PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që...

27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Programi Parashkollor PUNIM DIPLOME TEMA: Përrallat, dramatizimi dhe ndikimi tek fëmijët Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Dr. Ilir Muharremi Ylberina Vorfi Gjakovë, 2018

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi Parashkollor

PUNIM DIPLOME

TEMA: Përrallat, dramatizimi dhe ndikimi tek fëmijët

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Dr. Ilir Muharremi Ylberina Vorfi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

Ylberina Vorfi UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë, 2018

Ky punim diplome u mbrojt me datën ___________ para Komisionit vlerësus në

përbërje me:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ________

Nënshkrimet e antarëve të Komisionit vlerësuese :

1. _____________

2. _____________

3. _____________

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit

Bachelor i Edukimit – Programi Parashollor.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

FALENDERIM

Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të

përmbush me sukses një qëllim të rëndësishëm në jetën time.

Dëshiroj të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që më kanë mbështetur

dhe më kanë inkurajuar gjatë këtyre katër vitëve të vazhdoja edhe kur vështirësitë dukeshin të

pakapërcyeshme.

Së pari, shpreh falenderimet e mia për udhëheqësin tim shkencor Prof.Dr.Ilir Muharremin, për

mbështetjen e tij të vazhdueshme, inkurajimin dhe profesionalizmin që e karakterizon atë.

Së dyti, shpreh falenderimet e mia për gjithë stafin profesional të profesorëve të

Departamentit të Programit Parashkollor të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës

“Fehmi Agani” për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të tyre.

Së treti, faleminderit kolegeve dhe shoqeve të mia, me të cilat kemi ndarë bashkë çdo mirësi

dhe sfidë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, falenderime të veçanta dhe mirënjohje të thellë dëshiroj të

shpreh për familjen time, për mbështetjen dhe kurajon e vazhdueshme që më ka dhënë gjatë

gjithë kohës së studimeve moralisht dhe financiarisht.

Ju faleminderit!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

ABSTRAKT

Në këtë punim flitet rreth përrallave dhe dramatizimit të tyre përmes teatrit të kukullave, si

dhe tregohet se sa kanë ndikim tek fëmijët këto.

Ndikimi i aktrimit në personalitetin e fëmijës në përgjithësi, duke veçuar dhe u mbështetur në

aspektet zhvillimore që fëmija nxënë gjatë dëgjimit të përrallave dhe shikimit të aktorëve në

skenë në shfaqje të ndryshme teatrale.

Poashtu ky punim është i ndërlidhur me faktorin (aktrim) i cili ndikon në fushën e zhvillimit

motorik socio-emocional, dhe motorik të fëmijës.

Fjalët kyçe : përralla, drama, teatri, kukulla, fëmijët etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

PËRMBAJTJA

HYRJE...................................................................................................................6

KAPITULLI I

1. PËRRALLAT.................................................................................................7

1.1.Ndikimi i përrallave tek fëmijët................................................................8

1.2.Rëndësia e përrallave ................................................................................9

1.3.Imagjinata e përrallave, arma më e mirë kundër frikës.............................9

1.4.Pse fëmijëve duhet lexuar përralla?.........................................................11

1.5.Çfarë duhet të bëjmë gjatë leximit të përrallës?......................................12

1.6.Çfarë nuk duhet të bëjmë gjatë leximit të përrallës?...............................12

KAPITULLI II

2. DRAMATIZIMI...........................................................................................13

2.1.Dramatizimi për fëmijë............................................................................14

2.2.Drama dhe ndikimi i saj tek fëmijët........................................................15

2.3.Tregimet..................................................................................................16

KAPITULLI III

3.TEATRI........................................................................................................17

3.1.Qëllimi i artit teatror................................................................................18

3.2.Teatri i kukullave.....................................................................................19

3.3.Kukullat...................................................................................................20

3.4.Llojet e kukullave....................................................................................21

3.5.Shfaqjet me kukulla.................................................................................24

PËRFUNDIMI.....................................................................................................25

REFERENCA......................................................................................................26

AUTOBIOGRAFIA............................................................................................27

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

6

HYRJE

Mosha parafillore është periudha në të cillën zhvillimi social-emocional, fizik, intelektual dhe

gjuhësor kalon momente që ndikojnë në të gjithë jetën e njeriut.

Komunikimi i lirshëm i fëmijëve të kësaj moshe paraqet një aspekt të rëndësishëm të

zhvillimit të fëmijëve dhe suksesit në shkollimin e mëtutjeshëm. Duke komunikuar lirshën me

moshatarët dhë me të tjerët fëmijët zhvillojnë shkathtësitë gjuhësore, pasurojnë fjalorin dhe i

përdorin fjalët në kontekste të ndryshme, zhvillojnë imagjinatën dhe fitojnë shkathtësi

komunikuese.

Shumica e fëmijëve të kësaj moshe hasin në vështirësi për të treguar një ngjarje nga jeta e

përditshme.

Mundësi të mirë për të zhilluar komunikimin e lirë dhe efektiv tek fëmjët na jep edhe loja me

role. Kur fëmijët hyjnë në role shprehen më lirshëm dhe i shprehin ndjenjat, emocionet dhe

mendimet e tyre . Ata mësohen të komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur në shumë raste

shprehje që dëgjojnë nga mjedise të caktuara, si p.sh.“ Të lutem, mund të më japësh një

fletore?”, “Sa kushton? Faleminderit!”

Përzgjedhja e një përralle, tregimi apo vjershe ku flitet për dëshirat dhe nevojat që kanë

fëmijët për gjëra të ndryshme u mundëson fëmijëve të angazhohet në lojëra me role (p.sh.

bën sikur është doktor, ndërtues, shofer etj.)

Prandaj , loja me role ne komunikimin e lirshëm të fëmijëve të moshës parafillore ka ndikim

pozitiv të madh.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

7

KAPITULLI I

1. PËRRALLAT

Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës.

Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të

së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve në formë alegorike. Përrallat nuk nisen,

si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që

legjendarizohet, por nga një trillim i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme,

me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike të jetës njerëzore.

Përrallat tregohen në prozë dhe kanë domosdo strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të

përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu

edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr

vëmendjen e shkencëtarëve : me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët.

Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në

shoqëri, psikologjia e sheh përrallën si shprehje të proceseve shpirtërore, ndërsa shkenca e

letërsisë përpiqet të përcaktojë se ç'është ajo që e bën përrallën të jetë e veçantë edhe brenda

llojeve të prozës gojore. Ajo synon të përcaktojë elementet më të qenësishme të këtij lloji dhe

ashtu si etnografia, të kërkojë zanafillën e saj.

Përrallat shqiptare shquhen për larminë e fantazinë e tyre dhe për thurjet interesante të

subjekteve. Roli i fantastikës edhe në përrallat tona është shumë i madh. Me anë të saj

rrëfimtari popullor deformon dhe përpunon qoftë artistikisht, qoftë në mënyrë filozofike

subjektin, elementet e realitetit duke krijuar një simbolikë të pasur që flet alegorikisht për

mësime shoqërore, etike dhe estetike për jetën. Pikërisht në vlerën e saj filozofike qëndron

edhe një nga anët më të rëndësishme të përrallës. Nëpërmjet saj jepen gjykime për jetën, për

lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën, për aspiratat dhe

ëndërrimet e njerëzve. Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga përrallat për botën

e jetën është optimist. Kështu, edhe në përrallën tonë, e mira triumfon dhe njeriu me anë

përpjekjesh dhe sakrificash, duke qenë kurdoherë i ndershëm, ia arrin më në fund lumturisë,

arrin ta fitojë atë (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisë). Ky vizion optimist e realist e ka

burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qëndrueshmërinë e popullit

përballë problemeve të jetës dhe vështirësive që dalin përpara.

Me afirmimin e leximit ndër masat e gjëra popullore, shumë shkrimtarë i kanë mbledhur

përrallat së bashku me gojëdhënat popullore dhe nga to kanë krijuar gjini të ndryshme letrare,

siç është p.sh. proza. Veqori kryesore e rrëfimit të përrallës është mënyra se si rradhiten

episodet me qëllimin për ta mbajtur tensionin emocional deri në fund.1

1 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

8

1.1.Ndikimi i përrallave tek fëmijët

Fig.1.02

Librat e përrallave apo tregimeve luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin psikologjik dhe

social të fëmijës. Duke mundësuar zhvillimin e sjelljeve si përgjegjshmëria, mosthënia e

gënjeshtrave dhe marrja mësim nga ngjarjet, përrallat ndikojnë pozitivisht edhe në zhvillimin

e karakterit të fëmijës nëse zgjidhen në mënyrën e duhur.

Pothuajse çdo fëmijë jeton me një hero imagjinar të marrë nga përrallat apo tregimet e

lexuara. Kjo imagjinatë dhe këta personazhe luajnë një rol shumë të madh në krijimin e

personalitetit të tij. Përrallat zhvillojnë zgjuarsinë e fëmijës, rrisin forcën konceptuese dhe

përqendrimin, dëshirën për të mësuar, pasurojnë fjalorin dhe i bëjnë fëmijët më kureshtarë.

Specialistët pohojnë se me anë të përrallave mund të hysh në botën e fëmijës dhe të

mbështesësh zhvillimin e karakterit të tij. Fëmija e gjen vetën tek përrallat. Përpiqet t’i

ngjasojë personazhit, përputhet dhe bëhet një me të. Sipas specialistëve, përrallat duhet të

kthehen në një mjet bisedimi mes fëmijëve dhe prindërve nga mosha 3-4 vjeç.

Familjet duhet të ndajnë një kohë të caktuar për t’u lexuar fëmijëve përralla apo tregime,

fëmijët duhet të flasin rreth përrallës. Me anë të përrallave apo tregimeve të dëgjuara fëmijët

arrijnë të zgjidhin problemet e tyre dhe të zhvillojnë ndjenjën e gjykimit, marrëdhënien shkak

- pasojë.

Familja mund ta përdorë përrallën për të transmetuar tek fëmija karakterin e dëshiruar, p.sh.

një njeri të mirë apo të keq, dembel apo punëtor, të përgjegjshëm apo të papërgjegjshëm. Për

fëmijët e moshës 1 -3 vjeç duhen zgjedhur libra me kopertinë të trashë dhe me shumë figura

që t’ia tërheqin vëmendjen fëmijës.

Për moshën 3-5 vjeç mund të gjenden libra aktualë dhe të pasur me figura.

Për moshën 5-8 vjeç të zgjidhen përrallat tërheqëse për fëmijët dhe që cilat japin mesazhin e

të mirës dhe të keqes. Ndërsa për moshën 8-12 vjeç mund të zgjidhen libra aventureskë,

përralla, anekdota, poezi, romane apo tregime të cilët zhvillojnë forcën imagjinare të fëmijës.

(Rrahmani, Z. 2008)

2 http://www.subsidekick.com/blog/books-that-substitute-teachers-can-read-aloud-without-leaving-students-hanging/kindergarten-teacher-reading-to-children-1/

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

9

1.2. Rëndësia e përrallave

Vlera më e rëndësishme e përralles qëndron në faktin se ajo i paraqitet fëmijës në një gjuhë që

ai kupton, një situatë konflikti dhe në të njejtën kohë i tregon atij rrugëdaljen.

Fraza klasike “Na ishte njëherë” shërben pikërisht për të theksuar largësinë e momentit të

tregimit me momentin e ngjarjes. Faza e parë shërben për të prezantuar me personazhet, me

vone shtrohet problemi që duhet zgjidhur, pastaj arrihet tek zgjidhja e tij (zakonisht përrallat

mbarojnë me “ dhe të gjithë jetuan të lumtur ”.

Përrallat e mëdha, që i kanë rezistuar kohërave reflektojnë ato që janë ndjenjat globale të

njerëzimit: braktisjen, rivalitetin me nënën, babain, vëllain ose motrën. Pikërisht për këtë

arsye ato duhet të mbarojnë gjithmone mirë. Në fakt po të vëmë re, në përralla e keqja dhe e

mira janë të dallueshme në mënyrë shumë të qartë dhe në shumicen e rasteve ështe pikërisht e

mira ajo që fiton. Duke e vënë përballë këtë situatë ku e mira triumfon mbi të keqën, fëmija

ndihet më i sigurtë dhe i mbrojtur.

Në këtë mënyrë, ata arrijnë të kontrollojnë frikën e tyre, ankthin apo makthet gjatë natës.

Karakteret qofshin monolite, pozitive apo negative, protagonistët e antagonistët e lehtësojnë

personifikimin, ndërsa gjuha e përdorur e përbëjnë prej imazheve dhe simboleve, që mund të

kuptohet nga një fëmijë edhe pse ai ende nuk është në gjendje të deshifrojë arsyetimin

abstrakt. Gjithnjë fëmija mbetet në koherencë me sekuencën e imazheve tipike të përrallave

klasike.

(Kujtoni këtu Kësulkuqen, Ujkun, Hirushen, Borëbardhën, Shtrigën, Mollën e helmuar etj).

Me pak fjalë, për të gjitha qëllimet dhe synimet, përrallat janë instrumentet e para arsimore që

mami, babi, gjyshërit dhe edukatorët mund të përdorin për të ndihmuar fëmijën të rriten.

1.3. Imagjinata e përrallave, arma më e mirë kundër frikës

Ngjan si paradoks nëse mendojmë që shpesh është vetë fantazia e tyre që krijon personazhet

më të frikshme dhe burimet më të mëdha të frikës së tyre. Psikologët shpjegojnë se koncepti i

magjisë është një pikë e rëndësishme në rritjen e fëmijëve sepse u lejon atyre që të gjejnë

përgjigje për të gjitha gjërat dhe fenomenet që ende nuk e njohin dhe nuk i kuptojnë.

Në veçanti, disa studiues kanë treguar se ekziston një korrespondencë e ngushtë midis

strukturës së përrallave dhe zhvillimit psikologjik të fëmijëve të moshës 4 deri në 8 vjeç.

Sipas tyre në përralla çdo gjë është e lejuar dhe asgjë nuk është e ndaluar. Elementet

ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Objektet dhe personazhet e pajeta mund të flejnë dhe të kenë

cilësitë dhe karakteristika e njeriut. Nuk ekzistojnë rregullat e hapësirës dhe kohës, ligjet e

frikës apo logjika. Çdo histori ka një ligj të vetin, ku çdo gjë është e mundur. Ky realitet i jep

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

10

lexuesit të vogël një mjet për të analizuar jo vetëm historinë që po e lexon, por edhe shoqërinë

në të cilën ai jeton.

Protagonisti i tregimit ose përralles është shpesh vetëm në përballjen me aventurat dhe

padrejtësitë që ndeshë gjatë rrugëtimit të tij, por ai ndihmohet nga aleatë të jashtëm të cilët

përfshihen vetëm në rastet e rrezikut të madhë siç bëjnë edhe prindërit për fëmijën e tyre në

jetën reale.

Në përrallat lufta midis së mirës dhe të keqës, të dobëtit dhe të fortit është gjithmonë në

qendër të historisë dhe është gjithmonë e mira ajo që triumfon në lidhje me dinakërinë dhe të

keqën. Fëmija prezantohet me të gjitha anët e jetës, por ushqehet me idenë se e mira është

arma e duhur dhe gjithashtu pajiset me stimujt e duhur për të mos hequr dorë nga ëndrrat dhe

qëllimet e tij, sepse në fund ai do të ja dali mbajnë.

Edhe karikaturat apo filmat vizatimorë mund të kenë këtë funksion, por imagjinata në këtë

rast është më e reduktuar sepse pamja e personazheve dhe mjedisi është i përcaktuar tashmë

dhe nuk lë vend për ndryshime. Kjo është një tjetër arsye pse është e rëndësishme të lexoni

tregime me fëmijët tuaj dhe të flisni me ta mbi atë që lexuat për të analizuar dhe kuptuar më

mirë karakterët dhe ngjarjet e kësaj historie.

Gjithashtu është shumë e dobishme dhe interesante të iu kërkoni fëmijëve të krijojnë dhe

tregojnë një histori të tyren. Shpesh është mirë që gjatë rrëfimimit të tyre të përqendroheni te

elementet ose personazhet e fenomenet që fëmijëve iu ngjallin frikë, ose që etikohen prej tyre

si negative dhe në këtë rast duhet ti nxisni ata të përdorin imagjinatën për të krijuar një formë

të tyre për të i mposhtur ata me fantazi.3

Shpesh prindërit janë të shqetësuar dhe të merakosur për ekzistencën e miqve imagjinar në

jetën e fëmijëve të tyre. Psikologët e zhvillimit të fëmijëve shpjegojnë se fëmijët gjithnjë

zhvillojnë një llojë të tillë miqësie, jo reale. Shpesh është thjesht një kukull apo një lodër që e

shoqëron në mënyrë të vazhdueshme, por mund të jetë edhe fizikishtë inekzistente, por shumë

prezente në momentet e përjetimit të frikës. Në sytë e një të rrituri mund të duket një sjellje e

çuditshme, por për fëmijët nuk përbën asgjë të dëmshme, madje e ndihmon atë për të kuptuar

më mirë botën rreth tij edhe me kalimin e viteve. Është totalishte e gabuar që të qortoni

fëmijën tuaj për ekzistencën e një miku imagjinar. Do jetë vetë ai që do e largojë nga jeta e tij

në një moment kur të jetë i gatshëm për të përballuar frikën dhe vështirësitë i vetëm. E

rëndësishme është që miku imagjinar të mos shpenzojë hapsirat e miqve real dhe të humbasë

dobishmërinë e tij.

3 http://www.ikub.al/

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

11

1.4. Pse fëmijëve duhet lexuar përralla?

Përrallat mund të identifikohen përmes shenjave dhe simboleve. Simbolet më të rëndësishme

në psikologji quhen arhetipe, të cilat i identifikon në përrallë. Për shembull arhetipi i nënës në

përralla mishërohet si një nënë e mirë, gjyshe e mirë, magjistare e pabesë, njerkë e keqe.

Arhetipi i mashkullit mishërohet si një hero, shpëtimtar etj. Pra, përrallat tregojnë në mënyrë

figurative aspektin shpirtëror dhe mitik, përkatësisht atë që i takon psikologjisë primitive

njerëzore. Edhe pse përrallat mund të ndryshojnë nga kultura në kulturë, simbolet që shfaqen

në përralla kanë kuptim universal, tema që flasin për zhvillimin e njeriut dhe raportet mes

tyre.

Përrallat mund ta thjeshtësojnë situatën si dhe njohurinë e fëmijëve me gjërat përreth. Për

shembull ka karaktere të ndryshme njerëzish, që përshkruhen me personazhe tipike si: njëri

vëlla budalla ndërsa tjetri i mençur, një motër me cilësi të plota ndërsa tjetra e mbrapshtë dhe

përtace. Një prind mund të jetë i mirë ndërsa një tjetër jo i mirë.

Përmes këtyre përshkrimeve, fëmijët e moshës parashkollore mund të zhvillojnë strukturat

njohëse me realitetin, për të kuptuar praninë e cilësive të ndryshme, të mira dhe të këqija tek

një person. Fëmija e identifikon vetën me ndonjë personazh hero, duke ia marrë vetitë e mira

dhe duke tentuar të adoptojë sjelljet e pëlqyeshme sociale duke ndikuar kështu pozitivisht në

zhvillimin psiko-social të fëmijës. Fëmija mund të mësojë nga përrallat se një njeri mund të

jetë i guximshëm, imagjinativ, pjesëmarrës, person që fiton në situata të ndryshme dhe që e

mban fjalën. Në këtë kontekst, përrallat paraqesin një hapësirë ku fëmija takohet me tiparet

njerëzore, gjërat që mund ti përkasin atij dhe gjithë njerëzimit, vlerat positive dhe negative.

Përrallat janë frymëzuese dhe stimulojnë imagjinatën dhe krijimin artistik, janë një formë

unike e artit. Tek fëmijët inkurajon zhvillimin e imagjinatës e cila parashikon sukses. Kështu,

fëmija krijon besimin dhe hapësirën e tij për ëndërrimin e fitores, si dhe përgatitet për

aktivitetet në botën e jashtme.

Përrallat tregohen më mirë në formën e tyre origjinale, me të gjitha figurat stilistike të saj që e

bëjnë një vlerë artistike. Përralla është pjesë e folklorit, vendtakim me të magjishmen,

poetikën dhe emocionalen. Për shkak të simboleve të pasura, përrallat janë një inspirim i

qëndrueshëm jo vetëm për fëmijët, por edhe artistë, shkencëtar dhe shumë shpirta tjerë

kuriozë. (Bruno Bettelheim, 1976)

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

12

1.5. Çfarë duhet të bëjmë gjatë leximit të përrallës?

Fig.1.14

Fillimisht zgjidhni një pozicion që i lejon fëmijës të shohë figurat, të shfletojë librin dhe të

ndjekë përrallën me vëmendje. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të fëmijës, duke u përpjekur që të

jeni i sinqertë sa më shumë të jetë e mundur, por pa e modifikuar përrallën. Duhet t’i tregosh

fëmijës, se dhe dragonjtë apo personazhet e frikshme e kanë një pikë të dobët dhe do të

mposhtën medomos. Kështu do ta ndihmoni dhe fëmijën tuaj të mposhtë frikën e tij.

Rilexojeni përrallën nëse fëmijët ua kërkojnë, edhe për të disatën herë radhazi. Pas moshës 3

vjeçare, ata do të kërkojnë shpesh t’u ritregoni të njëjtën përrallë. (Gladiona Busulla, 2013)

1.6. Çfarë nuk duhet të bëjmë gjatë leximit të përrallës?

Mos i modernizoni dhe mos i transformoni karakteret e përrallave (princin, viganin,

katallanin, përbindëshin, magjistarët) në personazhe reale. Fëmija duhet të bindet se përralla

nuk ka lidhje me realitetin. Ai nuk duhet të trembet, por të kuptojë ndarjen midis reales dhe

ireales. Mos përdorni emrin e fëmijës në vend të ndonjërit prej personazheve. Kjo është

gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur distancën e duhur nga përralla. Mos e censuroni

përrallën për shkak të frikës se fëmija mund të traumatizohet. Përrallat u tregojnë vogëlushëve

si të përballen me problemet. Ato i forcojnë emocionalisht, i rrisin vetëvlerësimin dhe i

zhvillojnë mendimin kritik. Në fund të çdo përralle mbretëron e mira, dhe heronjtë e dashur të

fëmijëve jetojnë të lumtur përgjithmonë. Ky është mesazhi që duhet të transmetojmë dhe

kultivojmë tek ata. Do të rriten më të mirë, më të sigurtë në vetvete dhe do të jenë më të

përgjegjshëm.5 (Gladiona Busulla, 2013)

4 https://www.rd.com/advice/parenting/reading-to-kids/ 5 https://durreslajm.al/

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

13

KAPITULLI II

2. DRAMATIZIMI

Shfaqja që ndiqej nga spektatorët në teatrin antik quhej dramë.

Dramë do të thotë: veproj bëjë diqka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej, nuk

tregoj diqka, por e bëjë tani sikur të ndodh në këtë moment këtu, para syve të të gjithëve.

Në lashtësi egzistonin tri llojë dramash:

Tragjeditë: (me tematikë serioze që nxisnin spektatorëve ndjenja ngurimi,

pavendosmërie, agonie, frike, simpatie dhe pendimi).

Komeditë: (me tematikë shaka rreth aktualitetit, që nga njëra anë u shkaktonte

spektatorëve të qeshura me gjithë zemër, duke bërë humor me aktualitetin politik dhe

social, por pas humorit, mësonte dhe disiplinonte spektatorët leksione nënkuptuese).

Satira: (dramat) që ishin vepra me të cilat nderonin jetën dhe faktet legjendare rreth

perëndisë.

Pra, çdo dramë ishte një lloj poezie që kombinonte elementë epikë ( me dialogët ndërmjet

aktorëve ) elementë lirik (me këngët e korit, që shprehnin në përgjithësi ndjenjat e popullit)

dhe element kërcimi, përderisa pjesëtarët e korit nuk këndonin vetëm me ndjenja, por kërcenin

nën shoqërimin e muzikës dhe me ritëm sipas ndjenjave të tyre.6

6 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

14

2.1. Dramatizimi për fëmijë

Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimi e përralla të cilat

shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se

zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror.

Duke ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të

mësojnë:

Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;

Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;

Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të

personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;

Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i

historisë të shpie drejt një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme

(një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve.

Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.

Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë.

Nëpërmjet vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të

interpretuar nga të rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe

e përgjegjësisë në raport me projektin.

Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur

emocionet.

Thelbi i dramatizimit është historia e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale ku në kushte të

caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të

luajnë personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të

karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale

dhe intelektuale.

Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të cilën

ndodhet. 7

7 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

15

2.2. Drama dhe ndikimi i saj tek fëmijët

Përjetimet e fëmijëve, mënyrat e shprehjes së tyre njëkohësisht janë masat e aktiviteteve të

tyre në lojërat dramatike por edhe në format e tjera të krijimtarisë dhe zbulimeve të fëmijëve.

Drama mund të ndihmojë fëmijët në shumë drejtime dhe mund të ndikojë pozitivisht në

personalitetin dhe formimin e tyre.

Drama mund të ndihmojë:

Për të kuptuar dhe të moderuar sjelljen e tij,

Të bëhet më spontan, të ketë besim dhe vetëbesim në trajtimin me të tjerët,

Të nxisë në mënyrë praktike, ndjenjat e tij unike dhe nga ana tjetër të zhvillojë një

këmbëngulësi pozitive, për trajtimin e konfliktit dhe zgjidhjen e problemeve,

Të vlerësojë aftësitë dhe prirjet e tij,

Të njohë aspektet pozitive dhe negative të emocioneve dhe rëndësinë e tyre në jetën

e tij,

Të ketë besim, respekt dhe mbështetje te të tjerët, sepse baza është hedhur gjatë

bashkëpunimit në krijimin e dramës,

Të përjetojnë hapjen me të tjerët për të praktikuar, pa frikë zbulimin dhe shprehitë e

vetes,

Të respektojë dhe çmojë dallimet në njerëz,

Të jetë i kënaqur dhe ekspresiv në gjuhën verbale dhe jo-verbale,

Të përjetojnë dhe të krijojë një atmosferë në të cilën idetë, mendimet dhe ndjenjat

mund të shprehen lirshëm.

Të përjetojnë marrëdhënie të hapura dhe të shëndetshme me të gjithë anëtarët e

klasës dhe jo vetëm me një pakicë të zgjedhur .8

8 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

16

2.3. Tregimet

Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin.

Më fuqinë e përrallës fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti

shndërrohet në fantazinë.

Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, të përjetojnë përvojë e

cila i ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo

të kalojnë në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një

pjese letrare. Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë

janë më të angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje

edhe tregimin. Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen,

zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën.

Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të pjesëve, duhet

të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive përrallën. Të

arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t’i dërgojë fëmijët në rolet e tyre. Në

momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t’i gjejnë vet

rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment

ringjallet loja spontane dhe rolet e dramatizuara. Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja

është moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre. Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati

është pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t’i dramatizojnë gjatë interpretimit. Gjatë provave

mund të kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre. Në fillim kërkoni

t’i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin e vendngjarjes, kur e

bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe do të vazhdojnë duke iu pyetur:

Çfarë ndodh më pastaj?

Si ta zgjidhim këtë problem?

Si do të veprojë nëna?

Qëllimi është integrimi në lojë dhe krijimi i balancit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël

do ta humbin përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta

zgjedhin teknikën e cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t’i shohin imazhet, kjo arrihet

përmes zhvillimit të lojës.9

9 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

17

KAPITULLI III

3. TEATRI

Teatri është nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të inskenuar, që e realizojnë artistët,

aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku. Mirëpo, për shkak të kompleksitetit të tij,

teatri vështirë mund të shpjegohet me një definicion të vetëm: vetë nocioni teatër njëkohësisht

nënkupton edhe artin teatror, edhe vendin ku realizohet ai, edhe aktin shoqëror të pranisë dhe

të përcjelljes së shfaqjes.

Teatri është art i fjalës së folur. Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve

krijohet arti teatror. Ngjarja vendoset në një hapsirë të caktuar që quhet skenë. Më herët skena

ishte në teatrot e hapur ose amfitetatrot.10

Shfaqja teatrale fillon në kohën e caktuar ose në terminin e planifikuar, ndërkaq zgjatja e

shfaqjes është paksa e kufizuar, ekzistojnë shfaqje një orësh madje maksimale edhe dy orësh.

Në ditët e sotme koha është tejet e kufizuar në teatër. “ Pas duartrokitjeve të gjata, aktorët

largohen nga skena dhe shikuesit e braktisin hapësirën e teatrit. Skenën edhe sallën i ndan një

vijë e cila mund të jetë e dukshme, por edhe e pa dukshme në raste të caktuara, ose varet edhe

nga lloji i shfaqjes. Teatri ndodh në mes aktorëve dhe publikut. Të realizohet komunikimi

është e nevojshme të përmbushen disa rregulla. Disa teorik aktorin do ta quanin bartës i

mesazheve, kurse publikun pranues të mesazheve. Në këtë rast, aktorët na shfaqen sikurse

disa persona të koduar, që kanë për qëllim publikun për dekodimin e kodeve të tyre, apo disa

shifra matematikore që duhet të zgjidhen. Fjala, lëvizja, skenografia, muzika, ndriçimi, të

gjitha këto duhet të jenë të ndërtuara mirë, se përndryshe efekti i shfaqjes bie në humnerë.

Përveç këtyre elementeve primare, aktori është i obliguar të ketë zërin e fortë, ta bëjë

artikulimin e fjalëve rrjedhshëm që të mund të dëgjohet edhe në rreshtin e fundit. P.sh aktori

duhet të flasë me një shpejtësi të cilën e pranon shikuesi. Nëse nderohet ritmi dhe “tempo” e

të folurit të aktorit, duhet ta ketë shpejtësinë efikase e pranimit të publikut. Në anën tjetër

ekzistojnë edhe situata tejet interesante, kur në festivale të shumta të shfaqjeve publiku

përkthimin e shfaqjes e dëgjon në dëgjuese. Nganjëherë përkthyesi e vonon përkthimin e

aktorit në skenë, dhe mundohet të imiton të folurat e aktorit, çka bënë ai me këtë?! Pengon

spektatorin e shfaqjes.

Për të qenë komunikimi i mirë mes aktorit dhe spektatorit, nevojitet një përvojë mes këtyre dy

palëve. Komunikimi është i mirë atëherë kur publiku ka një përvoje historike, shoqërore dhe

kolektive me aktorët. Ekziston edhe një ansambël publiku i shëndoshë i cili kur mërzitet del

në kohë të pauzës, ndërsa lloji tjetër i publikut të premierës janë në gjendje të aktrojnë për

publikun e interesuar për shfaqje edhe pse shfaqja është e dobët. Para se të fillojë shfaqja

aktorët janë të obliguar t’i bëjnë disa ushtrime, nxehje, por në fund secili paraqitet me

teknikën e vet të aktruari, ata duhet të bashkëpunojnë kolektivishtë, të mos ndërhyjnë në lojën

e partnerit nëse nuk është e nevojshme sepse mund të reflektojnë në lojën e tij.11

10 https://sq.wikipedia.org/wiki/Teatri

11 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

18

3.1.Qëllimi i artit teatror

Për ta njohur jetën kuptohet eksplorimi i anëve të dukshme dhe të padukshme, zbulimi i të

fshehurave dhe eksplorimi i të zbuluarave. Ky është qëllimi themelor i artit teatror. Për këtë

arsye arsimimi teatror mundëson fëmijëve në mënyrë tërheqëse të arrijnë zbulimet dhe dituritë

e rëndësishme për botën, sjelljet e tyre në jetë, ngaqë shikimi i shfaqjeve ngacmon fëmijët për

ngritjen e emocioneve të tyre duke i ndërtuar në mendime, përjetime, konkluzione duke

pasuruar përvojën e shëndrrimit mbi konceptet e caktuara.

Fig.1.212

Ndërlidhja në mes artit teatror dhe fëmijës shërben si përjetim i brendshëm dhe zhvillim i

imazheve të jashtme që vijnë nga veprimi.

P.sh shfaqjet teatrore të cilat fëmija i shikon apo merr pjesë në to si aktor, realizohen përmes

pikturave të njëpasnjëshme të gjalla skenike duke ndikuar në edukim të shumëfishtë, ngaqë

pikturat e gjalla skenike ekzistojnë vetëm në skenën teatrore. Nuk duhet harruar se çdo

shfaqje teatrore pavarësisht a dedikohet për fëmijë apo të rritur në thelb përmban sintezën e

fjalëve, tingujve, ngjyrave, lëvizjeve, kohës dhe hapësirës jetësore e mendore. (Papagjoni,

2011)

12

https://www.google.com/search?rlz=1C1CHMZ_deCH357CH365&biw=1024&bih=653&tbm=isch&sa=1&ei=u

25CW5j2DInf9QPfu7igAQ&q=children+in+theater&oq=children+in+theater&gs_l=img.3...15063.21594.0.217

06.24.18.0.0.0.0.643.2602.4-

2j3.5.0....0...1c.1.64.img..22.1.414...0.0.jV7vOKAeg4I#imgrc=VMZ9moAz4OJIjM:

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

19

3.2.Teatri i kukullave

Fig.1.3 (Shfaqje me kukulla)13

Teatri i kukullave i ringjallë dhe u jep shpirt atyre që nuk kanë. U jep shpirt kukullave,

objekteve, gjësendeve. Paradoksi shpesh është kur aktorëve, kukullarëve apo kukulltarëve, u

thuhet për ndonjë lojë të dobët në skenë, se nuk i kanë dhënë shpirt kukullave, ndërsa ata/ato

ta kthejnë: "Kukullat nuk kanë shpirt!" E prej këtyre përgjigjeve të pasuksesshme del

definicioni i teatrit të kukullave:

"Teatri i kukullave është kur aktori i jep shpirt kukullës, e bën atë të flas, të lëviz, të shpreh

emocion, të rrëfen, të ndërton dialogë, të interpreton, të vallëzon, të këndon, të lexon, të luan,

e tjerë e tjerë." (Rudaku Avni, 2017)

Teatri i kukullave është shumë joshës në depërtimin e imagjinatës dhe vëmendjes së fëmijëve

parashkollorë e të nivelit fillor, por nuk kufizohet vetëm në moshën e tyre.

Teatri i kukullave është një lloj teatri pa ndonjë traditë shumë të zhvilluar në Kosovë,

krahasuar qoftë edhe me traditën më të gjatë të teatrit të kukullave në Shqipëri. Në Kosovë,

përjashtoni teatrin e kukullave për fëmijë "Dodona", në asnjë qytet tjetër të Kosovës nuk

kultivohet apo zhvillohet. Është zhanër, tipologji e lloj teatri i papranishëm e pa ndonjë

zhvillim profesional të specializuar. Këtu mungon edhe cirku, sikur ekziston për kohë të gjatë

në Shqipëri! Në disa teatro qytetesh të Kosovës, ka rrallëherë ndonjë shfaqje për fëmijë, por

zakonisht janë edhe shfaqje me 'maskota', aktorë të veshur në maska kafshësh apo

personazhesh të ndryshme, por jo edhe me lloj-lloj kukulle teatrore. 14

13 Shfaqje me kukulla në Teatrin “ Dodona” , Prishtinë 14 http://www.kosova-sot.info/

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

20

Teatri i kukullave në vendin tonë, mungon madje edhe më shumë në literaturë sesa në skenë.

Sadopak teatri i kukullave "Dodona" ka shfaqje në Prishtinë, por mungojnë studimet dhe

literatura përkatëse në fushën e teatrit të kukullave. Teatri i kukullave është teatër mjaft joshës

jo vetëm për të vegjlit sikur e mendojmë shpesh, por edhe për botën e të rriturve, e veçanërisht

teatri i hijeve, që është aq shumë i zhvilluar në Kinë, Indi, Iran, etj.

3.3.Kukullat

Çka janë kukullat teatrale?

- Kukullat teatrale janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që

manipulohen nga një person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një

prezantim e cila është një formë e vjetër e teatrit.

Ka shumë variante kukullash të cilat realizohen me një sërë materialesh, që varën nga

forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose

shumë të thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura.

Kukullat janë të bëra prej leckash dhe letrash. Kanë formë plastike të skulpturës dhe

mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të aktorit me

lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky veprim

lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore të

aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi

këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në

teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike - bëhet ndërmjetësues

mes veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës.

Kukullat janë të lashta aq sa teatri. Mendohet se kukullat e para janë krijuar në Indi dhe

Egjipt. Në të dyja vendet janë gjetur teatro të lashta kukullash.15

Fig.1.4 (Kukulla teatrale)16

15 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017 16https://www.google.com/search?biw=1024&bih=653&tbm=isch&sa=1&ei=dXNCW4uEOMKR6ATukYo4&q

=puppes+theater&oq=puppes&gs_l=img.3.0.35i39k1j0i10k1l9.50009.53325.0.55411.23.13.0.0.0.0.154.1037.1j8

.9.0....0...1c.1.64.img..16.7.849.0..0j0i30k1j0i5i30k1j0i67k1.0.cRO9BQY9HBo#imgrc=R17A8p6SKBkwJM:

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

21

3.4.Llojet e kukullave

Ekzistojnë kukulla të ndryshme të cilat interpretohen në teatër: disa vendosen në duar, të tjerat

lëvizen me litar, tela dhe me gjëra të ndryshme.

Më poshtë do ti cekim disa prej tyre:

Kukullat me dritë në sfondin e zi – Janë një formë kukullash, të cilat krijohen me

drita ultravioletë, e cila thekson ngjyrat e kukullës dhe fsheh aktorin që e mban.

Mbajtësi i kukullës (aktori) performon me uniformë të zezë, në një sfond të zi. Aktori i

lëviz kukullat nën efektin e dritës, ndërkohë që pozicioni i tij është i padukshëm në

sfondin e zi. Kukulla të madhësive të ndryshme mund të përdoren në mënyra të

ndryshme shumë interesante.

Fig.1.5

Kukullat prej druri – këto kukulla përgatiten duke gdhendur drurin. Përdoreshin në

dritën e skenës mbi sfondin e zi.

Fig.1.6

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

22

Kukullat me gishta – një variant shumë i thjeshtë kukullash janë kukullat me gishta.

Ato janë të ndërtuara nga një cilindër në formën e gishtit dhe nuk ka pjesë lëvizëse.

Kjo formë kukulle ka aplikim të kufizuar, dhe kryesisht përdoret në parashkollor.

Fig.1.7

Kukullat me thes. – kukullat e formuara nga një thes ku në të dyja anët I vendosen

duart. Ato të japin mundësi të krijosh lëvizjen e duarve duke luajtur herë njërën anë e

herë tjetrën. Dhe të japin përshtypjen e të folurës. Elementet e tjerë si sytë goja etj,

vendosen për ti bërë më realiste. Ato janë të thjeshta për tu bërë dhe për tu përdorur.

Kryesisht ato përdoren në shfaqje satirike dhe për fëmijë.

Fig.1.8

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

23

Kukullat e dorës – Këto janë kukulla që kontrollohen nga një dorë e cila zë vend në

brendësi të saj. Te kjo llojë kukulle mund të kontrollosh gojën, lëvizjen e duarve, të

kokës, të trupit. Kukullat e dorës mund të përgatiten me çorape, me dorëza prej cope

apo me dorëza prej letre.

Fig.1.9

Marionetat – këto kukulla kontrollohen nga një numër fijesh, të cilat mblidhen në një

pikë kontrolli që komandohet nga mbajtësi. Kontrolli mund të jetë horizontalisht ose

vertikalisht. Fijet kryesore ndodhen në kokë, në shpinë, duart( për të kontrolluar

krahët) dhe në gjunjë (për të kontrolluar këmbët). Është një formë komplekse dhe e

sofistikuar për tu përdorur. (Rrahmani, Teoria e letërsis, 2012)

17

Fig.2.0

17 Të gjitha fotografitë marrë nga interneti

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

24

3.5. Shfaqjet me kukulla

Fig.2.118

Të jemi fëmijë apo të ritur, në jetën e shumicës prej nesh ka kaluar një shfaqje apo tregim me

kukulla.

Ata që janë pak në moshë të thyer kur u përmend kukullën në mendje u vjen menjëherë

“Pinokio”, me hundë të gjatë, faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Edhe fëmijët e sotëm kanë

personazhe të ndryshme të kukullave.

Zanafilla e artit të kukullave përkon me kohërat kur njeriu filloi të merret me gdhendjen e

drurit. Gjatë këtij procesi kukullat dhe shfaqjet me kukulla kanë vërtetuar vetën si një art në

vete dhe nuk mbetën të kufizuara vetëm me lodra prej druri të cilat i lëviznin me penj.

Brenda artit të kukullave sot kemi teatro të hijeve, shfaqje kukullash, kukulla të prodhuara nga

materiale të ndryshme dhe natyrisht kukulla të bëra me kompjuter.

Në këtë art bëjnë pjesë edhe vantrologët (njerëzit që të lënë përshtypjen sikur flasin me bark)

me kukullën e tyre në prehër. Ndoshta për shkak se bota e kukullave mendohet në përgjithësi

bashkë me fëmijët, shfaqjet me kukulla bëhen me lloje të pasura dhe të kënaqshme të

kukullave. Por, me shtimin e llojllojshmërisë së kukullave ka ndryshuar edhe përceptimi i

tyre.

Në tërë botën filluan të jepen shfaqje me kukulla, ku kemi ndërthurjen e disiplinave të videos,

kërcimit dhe muzikës. Shembujt e satirës dhe ironisë që demonstrohen në këto shfaqje rritën

moshën e grupit të shikuesve. Edhe artistët e kukullave, së bashku me anën fëmijërore, me

këto shfaqje mundohen të tregojnë se këto shfaqje me kukulla nuk janë vetëm për fëmijë.

Mendohet që teatrot e para të kukullave kanë lindur në Kinë, me kukullat hije, por duket se

shfaqjet me kukulla kanë ekzistuar shumë herët dhe në shumë vende njëherësh, ndoshta

përpara teatrit të hijeve.19

Teatri i kukullave është përmendur në shkrimet e Aristotelit dhe të Platonit, dhe kukullat kanë

qenë pjesë e historisë njerëzore. Kinezët i bënin kukullat nga lëkura e gomarit apo e deleve,

derrave ose peshkut.

Në shekullin e XVI, teatri i kukullave ekzistonte në të gjithë Evropën.

18 https://carwad.net/sites/default/files/puppet-show-pictures-137374-7158711.jpg

19 Skica për ligjeratë, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi 2017

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

25

PËRFUNDIMI

Fëmijët nuk mund ti shikojmë vetëm si objekt, por edhe si subjekt i edukimit, ka urtësi dhe

dituri të cilat duhet të mësohen nga fëmijët, sepse ata i kanë disa fuqi të cilat ne rrallë i

vërejmë. Gjithmonë është e rëndësishme që të kuptojmë çka fëmija dëshiron të tregojë apo në

të vërtetë çka dëshiron të bëjë, pa marrë parasysh se çfarë tregon apo ç’është duke bërë tani.

Por në vend se të udhëhiqemi me dëgjimin dhe ndjenjat e pulsit të natyrës së fëmijës, ne

udhëhiqemi me atë që së shpeshti është sipërfaqësore për fëmijën.

Për këtë arsye, krahas zhvillimit të dijes rreth fëmijëve, duhet të zhvillojmë ‘veshin’

(dëgjimin) për fëmijën, për ta dëgjuar botën e brendshme të tij, pavarësisht se sa dhe si ajo

botë shprehet apo fshihet. Për këtë, është e rëndësishme mënyra dhe niveli që arrin një fëmijë

të shprehet përmes lojës dramatike, dhe artit në përgjithësi.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

26

REFERENCA

Rrahmani, Z. (2008). Teoria e letërsis, botimi i dytë Faik Konica.

Prishtinë: Zejnullah Rrahmani.

Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011,

Rrahmani, Z. (2012). Teoria e letërsis. Në Z. Rrahmani, Teoria e letërsis

(f. 335). Prishtinë: Zejnullah Rrahmani.

Bruno Bettelheim, The Meaning and Importance of Fairy Tales, 1976

Nagy, J. (1976). MLN, 91(6), 1642-1644. doi:10.2307/2907161

Skica për ligjeratë,“Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”, Ilir Muharremi

2017

https://sq.wikipedia.org/wiki/Teatri

https://durreslajm.al/

Busulla Gladiona, Rëndësia e përrallve, Durrës, 2013

http://www.ikub.al/

Rudaku Avni, Teatri i kukullave, Prishtinë, 2017

http://www.kosova-sot.info/

Fotografitë marrë nga interneti

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · FALENDERIM Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, arrita të përmbush me sukses një

27

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Ylberina Vorfi, e lindur me 19.09.1995 në Gjakovë.

Shkollën fillore e kam përfunduar në Bishtazhin,

SHMFU “At Gjergj Fishta” me sukses të shkëlqyeshëm,

duke qenë pjesëmarrëse në shumë aktivitete të ndryshme të

organizuara nga shkolla.

Shkollën e mesme e kam përfunduar gjithashtu në

Bishtazhin në gjimnazin “Hajdar Dushi”, dega Shkenca

Natyrore po ashtu me suksese te shkëlqyera.

Shkolla e mesme ishte shumë frytdhënëse ngase me

përfundimin e saj u përcaktova në profesionin më human që

ekziston.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, e kuptova ҫfarë doja nga jeta, doja të isha një mësuese,

profesion ky mjaft i shenjtë sepse nuk ka asgjë më të bukur sesa të punohet me fëmijët,

brezin e së ardhmes, mision nga i cili varet e ardhmja e një familje dhe e një vendi.

Shpreha dëshirën që të regjistrohem, në Fakultetin e Edukimit “ Fehmi Agani” në Gjakovë, në

Programin Parashkollor, si studente e rregulltë ku kam përfunduar të gjitha ligjeratat dhe

provimet me sukses.

Sot erdha në përfundim të këtij kapitulli falë Zotit, familjes që janë mbështetja ime më e

madhe në ҫdo aspekt, shoqërisë dhe gjithë stafit akademik të këtij universiteti.