Edulina Takime familjare në shumë gjuhë · 2018-03-05 · Edulina Takime familjare në shumë...

2
Edulina Takime familjare në shumë gjuhë Informacione tjera dhe Paraqitja: Datat e sakta e kurseve në grupin tuaj gjuhësor i gjeni në fletën shtesë. Luteni që të na dërgoni paraqitjen në adresën e poshtëshënuar: Nëse keni pyetje atëherë drejtohuni pranë sekretariatit të Qendrës regjionale të HEKS-it në Basel-Stadt dhe Baselland në këtë numër të telefonit : 061 367 94 00 apo në adresën e Emailit [email protected] Edulina HEKS – Regionalstelle beider Basel Pfeffingerstrasse 41, Postfach 4002 Basel Edulina është një projekt model i paguar nga HEKS me mbështetje shoqërore nga: Enti Federal për Migracion (BFM); Departamenti i Edukimit të kantonit Basel- Stadt FJS Mbështetje familjare Qendra për çështje familjare dhe qendra për integrim, Drejtoria e sigurisë BL, dhe Mbështetja e shëndetit të kantonit Basel- land (VSD) SICHERHEITSDIREKTION BASEL-LANDSCHAFT Fachstelle Integration Albanisch Deutsch Portugiesisch Spanisch Türkisch Tamilisch

Transcript of Edulina Takime familjare në shumë gjuhë · 2018-03-05 · Edulina Takime familjare në shumë...

Page 1: Edulina Takime familjare në shumë gjuhë · 2018-03-05 · Edulina Takime familjare në shumë gjuhë Informacione tjera dhe Paraqitja: Datat e sakta e kurseve në grupin tuaj gjuhësor

Edulina

Takime familjare në shumë gjuhë

Informacione tjera dhe Paraqitja:

Datat e sakta e kurseve në grupin tuaj gjuhësor i gjeni në fletën shtesë.

Luteni që të na dërgoni paraqitjen në adresën e poshtëshënuar:

Nëse keni pyetje atëherë drejtohuni pranë sekretariatit të Qendrës regjionale të HEKS-it në Basel-Stadt dhe Baselland në këtë numër të telefonit : 061 367 94 00 apo në adresën e Emailit [email protected]

EdulinaHEKS – Regionalstelle beider BaselPfeffingerstrasse 41, Postfach4002 Basel

Edulina është një projekt model i paguar nga HEKS me mbështetje shoqërore nga:

Enti Federal për Migracion (BFM); Departamenti i Edukimit të kantonit Basel-Stadt FJS Mbështetje familjare Qendra për çështje familjare dhe qendra për integrim, Drejtoria e sigurisë BL, dhe Mbështetja e shëndetit të kantonit Basel-land (VSD)

SICHERHEITSDIREKTION BASEL-LANDSCHAFT Fachstelle Integration

Albanisch Deutsch Portugiesisch Spanisch Türkisch Tamilisch

Page 2: Edulina Takime familjare në shumë gjuhë · 2018-03-05 · Edulina Takime familjare në shumë gjuhë Informacione tjera dhe Paraqitja: Datat e sakta e kurseve në grupin tuaj gjuhësor

A keni fëmijë të moshës nga 0 – 5 vjeç?

A dëshironi të përkrahni fëmijët tuaj gjatë zhvillimit të tyre si dhe t’i përgatisni ata sa më mirë që të jetë e mundur për kopsht fëmijësh dhe për shkollë?

A keni pyetje mbi edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve tuaj?

Në takimet e familjeve nga Edulina do të merrni informacione dhe këshilla mbi mbështetjen dhe edukimin të fëmijëve nga mosha 0 – 5 vjeçar.

Ju mësoni dhe punoni me persona të kualifikuar të fushave të shkollimit dhe edukimit dhe do të shoqëroheni nga ndërmjetësues ndërkulturor, të cilët flasin gjuhën tuaj amtare dhe ju përkthejnë në rast nevoje.

Takimet familjare në shumë gjuhë do të mbahen në këto gjuhë:

• Shqip

• Turqisht

• Portugalisht

• Tamilisht

• Spanjisht

• Gjermanisht

Takimi i familjeve në gjermanisht i ofrohet pjesëmarresve dhe pjesëmarrësve të grupeve tjera gjuhësore.

Temat e takimeve familjare janë:

• Zhvillimi i hershëm fëmijëror dhe roli i prindërve

• Mbështetja e zhvillimit të fëmijëve duke luajtur

• Të ushqyerit e shëndetshëm dhe lëvizja

• Çka pret fëmija im nga kopshti i fëmijëve dhe kopshti i fëmijëve nga ne prindërit?

• Mbështetja e zhvillimit gjuhësor

Realizimi dhe përmbajtja e takimeve familjare:

Takimet familjare mbahen zakonisht 6 të shtuna pasdite dhe zgjasin 3 orë. Gjatë takimeve për fëmijët do të kujdesen kujdestaret që flasin gjuhën amtare të fëmijëve. Në një pjesë praktike prindërit e kanë mundësinë që ta zbatojnë drejtpërdrejt atë që kanë mësuar gjatë kursit.

Kurset mbahen dy herë në vit me një grup prej më së shumti 12 baballarëve dhe nënave

Shpenzimet dhe vërtetimi i vijimit të kursit:

Për çdo pjesëmarrës/e të rritur llogaritet një kontribut për shpenzimet prej 50 frangave. Në rast të pjesëmarrjes së rregullt në kurset në fund do të pranoni një vërtetim mbi vijimin e kursit