UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I … muzliaj.pdf · arrita të përmbledh...

34
UNI FA P Tema: Përgatitja e pro rezultateve në mësimdhë Udhëheqës shkencor:K Prof. ass. dr. Shefqet Mu IVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” AKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME ocesit të mësimdhënies në favor të ënie. Kandidati: ulliqi Edon M Gjakovë, 2019 arritjes së Muzlijaj

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I … muzliaj.pdf · arrita të përmbledh...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Përgatitja e procesit të mësimdhënies në favor të arritjes sërezultateve në mësimdhënie.

Udhëheqës shkencor:Kandidati:Prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi Edon Muzlijaj

Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Përgatitja e procesit të mësimdhënies në favor të arritjes sërezultateve në mësimdhënie.

Udhëheqës shkencor:Kandidati:Prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi Edon Muzlijaj

Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Përgatitja e procesit të mësimdhënies në favor të arritjes sërezultateve në mësimdhënie.

Udhëheqës shkencor:Kandidati:Prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi Edon Muzlijaj

Gjakovë, 2019

2

Ky punim diplome u mbrojtë_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

3

FALËNDERIM

Fillimisht dua të falënderoj gjithë stafin profesional të profesorëve të Departamentit të

Programit Fillor të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për

kontributin dhe angazhimin e palodhshëm gjatë këtyre viteve të studimit.

Një falënderim shumë i veçantë i dedikohet udhëheqësittim shkencor prof. ass. dr.

Shefqet Mulliqi, për këshillat e panumërta e të çmueshme që më ka dhënë gjatë realizimit

të këtij punimi, prandaj faleminderit për mbështetjen akademike dhe profesionale.

Gjithashtu falënderoj Stafin Udhëheqës, Mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së

Mesme të Ultë “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” Uçë, ku kam ushtruar mësim praktik

gjatë studimit.

Falënderime të pakufishme kam për familjen time, për mbështetjen morale e financiare,

durimin dhe mirëkuptimin që kishin gjatë këtyre viteve studime të mia. Një falënderim i

veçantë i dedikohet motrës sime Artës për mbështetjen që ma dha gjatë viteve të studimit,

si dhe shoqërisë, do të jem përgjithmonë mirënjohës.

4

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT.......................................................................................................................V

ABSTRACT.....................................................................................................................VI

HYRJE................................................................................................................................7

KAPITULLI I

1.Mësimdhënia.................................................................................................................8

1.1Procesi i mësimdhënies.............................................................................................12

1.2 Etapat e organizimit të punës mësimore...................................................................13

1.3 Kontrollimi dhe vlerësimi………………………………………………………….18

KAPITULLI II

2.Përgatitja e procesit të mësimdhëniës.........................................................................20

2.1Planifikimi gjatë procesit të mësimdhëniës..............................................................22

2.2.Mësuesi i sukseshëm gjatë procesit të mësimdhënies..............................................23

2.3.Qëllimet dhe funksionet e procesit mësimor............................................................25

KAPITULLI III

3.Arritja e rezultateve në mësimdhënie.........................................................................26

3.1Metodat e vlerësimit.................................................................................................27

REZYME..........................................................................................................................29

REKOMANDIME...........................................................................................................31

LITERATURA.................................................................................................................33

5

ABSTRAKT

Ёshtë kënaqësi që më në fund kam arritur në këtë pikë të studimeve, dhe të kem rastin të

punoj këtë temë të studimeve përfundimtare. Padyshim që një ndihmesë të madhe kam

marr nga librat e ndryshëm në lidhje me këtë temë.

Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të ndryshëm,

arrita të përmbledh disa nga elementet kryesore që mund t’i përdor një mësimdhënëspër

përgatitjen e procesit te mësimdhënies në favor të arritjes së rezultateve të dëshiruara në

mësimdhënie, pasi përgatitja e procesit të mësimdhënies nga mësimdhënësit është çelësi

kryesor në arritjen e suksesit të dëshiruar, si dhe në arritjen e rezultateve të dëshiruara në

fund të procesit mësimor. Besoj të kem arritur sadopak qëllimin.

Fjalët kyҫe: Mësimdhënia, përgatitja, planifikimi.

6

ABSTRACT

It's a pleasure to finally get to this point of study, and to have the opportunity to work on

this subject of final studies. Undoubtedly in a great help I have received from various

books about this subject. Using a considerable number of literature and material, I

managed to summarize some of the key elements that a teacher can use to prepare the

teaching process in favor of achieving the desired learning outcomes as the preparation of

the process teaching by teachers is the key to achieving the desired success, as well as

achieving the desired outcomes at the end of the learning process.I believe I have

achieved the goal.

These words: Teaching, preparation, planning.

7

HYRJA

Është një gjë e pranuar botërisht që roli i mësuesëve në promovimin e mësimit

demokratik përmes qasjeve aktive dhe me pjesëmarrje është jetike.Suksesi i edukimit për

qytetari demokratike dhe i edukimit ne përgjithësi varet në masë të madhe nga profesioni

i mësimdhënies.1Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qëndrore në shkollë dhe shoqëri që

ka për detyrë të ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të sillen në një mënyrë të re dhe të

ndryshme nga më parë.Për mësuesin ideal është folur që nga koha e Sokratit, Aristotelit,

Pestalocit.Po çfarë është një mësues ideal sipas këtyre autorëve?Ky mësues që

konsiderohet si mësues ideal është vëzhgues, eksplorues, njohës i shpirtit, lexues i mirë,

tregimtar i hollë një njeri me horizont të gjerë, është gjithmonë një hap para të tjerëve,

është e nevojshme të përmbushë imazhin dhe mbi të gjitha të jetë human.Puna e mësuesit

është përcaktuar si njëra nga detyrat më të vështira më me përgjegjësi.Është një punë që,

për të arritur rezultate maksimale, kërkon impenjim të madh nga mësuesi, nga prindërit

dhe nga vetë nxënësit ku impenjimi i tyre duhet të jetë i më i madh, për faktin se ata që

do të marrin njohuri dhe dituri të reja.Por, më i rëndësishëm është impenjimi i mësuesit

përkundrejt nxënësit të tij. Mësuesi duhet të ketë role të shumta brenda dhe jashtë klasës.

Përcaktimi i marrëdhënieve mësues-nxënës është një çështje themelore në të cilën

ndërthuren koncepte, norma e parime kryesore të pedagogjisë, psikologjisë, dhe

didaktikës. Mësuesi dhe nxënësi janë dy bashkëpunëtorë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin

gjatë gjithë shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duke punuar nën drejtimin e

mësuesit do të përvetësojë njohuri, shkathtësi dhe shprehi që do të përcaktojnë programet

mësimore, përvetësim që varet nga puna e mësuesit dhe përkushtimi i nxënësit. Përmes

punës së tij, mësuesi, duke krijuar një partneritet të suksesshëm ndërmjet shkollës,

nxënësit dhe familjes bën të mundur përgatitjen e nxënësve për sukses gjatë procesit

mësimor, pavarësisht diversitetit kulturor të nxënësve, në mënyrë që të përfundojnë me

rezultate sa më të larta studimet e tyre dhe për të kontribuar sa më pozitivisht në jetë dhe

në komunitet. Mësuesi duhet të dijë që nxënësit kanë nevojë për shumë zotësi dhe njohuri

për të qenë të suksesshëm, por mbi të gjitha, për nxitje që të ndihen të motivuar e të zotët

në botën që ndryshon me shpejtësi rreth dijes e vlerave qytetare.

8

KAPITULLI I

1. Mësimdhënia

Shkolla është institucion i organizuar dhe i specializuar për mësimin dhe edukimin e

nxënësve, e cila ka disa funksione akademike, profesionale, shoqërore dhe qytetare në

shoqërinë demokratike. Institucioni arsimor kthehet në qendër ku merren njohuri, por

edhe vatër ku mësohet të jetohet në një shoqëri miqësie dhe solidariteti me rrezatim të

kësaj fryme edhe te nxënësit. Ajo punon në bazë të kurrikulës që shpreh politikën

arsimore të shtetit dhe miratohet nga qeveria. Atje zhvillohet një jetë e pasur sociale,

kultorore e sportive. Tërë organizimi i përgjithshëm i shkollës ka vlera të mëdha

edukative, por mësimi dhe procesi mësimor është fronti kryesor i edukimit për çdo

nxënës, pavarësisht nga kategoria e shkollës. Njohuritë e nxënësve u shërbejnë atyre si

anëtarë të shoqërisë pluraliste, me aftësi për t’i gjykuar vlerat në mënyrë të denjë për një

shoqëri demokratike.Mësimi është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të

realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që mundëson krijimin

dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë shkencore

termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e

përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të

qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës.

Mësimi karakterizohet nga një ndryshim relativisht i përhershëm. Sjellja e individit

modifikohet dhe vazhdon ta ruajë karakterin e ndryshueshëm në të ardhmen. Mësimi

karakterizohet edhe nga aftësia për të manifestuar një sjellje të caktuar, për të zbatuar atë

që është mësuar. Zbatimi mendohet se është rezultat i kombinimit të të mësuarit me

motivimet.Mësimi është një nga veçoritë që i dallon njerëzit nga çdo gjë tjetër. Ai është

tipari kryesor i zhvillimit të një njeriu qysh nga koha e fëmijërisë. Mësimi ndoshta duket i

panevojshëm ndonjëherë por nevojitet në situatat ku e pret më së paku.Mësimdhënia

është proces i orientuar drejt qëllimit, ka lidhje të ngushtë me përmbajtjen, është e

orientuar drejt një grupi të veçantë njerëzish, është proces i planifikuar, shfrytëzon disa

strategji, shfrytëzon disa mjete, karakterizohet nga funksioni i vazhdueshëm i procesit të

vlerësimit, është kompleks marrëdhëniesh, dhëniesh ose përcjellje e njohurive,

organizim i veprimtarisë së nxënësve, dhe mundësi realizimi të procesit të të nxënit.

9

Mësimdhënia dhe të nxënit janë dy kahjet e një procesi, i cili mundëson përvetësimin e

programit mësimor nga nxënësit. Kjo fushë është mjaft komplekse dhe delikate për t’u

vëzhguar. Mësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale”, është akt i të dhënit mësim i

drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të

të nxënit, që zhvillohet në proceset bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të

tjerë në mësim, ka për qëllim analizimin dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar.

Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të

strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që

të ndërrohet roli i nxënësit dhe i mësimdhënësit, ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt

aktiv) e jo spektator i thjeshtë. Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave,

teknikave) mundëson alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te

nxënësit të zhvillojë aftësitë organizative e menaxhuese, aftësi komunikative, nxit

diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e tyre. Realizimi i strategjive efikase

i jep kuptim rolit (menaxher) të mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të

shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë gjithë jetës. Termi cilësi në arsim është i lidhur

ngushtësisht me modelet bashkëkohore apo metodat e teknikat e ndryshme që përdorin

mësuesit gjatë procesit të mësimdhënies për arritjen e objektivave mësimore.

Mësimdhënia dhe të nxënit efektiv kërkojnë përdorimin e metodave të përshtatshme

pedagogjike dhe metodologjike. Mësimdhënies tradicionale “me shkumës në dorë” i ka

shkuar koha. Me këtë nuk duhen mohuar meritat dhe avantazhet e kësaj metode në situata

të veçanta, por duhet theksuar rëndësia e madhe që ka për çdo mësimdhënës, inkurajimi i

të nxënit pjesëmarrës. Ndërsa Kolbi (1984), vendos nxënësin në qendër të të nxënit, duke

vlerësuar pjesëmarrjen e tij në procesin e të nxënit, si tepër të rëndësishëm për të krijuar

përvojën e tij të të mësuarit.. Silcock dhe Brundert (2001) përcaktuan mësimdhënien me

në qendër nxënësin, si një qasje ku mësuesi është lehtësues dhe orientues i procesit të të

nxënit kundrejt mësimdhënies ku mësuesi ushtron kontroll në çdo drejtim për arritjen e

objektivave mësimorë. Një nga veprimtaritë më të zakonshme në klasë që është në fakt

baza e gjithë veprimtarive të të nxënit dhe edukimit është komunikimi midis mësuesve

dhe nxënësve. Realizohet në shumë forma gjatë gjithë kohës mësimore dhe përfshin

direkt, ose indirekt të gjithë nxënësit. Ajo synon përmirësimin e cilësisë së

mësimdhënies. Module të rekomanduara janë teknikat e të pyeturit, që përfshihen në

10

kontekstin ndërveprues të mësimdhënies. Mësuesit duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes

së nxënësve në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Mësuesi drejton dhe organizon,

ndërsa nxënësi gjithëpërfshihet. Mësuesi duhet të ndërthurë të mësuarit me tema dhe

projekte, që sigurojnë një aktivizim masiv të nxënësve. Nxënësve duhet t`u jepet shansi

që të përfshihen në punën me aparatet pedagogjike të teksteve shkollore. Kjo punë

(përgjegjësi) i përqendron ata në mendime e studime dhe mësuesit i bën aktiv për

lartësimin e nivelit shkencor në lëndën e tyre. Gjithashtu, nga mësuesit duhet të mbahet

parasysh dhe nxitja e ndjenjës së vetëbesimit tek nxënësit, gjë që është për t’u

vlerësuar.3Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes

realizimt të strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të

cilat bëjnë që të ndërrohet roli i nxënësit dhe i mësimdhënësit, ku nxënësi bëhet aktor

kryesor (subjekt aktiv) e jo spektator i thjeshtë. Procesi i mësimdhënies kërkon aftësitë

konsiderueshme për menaxhimin e një sërë detyrash e situatash që ndodhin në klasë çdo

ditë.Këto aftësi, një mësues i fiton me praktikë dhe me dëshirën për të mësuar nga

përvoja e mësuesve të tjerë.Mësimdhënia ashtu si çdo dukuri tjetër e jetës së përditshme,

ndryshon me kohën në të njëjtën mënyrë siç ndryshojnë dhe interesat e kërkesat e

nxënësve, që janë objekt i këtij procesi.2( Nijazi, Z . 2004)

11

1.1Procesi i mësimdhënies.

Procesi i mësimdhënies është një veprimtari, mision mjaft kompleks me përgjegjësi dhe i

rëndësishem. Përmes procesit mësimor përmbushet edukimi dhe arsimimi i nxënësve,

zhvillimi i aftësive, diturive, shkathtësive, formimi i shprehive si dhe formimi i

tërësishëm i përsonalitetit. Është proces vijues që fillon me lindje dhe vazhdon gjatë tërë

jetës.Për të arritur një mësimdhënie bashkëkohore dhe mirë të organizuar është më se e

domosdoshme dhe e rendësishme planifikimi dhe përgatitja paraprake për punë

mësimore. Planifikimi i punës mësimore është një nismë e mbarë, është gjysma e punës

së kryer, një tregues për mësimdhënie cilësore dhe për një mësimdhënie të suksesshme,

për një drejtim të suksesshëm të klasës duke mos lënë hapësirë për prishje të

rregullit dhe diciplinës nga nxënësit. Një mësimdhënie e paplanifikuar, e papërgatitur

dhe e paorganizuar mirë, do t’i lihej vend mësimit të rastit, të nxënit jo cilësor dhe të

paqëllimshëm. Përmes planifikimit dhe përgatitjes mësimdhënësi parasheh hollësisht se

si do të organizohet, përmbushet të nxënit gjatë një viti shkollor, gjysmëvjetori, muaji,

jave dhe një ore mësimore. Kjo nënkupton përfshirjen e faktorëve mësimorë,

planifikimin e objektivave apo rezultateve, teknikave mësimore, mjeteve apo

teknologjisëmësimore, organizimin e mjedisit të të nxënit, drejtimin e kohës që është me

shumë rëndësi si dhe njohja e stileve të të nxënit.

Planifikimi dhe përgatitja për mësimdhënie është jo vetem e nevojshme, por edhe

kërkesë për arritshmëri të larta. Prandaj procesi mësimorë është veprimtari e qëllimshme,

e palnifikuar dhe e organizuar që ndërlidh shumë çështje dhe faktor të ndryshëm.

Planifikimi i punës mësimore është një proces që kërkon përpjekje dhe përgjegjësi,

është parakusht që i paraprinë cilësisë së punës mësimore, pasqyrim që parasheh

përmbushjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies.Në shoqërinë e sotme bashkëkohore

vërtetë po ndodhin ndryshime të mëdha në të gjitha fushat.Zhvillimi i hovshëm shkencor,

teknik e teknologjik patjetër që është pasqyruar dhe ka ndikuar edhe në arsim. Shkolla

duhet të jetë ajo që të luaj rolin e saj për t’i përcjell këto ndryshime dhe të shkoj në hap

me zhvillimet e përgjithshme shoqërore, shkencore, teknologjike, kulturore. Që të arrihet

kjo gjithsesi duhet ndryshuar edhe sistemi arsimor, procesi i mësimdhënies, ashtu edhe

planifikimi i punës mësimore.

12

Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi është në qendër të procesit mësimor, ai merret

parasyshë edhe atëherë kur mësimdhënësi planifikon punën mësimore, përmbajtjen

programore, objektivat, rezultatet, teknikat mësimore, mjetet e konkretizimit, hartimin e

pyetjeve, vlerësimin etj. Prandaj sot organizohet një mësimdhënie ndryshe që nënkupton

jo ngarkimin e nxënësve me dije, por zhvillimin e aftësive, të menduarit krijues, kritik,

zhvillimin e shkathtësive e shprehive dhe zhvillimin e imagjinatës.Nxënësi është

ndërveprues, kritik, aktiv, krijues, shpreh lirshëm mendimet, vlerësues dhe

vetëvlerësues.Mirëpo që të arrihet kjo edhe mësimdhënësi duhet të ndryshoi, të jetë

krijues, bashkëpunues, ndërveprues, organizator, të sjell risi, të vihet në rolin e artistit,

autorit dhe aktorit. Krahas këtyre ndryshimeve edhe planifikimi i punës mësimore në

mësimdhënien bashkëkohore ka ndryshuar. Që të kemi një mësimdhënie të suksesshme

dhe cilësore patjetër që mësimdhënësi duhet të dijë çfarë të punojë dhe si të punojë, pra

të përgatisë një planifikim të mirëfilltë. Mësimdhënësi duhet t’i njeh nxënësit dhe aftësitë

e tyre, interesat, nevojat, dëshirat, kërkesat e tyre. Gjatë planifikimit të punës mësimore,

mësimdhënësi përgatit pyetje, cakton objektivat mësimore sipas taksonomisë së Blumit,

planifikon metodat dhe teknikat mësimore që në qendër kanë nxënësin, përgatitë mjetet

mësimore të konkretizimit, format e punës etj. Poashtu në mësimdhënien bashkëkohore

dallojnë periudhat mësimore, mënyra e vlerësimit, e qasjes ndaj nxënësit etj.

Planifikimi i punës mësimore ka qenë çështje trajtimi nga autorë të ndryshëm shqiptar,

por edhe të huaj. Në vazhdim do të paraqesim probleme të ndryshme që ndërlidhen me

procesin e planifikimit si: planprogramet mësimore, vjetore, mujore, javore si dhe planin

ditor. Në përgatitjen për zhvillimin e veprimtarive mësimore patjetër duhet planifikuar

edhe format e punës mësimore, mjetet mësimore të konkretizimit.Që mësimdhënia të jetë

e suksesshme dhe cilësore, mësimdhënësi duhet të ketë përgatitje profesionale dhe

metodike. Por edhe përgatitja e pyetjeve si dhe vlerësimi i nxënësve gjithsesi duhet të

përfshihet në planifikimin e punësmësimore.Prandaj mund të theksojmë se planifikimi i

procesit mësimor patjetër duhet të bëhet pjesë e punës së përditshme e mësimdhënësit,

me qëllim të organizimit bashkëkohor të procesit mësimor dhe ngritjen e arritshmërive

në mësimnxënie.4

13

1.2Etapa e organizimit të punës mësimore.

Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit

të punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën

përgatitore, ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se

çfarë qasje do t’i bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.Është me rëndësi të ceket se përmes

kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse,

prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5

minuta aqsa të zhvillojë kurreshtjen te nxënësit për atë që do të mësohet. Në pjesën

hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen “nxehjen” e nxënësve për të përvetësuar mësimin e

ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta e përditshme bën

lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve, stimulimin e

funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit interesim për

përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor,

respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës

mësimore.Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me

bisedë të lirë, me demostrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me

ndonjë objekt, kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë

atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të

mësimit.Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe zgjerimit të komunikimit paraqitet

qëllimi.Qëllimi i etapës hyrëse, siç theksuam edhe më lartë është që në mënyrë graduale

t’i nxisë nxënësit për punë, të vë në funksion të menduarit e tyre, të bëjë të mundur

ikuadrimin e plotë të nxënësve në mësim, të rrisë shkallën e produktivitetit dhe

efikasitetit, të rrisë pavarësinë gjatë punës së mëtejshme,etj.

14

Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re:Është etapa më e rëndësishme e punës mësimore.

Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe

përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është

parashikuar sipas planit dhe programit, duke formësuar punën mësimore në pikëpamje

didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe

paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit të definuar në njësinë

mësimore.Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që shtron kjo etapë e orës

mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë, përforcojë e

sistematizojë dituritë e përvetësuara.Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i

veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit

dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit.

Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte

(sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në

pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e

reja mësimore.Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol

me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit

duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit

mësimor.Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësaj etape mund të vlerësohen

në fazën përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrrollimit se sa

dhe si i kanë përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.

Ushtrimet në punën mësimore: Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe

ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në

organizimin e procesit mësimor.Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e

shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes së ndonjë veprimi.Ushtrimet kanë për

qëllim t’i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të veprimtarive përkatëse.Shpesh

herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e gabueshme.

Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të

dallohen duke pasur parasysh qëllimin dhe kuptimin themelor te çdonjërit prej tyre, pra,

edhe dallimet në ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i shkathtësisë

për përvetësimin e teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja

qëndrueshmërisë së diturive.

15

Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:

Ushtrime fillestare

Ushtrime plotësuese dhe

Ushtrime korrektuese

Ushtrimet mund të ndahen në:

Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj,

për zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)

Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të

përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’u shprehur drejt në

gjuhë të huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim, punimet krijuese me shkrim

të nxënësve, etj.)

Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën

e zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin,

kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të

lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes

individuale të veprimeve.Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë

përdorën rregullatorë apo mjete të veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e

ndonjë veprimtarie p.sh.gjatë ushtrimit të shkrimit fillestar përdoren fletore me vija të

ndryshme.Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në

mënyrë individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.Pra,

ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos sa i takon

aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për jetë dhe punë, për punë të pavarur e

sidomos për punë prodhuese, d. m. th. ushtrimet janë pjesë përbërëse e çdo etape apo faze

të organizimit të punës mësimore.

16

Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore: Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe

etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë me rëndësi në punën

mësimore.Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë

me qëllim ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe

shprehive të nxënësve.Përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të

përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili

mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit,

gjatë punës mësimore.Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të

bëhen pasuri e përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa.Për këtë qëllim organizohet

përsëritja, që në tërësinë e procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë

didaktike.Prandaj, etapa e përsëritjes në punën mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në

harmoni me planin e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta.Ajo është pjesë

përbërëse e procesit mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar

aplikohet gjatë gjithë zhvillimit të punës mësimore.Përsëritja dhe përforcimi janë dy

forma ose dy nivele të njohjes mësimore, sepse kanë një burim zhvillimin e mësimit,

përmbajtjet mësimore të zhvilluara më parë dhe përsëritja është fazë e natyrshme për

thellimin dhe sistematizimin e njohurive.Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të

orës, por edhe gjatë orës.Ajo organizohet kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana

e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me

pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj.Përsëritja është e lidhur ngushtë me

përforcimin e diturive e cila në esencë kërkon sistematizim në procesin e njohjes

mësimore të mësimdhënies, pa kërcenime, pa lëshime, respektimin e aftësive intelektuale

të nxënësve, etj. Prandaj edhe procesi i përsëritjes dhe përforcimi mbështetet në

procedura ngjashme me procesin e zhvillimit të mësimit të ri që shkohet prej së afërmes

nga e largëta.Nga kjo që thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë

zhvillimit të mësimit të ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimin e

kaluar. Pra, njohuritë e fituara më parë mund t’i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’i

kuptuar më lehtë njohuritë e reja.

Detyrat e shtëpisë të nxënësve: Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e

rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i

organizimit.Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton

17

vazhdimin e detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në

shtëpi.Përmes tyre bëhet aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për

përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.

Vlera e detyrave shtëpiakeështë e dyfishtë:

1. Arsimore (nxënësit i përgatitë dhe i aftëson për punë të pavarur në përvetësimin,

thellimin dhe zgjerimin e diturive).

2. Edukative (krijojnë shprehi për punë sistematike, planifikim të kohës dhe

angazhimeve, duke e rritur nivelin e përgjegjësisë ndaj obligimeve si dhe përgatitin për

veprime vetëvlerësimi).

Didaktika ka përcaktuar disa kërkesa ndaj detyrave mësimore: të jenë konkrete, të

paraqiten qartë dhe bukur, të mos krijojnë mbingarkesë për nxënësit. Që të përmbushen

këto, nxënësit duhet të kenë të qartë metodikën e punës për kryerjen e detyrave, si duhet

punuar me librin, si duhet mbajtur shënimet, kur duhen zgjidhur detyrat e vështira e kur

ato të lehtat, si duhet bërë vetëkontrolli, etj.Gjithashtu për përmbushjen e këtyre detyrave

duhen krijuar kushte të volitshme për punë si dhe kërkohet angazhimi i mësimdhënësit,

prindërit dhe i vetë nxënësve.Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të

ndahen në:

detyra me shkrim, detyra me gojë dhe detyra praktike.

Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:

detyra përgatitore, detyra për ushtrime dhe detyra për përforcim.5

18

1.3 Kontrollimi dhe vlerësimi

Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet.

Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një

kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë

kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse

nuk ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë

mësimit, në shkollë ose në shtëpi.Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është

shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e

thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen

sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa më saktë dhe në mënyrë të

pavarur.Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive:Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive

të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës mësimore, është një fazë shumë e

rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i

përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.Kontrolli i nxënësve, si një

etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të jetë pjesë përbërëse e

çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e mësimdhënësit për efektet e

punës së vet.Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por kryesisht është pjesë përbërëse

e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe shkathtësitë dhe shprehitë e

fituara.Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:

kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë

verbale (bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe

prej tij kërkohet që në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.

kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me

shkrim të nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të

ndryshme, përmes zgjidhjes së detyrave në tabelë.

kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të

ushtrimeve (punëve) të ndryshme.

19

Duke e kontrolluar procesin e të menduarit të nxënësit, mësuesi përcakton rrugën e drejtë

apo të tërthortë, mekanike apo logjike që ka ndjekur nxënësi për të arritur në

përgjithësime, në konkluzione, në formulimin e ligjeve, etj. Nga fillimi deri në fund të

këtij procesi është e rëndësishme që të krijohet atmosferë serioze pune dhe pa tension.

Këtu ka rolin e vet shprehja e mësuesit, mimika dhe qëndrimi i tij.Pra, kontrollimi i

diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve luan rol shumë pozitiv në përcaktimin

e asaj se sa janë të qëndrueshme njohuritë e përvetësuara të nxënësve, se në çfarë mënyre

i kanë kuptuar (përvetësuar) njohuritë e zhvilluara më parë, në ç’ nivel janë ato d.m.th., sa

janë në gjendje që nxënësit t’i manifestojnë ato praktikisht, etj.Siç cekëm më lartë, edhe

vlerësimi i diturive të nxënësve është pjesë përbërëse e organizimit të punës nësimore si

dhe është një veprim shumë i ndjeshëm, si në aspektin pedagogjik ashtu edhe në atë

psikologjik.Qëllimet për të cilat aplikohet vlerësimi, shikuar nga aspekti i vlerës dhe

rëndësisë që ka gjatë procesit të punës mësimore, janë mësimore, diagnostike dhe

orientuese. Sa i takon formës se si bëhet vlerësimi, ai mund të jetë: në

formë numerike, përshkruese (deskriptive) dhe me anën e testeve.Përmes vlerësimit,

mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve,

gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe

dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës (mësimit), aftësinë e të

vlerësuarit kritik, etj.Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i

diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i

plotë dhe objektiv, sa më i drejtë dhe i saktë, mësimdhënësi gjithmonë duhet të merret me

tërë klasën dmth në klasë të ketë gjithëperfshirje e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet

e arritjeve të nxënësve t’i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në momente të

caktuara.6(Murati, Xh. Tetov)

20

KAPITULLI II

2. Përgatitja e procesit të mësimdhëniës

Është e pamundur që të përballohet klasa gjatë 45 munutave, pa menduar se ç’duhet të

mësojnë nxënësit dhe si do ta mësojnë atë që jepet.Duhet të dihet me saktësi se cilat janë

objektivat e orës mësimore, cila është përmbajtaja e saj dhe si realizohen ato.Por, para se

të planifikojë orën e mësimit, mësuesi duhet të mësojë të planifikojë dhe të mësojë si

zhvillohet mësimi. Nëse dëshironi tëkeni sukses në punën tuaj, duhet të mëndoni me

kujdes për hartimin e planit të çdo ore mësimore. Planifikimi i kujdesshëm i orës së

mësimit garanton njohjen e përmbajtjes nga mësuesi. Ai ndihmon mësuesin të ketë besim

në atë që bën. Për nxënësin ka rëndësi të kuptojë që ora e mësimit është e përgatitur, se

mësuesi i ka kushtur kohë dhe vemendje orës së mësimit.Planifikimi i orës e bën

mësuesin më të strukturuar, organizuar e ndihmon dhe i renditë çështjet sipas një radhe të

caktuar. Njëkohësisht, ai garanton kohë optimale për çdo detyrë që jepet në

klasë.Plaifikimi është një proces sistematik për të vendosur sa dhe si do të nxënë

nxënësit. Mësuesit marrin një vendim çdo dy minuta, gjatë mësimdhënies (Klark dhe

Pitërsën ,1986).Por këto vendime që e bëjnë të mendojë mësuesin vazhdimisht, janë pjesë

e procesit vendimarrës që e karakterizon mësimdhënien. Gjithashtu, mësuesit marrin edhe

vendime të tjera si ato që kanë të bëjnë me përmbajtjen e mësimit, metodat e

mësimdhënies, si shpjegimi, të pyeturit, diskutimi; mësuesit ndjekun proceset e të

menduarit të nxënësve, deri në çfarë niveli, “thellësie”, duhet ta zhvillojë, mësimin për të

zhvilluar të menduarit e lartë të nxënësve. Detyra kryesore e mësuesit është të ndërtojë

veprimtari mësimore, të cilat të përmbushin arritjet e rezultateve të të nxënit që

parashikohen në objektiva. Në fillim të mësimit është e nevojshme që mësuesi të ketë ide

se ç’lloj i të nxënit është i përshtatshëm për nxënësit e tij, dhe pastaj si ta zhvillojë

mësimin, që të lehtësojë të nxënit. Mësuesi duhet të bëjnë plane ditore të qarta, të

detajuara e të mbështetura në parimin për ndërtimin e tyre, mësuesit me përvojë më

shpesh mbështeten në përvojën e tyre, për të ndërtuar të gjithë procedurën e mësimit.Kjo

21

nuk do të thotë që plani ditor të mësuesve me përvojë të jenë më pak të detajuar nga ato

të mësuesve fillestarë, mësimi ka nevojë për planifikim dhe është e padiskutueshme.

Tipare dalluese dhe mbizotërues i mësimdhënies, si veprimtari e organizuar, është procesi

i emërtuar planifikim. Në rast se dëshironi të jepni mësim në mënyrë sistematike, atëherë,

do t’u duhet t’i kushtoni planifikimit një pjesë të konsiderushme të kohës dhe

veprimtarisë tuaj, duke vendosur, kështu, se çfarë dhe si doni që të mësojnë nxënësit.

Mësuesit model shfaqin tri tipare të pëbashkëta; zotërojnë shprehi shumë të organizuara

planifikimi, u përciellin ose u transmetojnë qartë dhe me efektshmëri nxënësve objektivat

e mësimdhënies, si dhe kanë nivele të lartë kërkesash për nxënësit e tyre.Planifikimi është

një pjesë e rëndësishme e punës së çdo mësuesi.Zemra e planifikimit është marrja e

vendimeve, pasi që për çdo plan mësimor që mësuesi duhet të bëjë i duhet të vendos se

cilat janë objektivat ose qëllimet për çdo veprimtari, cilat mjete janë të përshtatshme për

të zhvilluar veprimtarinë, cilat metoda dhe teknika duhet të përdoren që të pëmbushen

objektivat dhe se si do të vlerësoni arritjet e nxënësve. Ky proces i marrjes së vendimeve

është sa i vështirë dhe i komplikuar pasi ka shumë strategji mësimdhëniesh dhe variante

veprimtarish sa ka edhe mësues. Planifikimi është një aktivitet i cili përfshinë vendime që

kanë të bëjnë me “fundin” ( qëllimin e organizatës, dhe objektivat), me “mjetet” (planet),

mënyrën e qeverisjes, politikat dhe rezultatet. Organizimiplanet duhet të vihen në zbatim.

Kjo përfshinë organizimin dhe kordinimin e detyrave në detaje si burimet njerëzore e

materiale që duhet për t’i kryer ato, një çështje kyç këtu është komunikimi. Motivimi për

të hartuar planet dhe për t’i realizuar ato, menaxherëve u duhet angazhimi i punonjësve.

Kontrolli para se gjithash kontrolli është parë si një proces që mat progresin ose

korrigjon gabimet dhe shërben si një mekanizëm për të gjitha veprimtaritë e menaxhimit.

Funksionet bazë të kontrollit janë:

Vendosja e standardeve të kryerjes së punës (performancës)

Të masësh performancën përkundrejt standardeve të vendosura

Të ndërmarrësh veprime për të korrigjuar aty ku është e mundshme, përshtatshme

Në planifikimin e mësimit në klasat joformale janë thelbësore dy elementë: Të vendosesh

se çfarë dëshiron të përmbushet dhe se si do të ecët për të përmbushur atë. Kjo kërkon që

mësuesi dhe nxënësit t’i drejtojnë vetës pyetjet e mëposhtme:

22

Çfarë dua të arrij?

Si do ta arrij atë?

Kush do t’i përmbushë ato?

2.1 Planifikimi gjatë procesit të mësimdhënies

Mësimdhënia është proces i orientuar drejt qëllimit, drejt një grupi të veçantë njerëzish ka

lidhje të ngushtë me përmbajtjen, është proces i planifikuar, shfrytëzon disa strategji, disa

mjete, karakterizohet nga funksioni i vazhdueshëm i procesit të vlerësimit, është

kompleks marrëdhëniesh, dhëniesh ose përcjellje e njohurive, organizim i veprimtarisë së

nxënësve, dhe mundësi realizimi të procesit të të nxënit. Mësimdhënia dhe të nxënit janë

dy kahjet të një procesi, i cili mundëson përvetësimin e programit mësimor nga nxënësit.

Kjo fushë është mjaft komplekse dhe delikate për t’u vëzhguar, analizuar dhe

vlerësuar.Mësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i

drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të

të nxënit, që zhvillohet në proceset e bashkëveprimit me nxënës. Mësimdhënia është ajo

që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të strategjive të llojllojshme

e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të ndërrohet roli i

nxënësit dhe i mësimdhënësit, ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo

spektator i thjeshtë. Procesi i mësimdhënies kërkon aftësitë konsiderueshme për

menaxhimin e një sërë detyrash e situatash që ndodhin në klasë çdo ditë.Këto aftësi, një

mësues i fiton me praktikë dhe me dëshirën për të mësuar nga përvoja e mësuesve të

tjerë.Mësimdhënia ashtu si çdo dukuri tjetër e jetës së përditshme, ndryshon me kohën në

të njëjtën mënyrë siç ndryshojnë dhe interesat e kërkesat e nxënësve,( Nijazi, Z. 2004).

Mësimdhënia është para se gjithash ndihmë për nxënësit se si ata të mësojnë se sa

mbushje e kokave të nxënësve me fakte e informacione të llojllojshme. Mësuesi dhe

nxënësi marrin pjesë në procesin e përbashkët të të nxënit. Mësimdhënia nuk do të thotë

të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit të jenë të lirshëm me pyetje

dhe përgjigjet e tyre gjatë procesit mësimor.Dimensioni parësor i mësimdhënies është

zgjerimi dhe ngritja e lidhjeve në mes të mësuesit dhe nxënësit, si dhe lidhja e dijeve të

caktuara nga lëndë të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë nxënësve se si të

integrojnë dije të caktuar dhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në botën në të

cilën na rrethon. Në fund, mësuesit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e

23

nxënësve të tyre dhe të përpiqen që ato mundësi t’i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e

tyre dhe kështu të shndërrohen në të mirë të intelegjencës së tyre dhe në mundësi që të

japin më tepër ( Musai, B. 1999).

2.2 Mësuesi i sukseshëm gjatë procesit të mësimdhënies.

Mësuesi duhet të ndërgjegjësohet për vendimet që lidhen me procesin, teknikat dhe

aspektet metodologjike të përgatitjes së mësimit në mënyrë që të arrihen objektivat e

parapara për atë orë mësimore.Ekzistojnë modele të ndryshme të planifikimit të orës

mësimore, qëllimi ynë nuk është t’ju paraqesim modele të ndryshme për planifikim, por

t’ju paisim me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në

planifikim.Mësuesi duhet të vendosë për përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave

mësimore, këta janë hapat kryesorë për të hartuar një orë mësimore të suksesshme, pasi

ato sigurojnë një strukturë të planifikimit mësimor dhe e lidhin atë me kultivimin e

vlerave shoqërore dhe profesionale të mësuesit.Është shumëe rëndësishme që mësuesi të

zotërojë disa njohuri që vendimet e tij të jenë të drejta dhe të merren në çastin e

duhur.Disa nga njohuritë janë;

Njohuritë për qëllime dhe objektiva mësimore.

Mësuesi duhet të vendosë për përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave mësimore gjë që

mund ta vërtetojë në fund të orës se a ka mundur t’i realizojë objektivat e parapara në

planifikim.

Njohuritë për nxënësit.

Mësuesi e zhvillon mësimin për nxënësit, pra në një kuptim të tillë nxënësit janë klientë

të mësuesit dhe që të jenë të suksesshëm, ai patjetër duhet që të kuptojë dhe përceptojë

nevojat e nxënësve. Faktorët që kanë ndikim të madh në të nxënët e nxënësve janë

aftësitë dhe arritjet e tyre vetjake (duke perfshirë këtu zellin e tyre për të nxënë, stilet e të

nxënit, konceptet për veten), shokët dhe bashkëmoshatarët, familja e tij etj. Të gjitha këto

janë ”dritare”përmes të cilave mësuesi vështron nevojat e të nxënit.

Njohuritë për lëndën.

Aspekti i dytë i planifikimit të procesit mësimor është zotërimi i njohurive lëndore.

Zotërimi i njohurive për lëndën e veçanërisht për klasën ku zhvillon mësimi, është e

domosdoshme jo vetëm si njohuri tërësore por edhe mënyrën e organizimit të

24

informacionit, koncepteve etj. Organizimi i përmbajtjes, të paraqitura në programin dhe

tekstet shkollore, bëhët me qëllim që të jetë më e lehtë për t’u mësuar nga nxënësi.

Njohuritë për metodat mësimore.

Elementi i tretë në procesin e planifikimit të mësimit janë metodat mësimore.Zotërimi i

këtyre njohurive e bën mësuesin të ndërgjegjshëm për strategjitë e ndryshme mësimore,

me anë të të cilave ai vë në përdorim sjelljet kryesore dhe ato ndihmëse.Në kuadrin e

metodave mësimore mësuesi merr edhe vendimet e mëposhtme;

– rtmi i përshtatshëm për materialin që do të mësohet;

– mënyra e paraqitjes së materialit;

– organizimi i klases;

– menaxhimi i klasës;

Të gjitha këto vendime janë në koherencë me njëra-tjetren dhe të lidhura me objektivat e

mësimit.Një aspekt tjetër i njohurive, të mësuesit për metodat mësimore është edhe

përzgjedhja e materialeve të mësimdhënies. Mësuesi me kalimin e kohës dhe fitimin e

përvojes në mësimdhënie, e ka shumë më të lehta dhe më të qarta elementet që janë të

domosdoshmë në planifikim;

1. Njohuri për qëllimet dhe objektivat;

2. Njohuri për karakteristikat e nxënësve;

3. Njohuri për metoda mësimore.

Të gjitha këto elemente mësuesi mund t’i fitojë përmes burimeve të ndryshme, si

materiale të botuara, studime, kualifikime nga përvoja praktika që bënë gjatë

mësimdhënies, etj.

25

2.3 Qëllimet dhe funksionet e procesit mësimor.

Qëllimet dhe funksionet e procesit mësimor janë të shumta disa prej tyre janë. Së pari,

planifikimi ndihmon mësuesin të mendojë qartë për tipin e të nxënit që dëshiron të

ndodhë në një mësim të veçantë dhe të lidhë objektivat mësimore, me atë që di për

nxënësit dhe me vendin që zë mësimi konkret në programin e lëndës.Së dyti, përgatitja e

procesit të mësimit e ndihmon mësuesin të mendojë për strukturën dhe përmbajtjen e

mësimit. Kjo përfshinë në mënyrë shumë të rëndësishme mendimin rreth sasisë së kohës

që do t’i kushtohet çdo veprimtarie. Njëra prej mjeshtërive më të rëndësishme në

mësimdhënie është ajo e gjykimit, sa kohë do të hargjohet në secilën veprimtari të

mësimit.Së treti, planifikimi i mirë zvogëlon në mënyrë të konsiderushme kohën që

mësuesi duhet të mendohet gjatë mësimit, për zhvillimin e tij, pasi që çdo pjesë e orës

është e dedikuar për pjesë të caktuar të lëndës mësimore.Së katërti, planifikimi çon në

përgatitjen e të gjitha materialeve, burimeve dhe në përgjithësi të paisjeve që nevojiten,

p.sh, duke pasur materiale të përgatitura, të gatshme, detyra apo fishe shtesë që t’u jepen

nxënësve, kur ata plotësojnë ose përmbushin detyrat më shpejt nga të tjerët, atëherë

përparimi në mësim bëhet shkallë shkallë dhe me efiksitet.Qëllimi i pestë i planifikimit

është mbajtja e shenimeve tuaja në fund të mësimit, çka mund të sigurojë një orientim të

vlefshëm për planifikimin e më vonshëm se a ka pasur sukses apo jo metoda që ka

përdorur, është shumë e vlefshme të mbahen shënime në fund të çdo ore mësimi për

problemet që janë më të rëndësishme dhe që do të duhet për t’i rishikuar përsëri në orët e

ardhshme. Shënimet i duhen mësuesit për të ndihmuar kujtesën.

26

KAPITULLI III

3. Arritja e rezultateve në mësimdhënie

Shumë shpesh mësimdhënësit kanë konfuzitet gjatë identifikimit të llojeve të vlerësimit,

instrumenteve të vlerësimit dhe metodave të vlerësimit, andaj po japim disa informacione

që ka të bëjë me metodat e vlerësimit. Vlerësimi i organizuar mirë në klasë do të thotë një

klasë aktive,cilësi në nxënie, efektivitet në mësimdhënie dhe motivim të shtuar të

nxënësve. Përqëndrimi gjatë procesit të vlerësimit vihet në zhvillimin e shkathtësive

psikomotorike, shkathtësive komunikuese dhe në fushën emocionale. Motivimi është një

prej burimeve më efektive të cilat promovojnë rezultate të mira në të nxënit dhe në

vlerësim, që do të thotë së mësimdhënësit i duhet të hulumtojë faktorët që krijojnë

motivim dhe si mund ta mbështet vlerësimi motivimin apo të ketë efekt të kundërt. Mbi

këtë bazë mësimdhënësit mund ta përdorin vlerësimin për të identifikuar njohuritë dhe

përvojat të cilat nxënësit i sjellin në detyrat e tyre, në mënyrë që të planifikon

mësimdhënien, të rafineron programet mësimore për t’i plotësuar nevojat individuale dhe

ato grupore. Poashtu vlerësimi përdoret për të monitoruar progresin e nxënësve dhe për të

zbuluar se çfarë llojë nxëniesh po ndodhin d.m.th., se sa po përmbushën rezultatet

mësimore të përcaktuara në kurrikulën e lëndës dhe se cilat janë vështirësitë në nxënie.

Vlerësimi përdoret për të ndërtuar portfolien e të arriturave të nxënësit në njohuri,

shkathtësi, qëndrim dhe vlera e tij është kompetent, që bëhen bazë për raporte ose për

certifikim për mundësi të shkollimit në vijim. Vlerësimi poashtu luan rol edhe në

sigurimin e informacioneve edhe për evolimin dhe rishikimin e programeve mësimore

brenda dhe jashtë shkollës dhe efekasiteti i tyre. Vlerësimi në klasë lejon një

shumëllojëshmëri të metodave të vlerësimit që për bazë ka përmbajtjet e kurrikulës

zyrtare duke zgjedhur metoda të përshtatshme me rezultatet mësimore.Metodat e

vlerësimit duhen të sigurojnë tregues të arritshmërisë së nxënësit të qëndrueshme dhe të

kuptueshme.Metodat e vlerësimit nuk duhet të ndikohen nga njëanëshmëri e shkaktuar

nga faktorë që nuk janë relevantë me qëllimin e vlerësimit.Për lëndë të ndryeshme dhe

27

për njësi dhe tema të ndryshme nevojiten të zgjedhen edhe metoda të ndryshme të

vlerësimit të përshtaten rezultateve mësimore të nxënies të temës përkatëse të kurrikulit,

tëzgjedhen ato të cilat promovojnë zhvillimin e rezultateve të dëshiruara, që përfshijnë

kompetencat e dëshiruara(MASHT.2017).

3.1 Metodat dhe vlerësimi

Vlerësimi është gjykimi i vlerës ose dobisë së materialeve a metodave, për qëllime të

caktuara. Ai kërkon marrjen e vendimeve për tema të debatueshme, duke i mbështetur

këto vendime me arsyje të forta dhe gjykime të bazuara. Gjykimi për vlerësim ka të

njëjtën vlerë, si edhe elementi krijues për sintezën. Vlerësimi është krijimi i gjykimeve

cilësore dhe sasiore mbi masën për përmbushjen e kritereve të caktuara. Kriteret mund të

përcaktohen nga nxënësit vetë ose t’i jepen atij të gatshme. Pyetjet vlerësuese u kërkojnë

nxënësve të shprehin gjykimin e tyre, si dhe të japin kriteret mbi të cilat bazohen. Në

mënyrë që të funksionojë në nivelet e vlerësimit, nxënësi duhet (1) të krijojë standarde

ose vlera të përshtatshme dhe (2) të përcaktojë shkallën e përputhjes së idesë ose objektit

me standardet ose vlerat. Meqenëse nxënës të ndryshëm kanë vlera të ndryshme, atëherë

është e natyrshme se, për të njëjtën pyetje vlerësimi, do të merren përgjigje të ndryshme.

Mësuesi mund të përdorë pyetje vlerësimi për t’i ndihmuar nxënësit të mësohen të jetojnë

së bashku dhe të pranojnë pikëpamjet e ndryshme të të tjerëve, duke i përgatitur, në këtë

mënyrë, të jetojnë në shoqëri demokratike. Gjithashtu mund të përgatiten nxënësit të

mbajnë qëndrim ndaj çështjeve të ndryshme me pyetje të tilla verësimi si për shembull:

“Çfarë mendoni se është më mirë / më keq ose më e rëndësishme ?”. Por, duhet të keni

kujdes, gjithmonë kërkoni racionalen. Mendimet, në shumicën e rasteve, janë irracionale.

Kategoria e vlerësimit e vendos kategorinë e analizës në një përmasë tjetër. Pyetjet

vlerësuese kërkojnë që nxënësi krahas analizës, të japë edhe gjykime. Kriteret e

gjykimeve duhet të dallohen qartë; gjithashtu, nxënësi duhet të marrë notën, në përputhje

me shkallën e plotësimit të kritereve për cilësinë e përgjigjes së vlerësimit. Ashtu sikurse

edhe kategoritë e mësipërme, edhe vlerësimi përbëhet nga dy nënkategori: Gjykimet e

mbështetura mbi provat e mbrendshme, kjo përbënë gjykimin e saktësisë nga kritere të

brendshme, si për shembull, saktësia dhe qëndrueshmëria logjike (stili i qëndrueshëm,

zhvillimi logjik, formulimi i saktë). Gjykimet e mbështetura në provat e jashtme,

28

vlerësimi i materialeve nëpërmjet kritereve të përshtatshme për tipin e vet (peshimi i

rrugëzgjidhjeve dhe veprimeve të ndryshme, vlerësimi i praktikave shëndetësore,

krahasimi i produkteve me vepra të përkryera etj).(Musai, B. 2003)

Detyrat individuale: Për të thelluar të kuptuarit të (njësisë) temës mësimore, zbatimin e

njohurive, zgjidhjes së problemeve, arsyetimet, përfundimet, ndërlidhja me jetën reale

dhe zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies dhe nxënies realizohet përmes detyrave

individuale.Karakteristikë e kësaj metode është analizimi i kërkesave shtesë në librin e

nxënësit, dokumentarë të ndyshëm dhe në krijimin e hartës së koncepteve.Projektet

individuale: Me këtë metodë të vlerësimit përfshinë zgjedhja dhe përdorimi i provave

(dëshmive) për të identifikuar, përshkruar, analizuar dhe për të nxjerrë konkluzione në

lidhje me çështjen apo problemin e veçantë.Duhet të përfshihen shumë shpesh nxënësit

në një sërë aktivitetesh për një kohë të konsiderueshme në mënyrë që të punojnë në

mënyrë individuale.Nga mësimdhënësi kërkohet që të i planifikojë strategjinë e

mbështetjes në përqëndrim në shkathtësi të mësimit.Për karakteristikë ka shfrytëzimin e

burimeve sekundare – detyrat e planifikuara nga mësimdhënësi dhe burimet primare që

përfshinë grumbullimin e të dhënave nga provat, eksperimenti apo edhe nga

terreni.Projektet grupore: Me metodën e projekteve grupore zhvillohet përgjegjësia

individuale, ndërvarëshmëria sociale dhe zhvillimi i shkathtësive personale.

Karakteristikë ka formën e organizimit të aktiviteteve, identifikimi i roleve të anëtarëve të

grupit, produkti duhet shkruar.Anketat: Me anë të anketave verifikohet përvetësimi i një

njësie apo i disa njësive mësimore, bëhet intervistë dhe/ose dokumentet janë të

rishikuara.Për të mbledhur informacione përdorën pytësor ose tabelat e të dhënave,

konkludimet nxirren në bazë të të dhënave, përgatiten edhe raportet.Për karakteristikë ka

se aktivitetet janë të planifikuara.Aktivitetet e vëzhgimit: Me këtë metodë bëhet

grumbullimi i shënimeve në mënyrë sistematike dhe duke evidentuar saktë ngjarjen në

kohën e duhur dhe në momentin e duhur, momentet shënohen për secilin nxënës.

Realizohet përmes intervistës me secilin nxënës apo edhe grupor, ndërsa lista e kontrrollit

bazohet në komentet e mbledhura. Për karakteristikë kashënimin dhe regjistrimin e

komenteve në një faqe të veçantë për secilin nxënës.Shfaqja dhe ekspozita: Për

29

shpërndarjen e informatave më së miri është që të organizohet dhe të të bëhet transmetimi

i tyre.Informacioni kthyes apo edhe vërejtjet duhet të dërgojnë në reflektim.

Vizitat në terren: Përmes kësaj metode realizohet vlerësimi si: skicimi i projektit në teren,

vrojtohet, bëhet harta orientuese, përgatitet harta e koncepteve, përdoret dhe studiohet

literatura, bëhet diskutimi pas vizitës dhe përgatitet raporti i vizitës. Si karakteristikë ka

planifikimin e mirë të aktiviteteve.Prezantimet me gojë: Është një nga metodat mjaft

motivuese për vlerësim e në veçanti ata të cilët nuk e preferojnë të shkruarit. Është

tregues i fuqishëm i shkathtësisë së komunikimit, nxënësitprezentojnë raporte me gojë

para audiencës si psh., drama që ka një forum të mirë dhe ka mundësi të madhe për

debate dhe diskutime. Ka për karakteristikë diskutimin dhe bashkëveprimin e nxënësve

brenda grupit. Të dëgjuarit: Duhet që me kujdes të përgatiten pytjet (kërkesat), kjo

zhvillon një spektër të gjerë shkathtësish (komunikimi, qëndrimet dhe vlerat dhe

shkathtësia e koncentrimit dhe të dëgjuarit) bashkëpunimi në grup , përmbledhje të

shkurtëra. Karakterizohet me kohë zgjatjen e përkushtimit të vëmendjes, përshtatëshme

risë dhe saktësisë së informatës.Libri i hapur: Planifikohet me shumë kujdese dhe

përdorët për të gjetur njësinë apo temën, jo për përgjigjen e pytjeve në libër. Ka për

karakteristikë përdorimin e referencave të ndryeshmë.Punimet praktike:Jepen udhëzime

dhe vrejtje të nevojshme në mënyrë që të zhvillohen kompetencat e caktuara. Niveli i

njohjes së paisjeve dhe konkludimet e nxjerrura nga matjet.Për karakteristikë ka

procedurat që duhet përvetësuar.Aktivitetet kreative:Duhet të bëhen një numër i

ushtrimeve për matjen e të kuptuarit të koncepteve, shfaqet niveli i kompetencave, bëhet

punë individuale dhe grupore. Për karakteristikë ka simulimin, intervistat, debatet.Testet

dhe eset:Janë shumë motivuese për disa nxënës e në veçanti që kanë dëshirë shkrimin, në

mënyrë të shpejtë dhe të besueshëm bëhet vlerësimi i arritjeve të nxënësve, janë të lehta

për të organizuar dhe vështira për korigjime.Mundësi e madhe në përfshirjen e nxënësve

në riorganizimin e argumenteve fakteve dhe ideve për të përmisuar efektivitetin e

nxënies.Përdorimi i referencave të ndryeshme. Karakteristikë e së cilës është se bëhen

teste individuale dhe grupore, me kohzgjatje të kufizuar, poashtu edhe esetë vlerësojnë

30

një numër të shkathtësive të nxënësvepor janë me kohë të kufizuar dhe ese të cilat janë të

bazuara në burime. (MASHT.2017).

REZYME

Nga analiza e studimit të kësaj çështje, kam arritur gjer te këto rezultate

përfundimtare.Mësimdhënia është komunikim mes palësh, ndërtohet për qëllime të

caktuara. Mësimdhënia dhe të mësuaritjanë të lidhura me edukimin dhe realizohet krahas

shkollës, edhe nga një sërë faktorësh e mjetesh të tjera, që shoqëria ka në dispozicion.

Lidhur me këto qëllime përpunohet një përmbajtje e caktuar e shprehur në plane,

programe, tekste, që realizohet mes dy palësh si mësues-nxënës, në kushte të caktuara

mjedise shkollore, mjete didaktike etj. Pra mësimdhënia është veprimtari e planifikuar me

qëllim dhe objektiva të qarta, është e lidhur me të nxënit, është veprimtari kur mësuesi

bashkëvepron me një apo më shumë nxënës. Mësimdhënia është një proces para-veprues,

bashkëveprues dhe pas-veprues. Është veprimtari e planifikuar, ku përfshihen objektivat,

përmbajtjet, zgjedhja e formave, e metodave, e teknikave, mjeteve dhe menyrat e

vlerësimit, pra përfshinë në terësi një veprimtari intelektuale dhe emocionale. Përgatitja e

procesit të mësimdhënies në favor të arritjes së rezultateve në mësimdhënie ka rendësi të

madhe për të arritur suksesin e dëshiruar ne rezultate në fund të procesit mësimorë, ku

duhet të kalojë disa hapa të cilet edhe i kam cekur më lartë si:Etapa e organizimit të

punës mësimore që kanë rendësi të madhe në arritjen e rezultateve në mësimdhënie, duke

e përfshirë hyrjen apo përgatitja në punën mësimore, realizohet në pjesën e parë të orës

mësimore.Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re po ashtu është etapa më e rëndësishme e

punës mësimore.Ushtrimet në punën mësimore si pjesë përbërëse e punës mësimore janë

edhe ushtrimet në punën mësimore ato përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në

organizimin e procesit mësimor.Detyrat e shtëpisë të nxënësve:Detyrat e shtëpisë të

nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga

aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive:

Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës

31

mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës

bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të

nxënësve e hapa të tjerë të cilët janë të rendësishëm për arritjen e rezultateve në

mësimdhënie. Duhet tëkuptohet se si mund të përdorën metodat dhe idetë e përgjithshme

e fundamentale të vlerësimit për të përmisuar nxënien e nxënësve dhe efikasitetin e

mësimdhënien e mësimdhënësve. Këtë do ta arrijnë mësimdhënësit duke mësuar për

konceptet metodat dhe procedurat teorike dhe teknike edhe për vlerësim të shkallës së

gjërë edhe për atë të bazuar në klasë, dhe duke i zbatuar këto baza nëmësimdhënien e

tyre.Rendësi të veçantë duhet ti kushtohet edhe formave të vlerësimit si të: detyrave

individuale, në grupe, anketave, aktiviteteve kreative, testeve dhe eseve, punimeve

praktike, libri i hapur që është për të gjetur njesin, duhet ti kushtohet vemëndje edhe të

dëgjuarit, vizitave në teren, ekspozitave, prezantimeve me gojë etj.Është detyrë e

mësimdhënësit njohja dhe përdorimi i tyre. Liria akademike e mësuesit për të përzgjedhur

në morin e risive psiko-pedagogjike e didaktike, atë që i duket më e përshtatshme, atë që

mund të realizojë më lehtëkushtet e shkollës apo klasës ku jep mësim, do të kthej në

traditë efiktive në fushën e mësimdhënies dhe në atë të të nxënit. Informacione dhe dije

që nxënësit i marrin me mjetet të ndryshme shpesh janë të pakontrolluara dhe krijojnë një

rreth vicioz. Mësuesi është njëri nga aktorët që duhet të kontrrolloj për daljen nga ky

rreth. Ç’do strategji, metod apo teknikë është joefektive dhe e dështuar, në qoftë se nuk

do t’i jap mësuesit pritshmërinë e parashikuar. Nuk mundet të jepen receta nga askush

dhe në asnjë kohë për strategjinë dhe metodat që përdoren në orën e mësimit, gjithçka

është në dorën e mësimdhënësit, i cili ka parasysh grupin e individëve që ka klasa.

32

REKOMANDIME

Për DKA ( Drejtoria komunale e arsimit )

Përmirësimi i kushteve infrastrukturore;

Inkuadrim në shkollë i bashkëpunëtorëve profesionalë (pedagogut, psikologut

etj.);

Më shumëpërgatitje,planifikim ne favor te arritjes së rezultateve në mësimdhënie;

Sigurim i kushteve për mirëmbajtjen e klasave;

Mbikëqyrje më e madhe nga MASHT;

Investime në teknologji për mësim më efektiv dhe efikas;

Për MASHT ( Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë )

Sigurimi i fondeve për mësim plotësues. Njëherësh, duhet shtuar angazhimet dhe

përpjekjet për përmirësim

Sigurimi i mjeteve njohëse në mjedisin e të nxënit, siç janë multimediat;

Të krijojë kushte të nevojshme për të siguruar çasje në shkollim dhe informata për

të gjithë nxënësit;

Për Shkollat:

Rekomandohet përfshirja e prindërve në jetën e shkollës;

Zbatimi i kurrikules nga mësimdhënësit;

Gjetjen e një sistemi më të përshtatshëm vlerësimi për nxënësit, me qëllim që të

pasqyrojë jo vetëm nivelin e dijes, por dhe shprehitë dhe kompetencat e nxënësit;

33

Rekomandohet një vlerësim që më shumë se sa rezultatin e saktë të kryerjes së

detyrës të vlerësojë procesin dhe përpjekjet e nxënësit për të gjetur rrugën e dijes

dhe zotërimit;

LITERATURA

1 Teksti i miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuar 3 tetor2008(seanca e 36– të)

2( Nijazi., Z . 2004)http://aag.org.mk/?p=9044&lang=de

Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënies”, Pegi, Tiranë 2003, f. 54

3(Mehani, Z )https://ina-online.net/mesimi-dhe-mesimdhenia/

4http://naimbabaj67.weebly.com/planifikimi-i-puneumls-meumlsimore.html

5ttp://naimbabaj67.weebly.com/strategjiteuml-bashkeumlkohore-teuml-

meumlsimdheumlnies.html

Nijazi Zylfiu:”Didaktika”, Prishtinë 2001, f. 158

Musai, B. (2003). “Metodologjia e mësimdhënies”. Tiranë, f. 79–87

Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënies”, Pegi, Tiranë 2003, f. 54

Bardhyl Musai, “Psikologji e edukimit”, PEGI, Tiranë 1999, f. 25-26

Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënies”, Pegi, Tiranë 2003, f. 59-63

Kotipuu Vaestoliito, “Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve”, Helsink 2003, f. 12

Deborah Flick, From Debate to dialogue, Printing History, Colorado 2001, f. 78-82

Daniel Yankelovich, “The magic of dialogue”, Simon, schuster, New York 2001, f. 56

Bardhyl Musai, “Psikologji e edukimit”, PEGI, Tiranë 1999, f. 153 - 102

Naser Zabeli, ”Te drejtat e fëmijës dhe etikat e mësimdhënësit”, 2006 f. 84- 234

34

Grup autorësh, “Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit”, QAD, Tiranë 2006, f.35

Bardhyl Musai, “Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies”. Tiranë 1998, f. 53

Grup autorësh , Karakteristikat e shkollës cilësore – të efekshme. Në librin” Qeverisja

dhe udhëheqja në arsim”, Qendra pë Arsim e Kosovës, Prishtinë 2003, f. 242.

Gjokutaj, M. (2009) “Didaktika e gjuhës shqipe”, Tiranë, fq. 25

- Mustafa, Dr. Avzi. Didaktika e gjuhës shqipe dhe e leximit letrar, Shkup, 2002

- Osmani, Shefik. Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983

- Pedagogjia II, në red. e Dr. P. Shimlesha, Prishtinë, 1977

- Zylfiu, Dr. sci. Nijazi. Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies),

Prishtinë, 2005

- Kraja,Musa.(2002).“Pedagogjia”.Tiranë.

- Musai, B. (2003). “Metodologjia e mësimdhënies”. Tiranë.

- Grup autorësh, Karakteristikat e shkollës cilësore – të efekshme. Në librin”

Qeverisja dhe udhëheqja në arsim”, Qendra pë Arsim e Kosovës, Prishtinë 2003

- Grup autorësh, “Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit”, QAD, Tiranë 2006.

- Bardhyl Musai, “Studio gjithçka…”, Tiranë, AEDP 1999.

- Kraja, T. (2005). “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”(botimi i dytë). Tiranë

- Osmani, Shefik (1983), “Fjalor i pedagogjisë”, Tiranë: Shtëpia Botuese

"8Nëntori".

- Grup autorësh, Libri me udhëzime për Situatat me nxënësin në Qendër,KEDP,

Prishtinë, 2005

- Bardhyl Musai, “Psikologji e edukimit”, PEGI, Tiranë 1999.

- Majkell Fullan, “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, Edualba, Tiranë 2001.

- Bardhyl Musai “Mjeshtritë themelore të mësimdhnies” Tiranë 1998.