimit të kufirit, emrat e personave të cilët janë të përjashtuar. Konfirmimi për këtë qëllim jepet vetëm nga titullari i institucionit shtetëror.Ministria e Jashtme i dërgon Ministrisë së Rendit Publik, listën e taksës së vizës dhe të hyrjes. Ministria e Rendit Publik dërgon në PKPK listën e taksës së vizës ose të hyrjes.

Proçedura e pagimit të taksës së hyrjes dhe të vizës.

Taksa e hyrjes ose taksa e vizës paguhet në EURO, ose valutë tjetër lirisht të konvertueshme.Me vjeljen e taksës së hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë ngarkohen PKPK. Me vjeljen e taksës së vizës ngarkohen Përfaqësitë. Në rastet kur viza jepet në kufi taksa e vizës arkëtohet nga PKPK mbi bazën e konfirmimit nga Dega e vizave në Ministrinë e Rendit Publik. Vjelje e taksës së hyrjes ose të vizës në PKPK dokumentohet me mandat arkëtimi, i cili duhet të përmbajë veç shënimeve standarte edhe shtetësinë e paguesit, numrin rendor të regjistrit të hyrjes të shtetasve të huaj, llojin e monedhës që derdh i huaji. Mandati i arkëtimit përpilohet nga kontrolli i shërbimit te PKPK, në dy kopje, njërën nga të cilat ia jep qytetarit të huaj dhe tjetrën e mban vetë. Në dalje të PKPK vendoset një kontroll i dytë i policisë kufitare që kontrollon nëse është bërë pagesa apo jo.Në aeroportin e Rinasit mandate arkëtimet dhe vjelja e valutës bëhet nga arkëtarja e policisë kufitare. Për regjistrimin dhe kontrollin e mjeteve monetare në arkë kontrollori i shërbimit ( arkëtarja në ato pika kalimi kufitar ku është vendosur arkëtari) të gjitha mandat arkëtimet i regjistron në librin e arkës sipas numrit kronologjik rritës për secilën lloj monedhe. Libri i arkës nënshkruhet për çdo datë nga Komandanti ose kryekontrollori i PKPK.

Të ardhurat e realizuar nga vjelja e taksave derdhen menjëherë në llogarinë e Degës së Tatimeve dhe Taksave në rrethet ku ka PKPK nga kontrolli përkatës ose nga arkëtarja në ato PKPK ku ka arkëtare. 3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks.

Taksa e tonazhit për aks arkëtohet brënda tremujorit të parë të vitit në

vazhdim. Kjo llogaritet sipas lidhjes Nr. 3 të ligjit "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”. Theksojmë se në lidhje është përcaktuar masa e taksës për një aks dhe kjo taksë duhet të shumëzohet me numrin e akseve që ka mjeti. Zotëruesi i mjetit pajiset nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor me një dokument që vërteton pagesën e kësaj takse si dhe

270

Page 271: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

me pullën e taksës , të cilën zotëruesi i mjetit është i detyruar ta vendosë në xhamin e përparmë të mjetit. Këto dokumenta duhet të përmbajë elemente të sigurisë së lartë për të shmangur fallsifikimin.

Drejtoritë Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk do të bëjnë kontrollin teknik të mjeteve në rastet kur zotëruesi i mjetit nuk ka paguar taksën e tonazhit për aks.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të ndjekin në vazhdimësi vjeljen e këtyre taksave duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në pikat rrugore.

Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Publik, nëpërmjet Degëve të Qarkullimit Rrugor në rrethe bën kontrollin e vjeljes së taksës së tonazhit për aks të mjeteve.Punonjësit e taksave në Degët e Tatimeve në rrethe bëjnë akt rakordime me punonjësit e Drejtorive Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Trasportit Rrugor në rrethe dhe punonjësit e Degëve të Qarkullimit Rrugor në rrethe për taksat e vjela, ku përcaktojnë edhe shumën që u takon Drejtorive Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Degëve të Qarkullimit Rrugor. Ky akt dorëzohet në Degën e Thesarit të rrethit ku ushtrojnë aktivitetin e vjeljes së taksave edhe çdo muaj por gjithmonë brenda vitit kalendarik.Në zbatim të ligjit, përjashtohen nga taksa e tonazhit për aks mjetet në pronësi të personave fizikë e juridikë, të cilët deklarojnë se gjatë vitit vijues kalendarik nuk do të punojnë dhe për këtë zotëruesi i mjetit duhet që brenda muajit Janar të dorëzojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (në Drejtorinë Rajonale të rrethit ku është regjistruar mjeti), targën dhe lejen e qarkullimit.Drejtoria Rajonale verifikon pagesat e taksave të viteve të mëparshme, si dhe të gjitha detyrimet që mund të ketë dhe mbas pagesës së detyrimeve jep të drejtën e përjashtimit. Të gjitha përjashtimet duhet të shënohen në një regjistër të veçantë.

4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen degët e doganave në pikat e kalimit kufitar. Shtetasit e huaj në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjete me targë të huaj, pajisen nga degët e doganave me një vërtetim hyrje sipas modelit bashkëngjitur këtij udhëzimi. Ky vërtetim duhet të jetë me numër serial dhe të mbahet në dy kopje, nga e cila njëra do t'i jepet personit që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjet me targë të huaj, ndërsa kopja tjetër do të ruhet në degët e doganave. Ky vërtetim është i detyrueshëm të paraqitet në Degën e Doganës në pikën e kalimit kufitar në dalje, me qëllim që degët e doganave të llogarisin dhe arkëtojnë taksën e qarkullimit të automjetit me targë të huaj dhe të arkëtojnë taksën për ditët e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo pagesë do të bëhet me mandat arkëtime nga të cilat një kopje i jepet taksa

271

Page 272: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

paguesit, kopja tjetër i bashkëngjitet vërtetimit që paraqet shtetasi i huaj në dalje dhe ruhet në degën e doganës. Për rastet kur automjeti me targë të huaj, me anën e aktit noterial kalon në pronësi të personave të tjerë dhe do të pajiset me targë shqiptare, pronari duhet t'i paraqesë degës së doganës në momentin e çdoganimit të automjetit dhe vërtetimin e hyrjes që i është dhënë shtetasit të huaj në pikën e kontroll kalimit kufitar në hyrje, me qëllim që të llogaritet edhe taksa e qarkullimit të automjetit për ditët e qëndrimit. Degët e Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk do të bëjnë pajisjen me targa shqiptare, si dhe regjistrimin e mjetit pa u paguar detyrimet e taksës së qarkullimit të automjeteve të huaja. Të gjitha taksat e arkëtuara mbahen në një regjistër të veçantë nga degët e doganave në pikat e kalimit kufitar, ku shënohet lloji i mjetit, ditët e qëndrimit si dhe shuma e taksës së paguar.

Në zbatim të nenit 10 të ligjit, përfituesit e përjashtimeve nga pagimi i kësaj takse do të paraqesin pranë degës së tatimeve të rrethit ku ushtrojnë aktivitetin e tyre një kërkesë ku të jenë përcaktuar automjetet me targë të huaj sipas tipeve, numrin e shasisë, motorit si dhe targën përkatëse. Pas paraqitjes së dokumentave degët e tatimeve duhet t'i pajisin ato me dokument sipas modelit bashkëngjitur ku të shënohet automjeti sipas tipit, numrit të shasisë, e motorit, targa dhe periudha e përjashtimit.

Me paraqitjen e vërtetimeve të lëshuara nga degët e Tatimeve, degët e doganave në hyrje do të lëshojnë një vërtetim të veçantë me numër serial të bashkëngjitur në dy kopje, një prej të cilëve i jepet zotëruesit të mjetit, ndërsa kopja tjetër ruhet në degën e doganës.Në dalje të mjetit me targë të huaj nga territori i Republikës së Shqipërisë, degët e doganave detyrohen t’u marin zotëruesve të mjeteve të firmave të përbashkëta ose të huaja kopjen e vërtetimit që ju është dhënë në momentin e hyrjes në territorin shqiptar dhe t'i regjistrojë këto vërtetime në një regjistër të veçantë.

5. Taksë e importimit te automjeteve të përdorura.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen degët e doganave dhe paguhet nga importuesi i automjetit në momentin e çdoganimit të automjetit. Degët e doganave bëjnë llogaritjen e taksës. Llogaritja e kësaj takse është e diferencuar sipas vitit te prodhimit, llojit të automjetit.Degët e doganave të gjitha arkëtimet nga taksat i regjistrojnë në një regjistër të veçantë ku shënojne llojin e mjetit sipas përcaktimit të bërë në ligjin për sistemin e taksave, emrin e zotëruesit të mjetit, vitin e prodhimit si dhe shumën e taksës.

6. Taksa e pajisjes me leje drejtimi për drejtim automjeti.

Taksa për pajisjen me leje drejtimi për drejtim automjeti arkëtohet nga Drejtoritë Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit

272

Page 273: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Rrugor. Detyrimi i pagimit të kësaj takse lind në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj takse.Të gjitha pagesat e taksës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë. Në regjistër do të shënohet emri, mbiemri i personit që pajiset me dëshmi për drejtim automjeti, grupi përkatës i dëshmisë së aftësisë dhe masa e taksës së paguar.

7. Taksa e përdorimit të aparateve radio televizive.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike dhe vjelja e kësaj takse duhet të bëhet brenda tremujorit të parë.Kjo taksë paguhet për marrësit radiofonikë dhe televizivë individuale që janë në gjëndje teknike të marrin programe të radios ose të televizionit.Për çdo familje merret në konsideratë vetëm një marrës i çdo lloji. Kur familjet kanë vetëm marrës radio ato do të paguajnë vetëm taksën për radion. Për këtë ata duhet të njoftojnë në degën e tatimeve të rrethit ku banojnë, e cila do të verifikojë në se ka vetëm aparat televiziv dhe i jep vërtetimin me firmën e kryetarit të degës. Kur familja ka vetëm marrës televiziv do të ndiqet e njëjta proçedurë si në rastin e marësit radiofonik.Personat fizikë e juridikë do të paguajnë taksën për përdorimin e aparaturave radio televizive për të gjitha aparaturat që disponojnë në ambientet e tyre.Degët e tatimeve në rrethe të bashkëpunojnë me zyrat e pagesës së energjisë elektrike për njoftimin dhe pagimin nga ana e zotëruesve të taksës së aparateve radiotelevizive të taksave .Pagesat e taksës do të vërtetohen për përdoruesit në librezën e pagesës së energjisë elektrike ku do të shënohet "Paguar taksa për vitin ____, data e pagesës si dhe firma dhe vula e punonjësit të ngarkuar me vjeljen e kësaj takse.Këto taksa do të shënohen në një regjistër të veçantë ku të shënohen të gjithë taksapaguesit, shuma e pagesës dhe data kur është kryer pagesa.

8. Taksa e përdorimit të numrit telefonik

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen operatorët përkates të numrit telefonik dhe paguhet brenda tremujorit të parë të çdo viti. Pagesa e kryer do të vërtetohet në librezën e pagesës së telefonit për telefonat kabllore ku do të shënohet " paguar taksa e telefonit për vitin ____ si dhe firma e punonjësit të ngarkuar për vjeljen e kësaj takse dhe vula.Për telefoninë celulare pagesa e taksave të zotëruesve të aparateve celularë bëhet nga operatorët celularë, të cilët janë përgjegjës për vjeljen e taksave. Degët e tatimeve bëjnë çdo muaj rakordimet për numrat celularë të shitur si dhe kontrollin e derdhjes së taksave .

9. Taksa për veprime e shërbime nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, Prokurorisë, Noteria dhe Zyrat e regjistrimit të Pasurive të paluajtshme.

Me vjeljen e këtyre taksave ngarkohen Ministria e Drejtësisë, organet gjyqësore, Prokuroria, Zyrat e noterisë dhe Zyrat e regjistrimit të Pasurive të

273

Page 274: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

paluajtshme. Këto taksa paguhen në momentin e kryerjes së veprimeve sipas lidhjes Nr. 5 të ligjit dhe bëhen me anën e pullës ose me mandat arkëtim për ato raste kur kjo taksë nuk vilet me anën e pullës. Pullat e taksave vendosen në çdo kopje të dokumentit të lëshuar për të gjitha dokumentat që sipas ligjit duhet të pajisen me pulla takse. Dokumentat janë të vlefshme kur pulla e taksës është e vulosur nga organi që kryen shërbimin. Për plotësimin e vlerës së pullës për aktet që lëshohen mund të përdoren një ose më shumë pulla, me kusht që ato të përmbajnë vlerën sa është masa e taksës.Në rast se personi do të kërkojë kopje të akteve apo dokumentave të lëshuara nga organet gjyqësore, noteriale vlera e pullës së taksës është përcaktuar në lidhjen Nr. 5 të ligjit, me kusht që tek akti ose dokumenti të jetë shënuar fjala "kopje". Në rast të kundërt do të merret vlera e plotë e taksës. Taksa e paguar nuk kthehet kur hiqet dorë nga kryerja e veprimeve gjyqësore, noteriale.

10. Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta dhe arkëtohen në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, për çdo vit arsimor.Pagesat e taksave regjistrohen në regjistër dhe derdhen në llogarinë e Degës së Tatimeve. 11. Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve.

Me vjeljen e këtyre taksave ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT). Llogaritjet teknike të taksave bëhen nga ERT sipas lidhjes Nr.6 . ERT nuk jep liçensë subjekteve fizike apo juridike për përdorimin e sistemeve të radiokomunikimit pa vjelë taksat.

ERT njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për rastet kur subjektet nuk rinovojnë liçensat si dhe në rastet e identifikimit të përdorimit abuziv të spektrit të frekuencave dhe bashkëpunojnë së bashku për shmangjen e evazionit fiskal në këtë fushë. Të gjitha taksat e vjela do të regjistrohen në një regjistër të veçantë.

12.Taksa vjetore për sherbimet e transmetimeve radiotelevizive

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT). Llogaritjet teknike të taksës bëhen nga KKRT sipas lidhjes Nr.9 te ligjit. KKRT njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kur subjektet nuk paguajnë taksën vjetore të sherbimeve te trasmetimeve radiotelevizive, kur nuk rinovojnë liçensat si dhe në rastet e identifikimit të transmetimeve të paliçensuara.Të gjitha këto taksa arkëtohen menjëherë në buxhetin e shtetit dhe evidentohen nga KKRT në një regjistër të veçantë.

13. Taksa e kalimin me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

274

Page 275: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Dega e Doganës Rinas. Kjo taksë do të arkëtohet nëpërmjet biletës së taksës të cilat janë me numër serial. Çdo shtetas i huaj apo shqiptar është i detyruar të paguajë taksën me paraqitjen e biletës së udhëtimit me avion. Dega e doganës Rinas pajis shtetasin me biletën e taksës që i bashkëngjitet biletës së avionit. Kjo biletë vuloset nga ana e Degës së Doganës Rinas duke shënuar datën dhe orën e udhëtimit.

Të gjithë personat që në bazë të ligjit përjashtohen nga pagimi i taksës së kalimit të kufirit me avion do të pajisen me një vërtetim me numër serial të firmosur nga kryetari i Degës së Doganës. Ky vërtetim do të jetë në dy kopje njëra do të mbetet në degën e doganës. Të gjithë përjashtimet do të regjistrohen në një regjistër të veçantë ku të shënohet emri, mbiemri i personit, numri i pasaportës, data dhe orari i fluturimit

Të gjithë shtetasit e huaj a vendas janë të detyruar të ruajnë biletën e taksës dhe vërtetimin e përjashtimit nga pagesa e taksës. Në fund të ditës do të bëhet rakordimi i Degës së Doganës Rinas me PKPK Rinas dhe agjensive ajrore.Pagesa e taksës përballohet nga vetë shtetasit shqiptare apo të huaj. Për rastet kur shtetasit shkojnë me shërbim jashtë atdheut pagesa e taksës përballohet nga institucioni që e dërgon me sherbim. Shtetasit paguajnë në doganë taksën e kalimit të kufirit me avion dhe me paraqitjen e biletës së taksës institucioni është i detyruar të bëjë rimbursimin e saj.Arkëtimet e çdo dite do të regjistrohen në një regjistër të veçantë dhe të derdhen menjëhere në llogarinë e degës së tatimeve.

14. Taksa e pajisjes se personave me pasaportë lundrimi.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Kapiteneria e Porteve. Pasaporta e lundrimit është dokument identifikimi i pjestarëve të ekuipazheve të anijes ose personave të tjerë që mund të punojnë dhe udhëtojnë me këto anije. Kjo taksë derdhet menjëherë në llogarinë e degës së tatimeve. Kapiteneria e porteve i regjistron në një regjistër të veçantë të gjitha pasaportat e lundrimit që janë lëshuar duke shënuar, emrin, mbiemrin e punonjësit që i jepet pasaporta e lundrimit.

15. Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit.

Kjo taksë është vjetore dhe me vjeljen e saj ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.Pagesat e kësaj takse bëhen sipas lidhjes Nr.7 të ligjit. Detyrimi për pagimin e kësaj takse lind në momentin e marjes së lejes për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit. Drejtoria e Peshkimit i regjistron në një regjistër të veçantë të gjitha lejet e dhëna ku të përcaktohet subjekti që merr lejen, data, lloji i gjuetisë së peshkimit, tipi i mjetit dhe masa e taksës së paguar. Lejet për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit do të jepen mbasi të jetë paguar taksa përkatëse.

275

Page 276: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

16. Taksa e akteve dhe e pullës.

Vjelja e këtyre taksave bëhet nga zyrat e gjëndjes civile. Shtetasit për çdo dokument të lëshuar nga zyrat e gjëndjes civile janë të detyruar të paguajnë taksën sipas lidhjes Nr. 5 të ligjit. Dokumentat e gjëndjes civile janë të vlefshme vetëm kur kanë pullën e taksës të vulosur me vulën e gjëndjes civile.Shtetasit shqiptarë që pajisen me pasaportë do të paguajnë përveç vlerës së pasaportës edhe taksën. Vjelja e kësaj takse do të bëhet me mandat arkëtim dhe kjo pagesë do të shënohet në një regjistër të veçantë.

17. Taksa për ulje ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport.

Vjelja e kësaj takse bëhet nga Albtransporti. Pagesat e taksave do të bëhen në valutë sipas lidhjes Nr.8 bashkëngjitur ligjit. Arkëtimet e taksave aeroportuale do të regjistrohen në një regjistër të veçantë, ku të regjistrohen të gjithë fluturimet e avionëve, lloji i avionit, pesha e tij dhe masa e taksës së vjelë dhe do të derdhen në llogarinë e buxhetit të shtetit ( Dega e Tatimeve Tiranë) .

18. Taksa për mbikalimet ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DPAC), nëpërmjet Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Të ardhurat nga kjo taksë arkëtohen në valutë dhe transferohen në llogarinë e buxhetit të shtetit (Dega e Tatimeve Tiranë).

Për të gjithë avionët që përjashtohen nga pagimi i taksave aeroportuale, DPAC do të dërgojë pranë ndërmarjeve të saj urdhërin me shkrim, për avionët që përjashtohen sipas ligjit. Përjashtimet do të regjistrohen në një regjistër të veçantë.

19. Taksa e rentës minerare.

Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen Degët e tatimeve dhe taksave në rrethe. Leja për shfrytëzimin e pasurisë minerare jepet nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Zotëruesi i lejes duhet të regjistrohet në organet \tatimore dhe brenda datës 15 të muajit pasardhës duhet të derdhë për llogari të degës së tatimeve dhe taksave ku ushtron aktivitetin e tij taksën e rentës së pasurisë të specifikuar në nenet 51, 74 dhe 83 të ligjit minerar, sipas vlerës së tregut të mineraleve të shitura konsumatorëve gjatë muajit.

Për të përcaktuar vlerën e tregut të këtyre mineraleve me qëllim që të llogaritet renta e pasurisë minerare veprohet si vijon:

1. Vlera e tregut të mineralit të shitur tek konsumatori gjatë muajit kalendarik jepet: a) Në rastin kur produkti i shitur është mineral i nxjerrë nga miniera vlera e tregut të mineralit është e barabartë me çmimin e shitjes së produktit.

276

Page 277: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) Në rastin kur produkti përfundimtar i shitur është përpunuar më tej, vlera e tregut të mineralit është e barabartë me çmimin e shitjes së produktit përfundimtar gjatë muajit kalendarik minus: b.1. Shpenzimet e pasurimit, shkrirjes dhe rafinimit që janë kryer mbi mineralin. b.2. Shpenzimet e transportit nga miniera në fabrikën e pasurimit, shkritore ose impiante e rafinimit të mineralit. b.3. Të gjitha shpenzimet e tjera të cilat nuk janë zbritur në pikën 1 dhe që lidhen me kostot e pasurimit, shkrirjes ose rafinimit.

2.Çmimi i shitjes nënkupton:2.1 Ne qofte se produkti eksportohet çmimi i shitjes është F.O.B

Shqipëri2.2 Ne qofte se produkti nuk eksportohet çmimi i shitjes është i

barabartë me çmimin e shitjes në Shqipëri minus:-Shpenzimet e transportit të produktit nga pika e

prodhimit deri në pikën e shitjes F.O.B Shqipëri-Shpenzimet e tjera të shitjes nëse ka të tilla.

Zotëruesi i lejes, duhet të dorëzojë brenda datës 5 të muajit këto të

dhëna:a) Emrin dhe përshkrimin e mineralitb) Emrin dhe adresën e zotëruesit të lejes dhe administratoritc) Sasinë e mineralit të prodhuar gjatë muajit të kaluard) Një konfirmim lidhur me prodhimin e muajit të kaluar dhe

shpërndarjen e tij (psh. tek konsumatorët, fabrikat e pasurimit, shkritoret, rafineritë ose të depozituar)

e) Sasinë e mineralit të shitur tek konsumatorët gjatë muajit kalendarik, emrat dhe adresat e blerësve dhe kontratat e shitjes të cilat duhet të përmbajnë veçoritë mbi natyrën, cilësinë dhe përmbajtjen e mineraleve.

f) Emrat dhe vendndodhjet e fabrikave të pasurimit, shkritoreve dhe rafinerive ku është shpërndarë minerali.

g) Koston për ton të fabrikës së pasurimit, shkritoreve, dhe rafinerive ku është shpërndarë minerali gjatë muajit kalendarik.

h) Koston për ton të transportit të mineralit të shitur gjatë muajit kalendarik e detajuar kjo në rastin kur transporti i mineralit kryhet duke kaluar në disa hallka transporti.

i) Shpenzimet e shitjes nëse ka dhe që janë kryer gjatë muajit kalendarik

j) Një llogaritje të detajuar të rentës së pasurisë minerare gjatë muajit kalendarik.

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit duhet të mbajë pranë minierës librat përkatës të prodhimit të mineralit nga zona e lejuar dhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me to. Të gjitha të dhënat mbi prodhimin, transportin përpunimin dhe shitjen, përfshirë këtu dhe kontratat e shitjes kontrollohen nga degët e tatimeve dhe taksave.

277

Page 278: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

20. Taksa e kalimit të së drejtës se pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet)

Per vjeljen e kesaj takse ngarkohen degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo taksë aplikohet për çdo ndryshim të pronësisë së mjeteve. Taksa e kalimit të pronësisë vilet në momentin kur dokumenti i kalimit të pronësisë (me aktin noterial të shitjes, dhurimit, e të tjera të ngjashme me to) paraqitet për veprim në zyrat e regjistrimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për pajisjen me lejen e re të qarkullimit të mjetit. Pronari i ri përveç dokumentacionit të domosdoshëm që duhet për të legalizuar kalimin e të drejtës së pronësisë, paraqet edhe kopje të noterizuar të kontratës së kalimit të së drejtës së pronësisë.Të gjithë pronarët e mjeteve kur bëjnë kalim të pronësisë së mjetit paguajnë taksën e kalimit të pronësisë :

- në masën 2% të vlerës së kalimit të pronësisë të shprehur në kontratë, duke marrë për bazë edhe vitin e prodhimit.

Drejtoritë Rajonale mbasi llogarisin shumën e taksës konform ligjit, të gjitha veprimet e taksës do t’i regjistrojnë në regjistrin e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet)

21. Taksa e rrugës Durrës –Kukës përbehet nga :

a) Mbitaksa për importet e taksueshmeb) Taksa mbi konsumin e karburantitc) Taksa vjetore nga tatimpaguesit e TVSH-së Në zbatim të ligjit ngarkohen me llogaritjen dhe vjeljen e taksave:

Për mbitaksën e importeve të taksueshme Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nëpërmjet degëve të saj. Kjo takse do të jetë në masën 1% të vlerës doganore dhe do të aplikohet mbi të gjitha mallrat e importit të taksueshme me taksë doganore duke filluar nga niveli 0.

Taksa mbi konsumin e karburantit është caktuar në masën 3 lekë për litër gazoil, benzinë dhe benzol:

- për benzinën, benzolin dhe gazoilin e importuar taksa do të arketohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet Degëve të saj në rrethe, - për gazoilin, benzinën dhe benzolin e prodhuar në vend taksa do të arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve, të cilën ajo e vjel nëpërmjet prodhuesve të këtyre produkteve.

- Për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar fillimisht do të aplikohet mbitaksa në masën 1 % mbi vlerën doganore dhe në vijim taksa mbi konsumin e karburantit në masën 3 lekë për litër.

278

Page 279: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

-Taksa vjetore nga tatim paguesit e TVSH-së do të arkëtohet nga Degët e tatimeve në rrethe për të gjithë subjektet e regjistruara në TVSH. Si taksë vjetore kjo do të arkëtohet brenda tremujorit të parë të vitit. -Mbi taksa për importet e taksueshme dhe taksa mbi konsumin e karburantit për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar do të aplikohet në momentin e deklarimit të mallrave për t’u vendosur në qarkullim të lirë, ndërsa për gazoilin, benzinën, benzolin të prodhuar në vend në momentin e levizjes së këtyre produkteve nga vendi i prodhimit.

Mbitaksa për importet e taksueshme dhe taksa mbi konsumin e karburantit për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar janë taksa ekstra, që nuk do të përfshihen në bazën e taksueshme për efekt të llogaritjes të Taksës Doganore, TVSH-së dhe Akcizës.

Mbitaksa për importet e taksueshme dhe taksa mbi konsumin e karburantit për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar, nuk do të aplikohet për mallrat që vendosen në një nga regjimet doganore pezulluese, por do të aplikohet në momentin kur mbyllja e regjimit përfundon me destinacionin e vendosjes në qarkullim të lirë.

Të ardhurat nga taksat kombëtare në zbatim të ligjit do të derdhen në llogaritë e buxhetit në një llogari të veçantë të emërtuar “Taksa e rrugës Durrës - Kukës” .

22. Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin .

- Taksa e karbonit për benzinën , benzolin dhe gazoilin është caktuar në masën 0.5 lekë për litër për benzinën, benzolin dhe 1 lekë për litër për gazoilin.Për benzinën, benzolin dhe gazoilin e importuar ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet Degëve të saj në rrethe. Taksa aplikohet në momentin e deklarimit të mallrave për t’u vendosur në qarkullim të lirë.Për gazoilin, benzinën dhe benzolin e prodhuar në vend me vjeljen e taksës ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila e vjel këtë taksë tek prodhuesit e këtyre produkteve në momentin e lëvizjes së këtyre produkteve nga vendi i prodhimit.

Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe për gazoilin e importuar janë taksa ekstra, që nuk do të përfshihen në bazën e taksueshme për efekt të llogaritjes të Taksës Doganore, TVSH-së dhe Akcizës.

Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin e importuar, nuk do të aplikohet për mallrat që vendosen në një nga regjimet doganore pezulluese, por do të aplikohet në momentin kur mbyllja e regjimit përfundon me destinacionin e vendosjes në qarkullim të lirë.

279

Page 280: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

23. Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve

Taksa e ambalazheve plastike të lëngjeve të importuar apo të prodhuar në vend llogaritet në masën 2 lekë për copë për ambalazhet e lëngjeve me kapacitet mbi 1.5 litra dhe 1 lekë për copë për ambalazhet me kapacitet 1.5 litra dhe më pak se 1.5 litra. Për mallrat e importuara kjo taksë arkëtohet nga Drejtoria Përgjithshme e Doganave nëpërmjet Degëve të saj.Taksat e ambalazheve plastike të lëngjeve janë taksa ekstra dhe nuk do të përfshihen në bazën e taksueshme për efekt të llogaritjes të Taksës Doganore, TVSH-së dhe Akcizës.

Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve nuk do të aplikohet për mallrat që vendosen në një nga regjimet doganore pezulluese, por do të aplikohet në momentin kur mbyllja e regjimit përfundon me destinacionin e vendosjes në qarkullim të lirë.

Për ambalazhet plastike të lëngjeve bosh që importohen , taksa nuk do të llogaritet në momentin e çdoganimit të mallit, por tek prodhuesi i lëngjeve.

Për mallrat e prodhuara në vend dhe të ambalazhuara me ambalazhe plastike vjelja e taksës bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Degëve të saj.Prodhuesit për prodhimin e lëngjeve të ambalazhuar në ambalazhe plastike bëjnë llogaritjen e taksës të cilën e derdhin në llogarinë e tatimeve.Degët e tatimeve në rrethe të evidentojnë subjektet që prodhojnë produktet e ambalazhuara në ambalazhet plastike , të bëjnë kontrolle për llogaritjen korekte të taksës dhe derdhjen në afatet ligjore të saj .

Ky udhëzim hyn në fuqi me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.8977 , datë 12.12.2002

MINISTRI I FINANCAVE

KASTRIOT ISLAMI

280

Page 281: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMinistria e Financave

Dega e Doganës

Nr.serial_____

V E R T E T I M

Vërtetojmë se Z.______banues në qytetin________, shteti______,

Nr.pasaporte________ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë sot

më datën _______me automjetin______tip______me targë_______.

K R Y E T A R I_______________

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMinistria e Financave

Dega e Doganës______________________________________________________________

Nr.serial____________

V E R T E T I M

Vërtetojmë se z.________banues në qytetin ______Shteti______ me numër pasaporte____ ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë sot më datën _____ me automjetin tip ______me targë_______. Mbi bazën e shkresës Nr.___ datë____ të degës së tatimeve ky mjet përjashtohet nga pagimi i taksës së qarkullimit të mjeteve të huaja.

K R Y E T A R I______________

281

Page 282: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H Ë Z I M

Nr.1 Datë 8. 01. 2003

PËR PËRJASHTIMIN NGA PAGIMI I TAKSAVE TË DREJTPËRDREJTA TË VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE

NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR, TË INVALIDËVE TË PUNËS SI DHE TË TË VERBËRVE.

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 8 të ligjit Nr. 7663, datë 20.1.1993, "Për statusin e invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, të nenit 13 të ligjit Nr. 7874 datë 17.11.1994 "Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar", të nenit 6 të ligjit Nr. 7889, datë 14.12.1994 " Për statusin e invalidit ", të nenit 4 të ligjit Nr 8098, datë 28.03.1996 "Për statusin e të verbërve", Ministri i Financave,

U D H Ë Z O N

1. Invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, si dhe të verbërit përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta të parashikuara në ligjin Nr. 8977, datë 12.12.2002 “ Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë".

2. Në kuptimin e përjashtimit nga taksat e drejtpërdrejta, konsiderohen taksa të drejtpërdrejta taksat e mëposhtme:

a) Taksa për shërbimet konsullore.b) Taksa për përdorimin e aparateve radiotelevizive.c) Taksa për përdorimin e numrit telefonik kabllor.d) Taksa për regjistrimin në arsimin e lartë.dh) Taksa për kalimin e kufirit të Republikës së Shqipërisë me avion.

e) Taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi. f) Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.

3. Përjashtimet nga taksat e drejtpërdrejta.a) Përjashtimi nga taksa për shërbimet konsullore bëhet në rastet e

pajisjes së veteranit të punës apo të luftës, invalidit të punës ose të verbërve me pasaportë. b) Taksa për përdorimin e aparateve radiotelevizive. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës dhe të luftës, veteranët e luftës si dhe personat e verbër kur këto pajisje janë në emrin e tyre.

282

Page 283: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c) Taksa për përdorimin e numrit telefonik kabllor. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës dhe të luftës, veteranët e luftës si dhe personat e verbër, kur abonimi telefonik është në emrin e tyre.

d) Taksa për regjistrimin në arësimin e lartë. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës ose personat e verbër në rastet kur dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e lartë.

dh) Taksa e kalimit të kufirit të Republikës së Shqipërisë me avion. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës apo të luftës, veteranët e luftës si dhe personat e verbër, kur kalojnë kufirin e Republikës së Shqipërisë me avion.

e) Taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës ose të luftës, veteranët e luftës si dhe personat e verbër, në rastet e pajisjes me pasaportë lundrimi.

f) Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës apo të luftës, veteranët e luftës si dhe personat e verbër, në rastet e pajisjes me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.

3. Sipas nenit 16/1 të ligjit Nr. 7889 datë 14.12.1994 "Për statusin e invalidit", si dhe të nenit 4 të ligjit 8098, datë 28.3.1996 "Për statusin e të verbërit" kur invalidi i punës dhe personi i verbër ushtrojnë veprimtari private, nuk përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta.

4. Përjashtimi nga pagimi i taksave të mësipërme bëhet vetëm kur veprimet bëhen në emër të veteranit të luftës, invalidit të punës ose të luftës si dhe të verbërit.

5. Veterani i luftës, invalidi i luftës apo i punës, si dhe personat e verbër duhet të paraqesin pranë agjentit tatimor, librezën e veteranit, invalidit të punës apo të luftës, si dhe librezën e të verbërit së bashku me dokumentin që e ka pajisur dega e tatimeve të rrethit për përjashtimin nga këto taksa.

6. Të gjitha përjashtimet do të shënohen në një regjistër të veçantë ku do të jetë shënuar emri, mbiemri, si dhe ekstremet e librezës.

MINISTRI I FINANCAVE

KASTRIOT ISLAMI

283

Page 284: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I G J

Nr.8976, datë 12.12.2002

PËR AKCIZAT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizave, të kushteve, procedurave, të të drejtave dhe detyrimeve, të cilave u nënshtrohen subjektet e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga organet tatimore për mallrat, subjekt i akcizës.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:1. “Alkool” është alkooli etilik i klasifikuar, sipas kodit N.K.22.07 dhe

22.08; 2. “Akciza” është tatimi i vendosur nga ky ligj mbi mallrat e përcaktuara

në shtojcën 1 të këtij ligji. 3. “Aparat distilimi” është impianti në të cilin zhvillohet procesi i distilimit,

përfshirë të gjitha pjesët e distilimit dhe pjesët e aparatit të distilimit, siç janë ftohësi dhe ena pritëse e produktit të gatshëm.

4. “Artikuj të përpunuar duhani” janë cigare, puro dhe të tjera lloje produktesh duhani të përpunuara, që janë të gatshme për konsum.

5. “Autorizim akcize” është autorizimi i lëshuar nga organet tatimore një tatimpaguesi akcize.

6. “Birrë” është çdo produkt që përfshihet në kodin N.K. 22.03 ose çdo produkt tjetër, që përmban një përzierje të birrës me pije joalkoolike me një gradë alkoolike, që tejkalon 0,5 për qind në vëllim.

7. “Cigare” është çdo role duhani, që mund të pihet siç është dhe që nuk përfshihet në përkufizimin e puros.

284

Page 285: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

8. “Depo të nënprodukteve të naftës” janë trualli, ndërtesat, depozitat për ruajtje ose mjedise të tjera, të miratuara sipas nenit 5 të këtij ligji, si magazina tatimore për ruajtjen e nënprodukteve të naftës, të paambalazhuara, të prodhuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

9. “Eksport” është largimi i mallrave të akcizës për konsum jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

10. “Fshehje e qëllimshme” janë veprimet ose mosveprimet në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, me qëllim që të mos paguajë detyrime ose të paguajë më pak sesa është i detyruar ose për të kërkuar më shumë kreditim ose rimbursim të akcizës.

11. “Garanci e miratuar” është garancia financiare e ofruar për detyrimin tatimor nga një person i autorizuar, që lidhet me çfarëdo lloj sasie mallrash të akcizës, të mbajtura në pezullim tatimor.

12. “Gaz i lëngëzuar i naftës (GNL)” është gazi i mbajtur nën trysni në formë të lëngëzuar, klasifikuar sipas kodit N.K. 27.11.12.11 deri 27.11.19.00.

13. “Kodi N.K.” është klasifikimi i mallrave sipas nomenklaturës së kombinuar të mallrave, bazuar në sistemin e harmonizuar.

14. “Lëndë djegëse” janë nënproduktet e naftës, të klasifikuara sipas pikës 4 të nenit 38 dhe seksionit V të shtojcës 1 të këtij ligji.

15. “Magazinë tatimore” është truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, i miratuar sipas dispozitave të këtij ligji, në të cilin mallrat subjekt i akcizës prodhohen ose mbahen në kushtet e regjimit të pezullimit tatimor gjatë veprimtarisë ekonomike të një personi të autorizuar.

16. “Mallra akcize” janë mallrat që janë subjekt i pagesës së akcizës. 17. “Nënprodukte nafte” janë produktet që përfshihen brenda kodit N.K.

të përshkruara në seksionin V të shtojcës 1. 18. “Ngarkesa tregtare” janë mallrat e akcizës të paambalazhuara, të

cilat kërkojnë përpunim të mëtejshëm para se të jenë produkt i gatshëm për shitje me pakicë.

19. “Njësi ambalazhimi” është çdo paketë, kuti, shishe, kanoçe ose enë, me kapacitet mbajtës deri në 5 litra ose më pak. 20. “Paketë” është çdo paketë ose kuti me një kapacitet të tillë, të aftë

për të mbajtur 20 cigare. 21. “Person” është çdo person fizik ose juridik, që u nënshtrohet dispozitave të këtij ligji. 22. “Pije alkoolike” janë pijet e klasifikuara sipas kodeve N.K. 22.07 dhe22.08 e që janë subjekt i akcizës, sipas dispozitave të këtij ligji. 23. “Pije joalkoolike” janë ujërat, përfshirë ujërat e gazuara, me

përmbajtje alkooli, që nuk e tejkalojnë sasinë 0,5 për qind në vëllim, të cilat përmbajnë sheqer të shtuar, lëndë të tjera ëmbëlsuese ose aroma dhe pije të tjera joalkoolike (përfshirë birrën pa alkool) që nuk e tejkalojnë sasinë 0,5 për qind alkool në vëllim, të klasifikuara sipas kodit N.K. 22.01 e 22.02, lëngje frutash ose perimesh, të klasifikuara në kodin N.K. 20.09.

24. “Prodhim birre” është procesi i fermentimit të elbit, maltos dhe materialeve të tjera si lupolo, maja dhe shtesa të tjera për të prodhuar birrë.

25. “Prodhues” është cilido person që prodhon mallra të tatueshme me akcizë, qoftë ky person i autorizuar ose jo.

26. “Produkt i ndërmjetëm” nënkupton verën, pavarësisht nga fakti që produkt i ndërmjetëm është çdo produkt sipas kodit N.K. 22.06.

285

Page 286: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

27. “Produkte të gatshme” janë mallra akcize, procesi i prodhimit të të cilave është i përfunduar ose që kërkohet vetëm paketimi përfundimtar për shitje me pakicë.

28. “Punonjës i autorizuar” është një punonjës i organit tatimor, i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm (ose në emër të tij nga kryetari i degës së tatimeve), për të ushtruar funksione të përcaktuara në këtë ligj.

29. “Puro” është:a) një role duhani, me një mbështjellje të jashtme prej duhani natyror; b) një role duhani, që përmban në mënyrë mbizotëruese gjethe të

prera ose të grira, të formuara me një material lidhës duhani dhe me një mbështjellje të jashtme, e cila është prej duhani, me ngjyrën e zakonshme të një puroje dhe që vendoset në mënyrë spirale;

c) një role duhani që përmban kryesisht gjethe të prera ose të grira, që: i. kanë një mbështjellje të jashtme prej duhani e që kanë ngjyrën

e zakonshme të puros; ii. kanë njësi peshe ekskluzive ndaj çdo lloj filtri të veçuar ose një

bisht prej jo më pak se 2,3 gram: iii. ka një perimetër të përgjithshëm mbi së paku një të tretën e

gjatësisë së saj, por jo më pak se 34 milimetra. 30. “Regjimi i pezullimit tatimor” është një regjim i zbatuar mbi prodhimin,

përpunimin, mbajtjen dhe lëvizjen e produkteve, akciza e të cilave është e pezulluar.

31. “Shkalla standarde” janë gjobat e vendosura siç përcaktohet në nenin 48 të këtij ligji.

32. “Tatimpagues akcize” është çdo person, i autorizuar ose jo, që kryen një tregti ose veprimtari ekonomike, që është subjekt i dispozitave të këtij ligji ose që konsiston dhe përfshin prodhimin, blerjen, shitjen, importimin, eksportimin, trajtimin ose përdorimin e çdo lloj malli, të çdo klase ose përshkrimi, subjekt të akcizës (pavarësisht nëse është paguar ose jo akciza mbi to).

33. “Termometër” është një aparat matës, që miratohet për përdorim, në kuadër të dispozitave të këtij ligji dhe të udhëzimeve në zbatim të tij.

34. “Verë” është çfarëdo lloj pije, që klasifikohet sipas kodit N.K. 22.04, 22.05 dhe 22.06.

35. “Zëvendësues i lëndëve djegëse” është çdo lëng, i cili përdoret si lëndë djegëse (por që nuk është nënprodukt nafte), në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

36. “Përfaqësues tatimor” është çdo person që vepron në emër të një importuesi të mallrave të akcizës për importimin e këtyre mallrave dhe që caktohet si i tillë nga një person, që nuk ka një seli të përhershme në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

KREU II

Neni 3

Personat e tatueshëm

1. Persona të tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, janë të gjithë personat që zotërojnë mallra akcize dhe që janë të detyruar ta paguajnë atë, sipas nenit 22 të këtij ligji.

286

Page 287: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Në personat e tatueshëm përfshihet edhe përfaqësuesi tatimor i çdo personi, që importon mallra të tatueshme me akcizë, i autorizuar sipas nenit 7 të këtij ligji.

3. Nëse një person i përkufizuar në pikën 1 të këtij neni nuk ka paguar akcizën e detyrueshme mbi mallrat e akcizës, atëherë akciza për këto mallra do të paguhet nga çdo person tjetër, i përfshirë në importimin, prodhimin ose zotërimin e mallrave të akcizës, në çdo kohë.

Neni 4

Detyrimi për pajisjen me autorizim akcize

1. Çdo person që prodhon mallra në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash, subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore. Pajisja me autorizim nga organet tatimore përkatëse bëhet çdo vit, sipas kushteve të caktuara nga Ministri i Financave.

2. Çdo person i autorizuar nga organet tatimore mund të prodhojë dhe të mbajë në magazinën tatimore të miratuar, sipas dispozitave të nenit 5 të këtij ligji, vetëm mallrat e akcizës, të përshkruara në autorizim, të cilat prodhohen prej tij në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importohen të paambalazhuara për përpunim të mëtejshëm, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor.

3. Çdo person që, sipas pikës 2 të këtij neni, ka të drejtë të mbajë mallra akcize në magazinën tatimore pa bërë pagesën e akcizës, mundet, gjithashtu, të kryejë, pa bërë pagesën e akcizës, operacione me mallrat e akcizës të mbajtura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, sipas autorizimit të organeve tatimore.

4. Çdo person, që kërkon të marrë autorizimin për të prodhuar dhe për të mbajtur mallra akcize, duhet të përcaktojë:

a) procesin e prodhimit që do të kryejë; b) sasitë e lëndës së parë të përdorur për të prodhuar produkte akcize të

gatshme; c) humbjet në prodhim ose magazinim (firo të lejuara), që do të ndodhin

gjatë rrjedhës normale të veprimtarisë ekonomike, brenda kufijve të përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, në përputhje ma standardet dhe normat teknike.

5. Sipas kushteve që Ministri i Financave i parashikon në udhëzimet e veta në zbatim të këtij ligji, organet tatimore, mbështetur në këtë nen, pajisin me autorizim çdo person për të prodhuar më tepër se një mall akcize dhe për të mbajtur sasira të secilit prej këtyre mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor.

6. Për pajisjen me autorizimin e organeve tatimore, çdo person paguan një shumë prej 10 mijë lekësh.

7. Ky nen nuk zbatohet për individët privatë, që prodhojnë raki për konsum personal, nga vetë ata dhe familjarët e tyre, në sasi që nuk e kalon 5 litra raki për çdo proces dhe sasinë prej 100 litrash raki për çdo vit kalendarik; për individët privatë, që prodhojnë verë për konsum personal dhe familjarët e tyre në sasi që nuk kalon 200 litra verë për çdo vit kalendarik.

287

Page 288: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 5

Detyrimi për të kërkuar miratimin e magazinës tatimore

1. Çdo person i autorizuar, sipas nenit 4 të këtij ligji, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t’i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet çdo vit.

2. Për mallrat e akcizës, që kërkojnë pullë fiskale, miratimi i magazinës tatimore, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, bëhet vetëm për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, ku mbahen vetëm mallra që i nënshtrohen procesit të vjetërimit (siç është periudha e maturimit për disa pije alkoolike), mallra që i nënshtrohen një përpunimi të mëtejshëm para se të ambalazhohen për shitje me pakicë, si dhe mallra të prodhuara për eksport, në sasitë e autorizuara nga organet tatimore.

3. Miratimi për mbajtjen e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor jepet vetëm nëse akciza e detyrueshme për këto mallra sigurohet me një garanci të miratuar, lëshuar nga një bankë ose institucion tjetër financiar të njohur nga Banka e Shqipërisë.

4. Kërkesat që kanë të bëjnë me prodhimin e nënprodukteve të naftës, alkoolit, pijeve alkoolike, verës ose birrës, duhet të përfshijnë listën dhe përshkrimin e të gjitha makinerive dhe pajisjeve, aparateve distiluese, kaldajave, tubave të brumit, enëve të fermentimit, ftohësave, enëve të pritjes së produktit dhe çdo mjeti ose makinerie tjetër që synohet të vendoset mbi ose në çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër në çastin e kërkesës.

5. Miratimi i çdo trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër si magazinë tatimore jepet vetëm pasi punonjësi i autorizuar i organeve tatimore të ketë inspektuar në vend truallin, ndërtesën ose çdo mjedis tjetër ku do të kryhet veprimtaria ekonomike dhe pasi ai të ketë vërtetuar me shkrim se kërkesa, përshkrimi dhe skicat përfaqësojnë saktë truallin, ndërtesën ose mjediset e tjera, për të cilat është kërkuar miratimi dhe se janë zbatuar të gjitha dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe të udhëzimeve të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.

6. Në një magazinë tatimore të miratuar nuk mbahen në të njëjtin vend mallrat e akcizës të caktuara për t’u mbajtur nën regjimin e pezullimit tatimor, edhe mallra akcize për të cilat akciza është paguar. Gjithashtu, në një magazinë tatimore të miratuar lënda e parë nuk mund të ruhet në të njëjtin vend me mallrat e akcizës të prodhuara, të cilat ruhen nën regjimin e pezullimit tatimor ose në zona të caktuara për mallra akcize, për të cilat akciza është paguar dhe çdo lëvizje e lëndëve të para, për në një vend të ndryshëm nga ai i prodhimit, duhet të jetë e miratuar paraprakisht nga organi tatimor.

7. Çdo person për pajisjen me dokumentacionin e miratimit të magazinës tatimore u paguan organeve tatimore një shumë prej 10 mijë lekësh.

8. Ky nen nuk do të zbatohet për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, të miratuara si magazina doganore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

288

Page 289: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 6

Mënyra e kërkesës për marrjen e autorizimit të akcizësdhe të miratimit të magazinës tatimore

1. Çdo person që kërkon të pajiset me autorizim akcize duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve ku ka selinë qendrore.

2. Çdo person i autorizuar, që kërkon të pajiset me miratim për magazinë tatimore për çdo rast duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve të rrethit ku ndodhen magazina tatimore, për të përpunuar dhe prodhuar mallra akcize.

3. Kur një person i autorizuar kërkon të miratojë më tepër se një magazinë tatimore, ai duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën përkatëse të tatimeve, që mbulon zonën e operimit të çdo magazine, me qëllim që të miratojë çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, që ai synon ta përdorë si magazinë tatimore.

4. Çdo kërkesë, sipas pikave 2 ose 3 të këtij neni, shoqërohet me një shpjegues të proceseve dhe një skicë ose përshkrim që tregon rrjedhën, ndërtimin dhe përdorimin e të gjitha pajisjeve që do të përdoren.

Neni 7

Pajisja me autorizim akcize e përfaqësuesve tatimorë

1. Çdo person që vepron ose synon të veprojë si një përfaqësues tatimor, detyrohet të pajiset me autorizimin përkatës nga organet tatimore, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji.

2. Çdo person që kërkon një autorizim akcize si përfaqësues tatimor, duhet të paraqesë kërkesë me shkrim në organin tatimor ku ndodhet selia qendrore e tij ose, në rastin e një personi fizik, në organin tatimor ku ka vendbanimin e përhershëm.

3. Çdo autorizim i lëshuar nga organet tatimore është i vlefshëm për periudha njëvjeçare dhe kushte të parashikuara në autorizimin e lëshuar nga organet tatimore.

4. Për marrjen e autorizimit, sipas këtij neni, paguhet një shumë prej 10 mijë lekësh.

Neni 8

Transferimi i autorizimit të akcizës dhe/ose i miratimit të magazinës tatimore

1. Kur personi, të cilit i është dhënë autorizimi i akcizës, vdes ose tërhiqet nga pozicioni i vet, organi tatimor mund ta transferojë këtë autorizim te një person tjetër, që vazhdon veprimtarinë për pjesën e mbetur të periudhës për të cilën ishte dhënë autorizimi.

289

Page 290: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Kur një person që zotëron miratimin për përdorimin si magazinë tatimore të një trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër transferon veprimtarinë në një tjetër tokë, ndërtesë ose mjedis tjetër, ai është i detyruar të marrë miratimin nga organet tatimore, në përputhje me nenin 5 të këtij ligji, para se të fillojë veprimtarinë ekonomike në truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër.

3. Për transferimin e autorizimit ose të miratimit, çdo person paguan një shumë prej 5 mijë lekësh.

Neni 9

Heqja e autorizimit të akcizës dhe heqja e miratimit të magazinës Tatimore

1. Çdo person i autorizuar akcize, që dëshiron të mbyllë veprimtarinë e vet ekonomike në ndonjërën prej magazinave të miratuara si magazina tatimore, duhet të njoftojë me shkrim organet tatimore jo më vonë se 30 ditë përpara datës së mbylljes.

2. Kur organet tatimore përkatëse konstatojnë se një person i autorizuar nuk ka filluar kryerjen e veprimtarisë së vet ekonomike në ndonjërën prej magazinave tatimore të miratuara, ato mund ta heqin miratimin për atë magazinë.

3. Organet tatimore mund të heqin ose të ndryshojnë në çdo kohë autorizimin e akcizës ose miratimin si magazinë tatimore të ndonjë trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër.

Neni 10

Lëvizja e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor

1. Mallrat e akcizës mund të dalin nga një magazinë tatimore pa pagesën e akcizës, sipas pikave 3 deri në 5 të këtij neni, vetëm në rastet e mëposhtme:

a) për eksport;b) për t’u dërguar në një magazinë tatimore të miratuar në pronësinë

dhe administrimin e të njëjtit person, që zotëron dhe administron edhe magazinën tatimore nga ku dalin këto mallra;

c) për furnizimin e anijeve ose të avionëve si artikuj të shitjes me pakicë për pasagjerët, me kusht që këto anije ose avionë ndalesën e parë ta kenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

2. Ngarkesat tregtare të nënprodukteve të naftës, të verës, pijeve alkoolike, alkoolit, cigareve, purove dhe produkteve të tjera të përpunuara të duhanit mund të zhvendosen nga vendi i importimit në një magazinë tatimore të miratuar për përpunim të mëtejshëm në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, sipas pikave 3 deri në 5 të këtij neni dhe të nenit 39 të këtij ligji.

3. Nuk lejohet lëvizja e mallrave të akcizës, akciza e të cilave nuk është paguar, përveç rasteve kur lëvizja është miratuar me shkrim nga organi tatimor, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për lëvizjet sipas pikës 2 të këtij neni, si dhe kur janë plotësuar kërkesat e mëposhtme:

290

Page 291: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a) akciza e llogaritur si e pagueshme për mallrat e akcizës që dalin është siguruar nëpërmjet një garancie të miratuar nga organi tatimor;

b) mallrat e akcizës, që dalin sipas pikës 1 të këtij neni, shoqërohen me një dokument, që ka formën dhe përmbajtjen e përcaktuar nga udhëzimet e Ministrit të Financave dhe që lëshohet nga nisësi i mallit ose agjenti i tij;

c) mallrat e akcizës të dala sipas pikës 1 shkronjat “a” dhe “c” dhe pikës 2 të këtij neni, gjithashtu, përmbushin kërkesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

4. Në rastin e eksportit ose të furnizimit të anijeve dhe avionëve të transportit ndërkombëtar, shitësi duhet të provojë në organet tatimore se mallrat e akcizës, sipas rastit, janë eksportuar ose furnizuar si artikuj të shitjes me pakicë në anijet dhe avionët e transportit ndërkombëtar.

5. Çdo dërgesë e mallrave të akcizës, e dalë në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, kryhet në një kontenier të tipit të miratuar për këtë qëllim nga organi tatimor dhe vuloset nga nisësi me një vulë numerike të miratuar nga organi tatimor, sipas deklarimeve përkatëse të paraqitura pranë këtij organi.

6. Organet tatimore mund të kufizojnë ose të ndalojnë lëvizjen e mallrave të akcizës nga magazinat e miratuara të regjimit të pezullimit tatimor, duke njoftuar me shkrim personin e autorizuar të mallrave të akcizës.

Neni 11

Mbajtja e regjistrimeve

1. Çdo person që i nënshtrohet akcizës është i detyruar të mbajë regjistrime, përmbajtja dhe lloji i të cilave, për çdo mall akcize, si dhe vendi ku duhen mbajtur regjistrimet, të disponueshme për organet tatimore, përcaktohen në udhëzimet në zbatim të këtij ligji.

2. Në rastet kur regjistrimet mbahen në kompjuter ose në çfarëdo lloj forme tjetër elektronike, personi që i nënshtrohet akcizës duhet të njoftojë organin tatimor për programin e përdorur dhe ta ndihmojë atë për të kuptuar dhe dokumentuar çdo sistem regjistrimesh.

3. Çdo përfaqësues tatimor, i autorizuar sipas dispozitave të nenit 7 të këtij ligji, duhet të përmbushë kërkesat e pikës 1 të këtij neni njëlloj si të ishte personi, në emër të të cilit ai vepron si përfaqësues tatimor.

4. Çdo regjistrim nga data që është krijuar ruhet për një periudhë kohe, sipas afateve të caktuara në ligjin për kontabilitetin dhe u vihet në dispozicion punonjësve të autorizuar të organit tatimor, sipas kërkesës së tyre.

5. Çdo shtesë ose ndryshim në çdo regjistrim shoqërohet me shpjegime për arsyet e shtesës ose të ndryshimit dhe regjistrimi origjinal duhet të jetë i lexueshëm.

Neni 12

Inventarizimi dhe llogaritja e mallit gjendje

Në fund të çdo muaji kalendarik, personat e autorizuar për mallrat e akcizës inventarizojnë të gjitha lëndët e para dhe mallrat e akcizës, të çdo lloji, që gjenden në magazinën e miratuar tatimore dhe dërgojnë në organet

291

Page 292: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tatimore një raport të këtij inventari në formën dhe mënyrën e caktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave për zbatimin e këtij ligji.

Neni 13

Humbjet

1. Humbje në prodhim është diferenca ndërmjet sasisë së pritshme të prodhimit, llogaritur nga sasia e lëndës së parë të përdorur pas zbatimit të normativave të procesit të prodhimit dhe koeficienteve të humbjes në prodhim, të shpallura në autorizimin e personave të autorizuar të akcizës dhe sasisë së mallrave të akcizës të deklaruara si të prodhuara nga sasia e lëndëve të para të përdorura në periudhën e prodhimit.

2. Humbje në tranzit është diferenca ndërmjet sasisë së mallrave të akcizës, të deklaruara në dokumentin e transportit (ose sasia reale nëse është më e madhe) në vendin e nisjes (ose pikën e importit kur mallrat e akcizës janë të importuara) dhe sasisë së mallrave të akcizës gjendje në mjetin e transportit kur dërgesa arrin në destinacion. Kjo pikë nuk zbatohet për mallrat e akcizës nën regjimin e tranzitit të kontrolluara nga dogana.

3. Humbje në mallin gjendje (në magazinë) është diferenca ndërmjet sasisë së mallrave të akcizës, të regjistruara në regjistrat e magazinave tatimore të miratuara dhe sasisë së mallrave të akcizës të gjetura gjatë kryerjes së një kontrolli fizik të mallit gjendje.

4. Kur konstatohet një humbje për mallrat e akcizës që nuk gjenden, organet tatimore bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme.

Neni 14

Vlerësimi

1. Kur organet tatimore konstatojnë se një person detyrohet t'u paguajë atyre një akcizë të caktuar, ato bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme nga personi dhe e njoftojnë këtë person për shumën në fjalë.

2. Organet tatimore bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme, kur personi i detyruar për të paguar akcizën nuk mund të provojë se akciza e pagueshme është paguar:

a) sepse ai nuk ka mbajtur regjistrime, sipas kërkesave të këtij ligji ose të udhëzimeve të Ministrit të Financave në zbatim të tij;

b) sepse ai nuk ka përgatitur dokumente ose kopje të ndonjë dokumenti, sipas kërkesës së organeve tatimore;

c) për shkak të ndonjë harrese ose gabimi në regjistrim ose deklarim të bërë nga personi, të cilit i kërkohet të mbajë regjistrime ose të bëjë deklarime, sipas dispozitave të këtij ligji;

ç) për shkak të ndonjë humbjeje, sipas nenit 13 të këtij ligji.

292

Page 293: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 15

Kompetenca për të inspektuar dhe kontrolluar në magazinat tatimore të miratuara

Punonjësit e organeve tatimore, të pajisur me autorizim përkatës, për të inspektuar dhe kontrolluar magazinat tatimore të miratuara, kanë këto të drejta:

a) të hyjnë në çdo kohë dhe të qëndrojnë për aq kohë sa është e nevojshme në çdo vend të magazinës tatimore ku ndodhen makineri, pajisje ndihmëse dhe aparate, që mund të përdoren për prodhimin e mallrave të akcizës dhe ku ushtron veprimtarinë ekonomike, me mallrat e akcizës, personi i autorizuar;

b) të hyjnë në çdo kohë në vendet e magazinës tatimore të tatimpaguesit të akcizës, ku magazinohen, mbahen ose shiten mallra akcize;

c) të inspektojnë trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera dhe të inventarizojnë, sipas nevojave, çdo pjesë të tyre, proceset e prodhimit, kontenierët, pajisjet ndihmëse, mallrat dhe materialet, makineritë dhe aparatet, që i përkasin personit të autorizuar;

ç) të verifikojnë nëse ekziston ndonjë tubacion, distileri, kontenier, pajisje ndihmëse, makineri ose aparat, ndonjë magazinë, mall ose artikull, që i nënshtrohen akcizës, të cilat janë të fshehura.

d) të analizojnë çdo aparat distilimi ose aparate të tjera të përdorura nga një person i autorizuar për prodhimin e mallrave të akcizës, në çfarëdo kohe, për të parandaluar ose zbuluar mashtrimet, me kusht që një veprim i tillë të mos dëmtojë funksionimin e aparateve;

dh) të kalibrojnë, masin, peshojnë, provojnë, shenjojnë, etiketojnë, stampojnë, kyçin, vulosin dhe të shenjojnë ose sigurojnë aparatet, kontenierët, makineritë, pajisjet ndihmëse ose mallrat e akcizës dhe të mbyllin, vulosin dhe sigurojnë të gjitha ose çdonjërin prej tyre, kur prodhuesi i mallrave të akcizës nuk është duke punuar në magazinën tatimore të miratuar;

e) të marrin si mostra mallra në proces prodhimi, që janë prodhuar, janë gjendje ose janë nën zotërimin e personit që kryen veprimtari si person i autorizuar akcize, të cilat do të vihen në dispozicion nga prodhuesi ose një person tjetër pa pagesë. Për marrjen e mostrave lëshohet dokumenti përkatës.

Neni 16

Kompetencat për të kontrolluar në mjedise të tjera

1. Punonjësit e autorizuar të organeve tatimore, që kanë atributet e policisë gjyqësore, sipas ligjit nr.8677, datë 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, mund të ushtrojnë verifikime dhe kontrolle

293

Page 294: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

në mjedise të tjera të personit që merret ose dyshohet se kryhen veprime që lidhen me mallrat e akcizës.

2. Për përmbushjen e detyrave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, punonjësit e autorizuar të organeve tatimore kanë këto kompetenca:

a) të kërkojnë mbështetjen e punonjësve të Policisë Tatimore ose të Rendit, kur e shohin të nevojshme një gjë të tillë;

b) të kryejnë verifikime dhe kontrolle në truall, ndërtesë ose mjedis tjetër në çdo kohë, si dhe të sekuestrojnë ose të marrin me vete çdo send, që përbën ose lidhet me shkelje të parashikuara sipas këtij ligji;

c) të kërkojnë ose të realizojnë për aq sa është e nevojshme për realizimin e verifikimeve, kontrolleve dhe sekuestrime, heqjen e çdo pengese ose bllokimi;

ç) të kontrollojnë personat që gjenden në objektin ku kryhen verifikimet dhe kontrollet.

3. Verifikimi ose kontrolli në banesa, të cilat nuk janë të deklaruara paraprakisht pranë organit tatimor si seli ose vendndodhje për kryerjen e një veprimtarie të caktuar, bëhet vetëm me pëlqimin e pronarit ose autorizimin e lëshuar nga gjykata.

Neni 17

Kompetencat për të kontrolluar automjetet ose mjetet lundruese

1.Punonjësit e autorizuar të organit tatimor përkatës mund të ndalojnë dhe të kontrollojnë automjetin ose anijen, kur ka të dhëna se ai ose ajo është ose mund të jetë duke transportuar mallra akcize, të cilat janë:

a) të tatueshme me akcizë, e cila nuk është paguar ose siguruar, b) duke u larguar ilegalisht nga ose drejt ndonjë vendi; c) subjekt sekuestrimi për ndonjë arsye, sipas këtij ligji.

Neni 18

Kompetenca për të sekuestruar regjistrimet

1. Kur ka të dhëna se një dokument, skedar kompjuterik ose regjistrim tjetër përmban të dhëna që lidhen me mallrat e akcizës, për të cilat nuk është paguar akciza, punonjësit e autorizuar nga organi tatimor mund t'i sekuestrojnë këto regjistrime.

2. Nëse ndonjë regjistrim sekuestrohet në bazë të pikës 1 të këtij neni, punonjësit e autorizuar nga organi tatimor përgatisin një procesverbal të hollësishëm të regjistrimeve të sekuestruara dhe i japin një kopje të origjinalit të regjistrimeve brenda 24 orëve, vetëm personit të autorizuar nga tatimpaguesi i akcizës ose përfaqësuesi i tij fiskal.

3. Do të konsiderohet mbrojtje për organet tatimore ndaj çdo kërkese për dëm të shkaktuar për dhënien e kopjeve të origjinalit, sipas pikës 2 të këtij neni, personave që nuk e kishin këtë të drejtë për marrjen e këtyre të dhënave.

294

Page 295: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 19

Përjashtimet

1. Në zbatim të këtij ligji, organet tatimore lejojnë transanksione pa pagimin e akcizës, kur provohet se:

a) mallrat e akcizës eksportohen; b) mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit doganor; c) mallrat e akcizës importohen nga përfaqësitë diplomatike, të

akredituara në Republikën e Shqipërisë; ç) mallrat e akcizës importohen nga organizatat ndërkombëtare, në

kuadër të marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilat parashikohet shprehimisht përjashtimi nga pagimi i akcizës;

d) mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit tatimor. 2. Në zbatim të këtij ligji, organet tatimore bëjnë rimbursimin e akcizës

së paguar, kur provohet se:a) mallrat e akcizës janë subjekt i një procesi të miratuar;b) mallrat e akcizës eksportohen.

Neni 20

Kufijtë kohorë për vlerësimet

1. Organet tatimore nuk kanë të drejtë të bëjnë një vlerësim tatimor pas pesë vjetësh nga data në të cilën është krijuar detyrimi për akcizën, përveç rasteve të mëposhtme:

a) kur vlerësimi bëhet vetëm për të bërë të frytshëm një apelim ndaj një vlerësimi të bërë brenda këtij kufiri kohor;

b) kur vlerësimi bëhet si rezultat i mospagimit, për shkak të mashtrimit;c) kur vlerësimi bëhet për shkak se personi ka prodhuar ose tregtuar

mallra me akcizë pa qenë i autorizuar nga organet tatimore.2. Në rastin e vlerësimeve të bëra si rezultat i mospagimit të akcizës

nëpërmjet mashtrimit, periudha prej pesë vjetësh, e përmendur në pikën 1 të këtij neni, zëvendësohet me njëzet vjet.

KREU III

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR MALLRAT E AKCIZËS

Neni 21

Mallrat që i nënshtrohen akcizës sipas këtij ligji

1. Mallrat e akcizës, të përshkruara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji, i nënshtrohen akcizës, sipas tarifave të treguara në këtë shtojcë.

2. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës, të përshkruara në shtojcën 1 të këtij ligji, llogaritet në përputhje me nenet 22 dhe 23 të këtij ligji, përveç

295

Page 296: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

mallrave të detyruara për t’u pajisur me pulla akcize, sipas nenit 25 të këtij ligji.

3. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës që kërkojnë pulla akcize, sipas nenit 25 të këtij ligji, llogaritet në përputhje me nenet 26, 27 dhe 28 të këtij ligji.

4. Ngarkesat tregtare të verës, alkoolit, pijeve alkoolike ose cigareve, të importuara ose të prodhuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nuk kërkohet të pajisen me pullë, por vera, alkooli, pijet alkoolike ose cigaret do të trajtohen në të gjitha pikëpamjet sikur ngarkesat tregtare të verës, alkoolit, pijeve alkoolike ose cigareve të jenë në njësi ambalazhimi ose paketa, të cilat pajisen me pulla akcize, siç parashikohet në Kreun IV të këtij ligji.

5. Nuk u nënshtrohen pagimit të akcizave, sipas dispozitave të këtij ligji, mallrat e mëposhtme që mund të përmbajnë alkool:

a) mallrat ushqimore, ku përmbajtja e alkoolit nuk e tejkalon sasinë prej 8,5 litra alkool të pastër për 100 kilogramë produkt;

b) aromat dhe esencat alkoolike, të klasifikuara nën kodin N.C. 33.02.

Neni 22

Pagesa e akcizës

1. Akciza për mallrat, që i nënshtrohen akcizës, në bazë të dispozitave të këtij ligji, paguhet në çastin e importimit ose të prodhimit të mallrave të akcizës në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç rasteve kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.

2. Akciza paguhet sipas tarifave në fuqi në çastin e krijimit të detyrimit për t'u paguar.

3. Procedurat për mënyrën dhe kohën e pagimit të akcizës përcaktohen në udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.

4. Për mallrat e akcizës, që i nënshtrohen regjimit të pezullimit tatimor, çasti kur akciza bëhet e pagueshme është më e hershme sesa koha kur:

a) akciza pushon së qeni e pezulluar, në përputhje me regjimin e pezullimit tatimor;

b) ka shkelje ndaj ndonjë kërkese, që lidhet me regjimin e pezullimit tatimor;

c) personi i autorizuar pushon së qeni i autorizuar; ç) trualli, ndërtesa ose çdo mjedis tjetër, në të cilin mbahen mallrat e

akcizës, pushojnë së qeni magazinë tatimore e miratuar; d) mallrat përkatëse të akcizës konsumohen; dh) mallrat përkatëse të akcizës largohen nga magazinat tatimore, me

përjashtim të rastit që parashikon neni 10 i këtij ligji; e) lëshohet një faturë, që lidhet me shitjen e mallrave të akcizës; ë) organi tatimor zbulon ose njoftohet se mallra akcize nën regjimin e

pezullimit tatimor nuk gjenden në magazinë ose se ka mospërputhje të pajustifikuara;

f) janë gjetur mospërputhje në gjendjen e llogarive të çdo tatimpaguesi të akcizës ose çasti kur gjendja e lëndëve të para, të përdorura për çdo zë prodhimi të produktit të gatshëm, nuk justifikon sasinë e pranueshme të produktit të gatshëm.

296

Page 297: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 23

Dorëzimi i deklaratës

Pagesa e akcizës shoqërohet me dorëzimin e një deklarate nga personi i autorizuar i akcizës. Ministri i Financave përcakton në udhëzim datat dhe numrin e deklaratave, të dhënat që duhet të përmbajnë ato, mënyrën si dhe formën e tyre. Deklarata nënshkruhet nga personi i autorizuar i akcizës ose nga një person i autorizuar prej tij dhe i njohur si i tillë nga organi tatimor.

KREU IV

KËRKESAT E PËRGJITHSHME PËR MALLRA TË AKCIZËSQË KËRKOJNË PULLA AKCIZE

Neni 24

Përkufizimi i pullës së akcizës

1. Pulla e akcizës nënkupton një shirit unik të përgatitur sipas përcaktimeve të udhëzimit të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji, që përmban një ose disa nga treguesit e mëposhtëm:

a) faktin që është paguar akciza për mallrat e akcizës; b) tarifën e akcizës së paguar; c) shumën e akcizës së paguar; ç) çastin e pagimit të akcizës; d) faktin që shitja e mallrave të akcizës:

i. është e lejueshme vetëm në datat e treguara në pullë; ii. nuk është e lejueshme në ose pas datës së treguar në këtë

pullë;iii. nuk është e lejueshme në ose përpara datës së treguar në

këtë pullë. dh) tipin e mallrave ose emrin e markës së mallrave për të cilat duhej të

paguhej akciza; 2. Udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji, mund të

ofrojnë dispozita të posaçme për: a) përmbajtjen e printuar të pullës së akcizës; b) pamjen e pullës së akcizës; c) tipin dhe cilësinë e materialit nga i cili bëhet pulla; ç) shtresën ku duhet të ngjitet pulla, në rastin e mallrave të akcizës që

kanë më shumë se një shtresë ambalazhimi; d) pozicionimin e pullës në ambalazhimin e çdo malli akcize të

përcaktuar; dh) kohën kur mallra akcize të specifikuara duhet të pajisen me pullë

akcize; e) kushtet dhe kriteret e kufizimit të dhënies së pullave, të përcaktuara

në pikën 3 të nenit 26; ë) rastet e përjashtimit të pagesës nëpërmjet deklarimit, të përcaktuar në

nenin 28. 3. Pullat e akcizës janë letra me vlerë dhe monopol shtetëror.

297

Page 298: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 25

Përdorimi i pullave fiskale për mallrat e akcizës

1. Mallrat që i nënshtrohen akcizës, nëpërmjet pullave të akcizës, duhet kenë një pullë të ngjitur në njësinë e ambalazhimit ose të paketës, siç përcaktohet në këtë ligj.

2. Mallrat e akcizës të importuara që duhet të pajisen me pullë akcize, sipas dispozitave të këtij ligji, duhet ta kenë pullën e akcizës në çastin që importohen, pa cenuar dispozitat e nenit 39 të këtij ligji dhe dispozitat e Kodit Doganor, të cilat u lejojnë importuesve privatë për të importuar mallra akcize për konsum personal.

3. Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrë të tillë që të griset ose të bëhet e papërshtatshme për ripërdorim kur kontenieri ose paketa hapet.

Neni 26

Çasti kur akciza bëhet e pagueshme për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

1. Akciza paguhet në bazë të shkallës tatimore në fuqi në çastin kur tatimi bëhet i detyrueshëm për t'u paguar.

2. Për mallrat e akcizës për të cilat kërkohet të kenë pullë akcize, çasti kur akciza bëhet e pagueshme është më i hershmi i çastit kur:

a) pulla e akcizës kërkohet të vendoset në njësinë e ambalazhimit ose në paketë;

b) për mallrat e akcizës blihen pullat e akcizës; c) mallrat e akcizës gjenden jashtë magazinës tatimore të miratuar, pa

qenë e lejuar dhe pa qenë të pajisura me pullat e akcizës të fiksuara; ç) janë gjetur mospërputhje në gjendjen e llogarive ose kur gjendja e

lëndëve të para, të përdorura për çdo zë prodhimi të produktit të gatshëm, nuk justifikon sasinë e pranueshme të produktit të gatshëm;

d) është zbuluar se pulla e akcizës e ngjitur në mallrat e akcizës është ripërdorur, manipuluar apo vjedhur ose nuk paraqet detyrimin e duhur për t’u paguar.

3. Organi tatimor, në raste të veçanta, me miratim të Ministrit të Financave, mund të kufizojë dhënien e pullave në masë të njëjtë për të gjithë personat.

Neni 27

Pagesa e akcizës për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

1. Pagesa e akcizës për mallrat, për të cilat kërkohet detyrimisht pajisja me pulla akcize, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në vlerë të barabartë me tatimin e detyrueshëm për t'u paguar mbi sasinë ose vlerën e mallrave të akcizës në njësi ambalazhimi ose ambalazh tjetër, në të cilin duhet ngjitur pulla.

298

Page 299: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Blerja e pullave të akcizës bëhet në vendin e përcaktuar nga organet tatimore, në përputhje me procedurat e përcaktuara në udhëzimet e Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.

3. Furnizimi me pulla bëhet kundrejt pagesës.4. Pagesa e akcizës për mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja

me pullë, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në sasinë përkatëse, përpara se mallrat të importohen ose të nxirren për shitje nga trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera të autorizuara për prodhim.

Neni 28

Dorëzimi i deklaratave për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

Pagesa e tatimit për mallrat e akcizës, që duhen pajisur me pullë, shoqërohet me dorëzimin e një deklarate, e cila përmban të dhënat dhe formën e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

Neni 29

Regjistrimet për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

Përveç kërkesave të përgjithshme për mbajtje regjistrimesh, të përcaktuara në nenin 11 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji, personat që i nënshtrohen akcizës, të cilët prodhojnë ose merren në çfarëdo lloj forme tjetër me mallrat e akcizës, që kërkohet të pajisen me pullë, detyrohen të mbajnë regjistrime të sakta e të përditshme, sipas kërkesave të udhëzimit të Ministrit të Financave.

KREU V

DEPOT E NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS

Neni 30

Kërkesa për autorizim akcize dhe miratim trualli, ndërtese ose mjedis. tjetër, në të cilat gjenden depo të nënprodukteve të naftës

1. Personi që dëshiron të hapë ose të vazhdojë veprimtarinë në një depo të nënprodukteve të naftës, duhet të bëjë kërkesë pranë organit tatimor për autorizim akcize, në mbështetje të dispozitave të nenit 4 të këtij ligji dhe për miratimin si magazinë tatimore, në mbështetje të nenit 5 të këtij ligji.

2. Depoja e nënprodukteve të naftës nuk mund të funksionojë në qoftë se personi i autorizuar nuk pajiset me autorizim në përputhje me nenin 4 të këtij ligji dhe trualli, ndërtesa ose mjedisi tjetër, ku ndodhet depoja e nënprodukteve të naftës, nuk është miratuar si magazinë tatimore në mbështetje të nenit 5 të këtij ligji.

3. Dispozitat e këtij kreu nuk zbatohen për depot e miratuara si magazina doganore, sipas Kodit Doganor dhe dispozitave zbatuese të tij, të cilat përdoren vetëm për magazinimin e nënprodukteve të naftës të importuara.

299

Page 300: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 31

Furnizimi i depove me nënprodukte të naftës, magazinimi dhe nxjerrja e nënprodukteve të naftës nga depot

1. Personi i autorizuar i depos njofton organin tatimor të paktën 1 ditë pune përpara marrjes së furnizimit dhe ai nuk duhet që, pa lejen e organit tatimor, të shkarkojë nënproduktet e naftës në depozitat e ruajtjes ose tubacionet e dërgimit dhe të thyejë vulën e vendosur për qëllime transporti.

2. Të gjitha furnizimet e marra dhe të gjitha lëvrimet e nënprodukteve të naftës për qëllime të këtij ligji duhet të maten me një aparat matës, që mat në mënyrë të saktë dhe tregon sasinë e lëngut që rrjedh në të. Aparati matës paraqitet nga personi i autorizuar i depos dhe miratohet nga organi tatimor.

3. Të gjitha nënproduktet e naftës ruhen në depozita të miratura nga organi tatimor dhe personi i autorizuar i depos duhet të vulosë të gjitha hyrjet, daljet dhe pajisjet matëse dhe të ofrojë ndihmën e kërkuar nga organi tatimor për të matur kapacitetin magazinues të një depozite, si dhe të përmbushë të gjitha kushtet e tjera, të përcaktuara nga organi tatimor në miratimin si magazinë tatimore.

4. Gjendja e çdo nënprodukti nafte në depo duhet të jetë e matshme nga organi tatimor me anë të zhytjes fizike të një vizoreje matëse të shkallëzuar, që tregon sasinë, duke iu referuar shkallëzimeve të vizores ose ndonjë metode tjetër të miratuar nga organi tatimor, sipas deklarimit të paraqitur nga personat e autorizuar.

Neni 32

Regjistrimet për depot e nënprodukteve të naftës

1. Personi i autorizuar i depos duhet të mbajë regjistrime të veçanta dhe të bëjë inventarizimin për çdo depozitë magazinimi të miratuar, për të treguar në çdo fund muaji kalendarik ose në çdo kohë tjetër të kërkuar nga organi tatimor:

a) sasinë e mallrave të akcizës në çdo depozitë magazinimi, sipas matjeve të mëparshme (gjendja në fillim);

b) sasinë e mallrave të akcizës në çdo depozitë magazinimi në datën e inventarizimit aktual (gjendja në fund);

c) sasinë e mallrave të akcizës, të furnizuar nga çdo depozitë magazinimi, e shoqëruar me hollësitë për çdo sasi dhe akcizën përkatëse;

ç) çdo diferencë të zbuluar (mospërputhje). 2. Organi tatimor mund t'i kërkojë personit të autorizuar të depos së

nënprodukteve të naftës të mbajë regjistrime shtesë.

300

Page 301: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 33

Çasti i pagesës së akcizës për mallrat e akcizës të mbajtura në një depo të nënprodukteve të naftës

Çasti kur akciza bëhet e pagueshme për mallrat e akcizës të mbajtura në një depo të nënprodukteve të naftës do të jetë më i hershmi ndërmjet:

a) çastit të largimit (daljes) të tyre nga depozitat e miratuara si depo të nënprodukteve të naftës;

b) çastit kur mallrat e akcizës nuk gjenden ose kur mospërputhjet nuk justifikohen.

Neni 34

Llogaritja e akcizës për mallrat e akcizës të mbajtura në një depo të nënprodukteve të naftës

1. Për depot e nënprodukteve të naftës të miratuara zbatohen dispozitat e përgjithshme të neneve 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji.

2. Kur nga inventari del se sasi të caktuara mallrash akcize mungojnë, mungesat i njoftohen degës përkatëse të tatimeve menjëherë ose, kur nuk arrihet të njoftohet menjëherë, njoftohen ditën e nesërme të punës dhe, nëse vërtetohet mospërputhje, akciza paguhet nga administratori i depos së miratuar, sipas shkallës tatimore në fuqi, në kohën kur u zbuluan mungesat, brenda 10 ditëve nga zbulimi.

3. Personi i autorizuar për administrimin e depos është i detyruar të paguajë sipas vlerësimit të bërë në mbështetje të nenit 14 dhe pagesa bëhet në përputhje me pikën 3 të nenit 22 të këtij ligji.

4. Deklarata e kërkuar në përputhje me këtë ligj bëhet sipas formularit të përcaktuar nga organi tatimor.

Neni 35

Ndihma e ofruar punonjësve të autorizuar të organeve tatimore

1. Punonjësve të autorizuar të organeve tatimore u ofrohet ndihma e kërkuar për mundësimin e hyrjes në çdo pjesë të depos së miratuar.

2. Administratori i depos së miratuar pajis punonjësit e autorizuar të organeve tatimore me të gjitha veshjet mbrojtëse të nevojshme, duke i udhëzuar ata për rregullat standarde të sigurisë, që janë në fuqi për sektorin.

301

Page 302: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KREU VI

DISPOZITA TË POSAÇME PËR DISA NGA MALLRAT E AKCIZËS

Neni 36

Metoda e llogaritjes së akcizës

1. Kur akciza llogaritet sipas vëllimit ose peshës së mallrave, për të cilat është e detyrueshme të paguhet akcizë, vëllimi ose pesha e tyre përcaktohen në përputhje me udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.

2. Kur akciza llogaritet sipas vlerës së mallrave, për të cilat është e detyrueshme të paguhet akcizë, vlera e tatueshme për qëllimet e akcizës do të jetë:

a) për mallrat e importuara të akcizës, vlera doganore siç përcaktohet nga Kodi Doganor, pavarësisht nga fakti që detyrimi doganor paguhet ose jo;

b) për mallrat e prodhuara në Shqipëri dhe që i janë shitur një blerësi, që nuk është person i lidhur (siç përcaktohet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat), shuma e paguar faktikisht për mallrat e shitura, përfshirë vlerën e paketimit, por përjashtuar TVSH-në;

c) për mallrat e akcizës, të prodhuara në Shqipëri dhe që i janë shitur një blerësi, që është një person i lidhur (siç përcaktohet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat), shuma që duhej të paguhej nga një blerës, person i palidhur për mallrat e akcizës të shitura, që përfshin vlerën e paketimit, por jo TVSH-në, sipas përcaktimit të organeve tatimore;

ç) për gazoilin, sipas përcaktimit të bërë në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Industrisë dhe Energjetikës.

Neni 37

Llogaritja e akcizës për nënproduktet e naftës

1. Në mbështetje të pikës 2 të këtij neni, akciza mbi nënproduktet e naftës llogaritet mbi vëllimin e produktit të matur në një temperaturë standarde prej 15°C. Kur vëllimi matet në një temperaturë të ndryshme nga 15°C, vëllimi duhet të saktësohet, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fuqi, të cilat përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave.

2. Dispozitat rregulluese në pikën 1 të këtij neni nuk zbatohen për naftën e rëndë, sipas kodit N.K. 27.10.00.74 dhe 27.10.00.78 ose gazin natyror të lëngëzuar, sipas kodit N.K. 27.11.12.11 dhe 27.11.19.00 dhe metoda e rregullimit për një detyrim të tillë akcize përcaktohet në përputhje me udhëzimet e Ministrit.

Neni 38

Zëvendësuesit e lëndëve djegëse

302

Page 303: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1. Çdo lëng i përdorur si zëvendësues për lëndët djegëse tatohet me akcizë sipas së njëjtës tarifë tatimore dhe në bazë të të njëjtave kushte, si për lëndën djegëse të cilën ka zëvendësuar.

2. Akciza do të llogaritet mbi çdo substancë që i shtohet lëndëve djegëse me të njëjtën tarifë dhe në bazë të të njëjtave kushte si për lëndët djegëse të cilat i janë shtuar, kur përdorimi i kësaj substance është:

a) si lëndë djegëse për motorë, mjete ose makineri të tjera; b) si lëndë shtuese ose zgjeruese: i. në çdo substancë për të cilën aplikohet akcizë, në bazë të pikës 1 të

këtij neni; ii. në çdo nënprodukt nafte, që është përdorur ose do të përdoret, siç

përmendet në shkronjën “a” të këtij neni. 3. Çdo referencë për lëndët djegëse, të përdorura në këtë ligj,

interpretohet si referencë ndaj çdo substance mbi të cilën është vendosur akciza sipas këtij neni dhe në këtë mënyrë referencat ndaj akcizës mbi nënproduktet e naftës interpretohen si referenca ndaj akcizës së aplikuar ndaj çdo substance mbi të cilën vendoset akciza në bazë të këtij neni.

4. Organi tatimor vendos që çdo substancë, ndaj së cilës është aplikuar akciza sipas këtij neni, të trajtohet për qëllime të këtij neni njëlloj si të ishte:

a) vaj i rëndë ose i lehtë; b) benzinë për avionë; c) gazoil; ç) benzinë me ose pa plumb; d) vajguri. 5. Organi tatimor mund të vendosë që çdo substancë e tatueshme me

akcizë, sipas dispozitave të pikave 1 ose 2 të këtij neni, të tatohet me akcizë me të njëjtën tarifë tatimore dhe të trajtohet, për qëllime të këtij ligji, njëlloj si të ishte një nga substancat e përcaktuara specifikisht në pikën 4 të këtij neni, me të cilën përafrohet më tepër.

6. Për qëllime të këtij neni, termi “lëng” nuk përfshin substancat që shndërrohen në gjendje të gaztë në një temperaturë prej 150C dhe nën një trysni prej 1013,25 milibarë.

Neni 39

Ngarkesat tregtare të disa mallrave të akcizës

1. Ngarkesat tregtare të produkteve të përpunuara të duhanit, alkoolit, pijeve alkoolike, nënprodukteve të naftës dhe të verës mund të importohen dhe të zhvendosen nga pika doganore e hyrjes ose të prodhohen dhe lëvizen nën regjimin e pezullimit tatimor nga një magazinë tatimore e miratuar e prodhimit, për përpunim të mëtejshëm, në një magazinë tjetër tatimore të miratuar, kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) kur importuesi ose prodhuesi është personi që do të përpunojë ngarkesën tregtare për të prodhuar produktet e gatshme;

b) kur ngarkesa transportohet me një kontenier të sigurt, sipas tipit të miratuar nga organi tatimor;

c) kur kontenieri i miratuar si i sigurt, sipas shkronjës “b” të këtij neni, është i vulosur me vulë të numëruar, të një tipi të miratuar nga organi tatimor në vendin e nisjes, dhe vula kontrollohet nga dogana në import (kur është e

303

Page 304: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

mundur) dhe nga punonjësit e autorizuar të organit tatimor pas mbërritjes në magazinën tatimore të miratuar;

ç) kur hapja e kontenierit ose prishja e vulës bëhen në prani të punonjësit të autorizuar nga organi tatimor;

d) kur të jetë bërë garancia e miratuar për vleftën e plotë të tatimit për ngarkesën përkatëse;

dh) kur plotësohet çdo kusht tjetër i vendosur nga organet tatimore, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.

2. Kur nuk plotësohen kërkesat e pikës 1 të këtij neni, akciza paguhet në përputhje me pikën 2 të nenit 21 të këtij ligji.

KREU VII

SHKELJET, KUNDËRVATJET DHE SANKSIONET

Neni 40

Shkelja e detyrimit për pajisjen me autorizim akcize

Kur një person prodhon mallra akcize, pa qenë i autorizuar sipas nenit 4 të këtij ligji, i bëhet një vlerësim tatimor sipas nenit 14 të këtij ligji, për akcizën e papaguar mbi sasinë e mallrave të akcizës, të prodhuara para se të zbatohej shkelja dhe ndaj tij merren masat e mëposhtme:

a) detyrohet të paguajë një gjobë në nivelin F të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus dyfishin e tatimit të pagueshëm për mallrat e akcizës, të prodhuara ose të vlerësuara si të prodhuara nga organet tatimore;

b) i sekuestrohen lëndët e para, makineritë e pajisjet, mjetet ndihmëse, materialet e duhura për prodhimin e mallrave të akcizës dhe të gjitha mallrat e akcizës të gjendura në çfarëdo kohe në vendet, trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera. Me mallrat e sekuestruara procedohet sipas legjislacionit në fuqi.

c) kur gjoba administrative e vendosur sipas shkronjës “a” të kësaj pike dhe /ose vlerësimi i vendosur sipas nenit 14 të këtij ligji nuk paguhen ose kur shkelja përsëritet, ndaj atij personi bëhet kallëzimi për ndjekje penale.

Neni 41

Shkelja e detyrimit për të kërkuar miratimin e një trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër si magazinë tatimore

Kur një personi i gjenden mallra akcize në çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën kontrollin e tij, por të pamiratuara si magazina tatimore dhe për këto mallra nuk është paguar akciza, i bëhet vlerësimi tatimor, sipas nenit 14 të këtij ligji, për akcizën e papaguar mbi mallrat e gjetura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër ose që vlerësohet të jenë larguar nga ky truall, ndërtesë ose mjedis tjetër dhe ndaj këtij personi merren masat e mëposhtme:

a) dënohet me gjobë të nivelit E, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus dyfishin e akcizës së pagueshme për mallrat e akcizës, të gjetura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër ose që vlerësohet të jenë larguar nga ky truall, ndërtesë ose mjedis tjetër;

304

Page 305: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) i sekuestrohen të gjitha mallrat e akcizës që gjenden në këtë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, pavarësisht nëse për këto mallra është paguar akciza ose jo. Me mallrat e sekuestruara procedohet sipas legjislacionit në fuqi;

c) kur gjoba administrative e vendosur sipas shkronjës “a” të kësaj pike dhe/ose vlerësimi i vendosur sipas nenit 14 të këtij ligji nuk paguhet ose kur shkelja përsëritet, ndaj atij personi bëhet kallëzimi për ndjekje penale.

Neni 42

Shkelja e detyrimit për t’u pajisur me autorizim akcize të përfaqësuesve tatimorë

Kur përfaqësuesi tatimor nuk respekton kërkesat e përcaktuara në këtë ligj, ky i fundit dhe personi që përfaqëson dënohen me gjoba, në përputhje me nenin 40 të këtij ligji.

Neni 43

Shkelja e detyrimeve për mbajtjen e regjistrimeve

Mosmbajtja ose mosruajtja e regjistrimeve për periudhën e caktuar ose mosdhënia e regjistrimeve, sipas kërkesës së organeve tatimore, dënohet me një gjobë të nivelit D, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji.

Neni 44

Gjobat për fshehjen e qëllimshme të akcizës

Në çdo rast, kur në bazë të dispozitave të këtij ligji vërtetohet se veprimtaria e një personi përbën fshehje të akcizës:

a) ai është i detyruar ta paguajë akcizën e fshehur; b) ai është i detyruar të paguajë një gjobë sa dyfishi i akcizës së fshehur

ose që konsiderohet e fshehur, për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe të rregullave të parashikuara sipas këtij ligji;

c) atij i sekuestrohen lëndët e para, mallrat e akcizës; ç) në rast të mosplotësimit të kushteve të shkronjave “a” dhe “b” të këtij

neni, personit që ka bërë shkeljen i sekuestrohen magazinat tatimore dhe vendet, tokat, ndërtesat ose mjediset e tjera të tij që janë përdorur për fshehje ose tentativë për fshehje të akcizës dhe bëhet kallzim për ndjekje penale kur dyshohet se ka elemente të kësaj vepre.

Neni 45

Pengesa dhe bllokimi i veprimtarisë së organeve tatimore

Pengesa dhe bllokimi i punonjësit të autorizuar të organeve tatimore ose personave të tjerë të autorizuar në kryerjen e detyrave të tyre, për kontrollin e akcizës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një personi

305

Page 306: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tjetër, kur nuk është vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë të nivelit F, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji.

Neni 46

Kundërshtimi i personit për të kontrolluar automjetet ose mjetetlundruese

Nëse pas kërkesës së punonjësve të autorizuar të organeve tatimore për të ndaluar, personi i ngarkuar për çdonjërin nga automjetet ose anijet e tilla kundërshton të ndalojë ose të lejojë që automjeti ose mjeti lundrues të kontrollohet:

a) detyrohet të paguajë një gjobë të nivelit C, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji;

b) nuk lejohet të largohet nga automjeti; c) bëhet kallëzimi për ndjekje penale

dhe ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për ndalimin e automjetit ose mjetit lundrues.

Neni 47

Shkelja e afatit kohor për pagesën e akcizës

Kur personi i autorizuar i akcizës nuk ka paguar shumën e caktuar brenda datës së duhur, ai është i detyruar të paguajë një gjobë të nivelit B, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus interesin e llogaritur në masën 5 për qind për muajin e parë ose pjesë të tij dhe 2 për qind për çdo muaj tjetër pasardhës ose pjesë të tij.

Neni 48

Shkelja e afatit kohor për dorëzimin e deklaratës

Kur personi i autorizuar i akcizës nuk dorëzon deklaratën në datën e përcaktuar, në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, ai detyrohet të paguajë një gjobë të nivelit A, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, dhe për të bëhet një vlerësim sipas nenit 14 të këtij ligji.

Neni 49

Shkeljet për mbajtjen, transportin ose shitjen e mallrave të akcizës pa pullë

1. Çdo mall akcizë, për të cilin kërkohet pajisja me pulla akcize, sipas dispozitave të nenit 25 të këtij ligji, kur ofrohet për shitje ose tregtohet në çfarëdo lloj mënyre tjetër, pa qenë i pajisur me pullë, sekuestrohet dhe

306

Page 307: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

personi që zotëron mallrat e akcizës dënohet në përputhje me dispozitat e nenit 44 të këtij ligji.

2. Kur mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë, gjenden pa pulla në përputhje me dispozitat e nenit 27 të këtij ligji, pavarësisht nga fakti se për to është paguar akciza ose jo, sekuestrohen dhe pronari i mjedisit ose i mjediseve në të cilin mbahen këto mallra akcize të papajisura me pulla, dënohet me një gjobë, që është më e madhe se:

a) dyfishi i vlerës së tregut (që përcaktohet nga organi tatimor) të mallrave të akcizës të gjetura pa pulla;

b) niveli E i shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji. Organi tatimor mund të heqë certifikatën e ushtrimit të veprimtarisë për

një periudhë 6-mujore. 3. Me mallrat e sekuestruara procedohet nga organet tatimore, duke i

shkatërruar ose duke i administruar, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 50

Shkeljet për ndërhyrjet në pullat e akcizës

Vendosja e pullave të falsifikuara ose të manipuluara në mallrat e akcizës ose falsifikimi apo manipulimi i pullave të akcizës ose heqja e tyre për ripërdorimin për të shmangur pagesën e akcizës, ose falsifikimin apo vjedhjen e pullave të akcizës, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me gjobë të barabartë me dyfishin e vlerës së tregut të mallrave të akcizës, në të cilat janë vendosur ose synohej të vendoseshin këto pulla, dhe me heqje lirie deri në 2 vjet.

Neni 51

Shkalla standarde e gjobave

Shkalla standarde nënkupton gjobat e vendosura si më poshtë:

Shkalla e referencës Shuma e penaliteteve, lekë

A 20 000B 50 000C 100 000D 250 000E 500 000F 1 000 000G 2 000 000H 5 000 000

Neni 52

Apelimet

Procedurat e apelimit janë të njëjta me ato të përcaktuara në ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

307

Page 308: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 53

Shfuqizime

Ligjet nr. 8437, datë 28.12.1998 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, nr. 8717, datë 15.12.2000 “Për vendosjen e pullave në artikujt e duhanit dhe të pijeve alkoolike”, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, shfuqizohen.

Neni 54

Organet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji

Me zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Financave dhe organet tatimore.

Neni 55

Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ministria e Financave, në zbatim të këtij ligji, nxjerr udhëzime:a) për mënyrën e prodhimit, ambalazhimit, mbajtjes dhe magazinimit të

mallrave të akcizës të prodhuara në vend dhe ambalazhimin, mbajtjen e magazinimin e mallrave të akcizës.

b) për të rregulluar dhënien e autorizimeve personave dhe miratimin e trojeve, ndërtesave ose mjediseve të tjera, si dhe për revokimin ose ndryshimin e autorizimeve ose miratimeve;

c) për të përcaktuar, sipas ose në përputhje me udhëzimet, se kur fillon dhe përfundon prodhimi i mallrave të akcizës;

ç) për të përcaktuar forcën, sasinë, vëllimin ose peshën e mallrave të akcizës për qëllime tatimore;

d) për të përcaktuar mënyrën e mbledhjes së akcizës;dh) për të përcaktuar rregullat e kontrollit të përdorimit të lëndëve të

para dhe për moslejimin e përdorimit të substancave shtesë, përzierjen ose veprime të tjera në mallrat e akcizës ose që lidhen me këto mallra;

e) për të lejuar, në rrethana të caktuara, zbritjen ose rimbursimin e detyrimit për disa tipa të caktuar të mallrave të akcizës;

ë) për të rregulluar transportin e mallrave të akcizës;f) për t’u kërkuar personave të autorizuar të akcizës mbajtjen e

regjistrimeve;g) për të përcaktuar mënyrën e prodhimit të pullave të akcizës,

personat e duhur, natyrën dhe të dhënat e përmbajtura dhe dispozita të tjera për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave, si dhe tipin e përshkrimin e mallrave të akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë;

gj) për zbatimin e neneve 4, 5, 6, 10, 11, 12, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 32, 36, 37, 38, 39.

2. Në udhëzimet e Ministrit të Financave parashikohen rregulla normative të posaçme, në varësi të kategorive të personave, trojeve,

308

Page 309: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ndërtesave ose mjediseve të tjera, ose mallra akcize të llojeve dhe përshkrimeve të ndryshme.

Neni 56

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet e tij ligjore më 1 korrik 2003.

K R Y E T A R I Servet Pëllumbi

309

Page 310: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 1

MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISËKodi NK Përshkrimi Shkalla tatimoreI KAFE09 01 11 0009 01 12 00

Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo 40 lekë/kg

09 01 21 0009 01 22 00

Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo 80 lekë/kg

09 01 90 Lëkura dhe lëvoret e kafesëZëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe

40 lekë/kg

21 01 1121 01 12

Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.)

250 lekë/kg

II LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE

20 09 Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë embëlsuese

3 lekë/litri

22 01 Ujërat minerale ose natyrale dhe ujërat e gazuara pa ëmbëlsues dhe aromatizues shtesë

1 lekë/litri

22 02 Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave

3 lekë/litri

III BIRRË, VERË, ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE

22 03 Birrë e bërë nga malto 30 lekë/litri22 04 Verë dhe verërat e gazuara; shampanjë;

musht rrushi20 lekë/litri

22 05 Vermut e verëra të tjera të përgatitura nga bimë ose substanca aromatizuese

20 lekë/litri

22 06 Të tjera pije të fermentuara (p.sh. cider, cider dardhe, hydromel); përzierje të pijeve të fermentuara dhe pijeve jo alkoolike të papërmendura dikut tjetër

20 lekë/litri

22 07 10 00 Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike ndaj volumit prej 80% ose më tepër

100 lekë/litri

22 07 20 00 Alkool etilik i danatyruar 0

22 08 Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike deri në 80%; pije alkoolike, likerna dhe alkoole të tjera

100 lekë/litri

22 08 20 29 Raki 80 lekë/litriIV Duhan dhe nënproduktet e tij24 02 10 00 Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan 2 240 lekë/kg24 02 20 Cigare që përmbajnë duhan 20 lekë/paketa

310

Page 311: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

24 02 90 Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani

2 240 lekë/kg

24 03 Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit, duhan i homogjenizuar ose i rindërtuar, ekstrakte dhe esenca prej duhani

1 500 lekë/kg

V NËNPRODUKTET E NAFTËS27 10 11 11 deri27 10 11 90përveç27 10 11 1127 10 11 1527 10 11 2127 10 11 3127 10 11 70

Vajra të lehtë (benzinë dhe benzol):- 89,9 oktan ose më pak- mbi 89,9 oktanVajra të lehtaVajra të lehtaSolvent, benzinë e bardhë (ëhite spirit)Benzinë avionëshKarburant jet

30 lekë/litri31 lekë/litri00 5 lekë/kg00

27 10 19 11 deri27 10 19 2927 10 19 21

VajguretKarburant jet, tip vajguri

20 lekë/litri0

27 10 19 31 deri27 10 19 49

Vajra të rënda (gazoil) 50 për qind

27 10 19 51 deri27 10 19 69

Vajra të rënda si lëndë djegëse (lëndë djegëse, solar, mazut)

1 lek për/kg

27 10 19 71 deri27 10 19 99

Vajra lubrifikante dhe vajra të tjera 40 lekë/kg

27 11 12 1927 11 1327 11 12 11

Gaz natyral i lëngëzuar:- për përdorim në automjete

- për përdorim në popullsi (për ngrohje)

30 lekë/kg.

027 12 Graso, xhelatinë nafte, dylle parafine, dylle

të tjera hidrokarburesh (graso, valvolinë)20 lekë/kg

27 13 11 0027 13 12 00

Koks nafte i kalçimuar ose jo 1 lek/kg

27 13 20 00 Bitum nafte 5 lekë/kg

27 13 90 Mbetje të vajrave të naftës dhe të mineraleve bituminoze (bitumen)

5 lekë/kg

27 14 Bitum dhe asfalt, natyral, rreshpe bituminoze ose rreshpe nafte dhe rëre bituminoze; asfaltet dhe gurët asfaltikë

5 lekë/kg

27 15 Përzierje bituminoze të bazuara në asfaltin natyral, në bitumen e naftës, në katranin mineral, ose në terpentinën e katranit mineral (masticet bituminoze)

5 lekë/kg

29 0129 02

Hidrokarbure aciklike dhe ciklike përfshirë (etilen, benzen, toluol, ksilol)

5 lekë/kg

VI Artikuj kozmetike, parfumeri dhe tualeti

33 03 00 10 Parfume 50 për qind

311

Page 312: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

33 03 00 9033 07 20 00

Ujëra tualetiDeodorante

50 për qind50 për qind

312

Page 313: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

U D H E Z I M

Nr. 7 datë 16.06.2003

PER AKCIZAT

Në zbatim të Nenit 55 të Ligjit Nr. 8976 “Për Akcizat”, Ministri i Financave, nxjerr këtë :

U D H E Z I M

PJESA I – DISPOZITA TË PERGJITHSHME

1. Zbatimi

1.1 Ky udhëzim zbatohet për mallrat që tatohen me akcizë në Republikën e Shqipërisë dhe ndaj çdo personi që prodhon dhe/ose tregton mallra akcize, si dhe për troje, ndërtesa ose ambjente të tjera ku mbahen ose prodhohen mallra akcize, sipas përcaktimeve në nenin 2 të ligjit Nr. 8976 “Për akcizat” (që në vijim do t’i referohemi shkurt “Ligji”).

1.2 Ky udhëzim hyn në fuqi më 1 korrik 2003. Megjithatë, në rrethanat kur një personi, objekt i këtij udhëzimi, i kërkohet të bëjë ndryshime materiale në magazinën e miratuar tatimore dhe në rast se personi në fjalë do të prodhojë ose tregtojë mallra akcize përpara 1 korrikut, çdo ndryshim i tillë duhet te kryhet deri më 1 shtator 2003.

1.3 Formularët dhe shënimet e paraqitura në Shtojcat bashkangjitur këtij udhëzimi janë pjesë e udhëzimit dhe kane fuqi të njejtë ligjore. 1.4 Prodhimi i mallrave të akcizës përfshin :

a) prodhimin e mallrave të akcizës nga lëndë të para që nuk janë subjekt akcize;

b) përpunimin dhe/ose amballazhimin e mallrave te akcizës që rezulton në nje rritje ose ulje të vëllimit apo peshës së mallrave të akcizës, pavarësisht nëse akciza mbi mallrat e akcizës ka qenë paguar ose jo përpara përpunimit ose amballazhimit

PJESA II – AUTORIZIMI DHE MIRATIMI

2. Autorizimi për tatimpaguesit e akcizës

2.1 Kërkesa për marrjen e autorizimit për trajtimin e mallrave të akcizës (nga një “tatimpagues i autorizuar i akcizës”), sipas nenit 4 dhe nenit 7 të ligjit duhet të paraqitet dorazi nga personi që kërkon autorizimin (“aplikanti”), të paktën 30 ditë përpara datës së parashikuar për fillimin e veprimtarisë tregtare, ose, nëse personi është aktualisht tatimpagues akcize, jo me

313

Page 314: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

vonë se data 1 korrik 2003, duke përdorur formularin në shtojcën 1. Formulari duhet të dorëzohet në degën e tatimeve të rrethit ku është vendndodhja kryesore e biznesit të aplikantit.

2.2 Çdo aplikant duhet të jetë i rregullt dhe i besueshëm, gjë që nënkupton se nuk duhet të ketë detyrime të pashlyera që rezultojnë në tatime të papaguara ndaj administrates tatimore, shuma të papaguara ndaj ndonjë organi tjetër shtetëror, kontribute sigurimesh shoqërore ose taksa lokale të papaguara, duhet të mos ketë vuajtuar ndonjë lloj dënimi penal pesë vitet e fundit, duhet të ketë një adresë tregtare në Republikën e Shqiperisë, duhet të sigurojë garancitë e kërkuara sipas pjesës III të këtij udhëzimi dhe të jëtë i aftë të zbatojë kërkesat e ligjit në lidhje me akcizën.

2.3 Administrata Tatimore mund të refuzojë dhënien e autorizimit nëse aplikanti konsiderohet person jo i rregullt sipas paragrafit 2.2 më lart.

2.4 Çdo autorizim akcize i lëshuar sipas dispozitave të këtij udhëzimi do të jetë i vlefshëm për një periudhe 12 mujore.

2.5 Në rastet kur aplikanti nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit dhe të këtij udhëzimi, organi tatimor mund të refuzojë rinovimin e autorizimit të lëshuar.

2.6 Vendimi lidhur me kërkesen për autorizim të tatimpaguesit të akcizës jepet nga organi tatimor brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, përveçse në rastet kur të dhenat e kërkesës ose të aplikantit janë nën investigim.

2.7 Emërtimi “nën investigim” në paragrafin 2.6 më lart, përfshin rrethanat kur informacioni i kërkuar nga organi tatimor për të vendosur nëse aplikanti është ose jo person i rregullt dhe i besueshëm, nuk është konfirmuar.

2.8 Autorizimi i parashikuar nga ky udhëzim dhe dispozitat e nenit 4 të ligjit, mund të lëshohet edhe pa marrë miratimin për një magazinë tatimore. Megjithatë, mungesa e miratimit për magazinë tatimore, nënkupton që personit të autorizuar nuk i lejohet të mbajë mallra akcize të çfarëdo lloji nën regjimin e pezullimit tatimor.

2.9 Një person, i cili nuk është një përfaqesues tatimor, dhe bën kërkesë për marrjen e autorizimit sipas këtij udhëzimi, pa bërë kërkesë për miratimin e magazinës tatimore, duhet të paraqesë informacionin e mëposhtëm, duke deklaruar sipas rastit, që informacioni është i përkohshëm dhe duke konfirmuar që informacioni përfundimtar do të jepet i saktë në momentin e kërkesës për miratim të magazinës tatimore:

1)procesin e prodhimit që do te kryhet; 2)normativat e lëndeve të para që përdoren për prodhimin e mallrave të gatshme të akcizës;

314

Page 315: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3)humbjet ne prodhim ose ruajtje gjatë ecurisë së zakonshme të biznesit.

2.10 Në autorizimin e akcizës që i jepet përfaqsuesit tatimor, i cili do të furnizojë me pulla prodhuesin jashtë vendit, do të përcaktohet se si do të bëhet ngjitja e pullave në njësinë e amballazhimit.

2.11 Çdo kërkese duhet t’i bashkëngjitet një mandat-pagese që vërteton pagesën e shumës së parimbursueshme prej 10,000 Lekësh.

3. Kërkesa për miratimin e magazinës tatimore

3.1 Një tatimpagues akcize i autorizuar që dëshiron të prodhojë mallra akcize (përveç atyre personave që klasifikohen brenda përkufizimit të nenit 4 (7) të ligjit) ose të mbajë mallra nën regjimin e pezullimit tatimor (përveçse kur mbahen në një magazinë të miratuar si magazinë doganore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave), duhet ta bëjë këtë vetëm në një magazinë të miratuar tatimore.

3.2 Kërkesa për miratimin e një magazine tatimore duhet të paraqitet duke përdorur formularin në shtojcen 2 të këtij udhëzimi dhe, bashkë me të gjithë informacionin plotësues që kërkon formulari, duhet të dorëzohen në degën e tatimeve që mbulon magazinën tatimore të propozuar, të paktën 30 ditë përpara se aplikanti të fillojë veprimtarinë tregtare (ose përpara 1 korrikut 2003, nëse është tatimpagues ekzistues akcize).

3.3 Çdo kërkese duhet t’i bashkëngjitet një mandatpagesë që vërteton pagesën e shumës së parimbursueshme prej 10.000 Lekësh.

3.4 Aplikanti nuk duhet: të blejë ose marrë me qera tokë posaçerisht për ndërtimin e një

magazine tatimore; të blejë një ndërtesë me qëllimin e vetem të përdorimit të saj si

magazinë tatimore; të fillojë ndonjë punë ndërtimore ose strukturore; të ndërmarre veprime të tjera,

duke marrë të mirëqenë miratimin e magazines tatimore.

3.5 Çdo miratim për magazinë tatimore i lëshuar sipas dispozitave të këtij udhëzimi, do të jetë i vlefshëm për një periudhë 12 mujore.

3.6 Si pjesë e procesit të shqyrtimit për miratimin e një magazine tatimore, punonjesi i degës tatimore përgjegjës për kërkesën e magazinës tatimore, do të vizitojë ambjentin dhe do të kryejë një inspektim të përgjithshëm. Punonjesi do të ketë me vete formularin e kërkesës dhe hollesitë e planit të propozuar për magazinën tatimore. Ai duhet të verifikojë nëse informacioni i paraqitur në kërkesë është i saktë. Punonjesi duhet të verifikojë që:

- Ekziston garancia financiare për sigurimin e akcizës mbi mallrat e akcizës të magazinuara në magazinën tatimore.

315

Page 316: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Plani i paraqitur pasqyron me saktësi planimetrinë e magazinës tatimore të propozuar - Lëndët e para ruhen në një ambjent të veçantë brenda magazinës, që është i ruajtur dhe mund të kyçet, dhe asnjë lëndë e parë nuk mund të hyjë ose dalë nga ambjentet e magazinimit pa u regjistruar dhe evidentuar siç duhet.- Ambjentet për magazinimin e mallrave të mbajtura në regjimin e pezullimit tatimor janë të përcaktuara qartë dhe të ndara nga ambjentet ku mbahen mallrat e tatueshme, dhe asnjë mall, qoftë i pezulluar ose i tatueshëm, nuk mund të hyjë ose të dalë nga magazina pa u regjistruar dhe evidentuar ashtu siç duhet.- Aplikanti duhet të kuptojë dhe të zbatojë të gjitha kerkesat për mbajtjen e regjistrimeve. Në rastet kur regjistrimet mbahen në kompjuter, sistemi i informatizuar duhet të jetë në gjendje të riprodhojë të dhënat e kërkuara dhe të nxjerrë raporte periodike sipas këtyre udhëzimeve.- Depozitat që do të përdoren në magazinën tatimore të propozuar duhet të kenë të shënuar qartë një numër identifikimi dhe vëllimin e tyre.- Testimi i të gjitha paisjeve matëse është bërë në mënyrën e duhur. - Të kontrollohet mënyra e ngjitjes së pullave të akcizës për të siguruar zbatimin e këtij udhëzimi dhe veçanërisht duhet të miratohen materialet që do të përdoren për ngjitjen e pullave të akcizës.- Të gjitha hapësirat ku magazinohen mallrat e akcizës, të ambalazhuara ose jo, të jenë të sigurta dhe të mbahen të kyçura.

Në rrethanat kur informacioni i dhënë nuk është i saktë, kërkesa ose plani duhet ndryshuar duke shpjeguar shkaqet e këtij gabimi.

3.7 Miratimi për magazinë tatimore nuk do të jepet nëse aplikanti nuk paraqet një garanci për magazinë tatimore të miratuar nga një institucion financiar i miratuar, në përputhje me dispozitat e parashikuara në pikën 10 më poshtë.

3.8 Për miratimin e një magazine tatimore duhet të përmbushen kushtet mëposhtme:

- Mallrat e ambalazhuara të akcizës duhet të magazinohen në hapesira që mundësojnë lehtësisht dallimin dhe numerimin e tyre. - Çdo mall akcize duhet të jetë lehtesisht i identifikueshëm me anë të caktimit të një numri reference të stokut (mallit gjendje) dhe datës së prodhimit. - Mallrat e akcizës për eksport duhet të dallohen lehtë dhe të jenë të gatshme për inspektim. - Të mbahen regjistra të veçantë në zbatim të dispozitave të ligjit dhe të këtij udhëzimi.- Magazina tatimore duhet të ruhet dhe të ketë një sistem sigurimi në mënyrë që të minimizohet rreziku i vjedhjes së mallrave të

316

Page 317: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

akcizës. Sistemi i sigurimit duhet të sigurojë që të gjitha hyrjet të mbyllen dhe te kyçen mirë, dhe atje ku ka dritare të vihen hekura. Çdo person që mban çelës dhe që hap dhe mbyll dritare dhe dyer, duhet të jetë i autorizuar nga dega e tatimeve që mbulon magazinën tatimore dhe emrat e çelesmbajtësve të autorizuar duhet të renditen në dokumentin e miratimit të magazinës tatimore. - Të gjitha paisjet që përdoren për prodhimin, matjen ose magazinimin e lëndëve të para, produkteve të ndërmjetme ose produkteve të gatshme të akcizës, duhet të kontrollohen, numërohen ose plumbosen.

3.9 Organet tatimore mund të refuzojnë rinovimin e autorizimit të akcizës, lëshuar sipas nenit 5 të ligjit dhe këtij udhëzimi, në rrethanat kur aplikanti nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit dhe të udhëzimit, ose mund të refuzojë dhënien e miratimit për magazinën tatimore, kur magazina tatimore nuk përmbush ndonjë nga kushtet e përcaktuara në paragrafin 3.8 më siper, ose kur aplikanti ka kërkuar miratimin për një operacion që nuk lejohet nga dispozitat e ligjit ose udhëzimit.

3.10 Vendimi për miratimin e kërkesës për autorizimin e magazinës tatimore do të jepet nga administrata tatimore brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, përveçse në rastet kur të dhënat e aplikimit ose aplikantit janë duke u investiguar.

3.11 Përkufizimi “nën investigim” në paragrafin 3.10 më lart, përfshin ato raste kur organi tatimor nuk është i kënaqur me ndonjë aspekt të kërkesës për magazinë tatimore, përfshirë edhe masat e sigurisë dhe metodat që do të përdoren në magazinën tatimore të propozuar, për të matur sasinë e mallrave të prodhuara të akcizës në magazinën e propozuar tatimore.

3.12 Autorizimi i lëshuar sipas këtij udhëzimi do të mbahet gjatë gjithë kohës në magazinën tatimore, për të cilën lëshohet dhe duhet t’i paraqitet punonjësit tatimor sipas kërkesës në raste inspektimi.

3.13 Organet tatimore mund t’ia transferojnë miratimin e magazinës tatimore një personi tjetër, nëse ky person është një tatimpagues i autorizuar akcize sipas nenit 4 të ligjit, me një kërkesë të shkruar dhe pas vërtetimit të pagesës së një tarife administrative prej 5,000 Lekësh.

4. Revokimi (heqja) e autorizimit si tatimpagues akcize ose e miratimit për magazinë tatimore

4.1 Revokimi (heqja) e autorizimit të tatimpaguesit të akcizës, në kuptimin e nenit 9(3) të ligjit, mund të bëhet në rastet kur:

- tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, për çdo magazinë tatimore të administruar prej tij, nuk ka paguar në kohë akcizën mbi 4 herë brenda një periudhe 12-mujore, në të cilën është paralajmëruar me shkrim nga organet tatimore; - tatimpaguesit i është bërë rivlerësim për tatim të papaguar të akcizës më tepër se 3 herë brenda një periudhe 12-mujore, ose ka

317

Page 318: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

marrë një paralajmerim me shkrim për heqje të autorizimit gjatë asaj periudhe 12-mujore;- tatimpaguesi ka reklamuar në menyrë të qëllimshme një vlerë akcize që nuk i takon; - tatimpaguesi ka penguar një punonjës tatimor për ushtrimin e detyrës; - tatimpaguesi ka kryer veprime që e klasifikojnë atë si person të parregullt dhe të pabesueshëm.

4.2 Arsye për revokimin e autorizimit të tatimpaguesit te akcizës, shprehur ne nenin 9(3) te ligjit, do te konsiderohen ato raste kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizes nuk ka siguruar nivelin e kërkuar të garancisë financiare; nuk ka mbajtur ose azhornuar të dhenat e duhura edhe pasi është paralajmeruar me shkrim nga punonjesi i tatimeve; ka vazhduar te kryejë operacione të paautorizuara ose ka perdorur paisje te paautorizuara ose kur i eshte revokuar garancia financiare nga garantuesi i autorizuar dhe nuk e ka zevendesuar atë.

4.3 Organi tatimor duhet të njoftojë tatimpaguesin e autorizuar të akcizës dhe/ose operatorin (administratorin) e një magazine të miratuar tatimore për qellimin e revokimit të autorizimit/miratimit të lëshuar sipas nenit 4 dhe/ose 5 te ligjit, duke e informuar atë për datën në të cilën autorizimi/miratimi do të shfuqizohet. Data e shfuqizimit duhet caktuar , jo më herët se 90 ditë nga data e njoftimi të revokimit, me perjashtim të rastit kur revokimi bëhet për arsye të tërheqjes së garancisë së kërkuar nga garantuesi, rast në te cilin, data e revokimit për miratimin e magazinës tatimore (dhe jo autorizimit), do të jetë data kur skadon garancia.

4.4 Nëse pas datës së skadimit të miratimit për magazinë tatimore, ka ende ndonjë sasi mallrash për të cilat nuk është paguar akcizë:

a. akciza për këto mallra duhet të paguhet menjëherë; b. organi tatimor mund të bëjë kërkesë kundrejt një garancie financiare

ekzistuese për ato mallra; c. mbështetur në dispozitat e nenit 41 të ligjit, organi tatimor mund t’i

sekuestrojë këto mallra.

PJESA III – GARANCITE FINANCIARE

5. Detyrimi për garancinë

5.1 Në rrethanat kur organi tatimor kërkon një garanci për magazinën tatimore si kusht për lëshimin e miratimit të magazinës tatimore sipas nenit 5(3) të ligjit, duhet të zbatohen dispozitat e këtij udhëzimi.

5.2 Kryetari i degës së tatimeve mund të miratoje kërkesën e një tatimpaguesi të autorizuar akcize lidhur me një garanci të pjesshme për magazinën tatimore për:

318

Page 319: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a. magazinat e reja tatimore të miratuara pas 1 korrikut 2003, kur këto magazina tatimore janë miratuar si të tilla në më shumë se dy vite pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi;

b. magazinat tatimore, në të cilat prodhoheshin mallra akcize që perpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, gjatë shqyrtimit të kërkesës për garanci të pjesshme për magazinën tatimore do të merret parasysh periudha e kohes gjatë të cilës magazina tatimore ka operuar në mënyrë të rregullt;

c. tatimpaguesit e autorizuar të akcizës që kanë plotësuar kushtet e miratimit përkatës për magazinën tatimore;

d. tatimpaguesit e autorizuar të akcizës që kanë paguar shumën e duhur të akcizës në kohen e duhur gjatë gjithë periudhës që mbulon miratimi;

e. rastet kur shuma e tatimit të akcizës së papaguar mbi mallrat e akcizës të magazinuara në një magazinë tatimore, në çdo kohë, nuk i kalon 2.000,000 Lekët.

5.3 Nivelet e garancisë së pjesshme për magazinë tatimore shpjegohen në pikën 10 me poshtë.

6. “Garantuesi i miratuar”

6.1 Vetëm institucionet financiare të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të veprojnë si garantues. Çdo institucion financiar që kërkon miratim si garantues i miratuar, duhet të bëjë një kërkesë pranë organit tatimor duke përdorur formularin e paraqitur në shtojcën 3, të dorëzojë dokumetet që kërkohen në shënimet e formularit dhe të paraqesë një listë të nënshkruesve të autorizuar zyrtarisht me shkrim nga institucioni financiar, e cila do të mbetet në fuqi derisa të amendohet zyrtarisht me shkrim nga institucioni financiar.

6.2 Për qëllim të këtij udhëzimi, “garantuesi i miratuar” është një institucion financiar i autorizuar që merr përsiper t’i paguaj administratës tatimore një shume të barabartë me akicizën për t’u paguar ose një shumë tjetër për t’u arkëtuar si akcizë e pagueshme, por e papaguar mbi mallrat e akcizës që mbulohen nga kushtet e garancisë, siç përcaktohet me poshtë në paragrafin 8.1 të këtij udhëzimi, në rastin kur një tatimpagues i autorizuar akcize nuk arrin të paguaje tatimin e duhur ose çdo shumë tjeter për t’u arkëtuar si tatim për t’u paguar mbi mallrat e akcizës të mbuluara nga kushtet e garancisë.

7. Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës është pergjegjes per përgatitjen e garancise

7.1 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, përgjegjes për pagimin e akcizës është përgjegjes për përgatitjen e një garancie të miratuar me garantuesin e miratuar.

319

Page 320: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

7.2 Detyrimi i tatimpaguesit të autorizuar të akcizës nuk kufizohet në shumën që mbulon garancia. Organi tatimor mund të bëjë vlerësim tatimor për tatimpaguesin e autorizuar të akcizës, për të gjithë tatimin e pashlyer të akcizës që rezulton nga parregullsitë në magazinën tatimore, ose gjatë çdo levizjeje për të cilat tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ka siguruar një garanci.

8. Garancitë

8.1 Termi “garanci e miratuar” ka të njëjtin kuptim si ajo që është dhënë në nenin 2 të ligjit dhe është një marrëveshje ndërmjet garantuesit të miratuar, tatimpaguesit të autorizuar të akcizës dhe organit tatimor, ku garantuesi i miratuar është institucioni financiar që duhet të veprojë në përputhje me dispozitat e paragrafit 6.1 më lart.

8.2 Garancia duhet mbajtur në magazinën tatimore përkatese dhe duhet t’i paraqitet punonjësit tatimor sa herë që kerkohet.

8.3 Në rrethanat kur mbahet një garanci për vendndodhje të ndryshme, një kopje e garancisë duhet të mbahet në secilën nga magazinat tatimore perkatese.

9. Kerkesa per garancinë

9.1 Për marrjen e garancisë së miratuar për magazinën tatimore, duhet të bëhet një kërkesë pranë degës së tatimeve duke përdorur formularin në shtojcen 4.

9.2 Kërkesat do të pranohen për:

a)një garanci për magazinë tatimore; b)një garanci për lëvizjen e mallrave të akcizës; c)një garanci të përbashkët për magazinën tatimore dhe levizjen; d) një garanci për magazina tatimore në vendndodhje të ndryshme, me kusht që operatori [administratori] i magazines tatimore të jetë i njëjti person për të gjitha magazinat tatimore.

9.3 Garantuesi duhet të dorëzojë formularin e kërkesës pranë degës tatimore që mbikqyr magazinën tatimore, të cilës i referohet garancia ose degës tatimore që mbulon vendin kryesor të biznesit në rastin e garancive për vendndodhje të ndryshme.

9.4 Dega e tatimeve nuk do të lëshojë një miratim për magazinë tatimore, po të mos ketë një garanci të vlefshme për magazinën tatimore dhe të miratuar nga dega e tatimeve.

9.5 Leja për lëvizjen e mallrave në regjimin e pezullimit tatimor nuk do të jepet po të mos ketë një garanci të vlefshme për levizjen, dhe të miratuar nga dega tatimore.

320

Page 321: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

9.6 Në rastet kur kërkohet një garanci për magazinë tatimore dhe një garanci lëvizjeje, mund të pranohet një garanci e vetme, e përbashkët, me kusht që shuma e garancisë të jetë e mjaftueshme për të përmbushur detyrimet sipas pikës 10 më poshtë dhe detyrimet të jenë të ndara qartë ndërmjet detyrimit të akcizës në magazinën tatimore dhe detyrimit mbi lëvizjet në regjimin e pezullimit tatimor.

9.7 Në rrethanat kur kërkohet një garanci për vendndodhje të ndryshme, ku me garanci për vendndodhje të ndryshme nënkuptojme një garanci që mbulon detyrimet e më shumë se një magazinë tatimore që administrohet dhe zotërohet nga i njejti person, mund të pranohet një kërkesë e vetme me kusht që, në formularin e kërkesës të përfshihen të dhënat që lidhen me të gjitha detyrimet e akcizës për çdo magazinë tatimore të subjektit që bën kërkesën.

9.8 Nëse kërkesa për garanci pranohet, dega e tatimeve përgjegjëse për magazinën dhe vendin kryesor të biznesit të tatimpaguesit të autorizuar të akcizës, sipas rastit do t’i dërgojë një letër pranimi garantuesit dhe tatimpaguesit të autorizuar të akcizës, duke ruajtur kërkesën në dosjet e degës tatimore.

10.Nivelet e garancisë

10.1 Niveli i garancisë që kërkohet për magazinën tatimore do të llogaritet në lidhje me vlerën potenciale të akcizes mbi gjendjen e stokut në fund të muajit, si më poshtë:

a. më pak se 2 000 000 lekë – nuk kërkohet asnjë garanci;b. më e vogel ose e barabarte me 100 milion lekë – 100% e detyrimit

tatimor;c. më e madhe se 100 milion lekë, por jo mbi 250 milion lekë - 100% e

detyrimit deri në 100 milion lekë plus 25% e detyrimit të mbetur; d. mbi 250 milion lekë - 100% e detyrimit deri në 100 milion lekë plus

25% të detyrimit deri në 250 milion lekë plus 10% e detyrimit të mbetur.

10.2 Në rrethanat kur një tatimpagues i autorizuar i akcizës bën kërkesë për një garanci të pjesshme për magazinën tatimore sipas pikës 5.2 të udhëzimit më lart, niveli i garancisë së pjesshme do të llogaritet si më poshtë:

a. për 2 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 75% të niveleve të specifikuara në paragrfin 10.1 më lart;

b. për 5 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 50% të niveleve te specifikuara më lart në paragrafin 10.1;

c. për 7 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 25% të niveleve të specifikuara më lart në paragrafin 10.1.

10.3 Niveli i kërkuar i garancisë së lëvizjes, do të llogaritet duke ju referuar shumës mesatare të akcizës së pezulluar në levizjet e një jave, e

321

Page 322: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

llogaritur kjo duke ju referuar të gjitha lëvizjeve në 12 muajt e mëparshëm nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës.

10.4 Në rrethanat kur subjektet e akcizës nuk kanë zhvilluar biznes për një periudhë 12 mujore, garancia do të llogaritet mbi nivelin e akcizës së parashikuar paraprakisht të lëvizjeve të pezulluara gjatë lëvizjeve mesatare të një jave.

10.5 Përveç dispozitave në 10.3 më lart, administrata tatimore mund t’i kërkojë një subjekti akcize që të sigurojë një garanci, që do të mbulojë shumën maksimale të akcizës së pezulluar për një lëvizje të vetme. Kjo dispozitë do të zbatohet kur:

a. operatori i magazinës tatimore nuk ka levizur më parë mallra nën regjimin e pezullimit tatimor;

b. operatori i magazinës tatimore ka vonuar pagesen e tatimit të akcizës më shumë se një herë gjatë dy viteve te fundit;

c. operatori i magazinës tatimore ka marrë më shumë se dy vlerësime sipas nenit 14 të ligjit gjatë 12 muajve.

10.6 Organi tatimor do të monitorojë nivelin e garancisë në lidhje me lëvizjet nën regjimin e pezullimit tatimor dhe mallin gjëndje të çdo personi që ka një garanci dhe do të kërkojë një rritje në nivelin e garancisë financiare të kërkuar, në rastet kur detyrimi i akcizës rritet me një vlerë të konsiderueshme. Monitorimi nënkupton krahasimin e të dhënave që mbahen nga tatimpaguesi i akcizës në lidhje me stokun e mbajtur dhe të lëvizur nga magazina tatimore, sipas garancive ekzistuese.

10.7 Në rrethanat kur niveli i mallit gjëndje dhe/ose lëvizjet e mallrave të akcizës të një tatimpaguesi të autorizuar të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor kanë rënë ose janë rritur, ai person mund të bëjë një kërkesë pranë degës së tatimeve në rreth për zvogëlimin ose rritjen e nivelit të garancisë duke dorëzuar një kërkesë të re sipas formularit në shtojcen 4.

10.8 Shuma e akcizës së garantuar me çfarëdo lloj garancie në fuqi nuk prek kompetencat e organit tatimor sipas nenit 14 të ligjit për të vlerësuar një shumë akcize që e tejkalon shumën e garantuar.

11.Terheqja e një garancie

11.1 Garancia do të mbetet në fuqi, derisa të njoftohet si e terhequr nga garantuesi, ose derisa garancia të skadojë sipas datës së caktuar nga garantuesi në formularin e garancisë. Megjithatë, organi tatimor duhet të njoftohet 30 ditë përpara, për tërheqjen e garancisë nga garantuesi dhe garancia do të mbetet në fuqi, derisa të përfundojë ky afat, përveçse në rastet kur garancia është zëvendësuar nga një garanci e re nga i njëjti garantues.

322

Page 323: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

11.2 Kur një garanci terhiqet ose skadon, dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk e zevendëson garancinë, organi tatimor do të revokojë miratimin përkatës të magazinës tatimore dhe akciza mbi mallrat e akcizës në magazinë duhet të paguhet menjëherë, dhe asnjë mall akcize nuk mund të nxirret nga magazina nën regjimin e pezullimit tatimor, përveçse në rastet kur levizja e mallrave mund të përfundohet përpara tërheqjes ose skadimit të garancisë ose kur mbulohet nga një garanci individuale lëvizjeje.

11.3 Garancia nuk mund të tërhiqet sa kohë që vazhdon lëvizja e kategorive të ndryshme të mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor, derisa detyrimi tatimor mbi ato mallra të sigurohet nga një garanci tjetër ose të paguhet plotësisht, ose të garantohet sipas kërkesave të organit tatimor.

12. Kërkesat kundrejt garancive

12.1 Detyrimet tatimore të papaguara do t’i njoftohen garantuesit kryesor me anë të lëshimit të një vlerësimi sipas nenit 14 të ligjit, që ka të bëjë me tatimpaguesin e autorizuar të akcizës në magazinën tatimore të miratuar ku lindi detyrimi tatimor, ose nga e cila ngarkesa është larguar nën regjimin e pezullimit tatimor duke mos u evidentuar.

12.2 Organi tatimor do të bëjë kërkesë kundrejt një garancie, vetëm nëse personi i autorizuar nuk ka paguar një vlerësim të lëshuar sipas nenit 14 të ligjit dhe, pasi është bërë kërkesa kundrejt garancisë, administrata tatimore do t’i kërkojë garantuesit që të bëjë pagesën.

12.3 Organi tatimor do të bëjë një kërkesë kundrejt garancisë, duke i lëshuar një letër kërkesë garantuesit për shumën e vlerësuar të akcizës së papaguar nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, sipas pikës 12.1, duke kërkuar pagesën e akcizës së papaguar deri në nivelin që mbulohet nga garancia në fuqi. Kërkesa nuk i nënshtrohet proçesit të apelimit dhe shuma e kërkuar duhet të paguhet brenda pesë ditëve pune. Çdo shumë e vlerësuar sipas pikës 12.1 por e papaguar nga garantuesi, do të mbetet borxh i pashlyer nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës.

PJESA IV – LEVIZJA E MALLRAVE TE AKCIZES

13. Lëvizja e mallrave të akcizës nga magazina tatimore nën regjimin e pezullimit tatimor

13.1 Dispozitat e kësaj pike duhen koordinuar me dispozitat e pikave 55 deri 58 më poshtë.

13.2 Përpara se ngarkesat e mallrave të akcizës të lënë magazinën tatimore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet të njoftojë dy dite me përpara degën e tatimeve sipas fomularit ne shtojcën 5.

13.3 Të gjitha lëvizjet e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor ndërmjet magazinave tatimore të miratuara në Republikën e Shqipërisë ose nga një magazinë e miratuar për eksport, duhet të shoqërohen nga

323

Page 324: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dokumenti i lëvizjes në shtojcën 6. Të gjitha rubrikat përkatëse të formularit duhet të plotësohen dhe të verifikohen nga dega tatimore përpara se mallrat të lëvizin.

13.4 Lëvizjet e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor mund të kryhen vetëm pasi dega e tatimeve të ketë kontrolluar mallrat që do të lëvizin, me përjashtim të rasteve kur dega e tatimeve të ketë autorizuar me shkrim tatimpaguesin e autorizuar të akcizës, përgjegjës për pagesën e akcizës mbi mallrat e akcizës në ngarkesë, për të lëvizuar mallrat pa i kontrolluar ato. Lëshimi i një lejeje të tillë bëhet vetëm në rrethanat kur nuk është e mundur që punonjësi të jetë i pranishëm në datën e parashikuar të nisjes, me kusht që, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës t’i përmbahet detyrimit të njoftimit sipas paragrafit 13.2 më lart dhe në të njëjtën kohë shuma e akcizës për ngarkesën të jetë më pak se 100.000 Lek.

13.5 Automjeti ose konteineri me të cilin do të transportohen mallrat e akcizës, duhet të jetë i tipit të miratuar, si dhe duhet të plotësohen kushtet e plumbosjes sipas Udhëzimit 16.

13.6 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës plotëson në magazinën tatimore dokumentin e lëvizjes në tre kopje dhe ia dorëzon punonjësit të degës së tatimeve.Punonjësi do të verifikojë ngarkesën kundrejt regjistrave të magazinës dhe dokumentit të lëvizjes, e nëse mbetet i kënaqur, do të nënshkruajë të tri kopjet, duke mbajtur kopjen e tretë e duke i kthyer kopjen e parë dhe kopjen e dytë tatimpaguesit të akcizës. Nëpërmjet nënshkrimit, punonjësi vërteton sasinë e mallrave të akcizës dhe numrin e përdorur të vulave.

13.7 Tatimpaguesi i akcizës duhet të dërgojë kopjet 1 dhe 2 të dokumentit të lëvizjes së bashku me ngarkesën e mallrave të akcizës në magazinën pritëse ose vendin e eksportit sipas rastit dhe t’ia paraqesë dokumentin punonjësit të degës së tatimeve në magazinën tatimore pritëse ose në Doganë, sipas rastit.

13.8 Dega e tatimeve që mbulon magazinën ose doganën pritëse duhet të firmosë të dyja kopjet e dokumentit të lëvizjes duke deklaruar që vulat janë të paprekura ose të pahapura. Nëse ngarkesa kontrollohet, sasite dhe lloji i mallrave të akcizës të verifikuara, duhet të shënohen në dokumentin e lëvizjes. Kopjo e parë mbahet nga dega e tatimeve për magazinën ose doganën pritëse sipas rastit. Kopjo e dyte duhet t’i kthehet magazinës së nisjes.

13.9 Doganat duhet të kontrollojnë nëse vula e të gjitha ngarkesave të mbërritura për eksport është prekur, fallsifikuar ose ka humbur.

14. Marrja në dorëzim e mallrave nën regjimin e pezullimit tatimor në magazinën tatimore

14.1 Një magazinë tatimore mund të pranojë vetëm kategoritë e mëposhtme të mallrave të akcizës nën regjim pezullimi tatimor:

a. mallra akcize që janë prodhuar ose ambalazhuar në Republikën e Shqipërisë dhe dërgohen ose livrohen për në magazinat tatimore që janë pronë dhe administrohen nga i njëjti person;

324

Page 325: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. ngarkesat tregtare të mallrave që janë prodhuar ose ambalazhuar në Republikën e Shqipërisë dhe dërgohen ose livrohen dhe për në magazinat tatimore që janë pronë dhe administrohen nga i njëjti person; dhe

c. ngarkesat tregtare të mallrave të akcizës që janë importuar me kusht që të zbatohen dispozitat sipas Udhëzimit 15.

14.2 Për rastet e lëvizjes së parashikuar në paragrafët 14.1(a) dhe (b) më lart, duhet të zbatohet proçedura e përcaktuar në paragrafët 14.3 deri 14.7, ndërsa për rastet e lëvizjeve në paragrafin 14.1 (c) duhet të zbatohet proçedura e përcaktuar në pikën 15.

14.3 Të paktën 2 ditë përpara marrjes së mallrave të akcizës, tatimpaguesi i akcizës përgjegjës për magazinën tatimore pritëse, i paraqet inspektorit të degës së tatimeve që gjendet në magazinën tatimore të dy kopjet e dokumentit të lëvizjes.

14.4 Në ditën e mbërritjes së mallit, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës në magazinën tatimore pritëse, duhet të informojë degën e tatimeve, përgjegjëse për kontrollin e magazinës tatimore pritëse, për kohën e parashikuar të mbërritjes së ngarkesës. Njoftimi mund të bëhet gojarisht.

14.5 Në mbërritjen e ngarkesës nën pezullim tatimor, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës për magazinën pritëse, duhet të paraqesë në degën e tatimeve të dyja kopjet e dokumentit të lëvizjes. Dokumentet duhet të përpunohen nga dega e tatimeve sipas paragrafëve 13.6 dhe 13.8 më lart.

14.6 Asnjë ngarkesë e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor nuk mund të shkarkohet pa praninë e punonjësit të degës së tatimeve, i cili duhet të verifikojë mbërritjen e mallrave në magazinën tatimore, me përjashtim të rasteve kur dega e tatimeve i ka dhënë leje me shkrim tatimpaguesit të autorizuar për shkarkimin e mallit pa praninë e punonjësit të degës së tatimeve.

14.7 Një leje e tillë mund të lëshohet në rastet kur punonjësi i degës së tatimeve nuk mund të jetë i pranishëm në datën e mbërritjes së mallit dhe kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizës të ketë përmbushur detyrimin e njoftimit për lëvizjen dhe në të njëjtën kohë shuma e akcizës të jetë më e vogël se 100.000Lek.

15.Marrja në dorëzim e ngarkesave të importuara të mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor

15.1 Kur një ngarkesë e mallrave të akcizës duhet të importohet dhe të vendoset në një magazinë tatimore të autorizuar, duhet të ndiqet proçedura e mëposhtme.

15.2 Të paktën 2 ditë përpara datës së parashikuar për mbërritjen e mallrave të akcizës në magazinën e miratuar tatimore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet të njoftojë degën e tatimeve për mbërritjen e mallit me anë të formularit në shtojcën 5.

15.3 Me marrjen e njoftimit për mbërritjen e mallrave, organi tatimor e pajis tatimpaguesin me formularin e shtojcës 6 (dokumenti i akcizës që shoqëron e mallit). Ky formular plotësohet nga tatimpaguesi në tre kopje në bazë të dokumentacionit të importit që shoqëron mallin dhe dorëzohet pranë autoriteteve doganore së bashku me deklaratën doganore të

325

Page 326: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

importit (DAV) dhe me të gjitha dokumentat e tjera të importit që shoqërojnë mallin.

15.4 Formulari i lëvizjes së mallit (shtojca 6) i dorëzuar në organin doganor duhet të përmbajë numrin e tij të identifikimit si dhe nënshkrimin dhe vulën e organit tatimor.

15.5 Organi doganor me marrjen e të gjithë praktikës doganore të parashikuar në pikën 15.3 më lart, proçedon me kontrollin dokumentar të deklaratës doganore dhe të shtojcës 6, duke verifikuar përputhshmërinë ose jo të deklarimit të bërë nga tatimpaguesi me dokumentet shoqëruese të mallit.

15.6 Pas kryerjes së proçedurës së zhdoganimit organi doganor pasqyron në Shtojcën 6 rezultatet e kontrollit dhe vendos në të njëkohësisht edhe referencat e DAV të importit në kutinë 2. Kopja e tretë e dokumentit të lëvizjes (Shtojca 6), i bashkëngjitet praktikës doganore, ndërsa dy kopjet e tjera shoqërojnë mallin.

15.7 Tatimpaguesi paguan detyrimin doganor, TVSH-në, taksën e rrugës dhe sipas rastit edhe taksat e tjera, por nuk paguan akcizë.

15.8 Në kutinë 47 të deklaratës doganore, në një rresht të veçantë do të përllogaritet vlera e akcizës dhe përkrah saj do të vendoset shënimi “pezullim tatimor”, ndërsa në kutinë 44 të deklaratës doganore do të vendoset numri i identifikimit të tatimpaguesit dhe data e dokumentit të lëvizjes (shtojca 6).

15.9 Dogana firmos dokumentin e lëvizjes me zbulimet e kontrollit së bashku me të dhënat e vulave të përdorura dhe mban kopjen e tretë të dokumentit të lëvizjes.

a)Kur dokumenti mbërrin në pikën doganore të importit dhe vula e ngarkesës është e paprekur, punonjësi doganor nënshkruan formularin e lëvizjes së mallrave ku edhe deklaron se në momentin e mbërritjes së ngarkesës në doganë, vula ishte e paprekur dhe se nuk ishin kryer kontrolle doganore mbi ngarkesën. b) Nëse vërehet se vula është thyer ose falsifikuar, ose kur dogana kërkon të ushtrojë një kontroll fizik të ngarkesës, punonjësi doganor duhet të kontrollojë sasinë e mallrave të akcizës brenda ngarkesës dhe të firmosë formularin e lëvizjes duke shënuar sasinë e mallrave të akcizës brenda në ngarkesë.c)Në rastet kur, për qëllimet e kryerjes së një kontrolli sipas Kodit Doganor vula thyhet nga doganat, ose kur vula e dërguesit është thyer ose prekur, punonjësi i administratës doganore duhet të riplumbosë ngarkesën me një vulë doganore ose të mbikqyrë vendosjen e një vule nga shoqëria spedicionere dhe të nënshkruajë, formularin e lëvizjes duke shënuar sasinë e gjetur të mallrave të akcizës dhe numrin e ri të vulës.

15.10 Pasi mallrat të jenë zhdoganuar në doganën e hyrjes, tatimpaguesi i akcizës ose një agjent që vepron në emër të tij, njofton verbalisht degën tatimore përkatëse për kohën e parashikuar të mbërritjes së ngarkesës së mallrave të akcizës në magazinën tatimore të destinacionit dhe deklaron nëse ngarkesa ka vulën e dërguesit ose, nëse është kryer një kontroll doganor mbi mallrat dhe, prej ketu mallrat duhet të dërgohen

326

Page 327: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

drejtpërdrejtë në magazinën tatimore duke ndjekur rrugën me të shkurtër të shoqëruar nga kopja e parë dhe e dytë e dokumentit të lëvizjes.

15.11 Nëse në momentin e mbërritjes së ngarkesës punonjësi i degës së tatimeve nuk është i pranishëm në magazinën tatimore pritëse, duhet njoftuar menjëherë dega e tatimeve për mbërritjen e mallit.

15.12 Punonjësi i degës së tatimeve duhet të kontrollojë sasinë e mbërritur të mallrave të akcizës kundrejt sasisë së mallrave të akcizës në dokumentin që shoqëron lëvizjen nga vendi i importit dhe të firmosë në dy kopje gjetjet e rezultuara nga ekzaminimi. Kopja e parë duhet të mbahet nga punonjësi dhe të vendoset në dosjen e tatimpaguesit dhe kopja e dytë i kthehet doganës në pikën e importit.

15.13 Në rastet kur sasia e mbërritur e mallrave të akcizës është më e vogël sesa sasia në dokumentin e lëvizjes, duhet të zbatohen dispozitat e pikës 24 të këtij udhëzimi.

15.14 Asnjë ngarkesë e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor nuk mund të shkarkohet pa praninë e punonjësit të degës së tatimeve, i cili duhet të verifikojë mbërritjen e mallrave në magazinën tatimore, përveçse në rastet kur dega e tatimeve i ka dhënë leje me shkrim tatimpaguesit të autorizuar të akcizës për shkarkimin e mallit pa praninë e punonjësit të degës së tatimeve.

15.15 Dega e tatimeve mund të lëshojë një leje të tillë vetëm në rastet kur nuk ka asnje punonjës të pranishëm në datën e mbërritjes së mallit, dhe kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ka zbatuar proçedurën e kryerjes së njoftimit dhe shuma e akcizës për t’u paguar nuk i tejkalon 100,000 lekë, por leja nuk jepet nëse organet doganore nuk kanë ushtruar kontroll mbi ngarkesën.

15.16 Kur shkarkimi është autorizuar të kryhet pa praninë e punonjësit tatimor, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet të marrë masa për ruajtjen e vulës doganore ose tregtare pas heqjes dhe numri i vulës të jetë shënuar në dokumentin e lëvizjes. Sasia e mallrave të akcizës duhet të regjistrohet në regjistrat e magazinës dhe në formularin e lëvizjes dhe, nëse rezulton ndonjë mospërputhje ndërmjet sasisë në formularin e lëvizjes dhe në sasinë faktike të mbërritur, duhet të njoftohet menjëherë, ose në rastin me të parë të volitshëm, dega e tatimeve.

15.17 Importet e mallrave të akcizës nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Shqipëri ose organizatat ndërkombëtare që kanë një marrëveshje të ratifikuar në Kuvend për përjashtim nga akciza, duhet të kryhen dhe të kontrollohen sipas proçedurave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

PJESA V - MIRATIMI I KONTEINEREVE (DEPOZITAVE), AUTOMJETEVE DHE VULAVE QE PERDOREN PER LEVIZJEN E MALLRAVE TE AKCIZES

16.1 Lëvizjet e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor mund të kryhen vetëm në konteinerë dhe automjete, dyert dhe pjesët e të cilave që çojnë tek mallrat e akcizës të jenë të plumbosura në mënyrë të tillë

327

Page 328: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

që, kur dera ose pjesë të tjera të konteinerit dhe automjetit të hapen, prishja (thyerja) e vulës të jetë e pashmangshme dhe numri i vulës të jetë shënuar në dokumentin e lëvizjes (sipas shtojcës 6).

16.2 Për qëllimet e këtij udhëzimi me “konteiner” nënkuptojmë çdo lloj depozite [tanker, rifuxho] që përdoret për të transportuar ngarkesat tregtare të mallrave të akcizës, me përbërje metalike dhe kur të gjitha hyrjet e konteinerit të mallrave e akcizës duhet të plumbosen.

16.3 Për qëllimet e këtij udhëzimi një “automjet” nënkupton çdo mjet të motorizuar transporti që mund të plumboset. Një automjet nuk mund të përdoret për transportimin e mallrave të akcizës kur anët e automjetit përbehen nga pëlhurë ose material tjetër i butë, ose kur mallrat nuk janë të mbuluara.

16.4 Për qëllimet e këtij udhëzimi, me “vulë” nënkuptohet një pajisje treguese që duhet të shkatërrohet kur hapet kontenieri ose automjeti në të cilin është instaluar, në mënyrë që mos mund të përdoret përsëri.

16.5 Në rastet kur gjatë verifikimit nga punonjesi tatimor vihet re që vula nuk është konform specifikimit të kërkuar atëherë:

a. duhet paguar akciza për ngarkesën; b. lëvizja e ngarkesës nuk duhet të lejohet derisa të vihen vulat e

duhura.

16.6 Çdo përdorues i vulave duhet të zbatojë kushtet e mëposhtme:

a. vulat duhet të kenë një shenjë të përhershme unike identifikimi, të kenë numër serial dhe të përdoren sipas radhës;

b. të gjitha vulat dhe pajisjet për vulosje duhen të mbahen të kyçura dhe çelësi duhet të mbahet nga personi përgjegjes i tatimpaguesit të akcizës;

c. duhet mbajtur një regjistër i përhershëm i stoqeve që të tregojë marrjen e mallit, numrat serialë, përdorimin dhe shkatërrimin e vulave, i cili duhet t’i paraqitet punonjësit përkatës të degës së tatimeve me kërkesën e këtij të fundit;

d. e gjithë gjendja e vulave duhet të inspektohet rregullisht dhe të rakordohet;

e. të gjitha vulat me difekt dhe vulat e hequra pas përdorimit duhet të inspektohen nga një punonjës i organit tatimor përpara shkatërrimit të tyre, që bëhet në mënyrën e miratuar;

f. shenjat e numrave të vulave duhet të tregohen qartë në dokumentet që shoqërojnë mallrat e akcizës dhe të verifikohen përpara lëvizjes së tyre sipas pikës 13.4 më lart;

g. vulat mund të vihen ose të hiqen nga personeli i magazinës tatimore që është autorizuar nga administrata tatimore. Person i autorizuar është ai që përmendet në miratimin e magazinës tatimore, që ka kompetencën e duhur për përdorimin e vulave.

PJESA VI - REGJISTRIMET

17. Regjistrimet e magazinës tatimore

328

Page 329: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

17.1 Çdo person i autorizuar sipas Nenit 4 të Ligjit, në çdo magazinë të miratuar tatimore, sipas biznesit të akcizës që kryen, duhet të mbajë regjistrimet e mëposhtme në mënyrën e përshkruar në paragrafët 17.2 dhe 17.4 më poshtë:a. regjistri i të gjitha lëndëve të para të marra, siç specifikohet në

miratimin për magazinën tatimore, sipas formularit të përcaktuar në shtojcën 7;

b. regjistri i prodhimit duke përdorur një faqe të vaçantë për çdo cikël prodhimi, në formën dhe mënyrën e përcaktuar në shtojcën 8, çdo cikli prodhimi i caktohet një numër brenda një serie vijuese vjetore.

c. regjistri i materialit ambalazhues gjendje dhe shpërndarjes së tij, në formën dhe mënyrën e përcaktuar në Shtojcën 9;

d. regjistri i daljes nga magazina tatimore të mallrave të tatueshme, sipas Shtojcës 10;

e. regjistri i daljes nga magazina tatimore të mallrave në regjim pezullimi, sipas Shtojcën 11;

f. regjistri i mbetjeve, në formën dhe mënyrën e përcaktuar në Shtojcën 12;

g. llogaritë vjetore;gj. dokumentet bankare;h. regjistrat e arkës dhe regjistra të tjerë kontabiliteti;i. dokumentet e importit dhe eksportit;j. librat e shitjeve dhe blerjeve;k. faturat e blerjes dhe shitjeve; l. korrespondenca e të gjitha bizneseve.

17.2 Operatorët e magazinave tatimore të miratuara vetëm për magazinim dhe shpërndarje nuk janë të detyruar të mbajnë regjistrat në lidhje me prodhimin e mallrave të akcizës.

17.3 Në rastet kur lloji i biznesit të akcizës nuk kërkon mbajtjen e të gjithë regjistrave të renditura në paragrafin 17.1 më lart, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, në marrëveshje me shkrim me degën e tatimeve mund të përdorë regjistra të ndryshëm të cilët i paraqet së bashku me kërkesën me shkrim. Kërkesa për të mbajtur regjistra të ndryshëm duhet të provojë që me anë të tyre realizohet skema e kontrollit dhe paraqitja e plotë e informacionit.

17.4 Kur regjistrat mbahen në mënyrë të informatizuar ato duhet të paraqesin të njëjtat të dhëna, ashtu si dhe regjistrat e përcaktuar në paragrafin 17.1 më lart.

18. Regjistrimet e përfaqësuesit tatimor

18.1 Personi i autorizuar si përfaqesues tatimor sipas Nenit 7 të ligjit, duhet të mbajë të gjitha të dhënat në lidhje me ngarkesat e mallrave të akcizës për të cilat është i detyruar të paguajë tatimin e akcizës, përfshirë këtu:

329

Page 330: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a) llogaritë vjetore;b) dokumentat bankare;c) regjistrat e arkës dhe të dhëna të tjera kontabiliteti;d) dokumente importi dhe eksporti;dh) librat e blerjes dhe shitjes;e) faturat e blerjes dhe shitjes; f) të gjithë korrespondencën e biznesit.

18.2 Përveç kësaj, përfaqësuesi tatimor duhet të mbajë të dhëna për çdo tatimpagues që përfaqson, ku të një përmbledhje e të gjithë shumës së akcizës së pagueshme për çdo periudhë tatimore (muaj kalendarik).

18.3 Pëfaqesuesi tatimor nuk mund të mbajë asnjë mall akcize në kuadrin e regjimit të pezullimit tatimor.

19. Deklarata e mallit gjendje [stokut]

19.1 Përveç regjistrimeve të renditura në pikën 17 më lart, për çdo muaj kalendarik, duhet të përgatitet një deklaratë e stokut që përmban informacionin e duhur e cila duhet të jetë në formën dhe mënyrën e përcaktuar në Shtojcën 14 dhe duhet të dorëzohet në degën e tatimeve që mbulon magazinën tatimore me të cilën ka lidhje deklarata e stokut, në ditën e 15 të muajit që vijon pas atij, të cilit i referohet deklarata.

PJESA VII – KONTROLLET NDAJ MAGAZINIMIT TE MALLRAVE NE NJE MAGAZINE TATIMORE

20. Magazinimi dhe regjistrimi i lëndëve të para

20.1 Lëndët e para duhet të mbahen në një vendndodhje të vaçantë për magazinim brenda magazinës tatimore, në planimetrinë e dorëzuar si pjesë e miratimit të magazinës tatimore, në mënyrë që të mund të identifikohen lehtë.

20.2 Çdo mbërritje lëndësh të para në magazinën tatimore dhe shpërndarjet e lëndeve të para nga ambjenti i ruajtjes së lëndëve të para brenda magazinës, duhet të maten dhe të regjistrohen në regjistra, siç është përcaktuar në pikën 17 dhe në Shtojcën 7.

21. Magazinimi dhe regjistrimi i mallrave të akcizës që janë nën pezullim tatimor

21.1 Mallrat e akcizës që i janë nënshtruar regjimit të pezullimit tatimor mund të mbahen vetëm në një magazinë tatimore të miratuar, në hapësira të veçanta, të përcaktuara qartë brenda planimetrisë së paraqitur si pjesë e miratimit të magazinës tatimore.

21.2 Për mallrat e ambalazhuara të akcizes, çdo kuti ose paletë duhet të ketë përmasa standarte sipas përmasave të veçanta të paketës, shishes ose konteinerit.

21.3 Kur vera dhe pijet alkoolike, përpara se të ambalazhohen për t’u shitur me pakicë, vendosen në një konteiner me vëllim më të madh se 5 litra,

330

Page 331: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

në konteiner duhet shënuar numri i serisë së prodhimit të mallrave të akcizës, dhe data e magazinimit, përveç shenjave dhe numrave që identifikojnë konteinerin sipas kushteve të përcaktuara në miratimin e magazinës tatimore.

21.4 Mallrat e akcizës që normalisht kërkojnë pulla akcize, por janë për eksport duhet të mbahen në një ambjent veçmas nga ambjenti ku mbahen mallrat e akcizës që kanë pulla akcize, në përputhje me planin e dorëzuar si pjesë e miratimit të magazinës tatimore.

22. Magazinimi në magazinën tatimore i mallrave për të cilat paguhet akcizë

22.1 Mallrat për të cilat paguhet akcizë (përfshi mallrat e akcizës me pullë) mund të mbahen vetëm në një magazinë tatimore të miratuar, në hapësira të përcaktuara veçanërisht për to, veçmas nga mallrat që janë nën regjimin e pezullimit tatimor dhe që janë përcaktuar qartë brenda planit të paraqitur në formularin e kërkesës.Tatimpaguesi duhet të ketë në dispozicion dokumentet që vërtetojnë pagesën e akcizës të cilat përfshijnë:

- regjistrat që tregojnë se, kur është paguar tatimi dhe është bërë shpërndarja e mallrave për të cilat është paguar akciza (kur mallrat janë prodhuar nga një operator i autorizuar i magazinës tatimore në të cilën mbahen ); - dokumenti i livrimit, faturën tatimore dhe/apo dokumentin bankar në lidhje me pagesën e akcizës, në rrethanat kur mallrat për të cilat akciza është paguar, nuk janë prodhuar nga operatori i magazinës tatimore.

PJESA VIII - HUMBJET

23. Detyrimi i pagesës së akcizës

23.1 Akciza e pagueshme mbi mallrat e akcizës nuk duhet të paguhet kur ka humbje, siç përcaktohet në nenin 13 të ligjit, nëse kjo humbje llogaritet dhe shpjegohet sipas dispozitave të këtij udhëzimi.

24. Humbjet e mallrave të akcizës në tranzit

24.1 Për ngarkesat e mallrave të akcizës nën pezullim tatimor, qofshin këto ngarkesa tregtare ose të tjera, të cilat udhëtojnë nga pika e importit për në magazinën tatimore në Shqipëri ose nga një magazinë tatimore tek një tjetër brenda Shqipërisë, dhe që janë nën pronësinë dhe administrimin e të njëjtit person, kur këto ngarkesa janë më të vogla se ato që paraqiten në dokumentin e lëvizjes në momentin e dorëzimit, atëherë duhet nisur menjëherë një investigim.

24.2 Investigimi duhet të përfshijë stafin që punon në magazinën tatimore pritëse, stafin që punon në vendin e nisjes dhe personin përgjegjës për transportimin e mallit. Në rastet kur sasia e marrë është më e vogël, se

331

Page 332: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ajo e deklaruar në dokumentin e lëvizjes, investigimi duhet të përcaktojë nëse humbja ka ndodhur për shkak të ndonjë aksidenti.

24.3 Për të mundësuar arritjen në një përfundim nga ana e degës së tatimeve, lidhur me pagesën apo jo të akcizës mbi humbjen, duhet të përgatitet një raport me shkrim mbi rrethanat e humbjes.

24.4 Pavarësisht nga pika 23 me lart, në rastet kur një ngarkesë e mallrave të akcizës nuk rivuloset [riplumboset] në doganë, importuesi i mallrave të akcizës është përgjegjës për akcizën mbi të gjitha humbjet e përcaktuara në nenin 13 të ligjit. Dega tatimore përkatëse vlerëson akcizën mbi sasinë e mallrave që kanë lidhje me humbjen.

25. Humbjet në prodhim dhe magazinim

25.1 Humbjet e zakonshme në proçesin e prodhimit (diferenca midis produkteve përfundimtare me akcizë që janë prodhuar dhe sasisë maksimale teorike të produkteve përfundimtare me akcizë që mund të prodhohen nga lëndët e para të përdorura në proçes), në ambalazhim (dëmtimet dhe humbjet) dhe magazinim (të tilla si avullimi i alkoolit), nuk tatohen me akcizë. Për shifrat e prodhimit faktik, të humbjes në prodhim dhe magazinim duhet të biet dakord dhe këto të pëfshihen në miratimin dhe autorizimin përkatës që i jepet personit për magazinën tatimore. Megjithatë, në asnjë rrethanë humbja e miratuar nuk duhet të tejkalojë:

- për alkolin dhe pijet alkolike, 2% të vëllimit që është parashikuar të prodhohet nga sasia e lëndëve të para që përdoren në prodhim, dhe 2% për ambalazhimin, që përfshin sasinë e lëngut të derdhur të mallrave të akcizës në proçesin e ambalazhimit, ambalazhime të demtuara apo të mbushura me pak ose të avulluara;- për pijet joalkolike, që përfshihen në kodin NC 20 09 dhe 22 02, humbja maksimale është 2% e vëllimit që ishte parashikuar të prodhohej nga sasia e lëndëve të para të përdorura në prodhim;- për cigaret, humbja maksimale është 2% e sasisë së cigareve që ishte parashikuar të prodhoheshin nga sasia e lëndëve të para të përdorura në prodhim; - për karburantin, humbja maksimale është 2% e vëllimit që ishte parashikuar të prodhohej nga sasia e lëndëve të para të përdorura në prodhim dhe jo më shumë se 1% e humbjeve në magazinim kur vëllimi përcaktohet sipas pikës 59 më poshtë.

25.2 Pavarësisht nga nivelet maksimale të renditura më lart në paragrafin 25.1, kur shkaku i humbjes nuk mund të shpjegohet, për të gjitha humbjet e pashpjeguara paguhet akcizë.

25.3 Humbjet e pazakonta (çdo humbje e ndodhur papritur, siç janë plaçkitjet në magazinë, derdhjet, dëmtimet nga keqfunksionimi i makinerisë etj.) do t’i nënshtrohen një vlerësimi. Megjithatë, nëse humbja është e shpjegueshme mund të mos paguhet akcizë, por kjo humbje duhet të evidentohet dhe të mos jetë e vazhdueshme. Çdo person që ka marrë një vlerësim që rezulton nga humbja, mund të paraqesë një shpjegim me shkrim si pjesë e proçesit të apelimit. Shpjegimi duhet të paraqesë evidencë që po merren të gjitha hapat e arsyeshëm, që:

a. të sigurojë gjatë ngarkimit, transportimit dhe shkarkimit mallrat e akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor;

332

Page 333: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. të masë me saktësi sasitë e dala dhe të marra; c. të sigurojë mbledhjen dhe dhënien e të gjithë informacionit

përkatës në lidhje me ndonjë incident, aksident ose gabim që dëmton mallrat e akcizës.

Shpjegimi që paraqet si shkak një humbje aksidentale nuk pranohet pa fakte të mjaftueshme vërtetuese.

25.4 Në rrethanat kur identifikohet një humbje e pazakontë dhe tatimpaguesi i akcizës do të kërkojë mospagimin e akcizës për humbjen, duhet që të bëhet një shënim në regjistrin e ciklit të prodhimit dhe regjistrin e mbetjeve në shtojcën 12, si dhe të raportohet humbja e pazakontë në shtojcën 13. Tatimpaguesit i duhet gjithashtu që, menjëherë pasi të jetë identifikuar humbja, të kontaktojë degën tatimore përkatese deri në fund të ditës pasardhëse të punës.

25.5 Raporti i humbjeve të pazakonta duhet të përfshijë datën dhe kohën kur është identifikuar humbja, datën dhe kohën kur është njoftuar punonjësi i degës tatimore, një shpjegim të plotë të shkakut të kësaj humbjeje, sasinë e vlerësuar të mallrave ose lëndëve të para që kane humbur dhe masat që janë marrë për mospërsëritjen e saj.

26. Pagesa e tatimit për humbjet

26.1 Vlerësimi i akcizës për humbjet i lëshohet personit që është përgjegjës për mallin e akcizës në kohën kur ka ndodhur humbja. Personi të cilit i është bërë vlerësimi mund të apelojë dhe të sigurojë fakte që humbja ndodhi për një arsye të ligjshme ose kur humbja ka ndodhur në momentin që mallrat nuk kanë qenë në zoterim të personit.

26.2 Një arsye e drejtë është kur humbja ndodh për shkaqe të natyrshme brenda proçeseve operative ose dëmtimeve gjatë proçesit të ambalazhimit në shishe ose për shkak të një aksidenti duke e bërë të pamundur konsumin e mallrave.

26.3 Të gjitha sasitë e humbura të mallrave të akcizës për shkak të tejmbushjes së vazhdueshme të tatohen me akcizë.

26.4 “Humbjet” e mallrave të akcizës për shkak të vjedhjes ose plaçkitjes nuk konsiderohen si humbje të pranuara. Kur një mall akcizë nën regjimin e pezullimit tatimor vidhet, personi i autorizuar që ka qënë në zotërim të mallit, duhet të paguajë akcizën mbi sasinë e mallrave të vjedhura.

27. Mostrat

27.1 Marrja e mostrave është e lejuar. Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund të marrë sasi të prodhimit dhe mostra si referencë për t’i analizuar, por jo për konsum dhe në këtë rast sasia e prodhimit të marrë si mostër përjashtohet nga akciza.

27.2 Të përjashtuara nga akciza janë vetëm mostrat që nuk konsumohen nga njerëzit. Të gjitha mostrat e tjera, siç janë mostrat tregtare që përdoren për qëllime tregtare ose promocionale, ose për provë janë të tatueshme me akcizë.

333

Page 334: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

27.3 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund të marrë dhe të heqë mostra nga një proçes prodhimi, proçes ambalazhimi në shishe ose magazinimi pa paguar tatim për:

- kontrollet e cilësisë;- qëllime reference; - kërkime shkencore ose testim.

27.4 Një regjistër i veçantë i njohur si “Regjistri i Mostrave” duhet të mbahet sipas formës dhe mënyrës në shtojcën 15 më poshtë.

27.5 Të gjitha mostrat që janë të përjashtuara nga tatimet duhet të klasifikohen me detaje që mund të rakordohen me regjistrin e mostrave. Madhësia e çdo mostre duhet të jetë minimumi i asaj që nevojitet për perdorimin e veçantë.

27.6 Pasi të jenë marrë mostrat, ato duhet të kthehen në mallin gjendje ose të shkatërrohen sipas proçesit të përshkruar më poshtë në pikën 28.

28. Shkatërrimi i mallrave të akcizës që janë nën regjimin e pezullimit tatimor

28.1 Personi që mban mallrat e akcizës në magazinën e tij tatimore dhe që dëshiron t’i shkatërrojë ato, duhet të njoftojë punonjësin e degës tatimore në rreth për çdo lloj shkatërrimi brenda magazinës tatimore pesë-ditë pune më përpara (përjashtuar të shtunat, të dielat ose ditët e festave zyrtare) sipas njoftimit të formularit të shkatërrimit të mallrave të akcizës në shtojcën 16.

28.2 Organi tatimor mund të japë leje për shkatërrimin e mallrave të akcizës për të cilat akciza nuk është paguar nëse mallrat: - janë të dëmtuara;- rezultojnë më shumë pas operacioneve;- rezultojnë mbetje; - janë në kushte të patregtueshme.

28.3 Nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk mund të bëhet shkatërrimi pa marrë fletën e “Miratimit”. Ogani tatimor do të kthejë pranimin pesë ditë- pune nga marrja e tij.

PJESA IX – PROÇESET E PERJASHTUARA DHE TE MIRATUARA

29. Proçeset e miratuara nën regjimin e rimbursimit të akcizës

29.1 Proçeset e miratuara të përcaktuara në nenin 19(2)(a) janë:

a. prodhimi i produkteve të pranuara mjekësore të miratuara nga organi tatimor dhe që i nënshtrohen proçedurave të pikës 30 më poshtë;

b. prodhimi i uthullës, që i nënshtrohet proçedurave në pikën 31 më poshtë;

c. prodhimi për tregtim i mallrave ushqimore duke përdorur pije alkoolike;

ç. përdorimi i karburantit për motorët e anijeve të peshkimit;

334

Page 335: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

d. prodhimi i alkoolit të denatyruar që i nënshtrohet proçedurave të pikës 32 dhe 33 më poshtë.

29.2 Akciza e paguar mbi mallrat, të cilat janë përdorur në proçeset e miratuara më lart jashtë magazinës tatimore, mund të bëhet objekt i një kërkese për rimbursim.

29.3 Sipas dispozitave të kësaj pjese, kur një person i vërteton organit tatimor që:

a. çdo sasi alkooli e tatueshme, për të cilën është paguar akcizë, është përdorur në një proçes të miratuar në pikën 29.1 më lart, ai person ka të drejtë të bëjë kërkesë në organin tatimor për rimbursimin e akcizës së paguar mbi mallrat përkatëse të akcizës të përdorura në prodhimin e atij produkti; ose

b. çdo sasi e tatueshme karburanti, për të cilën është paguar akcizë, është përdorur në motorin e një anijeje tregtare peshkimi për udhëtime për peshkim, ai mund të bëjë kërkesë në organin tatimor për rimbursimin e akcizës së paguar për karburantin e përdorur gjatë udhëtimeve të peshkimit.

29.4 Rimbursimi i akcizës në lidhje me ndonjë sasi alkooli ose karburanti nuk duhet bërë, përveçse ndaj një personi i cili:

a. është personi që ka përdorur alkoolin ose pijen alkoolike në një proçes të miratuar të specifikuar në paragrafin 29.1 më lart dhe kryen një biznes si furnizues produktesh të renditura në paragrafin 29.1 më lart, të cilat nxirren ose prodhohen për qëllimet e atij biznesi; ose

b. është organizata e menaxhimit të peshkimit e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, për akcizën e paguar për karburantin e furnizuar personave që zotërojnë anije tregtare peshkimi, që përdoren vetëm për udhëtime peshkimi.

29.5 Çdo person që blen mallra akcize që do të përdoren në një proçes të miratuar, duhet të sigurohet që fatura të përfshijë: një numer serial vijues;a. sasinë dhe llojin a mallrave të blera të akcizës;b. detyrimin e akcizës mbi ngarkesën.

29.6 Rimbursimi do të bëhet vetëm kur mund të verifikohet evidenca e përdorimit të mallrave të akcizës në proçesin e miratuar dhe të jetë paguar akciza që kërkohet nga rimbursimi. Çdo person që dorëzon një kërkesë për rimbursim të tatimit të akcizës së paguar mbi mallrat, që janë përdorur në një proçes të miratuar, duhet të mbajë të dhënat e mëposhtme (perveç të dhënave të zakonshme tregtare) dhe t’i dorëzojë ato sa herë që kërkohen nga organi tatimor:

a. regjistrimet e alkoolit të marrë dhe të përdorur;b. faturat që tregojnë shumën e akcizës së paguar për mallrat; c. për një rimbursim të karburantit të përdorur në peshkim, duhet

të paraqiten të dhënat sipas paragrafëve 29.7 dhe 29.8 më poshtë.

335

Page 336: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

29.7 Në rastet kur karburanti përdoret në motorin e anijes tregtare të peshkimit gjatë një udhëtimi për peshkim, rimbursimi do të kryhet vetëm pasi të evidentohet një përdorim i tillë, siç përshkruhet në paragrafin 29.8 me poshtë dhe furnizimi i karburantit, veprimtaria e peshkimit dhe veprime të tjera të jenë konform Vendimit të Këshillit të Ministrave. Për qëllimin e këtij udhëzimi, një udhëtim për qëllime tregtare peshkimi nënkupton një udhëtim që kryhet nga një shoqëri peshkimi me qëllim zënien e peshkut për shitje.

29.8 Organizata e Menaxhimit të Peshkimit që bën kërkesë për rimbursimin e akcizës së paguar për karburantin e përdorur në motorin e një anijeje peshkimi gjatë një udhëtimi për peshkim, duhet të mbajë të dhënat e mëposhtme dhe t’ia paraqesë ato organeve tatimore sa herë që nevojitet:

a. detaje për sasinë e karburantit të përdorur për udhëtime tregtare peshkimi;

b. detaje për sasinë e karburantit që i furnizohet çdo anije tregtare peshkimi;

c. numrat e regjistrimit të të gjitha anijeve tregtare të peshkimit me të cilat ka të bëjë kërkesa për rimbursim;

d. faturat e furnizimit të karburantit anijeve të peshkimit, që trëgojnë numrin e regjistrimit të çdo anijeje;

e. fatura e blerjes së karburantit që tregon veçmas detyrimin e akcizës për karburantin e blerë;

f. ditari i udhëtimit të anijes tregtare të peshkimit që tregon orarin e nisjes dhe kthimit në port, qëllimin e udhëtimit dhe vendin ku është kryer peshkimi.

29.9 Kërkesa për rimbursim duhet të bëhet në periudha kalendarike tre mujore, në degën e tatimeve ku është i regjistruar kërkuesi duke përdorur formularin e paraqitur në Shtojcën 22 të këtij Udhëzimi.

29.10 Pas marrjes së kërkesës për rimbursim së bashku me dokumentet mbështetëse, dega e tatimeve nëse bindet, do të marrë masa për miratimin e rimbursimit, që do të paguhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, përveçse në rastet kur kërkesa i nënshtrohet një investigimi të mëtejshëm për të verifikuar vërtetësinë e saj.

30. Produktet e njohura mjekësore

30.1 Një prodhues i produkteve të njohura mjekësore duhet të jetë një shoqëri farmaceutike, interesi kryesor i biznesit të së cilës është prodhimi i produkteve të njohura mjekësore.

30.2 Një produkt i njohur mjekësor është ai produkt me cilësi mjekësore të njohura dhe i verifikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Për qëllimet e këtij udhëzimi, ilaçet herbale dhe homeopatike nuk konsiderohen si produkte mjekësore të njohura.

30.3 Regjistrimet e ambalazheve dhe shpërndarjes së prodhimit siç paraqiten në pikën 17 dhe shtojcën 7, shtojcën 8 dhe shtojcën 9 të këtij

336

Page 337: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

udhëzimi duhet të mbahen në formë të tillë që tregon sasinë e alkoolit të marrë dhe të përdorur për prodhimin e produkteve mjekësore.

31. Prodhimi i uthullës

31.1 Uthulla që klasifikohet sipas kodit të Nomenklaturës Doganore 22.09 është e përjashtuar nga akciza.

31.2 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës që prodhon uthull duhet të mbajë të dhënat e ambalazhimit dhe shpërndarjes së mallrave të akcizës përfshirë të dhënat për uthullën, të renditura më lart në pikën 17 dhe shtojcën 7, Shtojcën 8 dhe Shtojcën 9 të këtij udhëzimi, si dhe të plotësojë të gjitha kushtet e miratimit të magazinës tatimore.

PJESA X – ALKOOLI I DENATYRUAR

32 Përkufizimi i alkoolit të denatyruar

32.1 Alkooli denatyrohet kur i shtohen kimikate ose substanca të tjera që nuk pihen, me qëllim që ta bëjnë atë të papijshëm.

32.2 Kategoritë e alkoolit të denatyruar që njihen në Republikën e Shqipërisë si alkool i denatyruar, dhe si rrjedhojë përjashtohen nga tatimi i akcizës në vendin e importit janë renditur në pikat 32.3 deri 32.8 në vijim, si dhe përbërjet jostandarte të alkoolit të denatyruar të miratuar sipas pikës 33.4 më poshtë.

32.3 Kategoritë e alkoolit të denatyruar janë:

a. Alkool krejtësisht i denatyruar;b. Alkool pjesërisht i denatyruar; c. Alkool i denatyruar në ambjentet tregtare.

32.4 Formulimi standart i alkoolit tërësisht të denatyruar është:

- 90 pjesë të vëllimit të pijeve alkoolike;- 9.5 pjesë të vëllimit të vajgurit drusor; - 0.5 pjesë të vëllimit të piridinës së papërpunuar që shtohet për çdo 1.000 litra- 3.75 litra të mineralit vajguror (naftë); - 1.5 gram të metilit bojevjollcë.

32.5 Në rastet kur nuk mund të përdoret alkooli krejtësisht i denatyruar, në vënd të tij mund të përdoret ai pjesërisht i denatyruar në përbërjen e mëposhtme:

- 95 pjesë të vëllimit të pijeve alkoolike; - 5 pjesë të vëllimit të vajgurit drusor.

32.6 Alkool pjesërisht i denatyruar mund të përdoret në:

a. prodhimin e ndonjë artikulli që në trajtën e tij përfundimtare nuk përmban lëndë alkoolike;

337

Page 338: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. prodhimi i produkteve mjekësore, veterinare dhe farmaceutike vetëm për përdorim të jashtëm;

c. proçese pastrimi industriale ose komerçiale.

32.7 Përberje alkooli të denatyruar, veçanërisht për tregti, mund të përdoren në prodhimin e artikujve kosmetike dhe parfumeve në përbërjet e mëposhtme:

- 999 pjesë të vëllimit të pijeve alkoolike (të një fortësie jo me pak se 85% e vëllimit);- 1 pjesë e vëllimit të alkoolit butil tretësor të cilit i shtohet 10 mikrograme bitreks për mililitër.

33. Prodhimi i alkoolit të denatyruar

33.1 Alkooli i denatyruar që përfshihet në përkufizimet e pikës 32 më lart ose përputhet me formulën e miratuar nga organi tatimor sipas paragrafit 33.5 më poshtë është i përjashtuar nga akciza.

33.2 Regjistrimet e ambalazhimit dhe shpërndarjes së prodhimit siç tregohen në pikën 17 dhe shtojcën 7, shtojcën 8 dhe shtojcën 9 të këtij udhëzimi duhet të mbahen duke treguar sasinë e akoolit të marrë dhe të përdorur në prodhimin e alkoolit të denatyruar.

33.3 Vetëm sasitë e alkoolit të përdorur në ato formulime të alkoolit të denatyruar që miratohen nga organi tatimor janë të pranueshme për rimbursim.

33.4 Përbërje të ndryshme dhe receta kimikatesh dhe substancash të tjera mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Një prodhues mund të bëje kërkesë në degën e tatimeve për të marrë leje për përdorimin e një formule jostandarte alkooli të denatyruar në rrethanat kur përbërjet standarte nuk janë të përshtatshme.

33.5 Për të bërë kërkesë për një formulë jostandarte alkooli të denatyruar, prodhuesi i alkoolit të denatyruar duhet t’i paraqesë një kërkesë me shkrim degës së tatimeve, duke i dhënë një përshkim të përbërjes së re, arsyen pse nuk mund të përdoren formulimet në autorizimin ekzistues dhe një mostër të alkoolit të denatyruar për t’u testuar nga instituti i teknologjisë ushqimore.

33.6 Pas këshillimit me “institutin e teknologjisë ushqimore”, Dega e Tatimeve do të vendosë nëse përbërja e re mund të prodhohet.

33.7 Prodhuesi i alkolit të denatyruar që përdor një formulë jostandarte nuk mund të aplikojë për rimbursim, përderisa formula jostandarte të jetë miratuar me shkrim.

33.8 Dispozitat e këtij udhëzimi që lidhen me rimbursimin nuk zbatohen në rastet kur alkooli i denatyruar është prodhuar në të njëjtën magazinë tatimore ku është prodhuar alkoli natyral.

PJESA XI - KOHA DHE METODA E PAGESES SE AKCIZES PER MALLRAT QE TREGTOHEN PA PULLE

338

Page 339: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

34. Momenti i bërjes së deklaratës dhe pagesës

34.1 Dispozitat e kësaj pjese zbatohen për deklaratën dhe pagesën e akcizës për mallrat që tregtohen pa pullë akcize. Këto dispozita nuk zbatohen mbi mallrat e akcizës të importuara për të cilat akciza i paguhet Drejtorisë së Përgjithshme te Doganave.

34.2 Çdo person që duhet të paguajë çfarëdolloj shume akcize gjatë një periudhe tatimore apo që kërkon rimbursimin e akcizës për një periudhë tatimore, duhet që, në çdo periudhë tatimore, të dorëzojë një deklaratë.

34.3 Deklarata duhet të jetë në formën e përcaktuar në shtojcën 17 dhe duhet të firmoset nga një nënshkrues i autorizuar që konfirmon se informacioni i dhënë është i vërtetë dhe i plotë.

34.4 Për qëllimet e këtyre dispozitave, periudha tatimore është muaji kalendarik.

34.5 Deklarata plotësohet dhe paraqitet në dy kopje, dhe pagesa bëhet nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ose një nënshkrues i autorizuar në filialin e bankës përkatëse, e cila ka një marrëveshje me organin tatimor për pranimin e pagesave në lidhje me akcizën.

34.6 Deklarata duhet të paraqitet dhe tatimi duhet të paguhet në bankë në rrethin ku gjëndet magazina tatimore e miratuar, jo më vonë se data 15 e çdo muaji për muajin (periudhën tatimore) paraardhës. Ditët e pushimit ose festat nuk njihen për efekt të respektimit të datës së mësipërme prandaj, në raste të tilla, tatimpaguesi duhet të marrë masa të kryejë pagesën më përpara (pra jo më vonë se dita e fundit e punës përpara datës 15) .

34.7 Për qëllimet e këtyre dispozitave, “ditë-pune” nënkupton ditën kur banka është e hapur.

34.8 Punonjësi i bankës plotëson pjesën e deklaratës që titullohet “Pagesa”, dhe pastaj ia kthen kopjen e dytë tatimpaguesit të autorizuar të akcizës.

34.9 Në fund të çdo dite, kopjet origjinale të deklaratave të dorëzuara në bankë duhet t’i dërgohen degës së tatimeve për përpunim, siç përcaktohet nga marrëveshjet me bankat përkatëse.

34.10 Dorëzimi në bankë i deklaratave për detyrime “zero” nga tatimpaguesi i akcizës dhe përpunimi sipas këtij udhëzimi është i detyrueshëm.

34.11 Për çdo magazinë tatimore të miratuar sipas këtij udhëzimi, duhet një deklaratë e veçantë.

PJESA XII – PULLAT E AKCIZES

35. Pullat e akcizës - Përgjithësime

35.1 Për pijet alkoolike (përveç birrës) dhe për cigaret, akciza paguhet me anë të blerjes së pullave të akcizës siç përcaktohet në Nenin 24 të Ligjit.

35.2 Organi tatimor është përgjegjës për printimin, kontrollin dhe lëshimin e pullave të akcizës në Republikën e Shqipërisë dhe për çdo lloj malli akcizë me pullë duhet të prodhojë lloje unike pullash akcize.

35.3 Dispozitat e mëposhtme të përkohshme do të zbatohen ditën e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi dhe në çdo datë vijuese kur do të hyjë në fuqi një niveli ri i akcizës për mallrat e akcizës me pullë:

339

Page 340: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

a. Mallrat e akcizës të prodhuara ose ambalazhuara në Shqipëri duhet të kenë të ngjitura pulla akcize me nivelin tatimor, që është në fuqi ditën kur pulla e akcizës është vendosur mbi paketën ose njësinë amballazhuese me pakicë.

b. Mallrat e akcizës të importuara në Shqipëri duhet të kenë të fiksuar pullat me nivelin tatimor të akcizës, që është në fuqi ditën kur mallrat deklarohen në doganë.

c. Kur mallrat e akcizës, që kërkojnë pullë importohen në Shqipëri me pulla të ngjitura që përmbajnë një normë tatimore më të ulët, sesa ajo në fuqi në momentin e importit, diferenca ndërmjet normës tatimore dhe akcizës së paguar me anë të blerjes së pullave të akcizës deklarohet dhe paguhet në organet tatimore. Për këtë tatimpaguesi duhet të ketë bërë pagesën dhe kjo t’i jetë konfirmuar degës tatimore nga filiali i bankës së miratuar. Nga ana e doganës, zhdoganimi i mallrave bëhet vetëm pasi ajo të ketë marrë njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se tatimpaguesi ka bërë pagesën e duhur.

35. Përmbajtja dhe forma e pullave të akcizës

36.1 Përmbajtja dhe dizenjo (forma) e çdo pulle do të bëjë dallimin midis llojit dhe sasisë së mallrave të akcizës, si dhe detyrimin tatimor përkatës për çdo lloj malli akcizë të cilit i vendoset pullë.

36.2 Në rastet kur cigaret shiten në paketa që mbajnë më tepër se 20 cigare, akciza llogaritet përpjestimisht duke përdorur formulën: niveli i akcizës për çdo paketë me 20 cigare në tabelën 1 të ligjit, e pjestuar me 20 dhe shumëzuar me numrin e cigareve në paketën përkatëse dhe pulla do të ketë të shënuar numrin e cigareve në paketë.

36.3 Pa cënuar dispozitat e paragrafit 36.1 më lart, pijet alkoolike të amablazhuara në njësi ambalazhimi me përmasa prej 5cl ose më pak nuk pajisen me pulla akcize. Akciza duhet të llogaritet mbi njësi të ambalazhuara sipas dispozitave të pjesës XI të këtij udhëzimi.

36.4 Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrën e miratuar në miratimin përkatës të magazinës tatimore.

37. Shtypshkronja e autorizuar për prodhimin dhe inspektori i autorizuar për kontrollin e pullave

37.1 Pullat e akcizës mund të printohen vetëm nga një person i autorizuar me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, si Shtypshkronja e Autorizuar për shtypjen e pullave dhe organi tatimor do të lidhë një kontratë me shtypshkronjën e autorizuar duke përcaktuar kërkesat e tij, përfshirë paraqitjen e jashtme dhe përmbajtjen e çdo lloji pulle akcize.

37.2 Shtypshkronja e autorizuar duhet të emërojë një nëpunës të lartë të personelit të saj në rolin e drejtuesit ndërlidhes për pullat e akcizës duke

340

Page 341: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

njoftuar emrin e këtij të fundit, si dhe të dërgojë me shkrim një mostër të firmës së drejtuesit ndërlidhes për pullat e akcizës.

37.3 Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve autorizon një punonjës të organit tatimor në rolin e “Inspektorit të kontrollit të pullave të akcizës (inspektori i pullave)”, njofton emrin e tij në shtypshkronjën e autorizuar duke i dërguar kësaj të fundit mostrën e firmës së inspektorit. Urdhri për shtypjen dhe shpërndarjen e pullave të akcizës sipas dispozitave të këtij udhëzimi, është kompetencë e Inspektorit të pullave ose e një zëvendësdrejtori të Përgjithshëm, persona që gjithashtu kanë kompetencat e inspektorit pullave.

38.Porositja e pullave te akcizës nga organi tatimor

38.1 Shtypja e pullave të akcizës do të autorizohet nga inspektori i kontrollit të pullave të akcizës me anë të formularit të autorizimit bashkangjitur kontratës së përfunduar me shtypshkronjën e autorizuar, dhe kjo e fundit duhet të shtypë dhe ruajë vetëm sasitë e porositura.

38.2 Formulari i autorizimit të shtypjes duhet të plotësohet në tre kopje, kopja e parë duhet të mbahet nga inspektori i pullave dhe porosia të dërgohet në shtypshkronjën e autorizuar së bashku me kopjen e dytë. Shtypshkronja e autorizuar do të firmosë dhe të kthejë një kopje të formularit të autorizimit si konfirmim për shtypjen e kërkuar dhe marrëveshjes për kryerjen e shtypjes sipas kontratës, duke mbajtur kopjen e tretë në dokumentacionin e saj.

39. Shtypja e pullave të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar

39.1 Shtypshkronja e autorizuar shtyp pullat e akcizës sipas porosisë së bërë nga inspektori i pullave sipas pikës 38 më lart dhe specifikave të përcaktuara në kontraten e lidhur me organin tatimor, dhe hedh në një regjistër detajet për të gjitha pullat e akcizës në formën dhe përmbajtjen, siç përshkruhet në kontratën me shtypshkronjën e autorizuar.

39.2 Të gjitha pullat e akcizës që janë të dëmtuara ose janë bërë të papërdorshme gjatë prodhimit, regjistrohen në formën dhe mënyrën e paraqitur në kontratën me shtypshkronjën e autorizuar dhe ruhen për inspektim nga Inspektori i kontrollit të pullave të akcizës, i cili do të autorizojë shkatërrimin pasi t’i ketë inspektuar.

40. Ruajtja dhe regjistrimi i pullave të akcizës pas shtypjes

40.1 Në fund të çdo cikli shtypjeje, pullat e akcizës dërgohen menjëherë ne një hapësirë të sigurt magazinimi, që kyçet ose sigurohet dhe drejtuesi i ndërlidhjes për pullat e akcizës nuk lejon hyrjen e askujt, përveçse në rastet kur pullave të akcizës u behet hyrje ose dalje nga magazina.

40.2 Hyrja në magazinë lejohet vetëm për mbajtësin e autorizuar të çelsave të caktuar nga drejtuesi i ndërlidhjes.

40.3 Sasia e çdo lloj pulle akcize të vendosur në ambjent të sigurtë duhet të regjistrohet në formën dhe mënyrën e paraqitur në kontratën me Shtypshkronjën e Autorizuar.

341

Page 342: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

40.4 Shtypshkronja e autorizuar duhet të paraqesë një deklaratë të gjëndjes së pullave të shtypura që ka të magazinuara dhe ato që i ka dërguar Inspektorit të akcizës deri më datë 15 të muajit që vijon pas muajit të cilit i referohet raporti, me anë të formularit, forma dhe mënyra e të cilit paraqitet në kontratën me shtypshkronjën e autorizuar.

41. Furnizimi i pullave të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar tek inspektori i kontrollit të pullave.

41.1 Inspektori për kontrollin e pullave të akcizës duhet të porosisë dërgimin e pullave të shtypura të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar sipas formularit të dërgimit të pullave, përshkruar në kontratën me shtypshkronjën e autorizuar dhe nga magazina e shtypshkronjës së autorizuar nxirret vetëm sasia e pullave të porositura të akcizës.

41.2 Pullat e akcizës konsiderohen si të dërguara nga shtypshkronja e autorizuar kur ato kalojnë në ngarkim të inspektorit të kontrollit të pullave të akcizës.

41.3 Formulari i dërgimit të pullave të akcizës plotësohet në tre kopje, kopja e parë mbahet nga inspektori i kontrollit të pullave të akcizës dhe dërgesa së bashku me kopjen e dytë dhe të tretë gjenden tek shtypshkronja e autorizuar. Shtypshkronja e autorizuar firmos dhe kthen formularin e dërgimit si konfirmim për pullat e akcizës që janë dërguar, duke mbajtur kopjen e tretë në dokumentacionin saj.

41.4 Autorizimi për dërgimin, personat e autorizuar për të bërë transportimin për çdo porosi nga shtypshkronja e autorizuar dhe mënyra e dërgimit përshkruhen në kontratën me shtypshkronjën e autorizuar.

41.5 Shtypshkronja e autorizuar duhet të mbajë një regjistër në formën dhe mënyrën e përshkruar në kontratën me organin tatimor ku paraqitet:

- data e lëshimit të pullave të akcizës;- sasia e çdo lloj pulle akcize të emetuar;- emri i përfaqësuesit të shtypshkronjës së autorizuar dhe i përfaqesuesit të administratës tatimore që është i pranishëm në momentin e livrimit dhe sipas rastit, - numrin serial të çdo lloji pulle akcize të emëtuar;

41.6 Sasia e verifikuar e çdo lloji të pullave të akcizës duhet të transportohet menjeherë në DPT dhe të vendoset në një ambjent të sigurt magazinimi.

42. Marrja në dorëzim dhe magazinimi i pullave të akcizës në zyrat qendrore të organit tatimor

42.1 Pas marrjes në dorëzim të pullave të akcizës nga inspektori i kontrollit, lloji dhe sasia e pullave të akcizës duhet verifikuar kundrejt formularit të përcaktuar sipas pikës 41 më lart dhe kur sasia është e saktë, formulari firmoset nga inspektori i kontrollit të pullave dhe skedohet.

42.2 Çdo mospërputhje ndërmjet pullave të porositura të akcizës dhe atyre të dërguara duhet të paraqitet menjëherë përpara Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, përgjegjesit të kontrollit të brendshëm dhe drejtuesit ndërlidhës të autorizuar për pullat e akcizës. Për të përcaktuar

342

Page 343: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

shkakun duhet nisur një investigim dhe pergjegjesi i kontrollit të brendshëm duhet të përgatisë një raport me shkrim.

42.3 Pullat e akcizës mund të mbahen vetëm në një ambjent të sigurtë që mbahet i kyçur me çelës brenda ambjenteve të zyrave qëndrore të organit tatimor.

42.4 Në ambjentin e magazinimit mund të hyjë vetëm inspektori i kontrollit të pullave të akcizës dhe hapja e derës së magazinës, si dhe arsyeja për hapjen e saj në çdo rast duhet të regjistrohen.

43. Të dhënat që duhet të mbajë inspektori i kontrollit të pullave të akcizës

43.1 Të dhënat e magazinimit, dhe shpërndarjes së pullave të akcizës duhet të mbahen dhe të ruhen nga inspektori i kontrollit të pullave te akcizës në baza ditore.

43.2 Në fund të çdo muaji kalendarik, për çdo lloj pulle të akcizës, inspektori i kontrollit te pullave të akcizës duhet të bëjë një përmbledhje të të gjitha hyrjeve dhe daljeve të pullave të akcizës në zyrat qëndrore të organit tatimor. Për çdo lloj pulle të akcizës, regjistri duhet të tregojë sasinë e pullave të akcizës:

a. gjëndje në ditën e fundit të punës të çdo muaji kalendarik;b. të marra (të bëra hyrje) çdo muaj kalendarik sipas llojit të pullës

së akcizës dhe numrit serial; c. të furnizuara (të shitura), kujt i janë shitur dhe numrat serial;

44. Kërkesa për pulla akcize nga një tatimpagues i autorizuar akcize

44.1 Kërkesë për blerje pulla akcize në Republikën e Shqipërisë mund të bëjnë vetëm personat e autorizuar nga organi tatimor si tatimpagues të autorizuar akcize që prodhojnë apo importojnë mallra akcize ose përfaqësuesit fiskalë të caktuar sipas neneve 4 dhe 7 të ligjit.

44.2 Kur pullat e akcizës janë për mallra që do të importohen në Shqipëri, kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e personit jashtë vendit ku do të dërgohen pullat e akcizës;

b)një përshkrim i mallrave në të cilat do të ngjiten pullat e akcizave përfshi dhe madhësine e konteinerit; dhe

c)datën e parashikuar të dërgimit të mallrave për në Republikën e Shqipërisë.

44.3 Personi i autorizuar duhet të plotësojë formularin e porosisë së pullave sipas Shtojcës 18 dhe të bëjë pagesën në filialin e bankës së rrethit. Pas marrjes së pagesës së kostos së pullave dhe akcizës që tregohen në formularin e porosisë, punonjësi i bankës duhet të plotësojë pjesën e formularit të titulluar “Pagesa” me shumën e marrë, në të tri kopjet, dhe t’i kthejë kopjen e dytë dhe të tretë tatimpaguesit të autorizuar të akcizës si vërtetim i pagesës.

343

Page 344: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

44.4 Kopja e parë e formularit të porosisë i dërgohet degës së tatimeve çdo ditë në përputhje me marrëveshjen ndërmjet organit tatimor dhe bankës përkatëse.

44.5 Tatimpaguesi merr kopjen e dytë dhe të tretë të formularit të porosisë dhe ia jep inspektorit përgjegjës për kontrollin e magazinës tatimore në degën e tatimeve në rastet kur pullat do të përdoren ose, nëse është përfaqësuesi tatimor, në degën e tatimeve përgjegjëse për lëshimin e autorizimit.

44.6 Dega e tatimeve krahason kopjen e parë të marrë nga banka me kopjen e dytë dhe të tretë të formularit të porosisë dhe pagesën në të holla të raportuar dhe kur bindet se pagesa e regjistruar është e saktë, duhet të vërtetojë dhe të vendosë një numër serial (rendor) në të tri kopjet. Dega e tatimeve mban kopjen e tretë në dosjen e tatimpaguesit, duke bërë regjistrimet përkatëse, dhe ia kthen kopjen e dytë personit të autorizuar dhe ia dërgon konfirmimin e porosisë dhe pagesës inspektorit të pullave duke i firmosur dhe dërguar kopjen e parë të formularit të porosisë.

44.7 Dhënia e çfarëdolloj sasie të cilitdo tipi pulle akcize nuk do të bëhet për sa kohë nuk është bërë pagesa dhe kjo t’i jëtë konfirmuar degës tatimore nga filiali i bankës së miratuar.

45. Pagesa e akcizës dhe e kostove të pullës

45.1 Pagesa e bërë duhet të mbulojë kostot e shtypjes së pullave të akcizës dhe shumën e akcizës në lidhje me sasinë e blerë të pullave.

46. Furnizimi me pulla akcize i tatimpaguesit të akcizës ose

përfaqësuesit tatimor të autorizuar.

46.1 Furnizimi me pulla akcize i një tatimpaguesi akcize ose përfaqësuesi tatimor të autorizuar bëhet vetëm nga inspektori i pullave të akcizës.

46.2 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ose përfaqësuesi tatimor duhet të paraqiten në zyrat qëndrore të organit tatimor për të marrë në dorëzim pullat e porositura të akcizës me të cilat do të furnizohen kundrejt kopjes së konfirmuar të formularit të kërkesës. Paraqitja duhet bërë pasi të jetë caktuar data e takimit, dhe në datën kur caktohet paraqitja e tatimpaguesit, ai duhet të përmendë numrin serial të formularit të porosisë që i referohet tërheqjes dhe pastaj t’i dorëzojë kopjen e dytë inspektorit të kontrollit për pullat e akcizës.

46.3 Pas marrjes së kopjes së dytë të formularit të kërkesës, inspektori i kontrollit të pullave të akcizës duhet ta krahasojë me të dhënat e kopjes së parë të formularit të kërkesës të marrë nga dega e tatimeve dhe sigurohet që:

a. aplikanti është një tatimpagues akcizë i autorizuar ose një përfaqësues tatimor;

b. tipi i pullave lidhet me produktet për të cilat është autorizuar aplikanti;

344

Page 345: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

c. sasia e pullave të konsiderohet normale krahasuar me porositë e mëparshme dhe në të njëjtën linjë me proçedurat me të cilat operon aplikanti;

a) të vërtetohet bërja e pagesës në degën e tatimeve;b) pagesa të jetë e mjaftueshme për të mbuluar akcizën dhe koston e pullave të porositura.

46.4 Në kopjen e parë të formularit të kërkesës dhe në regjistrin e pullave gjëndje të inspektorit të kontrollit të pullave të akcizës do të shënohet dorëzimi i pullave të akcizës tatimpaguesit të autorizuar të akcizës.

47. Të dhënat që kërkohen nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ose

një përfaqësues tatimor

47.1 Pasi pullat e akcizës i janë dorëzuar tatimpaguesit të autorizuar të akcizës:

a) ato duhet të dërgohen sa më shpejt në magazinën tatimore ku do të përdoren;

b) duhet të ruhen në një vend të sigurtë të caktuar në miratimin e magazinës tatimore;

c) kur nuk është në përdorim, hapësira e magazinimit duhet të jetë gjithmonë e kyçur dhe hyrja në ambjentet e magazinimit lejohet vetëm për mbajtësit e autorizuar të çelësave;

ç) duhen mbajtur të dhëna sipas formularit në shtojcën 19 që të tregojnë:i. numrin serial dhe llojin e pullës së blerë;ii. datën e mbërritjes;iii. degën e tatimeve nga e cila u blenë pullat e akcizës.iv. ciklin e prodhimit për të cilin u lëshuan pullat e akcizës dhe

numrat e tyre serialë.

47.2 Kur i furnizuari me pulla akcize është një përfaqsues tatimor, pullat duhet të dërgohen pa vonesë në ambientet e prodhimit ku do të përdoren dhe për to mbahet një regjistër sipas paragrafit 44.2 më lart.

47.3 Tatimpaguesi i akcizës dhe përfaqësuesi tatimor i autorizuar duhet të mbajë sipas kërkesës së degës së tatimeve nje kopje të formularit të porosisë që tregon pagesën e akcizës dhe verifikimin e kësaj të fundit nga dega e tatimeve.

48. Deklarata e pullave të akcizës

48.1 Jo më vonë se data 15 e çdo muaji kalendarik, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës që prodhon mallra akcize me pullë ose përfaqësuesi tatimor përkatës i një importuesi mallrash akcize që kërkon pulla akcize, përgatit dhe dorëzon deklaratën në degën e tatimeve që e mbulon, sipas formës dhe mënyrës së përcaktuar në shtojcën 20 të këtij udhëzimi.

49.Ngjitja e pullave të akcizës në paketa

345

Page 346: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

49.1 Pullat e akcizës duhet të ngjiten në njësinë e ambalazhuar sipas nenit 25(3) të ligjit.

49.2 Rastin kur pullat e akcizës ngjiten me dorë ose me makineri, duhet që:

-lloji i ngjitësit të përdorur të jetë i një standarti të miratuar, siç përcaktohet në miratimin e magazinës tatimore; -pullat e akcizës të ngjiten në atë mënyrë që të bëhen të papërdorshme pas hapjes së paketës ose njësisë së ambalazhuar.

49.3 Në magazinën tatimore ku ngjiten pullat e akcizës duhet të zbatohen proçedurat e kontrollit të cilësisë, me anë të të cilave kontrollohet nëse janë zbatuar kërkesat e ngjitjes së pullave, dhe në rastet kur pulla e akcizës nuk është ngjitur si duhet, ajo duhet të zëvendësohet.

49.4 Në rastin kur pullat e akcizës ngjiten në një njësi të ambalazhuar ose paketë duke përdorur një makineri, makineria duhet të miratohet dhe përfshihet si pjesë e miratimit përkatës të magazinës tatimore.

50. Rimbursimi i akcizës

50.1 Në rastet kur çfarëdolloj sasie e pullave të akcizës shkatërrohet ose bëhet e papërdorshme përpara ngjitjes së tyre, ose gjatë proçesit të ngjitjes, kur ngjitet me makinë, ose bëhen të pavlefshme nga ndryshimi i nivelit të akcizës, mund të kërkohet rimbursimi i tatimit të akcizës.

50.2 Rimbursimi i tatimit të akcizës lejohet vetëm në rrethanat kur:

a. personi që bën kërkesën është personi që ka blerë pullat e akcizës;

b. pullat e dëmtuara ose të papërdorshme të akcizës i kthehen degës së tatimeve;

c. sigurohet konfirmimi i pagesës së akcizës në lidhje me pullat e akcizës.

50.3 Konfirmimi i pagesës sipas paragrafit 50.2 më lart nënkupton një kopje origjinale të vërtetuar të formularit të porosisë që lidhet me pullat e akcizës të dëmtuara ose të papërdorshme.

50.4 Rimbursimi nuk lejohet kur rezulton se pulla e akcizës është vënë në mënyrë të rregullt dhe është grisur nga mënyra e hapjes së njësisë së ambalazhuar ose kur pullat e akcizës kanë humbur ose janë vjedhur.

50.5 Kostoja e shtypjes së pullave të akcizës që është objekt i kërkesës për rimbursim të akcizës nuk do të kthehet.

50.6 Për të bërë kërkesë për rimbursimin e akcizës, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ose përfaqësuesi tatimor duhet që:

a) Të plotësojë formularin e kërkesës për autorizimin e rimbursimit sipas shtojcës 21 të këtij udhëzimi;

b) Të kthejë pullat e akcizës në degën e tatimeve së bashku me kërkesën, për rimbursim.

346

Page 347: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

50.7 Dega e Tatimeve do të verifikojë akcizën që është paguar dhe nëse bindet se të gjitha kushtet për rimbursim janë plotësuar, do të konfirmojë rimbursimin e akcizës dhe do t’i kthejë aplikantit kopjen e dytë të autorizimit për rimbursim.

50.8 Tatimpaguesi i akcizës duhet të kompensojë rimbursimin kundrejt porosisë vijuese të pullave të akcizës, duke paraqitur autorizimin së bashku me formularin e porosisë së pullave të akcizës dhe porosia vijuese do të autorizohet me pagesën e akcizës neto.

50.9 Nëse tatimpaguesi i akcizës nuk kërkon furnizim të mëtejshëm me pulla akcize për gjashtë muaj në vijim të autorizimit ose rimbursimit, pas bërjes së kërkesës në degën e tatimore, akciza e paguar do t’i rimbursohet.

PJESA XIII – DEPOZITAT E KARBURANTIT

51. Të Përgjithshme

51.1 Sipas dispozitave të Ligjit dhe këtyre udhëzimeve, një depo karburanti është një magazinë tatimore dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizës përgjegjës për depon e karburantit duhet të zbatojë të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit dhe të këtij udhëzimi për trajtimin e mallrave me akcizë pa pulle, përfshirë dispozitat në lidhje me lëvizjen e mallrave të akcizës në pjesën IV të këtij udhëzimi, në përputhje me dispozitat e pikave 52 dhe 54 më poshtë.

51.2 Një depo karburanti mund të furnizohet me ngarkesa karburanti të prodhuara në Republikën e Shqipërisë, nën regjimin e pezullimit tatimor, nga një rafineri e autorizuar si magazinë tatimore që është pronë dhe administrohet nga i njëjti operator.

51.3 Një depo karburanti nuk mund të magazinojë karburant të importuar nën regjimin e pezullimit tatimor.

51.4 Çisternat e magazinimit të cilat furnizohen me karburant duhet të autorizohen si pjesë e miratimit të magazinës tatimore si depo karburanti.

52. Marrja e karburantit në depon e karburantit

52.1 Të paktën dy ditë përpara furnizimit (marrjes) së ndonjë sasie karburanti në një depo karburanti të autorizuar, administratori i dëpozitës se karburantit duhet të informojë degën e tatimeve të rrethit mbi synimin e tij për të marrë një ngarkesë me karburant, sipas formës së përcaktuar në shtojcën 5 të këtij udhëzimi.

53. Lëvizjet e tatueshme

53.1 Akciza në lidhje me mallrat (karburantin) që largohen nga depozita e karburantit, duhet të paguhet sipas dispozitave të pjesës XI të këtij udhëzimi.

54. Naftësjellësat

347

Page 348: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

54.1 Karburantet nuk mund të merren ose dërgohen me anë të një naftësjellësi që nuk është miratuar nga organi tatimor. Naftësjellësit duhet të miratohen si pjesë e miratimit të magazinës tatimore, dhe duhet të kenë një pajisje matëse e cila të masë me saktësi sasinë e karburantit që kalon nëpër paisjen matëse.

PJESA XIV – PROÇEDURA TE TJERA

55. Eksporte të pezulluara të mallrave me pullë akcize

55.1 Kur mallrat e akcizës që kërkohet të pajisen me pulle për shitje në Republikën e Shqipërisë, në rastet kur janë me destinacion për eksport, në bazë të dispozitave të këtij paragrafi dhe pikës 13 më lart, nuk është e nevojshme të pajisen me pullë akcize.

55.2 Mallrat e akcizës (që normalisht kërkohet të paisen me pullë) mund të eksportohen pa i ngjitur pullat në magazinën tatimore nën regjimin e pezullimit tatimor në Republikën e Shqipërisë, vetëm nga tatimpagues të autorizuar të akcizës, në përputhje me dispozitat e kësaj pjese dhe duke siguruar një garanci financiare.

55.3 Për ato mallra të akcizës që janë për eksport nën regjimin e pezullimit tatimor nga një magazinë tatimore e miratuar, dega e tatimeve duhet të njoftohet për qëllimin e eksportit duke përdorur formularin në shtojcën 5 të paktën dy ditë përpara lëvizjes së mallrave të akcizës nga magazina tatimore.

55.4 Akciza mbi mallrat për eksport, mbetet detyrim për t’u paguar derisa eksportuesi të paraqesë provat e eksportimit.

55.5 Provat e eksportimit do të jenë:

a. një kopje e vërtëtuar e dokumentit të lëvizjes sipas shtojcës 6, e firmosur nga doganieri verifikues në vendin ku është kryer eksporti;

b. një kopje e vërtetuar e dokumentacionit doganor të importit, që tregon se mallrat kanë mbërritur në vendin e importit dhe janë zhdoganuar në pikën e kontrollit doganor, pasi akciza të jetë paguar ose pasi kanë hyrë nën një regjim kontrolli doganor në atë vend;

55.6 Në rrethanat kur sasia e mallrave të akcizës e verifikuar si e importuar nga dogana ose e treguar si import në vendin e destinacionit është më e vogël se sasia e deklaruar për eksport, sipas nenit 14 të ligjit, shuma e akcizës lidhur me diferencën e gjetur, do të vlerësohet dhe të paguhet nga tatimpaguesi.

55.7 Mallrat e akcizës që kërkojnë pulla akcize nuk lejohet të eksportohen nën skemën e rimbursimit të akcizës që është paraqitur më poshtë në pikën 57, pa u ngjitur pullat e akcizës.

56. Furnizimet në anije ose avionë

348

Page 349: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

56.1 Furnizimet e mallrave të akcizës nën regjim pezullimi në anije ose avionë, sipas dispozitave të nenit 10(1)(c) të ligjit, mund të kryhen vetëm nga tatimpagues të autorizuar akcize që prodhojnë mallra akcize sipas dispozitave të këtij udhëzimi.

56.2 Çdo subjekt që operon si furnizues i pikave të shitjes në anije ose avionë, i cili dëshiron të marrë mallra nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të njoftojë me shkrim degën e tatimeve të zonës në të cilën operon dhe të marrë një leje me shkrim nga dega e tatimeve për furnzimin e anijes ose avionit. Subjekti duhet të paraqesë në degën e tatimeve një listë të nënshkruesve të autorizuar për porositjen dhe marrjen e mallrave të akcizës.

56.3 Në rrethanat kur një tatimpagues i autorizuar akcize merr një porosi për një ngarkesë të pezulluar nga akciza, nga magazina e tij tatimore e miratuar për të furnizuar një anije ose aeroplan dhe kjo ngarkesë është për t’u shitur në një udhëtim që ka një destinacion të menjëhershëm jashtë Republikës së Shqiperisë, përpara dërgimit, përveç kërkesave për levizje të përcaktuara në pikën 13 më lart, ai duhet te zbatojë proçedurat e mëposhtme:

a. të paktën dy ditë përpara se të bëhet levizja e mallit, duhet të njoftojë degën e tatimeve për porosinë, sasinë, adresën e firmës së transportit ose linjës ajrore që ka bërë porosinë, sasinë dhe përshkrimin e mallrave të akcizës në porosi; të dhënat do të paraqiten sipas formularit në shtojcën 5 dhe duhet të përfshijnë të dhënat e anijes ose aeroplanit ku do të dërgohet malli si dhe të shoqërohet nga një kopje e porosisë së mallrave;

b. dega e tatimeve do të verifikojë nëse operatori i anijes ose avionit që ka bërë porosinë i plotëson kushtet për marrjen e mallrave të përjashtuara.

c. tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund të mos i dërgojë mallrat e akcizës përpara se dega e tatimeve:

i. të ketë konfirmuar me shkrim që porosia është bërë nga operatori i nje anijeje ose avioni që i plotëson kushtet;

ii. të ketë vizituar magazinën tatimore të dërgimit për të verifikuar të dhënat e ngarkesës ose lejen e dhënë me shkrim për lëvizjen e mallit.

ç. një kopjo e dokumentit të transportit (shoqërimit) duhet të kthehet në degën e tatimeve që mbulon magazinën tatimore të dërgimit, e firmosur nga operatori i anijes ose avionit që merr në dorëzim mallin, duke deklaruar emrat e anijes ose numrat e fluturimit të avionit në të cilin transportohen mallrat e akcizës.

56.4 Marrja në dorëzim e dërgesës sipas paragrafit 56.3 (ç) më lart mund të jetë një deklaratë doganore që tregon se mallrat janë vënë nën kontroll doganor.

56.5 Çdo furnizim i kryer sipas këtij udhëzimi do të konsiderohet si një eksport, dhe kontrolli vijues i mallrave të akcizës do të bëhet sipas proçedurave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

56.6 Në përfundim të dërgimit dhe pasi të jetë marrë deklarata doganore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes duhet të mbajë një kopje të

349

Page 350: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dokumenteve në dosjet e tij dhe të deklarojë furnizimin pa pagesën e akcizës duke përdorur formularin përkatës mujor të deklarimit.

57. Rimbursimi i akcizës për eksportet me akcizë

57.1 Eksportuesit e mallrave të akcizës për të cilat është paguar akciza dhe që duan t’u rimbursohet akciza e paguar mbi mallrat e eksportuara të akcizës, mund kërkojnë një rimbursim të akcizës në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.

57.2 Në rrethanat kur akciza paguhet mbi mallrat e akcizës, të cilat më pas eksportohen, rimbursimi i akcizës mund të bëhet duke përdorur formularin e kërkeses në shtojcën 22, në dy kopje, sipas kushteve të mëposhtme:

a. të jetë paguar akciza mbi ato mallra;b. ngarkesa çohet drejtpërdrejtë në vendin e eksportit së bashku

me formularin e kërkesës dhe paraqitet në doganë; c. dogana në portin e eksportit ekzaminon ngarkesën dhe lëshon

një deklaratë doganore që mallrat e eksportuara korrespondojnë me mallrat e deklaruara në formularin e kërkesës;

d. lëshohet një kopje e vërtetuar e dokumentit doganor të importit që tregon se mallrat kanë mbërritur në vendin e importit dhe janë zhdoganuar në doganë, se akciza është paguar ose është siguruar në vëndin e destinacionit, ose adresa e destinacionit në atë vënd është një magazinë tatimore e miratuar;

e. eksportuesi është i regjistruar në organin tatimor dhe duhet të referojë NIPT-in në formularin e rimbursimit.

57.3 Pas përfundimit të eksportit dhe kur të jetë siguruar konfirmimi i eksportit, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet t’i dorëzojë dokumentet në degën e tatimeve së bashku me një kerkesë për rimbursim duke përdorur formularin e shtojcës 22.

57.4 Kur punonjesi i degës së tatimeve bindet se kërkesa për rimbursim i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 57.2 më lart, ai mund ta pranojë kërkesën, të konfirmojë dhe të kthejë kopjen e parë të formularit të kërkesës dhe dokumentet mbështetës dhe të mbajë kopjen e dytë në dosjen e tatimpaguesit.

57.5 Pas marrjes së një formulari kërkese të konfirmuar dhe dokumenteve mbështetës, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund të zbresë akcizën e paguar mbi ngarkesën nga pagesa e akcizës për muajin vijues, duke deklaruar dhe duke ia bashkangjitur kërkesën e rimbursimit deklaratës së akcizës, ose kur nuk ka akcizë për t’u paguar në gjashtë muajt pasardhës, ai mund të paraqesë një kërkesë për rimbursim në degën e tatimeve pasi të kenë kaluar gjashtë muaj të plotë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.

57.6 Organi tatimor rimburson tatimpaguesin e autorizuar të akcizës mbi mallrat e eksportuara të akcizës, dhe ripagesa nga tatimpaguesi i autorizuar për klientët e tij e çdo shume të barabartë ose të ndryshme me akcizën që i është rimbursuar tatimpaguesit të autorizuar të akcizës sipas ketyre dispozitave është një çështje tregtare kontraktuale ndërmjet

350

Page 351: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tatimpaguesit të autorizuar të akcizës dhe klientit të tij dhe nuk rregullohet nga ky udhëzim.

PJESA XV – VERIFIKIMI I VELLIMIT DHE PESHES 58. Verifikimi i vëllimit

58.1 Në rastin kur tatimi i akcizës mbi mallrat e akcizës llogaritet duke iu referuar vëllimit, të gjithë konteinerët e prodhimit dhe magazinimit që janë njoftuar dhe miratuar nga administrata tatimore duhet të maten dhe kalibrohen nga inspektoriati i autorizuar sipas kërkesave të administratës tatimore.

58.2 Vëllimi i mallrave të akcizës në çdo konteiner që do të merret për bazë për llogaritjen e akcizës do të jetë më i madhi nga:

a. shuma e verifikuar duke iu referuar informacionit në etiketën e konteinerit të mallrave të akcizës;

b. shuma e verifikuar duke iu referuar informacionit në faturë, dokumente transporti ose dokumente të ngjashme të lëshuara në lidhje me mallin e akcizës;

c. rezultati i ndonjë matjeje të bërë në konteinerë nga organi tatimor;

d. rezultati i ndonjë metode tjetër të përcaktuar nga organi tatimor si kusht per miratimin e magazinës tatimore.

58.3 Të gjitha instrumentet dhe pajisjet e matjes duhet të specifikohen në miratimin e magazinës tatimore dhe mund të vulosen ose të shënohen dhe identifikohen sipas konteinerit me të cilin ka lidhje instrumenti ose pajisja e matjes.

58.4 Kapaciteti i një konteineri të miratuar, të matur dhe kalibruar duhet të shënohet në njërën anë të tij dhe sasia e mallrave të akcizës, ose lëngu tjetër brenda konteinerit duhet të matet duke përdorur një pajisje matëse.

58.5 Për qëllimet e këtij udhëzimi një “pajisje matëse” nënkupton:

a. një shufër druri ose metali ose material tjetër i përshtatshëm për matje, që ka të shënuara qartë njësi matëse me hapësira prej 1mm, përdorimi i të cilave do të sigurojë një matje të saktë të sasisë së lëngut të ngarkuar në konteiner, kur ajo të zhytet në lëngun e ngarkuar në konteiner;

b. një aparat matës vëllimi, që mund të ofrojë një matje të saktë të sasisë së mallrave të akcizës ose ndonjë lëngu tjetër të ngarkuar në konteiner;

c. një instrument matës mbi depozitën e kalibruar; d. një matës automatik për nivelin e depozitës.

58.6 Çdo tatimpagues akcize i autorizuar, që është përgjegjës për matjen e mallrave të akcizës duhet të marrë masa që:

a. pajisja matëse e përdorur të ofrojë një matje të saktë;

351

Page 352: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b. pajisja matëse të jetë e sigurtë dhe të mos manipulohet dhe të fallsifikohet.

58.7 Për qëllimet e përdorimit të ndonjë pajisje matëse, konteineri duhet të vendoset në një pozicion vertikal dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet të vendosë dhe të fiksojë në një vend të përshtatshëm për kontroll çdo konteiner në të cilin prodhohen dhe magazinohen mallra akcize, si dhe të ketë marrë masa që hyrja për tek konteinerët të jetë e sigurtë në mënyrë që të mundësojë verifikimin e saktë të ngarkesës. Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk duhet të ndryshojë formën e konteinerit ose kapacitetin, derisa për këtë të autorizohet me shkrim nga organi tatimor.

58.8 Personi i miratuar është përgjegjës për matjen e saktë dhe regjistrimin në regjistrat e duhur të sasisë së lëngjeve pjesërisht ose tërësisht të prodhuara në të gjitha fazat e proçesit të prodhimit dhe sasisë së mallrave të marra të akcizës ose të nxjerra nga magazina tatimore, duke përdorur pajisjet matëse.

58.9 Personi përgjegjës për matjen e vëllimit duhet të jetë në gjendje të tregojë se gjatë matjes së vëllimit është bërë ç’është e mundur për të matur vëllimin e treguar në shishe ose konteinerë të tjerë. Gjatë operacioneve për arritjen e nivelit të kërkuar duhet të bëhen saktësimet përkatëse.

58.10 Zakonisht, organi tatimor do të pranojë vëllimin e shënuar në etiketë si bazë për llogaritjen e tatimit. Megjithatë, kur organi tatimor zbulon se vëllimi i mallit të ambalazhuar është më i madh, sesa ai i treguar në etiketë, mund të bëjë një vlerësim për pagesë shtesë të akcizës.

58.11 Vëllimi i karburantit që nuk është në temperaturën 15 gradë celsius duhet të përcaktohet duke iu referuar tabelave të konvertimit që duhet të mbahen në magazinën tatimore ku është magazinuar karburanti, sipas pikës 60 më poshtë.

59. Verifikimi i temperaturës për qëllime të tatimit të karburantit

59.1 Neni 37(1) i ligjit kërkon që akciza mbi karburantin të llogaritet në një temperaturë 15 gradë celsius.

59.2 Tatimpaguesit e autorizuar të akcizës që janë përgjegjës për llogaritjen e akcizës mbi karburantin, duhet të konvertojnë matjet e ngarkesave tregtare te paambalazhuara në litra standarte në një temperaturë 15 gradë celsius.

59.3 Rregullimet për temperaturën standarte duhet të llogariten në bazë të tabelave të botuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit (ISO) sipas referencës ISO 91-1 (Tabelat e matjes për naftën – Pjesa 1: Tabelat e bazuara në temperaturat e referencës prej 15 gradë celsius dhe 60 gradë Fahrenheit).

59.4 Metodat e rregullimit për produkte të ndryshme nga ato që mbulohen nga ISO 91-1 do t’i dorëzohen për miratim organit tatimor dhe do të llogariten në bazë të tabelave ndërkombëtare si ASTM D1555: Metoda standarte për llogaritjen e vëllimit dhe peshës së hidrokarbureve aromatike industriale.

352

Page 353: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

59.5 Në rrethanat kur karburanti duhet të transportohet nga një depo karburanti ose rafineri, temperatura duhet të matet me anë të njerës prej metodave të mëposhtme:

a. duke matur temperaturën e karburantit në tubacionin e shpërndarjes sa më pranë aparatit matës;

b. duke matur temperaturën në depositën e shpërndarjes.

59.6 Çdo termometër i përdorur duhet të jetë i tillë që të masë temperaturën me saktësinë e kërkuar nga tabelat e konvertimit të përmendura në paragrafët 60.3 dhe 60.4 më lart dhe do të identifikohet nga një shenjë unike dhe që nuk fshihet, dhe do të miratohet nga dega tatimore përpara se të vihet në përdorim.

60. Verifikimi i peshës

60.1 Në rastin e mallrave mbi të cilat akciza llogaritet duke ju referuar peshës, pesha për qëllimet e llogaritjes së akcizës do të jetë më e madhja :

a. e informacionit në etiketën e konteinerit;b. e informacionit në çfarëdo faturë, dëftese livrimi ose dokument

të ngjashëm të lëshuar në lidhje me mallrat përkatëse të akcizës;

c. e informacionit në dokumentin e importit që i nënshtrohet testimeve që doganieri i konsideron si të domosdoshme për t’u kryer;

d. duke iu referuar platformës së peshimit ose pajisjeve të tjera të peshimit që janë miratuar si pjesë e autorizimit të akcizës.

60.2 Zakonisht, organi tatimor do të pranojë peshën e etiketuar si bazë për llogaritjen e akcizës. Megjithatë, kur zbulohet se ngarkesa e mallrave të ambalazhuar e tejkalon atë të paraqitur në etiketë ose në dokumente të tjera, organi tatimor mund të lëshoje një vlerësim për akcizën e papaguar.

XVI – NIVELI I REDUKTUAR MBI RAKINE

61. Përkufizimi i rakisë

61.1 Për qëllim të tabelës 1 të ligjit, “Rakia” nënkupton një pije alkoolike të prodhuar nga bërsia e rrushit e fermentuar dhe e distiluar qoftë drejtpërdrejtë nga avulli i ujit, ose pasi të jëtë shtuar uji; distilimi kryhet duke pasur bërsi në 86% të vëllimit, dhe me përmbajtjen e substancave të avullueshme që janë të barabarta me ose mbi 140g për hektolitër në 100% të vëllimit të alkoolit dhe kanë një përmbajtje maksimale alkooli metilik prej 1000g për hektolitër në 100% vëllim alkooli.

61.2 Emërtimi ‘Raki’ përdoret vetëm për pijen alkoolike të prodhuar në mënyrën e përshkruar më lart në pikën 61.1 dhe që prodhohet në Shqipëri.

PJESA XVII – DISPOZITA TE FUNDIT

353

Page 354: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

62. Përshkrimi i gabuar i mallrave të akcizës

62.1 Në bazë të Nenit 44 të Ligjit, përshkrimi i gabuar i produkteve të mëposhtme përbën shkelje:

a. pije alkoolike e përshkruar si Raki por që nuk është Raki;b. kur pija alkoolike përshkruhet si një tjetër pije alkoolike që

tatohet me akcizë më të ulët se sa ajo që duhet paguar;c. kategoria e karburantit të përshkruar si karburant që

tatohet me akcizë më të ulët se sa ajo që duhet paguar.

63. Kompetencat e organeve tatimore

Kuptimi i termit ‘Inspektor i Autorizuar’ sipas nenit 2 të ligjit përfshin inspektorët e organit tatimor.

64. Hyrja në fuqi

a. Ky udhëzim hyn në fuqi me 1 korrik 2003, me kushtet e përcaktuara në pikën (b)dhe (c) më poshtë;

b. Çdo referim i garancisë në këtë udhëzim do të hyjë në fuqi kur Ministri të nxjerrë një udhëzim tjetër në lidhje me të;

c. Çdo referim lidhur me numrat serialë në këtë udhëzim do të hyjë në fuqi kur Ministri të nxjerrë një udhëzim tjetër në lidhje me të.

M I N I S T R I

Kastriot ISLAMI

354

Page 355: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

LISTA E SHTOJCAVE DHE KODET PERKATESESHTOJCA 1 KERKESE PER MARRJEN E AUTORIZIMIT SI

TATIMPAGUES I AKCIZESE-AKC003/a

SHTOJCA 2 KERKESE PER MIRATIMIN E MAGAZINES TATIMOREE-AKC038/a

SHTOJCA 3 KERKESE PER MIRATIM E NJE INSTITUCIONI FINANCIAR SI GARANTUES I MIRATUAR E-AKC039/a

SHTOJCA 4 KERKESA PER MARRJEN E GARANCISE SE MIRATUAR PER AKCIZENE-AKC085/a

SHTOJCA 5 NJOFTIM I QELLIMIT PER LEVIZJEN DHE MAGAZINIMIN E MALLRAVE NEN REGJIMIN E PEZULLIMIT TATIMORE-AKC032/a

SHTOJCA 6 DOKUMENTI QE SHOQERON LEVIZJEN E BRENDSHMEE-AKC057/a

SHTOJCA 7 REGJISTRI I LENDEVE TE PARA (MODEL)E-AKC091/a

SHTOJCA 8 REGJISTRI I PRODHIMITE-AKC092/a

SHTOJCA 9 REGJISTRI I AMBALAZHIMIT, MAGAZINIMIT DHE SHPERNDARJES E-AKC093/a

SHTOJCA 10 TABELA E LEVIZJEVE TE TATUESHME E-AKC098/a

SHTOJCA 11 TABELA E LEVIZJEVE NEN REGJIM PEZULLIMI TATIMORE-AKC099/a

SHTOJCA 12 REGJISTRI I MBETJEVE E-AKC096/a

SHTOJCA 13 RAPORTI I HUMBJEVE TE PAZAKONTA E-AKC033/a

SHTOJCA 14 REGJISTRI I PERMBLEDHJES SE MOSTRAVEE-AKC095/a

SHTOJCA 15 REGJISTRI I MOSTRAVEE-AKC097/a

SHTOJCA 16 NJOFTIMI I SHKATERRIMITE-AKC031/a

SHTOJCA 17 FORMULARI I DEKLARIMIT DHE I PAGESES SE AKCIZESE-AKC010/a

SHTOJCA 18 FORMULARI I POROSISE SE PULLAVE TE AKCIZESE-AKC075/a

SHTOJCA 19 REGJISTRI I KONTROLLIT TE PULLAVE TE AKCIZESE-AKC094/a

SHTOJCA 20 RAPORTI I PERDORIMIT TE PULLAVE TE AKCIZES

355

Page 356: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

E-AKC034/aSHTOJCA 21 KERKESA PER RIMBURSIMIN E PULLAVE TE

AKCIZESE-AKC081/a

SHTOJCA 22 KERKESA PER RIMBURSIMIN E AKCIZES (22a) E-AKC082/a (22b)E-AKC083/a (22c) E-AKC0xx/a (22d) E-AKC084/a

SHTOJCA 1 – KERKESE PER MARRJEN E AUTORIZIMIT SI TATIMPAGUES I AKCIZES

356

Page 357: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KERKESA PER REGJISTRIM SI TATIMPAGUES AKCIZE I AUTORIZUARJu lutemi te lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni formularin

NIPT: Shih shenimin 1 1.

Emri i subjektit: Shih shenimin 2

2.

Emri i aplikantit: Shih shenimin 3

3.

Adresa e aplikantit: Shih shenimin 4

RrugaQytetiRrethi

4.

Statusi i subjekit: Fshijeni sipas rastit

5. Shoqeri tregtare shqiptare/ shoqeri tregtare e huaj/ shoqerie e perbashket

Lloji i sipermarrjes: Fshijeni sipas rastit

6. Firme me pergjegjesi te kufizuar/ Person fizik/ Kolektiv/ Anonim/ Komandite/ Trup diplomatik/ Ent publik/ Te tjere……………….

Vendi kryesor i biznesit: Shih shenimin 5

RrugaQytetiRrethi

7.

Numri i telefonit te subjektit:

8. Email: 9.

Te dhena mbi subjektin e akcizes qe do te autorizohet:Shih shenimin 6Per perfaqesuesin tatimorl shih shenimin 13

10.

Prodhues i mallrave te akcizesEksportues i mallrave te akcizes nen pezullim tatimorImportues i ngarkesave tregtare te mallrave te akcizes per perpunimProdhues i produketeve mjekesoreProdhues i alkoolit te denatyruarProdhues i uthullesPerfaqesues fiskal

Data e fillimi te biznesit te akcizes:Shih shenimin 7

11.

Te dhena per autorizimin e

Numri:Lloij:

12.

357

Page 358: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

meparshem te akcizes:

Shih shenimin 8

Data nga/deri:Dega tatimore:Arsyeja e perfundimit:

A do te beni gjithashtu kerkese edhe per miratimin e magazines tatimore? Shih shenimin 9

Po: 13. Jo: Kerkesa e perkohshme e bashkengjitur

14.

Ju lutemi kthejeni fleten dhe plotesoni faqen dy15.Adresat dhe funksionet e te gjitha magazinave tatimore qe do te operohen nese merret miratimi:Magazina 1: Shih shenimin 10

RrugaQytetiRrethiFunksioni

15.1

Magazina 2: Shih shenimin 10

RrugaQytetiRrethiFunksioni

15.2

Magazina 3: Shih shenimin 10

RrugaQytetiRrethiFunksioni

15.3

Magazina 4: Shih shenimin 10

RrugaQytetiRrethiFunksioni

15.4

Magazina te tjera jane paraqitur me hollesi ne fleten e bashkengjitur ne vazhdimShih shenimin 11

16.

17.

Deklarate Shih shenimin 12

Une deklaroj:Jam nje person i besueshem dhe i rregullt siç percaktohet ne Udhezimin e Akcizes Nr. [ ] Date[ ] Po bej kerkese per miratimin e magazines/ve tatimore dhe kam bashkengjitur formularin* perkates te kerkeses; oseUne nuk po bej kerkese tani per magazine tatimore por kam siguruar informacionin e kerkuar ne formularin* e bashkengjitur te kerkeses *fshijeni sipas rastitKam paguaren tarifen e kerkuar prej 10,000 lek per shqyrtimin e kesaj kerkese dhe kam bashkengjitur konfirmimin e pageses

358

Page 359: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nenshkrimi dhe data Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA SHTYPI, pozicioni dhe statusi

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Nenshkrimi

Data a marrjesNIPT-i i verifikuarVerifikimi nese ka nje status te rregullt dhe te pershtatshemData e dhenis se autorizimitNumri i autorizimit

Shenimet lidhur me kerkesen per marrjen e autorizimit si tatimpagues i akcizes

Shenim1: Per te bere kerkese per marrjen e nje autorizimi si tatimpagues akcize duhet te jeni te regjistruar tashme ne organin tatimor dhe te jeni paisur me nje NIPT. Nese keni nje NIPT ju lutemi te beni kerkese per nje numer ne degen tuaj tatimore ne rreth perpara se te vazhdoni me kete aplikim.

Shenim2: Ky eshte emri i subjektit dhe duhet shenuar atehere kur ekziston nje i tille. Nese kjo kerkese behet ne emer te pronarit atehere shenonin emrin e tij ketu.

Shenim3: Shenojeni emrin e plote te pronarit te subjektit, administratorit nese eshte firme me pergjegjesi te kufizuar ose pergjegjesit ekzekutiv nese eshte forme tjeter biznesi.

Shenim4: Shenojeni adresen private te pronarit te biznesit, administratorit ose pergjegjes ekzekutiv sipas rastit.

Shenim5: Kjo eshte adresa nga ku drejtohet veprimtaria ekonomike e subjektit. Mund te jete nje nga magazinat, ose zyra qendrore e shoqerise. Ne pergjithesi te dhenat per subjektin (me perjashtim te atyre qe duhet te mbahen ne magazine) do te mbahen ne vendin kryesor te biznesit. Ai eshte gjithashtu vendi ku do te bejme vizitat per intervistimin e drejtuesit e sipermarrjes dhe vendi ku do te dergojme korrespondencen, perveç correspondences se veçante te magazines.

Lini numrin tuaj te telefonit ku mund t’ju kontaktojme. Nuk keni nevoje te lini nje adrese e-maili por do te na ndihmonte t’ju kontaktonim nese nevojitet.

359

Page 360: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenim6: Deklaroni veprimtarite e subjektit, duke perzgjedhur nga lista e dhene. Duhet te fshini te gjitha veprimtarise qe nuk i kryeni.

Shenim7: Shenojeni daten kur keni filluar biznesin e prodhimit apo tregtise se mallrave te akcizes, ose nese kjo eshte nje kerkese e re, daten kur synoni te filloni.

Shenim8: Shenoni ndonje autorizim qe keni patur me pare per biznes akcize, duke dhene numrin e autorizimit, per çfare ishte autorizimi, periudhen e vlefshmerise se autorizimit, dhe arsyen e perfundimit apo revokimit.

Shenim 9: Nese po beni kerkese vetem per te marre autorizim si tatimpagues akcize, spontoni kutine perkatese. Megjithate, nese keni ndermend te ndermerrni ndonje veprimtari qe kerkon nje miratim per magazine tatimore, ju duhet te bashkengjisni nje formular te perkohshem “Kerkese per miratim magazine tatimore” duke paraqitur te dhenat qe kerkohen ne ate formular. Te dhena te tjera mund te gjenden ne formularin per miratimin e magazines.

Shenim10: Shenoni te dhenat e te gjitha magazinave. Funksioni duhet te perzgjidhet nga lista e meposhtme. Kur keni planifikuar me shume se nje funksion shenoni te gjitha funksionet: Perpunim dhe magazinim kafejePerpunim dhe magazinim pijesh jo-alkoolikeProdhim birre Prodhim vere, vere molle etj Ambalazhim ne shishe e veres se mollesMagazinim i veres se mollesProdhim i alkoolit dhe pijeve alkoolikeAmbalazhim ne shishe i alkoolit dhe pijeve alkoolikeMagazinim i alkoolit dhe pijeve alkoolikeProdhim i rakiseAmbalazhim i rakiseMagazinim i rakiseProdhim duhaniMagazinim duhaniPerpunim i vajit te hidrokarbureveMagazinim i vajit te hidrokarbureveProdhim dhe magazinim i parfumeve, kolonjave dhe deodoranteve.

Shenim11: Nese keni aplikuar apo deshironi te aplikoni per me shume se tre miratime magazinash tatimore, shenoni PO ne kuti dhe paraqisni te dhenat te tjera ne nje flete tjeter te bardhe dhe bashkengjiteni ate ne formularin e kerkeses.

Shenim12: Nese firmosni formularin duhet te jeni te autorizuar per te vepruar ne emer te subjektit. Kjo nenkupton qe per nje shoqeri me

360

Page 361: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

pergjegjesi te kufizuar, ju duhet te jeni drejtori apo sekretari i asaj shoqerie, nese shoqeria eshte e pakufizuar, ju duhet te jeni pronari i vetem, ose administratori i entitetit te biznesit.

Per te bere kerkese ju duhet te jeni nje “person i besueshem dhe i rregullt”. Kjo nenkupton qe ju (dhe shoqeria) duhet: Te mos keni detyrime te pashlyera ne lidhje me tatime te

papaguara ndaj Administrates tatimore; Te mos u detyroheni shuma ndonje departamenti tjeter

shteteror; Te mos keni kontribute sigurimesh shoqerore apo taksa dhe

tatime lokale te papaguara; Te mos keni vuajtur ndonje lloj denimi pese vitet e fundit Te keni nje adrese tregtare ne Republiken e Shqiperise; Te keni aftesi te siguroni garancite e kerkuara sipas Pjeses

III te Udhezimeve te akcizes; Te jeni i afte te zbatoni kerkesat e ligjit ne lidhje me tatimin e

akcizes.

Berja e nje deklarate te rreme me qellim marrjen e autorizimit si tatimpagues akcize rezulton ne venien e gjobave dhe revokimin e autorizimit te dhene, se bashku me revokimin e çdo miratimi te dhene per magazine tatimore ne lidhje me kete autorizim.

Ju duhet t’ia bashkengjisni kesaj kerkese formularin e zakonshem te pageses te vulosur nga banka per te konfirmuar pagesen e tarifes administrative prej 10,000 Lek

Shenim13: Nje perfaqesues tatimor duhet te plotesoje vetem kutite 1 deri 10 dhe deklaraten ne kutine 17.

Shenim14: Ky formular duhet te dorezohet ne: Degen tatimore qe mbulon vendin kryesor te biznesit nese ju

operoni nga magazina qe ndodhen ne vendndodhje te ndryshme; ose

Degen tatimore qe mbulon magazinen nese ju operoni vetem nje magazine.

Shenim15: Ju lutemi te kini parasysh qe shenimet ne kete fomular kane fuqi ligjore.

361

Page 362: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 2 – KERKESE PER MIRATIMIN E MAGAZINES TATIMORE Kerkese per Miratimin e Magazines Tatimore

Ju lutemi te lexoni shenimet e baskengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Emri dhe NIPT-i i aplikantit: Shih shenimin 1

1. Emri 2. NIPT

Autorizimi i akcizes per aplikantin. Shih shenimin 2

Numer:Data e leshimit: Zyra e leshimit:

3.

Adresa e magazines:

Rruga 4.

362

Page 363: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shih shenimin 3 Qyteti

Rrethi

Magazina/kontakt tel:Shih shenimin 4

5. Email: 6.

Te dhena te biznesit te akcizes qe do te kryhet ne magazine:Shih shenimin 5

7.1

7.2

7.3

7.4

7.5

Sasia e parashikuar vjetore dhe detyrimi tatimor vjetor i çdo malli akcize dhe procesi qe renditet ne kutine 7:Shih shenimin 6

Sasia vjetore Detyrimi vjetor i akcizes8.1

8.2

8.3

8.4

8.5

Ne çfare date keni qellim te filloni biznesin e akcizes? Shih shenimin 7

9.

Emri i garantuesit: Shih shenimin 8 10.

Shuma e garancise: Shih shenimin 8

11.

Numri i garancise: Shih shenimine 8

12.

Do t’i mbani te dhenat tuaja ne kompjuter? Shih shenimin 9

13. Emri i programit kompjuterik.Shih shenimin 9

14.

Ju lutemi kthejeni fleten dhe plotesoni faqen 2Po beni kerkese per miratimin e nje magazine qe do te perdoret per mallra akcize? Shih shenimin 10

15.

Nese po beni kerkese per nje magazine per prodhim malli pershkruani ketu procesin e prodhimit: Shih shenimin 1116.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

363

Page 364: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Pershkrimi i Produktit 1:

Jepni kodin NK, pershkrimin dhe sasine e lendes e pare te perdorur per prodhimin e nje njesie malli akcize.

Kodi NK Pershkrimi Sasia17.117.2

17.3

17.4

17.5

Shih shenimin 12 17.6

Cila eshte perqindja normale e humbjes ne çdo faze te procesit te prodhimit? Shih shenimin 13.

Stadi i procesit Humbja normale %18.1

18.2

18.3

18.4

18.5

Pershkrimi i produktit 2: Kodi NK Pershkrimi Sasia dhe njesia19.1

Jepni kodin NK, pershkimin dhe sasine e lendes se pare te perdorur per prodhimin e nje njesie malli akcizeShih shenimin 12

19.2 19.3

19.4

19.519.6

Cila eshte perqindja normale e humbjes ne çdo faze te procesit te prodhimt? Shih shenimin 13.

Faza e procesit Humbja normale %20.1

20.2

20.3

20.4

20.5

Ju lutemi kthejeni fleten dhe plotesoni faqen 3Pershkrimi i produktit 3: Kodi NK Pershkrimi Sasia dhe njesia

21.1

21.2

364

Page 365: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Jepni kodin NK, pershkimin dhe sasine e lendes se pare te perdorur per prodhimin e nje njesie mallrash akcizeShih shenimin 12

21.3

21.4

21.521.6

Cila eshte perqindja normale e humbjes ne çdo faze te procesit te prodhimt? Shih shenimin 13.

Faza e procesit Humbja normale %

22.1

22.2

22.3

22.4

22.5

Produktet e metejshme [ ] jane renditur ne fleten vijuese te bashkengjitur. Shih shenimin 12

Nese do te ngjisni pulla akcize paraqisni informacionin e meposhtem:Permasat e njesive te ambalazhuara per te cilat do te nevojiten pullat e akcizes

23.

Si do te ngjiten pullat e akcizes 24. Me dore/makineri * fshijeni sipas rastit

Lloji i paisjes se perdorur: 25.

A do te perdoret magazina per magazinim dhe shperndarje? Shih shenimin 14

26.

Nese magazina do te perdoret per magazinim dhe shperndarje ju lutem paraqisni te dhenat e meposhtme per çdo lloj malli te akcizes: Shih shenimin 15 Produkt 27.1 Produkt 28.1

Magazinimi mujor maksimal – sasia

27.2 Magazinimi mujor maksimal – sasia

28.2

Detyrimi tatimor i magazinimit mujor maksimal

27.3 Detyrimi tatimor i magazinimit mujor maksimal

28.3

Prodhimi vjetor 27.4 Prodhimi vjetor 28.4

Produkt 29.1 Produkt 30.1

Magazinimi mujor maksimal – sasia

29.2 Magazinimi mujor maksimal – sasia

30.2

Detyrimi tatimor i magazinimit mujor maksimal

29.3 Detyrimi tatimor i magazinimit mujor maksimal

30.3

Prodhimi vjetor 29.4 Prodhimi vjetor 30.4

Ju lutem kthejeni fleten dhe plotesoni faqen 4

365

Page 366: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nenshkruesit e Autorizuar: Shih shenimin 16Emri dhe Funksionii 31.1

Nenshkrimi31.2

Emri dhe Funksioni 31.3

Nenshkrimi31.4

Emri dhe Funksioni 31.5

Nenshkrimi31.6

Emri dhe Funksioni 31.7

Nenshkrimi 31.8

32.

Deklarate Shih shenimin 17

Shih shenimi 18

Une deklaroj:Informacioni i dhene ne kete formular kerkese eshte i vertete dhe i plote;Une kam nje autorizim per tatimpagues akcize siç eshte shenuar ne kutine 3 me lart, dhe kam bashkengjitur nje kopje te autorizimit; Une po bej kerkese per miratimin e ambjenteve ne adresen e shenuar ne kutine 4 me lart si magazine tatimore; Une kam deklaruar ne kerkesen per nje autorizim si tatimpagues akcize, te gjitha magazinat tatimore qe jane prone e imja dhe operohen nga une;Une kam nje garanci*/ kam nje garanci te perkohshme te miratuar ne varesi te suksesit te kesaj kerkese* qe perben nje shume te mjaftueshme per akcizen e pezulluar, *Fshijeni sipas rastitPlani i magazines tatimore i bashkengjitur kesaj kerkese tregon sakte ndertimin dhe skicen e magazines tatimore te propozuar;Une e kuptoj dhe mund te zbatoj kerkesat per mbajtjen e te dhenave; Une kam paguar tarifen e kerkuar prej 10,000 lek per perpunimin e kesaj kerkese dhe kam bashkengjitur nje vertetim te kesaj pagese.

Nenshkrimi dhe data

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA pozicioni ose statusi

Emri Status

Per perdorim zyrtar Data Nenshkrimi

Data e marrjesNIPT-i i verifikuar

366

Page 367: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Autorizimi i akcizes i verifikuarSondazhi i kryer Jo i kenaqshem*

I kenaqshem* (fshijeni)

Miratimi i dheneNumri i miratimit

Shenimet e kerkeses per miratimin e magazines

Shenim1: Per te bere kerkese per miratimin e magazines ju duhet te jeni tashme te regjistruar ne organin tatimore dhe te keni nje NIPT. Nese nuk keni nje NIPT ju lutemi te beni kerkese per nje numer ne degen e tatimeve ne rreth perpara se te vazhdoni me kete kerkese.

Shenim2: Per te bere kerkese per marrjen e nje miratimi per magazine tatimore ju duhet te keni marre tashme nje autorizim per tatimpagues akcize nga organi tatimor dhe te keni numrin e autorizimit te akcizes. Nese nuk e keni nje numer, ju lutemi te beni kerkese per nje numer ne degen tatimore perkatese (shikoni per detaje formularin e “Kerkeses per marrjen e autorizimit si tatimpagues akcize”) perpara se te vazhdoni me kete kerkese.

Ju duhet t’i bashkengjisni kesaj kerkese nje kopje te autorizimit tuaj si tatimpagues akcize.

Shenim3: Kjo eshte adresa e magazines. Nese magazina nuk eshte ndertuar akoma, ju lutemi te paraqisni te dhena te mjaftueshme te vendndodhjes se propozuar.

Per çdo magazine tatimore duhet te beni nje kerkese te veçante.

Shenim4: Lini numrin e telefonit te magazines. Nese magazina nuk ka lidhje telefonike atehere lini nje numer telefoni te personit te ngarkuar me operacionet ne magazine – p.sh., nje numer celulari ose numrin e tel. te zyrave qendrore te shoqerise.

Ju nuk keni nevoje te lini nje Email por nese do ta lini do te na ndihmoje te komunikojme me ju.

Shenim5: Funksioni duhet te perzgjidhet nga lista e meposhtme. Nese eshte planifikuar me shume se nje funksion shenoni te gjitha funksionet duke filluar me ate kryesorin: Perpunim dhe magazinim kafejePerpunim dhe magazinim pijesh jo-alkoolikeProdhim birre Ambalazhi/hedhja ne fuçi e birres

367

Page 368: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Magazinimi i birresProdhimi i veres, veres se molles etjTaposja e veres se molles etj Magazinimi i veres se molles etjProdhim i alkoolit dhe pijeve alkoolikeBalazhimi i alkoolit dhe pijeve alkoolikeMagazinim i alkoolit dhe pijeve alkoolikeProdhim i rakiseAmbalazhimi i rakiseMagazinim i rakisePerpunim duhaniMagazinim i produkteve te duhanitPerpunim i vajit te hidrokarbureveMagazinim i vajit te hidrokarbureveProdhimi i parfumeve, kolonjave dhe deodoranteve Prodhues i produkteve te njohura mjekesore Prodhues i alkoolit te denatyruarProdhues i uthulles

Shenim6: Jepni sasine e parashikuar te mallrave te akcizes per çdo funksion te dhene ne kutine 7. Njesia e perdorur duhet te jete njesia e peshes, vellimit etj e perdoret per te llogaritur akcizen.

Shenim7: Jepni daten ne te cilen mendoni te filloni biznesin e akcizes ne magazine, ne lidhje me miratimin e dhene. Kjo date nuk mund te jete me pak se 30 dite nga data e kesaj kerkese, perveçse ne rastet kur ju jeni tashme nje tatimpagues akcize, ne kete rast shenoni daten ne te cilen keni filluar biznesin e akcizes ne magazinen e autorizuar.

Shenim8: Per te marre miratimin duhet te keni nje garanci. Nese nuk deshironi te mbani nje garanci deri ne miratimin e kerkeses, ju mund te beni kerkese per nje garanci te perkohshme. Kesaj kerkese duhet t’i bashkengjisni (me kapese) ose kopjen e nje garancie ose nje leter nga nje garantues i miratuar qe konfirmon se garancia do te jepet kur te kerkohet.

Ju lutemi te paraqisni emrin e garantuesit, shumen e detyrimit tatimor te garantuar (nese garancia eshte e perkohshme, thoni shumen qe do te garantohet nese miratohet kerkesa), dhe numrin e garancise te leshuar nga organi tatimor (shenoni “i perkohshem” sipas rastit ne kutine 12).

Shenim9: Nese keni qellim te mbani te dhenat ne nje sistem te informatizuar, ky i fundit duhet te miratohet nga organi tatimor – spontoni kutine 13. Nese programi juaj kompjuterik eshte nje program qe blihet i gatshem ne treg, shenoni emrin e produktit ne kutine 14. Nese eshte nje sistem qe e keni ndertuar vete, shenoni ‘i bere me porosi’ ne kutine 14. Perpara blerjes apo ndertimit te ndonje sistemi duhet te keshilloheni me organin

368

Page 369: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tatimor, i cili duhet te jete ne gjendje te ruaje te dhenat dhe te nxjerre raportet e kerkuara nga Udhezimi i Akcizes.

Shenim10: Nese deshironi te prodhoni mallra akcize ne magazine, shenoni PO ne kuti dhe plotesoni kutite 16-26 me poshte. Nese nuk do prodhoni mallra ne magazine atehere vazhdoni me kutine 26.

Shenim11: Ju lutemi te shpjegoni procesin e prodhimit qe do te perdoret ne magazinen tatimore te propozuar, te cilit i referohet kjo kerkese, dhe qe tregon sesi do te perdoren lendet e para, produktet e mesme qe do te prodhohen, dhe produkti perfundimtar.

Shenim12: SHIFRAT QE KERKOHEN NE KETE PJESE JANE LENDET E PARA TE PERDORURA PER TE PRODHUAR TEORIKISHT SASINE MAKSIMALE TE MALLRAVE TE PERFUNDUARA QE MUND TE PRODHOHEN, NESE NUK KA PASUR HUMBJE NE PRODHIM APO MAGAZINIM.

Perdorni nje liste te veçante per çdo mall akcize te prodhuar. Nese do te prodhoni me teper se tre lloje te mallrave te akcizes, paraqisni te dhenat per mallrat shtese ne nje flete te veçante dhe bashkangjitjani kete formularit te kerkeses.

Ju lutem rendisni lendet e para KRYESORE, peshen/vellimin e perdorur per prodhimin e mallrave te akcizes – nuk keni nevoje te rendisni çdo lende te pare.

Kodi NK eshte numri brenda Nomenklatures Doganore dhe i referohet lendeve te para qe keni ndermend te perdorni. Per shembull, nese keni ndermend te perdorni rrush per te bere vere, kodi NK eshte 08 06.

Njesia e cituar per mallrat e perfunduara duhet te jete njesia e peshes, vellimit etj., qe perdoret per llogaritjen e akcizes.

Shenim13: Ju duhet te tregoni sasine e mallrave te gatshme ose ne mes te procesit qe kane humbur gjate perpunimit per shkak te faktoreve te pashmangshem. Tregoni humbjet normale ne çdo stad te procesit. Megjithate, humbjet e perjashtuara nga detyrimi i akcizes nuk duhet te tejkalojne ato qe paraqiten ne udhezimet e akcizes edhe nese gjate procesit keni humbje me te medha.

Shenim14: Nese magazina do te perdoret vetem per magazinim dhe shperndarje te mallrave te akcizes, nuk eshte e nevojshme te plotesohen kutite 16-26 me lart.

Shenim15: Prodhim vjetor nenkupton sasine gjithsej te mallrave te akcizes qe do te kalojne permes magazines gjate nje viti.

Shenim16: Shenoni ne kutine 31 emrat dhe funksionet e te gjithe personave

369

Page 370: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

qe ju keni miratuar per te firmosur dokumentet dhe per t’u marre me punet e magazines, dhe me te cilet keni rene dakord se do te kujdesen per aspektin ligjor te marredhenieve me organin tatimor.

Shenim17: Nese ju firmosni formularin ju duhet te jeni i autorizuar per te vepruar per subjektin. Per nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar kjo nenkupton qe ju duhet te jeni drejtori ose sekretari i asaj shoqerie, nese kompania nuk eshte e kufizuar, ju duhet te jeni pronari i vetem, partneri kryesor, ose administratori i entitetit te biznesit.

Berja e nje deklarate te rreme per qellimin e marrjes se miratimit per magazine tatimore do te rezultoje ne gjoba, revokimin e miratimit te dhene per magazine tatimore, dhe mund te çoje ne revokimin e autorizimit tuaj si tatimpagues akcize.

Kesaj kerkese duhet t’i bashkengjisni formularin e zakonshem te pageses te vulosur nga banka qe konfirmon pagesen e tarifes administrative prej 10,000 Lek.

Shenim18: Ju duhet te dorezoni nje plan te magazines tatimore te propozuar me shenime shpjeguese qe duhet te tregojne qarte informacionin e meposhtem:

Ambjentet ku do te magazinohen lendet e para; Ambjentet ku do te magazinohen mallrat e akcizes nen

pezullim tatimor; Ambjentet ku do te magazinohen mallrat per te cilat paguhet

akcize; Si jane permbushur kerkesat e sigurise, duke treguar bravat,

hekurat e dritareve, sistemet e alarmit etj; Per çdo vegel, boliere, kazan fermentimi, ene apo paisje qe

do te vendoset ne magazinen tatimore te propozuar, ose qe ndodhen ne magazinen tatimore te propozuar ne momentin e paraqitjes se kerkeses;

o Pozicioni duhet te shenohet qarteo Duhet dhene nje shpjegim per natyren dhe qellimino Duhen te deklarohen qarte permasat dhe

kapaciteti i çdo konteineri apo paisjeje, ne metra/centimetra dhe litra

o Duhet te caktohet dhe shenohet nje numer unik identifikimi

o Per çdo konteiner duhet specifikuar produkti i ruajtur.

Per çdo tub, gyp, tubacion, govate, saraçineske, valvul, pompe dhe çdo lloj mjeti tjeter per lidhje apo komunikim ndermjet konteinereve apo paisjeve te perdorura ne magazinen tatimore te propozuar;

o Pozicioni duhet te shenohet qarte

370

Page 371: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

o Duhet paraqitur nje model apo skice qe tregon pozicionin e sakte te çdo valvule, lidhjeje dhe pjese bashkuese

o Duhet dhene nje shpjegim i plote i qellimito Çdo tub duhet te identifikohet ne plan me ane te

ngjyrave dhe kodimit.

Shenim19: Nese do te operoni vetem nje magazine ky formular duhet te dorezohet ne degen tatimore qe mbulon magazinen tatimore.

Shenim20: Ju lutem kini parasysh qe shenimet ne kete formular jane pjese e Udhezimit te Akcizes dhe kane fuqi ligjore.

371

Page 372: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 3 – KERKESA PER MIRATIM E NJE INSTITUCIONI FINANCIAR SI GARANTUES I MIRATUARKERKESA PER MIRATIMIN E NJE INSTITUCIONI FINANCIAR SI GARANTUES I

MIRATUARJu lutem lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Emri i biznesit dhe NIPT-i i Aplikantit:

1. Emri 2. NIPT

Adresa e aplikantit:Shih shenimin 1

Rruga

Qyteti

Rrethit

3.

Lloji i institucionit financiar:Shih shenimin 2

4.

Nenshkrues te autorizuar:Emri:

Funksioni:

5. 6. Nenshkrimi

Emri:

Funksioni:

7. 8. Nenshkrimi

Emri:

Funksioni:

9. 10. Nenshkrimi

Une bej kerkese si nje institucion financiar per te vepruar si nje garantues – nje “Garantues i Miratuar” sipas Ligjit te Akcizes dhe Udhezimit. Une e kam lexuar ligjin dhe Udhezimin dhe i kuptoj detyrimet qe garantuesi ka sipas Ligjit dhe Udhezimit. Emrat dhe nenshkrimet e shenuara ne kutite….…ne ………lart dhe ne fleten vijuese te bashkengjitur* jane te autorizuar te leshojne garancite ne emer te aplikantit. Banka e Shqiperise ka miratuar aplikantin si nje institucion financiar.

Nenshkrimi dhe dataShih shenimin 3

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA dhe funksioni apo

Emri Statusi

372

Page 373: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

statusi

Per perdorim zyrtar Data Nenshkrimi

Data e marrjesAplikanti i verifikuar nga Banka e ShqiperiseMiratimi i dheneNumri i miratimit te garantuesit

* Fshijeni sipas rastit

Shenimet e kerkeses per marrjen e miratimit si institucion financiar

Shenim1: Shenoni adresen e zyres qendrore te kompanise se biznesit

Shenim2: Per te permbushur kerkesat ligjore, aplikanti duhet te jete nje institucion i miratuar nga Banka e Shqiperise

Shenim3: Nenshkrimet e autorizuara qe jane paraqitur do te mbeten te vlefshme derisa nje liste e re t’i paraqitet organit tatimor. Eshte pergjegjesia juaj te merrni masa qe nenshkrimet te jene te vlefshme.

Nese nuk ka hapesire te mjaftueshme ne kete formular, bashkangjitni nje formular te metejshem kerkese ne nje flete vijuese, dhe shenojeni nje veprim te tille ne kutine e deklarates.

Nese e firmosni formularin ju duhet te jeni te autorizuar te veproni ne emer te biznesit. Kjo nenkupton qe ne rastin e nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar duhet te jeni drejtori ose sekretari i asaj shoqerie, ju duhet te jeni pronari i vetem, ose ortak ne ekipin menaxhues, ose kryetar te entiteti i biznesit.

373

Page 374: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 4 – KERKESE PER MARRJEN E GARANCISE SE MIRATUAR PER AKCIZEN KERKESA PER MARRJEN E GARANCISE SE MIRATUAR PER AKCIZEN

Ju lutem lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Te dhenat e aplikantit:Emri: Shih shenimin 1

1.

Adresa: Shih shenimin 2

2. RrugaQyteti Rrethi

NIPT: Shih shenimin 3

3. Autorizimi i tatimpaguesit te akcizes: Shih shenimin 4

4.

Te dhenat e garancise:Lloji i garancise se kerkuar: Shih shenimin 5

5.

Niveli i garancise: Shih shenimin 6I reduktuar */i pareduktuar* Fshijeni sipas rastit

6. Lek

Data e fillimit te garancise:

7. Data e perfundimit te garancise:

8.

Te dhenat e magazines:Magazina 1:Shih shenimin 7

Rruga Qyteti Rrethi Numri i miratimitDetyrimi tatimor

9.1

Magazina 2:Shih shenimin 7

Rruga Qyteti RrethiNumri i miratimit Detyrimi tatimor

9.2

Magazina 3:Shih shenimin 7

Rruga Qyteti RrethiNumi i miratimitDetyrimi tatimor

9.3

Magazinat e metejshme jane te detajuara ne fleten vijuese te bashkengjitur. Shih shenimin 8

10.

Te dhenat e nje levizjeje te vetme: shih shenimin 9

Data e fillimit: 11.1 Vendi i dergimit:

11.2

Data e 11.3 Vendi i 11.4

374

Page 375: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

perfundimit: shkarkimit:

Lloji i mallrave te akcizes:

11.5 Sasia e mallrave te akcizes:

11.6

Vlera e mallrave te akcizes:

11.7 Detyrimi i akcizes:

11.8

Ju lutemi kthejeni fleten dhe plotesoni faqen dy. Te dhenat e garantuesve:Emri: Shih shenimin 10

12.

Adresa: Shih shenimin 11

13. RrugaQyteti Rrethi

NIPT: Shih shenimin 12

14. Numri i miratimit te Organit tatimor: Shih shenimin 13

15.

16.

Deklarata nga aplikanti:Shih shenimin 14*Fshijeni sipas rastit

Une deklaroj:Po bej kerkese per nje garanci akcize;Ky aplikim eshte i ri */ per nje zevendesim te numrit te garancise [ ] nuk eshte me i aplikueshem *;Tatimi i akcizes i treguar ne kutine 6 eshte llogaritur sakte;Une do te informoj menjehere Organin Tatimor nese shuma e garancise bie nen nivelin e kerkuae nga Ligji i Akcizes dhe Udhezimit.

Nenshkrimi dhe data

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA

Emri Statusi

17.

Deklarate nga garantuesi:Shih shenimin 15

Une deklaroj qe garantuesi i shenuar ne kutite 12 - 15 me lart eshte nje Garantues i Miratuar;Jam i autorizuar te miratoj kete kerkese per garanci ne emer te garantuesit; Garancia eshte nje zevendesim per numrin e garancise [ ] e cila ka skaduar, dhe te gjitha detyrimet e pashlyera nga numri i garancise [ ] transferohen ne kete garanci; Garantuesi do t’i paguaje organit tatimor sipas rastit çdo shume akcize qe duhet paguar sipas Ligjit te Akcizes dhe Udhezimit, kur akciza nuk eshte paguar nga Aplikanti emri i

375

Page 376: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

te cilit eshte shenuar ne Kutite 1-4; Kjo garanci do te mbetet ne fuqi deri ne daten e treguar ne kutine 8 me lart; Garantuesi do te njoftoje organin tatimor 30 dite me perpara nese deshiron te revokoje garancine perpara dates se shenuar ne kutine 8 me lart.

Nenshkrimi dhe data

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA

Emri Statusi

Vetem per perdorim zyrtar Data Nenshkrimi

Data e marrjesVerifikimi i AplikantitVerifikimi i GarantuesitVerifikimi i shumes se Garancise

Jo i kenaqshem*I kenaqshem* (fshijeni)

Miratimi i dheneNumri i miratimit te garancise

Shenimet e kerkeses per Garanci

Shenimet 1 – 9 dhe 14 kane te bejne me aplikantin. Shenimet 10 – 13 dhe 15 kane te bejne me garantuesin Shenim1: Jepni emrin tuaj te regjistrimit ne organin tatimor per qellime akcize.

Shenim2: Jepni adresen e vendit kryesor te biznesit siç e keni regjistruar ne organin tatimor sipas kerkeses suaj per statusin e tatimpaguesit te autorizuar te akcizes.

Shenim3: Duhet te keni nje NIPT per te vazhduar me kete kerkese.

Shenim4: Ju duhet te jeni nje atimpagues i autorizuar i akcizes per te vazhduar me kete kerkese.

Shenim5: Perzgjidhni llojin e garancise nga lista e meposhtmeGaranci per nje vendndodhje te vetme magazine tatimore. Garanci per nje vendndodhje te vetme te magazines tatimore e kombinuar me garanci levizjejeGaranci per magazina tatimore ne vendndodhje te ndryshmeGaranci per magazina tatimore ne vendndodhje te ndryshme e kombinuar me nje garanci levizjeje

376

Page 377: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Garanci vetem per levizje te shumefishta Garanci vetem per nje levizje

Nese po beni kerkese vetem per nje garanci levizjeje, mos i plotesoni kutite 9-10.

Shenim6: Per magazinat, llogaritja e garancise kryhet si me poshte: Nuk kerkohet nje garanci per ato magazina ku tatimi i mundshem mbi sasine e mallit gjendje ne fund te muajit nuk i tejkalon 2,000,000 Lek, ne te kundert duhet te llogarisni nivelin e garancise se magazines tatimore qe kerkohet nga percaktimi i akcizes per maksimumin e mallit gjendje ne fund te muajit dhe zbatohet per nivelin e pershtatshem si me poshte: Detyrimi i akcizes me i vogel ose i barabarte me 100 milion Lek –

niveli i garancise eshte 100% i detyrimit tatimor; Kur dertyrimi i akcizes eshte me i madh se 100 milion lek por nuk i

tejkalon 250 milion lek – niveli i garancise eshte 100% i detyrimit tatimor deri ne 100 milion lek plus 25% i detyrimit te mbetur;

Kur detyrimi i akcizes tejkalon 250 milion lek – niveli i garancise eshte 100% i tatimit deri ne 100 milion, plus 25% e detyrimit deri ne 250 milion lek, plus 10% te detyrimit te mbetur.

Nese jeni nje zbatues i rregullt i ligjit, organi tatimor mund te lejoje nje zvogelim te nivelit te kerkuar te garancise: Per 2 vjet permbushje te rregullt te detyrimeve tatimore - 25% zbritje; Per 5 vite permbushje te rregullt te detyrimeve tatimore – 50% zbritje;Per 7 vite permbushje te rregullt te detyrimeve tatimore – 75% zbritje.

Per garancite e levizjes llogaritja behet si me poshte: Per nje garanci per shume levizje, niveli i kerkuar i garancise nga

aplikanti do te jete shuma mesatare e tatimit per levizjet e nje jave, e llogaritur duke iu referuar te gjitha levizjeve ne 12 muajt e meparshem. Nese nuk keni nje regjistrim 12 mujor, si nivel garancie do te vleresohet detyrimi tatimor per levizjet e nje jave.

Per nje garanci per levizje te vetme, garancia do te jete detyrimit tatimor faktik i ngarkeses.

Shenim7: Jepni te dhena te magazinave qe do te mbulohen nga kjo garanci. Lijeni te paplotesuar nese garancia mbulon vetem levizjet.

Shenim8: Nese kjo garanci do te mbuloje me shume se tre magazina vini “PO” ne kete kuti dhe jepni detaje te metejshme ne nje flete te bardhe te veçante dhe bashkengjitjani kete flete formularit te kerkeses.

Shenim9: Kutija 11 ka te beje me garancine qe mbulon nje levizje te vetme. Nese nuk kerkohet garanci per nje levizje te vetme, nuk eshte e nevojshme te plotesohet kutia.

Shenim10: Jepni emrin tuaj siç e keni regjistruar ne organin tatimor si nje “Garantues i Miratuar” per qellime te akcizes.

377

Page 378: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenim11: Jepni adresen tuaj te biznesit siç e keni regjistruar ne organin tatimor si “Garantues i Miratuar”.

Shenim12: Per te vazhduar kete aplikim, duhet te pajiseni me NIPT.

Shenim13: Per te vazhduar me kete aplikim ju duhet te keni nje numer si “Garantues i Autorizuar”.

Shenim14: Nese e firmosni formularin ju autorizoheni te veproni per aplikantin. Kjo nenkupton se per nje shoqeri me pergjegjesi e kufizuar ju duhet te jeni nje drejtor apo sekretar i shoqerise, nese nuk eshte me pergjegjesi te kufizuar, ju duhet te jeni pronari i vetem, ose ortaku drejtues, se kryetari i entitetit e biznesit.

Nese kjo garanci duhet te zevendesoje nje garanci ekzistuese, shenoni numrin e garancise ekzistuese ne [kllapa].

Berja e nje deklarate te rreme me qellim marrjen e nje miratimi garancie, rezulton ne venien e gjobave, revokimin e ndonje garancie te dhene per magazine tatimore, dhe mund te çoje ne revokimin e autorizimit tuaj si nje tatimpagues akcize.

Shenim15: Nese e firmosni deklaraten ju duhet te jeni te autorizuar te veproni ne emer te garantuesit.

Nese kjo garanci behet per te zevendesuar nje garanci ekzistuese, shenoni ne kllapa numrin e garancise ekzistuese.

Shenim16: Ky formular duhet e dorezohet ne: degen tatimore qe mbulon vendin kryesor te biznesit, nese ju do te

operoni magazina ne vendndodhje te ndryshme; ose degen tatimore qe mbulon magazinen nese ju do te operoni vetem

nje magazine.

Shenim17: Ju lutem kini parasysh qe shenimet e ketij fomulari kane force ligjore.

378

Page 379: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 5 – NJOFTIMI I QELLIMIT PER TE NXJERRE DHE PRITUR MALLRA NJOFTIMI I QELLIMIT PER TE NXJERRE*/PRITUR* MALLRA AKCIZE NEN REGJIM PEZULLIMI TATIMOR Ju lutem lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular. Shih shenimin 1.

Lloji i levizjes: Shih shenimin 2

1.

Emri: Shih shenimin 3 2.

Te dhenat e autorizimit te akcizes: Shih shenimin 4

Numri:Data dhe zyra e leshimit:

3.

Magazina tatimore ndertuese / detaje te tjera:Shih shenimin 5

RrugaQyteti & RrethiNumri i autorizimit

4.

Magazina tatimore pritese / te dhena te tjera destinacioni:Shih shenimin 5

RrugaQyteti & RrethiNumri i Autorizimit te anijes etj detaje

5.

Data e parashikuar e mberritjes* / livrimi*: Shih shenimet 1&6

6.

Te dhenat e mallrave te akcizes qe do te levizen: Shih shenimin 7:

PershkrimiSasia Tatimi i akcizes ne lek

7.1

PershkrimiSasia Tatimi i akcizes ne Lek

7.2

PershkrimiSasia Tatimi i akcizes ne Lek

7.3

Tatimi i akcizes gjithsej per ngarkesen: 8.

Referenca dhe shuma e garancise: Shih shenimin 8:

9.

Nenshkrimi dhe data:Name and status:

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

379

Page 380: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

See note 9

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e mberritjesVerifikimi i shumes se garancise

E pakenaqshme*E kenaqshme* (fshijeni)

I miratuar shih shenimin 11

* Fshijeni sipas rastit

Shenime per qellimin e levizjes

Shenim1: Ky eshte nje formular per perdorim te shumellojshem, qe perdoret per njoftimin e marrjes dhe te livrimit. Fshijeni pjesen qe nuk ka te bene me ju.

Shenim2: Perzgjidhni llojin e levizjes ga lista e meposhtme:

Magazine Doganore (import)

Nga magazina ne Dogane (eksport)

Magazine per nje organizate nderkombetare te miratuar

Nga magazina ne depon e furnizimit te anijes/aeropait te miratuar

Nga magazina ne magazine

Shenim3: Perdorni emrin tuaj te regjistrimit si nje tatimpagues i autorizuar akcize.

Shenim4: Citoni te dhenat e tatimpaguesit te akcizes.

Shenim5: Detajet duhet te plotesohen ne te gjitha kutite. Kutia 4: shenoni adresen e magazines se derguesit dhe numrin e autorizimit, ose nese eshte i importuar shenoni ‘Importuar’.

Kutia 5: hidhni te dhenat e destinacionit te mallrave. Kur levizja ka te beje me furnizime ne nje anije apo aeroplan, duhet te jepen te dhena mbi firmen pritese. Kur levizja ka te beje me organizata nderkombetare te miratuara, duhet te jepen te dhenat e organizates.

Shenim6: Data nuk mund te jete larg se dy dite nga data e dorezimit te formularit.

Shenim7: Pershkrimi dhe sasia duhet te perputhen me pershkrimin dhe sasite ne Shtojces 1 te Udhezimit te Akcizes.

Shenim8: Ju duhet te keni nje numer reference te nje garancie te vlefshme.

380

Page 381: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Asnje mall akcize nuk mund te levize nen regjimin e pezullimit tatimor pa pasur nje garanci te vlefshme ekzistuese.

Shenim9: Formulari duhet te plotesohet dhe te dorezohet dorazi ose me faks ne degen tatimore te pakten dy dite perpara kryerjes se levizjes nen regjimin e pezullimit tatimor.

Perpara se te kryhet levizja, derguesi DUHET te kete leje nga dega tatimore per te kryer levizjen.

Shenim10: Ju duhet te jeni nje nenshkrues i autorizuar dhe per kete te njoftoni degen tatimore.

Shenim11: Ky formular duhet te dorezohet ne degen tatimore qe mbulon magazinen e dergimit ose pritese sipas rastit, dorazi apo me faks.

Shenim12: Levizja e miratuar duhet e dokumentohet dhe miratohet nga Organi Tatimor perpara se mallrat te levizen ose te vendosen ne magazinen tatimore.

Shenim13: Ju lutem kini parasysh qe shenimet ne kete formular kane force ligjore.

SHTOJCA 6 – DOKUMENTI QE SHOQERON LEVIZJET E BRENDSHME DOKUMENTI SHOQERUES PER LEVIZJET E BRENDSHME TE

381

Page 382: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

PRODUKTEVE TE AKCIZESJu lutem lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular1. Lloji i levizjes: Shih shenimin 4

2. Reference / Numer doganor: Shih shenimin 5

3. Dergues: Shih shenimin 6Emri: Adresa:

Numri i tatimpaguesit te akcizes:*Numri i miratimit te magazines:*Numri i telefonit:*

4. Dega tatimore derguese*/ Shih shenimin 7Zyra doganore ne import*: Adresa:

Numer Telefoni:Numer faksi:

5.Pritesi i mallit: Shih shenimin 8Emri:Adresa e dorezimit te mallit:

Numri i tatimpaguesit te akcizes:*Numri i miratimit te magazines:*Numer telefoni:*

6. Dega tatimore e pritjes e mallit*/ Zyra doganore ne eksport*: Shih shenimin 9Adresa:

Numer Telefoni:Numer faksi:

7. Emri i transportuesit: Shih shenimin 10

8. Mbajtesi i garancise dhe numri i garancise: Shih shenimin 11

9. Te dhena te tjera te transportit:Numri i vules:

Numri i automjetit:

10. Data e livrimit:

11. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

12. Numri i koduar i mallit:

13. Sasia: Shih shenimin 12

14.Detyrimi tatimor i akcizes:

15. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave

16. Numri i koduar i mallit:

17. Sasia: Shih shenimin 12

18.Detyrimi tatimor i akcizes:

Deklarata: Shih shenimi 13Kjo deklarate eshte e vertete dhe mallrat e akcizes po levizen sipas Ligjit te Akcizes dhe Udhezimit.

19. Nenshkrimi 20. Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA

21. Emri 22. Statusi

382

Page 383: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

dhe statusi:*Fshijeni sipas rastit Bashkengjitet fleta vijuese: 23. Numri i fleteve:

383

Page 384: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 6 – DOKUMENTI SHOQERUES I LEVIZJES SE BRENDSHME – FAQJA PRAPA Te dhenat e verifikimit te magazines se livrimit Vetem per perdorim zyrtar

Mallrat e verifikuara* / Mallrat e paverifikuara*Vula e inspektuar dhe e paprekur, verifikimi i numrit*Kontrolli i regjistrave te magazines i kenaqshemOrgani nenshkrues i kontrolluarLivrimi i autorizuar

Emri Data Nenshkrimi

Mosperputhjet dhe veprimet e ndermarra:

Te dhenat e verifikimit nga Dogana e importit Vetem per perdorim zyrtar

Vula e inspektuar dhe e paprekur Mallrat e verifikuara /te paverifikuara*Nenshkrimi e verifikuarVula e thyer dhe e zevendesuar nga nje numer vule*:

Tatimi dhe TVSH-ja e llogaritur ne kutine me Nr:Livrimi i autorizuar

Emri Data Nenshkrimi

Numri i vules:

Shenoni numrin:

Mosperputhjet dhe veprimet e ndermarra:

Te dhenat e verifikimit ne magazinen e pritjes se mallit* / nga Dogana e eksportit * Vetem per perdorim zyrtar

Vula e inspektuar dhe e paprekur* Mallra te verifikuara sipas pershkrimit*Mallrat e verifikuara*Shenimi ne regjistrat e magazines me nr.*Numri i dokumentit te eksportit *Eksporti i verifikuar*

Emri Data Nenshkrimi

Numri i dokumentit:

Mosperputhjet dhe veprimet e ndermarra:

Regjistri i marrjes se mallit ne destinacionin e autorizuarUne jam nje nenshkrues i autorizuar per qellimin e ketij dokumenti. Une e kam kontrolluar

384

Page 385: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ngarkesen dhe konfirmoj qe vula eshte inspektuar dhe eshte e paprekur, mallrat jane verifikuar sipas pershkrimit te bere, dhe mallrat korrespondojne me porosine; ose çdo mosperputhje eshte shenuar me poshte: Une konfirmoj ne fleten prapa, marrjen e mallrave dhe deklaroj qe jane vetem per furnizimin e anijeve ose aeroplaneve* / per perdorim ne organizaten nderkombetare te siperpermendur dhe furnizimi behet sipas Ligjit te Akcizes.Mosperputhjet:(nese nuk ka deklaroni “ASNJE”)Emri: Data: Nenshkrimi:

* Fshijeni sipas rastit

Shenimet ne Dokumentin e brendshem shoqerues

Shenim1: Ky dokument eshte vete-kopjues. Ai duhet te plotesohet ne menyre te lexueshme ne tre kopje dhe ne nje menyre qe e ben hedhjen e te dhenave te pamundur per t’u fshire.

Shenim2: Çdo hapesire e paperdorur duhet te shenohet me vize per te mos u perdorur me vone.

Shenim3: Ky document perfshin tre kopje:Kopja 1 do te shoqeroje mallrat dhe do te mbahet nga Dega Tatimore per magazinen tatimore pritese ose nga Dogana per portin e eksportit; Kopja 2 do te shoqeroje mallrat dhe do t’i kthehet Deges Tatimore qe mbulon magazinen e livrimit per te shlyer garancine ose Doganave per te plotesuar levizjen ne rastin e importimit;Kopja 3 do te mbahet nga dega Tatimore qe mbulon magazinen e livrimit ose nga Dogana ne portin e eksportit.

Shenim4: Shenoni llojin e levizjes nga lista e meposhtme:Nga magazina ne magazine Nga magazina ne dogane

(eksport)Nga dogana ne magazine (import)

Nga magazina ne dogane (depozitat e anijeve)

Note 5: Nese mallrat dergohen nga magazina, duhet te shenoni numrin e references qe do te identifikoje kete ngarkese ne regjistrat tuaj si dergues.

Nese mallrat jane duhet te shenoni numrin ne dokumentin doganor te importit.

Shenim6: Nese mallrat dergohen nga magazina, shenoni emrin e plote dhe adreses e magazines te personit qe dergon mallrat dhe numrin e miratimit te magazines tatimore derguese.

385

Page 386: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nese importohen, shenoni derguesin e jashtem te mallit (ky duhet te jete emri i njejte siç paraqitet ne dokumentacionin Doganor) dhe fshini te dhenat e autorizimit te magazines.

Shenim7: Nese mallrat dergohen nga magazina, shenoni adresen e plote te deges tatimore qe ka leshuar miratimin e magazines.

Nese importohen, shenoni te dhenat e zyres doganore qe merret me zhdoganimin e mallrave.

Shenim8: Nese mallrat po dergohen ne nje magazine tjeter tatimore te miratuar shenoni emrin dhe adresen e magazines tatimore pritese. Emri i personit qe pret mallin duhet te jete i njejte me emrin e derguesit.

Nese mallrat do te eksportohen shenoni emrin dhe adresen e pritesit te jashtem te mallit dhe fshijeni autorizimin e magazines.

Nese mallrat po dergohen ne nje destinacion te autorizuar shenoni emrin dhe adresen e destinacionit te organizates dhe fshijeni autorizimin e magazines.

Shenim9: Nese mallrat dergohen nga magazina, shenoni adresen e plote te deges tatimore ku eshte miratuar magazina.

Nese importohen, shenoni te dhenat e zhdoganimit ne piken doganore.

Shenim10: Shenoni emrin e firmes tranportuese – kjo mund te jete derguesi, marresi ne dorezim i mallit ose nje tranportues e pales se trete.

Shenim11: Shenoni numrin e garancise – kjo duhet t ejete nje garanci qe mbulon levizjet dhe duhet te leshohet nga nje magazine derguese perveçse ne rastet e importeve, per te cilat duhet te leshohet nga magazina pritese. Deklaroni cili eshte (derguesi apo marresi ne dorezim i mallit).

Shenim12: Shenoni shenjat dhe numrat e pakove nese perdoren. Keto numra duhet te jene ne gjendje te identifikojne mallrat ne magazinen e dergimit p.sh. referecen e llogarise se stokut sipas te ciles ato jane magazinuar ne magazine.

Shenoni numrin e pakove dhe llojin p.sh. nese ka te beje me ‘kuti’; ose ‘grumbull’ nese eshte e paambalazhuar.

Shenoni pershkrimin tregtar te mallrave p.sh. whiskey.

Deklaroni sasine totale per mallrat ne njesite e perdorura, per te kryer llogaritjen e tatimit per t’u paguar. Per karburantin, sasia duhet te matet sakte ne 15 grade Celsius.

386

Page 387: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nese keni me shume se dy lloje mallrash akcize, perdorni fleten vijuese te formularit dhe shenoni numrin e fletes vijuese ne kutine 23.

Shenim13: Ju duhet te jeni nje nenshkrues i autorizuar per te firmosur kete formular: Per mallrat e derguara nga magazina tatimore, duhet nje firme e autorizuar nga nenshkruesi; Per mallrat e importuara duhet nje firme e autorizuar e pritesit te mallit. Nese importoni shpesh ju duhet te merrni masa qe t’u njoftoni doganave ne porte emrat e nenshkruesve te autorizuar. Nese importoni shpesh, doganat mund te kontrollojne statusin tuaj si tatimpagues i autorizuar i akcizes.

Shenim16: Pasi te jete plotesuar, ky formular duhet te dorezohet ne: Degen tatimore qe mbulon magazinen tatimore, nese do t’i

dergoni mallrat nga magazina; ose Zyren doganore per vendin e importi ose zhdoganimit nese

po importoni

Shenim17: Ju lutem kini parasysh qe keto shenime kane fuqi ligjore.

387

Page 388: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 6 – DOKUMENTI I LEVIZJES SE BRENDSHME – FLETA VIJUESEDOKUMENTI I LEVIZJES SE BRENDSHME FLETA VIJUESE, PRODUKTET E TATUESHME ME AKCIZEJu lutemi te lexoni shenimet e dokumentit te levizjes se brendshme perpara se te plotesoni kete formular24. Lloji i levizjes: Shih shenimin 4

25. Reference / Numri doganor: Shih shenimin 5

26. Te dhenat e mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

27. Numri i koduar i mallit:

28. Sasia: Shih shenimin 12

29. Detyrimi tatimor i akcizes:

30. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

31. Numri i koduar i mallit:

32. Sasia: Shih shenimin 12

33. Detyrimi tatimor i akcizes:

34. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

35. Numri i koduar i mallit:

36. Sasia: Shih shenimin 12

37.Detyrimi tatimor i akcizes:

38. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

39. Numri i koduar i mallit

40. Sasia: Shih shenimin 12

41. Numri i koduar i mallit:

42. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

43. Numri i koduar i mallit:

44. Sasia: Shih shenimin 12

45. Numri i koduar i mallit:

46. Detaje te mallrave: Shih shenimin 12

47. Numri i koduar i mallit:

388

Page 389: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenja dhe numra:

Numri dhe lloji i pakove:

Pershkrimi i mallrave:

48. Sasia: Shih shenimin 12

49. Numri i koduar i mallit:

389

Page 390: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 7 – REGJISTRI I LENEDEVE TE PARA (SHEMBULL)REGJISTRI I LENDEVE TE PARA Muaji: Mars 2003Excise taxpayer name: Numri i Magazines: Numri i Folio: 1

Lloji i lendes se pare: 1 Sheqer Njesite: 2

Data Deftese Livrimi Nr.

Sasia e marre

Numri i ciklit te prodhimit

Sasia e perdorur

Sasia ne stok

Mospeputhje ne marrjen e mallit

Nenshkrimi e administratorit te magazines

1/3/03 Stoku ne çelje

1250 3 Firmosur

4/3/03 1234 1000 2250 Firmosur

15/3/03 10/03 1250 1000 Firmosur

20/3/03 11/03 500 500 Firmosur

27/3/03 12/03 500 0 Firmosur

27/3/03 1870 2000 2000 Firmosur

31/3/03 Stoku ne mbyllje

2000 Firmosur

Totali 3000 4 2250 5 Firmosur

__________________________________________________________________________REGJISTRI I LENDEVE TE PARA Muaji: Prill 2003Excise taxpayer name: Numri i mgazines: Numri i Folio: 2

Lloji i lendes se pare: Sheqer Units: Shtylla 1 Shtylla 2 Shtylla 3 Shtylla 4 Shtylla 5 Shtylla 6 Shtylla 7 Shtylla 8Data Deftese

Livrimi Nr.

Sasia e marre

Numri i ciklit te prodhimit

Sasia e perdorur

Sasia stok

Mosperputhje ne marrjen e mallit

Nenshkrimi e administratorit te magazines

1/4/03 Stoku ne çelje

2000 Firmosur

2/4/03 1974 1990 3990 Dergese e Firmosur

1 Shenoni llojin e lendeve te para te perdorura p.sh. sheqer, malt etj2 Shenoni njesine e sasise – kg, liter3 Perdorni nje faqe te re per çdo muaj per çdo lende te pare. Shenoni stokun ne çelje nga muajt e meparshem stokun ne mbyllje4 Shenoni totalin e magazinuar ne muaj5 Shenoni totalin e perdorur ne muaj

390

Page 391: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kufizuar 10 kg 6

2/4/03 Return 12/03

500 12/03 4490 Anullim i prodhimit 7

Firmosur

Etj.

6 Vini re problemet gjate shperndarjes7 Vini re problemet gjate shperndarjes si kthimet kur keto ndikojne ne stokun e lendeve te para

391

Page 392: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 8 – REGJISTRI I PRODHIMIT REGJISTRI I PRODHIMIT Numri i prodhimit: 1

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines: Numri i faqes:

Tipi i produkteve me akcize te prodhuara: 2

Data e fillimit:Date e perfundimit:

Numri i depozites per prodhim: 3

Numri i depozites per magazinim: 3

Lenda e pare e perdorur4

Sasia e lendes se pare te perdorur 4

Sasia e produktit te gatshem te tatueshem 5

Prodhimi i parashikuar 6

Humbja 7 Humbje e tepert (nese ka) 8

Per perdorim zyrtar Numri i vleresimit 9

Emri Sasia Sasia Sasia Sasia Sasia SasiaEmri SasiaEmri SasiaEmri SasiaEmri SasiaEmri SasiaEmri SasiaI tranferuar ne numrin qarkullues te references [ ] ne faqen me numer [ ] ne regjistrin e depos se ambalazhimit dhe shperndarjes

Une deklaroj se sa me siper eshte nje regjistrim i sakte i mallrave te akcizes te prodhura. Nenshkrimi dhe data:

Emri dhe Statusi: 10

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

1 Perdorni nje faqe te re dhe caktoni numrin e serise ne çdo faqe per çdo cikel prodhimi dhe shenoni numrin serial te prodhimit. Kjo duhet te filloje me 1/(vit) ne fillim te çdo viti dhe çdo prodhim duhet te shenohet ne nje regjister qe ka nje numer serie. Numri i ciklit te prodhimit do te perdoret per te identifikuar mallrat derisa te dhenat e tyre te jene hedhur ne regjistrin e magazinimit ne magazine. Ne perfundim te prodhimit shenoni numrin qarkullues te prodhimit ne regjister dhe hidhni te dhenat ne regjistrin e Shtojces 9. 2 Shenoni produktin e tatueshem sipas pershkrimit ne Shtojcen e Ligjit per Akcizat3 Shenoni numrin ne konteinerin e perdorur per prodhimin e mallrave te akcizes, dhe konteinerin e perdorur per te magazinuar mallrat e akcizes te prodhuara me shumice nese nevojitet. 4 Shenoni te dhenat qe duhet te korrespondojne me regjistrin e lendes se pare5 Shenoni sasine e prodhimit te arritur faktikisht6 Shenoni maksimumin e prodhimit nga formula e pranuar e prodhimit7 Shenoni humbjet e medha ndermjet prodhimit te parashikuar dhe prodhimit faktik8 Shenoni humbjen e tepert nese ka, sipas formulas: humbja aktuale – (prodhimi maksimal x % humbje e lejuar). Nese humbja eshte e pazakonte dhe ju deshironi te beni kerkese per nje ulje te akcizes, ju duhet te plotesoni gjithashtu regjistrin e mbetjeve ne Shtojcen 12 dhe raportin e humbjeve te pazakonta ne Shtojcen 13. 9 Numri i vleresimit te kryer per te llogaritur humbjet e teperta do te shenohet ketu nga punonjesi tatimor10 Per te firmosur kete regjister ju duhet te jeni nje nenshkrues i autorizuar

392

Page 393: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Per perdorim zyrtar Date Emri dhe Nenshkrimi

Data e analizuarProdhimi i verifikuar me regjistrin e lendeve te para dhe regjistrin e ambalazhimit

E pakenqashme*E kenaqshme* (fshijeni)

Vleresimi i bere ** fshij sipas rastit

393

Page 394: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 9 – REGJISTRI I AMBALAZHIMIT, MAGAZINIMIT DHE SHPERNDARJES REGJISTRI I AMBALAZHIMIT, MAGAZINIMIT DHE SHPERNDARJES

Caktimi i numrit qarkullues: 1

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines: Numri i faqes:

Nga numri i ciklit te prodhimit [ ] ose numri i references se dokumentit te levizjes [ ] 3

AmbalazhimiSasia nga prodhimi ose ajo e mberritur e paambalazhuar 4

Sasia pas ambalazhimit5

Humbja ne ambalazhim 6

Humbje e tepert ne ambalazhim (nese ka) 7

Humbja e regjistruar ne mberritjen e mallit (nese ka) 8

Humbjet gjithsej (nese ka) 9

Per perdorim zyrtarNumri i vleresimit 10

Magazinimi

Te dhenat e ambalazhimit 11

Sasia e vendosur ne nje magazine nen regjim pezullimi tatimor 12

Te dhena te pullave te ngjitura dhe sasia e levizur ne nje magazine te tatueshme 13

Nenshkrimi e autorizuar 14

Vendndodhjet e depozitave magazinore

Numri i pakove/sasia e paambalazhuar

Sasia e levizur (gjithsej dhe pakot)

Data e levizjes

Vendndodhja e re ose referenca e levizjes 16

Pjesa e mbetur ne magazine

Nenshkrimi e autorizuar 17

394

Page 395: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenim me per shtojcen 91 Çdo cikli prodhimi apo ngarkese te marre ne dorezim duhet t’i caktohet nje numer serial rotacioni qe fillon me 1 ne fillim te çdo viti p.sh. 1/2003. Ky numer do te perdoret per regjistrimin dhe kontrollin e ngarkeses derisa regjistri i stokut te mbyllet pasi te jene hequr te gjitha mallrat. 2 Perdorni nje faqe te re dhe caktoni nje numer serie per çdo cikel prodhimi ose per çdo ngarkese te mberritur ne magazine – kjo faqe do te regjistroje stokun derisa te nxirret krejtesisht nga magazina. 3 Shenoni numrin e ciklit te prodhimit nga Shtojca 8, ose dokumentin e levizjes per mallrat e akcizes te mberritura rifuxhio.4 Shenoni sasine nga regjistri i prodhimit ne Shtojcen 8, ose nga sasia rifuxhio e shenuar ne dokumentin e levizjes. Nese sasia e prodhimit apo mallrave rifuxhio te mberritura nuk eshte e ambalazhuar, shenoni sasine rifuxhio ne regjistrin e shperndarjes.5 Shenoni sasine (peshen / vellimin total ) pas ambalazhimit, numrin dhe llojin e njesise me te afert te ambalzhuar – p.sh., 5000/33cl kuti, 1000/75cl shishe. 6 Llogarisni diferencen ndermjet sasise nga prodhimi dhe sasise se ambalazhuar te arritur. 7 Shenoni humbjen e tepert (nese ka) gjate ambalazhimit sipas formula:“Humbja aktuale – (prodhimi ose sasia rifuxhio x % e humbjes se lejuar)”Nese humbja eshte e pazakonte dhe ju deshironi te kerkoni nje zvogelim te tatimit te akcizes ju duhet gjithashtu te plotesoni regjistrin e mbetjeve ne Shtojcen 12 dhe raportin e humbjeve te pazakonta ne Shtojcen 138 Nese nje humbje eshte regjistruar ne dokumentin e marrjes ne dorezim te mallit shenojeni sasine ketu.9 Mblidhni se bashku humbjet e teperta dhe humbjet e regjistruara ne transit dhe shenoni humbjet gjithsej te pesuara qe i nenshtrohen vleresimit. 10 Numri i vleresimit te kryer per llogaritje e humbjeve te teperta do te shenohet ketu nga punonjesi tatimor. 11 Shenoni te dhenat e numrave dhe llojeve te ambalazhimit – p.sh. 1000 kuti x 12x33cl shishe dhe shenjat ne kutite e jashtme – p.sh. numrin e rotacionit.12 Shenoni paketat e transferuara ne regjistrin e shperndarjes nese mallrat e ambalazhuara jane nen regjim pezullimi tatimor, ose lereni te paplotesuar nese mallra qe kane pulla akcize.13 Nese jane mallra qe kane pulla akcize, shenoni te dhenat e pullave te perdorura te akcizes – numrat e serise (nese jane te aplikueshem) dhe numrin e pullave te perdorura te akcizes. Te dhenat e hedhura duhet te korrespondojne me regjistrin e kontrollit te paraqitur ne Shtojcen 19. Lereni te paplotesuar nese mallrat nuk tatohen me ane te pullave te akcizes. 14 Nje nenshkrues i autorizuar duhet te firmose regjistrin kur te kete perfunduar procesi i ambalazhimit.

395

Page 396: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

15 Shenoni vendndodhjen e depos duke perdorur metoden e references se vendndodhjes te autorizuar ne miratimin e magazines suaj. Nese perdoret me shume se nje vendndodhje, shenoni te gjitha vendndodhjet, me numrin e kutive etj, ne çdo vendndodhje. 16 Nese mallrat jane levizur duke u tatuar me akcize, shenoni numrin vijues te references per akcize te pezulluar dhe kopjoni informacionin ne tabelen e levizjeve nen regjim pezullimi tatimor ne Shtojcen 10. Nese levizet nen regjim pezullimi tatimor shenoni numrin vijues te references per akcizen e pagueshme dhe kopjoni kete informacion ne tabelen e levizjeve nen regjim pezullimi tatimor ne Shtojcen 11. Nese mallrat levizen ne magazine, shenoni referencen e e vendndodhjes se magazines ne kete kuti dhe ne kutine e “vendndodhjes se depos se magazinimit” ne nje rresht te ri.17 Nje nenshkrues i autorizuar duhet te firmose regjistrin sa here qe kryhet nje levizje.

396

Page 397: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 10 – TABELA E LEVIZJEVE TE MALLRAVE TE TATUESHME ME AKCIZE

TABELA E LEVIZJEVE TE MALLRAVE TE TATUESHME ME AKCIZE

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Tabela e numrit serial: Muaji / viti: 1

Numri i levizjes 2

Data 3 Numri i Rotacionit4

Sasia / vlera

Numri i pakove

Niveli i tatimit %

Detyrimi tatimor Lek 5

Detyrimi tatimor gjithsej i transferuar ne numrin e deklarates se akcizes:

Numri Lek 6

Une deklaroj kete dhe fletet vijuese [ ] te bashkengjitura* permbajne te dhenat e plota e te gjitha mallrave te levizura nga magazina te numeruara me lart ne muajin e paraqitur me lart, dhe akciza per t’u paguar eshte deklaruar sakte ne deklaraten e bashkengjitur te akcizes* / deklaraten e pullave e akcizes*. (* Fshijeni sipas rastit) 7

1 Kjo tabele regjistron te gjitha levizjet e stokut nga magazina nen regjim pezullimi tatimor. Mallrat e akcizes te cilat paguajne tatimin me ane te pullave te akcizes nuk duhet te shenohen ne kete formular - perdorni regjistrin e kontrollit te pullave te akcizes. Nje tabele e re duhet te plotesohet per çdo muaj kalendarik mbi nje baze ditore, me te dhenat e mallrave te levizura nga magazina, qe parashikojne deklaraten e tatimit dhe pagesen. Vazhdoni me nje tabele te re duke perdorur te njejtin numer serial mujor, nese levizjet jane teper te shpeshta per t’u permbledhur ne nje formular. 2 Shenoni numrin serial ne nje seri mujore dhe vjetore duke filluar me DP – p.sh DP 1/07/03 per levizjen e pare ne Korrik 20033 Data ne te cilen mallrat levizen nga magazina 4 Nga regjistri i magazines se amablazhimit dhe shperndarjes ne Shtojcen 9 5 Sasia ose vlera sipas rastit e shumezuar me nivelin e tatimit. 6 Transferoni tatimin gjithsej per t’u paguar ne formularin e deklarates ne Shtojcen 17. Detyrimi tatimor ne deklaraten e bere duhet te jete i barabarte me detyrimin tatimor ne kete tabele. 7 Duke firmosur kete regjister ju konfirmoni qe te gjitha levizjet jane renditur ne tabele dhe tabela eshte e plote. Nuk eshte i nevojshem dorezimi i ketij regjistri ne degen tatimore perveçse ne rastet kur ju kerkohet nje gje e tille.

397

Page 398: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA dhe statusi:

Emri Statusi

398

Page 399: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 11 – REGJISTRI I LEVIZJEVE NEN REGJIM PEZULLIMI TATIMOR

REGJISTRI I LEVIZJES NEN REGJIM PEZULLIMI TATIMOR

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Numri serial i tabeles: Muaj / vit: 1

Numri i levizjes 2

Data 3 Numri i Rotacionit 4

Sasia/vlera 4

Detyrim tatimor 5

Data e verifikuar kthimi i kopjes 26

Nenshkrimi 7

Une deklaroj kete dhe fletet vijuese [ ] te bashkengjitura* permbajne te dhenat e plota e te gjitha mallrave te levizura nen regjimin e pezullimit tatimor nga magazina te numeruara me lart ne muajin e lartpermendur, dhe akciza per t’u paguar eshte deklaruar sakte ne deklaraten e bashkengjitur te akcizes* / deklaraten e pullave e

1 Nje tabele e re duhet plotesuar per çdo muaj kalendarik çdo dite, me te dhenat e mallrave te levizura nga magazina duke i deklaruar dhe duke paguar tatimin e tyre. Vazhdoni me nje tabele te re duke perdorur te njejtin numer serial mujor, nese levizjet jane teper te shpeshta per t’u permbledhur ne nje formular. 2 Shenoni numrin serial ne nje seri mujore dhe vjetore duke filluar me DP – p.sh DP 1/07/03 per levizjen e pare ne Korrik 20033 Data ne te cilen mallrat levizen nga magazina 4 Nga regjistri i magazines se amablazhimit dhe shperndarjes ne Shtojcen 9 5 Shenoni detyrimin gjithsej per te gjithe ngarkesen6 Ju duhet te beni regjistrimin ne momentin e mberritjes te kopjes se dyte te dokumentit te levizjes. Nese kopja nuk mberrin brenda dy javesh nga data e levizjes se mallit, ju duhet te informoni degen tatimore. Ju duhet te mbani dokumentet e levizjes te skeduara sipas nje numri serie dhe t’ia paraqisni ato nje punonjesi tatimor sa here qe kerkohet. 7 Duke firmosur kete regjister ju konfirmoni qe te gjitha levizjet jane renditur ne tabele dhe tabela eshte e plote. Nuk eshte i nevojshem dorezimi i ketij regjistri ne degen tatimore perveçse ne rastet kur ju kerkohet nje gje e tille.

399

Page 400: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

akcizes*. (* Fshijeni sipas rastit). 6

Nenshkrimi Data

Emri i plote me GERMA TE MEDHA dhe statusi:

Emri Statusi

6

400

Page 401: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 12 – REGJISTRI I MBETJEVE

REGJISTRI I MBETJEVE

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Numri serial i tabeles: Muaji / viti: 1

Numri i references 2

Produkti dhe numri i ciklit te prodhimit ose rotacionit3

Lloji dhe arsyeja per mbetjene 4

Sasia e mbetjes 5

Koha, data dhe menyra e perdorimit6

Njoftimi i shkaterrimit apo i references se humbjes se pazakonshme 7

Nenshkrimi e autorizuar 8

1 Nje tabele e re duhet plotesuar per çdo muaj kalendarik çdo dite, me te dhenat e mallrave te levizura nga magazina duke i deklaruar dhe duke paguar tatimin e tyre. Vazhdoni me nje tabele te re duke perdorur te njejtin numer serial mujor, nese levizjet jane teper te shpeshta per t’u permbledhur ne nje formular. 2 Mbetja duhet te numerohet ne seri mujore dhe vjetore – p.sh. mbetja e pare e prodhuar ne Prill 2003 do te kete nje numer mbetjeje 01/04/20033 Shenoni numrin e ciklit te prodhimit ose te rotacionit sipas vendit ku ka ndodhur humbja, nga regjistri i i prodhimit ne Shtojcen 8 ose regjistrin e ambalazhimit ne Shtojcen 9 dhe llojin e mallrave te akcizes me te cilat ka te beje mbetja. 4 Shenoni llojin e mbetjes – Mbetja nga prodhimi siç jane mbeturina nga procesi i rrahjes etj; Mbetja nga nje prodhim i pazakonte ose mbetja nga humbja ne ambalazhim;Mallra akcize te perfunduara; te demtuara; teprica; te patregtueshme Shenoni shkakun e mbetjes – mbetje e zakonshme e prodhimit; shkaku per humbjen e pazakonte; shkaku per tepricen e demtuar ose mallrat e patregtueshme te akcizes. 5 Shenoni sasine e mbetjes ne litra (te lengshmen) ose kilogram (te ngurten)6 Tregoni sesi eshte perdorur mbetja p.sh., nese eshte hedhur ne ujrat e zeza, djegur etj. Nese kemi te bejme me nje humbje te pazakonte thoni sesi kane humbur mallrat. 7 Vini numrin e raportit te humbjeve te pazakonta ose njoftoni numrin e shkaterrimit sipas rastit. 8 Duke firmosur regjistrin ju po konfirmoni perdorimin dhe raportimin e mbetjes dhe shkaterrimin e saj ne perputhje me Ligjin e Akcizes dhe Udhezimet.

401

Page 402: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

402

Page 403: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 13 – RAPORTI I HUMBJES SE PAZAKONTE

RAPORTI I HUMBJES SE PAZAKONTE

Numri serial i Raportit:Shih shenimin 1

1.

2. Emri i tatimpaguesit te akcizes: 3. Numri i magazines tatimore:

Numri i prodhimit:Shih shenimin 2

4. Numri i rotacionit:Shih shenimin 3

5.

Lloji dhe sasia e mallrave te humbura: Shih shenimin 4

Lendet e para

Produkti i mesem

Mallra te gatshme

6.

Koha dhe data kur eshte identifikuar humbja:

7. Koha 8. Data

Thoni si ka ndodhur humbja dhe llogarisni metoden e humbjes se tatimit:

9.

Deklaroni evidencen per te konfirmuar humbjen e pazakonte: Shih shenimin 5

10.

Shuma e akcizes se humbur: Shih shenimin 6 11. Lek

Veprimet e ndermarra per te siguruar qe e njejta humbje te mos ndodhe perseri:

12.

Une deklaroj qe humbja e pershkruar me lart ishte e pazakonte dhe bej kerkese qe tatimi i humbur i akcizes te mos merret parasysh sipas Udhezimit 25 te Akcizes. Une kam bashkengjitur evidencen e humbjes* / Evidenca e lartpermendur gjendet ne magazine*. (* Fshijeni sipas rastit)Firm dhe data: Nenshkrimi Data

403

Page 404: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Emri dhe statusi: Shih shenimin 9

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e marrjesEvidenca e humbjes e verifikuar

E pakenaqshme*E kenaqshme* (Fshijeni)

I rekomanduar / I parekomanduar *

I miratuar:

Shenime te raportit mbi humbjen e pazakonte

Shenim1: Raporti i humbjes se pazakonte duhet te kete nje numer serie mujore dhe vjetore

Shenim2: Nga cikli i prodhimit nese nevojitet

Shenim3: Nga depoja e ambalazhimit dhe regjistri i shperndarjes nese nevojitet

Shenim4: Deklaroni te gjitha mallrat e humbura. Jo te gjitha rubrikat do te aplikohen e varesi te fazes se prodhimit ne te cilen ka ndodhur apo ambalazhimit ka ndodhur humbja.

Shenim5: Evidenca do te varioje nga fakti sesi ka ndodhur humbja – p.sh., nese ka pasur thyerje te shisheve, evidenca do te tregoje shishe te thyera, tapa qe vijne ere, kuti te njollosura etj.

Shenim6: Nese kjo nuk mund te percaktohet me saktesi, ju duhet te vleresoni detyrimin tatimor dhe te deklaroni ne kutine 9 sesi e keni vleresuar humbjen.

404

Page 405: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 14 – PERMBLEDHJE E DEKLARATES SE STOKUT TE MALLRAVE NEN REGJIM PEZULLIMIT TATIMOR PERMBLEDHJE E DEKLARATES SE STOKUT

1. Muaj/Vit:

2. Emri i tatimpaguesve te akcizes: 3. Numri i magazines:

4. Mallrat e akcizes:Shih shenimin 1

5. Njesia e matjes:Shih shenimin 2

Pakot / sasiaShih shenimin 3

Sasia e ploteShih shenimin 3

Sasia totaleShih shenimin 3

Stoku ne çelje

6. 7. 8.

Mberritjet Nga importi 9. 10. 11.

Nga magazina e tjera 12. 13. 14.

Nga prodhimi 15. 16. 17.

Mberritjet gjithsej 18. 18. 20.

Levizjet Tatimi i paguar 21. 22. 23.

Eksport / depot e anijeve / persona e autorizuar

24. 25. 26.

Ne magazina te tjera 27. 28. 29.

Humbje te pamiratuara

30. 31. 32.

Humbje te miratuara 33. 34. 35.

Shkatrrime te autorizuara

36. 37. 38.

Mostra 39. 40. 41.

Levizje te menjehershme

42. 43. 44.

Stoqet ne magazine ne fund te periudhes

45. 45. 47.

Une deklaroj qe levizjet e lartpermendura te stokut jane nje permbledhje e sakte e levizjes se mallrave te akcizes ne dhe nga magazine. Nenshkrimi de data: Nenshkrimi Data

405

Page 406: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Emri dhe statusi: Shih shenimin

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e mberritjes

Shenimet e permbledhjes se deklarates se stokut

Shenim1: Shenoni llojin e mallrave te akcizes sipas tabeles se Ligjit te Akcizes. Perdorni nje faqe te veçante per çdo lloj te mallrave te akcizes qe jane raportuar.

Shenim2: Shenoni njesine e sasine apo peshes sipas tabeles se Ligjit te Akcizes.

Shenim3: Ju duhet te plotesoni kutite qe kane te bejne me operacionet tuaja te akcizes. Nese nuk keni mallra te ambalazhuara ose mallra me shumice, lereni shtyllen te paplotesuar.

Nese mbani mallra te ambalazhuara, shenoni numrin total te pakove, dhe sasine totale te mallrave te akcizes qe jane ambalazhuar. Gjithashtu shenoni sasine e mallrave te akcizes te mbajtura me shumice dhe pastaj mblidhni çdo shtylle ne kolonen e fundit.

Malli gjendje ne magazine ne fund te periudhes do te jete:

Stoku ne çelje + Magazinimet gjithsej – levizjet gjithsej (daljet nga magazina)

406

Page 407: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 15 REGJISTRI I MOSTRAVE

REGJISTRI I MOSTRAVE Muaj/Vit:

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Numri i references se mostres 1

Data e marrjes se mostres

Numri i rotacionit te prodhimit2

Lloji dhe sasia e mostres

Arsyeja per marrjen e mostres 3

Perdorimi/Shkaterrimi 4

Firmosur

1 Mostres duhet t’i vihet nje numer serie mujor dhe vjetor – p.sh. mostra e pare e Prillit 2003 do te jete mostra me numer 01/04/20032 Shenoni numrin e prodhimit nese eshte marre nga prodhimi, ose numrin e rotacionit nese merret nga magazinimi dhe shenoni te dhenat perkatese per sasine e marre. 3 Marrja e mostres duhet te jete e autorizuar dhe duhet te behet per qellime kontrolli, reference, kerkime shkencore ose testime. Mostra te tjera duhet te merren nga stoku i tatueshem. 4 Shenoni “i kthyer” apo “i shkaterruar”. Nese kthehet ne stok, sasia e kthyer duhet shenuar ne regjistrin e stokut. Nese shkaterrohet, shkaterrimi duhet te njoftohet sipas procedurave te shkaterrimit.

407

Page 408: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 16 – NJOFTIMI I SHKATERRIMIT

408

Page 409: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

NJOFTIMI PER QELLIMIN E SHKATERRIMIT

1. Emri i tatimpaguesit: 2. Numri i magazines:

Data e kur eshte parshikuar shkaterrimi Shih shenimin 1

3. Numri i njoftimit te shkaterrimit: Shih shenimin 2

4.

5. Numri i References Shih shenimin 3

6. Mallrat e akcizes

7. Sasia 8. Detyrimi tatimor Shih shenimin 4

9. Arsyeja e shkaterrimit Shih shenimin 5

10. Une po ju njoftoj qe mallrat e akcizes te renditura me lart dhe ne [ ] fleten vijuese te bashkengjitur, do te shkaterrohen ne daten e dhene dhe kerkoj leje per te vazhduar me shkaterrimin e mallrave. Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi: Shih shenimin 6

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e marrjes

Miratimi i shkaterrimit:

Prania e nevojshme */ e panevojshme* (*fshijeni)

11. Leja per shkaterrimin (Fleta e Miratimit) [Numri i njoftimit te shkaterrimit: ] Shih shenimin 2Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Shkaterrimi i mallrave te akcizes te renditura ne numrin e njoftimit [ ] i dates [ ] eshte miratuar Shkaterrimi mund te kryhet* / mund te mos kryhet * pa pranine e nje punonjesi te administrates tatimore. (* fshijeni)Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi:

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

409

Page 410: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenime per njoftimin e shkaterrimit:

Shenim1: Formulari duhet te dorezohet te pakten 5 dite perpara dates qe deshironi te shkaterroni mallrat e akcizes.

Shenim2: Formularit duhet t’i vihen numra seriale ne seri mujore dhe vjetore p.sh., njoftimi i pare ne Prill 2003 do te jete 01/04/2003. Gjithashtu shenoni numrin ne kutine 11 te pjeses se shqiteshme te formularit (Fletes se Miratimit).

Ju nuk mund te shkaterroni mallrat deri sa te jepet leja nga punonjesi tatimor dhe nuk mund t’i shkaterroni ato pa pranine e punonjesit tatimor, nese ky eshte kushti i lejes se dhene. Kjo leje ne fleten e pranimit per shkaterrimin e mallit do te jepet brenda 5 ditesh nga data e marrjes se njoftimit.

Shenim3: Numri i references do te jete mbetja ose numri i references se mostres ose regjistrit te mostrave.

Shenim4: Ku nuk ka detyrime shenoni ‘Asnje’.

Shenim5: Arsyet per shkaterrimin jane: i demtuar; teprice pas operacioneve; mbetje; kushte te patregtueshme.

Shenim5: Ju duhet te jeni nje nenshkrues i autorizuar per te firmosur kete formular.

Nese nuk ka hapesire te mjaftueshme per shkaterrimin e te gjitha mbetjeve dhe mostrave bashkengjitni nje formular te metejshem njoftimi si vijim (duke perdorur numrin e njejte te references) dhe shenoni numrin e formualreve vijues ne kutine e deklarates.

410

Page 411: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 17 – FORMULARI I DEKLARATES TATIMORE DHE PAGESESFORMULARI I DEKLARIMIT DHE PAGESES SE AKCIZES

Nr. i vendndodhjes se dokumentit (DLN) Vetem per perdorim zyrtar

1. Periudha tatimore: Shih shenimin 1

Numri i identifikimit te tatimpaguesit(TIN): 2.

Numri i autorizimit te tatimpaguesit te akcizes:

3.

Emri i subjektit te tatimpaguesit te akcizes: 4.

Magazina tatimore me te cilen lidhet deklarata:

Rruga:Qyteti/Qyteza/Rrethi:Numer telefoni: Numri i miratimit te magazines tatimore:

5.

Nese nuk jane bere ransaksione gjate muajit vini shenjen “X”, shenoni daten dhe dorezoni deklaraten:

6.

Deklarata e mallrave te akcizes te levizura e periudhn tatimore:Numri serial mujor i references per levizjet: Shih shenimin 2

Tatimi per t’u paguar:Shih shenimin 3

Levizjet nen pezullim tatimor:

7. MA / / - / /

Levizjet e tatueshme: 8. PA / / - / / 9.

Akciza gjithsej per t’u paguar per mallrat levizura gjate periudhes tatimore:

10.

Akciza per te cilen eshte kerkuar rimbursimi: Shih shenimin 4Numri i kerkeses per rimbursim i bashkengjitur: 11.

Akciza gjithsej e kerkuar si rimbursim: 12. ( )

Saktesime te tjera:Arsyeja per saktesim: Shih shenimin 5

Reference: Shih shenimin 6

Tatimi: Shih shenimin 7

13. 14. 15.16. 17. 18.

Saktesimi gjithsej per t’u paguar ose rimbursuar: Shih shenimin 8

19.

Akciza gjithsej per t’u paguar apo rimbursuar: Shih shenimet 9, 10

20.

Une deklaroj qe informacioni ne kete dokument eshte i vertete dhe i sakte, dhe aty ku kerkohet rimbursim kam bashkengjitur formularin e kerkeses per rimbursim. Nenshkrimi: Data:

Emri: Statusi:

Pagesa: (vetem per perdorim zyrtar) Shuma e arketuar

411

Page 412: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Te holla*/Çek*/Transferim*/Te tjera* (*Fshijeni)

VulaNenshkrimi e arketarit te bankes:

Origjinalin - Dega tatimore; Dy kopje - Tatimpaguesi

Shenim 1: Periudha tatimore eshte muaji kalendarik i deklarates.

Shenim 2: Nga tabela juaj e levizjeve te mallrave qe paguajne tatim dhe qe jane nen regjim pezullimi tatimor, shenoni numrat e te gjitha levizjeve te beri ne serite e duhura – DP per ato qe paguajne akcize dhe DS per ato qe jane nen regjim pezullimi tatimor

Shenim 3: Shenoni akcizen gjithsej per t’u paguar nga tabela e levizjes se tatueshme.

Shenim 4: Nese i keni bere furnizime te tatueshme me akcize per eksport nje tatimpaguesi dhe dokumentacioni i kerkuar eshte marre dhe rimbursimi eshte autorizuar nga dega tatimore, bashkengjitjani kerkesen e autorizuar kopjes origjinale te deklarates, shenoni numrin e kerkesave ne kutine 10 dhe shumen e rimbursimit te autorizuar te akcizes ne kutine 11.

Shenim 5: Nese nevojitet ndonje saktesim i metejshem i akcizes per t’u paguar, dhe saktesimi eshte autorizuar nga dega tatimore, shenoni arsyen ne kete kuti.

Shenim 6: Shenoni numrin e references se saktesimit, per te mundesuar identifikimin e transaksionit ne regjistrat tuaj dhe ne degen tatimore. Nese duhet te kishit marre nje rimbursim ne muajt e meparshem dhe nuk ju eshte paguar akoma shenojeni kete si nje saktesim.

Shenim7: Shenoni detyrimin tatimor te saktesimit. Aty ku detyrimi do te rezultoje ne nje zvogelim te tatimit per t’u paguar shenoni shifren ne (kllapa).

Shenim8: Shenoni saktesimin gjithsej – nese ky eshte nje zvogelim i detyrimit tatimor shenoni shifren ne kllapa ne kutine 18.

Shenim9: Merreni shifren ne kutine 9 dhe zbriteni shifren ne kutine 11 dhe shtoni apo zbrisni çdo shifer rezultante ne kutine 18 dhe pastaj shenoni shifren rezultante ne kutine 19. Nese duhet te kete nje rimbursim shenoni shifren ne kllapa.

Shenim10: Ju duhet te skedoni kete deklarate ne dy kopje ne filialin bankar qe ju kane njoftuar se bashku me pagesen e plote te tatimit. Filiali bankar do t ekonfirmoje marrjen e pageses ne te dyja

412

Page 413: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kopjet dhe do te ktheje kopjen e dyte si nje vertetim pagese. Nese nuk paraqisni deklaraten dhe nuk beni pagesen e plote te tatimit atehere do te vihen gjoba dhe do te paguani interesa. Autorizimi juaj si tatimpagues akcize dhe miratimi i magazines tatimore do te vihen ne rrezik nese nuk paguani ato qe ju kerkohen, dhe nuk do t’ju lejohet te zvogeloni nivelin e garancise suaj.

SHTOJCA 18 FORMULARI I POROSISE SE PULLAVE TE AKCIZES

413

Page 414: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

FORMULARI I POROSISE SE PULLAVE TE AKCIZESJu lutemi te lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Numer serie: (Per perdorim zyrtar)

1.

Nese jeni nje perfaqesues fiskal shenoni “X” ne kutine 2. Shih shenimin 1 2.

Data kur kerkohen pullat e akcizes: Shih shenimin 2 3.

Per prodhimin Shqipetar: Shih shenimin 1Numri i autorizimit te tatimpaguesit te akcizes:

4. NIPT:

5.

Emri i subjektit te tatimpaguesit te akcizes:

6.

Magazine tatimore te ciles i referohet porosia: Shih shenimin 3

7. Rruga:Qyteti/Qyteza/Rrethi:Numri i telefonit: Numri i miratimit te magazines:

Per prodhim te jashtem dhe import: Shih shenimin 1Numri i autorizimit te perfaqesuesit fiskal: 8. NIPT

:

9.

Numri i subjektit te perfaqesuesit fiskal: 10.

Prodhues i huaj i mallrave te akcizes:

11.Emri:Rruga:Qyteti/qyteza/Rrethi:Vendi:

Lloji i mallrave: Shih shenimin 4 12. 13. 14.

Lloji i pulles qe kerkohet: Shih shenimin 5

15. Standart/i gjate *

16. Standart/i gjate*

17. Standart/ i gjate*

Permasa e pakos/konteinerit: Shih shenimin 6

18. 19. 20.

Tatimi per pulle: Shih shenimin 7 21. 22. 23.

Numri i pullave: Shih shenimin 8 24. 25. 26.

Tatimi i akcizes per t’um paguar: Shih shenimin 9

27. 28. 29.

Kostot e shtypjes: Shih shenimin 10 30. 31. 32.

Pagesa per t’u bere: Shih shenimin 11

33. 34. 35.

Pagesa: Shih shenimin 11 36.

Autorizimi i nje pagese me te ulet: Shih shenimin 12

37.

Pagesa qe duhet bere ne banke: Shih shenimin 12

38.

Une deklaroj se jam nje tatimpagues akcize i autorizuar* / perfaqesues fiskal* dhe pullat e kerkuara te akcizes jane per produkte qe do te importohen* / Jam i autorizuar te prodhoj*. Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi:

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

* Fshijeni sipas rastit

414

Page 415: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Per perdorim zyrtar Data Nenshkrimi dhe data

Konfirmimi i pageses ne banke

Per inspektorin e kontrollit te pullave te akcizes: Miratuar

Marrja e pullave te porositura (tatimpaguesi):Numrat e serise:

Nr

Nr

Nr

Pagesa: (Vetem per perdorim zyrtar ne banke)

Shuma e marre

Cash*/Çek*/Transferim*/Te tjera* (*Fshijeni)

Nenshkrimi e punonjesit te bankes:Vula

Shenimet per formularin e porosise se pullave te akcizes

Shenim1: Nese jeni nje prodhues shqiptar, shenoni daten ne kutine 3 dhe pastaj plotesoni kutite 4 deri 7 dhe shkoni tek kutia 12. Nese jeni nje perfaqesues fiskal shenoni X ne kutine 2, shenoni daten e kerkuar ne kutine 3, pastaj plotesoni kutite 8 deri 11 dhe shkoni tek kutia 12.

Shenim2: Ju duhet te njoftoni jo me vone se tre dite perpara nese porosia e pullave te akcizes eshte bere per pako standarte industriale/konteinere me permasa standarte. Nese po perdorni nje pako me permasa jostandarte, ju duhet te njoftoni 7 dite me perpara, per te mundesuar shtypjen e pullave te akcizes sipas porosise suaj.

Shenim3: Shenoni magazinen tatimore ku do te dergohen pullat e akcizes. Perdorni nje formular porosie te veçante per çdo magazine tatimore.

Shenim4: Shenoni pershkrimin e mallrave ne te cilat do te ngjiten pullat e akcizes – alkool, pije alkoolike, vere, ose produkte duhani. Nese jeni nje prodhues shqiptar ju mund te porosisni pulla akcize per mallrat e akcizes qe jeni i autorizuar te prodhoni.

Shenim5: Pulla e akcizes mund te jete e permasave standarte ose e gjate. Nje pulla e gjate porositet per ato raste p.sh. kur gryka e shishes eshte me e gjere sesa permasat standarte. Specifikoni se per çfare lloj pulle keni nevoje dhe shenoni koston e sakte ne kutite 30, 31 dhe 32 sipas rastit.

Shenim6: Shenoni permasat e pakos apo konteinerit – p.sh. xx cl per lengjet; xx cigare per cigaret.

415

Page 416: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenim7: Ju duhet te llogarisni detyrimin tatimor per çdo pulle akcize sipas formules se meposhtme, dhe te shenoni shumen ne kutite 21, 22 dhe 23 sipas rastit.Pije alkoolike/ vere:Detyrimi per pulle = niveli tatimor per liter lengu x litrat ne shishe Cigare:Detyrimi per pulle = niveli tatimor per pakete x (a/20); ku ‘a’ eshte numri i cigareve ne pakete.

Shenim8: Shenoni numrin e pullave te akcizes qe do te porosisni.

Shenim9: Shenoni tatimin e akcizes per t’u paguar per pullat e akcizes qe po porosisni, duke shumezuar tatimin e akcizes per pulle me numrin e pullave te akcizes.

Shenim10: Shenoni koston gjithsej te shtypjes per pullat e akcizes qe keni porositur, duke shumezuar numrin gjithsej te pullave te akcizes me koston e shtypjes per pulle. Kostoja e shtypjes mund te sigurohet nga dega juaj tatimore, nese ndryshon nga niveli tatimor actual: Cigare: 1 lek; Mallra te tjera akcize, standarte: 1.5Lek, te gjata: 3 Lek

Shenim11: Pagesa per t’u bere ne çdo shtylle eshte tatimi i akcizes plus kostot e shtypjes dhe kjo duhet te shenohet ne kutite 33, 34 dhe 35 sipas rastit, pastaj te gjitha pagesat mblidhen se bashku dhe shenohen ne kutine 36.

Shenim12: Nese jeni autorizuar te kerkoni nje rimbursim te akcizes per pullat qe u jane leshuar me perpara, shenoni shumen e rimbursimit ne kutine 37, dhe pastaj shenoni shume e duhur ne kutine 38. Ju duhet te dorezoni autorizimin per rimbursim se bashku me formularin e porosise.

416

Page 417: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 19 REGJISTRI I KONTROLLIT TE PULLAVE TE AKCIZES (SHEMBULL)REGJISTRI I KONTROLLIT TE PULLAVE TE AKCIZES

Muaji/ Viti: Prill 2003

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines: Numri i faqes:

Lloji i pulles se akcizes:1 Dega tatimore:2

Shenim – leshoni pullat e akcizes duke perdorur me perpara numrin e series Data Formula

ri i porosise se pullave Nr. dhe sasia 3

Numri i Serise Nga:Deri:

Sasia e leshuar dhe numri i prodhimit; ose i terhequr

Numrat e serise Nga: Deri:

Sasia gjendje

Fletet dhe numrat e serise4

Nenshkrimi e administratoreve te magazines

1/7/03

Stoku ne çelje 1000

100501 - 101000111001 - 111500

1000 Firmosur

1/7/03

500 13/2003

100501 -101000

500 Firmosur

5/7/03

1/032000

120001 -122000

2500 Firmosur

10/7/03

100014/2003

111001 – 111500120001 – 120500

1500 25 5

121011 - 121035

Firmosur

10/7/03

25 120501 - 120525

1475 Firmosur

30/7/03

1475 120526 – 122000

0 1475 6

120526 – 122000

Firmosur

Stoku ne mbyllje

0 Firmosur

1 Shenoni lloji e pulles p.sh. 75 cl; ose cigare 20 per pakete. Perdorni nje faqe te veçante per çdo lloj pulle akcize2 Shenoni emrin e deges tatimore ne te cilen jane blere pullat e akcizes3 Shenoni numrin nga formulari i porosise se pullave, dhe shenoni numrat e pullave siç jane marre, pastaj perdorni pullat sipas radhes, duke leshuar fillimisht numrin me te vogel. 4 Shenoni keto te dhena ne kerkesen e rimbursimit te pullave te akcizes.5 Per shembull pullat e demtuara ne procesin e ngjitjes6 Per shembull ku ndryshon niveli tatimor dhe pullat e akcizes nuk jane me te vlefshme

417

Page 418: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

418

Page 419: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 20 – RAPORTI I PERDORIMIT TE PULLAVE TE AKCIZESDEKLARATA E PERDORIMIT TE PULLAVE TE AKCIZES

Muaji/ Viti:

Emri i tatimpaguesit te akcizes: Numri i magazines:

Lloji i pulles se akcizes: Shih shenimin1Sasia e marre Shih shenimin 2

Sasia e nxjerre nga prodhimi

Sasia e demtuar ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Lloji i pulles se akcizes: Shih shenimin 1Sasia e marre Sasia e perdorur ne

prodhimSasia e demtuar ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Lloji i pulles se akcizes: Shih shenimin 1Sasia e marre Sasia e perdorur ne

prodhimSasia e demtuar ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Lloji i pullave te akcizes: Shih shenimin 1Sasia e marre Sasia e perdorur per

prodhim Sasia e demtuar ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Lloji i pulles se akcizes: Shih shenimin 1Sasia e marre Sasia e perdorur ne

prodhimSasia e prishur ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Lloji i pulles se akcizes: Shih shenimin 1Sasia e marre Sasia e perdorur ne

prodhimSasia e prishur ose e paperdorur

Sasia stok ne fund te periudhes

Nenshkrimi e magaziniereve

Une deklaroj se deklarata e mesiperme per pullat e marra, te perdorura apo te prishura ne nje muaj, eshte e vertete.

419

Page 420: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi:

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe statusi

Data e marrjes se raportit

Shenim1: Shenoni llojin e pulles se akcizes p.sh. alkool, 75 cl; pakete me 20 cigare. Perdorni nje rresht te veçante per çdo lloj dhe nese nuk ka hapesire te mjaftueshme, vazhdoni ne nje formular tjeter.

Shenim2: Shenoni sasite e mberritura gjithsej, te perdorura dhe te prishura ne nje muaj per çdo lloj pulle dhe sasine e mbetur te stokut ne fund te muajit.

420

Page 421: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 21 – KERKESA PER RIMBURSIMIN E PULLAVE TE AKCIZESKERKESA PER RIMBURSIMIN E AKCIZES SE PAGUAR PER PULLAT E ALCIZES Ju litemi te lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Te dhenat e aplikantit:Emri: Shih shenimin 1

1.

NIPT: Shih shenimin 1

2. Autorizimi i tatimpaguesit te akcizes: Shih shenimin 1

3.

Adresa e Magazines: Shih shenimin 2

4. RrugaQyteti RrethiNumri i miratimit

5.Numri i Formularit te porosise se pullave.Shih shenimin 3

6.Sasia e pullave te furnizuara Shih shenimin 3

7.Numrat e serise Nga:Deri:Shih shenimin3

8.Akciza e paguar per pulle akcizeShih shenimin 3

9.Sasia e kthyer e pullave te akcizesShih shenimin4

10.Numrat e serise Nga: Deri: Shih shenimin4

11.Shkakui kthimit Shih shenimin5

12. Shuma e tatimit te kerkuar Shih shenimin 6

Shuma e reklamuar e akcizes gjithsej: 13.

Rimbursimi i kerkuar kundrejt numrit te deklarates se akcizes: Shih shenimin 7

14.

Une deklaroj se jam personi qe kam blere fillimisht pullat e akcizes. Une po i kthej pullat e paperdorura ose te demtuar dhe po ia bashkengjis kesaj kerkese per rimbursim. Une po paraqes prova te tatimit te paguar te akcizes dhe po bashkengjis nje kopje origjinale te konfirmuar te formularit/ve te kerkeses qe ka lidhje me pullat e demtuara dhe te paperdorura te akcizes. Une deklaroj qe informacioni i dhene ne kete document eshte i vertete dhe i sakte. .Nenshkrimi dhe data:

Emri dhe statusi:

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

421

Page 422: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e marrjes se kerkesesVerifikimi i porosise dhe pageses fillestare te pullave te akcizesRekomandohet rimbursimiMiratohet rimbursimiRimbursimi i kerkuar sipas numrit te deklarates se akcizes:

Shenime per kerkesen e rimbursimit per akcizen e paguar mbi pullat e akicizes

Shenim1: Shenoni emrin NIPT dhe numrin e autorizimit te tatimpaguesit te akcizes te personit te qe ben kerkesen.

Shenim2: Shenoni detajet e plota te magazines se akcize ne te cilen jane derguar pullat e porositura te akcizes sipas formularit origjinal te porosise.

Shenim3: Perdorni nje rresht te veçanta per çdo kerkese rimbursimi qe perputhet me kerkesen numrin e formularit origjinal te porosise. Shenoni sasine, numrat e series dhe tatimin e paguar per pullat e furnizuara te akcizes.

Shenim4: Shenoni sasine dhe numrat e series te pullave te kthyera te akcizes – numrat e permendur duhet te korrespondojne me numrat e furnizuar.

Shenim5: Shenoni arsyen per kthimin e numrave – kjo duhet te jete ose ngaqe jane: 1. Te parregullta per t’u perdorur; ose2. Te paperdorshme per shkak te ndryshimit ne nivelin tatimor

Shenim6: Shenoni kerkesen per rimbursimin e tatimit. Kjo shifer do te jete sasia e pullave te kthyera e shumezuar me tatimin e paguar per pulle.

Shenim7: Pasi te jete miratuar, formulari do t’ju kthehet juve. Kerkoni rimbursimin duke shenuar shumen e autorizuar ne deklaraten tuaj vijuese te akcizes, bashkangjitjani ne nje menyre te sigurt kete formular kopjes se pare te formularit te deklarates, dhe shenoni numrin e kerkeses ne kutine 14.

422

Page 423: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 22A – KERKESE PER RIMBURSIMIN E AKCIZES (EKSPORT)KERKESE PER RIMBURSIMIN E AKCIZES NE EKSPORTJu lutemite lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

Te dhenat e aplikantit:Emri dhe NIPT-i: Shih shenimin 1

1. 2. NIPT:

Adresa: 3. RrugaQyteti Rrethi

Te dhenat e mallrave te eksportuara: Shih shenimin 24.Numri i faturesShih shenimin 3

5. Numri i levijes se tatueshmeShih shenimin 4

6. Lloji i mallrave

7.Te dhenat e ambalazhimitShih shenimin 5

8.Sasia per njesiShih shenimin 6

9.Sasia totaleShih shenimin 7

10.Akciza e paguar Shih shenimin 7

Akzisa e reklamuar gjithsej: 11.

Une deklaroj qe jam nje eksportues i mallrave te pershkruara hollesisht ne kutite 4 deri 10 me lart, i kam blere keto mallra te tatueshme me akcize, mallrat kane lene perfundimisht territorin e Shqiperise dhe une reklamoj nje rimbursim te akcizes mbi keto mallra. Une deklaroj qe informacioni i dhene ne kete document eshte i vertete dhe i sakte.Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi: Shih shenimin 2, 9,10

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

Te dhenat e furnizuesit:Emri dhe NIPT-i: Shih shenimin 8

12. 13. NIPT:

Autorizimi i tatimpaguesit te akcizes: Shih shenimin 1

14.

Adsresa e magazines:

15. RrugaQyteti RrethiNumri i miratimit

Une deklaroj se jam nj furnizues i mallrave te pershkruara hollesisht ne kutite 4 deri 10 me lart dhe tatimi i akcizes shte paguar per mallrat sipas numrit te dhene te rotacionit te levizjes. Une kerkoj nje rimbursim te akcizes se paguar mbi keto mallra. Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi: Shih shenimin 8, 9,10

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar nga Doganat Data Emri, vula dhe Nenshkrimi

Mallrat e ekzaminuara* / te paekzaminuara Eksporti ne anije/aeroplan* i verifikuar* numri ia automjetit*:Ne port:Komente:Per perdorim zyrtar nga Organi tatimor

Data Emri dhe Nenshkrimi

423

Page 424: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Data e marrjes se kerkesesVerifikimi i pageses se akcizes ne regjistrat e magazines; ekzaminimi i proves se eksportit i kenaqshem.Rimbursimi i rekomanduarRimbursimi i miratuarRimbursimi i reklamuar ne sipas numrit te deklarates se akcizes:

Shenime per formularin e rimbursimit te eksportit

Shenim1: Per aplikantin: Ju duhet te jeni nje subjekt i regjistruar ne Administraten Tatimore, te keni plotesuar kerkesat per nje rimbursim te akcizes ne kete formular. Plotesoni kutite 1 deri 10 te ketij formulari kerkese ne dy kopje, firmoseni dhe vini daten kerkeses ne dy kopje dhe dergojeni formularin ne dogane, ne piken e eksportit se bashku me ngarkesen e eksportit. Dogana do te konfirmoje eksportin ne te dy kopjet pasi te kene plotesuar çdo formalitet qe kerkohet per eksportin. Ata mund t’i ekzaminojne mallrat.

Pasi dogana te kete verifikuar eksportin dhe ju te keni dokumentet e nevojshmem kthejani formularin furnizuesit tuaj se bashku me dokumentet e meposhtme mbeshtetes: 1. Faturen origjinale te shitjes se mallrave nga furnizuesi tek juve, qe tregon shumen e paguar te akcizes per mallrat e eksportuara dhe numrin e levizjes te tatueshme te ngarkeses;2. Nje kopje e verifikuar e dokumentit doganor te importit nga vendi i destinacionit perfundimtar i mallrave te akcizes, qe tregon se mallrat e akcizes jane tatuar ne ate vend ose jane vene nen kontroll doganor p.sh. ne nja magazine.

Shenim2: Per aplikantin: tatimpaguesi i autorizuar i akcizes do te perpunoje kerkesen per rimbursim ne emrin tuja, keshtu qe ju duhet te beni kerkesa te veçanta per çdo ngarkese te eksportuar.

Shenim3: Shenoni numrin e fatures se furnizuesit

Shenim4: Nese nuk eshte shenuar ne fature sasia e levizur, duhet t’i kerkoni furnizuesit qe te plotesoje kete kuti ne emrin tuaj.

Shenim5: Siguroni te dhena te mjaftueshme qe te mundesojne Doganen ne identifikimin e dhe ekzaminimin e mallrave nese nevojitet - p.sh. “100 kutix12 shishe te shenuara DP8/7/04”

Shenim6: Shenoni ne çdo njesi – p.sh. shishe 75cl; pakete me 20 cigare.

Shenim7: Shenoni sasine gjithsej dhe tatimin e paguar gjithsej mbi ngarkesen, i cili duhet te perputhet me te dhenat ne faturen e furnizuesve.

Shenim8: Per furnizuesin: Ju duhet te benideni qe ngarkesa eshte eksportuar dhe nese bindeni, plotesoni deklaraten ne dy kopje, hidhni te dhenat e subjektit tuaj te akcizes, kontrolloni qe te dhenat e ngarkeses te jene te sakta dhe rakordoni te dhenat e magazines suaj. Pastaj firmosni, vini

424

Page 425: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

daten ne deklarate dhe dorezojeni ne degen tuaj tatimore.

Shenim9: Nese firmosni deklaraten, ju duhet te jeni te autorizuar te veproni ne emer te biznesit. Ju duhet te jeni nje drejtor apo sekretar i asaj kompanie, nese kompania nuk eshte e kufizuar,ju duhet te jeni pronari i vetem, ose ortaku drejtues, apo kryetari i entitetit te biznesit.

Shenim10: Çdo rimbursim akcize sipas kesaj skeme, do t’i behet tatimpaguesit te autorizuar te akcizes dhe rimbursimi i tatimit te paguar eksportuesit, eshte nje çeshtje ndermjet furnizuesit dhe aplikantit.

Shenim11: Berja e nje deklarate te rreme per qellimin e sigurimit te nje rimbursimi, perben shkelje. Dhe do te rezultoje ne venien e gjobave. Shenimet ne kete formular kane force ligjore.

425

Page 426: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 22B – KERKESE PER RIMBURSIM TE AKCIZES KERKESE PER RIMBURSIM TE AKCIZESJu lutemi te lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

1.Fundi i tremujorit:Shih shenimin 1

Te dhenat e Aplikantit: Shih shenimin 2

Emri dhe NIPT-i: 2. 3. NIPT:Adresa e subjektit: 4. Rruga

Qyteti Rrethi

Adresa ku eshte perdorur alkooli (nese eshte e ndryshme):

5. RrugatQyteti Rrethi

Te dhena te pijeve ose artikujve te pergatitur duke perdorur ingredientet alkoolike: Shih shenimin 36. Sasia (litra/ Kg) 7. Pershkrimi 8. Sasia (litra/Kg) 9. Pershkrimi

Tabela e ingredienteve alkoolike te prdorur ne prodhim: Shih shenimin 410. Lloji i mallrave. 11. Sasia e

perdorur (litra)12.Akciza e paguar per sasine e perdorur

Alkool (mbi 80% gradacion)Pije Alkoolike (80% ose me pak) BirreVereRakiPije te tjera alkoolike

Akciza e reklamuar gjithsej: Shih shenimin 5 13.

Une deklaroj se jam personi qe kam perdorur alkoolin ose pijet alkoolike te renditura ne kutite 6 to 9 me lart si ingrediente ne produkte qe klasifikohen sipas Nenit 19(1)(a) te Ligjit te Akcizes dhe une kryej nje biznes se furnizues me shumice i produkteve te pershkruara sipas Nenit 19(1)(a) te Ligjit dhe prodhoj produkte per qellimin e atij biznesi. Kerkesa eshte ne perputhje me recetat dhe produktet e paraqitura ne Organin Tatimor. Une deklaroj qe informacioni i dhene ne kete document eshte i vertete dhe i sakte. Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi: Shih shenimin 6, 7

Nenshkrimi Data

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe Nenshkrimi

Data e marrjes se kerkesesVerifikimi i akcizes se poaguar mbi mallrat e perdorura ne regjistrat e kerkuesit i kenaqshem* / i

426

Page 427: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

pakenaqshem*. (*Fshijeni sipas rastit)Rimbursimi i rekomanduarRimbursimi i miratuarNumri i urdher-pageses: (*Fshijeni sipas rastit)

Shenime per kerkesen per rimbursim te akcizes

Shenim1: Kjo kerkese duhet te dorezohet çdo tre muaj, per tremujoret qe perfundojne ne Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor. Duhet te paraqisni evidencen e perdorimit ne proceset e miratuara ne ligj dhe te mbani te dhenat e percaktuara nga Ligji i Akcizes dhe Udhezimet.

Ju duhet te tregoni qe alkooli eshte perdorur ne prodhimin e produkteve te miratuara. Perpara se te filloni te beni kerkesat per rimbursim, duhet te kontaktoni Degen tatimore ku jeni i regjistruar dhe te paraqisni receta dhe lista me ingrediente te produkteve tuaja dhe te merrni miratimin nga dega tatimore per perdorimin e propozuar te mallrave te akcizes per njesine e produktit te perfunduar.

Shenim2: Ju duhet te jeni nje subjekt i regjistruar ne Administraten Tatimore, te keni plotesuar kerkesat per nje rimbursim te akcizes ne kete formular. Plotesoni kutite 1 deri 13 te kesaj kerkese dhe dorezojeni ne degen tuaj tatimore.

Shenim3: Shenoni emrin dhe sasine e çdo produkti te miratuar qe ju keni prodhuar ne tremujorin e kerkeses, gjate perdorimit te alkoolit per te cilin ju kerkoni rimbursimin e tatimit te akcizes.

Shenim4: Shenoni sasine e alkoolit qe keni perdorur ne procesin e prodhimit per nxjerrjen e produkteve te miratuara, per periudhen ne kerkese. Kjo duhet te jete ne perputhje me recetat e miratuara qe tregojne sesa mallra akcize jane perdorur per çso njesi prodhimi dhe duhet dehet rene dakord me te dhenat e paraqitura ne kutite 6 deri 9 me lart. Shuma duhet te llogaritet per çdo produkt te miratuar sipas formules se meposhtme dhe pastaj te mblidhet: “Sasia = njesite e prodhimit ne periudhen x sasine e mallrave te akcizes per njesi”Kerkesa juaj do te verifikohet kundrejt te dhenave qe mbani, prandaj duhet te regjistroni me kujdes prodhimin tuaj dhe te dhenat e alkoolit te marre dhe te perdorur.

Merrni masa qe furnizuesi i mallrave te akcizes t’ju siguroje faturat me date dhe numer, qe tregojne shumen e tatimit per levizjen e ngarkesen dhe tatimin e paguar.

Shenim5: Shenoni ne kutine 12 akcizen per t’u paguar per sasine e perdorur aktualisht ne prodhim ne kete periudhe, dhe ne kutine 13 sasine e reklamuar te akcizes ne kete periudhe. Akciza mbi mallrat e mbajtura stok nuk mund te rimbursohet derisa ato te perdoren ne prodhim.

Shenim6: Nese firmosni deklaraten, ju duhet te jeni te autorizuar te veproni ne emer te biznesit. Ju duhet te jeni nje drejtor apo sekretar i asaj

427

Page 428: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kompanie, nese kompania nuk eshte e kufizuar,ju duhet te jeni pronari i vetem, ose ortaku drejtues, apo kryetari i entitetit te biznesit.

Shenim7: Berja e nje deklarate te rreme per qellimin e sigurimit te nje rimbursimi, perben shkelje. Dhe do te rezultoje ne venien e gjobave. Shenimet ne kete formular kane force ligjore.

428

Page 429: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 22C – KERKESA PER RIMBURSIMIN E AKCIZES (ANIJET E PERSHKIMIT)KERKESA PER KTHIMIN E AKCIZES – KARBURANT PER ANIJET E PESHKIMIT Ju lutemi lexoni shenimet e bashkengjitura perpara se te plotesoni kete formular

1.Fundi i tremujorit:Shih shenimin 1

Te dhenat e Aplikanteve: Shih shenimin 2Emri dhe NIPT-i: 2. 3. NIPT:Adresa e organizates: 4. Rruga

Qyteti Rrethi

Gazoili i furnizuar per perdorim ne udhetimet e peshkimit – shuma e mbartur nga fletet e tabeles bashkelidhur [ ]: Shih shenimin 3Sasia e perdorur (litrat)Shih shenimin 4

Vlera per akcizen/liter (Lek) Shih shenimin 5

13. Akciza e paguar per sasine e perdorur Shih shenimin 6

5. 6. 7.

Une deklaroj qe lenda djegese e shenuar ne kutite 5 dhe 9 me lart me eshte perdorur ne udhetime tregtare peshkimi, ne perputhje me skemen qe lejon rimbursimin e akcizes per karburantin e perdorur. Une kam ne dispozicion te dhenat e kerkuara nga Ligji dhe Udhezimi per Akcizat ne fuqi qe rregullojne skemen e rimbursimit te akcizes dhe do t’i paraqes ato sa here qe te kerkohet nga punonjesi i Organit Tatimor ne mbeshtetje te kesaj kerkese. Se bashku me kete kerkese po paraqes nje tabele te udhetimeve tregtare te kryera dhe karburantit te blere per ato udhetime. Une deklaroj qe informacioni i dhene ne kete document dhe ne tabele eshte i vertete dhe i sakte.

Numri i fleteve me tabela qe jane bashkelidhur: 8. Shih shenimin 7

Nenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi: Shih shenimin 5, 6

Firma Data

Emri Statusi

Per perdorim zyrtar Data Emri dhe firma

Data e marrjes se kerkeses* Verifikimi i pageses se tatimit dhe mallrave te akcizes se perdorura ne regjistrat e kerkuesit, nese rezulton i rregullt, rekomandohet rimbursimi * I pakenaqshem, kerkesa reduktohet ne: LekRimbursimi i miratuarNumri i urdher pageses: (*Fshijeni sipas rastit)

429

Page 430: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Shenime per kerkesen e rimbursimit te akcizes – anijet e peshkimit

Shenim1: Formulari i kerkeses duhet te dorezohet çdo tre muaj, per tremujoret qe perfundojne ne Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor. Ju duhet te plotesoni nje tabele te karburantit te furnizuar per udhetime tregtare te peshkimit dhe te paraqisni evidencen e blerjes se karburantit te furnizuar sipas rregullave te skemes.

Shenim2: Ju duhet te jeni nje organizate qe permendet ne menyure specifike ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. [ ] dhe i regjistruar ne Administraten Tatimore, te keni plotesuar kerkesat per nje rimbursim te akcizes ne kete formular. Plotesoni kutite 1 deri 7 te kesaj kerkese, plotesoni tabelen, nenshkruani dhe vini daten e pastaj dorezojeni ne Degen tuaj tatimore.

Shenim3: 1. Kerkesa juaj do te verifikohet kundrejt te dhenave qe mbani, keshtu qe ne ditarin e udhetimit duhet te mbani shenime te kujdesshme per karburantin qe u keni furnizuar anijet e peshkimit dhe te regjistroni te dhena per udhetimet perkatese te shenuara ne regjistrin e anijes se peshkimit duke perfshire edhe te dhenat per sasine e peshkut te zene.

2. Sigurohuni qe furnizuesi juaj i karburantit t’ju pajise me fatura qe kane numer dhe date, te clat tregojne sasine e tatueshme te ngarkeses dhe tatimin e paguar, dhe dorezojeni faturen se basku me kete kerkese.

3. Shenoni numrin e fleteve te tabelave qe po i bashkangjisni formularit te kerkeses.

Shenim4: Shenoni sasine faktike te karburantit qe eshte furnizur per udhetimet tregtare te peshkimit nga totali i tabelave te bashkangjitura.

Shenim5: Vlera e akcizes se gazolit do te jete vlera e paraqitur ne faturen qe keni marre nga furnizuesi juaj. Shenoni kete vlere tabele ndersa perdorni karburantin, duke perdorur se pari furnizimin fillestar. Shenoni vleren gjithsej ne kutine 6 te ketij formulari.

Shenim6: Shenoni tatimin qe kerkoni t’ju kthehet – ky do te llogaritet sipas formules: Vlera per qellimin tatimor te karburantit x 50% = tatimin e kerkuar per rimbursim

Shenim7: Shenoni numrin e fleteve me tabela qe i bashkangjiten ketij formulari.

Shenim8: 1. Nese firmosni deklaraten, ju duhet te jeni te autorizuar te veproni ne emer te organizates se permendur.

430

Page 431: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Berja e nje deklarate te rreme per qellimin e sigurimit te nje rimbursimi, perben shkelje. Dhe do te rezultoje ne venien e gjobave. Shenimet ne kete formular kane force ligjore.

Shenim9: Shenoni ne tabele çdo blerje karburanti sipas dates dhe pastaj percaktoni sasine e karburantit te blere per çdo furnizim. Vlera e karburantit te perdorur do te jete vlera per liter ne fature. Nese nuk ka hapesire te mjaftueshme ne tabele perdorni fleten vijuese, shenoni numrin e faqeve te perdorura, kapeni fleten vijuese ne formularin e kerkeses dhe kaloni shumat totale ne kutine 7.

431

Page 432: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

SHTOJCA 22D – KERKESA PER RIMBURSIMIN E AKCIZES (ANIJET E - PERSHKIMIT) TABELAKERKESA PER KTHIMIN E TATIMIT TE AKCIZES – KARBURANT PER ANIJET E PESHKIMIT TABELA

1.Fundi i tremujorit:

Te dhenat e Aplikanteve:Emri dhe NIPT-i: 2. 3. NIPT:

Lista e furnizimeve te bera4.Data e blerjes se karburantit

5. Numri i fatures per blerjen e karburantit

6. Sasia e blere (litra)

7. Data e furnizimit te anijes

8.Numri i fatures se furnizimit

9. Sasia e furnizuar

10.Vlera (Lek)

Numri i tabeles [ ] i [ ]. Nxirrni shumen e tabeles: 11. 12.

E mbartur nga tabela numer [ ]: 13. 14.

Totali i mbartur ne numrin e tabeles [ ]* / formulari i kerkeses*:

15. 16.

* Fshini sipas rastitNenshkrimi dhe data:Emri dhe statusi:

Firma Data

Emri Statusi

432

Page 433: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËPRESIDENTI

DEKRET“PËR SHPËRBERJEN E POLICISË FINANCIARE DHE KRIJIMIN E

POLICISË DOGANORE DHE POLICISË TATIMORE”

Në mbështetje të nenit 28, pika 19, të ligjit nr, 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave.

DEKRETOJ:

Neni 1Drejtoria e Policisë Financiare dhe Degët e Policisë Financiare në rrethe shpërbëhen.

Neni 2Krijohet Policia Doganore, si organ egzekutiv i armatosur në përbërje të organeve doganore.Organet e Policisë Doganore , varen nga Drejtori I Përgjithshëm i Doganave. Drejtuesi i saj emërohet dhe shkarkohet nga Ministri I Financave.

Neni 3Krijohet Policia Tatimore si organ ekzekutiv i armatosur në përbërje të organeve tatimore.Organet e Policisë Tatimore varet nga Drejtori i Tatimeve në Ministrinë e Financave. Drejtuesi i saj emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Financave.

POLICIA DOGANORE

Neni 4Struktura organizative e Policisë Doganore përbehet nga oficerë dhe nënoficerë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Neni 5Policia Doganore ka këto të drejta dhe detyra:

1. Të kontrollojë dhe garantojë rregullshmërinë e kalimit të mjeteve të transportit.dhe udhëtarëve në zonat doganore kufitare.

2. Të sigurojë kushtet e përshtatshme për ushtrimin e kontrollit dokumentar dhe fizik nga ana e doganave mbi mallrat , mjetet e transportit dhe udhëtarët.

3. Të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm në vijën kufitare për moslejimin e kalimit të mallrave, mjeteve të transportit dhe udhëtarëve jashtë zonës doganore me qëllim të shmangies së kontrollit doganor.

4. Të ushtroj kontroll mbi mallrat, mjetet e transportit dhe udhëtarët për zbulimin e trafikut të jashtëligjshëm.

5. Të garantojë shoqërimin e mallrave në destinacion , kur vlerësohet nga organet eprore.

433

Page 434: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

5/1 Siguron mbrojtjen e punonjesve të organeve tatimore gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

6. Të evidentojë dhe detyrojë subjektet importuese e eksportuese të paraqiten në zyrat doganore për kryerjen e proçedurave të rregullta doganore.

7. Të ushtroj kontroll për dokumentacionin doganor në të gjithë mjetet e transportit , kudo që ato ndodhen në Republikën e Shqipërisë.

8. Bllokon, kur e sheh të domosdoshme , gjithe dokumentacionin që ka lidhje me veprimtarinë që kontrollohet.

Për veprimet dhe rezultatet e kontrollit , punonjesit e Policisë Doganore mbajnë proces verbal përkatëse dhe informojnë me shkrim organin epror të tyre brenda 24 orëve, i cili vendos për sanksionet dhe kundravajtjet administrative sipas rastit, në përputhje me dispozitat e kodit doganor.

Neni 6Policia doganore ushtron të drejtat dhe detyrat e saj në bazë të programit të miratuar nga organi epror i saj .

POLICIA TATIMORE

Neni 7Policia Tatimore ka për objekt sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë në sistemin e tatimeve dhe të taksave.

Neni 8Struktura organizative e Policisë Tatimore përbehet nga oficerë dhe nënoficerë në varësi të Drejtorit të Tatimeve në Ministrinë e Financave.Policia Tatimore ka këto te drejta dhe detyra:

1. Ekzekuton sanksionet ligjore të vendosura nga organet tatimore qëndrore e lokale dhe të pa zbatuara nga personat fizikë e juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Sekuestron vlera materiale dhe monetare në bazë të urdhërit të së sekuestrimit të nxjerrë nga organi epror i saj.

3. Ndjek zbatimin e vendimeve të organit kompetent në rastet e ushtrimit të veprimtarive dhe ushtrimit të profesionit pa leje.

4. Merr pjesë , së bashku me inspektorët e organeve tatimore, në kontrollin e subjekteve ekonomike , në konrollet e veçanta, si të përdorimit të arkave regjistruese kuponave tatimore etj.

5. Siguron mbrojtjen e punonjësve të organeve tatimore gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

6. Në bazë të programit të miratuar nga organi epror i saj kontrollon.a) çdo veprimptari tregtimi dhe prodhimi, për të verifikuar

saktësinë e pasqyrimit dokumentar të qarkullimit të vlerave materiale e monetare;

b) kontrollon dokumentin e levizjes së mallrave dhe të udhëtarëve në të gjitha llojet e transportit;

c) bllokon kur e sheh të domosdoshme, gjithë dokumentacionin që ka lidhje me veprimtarinë që kontrollohet.

434

Page 435: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 9Për veprimet dhe rezultatet e kontrollit, punonjësit e Policisë Tatimore mbajnë proçesverbalet përkatëse dhe informojnë me shkrim organin epror të tyre brenda 24 orëve , i cili vendos për sanksionet dhe kundërvajtjet administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

DISPOZITA E FUNDITNeni 10

Punonjësit e Policisë Tatimore dhe Policisë Doganore , për veprimet që kryejnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, kur ato nuk përbëjnë vepër penale, mbajnë përgjegjesi administrative sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 11Policia Doganore dhe Policia Tatimore bashkëpunojnë me njera tjetrën dhe në raste të veçanta kërkojnë ndihmën e organeve të Ministrisë së Brendëshme.

Neni 12Ministria e Brendëshme pajis me armë zjarri efektivat e Policisë Doganore dhe Policisë Tatimore dhe, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kualifikon punonjësit e tyre pranë strukturave të saj.

Neni 13.Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Financave, nxjerr rregulla në zbatim të këtij dekreti.

Neni 14Këshilli I Ministrave cakton organizimin dhe detyrat e hollesishme të Policisë Doganore dhe të Policisë Tatimore në zbatim dhe në mbështetje të këtij dekreti, të ligjit nr. 7599 datë 2.9.1992 “Për kodin doganor të Republikës së Shqipërisë” dhe ligjit nr.7681 datë 4.3.1993 “Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë”

Neni 15Dekretin nr.7463 datë 31.1.1991 “Për Policinë Financiare”, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundështim me këtë dekret shfuqizohet.

Neni 16Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë , më 21.4.1995

Nr i dekretit :1074(Ndryshuar me ligjin nr.7938 datë 24.5.1995”)“Për miratimin me ndryshime të Dekretit nr.1074 datë 21.4.1995)

KRYEMINISTRI PRESIDENTI I REPUBLIKËS Aleksandër MEKSI Sali BERISHA

435

Page 436: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

LIGJNr. 7938 datë 24.05.1998

“PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TE DEKRETIT NR.1074 DATË 21.4.1995

“PËR SHPËRBERJEN E POLICISË FINANCIARE DHE KRIJIMIN E POLICISË DOGANORE DHE POLICISË TATIMORE”

Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 , të ligjit nr. 7491, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPERISËVENDOSI:

Neni 1Miratohet dekreti nr.1074, datë 21.04.1995 “Për shpërberjen e Policisë Financiare dhe krijimin e Policisë Doganore dhe Policisë Tatimore” me ndryshmet si më poshtë:Në nenin 2 paragrafi i dytë formulohet :

“Organet e Policisë Doganore varen nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Drejtuesi i saj emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Financave”Në nenin 3, paragrafi I dytë të formulohet:

“Organet e Policisë Tatimore varen nga Drejtori i Tatimeve në Ministrinë e Financave. Drejtuesi i saj emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Financave”.Neni 4 formulohet “ Struktura organizative e Policisë Doganore përbëhet nga oficerë dhe nënoficerë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave”Në nenin 5 , pas pikës 5 , shtohet pika 5/1 me këtë përmbajtje :

“Siguron mbrojtjen e punonjesve të organeve tatimore gjatë kryerjes së detyrës së tyre”Neni 8 , formulohet :

“Struktura organizative e Policisë Tatimore përbëhet nga oficerët dhe nënoficerët në varësi të drejtorit të tatimeve në Ministrinë e financave”Në nenin 9, pas pikës me numer rendor 5, vihet numri “6”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr. 18, datë 2.6.1995Të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

436

Page 437: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

LIGJNr. 8011, date 11.10.1995

PER NJE SHTESE NE LIGJIN NR.7566, DATE 25.5.1992“ PER ARMET “

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7809, DATE 30.3.1994

Në mbështetje të nenit 16 të Ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin Nr.7566, date 25.5.1992 “ Për armët “, ndryshuar me ligjin nr.7809, datë 30.3.1994, në nenin 7 shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:“e) Punonjësit e policisë doganore, të policisë tatimore, si dhe inspektorët e Inspektoriatit të Përgjithshëm Financiar në Ministrinë e Financave. Punonjësit që do të pajisen me armë zjarri dhe lloji i armatimit përcaktohen nga Ministri i Financave, në bashkëpunim me Ministrin e Brendshëm”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1263, Datë 30.10.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

437

Page 438: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

VENDIM

Nr.119, datë 27.2.1995

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KESHILLIT TË MINISTRAVE Nr.286, DATË 30.5.1994 “PËR ADMINISTRIMIN E SENDEVE QË

KALOJNË NË DOBI TË SHTETIT NGA KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”

Me propozimin e Ministrisë së Financave Këshilli I Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.286, datë 30.05.1994 në pikën 2 paragrafi i parë ndryshohet si vijon :“Sendet e përcaktuara në pikën 1, për të cilat vendimet për kundërvajtje administrative nuk kanë marrë formë të prerë , administrahen nga organet administrative që kanë vendosur kalimin e tyre në dobi të shtetit , me përjashtim të karburanteve , automjeteve , mjeteve të vogla të lundrimit si dhe mallrave të ndryshme që janë tepër vëllimore dhe në sasi të mëdha, të cilat të magazinohen në mjediset e Rezervës së Shtetit, të dokumentuara si mall në ruajtje sipas dispozitave në fuqi”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KESHLLIT TE MINISTRAVE Aleksandër MEKSI

438

Page 439: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKËSHILLI I MINISTAVE

VENDIM

Nr 216datë 15.5.1995PËR KRITERET E ORGANIZIMIT TË POLICISË DOGANORE DHE

POLICISË TATIMORE

Në zbatim të neneve 13 dhe 14 te dekretit nr.1074 datë 21.4.1995 “Për shpërbërjen e policisë financiare dhe krijimin e policisë tatimore dhe policisë doganore “, me propozimin e Ministrisë së Financave, Këshilli I Ministrave.

VENDOSI:1. Strukturat organizative të organeve të policisë tatimore dhe policisë

doganore caktohen me urdhër të Ministrit të Financave.2. Oficerët dhe nënoficerët e policisë tatimore duhet t’u nënshtrohen

kritereve të përgjithshme të punësimit në organet tatimore dhe doganore.Oficerët dhe nënoficerët me masa disiplinore nuk punësohen në policinë doganore dhe policinë tatimore.

3. Oficerët e policisë tatimore dhe policisë doganore duhet të plotësojë edhe këto kushte specifike për punësim…

a. Të kenë përfunduar arsimine lartë.b. Mosha e tyre duhet të jetë jo më pak se 25 vjeç dhe jo më

shumë se 45 vjeç.c. Të kenë stazh pune në profesion jo më pak se dy vjet.

4. Nënoficrët e policisë tatimore dhe të policisë doganore duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike për punësimin pranë këtyre organeve:

a. Të kenë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm, ekonomik ose politeknik.

b. Mosha e tyre duhet të jetë jo më pak se 25 vjeç dhe jo më shumë se 45 vjeç.

c. Të kenë vjetërsi në punë jo më pak se tre vjet.5. Grupi I verifikimit për sanksionet ndaj Serbisë dhe Malit të Zi kalon

pranë policisë doganore.6. Mjetet kryesore dhe inventari I imet në përdorim të policisë financiare i

kalojnë përkatësisht policisë tatimore dhe policisë doganore. Ndarja dhe mënyra e kalimit të tyre përcaktohet me urdhër të Ministrit të Financave.

7. Arkivat dhe dokumentacioni, ekzekutimi i vendimeve që kanë marrë formë të prerë, administrimi i mallrave të sekuestruara dhe ndjekja e procedurave në organet e drejtësisë u kalojnë për kompetencë organeve tatimore dhe organeve doganore, sipas përkatësisë.

8. Drejtoria e policisë financiare dhe degët e saja në rrethe të dorëzojnë armatimin personal e kolektiv të efektivave pranë komisariateve të policisë përkatëse të Ministrisë së Brendshme në rrethe, brenda 10 ditëve nga dalja e këtij vendimi.

439

Page 440: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

9. Uniforma e policisë financiare bëhet e pavlefshme dhe dorëzohet detyrimisht brenda muajit maj të vitit 1995 në organet e përcaktuara nga Ministri I Financave.

10.Proces-verbalet tip dhe dokumentet e identifikimit të efektivave të ish-policisë financiare në qendër e rrethe brenda 10 ditëve nga dalja e këtij vendimi të dorëzohen në Ministrinë e Financave.

11.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVEAleksandër MEKSI

Nr. prot. 1331Datë 19.5.1995

440

Page 441: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E FINANCAVE MINISTRIA E BRENDSHME

Nr.3057/1 Nr.1669

UDHEZIM I PERBASHKETNr 18 datë 18.8.1995

MBI PAISJEN ME ARME TË EFEKTIVIT TË POLICISË DOGANORE DHE TATIMORE.

Në zbatim te ligjit Nr.7566 datë 25.05.1992 “Për armët” , të dekretit Nr 1074 datë 21.04.1995 “Për shpërndarjen e Policisë Financiare dhe krijimin e Policisë Doganore dhe Tatimore “ vendimet e Këshillit të Ministrave Nr. 275 datë 25.06.1992 “Mbi rregullat e administrimit dhe të kontrollit të armëve për personat fizikë e juridikë “ Vendimet të Këshillit të Ministrave Nr. 216 datë 15.05.1995 “Për kriteret e organizimit të policisë Doganore e Tatimore”.

UDHËZOJMË:1. Pajisja me armë zjarri I efektivit të Policisë Tatimore dhe Doganore do

të bëhet nga Komisariatet e Policisë në rrethe dhe në Tiranë ne Komisariatin Nr. 1.Dhënia e armatimit në qëndër dhe në bazë do të bëhet kundrejt autorizimit nominativ të lëshuar nga Ministri I Financave ku do të përcaktohet funksioni organik i efektivit të Policisë Tatimore dhe Doganore (oficerë dhe nënoficerë)Armatimi të jepet individualisht nga shefi ose tekniku i armatimit të organit të brendëshëm pasi të jetë sigluar autorizimi nga shefi i Komisariatit sipas rregullave.

2. Oficerët , nënoficerët e Policisë Tatimore dhe Doganore të mbajnë gjithmonë me vete pistoletat ( pa fishekë në fole e këllëf të rregullt)

3. Në rastet e largimeve , transferimeve pushimeve nga puna të punonjësve të Policisë Tatimore dhe Doganore të pajisur me armë zjarri, Degët e Policisë Tatimore dhe Doganore vënë në dijeni menjëherë organin përkatës që ka bërë furnizimin me armë në momentin e komunikimit të urdhërit dhe marrin masa për marrjen e armës konform rregullave, ndiqet penalisht nga organet kompetente për armëmbajtje pa leje.

4. Efektivi i Policisë Tatimore dhe Doganore të paiset me pistoletë M 54 .Për çdo pistoletë të jepen 14 copë fishekë.

5. Për çdo ndryshim në strukturat organike të Policisë Tatimore dhe Doganore Ministria e Financave njofton me shkrim Ministrinë e Brendshme.

6. Në zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Komisariatet e Policisë Degët e Policisë Tatimore dhe Doganore në rrethe. Për kontrollin ngarkohen në Ministrinë e Financave (Drejtoria e Personelit ) në Ministrinë e Brendshme (Drejtoria e Policisë së Rendit dhe Drejtoria Ekonomike)

7. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë

MINISTRI I FINANCA MINISTRI I BRENDSHEMDylber VRIONI Agron MUSARAJ

441

Page 442: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

MINISTRIA E FINANCAVEUDHËZIM

Nr.12 datë 14.7.1995PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË TATIMORE NË

QËNDËR DHE NE RRETHE.

Në zbatim të dispozitave ligjore :Dekretit nr. 1074 datë 21.04.1995 datë 21.04.1995 miratuar me ndryshime me ligjin nr. 7938 datë 24.05.1995 “Mbi shpërbërjen e Policisë Financiare dhe krijimin e Policisë Tatimore dhe Polcisë Doganore” dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 216 datë 15.05.1995 “Mbi kriteret e organizimit të Policisë Tatimore dhe asaj Doganore”

STRUKTURA DHE ORGANIZIMI I POLICISË TATIMORE.

1. Policia tatimore është organ ekzkekutiv i armatosur , i integruar në përbërje të organeve tatimore.

2. Policia tatimore është e vendosur direkt nën autoritetin e Drejtorit të Drejtorisë së Tatimeve.

3. Drejtuesi i Policisë Tatimore emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Financave, ndërsa e gjithë organika tjetër e policisë tatimore është nën autoritetin e Drejtorit te Drejtorisë se Tatimeve.

4. Në qënder: Në strukturën e Drejtorisë së Tatimeve organizohet një degë e veçantë ajo e policisë tatimore që varet drejtpërdrejtë nga Drejtori i Tatimeve dhe që organizon punën e policisë tatimore në gjithë territorin e Republikes së Shqipërisë duke ushtruar kompetencat e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Në mënyrë të veçantë dega e policisë tatimore :a) Përcakton metodat e punës së policisë tatimore.b) Kontrollon dhe ndjek veprimtarinë e policisë tatimore.c) Në kryerjen e detyrës policia tatimore bashkpunon me degët e tjera

të Drejtorisë së Tatimeve , organizon marrëdhëniet nëpërmjet akteve të bashkëpunimit me institucionet dhe organizmat e tjerë shtetëror dhe ndjek zbatimin e tyre.

d) Organizon përgatitjen dhe ngritjen e nivelit profesional të punonjësve të policisë tatimore në fushën e sisitemit fiskal dhe në atë të përgatitjes speciale.

5. Në çdo rreth:Krijohet policia tatimore në përbërje të degës së tatimeve të rrethit , kryetari i degës së tatimeve të rrethit përcakton, detyrat operative për t’u zbatuar nga policia tatimore ne kuadrin e detyrave dhe urdhërave që shtron drejtoria e tatimeve.

a) Përgjegjësi i policisë tatimore të rrethit ka vartësi të drejtpërdrejtë nga kryetari i degës së tatimeve të rrethit. Për probleme të veçanta raporton direkt te Drejtor i Tatimeve në Ministrinë e Financave.

442

Page 443: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

TË DREJTAT DHE DETYRAT E POLICISË TATIMORE

Policia Tatimore ka këto të drejta dhe detyra:1. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë në sisitemin e tatim

taksave, duke ekzekutuar sanksionet ligjore të vendosura nga organet tatimore në qëndër dhe në bazë dhe të pa zbatuar nga personi juridik e fizik, që ushtrojnë aktivitet ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë .

2. Sekuestrojnë vlerat monetare dhe materiale në bazë të urdhërit të sekuestrimit, të nxjerrë nga organi epror i saj.

3. Ushtron kontroll për të zbuluar aktivitetin pa leje të ushtrimit të profesionit dhe që janë të paregjistruar në organet tatimore, duke ndjekur zbatimin e vendimeve të këtyre organeve për mbylljen e veprimtarisë pa leje.Për të tilla raste me urdhër të organit epror sekuestron të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe mallrat, objekti i këtij aktiviteti si dhe të bëjë ekzekutimin e masave të tjera ndëshkuese .

4. Merr pjesë së bashku me inspektorët e organeve tatimore në kontrollin e subjekteve ekonomike, në kontrollet e veçanta si: mbajtjen e dokumentave të kontabilitetit, regjistrimin e rregullt të tyre dhe pasqyrimin e drejtë në bilance kontabël, të kontrollojë lëshimin e faturave, përdorimin e arkave regjistruese dhe lëshimin e kuponave tatimorë.

5. Të kontrollojë dokumentin e levizjes së mallrave dhe udhëtarëve në të gjithë llojet e transportit, të bëjë kontrolle fizike mbi vërtetësine e përmbajtjes së dokumetacionit shoqërues.

6. Kontrolli në sektorin e transportit në të gjitha rastet do të bëhet nga grupi përkatës, në përbërjen e të cilit do të jetë edhe një inspektor i tatimeve.

7. Merr pjesë në kontrollin e deklaratave tatimore në mbështetje të operacioneve të verifikimit që zbatojnë inspektorët e tatimeve.

8. Bllokon kur e sheh të nevojshme, gjithë dokumentacionin që ka lidhje me veprimtarinë që kontrollohet.Për veprimet dhe rezultatet e kontrollit punonjësit e policisë tatimore, mbajnë proces verbalet përkatëse dhe informojnë me shkrim organin epror të tyre brenda 24 orëve i cili vendos për sanksionet dhe kundërvajtjet administrative në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

9. Mbledh informacione dhe të dhëna që lidhen me veprimtarinë e tatimpaguesve pranë:Administratave dhe institucioneve publike si:

- Organet doganore- Institucioneve bankare dhe financiare- Institutit të Sigurimeve Shoqërore- Subjekteve ekonomike, publike ose private.

443

Page 444: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Me qëllim që të bëhet plotësimi dhe ballafaqimi i të dhënave të mbledhura me informacionet që disponojnë organet tatimore.

10.Punonjësit e policisë tatimore , mund të propozojnë por nuk mund të përcaktojnë masën e tatimeve ose të sanksioneve dhe masave të tjera ndëshkimore që merren ndaj tatimpaguesve.

RREGULLA TË VEÇANTA

1. Organet e policisë tatimore pajisen me mjete kryesore , armatim dhe inventari, të cilat i përdorin sipas kritereve dhe rregullave përkatëse.

2. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre organet e policisë tatimorembajnë dhe paraqesin dokumenta identifikimi të miratuara nga Ministri i Financave dhe për çdo rast largimi nga puna Kryetari degës së tatimeve dhe përgjegjësi i policisë tatimore tërheqin nga inspektori i larguar materialet , që kishte në inventar si dhe dokumentat identifikuese të policisë duke zbatuar rregullat përkatëse për administrimin e armëve.

3. Policia tatimore bashkëpunon me policinë doganore dhe në raste të duhura kërkon ndihmën e organeve të rendit, sipas protokoll marrëveshjeve të lidhura.

4. Shpenzimet për mbajtjen e policisë tatimore, përfshihen në buxhetin e shpenzimeve të miratuara për organet tatimore në qëndër dhe në rrethe.

5. Punonjësit e policisë tatimore për veprimet e kryera në kundështim me përmbushjen e detyrës, kur ato nuk bejnë vepër penale mbajnë përgjegjësi administrative sipas dispozitave në fuqi.

MINISTRIDylber VRIONI

444

Page 445: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE PROKURORIA E PËRGJITHSHME

UDHEZIMI I PËRBASHKËTNr 54 .datë. 18.03. 2002

PËR FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË POLICISË GJYQËSORE NË POLICINË TATIMORE.

Mbështetur në nenin 17 të ligjit nr.8677, datë 02.11.2000”Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”:

URDHËROJMË:

1. Shërbimet e policisë gjyqësore në rajone të e Policisë Tatimore ushtrojnë veprimtari proçeduriale sipas kompetencave lëndore dhe/ose tokësore të tyre brenda juridiksionit të prokurorive të ngritura pranë gjykatës së shkallës së parë.

2. Shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ushtrojnë veprimtarinë e tyre proçeduriale në të gjithë territorin e vendit , në çdo rast brenda juridiksionit dhe nën drejtimin e prokurorisë kompetente.

3. Shërbimet e Policisë Gjyqësore gjatë ushtrimit të veprimtarisë proçeduriale ruajnë hierarkinë që kanë në ndërtimin administrativ të strukturave të Policisë Tatimore.

4. Drejtuesit e shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Policinë Tatimore përgjigjen përpara prokurorëve që drejtojnë hetimet për zbatimin e detyrave prej vartësve të tyre.

5. Me autorizim të prokurorit që drejton hetimet drejtuesit e shërbimeve të policisë gjyqësore kontrollojnë realizimin dhe afatet e zbatimit të detyrave të urdhëruara dhe /ose të deleguara.

6. Drejtuesit e shërbimeve të policisë gjyqësore të të gjitha niveleve u paraqesin menjehere titullareve te prokuroreve kompetentë listën emërore të oficerëve të policisë gjyqësore që janë në varësi të tyre duke përcaktuar rolin dhe profilizimin e secilit.

7. Drejtuesit e shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë Tatimore njoftojnë 10 ditë përpara drejtuesit të prokurorive kompetente në rastet kur transferohen oficerët e policisë gjyqësore për nevoja pune.

8. Kur gjykohet bashkarisht se transferimet e oficerëve të policisë gjyqësore në Policinë tatimore mund të sjellin pasoja në ecurinë e hetimeve vendoset pezullimi i përkohshëm i transferimeve deri në përfundim të hetimeve.

9. Oficerët dhe agjentët e shërbimeve gjyqësore në Policinë Tatimore realizojnë veprimtarinë e tyre proçeduriale me iniciativë , urdhër ose delegim të prokurorit dhe mbajnë përgjegjësi për zbulimin hetimin dhe dokumentimin në rrugë proçeduriale të veprave penale që do të delegohen .

445

Page 446: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

10.Aktet proçeduriale të përpiluara nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore i referohen prokurorit kompetent , sipas mënyrës dhe kërkesave të përcaktuara në Kodin e Proçedurës Penale. Këto akte dërgohen menjëherë bashkangjitur me shkresë të drejtuesit të shërbimeve të policisë gjyqësore ku janë kryer veprimet proçeduriale , por jo më vonë se 24 orë nga momenti i marrjes dijeni për veprën penale.

11.Gjatë fazave të hetimeve paraprake, hetimi gjyqësor e deri sa gjykata jep vendim të formës së prerë oficerët e policisë gjyqësore që hetojnë ose kanë kryer hetimet përgjigjen para prokurorëve kompetente për kryerjen me cilësi të detyrave që mund t’u ngarkohen në vazhdimësi.

12.Kur prokurori i çështjes dhe drejtuesi i shërbimit të policisë gjyqësore vlerësojnë të nevojshme , oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer hetimet marrin pjesë dhe gjatë seancave të hetimit gjyqësor , për të ndihmuar prokurorin në paraqitjen e provave.

13.Për ecurinë e hetimeve si dhe para marrjes së vendimeve për pushimin pezullimin ose dërgimin për gjykim të proçedimeve , prokurori kompetent organizon analiza, në të cilat rosertojnë drejtuesit dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë bërë hetimin.

14.Në rastet kur në të njëjtat hetime janë përfshirë edhe oficerë të seksioneve të policisë gjyqësore pranë prokurorive , respektohen kërkesat e përcaktuara në pikat 11,12 dhe 13 të këtij udhëzimi .

15.Shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë tatimore dhe seksionet e policisë gjyqësore pranë prokurorive, çdo tre muaj shkëmbejnë informacione ndërmjet tyre për çështje që lidhen me:- gjendjen e përgjithshme të kriminalitetit- tendencat më shqetësuese të tij- marrjen e masave parandaluese.- Si dhe çdo problem tjetër që është me interes , në kuadrin e

përgjithshëm të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale 16.Shkëmbimi i ndërsjelltë i informacioneve , nëpërmjet shërbimeve të

policisë gjyqësore në Policinë Tatimore dhe seksioneve të policisë gjyqësore pranë prokurorive realizohet për verifikime që lidhen me:- implikime të tjera për autorët ose autorë të tjerë të veprave penale.- Rrethana ose të dhëna të reja në funksion të proçedimit penal.- Si dhe marrjen e detyrimeve reciproke,të përbashkëta ose të

bashkërenduara.17.Veprimtaria e përmendur në pikën 16 të këtij Udhëzimi realizohet nën

autoritetin dhe drejtimin e prokurorit kompetent, në përputhje me normat e vendosura në Kodin e Proçedurës penale.

18.Prokuroritë e ngritura pranë gjykatës së shkallës së parë, çdo vit në bashkpunim me drejtuesit e shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë Tatimore, planifikojnë dhe marrin masa për organizimin , bashkrendimin dhe kryerjen e veprimtarive që kanë për qëllim trajnimin e vazhdueshem juridik e profesional te oficereve dhe agjenteve te policise gjyqesore

19.Në këtë udhëzim njihen prokurorët, personeli i seksionit të policisë gjyqësore si dhe personeli i shërbimit të policisë gjyqësore.

446

Page 447: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

20.Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen prokurorët , drejtuesit e seksioneve dhe shërbimet e policisë gjyqësore si dhe oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore në Policinë tatimore.

21.Për kontrollin dhe zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Prokuroria e Përgjithshme , prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë si dhe Drejtoria e Policisë Tatimore ne Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I FINANCAVE PROKURORI I PËRGJITHSHËMKASTRIOT ISLAMI ARBEN RAKIPI

447

Page 448: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E FINANCAVE PROKURORIA E PËRGJITHSHME

UDHEZIM I PERBASHKETNr.56 datë 18.03.2002

PER FUNKSIONIMIN E SEKSIONEVE TE POLICISE GJYQESORE

Mbështetur në nenin 17 të Ligjit nr .8677, datë 02.11.200” Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”

UDHEZOJME:

1. Oficerët e policisë gjyqësore të Policisë Tatimore në seksionin e prokurorisë kanë për detyrë kryesore të kryejnë veprime hetimore të plota e të gjithanshme kryesisht ose me urdhërim e delegimit të prokurorit , për zbulimin e autorëve dhe për sigurimin e provave për veprimtarinë e tyre, si dhe detyra të tjera të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale , me qëllim zbatimin e ligjit penal.

2. Oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve nuk mund të ngarkohen me detyra që nuk kanë lidhje me veprimptarinë e policisë gjyqësore që janë caktuar ose deleguar nga prokurori kompetent, përveç rasteve të urgjencës,për të cilat është njoftuar dhe marrë pëlqimi i drejtuesit të prokurorisë pranë së cilës funksionon seksioni i policisë gjyqësore.

3.Veprimtaria e oficerëve gjyqësore drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Proçedurës Penale.

4.Oficerët e policisë gjyqësore të Policisë Tatimore do të qëndojnë dhe kryejnë veprimet hetimore në zyrat e prokurorisë .Pranë prokurorive të rretheve do të ketë zyra të vaçanta ku do të punojnë oficerët e policisë gjyqësore.Dhe në degët e tatimeve do të ketë zyra të veçanta ku oficerët e policisë gjyqësore mund të kryejnë veprimtari hetimore.Prokurorëve e rretheve detyrohen të pajisin me mjetet (dosje , kancelari të tjera)oficerat e policise gjyqësore pranë këtyre seksioneve.Organi Tatimor detyrohet të pajisin me mjetet e punës që i takojnë oficerave të Policisë tatimore.

5.Oficerët e policisë gjyqësore të Policisë tatimore të seksionit të prokurorisë çdo ditë fillimi pune do të paraqiten tek prokuroritë e rrethet që i ka në varësi për të informuar për detyrarat e kryera në zbatim të urdhrave ose delegimeve si dhe për të marrë detyra të tjera.

6.Për ngjarjet kriminale të ndodhura , veprimet e para hetimore, kqyrja e vendit të ngjarjes si dhe veprime të tjera të ngutshme si rregull do të kryhen nga oficerët e policisë gjyqësore të Policisë tatimore që ndodhen në

448

Page 449: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

seksionet pranë prokurorisë .Menjëherë oficeri i policisë gjyqësore informon prokurorin për ngjarjen e ndodhur dhe veprimet e kryera , duke zbatuar dispozitat e Kodit të Proçedurës Penale.7.Në rastet kur ngjarjet e ndodhura janë larg qendrave të seksioneve të policisë gjyqësore , veprimet e para të ngutshme , si kqyrja e vendit të ngjarjes , fiksimi dhe sekuestrimi i provave materiale,arrestimi në flagrancë i autorëve të veprës penale,kontrollet e banesave e tjera që parashikohen në kodin e proçedurës penale, kryhen nga oficerët e policisë gjyqësore pranë shërbimeve të policisë gjyqësore të Policisë Tatimore.

8.Për ngjarjet kriminale që ndodhin organet tatimore të marrin masat dhe të vënë në dispozicion mjetet për të shkuar grupi hetimor në vendin e ngjarjes sa më shpejt.Prokuroritë e rretheve në çdo muaj të përpilojnë listën e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të seksioneve që do të jenë të gatshëm për ndjekjen dhe hetimin e çdo ngjarje kriminale.Kjo listë afishohet në çdo prokurori dhe në çdo rajon të policisë tatimore.

9.Fashikujt e preçedimeve penale që do të ndiqen nga oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve dhe të shërbimeve të policisë tatimore do jenë të rregjistruara në rregjistrin e preçedimeve që mban prokurori.Këto fashikuj do të merren me firmë nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore nga sekretaria e prokurorisë.Njëkohësisht dorëzimi i tyre do të bëhet me firmë në sekretarinë e prokurorisë.

Për njohjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi, ngarkohen strukturat e prokurorisë, seksionet e policisë gjyqësore, shërbimet e policisë gjyqësore të policisë tatimore të Ministrisë së Financave.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I FINANCAVE PROKURORI I PERGJITHSHEMKASTRIOT ISLAMI ARBEN RAKIPI.

449

Page 450: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

LIGJNr . 8826, datë 5.11.2001

PER DISA SHTESA NE LIGJIN NR 7564 DATË 19.05.1992“PER TE DREJTEN E AUTORIT “

Në mbështetje të neneve 78,81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputetit,

K U V E N D II REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7564, datë 19.05.1992 “Për të drejtën e autorit” , ndryshuar me ligjet nr 7923 datë 19.04.1995, nr .8594 datë 6.04.2000 dhe nr 8630 datë 3.07.2000 bëhen këto shtesa:

Neni 1Në fund të nenit 50 shtohet neni 50/1 me këtë përmbajtje:

Neni 50/1Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

a) Përdorimi i pronësisë artistike, nga subjekte fizike dhe juridike, pa lejen e autorit, ose pa kontatë me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve, shqiptarë dhe të huaj, në respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

b) Mospagimi në afat i detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i kontratave ose i autorizimeve midis autorëve shqiptarë ose te huaj ose shoqërisë që mbron të drejtat e tyre, me përdoruesit e pronësisë artistike.

Neni 2

Në fund të nenit 50/1 shtohet neni 50/2 me këtë përmbajtje:

Neni 50/2

Shkeljet e parashikuara në nenin 50/1 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, quhen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga inspektorët e kontrollit të Policisë Tatimore në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.Këta inspektorë , përveç vjeljes së gjobave që parashikohen më poshtë, i detyrojnë përdoruesit të bëjnë edhe arkëtimin e të drejtës së autorit sipas këtij ligji. Gjobat janë si vijon:

1. Gjobë 100 000 – 400 000 lekë për përdoruesit e mëdhenj, si radiot dhe televizionet kombëtare, hotelet, prodhuesit (botuesit) e kasetave, vidiokasetave, kompakdisqeve (CD), si dhe përdorues të tjerë të pronësisë artistike në fushat e letërsisë, arteve vizuale e fotografisë artistike.

450

Page 451: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Me gjobë nga 50 000 – 150 000 lekë për përdoruesit e mesëm, si radiot dhe televizionet lokale, diskotekat, pianobaret, restorantet me pistë për vallëzim, pubet, operatorët e internetit, telebingot dhe lojërat e tjera të fatit që zhvillohen me spektakle , sallat me destinacion tjetër, si Pallati I Kongreseve, stadiume ose pallate sporti të lojërave me dorë, kur jepen me qira për koncerte.

3. Me gjobë nga 25 000 – 90 000 lekë për përdoruesit e vegjël, si kafenetë, baret, restorantet, tavernat, hotelet, motelet dhe sallat e gjimnastikës aerobike.Proçedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masës administrative bëhen në përputhje me ligjin Nr.8560,datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 3

Në fund të nenit 50/2 shtohet neni 50/3 me këtë përmbajtje:

“Neni 50/3

Gjobat e vjelura nga përdoruesit e pronësisë artistike, në kundërshtim me ligjin kalojnë gjashtëdhjetë për qind në Buxhetin e Shtetit dhe dyzet për qind në llogari të shoqërive të autorëve”.

Neni 4

Në fund të nenit 50/3 shtohet neni 50/4 me këtë përmbajtje:

“Neni 50/4

Ministri I Financave nxjerr udhëzim për mënyrën e kontrollit të përdoruesve të pronësisë intelektuale nga organet e Policisë Tatimore.”

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3149, datë 16.11.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

451

Page 452: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

UDHEZIMNr 7714/1 datë 21.12.2001

PER ZBATIMIN E LIGJIT NR 7564, DATE 19.05.1992 “PER TE DREJTEN E AUTORIT , NDRYSHURA ME LIGJIN NR.7923, DATE 19.04.1995, LIGJI NR 8594, DATË 06.04.2000, LIGJI NR. 8630 DATË 03.07.2000, LIGJI NR.8826, DATË 05.11.2001 TE VENDIMIT TË KESHILLIT TË MINISTRAVE NR .309, DATE 13.06.2000 “PER TARIFAT E PERDORUESVE TE PRONESISE ARTISTIKE”

Në mbështetje të nenit 102 dhe në zbatim të nenit 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të detyrieve që rrjedhin nga Konventat Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të pronësisë intelektuale të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë , në zbatim të Ligjit nr. 7564, datë 19.05.1992 “Për të drejtën e autorit” (ndryshuar me ligjet :nr.7923, datë 19.04.1995, nr.8594, datë 06.04.2000, nr.8630,datë 03.07.2000 dhe 8826, datë 05.11.2001) dhe në zbatim të VKM nr.309, datë 13.06.2000 “Për tarifat e përdoruesve të pronësisë artistike”, Ministri i Financave,

U D H E Z O N

1- Oganet tatimore në qendër dhe në rrethe të marrin masa për zbatimin korrekt të legjislacionit në fushën e së drejtës së autorit, nëpërmjet ushtrimit të kompetencave nga strukturat e Policisë Tatimore.

Në Drejtorinë e Policisë Tatimore në qendër, caktohet një inspektor për ndjekjen dhe koordinimin e detyrave për zbatimin e Ligjit “Për të drejtën e autorit”, ndërsa në Degët Rajonale të policisë Tatimore të caktohet dhe të specializohen grupe të veçanta të kontrollit për zbatimin e këtij ligji. Me qëllim sigurimin e zbatimit të Ligjit, Policia Tatimore bashkëpunon me shoqatat përkatëse të mbrojtjes së të drejtës së autorit.

2.Degët e Tatimeve në rrethe të evidentojnë tatimpaguesit , të cilët ushtrojnë aktivitet në fushat e pronësisë intelektuale të artit, sipas përcaktimit në VKM nr.309, datë 13.6.2000.

3.Policia Tatimore dhe organet doganore, në zbatim të legjislacionit në fuqi, nuk lejon zhvillimin e veprimtarisë nga subjektet të cilët përdorin pronësinë intelektuale në fushën e artit, si subjekte prodhues, importues, përdorues, shitës ose qeradhënës, dhe të cilët nuk kanë nënshkruar kontrata me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorit, si dhe të ndalojnë prodhimin, importimin, tregtimin e kasetave, videokasetave, kompaktdisqeve etj, që janë të pajisura me pullën përkatëse të shoqërive të mbrojtjes e të drejtave të autorit.

452

Page 453: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4.Me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit në fushën e të drejtës së autorit, për subjektet e përmendura në VKM nr.309, datë 13.06.2000, Degët e Tatimeve dhe taksave në rrethe kërkojnë:- nga tatimpaguesit e biznesit të vogël, në momentin e rregjistrimit dhe riregjistrimit në organin tatimor, kontratën e lidhur me shoqërinë e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe pagesën për këto kontrata, si dhe pagesën për blerjen e pullave për pajisjen e kasetave, vidiokasetave dhe kompaktdisqeve, nëse prodhojnë, importojnë këto mallra.- nga tatimpaguesit e biznesit të madh, në momentin e dorëzimit të bilancit në organin tatimor, kontratën e lidhur me shoqërinë e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe pagesën për këto kontrata, si dhe pagesën për blerjen e pullave për pajisjen e kasetave,videokasetave dhe kompaktdisqeve, nëse prodhojnë, importojnë ose tregtojnë këto mallra.

5- Policia Tatimore ushtron kontrolle tek përdoruesit e pronësisë intelektuale prodhues ,importues,shitës ose dhënës me qera të kasetave, videokasetave, kompaktdisqeve etj., për pajisjen e tyre me pullën e shoqërisë së mbrojtjes së të drejtave të autorit, si dhe nëse këto subjekte kanë nënëshkruar kontrata me këto shoqëri.

6- Të kontrollohet, dhe në zbatim të pikës 2 të VKM nr.309,datë13.06.2000 të ndalohet zhvillimi I spektakleve, shfaqjeve kinematografike rtj,pa lejen e autorëve të shoqërisë që autoritetet I kanë kaluar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

7- Në zbatim të Ligjit nr.8826,datë 5.11.2001 “Për disa shtesa në Ligjin nr.7564 datë 19.05.1992”Për të drejtën e autorit”, përbëjnë kundravajtje administrative:

a- përdorimi I pronësisë artistike nga subjektet juridike dhe fizike, pa lejen e autorit,ose pa kontratë me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorit, shqiptar ose I huaj, në respektim të Marreveshjeve Ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

b- Mospagimi në afat I detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi I kontratave ose I autirizimeve midis autorëve shqiptarë ose të huaj,ose shoqërisë që mbron të drejtat e tyre, me përdoruesit e pronësisë artistike.

8- Shkeljet e parashikuara në Ligjin nr.8826,datë 5.11.2001,kur nuk përbëjnë vepër penale,janë kundravajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga punonjësit e Policisë Tatimore,duke kërkuar përveç pagimit të gjobës edhe arkëtimin e së drejtë së autorit sipas këtij Ligji.Nga gjobat e vjela,60 përqind kalojnë në buxhetin e Shtetit dhe 40 përqind në llogari të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtës së autorëve.Proçedurat e ekzekutimit të masës administrative bëhen në përputhje me Ligjin “Për proçedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

M I N I S T R IAnastas ANGJELI

453

Page 454: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

LIGJNr . 8655, datë 31.07.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR 8410 DATË 30.09.1998”PER RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NE REPUBLIKEN E

SHQIPERISE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozim të një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8410,datë 30.09.1998 ”Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë“ bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 7,pika 3 ndryshohet si vijon:“Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të caktuara për transmetime radio e televizive.Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të caktuara për shërbimet fikse dhe lëvizëse, që përdoren nga operatorët radiotelevizivë publikë e privatë për lidhje radiorele, radiomikrofona dhe radiokamera, sipas planit kombëtar të radiofrekuencave të miratuar nga Këshilli I Ministrave.

“Në po këtë nen,pika 20 ndryshohet si vijon :“Kontrollon cilësinë e marrjes së sinjaleve në zonat e liçensuara dhe

kërkon zgjidhje për ankesat e publikut për cilësinë e transmetimit të sinjaleve radiotelevizive.”

Neni 2

Neni 11 ndryshohet si vijon:“Burimet e financimit të KKRT-së janë :

- të ardhurat nga pagesat për marrjen dhe rinovimin e liçencave;- të ardhurat nga pagesat vjetore të liçencës;- të ardhurat nga përpunimi i kërkesave për liçencim;- të ardhurat nga taksat për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive të

caktuara në ligjet fiskale;- financimet nga buxheti I shtetit;- dhurimetTarifat për marrjen dhe rinovimin e liçencave,tarifat vjetore për liçencat,të ardhurat që sigurohen nga përpunimi i kërkesave për liçencim, kriteret dhe mënyra e kryerjes së tyre caktohen nga KKRT-ja”

454

Page 455: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 3

Neni 19 ,paragrafi I dytë ndryshohet si vijon:“Liçenca autorizon shfrytëzimin e rrjeteve të trasmetuesave me shtrirje kombëtare ose lokale dhe përcakton frekuencat e punës, fuqinë, vendvendosjen, zonën e mbulimit, si dhe elemente të tjera që përcaktohen në këtë ligj dhe në rregulloret e KKRT-së.”

Neni 4

Neni 20 ndryshohet si vijon :“Liçencat janë dy llojesh:kombëtare dhe lokale.Për transmetime televizive tokësore jepen dy liçenca private kombëtare.Për transmetime radio me modulim në frekuencë jepen katër liçenca private kombëtare. Liçencat për transmetim televiziv ose radio në shkallë kombëtare u jepen shoqërive anonime që themelohen me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë me synim ekskluziv veprimtarinë radiotelevizive. Aksionet që përfaqësojnë kapitalin në një shoqëri, mbajtëse të një licence për transmetim televiziv ose radio, janë nominative. Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk duhet të ketë më shumë se 40 përqind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë. Mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të asamblesë së shoqërisë anonime me objekt të vetëm veprimtarinë për transmetime televizive ose radio, janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e mbajtësve të aksioneve. Një person fizik ose juridik, që ka aksione në një shoqëri televizive ose radio kombëtare, nuk lejohet të ketë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, aksione në një shoqëri të dytë televizive ose radio kombëtare, si dhe nuk i lejohet të marrë liçencë për transmetim televiziv ose radioje lokale. Liçencat për transmetim televiziv ose radio lokale me modulim në frekuencë u jepen personave juridikë e fizikë dhe organizatave jofitimprurëse të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të njëjtit subjekt nuk i jepet liçencë për më shumë se dy zona transmetimi lokal. Liçenca për transmetim lokal në zonat urbane me mbi 200 000 banorë nuk u jepet personave fizikë. I njëjti subjekt që zotëron një liçencë për transmetim televiziv lokal mund të marrë vetëm një liçencë të dytë për transmetim radioje lokale. I njëjti subjekt që zotëron një liçencë për radio lokale mund të marrë vetëm një liçencë të dytë për transmetim televiziv lokal. Mbajtësi i liçencës për transmetim televiziv ose radio kombëtare duhet të realizojë mbulimin e mbi 70 për qind të territorit të vendit. Brenda 6 vjetësh ky mbulim duhet të përfshijë jo më pak se 90 për qind të territorit dhe jo më pak se 90 për qind të popullsisë së Shqipërisë. Mbajtësi i liçencës për transmetim televiziv ose radio lokale duhet te realizojë mbulimin e zonës së caktuar në liçencë sipas parametrave teknikë të përcaktuar nga KKRT-ja.. Me termin “transmetim televiziv ose radio lokale“, sipas këtij ligji nënkuptohet mbulimi me sinjal televiziv ose radio nga operatorët televizivë ose radio të liçencuar, si të tillë, i territorit të komunave, bashkive, deri në

455

Page 456: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

hapësirën administrative të dy prefekturave, kur ato formojnë një entitet gjeografik dhe që ofrojnë burime të mjaftueshme financiare për prodhim dhe transmetim programesh televizive ose radio. I ndalohet huazimi i emrit, në çdo lloj mënyre, çdo subjekti fizik ose juridik, vendas ose të huaj, që kandidohet për marrjen e një liçence për veprimtari radio ose televizive.”

Neni 5

Në nenin 23,pika 5 ndryshohet si vijon:“5 deklaratën e aplikuesit se do të zbatojë ligjin nr.7564, datë

19.05.1992 ”Për të drejtën e autorit”, legjislacioni plotësues në fuqi, si dhe marrëveshje dhe kontratë me shoqëritë e autorit.”

Neni 6

Në nenin 35,paragrafi I fundit ndryshohet si vijon:“Programet radiotelevizive respektojnë kufizimet e parashikuara me

ligj, ato të nenit 10 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” dhe të kreut “Të drejtat themelore të njeriut“, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Neni 7

Neni 70, ndryshohet si vijon :

Neni 70

RTSH-ja përfshin në transmetimet e saj:- 2 programe televizive kombëtare;- 2 programe radiofonike kombëtare;- 1 program radiofonik në gjuhë të huaja dhe për bashkatdhetarët në

AM;- programet e qendrave radiotelevizive rajonale;- 1 program satelitor radioteleviziv”

Neni 8

Në nenin 122, pika 2 ndryshohet si vijon:“2. Ritransmetim të programeve të destinuara për qarqe të mbyllur televizivë si hotele, pensione, rezidenca turistike, fshatra turistike, anije, tragete, spitale, kinema, teatro dhe diskoteka.”

Neni 9

Neni 126 ndryshohet si vijon:

456

Page 457: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

“Neni 126Rregullat e shpërndarjes me kabëll

të programeve radiotelevizive

Për të realizuar transmetim cilësor të zërit dhe të figurës për pajtimtarët, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bashkëpunim me operatorët e pavarur ose publikë të telekomunikacionit, që disponojnë rrjete kabllore, përcakton rregullat dhe mënyrat e shpërndarjes së programeve radiotelevizive.”

Neni 10

Neni 128 ndryshohet si vijon:

“Neni 128

Përsëritësat e programeve të huaja televizive

Përsëritësat janë aparatura transmetimi, të përbëra nga marrësat satelitorë ose antena marrëse tokësore, nga përsëritës televizivë ose radio, nga transmetues televizivë ose radio, të destinuar për marrjen dhe ritransmetimin e plotë, të pandryshuar dhe të njëkohshëm në efir brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të programeve televizivë ose radio që transmetohen nga stacionet e huaja në rrugë tokësore ose satelitore.”

Neni 11

Në nenin 129, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:“Në caktimin e kanaleve dhe frekuencave për përsëritësat kanë përparësi kërkesat për kanale dhe frekuenca të subjekteve publike e private të liçencuara.”

Neni 12

Në nenin 130, shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:“6. Kushte të tjera të përcaktuara nga KKRT-ja në rregulloren e saj për ritransmetimin e programeve të huaja televizive dhe radio në Shqipëri.”

Neni 13

Në kreun XII, pas nenit 137 shtohen 5 nene me këtë përmbajtje:

“Neni 137/1Inspektimi i veprimtarisë së të liçencuarit

Inspektimi i veprimtarisë së të liçencuarit kryhet nga specialistë të administratës së KKRT-së. Këta specialistë pajisen me dokument të posaçem identifikimi dhe quhen inspektorë. Ata kryejnë inspektim në mjediset ku i liçencuari zhvillon veprimtarinë e tij edhe pa e njoftuar

457

Page 458: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

paraprakisht atë, për të verifikuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji, të kushteve të liçencës dhe të rregulloreve të miratuara nga KKRT-ja.I liçencuari nuk ka të drejtë t’i ndalojë inspektorët për të kryer inspektim. Ai është i detyruar të bashkëpunojë me ta dhe t’u japë informacion, kur ata e kërkojnë një gjë të tillë.Inspektori, kur nevojitet ekspertizë e veçantë, mund të marrë ekspertë.

Neni 137/2Bllokimi i pajisjeve

Inspektorët bllokojnë dhe mbyllin me vulosje pajisjet, kur për përdorimin e tyre nuk është marrë liçencë, kur ato nuk janë të miratuara ose kur nuk plotësojnë kushtet e liçencës.

Pajisjet e bllokuara inventarizohen dhe sekuestrohen me kalimin e afatit 1 mujor nga data e bllokimit dhe më pas i jepen për shitje subjekteve të ngarkuara me ligj. Pjesa e të ardhurave nga shitja, që rregullohet me kontratën përkatëse ndërmjet Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dhe subjektit të mësipërm, kalon në buxhetin e shtetit.

Neni 137/3Kundërvajtjet administrative

Kur inspektorët e KKRT-së vërtetojnë se i liçencuari ka shkelur dispozitat e këtij ligji, kushtet e liçencës dhe rregulloret e miratuara nga KKRT-ja, kanë të drejtë:

1. të vendosin gjobë, në zbatim të nenit 137/4 të këtij ligji dhe të kërkojnë nga i liçencuari marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj;

2. t’i propozojnë KKRT-së ndalimin e veprimtarisë së liçencuarit;3. t’i propozojnë KKRT-së pëzullimin e përkohshëm të liçencës,

reduktimin e kohës së vlefshmërisë së liçencës ose heqjen e saj.KKRT-ja, pasi shqyrton propozimin e inspektorëve në përputhje me pikat “2” dhe “3” të këtij neni:

a) paralajmëron të liçencuarin me shkrim, duke përcaktuar shkeljen e bërë;

b) pezullon përkohësisht liçencën e dhënë dhe redukton kohën e vlefshërisë së liçencës;

c) heq liçencën sipas nenit 34 të këtij ligji.Për t’i dhënë të liçencuarit mundësi të japë mendime, para marrjes së vendimit për ndalimin, reduktimin ose heqjen e liçencës, KKRT-ja njofton të liçencuarin për vendimin dhe arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Nëse edhe pas dëgjimit të të liçencuarit, KKRT-ja miraton marrjen e vendimit, ai i jep të liçencuarit një kopje. KKRT-ja e boton vendimin në Fletoren Zyrtare në numrin më të afërt të saj dhe në Buletinin e vet.

KKRT-ja ndjek zbatimin e vendimit.KKRT-ja vendos sanksionet e parashikuara në ligj,jo më vonë se një vit

nga data e kryerjes së shkeljes.

458

Page 459: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 137/4Gjobat

Shkeljet e mëposhtëme, të kryera nga të liçencuarit, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

1. Me gjobë nga 20.000 deri 200.000 lekë për rastet kur:a) nuk siguron kohë të mjaftueshme në transmetim për informacionet,

objekt i nenit 39 të këtij ligji;b) eleminon,para afatit të përcaktuar në nenin 42 të këtij ligji,

regjistrimin dhe arkivimin e lajmeve;c) eleminon,para afatit të përcaktuar në nenin 54 të këtij

ligji,regjistrimin e reklamave.2. me gjobë nga 60.000 deri 1.000.000 lekë për rastet kur:a) nuk respektohen në trasmetim kufijtë kohorë dhe territorialë të

përcaktuara në kushtet e liçencës;b) nuk respektohen detyrimet e neneve 50,51,52,53,55,56,57 dhe 58

të këtij ligji për transmetimin e reklamave;c) nuk respektohen detyrimet e neneve të kreut VII të këtij ligji për

sponsorizimet;ç) nuk respekton kushtet e liçencës përsa i përket programeve të prodhuara në vend;d) nuk njofton për ndryshimet që kanë ndodhur në të dhënat e

paraqitura në kërkesën për liçencë;dh) ndalohet hyrja e inspektorëve në mjediset ku janë vendosur pajisjet radiotelevizive të të liçencuarit ose nuk jepen të dhënat e kërkuara nga ata;e) shkaktohen interferenca ndaj të një liçencuari tjetër si rezultat i

mosrespektimit të kushteve teknike në transmetim.3.Me gjobë 500.000 deri 1.500.000 lekë për rastet kur:a) kryen transmetime në një frekuencë tjetër të paautorizuar:b) kryen transmetime me fuqi rrezatuese më të madhe se ato të

autorizuara;c) transmeton nga vende të ndryshme nga ato të shënuara në liçencë;ç) transmeton programe të ndaluara me ligj,të përcaktuara si te tilla në nenin 38 të këtij ligji.4. Me gjobë deri në 4 milionë lekë për rastet kur një person instalon

pajisje televizive ose radioje, duke dalë në transmetim në efir me figurë ose më zë pa autorizimin, liçencimin e KKRT-së.Kundër vendimit të dënimit me gjobë nga inspektori përkatës bëhet ankim në KKRT-ja brenda 10 ditëve nga data e dhënies së tij. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit merr vendim brenda 30 ditëve nga data e dhënies së gjobës.Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankimi brenda 5 ditëve nga data e shpalljes, ose e njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja, në përputhje me Kodin e Proçedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”.

Shqyrtimi i Kundërvajtjeve administrative,ankimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 ”Për kundërvajtjet administrative” me ndryshimet e plotësimet e mëvonshme.

459

Page 460: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Gjoba është titull ekzekutiv që vilet nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit.

Neni 137/5Bashkëpunimi me organet e tjera

Për ushtrimin e të drejtave që burojnë nga ky ligj, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit duhet të mbështetet nga autoritetet publike vendore dhe ato policore.Ngarkohet Policia Tatimore në ekzekutimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, lidhur me gjobat, sanksionet dhe heqjen e liçencave.”

Neni 14

Çdo akt tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2730, datë 7.8.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

460

Page 461: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

L I G J

Nr. 8701, datë 1.12.2000

PER LOJERAT E FATIT, KAZINOTE DHE HIPODROMET

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I

Neni 1 QëllimiKy ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për mënyrën e zhvillimit të lojërave të fatit, kazinove dhe të basteve, të cilat vihen për garat e zhvilluara në hipodrome, si dhe liçencimin e organizatorit të tyre.

Neni 2

Lojërat e fatit

Përkufizimi1. Lojëra fati quhen ato lojëra, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesmarrësve në secilën lojë.2. Nuk quhen lojëra fati : Konkurset që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi

merr një çmim të caktuar të vendosur për këtë qëllim. Pagesat që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit

nëpërmjet tërheqjes me short të biletave të emëtuara për këtë qëllim.

Neni 3

Lojërat e fatit

Kategoritë

461

Page 462: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për qëllime të këtij ligji, lojërat e fatit klasifikohen në kategoritë e mëposhtëme :1. Lojërat aritmetike janë ato lojrëra, ku pjesëmarrësi shënon sipas zgjedhjes së vet një seri numrash nga një bashkësi e caktuar numrash të shënuara në biletën e lojës. Lojtari fiton kur numrat e zgjedhur prej tij përkojnë me numrat që do të dalin në hedhjen publike të shortit të kësaj loje. Në këtë kategori hyjnë lojërat e mëposhtëme : Loto : Një lojë fati ku organizatori u ofron pjesmarrësve në lojë mundësinë

e zgjedhjes së disa numrave nga një grup i caktuar numrash, të cilët janë shënuar në biletën e lojës së hedhur në qarkullim. Fitoret përcaktohen nga përputhja e numrave të zgjedhur nga lojtari me grupin e numrave të dalë nga tërheqja e shortit në mënyrë publike.

Keno: Një lojë fati gjatë së cilës organizatori i ofron pjesëmarrësve mundësinë e zgjedhjes së disa numrave nga një grup i caktuar numrash të shënuar në një biletë të caktuar. Loja Keno përcaktohet me tri numra a/b/c, ku :a) « a » është grupi i numrave të zgjedhur nga lojtari,b) « b » është grupi i numrave të dalë nga hedhja e shortit ;c) « c » është grupi i të gjithë numrave të biletës.

Bingo : Loja ku nga hedhja e shortit dalin aq numra sa nevojiten për të pasur një fitues. Në këtë lojë pjesmarrësit pajisen me bileta të caktuara, të cilat përmbajnë një grup numrash, pjesë përbërëse të një grupi tjetër të caktuar numrash.

Proto: Një lojë fati ku organizatori u ofron pjesëmarrësve në lojë mundësinë të zgjedhin një numër me tre deri në nëntë shifra, i cili ose parashikohet nga pjesëmarrësit ose del rastësisht nga një tërheqje në mënyrë publike e shortit.

Xhoker: Një lojë fati ku organizatori u ofron pjesëmarrësve në lojë mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejt disa numra nga një grup i caktuar numrash, që përfshihen në fushën e parë të biletës dhe një ose më tepër numra, që përfshihen në fushën e dytë të së njëjtës biletë ose në fusha të tjera.

2. Lojëra fati sportive janë ato lojëra fati rezultati i të cilave varet nga parashikimi i saktë nga pjesëmarrësit i rezultatit të një gare ose të një ngjarjeje tjetër sportive. Parashikimi i pjesëmarrësve në to shënohet në një biletë të veçantë, të cilën e shpërndan organizatori i lojës.

Në këtë kategori klasifikohen lojërat e mëposhtëme : Konkurs për parashikimet sportive, për gjetjen e rezultateve të ndeshjeve

të futbollit ose të lojërave të tjera sportive, ku pjesëmarrësit në lojë duhet të arrijnë të parashikojnë saktë rezultatet e ndeshjeve që janë shënuar në një biletë të veçantë.

Basti, ku parashikimi për rezultatin e çdo loje, kolektive ose individuale, si dhe të ngjarjeve, natyra e të cilave jep mundësinë e vendosjes së basteve. Rezultatet e të gjitha basteve janë të përcaktuara ose të ndryshueshme. Të përcaktuara janë ato rezultate që vendosen që më parë nga organizatori dhe u njoftohen lojtarëve para fillimit të basteve. Të ndryshueshme janë ato rezultate që ndryshojnë në varësi të shumave që grumbullohen për alternativat e ndryshme të një ose më shumë lojërave ose ngjarjeve, në bazë të të cilave zhvillohen parashikimet dhe

462

Page 463: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

përcaktohen përfundimisht pas skadimit të afatit të dorëzimit të biletave për parashikimin përkatës.

Për qëllime të këtij ligji, parashikimi i ndërsjellë për garat me kuaj me rezultatet e parashikuara ose jo sipas nenit 21 të këtij ligji, përjashtohen kategoritë e lojës sportive të fatit dhe ato zhvillohen sipas nenit 23 të këtij ligji.3. Llotaritë janë ato lojëra fati ku organizatori i ofron blerësit të tyre mundësinë të fitojnë një shumë të caktuar, nëse fiton numri ose kombinimi i numrave ose i simboleve që shënohen në biletën e hedhur në qarkullim nga organizatori.Llotaritë klasifikohen në : Llotari për të cilën hidhet short. Këto janë lojëra fati ku pjesëmarrësi synon

të fitojë një shumë të caktuar, nëse në hedhjen e shortit, që bëhet në mënyrë publike, fiton numri që shënohet në biletën që ai ka zgjedhur ;

Llotaria e çastit. Këto janë lojëra fati ku blerësit të biletës së llotarisë i ofrohet mundësia që ai ta bëjë vetë fshirjen e shiritit mbulues të numrit të shënuar, brenda intervalit kohor të caktuar, në të cilin është e vlefshme seria e biletës së llotarisë.

4. Lojërat elektronike me fitim në çast janë ato lojëra fati të cilat zhvillohen me ndihmën e kompjutërve elektronikë ose të makinave elektronike, që organizatori i ka vendosur në vende të caktuara dhe nëpërmjet tyre pjesëmarrësi në lojë, duke vendosur një shumë, mund të fitojë një shumë të caktuar, të cilën e merr ose drejpërdrejt nga makina ose në një mënyrë tjetër të paracaktuar.

Neni 4

Për shqyrtimin e kërkesave për liçensimin dhe mbikqyrjen e lojërave të fatit, në varësi të Ministrit të Financave, krijohet Komiteti i Lojërave të Fatit. Përgjegjësitë, mënyra e organizimit dhe forma juridike që do të ketë ky Komitet përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

Emërimi i personelit

Emërimi i personelit, që do të punësohet ne Komitetin e Lojrave të Fatit, bëhet nga Ministri i Financave, i cili miraton edhe numrin e nevojshëm të të punësuarve

Neni 6

Leja dhe organizatori

1. Ministri i Financave, me propozimin e Komitetit të Lojrave të Fatit, jep leje për organizimin e lojërave të fatit. Leja jepet për një periudhë kohe 10 -

vjeçare.Për marrjen e lejes për zhvillimin e lojërave të fatit, të parashikuara në këtë ligj, organizatori paguan një shumë prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh për njërën nga lojërat e dhëna, si më poshtë :

463

Page 464: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Llotaritë aritmetike- Llotaritë- Lojërat sportive të fatit- Lojërat elektronike

Kriteret për dhënien e lejeve për lojërat e fatit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.2. Organizatori i pajisur me lejen përkatëse, sipas dispozitave të këtij ligji, zhvillon lojërat e fatit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.3. Leje për ushtrimin e veprimtarive për lojëra fati mund të japin edhe organet e qeverisjes vendore, pas miratimit paraprak nga Ministri i Financave, për personat juridikë, me synimin për të financuar veprimtaritë e tyre bamirëse dhe humanitare. Këto leje jepen vetëm për organizim llotarish dhe duhet të zhvillohen në një vend dhe në kohë të kufizuara dhe të kenë lidhje me një situatë ose ngjarje konkrete. Shpërndarja e të ardhurave për lojërat e parashikuara në këtë paragraf përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.4. Në lejen e dhënë organizatorit duhet të jetë përcaktuar shprehimisht se organizatori është i detyruar të mbulojë vetë shumën e përgjithshme të shpenzimeve që i nevojiten për organizimin, mbikqyrjen dhe funksionimin e lojërave të fatit që ai do të zhvillojë.5. Standartet e biletave, që përdoren nga organizatori për zhvillimin e lojërave të fatit, propozohen nga Komiteti i Lojërave të Fatit dhe miratohen me akt të Ministrit të Financave.6. Ministria e Financave merr masa për shtypjen e përqënruar të biletave sipas skemës së duhur, si dhe për shpërndarjen dhe kontrollin e hedhjes së tyre në përdorim.

Neni 7

Detyrimet e organizatorit

Leja për organizimin dhe funksionimin e lojërave të fatit i jepet vetëm një shoqërie tregtare, e cila plotëson kushtet e mëposhtëme :- Eshtë shoqëri anonime, e pajisur me kapital vendas, të huaj ose të

përbashkët dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë.- Deklaron themeluesit e shoqërisë.- Deklaron drejtuesit dhe personelin kryesor të shoqërisë.- Ka një marrëveshje paraprake për të bashkëpunuar me njërën nga bankat

me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë për arkëtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave.

- Ka teknologjinë e nevojshme për funksionimin e sitemeve mbështetëse të lojërave të fatit, sipas karakteristikave metrologjike të përcaktuara me ligj.

- Ka personel të përgatirur me specializimin përkatës dhe me përvojën e nevojshme për zhvillimin e lojërave të fatit.

- Garanton pagimin e shumave kundrejt fituesve të lojërave të fatit. Mënyra, forma dhe shuma e garancive përcaktohen në lejen që i jepet organizatorit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

- Pranon të dorëzojë për kontroll dhe mbikqyrje çdo dokumentacion ose të dhënë që i kërkohet nga Komiteti i Lojërave të Fatit.

464

Page 465: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 8

Revokimi i lejes

Organizatori i lojës së fatit, të cilit i është dhënë leja, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, mund t’i hiqet leja nga Ministri i Financave, kryesisht ose me propozimin e Komiteti të Lojërave të Fatit, në rast se ai nuk u përmbahet dispozitave të këtij ligji, si dhe akteve të tjera ligjore, që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprimtarisë së tij. Leja i hiqet sidomos në ato raste kur organizatori nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve të përcaktuara detyrimet kundrejt Buxhetit të Shtetit, Komitetit të Lojërave të Fatit, fituesve dhe organeve të kontrollit teknik, si dhe kur nuk bën shpallje zyrtare për përfundimin e hedhjes së shorteve, të cilat duhet të realizohen në prani të komisioneve, ku duhet të marrin pjesë përfaqësues të Komitetit të Lojërave të Fatit.

Neni 9

Tatimi për organizatorët

Fitimet, që organizatori i lojërave të fatit realizon nga ushtrimi i veprimtarisë së tij, janë të tatueshme, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 10

Ndarja e të ardhurave

Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë legjislacionit aktual tatimor në fuqi. Përveç kësaj ato paguajnë 20 për qind tatim mbi lojërat e fatit. Ky tatim është pjesë e volumit të qarkullimit gjithsej të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave. Këshilli i Ministrave përcakton ndarjen e të ardhurave që mbeten pas zbritjes së TVSH-së dhe të tatimit mbi lojërat e fatit, për organizatorin dhe fituesit.

Neni 11

Përsëritja e lejes

1. Ministri i Financave, me propozimin e Komitetit të Lojrave të Fatit, bën ripërtëritjen e lejeve, për afate pesëvjeçare, me të njëjtat kushte. Pagesa për lejet e ripërtërira, sipas këtij paragrafi, janë sa gjysma e shumës së parashikuar në nenin 6 të këtij ligji.

465

Page 466: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Organizatori i lojës së fatit duhet të bëjë kërkesë, pranë Komitetit të Lojërave të Fatit, për ripërtëritjen e lejes, të paktën 6 muaj përpara mbarimit të afatit të lejes së dhënë.

Neni 12

Komiteti i Lojërave të Fatit ushtron funksion edhe për shqyrtimin e kërkesave për dhënien e lejeve nga Ministri i Financave dhe nga Ministri i Rendit Publik për ushtrim veprimtarie për kazinotë dhe hipodromet.

Neni 13

Kazino

1. Leja për ushtrim veprimtarie për kazino i jepet organizatorit në bazë të dispozitave të këtij ligji për një periudhë 15-vjeçare.2. Këshilli i Ministrave, me vendim të veçantë, përcakton zonat se ku mund të hapen kazinotë. Ministri i Financave dhe Ministri i Rendit Publik, me propozimin e Komitetit të Lojërave të fatit, përcaktojnë numrin e kazinove, që mund të hapen në çdo zonë të përcaktuar sipas këtij neni. Në çdo rast organizatori i pajisur me leje, nuk mund të hapë më shumë se një kazino në zonat e përcaktuara, sipas këtij neni.3. Detyrimet e organizatorit dhe kushtet për zhvillimin e veprimtarisë së tij përcaktohen në lejen e dhënë për këtë qëllim.4. Të gjitha shpenzimet për ngritjen dhe funksionimin e kazinosë janë në ngarkim të organizatorit.5. Organizatori ka të drejtë që në mjediset e kazinosë të vendosë edhe lojëra elektronike me fitim në çast. Kushtet e vendosjes dhe sasia e tyre përcaktohen në lejen e dhënë. Detyrimi për të ardhurat e realizuara nga këto lojëra është i njëjtë me atë të përcaktuar për organizatorët e tjerë, që kanë si objekt veprimtarie ushtrimin e lojërave elektronike të fatit me fitim në çast.6. Rregullorja për funksionimin e kazinosë, përsa u përket kushteve që duhen të plotësojnë pjesëmarrësit në lojë, orët e funksionimit të kazinosë, lojërat që do të luhen në të, si dhe organizimi në përgjithësi i kazinosë, miratohen nga Ministri i Financave në çastin e dhënies së lejes.

Neni 14

Personeli i kazinosë

1. Personeli i punësuar në kazino duhet të jetë të paktën mbi moshën 21 vjeç, të ketë zotësi të plotë juridike edhe për të vepruar, si dhe nuk duhet të jetë i dënuar më parë penalisht për vepra penale, të cilat parashikojnë dënim me burgim.2. Organizatori në bashkëpunim me Komitetin e Lojërave të Fatit dhe me Ministrinë e Rendit Publik përcakton mënyrën e sigurimit të kazinosë dhe të kontrollit të pjesëmarrësve në lojë gjatë hyrjes në sallë.

466

Page 467: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

3, Organizatori, vetë ose në bashkëpunim me organet e rendit të vendit ku është hapur kazinoja, merr masat për ndalimin e futjes në mjediset e kazinosë të personave nën moshën 18 vjeç.4. Organizatori vë në dispozicion të Komitetit të Lojërave të Fatit dhe të personave të autorizuar nga Ministri i Financave dhe organi i kontrollit teknik çdo lloj dokumentacioni ose çdo të dhënë që kërkohet nga këta të fundit, për të ushtruar kontroll ose për mbikqyrjen e veprimtarisë.

Neni 15

Organizatori i Kazinove

1. Leja për ushtrim veprimtarie për kazino i jepet një shoqërie tregtare, e cila plotëson kushtet e mëposhtëme :- Të jetë shoqëri anonime, me kapital vendas, të huaj ose të përbashkët, si dhe të ketë selinë në territorin e Republikës së Shqipërisë.- Të ketë si objekt të veprimtarisë së saj organizimin e lojërave në kazino.- Të ketë në organet e saj drejtuese persona të specializuar dhe që zotërojnë njohuri profesionale në fushën e funksionimit të kazinove.- Kapitali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se sa 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë dhe jo më shumë se 1/10 e tij të jetë në natyrë.- Të garantojë në çdo çast pagimin e shumave të pjesëmarrësve në lojërat e kazinosë.- Të deklarojë themeluesit e shoqërisë.- Të deklarojë drejtuesit dhe personelin kryesor të shoqërisë.

2. Mënyra, forma, kriteret specifike për zgjedhjen e organizatorit, si dhe masa dhe kushtet e garancisë, të parashikuara në pikën 1 paragrafi 5 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 16

Revokimi Lejes

Ministri i Financave, kryesisht ose me propozimin e Komitetit të Lojërave të Fatit, mund të revokojë lejen e dhënë për kazino kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji, të kushteve të përcaktuara në leje, si dhe të akteve të tjera ligjore, që kanë të bëjnë me ushtimin e veprimtarisë së subjektit dhe sidomos, kur nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve të përcaktuara detyrimet kundrejt buxhetit të shtetit, Komitetit të Lojrave të Fatit dhe fituesve.

Neni 17

1. Nëse lojërat e fatit, që zhvillohen në kazino, bien në kundërshtim ose cënojnë interesin e përgjithshëm, Ministria e Financave, kryesisht ose me propozimin e Komitetit të Lojërave të Fatit, anulon lejen për zhvillimin e tyre ose ndërpret pa paralajmërim proçedurat për dhënien e lejes.2. Rastet kur cënohet interesi i përgjithshëm, në kuptim të paragrafit 1 të këtij neni, janë :- mashtrimi i publikut ;

467

Page 468: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- pastrimi i parave ;- cënimi i rendit publik dhe nxitja e kriminalitetit.

Neni 18

Organizatorit i jepet leje për zhvillimin e lojërave në kazino, kur ai përveç kushteve të parashikuara në nenin 14 të këtij ligji, plotëson edhe kushtet e mëposhtëme :- Lojërat të zhvillohen në salla të caktuara paraprakisht për këtë qëllim.- Përdor pajisje të standarteve të njohura bashkëkohore, sipas

karakteristikave teknike të përcaktuara me ligj për të gjitha llojet e lojërave.- Punëson personel të përshtatshëm që zotëron njohuri profesionale në

këtë fushë.- Ka miratimin e Ministrisë së Rendit Publik për mbrojtjen e mjediseve,

brenda dhe jashtë sallës ku do të zhvillohen lojërat.

Neni 19

Organizatori i jepet leje për zhvillimim e lojërave në kazino vetëm pasi ai ka paguar shumën prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për secilën kazino, shumë e cila paguhet vetëm njëherë, me marrjen e lejes.

Neni 20

Organizatori i lojës së kazinosë nuk mund të krijojë degë ose filiale të shoqërisë brënda ose jashtë vendit pa miratimin e Ministrit të Financave. Për marrjen e miratimit ai duhet të paraqesë paraprakisht kërkesë pranë Komitetit të Lojrave të Fatit, i cili e shqyrton dhe ia paraqet për miratim Ministrit të Financave.

Neni 21

Rregulloret e lojërave në kazino

1. Organizatori përgatit për secilën lojë, që do të luhet në kazino, rregulloren e saj. Ai e bën të njohur këtë rregullore, në mënyrë që pjesëmarrësit në lojëra njihen me të.2. Rregulloret e lojërave përfshijnë kryesisht : Rregullat për mënyrën e pjesmarrjes në lojë dhe përcaktimin e

maksimumit dhe të minimumit të shumës, që paguhet për çdo lojë. Kushtet për lejimin e hyrjes së personave në kazino. Orën e hapjes dhe të mbylljes së kazinosë.3. Miratimi i rregullore bëhet nga Ministri i Financave me propozimin e Komitetit të Lojërave të Fatit, pas shqyrtimit të projekteve të paraqitura nga organizatori.

468

Page 469: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 22

Ndarja e të ardhurave

Tatimpaguesi, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit, i nënshtrohet të gjithë legjislacionit aktual tatimor në fuqi. Përveç kësaj ato paguajnë 20 për qind tatim mbi lojërat e fatit. Ky tatim është pjesë e volumit të qarkullimit gjithsej të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave. Këshilli i Ministrave përcakton ndarjen e të ardhurave që mbeten pas zbritjes së TVSH-së dhe të tatimit mbi lojërat e fatit, për organizatorin dhe për fituesit.

Neni 23

Hipodromi

1. Organizatorit, i cili kërkon të ushtrojë veprimtarinë në fushën e lojës për garat sportive që zhvillohen në hipodrom, leja i jepet për një periudhë 15-vjeçare nga organet e parashikuara në nenin 11 të këtij ligji.2. Organizatori, i cili merr lejen për vendosjen e basteve për garat me kuaj ose për garat e tjera në hipodrom, që më poshtë do të quhet « gara », paguan një shumë në favor të shtetit në masën 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, e cila paguhet vetëm njëherë, me marrjen e lejes.3. Organizatorit të pajisur me leje për lojërat e fatit, që zhvillohen për shkak të garave që bëhen në hipodrom, i jepet e drejta për ndërtimin e një stadiumi për garat. Lejet përkatëse për kryerjen e ndërtimit merren nga vetë organizatori, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Në rast mosmiratimi të lejes për ndërtimin e hipodromit, brenda një periudhe 1–vjeçare nga data e marrjes së lejes për zhvillimin e lojës, organizatorit i hiqet leja e dhënë për këtë qëllim, si dhe i jepet e drejta për t’iu kthyer shuma e paguar prej tij, sipas paragrafit 2 të këtij neni, vetëm për ato raste kur refuzimi është bërë për shkaqe që nuk varen prej organizatorit.4. Kushtet specifike të funksionimit të hipodromit, kushtet e pjesmarrjes së lojtarëve, orët e zhvillimit të garave për çdo javë, llojet e basteve që do të vihen, si dhe shumat e basteve për çdo lojë përcaktohen në rregulloren e lojës, e cila miratohet nga Ministria e Financave në çastin e dhënies së lejes.5. Hyrja në hipodrom lejohet edhe për personat nën 18 vjeç, me kusht që të jenë të shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët ligjorë të tyre.6. Organizatori ka të drejtë që në mjediset e hipodromit të vendosë edhe lojëra elektronike me fitim në çast. Kushtet e vendosjes dhe sasia e tyre përcaktohen në lejen e dhënë. Detyrimi për të ardhurat e realizuara nga këto lojëra është i njëjtë me atë të përcaktuar për organizatorët e tjerë, që kanë si objekt veprimtarie ushtrimin e lojërave elektronike të fatit me fitim në çast. Organizatorit i jepet e drejta së bashku me lejen, të zhvillojë lojëra fati për parashikimet për garat që kryhen në hipodrom, si dhe në pika shitjeje, jashtë hipodromit.7. Organizatori duhet të informojë pjesëmarrsit në lojë, nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë të garave, me mjete elektronike informimi, si dhe t’i bëjë publike rezulatet e garave në po këto mjete, në gazeta me

469

Page 470: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

qarkullim në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe në pikat e shitjes ose në pika të tjera, që ai mund të ketë ngritur për informimin e pjesëmarrësve në lojë.

Neni 24

1. Leja për ushtrimin e veprimtarisë për zhvillimin e basteve për garat në hipodrom i jepet një shoqërie që plotëson kushtet e mëposhtëme. Të jetë shoqëri anonime, e pajisur me kapital vendas, të huaj ose të

përbashkët, si dhe të ketë selinë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të ketë si objekt të veprimtarisë së saj funksionimin dhe mbështetjen e

basteve që zhvillohen për garat në hipodrom. Të ketë në organet drejtuese të saj persona të specializuar dhe që

zotërojnë njohuri profesionale në fushën e zhvillimit të basteve për garat me kuaj.

Kapitali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 30 000 000 /tridhjetë milionë) lekë dhe jo më shumë se 1/10 e tij të jetë në natyrë.

Të garantojë në çdo rast pagimin e shumave të pjesëmarrësve në bastet që ata vënë për zhvillimin e garave në hipodrom.

Të deklarojë themeluesit e shoqërisë. Të deklarojë drejtuesit dhe personelin kryesor të shoqërisë.2. Mënyra, forma, kriteret për zgjedhjen e organizatorit, si dhe masat e kushtet e garancisë, të parashikuara në paragrafin 1 pika 5 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 25

Ndarja e të ardhurave

Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit, i nënshtrohen të gjithë legjislacionit aktual tatimor në fuqi. Përveç kësaj, ato paguajnë 20 për qind tatim mbi lojërat e fatit. Ky tatim është pjesë e volumit të qarkullimit gjithsej të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave. Këshilli i Ministrave përcakton ndarjen e të ardhurave që mbeten pas zbritjes së TVSH-së dhe të tatimit mbi lojërat e fatit, për organizatorin dhe për fituesit.

Neni 26

Revokimi i lejes

Ministri i Financave kryesisht ose me propozimin e Komitetit të Lojërave të Fatit, mund të revokojë lejen e dhënë për kazino kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji, kushteve të përcaktuara në leje, si dhe të akteve të tjera ligjore, që kanë të bëjnë me ushtrimin e veprimtarisë së subjektit dhe, sidomos, kur nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve të përcaktuara

470

Page 471: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

detyrimet kundrejt Buxhetit të Shtetit, Komitetit të Lojërave të Fatit dhe të Fituesve.

Neni 27

Sanksionet

1. Ushtrimi i veprimtarive, të cilat janë rregulluar me këtë ligj, pa lejen e organeve përkatëse, dënohet me gjobë si më poshtë : për llotaritë aritmetike 40 000 000 lekë për llotaritë 40 000 000 lekë për lojërat sportive të fatit 40 000 000 lekë për makinat elektronike 500 000 lekë (për çdo makinë) për kazinotë 40 000 000 lekë për bastet 40 000 000 lekë për bastet e garave në hipodrom 60 000 000 lekë2. Shkelja e dispozitave të këtij ligji nga organizatori i lojërave të fatit, kazinove dhe i lojërave të hipodromit, nëse nuk përbën vepër penale, vlerësohet kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 1000 000 (një milion) lekë.3. Ankimi për sanksionet e marra kundrejt personave, sipas këtij neni, bëhet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi

Neni 28

1. Hedhjet e shortit për secilën lojë bëhen në transmetim të drejtpërdrejtë nga organizatori nëpërmjet mjeteve elektronike të informimit, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për ato lojëra fati, të parashikuara në këtë ligj, ku personi merr pjesë në lojë me blerjen e biletës dhe kur loja nuk zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallave ose për ato lojëra, ku fitimi i jepet në çast.2. Organizatori informon pjesëmarrësit në lojë për çdo përfundim të lojës dhe shpall fituesit e çdo kategorie nëpërmjet mjeteve të informimit, me mbulim dhe qarkullim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.3. Shpenzimet për publikimet e bëra, sipas përcaktimit në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, përballohen nga organizatori.

Neni 29

Dispozita përfundimtare

Ngarkohet Këshili i Ministrave për nxjerrjen e akteve në zbatim të neneve 4, 10, 13, 15, 22, 24 e 25 të këtij ligji.

471

Page 472: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 30

Shfuqizuar***

Neni 31

Ligji nr. 7871, datë 9.11.1994 « Për lojërat e fatit dhe kazinotë », si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, shfuqizohen.

Neni 32

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2843, datë 23.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

472

Page 473: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

V E N D I M

Nr. 238, datë 13. 4. 2001

PER

KRITERET E DHENIES SE LEJES PER LOJRAT E FATIT, KAZINOTE DHE HIPODROMET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 6, 13, 15, dhe 24 të ligjit Nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, me propozim të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Kriteret për dhënien e lejes për lojrat e fatit

1. Sipas propozimit të Komitetit të Lojrave të Fatit, në kuptim të nenit 3, të ligjit nr.8701, datë 1.12.2000, “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, Ministri i Financave i jep lejen organizatorit, për një periudhë kohe 10 vjeçare. Për dhënien e lejes për lojrat e fatit, duhet të plotësohen këto kushte:a) Shoqëria përkatëse të jetë regjistruar në regjistrin tregtar, në formën e shoqërisë anonime, me objekt veprimtarie zhvillimin e lojrave të fatit, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë.b) Të deklarohen themeluesit e shoqërisë, drejtuesit dhe personeli kryesor i saj.c) Organizatori duhet të sigurojë, në çdo lojë fati, një person drejtues e kontrollues me kualifikim dhe përvojën e nevojshme. Për këtë qëllim në kërkesat që paraqiten në Ministrinë e Financave duhet të vërtetohet kualifikimi i tyre.ç) Organizatori duhet të garantojë, për çdo lojë, fituesin/fituesit e lojrave të fatit. Me qëllim krijimin e garancive për fituesit e lojrave të fatit, organizatori është i detyruar të ngurtësojë një shumë të caktuar, mënyra, forma dhe masa e së cilës, përcaktohen në lejen e dhënë organizatorit të lojës. Kjo shumë ngurtësohet në një llogari të veçantë bankare dhe zhbllokohet, vetëm, me urdhër të Ministrit të Financave, sipas propozimit të Komitetit të Lojrave të Fatit. Komiteti i propozon Ministrit të Financave zhbllokimin e këtij fondi, vetëm, pasi ka marre ripohimin, me shkrim, të organeve tatimore, për shlyerjen e detyrimeve nga organizatori.

473

Page 474: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

d) Për paisjet dhe teknologjinë e nevojshme për zhvillimin e lojrave, organizatori i lojrave të fatit, është i detyruar të depozitojë, në Komitetin e Lojrave të Fatit, çertifikatën përkatëse të lëshuar nga Instituti i Metrologjisë.

dh) Organizatori duhet të paraqesë në Komitetin e Lojrave të Fatit, kushtet dhe rregullat e mënyrës së funksionimit të zhvillimit të lojrave, të pasqyruara këto, në rregulloren përkatëse.

2. Organizatori i lojrave të fatit mund ta ushtrojë veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai është i detyruar të marrë leje, nga Ministri i Financave, për çdo filial ku do të ushtrohet veprimtaria.

II. Kriteret per dhënien e lejes për kazinotë

1. Sipas propozimit të Komitetit të Lojrave të Fatit, Ministri i Financave i jep lejen organizatorit të kazinosë, për një periudhë kohe 15 vjeçare. Për dhënien e lejes për kazino, duhet të plotësohen këto kushte:

a) Shoqëria përkatëse të jetë regjistruar në regjistrin tregtar, në formën e shoqërisë anonime. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë, duhet të jetë, vetëm, veprimtaria e kazinosë dhe e lojrave të fatit.b) Organizatori duhet të garantojë, në çdo rast fituesit. Për këtë qëllim ai duhet të ngurtësojë një shumë prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh, për garantimin, në çdo rast, të fituesve. Kjo shumë ngurtësohet në një llogari të veçantë bankare dhe zhbllokohet, vetëm, me urdhër të Ministrit të Financave, sipas propozimit të Komitetit të Lojrave të Fatit. Komiteti i propozon Ministrit të Financave zhbllokimin e këtij fondi, vetëm, pasi ka marrë ripohimin me shkrim, të organeve tatimore, për shlyerjen e detyrimeve nga organizatori.c) Të deklarohen themeluesit e shoqërisë, ortakët, drejtuesit dhe personeli. Personat e përmendur më sipër, nuk duhet të jenë të dënuar më parë penalisht, për vepra penale në fushën e krimit ekonomik, për të cilat parashikohet dënim me burg. ç) Organizatori duhet të sigurojë personel të kualifikuar në fushën e kazinove. Për këtë qëllim, organizatori duhet ta vërtetojë një fakt të tillë, në kërkesën drejtuar Komitetit të Lojrave të Fatit.

2. Organizatori duhet të paraqesë, në Komitetin e lojrave të fatit, kushtet dhe rregullat e mënyrës së funksionimit të lojës në kazino, duke depozituar në këtë rast, rregulloret përkatëse.

III. Kriteret për dhënien e lejes për hipodromet

1. Sipas propozimit të Komitetit të lojrave të fatit, Ministri i Financave i jep lejen organizatorit të hipodromit, për një periudhë kohe 15 vjeçare. Për dhënien e lejes për hipodrom, duhet të plotësohen këto kushte:

a) Shoqëria duhet të regjistrohet në regjistrin tregtar, në formën e shoqërisë anonime. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë duhet të jetë, vetëm, veprimtaria e hipodromit dhe e lojrave të fatit.

474

Page 475: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

b) Organizatori duhet të garantojë në çdo rast fituesit. Për këtë qëllim, ai duhet të ngurtësojë një shumë prej 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekësh, për garantimin në çdo rast të fituesve. Kjo shumë ngurtësohet në një llogari të veçantë bankare dhe zhbllokohet, vetëm, me urdhër të Ministrit të Financave, sipas propozimit të Komitetit të lojrave të fatit. Komiteti i propozon Ministrit të Financave zhbllokimin e këtij fondi, vetëm, pasi ka marrë ripohimin, me shkrim, të organeve tatimore, për shlyerjen e detyrimeve nga organizatori.c) Të deklarohen themeluesit e shoqërisë, ortakët, drejtuesit dhe personeli. ç) Organizatori duhet të sigurojë personel të kualifikuar në fushën e hipodromeve. Për këtë qëllim, organizatori duhet ta vërtetojë një fakt të tillë, në kërkesën drejtuar Komitetit të lojrave të fatit.

2. Organizatori duhet të paraqesë, në Komitetin e Lojrave të Fatit, kushtet dhe rregullat e mënyrës së funksionimit të lojës në hipodrom, duke depozituar në këtë rast, rregulloret përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”

KRYEMINISTRIILIR META

475

Page 476: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

VENDIM

Nr.239, Datë 13.4.2001

PER

ORGANIZIMIN, FUKSIONIMIN DHE PERGJEGJESITE E KOMITETIT TE LOJRAVE TE FATIT

Në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4 të Ligjit Nr. 8701, date 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komiteti i Lojrave të Fatit, që më poshtë do të quhet “Komiteti”, organizohet si drejtori, në varësi të Ministrisë së Financave.

2. Struktura organizative e Komitetit është si më poshtë vijon:

- Drejtori- Sektori për lojrat e fatit- Sektori për kazinotë- Sektori për hipodromet

3. Numri i specialistëve, në mbështetje të nenit 5, të ligjit nr.8701, datë 1.12.2000, “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, përcaktohet nga Ministri i Financave.

4. Pagat e punonjësve të Komitetit të lojrave të fatit, caktohen në mbështetje të vendimit nr.726, datë 21.12.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve të institucionet buxhetore”. Paga e Drejtorit të Komitetit të lojrave të fatit të jetë, sipas klasifikimit “B3”, të lidhjes I, “Renditja e funksioneve sipas klasifikimit”, ndërsa pagat e punonjësve të tjerë të jenë sipas lidhjes II-5, “Niveli i pagave për punonjësit e ministrive dhe institucioneve të tjera qëndrore.

5. Komiteti i lojrave të fatit ushtron përgjegjësitë e mëposhtëme:

476

Page 477: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- Shqyrton kërkesat e subjekteve të ndryshme për liçensimin e lojrave të fatit, si dhe ato që vijnë nga organet e qeverisjes vendore, sipas pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.8701, datë 1.12.2000, “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, dhe ja paraqet ato për miratim, përfundimtar, sipas ligjit, Ministrit të Financave;- Organizon punën dhe përgatit aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore në fushën e lojrave të fatit, kazinove dhe hipodromeve;- I propozon Ministrit të Financave kandidaturat për caktimin e personave në rolin e mbikqyrësit pranë subjekteve të liçensuara për veprimtaritë sipas ligjit 8701, datë 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”;- I propozon Ministrit të Financave standartet dhe format e biletave të lojrave të fatit pasi të ketë marrë dhe mendimin e organizatorit. Ministri i Financave ka autoritetin e miratimit të tyre;- Në bashkëpunim me subjektet e liçensuara merr masat për shtypjen e biletave, duke ushtruar kontroll dhe mbikëqyrje në këtë proçes, sidomos në shpërndarjen e këtyre biletave, subjekteve të liçensuara, duke mbajtur regjistrimet përkatëse për secilin prej tyre;- Organeve të qeverisjes vendore t’i dërgohet dokumenti i miratimit paraprak të lejeve, për ushtrimin e veprimtarive të lojrave të fatit, të kompetencës së tyre;- Ushtron kontroll dhe mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve të liçensuara, dhe kur vëren shkelje, i propozon Ministrit të Financave marrjen e masave sipas ligjit. Në ushtrimin e kësaj përgjegjësie ai ka të drejtë të bashkëpunojë me organet tatimore dhe të kërkojë nga ato, të dhëna mbi shlyerjen e detyrimeve nga subjektet e liçensuara dhe ushtrimin e kontrolleve të vazhdueshme mbi këto veprimtari. Organet tatimore në këto raste duhet të japin të dhënat e kërkuara nga Komiteti;- Njofton, zyrtarisht, organet tatimore për të gjitha subjektet e liçensuara për lojra fati, kazino dhe hipodrome. Njoftimi jepet brënda 5 ditëve, nga marrja e lejes për ushtrimin e ketyre veprimtarive. Gjithashtu, Komiteti vë në dispozicion të organeve tatimore, sipas kërkesës së tyre, të gjithë dokumentacionin që zotëron për organizatorët dhe për veprimtarinë e tyre; - I kërkon organit tatimor, ose organeve të tjera shtetërore, të bëjnë mbylljen e veprimtarive në ato subjekte, të cilët janë të paliçensuara, ose kur ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi;- Ushtron edhe të gjitha përgjegjësitë e tjera, të dhëna me ligjin 8701, datë 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

ILIR META

477

Page 478: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

V E N D I M

Nr. 240, Datë 13.4.2001

PERNDARJEN E TE ARDHURAVE QE RRJEDHIN NGA USHTRIMI I

VEPRIMTARISE NGA SUBJEKTET E LIÇENSUARA PER LOJRA FATI, KAZINO DHE HIPODROME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 22 dhe 25 të Ligjit Nr. 8701, datë 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Ndarja e të ardhurave për organizatorin dhe fituesit nga lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, bëhet pasi nga totali i qarkullimit të realizuar, të zbriten më parë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi lojrat e fatit.

Tatimi mbi vlerën e shtuar llogaritet duke pjesëtuar “qarkullimin gjithsej”, (të ardhurat) me shifrën 6. Pjesa që mbetet mbas zbritjes së tatimit të vlerës së shtuar përbën “qarkullimin” (të ardhurat pa tatimin mbi vlerën e shtuar).

Tatimi mbi lojrat e fatit llogaritet duke pjestuar “qarkullimin” (të ardhurat pa tatimin mbi vlerën e shtuar) me shifrën 6. Pjesa që mbetet mbas zbritjes së tatimit mbi lojrat e fatit, ndahet midis organizatorit dhe fituesit.

2. Ndarja e të ardhurave nga lojrat e fatit, pasi më parë janë zbritur detyrimet tatimore (tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi lojrat e fatit), sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet si vijon:

Për lojrat aritmetike:

- 60 për qind e të ardhurave që mbeten i jepen fituesit/fituesve të lojës,- 40 për qind e të ardhurave që mbeten i merr organziatori i lojës, pra

subjekti i linçensuar.

Për lojrat sportive:

- 60 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit/fituesve të lojës;

478

Page 479: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

- 40 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori i lojës. Një pjesë e të ardhurave të organizatorit shkon në favor të fondit kombëtar të zhvillimit të sportit, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sipas propozimit të Ministrit përkatës, dhe duke u përcaktuar në lejen që i jepet organizatorit.

Për llotëritë:

- 60 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit/fituesve të lojës;- 40 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori i lojës.

Për lojrat elektronike:

- 50 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit/ fituesve të lojës;- 50 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori i lojës.

Ndarja e të ardhurave për lojrat e fatit, që organizohen nga Kryqi i Kuq Shqiptar, pasi më parë janë zbritur detyrimet tatimore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet si vijon:

- 50 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit/fituesve të lojës;- 50 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori i lojës.

3. Ndarja e të ardhurave për kazinotë, pasi më parë janë zbritur detyrimet tatimore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet si vijon:

- 60 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit për çdo lojë në kazino;

- 40 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori, subjekt i liçensuar për ushtrimin e veprimtarisë në kazino.

4. Ndarja e të ardhurave nga hiprodromet, pasi më parë janë zbritur detyrimet tatimore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet si vijon:

- 60 për qind e të ardhurave që mbeten, i jepen fituesit për çdo lojë në hipodrom;

- 40 për qind e të ardhurave që mbeten, i merr organizatori, subjekt i liçensuar për ushtrimin e veprimtarisë në hipodrom.

5. Në rastet e parashikuara në pikën 5, të nenit 13 dhe në pikën 6 të nenit 23 të Ligjit 8701, datë 1.12.2000, për organizatorin e lojës detyrimet për të ardhurat e realizuara do të jenë të njëjta me atë të përcaktuar për organizatorët e tjerë që kanë si objekt veprimtarie ushtrimin e lojrave elektronike, të fatit, me fitim në çast.

6. Këshilli i Ministrave ka autoritetin dhe mund të rishikojë raportin e ndarjes të ardhurave, ndërmjet organizatorit dhe fituesit për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

479

Page 480: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

KRYEMINISTRI

ILIR META

UDHEZIM

Nr 10 Datë 12.03.2003

“PER PERCAKTIMIN E SKEMES SE DUHUR PER SHTYPJEN E PERQENDRUAR TE BILETAVE, SHPERNDARJES DHE KONTROLLIN E

HEDHJES SE TYRE NE PERDORIM”

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 e Kushtetutes dhe në zbatim të ligjit 8710 datë 01.12.2000 “për Lojërat e Fatit, Kazinotë dhe Hipodromet” neni 6, pika 6 dhe VKM 239, datë 13.04.2002 “Për organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Komitetit të lojrave te Fatit”, pika 5 paragrafi 5

UDHEZOJ

1. Shtypja e biletave të lojrave të fatit do të kryhet nga vetë shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e lojrave të fatit në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore.

2. Shoqëritë e lojrave të fatit paraqesin në Drejtorinë e lojrave të fatit kontratën me shtypshkronjën brënda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi.

3. Drejtoria e lojërave të fatit dhe mbikqyrësi i emëruar nga Ministri i Financave pranë shoqërisë, ushtrojnë kontroll e mbikqyrje në proçesin e shtypjes dhe shpërndarjes së biletave nga shtypshkronja në magazinën e shoqërisë së liçensuar. Kjo të përcaktohet qartë nga shoqëria në kontratën me shtypshkronjën.

4. Mbikqyrësi i shoqërisë mban regjistrat përkatës në momentin e shpërndarjes së biletave sipas sallave apo pikave të shitjes së tyre.

5. Në kontratën me shtypshkronjën do të përcaktohet data e fillimit te shtypjes së biletave, sasia në copë e biletave, numri serial i biletave, çmimi i shtypjes së biletave, specifikimet teknike të biletave dhe vendosja e elementëve të sigurisë në biletë. Për biletat e llotarive, grupi “llotari me fitim në çast” në kontratë, do të përcaktohet CD-ja me kodet e sigurisë si dhe me çmimet fituese për biletat, që do të depozitohen pranë Drejtorisë së Lojërave të Fatit, nga shtypshkronja në bashkëpunim me shoqëritë e liçensuara. Kjo CD hapet vetëm me përfundimin e lojës dhe në prani të subjektit që ka zhvilluar lojën.

6. Për çdo biletë të re shoqëria është e detyruar të paraqes kërkesën për miratim në Ministrinë e Financave së bashku me stadartin e biletës

480

Page 481: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

bashkëgjitur. Kjo biletë do të hidhet në qarkullim vetëm pas miratimit nga Ministri i Financave.

7. Biletat do të shtypen nga shoqëria e liçensuar në mënyrë të përqëndruar ( vetëm në një shtypshkronjë).

8. Subjekti i liçensuar është i detyruar të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Lojërave të Fatit dhe mbikqyrësin e emëruar nga Ministri i Financave, 1 (një) muaj para datës së fillimit të shtypjes së biletës së miratuar nga Ministri i Financave.

9. Shoqëria e lojërave të fatit detyrohet të njoftoj brenda 10 ditëve zyrtarisht Ministrinë e Financave në raste ndryshimi ose rinovimi të kontratës me shtypshkronjën përkatëse.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherëKastriot ISLAMI

MINISTER

481

Page 482: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

L I G J

Nr.8982, datë 12.12.2002

PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë taksat e bashkive dhe komunave.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre.

482

Page 483: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:1. “Tokë bujqësore” nënkupton tokën e përcaktuar sipas regjistrit të

zyrave të regjistrimit të pasurisë.2. Termat e përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për

organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që përdoren në këtë ligj, kanë të njëjtat kuptime.

Neni 4

Zbatimi i sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë

1. Bashkitë dhe komunat, si dhe organet tatimore i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre tatimore, të përcaktuara në këtë ligj, në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore” dhe me çdo akt tjetër detyrues, që bën pjesë në sistemin tatimor të Republikës së Shqipërisë.

2. Pranë çdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i taksave vendore dhe taksapaguesve. Forma dhe kodifikimi i këtij regjistri bëhen sipas udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin “Për proçedurat tatimore”.

3. Këshilli i bashkisë dhe këshilli i komunës miratojnë proçedura më të hollësishme për taksat e bashkisë ose komunës, në përputhje me proçedurat e miratuara me ligj.

Neni 5

Rregulla të përbashkëta për taksat e bashkisë dhe të komunës

Këshilli i bashkisë ose këshilli i komunës zbaton për taksat e përcaktuara në këtë ligj, me përjashtim të rasteve kur në ligj përcaktohet ndryshe, këto rregulla të përbashkëta:

1. Vendos numrin e kësteve të pagimit të taksës nga taksapaguesi, kohën e kryerjes së tyre dhe kushtet lehtësuese, në rastet e pagesës së plotë e para afateve të detyrimeve nga taksapaguesit.

2. Vendos nëse mbledhja e një takse vendore do të kryhet nga strukturat e njësisë së qeverisjes vendore ose agjentët e taksave, jashtë këtyre strukturave.

Neni 6

Përjashtimi nga taksat

Përjashtohen nga taksat vendore të gjitha subjektet e parashikuara shprehimisht në këtë ligj dhe me ligje të veçanta.

Neni 7

483

Page 484: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Ankimi

Ankimi i taksapaguesit në nivel vendor bëhet te kryetari i bashkisë ose komunës, sipas kritereve dhe rregullave të vendosura nga këshilli bashkiak ose komunal, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të kryetarit të bashkisë ose komunës.

KREU II

TAKSAT VENDORE

Neni 8

Llojet e taksave vendore

Në taksat vendore përfshihen:a) taksa vendore mbi biznesin e vogël, e cila rregullohet me ligj të veçantë;

b )taksa mbi pasuritë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore;

c) taksa e fjetjes në hotel;ç) taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;d) ksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;dh) taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve;e) taksa për zënien e hapësirave publike;ë) taksa e tabelës;f) taksa të përkohshme.

KREU III

TAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME

Neni 9

Përcaktimi dhe llojet1. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat

fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që janë pronarë të pasurive të mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron.

2. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:a) taksa mbi ndërtesat;b) taksa mbi tokën bujqësore.c)

Neni 10

Rregulla të përbashkëta të taksës mbi pasurinë e paluajtshme

484

Page 485: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1. Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Periudha e detyrimit vjetor të taksave fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të vitit në vazhdim. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e të drejtës së pronësisë.

2. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën dhe për taksën mbi tokën bujqësore jepen përkatësisht në anekset 1 dhe 2, të cilat janë pjesë përbërëse e këtij ligji.

3. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendos për nivelin e taksës që do të zbatojë për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në anekset 1 dhe 2, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse.

4. Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, këshilli bashkiak ose këshilli komunal miraton nënkategori, ai detyrimisht përcakton edhe nivelin e taksës për secilën nënkategori. Niveli i taksës për çdo nënkategori është brenda kufijve të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.

5. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendos për lehtësimin ose përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave për:

a) personat, të cilët kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivel kombëtar;

b) taksapaguesin, pasuria e të cilit është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore. Në këtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet nga këshilli bashkiak ose këshilli komunal, në raport me dëmin e shkaktuar deri në vlerën 75 për qind.

Neni 11

Taksa mbi ndërtesat

1. Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1 të këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave, këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.

3. Të ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndërtesat i takojnë 100 për qind bashkisë ose komunës, ku realizohet kjo taksë.

4. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:a) pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren

për qëllime jofitimprurëse;b) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të

paliberalizuara;c) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

485

Page 486: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Neni 12

Taksa mbi tokën bujqësore

1. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në aneksin 2 të këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë nënkategorizime të tyre.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në aneksin 2 të këtij ligji.

3. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga momenti i mbjelljes.

Neni 13

Vërtetimi i pronësisë për efekt të detyrimit për pagimin e taksave

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin të dhëna pa kundërshpërblim bashkive dhe komunave, për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhe ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësie njohin tapinë, vendimet e komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me ligjin.

Neni 14

Pronat që shtrihen në territorin e më shumë se një njësie të qeverisjes vendore

Në rast se një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune, pavarësisht vendbanimit të pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës, brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat e këtij ligji.

Neni 15

Taksa e fjetjes në hotel

486

Page 487: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

1. Për qëllim të këtij ligji, me hotel do të kuptohet çdo veprimtari që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizmi familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këto qëllime.

2. Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë.

3. Niveli i taksës është deri në 5 për qind të çmimit të fjetjes.4. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe

nënkategori për klasifikimin e hoteleve, si dhe të vendosë për nivelin përkatës të taksës, brenda kufijve të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.

5. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur nga bashkia ose komuna me çmimin e fjetjes dhe numrin e netëve të qëndrimit në hotel.

6. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet hoteli. Në faturën e hotelit shënohet çmimi i fjetjes dhe mbi të vlera e taksës.

7. Derdhja e të ardhurave për këtë taksë nga hoteli bëhet brenda datës 5 të muajit pasardhës.

Neni 16 Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.2. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere investimi, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind të kësaj vlere investimi.

3.Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës. 4. Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose të komunës, ku përfshihet territori në të cilin do të bëhet investimi. 5. Nëse objekti për të cilin do të bëhet investimi shtrihet në territorin e më shumë se një njësie vendore ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një njësie tjetër vendore, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës njësi.

Neni 17

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

1. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi

487

Page 488: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

2. Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin nr.3 të këtij ligji. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

3. Baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

4. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar dhe diferencën e derdhin për llogari të buxhetit përkatës të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, jo më vonë se data 30 e çdo muaji.

Neni 18

Përjashtime nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

1. Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme:

a) Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore;

b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”;

c) subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:

i. institucionet dhe entet shtetërore e publike, qendrore e vendore;

ii. bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në këto raste dhuruesi bën regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të dhuruar, pasi ka marrë vërtetimin nga këshilli bashkiak ose këshilli komunal për përjashtimin nga taksa. Në çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesën që i takon agjentit të taksave.

2. Për rastet kur pranohet nga vetë palët ose vërtetohet ligjërisht simulim i dhurimit për llogari të një shitjeje, për shmangie nga taksa, zbatohet taksa sa dyfishi i vlerës, pavarësisht nga përgjegjësitë e tjera sipas ligjit.

Neni 19

Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

1. Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.

488

Page 489: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet e caktuara sipas mjeteve përcaktohen në aneksin nr.4, pjesë përbërëse e këtij ligji.

3. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit.4. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e

Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në çastin e regjistrimit dhe kontrollohet nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor. Taksa derdhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për llogari të bashkisë ose të komunës, sipas vendbanimit ose selisë së pronarit, deri në datën 5 të muajit pasardhës.

5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë përkatësisht 10 për qind dhe 2 për qind të shumës së arkëtuar.

6. Afati i fundit i regjistrimit të mjetit dhe i shlyerjes së detyrimit vjetor nga taksapaguesi është data 31 mars. Pas kësaj date Policia e Qarkullimit Rrugor, kur konstaton se nuk është paguar kjo taksë, zbaton një gjobë të barabartë me taksën dhe nëse taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e taksës dhe të gjobës. Të ardhurat nga gjobat mblidhen sipas mënyrës së mbledhjes së taksës të regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe ato ndahen 50 për qind në favor të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe 50 për qind në favor të bashkisë ose komunës, sipas vendbanimit ose selisë së pronarit të mjetit.

7. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë për regjistrim gjatë 6-mujorit të parë dhe gjysma e saj për regjistrim gjatë 6-mujorit të dytë të vitit.

Neni 20

Përjashtimi nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

Përjashtohen nga pagimi i taksës për regjistrimin e përvitshëm mjetet në pronësi të trupave diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që gëzojnë statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

Neni 21

Taksa të tjera

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendosin bazën dhe nivelin për:a) taksën për zënien e hapësirave publike;b) taksën e tabelës.

Neni 22

Taksat vendore të përkohshme

489

Page 490: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal, kur e gjykon të domosdoshme, mund të vendosë taksa me karakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të banorëve të territorit në juridiksionin e vet.

KREU IV

TARIFAT VENDORE DHE ADMINISTRIMI I TYRE

Neni 23

Tarifat vendore dhe administrimi i tyre

1. Çdo pagesë tjetër në favor të bashkisë, të komunës ose të qarkut klasifikohet si tarifë kur:

a) përkon me përcaktimet e paragrafit të tretë të nenit 16 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”;

b) nuk është taksë bashkiake ose komunale, si dhe gjobë e lidhur me to, sipas këtij ligji.

2. Tarifat vendosen dhe administrohen në përputhje me ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj ose në ligje të tjera, që rregullojnë funksionet dhe tarifat e lidhura me to, këshilli bashkiak dhe ai komunal vendosin për llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin e mbledhjen e tyre, përcaktojnë nëse tarifat mblidhen nga vetë strukturat bashkiake dhe komunale ose nga një agjent. Në rastin e agjentit këshilli vendor për rregullat bazë e kufizuese në raport me të dhe kryetari i bashkisë ose i komunës bën përzgjedhjen e agjentit dhe lidh kontratën me këtë të fundit.

KREU V

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 24

Fillimi i ushtrimit të kompetencave

Ushtrimi i kompetencave të dhëna bashkive, komunave dhe qarqeve nga ky ligj për taksat bashkiake dhe komunale, si dhe për tarifat vendore fillon ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 25

490

Page 491: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Nxjerrja e akteve për zbatimin e ligjit

Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nxjerrin aktet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, në përputhje me përgjegjësitë e dhëna, sipas neneve 8 e 9 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore”.

Neni 26

Shfuqizime

Për efekt të zbatimit të këtij ligji, shfuqizohen:

1. Ligji nr.7805, datë 16.3.1994 “Për tatimin mbi pasurinë”.2. Paragrafi i dytë i nenit 51 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për

urbanistikën”, i ndryshuar me ligjin nr.8501, datë 16.6.1999.3. Të gjitha dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore, për aq sa bie në

kundërshtim me këtë ligj.

Neni 27

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3615, datë 20.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqiperisë, Alfred Moisiu.

491

Page 492: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Aneksi 1

NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI NDËRTESAT

BashkitëZona 1 Zona 2 Zona 3

Kategoritë minimale të ndërtesave

TiranëDurrës

VlorëFierSarandëPogradecKorçëElbasanBeratLushnjëGjirokastërShkodërKavajëLezhë

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m2 në vitI. Ndërtesa banimi- ndërtuar para 1993-shit

15 10 5

- ndërtuar gjatë dhe pas 1993-shit

30 12 6

II. Ndërtesa të tjera- për tregti dhe shërbime

- të tjera

200

50

150

30

100

20

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë).

Shënim II: Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategori minimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.

492

Page 493: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Aneksi 2

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

Klasifikimi sipas rretheve1 2 3 4

TiranëDurrësKavajëKrujëLezhëLushnjëFierVlorëSarandë

ShkodërElbasanBeratKorçëDelvinëKurbinPeqinKuçovë

GjirokastërPërmetPogradecLibrazhdDibërMatSkraparMallakastërDevollTepelenë

BulqizëHasKukësTropojëPukëMirditëMalësi e Madhe GramshErsekë

Vlera e taksës në lekë/hektar/vit

Klasifikimi sipas

kategorisë së tokës

IIIIIIIVVVI

VII-X

5 6004 9004 2003 6003 0002 4001 800

4 2003 5002 8002 3001 9001 6001 400

2 8002 1001 4001 3501 2501 2001 100

1 4001 2001 1001 000 900 800 700

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

493

Page 494: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Aneksi 3

NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT

BashkitëZona 1 Zona 2 Zona 3

Kategoritë e ndërtesave

TiranëDurrës

VlorëFierSarandëPogradecKorçëElbasanBeratLushnjëGjirokastërShkodërKavajëLezhë

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë / m2 I. Ndërtesa banimi 1 000 300 100II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2 000 700 300

II. Ndërtesa të tjera 1 500 500 200

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.

Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive.

494

Page 495: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Aneksi 4

TAKSAT VJETORE PËR REGJISTRIMIN E PËRVITSHËM TË MJETEVE

Nr. Tipi i mjetitMasa e

taksës në lekë

1. Motomjete 600

2. Autoveturë me më pak ose e barabartë me ( 4 + 1) vende

2 400

3. Autoveturë dhe mikrobus me më shumë se (4 +1) dhe me më pak ose e barabartë me (8 +1) vende

4 800

4. Autobus me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende 6 0005. Autobus me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende 7 2006. Autobus me më shumë se (42 + 1) vende 8 4007. Autobus artikular me më shumë se (42 + 1) vende 9 000

8.Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar deri në 3,5 tonë

3 600

9. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 deri ose të

4 800

10. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 deri ose të

6 000

11. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë 8 000

12. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7.5 tone.

3 000

13. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë, autovinç etj.) me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5

3 600

14. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të

3 000

15. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë 4 000

495

Page 496: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR MINISTRIA E FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT M I N I S T R I M I N I S T R I

Nr. 475 Prot. Datë 04.02.2003 Nr.865 Prot. Datë 06.02.2003

U D H E Z I M

Nr 6 Datë 04.02.2003

PER

TAKSEN MBI NDERTESAT

Në zbatim të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 25 të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Financave:

U D H E Z O J N E:

Komunat dhe bashkitë që disponojnë ndërtesa në territoritn e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” ushtrojnë të drejtën e vendosjes së taksës mbi ndërtesat.

Baza e taksës mbi ndërtesat

1- Baza e taksës mbi ndërtesat është “sipërfaqja e ndërtimit në metër katrore” e ndërtesës ose pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat.

2- Në zbatim të pikës 1 të nenit 11 të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 sipërfaqe ndërtimi do të konsiderohet çdo sipërfaqe pavarësisht nga pozicioni vertikal (poshtë ose lart) në raport me truallin mbi të cilin janë ndërtuar.

3- Nuk konsiderohen sipërfaqe ndërtimi shkallët dhe sheshet e tyre, ndarjet dhe modifikimet e ndryshme brënda kufirit të dy siperfaqeve të ndërtimit që përbëjnë katet e ndërtesave kur ndërtesat janë në pronësi të përbashkët.

4- Pronësia mbi ndërtesat për efekt të kësaj takse konsiderohet e vlefshme nga këta dokumenta: Dokumenti i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme

496

Page 497: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Vendimet e komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme

Vendimet e privatizimit Dokumentat e Entit Kombëtar të Banesave Dokumenti i Institutit të Projektimit të Sistemit të Ministrisë së

Rregullimit të Territorit dhe Turizmit5- Në rastet kur mungojnë të dhëna të dokumentuara lidhur me planimetrinë,

taksa mbi ndërtesat llogaritet në bazë të planimetrisë të përgatitur nga vetë personi fizik, juridik, vendas ose i huaj. Kryetari i bashkisë ose komunës ngre komisione të cilat bëjnë evidentimin me proçesverbale dhe azhornimet e nevojshme në terren për të gjitha ndërtesat që ndodhen në territorin e juridiksionit të tyre.

6- Kur njësitë e qeverisjes vendore vendosin që KESH-i të mos jetë agjent tatimor, atëherë ato brenda muajit shkurt 2003 duhet të tërheqin të gjitha dokumentat që disponon Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) në rrethe si dhe dokumentat e tjerë derivat që vërtetojnë pronësinë mbi ndërtesat.

7- Këshillat e komunave dhe bashkive përcaktojnë taksën mbi ndërtesat për çdo person fizik, juridik, vendas dhe të huaj në bazë të siperfaqes së ndërtimit te përcaktuar në planimetrinë ose projektin e ndërtesës përkatëse.

8- Në rastet kur mungon planimetria, taksa mbi ndërtesat llogaritet në bazë të planimetrisë të përgatitur nga personi fizik, juridik, vendas ose i huaj i shoqëruar me vërtetimin e zyrës së urbanistikës në bashki (në rastin e qyteteve) dhe nga topografi i komunës (në rastin e fshatrave).

Taksapaguesit 1. Taksapagues të taksës mbi ndërtesat janë të gjithë personat fizik e juridik

vendas dhe të huaj që kanë në pronësi ndërtesa.

Detyrimet e prapambetura

Njësitë e qeverisjes vendore brënda muajit shkurt 2003 duhet të rakordojnë me degët e KESH-it në rrethe për detyrimet e prapambetura të taksapaguesve. Detyrimet e prapambetura quhen ato detyrime që rezultojnë deri me futjen në fuqi të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 dhe llogariten me aktet ligjore të mëparshme. Për detyrimet e prapambetura, njësia e qeverisjes vendore harton një grafik për arkëtimin e tyre. Gjithashtu njësitë e qeverisjes vendore bëjnë rakordimet për detyrimet e arkëtuara nga KESH-i dhe të pa transferuara në favor të njësisë së qeverisjes vendore. Këto detyrime duhet të transferohen nga KESH-i menjëherë në favor të njësisë së qeverisjes jo më vonë se data 15 mars 2003.

Përjashtimet

1. Sipas pikës 4, të nenit 11, të ligjit “Për sistemin e taksave vendore” përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:

497

Page 498: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse.

Ndërtesat e banimit që shfytëzohen nga qiramarrësit me qira të paliberalizuar.

Ndërtesat që përdoren nga komunitete fetare.2. Në bazë të nenit 6 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 subjektet e

parashikuara me ligje të veçanta. Sipas nenit 16.1 të ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit” përjashtohen invalidët nga taksat e drejtpërdrejta. Për këtë të gjithë invalidët e punës duhet detyrimisht të paraqesin pranë autoriteteve të pushtetit vendor dëshminë e invalidit të punës e cila përmban të gjitha gjeneralitetet e invalidit të punës. Si fillim degëve të invalidëve në rrethe tu kërkohet lista emërore e invalidëve të rrethit dhe sipas vendbanimeve të njësive të qeverisjes vendore. Këto degë duhet të paraqesin çdo 3-muaj listën emërore të invalidëve (për ndryshimet).

Roli i këshillave të bashkive dhe komunave në taksën mbi ndërtesat

1. Kategoritë minimale të ndërtesave të dhëna në aneksin nr.1 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 mund të nënkategorizohen nga këshillat e bashkive dhe komunave. Në kategorinë minimale “Ndërtesa të tjera” në zerin “për tregti dhe shërbime” duhet të futen ndërtesat për veprimtari prodhuese me destinacion shitjen e tij.

2. Këshillat e bashkive dhe komunave kanë të drejtë të miratojnë nivelin e taksës mbi ndërtesat +, - 30 % të nivelit tregues të kësaj takse të dhënë në aneksin nr.1 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002.

3. Sipas pikës 2, të nenit 5 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, këshilli i njesisë së qeverisjes vendore vendos nëse mbledhja e kësaj takse do bëhet nga strukturat e njësisë së qeverisjes vendore ose nga të tretët (agjent të mbledhjes së taksave).

4. Masa e shpërblimit të agjentit tatimor përcaktohet nga këshilli i bashkisë ose komunës duke marrë në konsideratë dhe ofertën e agjentit tatimor. Midis njesisë së qeverisjes vendore dhe agjentit të mbledhjes së taksave përpilohet një kontratë ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e secilës palë. Kontrata (marrëveshja) nënshkruhet nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe nga drejtuesi juridik i palës së agjentit, njëkohësisht kontrata duhet të noterizohet.

5. Numrin e kësteve të pagimit të taksës nga taksapaguesi dhe kohën e kryerjes së tyre e miraton këshilli i komunës ose bashkisë.

Administrimi i taksës mbi ndërtesat

1. Njësitë e qeverisjes vendore njoftojnë personat fizikë dhe juridik vendas ose të huaj për detyrimin e taksës mbi ndërtesat. Taksapaguesi njoftohet nëpërmjet një formulari për shumën për t’u paguar, datën e duhur, vendin e pagesës dhe numrin e kodit buxhetor të bashkisë ose komunës. Ky formular duhet të shpërndahet me ndihmën e rrjetit të ndërmarrjeve që kanë akses në familje (si KESH, Telekom, Ujesjellës, etj). Lajmërimi për datën dhe vendin e pagesës duhet të bëhet zyrtarisht në media elektronike të shkruara dhe vizive.

498

Page 499: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

2. Për çdo rast të ndryshimeve të mundshme të siperfaqeve të ndërtimit nga personat fizik e juridik, vendas a të huaj, ata duhet të njoftojnë njësitë e qeverisjes vendore nëpërmjet një deklarate e cila do të shoqërohet me planimetrinë dhe projektin përkatës.

3. Agjenti tatimor ose njësia e qeverisjes vendore arkëton taksën mbi ndërtesat me mandat arkëtimi i cili pritet në tre kopje, prej të cilave një i jepet taksapaguesve, një degës së taksave të njësisë së qeverisjes vendore dhe një mbahet nga agjenti tatimor ose nga arka e njësisë së qeverisjes vendore. Agjenti tatimor mund të përdorë dhe fatura ose dokumenta të tjera me anë të cilit mbledh ndonjë detyrim të tijin. Numri dhe afatet e pagesës së kësaj takse caktohen nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore.

4. Kur këshilli i komunës ose bashkisë vendos që këtë taksë ta mbledhin me administratën e saj, atëherë personat fizik dhe juridik vendas ose të huaj bëjnë pagesën në arkën e komunës ose bashkisë përkatëse. Dokumenti që vërteton këtë pagesë është mandat arkëtimi. Mandat arkëtimi përpilohet në dy kopje, një prej të cilave i jepet taksapaguesit dhe tjetri mbahet nga njësia e qeverisjes vendore. Njësia e qeverisjes vendore është e detyruar që brenda 10 ditëve t’i arkëtojë këto para në bankë për llogari të saj dhe të bëjë rakordimin me degën e thesarit për kalimin e tyre në favor të llogarisë së saj. Në rastet kur taksapaguesi në marrëveshje me njësinë e qeverisjes vendore bën arkëtimin e detyrimit të tij në bankë, është i detyruar që këto para ti arkëtojë për llogari të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e akt-detyrimit tatimor dhe një kopje të mandat arkëtimit të bankës t’ia paraqesë njësisë së qeverisjes vendore. Në fund të çdo muaji njësia e qeverisjes vendore kryen rakordimet me Degët e Thesarit për taksën e ndërtesës.

5. Në rastin kur këshilli i komunës ose bashkisë vendos të lidhë kontratë me një agjent tatimor për mbledhjen e kësaj takse, taksapaguesi është i detyruar të bëjë arkëtimin e detyrimit në arkat e shërbimit të agjentit të njësisë së qeverisjes vendore. Sipas kontratës agjenti tatimor është i detyruar që t’i derdhë paratë në favor të njësisë së qeverisjes vendore.

6. Afati, numri i kësteve dhe proçedurat e tjera për pagimin e kësaj takse janë kompetencë e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore.

Dënimet dhe apelimi

1- Rastet e mospagimit në afate të detyrimeve nga ana e taksapaguesve përbëjnë shkelje dhe dënohen sipas ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqiperisë”, si dhe në përputhje me proçedurat e tjera të miratuara me vendim të këshillit të komunës dhe bashkisë.

2- Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet me shkrim për shumën dhe mënyrën në të cilën janë vlerësuar detyrimet e tij, të kërkojë rimbursime, si dhe të ankohet kundër çdo veprimi (ose mosveprimi) tjetër të zyrës së taksave vendore.

3- Çdo apelim paraqitet tek kryetari i bashkisë ose komunës, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për detyrimin e taksës mbi ndërtesat. Kryetari i bashkisë ose komunës duhet të nxjerrë një vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është dakort me vendimin e

499

Page 500: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

kryetarit të bashkisë ose komunës vendimi mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen njësitë e qeverisjeve vendore, institucionet që janë të lidhura për sigurimin e të dhënave të taksës mbi ndërtesat.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR MINISTRI I FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI Kastriot ISLAMI

500

Page 501: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR MINISTRIA E FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT M I N I S T R I M I N I S T R I

Nr. 476 Prot. Datë 04.02.2003 Nr. 865/1Prot. Datë 06.02.2003

U D H E Z I M

Nr 7 Datë 04.02.2003

PER

TAKSEN MBI TOKEN BUJQESORE

Në zbatim pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 25 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Financave:

U D H E Z O J N E:

Komunat dhe bashkitë që disponojnë në territorin e tyre tokë bujqësore me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” ushtrojnë të drejtën e vendosjes së taksës mbi tokën bujqësore.

Baza e taksës mbi tokën bujqësore

1. Në bazë të nenit 12 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, baza e taksës është sipërfaqja e tokës bujqësore në hektar, në pronësi të taksapaguesit.

2. Dokumentat bazë për përcaktimin e sipërfaqes së tokës bujqësore janë:a) Për zonat ku ka përfunduar proçesi i regjistrimit është “Çertifikata e

regjistrimit”b) Për zonat që nuk është regjistruar, dokumenti provizor bazë është,

“Akti i marrjes së tokës ne pronësi” (Tapia e firmosur nga pronari i tokës)

c) Për zonat që nuk ka kaluar toka në pronësi, dokumenti provizor bazë është “Akti i marrjes së tokës në përdorim”

d) Vendimi komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronës e) Vendimet e privatizimitf) Dokumenta të tjerë të lëshuar nga organet përkatëse shtetërore, në

përputhje me ligjin.Seksionet e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark ju vënë në dispozicion komunave ose bashkive, regjistrat dhe hartat kadastrale për tokën

501

Page 502: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

bujqësore. Gjithashtu këto Institucione duhet t’u vënë në dispozicion komunës ose bashkisë dokumentat e pronësisë së tokës bujqësore, vendndodhjen (pozicionin, kufijtë, koordinatat, madhësinë, pjerrësinë etj.) të tokës bujqësore si dhe tregues të tjerë që disponojnë këto seksione. Në rastet kur Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Seksionet e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës nuk disponojnë harta pranë institucioneve të tyre, ngarkohet Instituti i Studimit të Tokave për riprodhimin e tyre (sipas tarifave të përcaktuara). Në këto raste kërkesa bëhet nga njësia e qeverisjes vendore. 3. Pjelloria e tokës sipas klasave, përcaktohet mbi bazën e bonitetit të

ngastrave të tokave. Të dhënat ekzistuese për këtë tregues duhet t’ja dërgojë bashkisë ose komunës Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Drejtorive të saja në rrethe. Gjithashtu Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në rrethe, Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe dhe Seksionet e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qarqe, vënë në dispozicion të bashkisë ose komunës të gjithë dokumentacionin që disponojnë për taksën e tokës bujqësore.

4. Në rastet kur mungon boniteti, ngarkohet Instituti i Studimit të Tokave Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe dhe Seksionet e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qarqe për të përcaktuar bonitetin e tokës mbi bazën e të dhënave ekzistuese ose mbi baza krahasuese. Në këto raste kërkesa bëhet nga njësia e qeverisjes vendore aty ku konstatohet ky problem. Njësia e qeverisjes vendore ia bën kërkesën Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, e cila nga ana e saj brënda 15 ditëve duhet ta marrë atë në konsideratë.

5. Në bazë të VKM nr.532, datë 31.10.2002 “Për mënyrën e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjtes së tokës në komunë dhe bashki”, kur ka raste të demtimit të cilësisë së tokave, si rezultat i veprimit të faktorëve natyror, ndryshimi i tokave sipas bonitetit bëhet me miratim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Ndryshimi bëhet me propozimin e seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark dhe në bazë të akt-vlerësimit zyrtar të Institutit të Studimit të Tokave.

6. Ndryshimi i kategorive të tokave pyjore, kullotave dhe pyjeve në toka bujqësore bëhet me propozimin e këshillit të komunës ose bashkisë dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

7. Ndryshimi i kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, bëhet me propozimin e këshillit të komunës ose bashkisë dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

8. Ndryshimi i kategorisë nga tokë bujqësore në tokë të pafrytshme, në livadhe, kullotë, tokë pyjore dhe pyll bëhet me propozimin e këshillit të komunës ose bashkisë dhe të qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

7. Ndryshimi i kategorisë së tokave bujqësore në tokë truall (tokë urbane) bëhet sipas proçedurave të përcaktuara në ligjin nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”

Taksapaguesit

1. Taksapagues i taksës mbi tokën bujqësore është çdo person fizik, jurdik vendas dhe i huaj që ka në pronësi tokë bujqësore.

502

Page 503: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Përjashtimet

1. Sipas nenit 6 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 nga taksa vendore përjashtohen të gjitha subjektet e parashikuara me ligje të veçanta.

2. Sipas nenit 12 pikë 3 nga taksa e tokës bujqësore përjashtohen për pesë vite nga momenti i mbjelljes:a. Tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore,b. Tokat bujqësore që mbillen me vreshtari.

Kompetencat e këshillave të bashkive dhe komunave për taksën e tokës bujqësore

1- Këshillat e bashkive dhe komunave kanë të drejtë të miratojnë nivelin e taksës mbi tokën bujqësore +,- 30 % të nivelit tregues të kësaj takse të dhënë në aneksin nr.2 te ligjit nr.8982, datë 12.12.2002. Mbështetur në vendimin e marrë nga këshilli i komunës ose bashkisë për nivelin e taksës mbi tokën bujqësore, zyrat përkatëse të njësisë bëjnë përllogaritjet e këtij detyrimi për personat fizik dhe juridik vëndas dhe të huaj. Në përllogaritje duhet marrë parasysh niveli i taksës dhe sipërfaqja e taksapaguesit.

2- Tokat bujqësore që shtrihen në territorin e më shumë se një njësie të qeverisjes vendore pavarësisht nga vendbanimi i pronarit, secila njësi e trajton pjesën e pronës brenda territorit të vet, si pronë më vete.

3- Këshilli i komunës ose bashkisë ka kompetencë të vendosë për numrin e kësteve të pagimit të taksës së tokës bujqësore si dhe për kohën e kryerjes së tyre.

4- Këshilli i komunës ose bashkisë ka kompetencë të vendos kushte lehtësuese, në rastet e pagesës së plotë dhe para afateve të detyrimeve nga taksapaguesi.

Administrimi i taksës mbi tokën bujqësore

1- Detyrimet për taksën e tokës bujqësore ndaj personave fizikë dhe juridike vendas ose të huaj arkëtohen në arkën e komunës ose bashkisë për llogari të saj mbi bazën e mandat arkëtimeve. Mandat arkëtimi përpilohet në dy kopje, një prej të cilave i jepet taksapaguesit dhe një tjetër mbahet nga njësia e qeverisjes vendore. Njësia e qeverisjes vendore duhet që këto para t’i arkëtojë në bankë për llogari të saj dhe të bëjë rakordimin me Degën e Thesarit për kalimin e këtyre parave në llogarinë e saj pranë thesarit. Në rastet kur taksapaguesi në marrëveshje me komunën ose bashkinë bën arkëtimin e detyrimit në bankë, është i detyruar që këto para të arkëtohen për llogari të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e akt-detyrimit tatimor. Një kopje të mandat arkëtimit të bankës ja paraqet njësisë së qeverisjes vendore. Në fund të çdo muaji njësia e qeverisjes vendore kryen rakordimet me Degën e Thesarit për taksën e tokës bujqësore.

2- Taksapaguesi njoftohet nëpërmjet akt-detyrimit për shumën për t’u paguar, datën e duhur, vendin e pagesës dhe numrin e kodit buxhetor të bashkisë ose komunës. Ky formular mund të shpërndahet me ndihmën e

503

Page 504: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

rrjetit të ndërmarrjeve që kanë akses në familje (si KESH, Telekom, Ujësjellës, etj). Lajmërimi për datën dhe vendin e pagesës duhet të bëhet zyrtarisht në media elektronike të shkruara dhe vizive dhe në qëndrat e komunave, bashkive ose në lagjet tyre.

Për mënyrën se si do llogaritet po japim një shembull:

Personi fizik “X” në fshatin Bushat të komunës Bushat të Qarkut Shkodër ka përfituar tokë bujqësore në bazë të formularit nr.6 (ose tapisë) 1.5 ha. Këshilli i komunës Bushat ka vendosur që nivelin e taksës mbi tokën bujqësore të jetë +10 % të nivelit tregues të dhënë në aneksin nr.2 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002. Sipas aneksit nr.2 të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 Rrethi Shkodër klasifikohet në zonën e dytë.

Përllogaritjet bëhen si më poshtë:

NR

Emërtimi i parcelës

Sipër-faqjanë ha

Klasifik.sipas

bonitetit

Klasifik. sipas rrethit

Niveli tregues i taksësnë lekë

Vend.Kesh+10 % rritje

Vlera në lekë

1 2 3 4 5 6 7(6X110%) 8(7X3)1 Parcel.20 0.5 1 2 4200 4620 23102 Parcel.29 0.5 2 2 3500 3850 19253 Parcel.39 0.5 5 2 1900 2090 1045

Shuma 1.5 5280

Taksa mbi tokën bujqësore për vitin 2003 e personit fizik “X” nga fshati Bushat i Komunës Bushat, Rrethi Shkodër është 5280 lekë.Për afatet e pagesës së taksapaguesit vendos këshilli i njësisë së qeverisjes vendore.

Dënimet dhe apelimi

1- Rastet e mospagimit ne afate të detyrimeve nga ana e taksapaguesve përbëjne shkelje dhe dënohen sipas ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqiperisë” si dhe në përputhje me proçedurat e tjera të miratuar me vendim të këshillit të komunës ose bashkisë.

2- Çdo apelim paraqitet tek kryetari i bashkisë ose komunës, njoftimit për detyrimin e taksës mbi ndërtesat. Kryetari i bashkisë ose komunës duhet të nxjerrë një vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është dakort me vendimin e kryetarit të bashkisë ose komunës vendimi, mund të apelohet në gjykatë brënda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar

504

Page 505: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen njësitë e qeverisjeve vendore, Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe, Seksionet e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qark.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR MINISTRI I FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI Kastriot ISLAMI

505

Page 506: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR MINISTRIA E FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT

M I N I S T R I M I N I S T R I

Nr. 479 Prot. Datë. 04/02/2003 Nr. 865/3 Prot. Datë. 06/02/2003

U D H E Z I M

Nr. 10 Datë. 04/02/2003

PER

TAKSAT VENDORE

Në zbatim të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 25 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Financave:

U D H E Z O J N E :

Komunat dhe bashkitë me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” ushtrojnë të drejtën e vendosjes së taksës së fjetjes në hotel, taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, taksës për zënie të hapësirave publike, taksës së tabelës dhe taksave të përkohshme.

TAKSA E FJETJES NE HOTEL

1. Sipas nenit 15 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, me hotel do të kuptohet:“Çdo veprimtari që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë qëllim”.

2. Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes për dhomë ose për person në një natë. Kjo taksë është për fjetjet në hotel si të personave me shtetësi shqiptare ashtu dhe për personat me shtetësi të huaj.

3. Niveli i taksës është deri në 5 % të çmimit të fjejtjes

506

Page 507: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

4. Këshilli i komunës ose bashkisë vendos për nivelin e kësaj takse nga 0-5 % të çmimit të fjetjes, gjithashtu këto këshilla miratojnë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e hoteleve. Me anë të kësaj pavarësie, këshilli i komunës ose bashkisë bën politikën fiskale vendore kryesisht në drejtim të zhvillimit të turizmit. Bashkia ose komuna në fillim të çdo viti fiskal njofton të gjithë personat fizik ose juridik që e ushtrojnë aktivitetin e hotelerisë për kategorinë e hotelit (sipas klasifikimit të bërë nga këshilli) dhe nivelin e taksës së fjetjes në hotel.

5. Detyrimi për keëtë taksë i takon klientit që strehohet në hotel. Ky detyrim mbahet nga hoteli për llogari të komunës ose bashkisë në territorin në të cilin ndodhet hoteli. Në librin e hotelit dhe në faturën e klientit shënohet kjo taksë si e veçantë.

6. Derdhja e kësaj takse bëhet çdo datë 5 të muajit pasardhës. Në fund të çdo muaji bëhet një akt-rakordim midis pronarit të hotelit ose të autorizuarit të pronarit të hotelit dhe përfaqesuesit të bashkisë ose komunës. 7. Regjistri i fjetjes në hotel duhet të sekretohet dhe të vuloset nga bashkia ose komuna përkatese ku ndodhet hoteli.

TAKSA E NDIKIMIT NE INFRASTRUKTURE NGA NDERTIMET E REJA

1.Sipas nenit 16 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, baza e taksës nga ndikimet në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është vlera në lekë e investimit të ri. Për efekte të përllogaritjes së kësaj takse shërben preventivi i investimit.

2.Niveli i taksës shprehet në përqindje ndaj vlerës së investimit. Niveli i taksës është:

Për Bashkinë e Tiranës 2-4 % të vlerës së investimit Për bashkitë dhe komunat e tjera 1-3 % të vlerës së investimit.

Këshilli i bashkisë ose komunës ka të drejtë që brenda këtyre kufijve të miratojë nivelin e kësaj takse.

3.Këshilli bashkiak ose komunal ka të drejtë të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës. 4.Bashkia ose komuna ka të drejtë të bëjë kontrolle për saktësinë midis preventivit dhe situacionit për efekt të llogaritjes së kësaj takse. Për çdo rast të konstatimit të diferencave bashkia ose komuna ndjek proçedurat ligjore për arkëtimin e tyre.

5.Detyrimi për taksën i takon investitorit dhe të ardhurat nga kjo takse mblidhen nga organi që lëshon lejen e ndërtimit për llogari të bashkisë ose komunës, ku përfshihet territori në të cilët bëhet investimi.

6.Në rast se objekti në të cilin do bëhet investimi shtrihet në territorin e më shumë se një njësie vendore, të ardhurat ndahen në mënyrë proporcionale

507

Page 508: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

ndërmjet tyre në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës njësi.

7.Këshillat e bashkive dhe komunave kanë të drejtë të miratojnë proçedura shtesë për administrimin e kësaj takse.

TAKSA PER ZENIEN E HAPESIRAVE PUBLIKE

1. Këshillat e bashkive ose komunave vendosin bazën dhe nivelin e kësaj takse. Njësitë e qeverisjes vendore bëjnë vjeljen e kësaj takse mbi bazën e sipërfaqes së territorit të zënë në tregjet e lejuara kundrejt biletës që i dorëzohet personit (subjektit) që është lejuar nga organi përkatës i pushtetit vendor për kryerjen e veprimtarive të tij në atë sipërfaqe tregu.

3. Paratë për taksën e zënies së vendeve publike arkëtohen në arkën e njësisë së qeverisjes vendore, kjo e fundit kryen veprimet e duhura për kanalizimin e këtyre parave nëpërmjet llogarisë unike që është në thesar.

TAKSA E TABELES

1. Këshillat e bashkive ose komunave vendosin bazën dhe nivelin e kësaj takse.

2. Llogaritja dhe vjelja e kësaj takse bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore, për të gjitha subjektet fizike e juridike, private e shtetërore, vendas ose të huaj që kryejnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të komunës ose bashkisë. Ambulantët janë të përjashtuar nga ky rregull për arsye se nuk janë të detyruar të vendosin tabela.

3. Këshillat e njësive të qeverisjes vendore miratojnë afatet dhe proçedurat që kanë të bëjnë me arkëtimin e kësaj takse.

TAKSAT VENDORE TE PERKOHSHME

Këshillat e bashkive ose komunave kanë të drejtë të vendosin taksa të përkohshme. Baza, niveli dhe proçedurat e administrimit të këtyre taksave miratohen nga këshillat e bashkive ose komunave. Njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruar të respektojnë proçedurat tatimore unike si njoftimi i taksapaguesit, mbledhja e taksës, apelimi etj.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR MINISTRI I FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI Kastriot ISLAMI

508

Page 509: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR MINISTRIA E FINANCES DHE DECENTRALIZIMIT M I N I S T R I M I N I S T R I

Nr. 478 Prot. Datë 04/02/2003 Nr. 865/4 Prot. Datë 06/02/2003

U D H E Z I M

Nr 9 Datë 04/02/2003

PER

TAKSEN E REGJISTRIMIT TE PERVITSHEM TE MJETEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR

Në zbatim të pikës, 4 të nenit 102, të Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë, të nenit 25 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Financave:

U D H E Z O J N E:

Në bazë të nenit 19 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet 12 Drejtorive Rajonale është agjent tatimor për vjeljen e taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor.

Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor ndërsa niveli i taksës shprehet në një kuotë fikse sipas aneksit nr.4 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002.

Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor mblidhet nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të cilët mbasi kontrollojnë dokumentat e mjetit (lejen e qarkullimit), çertifikatën të lëshuar nga gjendjet civile (kur leja e qarkullimit nuk ka adresën e saktë), arkëtojnë vlerën e kësaj takse, bëjnë regjistrimin sipas bashkive dhe komunave dhe pajisin pronarin e mjetit me biletë pullë, që vërtetojnë pagesën e taksës. Këto dokumenta kanë elemente sigurie për të shmangur fallsifikimin.

Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, brënda 6-mujorit të parë të vitit, taksa paguhet e plotë, ndërsa kur regjistrohen për herë të parë brenda 6-mujorit të dytë paguhet gjysma e vlerës.

Afati i shlyerjes së detyrimit vjetor nga taksapaguesi është data 31 Mars e vitit në vazhdim. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Publik, nëpërmjet Degëve të Qarkullimit Rrugor në rrethe bën kontrollin e vjeljes së

509

Page 510: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve. Në bazë të nenit 19, pika 6 Policia e Qarkullimit Rrugor kur konstaton se nuk është paguar kjo taksë brënda datës 31 Mars, zbaton një gjobë të barabartë me vlerën e taksës. Kur taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e plotë të tyre. Taksa dhe gjoba derdhet në Degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Të ardhurat nga gjobat ndahen:

1. 50 % të shumës së saj për policinë e Qarkullimit Rrugor2. 50 % të shumës për bashkitë ose komunën sipas vendbanimit të

pronarit të mjetit.

Në zbatim të pikës 4 dhe 5, të nenit 19 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, të ardhurat e arkëtuara nga taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor, ndahen:

1. Bashkitë ose komunat përfitojnë, 88 % të shumës së arkëtuar sipas vendbanimit të personit ose vendit ku ushtron aktivitetin subjekti që zotëron mjetin.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (nëpërmjet Drejtorive Rajonale), si agjent tatimor për mbledhjen e kësaj takse, përfiton 10 % të shumës së arkëtuar.

3. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor përfiton 2 % të shumës së mbledhur. Bashkitë dhe komunat bëjnë rakordime mujore (brenda datës 2 të çdo muaji) me Degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe punonjësit e Degëve në Rrethe të Qarkullimit Rrugor për taksat dhe gjobat e vjela. Shumat e arkëtuara nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor derdhen për llogari të bashkisë ose të komunës brenda datës 5 të muajit pasardhës. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor brënda datës 5 të çdo muaji paraqet pranë Degës së Thesarit të çdo rrethi listën e bashkive dhe komunave të rakorduar me to, ku përcaktohet shuma e lekëve për çdo bashki ose komune dhe sipas taksapaguesve, shuma për Drejtorinë Rajonale dhe për Degën e Qarkullimit Rrugor sipas kuotave të përcaktuara në ligj.

Degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk do të bëjnë kolaudimin vjetor të mjeteve në rastet kur zotëruesi i mjetit nuk ka paguar taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjetit.

Në bazë të nenit 20 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 përjashtohen nga pagimi i taksës për regjistrimin e përvitshëm, mjete në pronësi të trupave diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që gëzojnë statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciproritetit.

510

Page 511: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR MINISTRI I FINANCAVE DHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI Kastriot ISLAMI

511

Page 512: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR MINISTRIA E FINANCAVEDHE DECENTRALIZIMIT M I N I S T R I M I N I S T R I

Nr. 477 Prot. Datë 04/02/2003 Nr. 865/2 Prot. Datë 06/02/2003

U D H E Z I M

Nr 8 Datë 04/02/2003

PER

TAKSEN MBI KALIMIN E TE DREJTES SE PRONESISE PER PASURITE E PALUAJTSHME

Në zbatim të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 25 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Financave:

U D H E Z O J N E :

Vjelja e taksës së kalimit të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, bëhet nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Të ardhurat nga taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme ndahen:

1. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rolin e agjentit të mbledhjes së kësaj takse përfitojnë, 3 përqind të shumës së mbledhur,

2. Bashkitë ose komunat në të cilin ndodhet pasuria përfitojnë 97 % të shumës së mbledhur.

Të ardhurat e bashkisë ose komunës që i takojnë sipas ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, derdhen për llogari të buxhetit të tyre jo më vonë se data 30 e çdo muaji. Kjo taksë paguhet nga personat fizik dhe juridik që kalojnë të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, një personi tjetër. Për shembull një shoqëri ndërtimi që ndërton apartamente banimi, ose objekte të

512

Page 513: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

tjera me destinacion prodhimin ose shërbimet, kur të bëjë kalimin e së drejtës së pronësisë për siperfaqet e këtij pallati personave të tjerë (të cilët mund të jenë persona fizikë, persona juridikë, ose individë) duhet të paguajë taksën sipas masës së përcaktuar në aneksin nr.3 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të regjistrojnë kalimin e pasurisë së paluajtshme pa u kryer më parë pagesa e taksës.

Në rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë së ndërtesave, kur bashkë me të është edhe sipërfaqja e truallit poshtë ndërtesës, taksa paguhet vetëm për sipërfaqen e ndërtesës.

Në rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë nga personat fizikë, sipas nenit 18 pika 1.b të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të kërkojnë nga personi, plotësimin e një deklarate, me anë të së cilës të deklarohet nën përgjegjësinë e personit, që ai nuk ushtron, veprimtari si person fizik në fushën e ndërtimit ose transferimit të pasurive të paluajtshme. Organet tatimore vendore kontrollojnë rast pas rasti vërtetësinë e këtyre deklaratave.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbajnë si dokument justifikues të pagesës së taksës, mandatin origjinal të pagesës e cila vërteton pagesën e bërë për llogari të organit të qeverisjes vendore përkatëse.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbajnë një regjistër të veçantë për pagesat, ku evidentohen: emri i personit që kalon të drejtën e pronësisë, emri i personit të cilit i kalohet e drejta e pronësisë, sipërfaqja, vlefta e shitjes (në rastin e shitjes) së pasurisë së paluajtshme, deklaratat e personave fizikë dhe shuma e taksës së paguar. Këto regjistrime janë objekt i kontrollit nga organet tatimore vendore.

Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse:

1. Individët të cilët kalojnë të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme dhe paguajnë për këtë kalim, tatimin mbi të ardhurat personale sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 8438, datë 28.1.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

2. Enti Kombëtar i Banesave për të gjitha sipërfaqet e shitura prej tij, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore.

3. Subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë: Institucionet dhe entet shtetërore e publike, qëndrore dhe vendore; Bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet

me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në këto raste, dhuruesi bën regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, pasi ka marrë vërtetimin nga këshilli bashkiak ose komunal për përjashtimin nga taksa. Në çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesën që i takon agjentit të taksës.

513

Page 514: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

Për rastet kur pranohet nga vetë palët ose vërtetohet ligjërisht simulimi i dhurimit për llogari të një shitjeje, për shmangie nga taksa, zbatohet taksa sa dyfishi i vlerës, pavarësisht nga përgjegjësitë e tjera sipas ligjit.

Niveli i taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat jepet në aneksin nr.3 të ligjit nr.8982, datë 12.12.2002, ku përcaktohen kategoritë e ndërtesave, bashkitë të ndara në tre zona dhe niveli i taksës lekë/m2. Komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën e 3-të të bashkive.

Pagesa e taksës llogaritet si vijon (shembull):

Bashkia e Tiranës:

Për një ndertesë banimi me sipërfaqe 100 m2

100 m2 x 1000 lekë/m2 = 100000 lekë I takojnë Bashkisë Tiranë 100000x97/100= 97000 lekë. I takojnë agjentit, Zyrës së Regjistrimit Pasurisë së Paluajtshme

100000x3/100=3000 lekë,

Për një ndërtesë për tregti me sipërfaqe 100 m2

100 m2 x 2000 lekë/m2 = 200000 lekë I takojnë Bashkisë Tiranë 200000x97/100= 194000 lekë. I takojnë agjentit Zyrës së Regjistrimit Pasurisë së Paluajtshme

200000x3/100=6000 lekë,

Baza e taksës për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e tjera të paluajtshme si truall ose tokë bujqësore etj. është në masën 2% të vlerës së shitjes së pasurisë.

Këto pagesa llogariten nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së rrethit ku bëhet regjistrimi i pasurisë dhe derdhet në llogarinë e bashkisë ose komunës në territorin e së cilës ndodhet pasuria.

Agjenti i kësaj takse (Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) përcaktuar në ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” është i detyruar të derdhë në buxhetin e bashkisë ose komunës taksën e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme brënda datës 30 të muajit në të cilin arkëtohet taksa. Jashtë këtij afati për agjentin tatimor zbatohen sanksionet e parashikuara në legjislacionin fiskal.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR MINISTRI I FINANCAVEDHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI Kastriot ISLAMI

514

Page 515: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

REPUBLIKA E SHQIPËRISEMINISTRIA E FINANCAVE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

KONVENTAT BILATERALE PER SHMANGJEN E TAKSIMIT TE DYFISHTE DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL

(MARREVESHJET TATIMORE)

I. Marrëveshjet tatimore që kanë hyrë në fuqi: 1. Marrëveshja me Poloninë, me efekt nga 1 Janari 1995.2. Marrëveshja me Rumaninë, me efekt nga 1 Janari 1995.3. Marrëveshja me Malajzinë, me efekt nga 1 Janari 1995.4. Marrëveshja me Hungarinë, me efekt nga 1 Janari 1996.5. Marrëveshja me Turqinë, me efekt nga 1 Janari 1997.6. Marrëveshja me Çekinë, me efekt nga 1 Janari 1997.7. Marrëveshja me Rusinë, me efekt nga 1 Janari 1998.8. Marrëveshja me Maqedoninë, me efekt nga 1 Janari 1999.9. Marrëveshja me Kroacinë, me efkekt nga 1 Janari 1999.10. Marrëveshja me Italinë, me efekt nga 1 Janari 2000.11. Marrëveshja me Bullgarinë, me efekt nga 1 Janari 2000.12. Marrëveshja me Suedinë, me efekt nga 1 Janari 2000.13. Marrëveshja me Norvegjinë, me efekt nga 1 Janari 2000.14. Marrëveshja me Greqinë, me efekt nga 1 Janari 2001.15. Marrëveshja me Zvicrën, me efekt nga 1 Janari 2001.16. Marrëveshja me Maltën, me efekt nga 1 Janari 2001.

II. Marrëveshje të nënshkruara por që nuk kanë hyrë në fuqi:

17. Me Belgjikën,

- parafuar në Tiranë më 12 Dhjetor 1998.- nënshkruar në Bruksel më 14 Nëntor 2002.- ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë Prill 2003

18. Me Francën,

- parafuar në Paris, më 21 Prill 2000.- nënshkruar në Tiranë më 24 Dhjetor 2002.- ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Prill 2003

515

Page 516: Legjislacioni Tatimor Paketa Fiskale 2003

Drejtoria e Përgjithshme e TatimevePërmbledhje e legjislacionit tatimor shqiptar

19. Me Moldavinë,

- parafuar në Chisinau, më 25 Tetor 2002.- Nënshkruar në Portugali 7 Nëntor 2002- Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë Prill 2003

III. Marrëveshje të sigluara në nivel teknik:

20. Me Egjyptin, parafuar në Kajro më 30 Nëntor, 1998.21. Me Hollandën, parafuar në Hagë, më 14 Dhjetor, 2001. 22. Me Jugosllavinë, parafuar në Beograd më 11 Dhjetor 2002.23. Me Iranin, parafuar në Teheran, më 22 Dhjetor 2002.

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE

Shënim: Marrëveshjet tatimore hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga Parlamentet e të dy vendeve kontraktuese dhe kanë efekt nga 1 Janari i vitit pasardhës

516