metropol 19 maj

24
TIRANA E RE AGJENCIA E PRONAVE Cefa: Emrat që përjashtohen nga kompensimi financiar U janë zënë tokat me ndërtime të paligjshme. Pas verifikimit të dosjeve pezullohet kalimi i parave në banka. Tabela e plotë me emrat në të gjithë vendin NDIHMAT E ‘99 Bien akuzat për ushqimet e dhëna për luftën e Kosovës »6 VENDORËT ANKOHEN PËR BUXHETIN Berisha: Vilni taksat. Propozohet ndarje e re administrative »3 Pas 12 vjet arrestimesh dhe akuzash, gjykata vendos t’u heqë prangat italianëve dhe shqiptarëve të ndaluar E SHTUNË 19 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2669 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com REAGON BAMIR TOPI Presidenti i ri nuk duhet t’i përkasë asnjë partie politike »2 PROVIMET Kriteret e reja për studimet e larta në shkollat italiane »12 GREQI-SHQIPËRI Miratohet kufiri i ri detar, bisedime të reja me fqinjët EKSPERTËT ANALIZOJNË SITUATËN Provokimet dhe përplasjet etnike po zgjojnë UÇK-në »3 »7 DETAJIMI I PLANIT Të RI Të PROPOZUAR NGA BASHKIA. ZONAT Që DO Të PREKEN Më SHUMë NGA INVESTIMET. KATEGORIZIMI I LAGJEVE Në 7 POLE Të NDRYSHME ZHVILLIMI. KU DO Të PëRQENDROHEN BIZNESET. SKEMA E PLOTë PëR KRJIMIN E 5 UNAZAVE PëR LEHTëSIMIN E QARKULLIMIT Të MAKINAVE NDARJA E BLLOQEVE TË BANIMIT DHE RISHIKIMI I RRUGËVE Facebook “dështon” në shitjen e aksioneve në bursë kafe llafe Familja Hoxha, komunistët në ankth për sherrin nuse vjehërr Afron data, Kiço spiuni në siklet për shitjen e deputetëve Nasho veterani bën sikter paradën e homoseksualëve Griselda letër Erionit, i kërkon punë në Ministrinë e Jashtme & ekonomi »13-17 »18 »4-5 »16 Nga FITIM ZEKTHI Studiuesi, qytetërimi dhe homoseksualët »10 Karburanti në SHBA nis uljen e çmimit Koment Speciale »14

description

lajme, bota, ekonomi

Transcript of metropol 19 maj

Page 1: metropol 19 maj

Tirana e re

AgjenciA e pronAvecefa: emrat që përjashtohen

nga kompensimi financiar

U janë zënë tokat me ndërtime të paligjshme. Pas verifikimit të dosjeve pezullohet kalimi i parave në banka. Tabela e plotë me emrat në të gjithë vendin

NdihmaT e ‘99 Bien akuzat për ushqimet e dhëna për luftën e Kosovës

»6

Vendorët ankohen për buxhetin

Berisha: Vilni taksat. Propozohet ndarje e re administrative»3

Pas 12 vjet arrestimesh dhe akuzash, gjykata vendos t’u heqë prangat italianëve dhe shqiptarëve të ndaluar

e shTunë19 maj 2012Viti Viii, Nr. 2669Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

reagon bamir topi

Presidenti i ri nuk duhet t’i përkasë asnjë partie politike»2

ProVimeT Kriteret e reja për studimet e larta në shkollat italiane

»12

greqi-Shqipëri

miratohet kufiri i ri detar, bisedime të reja me fqinjët

ekSpertët analizojnë Situatën

Provokimet dhe përplasjet etnike po zgjojnë UÇK-në

»3

»7

DetAjimi i plAnit të ri të propozuAr ngA bAshkiA. zonAt që Do të preken më shumë ngA investimet. kAtegorizimi

i lAgjeve në 7 pole të nDryshme zhvillimi. ku Do të përqenDrohen bizneset. skemA e plotë për krjimin e 5 unAzAve për lehtësimin e qArkullimit të mAkinAve

ndarja e blloqeve Të banimiT dhe

rishikimi i rrugëve

Facebook “dështon” në shitjen e aksioneve në bursë

kafe llafe • Familja hoxha, komunistët në ankth për sherrin nuse vjehërr

• afron data, kiço spiuni në siklet për shitjen e deputetëve• nasho veterani bën sikter paradën e homoseksualëve

Griselda letër erionit, i kërkon punë në

ministrinë e Jashtme& ekonomi»13-17

»18

»4-5

»16

nga Fitim zekthi

Studiuesi, qytetërimi dhe homoseksualët

»10

Karburanti në SHBA nis uljen e çmimit

Koment Speciale

»14

Page 2: metropol 19 maj

02 E shtunë 19 maj 2012 •

« POLITIKE

Intervistë dhënë dje për “Zërin e Amerikës”

Topi: Presidenti i ri të mos i përkasë një partie. Të hiqen imunitetet

Në një intervistë dhënë dje për programin “Ditari” të “Zërit të Amerikës” (VOA), gazetarit Arben Xhixho, Presidenti i Republikës në ikje, Bamir Topi deklaroi së pasardhësi i tij në krye të shtetit duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve. Sipas Topit një president i një krahu politik do të paragjykohej për qëndrimet e tij në këtë in-stitucion, për aq kohë sa vendin e presin një sërë sfidash. Kryetari i Shtetit prej tre ditësh ndodhet në SHBA në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Nivelit të Lartë në OKB.

Gazetari: Procedurat për presidentin e ardhshëm të ven-dit tuaj pritet të nisin javën e ardhshme, ndërkohë që de-batet, hamendësimet, spekullimet kanë filluar tashmë. Cili është mendimi juaj për pasardhësin tuaj? Nga komuniteti ndërkombëtar po kërkohet një figurë që të përfaqësojë unitetin e popullit, pra, thënë ndryshe, një president që të jetë i pranuar nga të gjitha palët. Ju si e gjykoni këtë pro-ces?

Topi: Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyre po kujdesemi gjithnjë e më shumë që të jemi në rregull me ndjesinë e ndërkombëtarëve, se sa me atë që duhet të kemi ne konkretisht, qoftë si shoqëri, qoftë si institucione. Unë do ta konsideroja jo fort elegante që të merresha me identikitin e pasardhësit që do të jetë në zyrën e Presidentit te Republikës, por duke njohur tashmë problematikën e atij institucioni, por edhe lidhjet kushtetuese që ky institucion ka me institucionet e tjera, pra duke e parë në një farë mënyre situatën në pamje “3 di-mensionale”, si qytetar, si ish parlamentar, por edhe si President, unë do ta konsideroja procesin e zgjedhjes së Presidentit, jo vetëm nga pikë pamja kushtetuese, por edhe nga fryma e zgjedhjes; dhe këtu jam dakord me mjaft zëra që jo vetëm duhet të jetë një proces serioz e i kujdesshëm, por nga ana tjetër duhet të gjejë një konsensus sa më të gjerë.

Gazetari: Zoti President, një prej pushteteve kryesore që në Shqipëri nuk funksionon siç duhet, por që ka ndikim të madh tek të gjithë zhvillimet në vend, është ai i drejtësisë. Vitet e fundit drejtësia është vënë në provë me procese, ku kanë qenë të përfshirë edhe figura të larta të politikës, që në një mënyrë apo në një tjetër, kanë mbetur të paprekura. Një pjesë e analistëve thonë se drejtësia në vendin tuaj ka dështuar. A ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Topi: Unë shfrytëzoj rastin në këtë studio të nderuar për të thënë që vetëm nëpërmjet reformave, të cilat detyrimisht duhet të fillojnë me heqjen e imunitetit në mënyrë që politikanët qofshin këta të kar-rigeve më të larta të shtetit, por edhe gjyqtarët e prokurorët, do të ndihen njësoj si qytetarët, e duke u ndjerë njësoj si qytetarët, do të ndjehen të përgjegjshëm për hallet që kanë qytetarët. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për çështje të cilat janë pjesë e rëndësishme e jetës politike, por edhe për çështje të ditës, sikurse janë çështjet e pronave, apo çështje të tjera, që kanë nevojë për një sistem drejtësie të drejtë dhe korrekt.

Gazetari: Zoti President, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, çfarë përgjegjësie mbani ju për këtë gjendje të drejtësisë në Shqipëri, ku mendoni se çalon vendi që nuk ka një sistem më funksional të drejtësisë?

Topi: Unë mendoj që asnjë nga aktorët e rëndësishëm institu-cionalë , kur gjendja e drejtësisë është e përkufizuar në mënyrë të tillë, asnjëri nuk do të ndihej rehat. Sepse kjo patjetër kërkon që në kuadrin e reformave duhet të ketë së pari një mirë kuptim politik. Në kushtet kur në Shqipëri ka pasur kohë pas kohe va-kume të rënda institucionale, përsa i përket jo vetëm mungesës së miratimit të ligjeve, por edhe mungesës së debatit politik dhe publik për këtë çështje, unë mendoj që çdo njeri, aq më shumë ata që merren me vendimarrjen politike, duhet të ndihen keq. Por besoj që të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe Presidentin, edhe parlamentarët, të gjithë ata që merren me çështje të drejtësisë, duhet të jenë në sinkron për të parë ku kanë gabuar, e sidomos për të parë se si duhet ecur me reformat në vazhdim.

Gazetari: Disa javë më parë mes jush dhe shumicës u hap një debat i ashpër në lidhje me emërimin e Nënkryetarit të KLD-së. Ju propozuat një prej anëtarëve që është gjyqtar, por votimi ende nuk është bërë. Jeni tërhequr nga pozicioni juaj, apo ka arsye të tjera për këtë vonesë?

Presidenti Topi: Unë nuk njoh tërheqje në linjën time, ju e dini që kam qenë konsekuent. Problemi është tek një vendimarrje racionale, por ajo që është shumë e domosdoshme, do të tho-ja, është që askush nuk duhet të mendojë, që dikush tjetër që vjen mbrapa duhet të bëjë emërimet. Unë mendoj që kjo është vlera që kanë institucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet në mo-mentin që atij i mbaron afati kushtetues dhe puna për atë që vjen mbrapa, fillon kur atij i nis afati kushtetues. Këtu nuk është çështje emrash dhe individësh, këtu është çështje e stabilitetit dhe performancës së institucioneve. Nga kjo pikë pamje, në vijim të takimeve që do të ketë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të marrë në shqyrtim edhe kë të çështje, sepse nuk mund të funksionojë në kapacitet të plotë, në rast se nga pikë pamja strukturore këto institucione nuk plotësohen.

Marrë me shkurtime nga “Presidenca”

MIRATOHET LIGJI “PËR KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR”

Kthehen kufijtë e 2001-shit, e djathta miraton nismën e PS-së

“Kjo frymë konsen-suale i hap rrugë që të votohet në seancë plenare, por theksoj sa më shpejtë të jetë e mundur. Pas diskutimit që do të zhvillohet me tri dikasteret mund të shihet e domosdoshme që të bëjmë ndryshime të rëndësishme në Kodin Detar, por gjithmonë duke pasur parasysh diskutimet që do të shtrohen për këtë ligj.”

ILIR

GJO

NI

“Pas shfuqizimeve që i janë bërë ligjit të 2001-shit, posaçërisht pas miratimit në vitin 2003 të konventës së OKB-së nga deti, Shqipëria ka qenë palë e të gjitha konventave që përcaktojnë kufijtë përmes marrëveshjeve. Shqipëria në detyrim të saj ndaj konventës së OKB-së ka arritur marrëveshje me të gjitha vendet fqinje.”

BU

JAR

NIS

HA

NI

Në Komisionin e Ligjeve u arrit që amendamenti ynë në vend të futej në ligjin e 2008, por u la në fuqi neni 3 i ligjit të 2001-shit. Përmbajtja është identike me amenda-mentin e propozuar nga PS-ja. Kjo u arrit pas një konsulte me Minis-trinë e Brendshme, Ministrinë së Jashtme dhe të Mbrojtjes, por dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve.

KO

NSE

NSU

SI

Herion Mesi

Pas shfuqizimit të mar-rëveshjes detare me Gre-qinë nga ana e Gjykatës

Kushtetuese, vendi nuk kishte një ligj që përcaktonte gjurmën e kufirit shtetëror. Por Komi-sioni parlamentar i Sigurisë në mbledhjen e tij të djeshme mi-ratoi në unanimet dhe me kon-sensus kërkesën e propozuar nga deputetët e Partisë Social-iste për një ndryshim në ligjin nr. 9861, datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyr-jen e kufirit shtetëror”. Në fjalën e tij para deputetëve nënkryetari i Komisionit të Sig-urisë, njëherësh dhe nismëtari i këtyre ndryshimeve, Ilir Gjoni, u shpreh se fryma konsensuale për miratimin e këtij projektligji i hap rrugë miratimit të tij në një nga seancat e ardhshme plenare. “Propozimi ynë për të lënë në fuqi vetëm nenin 3 të ligjit nr. 8771 të vitit 2001 erdhi pas konsultimeve dhe si rezultat i propozimeve të Min-istrit të Brendshëm, zotit Nis-hani dhe me miratimin edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes”, - tha Gjoni. Në unanimitet de-putetët e Komisionit të Sig-urisë votuan unanimisht për kthimin e ligjit të mëparshëm të vitit 2001, ku përcaktohen kufijtë shqiptarë. Gjatë dis-kutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve kreu i Ministrisë së Brendshme, Bu-jar Nishani, e vlerësoi projek-tligjin në fjalë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin tjetër që ka lidhje me të. Edhe në aspektin procedural shqyr-timi i projektligjit, sipas Nis-hanit, është në përputhje me procedurat ligjvënëse, të për-caktuara në Rregulloren e Ku-vendit. “Marrëveshja që u arrit me Greqinë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe deri në negocimin e një mar-rëveshje tjetër ne jemi plotë-sisht dakord që të kthehet ai parashikim i kufirit, kryesisht detar, që ka qenë në ligjin e vi-tit 2001”, - tha Nishani. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes nevojitet një ek-spertizë ligjore dhe teknike e teknicienëve të Ministrisë, konkretisht të Forcave De-tare. Parimisht Ministria e Mbrojtjes u shpreh dakord me propozimin e Ministrisë së Brendshme. Në gjykimin e socialistëve, përcaktimi i bërë në ligjin e 2008-s krijon pasoja të rënda për integrite-tin territorial të Shqipërisë, pasi me shfuqizimin e ligjit nr. 8771 të vitit 2001 në tërësi dhe në mënyrë të veçantë shfuqizimin e nenit 3 të tij Shqipëria ka shfuqizuar vijën e drejtë bazë të Republikës së Shqipërisë, koordinatat e së cilës përcaktoheshin nga ky nen. “Ne nuk mund të bëjmë

sikur nuk dimë që potencialisht dhe ligjërisht vendi ynë kishte ngelur pa kufij”, - tha deputeti i PS-së Ilir Gjoni. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe anëtari i par-tisë “Fryma e Re Demokratike” Gazmend Oketa, i cili kërkoi futjen në fuqi të menjëhershme të ligjit të vjetër. “Janë disa pika, njëra nga të cilat thotë se Sh-qipëria ka humbur vijën ndarëse të ujërave territoriale, koordina-tat e së cilës përcaktohen nga ky nen. Gjykoj se, në rast se këto konstatime janë të vërteta dhe nuk i vë në dyshim, besoj se hy-rja në fuqi e ligjit duhet të jetë e menjëhershme” - u shpreh Oketa. Përfundimisht me mi-ratimin e djeshëm Komisioni i Sigurisë i hapi dritën jeshile amendimit të ligjit për kufijtë të miratuar në vitin 2008.

“Janë disa pika, njëra nga të cilat thotë se Shqipëria ka humbur vijën ndarëse të ujërave territoriale, ordinatat e së cilës përcaktohen nga ky nen. Gjykoj se, në rast se këto konstatime janë të vërteta, dhe nuk i vë në dyshim, besoj se hyrja në fuqi e ligjit duhet të jetë e menjëhershme,”- tha dje në mbledhjen e komisionit kreu i FRD-së, Oketa.

Gaz

men

d O

keta

Peshkatarët

Nishani: U ndaluan për verifikim

Në mbledhjen e djeshme socialistët kërkuan shp-jegimin e ministrit të Brend-shëm në lidhje me pengimin e subjekteve tregtare të peshkimit në Sarandë për të kryer aktivitetin e tyre. “Ne përmes medieve jemi vënë në dijeni për cenim të ujërave tona territoriale apo moslejim të ushtrimit të funksioneve apo veprimtarive ekonomike”, - tha deputeti Ilir Gjoni. Ndërsa ministri Ni-shani deklaroi se pretendimi i peshkatarëve shqiptarë nuk qëndron, pasi sipas tij ata ndalohen për verifikim doku-mentacioni nga autoritetet greke vetëm kur i drejtohen Korfuzit për furnizim me karburant. “Raste të anijeve tona që mund të jenë gjobitur nga Greqia nuk ka pasur, pavarësisht se u referoheni medieve. Autoritet e kufirit kanë marrë kontakt me ato greke dhe nuk kanë njoftuar asnjë. Pretendimi i tyre ka qenë që gjatë udhëtimit për në Konfuz për t’u furnizuar me naftë kanë pasur kontakte. Ka kontakte të rregullta trija-vore me ata grekë. Për kufirin detar policia e kufirt kryen takime të përmuajshme me rojën kufitare greke dhe në asnjë rast nuk është ngritur ky pretendim. Integriteti i kufirit dhe hapësirat tona në asnjë rast nuk kanë mbetur pa u menaxhuar”, - iu përgjigj interesimit të deputetëve ministri Bujar Nishani.

INCIDENTET

Page 3: metropol 19 maj

03• E shtunë 19 maj 2012

»POLITIKE

Berisha pret Thaçin

Implementim i marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri Berisha priti në një takim kreun e PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçi, me të cilin diskutoi zhvillimet e fun-dit në Maqedoni. Referuar ngjarjeve atje, në takim u ripohua qëndrimi në mbështetje të plotë të të gjitha përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar dhe vendosjen e autorëve të tij para drejtësisë. Gjithashtu u theksua shqetësimi se çdo lloj përpjekjeje dhe spekulimi, duke i veshur këtij krimit shkaqe et-nike, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrim-in euroatlantik. Në këtë kontekst, çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqe-donase nuk kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës. Berisha theksoi rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit si kusht themelor për stabilitetin, bashkëjetesën midis komuniteteve në Maqedoni dhe për ta zhvilluar këtë vend si një shoqëri multietnike.

Nderimi i figurave

Topi dekoron aktorin Riçard Gir

Presidenti i Repub-likës, Bamir Topi, vlerësoi e nderoi dje në një ceremoni dekorimi të veçantë dhe në prani të shumë bashkatdhetarëve kontributin e rëndësishëm të federatës panshqiptare të Amerikës “Vatra” dhe të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore. Kreu i shtetit dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Riçard Gir me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publi-kut amerikan e më gjerë krimin çnjerëzor, spas-trimin etnik në Kosovë në vitin 1999 nga makina ushtarake serbe kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta”. Po ashtu presidenti dekoroi Elez Hysen Bib-eraj për kontributin e tij në zhvillimet demokratike të Shqipërisë si dhe fu-qizimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA; peshkopin Agathangel (Çamçe), at Vasil Markon, Sali Efendi Myftinë, Imam Vehbi Ismailin (pas vdekjes).

MAQEDONIPREZANTOHET PROJEKTI I USAID-it “PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE”

Decentralizimi, Berisha: Vilni taksat!Basha: Duhet ndarje e re administrative. Arvizu: Bashkëpunoni

Meta në konferencën e CGDC-së në Vjenë

“Shqipëria shembull se si demokracia sjell zhvillim”

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në konfer-encën vjetore të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC) në Vjenë. Gjatë diskutimit me temë “Mbi demokracinë dhe fuqinë ekonomike” ai parashtroi një analizë mbi fuqinë e tregjeve financiare në botë dhe influencën që ato ushtrojnë mbi politikën, duke prekur njëkohësisht marrëdhënien mes funk-sionimit të demokracisë dhe presionit që fuqia ekonomike e aktorëve financiarë ushtron mbi vlerat themelore të një sistemi demokratik. Sipas tij, fuqia e vërtetë ekonomike e një vendi është prosperiteti i qytetarëve, e shoqëruar me një shpërndarje të efekteve të barazisë në shoqëri, duke forcuar përgjegjsh-mërinë e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve. Meta tha se Shqipëria dhe Ballkani janë shembuj të mirë të vendeve, ku zhvillimet demokratike kanë sjellë benefite ekonomike për qytetarët. “Sfida jonë sot është se si të sigurojmë vazhdimësinë e rritjes ekonomike për vitet e ardhshme. Rritja e përgjegjshmërisë të të zgjedhurve ndaj elektoratit të tyre do të sillte një fuqizim të qytetarëve si dhe do të rriste cilësinë e demokracisë”, - deklaroi numri një i LSI-së, duke theksuar rëndësinë e rolit të shtetit në mbikëqyrjen e tregut.

EKONOMIAINCIDENTI MES SPAHISË E VAN DEN DOL SHQETËSON HOLANDËN

Debate për deklaratat e ambasadoritParlamenti holandez kërkon shpjegime nga Dol

Polemika në lidhje me inci-dentit mes Ekrem Spahisë dhe ambasadorit holandez në Ti-ranë për homoseksualitetin ka kaluar kufijtë, duke mbërritur deri në Holandë, ku deputetët e parlamentit kërkuan shpjegime mbi pozicionin e ambasadorit. Parlamenti i Holandës ka dis-kutuar dje mbi incidentin mes zëvendësministrit shqiptar të Mbrojtjes dhe ambasadorit holandez Van Den Dol për ho-moseksualitetin. Deputetët e Partisë Liberaldemokrate D-66 kanë kërkuar shpjegime dhe sqarime nga ministri i Jashtëm Uri Rosental, pasi Spahia kërkoi që Van Den Dol të shpallej per-son “non grata”. Zëvendësmin-istri i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe kreu i PLL-së Spahia i kon-sideroi fyese ndaj tij etiketimet që kishte bërë diplomati holan-dez në një emision televiziv, ndaj kërkoi dëbimin e tij nga

LGTB-ja në Tiranë. Ambasadori holandez në Tiranë u shpreh i habitur nga deklarata e Spahisë dhe tha se kishte mbështetjen e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili e kishte cilësuar të papranueshme deklaratën zëvendësministrit të Mbrojtjes. “Mua më ka ardhur keq dhe ende më vjen keq që duke folur për vlerat e evropiane të për-bashkëta unë paskam ofenduar zotërinë në fjalë. Dua të them se kam ndier mbështetjen nga deklarata e djeshme e Kry-eministrit Berisha në lidhje me këtë çështje. Gjej rastin ta falënderoj atë publikisht”, - tha të enjten ambasadori holan-dez. Edhe kreu i komisionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, përmes një deklarate shprehu solidaritetin ndaj kolegut ho-landez dhe cilësoi vajtuese dhe të papranueshme thirrjen për ta shpallur atë ‘non grata’.

Shqipëria, për shkak se kishte fyer një zyrtar të qeverisë sh-qiptare. Polemikat kishin në themel qëndrimet e kundërta të dy zyrtarëve lidhur me ho-moseksualitetin, pasi ambasa-dori holandez ishte angazhuar publikisht në mbarëvajtjen e një manifestimi organizuar nga

Projekti i USAID-it “Për planifikimin dhe

qeverisjen vendore” (PLGP) punon si në nivelin

qendror të politikave, ashtu dhe në nivelin

vendor për të bërë të mundur pranimin e pari-

meve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të

përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe

teknikat praktike për drejtuesit e bashkive.

USAID-i me mbështetjen e tij direkte, ose nga

agjencitë e tjerat të qeverisë amerikane, ka

shndërruar në histori suksesi qindra pro-

jekte në të katër anët, projekte të cilat

kanë shënuar një transformim rrënjësor të

praktikave, kanë dhënë një ndihmë në rritjen

e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Kreu i qeverisë tha se mes mijëra ankesave

gjatë këtyre viteve nuk ka pasur qoftë dhe një

të vetëm për diskriminim nga qeveria qendrore

për shpërndarje fondesh mbi baza partiake.

“Ju garantoj se nuk do të ketë asnjëherë.

Ne do t’i përmbahemi ligjit dhe absolutisht

vetëm ligjit në këtë aspekt”, - tha Berisha.

Albana Lika

Mosvjelja e taksës së biznesit të vogël dhe e taksës së pronësisë

ishin dy probleme madhore të qeverisjes vendore, sipas Kry-eministrit Sali Berisha. Ai mori pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit të USAID-it “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore në Shqipëri”, nga ku u tërhoqi vëmendjen krerëve të pushtetit vendor për admin-istrimin e të ardhurave që me ligj u takon atyre. “Nuk mund të mos them këtu se eksperi-menti i parë i bërë me taksën e biznesit të vogël nuk mund të konsiderohet i suksesshëm. Një nga hendekët e krijuar në mosrealizim vjen pikërisht nga mosvjelja e mosadministrimi si duhet i taksës së biznesit të vogël. Ka një problem të dytë madhor: ne duhet të ecim para dhe nuk duhet të ketë pengesa në decentralizimin fiskal, por ju e dini vetë se cila është për-qindja e taksës së pasurisë, e cila është një taksë kryesore për ju”, - tha Kryeministri. Në vlerësim të projektit të USAID-it numri një i qeverisë shqip-tare shprehu gatishmërinë për të ndarë me vendorët të ardhu-rat fiskale. “Shpreh kënaqësinë që në këtë projekt do të ridi-mensionohet decentralizimi fiskal, si një kusht themelor për konsolidimin e decentrali-zimit në tërësi. Zotohem se qeveria është e gatshme të ndajë me ju të ardhurat fiskale mbi bazë ligjesh transparente. Unë ju garantoj se ne do të ndajmë mbi bazën e këtij pro-jekti një sërë taksash me ju.

Por ju bëjmë thirrje që si qeveri vendore duhet të merrni për-sipër një menaxhim efecient të burimeve tuaja”, - u shpreh Kry-eministri. Forcimi i disiplinës në të gjitha hallkat ishte një tjetër kërkesë e kreut të pushtetit qendror për përfaqësuesit e pushtetit lokal. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim

Basha, kërkoi në fjalën e tij nisjen e diskutimeve për pro-jektligjin e ndarjes së re admin-istrative të territorit, çka sipas tij do të sillte një shërbim më efecient për qytetarët. “Dëshiroj t’u shpreh nevo-jën akute për të rishikuar ndarjen administrative të territorit të Shqipërisë, i cili

për nga kilometrat katrorë që ka dhe njësitë në të cilat ndodhet të lë përshtypjen për një shtet ndoshta më të madh të kontinentit europian, por nuk është kështu”, - tha kryebashkiaku Basha. I pran-ishëm në këtë ceremoni, am-basadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri thirrje

për bashkëpunim. “Të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, kërkon që transferimi i buri-meve të jetë i drejtë dhe trans-parent. Më e rëndësishme se mbështetja është udhëheqja politike”, - tha Arvizu.

Page 4: metropol 19 maj

04 E shtunë 19 maj 2012 •

« SOCIALE

DETAJIMI I PLOTË I PLANIT TË RI URBANISTIK

Sistemimi i Tiranës,lëvizja në 5 unaza,

zhvillimi në 7 qendra, Pranvera Kola

Tirana ka tashmë planin e saj të detajuar për zhvil-limin që do të ndjekin të

gjitha zonat brenda dhe jashtë vijës së verdhë. Dita e djeshme ka shënuar zbardhjen e risive që ky plan siguron për renditjen e Tiranës përkrah qyteteve mod-erne evropiane. Me planin e ri kufijtë administrativë nuk do të ndryshojnë, por do të futet një metodologji e re e planifikimit urban, duke mos përjashtuar bashkitë dhe komunat përreth. Eksperti i urbanistikës Agron Lufi ka deklaruar se Tirana për vite ka vuajtur nga fakti që ka vetëm një qendër, teksa plani i ri sugjeron formulën e zhvillimit të Tiranës në 7 pole të ndryshme, të cilat në mënyrë individuale do të ofrojnë të gjitha shërbimet për qytetarët. Në këto kushte, qytetarët nuk do të udhëtojnë më drejt qendrës për marrjen e shërbimeve të caktuara, si-kundër ka ndodhur deri më sot. Lidhja e këtyre poleve mes tyre do të mundësohet nëpërmjet skemës së re të sistemit të qarkullimit rrugor të unazave, ku veç unazës se vogël dhe asaj qe është në ndërtim ur-banistët kanë projektuar edhe 3 unaza të tjera për të lehtësuar rafikun. Është menduar që t’u jepet frymëmarrje edhe rrugëve hyrëse e dalëse të Tiranës me pjesët e tjera të Shqipërisë, veçanërisht forcimit të lëvizjeve në Rrugën e Durrësit, Rrugën e Kavajës dhe Rrugën e Elbasan-it, duke hapur dhe dy hyrje të reja për në qytet: atë lindore, Rruga e Arbrit, dhe hyrja veri-ore, rruga e trenit.

Ndarja në 7 qendra Për këtë janë parashikuar

pesë qendra të reja. Njëra është poshtë stacionit të trenit, që është konceptuar me funksione publike, administrative, rekrea-tive. Është pjesa lindore e Tira-nës, që është pjesa e spitaleve. Ky pol do të ketë funksione që do t’i shërbejnë shëndetësisë, sepse është qendra e spita-leve, por do të pasurohet edhe me shërbime të tjera tipike për qendrën. Poli i tretë do të jetë qendra e Qytetit Studenti, ku tema kryesore është arsimi, por do të pasurohet me shërbime të tjera publike. Poli i katërt do të jetë pjesa e digës së Liqenit, ku domeni kryesor do të jetë me funksione rekreative. Ndërsa poli i pestë do të jetë pjesa e Fushës së Aviacionit, ku do të synohet që të futen aktivitete biznesi, administrative, rekrea-tive. Përveç këtyre pesë poleve do të jenë edhe dy qendra në një largësi pak më të madhe nga qendra e Tiranës: është Kombi-nati, ku sipas variantit të propo-zuar nga Fakulteti i Inxhinierisë

së Ndërtimit sugjerohet ndërti-mi i një fshati dhe universiteti në Kazmës, ku mendohet që tema kryesore të jetë arsimi, me kri-jimin e një kampusi të ri univer-sitar për disa disiplina arsimore.

Rrjeti rrugor Urbanisti Lufi ka deklaruar

se plani sjell risi dhe është am-bicioz edhe për sistemimin e rrjetit rrugor dhe drejtimeve të lëvizjes së automjeteve private e transportit publik. Grupi strat-egjik i ekspertëve gjatë detajim-it të planit ka ruajtur sistemin e lëvizjes me anë të pesë unazave të mëdha si dhe ka sistemuar

qarkullimin në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit. Tirana do të ketë një rrjet prej 5 unazash. Un-aza 2 është ajo që dikur quhej “unaza e mesme”, që gjithashtu do të funksionojë me sens unik lëvizjeje, por në drejtimin e kundërt të lëvizjes me unazën 1. Unaza 3 është praktikisht unaza

ekzistuese e qytetit, por që sug-jerohet plotësimi i saj për pjesën jugore të qytetit. Plotësimi i saj në pjesën jugore është tejet i vështirë në krijimin e një gjurme të plotë, ndaj mund të pranohet një ridimensionim i saj, duke komprometuar një pjesë të fluk-sit të lëvizjes. Unaza 4 është risi

për Tiranën, pasi sot nuk ekzis-ton as si gjurmë në asnjë prej planeve. Duke qenë se distanca nga unaza 3 deri tek unaza 5 është relativisht e madhe, kon-siderohet e rëndësishme që të vendoset unaza 4, në gjurmën e së cilës mund të shtrihet dhe një nga linjat e tramit.

Qarkullimi i automjeteve

Ndarja me 5 unaza për lëvizjen e makinave

Plani urbanistik parashikon tri rrugë kryesore hyrëse në Tiranë si dhe ndarjen e qartë të 5 un-azave, që do t’i vijnë në ndihmë skemës së mirëme-naxhimit të trafikut dhe qarkullimit të automjeteve. Konkretisht, unaza 1, është unaza e vogël e qytetit, e cila në formën e saj sjell një risi. Praktikisht janë dy miniunaza, që funksionojnë me sens unik si ingranazhe lëvizëse, duke bërë që qendra të jetë pedonale. Unaza 2 është ajo që dikur quhej “unaza e mesme”, që gjithashtu do të funksionojë me sens unik lëvizjeje, por në drejtimin e kundërt të lëvizjes me unazën 1. Unaza 3 është praktikisht unaza ekzistuese e qytetit, por që sugjerohet plotësimi i saj për pjesën jugore të qytetit. Plotësimi i saj në pjesën jugore është tejet i vështirë në krijimin e një gjurme të plotë, ndaj mund të pranohet një ridimensionim i saj, duke kompro-metuar një pjesë të fluksit të lëvizjes. Urbanisti Lufi ka deklaruar se unaza 4 është risi për Tiranën, pasi sot nuk ekziston as si gjurmë në asnjë prej planeve. Duke qenë se distanca nga unaza 3 deri tek unaza 5 është relativisht e madhe, konsiderohet e rëndësishme që të vendoset unaza 4, në gjurmën e së cilës mund të shtrihet dhe një nga linjat e tramit, për të cilin do të flitet më vonë. Unaza 5 është unaza e jashtme e qytetit, zbatimi i së cilës ka filluar tashmë në disa segmente. Plani sugjeron të debatohet në publik mbi disa opsione që ka gjurmimi i pjesës veriore të saj.

Përdorimi i transportit publik

Linjat për lëvizjen meurban dhe tramvaj

Risi e planit është dhe rrjeti i transportit pub-lik. Duke analizuar strukturën aktuale të lëvizjes, janë evidentuar korridoret që duhen mbuluar me shërbim. Është parë se disa zona (spitalet, uni-versitetet e qendrat tregtare) shkaktojnë flukset kryesore të lëvizjeve, të cilat do të kenë prioritet transportin publik. Linja lindje–perëndim është një nga më klasiket në qytetin e Tiranës, ndaj dhe tramvaji do të ketë një linjë të tillë. Linja veri–jug do të sigurojë shër-bimet e lëvizjes së gjithë qytetit drejt aeroportit dhe drejt zonës ekonomike. Për këtë arsye në pjesën veriore kjo linjë ndahet në dy nënlinja: njëra linjë synon lëvizjen drejt aeroportit, tjetra do të çojë njerëzit drejt vendeve të punës në zonën ekonomike përgjatë autostradës. Kjo nënlinje synon të mbledhë flukse lëvizjeje edhe nga pjesa veriore e qytetit, ku ndodhet një pjesë e mirë e krahut të punës, që do të punësohet në zonën ekonomike gjatë autostradës. Tramvaji parashikon edhe një linjë unazore, që zhvillohet në nivelin e un-azës. Përgjithësisht linjat kryqëzohen në qendër, ku do të vendoset stacioni qendror për tramin e auto-busët. Linjat e autobusëve do të jenë komplementare me linjat e tramvajit, në mënyrë që të kapitalizohet mbledhja flukseve të lëvizjeve. Për këtë arsye në nivelet e tjera të unazave do të parashikohen linja autobusësh. Gjithashtu me linja autobusësh do të mbulohen disa zona, si Shkoza, Rrapi i Treshit etj.

Ku do të lejohen ndërtimet

Kufiri ku do të ndahet zhvillimi urban e rural

Plani i ri urbanistik siguron ndarjen e kufijve të qartë në lidhje me kriteret që do të ndiqen për urbanizimin e Tiranës brenda e jashtë vijës së verdhë. Konkretisht, urbanisti Agron Lufi ka deklaruar: “Në planin rregullues dhe në konceptin rajonal ne po futim konceptin e kufirit të urbanizimit (të ashtuquajturin ‘Green Belt’). Ky kufi presupozon vënien e një limiti në procesin e urbanizimit pa kriter, që ka çuar në përdorim pa efiçencë të tokës bujqësore. Kjo nuk do të thotë se jashtë kësaj vije nuk lejohet ndërtimi, por do të thotë që jashtë kësaj vije shteti nuk parashikon procese urbanizuese. Kjo vijë esencialisht ndan aktiv-itetin urban me atë rural. Ky rajon ka në themel të tijin një bazë të zhvillimit ekonomik. Një rajon i tillë nuk mund të konceptohet pa vënë në dispozicion territorin e caktuar për aktivitetet ekonomike. Shpërndarja e ish-zonave industriale dhe pozicioni i tyre në raport me urbanizimin e Tiranës nuk jep shanse për to për të shërbyer si zona kryesore të aktivitetit ekono-mik industrial. Ndaj krijimi në trendin natyral i një zone ekonomike për metropolin është imediate. Shtrirja e saj përgjatë autostradës deri në afërsi të aeroportit, vetë pozicioni gjeografik dhe infrastruktura e kësaj zone japin mundësi për tërheqjen e investimeve të duhura për të krijuar në këtë të zonë motorin ekonomik të rajonit.”

URBANISTI AGRON LUFI

Ndarja e Tiranës në 7 pole të ndryshme zhvillimi • Një pol zhvillimi është ai që shtrihet poshtë stacionit të trenit dhe që merr

një hov të madh zhvillimi me zbatimin e projektit të “Grimshaë Architects” për Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

• Një tjetër pol shtrihet në zonën e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktiv-itetin shëndetësor, por natyrisht do të ketë edhe shërbime të tjera për qytetarët.

• Një pol tjetër do të shtrihet në Qytetin Studenti me funksion kryesor arsimin, por plani sugjeron pasurimin e kësaj zone me shërbime të tjera rekreative, sociale dhe administrative, në mënyrë që të pasurohet dhe forcohet roli i këtij poli.

• Një pol i ri, ai jugperëndimor, do të krijohet rishtas, duke akomoduar shërbime që Tirana i ka me mangësi. Kryesisht do të jenë shërbimet rekreative dhe sportive.

• Një tjetër pol është ai që shtrihet përgjatë Fushës së Aviacionit, në të cilën planifikohen shërbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i këtij poli do të katal-izojë rizhvillimin e kësaj zone, si një nga zonat më të neglizhuara të qytetit.

• Në polin e Kombinatit është parashikuar akomodimi i disa funksioneve spor-tive me sfond olimpik.

• Ndërsa poli veriperëndimor parashikon forcimin e funksionit arsimor të Kodër-Kamzës dhe pasurimin e shërbimeve dhe funksioneve në këtë zonë.

Shtrirja e saj përg-jatë autostradës deri në afërsi të aero-portit, vetë pozicioni gjeografik dhe infras-truktura e kësaj zone japin mundësi për tërheqjen e investi-meve të duhura për të krijuar në këtë të zonë motorin ekono-mik të rajonit.”

Page 5: metropol 19 maj

05• E shtunë 19 maj 2012

»SOCIALE

PËR SECILIN BLLOK BANIMI KRITERE SPECIFIKE PËR NDËRTIMET E REJA

Ndarja e Tiranës në 600 blloqe banimi Ndarja në blloqet e banimit, lagjet dhe njësitë administrative

Komplikacionet

Alarmi, në rritje përhapja ehipertensionit

Hipertensioni po klasifikohet si një ndër sëmundjet që po mbart gjithnjë e më shumë pasoja fatale për jetën e shqiptarëve. Kjo pasi niveli i vdekshmërisë së shkaktuar nga kjo sëmundje gjatë viteve të fundit shfaqet në rritje alarmuese. Duke iu referuar të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore, konfir-mohet se tensioni i lartë vazhdon të jetë numri një i sëmundjeve që po godet shqiptarët. Sipas këtyre të dhënave, jo pak, por mbi 25 për qind e popullatës në vendin tonë rezulton të jetë e prekur nga kjo sëmundje, e cila, nëse nuk trajtohet herët, mbart pasoja të rënda. Dje në Ditën Botërore Kundër Hi-pertensionit specialistët e autoritetit shëndetësor apeluan për rreziksh-mërinë që kanoset, nëse kjo sëmundje nuk merr trajtimin e duhur në kohë. “Çdo vit po shohim që rastet po shtohen. Rreth 20-25 për qind e pop-ullsisë është e rrezikuar nga kjo sëmundje. Ka disa faktorë që shfaqet kjo sëmundje. Krahas faktorëve trashëgimisë familjare, një nga faktorët është mënyra e të jetuarit, që ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit me pjesëmar-rjen në aktiviteteve fizike, konsumimin e alkoolit dhe duhanit”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme përfaqësuesja e ASHR-së, Vojsava Sulçe. Rritja e numrit të prekurve për pasojë ka rritur dhe vdekshmërinë, pasi rezultojnë se 45 për qind e të sëmurëve si rezultat i komplika-cioneve nga sëmundja humbin jetën. Shumë të tjerë nga ndërprerja e mjekimit dhe dietës ushqimore. “Komplika-cioni kryesor i hiperten-sionit është goditja në tru dhe është rreth 45 % vdekshmëria në goditjet në tru. Ndërsa tek in-farktet rrotullohet rreth 16- 20 % vdekshmëria nga hipertensioni dhe që shkakton pastaj infark-tin”, - ka shtuar më tej Sulçe. Për këtë mjekët këshillojnë që pacient që kanë predispozitë gjene-tike për t’u prekur nga hipertensioni të masin vazhdimisht presionin arterial. Në rastet kur tensioni shfaqet në vlera të larta, duhet kërkuar ndihma e menjëhershme e mjekut specialist për të përcaktuar më pas trajtimin. Kujdes duhet treguar edhe me dietën ushqimore.

TRAJTIMI

KRIJIMI I LIDHJEVE ME PARQET PERIFERIKE TË TIRANËS

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbraGjelbërimi në brendësi të blloqeve të banimit

Plani i kushton një rëndësi të veçantë shtimit të sipërfaqes së gjelbër. Kështu, krahas zgjerimit të hapësirave gjelbëruese ndërmjet blloqeve të banimit Tiranës i shto-hen edhe parqet periferike, të cilat do të lid-hen me ato ekzistuese. “Në konceptin tonë e gjithë skema rajonale parashikohet të ketë 3 parqe periferik, se në fakt Tirana ka vuajtur dhe po vuan mungesat e sipërfaqet e gjel-bra. Kështu, parqet lokale, që në konceptin e planit do të rikuperojnë këtë mungesë, duke përmirësuar infrastrukturën në parkun ekzis-

tues të Liqenit Artificial, parkun e Farkës dhe krijimin e parkut të ri të Paskuqanit. Këto parqe nuk do ta bëjnë mirë funksionin e tyre, në rast se nuk mbështeten në parkun periferik të Kasharit, që shkon deri në Sauk e më pas në Stërmas dhe Parkun Kombëtar të Dajtit”, - ka konfirmuar arkitekti Kuçi. Për secilën zonë janë detajuar mbi bazën e kritereve të caktuar sipërfaqet që do të vihen në funksion të gjelbërimit. Kujdes do t’i kushtohet edhe gjelbërimit në brendësi të blloqeve të banimit, që për vite me radhë kanë qenë në raporte kritike.

KRYEBASHKIAKU BASHA PREZANTON PLANIN URBANISTIK

Plani i Tiranës moderne europiane Bashkëpunimi me 6 komuna e dy njësi bashkiake

Duke u ndalur në risitë që mbart plani urbanistik, krye-bashkiaku Lulëzim Basha ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se në hartimin e këtij drafti në nivelin e grupit teknik dhe strategjik janë përfshirë ekspertët më të mirë vendas, urbanistë, arkitektë, profesorë të universiteteve publike dhe private, publicistë, ekspertë të mjedisit dhe ekonomisë, historianë dhe studiues, por dhe studentë. Ky plan, i emër-tuar “Plani i Tiranës metro-politane”, shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat janë bashki dhe 6 komuna. Kjo shënon një risi, një model bashkëpunimi dhe natyrisht bën të mundur që qytetarëve t’u krijohen kushte më të mira të lëvizjes, shërbimit dhe in-frastrukturës. “Përkundër një historie të lodhshme të frymës konfliktuale dhe mungesës së bashkëpunimit edhe me vetë administratat vendore kufi-tare ne synuam që në fillim

pronës private si në rastet kur ndërtohet pallat, ashtu dhe kur është e destinuar për lulishte apo për rrugë. “Jemi dëshmitarë të një modeli të dështuar, që ka bërë që një pjesë e pronave të fitojnë vlerë përmes një pro-cesi planifikues selektiv dhe një pjesë të humbasë vlerë pikërisht për të njëjtën arsye. Kjo praktikë do të marrë fund. Plani aktual synon ta zgjidhë këtë problematikë, duke sjellë komponentin evropian të formulës së menaxhimit, çka do të thotë në themel që të gjithë banorëve, pronarëve, ndërtuesve t’u ofrohen shanse të barabarta zhvillimi të pro-nës së tyre, duke ulur barrën e funksionimit të një tregu të lirë, normal në qytet”, - shtoi më tej Basha. Për tre muajt e ardhshëm plani do t’u nënsh-trohet konsultimeve të vazh-dueshme me qytetarët dhe grupet e interesit, të cilët do të japin sugjerimet e tyre mbi përmbajtjen.

të procesit të ndërtojmë një klimë mirëbesimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njësitë vendore përreth. Me shumë përgjegjësi dhe kënaqësi ne njëkohësisht u angazhuam në një protokoll bashkëpunimi për ndërtimin e një vizioni të përbashkët zhvillimi metro-politan”, – theksoi kryebashki-aku. Studimi urbanistik sjell një vlerësim të barabartë të

Pranvera Kola

Respektimi i pronës private, ruajtja më fanatizëm i mje-disit dhe zhvillimi ekono-

mik janë tri shtyllat që do të sig-urojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Tiranës. Në detajimet e bëra sa i takon ndarjes së shërbimeve dhe fondit të ndërtimeve që do të lejohen në secilën zonë, pla-ni rivendos hierarkinë e struk-turës urbane, që nis nga Blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë ad-ministrative. Sipas arkitektit Flamur Kuçi, plani e ndan Ti-ranën në 600 blloqe banimi, ndërsa të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe komunat, në 2 mijë blloqe banimi, që do të funksionojnë si struktura me të gjitha shërbimet përkatëse. Në secilin bllok banimi do të ndiqen kritere të rrepta sa u takon shërbimeve që do të ofrohen për komunitetin, duke përfshirë sipërfaqet e gjelbra, lulishtet, shërbimet sociale kopshtet, çerdhet, shkollat e spitalet, funksionet adminis-trative, si dhe hapësirat për ndërtimet. Po qartë përcakto-het edhe pasaporta për secilin bllok dhe formula e menax-himit të pronës. “Shqipëria i ka humbur referencat për normat e ndërtimit e për këtë u jemi referuar disa normave nga manualet ndërkombëtare, sepse ne nuk kemi norma të planifikimit urban në Shqipëri. Ajo që mbetet e vështirë është

fondi ndërtimor që mund të lejohet për t’u ndërtuar në një bllok banimi. Fondi ndërtimor për një bllok është llogaritur në këtë formë për popullatën, ku përfshihet tërësia e metrave katrorë për frymë banimi që ka të nevojshme çdo banorë dhe që janë norma projektimi të huazuara nga manualet ndërkombëtare. Praktikisht në një bllok banimi, në një zonë, totali që mund të ndërtohet ose mund mbajë zona është 324 mijë metra katrorë ndër-tim. Ndërkohë territori ndër-timor është i gjithë territori i bllokut minus atë territor që duhet për shërbime dhe funk-sione publike. Raporti i këtyre të dyjave nxjerr parametrin ndërtimor që mund të ndër-tohet në atë bllok ndërtimi”, - pohon Kuçi. Parametrat ndër-timorë për secilin bllok nuk do të vendosen në bazë të prefer-encave, por në bazë të një linje të caktuar dhe tipologjisë që identifikon secilën zonë. Kësh-tu, për të 600 blloqet e banimit të Tiranës dhe 2 mijë blloqet e gjithë rajonit është detajuar edhe lista e të gjitha shërbi-meve që do të ofrojnë. Plani detajon rregulla të qarta sa u takon tipologjive të ndërtimit, duke përcaktuar kriteret për sheshet minimale dhe lartësitë e caktuara, që do të duhet të ndjekin ndërtimet për të rua-jtur estetikën e qytetit për të gjitha zonat si dhe distancat që secila prej këtyre objekteve do të duhet të plotësojë.

Page 6: metropol 19 maj

06 E shtunë 19 maj 2012 •

« AKTUALITET

ITALI- Gjykata e shtetit fqinj vendosi të mbyllë përfundimisht procesin ndaj të akuzuarve si përfitues të ndihmave hu-manitare të misionit “Arkobaleno” në Sh-qipëri. Janë liruar nga akuzat disa italianë dhe shqiptarë që sipas prokurorisë, kishin vjedhur qindra kuintalë makarona dhe ushqime të tjera, të destinuara për ref-ugjatët kosovarë, gjatë bombardimeve të Serbisë nga NATO në vitin 1999. Mediat italiane njoftuan dje se pas më shumë se 12 vitesh nga arrestimet e para, dje për-fundoi ky proces me vendimin për të mos ndjekur penalisht të përfshirët në hetime. Ata u akuzuan për mosmenaxhim të rreg-ullt të misionit humanitar “Arcobaleno”,

operacion i urdhëruar në vitin 1999 nga D’Alema. Procesi gjyqësor kishte filluar në 10 shkurt të vitit 2011 dhe kurrë nuk shkoi përtej çështjeve paraprake, për shkak se ka qenë një kohë shumë e shkurtër për të trajnuar një seancë që ka pasur mbi 100 dëshmitarë dhe 17 të pandehur.

AkuzatGjykatësit deklaruan gjithashtu shuar-

jen e ndalimit për Rahmi Isufin, shqiptarin që akuzohej për krimin e përvetësimit. Isufi i kishte shpëtuar kapjes në vitin 2000 dhe që atëherë ishte në arrati. Sipas aktakuzës, italianët i kishin ndihmuar shqiptarët për të përvetësuar qindra kg makarona dhe

produkte të ndryshme ushqimore të des-tinuara për refugjatët. Më 20 janar 2000 u arrestuan Masimo Simonelli (punëmarrës i Mbrojtjes Civile dhe shefi i misionit italian), Luciano Tenaglia, kreu i kampit të refug-jatëve të Vlorës, dhe Silvia Lucatelli Ales-sandro Mobobno, punonjës dhe vullnetar i Mbrojtjes Civile. Të gjithë u akuzuan për falsifikim, fshehje dhe keqpërdorim të fondeve. Në mesin e 17 të pandehurve në gjyq ishte edhe ish-nënsekretari i Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Franko Barberi, kreu i departamentit në kohën e Mbrojtjes Civile. Barberi u akuzua për pjesmarrje në vepër kriminale së bashku me sekretarin e tij.

Përgatiti Mariglen Mulla

Pasi blinin mallra të skad-uara, i magazinonin në një banesë private në Bathore dhe me një pajisje u ndry-shonin datën e skadencës, duke e shtyrë në kohë dhe hedhur përsëri në treg. Ky ishte mekanizmi që përdornin 3 personat që u kapën dje nga nga Sektori Kundër Krim-it Ekonomik Financiar i Poli-cisë së Tiranës, gjatë opera-cionit të koduar “Skadenca”. Ilirjan Pira, 21 vjeç, banues në Tiranë, Nefail Jaho, 41 vjeç, banues në Laknas dhe Agim Abddullai, 28 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan për pro-dhim të kundraligjshëm të ar-tikujve industrial e ushqimor. Të paktën 100 mijë euro mall u kapën dje. Gjatë ecurisë së këtij hetimi, u konkludua se këto mallra kryesisht si lëngje

Historia e 8-vjeçares që shqetësoi nënën

Mjekët: Vogëlushja shqiptare nuku përdhunua, ka anomali të lindura

ITALI- Dhimbjet në bark të vogëlushes shqiptare janë anomali të lindura shëndetësore dhe jo një përdhunim i mundshëm i saj. Në këtë përfundim kanë dalë dje mjekët italianë që vizituan vajzën shqiptare 8 vjeçe, e cila është ende nën vëzhgim në spitalin Salesi. Ata thanë se bëhet fjalë për disa anomali që janë gjetur në trupin e fëmijës, e sjellë në sallën e urgjencës së pediatrisë së Ankonës nga nëna, pasi fëmija kishte përjetuar probleme fizike që mund të bënin të mendohej se vogëlushja ishte abuzuar seksualisht. Anomalitë mund të jenë lindura dhe janë tani subjekt i një ekzaminim mjekësor. Fëmija rregullisht banon me gjithë familjen në Toskana, por teksa po vizitonin të afërmit në Mache, e ëma e vogëlushes vuri re ankesat e saj. Menjëherë u thirr policia dhe nisën hetimet për ndonjë përdhunim të mund-shëm, pasi mjekët vunë re disa shenja. Por nisur edhe nga dëshmia e fëmijës, e cila nuk përmendi ndonjë fakt kompro-mentues për dhunë seksuale dhe nga analizat mjekësore, ka rezultuar se 8-vjeçarja ka pasur disa anomali të lindura, kështu që përjashtohet përdhunimi.

Drejtësia angleze e dënon me 6 vjet

Vrau foshnjën e palindur, kosovari krijon precedent

ANGLI- Një gjyq për vrasjen e një foshnje të palindur, po zhvillohet në Angli për kosovarin Gurim Pajova, 24 vjeç. Në mars të vitit 2010, në një mbrëmje në qytetin Linkoln, ku pasi kishte pirë gjithë ditën në një pab, ai i ofroi mikeshës së tij angleze Sarah Miles, 23-vjeçare, të bënin një xhiro me makinën e tij. Ai i jepte makinës pa patentë angleze dhe pa siguracion. Për shkak të përmbysjes së makinës, duke qenë se ai kishte alkool në gjak tre herë e gjysmë më shumë se limiti i lejuar, shoqja e tij shtatzëne 6-muajshe, kaloi në hemoragji dhe pas 20 ditësh lindi parakohe një vajzë, e cila jetoi vetëm 25 minuta. Gurim Pajova nuk ishte babai i foshnjës, por ishte shok me vajzën shtatzëne dhe vëllain e saj, njofton gazeta “The Telegraph”. Ai ishte dënuar edhe më herët për dhënien e makinës nën influencën e alkoolit dhe pa pasur patentë dhe siguracion makine. Ai është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie në një proces që sipas juristëve është unikal dhe i paprec-edent në sistemin ligjor anglo-sakson. Në Gjykatën e Kurorës Mbretërore në Linkoln, u tha se vdekja e foshnjës ishte shkaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i lindjes së parakohshme, në javën e 24-t të shtatzënisë. Sipas prokurorit të çështjes, Gordon Aspden, pa këtë aksident foshnja, e quajtur Nicole, nuk do të kishte ndërruar jetë, sikundër ndodhi.

Gjyqi i Dritan Dajtit. Kryegjyqtari: Ndihmë

Avokatët “mbysin” drejtësinëpër 4 policët e vrarë barbarisht

Për të 12-ën herë rresht dështon procesi gjyqësor i Dritan Dajtit Ergys Xhoxhit dhe Mariglen Allmuçës, për shkak të mos paraqitjes së avokatëve. Trupa gjyqësore ka njoftuar për këtë situatë të bllokimit të procesit Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe ministrin e Drejtësisë, por deri më tani nuk ka asnjë reagim, ndërkohë që dëshmimtarët e radhës kanë disa seanca rresht që nuk po arrijnë të flasin para gjykatës. Kryetari i Gjykatës së Kri-meve të Rënda, Sandër Simoni, thotë se “Është e patolerueshme. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë në mënyrë institucionale me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, do të kërkojmë edhe takime formale me drejtuesit e këtyre institucioneve. Do të vë në dijeni edhe Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka një detyrim të ligjit të sotëm për Avokatinë, për të bashkërenduar dhe për të verifikuar mënyrën se si ushtrohet profesioni i avokatisë”. Dritan Dajti, personi që u arratis në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës, akuzohet për vrasjen e 4 policëve në Durrës.

Kubolli dhe Ventura

Shqiptari dhe italianikapen me 2 kg hashash

ITALI- Oficerët e policisë arrestuan në flagrancë për pose-dim droge me qëllim shitje E. Kubollin, 28-vjeçarin shqiptar dhe Diego Venturën, 44 vjeçarin Italian, pasi u kapën të dy me dy kg marihuanë. Droga u gjet në dy pako që përmbanin më pak se 2 kg marihuanë, të ndara me nga një kg secila. Kërkimet e mëvonshme i mundësuan policisë që të gjente rreth 8.000 euro në dispozicion të shqiptarin dhe një peshore saktësie te italiani.

VJEDHJA E USHQIMEVE NË MISIONIN HUMANITAR “ARKOBALENO”

Zhdukja e qindra kv makarona për kosovarët më 99-n, s’ka gjyq

ME APARATURË U NDËRRONIN DATAT E SKADENCËS NGA 2010 NË 2013

Tre në pranga, shisnin mallra të skaduaraTë paktën 100 mijë euro mall i skaduar u kap dje

frutash, çokollata, patatina, biskota etj, pasi u ndrysho-hej data e skadencës, tregë-

toheshin përsëri në pika të ndryshme shitjeje në Tiranë. Këta shtetas, aktivitetin e

tyre e ushtronin në mënyrë të palicensuar dhe të pa rreg-jistruar në organet tatimore, duke iu shmangur kështu edhe detyrimeve tatimore. Këto prodhime industriale, tregëtoheshin në Tiranë duke qenë të palicensuara, të skaduara dhe të pakon-trolluara, duke vendosur në rrezik shëndetin jetën e kon-sumatorëve. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale pajisja e quajtur “Dator”, e cila bënte ndryshimin e datës së skadencës si dhe dy autom-jete me targa AA092BS, dhe AA06679 BA. Pas sekues-trimit të këtyre mallrave, u konkludua se vlera e tyre arrin në rreth 100.000 euro. Ata u ndërronin datat e skadencës, nga 2010 në 2013, ose më parë apo më vonë.

Kampet e refugjatëve në 1999

Mallrat e sekuestruara

Page 7: metropol 19 maj

07• E shtunë 19 maj 2012

»AKTUALITET

Nëntë persona të akuzuar për grabitje, plagosje, drogë, etj., ranë në pranga orët e fundit nga blutë e kryeqytetit. U ndala shtetasi në kërkim B. Hyseni, 64 vjeç, banues në Tiranë. Ai dys-hohet se ka plagosur me thikë për motive të dobëta shteta-sin H. Avdiaj, 44 vjeç. Seksioni Kundër Narkotikëve arrestimi në flagrancë shtetasit J. Berami, 17 vjeç, sepse iu gjetën 5 gramë hashash. Nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë me Armë, u bë kapja e personit në kërkim O. Koçeku, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ishte zëvendësuar masa e sigurimit personal nga

ISH-KOMANDANTË E EKSPERTË FLASIN PËR NDEZJEN E SITUATËS NË RAJON

“Dy duar për një kokë janë”.Provokimet po zgjojnë UÇK-në?

Grupi shqiptaro-afrikan i heroinës

“Tregtarët e vdekjes”, rreth 17 përdorues vdiqën më 2011-n

ITALI- Policia e Venecias çmontoi një grup trafikantësh droge shqiptaro-afrikan, aktiv në Venecian e Veriut. Shtatë arrestime u kryen, duke përfshirë një trafikant i cili kishte shi-tur doza vdekjeprurëse heroine, që shkaktuan 17 të vdekur në Jesolo verën e vitit 2011. Hetimi filloi në vitin 2011, kur u zbuluan sasi të mëdha droge që kishte për qëllim kryesisht qendrën historike të Venecias dhe plazhet turistike të zonës bregdetare. Për të menaxhuar trafikun ishin shqiptarët, disa prej të cilëve u arrestuan në të kaluarën me sasi të ndryshme të heroinës, rreth 30 kg, plus 60 kg paracetamol të fshehur në qese. Droga e prerë me paracetamol, do të kishte dhënë 79.000 doza për një fitim prej mbi 2 milion euro.

Linja e drogës, dëgjohen dëshmitë

Kokaina Shqipëri-Romë, gjyqipër aksionin “Qyteti i Bardhë”

ITALI- Filloi dje në mëngjes para gjykatësit të Perugias, Alberto Avenoso dëgjimi para-prak për operacionin e antidrogës të quajtur “Qyteti i Bardhë”, e cila solli nëntë persona pas hekurave, të akuzuar për shoqate kriminale me qëllim trafikimin e drogës. Gjatë operacionit në Terni, nga poli-cia, u gjetën 3 kg kokainë dhe 35 kg marihuanë. Hetuesit e trafi-kut të drogës, të udhëhequr nga zëvendës prokurori publik i drejtorisë së antimafias së Perugias Mignini Xhuliano, zbu-luan se ishte rindërtuar një kanal i furnizimit të drogës, veça-nërisht së kokainës që kalonte nëpër Shqipëri dhe mbërrinte në Romë dhe Umbria. Operacioni e kishte origjinën në fund të vitit 2009 dhe vazhdoi me përdorimin e teknikave tradi-cionale hetimore të tilla si përdorimi i burimeve konfidenciale dhe shërbimeve, si dhe mjedisin telefonit të përgjimit dhe survejimit. Hetimi zbuloi një organizatë të trafikut të kokai-nës të përkushtuar dhe e mirëstrukturuar, e degëzuar, e përbërë nga shtresa të shumta, të cilët e kishin bërë shitjen e drogës si biznesin e tyre unik. Në nivelet e sipërme të or-ganizatës kriminale kanë qenë shumë qytetarë shqiptarë, të cilët ishin punësuar nga shqiptarët e tjerë dhe disa italianë.

NGJARJA NË KRUJË

Tentoi të vrasë për gjakmarrje,ekstradohet pas 12 vjetësh kërkim

NËNSHKRIMI NGA FLORA ÇABEJ

Të dhënat personale, Ina Ramamarrëveshje me komisioneren

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Ti-rana, u krye ekstradimi nga Londra, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Riza Vatoci, 41 vjeç, lindur në Tropojë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkom-bëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendim të datës 26.03.1998, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim, e mbetur në ten-tativë”, parashikuar nga nenet 78 dhe 22, të

Kodit Penal. Ngjarja për të cilën i ekstraduari Riza Vatoci është deklaruar fajtor, ka ndodhur më 5 nëntor 1996, në vendin e quajtur “Ura e madhe“ të qytetit të Krujës, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi në Mbretëri-në e Bashkuar i shtetasit Riza Vatoci, me qël-lim ekstradimi drejt vendit tonë.

Marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua dje mes Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej. Zyra e shtypit e proku-rorisë njoftoi dje se kjo marrëveshje ka si qëllim të sigurojë përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale gjatë ushtrimit të ndjekjes penale dhe përfaqësimit në gjyq nga ana e prokurorëve, si dhe do iu krijojë mundësi prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të trajnohen

në këtë fushë. Nga ana e saj, Autoriteti i Komi-sionerit angazhohet t’i ofrojë asistencë Proku-rorisë për hartimin e Rregullores së Brendshme “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe për akte të tjera nënligjore. Gjithashtu, palët angazhohen për komunikim të vazhdueshëm dhe për këtë qëllim organi i prokurorisë do të caktojë një person kontakti, i cili do të komu-nikojë me Autoritetin e Komisionerit për zba-timin e kësaj marrëveshjeje.

NJË SHPALLET NË KËRKIM, TË KAPURIT AKUZOHEN PËR VJEDHJE

Policia e Tiranës arreston 9 të kërkuarPranga hajdutit të kazanit të rakisë, farmacisë etj

“Arrest shtëpie”, në “Arrest në burg”. Nga ky seksion i Kërkimit në fshatin “Ibë” u bë e mun-dur kapja e personit në kërkim për vjedhje, E.B, 16 vjeç. Nga komisariati nr.2 u kap S. Godo, 33 vjeç, i kërkuar për vjedhje tel-efoni. Komisariati Nr.3 shpalli në kërkim 25-vjeçarin nga Pogra-deci M. Dhroso, sepse i ka vjed-hur me anë të mashtrimit 600

euro dhe automjetin ‘Benz”, një shtetasi. Nga komisariati nr.4 Ti-ranë, u bë ndalimi i shtetasve Rr. Eelezi, 34 vjeç dhe E.Dervishi, 24 vjeç, sepse në banesën e shtetasit D.Elezi, dyshohet se kanë vjedhur një kazan rakie të cilin e kanë shitur në një pikë grumbullimi hekuri në shumën 4.800 lekë. Komisariati nr.5 ekzekutoi urdhërin e Prokurorisë

për të dënuarin G.Toblli, 27 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, sepse kishte ikur nga reparti ushtarak. Policia e Kavajës zbuloi autorin e vjedhjes së 100.000 lekëve, në farmacinë “Deda”. Autori G,M, 13 vjeç, banues në Shkodër do të ndiqet në gjendje të lirë. Në pran-ga ra B.Cermanji, 33 vjeç, banues në Gjakovë, sepse gjatë natës në Golem ka vjedhur një banesë.

Ish-paramilitarët shqiptarë kanë lëshuar paralajmërime se do të rigrupohen sërish

nëse do të vazhdojnë arres-timet e shqiptarëve në rajon. Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj me akuzat për krime lufte si dhe pose-dim ilegal të armëve, përveç 20 të tjerëve në Maqedoni në lidhje me vrasjen e pesë civ-ilëve maqedonas në afërsi të Shkupit në muajin prill.

Paralajmërimet e ish-ushtarakëve

“’Dy duar për një kokë janë’, themi ne shqiptarët. Nuk ka asnjë alternativë tjetër”, tha Jonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovc (UÇPMB), për “SETimes”. Musliu shtoi se një zgjidhje paqësore është e preferueshme, por nuk ka vull-net në Beograd për një gjë të tillë. “Beogradi mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë prob-lemet me përdorimin e forcës”, thotë Musliu. Liderët shqiptarë në Luginën e Preshevës thanë se shqetësimi i tyre më i madh është paralajmëruar nga Min-istri i Brendshëm Ivica Daçiç se veprimet e policisë do të vazhdojnë. “Arrestimet e fun-dit ishin një mesazh nga qeve-ria serbe që çdo shqiptar në Luginën e Preshevës është një potencial terrorist dhe subjekt për t’u arrestuar”, tha Kryetari i komunës Bujanovcit Shaip Kamberi për “SETimes”. Kam-beri shton se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë rajonin dhe të përhapë frikë për t’i bërë shqiptarët emigrojnë dhe kështu serbët shkaktojnë ndryshime demografike. Por, Vladimir Vukçeviç, kreu i proku-rorisë së Serbisë për krimet e luftës, sqaroi se autoritetet janë duke hetuar për krime lufte kundër civilëve në Lugi-nën e Preshevës të kryera në vitin 2001. “Arrestimet ishin pjesë e një hetimi në vazhdim”, tha Vukçeviç. Në Maqedoni, Xhezair Shaqiri “komandant Hoxha” i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare UÇK, tha se ish-komandantët e organizatës u takuan për të konsideruar ri-mobilizimin e trupave në rast

se provokimet vazhdojnë.

Mendimet e ekspertëveAnalistët maqedonas thonë

se arrestimet e shqiptarëve nuk duhet ta përfshijnë Maqe-doninë në marrëdhëniet Kos-ovë-Serbi. “Problemi që ndez këtë situatë është statusi i pazgjidhur i Kosovës veriore. Duket se ka përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi Kosovën duke destabilizuar rajonin. Ne dëgjojmë thirrje për Shqipërinë e Madhe apo Kosovën e Madhe nga grupet ekstremiste”, tha Pavle Trajanov, ish-ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë për “SETimes”. Trajanov shtoi se Maqedo-nia po tregon se ka kapacitet

politik dhe të sigurisë për të ruajtur stabilitetin, por duhet të vazhdojë të investojë në marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Nuk ka asnjë arsye për të menduar ish-luftëtarët sh-qiptarë do të rigrupohen në të dyja vendet vetëm për shkak të ngjarjeve më të fundit. Kështu mendon Valbona Ze-neli, profesoreshë për sigurinë kombëtare në Qendrën Xhorxh C. Marshall, qendrën evropi-ane për Studime të Sigurisë në Garmisch Partenkirchen. “Është e vërtetë që këto lloj ngjarjesh rrezikojnë ta ndezin situatën. Çdo përshkallëzimi eventual i tensioneve rrezikon sigurinë dhe paqen në rajon; dëmton nevojën për një mar-

rëdhënie normale mes Serbisë dhe Kosovës, ndikon negativ-isht në vazhdimin e bisedi-meve teknike dhe më e rëndë-sishmja rrezikon zbatimin e marrëveshjeve të fundit”, tha Zeneli për “SETimes”. Zeneli shtoi se shqiptarët në Maqe-doni duhet të jenë një faktor stabiliteti dhe strukturat e tyre politike kanë vepruar me men-çuri duke dënuar vrasjet e pesë civilëve dhe kërkuan kryerjen e hetimeve për të sjellë autorët para drejtësisë, pavarësisht nga përkatësia etnike. “Ata kanë kontribuar dhe duhet të vazhdojnë të veprojnë si qytetarë të përgjegjshëm të Maqedonisë, për prosperitetin e vendit dhe integrimin e saj në institucionet Euro-Atlantike”, tha Zeneli. Ndërkaq, Marko Millo-sheviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sig-urisë, thotë se “gjendja e keqe ekonomike dhe niveli i krimit të organizuar përkeqësojnë mard-hëniet ndëretnike, të bazuara në jostabilitet”. Më tej, Millosheviç shton për “SETimes” se “grupe të ndryshme kriminale janë duke përdorur këtë boshllëk për interesat e tyre dhe Kosova përfaqëson një strehë të sigurtë për shumicën e këtyre grupeve kriminale me etni shqiptare, serbe dhe maqedonase”

Përshtati Mariglen Mulla

Page 8: metropol 19 maj

08 E shtunë 19 maj 2012 •

« dossier

Nga albert kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

Myslym Peza midis të tjerave thotë: “Të gjithë më thonë “babë”, sepse e kam dash popullin, apo jo? Këtë mund ta thoni ju.” (“Rroftë baba!” duartrokitje nga salla) etj.

Islam Radovicka. Dis-kutimin e ka të shkruar.

Midis të tjerave thotë: “Zona e parë ka qenë dhe do të jetë burimi i pashterur i LNÇL. Ne e bëmë Drashovicën që të dridheshin ushtritë e Hitlerit (duartrokitje). Nuk ka qenë e mundshme që të futeshin në Konispol.” (duartroktije) etj.

Sejfulla Malëshova (duartrokitje frenetike). Midis të tjerave thotë: “Delegatë dhe delegate të kongresit të parë antifashist shqiptar. Shoku Enver Hoxha shtroi dhe zgjidhi problemet krye-sore të luftës. Nën udhëheqjen e mareshalit Tito (duartrokitje) u ngritëm kundër ushtrisë së vjetër dhe kundër aparatit të vjetër të lidhur këmbë e krye me okupatorin.” (duartrokitje). E kështu me radhë e përfundon: “Mund të ketë aleatë edhe këtu me tendenca reaksionare. Populli anglez, populli amerikan do të bëjnë të respektohet Lidhja e Moskës dhe e Teheranit (duartrokitje). Këto përfaqësojnë vullnetin e tyre demokratik.”

Pa e zgjatur, sepse dokumentacioni i kësaj seance përmban në 32 faqe diskutimet mjaft të gjata dhe me një shkrim e një procesverbal (alla partizançe) të shtypur me një makinë shkrimi, pa pikë e presje, pa lidhje logjike, vetëm me shumë vështirësi mund të deshifrohet përmba-jtja esenciale e këtyre diskutimeve. Përmenda më sipër vetëm disa mendime e koncepte të shkëputura për të treguar se natyra e gjithë diskutantëve realisht ka qenë pro referatit të Enver Hoxhës dhe asnjë kundër Titos, Stalinit dhe vijës m-l të këtij kongresi.

Akti i dytë i dramës që u zhvillua në këtë kongres demokratik

Pas diskutimeve vijnë deklaratat, vendimet, përshëndetjet për aleatët, Jugosllavinë, EAMI-n, të burgosurit në fushat e përqendrimit e deri te Fan Noli për shqiptarët e Amerikës. Me fjalimet e dr. Nishanit dhe Enver Hoxhës mbyllet perdja e këtij kongresi, procedura e të cilit do të ndiqet edhe gjatë 9 kongreseve që e pasuan. Një fasadë e shkëlqyer, një përmbajte e përcaktuar, ku secili përfaqësues të popullit (delegatë) i caktohet roli që më parë se çfarë do të thotë ose ndryshe jashtë vijës e di se çfarë e pret.

Pa e zgjatur në lidhje me këto dokumente, në thelb serviren:

- Diferencimi nga aleatët anglo amerikanë të BS-së dhe Jugosllavisë si miq e vëllezër të vërtetë.

- Shpallja hapur e nacionalistëve si tradhtarë dhe ndalimi i Zogut për kthyer në Shqipëri.

- Vendime për një komitetit antifashist me atributet e qeverisë provizore. Pra, vendosja e pushtetit gradave deri gjeneralkolonel për E. Hoxhën.

Në fund dr. Nishani e mbyll: “Jam i bindur se Komitetit Antifashist NÇL me anën e ushtrisë sonë heroike do t’ia arrijë qëllimit të tij, që është vendosja e pushtetit të popullit shqiptar në një Shqipëri demokratike popullore.” E. Hox-ha e mbyll duke përshëndetur delegatët: “Do të punojmë për realizimin e një konfederate ball-kanike me të drejta të barabarta për të gjithë popujt për me zhduk një herë e përgjithmonë shkaqet e grindjeve dhe luftërave dhe për me zgjidh në një mënyrë vëllazërore të gjitha prob-lemet që pengojnë këtë vëllazërim.” Ata që e pranuan “këtë vëllazërim” dha frytet e veta:

- Nga kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ANÇL, që ishin 30 veta, 50% u eliminuan.

ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

- Nga Komiteti Antifashist NÇL (qeveri provizore) prej 12 vetash u eliminuan 5 veta të ngarkuar me punë në këtë qeveri. Po kështu edhe nga Këshilli i Përgjithshëm ANÇL u elim-inuan 50% e tyre.

Zgjedhjet nga poshtë lart dhe vendimet nga lart poshtë në emër të demokracisë popullore

Ne dokumentin origjinal të Kongresit të Përmetit në fq. 28-48 jepet në thelb edhe platforma e zgjedhjeve “demokratike” të dala nga gjiri i popullit. Vetë Kongresi e cilësohet si kuvend të madh popullor, delegatët si për-faqësues të gjithë popullit dhe vendimet si vullnet i popullit shqiptar. Në emër të popullit u fol nga Kongresi i Përmetit e deri në Kon-gresin e 9 të PPSH-së e në vazhdim. Pa folur pastaj për fotokopjet e saj, si kongresi i Grave, i Rinisë, i Pionierëve etj., etj., që nuk ishin gjë tjetër veçse papagaj të inspirueses të tyre PKSH-së. Prej datës 24 deri më 28 maj 1944 e gjithë panorama e Kongresit zhvillohet sipas vendimeve të PKSH-së dhe dirigjentit të saj E. Hoxha, prapa të cilëve ishin PKJ dhe Titoja. Për pasojë e gjithë “përvoja” e zgjedhjeve, fjali-meve programeve, detyrave dhe vendimeve të këtij Kongresi nuk janë gjë tjetër veçse adop-timi i praktikës së punës që u bë në Avnoi të Ju-gosllavisë më 29.11.1943, ku u hodhën bazat e Jugosllavisë së re. Jo më kot Enveri e mbylli Kongresin e Përmetit me dëshirën e realizimit të një konfederate ballkanike (shih origjinal, e Kongresit të Përmetit fq. 58). Pa analizuar për të shpjeguar dhe ballafaquar se si u bënë këto zgjedhjet demokratike, procedurat listat, votimet etj., sepse nuk ia vlen të ndalemi, një gjë bie në sy: që shteti i supozuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Përmetit nuk i përg-jigjet asnjë akti ndërkombëtar të së drejtës për shtetin. Prandaj edhe nuk u miratuan, ose më mirë nuk u njohën për shumë kohë nga aleatët anglo-amerikanë atributet e këtij shteti të uzurpuar nga Kongresi i Përmetit. Këtë çështje do ta analizojmë më vete në të ardhmen.

Akti i tretë: Mbetja në historiografinë shqip-

tare e Kongresit të Përmetit si demokratike një padrejtësi e ligjëruar.

Instituti i Studimeve M-L botoi më 1990 historinë e Luftës Antifashiste. Në kapitullin e vol. 4 të kësaj historie me titull: “Kongresi an-tifashist NÇL. Themelimi i shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore” për 74 faqe fillim e fund është një sajesë që është shkruar jo se ka ndodhur deri në vitin 1944, por ashtu siç e për-shkruan E.Hoxha në vep. II të vitit 1984. Pra, rik-thim dhe retushim ashtu si duhej të ishin dëshi-ra dhe jo siç ndodhi në fakt Kongresi i Përmetit. Sa për ngacmim, disa momente: vërejtjet dhe mendimet që u servirën nga të gjithë vetera-nët, komitetet e partive, prof. dhe shkencëtarët e institucioneve të asaj kohe bazohen në referimet dhe fjalimet e E. Hoxhës gjatë përku-jtimoreve të këtij kongresi, duke i montuar si të thëna gjatë vitit 1944. Kështu, për problemet e aleatëve bazohen te vepra “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”; për jugosllavët te vepra “Titistët”; për këshillat NÇL te vepra “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”. Pasi u hoqën nga origjinali pjesë të tëra dhe u de-formuan, po t’i ballafaqosh me fragmentet e botuara në vitin 1990, ka mjaft argumente që zbulojnë hapur falsitetin e kësaj të vërtete. Një shembull të thjeshtë: në Kongresin e Përmetit shoku Enver Hoxha ka thënë: “Nuk gjen lutje drejtuar Anglisë, Amerikës dhe askujt tjetër për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë. Kongresi i Përmetit i paralajmëroi imperialistët se kohët e vjetra kishin kaluar përgjithmonë, se historia nuk do të përsëritej më siç dëshironin ata, se Shqipëria nuk bëhej më monedhë tregu.” E kjo fjalë e E. Hoxhës me rastin e 20-vjetorit të Kongresit të Përmetit, botuar edhe në gazetën “Zëri popullit” dt. 27.05.1964, bën mirë që t’i referohet origjinalit se si u përshëndetën edhe Anglia dhe SHBA-të. E vërteta jepet plotësisht në katër faqe, ku i dërgohet nga Kongresi i Përmetit përshëndetja Stalinit, Çurçillit, Ruz-veltit, Titos, ku jo vetëm lutet këtyre vendeve, por siç thotë populli, i puth këmbë e duar për ta njohur qeverinë provizore, në veçanti anglo-amerikanët (shih Kongresi i Përmetit, 1944 fq.

Sejfulla Malëshova (duartrokitje frenetike). Midis të tjerave thotë: “Delegatë dhe delegate të kongresit të parë anti-fashist shqiptar. Shoku Enver Hoxha shtroi dhe zgjidhi problemet krye-sore të luftës. Nën ud-hëheqjen e mareshalit Tito (duartrokitje) u ngritëm kundër ushtrisë së vjetër dhe kundër aparatit të vjetër të lid-hur këmbë e krye me oku-patorin.” (duartrokitje). E kështu me radhë e përfundon: “Mund të ketë aleatë edhe këtu me tendenca reaksionare. Populli anglez, populli amerikan do të bëjnë të respektohet Lidhja e Moskës dhe e Teheranit (duartrokitje). Këto për-faqësojnë vullnetin e tyre demokratik.” Pa e zgjatur, sepse dokumentacioni i kësaj seance përmban në 32 faqe diskutimet mjaft të gjata dhe me një shkrim e një procesver-bal (alla partizançe) të shtypur me një makinë shkrimi, pa pikë e presje, pa lidhje logjike, vetëm me shumë vështirësi mund të deshifrohet përmbajtja esenciale e këtyre diskutimeve

Page 9: metropol 19 maj

09• E shtunë 19 maj 2012

»dossier

49-52). Po kështu e vërteta është ndryshe nga sa paraqitet në këtë libër për shtetin e ngritur në themelet e Kongresit të Përmetit. Do të lod-heshim po të bënim ballafaqim atyre të botuar në vitin 1990 e së vërtetës që është botuar në 1944. Janë aq shumë pika, sa do të duheshin faqe të tëra ballafaqimesh të falsitetit, që e kemi ngrënë si të vërtetë.

Përfundimisht, koha vërtetoi që historiogra-fia shqiptare të vërtetën e Kongresit të Përmetit duhet ta paraqesë si një akt të fundit, që realizoi një mashtrim historik, edhe pse gjatë 61 vjetve deri në 2005 nuk u evituan dot të pavërtetat, kur mjaft dëshmitarë okularë, dokumente të pabotuara flenë nëpër arkivat tona dhe me mo-tivin për të mos e ndryshuar të kaluarën, sepse ashtu ka qenë sistemi, i bëjnë një dëm të madh brezit tonë të tretë që të mos i mësojnë të vërtetën ashtu siç ka ndodhur në fakt. Ky ishte edhe qëllimi i këtij shkrimi, për të cilin debati mbetet i hapur dhe secili le të flasë jo me propa-gandë, por me fakte dhe dokument përkatëse.

Kongresi i Përmetit ishte një organizim par-tizan në kohën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në të drejtën ndërkombëtare partiza-nët mund të konsiderohen si palë ndërluftuese që nuk duhet të mënjanojë veprimet lufta-rake nga ligji ndërkombëtar. Çdo akt tjetër që nuk respekton normat mbi të drejtën e luftës vlerësohet si krim. Ky lloj banditizmi duket krijoi përmasat e veta edhe gjatë luftës partizane në Shqipëri. Përfaqësimi politik në Shqipëri real-izohej nga Regjenca e asaj kohe, e cila përfaqë-sonte një karakter shtetëror të krijuar qysh në vitin 1912. Në këtë mënyrë vendimet e Kon-gresit të Përmetit dyshoj se nuk përfaqësojnë gjë tjetër, por të ashtuquajturat elemente prop-agandistike në formën e gazetave të xhepit. Se ç’ishte gazetat e xhepit thjesht mund të përm-blidhet në thelbin e vet “punët e brendshme” të PKSH-së, që udhëhiqnin të gjithë detyrat e tjera. Në këtë mënyrë ky kongres në pikëpamje juridike ishte i vlefshëm për sa u instalua edhe diktatura komuniste në Shqipëri.

Mitizimi i propagandës, demagogjisë komuniste, që manipuloi një popull të tërë

Të mos flasësh sa je i gjallë, në daç si vet-eran apo si udhëheqës i shtetit komunist, do të thotë që e vërteta të merret me vete, dhe kjo gjë ndodh vetëm për frikacakët e mashtruesit, që nuk kanë guxim ta shikojnë popullin e tyre në sy. Të zbulosh lindjen dhe përhapjen e ideve të komunizmit në Shqipëri është pak a shumë si të gjesh emrin e disa fragmenteve fosile diku në Korçë, Shkodër, Tiranë, por që shumë studiues e pranojnë komunizmin në Shqipëri të importuar si disa gjallesa të kësaj specie të veçantë që përjeton zhdukjen e saj. “Qenke an-tikomunist ti”, - m’u drejtua një veteran, ashtu gjysmë i këputur, me një kapelë republike dhe këmishë të larë disa herë. “Jo, - i thashë, - nuk jam as antikomunist, as antiballist dhe as anti-legalist.” Ky koncept është antishqiptar dhe nuk duhet të mbetet edhe në këtë fillim shek XXI. Komunistët u përdorën nga një elitë e tyre, që quhej ‘udhëheqje’ gjoja e zgjedhur nga poshtë, por e caktuar nga lart sipas interesave të Ti-tos, Stalinit Mao Ce Dunit dhe që na servirën 10 cilësitë e komunistit, tamam si skllevër modernë. Komunistët e ndershëm i zbatuan këto cilësi po aq sa i mohuan udhëheqja e tyre,

bllokmenët e djeshëm dhe të sotëm. Prandaj të mos veçosh gjithë këta komunistë të mirë nga e keqja e gjithë shoqërisë shqiptare, bllok-menët e atëhershëm dhe kapitalistët e sotëm me atë origjinë, do të thotë të mos kuptosh ndryshimin. Do të thotë të përziesh të mirën me të keqen qëllimisht. t’i shërbesh asaj kaste që na importoi drogën, sepse fëmijët e tyre kanë qenë jashtë të parët; na mësuan vjed-hjen, sepse pasurinë ata e kishin në dorë; na mësuan si të spiunonim njëri-tjetrin, sepse ata e zotëronin ligjin nr 55. E ç’të flas, sepse çdo gjë është e përjetuar deri vonë. Prandaj le ta njohim fytyrën e vërtetë të kësaj udhëheqjeje, që kërkon të sundojë edhe sot me bijtë e saj në emër të luftës për të qenë pronare e shoqërisë shqiptare. Pikërisht për këtë po ndalem kaq gjatë, sepse një mentalitet i tillë, i kultivuar mbi 60 vjet, me shumë vështirësi po shkulet dhe po mbrohet gjoja si një bllok tërësor i keq. Në fakt, komunistët kanë qenë ata që dolën nga mini-erat, nga prodhimet dhe vendet më të vështira nga repartet luftarake më të largëta në emër të parullës “i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime”, që nuk mund të shfrytëzohen më nga bosët e rinj, që i shfrytëzuan jo pak, por mbi 50 vjet.

Një miku im poet, Agim Pepa, më tha: “Kur të jenë kryer të gjitha dhe faji që rëndon, atëherë historia nuk do të ketë fytyrë të ngjashme me Shqipërinë.” Prandaj, kur të fillojnë të rrëfehen kjo pjesë e komunistëve “ud-hëheqës” dje dhe sot, atëherë dhe historia jonë kombëtare do të marrë frymë lehtë dhe do të çlirohet më në fund e gjithë shoqëria, ku të gjithë shqiptarët e ndershëm komu-nistë apo të emërtuar ballistë dhe legalistë do të jenë vetë e ardhmja, që do të ndryshojë fytyrën e këtij vendi. Le ta ballafaqojmë mentalitetin e këtyre “trashëgimtarëve”, që na bënë historinë:

- Ramadan Xhangolli. Ti-ranë 13.10.1989. “Në fq. 225 të vërejtjeve që ka dërguar në Inst. Stud. M-L flitet se shoku Enver u nis nga Voskopoja për të drejtuar konferencën I të PKSH-së. Unë di se ai nuk ka qenë në këtë kohë në qarkun e Korçës, por që nga dhjetori 1942 e deri në mars 1943 ka qenë në Tiranë dhe Elbasan”; “Fq. 279. Dekonspirimi u bë vetë nga të burgosurit dhe jo nga miq të familjes Dishnica. Në histori duhet të jemi sa më të saktë. Këtu nuk ka fare vend Skënder Cami, sepse të burgosurit u përcollën për në internim në maj ose qershor 1942, ndërsa Skënder Cami u vra që në shkurt ose mars”.

- Rita Marko. Tiranë 28.7.1970. “Në ma-ket të flitet më shumë edhe për përpjekjet që bënte regjimi i Zogut për të thelluar përçar-jen midis myslimanëve dhe ortodoksëve, në mënyrë që të pengohej krijimi i një fronti të bashkuar kundër atij regjimi shtypës dhe an-tipopullor”. Në fq.143 “Ky është shtrembërim (lidhur me rrethimin e një kompanie milicie fashiste). Teki Koloneci nuk ka qenë fare. Është fjala për luftën në Babjen (dhe jo Balzen). Nuk

është ekzakt. Duhet të shkruhet siç ndodhi. Në atë kohë shokët bënin punë për të hedhur në anën tonë Rrahman Zvarrishtin. Por u kallë-zuam dhe na rrethuan 60 milicë të kryesuar nga Sali Piluri.

- Lefter Dilo për Nexhmije Hoxhën shkruan: “Në maket të dalin se si nga forcat reaksionare të brendshme është përgatitur pushtimi, se si flisnin pro Italisë deputetët e Zogut”; “Po ripu-noj një material për E.Hoxhën dhe do ta dërgoj më vonë të ndarë në disa pjesë:

1. Rrethi familjar në Gjirokastër dhe Sh. Enver.2. Në shkollën fillore dhe në Lice.3. Sekretar i shoqërisë “Studenti” dhe Teatri.4. Në Gjirokastër 27 korrik 1936.5. Në Korçë.6. Në Luftën NAÇL.- Xhevdet Pataj. Rrëshen, 23. 3.1989.

Sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit. “Në pjesën e dytë, fq. 70, është folur për djegien në Sarajevë të kapidanit të Mirditës. Lexuesit mendojnë se duhej të ishte shkruar më gjatë për aktin e shkëlqyer të forcave partizane, që i dogjën ato dhe ndihmën e popullit të krahinës së Mirditës”.

- Fadil Çelmeta. Tiranë 12.10.1988 “ Në fq. 173 janë gjetur 52 gjermanë të vrarë. Kjo qën-dron, por Herman Franku thotë se 120 të vrarë janë numëruar në spitalin e tyre në Tiranë dhe mbi 300 të plagosur”.

- Feçor Shehu. Tiranë 22.1.1976. “Në fq. 89 e më parë ndoshta duhet të dalë me forcë me dokumente që në fakt ka, bashkëpunimi i misioneve angleze si me reaksionin shqiptar kundër Luftës NÇl, ashtu edhe për t’u lidhur me vetë anglezët dhe gjermanët kundra komu-nizmit”.

- Sejdin Avdia, Ethem Barhani, Sul Domi, Xhemal Punavia. Tiranë 1.11.1972 “Abaz Kupi, megjithëse ishte caktuar nga Shtabi i Përgjith-shëm i Ushtrisë NÇl komandant i zonës Mat-Krujë, nuk ka marrë pjesë fare as në organizimin dhe as në drejtimin e kryengritjes popullore në Mat. Ai ato ditë ndodhej në Mukje, afër Kru-jës, ku veç të tjerave bënte marrëveshje me autoritetet fashiste të Krujës për të mos bërë ndonjë aksion në atë rreth”.

- Pjetër Kosta, më 20.9.1972 “Në fq.172 në fund të shtohet se aksioni që u bë në kues-turën e Shkodrës për të dënuar spiunin Ludovik Nikën, që spiunoi Qemal Stafën.

- Veiz Pipa, Tiranë 30.4.1989 “Në një kamp

në Gjermani (Mosburg - Stalag 7 A) na rezulton se kanë qenë 502 shqiptarë, një pjesë e mirë e tyre ish-partizanë dhe luftëtarë në terren, që janë zënë rob kryesisht në Operacionin e Qer-shorit. Nëse nuk flasin për këtë, nuk kemi pse t’i përmendim. “Në Paris sh. Enver ka thënë: “Vetëm të internuar politikë në Itali dhe Gjerm-ani u dorëzuan nga fashisto-nazistë 10 000 veta”. “Të shtohet një frazë duke përmendur edhe Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezën (nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut) dhe pastaj të hapet përsëri parantezë e të vazhdojë thënia e sh. Enver”. “Edhe pse dihet, ndoshta është mirë që pranë emrit të Bedri Spahiut të vihet një kryq dhe në fund të faqes të shënohet që përfundoi tradhtar, ose të mos përmendet fare emri i tij.

- Lefter Kasneci “Në fq. 66.,67,68, ku shtro-het pyetja nëse mund të quhet Lufta NÇl luftë

civile, më duket se problemi nuk trajtohet drejt, kjo për arsye se nëpërmjet dokumenteve të partisë dhe përcaktimeve të sh. Enver është çdo gjë e qartë”. “Po në fq. 331 duhet të flitet më shumë për arrestimet që janë bërë në Vlorë në këtë luftë, sepse ka qenë shumë tragjike. U internuan me qindra”.

- Manush Myftiu, Tiranë 14.7.1989 “Lufta kundër Muharrem Bajraktarit zgjati tri ditë, pastaj ca ditë u ndoqën mbeturinat e forcave të tij deri në Kalanë e Dodës, duke e spastruar këtë zonë që ishte edhe qendër e Muharrem Bajraktarit”.

- Shefqet Peçi. Tiranë 30.6.1939: “Më duket se është më me interes që beteja të divizion-eve tona në Jugosllavi të zbërthehen më gjerë ato që janë zhvilluar me gjermanët dhe jo ato me kosovarët. Të flitet më shumë për luftën e Gjakovës dhe të Prizrenit sesa për Junikun. Armiqve të mos u japim shkas të citojnë his-torinë tonë për të luftuar kundër nesh. Koso-varët janë vëllezërit e një gjaku”.

- Izet Hysi. Dhjetor 1983 Tiranë. “Unë në vitet 1941-1942 kam qenë në kontakt me shokët skraparllinjtë Zylyftar Veleshnja dhe Kahreman Ylli, të cilët, siç ka thënë shoku Ram-iz Alia më 5.9.1982 në mitingun e Çorovodës, “Të tillë janë shokë si Karaman Ylli, militant i shquar heroik i partisë dhe Z. Veleshnja, Hero i Popullit....”

- Mustafa Gjeli. Kryetar i veteranëve të Krujës 8.3.1989. “ Në fq. 22 thuhet se Abaz Kupi e oficerët anglezë ia mbathën e dolën për Ishëm . Duhet të shtjellohet duke pasur parasysh dëshminë që e sjell shoku Enver në “Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë”. Kuj-time fq. 278, ku vë në dukje se sipas lajmeve që i vinin, Abaz Kupi ishte takuar me Maklinin në katundin Mazhe të Krujës. Veprimtaria tradhtare e Abaz Kupit....

- Niazi Çepani, Tiranë 30 prill 1987.”Dështimi me turp i planit të Ballit Kombëtar të Kuçovë...” janë 12 faqe që siç vërtetojnë dhe pohojnë partizanët e asaj zone dhe udhëheqës si Nex-hmedin Balla me shokë pohohet krejt ndryshe Lufta e Kuçovës...

- Selim Shehu. Kukës 18.12 1990. “Për të goditur armiqtë në Fushë-Alie me luftëtarët e Dibrës, po a thua edhe këtu duhet injoruar pjesëmarrja e batalioneve të Lumës...”

- Bilal Parruca, Tiranë 2.7.1987 “Okupatori gjerman me forcat e tij ushtarake dhe ato trad-

htare të kombinuara me dem-agogjinë e tyre gjetën dhe mblodhën ndihma të mëdha për punën e reaksionarëve dhe tradhtarëve. Me anën e klerit katolik, arkipeshkopëve dhe të gjithë famullive (prift-ërinjve) në fshatra, gjë që pengoi aksionet tona dhe çoroditi besimin e njerëzve te Lufta NÇl”.

E me shënime të tilla vi-jon Mestan Ismaillari, efektiv partizan i Brigadës së 7 sul-mues, që shkruar në Berat më 10.5.1987 një vjershë për Ballin Kombëtar. Të kësaj natyre janë edhe shkrimet, kujtimet vërejtjet të Myzafer Spahos, Sami Kolonecit më 10 maj 1980 p.sh. “Dihet se në tetor-nëntor 1944, mbas kërkesës së Partisë Komu-niste Jugosllave me urdhër të komandantit të përgjithshëm E. Hoxha shkuam në Kosovë,

Mal të Zi, Sanxak, Bosnjë rreth 2 000 parti-zanë për t’i çliruar. Meqenëse kemi thënë se këtë çështje të luftës në Kosovë do ta prekim me shkrim të veçantë, nuk po zgjatemi në “bë-mat” e mëdha që u bënë atje mbas largimit të gjermanëve. Jo më mbrapa ngelën dhe këta bashkautorë të historisë së Luftës Anti-fashiste: I.Furrxhi (MMP); S. Koçollari; N.Rino; P.Dode; N.Jorgaqi; S.Shalsi’ T.Shyti; Z.Kambo; B.Klosi.L. Omari; Q. Kondi; Xh. Çiraku e shumë e shumë të tjerë që nuk ia vlen të zgjatesh më me ta.

Pyetjen që unë e kam shtruar në një botim timin që kur ishte gjallë Haxhi Lleshi, ka të bëjë me një dokument gjerman të datës 19 shkurt 1944 të Toger Kramer me Siglen Dom. IC 297 Div.Inf., me titull “Konferenca e Kalishtit ( Prral-isht)”.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 10: metropol 19 maj

10 E shtunë 19 maj 2012 •

« BOTA SPECIALE

Zgjedhjet e balotazhit në SerbiPara zgjedhjeve të balotazhit më 20 maj kandidatët presi-dencialë serbë Boris Tadiç dhe Tomisllav

Nikoliq akuzuan njëri-tjetrin në një debat televiziv, se po verbojnë qytetarët me “të pavërteta”.

Në raundin e parë të zgjed-hjeve Boris Tadiç nga Partia Demokratike arriti të sigurojë 25.3 për qind të votave ndërsa Tomisllav Nikoliqi nga Partia Përparimtare Serbe 25 për qind. Të dy kandidatët u shpre-hën të sigurt dhe shfaqën gatishmërinë e tyre për të udhëhequr Serbinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ish-presidenti Boris Tadiç këm-bëngul që Serbia sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet anëtare e BE-së dhe tregohet më properëndimor. Gjithashtu edhe për sfidantin e tij, Tomis-llav Nikoliç, BE-ja nuk është më e huaj, por ai sqaroi se dëshiron ta shohë vendin e tij të lidhur me “Perëndimin dhe Lindjen”. Partia e tij Përparim-tare u themelua në vitin 2008 pasi u shkëput nga Partia Radi-kale Serbe e ultra-nacionalistit Vojisllav Sheshel të akuzuar për krime lufte. Megjithatë, nëqoftëse BE-ja do t’i kërkojë Serbisë që vendi të heqë dorë nga çdo pretendim ndaj ish-krahinës së saj - Kosovës, pritet që Tomislav Nikoliçi menjëherë t’i kthejë shpinën Brukselit

Të dy kandidatët e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë

Ndryshe nga fushata zgjed-hore, në të cilën çështja e Ko-sovës nuk është përmendur pothuajse fare, në debatin tel-

eviziv të dy kandidatët u desh të hapnin letrat e tyre në lidhje edhe me këtë çështje. Boris Tadiçi dhe Tomisllav Nikoliç e konsiderojnë ish-krahinën e Kosovës ende si pjesë të Ser-bisë. Tadiçi theksoi se motoja e tij është ende si më parë “edhe

BE-ja dhe Kosova” dhe aku-zoi Nikoliçin për një “politikë të rrezikshme dhe jokonsek-uente”. Ai iu referua një mar-rëveshje për bashkëpunim të rivalit të tij me Partinë Nacion-aliste Demokratike të Serbisë të ish-kryeministrit Vojisllav

Koshtunica. “Për të fituar këto zgjedhje presidenciale, ju har-monizoni që sot politikën tuaj me palën që e ka bërë të qartë se Serbia kurrë nuk guxon të bashkohet me Bashkimin Ev-ropian por duhet të mbajë një status neutral kundrejt BE-

së dhe vendeve të tjera.” Kjo është një politikë e rrezikshme, paralajmëroi Tadiçin.

Tomislav Nikoliçi u kundër-përgjigj me çështjen e Kos-ovës: ai e akuzoi kundërshtarin e tij se kishte negociuar me liberaldemokratët për formimin

e qeverisë. Liberaldemokratët janë të mendimit se Kosova ka kohë që de facto nuk është më pjesë e Serbisë. Jashtëza-konisht me sy kritik kjo parti e sheh edhe rolin e udhëheqjes serbo-boshnjake në luftën e Bosnjës. Boris Tadiçi ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me liberaldemokratët: kjo është një halë në sy për na-cionalistët serb.

Tomislav Nikoliçi paraqitet si viktimë

Në duelin televiziv Tomis-llav Nikoliçi tematizoi edhe pretendimet për falsifikimin e zgjedhjeve për të cilat partia e tij flet pa pushim që nga raundi i parë. Edhe pse pas vlerësimit pozitiv të zgjedhjeve nga vëzh-guesit vendorë dhe ndërkom-bëtarë të zgjedhjeve kjo akuzë qarkullon vetëm si një teori komploti e partisë nacional-iste humbëse të zgjedhjeve prapëseprapë Nikoliçi dëshiron të paraqitet si viktimë.

Në fund të duelit tel-eviziv Nikoliçi u bëri thirrje qytetarëve serbë që “të mar-rin jetën e tyre në duart e veta dhe të ndëshkojnë Boris Tadiçin për premtime të rreme të fushatës si dhe për kuotën e lartë të krimit dhe papunësisë në vend”. Boris Tadiçi shfrytë-zoi thirrjen e kundërshtarit të tij që ta paraqesë veten si një burrështeti dhe tolerant: “U nuk i bëj thirrje askujt që të jetë agresiv dhe të ndëshkojë kundërkandidatët e mi”. Ai u shpreh i gatshëm që edhe t’i shtrijë dorën Nikoliçit - “sepse ne duhet të bashkëpunojmë në të gjitha çështjet e rëndë-sishme”, tha Tadiç.

TRI ÇMIMET PËR SHPIKJET NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË LAZERJepen në Ahen çmimet për shpikje në

fushën e teknologjisë lazer: Shtyp-jen litografike, ekranët e veçantë

OLED dhe përmirësimin e saldimit në industri. Shpikësit e tri metodave të reja me lazer kanë ftiuar çmimin e ino-vacionit: shtypje litografike pa kimi, një lazer i veçantë për prodhimin e ekra-nëve OLED dhe një kokë e përmirësuar saldimi për robotë në industrinë e au-tomobilave.

Gjermania paraprin në botë në teknologjinë lazer. Rreth dyzet përqind e të gjithë shitjeve me teknologji lazer në mbarë botën shkojnë në llogaritë e firmave gjermane. Me qëllim që Gjer-mania të vazhdojë të jetë e aftë për konkurrencë, instituti Fraunhofer për teknologjinë laser në Ahen angazho-het për të siguruar një bashkërendim të ngushtë mes industrisë, universiteteve dhe institucioneve kërkimore, për të re-alizuar shpikje të dobishme. Shpikësit e tre inovacioneve të ndryshme u nderu-an me çmim në Ahen.Shtypja litografike pa kimi

Me lazer materialet mund të shpo-hen, të priten, të bashkohen dhe të kallaisen. Mjekët mund ta përdorin atë për të kryer operacione të komplikuara në sy dhe inxhinierët për të prodhuar pjesë të vogla dhe mjaft komplekse këmbimi, të cilat janë aq të forta sa met-ali i farkëtuar. Imagjinata nuk njeh kufij, studiuesit dalin gjithnjë me ide të reja.

Për shembull Stephan Brüning i firmës Schepers nga Vreden: Ai fitoi çmimin e inovacionit për teknologjinë lazer për procesin e përgatitjes së ru-lave metalikë me një lazer special me puls shumë të shkurtër për shtypje

litografike. Më parë rula të tillë duhej të kalonin nëpër tri procese: Së pari, ata visheshin me një shtresë, pastaj ven-dosej se cilat pjesë të sipërfaqes që do të thelloheshin për shtyp, dhe në fund këto pjesë përpunoheshin kimikisht.

Falë procedurës së re, ruli vendoset thjesht në aparaturën lazer. Lazeri i bën të gjitha në një rrugë, thotë Bruning dhe ai ka edhe avantazhe të tjera: Në këtë mënyrë shtypja bëhet me cilësi më të lartë, garanton shpikësi: “Unë mund të ndikoj vetë në vëllimin e ngjyrës, gjë që nuk mund të arrihet në një proces litografik, sepse ai ka gjithmonë të njëj-tin vëllim.” Procesi lazer është më i mirë edhe për mjedisin, sepse në fund nuk dalin mbeturina kimike.Ekranët e sheshtë OLED

Çmimi i dytë u dha për një shpikje, që mund të sjellë së shpejti produkte gati në çdo familje: ekrane shumë të holla nga dioda ndriçuese organike, të ashtuquajtura OLED.

Rainer Pätzel nga firma Coherent në Gëtingen dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një lazer të special, për t’i bërë OLED-ët të aftë për të shërbyer si ekranë. Sepse që një diodë ndriçuese të bëhet ekran funksionues, duhet të ndizen veç e veç pika të ndryshme ndriçimi. Kjo mund të realizohet vetëm, kur prapa sipërfaqes OLED ndodhet një material gjysmëpër-çues stabël, që transmeton sinjalet e ndezjes. “Aty mund të përdoret lazeri. Ai e kthen siliciumin amorf, jo të qën-drueshëm, në formë polikristalline të qëndrueshme”, thotë Pätzel.

Në këtë formë mund të përçohen jo vetëm sinjalet. E veçanta e lazerit special, thotë Pätzel, është rentabiliteti

i tij: Me të prodhohen shumë copë pa shumë shpenzime. Kështu që prodhimi industrial është shumë afër dhe fletët e holla të ekranit mund të blihen nga të gjithë. “Sigurisht, unë i kam parë. Ato mund t’i thyesh, nuk peshojnë asgjë, ato janë mahnitëse dhe ne jemi duke punuar shumë për të nxjerrë në treg produkte të tilla futuriste.”Saldimi me lazer

Fituesi i çmimit të tretë, Markus Ko-gel-Hollacher mund të revolucionarizo-jë së shpejti prodhimin e automobilëve: Në firmën Precitec Optronik në Rodgau në Hesen ai ka zhvilluar një kokë të veçantë lazer për saldimin e robotëve industrialë. Me këtë metodë pjesët e rimorkiove mund të ngjiten së bashku në mënyrë aq të pastër, saqë janë gati menjëherë për lyerje, pa u përpunuar. Në fakt saldimi me lazer nuk është kre-jtësisht e re. E reja është se kallaji me anë të rrezes lazer vendoset pikërisht në vendin e duhur. Kallaji nxehet parap-rakisht dhe për këtë arsye shpërndahet më mirë në mes të llamarinave, thotë shpikësi. Kogel-Hollacher: “Ne mund t’i kapërcejmë dallimet në lartësi, pa e ndryshuar orientimin në kokës ngjitëse. Ne mund të kapërcejmë variacionet në pjesët përbërëse, sepse kemi një tol-erancë shumë më të lartë. Dhe roboti mund të punojë gati dy herë më shpejt.”

Dhe kështu llamarinat lidhen me njëra-tjetrën në një kënd shumë më të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se makina në të ardhmen do të ketë më shumë qoshe: “Jo, ato ndoshta do të jenë më të rrumbullakëta dhe më të bukura, sepse ka një liri shumë më të madhe projektimi.

Page 11: metropol 19 maj

11• E shtunë 19 maj 2012

»

në mesin e të quajturave “debate” për çështjen e homoseksualitetit, ku u fol për shumëçka: festival diversiteti, ditë homofobie, të drejta të njeriut dhe pa dy-shim për moral apo dije dhe injorancë, u gjend edhe një shkrim-polemikë i “babait të sociologjisë shqiptare”, “themeluesit të studimeve sociologjike në Shqipëri”,

“shkencëtarit më të njohur të çështjeve sociale në vend”, siç e quan ai veten, Fatos Tarifa. Që në krye duhet thënë se këto emërtime hiperbolike zoti Tarifa i ka shkruar për veten e tij në “Vikipedia” (nuk do mend që i ka shkruar vetë, të gjithë e dinë se ç’bëhet në “Vikipedia”). Për të kuptuar lartësinë e madhe shkencore të këtij studiuesi, duhet të kesh një ide të qartë se çfarë janë njësitë matëse të gjatë-sisë dhe sipërfaqes, pasi CV-ja e tij zgjatet me metra. Ata që shohin atë CV, mund të kuptojnë se nobelistët e dekadës së fundit në fizikë, ekonomi, mjekësi etj. janë më pak të shkolluar se zoti Tarifa. Në atë CV vihet re se sa e varfër është bota perëndimore në studiues të mëdhenj. Aty mund të kuptosh që Paul Krugman, Niall Ferguson, Gary Becker, Robert Barrot, Peter Singer etj. më kot mbahen si përku-fizues të realitetit dhe shkallës së dijeve të sotme. Zoti Tarifa ka mbajtur leksione, siç e thotë vetë, në “Institute of Social Studies” në Hagë, “Webster University” (Lejden, Holandë), “Campbell University”, “University of North Caro-lina”, “Eastern Michigan University”, “Duke University”, Stanford University”, “New York University”, “Harvard Uni-versity”, “Brown University”, “University of California at Berkeley”, “Tufts University”, “University of Essex”, “Uni-versity of Amsterdam” etj. I përmenda të gjitha këto për të treguar se një studiues që e mendon veten të tillë shkroi mbi debatin e këtyre ditëve dhe polemizoi me kryetarin e Partisë së Legalitetit Ekrem Spahia. Siç dihet, zoti Spahia kërkoi që ambasadori holandez në Tiranë të shpallej per-son i padëshirueshëm, pasi kishte fyer duke i quajtur ‘in-jorantë’ ata që kundërshtojnë homoseksualitetin, dhe këtu më së pari përgjigjja e ambasadorit kishte në frëngji Ekrem Spahinë. Zoti Tarifa e nis polemikën e tij fillimisht duke mbajtur disa qëndrime që nuk kanë lidhje me çështjen. Ai thotë: “Kryetari i një partie politike të vogël shqiptare, e cila evokon kthimin e rrotës së historisë së kombit tonë në një periudhë të perënduar prej kohësh, të sunduar nga një mbret i vetëshpallur dhe tradhtar i kombit të tij...” Studiuesi “i madh i çështjeve sociale”, “babai i sociologjisë shqiptare”, i lejon vetes një gabim të rëndë metodologjik (për të ci-lin komisioni i etikës në universitetin ku punon mund të mbajë një qëndrim dhe ta zbojë nga puna. Një shkencëtari nuk i falet kjo gjë, që është e pafalshme edhe për fëmi-jët e shkollës 9-vjeçare. Shkencëtari Tarifa nuk merret me pikëpamjen e zotit Spahia, por me zotin Spahia, partinë e tij dhe jep një gjykim mbi ç’ka qenë mbretëria, si ka qenë mbreti dhe çfarë synon kjo parti. Ose për shkak të faktit që është një studiues i madh, ose për shkak të faktit që është një i paditur i madh, i mbytur nga emocioni, ky njeri në një fjali bën atë që volume të tëra historie rreken ta bëjnë dhe përsëri mes historianëve ka shumë debat. Më pas në artikul-lin e tij zoti Tarifa shkon te çështja, por më parë për të dëshmuar se është shumë i ditur përdor ndonjë fjalë të huaj “miniscule, konjitive etj.”, dhe thotë se amba-sadori holandez kishte të drejtë që i quajti injorantë ata që kanë një mendim mospranues ndaj homosek-sualitetit. Duke mbetur te çështja, zoti Tarifa flet për

të drejtat e komunitetit gej dhe se çfarë përfaqëson homo-seksualiteti, duke pasur parasysh t’i japë një mësim zotit Spahia dhe gjithë shqiptarëve mbi këto gjëra. Shkencëtari Tarifa, duke përdorur terminologjinë e axhendës gej, thotë se injorantët nuk e kuptojnë natyrën njerëzore dhe sjelljen e atyre individëve, të cilët kanë një orientim seksual të ndryshëm nga ai i shumicës së shoqërisë. Sërish profesori bën një gabim, dhe sërish të rëndë, duke i quajtur të gjithë njerëzit, qofshin këta profesorë, inxhinierë apo punëtorë, injorantë pse nuk kuptojnë natyrën njerëzore në mënyrën që e kupton zoti Tarifa (!). Ai me siguri quan injorant edhe Jeffry Satinover, edhe William Byrne edhe Bruce Parson të Universitetit të Kolumbias edhe Simon Levay të Univer-sitetit të Harvardit, edhe dhjetëra psikiatër dhe fiziologë që mendojnë ndryshe nga zoti Tarifa dhe thonë se homo-seksualiteti nuk është i orientuar, ose nuk është orientim seksual. Edhe për këtë gjë komisioni i etikës në universite-tin ku punon zoti Tarifa mund të mbajë një qëndrim ndaj tij për këto gabime të thella, që nuk i falen një shkencë-tari. Zoti Tarifa në polemikën e tij me zotin Spahia shkon edhe te krahasimet, duke i thënë se këto mendime i ka Ahmadinexhadi në Iran. Kjo është e gjitha një dashakeqësi dhe pa dyshim pasqyrim i emocionit dhe jo shkencizmit të studiuesit Tarifa, i cili kaq pak gjë duhet ta dijë se njerëz, por dhe politikanë që shprehen kundër homoseksualitetit ka kudo. Vetëm pak ditë më parë në shtetin e Virxhinias në SHBA (po përmendim SHBA-të meqë zoti Tarifa ka shër-byer si ambasador) Kongresi rrëzoi kandidaturën e Trace Thorne Begland për në Gjykatën e Apelit, pasi ai është një aktivist gej. Rezultati i votimit ishte i frikshëm: ai mori vetëm 26 vota, kur i duheshin të paktën 51 vota. Raste ku njerëzit kundërshtojnë axhendën gej ka shumë, raste ku njerëzit dhe studiuesit thonë që homoseksulizmi nuk është i lindur ka shumë, raste ku studiuesit, politikanët apo shoqatat me ngjyresa fetare apo sekulariste në mbrojtje të familjes e quajnë homoseksulitetin të keq, të pashën-detshëm, të pamoralshëm ka shumë. Ka në SHBA, sidomos në SHBA, ka në Itali, Angli, Irlandë, Poloni, Gjermani etj., etj. Polemika e zotit Tarifa në përpjekje për të dëshmuar zërin e fortë të studiuesit përmend Frojdin dhe Alfred Kin-seyn. Pasi e përmend Frojdin, thotë se megjithatë ai është i tejkaluar. Si mund të përmendë Frojdin ky studiues e so-ciolog, kjo është e pakuptimtë, pasi Frojdi ka mbetur një relikte për të gjithë njohësit e psikanalizës dhe psikiatrisë dhe çmohet vetëm nga neomarksistët, të cilëve u duhet për një kombinim me Marksin që të prodhojnë ideologjinë e re revolucionare. (A mund ta gjykojë komisioni i etikës në universitetin ku punon zotin Tarifa edhe për këtë gabim? Ndoshta po). Në lidhje me Alfred Kinsey-in Tarifa thotë se ofron modelin më të mirë për të kuptuar seksualitetin dhe homoseksulitetin. Sipas tij, Kinsey flet për continuum dhe në fakt ai është i pari që flet për të. E ka thënë që më 1940. Më vonë është rimarrë dhe është një pikëpamje me ndikim, por kjo pikëpamje nuk thotë se homoseksualitetu është i

lindur dhe as se është orientim. Zoti Tarifa këtu bën një gabim më të rëndë sesa të tjerët, sepse duke cituar Alfred Kinsey-in ka cituar një prej studiuesve më të mëdhenj dhe më me ndikim në këtë çështje, por që mohon faktin që ho-moseksualiteti është i lindur, është biologjik apo gjenetik. Kinsey ndoshta është argumenti nga argumentet më krye-sore të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga Tarifa dhe nga axhenda gej. Në të këtë rast Tarifa si studiues është shumë i dobët dhe ndoshta axhenda gej do ta heqë nga lista e mbështetësve të saj.

Për t’iu rikthyer edhe një herë asaj që tha ambasadori holandez, që i quajti injorantë ata që kanë një mendim tjetër me të për homoseksualizmin dhe e shohin atë si një problem për shoqërinë, do të ishte interesante një përg-jigje e zotit Tarifa në lidhje me sjelljen e tij kur ishte am-basador në Amerikë. Sçot Bloch drejtonte zyrën e këshillit special të ish-presidentit Bush në kohën kur Tarifa ishte ambasador. Zoti Bloch mbajti disa qëndrime të ashpra kundër gejve. A mund të shkonte zoti Tarifa si ambasador dhe të kritikonte për injorancë zyrtarin e administratës së Presidentit. Ndoshta Tarifa ka dashur ta bëjë, por nuk është ftuar nga Kristianë Amanpour, Candy Crowly apo Katie Kuriç ta bëjë këtë gjë. Ndoshta ka dashur të shkojë, por ka pasur një pengesë tjetër: ai është i vetmi diplomat shqiptar i akuzuar për vjedhje tenderash në ambasadë. Sigurisht që as vendimi i gjykatës, që e shpall të pafa-jshëm, nuk është mbrojtje për të. Ai u shpall i tillë ngase nuk u provua dot fakti, por jo se nuk e kishte bërë atë. Studiuesi ynë i madh i sociologjisë flet për mbrojtje nga diskriminimi, mbrojtje të të drejtave të njeriut etj., etj., si elemente qytetërimi dhe e gjithë kjo është kredoja e tij sipas vetë atij. Do të ishte shumë e mërzitshme të shp-jegoje se homoseksualët nuk duhet të diskriminohen, se të drejtat e tyre si dhe ato të të gjithëve, përfshirë edhe zotin Tarifa, mes tyre e drejta e votës, e shprehjes, e gjy-qit të drejtë, e zgjedhjes etj., etj. janë të mbrojtura me kushtetutë dhe duhet pa diskutim të jenë të tilla.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk i jep të drejtë ambasador-it holandez të vijë vërdallë rrugëve e televizioneve dhe të thotë se homoseksualiteti është i mirë, se homosek-sualiteti është qytetërim, se shqiptarët duhet të eman-cipohen etj., etj. Kjo nuk i jep të drejtë askujt, as zotit Tarifa të shfaqet si emancipuar dhe të veshë petkun e historianit, sociologut, antropologut, seksologut, psikia-trit, filozofit, politologut, analistit global dhe t’i quajë të tjerët, që janë më modestë në emërtesa se ai, si iranianë apo arabë apo mesjetarë apo inkuizitorë të shekullit të 13-të. Mjafton të shohësh vetëm një libër të zotit Tarifa: atë “Rruga e Shqipërisë nga komunizmi: ndryshimet poli-tike dhe sociale 1990-1993”. Aty sheh një historian apo quaje studiues të gjithçkaje, që duket sikur shkruan në Shqipërinë e viteve 50, aty gjen një socrealist mediokër (të gjithë socrealistët janë mediokër), në libër ai thotë: “Shqipëria ishte një vend i varfër feudal, me 90 për qind të

popullit analfabet, që kishte njohur vetëm 6 muaj regjim demokratik, atë të qeverisë së Nolit etj.” Kështu e vijon Tarifa me klishetë komu-niste. Libri është i gjithi me këtë stil mjeran, me forcë analizuese të paqenë, me dokrra dhe i ndriçuar pa fund nga metodologjia marksiste. Ky studiues nuk mundet dhe shoqëria nuk duhet ta pranojë që t’i flasë se cila është ana e qytetëruar e botës, se çfarë sjelljeje seksuale të bën të ditur dhe të kulturuar, se çfarë janë të tjerët, injo-rantë apo dijetarë.

koMent

Nga Fitim Zekthi

Tarifa si studiues dhe qytetërimi

Page 12: metropol 19 maj

12 E shtunë 19 maj 2012 •

« AKTUALITET

TË MITURIT PO KTHEHESHIN NGA SHKOLLA, SHPËTOHEN NGA BANORËT

Shembet ura, dy nxënës bien në lumë Kryekomunari: Çdo ditë kalojnë 40 nxënës në këtë urë

GRAMSH- Një urë pasarelë është shkëputur në mesditën e djeshme duke bërë që dy nxënës të përfundojnë në ujë. Për fatin e tyre të mirë ka pasur shumë lëvizje dhe dy nxënësit, 11 dhe 14 vjeç, janë nxjerrë nga uji nga banorët e zonës. Kryetari i Komunës Poroçan, Haki Llapushi, theksoi se në urë kalojnë 40 nxënës të fshatit Gjerë për në qen-drën e komunës ku edhe ndodhet shkolla 9- vjeçare. Në atë moment kur ka rënë

ura, kanë qenë vetëm dy nga nxënësit. “Ka qenë ora 13.00 kur dy nxënës janë gjetur pikërisht në momentin kur është shkëputur ura e kanë rënë në ujë. Njëri nga fëmijët është nxjerrë nga uji 10 metra më andej urës ndërsa tjetri 100 metra. Për fatin e tyre ka pasur banorë përreth kur ato kanë rënë, në të kundërt do të përballeshim me një tragjedi”. Lla-pushi thotë se tashmë fshati Gjerë me 200 banorë është i izoluar tërësisht me

shembjen e urës. Ai thotë se kjo është një urë pasarelë e amortizuar për të cilën janë bërë gati projektet, janë kërkuar fonde, por deri tani nuk ka asnjë përg-jigje pozitive. “Ne si komunë me fondet që disponojmë e kemi të pamundur ta ndërtojmë. Kemi kohë që presim nga shteti dhe u desh kjo ngjarje që të ketë një sensibilizim. Shpresojmë që shteti të reagojë për t’i ardhur në ndihmë banorëve”, ka përfunduar ai. L. Lleshi

Studimet në Itali për vitin e ri akademik

Udhëzimi, kushtet e regjistrimit në universitetet italiane

Zbardhet udhëzimi me procedurat që kandidatët shqiptarë duhet të ndjekin për të vijuar studimet e larta nëpërmjet programit të bur-save në universitetet italiane për vitin e ri akademik 2012-2013. Stu-dentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane duhet që në fazën e parë të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e pararegjistrimit. Dosja me këto dokumente duhet të dorëzohet nga vetë kandidatët pranë ambasadës italiane, duke cak-tuar takim nga data 4 deri në datën 20 qershor 2012. Për të sjellë do-kumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes së internetit të kësaj ambasade. Më pas, duke nisur nga data 1 deri më datën 31 korrik, do të dërgohet përmes “Albanian Courier” dëftesa e pjekurisë (ose diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim në universitet. Ambasada italiane do t’u lëshojë vizën stu-dentëve sapo të ketë përfunduar vlerësimi i dokumentacionit dhe do t’i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes “Albanian Courier”) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara. Paraqitja e kërkesës për pararegjistrimin

Sipas udhëzimit, kandidatët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e pararegjistrimit duhet të caktojnë një takim pranë ambasadës itali-ane përmes shërbimit “Prenoto Online” të kësaj faqejeje internet, duke zgjedhur shërbimin “regjistrimet universitare”. Takimi mund të caktohet edhe përmes “call center”-it në numrat 0900 404 3000 (nga telefonat fiks) dhe 0900 404 4000 (nga telefonat celularë). Takimet mund të caktohen nga data 4 deri më 20 qershor 2011. Kështu, stu-dentët duhet të paraqitën në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm: formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar, por i pafirmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje. Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare, që nuk do të mund të ndryshohet më pas. Lista e të gjitha degëve mund të konsultohet në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/. Gjithashtu kërkohen edhe formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar, por i pafirmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje, dëftesa e pjekurisë dhe cer-tifikata e maturës shtetërore, në origjinal dhe 2 fotokopje. Studentët që nuk zotërojnë më dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve. Studentët që kanë marrë dëftesën e pjekurisë para vitit 2011 duhet të sjellin edhe certifikatën e maturës shtetërore (ose, nëse do ta marrin në verën e 2012-s, një kopje të for-mularit të regjistrimit në provime). Studentët e regjistruar në vitin e fundit që do të marrin dëftesën në verën e 2012, do të paraqesin një vërtetim notash, me notat e tre vjetve të para dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. Dëftesa përfundimtare do të dorëzohet në ambasadë përpara lëshimit të vizës. Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale) duhet të dorëzojnë diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar për çdo provim. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do të marrin diplomën brenda verës së vitit 2012, duhet të dorë-zojnë një vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në ambasadë përpara lëshimit të vizës. Kujdes!

Dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare duhet të jenë të legalizuara. Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë drejtorisë arsimore rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jasht-me dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar. Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Re-ktoratit, të apostilohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen: emri dhe mbiemri i studentit, universiteti, fakulteti, dega e studimit, numri i telefonit (celular dhe telefon fiks), adresa e postës elektronike (e-mail).

VLORE - Një aksident rrugor me katër të plagosur ka ndodhur mesditën e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Radhimë, ku një makinë tip foristradë, me të cilën udhëtonin 4 të rinj, ka dalë nga rruga. Sipas raporti-meve të para, katër të rinjtë janë plagosur dhe dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Po kështu sipas buri-

meve policore ka dhe të plagosur të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Dys-hohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti tip fuoristradë me targa AA 258 AY. Raportohet se mjeti ka përplasur një traversë të rrugës pasi ka humbur kontrol-lin. Po kështu dhe ndihma mjekësore ka ar-dhur me vonesë pasi nga aksidenti është shkaktuar dhe trafik në këtë aks të zonës.

POLICIA: SHKAK SHPEJTËSIA E LARTË, TË RINJTË NË SPITAL

Përplaset mjeti me maturantë, 4 rëndëNdihma mjekësore arrin me vonesë, shkak trafiku

TË AFËRMIT E GJEJNË TË VARUR, DËRGOHET NË SPITALIN USHTARAK

Në varfëri dhe prindër të ndarë, tenton vetëvarjen 15-vjeçari

LEDIA LLESHI

GRAMSH-Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetë-varur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu 15 vjeç punëtor në një kalçeto është gjetur nga familjarë i vetë-varur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe men-jëherë është kërkuar ndërhy-rja mjekësore pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë e cila me anë të një helikopteri e ka trans-portuar në Spitalin Ushtarak ku vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Vetëvarja Nga të dhënat e të njo-

hurve të tij shkaku mendo-het të ketë qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën kalonte familja e tij. I riu 15-vjeçar ishte fëmijë i dy prindërve të divorcuar dhe jetonte në lagjen më të varfër të qytetit të Gramshit e quajtur ndryshe Agjencia. Edhe pse ai kishte gjetur një punë, paratë nuk mjaftonin dhe adoleshenti ka rënë në gjendje depresioni. Sipas të afërmve ai ishte njeri i mbyl-lur dhe fliste pak. Kjo ndoshta ka bërë që askush mos ta kuptonte veprimin që do të ndërmerrte për t’i dhënë fund jetës në mënyrën më mizore. Ndërkohë një grup hetimor ka nisur hetimet për zbard-hjen e shkakut që ka dërguar 15-vjeçarin drejt vetëvrasjes. Në pyetje janë marrë famil-jarë dhe të afërm. Ndërkohë mjekët janë duke u përpjekur t’i shpëtojnë jetën duke i dhënë të gjithë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave të para ai ka përdorur një litar në shtëpinë e tij ku edhe është gjetur i vetëvarur nga familjarët. Ata thonë se ka qenë fat që njëri prej tyre është kthyer në shtëpi për ta gjetur akoma në jetë të riun.

Vetë banorët e Gramshit pasi kanë mësuar ngjarjen thonë se vështirësitë ekonomike janë bërë shqetësim i madh

për këtë zonë që konsidero-het një xhep në qarkun e El-basanit. Pas vjedhjeve, thonë ata do të vijnë vetëvrasjet

pasi shumë familje kanë probleme të mëdha ekono-mike dhe asnjë dritë në fund të tunelit.

I riu 15-vjeçar ishte fëmijë i dy prindërve të divorcuar dhe jetonte në lagjen më të varfër të qytetit të Gramshit e quajtur ndryshe Agjencia. Edhe pse ai kishte gjetur një punë, paratë

nuk mjaftonin dhe adoleshenti ka rënë në gjendje depresioni. Sipas të afërmve ai ishte njeri i mbyllur dhe fliste pak

Page 13: metropol 19 maj

13• E shtunë 19 maj 2012

»ekon0Mi

kepërdorimi i të dhënave personale

“twitter”: Mos gjurmo opsioni më i funditKeqpërdorimi i të dhënave personale duke i vendosur në shërbim të bizneseve që duan të bëjnë reklama në rrjetet sociale po shton gjithnjë e më shumë kërkesën për mbro-jtjen e individëve. Për këtë së fundi shumë kompani kanë vendosur opsionin “Mos gjurmo”, duke mos lejuar kanalizi-min e të dhënave të tyre drejt reklamave.

Twitter, është rrjeti social më i fundit që ka deklaruar se do të pranojë kërkesat e përdoruesve të cilët nuk duan që sjellja e tyre të gjurmohet apo që të dhënat e tyre të grumbullohen. Kompania ka bërë të ditur të enjten se në ndryshim me kompanitë Google dhe Facebook modele të biznesit që mbështeten në mbledhjen e të dhënave të për-doruesve kjo kompani do të vendosë rregulla të tjera. Twit-ter me një deklaratë të saj, bëri të ditur se do të mbështesë nisëm “Mos gjurmo”, një iniciativë e standardizuar që është promovuar nga Komisioni Amerikan i Tregtisë, për privatës-inë online. Këtë opsion tashmë e kanë mbështetur Firefox, Microsoft Corp dhe Internet Explorer dhe Apple Inc. Këto kompani kanë vendosur një opsion “Mos gjurmo” që dërgon një linjë të kodit në faqet e internetit ku kanalizohen për-doruesit nuk duan të jenë të gjurmuar. Po ashtu dhe Google ka thënë se do të zbatojë programin “Mos gjurmo” duke e kaluar në në shfletuesin e saj Chrome prenda këtij viti.

“Do not Track” gjithashtu koincidon me shtytjen më të fundit të Twitter për të siguruar një shërbim më të person-alizuar. Twitter rekomandon “sugjerime” të përshtatura në bazë të historisë së një përdoruesi “Web surfing”, por nuk i përdor të dhënat për asnjë qëllim tjetër, bëri të ditur kom-pania të enjten. “Si gjithmonë, ne jemi të përkushtuar për tju siguruar me zgjedhje të thjeshta dhe kuptimplota infor-macione për të përmirësuar përvojën tuaj në Twitter”, tha drejtori Othman Laraki. Madje ai tha se për ata që nuk dëshi-rojnë që të jenë të dukshëm gjatë gjithë kohës në Twitter do të ofrohen mënyra për ta vendosur këtë opsion në of.

Mbështetje për nismën nga twitter u njoftua të enjten nga Ed Felten, Kryeshef i Teknologjisë, gjatë një diskutimi në Nju Jork. Ndërsa më pas dhe vetë Faqja e konfirmoi deklaratën. Mozilla vlerësoi masën e Twitter dhe vuri në dukje se normat e adoptimit për “Mos Gjurmo” janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Nga 8.6 për qind e përdoruesve në kompjutera të zyrave dhe 19 për qind e përdoruesve mobil.

Ndërkohë që investitorët e Facebook, e cila të premten do të bënte publik ofertën në bursë, me një vlerë prej 104.bilionë dollarësh, besojnë se ajo mund ti ofrojë bizneset në një platformë për reklama e cila mund të shfrytëzojë anëtarët potencialë nëpërmjet njohjes së interesave të tyre. Destinacionet kryesore online që e kanë miratuar “Mos gjurmo” përfshijnë edhe Yahoo, e cila do të lejojë konsuma-torët për ët shprehur preferencat e tyre nëse duan ti ven-dosin interesat apo do të përfshijnë opsionin mos gjurmo.

Facebook duket se ka qenë në vijën e dështimit në debutimin e parë në bursë. Analistët kanë bërë të ditur

se ka qenë sasia e madhe e aksioneve të hedhura në treg që ka bllokuar rritjen e çmimit. Në treg kompania hodhi men-jëherë 18 për qind të aksioneve. Ndërsa vendimi i General Motors për të tërhequr reklamat nga rrjeti social duket se ka sjellë dhe një frenim të kërkesave. Gjithësesi, me hapjen e bursës, aksionet e Facebook njohën një rritje me 11 për qind nga çmimi i dhënë në fillim, por më pas sërish zbritën me 8 për qind duke rrezikuar të shkonin në çmimin fillestar të deklaruar prej 28 vjeçarit Zuckenberg. I renditur si njeriu i 28 më i pasur në botë, ai e ka nisur provën për tregëtimin e çdo aksioni me 38 dollarë. Ndërsa kjo e ka bërë atë dhe më të pasur se dy bashkëthemeluesit e google Sergey Brin dhe Larry Page.

Vendosja e rrjetit social më të madh në botë në Bursën ndërkombëtare ka ardhur vetëm një javë nga festimi i 28 vjetorit të lindjes së Mark Zuckerberg. I themeluar jo më larg se tetë vjet më parë, Facebooku bën pjesë sot në dhjetë markat më të njohura të botës dhe është në një radhë me McDonalds ose Coca-Colan - kjo e fundit e theme-luar 100 vjet më parë. Ndërsa vetë Zuckenberg ka rrëfyer historinë e tij të ndërtimit të një faqe interneti në një nga dhomat e konviktit në Harvard. Kri-jim që do ta bënte atë sot personin e 28 më të pasur në botë. Nga aksionet që do të dalin në tregëtim Facebook pret që të fitojë ofertën publike me 16 bil-

ionë dollarë për 421.2 milionë aksione. Dhe shpresat janë të mëdha: dalja në

bursë mund të sjellë deri 15 miliardë dol-larë. “Facebook-u mund të arrijë gjithçka. Komuniteti i investuesve i njeh shifrat gjigante të përdoruesve dhe shanset e rritjes”, thotë tregtari i Ëall Streetit, Louis Sulsenti. Do të shohim një nga daljet më të mëdha në bursë të të gjitha kohërave. Si krahasim: dalja më e madhe deri tani në bursë e Googles solli diçka më shumë se 1,7 miliardë euro. Por dalja në bursë e Facebookut i ndan mendimet e njerëzve të botës së financave. 900 milionë vetë e përdorin Facebookun në të gjithë botën, një shifër sa tre herë popullata e SHBA. 900 milionë herë të dhëna specifike për njerëzit, për interesat, preferencat dhe rrjedhën e jetës së tyre, gjithmonë aktu-ale dhe të përkthyeshme në para: mbi tre miliardë dollarë arriti të fitojë rrjeti social vitin e kaluar vetëm përmes reklamës. Ndërsa që prej daljes dje në bursë aksio-net pritet të rriten dhe më tej duke bërë dhe një sfidë për krizën ekonomike. Kjo pavarësisht se sipas analistëve interneti ka një përdorim masiv përmes celularit ose aparateve të tjera - ku Facebookut i mungon modeli i biznesit.

Megjithatë dhe situata për shitjen e aksioneve nuk do të jetë pa probleme. Pasi bëhet e ditur se një shumë e mad-he nga fitimet do të shkojë në pagesën e taksave për shërbimet e ndryshme që ofrohen në faqen e facebook të cilat kanë kuotën e tyre të të drejtave.

Analistët thonë se në vlerësimin me 104.2 bilionë dollarë për Facebook

kristalizohet në tre bashkëthemeluesit e rrjetit social. Dustin Moskovitz, 27 vjeç, i cili bashkëpunoi me Zuckerberg që në Harvard, vlerësohet të zotërojë një vlerë 5 bilionë dollarësk pasi ai ka 133.7 mil-ionë aksione të kompanisë B Class, dhe do të shesë 7.5 milionë aksione.

Moskovitz, zyrtari i parë i lartë i kompanisë së teknologjisë, e la rrjetin social Facebook me kolegun e tij Jus-tin Rosenstein në vitin 2008. Ata kanë themeluar ASANA Inc, për menaxhimin e softëarëve të kompanisë.

Gjithashtu Eduardo Saverin, 30 vjeç, ka një pasuri prej 2.7 miliardë dollarë. Ai ka në pronësi rreth 4 për qind të aksioneve të kompanisë që prej krijimit, sipas whoowns-facebook.com. Ndërkohë që ndër të tjera angazhimi i tij përfshin menaxhimin me publikun si dhe shërbime të tjera.

Saverin ka nisur të diskutojë shitjen e aksioneve të tij. Ai është shprehur se është i detyruar ta bëjë pasi ka për të paguar miliona dollarë në taksa për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Por për shitjen janë duke menduar dhe aksionerë të tjerë të facebook të cilët janë përfshirë në të si bashkëpu-nëtorë apo investitorë prej vitit 2004. Ndërsa vlerësimi i aksioneve me 38 dollarë për një aksion i kthen ata au-tomatikisht në miliarderë. Facebook, 85 për qind të të ardhurave të saj i realizon nga reklamat, ndërsa është vlerësuar në 25.8 herë më shumë se vlerësimi për Google kur nisi debutimin në bursë në vitin 2004. Kompania filloi tregtimit në Nasdaq dje.

ekonomiZuckeNberg kërkoN Një shumë prej 16 bilioN dollarësh

Facebooknumri i lartë i aksioneve dëmtoi çmimin

»

»

»

15

14

14

sHBa, karburanti merr vrapin e uljes së çmimit

rritja e dollarit tremb ekspertët, rrezikohet prodhimi

Buxheti nuk rishikohet, në tre muaj u rritën të ardhurat

Page 14: metropol 19 maj

14 E shtunë 19 maj 2012 •

«ekonoMi

kriza në Greqi lëkund bursat evropianeJavë në tregjet financiare përfundon me paqëndrueshmërinë e`mësuar” tashmë, me bursat që janë ‘pothuajse në nivele nega-tive. Milano u lëkund nga një terren me 0.31%, por më keq duket se ka qenë në Londër ku indeksi humbi me 1,% 33 për shkak të

shitjeve në banka. Më i moderuar ka qenë bursa në Frankfurt me 0.6%, dhe në me 0.13 për qind. Dita e premte në bursë u prek dhe nga lajmet mbi një komplot të dyshuar mbi Greqinë e cila mund të largohej nga euro. Lajmi kishte të bënte me Komisionin Evropian për Tregtinë, ku u tha se ishte duke punuar së bashku me Bankën Qendrore Evro-

piane për të planifikuar daljen e mundshme të Greqisë nga euro. Siç pritej, mohimet nuk kanë vonuar. Zëdhënësja e Oli Rehn deklaroi se nuk ka asnjë vendim dhe asnjë projekt për daljen e Greqisë nga eurozona. Megjithatë, paradoksalisht tregu dukej më pak i alarmuar pas lajmeve mbi Greqinë. Po ashtu dhe bursa në Spanjë u trondit për shkak të situatës në bankat e vendit.

bursaT

ekspertët parashikojnë një ulje të çmimit të gazit në pikat e shitjes në disa zona të Shteteve të Bashkuara, me rreth 3,25 dol-

larë pë gallon. Madje shtohet se dhe çmimet me pakicë të benzinës kanë rënë nga një denar për një mesatare kombëtare prej 3,71 USD për gal-lon të premten. Çmimet më të ulëta të naftës në shitjet me shumicë është arsyeja kryesore por kësaj i shtohet dhe kërkesa më e dobët. Kjo pasi dhe konsumatorët e kanë parë karburantin si një shpenzim të tepërt, të paktën deri në rimëkëmb-jen e tyre ekonomike. Bëhet e ditur se në Bregun Perëndimor, në Illinois dhe New York aktualisht për gazin po paguhet 3,83 dollarë për gallon nga 4,54 për gallon. Çmimet më të ulëta, nga 3,39 dollarë në 3,51 dollarë për gallon, ishin në jug dhe pjesët e Midwest.

Çmimet duhet të vazhdojnë të bien edhë më

shumë në dy javët në vijim. Mesatarja kombëtare e çmimit në SHBA pritet të shkojë në rreth rreth 3,60 USD për gallon në fundjavë. “Ju mund t’i shikoni këto çmime prej 3 deri në 3,25 dollarë“, tha analisti i OPIS Tom Kloza. “Dhe kjo mund të ndodhë në javën e ardhshme.” Disa shoferë tashmë paguajnë 30 deri 40 cent më pak se mesatarja kombëtare. Kjo për shkak se ata blejnë benzinë të prodhuar në rajonin e Bregdetit të Gjirit, ku çmimet janë ndër më të ulëtat në vend, tha Kloza. Madje dhe taksat lokale të gazit aty janë më të ulëta se në zonat e tjera.

Për shembull, çmimi mesatar të premten në shitjen me pakicë ka qenë 3,34 dollarë për gal-lon në Greenville, 3,39 USD në Little Rock, Ark, dhe 3.43 USD për gallon në Amarillo, Texas.

Ndërkohë shoferët në Pacific Northëest dhe Kaliforni po paguajnë 4,25 ose 4,50 USD për një

gallon për shkak të mungesës së furnizimeve me benzinë, dhe kjo lidhet me rafineritë. Kloza tha se këto çështje duhet të jetë nën kontroll dhe çmimet duhet të fillojë të lehtësohen së shpejti.

Megjithatë jo çdo gjë shkon në këtë trend pafundësisht. Në korrik tregu mund të ndry-shojë drejt rritjes së çmimeve. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve që po krijohen me Iranin dhe programin e tij bërthamor. Bashkimi Evropian është i vendosur të fillojë ndalimin e importit të karburantit nga Irani në qoftë se situata nuk zgjidhet. Por disa analistë mendojnë se mund ti themi lamtumirë çmimit të lartë të naftës në SHBA. Të premten çmimi i naftës së papërpunuar ra edhe për shkak se në në fundjavë presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të botës do të kërkojnë për mënyra për të ndihmuar Evropën të zgjidhë krizën e borxhit.

mbivlerësimi do të Ndikojë Në prodhim

rritja e dollarit tremb ekspertëtRritja e vlerës së dollarit

për të tretën javë me rradhë ka rritur shqetësimet e ek-spertëve të cilët gjithnjë e më shumë po theksojnë nevojën e një ndërhyrjeje nga thesari i Shtetit Amerikan. Madje në formën e shakasë ekspretët thonë se të gjithë duan dhe e pëlqejnë një çmim nafte apo benzine të ulët, madje do të merrnin me qef dhe një makinë luksi, por se rritja e vlerës së dollarit do të tremb të gjithë. “Në fund të ditës, një dollar i fortë bën të ketë pasoja”, thotë Peter Kenny, drejtor në “Knight”, duke iu referuar të mirave dhe të këqijave nga situata e krijuar me monedhat kryesore. Për të rritja 3-javëshe e dollarit tron-dit eksportet, prodhimin dhe për pasojë dhe punësimin, dhe

që, thotë ai, është kjo pika ku Thesari do të jetë i detyruar të ndërhyjë dhe të marrë masa, “për të shmangur rrëshqitje prapa kalim në recesion”.

Por për këtë ai shton se

sigurisht që nuk do të dëgjo-het nga funksionarë të lartë Amerikan të thonë në mënyrë specifike se mbështesin një dollar më të dobët, apo që do të ndërhyhet për ta bërë të

tillë, por shton ai, sigurisht që do të dëgjohen gjithnjë e më shumë se forcimi i dollarit po sjell pasoja. Për të një dollar i fortë merr sigurisht përparësi konkurruese, por do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në zgjerimin e prodhimit të brend-shëm bruto si dhe në pro-dhimin industrial. Megjithatë ai sheh me shqetësim dhe drejt zhvillimeve në Evropë. Sipas tij nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe më tej, nuk do të jetë çudi kur të zbulohet një plan për bashkimin e gjashtë bankave të mëdha, të cilat do të kenë si synim dalja nga kriza ekonomike dhe krijimin e kushteve për zhvillim.

SHBA, karburanti

merr vrapin e uljes së çmimit

Çmimet më të ulëta të naftës në shitjet me shumicë është arsyeja kryesore por kësaj i shtohet dhe kërkesa më e dobët. Kjo pasi dhe konsumatorët e kanë parë karburantin si një shpenzim të tepërt, të paktën deri në rimëkëm-bjen e tyre ekonomike

Page 15: metropol 19 maj

15• E shtunë 19 maj 2012

»ekonoMi

situata e reshjeve të ditëve të fundit duket se do t’i japi fund

diskutimeve mbi rishikimin e Buxhetit të Shtetit në mesin e këtij viti. Të shtyrë nga situata që ka përfshirë Greqinë si dhe të mungesës së stabilitetit për monedhën euro, ekspertët e ekonomisë së fundi kanë shtruar për diskutim rish-përndarjen e fondeve. Kjo për të riparë investimet si dhe për të përballuar shpenzimet e tjera të qeverisë.

Megjithatë burimet nga ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur se shifrat e tre mujorit të parë kanë thyer të gjitha parashikimet mbi zhvil-limin e ekonomisë, investimet dhe të ardhurat e tjera në Bux-hetin e Shtetit. Ndërsa këtij efekti pozitiv i është shtuar së fundi dhe përmirësimi i situatës hidrike.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, KESH ka vendosur një pro-dhim të ulët të energjisë elek-trike si dhe rritjen e importit të energjisë. Kjo për të garantuar jo vetëm furnizimin 24 orë me energji elektrike, por dhe për të marrë masa që në Hidrocen-trale të ketë kapacitet ujor të mjaftueshëm për të përballuar stinën e verës me prodhimin e energjisë elektrike. Kjo duke e detyruar të marrë kredi dhe të vendosë në vështirësi dhe Buxhetin e Shtetit.

Por parashikimet e ekspertëve janë thyer nga situata e motit kur në javën e fundit reshjet kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në hidrocentrale. Madje u bë e

buxheTirritet vlera e lekut kundrejt euros

Greqia nuk cenon bankat shqiptare

Skenari hipotetik i daljes së Greqisë nga eurozona, do të shkak-tonte një sërë pasojash negative në ekonominë shqiptare. Porse depozitat bankare mbeten krejt të sigurta. Me gjithë atë, ekspertët e ekonomisë mbeten të ndarë ne opinione, rreth efekteve që prod-hon kjo krizë e euros. Sipas Adrian Civicit, nëse Greqia del nga euro, pritet shtimi i kapitalit monetar në vend, ndërsa Gjergj Filipi e për-jashton krejtësisht mundësinë e një skenari të tillë. “Do të ndodhi ajo që pritej. Është një ikje masive e eurove nga Greqia në drejtim të vendeve të tjera që janë më të sigurta dhe natyrisht, nëse bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë, mendoj se Shqipëria tashmë ka pas-ur një fluks të ardhjeve jo më shumë se sa të zakonshme të depozi-tave të emigrantëve tanë nga Greqia. Nëse ky skenar do të duket më i afërt, natyrisht që fluksi do të jetë më i madh”, shprehet Civici.

Ndërsa eksperti Filipi shprehet: “Vend për shqetësim nuk ka. Duhet thënë mirë dhe fort kjo gjë që në fillim. Të gjitha këto banka që operojnë në sistemin bankar të nivelit të dytë, ato operojnë si banka që duhet të përmbushin disa kritere të shëndetit të tyre fi-nanciar lokal. Në momentin që nuk ka asnjë rezervë nga asnjë nga bankat e nivelit të dytë, nuk mund të ketë asnjë rezervë për ato banka që kanë pasur kapital fillestar grek”. Sipas eksprtëve, kriza në Greqi jep efekt negative në ekonominë shqiptare në rënien e rem-itancave, shkëmbimeve tregtare. Por nga ana tjetër, pritet të thithet kapitali grek, që do të transferohet si efekt i krizës.

“Natyrisht, Greqia është një nga partnerët tanë kryesorë dhe një tronditje e tillë, natyrisht, në një sferë të përgjithshme, ndikimi do të jetë shumë i madh dhe negativ, po të kemi parasysh dhe hapat që mund të ndiqen. Parë në efekte më konkrete, aq më tepër në një transferim të mundshëm të eurove në Shqipëri, mendoj që po ta menaxhojmë mirë këtë si proces, rezultatet mund të jenë pozitive”, thotë Civici.

Një tjetër ekspert i fushës së ekonomisë, Zef Preçi, shprehet: “Ndikimi më i madh i pritshëm mbetet në pakësimin e prurjeve monetare të emigracionit, çka do të thotë një rritje ekonomike më e ngadalshme e ekonomisë. Mënyra e ndikimit nuk është katastrofike, pasi shteti ynë ka adaptuar në këtë kohë, kuadrin ligjor e institucional, që mundëson një mbrojtje të depozituesve të bankës, të qytetarëve të vet”. Pavarësisht krizës ku ndodhet Greqia, ekspertët shqiptarë për-jashtojnë mundësinë e daljes së saj nga eurozona dhe futjen e dhrah-misë së re. Kjo do të sillte një efekt negativ në ekonominë greke, atë të rajonit dhe vetë vendeve të BE-së. “Në rastin e një dalje të Greqisë nga zona euro do të krijonte një krizë besimi jo vetëm për monedhën e ardhshme greke, por do të krijonte kosto edhe për euron, deri në pikën e të paparashikueshmes. Gjasat që të ndodhi kjo janë shumë të vogla”, shprehet Filipi. Sipas ekspertëve, nga të dhënat jo zyrtare mendohet se kursimet dhe të ardhurat që shqiptarët kanë krijuar në Greqi shkojnë rreth 2 miliardë euro. Në rast të një skenari të daljes së Greqisë nga eurozona, ky kapital pritet të thithet nga tregu dhe bankat shqiptare. Ndërkohë që dhe ulje e vlerës së euros në Shqipëri dhe forcimi i monedhës shqiptare tregon për një rritje të euros në qarkullim duke sjellë dhe zhvlerësimin e saj.

Pas një tremujori të vështirë për eksportet shqiptare tashmë kanë nisur efektet pozitive. Ndërkohë që stina e verës, do të sjellë një rritje të ndjeshme të daljes së prodhimeve shqiptare drejt vendeve të BE. Kjo dhe për shkak të daljes së prodhimeve vendase, por dhe të sasisë së prodhimit që pritet të jetë rritur ndjeshëm. Dobësimi i eksporteve në total në tremujorin e parë të këtij viti erdhi nga efektet e krizës së Europës perëndimore, ku dërgohen më shumë se 60% të produkteve shqiptare. Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, sipas të dhënave statistikore të tregtisë, eksportet drejt rajonit të Ballkanit, në janar-mars janë rritur rreth 9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të

kaluar. Sipërmarrësit tregtarë, pohojnë se e kanë pasur më të lehtë të rrisin eksportet drejt këtyre vendeve edhe për faktin se “lista” e kërkesave mbi stand-ardet e cilësisë dhe ambalazhimit është më e shkurtër se ajo e tregjeve të BE-së. Prodhimet më të eksportuara janë min-eralet e ato ushqimore. Tregu shqiptar po ndjek të njëjtën prirje që kohët e fundit vërehet edhe në vendet e zhvilluara të Botës, atë të forcimit të tregtisë së jashtme me vendet më të afërta. E ndi-kuar nga çmimet e larta të karburanteve, dhe njëkohësisht nga zbehja e kërkesës në tregjet e Bashkimit Europian, Sh-qipëria zhvilloi më shumë tregti gjatë vi-tit që shkoi me vendet fqinje në Ballkan. Sipas të dhënave doganore, në gjashtë

vendet e Ballkanit eksportuam 47% më shumë se në vitin 2010, duke arritur vlerën e 24.6 miliard lekëve. Krahasuar me eksportet totale të vitit të kaluar, pesha e eksporteve drejt këtij rajoni u rrit me gati 2 pikë përqindje, duke zënë 13% të totalit të eksporteve. Ndërkohë shoqatat bëjnë të ditur se dhe afrimi i stinës së verës do të sjellë një rritje të mëtejshme të eksporteve. Sipas tyre ka një rritje të ndjeshme të prodhimeve nga fermat në vend. Por më pozitiv sipas tyre është dhe fakti se një pjesë e madhe e produkteve janë tashmë të shitura nga kontratat paraprake të nënshkruara për eksportin. Prodhimet vendase tashmë kanë nisur të ndikojnë dhe në uljen e çmimeve të shitjeve me pakicë.

rritet sasia e prodhimeve “made iN albaNia”, rajoNi më i preFeruar

eksportet drejt Be-së nisin trendin rritës

përmirësohet situata hidrike, do të Nisë shitja e eNergjisë

Buxheti nuk rishikohet, në tre muaj u rritën të ardhurat

ditur se tashmë jemi vetëm një metër nga piku maksimal i hidrocentralit. Kjo e ka shtyrë KESH jo vetëm të rrisë sasinë e energjisë së prodhuar në vend, duke ulur dhe energjinë që do të blihet nga jashtë, por dhe do të nisë shitjen e energjisë.

Nëse një skenar i tillë, i cili gjithnjë e më shumë po bëhet i mundshëm, do të realizohet do të kemi një përmirësim të situatës monetare të KESH,

por dhe një rritje të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Kjo si në pagesën e detyrimeve që KESH ka për pagesën e borxhit që i ka marrë qeverisë por dhe në kalimin e fondit që përfitohet drejt Buxhetit të Shtetit.

Për ekspertët ky element është mjaft i rëndësishëm pasi do të garantojë zbatimin e Buxhetit të miratuar në dhjetor konform parashikimit, por ndoshta dhe një shtim të

investimeve publike. Ndërkohë që duket se kjo situatë do të qetësojë dhe ministrin e Financave i cili do të duhet të garantojë dhe fondet për rri-tjen e pagave dhe të pension-eve. Kryeministri deklaroi se rritja e pagave dhe pensioneve do të realizohet në muajin kor-rik. Ndërsa ministri i Financave do të duhet të parashikojë faturën që duhet të përbal-lojë shteti si dhe të garantojë fondin për to.

Page 16: metropol 19 maj

16 E shtunë 19 maj 2012 •

«ekonoMi

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës vendos të shmang nga tatimi i akcizës kompanitë që importojnë naftë ose nën produktet e saj me synim vendosjen në punë të makinerive për zbulimin e puseve të reja të naftës ose mbajtjen në funksionim të zonave aktuale naftë prod-huese. Vendimi ka hyrë në fuqi që dje, i cili është ligjëruar në Fleroren Zyrtare të qeverisë. Kompanitë duhet të pajisen me dokumentacionin përkatës dhe të marrin vendimin në Ministrine e Financave, më pas duhet t’ia paraqesim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të bëhet heqja e taksës së

Emër Atësi Mbiemër Qarku Nr. i Zonës Kadastrale

Numri i Pasurisë

Kastriot Hysni Zabeli Elbasan 8522 14/322

Shpëtime Haxhi Alimehmeti Tiranë 8230 1/93

Sokol Petrit Kosova Durrës 8515 5/1683

Diana Neim Gjata Elbasan 8541 20/72 20/73

Luan Xhelal Eminaj Elbasan 8525 13/133

Fejzi Tasim Luniku Elbasan 8525 13/133

Besnik Sinan Hoxha Elbasan 8525 13/133

Hasan Ibrahim Librazhdi Elbasan 8525 13/133

Luan Xhelal Eminja Elbasan 8525 13/132

Fejzi Tasim Luniku Elbasan 8525 13/132

Besnik Sinan Hoxha Elbasan 8525 13/132

Hasan Ibrahim Librazhdi Elbasan 8525 13/132

“albtelecom” dhe “eagle mobile”

kompanitë dhurojnë pajisje për ambientet e qendrës në kamëz“ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” mbështesin Qendrën Polivalente Ditore të Shërbimeve Sociale në Kamëz. Të dy kompanitë dhuruan tavolina, dollapë dhe karrige për këtë qendër, në të cilën kalojnë ditën më shumë se 30 të moshuar nga rrethe të ndryshme, por që banojnë në qytetin e Kamzës. Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishin Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe njëkohësisht Drejtori i Grupit të Shërbime të Korporatës në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, z. Osman Dinler, Drejtoresha e Qendrës Polivalente Ditore të Shërbimeve Sociale, znj. Lumturi Abazi dhe drejtues të tjerë. Gjatë ceremonisë, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ALBtele-com dhe Eagle Mobile, z. Osman Dinler duke nënvizuar qëndrimin prej 8 vjetësh në Shqipëri theksoi se gjithnjë e më shumë shqiptar. “Me kompanitë tona shqiptare mundohemi gjithnjë e më shumë që të mbrojmë dhe zhvillojmë vlera për shoqërinë Shqiptare. Pritja juaj e ngrohtë më bën të ndjehem shqiptar. Mbështetja jonë në pro-jekte të tilla do të vazhdojë. Kompanitë tona duke u nisur nga prin-cipi mbrojtjes së vlerave janë një derë e hapur për çdo pjesëtarë të kësaj qendre” ka thënë z. Dinler. Zv. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë më shumë si shembull i mirë për të gjithë shoqërinë dhe biznesin, që kontributet ndaj komuniteteve të ndryshme në nevojë të rriten gjithnjë e më shumë.

Ndërkaq, Drejtoresha e Qendrës Polivalente Ditore të Shërbi-meve Sociale, znj. Lumturi Abazi falënderoi kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile për mbështetjen e dhënë për këtë qendër dhe pjesëtarët e saj. Në fjalën e saj ajo theksoi se kjo shtëpi e vogël por me zemër të madhe shërben që pjesëtarët e saj të kalojnë një ditë sa më të kompletuar me argëtime, aktivitete e shëtitje. Ajo uroi që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Qendra Polivalente Ditore e Shërbimeve Sociale në Kamëz është krijuar në vitin 2002, si pjesë e projekteve të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në këtë qendër me shumë se 30 të moshuarve nga rrethe të ndryshme, por me banim në Kamëz, u ofrohet mundësia të kalojnë disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit në ambientet e saj dhe të përfitojnë nga mundësitë dhe shërbimet që u ofrohen. ALBtelecom dhe Eagle Mobile, në foku-sin e projekteve të Përgjegjësisë Sociale, i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbështetjes së shtresave në nevojë. Edhe më parë Eagle Mobile dhe ALBtelecom kanë ndihmuar moshat e treta. përmes projekteve të veçanta. Vitin që kaloi, të dy kompaninë, projektet e Përgjegjësisë Sociale ia kanë kushtuar arsimit. Ndërkohë këtë vit në vëmendjen e të dy kompanive është Teknologjia.

klsh dhe prokuroria

përcaktim më i detajuar për veprat penale nga ana e dy institucioneve

Kontrolli i Lartë i Shteti (KLSH) synon rivendosjen e një mar-rëveshjeje bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme. Në një takim të zhvilluar ndërmjet Kryetarit të KSH, Bujar Leskaj, dhe prokurores

së Përgjithshme, Ina Rama, u diskutua për rivendosjen e një bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, pasi marrëdhëniet aktu-ale ndërmjet tyre janë tepër të zbehta. Ne takim u diskutua për pu-nën e përbashkët në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit dhe u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit të mëtejshëm. Gjithashtu, u trajtuan problematika të ndryshme për çështje të veçanta, si përcaktimi më i detajuar i shkeljeve që përbëjnë vepër penale, i rasteve të sjella tej afateve të parashkrimit. U ra dakord nga ana e KLSH dhe Prokurorisë se Përgjithshme puna për zgjidhjen e këtyre problemeve, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar me pronën publike. Ndërmjet KLSH dhe Prokurorisë së Përgjithshme ekziston një marrëveshje e cila nuk është vënë në zbatim.

problemet me pronësinë si dhe vazhdimi i zgjidhjes së pronësisë në gjykata

ka detyruar Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të pezullojë nga përfitimi i kompensimit financiar për tro-jet e zëna me ndërtime pa leje, disa pronarë në qytete të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të AKKP-së, titullari i këtij institucioni, Elvis Cefa, ka ndërmarë aktin e pezullimit administrativ për 12 subjekte që ishin shpallur fitues nga procesi i kompensimit financiar. “Nga hetimi administrativ dhe konfirmimet me institucionet e treta, ZVRPP Elbasan dhe Gjirokastër, Zyrat Rajonale të ALUIZNI-t dhe asaj Qendrore si dhe vërtetimet e lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor El-basan ka rezultuar se ka shkaqe të arsyeshme për pezullimin e procedurave administrative të kërkesesave të subjekteve, prona e të cilëve është prekur nga ndërtimet pa leje”, thuhet në aktin e pezullimit. Më tej, në këtë shkresë sqarohet se duke qenë se marrja e një vendimi përfundimtar në lidhje me kërkesat e subjekteve varet nga zgjidhja e çështjeve paraprake në organet administrative apo gjyqësore nuk mund të vazhdo-het procedimi i mëtejshëm për trajtimin e kërkesave me këstin e parë, të dytë dhe të tretë në masën 47 për qind të vlerës totale të miratuar me VKM për-katëse. Që nga fillimi i muajit

heTimi

ulet barra Fiskale për kompaNitë që prodhojNë NaFtë Në veNd

Hiqet akciza për naftën që do të shërbejë për kërkimeU jepet prioritet subjekteve që zbulojnë puse të reja

akcizës. Nëpërmjet shmangies nga tatimi mbi produktet e ak-cizës për këto kompani syno-het lehtësimi fiskal duke i ulur koston që duhet për zbulimin e zonave të reja naftë mbajtëse në territorin e Shqipërisë. Aktualisht në Shqipëri janë dhënë koncesione shfrytëzimi për tetë kompani që prod-

hojnë naftë. Nëpërmjet këtij vendimi ata do të mund të rrisim fitimet e tyre duke ulur koston e prodhimit. Gjithashtu, prioritet i jepet edhe kom-panive që synojnë zbulimin e puseve të reja të arit të zi, ku të interesuara janë dy gjigantët e prodhimit të naftës në Botë, Peronamas dhe Shell, të cilat para disa ditësh bënë të ditur se kanë arritur mar-rëveshje me kompani të tjera për të kryer çpime të reja në vend. Pritet vetëm vendimi i qeverisë i cili do t’i lejoj këto kompani që të venë në zbatim projektet e tyre. Gjithashtu, nëpërmjet këtij vendimi i jepen lehtësira fiskale subjektit i cili

do të privatizojë kompaninë më të madhe të prodhimi të naftës në Shqipëri, Alpetrol Sh.a. Privatizim i cili ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe pritet të bëhet në muajt në vijim. Shqipëria shihet si një nga vendet me potencial të madh të hidrokarbureve në rajon. Aktualisht janë vënë në shfrytëzim zonat naftëmba-jtëse të Patos – Marinzës, por që burimet e arit të zi janë dalluar edhe në territore të tjera në vend. Kompania Shell dhe Petronamas kanë kërkuar për të kryer çpime në fshtatin Shpirag të Beratit, në kodrat e Krrabës në afërsi të fshtati Gracen dhe Shën Gjin.

akp peZulloN 12 subjekte Në të gjithë veNdiN

pronat, emrat që pezullohen nga kompensimi financiar

mars, ka nisur procesi i dorëzi-mit të dokumenteve nga ana e 728 subjekteve që përfitojnë nga procesi i kompensimit fi-nanciar për trojet që janë zënë me ndërtime pa leje. Sipas të dhënave nga Agjencia afati

për dorëzimin e këtyre doku-menteve është i hapur dhe sub-jektet mund të paraqiten në çdo kohë, megjithatë nga listat e para mësohet se janë rreth 140 pronarë, të cilët kanë përfituar deri më tani. Krahas këtij pro-

cesi AKKP-ja po vazhdon shqyr-timin e dokumenteve për të gjithë përfituesit dhe pikërisht nga ky shqyrtim janë pezulluar të gjitha dosjet që rezultojnë me probleme. Këto subjekte kanë dorëzuar pranë AKKP-së kërkesën sipas formularit tip, të plotësuar sipas rubrikave. Gjithashtu, duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifi-katë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi; (Në rast se subjekti përfitues ka vdekur). Pjesë e doku-menteve është edhe prokura e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevo-jshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzo-het prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë indi-viduale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pa-varësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

Page 17: metropol 19 maj

17• E shtunë 19 maj 2012

»koMent

shpeshherë jeta merr kuptime të ndryshme, sipas veprimeve ose mosveprimeve të nje-riut, sidomos në çastet e rëndësishme per-sonale apo shoqërore të tij. Kësisoj, them unë, është formuar edhe simbolika e jetës së një ish-të burgosuri politikë në burgjet e diktaturës komuniste, Luan Burimit, i quajtur “Njeriu-Klithmë”, por ama prej një klithme sa

të egër aq dhe njerëzore. Sepse klithma e tij jehonte sa herë ai shprehte me tërë fuqinë e gjoksit urrejtjen ndaj regjimit gjakatar, por dhe kur shikonte shokët e tij të burgosur që vuanin në mjerim. Ishte i dashur, human deri në marri për të gjithë ata me të cilët ndante vuajtjet, luftën kundër flamës komuniste, por dhe kafshatën e bukës që familjarët ua çonin njerëzve të tyre të shtrenjtë mbyllur me përdhunë mes hek-urave të diktaturës çnjerëzore, madje me sakrifica të mëd-ha, duke ua hequr fëmijëve dhe vetes nga goja.

E thërrisnin “Njeriu-Klithmë” sepse qysh i vogël ai klithi teksa pa babanë e copëtuar me thika e satër nga urrejtja që komunistët triumfues kishin për të gjithë ata që luftonin për Shqipërinë etnike.

Klithi, por me duart para gojës për të mos ia dëgjuar rënkimin ata që gëzoheshin me fatkeqësinë e tij kur mori vesh që nëna, atje në internim, në mjerim dhe e vetmuar, menjëherë pas arrestimit të tij i dha fund jetës duke e bllokuar frymëmarrjen me ujin e kripëzuar të kënetës së Nartës.

Klithi edhe kur pas kësaj gjëme të paemër ai mori lajmin se gruaja e tij e dashur, e detyruar nga Sigurimi i Shtetit, kishte “pranuar” të ndahej nga i shoqi i burgosur politik-isht, më tepër për të shpëtuar veten dhe dy djemtë e tyre kërthinj prej internimit barbar, ndarje të cilën ky poet i lin-dur nga prindër antikomunistë do ta vuante vite të tëra shpirtërisht dhe moralisht mes hekurave të pamëshirshëm të diktaturës.

Por klithmën më të fuqishme regjimi kriminal do t’ia dëg-jonte “Prometeut të burgjeve”, siç e thërrisnin të burgosurit me dashamirësi, sidomos pasi ai do të kryesonte në kampin-burg të Spaçit bashkëvuajtësit e vet në kryengritjen e madhe kundër regjimit gjakatar më 21 maj 1973, në atë vend të shkretë e të zhuritur ku edhe bimësia nuk gjallonte kurrë, as zogu nuk këndonte kurrë, ndërsa njeriu mezi mbushej me frymë, ngaqë mungonte oksigjeni i jetës. Mungonte sepse mali-minierë i Spaçit digjej nga nënshtresat me pirit e bakër, ndërsa mbishtresa avullonte vazhdimisht avujt e acidit sul-furik, duke eliminuar në sasi të mëdha oksigjenin jetësor. Në këto kushte të veçanta klimaterike vinte vetvetiu vdekja e ngadalshme, e paramenduar për kundërshtarët e regjimit ko-munist. Por a do të pajtohej poeti antikomunist dhe shokët e tij me këtë shfrytëzim dhe vdekjeje të paralajmëruar?

Të asaj kohe janë edhe poezitë e fuqishme të krijuara prej tij, ndërkohë që baromina e martelit nxirrte pluhurin duman rreth e rrotull për të shpuar malin e madh teksa minatori-poet kullonte nga maja e kokës drejt e në çizmet e rrjepura e të llangosura nga balta e djersës. Vargjet i krijonte me mend, pa letër, që komanda e burgut të mos e dinte se Luan Burimi ishte poet, recitonte vargje kundër regjimit dhe mezi priste mundësinë që poezitë e përpjekje-ve mbinjerëzore, të krijuara në rrapëllitë e malit të përbindshëm, t’ua recitonte shokëve, që e prisnin me padurim. Poezia e tij ishte jo vetëm kënaqësi për ta, por dhe kushtrim për liri dhe demokraci, për kryengritjen e shumëpritur ditën kur do të mblid-heshin kryetarët e shteteve evropiane, të majtë e të djathtë, për të firmosur në Helsinki Evropën e Sigurt e të Bashkuar... ngaqë regjimi antikombëtar e çnjerëzor i Enver Hoxhës në Shqipëri e shpallte këtë ngjarje madhore, historike për njerëzimin mbarë si një farsë të radhës, që e përdornin im-perialistët e pashpirt amerikanë dhe revizionistët, tradhtarë, sovjetikë kundër popujve marksistë-leninistë, por veçanërisht kundër shqiptarëve, që nuk do ta pranonin “Helsinkin” e tyre si pjesë e një date historike që firmëtarëve do t’u sillte paqe dhe bashkëpunim, ndërsa kundërshtuesve, armiq të paqes e të lirisë, më tepër izolim, varfëri, terror dhe viktima njerëzore.

Luani recitonte në atë kohë: Përmbi plagët gjak akoma njerëzisht flasin dhimbjet tona... Ose: E dua jetën e dhuruar,

po jo me vite të mallkuar, vite lidhur me zinxhir, vite baltë e të mpirë, Vite dënga me vampirë! Eh, sa keq, çfarë mizorie! Vëllavrasje, kasaphanë, rënkon foshnja prej urie, lëngon motra për vëllanë! Qajnë malet, skuqen përrenjtë, bredhin ujqërit lukuni, kafka bijsh gërryejnë çakejtë, mjerë, o mjerë, Shqipëri!Ç’qe ky kob, që të ra sipër, të la qyqe, çikë e copë? Bijtë e tu në zall Kiresh ranë tridhjetë djem në një gropë! Tridhjetë thika përnjëherë, thua bëhej pastërma, tridhjetë nëna me çemberë, qindra foshnja pa baba!

Ç’po i ndodh Shqipërisë që përzhitet si në Ferr? Janë këlyshët e Skithisë, Që si korbat mbi të bien...

* * * Kryengritja e projektuar dhe e frymëzuar nga të bur-

gosurit politikë u realizua me sukses. Ajo zgjati 3 ditë e 3 net, ku Luan Burimi me shokët e tij, patriotë dhe antikomu-nistë, që ishin të betuar kundër sundimit të Tiranës, edhe pse në kushte jo të barabartë, u ndeshën dhëmb për dhëmb me forcat ushtarake, policore të Sigurimit të Shtetit dhe i mundën ata, duke e zaptuar hapësirën e rrethuar të kampit, pasi shporrën nga rrethimi me tela me gjemba të gjithë ad-ministratën e burgut. Madje, ata së bashku ngritën edhe një flamur kombëtar pa yllin komunist, me dashurinë ndaj të cilit do t’u drejtonin thirrje vendeve më të fuqishme e përparimtare të botës, që t’i hidhnin sytë edhe një herë nga populli i vogël e i pambrojtur shqiptar, i ndarë e i përçudnuar në mes të Evropës, sikur të ishte një dele e zezë e konti-nentit të madh.

Luani do të shprehej kështu më vonë, në demokraci, për këtë akt madhor, në shkrimet e tij të botuara: “Nën dritëhi-jen e tij (flamurit kombëtar, B. Çoku), që u përgatit me res-pekt e qetësi të madhërishme gati prej një mijë e ca burrave krenarë, flamurit tonë të vërtetë, pa çekiçin që na shembi brinjët, pa draprin, që na preu krahët, pa yllin (që u shofshin të gjithë yjet në qiell, po të jenë si i flamurit tonë!), që u

valëvitë dy ditë e dy net, lartë me flatrat e lirisë, si dikur shqiponja e Kastriotit...”

Por ato ditë nga “tokë e çliruar” për tri ditë e tri net popullit shqiptar iu drejtuan thirrje, sidomos inteligjencës dhe rinisë së paindoktrinuar që të zgjoheshin nga gjumi letargjik, të braktisnin frikën shumëvjeçare dhe të mer-rnin fatet e popullit në dorë, duke shporrur klikën e shitur kundër interesave të tyre e kombëtare. Mirëpo ditën kur u shtyp kryengritja e madhe e të burgosurve politikë Luan Qemal Burimi u arrestua me të dymbëdhjetët e parë nga forcat e mëdha të policisë e të Sigurimit të Shtetit dhe u gjykua brenda asaj dite përballë trupit gjykues, si ndër kryesorët e organizimit dhe nxitjes së kryengritjes së fam-shme në kampin-burg të Spaçit për t’u dënuar me vdekje me pushkatim, sipas pretencës që prokurori i seancës i kërkoi gjyqësorit të improvizuar në zyrat e komandës së burgut nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e zëvendësministrit të Pu-nëve të Brendshëm Feçor Shehu. “Me vdekje me pushkatim” u kërkua edhe për njëmbëdhjetë të tjerët. Por që trupi gjyk-ues nga një urdhër-rrufe, që i vajti urgjent prej instancave më të larta të shtetit, cili e urdhëronte që nga “armiqtë” përballë vendimi me vdekje me pushkatim të mbeste vetëm për katër prej tyre, pikërisht për katër më të rinjtë në moshë, që ishin në lulen e jetës: Skënder Dajës, oratorit 21-vjeçar, që u bëri thirrje me zë të lartë ushtarëve të rrethimit, moshatarëve të vet, që armët në duart e tyre t’ua kthenin kriminelëve komunistë dhe jo demokratëve e patriotëve aty brenda, që luftonin për liri e demokraci; Hajri Pashajt, 29 vjeç, që u ballafaqua direkt me zëvendësministrin dhe bashkëfshatarin e tij Feçorr Shehun, teksa e paralajmëroi atë për ditët që e prisnin për të dhënë llogari para hakmar-rjes popullore; Dervish Bejkos, 31-vjeçar, i cili u shqua mbi të tjerët gjatë përleshjes me policët e burgut për t’i shporrur nga kampi-burg, si dhe Zef Palit, 32 vjeç, që ishte dhe u bë shkaku dhe pasoja e kësaj kryengritjeje me këmbënguljen e tij heroike për të mos hyrë qoftë edhe një ditë të vetme në minierë, në një punë të tillë çnjerëzore dhe të papaguar.

Nuk vritet as kafsha Kur s’të bën gjë fare. “Ka shpirt edhe pema”, - thonë besimtarët. Po ku do t’ia dijë dikush pa tipare kur vret gonxhe majisi dikur barbarët? Kur qëllon mbi orën që motesh ëndërruam, kur qëllon mbi kombin që ka hequr shumë?...Kur qëllon të ardhmen shpresat që u zgjuan, kur qëllon vetë dhimbjen që po derdhet lumë?...

...Do t’i nguliste në mendje këto vargje Luan Burimi për t’i hedhur më vonë në letër në disa nga librat e botuara me poezi, poema dhe ese, që nga emigracioni ku jeton mbi njëzet vjet, me anë të të cilave dëshiron t’ua thotë komunistëve dhe bijve të tyre, pikërisht ato që s’mundet t’ua thotë dot në ballafaqimet mediatike apo parlamentare, që edhe tani, pas njëzet e ca vjetësh, ata nuk i lënë të qetë shqiptarët t’i gëzojnë liritë dhe të mirat e ofruara nga demokracia dhe Bashkimi me Europën, për të cilën Luani me bashkëvuajtësit e tij luftuan një jetë të tërë me bishat komuniste.

Lukja, siç e thërrasin shokët, jeton në Gjermani dhe mendon e punon edhe sot për shqiptarët dhe Shqipërinë, me zemër të djegur nga malli e dashu-ria për vendin e largët, por, fatmirësisht, nga sot e tutje, do ta kemi atë më shpesh midis nesh me vargjet e tij të fuqishëm, pse jo edhe me ndonjë roman nga jeta e tij e mundimshme mes hekurave në burgjeve komuniste. Pa dyshim që një libër me autobiografinë e Luan Burimit bibliotekat tona do të kishin një thesar të vyer për brezat që do të lindin në Shqipërinë e re, antikomuniste dhe demokratike. Për këta heronj ka nevojë historia e Shqipërisë së re, anëtare e Bashkimit Europian.

*Mik dhe bashkëvuajtës i Luanit vite të tëra nëpër burgjet

e tmerrshme të komunizmit

Nga bedri Çoku

Nëse jeta do të jetohej dy herëEse për një hero të kryengritjes së Spaçit

Page 18: metropol 19 maj

18 E shtunë 19 maj 2012 •

« seriozisHt

kafe

& ll

afe

kiço spiuni në siklet për shitjen e deputetëve të ps

Kiço spiunin s’po e zinte vendi të martën. Hynte e dilte nëpër kafene dhe as kish dalë fare andej nga bizneset e exchange, që i ka hapur që kur u ra Sigurimi i Shtetit. I kishin ardhur habere nga PS-ja se Doktori kish hyrë në tentativa për të blerë nja dy deputetë, po s’i kishin thënë se cilët. Filloi të mendohej gjatë e gjatë se cilët mund të ishin. Për-jashtoi në fillim djemtë e atyre shokëve me të cilët kishin punuar aq vjet kundër armikut të kllasës, si për shembull: djalin e Xhelilit, atë të Sulës, te Gramozi s’kishte pikë dyshimi, pinjollin e Klosëve e kishte në thes, po ashtu djalin e Karemanit, Pandi s’kish nga e lëvizte, se është djalë i një shoku të besuar të partisë. Të gjithë këta s’do mund t’ia bënin kurrë, se e dinin ç’i priste. Më pas bëri dhe një listë të gjatë me krushqit e farefisin të ish-bllokmenëve dhe sigurimsave dhe në fund i mbetën vetëm dy deputetë të Shkodrës, të cilët mund t’ia bënin puçin. Ata maskarenjtë, sipas tij, kanë qenë nga familje të persekutuara dhe s’ua ndien shumë për të majtën, po të mos kishin bërë ca para. Bëri dhe llogaritë e PD-së dhe i dolën mjaft djem bashkëpunëtorësh, por tek ata s’kishte shpresa, se e dinin që Doktori i tridhte. Po Niko gjykatësi, që e kish marrë në dorë këtë punë, kishte dy ditë që binte zilja e telefonit dhe nuk e ngrinte. Më në fund Nikoja u dërgon një mesazh se s’mund të përgjigjej se ishte në një plazh ekzotik dhe se diskutimet për presidentin fillojnë pas 24 majit. Kësaj i thonë “fshati digjet e kurva krihet”, - mendoi Kiçoja teksa dilte nga kafeneja.

zyrtari i lartë në siklet, shteti do t’i kontrollojë pasurinë e dashnores

Zyrtarit tonë të lartë këtë javë që shkoi i erdhën dy lajme tronditëse në një ditë. E para kishte të bënte me universitetin privat, ku kish marrë diplomën. Lexoi në gazetë se thuajse të gjithë farmacistët që vinin nga universitetet private s’kishin kaluar dot provimin e shtetit. Kjo e bëri të acarohej shumë, se nuk e kuptonte se si mund të paragjykohet tjetri se paska blerë diplomën për të bërë ca para. Se kjo ka dhe anën e mirë. Se, për shembull, ai dinte një rast që një farmacist i kësaj kategorie, pra nga këta të privatit, në vend që xha Mihalit që kishte në lagje t’i jepte ilaçet e tensionet, i kish dhënë viagra. Dy ditë rresht e kish bërë copë plakën xha Mihali, ndërsa ditën e tretë më t’i rënë një infarkt dhe iku i lumtur e i gëzuar. Pse nuk është humane kjo, që i paragjykojnë këta mjekët e privatit? Lajmi i dytë shokues ishte ai i kontrollit që do t’u bëheshin parave të dashnoreve të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Ky bën pjesë në këtë të fundit, se helbete, drejtor drejtorie tjetri dhe ca lekë i ka vënë mënjanë për dashnoren e tij, Qibrijen, që ka ndrysh-uar emrin dhe e ka bërë “Bruna”, me të cilën ka dhe një fëmijë jashtë martese. Po halli qëndronte se, po t’i deklaronte, e mbyste e shoqja, se dashnorja e zyrtarit rronte në luks; po të mos i deklaronte, e mbyste doktori. “Hej bela e madhe! - tha me vete. - Shyqyr që na erdhi dita që të vjedhim ndonjë lek e të bëjmë pak qejf, se na iku jeta në atë regjim të poshtër duke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit dhe asnjëherë operativ! Po s’të lënë, këtë vit sikur më janë qepur me bukë në trastë!” dhe u drejtua nga kafeneja se mos merrte ndonjë mendje.

GriSeldA i çon letër erionit,

i kërkon vend punë në Ministrinë e Jashtme

erionit të Veliajve sikur i kishte ardhur çehrja ca ditë. Është angazhuar keqas me zgjedhjet e kreut të të rinjve të FRESSH-it, megjithëse ata gjynahqarët e tjerë kot po bëjnë, se Erioni e di fare mirë se kë do të

zgjedhë. Po të mos kenë qenë te “Mjafti”, s’bëhet fjalë që të dalin në krye dhe mes tyre më e përshtatshmja dihet tashti kush është - Elisa e Spiropalëve. Vendin si ministër të Jashtëm ia kish premtuar Rama, çdo gjë shkonte për mrekulli. Por pikërisht në mes të këtij entuziazmi i vjen një letër, që rastësisht i kish rënë në dorë dhe një kafexhiut tonë. “U zverdh kur e pa që sipër saj ishte shkruar ‘Griselda”, - tregonte kafexhiu. Në mënyrë të detajuar nuk ar-ritëm të merrnim vesh se çfarë shkruhej në letër, por me pak fjala përmbajtja ishte kjo: Griselda i kërkonte Erionit një drejtori, ose sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Jashtme për kontributin që ajo dha në njohjen e figurës së tij. “Falë meje të njohin të gjitha kancelaritë evropiane, madje emrat tanë u përmendën dhe nga Tanja Fajon në Parlamentin Europian dhe së bashku mund të punojmë shumë mirë për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Po të mos isha unë, ti s’do të ishe bërë aq i famshëm, sepse ti e di mirë që atje në PS s’para të duan shumë dhe fundi i kavallit kishe për të mbetur. Unë të bëra të famshëm, ta bëra këtë nder, tani duhet të ma kthesh nderin”m - i shkruante Griselda Erionit. U vu në mendime Erioni dhe më në fund i ktheu përgjigje: “Sa të marrim pushtetin, se pa gjë s’kemi për të të lënë jo. Teke-fundit, njerëzit tanë do marr në ministri. Ja: ty, Endrin, Elisën... do ta bëj si një çerdhe të ngrohtë rinore. E kam bërë gati strukturën. Do të bëjmë dhe kitsch party atje. Ashtu siç bënim një herë e një kohë te ‘Mjafti”, - dhe e mbylli letrën.

Në rubrikën e kafeneve sot kemi përzgjedhur disa prej thashethemeve, se nor-malisht janë pa fund. Ne nuk marrim mundimin t’i vërtetojmë janë apo jo të vërteta, por vetëm po i ser-virim ato çka thonë lart e poshtë, që të mos mbeten të painformuar. Ka pasur gjëra të lezetshme këtë javë, por më e bukura ishte ajo e erjon Veliajt dhe Griseldës. Të tjerët pastaj... s’kemi ç’i bëjmë, me të dëgjuar e kemi.

Kujt i djeg, le ta mbajë

Page 19: metropol 19 maj

19• E shtunë 19 maj 2012

»seriozisHt

nasho veterani i thotë “sikter” paradës së

homoseksualëve e lGBd-sëNasho veterani pa picirin të hënën e kaluar. Kish veshur dhe pantallonat e meshinit, të hapura nga mbrapa, model homosh, që ia kish sjellë “Sweet_Baby”-n nga jashtë, dhe direkt e në qendër për të marrë pjesë në aktivitetin për mbrojtjen e të drejtave të LGBD-së. Sipas orientimeve, kish marrë dhe një biçikletë grash ngjyrë pink. Por, për dreq, atë ditë binte shi dhe Nashos nga supet uji i kalonte poshtë e drejt e në ulluk të menderes. Kjo ishte e vetmja e metë që Nashoja vuri re nga pantallonat e hapura nga mbrapa, që i kishte fort për qejf. Por sa doli në qendër, kryetari i kësaj pune, njëfarë Kristi Pinderi, i dha dhe një bluzë të bardhë dhe i tha të silleshin qark nëpër tiranë. Të gjithë bashkë me Nashon tonë bëheshin apo s’bëheshin nja dhjetë veta. Sapo kishin nisur xhiron për të drejtat e homoseksualëve, vetëm kur ia krisi njëri andej nga ana tjetër e trotuarit: “E xhaje, po të shijon shala e biçikletës? Të qenka fut mirë nga mbrapa...” E kish për Nashon. Ndër-sa një tjetër i thërriste: “Mos u dorëzoni, çuna! BQ-të nuk dorëzohen aq kollaj” (Se mos kemi keqkuptime, BQ do të thotë Best Quality, apo e cilësisë më të mirë, shprehje e huazuar nga Aldo Lipe në televizionin “Klan”). Por nuk mbaroi me kaq, sa po kalonte tek akademia e arteve, kur më t’i plasur një shashkë Nashos mu te gomat e biçikletës. Aq shumë u tremb, sa i shpëtoi të ujët e hollë, po mirë që binte shi dhe kishte pantallonat e veçanta dhe nuk dukej, pasi uji i shiut ngatërrohej me shurrën që Nashoja bëri nga frika. Aty më të lënë paradën dhe erdhi direkt në kaf-ene të pinte një çaj që të mblidhte veten. Na shpjegoi si ishte puna dhe në fund tha: “Lipsur me gjithë Best Qual-ity-të! Unë shkova në luftë për vatanin dhe s’dëgjova një krismë pushke, se ia mbathnim nga sytë këmbët, jo të më bjerë infarkt për homoseksualët! Po s’ma ka fajin njeri, ma ka ajo putana ime antiglobaliste, po hajt se ia rrëfej tashi!” - tha Nashoja dhe nxori “IPhone2-n që ta bënte qepaze “Sweet_Baby”-n në “Twitter”.

sherri në familjen Hoxha, komunistët të shqetësuar se si gratë shahen me libër shtëpie

Sherri në familjen Hoxha nuk mund të kalohej pa u vënë re nga ne. Me të dalë Liljana dhe t’i bëri ato gratë e tjera or byrazer copë! Nexhmijes i tha “agjente e UDB-së”, ndërsa gruas së vëllait i përmendi joshjet që i bënte Edi Ramës, Blendi Gonxhes dhe të ndjerit Ardian Klosi. Më t’u kthyer Nexhmija e i tha se ajo e shan pasi e di mirë se çka bërë Liljana kur ka qenë beqare dhe kur u shkëput nga familja Hoxha. Se Nexhmijes t’i thotë ç’të dojë, ajo vetëm dys-hemenë ka larë kur ishte në ilegalitet me komandantin. “E moj demokraci ç’na bëre, na e bërë familjen e komandantit kashtë e koqe! Ai na doli homoseksual, nuset e djalit nga ato që joshin burrat, ndërsa Nexhmija agjente e UDB-së. E kush pa, familja që e mbanim si më të ndershmen e më të moralshmen, që luftonte armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Po sa gjynahe paska pasur more! Ne ishim gati që për ta të hanim dhe bar dhe parimet të mos i shkelnim, ndërsa atyre vetëm për parime s’ua paska ndier shumë”, - thoshin me vete komunistët e kafenesë. Dhanë e morën dhe vendosën t’i dërgojnë letër Fidel Kastros, si i vetmi komunist në botë, ku i shprehnin solidaritetin e tyre me kauzën, se komandanti i tyre dhe familja e tij, sipas letrës, paska qenë e pjerdhur. Deshën t’i dërgonin dhe një letër Kim Jong Li-së në Korenë e Veriut, por pastaj hoqën dorë, se nuk gjetën njeri që të shkruante koreançe.

së shpejti

Arvizu i fTuar

Në KafeNeOre, se s’jemi marrë shumë me këtë punë, po e keni vënë re që sa herë shkon ambasadori amerikan, Alek-sandër Arvizu, në ndonjë drekë a takim me ndonjë politikan, të gjithë sulen kush e kush më parë ta reklamojë si mbështetje për Amerikën? Kështu ndodhi dhe të enjten me kryeta-rin e PS-së Rama, kështu dhe më parë me Nanon. Por ne dhamë e morëm dhe e shoshitëm këtë punë. Mësuam se Arvizu, si xhanan burrë që është, s’ka qejf t’ua prishë shumë këtyre politikanëve tanë kur e thërrasin për zijafete të tilla. Po sa për mbështetje... ëhë, sepse Arvizu dhe të tjerë duan që punët këtu të shkojnë mbroth, ta kenë një vend të qetë, pa si e zgjedh presidentin një vend s’i hyn shumë në qese. Tashi Rama jep e jep dhe e nxjerr ndonjë kleçkë. Medemek do një president për të gjithë Shqiptarët. Po ne të kafe-nesë mendojmë se t’i kishte pasur vetë Rama 71 vota do ta shihnin shqiptarët se sa i digjej barku për president gjithëpërfshirës. Por ne i dhamë dum: menduam ta ftojmë një herë Arvizunë në kafenenë tonë dhe të thër-rasim mediet. Të shohim se çdo të thonë, se ne kemi goxha kuadro me vlera për president. Tani e kanë qejf nga pak gotën, po kush është ai që s’e ka, aman. Ta nxjerrë dhe kafeneja jonë një president, se kjo puna e kryetarit të shtetit u bë si pazari i gjësë së gjallë.

Page 20: metropol 19 maj

20 E shtunë 19 maj 2012 •

« KulturëFaton Raçi

Një ligjëratë e ndalu-ar në simpoziumin “Java e Shkencës”, e historianit koso-var, Jusuf Buxhovi, riktheu çështjen e

ndryshimit të librave historikë të Kosovës. Megjithëse, kësaj radhe në një nivel shumë më të lartë se ai shkollor.

Kur, më 19 gusht të vitit të kaluar, për vizitë në Prishtinë erdhi ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, shumëkush mendoi se ai do të shqyrtonte mundësitë e investimit të Tur-qisë në sektorin e arsimit koso-var. Në vend të kësaj, ishte një kërkesë e pazakontë, që Dincer ia bëri homologut të tij ko-sovar, Ramë Buja, ajo që nxiti reagime të shumta të opinionit të këtushëm. Mysafiri i lartë turk kërkoi që nikoqirët t’i ndry-shonin tekstet shkollore të his-torisë, sidomos kapitujt në të cilët përdoreshin fjalë fyese për turqit. Kjo kërkesë e tij hasi në mirëkuptimin e ministrit kosovar të Arsimit, i cili sqaroi se, do të krijohet komisione, të cilat do të verifikojnë tekstet dhe do të bëjnë ndryshime aty ku vërtet ka nevojë. “Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha se do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të kor-rigjohet, por jo të ndryshohet historia, sepse ne s’mund ta ndryshojmë historinë që ka ndodhur”, pati thënë minis-tri Buja asokohe, derisa po sqaronte se këto korrigjime do të bëheshin nga komisionet e përbashkëta të të dy vendeve. Mirëpo, tetë muaj më vonë po del se, përpos librave shkollorë të historisë, pjesë e këtyre “ko-rrigjimeve” do të mund të jenë edhe librat e shkruar për një audiencë shumë më të gjerë se ajo shkollore. Kështu që paktën rezulton nga reagimi i fundit i Ministrisë së z. Buja ndaj historianit, Jusuf Buxhovi, të cilit, drejtori i Departamentit të Shkencës në këtë ministri ia pamundësoi elaborimin e plani-fikuar për “Javën e Shkencës”. “I nderuari profesor Buxhovi. Me keqardhje më duhet t’ju infor-moj se jam i detyruar të anuloj marrëveshjen tonë lidhur me ligjëratën tuaj, të paraparë për datën 17, në Bibliotekën Kom-bëtare dhe Universitare të Ko-sovës. Kërkoj ndjesë për këtë jokorrektësh”, thuhet në sqa-rimin e shkurtër, që Buxhovit iu dërgua më 15 maj nga ana e drejtorit të Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë në MASHT, Murteza Osdautaj.

Z. Osdautaj thekson se ligjërata e planifikuar e z. Buxhovi është pezulluar “për shkaqe teknike”. Ndërkaq, i pyetur nëse me këto shkaqe teknike nënkupton komuni-kimin e tij me ministrin Buja, z. Osdautaj u përgjigj shkurt:

“Ju lutem, nuk kam çfarë të them tjetër. Kjo është e gjithë deklarata ime”. Për dallim nga zyrtari i lartë i MASHT-it, z. Buxhovi duket se ka çka thotë.

Librat historikë, problemet e ndryshimit

“S’E DUAN KOSOVËN”

Shumë madje. Historiani ko-sovar pohon se qëndrimi i z. Osdautaj, në fakt, paraqet qëndrimin e vetë ministrit Buja karshi librit të tij, dhe fjalës së lirë në përgjithësi. “Nuk më takon të merrem me arsyet [e pezullimit të ligjëratës], edhe pse ato janë të dukshme, por me pasojat, që në rastin konk-ret kanë të bëjë me elemi-nimin tim arbitrar nga ‘Java e Shkencës’, gjë që paraqet një dhunë të paparë ndaj shkencës, mendimit të lirë shkencor dhe fjalës së lirë në përgjithësi”, thekson Buxhovi. “Ato që u thanë sot nga min-istri Buja, si dhe ‘arsyetimet’ e tij se ‘nuk ka hequr askënd nga programi’, tregojnë një arrogancë që nuk do të duhej të kalonte pa u gjykuar, jo vetëm nga qarqet shkencore, me të cilat tallet, por edhe nga opinioni ynë i gjerë in-telektual dhe shoqëror, i cili nuk duhet të lejojë instalimin e dhunës totalitare, që çon kah diktatura”, shton ai. Ndryshe, Buxhovi ka përmendur në me-dia një ndërlidhje interesante mes veprimit të Ministrisë së ministrit Buja dhe premtimeve që ky i fundit ia dha ministrit turk të Arsimit, Omer Dincer, se në tekstet shkollore të historisë do të ndryshohet qëndrimi i deritanishëm ndaj Perandorisë Osmane. “Sjellja e atëhershme e ministrit Buja,

por edhe qeverisë së Kosovës, është kritikuar me të drejtë, jo vetëm nga unë, që kam qenë më i zëshmi dhe më i drejtpërdrejti, por edhe nga Instituti i Historisë së Kosovës, edhe pse ka munguar edhe një reagim i spektrit të gjerë intelektual”, sqaron Buxhovi. “E kam thënë edhe atëherë, e

po e them edhe sot, se sjellja e ministrit Buja karshi kërkesave të ministrit turk, që të ndry-shohen disa nga vlerësimet në tekstet shkollore rreth Peran-dorisë Osmane (fjala pushtues të zëvendësohet me ‘adminis-trim’ osman, e të ngjashme!) ka qenë skandaloze. Me këtë rast duhet thënë se qeveritarët e tanishëm të Kosovës, por edhe klasa politike në përgjithësi, nuk janë të ‘xhymert’ vetëm ndaj qeveritarëve turq, të

cilëve u përkulen dhe janë në gjendje që faktet historike t’i teleisin në përputhje me qejfin e tyre, por u treguan dorëshlirë edhe ndaj Serbisë, së cilës, me Pakon e Ahtisaarit, dhe duke pranuar që objektet e krishter-imit të konsiderohen si objekte kulti të ortodoksisë serbe, ia dhanë tapitë shpirtërore. Kjo

gjë do të ketë pasoja tepër të rënda për Kosovën edhe në planin politik, meqë mbi to Beogradi po ndërton ‘tapitë rreth ‘së drejtës historike’, të cilat ai ndonjëherë do i kërkojë. Pra, ata që pranojnë ta nxjerrin historinë në ankand, sigurisht që s’janë të interesuar që t’i jepet fjala një historiani, i cili jo vetëm që e kundërshton këtë gjë, por kërkon që kjo sjellje të marrë fund para se të bëhet vonë”, shton ai. Nga ana tjetër,

libri “Kosova” (gjerësisht tre vëllimet e tij), i Jusuf Buxhovit, është pritur shumë mirë nga lexuesit shqiptarë. Por, është kjo hera e parë që një institu-cion i lartë shtetëror i arsimit librin e Buxhovit ta ketë cilësu-ar publikisht si një “histori të tij”. Del se, Ministria e Arsimit sikur e konteston përmbajtjen e librit të Buxhovit. “Libri, me tri botime brenda tre mua-jsh dhe me një tirazh prej 12,000 ekzemplarësh, është bërë libër familjar dhe popul-lor. Si i tillë, është kthyer në një identifikim shpirtëror dhe kulturor, me të cilin njeriu ynë i nëpërkëmbur nga kjo poli-tikë, mbrohet nga nënçmimi i mëtutjeshëm që po i bëhet me retorikën politike të multi-kultit, ku ata nuk duhet të identifikohen me lashtësinë antike dhe vlerat e qytetërimit perëndimor (origjina pellazgo-ilire), por me mjegullën e çor-

bës ballkanike, që po servohet nga të gjitha anët. Kur kësaj t’i shtohet edhe reagimi i Beogra-dit kundër ‘Kosovës’, ngase e quajti libër ‘nacionalist’, ‘sho-vinist’, ‘antiserb’ etj, bëhet edhe më e qartë pse ‘Kosova’ shfaqet si emblemë historike dhe kulturore e shqiptarëve, të cilët i mbron nga ky zhvlerësim i vazhdueshëm, që vjen nga tregtarë flamujsh që promovo-jnë gjithfarë identitetesh, e ku Kosova mund të jetë gjithçka

pos shqiptare”, nënvizon au-tori i librit “Kosova”. Sipas Buxhovit, sikur po qartësohet edhe një fakt tjetër i hidhur, se “edhe ndër ne ka nga ata që nuk e duan epitetin e popullit antik dhe ‘bijve të perëndive të Olimpit’, siç thotë Homeri dhe e pranon Naimi ynë i madh, por që e kërkojnë gullashin ball-kanik, siç po e servon Shmidti dhe historianët serbë”. “Për fat keq, njëri nga këshilltarët e ministrit Buja ka hyrë në këtë valle, duke e cilësuar librin si ‘nacionalist’ dhe ‘helmues’, gjë që ia kaloi propagandës së Be-ogradit. Andaj, nuk është për t’u habitur pse ky libër duhet të hiqet nga ‘Java e Shkencës’, meqë, me apo pa dashje, zyrtarët e tanishëm në këtë mënyrë marrin poenë para pa-dronëve, të cilët kërkojnë ‘një histori qytetare’ dhe assesi një histori kombëtare, që sh-qiptarët i nxjerr me rrënjë në antikitet”, shprehet tutje Bux-hovi. Përkundër përpjekjeve për të kontaktuar ministrin Buja, dhe që nga ai të merrte arsyet e ndërhyrjes së Minis-trisë së Arsimit dhe Shkencës në përzgjedhjen e ligjëruesve në një tubim shkencor, kon-takti me ministrin nuk ishte i mundur. Buxhovi ndërkaq ka një mendim edhe për këtë in-terferencë të politikës. “Sjellja e Bujës tregon se politika e tanishme kërkon vasalë dhe të dëgjueshëm. Porosia që erdhi sot ka të bëjë me atë se shkencëtarët duhet të kalojnë nëpër filtrin e politikës dhe të ‘bëjnë shkencë’ sipas kutit poli-tik. Ose, do të eleminohen”.

Sqarimi i BujësLidhur me rastin e ndalimit

të ligjëratës së Jusuf Buxhovit në “Javën e Shkencës, sipas agjencisë Kosovapress, ministri i MASH-it, Ramë Buja, ka sqaru-ar se: “Sot në media tona të shkruara del diçka që mua më rrënqeth dhe më duhet bukur banale. Del se, unë paskam dhënë një urdhër politik që t’i ndalohet dikujt fjala këtu në konferencën shkencore, dhe se është fjala për të nderu-arin Jusuf Buxhovi. Gjoja se unë paskam thënë që nuk na duhet historia e tij. Më ndjeni, të nderuar shkencëtarë, se unë s’e kam pasur kurrë pa-rim që të japë vlerësime për veprën e palexuar, e unë nuk e kam lexuar veprën e Bux-hovit, andaj edhe nuk them as që vlen e as që nuk vlen. Unë kam dhënë një kohë urdhra ushtarak, por asn-jëherë urdhra politikë. Unë bëjë sugjerime politike, por punë politike asnjëherë jo”.Marrë nga gazeta “Express”

Page 21: metropol 19 maj

21• E shtunë 19 maj 2012

»Kulturë

Vetmia është “thelbi” rreth së cilës artisti Mihal Luarasi u frymëzua për të sjellë një vepër

të re. E pikërisht vetmia e dy njerëzve në moshë, të mbetur pa fëmijët e tyre, të cilët janë emigrantë.... “Për-jetësisht dashuri...”, kështu titullohet premiera më e re që pritet të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar, e shkruar nga dramaturgu i njohur Mihal Luarasi. Fillimisht e shkruar në veprën me krijime të tij, (ai shfaqet si autor- shkrimtar e poet), pjesa vjen tani realizuar në formën e vet skenike. Dhe nuk është thjesht një vetmi ngacmuese e plot emocione, por mbart në vetvete më shumë se këtë emocione të ngrohta e dashuri. Dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi, një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar ka kohë që ka nisur provat me aktorët për këtë shfaqje, e cila pritet të vijë në skenë së shpejti. Në të interpretojnë emra të njohur të skenës, ndërsa pjesa është e fokusuar në dy personazhe kryesorë. Në qendër të veprës është vetmia e dy prindërve të shkuar në moshë, të cilët vuajnë vetminë për shkak të emigrimit të fëmijëve, një plagë prej vitesh kjo e shoqërisë shqiptare. Në skenë do të ngjiten emra të njohur të skenës, si: Drita Pelinku në rolin e Zarinës, e cila edhe pse në moshën 85-vjeçare e ka përqafuar me forcë e këmbëngulje rolin. Një emër tjetër i njohur në këtë shfaqje është ai i Vangjel Toçes në rolin e Dionit. Skenat zhvillohen në dhomën e ndenjes së një shtëpie ku dy bashkëshortët jetojnë vetëm. Drama shqiptare “Përjetësisht dashuri...”, e cila rikthen sërish në skenë aktoren Pelinkun, një nga emrat më të vlerësuar jo vetëm të teatrit shqiptar, por dhe të kinematografisë, premton të jetë një vepër e suksesshme. Regjisori Lu-arasi ka bashkëpunuar edhe më herët me aktoren Drita Pelinku në dramën “Intrigë dashurie” të Shilerit. Një vit më parë aktorja Drita Pelinku u ngjit në skenë në veprën “Shtrigat e Salemit” me rolin e Rebekës, nën regjinë e Spiro Dunit. Mihal Luarasi është shfaqur për herë të fundit në skenë me veprën “Antigona kërkon të atin”, një tjetër dramë shqiptare. Mund të thuhet pa frikë se ai është nga të vetmit artistë shqiptarë që synon e guxon vazhdimisht në dramën shqipe, që vitet e fundit ka munguar realisht në skenën tonë. b.goce

Artistja boshnjake Shejla Kameriq dhe ai shqiptar Anri Sala kanë shkrirë rrëfimin e tyre në filmin “1395 ditë pa të kuqen”. Filmi, i cili ka bërë për vete publikun dhe kritikën bri-tanike pas shfaqjes në “Man-chester Film Festival”, shfaqet edhe për publikun shqiptar. Dokumentari do të shfaqet në një hyrje të lirë për të gjithë të interesuarit mbrëmjen e së dielës. “1395 ditë...”, ka për kry-etemë rrethimin e Sarajevës, por nga një këndvështrim krejt tjetër. Filmi vë në pah mënyrën si funksiononte rruga, e cila në kohë lufte u pagëzua me “Udha e jetës”. I xhiruar në Sarajevë, roli kryesor në film i është besuar aktores span-jolle Maribel Verda. Nëpërmjet metaforës së personazhit, një grua që i bie ‘Rrugës së jetës’ në Sarajevë tregojmë pikërisht se si ka funksionuar krejt qyteti dhe si qytetarët rrugë-tonin pa çarë kokën për asgjë. “Njerëzit kryenin punët e tyre. Kishte në mesin e tyre muzi-kantë, artistë e shumë njerëz të tjerë, profesionet e të cilëve, në kohë lufte nuk janë ekzist-enciale, por në një farë forme edhe janë të tillë, ngaqë bëhen dora e djathtë e mbijetesës mentale”, - kështu është shpre-hur pas shfaqjes në Britani njëra nga bashkautorët e këtij filmi, Shejla Kameriq. Një sërë rrethanash kanë rezultuar me mospërputhjen e qasjes artis-tike midis Shejla Kameriqit dhe të Anri Salës. Për këtë kanë lindur dy filma e jo një. Ky fat i pazakonshëm, sipas vlerësimit të kritikut të gazetës prestigji-oze “The Guardian”, i ka dhënë

“MAGJIA…” e Çulit në Korçë

Teatri solli disa ditë më parë para spekta-torit të qytetit juglindor të Korçës premierën e re “Magjia e Madhe”. Shfaqja, një komedi nga Eduardo de Filipo, erdhi nën regjinë e Hervin Çulit. Konflikti i burrit me gruan është ndër më të vjetrit në botë, por kome-dia tingëllon aktuale në krizën e besimit që përje-ton sot familja shqiptare në proceset e demokrati-zimit liberal të saj dhe të shoqërisë. Nga ana tjetër, komedia është edhe një apel për mirëkuptim, tolerancë e më shumë dashuri. Natyrisht, si komedi e tipit Molerian, me një personazh të tillë në qendër si De Speto, shfaqja nuk do t’ia kishte arritur qëllimit të saj, pa lojën me nivel të lartë artistik dhe sjelljen “të gjallë” të kësaj figure, nga aktori i njohur i teat-rit shqiptar Marko Bitraku. De Speto i Bitrakut është një karakter i skalitur me mjeshtëri aktoriale, që i shtohet galerisë së varfër të teatrit në këto vite tranzicioni, duke e pasuruar atë me vlera të vërteta artistike. Duket se regjisori Çuli, me këtë shfaqje ka vënë në një emërues të përbashkët tre faktorë që përbëjnë suksesin e një shfaqje; pjesën teatrale, trupën e teatrit dhe publikun. Autori i madh italian De Filipo, me këtë komedi ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit të qytetit të serenatave e karnavaleve. Në shfaqje përveç aktorit Marko Bi-traku interpretonin edhe Albano Prodani- Mag-jistari, Natasha Andoni, Shkëlqim Jaupi etj.

Dashuria e përjetshme e MIHAL LUARASIT

“1395 ditë pa të kuqen”, Anri Sala në Tiranë

filmit një tjetër kuptimësi. “Të shikosh dy filma njëri pas tje-trit është diçka më shumë se sa loja ‘gjej dallimet’, edhe pse ngjashmëritë midis këtyre dy filma janë të pafundme”, - ka shtuar Adrian Sala në “The Guardian”. Edhe pse në të dy filmat - ku secili zgjat diçka më pak se një orë, aktorja e njëjtë ecën njësoj aty ka disa

detaje që përthekojnë dallimet, siç është rasti me provat e një orkestre simfonike, kuadri-meve të gjera në instrumente, krrokamës së sorrave, njeriut që ecën nëpër shinat e trenit, apo ndeshja në udhëkryqe. Por “fotografia” zanore megjithatë ia jep një tis dallimesh të thek-suara, njashtu siç bën edhe mënyra e kuadrimit, apo forma

regjisoriale e plasimit të rrëfim-it, ka shkruar kritiku i gazetës me nam. Filmi “1395 ditë pa të kuqen” është dyfishuar siç është bërë edhe me ecjen që sërish vë në lëvizje personaz-hen kryesore, simfoninë e cila sërish interpretohet, rrethimin që ndodh për së dyti. E krejt kjo dyfishon edhe jetën, e cila sërish jetohet.

Page 22: metropol 19 maj

22 E shtunë 19 maj 2012 •

«

Koreografi që iu përkushtua për 50 vjet baletit mbylli sytë pa mundur të shohë realizi-min e tij të fun-

dit të “...Gjergj Elez Alisë”. Sot në mesditë, homazhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Pak më shumë se një muaj pas aksidentit, koreografi i njohur Agron Aliaj ka ndër-ruar jetë. Ai ka mbyllur sytë mëngjesin e djeshëm në moshën 79 vjeçare në repartin e reanimacionit të ri të Qen-drës Spitalore “Nënë Tereza” .

Artisti u përplas më 7 mars duke dalë nga Teatri i Operas dhe Baletit, ku po zhvillonte prova për premierën e baletit “Gjergj Elez Alia”, punë të cilën nuk arriti ta shihte të kurorë-zuar në skenë. I përplasur nga një makinë Audi A6, familjarët kërkuan që ai të trajtohej jashtë, por autoritetet e Min-istrisë së Shëndetësisë thanë se transporti mund t’i rrezikon-te jetën. Fill pas aksidentit Aliaj është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku sipas mjekëve nuk kishte rrezik për jetën. Por, sipas stafit mjekësor të Spitalit Ushtarak, aksidenti i kishte dëmtuar palcën kurrizore. Ai u trajtua pas disa ankesave të familjarëve të tij ndaj per-sonelit të spitalit shtetëror në spitalin privat “Hygeia”. Por me sa duket, edhe mosha, (koreografi ishte në pension), ka bërë që trupi i Aliajt mos t’i përgjigjet pozitivisht terapisë mjekësore. Homazhet në nderim të artistit të njohur do të zhvillohen mesditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku ai punoi dhe krijoi për 50 vite e nga dera e të cilit ai doli “i shën-detshëm” për të fundit herë.

Koreografi Agron Aliaj cilësohet si mjeshtri i skenës shqiptare, i dedikuar plotësisht artit të baletit. Ai është një ndër themeluesit e shkollës së Baletit në Shqipëri. Ishte ende fëmijë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe në atë kohë i lindi ëndrra për vallëzimin. Krijimi i grupit të valleve në Shtëpinë e Pionierëve në vitin 1946, në Tiranë, nën drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaçi ishte një nxitje për të. “Lëvizja është gjithçka kjo më ka rrëmbyer dhe mua që në moshë të vogël. Kam

Kulturë

“Kukafshehthi” nga LGBT“Kukafshehti”, e kanë quajtur ekspozitën e tyre të parë

përfaqësuesit e komunitetit LGBT në Shqipëri. Në një ambient në periferi të kryeqytetit të siguruar nga forca të shumta policie, kanë mbërritur përfaqësues të ambasadave, mbështetës të të drejtave të njeriut si dhe përfaqësues të LGBT për të parë nga afër ekspozitën, e cila kishte si per-sonazhe pikërisht anëtarë të komunitetit gay në Shqipëri. Ndërkohë më herët gjatë ditës, komuniteti LGBT është zhv-endosur në Vlorë për të lobuar për të drejtat e homoseksu-alëve në Shqipëri. Gjatë takimit në teatrin “Petro Marko”, ky komunitet ka marrë edhe mbështetjen e konsullit italian në Vlorë si dhe avokatit të popullit, të cilët kanë bërë thirrje për mos diskriminimin e tyre në shoqëri.

Rikthehen gërmimet në AdrianopolPunimet për zbulimin e plotë të Adri-anopolit do të vazhdojnë pas ndërpre-rjeve në fund të vitit të kaluar. Projekti rinis falë një misioni të përbashkët italo-shqiptar, duke pasur si qëllim vazhdimin e restaurimeve dhe të gërmimeve në qytetin e lashtë. Përfaqësuesit e uni-versiteti italian të Materacës dhe Drej-toria e Monumenteve të Kulturës kanë parashikuar që për dy vitet e ardhshme në Hadrianopul të zbulohet dhe restau-rohet pjesa me e madhe e këtij siti arke-ologjik. Madje, këtë vjeshtë mendohet që pranë teatrit Hadrianopolit, të organ-izohet një shfaqje opere në kuadër të

100-vjetorit të Pavarësisë. Misioni i për-bashkët i arkeologëve italianë dhe atyre shqiptarë, për të hedhur dritë në qyte-tin e Hadrianopolit ka filluar që në vitin 2007. Në atë kohë Hadrianopoli ishte thuajse i panjohur dhe qëllimi i grupit të punës ishte dhe vazhdon të jetë kthimi i tij në një park arkeologjik me të gjitha objektet e restauruara, dhe të vizitu-eshëm për turistët. Në Hadrianopul që nga viti 2005 dhe deri në fund të viti të kaluar, janë zbuluar banjat romake, var-ret antike dhe qëndra e qytetit.

Plaga e fundit e koreografit Aliajpasur gjithmonë pasion të madh për të vallëzuar dhe këtë e kam marrë në fillim nga kultura europiane, nga filmat që shfaqeshin që para çlirimit të vendit”, do të shprehej artisti në një intervistë rreth një vit më parë. Pikërisht ëndrra për të vallëzuar me filmat romantikë italianë dhe europianë bënë që tek ai të lindte dëshira për vallëzimin, e konkretizuar tek shkolla ruse. Aliaj studioi në Rusi nga viti 1950 deri më 1956.

Roli i tij i parë ka qenë princi tek baleti “Arrëthyesi”, me të cilin Aliaj mbrojti diplomën dhe e realizoi në teatrin “Balshoi” në Rusi.

Ndarja nga jeta e Agron Alisë është një humbje artistike kombëtare dhe e parikuperueshme. Agron Aliaj personalitet i madh i artit skenik kombëtar, ishte artist bazal i artit muzikor e skenik si dhe krijues i shkollës koreo-grafike kombëtare. Ai u lind më 30 tetor të vitit 1933 në Delvinë. Pasioni për vallen dhe kërcimin lindën tek ai që në vogëli. Krijimi i grupit të val-leve në Shtëpinë e Pionierëve në vitin 1946 në Tiranë nën

drejtimin e mjeshtrit P.Kanaçi qe një nxitje për të. Ai është ndër të parët solistë të Filar-monisë Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu në shkollën koreografike pranë Teatrit Akademik të Moskës (1950-1956). Emërohet solist i parë i trupës së bal-etit të Teatrit të Operas dhe baletit ku realizoi me nivel të lartë artistik interpretativ disa kryerole të literaturës së baletit nacional dhe atij botëror: “Halili dhe Hajrija” (1963), “Delina” (1964), “Cuca e maleve” (1970) apo tek baletet klasike: “Kujdesi i kotë” (1957), “Romeo dhe Zhulieta” (1957), “Franceska da Rimini” (1962), “Lola” (1958), “Paganini” (1963), “Fadeta” (1960) etj. Aktiv-iteti artistik pasurohet me veprën e tij krijuese ko-reografike. Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertorë është autori i shumë baleteve kombëtare “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria”, (1966) si dhe baletet klasike “Zhizel”

(1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), “Hirushja” (2002), “Katedralja e Parisit” (2003), “Liqeni i Mjel-mave”, “Lumi i vdekur” etj.

Ndër veprat e realizuara prej mjeshtrit Agron Aliaj mund të përmendim edhe shumë vepra me të tjera me motiv kombëtar si së fundi “Migjeniana”, një vit më parë, për 100 vjetorin e Migjenit, bazuar në veprën e tij dhe “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një shfaqje e vënë në skenë prej tij vite më parë, por për të cilën po punonte për ta risjellë në format tjetër këtë vit, në përvjetorin e Pavarësisë. Pikërisht për Gjergj Elez Alinë po punonte Aliaj, ndërsa u aksidentua. Shfaqja u dha premierë për publikun, por pa praninë e realizuesit të saj, i cili ndodhej në spital. Për një periudhë të gjatë kohe deri në çastin e ndarjes nga jeta ka qenë pedagog në Akademinë e Dansit dhe Akademinë e Artit, Tiranë. Është nderuar me çmimin e Republikës dhe mban titullin e lartë Artist i Popullit.

B.Goce

Page 23: metropol 19 maj

23• E shtunë 19 maj 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Venusi do e beje edhe me te bukur jeten tuaj ne cift gjate kesaj dite.

Pavaresia qe keni kerkuar do iu jepet dhe do kuptoheni me mire me ate qe keni ne krah. Jeta

sentimentale e beqareve do kaloje

ne plan te pare. Ka mundesi qe ne mesdite te kete edhe dashuri me

shikim te pare. Gjeni nje ekuiliber midis shpenzimeve dhe hyrjes se parave

sepse perndryshe do i keni punet keq.

Demi

Klima ne cift do jete mjaft e ngrohte

dhe me diell. Bashkepunimi

dhe mirekuptimi do te mbreteroje

gjate gjithe dites. Beqaret, nepermjet punes se tyre mund

te njihen me dike qe do i beje te drid-hen. Mos keni frike

te hidhni ndonje hap me tej dhe te

njiheni ne nje plan tjeter me te. Finan-

cat do jene shume te mira dhe ju do mund te stabilizoni buxhe-

tin. Shlyeni edhe borxhet qe keni.

Binjaket

Duke qene se Plutoni dhe Neptuni do ndikojne njeko-

hesisht ne jeten tuaj ne cift, do keni disa probleme te vogla. Do keni veshtiresi

per te dialoguar qete dhe do konfliktoheni

hapur. Beqaret do bejne nje takim sipas shijes se tyre. Yjet do i ndihmojne ta shprehin me lehte

pelqimin. Fale situtes se mire financiare do kryeni transaksione

afatgjata. Gjith-sesi mos u hidhni

me koke ne detin e shpenzimeve.

Luani

Asgje e vecante nuk do ndodhe ne jeten

sentimentale te cifteve sot. Vetem

Marsi mund te sjelle disa keqkuptime, por qe do kalojne

sa hap e mbyll syte. Nese jeni beqare do keni surpriza mjaft

te kendshme. Ka mundesi te takoni dike interesant qe

do iu beje menjehere per vete. ulni shpen-

zimet qe financat te mos dobesohen. Disa te aferm do iu mbeshtesin qe te

kryeni operacionet e deshiruara.

Peshorja

Sensualiteti do te rizgjohet gjate kesaj dite. Nese

jeni te martuar ka mundesi te mendoni ta zgjeroni familjen tuaj. Nese jeni ende

vetem, do jeni mjaft magnetike

dhe do keni mundesi te nisni aventura. jepini

vetes mundesine te provoni cdo gje qe iu pelqen. Me Plu-tonin ne anen tuaj, buxheti nuk do kete asnje problem. Do kryeni me sukses

disa operacione te mira financiare.

Shigjetari

Jeta sentimentale e cifteve nuk do kete

ndonje gje shume te vecante duke qene se asnje planet nuk do ndikoje tek ta.

Lidhja mund te thel-lohet dhe do flisni qetesisht me njeri tjetrin. Beqaret do jete ne favorizuar. Nese keni dashur

gjithmone te terhiqni vemendjen

e te tjereve do ia arrini qellimit. Mos

i besoni shume intuites sot ne

planin financiar por matuni mire para se te hidhni cdo hap.

Ujori

Dite jo shume e kenaqshme per jeten

tuaj ne cift gjate kesaj dite. Mund te kaloni edhe ndonje krize per shkak se nuk do doni te beni as leshimin me te

vogel. Beqaret fale Venusit do kene

takime interesant. Mos u ngutni sepse do keni kohe sa te doni. Dite mjaft e mire per sektorin financiar. Do jeni me te organizuar dhe do i ulni edhe

shpenzimet. Me mire kurseni sot qe te

fitoni mot.

Gaforrja

Te gjithe ciftet do kalojne nje dite

te mrekullueshme dhe te lumtur sot. Perfitoni nga cdo

moment kur te jeni prane atij qe dashu-roni. Beqaret duhet t’i bejne syte kater dhe te kerkojne ne

cdo vend per shpirtin binjak. Ka mundesi qe ta gjeni. Financat do shkojne me se miri. Fati do iu buzeqeshe

dhe do mund te kryesni gjithcka qe keni deshiruar prej kohesh. Tregohuni

pak me te matur me shpenzimet.

Virgjeresha

Urani do ndikoje negativisht ne jeten tuaj ne cift. Do keni

goxha veshtiresi dhe debate te forta. Gjithesi kujdes me ato qe do nxirrni

nga goja. Nese jeni vetem, mos hezitoni te filloni aventura. Do ndiheni mjaft mire dhe nuk do

merziteni per asnje moment. ka ardhur momenti te merreni pak me shume me financat tuaja. Nje

menaxhim me i mire do iu ndihmoje te

rrisni buxhetin e te jeni te qete.

Akrepi

Venusi do kete ndikim mjaft pozitiv per jeten tuaj ne cift gate kesaj jave. Se

bashku me partnerin do zbuloni kenaqesi

te reja dhe do dashuroni ne menyre pasionante. Beqaret do nisin nje histori te bukur dashurie e cila do ua ndryshoje ter-esisht jeten. Shfryt-ezojeni diten deri ne maksimum. Financat

ka rrezik te kene probleme. Gjithsesi nese tregoheni te

vendosur dhe te ulni shpenzimet mund

t’ia dilni.

Bricjapi

Do keni ndryshime mjaft pozitive ne jeten tuaj ne cift

sot. Mireqenia dhe qetesia do jene ne program. Nuk do ia vini me ne dukje te metat

partnerit dhe as ai ju. Per beqaret

nje miqesi e lindur prej disa kohesh

mund te kthehet ne dicka tjeter. Mos ia mbyllni dyert. Fi-

nanciarisht do jeni te favorizuar. Nuk do keni probleme keshtu qe mund te kryeni shpenzimet

qe keni dashur.

Peshqit

Do kerkoni qetesine ne cift gjate

kesaj dite. Nese kohet e fundit keni pasur probleme do rivendosni baza te reja edhe me te

forta se me pare. Beqaret me shume

gjasa do mund te takojne dike interesant. Do

zbuloni se keni te njejtat mendime

politike, filozofike dhe fetare. Kujdes

me planin financiar. Do keni nje deshire te shfrenuar per te

shpenzuar dhe kjo do jete pika e dobet.

SPORT

Bajern dhe Çelsi kërkojnë trofeun në Allianz Arena

Finalja e Ligës së Kampi-oneve ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Çelsit padyshim që do të jetë një nga ato ndeshje, të

cilat do të mbeten gjatë në ku-jtesën e çdo sportdashësi. Një përballje gjermano-angleze, e cila do të vendosë dhe kam-pionin e ri të Evropës në rang klubesh, dhe padyshim që të dyja skuadrat do të kërkojnë medoemos fitimin e trofeut. Për Bajernin e Mynihut kjo do të jetë një finale tepër e veçantë, pasi do ta zhvillojë atë në stadiumin e saj “Allianz Arena”. E gjithë tifozeria bavareze është mbled-hur për të festuar titullin e 5-të të Ligës së Kampioneve, dhe

padyshim që fitorja në ketë stadium do të ketë një shije të veçantë për ta pasi do të jenë të parët, që do të fitojnë një Ligë Kampionesh në fushën e tyre. Para dy vitesh Bajerni humbi në finalen ndaj Interit në shifrat 0 : 2 dhe padyshim që bavarezët do të kërkojnë tri-umfin në “Allianz Arena”. Duket se skuadra angleze e Çelsit do ta nisë ndeshjen ndaj Bajernit, me synimin që të kryejë ndon-jë surprizë, pasi padyshim që bavarezët janë superfavoritë, pasi tifozët e Bajernit pritet të jenë më të shumtë se ata të londinezëve. Bajerni i Mynihut ka arritur që të fitojë 13-të nga 14-të takimet e fundit në “Al-

lianz Arena”. Një shifër tepër e frikshme kjo që padyshim i bën bavarezët favoritë në ketë finale. Nëse Bajern do të fitojë Ligën e Kampioneve atëherë do të barazojë skuadrën an-gleze të Liverpul me plotë 5-së trofe të fituar. Gjithashtu Bajern ka mundësinë që të shndërrohet në skuadrën e 3-të më të titulluar në Ligën e Kampioneve, pas Realit të Madridit dhe Milanit. Skuadra e fundit që ka luajtur finalen e një kompeticioni evropian, në fushën e saj ka qenë Roma, e cila është ndeshur në “Ol-impico”, përballë Liverpulit. Gjithashtu trajneri i Bajernit Jup Hajnkes në rast të fitimit të

trofeut, do të futet në histori-në e trajnerëve, të cilët kanë fituar dy Liga Kampionesh me dy skuadra të ndryshme, pasi e ka fituar atë dhe në vitin 1998 me Realin e Madridit. Përkatë-sisht Zhose Murinjo, Otmar Hicfild dhe Ersnt Papel janë tre trajnerët e tjerë që kanë ar-ritur ta bëjnë një gjë të tillë. Në krahun tjetër skuadra e Çelsit nuk ka një rekord të mirë, në rang ndeshjesh të zhvilluara jashtë fushës së saj. Në fazën e grupeve në ndeshjen e zh-villuar përballë Leverkuzenit, londinezët kanë dalë kokulur ndaj kundërshtarëve gjermanë, duke humbur në shifrat 2 : 1. Çelsi dhe Bajern janë përbal-

lur me njëra-tjetrën vetëm një herë gjatë historisë së tyre, në çerekfinalen e Ligës së Kam-pioneve të vitit 2005, ku Çelsi arriti të kualifikohej në rezul-tat të përgjithshëm 6 : 5. Ndaj kundërshtarëve gjermanë, Çelsi ka arritur të fitojë një ndeshje, të barazojë një dhe të humbë plot 4 të tilla, ku e vetmja fitore ka qenë përballë Shtutgartit në fazën e të 16-tave të fina-les në Ligën e Kampioneve. E vetmja herë që Çelsi ka arri-tur të në një finale të Ligës së Kampioneve, ka qenë ajo e vitit 2008 ndaj Mançester Junajtid, kur ata humbën pas gjuajtjeve të 11-të metërshave pas bara-zimit përfundimtar në shifrat 1 : 1. Bajerni nuk do të ketë në dispoziocion 3 futbollistë për arsyer kartonësh. David Alaba,

Holger Badshtyber dhe Luiz Gustavo do të jenë 3 munge-sa tepër të rëndësishme për bavarezët në finalen e “Al-lianz Arenës”. Në vend të tyre pritet që nga minuta e parë Hajnkes ta nisë me Diego Kontenton dhe Anatoli Timoshuk. Duket se për Çelsit vuajtjet e ditëve të fundit për shkak të mungesave të mbro-jtësve David Luiz dhe Geri Ke-hill kanë marrë fund, pasi të dy do të jenë të gatshëm nën urdhrat e trajnerit Roberto Di Mateo. Çelsi do të vuajë nga 4-r mungesa të rëndësishme për arsye kartonësh. Xhon Ter-ri, Branislav Ivanoviç, Ramires dhe Raul Meireles do të jenë të gjithë të padisponueshëm dhe do e shohin finalen nga tribuna kryesore e “Allianz Arenës”.

Hajnkes: Kemi 50% mundësi të fitojmë Skuadra e Bajernit të Mynihut gëzon një avantazh të lehtë përballë

Çelsit në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi do ta luajë ndeshjen në fushën e saj. Në lidhej me ketë ka folur dhe trajneri i Bajernit të Myni-hut, Jup Hajnkes duke nënvijëzuar rrezikshmërinë që paraqet skuadra e Çelsit. Për mediat ai deklaroi: “ Çelsi është mësuar të luajë me skema të ndryshme loje. Ata luajtën komplet ndryshe përballë Benfikës në çerekfinale dhe gjithashtu treguan një mënyrë krejt ndryshe loje përballë Barcelonës. Besoj se dhe ndaj nesh do të tregojnë një mënyrë tjetër loje. Skuadra e tyre ka zhvilluar ndeshje të shkëlqyera javët e shkuara, dhe sigurisht që ata po luajnë më mirë, duke prodhuar futboll më rezultativ. Ata kanë në dispozicion një skuadër me futbollistë me eksperiencë të gjerë, dhe është shumë e qartë që këta futbollistë do të kërkojnë të fitojnë diçka të madhe. Besoj se ky motivim paraqit një rrezikshmëri të madhe për ne. Të dyja skuadrat do të keën mundësi të barabarta për ta ngritur trofeun, por besoj se ne jemi pak më të avantazhuar pasi do të luajmë në fushën tonë.”

Di Mateo: Shpresoj të përballem me një Bajern mendjemadh

Në krahun tjetër trajneri i skuadrës së Çelsit, Roberto Di Mateo shpreson që avantazhi i fushës, t’i kthehet kundër skuadrës së Bajernit në finalen e Ligës së Kampioneve. Ai deklaroi për gazetarët: “ E di që shumë njerëz dyshojnë tek skuadra e Bajernit, pas humbjes së tyre në Kupën e Gjermanisë në shifrat 5 : 2, por një skuadër kurrsesi që nuk mund të gjyko-het vetëm nga një takim. Ata kanë një skuadër fantastike, kanë futbollistë me përvojë dhe kjo është ajo që mund të presësh kur je në një finale të Ligës së Kampioneve. Më kanë pyetur dhe më përpara nëse ata do të jenë të favorizuar për shkak se do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre. Ndeshjen mund ta fitojë kushdo. Nëse ata futen me ketë mendim në fushën e lojës atëherë besoj se finalen do ta fitojmë ne. Por, jam shumë i sigurt që do të jetë një ndeshje tepër e vështirë për të dyja skuadrat.”

Page 24: metropol 19 maj

24 E shtunë 19 maj 2012 •

« reklaMË