Direktiva Europiane Per Mbetjet

70
Direktiva Evropiane për Mbetjet Kuadri Ligjor Mjedisor Evropian

description

Botim i vitit 2007.

Transcript of Direktiva Europiane Per Mbetjet

Page 1: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Direktiva Evropiane për Mbetjet

Kuadri Ligjor Mjedisor Evropian

Direktiva Evropiane për MbetjetKuadri Ligjor Mjedisor Evropian

Page 2: Direktiva Europiane Per Mbetjet
Page 3: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Mbetjet e Rrezikshme

Tiranë 2007

Page 4: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi apo publikimi pa lejen me shkrim të

© Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Shqipëri

përgatitur nga:

Kutia Postare 127, Tiranëe-mail: [email protected]

http://albania.rec.org

Ky botim është bërë i mundur në kuadër të projektit“Njohja me Direktivat e BE-së

kusht për pranimin e Shqipërisë në Komunitetin Evropian”

mbështetur nga

Ç’është REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate, jofitimprurëse që mbështet zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore

(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga ShBA,

Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar nga 28 vende dhe Komisioni Evropian,

dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 16 vendeve përfituese.

Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat jofitim-

prurëse, institucionet mjedisore në të gjitha nivelet, dhe aktorë të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse e shkëmbimin e lirë të informacionit. Fushat

kryesore të veprimtarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit në Mjedis, Informacioni Mjedisor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyr-

tarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale; etj.

Donatorët më të fundit janë: Komisioni Evropian, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - SOROS”

Page 5: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Hyrje

Ky botim është pjesë e një serie botimesh që do të paraqesin për lexuesin një përmbledhje të disa Direktivave të Komisionit

Evropian dhe të Këshillit të Evropës lidhur me menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe përbërësve të tij.

Përgatitja e këtyre botimeve është pjesë e programeve të Qendrës Rajonale të Mjedisit, që lidhen me përhapjen dhe

shkëmbimin e informacionit, përfshirë dhe atë ligjor që lidhet me mjedisin (http://albania.rec.org). Kjo bëhet dhe më e

rëndësishme duke patur parasysh procesin e integrimit evropian në të cilin ka hyrë Shqipëria, ku përarfrimi i kuadrit ligjor shqiptar

me atë evropian është një pjesë e rëndësishme e të gjithë këtij procesi. Ky informacion i drejtohet jo vetëm institucioneve

shtetërore, por dhe OJF-ve dhe gjithkujt që është i interesuar për mjedisin, madje dhe për integrimin e Shqipërisë në bashkësinë

evropiane.

Në kushtet kur Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, njohja e kuadrit ligjor evropian dhe detyrimet që paraqet ai për vendet anëtare

është një parakusht për arritjen e standardeve në fushat përkatëse dhe lehtësimin e procesit të anëtarësimit në bashkësinë

evropiane.

Njëkohësisht, kjo njohje do të ndihmojë në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar me atë evropian.

Sidoqoftë, ky botim paraqet direktivat kryesore në sektorin e mbetjeve, ndërkohë që lexuesit mund të gjejnë informacione

mbi kuadrin e plotë ligjor evropian, përditësimet e tij, në gjuhën angleze, në adresën e internetit të Komisionit evropian http://ec.europa.eu/dgs/environment/index_en.htm

Page 6: Direktiva Europiane Per Mbetjet
Page 7: Direktiva Europiane Per Mbetjet

DIREKTIVA E KËSHILLIT

e datës 15 korrik 1975

Mbi Mbetjet

faqe 9-22 ...............................................................................................................

DIREKTIVË E KËSHILLIT

e datës 12 dhjetor 1991

për mbetjet e rrezikshme

faqe 23-63 ...............................................................................................................

Page 8: Direktiva Europiane Per Mbetjet
Page 9: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Ky dokument përdoret vetëm për qëllime dokumentacioni dhe institucionet nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e tij

►B DIREKTIVA E KËSHILLIT

e datës 15 korrik 1975

Mbi Mbetjet

(75/442/EEC)

(OJ L 194, 25.7.1975, fq. 39)

Amenduar nga:

►M1 Direktiva e Këshillit 91/156/EEC e datës 18 Mars 1991 - Nr. 78, faqe 32, datë 26.3.1991►M2 Direktiva e Këshillit 91/692/EEC e datës 23 Dhjetor 1991 - Nr. 377, faqe 48, datë 31.12.1991►M3 Vendimi i Komisionit 96/350/EC i datës 24 May 1996 - Nr. 135, faqe 32, datë 6.6.1996►M4 Rregullorja (EC) Nr 1882/2003 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 29 shtator 2003 - Nr. 284, faqe 1, datë 31.10.2003

Korrigjuar nga:

► C1 Gabim shtypi, OJ L 146, 13.6.2003, fq. 52 (91/692/EEC)

▼B

DIREKTIVA E KËSHILLIT E DATËS 15 KORRIK 1975

MbI MbETJET

(75/442/EEC)

KËSHILLI I KOMUNITETEVE EUROPIANE,

Page 10: Direktiva Europiane Per Mbetjet

10Duke marrë në konsideratë Marrëveshjen mbi Komunitetin

Ekonomik Europian dhe veçanërisht Nenet 100 dhe 235 të saj;

Duke patur parasysh propozimin e Komisionit;

Duke marrë në konsideratë Opinionin e Parlamentit Europian (1)

Duke marrë në konsideratë Opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social (2) ;

Ndërsa çdo papajtueshmëri midis dispozitave mbi asgjësimin e mbetjeve, aktualisht e zbatueshme ose në përgatitje e sipër në Shtete të ndryshme Anëtare, mund të krijojë kushte të pabarabarta konkurrence, duke cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë funksionimin e tregut të përbashkët; ndërsa si rezultat, nevojitet përafrimi i ligjeve në këtë fushë, siç parashikohet në Nenin 100 të Marrëveshjes;

Kur lind nevoja që ky përafrim i ligjeve të shoqërohet me masa të Komunitetit, në mënyrë që një prej synimeve të Komunitetit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të nivelit të jetesës të mund të arrihet me anë të rregullave më të zgjeruara; ndërsa disa dispozita specifike duhet të përcaktohen për këtë qëllim; ndërsa duhet të referohet Neni 235 i Marrëveshjes pasi kompetencat e kërkuara për këtë qëllim nuk janë parashikuar nga Marrëveshja;

Ndërsa objektivi kryesor i të gjitha dispozitave në lidhje me asgjësimin e mbetjeve duhet të jetë mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga pasojat e dëmshme të shkaktuara nga grumbullimi, transporti, trajtimi, magazinimi dhe shkarkimi i mbetjeve;

Ndërsa duhet të nxitet riciklimi i mbetjeve dhe përdorimi i materialeve të ricikluara, me qëllim ruajtjen e rezervave natyrore;

� OJ Nr C 32, ��. 2. �975, fq. 36.2 OJ Nr C �6, 23. �. �975, fq. �2.

Page 11: Direktiva Europiane Per Mbetjet

11Ndërsa programi i veprimit i Komunitetit Europian mbi mjedisin (3), thekson nevojën për veprim në nivel Komuniteti, duke përfshirë harmonizimin e legjislacionit;

Ndërsa rregullore efektive dhe të qëndrueshme mbi asgjësimin e mbetjeve të cilat nuk pengojnë tregtinë ndër-komunitare dhe as cënojnë kushtet e konkurrencës, duhet të zbatohen për pasuritë e luajtshme të cilat pronari i asgjëson ose i kërkohet t’i asgjësojë sipas dispozitave të legjislacionit kombëtar në fuqi, me përjashtim të mbetjeve radioaktive, minuese dhe bujqësore, kërmave të kafshëve, ujrat e mbetura, shkarkimet e gazta dhe mbetjet të cilat trajtohen nga rregulla specifike të Komunitetit;

Ndërsa, me synim sigurimin e mbrojtjes së mjedisit, duhet të parashikohet një sistem lejesh për sipërmarrje të cilat trajtojnë, magazinojnë ose shkarkojnë mbetje në emër të palëve të treta, një sistem mbikqyrës për sipërmarrje që asgjësojnë mbetjet e tyre dhe për ato që grumbullojnë mbetjet e të tjerëve dhe një plan që përfshin faktorët kryesorë të cilët duhet të merren në konsideratë në lidhje me operacione të ndryshme asgjësimi mbetjesh;

Ndërsa raporti i shpenzimeve të cilat nuk mbulohen nga të ardhurat prej trajtimit të mbetjeve duhet të paguhet në përputhje me parimin “ndotësi paguan”,

▼B

KA MIRATUAR DIREKTIVËN E MËPOSHTME:

▼M 1Neni 1

Për qëllime të kësaj Direktive:

(a) ‘mbetje’ nënkupton çdo substancë ose objekt në kategoritë e përcaktuara në Shtojcën I, të cilat mbajtësi i eleminon ose synon apo i këkrohet t’i eleminojë.

Komisioni, duke vepruar në përputhje me procedurën e parashtruar në Nenin 18, përpilon jo më vonë se data 1 prill

3 OJ Nr C ��2, 20. �2. �973, fq. 3

Page 12: Direktiva Europiane Per Mbetjet

12 1993, një listë të mbetjeve që i përkasin kategorive të listuara në Shtojcën I. Kjo listë rishikohet periodikisht dhe nëse është e nevojshme, rishikohet me anë të së njëjtës procedurë;

(b) ‘prodhues’ nënkupton cilindo person, aktivitetet e të cilit prodhojnë mbetje (“prodhuesi fillestar”) dhe/ose cilindo që kryen operacione të para-përpunimit, përzierjes ose operacione të tjera që sjellin ndryshim në natyrën ose përbërjen e kësaj mbetjeje;

(c) ‘mbajtës’ nënkupton prodhuesin e mbetjeve ose personin fizik apo juridik, i cili i zotëron ato;

(d) ‘menaxhim’ nënkupton grumbullimin, transportin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve, duke përfshirë mbikqyrjen e këtyre operacioneve dhe kujdesi për vendet e asgjësimit;

(e) ‘asgjësim’ nënkupton ndonjë prej operacioneve të parashikuara në Shtojcën II, A;

(f) ‘riciklim’ nënkupton ndonjë prej operacioneve të parashikuara në Shtojcën II, B;

(g) ‘grumbullim’ nënkupton mbledhjen, veçimin dhe/ose përzierjen e mbetjeve për qëllime transporti.

Neni 2

1. Elementët e mëposhtëm do të përjashtohen nga fusha e veprimit e kësaj Direktive:

(a) shkarkimet e gazta të emetuara në atmosferë;

(b) kur mbulohen nga një legjislacion tjetër:

(i) mbetjet radioaktive;

(ii) mbetjet që rezultojnë nga hulumtimi, heqja, trajtimi dhe magazinimi i burimeve minerare dhe punimi i gurëve;

(iii) kërmat e kafshëve dhe mbetjet e mëposhtme bujqësore: jashtëqitjet dhe susbtancat e tjera natyrore të parrezikshme të përdorura në bujqësi;

(iv) ujra të mbetura, me përjashtim të mbetjeve në formë të lëngshme;

(v) substanca eksplozive të nxjerra jashtë përdorimit.

Page 13: Direktiva Europiane Per Mbetjet

132. Rregulla specifike për shembuj të veçantë ose për të plotësuar shembujt e kësaj Direktive mbi menaxhimin e kategorive të veçanta të mbetjeve, mund të përcaktohen me anë të Direktivave individuale.

Neni 3

1. Shtetet Anëtare marrin masa të përshtatshme për të nxitur:

(a) së pari, parandalimin ose uljen e prodhimit të mbetjeve dhe dëmin e shkaktuar nga to, veçanërisht nga:

— zhvillimi i teknologjive të pastra duke kursyer më shumë në përdorimin nga ana e tyre të burimeve natyrore,

— zhvillimi teknik dhe marketingu i produkteve të projektuara, me qëllim që mos kontribuojnë ose të kontribuojnë në shkallën më të ulët të mundshme, nga natyra e prodhimit të tyre, përdorimi ose agjësimi përfundimtar, në rritjen e sasisë ose dëmit të mbetjeve dhe rreziqet e ndotjes,

— zhvillimi i teknikave të përshtatshme për asgjësimin përfundimtar të substancave të rrezikshme në përmbajtje të mbetjeve të destinuara për riciklim;

▼M 1

(b) së dyti:

(i) rigjenerimin e mbetjeve me anë të riciklimit, ripërdorimit ose përmirësimit apo ndonë procesi tjetër, me synim heqjen e materialeve të papërpunuara dytësore, ose

(ii) përdorimin e mbetjeve si burim energjie.

2. Përveç rastit kur zbatohet Direktiva e Këshillit 83/189/EEC e datës 28 Mars 1983 që parashtron një procedurë për sigurimin e informacionit në fushën e standardeve dhe rregulloreve(4) teknike, Shtetet Anëtare informojnë Komisionin në lidhje me çdo masë që ata synojnë të marrin për të arritur qëllimet e përcaktuara në paragrafin 1. Komisioni informon në lidhje me këto masa Shtetet e tjera Anëtare dhe komitetin e referuar në Nenin 18.

� OJ Nr L �09, 26. �. �983, fq. 8

Page 14: Direktiva Europiane Per Mbetjet

14 Neni 4

Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar rigjenerimin ose asgjësimin e mbetjeve, pa vënë në rrezik shëndetin e njeriut dhe pa përdorur procese ose metoda të cilat mund të dëmtonin mjedisin dhe në veçanti:

— pa rrezik për ujin, ajrin, tokën, florën dhe faunën,

— pa shkaktuar shqetësime nëpërmjet zhurmës ose aromërave të ndryshme,

— pa pasoja serioze për fshatin ose vëndet me interes të veçantë .

Shtetet Anëtare gjithashtu marrin masat e nevojshme për të ndaluar braktisjen, shkarkimin ose asgjësimin e pakontrolluar të mbetjeve.

Neni 5

1. Shtetet Anëtare marrin masat e përshtatshme, në bashkëpunim me Shtete të tjera Anëtare, sipas nevojës dhe kur është e këshillueshme, për të krijuar një rrjet të integruar dhe të mjaftueshëm instalimesh asgjësimi, duke marrë parasysh teknologjinë më të mirë të mundshme, pa përfshirë shpenzime të tepruara. Rrjeti duhet t’i sigurojë Komunitetit në tërësi që të ketë kapacitet të mjaftueshëm për asgjësimin e mbetjeve dhe Shtetet Anëtare të shkojnë drejt këtij qëllimi individualisht, duke marrë në konsideratë rrethanat gjeografike ose nevojën për instalime të specializuara për disa tipe mbetjesh.

2. Rrjeti gjithashtu duhet të mundësojë që mbetjet të asgjësohen në një prej instalimeve më të afërta të përshtatshme, me anë të metodave dhe teknologjive të duhura, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë mbrojtjeje të mjedisit dhe shëndetit publik.

Neni 6

Shtetet Anëtare vendosin ose përcaktojnë autoritetin ose autoritetet kompetente që duhet të jenë përgjegjëse për zbatimin e kësaj Direktive.

Page 15: Direktiva Europiane Per Mbetjet

15Neni 7

1. Me qëllim arritjen e objektivave të përmendura në Nenet 3, 4 dhe 5, autoritetit ose autoriteteve kompetente të referuara në Nenin 6 do t’u kërkohet të hartojnë në një kohë sa më të shpejtë një ose më shumë plane mbi menaxhimin e mbetjeve. Këto plane do të kenë lidhje veçanërisht me:

— tipin, sasinë dhe origjinën e mbetjeve që duhen rigjeneruar ose asgjësuar,

— kërkesat e përgjithshme teknike,

— çdo rregullim të veçantë për mbetje specifike,

— vënde ose instalime të përshtatshme asgjësimi.

Këto plane, mund të mbulojnë:

— persona fizikë ose juridikë, të autorizuar për procesin e menaxhimit të mbetjeve,

▼M 1

— Shpenzimet e vlerësuara të operacioneve të rigjenerimit dhe asgjësimit,

— Masa të përshtatshme për nxitjen e racionalizimit të grumbullimit, veçimit dhe trajtimit të mbetjeve.

2. Shtetet Anëtare bashkëpunojnë sipas mundësisë me Shtetet e tjera Anëtare të interesuara dhe Komisionin për hartimin e këtyre planeve. Ato njoftojnë Komisionin në lidhje me këtë.

3. Shtetet Anëtare mund të marrin masat e nevojshme për të parandaluar lëvizjet e mbetjeve të cilat nuk janë në përputhje me planet e menaxhimit të mbetjeve. Ato informojnë Komisionin dhe Shtetet Anëtare në lidhje me këto masa.

Neni 8

Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që çdo mbajtës i mbetjeve:

— t’i trajtojë mbetjet nga një kolektor mbetjesh privat ose publik ose nga një sipërmarrje që kryen operacionet e listuara në Shtojcën II A ose B, ose

Page 16: Direktiva Europiane Per Mbetjet

16 — të rigjenerojë ose asgjësojë mbetjet vetë, në përputhje me parashikimet e kësaj Direktive.

Neni 9

1. Për qëllime të zbatimit të neneve 4, 5 dhe 7, çdo stabiliment ose sipërmarrje që kryen operacionet e përcaktuara në Shtojcën II A duhet të marrë një leje nga autoriteti kompetent i referuar në Nenin 6.

Kjo leje mbulon:

— tipet dhe sasitë e mbetjeve,

— kërkesat teknike,

— masat e sigurisë që duhet të merren,

— vendin e asgjësimit,

— metodën e trajtimit.

2. Lejet mund të jepen për një periudhë të specifikuar, ato mund të jenë të rinovueshme e t’i nënshtrohen kushteve dhe detyrimeve ose në mënyrë të veçantë, nëse metoda e synuar e asgjësimit është e papranueshme nga pikëpamja e mbrojtjes mjedisore, ato mund të refuzohen.

Neni 10

Për qëllime të zbatimit të Nenit 4, cdo stabiliment ose sipërmarrje që kryen operacionet e referuara në Shtojcën II B, duhet të marrë një leje.

Neni 11

1. Pa cënuar Direktivën e Këshillit 78/319/EEC të datës 20 Mars 1978 mbi mbetjet toksike dhe të rrezikshme (5), amenduar së fundi nga Akti i Aderimit i Spanjës dhe Portugalisë, mund të përjashtohen nga kërkesat e lejes të vendosura në Nenin 9 ose Nenin 10:

(a) stabilimentet ose sipërmarrjet që kryejnë asgjësimin e mbetjeve të tyre në vëndin e prodhimit;

dhe

5 OJ Nr L 8�, 3�. 3. �978, fq. �3.

Page 17: Direktiva Europiane Per Mbetjet

17(b) stabilimentet ose sipërmarrjet që kryejnë rigjenerim mbetjesh. Ky përjashtim mund të zbatohet vetëm:

— nëse autoritetet kompetente kanë miratuar rregulla të përgjithshme për çdo tip aktiviteti që parashtron tipet dhe sasitë e mbetjeve dhe kushtet sipas të cilave aktiviteti në fjalë mund të përjashtohet nga kërkesat e lejes ,

dhe

▼M 1

— nëse tipet ose sasitë e mbetjeve dhe metodat e asgjësimit ose rigjenerimit janë të tilla që pajtohen me kushtet e vendosura në Nenin 4.

2. Stabilimentet ose sipërmarrjet e referuara në paragrafin 1 do të regjistrohen pranë autoriteteve kompetente.

3. Shtetet Anëtare informojnë Komisionin në lidhje me rregullat e përgjithshme të miratuara sipas paragrafit 1.

Neni 12

Stabilimentet ose sipërmarrjet që grumbullojnë ose transportojnë mbetje mbi baza profesionale ose që marrin masa për asgjësimin ose rigjenerimin e mbetjeve në emër të të tjerëve (agjentë ose ndërmjetësues), kur nuk i nënshtrohen autorizimit, regjistrohen pranë autoriteteve kompetente.

Neni 13

Stabilimentet ose sipërmarrjet që kryejnë operacionet e referuara në Nenet 9 deri 12 i nënshtrohen inspektimeve të përshtatshme periodike nga autoritetet kompetente.

Neni 14

Të gjitha stabilimentet ose sipërmarrjet e referuara në Nenet 9 dhe 10:

— Mbajnë të dhëna të sasisë, natyrës, origjinës dhe sipas nevojës, destinacionit, shpeshtësisë së grumbullimit, mënyrës së transportit dhe metodës së trajtimit të mbetjeve të referuara në Shtojcën I dhe operacionet e referuara në Shtojcën II A ose B,

Page 18: Direktiva Europiane Per Mbetjet

18 — Vënë në dispozicion këtë informacion, sipas kërkesës, për autoritetet kompetente të referuara në Nenin 6.

Shtetet Anëtare gjithashtu mund t’i kërkojnë prodhuesve që të jenë në përputhje me dispozitat e këtij Neni.

Neni 15

Në përputhje me parimin ‘ndotësi paguan”, shpenzimet e asgjësimit të mbetjeve duhet të mbulohen nga:

— Mbajtësi që e ka trajtuar mbetjen nga një kolektor mbetjesh ose me anë të sipërmarrjeve të referuara në Nenin 9 ,

dhe/ose

— Mbajtësit ose prodhuesit e mëparshëm të produktit i cili shkaktoi mbetjen

▼M 2

▼C 1

Neni 16

Në intervale kohore prej tre vjetësh, Shtetet Anëtare i dërgojnë Komisionit informacion në lidhje me zbatimin e kësaj Direktive, në formën e një raporti sektorial që mbulon gjithashtu Direktiva të tjera të ngjashme të Komunitetit. Raporti hartohet mbi bazën e një pyetësori tjetër ose drafti të hartuar nga Komisioni në përputhje me procedurën e përcaktuar në Nenin 6 të Direktivës 91/692/EEC (6). Pyetësori ose drafti i dërgohen Shteteve Anëtare gjashtë muaj para fillimit të periudhës së mbuluar nga raporti. Raporti i drejtohet Komisionit brenda nëntë muajve nga fundi i periudhës tre vjeçare të mbuluar nga ai.

Raporti i parë mbulon të gjithë periudhën nga viti 1995 deri në 1997 .

Komisioni publikon një raport në nivel Komuniteti mbi zbatimin e Direktivës brenda nëntë muajve nga marrja e raporteve nga Shtetet Anëtare.

6 OJ Nr L 377, 3�. �2. �99�, fq. �8

Page 19: Direktiva Europiane Per Mbetjet

1�▼M 1

Neni 17

Amendimet e nevojshme për përshtatjen e Shtojcave të kësaj Direktive ndaj progresit shkencor dhe teknik miratohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në Nenin 18.

▼M 4

Neni 18

1. Komisioni asistohet nga një komitet.

2. Kur referohet ky Nen, zbatohen Nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/EC (�), duke marrë në konsideratë dispozitat e Nenit 8 të tij.

Periudha e përcaktuar në Nenin 5(6) të Vendimit 1999/468/EC vendoset në tre muaj.

3. Komiteti miraton rregullat e veta procedurale.

▼B

Neni 19 ◄

Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme, me qëllim arritjen e pajtueshmërisë me këtë Direktivë brenda 24 muajve nga njoftimi i saj do dhe informojnë menjëherë Komisionin në lidhje me këtë.

Neni 20 ◄

Shtetet Anëtare i komunikojnë Komisionit tekstet e dispozitave kryesore të legjislacionit vendas, të cilat miratojnë në fushën e mbuluar nga kjo Direktivë.

Neni 21

Kjo Direktivë i drejtohet Shteteve Anëtare.

7 Vendimi i Këshillit �999/�68/EC i datës 28 qershor �999 që parashtron procedurat për ushtrimin e kompetencave zbatuese të dhëna Komisionit (OJ L �8�, �7.7.�999, fq. 23).

Page 20: Direktiva Europiane Per Mbetjet

20 ▼M 1

SHTOJCA IKATEGORITË E MbETJEVE

Q1 Mbetjet e prodhimit ose konsumit që nuk specifikohen ndryshe më poshtë

Q2 Produktet jashtë specifikimeve

Q3 Produktet, data për përdorimin e përshtatshëm të të cilëve ka skaduar

Q4 Materialet e derdhura, të humbura ose që kanë pësuar ndonjë incident tjetër, duke përfshirë çdo material, pajisje etj, të ndotur si rezultat i incidentit.

Q5 Materiale të ndotura ose të njollosura si rezultat i veprimeve të planifikuara (psh. mbetjet nga operacionet e pastrimit, materialet paketuese, kontenierët etj)

Q6 Pjesët e papërdorshme (psh. bateritë skarco, katalizatorët e konsumuar etj)

Q7 Substanca të cilat nuk janë më në nivelin e duhur të funksioneve të tyre (psh acide të kontaminuara, tretës të kontaminuar, kripëra të varfëruara etj)

Q8 Mbetje të proceseve industriale (psh skorjet, pjesët fundore të palëvizshme etj)

Q9 Mbetje nga proceset uljes së ndotjes (psh pastrues gazrash, llum, pluhurthithëset, filtrat e harxhuar etj)

Q10 Mbetjet nga punimet në makineri/apreturat (psh tornimet, shkallë me ndarje në të njëmijtat, etc.)

Q11 Mbetjet nga heqja dhe përpunimi i lëndëve të papërpunuara (psh mbetjet minuese, llumet e zonave të naftës, etj.)

Q12 Materialet e përziera (psh vajra të kontaminuara me PCBs, etj)

Q13 Çdo material, substancë ose produkt, përdorimi i të cilave është ndaluar me ligj Q14 Produkte për të cilat mbajtësi nuk ka përdorim të mëtejshëm (psh mbetjet bujqësore, shtëpiake,

Page 21: Direktiva Europiane Per Mbetjet

21të zyrave, tregtare dhe të dyqaneve etj)

Q15 Materialet, substancat ose produktet e kontaminuara që rezultojnë nga veprimi në lidhje me tokën.

Q16 Çdo material, substancë ose produkt që nuk përfshihet në kategoritë e mësipërme.

Page 22: Direktiva Europiane Per Mbetjet

22 ▼M 3

SHTOJCA IIAOPERACIONET E ASGJËSIMIT

NB: Kjo Shtojcë synon të listojë operacionet e asgjësimit, ashtu si ato ndodhin në praktikë. Sipas nenit 4, mbetjet duhet të asgjësohen pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve dhe pa përdorimin e proceseve ose metodave që kanë të ngjarë të dëmtojnë mjedisin.

D 1 Depozita në tokë (psh gropa per rehabilitimin e tokës (lendfill-e), etj.)

D 2 Trajtimi i tokës (psh biodegradimi i mbetjeve të lëngshme ose të ndotura në dhera etj)

D 3 Injektimi i thellë (psh injektimi i mbetjeve që rrjedhin nëpër puse, kripore ose depo të krijuara vetvetiu etj)

D 4 mbyllja sipërfaqësore (psh vendosja e mbetjeve të lëngshme ose të ndotura nëpër gropa, pellgje ose laguna etj)

D 5 landfill i projektuar në mënyrë specifike (psh vendosja nëpër vende të fshehta të ndara me vijë dhe të mbuluara me kapak, të izoluara nga njëra tjetra dhe mjedisi etj )

D 6 Shkarkimi në një masë ujore përveç detrave/oqeaneve

D 7 Shkarkimi në detra/oqeane, duke përfshirë futjen në shtratin e detit

D 8 Trajtimi biologjik i cili nuk është specifikuar diku tjetër në këtë Shtojcë, që rezulton në përbërës ose përzierje përfundimtare të cilat eleminohen me anë të ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga D1 deri në D 12.

D 9 Trajtimi fiziko-kimik i paspecifikuar diku tjetër në këtë Shtojcë, që rezulton në përbërës ose përzierje përfundimtare të cilat eleminohen me anë të ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga D 1 deri në D 12 (psh avullimi, tharja, kalcifikimi etj)

Page 23: Direktiva Europiane Per Mbetjet

23D 10 Djegia në tokë

D 11 Djegia në det

D 12 Magazinimi i përhershëm (psh, vendosja e kontenierëve në një minë etj)

D 13 Përzierja para dorëzimit për ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga D1 deri në D 12.

D 14 Ripaketimi para dorëzimit për ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga D 1 deri në D 13

D 15 Magazinimi gjatë një prej operacioneve të numërtuara nga D 1 deri në D 14 (duke përjashtuar magazinimin e përkohshëm, gjatë grumbullimit, në vëndin ku janë gjeneruar).

Page 24: Direktiva Europiane Per Mbetjet

24 ▼M 3

SHTOJCA IIBOPERACIONET E RIGJENERIMIT

NB: Kjo Shtojcë synon të listojë operacionet e rigjenerimit ashtu siç ndodhin në praktikë. Sipas Nenit 4, mbetjet duhet të rigjenerohen pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve dhe pa përdorur procese ose metoda që kanë të ngjarë të dëmtojnë mjedisin.

R 1 Përdorimi kryesisht si lëndë djegëse ose mjete të tjera për të prodhuar energji

R 2 Riciklimi/rigjenerimi i tretësve

R 3 Riciklimi i substancave organike të cilat nuk janë përdorur si tretës (duke përfshirë përzierjen e mbetjeve dhe procese të tjera transformuese biologjike)

R 4 Riciklimi i metaleve dhe përbërësve metalikë

R 5 Riciklimi i materialeve të tjera inorganike

R 6 Rigjenerimi i acideve ose bazave

R 7 Rigjenerimi i komponentëve të përdorur për uljen e ndotjes

R 8 Rigjenerimi i komponentëve nga katalizatorët

R 9 Rafineria e naftës ose ripërdorime të tjera të naftës

R 10 Trajtimi i tokës që rezulton në përfitim për përmirësimin bujqësor ose ekologjik

R 11 Përdorimi i mbetjeve të përftuara nga ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga R1 deri në R 10

R 12 Shkëmbimi i mbetjeve për dorëzim në ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga R1 d e r i n ë R 1 1

R 13 Magazinimi i mbetjeve gjatë ndonjë prej operacioneve të numërtuara nga R 1 deri në R 12 (duke përjashtuar magazinimin e përkohshëm, gjatë grumbullimit, në vëndin ku janë gjeneruar).

Page 25: Direktiva Europiane Per Mbetjet

25

Ky dokument shërben vetëm si mjet dokumentacioni dhe institucionet nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi për

përmbajtjen e tij

►B DIREKTIVË E KËSHILLIT

e datës 12 dhjetor 1991

për mbetjet e rrezikshme

(91/689/EEC)

(FZ L 377, 31.12.1991, f. 20)

E amenduar nga:

Fletorja Zyrtare

►M1 Direktivë e Këshillit 94/31/EC e datës 27 qershor 1994 - Nr. L 168, faqe 28, datë 2.7.1994

E korrigjuar nga :

►C1 Corrigendum, FZ L 23, 30.1.1998, f. 39 (91/689/EEC)

Page 26: Direktiva Europiane Per Mbetjet

26 ▼B

DIREKTIVË E KËSHILLIT

E DATËS 12 DHJETOR 1991

PËR MbETJET E RREZIKSHME

(91/689/EEC)

KËSHILLI I KOMUNITETIT EVROPIAN,

Në mbështetje të Traktatit të krijimit të Komunitetit Ekonomik Evropian, dhe në veçanti ►C1 Nenit 130 të tij,

Në mbështetje të propozimit të Komisionit 8,

Në mbështetje të mendimit të Parlamentit Evropian9,

Në mbështetje të mendimit të Komitetit Ekonomik dhe Shoqëror10

Ndërsa Direktiva e Këshillit 78/319/EEC e datës 20 mars 1978 për mbetjet toksike dhe të rrezikshme11, përcaktoi rregullat e Komunitetit për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme; ndërsa më qëllim që të merret parasysh përvoja e fituar në zbatimin e asaj Direktive nga Shtetet Anëtare, është e nevojshme të amendohen rregullat dhe të bëhet zëvendësimi i Direktivës 78/319/EEC me këtë Direktivë;

Ndërsa rezoluta e Këshillit e datës 7 maj 1990 për politikën e mbetjeve12 dhe programi i veprimit të Komunitetit Evropian për mjedisin, i cili ishte objekti i rezolutës së Këshillit të Komunitetit Evropian dhe të përfaqësuesve të Qeverisë së Shteteve Anëtare, të cilat mblidhen brenda Këshillit, e datës 19 tetor 1987 për vazhdimin dhe zbatimin e politikës së Komunitetit Evropian dhe

8 FZ Nr C 295, �9. ��. �988, f. 8, dhe FZ Nr C �2, 22. 2. �990, f. �9.9 FZ Nr C �58, 26. 6. �989, f. 238.�0 FZ Nr C 56, 6. 3. �989, f. 2.�� FZ Nr L 8�, 3�. 3. �978, f. �3.�2 FZ Nr C �22, �8. 5. �990, f. 2.

Page 27: Direktiva Europiane Per Mbetjet

27programit të veprimit për mjedisin (1987-1992)13përballë masave të Komunitetit për të përmirësuar kushtet në të cilat asgjësohen dhe administrohen mbetjet e rrezikshme;

Ndërsa rregullat e përgjithshme që zbatohen për administrimin e mbetjeve të përcaktuara nga Direktiva e Këshillit 75/442/EEC e datës 15 korrik 1975 për mbetjet14, e amenduar nga Direktiva 91/156/EEC15, gjithashtu zbatohen edhe për administrimin e mbetjeve të rrezikshme;

Ndërsa administrimi korrekt i mbetjeve të rrezikshme kërkon rregulla shtesë, më të rrepta për të marrë në shqyrtim natyrën e veçantë të këtyre mbetjeve;

Ndërsa është e nevojshme, me qëllim që të përmirësohet efektiviteti i administrimit të mbetjeve të rrezikshme në Komunitet, të përdoret një përkufizim i saktë dhe i njëjtë për mbetjet e rrezikshme i mbështetur tek përvoja;

Ndërsa është e nevojshme të sigurohet që asgjësimi dhe riciklimi i mbetjeve të rrezikshme do të monitorohet në mënyrën më të plotë të mundshme;

Ndërsa duhet të jetë e mundur që të përshtaten sa më shpejt dispozitat e kësaj Direktive me progresin shkencor dhe teknik; ndërsa Komiteti i ngritur nga Direktiva 75/442/EEC duhet të autorizohet të përshtasë dispozitat e kësaj Direktive me një progres të tillë,

▼B

KA MIRATUAR KËTË DIREKTIVË:Neni 1

1. Objekti i kësaj Direktive, i hartuar në mbështetje në Nenit 2(2) të Direktivës 75/442/EEC, është të përafrojë ligjet e Shteteve Anëtare për administrimin e kontrolluar të mbetjeve të rrezikshme.

�3 FZ Nr C 328, 7. �2. �987, f. �.�� FZ Nr L �9�, 25. 7. �975, f. 39.�5 FZ Nr L 78, 26. 3. �99�, f. 32.

Page 28: Direktiva Europiane Per Mbetjet

28 2. Subjekti i kësaj Direktive, Direktiva 75/442/EEC do të zbatohet për mbetjet e rrezikshme.

3. Përkufizimi i “mbetjeve” dhe i termave të tjera të përdorura në këtë Direktivë do të jenë ato të Direktivës 75/442/EEC.

4. Për qëllimin e kësaj Direktive “mbetje të rrezikshme” do të thotë:

- mbetje të renditura në një listë të hartuar në përputhje me procedurat e përcaktuara në Nenin 18 të Direktivës 75/442/EEC në bazë të Anekseve I dhe II të kësaj Direktive, jo më vonë se gjashtë muaj para datës së zbatimit të kësaj Direktive. Këto mbetje duhet të kenë një ose më shumë nga vetitë e renditura në Aneksin III. Lista duhet të marrë parasysh origjinën dhe përbërjen e mbetjeve dhe, ku është e nevojshme, vlerat e kufizuara të përqendrimit. Kjo listë duhet të rishikohet në mënyrë periodike dhe në se është e nevojshme me të njëjtën procedurë,

- çdo mbetje tjetër e cila nga një Shtet Anëtar konsiderohet se shfaq ndonjë nga vetitë e renditura në Aneksin III. Raste të tilla duhet t’i njoftohen Komisionit dhe të rishikohen në përputhje më procedurat e përcaktuara në Nenin 18 të Direktivës 75/442/EEC nga këndvështrimi i përshtatjes së listës.

5. Mbetjet shtëpiake do të përjashtohen nga dispozitat e kësaj Direktive. Këshilli duhet të përcaktojë, me propozim të Komisionit, rregulla specifike të cilat do të shqyrtojnë natyrën e veçantë të mbetjeve shtëpiake jo më vonë se fundi i vitit 1992.

Neni 2

1. Shtetet Anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që në çdo vend ku bëhet shkarkimi I mbetjeve të rrezikshme , mbetjet të regjistrohen dhe të identifikohen.

2. Shtetet Anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që ndërmarrjet të cilat asgjësojnë, riciklojnë, grumbullojnë ose transportojnë mbetje të rrezikshme të mos përziejnë kategori të ndryshme mbetjesh të rrezikshme apo të përziejnë mbetjet e rrezikshme me ato të jo të rrezikshme.

3. Duke e hequr nga paragrafi 2, përzierja e mbetjeve të rrezikshme me mbetje të tjera të rrezikshme ose me mbetje,

Page 29: Direktiva Europiane Per Mbetjet

2�substanca apo materiale të tjera mund të lejohet vetëm kur përmbushen kushtet e përcaktuara në Nenin 4 të Direktivës 75/442/EEC dhe në veçanti për qëllimin e përmirësimit të sigurisë gjatë asgjësimit dhe riciklimit të tyre. Një operacion i tillë duhet të jetë objekt i kërkesës për leje të parashikuar në Nenet 9,10 dhe 11 të Direktivës 75/442/EEC.

4. Në rast se mbetjet janë përzier tashmë me mbetje, substanca apo materiale të tjera, duhet bërë ndarja e tyre, aty ku është e mundshme nga pikëpamja teknike dhe ekonomike, dhe aty ku është e nevojshme me qëllim që të përmbushet Neni 4 i Direktivës 75/442/EEC.

Neni 3

1. Përjashtimi nga kërkesa për leje të cilit i referohet Neni 11(1) (a) të Direktivës 75/442/EEC për personat juridikë dhe ndërmarrjet të cilat e kryejnë vetë asgjësimin e mbetjeve nuk do të zbatohet për mbetjet e rrezikshme të trajtuara në këtë Direktivë.

2. Në përputhje me Nenin 11(1) (b) të Direktivës 75/442/EEC, një Shtet Anëtar mund ta anashkalojë Nenin 10 të asaj Direktive për personat juridikë ose ndërmarrjet të cilat riciklojnë mbetjet që trajtohen nga kjo Direktivë:

- në se Shteti Anëtar miraton rregulla të përgjithshme duke renditur llojin dhe sasinë e mbetjeve si edhe duke përcaktuar kushte specifike ( vlera kufi për përmbajtjen e substancave të rrezikshme tek mbetjet, vlerat kufi të rrezatimit, lloji i veprimtarisë) dhe kërkesa të tjera të nevojshme për kryerjen e formave të ndryshme të riciklimit, dhe

▼B

- në se llojet ose sasitë e mbetjeve dhe metodat e riciklimit janë të tilla që kushtet e përcaktuara në nenin 4 të Direktivës 75/442/EEC të përmbushen.

3. Personat juridikë ose ndërmarrjet të cilave u referohet paragrafi 2 duhet të regjistrohen tek autoritetet kompetente.

4. Në se një Shtet Anëtar ka ndër mend të përdorë dispozitat e paragrafit 2, rregullave të cilave u referohet ai paragraf duhet t’i dërgohen Komisionit jo më vonë se tre muaj para hyrjes së

Page 30: Direktiva Europiane Per Mbetjet

30 tyre në fuqi. Komisioni duhet të konsultohet me Shtetet Anëtare. Në bazë të këtyre konsultimeve, Komisioni duhet të propozojë që rregullat të miratohen më në fund në përputhje me procedurat e parashikuara në Nenin 18 të Direktivës 75/442/EEC.

1. Neni 13 i Direktivës 75/442/EEC do të zbatohet gjithashtu për prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme.

2. Neni 14 i Direktivës 75/442/EEC do të zbatohet gjithashtu për prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme si edhe për të gjithë personat juridikë dhe ndërmarrjet që transportojnë mbetje të rrezikshme.

3. Të dhënat e regjistruara të cilave u referohet neni 14 i Direktivës 75/442/EEC duhet të ruhen për të paktën tre vjet me përjashtim të rastit të personave juridikë dhe ndërmarrjeve që transportojnë mbetje të rrezikshme të cilat duhet t’i ruajnë të dhënat për të paktën 12 muaj. Provat dokumentare që dëshmojnë për kryerjen e operacioneve duhet të paraqiten me kërkesën e autoriteteve kompetente ose të një mbajtësi të mëparshëm.

Neni 5

1. Shtetet Anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që, gjatë grumbullimit, transportit dhe magazinimit të përkohshëm, mbetjet të paketohen ashtu si duhet dhe të etiketohen në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe komunitare në fuqi.

2. Në rastin e mbetjeve të rreziskhme, inspektimet në lidhje me operacionet e grumbullimit dhe trasnportit të kryera në bazë të Nenit 13 të Direktivës 75/442/EEC duhet të mbulojnë në mënyrë më të veçantë origjinën dhe destinacionin e këtyre mbetjeve.

3. Në rast transferimi të mbetjeve të rrezikshme, ato duhet të shoqërohen nga një formular identifikimi që përmban detajet e specifikuara në Seksionin A të Shtojcës i të Direktivës 75/442/EEC të Këshillit të datës 6 dhjetor 1984 për mbikqyrjen dhe kontrollin brenda Komunitetit Evropian të transportimit ndërkufitar të mbetjeve të rrezikshme16, siç u amendua në fund nga Direktiva 86/279/EEC17

�6 FZ Nr L 326, �3. �2. �98�, f. 3�.�7 FZ Nr L �8�, �. 7. �986, f. �3.

Page 31: Direktiva Europiane Per Mbetjet

31Neni 6

1. Siç parashikohet në Nenin 7 të Direktivës 75/442/EEC, autoritetet kompetente duhet të hartojnë, ose veçmas ose në kuadrin e planeve të tyre përgjithshme të administrimit të mbetjeve, plane për administrimin e mbetjeve të rrezikshme si edhe t’i bëjnë ato të njohura për publikun.

2. Komisioni duhet tiI krahasojë këto plane, dhe në veçanti metodat e asgjësimit dhe riciklimit. Ai duhet ta vërë këtë informacion në dispozicion të autoriteteve kompetente të Shteteve Anëtare që e kërkojnë atë.

Neni 7Në raste urgjencash ose rreziku të madh, Shtetet Anëtare

duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, duke përfshirë, aty ku duhet, përjashtime të përkohshme nga kjo Direktivë,për të siguruar që mbetjet e rrezikshme po trajtohen në mënyrë të tillë që nuk përbëjnë asnjë kërcënim për popullsinë ose mjedisin. Shteti Anëtar duhet të vërë në dijeni Komisionin për përjashtime të tilla.

▼B

Neni 8

1. Në kontekstin e raportit të parashikuar në Nenin 16(1) të Direktivës 75/442/EEC, dhe në bazë të një pyetësori të hartuar në përputhje me po atë Nen, Shtetet Anëtare duhet t’i dërgojnë Komisionit një raport në lidhje me zbatimin e kësaj Direktive.

22. Përveç raportit të konsoliduar të cilit i referohet Neni 16 (2) I Direktivës 75/442/EEC, Komisioni duhet të raportojë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës çdo tre vjet në lidhje me zbatimin e kësaj Direktive.

3. Përveç kësaj, deri më 12 dhjetor 1994, Shtetet Anëtare duhet t’i dërgojnë Komisionit të dhënat e mëposhtme për çdo person juridik apo ndërmarrje të cilat kryejnë asgjësimin dhe/ose riciklimin e mbetjeve të rrezikshme kryesisht në emër të të tretëve që ka të ngjarë të bëhet pjesë e rrjetit të integruar të cilit i referohet Neni i Direktivës 75/442/EEC:

Page 32: Direktiva Europiane Per Mbetjet

32 _ emri dhe adresa,

_ metoda e përdorur për përpunimin e mbetjeve,

_ llojet dhe sasitë e mbetjeve që mund të përpunohen.

Njëherë në vit, Shtetet Anëtare duhet të informojnë Komisionin për çdo ndryshim të këtyre të dhënave.

Komisioni duhet t’I vendosë këto të dhën anë dispozicion të autoriteteve kompetente sa herë që ato e kërkojnë këtë.

Formati në të cilin këto të dhëna do t’i jepen Komisionit do të përcaktohet në përputhje me procedurën e parashikuar në Nenin 18 të Direktivës 75/442/EEC.

Neni 9

Amendimet e nevojshme për zbatimin e Shtojcave të kësaj Direktive në progresin shkencor dhe teknik si edhe për rishikimin e listës së mbetjeve të cilës i referohet Neni 1(4), duhet të miratohen në përputhje me procedurën e parashikuar në Nenin 18 të Direktivës 74/442/EEC.

▼M1

Neni 10

1. Shtetet Anëtare duhet të nxjerrin ligje, rregullore dhe dispozita administrative të nevojshme në mënyrë që ato të përmbushin kërkesat e kësaj Direktive duke filluar nga data 27 qershor 1995. ato duhet ta njoftojnë menjëherë Komisionin në lidhje me to.

▼B

2. Kur Shtetet Anëtare do t’i zbatojnë këto masa, ato duhet të përmbëjnë një referencë ndaj kësaj Direktive ose duhet të shoqërohen nga një referencë e tillë në rastin e botimit të tyre zyrtar. Metodat e përgatitjes së këtyre referencave do të përcaktohen nga Shtetet Anëtare.

3. Shtetet Anëtare duhet t’i komunikojnë Komisionit tekstet e dispozitave kryesore të ligjeve kombetare të cilat ato zbatojnë në fushën e rregulluar nga kjo Direktivë.

Page 33: Direktiva Europiane Per Mbetjet

33▼M1

Neni 11

Direktiva 78/319/EEC shfuqizohet duke filluar nga data 27 qershor 1995.

▼B

Neni 12

Kjo Direktivë i drejtohet Shteteve Anëtare.

▼B

Page 34: Direktiva Europiane Per Mbetjet

34 SHTOJCA IKATEGORITË OSE LLOJET E PËRGJITHSHME TË ,MbETJEVE

TË RREZIKSHME TË RENDITURA SIPAS NATYRËS SË TYRE OSE TË VEPRIMTARISË QË I KA KRIJUAR)18(MbETJET MUND TË JENË TË LËNGSHME, LLUMRA OSE TË NGURTA NË FORMË)

SHTOJCA I.A.Mbetjet që shfaqin njërën nga vetitë e renditura në Shtojcën

III dhe të cilat përmbajnë:

1. substanca anatomike; mbetje spitalore dhe mbetje të tjera klinike;

2. përbërje farmaceutike, mjekësore dhe veterinare;

3. substanca për mbrojtjen e drurit;

4. biokside dhe substanca fito-farmaceutike;

5. mbetje nga substanca të përdorura si tretës;

6. substanca organike të halogjenuara jot ë përdorura si tretës duke përjashtuar materialet inerte të polimerizuara;

7. kripëra të kalitura që përmbajnë cianide;

8. vajra minerale dhe substanca vajore (p.sh.llumrat e prerjes, etj)

9. përzierje vaj/ujë, ujë/hidrokarbure, emulsione;

10. substanca që përmbajnë PCB dhe/ose PCT(p.sh. dielektrikë etj)

11. materiale prej bitumi që dalin nga rafinimi, distilimi dhe përpunimi pirolitik;

12. bojëra,ngjyrues, pigmente,llakra, zmalte.

13. rrëshirë, lëng qumështor,plastifikues, ngjitës/adesivë;

14. substanca kimike që dalin nga veprimtaritë e kërkimit dhe zhvillimit ose të mësimdhënies të cilat nuk janë identifikuar

�8 Disa nga përsëritjet e pikave të Shtojsës II janë të qëllimshme.

Page 35: Direktiva Europiane Per Mbetjet

35dhe/ose janë të reja dhe efektet e të cilave tek njeriu dhe/ose tek mjedisi nuk njihen(p.sh. mbetjet laboratorike, etj)

15.materiale piroteknike dhe materiale të tjera shpërthyese;

16. kimikate fotografike dhe materialet përpunuese;

17. çdo material i infektuar me dibenzofuran të poliklorinuar ose të lidhura me të;

18. çdo material i infektuar me dibenzo-pdioxin të poliklorinuar ose të lidhura me të.

Page 36: Direktiva Europiane Per Mbetjet

36 SHTOJCA I.B.Mbetjet të cilat përmbajnë secilin prej përbërese të renditur

në Shtojcën II dhe që kanë çdonjërën prej vetive të renditura në Shtojcën III dhe që përbëhen nga:

19. sapunë me përmbajtje shtazore ose bimore, lyra, dylli;

20. substanca organike jo të halogjenizuara që nuk përdoren si tretës;

21. substanca inorganike pa metale apo përbërje metalesh;

22. hiri dhe/ose thëngjij;

23. dheu, rëra, argjila duke përfshirë llumrat;

24. kripëra të kalitura jo cianide;

25. pluhur metalik;

26. materiale të shpenzuara katalitike;

27. lëngje ose substancat e shkrira që përmbajnë metale ose përbërje të metaleve;

28. mbetje nga operacionet e kontrollit të ndotjes( p.sh. filtrat për kapjen e pluhurit, etj.) me përjashtim të (29), (30) and (33);

29. llumra pastrimi;

30. llumra të impianteve të pastrimit të ujit;

31. mbetje të dekarbonizuara;

32. mbetje të shtyllave të shkëmbimit të joneve;

33.llumrat e kanalizimeve, të papërpunuara ose të papërshtatshme për t’u përdorur në bujqësi;

34.mbetjet nga pastrimi i rezervuarëve dhe/ose pajisjeve;

▼B

35. pajisjet e ndotura;

36. konteinerët e ndotur (p.sh të paketimitt, cilindrat e gazeve, etj) në përmbajtje të të cilëve ishin një ose më shumë nga përbërësit e renditur në Shtojcën II;

37. bateritë dhe elemente të tjera elektrike;

Page 37: Direktiva Europiane Per Mbetjet

3738. vajrat vegjetale;

39. materialet që rezultojnë nga grumbullimet përzgjedhëse të mbetjeve të shtëpive të cilat manifestojnë një nga karakteristikat e renditura në Shtojcën III,

40. çdo mbetje tjetër e cila përmban një nga përbëresit e renditur në Shtojcën II dhe një nga vetitë e renditura në Shtojcën III.

Page 38: Direktiva Europiane Per Mbetjet

38 ▼B

SHTOJCA II

PËRbËRËSIT E MbETJEVE NË SHTOJCËN I.b TË CILAT I bËJNË ATO TË RREZIKSHME KUR ATO KANË VETITË E PËRSHKRUARA NË SHTOJCËN III19

Mbetjet që kanë si përbërës:

C1 beriliumin, përbërjet e tij;

C2 përbërjet e vanadit;

C3 përbërjet e kromit(VI)

C4 përbërjet e kobaltit;

C5 përbërjet e nikelit;

C6 përbërjet e bakrit;

C7 përbërjet e zinkut;

C8 arsenikun, përbërjet e tij;

C9 selenin, përbërjet e tij;

C10 përbërjet e argjendit;

C11 kadmiumin, përbërjet e tij;

C12 përbërjet e kallajit;

C13 antimonin, përbërjet e tij;

C14 telurin, përbërjet e tij;

C15 përbërjet e bariumit; duke përjashtuar sulfatin e bariumit;

C16 mërkuri; përbërjet e tij;

C17 taliumi; përbërjet e tij;

C18 plumbi, përbërjet e tij;

C19 sulfuret inorganike;

�9 Përsëritje të caktuara të llojeve të përgjithshme të mbetjeve të rrezikshme të rendi-tura në Shtojcën I janë të qëllimshme.

Page 39: Direktiva Europiane Per Mbetjet

3�C20 përbërjet inorganike të fluorit, duke përjashtuar fluorurin e kalciumit;

C21 cianidet inorganike;

C22 metalet e mëposhtme bazike ose metalet bazike të tokës: litiumi, natriumi, potasi, kalciumi, magnezi në formë të pakombinuar;

C23 solucionet acide ose acidet në formë të ngurtë;

C24 solucionet bazike ose bazat në formë të ngurtë;

C25 asbesti(pluhur dhe fibra);

C26 fosfori, përbërjet e tij, duke përjashtuar fosfatet minerale;

C27 karbonilet e metaleve;

C28 peroksidet;

C29 kloratet;

C30 perkloratet;

C31 acidet;

C32 PCB dhe PCT;

C33 përbërjet farmaceutike ose veterinare;

C34 bioksidet dhe substancat fito-farmaceutike (p.sh .pesticidet)

C35 substancat infektuese;

C36 substancat me përbërje katrani;

C37 isocyanates; thiocyanates;

C38 cianuret organike (p.sh.nitrilet etj)

C39 fenolet; përbërjet e fenoleve;

C40 tretësat e halogjenuar;

C41 tretësat organikë, duke përjashtuar tretësat e halogjenuar;

C42 përbërjet organohalogjene, duke përjashtuar materialet inerte të polimerizuara dhe substance të tjera të referuara në këtë Shtojcë;

Page 40: Direktiva Europiane Per Mbetjet

40 C43 përbërjet aromatike; përbërjet organike policiklike dhe heterociklike;

▼B

C44 aminat alifatike;

C45 aminat aromatike

C46 eteret;

C47 substancat me tayrë eksplozive , duke përjashtuar ato që janë renditur gjetiu në këtë Shtojcë;

C48 përbërjet organike sulfurike;

C49 çdo lidhje e dibenzo-furanit të pliklorinuar;

C50 çdo lidhje e dibenzo-p-dioksinës së poliklorinuar;

C51 hidrokarburet dhe përbërjet e tyre të oksigjenit, azotit dhe/ose squfurit të cilat nuk janë shqyrtuar në këtë Shtojcë.

Page 41: Direktiva Europiane Per Mbetjet

41▼B

Shtojca IIIVETITË E MbETJEVE QË I bËJNË ATO TË RREZIKSHME

H1 ”Shpërthyese”: substanca dhe preparate që mund të shpërthejnë nën efektin e flakës ose që janë më të ndjeshme ndaj tronditjeve ose fërkimit sesa dinitrobenzeni.

H2 ”Oksiduese”: substanca dhe preparate të cilat shfaqin reaksione mjaft të larta ekzotermike kur janë në kontakt me substanca të tjera, veçanërisht substanca të ndezshme.

H3-A “Shumë të ndezshme”

— substanca dhe preparate të lëngshme të cilat kanë një pikë shkrepjeje poshtë 21° C( duke përfshirë lëngjet jashtëzakonisht të ndezshme), ose

— substanca dhe preparate të cilat mund të ncehen dhe më në fund të marrin flakë në kontakt me ajrin në temperaturën e mjedisit pa përdorur kurrfarë energjie, ose

— substanca dhe preparate të ngurta të cilat mund të marrin flakë lehtë pas një kontakti të shkurtër më një burim flake dhe që vazhdojnë të digjen apo konsumohen pas heqjes së burimit të flakës, ose

— substanca dhe preparate të gazta të cilat janë të ndezshme në ajër në trysni normale, ose

— substanca dhe preparate të cilat, në kontakt me ujin ose ajrin e lagët , çlirojnë gaze të ndezshme në sasi të rrezikshme

H3-B “Të ndezshme” substanca dhe preparate të lëngshme që kanë një pikë shkrepjeje të barabartë me ose më të lartë se 21° Cdhe më të ulët sesa ose të barabartë me 55°C.

H4 ”irrituese”: substanca dhe preparate jogërryese të cilat, nëpërmjet kontaktiti të menjëhershëm, të zgjatur ose të përsëritur me lëkurën apo membranën e mukozës, mund të shkaktojnë irritim.

H5 ” të dëmshme”: substanca dhe preparate të cilat, nëse thithen ose gëlltiten ose nëse depërtojnë në lëkurë, mund të përbëjnë një rrezik të kufizuar për shëndetin.

Page 42: Direktiva Europiane Per Mbetjet

42 H6 ”toksike”: substanca dhe preparate(duke përfshirë substanca dhe preparate shumë toksike) të cilat, nëse thithen ose gëlltiten ose nëse depërtojnë në lëkurë, mund të përbëjnë një rrezik shumë serioz, akut ose kronik për shëndetin dhe madje të shkaktojnë edhe vdekjen.

H7 ‘Kancerogjene”: substanca dhe preparate të cilat, nëse thithen ose gëlltiten ose nëse depërtojnë lëkurën, mund të shkaktojnë kancer ose të rrisin mundësinë e tij.

H8 ”Gërryese”: substanca dhe preparate të cilat mund të shkatërrojnë indet e gjalla kur bien në kontakt me to.

H9 ‘Infektuese”: substanca që përmbajnë mikroorganizma të shëndetshëm ose toksina të cilat njihen ose besohet se shkaktojnë sëmundje tek njeriu apo tek organizmat e tjera të gjalla.

H10 ”Teratogjene”: substanca dhe preparate të cilat, nëse thithen ose gëlltiten apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë keqformime të londura jo të trashëgueshme ose mund të rrisin mundësinë e tyre.

H11 ”Mutagjene”: substanca dhe preparate të cilat, nëse thithen ose gëlltiten apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë defekte gjenetike të trashëgueshme ose të rrisin mundësinë e tyre.

H12 Substanca dhe preparate të cila në kontakt me ujin, ajrin ose një acid, çlirojnë gaze toksike ose shumë toksike.

H13 Substanca dhe preparate të afta që në një mënyrë ose tjetër, pas asgjësimit, apo prodhimit të një substance tjetër, p.sh. një enë kullimi që ka një nga karakteristikat e renditura më sipër.

H14 ”Ekotoksike”: substanca dhe preparate të cilat paraqesin ose mund të paraqesin rrezik të menjëhershëm ose të mëvonshëm për një ose më shumë sektorë të mjedisit.

Shënime

1. Cilësimi i vetive të rrezikshme “toksike”dhe (“shumë toksike”),” të dëmshme”, “gërryese” dhe “irrituese” është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara në Shtojcën VI, pjesa IA dhe pjesa IIB, të Direktivës së Këshillit 67/548/EEC të datës

Page 43: Direktiva Europiane Per Mbetjet

4327 qershor 1967 për përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që kanë të bëjnë me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme201, në versionin e amenduar nga Direktiva e Këshillit 79/831/EEC.212

▼B

2. Në lidhje me cilësimin e vetive “kancerogjene”, “teratogjene” dhe “mutagjene”; dhe duke reflektuar zbulimet më të fundit, janë shtuar kritere të tjera në Udhëzuesin e klasifikimit dhe të etiketimit të substancave dhe preparateve të rrezikshme të Shtojcës VI(pjesa II D) tek Direktiva 67/548/EEC e amenduar nga Direktiva e Këshillit 83/467/EEC.221

Metodat e testimit

Metodat e testimit shërbejnë për t’iu dhënë përkufizimeve të bëra në Shtojcën III një kuptim më specific.

Metodat që do të përdoren janë ato të përshkruara në Shtojcën V të Direktivës 67/548/EEC, në versionin e amenduar nga Direktiva e Komisionit 84/449/EEC232, ose nga Direktivat e mëvonshme të Komisionit të cilat përshtasin Direktivën 67/548/EEC me progresin teknik. Këto metoda në vetvete mbështeten në punën dhe rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë kompetetentë, në veçanti OECD.

20 � FZ Nr L �96, �6. 8. �967, f. �.2� 2 FZ Nr L 259, �5. �0. �979, f. �0.22 � FZ Nr L 257, �6. 9. �983, f. �.23 2 FZ Nr L 25�, �9. 9. �98�, f. �.

Page 44: Direktiva Europiane Per Mbetjet

44

Page 45: Direktiva Europiane Per Mbetjet

45

Ky dokument është krijuar thjesht si instrument dokumentimi dhe istitucionet nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e tij.

DIREKTIVA E KËSHILLIT

e 21 Majit 1991

Në lidhje me përpunimin e ujërave të ndotura urbane

( 91/271/EEC)

(OJ L 135, 30.5.1991, fq. 40)

Ndryshuar nga:

M1 Direktiva e Komisionit 98/15/EC në 27 Shkurt 1998

Korrigjuar nga :

C1 Ndreqja e gabimeve, OJ L 139, 2.6.1999, fq. 34 (98/15)

Page 46: Direktiva Europiane Per Mbetjet

46 DIREKTIVA E KËSHILLIT

21 MAJ 1991

NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA URbANE

(91/271/EEC)

KËSHILLI I KOMUNITETEVE EVROPIANE

Duke marrë në konsideratë Traktatin që themelon Komunitetin Ekonomik Evropian dhe në veçanti nenin 130 të tij:

Duke marrë në konsideratë propozimin e Komisionit24

Duke marrë në konsideratë opinionin e Parlamentit Evropian25

Duke marrë në konsideratë opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social26

Duke qenë se Rezoluta e Këshillit të 28 Qershorit 1998 mbi mbrojtjen e Detit të Veriut dhe të ujërave të tjera të Komunitetit27, ftoi Komisionin të paraqiste propozimet për masat në nivel Komuniteti për përpunimin e ujërave nga mbetjet urbane;

Duke qenë se ndotja për shkak të trajtimit të pamjaftueshëm të ujërave të ndotura në një Shtet Anëtar shpesh influencon ujrat e Shteteve të tjera Anëtare, duke qenë se në përputhje me Nenin 130r është i nevojshëm një veprim në nivel Komuniteti;

Duke qenë se për të mbrojtur e mjedisit nga efektet dëmshme të derdhjeve të ujërave të ndotur të pa trajtuar mjaftueshëm, eksiton një nevojë e përgjithshme për një trajtim të dytë të ujërave të ndotur urbanë;

2� OJ Nr. C �, �.� �990, fq 20 dhe OJ nr. 287, �5.�. �990 fq.��25 OJ Nr. C260, �5.�0.�990, fq.�8526 OJ Nr. C �68, �0.07, �990 fq. 3627 OJ Nr. C 209, 9.08.�998 fq.3

Page 47: Direktiva Europiane Per Mbetjet

47Duke qenë se është e nevojshme që zonat më të ndjeshme të kërkojnë një përpunim më rigoroz; ndërsa në disa zona më pak të ndjeshme mund të konsiderohet i përshtatshëm një përpunim i nivelit të parë;

Duke qenë se ujërat të ndotura industriale që hyjnë në sistemet mbledhëse ashtu si edhe shkarkimi i ujërave të ndotura dhe derdhja e baltës nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura duhet të jetë subjekt i rregullave e rregulloreve të përgjithshme dhe/ose të autorizimeve specifike;

Duke qenë se shkarkimet e ujërave të ndotura nga disa sektorë industrialë të industrisë të biodegradueshme nuk hyjnë në impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane, para se këto ujëra të shkarkohen duhet të përmbushin disa parametra të caktuar;

Duke qenë se riciklimi i llumit që krijohet nga përpunimi i ujërave të ndotura duhet të inkurajohet; duke qenë se hedhja e baltës në sipërfaqet e ujit duhet ndaluar;

Duke qenë se është i nevojshëm monitorimi i impianteve të përpunimit, të ujërave pritëse dhe të derdhjes së llumit për të siguruar që ambienti të mbrohet nga efektet negative të shkarkimit të ujërave të ndotura;

Duke qenë se është e rëndësishme që informacioni mbi derdhjen e ujërave të ndotura dhe të baltës të jetë në dispozicion të publikut në formën e raporteve periodike;

Duke qenë se Shtetet Anëtare duhet të krijojnë dhe të paraqesin në Komisionin programet shtetëror për zbatimin e kësaj Direktive;

Duke qenë se duhet të themelohet një Komitet për të ndihmuar Komisionin mbi çështjet që kanë të bëjnë zbatimin e kësaj Direktive dhe me përshtatjen e saj me zhvillimin e teknologjisë.

Page 48: Direktiva Europiane Per Mbetjet

48 Ka miratuar këtë direktivë: Neni 1

Kjo Direktivë ka të bëjë me mbledhjen, përpunimin dhe shkarkimin e ujërave të ndotura urbane dhe me përpunimin dhe shkarkimin e ujërave të ndotura nga disa sektorë industrialë.

Objektivi i kësaj Direktive është që të mbrojë ambientin nga efektet e dëmshme të shkarkimit të ujërave të ndotura që përmendëm më sipër.

Neni 2

Për efekt të kësaj Direktive :

1. ‘ujëra të ndotura urbane’ nënkupton ujërat e ndotura të brendshme ose një përzierje të ujërave të ndotura të brendshme me ujërat e ndotura në industri dhe/ose derdhjet e ujit të shiut.

2. ‘ujëra të ndotura të brendshme’ nënkupton ujërat e ndotura të qendrave të banimit dhe shërbimeve që e kanë origjinën kryesisht nga metabolizmi njerëzor dhe nga aktivitetet e familjeve.

3. ‘ujëra të ndotura industriale’ nënkupton çfarëdo uji të përdorur i cili shkarkohet nga ndërtesat që përdoren për industri apo tregti, të ndryshëm nga ujërave të ndotura të brendshme dhe nga derdhjet e shiut.

4. ‘aglomerim’ nënkupton një zonë ku popullsia dhe/ose aktiviteti ekonomik është i përqendruar mjaftueshëm sa ujërat e ndotura urbane të grumbullohen dhe të çohen në një impiant të përpunimit të ujërave të ndotura urbane ose në një pikë shkarkimi përfundimtare.

5. ‘sistem grumbullues’ nënkupton një sistem tubacionesh që mbledh dhe çon ujërat e ndotura urbane.

6. ‘1 p.e (popullim ekuivalent)’ nënkupton ngarkesën e biodegradueshme organike që ka nje kërkesë biokimike pesë-ditore për oksigjen (BOD5) prej 60 g oksigjen në ditë.

7. ‘përpunimi i nivelit të parë’ nënkupton përpunimin e ujërave të ndotura urbane me proçese fizike dhe/ose kimike që ndalojnë përfshirjen e lëndëve të ngurta, ose proçese të tjera në

Page 49: Direktiva Europiane Per Mbetjet

4�të cilat BOD5 e ujërave të ndotura që hyjnë reduktohet të paktën me 20 % përpara se të shkarkohen dhe derdhja totale e lëndëve të ngurta në ujërat e ndotura që vijnë reduktohet me të paktën 50%.

8. ‘përpunimi i nivelit të dytë ’ nënkupton përpunim të ujërave të ndotura urbane me proçese që përfshijnë zakonisht përpunim biologjik me një kullim sekondare ose me proçese të tjera të cilat respektojnë kërkesat e Tabelës 1 të Shtojcës 1.

9. ‘përpunim i përshtatshëm’ nënkupton përpunimin e ujërave të ndotura urbane nga çfarëdo proçesi dhe/ose sistem asgjësimi, i cili mbas shkarkimit lejon që ujërat pritëse të plotësojnë objektivat e cilësisë përkatëse dhe të dispozitave të kësaj direktive dhe direktivave të tjera komunitare;

10. ’llum’ nënkuptohen mbetjet e baltës, të përpunuar ose jo nga impianteve të përpunimit të ujërave të ndotura.

11. ’eutrofikim’ nënkupton pasurimin e ujit me lëndë ushqyese, si përbërjet e azotit dhe të fosforit, që shkaktojnë një përshpejtim të rritjes së algave dhe të bimëve të tjera me zhvillim të lartë, të cilat shkaktojnë një shqetësim të padëshirueshëm të balancës së organizmave të pranishëm në ujë dhe në cilësinë e tij.

12. ’grykë e gjerë lumi’ nënkupton zonën tranzitore në grykëderdhjen e lumit midis ujit të rrjedhshëm dhe ujit të brigjeve. Shtetet Anëtare duhet të vendosin kufijtë e jashtëm të grykëderdhjeve të lumenjve për qëllimet e kësaj Direktive si pjesë e programit për zbatimin në përputhje me dispozitat e Nenit 17 (1) dhe (2).

13. ’ ujërat e brigjeve’ nënkuptojnë ujin jashtë vijës së nivelit të ujit ose kufirin e jashtëm të një gryke.

Neni 3

Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë se të gjitha aglomeratet janë të pajisura me sisteme mbledhëse për ujërat e ndotura urbane,

- për ato që kanë një popullsi ekuivalente (p.e) me më shumë se 15 000 jo më vonë se 31 Dhjetor 2000 dhe

- për ato me p.e midis 2 000 dhe 15 000 jo më vonë se 31 dhjetor 2005.

Page 50: Direktiva Europiane Per Mbetjet

50 Për ujin e ndotur urban shkarkimi në ujërat pritës, në ato që konsiderohen ‘zona të ndjeshme’ sic janë përkufizuar në Nenin 5, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë se janë të pajisura me sisteme mbledhëse jo më vonë se 31 dhjetori 1998 për aglomeratet me më shumë se 10 000 p.e.

Kur ndërtimi i sistemeve mbledhëse nuk justifikohet, pasi nuk sjell përfitim për mjedisin ose ka shumë kosto, do të përdoren sisteme individuale apo sisteme të tjera të përshtatshëm për të arritur në nivelin e duhur të mbrojtjes së mjedisit.

2. Sistemet mbledhëse të përshkruara në paragrafin 1 duhet të përmbushi të gjitha kërkesat e shtojcës I(A). Këto kërkesa mund të ndryshohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 18.

Neni 4

1. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që ujërat e ndotura urbane që hyjnë në sistemet mbledhëse përpara se të shkarkohen do të jenë subjekt i një përpunimi dytësor ose të një përpunimi ekuivalent si më poshtë:

- jo më vonë se 31 dhjetor 2000 për të gjitha shkarkimet nga aglomerate me më shumë se 15 000 p.e

- jo më vonë se 31 dhjetor 2005 për të gjitha shkarkimet nga aglomerate me 10 000 deri 15 000 p.e

- jo më vonë se 31 dhjetor 2005 për të gjitha shkarkimet e ujit të rrjedhshëm dhe të grykave të lumenjve nga aglomerate me 2 000 deri 10 000 p.e.

2. Shkarkimet e ujërave të ndotura në ujërat që gjenden në zona malore (mbi 1 500 m mbi nivelin e detit) ku është e vështirë të aplikohet një përpunim biologjik efiçent për shkak të temperaturave të ulta do t’i nënshtrohen një përpunimi më pak rigoroz sesa ai i përshkruar në paragrafin 1, duke provuar se studimeve e detajuara tregojnë se këto shkarkimet nuk shkaktojnë dëme në mjedis.

3. Shkarkimet e impianteve të përpunimit të ujërave të ndotura urbane të përshkruhen në paragrafin 1 dhe 2 duhet të plotësojne kërkesat përkatëse të shtojcës I.B. Këto kërkesa mund të amendohen në përputhje me procedurën e parashikua në nenin 18.

Page 51: Direktiva Europiane Per Mbetjet

514. Ngarkesa e shprehur në p.e mund të llogaritet në bazë të ngarkesës mesatares maksimale javore që hyn në impiantin e përpunimit gjatë vitit, duke përjashtuar situata e jashtëzakonshme si pasojë e shirave të mëdha.

Neni 5

1. Për qëllimet e paragrafit 2, Shtetet Anëtare jo më vonë se 31 Dhjetor 1993 do të identifikojnë zonat e ndjeshme sipas kriterit të parashikuara në Shtojcën II.

2. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që sistemet mbledhëse të ujërave të ndotura urbane, përpara se të shkarkohen në zonat e ndjeshme do t`i nënshtrohen një përpunimi më rigoroz se ai që është përshkruar në Nenin 4, jo më vonë se 31 Dhjetori 1998, për gjithë shkarkimet nga aglomerate me më shumë se 10 000 p.e.

3. Shkarkimet nga impiantet e përpunimit të ujit të ndotur urban, që janë përshkruar në paragrafin 2 duhet të përmbushin kërkesat e bëra në Shtojcën I B. Këto kërkesa mund të përmirësohen në përputhje me proçedurat e parashikuara në Nenin 18.

4. Përndryshe, kërkesat për ndërmarrje individuale të parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 më sipër nuk duhen zbatuar në zonat e ndjeshme ku mund të tregohet se minimum i përqindjes së reduktimit i gjithë ngarkesës së impianteve të përpunimit të ujit të ndotur në atë zonë është të paktën 75% për fosforin në total dhe të paktën 75% për nitrogjenin në total.

5. Shkarkimet e bëra nga impiantet e përpunimit të ujit të ndotur që janë të vendosura në hapësirat përkatëse me pellgje ujëmbajtëse të zonave të ndjeshme dhe që kontribuojnë në ndotjen e këtyre zonave do të jenë subjekte të paragrafëve 2, 3 dhe 4.

Në rast se pellgjet ujëmbajtëse të përmendura më sipër gjenden plotësisht ose pjesërisht në një shtet tjetër anëtar do të zbatohet Neni 9.

6. Shtetet Anëtarë duhet të sigurojnë se identifikimi i zonave të ndjeshme do të rishikohet ne intervale kohe jo më të gjatë se katër vjet.

Page 52: Direktiva Europiane Per Mbetjet

52 7. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë se zonat e identifikuara si zona me ndjeshmëri të lartë në bazë të rishikimit sipas paragrafin 6 brenda shtatë vjetësh do të arrijnë kërkesat e mësipërme.

8. Një vend anëtar nuk do të identifikojë zonat e ndjeshme për qëllimet e kësaj Direktive në qoftë se ai zbaton trajtimin e parashikuar në paragrafët 2,3 dhe 4 në të gjithë territorin e tij.

Neni 6

1. Për qëllimet e paragrafit 2, Shtetet Anëtare duhet që brenda 31 dhjetorit 1993 të identifikojnë zonat më pak të ndjeshme sipas kritereve të vendosura në Shtojcën II.

2. Shkarkimet të ujrave të ndotura urbane nga aglomeratet që kanë nga 10 000 deri në 150 000 p.e. në ujërat bregdetare dhe nga aglomeratet që kanë nga 2 000 deri në 10 000 p.e në grykat e lumenjve të ndodhura në zonat e përshkruara në paragrafin 1, mund të jenë subjekte të trajtimeve më pak rigoroze sesa ato që janë përshkruar në Nenin 4 duke siguruar që:

- këto shkarkime do të marrin të paktën një trajtim parësor siç është përshkruar në Nenin 2 (7) në përputhje me procedurat e parashikuara në Shtojcën I D.

- studimet përmbledhëse kanë treguar se të tilla shkarkime nuk dëmtojnë mjedisin.

Shtetet Anëtare duhet t`i japin Komisionit gjithë informacionin përkatës rreth studimeve të sipërpërmendura.

3. Nëse Komisioni i konsideron si të papërmbushura kushtet e paraqitura në paragrafin 2 ai duhet t`i shtrojë Këshillit një propozim të përshtatshëm.

4. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që identifikimi i zonave më pak të ndjeshme

të rishikohet në intervale kohe jo më shumë se 4 vjet .

5. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë se zonat që nuk janë identifikuar më si më pak të ndjeshme duhet që brenda 7 vjetëve të plotësojnë kërkesat e Nenit 4 dhe 5, siç është e përshtatshme .

Page 53: Direktiva Europiane Per Mbetjet

53Neni 7

Shtetet Anëtare do të sigurojnë se rreth 31 dhjetori 2005 sistemet urbane të mbledhjes së ujit të ndotur përpara shkarkimit do të jenë subjekte të një trajtimi të përshtatshëm siç është përcaktuar në Nenin 2 (9) në rastet e mëposhtme:

-për shkarkimet në ujin e freskët dhe në gryka lumenjsh nga aglomeratet me më pak se 2 000 p.e.

- për derdhjet në ujërat bregdetare nga aglomerate me më pak se 10 000 p.e.

Neni 8

1. Shtetet Anëtare mund që, në rastet përjashtimore për shkak të problemeve teknike dhe për grupe të caktuara të popullsisë t`i paraqesin një kërkesë të posaçme Komisionit për një periudhë më të gjatë kohe për të qenë në përputhje me Nenin 4.

2. Kërkesa, shkaqet e së cilës duhet të paraqiten, do të përcaktojë vështirësitë teknike të ndeshura dhe duhet të propozojë një program veprimi me një axhendë të përshtatshme që të ndërmerret për zbatimin e objektivave të Direktivës. Kjo axhendë do të përfshihet në programin për zbatim, i parashikuar në Nenin 17.

3. Vetëm arsyet teknike mund të pranohen dhe periudha e zgjatur e parashikuar në paragrafi 1 nuk mund të shkojë përtej 31 dhjetorit 2005.

4. Komisioni do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë masat e nevojshme në përputhje me proçedurat e parashikuara në Nenin 18.

5. Në raste të veçanta kur provohet se përpunimet e mëtëjshme nuk do të sillnin ndonjë përftim për mjedisin, shkarkimet në zonat me ndjeshmëri më të ulët të ujërave të ndotura nga aglomeratet me më shumë se 150 000 p.e. mund të jenë subjekt i përpunimit të parashikuar në Nenin 6 për ujin e ndotur nga aglomeratet me 10 000 dhe 150 000 p.e.

Në rrethana të tilla Shtetet Anëtare duhet të paraqesin që më parë dokumentacionin përkatës për Komisionin. Komisioni

Page 54: Direktiva Europiane Per Mbetjet

54 do të shqyrtojë rastin dhe do të marrë masat e nevojshme në përputhje me proçedurën e dhënë në Nenin 18.

Neni 9

N.q.s ujërat që ndodhen brenda territorit të një Shteti Anëtar ndoten nga shkarkimi i ujërave të ndotura të një Shteti tjetër Anëtar, Shteti Anëtar ujërat e të cilit janë ndotur mund do të njoftojë Shtetin tjetër Anëtar dhe Komisionin për faktet përkatëse.

Shteti Anëtar në fjalë do të organizojë me Komisionin, kur të jetë e përshtatshme, bashkërendimet e nevojshme për të identifikuar shkarkimet në fjalë dhe masat që duhen marrë tek burimi, për të mbrojtur ujërat e prekura me qëllim që të sigurojë përputhshmëri me dispozitat e kësaj Direktive.

Neni 10

Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që impiantet e përpunimit të ujit të ndotur që janë ndërtuar në përputhje me kërkesat e Neneve 4, 5, 6, 7 janë projektuar, ndërtuar veprojnë dhe mbahen për të siguruar një përmbushje të mjaftueshme në bazë të kush-teve normale lokale klimaterike. Kur projektohet impianti do të merren në konsideratë ndryshimet e ngarkesës sipas stinëve.

Neni 11

1. Shtetet Anëtare do të sigurojnë se përpara 31 Dhjetor 1993, shkarkimet e mbetjeve industriale ujore në sistemin grumbullues dhe impiantet e përpunimit të ujit të ndotur urban janë subjekte të rregulloreve të mëparshme dhe/ose autorizimeve specifike nga autoritetet kompetente ose institucionet e përshtatshme.

2. Rregulloret dhe/ose autorizimi specifik do të përmbushin kërkesat e Shtojcës I (C). Këto kërkesa mund të ndryshohen në përputhje me procedurat e Nenit 18.

3. Rregulloret dhe autorizimet specifike do të rishikohen dhe nëse është e nevojshme të ndryshohen në intervale të rregullta.

Neni 12

1. Uji i ndotur, i përpunuar do të përdoret kudo kur të jetë e përshtatshme. Rrjedhjet e asgjësuara do të minimizojnë efektet negative në mjedis.

Page 55: Direktiva Europiane Per Mbetjet

552. Autoritetet kompetente dhe organet përkatëse do të sigurojnë që asgjësimi i ujërave të ndotura nga impianti i përpunimit të ujërave të ndotura është subjekt i rregulloreve të mëparshme dhe/ose i autorizimeve specifike.

3. Rregulloret e rëndësishme dhe/ose autorizimet specifike i shkarkimeve nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane i bërë në përputhje me paragrafin 2 brenda aglomerateve 2 000 deri në 10 000 p.e. në rast shkarkimesh në ujëra të pastra dhe gryka lumenjsh dhe prej 10 000 p.e. e më shumë në lidhje me të gjitha shkarkimet, do të përmbajnë kushte për të përmbushur kërkesat respektive të Shtojcës I B. Këto kërkesa mund të ndryshohen në përputhje me procedurat e dhëna në Nenin 18.

4. Rregullimet dhe/ose autorizimet do të rishikohen dhe nëse është e nevojshme do të ndryshohen në intervale të rregullta.

Neni 13

1. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që, rreth 31 Dhjetor 2000, ujërat e ndotura industriale të biodegradueshme të impianteve që i përkasin sektorëve industrialë të listuara në Shtojcën III, ku nuk futen impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane, para shkarkimit do të respektojnë kushtet e vëna në rregulloret e mëparshme dhe/ose autorizimet specifike nga autoritetet kompetente ose organet përkatëse, në lidhje me të gjithë shkarkimet nga impiantet duke përfaqësuar 4 000 p.e. ose më shumë.

2. Rreth 31 Dhjetor 1993 autoritet kompetente ose organet përkatëse në secilin Shtet Anëtar do të vendosin kërkesat e përshtatshme për natyrën e industrisë që do të merret me shkarkimin e këtij uji të ndotur.

3. Komisioni do të bëjë një krahasim të kërkesave të Shteteve Anëtare rreth 31 dhjetor 1994. Ai do t`i botojë rezultatet në një raport dhe po të jetë e nevojshme do të bëjë një propozim të përshtatshëm.

Neni 14

1. Llumi i krijuar nga përpunimi i ujërave të ndotura do të ripërdoret kudo që të jetë e përshtatshme. Asgjësimi i mbetjeve do të minimizojë efektet negative në mjedis.

Page 56: Direktiva Europiane Per Mbetjet

56 2. Autoritetet kompetente ose organet e përshtatshme do të sigurojnë që, rreth 31 Dhjetor 1998, asgjësimi i mbetjeve të llumit nga impiantet të përpunimit të baltës urbane do të jetë subjekt i rregullave të përgjithshme, ose regjistrimeve ose autorizimeve.

3 .Shtetet Anëtare do të sigurojnë rreth 31 Dhjetor 1998 se do të ndalohet derdhja e llumit në sipërfaqen e ujërave nga anijet, nga shkarkimi naftëmbajtëseve, ose nga mjete të tjera.

4. Deri në eleminimin e formave të derdhjes të përmendura në paragrafin 3, Shtetet Anëtare do të sigurojnë se sasia totale e lëndëve toksike të përsëritura ose materialet e bioakumulueshme të llumit të hedhur në sipërfaqen e ujit janë të licensuara për derdhje dhe do të reduktohen progresivisht.

Neni 15

1. Autoritetet kompetente ose organet përkatëse do të monitorojnë:

- shkarkimet nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e Shtojcën I.B në përputhje me procedurat e kontrollit e parashikuara në Shtojcën I.D.

- sasinë dhe përbërjen e llumit të derdhur në sipërfaqen e ujërave.

2. Autoritet kompetente dhe organet përkatëse do të monitorojnë ujin subjekt i shkarkimeve nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur urban dhe të shkarkimeve direkt sipas Nenit 13 në rastet kur pritet që mjedisi pritës të preket shumë.

3. Në rast të një shkarkimi subjekt i Nenit 6, dhe në rastet e derdhjes së llumit në sipërfaqen e ujërave, Shtetet Anëtare do të monitorojnë dhe do të kryejnë studimet përkatëse për të vërtetuar që shkarkimi ose derdhja nuk ka ndikim në mjedis.

4. Informacioni i mbledhur nga autoritetet kompetente dhe organet përkatëse në përputhje me paragrafët 1, 2, 3, do të mbahet nga Shtetet Anëtare dhe do t`i vihet në dispozicion Komisionit brenda gjashtë muajve nga marrja e kërkesës.

Page 57: Direktiva Europiane Per Mbetjet

575. Udhëzimet rreth monitorimit të parashikuar në paragrafët 1,2 dhe 3 mund të formulohen në përputhje me procedurat e vendosura në Nenin 18.

Neni 16

Pa cënuar zbatimin e dispozitave të Direktivës së Këshillit 90/313/EEC të 30 Qershorit 1990 mbi të drejtën të patur akses në informacionin lidhur me mjedisin28, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që çdo dy vjet autoritetet përkatëse ose organet publikojnë raporte për situatën për derdhjen e ujërave të ndotura urbane dhe llumit në zonat e tyre. Këto raporte do t’i dërgohen Komisionit nga Shtetet Anëtare menjëherë mbasi të jenë publikuar.

Neni 17

1. Shtetet Anëtare rreth 31 Dhjetori 1993 do të krijojnë një program për zbatimin e kësaj Direktive.

2. Shtetet Anëtare rreth 30 Qershor 1994 do t’i japin Komisionit të gjithë informacionin në lidhje me programin.

3. Shtetet Anëtare në qoftë se është e nevojshme do t’i japin Komisionit çdo dy vjet në 30 qershori një përditësim të informacionit të parashikuar në paragrafin 2.

4. Metodat dhe formatet që do të adoptohen për raportimin e programeve Kombëtare do të përcaktohen në përputhje me procedurën e vendosur nga neni 18. Çdo ndryshim i këtyre metodave dhe formateve do të adoptohet në përputhje me të njejtën procedurë.

5. Komisioni do të rishikojë dhe do të vlerësojë çdo dy vjet informacionin e marrë në bazë të paragrafit 2 dhe 3 të mësipërm dhe do të publikojë një raport për to.

Neni 18

1. Komisioni do të ndihmohet nga një komitet i formuar nga përfaqësues të Shteteve Anëtare dhe do të drejtohet nga përfaqësuesi i Komisionit.

28 OJ No L�58, 23.6.�990 fq.56

Page 58: Direktiva Europiane Per Mbetjet

58 2. Përfaqësuesi i Komisionit do t’i paraqesë komitetit një projekt për masat që do të merren. Komiteti do të japë mendimin e tij në lidhje me projektin në një limit kohor që vendoset nga drejtuesi i komitetit në bazë të urgjencës së çështjes. Në rastet të adoptimit të vendimeve nga Këshilli me propozim të Komisionit, opinioni do të shprehet nga shumica e përcaktuar në nenin 148 (2) të Traktatit. Votat e përfaqësuesve të Shteteve Anëtare në komitet do të vlerësohen në mënyrën e parashikuar në atë nen. Kryetari nuk voton.

3. (a) Komisioni do të adoptojë masat e parashikuara në qoftë se ato janë në përputhje me opinionin e komitetit.

(b) Në qoftë se masat e parashikuara nuk përputhen me opinionin e komitetit, ose komiteti nuk ka dhënë asnjë opinion, Komisioni do të parashtrojë pa vonesa në Këshill një propozim në lidhje me masat që do të merren. Këshilli do të vendosë me shumicë të kualifikuar.

Në qoftë se në përfundim të periudhës tre mujore nga data e paraqitjes në Këshill, Këshilli nuk ka marrë vendim, masat e propozuara do të adoptohet nga Komisioni, përvec rasteve kur Këshilli ka vendosur kundër këtyre masave me shumicë të thjeshtë.

Neni 19

1. Shtetet Anëtare duhet të sjellin në fuqi ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për të përmbushur këtë Direktivë jo më vonë se 30 Qershor 1993. Ata duhet të njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.

2. Kur Shtetet Anëtare marrin masat e parashikuara nga paragrafi 1, ato duhet të referohen tek kjo Direktivë, ose do të shoqërohen me këtë referencë në rastet e botimit të tyre në fletoren zyrtar. Metodat për bërjen e kësaj reference do të përcaktohen nga Shtetet Anëtare.

3. Shtetet Anëtare duhet t’i komunikojnë Komisionit tekstet e dispozitave kryesore të ligjit kombëtar që kanë hartuar në fushën e kësaj Direktive.

Neni 20

Kjo Direktivë i drejtohet Shteteve Anëtare.

Page 59: Direktiva Europiane Per Mbetjet

5�Shtojcë 1KËRKESAT PËR UJËRAT E NDOTURA URbANE

A. Sistemet mbledhëse29

Sistemet mbledhëse do të marrin parasysh kërkesat për përpunimin e ujërave të ndotura.

Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve mbledhëse duhet të ndërmerret në përputhje me njohuritë më të mira teknike, pa bërë shpenzime të tepërta, që kryesisht kanë të bëjnë :

- vëllimin dhe karakteristikat e ujërave të ndotura urbane,

- parandalimin e rrjedhjeve,

- kufizimin e ndotjes të ujërave pritëse në raste vërshimesh të ujit.

B. Shkarkimi i impianteve të përpunimit të ujërave të ndotura urbane në ujërat pritëse30.

1. Impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura duhet të projektohen ose të modifikohen në mënyrë të tillë që mostrat përfaqësuese të ujërave të ndotura që dalin dhe degëzimi i përpunuar të mund të merret përpara se të shkarkohet në ujërat pritëse.

2. Shkarkimet nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane që i nënshtrohen përpunimit në përputhje me Nenet 4 dhe 5 duhet t’i përmbahen kërkesave të Tabelës 1.

29 Duke qenë se nuk është e mundur praktikisht një sistem mbledheje dhe impiant trajtimi në mënyrë të tillë që të gjitha ujrat e ndotur mund të trajtohen në sitaata jot ë zakonshme siç janë shirat e rrëmbyeshëm, Shtetet Anëtare do të vendosin për masa që kufizojnë ndotjen nga vërshimet e urjave Këto masa mund të bazohen në shkallën e intesitetit dhe kapacitetit në lidhje më rrjedhjen në kohë të thatë, ose mund të specifikojnë një munër të pranuëshëm të vërshimeve për vit. 30 Duke qenë se nuk është e mundur në praktikë që të ndërtosh siteme mbledhëse dhe impiante trajtimi në mënyrë të tillë që të gjitha ujrat e ndotur të trajtohen gjatë situatave të pazakonte sic janë shirat e rrëmbyeshëm, Shtetet Anëtare do të vendosin masa për kufizimin e ndotjeve nga vërshimet e ujit. Këto masa mund të bazohen në shkallën e intesitetit dhe kapacitetit në lidhje më rrjedhjen në kohë të thatë, ose mund të specifikojnë një munër të pranuëshëm të vërshimeve për vit

Page 60: Direktiva Europiane Per Mbetjet

60 3. Shkarkimet nga impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura urbane në ato zona me ndjeshmëri të lartë ku ka eutrofikim siç janë identifikuar në Shtojcën II.A do të plotësojnë edhe kërkesat në tabelën 2 të kësaj Shtojce.

4. Kërkesa më të rrepta sesa ato të tabelës 1 dhe/ose 2 do të aplikohen ku kërkohet të

sigurohet që ujërat pritëse përmbush çdo Direktivë tjetër përkatëse.

5. Pikat e shkarkimit të ujërave të ndotura urbane duhet të zgjidhen sa më larg që të jetë e mundur për të mundësuar minimizimin e efekteve në ujërat pritëse.

C. Ujërat e ndotur industrial

Ujërat e ndotur industrial që hyjnë ne sistemet mbledhëse dhe në impiantet e përpunimit të ujërave e ndotura urbane do t’i nënshtrohet trajtimit paraprak ashtu siç kërkohet me qëllim që:

- Të mbrojë shëndetin e punonjësve të sistemeve mbledhëse dhe të impianteve të përpunimit.

- Të sigurojë që sistemet mbledhëse, impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura dhe pajisjet përkatëse nuk janë të dëmtuara.

- Të sigurojë që puna e impianteve të përpunimit të ujërave e ndotura dhe të përpunimit të llumit nuk pengohet.

- Të sigurojë që shkarkimet nga impiantet e përpunimit nuk dëmtojnë mjedisin apo të pengojë ujërat pritëse që të jenë në përputhje me Direktivat e tjera të Komunitetit.

- Të sigurojë që llumi të vendoset në vende të sigurta në mënyrë të përshtatshme për mjedisin.

D. Referncë për metodat e monitorimit dhe vlerësimin e rezultateve

1. Shtetet Anëtare duhet të sigurohen që metodat e monitorimit, të cilat aplikojnë, t’i korrespondojnë të paktën nivelit të kërkesave të më poshtme.

Mund të përdoren edhe metoda ekuivalente me ato të përmendura në paragrafët 2, 3 dhe 4 me kusht që të jetë provuar

Page 61: Direktiva Europiane Per Mbetjet

61se do të arrihet në të njëjtin rezultat.

Shtetet Anëtare duhet t’i sigurojnë Komisionit informacion në lidhje me metodat e aplikuara. Në qoftë se Komisioni konsideron se nuk përmbushen kushtet e përcaktuara në paragrafët 2, 3 dhe 4, ai do t’i paraqesë një propozim të përshtatshëm Këshillit.

2. Rrjedhja proporcionale dhe mostrat 24- orëshe duhet të mblidhen në të njëjtën pikë të përcaktuar mirë në dalje dhe në qoftë se është e nevojshme edhe në hyrje të impiantit të përpunimit në mënyrë që të jetë e pajtueshme me kërkesat e shkarkimit të ujërave të ndotura të vendosura nga kjo Dispozitë.

Do të aplikihet një praktikë laboratorike ndërkombëtare e mirë me qëllim zvogëlimin e degradimit të mostrave midis mbledhjes dhe analizimeve.

3. Numri minimal i mostrave të marra në një vit përcaktohet në varësi të madhësisë së

impiantit të përpunimit dhe do të merret me intervale të rregullta kohe gjatë vitit.

- nga 2000 deri në 9999 p.e:

12 mostra gjatë vitit të parë.

4 mostra në vitet në vijim, në qoftë se

vërtetohet se uji gjatë vitit të parë

përputhet me dispozitat e kësaj Direktive:

në qoftë se një nga 4 mostrat dështon, merren

12 mostra për vitin në vazhdim.

- nga 10 000 deri në 49 999 p.e: 12 mostra.

- nga 50 000 p.e dhe më shumë: 24 mostra.

4. Përpunimi i ujërave të ndotura do të kryhet konform parametrave përkatëse n.q.s. për çdo parametër të konsideruar vecmas, mostrat e ujit do të tregojnë se ai përputhet me vlerën e parametrike në mënyrën e mëposhtme:

(a) për parametrat e specifikuara në Tabelën 1 dhe në Nenin

Page 62: Direktiva Europiane Per Mbetjet

62 2(7), numri maksimal i mostrave që lejohen të mos plotësojnë kërkesat, të shprehura në përqendrime dhe/ose në reduktime në përqindje në Tabelën 1 dhe nenin2(7), është specifikuar në Tabelën 3.

(b)Për parametrat e Tabelës 1 të shprehura në përqindje, mostrat e dështuara në kushte normale pune nuk duhet të devijojnë nga vlerat parametrike me më shumë se 100%. Për vlerat parametrike në përqindje, që janë të lidhura me totalin e lëndëve të ngurta të pezulluara, pranohet devijimi deri në 150%.

(c) Për parametrat e specifikuara në Tabelën 2 kuptimi vjetor i mostrave për secilin nga parametrat duhet të jetë konform vlerës parametrike përkatëse.

5. Vlerat ekstreme të cilësisë së ujit për të cilat po flasim nuk merren në konsideratë

kur janë rezultat i situatave të jashtëzakonshme, si për shembull. i shirave të mëdha.

Tabela 1: Kërkesat për shkarkimet e impianteve të përpunimit të ujërave e ndotura urbane, të cilat janë subjekt i Neneve 4 dhe 5 të kesaj Direktive. Do të aplikohen vlerat për përqendrimin dhe për përqindjen e reduktimit.

Parametrat Përqen-drimi

Përqindja minimale eReduktimit (1)

Udhëzime të metodës së matjes

Kërkesa për oksigjen biokimikal (BOD5 në 20ºC) pa ni-trifikim (2)

25 mg/l O2

70- 90

40 për nenin4(2)

Mostër e homogjenizuar, e pafiltruar, e pa dekan-tuar. Përcaktimi i shpër-bërjes së oksigjenit para dhe 5 ditë mbas incuba-cionit në 20º+ 1ºC, në errësirë të plotë. Shtohet frenuesi i nitrifikimit.

Page 63: Direktiva Europiane Per Mbetjet

63Kërkesa për oksigjen kimik (COD)

125 mg/l O2

75Mostër e homogjenizuar, e pafiltruar, e pa dekan-tuar. Dikromat kaliumi

Totali i lëndëve të ngurta që notojnë

35 mg/l (3)

35 për Nenin 4(2) (mbi 10 000 p.e)

60 për Nenin 4(2) (2000-10 000 p.e)

90 (3)

90 për nenin 4 (2) (mbi 10 000 p.e)

70 për nenin 4(2) (2000-10 000 p.e)

-Filtrimi i një mostre nëpërmjet një membrane 0.45μm. Thahet në 105ºC dhe peshohet.- Centrifugim i një mos-tre (për të paktën 5 min me nxitim 2 800 deri 3 200 xhiro), thahet në 105ºC dhe peshohet

- Reduktimi në lidhje me ngarkesën e ndikimit.(1)

- Parametri mund të zëvendësohet nga një parametër tjetër: totali i karbonit organik (TOC) ose kërkesa totale për oksigjen (TOD) n.q.s. mund të vendosim një marëdhënie midis BOD5 dhe parametrit zëvendësues.(2)

- Kjo kërkesë është opsionale.(3)

Analizat që kanë të bëjnë me shkarkimet në laguna mund të përftohen nga mostra të filtruara: megjithatë përqendrimi i totalit të lëndëve të ngurta të pezulluara në ujë të pafiltruar nuk duhet të kalojë 150 mg/l.

Page 64: Direktiva Europiane Per Mbetjet

64 Tabela 2: Kërkesat për shkarkimet e impianteve të përpunimit të ujërave e ndotura urbane në zonat me ndjeshmëri të lartë të cilat janë subjekt eutrifikimi i treguar në Shtojcën II. A (a). Një ose dy parametra mund të jenë të varura nga situata lokale. Duhet të aplikohen vlerat e përqendrimit apo të përqindjes së reduktimit.

Parametrat PërqendrimiPërqindja minimale e reduktimit (1)

Udhëzime për metodën e matjes

Totali i fos-forit

C1 2 mg/l (10 000-100 000 p.e)

1 mg/l (më shumë se 100 000 p.e)

80

Thithje molekulare e spektro-fotometrit

Totali i azotit (2)

15 mg/l (10 000- 100 000 p.e) (3)10 mg/l (më shumë se 100 000 p.e)(3)

70- 80

Thithje molekulare e spektro-fotometrit

(1) Reduktimi në lidhje me ngarkesën e ndikimit.

(2) Total azoti nënkupton shumën e totalit të azotit Kjedahl (azot organik dhe azot të amoniakut), nitrat azoti dhe nitrit azoti.

(3) Këto vlera të përqendrimit janë vjetore sic thuhet në Shtojcën 1, paragrafi D (4). Megjithatë kërkesat për azot mund të kontrollohen me mesatare ditore kur është provuar, sipas Shtojces 1, paragrafi d.1, që arrihet në të njëjtin nivel mbrojtjeje. Në këtë rast, mesatarja ditore nuk duhet të kalojë 20 mg/l të totalit të azotit për të gjitha mostrat, kur temperatura nga rrjedha në reaktorin biologjik është më e madhe ose e barabartë me 12ºC. Kushtet që kanë të bëjnë me temperaturën mund të zëvendësohen nga një kufizim në kohën e punës duke marrë parasysh kushtet klimaterike të zonës.

Page 65: Direktiva Europiane Per Mbetjet

65Tabela 3

Seria e mostrave të marra në një vit

Nr. maksimal i lejuar i mostrave që mund të dështojnë që të jenë në përputhje

4- 78- 1617- 2829- 4041-5354- 6768- 8182-9596- 100111- 125126- 140141- 155156- 171172- 187188- 203204- 219220- 235236- 251252- 268269- 284285- 300301- 317318- 334335- 350351- 365

123456�8910111213141516171819202122232425

Page 66: Direktiva Europiane Per Mbetjet

66 Shtojcë II

KRITERET PËR IDENTIFIKIMIN E ZONAVE ME NDJESHMËRI TË LARTË DHE ME NDJESHMËRI MË TË ULËT

A. Zonat me ndjeshmëri të lartë

Një sasi uji konsiderohet si zonë me ndjeshmëri të lartë në qoftë se përfshihet në një nga grupet e mëposhtmë:

(a) liqenet me ujë të freskët, sasi të tjera uji të freskët, grykat e gjera të lumenjve dhe ujërat e brigjeve për të cilat është zbuluar se janë eutrofike ose që mund të bëhen eutrofike në një të ardhme të afërt në qoftë se nuk merren masa mbrojtëse.

Elementët e mëposhtëm duhet të merren parasysh kur konsiderojmë se çfarë ushqyesi duhet të reduktohet nga një përpunim i mëtejshëm:

- liqenet dhe përrenjtë që derdhen në liqene/rezervuar/gjire të mbyllura të cilat mendohet se kanë një ndërrim uji të rrallë, pra ku mund të ndodhë akumulimi. Në këto zona, heqja e fosforit duhet të përfshihet, përvec rasteve kur mund të provohet se kjo nuk do të ketë efekt në nivelin e eutrofikimit. Aty ku bëhet shkarkimi nga aglomerate të mëdha mund të konsiderohet dhe heqja e azotit.

- grykat e lumenjve, gjiret dhe ujërat e tjera të brigjeve, të cilat mendohet se kanë një ndërrim uji të rrallë, ose që marrin një sasi të madhe ushqyesish. Shkarkimet nga aglomerate të vogla janë më shumë pak rëndësi në këto zona, por në rastet kur ka shkarkim nga aglomerate të mëdha, atëherë heqja e fosforit dhe e azotit duhet marrë parasysh, përvec rasteve kur mund të provohet se kjo nuk do të ketë efekt në nivelin e eutrofikimit:

(b) me sipërfaqe të ujit të freskët i parashikuar të përdoret për ujë të pijshëm, i cili mund të përmbajë më shumë se përqëndrimi i nitratit të vendosur nga klauzolat përkatëse të Direktivës së Këshillit 75/440/EEC e 16 Qershorit 1975 në lidhje me cilësinë e kërkuar për sipërfaqet e ujit të parashikuara

Page 67: Direktiva Europiane Per Mbetjet

67të përdoren për ujë të pijshëm në Shtetet Anëtare31 , n.q.s. nuk ndërmerret asnjë masë.

(c) zonat që kanë nevojë për përpunim të mëtejshëm, përvec atij të përshkruar nga Neni 4, duhet të përmbushur Direktivat e Këshillit.

B. Zonat më pak të ndjeshme

Një sasi uji të kripur (deti) ose zonë që mund të identifikohet si më pak e ndjeshme n.q.s. shkarkimi i ujërave të ndotura nuk ndikon në ndotjen e mjedisit si rezultat i morfologjisë, hidrologjisë apo kushteve të veçanta hidrike që mund të egzistojnë në atë zonë.

Kur identifikojnë zona me ndjeshmëri më të ulët, Shtetet Anëtare duhet të marrin parasysh që ngarkesa e shkarkuar mund të transferohet në zonat e afërta dhe të shkaktojnë efekte të dëmshme ambientale. Shtetet Anëtare duhet të njohin prezencën e zonave me ndjeshmëri më të lartë jashtë juridiksionit të tyre kombetar.

Elementët e mëposhtëm duhet të merren parasysh kur identifikohen zona më pak të ndjeshme:

gjiret e hapura, grykat e gjëra të lumenjve dhe ujërat e tjera të brigjeve me ndërrim të mirë uji dhe që nuk pësojnë eutrofikim ose mungesë të oksigjenit ose të cilat konsiderohet që e kanë të pamundur të bëhen eutrofike ose të zhvillojnë mungesë të oksigjenit për shkak të shkarkimit të ujërave të ndotura urbane.

3� OJ nr. L �9�, 25.7.�975 fq 26 i ndryshuar me Direktivën 79/869/EEC OJ nr L27�, 29.�0.�979 fq.��)

Page 68: Direktiva Europiane Per Mbetjet

68 Shtojcë III

SEKTORËT INDUSTRIALE

1. Përpunimi i qumështit.

2. Prodhimi i frutave dhe i perimeve.

3. Prodhimi dhe futja nëpër shishe i pijeve të lehta.

4. Përpunimi i patateve.

5. Industria e mishit

6. Fabrikat e birrës.

7. Prodhimi i alkolit dhe i pijeve alkolike.

8. Prodhimi i ushqimeve për kafshët nga produktet e bimëve.

9. Prodhimi i xhelatines dhe ngjitësit nga lëvoret, lëkurat dhe kockat.

10. Fabrikat e majasë.

11. Industria e përpunimit të peshkut.

Page 69: Direktiva Europiane Per Mbetjet

6�

Page 70: Direktiva Europiane Per Mbetjet

Direktiva Evropiane për Mbetjet

Kuadri Ligjor Mjedisor Evropian

Direktiva Evropiane për MbetjetKuadri Ligjor Mjedisor Evropian