Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit...

12
1 Portali i Integrimit Migrantëve www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Prill 2014) Anglisht - Shqip - Arabisht – Gjuha kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraine Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofrohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi), brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka informacione mbi shërbimin që po kërkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, Portal janë dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor. Për lehtësuar navigimin Portalin e Integrimit Emigrantëve është aktiv një shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde 803.001) Për kompletimin e informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi të rejat dhe detaje.

Transcript of Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit...

Page 1: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

1

Portali i Integrimit Migrantëve

www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Prill 2014)

Anglisht - Shqip - Arabisht – Gjuha kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraine

Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i

lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve

të huaj në shoqërinë italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një

instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi

shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofrohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është, në fakt,

prezent një seksion dedikuar Shërbimeve

(Servizi), brënda të cilit mund të gjinden

informacione mbi tema, të cilave mund t’i

referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një

punë, një shtëpi, një shërbim asistence

shëndetsore etj

Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve

është i disponueshëm në Portalin, brënda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i

kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur për të verifikuar se,

brënda në bankën e të dhënave, ka

informacione mbi shërbimin që po kërkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën

përkatëse

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti

(komuna, patronat, krahina)për të cilin

kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të

huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë

fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet

(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,

del një listë e të gjithë enteve prezent në

bankën e të dhënave që organizojnë kurse

italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të

avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më

shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e

mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po

kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në

dispozicion seksione informatike të ndryshme,

sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave

direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën

e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe

eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e

Integrimit të Emigrantëve është aktiv një

shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit

telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001)

Për kompletimin e informacionit, Portali

publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi

të rejat dhe detaje.

Page 2: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

2

TREGUESI

AKTUALITET

Çmim për sipërmarrësit emigrantë në Itali - MoneyGram Award 2014

Edhe shtetasit e huaj mund të jenë drejtues të një gazete

NORMATIVA

Punëtorët stinorë – Në dispozicion kuota të reja hyrjeje

Karta e Blerjeve – Nga 8 prilli edhe për shtetasit komunitarë dhe të huaj janë të

disponueshme formularët për të paraqitur kërkesat

Leja e qëndrimit Unike për punë dhe qëndrim: të reja të futura

Punonjës me kualifikim të lartë dhe studentët: janë futur thjeshtëzime

Trafiku i qenieve njerëzore - Në fuqi rregulla të reja që përforcojnë kontrollin e

krimit dhe mbrojtjen e viktimave

MBROJTJA NDERKOMBETARE

Në fuqi dekreti që barazon të drejtat e zotëruesve të mbrojtjes me ndihmë me ato të refugjatëve

NJOFTIME NGA MINISTRITË

Portali i Integrimit të Migrantëve - On-line një fushë e re dedikuar mbrojtjes ndërkombëtare

VENDIMET

Gjykata e Milanos - Mbrojtja ndërkombëtare i jepet një shtetase të huaj në rrezik

nënshtrimi infibulacioni (të organeve gjenitale femërore)

Lëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin e vdekjes se bashkëshortit/es

PUBLIKIME

Udhëzuesi mbi shërbimet mbi emigracionin nga Prefektura e Pesaro – Urbino-s

Page 3: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

3

AKTUALITET

Çmim sipërmarrësve emigrantë në Itali - MoneyGram Award 2014

Sipas MoneyGram-it fitojnë emigrantt që demonstrojnë kapacitet mbi

vizionin, kurajon dhe drejtimin në zhvillimin e bizneseve të tyre. Për

Çmimin mundet për tu regjistruar deri në 15 Majin e ardhshëm 2014

Çmimi i ideuar nga MoneyGram, që në edicionet e kaluara ka patur një sukses të madh i

përkushtohet sipërmarrësve më të ndritur emigrantë që gjatë vitit kanë qenë në gjendje të

demonstrojnë aftësi në vizion, kurajo dhe udhëheqje në krijimin ose zhvillimin e bizneseve të

tyre. Eshtë i vetmi çmim kombëtar aktual dedikuar sipërmarrjësve emigrantë që ekzistojnë në

Vendin tonë.

Finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin absolut të Sipërmarrësit Emigrant të Vitit dhe 5

Çmime të “Kategorive: Rritja, Inovacioni, Punësimi, Sipërmarrja e të Rinjve dhe Përgjegjësia

Sociale", do të jenë gjithsej 15.

Ceremonia e çmimeve do të mbahet në Romë më 12 qershor në Casa del Cinema në Villa

Borghese.

Për të marrë pjesë mjafton për të plotësuar formularin që ndodhet në sitin

www.themoneygramaward.com ose të dërgoni një mail në adresën

[email protected]

Edhe shtetasit e huaj mund të jenë drejtues të një gazete

Ministria e Drejtësisë ka bërë të qartë që edhe shtetasit e huaj që

banojnë ligjërisht mund të bëhen drejtues të një gazete.

Në veçanti, Ministria ka shfaqur një opinion në përgjigje të një pyetje të veçantë të paraqitur në

korrikun e kaluar nga Shoqata e gazetarëve. Sipas Ministrisë së Drejtësisë norma që

parashikonte kërkesën e shtetësisë italiane për t'u bërë drejtues, shfuqizohet për shkak se ajo

nuk është në përputhje me Tekstin unik të Emigracionit i cili parashikon që të huajt me banim

të ligjshëm të trajtohen si shtetasit italianë mbi të drejtat civile. Midis këtyre të fundit përfshihet

edhe e drejta për të praktikuar lirisht profesionin e tyre.

NORMATIVA

Punëtorët stinor – Në dispozicion kuota të reja hyrjeje

9 prill 2014 – Eshtë publikuar Dekreti i Flukseve 2014 për punë stinore -

15.000 kuota të reja hyrjeje - dërgimi i kërkesave është i mundur nga

ora 8.00 e datës 10 prill dhe deri në orën 24.00 të 31 dhjetorit 2014.

KUOTAT

Page 4: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

4

Sipas nenit 1 të dekretit të ri – D.P.C.M. të 12 marsit 2014 - lejohen 15.000 punëtorë të huaj

në Itali për motive pune stinore.

Në kuotën e 15.000 uniteteve, 3.000 hyrje janë të rezervuara për kërkesat e lejes

shumëvjeçare stinore, apo të atyre punëtorëve që kanë hyrë në Itali për punë sezonale për të

paktën dy vjet rresht dhe për të cilët punëdhënësi mund të paraqisë kërkesën për miratim për

punë stinore shumëvjeçare.

Neni 2 i dekretit të ri, gjithashtu, rezervon 2.000 kuota hyrjeje për punëtorët jo komunitarë

për motive pune jo sezonale për vitin 2014, për pjesëmarrësit në Ekspozitën Universale në

Milano në vitin 2015. Me një qarkore të veçantë do të përcaktohen udhëzimet Expo Milano

2015, si dhe udhëzimet operative për përdorimin e formularëve të veçantë.

MENYRA PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE

Si zakonisht, kërkesat mund të paraqiten nga punëdhënësit apo nga shoqatat sipas kategorisë

ekskluzivisht në mënyrë elektronike(telematike) duke u lidhur me sitin e Ministrisë së Punëve të

Brendshme (http://www.interno.gov.it/), duke u regjistruar dhe plotësuar formularin e aplikimit

C – stag.

Aplikimet do të vlerësohen në bazë të rendit kronologjik të paraqitjes së tyre.

Punëtorët stinorë

Hyrja e punëtorëve të huaj në Itali për motive pune stinore është e mundur vetëm brenda

kuotave të përcaktuara çdo vit nga dekreti i posaçëm i programimit të flukseve të hyrjes për

motive pune sezonale. Ky është një dekret i miratuar nga Kryesia e Këshillit të Ministrave dhe

është në fuqi për një vit.

Sektorët në të cilat është e mundur vendosja e marrëdhënieve të punës mbi bazë sezonale,

janë vetëm sektori i bujqësisë dhe ai për turizmëm - hotel. Bëhet fjalë për sektorët për të

cilat aplikohet një nga kontratat që ndodhen në modelin e kërkesave(aplikimeve) prezente në

sitin e Ministrisë së Brendshme

Kërkesa e pranimit në punë mund të bëhet nga një punëdhënës italian o i huaj me banim të

ligjshëm në Itali, për një punëtor rezident jashtë Italisë që bën pjesë në një nga nacionalitetet

e treguara në dekretin e flukseve (në bazë të dekretit të fundit Shqipëria,Algjeria,Bosnja-

Hercegovina, Egjypti, Republika e Filipineve, Gambia, Gana, Japonia,, India, Kosova, Republika

ish Jugosllave e Maqedonisë, Maroku, Mauritius, Molldavia, Mal i Zi, Nigjer, Nigjeria, Pakistani,

Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia)

Procedurat e hyrjes për punë stinore janë në vija të përgjithshme të njëjta me ato të

parashikuara për punë me afat të caktuar dhe të përhershme jo stinore, me disa diferenca të

futuara kryesisht për të bërë më të shpejtë dhe më të zhdërvjelltë krijimin e këtyre raporteve

të punës.

Aplikimet për punë mund të dorëzohen në mënyrë elektronike nga punëdhënësi ose nga

shoqatat sipas kategoive në emër të anëtarëve të tyre vetëm pas publikimit të dekretit

përkatës.

Leja e hyrjes duhet të lëshohet nga Sporteli Unik për Imigracionin brenda 20 ditëve nga

paraqitja e kërkesës. Që nga viti 2012 është në fuqi një procedurë e lehtësuar heshtje –

aprovim në bazë të së cilës kur Sportelli Unik, pas njëzet ditësh, nuk i njofton punëdhënësit

refuzimin e kësaj kërkese, kjo konsiderohet e pranuar nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

- kërkesa është për një të huaj që është i autorizuar tashmë që nga vitii i kaluar për të

punuar në punë sezonale në të njëjtin punëdhënës aplikant (kërkues);

Page 5: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

5

- punëtori stinor në vitin e kaluar ka qenë i punësuar rregullisht nga punëdhënësi dhe është

kthyer në atdhe me skadimin e lejes së qëndrimit.

Për të shfrytëzuar këtë thjeshtimin është e nevojshme, megjithatë, që punëdhënësi duhet të

specifikojë, në fushën përfshirë në modelin C- stag - të dhënat për vitin e kaluar, të

komunikimit të detyrueshëm në lidhje me marrjen në punë të punëtorit dhe ato të lejes së

qëndrimit ose të sigurimit në posedim të këtij të fundit.

Leja për punë stinore ka një vlefshmëri minimale prej 20 ditësh dhe maksimumi prej 9 muajsh

nga data e nënshkrimit të kontratës së qëndrimit. Gjatë kësaj kohe mund të ndryshohet

punëdhënësi, me kusht që të mbetet gjithmonë në kontekstin e punës sezonale.

Eshtë e mundur të punësohet një punëtor sezonal edhe për një kohë të pjesshme, me kusht që

orari mesatar javor i punës të jetë jo më pak se 20 orë. Punëtorit duhet t’i paguhen pagesa

bruto mujore prej jo më pak se ajo e parashikuar në kontratën kolektive kombëtare në fuqi të

kategorisë.

Leje shumëvjeçare për punë stinore

Të huajit që demonstron të ketë ardhur në Itali të paktën 2 vjet rrjesht për pune stinore mund

t’i jepet një leje qëndrimi për tre vjet, gjithmonë për punë sezonale. Afati i çdo viti është i

njëjtë me të fundit të dy viteve të mëparshme. Për të pranuar kërkesën e lejes shumëvjeçare

për punë, dy raportet e mëparshme të punës stinore nuk ka nevojë të jenë në vazhdimësi në

momentin e depozitimit të kërkesës. Punëdhënësi duhet të aplikojë në Spotelin Unik për Imigracionin lëshimin e lejes shumëvjeçare

për punë shumëvjeçare, duke përdorur formularin përkatës të dhënë.

Kërkesa mund të paraqitet edhe nga një punëdhënës tjetër nga ai i dy viteve të mëparshme.

Një nga avantazhet kryesore të lejes shumëvjeçare është që i lejon punëtorit sezonal të hyjë

në Itali në vitin e ardhshëm pavarësisht nga publikimi i dekretit të flukseve për punë

sezonale.

Kërkesa për pranimin në punë në rastin e lejes stinore shumëvjeçare për vitet e mëpasshme

mbas të parit, mund të bëhet edhe nga një punëdhënës tjetër nga ai punëdhënës që ka marrë

lejen trevjeçare për punë sezonale.

Konvertimi i lejes së qëndrimit për punë sezonale

Punëtori i huaj i autorizuar për të hyrë në Itali për punë stinore, mund të konvertojë (që nga

hyrja për herë të parë në Itali në bazë të qarkores së 5 nëntorit 2013) lejen e qëndrimit për

punë stinore në një tjetër për punë - me kohë të përkohshme ose të përhershme, - në bazë të

kuotave në dispozicion (për vitin 2014 D.P.C.M. i 25 nëntorit 2013, ka fiksuar në 4.000

unitete kuotat e destinuara për të tilla konvertime).

Është e nevojshme që në kohën e dorëzimit të aplikimit leja e qëndrimit për motive pune

stinore të jetë e vlefshme.

Punëtori i huaj duhet të dërgojë në Spotelin Unik për Imigracionin kërkesën e konvertimit të

lejes për punë sezonale në punë të varur eskluzivisht me rrugë elektronike (telematike) – duke

u lidhur me sitin https://nullaostalavoro.interno.it

Në rast të ekzistimit të kuotave, i huaji thirret në Sportelin unik për të nënshkruar kontratën e

qëndrimit dhe formularin e aplikimit për leje qëndrimi për punë. Nënshkrimi i kontratës së

qëndrimit në Sportelin unik do të shërbejë edhe për të përmbushur detyrimet e njoftimit të

detyrueshëm të marrjes në punë.

Page 6: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

6

Karta për Blerjet -

Nga 8 Prilli në dispozicion formularët për paraqitjen e aplikimeve edhe nga qytetarët komunitar dhe të huajt

8 prill 2014- Me botimin e dekretit të 3 shkurtit 2014 nis shtrirja e

Kartës për Blerjet edhe për qytetarët komunitarë dhe të huaj (familjarët

jokomunitarë të qytetarëve të BE- së apo të mbajtësve të lejes së qëndrimit Be për banorët me afatafatgjatë kohe).

Për këtë, duke filluar nga 8 prilli 2014, është në dispozicion në sitet e internetit të Postave

Italiane, INPS-it, Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të Ministrisë së Punës dhe të

Politikave Sociale, formulari i nevojshëm për paraqitjen e kërkesave në zyrat e postës të

autorizuara.

Masa e përfitimit edhe për shtetasit e huaj fillon nga dymujori janar-shkurt dhe, për këtë arsye,

të interesuarit që do të paraqesin kërkesën brenda 30 prillit 2014 do të kenë të drejtën e

pagesës duke filluar nga 1 janari 2014.

Çfarë është karta e blerjeve ?

Karta e blerjeve është një masë e mbështetjes së të ardhurave e futur nga viti 2008 në

sistemin italian dhe i destinuar për të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta. Kjo është

një kartë e parapaguar të cilën Shteti e ngarkon çdo dy muaj me tetëdhjetë euro, që

poseduesit mund t’i shpenzojnë për të blerë ushqime, për të paguar ilaçe dhe faturat e

energjisë elektrike dhe gazit.

Karta e blerjeve mund të kërkohet nga ai që ka të ardhura të ulëta të familjes (të ardhurat

ISEE jo më shumë se 6 mijë e 700 euro në vit) dhe ka të paktën 65 vjeç ose fëmijë nën

moshën 3 vjeç (në këtë rast titullari i kartës është prind) . Karta e Blerjeve mund të kërkohet

në Zyrat e Postës duke dorëzuar formularin e aplikimit me dokumentin përkatës (për më

shumë informacione mbi kërkesat shkoni në sitin e internetit të INPS-it, MEF-it apo

Ministrisë së Punës.

Para ligjit. 147/2013 karta e blerjeve ishte e rezervuar vetëm për qytetarët italianë rezident në

Itali, ndërsa ligji i ri e ka shtrirë këtë përfitim edhe për shtetasit komunitarë, familjarët jo

komunitarë të shtetasve italianë ose të shtetasve komunitarë titullarë të së drejtës së

qëndrimit ose

së drejtës së qëndrimit të përhershëm dhe të të huajve në zotërim të një leje qëndrimi për

banorët afatgjatë të Be-së.

Leje Unike për qëndrim dhe punë - Të reja të futura

22 mars 2014 - Eshtë botuar dekreti l.g.s. n. 40 i 4 marsit 2014 që

përfshin direktivën 2011/98/BE.

Në mënyrë të përmbledhur, ndryshimet kryesore të futura janë:

Page 7: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

7

Futja e emërtimit “leje unike punë” në disa leje qëndrimi që lejojnë aktivitet

pune

Në lejet e qëndrimit që lejojnë aktivitetin e punës do të shtohet termi "leje unike

pune”( “perm. unico lavoro”). Ky term nuk do të shtohet: në lejet e qëndrimit për

banorët afatgjatë të BE-së, në lejet e lëshuara për motive humanitare, për statusin e

refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese-ndihmë, për studim, për punësim sezonal, për punë

të pavarur dhe për disa kategori të veçanta për të cilat është parashikuar hyrja jashtë

mekanizmit të flukseve të programuara, pavarësisht që këto lloje të lejeve lejojnë

megjithatë zhvillimin e aktivitetit të punës.

Për të mësuar më shumë për lejet e qëndrimit që mundësojnë për të punuar kliko këtu.

Dokumenti është gjithashtu në dispozicion edhe në anglisht

Zgjatja e afatit për lëshimin e lejeve të qëndrimit

Ndryshimet e bëra me dekretin e ri parashikojnë një zgjatje të afateve të vendosura nga

ligji për lëshimin e lejes së qëndrimit (nga 20 deri në 60 ditë) dhe lejen për punë (nga

40 deri në 60 ditë).

Shfuqizimi i detyrimit për nënshkrimin e kontratës të qëndrimit në fazën e

rinovimit të lejes së qëndrimit për punë

Megjithatë mbetet në fuqi rregulli që parashikon nënshkrimin e kontratës të qëndrimit në

rastin e lëshimit të lejes për herë të parë.

Shfuqizimi i rregullit që ndalonte marrjen në punë të punëtorëve të huaj në

ndërmarrjet e transportit publik.

Së fundi, parashikohet shprehimisht shfuqizimi i normës që parashikonte kërkesën e

shtetësisë italiane për punëtorët e ndërmarrjeve të sektorit hekurudhor. Edhe shtetasit e

huaj me qëndrim të rregullt në Itali pra mund të marrin pjesë në seleksionimin për

punësimin e personave në sektorin e transportit publik lokal.

Hyrjet për hulumtime shkencore dhe për punëtorët me kualifikim të lartë -

Thjeshtëzime të futura

17 mars 2014 - Me ligjin e 21 shkurtit 2014 janë futur disa lehtësime për

hyrjen dhe qëndrimin e kategorive të të huajve me kualifikim të lartë

dhe për studentët

Këtu është një përmbledhje e ndryshimeve kryesore të futura:

Hyrja dhe qëndrimi për kërkime shkencore

Ligji i ri parashikon lehtësime për studjuesit e shkencave si përsa i përket disiplinës së

hyrjes në territorin italian, ashtu edhe për atë të bashkimit të anëtarëve të familjes .

Në veçanti tani është parashikuar ajo që burimet mujore, të deklaruara në marrëveshjen

që stabilizon marrëdhëniet ligjore dhe kushtet e punës të hulumtuesit(studjuesit), mund

të vijnë jo vetëm nga instituti kërkimor shkencor që nënshkruan këtë konvencion, por

edhe nga mbështetja financiare e Bashkimit europian, e një organizate ndërkombëtare, e

një tjetri institucion kërkimor apo i një subjekti të huaj të ngjashme me të. Modeli i ri i

konvencionit të pranimit është në dispozicion në sitin e Ministrisë së Arsimit, të

Universitetit dhe të Kërkimeve Shkencore dhe të Ministrisë së Brendshme .

Gjithashtu për qëllime të bashkimit familjar të studiuesit nuk është e nevojshme për të

demonstruar disponueshmërinë e strehimit komform me kërkesat higjeno–sanitare, si

dhe përshtatshmërinë e strehimit.

Së fundi ëstë vendosur që studiuesi që kërkon lejen e qëndrimi afatgjatë të BE-së nuk

është e nevojshme për të dhëne provimin e gjuhes italiane .

Page 8: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

8

Hyrja dhe qëndrimi për punëtorët me kualifikim shumë të lartë (karta blu ue)

Ndër kërkesat që duhen për tu konsideruar punëtorë me kualifikim shumë të lartë ligji

kërkon zotërimin e një titulli të arsimit të lartë, të lëshuar nga autoritetet kompetente në

Vendin ku është marrë dhe që dëshmon për përfundimin e një programi të arsimit të

lartë, që zgjat të paktën tre vjet, pas atij të mesmit. Përveç kësaj kërkese është e

nevojshme edhe për të pasur një kualifikim profesional më të lartë . Legjislacioni i ri e ka

thjeshtuar procesin e hyrjes duke kërkuar vetëm një deklaratë të vlerës lidhur me titullin

e huaj të studimit që tani lëshohet nga Përfaqësuesi kompetent Diplomatik Italian në

Vendin e qëndrimit (rezidencës) të të huajit .

Propozimi i kontratës të punës ose oferta e detyrueshme duhet, në çdo rast, t’i referohen

një figure professionale që përfshihen në nivelet 1, 2 dhe 3 të klasifikimit Istat të

profesioneve CP2011 (në dispozicion në sitin http://cp2011.istat.it/) .

Për të mësuar më shumë në lidhje me procedurën e hyrjes të punëtorëve me kualifikim

të lartë kliko këtu .

Dokumenti është në dispozicion edhe në anglisht

Studentët e huaj

Ligji i ri parashikon mundësinë e konvertimit të lejes së qëndrimit për studim në leje

qëndrimi për punë të varur, edhe për titullarët master të nivelit I, siç parashikohet

tashmë për titullarët master të nivelit të dytë. Studentët e huaj në Itali që ndjekin jo

vetëm një doktoratë ose një master të nivelit II si në të kaluarën, por edhe një diplomë

(trevjeçare universitare ose specialistike), mund të përfitojnë një vit qëndrimi më

shumë, pas skadimit të lejes për të kërkuar punë dhe, në prani të kërkesave, për të

konvertuar lejen në një leje qëndrimi për punë të varur ose të pavarur.

Së fundi ligji ka parashikuar eliminimin e kuotave për studentët e huaj në Universitete,

me përjashtim të respektimit të procedurave për pranim për në fakultetin me numër të

kufizuar.

Për të ditur më shumë për hyrjen e studentëve të huaj për tu regjistruar në universitet

kliko këtu.

Trafiku i qënieve njerëzore - Në fuqi rregullat që përforcojnë shtypjen e krimit dhe mbrojtjen e viktimave

13 mars 2014 – Eshtë botuar dekreti legjislativ n. 24 i 4 marsit 2014

që përfshin direktivën 2011/36/UE.

Ndër të rejat e futura këtu është parashikimi i një të drejte kompensimi për viktimat.

Kompensimi mund të llogaritet për një shumë forfeit prej 1.500.00 euro duke zbritur shumat

eventualisht të dhëna viktimës nga entet publike.

Kërkesa për kompensim duhet të paraqitet në Kryesinë e Këshillit të Ministrave, brenda 5 viteve

nga kalimi i dhënies së vendimit të gjykimit të dëmshpërblimit, apo nga vendimi jo i formës së

prerë për pagesë të përkohshme, të lëshuar pas 28 marsit 2014, me kusht që nuk ka marrë

mbështetje nga autori i krimit, megjithëse viktima ka provuar aktin dhe procedurat

ekzekutuese.

Kur autori i veprës është i panjohur kërkesa duhet të dorëzohet brenda 1 viti nga data e

depozitimit të masës së arkivimit.

Page 9: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

9

MBROJTJA NDERKOMBETARE

Mbrojtja Ndërkombëtare – Në fuqi dekreti që barazon të drejtat e zotëruesve të mbrojtjes me ndihmë mbështetëse me ato të refugjatëve

7 mars 2014 – Eshtë botuar Dekreti legjislativ n.18 i vitit 2014 që

përfshin Direktivën 2011/95/UE

Objektivi i ndjekur nga rregullat e reja është ai për të përqasur dy statuset të atribueshme me

mbrojtjen ndërkombëtare, atë të refugjatit dhe atë të përfituesit të mbrojtjes mbështetëse me

ndihmë, duke rritur gjithashtu nivelin e mbrojtjes.

Ndër të rejat më të rëndësishme është barazimi lidhur me bashkimin familjar, qasjen në

punësim publik dhe qasjen në shërbimet për strehim midis përfituesve të mbrojtjes

mbështetëse me ndihmë dhe refugjatëve. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për mbrojtje

mbështetëse me ndihmë kalon nga 3 deri në 5 vjet.

Gjithashtu është futur një një artikull i veçantë drejtuar personave që janë viktima të dhunës

violente apo torturës, në të cilën parashikohet që Ministria e Shëndetësisë të miratojë udhëzime

të veçanta për programimin " e ndërhyrjeve të ndihmës dhe rehabilitimit si dhe për trajtimin e

shqetësimeve mendore."

Vizito seksionin e Portalit lidhur me ndihmën ndërkombëtare.

LAJME NGA MINISTRITË

Portali i integrimit të emigrantëve - On line një fushë e re dedikuar

mbrojtjes ndërkombëtare

31 mars 2014 – Fusha e re e Portalit të Integrimit të Emigrantëve

përmban një hartë të shërbimeve dhe projekteve dedikuar azilkërkuesve

dhe përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare

Shëndeti, mbrojtja ligjore dhe integrimi përbëjnë boshtin e fushës së re. Në veçanti, në lidhje

me mbrojtjen e shëndetit ekziston mundësia për të gjetur në Portalin shërbimet e mbrojtjes

psikologjike dhe psikiatrike drejtuar personave që kanë përjetuar dhuna violence apo tortura në

vendin e origjinës ose gjatë udhëtimit. Shërbimet e ofruara të orientimit dhe mbrojtjes

ligjore kanë të bëjnë, me rrugët dhe përgatitjen për intervistat me Komisionin për njohjen e

statusit të refugjatit apo qasjen për të drejtën e mbrojtjes. Ka gjithashtu informacione prezente

dedikuar procedurave specifike administrative për kerkuesit ose zotëruesit të mbrojtjes

ndërkombëtare. Të tilla informacione së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në anglisht.

Vizito fushën “ Mbrojtja ndërkombëtare” në Portalin e Integrimit të Emigrantëve

Page 10: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

10

VENDIMET

Gjykata e Milanos - I jepet mbrojtja ndërkombëtare një shtetase nga Bregu i

Fildishtë në rrezik të nënshtrimit në praktikën e infibulacionit (organeve

gjenitale femërore)

Gjykata e Milanos, seksioni i pare, vendimi i 27 shkurtit 2014.

Rasti ka të bëjë me një ankesë kundër vendimit të Komisionit Territorial për Njohjen e Statusit

të Refugjatit në Milano. Ankuesja i kishte deklaruar Komisionit dhe rikonfirmuar para Gjykatës

që kishte ikur nga vendi i origjinës për shkak të përndjekjes së bëre nga ana e familjes së

babait, të cilët donin për ta detyruar që të martohej me një burrë të moshuar.

Gjykata, duke konsideruar të besueshme rrëfimin dhe ngjarjen e jetës personale të ankueses

në përputhje me situatën e përgjithshme të vendit të origjinës, ka njohur të drejtën e mbrojtjes

ndërkombëtare. Aktet e persekutimit duhet të jenë mjaft serioze për të përfaqesuar një shkelje

të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, duke marrë formën e akteve të dhunës fizike ose

mendore, duke përfshirë dhunën seksuale ose të akteve të drejtuara në mënyrë specifike

kundër një gjinie apo fëmije.

Lëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur

edhe pa bashkëjetesë në rast të vdekjes së bashkëshortit/es

Kasacioni civil, sesioni v, vendimi i 6 marsit 2014.

Gjykata Supreme ka vendosur se rinovimi i lejes së qëndrimit për motive familjare në favor të

një shtetasi/e të vendeve të treta bashkëshort/e i/e një shtetasi/e komunitar/e nuk parashikon

kërkesën e bashkëjetesës midis shtetasit/es komunitar/e dhe aplikuesit/es, as dhe kërkesën e

vendbanimit të mëparshëm të rregullt të aplikantit/es . Në rast vdekjeje të bashkëshortit/es

shtetasi/ja italian/e, në fakt kjo nuk sjell humbjen e të drejtës së banimit të familjarëve jo

komunitarë, me kusht që ata kanë banuar në vend për të paktën një vit para vdekjes së

shtetasit/es të Bashkimit europian dhe kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershme ose

demonstrojnë që zhvillojnë një aktivitet pune të varur apo vetëpunësimi ose që sigurojnë për

veten e tyre dhe familjarët e tyre burime të mjaftueshme, me qëllim që të mos bëhen një barrë

për sistemin e ndihmës sociale të Shtetit gjatë qëndrimit të tyre, si dhe një sigurim shëndetësor

që mbulon të gjitha rreziqet në Shtetin.

Page 11: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

11

PUBLIKIME

Pesaro-Urbino – Udhëzues për shërbimet lidhur me imigrimin nën kujdesin e Prefekturës

Vademekumi(Udhëzuesi) për Emigrantët i

publikuar nga Prefektura e Pesaro Urbino-s

është një manual i dobishëm lidhur me

drejtimet dhe kontaktet për bashkim familjar,

shtetësinë, legalizimet dhe të gjitha shërbimet

e tjera të ofruara nga emigrantët të bëra nga

Prefektura që i interosojnë emigrantëve.

Shkarko vademekun

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave Sociale

Drejtoria e përgjithshme e imigrimit dhe e politikave të Integrimit

Via Fornovo, 8 00192 Roma Tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-finanzuar nga fondi Europian per integrimin e shtetasve të Vendeve të treta 2007-2013

Page 12: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it fileLëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin

12

Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me

redaksinë e Portalit të Integrimit, dërgoni një mail në adresën:

[email protected]