Hyrje në kërkim

12
Hyrje në kërkim Msc Adriatik Meta

Transcript of Hyrje në kërkim

Page 1: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim

Msc Adriatik Meta

Page 2: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

2

Objektivat mësimore

1. Listo dhe përshkruaj shkurtimisht hapat kryesore që përdoren në kryerjen e një studimi kërkimor.

2. Përshkruaj diferencën midis kërkimit sasior dhe cilësor. 3. Përshkruaj shkurtimisht karakteristikat kryesore të tipeve të mëposhtme të

kërkimit shkencor: vëzhgimor, korelacional, krahasimor-shkaksor, eksperimental, një-subjekt, narrative, etnografik, dhe rast studimor.

4. Identifiko dhe diferenco midis qëllimeve kërkimore, duke përfshirë kërkimin bazik, kërkimin aplikativ, kërkimin vlerësues, kërkim zhvillimin dhe kërkimin në veprim.

5. Njih obligimet etike që kanë kërkuesit në fushën e studimit dhe përshkruaj kodet dhe procedurat që ata ndjekin për tu siguruar që i zbatojnë ato.

Literatura

1. Eoin Young, Lisa Quin, Writing efektive public policy papers, Open Society

Institute, Hungary, 2002, fq. 5-19

2. L.R.Gay, Geoffrey E. Mills, Peter Airsian, Educational Research: Competencies

for Analysis and Applications, Pearson, New Jersey, 2009, fq. 2-63

3. The nature of science, adresa

http://www.project2061.org/publications/sfaa/online/chap1.htm

Metoda shkencore

Çfarë është dija? Dhe si arrijmë të “njohim” diçka? Eksperienca sigurisht është një nga mënyrat kryesore për të njohur dhe kuptuar botën. Një mënyrë tjetër për të njohur diçka është përmes mendimit, përmes arsyetimit. Arsyetimi i

referohet procesit të përdorimit të mendimit logjik për të arritur në një konkluzion. Ne mund të arsyetojmë induktivisht ose deduktivisht. Arsyetimi

induktiv përfshin zhvillimin e përgjithsimeve bazur në vëzhgimin e një numri të kufizuar të ngjarjeve që kanë lidhje ose eksperiencës. Arsyetimi deduktiv përfshin në thelb procesin e kundërt; arritja në një konkluzion specifik bazuar

në parime të përgjithshme, vëzhgime, ose eksperienca (që do të thotë, përgjithsime).

Megjithëse njerëzit zakonisht përdorin eksperiencën, autoritetin, arsyetimin induktiv, dhe arsyetimin deduktiv për të mësuar gjëra të reja dhe për të nxjerrë konkluzione të reja nga ajo dije, secili nga këto përafrime për të kuptuar ka

kufizimet e veta kur përdoret i izoluar. Disa probleme të lidhura me eksperiencën dhe autoritetin si burim të dijes ilustrohen në një histori të treguar nga Aristoteli. Sipas historisë, një ditë Aristoteli kapi një mizë dhe

numëroi dhe rinumëroi me kujdes këmbët e mizës. Atëherë ai tregoi se mizat kishin pesë këmbë. Askush nuk e vuri në dyshim fjalën e Aristotelit. Për vite

me radhë konkluzioni i tij u pranua pa kritikë. Fatkeqsisht, miza që Aristoteli kishte kapur ndodhi që i mungonte një këmbë! Nëse e beson apo jo historinë,

Page 3: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

3

ajo ilustron kufizimet e besimit në eksperiencën personale dhe autoritetin si burim të dijes.

Historia tregon gjithashtu një problem potencial me arsyetimin induktiv: Përgjithsimin nga një kampion i vogël, veçanërish nga një që nuk është tipik,

mund të çoj në gabime. Arsyetimi deduktiv gjithashtu, është i kuizur nga evidenca në vëzhgimet origjinale.

Kur ne mbështetemi ekskluzivisht në këto përafrime të zakonshme për të

përftuar dije, dija që ne marrim është e predispozuar për gabime dhe mund të jetë me vlerë të kufizuar për të kuptuar botën matanë përvojës sonë aktuale. Megjithatë, eksperienca, autoriteti, dhe arsyetimi induktiv e deduktiv janë

shumë efektive kur përdoren së bashku si pjesë integrale të metodës shkencore. Metoda shkencore është një proces i rregullt që përfshin një

numër hapash; njohjen dhe përcaktimin e problemit; formulimin e hipotezës; mbledhjen e të dhënave; analizën e të dhënave; nxjerrjen e konkluzioneve në lidhje me konfirmimin ose moskonfirmimin e hipotezës (që do të thotë, kërkuesi

formon një hipotezë që është shpjegimi për shfaqjen e një sjelljeje të caktuar, fenomeni ose ngjarjeje, si një mënyrë për të shpjeguar rezultatet e studimit

kërkimor dhe pastaj mbledh të dhdëna për ti testuar këto parashikime). Këto hapa mund të aplikohen edhe në situata jo formale për të zgjidhur probleme të përditshme si psh të zgjedhësh një rrugë shumë efiçente nga shtëpia për në

punë ose në shkollë, koha më e përshtatshme për të shkuar në bankë, ose tipi më i mirë i kompjuterit që mund të blejmë. Aplikimi më formal i metodës shkencore është standard në kërkim; është më efiçient dhe më i besueshëm se

sa të mbështetesh thjesht në eksperiencë, autoritet, arsyetimin induktiv ose deduktiv si burim dije.

Kufizimet e metodës shkencore

Hapat në metodën shkencore e udhëheqin kërkuesin në planifikimin, kryerjen dhe interpretimin e studimeve kërkimore. Megjithatë është e rëndësishme të

vëmë në dukje disa kufizime të metodës. Së pari, metoda shkencore nuk mund t’u japi përgjigje të gjitha pyetjeve. Për shembull, duke aplikuar metodën shkencore ne nuk mund të zgjidhim pyetjen, “A duhet legalizuar eutenazia”?

përgjigja për pyetje të tilla influencohen nga filozofia, vlerat dhe etika personale.

Së dyti, aplikimi i metodës shkencore nuk mund të kapi të gjithe botën e individëve dhe ambientit nën studim. Megjithëse disa aplikime të metodës na çojnë në kuptime më të thella të kontekstit të kërkimit se sa të tjerët, asnjë

aplikim dhe në fakt asnjë përafrim kërkimor nuk mund të sigurojë kuptimin e plotë të një vendi dhe banorëve të tij. Pavarsisht se sa variabla studion dikush

ose sa gjatë dikush qëndron në një kontekst, variabla dhe aspekte të tjerë të kontekstit do të mbeten të paegzaminuar.

Së treti, instrumentat tona të matjes kanë gjithmonë një shkallë gabimi.

Variablat që ne studjojmë janë shpesh zëvendësues (imitues) për sjelljen reale që ne kërkojmë të ekzaminojmë. Për shembull, edhe nëse ne përdorim një test

Page 4: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

4

me shumë opsione të ndërtuar me shumë precision për të vlerësuar vlerat e një personi, ka mundësi që ne të mbledhim informacion që na jep një pamje të

besimeve të atij personi për vlerat e tij/saj. Megjithatë, nuk ka gjasa që të kemi një pamje adekuate se si vepron ai person, e cila mund të jetë një reflektim më

i mirë i vlerave reale të personit.

Aplikimi i metodës shkencore

Kërkimi është aplikimi formal sistemtik i metodës shkencore në studimin e

problemeve; kërkimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është aplikimi formal sistemtik i metodës shkencore në studimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Qëllimi i kërkimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

është në thelb i njëjtë si dhe qëllimi i çdo shkence: të përshkruaj, shpjegoj, parashikojë ose kontrolloj fenomenet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pavarësisht vështirësisë dhe kompleksitetit në aplikimin e metodës shkencore në fushën e shkencave shoqërore, hapat e metodës shkencore janë të njëjta si ato që përdoren nga kërkuesit në një ambient të kontrolluar shumë lehtë:

1. Zgjedhja dhe përcaktimi i problemit. Një problem është një pyetje interesi e cila mund të testohet ose mund ti përgjigjemi nëpërmjet mbledhjes dhe

analizës së të dhënave. Me identifikimin e pyetjes kërkimore, kërkuesi natyrisht rishikon (studjon kërkimet e mëparshme të publikuara në të njëjtin subjekt dhe e përdor atë informacion për të hipotetizuar rreth

rezultateve. Me fjalë të tjera ata bëjnë një hamendësim inteligjent se si ti përgjigjen pyetjes.

2. Ekzekutimi i procedurës së kërkimit. Procedurat kanë të bëjnë me të gjitha aktivitetet që përfshihen në mbledhjen e të dhënave që lidhen me problemin (psh, si dhe nga kush janë mbledhur të dhënat). Në një masë

të madhe, procedurat specifike diktohen nga pyetja kërkimore dhe variablat që përfshihen në studim.

3. Analiza e të dhënave. Të dhënat analizohen nga kërkuesi në një mënyrë që e lejon atë të testojë hipotezat ose ti përgjigjet pyetjes kërkimore. Analiza përfshin zakonisht aplikimin e një ose më shumë teknikave

statistikore. Për disa studime, analiza e të dhënave përfshin sintezën verbale të të dhënave narrative; këto studime natyrisht përfshijnë

gjykime të reja për fenomenin në pyetje, gjenerojnë hipoteza për kërkim të mëtejshëm ose të dyja.

4. Nxjerrja e konkluzioneve. Konkluzionet, të cilat duhet të çojnë më përpara

dijen tonë të përgjithshme për çështjen në shqyrtim, bazohen në rezultatet e analizës së të dhënave. Konkluzionet duhet të tregojnë nëse

hipoteza kërkimore u mbështet apo jo. Për studimet që përfshijnë sintezë verbale, konkluzionet janë më tepër tentative.

PËRAFRIMET E NDRYSHME NË KËRKIM

Kërkimi sasior

Kërkimi sasior është mbledhja dhe analiza e të dhënave numerike për të përshkruar, shpjeguar, parashikuar, ose kontrolluar fenomene interesi.

Page 5: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

5

Megjithatë, përafrimi i kërkimit sasior do të thotë më shumë se sa thjesht përdorimi it ë dhënave numerike. Në fillim të studimit, kërkuesit në përafrimin

sasior deklarojnë hipotezën që do të testohet dhe specifikojnë procedurat e kërkimit që do të përdoren për të kryer studimin. Ata gjithashtu mbajnë në

kontroll faktorët kontekstual që mund të interferojnë me mbledhjen e të dhënave dhe identifikojnë një kampion të pjesmarrësve të një madhësie të mjaftueshme për të siguruar të dhëna statistikore të qarta. Shumë kërkues

sasior kanë shumë pak ndërveprim me pjesmarrësit që ata studjojnë sepse ata shpesh i mbledhin të dhënat duke përdorur instrumenta të tilla si laps dhe letër.

Parimi kryesor i metodës sasiore të kërkimit është besimi filozofik se ne jetojmë në një botë relativisht stabël, uniform dhe koherente që mund ta masim,

kuptojmë dhe përgjithsojmë. Kjo pikëpamje e adoptuar nga sheknca natyrore, nënkupton që bota dhe ligjet që drejtojnë atë janë në një farë mase të parashikushme dhe mund të kuptohen nga kërkimi dhe agzaminimi shkencor.

Në përspektivën sasiore, pohimet për botën nuk mund të konsiderohen të kuptueshme nëse nuk mund të verifikohen përmes vëzhgimit direkt.

Kërkimi cilësor

Kërkimi cilësor është mbledhja, analiza dhe interpretimi it ë dhënave të plota narrative dhe vizuale (që do të thotë, jonumerike) për të kuptuar një fenomen të

caktuar që na intereson. Metodat cilësore të kërkimit bazohen në besime të ndryshme dhe dizenjohen për qëllime të ndryshme nga ato të metodës sasiore të kërkimit. Për shembull, kërkuesit e metodës cilësore jo domosdoshmërisht

pranojnë pikëpamjen e një botë që është stabël, koherente dhe uniforme. Ata argumentojnë që gjithë kuptimi është i vendosur në një perspektivë ose

kontekst të caktuar, dhe për shkak se grupe dhe njerëz të ndryshëm kanë shpesh prespektiva dhe kontekste të ndryshme, bota ka shumë kuptime të ndryshme, asnjëri prej të cilëve nuk është domosdoshmërisht më i vlefshëm

ose më i vërtetë se tjetri.

Problemet dhe metodat e kërkimit cilësor synojnë të zhvillohen në kuptimin e kontekstit dhe pjesmarrësve të kërkimit në thellohësi. Si rezultat, kërkuesit

cilësor shpesh evitojnë të deklarojnë një hipotezë përpara se sa të mbledhin të dhënat, dhe ata mund të egzaminojnë një fenomen të caktuar pa një deklarim

që i udhëheq ata për atë që mund të jetë ose të mos jetë e vërtetë për atë fenomen ose kontekst. Megjithatë, kërkuesit sasior nuk futen në një ambient kërkimor pa patur një ide se çfarë synojnë të studjojnë.

Gjithashtu, në kërkimin cilësor, konteksti nuk kontrollohet ose manipulohet nga kërkuesi. Përpjekja për të kuptuar perspektivën e pjesmarrësve kërkon që

kërkuesi të përdori metodat cilësore për të ndërvepruar intestivisht dhe në mënyrë intime me pjesmarrësit gjatë studimit, duke përdorur metodat e mbledhjes së të dhënave të shumta në një kohë të shkurtër si intervistat dhe

vëzhgimet. Si rezultat numri i pjesmarrësve tenton të jetë i vogël, dhe kërkuesi

Page 6: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

6

cilësor analizon të dhënat induktivisht duke i kategorizuar dhe organizuar ato në modele që japin një sintezë diskreptive e narrative.

Kërkimi cilësor ndryshon nga kërkimi sasior në dy mënyra të tjera: (1) Kërkimi sasior përfshin shpesh mbledhjen e njëkohshme e shumë të dhënave narrative

dhe vizuale gjatë një periudhe të gjatë kohore, dhe (2) dhe sa më shumë të jetë e mundur, mbledhja e të dhënave ndodh në një ambient natyror. Në studimet sasiore, në kontrast, shpesh kërkimi kryhet në një ambient të kontrolluar nga

kërkuesi, dhe aktiviteti i mbledhjes së të dhënave, analiza dhe shkrimi janë aktivitete të ndara nga njëri tjetri. Për shkak se kërkuesit cilësor përpiqen të studjojnë gjërat në ambietin e tyre natyror, kërkimi cilësor shpesh quhet si

kërkim natyror ose kërkim i orientuar në fushë.

Kërkimi sasior Kërkimi cilësor

Tipi i mbledhjes së të dhënave

Të dhëna numerike Të dhëna jo numerike narrative dhe vizuale

Problem kërkimor Hipotezat dhe procedurat kërkimore të

deklaruara përpara fillimit të studimit

Problemet dhe metodat kërkimore zhvillohen

ndërkohë që thellohet kuptimi i subjektit

Manipulimi i kontekstit po Jo

Madhësia e kampionit Madhe Vogël

Procedura kërkimore Bazohet në procedurat statistikore

Bazohet në kategorizimin dhe organizimin e të dhënave në modele për

të marrë një sintezë deskreptive e narrative

Ndërveprimi i pjesmarrësve

Pak ndërveprim Ndërveprim i madh

Besimi ku bazohet Ne jetojmë në një botë

stabël dhe të parashikueshme që mund ta masim,

kuptojmë dhe përgjithshojmë

Kuptimi gjendet në një

perspektivë ose kontekst të caktuar që është i ndryshëm për grupe dhe

njerëz të ndryshëm; për pasojë bota ka shumë

kuptime

Tabela 1: Përmbledhje e karakteristikave të kërkimit sasior dhe cilësor

Page 7: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

7

KLASIFIKIMI I KËRKIMIT NGA METODA E PËRDORUR

Një metodë kërkimore përbën strategjinë e përgjithshme që ndiqet në

mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Megjithëse ka një farë mbivendosje, shumë studime kërkimore ndjekin një strategji të gatshme. Dallimi më i madh

që mund të bëjmë në klasifikimin e kërkimit nga metoda është dallimi midis kërkimit sasior e cilësor. Kërkimi sasior e cilësor nga ana tjetër, përfshijnë disa lloje ose metoda të dallueshme, secila e dizenjuar për t’iu përgjigjur lloje të

ndryshme të pyetjeve kërkimore.

Përafrimet sasiore

Përafrimet e kërkimit sasior aplikohen për të përshkruar gjëndjen aktuale, për

të investiguar mardhëniet dhe për të studjuar fenomenet shkak-pasojë.

Kërkimi me sondazh

Kërkimi me sondazh përcakton dhe raporton mënyrat se si janë gjërat; ai përfshin mbledhjen e të dhënave numerike për të testuar hipotezat ose për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth gjëndjes aktuale për subjektin në studim. Një tip i

zakonshëm i kërkimit me sondazh përfshin vlerësimin e preferencave, qëndrimeve, praktikave, shqetsimeve ose interesave të një grupi njerëzish. Një

sondazh parazgjedhor është një shembull i kërkimit me sondazh. Të dhënat e kërkimit me sondazh mblidhen kryesisht përmes pyetsorëve, intervistave dhe vëzhgimeve.

Kërkimi korrelacional

Kërkimi korrelacional përfshin mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar nëse dhe në çfarë shkalle, ekziston një mardhënie midis dy apo më shumë

variablave sasiore. Një variabël është një njësi që mund të marri vlera të ndryshme. Çdo të thotë kjo? Çdo gjë që mund të ndryshojë mund të

konsiderohet variabël. Për shembull: Mosha mund të konsiderohet variabël, sepse ajo mund të marrë vlera të ndryshme për njerëz të ndryshëm ose për të

njëjtin person në kohë të ndryshme. Në mënyrë të njëjtë, vendi mund të konsiderohet një variabël, sepse vendit mund t’i jepet një vlerë. Si minimum, kërkimi korrrelacional kërkon infromacion për të paktën dy variabla të marra

nga një grup i vetëm pjesmarrësish.

Korrelacioni i referohet matjes sasiore të shkallës së korespondencës. Shkalla

në të cilën lidhen dy variabla shprehet si koefiçent korrelacioni, i cili është një numër midis -1.00 dhe +1.00. dy variabla që nuk kanë lidhje kanë një koefiçent korelacioni afër 0.00.

Kërkimi krahasues shkakësor

Kërkimi krahasues shkaksor përpiqet të përcaktojë shkakun ose arsyen, për

diferencat ekzistuese në sjelljen ose gjëndjen e grupeve ose individëve. Shkaku është një sjellje ose karakteristik që besohet se influencon një sjellje ose karakteristik tjetër, dhe njihet si variabël i pavarur. Ndryshimi ose diferenca

në sjellje ose karakteristikë që ndodh si rezultat (që është efekti) njihet si

Page 8: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

8

variabël i varur. E thënë thjeshtë, kërkimi krahasues shkaksor synon të vendosi mardhënien shkak-pasojë midis grupeve.

Një anë e dobët e studimeve krahasuese shkaksor është se shkaku nën studim tashmë ka ndodhur dhe kërkuesi nuk ka kontroll mbi të.

Kërkimi eksperimetal

Në kërkimin eksperimental, të paktën njëri nga variablat e pavarur manipulohet, variablat e tjerë që kanë lidhje me të kontrollohen, dhe vëzhgohet

efekti (pasoja) mbi një ose më shumë variabla të varur. Kërkimi me eksperiment të vërtetë japin rezultate shumë të mira në krahasim me çdo përafrim të kërkimit sasior sepse ai jep një evidencë të qartë për lidhjen e

variablave. Si rezultat, ai ofron përgjithsueshmëri, ose zbatueshmëri të përfundimeve për ambiente dhe kontekste të ndryshme nga ato në të cilat ato u

morën.

Në ndryshim nga kërkuesit e kërkimit shkaksor krahasues, kërkuesit që kryejnë një studim eksperimental mund të kontrollojnë një variabël të pavarur.

Ata mund të zgjedhin pjesmarrësit për studim, i ndajnë pjesmarrësit në dy ose më shumë grupeqë kanë karakteristika të ngjashme në fillim të kërkimit

eksperimental, dhe më pas aplikojnë trajtime të ndryshme për grupet e zgjedhura.

Kërkimi me një subjekt të vetëm

Në vend që të krahasojnë efektet e trajtimeve të ndryshme (ose trajtim përkundër jo trajtim) në dy ose më shumë grupe njerëzish, kërkuesit eksperimental ndonjëherë krahasojnë sjelljen e një personi të vetëm përpara

trajtimit me sjelljen e shfaqur gjatë trajtimit. Ata mund të studjojnë gjithashtu një numër njerëzish si një grup, se sa si individë. Dizenjimet eksperimentale

me një subjekt të vetëm janë ato që përdoren për të studjuar ndryshimin e sjelljes që një individ ose grup shfaq si rezultat i një lloj intervenimi ose trajtimi. Në këto dizënjime, madhësia e kampionit është një.

PËRAFRIMET CILËSORE

Kërkimi cilësor kërkon të hetojë thellë në ambientin e kërkimit për të përftuar kuptime në thellësi për mënyrën se si janë gjërat, pse janë në atë mënyrë që

janë, dhe se si i perceptojën pjesmarrësit në këtë kontekst. Për të arritur në një kuptim të detajuar që kërkojnë, kërkuesit cilësor duhet të ndërmarrin kërkim

të pandërprerë në thellësi dhe në kontekst që ti lejojë ata që më pas të zbulojnë kuptimet delikate, jo të hapura dhe personale.

Përafrimi Pyetja kryesore

Rasti kërkimor Cilat janë karakteristikat e një entiteti, fenomeni ose personi të caktuar?

Page 9: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

9

Etnografia Cilat janë modelet dhe perspektivat kulturore të këtij grupi në kontekstin e tij natyror?

Etologjia Si krahasohen me njëra tjetrën origjinat, karakteristikat dhe kultura e shoqërive të

ndryshme?

Etnometodologjia Si i kuptojnë njerëzit aktivitetet e tyre të

përditshme me qëllim që të sillen në një mënyrë sociale të pranueshme?

Teoria graund Si është një teori që rrjedh induktivisht rreth një fenomeni bazohet në të dhëna në një ambient të

caktuar?

Fenomenologjia Cila është eksperienca e një aktiviteti ose koncepti nga perspektiva e këtyre pjesmarrësve të caktuar?

Ndërveprimi simbolik Si i ndërtojnë kuptimet dhe i ndajnë perspektivat njerëzit duke ndërvepruar me njëri tjetrin?

Kërkimi historik Si i mbledh sistematikisht dhe vlerëson të dhënat

dikush për të kuptuar dhe interpretuar ngjarjet e shkuara?

Tabela 2: Përafrimet kryesore të kërkimit cilësor

Kërkimi narrative

Kërkimi narrative është studimi se si e përjetojnë njerëz të ndryshëm botën rreth tyre; ai përfshin një metodologji që i lejon njerëzit të tregojnë historitë e “historive të tyre të jetuara”. Kërkuesi natyrshëm fokusohet në një person të

vetëm dhe mbledh të dhëna nëpërmjet mbledhjes së historive për jetën e personit. Më pas kërkuesi dhe pjesmarrësi ndërtojnë një raport të shkruar, të

njohur si narrative, rreth eksperiencës së individit dhe kuptimeve që individi i atribuon përvojës. Një mënyrë tjetër për të menduar për kërkimin narrative është se narracioni është historia e fenomenit që po investigohet, dhe

narracioni është metoda e investigimit e përdorur nga kërkuesi.

Kërkim etnografik

Kërkimi etnografik, ose etnografia, është studimi i modeleve dhe

perspektivave kulturore të pjesmarrësve në ambientet e tyre natyrore. Etnografia fokusohet në një ambient ose ambiente të veçanta që i sigurojnë

kërkuesit një kontekst në të cilin të studjoj si ambientin dhe pjesmarrësit që e popullojnë atë. Një ambient etnografik mund të përcaktohet si çdo gjë nga një

Page 10: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

10

ambient boiling deri tek lagja, nga rruga e udhëtimit të një grupi nomadik (shtegëtues) deri tek zyra e drejtorit të një shkolle fillore. Pjesmarrësit

vëzhgohen ndërsa ata marrin pjesë në mënyrë të natyrshme në aktivitetet që ndodhin brenda ambientit.

Kërkimi rast studimor

Kërkimi rast studimor është një përafrim kërkimor cilësor që kryen studim në një njësi studimi ose në një system të kufizuar. Rasti studimor i referohet

mbledhjes dhe prezantimit të një informacioni të detajuar për një pjesmarrës ose grup të vogël, që shpesh përfshin raportet e vetë subjekteve. Rasti studimor shikon tek një individ ose grup i vogë, duke nxjerrë konkluzione vetëm për atë

pjesmarrës ose grup dhe vetëm në atë kontekst specifik. Kërkuesit nuk fokusohen në zbulimin e një të vërtete universal të përgjithsueshme, as edhe

nuk shohin për mardhënie shkak-pasojë; përkundrazi theksi vihet në eksplorim dhe përshkrim.

KLASIFIKIMI I KËRKIMIT NGA QËLLIMI

Dizenjimet kërkimore gjithashtu mund të klasifikohen nga shkalla e aplikueshmërisë së kërkimit në praktikë ose ambientin ku kryhet. Kur

klasifikimi ka si kriter qëllimin, gjithë studimet kërkimore bien në një ose dy kategori: kërkim bazë dhe kërkim i aplikuar.

Kërkimi bazik dhe i aplikuar

Disa kërkues fokusohen në përdorimin e kërkimit për të avancuar dijen e

përgjithshme, ndërsa të tjerët e përdorin kërkimin për të zgjidhur problemet

specifike. Ata që kërkojnë të kuptojnë natyrën themelore të realitetit social

përfshihen në kërkimin bazik (i quajtur gjithashtu kërkim akademik ose

kërkim i pastër ose kërkim themelor). Kërkuesit në kërkimin aplikativ, në

krahun tjetër, kryesisht duan të aplikojnë dhe adoptojnë dijen për të adresuar

një çështje specifike praktike. Ata duan ti përgjigjen një çështje të politikave

ose zgjidhin një problem të mprehte social.

Kërkimi bazik

Kërkimi bazik avancon dijen themelore rreth botës. Ai fokusohet në hedhjen

poshtë ose mbështetjen e teorive që shpjegojnë se si operon bota, çfarë i bënë

gjërat që të ndodhin, pse mardhëniet sociale janë ashtu siç janë, dhe pse

ndryshon shoqëria. Kërkimi bazik është burimi i shumicës së ideve të reja

shkencore dhe mënyrave të mendimit rreth botës. Ai mund të jetë eksplorues,

përshkrues, ose shpjegues; megjithatë kërkimi shpjegues është më i

zakonshmi. Kërkimi bazik gjeneron ide, parime dhe teori të reja, të cilat mund

të mos përdoren menjëherë: sidoqoftë janë bazat e progresit modern dhe

zhvillimit në fusha të ndryshme. Kompjuterat e sotëm mund të mos ekzistonin

pa këkrimin e pastër në matematikë të kryer më shumë se një shekull më parë,

Page 11: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

11

për të cilën nuk dihej ndonjë aplikim praktik në atë kohë. Një ide e re ose dije

themelore nuk gjenerohet vetëm nga këkrimi bazik. Kërkimi aplikativ

gjithashtu mund të sjelli dije të re. Megjithatë, kërkim bazik është kryesori për

ushqimin dhe zgjerimin e dijes.

Kërkimi aplikativ

Kërkuesit aplikativ përpiqen të zgjidhin probleme specifike ose ndihmojnë

prakticienët të përmbushin një detyrë. Teoria është më pak e rëndësishme për

ta se sa kërkimi për të zgjidhur një problem specifik për një ambient të

kufizuar. Kërkimi i aplikuar është zakonisht një kërkim përshkrues dhe

përparsia e tij përdorimi praktik. Kërkimi aplikativ kryhet kur duhet të merren

vendime për një problem specifik të jetës reale. Kërkimi aplikativ mund të

nëndahet në kërkim vlerësues dhe kërkim zhvillim (R&D).

Kërkimi vlerësues

Në fundin e drejtzës së kërkimit aplikativ gjendet kërkimi vlerësues, një formë

praktike shumë e përdorshme e kërkimit. Kërkimi vlerësues është procesi sistematik i mbledhjes dhe analizës së të dhënave rreth cilësisë, efektivitetit, meritës ose vlerës së programeve, produkteve ose praktikave. Ndryshe nga

format e tjerat të kërkimit që kërkojnë për dije të re, kërkimi vlerësues fokusohet kryesisht në marrjen e vendimeve – vendime për ato programe,

produkte dhe praktika.

Figura 1: Klasifikimi kërkimit nga qëllimi

Kërkimi në veprim

Kërkimi në veprim njihet me shumë emra të tjerë si kërkimi pjesmarrës, kërkimi bashkëpunues, kërkimi emancipues, mësimi në veprim dhe kërkimi në veprimin kontekstual. E thënë thjesht, kërkimi në veprim është “të mësosh

duke vepruar” – një grup njerëzish identifikojnë një problem, bëjnë diçka për ta

Kërkimi bazë Kërkimi aplikuar Kërkimi vlerësues

Zhvillon teori Zgjidh probleme

praktike

Monitoron progresin Merr vendime

Metodat sasiore dhe cilësore

Page 12: Hyrje në kërkim

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011

12

zgjidhur, shohin sa të sukseshme ishin përpjekjet e tyre dhe nëse nuk janë të kënaqur e provojën përsëri. Një definicion më konçiz i kërkimit në veprim

është: “Kërkimi në veprim….synon të kontribojë si në problemet praktike të njerëzve në një situatë immediate problematike dhe për të avancuar në të

njëjtën kohë qëllimet e shkencës sociale. Kështuqë, ka një angazhim të dyfishtë në kërkimin në veprim për të studjuar një sistem për ta ndryshuar atë në atë që të gjithë e konsiderojnë si një drejtim të dëshiruar. Përmbushja e këtij

qëllimi të dyfishtë kërkon bashkëpunim aktiv të kërkuesit dhe klientit dhe në këtë mënyrë ai thekson rëndësinë e mësimit së bashku si një aspekt kryesor i procesit kërkimor.”

Etika e kërkimit

Çështjet etike luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha studimet kërkimore, the të gjithë kërkuesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për konsideracionet etike që lidhen me studimet e tyre.

Ka një numër frazash kryesore që përshkruajnë sistemin e mbrojtjes etike që

institucionet bashkëkohere të kërkimit social dhe mjeksore kanë krijuar për t’u përpjekur që të mbrojnë sa më mirë të drejtat e pjesmarrësve në kërkim. Parimi

i pjesmarrjes vullnetare kërkon që njerëzit të mos detyrohen për të marr pjesë në kërkim. E lidhur ngushtë me nocionin e pjesmarrjes vullnetare është kërkesa e pranimit të pëlqimit. Në thelb kjo nënkupton që pjesmarrësit e

mundshëm në kërkim duhet të njihen ligjërisht me procedurat dhe reziqet që përfshihen në kërkim dhe duhet të japin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë.

Standartet etike kërkojnë gjithashtu që kërkuesi të mos i fusi pjesmarrësit në situate ku ata mund të jenë në rrezik dëmtimi si rezultat i pjeswmarrjes së tyre. Dëmtimi mund të përcaktohet si fizike ashtu edhe psikologjike. Ka dy

standarte që aplikohen me qëllim për të mbrojtur privacin e pjesmarrësve në kërkim. Pothuajse gjithë kërkimi u garanton pjesmarrësve konfidencialitet - ata

sigurohen që informacioni i dhënë nuk do t’i jepet askujt që nuk është i lidhur me kërkimin. Standarti strikt është parimi i anonimitetit i cili esencialisht

nënkupton që pjesmarrësi do të mbetet anonim gjatë gjithë studimit – biles edhe për vetë kërkuesin. Pra e thënë qartë, standarti i anonimitetit është një garanci e privacisë, por disa herë është e vështirë për tu përmbushur,

veçanërisht në situata ku pjesmarrësit duhet të maten disa herë (studimet para-pas). Kjo çon në atë që kërkuesit duhet të merren me çështjet etike për të

drejtën e shërbimit të personit. Praktika e mirë kërkimore kërkon përdorimin e grupeve të kontrollit që nuk trajtohen – një grup që nuk merr trajtim ose program në studim.