FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Prof. Ass.Dr. Mimoza Dugolli
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
NDERTIMI I DASHAMIRËSISË
Dashamiresia i zbut sfidat ne Biznes dhe Administrim. Tri menyrat per te ndertuar dashamiresine jane: 1. You – Attitude (qendrimi- JU) 2. Theksi Pozitiv 3. Gjuha pa paragjykime
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
NDERTIMI I DASHAMIRËSISË
QENDRIMI JU Sipas profesorit Francis W. Weeks, Drejtor Ekzekutiv I Asociacionit per Komunikim Biznesi, problemi me i perhapur ne komunikim eshte se shkruresi I mesazhit apo letres fokusohet ne vehten ose problemet e tij dhe jo ne lexuesin. Hapi me I rendesishme ne shkrim eshte qe te shkruhet texti – mesazhi duke u fokusuar ne kerkesat e lexuesit dhe mandej duke komunikuar shqetesimet – çeshtjet tuaja lexuesit.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
NDERTIMI I DASHAMIRËSISË
Si te krijohet - QENDRIMI JU Eshte nje stil i te shkruarit ku shkruresi i shikon gjerat nga kendi I lexuesit, duke respektuar intelegjencen e lexuesit, dhe duke e mbrotjur egon e lexuesit Fjalite e shkruara me Qendrimin JU, jane me te gjata se kane me shume informata, por nuk duhet te kene me shume fjale se sa nevojiten per te shkrehur mendimin. Dmth mund te shtohen informata dhe ende te ruhet cilesia.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- 6 TEKNIKAT
1. Fokusohu jo ne ate çka ti mund te besh per lexuesin,por ne ate çka lexuesi mund te marre ose mund te bej. Thekso ate qe lexuesi deshiron ta dij.
P.sh.: Pa qendrimin JU: Une kam negocuar nje marreveshje me Apex Rent qe ju
ofron juve nje zbritje prej 20 % per renten e veturave. Me qendrimin JU: Si punetore i Sunstrand, ju mund te merrni 20% zbritje per
renten e veturave nga Apex Rent. Pa qendrimin JU: Ne do transportojmë porosine tuaj te 21 shtatorit, kete
pasdite. Me qendrimin JU: Dy Dyzina Corning Ware Starter te cilat jane porosia juaj,
do te transportohen kete pasdite dhe do te arrijne te ju me 28 Shtator.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- 6 TEKNIKAT
2. Referohu ne ate çfare eshte kerkesa e lexuesit ose porosia e sakte
Kur shkruani per porosine e dikujt, kerkesen , etj, referohuni ne te saktesisht, jo ne menyre gjenerale si “porosia juaj”. Nese lexuesi eshte individ ose biznes eshte me shoqerore te shkruhet edhe permbajtja e porosise. Nese eshte ndonje Kompani e madhe , atehere I referoheni nr. te fatures ose numrit te porosise.
Psh.: Pa qendrimin Ju: Porosia juaj…. Me qendrimin Ju – te individet : Monitori juaj qe keni porositur… Me qendrimin Ju – te Kompanite e medha: Fatura juaj #456621…..
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- 6 TEKNIKAT
3. Mos flisni per ndjenjat tuaja personale, pervec nese e dini qe lexuesi deshiron te dij si ndjeheni ju.
Pa qendrimin - JU: Jemi shume te lumtur qe mund te ju ofojme shume e kredise ne
kartelen tuaj der ne $ 5000. Me qendrimin –JU: Tani ju mund te terhiqni nga kredi kartela juaj American
Express deri ne $5000. Lexuesi nuk I intereson nese ju jeni I lumtur apo I merzitur nese I ofroni atij nje
aplikacion rutine. Krejt çka atij I intereson eshte ajo qe ai mund te perfitoje. Kjo ben perjashtim nese ju shprehni emocionet ne ndonje leter ngushellimi apo
urimi.Psh.: Urime per avansimin tuaj ne Menaxher te Distriktit. Me erdhi shume mire kur e
lexova.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- 6 TEKNIKAT
5. Ne situata pozitive perdorni me shume JU se sa UNE / NE
Pa qendrimin – JU: Ne ju ofrojme sigurimin shendetesore Me qendrimin – JU: Ju do te pranoni sigurimin shendetesore. NE mund te perdoret vetem nese hyn edhe lexuesi ne ate rreth, ndersa
perjashtohet kur lexuesi nuk ben pjese ne ate grup.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- 6 TEKNIKAT
6. Ne situata negative anashkaloni fjalen JU. Mbroni egon e lexuesit.
Ne situata negative perdorimi I fjales JU do te ofendoje lexuesin. Fokusohuni ne perdorimin e emrit te ekipit ku ben pjese lexuesi.
Perdorni menyre per te pershkuar veprimin pa e permendur kush e ka bere. P.sh. Pa qendrim - JU: Ju nuk keni bere asnje zbritje per inflacionin ne llogaritjen tuaj. Me qendrim - JU: Nuk eshte bere zbritje per inflacionin ne kete llogaritje. Kjo llogaritje nuk paraqet zbritje per inflacion.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- pertej fjalive
Perveç perdorimit te fjaleve adekuate ne leter apo mesazhe,
ndertimi i dashamiresise krijohet edhe ne permbajtjen organizimin e letres apo mesazhit.
Per te krijuar dashamiresi me permbajtje: • Jini te kompletuar. Nese keni shume informata per te shkruar,
konsideroni vendosjen e disa prej tyre ne apendix per te lexuar me vone.
• Parashikoni pyetjet qe lexuesi mund t’i kete, dhe pergjigjuni paraprakisht.
• Kur jepni informata per te cilat lexuesi nuk ka kerkuar, shkruani arsyetimin pse I jepni ato.
• Tregoni lexuesit se si ky mesazh e afekton ate.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
QENDRIMI JU- pertej fjalive
Per te krijuar dashamiresi ne organizim: • Vendosni ne fillim te letres informatat qe I interesojne me se
shumti lexuesit. • Aranzhoni informatat qe te arrijne kerkesat e lexuesit jo tuajat. • Shfrytezoni kryerreshtat dhe titujt qe lexuesi te nxjerr shpejt
ceshtjet kyçe.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
TONI , FUQIA DHE EDUKATA
TONI – eshte nje qendrim i nenkuptuar i shkruesit drejtuar
lexuesit. Ky eshte shume i ngaterruar sepse eshte i nderlidhur me fuqine. Fjalet qe mund te tingelloje shoqerore kur mbikeqyresi I thot vartesit te tij, nuk e kane te njejtin tone nese vartesi i thote mbikeqyresit.
Ne pergjithesi nuk nevojitet shume edukate kur kerkon
diçka rutine, te vogel, etj. Por kur kerkon diçka nga lexuesi qe atij do t’i shkaktonte shqetesim, ate duhet me shume edukate ta kerkosh.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
TONI , FUQIA DHE EDUKATA
Per te arritur kete duhet pasur kujdes ne: 1. Perdorni tituj me miresjellje per njerezit jashte
organizates tuaj, si psh.: I nderuar Z. Lee, e nderuara Znj. Limak.
2. Jeni te vetedijshem per implikimin e fuqise ne mesazhin tuaj. “Faleminderit per bashkepunim” eshte shume zemergjere t’i thuhet vartesit, por jo mbikeqyresit.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
TONI , FUQIA DHE EDUKATA
Menyra te ndryshme per te kerkuar dicka ne menyre te kulturuar: Urdher: Kthejeni kartelen tuaj deri te henen. Urdher i kulturuar Ju lutemi te ktheni karleten tuaj deri te henen Kerkese indirekte Kartelat duhet te kthehen deri te henen Menyra pyetese A do te mund te ktheni kartelen tuaj deri te (me e kulturuara) henen?
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
TONI , FUQIA DHE EDUKATA
Revidoni fjalite per ta permiresuar QENDRIMIN JU. Eliminoni ndonje
fraze te panejvoshme dhe formesoni fjalite efektivisht. Me vie keq qe ishit te shqetesuar. Jam I lumtur te ju them se kerkesa juaj
per ndryshim te planifikimit shendetesor arriti dje. Pas shume ore pune te veshtire, I negocova beneficionet shendetesore
per ty. Ne kete workshop, you do te mesoni si te menaxhoni vartesit tuaj. Nese keni ndonje problem per te shfrytezuar konton tuaj te emailit, do te
kem kenaqesine te ju spjegoj vete, deri sa ta kutponi.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
ADAPTIMI I MESAZHIT PER AUDIENCEN TUAJ
Te diturit se me kend jeni duke biseduar, eshte çeshtja fundamentale e suksesit te çdo mesazhi.
Duhet te indentifikoni kush eshte Audienca juaj,
te kuptoni motivimet e tyre dhe te dini si te arrini deri te ata.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Audienca Inicuese Eshte audienca e pare e cila do te marre mesazhin tuaj. Shpeshhere Audienca Inicuese eshte ajo e cila edhe ju urdheron te pergatitni prezentimin.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Audienca Portiere “gatekeeper” Eshte audienca e cila ka autoritetin ta ndaloje mesazhin tuaj ne vend qe ate ta dergoje me tutje atje ku eshte dedikuar. Ajo shpesh here e kontrollon ate edhe para se te shkoje te audienca inicuese. Ndonjehere Gatekeeper eshte dikush me i larte ne organizate, ndonjehere edhe vete audienca inicuese eshte gatekeeper.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Audienca primare Eshte audienca qe vendos te pranoje rekomandimet nga mesazhi juaj. Ju duhet te arrini audiencen primare ne menyre qe te permbushni qellimet tuaja.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Audienca sekondare Audienca e cila mund te lutet qe te komentoje mesazhet ose te implementoj idete pasi qe ato te jene aprovuar.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Audienca “watchdog”- rojtare Edhepse nuk ka fuqi ta ndal mesazhin tuaj drejteperdrejt, ka fuqi politike, ekonomike, sociale dhe I kushton vemendje te posaqme transaksioneve ne mes teje dhe audiences primare.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Llojet e Audiences
Shembull: Dina eshte nje Kontabilistite ekzekutive ne nje Agjension reklamash. Shefi i saj kerkon qe ajo te pergatise nje propozim - plan per marketing per produktin e ri qe Agjensioni deshiron t’ia prezentojë Kompanise qe eshte kliente e tyre. Audienca e saj primare eshte Komiteti Ekzekutiv i Kompanise kliente e cila duhet te marr vendim nese do ta adaptoje planin. Audienca Sekondare eshte stafi i marketingut i Kompanise Kliente, te cileve ju kerkohet te komentojne planin e marketingut, e poashtu edhe artistet, shkrimtaret, dhe blersit e mediave te cilat do te bartin detalet e planit, nese ai adaptohet. Shefi I saj, I cili duhet te aprovoje planin para se te dale para Kompanise Kliente eshte edhe Audience Inicuese edhe gatekeeper.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Menyrat e analizimit te audiences
Gjeja me e rendesishme ne analizen e audiences eshte kuptimi i perbashket dhe ndjeshmeria e perbashket.
Kur keni te beni me nje person qe e njihni, punon me te etj. Atehere eshte me lehte per ta ditur casjen e pergjithshme te tij dhe mund te beni analiza ne baza individuale. Sipas Meyer – Brigs jane kater dimensione qe I identifikojne se si njerezit reagojne. Shif tabelen.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi I Individeve
Audienca juaj eshte
Perdorni kete strategji Sepse
Introvert Shkruani memo dhe lejoni qe lexuesi te mendoje para se te pegjigjet.
Introvertet preferojne te mendojne para se te folin,prandaj ju jepni kohe per tu pergjigjur me kujdes.
Ekstravert Provoni tu jepni idete tuaja ne menyre joformale verbale
Ekstravertet preferojne qe te mendojne aty per aty, jane njerez energjik dhe nuk preferojne te humbin kohe per te lexuar.
Te kuptueshem Prezentojuni idete hap pas hapi, cdo detal saktesisht
Keta tipa zakonisht marrin vendime hap pas hapi, duan te dijne pse eshte nje gje e rendesishme, dhe jane te sakte me fakte.
Intuitiv Prezentojuni foton komplete, theksoni inovacionet dhe aspektet kreative te ides suaj
Keta tipa pelqejne te zgjedhin problemet dhe te jene kreativ, nuk interesohen per detale.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi I Individeve
Audienca juaj eshte Perdorni kete strategji Sepse
Lloje qe mendohen Perdor logjiken, jo emocionet, tregoni se ideja juaj eshte e drejte, edhe pse disa njerez mund te lendohen
Keta tipa marrin vendime ne baze te logjikes dhe pricipeve abstrakte. Shpesh nuk jane konfor me emocione.
Te ndjeshem Tregojuni qe idete tuaja plotesojne ndjenjat e njerzve e poashtu edhe te hollat e kompanise
Ata jane te vetedijshem per ndjenjat e njerezve dhe te vetat dhe deshirojne harmoni te plote.
Perceptiv, nuhates Trego qe keni konsideruar te gjitha alternativat. Percakto daten kur duhet te vendoset
Keta tipa preferojne te jene te sigurt qe I kane analizuar te gjitha mundesite. Vonojne ne marjen e vendimeve.
Gjykues Prezentoju kerkesen tuaj shpejte Preferojne vendimarrjen e shpejte per te vazhduar me tutje.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi i audiences per ta krijuar mesazhin tuaj
Nese nuk e njifni audiencen tuaj, atehere duhet kaluar pak kohe per ta analizuar ate. Perdorni keto pyetje per te deshifruara ata: 1. Cili do te jete reaksioni fillestare kur audienca te marre
mesazhin? a) a do ta shoh ate si mesazh te nje rendesi te larte? Nese jo,
atehere ju duhet qe: • Qe ne subjekt / titull ti beni me dije atij qe kjo eshte e nje rendesi
te madhe per te. • Lehtesojeni punen qe kerkohet nga ai sa me shume qe mundeni • Sygjeroni nje afat per ta kryer ate • Mesazhin bejeni te shkurte
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi i audiences per ta krijuar mesazhin tuaj
b) Cfare ndjenjash ka personi te cilit I shkruani ndaj jush ose kompanise suaj?
• Mundohuni qe fjalite tuaja te mos jene arrogante, te vrazhdeta, etj.
• Perdorni fraza pozitive • Zhvillojeni logjiken dhe benefitet e lexuesit ne teresi.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi i audiences per ta krijuar mesazhin tuaj
Sa informata I nevojiten lexuesit? a) Sa informata lexuesi vec I din per kete temë? Nese lexuesi eshte i kompanise, atehere ka gjasa te kete
njohuri per shumicen e rrjedhave te ngjarjes. Por ata jashte kompanise nuk mund te dijne te gjitha. Kur ka informata te reja per lexuesin:
• Behuni shume i qarte, defino termet, shpjego konceptet, merr shembuj,
• Nderlidh informatat e reja me te vjetrat. • Shfrytezo paragrafet per te ndare informatat e reja me te
vjetra.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi i audiences per ta krijuar mesazhin tuaj
Cfare pengesa duhet te tejkaloni? Nese lexuesi veq e ka ndare mendjen per dicka dhe nuk eshte lehte ta bindni, atehere ju duhet te: • Filloni letren me dicka qe keni te perbashket me ndonje marreveshje etj, • Mos jepni deklarata ngacmuese • Tregoni se zgjedhja juaj eshte zgjedhja me e mire e tanishme, edhe pse nuk eshte perfekte. • Paraqiteni ate qe kerkohet nga ai ne menyren me te lehte te mundshme • Tregoni se si lexuesi do te perfitoje nga kjo pune pas perfudnimit
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Lënda: PREZANTIME EFEKTIVE
Analizimi i audiences per ta krijuar mesazhin tuaj
Cfare jane pritjet e lexuesit nga ju? Cfare stili te te shkruarit ai preferon? A e shqetesojne flamujt e kuq lexuesin? Sa detale deshiron lexuesi? A preferon lexuesi strukture direkte apo indirekte?
Ne situatat e pershkruara ne vijim, identifikoni llojet e audiencave: Paul punon per zyren e kryetarit te Komunes. Si pjese e programit per
shkurtimin e shpenzimeve, paneli ka rekomanduar qe te kerkohen punetore qe punojne 40 ore ne jave dhe per punet jashte orarit te marrin si kompenzim dite te lira. Pritjet e vetme mund te ishin policia dhe zjarrefikesit. Kryetari kerkoi nga Paul qe te pergatite nje propozim para keshillit te qytetit te cilet do te votojne nese do ta kalojne kete propozim apo jo. Para se te votojne, anetaret e keshillit do te degjojne :
1) qytetaret qe do ta lexojne propozimin dhe te japin mendimin e tyre, 2) zyrat e kryetareve te qyteteve tjera qe do te pyeten per pervoja te
ngjashme, 3) sindikatat qe do te jene te shqetesuara per shkurtimet bugjetore, 4) paneli dhe grupet lobuese qeveritare.
Me poshte mund te shihni nje liste me gjerat qe Kompania deshiron qe punetoret e saj te bejne:
Perdorin me pak leter, Marrin pjese ne dreken e perbashket per te diskutuar per
produktet e reja ose sherbimet, Bejne pune vullnetare per komunitetin Lehtesojne transicionin e puntoreve te rinj ne Kompani.
a) Identifikoni motivet dhe nevojat ne secilen prej aktiviteteve. b) Perdorni keto motive si dicka qe lexuesi perfiton nga ky
aktivitet dhe formoni paragrafe, me qendrimin JU.
Supozojme se ju jeni Kompani qe ofron keto sherbime si me poshte. Identifikoni nga disa lloje te audiences per te gjitha aktivitetet.
1. Per ta permiresuar shendetin fizik 2. Rregullimin e oborreve 3. Shitjen e laptopeve 4. Mesimi I te lexuari per te moshuarit 5. Pushime ne hotele te shtrenjta 6. Programimin e lojerave te femijeve 7. Programimin e aplikacioneve per kontabilitet 8. Programimin e aplikacioneve per llogaritjet statike te objekteve
Duhet te bindeni Komanine tuaj qe te punesoje staf permanent Kompania juaj puneson shume staf te perkohshem, disa prej te cileve I kane
mbajtur keto vende pune per disa vite me radhe. Ju deshironi ta bindeni ate qe te pakten per disa vende te I shndrroni ne vende te perhershme pune. Ju duhet te shkruani nje memo per menaxheret tuaj ne lidhje me kete. Keni parasysh keto pyetje gjate perpilimit te memos.
1. Cfare pune bejne sakte punetoret sezonal? 2. A do ti kushtoje me shume kompanise nese I ben ata te perhershem? 3. Cilat jane perparesite dhe mangesite e kompanise nese merr punetore te
perhershem? 4. Si trajtohen stafi sezonal? A paguehen mire? A marrin beneficione? A
ngriten profesionalisht? 5. Si qendron pozita e kompanise ne aspekt me konkurencen? A po rritet? Apo
po zvogelohet?
Top Related