Metropol dat 14

24
TË PËRNDJEKURIT DIPLOMAT FALSE Italianët këngë për turizëm universitar në Shqipëri Teksti i plotë për “Troftën”, situatën te “Lega Nord” dhe në Shqipëri. Kolona zanore merret nga “Laura Pauzini” LUFTA II BOTËRORE Si u krijua divizioni i posaçëm “SS shqiptarë” »18-19 GATI SHTYRJA E AFATIT Ngec reforma, PD dhe PS prishin konsensusin për KQZ e kutitë »2 Krijimi 10 mijë rekrutëve në Kosovë dhe përplasjet mes grupimeve brenda shqiptarëve E HËNË 14 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2664 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com INFRASTRUKTURË, PUNËSIM DHE ENERGJI Përurohen dy hidrocentrale në malet e Ostrovicës »6-7 VISAR ZHITI Gjuha shqipe e Spiro Kondës dhe lindja e saj nga pellazgët tek ilirët »20 MJEKËT: U SHTOHET FRIKA Të sëmurëve nuk do t’u tregohet kur janë prekur me tumore KRERËT E EVROPËS LINDORE Berisha: Gjykata e Lartë e bënë shoqërinë më të sigurt e të lirë »4 »2 Emrat që u është miratuar pensioni suplementar nga ISSH • Merkel –Holande, debati per ndryshimin e paketës fiskale • Otomanët, një perandori në “hyqmin” e të huajve • Al-Kaeda kështu u zbulua komploti i fundit Evropa e lashtë, cilët ndikuan dhe si ndryshoi Perëndimi Ish-ushtarakët »4 MIRAKA: MINISTRIA E FINANCAVE NUK KA PARAQITUR TË DHËNAT E KËRKUARA NË KUVEND. KËRKESA PËR NDRYSHIMIN E NENEVE SHKAKTON TËRHEQJEN E PROPOZIMEVE. KREU I SHOQATËS FLET MBI GJENDJEN E PËRFITUESVE ME MOSHË TË MADHE. FATURA FINANCIARE PREK RRETH 500 PËRFITUES »13-17 »3 BllOKOHet ligji për DËMSHPËRBLIMIN BOTE & HISTORI »8 Nga FADIL MALOKU “Brain Gain” dhe Kosova Nga FATJON LELI Kampionati botëror i... Presidentit Koment »9 »23

description

Metropol ne PDF

Transcript of Metropol dat 14

Page 1: Metropol dat 14

Të përndjekuriT

Diplomat falseitalianët këngë për turizëm

universitar në shqipëri

Teksti i plotë për “Troftën”, situatën te “Lega Nord” dhe në Shqipëri.

Kolona zanore merret nga “Laura Pauzini”

LufTa II boTëroreSi u krijua divizioni i posaçëm “SS shqiptarë”

»18-19

Gati shtyrja e afatit

Ngec reforma, PD dhe PS prishin konsensusin për KQZ e kutitë»2

Krijimi 10 mijë rekrutëve në Kosovë dhe përplasjet mes grupimeve brenda shqiptarëve

e hënë14 maj 2012Viti Viii, Nr. 2664TeL: 04 2 233 991fax: 04 2 233 998ÇmImI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

infrastrukturë, punësim dhe enerGji

Përurohen dy hidrocentrale në malet e ostrovicës »6-7

VISar ZhITIGjuha shqipe e Spiro Kondës dhe lindja e saj nga pellazgët tek ilirët

»20

mjekët: u shtohet frika

Të sëmurëve nuk do t’u tregohet kur janë prekur me tumore

krerët e evropës lindore

berisha: Gjykata e Lartë e bënë shoqërinë më të sigurt e të lirë

»4

»2

emrat që u është miratuar pensioni suplementar nga ISSh

• Merkel –Holande, debati per ndryshimin e paketës fiskale• Otomanët, një perandori në “hyqmin” e të huajve• Al-Kaeda kështu u zbulua komploti i fundit

evropa e lashtë, cilët ndikuan dhe si ndryshoi Perëndimi

Ish-ushtarakët»4

miraka: ministria e financave nuk ka paraqitur të Dhënat e kërkuara në kuvenD. kërkesa për nDryshimin e neneve

shkakton tërheqjen e propozimeve. kreu i shoqatës flet mbi gjenDjen e përfituesve me moshë të maDhe.

fatura financiare prek rreth 500 përfitues

»13-17

»3

BllOKOHet ligji për dëmshpërblimin

bote & histori

»8

nga fadil maloku

“Brain Gain” dhe Kosova

nga fatjon leli

Kampionati botëror i... Presidentit

K o m e n t

»9 »23

Page 2: Metropol dat 14

02 E hënë 14 maj 2012 •

« POLITIKE

Në prag të sezonit të pushimeve

Punonjësit e AMC pastrojnë plazhin e Spillesë

Aktivitetet politike në rrethe

Gara për kreun e FRESSH-it ndalet në Pukë

Çelet sot konferenca e gjykatave të larta

Berisha: Do të bëjmë reforma përnjë sistem gjyqësor të pavarur

Rreth 200 punonjës të AMC u angazhuan këtë të shtunë në pastrimin e një pjese të konsiderueshme të plazhit të Spillesë. Punonjësit, të cilëve iu bashkuan edhe pushues dhe banorë të komunitetit, re-alizuan pastrimin nga mbeturi-nat të mbi një kilometri plazh, në zonën më të frekuentuar.

Kjo nismë e punonjësve të AMC i paraprin sezonit të pushimeve dhe përbën një kontribut në përmirësimin e ambienteve të përbashkëta. Ky aktivitet synon edhe të

FRESSH-i ka zhvilluar dje garën e radhës për kreun e ri eurosocialist, ku në ditën e dytë të saj është mbajtur në qytetin e Pukës. Ashtu si dhe në qytetin e Korçës, kryesia e PS-së ka përzgjedhur 6 kandi-datë për garën e kryesimit të të rinjve eurosocialistë. Të gjashtë kandidatët kanë prezantuar platformat e tyre para të rinjve të qytetit. Pas prezantimit të platformave ka vijuar pjesa e debatit mes kandidatëve, ku se-cili prej tyre u ka drejtuar pyetje kandidatëve respektivë. Formati i këtyre debateve mes kandi-datëve përmban pyetje-përg-jigje të kandidatëve me njëri-tjetrin për pika të platformës për drejtimin e FRESSH-it të konceptuar nga secili prej tyre. Në sallë për të ndjekur këtë

Kryeministri Berisha ka përshëndetur dje konferencën e gjykatave të larta, ku të pran-ishëm në këtë aktivitet ishin krerët e gjykatave të larta të Europës Qendrore dhe Lindore. Në fjalën e tij Berisha deklaroi se do të ndërmerren të gjitha hapat për një sistem gjyqësor të pavarur. Ai tha se në kuadër të klimës së bashkëpunimit me opozitën do të krijohen kushtet më optimale për veprimtarinë e këtij sistemi. “Ju siguroj se qeveria në klimën e krijuar të bashkëpunimit me opozitën është e vendosur të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme që të konsolidojnë më tej pa-varësinë e gjykatave të vendit dhe të krijojë kushtet optimale për një veprimtari kaq të rëndë-sishme dhe jetike për një vend

ndërgjegjësojë qytetarët dhe aktorët e tjerë në kujdesin ndaj mjedisit, përmes dhënies së shembullit konkret.

Ky është viti i tretë që punonjësit e AMC-së angazho-hen për të pastruar zona mjedisore që tërheqin push-ues dhe vizitorë të shumtë. Në kuadrin e AMC Green, që përfshin angazhimin e saj ndaj mjedisit, AMC ka ndërmarrë nisma të tilla edhe në Gjirin e Lalëzit, Parkun Kombëtar të Dajtit dhe në Plazhin e Shëngjinit.

debat kanë qenë të pranishëm sekretari organizativ Blendi Klosi, anëtari i kryesisë i deleguar në këtë zonë Ditmir Bushati, deputeti i zonës Ndue Kola si dhe sekretari për rininë Erion Veliaj. Renditja e garuesve është zgjedhur me short për ta bërë garën sa më transpar-ente dhe sa më të drejtë për të 6 kandidatët. Gara startoi të premten në qytetin e Korçës. Sipas drejtuesve të Partisë Socialiste, “kjo garë e 6 kandi-datëve për kreun e FRESSH-it është e para e këtij lloji jo vetëm për këtë strukturë të të rinjve eurosocialistë, por dhe për par-titë politike shqiptare”. Ndryshe nga dje për të ndjekur debatin e kandidatëve të FRESSH-it në Korçë ishte dhe kryetari i PS-së Edi Rama.

të lire”, - deklaroi Berisha. Më tej Kryeministri shtoi se Gjykata e Lartë është më pak e politizuara në Shqipëri. “Shpreh nderimin dhe vlerësimin më të madh për Gjykatën e Lartë të këtij vendi dhe trupin gjykues në tërësi, i cili në një hark kohor të shkurtër është shndërruar nga një prej trupave gjykuese më të politi-zuara të planetit në një gjykatë që i përmbahet ligjit, së drejtës dhe në vlerësimin tim ndër më pak të politizuarit”, - tha Berisha në përshëndetjen e tij në konferencë. Ndërsa kryetarja e Gjykatës së Lartë theksoi se sfida e gjyqësorit mbetet mbrojtja e pavarësisë së siste-mit gjyqësor dhe të gjyqtarëve. Sipas Beçajt, një gjyqësor funksional kërkon bashkëpunim me pushtetet e tjera.

TË MARTËN SKADON AFATI I KOMISIONIT TË REFORMËS

Ngec reforma zgjedhore, PD e PSs’bien dakord për KQZ-në e kutitë

PROTESTAT E SINKRONIZUARA U ZHVILLUAN NË DISA KRYEQYTETE TË BOTËS Aleanca Kuqezi protesta për votat e emigrantëve

“PD e PS u mohojnë të drejtën e votës 2 milionë emigrantëve”

Herion Mesi

Hartimi i kodit të ri elekto-ral do të kërkojë kohë më shumë sesa afati 15 maj

i vendosur nga Kuvendi, kjo pasi demokratët e socialistët prej ditësh nuk bien dakord mes tyre për dy elemente thel-bësore të reformës. Konkretisht ndarja mes palëve ka të bëjë me formatimin dhe përbërjen e KQZ-së dhe me mënyrën e vep-rimeve që partitë do të ndjekin në lidhje me ankimit zgjedhore. Në takimin e tri ditëve më parë, të zhvilluar me ekspertët e ODIHR-it, PS-ja propozoi që të ndryshohet vetëm mënyra se nga propozohet anëtari i shtatë i KQZ-së, duke lënë të pandryshuar formulën aktuale të propozimit nga partitë të 6 anëtarëve të tjerë, tre prej të cilëve i përkasin qeverisë dhe tre opozitës. I shtati, ai që përcakton shumicën në KQZ, sipas socialistëve nuk duhet të propozohet më nga partitë, por nga 4 organizma: Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, KLD-ja dhe Dhoma e Avokatëve. Pra, PS-ja thekson se duhet të jenë 8 kandidatë, ku pasi partitë e mëdha të zgjedhin vetëm dy prej tyre, ata të hidhen për votim në Kuvend. Por këtë propozim të së majtës PD-ja e ka cilësuar të papranueshëm, pasi nuk sjell risi për rritjen e besueshmërisë te KQZ-ja. Pikërisht përbërja e re që do ketë KQZ-ja është kthyer në një luftë nervash mes palëve, të cilët pritet të kërkojnë sërish shtyrje të afatit të punës së

Bashkëkryetari

socialist Damian

Gjiknuri tha dje për

mediet se “pa rikom-

pozimin e KQZ-së opoz-

ita nuk do ta miratojë

në Kuvend asnjë prej

amendamenteve të

reformës”.

Eksperti i PD-së Oerd

Bylykbashi deklaroi

dje se “PD është e

gatshme në çdo kohë

të japë pëlqimin e

saj, po reformat nuk

bëhen me ultima-

tume, por me shpirt

kompromisi”.

Kryeparlamentarja

Topalli u shpreh

optimiste se reforma

elektorale e ajo

parlamentare do

të përmbyllen me

sukses dhe brenda

afeteve të përcaktu-

ara nga Kuvendi.

komisionit parlamentar për re-formën. Edhe pse një gjë e tillë konfirmohet nga të dy kampet, ajo që mbetet e paqartë është data konkrete e firmosjes së draftit përfundimtar nga partitë parlamentare. Por ndërkom-bëtarët gjatë këtyre ditëve kanë kërkuar nga politika shqip-

tare të përfundojë reformën zgjedhore përpara zgjedhjes së presidentit të ri. Nga ana tjetër, pjesë e rëndësishme e procesit të reformës është edhe do-kumenti i nënshkruar nga 26 parti politike për të reflektuar propozimet e partive të vogla në ligjin e ri zgjedhor.

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot protesta në disa kryeqytete të botës në të njëjtën kohë. Për-faqësuesit e AK-së deklaruan se protestat u zhvilluan për njohjen e votës së emigrantëve. Me anë të një deklarate për mediet AK-ja vlerësoi se sistemi aktual është një monopol që lejon dy partitë më të mëdha në vend që të rua-jnë monopolin e tyre në politikë, në të njëjtën kohë që shtrem-bëron përfaqësimin e vërtetë në Kuvend. “Si asnjëherë më parë sot në disa kryeqytete të botës janë organizuar disa protesta të aktivistëve të Aleancës Kuqzezi kundër parlamentit dyngjyrësh të Shqipërisë, i cili prej vitesh në marrëveshjen mes PD-së e PS-s po u mo-hon pret 22 vjetësh të drejtën e votës afro dy milionë emi-grantëve”, - thotë përfaqësuesi i AK-së. Më tej në deklaratën e tyre anëtarët e Aleancës aku-

“Fundi i qeverisë Berisha po afron dhe

miliona shqiptarë presin ndryshimin madh

për një Shqipëri tjetër, As Sali Berisha,

Edi Rama dhe as ODHIR nuk do të mund

t’i mohojnë votën 2 milion shqiptarëve që

jetojnë në emigrim dhe kutitë të mbushen

nën verbërinë e vëzhguesve të ODHIR”

zuan se“dy milionë emigrantët janë abuzuar në këta 22 vjet, pasi emrat e tyre janë vjedhur e përdorur articialisht nga pushteti për të shtuar vota të paqena. “Ka ardhur koha që në emër të emigrantëve të mos votojë më Berisha për vete, por të hedhin votën në kuti vetë ata”, - thonë anëtarët e AK-së, që deklarojnë gjithashtu se tubimet u zhvillu-an para ambasadave shqiptare

në Romë, në Londër, Uashing-ton, Bruksel, në mbështetje të votës së tyre. Sipas tyre, emi-grantët janë të tradhtuar nga dy forcat më të mëdha politike në vend - Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. “Pikërisht në këto çaste qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi në Romë të Italisë, Londër të Britanisë së Madhe, Bruksel të Belgjikës janë rreshtuar në masë për-

ballë ambasadës së Shqipërisë duke protestuar dhe kërkuar të drejtën universale të votës, të cilën shteti shqiptar në bazë të Kushtetutës duhej t’u garan-tonte shtetasve të tij”, - thuhet në deklaratën e djeshme të AK-së, që përfundonte me një thir-rje për “ndryshimin e regjimit” dhe për të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët, kudo që ata të ndodhen.

Page 3: Metropol dat 14

03• E hënë 14 maj 2012

»POLITIKE

Në kategorinë e pasardhësve të ish-të dënuarve politikë përfshihen edhe fëmi-jët e tyre të dhënë në birësim, para gjatë dhe pas periudhës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në rastet kur provohet dhëni në birësim nga ish-i dënuari politik. Nga rregullat e përcaktu-ara në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni ish-të dënu-arit politikë të mbetur gjallë me moshë mbi 85 vjeç i shpërnda-het dëmshpërblimi në dy këste.

Nen

i 5

Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të in-formacionit punonjësi vepron si më poshtë: kur provohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna për kërkuesin, kërkesa i përcillet Ministrisë së Brendshme, Min-istrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drej-torisë së Përgjith-shme të Arkivave të Shtetit për verifikim të drejtpërdrejtë në burimet e tyre arkivore të periud-hës 25.10.1944 – 1.10.1991.

Nen

i 26

Brenda datës 30.04.2012 ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujde-starit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara që plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5 të këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit fi-nanciar për dënimin penal të padrejtë sipas formularit të paraqitur në anek-sin A, që i bashkëlid-het këtij ligji.

Nen

i 19

Kërkuesit që kanë paraqitur kërkesë për përfitimin e dëmsh-përblimit financiar në Ministrinë e Drejtësisë dhe që preken nga ndryshimet e neneve 1, 2, 3, 4, 6 dhe 26 apo që janë njoftuar me “njoftim negativ” me arsyetimin se kërkesa lidhet me një periudhë jashtë objektit dhe fushës së veprimit të ligjit, kanë të drejtë të riparaqesin kërkesë të re për të konfirmuar vullnetin e tyre bren-da datës 30.04.2012. Kërkesa përmban edhe specifikimit e të dhënave

Nen

i 8

QEVERIA ENDE S’KA SJELLË NË KUVEND DRAFTIN E RIPUNUAR PËR TË PËRNDJEKURIT

Miraka: Jemi të shqetësuar nga vonesatLigji për kompensimin ende pezull në zyrat e Ministrisë së Financave

Opozita kundër projektit të propozuar nga qeveriaDEBATET NË KOMISIONIN E EKONOMISË DHE TË LIGJEVE

Fillimisht ndryshimet në ligj apo ulja e moshës për ata që do të përfitonin dëmshpërblim të menjëhershëm u propozua nga deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë. Nga ana e saj mazhoranca e kundër-shtoi me arsyetimin e rritjes së faturës financiare, duke bërë që ligji të kalonte vetëm me votat e mazhorancës. Por çdo gjë ndryshoi kur ligji u diskutua në Komisionin

e Ligjeve. Një propozim i deputetit të PD-së Fatos Hoxha, të njëjta me ato të deputetit Braçe, bënë që ligji të ndryshojë, me gjithë kundër-shtitë e Ministrisë së Financave. Në Komisionin e Ligjeve u vendos që mosha për dëmshpërblim të menjëhershëm për burrat të ishte 75 vjeç dhe për gratë 65 vjeç. Por ndryshimet natyrisht rritnin kostot për zbatimin e ligjit dhe Ministria e Financave dhe qeveria e tërhoqën

ligji nga diskutimi me pretendimin e rishikimit të buxhetit. Por që prej mesit të prillit dhe deri më sot ndryshimet nuk kanë ardhur ende për miratim në Kuvend nga ana e Ministrisë, me qëllim miratimin dhe implementimin e tij më pas nga ana e ekzekutivit. Në mbledhjen e fundit të kryetarëve u vendos që ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve të futej në punimet trejavore të Kuvendit

Herion Mesi

Ish-të përndjekurit politikë shfaqen të shqetësuar për zvarritjet që po u bëhet mi-

ratimit të ndryshimeve në ligjin për kompensimin e ish-të përndjekurve të regjimit. Ligji në fjalë parashikon mes të tjerash dhënien e menjëher-shme të dëmshpërblimit për personat që kanë një moshë të caktuar. Në fillim ishte 85 vjeç dhe më pas, me propozimin e Komisionit të Ligjeve, dëmsh-përblimi i menjëhershëm u bë 75 vjeç për burrat dhe 65 për gratë, por qeveria e tërhoqi ligjin nga Kuvendi me pre-tendimin e rishikimit të bux-hetit dhe nxjerrjen e një fature financiare.

ShqetësimiKryetari i institutit për këtë

qëllim, Simon Miraka, tha dje për “Metropol” se vonesat në kalimin e këtij ligji në Komision e më pas në Kuvend po ndiqen me shqetësim nga ana e kësaj kategorie. Sipas tij, ligji është tërhequr që në mesin e prillit e deri tani s’ka asnjë shpjegim nga ana e institucioneve. “Jemi shumë të shqetësuar për këto vonesa. Ligji është tërhequr që në mesin e prillit, me pretend-imin e rishikimit të buxhetit dhe në kalendarin trejavor të Kuvendit ishte parashikuar në dy javët e para të majit, por deri më tani kanë kaluar dy javët e para dhe ende nuk ka asnjë shenjë”, - thotë Mirakaj, i cili shton se për moshat 85 vjeç e lart ndërkohë ka filluar shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimeve. Nga ana e tij Miraka nuk harron t’i bëjë apel klasës politike që të për-shpejtojë miratimin e këtij ligji.

Ndërkohë edhe deputetët e Komisionit të Ligjeve shprehen se deri tani në tryezën e tyre nuk kanë ardhur ndryshime të reja apo fatura financiare e propozuar nga qeveria. Të kontaktuar nga “Metropol”, as-një prej tyre s’di të thotë se kur do të vijë ligji nga qeveria, megjithëse ka kaluar një muaj që kur është tërhequr. Në fakt, propozimet për ndryshime në ligj janë bërë rreth shtatorit të kaluar, por për arsye nga më të

ndryshmet janë vonuar kohë pas kohe.

Përfituesit Në të njëjtën kohë me

ndryshimet e fundit ligjore është zgjeruar edhe harta e personave që do të përfito-jnë dëmshpërblim. Kështu, në ligjin fillestar ishte përcaktuar se personat që do të përfito-jnë janë ata që janë dënuar në periudhën 30.11.1944 deri më 1.10.1991. Me amendimin

e gjashtë neneve tashmë do të përfitojnë edhe personat që janë dënuar nga 25 tetori i vitit 1944 deri në tetor të vitit 1991. “Objekt i këtij ligji është përcak-timi i përfituesve, masës, kriter-eve dhe procedurës së përfitimit të dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur persekutimin e drejtpërdrejtë në regjimin ko-munist nëpërmjet kryerjes së dënimeve penale të padrejta, si burgim apo masa mjekësore

të detyrueshme si pasojë e një apo disa vendimeve penale të formës së prerë të gjykat-ave të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”, - thuhet më tej në ligj. Nga ndryshimet e fundit të ligjit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë do të përfitojnë një mijë persona, të cilët deri tani nuk kanë mundur të marrin asnjë lek.

NENI QË U KUNDËRSHTUAMinistria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan pjesën e mbetur të vlerës së plotë të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë me moshë mbi 85 vjeç, të cilët kanë përfituar një pjesë të dëmshpërblimit sipas mekanizmit të parashikuar në paragrafin e tretë të nenit 12 të këtij ligji. Shpërndarja e këstit të parë proporcional të dëmshpërblimit bëhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji për ish-të dënuarit politikë që kanë mbushur moshën 85 vjeç ose nga dita kur ish-i dënuari politik mbush moshën 85 vjeç. Për ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë me moshë mbi 85 vjeç, të cilëve deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk u është miratuar dëmshpërblimi me vendim të Këshillit të Ministrave. Pagesa për këstin e dytë bëhet brenda një viti nga çasti i përfitimit të këstit të parë.

“Jemi shumë të shqetësuar për këto vonesa. Ligji është tër-hequr që në mesin e prillit, me pretendimin e rishikimit të buxhetit dhe në kalendarin trejavor të Ku-vendit ishte parashikuar në dy javët e para të majit, por deri më tani kanë kaluar dy javët e para dhe ende nuk ka asnjë shenjë”

Page 4: Metropol dat 14

04 E hënë 14 maj 2012 •

« SOCIALE

Emer Atesia Mbiemer Lloji perfitimit

Abaz Veli Kamberi Suplement Pleqerie

Agron Saliko Serti P.Parakohshem

Asllan Ramazan Muharrem P.Parakohshem

Bajram Bedri Balaj Suplement Pleqerie

Baki Bjram Budini P.Parakohshem

Baki Muco Gjoliku Suplement Pleqerie

Banush Islam Veliu Suplement Pleqerie

Bashkim Mico Gjonbrataj Suplement Pleqerie

Bashkim Zenel Limaj P.Parakohshem

Bastri Ali Alaj Suplement Pleqerie

Beqir Caf Murataj P.Parakohshem

Bilal Bektash Cani Suplement Pleqerie

Celo Cuman Korra Suplement Pleqerie

Coban Isa Mamataj Suplement Pleqerie

Demir Musa Skenderi Suplement Pleqerie

Demir Petrit Sula P.Parakohshem

Edmond Ramazan Zeqaj P.Parakohshem

Eqerem Mehmet Hoxha P.Parakohshem

Fadil Majko Majkaj P.Parakohshem

Fam.Hysni Idriz Toskaj Suplementar Familjar

Fatmir Oran Basholli P.Parakohshem

Femi Nesim Nishica Suplement Pleqerie

Festim Sabri Kaci Suplement Pleqerie

Feti Hyda Hoxha Suplement Pleqerie

Flamur Tahir Haskja Suplement Pleqerie

Fran Mark Syziu P.Parakohshem

Fuat Hajro Zace Suplement Pleqerie

Gezim Zyber Brari Suplement Pleqerie

Gjergj Pjeter Premalaj Suplement Pleqerie

Gjin Mark Zefi Suplement Pleqerie

Gurali Ismail Xhengo P.Parakohshem

Halim Qazim Kurti Suplement Pleqerie

Hazir Selim Sulaj Suplement Pleqerie

Hil Simon Vlashaj P.Parakohshem

Hysen Riza Picari Suplement Pleqerie

Isa Dervish Hykaj P.Parakohshem

Ismail Qerim Skeja Suplement Pleqerie

Ismail Tahir Neza Suplement Pleqerie

Janaq Misto Proko P.Parakohshem

Jonuz Alush Alla Suplement Pleqerie

Kristaq Mico Qirici Suplement Pleqerie

Lefter Kristaq Thanasi Suplement Pleqerie

Leke Frrok Biba P.Parakohshem

Leonidha Nasi Çuko Suplement Pleqerie

Lirak Belul Nenaj Suplement Pleqerie

Llukan Kristo Gori Suplement Pleqerie

Luçi Liko Gjino Suplement Pleqerie

Maliq Ahmet Seitaj P.Parakohshem

Marash Mhill Zmajlaj Suplement Pleqerie

Marie Andon Suvaria Suplement Pleqerie

Memo Hasan Dedaj Suplement Pleqerie

Mentor Zija Laha Suplement Pleqerie

Mergjan Shaqir Markaj Suplement Pleqerie

Mevlan Hekuran Gerbi P.Parakohshem

Minella Jorgji Thoma P.Parakohshem

Muharrem Gjolik Kokona Suplement Pleqerie

Muharrem Hajdar Sukthi Suplement Pleqerie

Muhedin Qamil Ymeri Suplement Pleqerie

Myrteza Hamit Paja Suplement Pleqerie

Ndue Gjok Çotaj Suplement Pleqerie

Njazi Islam Ganaj Suplement Pleqerie

Njazi Neki Gorce Suplement Pleqerie

Pal Zef Ndoka Suplement Pleqerie

Paskal Marko Petro Suplement Pleqerie

Pellumb Qerim Pepi Suplement Pleqerie

Petraq Vangjel Ziu P.Parakohshem

Qamil Sadik Balaj Suplement Pleqerie

Ramo Qemal Kishta P.Parakohshem

Rushan Shaban Birko Suplement Pleqerie

Rustem Mehmet Veizi Suplement Pleqerie

Sali Hyso Hodaj Suplement Pleqerie

Selam Feim Begaj Suplement Pleqerie

Selim Myftar Beqiraj Suplement Pleqerie

Shahin Mustafa Zogu Suplement Pleqerie

Shkelqim Faik Dyrmishi P.Parakohshem

Todi Miti Biti Suplement Pleqerie

Turabi Zeko Zekaj Suplement Pleqerie

Vait Haxhi Agolli Suplement Pleqerie

Xhemail Ali Hoxhaj Suplement Pleqerie

Xhemil Haxhi Brahimi Suplement Pleqerie

Ylli Stavro Naci Suplement Pleqerie

Zabit Hekuran Kumanaku P.Parakohshem

Zenel Mahmut Velaj Suplement Pleqerie

Zydi Reshit Muca P.Parakohshem

LLOGARITJET E BËRA PËR JAVËN QË LAMË PAS, DETAJIMI I 84 PËRFTIMEVE TË LIDHURA

ISSH zbardh pensionet e reja të ushtarakëve Trajtimet suplementare të pleqërisë dhe ato të parakohshmet

Tumoret, familjarët duan qëpacienti të mos e dijë diagnozën ISKSH do të kalojë në Fond

Hana: Nuk do të ketë rritje tësigurimeve shëndetësore

Pavarësisht ndryshmeve që pëson ligji i sigurimeve shënde-tësore, qytetarët duhet të rrinë të qetë, pasi nuk do të ketë rritje të sigurimeve që duhet të derdhin. Drej-toresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka deklaruar se tashmë ka nisur puna për përgatitjen e paketës së re ligjore, e cila do ta shndërrojë Institutin në Fond të sigurimeve, vlera monetare e të cilave nuk do të pësojë rritje. Hana konfirmon se me ndryshimet e bëra ligji do të sigurojë më shumë të drejta për pacientët, të cilët do të kenë mundësi ta përzgjedhin vetë mjekun e familjes apo atë të spitalit, si dhe vendin ku duan të marrin shërbimin përkatës mjekësor. “Në këtë ligj do të sanksionohet liria e zgjedhjes së mjekut të familjes nga pacienti. E ka rregul-luar më qartësisht pjesën e pagesës së kontributeve. Ato i kalojnë në masën që kanë qenë, 3.4 për qind, por i kanë sanksionuar në ligj si të tilla, pra qartësisht. Po kështu ka bërë bazën e llogaritjes, pra pjesa që kontributi i shtetit do të jetë më i madh në këtë rast”, - ka shtuar më tej Hana. Përcaktimet e reja ligjore, që kanë marrë edhe miratimin e Kuvendit, do të lejojnë që pjesë e skemës të jenë edhe shërbimet e ofruara nga klinikat private, të detajuara sipas paketave përkatëse. Po ashtu ligji përcakton edhe marrjen e masave më të rrepta ndëshkimore për abu-zuesit me ofrimin e kujdesit shëndetësor. Fondi i kujdesit shëndetësor pritet të ketë pavarësi të plotë dhe nuk do të jetë më në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

ANKETIMI TEK ONKOLOGJIKU. PASI MËSOJNË SËMUNDJEN, PACIENTËT BINDEN ME VËSHTIRËSI PËR TRAJTIMIN

Pranvera Kola

Më mirë të mos e dinë se vuajnë nga sëmundjet e rënda tumorale,” të

këtij mendimi janë familjarët e pacientëve të shtruar në shër-bimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një sondazh të kryer pranë këtij shërbimi në lidhje me komunikimin e diag-nozave të rënda, konstatohet se familjarët kërkojnë që të afërmit e tyre të mos e dinë llojin e sëmundjes që kanë, ndërsa vetë pacientët e pyetur kërkojnë të kundërtën. Lidhur me anketimin e bërë deri më tani te pacientët e shtruar dhe të afërmit e tyre psikologia e shërbimit të onkologjikut, Isida Lalaj, tregon se familjarët janë të mendimit që pacienti të mos e mësojë diagnozën. Familjarët e tyre mendojnë se në rastet kur pacientit i tregohet së-mundja që kanë, gjendja e tyre, e veçanërisht ajo emocionale, ngarkohet edhe më shumë dhe shfaqin rezistencë edhe ndaj kurave trajtuese. Pjesë

e këtij anketimi, sipas psiko-loges, deri tani janë bërë rreth 450 persona, familjarë të tyre dhe persona të rastësishëm. Të dhënat e anketimit kanë treguar se nga 150 familjarë vetëm 25 prej tyre janë dakord që pacientët të mësojnë diag-nozën. Pavarësisht dëshirës së familjarëve, pacientët e pyetur kanë dëshmuar të kundërtën, pasi gjysma e të anketuarve kanë kërkuar që të jenë në di-jeni të diagnozës prej të cilës vuajnë. “47 për qind e këtyre pacientëve që janë marrë në studim dëshirojnë të infor-

mohen dhe 53 për qind nuk dëshirojnë të informohen, nuk janë të interesuar të dinë rreth sëmundjes. Rreth 83 për qind e këtyre familjarëve nuk dëshiro-jnë që pacienti, familjari i tyre, të informohet rreth diagnozës së tij”, - ka bërë të ditur psikologia Isida Lalaj. Ndonëse në shumë shtete thënia e diagnozës është e sanksionuar në ligj, në vendin tonë një gjë e tillë nuk ekzis-ton, pasi ende diskutohet nëse duhet t’i thuhet pacientit ose jo lloji i sëmundjes së rëndë prej të cilës vuajnë. Një tjetër problematikë që duhet të mar-

rë zgjidhje, sipas psikologes, është dhe bindja e pacientit për diagnostikimin me anë të aparaturave. Kjo pasi shumë nga pacientët, pasi mësojnë se nga se vuajnë, neglizhojnë t’i nënsh-trohen trajtimit. Psikologia thotë se në këtë drejtim duhet punuar më shumë, në mënyrë që dhe trajtimi i pacientit sipas stadit të caktuar të sëmundjes të jetë sa më efikas. Më tej ajo shton se nuk janë të pakta rastet kur duhet të punojnë me orë të tëra me pacientin për mbushur mendjen që t’i nënshtrohet tra-jtimit me anë të aparaturave përkatëse që këto sëmundje kërkojnë. “Po përmend një rast që e kam të fundit. Një vajzë 6-vjeçare nga Lushnja, e sho-qëruar me të ëmën dhe gjyshin, vijnë dhe përballen këtu për t’u diagnostikuar me tumor në kokë. Faza e parë e ndërhyrjes së saj ishte skaneri. Harxhuam orë të tëra të bindnim vajzën 6-vjeçare të futej në skaner, sepse nuk pranonte. Pas disa orë pune me vajzën nga ana psikologjike, u bind dhe e bëri skanerin me sukses”, - ka përfunduar Lalaj.

Page 5: Metropol dat 14

05• E hënë 14 maj 2012

»EKONOMI

TAP-i DO TË KËNAQË TË GJITHA PALËT E PREKURA ME TAKSAT TRANZITORE

Gazsjellësi, ja përfitimet nga taksatMasterplan për furnizimin me gaz. Pagesa për tokën me qira

Pritet përfundimi i 46 HEC-eve të tjera

Përfundojnë punimet në dyHEC-e në rrethin e Skraparit

Përfundojnë punimet për ndërtimin e dy hidrocentraleve në rrethin e Skraparit. HEC-et e ndërtuara janë me kapacitet të vogël, 6.5 megavat secili, dhe do të mundësojnë furnizimin me energji elektrike të fshatrave në zonën përreth tyre. Ndërtimi i tyre u mundësua nga një investim shqiptaro-grek, që kapi vlerën 7 milionë euro. Gjatë përurimit të mbarimit të punimeve ishte i pranishëm edhe ministri i METE-së Nasip Naço, i cili gjatë fjalës së tij tha se do të vazhdojë ndjekja e politikave të deritanishme për ndërtimin e HEC-eve të tjera. Aktualisht janë në ndërtim rreth 100 hidrocentrale me kapacitet të vogël dhe 46 prej tyre pritet të përfundojnë brenda këtij viti. Sipas METE-së, investimet e bëra në sektorin energjetik në vend kapin vlerën 2.5 miliardë euro dhe nëpërmjet këtyre investimeve është mundësuar punësimi i 15 mijë punonjëse. Mbarimi i punimeve i të gjitha HEC-eve me kapacitet të vogël do të bëjë të mundur që në vend të prodhohet e njëjta sasi energjie elektrike sa prodhohet nga tri hidrocentralet e mëdha në vend. Ndërtimi i tyre mundëson uljen e kostove për blerjen e energjisë gjatë viteve me reshje të pakta si dhe eksportimin e energjisë në vendet e rajonit. Viti 2012 ka vënë në vështirësi prodhimin energjetik në vend, pasi është karakterizuar si një vit i thatë dhe prodhimi i energjisë nga HEC-et ka ulur nivelin e energjisë që nevojitet për import, duke ulur në mënyrë direkte koston kompanive që importojnë energji elektrike në vend: KESH-i dhe CEZ-i.

ENERGJITIKAENERGJI PA NDËRPRERJE, KORPORATA NUK DO TË EKSPORTOJË KËTË VERË

Prurjet nga reshjet, Fierza arrin në 292.8 metërKonsumi ulet në 17 milionë kilovat-orë. KESH prodhon 8 milionë kilovat-orë

Rezervat hidrike në kaskadën e Drinit janë përmirësuar ndjeshëm, çka ka sjellë rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Por pavarësisht kësaj, KESH-i nuk do të eksportojë energji elektrike gjatë kësaj vere. Drejtori i Përgjithshëm i KESH -it, Engjëll Zeqo, siguron qytetarët se rez-ervat hidrike garantojnë furnizim pa ndërpreje gjatë muajve në vijim, sido-mos gjatë sezonit turistik. “Sot kemi një situatë shumë të kënaqshme hidrike në kaskadën e Drinit. Kemi një kuotë në rezervuarin e Fierzës prej 292.8 m, në prurje relativisht të rendit 200 m3/sek. Pra, kemi një rezervë energjetike rreth 1 miliard e 250 kilovat-orë në kaskadë, duke garantuar një verë të qetë në këtë drejtim me drita, një siguri më të lartë për të furnizuar pa asnjë lloj problemi gjatë muajve të verës, kur konsumi është më i lartë për shkak se është sezon turis-tik”, - tha Engjell Zeqo, drejtor i KESH-it. Konsumi i energjisë elektrike gjatë se-

zonit turistik rritet në të njëjtat nivele me muajt e ftohtë të dimrit: ofro 21 deri 22 milionë kilovat-orë në ditë. Pavarë-sisht rezervave të mjaftueshme hidrike, duke mos parashikuar situatën në muajt e vjeshtës, KESH-i frenohet të bëjë ek-sport. “Momentalisht nuk mund të flasim për eksport, sepse referuar edhe rregul-lores, por dhe rezervës, për të cilën duhet të sigurohemi gjithmonë në kuotën opti-male që të dalësh në fund të muajit në

kuotën 295-296 metra në Fierzë, çka do të thotë një garanci për pjesën tjetër. Nuk mund të bëhet fjalë për eksport, sepse tani Fierza nuk garanton më një rregullim njëvjeçar për shkak të konsumit të lartë që është. Nuk mund të flitet për teprica në këtë rast”, - thotë Zeqo. Aktual-isht KESH-i prodhon 7.5 deri në 8 milionë kilovat-orë energji, pjesa tjetër sigurohet nga CEZ-i nëpërmjet importit. Ngritja e temperaturave këtë kohë ka ulur konsumin ditor të energjisë. Gjatë kësaj periudhe kon-sumi ditor i energjisë arrin në 16 deri 17 milionë kilovat-orë, ndërkohë që kompanitë e mëdha e sigurojnë vetë energjinë elektrike dhe jo nga CEZ-Shpërndarja. Megjithatë, kjo situatë do të ndikojë edhe në përmirësimin e treguesve për sa i përket raportit import-eksport të energjisë elektrike. Viti 2011 ka qenë një vit i keq për energjinë elektrike në vend. Bilanci ka shënuar shifra negative, duke rezultuar me një prodhim 47.4% më të ulët se në vitin 2010.

Bujqësia

Ulen çmimet e produktevevendase

Futja në treg e prodhi-meve bujqësore vendase ka ulur çmimin e frutave dhe perimeve në tregjet. Tregtarët shprehen se javët e fundit ka pasur një ulje me 30 deri në 40 lekë për çdo artikull bujqësor që shitet. Produktet e fermerëve shqiptarë kanë filluar të mbizotërojnë në tregje, duke lënë pas dore mallrat e importuara, pasi ato kanë një kosto më të vogël se mallrat që importohen. Kostoja e lirë e fruta-perimeve vendase i ka orientuar tregtarët që furnizimet e tyre t’i bëjnë te fermerët vendas, duke ulur në mënyrë direkte edhe çmimin e tyre. Në ditët në vijim pritet që këto çmime të ulen sërish, pasi pritet që një sasi më e madhe e prodhimeve bujqësore vendase të futen në treg. Ulja e çmimeve ka dhënë edhe një tjetër efekt pozitiv, duke ngritur disi fuqinë blerëse në krahasim me një muaj më parë. Çmimet e lira kanë mundësuar qarkullimin e më shumë produkteve dhe shpen-zimin e një sasie më të madhe parash. Qytetarët tashmë kanë më tepër mundësi të blejnë, edhe pse tendenca e tyre është për të kursyer. Rënia e çmimeve të sektorit të fruta-perimeve filloi që në muajin prill dhe ka pasur një vijueshmëri, duke u dhënë më shumë mundë-si kursimi njerëzve për disa artikuj bujqësore dhe shpenzimin e më shumë parave për disa artikuj të tjerë.

TREGJET

Ervin Koçi

Furnizimi me gaz i tregut europian duke mundësuar kalimin e tij nga vendi ynë

sjell një sërë përfitimesh edhe për Shqipërisë. Buxheti i shtet-it, biznesi dhe vetë qytetarët do të jenë përfitues direkt të projektit të gazsjellësit transadriatik (TAP). Ky projekt do tranzitojë gazin nga Gre-qia, Shqipëria dhe përfundon në Itali, me një gjatësi rreth 520 km. Dorian Duçka, drejtor i menaxhimit të projekteve të mëdha të gazit pranë Minis-trisë së Ekonomisë, thekson se janë një sërë përfitimesh që do të ketë Shqipëria nga tranzitimi i këtij gazsjellësi. “Ne jemi duke negociuar mënyrën se si do të përfitojmë nga tak-sat tranzitore. Për çdo kalim do të gjendet një formulë që do të shpërblejë Shqipërinë edhe publikun shqiptar, sido-mos ata ku kalon ky gazsjellës, për të përfituar nga ajo çfarë u takon realisht për të marrë”, shprehet Duçka. Shqipëria po negocion me konsorciumin e projektit transadriatik për t’u furnizuar nga ky tubacion me gaz për nevojat e veta. Duçka sqaron se METE po harton një masterplan për gazifikimin e Shqipërisë. Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) është një projekt i fuqishëm en-ergjetik, që pritet të jetë një burim i fortë për ekonominë shqiptare dhe zgjon premisat për thithjen e investimeve të huaja nga kompani serioze botërore. “Përfitimet do të jenë të shumta. Do të kemi vendos-jen e kompanive gjigante en-ergjetike në vendin tonë, dhe kjo i sjell një vlerë të shtuar për investitorë të tjerë të huaj dhe

e vendos Shqipërinë në një hartë më të sigurt politike për investimet e huaja”, - shpre-het Duçka. Toka në të cilën kalon projekti, prej më shumë se 140 km në Shqipëri, do të shpronësohet ose paguhet qira si për privatin, ashtu dhe atë shtetërore. Duçka qartë-son se ka një marrëveshje mes konsorciumit “TAP” dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për përdorimin me qira të tokës ku do të kalojë gjurma e këtij gazsjellësi. Ndër-timi i këtij gazsjellësit pritet të sjellë rreth 1 miliard euro in-vestime të huaja në Shqipëri. Në këtë projekt pritet të hapen rreth 3000 vende të reja pune,

të rehabilitohen 200 km rrugë dhe të ndërtohen 100 km rrugë e re. Ndërkohë mësohet se vetëm pak ditë më parë konsorciumi për gazsjellësin e “Azerit TAP” ka nisur fazën e studimeve inxhinierike. Për-zgjedhja se nga do të bëhet eksporti, që nënkupton se projekti final do të jetë Trans “Adriatic Pipeline” (TAP) ose “Nabuco”, do të jetë viti 2013. Këtë e ka bërë me dije zëdhë-nësi i BP Bob Dudley. Sipas tij, konsorciumi që do të zhvillojë gazsjellësin e “Shah Deniz” do të nisë me pjesën inxhinierike dhe dizenjimin e sjelljes në jetë të projektit me shumën 25 mil-iardë dollarë amerikanë.

SHANSETProjekti gazsjellës TAP ka më shumë shanse për të fituar kundër “Nabuco”. Konsorciumi energjetik hungarez “MOL” njofton se nuk pranon të pagua-jë më për projektin “Nabuco” për shkak të kostove në rritje. Nga ana tjetër, kompania elektroen-ergjetike shtetërore italiane “Enel” ka shfaqur ambicie për t’iu bashkuar investimeve në gazsjellësin TAP.

PROJEKTIProjekti TAP parashikon realizimin e gazsjellësit që nis nga bregu i Detit të Zi dhe përshkon gjithë Maqedoninë greke, duke hyrë në Shqipëri përpara se të mbërrijë në Itali, në Salento. Për transportin e gazit natyror nga Kaspiku në Europë janë në garë tanimë 3 konkurrentë: gazsjellësi “Nabuco”, gazsjellësi i kor-ridorit juglindor dhe TAP.

Page 6: Metropol dat 14

06 E hënë 14 maj 2012 •

« SPECIALE

DO TË PRODHOHEN ÇDO VIT MË SHUMË SE 30 MILIONË KW ENERGJI, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË

Inaugurohen 2 hidrocentrale në malet e Ostrovicës Me ndërtimin e prodhuesve enegjitikë u realizua një sistem vaditje në fshat

SULO GOZHINA

SKRAPAR – Lartësia mbi nivelin e detit, freskia, teksa temperatura shënon 30 gradë celcius si dhe këngët e fam-shme të legjendarit Demir Zyko tregojnë qart se jemi në trevën e Skraparit. Pikërisht në Turbo-hovë kemi mbërritur që herët në mëngjesin e ditës së dielë të 13 majit aty ku dy HEC-eve me prodhim rreth 5.5 megavat. Bujaria e skraparllinjve të zo-nës duket edhe tek një gjest fare i thjeshtë, teksa zbret nga makina shumë prej banorëve të vijnë të takojnë a thua se u ke shkuar për mik në shtëpi. Për të shkuar nga Berati, deri në Turbohovë e Faqekuq nga dhe ku kanë marë emrin dy HEC-et, na është dashur të ud-hëtojmë për më shumë se 110 km nga të cilat deri në Çoro-vodë rreth 50 km, pjesa tjetër i ngelet n jë rrugë që gjar-përon për nga Qafa e Dervisë e më pas përshkon me radhë 6 fshatrat e komunës Leshnje deri në thellësinë e maleve të Skraparit në vendin ku dhe janë vënë në funksion prod-huesit e energjetikës. Në këtë ditë të shënuar dy vëllezërit investitorë Bujar e Sali Çeta si dhe të dy bashkëpuntorët e tyre grek, Manolis Mavrojana-qis e Jorgo Xhinieris presin të ftuarit e dashamirët, banorë të zonës përreth dhe nga qyteti i Çorovodës, pronë e godinave tashmë të vëna në fuksion të plotë për prodhimin e energ-jisë. Po në këtë ditë këtu kanë ardhur me qindra banorë të zo-nës, pushtetarë lokalë të ftuar të tjera nga këshilli i Qarkut Berat, të Bashkisë Çorovodë dhe të komunave përreth.

Inaugurimi Po në prerjen e shiritit të

vënies në fuksion të këtij in-vestimi madhor prej më shumë se 6.5 milionë euro ka mbërri-tur nga Tirana edhe deputeti i Skraparit njëkohësisht dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Nasip Naço si dhe pjesëtarë të tjerë të këtij dikasteri. Kryetari i komunës së Leshnjes Ilirjan Hodo, tha gjatë fjalës së tij se: Ndërtimet e dy HEC-ve në territorin e komu-nës tonë ka pasur një impakt pozitiv, biznesmenët e këtij investimi madhor mundësuan shtrimin si dhe në disa seg-mente edhe ndërtimin e rrugës së re për më shumë se 15 km deri në destinacionin ku dhe u mundësua ndërtimi i HEC-eve. Po kështu gjatë fazës së ndërtimit që zgjati më shumë se 24 muaj u punësuan mbi 400 punëtorë, 70 % e të cilëve nga fshatrat e komunës dhe zona përreth saj. Me ndër-timin e prodhuesve enegjitikë u mundësua dhe ndërtimi i një sistemi vaditje në fshatit malor Turbohovë ku u vunë nënvaditje më shumë dhe 10 ha tokë, ndërsa për energjinë as që bëhet më fjalë për ndër-

prerje. Po kështu nga banorët e zonës kemi dhe 16 punëtorë të punësuar të përhershëm që kryejnë shërbimin 24 orë. Si dhe gjallërimin që i dhanë zonës me rrugën pasi tashmë është shkurtuar ndjeshëm dis-tanca në orë e rrugës që për-menda më lart. Për të gjitha këto përshëndes invensitorët e huaj dhe të vendit si dhe qeverinë shqiptare nëpërmjet deputetit tonë Nasip Naço njëkohësisht dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për përmirësimin e legjislacionit shqiptar që u dha mundësinë biznesmenëve të huaj dhe të vendit të investojnë në vepra të tilla gjigande për zonën tonë.

MINISTRI NASIP NAÇO

Shqipëria së shpejti eksportuese e energjisë në BallkanI pranishëm në nisjen nga puna të këtyre 2 HEC-eve ka qenë dhe ministri i Energjetikës Nasip Naço, i cili e ka parë si arritje ndërtimin e 2

veprave energjetike dhe vetëm si fillimin e një sërë investimeve në këtë fushë. “Jam sot këtu për një përurim dhe teksa shikoj qindra banor të zonës të mbledhur në këtë envent apo si dhe thanë disa parafolës në ditë feste për binzesmenët e huaj dhe të vendit do të thotë se kemi bërë vërtet një punë të mirë dhe me impakt pozitiv jo vetëm për zonën por dhe për gjithë kompleksin energjetik shqiptar pasi njëri pas tjetrit ndër-timi i HEC-eve po shton në hambarin e kompleksit energjitike miliona KW duke e kthyer këtë sektor jetik në një gjigand jo vetëm për vendin, por së shpejti dhe një nga eksportuesit të mirëfilltë në Ballkan e më gjerë. Investime të tilla do të kemi disa dhe më të mëdhenj si ndërtimi i 4 HEC-eve në kaskadën e Osumit ku investimet do të kapin shifrat e 450 milionë eurove, ndërsa të tjerë më të vegjël janë dhe do të ndërtohen thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në Skrapar mundet të përmend atë të Vluishit, Ujanikut e Malindit si dhe në mbi 110 të tillë të tjerë në të gjithë vendet ku ka mundësi për ndërtimet të prodhuesve të energjisë. Ndaj qeveria shqiptare ka përgatitur legjislacionin në atë mënyrë që ti vijë në ndihmë biznesit vendas dhe të huaj që të investojnë në vepra të tilla gjigande jo vetëm në prodhimin e energjisë, por dhe në fusha të tjera prodhuese. Të gjitha këto investime prodhuese kanë dhe impaktin pozitiv atë të punësimit, qoftë dhe sezonal të forcave të afta për punë. Ndërsa investimi i sotshëm me dy biznesmenët e huaj grek dhe vendas tregon dhe bashkëpunimin që kemi në partneritet për thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë”, tha ministri Naço.

Për të shkuar nga Berati, deri në Turbohovë e Faqekuq nga dhe ku kanë marë emrin dy HEC-et, na është dashur të udhëtojmë për më shumë se 110 km nga të cilat deri në Çorovodë rreth 50 km, pjesa tjetër i ngelet n jë rrugë që gjarpëron për nga Qafa e Dervisë e më pas përshkon me rad-hë 6 fshatrat e komunës Leshnje deri në thellësinë e maleve të Skra-parit në vendin ku dhe janë vënë në funksion prodhuesit e en-ergjetikës

Page 7: Metropol dat 14

07• E hënë 14 maj 2012

»SPECIALE

Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti i kësaj kompanie, Bujar Çeta tregoi në detaj për

pjesëmarrësit në këtë event festiv punën që është dashur për vënien në funksion të këtij kompleksi të prodhimit të energjisë. “Pas plotësim-it të dokumentacionit përkatës, me projekte të mirëfillta, me grup inxhinierësh të huaj dhe shqiptar nisëm punën 28 muaj më parë këtu në Turbohovë për ndërtimin e dy HEC-ve. Ishte një studim i mirëfilltë me një grup tekniko-inxhinierësh të cilit duke parë dhe sasinë e prurjeve

të lumit të Turbohovës e Faqeku-qit që i kishte burimet në këmbët e maleve të Ostrovicës filluam ndërtimin e këtij kompleksi energjitik. Pikërisht në fillim ndërtuam veprën duke ndërtuar një tunel 300 metra të gjatë me përmasat tre me tre. Më pas hapëm kanalin prej më shumë se 3.8 km, më pas shtruam shtresa zhavori dhe u shtrua tubacioni po 3.8 km gjatësi deri në godinën ku ndodheshin të instaluara dy turbina të prodhimit të energjisë në HEC. Nr 1 që dhe e pagëzuam me emrin Hec Faqekuqi Nr.2, pasi ndërtimi i godinës

që ndodhet pikërishtë në territorin e këtij fshati. Nga kjo godinë me një tjetër rrjet me të njëtat përmasa dhe punime shtruam sërish 3.8 km dhe ndërtuam Hec –in Faqekuqi Nr.2 e ndërsa ai punon me 950 litra/ ujë në sekondë. Në ndërtimin e dy HEC-eve punuan në kooperim disa firma si ajo e ndërtimit të tunelit, kanaleve, ndër-timit të veprave të artit të betonëve, shtrimin dhe saldimin e tubacionit të sjelljes së ujit deri në turbinat e dy Hec-ve, si dhe me grupin e tekniko-inxhinierëve të montimit të dy veprave prodhuese. Për ndërtimin e

këtij komplekti punësuam më shumë se 400 punëtorë, shtruam në disa segmente rrugë të re, rreth 15 km duke bërë të mundur lidhjen e disa fshatrave të komunës Leshnje, ndër-tuam rrjetin e vaditjes të 10 ha tokë bujqësore e pemëtore etj. Aktualisht ne prodhojmë më shumë se 30 mil-ionë kv energji në vit, e gjitha kjo e futur në sistemin unik të rrjetit kombëtar të energjisë. Ndërsa jemi gati për fillimin e punimeve të një tjetri hec-i në Ujanik të Tomorricës me kapacitet rreth 3 megavat. Unë së bashku me vëllan tim Saliun

si dhe me dy biznesmenët grekë Manolis Mavrojanaqis e Jorgo Xhinieris arritëm të ndërtonim këtë kompleks energjitik në këtë zonë të thellë malore, kjo edhe falë legjisla-cionin shqiptar dhe qeverisë që na mundësoi lejen për ndërtimin e këtij biznesi edhe për të ardhmen, ndaj falënderoj Ministrin Nasip Naço një-kohësisht dhe deputetin e rrethit të Skraparit që mori pjesë në këtë ditë festive në prerjen e shiritit teksa dy HEC-et “kanë hedhur shtat” dhe “filluan nga prodhimi energjitik”, u shpreh investitori Çela.

Në këtë ditë festive si dhe e quanin vetë banorët e zonës inaugurimin e përfundimit të këtij investimi shumë prej tyre pohonin

se ndërtimi i dy HEC-eve na dha mundësinë e komunikimit më lirshëm me qytetin e Çorovodës dhe të fshatrave përreth nesh dhe të komunave të tjera si dhe në vendet e shenjta. Mësuesi nga Turbohova Sali Xhaja, tha për gazetën se në fil-lim në zonën tonë u ndërtuan për herë të parë disa segmente më shumë se 8 km rrugë e re që më parë nuk kishte fare ashtu si ende nuk ka rrugë për të shkuar në Kopinovën e Egër. Po kështu u përmirësua e gjithë rruga që lidh komunën tonë më shumë se 15 km dhe u përmirësua e gjithë rruga deri në qytetin e Çorovodës. Ndërsa një vit më parë për të shkuar në qytet të duhej jo më pak se 5 orë, me ndërtimin e rrugës të mundësuar prej ndërtuesit e HEC-ve të duhet jo më shumë se 1 orë e gjysmë, por dhe më pak. Po kështu u vunë nën ujitje mbi 10 ha tokë bujqësore në fshatin Turbohovë etj. Po kështu u mundësua lidhja me disa fshatra të tjerë, me komunat dhe me vendet e shenjta si me malin e Tomorrit ku ndodhet dhe Abaz Aliu. Për këtë i falenderojmë këta biznesmenë, dhe qeverinë e kryeministrit Sali Berisha që mundësoi me legjislacionin shqiptar investimet nga biznese të huaj dhe të vendit në vepra të

tilla në të gjithë vendin. Kryeplaku i fshatit Kapi-novë e Egër, Artur Hasa shprehet se ky fshat ka nevojë për investime të tilla dhe të tjera në ndih-më të bujqësisë dhe blegtorisë. “Kemi më shumë se 25 mijë krerë bagëti të imta që duan dhe ndihmën dhe dorën e pushtetit vendor dhe atij qendror, siç janë vaksinimi, ndërtimi i një infras-trukture, kredi të vogla dhe të buta për blerjen e bagëtive, përmirësimin e racave, ndërtimin e kom-plekseve të strehimit për dimër , sigurimin e bazës

ushqimore, ndërtimin e ndonjë minifabrike të përpunimit të qumështit dhe të nënprodukteve të tij etj”, thotë kryeplaku Ar-tur Hasa.Retrospektivë...

Duke marrë me vete veç mikpritjes të banorëve të kësaj zonë të futur thellë në ma-let e Skraparit si dhe kënaqësinë e disa fëmi-jëve Rexhina, Marsida, Klevi, Renato, Servet etj. që kishin zbritur nga disa fshatra të kësaj komune,

falë dhe oshëtimës të këngëve të legjendarit të këngës skrapalinjve Demir Zyko largohemi duke lënë pas atë aromë të mirë të luleve të majit ku bletët gumëzhinin sikur të kishin kosheren aty pranë. Kjo kënaqësi ku oksigjeni të mbush mushkëritë, në një mjedis tejet të gjelbëruar dhe ujin e ftohtë të këtyre maleve. Të gjitha këto të krijojnë një ndjesi se një ditë do të kthehesh përsëri aty për ti shijuar së bashku me prodhimet bio të kësaj treve bujare.

BANORËT E ZONËS, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË

Nuk udhëtojmë më me orë për në Skrapar

FLET BIZNESMENI BUJAR ÇETA, PRESIDENTI I “OSTROVICA ENERGJY”

Investuam 6.5 milionë euro për ndërtimin e dy HEC-ve

Page 8: Metropol dat 14

08 E hënë 14 maj 2012 •

« AKTUALITET

Policia: Nuk paguan TVSH-në dhe taksat

S’deklaruan 12 milionë euro, nëhetim 3 biznesmenë shqiptarë

Policia italiane po ndjek penalisht dy shqiptarë, që kishin fituar miliona euro, por kurrë nuk kanë paraqitur një deklaratë tatimore. Hetimet e Guardia di Finanza të kanë zbuluar ekzistencën e tri firmave të panjohura individuale, që kanë punuar për vite në industrinë e ndërtimit. Ndërmar-rjet janë të drejtuara nga dy vëllezër dhe babai shqiptar, të cilët ndërtonin godina industriale. Policia thotë se ata kurrë nuk kanë dorëzuar deklaratat tatimore dhe kanë nuk kanë raportuar të ardhurat prej më shumë se 12 milionë euro dhe taksat shmangeshin. Janë më shumë se 5 milionë euro taksa direkte dhe TVSH që nuk janë paguar. “Këto janë krime që kanë implikime në çështjet penale”, - thotë oficeri i policisë. Nga hetimi dyvjeçare nuk janë rezervuar të ardhu-rat e deklaruara nga shqyrtimi në llogarinë bankare të reg-jistruar në një nga pronarët e kompanive, duke fshehur të gjitha llojet e dokumentit tatimor. Përkundër standardit të tyre të lartë të jetesës, të tre shqiptarët për të parandaluar konfiskimet e pasurisë kanë jetuar në shtëpi me qira dhe nuk kishin bërë përdorimin e pajisjeve me qira. Koloneli Paolo d’ Amata thotë se lidhur me çështjen e faturave ta-timore janë kryer 103 kontrolle, të cilat çuan në gjetjen e 31 shkeljeve për dështimin e lëshimit apo të parregullt të këtyre dokumenteve tatimore. Në kontrast me materialet ilegale dhe shitjen e produkteve të falsifikuara janë kryer disa veprime, të cilat çuan në kapjen e 123 artikujve.

Operacioni “Elite 2011”

Pranga shqiptarit me 106 g kokainë

Edhe një shqiptar tjetër u arrestua dje në zhvillim të op-eracionit “Elite 2011”. Në pranga ra 35-vjeçari shqiptar Ar-tan Muska dhe 47-vjeçari nga Forli Xhanfranko Xhanoti. Të dy janë arrestuar mbrëmë pas marrjes së veprimit së skuad-rës, që i befasoi ata kur u gjetën në makinë me 106 gramë kokainë. Arrestimet janë rezultat hetimesh dhe vëzhgimesh që shkojnë një muaj më parë tek operacioni më 13 prill, kur u kap shqiptari Klodian Shqalsi. Droga ishte biznesi kryesor i kësaj organizate kriminale të përbërë nga të huaj dhe italianë. Dje Artan Muskës iu gjetën në xhepat e pantal-lonave 106 g kokainë. Artan Muska ishte në mënyrë të paligjshme në territorin italian, pas një urdhri largimi, që e kishte braktisur. Pasi ishte riatdhesuar në Shqipëri, ka ndryshuar mbiemrin në Pashollari, duke marrë një pasa-portë të re të vlefshme për udhëtim jashtë vendit.

Në fillim përplaset me pemën

Përplas për vdekje shitësinambulant, plagosen 3 të rinj

Ditën e djeshme një 58-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rru-gor. Aksidenti ka të ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë, duke marrë përpara edhe shitësin ambulant Gëzim Keci, i cili shiste cigare në anë të rrugës. Për pasojë, 58-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa janë plago-sur 3 të rinjtë – 22-vjeçari Pajtim Shanaj, 19-vjeçari An-ton Talanishi dhe 17-vjeçari Armand Tujani. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i ak-sidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

LOJË DJALIT TË BOSIT. REAGIMI SERIOZ: DITËLINDJA GABIM NË DIPLOMË

“Dimploma nuk është”. Imitimme këngë ironike Renco Bosit

Në blogjet italiane janë hed-hur qindra komente dhe video rreth skandalit të

diplomës shqiptare të Renco Bosit, djalit të Umberto Bosit, numrit një të “Lega Nord”. Por ajo që spikat më tepër është një imitim perfekt i Rencos që thir-ret “Trofta” për shkak të shkallës së inteligjencës. Kështu, në sitin http://www.nonmidire.it shfaqet një djalosh që imiton Renco Bosin dhe këndon këngën “Laura non che” në programin radiofonik të Radio Due “La Zanzara”. Imituesi ka modifikuar këngën “Laura non che” (“Laura nuk është2) të Nek, këngëtar i famshëm italian, duke i dhënë kontekstin “Dimploma nuk është”. Fillimisht në video shfaqet imituesi me një letër, ku thotë disa fjalë për “Lega Nord”-in. Më pas thotë: “Të drejtohem ty, Maria di Filipi, më merr tek ‘amici’, sepse kam shkruar një këngë që sipas meje do të bëjë bujë”. Kënga ka tone të forta ironie, ku vihet në lojë mënyra se si është marrë di-ploma. Aty përmendet edhe Sh-qipëria apo Tirana, ku sigurisht fraza më e spikatur është: “Nëse një klandestin shqiptar vjen tek unë, më vjen keq, por do ta mbys”.

Shfajësimi i BositRenco Bosi ka shpjeguar se

ditëlindja e shënuar në diplomë nuk është e saktë. Ai është an-kuar se kjo fushatë mediatike po e masakron. “Nuk kam folur deri tani, sepse besoj te drejtësia dhe duhet t’i përgjigjem vetëm asaj, por e ndiej për detyrë që të dal publikisht, kundër vullnetit tim, për të nda-luar këtë fushatë masakruese për mua dhe atyre gazetave që shumë herë në këta vjet janë kthyer në gjyqtarë”, - thotë Bosi. Më tej, përveçse e ka mohuar se ka qenë në Shqipëri dhe se nuk dinte asgjë për këtë punën e diplomës, Renco Bosi kërkoi që të lihet në paqe dhe të mos përdoret si armë për të sul-muar të atin e atij, Umberton.

Përgatiti Mariglen Mulla

Më 3 maj të këtij viti u zbulua se djali i Umberto Bosit, shefit të partisë “Lega Nord” (ai po hetohet nga prokuroria se paratë e partisë i ka përdorur për çështje familjare) ka marrë një diplomë për administrim biznesi në universite-tin “Kristal” në Tiranë. Hetuesit thanë se Renco Bosi as që e ka frekuentuar fare fakultetin, por e ka blerë diplomën me paratë e fushatës së partisë së të atit. U gjet edhe një diplomë tjetër, që i ishte lëshuar një bodigardi. Kështu, edhe një herë Shqipëria qëndron krah për krah skandaleve përtej Adriatikut dhe sa herë që ato shfaqen, e implikojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi “tokën e shqiponjave”, siç na quajnë italianët. Renco Bosi kishte deklaruar se ishte diplomuar në universitetin e Padanës, por në fakt në vitin 2010 ai ka marrë një diplomë nga universiteti “Kristal”, për të cilën prokurorët dyshojnë se është blerë në paratë e “Lega Nord”, partisë që ishte në koalicion me partinë e Berluskonit. Mediet italiane shkruanin se mes dokumenteve rreth hetimeve të kryera nga prokurorët në Napoli dhe Milano në llogari të “Lega Nord” (Lidhja e Veriut) është gjetur edhe një diplomë e Renco Bosit, e marrë në Shqipëri.

Dokumenti u gjet nga hetuesit gjatë kontrol-lit, që çoi në zbulimin e një dosjeje të quajtur “Familja”, që ishte në kasafortën e ish-shefit të thesarit të “Lega Nord”, Françesko Belsito. Bëhet fjalë për një diplomë “bachelor” që Renco Bosi e ka marrë më 29 shtator të vitit 2010 në universitetin “Kristal” të Tiranës. Renco Bosi, që njihet me nofkën “Trofta”, ka marrë një diplomë për administrim biznesi në Fakultetin e Biznesit në kryeqytetin shqiptar. Hetuesit nga GDF që kontrolluan kasafortën e ish-shefit të thesarit gjetën këtë diplomë universitare të “Kristal”, e cila, siç tregohet nga certifikata, biri i Umberto Bosit e ka marrë më 29 shtator 2010. Diploma është dorëzuar më datën 8 tetor 2010 dhe bëhet fjalë për një kurs diplomimi për menaxhim biznesi. Dokumenti universitar është shkruar në gjuhën shqipe dhe është shoqëruar nga notat që “Trofta” ka marrë në lëndë të ndryshme, si sociologji (në shqip). Në të njëjtën kasafortë hetuesit kanë gjetur edhe një diplomë tjetër të universitetit “Kristal”, e cila i ishte lëshuar shtetasit italian Pierangelo Moscagiuro, bodigard i zv-presidentit të senatit Rosi Mauro, që mban datën 20 korrik 2011.

Zbulimi i diplomës te “Kristali”

KËNGA E PLOTËDiploma nuk është, është faji im,nuk kam studiuar gjeografi,ja pse pjekurinë ma ka blerë babai.Kam bërë 5 vjet në 1, Maroni nuk e diqë u ble me paratë e Legës. Diploma nuk është, por në Shqipëriu diplomova për ekonomi, është gjë e shpifurdhe nuk do ta doja, por 2 plus 2 për mua bëjnë 6Është magjike, por nuk e di mirë sa brinjë ka rrethiduke u menduar e ngatërroj, po deshe ikim tani, nëse do, sapo e mbusha makinën plot me paratë e tua.Për fat, është Belsito, je edhe ti. Kam diplomë në ndërgjegje, shkoj në Tiranë tani. Oh, jo, megjithatë s’është e njëjta.Nëse një klandestin shqiptar vjen tek unë,më vjen keq, por do ta mbys.Diploma është. Më marrin për budalla. Belsito është në proces, por unë nuk jam. Në djall vaftë Padania, bëj master në Tanzanidiplomën e kam, diplomën e kam...

Page 9: Metropol dat 14

09• E hënë 14 maj 2012

»koment

Gjithsecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin”1. Çfara është “brain drain” - shpërngulja e trurit?

Fenomeni i sotëm i cilësuar si “brain drain”, në fakt ka të bëjë me dukurinë e shpërnguljes apo largimit të kuadrove të reja elitiste nga vendi që, posedojnë njohuri dhe dije shkencore me standarde të pranuara ndërkombëtarisht në të gjitha nivelet akade-mike e shkencore, pra lëvizjen apo zhvendosjen e resurseve humane në të cilat, vendi amë ka investuar dhe shpenzuar në përgatitjen e tyre profesionale. Por, meqë është çështja për një shtresë të për-zgjedhur akademike që, pak shumë i ka arritur majat dhe standardet e shkencës globale, do të doja së pari ta identifikojmë këtë shtresë në ambientin tonë kosovar në mënyrë që, ta analizojmë më tej atë. Sigurisht që mund të themi se, si rast mund të jetë evident.

Por, gjithashtu nuk janë të rralla rastet kur ekspertët tanë të këtij niveli me dijen dhe kapacitetet e tyre të përfituara në Kosovë, kanë arritur të bëhen emra me nam në vendet ku ata janë ankoruar vetëm, apo me familjet e tyre? Problemi qëndron në atë se, rastet nuk mund ta bëjnë fenomenin në fjalë. Në fakt, ky shkrim nuk mer-ret me këtë kategori kulminante ekspertësh, por më tepër do të merret me kategorinë tjetër që është duke u prodhuar në makin-erinë tonë kulturore, politike, ekonomike dhe sidomos atë sociale. Pra, me kuadrot e reja premtuese që në një mënyrë, sipas gjithë parametrave empirik janë në horizont, apo të paktën llogaritën si të tillë në procesin e (vetë)seleksionimit apo kategorizimit në hier-arkinë e akomodimit global që, mund të ndodhë në një të ardhme të afërt në Kosovë.

E them këtë, ngase shqiptarët si individualist të njohur, paradis-pozitën e parë për t’u “rekrutuar” në agjendat e instituteve dhe in-stitucioneve si potenciale premtuese jashtë vendit, e kanë të dispozi-cion dhe të ngulitur edhe për shkak se shumica prej tyre, standardin e bërjes shkencë ashtu si edhe aftësinë e ambientimit të shpejt me at-mosferën e laboratorëve shkencore perëndimore, e kanë akomoduar me kërkesat e kohës dhe nevojat e tyre. Por, natyrisht, ky konstatim nuk mund të vlejë për të gjithë ekspertët pretendent, dhe nuk mund të vlejë as për gjithë kohën. Këtu, se kam fjalën për ato kuadro që pregaditjet e tyre shkollore i kanë marrë ad hoc dhe që kanë shprehur në një mënyrë dëshirën për t’u shpërngulur jashtë vetëm sa për të marrë diploma dhe njëfarë përgatitje, por për kuadrot që në mënyrë sistematike i kanë identifikuar prirjet e tyre të veçanta për lëmi speci-fike, dhe natyrisht kanë investuar mjaft mund dhe kohë për të fituar primatin e cilësuar si “wonder child” në shoqëri.2. Pse ndodhë “brain drain”?

Sot, sociologët bashkëkohor kanë arritur të identifikojnë tri lloje apo tipa të shpërnguljes apo “ikjes” së trurit: një, që ka të bëjë me shpërnguljen e këtyre elitave të reja nga vendet e pazhvilluara në ato të super të zhvilluara, i vendeve të tranzicionit në vende të zh-villuara, dhe, ai i vendeve të zhvilluara në vende të zhvilluara (ani pse ky tipi i fundit mund të konsistohet edhe si një lloj riciklimi ndërkombëtar i resurseve njerëzore).

Në sociologjinë e dijes, koncepti “brain drain”-it, pra fenomeni i largimit, zhvendosjes apo edhe fluktimit të kapitalit ose resur-seve potenciale njerëzore prej një vendi në një vend tjetër, ndodh shkaku i sigurisë dhe kualitetit për një jetë më të mirë dhe më të suksesshme. Në realitet, në shumë vende dhe shtete të rajonit dhe të botës mund të ketë arsye dhe pretekste të ndryshme të mar-rjes së këtij vendimi, jo edhe aq të lehtë për vendimmarrësit. Këto arsye dhe pretekste, mund të jenë të natyrës: politike (mungesa e një konsolidimi permanent e institucioneve dhe kapaciteteve shtetërore vendore); ekonomike (krizës dhe pamundësisë së mbi-jetimit); sociale (varfërisë permanente), etj.

Por, shkaqet e largimit, shpërnguljes apo edhe si thuhet shpesh edhe të kullimit të trurit të një vendi apo shteti, kujtojë që duhet kërkuar përveç tjerash edhe në: diferencat e mëdha të pagave që jepen për të njëjtën punë në ato vende ku personi vendos të shkojë: pasiguria e shkaktuar nga ngjarjet e ndryshme politike (ndërrimi i dhunshëm i sistemit): menaxhimi i perfeksionuar dhe i dëshmuar i punës që e bënë me dëshmi dhe certifikim ndërkombëtar: pastaj njohja e gjuhëve të huaja që mundëson komunikim pa kufij të dijes dhe kapitalit: debalansi midis resurseve njerëzore të pajisura me di-ploma ndërkombëtare të njohura dhe të certifikuara dhe padyshim kërkesës për ta në tregun e punës së atij vendi, etj. Pra, si shkaqe dhe motive të shpërnguljes së kësaj kategorie njerëzish me diploma superiore, me sa mund të hetohet mund të merren një konglomerat i tërë arsyesh, motivesh, që ndikojnë në këto vendime.3. “Brain drain”- në globalizëm

Mund të themi gjithashtu se, ky fenomen që nuk është karakter-istikë vetëm për Kosovën, por sot, në kushtet e procesit të globalizi-mit, apo modernitetit të dytë (second modernity) ka infektuar shumë vende dhe shumë shtete të tranzicionit. Si i tillë, fenomeni “brain drain”, duket që i ka si anët e veta pozitive, ashtu edhe ato negative.

Si anë pozitive, do të mund të numëronim, padyshim kontaktet e këtyre njerëzve me ambientet dhe me kuadrot e ngritura të vendit nikoqire, e ku përvojat e tyre të arritura, falë angazhimit të shtetit dhe ambicieve të tyre kanë bërë që të ushtrojnë ndikim pozitiv si në emancipim shoqëror, ashtu edhe atë ekonomik dhe sociale të vendit ku shkojnë. Gjithashtu, si anë pozitive mund të shquhet edhe e gjithë dija e zënë përmes këmbimit të përvojave në projek-

tet e ndryshme ndërshtetërore, pastaj dija dhe eksperienca e fituar përmes përdorimit të programeve të teknologjisë informative dhe zbulimeve që mund të shfrytëzohen, në rast se të njëjtit vendosin të kthehen në vendet e tyre dhe ta ndihmojnë atë në proceset tran-sitive dhe ato të krizave.

Ndër anët negative të këtij fenomeni, duhet numëruar padyshim pamundësinë e kombinimit të përvojës empirike, pragmatike dhe asaj praktike ( me atë teorike) që në vendet perëndimore sot për sot, është alfa dhe omega zhvillimore e proceseve dhe prodhimit të dijes në nivel global. Në pamundësi për të elaboruar më tej këtë fenomen të ri, mendojë që hipoteza e ngritur në këtë rast mund t’u shërbejë gjeneratave të masterit në Sociologji, për një studim më të thellë e më dubioz në të ardhmen. Për dallim nga zhvillimet në su-perstrukturën ekonomike që ndodhën në shek e XX, duket që koha jonë kërkon disa nevoja dhe principe tjera identifikuese që në fakt, dallohen nga ato të shekullit të kaluar.

Koha e shek. XXI, kërkon nga individi dhe menaxherët të mendo-jnë jo vetëm lidhur me atë se çka në të vërtetë është e suksesshme e njëkohësisht, edhe e dobishme për komunitetin, vendin dhe shte-tin në kohën e eksplorimit, por paralelisht edhe çka mund të jetë kërkesë dhe interes i kohës së ardhme. Kur krejt këto zhvillime di-namike i vështrojmë në sferën e arsimit, pyetja kryesore apo fonda-mentale që ka të bëjë me përgatitjet e kuadrove për shek. XXI, kup-tojmë që ka të bëjë me çështjen, se: çka në fakt kërkohet për këtë kohë përveç, shkathtësisë së leximit, shkrimit , si edhe interpretimit të dijes kompjuterike?

Përgjigjet janë sot për sot të nduarduarta, por shumica e soci-ologëve të arsimit pajtohen që, nga ekspertët, pra menaxherët kulminant të këtij shekulli, përveç tjerash kërkohen shkathtësia dhe gatishmëria e ballafaqimit me dinamikën e ndryshimeve mar-ramendëse që po ndodhin në jetën e inovacioneve në mënyrë që, të fitohen aso dijesh dhe përvojash që vazhdimisht janë në përputhje me këto zhvillime. Ose, thënë me thjesht, arsimim gjatë gjithë jetës. Sociologjia e arsimit, si disiplinë e re shoqërore që nënkupton in-volvimin e kushteve të reja shoqërore, përkatësisht determinantet e koncipimit si dhe realizimin e këtyre determinanteve përmes një angazhimi permanent, nënkupton padyshim edhe procesin e ako-modimit së bashku me atë të amalgimit.

Sot, konteksti shoqërorë i sferës së arsimit, në shekullin e glo-balizimit mundet të kuptohet përmes tri kritereve kryesore: kriterit pedagogjik, atij tradicional dhe kriterit të bazuar ekskluzivisht në vlera. Gjithashtu është aktuale në shekullin e teknologjisë informa-tive që, roli arsimit të fuqizohet sidomos në rastet e ndarjeve të reja të punës me qëllim të rritjes së efikasitetit , organizimit dhe humanizmit të procesit të punës fizike dhe asaj intelektuale. Njo-huritë e tilla, gjeneratave të reja u mundësojnë padyshim që edhe orientimet programore ti kenë me të lehta dhe më akomoduese me kohën dhe trendin e zhvillimeve sociale, e sidomos ato kulturore që lozin rol të padiskutueshëm në këtë proces dinamik. Themi kështu ngase, sot në nivel global, dita ditës edhe atë lokal, është duke u pjekur vetëdija menaxheriale dhe ajo e pronarëve të mëdhenj të kompanive transnacionale, se efikasitet të lartë dhe sidomos kual-itet të dukshëm dhe shumë të çmueshëm mund të krijojnë vetëm eksplorimet e reja permanente shkencore.

Koha e këtij shekulli, po dëshmon se vetëm tipet e tilla ek-sploruese që dalin nga studimet empirike në shkollat e tipit bashkë-kohor, mund të mbesin konkurrencë lojale e tregut dhe e ambientit që është duke u ashpërsuar për çdo ditë e më shumë me kritere gjithnjë e më të më të diferencuara.4 .“Brain drain”-i kosovar

Kosova si një vend i varfër, ku të rinjtë e saj për çdo mëngjes zg-johen me përplot dilema e handikape mbi paperspektivën e tyre, në fakt po e dëshmon konstatimin tonë të mësipërm për hiperproduk-sionin e pakontrolluar të kuadrove të dala brenda kornizave të sis-temit edukativo – arsimor aktual, që zaten edhe është identifikuar si njëri ndër gjeneratorët kryesor të thellimit të krizës dhe ashpërsimit të hendekut midis të punësuarve dhe të papunësuarve.

Po themi të “handikapuar” edhe për faktin se, në Kosovë, trendi i kësaj “ikjeje”, apo fluktimi i vetëdijshëm, nuk disponon akoma me të dhëna të sakta lidhur me numrin e këtyre kontingjenteve të të rinjve që, imperativ dhe synim kryesor kanë daljen nga getoja kole-ktive në të cilën ata gjenden përplot një dekadë të tërë. Ky fakt, na bënë edhe më të shqetësuar ngase gjenerata e cila do të duhej logjikisht të kishte filluar marrjen e përgjegjësive për zhvillimin e vendit, pastaj rritjen e kapaciteteve eksploruese dhe prodhimin e standardeve tipike shkencore globale, tani po i ngulitet gjithnjë e më shumë tema e vendimmarrjes për t’u larguar nga Kosova!?

Për të kuptuar këtë tendencë të “ikjes” apo shpërnguljes, do të ishte mirë të analizoheshin shkaqet, ngase për pasojat tash për tash, nuk mund të konstatojmë asgjë. Kujtojë që shkaqet fillimisht, do të duhej kërkuar në disa drejtime dhe në disa aspekte që do të mund të përmblidheshin kryesisht: në kushtet e dobëta të shkollimit që aktualisht ofron sistemi ynë i shkollimit, grupimet apo koncentrimet tejet të larta të studentëve nëpër institucione arsimore, procesin e seleksionimit dhe të pranimit pa kritere të duhura të kontingjenteve të reja që rekrutohen nga nivelet e ulëta ato të mesme dhe të larta shkollore. Natyrisht, këto shkaqe janë përmbledhur vetëm në vija të trasha, ngase në vija më të holla do të duhej një studim më i thellë empirik i shkaqeve dhe i nevojave faktike që për momentin, nuk mund ta bëjnë grupet jo kompetente, por institucionet e shtetit që janë ende në gjumë të thellë..!?

Gjykojë që fenomeni i “ikjes së trurit kombëtar” (national brain

drain) shkaku i dështimit të sistemit tonë arsimor, në të ardhmen do të bëhet edhe më kërcënues dhe më alarmues poqese vazhdohet me këtë indiferencë të heshtur të institucioneve të shtetit. Sot, diku mbi 50% te studentëve tanë, janë të gatshëm të ikin nga Kosova shkaku i shkollimit të dobët që atyre u ofrohet në këtë vend. Fenom-eni i “ikjes...”, jam dakord që është dukuri evidente në të gjitha shoqëritë, bile edhe në ato të zhvilluara (problemi i studentëve të medicinës në Gjermani, ai Finlandez me shkenca shoqërore, etj.), por në Kosovë gjithsesi, i ka disa specifika dhe disa dimensione tjera që kujtojë se, të gjithë nevet do të duhej të na bënte të shqetësohemi dhe të mendojmë thellë për (pa)perspektivën e këtyre gjeneratave.

Shtetet e mençura që kanë strategji zhvillimore afatgjate, pre-tekstin e shpërnguljes së kuadrove të tyre nga vendi përpiqen ta zbusin dhe neutralizojnë përmes organizimit të programeve na-cionale, ku komunitetit shkencor i krijohen kushte dhe rrethana lehtësuese për të prodhuar strategji dhe ide për shkallën, dimen-sionet dhe arsyet e mundshme të rrezikut që mund t’u kanosen shoqërive të tilla në të ardhmen e afërt dhe atë të largët. Kosova, duket që është larg këtyre ideve dhe mënyrave të paralajmërimit të hershëm të kërcënimeve eventuale sociale, politike, ekonomike, etj.5. Çka dëshmoi një studim me student?

Sociologjinë e arsimit në fakt, e interesojnë masat e rritjes së efikasitetit në edukim. Një studim me student të departamentit të Sociologjisë, ka dëshmuar se “....shqiptarët e Kosovës, kanë shumë më shumë prirje individuale se sa grupore” dhe se: “...ata janë shumë më të gatshëm se komunitetet tjera të pranojnë strategjitë kongni-tive, të dizajnuara ashtu që të ndërtojnë impresione pozitive mbi vetën e tyre në shoqërinë, pra ne rrethin ku ata jetojnë”. Nëse tani mundohemi të analizojmë kontekstin e zhvillimit të arsimit tonë në koherencë me zhvillimet aktuale që janë duke ndodhur në sferën e ekonomisë, kuptojmë që jo vetëm nuk ndodhë trend i akomodimit të shkencës dhe arsimimit me ekonominë, por përkundrazi, gjykojë që janë në shpërputhje dhe digresion të thellë njëra me tjetrën.

Shembulli i një suksesi të akomodimit të arsimit me sfere e ekon-omisë është Japonia, e cila në vitet 60-ta të shekullit të kaluar ka startuar tërësisht me një sistem të ri të arsimimit, sistem ky i cili përcolli jo vetëm trendin e ekonomisë por edhe atë të sferave të tjera shoqërore me përpikërinë më të madhe, duke e katapultuar vendin në mesin e pesë shteteve që kanë ekonomi në ngritje efi-kase. Në këtë drejtim, janë ruajtur disa nga specifikat standarde të edukimit dhe arsimit të vjetër (etnopsikologjina, mentaliteti dhe kultura), mirëpo në anën tjetër, është bërë kombinimi në mënyrë brilante me trendët e zhvillimeve të kohës dhe standardet e reja. Këtë amalgim të vjetrës me të renë më mirë se sa japonezët askush gjerë më tani nuk e ka bërë!

Këta dy shembuj na tregojnë se, edhe vendi ynë me institucio-net kompetente ( Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Rektorati, Fakultetet dhe sidomos Departamentet) në fakt, do të duhej të bënin analiza dhe specifikime të standardeve që ishin udhërrëfyese-frytdhënëse për shoqëritë në tranzicion, e jo të marr në formë të copy paste dhe të aplikojnë përvojat dhe standardet e huaja që, fare nuk ndërlidhen as me mentalitetin, as me kulturën, as me nivelin e emancipimit tonë, ashtu siç ndodhi për shembull me, projektin e Bolonjës.

Një sociologji e zhvilluar në Kosovë, padyshim që do të arrinte t’i identifikonte këto dallime të sipërpërmendura që në fakt gjenerat-ave të reja siç i quaj unë “të internetit” do u mundësonte apo të pa-ktën lehtësonte jo vetëm procesin e certifikimit, por gjithsesi edhe atë të akomodimit me kolegët e tyre në Evropë. Sistemi ynë arsimor i pasluftës po dëshmon gjithnjë e më shumë se nuk është në koher-encë me zhvillimet aktuale dhe si i tillë ai në një farë mënyre është bërë pengesë serioze për t’u akomoduar me të tjerët në rajon dhe më gjerë.6. “Brain drain”-i në rrafshin global

Importimi dhe eksportimi i kuadrove të reja të specializuara, sot në kushtet e procesit të globalizimit mund të themi që, është deri diku edhe normal, edhe për faktin se kuadrot e reja që kanë përgatitjet e duhura shkollore dhe licenca shkollore adekuate me kërkesat e kompanive të mëdha, nuk janë të ngarkuar më me hi-poteka nacionale, etnike, politike e bile as kulturore të vendeve prej nga vijnë. Shkaqet e importimit të këtyre kuadrove që zakonisht vijnë nga vendet e treta apo ato të tranzicionit (shkaku i statusit të tyre social, por edhe kushtojnë më lirë në tregun global), mund t’u adresohen para së gjithash, prestigjit dhe supremacionit ekono-mik që gëzojnë kompanitë globale në tregun botërore. Po ashtu, me importimin apo joshjen e këtyre kuadrove dhe ekspertëve të rinj, në formë të angazhimit në projekte globale, kompanitë e njëjta ia vazhdojnë jetën vetës në tregun global.

Studimet e shumta kanë dëshmuar se, shumica e këtyre kon-tingjenteve të ekspertëve që pretendojnë tregun global, si arsye apo motive nuk i kanë gjithnjë ato ekonomike, e sociale, por para së gjithash i kanë edhe disa motive të tjera shtesë që kanë të bëjnë me ambiciet e tyre për t’i vazhduar studimet në ambientet adekuate dhe të sigurta sociale. Kuptohet që trendi kësisoj i “ikjes së trurit” apo shprënguljes, padyshim që vendeve prej nga migrojnë këto kuadro përveç që u kushton me zgjerimin e hendekut zhvil-limor dhe emancipues, atyre njëkohësisht u ndihmon në përhapjen e njohurive moderne, të cilat në një stabilitet të arritur social e sido-mos ekonomik do të mund t’u kthehen, dhe t’u ndihmojnë në krizat eventuale: financiare, ekonomike, politike apo edhe sociale. Kriza këto që për çdo dekadë po riciklohen dhe po krijojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe vendet përkatëse.

Nga Fadil Maloku

Arsimi dhe “brain drain” kosovar - ku puqen?

Page 10: Metropol dat 14

10 E hënë 14 maj 2012 •

« koment

Vincent van Gogu lindi më 30 mars 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhal-larët e tij shitës veprash arti. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si shitës veprash arti për kompaninë. Nga viti 1861 deri në vitin 1868 frekuen-ton shkollën e vendit të tij dhe pastaj ko-

legjin e Zevenvergenit, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Nga viti 1883 deri më 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë, dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”. Pikturat e tij ishin gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin, deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin “Gru-pi i Piktorëve të Petit-Boulevard”, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të “Grand-Boulevard” (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që për-faqësoheshin në galerinë e Theos.

Van Gogu ishte një nga piktorët holandezë të postimpre-sionizmit, që pati ndikim në artin modern të ekspresionizmit, fovizmit dhe abstraksionit të hershëm për ngjyrat e tij të gjalla dhe efektet emocionale. Ai ishte njëri nga artistët që ndikuan thellësisht artin e pikturës së shekullit XIX. Një pro-dhimtar befasues, Van Gogu e krijoi gjithë veprën e tij për një periudhë 10-vjeçare, duke krijuar 150 piktura dhe vizatime brenda një viti. Duke pikturuar jashtë, Van Gogu ka qenë i vetmi që kapte nuancat e dritës së mbrëmjes dhe të muzgut, por ishte i famshëm dhe për pikturat e tij të lulediellit dhe të zambakëve. Megjithëse gjatë pjesës më të madhe të jetës vuante nga sëmundje nervore, ai krijoi shumë kryevepra të njohura të pikturës botërore.

Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e pa-pritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura. Kur flitet për Van Gogun, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë, gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale dhe unike.

Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpa-loset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore. Ai ka prodhuar mbi 2000 punime të ndryshme, nga të cilat 900 piktura dhe 1100 skica e vizatime. Van Gogu punoi në Hagë, në Londër e Paris dhe së fundi u vendos në Londër. Nga viti 1879 ai punoi si misionar në një zonë minierash në Nunen. Gjatë kësaj periudhe filloi të skiconte portrete nga komuniteti lokal i Nunenit dhe më 1885 pikturoi veprën e tij të parë madhore “Ngrënësit e patateve”. Ngjyrat e tij në këtë kohë konsistonin kryesisht në tone të er-rëta të mjedisit dhe nuk kishte shenja të ngjyrimeve të gjalla, të cilat do të dallonin pikturat e tij të mëpasme. Më vonë ai shkoi në Paris dhe që nga viti 1888 u vendos në Arles, në

Jugë të Francës, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij. Më 29 korrik 1890 vdiq i goditur nga një e shtënë pistolete.

Ai mund të quhet “piktori i patates”, mbasi ka lënë mbi 50 punime të ndryshme për pataten, si asnjë piktor tjetër në botë. Përveç veprës së famshme “Ngrënësit e patates” ai ka në koleksionin e tij edhe

vepra të tjera, si: “Fshatari dhe fshatarja mbjellin patate”, “Gruaja fshatare mbledh patate”, “Gruaja fshatare pastron patate”, “Natyra të qeta”, “Koshi me patate”, “Një vazo balte me patate” etj. Tabloja “Ngrënësit e patateve” është piktu-ruar në prill të vitit 1885 në Nuenen të Holandës. Ajo është pikturë vaj në beze. Fillimisht i është dorëzuar të vëllait, Theo van Gog për ta shitur. Sot është pjesë përbërëse e ekspozitës së përhershme të muzeut “Van Gogu” në Amsterdam. Piktori ka bërë shumë studime paraprake për këtë vepër. Në Nunen, një fshat i vogël i Brabantit në Holandë, talenti i Van Gogut u shpalos plotësisht. Ai realizoi aty studime të fuqishme të fshatarëve gjatë punës, por gjithashtu rreth 200 tablo në telajo të errëta dhe me penelata ekspresive, që konfirmuan talentin e tij prej vizatuesi dhe piktori. Atelieja që kishte te kisha nuk i mjaftonte, ndaj, i dhanë pas natyralizmit, ai vendo-si të instalohej te banorët, minatorë, qymyrxhinj ose endës, të cilëve u paguante një qira minimale dhe perfeksiononte artin e tij. Në fillim peizazhe dhe pastaj natyra të qeta. Më vonë bënte portrete, duke i paguar me modesti modelet e tij. Bashkësia e veprave të kësaj periudhe shpunë te tabloja “Ngrënësit e patateve”, një vepër madhore, që nxori në pah ndjeshmërinë e tij turbulluese dhe të vrullshme. Seria e mbi 50 fytyrave të fshatarëve që ai vizatoi gjatë periudhës dhje-tor 1884-maj 1885 ishin një ushtrim paralajmërues. “Tabloja që unë kam bërë është tjetër gjë nga ndriçimi i llambës të një Gerard Dou, ose Van Schendel. Nuk është e tepërt të tërhe-qim vëmendjen mbi faktin se një nga gjetjet më të mira të piktorëve të këtij shekulli është piktura e errësirës, e cila ka akoma ngjyra”, - i shkruante Van Gogu të vëllait, Theos, në këtë periudhë. Tabloja “Ngrënësit e patateve” është titulli i një ngjarjeje që ndodh midis dy llambave, që ndërhyn në mje-disin e të njohurve të vet. Në fakt, është kaq errët, saqë lla-mba që rri përsipër skenës, nuk mund të ndriçojë në të njëjtën kohë sipërfaqen që Van Gogu kërkon të realizojë, prandaj dri-ta që ndriçon pjesën qendrore të tablosë nuk është e njëjta me atë që duket mbi beze. Shkurt, drita me të cilën Van Gogu pikturon nuk është e njëjtë me atë me të cilën vrojtohet pjesa në bashkësinë e vet. Kjo është provë e vrojtimeve studiuse të piktorit për pamjet e fshatarëve, që, siç shkruante ai në një letër për të vëllanë, “fytyrat e ashpra dhe të rrudhura, me ballë të ulët dhe buzë të mëdha, të paqethur, por të plotë dhe të ngjashëm me ata të tablove të Millet ... me qëllim për të arritur në një përzierje ngjyrash që të paraqesin masakrën e tyre drithëruese dhe të ngjashme me atë të një patateje të mbuluar me pluhurin e tokës dhe natyrisht të paqëruar”.

Ndonëse piktura “Natyrë e qetë me patate në pjatën e verdhë” është bërë gjatë periudhës kur Van Gogu ishte në Ar-les, në Jugë të Francës, ai la mënjanë ngjyrat e gjalla, të cilat dominonin punimet e tij të kësaj periudhe, dhe u kthye në ngjyrën e errët të dheut, që gjendet në pikturat e hershme të tij. Patatet me dhe janë estetikisht të ngjashme me fshatarët e pluhurosur që ai kish pikturuar vite më herët te “Ngrënësit e patateve”. Tradicionalisht patatja është përdorur për të para-

qitur varfërinë dhe përgjithësisht është përdorur në shekul-lin XIX për natyrat e qeta. “Unë jam kaq shumë i dhënë pas kësaj pjate, që e kam takuar në çdo meny të restoranteve ku kam kaluar kur punoja në Oslo. Vonë kam mësuar se pjata si kjo ka qenë shijuar nga norvegjian-amerikanët që banonin në Miduest të SHBA-ve”, - shkruante vetë autori. Një mbrëmje, duke u kthyer nga një ditë e gjatë e kaluar duke ndjekur gjur-mët e një motivi, Van Gogu kalon para kasolles së familjes De Groot, që ai e njihte mirë, dhe vendosi të pushojë një çast aty. Ai hyri. Një çast i kapur nga errësira, që mbretëronte brenda kasolles, ai pak nga pak filloi të dallojë pesë figura familjare të bashkuar rreth një pjate me patate, që avullonin nën ndriçimin e dobët të një llambe me gaz e varur mbi tryezë. “E gjeta mo-tivin tim”, - mendoi atëherë ai, ndonëse kish ardhur më përpa-ra te Grootët, sepse ata dëshironin për të pozuar për të herë pas here në këmbim të pak parave që ai u jepte. Van Gogu e kishte pikturuar shumë herë nënën, djalin dhe vogëlushen Gordina, fytyra e së cilës nuk ishte dëmtuar akoma nga puna e rëndë. Por tani, kur ata ishin të gjithë bashkë në errësirën e qartë të kësaj hapësire të mbyllur, ai u gjend menjëherë i zhytur në zemër të një prej netve të Gerard ter Borch-it. “Unë dëshiroja që duke punuar të nxirrja në pah diçka që të kishte idenë se këta njerëz të vegjël, të cilët nën dritën e llambës së tyre hanin patatet duke tërhequr nga vetja pjatën me duar, e kishin punuar vetë tokën ku ishin rritur patatet. Pra, kjo tablo himnizon punën e krahut dhe tregon respekt për këta fshatarë, që kanë të drejtë të merituar të hanë atë që po hanë. Burri pi kafenë që shërben gruaja, personazhet e tjerë copëtojnë ushqimin. Mund të shihet qartë kujdesi që tregon Van Gogu për detajet e pikturës, p.sh., duke parë duart e per-sonazheve tek copëtojnë ushqimin. Kjo tablo përshkruan një skenë tipike të botës fshatare që Van Gogu ka realizuar duke u bazuar në kontrastin midis ndriçimit dhe errësirës. Van Gogu ka realizuar mbi 500 tablo që përshkruajnë skena popullore. Ngjyrat që kish në dispozicion piktori dhe çmimet e tyre ishin përcaktuese për tablonë e tij (nga ngjyra më e errët te më pak e çelur: e zeza, e gjelbër ulliri, tokë e errët, okër e çelur, tokë e Senës, e verdha) sesa peizazhi i errët i Nuenenit. Nu-ancat e gjelbra të kësaj tabloje nuk u pëlqyen kurrë galerive të Parisit, prandaj për t’u dukur më të çelëta ai i ekspozoi në korniza të praruara ose prej bakri. Një e zezë shumë e tepru-ar jep thellësinë në vështrim. Errësirat shumë të zeza japin ndjesinë e stofave të kapelave dhe veshjeve. Shqetësimi i tij është të vendosë në tablo një dritë po aq intensive sa ajo e mjeshtrit të tij, Rembrandtit. Llamba me vaj është një simbol bazë në pikturë, por drita e ëmbël e mjedisit është shumë e rrallë te Van Gogu. Vajza e re me kurriz, hija e së cilës është e copëtuar në errësirë, i jep tablosë qendrën e saj të gravitetit. Në të njëjtën kohë, duke qenë stazhier te një tipograf i zonës, ai dëshironte të ushtrohej në litografi dhe bëri nja 50 kopje të veprës, të karakterizuara shpesh nga rregullimet e tij të kundërta. Teknikisht vepra e tij ka disa të meta, megjithëatë periudha e Nuenenit është shpërblyer nga një frymëzim i sin-qertë dhe vullneti i tij si dëshmitar i rrallë njerëzor, dëshmues i ideve të Van Gogut dhe problematikës së tij të brendshme. Tabloja është kthyer në një manifest. “Përmbi veprat e mia të vërteta unë e konsideroj tablonë e ngrënësve të patateve, që e kam pikturuar në Nuenen, si një mbyllje llogarish, që unë e kam bërë më mirë”, - ka shkruar Van Gogh.

Nga prof. as. dr. EqrEM MEçollari

Gogh Willem van Vincent, piktori i patates

Page 11: Metropol dat 14

11• E hënë 14 maj 2012

»zodiak

dashiQielli do e favorizojë se tepërmi këtë javë

jetën tuaj në çift. Më në fund! U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po i gjenit dot zgjidhje problemeve. Beqarëve nuk do u mungojnë dashuriçkat. Disa edhe mund të pajtohen me të dashurit e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Financat do influ-encohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Përsa i përket shën-detit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin. Në familje do keni disa divergjenca.

demiJupiteri do influencojë gjatë gjithë javës në

jetën tuaj në çift. Ai do ju garantojë harmoni dhe mjaft kënaqësi. Shfrytëzojeni çdo mo-ment! Beqarët do i shtojnë kërkimet. Edhe pse do keni takime pa fund nuk do mund të gjeni personin që ju përshtatet. Nëse keni probleme financiare mos u dorëzoni por luftoni fort që t’i rregulloni. Mund t’ia dilni. Shëndeti kryesisht do jetë i mirë. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke nga lodhja dhe dielli. Kujdesuni pak më tepër dhe qëndroni më shumë në hije. Periud-hë pozitive për jetën profesionale. Do merrni frytet e të gjithë punës që keni bërë deri më sot. Planifikoni çdo bëni më vonë. Plutoni do sjellë turbullira në jetën familjare.

BinjakëtDuke parë konfigurimin e Mërkurit në qiellin

e çifteve, ka rrezik që të kaloni një javë paksa delikate. Ju do jeni në formë të shkëlqyer por komunikimi me partnerin do jetë i vështirë. Mundohuni që dialogu të mos shuhet tërë-sisht. Mundësitë e beqarëve për të takuar dikë që ju pëlqen do jenë reale. Kujdes mos fiksoheni pas dikujt që nuk do ua kthejë me të njëjtën monedhe. Yjet do iu ndihmojnë me financat dhe ju do arrini ta stabilizoni buxhe-tin. Vazhdoni të kujdeseni për shëndetin edhe gjatë kësaj jave në mënyrë që të mos keni probleme. Në punë do keni fat dhe ka mundësi të arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Në familje do jetë javë e qetë.

GaforrjaNëse keni një lidhje të fortë, asnjë planet

nuk do arrijë ta destabilizojë atë. Të vështirë do e kenë javën ata që kanë pasur probleme deri më sot. Tregohuni sa më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Beqarët do kërkojnë një lidhje të qëndrueshme por nuk do mund ta gjejnë dot. Mërkuri do jetë i favorshëm për planin fi-nanciar. Do e organizoni më mirë buxhetin dhe për disa, të ardhurat do të rriten. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Dielli dhe Venusi do ju bëjnë të jeni në formë të mirë fizike dhe psikologjike. Në punë do jeni mjaft dinamik dhe nuk do neglizhoni as detajin më të vogël. Rezultatet që do arrini do jenë mjaft inkurajuese. Marsi do i rregulloje problemet familjare.

luaniFalë Venusit marrëdhënia juaj në çift gjatë

kësaj jave do jetë më e ngrohtë dhe pasioni do të rritet. Do kaloni një periudhë të mbushur me sensualitet. Ata që kanë pasur zënka do të pajtohen. Beqarët do jenë paksa më të hal-lakatur dhe nuk do mund të gjejnë dot person-in që kanë kërkuar prej kohësh. Me financat do keni fat. Disa prej jush ka mundësi të heqin edhe disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë i mbrojtur dhe do keni rezistencë të mirë fizike. Ruajeni sa më shumë këtë dhe mos abuzoni me ushqimin. Në punë mos u dekurajoni nëse nuk arrini menjëherë atje ku doni. Bëni durim dhe gjithçka do shkojë ashtu si keni dëshiruar. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.

VirgjëreshaNë planin sentimental do keni disa mos-

marrëveshje gjatë kësaj jave. Megjithatë planetet do ju ndihmojnë dhe në ditët e fundit do kuptoheni më mirë me njëri-tjetrin. Beqarët do jenë shumë joshës e sharmantë. Për-gatituni për surpriza dhe emocione shumë të këndshme. Në planin financiar do jeni shumë

Vetëm kështu mund t’ia dilni. Pjesa më e madhe do gëzojnë shëndet të mirë, por ata që hanë më shumë sesa duhet mund të kenë probleme me stomakun. Urani do e shtojë edhe më tepër kuriozitetin në punë dhe ju do doni të provoni gjëra të reja. Nëse e vrojtoni mirë udhën para se të hidhni hapin do arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Në familje do ndiheni mjaft mirë.

akrepiDo jeni shumë entuziastë gjatë kësaj jave

dhe do bëni gjithçka mundni që të riktheni har-moninë në çift. Do e surprizoni partnerin tuaj dhe ai do ndihet mirë që ju ka pranë. Takimet pa të ardhme për beqarët do jenë të shumta. Përfitoni nëse ju pëlqejnë dhe bëni durim nëse doni diçka më serioze. Në planin financiar pritet të keni fat dhe të rregulloni problemet që keni pasur. Kujdes me shëndetin. Hëna do jetë ajo që do influencojë më tepër dhe do ju bëjë më të dobët fizikisht. Në jetën profesionale do ketë zhvillime mjaft pozitive. Do keni mundësi të modifikoni edhe mënyrën e të punuarit dhe në fund të arrini suksesin. Familjes duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.

shigjetariMërkuri do jua mbrojë gjatë gjithë javës

jetën në çift. Ju do keni mundësi ta thelloni atë dhe të vendosni harmoninë. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me dikë që do takojnë. Mos u tregoni shumë posesiv. Do e keni të vështirë të ekuilibroni buxhetin duke qenë se shpenzimet do jenë më të mëdha. Mundohuni ta shtërngoni pak rripin. Kujdes me hipertensionin dhe me gjumin gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk tregoheni të matur mund të përballeni me goxha probleme. Në punë do jeni ambicioze dhe aktivë. Do keni mundësi ta konsolidoni situatën dhe me mbështetjen e Marsit të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Në familje duhet të jepni më tepër mbështetjen tuaj.

BricjapiJupiteri do ua mbrojë lidhjen gjatë gjithë

javës. Do ndiheni mirë dhe do flisni pa drojë për gjithçka me partnerin tuaj. Më në fund edhe beqarët do mund të bien në dashuri. Gjithë kërkimi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Pozicioni që do ketë Neptuni do ju ndihmojë të ekuilibroni buxhetin edhe pse mund të keni vonesa në hyrjen e të ardhurave. Për sa i përket shëndetit jo vetëm që do keni rezist-encë të mirë fizike por do mund t’i kaloni edhe disa probleme që keni pasur. Nëse pini duhan lëreni sa më parë. Në punë do jeni shumë ta hallakatur dhe nuk do keni fare dëshirë te ecni para. Kujdes sepse po i latë gjërat pas dore do humbni shumë. Familja do ketë një javë të qetë.

ujoriJua që jeni në një lidhje do kaloni një javë

shumë të bukur e cila do ua shtojë dëshirën për të krijuar një familje. Flisni me partnerin sa më shumë dhe merrni vendime të përbashkë-ta. Beqarët duhet të tregohen shumë të duruar nëse duan të gjejnë personin që kanë ëndërruar gjithmonë. I duruari i fituari. Me fi-nancat nuk do keni problme, përkundrazi Urani do ju bëjë më dinamikë me menaxhimin e tyre. Shëndeti do jetë paska shqetësues. Mund të prekeni nga ndonjë epidemi apo alergji. Ku-jdes! Situata profesionale do të përmirësohet. Do ua tregoni të gjithëve sa të zotët jeni dhe do kënaqeni me arritjet tuaja. Jeta familjare do jetë e qetë dhe pa ndonjë gjë të veçantë

peshqitMos provokoni xhelozinë e partnerit tuaj

këtë javë sepse më shumë se të fitoni, do humbni. Kjo taktikë është e rrezikshme dhe do sjellë mjaft debate. Për beqarët ambienti do ndryshojë tërësisht. Personi që do takoni do jetë fiks ai që po kërkonit. Financat në fillim të javës do jenë të mira por nëse nuk bëni kujdes me impulsivitetin mund të përballeni me vështirësi. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Do jetë një jave delikate kjo gjatë së cilës duhet të tregoheni sa më të vëmendshëm. Në punë do ndiheni mirë dhe do ju pëlqejë ajo që bëni. Do jeni mjaft seriozë dhe çdo sfidë do e çoni deri në fund. Do merrni vlerësime nga shefat. Jeta familjare do shkojë për mrekulli.

këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur ato që doni. Do ia dilni mbanë me sukses. Nuk do keni për çfarë të qaheni për shëndetin. Do keni imunitet dhe do filloni ndonjë dietë të shëndetshme. Në punë do jeni gati të përbal-leni me gjithçka që të merrni aprovimin që kërkoni. Suksesi do jetë i garantuar edhe falë yjeve. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

peshorjaDuke qenë se do keni shumë ambicie

profesionale gjatë kësaj jave, do e kaloni në plan të dytë jetën sentimentale. Beqarët nuk duhet të neglizhojnë asnjë takim sepse mund të takohen edhe me personin që kanë kohë që e presin. Ekuilibri financiar do të dobësohet. Merrni masa të forta dhe ulni shpenzimet.

horoskopijAVor

Page 12: Metropol dat 14

12 E hënë 14 maj 2012 •

«koment

botAs p e c i a l e

»

»

»

16

14

17

merkel–Holande, debati per ndryshimin e paketës fiskale

charlemagne, kështu ndryshoi historia e perëndimit

al-kaeda kështu u zbulua komploti i fundit

perandoria Otomane i detyrohet shumë për suksesin e saj ushtarak

dhe organizativ, kontributit të personelit të etnisë jo turke, përgjithësisht eksponentë të popullsive të nënshtruara dominimit të Sulltanit, skllevër të kapur gjatë bastisjeve në toka të largëta, apo aventurierë në arrati nga ndëshkimi i ligjit. Jo se turqit nuk ishin luftëtarë të mëdhenj: përkundrazi, dinin të kalëronin me shumë shkath-tësi, një trashëgimi nga lashtë-sia e një populli të emigruar në Anadoll prej stepave aspak mikpritëse të Azisë qendrore. Nga këndvështrimi i vlerës dhe guximit nuk ishin të dytë ndaj askujt dhe jepnin gjithmonë prova kuraje dhe kishin frymë vetëmohimi. Megjithatë, turqit kanë qenë shpesh të koman-duar nga të huaj: që nga koha e Mehmet Pushtuesit (shekulli XV) e deri në Luftën e Parë Botërore, kur luftuan në krah të perandorive qendrore nën tu-telën e këshilltarëve gjermanë.

Të huaj, në origjinë, ishin dhe vetë jeniçerët, këmbëso-ria elitare e perandorisë. Të rekrutuar në formë tributesh mes të rinjve të territoreve të pushtuara ballkanike, ata u shndërruan në një trupë kaq të fuqishme, saqë të minonin vetë autoritetin e sulltanit për disa shekuj, deri në shpër-bërjen e tyre në 1826. Edhe komandantët e ushtrisë dhe vezirët ishin të huaj në origjinë. Kryevezirët më të vlerësuar ishin shqiptarë, boshnjakë etj. Vetë sulltanët kishin pak gjak turk në vena, duke qenë se ishin të gjithë bij të skllaveve konkubina (preferoheshin sllave apo kirkasiane) dhe sovranësh që, nga ana e tyre, ishin lindur po nga konkubina.

Arsyet e hapjes së oto-manëve ndaj “tjetrit” nga një anë ishin refleks i diktuar prej dimensionit imperial, nga ana tjetër buronin prej tolerancës së njohur të sovranëve otomanë ndaj kulturave dhe komuniteteve të tjerë. Kjo qasje i lejoi turqit që të njohin dhe të angazhojnë me një lehtësi relative më të mirët e personelit në qarkullim, të çfarëdolloj feje apo etnie, duke azhornuar ndërkohë teknikat e luftimit dhe modernizuar arsenalët. Bombardueset e realizuara nga Urbani i Tran-silvanisë lehtësuan shumë marrjen e Kostandinopojës dhe qyteteve të tjera të forti-fikuara, më i fundit Beogradi; përshtatja e harkbugëve ishte shkaku i aneksimit të peran-dorisë mamluke në fillim të shekullit XVI.

Një jetë e re në emër të Allahut

Urën bashkuese mes dijes së të huajve dhe forcave të armatosura otomane e bënin

otomanëtNjë perandori

në hyqmine të huajve

përgjithësisht ekspertët e pajtuar, apo të ashtuquajtu-rit renegatë. Nëse të parët nuk ishin veçse këshilltarë të paguar shtrenjtë për një periudhë të kufizuar kohe, si Urbani i Transilvanisë i për-mendur më sipër apo inxhini-erët francezë që modernizuan flotën turke gjatë mbretërimit të Selimit III, të dytët ishin ata që “bëheshin turq”, siç thuhej.

Këta hiqnin dorë me betim nga feja e krishterë për të përqafuar atë të Muhamedit. Shumë renegatë ishin skllevër që nuk kishin mundësi që të paguanin lirinë dhe, për këtë arsye, pranonin të bënin një jetë të re. Të tjerë renegatë ishin individë që kishin rendur drejt luftës, duke gjetur fatin në Afrikën veriore. Eshtë ky rasti i flamingëve si Simon Danser dhe Jan de Janszoon van Harlem, ky i fundit i njohur si Murat Reis.

Anijet e ndërtuara në Europën veriore dhe galionët e parë, ndonëse në mënyrë sporadike, i shërbyen peran-dorisë otomane dhe Portës së Lartë. Duke qenë se ishin anije oqeanike, Murat Reis mund të kryente inkursione deri në Irlandë dhe në Islandën

e largët. Renegatë të tjerë ishin njerëz të shkëputur nga tokat e origjinës për arsye se ishin të mbytur në borxhe; të tjerë ishin thjesht të joshur nga shoqëria myslimane, e cila ushtronte ndaj zakoneve në përgjithësi një kontroll më të dobët se sa Europa e krishterë (jo më kot rastet e renegatëve që bënin të kundërtën, pra nga Islami në krishtërim, ishin shumë të rrallë). Në të gjithë rastet e sipërpërmendur, ren-egatët përmirësonin kushtet e jetës: ky ishte nxitësi kryesor që e shtynte një të krishter “të bëhej turk”.

Marina otomane ishte institucioni që më shumë se çdo tjetër shfrytëzoi spe-cialistët me origjinë italiane, shpesh herë renegatë. Për periudha të gjata turqit dominuan jo vetëm tokat e tre kontinenteve – Europa, Azia dhe Afrika – por edhe Mesdheun. Ditën të ndërtojnë një marinë në një periudhë të shkurtër kohe: venecianë, grekë e gjenovezë kontribuan të gjithë për t’u bërë të njohur turqve, një popull tokësor për definicion, artin e detarisë. Në shekullin XVI otomanët sfid-uan në det Habsburgët dhe

Venecian me armë të bara-barta; në shekullin XVII, pasi katastrofa e Lepantit kishte ndalur vrullin për disa dekada, marina turke rifitoi pozicione dhe ngriti sërish kokë përballë venecianëve. Gjatë luftërave të Kretës dhe Moreas, turqit përdorën galionët më të fundit duke demonstruar se kishin gjithmonë një sy nga risitë e teknologjisë.

Ndërtues dhe komandantë anijesh

I njëjti personel që menax-honte anijet e marinës, ashtu si dhe mjeshtërat e armëve, ishin edhe ata të huaj, grekë e italianë sidomos. Renegati venecian Niçolo Furlan, emri mysliman i të cilit ishte Mustafa, arriti të mbikëqyrë ndërtimin e galionëve të parë të ndërtuar në arsenalin e Stambollit. Dy renegatë të tjerë italianë, Usta Murat dhe Mami Ferrarese arritën në Tunizi pozicione të vlerësueshëm për sa i përket pasurisë dhe pres-tigjit. Me origjinë nga Levanto, i pari arriti që me një goditje të vetme të zëvendësonte guvernatorin lokal ushtarak pasi kishte komanduar flotën pirate të asaj zone. Edhe dy kapedanë pasha, grada maksi-male “e detit” në perandorinë otomane, ishin me origjinë nga gadishulli italian: Uluc Ali Reis dhe Cigalazade Jusuf Sinan. Të dy kanë lënë dëshmi morale dhe materiale që mbijetojnë në Stambollin dhe Turqinë bashkëkohore. I lindur me em-rin Giovanni Dionigi Galeni në 1519, Uluc Ali ishte me origjinë nga Le Castella, në Kalabri. I destinuar për jetë murgu, ai u kap në vitin 1536 nga Hajredin Barbarosa, krijuesi i fuqisë detare otomane dhe kapedan pasha që nga viti 1533 deri në 1546. Pasi u burgos dhe zbriti në rrema, Galeni hoqi dorë nga feja e krishterë. Sipas asaj që ka shkruajtur Migel de Serv-antes – autori i Don Kishotit – e bëri për t’u hakmarrë ndaj një myslimani që i kish bërë një dëm: pa u konvertuar, në fakt, do të ishte gjykuar në për-puthje me ligjin islamik. Uluc

Ali, siç mori emrin pasi u kon-vertua në fenë islame, ndoqi me sukses karrierën e piratit; përshkoi të gjithë Mesdheun, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Mbretërisë së Napolit, atëherë nën dominimin spanjoll dhe Ligurias.

Kapi një numër mbresëlë-nës anijesh, mes të cilave njëra në pronësi të Vincenzo Cicalas. Nuk ishte vetëm një njeri i madh i deteve, por edhe një guvernator i aftë. U bë bej i të gjithë qyteteve të mëdhenj afrikano-veriorë të nënsh-truar perandorisë turke: nga Algjeri në Tripoli, duke kaluar nëpër Tuniz. Në korrik 1571 Uluc Ali ndeshi një skuadër të Kalorësve të Maltës në Siçili, duke fundosur tre anije të tyre. Nuk arriti të kapë asnjë prej anijeve (e kishin zakon t’i shkatërronin që të mos binin në duar të armikut) por nuk do të mungonte rasti ta riprovonte disa muaj më vonë në Lepanto, ku pati komandën e krahut të majtë të grupit mysliman. Në pjesën jugore të teatrit të betejës, u gjend përballë galesë së gjenovezit Gian Andrea Doria dhe me anijet e Kalorësve të Maltës.

Uruc Ali arriti, duke përfituar nga një shpërqëndrim i koman-dantit gjenovez, që të turrej si një fajkua drejt disa anijeve që kishin mbetur të izoluara. Flamuri i vyer i kuq i Kalorësve të Maltës, me kryqin e bardhë në formë piruni këtë herë nuk i shpëtoi nga duart. I mbijetuar nga humbja e pariparueshme turke dhe kasaphana që e pasoi, ish-pirati mori me vete në Stamboll plot 42 anije nga fatkeqësia: “një dhuratë” sig-urisht e rëndësishme në pritje të rindërtimit të flotës otomane.

Karriera triumfuese e një të munduri

Në Venecia ishin të bindur që ndoshta kish qenë Gian An-drea Doria që favorizoi arratinë. Në një nga sallat e Pallatit Dukal në Venecia ndodhet një pikturë e Andrea Vicentino që përjetësoi atë që konsiderohej keqdashje e ligurëve: në një pjesë të saj vërehet një pjesë

e ushtrisë së krishterë në Lepanto që hap rrugën dhe lë të kalojnë disa anije mysli-mane. Sigurisht nuk është një provë që gjërat shkuan vërtetë kështu, por piktura e bën goxha të qartë idenë se si mund të ishin marrëdhëniet mes dy “aleatëve” të krishterë.

Sido që të kenë shkuar gjërat, në 19 dhjetor 1571 Uluc Ali hyri në Stamboll në komandë të njësive të mbi-jetuara: afro 192 anije ishin fundosur apo kapur nga Lidhja e Shenjtë. Flamuri që u ish marrë Kavalierëve u shfrytë-zua për qëllime propagandis-tike: bëhej fjalë për një gjë me domethënie shumë të fortë simbolike dhe për këtë arsye u përdor si trofe, në bazilikën e Shën Sofisë. Shumë gjëra u bënë për të larguar nënën e të gjithë humbjeve nga sytë e masave. Uluc Aliut nuk iu pre koka, ashtu si komandantëve të tjerë që humbisnin. Dhurata që risolli pas humbjes i vlejti renegatit kalabrez jo vetëm për mbijetesën, por edhe për t’i zënë vendin Myzinzad Aliut, që vdiq në Lepanto, në rolin e kapedan pashait.

Me një ceremoni solemne u bë dhe metamorfoza e tij: Uluc Ali Reis u shndërrua në Kilic Ali (ose Ali “Shpata”). Detyra e re e bërë Kilic Ali Pashanë përgjegjës për të gjithë veprimtarinë e ndër-timit të anijeve në perandori. Brenda dimrit rindërtoi flotën dhe në 1574 ripushtoi Tunizin, që ishte marrë një vit më parë nga spanjollët. Kilic Ali Pashai vdiq në vitin 1587 në pallatin e tij pranë lagjes së Gallatës në Stamboll. Ishte 68 vjeç, nga të cilët 51 i jetoi “si turk”. Si mysliman i mirë, ia kushtoi vitet e fundit të jetës veprimtarisë bamirëse, e treta ndër pesë kolonat e fesë. Ngriti një xhami të bukur në lagjen e tij, në një zonë të bonifikuar posaçërisht. Kilic Ali Pasha është varrosur pranë kësaj ndërtese të shenjtë që i është atribuar arkitektit të madh Sinan, përgjatë Bosforit. Vdekja e kalabrezit ishte vërtetë fundi i një epoke.

Page 13: Metropol dat 14

13• E hënë 14 maj 2012

»koment

Page 14: Metropol dat 14

14 E hënë 14 maj 2012 •

«Bota

Kështu Ndryshoi historiA e PerëNdimit

ndoshta nata e Krishtlind-jeve të vitit 800, siç lajmëronin shumë kroni-

kanë të kohës, ka qenë vërtet ngjarja më e rëndësishme e perëndimit mesjetar. Papa Leoni III, në kishën kryesorë të krishtërimit, Shën Pjetër, vendosi mbi kryet e Karlit të Madh kurorën perandorake, duke recituar tri herë formulën e kurorëzimit: “Karl Augustit, i kurorëzuar nga Zoti, perandor i madh dhe paqësor i romakëve, Jetë dhe Fitore!” Ndonëse kohët e fundit disa historianë janë përpjekur të vënë në dukje limitet e një kurorëzimi të tillë dhe duke mos i thek-suar shumë pasojat, nuk mund të nënvlerësohet shtrirja ideologjike dhe kulturore që pati një ngjarje e tillë. Një per-andor i ri i romanëve shpallej në perëndim në një distancë kohore prej 300 vjetësh nga kurorëzimi i fundit, dhe Papa i Romës ishte prifti solemn të cilit i ishte besuar celebrimi i një riti të tillë. Për Karlin, mbret i frankëve, pasardhës i luftëtarëve gjermanikë, ishte realizimi i një ëndrre që për popullin e tij kish zgjatur disa shekuj. Por edhe për Romën ajo ceremoni shenjonte një ndryshim gjigand: ishte rik-thimi i saj në skenën e botës, në cilësinë e kryeqytetit të rigjetur të perandorisë. Men-taliteti mesjetar, aq i ndjeshëm ndaj simboleve dhe liturgjisë e perceptoi ceremoninë e asaj nate Krishtlindjesh si fillimin e një kursi të ri në histori, që do të kish shfaqur efektet e tij për mijëvjecarë të tërë. Dhe pikërisht kjo ndodhi.

Një fillim i riMegjithatë, tani është e

nevojshme të bëhet një hap pas dhe të ngrihet pyetja se kush ishte perandori i ri. Duke filluar nga 768, Karli ishte bërë mbret i frankëve, popullsia gjermanike që në fund të shekullit V ishte poseduar tashmë prej Galisë së lashtë. Në kohën e pushtimit, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve ishin të krishterë dhe të devotshëm ndaj papës së Romës. Klodoveu, themeluesi i mbretërisë, ishte konvertuar në kristianizëm dhe që atëherë popullsia romake dhe luftëtarët frankë ishin bashkuar, duke i dhënë kështu jetë një prej mbretërive më solide romako-barbare, atë të Francës primi-tive. Në bazë të një konstruk-sioni të tillë politik ishte aleanca e fortë fetare: mbreti i Francës konsiderohej mbrojtësi i parë i fesë së romakëve.

Por mbretëria e themeluar nga Klodoveu, e lindur nga bashkëpunimi mes aris-tokratëve latinë dhe ushta-rakëve frankë, njohu turbullira të mëdha, të cilat kishin mbi të gjitha shkaqe dinastikë. Këto motivoheshin edhe nga pra-pambetja e të drejtës franke, në bazë të të cilës ishte parimi i ligjit Salik – i frankëve Salii – sipas të cilit pasuria duhej ndarë mes të gjithë bijve meshkuj, dhe nuk i përkiste vetëm djalit më të madh. Për këtë arsye, dinastia merovingi-ane (pasardhësit e Klodoveut) mbretëroi shpesh herë dobë-sisht mbi një bashkësi krerësh që grindeshin mes tyre.

Në vitin 751, Pipino i Shkurtër, mësues i pallatit (një detyrë e krahasueshme me atë të një ministri të lartë) i mbretit merovingian Kilderiki III, detyroi këtë të fundit që të tërhiqet në një manastir, dhe hipi në fronin frank në vendin e tij. Po krijohej një dinasti e re.

Megjithatë, bota, në kra-hasim me kohët që kishin parë triumfin e mbretërive romako-gjermanike mbi perandorinë e perëndimit që po shuhej, tashmë kish ndryshuar shumë. Në Mesdhe po përhapej fuqia arabe, të cilës i ishte kundërvënë perandoria bizan-tine që, ndonëse vetëshpallej pasardhëse e perandorisë romake, nuk kishte më pothu-ajse asgjë për të ndarë me të.

Gjithnjë e më greke për nga kultura dhe tradita, në orbitë për nevojë në zonën ballkanike dhe të Lindjes së Afërme, ajo ushtronte një tutelë gjithnjë e më im-ponuese e jo tolerante ndaj papës së Romës dhe qytetit të Romës. Kjo e fundit kishte rënë në rangun e një qendre monumentale të provincës, me fshatrat e saj gjithnjë e më të kërcënuara nga longob-adrdët, për t’u mbrojtur nga të cilët Papa kishte kërkuar mbrojtjen bizantine. Longob-ardët, në fakt, ndonëse ishin konvertuar në kristianizmin e riteve romakë, synonin që të mbysnin qendrën papnore, e cila paraqiste një pengesë të pakapërcyeshme për planet e tyre të bashkimit të Italisë nën dominimin e tyre.

Pjesa tjetër e Europës ishte e ndarë mes popullsive ende të lidhura me traditën fisnore – si Saksonët, por edhe avarët dhe sllavët – dhe njerëz që kishin përthithur traditën

juridike dhe kulturore romake, duke rielaboruar përmbajtjen dhe vlerat e saj me shkallë të ndryshme ndjeshmërie.

Dhe këta ishin, kryesisht, anglosaksonët në Britani, Visigotët në Spanjë (të an-gazhuar në një luftë shumë të fortë dhe të humbur me arabët) dhe frankët në Francë.

Duke ëndërruar perandorinë

Me ngjitjen e Pipinos, mbretëria e frankëve gjeti një stabilitet të ri si dhe i dha jetë një “politike të jashtme” të re. Në dekadat e fundit, frankët kishin rezultuar vendimtarë në ndalimin e përparimit të ara-bëve që nga Spanja kërcënon-in tashmë zemrën e Francës. Beteja e poitiers e vitit 732, kishte parë si protagonistë Karl Martelon, babai i Pipino i Shkurtri, dhe kish qenë një prej episodeve me sukses më të madh për vendësit.

Pipino, i këshilluar nga peshkopët e tij, u përpoq edhe të rindërtojë lidhjen e ngushtë që mbretërit frankë kishin patur një herë e një kohë me qendrën papnore. Papati – tashmë në grindje me bizantinët edhe për shkak të kontrasteve të forta teologjike, i kërcënuar nga ara-bët që tashmë kishin rrethuar Siçilinë, i shtrënguar nga Lon-gobardët që synonin të brenin autonominë e Romës – hodhi nga mbreti i ri i frankëve një vështrim lutës. Po çfarë mund të ofronte ndonjëherë Roma me udhëheqjen e saj të paar-matosur - papën – mbretërisë së re që, si një ledh mbrojtës, shfaqej në qendër të Europës? Mund të ofronte traditën e madhe romake, trashëgiminë mijëvjeçare administrative dhe

juridiketë kulturës klasike dhe, mbi të gjitha, ëndrrën peran-dorake. Ky imazh magjepsës dhe prestigjoz, si një frymë, nuk kishte pushuar asnjëherë së ndezuri zemrën e gjerman-ikëve, që nga faza e përgjak-shme e pushtimeve.

Edhe në momentet më dramatikë, këta popuj të shfaqur nga pyjet e përtej ku-fijve kishin aspiruar gjithmonë për një integrim të pamundur me botën romake, të cilën e urrenin por edhe aq shumë e donin njëkohësisht. Edhe pasardhësit e këtyre push-tuesve – si frankët e Pipinos – nuk mundeshin të mos dëshironin të pranoheshin në hullinë e traditës romake dhe të ngjiteshin në rang drejt ndërtimit më prestigjoz që kishte prodhuar ndonjëherë Perëndimi, perandorisë romake të Augustit. Vetëm papa i Romës mund të projektohej si pasardhësi i tij shpirtëror, si për shkak të vazhdimësisë territoriale mes qendrës së perandorisë dhe qendrës papnore, edhe për shkak se papa mund të fliste me një zë të vetëm – zëri i pasardhësit të Pjetrit – kur u drejtohej mbretërive të krishtera-kato-like që shtriheshin nga Skocia deri në Pyjet e Zinj, nga Afrika Veriore deri në Dalmaci.

Kisha e Romës, megjithatë, jetonte një situatë dobësie ek-streme për shkak të situatës së braktisjes që ishte krijuar në Gadishull pas humbjes së perandorisë së Perëndimit dhe tërheqjes progresive bizantine. Në një situatë të tillë u vendos një lidhje e pazgjidhshme mes mbretërisë së frankëve, që dëshironte aq shumë të hynte në shtra-tin e traditës romake, dhe

qendrës papnore, e rrethuar nga Longobardët. Një lidhje ajo, mes frankëve dhe Kishës së Romës, që u ruajt deri në 1870, kur humbja e Napole-onit III përballë prusianëve lejoi trupat italiane t’i jepnin fund pavarësisë mijëvjeçare të Romës papnore.

Konvertohu ose vdisNë vitin 754, me kërkesë

të Papës, Pipino zbriti në Itali dhe zhvilloi një ekspeditë të parë kundër Longobardëve. Ndërhyrja rezultoi themelore për të zbutur presionin e longobardëve mbi papatin dhe për të vendosur një aleancë mes frankëve dhe kishës, por shumë shpejt Pipino e largoi vëmendjen për shkak të luftërave të brendshme dhe nga ekspeditat në kufijtë e mbretërisë. Ishte djali i tij i madh Karli – Karli i Madh i ardhshëm – që hipi në fron në vitin 768 si trashëgimtar i vetëm, që e vazhdoi me më shumë vendosmëri dhe energji politikën e zgjerimit dhe forcimit që kishte nisur tashmë i ati.

Shtypja e revoltave u bë shumë më e vendosur dhe politika e jashtme më ambici-oze. E gjithë Franca e jugut dhe rajonet jugorë të Renit u stabilizuan dhe u aneksuan në mbretërinë franke. Dukati bavarez ra në orbitën franke, ashtu si të gjithë territoret e Hungarisë së sotme, të banuar nga avarët, me prejardhje mongolike. Edhe cekët dhe bohemët, popullsi sllave, u aneksuan nga mbretëria.

Në veri u dërguan ekspedi-tat më të ashpra. Saksonët ishin një popullsi luftëdashëse dhe ende pagane, dhe nismat ushtarake të Karlit u ngjy-

rosën shpesh me motivacione fetarë: në fund, saksonëve iu imponua zgjedhja e frikshme: të konvertoheshin në kristian-izëm ose të vdisnin.

Brenda disa dekadave, mbretëria e re franke përvetësoi territore të mëdha në Europën qendrore. Por një vëmendje e ngjashme iu kushtua edhe jugut. Arabët u dëbuan nga brigjet jugore të Francës së sotme dhe u detyruan të braktisin skajin jugor të Spanjës, deri në lumin Ebro. Ndërkohë, në vitin 773, Karli kishte kaluar Alpet, i ven-dosur të shkatërronte fuqinë longobarde. Me pushtimin e Pavias, në 774, longobardët u nënshtruan – mbetën nën kontrollin e tyre vetëm disa territore të Longobardisë së Vogël, në Italinë qendrore – dhe mbreti frank mori edhe titullin rex Langobardorum.

Përfshirja e gjithë territor-eve përtej Renit, pushtimi i të gjithë hapësirës së Europës

Kurorëzimi i Karlit të Madh “perandor i romakëve” përfaqë-son një ngjarje me valencë simbolike shumë të madhe, që shenjon fatin e Perëndimit në mes-jetë. Me të nis një projekt i ri politik dhe kulturor që do të investojë të gjithë kontinentin euro-pian. Efektet e tij do të ndihen për mi-jëvjeçarë të tërë

Charlemagne

Page 15: Metropol dat 14

15• E hënë 14 maj 2012

»Bota

qendrore deri në Danub dhe aneksimi i mbretërisë longobarde në Itali sollën një unifikim substancial të Europës. Hapi tjetër ishte të shkëputej lidhja tashmë e dobësuar me perandorinë bizantine, trashëgimtare formale e perandorisë romake. Kjo çoi, në natën e Krishtlind-jeve të vitit 800, në shpalljen e Karlit Perandor i Romakëve. Ishte rikthimi i Perandorisë romake në territoret e perëndimit, një ditë që pritej prej shekujsh. Sikur të mos kish patur asnjë frakturë kohore, Karli u bë perandor i romakëve, në linjë vazhdimë-sie me Augustin (megjithatë, këtu duhet kujtuar se termi me të cilin perandoria e Karlit është përmendur shpesh “Per-andoria e Shenjtë Romake”, i duhet atribuar në realitet perandorisë së inauguruar, në gjysmën e shekullit pasardhës, nga Ottoni I, i pari perandor me prejardhje saksone).

Në mbrojtje të PapësKurorëzimi perandorak

fshihte, megjithatë, një vullnet të dyfishtë dhe divergjent. Papati romak shihte tek peran-dori jo vetëm një mbrojtës të institucionit papnor, por edhe personin që do u siguronte territore të mëdhenj në Italinë qendrore, në kohën e vet të premtuar edhe nga mbretërit e fundit longobardë, por që ende nuk kishin kaluar në kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës. Dhënia Romës e territoreve të mëdha ish-bizantinëve dhe longobardëve të Umbrias dhe Romanjës, shënoi fillimin e “Shtetit të përkohshëm” të Kishës. Dhe pikërisht falë ceremonialit të kurorëzimit në Vatikan, papa konsiderohej edhe ofruesi for-mal i kreshmës perandorake. Jo më kot, sipas disa burimeve franke, Karli kishte pranuar me një si ndjenjë bezdie që kurora t’i vendosej nga papa.

Për Karlin, marrja e peran-dorisë nënkuptonte mundësinë që të paraqitej në nivel sim-bolik si bashkues i Europës së krishterë, të merrte rolin pres-tigjoz si mbrojtës i papatit dhe, mbi të gjitha, të dilte nga detyra e ngushtë e kreut të popullit të një territori të provincës dhe të barazohej me perandorin bizantin. Pavarësisht se qëllimi ishte i përbashkët, secili ndiqte rrugën e vet dhe një paqartësi e tillë u transformua në një faktor dobësie për institucionin e ri perandorak.

Gjatë mbretërimit të Karlit të Madh aspekte të tillë nuk përbënin një problem real, por situata precipitoi pas vdekjes së tij. Kostandinopoja u ndie shumë shpejt se ia kishin hed-hur dhe vetëm pas disa deka-dash arriti të pranojë, me një irritim të thellë, praninë e një “Perandori të ri të romakëve”.

Shpallja e perandorisë, megjithatë, nuk përfaqësoi vetëm një zhvillim institucion-al, por edhe një rilindje kultu-rore dhe ekonomike. Përreth vetes, oborri frank u përpoq të bashkojë intelektualë, ad-ministratorë dhe teknikë. Mes këshilltarëve të mbretit nuk ishin vetëm njerëz të edukuar me idenë që një ditë mund t’ia rikthenin perandorinë Europës kristiane, por edhe administra-torë dhe teknikë me projektin më ambicioz të galvanizimit të një sipërmarrje komerciale, ekonomike dhe urbanistike.

Si në kohën e AugustitSiç kishte ndodhur në

kohën e Augustit me fundin e luftërave civile, shpresohej që bashkimi i provincave shumë të mëdha, përmes makinerisë shtetërore perandorake, mund të kishte efektin e ndezjes së motorit të rimëkëmbjes së botës perëndimore pas disa shekujsh krizash dhe izolimi.

Ndonëse ishte pothu-ajse analfabet, Karli donte të rrethohej vetëm nga njerëz të ditur, të cilët rezultuan shumë të rëndësishëm për rishikimin e organizimit politik të perandorisë së sapolindur si dhe për t’i dhënë asaj një kulturë të vetën të referimit. Kështu, intelektualë të klasit të parë erdhën nga e gjithë Europa për të marrë pjesë në projektin e rithemelimit të perandorisë dhe hynë e u bënë pjesë e elitës pres-

tigjoze. Vetë origjina dhe prejardhja e tyre përfaqësonin projektin universalistik që Karli u përpoq të vendosë në themelet e institucionit të ri. Mes tyre mund të përmenden Alkuini i Jorkut, longobardi Paolo Diacini, visigoti Teodolf i Orleansit, kronisti dhe biografi i ardhshëm i Karlit, Eginardi, si dhe Pjetri i Pizës. Përreth një grupi të tillë intelektu-alësh u organizua një shkollë e vërtetë, të cilës iu dha emri Schola Palatina. Një seri reformash, të nxitura nga Karli dhe teknikët që e rrethonin, investuan Europën si një erë e fuqishme që sillte ajër të ri, e cila po trondiste nga themelet rendin e lashtë mesjetar.

U nis një reformë monetare që i dha parësinë monedhës së argjendit si dhe shënoi monopolin e dorës së shtetit. Që nga ai moment e deri në shfaqjen e monedhave të floririt në mesjetën e vonë, paraja e argjendtë do të bëhej monedha e vetme e ekonomisë së sapolindur europiane. Kjo gjë shkaktoi një frakturë – ose ishte shenja më evidente – me botën tregtare dhe ekono-mike të Mesdheut, të cilës i kundërvihej monedha e florinjtë bizantine dhe islamike. Siç thotë historiani belg Henri Piren në librin e tij të famshëm “Muhamedi dhe Karli i Madh” (i botuar në vitin 1937) një çarje e tillë e unitetit mesd-hetar (tregtar, ekonomik dhe politik) përkoi me fundin e botës antike. Për Piren, një unitet i tillë nuk ishte prishur asnjëherë deri në atë kohë, as edhe me rënien e perandorisë romake të Perëndimit.

Një tjetër ndryshim theme-lor u arrit në fushën e shkri-meve. Në rajone të ndryshme të Europës, gjatë shekujve të Mesjetës së hershme, ishin zhvilluar shkrime kursivë të llojeve të ndryshëm që kishin zëvendësuar gërmat kapitale në përdorim nën perandorinë ro-make. Një fenomen i tillë kishte kon-tribuar në kalbjen e përgjithshme të alfabetizimit dhe, si pasojë, rafinimit të shkëmbimeve kulturorë.

Me iniciativë të Karlit, shkrimi u uniformizua, duke vendosur kështu një lloj të ri grafike të quajtur “carolina”, karakterizuar nga gërma të thjeshta si dhe lexim e riprodhim të lehtë të tyre. Qartë-sia ekstreme e gërmave e bëri që të ngrihet në epokat e mëvonshme në shkrimin bazë të shtypit që përdoret edhe sot e kësaj dite.

Një rilindje e reVëmendja ndaj nxitjes së

një politike kulturore imperiale karakterizoi konstruksionin e ri të perandorisë së Karlit: u hapën shkolla në të gjithë qytetet e mëdhenj, dhe pati një rimëkëmbje totale të arkitekturës, të ndërtimeve dhe një tentative për të uni-formizuar dhe bërë më efikase teknikat agrare. Një lëvizje e tillë e përgjithshme reform-uese e Europës perëndimore, u pagëzua nga viti 1839 me emrin “Rilindja Karolingiane” nga historiani Zhan Zhak Amper. Ndonëse një shprehje e tillë kundërshtohet sot nga shumë historianë, ajo sinteti-zon në mënyrë efikase impul-sin që Karli diti t’i japë kulturës dhe shoqërisë perëndimore.

Sigurisht, efekti i disa refor-mave karolingiane ishte i kufi-zuar: duhet mbajtur parasysh që perandoria qeveriste mbi një territor shumë të madh, ku banorët jetonin të shpërndarë në hapësira shumë të mëdha bujqësore me një shumël-lojshmëri të madhe etnish, besimesh, kulturash dhe tra-ditash. Edhe për të kapërcyer dallime të tilla, jurisprudenca karolingiane u përpoq ta bëjë më uniforme bazën e të drejtës, që deri atëherë ishte ende e lidhur me një traditë të shumëllojshme etnike. Ekzis-tonte ende një e drejtë romake që zbatohej për romanët,

një e drejtë franke që zbato-hej për frankët, një longo-barde për longo-

bardët. Me Karlin e Madh humbi një fragmentim i tillë dhe ligji u uniformizua për të gjithë, me efekte që patën një shtrirje shumë të madhe, që nxitën lindjen e karaktereve të vërtetë nacionalë, jo më të bazuar në sfondin etnik.

Qeverisja e rajoneve kaq të mëdhenj, të lidhura mes tyre në mënyrë të përafërt, detyroi administratën karolingiane që t’ia linte drejtimin e disa ter-ritoreve, mbi të gjitha kufitarë, njerëzve të besuar të peran-dorit. Fillimisht tokat u dhanë thjeshtë për menaxhim, por pastaj dalëngadalë u dhanë të drejta, fitime dhe privilegje përfundimtare. Në këmbim, atyre që u jepeshin u kërkohej të administronin këto zona dhe mbi të gjitha t’i mbronin.

Njerëzit e zgjedhur ishin pjesë e rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të per-andorit – comitatusi – dhe që më vonë nisën të njiheshin me termin “konte”. Nëse këto rajone ndodheshin në zona kufitare, ato merrnin emrin “marche”. Marchetë karakter-izoheshin nga një emergjencë e përhershme ushtarake dhe për këtë arsye do të bëheshin me kalimin e kohës gjithnjë e më autonome.

Rrënjët e feudalizmit

Mekanizmi i dhënies së të drejtave të trashëgimisë mbi pjesë të territoreve të perandorisë solli në fakt fil-limin e procesit të njohur si “feudalizëm”. Një proces i tillë – në epokën e Karlit – balanco-hej nga autoriteti qendror, që shprehej si me personalitetin e mbretit, ashtu edhe me mbledhje të përvitshme ku merreshin vendime të vlef-shme për të gjithë territorin.

Këto vendime respekto-heshin në mënyrë të pa-kundërshtueshme nga të quajturit “missi dominici”,

funksionarë, peshkopë apo fisnikë që shërbeheshin

nga inspektorë për llogari të perandorit. Ata ngar-koheshin në funksionin

e kontrollit dhe të rakordimit të funk-sionarëve publikë të shpërndarë në territoret e ndry-shme që përbënin perandorinë.

Me vdekjen e Karlit, në 814 dhe mbi

të gjitha që nga gjysma e shekullit IX, për shkak të një serie përplasjesh mes pasardhësve, pushteti qendror humbi autoritetin dhe aristokra-cia feudale u bë gjithnjë e më agresive. Arriti në mënyrë progresive të shpronësonte të drejta dhe privilegje nga institu-cionet qendrore dhe një proces i tillë shenjoi të gjithë historinë e Europës mesjetare, deri në afirmim-in e lëvizjes komunale.

Vdekja e Karlit përcaktoi krizën e një pjese të kon-struksionit imperial që ai e

kishte organizuar me aq mund. Karlin e pasoi i biri, Ludoviku, i quajtur Piu, i cili megjithatë në kohën kur vdiq në vitin 840 e la perandorinë të ndarë mes tre bijve, të cilët u përballën me njëri-tjetrin në një luftë

të ashpër për trashëgiminë. Ludoviku kishte tentuar,

me anë të Ordinatio Imperi të 817, që të rregullonte çështjen e trashëgimisë duke i dhënë territore secilit prej fëmijëve meshkuj, por duke ia besuar njëkohësisht sovranitetin mbi të gjithë perandorinë, djalit më të madh. Pavarësisht kësaj, në vitet që pasuan në mbretërinë e tij pllakosën konflikte të njëpas-njëshme mes pretendentëve.

Vetëm me traktatin e Verdunit, në 843, pasardhësit e Karlit gjetën një”sistemim” territorial. Megjithatë, kjo marrëveshje shënoi fundin e unitetit perandorak, me kri-jimin e mbretërive të dalluara: Franca perëndimore (Franca e mëvonshme), Franca lindore (Gjermania e ardhshme), ndër-kohë që Italia qendrore dhe ju-gore iu dha perandorit bashkë me një sërë territoresh të Europës qendrore. Italia mbeti e lidhur me atë që mbetej nga institucioni perandorak dhe kjo pati pasoja të mëdha në të ardhmen e historisë së saj.

Fati i Europës Kështu që, mund të thuhet

se, natën e Krishtlindjeve të vitit 800 u vendos fati i Europës. Pikësëpari, për shkak të asaj ngjarjeje, perandoria bizantine pa t’i hiqej e drejta e trashëgimisë formale të perandorisë romake dhe doli kështu krejtësisht nga historia e Europës perëndimore. Franca nisi rrugën e historisë së saj kombëtare dhe u përpoq gjithmonë të ruante rolin si mbrojtëse e papatit romak. Italia, e ndarë mes veriut europian dhe jugut mesdhetar, pa të shfaqet në qendër të gadishullit të saj një territor i qeverisur direkt nga papa i Romës. Gjermania nisi një proces të unifikimit kulturor, liunguistik dhe ekonomik.

Kur, brenda një shekulli, kjo e fundit mori kurorën peran-dorake, erdhi e u krijua një lidhje gjithnjë e më e fortë, pornjëkohësisht e vështirë me qendrën në Romë. Në fakt, perandori qeverisi mbi Italinë dhe kërkoi që të dëgjohej zëri i tij gjatë zgjedhjeve për Papë. Në të njëjtën kohë, kishte nevojë për Papën për të bërë që të njihej funksioni i tij imperial. Një dikotomi e tillë u shndërrua në bazë të për-plasjes së ardhshme mes pap-atit dhe perandorisë. Shkëm-bimi reciprok mes Papës dhe perandorit, që ishte vendosur që me Karlin e Madh, i kish sjellë kishës mbrojtje ushta-rake dhe koncesione territori-ale. Po shumë shpejt rezultoi një shenjë paralajmëruese e rreziqeve të rinj, mbi të gjitha kur perandori u përpoq të imponohet në emërimin e peshkopëve e madje edhe zgjedhjen e papëve.

Si kompensim, fakti që zgjedhja e perandorit duhej të zyrtarizohej në fakt vetëm me ardhjen në Romë dhe kurorë-zimin në Shën Pjetër, u kthye për shumë perandorë, mbi të gjitha për më të dobëtit, në një barrë të rëndë në avan-tazh të prestigjit papnor. Për një arsye të tillë aristokracia gjermanike mbeti, për shumë shekuj, thellësisht e lidhur me Italinë. Një varësi që më pas, mbi të gjitha në Mesjetën e vonë, u transformua në një marrëdhënie konfliktuale dhe komplekse.

Page 16: Metropol dat 14

16 E hënë 14 maj 2012 •

« Bota

para fillimit të vizitës prezantuese të presi-denti të ri francez,

François Hollande në Berlin, qeveria gjermane ka theksu-ar se nuk do lejojë ndryshime në Paktin Fiskal evropian për stabilitet më të madh buxhetor. Ajo i përmbahet edhe ‘jo’-së së rreptë të saj për programin konjukturor evropian me kredi. Këtë e bënë të qartë edhe njëherë në fundjavë ministri i Finan-cave, Wolfgang Schäuble (CDU) dhe ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle (FDP). Shefi i socialistëve francezë pati shpallur në fushatën elektorale se do ta rinego-ciojë paktin fiskal të BE, të hartuar me vështirësi. Ajo do të mbështetet më fort në rritje ekonomike.

Është “e zakonshme, që marrëveshje, që janë nën-shkruar e ruajnë vlerën e tyre edhe pas zgjedhjeve”, i tha Schäuble gazetës “Welt am Sonntag”. “Kjo vlen edhe për Paktin Fiskal”. Edhe Wester-welle e kujtoi Francën për detyrimet e saj kontraktore. “Përsa i përket Paktit Fiskal: ai është në fuqi”, i tha politikani i FDP-së numrit të së shtunës të gazetës “Welt”.

“Borxhet më të larta nuk sjellin më tepër rritje ekonomike”, shtoi Schäuble. Në vend të kësaj, me vend do të ishte “fokusimi më i fortë i programeve evropiane, për shembull për të mbështetur sistemin dual të shkollimit profesional”. Shanset për punë të të rinjve duhet “të jenë më të rëndësishme se sa ndërtimi gjithmonë i autostradave të reja”. West-erwelle u tregua i hapur për një program të ri të rritjes ekonomike. “Ky program nuk

Është “e zakonshme, që marrëveshje, që janë nën-shkruar e ruajnë vlerën e tyre edhe pas zgjedhjeve”, i tha Schäuble gazetës “Welt am Sonntag”. “Kjo vlen edhe për Paktin Fiskal”. Edhe Westerwelle e kujtoi Francën për detyrimet e saj kontraktore. “Përsa i përket Paktit Fiskal: ai është në fuqi”, i tha politika-ni i FDP-së numrit të së shtunës të gazetës “Welt”

GJErmaniamerkel-hollande,

a do të ndryshojë Pakti?

duhet të ndërtohet vetëm me borxhe, por duhet të jetë rezultat i reformave struktu-rore dhe të konkurencës.”

Presidenti i Bankës Fed-erale Gjermane, Jens Wei-dmann i kritikoi planet e Hol-landes për rritjen ekonomike. “Një ndryshim i statuteve të (Bankës Qendrore Evropiane) do të ishte i rrezikshëm. Vendet e punës dhe rritja ekonomike lindin përmes veprimeve të sipërmarrjeve”, i tha Weidman gazetës “Süd-deutsche Zeitung”

Presidenti i ri francez Hollande do të marrë të martën postin e presidentit të Francës dhe pritet po të martën në mbrëmje nga kancelarja gjermane, Angela Merkel (CDU). “Do të kemi një bisedë njohjeje, por mendoj se prej saj do të zhvillohet

një bashkëpunim i mirë”, tha kancelarja në mesazhin e saj me video në internet.

Midis dy rrugëveBashkimi Evropian

kërkon të reformojë politi-kat në fushën e zhvillimit. Gjermania luan këtu një rol të rëndësishëm. Kritikët mendojnë se kursi i ri mund të sjellë më shumë dëme. Evropa orientohet gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë. Kjo vlen si në luftën kundër borxheve shtetërore, ashtu edhe në politikën e zhvillimit. Në vjeshtë të vitit 2011, kancelarja Angela Merkel prezantoi “Axhendën për ndryshime” (“Agenda for Change”) e cila ka shumë karakteristika gjermane, sidomos në temën e zhvillim-it ekonomik. Për këtë do të

flasin sot ministrat evropianë të zhvillimit në një takim që do të mbahet në Bruksel. Thelbi i takimit ka të bëjë me luftimin e papunësisë, i cili mund të arrihet nëpërmjet shpërndarjes më të mirë të punës brenda Bashkimit Ev-ropian. Komisari i BE-së për zhvillimin Andris Piebalgs, mendon se ky është çelësi për suksese të dukshme dhe të matshme.

27 vendet anëtare të BE-së dhe BE-ja si e tërë, janë donatorët më të mëdhenj në botë, me rreth 54 miliardë euro financime shtetërore për zhvillimin (shifra 2010). Megjithatë, paratë mund të përdoren në mënyrë më eficiente, mendojnë gjerma-nët, nëse vendet evropiane bëjnë koordinim më të mirë dhe shmangin strukturat e

dyfishta. Për këtë ishin da-kord edhe folësit në debatin parlamentar të mbajtur të enjten 10 maj në Berlin. An-nette Hübinger nga kristian-demokratët në pushtet (CDU) i referohet vetëkritikave të bëra nga Komisioni Evropian. Sipas tyre në politikën treg-tare ka deficite të mëdha në koordinimin midis vendeve dhe ministrive.

Një pikë tjetër e rëndë-sishme e “Agenda for Change” është forcimi i struk-turave të ekonomisë private, nga të cilat përfitojnë vendet dhuruese dhe marrëse. Që prej marrjes së detyrës, min-istri liberal i zhvillimit Dirk Niebel (FDP), mbështetet tek bashkëpunimi bilateral. Në praktikë duhet të nx-itet krijimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në

vendet në zhvillim dhe duhet të lehtësohet aksesi tek “shërbimet ekonomike dhe fi-nanciare”, thotë liberali tjetër Harald Leibrecht. “Vetëm në këtë mënyrë krijohen vende pune dhe njerëzit luftojnë vetë varfërinë”, mendon ai.

Kritika të ashpra ndaj kursit gjerman, dhe ndaj linjës evropianë të përcak-tuar prej saj, bën ekspertja e politikave të zhvillimit e të majtëve, Heike Hänsel. Për të ky drejtim është “neoliberal”. Për të ilustruar tezën e saj ajo citon pjesë nga teksti i dokumentit të BE-së: “Zhvil-lim, klimë e mirë ekonomike, liberalizim i tregtisë, forcim i sektorit privat, integ-rimi i vendeve të varfëra në tregtinë botërore, zgjerimin e projekteve privato- publike.” Hänsel thotë si përfundim se në këtë numërim kemi të bëjmë me “Program për të shtuar varfërinë”, jo program kundër varfërisë.

Megjithë, akcentet e ndry-shme, shumica e politikanëve gjerman të zhvillimit, janë të një mendimi se ndihmat byx-hetore janë një instrument kuptimplotë. Me të kemi të bëjmë me para, që shkojnë direkt në buxhetin e vendeve marrëse. Dhënia e parave është e lidhur me kushte, ku më kryesorja është qeverisja e mirë (“good governance”). Me këtë nënkuptohen ndër të tjera respektimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe luftimi i korrupsionit. Heike Hänsel nga partia ”E majta” akuzon BE-në, se kërkon t’ i detyrojë vendet partnere të marrin modelin e tij ekono-mik. Por duke patur parasysh krizën e borxheve, Evropa nuk mund të tregohet si shembull, thotë Hänsel.

Presidenti i ri francez, Francois Hollande kërkon përmirësime të

Paktit Fiskal të thurur me mundim. Gjermania është kundër.

Të martën, presidenti francez do të vizitojë kancelaren

Page 17: Metropol dat 14

17• E hënë 14 maj 2012

»Bota

komploti i fundit i dështuar i al-Kaidës për të hedhur në erë një aeroplan me destinacion SHBA-në u bllokua

për shkak se, sipas njoftimeve të shtypit, personi që do të duhej të shërbente si autor i sulmit vetëvrasës ishte një agjent i dyfishtë që punonte për shërbimin e zbulimit të Arabisë Saudite. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Gary Thomas, bashkëpunimi mes shërbimeve të zbulimit të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara është bërë gjithmonë e më i ngushtë gjatë viteve të fundit.

Objektivi më i lartë për çdo agjenci zbu-limi është futja e një agjenti të saj brenda radhëve të armikut, për të siguruar infor-macione dhe madje për të prishur planet. Kjo duket të jetë ajo që arritën të bënin shërbimet saudite dhe amerikane të zbu-limit kundër degës më të rrezikshme të al-Kaidës, asaj të Gadishullit Arabik, ose siç njihet ndryshe AQAP.

Sipas njoftimeve të shtypit, njeriu i re-krutuar nga al-Kaida për të kryer sulmin me një version të ri, e më të sofistikuar bombe, ishte një agjent i dyfishtë që punonte për shërbimin saudit të zbulimit me mbështetjen e CIA-s. Agjenti, i cili mbe-tet i paidentifikuar, u largua nga Jemeni duke ia dorë-zuar bombën oficerëve të zbulimit arab dhe amerikan. Ish-Drejtori i CIA-s Michael Hayden thotë se operacione të tilla janë jashtëzakonisht të vështira dhe duan shumë kohë për t’u realizuar. “Duhen krijuar rrjete, duhet bërë i mundur depërtimi në brendë-si. Kjo kërkon durim të madh. Mendoj se rezultatet që pamë ditët e fundit janë një përmbushje e përpjekjeve tona që filluan disa vjet më parë, duke arritur kështu të bëhemi po aq të aftë dhe efikasë kundër al-Kaidës në Gadishullin Arabik e në Jemen sa jemi edhe në Azinë Jugore”.

Gjatë operacioneve të tilla, CIA shpesh mbështetet tek partnerët e saj që njohin territorin dhe që të kanë njerëz të cilët mund të depërtojnë më lehtë në rradhët e kundërshtarit. Sebastian Gorka, një ana-list ushtarak i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, me qendër në Uashington, thotë se shërbimi i zbulimit i Arabisë Sua-dite nuk ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm, sidomos në vitet menjëherë pas sulmeve të al-Kaidës në Shtetet e Bashkuara, në shtator të vitit 2001. Por, ai thotë se al-Kaida bëri që agjencitë e shërbimeve sekrete të të dy vendeve të bashkëpunonin më ngushtë, kur ajo filloi sulmet edhe kundër Arabisë Saudite.

“Në fillim, ata premtonin vërtetë shumë, por realizonin shumë pak. Dhe kjo është e kuptueshme, po të merret parasysh se sa anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të lartë arabë ishin në fakt mbështetës të Osama bin Ladenit dhe organizatave të tjera ek-stremiste. Kjo situatë ndryshoi në vitet 2004-2006, kur al-Kaida vendosi të vinte në shënjestër forcat saudite të sigurisë”.

Ish-Drejtori i CIA-s Michael Hayden thotë se udhëheqja saudite u zemërua shumë, sidomos zëvendësministri i Brend-shëm dhe shefi i antiterrorizmit Princi Mu-hamed bin Nayef. “Kjo u bë puna numër një për Princin Muhamed në vitin 2003 dhe 2004, kur al-Kaida shkeli një armë-pushim të nënkuptuar me mbretërinë dhe filloi të kryejë sulme në Arabinë Saudite, duke vrarë qytetarë perëndimorë dhe duke zemëruar kështu mbretin dhe shërbimet e tij të sigurisë. Gjatë asaj kohe Princi Mu-hamed bin Nayef, ose si e quajmë ne MBN, filloi një fushatë shumë agresive kundër

al-Kaidës në Arabinë Saudite”.Goditja e Arabisë çoi në largimin e

shumë udhëheqësve të al-Kaidës drejt jugut, në Jemen, ku formuan degën AQAP. Ish-agjenti i FBI-së Ali Soufan, autor i librit “The Black Banner”, mbi rolin e tij si një agjent i fshehtë kundër al-Kaidës, thotë se tashmë dega e Gadishullit Arabik, krye-sisht në Jemen, është më e rrezikshmja e të gjithë rrjetit të al-Kaidës.

“Ajo që e bën al-Kaidën e Gadishullit Arabik të veçantë është se këta individë, pra pjesëtarët kryesorë të grupit, përbëjnë në të vërtetë versionin më të afërt me al-Kaidën e Bin Ladenit që ne kemi sot në botë. Ka shumë degë të al-Kaidës, dhe ato janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe punojnë së bashku. Por shumë prej tyre u bashkuan me al-Kaidën pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001. Ndërsa al-Kaida në Gadishullin Arabik ishte një grup njerëzish të cilët ishin anëtarë të al-Kaidës dhe që punonin për Bin Laden, dhe që ishin tra-

jnuar në kampet e stërvitjes së al-Kaidës.”Siç vë në dukje ish-agjenti i FBI-së,

Ali Soufan përpjekjet kundër terrorizmit duhet të jenë përherë të suksesshme për të zbuluar komplotet, ndërsa terroristëve u mjafton një rast i vetëm për të qenë të suksesshëm që të kenë ndikim të madh.

Mediat amerikane thonë se personi i dërguar nga dega e al-Kaidës në Jemen për të hedhur në erë një aeroplan me destina-cion për në Shtetet e Bashkuara, ishte në të vërtetë një agjent i dyfishtë që infiltroi në rrjetin terrorist dhe i bindi terroristët ta besonin me bombën e re, të ndërtuar për të mos u diktuar nga masat e sigurisë në aeroporte. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe të huaj të zbulimit thanë të martën se agjenti sekret punonte për shërbimin saudit të zbulimit dhe CIA-n. Ata thonë se ai u shtir si vetëvrasës dhe doli vullnetar për misionin për të hedhur në erë avioin duke e fshehur lëndën shpërthyese në të brendshmet e tij. Agjenti e dorëzoi

më pas bombën e sofistikuar tek zyrtarët amerikanë, të cilët janë duke e analizuar atë në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virginia-s. Zyrtarët thanë se agjenti dha gjithashtu informacionet që çuan në sulmin e suksesshëm të dielën ndaj drej-tuesit të al-Kaidës Ahmed Fahd Moham-med al-Quso në Jemen. Quso kërkohej për rolin e tij në sulmin e vitit 2000 ndaj luf-tanijes amerikane USS Cole në Jemen, i cili vrau 17 marinarë amerikanë.

Identiteti i informatorit nuk është bërë i ditur. Zyrtarë të paidentifikuar thanë se agjenti shpenzoi disa javë për të fit-uar besimin e anëtarëve të al-Kaidës në Gadishullin Arabik.

Sipas njoftimeve, administrata ameri-kane kishte planifikuar ta mbante sekret operacioninpër zbulimin e bombës, por agjencia Associated Press e arriti ta mëso-jë atë javën e kaluar. Organizata e lajmeve e vonoi raportimin e ngjarjes me kërkesën e administratës së presidentit Obama.

al-kaedaKështu u zbulua komploti i fundit

Objektivi më i lartë për çdo agjenci zbulimi është futja e një agjenti të saj brenda rad-hëve të armikut, për të sigu-ruar informacione dhe madje për të prishur planet. Kjo duket të jetë ajo që arritën të bënin shërbimet saudite dhe ameri-kane të zbulimit kundër degës më të rrezikshme të al-Kaidës, asaj të Gadishullit Arabik, ose siç njihet ndryshe AQAP

Page 18: Metropol dat 14

18 E hënë 14 maj 2012 •

« dossier

Nga albErt kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

edhe në pikëpamje të organizmit të thjeshtë ushtarak urdhri i mobili-zimit (formimit) ndeshi në kushte të pastudiuara mirë. Deri tani sh-qiptarët akoma nuk ishin trupa të rregullta në kuptimin gjerman. Formacionet e deritanishme usht-arake të Shqipërisë, duke futur

këtu edhe repartet e vendeve të mobilizuara prej italianëve-arma e milicisë, vlenin vetëm si pamje figurative me uniformë, që nuk kishin as njohuritë më të vogla të artit ushtarak.

Indisiplinimi, si veti kryesore e shqiptarit, nuk arriti të ndreqet dalëngadalë as në radhët e milicisë italiane, por vazhdoi të ruhej me qejf. Koncepti i shqiptarit për disiplinën është një ku-fizim i lirisë së tij, për të cilën ia vlen të luftohet. Shqiptari jeton i paangazhuar dhe dëshiron të bëjë çfarë të dojë vetë. Ai ka kohë, atij i pëlqen më mirë të luftojë në banda, sesa i mobilizuar në trupa të rregullta. Në bandën e tij ai nuk ka të bëjë me disiplinën ligjore. Në qoftë se bie shi, ai e lë postën; po të errësohet, ai lë shërbimin dhe shkon të pijë raki në kafene. Po të jetë më tepër se 12 ditë larg nga shtëpia, ai ikën prej bandës pa e pyetur fare udhëheqësin e tij dhe kthimi varet nga dëshira e tij. Mund të mos kthehet fare, po të mos ketë qejf. Për përgatitjen në poligon nuk ka dëshirë. Arti i të qëlluarit të tij gjoja është një legjendë; ai ka shumë qejf të bëjë bam, sidomos ta shkrepë në ajër, ashtu i ulur mbas ndonjë mbrojtjeje. Ky pasion është karakteristik edhe për të ashtuquajturën “ushtri të rregullt shqip-tare”, prej së cilës ekziston vetëm një batalion. Për këtë arsye është i pazëvendësueshëm kon-sumi i municionit të shqiptarëve. Se në fabrikat gjermane municioni prodhohet nga gratë dhe vajzat, ndërsa në Shqipëri të rinjtë bredhin duke u dembelosur kafeneve dhe pazareve. Kjo nuk shkakton tek ata ndjenjën e të kursyerit dhe të kufizimit të konsumit të municionit.

Trimëria dhe guximi është gjithashtu karak-teristikë tradicionale e shqiptarit. Me një mi-nahedhës të lehtë atë mund ta përcjellësh në njëfarë mase në të gjitha skajet e globit. Në sulm ai avancon deri atje sa të ketë ndeshur në diçka për të plaçkitur ose për të shkatërruar. Në qoftë se ka arritur të rrëmbejë ndonjë dhi, lopë apo ndonjë rrotë makinë qepëse, atëherë lufta për të ka mbaruar dhe mund të kthehet në shtëpi pa i dhënë llogari askujt. Në mbrojtje shqiptari është mjaft i ndjeshëm ndaj zjarrit të granatave. Në të tilla kushte është patjetër i domosdoshëm një personel i mjaftueshëm, si numër me drejtues dhe nëndrejtues. Për çdo 20 shqiptarë duhen dy nëndrejtues gjermanë, d.m.th. njëri të prijë dhe tjetri mbrapa të rua-jë. Për sa i përket veshmbathjes, përgatitësit kanë ndeshur thuajse të njëjtat vështirësi si-kurse me negrit. Shumica e rekrutëve të ardhur nga fshati vishnin për herë të parë këpucë në jetën e tyre; për këtë ata ishin shumë krenare dhe nuk i hiqnin as natën nga këmbët. Në të kundërt ata i heqin këpucët dhe i hedhin në sup kur nisen për ndonjë marshim të gjatë. Po në qoftë së një shqiptar merr arratinë (do të dezertojë), atëherë këtë ai preferon ta bëjë zbathur për të vrapuar sa më shpejt. Këpucët janë të dëshirueshme, por në këtë rast nuk të hyjnë në punë, hidhen poshtë. Vetëm të mësu-arit me një kostum të rregullt, gjithnjë në qoftë se arrihet të kesh një të tillë, është një sakrificë e jashtëzakonshme në Shqipëri. Të gjitha këto fakte e kanë më të domosdoshëm se gjer tani krijimin më parë të një kuadri me drejtues dhe nëndrejtues, pastaj plotësimin e tij me rekrutë shqiptarë. Nga kjo metodë, që të favorizon në kohë dhe punë përgatitore, nuk duhet hequr dorë kur është fjala për vendosjen (mobilizi-min) e një detashmenti luftarak në kushte lufte

ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

dhe në një Shqipëri primitive. II) Renditja e divizionit. Të gjitha këto fakte

(kushte, rrethana) i referohen në radhë të parë krahinës së Kosovës, territori i renditjes së di-vizionit “SS-Skënderbej”. Mobilizimi i divizionit ndeshi para së gjithash në një rezistencë të padukshme të bejlerëve dhe agallarëve, që u shfaq në pasivitetin e prefektëve dhe kry-etarëve të bashkive (me prejardhje nga familje bejlerësh) dhe në një propagandë të maskuar kundër mobilizimit. Sqarimi i popullsisë mbi qëllimin dhe pikësynimin e renditjes (formimit) të një divizioni SS shqiptarësh nuk u bë nga Komiteti Kombëtar ose nga autoritetet e vendit, por u desh të bëhej nga vetë komandanti i di-vizionit me anë fjalimesh të hapura në pazaret javore të të gjitha qyteteve të Kosovës. Prem-time, bile edhe me shkrim, që i bëri Rajhfyhrerit SS ish-presidenti i Komitetit Kombëtar Shqiptar në Prizren Bedri Pejani nuk ishin gjë tjetër veçse mburrje të zakonshme të shqiptarëve. Bedri Pejani, që ndërkohë është zëvendësuar nga ish-ministri i Brendshëm Deva, është një aventurier i madh politik, i cili deri në moshën e tij të sotme me anën e politikës që ka lozur ka mundur të bëjë një jetë të mirë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Si shumë politikanëve të tjerë shqiptarë, atij nuk i intereson se nga dalin të hollat për një jetë mondane. Krijimi i divizionit, sipas projek-tit të hartuar, do të ishte ndoshta më i mund-shëm sikur komandanti i divizionit të kishte ardhur me një thes flori dhe t’i shpërndante midis bejlerëve të njohur (të mëdhenj). Atëherë, d.m.th. me ndihmën e tyre, do të bëhej i mun-dur grumbullimi i rekrutëve. Kush dëshiron të lidhë miqësi me shqiptarët, pyetet më përpara: “Sa flori më jep?”. Fakti është se me formimin e një divizioni shqiptar disa njerëz kanë dashur të bëjnë allishverish. Te kontrollet, afatet e të cilave në shumicën e rasteve nuk u përmba-jtën, u dërguan vetëm sende konsumi, pa vlerë të madhe dhe pa rënë në sy, ndërsa të rinjtë e shëndetshëm të fshatarëve vazhdojnë të jenë si dhe më parë në fshatrat e tyre. Deri në datën 25.9.1944 u kontrolluan gjithsej 11398, nga të cilët 9275 të aftë dhe të thirrur, prej të cilëve u paraqitën 6491. Me anën e prefektit ose kry-etarit të bashkisë nuk u ndërmor asgjë për t’i

futur në radhët e trupave që nuk iu përgjigjën thirrjes (që nuk u paraqitën). Një pasivitet i tillë i prefektit dhe i kryetarit të bashkisë në masat e gjëra të popullit, d.m.th. një kërkesë e heshtur, që edhe nga ana e tyre renditja e divizionit të konsiderohet si diçka jo zyrtare e dorës së dytë dhe të injorohet. Ku ekzistonte interesi për një gjë të tillë, u veprua me ashpërsi që të thirreshin vetëm të varfrit, ndërsa djemtë e bejlerëve dhe të tregtarëve të qytetit u lanë të lirë nga shër-bimi ushtarak me anë miqsh dhe ryshfetesh. Më datën 1.5.1944 nga Komiteti Kombëtar u siguruan 10000 burra për divizion si kuotë e parë rekrutësh (si kontingjent i parë rekrutësh). Ç’është e vërteta, në këtë divizion duhej të ishe i kënaqur që autoritetet shqiptare e sorollatën në këtë mënyrë renditjen e tij, sepse kazermat ekzistuese ishin braktisur fare, kështu që ato duheshin rregulluar e që pjesërisht u bënë të reja. Veç kësaj as personeli përgatitor dhe as ai sanitar nuk kishin ardhur. Po kështu duhet thënë edhe për armët, veglat dhe veshmbathjet. Vetëm personeli administrativ i divizionit ar-riti brenda një kohe të shkurtër dhe, meqenëse ishte i përgatitur qysh në front, krijoi menjëherë personelin stërvitës. Nga personeli administra-tiv nën Fyhrerin u bë p.sh. fyhrer reparti (seksio-ni), përgjegjësi i arkës, fyhrer kompanie, fyhreri i llogarisë, makinist. Një fyhrer llogarie kishte me-satarisht 50 shqiptarë për të përgatitur. Në këtë mënyrë u bë një punë mjaft e mirë, përkatësisht përgatitjeje, ku zyra kryesore administrative SS ka dhënë një kontribut të madh e të gjithan-shëm për formimin e divizionit. Ndihmë tjetër jo pak e madhe iu dha divizionit nga i dërguari i Rajhfyhrerit SS në Tiranë, udhëheqës grupi SS (grupenfyhrer) SS Vitzthum, i cili vuri në dispozi-cion të divizionit policinë, oficerë dhe nënoficerë për stërvitje. Ai u preokupua shumë sidomos për furnizimin e divizionit me të holla me monedhë vendi. Ndihmë dhe përkrahje të madhe pati di-vizioni edhe nga komanda e Armatës 21 Malore, prej së cilës ishte i varur taktikisht, si dhe nga kryekomanda e Armatës P-X tanke, që varej direkt. Komanda e Armatës XXI Malore dërgoi 1 oficer dhe 12 nënoficerë për stërvitje. U bë i mundur krijimi i një shtabi të aftë për punë, ndërsa batalioni shqiptar i divizionit të armëve

Trimëria dhe guxi-mi është gjithashtu karakteristikë tradi-cionale e shqiptarit. Me një minahedhës të lehtë atë mund ta përcjellësh në njëfarë mase në të gjitha ska-jet e globit. Në sulm ai avancon deri atje sa të ketë ndeshur në diçka për të plaçkitur ose për të shkatërruar. Në qoftë se ka arritur të rrëmbejë ndonjë dhi, lopë apo ndonjë rrotë makinë qepëse, atëherë lufta për të ka mbaruar dhe mund të kthehet në shtëpi pa i dhënë llogari askujt. Në mbrojtje shqiptari është mjaft i ndjeshëm ndaj zjarrit të granat-ave. Në të tilla kushte është patjetër i do-mosdoshëm një per-sonel i mjaftueshëm, si numër me drejtues dhe nëndrejtues. Për çdo 20 shqiptarë duhen dy nëndrej-tues gjermanë, d.m.th. njëri të prijë dhe tjetri mbrapa të ruajë. Për sa i përket veshmbat-hjes, përgatitësit kanë ndeshur thuajse të njëjtat vështirësi si-kurse me negrit

Page 19: Metropol dat 14

19• E hënë 14 maj 2012

»dossier

malore “S-Haxhar”, që iu aneksua divizionit në maj të vitit 1944, qëndroi në gatishmëri kundër bandave të territorit kufitar.

III) Operacionet. Ishte e qartë se bandat e kuqe në territorin kufitar shqiptaro-malazez e kishin mësuar planin për krijimin e këtij di-vizion dhe e ndienin si forcë të rrezikshme për ekzistencën e tyre dhe nuk do ta mirëprisnin. Në brendësi të Kosovës reagimi u shfaq me një për-forcim të propagandës komuniste. Për këtë arsye me dy operacione të papritura divizioni ndërmori arrestimin e të gjithë çifutëve (281) dhe shfa-rosjen e një organizate të madhe komuniste, që kishte në gjirin e saj 210 funksionarë komu-nistë. Koha e fituar nga goditja e dhënë mjaft agjentëve dhe kornerëve komunistë u shfrytë-zua për stërvitje të shpejtë intensive. Aksionet e para u ndërmorën pas tetë javë stërvitje, duke pasur mungesa në armatime të lehta dhe në ar-matim të rëndë, megjithatë ish-robërit e luftës të ushtrisë jugosllave trembeshin në betejë dhe thyheshin kur sulmonte armiku. Në këtë drejtim formimi i divizionit malor “Skënderbej” supozo-hej se ishte pretekst për anglo-amerikanët në afrimin e ndihmës së madhe të partizanëve të territorit shqiptaro-malazez. Ky supozim bazo-het në konstatimet e operacioneve të para në përpjekje me kundërshtarin nuk kishin të bënin më me banda në kuptimin e zakonshëm, por me një ushtri të rregullt, të disiplinuar, me uniformë angleze dhe të armatosur si jo më mirë, me një udhëheqje shumë të mirë dhe mjaft superiore. Një mitralozi gjerman i përg-jigjeshin rreth 300 të tillë anglezë; ndërsa nga ana e armikut mësymja bëhej me dhjetëra automatikë, nga ana jonë përgjigjja jepej me pushkë. Veç kësaj favorizuese për anglo-amerikanët dhe bolshevikët ishte fakti që ata kishin malazezë dhe jo shqiptarë. Në të gjitha këto aksione ndikoi para së gjithash mungesa e plotë e aparateve ndërlid-hëse, sidomos mungesa e radios. Mund të thuhet me bindje se me këto luftime trupat tona kanë ndërruar rrolet (me ato të banditëve). Humbjet në radhët e divizionit kanë qenë: 166 të humbur, prej të cilëve 14 gjermanë dhe 152 shqiptarë; 92 të plagosur, prej të cilëve 20 gjermanë dhe 72 sh-qiptarë; 56 të vdekur, prej të cilëve 8 gjermanë dhe 48 shqiptarë.

IV) Ndryshimet poli-tiko-ushtarake në Ballkan dhe ndikimet e tyre në territorin ku përqendro-het divizioni. Kalimi i Tur-qisë në anën e aleatëve, në kundërshtim me atë që pritej, nuk pati asnjë reaksion të jashtëm te shqiptarët muhamedanë, ndonëse populli i ka veshët vazhdimisht te radioja e Ankarasë dhe se në qytetet Prizren e Prishtinë shumica dër-rmuese flasin turqisht dhe jo shqip.

Megjithatë, pasoja të mëdha pati tradhtia e Rumanisë, Bullgarisë dhe e Finlandës, por për këtë të fundit shqiptarët nuk janë të in-teresuar, sepse është larg dhe e panjohur për ta. Konsekuencë kishte në të gjitha dhe propa-ganda e përforcuar dhe armiqësore e bejlerëve, kundër divizionit. Parullat e tyre kësaj here ishte: “Të tërhiqemi me kohë nga gjermanët” dhe: “Shqiptarët nuk duhet të luftojnë kundër shqiptarëve”. Shqiptarët kishin jetuar mbarimin e luftës, falimentimin e shpejtë të Jugosllavisë, si dhe kapitullimin e paturp të Italisë, tani ata prisnin të njëjtën gjë për Gjermaninë. Tërheqja e shpejtë dhe e dukshme e pjesëve të prapavijës sonë, e shoqërisë së minierave, të gjithë per-sonelit femëror gjerman e forcuan këtë mendim te shqiptarët edhe për faktin se kjo tërheqje bëri një përshtypje si e tillë mjaft e nxituar (si arratisje). Shqiptarët qëndronin, si gaba, të gat-shëm të rrëmbenin në shkatërrim e sipër armët dhe municionin e një ushtrie që është duke u

shkrirë, si ajo gjermane, tamam sikurse kishin vepruar pak më parë në rastin e Jugosllavisë dhe Italisë. Këtë qëllim duhej të kishte si pikësynim edhe një sulm i fortë i armikut, prej 1500 ban-ditësh në datën 11.9.1944 mbi Gjakovë, në të cilin, sikurse u konstatua përfundimisht, kishin marrë pjesë një numër fshatrash përreth. Sulmi ku mbetën të vrarë 10 nga ana jonë dhe 104 nga ana banditëve, u thye me një kundërsulm në datën 13.9.1944 në periferi të Gjakovës. Për mungesë forcash nga ana jonë në këtë aksion u aktivizua në luftë edhe shtabi i divizionit. Shpre-sa e shqiptarëve nacionalistë ishte që gjerma-nët të zëvendësohen me anglezë para se në Sh-qipëri të kenë ardhur bolshevikët. Propaganda e divizionit konstaton për analogji se pushtimi i Shqipërisë nga ana e anglo-amerikanëve do të ishte një rrugë e tërthortë për bolshevizimin e vendit. E rrezikshme do të ishte, me sa duket, parulla “shqiptarët nuk duhet të luftojnë kundër shqiptarëve”. Kjo parullë ka qenë e përshtat-shme për të paralizuar në stil të gjerë luftën e bandave komuniste, por në këtë drejtim propa-ganda jonë e ka nxjerrë në shesh nga qëndrimi i bandave komuniste, të cilat për mungesë ekspe-rience (zgjuarsie) deri tani kanë luftuar paralel-isht, si kundër gjermanëve, ashtu dhe kundër bandave antikomuniste, i kanë djegur fshatrat e këtyre të fundit. Kështu që këto banda kombë-tare jo vetëm janë bashkuar, por duan të ndjekin rrugën për në ushtrinë gjermane (për ndihmë),

sikurse janë duke bërë pjesërisht. Largimi i Bull-garisë nga Maqedonia kishte për pasojë që sh-qiptarët t’i zgjerojnë kufijtë e sigurimit të tyre, deri para Shkupit dhe prej aty deri në Kumanovë, Presovo, Buljaveç. Me këtë fitohet një pjesë ter-ritori shumë e favorshme për mbrojtje, ndaj ndonjë sulmi eventual nga Lindja. Në luftimet e tyre të deritanishme, kundër komunistëve, bandat e atjeshme kombëtare kanë rezistuar mjaft mirë. Në udhëheqjen karshi Bullgarëve edhe në këtë drejtim pritet një luftë e ardhshme mbrojtëse. Por pasoja direkte e krizës politike-ushtarake në Ballkan kanë qenë dezertimet e vazhdueshme në divizion, sidomos në pjesën kufitare të Maqedonisë, Tetovë-Gostivar, ku dezertoi efektivi i krejt regjimentit gjuajtës SS-malor prej 1000 frymësh, duke marrë me vete uniformën dhe armët. Pasiguria e shqiptarëve u tregua para së gjithash në Tetovë, ku bashkë me dezertimin u organizua edhe një mbledhje an-tigjermane natën. Për këtë u hetuan pikërisht në Tetovë një për një të gjithë rekrutët shqiptarë nga eprorët e tyre. Deri më 1.10.1944 kanë dezertuar gjithsej 3425 persona SS shqiptarë. Ka ndodhur që një rojë në kohën e ndërrimit të

shërbimit me shokun janë larguar të dy. Në ras-tin e një postëroje tek ura kanë kaluar 10 veta dhe janë larguar së bashku pa u penguar nga rojat. I gjithë kursi për stërvitje me kuaj i për-bërë nga 30 veta kanë dezertuar të gjithë së bashku. Një patrullë zbulimi në madhësinë e një toke u larguan dhe nuk u kthye më. Këtu u ndie mjaft mungesa e personelit gjerman. Në dezer-time batalioni shqiptar i divizionit “Hanxhar” nuk bëri përjashtime, 697 dezertorë, por këta njerëz do të luftojnë në vendet e tyre. Duke pasur parasysh dezertimet e deri tanishme në datën 1.10.1944 përbërja e divizionit kishte 3994 sh-qiptarë akoma.

V) Vlerësimi i gjendjes. Detyra e divizionit për sigurimin e territorit të Kosovës mund të kryhet hëpërhë edhe në kushtet ekzistuese. Kjo ba-zohet para së gjithash në faktin se në fillim të formimit të divizionit organizata komuniste, që ishte mjaft e degëzuar, u shkatërrua plotësisht dhe deri tani komunistët nuk kanë pasur asnjë mundësi ta marrin veten nga ana organizative dhe ajo propagandistike. Komunizmi urrehet instinktivisht nga popullsia, në radhë të parë si një formë fenomenale pansllave. Bandat kombë-tare, para së gjithash në Lindje të vendit, janë shumë në lartësi nga ana morale, sepse në këtë drejtim influencon edhe dëshira për mbrojtje, kundër ndërhyrjes bullgare. Në rastin e bandave kombëtare tani ekziston nevoja e mbështetjes te gjermanët. Ata janë të kënaqur, në qoftë se

në një bandë futen të paktën dhjetë ushtarë gjermanë. Me gjithë mundësinë e kapitullimit të Gjermanisë. Si pasojë e marshimit anglo-ameri-kan në lumin Rin, prapë simpatia për Gjermaninë është shtuar, ndonëse besimi për një fitore të Gjermanisë nuk ekziston më, por edhe antiteza e një kapitullimi të plotë pa kushte të Gjerman-isë nuk besohet. Siç duket, krejt në mënyrë të favorshme ka ndikuar në popull edhe tërheqja me etapa e pajisjeve nga territori i Kosovës. Banditët e kuq në Jugperëndim të Kosovës kanë rënë në qetësi tani për tani. Me sa duket, ata janë në pritje të ofensivës së bolshevikëve bull-garë drejt perëndimit.

VI) Masa për organizimin e tanishëm. Dez-ertime masive nga njëra anë dhe nevoja e mbështetjes së bandave kombëtare te gjerma-nët, nga ana tjetër, çuan në marrjen e masave të mëposhtme të organizimit sipas madhësisë së kuadrit ekzistues gjerman dhe gjendjes së armatimeve që janë në dispozicion. Janë nëntë pika organizuese për forcat ushtarake të di-vizionit, që ndihmojnë në një kompaktësi, sipas kushteve konkrete, si p.sh. banda vullnetare kombëtare dispononte 2500 veta dhe jo pak

forca të divizionit SS “Skënderbej” u përgatitën me kurse të shkurtra për të përballuar armikun në territorin e Kosovës në rast të një ofensive të pritshme”.

Ky raport është përgatitur nga komandanti i divizionit Shmidhuber SS-Oberfyhrer.

- Dokument bobine T 311-197 për grupar-matën gjermane F.

Në faqen 3 të përgatitur nga kryekoman-datura e Juglindjes në kuartierin kryesor për muajin janar 1945 jepet e plotë zbrazja e Ball-kanit nga gjermanët. Për sa i përket çështjes në fjalë, Kosovës, mund të përmbledhim këtë fragment: “Si përfundim krejt pesha e luftës së pandërprerë rëndon mbi njeriun gjerman. Vetëm atje ku zë pozicion ai nuk kalon armiku, vetëm atje ku sulmon ai i arrihet qëllimit, vetëm atje ku bashkëpunon ai rritet vepra e duarve të huaja. Disfatat në Rusi, Afrikë, Itali dhe së fundi në Francë këto kthesa ndoshta përfundimtare të fateve të luftës i përkrahën të gjithë anglofilët dhe rrymat pro ruse. Si një sfungjer, Ballkani thith të gjithë helmet e propagandave armike shpirti tregtar peshon shanset e fitimit dhe të humbjes dhe tërhiqet nga një allishverish i pasigurt. Ushtari gjerman, që dikur brohoritej si një shpëtimtar çlironjës, nuk ka më miq, ai është tradhtar. Tani ky territor i gjerë kërcënon për vdekje. Qindra kilometra malësi e zhveshur, si peizazhet e hënës me të poshta dhe të përpjeta, që të dekurajojnë shkrepa dhe humnera, pyje të

egra dhe moçale malarike, ndajnë frontet bregdetare nga bazat e tyre të furnizi-mit. Stuhitë e kohës prishin çdo plan, që ka të bëjë me qarkullim ajror ose ndërlid-hjet telefonike, si në asnjë vend tjetër... Në territorin e ujërave detare dominuan nga muaji në muaj, gjith-një e më tepër amerikanët, dalëngadalë ata ushtro-jnë kontroll edhe në zonat ajrore bregdetare dhe në këtë mënyrë e detyrojnë qarkullimin gjerman që të bëhet natën me mjegull dhe stuhi...”

Në këtë mënyrë tragjike përshkruhet e gjithë tërheqja gjermane nga Ballkani dhe po të vijohet në analizat e tyre për luftën në Ballkan ka të bëjë me të gjithë strat-egjinë e përplasjes midis boshtit dhe aleatëve, që është detyrë e mirëfilltë për t’u studiuar nga his-torianët ushtarakë. Fundi i betejës në Kosovë para-qitet në këtë mënyrë: “Në datën 15.10.1944 Nishi dhe Beogradi bie në duart e armikut. Rusi qëndron në anën perëndimore të luginës së Moravës, në rrugën kryesore Kraguje-vaç-Beograd. Grumbuj të ushtrisë Bullgare vërsho-jnë nga Nishi në drejtim

të Jugut dhe të Jugperëndimit. Trupat tona që ndodhen nën komandën e Juglindjes dhe që rezistuan deri në fund në kufirin lindor të Ser-bisë, u shkatërruan dhe u përzunë nga rrugët në drejtim të maleve pa udhë kalimi, nga ku duke humbur shumë automjete dhe armë të rënda u detyruan të çajnë në drejtim të perëndimit. Në këtë kohë grupi ushtarak “E” izolohet me të vërtetë, ai ka vetëm një rrugë në dispozicion, dhe kjo është rruga me drejtim Shkup, Mitro-vicë, Kraljevo, Uzice, Sarajeve, por që pjesa e tretë, e fundit e saj, është e okupuar prej ban-dave. Me këtë rrugë do të zhvillohet javët e ar-dhshme lufta e vërtetë që vendos. Duke e para-shikuar suksesin, rusi sulmon nga Kragujevaci gjatë Moravës Perëndimore kundër Kraljevos të pasiguruar mirë. Ai shtyn divizionet bullgare prej Kuvumlijes në drejtim të luginës së Iberit dhe prej Bujanovcës në drejtim të pellgjeve të Shkupit. Në këtë situatë shumë të rrezikshme, edhe komanda gjermane e ndodhur në Kosovë merr rrol kryesor në fatin e tërheqjes të gjithë ushtrisë gjermane, që drejtohet nga gjeneral kolonel Lohr për grupin ushtarak “E”.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: Metropol dat 14

20 E hënë 14 maj 2012 •

« LibrariLumturia aristoteliane në njohjen e vetvetes

- Duke lexuar veprën “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” të filologut të shquar Spiro N. Konda -

Në retorikën e Aristotelit flitet dhe për lumturinë dhe përbërësit e saj. Sipas tij, një nga ata elementë të natyrës së lumturisë është dhe fisi i mirë (Eugjeneia). “Fisnikëri është për një komb ose për një qytet,

kur të parët edhe prijësit e tyre janë autoktonë ose shumë të vjetër dhe kanë rrjedhur prej tyre shumë njerëz, që janë për t’u pasur zili...”.

Tani, në vitin e 100 të themelimit të shtetit modern shqiptar, një shekull pavarësi, sigurisht është e natyrshme të rritet interesi dhe kërkimi në këtë drejtim, njohja e së shkuarës, që na bën të shohim më larg në të ardh-men. Është sugjestionues, por dhe një mbushje me dije, shfletimi i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, me autor filologun historian Spiro N. Konda, i botuar rishtas me një teknikë të lartë nga botuesi UEGEN, i shkruar gjysmë shekulli më parë.

Autori i shquar, i harruari dhe i pa-harruari Spiro N. Konda, pyet: Ne që quhemi shqipëtarë a i kemi cilësitë e Lumturisë, jemi d.m.th. autoktonë dhe të vjetër? Banojmë këtu ku jemi sot prej kohësh parahistorike, prej kohësh që s’mbahen mend, apo kemi ardhur në kohët historike si bull-garët, serbët etj.? Vallë kemi pasur burra të shquar që kanë bërë vepra të admirueshme, vepra që t’u kesh zili?... Ai që do të marrë përsipër të shkruajë historinë e kombit shqiptar, - porosit qysh në krye të këtij librit të tij të madh autori, - që nga kohët parahistorike dhe gjer në ditët e Gjergj Kastriotit ose Skënderbeut, duhet medoemos të ketë këto cilësi: Të jetë:

1. Filolog helenist 2. Filolog latinist 3. Gjuhëtar (glosolog) 4. Indolog. Dhe 5. Gjuhën shqipe ta ketë shumë

amtare dhe ta zotërojë shkencërisht.Këtë përgatitje dhe të pesë ato

virtyte shkencore të nevojshme i kishte Spiro N. Konda, shqiptari nga Korça, nga fshati Dardhë që u laurua në Athinë për Filologji në Fakultetin Filozofik dhe me veprën e tij “Sh-qiptarët dhe problemi pellazgjik”, të cilën e shkroi po vetë dhe në greqisht, e ndau në dysh Akademinë Greke, në pro dhe kundër tezave të tij. Madje u dënua dhe me vdekje, por ai u kthye në atdhe, këtu mbylli sytë dhe prehet në varrezat e vendlindjes. Pak shkruhet për të, edhe fjalorët enciklopedikë e harrojnë(?!), por ai mbetet i veçantë si studiues, imponues për nga dija e gjërë dhe e thellë, ku përzihen historia, etimologjia, njohja e gjuhëve të vjetra dhe arkeologjia e gjuhësisë. Porosia e tij e pestë - e të paturit gjuhë amtare shqipen për ata që do të duan të shkruajnë historinë e kombit shqiptar, - mbetet dhe si apel që ne duhet të guxojmë të flasim për veten, duke qenë të armatosur me dijet e duhura.

“...Edhe studimi dhe kërkimi ynë mbështetet mbi dy burime: Mbi shkrimtarët e vjetër grekë dhe latinë dhe mbi gjuhën shqipe, që është kyçi i zgjidhjes së këtyre çështjeve” – thotë studiue-si ynë. Kurse botuesi i UEGEN-it, historiani dhe shkrimtari Xhevair Lleshi shton se libri i Spiro N. Kondas është si një bibël për shqiptarët.

Shumë shkrimtarëve dhe veprave të histo-rianëve të kohëve të lashta u bëhet referimi në këtë vepër madhore. Spiro N. Konda merret me gjuhën e shqiptarëve, në ç’degë të gjuhëve hyn, origjina e saj dhe e atyre që flasin, e shqiptarëve.

Ai është mbështetur në të dhënat e veprave të mëdha nga autorë të rëndësishëm: Homeri, Hesiodi, Demokrit Abderiti, Skylaks Karyanieus, Theokriti, Herodoti, Thuqididi, Ksenofoni, Aristofani, Eskili, Euripidi, Pindari, Platoni, Aristoteli, Dikaiarku, Polibi, Dionis Alikarnasi, Skymni prej Hios, Straboni, Diodor Sikelioti, Tit Livi, Plutarku, Arriani, Apoloni, Dionis Periegeti, Markiani, Virgjili, duke numëruar rreth 130 autorë dhe vepra të mëdha.

Gjuha shqipe futet në grupin japetik, dhe sipas studiuesit, të parët e shqiptarëve janë

pellasgët dhe trualli i parë i tyre është i gjërë, perandorak. Por ai e nis me historinë e fjalëve parake. Popujt që kanë fjalët Pater, Matars dhe Bhratr janë të një grupi e të një fisi në mes tyre. Dhe bën krahasimin e shqipes me gjuhën mëmë, japetike dhe me gjuhët e tjera motra e me fis të njëjtë.

Autori jep në vepër elemente qytetërimi të të parëve të lashtë të shqiptarëve të sotëm. Dhe përfshin këtu katër takime shqiptarësh dhe pellasgësh. Kurse në pjesën e dytë merret me gjurmët e shqiptarëve të vjetër domethënë të pellasgëve. Këtij qëllimi i shërbejnë toponim-itë, homonimitë që gjenden në Greqinë e re dhe gjetiu, etimologjia dhe shpjegimi i të cilave bëhet me anën e gjuhës shqipe.

A) Toponimi që kanë për bazë fjalën shqipe gur (greq. Petra)

B) Toponimi që kanë për bazë fjalën shqipe mal (greq. Oros)

C) Toponimi që kanë për bazë fjalën shqipe pyll (greq. Dhasos)

Ç) Toponimi që kanë për bazë fjalën shqipe shur (greq. Ammos)

D) Toponimi që kanë për bazë fjalë të tjera të ndryshme të gjuhës shqipe.

Kombësia e parë e fjalës gur i përket popullit që e fliste. Dhe jep toponimi dhe emra të tjera në Greqinë e vjetër me rrënjë fjalën shqipe gur, mal, etj., dhe vendet ku gjenden.

Autori i kushton rëndësi edhe ishujve (pel-lasgjikë) duke dhënë në mënyrë kronologjike

dhe gjenealogjike shpjegimet përkatëse, por edhe dinastinë e mbretërve të Kretës (familja mbretërore e së cilës ishte pellasgjike) që prej Deukalionit të parë gjer te Idomeneu që luftoi në luftën trojane.

Në librin e tij të nëntë autori përshkruan:

Pellasgë në Attikë, Pel-lasgë në Beoti, Pellasgë në Orkomeno, Pellasgë në Thesali, Pellasgë në Thrakë dhe Samothrakë, Pellasgë në Mikenë, Pellasgë në Tirynth, Pellasgë në Argos.

Në librin e dhjetë merret me Etrustkët.

Ndërkaq dijetari Spiro N. Konda rendit se çfarë ishte thënë mbi këtë çështje prej historianëve dhe gjuhëtarëve të kohrave të ndryshme.

Profesori Panajot Kupitori nga Hydra, në veprën e tij “Studime shqiptare”: trajtim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe mbi kombin e shqiptarëve, Athinë, (viti i botimit 1879) dhe historia-nët bizantinë të shekujve XIV, XV dhe XVI shqiptarët i quajnë “Arvanitas, Alvanus, Ilirius, Trivallus, Skithas, Misus, Kroatius, Polanius dhe Sarmatas” (faqe 6-7). Vetëm Kalkokondili thotë se “shqiptarët numërohen më tepër për maqedonas, se sa për ndonjë tjetër komb të botës” Iibid., f.7.

Nga historianët e rinj, Leibnitzi (Opera philologica edit. Geneva 1768, vol. VI, pjesë II) thotë: “shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëng-

jishten”. (Ibid. , f. 7-8)Thummanni, profesor në Laipcig në gjur-

mimet e tij “Mbi historinë e Kombeve të Europës Lindore” (1774) shqiptarët i quan pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të Gencit, të Teutës dhe të Pirros. (Ib. F. 8)

Malte Bruni në veprën e tij “Annales des voyages” V. III, Paris 1808, si edhe në “Gjeo-grafinë e tij të përbotëshme” (libër 118) thotë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. (Ib. F. 9)

Englezi W. M. Leake (1814) që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët janë ilirët e vjetër (Ib. f.10)

Konsulli francez Pouqueville që qëndroi dhjetë vjet në mes të shqiptarëve dhe studioi gjuhën, karakterin, veprat dhe jetën e popullit si dhe të prijësve të tij, shqiptarët i konsid-eron skithas, të cilët nga Albania e Kaukazit u shpërngulën në kohë shumë të lashta dhe erdhën në Albaninë e Europës ku banojnë sot. (Ib. F. 11-12)

Fallmerayeri, që shkroi historinë e sh-qiptarëve (Mynhem 1857-1860) që prej çfaqjes së tyre të parë në histori e gjer në pushtimin e tyre prej turqëve, pas vdekjes së Skënderbeut, thotë: “Gjuha shqipe s’ngjet fare as me gre-qishten, as me turqishten as me dialektet sllave që fliten sot në vende në jugë të Danubit. Jani Vretua kundërshton mendimet e “Neologos” duke shpjeguar se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve...

Historiani Konstantin Paparigopillos thotë se kombet iliriane, me kalimin e kohës pjesërisht u zhdukën, pjesërisht u përzien me kombe të një origjine tjetër dhe nga më të shumtit gjurmues të kohëve të reja vetëm shqiptarët konsidero-hen si pasardhësit e rracës së ilirëve. (Shih, “Enhiridion Gjenikis Istorias”, - Athinë 1849).

Jakov Thomopuli në veprën e tij volumi-noze me titullin “Pelasgjika” duke krahasuar fjalë pellasgjike me fjalë shqipe, mundohet të provojë se shqiptarët e sotmë janë pasardhësit e vërtetë të pellasgëve.

Duke u mbështetur dhe në studimin e gjuhëtarit Eqerem Çabej “Elemente të gjuhë-sisë e të literaturës shqipe”, sipas studiuesit Konda, dalin tre teori mbi origjinën hipotetike të gjuhës shqipe:

TEORIA E PARË: Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Përfaqë-

sonjës të kësaj theorie janë: 1) Gustav Meyeri, albanollog. 2) Leibnitz, filozof. 3) Thumann, historian. 4) Diefenbach, historian. 5) Falmerayer, historian. 6) Hahn, historian. 7) Neibuhr, historian. 8) Benfey, filolog. 9) Miclosich, filolog. 10) Paul Kretshmer, profesor i gjuhësisë

krahasuese në Vjenë. 11) Francesco Ribezzo, gjuhëtar. TEORI E DYTË: Gjuha shqipe rrjedh nga Thrakishtja. Për-

faqësonjës të kësaj teorie janë: 1) Potti 2) Tomascheku 3) Vasmer 4) Herman Hirt, profesor në Universitetin e

Giesenit në Gjermani. 5) Whatmough, gjuhëtar amerikan. 6) Gustav Veigand, profesor në Leipsig të

Gjermanisë. 7) Schuchardt 8) Hasdeu Teori e tretë: Gjuha shqipe është përzjerje e ilirishtes dhe

thrakishtes. Përfaqësues të kësaj teorie janë: 1) Arboi De Jubainville, historian. 2) Carl Patsch, historian. 3) Baron Nopcsa, albanolog hungarez. 4) Norbert Jokl, albanolog, profesor në

Vjenë.Vepra është një enciklopedi dhe një udhër-

rëfyes, ku mëtohet shkencërisht se shqiptarët gjenden me mijëvjeçarë në truallin e tyre dhe gjuha shqipe ka gjurmë përtej këtij trualli, një arkeologji e përhapur perandorake e saj. Pellas-gët, ku fshihet zanafilla e shqiptarëve, që nga kohët parahistorike, ishin ngulur kudo, në Azinë Vogël, në Thrakë, Maqedoni, në Epir, në gjithë Greqinë, në ishujt e detit të Mesdheut, në Itali, në Egjipt, në bregdetin e Libisë, Etiopisë dhe në Spanjë, etj, dhe zhvilluan qysh nga mijëvjeçari i pestë para Krishtit një qytetërim të çmuar, nga ku rrodhën kulturat e mëpastajme helene e romake, etj.

Pra le t’i kthehemi besimit të njohjes së vetvetes, gjë për të cilën na ndihmon shumë dhe kjo vepër, si një lumturi aristoteliane.

Visar ZHITI

Page 21: Metropol dat 14

21• E hënë 14 maj 2012

»Librari

Shqiptarët, autoktonë..Titulli: Etruskishte - toskërishteGjinia: Histori, gjuhësiAutori: Niko StylosShqipëroi: Llambro Ruci

Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi. Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë. Siç e dimë, i pari apo themeluesi i tyre ka qenë Iliri, i biri i Kadmit, mbretit të Thivës (Tebës), prej të cilit morën edhe emrin. Duke u përpjekur të provojë vërtetësinë e këtyre sa përmendëm më lart, Stylos merret me mbishkrimet shumë të lashta të shkruara në alfabe-tin jonik, të cilat deri më sot nuk janë lexuar. Në këto mbishkrime shpjegimin e gërmave të panjohura e gjen në alfabetet e njohur të Epirit që na kanë arritur deri në ditët tona. Nëpërmjet përdorimit të këtyre gërmave të panjohura zbërthehet lehtësisht enigma... na dalin përpara tekste të përsosura në gjuhën shqipe...

Dr. Laurant Bica

Selaniku, çfarë humbi“Takime” në osmanizëmTitulli: Selaniku qyteti i fantazmave (Të Krishterët, Myslimanët dhe Hebrenjtë 1430-1950)Origjinali: Salonica: City of Ghosts (Christians, Muslims and Jeës 1430-1950)Gjinia: HistoriAutori: Mark MazowerShqipëroi: Erblina Kërçishta, Julinda Mano

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.

Mes rrënojave romake dhe manastireve bizantine, sinagogave dhe xhamive, hamejtë hebrenj dhe skllevërit ukrainas bashkëjetonin me tregtarët grekë, pashallarët osmanë dhe luftëtarët e çetave shqiptare. Besimet dhe gjuhët përplaseshin dhe përziheshin në një atmosferë devocioni të përbashkët dhe misticizmi mesianik.

Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacinalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyrin në epokën e modernizmit.

Katerina Gremo ka lindur më 8 tetor 1964 në Livad-hja të rrethit të Sarandës. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Livadh-ja. Në vitin 1958 përfundoi Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë. Vazhdoi stu-dimet në Athinë, ku mbaroi shkollën dyvjeçare për shef kuzhine “Chef D’Oeuvere” në maj të vitit 1995.

Zotëron diplomën “Higher Diploma in Food and Beverage Manage-ment” (Diploma e lartë e Menaxherit të Ushqimit dhe Pijeve), titull i cili iu dha nga shkolla greke e Menaxhimit të Hoteleve dhe Ushqimit Social në vitin 1994.

Ka punuar në kuzhina dhe poste të ndryshme. Në vitin 2004 është aktivizuar si shefe kuzhine në postin e Ushqimeve të Ftohta gjatë Lojërave Ol-impike dhe Paraolimpike të Athinës. Që prej vitit 2004 e deri në dhjetor 2008 ka punuar si “chef” në Repartin e Ushqi-meve dhe Pijeve të Kompanisë “Olympic

Catering” dhe njëkohësisht ka qenë kryeredaktore e revistës “Arti i kuzhinës” (2005 – 2007). Gjatë gjithë kësaj kohe, znj. Gremo ka ndjekur mjaft seminare, prej të cilëve ka fituar tituj diplomash në Akademi të ndryshme Kulinare si: “Le Cordon Bleu”, “Academie d’art culinaire de Paris” etj.

Është, gjithashtu, autore e librave: “Lloje të ndryshme bukësh”, “Rec-eta vere”, “100 receta makaronash të shijshme”. Gjithashtu, është anëtare

e WACS (World Association of Cooks Society – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Kuzhinës).

Ka fituar mjaft medalje dhe tituj nderi në konkurse të ndry-shme kombëtare e ndërkom-bëtare të shefave të kuzhinës si anëtare e “Grupit Kombëtar Kulinar Grek”. Në vitin 2007 zuri vendin e parë në Konkur-sin e Pestë Kombëtar Grek të Shefave të Kuzhinës duke fituar medaljen e artë.

Bordi drejtues i “Shoqatës Greke të Shefave të Kuzhinës” në vitin 2007 e nderoi atë

duke i dhënë postin prestigjioz “Shefe - anëtare e Gupit Kombëtar Kulinar Grek”, i cili merr pjesë në të gjitha festivalet gastronomike kombëtare dhe ndërkom-bëtare, si dhe në të gjitha konkurset gastronomike kudo në botë. Sot, Kat-erina Gremo është kryetare e Federatës Shqiptare të Gastronomisë, si dhe drejtuese e rubrikës së kuzhinës pranë Televizionit Publik Shqiptar, rubrikë të cilën e drejton që nga viti 2008.

Të ushqehemi në MËNYRË MESDHETARE

Titulli: Kuzhinë mesdhetare, aromë dhe shijeAutori: Katerina GremoGjinia: Gastronomi

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqy-erit e popujve të Mes-dheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gati-

meve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bëtë sinonim i jetëgjatë-sisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj. Gjatë 50 vjetëve të fundit, në arenën shkencore botërore vihet re një mendim unanim i shkencëtarëve për sa i përket faktit që dieta mesdhetare është një nga modelet më të ekuilibru-ara të të ushqyerit. Për të arritur në këtë rezultat u deshën qindra studime, në përfundim të të cilave u vu re se kur njerëzit për-dorin një regjim të tillë ushqimor, shfaqin një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë në popullatë, si pasojë e kancerit apo sëmund-jeve të zemrës në krahasim me dietën e mjaft vendeve të tjera. Një pjesë e pandashme e dietës mesdhetare janë edhe erëzat e beharnat. Natyra mes-dhetare na ka dhuruar një larmi të çmuar bimësh aromatike për përdorim kulinar. Mendoni për një moment se sa e varfër do të na dukej gjella pa aromën dhe shijen që i japin erëzat dhe beharnat. Përdorimi i tyre jo vetëm përforcon shijen e ga-timeve, por duke i kombinuar në mënyra të ndryshme na jep mundësinë të krijojmë një shumëllojshmëri gatimesh.

MBI AUTOREN

Page 22: Metropol dat 14

22 E hënë 14 maj 2012 •

« SPORT

Ledjo Seferkolli

Partizani është zyr-tarisht në kategorinë e parë në sezonin e ardhshëm. Të kuqtë kanë mundur 3:0

Këlcyrën në ndeshjen e fun-dit në grupin B, duke siguruar dhe matematikisht ngjitjen një kategori më lart. Partizani ka kurorëzuar me sukses një sezon të gjatë, të lodhshëm, të mundimshëm, një sezon sakrifice. Tashmë të gjithë te Partizani janë të lirë të këndo-jnë “kurrë më në kategorinë e dytë”. Skuadra kryeqytetase ka nisur kështu rrugën drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Sigurisht që deri atje rruga do të jetë e gjatë dhe shumë e vështirë, por të pak-tën për disa ditë kjo skuadër e këta tifozë do të festojnë një trofe që nuk e kishin men-duar kurrë. Kundër Këlcyrës në fushë ka qenë Partizani B, pasi dyshja drejtuese Musta-Pelinxhi, i kishin dhënë hapë-sirë lojtarëve që janë aktivi-zuar më pak gjatë sezonit. Dhe askush nuk ka zhgënjyer. Një fitore e pastër përballë Kël-cyrës që edhe ajo ka qenë në Tiranë për të festuar së bashku me Partizanin. Mëritë e inatet e fazës së parë janë harruar.

NdeshjaNjë ndeshje pa histori, një

ndeshje e fituar që pas 23 se-kondash kur Gjoka ka shënuar golin e parë për t’u pasuar më pas dhe nga dy të tjerë, nga Eldi Thaka (38’) dhe Juliet Çobo (47’). Tri gola për gati 3 mijë ti-fozë të pranishëm në shkallët e “Selman Stërmasi” që kanë mbështetur skuadrën për 90 minuta. Partizani e ka nisur me gol, të kuqtë mezi kanë pritur për të zbritur në fushë për të shënuar. Që në sekondën e 23-të, Gevi Gjoka ka shënuar golin e parë që i ka dhënë avan-tazhin Partizanit. Sa për fatin e ndeshjes asgjë nuk mund ta ndryshonte atë, ndërsa Partizani B i hedhur në fushë nga dyshja Musta-Pelinxhi ka bërë mjaft mirë detyrën e vet. Pas golit të parë rastet për të kuqtë kanë qenë të shumtë, në minutën e 13-të traversa i ka mohuar golin Miskës. Parti-zani dominon, ndërsa Këlcyra provon të frikësojë të kuqtë

Del Piero përlot “Juventus Stadium”

“Kam festuar përpara tifozëve të mi, me shokët e skuadrës në fushë për trofeun e fituar. Jam shumë i lumtur për këtë ditë, sepse Juventusi ka fituar kampionatin dhe unë kam ngritur trofeun në qiell përpara tifozëve bardhezinjë. Jam shumë i lumtur, por kjo është edhe një ditë e trishtueshme për mua, sepse është ndeshja e fundit me Juventusin në kampionat.” Këto kanë qenë fjalët e kapitenit legjendar të Juventusit, Alesandro Del Piero, për të cilin nuk mund të shkonte më mirë kjo sfidë, pasi përveçse ka ngritur trofeun, ka shënuar edhe një gol në takimin e fundit në kampion-at me Juventusin. E gjithë festa ka qenë për të, i cili në 19-vite me Juventusin ka shkruar historinë. Del Piero ka “pushtuar” vëmend-jen e stadiumit, pasi në momentin që ai është zëvendësuar nga Pepe, të gjitha duartrokitjet kanë qenë për të. Loja është ndalur dhe të gjithë lojtarët e kanë përqafuar kapitenin. Emocionet nuk kanë mbaruar me kaq, sepse tifozët nuk kanë mbetur aspak të kënaqur vetëm me një përshëndetje, por në korr i kanë kërkuar të ngrihet nga pankina dhe të bërë një xhiro rreth fushës. Këtë gjë kapiteni e ka bërë dhe i përlotur nga atmosfera dhe festa, është përshëndetur me të gjithë tifozët që kanë qenë në stadium. Kam-erat e stadiumit kanë fokusuar disa momente, ku së bashku me Del Pieron janë përlotur edhe tifozët, të cilët nuk duan që ai të largohet. Përpara kapitenit janë përulur të gjithë tifozët, por edhe drejtuesit e Juventusit, duke filluar nga pronari Xhon Elkan, i cili ka qenë në tribunë, presidenti Andrea Anjeli dhe shumë familjarë të tjerë të familjes Anjeli, e cila ka në pronësi “Zonjën e Vjetër”. Në këtë ditë kaq të veçantë, Del Piero ka theksuar edhe njëherë se nuk do t’i japë fund futbollit, edhe pse i duhet të largohet nga Juventusi, pasi është në fund të kontratës. Kapiteni, i cili për 19-vite ka shkruar historinë, ka theksuar se do të vazhdojë të luajë futboll derisa të mos ndihet më mirë fizikisht. Në ditët e fundit është folur se Del Piero do të transferohet tek Milani për të zënë vendin e Filipo Inzagit, por kapiteni i “Zonjës së Vjetër” e ka hedhur poshtë këtë lajm, duke sqaruar: “Nuk do të shkojë tek Milani. Nuk kam pasur asnjë kontakt me kuqezinjtë. Do të luaj ende futboll apo do të bëhem një drejtues tek Juventusi? Kam një jetë të tërë përpara për të bërë drejtuesin, por tani e rëndë-sishme për mua është të luaj. Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që nuk do të ndihem më mirë fizikisht. Unë kam lindur për të luajtur futboll dhe do të vazhdoj të luaj. Jam i lum-tur për këtë ditë dhe ajo që më intereson më shumë është të festoj së bashku me skuadrën.” E ardhmja e Del Pieros mbetet enigmë, pasi ai ende nuk e ka vendosur. Ajo që është e sigurt është se kapiteni do të luajë edhe në takimin e Kupës së Italisë kundër Napolit dhe më pas do të largohet nga Juventusi. “Jam shumë i lumtur për këtë moment që po përjetoj dhe mund të them se nuk kam menduar për të ardhmen, sepse po përje-toj të tashmen. Me trajnerin Konte, asnjëherë nuk kam pasur polemika, përkundrazi një raport shumë të mirë. Objektivi im i radhës është të fitoj edhe Kupës e Italisë dhe më pas do të mendoj për të ardhmen. Në këto çaste dua të përjetoj vetëm këtë ditë kaq të veçantë, të cilën e kemi pritur për shumë vite më radhë”, ka deklaruar Del Piero. Mikail Rrogozi

Udineze në Ligën e KampioneveMbrëmja e djeshme e Serisë A, nuk ka dhuruar surpriza të

mëdha. Kjo pasi Udineze, e cila e kishte vet në dorë kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, duke mbajtur vendin e tretë, e ka bërë më së miri detyrën. Kështu, Udineze nuk ka bërë asnjë hap fals, edhe pse kishte një ndeshje shumë të vështirë për-ballë si ajo ndaj Katanias. Ndjeshja ka nisur shumë e shpejtë, dhe Udineze ka pasur menjëherë një rast të artë me anë të Di Natales, i cili i vetëm me portierin, pasi i dhurohet topi nga një mbrojtës i Katanias, ka bërë më të vështirën, duke e nxjer-rë topin jashtë. Gjithsesi, ka qenë po ai i cili disa minuta më pas, më saktë në të 19-tën ka shënuar një gol spektaktolar. Pasi shmang një mbrojtës, e më pas edhe portierin, Di Natale ka lëshuar një top me një teknikë të jashtëzakonshme, duke shënuar një gol spektakolar. Ky gol, do të thotë një vend në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, Katania nuk dorëzohet kollaj dhe në minutën e 39-të është pranë barazimit, por Gomesh humbet një 11-metërsh. Në pjesën e dytë, Udineze ka shënuar edhe golin e sigurisë me anë të Fabrinit. Kështu, Udineze për të dytin sezon radhazi kap një vend në Ligën e Kampioneve. Tashmë e vetmja dëshirë e tyre është të kenë një ndeshje të lehtë kualifikuese, e jo si sezonin e kaluar ndaj Arsenalit. Lacio mposht Interin

Skuadra e Lorik Canës ishte e vendosur për të fituar ndaj Inter-it, megjithatë është dashur vetëm 45-minutëshi i dytë për të sig-uruar fitoren. Në pjesën e parë, Interi ishte dominues dhe arriti të kalonte në avantazh në fund të saj me 11-metërsh. Pjesa e dytë ka folur vetëm për skuadrën e Lacios, e cila ka bërë një ndryshim 180 gradë në 45 minutëshin e dytë. Si rrjedhojë, goli i barazimit ka ardhur në minutën e 59-të Kozak barazon rezultatin, ndërsa në minutën e 63-të Kandreva kalon në avantazh ekipin lacial. Si-kur të mos mjaftonte kjo kthesë në pjesën e dytë, në minutën e 90-të Mauri i jep edhe goditjen përfundimtare Interit. Megjithatë, fitorja e Lacios nuk ndryshon asgjë pas fitores së Udinezes.

“Kurrë më në kategorinë e dytë”

me Shelen që vë në provë af-tësitë e portierit Myrta. Shtatë minuta nga fundi i pjesës së parë Eldi Thaka shënon golin e dytë. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para. Në pjesën e dytë do të vijë dhe goli i tretë. Juliet Çobo, dy minuta pas fil-limit të kësaj pjese ka shënuar golin e tretë dhe të parin e tij me fanellën e Partizanit që pas transferimit nga Tepelena. Më pas asgjë për sa i përket golave, vetëm raste pa fund. Gjithçka mbyllet me fitoren 3:0 të Parti-

zanit, duke i lënë fendin festës për ngjitjen në kategorinë e parë.

Shpërndarja e medaljeve dhe kupës

Pas fitores 3:0 kundër Këlcyrës që i ka dhënë fund vuajtjeve të Partizanit duke zyrtarizuar ngjitjen e të kuqve në kategorinë e parë ka ni-sur dhe festa e lojtarëve, që i ka paraprirë ceremonisë së organizuar nga FSHF-ja për shpërndarjen e medaljeve të fituesit të grupit B të katego-

risë së dytë (Për herë të parë FSHF-ja jep një kupë për ekipin fitues të grupeve të kategorisë së dytë, Partizani dhe Tërbuni). Pasi kanë festuar në mesin e fushës ka nisur dhe ceremonia e shpërndarjes së medaljeve ku janë rreshtuar me radhë të gjithë lojtarët dhe stafi i Par-tizanit, duke përfshirë këtu edhe mjaft nga titullarët të lënë pushim në këtë takim, Maho, Sharra, Boja, Lleshi, Çullhaj, Bozha e me radhë. Në fund kupën e fituesit e ka dorëzuar presidenti i nderit të FSHF-së Miço Papadhopuli. Ai i ka dorëzuar kupën kapitenit të Partizanit në këtë ndeshje, Idriz Batha, ndër të tjera go-lashënuesi më mirë i kësaj skuadre me 7 gola dhe lojtari me më shumë minuta ak-tivizim, 22 ndeshje dhe 1934 minuta. Më pas skuadra i është drejtuar tifozëve të vendosur në tribunën për karshi, duke e ndarë me ata gëzimin për këtë sukses. Si gjithnjë festa është mbyllur me fotot e rastit dhe batutat e të gjithëve. Por ende nuk ka mbaruar, skuadra ka bërë dhe një premtim, titullin kampion të kategorisë së dytë përballë Tërbunit.

Partizani në K1 festë e kuqe në TiranëPartizani në kategorinë e parë, një arritje jo

fort e denjë për një skuadër e mësuar me titujt kampionë në Shqipëri. Por historia e fati e bënë që skuadra e kuqe të katandisej deri këtu. Gjithsesi çdo festë mbetet e tillë, pavarësisht ku luhet dhe për çfarë luhet. Në fund të fundit Partizani është ngjitur një kategori më lart dhe tifozët e kuq kanë pasur të gjithë të drejtën për të festuar. Dhe ata nuk ia kanë lënë mangët. Një festë që ka nisur që në Cërrik, por që është mbyllur dje në mbrëmje në rrugët e Tiranës, ku eskorta makinash të gjitha me flamuj të Partizanit kanë kryer ritualin e fituesit. Një festë që ka nisur në Tiranë që në orën 15:00 për t’u mbyllur pas fitores kundër Këlcyrës. Tifozët e Partizanit edhe njëherë kanë treguar se janë vërtet “xhevahiri” i kësaj skuadre, janë shpirti që ka mbajtur gjallë një skuadër e destinuar për t’u shuar nga historia e futbollit tonë.Festë që para ndeshjes

Festa e ngjitjes në kategorinë e parë ka nisur që para ndeshjes, kur një eskortë makinash të tifozëve të Partizanit ku binte në sy edhe një Ferrari. Është piku i vapës në kryeqytet, por për tifozët e kuq është koha për të bredhur të qetë e të bëjnë “zhur-më” në rrugët e Tiranës. E diela është dita e tyre.

Xhiro vërdallë qendrës së kryeqytetit duke çuditur dhe ata pak kalimtarë që në ato orë të ditësh gjendeshin rrugëve për një arsye apo për ndonjë tjetër. Destinacioni përfundimtar, stadiumi “Selman Stërmasi”, aty ku Partizani luante ndeshjen e fundit në kategorinë e dytë. Të gjithë gëzojnë, askush nuk mendon se Këlcyra mund të pengojë Partizanin.Stadiumi

E kotë të flasësh për atmosferën në stadium. Rreth 3 mijë të pranishëm kanë festuar nga minuta e parë deri në të fundit, kanë përkrahur skuadrën e tyre pa pushim deri në fërshëllimën e fundit për të gëzuar më pas me ekipin e trofeun.Paradë edhe pas ndeshjes

Dita nuk kishte se si të mos mbyllej me një tjetër paradë makinash të tifozëve të kuq. Pasi kanë pritur ekipin jashtë dyerve të stadiumit ata kanë rinisur ritualin me një xhiro rrugëve të Tiranës për të mbyllur një të diel që ka kthyer Partizanin në kategorinë e parë. Kategoria e parë nuk është arritja më e madhe, por arritja më e madhe është se Partizani nuk do të jetë më në kategorinë e dytë, Partizani nuk është shuar. Ndërkohë që tashmë tifozët e kuq presin dhe një finale, atë të 23 majit në “Qemal Stafa” kundër Tërbunit. Ledjo Seferkolli

Page 23: Metropol dat 14

23• E hënë 14 maj 2012

»KOMENT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Dita e sotme do jete nje nder

me te bukurat e vitit per te gjithe te dashuruarit.

Venusi dhe Neptuni do iu bejne edhe me romantike. Lumturia

do jete e sigurt. Nese jeni beqare do keni mundesi

vertet te mira per takime interesante.

Perfitoni sa me shume te mundni!

Kujdes nga Jupiteri ne planin financiar.

Mos ndermerrni shume rreziqe sepse do perballeni me nje situate te veshtire.

Demi

Sot nga njera ane do kerkoni qendrueshmeri dhe nga ana tjeter do

kerkoni te provoni gjera te reja ne cift. Rutina do iu vije ne

maje te hundes. Flisni me partnerin dhe se

bashku do gjeni rrugen e duhur. Beqaret do e kene te veshtire te zgjedhin midis nja

aventure pasiononte dhe nje marredhenieje te qendrueshme. Reflektoni mire para se te vendosni

perfundimisht. Ne vazhdoni te keni am-

bicie do mundoheni me teper te permiresoni

buxhetin.

Binjaket

Se bashku me part-nerin do beni cmos ta forconi lidhjen. Shume prej jush do ndermarrin aktiv-

itete te perbashketa dhe do kalojne

me teper kohe me njeri-tjetrin. Nese jeni vetem do doni te krijoni nje lidhje

vetem per te harruar dashurine e shkuar.

Kjo do iu lendoje edhe me shume ke-shtu qe kujdes! Ne planin financiar do kaloni nje dite te

veshtire por ne fund do iu gjeni zgjidhje

problemeve.

Luani

Tre planete mjaft energjike do

ndikojne tek jete juaj ne cift sot. Ajo do ua beje ate me te animuar dhe do e degjoni shume

njeri-tjetrin. Do keni mundesi te flisni edhe per tema te

ndjeshme. Beqaret pas kaq kohesh mund

te gjejne dike per te cilin t’iu rrahe zemra fort. Mos u

mbeshtesni shume tek miqte per te

permiresuar financat sepse ata nuk do iu ndihmojne. Trego-huni me vigjilente.

Peshorja

Ju qe jeni ne nje lidhje mos luani

shume me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lendoni

thelle ate. mos pro-vokoni kot se koti ndjenjat e tij te

xhelozise. Beqaret duhet te pergatiten per nje dite mjafte

te favorshme. jupiteri iu premton

nje takim mjaft te rendesishem. Financat nuk do

jene shume te sta-bilizuara. Veruni fre shpenzimeve qe te

mos bini ne gremine. Ju mund t’ia dilni.

Shigjetari

Jeta sentimentale e cifeve do jete e

mbrojtur gjate kesaj dite. Nese kohet e fundit ka patur pak

tension ai do te shuhet teresisht. Persa iu perket

beqareve, do jene te shumte planetet qe do ndikojne dhe do

iu sjellin fat. Shfryt-ezojeni cdo takim per te njohur sa

me shume persona. Dite e favorshme per financat, por

ende nuk ka ardhur momenti per te bere investime te medha.

Kudjes!

Ujori

Nese keni tashme nje lidhje debatet me partnerin nuk do kene mbarim.

Do keni mendime te ndryshme per dicka dhe asnjeri nuk do

pranoje ate qe men-don tjetri. Kujdes! Jeta sentimentale e beqareve do jete e furishme. Do keni takime me shumice dhe emocionet qe

do perjetoni nuk do i harroni lehte. Mos shpenzoni shume

dhe tregohuni te matur me cdo veprim ne planin

financiar.

Gaforrja

Nese jeni ne cift do perballeni me nje dileme

shume te madhe. Mendohuni mire dhe merrni githe kohen e nevojshme per te reflektuar. Marsi do sjelle per beqaret takime eksplozive.

Edhe pse do ndiheni mjaft mire duhet te hidhni cdo hap

me kujdes e te mos nxitoheni. Ne planin financiar do jete nje

dite me fat. Nese pelqeni lojerat e

fatit do fitoni goxha. Gjithsesi hiqni

ndonje lek menjane.

Virgjeresha

Influenca eyjeve ne plain sentimental te cifteve do jete komplekse. Nga

njera ane Saturni do iu beje te ndiheni

vetem dhe t’iu mun-goje komunikimi dhe nga ana tjeter Urani do sjelle nje rinovim te gjithckaje. Beqaret do i kushtojne mjaft rendesi dashurise.

Beqaret do ua plotesojne deshirat qe keni pasur. Me

shume se kurre duhet te menaxhoni me

kujdes financat. Mos prisni te pasuroheni

menjehere.

Akrepi

Influenca e disa planeteve do jete kontradiktore per jeten ne cift. Disa do kene nje dite mjaft delikate. Keshilla per sot eshte te mos i

besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj

nga sulmet e jashtme. Beqaret do jene

mjaft sharmante dhe joshes. Mudnesite per takime do jene

te mira. Perfitoni! Ne planin financiar do iu plotesohen kapricot. Hena do iu beje me pak impulsive dhe me te kujdesshem.

Bricjapi

Jeta sentimentale e cifteve do jete e qendrueshme dhe mjaft harmonike.

Lereni veten sa me te lire dhe beni edhe

ndonje cmenduri te vogel me ate qe dashuroni. Do ndi-heni edhe me mire. Beqaret nuk do jeni

shume te arsyeshem dhe mund te bejne disa gabime te pa-falshme. Ne planin financiar do kaloni nje dite jo fort te mire dhe duhet te ben patjeter

disa kufizime me shpenzimet.

Peshqit

Dita e sotme do jete sa e ngrohte aq edhe me debate ne cift. Mundihuni te mos e ekzagjeroni me ato qe do thoni dhe te tregoheni te

matur. Nese keni femije merruni

pak me shume me ta. Beqaret nuk do harrohen nga yjet. Do keni mundesi

te mira per te njohur personin

qe gjithmone keni enderruar. Tregohuni sa me vigjilente me

financat dhe mos kryeni investime te

medha.

Kampionati botëror i… presidentit

Nga FATJON LELI

Si asnjëherë më parë, përzgjedhja e kandidatëve për president të Republikës nuk është shoqëruar me një fjalnajë gjigante nëpër mediet televizive dhe në shtypin shqiptar aq sa tani. Kjo përfolje, shpesh krejtësisht e pabazë dhe abuzive, ka marrë formën e një

etheje sportive dhe diskutohet nga të gjithë, si të ishim në mes të zhvillimit të një kampionati botëror futbolli, a thua se ky vend nuk ka asnjë hall tjetër, por noton në prosperitet dhe mend-jen duhet ta ketë vetëm te cilësitë e të parit të shtetit. Për presidentin e ri diskutohet me pa-sion nëpër tryeza televizionesh dhe editoriale gazetash, duke dhënë dhe një listë kandidatësh të përfolur. Fuqia e medies për të krijuar një ngrehinë virtuale në mendjet e njerëzve para-qitet kësisoj në zenit të saj. Ky është një ndikim shumë i fortë për të krijuar opinionet e tyre për

politikën e ditës. Dhe më e shëmtuara dhe e keqja nuk është te lakimi i disa personaliteteve të kulturës apo publicistikës sonë si kandidatë. Pse pazari politik për presidentin, për fat të keq, nuk merr në konsideratë vlerat dhe pavarësinë e tyre intelektuale dhe përmendja e tyre i ngjan një talljeje të paralajmëruar. Më e keqja ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet më të mprehta të vendit dhe nga anashkalimi i përgjegjësisë së qeverisë ndaj përballimit të këtyre problemeve. Njëlloj si në një kampionat botëror, nuk shohim më filma apo emisione kulturore, tani me diskutimet se me kë shkoi fi-lan politikan për të bashkuar votat për votimin për presidentin largohet tërësisht vëmendja nga fakte shumë shqetësuese për interesat e xhepave tanë. Lajmi që në tre muajt e parë treg-tia në vend ra me 10 për qind kaloi pa u vënë re. Kjo rënie e tregtisë është drejtpërsëdrejti rënie e fuqisë blerëse të qytetarëve shqiptarë. Në

qershor do të fillojë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe arkës së tij i mungojnë 30 milionë euro të ardhura të paarkëtuara. Kuptohet që ky rishikim do të jetë me shkurtime fondesh për investime për gjysmën e dytë të vitit. Kriza e eurozonës po ndihet me të gjithë peshën e saj në ekonominë shqiptare, por askush nuk i kërkon llogari qever-isë se ç’ka bërë për të lehtësuar pasojat e saj. Të gjithë duken të zënë të dinë nëse Kryeministri do të këmbëngulë me idenë e tij që presiden-tin ta zgjedhë nga Partia Demokratike apo nëse kryetari i LSI-së darkën me kryetarin e opozitës e kishte për t’i treguar Berishës se sa aleat i rëndësishëm është edhe në zgjed-hjen e presidentit të ri, apo për të nisur pazare për zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër. Në të vërtetë, sado pasionante dhe lojëra të bukura të duken këto hamendësime, ato nuk kanë aspak vlerë (ose kanë një vlerë fare të vogël) me planet, skenarët dhe ndërhyrjet

reale që mund dhe duhet të bëjë qeveria për të nxitur ekonominë tonë, sidomos eksportet shqiptare. Ministri ynë i Ekonomisë u ofroi in-vestuesve kineze gjithçka mund të ofronte shteti ynë, si prona shtetërore me vlera të mëdha ekonomike ditët e fundit, por nuk ka asnjë konfirmim apo kundërveprim premtues nga ato 100 biznese kineze të ndodhura në Tiranë pak ditë më parë. Kinezët erdhën, panë, morën shënime, buzëqeshën enigmatik-isht, sikurse është në natyrën e tyre, dhe nuk thanë gjë. Kurse neve na duhet të dimë nëse ka ndonjë gjë konkrete, pse me investimet gji-gantit të mirëfilltë ekonomik të botës mund të hapeshin mijëra dhe dhjetëra mijë vende të reja pune. Është ky interesi ynë parësor, pra përballimi i krizës ekonomike, investimet e hua-ja, zemërdhënia për investimet e vendit, privati-zimet e reja (nëse do të ketë) dhe jo kampionati botëror (shqiptar) i zgjedhjes së presidentit.

Page 24: Metropol dat 14

24 E hënë 14 maj 2012 •

« reklamË