I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË...

25
1 E DREJTA FAMILJARE E DREJTA FAMILJARE I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË MARTESË Ruzhdi Berisha Kuptimi dhe rëndësia shoqërore e martesës Martesa dhe marrëdhëniet familjare në Kosovë janë të rregulluara me Ligjin e Martesës dhe Marrëdhënieve Familjare (“Gaz. zyr. e KSAK”, nr. 10/28 mars 1984), i cili ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori 1984 (LMMF), që vazhdon të jetë në fuqi si ligj i zbatueshëm në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut nr. 1999/1 dhe 24. Me këtë Ligj rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me familjen, martesën, marrëdhëniet martesore, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindor, birësimin (birësimin), kujdestarinë, ushqimin, marrëdhëniet pasurore në familje, procedurat e posaçme gjyqësore në kontestet nga marrëdhëniet martesore dhe familjare si dhe me emrin personal. Me LMMF nuk përcaktohet nocioni i martesës. Mirëpo, nga vetë përmbajtja e dispozitave të tij përkitazi me martesën, duke pasur parasysh edhe aspektin teorik dhe shkencor të saj, rrjedh se martesa është një bashkësi jetësore, e rregulluar me ligj, ndërmjet dy personave të gjinive të ndryshme. Për vetë fakti se martesa si bashkësi jetësore dhe është rregulluar me ligj, ajo ka një rëndësi të posaçme shoqërore, pasi edhe konsiderohet se martesa është bazë e familjes, ndërsa familja bazë e shoqërisë. Kushtet esenciale për ekzistimin e martesës Me LMMF janë përcaktuar edhe marrëdhëniet juridike-martesore. Në këtë mënyrë, janë të përcaktuara edhe kushtet për ekzistimin e martesës. Këto janë kushte të cilat duhen plotësuar patjetër për themelimin e martesës. Për të lidhur martesë është e domosdoshme që dy persona të gjinive të ndryshme të japin pëlqimin për lidhjen e saj para organit kompetent, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Nga kjo rrjedhë së kushtet esenciale për themelimin e martesës janë: 1. Martesa mund të lidhet vetëm ndërmjet dy personave të gjinive të ndryshme; 2. Të ekzistojë pajtimi i vullneteve të tyre për lidhjen e martesës, i shprehur personalisht ose, përjashtimisht, i njërit prej tyre nëpërmjet të të autorizuarit, nëse kjo është lejuar paraprakisht nga organi kompetent administrati, vullnete këto që duhet të përputhen në tërësi dhe nuk mund të jenë të kufizuara me afat ose me kusht; 3. Forma e caktuar me ligj për lidhjen e martesës dhe kjo është që martesa të lidhet para organit kompetent në mënyrën e përcaktuar me ligj (neni 24 ). Kushtet për lidhjen e martesës së vlefshme Për të qenë e vlefshme një martesë, në momentin e lidhjes së saj nuk duhet të ekzistoj ndonjë pengesë martesore e parashikuar me ligj (neni 26). Me LMMF janë parashikuar një për një pengesat martesore, ekzistimi i të cilave e bëjnë të pavlefshme martesën. Pengesat martesore - nocioni dhe llojet

Transcript of I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË...

Page 1: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

1 E DREJTA FAMILJARE

E DREJTA FAMILJARE

I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË MARTESË

Ruzhdi Berisha Kuptimi dhe rëndësia shoqërore e martesës Martesa dhe marrëdhëniet familjare në Kosovë janë të rregulluara me Ligjin e Martesës dhe Marrëdhënieve Familjare (“Gaz. zyr. e KSAK”, nr. 10/28 mars 1984), i cili ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori 1984 (LMMF), që vazhdon të jetë në fuqi si ligj i zbatueshëm në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut nr. 1999/1 dhe 24. Me këtë Ligj rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me familjen, martesën, marrëdhëniet martesore, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindor, birësimin (birësimin), kujdestarinë, ushqimin, marrëdhëniet pasurore në familje, procedurat e posaçme gjyqësore në kontestet nga marrëdhëniet martesore dhe familjare si dhe me emrin personal. Me LMMF nuk përcaktohet nocioni i martesës. Mirëpo, nga vetë përmbajtja e dispozitave të tij përkitazi me martesën, duke pasur parasysh edhe aspektin teorik dhe shkencor të saj, rrjedh se martesa është një bashkësi jetësore, e rregulluar me ligj, ndërmjet dy personave të gjinive të ndryshme. Për vetë fakti se martesa si bashkësi jetësore dhe është rregulluar me ligj, ajo ka një rëndësi të posaçme shoqërore, pasi edhe konsiderohet se martesa është bazë e familjes, ndërsa familja bazë e shoqërisë. Kushtet esenciale për ekzistimin e martesës Me LMMF janë përcaktuar edhe marrëdhëniet juridike-martesore. Në këtë mënyrë, janë të përcaktuara edhe kushtet për ekzistimin e martesës. Këto janë kushte të cilat duhen plotësuar patjetër për themelimin e martesës. Për të lidhur martesë është e domosdoshme që dy persona të gjinive të ndryshme të japin pëlqimin për lidhjen e saj para organit kompetent, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Nga kjo rrjedhë së kushtet esenciale për themelimin e martesës janë: 1. Martesa mund të lidhet vetëm ndërmjet dy personave të gjinive të ndryshme; 2. Të ekzistojë pajtimi i vullneteve të tyre për lidhjen e martesës, i shprehur personalisht ose, përjashtimisht, i njërit prej tyre nëpërmjet të të autorizuarit, nëse kjo është lejuar paraprakisht nga organi kompetent administrati, vullnete këto që duhet të përputhen në tërësi dhe nuk mund të jenë të kufizuara me afat ose me kusht; 3. Forma e caktuar me ligj për lidhjen e martesës dhe kjo është që martesa të lidhet para organit kompetent në mënyrën e përcaktuar me ligj (neni 24 ). Kushtet për lidhjen e martesës së vlefshme Për të qenë e vlefshme një martesë, në momentin e lidhjes së saj nuk duhet të ekzistoj ndonjë pengesë martesore e parashikuar me ligj (neni 26). Me LMMF janë parashikuar një për një pengesat martesore, ekzistimi i të cilave e bëjnë të pavlefshme martesën. Pengesat martesore - nocioni dhe llojet

Page 2: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

2 E DREJTA FAMILJARE

Pengesat martesore janë ato rrethana të parashikuara me ligj të cilat pengojnë lidhjen e një martese të vlefshme. Në bazë të kritereve të ndryshme pengesat martesore mund të ndahen në disa lloje: 1. Varësisht nga fakti se kush ka të drejtën e paraqitjes së padisë dhe rëndësia shoqërore e pengesave martesore, ato ndahen në pengesa martesore, të cilat kanë për pasojë nulitetin absolut të martesës dhe ato që kanë për pasojë nulitetin relativ të saj. Pengesat martesore të cilat kanë për pasojë nulitetin absolut të martesës janë: ekzistimi i martesës tjetër të ndonjërit nga bashkëshortët (neni 27); sëmundja shpirtërore dhe mungesa e zotësisë për të gjykuar e ndonjërit nga bashkëshortët (neni 28) dhe shkalla e caktuar e gjinisë ndërmjet bashkëshortëve (neni 29). Pengesat martesore, të cilat kanë për pasoj nulitetin relativ të martesës, janë: mosekzistimi i vullnetit të lirë (neni 25) dhe mosha jomadhore (neni 33). 2. Varësisht nga fakti nëse mundet apo jo një pengesë martesore të mënjanohet me leje paraprake ose të mëvonshme të gjykatës apo nuk mund të mënjanohet në asnjë mënyrë, ato ndahen në: pengesa martesore të mënjanueshme dhe të pamënjanueshme. Pengesat martesore të pamënjanueshme janë: ekzistimi i martesës tjetër të ndonjërit nga bashkëshortët, sëmundja shpirtërore dhe paaftësia për të gjykuar dhe gjinia në vijën vertikale, pavarësisht nga shkalla, ndërsa në atë horizontale deri në shkallën e tretë të gjinisë. Pengesat martesore të mënjanueshme janë: gjinia e krushqisë dhe mosha e mitur. 3. Varësisht nga fakti nëse janë apo jo në kohë të kufizuara, pengesat martesore ndahen në: pengesa martesore të përhershme dhe të përkohshme. Ndalesat martesore Ndalesat martesore janë rrethana të caktuara me ligj, ekzistimi i të cilave pengon lidhjen e martesës, por mosrespektimi i tyre nuk ka për pasojë anulimin e martesës. Martesa e lidhur në praninë e ndalesës martesor mbetet në fuqi, por pasojnë sanksionet tjera. Ndalesë martesore përbën raporti i kujdestarisë, mirëpo “për shkaqe të arsyeshme” ligji u lejon lidhjen e martesës edhe personave me këto raporte. Në rastet e këtilla, me lidhjen e martesës ndërmjet kujdestarit dhe të përkujdesurit, ndërpritet raporti i kujdestarisë. Forma e lidhjes së martesës Për të qenë një martesë e vlefshme, ajo duhet të lidhet në formën e parashikuar ligjore. Ligji parashikon të ashtuquajturën formë solemne të lidhjes së martesës. Fletëparaqitja për lidhjen e martesës, bashkë me dokumentet e tjera të nevojshme, i paraqitet ofiqarit. Me ligj nuk është përcaktuar kompetenca tokësore e organit që bën lidhjen e martesës, ashtu që bashkëshortët kanë të drejtë të pakufizuar të zgjedhjes së vendit ku do të lidhin martesën (neni 35). Akti solemn i lidhjes së martesës zhvillohet në lokal të caktuar, por, me kërkesë të bashkëshortëve dhe për shkaqe të arsyeshme, ai mund të realizohet edhe në ndonjë vend tjetër (neni 40). Me rastin e lidhjes së martesës duhet të jenë të pranishëm të dy bashkëshortët e ardhshëm, delegati i caktuar nga asambleja komunale, dy dëshmitarë dhe ofiqari. Përjashtimisht, martesa mund të lidhet edhe nëpërmjet të të autorizuarit. Në bazë të nenit 42 të LMMF, në rastet posaçërisht të arsyeshme, organi kompetent komunal i administratës mund të lejojë, me aktvendim lidhjen e martesës në praninë e vetëm njërit prej bashkëshortëve të ardhshëm dhe të autorizuarit të bashkëshortit tjetër. Autorizimi duhet të jetë patjetër i vërtetuar dhe të përmbajë të dhënat personale të të autorizuarit dhe të personit me të cilin lidhet martesa nëpërmjet tij si dhe datën e dhënies së autorizimitj, i cili vlen 90 ditë nga dita e vërtetimit. Lidhja e martesës fillon me raportin e ofiqarit lidhur me praninë e bashkëshortëve të ardhshëm dhe konfirmimin se, në bazë të dokumentacionit dhe deklaratave të tyre dhe të dëshmitarve, nuk ka

Page 3: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

3 E DREJTA FAMILJARE

pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës. Pasi delegati konstaton se nuk ka vërejtje ndaj raportit të ofiqarit, ky i fundit lexon për bashkëshortët e ardhshëm pjesët e ligjit që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve. Pas kësaj, ai i pyet nëse janë të pajtimit të lidhin martesën ndërmjet tyre. Pas dhënies së dekleratave identike se pajtohen të lidhin martesë, delegate konstaton se martesa është lidhur. Me këtë edhe konsiderohet se martesa është lidhur. Ofiqari e regjistron faktin e lidhjes së martesës në regjistrin amzë për të martuarit, në të cilën nëshkruajnë bashkëshortët, delegati i asamblesë komunale, dëshmitarët dhe ofiqari. Pas kësaj, bashkëshortëve u lëshohet certifikata e kurorëzimit, e cila shërben si provë për lidhjen e martesës. Kushtet për lidhjen e martesës së shtetasve tanë në botën e jashtme Kosovarët mund të lidhin martesë në botën e jashtme në mbështetje të ligjit të shtetit ku ndodhen. Kjo martesë e lidhur në botën e jashtme është e vlefshme, nëse janë plotësuar kushtet ligjore sipas ligjit të shtetit ku lidhet martesa dhe kushtet materiale ligjore për lidhjen e martesës sipas LMMF. Sa i përket formës së lidhjes së martesës, kjo duhet patjetër të plotësohet sipas ligjit ku lidhet martesa. Martesat e pavlefshme, kuptimi dhe llojet Të pavlefshme janë ato martesat me rastin e lidhjes së të cilave nuk janë plotësuar kushtet për ekzistimin, përkatësisht për plotëfuqishmërinë e tyre, gjë që, edhe sipas LMMF, përbën arsye për zgjidhjen e martesës me anulimin e saj. Sipas ligjitn dallojmë dy lloje të martesave të pavlefshme: Martesat absolutisht nule dhe ato relativisht nule. Martesat absolutisht nule, shkaqet e nulitetit Sipas LMMFn shkaqet e nulitetit absolut të martesës janë: a. Nëse me rastin e lidhjes së martesës, në mënyrë kumulative, nuk janë plotësuar kushtet esenciale për vlefshmërinë e martesës, të cilat janë: dy personat të jenë me gjini të ndryshme, në formën e parashikuar ligjore, të kenë shprehur vullnetin e lirë për lidhjen e martesës. Mirëpo, në rast se procedura e parashikuar ligjore është shkelur për fajin ekskluziv të organit të autorizuar për lidhjen e martesës, ajo nuk do të anulohet (neni 56); b. Nëse martesa është lidhur gjatë kohës së ekzistimit të martesës së mëparshme të ndonjërit nga bashkëshortët, pasi që askush nuk mund të lidhë martesë derisa nuk pushon ose nuk zgjidhet martesa e lidhur më parë (neni 57). Në rast se në një procedurë të filluar për anulimin e martesës për këtë arsye ligjore, bashkëshortët theksojnë se martesa e mëparshme është e pavlefshme, atëherë gjykata do t’i udhëzojë ata të inicojnë procedurën kontestimore për anulimin e martesës së mëparshme, me të cilin rast edhe do ta ndërpresë procedurën që rrjedh, derisa ajo procedurë të mos zgjidhet me aktgjykim të plotëfuqishëm; c. Nëse ka lidhur martesë personi i cili, për shkak të sëmundjes shpirtërore ose për arsye të tjera, nuk ka aftësinë për të gjykuar (neni 58). Paaftësia për të gjykuar mund të jetë e përhershme dhe e përkohshme. Për anulimin e martesës për këtë arsye ligjore me rëndësi është gjendja e përhershme shpirtërore dhe jo ajo momentale, ashtu që e pavlefshme është edhe martesa e lidhur gjatë kohës “lucida intervala”, në të cilën kohë bashkëshorti ka qenë plotësisht i aftë për të gjykuar. e. Nëse kanë lidhur martesë personat në gjini gjakut, sipas birësimit ose sipas krushqisë, ndërmjet të cilëve ligji e nadalon martesën.

Page 4: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

4 E DREJTA FAMILJARE

d. Nëse martesa nuk është lidhur me qëllim të jetës së përbashkët, por me lidhjen e saj fshihet ndonjë punë tjetër juridike ose synohet të realizimi ndonjë qëllim tjetër. Nëse vetëm njëri bashkshort ka lidhur martesën për qëllime tjera, martesa nuk do të anulohet sipas kësaj baze ligjore. Mosekzistimi i qëllimit të jetës së përbashkët duhet të ekzistojë si në momentin e lidhjes së martesës, ashtu edhe gjatë ekzistimit të saj. Martesat relativisht nule, shkaqet e nulitetit Sipas LMMF, kemi të bëjmë me nulitet relativ të martesës kur: a. njëri nga bashkëshortët ka pranuar të lidhë martesë nga frika e shkaktuar me dhunë ose me kanosje serioze (neni 60). Frika e shkaktuar në këtë mënyrë do të thotë se nuk ka ekzistuar vullneti i lirë i bashkëshortëve të ardhshëm, por pëlqimi është dhënë me detyrim ose në lajthim (neni 25). Frika duhet të jetë e një intensiteti të lartë dhe të ketë zgjatur mjaft kohë. Nuk është me rëndësi kush e ka përdorur dhunën ose kanosjen serioze, pasi nuk është e thënë që ajo patjetër të ketë rrjedhë nga bashkëshorti tjetër apo që t’i jetë drejtuar bashkëshortit të dëmtuar ose të afërmëve të tij (saj); b. martesë ka lidhur personi para moshës madhore, pasi t’i ketë mbushur 16 vjeç, pa leje të gjykatës për lidhje martese para moshës madhore (neni 33). Në rastet e këtilla, nëse leja e gjykatës për lidhje martese para moshës madhore sigurohet ndërkohë, martesa nuk do të anulohet sikurse as në rastet kur gjatë zhvillimit të procedurës, bashkëshorti i mitur arrin moshën madhore; c. nëse martesa është lidhur në lajthim përkitazi me personalitetin e bashkëshortit (neni 61), ngase martesa nuk mund të lidhet kur nuk ekziston pëlqimi i lirë i bashkëshortëve për lidhjen e martesës, por pëlqimi është dhënë duke qenë në lajthim (neni 25). Lajthimi është një pasqyrim i gabuar i relitetit objektiv, pra, te rastet e lajthimit ekziston shpërputhjes ndërmjet vullnetit të vërtetë dhe veprimit juridik, ngase po të ishin të njohura ato fakte reale, ai veprim juridik nuk do të ndodhte. Sipas ligjit, ekzistojnë dy lloje të lajthimit që kanë të bëjnë me personalitetin: lajthimi përkitazi me personalitetin fizik dhe lajthimi përkitazi me personalitetin civil. Lajthimi i parë ekziston kur njëri prej bashkëshortëve të ardhshëm ka menduar se po lidh martesë me një person dhe martesën e ka lidhur me një person tjetër. Lajthimi i dytë nënkupton prezantimin e rremë, domethënë, kurb bëhet fjalë për fshehje të identitetit të vërtetë përkitazi me veçoritë esenciale që posedohen; d. ka lidhur martesë personi i cili, për shkak të sëmundjes shpirtërore ose për ndonjë arsye tjetër, nuk ka qenë i aftë të gjykoj në momentin e lidhjes së martesës, ndërsa gjatë martesës paaftësia për të gjykuar ka pushuar. Një person i këtillë, më vonë, kur është i aftë për të gjykuar do të japë pëlqim për lidhje të martesës, gjë që edhe përfaqëson vullnetin e lirë të tij. E drejta e padisë për anulimin e martesës absolutisht dhe relativisht nule Për anulimin e martesave absolutisht nule kanë të drejtë të paraqesin padi bashkëshortët, të gjithë personat e tjerë që kanë interes juridik të drejtëpërdrejtë për këtë dhe prokurori publik. E drejta e padisë për anulimin e martesës absolutisht nule nuk parashkruhet, nëse me ligj nuk është parashikuar ndryshe. Për anulimin e martesës relativisht nule, padia mund të paraqitet brenda një viti, nga dita e pushimit të dhunës, përkatësisht e marrjes dijeni për lajthimin; personi i paaftë për të gjykuar mund

Page 5: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

5 E DREJTA FAMILJARE

ta bëjë këtë brenda një viti, nga dita e pushimit të paaftësisë për të gjykuar, ndërsa personat e mitur e paraqesin vetë atë brenda 6 muajve, pasi ta kenë mbushur moshën madhore, kurse prindi ose kujdestari deri në moshën madhore të të miturit. Nëse padia nuk paraqitet brenda afateve të mësipërme, kjo e drejtë parashkruhet dhe martesa mbetet në fuqi. Pasojat e martesave absolutisht dhe relativisht nule Paojat e nulitetit të martesës paraqiten nga dita e anulimit të saj, pra pa përfshirë kohën para anulimit të formës së prerë. Martesa konsiderohet e anuluar nga dita që aktgjykimi me të cilin është anuluar ajo, merr formë të prerë. Pasojat e nulitetit të martesës absolutisht ose relativisht nule janë të njejta. Pasojat e nulitetit të martesës kanë të bëjnë me: 1. mbiemrin e bashkëshortëve pas anulimit të martesës, 2. pozitën juridike të fëmijëve dhe ushqimin i tyre, 3. mardhëniet pasurore të bashkëshortëve, dhe 4. trashëgiminë. 1. Në kuptim të nenit 389 të LMMF, bashkëshorti i cili me rastin e lidhjes së martesës ka ndërruar mbiemrin, pas anulimit të saj, në bazë të një deklerate që i paraqitet ofiqarit brenda 6 muajve nga anulimi i martesës, mund ta kthejë mbiemrin që ka pasur më parë (neni 389). 2. Fëmijët e lindur gjatë martesës së anuluar janë fëmijë martesorë. Për çështjen e besimit për ruajtje, kujdes dhe edukim njërit prej prindërve si dhe për ushqimin e tyre vendoset në të njëjtën mënyrë si edhe në rastin e shkurorëzimit të martesës (neni 111). 3. Mbi marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve vendoset në të njëjtën mënyrë sikurse te rastet e shkurorëzimit të martesës, ashtu që mirëbesimi përkatësisht keqbesimi i bashkëshortit me rastin e lidhjes së martesës së anuluar nuk është me rëndësi për zgjidhjen e marrëdhënieve pasurore të tyre. 4. Pas anulimit të martesës pushon e drejta e ndërsjellë në trashëgimi, si në bazë të ligjit ashtu edhe në bazë të testamentit të përpiluar para anulimit të martesës. Të drejtat dhe detyrimet mes bashkëshortëve Me LMMF të drejtat dhe detyrimet mes bashkëshortëve janë parashikuar nga nenet 49 - 54. Nga përmbajtja e këtyre dispozitave ligjore rrjedh se këto të drejta dhe detyrime janë me karakter juridiko-personal dhe juridiko-pasuror. Të drejtat dhe detyrimet e natyrës juridiko-personale mund të ndahen në dy grupe: 1. të drejtat dhe detyrimet me karakter të detyrueshëm, të parashikuara me norma imperative, siç janë: barazia e plotë mes bashkëshortëve, bashkësia jetësore mes tyre, ndihma e ndërsjellë, pavarësia në zgjedhjen e punës dhe profesionit dhe besnikëria; 2. të drejtat dhe detyrat, për të cilat bashkëshortët mund të merren vesh, si: lidhur me emrin familjar, me udhëheqjen e familjes, me vendbanimin e përbashkët dhe shtetësinë. Të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve të natyrës personale-pasurore janë ato të drejta të cilat janë të lidhura me personalitetin e bashkëshortëve (nuk mund të kalohen te personi tjetër), por janë me karakterit pasuror, si, p.sh.: ushqimi i familjes kur bashkëshortët kontribuojnë bashkërisht (neni

Page 6: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

6 E DREJTA FAMILJARE

53), ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar, pergjegjësia për detyrime të paraqitura gjatë martesës për nevojat ekzistuese të familjes. Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve Varësisht nga përkatësia e pasurisë, bashkëshortët mund të kenë: 1. Pasuri të veçantë dhe 2. Pasuri të përbashkët, Pasuria e veçantë e bashkëshortit, e drejta e administrimit dhe e disponimit të saj. Pasuri e veçantë e njërit bashkëshort është pasuria që ka pasur ai para lidhjes së martesës, të cilën e ka fituar gjatë martesës, por jo me punë, veçse me trashëgim, dhurim ose me forma të jera të fitimit pa barrë si dhe pasuria që i takon atij nga pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të ashkëshortëve (neni 306). Edhe pasuria e fituar në lojëra të fatit përbën pasuri të veçantë të jërit bëshkëshort, nëse ai e ka depozituar në këtë lojë pasurinë e vet të veçantë (neni 307). ërpos rasteve të mësipërme të fitimit të pasurisë së përbashkët, të cilat janë edhe rastet më të shpeshta, në pasuri të veçantë bëjnë pjesë edhe të gjitha të drejtat sendore dhe ato detyrimore, të fituara nga pasuria e veçantë, si: frytet, qiraja, kamata nga kursimet etj. Pasuri të veçantë të bashkëshortit përbëjnë edhe sendet që shërbejnë për përdorim personal të tij, si,p.sh., sendet e veshmbathjes, stolitë etj., me kusht që vlera e tyre të mos jetë në shpërpjesëtim me vlerën e përgjithshme të pasurisë së përbashkët. Së fundi, pasuri të veçantë përbën edhe pasuria të cilën e ka fituar njëri bashkëshort gjatë martesës, por gjatë kohës kur bashkëshortët kanë jetuar ndaras, domethënë, kur nuk ka ekzistuar jeta faktike e përbashkët mes tyre. Bashkëshorti në mënyrë të pavarur administron dhe disponon pasurinë e tij të veçantë; ai mund ta administrojë dhe ta disponojë atë edhe përkundër dëshirës së bashkëshortit tjetër (neni 306/4). Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe mënyra e fitimit të saj Pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është ajo pasuri të cilën ata e kanë fituar me punë të përbashkët gjatë martesës si dhe të hyrat nga ajo pasuri. Për të qenë e përbashkët pasuria e bashkëshortëve duhen plotësuar dy kushte: a. që të jetë fituar gjatë martesës, b. të jetë fituar me punë. Pasuria e fituar gjatë martesë është pasuri e fituar nga momenti i lidhjes së martesës deri në momentin e ndërprerjes së saj (nëse është e vlefshme ndërpritet me vdekjen e njërit bashkëshort ose me shkurorëzim, nëse është e pavlefshme, kjo bëhet me anulim). Fakti se ekziston martesa nuk do të thotë se ekziston edhe bashkësia faktike jetësore mes bashkëshortëve. Nëse gjatë martesës bashkëshortët nuk jetojnë për një kohë në bashkësi faktike jetësor, por jetojnë ndaras dhe të pavarur nga njëri-tjetri, pasuria e fituar me punë e njërit bashkëshort do të përfaqësonte pasuri të veçantë të tij, nëse në fitimin e saj bashkëshorti tjetër nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë. Mirëpo, edhe ne rastet kur bashkësia faktike jetësore mes bashkëshortëve nuk ekziston për një kohë (për shkak të punës, aftësimit professional etj), ashtu që, edhe pse ata jetojnë ndaras, bashkëshorti tjetër kujdeset në mënyra të ndryshme për familje, duke kontribuar kështu në fitimin e kësaj pasurie, ajo paraqet pasuri të përbashkët të bashkëshortëve. Pasuria quhet e fituar me punë, pavarësisht se a është fituar me punë të përbashkët të bashkëshortëve apo me punë të drejtpërdrejtë a të tërthortë të tyre në fitimin e saj. Mënyra e qeverisjes dhe e disponimit

Page 7: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

7 E DREJTA FAMILJARE

Pjesët e pasurisë së përbashkët të secilit bashkëshort nuk dihet, por ato mund të caktohen. Për këtë arsye bashkëshorti nuk mund ta disponojë pjesën e vet nga pasuria e përbashkët e pandarë, por as ta ta ngarkojë atë me ndonjë punë juridike mes të gjallëve. Pasurinë e përbashkët bashkëshortët e administrojnë dhe disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje (neni 309), kurse në rast mosmarrëveshjesh vendos gjykata në procedurë jokontestimore. Të drejtat e bashkëshortëve mbi sendet e paluajtshme, të cilat janë pasuri e përbashkët, regjistrohen në regjistrat publikë për evidencën e pasurive të paluajtshme ne emër të dy bashkëshortëve, si pasuri e përbashkët e tyre, në pjesë të papërcaktuara (neni 310). Nëse është regjistruar si pronar I pasurisë së përbashkët vetëm njëri bashkshort, konsiderohet sikur regjistrimi të jetë bërë në emër të dy bashkëshortëve. Ndarja e pasurisë së përbashkët Bashkëshortët mund të bëjnë në çdo kohë ndarjen me marrëveshje të pasurisë së përbashkët të tyre. Marrëveshja duhet të jetë në formë të shkruar (neni 313). Kur nuk arrihet marrëveshja, në rast kontesti, pjesët që u përkasin bashkëshortëve në pasurinë e përbashkët caktohen në bazë të kontributit të secilit prej tyre, duke i vlerësuar të gjitha rrethanat me rëndësi për fitimin e saj. Me rastin e ndarjes së pasurisë së përbashkët, merren parasysh jo vetëm të ardhurat e secilit bashkëshort, por edhe ndihma e njërit bshkëshort ndaj tjetrit, mënyra e udhëheqjes së punëve familjare, kujdesi dhe mirëmbajtja e pasurisë nga ana e tyre, eventualisht shpenzimet e tepërta të ndonjërit nga ata si dhe çdo formë tjetër e punës në mirëmbajtjen dhe rritjen e pasurisë së përbashkët. Kompetente për të vendosur është gjykata komunale (neni 314). Pjesët që u përkasin bashkëshortëve caktohen në përpjesëtim të njëjtë në të gjitha sendet dhe të drejtat mbi pasurinë e përbashkët, ashtu siç janë ato në momentin e ndërprerjes së bashkësisë martesore. Si rregull, ndarja e pasurisë së përbashkët kërkohet pas ndërprerjes së martesës, por kjo mund të kërkohet edhe gjatë martesës. Të drejtën të kërkojnë ndarjen e pasurisë së përbashkët e kanë: bashkëshortët, trashëgimtarët e bashkëshortit të vdekur ose të bashkëshortit të shpallur për të vdekur dhe kreditori i njërit bashkëshort, nëse kërkesën e vet nuk mund ta realizojë nga pasuria e veçantë e atij bashkëshorti (neni 316). Me LMMF janë rregulluar edhe marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve jashtëmartesorë, ashtu që pasuria e fituar me punën e burrit dhe të gruas në bashkësinë jashtëmartesore është pasuri e përbashkët e tyre, kurse ndaj marrëdhënieve pasurore të tyre zbatohen në mënyrë analoge dispozitat që kanë të bëjnë me pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Përgjegjësia e bashkëshortëve dhe detyrimet e krijuar para dhe gjatë martesës Sipas rregullit, secili bashkëshort përgjigjet për detyrimet e veta - si për ato që ka pasur para lidhjes së martesës, ashtu edhe për detyrimet personale që ka marrë përsipër pas lidhjes së martesës (neni 321). Për këto detyrime bashkëshorti përgjigjet me pasurinë e vet të veçantë dhe me pjesën e vetë në pasurinë e përbashkët. Mirëpo, për detyrimet të cilat njëri bashkëshort i merr përsipër me qëllim të përmbushjes së nevojave të bashkësisë martesore si dhe për detyrimet të cilat, për nga natyra e tyre, u përkasin të dy basskëshortëve, ata përgjigjen solidarisht si me pasurinë e përbashkët, ashtu edhe me atë të veçantë. Nëse njëri bashkëshort nga pasuria e tij e veçantë përmbush detyrimin solidar, ai ka të

Page 8: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

8 E DREJTA FAMILJARE

drejtë të kërkoj nga bashkëshorti tjetër kompensimin e pjesës së detyrimit, për të cilën ka qenë ai përgjegjës (neni 322). Mënyra e pushimit të martesës së plotëfuqishme Sipas LMMF, të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me pushimin e martesës janë të përfshira në një pjesë, pavarësisht nëse është fjala për pushimin e martesës së plotëfuqishme (shkurorëzimi) apo të martesës së pavlefshme (anulimi), për të cilat përdoret termi i parbashkët “zgjidhja e martesës”. Marrë në përgjithësi, martesa pushon së ekzistuari me vdekjen e bashkëshortit, me shpalljen për të vdekur të bashkëshortit dhe me anulimin ose shkurorëzimin saj. Lidhur me zgjidhjen e martesës me anulim u bë fjalë më sipër. Pushimi i martesës për shkak të vdekjes ose shpalljes për të vdekur të bashkëshortit Martesa pushon së ekzistuari me vdekjen e bashkëshortit ose me shpalljen për të vdekur të tij.Te rastiet e vdekjes së bashkëshortit, martesa pushon nga dita e vdekjes së tij. Nëse bashkëshorti është shpallur i vdekur, martesa pushon nga dita që është vertëtuar me aktvendim të formës së prerë si ditë e vdekjes së bashkëshortit të humbur. Nëse dita e vdekjes nuk është vërtetuar nga gjykata jokontestimore, martesa pushon nga dita kur aktvendimi me të cilin bashkëshorti i humbur është shpallur i vdekur bëhet i plotfuqishëm. Shkurorëzimi dhe shkaqet e shkurorëzimit Përderisa martesa lidhet, ajo edhe mund të zgjidhet me anulim ose shkurorëzim. Shkurorëzimi nënkupton zgjidhjen e martesës së plotëfuqishme gjatë jetës së bashkëshortëve, në procedurë gjyqësore, për shkaqe të parashikuara me ligj. Shkaqet e shkurorëzimit janë rrethana të parashikuara me ligj, për shkak të të cilave mund të zgjidhet martesa me shkurorëzim (neni 67- 71). Shkaqet për të cilat bashkëshorti mund të kërkojë shkurorëzim sipas ligjit janë: 1. Nëse marrëdhëniet bashkëshortore janë çrregulluar në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme, 2. Kur për shkaqe të tjera nuk mund të arrihet qëllimi i martesës. Çrregullimin e marrëdhënieve bashkëshortore mund të shkaktojnë rrethanat e ndryshme, të cilat jetën e përbashkët e bëjnë të pamundur; në këtë rast shkurorëzimi është zgjidhja më e mirë për të dalë nga situata e krijuar. Qëllimi i martesës nuk mund të arrihet, nëse nuk ekziston bashkësia jetësore e harmonishmer mes bashkëshortëve dhe kjo për shkak të mosparaqitjes së bashkëshortit për një kohë të gjatë, sëmundjes psikike etj. Procedura e shkurorëzimit inicohet me padi ose me propozim të përbashkët të bashkëshortëve për shkurorëzim me marrëveshje. Padia paraqitet në rastet kur nuk ekziston pajtimi i bashkëshortëve për shkurorëzim. Në rast se bashkëshortët pajtohen të shkurorëzohen, paraqitet propozimi I përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje. Nëse është paraqitur padia për shkurorëzim dhe kur bashkëshorti i paditur nuk e konteston kërkesën për shkurorëzim, padia e paraqitur konsiderohet propozim i bashkëshortëve për shkurorëzim me marrëveshje (neni 334). Nëse bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët të mitur, bashkë me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje, ata duhet të paraqesin marrëveshjen me shkrim përkitazi me ruajtjen, edukimin dhe ushqimin e fëmijëve dhe mënyrën e mbajtjes së kontakteve personale me ta (neni 70). Shkurorëzimi në bazë të marrëveshjes nuk është shkak, por mënyrë e shkurorëzimit, andaj edhe sipas ligjit shkurorëzimi me marrëveshje nuk përbën

Page 9: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

9 E DREJTA FAMILJARE

lirinë e plotë të bashkëshortëve për shkurorëzim, pa kurrfarë kufizimi. Kësishtu, pavarësisht nga marrëveshja për shkurorëzim e bashkëshortëve, gjykata mund ta refuzojë një kërkesë të tillë, nëse kjo është në interesin e fëmijëve të tyre të mitur. E drejta e paraqitjes së padisë për shkurorëzim dhee propozimit për shkurorëzim me marrëveshje Me LMMF janë parashikuar rregulla të veëanta për shqyrtimin e kontesteve martesore dhe kontesteve të tjera familjare. Në mungesë të rregullave të veçanta në këtë ligj, zbatohen dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK). Për shqyrtimin e kontesteve të shkurorëzimit kompetenca lëndore i përket gjykatave të qarkut (neni 29 pika 2 i Ligjit të Gjykatave të Rregullta). Sa i përket kompetencës tokësore, ajo është e rregulluar me LPK. Në kontestet e shkurorëzimit, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme (neni 46 i LPK), kompetente është edhe gjykata në territorinë e së cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët të tyre. Nëse bashkëshortët, përkatësisht i padituri, nuk kanë pasur vendbanimin, përkatësisht vendëqëndrim në Kosovë dhe për të gjykuar është kompetente gjykata kosovare, atëherë kompetenca i përket gjykatës sipas vendbanimit, përkatësisht vendëqëndrimit të paditësit. Nëse edhe ky nuk e ka vendbanimin, përkatësisht vendëqëndrimin në Kosovë, Gjykata Supreme e Kosovës e cakton gjykatën territorialisht kompetente për ta zgjidhur kontestin (neni 54 i LPK). E drejta për të paraqitur padi për shkurorëzim është e drejtë personale e bashkëshortëve, prandaj ajo u përket vetëm atyre. Kjo e drejtë nuk mund të kalohet te personi tjetër dhe as të trashëgohet. Mirëpo, nëse procedura për shkurorëzim është inicuar, trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar, me të cilin rast gjykata do të vendosë nëse ka qenë e bazuar kërkesa për shkurorëzim ose jo. Nëse gjatë procedurës i padituri vdes, gjykata do ta pezullojë procedurën, pasi që trashëgimtarët e të paditurit nuk kanë të drejtë ta vazhdojnë atë. Për bashkëshortin e sëmurë psikikisht, përkatësisht për personin e paaftë për të gjykuar, të drejtën e padisë për shkurorëzim e ka kujdestari i tij, me lejen paraprake të organit të kujdestarisë (neni335). Gjatë shtatzënënisë së gruas dhe derisa fëmija i përbashkët nuk ka mbushur një vit, bashkëshortët nuk kanë të drejtë të paraqesin padi për shkurorëzim, por kanë të drejtë të kërkojnë shkurorëzim vetëm me marrëveshje (neni 69). Padia për shkurorëzim mund të paraqitet personalisht ose nëpërmjet të autorizuarit. Nëse padinë për anulimin ose shkurorëzimin e martesës e paraqet personi i autorizuar, në autorizim duhet të vihet në dukje shprehimisht baza ligjore për paraqitjen e padisë dhe autorizimi duhet të jetë i vërtetuar (neni 336). Nëse të dy bashkëshortët paraqesin padi për shkurorëzim, bëhet bashkimi i procedurës, zhvillohet një procedurë unike dhe vendoset me një aktgjykim të përbashkët. Për dallim nga kontestet e tjera kur paditësi, pa pëlqimin e të paditurit, mund të tërheqë padinë derisa ajo nuk i është dorëzuar të paditurit, në kontestet martesore padia mund të tërhiqet deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor, kurse me pëlqimin e tij derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë. Propozimi i përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje mund të tërhiqet der sa aktgjykimi për shkurorëzim të marrë formë të prerë. Propozimi konsiderohet i tërhequr edhe kur prej tij heq dorë vetëm njëri bashkëshort (neni 350). Procedura në kontestet martesore përbëhëe nga dy faza: 1. Procedura e pajtimit të bashkëshortëve dhe 2. Procedura e shqyrtimit. 1.Pajtimi i bashkëshortëve

Page 10: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

10 E DREJTA FAMILJARE

Në kontestet e shkurorëzimit së pari zhvillohet procedura e pajtimit, të cilën e drejton gjykata ose organi i kujdestarisë, varësisht nga ajo nëse bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët të mitur ose jo. Procedura e pajtimit nuk do të zhvillohet: a. kur njëri nga bashkëshortët është i paaftë për të gjykuar, b. kur njëri ose të dy bashkëshortët jetojnë në botën e jashtme dhe c. kur është i panjohur vendëqëndrimi i njërit prej bashkëshortëve (neni 338). Palës së paditur i dorëzohet padia për shkurorëzim pas përfundimit të procedurës së pajtimit, nëse pajtimi nuk ka pasur sukses. Procedurën e pajtimit e zhvillon organi i kujdestarisë në rastet kur bashkëshortët kanë fënijë të mitur të përbashkët e nëse nuk kanë, procedurën e pajtimit e zhvillon gjykata, së cilës i është paraqitur padia për shkurorëzim, nëse kryetari i trupit gjykues nuk vlerëson se është e nevojshme që procedura e pajtimit t’i besohet organit të kujdestarisë (neni 339). Nëse është paraqitur padia për shkurorëzim, për zhvillimin e procedurës së pajtimit kompetente janë: organi i kujdestarisë në territorin e të cilit ndodhet vendbanimi ose vendqëndrimi i të paditurit dhe organi i kujdestarisë në territorin e të cilit bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. Kur procedura është nisur me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje, kompetente për procedurën e pajtimit janë organi i kujdestarisë në teritorin e të cilit e ka vendbanimin ose vendqëndrimin njëri nga bashkëshortët dhe organi i kujdestarisë në territorin e të cilit bashkëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. Kur procedurën e pajtimit e zhvillon organi i kujdestarisë, ai ka detyrimin që sa më parë, më së voni brenda tre muajve, nëse bashkëshortët nuk propozojnë që procedura e pajtimit të vazhdohet edhe pas kalimit të këtij afati, t’ia dërgojë gjykatës raportin me shkrim, me të cilin e njofton gjykatën nëse ka pasur sukses pajtimi apo jo. Nëse pajtimi nuk ka pasur sukses, në po atë raport do ta japë mendimin se cilit prind duhen besuar fëmijët e mitur për ruajtje, kujdes dhe edukim në rast shkurorëzimi të bashkëshortëve. Atëherë kur procedura për shkurorëzim është inicuar me padi, në rastet kur procedurën e pajtimit të bashkëshortëve e zhvillon gjykata, kjo cakton sencë të veçantë gjyqësore për tentim- pajtimin e bashkëshortëve, e cila mbahet para kryetarit të trupit gjykues. Në këtë seancë ftohen vetëm të dy bashkëshortët për të qenë personalisht të pranishëm. Po qe se bashkëshortët kanë të autorizuar, të autorizuarit nuk ftohen në këtë seancë dhe as që mund të jenë të pranishëm. Nëse në seancën e parë pajtimi nuk ka sukses, gjykata mund të caktojë dhe të mbajë edhe një ose më tepër senaca të tjera për pajtimin e bashkëshortëve, derisa nuk bindet se pajtimi nuk mund të ketë sukses. Nëse në seancën për tentim-pajtimin mungojnë njëri ose të dy bashkëshortët, të cilët kanë qenë të ftuar sipas rregullit, gjykata do të vlerësojë varësisht nga të gjitha rrethanat nëse duhet të caktohet seanca e re e pajtimit apo të konstatojë se pajtimi nuk ka pasur sukses. Në rastet kur procedura është inicuar më propozimin e përbashkët të bashkëshortëve për shkurorëzim me marrëveshje, e në seancën për pajtim mungon njëri ose të dy bashkëshortët, do të konsiderohet se propozimi është tërhequr (neni 343). 1. Procedura e shqyrtimit Gjatë gjithë procedurës në kontestet martesore gjykata, sipas detyrës zyrtare (ex offitio), mund të caktoj me aktvendim masa të përkohshme për mbrojtjen, vendosjen dhe ushqimin e fëmijëve të përbashkët të mitur (neni 364), ndërsa përkitazi me dhënien e ushqimit për bashkëshortin dhe dhe vendosjen e tij, ajo vendos vetëm me propozim të tij (neni 346). Ankesa kundër këtyre aktvendimeve nuk e ndal ekzekutimin. Më poshtë do të shtjellohen veçoritë e procedurës në kontestet martesore. Në seancat gjyqësore përjashtohet publiku. Parimi i disponimit të palëve nuk vjen në konsideratë, ngase gjatë kësaj procedure gjykata mund të vendosë të vërtetojë edhe ato fakte mbi të cilat bazohet kërkesa, edhe kur ato nuk janë kontestuese

Page 11: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

11 E DREJTA FAMILJARE

mes palëve. Në kontestet martesore nuk mund të merret aktgjykim për shkak të mungesës dhe as aktgjykimi në bazë të pranimit (neni 347). Nëse procedura është inicuar me propozim të përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje, nuk hetohen faktet në të cilat mbështetet propozimi për shkurorëzim, mirëpo gjykata mund të vendosë të bëhet kjo, duke administruar prova si te padia par shkurorëzim, kur vlerëson se interesat e arsyeshme të fëmijëve të mitur kërkojnë që të ruhet martesa. Aktgjykimi me të cilin është zgjidhur martesa me shkurorëzim sipas propozimit të përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje, në pjesën përkitazi me shkurorëzimin mund të kundërshtohet me ankesë vetëm për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale ose për shkak se propozimi është dhënë në lajthim ose nën shtrëngim a me mashtrim (neni 351). Kundër aktgjykimit me të cilin është zgjidhur martesa me shkurorëzim apo me anulim nuk mund të paraqiten mjete të jashtëzakonshme juridike. Pasojat e shkurorëzimit Pas shkurorëzimit paraqiten pasoja të shumta, të cilat kanë të bëjnë: 1. mes bashkëshortët dhe 2. mes bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre të përbashkët. 1. Pasojat të cilat kanë të bëjnë me bashkëshortët kanë të bëjnë me: mbiemrin, trashëgiminë, dhuratat, pasurinë e përbashkët, ushqimin e bashkëshortit dhe shpërblimin e dëmit. Mbiemri.- Bashkëshorti i cili me rastin e lidhjes së martesës e ka ndërruar mbiemrin, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit tjetër ose duke ia shtuar mbiemrit të vetë edhe mbiemrin bashkëshortit, pas zgjidhjes së martesës mund ta kthejë mbiemrin që ka mbajtur para lidhjes së martesës. Kjo bëhet me një dekleratë, e cila duhet t’i paraqitet ofiqarisë brenda 6 muajsh, pas zgjidhjes së martesës. Deklerata duhet t’i paraqitet ofiqarisë ku është lidhur martesa ose ofiqarisë ku e ka vendqendrimin paraqitësi i dekleratës. Trashëgimia.- Sipas nenit 16 par. 1 të Ligjit të Trashëgimisë, e drejta e trashëgimisë e bashkëshortëve pushon me shkurorëzimin. E drejta e trashëgimisë pushon edhe kur bashkëshorti gjatë jetës ka paraqitur padi për shkurorëzim, kur vdes gjatë zhvillimit të procedurës, ndërsa pas përfundimit të procedurës, të vazhduar nga trashëgimtarët e tij, vërtetohet se padia për shkurorëzim ka qenë e bazuar. Bashkëshorti nuk ka të drejtë të trashëgojë as në bazë të testamentit në rast të vdekjes së testamentlënsit, nëse testamenti është lënë para shkurorëzimit. Dhuratat.- Përkitazi me dhuratat e ndërsjella të bashkëshortëve dhe të tjerëve ndaj tyre, LMMF-ja në fuqi nuk përmban dispozita, me të cilat do të rregullohej kjo çështje. Andaj edhe kjo duhet zgjidhur në bazë të Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve. Pasuria e përbashkët.- Kjo është pasuria të cilën bashkëshortët e kanë fituar me punë gjatë martesës. Ndarjen e kësaj pasurie bashkëshortët mund ta bëjnë me marrëveshje, por nëse nuk arrihet marrëveshja, ndarja do të bëhet nëpërmjet gjykatës në procedurë të veçantë kontestimore. Çështja e ndarjes së pasurisë së përbashkët, nuk shqyrtohet në kontestet martesore. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguaruar.- Bashkëshorti ka të drejtën e ushqimit nga bashkëshorti tjetër: - nëse nuk ka mjete të mjaftueshme për ushqim, - nëse është i paaft për punë ose nuk mund të punësohet, - nëse bashkëshorti tjetër është në gjendje të japë ushqimin.

Page 12: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

12 E DREJTA FAMILJARE

Edhe po të jenë plotësuar kushtet e mësipërme, gjykata mund ta refuzojë kërkesën për ushqim, nëse atë e kërkon bashkëshorti i cili, me qëllim të keq apo pa ndonjë shkak të arsyeshëm, e ka braktisur bashkëshortin dhe jetesën e përbashkët (neni 273). Si rregull, kërkesa për ushqim duhet paraqitur gjatë kontestit martesor. Përjashtimisht, ajo mund të paraqitet në kontesti të ndarë brenda afatit prej 2 vjetësh, pas zgjidhjes së martesës, me kusht që prezumimet për ushqim të jenë krijuar para zgjidhjes së martesës dhe të kenë zgjatur pa ndërprerë deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor të kontestit për ushqim. Afati fillon të ecë nga dita kur aktgjykimi për zgjidhjen e martesës merr formë të prerë. Si rregull, ushqimi ndërmjet bashkëshortëve caktohet me marrëveshje, por nëse nuk mund të arrihet marrëveshja, kjo bëhet me vendim të gjykatës. Nëse bashkëshortët janë marrë vesh për ushqim jashtë procedurës gjyqësore ose njëri nga bashkëshortët, pa marrëveshje të bërë shprehimisht, në ndonjë mënyrë ka marrë pjesë në ushqimin e bashkëshortit tjetër, për të cilën arsye bashkëshorti që ka marrë ushqimin nuk ka paraqitur kërkesë për ushqim në kontestin martesor, nëse ndërkohë, pas shkurorëzimit ndërpre dhënien e ushqimit, atëherë afati për paraqitjen e kërkesës nga bashkëshorti që ka marrë ushqimin në këtë mënyrë llogaritet nga data kur është bërë dhënia e fundit, në emër të ushqimit. Pavarësishtë nga fakti që janë plotësuar kushtet e mësipërme për të gëzuar të drejtën e ushqimit, gjykata mund ta refuzoj kërkesën: a) nëse ushqimin e kërkon bashkëshorti i cili, pa ndonjë shkak serioz të nxitur nga bashkëshorti tjetër, është sjellë në mënyrë të vrazhdë ose të padenjë në bashkësinë martesore, ashtu që kërkesa do të paraqitte padrejtësi të hapët ndaj bashkëshortit tjetër; b) nëse bashkësia faktike jetësore mes bashkëshortëve është ndërpreë dhe vite me radhë ata kanë jetuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe kanë siguruar mjete për ushqim për veti deri në shkurorëzim; c) nëse martesa ka zgjatur pak kohë e kërkuesi i ushqimit nuk kujdeset për ushqimin e fëmijës së përbashkët të tyre. Si rregull, ushqimi caktohet në kohë të pacaktuar. Përjashtimisht, kjo mund të bëhet edhe për kohë të caktuar nëse kërkuesi i ushqimit ka mundësi për një kohë të shkurtër, në ndonjë mënyrë tjetër, të sigurojë mjete për ushqim ose nëse martesa ka zgjatur një kohë të shkurtër. Gjykata mund të vendosë që ushqimi në kohë të caktuar të vazhdohet edhe për një kohë tjetër të caktuar apo në kohë të pacaktuar. Kërkesa duhet të paraqitet para kalimit të afatit për të cilin është caktuar ushqimi. E drejta e ushqimit e bashkëshortit të shkurorëzuar pushon kur pushojnë kushtet ligjore të detyrimit ushqimor; pas kalimit të afatit, për të cilin është caktuar, dhe atëherë kur shfrytëzuesi I ushqimit lidh martesë ose themelon bashkësi jashtëmartesore. Dëmshpërblimi.- Me rastin e shkurorëzimit mund të dëmtohet njëri ose bashkëshorti tjetër. Edhe kjo çështje nuk është rregulluar më LMMF, prandaj edhe shpërblimi i dëmit eventual material apo jomaterial do të shqyrtohet sipas LMD. 2. Pasojat e shkurorëzimit te fëmijët e përbashkët kanë të bëjnë me ruajtjen, edukimin dhe mbajtjen e fëmijëve të mitur dhe atyre të rritur, ndaj të cilëve është vazhduar e drejta prindërore. Në rastet e shkurorëzimit të martesave me fëmijë të mitur, gjykata vendos se cilit nga prindërit do t’i besohen ata për ruajtje dhe edukim. Për këtë bashkëshortët mund të merren vesh. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, gjykata vlerëson sipas detyrës zyrtare nëse një marrëveshje e tillë është në interesin e fëmijëve ose jo. Nëse nuk ka marrëveshje mes prindërve përkitazi me besimin e fëmijëve të mitur ose marrëveshja e tyre nuk është në interesin e fëmijëve, me aktgjykim shkurorëzimi vendoset edhe për ruajtjen, edukimin dhe mbajtjen e fëmijëve të mitur. Gjykata, para se të vendosë për këtë, merr mendimin dhe propozimin e organit të kujdestarisë dhe heton të gjitha rrethanat me rëndësi për vendosje, siç janë: mosha e fëmijëve, lidhja emocionale e tyre me prindërit, kushtet e jetesës (materiale, të banimit etj), gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe e prindërve dhe, nëse fëmija ka mbushur 10 vjeç, merret edhe mendimi i tij. Pasi të hetohen të gjitha rrethanat, mund të vendosëet

Page 13: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

13 E DREJTA FAMILJARE

që: të gjithë fëmijët t’i besohen njërit prind, disa fëmijë t’I besohen njërit e disa tjetrit prind ose fëmijët t’i besohen ndonjë personi të tretë a ndonjë organizate të specializuar. Kur bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët të mitur, mund të shkurorëzohen me marrëveshje vetëm nëse janë marrë vesh edhe për ruajtjen, edukimin dhe ushqimin mbajtjen e kontakteve personale me ta. Prindi të cilit i janë besuar fëmijët e ushtron të drejtën prindërore efektivisht. Prindi të cilit nuk I janë besuar fëmijët ka të drejtë të mbaj kontakte personale me ta në mënyrën si merren vesh ose si e cakton gjykata. II. MARRËDHËNIET NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE DHE PERSONAVE TË TJERË NË GJINI Nocioni dhe burimet e së drejtës prindërore E drejta prindërore është një grumbull normash juridike, me të cilat rregullohen marrdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve dhe personave të tjerë në gjini të afërt. Me LMMF, siç rrjedh edhe nga vetë emërtimi i këtij ligji, rregullohen të gjitha marrëdhëniet në martesë dhe familje dhe ky përbën një kodifikim të normave juridike, me të cilat rregullohen këto marrdhënie. Edhe marrdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmiojëve si dhe personave të tjerë në gjini janë të rregulluara me këtë ligj. Parimet themelore të së drejtës prindërore Këto parime janë parashikuara në dispozitat e përbashkëta të LMMF, të cilat janë: 1) të drejtatdhe detyrimet që të kujdesen për ngritjen dhe edukimin e fëmijëve të vet, prindërit i kryejnë varësisht nga nevojat dhe interesi i fëmijëve; 2) bashkësia shoqërore duhet të krijojë kushte për këtë nëpërmjet të masave për mbrojtjen juridike, sociale dhe shëndetësore; 3) fëmijët martesorë dhe jashtëmartesorë janë plotësisht të barabartë në raporte me prindërit; 4) fëmijët e mitur gëzojnë mbrojtje të veçantë nga bashkësia shoqërore, kur këtë e kërkojnë intereset e tyre; 5) nëpërmjet organit të kujdestarisë, bashkësia shoqërore bën kontrollin e përgjithshëm të ushtrimit të së drejtës prindërore. Fëmijët martesorë Janë fëmijë të lindur gjatë ekzistimit të martesës, edhe nëse ajo më vonë shpallet e pavlefshme, si dhe fëmijët të cilët kanë lindur brenda 300 ditësh, pasi martesa ka pushuar së ekzistuari. Fëmijë martesorë konsiderohet edhe fëmija i lindur jashtë martesës, nëse prindërit e tij lidhin më vonë martesë mes tyre. Nëse fëmija ka lindur gjatë martesës së mëvonshme të nënës, pas kalimit 270 deri 300 ditëve nga zgjidhja e martesës së saj të mëparshme, baba i tij konsiderohet burri i nënës nga martesa e mëparshme, përveç nëse burri i nënës nga martesa e mëvonshme, me pëlqimin e nënës së fëmijës, e pranon fëmijën për të vetin (neni 73). Kundërshtimi i atësisë dhe amësisë Kundërshtimi i atësisë nënkupton kundërshtimin e prezumimit ligjor se burri i nënës është i ati I fëmijës, të cilin ajo e ka lindur në martesë ose 270 -300 ditë pas zgjidhjes së martesës. Kundërshtimi në gjykatën e qarkut, e cila e ka kompetencën tokësore, bëhet me padi nga këta persona: Burri mund ta kundërshtojë atësinë e fëmijës, të cilin e ka lindur gruaja e tij gjatë martesës ose pas kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës. Afati i padisë është 6 muaj, nga marrja dijeni për faktin i cili e vë në dyshim atësinë e tij, por jo pasi fëmija të mbushë moshën 10 vjeç.

Page 14: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

14 E DREJTA FAMILJARE

Nëna mund të kundërshtojë se është i ati i fëmijës së saj personi i cili, sipas ligjit, konsiderohet baba i tij. Afati për paraqitjen e padisë është 6 muaj nga lindja e fëmijës. Fëmija mund ta kondërshtojë se është atë i tij personi i cili, sipas ligjit, konsiderohet baba i tij. Padinë mund ta paraqesë deri në moshën 25 vjeç. Personi që e konsideron veten atë të fëmijës së lindur jashtë martesës, mund t’ia kundërshtojë atësinë personit i cili e ka pranuar atë fëmijë si të vetin, me kusht që të kërkojë edhe vërtetimin e atësisë së fëmijës. Afati për paraqitjen e padisë është një vit nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar. Edhe gruaja, e cila është regjistruar nënë e fëmijës, mund ta kundërshtojë amësinë e vet brenda 6 muajve, nga marrja dijeni përë faktin se nuk është nënë e fëmijës, por më së voni brenda 10 vjetësh nga lindja e fëmijës. Gruaja e cila e konsideron veten nënë të fëmijës, mund t’ia kundërshtojë amësinë gruas tjetër, në emër të së cilës është regjistruar fëmija, me kusht që të kërkojë edhe vërtetimin e amësisë Brenda 6 muajve, nga marrja dieni për atë se ajo është nënë e fëmijës, der sa fëmija nuk i mbush 10 vjeç. Fëmija mund ta kundërshtojë amësinë deri në moshën 25 vjeç. Pas vdekjes së fëmijës, nuk është e lejuar padia për kundërshtimin e atësisë dhe të amësisë. E drej- ta për këtë padi nuk kalon te trashëgimtarët. Pasojat e atësisë së kundërshtuar Pasi të marrë formë të prerë aktgjykimi me të cilin është pranuar kërkesa për kundërshtimin e atëisë, fëmija e humb statusin e fëmijës martesor. Në bazë të aktgjykimit të formës së prerë, ndryshimet përkitazi me atësinë regjistrohen në librat amzë për të lindurit, me efekt prapaveprues, ngase fëmija konsiderohet jashtëmartesor nga momenti i lindjes së tij. Pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë, fëmija i humb të gjitha të drejtat që ka pasur ndaj burrit të nënës, e cila e ka lindur, pra edhe ta mbajë mbiemrin e tij. Fëmijët jashtëmartesorë LMMF nuk përmban dispozita të veëanta se cilët fëmijë konsiderohen jashtëmartesorë. Mirëpo, duke u nisur nga dispozitat ligjore sipas së cilave fëmija konsiderohet martesor, të gjitha lindjet e tjera konsiderohen jashtëmartesore, si: fëmija i lindur nga gruaja e pamartuar; fëmija i lindur nga gruaja e ve apo e shkurorëzuar 300 ditë pas pushimit të martesës dhe ai i lindur në martesë ose 300 ditë pas ndërprerjes së martesës, atësia e të cilit është kundërshtuar me sukses. Konstatimi i atësisë dhe amësisë jashtëmartesore Atësia e fëmijës jashtëmartesor mund të pranohet ose të vërtetohet me vendim gjyqësor. Atësinë mund të pranoj mashkulli i aft për të gjykuar, i cili i ka mbushur 16 vjeç, në bazë të dekleratës së dhënë para ofiqarit, organit të kujdestarisë, gjykatës ose ndonjë organi tjetër shtetëror, të autorizuar për përpilimin e dokumenteve publike. Atësia mund të pranohet edhe me testament. Pranimi i atësisë është i vlefshëm vetëm nëse me atë pajtohet nëna e fëmijës dhe nëse fëmija ka mbushur 16 vjeç, kërkohet edhe pëlqimi i tij. Të drejtën e padisë për vërtetimin e atësisë e kanë: personi i cili e konsideron veten atë të fëmijës, fëmija dhe nëna e fëmijës. Nëna mund të paraqetë padi derisa e ushtron të drejtën prindërore, ndërsa vetë fëmija derisa të mbushë moshën 25 vjeç (neni 85). Për të vendosur lidhur me vërtetimin e atësisë, kompetencën lëndore e ka në shkallë të pare gjykata e qarkut. Në këto konteste palë në procedurë janë personi atësia e të cilit konstatohet, fëmija dhe nëna e fëmijës. Nuk mund të jepet aktgjykim për shkak të mungesës dhe aktgjykimi në bazë të pranimit dhe as mund të lidhet ujdi gjyqësore. Kërkimi i atësisë së fëmijës së zënë me mbaresje artificiale të nënës nuk është i lejuar. LMMF nuk përmban dispozita të veëanta për vërtetimin e amësisë, ashtu që për këtë zbatohen në mënyrë analoge dispozitat për vërtetimin e atësisë.

Page 15: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

15 E DREJTA FAMILJARE

Pasojat e atësisë dhe amësisë jashtëmartesore të vërtetuar

Në bazë të dekleratës së mashkullit të dhënë para organeve të sipërpërmendura dhe pas marrjes së dekleratës së nënës e, nëse fëmija ka mbushur moshën 16 vjeç edhe deklaratës së tij, përpilohet procesverbali dhe bëhet regjistrimi i atësisë në librat amëz për të lindurit dhe nga ai moment njoftohet edhe i ati i fëmijës. Nëse atësia ose amësia është vërtetuar me vendim të gjykatës, ky vendim ka karakter statusor, andaj edhe vepron ndaj të gjithëve dhe prodhon efekte juridike nga dita kur merr formë të prerë. Në bazë të aktgjykimit të formës së prerë regjistrohet edhe atësia, përkatësisht amësia e fëmijës në librat amzë për të lindurit. Legjitimimi i fëmijëve së lindur jashtë martese dhe pasojat e tij Fëmija jashtëmartesor konsiderohet i lindur në martesë, nëse prindërit e tij më vonë lidhim martesë mes tyre. Në këtë mënyrë fëmijës jashtëmartesor, me aktin e lidhjes së martesës ndërmjetprindërve të tij, i pranohet statusi i fëmijës martesor. Nëse prindërit e fëmijës së lindur jashtë martesës kanë pasur qëllimin të lidhin martesë, por kanë qenë të penguar me vdekjen e njërit prej tyre, me kërkesën e prindit të gjallë ose të fëmijës, gjykata në procedurë jokontestimore do të shpallë se fëmija ka lindur në martesë. Këtë kërkesë mund ta paraqesë edhe organi i kujdestarisë, nëse prindi i gjallë nuk ka mundsi ta bëjë këtë (neni 74). Pavarësisht nga mundësitë e mësipërme ligjore të legjitimimit të fëmijës jashtëmartesor, duke pasur parasysh faktin se fëmijët jashtëmartesorë janë plotësisht të barabartë në të gjitha të drejtat dhe detyrimet me ata martesorë, legjitimimi i fëmijëve jashtëmartesorë nuk ka ndonjë rëndësi juridike, pasi që me këtë akt nuk zgjërohen të drejtat e tyre. Detyrat dhe të drejtat e prindërve Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë të kujdesen për personalitetin, të drejtat dhe interesat e fëmijëve të tyre të mitur. Ata janë të detyruar t’i rritin fëmijët, duke u kujdesur për jetën dhe shëndetin, për edukimin e drejtë, për shkollimin dhe aftësimin e tyre profesional, varësisht nga prirjet dhe dëshira që kanë, duke i aftësuar për jetë të pavarur. Prindërit kanë për detyrë të kontribojnë në ushqimin e tyre, varësisht nga mundësitë që kanë, të kujdesen për pasurinë e tyre dhe t’i përfaqësojnë ata. Të gjitha detyrimet e mësipërme quhen të drejta prindërore, pasi që nevojat emocionaledhe dëshira e prindërve që të rrisin fëmijët e tyre dhe drejtëpërdrejt të kujdesen për ata, atyre u japin karakter të të drejtave të cilat i ushtrojnë prindërit në interes të fëmijëve të tyre. Ushtrimi i së drejtës prindërore Ushtrimi i së drejtës prindërore u përket vetëm prindërve. Duke ushtruar këtë të drejtë, ata realizojnë edhe interesat e veta, duke përmbushur kështu nevojat e tyre emocionale, të cilat rrjedhin ga marrëdhëniet natyrore të prindërve dhe fëmijëve. Prindërit ushtrojnë të drejtën prindërore bashkërisht dhe me marrëveshje, por në rast mospajtimesh,

për këtë vendosë organi i kujdestarisë. Kjo nënkupton barazinë e plotë të prindërve në ushtrimin e së drejtës prindërore. Në rastet kur dihet vetëm për njërin prind (te fëmijët jashtëmartesorë), kur njëri

Page 16: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

16 E DREJTA FAMILJARE

prind ka vdekur ose i është hequr e drejta prindërore, kur i është hequr zotësia për të vepruar ose, për shkak të rrethanave të tjera, nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtën prindërore, këtë e bën prindi tjetër. Nëse prindërit, qofshin ata martesorë ose jashtëmartesorë, jetojnë ndaras ose kur, me rastin e zgjidhjes së martesës, me vendim të gjykatës ose të organit të kujdestarisë, fëmija i është besuar për ruajtje, kujdes dhe edukim njërit prind, të drejtën prindërore e ushtron prindi të cilit i është besuar fëmija (neni110). Për ushtrimin e së drejtës prindërore të prindërve jashtëmartesorë si dhe të atyre martesorë, të cilët jetojnë ndaras, vendos organi i kujdestarisë. Gjykata, sipas detyrës zyrtare, vendos për ushtrimin e së drejtës prindërore nga njëri prind vetëm në kontestet martesore, në rastet kur vendos për zdhidhjen e martesës. Lidhur me çështjet të cilat janë me rëndësi qenësore për zhvillimin e fëmijës, pavarësisht që njëri prind nuk e ushtron të drejtën prindërore, prindërit janë të barabartë dhe vendosin me marrëveshje. Në rast të mosmarrëveshjes, sipas kundërshtimit të prindit i cili nuk e ushtron të drejtën prindërore, do të vendosë organi i kujdestarisë nëse një veprim i tillë është në interes të fëmijës ose jo (neni 112 dhe 113). Përkitazi me mbajtjen e kontakteve personale me fëmijët, prindërit vendosin me marrëveshje. Në rast se nuk merren vesh, do të vendosë organi i kujdestarisë. Me aktgjykimin me të cilin zgjidhet martesa, gjykata do të vendosë edhe lidhur me mbajtjen e marrëdhënieve personale të fëmijës me prindin, të cilit nuk i janë besuar fëmijët, kur prindi tjetër e pengon këtë ose nëse gjykata konstaton se kjo është e nevojsme për mbrojtjen e fëmijës. Pavarësisht nga fakti nëse gjykata ka vendosur apo jo për mbajtjen e marrëdhënieve personale të prindërve me fëmijët, organi i kujdestarisë mund ta rregullojë në çdo kohë mënyrën e mbajtjes së marrëdhënieve personale të prindërve me fëmijët, varësisht nga rrethanat konkrete të rastit (neni 117/2). Mikëqyrja e organit të kujdestarisë në ushtrimin e së drejtës prindërore Ushtrimi në mënyrë të gjithanshme dhe të vazhdueshme i së drejtës prindërore mbikëqyret nga organi i kujdestarisë. Kjo mbikëqyrje bëhet si lidhur me zhvillimin e personalitetit të fëmijës së mitur, ashtu edhe me administrimin e pasurisë së tij. Organi i kujdestarisë ka detyrimin të ndërmarrë masa të nevojshme, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave personale dhe pasurore në interes të fëmijës së mitur. Organi i kujdestarisë mund të caktojë mbikëqyrje të përhershme të ushtrimit të së drejtës prindërore ndaj të gjithë fëmijëve ose ndaj ndonjërit prej tyre, nëse këtë e kërkojnë interesat e fëmijëve. Kufizimi dhe heqja e së drejtës prindërore Sipas kushteve të parashikuara me ligj, prindërve mund t’iu kufizohet ose t’iu hiqet në tërësi ushtrimi i së drejtës prindërore. Në rast rreziku lidhur me edukimin e drejtë të fëmijës, organi i kujdestarisë mund të vendosë që fëmija të merret nga prindi dhe t’i besohet për ruajtje dhe edukim një personi tjetër ose një organizate. Në këtë rast prindërit nuk lirohen nga të drejtat dhe detyrimet e tjera ndaj fëmijës. Sa i përket pasurisë së fëmijës, më qëllim të mbrojtjes së saj, organi i kujdestarisë mund të kërkojë që gjykata të lejojë në procedurë jokontestimore masa të sigurimit mbi pasurinë e prindërve ose që prindi, përkitazi me administrimin e pasurisë së fëmijës, të ketë pozitën e kujdestarit. Ndaj të gjithë fëmijëve ose ndaj fëmijës së caktuar prindit mund t’i heqet e drejta prindërore nëse: 1. e keqpërdorë ushtrimin e së drejtës prindërore, 2. e lë rëndë pasdore ushtrimin e së drejtës prindërore. Pasi t’i ketë hetuar të gjitha rrethanat e rastit dhe pas marrjes së mendimit nga organi I kujdestarisë, vendimin për heqjen e së drejtës prindërore e jep gjykata komunale, kompetente në procedurën jokontestimore. Këtë procedurë mund ta inicojë prindi tjetër, organi i kujdestarisë ose prokurori

Page 17: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

17 E DREJTA FAMILJARE

publik. Këtë vendim, sipas detyrës zyrtare, mund ta marrë gjykata edhe në kontestet martesore dhe në ato nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve (vërtetimi ose kundërshtimi i atësisë dhe amësisë), nëse konstaton se për këtë ekzistojnë shkaqe të parashikuara me ligj. Me heqjen e së drejtës prindërore, prindërit humbin të gjitha të drejtat dhe detyrimet ndaj fëmijevë, përpos detyrimit për ushqim. E drejta prindërore mund t’i kthehet prindit me vendim të gjykatë, kur pushojnë arsyet që kanë çuar në heqjen e saj. Propozimin për kthimin e së drejtës prindërore mund ta paraqesin prindi dhe organi i kujdestarisë. Edhe për kthimin e së drejtës prindërore (si për heqjen e saj), gjykata mund të vendosë sipas detyrës zyrtare në kontestet martesore dhe në kontestet nga marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve, nëse konstaton se jaë plotësuar kushtet për këtë. Pushimi i së drejtës prindërore Marrdhënia prindërore ekziston nga fakti i ekzistimit të marrdhënies së afërsisë, e cila themelohet me lindjen e fënijës dhe ekziston derisa prindërit dhe fëmija të jenë gjallë. Prandaj, e drejta prindërore nuk ka karakter të përhershëm dhe nuk ekziston dersa të ekzistojë marrdhënia prindërore, pasi që ajo ekziston vetëm për interesa të fëmijës. Prandaj e drejta prindërore pushon: - me vdekjen e fëmijës ose të prindit, - me arritjen e moshës madhore të fëmijës, - me emancipimin e fëmijës. Vazhdimi i së drejtës prindërore E drejta prindërore ushtrohet deri në moshën madhore të fëmijës, nëse ajo nuk është ndërprerë më herët si rezultat i emancipimit të tij. Mirëpo, e drejta prindërore mund të vazhdohet edhe pas moshës madhore, nëse fëmija, për shkak të sëmundjes shpirtërore, zhvillimit shpirtëror të ngecur, të metave fizike ose për shkaqe të tjera, nuk është në gjendje të kujdeset vetë për personalitetin, të drejtat dhe interesat e veta. Për vazhdimin e së drejtës prindërore vendos gjykata kompetente në procedurë jokontestimore, me propozimin e prindërve ose të organit të kujdestarisë. Propozimi për vazhdimin e së drejtës prindërore duhet paraqitur para se fëmija ta ketë mbushur moshën madhore ose pas mbushjes së moshës madhore, por me kusht që në kohën e mbushjes së moshës madhore të kenë ekzistuar shkaqe për vazhdimin e së drejtës prindërore. Me vendimin për vazhdimin e së drejtës prindërore gjykata duhet të caktoj nëse personi është i barazuar me personin më të ri ose më të vjetër se 14 vjeç. Pa pushimit të shkaqeve për vazhdimin e së drejtës prindërore, gjykata, me propozimin e atij personi, të prindërve të tij ose të organit të kujdestarisë, do të vendosë për pushimin e së drejtës së vazhduar prindërore. Vendimet për heqjen, kthimin, vazhdimin dhe pushimin e së drejtës së vazhduar prindërore, regjistrohen në librin amzë për të lindurit. Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve Ajo që është detyrim për prindërit ndaj fëmijëve, përbën të drejtë të fëmijëve kundrejt prindërve dhe anasjelltas. Kështu, fëmijët kanë të drejtë të kërkojnë nga prindërit e tyre që ata t’i ruajnë, t’I ushqejnë, t’i edukojnë, t’i arsimojnë sipas mundsive që kanë, t’i përfaqsojnë përkitazi me të drejtat dhe intereset e tyre dhe të administrojnë pasurinë e tyre. Ushqimi i fëmijëve është detyrim me karakter pasuror. Prindërit janë të detyruar të ushqejnë fëmijët e tyre të mitur dhe, kur ata ndodhennë shkollim, këtë duhet ta bëjnë deri në moshën 26 vjeç të tyre. Nëse fëmija madhor, për shkak të sëmundjes apo të metave psikike, është i paaftë për punë, nuk ka mjete të mjaftueshme jetese apo këtë nuk mund ta realizojë nga pasuria e vetë ekzistuese, prindërit

Page 18: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

18 E DREJTA FAMILJARE

kanë detyrim t’i ushqejnë ata derisa të zgjasë kjo gjendje (neni 284). Rrethana se prindi është privuar nga e drejta prindërore, nuk e liron ate nga detyrimi që të ushqejë fëmijën e vet. Ushqimi i fëmijëve është detyrim i përbashkët i prindërve, pavarësisht nëse ata jetojnë ose jo bashkë. Në ushqimin e fëmijëve prindërit marrin pjesë në përpjesëtim me mundësitë që kanë. Nëse prindërit jetojnë ndaras, detyrimi për ushqim i tyre caktohet sipas nevojave të fëmijëve dhe në përpjesëtim me mundësitë e secilit prind. Prindërit nuk mund të heqin dorë apo në çfarëdo mënyre të lirohen nga ky detyrim. Fëmijët kanë detyrim moral të kujdesen për prindërit e tyre. Përpos aspektit moral, edhe sipas ligjit, fëmijët madhorë kanë detyrim të marrin pjesë në ushqimin e prindërve të tyre (neni 288). Këtë detyrim e ka edhe fëmija që ka mbushur moshën 15 vjeç, nëse realizon të ardhura nga puna. Detyrimi i fëmijëve të ushqejnë prindërit e tyre qëndron pavarësisht se a kanë kontribuar ose jo prindërit në ushqimin e tyre. Përjashtimisht, gjykata mund të refuzojë kërkesën e prindit për ushqim, nëse këtë e kërkon prindi që është privuar nga e drejta prindërore dhe nuk e ka ushqyer fëmijën, edhe pse ka pasur mundësi ta bëjë këtë. Detyrimi i fëmijëve për ushqimin e prindërve ekziston vetëm nëse prindi është i paaft për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për ushqim apo nuk mund të realizojë mjete të mjaftueshme nga pasuria që ka, ndërsa fëmija ka mundësi të kontribojë për ushqimin e tij. Ky detyrim zgjat deri në vdekjen e prindit ose derisa gjendja ekonomike e tij të mos përmirsohet në atë masë sa të mos ketë nevojë për ushqim nga tjetri. III.BIRËSIMI (ADOPTIMI), NOCIONI DHE KUSHTET PËR THEMELIMIN E TIJ Nocioni.- Me birësimIN, ndërmjet birësuesit dhe të birësuarit themelohen të drejtat dhe detyrimet që ekzistojnë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve (neni 137). Interesimi, kujdesi dhe dashuria e prindërve ndaj fëmijëve mundËsojnë kushte të pazavendësueshme për zhvillimin fizik, mental dhe shoqëror të personalitetit të fëmijës. Fëmijët, pa kujdesin e prindërve, konsiderohen më të rrezikuarit, andaj edhe gëzojnë mbrojtje juridiko-familjare. Me birësimin, fëmijës i sigurohet zhvillimi në familje, me të cilin rast birësuesi merr rolin e prindit dhe ushtron të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga e drejta prindërore. Kushtet për themelimin e birësimit Birësimi lejohet nëse është i dobishëm për të birësuarin. Kusht formal për vlefshmërinë e birësimit është që birësuesi dhe prindërit, përkatësisht kujdestari i tij, të japin pëlqimin për birësim para organit kompetent të kujdestarisë. Për birësimin e të miturit mbi 10 vjeç është i nevojshëm edhe pëlqimi i tij. Mund të birësohet vetëm personi i mitur, i cili nuk është në gjini në vijën e drejtë me birësuesin dhe as vëllai dhe motra e tij. Ndërsa birësues mund të jetë vetëm personi që ka zotësinë për të vepruar, që posedon cilësi të nevojsme personale për ushtrimin e së drejtës prindërore dhe që është 18 vjet më i vjetër se birësuesi. Ligji shprehimisht përcakton se nuk mund të jetë birësues personi: të cilit me vendim gjyqsor i është hequr e drejta prindërore; nëse me bazë dyshohet se ai pozitën e birësuesit da ta përdorë në dëm të të birësuarit; nëse nuk jep garanci të mjaftueshme për edukimin dhe arsimimin e drejtë të të birësuarit dhe nëse lëngon nga ndonjë sëmundje psikike ose ndonjë sëmundje tjetër, nga e cila do të rrezikohet shëndeti dhe jeta e të birësuarit. Ndërkaq, askush nuk mund të birësohet nga dy persona, përpos nëse birësuesit janë bashkëshort. Llojet e birësimit

Page 19: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

19 E DREJTA FAMILJARE

Ligji dallon dy lloje birësimesh: - Birësimi i plotë, - Birësimi i pjesshëm. Birësimi i plotë - Plotësisht mund të birësohet fëmija para se të mbushë moshën 5 vjeç, prindërit e të cilit kanë vdekur ose janë të panjohur ose vendëqëndrimi i të cilëve nuk dihet më shumë se një vit. Birësimi i plotë mund të bëhet edhe i fëmijës që e ka të gjallë njërin prind, i cili, deri në marrjen e vendimit për birësim, për ta ushtruar të drejtën prindërore ka marrë, në ndonjë mënyrë, ndihma sociale. Plotësisht mund të birësohet edhe i mituri më i vjetër se pesë vjeç, nëse derisa ka mbushur pesë vjeç ka qenë për ruajtje, kujdes dhe edukim te personi i cili dëshiron ta birësojë atë (neni 173). Te ky lloj birësimi, ndërmjet birësuesit dhe të afërmëve të tij, në një anë, dhe të birësuarit dhe pasardhësve të tij, në anën tjetër, themelohet marrdhënia e gjinisë si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet që akzistojnë me ligj ndërmjet prindërve dhe fëmijëve si dhe personave të tjerë në gjini. Me birësimin e plotë shuhen të drejtat dhe detyrimet e të birësuarit ndaj prindërve të tij dhe personave të tjerë në gjini si dhe të drejtat dhe detyrimet e këtyre ndaj të birësuarit. Te birësimi i plotë, birësuesi regjistrohet në librin amzë për të lindurit si prind i të birësuarit, në të cilin rast edhe i birësuari e merr mbiemrin e birësuesit dhe njëherësh anulohet regjistrimi i mëparshëm i të birësuarit në këto libra. Birësimi i plotë nuk mund të shkëputet, por birësuesit mund t’i kufizohet apo t’i hiqet e drejta prindërore ndaj të birësuarit. Pas themelimit të tij, nuk lejohet vërtetimi i atësisë ose i amësisë së të birësuarit. Birësimi i pjesshëm. - Me birësim të pjesshëm ndërmjet vetëm birësuesit, në një anë, dhe të birësuarit dhe pasardhësve të tij, në anën tjetër, themelohet marrdhënia e gjinisë dhe të drejtat dhe detyrimet e tjera, të cilat, sipas ligjit, ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve. Kështu, i birësuari fiton vetëm ndaj birësuesit, pra jo edhe ndaj të afërmeve të tij, të drejtat si fëmija i tij. Po ashtu, vetëm birësuesi ndaj të birësuarit dhe pasardhësve të tij fiton të gjitha të drejtat si prind. Të drejtat dhe detyrimet e të birësuarit ndaj prindërve të vet dhe të afërmëve tjerë nuk pushojnë. Përkitazi me mbiemrin e të birësuarit dhe të drejtat trashëgimore vendoset sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet birësuesit dhe prindërve të të birësuarit, me rastin e themelimit të birësimit (neni 156). Themelimi i birësimit Birësimi themelohet sipas formës së posaçme të parashikuar me ligj. Kompetent për këtë është organi i kujdestarisë sipas vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit të të birësuarit. Propozimin e paraqesin bashkërisht birësuesi dhe prindërit e të birësuarit, bashkë me provat e nevojshme. Paraprakisht këta do të njihen me të drejtat, detyrimet dhe pasojat e birësimit. Para marrjes së vendimit, organi i kujdestarisë mund të vendosëi që i birësuari të kalojë një kohë në familjen e birësuesit, më së shumti një vit. Nëse konstatohet se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për birësimin ose se birësimi nuk është i dobishëm për të birësuarin, propozimi për birësim do të refuzohet. Në të kundërtën, organi i kujdestarisë do t’i qaset themelimit të birësimit. Kjo bëhet në mënyrë solemne, në praninë e birësuesit, bashkëshortit të tij, prindërve, përkatësisht kujdestarit të të birësuarit dhe vetë të birësuarit, nëse ka mbushur 10 vjeç. Për themelimin e birësimit mbahet procesverbal, të cilin e nënshkruajnë të pranishmit e mësipërm, personi zyrtar i organit të kujdestarisë, i cili e zhvillon procedurën, dhe procesmbajtësi. Pas nënshkrimit, lexohet procesverbali dhe shpallet se është themeluar birësimi. Ky procesverbal i dërgohet ofiqarit për regjistrim në librat amzë për të lindurit. Gjatë kësaj procedure përjashtohet publiku, kurse dokumentacioni i kësaj procedure është sekret zyrtar, ashtu që shikimi i tij u lejohet vetëm birësuesit, të birësuarit që ka mbushur 16 vjeç dhe prindërve të të birësuarit.

Page 20: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

20 E DREJTA FAMILJARE

Të drejtat dhe detyrimet e birësuesit dhe të të birësuarit Varësisht nga lloji i birësimit, dallohen edhe të drejtat dhe detyrimet mes birësuesit dhe të birësuarit. Te birësimi i plotë, të drejtat dhe detyrimet mes birësuesit dhe të birësuarit janë të njëjta me të drejtat dhe detyrimet mes prindërve dhe fëmijëve. Te birësimi i pjesshëm, të drejtat e të birësuarit ndaj birësuesit mund të kufizohen përkitazi më mbiemrin dhe të drejtën e trashëgimit. Te ky lloj birësimi i birësuarii ruan të gjitha të drejtat dhe detyrimet ndaj personave të vet në gjini të gjakut si dhe ata ndaj tij. Ndërmjet të birësuarit dhe personave në gjini të të birësuesit nuk lind marrdhënia e gjinisë, as të drejtat dhe detyrimet që mbështeten në atë marrdhënie (neni 161). Pushimi i birësimit dhe pasojat e pushimit Birësimi pushon në dy mënyra: - me shkëputje, - me anulim. Organi i kujdestarisë, në bazë të iniciativës së çdo personi, do të shkëputë birësimin e vlefshëm, nëse konstaton se këtë e kërkojnë intereset e të birësuarit të mitur. Birësimi do të shkëputet edhe në bazë të kërkesës dhe marrëveshjes së birësuesit ose të të birësuarit, nëse për këtë ekzistojnë shkaqe të arsyeshme. Në bazë të padisë së paraqitur, gjykata do të anulojë me aktgjykim birësimin, nëse nuk kanë ekzistuar kushte ligjore për themelimin e tij. Të drejtën e padisë e kanë: i birësuari, prindërit e tij, birësuesi dhe personat e tjerë, të cilët drejtpërsëdrejti kanë interes juridik për anulimin e birësimit (nuliteti absolut). Gjykata mund ta anulojë birësimin, nëse ai është themeluar pa pëlqimin e personave i cili është I nevojshëm sipas ligjit, nëse këta persona nuk kanë deklaruar më vonë para organit kompetent se pajtohen me birësimin (nuliteti relativ). Kompetenca tokësore i përket gjykatës, në territorin e së cilës ndodhet organi i kujdestarisë, para të cilit është themeluar birësimi. Si në rastin e shkëputjes, ashtu edhe te anulimi i birësimit, mund të caktohet ushqimi në ngarkim të birësuesit për të birësuarin, deri në moshën madhore të tij ose për birësuesin në ngarkim të të birësuarit madhor. IV. DETYRIMI USHQIMOR TË PERSONAVE TË TJERË NË GJINI Përpos mes prindërve dhe fëmijëve, ligji parashikon detyrimin ushqimor edhe ndërmjet personave të tjerë në gjini. Sipas nenit 291 të LMMF, vëllezrit dhe motrat kanë detyrimin të ushqejnë vëllezërit dhe motrat e tyre të mitur, të cilët nuk kanë mjete për ushqim, nëse prindërit e tyre nuk janë gjallë ose janë gjallë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Kështu, detyrimi ushqimor ndaj vëllezërve dhe motrave të mitura është kushtëzuar me pamundsinë e prindërve për t’i ushqyer ata. Detyrimi ushqimor ekziston edhe mes personave të tjerë në gjini në vijë të drejtë ngjitëse dhe zbritëse, pavarësisht në cilën shkallë janë. E drejta për ushqim nga personat në gjini gjaku realizohet sipas radhës që kanë ata tek e drejta e trashëgimit. Në rastet kur disa persona kanë detyrim ushqimor, ky caktohet nga ata sipas mundsive të secilit prej tyre. Detyrimi ushqimor ligjor ndërmjet personave në gjini të krushqisë LMMF parashikon edhe të drejtën dhe detyrimin ushqimor të njerkës dhe njerkut ndaj thjeshtërit të tyre të mitur dhe anasjelltas. Njerku dhe njerka kanë detyrim të ushqejnë thjeshtërit e tyre të mitur, nëse këta nuk kanë të afërm, të cilët, sipas ligjit, kanë detyrim t’i ushqejnë ose, nëse ata nuk kanë

Page 21: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

21 E DREJTA FAMILJARE

mundsi ta bëjnë këtë (neni 289). Njerku dhe njerka kanë këtë detyrim edhe pas vdekjes së prindit të thjeshtërit të mitur, me të cilin njerku apo njerka kanë qenë në martesë, nëse deri në vdekjen e saj (tij) ka ekzistuar bashkësia familjare. Kjo e drejtë pushon, nëse martesa mes prindit dhe njerkës apo njerkut shkurorëzohet apo anulohet. Njëherësh, edhe thjeshtërit kanë detyrimin ushqimor ndaj njerkës dhe njerkut, nëse këta i kanë ushqyer dhe janë kujdesur për ta. Nëse njerku apo njerka kanë fëmijë, ky detyrim është i përbashkët me ata fëmijë. Krijimi dhe kryerja e detyrimit të ushqimit ligjor Detyrimi ushqimor ligjor është me karakter imperativ, andaj heqja dorë nga kjo e drejtë nuk prodhon efekt juridik. Për të ekzistuar detyrimi ushqimor është e nevojshme që: kërkuesi I ushqimit të mos ketë mjete të mjaftueshme jetese, të jetë i paaftë për punë ose të mos ketë mundësi të punësohet dhe ushqimdhënsi të është në gjendje të japë ushqimin. Masa e ushqimit caktohet në përpjesëtim me mundësitë e personit që duhet ta japë atë dhe brenda kufijve të nevojave të kërkuesit të ushqimit. Përpos detyrimit të prindërve për ushqimin e fëmijëve, personat e tjerë që kanë këtë detyrim, sipas zgjedhjes së vet, mund të paguajnë shumën e caktuar në para, kërkuesin e ushqimit ta pranojnë për ushqim pranë vetes ose t’ia sigorojnë ushqimin në ndonjë mënyrë tjetër. Për ushqimin vendoset në bazë të rrethanave ekzistuese në momentin e vendosjes për të. Sipas kërkesës së ushqimmarrësit ose ushqimdhënsit, gjykata mundet ta rritë, ta zvogëlojë, ta heqë ose ta ndryshojë mënyrën e ushqimit që është caktuar me vendimin e mëparshëm të gjykatës, nëse janë ndryshuar ndërkohë rrethanat në bazë të të cilave është marrë ky vendim. Kompensimi i shpenzimeve të detyrueshme të ushqimit ligjor Qëllimi i ushqimit është plotësimi i nevojave të jetesës të kërkuesit të ushqimit, nga momenti i marrjes së vendimit e tutje. Prandaj, personi që i ka hequr shpenzimet e ushqimit të ndonjë personi, nëse kanë qenë të nevojshme, mund t’i kërkojë me padi ato shpenzime nga personi, i cili, sipas ligjit, ka pasur detyrim t’i japë ushqimin atij personi. Nëse këtë detyrim sipas ligjit e kanë pasur disa persona, ata solidarisht janë përgjegjës sipas mundësive që kanë pasur. V. KUJDESTARIA Kuptimi dhe rëndësia e kujdestarisë Kujdestaria është një nga format e mbrojtjes sociale, sipas së cilës bashkësia shoqërore u siguron mbrojtje të veçantë të miturve, për të cilët nuk kujdesen prindërit, sikurse edhe personave të tjerë të cilët, për shkak të paaftësisë ose përarsye të tjera, nuk janë në gjendje të kujdesen vetë dhe të mbrojnë të drejtat dhe intereset e veta. Qëllimi i kujdestarisë është: mbrojtja e plotë e personalitetit; mbrojtja e të drejtave dhe interesave të të miturit dhe mbrojtja e pasurisë së personit të paaftë për punë. Përkitazi me të miturit, rëndësia e kujdestarisë është zhvillimi sa më i plotë i personalitetit të tyre, duke i ngritur, edukuar dhe arsimuar ata. Për personat madhorë të paaftë, qëllimi është mbrojtja e personalitetit të tyre, mjekimi dhe aftësimi për jetë të pavarur. Te të dy kategoritë e të përkujdesurve sigurohen edhe të drejtat pasurore dhe të drejtat dhe interesat e tjera. Organi i kujdestarisë LMMF përdoret shprehja “organi i kujdestarisë”. Me këtë nënkuptojmë organin administrative komunal, i cili kryen punë të mbrojtjes sociale. Në të gjitha qendrat komunale të Kosovës, për kryerjen e këtyre punëve, asambletë komunale kanë autorizuar qendrat për punë sociale, të cilat edhe aktualisht funksionojnë në qendrat komunale të Kosovës. Këto përkujdesen për

Page 22: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

22 E DREJTA FAMILJARE

ndërmarrjen e masave të kujdestarisë dhe për të drejtat dhe interesat e personave të vënë nën kujdestari. Kujdestari, kushtet për caktimin, detyrat dhe të drejtat e kujdestarit Kujdestar caktohet personi i aft për të kryer detyrat e kujdestarit, pasi të ketë dhënë paraprakisht pëlqimin për këtë. Për kujdestar, si rregull, caktohen personat që janë në gjini me të përkujdesurin, të cilët edhe kanë detyrimin ta pranojnë këtë detyrë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të tij. Nuk janë të detyruar ta pranojnë detyrën e kujdestarit: personi në gjini gjaku, nëse i ka mbushur 60 vjeç; nëse për shkak të sëmundjes ose punës që kryen nuk pritet se do ta ushtrojë si duhet këtë detyrë; nëse ushtron detyrën e kujdestarit ndaj ndonjë personi tjetër; nëse kujdeset për dy a më shumë fëmijë të huaj dhe nëse ka tre a më shumë fëmijë të vet të mitur (neni 212). Nuk mund të caktohet për kujdestar personi: - të cilit i është hequr e drejta prindërore, - të cilit i është hequr zotësia për të vepruar, - ineresat e të cilit janë në kundërshtim me interesat e të kujdesurit, - i cili, për arsye të tjera, nuk pritet të ushtrojë me sukses këtë detyrë. Detyrat e kujdestarit, në një shkallë të caktuar të autorizimeve, mund t’i besohen edhe personit shoqëroro-juridik,por këtë detyrë mund ta kryejë edhe vetë organi i kujdestarisë. Me aktvendimin me të cilin caktohet kujdestari caktohen edhe detyrat dhe shkalla e autorizimeve të tij. Kujdestari posaçërisht ka për detyrë të kujdeset për personalitetin, të drejtat dhe interesat e të kujdesurit, të administrojë me kujdes pasurinë e tij, ta informojë organin e kujdestarisë për kryerjen e këtyre detyrave dhe të kujdeset për sigurimin e mjeteve materiale të nevojshme për përmbushjen e këtyre detyrave. Përpos kësaj, kujdestari e përfaqson të përkujdesurin dhe, në emër dhe për llogari të tij, ndërmerr veprime në mënyrë të pavarur lidhur me administrimin e pasurisë së tij. Ndërkaq, vetëm me lejen e organit të kujdestarisë, ai mund të ndërmarrë veprime me të cilat ngarkohet ose tjetërsohet pasuria e paluajtshme e të përkujdesurit; me të cilat tjetërsohet pasuria e luajtshme në vlerë më të madhe; të heq dorë nga trashëgimia, nga legu ose ta refuzojë dhurimin ose të ndërmarrë masa të tjera të përcaktuara me ligj. Si rregull, kujdestari i kryen detyrat e veta pa shpërblim, por ai ka edhe të drejtën e kompensimin të shpenzimeve të arsyeshme, të bëra gjatë kryerjes së punëve të kujdestarit (neni 210-240). Kujdestaria ndaj të miturve Kujdestari i caktohet të mituritqë nuk është nën kujdes prindor. Ai ka për detyrë të kujdeset për shëndetin, edukimin, arsimimin dhe për aftësimin e tij për jetë të pavarur. Nëse i mituri i ka mbushur 14 vjeç, mund të ndërmarrë vetë veprime juridike e nëse ato janë me rëndësi më të madhe, për vlefshmërinë e tyre nevojitet leja e kujdestarit të tij ose e organit të kujdestarisë. Nëse i mituri nën kujdestari ka krijuar marrdhënie pune, ai mund t’i disponojë të ardhurat personale dhe në këtë mënyrë edhe të kontribuojë për ushqimin, arsimimin dhe aftësimin e vet. Kujdestari, pa lejen e organit të kujdestarisë, nuk mundet: - t’ia besojë të miturin për ruajtje, edukim arsimim dhe kujdes shtëpisë së fëmijëve, ndonjë organizate tjetër ose ndonjë personi tjetër apo ta vendosë të miturin për një kohë më të gjatë për mjekim në ndonjë organizatë shëndetësore; - t’ia ndërpresë shkollimin ose t’ia ndërrojë shkollën; - të vendosë për profesionin e tij; - të marrë masa të tjera të rëndësishme përkitazi me personalitetin dhe interesat e të miturit. Vetëm në bazë të vendimit të organit të kujdestarisë, i kujdesuri i mitur, për shkak të çrregullimeve në sjellje, mund të dërgohet në ndonjë ent edukimi (neni 251-259). Kujdestaria ndaj personave të cilëve u është hequr zotësia për të vepruar. Me vendim të gjykatës në procedurë jokontestimore, personave madhorë mund t’u hiqet në tërësi ose vetëm pjesërisht zotësia për të vepruar. Në tërësi u hiqet

Page 23: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

23 E DREJTA FAMILJARE

zotësia për të vepruar personave, të cilët (për shkak të sëmundjes psikike apo ndonjë arsye tjetër) nuk janë në gjendje të kujdesen plotësisht për të drejtat dhe interesat e veta. Ndërsa personat të cilët, për arsyet e cekura më sipër ose për arsye të tjera, me veprimet e veta rrezikojnë të drejtat dhe intereset e veta apo të të tjerëve, zotësia për të vepruar u hiqet pjesërisht. Personave, të cilëve me vendim të gjykatës pjesërisht ose plotësisht u është hequr zotësia për të vepruar, organi i kujdestarisë, brenda 30 ditësh, nga dita e marrjes së vendimit, ua cakton kujdestarin. Ky kujdestar posaçërisht kujdeset që i kujdesuri të aftësohet për jetë të pavarur, duke mënjanuar shkaqet për të cilat i është hequr zotësia për të vepruar. Kujdestari i personit që i është hequr ploptësisht zotësia për të vepruar ka detyrat dhe të drejtat e kujdestarit të personit të mitur, që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, ndërsa kujdestari i personit që i është hequr pjesërisht zotësia për të vepruar ka detyrat dhe të drejtat e kujdestarit të personit mbi 14 vjeç (neni 260-266). Kujdestarët për raste të veçanta Kujdestari për raste të veëanta caktohet nga ana e gjykatës, organit të kujdestarisë ose një organi tjetër i cili e zhvillon procedurën, me qëllim që të ndërmarrë veprime të caktuara në emër të personit vendbanimi a vendqëndrimi i te cilit nuk dihet, në emër të pronarit të panjohur të pasurisë, nëse është e nevojshme që dikush të kujdeset për atë pasuri, si dhe në rastet e tjera me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të personave të caktuar. Organi që ka marrur këtë vendim duhet pa vonesë ta njoftojë për këtë organin e kujdestarisë. Kujdestari për raste të veçanta i caktohet edhe personit ndaj të cilit prindërit e ushtrojnë të drejtën prindërore ose i cili është nën kujdestari, për zhvillimin e kontestit, për ndërmarrjen e veprimeve juridike ndërmjet tij dhe prindit përkatësisht kujdestarit, si dhe në rastet e tjera, nëse interesat ndërmjet tyre janë të kundërta (neni 267-272). Shkarkimi i kujdestarit nga detyra Organi i kujdestarisë do ta shkarkojë pa vonesë, sipas detyrës zyrtare kujdestarin, nëse merr dijeni për keqpërdorimin e autorizimeve nga ana e tij, nëse rrezikon interesat e të kujdesurit ose nëse paraqitet ndonjëra nga rrethanat për shkak të së cilës nuk mund të jetë kujdestar. Organi i kujdestarisë do ta shkarkojë kujdestarin nga detyra brenda afatit prej 30 ditësh, nëse merr dijeni se ai është i pakujdeshëm në kryerjen e autorizimeve apo nëse konsideron se për të kujdesurin do të ishte e dobishme që t’i caktohet një kujdestar tjetër. Organi i kujdestarisë do ta shkarkojë kujdestarin nga detyra, kur kujdestari e kërkon këtë, më së voni brenda tre muajve nga dita e paraqitjes së kërkesë. Me rastin e shkarkimit nga detyra të kujdestarit, organi i kujdestarisë posaçërisht kujdeset për mbrojtjen e pasurisë së të kujdesurit, duke bë regjistrimin dhe vlerësimin e saj dhe caktimin e kujdestarit të ri (neni 236-240). MBROJTJA KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE Marrëdhëniet shoqërore, ekonomike dhe juridike në martesë dhe familje janë të rregulluara me ligj. Qëllimi i intervenimit shoqëror në marrëdhëniet martesore dhe familjare është mbrojtja e familjes, gjë që nënkupton ndërmarrjen e masave të ndryshme, qëllimi i përbashkët i të cilave është t’i sigurohet asaj kryerja e funksioneve shoqërore, posaçërisht për ngritjen, kujdesin, arsimimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe në dhënien e ndihmës antarëve të familjes, të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen për vete. Ndodh që antari i familjes të keqtrajtohet nga antarët e tjerë të familjes, prandaj, me qëllim të mbrojtjes ligjore efektive dhe për tëbërë të mundur përdorimin e mekanizmave ndihmës për viktimat e dhunës në familje, është nxjerrë një rregullore e veçantë “MBROJTJA KUNDËR

Page 24: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

24 E DREJTA FAMILJARE

DHUNËS NË FAMILJE” /Rregullore e UNMIK-ut nr. 2003/12/, e cila ka hyrë në fuqi më 7.5.2003. Dhuna në familje, sipas kësaj Rregulloreje, nënkupton keqtrajtimin e një antari nga antari tjetër i familjes, duke filluar nga shqetësimet shpirtërore të karakterit më të lehtë, cenimi i pasurisë dhe së drejtës së banimit të qetë deri te keqtrajtimet seksuale dhe lëndimet trupore. Rrethi i antarëve të familjes, sipas kësaj Rregulloreje, është shumë më i gjerë në krahasim me antarët e familjes sipas LMMF. Me qëllim të mbrojtjes së viktimës dhe mënjanimit të dhunës në familje, varësisht nga lloji dhe intensiteti i saj, në nenin 2 të kësaj Rregulloreje janë parashikuara masat mbrojtëse. Propozimin për caktimin e një ose më shumë masave mbrojtëse mund ta paraqesin: pala e mbrojtur ose përfaqsuesi ligjor apo i autorizuar i saj, antari tjetër i familjes, Qendra për Punë Sociale dhe cdo person tjetër, i cili është në dijeni për ushtrimin e dhunës në familje. Me propozimin e paraqitur mund të kërkohet të lëshohen: 1. urdhri për mbrojtje, 2. urdhri për mbrojtje emergjente dhe 3.

urdhëri për mbrojtje të përkohshme emergjente. Gjatë ditëve të punës dhe gjatë orarit të punës së gjykatës, propozimi i paraqitet gjykatës që ta lëshojë urdhrin për mbrojtje apo urdhrin për mbrojtje emergjente. Gjatë ditëve të pushimit dhe jashtë orarit të punës së gjykatës, propozimi i paraqitet komandantit të njësitit rajonal të Shërbimit Policor të Kosovës ose atij të policisë së UNMIK-ut që të lëshojë urdhrin për mbrojtje të përkohshme emergjente. Për të vendosur lidhur me propozimin për dhënien e urdhrit për mbrojtje dhe urdhrit për mbrojtje emergjente është kompetente gjykata komunale, sipas vendbanimit ose vendqëndrimit të pales së mbrojtur. Propozimi mund të paraqitet edhe gjatë procedurës që është duke u zhvilluar në gjykatën komunale përkitazi me besimin e fëmijëve apo ushqimin ligjor. Pas dëgjimit të palëve dhe administrimit të provave, në seancë gjyqësore të zhvilluar sipas rregullave të parashikuara në këtë Rregullore dhe, në mungesë të tyre, sipas rregullave të Ligjit të Procedurës Kontestimore, nëse vërtetohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ushtruesi i dhunës është kërcnuar se do të kryejë ndonjë vepër të dhunës në familje, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë, shëndetit ose mirëqenies së palës së mbrojtur apo të personit me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare, gjykata lëshon urdhrin për mbrojtje ose urdhrin për mbrojtje emergjente. Me njërin apo tjetrin urdhër caktohen një a më shumë masa mbrojtëse, me afat të zgjatjes më së shumti 12 muaj, duke ia tërhequr vërejtjen ushtruesit të dhunës se urdhri zbatohet nga momenti kur atij i dorëzohet aktvendimi, me të cilin është dhënë urdhri, kurse moszbatimi i tij paraqet vepër penale. Përpos ushtruesit të dhunës, urdhri i dorëzohet edhe palës së mbrojtur, stacionit lokal të policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, sipas vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit të viktimës. Nëse rrethanat, në bazë të të cilave është dhënë urdhri për mbrojtje, ndryshojnë para kalimit të afatit të caktuar për atë urdhër, sipas kërkesës së palës së mbrojtur ose ushtruesit të dhunës, gjykata mund të vendosë që ai të ndryshohet ose edhe të ndërpritet. Gjatë 15 ditëve të fundit, para kalimit të afatit të caktuar për zgjatjen e urdhrit për mbrojtje, pala e mbrojtur ose përfaqsuesi i autorizuar mund të paraqesin kërkesë për vazhdimin e urdhrit për mbrojtje. Pas shqyrtimit të kërkesës në seancë gjyqsore, gjykata mund ta vazhdojë urdhrin edhe për një afatë tjetër, më së shumti edhe për 12 muaj të tjerë ose të vendosë ndërprerjen e tij. Gjatë ditëve kur gjykata nuk punon ose pas përfundimit të orarit të punës së gjykatës, propozimi për urdhërmbrojtje duhet t’i drejtohet komandantit të njësitit të Shërbimit Policor të Kosovës ose atij të Policisë së UNMIK-ut, i cili mund të lëshojë urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente, duke caktuar një apo më shumë masa mbrojtëse, por afati i tij kalon me fillimin e punës së gjykatës. Nëse ushtruesi i dhunës në familje nuk e zbaton urdhrin për mbrojtje, përkatësisht urdhrin për mbrojtje emergjente, të lëshuar nga gjykata ose urdhrin për mbrojtje të përkohshme emergjente, të lëshuar nga komandanti i njësitit policor, ai kryen vepër penale, për të cilën parashikohet dënimi me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Page 25: I. MARTESA DHE MARRËDHËNIET JURIDIKE NË …juristi.info/wp-content/uploads/2017/01/1.-E-DREJTA-FAMILJARE-JUR... · 3 E DREJTA FAMILJARE pengesa dhe ndalesa për lidhjen e martesës.

25 E DREJTA FAMILJARE

Shkurtesat: LMMF - Ligji i Martesës dhe Marrëdhënieve Familjare, LPK - Ligji i Procedurës Kontestimore, LMD - Ligji i Marrëdhënieve Detyrimore Aty ku është shënuar vetëm neni, pa emërtim të ligjit, fjala është për LMMF. Legjislacioni: 1. Ligji i Martesës dhe Marrëdhënieve Familjare, (“Gazeta zyr. e KSAK”, nr. 10/84), 2. Ligji i Procedurë`1s Kontestimore, (“Gaz. zyr. e RFSJ”, nr. 21/78), 3. Ligji për Procedurën Jokontestimore, (“Gaz. zyr. e KSAK”, nr. 42/86, 4. Ligji i Trashëgimisë, (“Gaz. zyr. e KSAK”, nr. 43/74, 5. Ligji i Gjykatave të Rregullta, (“Gaz. zyr. e KSAK”, nr. 21/78), 6. Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 1999/1 dhe 24; 7. Rregullorja e UNMIK-ut, nr 2003/12.