Det kursi makro prezantim (1)

13
DETYRE KURSI Lenda : Makroekonomi Punoi : Dorina Ranxha Pranoi : Dr Manjola Finance Kontabilitet Tavanxhiu Grupi : B

Transcript of Det kursi makro prezantim (1)

DETYRE KURSI

Lenda : Makroekonomi

Punoi : Dorina Ranxha Pranoi : Dr Manjola

Finance Kontabilitet Tavanxhiu

Grupi : B

TEMA: BUXHETI,DEFICITI BUXHETOR, BORXHI

PUBLIK DHE ARSYET PSE EKZISTOJNE.

Qellimi kryesor i ketij studimi eshte te jap informacione te pergjithshme ne lidhje me buxhetin e shtetit,deficitin dheborxhin publik,analizimin e ketyre koncepteve dhe intepretimise si ka evoluar deficiti dhe borxhi publik i Shqiperise gjateperiudhes 2005-2012.

Permbajta :

1.Buxheti i shtetit.

2.Struktura e te ardhurave.

3.Te ardhurat buxhetore ne vitin 2005-2012 ne Shqiperi.

4.Deficiti buxhetor .

5.Borxhi publik.

6. Defiçiti buxhetor dhe borxhi publik në vitet 2005 – 2012 ne Shqiperi.

1.C’ESHTE BUXHETI I SHTETIT ?

Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse

politikën e një qeverie. Buxheti i Shtetit si një akt përshkrues, përcakton të

gjitha linjat e të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë në një

vit, si dhe një fond rezervë. Buxheti i Shtetit miratohet nga Kuvendi

në ligjin e buxhetit vjetor. Ai perben rreth 28% te PBB ne Shqiperi.

Buxheti është mjeti kombëtar i përdorimit të të ardhurave dhe shpenzimeve

të shtetit. Ai përbëhet nga buxheti i qeverisë qëndrore dhe buxhetet e

qeverive vendore.

Buxheti i Shtetit është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave.

Arkëtimet përfshijnë të hyrat që rezultojnë nga transaksione të ndërsjella

dhe jo të ndërsjella, të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, nga

shitja e aktiveve afatgjata, të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat,etj.

Pagesat përfshijnë shpenzime që lidhen me transaksione të ndërsjella dhe jo

të ndërsjella, shpenzime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, për blerjen

ose formëzimin e aseteve afatgjata, pagesa për huamarrje, transferta

qeveritare, shpenzime per interesa etj.

STRUKTURA E TE ARDHURAVE

Të ardhurat (hyrjet) në buxhetin e shtetit, sipas ligjit

organik të buxhetit, kanë këtë strukturë:

I. Të ardhura nga ndihmat,

II. Të ardhurat tatimore,

III.Të ardhurat jo tatimore

TË ARDHURAT BUXHETORE NË VITET 2005 – 2012

Këtu paraqitet ecuria e të ardhurave buxhetore në vitet 2005 – 2012,

si në vleftë absolute (në miliard lekë), ashtu edhe për frymë referuar

Prodhimit të Përgjithshëm bruto (% PBB). Vlefta e vitit 2012 është

ajo në plan, ndërsa në vitet e tjera janë vlerat faktike. Të dhënat janë

marrë nga Ministria e Financave.

DEFICITI BUXHETOR

Në kontabilitetin kombëtar, deficiti buxhetor rezulton kur

të ardhurat e shtetit janë më të vogla se shpenzimet e tij,

pra, bilanci buxhetor është negativ.

Në rastin kur hyrjet në buxhet janë më të mëdha se daljet

flitet për një tepricë buxhetore, rast ky që ndodh rrallë.

Konkretisht, në shumicën e vendeve buxhetet publike (të

matura me një periodicitet vjetor) ndërtohen në deficit.

DEFICITI BUXHETOR

Për të ekuilibruar llogaritë, deficiti mund të kompensohet nëpërmjet:

- huamarrjes, kjo e çvendos problemin në kohë, nevojitet besimi i

kreditorëve dhe ka një kosto suplementare meqënëse duhet të

paguhen interesat;

- përdorimit të rezervave paraprakisht të akumuluara prej tepricave

buxhetore të realizuara gjatë viteve të mëparshme;

- rritjes së tatimeve, duke supozuar që ato nuk mbysin aktivitetin

ekonomik, gjë që do të sillte uljen e të hyrave për buxhetin publik.,

Anasjelltas, ulja e tatimeve e ndërtuar për të stimuluar rritjen e

aktivitetit ekonomik do të sillte rritjen e shumatores të të ardhurat

fiskale;

- emetimit monetar;

- reduktimit të shpenzimeve publike.

BORXHI PUBLIK

Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave

të maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre.

Marrja e borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të

burimeve të të hyrjve për mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik

shtohet çdo vit kur deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej

huave të reja.

Kur borxhet e marra përdoren në mënyrë produktive për zhvillimin

ekonomik të vendit, atëhere mund të jenë dobiprurëse. Në rast të

kundërt kthehen në një barrë të rëndë për gjeneratat e ardhshme të

vendit, të cilat do të duhet të përballojnë shlyerjen e tyre.

Borxhi publik ndahet në borxh të brëndshëm (të marrë nga agjentët ekonomikë

residentë në vend) dhe borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose

organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare). Nga pikepamja e afatit

të shlyerjes, borxhi publik mund të jetë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Borxhi publik më shpesh matet në përqindje të PBB.

DEFIÇITI BUXHETOR DHE BORXHI PUBLIK

NË VITET 2005 – 2012

Këtu paraqitet ecuria e defiçitit buxhetor dhe e borxhit publik në

vitet 2005 – 2012, si në vleftë absolute (në miliard lekë), ashtu edhe

për frymë referuar Prodhimit të Përgjithshëm bruto (% PBB). Vlefta

e vitit 2012 është ajo në plan, ndërsa në vitet e tjera janë vlerat

faktike. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave.

DEFIÇITI BUXHETOR DHE BORXHI PUBLIK

NË VITET 2005 – 2012

Sic e shohim dhe nga grafiket, deficiti buxhetor dhe

borxhi publik eshte rritur deri ne 2012.

Borxhi publik në Shqipëri për vitin 2012 karakterizohet

kryesisht nga borxh i brendshëm, afatshkurtër,

në monedhë vendase, dhe i mbajtur kryesisht nga bankat

vendase. Në vitet e fundit është vënë re se

norma e rritjes së borxhit të jashtëm ka qenë më e lartë se

ajo e borxhit të brendshëm, dhe kjo përbën

një rrezik për stabilitetin financiar në vend, sepse mbart

një ekspozim më të lartë ndaj ndryshimeve në

tregjet botërore financiare dhe kursit të këmbimit.

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Një rritje e borxhit publik fillon të shfaqë shqetësime serioze në

terma afatgjatë. Madje, sa më e gjatë të jetë kjo periudhë, aq më pak

para kursehen e investohen në ekonomi, gjë që, gradualisht,

provokon rënie, deri recesion ekonomik. Po kështu, një borxh i lartë

e bën më të drejtpërdrejtë ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Ai sjell

taksa më të larta, madje, një borxh i rritur tej kufijve në sajë të

nevojës për para e financime, mund të shoqërohet me masa drastike

(të imponuara edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare), deri

duke krijuar pakënaqësi qytetare dhe thyeje kohezioni social.

Gjithashtu, rritja e borxhit publik e zmadhon koston e tij. Në këtë

kuptim, një borxh i lartë është një pengesë e drejtpërdrejtë për rritjen

ekonomike.

Si rezultat, pritet që borxhi publik në fund të vitit 2013 të arrijëvlerën prej 72%.

Defiçiti buxhetor ishte një ndër shkaqet kryesore, që ndikonte nëmënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e borxhit publik, përderisa ai financohej plotësisht nga ky i fundit. Politikëbërësit nuk duhet tëzgjedhin që të reduktojnë shpenzimet qeveritare si alternativën e tyremë të mirë, për të reduktuar defiçitin buxhetor, por ato duhetzgjedhin rritjen e të ardhurave nga taksat. Mënyra më e mirë për tabërë këtë gjë është aplikimi i kontrolleve, dhe sanksionevegjithëpërfshirëse për të gjithë ata që i shmangen pagimit së taksave. Gjithashtu përdorimi i parave që vijnë nga taksat duhet të bëhettransparent për publikun e gjerë, sepse transparenca rrit besimin, dheky i fundit do të rriste ndërgjegjësimin e qytetarëve taksapagues se paratë e tyre po përdoren në të mirë të tyre.

BIBLIOGRAFIA

Faqja:Financat publike (Buxheti i shtetit)

www.shtetiweb.com.org

Ministria e Financave www.minfin.gov.al

Buxheti dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

www.albmark.com